Koha 826

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 gusht 2018 Viti XVll Numër 826 Çmimi 0,50

Libri, hapësira jonë e përbashkët ISSN 1800-5696

Baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Ndërthurje e bukurisë natyrore me bukurinë e vajzave


PËRMBAJTJE

8

10 “Brukselizimi” i Luginës….

“Vetting”

14

16 Verë pasive në mungesë të aktiviteteve kulturore

Pritshmëritë e mëdha nga pavarësia

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018


PËRMBAJTJE

18

20 Kronisti besnik i qytetit të ulqinit

Radioja është ajo që më krijon kënaqësinë, përfundimisht dhe përjetësisht

24

32 Duke i përkujtuar disa monumente të trashëgimisë kulturore në Ulqin KOHA Javore KOHA Javore

Tubim madhështor me vlera të larta kulturore dhe kombëtare KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Letërsia shqipe Qençe nuk Podgoricë e enjte, 12 janar 2017 Viti XV Numër 747 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Mosbesimi ndaj pakicave

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

është letërsi e

jetohet ma fuqishme

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në Kuçovë të Shqipërisë

Baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Në territorin e Shqipërisë do të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vendimi është marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior, organi kryesor për vendimmarrjen politike të NATO-s. Fjala është për shndërrimin e bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të Aleancës Atlantike. Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, përmes medias sociale. “NATO do të investojë më shumë se 50 milionë euro vetëm për pjesën e parë të projektit për bazën ajrore të Kuçovës”, ka shkruar Rama. Sipas tij, realizimi i këtij projekti, që pritet të fillojë sivjet, do ta kthejë Kuçovën, “në një bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror, trajnime dhe stërvitje të Aleancës Atlantike.” Vendimi vjen pas ofertës së Shqipërisë, pa kaluar katër muaj nga vizita zyrtare e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në SHBA, dhe oferta që ajo i bëri sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, në emër të qeverisë së Tiranës, “për eksplorimin e mundësive për një footprint të NATO-s apo të SHBA-së në Shqipëri”. Vetë ministrja Xhaçka e cilësoi të shtunën vendimin si “një vlerësim të madh të Forcave të Armatosura të

4

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Shqipërisë”. Vlerësimi mbështetet në plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që nga pjesëmarrja e forcave të saj të armatosura në strukturat e NATO-s në të gjitha angazhimet që lidhen me sigurinë, me trupa në misione në Afganistan, Letoni, Kosovë, Detin Egje, në misionet e BE-së në Mali dhe Bosnjë-Hercegovinë deri në angazhimin në luftën globale kundër terrorizmit. Përtej detyrimeve të saj si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është sot një vend që prodhon siguri në rajon dhe më gjerë. Vendimi për ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri vlerësohet të ketë përfitime shumëplanëshe. Shqipëria në territorin e saj ka tri baza ajrore operacionale: Baza Ajrore e Tiranës, ku ndodhet edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Raportimit për NATO-n. Ajo i raporton Qendrës së Sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore të NATOs, e njohur si Combined Air Operation Centre (CAOC); Baza Ajrore e Laprakës, në periferi të Tiranës, që përbëhet nga helikopterë që përdoren për transport qeveritar dhe emergjenca; dhe Baza Ajrore e Kuçovës. Avionët luftarakë sovjetikë dhe kinezë që trashëguan bazat ajrore të Tiranës dhe Kuçovës ishin kaq të vjetra dhe

jashtë përdorimit, sa vetëm para pak vitesh u bë e mundur të shiten ose për skrap ose muzeumeve. Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne. Kjo pasi kjo bazë do të ketë dy funksione: do të jetë bazë për forcat ajrore të Shqipërisë dhe bazë ajrore për NATO-n. Investimi strategjik prej 50 milionë euro vetëm për fazën e parë të projektit, flet vetë për teknologjinë dhe avionët që do përdoren. Përpos kësaj, kryemnistri Rama e sheh përfitimin edhe më tej kur shkruan se “një investim i këtyre përmasave krijon mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze ajrore me teknologjinë e fundit”. Përfitime ka edhe rajoni, për të cilin shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në një bazë ajrore të NATO-s tregon një vëmendje të shtuar ndaj rajonit, përballlimit të rreziqeve të mundshme nga përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin e saj, destabilizuar dhe nxitur konflikte. Përfitime pritet të ketë edhe Bashkimi Evropian në synimin e tij për një rajon pranë tij, si Ballkani Perëndimor, që të jetë në siguri, paqe dhe stabilitet. (DW/Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Komunës së Plavës

Shefket Jevriq zgjedhet kryetar i Kuvendit Plavë – Në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur të hënën, më 30 korrik, kryetar i Kuvendit të kësaj komune, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, është zgjedhur Shefket Jevriq, kryetar i deritanishëm i Organizatës Komunale të PDS-së së Plavës. Deri në zgjedhjen e Jevriqit për kryetar, seancën e Kuvendit e ka kryesuar këshilltari më i moshuar i përbërjes së re të parlamentit lokal, pensionisti Medo Markishiq. Shefket Jevriqin për kryetar të Kuvendit e ka propozuar këshilltarja e PDS-së, dr. Sabina Markishiq. Siç ka argumentuar, Jevriqin për kryetar e kanë përkrahur dhe përmbajtur të gjithë këshilltarët e partive që do ta përbëjnë koalicionin e pushtetit të ardhshëm. Lideri, por edhe këshilltari i Partisë Boshnjake, Damir Gutiq, ka pritur që propozuesja Markishiq më hollësisht të arsyetojë propozimin e vet, por ka shtuar se klubi i këshilltarëve të PBsë do ta mbështesë Jevriqin. “Të tregojmë dhe dëshmojmë zemërgjerësinë dhe kapacitetin tonë demokratik, me shpresë se do të arsyetojë besimin tonë dhe do të punojë e veprojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës”, është shprehur ai. Prej 26 këshilltarëve të pranishëm, për Jevriqin kanë votuar 22 sish, nga radhët e Socialdemokratëve të Malit të Zi, PB-së, PDS-së dhe Alternativa Shqiptare “Ibër Hoti”, dy kanë qenë kundër (këshilltari i Demokratëve të Malit të Zi – Marko Vukoviq dhe këshilltari i Grupit të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të Plavës – Orhan Shahmanoviq), ndërsa dy këshilltarët e PSD-së (Medo Markishiq dhe Aida Kollashinac) të përmbajtur. Pas zgjedhjes kryetar, Jevriq ka falënderuar në besimin e dhënë duke theksuar që ka nder dhe kënaqësi, si dhe obligim të madh moral dhe

politik ndaj partisë që i përket dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Plavës që të punojë dhe veprojë ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore dhe Kushtetuta. “Do të përpiqem që ky institucion të punojë në atmosferë demokratike, të nxjerrim dhe të miratojmë vendime të mira dhe kualitative për të mirën e Komunës dhe Malit të Zi. Dyert e zyrës së kryetarit të KK-së për çdokënd do të jenë gjithnjë të hapura, pa marrë parasysh çfarëdo përkatësie të tyre. Ne jemi këtu për qytetarë të cilët na kanë zgjedhur dhe kanë treguar besimin që të qeverisim në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Dëshirojmë që Plavën ta shndërrojmë në kantier dhe t’ia kthejmë shkëlqimin që dikur ka pasur. Që në Plavë të vihet, që mirë të jetohet, e që sa më pak nga Plava të shkohet”, ka theksuar ai. Në pyetjen e gazetarëve se kur do të zgjedhen dhe emërohen organet relevante të komunës, Jevriq është përgjigjur se në harmoni me parimet ligjore, në afatin sa më të shpejtë kohor do të thërrasim seancën e rregullt të Kuvendit në të cilën do të zgjedhin kryetarin e ri të komunës dhe organet

e tjera të saj. Në deklaratën për media, kryetari Jevriq ka bërë me dije se për formimin e pushtetit lokal në Plavë është lidhur koalicioni paszgjedhor në mes të Socialdemokratëve të Malit të Zi, PDS-së dhe Alternativës Shqiptare “Ibër Hoti”, e pas ca detajeve të imta që duhet t’i harmonizojnë, pritet nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit edhe me Partinë Boshnjake. Në seancën në fjalë është miratuar njëzëri vendimi për pushimin e mandatit të kryetarit të deritanishëm të KK-së, Izet Haxhimushoviq. Menjëherë pas përfundimit të seancës konstitutive, është mbajtur seanca e re, në të cilën është zgjedhur Këshilli shtat anëtarësh për zgjedhje dhe emërime, kryetare e të cilit u emërua këshilltarja e Socialdemokratëve, Sanija Srdanoviq. Pesë anëtarë të saj do të jenë nga koalicioni në pushtet, kurse dy nga opozita. Dy këshilltarët e koalicionit në opozitë, Fronti Demokratik – PSP, për shkaqe të panjohura nuk kanë marrë pjesë në seancë. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Kthehen në atdhe eshtrat e Midhat Frashërit

Vonë, por ma mirë vonë Njoftohet se qeveria shqiptare ka vendosur që eshtrat e Midhat Frashërit, njërit prej nenshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të këthehen në Atdhe nëntorin që vjen, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Ky vendim, sipas medies, është marrë bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka përshëndes këtë vendim të qeverisë së Shqipërisë, duke kujtuar, me këtë rast, Midhat Frashërin me një shkrim të përPër Koha Javore: ditësuar, kushtuar atij botuar disa vjet më parë, pikërisht me rastin e 65-vjetorit të Frank Shkreli vdekjes së tij. Më 3 tetor 1949, në hotelin “Lexington” në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë i mërguar dhe larg Atdheut, Nuk e di se sa serioze është kjo klasë Midhat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit dhe politike shqiptare për një pajtim të vërtetë nip i rilindasve Naim Frashëri dhe Sami kombëtar, pothuaj 30-vjet pas shembjes Frashëri. Unë deshta ta kujtoj atë në këtë së komunizmit, por megjithëkëtë, vendimi përvjetor, natyrisht për vetë meritat e këtij për kthimin e eshtrave të Midhat Frashërit burri të madh, trashëgimtar i familjes së në Atdhe është për t’u përshendetur, si madhe rilindase të Frashënlijve, mendimnjë hap në drejtimin e duhur. Vonë, por tarit, shkrimtarit, politikanit, dhe mbi të më mirë vonë se kurrë. At Gjergj Fishta, gjitha Shërbestarit të Shqipërisë, siç e Poeti i Kombit dhe mbrojtësi i zjarrtë i të quanin bashkohësit dhe bashkëluftarët e drejtave të shqiptarëve – i ulur aty pranë tij. Unë nuk e ndjej veten as të denjë dhe Midhat Frashërit në foton e Kongresit të as të informuar mirë që në këtë përvjetor Manastirit siç mund të shihet më poshtë të vdekjes së Midhat Frashërit, të shkru– e pyet veten: po unë çfarë të keqe i aj mbi jetën dhe aktivitetin e tij politik dhe bëra Kombit tim që më ka hedhur në har- atdhetar. Por, po e shënoj këtë përvjetor resë?! Fatkeqësisht, eshtrat e At Gjergj me një kujtim modest, në emër të disa Fishtës janë hedhur në lumë nga regjimi bashkëkombasve të mi, dikur bashkëpuni Enver Hoxhës, me shpresën se kujtimi i torë të ngushtë të Midhat Frashërit – e të tij do të zhdukej njëherë e përgjithmonë cilët nuk janë më - por të cilët i kam njonga faqet e historisë së shqiptarëve, por hur dhe me disa prej tyre kam pas fatin ka mënyra të tjera për të nderuar këtë ko- e mirë që në rininë time të punoja me ta los të Kombit Shqiptar. Fatkeqësisht, nuk tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në ekziston një vullnet i mirë për të nderuar fillim të ‘80-ave, pasi besoj se po të ishin Fishtën, por duhet të durojmë dhe t’u gjallë nuk do t’a lënin këtë rast të kalonjapim kohë, sepse siç është shprehur te pa thënë diçka për mësuesin dhe udTolstoji, “Ushtarët më të fortë në jetë janë hëheqësin e tyre të dashur. koha dhe durimi”. Prandaj them, më mirë Midhat Frashëri, si themelues dhe kryetar vonë se hiç! Pajtimi kombëtar e kërkon i Ballit Kombëtar, për ta ishte jo vetëm një udhëheqës politik, por konsiderohej një gjë të tillë. Por, sot përshëndesim vendimin e edhe si një udhëheqës shpirtëror, si një qeverisë shqiptare për të kthyer në Atd- shëmbull patriotizmi të vërtetë dhe atdhe eshtrat e Midhat Frashërit, patriotit dhe hedashurie të shëndoshë. Në ambientin personalitetit të njohur të Kombit. Dua ta e zyrës ku punoja me këta patriotë, po-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

thuaj nuk kalonte asnjë ditë që njëri ose tjetri prej tyre të mos përmendëte diçka nga kohët e vështira që kishin kaluar me Midhat Frashërin, të cilëve, si besnikë të tij që ishin, ai iu referohej atyre si “djemtë e mi”. Këta janë ndër ata që kishin ecur këmbë për këmbë me Midhat Frashërin, ose siç e quanin shpesh edhe me pseudonimin, Lumo Skendon, që për ta ishte bërë si emër i dytë i tij. “Lumua ka thënë kështu, Lumua më ka thënë këtë....”, ishte pothuaj një refren i përditshëm në bisedat me ish-kolegët e mi. Kujtimi i tij rrahte në zemërat e tyre dhe ishin të përbetuar që të ruanin kujtimin dhe porositë e tij dhe njëkohsisht të luftonin me dije e penë për të çuar në vend amanetin e Midhat Frashërit, për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri të shqiptarëve, siç thonin ata. Ata e bënë këtë, secili në mënyrën e vet, deri në fund të jetës së tyre. Ish-kolegët e mi flisnin për udhëheqësin e vet, si njërin prej tyre, i cili thonin ata, ishte i thjeshtë e i dashur me të gjithë gjithmonë me ta, gjatë luftës nepër borë e shi e të ftohtë, si në fitore ashtu edhe në humbje. Ata kujtonin arratisjen e tyre nga Shqipëria me lundër nëpërmjet Shkodrës për të shpëtuar kokën nga Enver Hoxha, kur çlirimi i vendit fatkeqësisht u zëvendësua me sundimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, i cili detyroi që shumë prej bijve më të mirë të kombit të arratiseshin e të merrnin rrugët e botës. Ata kujtonin jetën me Midhat Frashërin nëpër kampet e refugjatëve në Itali dhe gjetiu, në gjendje shumë të vështira të asaj kohe, pa mbështetje dhe pa shpresë, shpesh edhe pa ushqim të mjaftueshëm. Pasi e dinin se isha i lindur në trojet shqiptare nën-ish-Jugosllavinë, kolegët e mi më flisnin shpesh

