Koha 825

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 2 gusht 2018 Viti XVll Numër 825 Çmimi 0,50

Festival i poezisë së sotme shqipe

ISSN 1800-5696

Adem Demaçiluftëtar i paepur i lirisë!

Intervistë me këngëtarin, kantautorin dhe kompozitorin Korab Shaqiri


PËRMBAJTJE

10

10 Do të vendoset shtatorja e Skënderbeut

Për rrezikun rus ndaj Kosovës

14

14 Fundosja e parimit të të drejtave të arritura dhe diskriminimit pozitiv

Ide e rrezikshme

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018


PËRMBAJTJE

18

22 Disa legjenda për fisin e Triepshit

Basri Çapriqi, poeti model i letërsisë shqipe

26

32 Bisedë me avokaten Suada Ulqinaku

Bëhu mbi të gjitha nënë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 2 gusht 2018 Viti XVll Numër 825 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

15 dhjetor 2016

Viti

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Intervistë me këngëtarin, kantautorin dhe kompozitorin Korab Shaqiri

paepur i lirisë! luftëtar i Adem Demaçi-

Korab Shaqiri dhe kompozitorin këngëtarin, kantautorin Intervistë me

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Adem Demaçiluftëtar i paepur i lirisë!

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Festival i poezisë së sotme shqipe

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në qendër të Ulqinit

Do të vendoset shtatorja e Skënderbeut Ulqin – Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe disa qyteteve tjera të Evropës dhe botës, pritet që edhe Ulqini, i cili konsiderohet si qendra e shqiptarëve në Malin e Zi, të ketë shtatoren e Skënderbeut, kryeheroit tonë kombëtar. Ka kohë që nga subjekte të ndryshme është folur mbi nismën për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut në Ulqin, por duket se vetëm tani, në vitin kur shënohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut dhe dy shtetet shqip-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

tare, Shqipëria dhe Kosova, e kanë shpallur vitin 2018 si Vitin e Skënderbeut, kjo nismë do të bëhet realitet. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka konfirmuar për portalin “Ul Info” se Ministria e Kulturës së Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për këtë projekt. Shtatorja e Skënderbeut pritet të vendoset në rrethrrotullimin në qendër të qytetit, në bulevardin që po ashtu mban emrin e tij, në afërsi të godinës së Komunës së Ulqinit dhe

Shtëpisë së Shëndetit, në oborrin e së cilës gjendet edhe shtatorja e Nënë Terezës. Përpos rrugës kryesore të Ulqinit, emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e mbajnë edhe dy institucione shkollore në trevat shqiptare në Mal të Zi – shkolla fillore në Triepsh dhe ajo në Ostros të Krajës, në oborrin e së cilës gjendet busti i Skënderbeut. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Nesër mbrëma në Ulqin

Hapet Panairi i 18-të i Librit Ulqin – Edicioni i 18-të i Panairit të Librit në Ulqin do të çelë siparin nesër mbrëma dhe do të zgjasë deri më 8 gusht. Sipas traditës, Panairi do të mbahet në shëtitoren në Ranë, pranë lokalit “Hollegro”. Organizatorë të edicionit të sivjetshëm janë Qendra për Kulturë – Ulqin, Organizata Turistike e Ulqinit dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit nga Tirana, nën kujdesin e Komunës së Ulqinit. Organizatorët kanë bërë të ditur se rreth 50 botues do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të Panairit ose do

t’i dërgojnë botimet e tyre nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit. Krahas botuesve shqiptarë nga vendet e rajonit, në panair pritet të marrin pjesë edhe disa botues nga Mali i Zi dhe pakicat e tjera kombëtare të këtij shteti. Në Panairin e Librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen letërsi artistike të autorëve shqiptarë e të huaj, por edhe histori, botime enciklopedike, guida turistike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, albume e katalogë të llojeve

të ndryshme etj. për lexuesit vendas dhe pushuesit. Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit është parashikuar të marrin pjesë dhe të presin shiritin ministrat e Turizmit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe ministri i Kulturës së Kosovës. Ndërkaq nga shkrimtarët e ftuar, do të jenë të pranishëm shkrimtari dhe ish-politikani Namik Dokle, si dhe shkrimtari dhe ish-ministri i Kulturës së Malit të Zi, Pavle Goranoviq, me të cilët gjatë ditëve të Panairit do të organizohen mbrëmje autoriale. (Kohapress)

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Adem Demaçi- luftë Adem Demaçi me kohë ishte bërë kryepersonazhi i vuajtjes, i sakrificës dhe i flijimit për liri dhe atdhe. Ai brezit të ri i dha kurajo, e motivoi, e mësoi se si duhet Atdheu , na mësoi të kuptojmë peshën e jetës nën robëri, na mësoi se liria është mbi të gjitha, madje edhe më e shtrenjtë se edhe vetë jeta. Një jetë të tërë ai ishte në luftë me të keqen, me armikun, me regjimin shtypës sllav që kohë pas kohe e ndërronte vetëm formën e sundimit

Qani Osmani

Më 26 korrik, pushoi së rrahuri zemra e madhe e njeriut i cili ishte simbol i çështjes kombëtare dhe i shqiptarizmit. Adem Demaçi u shkri si qiriu, por drita e tij do të shkëlqejë përjetësisht në botën shqiptare, ndërsa emri i tij do të vazhdojë t’i frymëzojë brezat që do vijnë. Në fillim të veprimtarisë së tij ai me shokë shpërndau shumë flamuj kombëtarë nëpër qytetet kryesore të Kosovësdhe më vonë nuk pushoi gati kurrë në betejën e tij për lirinë e Kosovës, sipas motos së tij “ Nuk pranoj jetë miu në vrimë. Sa të jetoj, do të jetoj si luan”. Adem Demaçi me kohë ishte bërë kryepersonazhi i vuajtjes, i sakrificës dhe i flijimit për liri dhe atdhe. Ai brezit të ri i dha kurajo, e motivoi, e mësoi se si duhet Atdheu , na mësoi të kuptojmë peshën e jetës nën robëri, na mësoi se liria është mbi të gjitha, madje edhe më e shtrenjtë se edhe vetë jeta. Një jetë të tërë ai ishte në luftë me të keqen, me armikun, me regjimin shtypës sllav që kohë pas kohe e ndërronte vetëm formën e sundimit. Adem Demaçi edhe pse ishte në burg, ishte jo vetëm frymëzues, por edhe promotor i demonstratave të vitit 1968 si dhe i protestave masive të vitit 1981 në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare

6

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

që ndodheshin nën sundimin e egër. Duke qenë bir i kombit i angazhuar në luftën për çlirimin e shqiptarëve nga kolonializimi serb, Demaçi u bë frymëzuesi shpirtëror i tre milionë shqiptarëve të ish-jugosllavisë. Ky kolos i kombit ishte shtyllë kryesore e shqiptarëve, si në kohën e sundimit jugosllav, ashtu edhe në kohën e luftës çlirimtare në Kosovë, por edhe në periudhën e pavarsisë së saj. Duke e vijuar veprimtarin e tij kombëtare në vitin 1998, për një kohë të shkurtër u bë përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demaçi i përballoi të gjitha vuajtjet, madje duke i sfiduar edhe regjimet më çnjerëzore të tipit të Millosheviqit. Ai ishte në luftë të vazhdueshme me armiqtë tradicionalë edhe në burg, i tillë ishte edhe kur e pa dritën e lirisë personale, i pathyeshëm mbeti edhe në kohën e spastrimeve etnike të Kosovës, i ndejti besnik Kosovës edhe atëherë kur nëpër rrugët e Prishtinës dëgjoheshin vetëm kërcëllimat e hekurta të tankeve serbe. Pas aq shumë vitesh vuajtjeje nëpër burgjet jugosllave, pati fatin që ta shijojë edhe lirinë e Kosovës, edhe pse jo siç e dëshironte atë. Ai një jetë të tërë u angazhua për bashkimin e trojeve të coptuara shqiptare, prandaj ideali i tij nuk u përmbush tërësisht edhe pas pavarësimit të Kosovës Duke qenë nderi dhe krenaria e kombit Demaçin e çmonin shumë lart si në Kosovë, në Shqipëri në Luginë të Preshevës, në trojet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi si dhe shqiptarët në diasporë. Për vuajtjet e tij gjatë 28 viteve burg, si disident në Jugosllavi dhe për

punën e tij për të drejtat e njeriut, në vitin 1991 u vlerësua nga Parlamenti Evropian në Strazburg me çmimin “Saharov”. Ky hero i kombit u vlerësua me çmim të lartë edhe në Madrid. Amnesty internacional ia ka njohur Mendelës së Ballkanit-Demaçit, statusin e të burgosurit të ndërgjegjes. Për njohje të shërbimit të jashtëzakonshëm ndaj komunitetit dhe interesimin e dukshëm për të gjithë njerëzit, Asociiacioni ndërkombëtar i edukatorëve për paqe botërore, në vitin 1992 i ndan “Diplomë Nderi”. Më 1995 Univerziteti i Osllos e dekoroi për angazhim në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në 2010, ky burrë i pathyeshëm dhe i papërkulshëm para sfidave të historisë dhe stuhive ballkanike, u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”. Më 10 qershor të vitit 2012, Presidenca e Shqipërisë , përkatësisht presidenti i atëhershëm Bamir Topi, me rastin 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, rilindësin e fundit të kombit e dekoroi me urdhin “Nderi i kombit”. Ky “luftëtar i paepur i lirisë” dhe humanist i lindur gëzonte respekt të thellë edhe në qarqet ndërkombëtare. Këtë burrë të rrallë, me karakter të patundur e vlerësonin shumë lart edhe personalitete të njohura ndërkombëtare dhe botërore. Adem Demaçi, duke qenë zemërluan dhe burrë i pajtimit, ua kishte falur të gjithë atyre, që në rrethana të caktuara, kishin qenë të detyruar të dënojnë veprimtarinë patriotike të tij. Kurrë nuk krijoi parti politike dhe kurrë s’u bë anëtar i asnjë partie politike dhe kurrë nuk votoi për asnjë parti politike. Ishte instuticion në vete, ishte asnjanës dhe i pavarur.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ëtar i paepur i lirisë! I takonte kombit , pra tërësisë dhe jo pjesës. Ishte për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të pakicave jo- shqiptare në Kosovë. Për SHBAnë thoshte “mikja jonë e madhe”. Po kështu edhe për Evropën Perëndimore. Dënonte pjesëmarjen e shqiptarëve në luftëra të huaja, që s’kishin asgjë të përbashkët me shqiptarët. Tejmase neveritej kur dëgjonte dikë të thotë se shqiptarin e krishterë s’e kam vëlla, por vëlla e kam arabin mysliman. Duke qenë një autoritet i pakontestueshëm dhe njeri me integritet, i kritikonte mbartësit e shpërdorimeve në të gjitha fushat e jetës shoqërore, pavarësisht a ishin politikanë, oligarkë, profesorë univerziteti apo akademikë. Shpeshherë i kritikonte edhe kancelaritë evropiane për vendimet që i shmangeshin të vërtetës dhe drejtësisë, apo qëndrimin dhe ledhatimin ndaj Sërbisë. Ishte për forcimin e lidhjes midis Shqipërisë dhe Kosovës. Adem Demaçi, në venet e të cilit rridhte gjak ilir, gjatë gjithë jetës së ti, eci rrugës së rilindasve tanë të mëdhenj, prandaj e ka vendin në krye të historisë së kombit. Historia e këtij kalorësi të paqes është histori e Kosovës, histori e kombit shqiptar. Jeta e tij prej një stuhie pa mbarim do të mbetet si burim i pashtershëm për brezat që vijnë. Me qëndresën epike të tij në kufi të legjendës, gjithmonë përballë rrufeve përvëluese dhe uraganeve vrastare , Demaçi u shndërua në metaforë të rezistencës, të luftës për liri dhe për bashkim kimbëtar. Ai, përballë stuhive të kohës, qëndroi si një mal i vetmuar dhe i patundur. Ky martir i lirisë me energji të pashtershme, me flijimin e vet deri në vetëmohim , u ngjit në panteonin e lirisë, vdiq për të mbetur i gjallë ndër ne, për të qenë i pavdekshëm dhe i përjetshëm. Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Adem Demaçit! Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Të kontrollosh burimin (1)

Studimet më intere median digjitale gja

Monika Shoshori Stafa Journalist’s Resource, quhet qendra e cila mban rrotull vetes një grup profesionistësh ku së bashku vendosën të krijonin një faqe interneti me qëllimin për të informuar gazetarët mbi studimet më të fundit akademike. Ky është një projekt i Qendrës Shorenstein mbi mediat, politikën dhe të mirat publike në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit. Në këtë faqe përmblidhen çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga studiues të ndryshëm, shkruar në një stil gazetaresk, dhe fokusuar kryesisht te historia e subjektit. Ky projekt nisi në vitin 2010, fillimisht për ta bërë më të lehtë për profesorët e gazetarisë që të japin mësim rreth raportimit të studimeve akademike. Duke hulumtuar në këtë faqe do të shohim më poshtë se cilat janë ato çështje studimore, të evidentuara si më të mprehtat e kohës së sotme, epokës digjitale dhe gazetarinë. Artikujt janë shkruar së fundmi dhe publikohet online prej tre muajsh. Qëllimi ynë është të evidentojmë me hapat e kohës cilat janë pikat kryesore në të cilat ndërtohet sot një gazetari moderne dhe një media, e cila po rrëshqet prej standardeve të saj profesionale. Zhvillimi teknologjik ka rrezikuar parimet kryesore të gazetarisë dhe punës së gazetarit. I sjellim sot të pasqyruara konkretisht e shkurtimisht disa nga top-diskutimet më të nxehta në rrethet e botës akademike në fushën e komunikimit dhe gazetarisë. Studimi i parë titullohet:

8

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

“Kur qytetarët dhe gazetarët ndërveprojnë në ‘Twitter’ (Pritshmëritë e performancës së gazetarëve në mediat sociale dhe perceptimet e paragjykuara të medias)”. Mjaft raporte përgjatë viteve kanë theksuar vazhdimisht problemet që hasen në mediat, të cilat prodhojnë lajme, sa i takon sidomos besueshmërisë së publikut. Studiuesit janë kureshtarë se si kjo marrëdhënie mund të ndryshojë ndërsa gazetarët gjithnjë e më shumë mbështeten në platformat e mediave sociale për të mbledhur informacionin, për të ndërvepruar me publikun dhe për të promovuar punën e tyre. Në shumë mënyra, këto platforma ofrojnë një dritare të hapur në procesin e raportimit. Ata, gjithashtu, e lejojnë publikun të dëshmojë biseda mes gazetarëve dhe njerëzve, të cilët ata i intervistojnë, pra dialogun mes tyre, dialog që interpretohet në mënyra të ndryshme. Ky material ka për qëllim të vlerësojë se si mediat sociale ndikojnë në perceptimet publike të gazetarëve. Studiuesit kanë analizuar të dhënat e sondazhit të kryer në SHBA me qëllimin për të zbuluar se çfarë njerëzit presin prej përdorimit të medias sociale nga gazetarët dhe cili ka më shumë mundësi të angazhohet me gazetarët në ‘Twitter’. Ata, gjithashtu, konsideruan faktin se si këta dy faktorë mund të influencojnë në sensibilitetet e dikujt rreth anshmërisë së medias. Po çfarë gjetën autorët e gjatë kërkimeve? Njerëzit, të cilët presin që gazetarët të

