KOHA Javore Podgoricë e enjte, 16 gusht 2018 Viti XVll Numër 827 Çmimi 0,50
Kronikani i ditëve tona ISSN 1800-5696
Bisedë me modelen nga Shkodra, Ariola Allamani
Rezistenca shpirtërore e njerëzve
PËRMBAJTJE
6
10 Qeveri e mrekullueshme
Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane pas shembjes së komunizmit në Shqipëri
12
16 Të kritikosh apo të pranosh të rejat e fundit?!
Debat i panevojshëm dhe me pasoja
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
PËRMBAJTJE
18
24 Pakicat - mish për top
Destinacioni më i preferuar për vendas dhe mërgimtarë gjatë verës
28
30 Poezia flet me gjuhën universale
Kopshti i ëndrrave KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 16 gusht 2018 Viti XVll Numër 827 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Kronikani i ditëve tona Bisedë me modelen nga Shkodra, Ariola Allamani
Rezistenca shpirtërore e njerëzve
Ariola Allamani Shkodra, modelen nga Bisedë me
e njerëzve shpirtërore Rezistenca
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
ditëve tona avoreHA Kronikani i JO
K
Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet edhe në Ulqin
Ndërgjegjësim i vendimmarrësve lokalë për çështjet rinore Ulqin - Në hapësirat e Këndit për të Rinj në Ulqin, OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit, organizuan shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Kjo ditë festohet çdo vit më 12 gusht, në bazë të një rezolute të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme, si një mundësi e veçantë për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore, si në komunitetet lokale ashtu edhe në nivel të shteteve ku ata jetojnë dhe veprojnë. Pikërisht, për të dëgjuar zërin e të rinjve dhe për të ndërgjegjësuar vendimmarrësit lokalë për çështjet rinore, në Ulqin u organizua një takim i veçantë midis aktivistëve rinorë dhe drejtuesve të pushtetit vendor. Në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, të rinjtë bashkëbiseduan me kryetarin e Komunës së Ulqinit,
4
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Loro Ndrekiq, dhe me nënkryetaren e Komunës, Hadixha Gjoni. Ata paraqiten shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Ulqin, por edhe dhanë propozime e ide se si mund të përmirësohet pozita e tyre aktuale. Me këtë rast, drejtuesit e Komunës së Ulqinit shprehën vlerësim për përpjekjet e të rinjve për t’u edukuar për pjesëmarrje në vendimmarrje dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të punojnë në përmirësimin sa më të mirë të pozitës së të rinjve në Ulqin. Në këtë ceremoni, vijuesit e trajnimit tremujor për mundësitë e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, u shpërblyen me diploma. Kur bëhet fjalë për çështjet rinore, duhet të theksohet se Mali i Zi ka miratuar Strategjinë për të Rinj për
periudhën 2017-2021. Një ndër prioritetet kryesore të kësaj strategjie është edhe “pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje, në zhvillimin e komunitetit lokal dhe në hartimin e politikave publike”. Mirëpo, kur bëhet fjalë për nivelin lokal, Komuna e Ulqinit nuk ka hartuar asnjë dokument të politikave rinore, që burojnë nga Ligji për të Rinj dhe që janë obligim i çdo vetëqeverisjeje lokale: mungon strategjia për të rinj, plani i veprimit rinor, nuk është themeluar këshilli lokal i të rinjve dhe nuk është hapur zyra për të rinj në Komunë. Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Të rinjtë marrin pjesë, të rinjtë marrin vendime!”, të cilin OJQ “Horizonti i Ri” e realizon me mbështetjen e Ministrisë për Sport të Malit të Zi. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Përkrahje nismave për valorizimin e Liqenit të Shkodrës
Hapja e vendeve të reja të punës ndalon emigrimin Derisa përfaqësuesit politikë ngurrojnë të avancojnë kërkesat e shumta në funksion të nevojave të qytetarëve, dhëmbi i kohës pamëshirshëm kafshon aty ku mungon përkujdesja e njeriut në të mirë të përgjithshme. Lidhur me këtë, gëzon paralajmërimi i paradokohshëm nga funksionari i lartë i Alternativës Shqiptare, Nikë Gjeloshaj, për ndërtimin e portit në fshatin e bukur të Malësisë, Nënhelm. Iniciativat e ngjashme janë shpresëdhënëse që, më në fund, banorët vendas në radhë të parë, të përfitojnë nga prona e tyre dhe ajo që është trashëguar nëpër shekuj në këto treva. Aq më parë, pasi hapja e vendeve të reja të punës është nevojë parësore për të ndaluar emigrimin e të rinjve nga fshatrat e Malësisë e që duhet të jetë emëruesi i veprimtarisë së përbashkët të lidershipit politik dhe të gjitha formave të tjera
të organizuara që veprojnë në trevën e Malësisë. Aktualisht është duke u zhvilluar debati publik për ProjektPlanin Hapësinor “Parku Nacional i Liqenit të Shkodrës”. Siç është e njohur, baseni i këtij liqeni ofron kushtet maksimale sidomos për zhvillimin e bujqësisë, peshkimit dhe turizmit. Mirëpo, kjo domosdo nënkupton ndërtimin e infrastrukturës adekuate sepse, në të kundërtën, shfrytëzimi i duhur në funksion të popullatës vendase është, pothuajse, i pamundur. Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë për shoqërinë në përgjithësi, sepse është momenti i fundit të shpëtohet ajo që është dhuruar nga vetë natyra dhe, njëkohësisht, të valorizohet në funksion të zhvillimit të fshatrave përreth, siç ndodh në shoqëritë të cilat planifikojnë të ardhmen. K. Dukaj
Foto: KOHA
Çdo iniciativë për fuqizimin ekonomik në trevën e Malësisë është sa e nevojshme, po aq e mirëseardhur. Sidomos ato që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e duhur të resurseve natyrore ekzistuese në këto treva e që, për fat të mirë, nuk janë të pakëta. Aq më parë pasi shfrytëzimi i asaj që ekziston është shumë më i levërdishëm sesa krijimi i potencialeve të reja që kërkojnë investime të mëdha, të cilat nuk është e lehtë të sigurohen. Edhe pse një kohë të gjatë flitet në vazhdimësi për valorizimin e potencialeve natyrore, veprimet konkrete në këtë drejtim janë shumë të rralla. E dimë të gjithë si qëndron situata me potnecialet ekzistuese natyrore, siç janë: Liqeni i Shkodrës, pastaj lumi Cem, bjeshkët përreth, tokat pjellore, burimet e shumta të ujit e kështu me radhë.
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Marrëveshje ushtarake me Shtetet e Bashkuara
Marrëdhëniet shqiptaroshembjes së komunizmi Javën që kaloi, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe disa ditë më vonë Krye-zëdhënësi i NATO-s, Z. Piers Cazalet njoftuan se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri, pikërisht në Kuçovë, bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ku NATO do të investojë fillimisht mbi 50-milionë euro, për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës rritje gjatë pothuaj 30-viteve të fundit, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në Mars të vitit 1991, marrëdhënie këto Frank Shkreli që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas rënjes së diktaturës komuniste në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi më entuDuke shkruar mbi këtë subjekt, kam ziast në mbështetje të Shqipërisë për thënë se baza ushtarake në Kuçovë, antarësimin e saj në NATO. Ishte ky është e pagëzuar si bazë e NATO-s një proces i gjatë dhe i ngadalshëm në dhe ashtu duhet të jetë, pasi Shqipëria zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake është anëtare e denjë e kësaj aleance midis dy vendeve kryesisht për arsye të madhe ushtarake, por shqiptarët të problemeve të brendshme politike duhet të jenë të vetdijshëm se pa në Shqipëri, por që në të vërtetë proshtytjen dhe pa miratimin e Shteteve të cesi ka filluar me vizitën e parë të delBashkuara, nuk do flisnim sot për një egacionit të forcave të armatosura të bazë ushtarake të NATO-s në Shqipëri Shqipërisë në 1990-ën, një proces ky dhe madje kam drojë as për antarësim që më në fund kulmoi me anëtarësimin të Shqipërisë në NATO. Kam thënë e Shqipërisë në NATO, në vitin 2009. gjithashtu se, historikisht, Shqipëria, Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë viteve Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e nuk kanë aleat më të mirë strategjik, konsiderojnë Shqipërinë si një shtet ushtarak dhe diplomatik se Shtetet e partner dhe vend mik, marrëdhënjet me të cilin, Uashingtoni i ka vlerësuar Bashkuara. Megjithëse njerzit mund të kenë harruar, shumë. Ç’prej rivendosjes së marpor e vërteta është se ky interesim, në rëdhënieve midis dy vendeve më 15 fusha të ndryshme, i Shteteve të Bash- mars, 1991 — pas një ndëprerjeje prej kuara për Shqipërinë dhe për shqip- një gjysmë shekulli nga regjimi komutarët është pasqyruar dhe theksuar që nist— edhe Shqipëria, brenda mundënë vitet menjëherë pas shëmbjes së sive të saj, e ka dalluar veten me fjalë komunizmit në Shqipëri. Marrëdhëni- dhe me vepra, si një prej aleatëve më et ushtarake midis Shteteve të Bash- të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, kuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe,
6
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
por edhe me bashkpunimin në arenën ndërkombëtare. Vizita e parë në Uashington e një Ministri të Mbrojtjes të Shqipërisë ishte vizita e të ndjerit Safet Xhulali dhe delegacionit të tij ushtarak në fillim të 1990ave. Unë pata marrë pjesë si përkëthyes në takimin e parë zyrtar midis delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit, ku të dy palët, biseduan në hollësi mbi gjendjen e atëhershme të forcave të armatosura të Shqipërisë, si dhe mbi marrëdhëniet e ardhshme dhe për bashkpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Pjesa më e madhe e bisedimeve me atë rast, iu kushtua luftërave në Ballkan dhe aftësive ushtarake të palëve, por mbi të gjitha u bisedua mbi aktualitetin ushtarak në territorin e ish-Jugosllavisë, mbi rolin dhe aftësitë e forcave të armatosura serbe që kishin ndezur Ballkanin dhe të cilat priteshin që — pas luftërave në Bosnje dhe Kroaci, të fillonin edhe masakrimin e popullësisë shqiptare në Kosovë, ashtu siç, në të vërtetë, edhe ndodhi. Por si filluan marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë që çuan në antarësimin e Shqipërisë në NATO më 2009 dhe në ndërtimin e bazës së parë ushtarake të NATO-s jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë Ballkanin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
-amerikane pas it në Shqipëri Perëndimor ? Ishte një proces i gjatë, por që ia vlente. Ishte Tetori i vitit 1993 kur Uashingtoni nënshkroi një marrveshje ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar një marrveshje të tillë. Si diçka e jashtzakonshme, duke marrë parasysh marrëdhëniet ose mosekzistimin e marrëdhënieve deri atëherë midis Tiranës dhe Uashingtonit -- në atë kohë ky lajm bëri bujë duke u pasqyruar në organet më të njohura të shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Uashington Post. “Marrveshja e parë e këtij lloji e Shteteve të Bashkuara me një shtet ish-komunist”, shkruante David Binder në gazetën Nju Jork Tajms, “është nënshkruar më 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin dhe më 14 Tetor në Tiranë, është nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Safet Xhulali”, njoftonte gazeta e njohur e Nju Jorkut. Në marrëveshjen ushtarake midis dy vendeve shprehej, “Gatishmëria e të dy palëve për të zgjëuar marrëdhëniet mbrojtëse dhe ushtarake midis dy vendeve.” Koloneli Adem Çopani, këshilltari ushtarak i Presidentit të atëhershëm, Sali Berisha, gjëndej ato ditë në Uashington për të biseduar mbi hollësitë e marrëveshjes. Jo vetëm që kjo ishte marrveshja e parë ushtarake e Uashingtonit me një prej
