KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 gusht 2018 Viti XVll Numër 828 Çmimi 0,50
Një betejë e humbur me librin ISSN 1800-5696
Intervistë me aktoren Lindita Çunmulaj
Kontributi i Hajro Ulqinakut për historinë e detarisë së ulqinit
PËRMBAJTJE
6
8 Të shndërrohet në memorial të viktimave komuniste
Partitë politike, strehimore e individëve të pasuksesshëm
10
12 Ngadalë po i “ përpinë” koha?
Mbi gënjeshtrën...
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
PËRMBAJTJE
18
22 Homazh për krijimtarinë artistike
Shpenzoni kohë duke shpjeguar sjelljet e pahijshme dhe pasojat
30
32 Reflektim i aktiviteteve gjithëpërfshirëse
Përkujtuan Dr. Lukë Gjokajn KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve dhe parandalimit të kalimit të paligjshëm të kufirit
Mali i Zi dërgon ushtrinë në kufirin me Shqipërinë Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi. “Trupat malazeze do të përdoren nga e enjtja për të kontrolluar rajonin kufitar dhe kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë pranë pikës doganore të Bozhajt. Siguria kufitare do të sigurohet nga patrulla të përbashkëta të policisë dhe Forcave të Armatosura që do të parandalojnë kalimet e paligjshme drejt Malit të Zi, si dhe veprimtari të tjera të paligjshme në rajonin kufitar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë malazeze të Mbrojtjes.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Në muajin maj, autoritetet malazeze paralajmëruan se do të ndërtonin një gardh në kufirin me Shqipërinë, pikërisht për të parandaluar kalimin e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme. Por ndërtimi i gardhit u anashkalua si opsion dhe u vendos dërgimi në kufi i trupave ushtarake. Në korrik, kryeministri hungarez Viktor Orban i ofroi homologut të tij malazez ndihmë për të përballuar krizën e migracionit. Sipas Orban, Mali i Zi në këtë mënyrë do të mbrojë jo vetëm territorin e vet, por edhe të Hungarisë dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Refugjatët e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, për të shkuar drejt vendeve perëndimore të BE-së, kanë gjetur një rrugë të re, duke kaluar
përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të numrit të migrantëve në Mal të Zi. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 2113 persona të ardhur nga Siria, Pakistani, Algjeria dhe Maroku, shifër kjo që është gati dhjetë herë më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mali i Zi i ka përgatitur edhe dy vendstrehime për emigrantët e mundshëm nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika. Ato janë dy ish baza të ish-Ushtrisë Jugosllave - në Bozhaj, pranë kufirit me Shqipërinë, dhe në Zogaj të Ulqinit. (VOA)
NGJARJE JAVORE
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel të një mendjeje
Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan Berlin - Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka qëndruar të premten në një vizitë zyrtare në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel. Siç raportohet në profilin zyrtar në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi, Markoviq dhe Merkel u pajtuan se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Kancelarja Merkel është shprehur edhe më herët kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan. Kjo deklaratë ka ardhur pasi që tashmë në Prishtinë dhe Beograd, është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu, në postimin e Qeverisë së Malit të Zi në profilin e saj në Twit-
ter, thuhet se Merkel dhe Markoviq kanë biseduar edhe për luftimin e krimit të organizuar. “Në luftën kundër krimit të organizuar, nuk do të jetë askush i mbrojtur”, ka thënë Markoviq. Merkel, po ashtu, ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Duke e falënderuar kancelaren Merkel dhe Qeverinë e Gjermanisë për mbështetjen e përgjithshme që i kanë dhënë Malit të Zi në planin e realizimit të prioriteteve të tij në politikën e jashtme dhe ambicieve të përgjithshme evrointegruese, kryeministri Markoviq ka theksuar se Gjermania, si partner kyç i Malit të Zi dhe i rajonit, i kupton mirë nevojat tona dhe e sheh të ardhmen e gjithë rajonit në Evropë.
Markoviq dhe Merkel kanë biseduar edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë. Kryeministri Markoviq ka thënë se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim ekonomik me Gjermaninë. “Ne dëshirojmë që investitorët gjermanë të vijnë në Mal të Zi jo vetëm për shkak të parave, por edhe për shkak të transmetimit të dijeve, përvojave dhe praktikave të mira. Edhe sot kemi folur për atë që të krijojmë kushtet që kompanitë dhe investitorët gjermanë të jenë më të pranishëm në sektorët që janë më të rëndësishëm për ekonominë tonë, para së gjithash në energjetikë, turizëm, bujqësi dhe disa sektorë të tjerë”, ka theksuar ai. (Kohapress)
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Mbi kampin e përqendrimit Në Tepelenë
Të shndërrohet në memorial të viktimave komuniste SHËNIM: Disa medie në Amerikë dhe në Shqipëri botuan një letër që thuhet se është e nënshkruar nga ish-kongresisti amerikan, Z. Xho Dioguardi, drejtuar Kryetarit Bashkiak të Tepenës, në të cilën ai shprehet se është, “I shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar. Kjo – ashtu siç ju e dini – lidhet me disa plane të çuditshme për të kthyer barrakat ushtarake në qytetin tuaj në njëfarë lloj Muzeumi dhe Kompleks Memorial si “Kampi i Shfarosjes së Tepelenës”, shkruan Dioguardi në letrën e tij. Sipas letrës së botuar në gazetën Dielli në Nju Jork, ish-kongresisti i kërkon Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës që të, “Tërhiqni mbështetjen për Kompleksin Memorial i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan, “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës…dhe zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë”, citohet të ketë shkruar Xho Dioguardi në atë letër
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Me të vërtetë e kam të vështirë të besoj se kjo letër është përpiluar dhe nënshkruar nga Z. Dioguardi, por përderisa ai nuk e përgnjeshtron një gjë të tillë, atëherë ai duhet të jetë përgjegjës -- si dhe vetë autori i kësaj letre. Se pse Z. Dioguardi me këtë rast u bashkohet manipulimeve dhe falsifikimeve komuniste të historisë, është absolutisht e pabesueshme dhe e pakuptueshme për mua. E kemi njohur pak si ndryshe, Z. Dioguardi. E kemi njohur si mbështetës të interesave të shqiptarëve, sidomos të çështjes së Kosovës, gjatë viteve. Çfarë ka ndodhur vetëm ai e di dhe për këtë i ka borxh një përgjigje komunitetit shqiptaro-amerikan. Pothuaj nuk ka asnjë vend ish-komunist të Evropës Lindore e Qendrore, të cilat gjatë kësaj periudhe post komuniste të mos kenë ndërtuar monumente dhe memoriale
6
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
kushtuar miliona viktimave të komunizmit. Shqipëria jonë, fatkeqsisht është një përjashtim, deri tani. Pse e pengon Z. Dioguardi ndërtimin e memorialit në Tepelenë kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri? Kjo është minimumi që mund të bëhet për të kujtuar viktimat e komunizmit në Shqipëri, pasi e kaluara komuniste nuk mund dhe nuk duhet të shlyhet, ashtu siç do të dëshironin disa, por të pakën të kujtohet me memoriale të tilla, siç është ai në Tepelenë. I nderuar Z. Dioguardi, Memoriali nuk ka të bëjë aspak me Tepelenën, as me banorët e këtij qyteti të nderuar shqiptar, por me një kamp përqendrimi ku kanë vuajtur dhe vdekur njerëz të pafajshëm, ndër ta edhe gra, pleq e fëmijë. Nuk ishte Tepelena as banorët e sotëm ose të djeshëm të atij qyteti që janë përgjegjës për ekzistencën e atij kampi, por ishte dhe është gjithnjë ish-regjimi komunist i Shqipërisë. Është e turpshme, sepse Z. Dioguardi ofendon shumë shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre viktima të komunizmit, të cilët Z. Dioguardi e di më së miri, se prej tyre ka pasur mbështetjen më të madhe financiare, politike dhe morale,
gjatë 30-viteve të fundit dhe më heret, pikërisht nga bijtë edhe bijat shqiptaro-amerikanë, të shumë të përndjekurve nën regjimin e Enver Hoxhës -- disa prej të cilëve edhe kanë kaluar ditët më të zeza të jetës së tyre në atë kamp përqendrimi dhe të punës së detyruar. Dhe tani Z. Dioguardi këthehet e përgënjeshtron madje edhe ekzistencën e një kampi famëkeq siç ishte kampi në Tepelenë? Të pyesë ai cilindo nga këta shqiptaro-amerikanë, disa prej të cilëve kanë qenë dhe janë shumë afër me Z. Dioguardi, se i tregojnë atij për vuajtjet e tyre dhe të familjeve të tyre të përndjekura, disa prej të cilëve kanë vuajtur me dekada dhe shumë të tjerë kanë vdekur në kampin e Tepelenës. Fatbardhësisht, disa prej atyre që kanë vuajtur tmerret e burgjeve dhe kampeve të punës së detyruar nën komunizëm, kanë botuar reagimet e tyre të ashpra në disa artikuj të ditëve të fundit, ndaj letrës së Z. Diougardi, ish- të burgosur si Prof Sami Repishti, Prof Mithat Gashi, Lek Mirakaj, Pëllumb Lamaj, e të tjerë. Siç duket në letrën e tij, Z. Dioguardi kundërshton krahasimin e kampit të Tepelenës me kampin nazist në Aushwitz