Shumë hulumtime interesante akademike janë duke u kryer në mediat digjitale, por a ka njerëz vullnetmirë për t’i lexuar gjithë këto revista shkencore?

përdorin mediat sociale pozitivisht; që d.m.th., ata nxisin biseda që ndihmojnë në kontekstualizimin e historive, pikërisht këta kanë më shumë gjasa të bashkëveprojnë në ‘Twitter’. Ndër të tjera studimi ka sugjeruar se përvojat në mediat sociale përcaktojnë dhe standardet për një lloj reciprociteti midis gazetarëve dhe audiencës së tyre. Në përgjithësi, një marrëdhënie më e afërt me gazetarët në ‘Twitter’ shoqërohet me nivele më të ulëta të paragjykimeve të perceptuara prej mediave. Studimi tjetër me titullin “Investigimi i burimit politik në ‘Twitter’: Kur korrigjimet kanë një efekt?, është një studim që ka ngjallur shumë diskutime. Deri më sot, hulumtimet mbi përhapjen e lajmeve të rreme dhe jo korrekte tregon se ato janë të vështira për t’u ndalur dhe se në rrethana të caktuara, njerëzit që kanë frikë nga e vërteta do të mbahen akoma dhe më fort tek lajmet e rreme. Ky kërkim i ri studimor, hedh dritë mbi atë se si raportet me rrjetet sociale mund të ndihmojnë në frenimin e rrjedhjes së informacionit të gabuar. Këta hulumtues kanë kryer dy studime, nëpërmjet të cilëve është parë se si përdoruesit e ‘Twitter’-it kanë korrigjuar njëri-tjetrin. Gjatë studimit të parë, ekipi ka analizuar postimet në ‘Twitter’ vendosur që nga mesi i janarit në vitin 2012 deri

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

esante në atë vitit 2018 në prill të vitit 2014. Postimet u dërguan në përgjigje të një përdoruesi, i cili kishte bërë një deklaratë të gabuar në lidhje me politikën e SHBA-së. Kërkuesit u përqendruan në mënyrën se si njerëzit reaguan ndaj përgjigjeve që morën në ‘Twitter’, e që më së shumti theksonin gabimin duke iu referuar një prej tri faqeve të internetit që merrej me investigimin e fakteve. Në studimin e dytë, studiuesit kërkimin e përqendruan sërish në këtë platformë, pra në ‘Twitter’. Periudha e përcaktuar ishte 31 tetor 2015 dhe 3 shkurt 2016. Referencat shkonin për Snopes.com, një website që punon për kontrollin e burimit të vërtetë.

Përsëri, ata shqyrtuan ndërveprimet mes përdoruesve të ‘Twitter’ që bënë deklarata të pasakta dhe ata që vinin në dukje gabimet. Këtë herë, kërkuesit i krahasuan përgjigjet e përdoruesve bazuar mbi faktin nëse deklarata e pasaktë, lidhej me politikën e SHBA-ve apo me ndonjë subjekt tjetër. Rezultatet, treguan se përdoruesit e ‘Twitter’ kanë më shumë gjasa të pranojnë korrigjime nga miqtë dhe individët që i ndjekin ata. Ndërsa më pak të ngjarë, kanë të pranojnë korrigjime ndaj një gabimi që lidhet me politikën sesa një tjetër temë. I treti studim mban titullin “Shkenca e lajmit të rremë”. Në të, një grup ak-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ademikësh me profil të lartë nga një sërë fushash ofruan një strategji për të kuptuar më mirë lajmin e rremë, për të parandaluar shpërndarjen dhe ndikimin e tij. Grupi përshkruante shkurtimisht, atë që deri tani njihej si pjesë e sfidave të ndalimit të lajmit të rremë dhe kufizimeve të kontrollit të fakteve. Ata u fokusuan kryesisht në dy lloje të ndërhyrjes: së pari, duke i ndihmuar njerëzit të njohin më mirë lajmin e rremë kur e shohin atë. Mandej të bëjnë ndryshime strukturore, të cilat zvogëlojnë ekspozimin e publikut ndaj përmbajtjeve jo të vërteta. Artikulli mbetet në thelb një thirrje për veprim, duke i bërë thirrje platformave të internetit dhe mediave sociale të punojnë me studiuesit për të vlerësuar problemin, për të programuar apo testuar ndërhyrjet. “Ka pak hulumtime të fokusuara tek lajmet e rreme dhe ende nuk ka një sistem gjithëpërfshirës për grumbullimin e të dhënave për të përftuar një marrëveshje dinamike mbi saktësinë e tyre. Ndërsa teknologjia avancon në evoluimin e saj, sisteme të tëra të ofrimit të lajmeve të rreme janë duke u zhvilluar”, shkruajnë autorët.

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Senatorja amerikane jep alarmin

Për rrezikun rus nda Senatorja e Shteteve të Bashkuara e shtetit Ajova (Iowa) ç’prej vitit 2015, republikanja Joni Ernst, pas takimit të nivelit të lartë pak më herët këtë muaj, midis Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, lëshoi një deklaratë për shtyp me të cilën reagoi duke thënë se, “Rusia nuk ka qenë kurrë dhe nuk është mike e Shteteve të Bashkuara” dhe se Moska vazhdon të “jetë një kërcënim për Amerikën dhe për aleatët e saj.”

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ndër këta aleatë, Senatorja e shtetit Ajova -- shteti simotër i Republikës së Kosovës – ka përmendur drejtpërdrejt Kosovën si vendin që ajo thotë se, “vazhdon të kërcënohet nga taktikat e luftës hibride të Rusis nëpërmjet Serbisë.” Senatorja e Partisë Republikane, Joni Ernst nga shteti Ajova ka shërbyer në radhët e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara për më shumë se 23 vite dhe është veteranja e parë femër e zgjedhur në Senatin Amerikan. Ndërda nga viti 1993 deri në vitin 2015, ajo ka shërbyer në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së shtetit Ajova. Në Uashington, ajo është anëtare në tre komisione me rëndësi të Senatit: në Komisionin që merret me Punët e Forcave të Armatosura, në Komisionin për Sigurinë e Atdheut dhe në Komisionin për Punët Qeveritare. Në deklaratën e saj mbi takimin Trump-Putin, ligjvënësja e lartë amerikane, Joni Ernst ka kritikuar qëndrimin e Presidentit Trump ndaj Rusisë, duke u shprehur se, “Duhet të jemi tepër të kujdesshëm

10

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

për mënyrën se si i zhvillojmë marrëdhëniet tona me Rusinë. Shpresoj që Presidenti Trump të ketë dhënë një mesazh të fortë pas dyerve të mbyllura, se Rusia do të vazhdojë të ndëshkohet për aneksimin ilegal të krimesë së Ukrainës në vitin 2014, për mbështetjen e neveritshme që Kremlini i jep regjimit vrasës të Bashar al-Assad-it në Siri, si dhe për veprimet dhe ndërhyrjet agresive ruse në politikën e brendëshme të Shteteve të Bashkuara.” Në një intervistë, më herët, në programin e rrjetit të telelvizionit amerikan, “Face the Nation”, Senatorja e shtetit Ajova ka deklaruar shprehimisht besimin e saj se “Rusia nuk mund të jetë kurrë as mike dhe as aleate e Shteteve të Bashkuara”. Ndryshe nga Presidenti Trump, i cili është shprehur fillimisht si i dyshimtë ndaj zbulimeve të enteve amerikane të inteligjencës në lidhje me ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, Senatorja Ernst ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për entet amerikane të zbulimit të sekret, duke u shprehur në deklaratën e saj për medien se ajo, “ka besim të plotë në shërbimin sekret të Shteteve të Bashkuara, si dhe në vlerësimin e arritur të këtij shërbimi se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane tëvitit 2016.” Në vazhdim të deklaratës së saj për medien amerikane, pas takimit Trump-Putin në Finlandë në fillim të këtij muaji, Senatorja republikane ka theksuar

shpresën e saj se, në takimin e tij me udhëheqësin rus Vladimir Putin, Presidenti Trump të ketë biseduar edhe për rolin e Rusisë në Ballkan, në përgjithësi dhe në Republikën e Kosovës, në veçanti. Ndoshta dikush mund të pyesë se pse një senatore nga një shtet amerikan si Ajova, ku mund të ketë shumë pak ose aspak shqiptaro-amerikanë, të jap alarmin për rolin dhe influencën e Rusisë në Kosovë dhe njëkohësisht të jetë e interesuar për Republikën e Kosovës dhe për ndërhyrjet ruse në atë vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndoshta nuk dihet gjerësisht, por disa mund të kenë dijeni se Republika e Kosovës ka marrëdhënie të veçanta me shtetetet simotra me shtetin Ajova, ç’prej vitit 2013. Si përfundim i kësaj lidhjeje, Senatorja Joni Ernst ka vizituar Kosovën më 2016 dhe njihet si një nga politikanet amerikane me qëndrimet më miqësore ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti. Marrëdhëniet e veçanta midis Republikës së Kosovës dhe shtetit amerikan Ajova kanë filluar ç’prej vitit 2003, kur në Kosovë janë dërguar më shumë se 700- ushtarakë të Gardës Kombëtare të Ajovës, si pjesë e misjonit ushtarak të Aleancës Perëndimore, NATO, në mbështetje të një Kosove stabile, demokratike dhe në paqe. Këto marrëdhënie midis shtetit Ajova dhe Republikës së Kosovës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

aj Kosovës

kanë ardhur e shtuar gjithnjë gjatë viteve, sidomos marrëdhëniet midis Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës. Përveç lidhjeve në fushën ushtarake, janë shtuar kontaktet edhe në fusha të tjera, me prëfitime reciproke midis Kosovës dhe Ajovës, sidomos në bujqësi -- pjesë e të cilave janë edhe vizitat e shpeshta dhe të ndërsjella të zyrtarëve të lartë të dy shteteve. Ish-guvernatori i shtetit Ajova (tani ambasador i Shteteve të Bashkuara në Pekin), Terry Branstad është shprehur se bashkëpunimi ushtarak dhe marrëdhëniet për zhvillimin bujqësor të Kosovës – si pjesë e partneritetit të shteteve simotra Kosovë-Ajova – do të hapë dyer të reja edhe në fusha të tjera bashkpunimi, jo vetëm shtet-me-shtet, por edhe në baza të ndryshme individuale. E gjithë kjo ka të bëjë me miqësinë midis dy popujve, është shprehur ish-governatori i Ajovës, Branstad dhe ka shtuar se “Nepërmjet forcës së kësaj miqësie

është venë themeli për të ardhmen e marrëdhënieve të mrekullueshme midis Ajovës dhe Kosovës.” Ndërsa gjatë një vizite të një delegacioni të shtetit Ajova në Prishtinë kohët e fundit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vizitat e ndërsjella janë shumë të rëndësishme për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat, duke shtuar se, “Raportet tona me SHBA-në përjetësisht do të jenë të veçanta. Bashkëpunimi jonë me Iowa është vetëm reflektim i këtyre raporteve. Ky bashkëpunim është duke forcuar shtetin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi. Në balancë është pra fati i kësaj miqësie të veçantë midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe lidhjete e shteteve simotra të Ajovës e Kosovë në veçanti, ajo që ka alarmuar Senatoren amerikane të shtetit Ajova, Joni Ernst. Çfarë shqetëson Senatoren Ernst është pikërisht in-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

fluenca ruse dhe masat destabilizuese që ka ndërmarrë Moska vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë sidomos Kosovën, nepërmjet mbështetjes së Moskës ndaj Serbisë dhe politikave të saj kundër Republikës së Kosovës -- në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, si pjesë e politikave të saj pan-sllaviste. Është ky një shqetësim që Senatorja Ernst, së bashku me disa zëra të tjerë, po përpiqen të japin alarmin, para se të jetë tepër vonë, mbi rrezikun që paraqet influenca ruse, jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin Perëndimor. Është një alarm që i drejtohet klasës politike të rajonit që më në fund të rregullojnë punët e shtëpisë së vet, por është edhe një thirrje Uashingtonit zyrtar dhe Evropës Perëndimore që të merrin masat e nevojshme për mbylljen e derës së strategjisë ruse dhe të kërcënimit të Moskës për të inflitruar vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën -- politikisht dhe ekonomikisht – para se të jetë tepër vonë. E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Ide e rrezikshme

Astrit Lulushi

Njeriu kur lind çlirohet, por ndërsa ai rritet, kjo liri pak nga pak i merret, dhe vjen një ditë kur e gjen veten skllav,

“ 12

të nënshtruar, të shtypur, pa kurrfarë nisme. Në një vend ku gënjeshtra, vjedhja, mashtrimi, krimi, bëhet jo

Komunizmi ka shkatërruar ekonomi, ka skllavëruar popuj dhe ka vrarë më shumë se njëqind milionë burra dhe gra. Çfarë tjetër i duhet njeriut ta urrejë atë më tepër? Shumë shqiptarë sot mbështesin komunizmin, preferojnë socializmin ndaj kapitalizmit, anojnë majtas dhe kanë një pikëpamje pozitive a nostalgji për kohën e Enverit

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

vetëm kategori morale, por shtyllë ku shteti mbështetet, shpejt lind një tirani e ushtruar gjoja për të mirën e viktimave të saj. Kjo lloj tiranie është edhe më shtypëse; ata që e mundojnë njeriun për të mirën e tij, e mundojnë atë pa fund. Më shumë dëm dhe mjerim sjellin ata që përpiqen të shtypin një të keqe, sesa ata që synojnë të bëjnë keq. Komunizmi ka shkatërruar ekonomi, ka skllavëruar popuj dhe ka vrarë më shumë se njëqind milionë burra dhe gra. Çfarë tjetër i duhet njeriut ta urrejë atë më tepër? Shumë shqiptarë sot mbështesin komunizmin, preferojnë socializmin ndaj

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në një vend ku gënjeshtra, vjedhja, mashtrimi, krimi, bëhet jo vetëm kategori morale, por shtyllë ku shteti mbështetet, shpejt lind një tirani e ushtruar gjoja për të mirën e viktimave të saj. Kjo lloj tiranie është edhe më shtypëse; ata që e mundojnë njeriun për të mirën e tij, e mundojnë atë pa fund kapitalizmit, anojnë majtas dhe kanë një pikëpamje pozitive a nostalgji për kohën e Enverit. Ata kanë votuar për ish komunistë të PPSH-së, partia që shtypi, dhunoi e nxirosi Shqipërinë për 50 vjet; pasojat e këtij sundimi ndihen. Komunizmi është ideja më e rrezikshme në historinë botërore, duke prodhuar varfëri të tmerrshme, shtypje dhe vrasje kudo që është përhapur. Dhe nuk është çudi sepse komunizmi mohon moralin

dhe natyrën njerëzore, por gjithmonë thotë se herën e dytë do të jetë ndry-

she. Dhe ka nga ata që e besojnë këtë....