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

se kurrë për pasionin e thellë dhe dashurinë që Midhat Frashëri kishte pasur për Kosovën dhe për trojet shqiptare në përgjithësi, theksonin ëndërrën e tij për një Shqipëri Ethnike. Megjithë humbjen politike dhe megjithë vuajtjet nepër rrugët e mërgimit, të gjithë ish-kolegët e mi, pothuaj pa përjashtim, pohonin se megjithë humbjen përballë situatës së zymtë të pasluftës si përfundim i fitores së komunizmit dhe të ndarjes së tyre me familjet që kishin lënë pas, ndonëse ata vetë kishin humbur shpresat, ishte Midhat Frashëri ai, i cili i frymëzonte ata, u jepte shpresë, u jepte forcë për të shikuar me optimizëm drejt së ardhmes. “Shpresa mbahet me punë dhe ideal”, ka shkruar Midhat Frashëri dhe pyetjes se “Cili duhet të jetë ideali ynë? , ai i është përgjigjur duke thënë se ideali ynë, “Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.” Kisha dëgjuar aq shumë prej tyre për personalitetin dhe veprimtarinë e Midhat Frashërit, si njeri dhe si një rilindas i shquar, mbi travajët e tyre gjatë dhe pas luftës, saqë pas disa viteve me ta, pothuaj e ndjeja veten si të kisha qenë pjesë e atij grupi të nderuar bashkadhetarësh, megjithse isha shumë më i ri nga mosha. Prandaj, me këtë rast dua të kujtoj Midhat Frashërin, por edhe ata që kanë qenë afër tij dhe të cilët kam pasur nderin dhe privilegjin t’i njoh për së afërmi. Pikëspari, Zonjën e nderuar Lulu Vrioni, të mbesën e Midhat Frashërit dhe për mendimin tim, ndoshta spikerja më e mirë që kam njohur unë. Talat Karagjozi, i cili më thoshte se Midhat Frashëri i kishte vdekur në duart e tija dhe kurdoherë që fliste për të, i mbusheshin sytë lotë, pasi nga ajo ditë e sot, mendohet se me të këthyer në Amerikë, Midhat Frashëri u helmua pas deklaratës që kishte bërë në radion BBC të Londrës në lidhje me formimin e lëvizjes anti-komuniste në mërgim dhe pas themelimit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, kryetar i së cilës ishte zgjedhur Midhat Frashëri. Ndër të tjerët “djem” të Midhat Frashërit të asaj gjenerate, me të cilët kam punuar, kanë qenë Xhevat Kallajxhiu, Ruzhdi Daca, Gaspër Kiçi, Bardhyl Pogoni dhe jashtë zyrës së VOA’s ishin Dr. Tako Bacaj, Ramazan

Turdiu, pastaj djemtë e profesorit dhe gjeografit të njohur dhe kartografit të parë shqiptar nga Kosova, Ahmet Gashit - autorit të parë të gjeografisë së Shqipërisë më 1935 -- vëllëzërit Dr. Faton Gashi dhe Prof. Luan Gashi i Lidhjes Kosovare, jeta e të cilëve ishte plot veprimtari patriotike dhe kontribute edhe për vendin e adoptuar, Amerikën - njëri mjek i dalluar e tjetri profesor i shkencave politike, e i cli njihej si profesor që adhurohej shumë nga studentët e tij universitarë amerikanë. Kujtimet e këtyre ish-kolegëve e miqve të mi për Midhat Frashërin - ish-udhëheqsin dhe mësuesin e tyre - janë bërë tani edhe pjesë e kujtimeve të mia, përshtypje të cilat i kujtoj me nderim në këtë 65- vjetor të vdekjes së Midhat Frashërit, djalit të Abdyl Frashërit dhe nipit të Naimit dhe Sami Frashërit. Ishin këta ish kolegë të mi gazetarë, të cilët çdo ditë dhe në çdo moment, profesionin e tyre përpiqeshin ta merrnin tepër seriozisht. Ishin të “shkollës së vjetër”, ashtu siç i donte dhe siç i kishte mësuar Midhat Frashëri, i cili rolin e gazetarit e kishte çmuar shumë, duke thënë se gazetarët duhet të jenë “njerëz të idealit” dhe “me ndërgjegje të lartë kombëtare”. Shtypi, ka shkruar ai, duhet të jetë “kopshti i një jete morale, shkolla e së vërtetave politike dhe shoqërore, predikimi për zhvillimin mendor dhe shpirtënor, e një disipline vullnetare, e një rregulle të inspiruar prej amorit dhe dashurisë, duke kuptuar drejt dhe vërtet interesin tënd”. Ideja e tij ishte se shtypi i lirë që do t’i shërbente interesave të kombit dhe të shoqërisë duhej “të drejtohet nga njerëz të zotë dhe profesionistë”, duhej të jetë, sipas Midhat Frashërit, në “Duar të dënja, në njerëz të zotë, të pajisur me cilësi dhe virtute të nalta”. Në fjalimin e tij të famshëm në BBC e Londrës, në vjeshtën e vitit 1949, Midhat Frashëri iu drejtua shqiptarëve kudo që ishin duke paralajmëruar se kombi shqiptar po e kuptonte më në fund se çfarë kishte sjellur fitorja e komunizmit në Shqipëri, duke thënë se, “Kadalë, kadalë raca Shqiptare, ajo racë së cilës nuk i mungon asnjë virtyt njerëzor, ajo racë që vuan por edhe që ndjen, që ofshan por që edhe shpreson dhe nuk harron, ajo racë themi, filloi të shohë të vërtetën, të shohë rrezikun edhe fatkqesinë, në të cilën e hodhën matrapazët komunistë. Po i çilte sytë dhe po e mprehte vullnetin e saj”. Ai e pat përfunduar fjalimin e tij duke shprehur shpresën se të gjithë shqiptarët do ta kenë shpirtin dhe mendjen gjithmonë për të mirën e Shqipërisë. “Kjo”, ka thënë ai, “është lutja jonë ndaj Zotit të Madh dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

lusim që gjithnjë Shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë Shërbëtorët e Shqipërisë.” Fatkeqsisht, ky trashëgimitar i denjë i Rilindjes kombëtare – jo vetëm që në Shqipërinë e tij të dashur nuk konsiderohej si Shërbestar i Atdheut, por përkundrazi, historia komuniste e ka etikuar atë gjithnjë duke e njollosur si “reaksionar”, madje edhe “tradhëtar” të kombit. E cilin? Midhat Frashërin, djalin e Abdyl Frashërit! Midhat Frashëri i Kongresit të Manastirit ku së bashku me At Gjergj Fishtën vendosën themelet e alfabetit shqip! Midhat Frashërin i Konferencës së Paqes në Paris edhe aty së bashku me At Gjergj Fishtën e Mons Bumçin për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Midhat Frashërin i cili me fjalime e shkrime, nepër konferenca ndërkombëtare dhe me deklaratat e tija në gjuhë të ndryshme, me fanatizëm ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar! Shpresojmë që kjo të ndryshojë me kthimin e eshtrave të tij Shqipëri. Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike të kombit, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Historia e vërtetë shqiptare do ta thotë fjalën e fundit. Kjo është arsyeja pra që Midhat Frashëri meriton të kujtohet gjithmonë dhe nga të gjithë shqiptarët kudo, pa marrë parasysh ndryshimet në pikëpamjet politike dhe ideologjike midis tyre. Në këtë rast, po të mund të fliste, Midhat Frashëri do t’i këshillonte shqiptarët se ka ardhur koha për “të përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”, ashtuqë në fund ata të fitojnë luftërat që e presin kombin, për realizimin e një jet më të mirë për brezat e ardhshëm. Mjaft me mëkatet që u janë bërë patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta! Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Shpresojmë që vendimi i qeverisë shqiptare për të kthyer në Atdhe eshtrat e Midhat Frashërit, të jetë fillimi i një rishikimi të historisë dhe i rivelerësimit të kontributit që kanë dhënë për Kombin shqiptar, patriotët shqiptarë si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta. Është një vendim i mirëpritur, ndonëse i vonuar, por më mirë vonë se kurrë! E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Dialogu final Prishtinë-Beograd

“Brukselizimi” i Luginës….

Për Koha Javore:

Sevdail Hyseni

Dialogu i Brukselit, në fazën finale të tij, në mes Prishtinës e Beogradit, ka vënë në qarkullim sloganet politike: “Veriu për Luginën”, “Reciprocitet”, “Ndarje”, “Bashkim”, “Shkëmbim territoresh”, “Korrigjim kufijsh” etj, duke përfshirë nismën preshevare “Lugina do zgjidhje” dhe “Deklaratën” e këshilltarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për kyçjen e Luginës në procesin e bisedimeve ndërkombëtare. “Brukselizimi” i Luginës, gjithashtu ka vënë në siklet Prishtinën e Beogradin, por jo edhe Bashkimin Evropian, i cili është mësuar me lojën e litarit “tërhiq e mos këput”, në mes presidentëve aktualë: Thaçi-Vuçiq, për t’i minimizuar marrëveshjet e firmosura teknike deri tani, për t’i kthyer proceset e deritashme në pikën “zero”! Që nga viti 2011, kur ka filluar pro-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

“Brukselizimi” i Luginës, është një hap përpara drejt vetëdijesimit të faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, për korrigjimin e një të kaluare të errët e të dhembshme nëpër të cilën ka kaluar kjo krahinë shqiptare, e cila, mjerisht edhe sot është e shtrënguar të privohet nga të drejtat themelore njerëzore, për të mbetur gjallë në tokat e veta, të trashëguara nga baballarët e tyre etnikë në jug të Serbisë

cesi për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Lugina e Preshevës, nuk ka qenë në agjendën e bisedimeve, bile nga palët negociuese është tërhequr vërejtja për mosaktualizimin e një procesi, i cili nuk është në rend për diskutim. Mirëpo, pas 7 vjet bisedimesh midis Beogradit dhe Prishtinës, në prani të Bashkimit Evropian, doli në sipërfaqe problemi i Luginës së Preshevës, që kërkon zgjidhje në dy fronte: në drejtim të Beogradit me planin 7 pikësh të palës shqiptare dhe me Deklaratën politike të këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, që kërkojnë Reciprocitet me veriun e Kosovës. Pavarësisht këtyre sloganeve politike, Lugina e Preshevës, do të shtrohet për diskutim në dialogun e Brukselit e si do të pritet kjo nga pala kundërshtare mbetet të shihet sipas

urtisë popullore: “Nxjerr një kashtë, dalin gjashtë!”. Si do që të jetë mesazhi përmbyllës i Marrëveshjes Paqësore të Brukselit 2018, shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të qëndrojnë ashtu siç dinë e si munden, në vatrat e tyre stërgjyshore, duke kujtuar me hidhërim vendimet Berlinit të vitit 1878, kur tokat shqiptare deri te Molla e Kuqe përtej Nishit, mbetën me Serbi, ashtu siç vazhduan të mbesin edhe me Vendimet e Londrës, të vitit 1912, kur Kosova mbeti nën Serbi, të gjitha këto duke u legjitimuar nge Vendimet e Parisit, të vitit 1919, si dhe duke u kurorëzuar me vendimet e Beogradit të vitit 1953, kur Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbetën me Serbi, të cilat edhe sot administrohen nga Beogradi, me qendra rrethi në Jabllanicë dhe Rrethi i Pçinjit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Duke i parë dhe përjetur dhembshëm vendimet e padrejta të fuqive të mëdha, gjatë historisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk presin shumë nga proceset e Brukselit, duke vazhduar rrugën në kërkim të realizimit të vullnetit të tyre historik e politik, pa humbur shpresat te Tirana dhe Prishtina, për mbështetje morale, vëllazërore e kombëtare. “Brukselizimi” i Luginës, është një hap përpara vetëdijesimit të faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, për korrigjimin e një të kaluare të errët e të dhimbshme nëpër të cilën ka kaluar kjo krahinë shqiptare, e cila, mjerisht edhe sot është e shtrënguar të privohet nga të drejtat themelore njerëzore, për të mbetur gjallë në tokat e veta, të trashëguara nga baballarët e tyre etnik në jug të Serbisë. Kjo krahinë shqiptare e njohur herë