vendeve ish-komuniste më të egra, por Shqipëria ishte gjithashtu edhe vendi i parë ish-komunist që kishte kërkuar gjithashtu të antarësohej në NATO. Ka qenë Presidenti Sali Berisha ai që kishte bërë lutje për antarësimin e Shqipërisë në NATO, por fatkeqësisht u desh të pritej deri në vitin 2009 që Shqipëria, më në fund, të anëtarësohej zyrtarisht në Aleancën e Atlantikut Verior, NATO, duke finalizuar kështu përpjekjet, prej pothuajse dy dekadash dhe duke realizuar gjithashtu edhe aspiratat mbarëshqiptare për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë bota. Pak më vonë, gazeta e kryeqytetit amerikan, Uashington Post i kishte cilësuar marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane – midis ushtrisë më të pasur dhe më të fuqishme në botë dhe një ushtrie të vogël e të varfër -- si një “lidhje dashurie ushtarake”, (a military love affair), ndërkohë që citonte një oficer ushtarak amerikan, i pyetur për zhvillimin e shpejtë të lidhjeve ushtarake me një vend ish-komunist, të ketë thënë : “Jemi prekur thellë nga ‘sindroma shqiptare’ – nga një dëshirë e madhe për t’i ndihmuar këta njerëz”, është shprehur oficeri i lartë amerikan. Uashington Post theksonte gatishmërinë e Shqipërisë për këto marrëdhënie, duke shkruar se Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u kishte venë në dispozicion
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s përdorimin e të gjitha bazave ushtarake të Shqipërisë, duke thënë se, “Ne i mirëpresim Amerikanët. Ata janë çelësi i sigurimit tonë”, citon gazeta amerikane, ish-Presidentin Berisha. Ndërsa gjatë një vizite në Tiranë, në vitin 1995, ka raportuar gazeta Uashington Post, Kryetari i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili, u ka kujtuar shqiptarëve se interesimi i Shteteve të Bashkuara për fatin e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve, e ka zanafillën tek Presidenti Woodrow Wilson, i cili ndërhyri në mbarim të Luftës së parë Botërore për të shpëtuar Shqipërinë. “Sa i kënaqur do të ishte Wilsoni po të kishte mundësi të vizitonte sot Shqipërinë dhe të shikonte realizimin e gjallë të ëndërrës duke parë ushtarakët e rinj amerikanë, krah për krah, me shokët e tyre shqiptarë, duke ndërtuar një të ardhëme besimi, miqësie dhe partneriteti midis dy vendeve tona”, është shprehur ish-ushtaraku i lartë amerikan para zyrtarëve më të lartë ushtarakë të Shqipërisë, gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 1995. Besoj se Wilsoni do të ishte shumë i kënaqur edhe sot me njoftimin se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri, pikërisht në Kuçovë, bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, ku ushtarakët amerikanë e shqiptarë do të punojnë se bashku në mbrojtje të paqës e begatisë në Shqipëri dhe më gjerë. Por jo vetëm Wilsoni do të ishte i kënaqur për këtë zhvillim, por të gjithë ata -- shqiptarë dhe amerikanë që ua duan të mirën marrëdhënieve midis dy vendeve tona—e të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore shqiptaro-amerikane, si në fushën ushtarake ashtu edhe në fushën diplomatike dhe politike midis dy popujve gjatë çerekshekullit të fundit. Janë përpjekje këto të cilat kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zërë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve europiane, por njëkohësisht edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ushtarako-diplomatike ndërkombëtare. Shpresojmë që ndërtimi i bazës ushtarake në Kuçovë, si baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, të jetë vetëm fillimi i zhvillimeve të mëtejshme në forcimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve. E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
National Interest
Si të ndërtohet një Ballkan më i mirë? Interesi i ripërtërirë i SHBA-së ndaj Ballkanit, pasqyron pjesërisht një dëshirë që luftërat në këtë rajon, të mbeten një gjë e së kaluarës. Po aq e rëndësishme është se, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ajo e një kontribuesi të paqes dhe prosperitetit në komunitetin transatlantik thi në të gjithë Evropën, nuk është e dobishme nëse pjesët e saj më problematike të fillojnë të lëkunden. Problemet në Ballkan, refuzojnë të zhduken për dy arsye: paratë dhe James Jay Carafano gjeografia. Lajmi i mire është se rajoni është destinacioni kryesor për pushime të lira. Lajmi i keq është se Ballkani Ankesat se Shtetet e Bashkuara po është një vend ku me pak para blihet heqin dorë nga Evropa, dhe janë shumë ndikim. I vendosur ndërmjet indiferente ndaj fatit të rajonit, janë Adriatikut dhe Detit të Zi, Ballkani thjesht të gabuara. Megjithatë, Uash- është udhëkryqi midis Veriut dhe ingtoni mund të bëjë shumë më tepër Jugut. dhe Lindjes dhe Perëndimit. se të menduarit e dëshiruar, për të Përveç Shteteve të Bashkuara dhe transformuar Ballkanin Perëndimor, Bashkimit Evropian, lojtarët kryenga një “fuçi baruti”, në një rajon që sorë përfshijnë Rusinë, Kinën, Ararrezaton progres. Në vend se të për- binë Saudite, Emiratet e Bashkuara faqësojë fragmentimin dhe ndarjen, Arabe, Katarin, Turqinë dhe Kinën. rajoni duhet të jetë një shembull i in- Përveç kësaj, fqinjët e afërt të rajonit, duke përfshirë Greqinë, Austrinë dhe tegrimit. Pak më shumë se një vit nga tani do Kroacinë, kanë interesat e tyre për të të jetë një tjetër përvjetor: 20-vjetori i mbrojtur. përfundimi të luftës së fundit ballkan- Një rëndësi të madhe ka se si përike. Ndërsa rajoni nuk ka vuajtur nga doren paratë dhe ndikimi. Ndër një konflikt i hapur gjatë kësaj periud- shqetësimet kryesore janë masat akhe, Ballkani Perëndimor mbetet ende tive nga ana e rusëve për të penguar një vend i trazuar, shpesh i cituar si integrimin në BE, duke penguar zgpjesa më e brishtë e Evropës. “Po- jerimin e NATO-s, dhe për të siguruar thuajse dy dekada pas luftës, kjo nuk dominimin e fuqisë ruse. I dëmtuar është paqe”- pohoi një aktivist i të nga ekonomitë e paqëndrueshme drejtave të njeriut. “Çështja shqiptare dhe ndërhyrjet e jashtme, Ballkani dhe ajo serbe, nuk janë të mbyllura Perëndimor përballet me dy sfida të në Ballkan; është Izraeli dhe Palesti- vazhdueshme. E para është siguria. E dyta është na e Evropës”. Gjendja aktuale e shteteve të Ball- hapja e vendeve të pakta të punës, kanit Perëndimor i bën nervozë dhe krijimi i pasurisë. Në fushën e shumë njerëz. Në një epokë ank- sigurisë, rajoni jeton nën hijen e vazh-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
dueshme të konflikteve të pazgjidhura, të cilat edhe pse nuk kërcënojnë të përshkallëzohen në luftë të hapur, krijojnë marrëdhënie ndasie, që minojnë stabilitetin dhe integrimin rajonal. Shqetësimi kryesor është e ardhmja e Bosnje-Hercegovinës, ndërsa problematike mbetet edhe marrëveshja e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dobësia e dytë e madhe e rajonit, është mungesa e zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Për më tepër, pabarazitë në rajon janë shqetësuese. Ekonomikisht, Serbia po i tejkalon fqinjët e saj në ecurinë ekonomike. Kjo krijon disbalanca, që mund të destabilizojnë më tej rajonin. Ndikimet kundërvepruese për të adresuar këto sfida janë zbehur, ndërsa kërcënimet janë zvogëluar– një gjendje vegjetative që thjesht e lejojn “tumorin” të zgjerohet dhe jo e kundërta. Dikur, shumë njerëz besonin se anëtarësimi në BE, do t’i zgjidhte të gjitha këto sfida. Kjo nuk është më e vërtetë. Rruga drejt anëtarësimit në BE është dëshmuar kokëfortësisht e ngadaltë. Për më tepër, angazhimi i BE-së me rajonin, pësoi një pengesë të turpshme në konferencën e fundit të Londrës, që sipas shumë dëshmive nuk shënoi asnjë përparim. Një sfidë shtesë, është se nëse rajoni nuk zbaton reforma që do të liberalizonin realisht ekonominë (duke nxitur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION kështu rritjen dhe krijimin e vendeve të punës), hyrja në BE do të inkurajonte vetëm largimin e popullsisë dhe kapitalit në pjesë të tjera të Evropës. Një partneritet i fortë transatlantik është një element kyç i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-ve. Zhvillimi i fundit që Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shihnin, është një Evropë e destabilizuar nga problemet e Ballkanit, sikurse ishte në vitet 1990. Zyrtarët amerikanë, duke përfshirë zëvendëspresidentin dhe sekretarët e Shtetit dhe të mbrojtjes, kanë shprehur tashmë interesin e madh të Amerikës, për të luajtur një rol më të fuqishëm në rajon. Ballkani Perëndimor, mund të luajë një rol kryesor në vizionin e Amerikës, për një komunitet më të fortë transatlantik. Një rajon i integruar dhe i begatë, mund të ndihmojë në ndërtimin e bazës së një Evrope më të fortë. Përveç sigurisë së ofruar nga NATO, dhe kohezionit të komunitetit evropian, Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në nxitjen e një sërë marrëdhëniesh dypalëshe, që do të bëhen një motor i fuqishëm i rritjes ekonomike, një korridor për të siguruar pavarësinë energjetike të tregut të lirë dhe një besim realisht ndërtues për sigurinë evropiane. Këto marrëdhënie dypalëshe, nuk do të zëvendësonin BE-në apo NATO-n. Përkundrazi, ato do të siguronin një themel të shteteve-kombe të forta dhe të sigurta, që do t’i bënin më të forta këto aleanca. Të dëshirosh dhe të ndërtosh një Ballkan më të mirë, janë dy gjëra të ndryshme. Në fund, Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen seriozisht. Elementet ekzistojnë në strategjinë amerikane, por Uashingtoni duhet të lëvizë më shpejt. Amerika duhet të promovojë në mënyrë aktive një ekuilibër të sigurisë rajonale, rritje ekonomike dhe qeverisje të përgjegjshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe vendet përreth. Ky është ilaçi më i mirë si ndaj luftërave të brendshme në rajon, por edhe ndikimit të dëmshëm të aktorëve të jashtëm. Nuk mjafton që Shtetet e Bashkuara të mbështesin ndërtimin e një korridori energjetik Veri-Jug. Uashingtoni duhet të ndihmojë për ta bërë atë realitet. SHBA-ja, duhet të vazhdojë të kundërshtojë seriozisht ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream II”, dhe
të ofrojnë mbështetje të fuqishme për Iniciativën e Tri Detrave. Për më tepër, Uashingtoni duhet të mbështesë zhvillimin e energjisë bërthamore në rajon, dhe ndërtimin e një korridori jugor të gazit, që nuk varet nga Rusia. Korporata e Investimeve Private Përtej Detit, USAID dhe Korporata e Mijëvjeçarit, janë të gjitha aktive në rajon. Sidoqoftë, rajoni ka nevojë për investimet amerikane private. Investimet e reja në Ballkanin Perëndimor, nuk do ta bëjnë atë një vend më të mirë, pa një qeverisje të përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara duhet të përqendrohen në mënyrë konstruktive në elementet e qeverisjes që ndikojnë tek liria ekonomike, duke përfshirë luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe reduktimin e punësimit në sektorin publik, uljen e taksave dhe borxhit publik. Uashingtoni duhet të vazhdojë të ecë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në dy shtigje në të njëjtën kohë në Ballkan – zgjerimin e NATO-s (në veçanti, pranimin e Maqedonisë në NATO), dhe nxitjen e bashkëpunimit të sigurisë dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit dhe fqinjët e tyre. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të zbatojnë një strategji globale, që i nxit rivalët strategjikë – duke përfshirë Rusinë, Iranin dhe Kinën – t’i japin fund politikave të jashtme destabilizuese që dëmtojnë interesat e SHBA-së. Ushtrimi i presionit ndaj tyre, do të bëjë që në fund edhe Rusia dhe Kina ta cilësojnë një Ballkan Perëndimor të lirë, të qëndrueshëm dhe të begatë, si një mundësi të mirë për të pasur më shumë fitime të ndershme në rrafshin ekonomik, sesa si një treg të varfër brenda sferës së tyre të ndikimit. E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Qeveri e mre Astrit Lulushi