Komunizmi është ideja më e rrezikshme në historinë botërore, duke prodhuar varfëri të tmerrshme, shtypje dhe vrasje kudo që është përhapur. Dhe nuk është çudi - sepse komunizmi mohon moralin dhe natyrën njerëzore, por gjithmonë thotë se herën e dytë do të jetë ndryshe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët dhe pluralizmi politik në Mal të Zi (1)

Fundosja e parimit t arritura dhe diskrim Aprovimi i infrastrukturës zgjedhore në vitin 1998, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të partive shqiptare dhe me krijimin e nënzonës zgjedhore për shqiptarët, u mundësoi atyre përfaqësim pohuaj adekuat të interesave të tyre politiko-ekonomike nga përfaqësuesit e tyre legjitimë, pasi Ligji mundësonte fitimin e pesë mandateve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi

Hajrullah Hajdari

Është e njohur se vendet e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, nga komunizmi kishin dalë si vende ekonomikisht më pak të zhvilluara përkundër resurseve të bollshme natyrore, niveli i arsimit i shqiptarëve akoma ishte në shkallë të ulët, nuk kishte shkollim të lartë në gjuhën shqipe, plan-programet mësimore ishin të ngarkuara jo vetëm me ideologji komuniste, shumë pak mësohej historia e kultura shqiptare, përfaqësimi i shqiptarëve në organet shtetërore, ligjvënëse, gjyqësore e ekzekutive ishte i ulët, në disproporcion me pjesëmarrjen në numrin e përgjithshëm të popullsisë, shpërnguljet dhe boshatisja e trojeve shqiptare po vazhdonte. Instalimi i pluralizmit politik ngjalli te shqiptarët në Malin e Zi shpresën se më në fund do të vinin ditë më të mira si në aspektin e të drejtave dhe lirive qytetare, me theks të veçantë në të drejtat kombëtare dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për një zhvillim më të shpe-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

jtë konform resurseve natyrore dhe njerëzore, për një mirëqenie më të mirë e të qëndrueshme. Përkundër fitores brilante të shqiptarëve, si në nivelin qendror ashtu edhe në ato lokale, e udhëhequr, atëherë, nga e vetmja parti politike shqiptare – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, pushteti qendror, akoma i ngarkuar me të kaluarën dhe sindromin shqiptar, në vend që të bashkëpunojë ngusht me të dhe të krijojë kushtet për avancimin e të drejtave dhe lirive civile- politike dhe kombëtare konform trendit të kohës dhe akteve ndërkombëtare për këto çështje, as që donte të dëgjonte për problemet e shqiptarëve. Në vitet e para të pluralizmit politik, qeveria e Malit të Zi, në vend që të krijojë kushte politiko-ekonomike më të volitshme për një zhvillim më të mirë ekonomik, kulturor dhe arsimor, bëri centralizimin e pushtetit vendor pothuaj edhe më të theksuar se në komunizëm (kjo gjendje ekziston pothuajse edhe sot e kësaj dite), ndërmori privatizimin e padrejtë të pasurisë dhe u shkatërrua baza e zhvillimit ekonomik, u zhvlerësuan objektet turistike, u rrit papunësia, emigrimi i të rinjve dhe i familjeve të tëra shqiptare vazhdon. Gjuha shqipe në administratë nuk ishte në përdorim, simbolet kombëtare ishin të ndaluara. Pra, këto dhe shumë të tjera ishin sfidat e kësaj partie

dhe partive të tjera shqiptare që do të formoheshin më pas. Në fillim të vitit 1997, kur ndodhi ndarja më dysh e partisë në pushtet shqiptarët, më saktë bartësit e politikës shqiptare – LD në MZ dhe UDSH, menduan se, me qëllim të përmirësimit të gjendjes politike dhe ekonomike kjo situatë duhet shfrytëzuar dhe me këtë qëllim hynë në bisedime me partinë-shtet, me ç’rast nënshkruan një marrëveshje për minimumin e kushteve për qeverisje në bazë të së cilës duhej të bëheshin ndryshimet e nevojshme të Ligjit për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të të drejtave të minimit pozitiv ndarjen territoriale të Malit të Zi, i cili do të mundësonte krijimin e komunës së Malësisë, pastaj me ligjin për informim shqiptarëve duhej t’u mundësohej informimi adekuat në gjuhën shqipe, i cili do të përkrahej financiarisht nga qeveria, të përmirësohen plan-programet shkollore si dhe të përmirësohet kuadri ligjor i cili do të mundësojë përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në parlament, punësimin proporcional të shqiptarëve në organet shtetërore, legjislative dhe gjyqësore, të nxirret ligji për përdorimin e simboleve kombëtare si dhe të fillojë decentralizimi i pushtetit vendor me qëllim të krijimit të kushteve për një zhvillim më të shpejtë ekonomik. Ishte ky një hap i qitur i faktorit shqiptar për të nisur rrugën e cila do të mundësonte avancimin e të drejtave politike, deri atëherë të mohuara, dhe të përfshirjes së popullsisë shqiptare, në mënyrë të barabartë me të tjerët, në jetën politiko-shoqërore në shtetin e Malit të Zi. Megjithatë, shqiptarët mbeten të zhgënjyer ngase shumë pak nga këto premtime u jetësuan. Injorimi i të drejtave shqiptare vazhdonte.

Pavarësia e Malit të Zi u konvenonte shqiptarëve për shumë arsye. Së pari, Kosova ishte në rrugë të mbarë për shpalljen e pavarësisë, pastaj me mbetjen në shtetin e përbashkët Serbi-Mali i Zi, shqiptarët do të mbeteshin në minorancë edhe më të madhe, në një shtet hemogjenist serb do të kishin më pak ndikim në vendimmarrje, mundësia e avancimit dhe e plotësimit të të drejtave legjitime të indentitetit të tyre kombëtar dhe lirive e të drejtave ekonomiko-politike, praktikisht do të vështirësohej

Aprovimi i infrastrukturës zgjedhore në vitin 1998, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të partive shqiptare dhe me krijimin e nënzonës elektorale për shqiptarët, u mundësoi atyre përfaqësim pohuaj adekuat të interesave të tyre politiko-ekonomike nga përfaqësuesit e tyre legjitimë, pasi Ligji mundësonte fitimin e pesë mandateve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. Por kjo s’do të zgjasë shumë, në të vërtetë do të zgjasë deri atëherë kur pushteti

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe politika malazeze, për këtë rast të bashkuara, do të mendonin sipas tyre, se faktori i unjësuar shqiptar, në të vërtetë numri prej katër apo pesë deputetësh shqiptarë mund të jetë i rrezikshëm për ta. Ligji zgjedhor u ndërrua, shqiptarët tanimë maksimalisht mund të përfaqësohen nga tre deputetë, dy apo një si në këtë legjistaturë apo edhe asnjë. Do të thotë se parimi i të drejtave të arritura si dhe i diskriminimit pozitiv, siç e quanin ata, u fundos nga vetë shteti pa u jetësuar mirë. Mendimi dhe deklarata e ministrit të atëhershëm të pakicave se “më mirë tre mercedesa se katër golfa” ishte hipokrizi pasi sot kemi vetëm një mercedes (një deputet) për hasret. Pra, ujku qimen e ndërron, por vesin jo!? Pas zgjedhjeve të vitit 1998, kinse për të përmirësuar e realizuar të drejtat e popujve pakicë, qeveria e Malit të Zi themeloi Ministrinë për të Drejtat e Pakicave. Ishte e qartë se çështja e pakicave fillimisht duhej të rregullohej me aktin themelor shtetëror, me Kushtetutë, pasi siç dihet shtëpia fillohet nga themeli e jo nga kulmi. Ministër i parë i këtij institucioni u bë përfaqësuesi i UDSH-së, ndonëse nuk i kishte fituar “kokrrat” e popullit, kishte fituar shumë më pak vota se LD në MZ-ja. (vijon) E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

U mbajt edicioni i 26-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”

Festival i poezisë së sotme shqipe Nata e parë e edicionit të sivjetshëm iu kushtua poetit, studiuesit dhe profesorit të ndjerë Basri Çapriqi në formën e një mbrëmjeje homazh, ndërsa dy netët tjera u mbajtën mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar - poeten dhe skenaristen Natasha Lako nga Shqipëria dhe poetin Salajdin Salihu nga Tetova Për tri net me radhë, nga e premtja deri të dielën mbrëma, adhuruesit e letërsisë dhe të kulturës në përgjithësi patën mundësi të shijojnë vargjet e bukura të poezisë shqipe dhe fjalët e studiuesve të letërsisë mbi tre poetë të shquar të letërsisë shqipe, në edicionin e sivjetshëm të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Që prej këtij viti “Kalimera Poetike” ka marrë emrin e poetit, studiuesit dhe profesorit të ndjerë Basri Çapriqi, prandaj nata e parë e edicionit të sivjetshëm iu kushtua këtij autori në formën e një mbrëmjeje homazh, ndërsa dy netët tjera u mbajtën mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar - poeten dhe skenaristen Natasha Lako nga Shqipëria dhe poetin Salajdin Salihu nga Tetova.

“Kalimera Poetike” e Basri Çapriqit

Në fjalën e hapjes, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se për dallim prej disa shkrimtarëve të tjerë të cilët kur largohen nga vendlindja e harrojnë atë, Basri Çapriqi i takon grupit të atyre shkrimtarëve që nuk janë shkëputur asnjëherë nga qyteti i vet, as fizikisht, as shpirtërisht. “Dhe një ndër lidhjet më të fuqishme të Çapriqit me Ulqinin, në aspektin kulturor dhe shpirtërtor, ka qenë manifestimi ‘Kalimera Poetike’. Si njëri ndër ideatorët dhe themeluesit e

16

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

këtij manifestimi, Çapriqi ishte simbol dhe sinonim i tij”, ka thënë ai, duke shtuar se është vështirë që “Kalimera Poetike” të mendohet pa Basri Çapriqin. Sipas tij, me idetë, sugjerimet dhe njohjet e tij, Çapriqi ishte ura dhe zinxhiri që bashkonte dhe mbante gjallë lidhjet me shkrimtarët nga të gjitha trevat shqiptare dhe rajoni. “Basri Çapriqi i ka dhënë jetë dhe tonin këtij manifestimi. Sivjet mbase është viti i parë që ai nuk është i pranishëm fizikisht në manifestimin ‘Kalimera Poetike’, por ajo tashmë mban emrin e tij si muzën e vet frymëzuese”, ka theksuar Kallaba. Edicioni i sivjetshëm ka nisur me mbrëmjen homazh për Basri Çapriqin, i cili është ndarë nga jeta në janar të këtij viti. Për jetën dhe krijimtarinë e tij kanë folur njohës të veprës së Çapriqit, miq dhe kolegë të tij, akademiku shkrimtari Mehmet Kraja, njëkohësisht moderator i mbrëmjes, akademiku Ali Aliu, studiues i letërsisë, shkrimtari Sadik Bejko dhe studiuesi i letërsisë, mr. Haxhi Shabani. Të gjithë kanë vlerësuar lart veprën e Çapriqit. Ndërkaq vargje nga krijimtaria e Çapriqit ka recituar Simon Shkreli, aktor i Teatrit “Migjeni” – Shkodër, ndërsa kanë evokuar kujtime kolegët e tij – shkrimtarët Ibrahim Berjashi, Asllan Bisha dhe Zuvdija Hoxhiq (akademik).

Poezia ka një atdhe

Natën e dytë është mbajtur mbrëmje autoriale me poeten dhe skenaristen Natasha Lako nga Shqipëria, e cila për të parën herë është paraqitur para lexuesit dhe publikut në Ulqin. Në bisedë me moderatoren e mbrëmjes, studiuesen e letërsisë Adriana Hoxha, ajo ka treguar për rrugën e saj të letërsisë, që nga mosha 16 vjeçe kur filloi të merret me poezi e deri në ditët e sotme. Lako ka thënë se e ka ndier veten të privilegjuar dhe të përkëdhelur për faktin se në letërsinë shqipe ka hyrë shumë e re dhe ka depërtuar shpejt. “Unë mendoj se kishte ardhur koha, vetë shoqëria shqiptare e ndjente nevojën e një zëri femëror. Domethënë, ishte pjekur shoqëria shqiptare dhe ndoshta kjo ka qenë ajo dashamirësia e madhe që kam ndjerë unë që në moshë të re”, ka theksuar ajo, duke shtuar se të gjithë rreth e rrotull saj, përfshirë shkrimtarët më të mëdhenj, kanë qenë dashamirës ndaj saj. Duke u përgjigjur në pyetjen se si shkruan ajo, Lako ka thënë se mendon që çdo poezi ka një atdhe. “Unë e di shumë mirë ku ka lindur poezia ime. Poezia lind atje ku ti nuk e din. Është një përjetim, është një emocion dhe kjo është për mua e rëndësishme. Sepse ka një atdhe, ka një vend”, është shprehur ajo. Në vështrimin e tij mbi poezinë e Natasha Lakos, shkrimtari dhe studi-


KULTURË

uesi i letërsisë Arian Leka ka thënë ndër të tjera se “Natasha Lakos i është dashur të kryejë një rrugë e një cikël jo të lehtë me një funksion të shumëfishtë: të shkruajë që herët poezi me tipare dhe vlera të spikatura, të modelojë një poetikë po aq ndikuese sa edhe klima dhe të zinte vend në poezinë shqiptare, tanimë jo vetëm si ‘poete grua’ dhe ‘poete e gruas’, por si autore zëplotë”. Sipas tij, “një tjetër tipar i poezisë së saj është edhe krijimi i gjendjes së vetmisë, një e ndaluar në poezinë shqiptare të viteve ’70-’80 të cilat, temat e vendlindjes, dashurisë, amësia, peizazhi apo jeta e re normative e Shqipërisë mezi e lejojnë të duket qartë në vëllimet poetike...” Vargje nga krijimtaria e Lakos ka recituar vetë poetja dhe regjisori Mevlan Shanaj, përndryshe bashkëshorti i poetes dhe skenaristes.