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION të Gjermanisë, por Z. Dioguardi duhet të dijë se ka qenë vetë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Z. Helmut Hoffman i cili kishte bërë një krahasim të tillë, pikërisht për trajtimin e tmershëm që u bëhej të internuarve shqiptarë në kampin e vendosur në Tepelenë. E vërteta është se ishte ambasada gjermane në Tiranë dhe Fondacioni gjerman Adenauer, ata të cilët kanë mundësuar botimin e skicave (disa prej tyre më poshtë) të ish-të përndjekurit Lek Previzi nga kampi në Tepelenë, (Shih artikullin më poshtë). Një vepër e pashoqe – e vetmja e tillë nga kampet e internimit dhe të kampeve të punës së detyrueshme të vendeve ish-komuniste -- që është pranuar si një dokumentacion i vuajtjeve të kundërshtarëve të regjimit komunist,
në kampin e Tepelenës. Për më tepër, ambasada gjermane në Tiranë meriton kredinë, si asnjë tjetër ambasadë e huaj në Shqipëri, duke e dalluar veten gjatë 20-viteve të fundit në këtë fushë, ndërkohë që u ka bërë thirrje vazhdimisht autoriteteve shqiptare që të përballen seriozisht me krimet e së kaluarës komuniste, si një domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare, natyrisht duke folur bindshëm nga përvoja e tyre e historisë naziste dhe komuniste. Duket se botimi i letrës së Z. Dioguardi, drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Z. Tërmet Peçi kundër Memorialit në Kampin në Tepelenë përkon me Ekspozitën dhe Simpoziumin shkencor që ka organizuar atje këto ditë, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
me mbështetjen e PNUD Shqipëri, Qeverisë Italiane si dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë – duke shpresuar për një ndikim maksimal në dëm të përpjekjeve për ndërtimin e Memorialit në Tepelenë. Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 19441991 dhe zyrtarëve të tij, i urojmë punë të mbarë gjatë këtyre ditëve dhe në të ardhmen, për punën e tyre tepër të vështirë, por fisnike dhe tepër të nevojshme për të hedhur sadopak dritë mbi krimet e komunizmit në Shqipëri dhe për të kujtuar viktimat e tij. Njëherazi u u kërkojmë falje atyre që një letër e tillë vjen nga Amerika, e cila për shqiptarët ishte dje, është sot dhe do jetë nesër, shpresa jonë për një të ardhme më të mirë dhe më të lirë se në të kaluarën.
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri
Partitë politike, strehimore e individëve të pasuksesshëm S’ka dyshim se “tallava” politika që e praktikojnë partitë shqiptare, ka edhe një të mirë shumë të rëndësishme: nga njeri batakçi dhe barkthatë, të shndërron në politikan të llojit të vet, urgjentisht të shndërron në më të pasurin e fisit dhe mëhallës. Pra, atyre të cilëve dikur iu kërcisnim zorrët e uritura, nuk e kanë më problem si të ngopen me një byrek, por preokupim të vetëm e kanë si një copë sa më e madhe e kulaçit të pushtetit
Qani Osmani
“Tallava” politika, që janë duke bërë partitë politike shqiptare, është veprimtaria më e parapëlqyer në shoqërinë shqiptare, e veçmas në Mal të Zi. Kjo ndodh mbase tek ne qëmoti nuk vlersohen vlerat intelektuale, morale, kombëtare dhe përgatitja shkollore, por libreza partiake që individi ka në xhep, e cila librezë ia mundëson të mos jetë e rëndësishme çka ke në kokë, por cilës parti i përket dhe cilën emblemë partiake e ke si shenjë identitare! Pra, kjo ndodh mbase politika edhe të pavlerin, nga “askushi” e bën të jetë “dikushi” dhe nga anonimati, ta ngre në rrafshin e të famshmit të mëhallës, fshatit, qytetit etj.
8
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
S’ka dyshim se “tallava” politika që e praktikojnë partitë shqiptare, ka edhe një të mirë shumë të rëndësishme: nga njeri batakçi dhe barkthatë, të shndërron në politikan të llojit të vet, urgjentisht të shndërron në më të pasurin e fisit dhe mëhallës. Pra, atyre të cilëve dikur iu kërcisnin zorrët e uritura, nuk e kanë më problem si të ngopen me një byrek, por preokupim të vetëm e kanë si t’u takojë një copë sa më e madhe e kulaçit të pushtetit. Andaj, duke jetuar në një shoqëri ku veprimtaria më e preferuar e më fitimprurëse mbetet ajo që të siguron famë dhe pasuri të shpejtë, nuk është e rastit që të parapëlqyerit e partive politike shqiptare janë “trutrashët, servilët, dhe sahanlëpirësit” të cilët posa bëhen të fortë e të famshëm, gjënë e parë që duan ta bëjnë, është të përbuzin, nënçmojnë, por pse jo edhe të vrasin shokët dhe popullin që i kanë ndihmuar të bëhen politikanë si dhe, ta marrin në duar, e të mos ndajnë me askend, partinë e cila i ka lindur. Këta politikanë partitë
politike i kanë shndërruar në kompani private dhe grupe interesi në emër të demokracisë dhe patriotizmit. Këta oligarkë partiakë mendojnë se partia është vetëm e tyre dhe bazën e kanë në teorinë staliniste “Ke pushtet, ke gjithçka”. Shpjegimi i këtij fenomeni nuk është i komplikuar kur dihet fakti se partitë politike shqiptare kryesisht janë shndërruar në strehimore të individëve të pasuksesshëm në profesionet e tyre, kuptohet me ndonjë përjashtim të vogël. Këto parti politike kanë marrë trajtën e strehimores të njerëzve që urgjentisht i kompenzojnë të gjitha humbjet jetësore dhe ku nga “askushi” mund të bëhen “dikushi”. Andaj, jo rastësisht partitë politike shqiptare në Mal të Zi, janë shndërruar në shtabe, që pjellin patriota të rrejshëm. Këtë fenomen e dëshmon edhe vet fakti se si po bëhen ashtu edhe po zhbëhen. Sidoqoftë, patriotët tanë politikë, politikën e konsiderojnë si veprimtari më të lehtë, me të ciilën mund të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
merret cilido individ. Shembull konkret për këtë janë parti të panumërta të ndara në pjesën “me vulë” dhe atë “pa vulë”. Një gjë e tillë popullit ia pasqyron të vërtetën se drejtuesit e tyre partiakë, së bashku me vulën e partisë në xhep, në ballë e kanë të vulosur edhe njollën e paturpësisë, që u takon atyre që harrojnë se pa votën e mbështetësve partiakë, vështirë se dikush do ta dinte se edhe ata jetojnë në mjediset tona. Prandaj, lehtësia me të cilën themelohen partitë politike shqiptare, si dhe lehtësia me të cilën lindin dhe zhbëhen “heronjtë” tanë politikë dhe liderët partiakë, shpallos të vërtetën se politikën e konsiderojnë si veprimtari me të lehtë. Në të njejtën kohë, kjo shpjegon edhe faktin se edhe ne votuesit jemi të papërgjegjshëm ndaj vetvetes dhe i mbështesim edhe ata politikanë të cilët mendojnë se nuk ka gjë më të lehtë sesa të merresh me fatin e popullit tënd. Politikanë të cilët na sollën në situatën në të cilën ndodhemi: që shumicës nga këto parti po iu afrohet fundi i turpshëm dhe do të përfundojnë si lehona që i lindin “kopilët” e vet, ata të cilët kur mësuan se partia nuk do ua përm-
bush ambiciet e tyre individuale, janë në gjendje ta shkatrrojnë atë. Pra, kështu do të jetë përderisa politika shqiptare do të udhëhiqet nga patriotë të rrejshëm, pse jo, edhe përderisa kultura politike dhe mentaliteti i votuesve të papërgjegjshëm gjejnë vend në vetveten e tyre! Po pra, politika dhe “tallava” muzika shqiptare janë veprimtari që me shpejtësi të bëjnë të pasur e të famshëm. Dhe përderisa “tallava” këngëtarët nuk dëmtojnë askend, por ua shtojnë disponimin dëgjuesve të vet, “tallava” politikanët e marrin në qafë popullin dhe votuesit. Ata madje i shkatërrojnë edhe partitë që i kanë themeluar, vetëm pse ato më nuk mund t’ua realizojnë ambicijet karrieriste dhe interesat personale. Me këtë shihet qartë pse partitë shqiptare themelohen lehtë, por edhe lehtë copëtohen e shkatërohen: Sepse themeluesit dhe oligarkia e tyre partiake nuk kanë për qëllim realizimin e asaj që ua premtojnë votuesve, por atë që ua thotë xhepi dhe atë që ua thotë patroni e tyre malazias, si dhe atë që ua kanë premtuar grave dhe dashnoreve të tyre!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Shpjegimi i këtij fenomeni nuk është i komplikuar kur dihet fakti se partitë politike shqiptare kryesisht janë shndërruar në strehimore të individëve të pasuksesshëm në profesionet e tyre, kuptohet me ndonjë përjashtim të vogël. Këto parti politike kanë marrë trajtën e strehimores të njerëzve që urgjentisht i kompenzojnë të gjitha humbjet jetësore dhe ku nga “askushi” mund të bëhen “dikushi”
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Mbi gënjeshtrën...