Kur njerëzit detyrohen të heshtin kur u thuhen gënjeshtra, ose, edhe më keq, kur janë të detyruar të përsërisin vetë gënjeshtrën, ata humbasin njëherë e përgjithmonë ndjenjën e ndershmërisë. Qëllimi i propagandës nuk është të bindë, as të informojë, por të përulë. Që gënjeshtra të pranohet me të duhet bashkëpunuar dhe në një farë mënyre njeriu bëhet gënjeshtar e i keq. Një shoqëri e tillë është e lehtë të kontrollohet. Nuk ka nënshtrim më të përsosur sesa ta bindësh njeriun se liria është
10
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Qëllimi i propagandës nuk është të bindë, as të informojë, por të përul e i keq. Një shoqëri e tillë është e lehtë të kontrollohet e lehtë të arrihet, se ajo vjen vetë, dhe s’ke nevojë të bësh përpjekje për ta arritur. Është vepra që mëson, jo emri që i japim. Vrasja dhe dënimi me vdekje, thotë George Bernard Shaw, nuk janë kundërshtarë që anulojnë njëri tjetrin, por të ngjashëm, që prodhojnë llojin e tyre. Po ashtu edhe totalitarizmi fillon të përbuzë atë që kemi, prandaj njerëzit fshehin pasurinë e tyre, duke dalë të gjithë të varfër. Gjërat duhet të ndryshojnë - pa marrë parasysh se si, çdo gjë është më e mirë se ajo që kemi. Për të ruajtur
status-quonë, një regjim shtypës organizon llojin e mendimit masiv, dhe nëpërmjet propagandës, i bënë njerëzit ta duan atë. Tirani thotë fillimisht se njerëzit nuk duhet të vrasin, dhe ata i binden. Pastaj thotë se ka ardhur koha për të vrarë dhe njerëzit vrasin njëri tjetrin. Edhe pse mendojnë se është shumë e vështirë për të vrarë, ata binden ta kryejnë atë, sepse vrasja është bërë pjesë e kodit të sjelljes, si për shembull, gjakmarrja. Ata mësojnë se cilin duhet të vrasin, si të vrasin dhe si ta bëjnë atë në bashkërendim. Totalitarizmi i bën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ekullueshme
lë. Që gënjeshtra të pranohet me të duhet bashkëpunuar dhe në njëfarë mënyre njeriu bëhet gënjeshtar
thirrje nevojave shumë të rrezikshme emocionale të njerëzve që jetojnë në izolim të plotë dhe në frikën e njëri-tjetrit, thotë Hannah Arendt. Sipas një fjale, nëse njerëzit nuk mund t’i bindni, ngatërrojini, përçajini. Edhe korrektësia politike është fenomen i propagandës. Viktimizimi përdoret si mjet për të demonstruar virtytin e dikujt, ndërsa njerëzit e zellshëm dhe ambiciozë cilësohen lakmitarë, ndëshkimi i krimit të njërit është shtypje drejtuar ndaj gjithë të tjerëve, një mendimtar i pavarur, i cili qëndron për guxim e vetëbesim,
“
Edhe korrektësia politike është fenomen i propagandës. Viktimizimi përdoret si mjet për të demonstruar virtytin e dikujt, ndërsa njerëzit e zellshëm dhe ambiciozë cilësohen lakmitarë, ndëshkimi i krimit të njërit është shtypje drejtuar ndaj gjithë të tjerëve, një mendimtar i pavarur, i cili qëndron për guxim e vetëbesim, dënohet a veçohet, dhe shkolla apo arsimimi i organizuar nga qeveria do t’u mësojë fëmijëve se qeveria është e mrekullueshme
dënohet a veçohet, dhe shkolla apo arsimimi i organizuar nga qeveria do
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
t’u mësojë fëmijëve se qeveria është e mrekullueshme. E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Debat i panevojshëm Debati ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës është jotolerantë, i dëmshëm dhe me pasoja tepër të mëdha. Askush me mendje të shëndoshë nuk e ka mirëpritur një debat të tillë. Thaçi me sulmet ndaj Berishës ishte i pamatur, fyes dhe denigrues
Esat Mehmeti
Dy protogonistë shqiptarë, njëri nga Prishtina, e tjetri nga Tirana ; Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në distancë, përmes rrjeteve sociale kanë shkëmbyer akuza të forta ndaj njëri-tjetrit . Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka artikuluar akuza shumë të forta dhe një gjuhë aspak diplomatike ndaj ish-presidentit Berisha, pas qëndrimeve të këtij të fundit kundër ndarjes së Kosovës . Dekleratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e mardhënieve ndërshtetërore, kanë provokuar reagime të forta në Prishtinë dhe Tiranë, ku më e dukshmja ishte përplasja e Thaçit me ish-presdentin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ndërkohë, ditë më parë, në një takim me një delegacion nga Lugina e Preshevës, ish-kryeministri, Sali Berisha është shperhuar i zhgënjyer për mënyrën se si Tirana dhe Prishtina zyretare i trajtojnë problemet e mëdha politike në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes. Berisha u shpreh kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh me Serbinë, duke e cilë-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
m dhe me pasoja suar atë si një ide serbe, ndërsa u ka kërkuar përfaqësuesve politikë të luginës që mos të pranojnë siç thotë ai, si „Plaçkë tregu“ për shkëmbim territoresh . Ndërkohë, i menjëhershëm dhe pa u hamendur fare, me tone tepër të ashpra i është përgjigjur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke hedhur një mal akuzash në adresë të ish-presidentit Berisha. Akuzat dhe replikat e shkëmbyera në distancë ndaj njëri- tjetrit, duket se do të diskutohen për një kohë të gjatë, jo vetëm në rrafshin kombëtar, por edhe më gjerë.
Një replikë e tillë, mund të konsiderohet si më e ashpra mes dy politikanëve të lartë shqiptarë, njëri nga Prishtina dhe tjetri nga Tirana e cila do të lërë gjurmë për shumë kohë në raportet e forcave politike, ku këto dy figura përfaqësojnë dy shtetet shqiptare. Këto akuza të ndërsjella nuk i shërbejnë askujt, këto po dëmtojnë imazhin kombëtar, duke lënë vulën e kohës dhe të vendit !. Ndoshta si shumë të tjerë, jemi tepër të indinjuar për faktin, se mes liderëve tanë dëgjojmë dhe lexojmë replika dhe akuza të forta ndaj njëri
-tjetrit. Ky fakt, sa është shqetësues, është edhe i dhimbshëm. Është i dhimbshëm sa edhe atëherë “lufta “mes dy kolosave tanë, atyre të fjalës së shkruar, të letrave shqipe, Qosja - Kadare, plagë e cila s’po gjen shërimin e duhur ! Fjala vret, fjala shëron plagë !!! Vallë, Kujt i shërbejnë gjithë këto fjalë, gjithë ky mal me akuza ?! A nuk ishin mjaft gjithë ato vuejtje, turtura, vrasje e dëbime masive nga ana e agresorit të përbashkët shekullor ? ! A s’u mjafoi gjaku i atyre që dhënë jetën për liri, e që ende s’ju është tharë ? ! A s’janë dëshmi, gjithë ato varre me lule të njoma gjithandej ?! A nuk është i dhimbshëm fati i gjithë atyre prindër dhe të afërmëve, të cilët, në vuajtje kërkojnë, në çdo kohë dhe çdo vend një varr për ta gjetur të afërmin e tyre të humbur vite me radhë ? !. Besoj se janë mjaft !. Ne , në vend që tehun e kritikës ta drejtojmë atje ku duhet, ne ,( liderët tanë ), hedhin akauza të panevojshme ndaj njëri-tjetit. Kujt i shërbën kjo !!! . Një fjalë e urtë popullore thotë : “Fjala vret më shumë se plumbi “ Mendoj, se këtu mungon diçka. Mungon sensi, arsyeja, mungon mirëkuptimi, toleranca. Mungon Platforma e përbashkët. Mungon starategjia e duhur kombëtare e atyre që udhëheqin dhe drejtojnë shtetin. Por, jo. Kjo është mungesë e theksuar e lirisë në të gjitha dimensionet e saj. Në këtë sens, është liri e shprehjes pa asnjë kufizim, e reflektuar me një gjuhë urrejtjeje dhe fyese ? Shoqëria jonë është ende shumë e brishtë dhe ka nevojë për ekuilibra dhe raporte të drejta. Tema të tilla përfshijnë gjithë kombin shqiptar dhe fitohet bindja se politika zyrtare është disi e hutuar !. Ndaj, është koha, që politikanët tanë, në Tiranë e Prishtinë, të kenë një qëndrim të përbashkët. Ky është dhe amaneti i të parëve tanë. (Autori është gazetar i Radio Ulqinit)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët dhe pluralizmi politik në Mal të Zi (3)
Zhgënjimi i shqipta Fatkeqësisht, çdo premtim mbeti në nivelin deklarativ të kuptimit juridik. Kushtetuta e re nuk parashikon mekanizmin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të pakicave pasi norma imperative për këto çështje në përmbajtjen e saj është inekzistente. Kështu edhe kësaj radhe shqiptarët mbeten të zhgënjyer. Amandamentet e deputetëve shqiptarë, pothuajse nuk u pranuan, kurse Kushtetuta u aprovua pa votën e tyre
Hajrullah Hajdari
(vijon nga numri i kaluar) Pas pavarësisë, natyrisht, Mali i Zi kishte obligim të aprovonte Kushtetutën e re të shtetit të pavarur, në të cilën do të futeshin të gjitha parimet e deklaruara. Shqiptarët e kishin të qartë se është kjo Kushtetuta e parë pas pavarësisë dhe se zbatimi i saj në të ardhmen do të ketë ndikim edhe për shqiptarët, ndaj duke u bazuar në kontributin e dukshëm të tyre për pavarësi të shtetit dhe në faktin se shteti i ri është deklaruar se sa u përket popujve pakicë do të zbatojë të gjitha aktet e standardet ndërkombëtare për përmirësimin e statusit të tyre, shqiptarët artikuluan në mënyrë të qartë kërkesat e tyre. Një ndër kërkesat e shqiptarëve ishte që në preambulën e Kushtetutës, duke marrë parasysh të kaluarën faktike historike të tyre si popull autokton në këto troje, shqiptarët duhen të jenë element konstituiv i shtetit të Malit të Zi, pasi nga trajtimi i një populli apo entiteti do të varej edhe realizimi i të drejtave të tyre në të ardhmen. Kërkesë tjetër më rëndësi ishte normativizimi i përdorimit të lirë të gjuhës shqipe dhe i simboleve kombëtare në ato territore ku ata janë shumicë, jo vetëm në shkollë por edhe në organet e administratës dhe gjykatave
14
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
të instancave të ndryshme konform dispozitave të Konventës kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, pastaj mësimi i historisë kombëtare, pa dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë të pajustifikueshme konform dispozitave të Kartës Evropiane të gjuhëve rajonale dhe të pakicave. E gjithë kjo me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të identitetit kombëtar. Deputetët e partive shqiptare kërkuan dhe insistuan që në Kushtetutë duhet të futen të gjitha ato dispozita të deklaruara në Referendum për barazinë e të gjithë popujve e pakicave kombëtare që jetojnë në Mal të Zi. Lidhur më këto dhe kërkesa të tjera të paraqitura, ata mendonin se duhet të përcaktohet instrumenti i zbatimit dhe përgjegjësia për mosrealizim të të drejtave dhe lirive politiko-civile duke u shndërruar në normë imperative, e cila do të siguronte realizim dhe jetëgjatësi të të gjitha normave që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e popujve pakicë, në rastin konkret të shqiptarëve. Por fatkeqësisht, çdo premtim mbeti në nivelin deklarativ të kuptimit juridik. Kushtetuta e re nuk parashikon mekanizmin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të pakicave pasi norma imperative për këto çështje në përmbajtjen e saj është inekzistente. Kështu edhe kësaj radhe shqiptarët mbetën të zhgënjyer. Amandamentet e deputetëve shqiptarë, pothuajse nuk u miratuan, kurse Kushtetuta u aprovua pa votën e tyre. Zhgënjimi i shqiptarëve nga pushteti i shtetit për të cilin kontribuan aq shumë vazhdon dhe sa vjen e thellohet. Thellohet më shumë edhe për faktin e “re-
hatisë” së përfaqësuesve shqiptarë, qoftë në organin legjislativ apo qeveritar. Nuk mundemi pafundësisht të kritikojmë vetëm pushtetin qendror. Millo Gjukanoviqi nuk është i vetmi fajtor për çështjen e mjerueshme e të pazgjidhur të shqiptarëve në Mal të Zi. Do të ishte diletantizëm politik, për të mos thënë nihilizëm, të veçohet vetëm kështu, pasi shqiptarët u ngopën me premtimet e të dy krahëve, të pushtetit qendror e atij lokal, të partisë politike – shtet dhe partive të tanishme politike shqiptare, e nuk po kanë kujt t’i besojnë më!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
arëve nga pushteti Për zhgënjimin e vërtetë të shqiptarëve nga pushteti qendror, por edhe nga “rehatia” e përfaqësuesve shqiptarë atje, është e mjaftueshme të shtjellohet çështja e përdorimit të gjuhëve të popujve pakicë, në rastin konkret të gjuhës shqipe në Mal të Zi dhe të drejtën e informimit në gjuhën amtare shqipe.