Letërsia mund ta ndryshojë njeriun

Mbrëmja e tretë e manifestimit i është kushtuar poetit Salajdin Salihu nga Tetova, i cili po ashtu është paraqitur për të parën herë para publikut të Ulqinit. Në bisedë me moderatorin e mbrëmjes, poetin Hajredin Kovaçi, Salihu ka thënë se pajtohet me mendimin e Dostojevskit se letërsia nuk mund ta ndryshojë botën, por sipas tij, “letërsia para së gjithash mund ta ndryshojë njeriun”. Duke iu referuar poezisë së tij “Ven-

di ku ndodh asgjëja”, ai ka thënë se bëhet fjalë për vendlindjen e tij, por ky vend mund të jetë edhe Ulqini, edhe një qytet tjetër në botë. “Unë kam përshtypjen që ky është çdo qytet ku triumfon rutina, refreni, fjala dhe ngulfatet kreativiteti”, është shprehur ai. Salihu ka folur edhe për dallimin ndërmjet letërsisë dhe gazetarisë, profesion të cilin e ka ushtruar më herët. “Unë jam marrë edhe me gazetari, dhe kur njeriu merret me gazetari, sigurisht që i drejtohet edhe lexuesit të së sotmes. Gazetari flet me një tjetër diskurs. Gjithsesi, shkrimtari duhet të flasë me një diskurs tjetër. Ai duhet të mendojë edhe për lexuesit që ende nuk kanë lindur”, ka thënë poeti. Në vështrimin e tij, poeti Lulzim Haziri ka thënë se Salajdin Salihu i përket brezit të poetëve që u shfaqën në botën letrare shqiptare pas viteve ‘90 të shekullit XX. Sipas tij, poezia e Salihut ndërthur dy përvoja: atë personale dhe atë të leximit. Haziri ka thënë se në librin e parë të këtij autori, që është edhe uvertyrë krijuese e Salihut, dominojnë poezitë erotike, por edhe ato refleksive apo sociale. “Titulli ‘Vdes pas gjërave të imëta’ është njëfarë refuzimi estetik ndaj metanarracioneve të kohës, që ngulfatën botëshikimin për të parë edhe detajet e domosdoshme të kësaj

bote dhe poezisë i vunë një mision që nuk e duronte dot: misionin shoqëror”, ka theksuar ai. Akademiku Ali Aliu ka lexuar dhe komentuar një poezi të Salihut, ndërsa vargje kanë lexuar vetë autori si dhe moderatori Hajredin Kovaçi. Në mbrëmjet autoriale me Natasha Lakon dhe Salajdin Salihun, publikun e pranishëm e kanë argëtuar instrumentistët nga Shkodra, pedagogët Anton Kaftalli në violinë dhe Ares Fani në kitarë. Manifestimi Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”, që u mbajt në kuadër të Festivalit “Skena Verore – Ulqini 2018”, është mbështetur nga Organizata Turistike Ulqin dhe Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan, si dhe disa donatorë privatë. “Kalimera Poetike” nisi në vitin 1993 si tavernë poetike, me qëllimin për t’i bashkuar shkrimtarët që gjatë verës gjendeshin në Ulqin. Gjatë viteve ajo e ka ndryshuar konceptin dhe profilin e saj, me synimin jo për ta masovizuar, por duke përzgjedhur ajkën e letërsisë shqipe dhe të vendeve të rajonit. Në këtë mënyrë, me shkrimtarët, studiuesit dhe piktorët e ftuar, “Kalimera Poetike” ka arritur të ruajë jo vetëm traditën, por edhe cilësinë, duke qenë një manifestim elitar. Me traditën e saj prej një çerek shekulli, “Kalimera Poetike” është shndërruar tashmë në një institucion të rëndësishëm kulturor me përmasa rajonale. (Kohapress) E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Fisi i Triepshit në vështrimin e Robert Elsit ( 2)

Disa legjenda për fi

Elsi duke folur për rezistencën e trieshjanëve kundër sulmuesve osman u tërhoqën pas kësaj katrahure dhe , deri më 1862, e lane rajonin të q Gjekë Gjonaj

Në studimin e Robert Elsit për fisin e Triepshit, të cilin e përbëjnë shqiptarët katolikë, jepen disa legjenda mbi origjinën ( zanafillën) e këtij fisi. Sipas Elsit, ka disa variante legjendash për paraardhësit e drejtpërdrejtë të fisit të Triepshit. Një variant , shkruan Elsi, fisi i Triepshit, sikur Hoti, e ka origjinën nga sllavët, ndodhta nga një sllav boshnjak i quajtur Keq Preka, ose Keq Ponti, i cili kishte ikur nga territori i sotshëm i Piperit në Mal të Zi dhe ishte vendosur aty para se ky vend të binte nën pushtimin Osman, diku rreth vitit 1550. “ Ai pati disa djem, të cilët quheshin : Lazër Keqi, Ban Keqi, Kaster Keqi, Merkota Keqi, Vas ose Vash Keqi dhe Piper Keqi. Djali i dytë, Ban Keqi konsiderohej paraardhësi i drejtpërdrejtë i fisit të Triepshit, ndërsa vëllai i tij Lazër Keqi

18

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

stërgjysh i fisit të Hotit, i cili në këtë mënyrë kishte lidhje me Triepshin. Lazër Keqi u vendos në Traboin, kurse Ban Keqi në Muzheçk. Disa anëtarë të fisit kishin prejardhje prej Ivan Cërnojeviqit, kurse familjet e vjetra të Delajve besojnë se kanë prejardhje nga mërgimtarët që erdhën nga Hercegovina”, shkruan Elsi në librin e tij“ Fiset shqiptare, Prishtinë 2017, faqe 102. Një version tjetër i legjendës mbi zanafillën e fisit të Triepshit është si vijon: “ Keq Ponti ishte nga Arta, që gjendet në Greqi. Kur turqit osmanë filluan të shtrihen në Ballkan, ai u përbetua se nuk do të jetonte kurrë në Ballkan nën sundimin Osman, prandaj iku me familjen në Nish, e më pas në Dibër. Pas shumë bredhjeve, ata dikur u vendosën në luginën e lumit Cem. Ata, atje, në muzgun e mbrëmjes panë një dritë të ndezur në një shpellë të quajtur Borovçi, ku banonte një banor vendas, i cili quhej

Bokshin. Bokshini kishte tre djem. Ai i priti ardhacakët dhe u lejoi që të banonin aty. Ai u tha vizitorëve se dikur kishte pasur një tokë buke me bereqet përgjatë lumit Cem, mirëpo njëfarë Lekashi ia kishte grabitur si pasurinë ashtu edhe bagëtinë.Në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen miqësore, i biri i Keq Pontit tha se do t’i vriste barinjtë e Lekashit dhe do ta kthente bagëtinë që ia kishte vjedhur më parë Lekashi. Dhe ai e mbajti fjalën. Lekashi duke ikur me një kalë, rrugës e humbi njërën sandale.Bijtë e Keq Pontit, Vasi, Krasi, Lazri, Pipi dhe Baku u vendosën në rajonin e quajtur bregu i Lekashit dhe u morën me bagëti” ( Po aty, faqe 103) Elsi, duke folur për rezistencën e trieshjanëve kundër sulmuesve osmanë në rajon , veçanërisht më 1717 kur ata vranë 62 ushtarë turq , ka shënuar: ” Thuhet se forcat turke u tërhoqën pas kësaj katrahure dhe ,


KULTURË

fisin e Triepshit

në në rajon , veçanërisht më 1717 kur ata vranë 62 ushtarë turq , ka shënuar: ” Thuhet se forcat turke qetë deri më 1862, e lanë rajonin të qetë. Në atë kohë, së paku për arsye taktike, Triepshi pati marrëdhënie të mira jo vetëm me fisin e Kuqit ( Kuçit ( sh.im) por edhe me dinastinë e Petroviq-Njegoshit, me sundimtarët e Malit të Zi, sidomos me princin Peter II ( 1830-1851), Princ Danilon ( 1852-1860) dhe Princ Nikollën ( 1860-1918). Më 1878 , Mali i Zi e aneksoi Triepshin, në kohën e Kongresit të Berlinit, por kufiri mbeti i pasigurt për ca kohë. Disa pjesëtarë të fisit të Triepshit ikën në Shqipërinë Osmane, ndërsa të tjerët mbetën në Malin e Zi të sotëm.Një figurë e dalluar e Triepshit në këtë periudhë ishte Marash Marku Gjeloshaj (1825-1902), i cili, nga dianstia e Petroviq-Njegoshit, u emërua kapedan i Triepshit. Triepshi, pas aneksimit nga Mali i Zi ,thekson Elsi, ishte në gjendje të mjerë. “Në këtë territor ende

nuk kishte rrugë. Anëtarët e fisit të Triepshit, e kishin punën pisk, meqë nga tollovia e madhe detyroheshin që dy familje të vendoseshin në një kasollë me një dhomë. Kurse malësorët e Triepshit meqë ishin shqiptarë dhe në shumë raste edhe ishin të martuar edhe me familjet e refugjatëve, racionet e tyre të vogla ua jepnin ardhacakëve. Më vonë , në kohën kur ishte në gjendje të mjerë , më 1911, mori pjesë në kryengritjen e malësorëve dhe pati pasoja të rënda”. ( Po aty, f. 109-110). Edith Durhami, duke kaluar nëpër Triesh, në tetorin e atij viti, ka shënuar: “Unë kisha frikë të ngjitem në Malësi, sepse, për shkak të sëmundjes që kisha, s’kisha udhëtuar me kalë tre vjet. Mirëpo , më 10 qershor 1911, duke iu përgjigjur një ftese urgjente, vendosa të udhëtoja në Triepsh. I biri i Sokol Bacit mori përsipër të më siguronte një kalë. Kështu, unë e pashë

kalin për here të pare nën një man të bardhë. Ai ishte një hamshor i madh dhe i përhimtë.Kësaj radhe mua më priste kali i Sokolit, një bishë e bukur. Unë mendoja se ai kalë ishte i tepërt për mua, që jam një grua në moshë të mesme dhe që s’kam përvojë të udhëtoj me kalë. Unë iu afrova me shumë vështirësi, sepse kali sillej, vërtitej dhe mezi e shalova në rrugë. Në atë çast arriti një telegram nga Sokoli plak, ku thuhej se ai po kthehej këtu dhe kërkonte që t’ia bënin gati kalin. I biri i tij u skuq, u turpërua dhe kërkoi ndjesë nga unë. Shqiptari e mban fjalën. Unë me gjithë qejf zbrita nga kali dhe isha më e qetë në një kale tjetër të rëndomtë”. Në shkrimin e tij për Trieshin Elsi rrëfen edhe legjendën e konfliktit të hershëm midis fiseve të Triepshit dhe të Kastratit (fq.103-108) dhe për dy figura të shquara të kombit shqiptar nga kjo trevë, Nikollë Ivanaj dhe Mirash Ivanaj. ( f.111-113). E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me këngëtarin, kantautorin dhe kompozitorin Korab Shaqiri

Gjithmonë do t’i këndoj dashurisë Korab Shaqiri është këngëtar i njohur shqiptar nga Prishtina. Karrierën e tij muzikore e filloi që në vitet e hershme të fëmijërisë. Talentin për këngë dhe pasionin për të qenë kompozitor dhe regjisor e zbuloi babi i tij, këngëtari i njohur Ilir Shaqiri. Korabi mbaroi Shkollën e Ultë të Muzikës në Prishtinë, Shkollën e Mesme të Muzikës në “Prenk Jakova”, kurse Shkollën e Lartë dhe Magjistraturën i mbaroi në Universitetin e Arteve në Tiranë. Aktualisht vazhdon doktoratën në degën e kompozicionit në Shkup. Me këngën e tij të parë, “Banesa e vogël”, Korabi u bë i njohur dhe i admiruar nga publiku. Ndër vite mori pjesë në shumë kompeticione muzikore dhe u vlerësua me çmime të rëndësishme. Korabi ka një repertor të pasur me këngë të rrymës muzikore kryesisht Pop. Së fundmi, nxorri në treg këngën “Jeto” e cila u mirëprit gjerësisht nga audienca shqiptare. Korabi jeton dhe vepron në Prishtinë. K. Javore: Korab, a mund të na rrëfesh diçka mbi fillimin e karrierrës tënde muzikore. Kur filloi ajo, pse i hyre këtij arti dhe kush ishte shtysë që të motivoi të bëhesh këngëtar? K. Shaqiri: Gjithçka filloi nga dëshira ime e madhe që të merresha me muzikë. Për fat të mirë këtë e vërejti heret babi im, Ilir Shaqiri. Kisha shumë dëshirë të jem kompozitor dhe regjisor. Më pëlqenin shumë këto dy drejtime! Fillova në Shkollën e Ultë të Muzikës, pastaj vazhdova Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”, Fakultetin dhe magjistraturën i mbarova në Univeritetin e Arteve në Tiranë, ndërsa aktualisht, për një kohë të shkurtër po doktoroj në degën e kompozicionit në Shkup. K. Javore: Që në fillim ke treguar talent për muzikën, duke marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme muzikore në të cilat u shpërbleve dhe me çmime. Por më shumë seriozitet për muzikën tregove me të regjistruar në Akademinë e Arteve në

20

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Tiranë. Çfarë mbresash ke nga koha e studimeve? K. Shaqiri: Studimet janë pjesa më e bukur e jetës së një njeriu. Nuk do t’i harroj asnjëherë vitet e studimeve dhe Tiranën time, por as bashkëpunimin e ngushtë me profesorin tim të nderuar Haig Zacharian, nga i cili mësova shumë për artin dhe për jetën në përgjithësi. Unë isha larg familjes, por profesorin tim e kisha familje të dytë në Tiranë. Faleminderit profesor! K. Javore: Kënga juaj e parë e titulluar: “Banesa e Vogël” bëri një bujë të gjerë mediatike në RTV “21” e më vonë dhe në mediat e tjera vizuale. Kush i realizon këngët e Tua dhe cilat janë tematikat që dominojnë në këngët e Tua që t’i i interpreton aq mjeshtërisht? K. Shaqiri: Tashmë dihet që unë kompozoj, si për vete ashtu edhe për shumë këngetarë të tjerë të estradës shqiptare. Në studion time gjejmë kohën dhe hapësirën së bashku me kolegë që të krijojmë diçka të bukur për t’ia servirur publikut i cili është

vendimtar për artin tonë. Shumicën e gjerave i kryej vetë dhe gjithmonë do t’i këndoj dashurisë. K. Javore: Nga fillimi deri më sot, keni krijuar në repertor të gjerë i cili është pritur në masë të gjerë në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare. Cila këngë mendoni se ju ka afirmuar si këngëtar e me të cilën keni krijuar emër në artin muzikor? K. Shaqiri: Kënga e cila që më ka bërë të njohur si këngëtar është kënga e parë, “Banesa e vogel”. K. Javore: Ndër vite keni qenë pjesë e një sërë kompeticionesh muzikore të rëndësishme si në: “Këngën magjike “- 2008, “në Top Fest 6 dhe 7”, në “Zhurma Show”, në “Çelësi muzikor”, etj. Nga këto pjesëmarrje keni “rrëmbyer” dhe çmime të rëndësishme. Çfarë kanë qenë për ty këto eksperienca dhe vlerësimet që ke marrë? K. Shaqiri: Ndjehem me fat që isha në garë me më të mirët, dhe kur