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Gënjeshtra është e shëmtuar, pavarësisht faktit se të thuash gënjeshtër në një shoqëri të kon-
“ 10
trolluar mund të jetë rrugëdalja më e mirë. Ndërsa gënjeshtra mund të shihet si kërcënim për
Arti i të jetuarit në Shqipërinë socialiste (PPSH) ishte arti i të kuptuarit se si t’u besoje gënjeshtrave - Por si mund të vërtetohet se pema e rritur shtrembër është e drejtë? Thuaj gënjeshtër më të madhe! ishte përgjigjia. Mos gënjeni, por mos tregoni gjithë të vërtetën ishte morali....Duke mos ditur se cila mund të jetë e vërteta, kjo e bën gënjeshtrën më të frikshme
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
shoqërinë, duket se ka raste në të cilat shtirja apo hipokrizia është zgjidhja më e vetëdijshme morale, si për shembull, kur njerëzit flasin ndryshe në shtëpi dhe krejt ndryshe në rrugë a në punë - përplasja mes të dyjave nuk ndodhi kurrë, ndërsa tani çdo gjë është ngatërruar a pleksur, dhe njerëzit janë hutuar. Kaq i rëndë ishte sundimi, sa njeriu jepte gjithë sa kishte, për të vërtetuar drejtësinë e gënjeshtrës, duke e bërë krejtësisht të pamundur t’i shpëtonte asaj. Arti i të jetuarit në Shqipërinë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Ndërsa gënjeshtra mund të shihet si kërcënim për shoqërinë, duket se ka raste në të cilat shtirja apo hipokrizia është zgjidhja më e vetëdijshme morale, si për shembull, kur njerëzit flasin ndryshe në shtëpi dhe krejt ndryshe në rrugë a në punë - përplasja mes të dyjave nuk ndodhi kurrë, ndërsa tani çdo gjë është ngatërruar a pleksur, dhe njerëzit janë hutuar. Kaq i rëndë ishte sundimi, sa njeriu jepte gjithë sa kishte, për të vërtetuar drejtësinë e gënjeshtrës, duke e bërë krejtësisht të pamundur t’i shpëtonte asaj
socialiste (PPSH) ishte arti i të kuptuarit se si t’u besoje gënjeshtrave - Por si mund të vërtetohet se pema e rritur shtrembër është e drejtë? Thuaj gënjeshtër më të madhe! ishte përgjigjia. Mos gënjeni, por mos tregoni gjithë të vërtetën ishte morali....Duke mos ditur se cila mund të jetë e vërteta, kjo e bën gënjeshtrën më të frikshme. Vetëm për shkak se diçka nuk është gënjeshtër nuk do të thotë se nuk është mashtruese. Gënjeshtari e di se është gënjeshtar, por ai që flet pjesë të thjeshta të së vërtetës
për të mashtruar është mjeshtër i shkatërrimit. Nëse vetëm muret mund të flasin ... bota do ta dinte
“
se sa e vështirë ose e kotë është të tregosh të vërtetën në një shoqëri ku të gjithë janë gënjeshtarë.
Vetëm për shkak se diçka nuk është gënjeshtër nuk do të thotë se nuk është mashtruese. Gënjeshtari e di se është gënjeshtar, por ai që flet pjesë të thjeshta të së vërtetës për të mashtruar është mjeshtër i shkatërrimit. Nëse vetëm muret mund të flasin ... bota do ta dinte se sa e vështirë ose e kotë është të tregosh të vërtetën në një shoqëri ku të gjithë janë gënjeshtarë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Bukuroshet malësore të bjeshkës së Koritës
Ngadalë po i “ p
“Mis Bjeshka 2018” kishte vetëm një bukuroshe malësore. Bukuroshet e tjera malësore të bjeshkës së Koritës ngadalë po i “ përpinë” koha. Në mungesë të tyre mungoi përzgjedhja e bukuroshes së bjeshkës së Koritës për këtë vit. Nisur nga përvoja e sivjetme , organizatori duhet të mendojë për mënyrën e vazhdimit të këtij manifestimi tradicional i cili ,ose duhet të masivizohet , ose të ndryshojë formën , pasi asnjë spektakël i bukurisë nuk ka kuptim pa bukuroshe, siç ishte rasti sivjet në Koritë, për fat të keq
Gjekë Gjonaj
Para pesëmbëdhjetë vitesh kur Shoqëria Kulturore-Artistike “ Besa” nga Trieshi, më 3 gusht, filloi manifestimin e bukur e kuptimplotë “ Logu i Bjeshkës- Mis Bjeshka” në bjeshkën e Koritës isha shumë i gëzuar dhe i lumtur. Pse? Për faktin se u ringjall një traditë e hershme e Treishit dhe e trevave tjera shqiptare në Malin e Zi, ku dikur “ Logu i nuseve” si konkurs shekullor në mes të nuseve malësore të fshatrave zgjidhej bukuroshja e vi-
“ 12
tit e veshur (stolisur) me kostumin e saj popullor – xhubletën. Madje, organizatori, para disa vitesh më nderoi duke më ftuar si anëtar i jurisë së këtij spektakli të bukurisë . Atë vit për fronin e bukurisë, në prani të qindra pjesëmarrëseve dhe mërgimtarëve të trevave të ndryshme shqiptare, konkurronin afro 15 bukuroshe malësore. Secila më e bukur se tjetra. Domethënë, ky manifestim asohere ishte një ngjarje përtej trevës. Po sivjet? “Mis Bjeshka 2018” kishte vetëm një bukuroshe malësore. Bukuroshet e tjera malësore të bjeshkës së Koritës ngadalë po i “ përpinë” koha. Në mungesë të tyre mungoi përzgjedhja e bukuroshes së bjeshkës së Koritës për këtë vit. Nisur nga përvoja e sivjetme , organiza-
tori duhet të mendojë për mënyrën e vazhdimit të këtij manifestimi tradicional i cili ,ose duhet të masivizohet , ose të ndryshojë formën , pasi asnjë spektakël i bukurisë nuk ka kuptim pa bukuroshe, siç ishte rasti i sivjetëm në Koritë, për fat të keq. Përveçse mungoi përzedhja e femrës më të bukur malësore , mungoi edhe
Zhgënjimi dhe shqetësimi i mërgimtarëve që i përmendëm arriti kulmin kur arritëm para Shkollës Fillore “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në fshatin Stjepoh ku valvitej flamuri i Malit të Zi. Për mendimin e tyre më e dëshirueshme do të ishte ngritja e një busti a përmendoreje të heroit tonë kombëtar, emrin e të cilit e mban kjo shkollë me krenari më shumë se një gjysmë shekulli
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përpinë” koha? prezantimi i denjë i trashëgimisë kulturore të trevës së Trieshit, vallet, këngët, lojërat popullore, instrumentet. Shoqëruesit e mi , mërgimtarët Kolë e Gjergj Zagreda nga fshati Reç i Ulqinit, Zef Gjokaj me origjinë nga fshati Muzheçk i Trieshit dhe prifti i Braticës ( Ulqin) dom Gabrieli u mallëngjyen me bukuritë e natyrës e ajrin e pastër të Bjeshkës së Koritës dhe maleve përreth saj. Por u zhgënjyen me Logun e Bjeshkës. Të pakënaqur se në këtë manifestim nuk valoi flamuri shqiptar u larguan nga Korita me shpresë se viteve të tjera manifestimet popullore të organizohen në pajtim me pritshmëritë e shumicës së popullatës shqiptare. “ Ne mërgimtarët shqiptarë jemi të etshëm për trashëgimininë e shkëlqyer që na kanë sjellë të parët tanë brez pas brezi, për ruajtjen e pastërtisë së traditës e vlerave tona për të cilat secili nga ne jemi krenar. Festa e