Përdorimi i gjuhës shqipe
Ç’është e vërteta, akoma nuk ekziston një teori e caktuar dhe koherente për të drejtën e përdorimit të gjuhëve të popujve pakicë. Përdorimin e gjuhëve të pakicave disa e kuptojnë si të drejtë, ndërsa të tjerët këtë çështje e trajtojnë si politike. Nëse përdorimi i gjuhës së popullit pakicë nënkuptohet si çështje politike, atëherë zgjidhja mund të jetë vetëm politike e sidomos nëse ky kuptim është parësor dhe i vetëm, ky kuptim do të jetë i gabuar dhe i dëmshëm, pasi e bën atë të komplikuar, të njëanshëm dhe do të varet vetëm nga vullne-
“
Nëse përdorimi i gjuhës së popullit pakicë nënkuptohet si çështje politike, atëherë zgjidhja mund të jetë vetëm politike e sidomos nëse ky kuptim është parësor dhe i vetëm, ky kuptim do të jetë i gabuar dhe i dëmshëm pasi e bën atë të komplikuar, të njëanshëm dhe do të varet vetëm nga vullneti i sundimtarit
ti i sundimtarit. Nëse është e vërtetuar se kultivimi dhe zhvillimi i gjuhës është parakusht i zhvillimit dhe i prosperitetit të çdo populli, nëse kultura gjuhësore i mundëson çdo populli të objektivizojë përvojën e vet kolektive, atëherë është më se e nevojshme, në mënyrë të vetëdijshme dhe të përhershme, avancimi i gjuhës dhe respektimi i të drejtës për përdorimin e gjuhës amtare. Nga ana tjetër, nëse e pranojmë faktin se gjuha është element determinues i specifitetit psikik të çdo individi i cili krijon dhe zhvillon kulturën, atëherë është e patolerueshme qasja formale juridike
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e zgjidhjes së kësaj çështjeje. Në mungesë apo mosekzistim të vullnetit të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhëve amtare të popujve pakicë, është e nevojshme që të përmenden standardet ndërkombëtare për këtë çështje, aq më parë kur për rregullimin e kësaj të drejte, drejtësia e brendshme është e detyruar të marrë parasysh realitetin e të drejtës ndërkombëtare. Kushtetuta aktuale e Malit të Zi, në nenin 9 të saj, thotë: “Kontratat ndërkombëtare të verifikuara dhe të publikuara dhe rregullat e pranuara në përgjithësi të së drejtës ndërkombëtare janë pjesë përbërëse e rregullimit të brendshëm juridik, kanë përparësi mbi legjislacionin vendas dhe zbatohen drejtpërdrejt, kur raportet e rregullojnë ndryshe nga legjislacioni i brendshëm”. Është e vërtetë se Mali i Zi ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje, qoftë nëpërmjet kapitullit të veçantë të Kushtetutës (nenet 9, 79-80) apo Ligjit për të drejtat dhe liritë e popujve pakicë. Nga ana tjetër Mali i Zi, si shtet i ri apo si pjesë e pasardhësit juridik të RFPJ-së, është nënshkrues i shumicës së akteve ndërkombëtare për çështjen e lirive dhe të drejtave të popujve pakicë të cilat në mungesë apo për shkak të mosekzistimit të vullnetit të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhëve amtare të popujve pakicë, për rregullimin e kësaj të drejte, drejtësia e brendshme, sipas nenit të cituar të Kushtetutës aktuale, është e detyruar të marrë parasysh realitetin e së drejtës ndërkombëtare dhe si i tillë ka obligime ndaj pjesëtarëve të popujve pakicë. (vijon) E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Shoqëria njerëzore përballë zbulimeve në shkencë dhe teknologji
Të kritikosh apo të pranosh të rejat e fundit?! Toni Ujkaj
Shoqëria njerëzore po bëhet gjithnjë e më e varur dhe në pritje të shpikjeve të reja dhe më të sofistikuara të cilat po i zbulojnë dhe jetësojnë njerëz të shkencës dhe teknologjisë. Ndër vite, çdo zbulim i madh ka ngjallur divergjenca tek ata të cilët nuk i pëlqyen kurrë këto zbulime, duke u përpjekur t’i ndalonin së jetësuari. Frika ndaj diçkaje të re apo frika se në mos bota do ndryshonte për keq apo se interesat tona do të cenoheshin, na japin shkas t’i mohojmë me një lloj “injorance” dhe t’i nënvlerësojmë këto zbulime të reja të cilat shkenca dhe teknologjia i sjell nga dita në ditë. Historikisht, çdo shpikje e re për dikë ishte shumë interesante, ndërsa për një pjesë tjetër, përbënte
“ 16
çmenduri. Por, pavarësisht kësaj, të gjitha ato arritën të lulëzonin. Po të marrim si shembull shtypshkronjën e Gutenbergut (1450) nga e cila i gjithë shtypi e ka zanafillën, kritikët e asaj kohe këmbëngulnin që kjo “kohë e re” të mos vinte kurrë, vetëm për shkak se rrezikohej puna e tyre e përditshme, duke qenë se ata letrën e kopjonin (shumëzonin) me dorë. Megjithatë, kjo shpikje e re u mirëprit në masë të gjerë dhe vlera e saj nuk degradoi kurrë prej kundërshtarëve të asaj kohe. Puna kolosale që kryente kjo shtypshkronjë u pranua masivisht, madje ajo mori jetë me ritme të shpejta, e po kështu njëra pas tjetrës, të gjitha format e komunikimit masiv u komentuan nga këndvështrime të ndryshme, por ato, asnjëherë nuk pushuan së zhvilluari ashtu sikurse nuk pushojnë as sot e kësaj dite. Për të kuptuar më mirë se sa hovshëm ka evoluar teknologjia dhe shkenca, do të mund të merrnin si shembull telefonat celularë të prindërve tonë dhe të bëjmë një krahasim të tyre me ata që përdorim ne
Sot ne shpeshherë e fajësojmë internetin për çdo gjë negative që mund të na ndodhë nga përdorimi i tij, por këtë evoluim të ri, nuk duhet ta shikojmë si një superfuqi që ushtron pushtet mbi ne pasi ne duhet të jemi vetë administrues të mirë të profileve tona. Po kështu, nuk mund të fajësojmë internetin as për video-games as për YouTube as për rrjete të tjera sociale, por duhet të jemi vetëkritikë për të qenë të aftë t’i kontrollojmë instinktet tona që të mos krijojmë varësi ndaj përdorimit të tij
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
sot. Celularët e tyre në raport me këta “luksozët” që përdorim ne sot, nuk i lidh asgjë tjetër përveç valëve dhe një baterie. Ose po të vështrojmë prodhimin e automjeteve sesi ato kanë qenë në të kaluarën dhe se si janë sot, shohim një përparim drastik në çdo aspekt, etj. Ja pra se si po avancojnë shpikjet e reja globale.... Një “shpikje e re” siç ishte interneti (Word Wide Web), mahniti botën. Sot pa të e tërë bota do të ishte e “paralizuar” së funksionuari. Nga ana tjetër, edhe për këtë zbulim ka pasur dhe ka kritika të ndryshme. Një pjesë e shoqërisë arrin në konkluzionin se interneti po shkatërron shoqërinë (veçanërisht të rinjtë), por ka edhe nga ata që thonë se nuk do të mund ta imagjinonin dot jetën pa internet, duke buzëqeshur me ironi kur e kthejnë kohën pas, kur interneti ishte diçka e panjohur për shumicën e shoqërisë. Sot ne shpeshherë e fajësojmë internetin për çdo gjë negative që mund të na ndodhë nga përdorimi i tij, por këtë evoluim të ri, nuk duhet ta shikojmë si një superfuqi që ushtron pushtet mbi ne pasi ne duhet të jemi vetë administrues të mirë të profileve tona. Po kështu, nuk mund të fajësojmë internetin as për video-games as për YouTube as për rrjete të tjera sociale, por duhet të jemi vetëkritikë për të qenë të aftë t’i kontrollojmë instinktet tona që të mos krijojmë varësi ndaj përdorimit të tij. Ne, e në veçanti prindërit, duhet të dinë t’i mbrojnë fëmijët e tyre gjatë kohës që qëndrojnë në internet, me qëllim që ata të mos e keqpërdorin atë. Sepse, nëse prindërit ua japin fëmijëve të tyre tabletin dhe celularin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përgjatë gjithë ditës, duke lënë pas dore librin, është e papranueshme pastaj të thuhet se fajtor qenka interneti. Përveç internetit, kompjuterëve, celularëve, tabletëve, etj, ndikim të gjerë po synon të gjejë edhe inteligjenca artificiale e shndërruar në robotë. Preokupimi i shoqërisë për misionin e robotëve mbizotëron shumë kohëve të fundit. Njerëzimi sot shqetësohet për inteligjencën artificiale. Shkenca dhe teknologjia po sjellin robotë që do të mund të kryenin punët e njeriut si prsh: robotë që do të mund të shisnin në një dyqan ose të na ndihmonin ta gjejmë masën e dëshiruar të rrobave, etj. Në këtë kontekst, pretendimet janë që në një të ardhme të kemi robotë
edhe në familje, që të na i kryej punët e shtëpisë. Pra, shkenca dhe teknologjia po ecin me hapa shumë të shpejtë... Pavarësisht kësaj, nëse dëshirojmë ose jo të vijë kjo epokë e robotëve dhe e zhvillimit akoma të mëtejshëm të teknologjisë, ne nuk mund dhe nuk duhet të mohojmë çdo zbulim të ri, pasi të rejat përherë krijohen për të na ardhur ne në ndihmë që të kemi funksionim më efikas. Në rast të kundërt, sikur të pretendohej që të ndalohet çdo shpikje e re thjesht nga disa grupe të cilave mund t’u cenohen interesat e tyre, njerëzimi nuk do të vazhdonte të evoluonte por do të stagnonte. Prandaj, ne duhet të pajtohemi dhe të përshtatemi më së miri me epokën e re të zhvillimit dhe digjitalizimit global në çdo lëmi.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Sikur të pretendohej që të ndalohet çdo shpikje e re thjesht nga disa grupe të cilave mund t’u cenohen interesat e tyre, njerëzimi nuk do të vazhdonte të evoluonte por do të stagnonte. Prandaj, ne duhet të pajtohemi dhe të përshtatemi më së miri me epokën e re të zhvillimit dhe digjitalizimit global në çdo lëmi
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Pakicat - mish pë shekullin e 20-të, po nga një tunel i galerive të Trepçës është hapur udha më e paparamendueshme shqiptare.