Kjo krahinë shqiptare e njohur herë si Kosovë Lindore e herë si Luginë e Preshevës, për të mos thënë Serbi jugore, ka mbajtur me sukses një Referendum, të vitit 1991, për të bashkuar me Kosovë, pastaj ka zhvilluar një luftë çlirimtare dhe ka arritur një Marrëveshje Paqësore të Konçulit, në vitin 2001, si dhe ka nxjerr një Platformë politike në vitin 2006 dhe disa deklarata politike deri këtë vit 2018, për të gjetur një zgjidhje për Luginën e Preshevës, ashtu siç e dëshiron vullneti politik i qytetarëve të saj

si Kosovë Lindore e herë si Luginë e Preshevës, për të mos thënë Serbi jugore, ka mbajtur me sukses një Referendum, të vitit 1991, për të bashkuar me Kosovë, pastaj ka zhvilluar një luftë çlirimtare dhe ka arritur një Marrëveshje Paqësore të Konçu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

lit, në vitin 2001, si dhe ka nxjerr një Platformë politike në vitin 2006 dhe disa deklarata politike deri këtë vit 2018, për të gjetur një zgjidhje për Luginën e Preshevës, ashtu siç e dëshiron vullneti politik i qytetarëve të saj. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

“Vetting” Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

‘Vet’ është tkurrje figurative e veterinarit, që filloi të përdorej në mesin e shekullit të 17-të. Veterinerët ato kohëra, por edhe sot, trajtonin edhe njerëz. Forma e fjalës, që do të thotë “trajtim i një kafshe”, erdhi disa deka-

10

Me dashje ose jo, Shqipëria sot është përfshirë nga një ‘vetting’. Pas g vendi nuk del dot nga bataku ku ka rënë. Kërkesa është e hapur; duhe da më vonë. Sipas fjalorit anglisht të Oxfordit, përdorimi më i hershëm i fjalës ‘vetting’ i përket vitit 1891 dhe përdorej kryesisht në kontekst të kalërimit. (Ai e verifikoi kalin para garës”, ose “duhet ta verifikosh atë

kalë para se të garojë”, etj.) Në fillim të viteve 1900, ‘vetting’ filloi të përdorej si sinonim për “vlerësim”, veçanërisht në kontekstin e kërkimit të gabimeve. Një personazh i Rudyard Kipling thotë për një batalion

Gazetari William Safire fillimisht u përpoq t’i bëjë një ‘vetting’ kolonës së tij “On Language” në vitin 1980. Në përgjigje të një ankese të një lexuesi se revista “Newsweek” e kishte përdorur fjalën ‘vetting’ dy herë brenda dy javësh, Safire vuri në dukje se disa fjalorë e kanë atë dhe se britanizmi është në modë në përdorim në Amerikë sot. Ai i kushtoi një kolonë të dytë kësaj fjale në vitin 1993, duke thënë se shprehja është e saktë për përdorim në anglishten e Amerikës. Që nga ajo kohë, gazeta New York Times filloi ta përdorte shprehjen më shpesh, veçanërisht në lidhje me të emëruarit e presidentit të atëhershëm Bill Klinton për poste publike, të cilëve u duhej të kalonin në një proces ‘vetting’ a verifikimi

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

gati 30 vjetësh vëzhgimi e ndihmash, Perëndimi më në fund vendosi se me sistemin e korruptuar juridik, en njerëz të përshtatshëm, të përkushtuar për të bërë më shumë se po bëjnë tani, dhe të vjedhin aspak ushtarësh - Kjo është turma jonë ... Ata janë verifikuar (vetted), dhe tani po i shpërndajnë nëpër postet e tyre. Përmes dekadave të fillimit të shekullit të 20-të, fjala ‘vetting’ ishte kryesisht një britanizëm dhe u bë mjaft e përhapur gjatë viteve 1930, veçanërisht për të treguar ekzaminimin e kandidatëve për pozita ushtarake, si dhe inspektimin e dorëshkrimeve ose fjalimeve para se të bëheshin publike. Gjatë dy dekadave të ardhshme, shprehja ‘vetting’ kaloi Atlantikun, duke mbërritur në Amerikë. Revista “Time” në Nju Jork e përdori fjalën ‘vetting’ për ‘verifikim’ për herë të parë në vitin 1945, por vetëm në kontekstin e një citimi nga libri “The Anatomy of Courage”. Pastaj po kjo revistë më 1959 e përdori fjalën ‘vet-

ting’ në një artikull mbi zgjedhjen e një drejtori të ri për Filarmoninë e Los Anxhelosit, ‘Vetting’ shfaqet edhe një herë në vitet 1960, dhe pastaj disa herë në vitet 1980. Gazetari William Safire fillimisht u përpoq t’i bëjë një ‘vetting’ kolonës së tij “On Language” në vitin 1980. Në përgjigje të një ankese të një lexuesi se revista “Newsweek” e kishte përdorur fjalën ‘vetting’ dy herë brenda dy javësh, Safire vuri në dukje se disa fjalorë e kanë atë dhe se britanizmi është në modë në përdorim në Amerikë sot. Ai i kushtoi një kolonë të dytë kësaj fjale në vitin 1993, duke thënë se shprehja është e saktë për përdorim në anglishten e Amerikës. Që nga ajo kohë, gazeta New York Times filloi ta përdorte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shprehjen më shpesh, veçanërisht në lidhje me të emëruarit e presidentit të atëhershëm Bill Klinton për poste publike, të cilëve u duhej të kalonin në një proces ‘vetting’ a verifikimi. Me dashje ose jo, Shqipëria sot është përfshirë nga një ‘vetting’. Pas gati 30 vjetësh vëzhgimi e ndihmash, Perëndimi më në fund vendosi se me sistemin e korruptuar juridik, vendi nuk del dot nga bataku ku ka rënë. Kërkesa është e hapur; duhen njerëz të përshtatshëm, të përkushtuar për të bërë më shumë se po bëjnë tani, dhe të vjedhin aspak. Duhen njerëz që ta kuptojnë drejtësinë ashtu siç është, e drejtë, sepse nëse nuk janë shumë të mëdhenj për vendin që zënë, ata janë shumë të vegjël për ‘të, dhe duhet të ikin. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Të kontrollosh burimin (2)

Studimet më inte median digjitale g

Monika Shoshori Stafa I treti studim quhet “Ekspozimi selektiv ndaj dezinformimit: Raste prej konsumimit të lajmeve të rreme gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 në SHBA”. Duke folur për lajmet e rreme, ne ende nuk jemi në gjendje të njohim ata, të cilët i duan këto lajme apo kategoritë që ata zgjedhin t’i publikojnë, pra ata individë, të cilët ndërtojnë shpesh faqe interneti kryesisht me lajme të rreme. Ky lloj studimi, ofron informacione të reja për të dyja frontet. Janë tre akademikë, Andrew Guess, Brendan Nyhan dhe Jason Reifler, ata të cilët shqyrtuan dy burime të dhënash: i pari, i cili është bazuar në rezultatet e një studimi online të marrë nga një kampion kombëtar, përbërë nga 2,525 amerikanë dhe i dyti, i cili u bazua në të dhënat që u mblodhën prej trafikut të internetit të grumbulluara nga kompjuterët e tyre, në javët para dhe menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2016. Studimi i tyre solli një grup detajesh mjaft interesante. P.sh., një në katër persona të rriturish, e vizitonin një faqe interneti me lajme të rreme, shumica ishin mbështetës të Donald Trump dhe kërkonin përmbajtje lajmesh proTrump. Rreth 15% e mbështetësve të Hillari Klintonit, lexonin të paktën një artikull nga një faqe interneti me lajme pro-Klinton. Interesante ishte se gjetjet sugjeronin që “konsumi i lajmeve të rreme duket të jetë një plotësim më shumë se një zëvendësim i një lajmi të besueshëm apo jo. Pra, leximi i këtyre lajmeve prej faqeve që përhapin fake

12

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

news, nuk ndikon për të dhënë më shumë shpjegime për lajmet më të rëndësishme të ditës. Vizita, sipas studimit, në faqet e lajmeve të rreme janë më të lartat në mesin e njerëzve që konsumojnë lajme të rëndësishme të ditës dhe nuk zvogëlohen në mënyrë të matshme në mesin e individëve më të informuar politikisht. Po ndërkohë çfarë bëhet në lidhje me përpjekjet për kontrollimin e fakteve? A kanë arritur të shkojnë deri tek konsumatorët e lajmeve të rreme? Mbështetur në këtë studim, pohohet se kjo gjë nuk është mundur të arrihet ende. Studimi i katërt: “Populizmi, gazetaria dhe kufijtë e refleksivitetit: rasti i Donald J. Trump”. Akademikët dhe gazetarët kanë vlerësime të ndryshme për rolin që luajti media në mbërritjen e Donald Trumpit në presidencën amerikane. Ky punim ofron njohuri të rëndësishme dhe interesante në atë se si gazetarët vlerësojnë punën dhe gabimet e tyre për këtë çështje. Autorët shkruajnë se është e rrezikshme të pranosh se si gazetarët kanë kontributin e tyre parësor në suksesin e Trump. Michael McDevitt dhe Patrick Ferrucci janë profesorët, të cilët udhëhoqën një analizë tekstuale duke krahasuar diskursin e studiuesve dhe profesionistëve të lajmeve në ditët postzgjedhore të vitit 2016. Ata analizuan komentet e 86 akademikëve të cilët kontribuuan në një vëllim të titulluar: “Analiza zgjedhore në SHBA viti 2016: Media, votuesit dhe fushata elektorale”, realizuar nga Universiteti

Shumë hulumtime interesante akademike janë duke u kryer në mediat digjitale, por a ka njerëz vullnetmirë për t’i lexuar gjithë këto revista shkencore?

Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar. Ata, gjithashtu, shqyrtuan 212 artikuj të botuar në gazetat kryesore të vendit, të cilat kishin diskutuar rolin e shtypit në zgjedhje. Gazetarët dhe kolumnistët argumentuan se një mori faktorësh kontribuuan në suksesin e Trump, ndërkohë që akademikët në masë të madhe këtë sukses ia kredituan plotësisht mediave. Gjatë diskursit gazetaresk është pohuar se fitorja e Trump ndodhi për shkak të analfabetizmit mediatik të publikut; shumimit të mediave sociale, të cilat përhapnin lajmin e rremë dhe lejimin e flluskave të pafiltruara; dhe në fund dështimi i shtypit për të kuptuar thellësinë e zemërimit të votuesve. Studiuesit e shikonin ngritjen e Trump si të parashikueshëm, duke njohur anësitë politiko -historike të shtypit; keqkuptimet e gazetarëve mbi termin “publik” dhe “populizëm” si dhe kushte e skajshme ekonomike në të cilat bëhet sot gazetaria. Studimi i pestë: Audienca e kuantifikuar në prodhimin e lajmeve: Një sintezë dhe axhendë kërkimore. Ky studim shqyrton se si fokusi në rritje i redaksive në thithjen e audiencës ka ndikuar në prodhimin e lajmeve. Rodrigo Zamith shqyrton ndikimet në pesë fusha kryesore duke përfshirë përmbajtjen e lajmeve, etikën në media dhe sjelljen e mirë në redaksi. Ai sugjeron

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

eresante në gjatë vitit 2018 se po hyjmë në një valë të tretë të racionalizimit të asaj çfarë publiku do, si një vazhdim i shtysave që kanë nisur që në vitet 1930 dhe 1970; përdorimi i metodave shkencore dhe inovacionet teknologjike janë ato që do mund të përcaktojnë më mirë preferencat dhe sjelljet e audiencës. Prof. Zamith,

gjithashtu, ka ngritur ndër të tjera edhe shumë pyetje, të cilat studiuesit ende nuk i përgjigjen p.sh., gazetarët që mbështeten më shumë në analiza, a e shohin audiencën e tyre më pak apo më shumë inteligjente, pjesëmarrëse, racionale, të arsyeshme apo të zhytur në mendime? Të gjitha këto

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

detaje analitike dhe shumë pikëpyetje sa i përket gazetarisë së sotme dhe se çfarë mund të mësojmë më shumë duke iu referuar bazave të saj në vitet ‘30-’70 janë pikërisht këto hulumtime anketore shkencore që do të mund të na elaborojnë më tepër njohuritë mbi këtë fushë. (fund)

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët dhe pluralizmi politik në Mal të Zi (2)