INTERVISTË

garon me më të mirët përpiqesh të marrësh nga ata dhe të japësh për ta. Unë jam munduar gjithmonë të jem i vërtetë në artin tim dhe kjo më ka sjellë edhe trofe e mirënjohje nga publiku im! K. Javore: Përveç disa bashkëpunimeve që ke bërë me disa këngëtarë, do të veçoja atë që ke realizuar me babin tënd, Ilir Shaqirin, në këngën “Ata u bënë dritë”. Kujt ia dedikuat këtë këngë? K. Shaqiri: Kënga “Ata u bënë dritë”, është krijuar enkas për Epopenë e lavdishme të Familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës. Ishte kohë e gjatë që kërkoja një këngë për duet me Ilirin (babin). E dija që nuk do të ishte e lehtë dhe e dija që Iliri do më kërkonte shumë, ashtu siç ka bërë gjithmonë! Unë dëshiroja shumë ta titulloja: “Requiem për Prekazin”, mirëpo Iliri erdhi me një ide rreth tekstit dhe këngën e titulloi “Ata u bënë dritë”. Me shumë krenari dhe ndjenjë e kam krijuar dhe orkestruar këtë këngë! K. Javore: Korab, ju jeni dhe një kantautor dhe kompozitor pro-

fesionist. T’i je kreativ vetëm për këngët Tua dhe të Ilirit apo njohuritë Tua për muzikën jua shpalos edhe këngëtarëve të tjerë të cilët të drejtohen për të realizuar këngë te t’i? K. Shaqiri: Unë këngët i realizoj për vete, pastaj punoj dhe për të tjerët! K. Javore: Korab, çfarë është muzika për ty dhe çfarë ka qenë vendimtare për arritjen e suksesit tënd gjithë këto vite në skenë? K. Shaqiri: Ashtu sikurse e thotë dhe vetë defenicioni: Muzika për mua është art i bukur, ndërsa vendimtare ka qenë vullneti dhe kondicioni për muzikën i cili nuk duhet të pësojë rënie asnjëherë . K. Javore: Përveç muzikës, keni ndonjë hobi apo punë tjetër që e ushtron për pasion? K. Shaqiri: Më pëlqen shumë të lexoj poezi, sepse nga ato inspirohem për këngë. Më pëlqen skijimi dhe me lehtëson sepse adrenalina është e madhe. Gjithashtu mësimdhënia në Fakultetin e Arteve, aty ku tashmë u bënë tre vjet që jap mësim, është

një ndjenjë e papërshkrueshme. Me daljen para studentëve e ndjejë vetën sikur rritem me këtë pjesë, e dua shumë punën e pedagogut. K. Javore: Ditëve të fundit keni realizuar projektin e ri muzikor të titulluar: “Jeto”, me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Korabi. Cili është mesazhi që transmeton kjo këngë? K. Shaqiri: Kënga “Jeto”, Jeta ime – jetoje çastin tënd, përcjellë mesazhin: shijoje Jetën – jetoje çdo moment! Ky është himni i jetës! K. Javore: Cilat janë planet Tuaja më të afërta në sferën e muzikës? K. Shaqiri: Planet e mia janë përherë punë e vazhdueshme dhe kengë të reja, të cilat publiku mund t’i presë shumë shpejt! K. Javore: Cili është mesazhi Juaj drejtuar lexuesve të gazetës “Koha Javore”? K. Shaqiri: Lexuesit Tuaj i përshëndes shumë dhe ju uroj një stinë vere me plot ngjyra dhe buzeqeshje. Jetojeni jetën dhe shijoni çastet e saj! Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Basri Çapriqi, poeti model i letërsisë shqipe Haxhi Shabani

1. Gjeni krijues i poetit Basri Çapriqi

Në fundin e shekullit njëzet në Kosovë ishin shumë të njohur tre poetë: Ali Podrimja, Azem Shkreli e Rrahman Dedaj, sikurse ishin të njohur tre poetë në Shqipëri: Ismail Kadare, Dritëro Agolli e Fatos Arapi. (Megjithëse duhet veçuar se Kadareja edhe përpara kësaj kohe i kishte kaluar përmasat e një shteti dhe një gjuhe, duke u bërë shkrimtari i vetëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht). Basri Çapriqi midis këtyre dy trekëndëshave arriti të bëhet i dallueshëm dhe i dukshëm jo vetëm në poezinë e brezit të tij dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri pak më vonë, pasi shkroi një poezi që siç do të shprehet poeti e studiuesi Ag Apolloni nuk kishte ndonjë relacion me poezinë paraprake shqipe, por këtë e gjente me poezinë moderne e postmoderne të poetëve anglofonë. Poezia, por edhe letërsia përgjithësisht, qoftë edhe ajo më me vlerë, është e pamundur të shkruhet, ata që e bëjnë, pa pasur së paku në ndërdije, ndikimet nga poetët dhe shkrimtarë më të mirë. Një gjë e tillë ndodh edhe në rastin e Basri Çapriqit, duke parë sidomos përmbledhjen e tij “Frutat bizare”, nga më të rëndësishmet në krijimtarinë e tij, e cila si temtaikë, por edhe si figuracion na kujton librin “Lulet e së keqes” nga Sharl Bodleri, që studiuesit e kanë quajtur librin më me vlerë në poezinë botërore. Po si arriti poeti Basri Çapriqi të jetë i dukshëm, i dalluar fillimisht në letërsinë shqipe që krijohej në Kosovë e pak më vonë edhe në

22

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Poeti Basri Çapriqi, kur u paraqit në letërsinë shqipe në Prishtinë arriti të bëhet i dukshëm dhe i dallueshëm, edhe pse në poezinë që botohej në Prishtinë në atë kohë ishin tre poetë shumë të njohur si: Ali Podrimja, Azem Shkreli e Rrahman Dedaj, pasi që me ndjeshmërinë, këndshikimin, figuracionin ishte kundër rrjedhave të zakonshme të letërsisë shqipe. Pra, poeti Basri Çapriqi në mbarimshekullin e kaluar dhe në fillimshekullin tonë nuk kishte asnjë model në letërsinë shqipe, por me poezinë që ai krijoi u bë vetë model i kësaj poezie që duhet parë, duhet ndjekur dhe do t’i mbesë Besnik kësaj letërsie

Shqipëri e më gjerë në trevat e tjera shqiptare në Ballkan.? Ai vetë në një intervistë dhënë një televizioni shqiptar në Kosovë shprehej se është përpjekur të jetë kundër rrjedhës në letërsinë shqipe, megjithëse kjo ka qenë e vështirë. Poeti Basri Çapriqi në Prishtinë, në mbarim të shekullit të kaluar nuk shkruante as si Podrimja as si Shkreli e as si Dedaj, por kishte shkruar poezinë e tij në mënyrën e vet, ashtu sikur në Shkodër, në gjysmën e parë të këtij shekulli kishte shkuar Migjeni, nuk kishte shkruar, as si Fishta, as si Mjedja e as Koliqi, por kishte shkruar letërsinë në mënyrën edhe përmbajtjen e tij. Për ironi të fatit edhe Migjeni edhe Çapriqi, krahas origjinalitetit të veprave të tyre, kishin edhe një të përbashkët tjetër. Ata shkuan nga kjo jetë, kur ende nuk kishin rrumbullaksuar veprën e tyre letrare. Por, megjithatë secili në mënyrën, kohën dhe vendin e vet mbesin shkrimtarë të esencave, thelbeve të letërsisë shqipe.

2. Poeti i ndjeshmërisë mesdhetare, ironisë e paradoksit dhe universalizmit letrar

Kur Basri Çapriqi në vitin 1983 botoi në Prishtinë përmbledhjen e parë me poezi “Ulli me dy mijë una-

za”, poezia shqipe në Kosovë kishte emra të shquar dhe të konsoliduar. Ajo tashmë kishte trajtuar tema e motive identitare e të rezistencës, ndërtuar brenda një figuracioni, i cili mbështetej, sidomos në shkollën moderne të poezisë franceze, duke rrëshqitur herëherë edhe brenda hermetizimit. Në këtë sfond, përmbledhja e parë me poezi e poetit Basri Çapriqi, “Ulli me dy mijë unaza”, pikërisht poezia me të njëjtin titull ishte jo vetëm për nga ndjeshmëria, shtrirja dhe motivi e pashkruar deri më atëherë në poezinë shqipe në Kosovë, por ajo për nga vlerat estetiko-letrare mund të krahasohet me poezinë antologjike “Deti” të Fatos Arapit. Poezia “Deti” nga Fatos Arapi për nga motivi univerzal ka pikëtakime me “Plaku e deti” të Ernest Heminguejit. Poezia e lartpërmendur e Çapriqit si formë rrëshqet si valet harmonike të detit dhe është e ngjashme me këtë veçori me atë të Arapit, kurse e veçanta e saj është se ajo risjell bindshëm identitetin bregdetaro- mesdhetar për shqiptarët, që provohej shpeshherë të paraqitet i munguar. Te poezia e fazës së parë të Basri Çapriqit ndjeshmëria, sfondi, leksiku, gjuha, mendësia, subjekti lirik përg-


KULTURË

jithsisht janë të lidhura me mjedisin e lartpërmendur bregdetar në vëllimin e tij të parë dhe në përmbledhjen e tij të dytë me poezi “Në fund të verës”. Por, tashmë në atë të dytën jepen sinjalet e qarta se poezia e këtij autori do të pasurohej me motive universale të poezisë. Kjo do të dëshmohet sidomos në përmbledhjet me poezi të Basri Çapriqit “Ma qet gjuhën”, ku shpërthen ironia, duke kulmuar me vëllimin “Frutat bizare”, në të cilin figurat si paradoksi e sarakazma tashmë janë të dallueshme e specifike. Kurse përfundimisht në librin “Zbutja e gjarpërit” me ironinë, paradoksin e sarkazmën, Çapriqi e ngriti poezinë shqipe në nivelet e mundshme për t’u krahasuar, për nga cilësia, me poezinë moderne e postmoderne franceze e anglo-amerikane të shekullit XX. Kjo prirje duket edhe në disa nga përzgjedhjet me poezi të tij, sidomos te krjimtaria e përfshirë në librin përfaqësues me poezi “Përkryerja e shiut”, edhe pse mund të kishte qenë më e konsoliduar po të jetonte më gjatë. (Gjatë takimeve që kam pasur me poetin Basri Çapriqi, më thoshte se një poet i mirë në jetën e tij krijuese mund të krijojë rreth njëqind poezi

me vlerë dhe nëse nga ato dhjetë poezi janë antologjike, poeti e ka kryer synimin e tij si krijues). Këtë pohim të tij e vërtetojnë dy përzgjedhjet e tij me poezi në gjuhën shqipe të botuara dhe ndonjë në gjuhë të tjera (të cilat kanë nga 100-120 poezi), si dhe disa nga poezitë e tij me vlera antologjike sikurse janë: “Ulli me dy mijë unaza”, “Sahatkulla e rrëzuar”, “Ma qet gjuhën”, “Frutat bizare”, “Dhoma ime në Ulqin”, “Dritaren lëre hapur”, “Kontributi im për luftën është zero”, “Përkyerja e shiut”, apo poezia bombë “Liria”, a fjala çelës e poezisë së tij “Uji”.

3.Institucioni i kulturës shqiptare

Në veprimtarinë Kalimera poetike “Basit Çapriqi” organizuar nga Art Club-i kushtuar poetit Basri Çapriqi, nuk do të ndalem në vlerat e tij si studiues i letërsisë, si eseist, publicist, mësimdhënës, të cilat padyshim i ka pasur. Dua të veçoj rolin e tij të pakrahasueshëm për kulturën shqiptare që është zhvilluar në trevat shqiptare në Malin e Zi, sidomos në Ulqin. Basri Çapriqi me punën e tij, prej një krijuesi të vërtetë, të një personaliteti

të shquar kishte një ndikim të pashoqe për rreth 30 vjet për të risjellë kulturën shqiptare në Ulqin, për të rikthyer identitetin kulturor të shqiptarëve të këtushëm, shpeshherë të luhatur. Basri Çapriqi veprimtarinë “Kalimera poetike” e themeloi së bashku me disa kolegë të tij, i dha emrin, e ngriti, e zhvilloi (në të kanë marrë pjesë elita e shkrimtarëve dhe studiuesve shqiptarë dhe të tjerë). Prandaj tashmë, që nga ky vit, nga viti 2018, kjo veprimtari mban emrin e tij. Dhënia e emrit Basri Çapriqi- Kalimerës poetike, është procesi më i natyrshëm që ka ndodhur, pasi jo vetëm ajo, por edhe Art Club-i, Pen Qendra e Kosovës, një pjesë e kulturës shqiptare, e poezisë shqipe, e studimeve letrare janë zhvilluar nga pena dhe mendja e Basri Çapriqit, sepse ai ishte dhe do të mbesë pjesë e esencave, e thelbit të letërsisë shqipe, e kulturës dhe e artit shqiptar. (Lexuar në veprimtarinë Kalimera poetike “Basri Çapriqi”, organizuar nga Art Club-i në Ulqin, më 27 korrik 2018)

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi librin “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane” të autorit Jusuf Buxhovi (2)

Shpalosje e ecurisë së procesit të zgjidhjes së çështjes shqiptare

Shaban Hasangjekaj Autori i librit thekson se “ajo që pas Memorandumit të Shkupit shqiptarët i kthente në promotorë të lëvizjeve të reja politike në raport me Perandorinë Osmane dhe me faktorin ndërkombëtar të vendosjes, do të parapengohet me të shpejtë me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, të udhëhequr nga aleancat e ndërsjella midis Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe të Bullgarisë, gjithnjë të drejtuara nga Rusia, të cilat do të hyjnë në luftë me Perandorinë Osmane, luftë këtë që pa ndonjë mund të madh do ta fitojnë, qëllimi i së cilës nuk ishte, si thuhej, largimi i Perandorisë Osmane nga Ballkani, por në radhë të parë pengimi i asaj që tashmë, pas marrëveshjes së Shkupit, shihej si shfaqje e pashmangshme e Shqipërisë Osmane, edhe pse katërmbëdhjetë pikat e Memorandumit të Hasan Prishtinës, nuk theksonin autonomin shqiptare brenda një vilajeti e as organizime të ngjashme. Por, për fqinjët e shqiptarëve, gjuha e kamufluar e kërkesave që do të shfaqen në Shkup dhe do të pranohen nga Porta e Lartë, ishte më pak e rëndësishme, sa fuqia që fitonin ata në rrethanat e reja kur ishin në gjendje që të diktonin kushte të cilat