Argëzon Sulejmani
Pikërisht, në një fazë deliri janë të gjithë banorët e kombeve që tanimë kanë fatin të mos jenë pakicë nacionale. Pakica nacionale kanë qenë së paku një herë këtyre shekujve dhe kroatët e Kroacisë së sotme, sllovenët e Sllovenisë së sotme, boshnjakët e Bosnës së sotme, kosovarët e Kosovës së sotme, shqiptarët e Shqipërisë së sotme. Koha deshi që kjo të ndërrojë, por prapë se prapë në Ballkan kemi me qindramijëra kroatë, sllovenë, boshnjakë e shqiptarë pakica, pakica nacionale është fjala. Është i kuptueshëm deliri emocional i këtyre turmave që patën fatin ta kalojnë urën, por është e pafalshme dehja e gjatë ose statusi i përhershëm delirant i tyre. Çdo çështje njerëzore para se të jetë e çfarëdoqofshme duhet të jetë humane. Patriotizmi i shumicës së vendeve të Ballkanit të pavarësuara viteve ‘90 është rëndë johuman. Sepse, nuk merr parasyshë pjesëtarët e të njëjtit nacionalitet që edhe përkundër betejave të përbashkëta u kanë rënë zaret e pafavorshme. Ky lloj patriotizmi johuman është thjeshtë dehës, delirant dhe mafioz. Së paku tre dekadat e fundit ky lloj patriotizmi bën bujën në atëdhetë tanë. Është e çuditshme se si njeriut nuk i mjafton që kur i shpëton mundimeve dhe vdekjes të jetojë sall i kënaqur, por përnjëherë qet krye krenaria, mburrja e madhështia dhe, në ato raste nuk është asapak e vështirë të shfaqet pafytyrësia dhe mosmirënjohja, do të thonte Sabato. Elitat tona ndodhen në tunele. Ato janë robër dhe fajtore. Fajtore, sepse kanë harruar që në fun-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
2. E patë se si para disa ditësh Presidenti i Republikës së Kosovës lëshoi gjëmën. Do të ketë negociime të dhimbshme në një të ardhme, tha. Bëhej fjalë për sovranitetin e Kosovës. Kulmi. Nuk kërkoj ndihmë, thjeshtë e dha kumtin. Tregoi që nuk është i pari i vendit, por para vendit. Pas pak ditësh takoi përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Ata, si atome të lira gjetën një magnet të përbashkët. E kupton secili që, idetë për shkëmbime territoresh janë dehje banale. Por, edhe një herë pse të mos përdoret pakica nacionale autoktone shqiptare në Serbi si mish për top. Liderët e Ballkanit sillen si mbretër, kurse pakicat e kombësive të tyre i trajtojnë si oborrtarët më të kërrysur e përbetuar të interesave të tyre makiaveliste. Prishtina zyrtare, le që s’u ka dalë zot e as nuk i ka ndihmuar, por për më keq ka ndihmuar në shpopullimin e Luginës së Preshevës me politika mendjeshkurtëra militante e elektorale. Pas këtyre episodave aventuriere, shqiptarët e Luginës do të kenë patrullime më të shpeshta milicore, bazat ushtarake do të përhapen dhe ankthi e presioni i përgjithshëm do të rrisin edhe më tepër ikjen e shqiptarëve të asaj pjese. Kosova dhe banuesit e sotëm të saj e kanë harruar shpejtë të qenit pakicë. Pakicat e hanë pa vetëshkak, për shkakun e gomarit, nga “s’ke ç’i bën gomarit i bie samarit”. Edhe përtej një mijë e një sfidave Kosova nuk do të duhej ta linte asnjëherë Luginën në këso katrahure. Kurse, asnjëherë ta përdorte për interesa të ngushta klienteliste, si mish për top. Si mish për top u përdoren dhjetëra jetë shqiptare në Kumanovë në 2015-tën si dhe dhjetëra burgosje shqiptare në Malin e Zi si fluturakë
shqiponjeje vite më parë. Epilog i këtyre zjarreve të mëdha, që nuk përjashtojnë as flijimin e jetëve, ka qenë mbulimi i ndonjë zjarri të vogël ose ndërrimi i ndonjë pushtetari të klikës së mbretërve. Në të gjithë rastet, kujtojmë dhe shëmbjen e Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, krerët por dhe trupat nga Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë ngritur ose fërkuar duart. 3. Me vendim të veçantë të parlamentit malazez shqiptarët autokton të këtij shteti kanë të drejtë që të kërkojnë dokumente identifikuese edhe në gjuhën shqipe. Një numër i caktuar e i kënaqshëm banorësh e ka shfrytëzuar këtë të drejtë konform vendimit. Natyrshëm lind pyetja se, për çfarë shqiptarët duhet të kërkojnë identifikim të tillë? E kuptoj retorikën që kjo përbën thelbin e identitetit. Por, a nuk do duhej që përmes kësaj Tirana dhe Prishtina të nisnin hartimin e një platforme mbarëkombëtare, ku pakicat e deklaruara shqiptare, le që do duhej barazuar por pse jo edhe lehtësuar. Në këtë mënyrë do të nxitej deklarimi i plotë dhe masovizimi e gjithëpërfshirja e trupit kombëtar. Por, jo. Shqiptarët e Malit të Zi që e shfrytëzojnë këtë të drejtë nuk kanë asnjë respekt meritorë në atdhetë e tyre. E, krerët dhe trupat prishtinase nuk besoj se e kanë harruar që deklarimi si shqiptarë i pat kushtuar rëndë dhe vetë Bekim Fehmiut. Nëse ky veçim nuk i barazon shqiptarët e Malit të Zi me ato të Shqipërisë dhe Kosovës, natyrshëm lind pyetja përse duhet bërë!? Që t’i vënë vetes njollë në vendin ku u kanë rënë zaret të jetojnë!? Apo, të rrisin numrat e oborrtarëve në funksion të manovrave të patrombretërve të tyre që ndodhë të ndërrojnë emrat por jo dhe mendjen. 4. Shqiptarët si pakica nacionale auto-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ër top
ktone në vendet përkatëse, përveç shumë sfidave të tjera të ngatërruara, kanë dhe sfidën mbase të pasqarueshme të raportit ndaj atdheve të tyre. Kjo çështje, në dukje sa delikate aq e marrshme, përbën qendrën fijore të boshtit kombëtar. Siç ndodhë dhe me fiziologjinë e funksionimit human, qendra udhëheqë përmes boshtit me të gjitha pjesët e tjera të organizmit. Me këtë gjuhë, tanimë mund të thuhet që gjymtyrët dhe boshti kombëtar kanë pësuar dëmtime kruciale dhe tutje pasojat do nisë t’i përjetojë vetë qendra. Shqiptarët, pakica autoktone janë shembull i sakrificës dhe sublimimit në emër të çështjes kombëtare. Veç organizmat më të përsosur që ka krijuar Natyra apo Perëndia e kanë këtë veti: ruajnë vitalen, zemrën e trurin, me çdo çmim deri në paçmim.
Është sfidë më vete të vendosësh ta çosh jetën në Ballkanin e përflaktë, ndërsa është sfilitëse të jesh pakicë nacionale në ndonjë vend të tij. Këtë fakt e dinë të gjithë ballkanasit, ose më saktë, të gjitha kombësitë përbërëse të tij kanë kaluar kësaj ure. Fiziku i njeriut, nga ana mjekësore, e kalon sfilitjen me pak oksigjen, lëngje, kripëra e glukozë. Në të shumtën e rasteve, kësaj faze i pasojnë orët rilindëse ose të delirit fizik. Drita e ha terrin me një lugë
Me Kushtetutë të Republikës së Shqipërisë, secila parí kombëtare obligohet të kujdeset për fatet dhe jetët e shqiptarëve të mbetur jashtë kufinjve administrativ shqiptar. Kjo, jo vetëm që nuk ndodhë, por në shumë raste byrokracitë godasin edhe më fort nisur nga ky fakt. Në anën tjetër, Kosova si çështje dhe si proces është rezultat i angazhimit të trupës mbarëkombëtare, veçanarisht mërgimtarëve dhe pakicave shqiptare në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Këta të fundit, pas heronjve dhe invalidëve të luftës janë të shenjtit e derifundshëm, sepse veç këta nuk e konvertuan lirinë në para e materje. Veç kësaj, po të gjithë këta, si një trup i vetëm formuan bazat e jetës intelektuale e politike në Prishtinë. Protestat, UP-në, LDK-në e më pas betejat e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
njëpasnjëshme i bëmë bashkë, si u bëka tani të na lini në harresë!? Apo, kalova lumin... Në një kohë kur Prishtina ka mbytur lumin. Në një kohë kur lexoj se si mijëra të rinj kosovarë kërkojnë arratinë përmes çdo rruge, edhe përmes identitetit graçanicas, ne i regjistrojmë fëmijët tanë në Malin e Zi në gjuhën shqipe. Të njëjtit, mbase nesër do të na mallkojnë që veç emrit iu kemi shënjuar dhe një përcaktorë të rëndë, të qenit “pakicë”. Pakicë në vend të vet, pakicë në atdhetë administrativë, pakicë në secilin hap që do të hedhin, pakicë - mish për top. Është barrë e rëndë kjo dhe, së paku shtypjen Tirana dhe Prishtina nuk kanë pasur kohë ta harrojnë. Nëse e kanë harruar, mos e dhashtë Zoti, atëherë janë mishëruar me të. Ashtu, do t’i falnim dhe do t’i luftonim. E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Bisedë me modelen nga Shkodra, Ariola Allamani
20
Të qenurit modele është kënaqësia më e madhe Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
INTERVISTË
Ariola Allamani është një vajzë 17vjeçe nga Shkodra. Që në moshën 15vjeçe Ariola i hyri jetës së modelingut, e që nga fillimet ajo korri suksese. Evenimenti i parë në të cilin mori pjesë ishte Miss Shkodra 2016 nga ku edhe u dekorua me kurorën e më të bukurës. Pastaj Ariola mori pjesë edhe tek Miss Shqipëria, në evenimente të tjera në Kosovë e Shqipëri, ku po ashtu u vlerësua me çmime të ndryshme. E jo vetëm kaq, e lartëpërmendura fitoi çmime e kontrata edhe nga jashtë vendit si ai i Zvicrës që kishte kontratë për ujin, kontrata të tjera në Vjenë të Austrisë, photoshooting, reklama të ndryshme për televizion e kështu me radhë K.Javore: Ariola, i hyre udhës së modelingt në një moshë goxha të re. Çfarë mund të na thuash për fillimet e tua? Nga të erdhi ky epsh? A.Allamani: Dua të them se që e vogël e kam pasur gjithmonë dëshirë këtë pasion, sigurisht edhe si çdo vajzë tjetër që ëndërron për këtë profesion. E gjitha filloi nga një reklamë që shikova në televizion e që ishin hapur audiencat për Miss Shkodra, ashtu më lindi ideja dhe thashë me vete dua të provoj, kështu nisi e gjitha. K.Javore: Kush ishin ata që të mbështetën më shumë në këtë drejtim? Shoqëria, familja..? A.Allamani: Pasi edhe familjarët gjithmonë e kanë ditur se modelingu është diçka në preferencat e mia, më dhanë mbështetje, dhe jo vetëm ata, por mbështetje gjeta edhe nga miqtë e mi ngushtë dhe ndihem me shumë fat në këtë aspekt. K.Javore: Që në fillim ishe shumë e suksesshme, e që në evenimentin e parë ku more pjesë u dekorove me çmimin miss Shkodra2016. Më thuaj pak çfarë ndjesie përjetove si e re në këtë profesion? A.Allamani: Sigurisht që ndihesh mirë e po ashtu me plot kënaqësi të brendshme, i bën familjarët të ndihen mirë, të rritet vetëbesimi, kështu që suksesi ndikon në të gjitha. Edhe pse shumë njerëz mund të thonë që thjesht është e rëndësishme pjesëmarrja, por nuk është ashtu, të gjitha vajzat shkojnë me qëllimin që të fitojnë kurorën , pasi që kjo të hap edhe shumë rrugë të tjera për sa i përket botës së modelingut. K.Javore: Na fol pak se në cilat evenimente ke marrë pjesë që nga fillimet e tua ?
A.Allamani: Kam marrë pjesë në shumë evenimente, siç thashë, pas Miss Shkodrës që u shpalla fituese, pastaj filluan oferta për t’u bërë pjesë e shumë konkurseve të tjera bukurie si p.sh: Miss Shqipëria, Miss North of Albania, Miss Lezha e po ashtu edhe isha pjesëmarrëse e shumë sfilatave apo seteve fotografike të ndryshme. K.Javore: Ke ndonjë kontratë modelingu momentalisht? A.Allamani: Të them të drejtën jam duke i dhënë vetës kohë që të bëj një zgjedhje të duhur, pasi që më janë ofruar disa kontrata modelingu si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë vendit. K.Javore: Çfarë kriteresh kërkohen e të cilat duhet t’i respektosh gjatë një sfilate? A.Allamani: Ashtu si edhe në çdo punë e profesion tjetër që kërkohet të jesh serioz dhe korrekt në atë që do bësh, pastaj janë disa kritere që kanë të bëjnë vetëm me modelingun apo modelet do të thoja, si p.sh: pesha e duhur, kurimi në çdo detaj i vetes, kujdesi me ushqimin, të gjitha këto kanë lidhje me të bukurën në mënyrë që të dalësh sa më mirë në atë çfarë je duke bërë. K.Javore: Tani sapo ke mbaruar gjimnazin. Çfarë mendon të studiosh, dëshiron diçka në lidhje me artin apo? A.Allamani: Në fakt kam menduar diçka që s’ka lidhje me artin, mendojë të regjistroj ndonjë degë të ekonomisë, pasi që kam goxha njohuri edhe në këtë fushë. K.Javore: Sa ju propozon moshatareve tua që të bëjnë të njëjtën gjë si puna jote? A i propozon dikujt këtë fushë dhe pse?