Pritshmëritë e mëd Aprovimi i infrastrukturës zgjedhore në vitin 1998, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të partive shqiptare dhe me krijimin e nënzonës zgjedhore për shqiptarët, u mundësoi atyre përfaqësim pohuaj adekuat të interesave të tyre politiko-ekonomike nga përfaqësuesit e tyre legjitimë, pasi Ligji mundësonte fitimin e pesë mandateve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) S’ka dyshim se edhe koha në vijim do të tregojë të arriturat dhe arsyeshmërinë e krijimit të saj. Ndërkaq, në fund të vitit 2000 Kuvendi i Malit të Zi aprovoi Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, pra edhe flamurit shqiptar. Ky ligj, edhe pse ishte më shumë restriktiv sesa lejonte përdorimin e simboleve kombëtare, ktheu pas afro njëzet viteve të drejtën e përdorimit të flamurit dhe simboleve kombëtare dhe paraqet avancimin e parë në korpusin e lirive dhe të drejtave politike të pakicave kombëtare në Mal të Zi, ndonëse përderisa ai mos të valëvitet lirë në të gjitha institucionet e instancave shtetërore ku banojnë shqiptarët, së paku ku ata janë shumicë, nuk mund të flitet për përdorimin e lirë të tij, as sot e kësaj dite. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Mali i Zi së bashku me Serbinë kishin krijuar shtetin e përbashkët ku natyrisht serbët ishin shumicë. Elementi serb gjithnjë e më tepër bëhej mbisundues dhe kërkonte hapësirë për t’u bërë dominues në të gjitha segmentet e jetës shoqërore-politike. Kështu lindi ideja e popullit malazez për krijimin e shtetit të pavarur të Malit të Zi, lindi dëshira e kthimit të shtetësisë së humbur nëntë

14

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

dekada më parë, mu atëherë kur Mali i Zi kishte përfunduar okupim-aneksimin e trojeve shqiptare të Shqipërisë Veriore. Kjo nuk ishte e lehtë pasi elementi serb po fuqizohej gjithnjë e më shumë. Përkrahësit e pavarësisë së Malit të Zi e dinin se pa pakicat josllave në Mal të Zi, kjo ide nuk mund të realizohej. Pavarësia e Malit të Zi u konvenonte shqiptarëve për shumë arsye. Së pari, Kosova ishte në rrugë të mbarë për shpalljen e pavarësisë, pastaj me mbetjen në shtetin e përbashkët Serbi-Mali i Zi, shqiptarët do të mbeteshin në minorancë edhe më të madhe, në një shtet hegjemonist serb do të kishin më pak ndikim në vendimmarrje, mundësia e avancimit dhe e plotësimit të të drejtave legjitime të identitetit të tyre kombëtar dhe lirive e të drejtave ekonomiko-politike, praktikisht do të vështirësohej. Në të kundërtën, ndarja nga Serbia do të thonte mundësi më e madhe e realizimit të synimeve të përmendura. Kjo pikëpamje dhe ky qëndrim sigurisht se për momentin ishte praktik, ndërkaq sa i arsyeshëm ishte politikisht, çfarë kanë fituar dhe çfarë kanë humbur shqiptarët në Mal të Zi si dhe pasojat eventuale të mundshme do t’i tregojë koha dhe brezi i ardhshëm do t’i gjykojë. Po ashtu edhe orientimet politike të deklaruara të partive përkrahëse të pavarësisë e në veçanti të partisë në pushtet, të cilat në fushatën për referendum, përafërsisht shpreheshin: “Republika e Malit të Zi, shtet i pavarur me subjektivitet të plotë juridiko-ndërkombëtar, do të ndërtohet si shtet i qytetarëve, si shoqëri multietnike, mul-

tikulturore dhe shumëkonfensionale e bazuar në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të drejtave të veçanta të pakicave, bazuar në principet e demokracisë parlamentare, sundimit të së drejtës, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe ekonomisë së tregut” (më vonë kjo u bë deklaratë zyrtare e Kuvendit të Malit të Zi), patën ndikim në përkrahjen e pavarësisë së Malit të Zi nga populli shqiptar në Mal të Zi: pritshmëria ishte e madhe. Për këto arsye apo edhe ndonjë tjetër,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dha nga pavarësia partitë politike dhe populli shqiptar në përgjithësi u rreshtuan në krah të atyre partive politike dhe asaj pjese të popullsisë së Malit të Zi që përkrahenin pavarësinë e Malit të Zi dhe shkëputjen nga Serbia. Por as kësaj radhe partitë politike shqiptare nuk ishin unike në qëndrime për këtë çështje, edhe pse ishin rreshtuar në të njëjtin krah. Unioni Demokratik i Shqiptarëve iu bashkua partive malazeze të cilat përkrahnin pavarësinë e Malit të Zi apo Bllokut të Pavarësisë, të cilat më 28 mars 2006 nënshkruan Marrëveshjen për pjesëmarrjen e përbashkët në fushatën në referendumin për statusin shtetëroro-juridik të Malit të Zi, sipas së cilës të gjithë nënshkruesit do të krijojnë një pol të përbashkët mediatik për sensibilizimin e popullatës dhe përgatitjen e referendumit, pa asnjë kusht plotësues. Ndërkaq Lidhja Demokratike në Mal të Zi u shfaq si subjekt në vete, po

Më 21 maj 2006, krahu i pavarësisë së Malit të Zi, në të cilin bënin pjesë edhe shqiptarët, fitoi minimumin e duhur – 55.5% dhe kështu Mali i Zi u shkëput nga Serbia, shpalli pavarësinë duke ua kthyer kështu malazezëve shtetësinë e humbur më 1918 dhe shqiptarëve shpresën e madhe të jetësimit të të drejtave dhe lirive qytetaro-kombëtare

ashtu pro pavarësisë së Malit të Zi, e cila në fushatën para mbajtjes së referendumit promovonte kërkesat e shqiptarëve për realizimin e aspiratave të tyre: plotësimin e të drejtave legjitime të identitetit kombëtar, lirive dhe të drejtave të pakicave, shfrytëzimin e resurseve natyrore në trojet shqiptare dhe krijimin e kushteve për zhvillim adekuat ekonomik dhe mirëqenie sociale. Pra, edhe në këtë rast, si edhe në rastin e krijimit të Ministrisë për Popujt Pakicë, partitë shqiptare nuk patën qëndrim të përbashkët.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Është shumë e rëndësishme të theksohet se dhjetë ditë para mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, Kuvendi i Malit të Zi aprovoi Ligjin mbi të drejtat dhe liritë e pakicave (i ndryshuar dhe i plotësuar më 9 dhjetor 2010), i cili më përafërsisht i identifikonte të drejtat e përmendura. Ky ligj, përkundër mangësive në përmbajtje, sado kudo paraqet një hap para në plotësimin e kërkesave të shqiptarëve, por fatkeqësisht falë “rehatisë” së përfaqësuesve shqiptarë në organët ligjvënëse dhe zbatuese nuk po gjen përjetësim as aq sa ai ligj lejon. Referendumi, përkundër praktikës 50% + 1, kishte përcaktuar norma të forta për arritjen e qëllimit të pavarësisë pasi ishte caktuar se vetëm në rast se 55% të votueseve votojnë pro pavarësisë, Mali i Zi do të fitojë pavarësinë. Përfundimisht, më 21 maj 2006, krahu i pavarësisë së Malit të Zi, në të cilin bënin pjesë edhe shqiptarët, fitoi minimumin e duhur – 55.5% dhe kështu Mali i Zi u shkëput nga Serbia, shpalli pavarësinë duke ua kthyer kështu malazezëve shtetësinë e humbur më 1918 dhe shqiptarëve shpresën e madhe të jetësimit të të drejtave dhe lirive qytetaro-kombëtare. Siç shihet nga rezultati, shqiptarët luajtën rol të rëndësishëm, madje vendimtar në krijimin e shtetit të pavarur të Malit të Zi dhe me të drejtë shpresonin se në shtetin e pavarur do t’i arrinin më lehtë e më shpejt synimet e tyre për avancimin e të drejtave dhe lirive civilo-politike dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Por siç do të shohim më poshtë, shqiptarët përsëri mbeten të zhgënjyer, për të mos thënë të tradhtuar. (vijon) E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Jeta kulturore në Malësi lë për të dëshiruar

Verë pasive në mungesë të aktiviteteve kulturore Toni Ujkaj Në të gjitha vendet e zhvilluara ose ato qytete që e kanë parësore emancipimin e gjithanshëm, në agjendën e aktiviteteve të tyre vjetore një vend të posaçëm e zë jeta kulturore dhe shkencore në vend. Por, jo të gjitha vendet e gëzojnë këtë fatmirësi që të shijojnë jetën kulturore nëpërmjet formave të ndryshme. Ne në Malësi, fjala vjen, nuk mund të themi se jetojmë një jetë kulturore sikurse vendet e tjera, ngase jeta kulturore këtu mungon dukshëm dhe sigurisht se le për të dëshiruar. Adhurues të fjalës së shkruar, të teatrit, të kinematografisë dhe të kulturës në tërësi nga Malësia, për të parë teatër ose për të parë një film në kinema, “detyrohen” t’ia mësyjnë shtetit tonë fqinj, përkatësisht qytetit më të afërt, Shkodrës ose dhe qytetit të Ulqinit ku vetëm pak kilometra na ndajnë nga këto dy qytete, por në aspektin e zhvillimit kulturor, ndjehesh sikur Malësinë nga këto dy vende e ndan një oqean i tërë. Po të zgjedhësh të kalosh një mbrëmje të nxehtë verore në Shkodër, padyshim se do të kesh me çfarë

16

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

të zbavitesh, do të kesh ku të shikosh kinema, teatër, mbrëmje autoriale me shkrimtarë e ngjarje të ngjashme. Po kështu edhe nëse zgjedhim ta vizitojmë Ulqinin, do të shijojmë një ditë ndryshe nga ditët e zakonshme rutinë që kemi ne në Malësi. Në Ulqin, përgjatë gjithë muajit qëndron i hapur festivali “Skena Verore”, i cili do të ofrojë programe të ndryshme kulturore për të gjithë adhuruesit e kulturës e që sivjet shënon 30 vjetorin e tij. Po në këtë qytet para pak ditësh u mbajt edicioni i 26-të i manifestimit letrar “Kalimera Poetike”, një ngjarje elitare kulturore nga e cila ke se çfarë të marrësh. Por jo vetëm kaq, në të njëjtin qytet u hap edicioni i 18-të i Panairit të Librit i cili qëndroi i hapur deri dje në mbrëmje më 8 gusht, në të cilin morën pjesë rreth pesëdhjetë botues. Por, një fat të tillë nuk mund të thuhet se e gëzojmë ne në Tuz. Fatkeqësisht, adhuruesit e kulturës dhe njerëzit e emancipuar, qofshin vendas ose të huaj që iu bie rruga të ndalojnë në Tuz, ata s’ kanë se çfarë të shikojnë këtu, sidomos në këtë

kohë vere e cila në këtë vend është totalisht pasive. Ata nuk kanë ku të shijojnë teatër, kinema apo ngjarje të tjera kulturore siç janë mbrëmjet autoriale, ekspozitat artistike, etj. Të vetmen gjë që ata mund të shijojnë në çdo kohë janë kafenetë të cilat janë të mbipopulluara gjatë gjithë kohës, mbrëmjet e zhurmshme muzikore të cilat aty- këtu i organizon ndonjë këngëtar, zhurmën e automjeteve të cilët e shkaktojnë disa që s’ kanë sesi ta kalojnë kohën ndryshe përveç të sillën rreth e rrotull ose vetëm mund t’ju bashkëngjitën disa grupeve të rinjsh të cilët pothuajse çdo natë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit tubohen nëpër lagje të qytezës, vetëm për të prishur qetësinë publike, duke bërë zhurmë, duke konsumuar cigare e alkool e duke përdorur shpeshherë reciprokisht një zhargon komunikues tejet arrogant, fyes e degradues. Për fat të keq kjo është situatë e dhembshme por e vërtetë. Të ndodhur në këtë situatë të zymtë në mungesë të aktiviteteve kulturore nga viti në vit, nuk mund të themi se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

fati po buzëqesh në favorin tonë, në favor të të rinjve të cilët kanë më nevojë se askush dhe askurrë më parë, që të kenë një institucion të mirëfilltë të kulturës, një teatër, bibliotekë qyteti, kinema, etj, që të kenë se ku të jetojnë jetë kulturore, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ecim drejt emancipimit dhe drejt integrimit me pjesëtarë të popujve të tjerë. Në të kundërt, kështu siç qëndron situata prej shumë vitesh pa asnjë ndryshim pozitiv, nuk kemi sesi të ecim para dhe paralel me botën e civilizuar, me botën kulturore dhe akademike, por do të mbetemi “injorantë” për të cilët çdokush, çdo vend i zhvilluar, do të ndjejë keqardhje, për ne dhe për “primitivizmin” që na ka mbërthyer dhe nuk na lë të ecim përpara prej dekadash. Për krijimin e kësaj situate, nuk duhet ta gjejmë fajin vetëm te vetja jonë, sepse objektivat madhore nuk mund të arrihen individualisht, por vetëm kolektivisht. Në radhë të parë, nismat për përmirësimin dhe avancimin e jetës kulturore dhe shkencore në Malësi, duhet t’i ndërmarrë admin-