24

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

dihej se ku mund të shkonin dhe kah drejtoheshin. Andaj lufta e Aleancës Ballkanike kundër Perandorisë Osmane, në radhë të parë, ishte luftë kundër shqiptarëve dhe pozitës së re që e kishin fituar në skenën politike dhe atë shtetërore perandorake, prej nga ishte më se e qartë se ata, me mjete politike do t’ia dilnin t’i sendërtonin aspiratat e tyre historike ku pranimi i identitetit kombëtar dhe barazisë institucionale ishte i pashmangshëm, qoftë edhe nën petkun e një Shqipërie Osmane, e cila ia hapte rrugën Shqipërisë Evropiane çastin që Perandoria Osmane do të detyrohej të kthehej prej nga kishte ardhur.” Megjithatë, veçon autori në studimin e vet: “Kjo luftë kundër shqiptarëve dhe çështjes së tyre, që do të çojë deri tek rrënimi i Perandorisë Osmane, nuk do të mund ta ndalojë lindjen e shtetit shqiptarë, jo vetëm pse ishte synim historik i shqiptarëve për të, nga i cili nuk do të hiqnin dorë kurrë, por edhe pse në rrethanat e balancimeve të sferave të interesit ai domosdoshmërisht u duhej edhe atyre konjukturave ndërkombëtare (veçmas Austro-Hungarisë dhe Italisë), që me anën e tij të pengonin shtrirjen e ndikimit të mëtutjeshëm të Rusisë dhe aleatëve të saj (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë), në këtë pjesë tejet strategjike të kontinentit të vjetër. Andaj pengimi i Shqipërisë Osmane dhe luftimi i saj nga ana e fqinjëve sllovako-ortodoks, nuk mund të kishte për alternativë tjetër pos lindjen e Shqipërisë Evro-

piane. Këtë do ta kenë të qartë edhe kundërshtarët e saj më të përbetuar, dhe këtë do ta kenë të qartë edhe mbështetësit e saj.” Gjatë shtjellimit të lëndës, autori thekson se: “Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, edhe pse Shqipëria do të ndodhej nën pushtimin e vendeve fqinje (Serbisë, Malit të Zi dhe të Greqisë), kur Konferenca e Londrës, më në fund, do ta njohë pavarësinë e saj, ndonëse të përgjysmuar, kundërshtarët e saj (fqinjët sllavo-ortodoks), sapo detyra e bërjes së shtetit shqiptar me përcaktim evropian, do t’i caktohet princit gjerman Vid (Wielhelm von Wied), me ndihmën e instrumentalizimit të forcave proturke dhe fanatikëve të tjerë islamistë (shumë prej të cilëve edhe më tutje në kokë mund ta kishin të ndezur përfytyrimin e Shqipërisë Osmane, që për shumë kohë i kishte bashkuar, por që në rrethanat e reja nuk do të mund të funksiononte më), do të ndezin fitilin e luftës kundër Shqipërisë Evropiane, duke e kthyer kështu në një poligon të luftës vëllavrasëse mbi baza fetare, të parës në historinë e tyre të gjatë. Për të qenë e keqja edhe më e madhe, kjo luftë do të marrë zjarr sapo të fillojë Lufta e Parë Botërore dhe Fuqitë e Mëdha, që kishin përsipër përgjegjësinë e mbikëqyrjes dhjetëvjeçare të shtetit shqiptar, do të hyjnë në luftë mes vete, kështu ajo do të mbetet në tërësi pre e egërsimit vëllavrasës, ku në njërën anë patriotët e shumtë shqiptarë nën flamurin shqiptar luftonin për të mbrojtur shtetin


KULTURË

shqiptar, ndërsa në tjetrën anë, fundamentalistët islamik dhe elementët e shumtë proturq, të ndihmuar nga “misionarët” xhonturq, nën flamurin e Perandorisë Osmane luftonin për ta rikthyer pushtetin e sheriatit dhe çevren jeshile, të cilën dhunshëm sërish do t’ia vënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërkohë që fuqitë pushtuese rrinin të qeta dhe prisnin vetëshkatërrimin e tyre. ” Autori Jusuf Buxhovi, në librin e vet “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane”, sqaron se “Edhe pse epilogu i luftës së Shqipërisë Osmane kundër Shqipërisë Evropiane, do të marrë fund në dobi të kësaj të dytës, dhe kjo do të ndodhë pas ndërhyrjes vendimtare të presidentit amerikan Vilson në Konferencën e Paqes në Paris, kur do të kërkojë që çështja e Shqipërisë të ndahet nga ajo e Adriatikut, ku ziheshin pazarllëqet midis Italisë dhe Jugosllavisë se kush do të fitonte më shumë nga pogaçja e mbetjeve austro-hungareze dhe atyre Osmane në Ballkan. Megjithatë, edhe për shumë kohë shteti shqiptar dhe skena e tij e turbullt politike si dhe në përgjithësi çështja shqiptare, nuk do të lirohen nga hija osmane dhe telashet që do t’i vijnë në emër të saj,

sepse në ndërkohë sa do të zgjaste Lufta e parë Botërore, po ato Fuqi të Mëdha, që në Konferencën e Londrës kishin pranuar Shqipërinë e pavarur, ndonëse të cunguar, çështjen shqiptare do të përpiqen ta ‘rishikojnë’ në përputhje me interesat e pakteve: në njërën anë Antanta me Traktatin e Fshehtë të Londrës të prillit të vitit 1915, pasi që pjesën e saj më të madhe do ta ndajnë midis Italisë, Serbisë dhe Greqisë, do ta projektojë një feud si ‘Shqipëri myslimane’, dhe në anën tjetër, Fuqitë e Boshtit (Aaustro-Hungaria dhe Gjermania) do të dalin me projektet e tyre për një Shqipëri etnike, që në rast të fitores së tyre, po ashtu do t’u nënshtrohet ‘rishqyrtimeve’ me aleatët – Bullgarinë dhe Turqinë, që nuk e lironte nga kusuritjet e tjera në kurriz të saj, të ngjashme me atë që Bullgaria kishte marrë si shpërblim me rastin e bashkëngjitjes atyre në Luftën Botërore (gjysmën e Kosovës – nga Gjilani në Prishtinë dhe Prizren, si dhe nga Kumanova në Shkup dhe deri në Ohër).” Në punën e vet studiuese,autori i librit veçon se “Krahas këtyre projekteve të fuqive ndërluftuese, që mbështeteshin mbi koniunkturën që do të sillte lufta mbi bazën e fitim-

tarëve, ishte edhe ai i Princ Vidit nga viti 1917, në formën e një memorandumi, ku kërkohej një ‘Shqipëri e natyrshme’, me viset e pushtuara nga serbët dhe grekët – Kosovën, Maqedoninë dhe Çamërinë. ‘Memorandumi për Shqipërinë’ do t’i drejtohet kajzerit gjerman Vilhelmit II dhe, sipas disa burimeve kishte marrë miratimin për t’u shqyrtuar sapo t’i vinte koha, por, meqë Fuqitë e Boshtit, ku bënte pjesë Gjermani, do ta humbin luftën në Konferencën e Paqes në Paris, për fatet e Shqipërisë do të vendosin fitimtarët, në mesin e të cilëve ishin edhe armiqtë kryesor të saj, vendet fqinje – Serbia dhe Greqia.” “Megjithatë, ‘Memorandumi për Shqipërinë’ i Princ Vidit, i pabotuar deri më tani, i vënë në pjesën e tretë të librit “Një projekt për Shqipërinë etnike”, jo vetëm që hedhë dritë në rrugën e kapërcimit historik të Shqipërisë nga ajo Osmane (si koncept politik) për te ajo Evropiane – si projekt i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por sqaron ecurinë mbi të cilën duhet të përmbyllet procesi i zgjidhjes së çështjes shqiptare, në mënyrë që të mos kthehet në krizë të përhershme rajonale, siç do të ndodhë në të vërtetë, që si e tillë të vijë edhe deri te koha jonë”, përfundon autori Jusuf Buxhovi. Përndryshe, autori i librit në fjalë, Jusuf Buxhovi, është lindur në Pejë para 72 vjetësh. Fëmijërinë e ka kaluar në Gjakovë ku e ka kryer shkollimin e mesëm. Në vitin 1968 është diplomuar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 1979 në Degën e Historisë të po këtij Universiteti. Ka magjistruar në temën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”. Karrierën e gazetarisë e fillon në gazetën e përditshme “Rilindja” në vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturës e më vonë redaktor i saj. Nga viti 1976 deri në vitin 2000 ishte korrespondent i përhershëm i gazetës “Rilindja”, i akredituar në Bon të Gjermanisë. Pas mbylljes së saj, vazhdon karrierën si publicist i pavarur. Deri më tani ka botuar mbi 30 vepra të gjinive të ndryshme letrare dhe historiografike. Është i përkthyer edhe në gjuhë të huaja. (fund) E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

25


SOCIALE

Roli i nënës në edukimin e fëmijës

Bëhu mbi të gjitha nënë 26

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018


SOCIALE

Të qenit sot prind nuk është e lehtë, sidomos për një prind shembullor. Këshilla e vetme për nënat, sidomos për ato që janë të stërngarkuara me punë, është: bëhu mbi të gjitha nënë, ajo që jep jetë, ndërton ardhmëri dhe ndjek hapat e ëndrrat e fëmijëve të vet gjithmonë, duke i udhëzuar për një jetë më të shëndetshme në të gjitha aspektet. Thjesht, bëhu ajo që të takon të jesh, ajo që natyra të dhuroi, bëhu „nënë“

Arlinda Sukaliqi

Të jesh prind, siç dihet, nuk është e lehtë që mbi të gjitha të luash rolin e prindit të përkushtuar sot, si duket, nuk po na e lejon koha ose thënë më ndryshe, nuk po mund ta realizojmë në tërësi të ashtuquajturin prindërim. Kur është fjala sidomos për rolin e nënës në familje, si duket situata aty pak komplikohet, sepse nuk është e çuditshme se nënë është ajo që i lihen rritja, ushqimi, edukimi e shumë gjëra të tjera të cilat do të ndikojnë në fund në jetën e secilit fëmijë. Situata me të cilën përballen femrat janë nga më të ndryshmet. Shumica prej tyre gjenden para një realiteti ku çdo gjë duhet ta bëjë vetë: nënën, prindin, bashkëshorten, vajzën, nusen, shefen e kushedi sa role tjera. Bartja e të gjitha këtyre roleve shkakton ndonjëherë ngarkesë emotive dhe ndonjëherë përkushtimi i tyre i zjarrtë bie ndesh me kërkesat që sot po ka secili prind. Marrëdhënia nënë-fëmije është ajo më e ndieshmja, por edhe më e diskutueshmja e ndonjëherë edhe e debatueshmja në rrjete sociale, gazeta, televizione etj. Shpesh nënat, siç e theksuam më lart, të veshura me role të shumëfishta, ndonjëherë këto role u shkaktojnë gjendje jo të dëshirueshme emocionale deri në atë masë që nuk dinë ku t’i çojnë të gjitha këto „nerva“. Janë ato raste ku nënat edhe pse këmbëngulin për rregullat që ndihmojnë në sjelljen e shëndoshë të fëmijës,

pritet që ky i fundit të kundërshtojë në masë të madhe saqë di të bëhet dhe rival me nënën. Shtrohet pyetja se sa vlerë ka ndëshkimi në këtë rast kur mirë e qartë shihet se fëmija nuk po të dëgjon, të kthen fjalën, ngre zërin etj? Kemi parë me mijëra raste të nënave që i godasin fëmijët me shuplakë, vend pa vend, që i tërheqin zvarrë, i godasin, i mbyllin në dhoma të errëta ose tualete, ose t’i nxjerrin jashtë shtëpie duke i lënë jashtë si shenjë e dënimit. Të dënosh fëmijën në këto mënyra nuk shërben asgjë. Thjesht, ti po bëhesh një nënë e keqe, që nuk do të dojë fëmija, që do të ketë frikë nga ti dhe që nuk do të adhurojë e aq më pak të ndiejë dashuri ose mungesë për ty. Ndonjëherë për sytë e një fëmije apo të një edukatori, dënimi duket si zgjidhja e vetme kur një fëmijë thotë një gënjeshtër, nuk i respekton rregullat, nuk dëgjon... Por njëkohësisht prindërit janë të vetëdijshëm duke qenë se e kanë përjetuar shumëherë që ulërimat dhe dënimet jo vetëm nuk janë produktive, por shpesh gjenerojnë ndjenja faji si tek të vegjlit ashtu dhe tek të rriturit. Një nënë, qoftë ajo amvise ose ndonjë biznismene, një gjë duhet ta ketë të qartë - dënimi nuk ka asgjë të përbashkët me edukimin. Më mirë është të synojmë drejt edukimit të shëndetshëm, me veprime të duhura dhe duke u organizuar sa më mirë, sesa

Shpesh nënat, të veshura me role të shumëfishta, ndonjëherë këto role u shkaktojnë gjendje jo të dëshirueshme emocionale deri në atë masë që nuk dinë ku t’i çojnë të gjitha këto „nerva“. Janë ato raste ku nënat edhe pse këmbëngulin për rregullat që ndihmojnë në sjelljen e shëndoshë të fëmijës, pritet që ky i fundit të kundërshtojë në masë të madhe sa di të bëhet dhe rival me nënën

me dhunë dhe me dënime të pabaza. Të qenit sot prind nuk është e lehtë, sidomos një prind shembullor. Këshilla e vetme për nënat, sidomos për ato që janë të stërngarkuara me punë, është: kur ndjeheni të lodhura dhe e shihni se shpejt do t’ju kaplojë inati, ndaluni, merrni frymë, numëroni deri në 10 në heshtje, evidentoni banalizimet dhe mos fajësoni veten për çdo gjë. Bëhu mbi të gjitha nënë, ajo që jep jetë, ndërton ardhmëri dhe ndjek hapat e ëndrrat e fëmijëve të vet gjithmonë duke i udhëzuar për një jetë më të shëndetshme në të gjitha aspektet. Thjesht, bëhu ajo që të takon të jesh, ajo që natyra të dhuroi, bëhu „nënë“. E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Botime të reja