sotme e bjeshkatarëve Shën Shtjefni në Koritë është edhe festa jonë. Për këtë arsye edhe ne nga Nju-Jorku e Ulqini kemi ardhur këtu. Të festojmë dhe të kënaqemi së bashku, duke shijuar bukuritë mahnitëse të natyrës së kësaj trevë, por edhe për të mbajtur gjallë trashëgiminë, traditën, kulturën dhe simbolet tona kombëtare”, u shprehën miqtë e mi dhe dashamirët e kulturës shqiptare gjatë kthimit për në shtëpi nëpër kthesat zig-zake të rrugës gjysmë të asfaltuar Koritë -Triesh në shumë vende vështirë e kalueshme për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të vjeshtës dhe dimrit. Zhgënjimi dhe shqetësimi i mërgimtarëve që i përmendëm arriti kulmin kur arritëm para Shkollës Fillore “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në fshatin Stjepoh ku valvitej flamuri i Malit të Zi. Për mendimin e tyre më e dëshirueshme do të ishte ngritja e një busti a përmendoreje të heroit tonë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Të pakënaqur se në këtë manifestim nuk valoi flamuri shqiptar u larguan nga Korita me shpresë se viteve të tjera manifestimet popullore të organizohen në pajtim me pritshmëritë e shumicës së popullatës shqiptare
kombëtar, emrin e të cilit e mban kjo shkollë me krenari më shumë se një gjysmë shekulli. Dhe, ndoshta, kjo dëshirë jo vetëm e tyre do të jetësohet së shpejti. Sikurse edhe vazhdimi dhe kultivimi i të gjitha vlerave nga kultura materiale dhe jomateriale e kombit tonë.
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët dhe pluralizmi politik në Mal të Zi (4)
Gjuha shqipe në Ko e papërdorshme dh Në Komunën e Ulqinit, në të cilën nga numri i përgjithshëm i popullsisë, përafërsisht 75 për qind e banorëve janë me përkatësi kombëtare shqiptare, komunikimi zyrtar i qytetarit me organet zyrtare, në pothuaj të gjitha organet e administratës publike dhe gjyqësore me disa përjashtime të vogla zhvillohet, vetëm në gjuhën malazeze, ndërkaq gjuha e vetme komunikuese ndërmjet organeve dhe institucioneve të lartpërmendura është vetëm gjuha malazeze, përkundër faktit se në bazë të nenit 17 të Statutit të Komunës së Ulqinit gjuhë zyrtare, në mënyrë të barabartë është edhe gjuha shqipe
Hajrullah Hajdari
(vijon nga numri i kaluar) Lidhur më këtë çështje, në fundvitin 2008 Mali i Zi aprovoi Strategjinë mbi politikën e pakicave, e projektuar për afatin kohor dhjetëvjeçar, në të cilën janë përfshirë disa fusha prioritare të veprimit për mbrojtjen, realizimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë, në të cilat duhet të bazohet intervenimi ligjor i shtetit. Kështu në pikën 3 të Strategjisë në fjalë përmenden të drejtat procesuale të pakicave, siç janë përdorimi i gjuhës dhe i shkrimit para organeve gjyqësore dhe organeve të tjera në mjediset me pjesëmarrje të konsiderueshme në popullatën e përgjithshme, të drejtën e informimit në gjuhën e vet në kuadër të shërbimeve radio-difuzive publike dhe të shtypit, si edhe të drejta të tjera, jo më pak të rëndësishme, të cilat do të shqyrtohen ndonjëherë tjetër. Kjo do thotë se bazuar në Strategjinë e përmendur, procedurat administrative dhe gjyqësore
14
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
para të gjitha organeve lokale dhe shtetërore në territoret ku shqiptarët janë shumicë duhet të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe. Po ashtu, sipas Strategjisë në fjalë, shteti nëpërmes shërbimit radio-difuziv publik duhet t’u sigurojë pakicave, në rastin konkret shqiptarëve, informimin në gjuhën shqipe, së paku, nese jo nëpërmes një kanali të veçantë televiziv, kohëzgjatja dhe struktura e emisioneve televizive në kanalet publike të jetë përafërsisht në përputhje me pjesëmarrjen e shqiptarëve në strukturën e përgjithshme të popullsisë. Në komunën e Ulqinit, në të cilën nga numri i përgjithshëm i popullsisë, përafërsisht 75 për qind e banorëve janë me përkatësi kombëtare shqiptare, komunikimi zyrtar i qytetarit me organet zyrtare, në pothuaj të gjitha organet e administratës publike dhe gjyqësore zhvillohet, me disa përjashtime të vogla, vetëm në gjuhën malazeze, ndërkaq gjuha e vetme komunikuese ndërmjet organeve dhe institucioneve të përmendura është vetëm gjuha malazeze, përkundër faktit se në bazë të nenit 17 të Statutit të komunës së Ulqinit gjuhë zyrtare, në mënyrë të barabartë është edhe gjuha shqipe. Përdorimi zyrtar i gjuhës, në kuptimin e nenit të përmendur, nënkupton
veçanërisht përdorimin e gjuhës në procedimet administrative dhe gjyqësore, në dhënien e dokumentave publike dhe personale dhe mbajtjen e evidencave zyrtare. Shtrohet pyetja, pra, pse procedura gjyqësore në tërësi ndaj një të akuzuari apo kërkuesi nuk zhvillohet në gjuhën shqipe?! Pse aktgjykimet nuk janë në gjuhën shqipe?! Pse fletarrestet janë vetëm në gjuhën malazeze?! Përse, së paku, thirrjet për pjesëmarrje në sean-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
omunën e Ulqinit, he restriktive cat gjyqësore apo dhënien e dëshmive nuk janë në gjuhën shqipe?! Pse dygjuhësia nuk përdoret në komunikim me shkrim me qytetarin në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mirëqenies sociale, sigurimit shëndetësor, shërbimit kadastral e të pasurisë, të ardhurave shoqërore, postës etj.?! Rrjedhimisht dhe si pasojë gjuha shqipe, në këtë komunë me shumicë shqiptare, është e papërdorshme dhe restriktive apo në rastin më të mirë ka veprim institucional të kufizuar. Kështu, nëse nuk ndërron diçka, do të jetë edhe në komunën e Malësisë, po ashtu me shumicë shqiptare, ndërsa në vendet tjera të banuara me shqiptarë përdorimi i gjuhës shqipe në organet dhe institucionet lokale apo shtetërore në territorin e tyre është pothuaj i pamundur, edhe pse, siç e cekëm edhe më lart, Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (Strasburg, shkurt 1995) parashikon se personat që u përkasin pakicave kombëtare mund të ushtrojnë të drejtat dhe të gëzojnë liritë që burojnë prej parimeve të parashikuara në Konventën Kuadër,