Të vetmen gjë që ata mund të shijojnë në çdo kohë janë kafenetë të cilat janë të mbipopulluara gjatë gjithë kohës, mbrëmjet e zhurmshme muzikore të cilat aty- këtu i organizon ndonjë këngëtar, zhurmën e automjeteve të cilët e shkaktojnë disa që s’ kanë sesi ta kalojnë kohën ndryshe përveç të sillën rreth e rrotull ose vetëm mund t’ju bashkëngjitën disa grupeve të rinjsh të cilët pothuajse çdo natë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit tubohen nëpër lagje të qytezës, vetëm për të prishur qetësinë publike

istrata lokale (Komuna) e cila do të duhej të nxiste dhe të mbështeste aktivitete kulturore gjatë sezonit veror, gjë që deri më tani nuk e ka bërë. Për të zbutur këtë mungesë të aktiviteteve kulturore në Malësi, nevojitet gjithashtu edhe angazhimi i përfaqësuesve politikë, cilësdo parti që t’i takojnë, pasiqë ata duhet të mendojnë për interesa të përgjithshme të popullatës dhe të punojnë për mirëqenien e saj sepse falë tyre janë në poste përkatëse. Por, edhe angazhimi i sektorit civil në këtë drejtim

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

është më se i domosdoshëm, edhe pse nismat eventuale të tyre nuk të japin shumë shpresë, duke parë që veprimtaria e tyre në këtë vend, ka kohë që është “ngrirë” dhe nuk duket asgjëkundi. Në këtë kuadër, vetëm me preokupimin e të gjithëve, me nisma dhe ide konkrete, do të mund të arrinim rezultate të kënaqshme në këtë drejtim, përndryshe do të stagnojmë edhe më tutje kështu siç jemi, dhe do t’ ua kemi lakmi dhe zili vendet e tjera të cilat ecin para nga dita në ditë. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Kronisti besnik i qytetit të ulqinit (Ismet Karamanaga, U LQI N I FLO R I N I-portrete, in memoriame”, Ulqin, 2018)

Nga vetë titulli i këtij libri del se Ulqini prezantohet përmes florinit, që është metafora e resurseve natyrore, njërëzore dhe monumenteve të këtij qyteti. Dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse Ulqini, përkatësisht qyteti i vjetër- Kalaja është qyteti i vetëm i banuar në vazhdimësi kohore në bregdetin e Adriatikut nga koha antike e deri në ditët tona

Nail Draga

Nga rënia e sistemit monist, autorë të profileve të ndryshme profesionale i kanë ofruar opinionit të gjerë studime dhe botime të veçanta ku si temë qendrore është Ulqini dhe rrethina e tij. Jo se ka munguar një interesim i tillë edhe më herët, por ishin rrethanat e kohës, që pamundësuan botime të ndryshme sepse pasojat ishin evidente. Në gamën e autorëve të cilët janë paraqitur me botime të tilla bën pjesë edhe Ismet Karamanaga, i cili pas librave “Kalaja, legjendë dhe art”(2006), “Ulqini-monumente, portrete, ngjarje”(2015), opinionit i paraqitet me librin më të ri “Ulqini florini-portrete, in memoriame”(2018), duke dëshmuar vazhdimësinë e prezantimet të çështjeve të qytetit të tij të lindjes Ulqinit, me plot pasion dhe qasje shumëdimensionale. Dhe nuk ka si të jetë ndry-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

she, sepse I.Karamanaga ka rreth njëzet vite që është prezent në mediat tona, e në vitet e fundit edhe në portalet e ndryshme, duke prezantuar preokupimin e tij për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Ulqinin, me persona dhe ngjarje të ndryshme, për këtë qytet me histori prej njëzet e pesë shekujsh, nga ilirët e deri në ditët tona. Nga vetë titulli i këtij libri del se Ulqini prezantohet përmes florinit, që

është metafora e resurseve natyrore, njërëzore dhe monumenteve të këtij qyteti. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse Ulqini, përkatësisht qyteti i vjetër- Kalaja është qyteti i vetëm i banuar në vazhdimësi kohore në bregdetin e Adriatikut nga koha antike e deri në ditët tona. Si i tillë ky qytet me vlerat e veta historike, arkitektonike dhe të trashëgëmisë kulturore meriton që të jetë në mbrojtje të UNESCO-s. Andaj, angazhimi

Autori na prezanton personalitete të ndryshme nga spektri profesional, arsimor dhe ai social si detarë, hotelierë, peshkatarë, mjekë, instrumentistë, valltarë, mësues, studiues, gazetarë, intelektualë etj., duke dhënë informacione në lidhje me aktivitetin e tyre shoqëror dhe profesional. Ndërsa në pjesën e dytë në in memoriame, shkruan për persona të cilët nuk janë më ne mesin tonë, por kanë mbetur në kujtesën e popullsisë vendase. Ai shkruan pa komplekse dhe me qasje objektive për të shkuarën dhe të tashmen, pa ndikime dhe ngjyrime politike. Vlerëson individët, duke iu kushtuar nga një tekst, duke i vendosur në regjistrin bibliografik të Ulqinit


KULTURË

në këtë aspekt mbetet obligim i institucioneve përkatëse në nivel lokal e shetëror. Autori na prezanton personalitete të ndryshme nga spektri profesional, arsimor dhe ai social si detarë, hotelierë, peshkatarë, mjekë, instrumentist, valltarë, mësues, studiues, gazetarë, intelektualë etj., duke dhënë informacione në lidhje me aktivitetin e tyre shoqëror dhe profesional. Ndërsa në pjesën e dytë në in memoriame, shkruan për persona të cilët nuk janë më ne mesin tonë, por kanë mbetur në kujtesën e popullsisë vendase. Ai shkruan pa komplekse dhe me qasje objektive për

të shkuarën dhe të tashmen, pa ndikime dhe ngjyrime politike. Vlerëson individët, duke iu kushtuar nga një tekst, duke i vendosur në regjistrin bibliografik të Ulqinit. Një veprim të tillë të autorit e vlerësojmë të qelluar, por me keqardhje konstatojmë se deri më tash në këtë aspekt nuk ka shkruar askush, që është një dobësi për të gjithë ne. Sepse edhe në të kaluarën në Ulqin kanë jetuar personalitete me peshë në jetën dhe veprimtarinë e këtij qyteti, por nuk kemi të dhëna për ta. Andaj, në këtë aspekt mbetet obligim për autorë të ndryshëm që të përpiqen të hulumtojnë në këtë

drejtim, duke i shënuar emrat dhe veprimtarinë e tyre për kohën përkatëse. Kështu ka vepruar me kohë bota e qytetëruar, ndërsa ne edhe pse jemi të vonuar, duhet të përpiqemi të ofrojmë të dhëna elementare për ata individë që kanë lënë emër në veprimtarinë e tyre profesionale e shoqërore. Dhe në fund e them pa hezitim se I.Karamanaga mbetet një kronist besnik i qytetit të Ulqinit duke u bërë model edhe për të tjerët, duke dëshmuar në praktikë dashurinë për Ulqinin-vendlindjen e tij nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me gazetaren Noela Pjerza

Radioja është ajo që më krijon kënaqësinë, përfundimisht dhe përjetësisht Noela Pjerza është një vajzë 25vjeçe nga Shkodra. Është juriste e diplomuar, por dëshira dhe pasioni që kishte për gazetari bënë që ajo të shkëputet nga profesioni. Noela që nga viti 2013 është gazetare e po ashtu edhe moderatore emisionesh të ndryshme. Ishte autorja e emisionit LogIn tek televizioni Rozafa, pastaj shkëputet nga aty dhe vazhdon me emision të ri Infoplus tek televizioni StarPlus K.Javore: Noela, çfarë t’ë nxiti të i hysh udhës së gazetarisë, meqë ke studiuar për drejtësi? N.Pjerza: Që e vogël më ka pëlqyer të jem folëse në radio, në fakt radioja është dashuria ime më e madhe. Kështu mora guximin të bëj audicion, që pavarësisht dëshirës frika ishte e madhe, por me këmbëngulje të një mikut tim i’a arrita. E mbaj mend provën e parë, kur u skuqa, u zverdha e u nxiva, por ja dola me sukses.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Studimet e mia ishin për drejtësi, por dëshira ime e madhe ishte që gjithmonë të jem afër njerëzve, e po ashtu të kem komunikim me ta. K.Javore: Kur ke nisur punën si gazetare? N.Pjerza: Punën si moderatore e kam filluar në janar të vitit 2013, ishte koha kur u ktheva nga Parisi, dhe këtu më pritën mirë. Që atëherë vazhdoj ta dashuroj këtë punë. Thonë

që kur punon një punë që të pëlqen, nuk punon asnjë ditë. K.Javore: E dimë që punoje te Radio-Televizioni Rozafa, e po ashtu ishe dhe autorja e emisionit “Login”, pse u shkëpute nga këtu? Aq më tepër nga emisioni juaj? N.Pjerza: U shkëputa për shkak të mospërputhjeve të karaktereve. Vjen një ditë kur njeriu duhet të ndryshojë,


INTERVISTË

ndjen nevojën për një diçka të re, për një sfidë të re. Emisionin e lashë, por ishte gjëja më e vështirë që kam bërë në karrierën time, ishte tamam si të lije një krijesë që sapo i kishe dhënë jetë dhe po e shihje të shtillej këndshëm me magjinë e saj. Por jeta nuk të jep gjithmonë ata çfarë do. K.Javore: Je mësuar dita ditës të intervistosh. Si ndjehesh kur të intervistojnë? N.Pjerza: Është një emocion kaq i veçantë saqë po surprizohem. Më beso jam duke u dridhur, se në fakt kjo është intervista ime e parë. Këtu po kuptoj pak si ndihen të ftuarit e mi kur i “kryqëzoj” në mëngjes.

K.Javore: Tani punon te televizioni Star Plus, e që edhe këtu po drejton emisionin InfoPlus. Të krijohet ndonjëherë vështirësi për gjetje temash? N.Pjerza: Të them të drejtën, jo nuk has në vështirësi. Më vjen keq se hallet e shqiptarëve janë të pafund e këtë e ka në esencë emisioni Infoplus, trajtimin e problematikave të ndryshme që e vështirësojnë përditshmërinë në Shqipërinë tonë të vogël, por me halle të mëdha. Që nga ora 6: 30 e mëngjesit, çdo ditë ngado hedh sytë, përshkoj rrugët e zbrazura të qytetit e deri në mbrëmje, e gjej një temë që meriton diskutim.

K.Javore: A ke punuar ndonjëherë në profesionin për të cilin studiove? Apo çfarë bën si diçka dytësore? N.Pjerza: Aktualisht merrem vetëm me Infoplus. Është një emision goxha impenjativ dhe kërkon vëmendje maksimale. Më përpara kam punuar me kohë të pjesshme dhe punë të tjera.

K.Javore: Ku të pëlqen më shumë të punosh: në radionë, gazetë apo në televizion? N.Pjerza. Radioja është ajo që më krijon kënaqësinë, përfundimisht dhe përjetësisht. Tek radioja ndjej emocione, ndjenja të veçanta mes moderatorit e dëgjuesit, që janë shumë intime. Imagjino, i flet dikujt në vesh, dikë e bën të qeshë e dikë e bën të

qajë, dikujt i jep motiv, dikujt i jep ritëm, e po ashtu dikë e zgjon nga gjumi. Nuk ka të paguar kjo. K.Javore: Çfarë karakteristikash ka Shkodra, me të cilat mund të krenoheshe me to? N.Pjerza: Shkodra ime e bukur i ka krejt të mirat, është një Zonjë e bukur krenare. Shkodranët janë të dashur, të respektuar, pak llafazanë por të ndershëm. E duan të bukurën, artin e kulturën. K.Javore: Çka konsideron diçka shumë të rëndësishëm në jetë dhe pse? N.Pjerza: Natyrisht që familja është diçka shumë e rëndësishme për mua, e pastaj edhe një shoqe ime e ngushtë që është si pjesë e familjes time. Këta janë ata që më kanë mbështetur e më kanë dashtë sa bota. Më dhanë kurajo edhe kur unë isha e rrëzuar, janë motiv që unë t’ ia dal mbanë e të ndihen krenarë me mua. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Panairi i Librit në Ulqin bashkon botues, shkrimtarë, përkthyes dhe lexues