A.Allamani: Po, pse jo!? Në qoftë se kanë disa nga kriteret që kjo fushë i kërkon e po ashtu nëse është edhe diçka që të pëlqen që ta bësh nuk duhet rezistuar. Është shumë e rëndësishme të kesh besim te vetja, të besosh që mund t’ia dalësh, pasi bota është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë, edhe pse ka shumë rëndësi që të bësh zgjedhjen e duhur me njerëz të duhur, kjo pastaj sjell shumë gjëra të mira, si psh: udhëtime nëpër vende të ndryshme, përballesh me kultura të ndryshme, mëson shumë këtu, të qenurit modele është kënaqësia më e madhe. K.Javore: Më fol pak për planet e tua në vazhdim ? A.Allamani: Si fillim po vazhdoj të mendoj për kontratën e duhur të modelingut, e po ashtu po pres edhe për vazhdimin e shkollës. Mendoj që ky vit do jetë me plot evente, e po ashtu me photoshoting për mua, pasi që kanë vazhduar ofertat. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
“Distant Constellation”, filmi më i mirë në DokuFest 2018 Me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, është përmbyllur edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Në këtë edicion u shfaqën 260 filma në 10 kinematë e qytetit të Prizrenit, kurse çmimin “Best Balkan Wining Film” e mori “Distant Constellation” nga Shevaun Mizrahi. Nita Deda, drejtoreshë e DokuFestit, shpalli filmin “Më të mirë për audienca të reja”, “Minding the Gap”. Po ashtu, Deda shpalli filmin “Momsy” si filmin më të mirë në kategorinë
22
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
“Best Balkan Newcomer”. Publiku këtë vit shpalli fitues filmin lokal “Triumf”, që flet për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit dhe dronin e famshëm në Beograd. Çmimi për filmin “Filmi më i mirë kombëtar” shkoi për “Në Pritje”. Filmi “Rutinë” fitoi çmimin e “Distribuimit”. Në kategorinë e “Filmave të Shkurtër Ndërkombëtarë”, mirënjohje speciale iu ndanë filmave “Third Kind” dhe “No Man is an Island”. Ndërsa, çmimin në këtë kategori e fitoi filmi “Gardhi” i Lëndita Zeqirajt.
Çmimi i “Dokumentarit më të mirë të gjelbër” shkoi për “Wild Relatives”. Mirënjohje në kategorinë e të “Drejtave të Njeriut” mori filmi “On her shoulders”, ndërsa fitues i kësaj kategorie u shpall filmi “A Woman Captured”. Çmimi Best International Dox shkoi për “Meteors” nga regjisori Gurcan Keltek kurse çmimi International Short Dox shkoi për filmin spanjoll “Aliens” nga Luis Lopez Carrasco. Mirënjohje speciale në kategorinë e “Dokumentarit më të Mirë Ballkanik” mori filmi “Home of Resistence”.
FOTOGRAFIA E JAVËS
SHTJEFËN UJKAJ TRIESHI
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
23
MOZAIK
Në lumin Cem, fluks i madh i pushuesve
Destinacioni më i preferuar për vendas dhe mërgimtarë gjatë verës 24
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
MOZAIK
Veç pushuesve vendas për këtë pikë të lashtë pushimi, nostalgji kanë edhe shumë mërgimtarë që jetojnë nëpër vise të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së, të cilët në masë të madhe vizitojnë vendlindjen e tyre gjatë muajve më të nxehtë të vitit
Tërgajë – Rritja e temperaturave tropikale që kanë përfshirë ditëve të fundit vendin tonë, ka bërë që shumë pushues, vendas dhe të ardhur nga diaspora shqiptare, të vizitojnë Lumin Cem, përkatësisht vendin e quajtur Tërgajë, një destinacion ky shumë i dashur prej shumë vitesh për qindra banorë të të gjitha viseve të Malësisë dhe më gjerë. Në këtë plazh të vogël por që shumë pushues e quajnë si perlë natyrore të kësaj pjese të Lumit Cem, kanë gjetur rehati dhe relaksim një numër i madh i pushuesve të cilët e preferojnë këtë lumë, për ujin e kristaltë që ka dhe për bukuritë natyrore përrallore që e rrethojnë. Tërgaja në këto ditë vape ka një fluks të shtuar të pushuesve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shtimi i numrit si duket ka ardhur edhe si rezultat i numrit më të madh
“
të vizitorëve të huaj, bashkëvendës nga Evropa, SHBA e gjetiu, të cilët këto dite gushti po i kalojnë në vendlindjen e tyre. Veç faktit që Cemi nga vendasit dhe mërgimtarët preferohet për natyrën e virgjër dhe ujin e kristaltë që ka, ai është joshës edhe për arsye ekonomike pasi ndodhet vetëm pak kilometra nga Tuzi dhe kryeqyteti, kështu që shpenzimet reduktohen dukshëm në krahasim me zonat bregdetare që kërkon kosto më të lartë për t’i vizituar. “Është hera e parë që po shijoj pushimet këtu për këtë sezon, uji është i ngrohtë, numri i pushuesve i lartë dhe më pëlqen shumë të vi këtu. Më tërheq freskia dhe bukuritë natyrore të Cem-it dhe mendoj se edhe në ditët në vijim do të pushoj këtu”, u shpreh për Koha Javore njëri ndër pushuesit e shumtë”. Veç pushuesve vendas, për këtë
Duhet theksuar se sikur kësaj perle të natyrës t’i kushtohej më shumë vëmendje, të investohej në infrastukturën rrugore, në rregullim të plazhit, ndërtim të restoranteve apo hotele, padyshim që kjo pikë turistike do të ishte njëra ndër pikat më të frekuentuara si për popullatën vendase ashtu edhe për turistë të huaj. Rikujtojmë se Kuvendi i Kryeqytetit, Podgoricë më dt. 21 Dhjetor 2017, kishte marrë vendimin për shpalljen e Lumit Cem, “Monument Natyror”
pikë të lashtë pushimi, nostalgji kanë edhe shumë mërgimtarë që jetojnë nëpër vise të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së, të cilët në masë të madhe vizitojnë vendlindjen e tyre gjatë muajve më të nxehtë të vitit. “Çdo vit që vizitoj Malësinë, nuk mund të mos e vizitoj lumin Cem, këtë pjesë që më ngjallë shumë kujtimet të bukura të fëmijërisë. Më josh uji i freskët, natyra dhe shoqëria ime këtu pasi është një vend tepër i bukur për mua dhe shpresoj se i tillë është për të gjithë mërgimtarët që jetojnë jashtë vendlindjes”, u shpreh njëri ndër mërgimtarët që jeton në SHBA. Në këtë vend të bukur tubohen çdo ditë një numër i madh vizitoresh ku për orë të tëra bisedojnë për hallet dhe jetën e përditshme, por dhe freskohen me ujin e freskët të këtij lumi, duke i përballuar më lehtë këto ditë të nxehta. Duhet theksuar se sikur kësaj perle të natyrës t’i kushtohej më shumë vëmendje, të investohej në infrastukturën rrugore, në rregullim të plazhit, ndërtim të restoranteve apo hoteleve, padyshim që kjo pikë turistike do të ishte njëra ndër pikat më të frekuentuara si për popullatën vendase ashtu edhe për turistë të huaj. Rikujtojmë se Kuvendi i Kryeqytetit, Podgoricë më dt. 21 Dhjetor 2017, kishte marrë vendimin për shpalljen e Lumit Cem, “Monument Natyror”. t.u. E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi librin “ULQINI FLORINI – Portrete – In memoriame” të autorit Ismet Karamanaga
Kronikani i d
Sintagma “Ulqini florini” përdoret zakonisht për të treguar bukuritë natyrore dhe pasuritë e mëdha të Ulqinit, por “florinj” për Karamanagën janë ata njerëz të mirë dhe të shtrenjtë, me vlera të larta njerëzore dhe morale, mbi të gjitha, të cilët Ulqinin e tij e bëjnë më të bukur
Ismet Kallaba
Libri i ri i Ismet Karamanagës “ULQINI FLORINI – Portrete - In memoriame” është vazhdim i dy librave të mëparshme të këtij autori, “KALAJA – Legjendë dhe art” dhe “ULQINI – Monumente – Portrete – Ngjarje”. Ai vjen si rezultat i dashurisë së autorit ndaj vendlindjes dhe qytetit të tij Ulqinit. Libri përbëhet nga dy pjesë kryesore: portrete dhe in memoriame, që së bashku përbëjnë një tërësi. Me bagazhin e njohurive mbi të kaluarën e Ulqinit, Karamanaga na sjell atë pjesë të figurave të harruara që kanë shënuar një epokë të caktuar, me të vetmin qëllim për t’i nxjerrë nga harresa e kohës dhe që të kujtohen nga brezat e ardhshëm. Në përgjithësi, personazhet e portreteve të tij janë njerëz të thjeshtë, por që me punën dhe veprën e tyre në fusha të ndryshme shquhen sepse kanë bërë diçka të veçantë për qytetin dhe popullit e vet. Autori i pëshkruan ata si “markantë, të mirë, të butë, të cilët nuk e kanë ngritur kurrë zërin...” Ndërkaq In memoriamet janë dedikim ndaj atyre njerëzve që nuk jetojnë më. Karamanaga, ky kronikan i ditëve
26
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
tona, vrojton dhe regjistron me kujdes, kurse me aparatin e tij fotografon çdo gjë që ndodh në Kala, Ranë dhe në pjesët tjera të qytetit të Ulqinit. Vëzhgimet e tij, që përbëjnë memorjen e kohës së shkuar dhe të sotme, i publikon në profilin e tij në facebook dhe në gazetën “Koha javore”, duke i ndarë me miqtë e tij dhe lexuesit. Sintagma “Ulqini florini” përdoret zakonisht për të treguar bukuritë natyrore dhe pasuritë e mëdha të Ulqinit, por “florinj” për Karamanagën janë ata njerëz të mirë dhe të shtrenjtë, me vlera të larta njerëzore dhe morale, mbi të gjitha, të cilët Ulqinin e tij e bëjnë më të bukur. Përpos kësaj, ajo që dua të nënvizoj është roli që kanë pasur kronikanët dhe udhëpërshkruesit në të kaluarën në dokumentimin e jetës dhe historisë së një qyteti. Sot sigurisht kanë ndryshuar kohët dhe ka mënyra të ndryshme të komunikimit për transmetimin e informacionit. Në këtë kontekst, Ismet Karamanaga është një kronikan modern. Tjetër do të theksoja frymën pozitive që e përshkon librin. Një veçori tjetër është përzgjedhja e personave për portretet e tij. Kush janë personazhet për të cilët shkruan Ismet Karamanaga? Duke qenë se kam bërë një vështrim edhe për librin e tij të mëparshëm “ULQINI – Monumente – Portrete – Ngjarje”, një pjesë e asaj çfarë kam thënë për të vlejnë edhe për këtë libër.