në mënyrë individuale si dhe në bashkësi me të tjerë (neni 3. E – pjesa e parë). Ndërkaq përdorimi i gjuhës së pakicës në marrëdhëniet midis këtyre personave dhe organeve administrative është parashikuar në nenin 10 (pjesa e dytë) të Konventës Kuadër. Në bazë të Kartës Evropiane te Gjuhëve Regjionale ose të Pakicave, shteti duhet të parashikojë (neni 9) që gjykimi në procesin penal të zhvillohet në gjuhën e pakicës; që kërkesat dhe provat me shkrim ose me gojë nuk duhet të konsiderohen të pavlefshme, vetëm për shkak të formulimit të tyre në gjuhën e pakicës – në gjuhën shqipe; të hartojë dokumentat e procesit gjyqësor dhe provave në gjuhën e pakicës e kur është e nevojshme të kërkohet ndihma e përkthyesve, por pa shkaktuar shpenzime shtesë për të interesuarit. Edhe Konventa Kuadër parasheh që shtetet nënshkruese (kontraktuese) janë të detyruara t’i garantojnë çdo përfaqësuesi të pakicave të drejtën që mënjëherë të lajmërohet në gjuhën e vet, mbi shkaqet e arrestimit si dhe për natyrën dhe arsyet e akuzës ndaj tij si
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Infrastruktura ligjore e brendshme për të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare, si pjesë e korpusit të të drejtave dhe lirive të qytetarit të lirë nuk mungon, edhe pse duhet të avancohet e të barazohet më të drejtën ndërkombëtare
dhe të drejtën e mbrojtjes në gjuhën e vet, pa shpenzime shtesë për të pandehurin. Pra, infrastruktura ligjore e brendshme për të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare, si pjesë e korpusit të të drejtave dhe lirive të qytetarit të lirë nuk mungon, edhe pse duhet të avancohet e të barazohet më të drejtën ndërkombëtare. Nisur nga të gjitha dokumentat e përmendura qytetari i lirë, anëtari i partisë politike shqiptare me të drejtë pyet: Kush e pengon ose thënë më mirë, kush nuk dëshiron implementimin e Ligjit mbi pakicat, Statutit të Komunës, Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Kartës Evropiane të Gjuhëve Rajonale?! Pushteti qendror?! Populli?! Nuk e besoj! Atëherë partitë politike shqiptare dhe liderët e tyre së bashku me përfaqësuesit “e rehatshëm“ në organet ligjvënëse e zbatuese, çfarë po bëjnë? E përfaqësojnë popullin shqiptar ata? Gjithsesi që po, por në mënyrë të patrazuar për këto çështje thelbësore qëndrojnë dhe e ruajnë “rehatinë “ e vet, ndërsa me popullin do t’i qajnë hallet kur të afrohen zgjedhjet, gjithsesi! (vijon) E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Në Ulqin nuk ka më librari
Një betejë e humbur me librin
Në Ulqinin e bukur, që përmbytet nga turistë shqiptarë, malazezë, kosovarë dhe serbë, tashmë s’ka më librari dhe kjo është një betejë e dytë e humbur me librin. Beteja e parë janë pengesat që i bëhen librit nga zyrtarët e rajonit sa i përket infrastrukturës së botimit. Mbase për këtë duhet të flasin mes vete zyrtarët dhe jo fjalët klishe që thonë në çdo inaugurim Ulqinit. Ndodh shpesh që në këtë aktivitet mbërrijnë autoritetet më të larta të Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës të fushës së kulturës dhe jo vetëm. Ben Megjithatë larg të gjitha përpjekAndoni jeve që bën kjo strukturë e panairit dhe fjalët e mira për ta, një shqetësim i madh qëndron në komunitetin Për çdo vit, në këtë kohë, qyteti i Ul- kulturor të qytetit. Ulqini nuk ka më qinit organizon Panairin e Librit. Në librari! Ajo e fundit që drejtohej nga fakt, aktiviteti që i jep jetë kulturore Gazmend Çitaku, një veprimtar i mirë këtij qyteti që prej vitit 2001, këtë i shqipes, përkthyes dhe krijues, nuk vit mbajti si organizatore botuesen mundi t’i mbijetojë ngarkesës së peIrena Toçi dhe përfshiu botues nga shës së madhe të biznesit. Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Ma- “E ka mbajtur me të gjitha mundimet qedonia. Qëllimi merret lehtë me dhe me sakrifica të panumërta”, kumend. Në këtë periudhë të vitit qyteti jton Jovan Nikolaidis, shumëfishohet dhe është e lehtë që shkrimtar malazias, përkthyes dhe në botuesit të përcjellin prodhimet e shqip. tyre, por edhe të shkëmbejnë shumë Por, dashamirësia dhe përpjekja e këtij njeriu nuk kanë mjaftuar, sepse gjëra mes vete. Sipas një tradite të mirë që po kri- megjithëse për Ulqinin bëhet shumë johet dhe nga grishja natyrale turis- në çdo gusht, kultura e edukimit me tike ofruar prej qytetit të Ulqinit, këtu librin është një handikap i madh, që mbërrijnë shumë botues të njohur, të lidhet me pushtetin lokal dhe atë cilët në mënyrë konstante e frekuen- qendror. Libri, megjithë fjalët e mira tojnë si panairin, ashtu edhe qytetin e të zyrtarëve shqiptarë dhe malazias,
16
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
po humb publikun, që nuk lexon më dhe që derën e librarisë e ka shumë të largët. Nuk mund ta përgjithësojmë këtë me rastin e Malit të Zi, sepse në qytete të tjera gjithsesi ekzistojnë librari, porse mund të bëjmë paralele me Shqipërinë. Kujtojmë se Durrësi, një nga qytetet kryesore në vend nuk ka librari, ashtu si edhe Korça, kurse libraritë e vogla të lagjeve pothuajse e kanë humbur qasjen me publikun. Njerëzit e kanë braktisur librin, ashtu si po zbrazin përditë dhe kulturën për t’iu turrur vetëm dukjes dhe pushtetit të rrjeteve sociale. Megjithatë, në Ulqinin e bukur, që përmbyten nga turistë nga shqiptarë, malazezë, kosovarë dhe serbë, tashmë s’ka më librari dhe kjo është një betejë e dytë e humbur me librin. Beteja e parë janë pengesat që i bëhen librit nga zyrtarët e rajonit sa i përket infrastrukturës së botimit. Mbase për këtë duhet të flasin mes vete zyrtarët dhe jo fjalët klishe që thonë në çdo inaugurim.