Libri, hapësira jonë e përbashkët “Panairi i Librit në Ulqin ka krijuar një dimension të ri të lidhjeve dhe bashkëpunimit… Ky panair mund të shërbejë si model për forcimin e marrëdhënieve midis fqinjëve, përvojat historike të të cilëve i kanë shënuar sfidat e ngjashme”, ka thënë ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq Për të 18-in vit me radhë Panairi i Librit në Ulqin ka tubuar botues, agjenci të shpërndarjes së librit, shkrimtarë, përkthyes, lexues, gazetarë etj. nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. duke e shndërruar Ulqinin në ditët e para të gushtit në qendër të kulturës shqiptare dhe rajonale. Edicioni i sivjetshëm është organizuar nga Qendra e Kulturës së Ulqinit, në bashkëpunim me Organizatën Turistike Ulqin dhe Institutint e Librit dhe Promocionit nga Tirana, nën kujdesin e Komunës së Ulqinit, në shëtitoren në Ranë, nga data 3 deri më 8 gusht. Rreth 45 shtëpi botuese, sipas organizatorit, i kanë ekspozuar botimet e tyre më të reja dhe të viteve të fundit në stendat e Panairit. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Hajrullah Çeku, shkrimtari dhe ish-politikani Namik Dokle, i cili ka qenë i ftuar i Panairit, dhe personalitete të tjera nga fusha e politikës, letërsisë, kulturës etj. Në fjalën e tij, ministri Aleksandar Bogdanoviq ka thënë se Panairi i Librit në Ulqin ka krijuar një dimension të ri të lidhjeve dhe bashkëpun-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

imit. Sipas tij, ky panair mund të shërbejë si model për forcimin e marrëdhënieve midis fqinjëve, përvojat historike të të cilëve i kanë shënuar sfidat e ngjashme. Bogdanoviq ka thënë se këto panaire e sfidojnë më së miri frikën që ekziston për fatin e librit në kohën e digjitalizimit dhe tregojnë se ai “paraqet akoma median kulturore më të rëndësishme në shoqërinë tone”. Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrullah Çeku, ka thënë se nëpërmjet kulturës mund të promovohemi më mirë si popuj. “Besojmë se kultura është pasaporta më e mirë e popujve tanë dhe është mundësia jonë e artë që të prezantohemi sa më mirë para botës dhe në të njëjtën kohë për nevojat tona të zhvillimit turistik përmes produkteve të përbashkëta rajonale, siç është rasti dhe me organizimin e panairit”, është shprehur ai. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se Panairi i Librit është kthyer në një institucion të rëndësishëm të shkëmbimit të autorëve, të letërsisë dhe të historisë së përbashkët. “Ai i bashkon njerëzit e letrave - autorë, botues, lexues, përkthyes, përfaqësues të medias, me synim krijimin

dhe zhvillimin e kontakteve tradicionale midis tyre duke synuar promovimin e leximit në masa të gjera, e sidomos te të rinjtë. Fuqia që sjell libri është dija, kultura, bashkëpunimi dhe toleranca”, është shprehur ai, duke shtuar se “libri është hapësira jonë e përbashkët, dhe se përmes kulturës rruga drejt Bashkimit Evropian është edhe më e shpejtë, edhe më e sigurt”. Për drejtoreshën e Institutit të Librit dhe Promocionit nga Tirana, Irena Toçi, Panairi i Librit në Ulqin është një veprimtari “që i ka dhënë këtij qyteti një dritë tjetër, një rëndësi tjetër këtë muaj të turizmit dhe mikpritjes së qindra e qindra shqiptarëve, jo vetëm të ulqinakëve të larguar prej vitesh, por edhe të qytetarëve të Prishtinës e Kosovës apo të Shqipërisë dhe vendeve të tjera”. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka nënvizuar se Ulqini përpos qytet i turizmit, është edhe qytet i kulturës, i artit, i librit, dhe i historisë së gjatë 2500 vjeçare ku shkrimtarët kanë qenë të respektuar si pjesë e shoqërisë. “Nga historia po ashtu kemi mësuar që njerëzit pa libër nuk mund të jetojnë, qoftë edhe në pushim. Libri është si njeru, kërkon shoqëri. Libri është pjesë e qenies njerëzore dhe


KULTURË

Mbrëmje autoriale me shkrimtarët Namik Dokle dhe Pavle Goranoviq Gjatë ditëve të mbajtjes së Panairit të Librit, në mjediset e Pallatit Venezia në Kalanë e Ulqinit, të shtunën dhe të dielën mbrëma janë organizuar mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar – Namik Dokle nga Shqipëria dhe Pavle Goranoviq nga Mali i Zi, me ç’rast janë promovuar edhe disa libra të këtyre autorëve. Përpos shkrimtarit Dokle, në mbrëmjen autoriale kushtuar atij ka foluar edhe drejtoresha e Shtëpisë Botuese “Toena”, Irena Toçi, kurse për krijimtarinë e poetit Pavle Goranoviq kanë folur studiuesit e letërsisë Dimitrov Popoviq dhe mr. Haxhi Shabani, kurse një poezi të tij në gjuhën shqipe dhe malazeze e ka recituar Irena Selçanin, nxënëse e Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj.

ka gjithnjë vlera”, është shprehur ndër të tjera ai. I ftuari i edicionit të këtij viti, shkrimtari Namik Dokle, është shprehur se rëndësia e librit kuptohet vetëm nga

ata që e lexojnë. Sipas tij, bota nuk mund të ishte kjo që është pa librin, pa kulturën, pa marrëdhëniet midis njerëzve, popujve dhe shteteve.

Panairi i Librit në Ulqin ka filluar në vitin 2001 dhe konsiderohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që mbahen në këtë qytet bregdetar, i. k. sidomos gjatë sezonit veror. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Vuthaj u mbajt manifestimi tradicional “Mirësevini në Alpet Shqiptare”

Tubim madhështor larta kulturore dhe

Në Vuthaj të Komunës së Gucisë, të mërkurën, më 1 gusht, u mbajt Manifestimi tradicional mbarëkombëtar “Mirësevini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2018”. Dita me mot të bukur, ka mundësuar që në hapësirën skaj bregut të djathtë të lumit Gerla, në lagjen Gjonbalaj të këtij vendbanimi piktoresk, e përballë Alpeve shqiptare, të tubohen disa mijëra qytetarë nga Vuthajt, Gucia e Plava me rrethinë, Malësia e madhe, Ulqini, Rozhaja, nga viset e ndryshme të Kosovës e Shqipërisë, nga Lugina e Preshevës (Medvegja), nga Maqedonia, dhe të tjerë, si dhe shumë bashkëvendës mërgimtarë në Diasporë, të cilët pushimet verore kanë ardhur t’i kalojnë në vendlindje. Ata përjetuan çaste të këndshme pushimi, dëfrimi dhe argëtimi në programin e begatë të manifestimit tradicional në fjalë, të gërshetuar me pika të larmishme të zhanreve dhe opuseve kulturore, artistike, muzikore dhe sportive, i cili ka filluar në orët e mesditës dhe ka vazhduar deri në orët e para të mbrëmjes, me atmosferë vërtetë solemne dhe festive. Me sloganin “Mirësevini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2018”, nën valëvitjen e flamujve kombëtarë shqiptarë, manifestimin e kanë hapur dy anëtarët e Këshillit organizativ të Shoqatës “Alpet Shqiptare”, vashëzat simpatike, Arbërore dhe Rilinda Gjonbalaj, të cilat kanë udhëhequr programin dhe kanë përshëndetur mysafirët e pranishëm nga trojet shqiptare: nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndër të cilët kanë veçuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vëllanë e dy heronjve të rënë në luftën çlirimtare të Kosovës dhe njëherit pjesëmarrësin e UÇK-së, Fadil Fazliu, ish komandantin e UÇK-së, Baftjar Hotin, këshilltarin e ministrit të FSK-së, Hysen

24

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Berisha, i cili përfaqësoi delegacionit e ministrit, kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Valon Muratin, kryetarin e Komunës së Rahovecit, Ismail Latifin, deputetin e Parlamentit të Kosovës, Milaim Zekën, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nikën, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapunin, mysafirët e nderuar nga Kosova e Ulqini, Avni Klinakun, Lahi Mulajn, Nazif Cungun e Fatmir Gjekën dhe shumë personalitete të tjera nga jeta politike, shoqërore, kulturore, shkencore dhe sportive nga komunat e Plavës dhe Gucisë, nga Mali i Zi e më gjerë, si dhe të gjithë të pranishmit tjerë. Para fillimit të programit manifestues, me një minutë heshtje i bënë nderimin dhe respektin kolosit dhe luftëtarit të paepur për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar – Mendeles së Ballkanit – të madhit Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë më 26 korrik, si dhe të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të rënë në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Për veprën dhe kontributin e tani të ndjerit Demaçi, për çështje kombëtare shqiptare, Këshilli organizativ i manifestimit në fjalë, ia ndau çmimin “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, mirënjohje kjo, të cilën familjes së të ndjerit Demaçi, do t’ia dorëzojë Fadil Fazliu, aktivisti i çështjeve kombëtare dhe vëllai i dy heronjve të rënë në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Veprimtari i njohur nga Vuthajt, Tahir Gjonbalaj, në emër të organizatorit, në fjalën e rastit, i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të pranishëm nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora, e në veçanti mirëseardhje të sinqertë dhe përzemërt i uroi presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkëlqesisë së tij, Ilir Meta, si dhe të pranishmëve të tjerë, duke u shprehur: “I

nderuari president i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia juaj, zotëri Ilir Meta, më lejoni që t’ju uroj mirëseardhje në Vuthaj, Plavë-Guci. Të nderuar pjesëmarrës, miq, mysafirë, mërgimtarë, të ftuar të tjerë, qeveritarë, kryetarë komunash dhe institucionesh të tjera, të gjithëve ju uroj mirëseardhje. Sot është një ditë e veçantë për ne, pasi tokën e Plavës e Gucisë dhe Vuthajve, e preku kreu i shtetit shqiptar, presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, zotëri Ilir Meta. Përzemërsisht ju urojmë mirëseardhje në takimin tonë të përvjetshëm e tradicional që ne e organizojmë që nga viti 1997 “Mirësevini në Alpet Shqiptare”. Manifestimi i sivjetëm ka një peshë të veçantë sepse shënohet në vitet jubilare: 550 vjetorit të vdekjes të trimit legjendar kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. I nderuari president, ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj dhe shumë përshëndetje për ju, shkëlqesia juaj, presidenti i Shqipërisë, zotëri Ilir Meta”. Presidenti i shtetit amë, shkëlqesia e tij, Ilir Meta, në fjalën e vet përshëndetëse u shpreh: “Të pranishëm të nderuar, ju përshëndes përzemërsisht. Më janë çelur sytë me këtë vizitë


KULTURË

r me vlera të e kombëtare në Plavë dhe në Guci, dhe mund t’ju them që kjo është një parajsë e vërtetë, është një parajsë e cila mund t’i sigurojë një të ardhme shumë të mirë këtij komuniteti i cili edhe në kushte të vështira ka ditur të mbijetojë, të qëndrojë dhe të ruajë traditat më të mira kombëtare dhe njerëzore. Pak më parë isha te kulla 200 vjeçare e Çelajve dhe vërtetë jam shumë i kënaqur për atë eksperiencë që e përjetova atje, sepse mu duk se vërtetë vizitova dhe u ktheva në historinë e gjithë kësaj treve të lavdishme, por këtu ka kaq shumë monumente natyrore, ka kaq shumë vende historike, ka një peizazh kaq të mrekullueshëm saqë vërtet unë besoj që në pak vite, një ndryshim edhe më i madh ekonomik dhe social për gjithë komunitetin këtu do të vijë. Jam i lumtur që më në fund rruga nga Tirana në Plavë e Guci është më pak se tre orë, për këtë duhet t’ua them të gjithëve në Shqipëri, pasi me të drejtë shumë shqiptarë nga Shqipëria të cilët i duan malet, turistë malorë shkojnë prej vitesh në Kolashin, shkojnë në Zhablak, shkojnë në Mavrovë, por absolutisht unë jam i sigurt që kur ata të vijnë në Plavë e Guci do ta kenë vështirë që të shkojnë në një vend tjetër. Dhe së fundi, mirënjohjen më të thellë për Diasporën tonë, sido-

mos për Diasporën e Plavës dhe Gucisë, për gjithë shqiptarët e Malit të Zi në SHBA dhe në Evropë, për atë dashuri të pakufishme që ata kanë për këtë trevë të të parëve të tyre, për ato investime të mëdha që ata kanë bërë dhe për gjithë kontributin që ata kanë dhënë për çështjen shqiptare historikisht në të gjitha kohërat dhe momentet më të vështira. Mirënjohje më të madhe edhe për të gjithë ata që kontribuuan për këtë festival dhe që kontribuojnë vazhdimisht, që ruajnë traditat tona, që ruajnë vendet tona, që ruajnë vallen tonë, që ruajnë muzikën tonë, sepse duhet të jemi krenarë për këto vlera të trashëguara dhe duhet t’i ruajmë dhe t’i trashëgojmë brez pas brezi. Rroftë populli i mrekullueshëm i Plavës dhe Gucisë. Rroftë Diaspora jonë e jashtëzakonshme, të cilës i jemi mirënjohës të gjithë, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe rroftë ky vit i Skënderbeut të na bashkojnë kështu, të na konfirmojnë identitetin tonë kombëtar”. Shoqata e Alpet Shqiptare, organizuese e manifestimit “Mirësevini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2018” dhe e Festivalit mbarëkombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, mysafirit të lartë – presidentit të Shqipërisë, shkëlqesisë së tij, zoti Ilir Meta, i ndau titullin simbolik “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, të cilin ia dorëzoi organizatori i këtij tubimi, zotëri Tahir Gjonbalaj. Në fjalën falënderuese për çmimin e ndarë, presidenti Ilir Meta premtoi: “Ju jap fjalën që në festivalin tjetër do të vij këtu dhe do të këndoj një këngë tradicionale shqiptare për të marrë pjesë në këtë festival, pa kërkuar çmim. Ju falënderoj shumë dhe krenaria e Alpeve Shqiptare është Plava dhe Gucia”. Manifestimi ka vazhduar me programin e larmishëm dhe të begatë kulturor-artistik dhe muzikor, i cili ka