“Pjesën kryesore të librit e zënë portretet e disa personaliteteve të cilët kanë lënë gjurmë në këtë qytet. Në manualet e gazetarisë thuhet se personazh i përshtatshëm për portret mund të jetë çdo njeri. Dhe Ismet Karamanaga e ndjek më së miri këtë parim. Personazhet e portreteve të tij nuk janë njerëz të njohur apo VIP-a siç i quajnë sot, por kryesisht njerëz të zakonshëm dhe të thjeshtë - muratorë, berberë, kamerierë, punonjës të hotelerisë, marangozë, mjekë popullorë, mësues, detarë, bejtexhinj, këpucarë, muzikantë etj. Secili nga ata ka diçka të veçantë që e bën të shquhet në jetën e tij. Për ndonjërin, kjo është hera e parë dhe e fundit që del në media. Disa prej tyre nuk jetojnë tashmë, por nëpërmjet portreteve të tij, të shkruara ‘me qëllimin e vetëm që të mos lihen në harresën e kohës’, Ismet Karamanaga i ka bërë të pavdekshëm, të përjetshëm”. Shpesh të duket sikur portretet ngjasojnë me njëri-tjetrin ngaqë ka përsëritje në përshkrimin e individëve, por ato duhen lexuar dhe trajtuar secili veç e veç. Përpos përshkrimit që u bëra më lart, personazhet e portreteve dhe in memoriameve të Karamanagës janë njerëz me “gjene të forta”, gjë që tregon për rëndësinë që u kushton ai trashëgimisë dhe trungut familjar të këtyre individëve. Për ta përmbyllur, do të thoja se kemi të bëjmë me një libër të llojit të veçantë, i cili mbase për momentin nuk e ka rëndësinë e duhur
KULTURË
ditëve tona “
pasi që shumë prej personave për të cilët shkruan autori i kemi njohur apo i njohim, por në të ardhmen jam i bindur se do të fitojë rëndësi më
të madhe si vulë e një kohe dhe e njerëzve që kanë jetuar dhe vepruar në qytetin e Ulqinit. (Vështrimi është lexuar në
Me bagazhin e njohurive mbi të kaluarën e Ulqinit, Karamanaga na sjell atë pjesë të figurave të harruara që kanë shënuar një epokë të caktuar, me të vetmin qëllim për t’i nxjerrë nga harresa e kohës dhe që të kujtohen nga brezat e ardhshëm
përurimin e librit në Festivalin “Skena Verore” 2018, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, më 30 korrik 2018) E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Portret: Maliq T. Karamanaga
Kopshti i ëndr Ismet Karamanaga
Ende edhe sot, sapo e kalon Portën e Kalasë në të hyrë në “Pazarin e Gjytetit”, ashtu siç ka qenë edhe një gjysmë shekulli të kaluar dhe më vonë deri te tërmeti katastrofal i vitit 1979, ndjehet
28
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
aroma e portokajve, trëndafilave dhe i luleve të tjera, të cilat dikur nëna Hakile dhe gruaja e axhës, Sebije Karamanaga, kultivonin në kopshtin (bahçen) tonë. Kopshti ka qenë i përbashkët, gjysma i yni, kurse gjysma tjetër e axhë Maliqit, dhe kurrë nuk ka qenë i ndarë, por është ditur se kujt çka i takon. Kopshti ka qenë pak më i madh se sot dhe në fund të tij ka qëndruar ndër kullat e Kalasë. Në brendinë e taj, deri te qemeri mbi rrugë dhe një pjesë deri te shkëmbi, ku i ka pasur themelet, ka qenë saranxha për ujë. Më kujtohet se ne të gjithë në atë qosh kemi luaj-
tur dhe kemi mësuar. Ka qenë vend i qetë me pamje përrallore, ku gjithmonë gjatë verës freskonte era e karajelit. Kullën dhe saranxhën i ka shkatërruar tërmeti katastrofal i vitit 1979. Pat rënë edhe rruga në tërësi, e cila kalonte nën qemer. Ajo lidhte pjesën e sipërme të Kalasë me pjesën e poshtme. Ende edhe sot shihet shkëmbi për të cilin kanë qenë të lidhura këto pjesë të Kalasë. Shkëmbi ka mbetur si dëshmi, kurse rruga, qemeri dhe saranxha kanë mbetur vetëm në kujtimet tona. Në vitin 1996, ne “kalalitë” organizuam një aksion. Në vend ku rruga ishtë e
MOZAIK
rrave ndërprerë, ndërtuam murin i cili sot garanton siguri për turistët, kalimtarët dhe banorët e Kalasë. Ishte kjo koha kur ka pasur shumë më tepër entuziazëm për revitalizimin e Kalasë. Shtëpia është rrëzuar dhe pasojat e saj kanë qenë një kohë të gjatë dëshmi e tërmetit, kurse hapësira e kopshtit, pa kullë dhe saranxhë, e mbushur me gurë dhe gjësende të ndryshme, ka mbetur. Axha Maliqi ndërroi jetë një vit pas tërmetit. Ndonëse i moshuar, sipas mendimit tim, vuajtjet prej shpërnguljes nga Kalaja, rrënimi i shtëpisë etj. ndikuan që zemra e tij të pëlcasë, siç the-
mi ne në Ulqin. Edhe diçka për këtë kapedan dhe detar me nam nga familja jonë detare. Në det dhe në përgjithësi në jetë ka qenë trim, sypatrembur, ashtu siç edhe është mbiemri i familjes sonë Kahramanaga. Administrata komuniste e shkroi mbiemrin tonë pa shkronjë “h” pasi e kanë pasur më lehtë ta shprehin. Unë si gjuhëtar e di këtë. Babai im, kapedanët Hasan - Can dhe axha Maliqi - Liqo Karamanaga ishin gjemxhinj. Ata më së shpeshti ishin në lundrime, kurse nënat në shtëpi me shumë fëmijë, nuk kanë mundur të ndikojnë në administratën të kohës. Kështu që ata kanë bërë që mbiemri të mbetet ashtu siç e ka shkruar një zonjë e cila veç se e ka pasur shkrimin e bukur, por e cila ka pasur pak dije, dhe ka bërë në libra çka ka dashur vetë. Jo vetëm te shembulli ynë, por në përgjithësi në tërë Ulqinin. Më vonë janë grumbulluar dokumentet dhe ka pasur shumë probleme për ta ndërruar apo kthyer mbiemrin e vërtetë, kështu që ka mbetur Karamanaga. Por ne e dimë se kush i ka bërë dhe me shkrime të tilla i lëmë gjurmët për gjeneratat pas nesh. Në administratën e Perandorisë Osmane shkruan Kahramanaga, përkthyer nga gjuha turke “heronjtë”. Këto janë fakte. Mirëpo, gjenet e forta të Kahramangëve përsëri kanë filluar të ripërtëriten dita-ditës. Kështu Hasani - Cano Karamanaga II, përsëri ka ndërtuar një shtëpi apo hotel “Pirates”, kurse Maliq - Liqo Karamanaga II, shtëpinë e fëmijërisë tonë, kështu që Liqi dhe kopshti është sot në fokusin e interesimit tim. Liqi ka një histori të shkurtër, por interesante. Në vitin 1999 kaloi me një barkë në Itali. (Në një barkë plot me refugjatë (mbi 300), kalon Adriatikun në drejtim të brigjeve të Italisë. Para se i afrohen Italisë, ekuipazhi largohet nga barka nga frika që të mos bien në duar të Guardias Italiane, dhe Liqi 20-vjeçar merr timonin dhe i afrohet portit të Barit, pa asnjë ditë përvojë. Mirëpo, këtu i tregon aftësitë dhe gjenet e forta të familjes sonë detare.) Pas një kohe shkon në Paris të Francës, ku ende edhe sot jeton dhe punon. Mirëpo, malli i madh për Kala dhe gjenet e forta të Karamanagëve zgjohen, andaj vendos të ndërtojë shtëpinë e re në trojet e shtëpisë së vjetër, përkatësisht aty ku ishte. Mbi
gjashtë vite mjeshtrat më të mirë dhe më të “fortë” të gurit nga familja e Sadik Haxhicanit kanë bërë një mrekulli, ndërtuan një shtëpi të një ëndrre në themelet e shtëpisë sonë të dikurshme. Maliq Karamanaga me ndihmën e babait të tij Tahirit, me vullnet të madh, të paparë, e kthyen emrin dhe famën e të parëve tanë, ata të cilët ende i kujtojmë me pietet. Po i kthehem fjalisë së parë të këtij shkrimi të shkurtër, kushtuar Maliqit Liqit Karamanaga. Sapo e kalon Portën e Kalasë dhe hyn në Pazarin e Gjytetit dhe fillon t’i afrohesh shtëpisë, e ndjen aromën e trëndafileve dhe luleve të tjera. Të gjithë mysafirët, turistët mbesin të fascinuar me bukurinë e kopshtit (bahçes), i cili sot është më i kultivuar dhe më i bukur se kurrë. Në çdo pëllëmbë të kësaj hapësire kaq të shtrenjtë dhe të shenjtë, sundon një mrekulli e rregulluar dhe e planifikuar nga duart e arta të këtij punëtori të palodhur. Shumë herë vjen nga Parisi për të ushqyer shpirtin me bukurinë e kopshtit dhe të shtëpisë, me pamje në det. Natyrisht edhe pushimet i kalon këtu. Pa dyshim se kjo hapësirë është kopshti (bahçja). Ema, e bija prinçesa e Liqit thotë “Garden” më i bukur dhe më atraktiv në Ulqin dhe rrethinë. Ndoshta diku tjetër ka hapësirë më të madhe dhe me më shumë lule dhe gjelbërim, mirëpo në një vend mbi bedene dhe mbi det, me pamje në Gurin e Madh dhe Gurin e Vogël të Limanit, në Lugun e Xhemiles, në Lima, nuk mund të ketë. Kjo është një bukuri e rrallë dhe relaksim për trupin, sytë dhe shpirtin. Liqi ka mall të madh dhe gjithmonë kur afrohet koha për t’u kthyer, sytë i mbushen me lot dhe më thotë: “A lihet kjo bukuri, mar axh’?!” Bile edhe Indira, bashkëshortja e tij, e don shumë shtëpinë, kopshtin, ndaj ka filluar të dashurohet edhe në Kala, kurse Ema është e lidhur me truall, ashtu siç është edhe Liqi. Gjithçka në kopsht është një stolisje e kësaj hapësire kaq të bukur, kaq tëheqëse. Të gjithë ne jemi krenarë që shtëpia e lindjes së brezave tanë përsëri shkëlqen edhe më fort dhe më bukur se dikur. Kujtimet tona janë zgjuar përsëri kur shikojmë dritaret të sjellura nga horizonti dhe deti, ku dikur në njërën nga ato, në dhomën e madhe, nëna ka varur “çarçafin” e kuq për të na treguar kohën e kthimit nga ullishta e Limanit në shtëpi. E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
29
KULTURË
U mbajt mbrëmja autoriale me poetin Pavle Goranoviq në kuadër të Panairit të Librit në Ulqin
Poezia flet me gjuhën universale “Poezia më e mirë është edhe pikturë, edhe muzikë, edhe vallëzim njëkohësisht. Dhe kjo ndjehet edhe në vargjet e Goranoviqit, sikurse edhe në vargjet e Petrarkës. Këtë spektakël poetik shumëngjyrash, shumëformash, nëpër shtigje të pashkelura deri më tash të poezisë malazeze, e gjejmë në shumicën e poezive të kësaj përmbledhjeje”, ka thënë mr. Haxhi Shabani Poeti Pavle Goranoviq ka qenë i ftuar i posaçëm i edicionit të sivjetshëm të Panairit të Librit në Ulqin, të cilit i është kushtuar mbrëmje autoriale. Ai i përket brezit të ri të shkrimtarëve malazezë, të cilët letërsinë e këtij vendi e kanë ngritur në një nivel më të lartë, duke e shkëputur nga letërsia nacional romantike. Një paraqitje mbi jetën dhe krijimtarinë e këtij poeti e ka bërë Dimitrov Popoviq, studiues i letërsisë, poet dhe përkthyes, i cili për lexuesin shqiptar ka përkthyer në gjuhën shqipe përmbledhjen me poezi “Stinët e humbura” të Goranoviqit, të botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” nga Tirana. “Unë e kam lexuar dhe e kam përkthyer me dashuri këtë libër, i bindur se do t’i ofroj publikut shqiptar një libër me vlerë, tek i cili lexuesi shqiptar ka për të gjetur njeriun i cili e do jo vetëm Nikshiqin e tij, por edhe më tej, kombet dhe popujt me të cilët bashkëjetojnë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Ballkanin e trazuar që po merr frymë lirisht, i orientuar drejt të ardhmes së sigurt evropiane”, ka thënë ai. Mbi vlerat artistike të poezisë së Goranoviqit ka folur studiuesi i letërsisë mr. Haxhi Shabani.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Ai ka thënë se letërsia që po zhvillohet në Mal të Zi, ku bën pjesë edhe Goranoviqi, është një letërsi moderne dhe postmoderne, që tashmë po shkruhet në tërë botën, një letërsi dinamike që po zhvillohet me trende shumë të shpejta dhe e shpërblyer me çmime edhe në nivel ndërkombëtar. Duke iu referuar librit me poezi “Imena čežnje“, ai ka thënë se është një përmbledhje me poezi dashurie të nivelit më të lartë, që ka lexuar në 1520 vitet e fundit. Shabani ka thënë se poezia më e mirë është edhe pikturë, edhe muzikë, edhe vallëzim njëkohësisht. “Dhe kjo ndjehet edhe në vargjet e Goranoviqit, sikurse edhe në vargjet e cituara të Petrarkës. Këtë spektakël poetik shumëngjyrash, shumëformash, nëpër shtigje të pashkelura deri më tash të poezisë malazeze, e gjejmë në shumicën e poezive të kësaj përmbledhjeje”, është shprehur ai. Në fjalën e tij, duke iu përgjigjur moderatores së mbrëmjes, gazetares Suzana Ganiq, poeti Pavle Goranoviq ka thënë se poezia flet me gjuhën universale dhe nuk ka kufij, dhe se ai vetë vazhdon të besojë në mendimin e vjetër se poezia i bashkon njerëzit.