KULTURË
“
Kujtojmë se Durrësi, një nga qytetet kryesore në vend nuk ka librari, ashtu si edhe Korça, kurse libraritë e vogla të lagjeve pothuajse e kanë humbur qasjen me publikun. Njerëzit e kanë braktisur librin, ashtu siç po zbrazin përditë dhe kulturën për t’iu turrur vetëm dukjes dhe pushtetit të rrjeteve sociale
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
17
SOCIALE
Gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit gjatë edukimit të fëmijëve
Shpenzoni kohë duk sjelljet e pahijshme Foshnjet e vogla janë shumë të vetëdijshme dhe e kuptojnë qartë fjalën “Jo”, prandaj më e mira për ta është që në vend të fjalës “jo” të gjendet një frazë më e butë, si p.sh. një “në rregull”, nëse duam që fëmija të mos e përsërisë veprimin e pahijshëm
Arlinda Sukaliqi
Edukimi i fëmijës nuk është aspak një punë e lehtë ose detyrë e lehtë për prindërit. Para se të fillojë edukimi i mirëfilltë duhet pasur parasysh mbi të gjitha familjen në të cilën po rritet e edukohet fëmija. Edukimi është pikërisht faktori kryesor që më vonë do të ndikojë tek ai. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të vendosim rregulla të qarta dhe t’u përmbahemi atyre. Për t’i realizuar plotësisht këto duhet të kemi parasysh moshën dhe aftësitë e tyre për t’i kuptuar këto rregulla. Për shembull, nëse një foshnje e cila sapo ka filluar të hajë ushqimin vetë, aksidentalisht ose me qëllim e derdh atë, ju nuk duhet ta dënoni. Por nëse një fëmijë trevjeçar e bën këtë, atëherë ai pjesërisht duhet të fillojë ta kuptojë se po bën një veprim jo të mirë, e nëse një veprim të tillë e bën një fëmijë 6-vjeçar, atëherë do të shihet qartë se ai po edukohet jo mirë dhe shfaq sjellje jo të përshtatshme me moshën e tij. Foshnjet e vogla janë shumë të vetëdijshme dhe e kuptojnë qartë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
fjalën “Jo”, prandaj më e mira për ta është që në vend të fjalës “jo” të gjendet një frazë më e butë, si p.sh. një “në rregull”, nëse duam që fëmija të mos e përsërisë veprimin e pahijshëm. P.sh. nëse nuk do që të mos prekë më stufën e rrymës, blejani një lodër të së njëjtës formë. Kur është fjala për fëmijë të moshës 4-vjeçare e më lart, duhet të vendosni rregulla të qarta, të cilat gjithsesi duhet të respektohen. P.sh. mos lejoni të shikojnë TV ose tablet para se t’i mbledhë lodrat e shpërndara nëpër dhomë. Nëse një herë e lejoni këtë, ai asnjëherë s’do t’i respektojë rregullat tuaja. Fëmijët nuk mund t’i kuptojnë rregullat si të rriturit, prandaj detyra juaj është t’ua shpjegoni me qartësi dhe pa të bërtitura dhe sharje ose fyerje verbale. Mundohuni që toni juaj i zërit të jetë nën kontroll. Urdhrat e tipit si: “shko të flesh”, “fike televizorin”, “vishu shpejt” etj. gjithmonë kanë predispozita që fëmija t’ua kthejë fjalën dhe t’i marrë këto fjalë si urdhër të prerë dhe mos t’i kryej veprimet e kërkuara,ose numërimi deri në 3. P.sh. Do të numërojë deri në 3 derisa të bësh punën që të dhashë sepse shpesh ky numërim kalon në një,gjysmë… Dhe kështu fëmija do të kuptojë se nuk është e nevojshme të respektojë kohën e dhënë. Metoda më e përshtatshme është ajo “ose-ose”. P.sh. nëse ai gjatë
gjithë kohës hedh dheun nëpër park, ju duhet t’i thoni ose ndalu ta hedhësh dheun, ose do të largohemi menjëherë nga parku. Shpeshherë më mirë është të harxhoni kohë duke shpjeguar për një sjellje të pahijshme dhe pasojat që ajo mund të shkaktojë sesa të dënohet. Shumë prindër i dënojnë fëmijët e tyre duke i dërguar në një qoshe të dhomës, por psikologë të shumtë këshillojnë që te disa fëmijë mund të jetë e dobishme, por te disa vetëm e përkeqëson gjendjen e fëmijës, prandaj këshillojnë të përdoret me kujdes, e nëse është e mundur edhe të evitohet plotësisht. Biseda ose bashkëbisedimi gjithmonë ka një vlerë më të madhe sesa urdhrat e shumta. Nëse fëmijës i drejtohemi me fjalët
“
Fëmijët nuk mund t’i kuptojnë rregullat si të rriturit, prandaj detyra juaj është t’ua shpjegoni me qartësi dhe pa të bërtitura dhe sharje ose fyerje verbale. Mundohuni që toni juaj i zërit të jetë nën kontroll
SOCIALE
ke shpjeguar dhe pasojat
“mjaft” vrapove, “ndalu” menjëherë, ai nuk do të kuptojë dhe s’do të ketë asnjë aspekt edukues. Por nëse shprehemi me fjalët “mos vrapo nëpër shtëpi sepse mund të lëndohesh”, atëherë fëmija do ta ketë të qartë se ajo që po i kërkoni
ta bëjë ka kuptim dhe është për të mirën e tij. Këshillohet që fjalët e thëna nga prindërit mos të ndryshojnë shpesh. P. sh. njëherë t’i lejohet një gjë e një herë jo. Duhet të jeni të vendosur në atë që thoni dhe në atë që bëni
s’duhet të ketë luhatje sepse dhe fëmijët do ta kuptojnë këtë dhe do të luajnë me ju, si dhe të mos pritni të arrini gjëra që janë të pamundura, por thjesht përqendrohuni në të mundurat. E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me aktoren Lindita Çunmulaj
Gëzohem që jam aktorja e parë e diplomuar në Malësi Lindita Çunmulaj është një vajzë 23vjeçe nga Malësia. Që në kohë të fëmijërisë ajo ëndërronte për aktrimin, kështu që vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe përfundoi fakultetin duke marrë titullin Aktore e diplomuar. Por jo vetëm kaq, Ajo është e lidhur shumë edhe me fotografinë e modelingun. Tani Lindita jeton në Kaliforni ku edhe vazhdon studimet Master për aktrim K.Javore: Lindita, që kur ishe e vogël fillove të merreshe me kërcimin, me sfilata modelingu, me artin. Nga të erdhi ky epsh? L.Çunmulaj: Si fëmijë kur isha, të tjerët më mbajnë mend që isha ndryshe nga fëmijët e tjerë, kërkoja vëmendje, gjithmonë dilja para të gjithëve dhe kërceja, u recitoja poezi e gjëra të tilla. Kështu fillova t’i lakmoja asaj ndjenje kur je përball të tjerëve dhe u jep kënaqësi atyre që ke përballë, që beja çdo gjë vetëm për t’ më ndjekur me vëmendje. Atë kohë kisha fëmijët e lagjes si “spektatorë” të themi, kurse sot gëzoj publik dhe vëmendje të vërtetë. K.Javore: Tani je aktore e diplomuar, e që fakultetin e mbarove në Universitetin e Arteve në Tiranë. Më fol pak për këtë profesion të bukur, si ndjehesh që përfundove për këtë drejtim ngaqë në Malësi mungojnë aktorë të diplomuar? L.Çunmulaj: Qellimi kryesor për mua ishte aktrimi. Dhe që në shkollën fil-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
lore kur isha, mendoja vetëm për ditën kur të jem studente Aktrimi. Dhe sot jam shumë e lumtur dhe me fat që gëzoj titullin Aktore e Diplomuar, me shpresë që do të vazhdoj të pasuroj me punë dhe vullnet të merituar profesionin tim. Po gëzohem me faktin që jam aktorja e parë e diplomuar në Malësi, por do të gëzohem më shumë kur te gëzoj shqiptarët nesër me arritjet e mija. K.Javore: Përpara se shkove për studime në Tiranë, a kishe mundësi të tjera, vende të tjera ku të shkosh të studiosh? Apo ndoshta doje studimet vetëm në gjuhën e bukur shqipe? L.Çunmulaj: Po, mundësi kisha shumë, duke filluar nga qyteti i bukur i Sarajevës e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dëshira e ime e po ashtu edhe e babit ishte qe hapat e para të karrierës t’ ia kushtoj skenës shqiptare, që pedagogët e parë të jenë shqiptarë. Regjisori i shfaqjes së par të jetë shqiptar dhe jam shumë e lumtur që përvojat e
para, eksperiencat e para i kalova në skenat shqiptare. K.Javore: Para pak kohe ke qenë pjesë e një kompanie modelingu në Tiranë.. Çfarë eksperiencash more nga aty, e për të cilat s’ kishe dijeni deri atëherë? L.Çunmulaj: Në fakt gjatë viteve te studimeve nuk më është lejuar nga shkolla të marr pjesë në aktivitet jashtë shkolle, por që kësaj mundësie nuk i shmangesha dot dhe doja patjetër të paktën një eksperiencë në një kompani modelingu në Shqipëri, kështu që isha pjesë e kompanisë Icon models Tirana, dhe ishte një nga eksperiencat më të bukura që kam marrë deri tani. K.Javore: Sa je e lidhur me fotografinë? Të pëlqen të bësh sete me foto? L.Çunmulaj: Fotografinë e kam pasion jete, e dua shumë, aq sa edhe aktrimin. Duhet të kisha filluar më herët por që kurrë nuk është vonë, tani jam duke punuar me fotografë