filluar dhe përfunduar me pikat e shoqërisë kulturo-artistike nikoqire “Maja e Karajfilit” me këngë, valle, recitime e recitale. Manifestimin e kanë bërë madhështor edhe pikat e programit sportiv, në disiplinat e ndryshme garuese, ku janë kyçur shumë të rinj, ndër të cilat janë veçuar: hedhja e gurit nga krahu, ku vendin e parë, ndër gjashtë garues, e ka zënë i riu nga Vuthajt, Besfort Dedushaj, të cilit i është ndarë kupa dhe shpërblimi në të holla, vrapimi i kuajve, ku ndër tre garuesit pjesëmarrës, në cak i pari ka arritur kali i të riut Arnell-Ardo Radonçiq nga Krusheva, të cilit iu nda kupa dhe shpërblimi në të holla prej 100 eurosh, kurse mërgimtari nga fshati Kolinë në Dallas të SHBA-së, Fajko Kolenoviq e shpërbleu me 2000 euro, si dhe finalja e turneut në futboll të vogël, ku me rezultat 1:0 ngadhënjeu ekipi “Shaullin” i kombinuar nga lojtarët e fshatrave Hakaj, Vishnjevë dhe Kukaj, ndaj ekipit “Vuthaj” nga Vuthajt, të cilit i takoi kupa dhe shpërblimi në të holla dhe shpërblimi prej 150 eurosh, ndërsa ekipit humbës, shpërblimi prej 50 eurosh. Shumë aderues të natyrës, ca çaste i kanë kaluar duke vizituar bukuritë e rralla natyrore me të cilat begaton ky fshat piktoresk, ndër të cilat: Syrin e Skavkaçit, Ujëvarën “Gerla”, Luginën e Ropojanit dhe Leskovës, dhe ca vende të tjera tërheqëse e piktoreske të këtij nënqielli rrëzë Alpeve Shqiptare. Sponsor të këtij manifestimi, pos Shoqatës Alpet Shqiptare, janë edhe ca vendas nga Diaspora, të cilët individualisht shprehën gatishmërinë për mbështetjen dhe përkrahjen e këtij manifestimi vërtetë madhështor me vlerë të lartë kulturore dhe kombëtare shqiptare. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Në Koritë u mbajt manifestimi tradicional “Logu i Bjeshkëve – Miss Bjeshka 2018”

Ndërthurje e bukurisë natyrore me bukurinë e vajzave Koritë – Shoqëria Kulturore- Artistike “Besa” për të pesëmbëdhjetin vit me radhë, ka organizuar manifestimin kulturor-zbavitës e tradicional, “Logu i Bjeshkëve – Miss Bjeshka 2018”, në të cilin morën pjesë një numër i madh mysafirësh nga vendi dhe nga diaspora shqiptare të cilët me bashkëvendës dhe bashkatdhetarë të tyre kaluan çaste të këndshme bisedimi dhe argëtimi mes ajrit të pastër dhe natyrës mahnitëse të kësaj zone.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Në emër të organizatorit ka përshëndetur Z. Shtjefën Ujkaj, i cili duke falënderuar të gjithë të pranishmit ka shpalosur një historik të shkurtër të fillesave të këtij manifestimi, i cili në të njëjtën kohë ka prezantuar në mënyrë kronologjike aktivitetet kulturore dhe artistike të SHKA “BESA”, çmimet që ka arritur të fitojë gjatë këtyre 50- viteve jetë. Ujkaj një vëmendje të posaçme i ka kushtuar veshjes së xhubletës, duke treguar se xhuble-

ta është ndër veshjet më të vjetra të botës e duke u zotuar se SHKA “Besa” do të vazhdojë edhe më tutje me shumë krenari ta promovojë dhe ta ruajë si një thesar të çmuar të etnokulturës sonë. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku Logu i Bjeshkëve i cili kishte karakter garues, ku përzgjidhej bukuroshja e vitit, këtë radhë nuk kishte këtë karakter pasi në konkursin e bukurosheve është paraqitur vetëm një va-


KULTURË

jzë e cila prezantoi xhubletën dhe në fund u shpërblye me një çmim nga organizatorët e këtij manifestimi. Ndërkohë, të pranishmit i ka argëtuar me disa instrumentale folklorike SHKA “Besa” e më pas festa ka vazhduar për disa orë me muzikë live nga këngëtari i ri dhe i talentuar nga Malësia, Shtjefën Ujkaj, së bashku me grupin e tij muzikor “Tradita”. Manifestimi kulturor, “Logu i Bjeshkës – Miss Bjeshka”, organizohet çdo vit

me rastin e festës së bjeshkatarëve “Shën Shtjefnit”. Tashmë në mënyrë tradicionale me rastin e organizimit të manifestimit në fjalë celebrohet mesha shenjte e cila edhe këtë vit u udhëhoq nga disa meshtarë. Ky manifestim tradicional i ka rrënjët që në kohëra të hershme, por si eveniment i organizuar publikisht, është shënuar tash 15 vjet me radhë nga “SHKA Besa” e cila ka qenë promovuese e bukurisë së vajzave të

bjeshkës të cilat përpara publikut janë paraqitur me kostumin tradicional të zonës së Malësisë, atë të xhubletës. Ky manifestim tradicional ka si synim kryesor promovimin e etnokulturës, folklorit dhe veshjeve tradicionale kombëtare në këtë kohë të teknologjisë së avancuar, në mënyrë që thesari i pasur kulturor e kombëtar të ruhet e të avancohet për t’ua transmetuar atë brezave pasardhës. t. u. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Gojëdhënë popullore për Trieshin

Hakmarrja e Mark Pjetrit për djalin e tij Brunçin Ngjarjet e ndryshme historike që kanë ndodhur në të kaluarën e lashtë në malin e Trieshit janë shënuar dhe janë ruajtur në kujtesën e banorëve vendas, por edhe të tjerëve të cilët i kanë rrëfyer ( treguar) ato me gojë dhe me shkrim

Gjekë Gjonaj

Të tilla ka mjaft. Por kësaj herë po sjellim në kujtesë gojëdhënën e konfliktit të hershëm midis fiseve të Trieshit dhe të Kastratit, e cila lidhet ngusht me një rast të gjakmarrjes, që është bërë pasi gjaku është shkumuar dhe është derdhur nga gota. Në bazë të kësaj gojëdhëne popullore, një grup malësorësh të armatosur të Kastratit i sulmuan kopetë dhe barinjtë e Trieshit në Bardhaj, afër lumit Cem. Sulmi ndodhi herët në mëngjes, kur drita zbardh dhe ndahet nga nata. Gjatë sulmit, ata e vodhën bagëtinë dhe i vranë barinjtë. Mirëpo, aty qëlloi edhe një vogëlush i quajtur Brunçi, i cili i ruante dhitë e tij. Ata e dinin se nuk kishte kuptim që ta vrisnin vogëlushin, sepse ai ishte njeri tejet i vogël për të mbajtur armë ( mund të vritet vetëm burri që është i zoti të vrasë dikë). Ata vendosën që të mos e vrasin fëmijën, por kur vogëlushi vuri re se dhitë e tij po largoheshin me nxitim, ai vrapoi pas tyre dhe askujt nuk i ra në sy. Ai iu bashkua kopesë dhe eci tërë natën. Kur agoi dita, sulmuesit e vunë re dhe e pyetën: Kush je ti? Unë jam biri i Mark Pjetrit, u përgjigj

28

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

vocërraku. Por kah po ia mban kështu ? Unë po i ruaj dhitë e mia. Ama ne nuk jemi prej këtu more vocërraku i ngratë dhe ne i kemi marrë të gjitha dhitë e tua. Por, ty po ta falim një dhi. Merre atë dhe shko në shtëpi. Brunçi i vogël mori një dhi dhe e qiti pas qafe dhe u nis ngadalë duke kaluar para të gjithë luftëtarëve të armatosur të Kastratit. Ata e shikonin vocërrakun se si po e çonte dhinë në shtëpi. Ata që disa orë më parë kishin bërë kërdinë dhe kishin plaçkitur çdo gjë që kishin gjetur vogëlushin e hijshëm të cilin po e shikonin me pa të keq, jo si vrasës që ishin. Ndërkaq, në mesin e malësorëve që kish sulmuar ishte njëfarë Cuc Caka, një luftëtar i krisur, i cili, si një bishë e egër po i shikonte sulmuesit e tjerë. Kur e diktoi vocërrakun me dhi, ai e ndali dhe e pyeti: Kush je ti? Unë jam biri i Mark Pjetrit, u përgjigj vocërraku. Luftëtari e nxori shpatën nga brezi dhe filloi të vringëllonte para fëmijës. Tash kam me ta pre kokën. Vogëlushi nuk u tremb dhe iu drejtua me trimëri: S’ta mbanë! E prej kujt thua që s’ma mbanë? Prej vëllait tim , Prelës! Me të dëgjuar këtë përgjigje, luftëtari desh u çmend dhe me një të goditur ia preu kokën Brunçit të vogël. Sakaq të gjithë luftëtarët e tjerë filluan të pështyjnë dhe ta mallkojnë vrasësin për krimin

e bërë kundër një vocërraku i cili nuk e kishte mbërritur moshën për të mbajtur armë dhe për të shkuar në luftë. Kur Marku, i ati i Brunçit të vogël, e gjeti trupin e pa kokë të të birit, ai e mbushi gotën me gjakun e të birit. Kështu gota mbeti e patrazuar disa vite, por një ditë prej ditësh filloi të shkumëzonte dhe të vlonte pastaj të derdhej nga gota. Kur e pa gjakun të shkumëzuar, Marku e mori shpatën e tij dhe shkoi në lëmën mbas shtëpisë së tij. Ai herë vringëllonte me shpatën e tij, herë sulmonte dhe herë zmbrapsej. Gratë e tre djemve, të cilat po mblidhnin bujashka për zjarr, filluan të qeshin kur i panë gjestet e plakut duke u sjellë vërdallë në lëmë. Duke u kthyer në shtëpi, ato i thanë shoqja shoqes: “ pah shih, ”baba u prish nga mendja! “ Marku u kthye në shtëpi dhe u tregoi djemve të tij se gjaku i Brunçit të vogël kish filluar të shkumëzohej dhe të derdhej nga gota, prandaj kishte ardhur koha e hakmarrjes. Unë tash jam i shtyrë në moshë dhe nuk mund ta përdor shpatën time. Atje në lëmë, e kuptova se nuk jam në gjendje ta kryej detyrën time. Mirëpo, ju jeni ende të rinj dhe të papërvojë. Ju edhe pse nuk i njihni shtigjet e Kastratit, besoj se mund të hakmerreni fare lehtë pa e humbur jetën tuaj. Nga gjaku i shkumëzuar, është e qartë se ka ardhur koha që vrasësi të paguajë për krimin e bërë. Kur i dëgjuan këto fjalë të plakut, gratë e djemve u turpëruan nga sjellja e t tyre


MOZAIK e pamatur. Bijtë e plakut iu përgjigjën me këto fjalë: “ Mbasi ne nuk i njohim shtigjet, kurse ti nuk mund ta bësh detyrën tënde, ne jemi të gatshëm që të të çojmë atje ku të duash në mënyrë që të na tregosh se çka duhet të bëjmë. Na trego më parë se ku dëshiron të shkosh. Kur të na tregosh se ç ‘duhet të bëjmë, ne të kthejmë ty në shtëpi dhe mandej do të shkojmë ta gjejmë Cakën dhe do ta marrim gjakun e Bruçit të vogël. Kështu, të tre bijtë e tij, Prela, Dreshku dhe Gjoni e çuan Markun në malet e e larta të Kastratit, te maja më e lartë e maleve, prej nga mund të shihej çdo gjë që ata kishin nevojë të shihnin, me qëllim që ai t’i udhëzonte. Jo fort larg gjendej një shpellë me dy hyrje dhe në të kishte tridhjetë barinj dhe mbi 1.000 ( një mijë) krerë bagëti të trasha dhe të imëta. Kur u

kthyen në shtëpi, ata e pyetën Markun për çdo gjë që kishin parë. Ai u dha këto sqarime: Ju të tre vetëm nuk jeni të zot ta qëlloni Cucin dhe të tridhjetë barinjtë që janë në shpellë. Më parë shkoni te Lalë Drekali i cili do t’u japë treqind luftëtarë Kuç të cilët do ta sulmojnë shpellën. Tash, më leni këtu. Unë nuk do të luaj nga vendi pa e marrë lajmin prej jush se e keni vrarë Cucin dhe të gjithë njerëzit e tij dhe i keni bërë copë e thërrime. Më sillni ca bukë dhe ujë që të mos vdes nga uria dhe etja derisa të ktheheni. Të gjithë vëllezërit u nisën për rrugë dhe pas tetë ditësh u kthyen me treqind burra të Kuçit. Atëherë djemtë e Markut e pyetën atë se si duhet ta sulmojmë shpellën. Ai u përgjegj: Shpella i ka dy hyrje, një hyrje të madhe dhe një hyrje të vogël. Te hyrja e madhe janë tridhjetë barinj,

ndërsa te shpella e vogël ju do të gjeni Cucin me dy shokë. Prandaj, dy prej jush që jeni më të fortë , do ta sulmoni shpellën e vogël. Si ta vrisni Cakën, dy shokët e tij do të hutohen dhe “ tremben”, dhe do të vrapojnë drejt hyrjes së madhe. Pikërisht atëherë, ju do të sulmoni me treqind malësorë. Mirëpo, ata e pyetën Markun plak: “ Ne nuk dimë se cili prej nesh është më i forti që ta sulmojë hyrjen e vogël”. Marku u përgjigj: Ejani këtu afër meje dhe unë do të ju them se cili prej jush është më i forti”. Ai filloi të shtypë me gishta barkun e secilit prej tyre. Pastaj ai i tha Prelës, birit të tij: “ Ti je më i forti. Ti do ta sulmosh hyrjen e vogël”. Më pas ai iu drejtua një luftëtari të Trieshit, të cilit ia kishte prekur barkun: “ Edhe ti je shumë i fortë dhe do ta sulmosh hyrjen e vogël”.