Një minienciklopedi për Krajën dhe banorët e saj (Ali Gjeçbritaj, Udhëtim në kohë, botoi “Diti&Oli - Libraria ARTI”, Ulqin, 2018, fq. 388) Libri ”Udhëtim në kohë” i autorit Ali Gjeçbritaj pa dyshim se paraqet një minienciklopedi për Krajën dhe banorët e saj. Që nga titulli i librit lexuesi parapërgatitet për diçka interesante, mirëpo ajo që përjetohet me shfletimin e librit askënd nuk e lë indiferent para të dhënave historike, dokumentare, etnologjike... Andaj udhëtimi në kohë me të vërtetë mbetet i skalitur thellë në mbamendjen tonë, duke na rikujtuar ngjarjet e mira dhe të këqija të popullit të kësaj zone, por edhe gëzimet apo vështirësitë që ka përjetuar Kraja dhe krajanët. Libri ”Udhëtim në kohë” është i ndarë në tetë kapituj me gjithsej 90 tituj. Libri, ashtu siç i ka hije një punëtori të arsimit, fillon me kapitullin “Arsimi”, në të cilin trajtohen tetë tema të ndryshme nga problematika arsimore e shqiptarëve të Malit të Zi. Autori trajton pozitën e arsimit shqip të Mal të Zi, vendin e gjuhës shqipe, mënyrën e përkthimeve si të teksteve shkollore ashtu edhe të çertifikatave dhe dëftesave shkollore. I dhimbshëm na parashtrohet realiteti i hidhur pse nuk dëgjohet cingërrima e ziles së shkollës në Ftjan dhe udhëzon se si duhet organizuar mësimi në paralelet e kombinuara dhe çfarë duhet të jetë motivim për mësimdhënësit dhe nxënësit në klasë. Vazhdon kapitulli i dytë me titull “Man-

“ 28

ifestime”, ku trajtohen 21 tema për të cilat në mënyrë kronologjike raporton rreth ecurive të organizimit, programit, cilësisë dhe mbajtjes së manifestimeve të ndryshme në rajonin e Krajës, siç janë: Festa e Gështenjës, Festa e verës por edhe e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit si dhe e disa aktiviteteve tjera. Në kapitullin e tretë me titull “Kujtime dhe përjetime” autori Gjeçbritaj na sjell dëshmi premtuese, siç është rinovimi i Ambulancës së Ostrosit, por edhe të dhëna shumë prekëse për përndjekjen e intelektualëve, mësimdhënësve dhe patriotëve në periudhën e monizmit, me akcent të veçantë pas shfaqjes së të famshmeve Afishe, ku domosdo duhej shpikur armiku i popullit. Citoj autorin: ”Në shënjestër ishin intelektualët e ata pa dyshim ishin në shkollë, mësues e arsimtarë, pastaj ata që shkruanin ndonjë shkrim në gazeta, vjersha-poezi, ndonjë tregim apo diçka të ngjashme, pra kryesisht ata që shkruajnë shqip. ‘Hulumtonin’ se kush ka makinë shkrimi, kush ka ndryshuar mbiemrin dhe ka mënjanuar iq-in apo viq-in, kush studion në Kosovë e kështu me radhë.” Vazhdon kapitulli i katërt me titull “Politikë”, ku për herë të parë na shpalosen të dhëna në formë tabelare të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare

Libri “Udhëtim në kohë” është një libër me interes të madh për lexuesit, pasi që brenda tij gjejmë laramani temash, trajtim dhe dokumentim të dhënash të paditura deri tani si dhe kujtim të ngjarjeve që kanë ndodhur në Krajë. Andaj lirisht mund të themi se ky libër është referencë e domosdoshme për të gjithë ata që në mënyrë serioze dëshirojnë të trajtojnë temën e rajonit të Krajës, si nga aspekti arsimor ashtu edhe nga aspekti i trashëgimisë kulturore

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

dhe lokale në Krajë që nga fillimi i sistemit shumëpartiak deri në ditët e sotme. Këtu shpalosen edhe procesverbale në periudha të ndryshme kohore si dhe fakte rrënqethëse se si ka ndryshuar vullneti i votuesit shqiptar nga periudha 1990-2018. Libri vazhdon me kapitujt më relaksues “Shënime gazetareske” me tre tituj, pasojnë kapitulli i gjashtë “Trashëgimi” me tre tituj dhe kapitulli i shtatë “Udhëpërshkrime” me katër tituj. Ky libër mbyllet me kapitullin “Vështrime”, ku përfshihen 17 tituj. Autori Gjeçbritaj na sjell vështrime të cilat i kanë bërë të tjerët rreth punës së autorit të librit si dhe vështrime të cilat autori Gjeçbritaj i ka bërë për botimet e autorëve të tjerë apo vështrime për ngjarjet që kanë ndodhur në hapësirën mbarëshqiptare. Në fund mund të themi se libri “Udhëtim në kohë” është një libër me interes të madh për lexuesit, pasi që brenda tij gjejmë laramani temash, trajtim dhe dokumentim të dhënash të paditura deri tani si dhe kujtim të ngjarjeve që kanë ndodhur në Krajë. Andaj lirisht mund të themi se ky libër është referencë e domosdoshme për të gjithë ata që në mënyrë serioze dëshirojnë të trajtojnë temën e rajonit të Krajës si nga aspekti arsimor ashtu edhe nga aspekti i trashëgimisë kulturore e kësaj radhe në këtë libër një akcent i veçantë për procesin zgjedhor nga viti 19902018, si çështje politike për zgjedhjen e kërkesave të banorëve të Krajës. Gazmend Çitaku


KULTURË

Panairi i prodhimeve bujqësore dhe artizane në Plavë

Prezantim i larmishëm i produkteve vendore Plavë – Në kuadër të Manifestimit “Ditët e boronicës”, të 19-tin me radhë, në platonë para objektit të Qendrës për kulturë në Plavë, të premten më 27 korrik, është hapur Panairi i prodhimeve bujqësore dhe atyre artizanale. Në dhjetë stenda të renditura në të dy anët e platosë në fjalë, prodhuesit bujqësorë individualë dhe mjeshtërit e shkathtë të prodhimeve artizanale nga trevat e ca komunave veriore të Malit të Zi, kanë ekspozuar produktet e veta, të cilat kanë zgjuar interesim të konsiderueshëm ndër vizitorët plavjanë. Drejtori i Qendrës për Kulturë në Plavë, Sulejman-Sejo Shaboviq, ka theksuar se me Panairin e prodhimeve bujqësore dhe atyre artizanale të hapur në Plavë, zyrtarisht fillon Manifestimi “Ditët e boronicës 2018”, dhe pastaj ka ftuar z. Vukota Stanishiq që në emër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural t’u drejtohet pjesëmarrësve të Panairit dhe vizitorëve të tij dhe atë ta shpall të hapur. Këtë manifesti e hapi drejtori i Qendrës Kulturore, Sulejman Shaboviq, ndërkohë që fjalën përshëndetëse e mbjati Vukota <stanishiq në emër të Ministrisë së Bujqësisë, i cili shprehi kënaqësi të sinqertë që sot gjendem këtu në qytetin e boronicës. “Në qytetin e bukurive të panumërta natyrore, qytetin e diasporës, në qytetin në të cilin kultura, tradita ruhen dhe përcillen nga brezi në brez si askund tjetër në Mal të Zi. Kur them se Plava është qytet i bukurive të panumërta natyrore, vërtetë mendoj se është ashtu, duke pasur parasysh mjedisin e shëndoshë jetësor, rrafshinën e pandotur, fruta të begata pyjore, bjeshkë, liqene, lumenj dhe përrenj të pastër e të kthjelltë. Por, si thotë populli ynë “Prej bukurisë nuk jetohet”. Po qe se nuk e valorizojmë

gjithë atë bukuri në mënyrë të qëndrueshme, atëherë prej saj nuk do të kemi shumë dobi, e nëse dëshiron që në vëllim më të madh të merresh me bujqësi, në ministrinë përkatëse do të ketë partnerin në çdo aspekt”, ka porositur z. Stanishiq, duke shpallur të hapur manifestimin “Ditët e boronicës”. Përfaqësuesja e organizatës private artizanale “Sharenica” nga Plevla, Lilana Çepiq, kryesisht ka ekspozuar punimet e endura dhe të thurura, kryesisht nga leshi. “Ne jemi organizatë e cila ndër të parët ka filluar punën prodhuese me endje në vekë me qëllim që të ruajmë këtë mjeshtri të vjetër nga harresa. Ajo, pothuajse gati, është lënë pas dore, në dallim prej dikur, kur pothuajse çdo shtëpi ka pasur dikë i cili është marrë me endje në vekë. Çdo gjë që punohet me dorë ka vlerën e vet”, ka konfirmuar Lilana. Plavjanja Vesna Turkoviq, edukatore në kopshtin e fëmijëve në Plavë, në Panair ka ekspozuar punimet e veta figurative me motive mozaiku. Në piktura janë motivet nga trevat e Plavës dhe Gucisë: objektet të cilat janë shfrytëzuar në kohëra të lashta, të punuara me gërshetimin dhe rrjedhjen e kërcejve të kashtës, pastaj bjeshkët, ujëvarat, idilet dimërore, etj. “Ekspozoj për herë të parë, e me këtë merrem që katër vjet. Qysh si nxënëse kam dëshiruar të vizatoj, por, që pak kohë më parë këtë e kam aplikuar dhe aty kam gjetur veten. Kjo ka ardhur në shprehje kur fëmijët më kanë shkuar në studime, andaj kam gjetur profesionin i cili do të ma plotësojë atë zbrazëti që ka mbretëruar tek unë”, ka theksuar z. Turkoviq. Mjalti dhe prodhimet nga ai, këtë vit në panairin e Plavës i ka prezantuar Buda Gllobareviq. Mjalti është nga lokaliteti i “Leshanska Nahija” , ka bërë me dije ajo. Ka ekspozuar edhe

preparate nga mjalti për imunitet, frymëmarrje, farëra të hithave në mjaltë dhe preparat për prostatë. Punon edhe likera mjalti nga boronica, mjedra dhe arra e gjelbër. “Prodhojmë edhe mjaltoren, rakinë me propolis, rakinë me barishte, të gjitha prodhime vendore. Ne jemi bletarë dhe prodhues verërash të regjistruar si dhe prodhues komplet të prodhimeve bujqësore”, ka përfunduar ajo. Beranasi Sllobodan Dimitrijeviq, ka ekspozuar jastëkë specialë për ulëse dhe fjetje nga materiali natyror, i cili posedon edhe literaturën mbi mënyrën e shëndoshë të jetës me bimë mjeksëore. Me prodhime të veta të ushqimit të shëndetshëm në panair është prezantuar edhe Avdulid Adroviq nga Petnjica. Stendën e vet me prodhime ushqimore vendore (pite, mantija, lakror, lëngje nga boronica, thana, vishnja etj.) e ka pasur edhe Qendra për Kulturë e Plavës, e cila prodhimet e veta të ekspozuara ua ka ndarë vizituesve të panairit për degustim. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në Plavë

Shënohet Dita e Komunës

Plavë – Të premten e kaluar, më 27 korrik, në Plavë, në mënyrë solemne është shënuar Dita e Komunës. Pas intonimit të himnit të Malit të Zi, manifestimi ka filluar me seancën solemne të mbajtur në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë, ku përpos këshilltarëve të përbërjes së re të Kuvendit të Komunës, por edhe ca sish të përbërjes së deritashme dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të kësaj komune dhe bashkëvendësve nga Diaspora, ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të shquara të jetës politiko-shoqërore, kulturore, artistike shkencore dhe fetare nga Komuna e Plavës, Malit të Zi dhe më gjerë, ndër të cilët sekretarja e përgjithshme e Administratës publike të Malit të Zi, Jadranka Vukçeviq, akademiku dhe historiani i mirënjohur prof. dr. Sherbo Rastoder, shkrimtari malazias i cili shkroi tekstin e dramës “Deportimi i myslimanëve nga Herceg Novi, përfaqësuesit e qeverive dhe parlamenteve lokale të komunave: Herceg Novi, Budvë, Berane dhe Andrijevicë, përfaqësues të bashkësive fetare, OJQ-ve, subjekteve politike etj, të cilët në mënyrë dinjitoze i prezantoi dhe i përshëndeti moderatorja e programit të akademisë solemne, vashëza simpatike e veshur me rroba kombëtare boshnjake të vendit, Edona Çeliq. Seancën solemne e hapi sekretari i KK-së të Plavës, Millomir Dashiq, të cilën e kryesoi këshilltari më i moshuar i Parlamentit të ri lokal të Plavës, pensionisti 68 vjeçar, Medo Markishiq (PSD), i cili në fjalën përshëndetëse ka theksuar se Plava Ditën e Komunës e shënon dhe kremton sipas vendimit të Kuvendit të kësaj komune të datës 10 korrik të vitit 2009, kur është konfirmuar termi i ri i Ditës së manifestimit, - e premtja e fundit e

30

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

muajit korrik, e cila është në harmoni të plotë me politikën moderne të qytetarëve evropian. Kryetari i deritashëm (në shkuarje) i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, në fjalën e rastit, pasi që i ka përshëndetur të pranishmit dhe mysafirëve u ka dëshiruar mirëseardhje për pjesëmarrje në seancën solemne, ka theksuar se kjo komunë disponon me resurse të begata natyrore për zhvillimin e turizmit, bujqësisë e blegtorisë, përpunimit të drurit, biznesit të vogël dhe të mesëm, por që kanë resurse të varfra kadrovike dhe potenciale financiare. “Zhvillimi i deritanishëm dhe rritja e kapaciteteve të ekonomisë lokale, nuk i ka realizuar objektivat e krijimit të pasurisë së banorëve të Plavës, rrjedhimisht të avancojë kushtet për jetën e tyre përmes rritjes së punësimit, fitimit real, vlerës së pasurisë personale, vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve publike, ndaljes së trendëve negative demografike. Komuna për shkak të jolikuiditetit është e mbingarkuar me kredi, për çka që tashmë, e në periudhën e ardhshme, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit do ta shpenzojë në kthimin e huave dhe kredive bankare”, ka theksuar ai dhe në vazhdim ka bërë me dije se “në Komunën e Plavës, njërës ndër komunat më pak të zhvilluara në Mal të Zi, gjatë disa viteve të fundit, problemi i mos qëndrueshmërisë financiare të financave lokale publike në mënyrë drastike janë rritur. Me formimin e Komunës së Gucisë , komuna e Plavës ka mbetur pa një të tretën e territorit, e po aq edhe e të të ardhurave buxhetore. Qeveria përmes Ministrisë së financave ka bërë hap të rëndësishëm kah stabilizimi i financave publike lokale me nënshkrimin e kontratës mbi ripro-

gramin e obligimeve tatimore në bazë të tatimeve dhe kontributeve të pa lara (pajtuara) në përfitime”. Në elaborimin e vet, kryetari Shahmanoviq, të pranishmit me theks të posaçëm i ka njoftuar se “në fillim të janarit të këtij viti, trevën e komunës së Plavës e kanë dridhur ca tërmete, ai më i fuqishmi më 4 janar prej 5,2 shkallë të rihterit, të cilët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe se një numër i konsiderueshëm amvisërishë janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e veta. Komisioni ka vlerësuar dëmin e shkaktuar në shumë ca milionëshe, por, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin për ndarjen e ndihmës intervenuese financiare prej gjithsej 70.000 eurosh. Për sanimin e dëmeve nga tërmetet, ndihma të konsiderueshme financiare kanë ofruar komunat, SHPK-të, ndërmarrjet dhe individët nga Mali i Zi”. Në këtë drejtim ai falënderon: Komunën e Budvës për ndihmën e ofruar prej 20.000 eurosh, atë të Kotorrit për ndihmën prej 10.000 eurosh, SHPK-t “Kronor” për ndihmën prej 2.000 eurosh dhe “Auto Çaçak” për ndihmën prej 1.000 eurosh. Shoqatën e lidhjes së luftëtarëve prej 1.500 eurosh dhe shkrimtarin e mirënjohur gucian, akademikun Zuvdija Hoxhiq-Berisha për ndihmën e ofruar prej 200 eurosh. Kryetari Shahmanoviq po ashtu ka veçuar se “edhe përkundër problemeve të caktuara financiare në këtë periudhë kohore me sukses të dukshëm janë realizuar këto investime: në periudhën katërvjeçare financiare kemi destinuar mjete në mirëmbajtjen e rrugëve lokale, në sanimin e rrëshqitjeve, në rregullimin e rrjedhave të ujërave, për sigurimin e materialit ndërtimor të tubave nga betoni për kanalizime dhe kanale për ujitje etj. në shumë prej 75.000 eurosh. Nga


MOZAIK

mjetet e buxhetit shtetëror janë siguruar ato për rikonstruktimin e rrugëve lokale, 70.000 euro, për rikonstruktimin e rrugës rajonale Plavë-Vojno Sello-Krushevë-Guci në shumë prej 180.000 eurosh, për shpronësim, 50.000 euro. Në vazhdim e sipër është rikonstruktimi i rrugës së Përnjavorit, të cilën e realizon Drejtoria e punëve publike në shumë prej 300.000 eurosh. Komuna e Plavës, po ashtu ka siguruar dokumentacionin projektues për realizimin e projektit – Ndërtimin e objektit të tregut në Racinë, për të cilin Qeveria ka ndarë mjete në shumën prej 150.000 eurosh”.