Duke folur për fatin e librit dhe të ardhmen e tij, Goranoviq ka thënë se nëse ekziston kriza e librit, ekziston kriza e botës. “I përmbahem mendimit se bota nuk mundet pa librin, pavarësisht se arritjet teknologjike e kërcënojnë vetë librin. Mendoj se kënaqësinë e leximit nuk mund ta ndryshojë asgjë dhe përkundër të gjithave, libri do të mbijetojë dhe duhet të mbijetojë”, është shprehur ai. Një poezi të Goranoviqit, në gjuhën shqipe dhe malazeze, e recitoi Irena Selçanin, nxënëse e klasës së nëntë në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj. Pavle Goranoviq ka lindur në Nikshiq në vitin 1973. Ka botuar librat e mëposhtëm: “Ornamentika e natës” (1994), “Leximi i heshtjes” (1997), “Libri i iluzioneve” (2002), “Ç’erë kanë librat” (2008), “Tin Ujeviq dhe Mali i Zi” (2008), “Cinober” (2009), “Stinë të humbura” (2013), “Qyteti me hënë të plotë” (2014), “Emrat e dëshirave të mëdha” etj. Është i përfshirë në disa antologji. Ka fituar këto çmime: Çmimi i Parë i poezisë jugosllave të rinisë, Çmimi “Risto Ratkoviq” për librin më të mirë me poezi në vitin 2009, Çmimin “Vito Nikoliq” si liriku më i mirë malazez për
KULTURË
vitin 2010, Çmimin “Ungjilli i Mirosllavit” në vitin 2014. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, anëtar i Shoqatës
së Shkrimtarëve të Pavarur Malazez, anëtar i PEN-it dhe Amzës Malazeze etj. Për shumë vite ka qenë këshilltar për kulturë i kryeministrit të Malit të
Zi, pastaj ministër i kulturës, ndërsa aktualisht është drejtor i Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore - Podi. k. goricë. E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
31
KULTURË
Shkrimtari Namik Dokle u prezantua para lexuesit dhe artdashësve në Ulqin në kuadër të Panairit të Librit
Rezistenca shpirtërore e njerëzve
“Duke shkruar për goranët, kam dashur të shkruaj për rezistencën shpirtërore të njerëzve, as për rezistencë politike apo fizike, por rezistencën shpirtërore, për të ruajtur atë pasuri shpirtërore që njerëzit e kanë”, është shprehur autori
32
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
KULTURË
Shkrimtari Namik Dokle është prezantuar për herë të parë para artdashësve në Ulqin në një mbrëmje autoriale, e cila është organizuar në kuadër të Panairit të Librit në Ulqin, ku ai ka qenë i ftuar i veçantë. Në këtë mbrëmje është folur sidomos për dy romanet e tij “Vajzat e mjegullës” dhe “Lulet e skajbotës”, që përbëjnë edhe sprovën e tij në këtë fushë, pas disa dramave të mëhershme, të cilat janë vënë në skenë. Në qendër të tyre është vendlindja e autorit, Gora, një krahinë që ndodhet në trekëndëshin ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, dhe banorët e kësaj krahine, goranët, të cilët jetojnë në 29 fshatra. Vetë autori, ish-politikani i dikurshëm, ka treguar se temë kryesore e romaneve të tij është rezistenca shpirtërore e njerëzve të kësaj treve. “Duke shkruar për goranët, kam dashur të shkruaj për rezistencën shpirtërore të njerëzve, as për rezistencë politike apo fizike, por rezistencën shpirtërore, për të ruajtur atë pasuri shpirtërore që njerëzit e kanë”,
është shprehur ai. Por sipas Dokles, kjo pasuri shpirtërore sot është e rrezikuar, prandaj “mundësia më e mirë për ta mbrojtur këtë pasuri shpirtërore është që njeriu të mbetet gjithmonë njeri”. Shkrimtari ka veçuar rolin e vendlindjes dhe të fëmijërisë në formësimin e njeriut duke thënë se kujtimet nga kjo periudhë e jetës mbesin gjithmonë. “Ai është vendi ku gjurmët e fëmijërisë mbeten të pashlyera”, ka thënë ai. Ndërkaq, romani i dytë “Lulet e skajbotës” është nxitur nga konflikti i fundit në Kosovë dhe largimi i shqiptarëve në Shqipëri. “Një nga personazhet është një vajzë që ka humbur gjithçka në Kosovë dhe mbetet në Shqipëri dhe rreth saj sillet drama e gjithë romanit”, ka treguar shkrimtari. Romanet “Vajzat e mjegullës” dhe “Lulet e skajbotës” janë botuar viteve të fundit nga Shtëpia Botuese “Toena”. Drejtoresha e saj, Irena Toçi, është
shprehur se për ta ka qenë një befasi e këndshme mënyra se si është shkruar romani “Vajzat e mjegullës”, qoftë për formën moderne të të shkruarit, por edhe për fabulën interesante. “Është një roman që është si një prelud për vendlindjen e Namik Dokles, për Goren. Ata flasin gjuhën sllave, gjuhën e tyre, por nuk e identifikojnë veten me sllavët e rajonit, por thonë se ne jemi goranë dhe kjo ndjehet në çdo faqe të librit të Dokles”, ka thënë ajo. Sipas Toçit, nostalgjia për vendlindjen e shkrimtarit është e pranishme pothuajse në çdo rresht të romanit. “Personazhet që ai ka krijuar janë tipikë të zonës së tij, por që mund të përfaqësojnë edhe figura të së njëjtës natyrë që mund të vendosen në të gjithë territorin e Shqipërisë”, është shprehur ajo. Dy romanet konsiderohen vazhdimësi e njëri-tjetrit, si një kronikë për Gorën dhe goranët, si librat më të mirë që janë shkruar ndonjëherë për këtë krahinë nga e cila rrjedh vetë shkrimtari. i. k.
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
“Sunny Hill Festival” me energjinë që i duhet Kosovës Për 48 orë imazhi i një shteti të izoluar u përmbys. Dua Lipa e Action Bronson gërshetuan duart për ta lartësuar shqiponjën në një skenë gjigante. Kënduan në shtëpi për t’ia vënë themelet e festivalit të titulluar sipas një lagjeje në kryeqytet. Nëpërmjet tyre bota e pa një tjetër Prishtinë e një tjetër Kosovë. Energjia e spektaklit të përmasave botërore u shpërnda në 41 hektarë të Parkut të Gërmisë – që mori pam-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 16 GUSHT 2018
jen e vendeve ku mbahen festivale të tilla si “Glastonbury” – ku këngëtarë me nam në botë ndanë skenën me ata që muzikën e bëjnë në Kosovë. Kufiri mes zhanreve muzikore u shkri. Në njëfarë forme, u shkri edhe ai që e ndan rininë kosovare me botën. Ndjesinë e përkatësisë e dha “Sunny Hill Festival” në dy net të edicionit të parë. Mijëra veta në audiencën e dominuar nga të rinjtë iu përgjigjën thirrjes
për t’u bërë pjesë e festivalit që ia ka vënë vetes një qëllim goxha sfidues: ta dërgojë një fotografi tjetër nga Kosova e pasluftës. E t’i ndryshojë kryetitujt e mediave që raportojnë për vendin e seancave parlamentare të përcjella me gaz lotsjellës, korrupsionin a odisenë e heqjes së vizave. Kjo, duke e theksuar një anë të fortë: suksesin e yjeve që po bëjnë nam në skenën e muzikës botërore e që kanë dalë bash prej këtij vendi të vogël.
SPORT
Alpinizëm
Arineta Mula rrëfen rrugën drejt majave të botës
“
Arineta Mula, alpiniste dhe vrapuese, ka pushtuar majat më të larta botërore. Si alpiniste kosovare ajo është ballafaquar me sfida nga ma të ndryshmet për t’i vizituar këto vende, duke filluar nga marrja e vizave, e deri te çështjet financiare. Ajo ka thënë se dëshira e saj për t’i pushtuar këto maja, qoftë edhe Everestin si majën më të lartë në botë, ka bërë që të gjitha sfidat t’i tejkalojë, duke u pajisur së fundmi edhe me pasaportë të shtetit shqiptar, që ia lehtëson asaj lëvizjen e lirë
REL: Arineta, aktiviteti juaj i fundit ishte arritja në majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi, ku edhe ke vendosur flamurin e Kosovës. Çfarë ndjenje ishte për ty, duke e ditur që Rusia nuk e ka pranuar Kosovën si shtet? Arineta Mula: Aktiviteti im i fundit ishte ngjitja në majën më të lartë në Evropë, Elbrus, në Rusi, më 5 gusht
2018. Por, vështirësitë i kisha me pasaportën e Kosovës, pasi shteti rus nuk na ka pranuar si shtet. Pasi bëra një shkresë tek ambasadori i Shqipërisë dhe pas procedurave të gjata unë u pajisa me pasaportën e Shqipërisë. Mora vizën ruse dhe pas dy javësh bëra planifikimin dhe e organizova ikjen atje. Duhet cekur se flamurin e Kosovës
e mora nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj para nisjes. Pata sukses në ngjitje. Problemin e kisha se nuk kisha përcjellës dhe nuk kishte kush të më fotografojë me flamur lart në majë. E pyeta njërin nga pesë personat që ishim bashkë. Nuk e dija nacionalitetin e tij. Ai më ndihmoi shumë dhe më pas e filluam temën e Kosovës. Ai ishte rus, dhe ishte shumë i kënaqur që Kosova po e ngrit flamurin dhe më fotografoi. Ndonëse njerëzit më kishin folur lidhur me atë se mund të jetë i rrezikshëm udhëtimi, pasi kishte shumë pak anglishtfolës, e që është e vërtetë, dhe më thanë se duhet pasur kujdes pasi je nga Kosova, dhe mund të ndikojë keq, pasi Rusia ende nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës. Por, unë mund të them se i kam pasur ditët më të mira nga kjo ekspeditë me persona lokalë, pra rusë, pasi kanë pasur mirëkuptim që po vij nga Kosova, kam marrë pasaportën nga Shqipëria. Pra, e kam bërë zgjidhjen dhe po e realizoj ngjitjen në Elbrus. Ata mund të them se kishin respekt për neve. Në Elbrus nuk kisha përcjellës, por kisha informata të bollshme në internet për rrugën që duhet ta përshkruaja, dhe mendova që nuk ishte shumë e rrezikshme, pasi unë kam përgjegjësi që të jem e sigurt për familjen, rrethin, shoqërinë. Por, ia dola dhe tash po ndihem shumë më e fortë që arrita të ngjitem në shtatë majat më të larta në shtatë kontinentet e botës në Elbrus, si udhëtimi im i fundit. Rrugëtimi zakonisht zgjat tetë ditë, por unë jam duke e sfiduar veten kohëve të fundit, dhe unë arrita që ta përfundoj për dy ditë e gjysmë gjithë këtë aventurë. Radio Evropa e Lirë: Cilat kanë qenë majat më të larta që ju i keni pushtuar? Arineta Mula: Maja më e lartë në botë është Everesti, dhe jemi tre persona nga Kosova që e kemi arritur këtë majë dhe kemi ngritur flamurin e Kosovës atje. Dua ta potencoj faktin se Kosova ka qenë i vetmi shtet në Evropë që nuk e ka ngritur flamurin në këtë majë, dhe ne e realizuam. (REL) E ENJTE, 16 GUSHT 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 16 gusht 2018
Viti XVll Numër 827 Çmimi 0,50
Kronikani i ditëve tona ISSN 1800-5696
Bisedë me modelen nga Shkodra, Ariola Allamani
Rezistenca shpirtërore e njerëzve