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

29


KULTURË

“Kalimera Poetike” e Basri Çapriqit Ismet Kallaba

Ka nga ata shkrimtarë që kur largohen nga vendi i tyre, e harrojnë atë, të tjerë i ruajnë kujtimet për vendlindjen nëpërmjet krijimtarisë së tyre, ndërsa Basri Çapriqi i takon grupit të atyre shkrimtarëve që nuk janë shkëputur asnjëherë nga qyteti i vet, as fizikisht, as shpirtërisht. Dhe një ndër lidhjet më të fuqishme të Çapriqit me Ulqinin, në aspektin kulturor dhe shpirtërtor, ka qenë manifestimi “Kalimera Poetike”. Si njëri ndër ideatorët dhe themeluesit e këtij manifestimi,

30

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Basri Çapriqi i takon grupit të atyre shkrimtarëve që nuk janë shkëputu lidhjet më të fuqishme të Çapriqit me Ulqinin, në aspektin kulturor dhe atorët dhe themeluesit e këtij manifestimi, Çapriqi ishte simbol dhe sin pa Basri Çapriqin Çapriqi ishte simbol dhe sinonim i tij. Prandaj, vështirë është që “Kalimera Poetike” të mendohet pa Basri Çapriqin. Me idetë, sugjerimet dhe njohjet e tij, ai ishte ura dhe zinxhiri që bashkonte dhe mbante gjallë lidhjet me shkrimtarët nga të gjitha trevat shqiptare dhe rajoni. Basri Çapriqi i ka dhënë jetë dhe tonin këtij manifestimi. Sivjet mbase është viti i parë që Ai nuk është i pranishëm fizikisht në manifestimin “Kalimera Poetike”, por ajo

tashmë mban emrin e tij si muzën e vet frymëzuese. Me këtë akt vlerësojmë kontributin shumëdimensional të Çapriqit për këtë manifestim dhe për Shoqatën “Art Club” në përgjithësi, të bindur se emërtimi i “Kalimerës Poetike” me emrin e Basri Çapriqit nderon këtë manifestim dhe do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të tij. “Kalimera Poetike” bashkon për çdo vit, në të njëjtin vend, krijuesit më të mirë shqiptarë, por edhe nga vendet e rajonit dhe bota. Me një traditë


KULTURË

ur asnjëherë nga qyteti i vet, as fizikisht, as shpirtërisht. Dhe një ndër shpirtërtor, ka qenë manifestimi “Kalimera Poetike”. Si njëri ndër idenonim i tij. Prandaj, vështirë është që “Kalimera Poetike” të mendohet

tashmë prej një çerek shekulli “Kalimera Poetike” ka thyer muret e letërsisë shqipe, të vendosur mbi bazën e kufijve gjeografikë shtetërorë që na i kanë vënë të tjerët, por që i kemi përligjur edhe vetë, duke e trajtuar letërsinë shqipe si një të tërë. Edicioni i këtij viti mund të cilësohet si festival i poezisë së sotme shqipe pasi që në frymën e poezisë së Çapriqit, janë dy poetë të tjerë, që do t’i përçojnë mesazhet e tyre poetike dhe do të komunikojnë me

publikun përmes skenës së “Kalimerës Poetike”. Natasha Lako, poetja që paraqet “daljen nga rrjeshti”, dhe skenaristja e shumë filmave artistikë, si dhe Salajdin Salihu, poet i një brezi tjetër, i “brezit të rokut, i çliruar nga komplekset dhe i zhveshur nga iluzionet”. (Fjala e hapjes në edicionin e 26-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”)

Me një traditë tashmë prej një çerek shekulli “Kalimera Poetike” ka thyer muret e letërsisë shqipe, të vendosur mbi bazën e kufijve gjeografikë shtetërorë që na i kanë vënë të tjerët, por që i kemi përligjur edhe vetë, duke e trajtuar letërsinë shqipe si një të tërë

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Traditë

Duke i përkujtuar disa monumente të trashëgimisë kulturore në Ulqin E vërteta është se të gjithë ne , shumë pak kemi bërë për ruajtjen e monumenteve kulturore-historike

Gani Karamanaga

Xhihani, Kulla e Arsllan Begut

Arsllan beu II ishte djali më i madh i Jusuf begut, pronarit feudal të Ulqinit të dikurshëm , nga fundi i shekullit XVIII. Ishte i lindur në Ulqin në vitin 1830, kurse ka vdekur në vitin 1907, kur i kishte 87 vjet. Për të mund të thuhet se ka qenë njeri me inteligjencë të rrallë, njohës i gjashtë gjuhëve të huaja. Gjatë kohës së sundimit turk ka pasur funksione të larta politike dhe ushtarake. Ka pasur tre djem: Jusufin, Hajdarin edhe Tahirin. Për këtë personalitet të merituar për qytetin e Ulqinit dhe banorët e tij janë

32

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

të lidhura shumë ngjarje , si nga koha e Turqisë, ashtu edhe në kohën e sundimit të Principatës së Malit të Zi. Knjaz Nikola në takimin me të i thotë: “Unë i çmoj dhe i nderoj shumë personat që janë si ti, prandaj edhe tutje shërbeni popullit tuaj, për mirëqenien e të gjithëve”. Arsllan begu ka qenë i dekoruar me titullin e vojvodës nga Knjaz Nikolla Petroviqi. ... Tyrbeja e Resulbegëve. Në pjesën jugore të Pazarit të Ulqinit gjendet Tyrbeja e Resulbegëve. Ajo është në afërsi të vendit ku dikur ndodhej

xhamia e Merasë të cilën e ndërtoji Lika Ceni , detari dhe kusari i famshëm ulqinak. Deri më tërmetin e vitit 1979 aty kanë qenë dy tyrbe (shihen në fotografi në librin e të ndierit Sari Resulbegu), por pas tërmetit më 1979 njëra tyrbe u rrënua për shkak të “ zgjerimit së rrugës” Në nishanin e njërës tyrbe shkruan: “Huvel baki Jusuf bek zade Merhum ve magfur Ila rahmeti Rebbil gafur Arslan bek rahina Ridaullaul-fatiha Senetun 1236 ( 1236-, h/ 1820) Përkthimi


MOZAIK

Dikur: Xhihani-Kulla e Asllan begut

Sot: Kulla e Asllan Begut

Tyrbet e familjes Resulbegëve mbrapa pazarit t të Ulqinit (sot është vetëm tyrbeja e parë) “AI (Zoti) është i gjithëmonshëm Jusuf-beg zade I falur prej të gjithë gjynaheve Prej mëshirës së Zotit i cili i falë mëkatet e gjynahet Arslan-begu mëshira e jonë Me lejen dhe rizalukun ( kënaqësinë ) Të thojmë El-fattiha

Viti 1236, H.1820 ... Babai i Hasan-Cano Karamanaga (1897-1968) tregonte: “Arsllan beg vojvoda ka pasur autoritet të veçantë te knjaz Nikolla. Kur ka qenë në Cetinë, knjaz Nikolla i ka

detyruar personalitet e tjerë malazezë që ti përngulen Arsllan begut. Ata e kanë fshehur fytyrën më çadër për arsye se kishin turp prej popullit... “ Knjaz Nikolla i ka dhënë të holla Arsllan begut për të ndërtuar rrugën prej kishës së Meterizit deri në Lima te shtëpia e tij. Por, Arllan begu me ato të holla ndërton rrugën prej gadishullit Suka nëpër pyllin e pishave deri në vendin ku është sot hotel “Albatrosi”. ... Ditë pazari. Në hyrje të pazarit takova Nijazi dhe Ibrahim Resulbegun (pasardhësit e Arsllan begut ). Lidhur me Xhihanin, kullën e Arsllan-Begut treguan: “Vasfija, nusja e Hajdar Begut ( djali i Arsllan Begut ) , për cdo natje ja piqte kafen dhe ia çonte Arsllan begut në Xhihan..” Në fund: Ali Nail Resulbegu (1966) pasardhësi i Arsllan begut në vend ku ishte kulla-Xhihani ndërtoi objekt për turizëm. E ka rujtuar madhësinë dhe dimenzionet e tij por.. E vërteta është se të gjithë ne , shumë pak kemi bërë për ruajtjen e monumenteve kulturore-historike siç ishte Xhihani në Lima. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Guardian: “Sunny Hill Festival” për një imazh tjetër të Kosovës Se “Sunny Hill” është festival i organizuar për ta ngritur imazhin e shtetit të Kosovës, ka paralajmëru-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 9 GUSHT 2018

ar prestigjiozja britanike “Guardian” pak ditë para se ngjarja e madhe muzikore të zërë vend në

kryeqytet. Në një artikull me titull “Babai i Dua Lipës organizon festival muzikor për Kosovën ‘paqedashëse’”, të publikuar të dielën, është vënë në fokus organizimi i edicionit të parë të festivalit që, përveç Lipës, sjell në Prishtinë edhe yjet Martin Garrix e Action Bronson. Në artikullin e “Guardian” është shkruar se Dukagjin Lipa qysh moti ka dashur ta organizojë një “festival adekuat” në vendlindjen e tij, për ta vënë vendin në hartën kulturore dhe për të dëshmuar se kombi më i ri në Evropë mund të përkufizohet nga më shumë gjëra sesa konflikti e skandali.


SPORT

Xhaka për Behramin: ikonë e përfaqësueses zvicerane Për largimin e Valon Behramit nga përfaqësuesja e Zvicrës, ka reaguar edhe mesfushori tjetër shqiptar Granit Xhaka. Xhaka e ka quajtur Behramin ikonë të përfaqësueses zvicerane. “Valon, gjithçka që mund të them është faleminderit shumë. Ikonë e vërtetë e ekipit tonë zviceran. Kemi kujtime nga fusha, jemi bërë miq për jetë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social Instagram.

Mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami, pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

Vendim politik apo sportiv i trajnerit?! Mesfushori kosovar i Zvicrës, Valon Behrami, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetin social Instagram. “Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami, i cili paraqitjet e fundit për Zvicrën i pati në Botërorin 2018 në Rusi. Menjëherë pas këtij vendimi, kanë filluar edhe hipotezat dhe spekulimet mbi arsyet e largimit të Behramit nga kombëtarja e Zvicrës pasi që ai ishte shtyllë dhe ikonë e këtij ekipi. Vetë Behrami ka thënë se ai është përjashtuar nga kombëtarja zvicerane nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviq. Në një intervistë për “RSI Sport”,

Behrami ka thënë se kishte pranuar një thirrje nga Petkoviq me ç’rast ai e ka përjashtuar nga kombëtarja. Behrami e ka quajtur këtë vendim politik, ndërsa Petkoviq ka thënë se vendimi ishte vetëm sportiv. “Mendoja se ishte thirrje normale, por në vend të kësaj më përjashtoi. Kjo është zgjedhje politike, trajneri mund të thotë gjithçka”, ka thënë Behrami. Në anën tjetër, Federata e Zvicrës ka konfirmuar se trajneri ka folur me disa futbollistë, përfshirë Behramin e Blerim Xhemailin. Behrami ka thënë se ndjehet i befasuar dhe pak i hutuar me vendimin e përzgjedhësit të kombëtares zviceriane. Sipas mediave zvicerane, arsye për vendimin e Petkoviqit mund të jetë

roli i Behramit në ekip, ndikimi i tij i madh në zhveshtore. Shkak për largimin e Behramit duket se kanë qenë edhe mosmarrëveshjet në Federatën Zvicerane të Futbollit pas përfundimit të Botërorit në Rusi. Deklaratat e Behramit gjithashtu bëjnë të qartë se çfarë shkoi keq në ekipin kombëtar për shkak të deklaratave të qytetarëve me shtetësi të dyfishtë, të sekretarit të përgjithshëm Alex Miescher, një muaj më parë. Marrëdhënia në mes të ekipit dhe majës së Federatës është thyer. Behrami kishte kundërshtuar disa persona në Federatës. Tani duket se Behrami është sakrifikuar në vend të Miescher. Ky do të ishte një sinjal fatal. E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 9 gusht 2018

Viti XVll Numër 826 Çmimi 0,50

Libri, hapësira jonë e përbashkët ISSN 1800-5696

Baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Ndërthurje e bukurisë natyror me bukurinë e vajzave


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.