Kryetari i deritashëm i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, ka numëruar edhe ca projekte të tjera të infrastrukturës komunale me rëndësi të veçantë që Komuna e Plavës i ka realizuar në periudhën në mes dy kremteve. Në fund të elaborimit, ai u ka bërë apel organeve shtetërore të Malit të Zi që me masa konkrete të politikës shtetërore të ndihmojnë zhvillimin e kësaj treve. Po ashtu u është drejtuar edhe Komisionit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, por edhe Diasporës që të shprehin gatishmëri dhe interes për investimin e kapitalit bazuar në parimin e intere-

sit privat-publik. Me rastin e 27 Korrikut – Ditës së Komunës së Plavës, këshilltarëve, kryetarit të komunës, dhe qytetarëve këto ditë u kanë arritur shumë mesazhe urimi nga përfaqësuesit e organeve shtetërore, kryetarëve të komunave dhe kuvendeve të komunave, ambasadave dhe individëve të shumtë, ndër të cilët: Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ministri i kulturës Alleksandar Bogdanoviq, i sportit, Nikolla Janoviq dhe i arsimit, Damir Shehoviq. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

31


Bisedë me avokaten Suada Ulqinaku

Mundohem të ndihmoj vendin tim që të ketë sa më shumë drejtësi 32

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018


BISEDË

Suada Ulqinaku është një vajzë 25 vjeçe nga Shkodra. Ajo që në vitet e studimeve filloi të punojë nëpër zyra avokatie. Përveç tre viteve të studimeve Bachelor dhe dy viteve master shkencor, ajo përfundoi edhe një vit shkollë kombëtare për Avokati K.Javore: Suada, më thuaj pak për fillimet e tua si juriste? A ëndërroje që në fëmijëri se një ditë do të bëheshe avokate? S.Ulqinaku: Në fakt qëkur isha fëmijë kam ëndërruar që të bëhem një person që ka mundësi që t’i ndihmojë të tjerët. Pastaj, çdo vit e më shumë në shkollë vëreja që po fokusohesha më shumë në lëndët shoqërore, dhe kur isha në gjimnaz, vendosa që universitetin ta vazhdoja për Drejtës, me qëllimin e mirë për ta ndihmuar vendin tim për të pasur sa më shumë drejtësi. Prandaj dhe sot jam avokate. K.Javore: Tani punon si avokate. Në çfarë problematikash hasin më shumë banorët e Shkodrës, e që Ju i ndihmoni në zgjedhjen e tyre? S.Ulqinaku: Problematikat janë nga më të ndryshmet, pasi që në gjykatë duhet të drejtohesh për çështje nga më të ndryshmet. Konkretisht, unë merrem me zgjidhjet e martesave, apo siç i themi ndryshe divorcet, ku fatkeqësisht numri i tyre sa vjen e rritet. K.Javore: Si studente kur ishe, a ushtroje profesionin? A kishe kohë të mjaftueshme të bëje praktikë në këtë fushë? S.Ulqinaku: Kur dëshira është e madhe për diçka, patjetër që koha del për t’iu përkushtuar. Unë personalisht kam punuar në një zyrë avokatie, qëkur isha në vit të dytë bachelor, pra shumë herët, e kam ushtruar këtë profesion, me përkushtimin më të madh, për të përfituar sa më shumë njohuri në lidhje me fushën që kisha zgjedhur për të studiuar. Më duhet ta pranoj se puna në zyrë avokatie, praktika që kam bërë aty, më ka ndihmuar shumë në shkollë, pasi që e dimë se teoria që shkolla të jep nuk të bën aq të aftë për ta përballuar realitetin në sistemin e drejtësisë, ku është një realitet i egër dhe me shumë përplasje.

Meqë ma bëre këtë pyetje për praktikën e punës në fillimet e mia, desha të falënderoj shumë përzemërsisht studion ligjore e cila më hapi dyert për herë të parë, edhe pse isha e re në moshë, dhe akoma studente. K.Javore: Sa të ka ndihmuar ky ushtrim nëpër zyra avokatie? S.Ulqinaku: Patjetër që më ka ndihmuar shumë, sepse çdo zyrë avokatie ka rregullat e saj të punës, ka çështjet e saj që shqyrton, e kjo bën që të marrësh sa më shumë dijeni nga të gjitha fushat civile apo penale qofshin. Në drejtësi asgjë nuk është e prerë me thikë, prandaj puna që bëjn në zyra te ndryshme, të bën që të marrësh më të mirat nga secila, e në fund të krijosh një identitet profesional tëndin. K.Javore: Kur bëhet fjalë për divorcet, a është vështirë të ndërhysh në këto çështje? S.Ulqinaku: Kur kemi të bëjmë me zgjidhjen e një martese-divorcin, është gjithmonë e vështirë nga ana emocionale e shpirtërore. Ka raste shumë të vështira që nuk mund t’i menaxhosh me mendimin e mirë për një çift, por duhen marrë masa të menjëhershme ligjore në mënyrë që gruaja dhe burri të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Rastet më të vështira për të ndërhyrë janë rastet kur brenda çiftit kemi përdorimin e dhunës, e aq më tepër kur janë edhe fëmijë që brenda familjes përjetojnë trauma. Por uroj që raste të tilla të minimizohen dhe të kemi sa më pak. Është e rëndësishme të kemi dashuri dhe mirëkuptim midis njerëzve. Është e domosdoshme që respekti të mbizotërojë në një marrëdhënie mes një çifti, në të kundërt, është më mirë të ndahen me mirëkuptim sesa marrëdhënia mes tyre të degradojë në grindje e deri në dhunë. K.Javore: Përveç punës si avokate, merresh edhe me diç-

ka dytësore? Me ndonjë organizatë apo? S.Ulqinaku: Po, unë merrem dhe me aktivitete të tjera, sërish pjesë e profesionit tim, në fushën e drejtësisë. Mundohem të jem aktive në mbledhje, organizime e tryeza të rrumbullakëta që bëjnë shoqatat e ndryshme. Jam pjesë e shoqërisë civile në Shkodër, ku me dëshirën e mirë duke u aktivizuar ngrisim zërin për çështje që e shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Por jo vetëm në Shkodër ku unë jetoj e punoj, jam pjesë e këtyre takimeve, edhe në qytetet e tjera, dhe gjithashtu në trojet shqiptare në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni. K.Javore: A mendon se në Shqipëri shpërblehet mirë puna që bën? S.Ulqinaku: Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit nuk është se ka arritur majat në nivelin ekonomik. Avokatia, duke qenë se është profesion i lirë, pagesat janë drejtpërdrejt me klientin, pra me palën që e merr në mbrojtje. Por unë si avokate e re, nuk më takon aq shumë të flas për pagesat, pasi që jam në fillimet e mia, e familja vazhdon të më mbështesë. K.Javore: Je vajzë e re, e po ashtu beqare. Si e kalon kohën e lirë? Jetën jashtë profesionit ? S.Ulqinaku: Kohën e lirë që më mbetet pas pune, ose në ditët e pushimit, mundohem ta mirë-strukturoj, në mënyrë që të kem pak kohë për të gjithë e për gjithçka që dua të bëj. Parësorja është të kaloj kohën me familjen time, pastaj e dalura me shoqërinë më zë një pjesë të konsiderueshme të kohës sime të lirë, ashtu siç çdo bashkëmoshatari. Leximi i librave, kryesisht romaneve, që nuk kanë të bëjnë me tematikat e profesionit tim, janë pjesa e fundit që mbyll darkën time të lirë, pasi që leximi është relaksi më i mirë e më i pëlqyer për mua. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit e kyçur në projektin ndërkufitar Itali – Shqipëri – Mali i Zi

Valorizim i lokacioneve turistike në Malësi

Tuz – Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka filluar realizimin e projektit ndërkufitar Itali – Shqipëri – Mali i Zi , i cili ka të bëjë me zhvillimin e turizmit në trevën e Malësisë, përkatësisht valorizimin e lokacioneve turistike. Ushtruesi i detyrës së sekretarit për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime në Komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Emin Axhoviq, ka bërë të ditur se Komuna e Tuzit për shkak të pozicionit të saj gjeografik, programet e bashkëpunimit ndërkufitar i shikon si një mundësi të mirë ku nëpërmjet hartimeve të projekteve cilësore, të avancohen kushtet e jetës së qytetarëve të cilët jetojnë në zonat kufitare. “Falënderoj partnerët tonë nga Shqipëria dhe Italia të cilët së bashku me grupin tonë nga Komuna e Tuzit e kanë përgatitur aplikacionin cilësor të projektit nëpërmjet të cilit kanë mundësuar që të avancohen kapacitetet turistike dhe të valorizohen potencialet turistike me të cilat është e pasur Komuna e Tuzit, projekt ky i cili

34

Javore KOHA

E ENJTE, 2 GUSHT 2018

në fund do të kontribuojë në pozicionimin më të mirë të mapës turistike në rajon”, theksoi Axhoviq. Ai më tutje bëri të ditur se Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, nëpërmjet këtij projekti, kujdes të veçantë do t’u kushtojë kategorive më të prekura të shoqërisë. “Krahas valorizimit të hapësirës, do të mundësojmë që dy lokacione turistike në territorin e Tuzit të jenë të përshtatshme për personat me invaliditet dhe për të moshuarit. Ne do të kryejmë kërkimet se cilat mund të jenë ato lokacione të cilat sipas të gjitha gjasave, njëra do të jetë në Cem tek Ujëvara e cila është atraksion turistik, ndërsa tjetra në Liqenin e Shkodrës, ndoshta në Vitojë”, u shpreh Axhoviq. Ai duke parë ecurinë e frytshme të këtij projekti, shpreson se puna do të vazhdojë me të njëjtin ritëm sikurse deri më tani për të pasur një realizim sa më të suksesshëm. Ndërkohë, Axhoviq ka treguar se Komuna e Tuzit e cila planifikon themelimin e Organizatës Turistike, nëpërmjet

projektit në fjalë do të krijojë predispozitat për pajisje teknike si dhe do të arrijë trajnimin nga fusha e turizimit të arritshëm dhe të qëndrueshëm. “Përmes këtij projekti dhe bashkëpunimit me Organizatën Turistike të Podgoricës, Organizatën Nacionale Turistike të Malit të Zi dhe Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do të krijohen kushtet që zyra e cila do të vendoset të operojë në kuadër të projektit, të startojë me kapacitet të plotë në mënyrë që atraksionet turistike, të mirat kulturore dhe natyrore të Komunës së Tuzit të valorizohen nëpërmjet turizmit dhe kështu të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të Komunës”, tha Axhoviq. Këtë projekt e ka mbështetur financiarisht Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë, Itali – Shqipëri – Mali i Zi, i cili ka filluar të aplikohet që nga muaji prill i këtij viti dhe do të zgjasë deri në prill të vitit 2020. t. u.


SPORT

Federata e Futbollit të Kosovës në sulm për lojtarët e rinj

Ja lojtarët që po kërkon Kosova Shani Tarashaj ishte ftuar disa herë nga Kosova, por ai vendosi ta përfaqësojë Zvicrën. Dhe përfundimi është ky: ka luajtur një minutë me Zvicrën në një ndeshje zyrtare dhe kjo i ka mjaftuar të djegë mundësinë që të luajë për Kosovën, ku sipas cilësive që ka mund të ishte ndër më të mirët. Ky rast pritet të përdoret nga FFK-ja të bindë lojtarët e rinj nëpër Evropë se vendin e kanë në Kosovë Federata e Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, zvicerani Bernard Callandes janë hedhur në iniciativë për të bindur yjet e rinj të luajnë për Kosovën. Shani Tarashaj ishte ftuar disa herë nga Kosova, por ai vendosi ta përfaqësojë Zvicrën. Dhe përfundimi është ky: ka luajtur një minutë me Zvicrën në një ndeshje zyrtare dhe kjo i ka mjaftuar të djegë mundësinë që të luajë për Kosovën, ku sipas cilësive

që ka mund të ishte ndër më të mirët. Kanë kaluar dy vjet nga ajo minutë e luajtur me Zvicrën dhe më nuk është ftuar. Ky rast pritet të përdoret nga FFK-ja të bindë lojtarët e rinj nëpër Evropë se vendin e kanë në Kosovë. Gazeta “Koha Ditore” ka mësuar emrat që po i kërkon përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Ata janë: Mërgim Berisha (Magdeburg) - nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese; Meritan Shabani (Bayern) - nuk ka

luajtur për asnjë përfaqësuese; Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg) - nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese; Florent Hadërgjonaj (Huddersfield) – një ndeshje miqësore me Zvicrën; Shkëlqim Demhasaj (Luzern) – dy ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës; Florian Kamberi (Hibernian) - katër ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës; Albian Ajeti (Basel) – gjashtë ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës; Mirlind Kryeziu (Zurich) – një ndeshje për ekipin U20 të Zvicrës. E ENJTE, 2 GUSHT 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 2 gusht 2018

Viti XVll Numër 825 Çmimi 0,50

Festival i poezisë së sotme shqipe

ISSN 1800-5696

Adem Demaçiluftëtar i paepur i lirisë!

Intervistë me këngëtarin, kant dhe kompozitorin Korab Shaqiri


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.