INTERVISTË
U ndava mirë me Tiranën, aq sa kërkova më është mundësuar, tani erdhi koha për një hap më të sigurt dhe normalisht që ju drejtova tokës së mundësive që është Amerika. Për momentin kam një vit e ca që jetoj në Los Angjeles Kaliforni, atje jam duke marrë klasa për trajnimin e zërit dhe kërcimin skenik. Tani do ti kushtohem dhe do të mundohem që të marr sa më shumë eksperiencë në skenën amerikane, të paktën po përpiqemi me shpirt që të dal në dritë me punë dhe dëshirë të madhe për skenën, pastaj ngelet për t’u parë si do jetë fati mbas ca kohe
“
profesionistë, madje tani sapo kam bërë kontratën e parë me një fotograf amerikan, e që më pret puna muajin që vjen në Los Angjeles dhe mezi po pres që të përjetoj këtë eksperiencë me artistë të huaj. K.Javore: A ke filluar akoma të marrësh pjesë nëpër seriale, filma , të luash ndonjë rol aty si aktore? Nëse po, më thuaj pak në cilin film apo serial? L.Çunmulaj: Patjetër që po, viti 2017 ishte marrja e rolit tim të parë në filmin me metrazh të gjatë nga Regjisori Edmond Topi “Yjet e së ardhmes” është një film që i kushtohet moshës së tretë. Një shtëpi të moshuarish i sjell banorët e saj në një komedi romantike muzikore. Si puna e parë e imja, si aktore e re në treg që jam, isha shumë me fat që filmin e parë ta kem në krah me legjendat e skenës shqiptare si: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Luftar Paja, Reshat Arbana, Ema Andrea, Gazmend Paja etj. Ishte Eksperiencë shumë e bukur, mësova shumë gjatë xhirimeve, u njoha më
mirë me artistët shqiptarë, kontakti me kamerat, marrëdhënia me stafin e punës, me një fjalë jetova disa ditë dhe netë në atë botën e vërtetë të filmit. K.Javore: Përveç Tiranës ku mbarove studimet, cili vend tjetër të krijon mundësi për profesionin tënd? L.Çunmulaj: U ndava mirë me Tiranën, aq sa kërkova më është mundësuar, tani erdhi koha për një hap më të sigurt dhe normal që ju drejtova tokës së mundësive që është Amerika. Për momentin kam një vit e ca që jetoj në Los Angjeles Kaliforni, atje jam duke marrë klasa për trajnimin e zërit dhe kërcimin skenik. Tani do i kushtohem dhe do mundohem që të marr sa më shumë eksperiencë në skenën amerikane, të paktën po përpiqem me shpirt që të dal në dritë me punë dhe dëshirë të madhe për skenën, pastaj ngelet për t’u parë si do jetë fati mbas disa kohe. K.Javore: Një aktore a duhet të
jenë e bukur se s’ ban ? L.Çunmulaj: Për mendimin tim aperenca e njeriut ka të bëjë shumë, aq më tepër për ne artistët që kemi vlerësimin e parë nga sytë e publikut, por që kur ke talent, vetë talenti të bën të bukur. Nuk duhet të jemi të bukura për të qenë të zonjat e karrierës, jemi të zonjat që na bën edhe më të bukura. K.Javore: Më fol pak për planet e tua në vazhdim? E po ashtu më jep një mesazh për të gjithë lexuesit e gazetës së vetme shqipe në Mal të Zi “ Koha Javore” ? L.Çunmulaj: Plani kryesor është që të vazhdoj me shkollën në Kaliforni edhe të bëj kontrata fotografie në Amerikë, të tjerat do zbulohen avash avash. Një lexues i mirë, merr kohë vetëm nga një gazetë e mirë, kështu që faleminderit Kohës Javore për gazetën më të mirë! Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
Në mjediset e hotelit „Pallati Venezia“ u hap ekspozita e piktorit Rudi Goga
Homazh për krijimtarinë artistike “Rudi Goga ishte një piktor produktiv, me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, i cili me krijimtarinë e tij artistike e ka përfshirë edhe Ulqinin në hartën e qyteteve të artit. Ai ka lënë trashëgimi një numër të madh të veprave të vlerësuara nga kritika e artit, që përbëjnë një pasuri të çmuar të qytetit tonë dhe të artit në përgjithësi”, ka thënë piktorja Mersiha Mavriq Ulqin – Në mjediset e hotelit „Pallati Venezia“, të dielën mbrëma është organizuar mbrëmje kulturore kushtuar piktorit të ndjerë Rudi Goga, me ç’rast është hapur edhe ekspozita me punimet e këtij autori. Në fillim të mbrëmjes, për të pranishmit është shfaqur një reportazh kushtuar krijimtarisë artistike të piktorit, i realizuar nga Televizioni i Malit të Zi. Në emër të organizatorit, hotelit „Pallati Venezia“, piktorja Mersiha Mavriq ka thënë se vetë vendi ku ndodhet hoteli, por edhe krijimtaria e Rudi Gogës e meriton dhe na ka obliguar që t’ia kushtojmë një mbrëmje kulturore. “E ku më mirë se në vendlindjen e tij, në Kalanë e Ulqinit, ku lindi dhe krijoi, të organizojmë një ekspozitë të tillë, si homazh për krijimtarinë artistike të piktorit Rudi Goga, i cili u nda nga jeta në maj të vitit të kaluar”, është shprehur ajo. Mavriq ka thënë se Rudi Goga ishte një piktor produktiv, me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, i cili me krijimtarinë e tij artistike e ka përfshirë edhe Ulqinin në hartën e qyteteve të artit. “Ai ka lënë trashëgimi një numër të madh të veprave të vlerësuara nga
22
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
kritika e artit, që përbëjnë një pasuri të çmuar të qytetit tonë dhe të artit në përgjithësi. Disa prej tyre gjenden në galeri dhe institucione kulturore, shtëpitë e qytetarëve të Ulqinit etj.”, është shprehur ajo, duke treguar se pjesa më e madhe e veprave që janë paraqitur në ekspozitë janë pjesë e koleksionit të pronarit të Hotelit “Pallati Venezia”, kurse një pjesë edhe e familjarëve dhe e kolegëve të piktorit. Kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“, Ismet Kallaba, ka thënë se Rudi Goga ka qenë anëtar i kësaj shoqate dhe fituesi i parë i Çmimit të „Art Club“-it. Sipas tij, Rudi Goga jo vetëm që kishte shpirt artisti, por e gjithë jeta e tij ishte e lidhur me artin. „Ai jetonte me artin dhe për artin. Ai besonte se arti mund ta bënte botën më të mirë“, u shpreh ai. Kallaba ka thënë se kredo e jetës dhe e krijimtarisë së tij ishin thëniet „Ars longa, vita brevis“ dhe „Arti është jetë, jeta është art“, dhe mund të thuhet që ai jetoi në harmoni të plotë me këto thënie. Ai ka theksuar se në vitin 2014, „Art Club“-i ka botuar monografinë „Të menduarit është formë“ kushtuar piktorit Rudi Goga, e cila krahas
veprave të tij mbetet si trashëgimi e krijimtarisë së tij artistike, ndërsa në njëvjetorin e vdekjes, më 3 maj të këtij viti, ka organizuar një ekspozitë retrospektive të këtij piktori. Kallaba ka përsëritur nismën dhe propozimin e SHAI „Art Club“ që Galeria në Kullën e Balshajve në Kalanë e Ulqinit të emërtohet me emrin e piktorit Rudi Goga. Piktorja Zake Prelvukaj, pedagoge në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina“, ka thënë se ashtu si çdo artist që ka një stacion të rëndësishëm, edhe Rudi Goga e kishte vendlindjen e tij, Ulqinin, një stacion shumë të rëndësishëm. Nisur nga kjo, ajo ka thënë se e ka një porosi, që shtëpia e Rudi Gogës të mirëmbahet nga qyteti dhe të shpallet muze, në mënyrë që të formohet një ndjenjë e re dhe që krijimtaria e Rudi Gogës të përjetësohet përgjithmonë. Në emër të familjarëve të piktorit Rudi Goga të pranishmit i ka përshëndetur Jenuz Muharremi, i cili ka falënderuar pronarin e hotelit „Pallati Venezia“, piktoren Mersiha Mavriqi për nismën dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar për organizimin e
KULTURË
kësaj mbrëmjeje kulturore të veçantë. Rudi Goga ka lindur në Ulqin, në vitin 1948. Studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, në klasën e prof. Muslim Mulliqit, në
vitet 1975-1979, dhe në Diseldorf te profesori Joseph Beuyes, 19801982. Ka hapur rreth 70 ekspozita individuale, në vend dhe në shtete të Evropës, ndërsa me punimet e tij
është prezantuar në shumë ekspozita kolektive. Për veprat e tij kanë shkruar shumë kritikë të njohur arti. Ka vdekur më 3 maj të vitit të kaluar. (Kohapress) E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Kontributi i Hajro Ulqinakut për historinë e detarisë së ulqinit
Dr.Nail Draga
Ndër qytetet bregdetare të Adriatikut Ulqini padyshim bën pjesë në ato qytete të cilët kanë pasur një të kaluar të bujshme historike në një periudhë kohore prej 25 shekujsh. Në saje të zbulimeve arkeologjike është dëshmuar se nga koha e Ilirëve qyteti ka ruajtur vazhdimësinë dhe fizionominë e zhvillimit nga koha antike e më pas. Nuk ka dilemë se si i tillë ky qytet vazhdimisht ka qenë frymëzues për krijues të fushave të ndryshme të dijes. Në gamën e gjerë të krijuesve që si temë hulumtimi kanë qytetin e Ulqinit, përkatësisht të kaluarën dhe veprimtarinë e banorëve të tij, bën pjesë edhe Hajro Ulqinaku. Edhe pse larg vendlindjes, në saje të punësimit në Kosovë, sipas mundësive që ka pasur vazhdimisht është marrë me hulumtime të vendlindjes, kryesisht me veprimtarinë e detarisë e të detarëve të këtij qyteti të lashtë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse kjo ishte ve-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
primtaria kryesore e banorëve të këtij qyteti nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona. I vetdijshëm se është duke lëvruar një temë tjetër që trajton te kaluarën e lavdishme të vendlindjës së tij, por e cila dallon shumë nga letërsia, H.Ulqinaku i është qasur me një seriozitet dhe përkushtim, duke mbledhur materiale interesante nga kjo gamë temash, ku përveç materialeve të botuara me përkushtim ka mbledhur shenime nga individë të ndryshëm të moshuar të cilët i kanë dhënë informacione autentike dhe me vlerë të padiskutueshme. Duke jetuar në Ulqin sidomos në dy dekadat e fundit i përkushtohet detarisë dhe peshkatarisë së ulqinakëve, ku në saje të hulumtimit, përpunimit, sistematizimit dhe analizimit të një lënde të tillë, ai për pesë vite(2000-2004) opinionit të gjerë i ka dhuruar këto vepra publicistike dhe shkencore: “Deti, detaria e Ul-
qinit”(2000), “Detaria, peshkatarët, ulqinakë”(2002), Glosar(Fjalorth i detarisë i të folmes së Ulqinit-2003), Thesar popullor(këngë, balada, legjenda)-2004 dhe si vazhdimësi i këtij cikli opinionit i dhurohet vëllimi i pestë me titull “Detaria, detarë, dokumente”(2004). Në vëllimin e fundit autori na prezanton të dhëna më interes për disa familje ulqinake të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e detarisë së Ulqinit nga fundi i shek.XIX dhe mesi i shek.XX. Ne këtë spektër të dhënash është edhe publikimi i të dhënave nga Teufik Shurdha në formë të ditarit për familjen e tij, por edhe për detarinë dhe detarët e Ulqinit. Më pas në detaje jepen të dhëna edhe për familjen e Becve dhe të Nimanbegëve, duke vlerësuar lart kontributin e tyre për detarinë ulqinake. Ne një kapitull të veçantë jepen të dhëna për dokumente detarie, që
KULTURË
Ndonëse është i njohur në opinionin e gjerë letrar mbarëkombëtar si një ndër shkrimtarët më të dalluar për fëmijë, Hajro Ulqinaku si personalitet shumëplanësh, përveç letërsisë ka dhënë kontribut edhe si pedagog, gazetar, publicist, redaktor, skenarist, përkthyes, botues e hulumtues, ku si preokupim parësor në dy dekadat e fundit ka të kaluarën e Ulqinit, vendlindjes së tij, pikërisht veprimtarinë e detarisë dhe detarët e këtij qyteti
kanë të bëjnë per disa individë të njohur detarë që iu përkasin familjeve Hoxha, Truma, Mollabeqiri dhe Malohoxha. Ne momente të caktuara autori ngjarjet i ka ilustruar edhe me këngë foklorike, duke dëshmuar se detaria është pjesë e pandarë e folklorit të këtij mjedisi. Të dhënat nga individet të cilët kanë qenë të lidhur drejtpërdrejt me detin e detarinë, por edhe nga pasardhësit e detarëve ulqinakë në botim prezentohen në mënyrë autentike. Deti për ulqinakët ishte burim jete, veprimtari e guximshme por edhe arenë e ngjarjeve dramatike. Po ashtu në këtë botim jepen të dhëna interesante për momente dhe ngjarje të rëndësishme, ku si protagonist ishin detarët ulqinakë, të cilët kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm siç është psh. rasti i Likacen Lazos, në shek.XVIII. Botimi është i ilustruar me fotografi dhe dokumente origjinale dhe të përkthyera ne
gjuhën shqipe, që kanë një vlerë të veçantë për këtë veprimtari në qytetin e Ulqinit. Por, duhet thënë me këtë rast se është për të ardhur keq se një numër i konsideruar i dokumenteve të familjeve ulqinake nga pakujdesi kanë humbur. Nuk ka dilemë se ato dokumente kanë qenë me vlerë të jashtëzakonshme për detarinë e Ulqinit dhe dëshmi historike për përiudhën përkatëse kohore. Ne këtë botim është paraqitur një regjistër i gjerë i emrave të anijeve si dhe të personave apo familjeve ulqinake të cilët kanë qenë kapidana apo marinarë në anije, që janë me rëndësi të veçantë. Dhe një regjistër i tillënë të ardhmen patjetër duhet të vendoset në muzeun e detarisë së Ulqinit, muze të cilin ky qytet e ka merituar ta këtë prej kohësh. Dhe pasi të lexohen këto të dhëna, menjëherë bie në sy se një numër i konsideruar i këtyre patronimeve nuk
ekzistojnë më në Ulqin, sepse siç dihet nga viti 1880, kur Ulqini iu dha Malit të Zi, një numër i konsiderueshëm i familjeve ulqinake kanë emigruar, duke u vendosur kryesisht në Shkodër, Durrës e gjetiu. Duke pasur energji krijuese e pasion, shpresoj se autori do të vazhdojë të hulumtojë gjithnjë në lidhje me detarinë dhe detarët e Ulqinit, sepse në këtë aspekt ka ende se çka të hulumtohet dhe të shkruhet. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse Ulqini paraqet një arkiv i cili meriton të hulumtohet si brenda dhe jashtë vendit, andaj shpresojmë se ky cikël do të këtë vazhdimësinë me vëllime të tjera, që mendoj se do të jenë dhurata më e çmuar nga autori për vendlindjen e tij në veçanti, dhe për kulturën tonë kombëtare në përgjithësi. (Fjalë e mbajtur në mbrëmjen kushtuar 80-vjetorit të Hajro Ulqinakut, në Ulqin, më 15.8.2018) E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
SHKA ”Besa”, kremtoi 50- vjetorin e themelimit
Nderohet me titullin: “Misionar i Kombit” Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Z. Azgan Haklaj, i ka dhënë SHKA-s “BESA”, titullin: “Misionar i Kombit” me motivacionin: “Përfaqësues të shquar të folkut dhe identitetit kombëtar, për ruajtjen, pasurimin, interpretimin me mjeshtri të spikatur artistike dhe për çuarjen tek brezat e rinj të artit tradicional shqiptar, për bashkëpunimin e frytshëm me Unionin Artistik të Kombit Shqiptar. Për Përfaqësimin e shkëlqyer të vlerave të artit popullor në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare” Triesh – Shoqëria Kulturore- Artistike “Besa”, ka kremtuar 50- vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë së gjerë kulturore- artistike me një solemnitet të organizuar në Shtëpinë e Kulturës “Besa” në Triesh. Të pranishëm në këtë jubile ishte një numër i konsiderueshëm i personaliteteve të shquara të artit dhe të kulturës nga vendi dhe nga Shqipëria, mes të cilëve presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, klerikë, përfaqësues politikë, përfaqësues të mediave prestigjioze nga Shqipëria, anëtarë dhe ish- anëtarë të kësaj shoqërie si dhe dashamirës të tjerë të artit dhe të kulturës. Fillimisht si anëtar nderi i kësaj shoqate, ka përshëndetur at. Pashko Gojçaj i cili foli mbi veprimtarinë e gjatë dhe kontributin e kësaj shoqate në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave folklorike për ruajtjen e identitetit kombëtarë në këto zona. Më pas u shfaq një film dokumentar i cili në mënyrë kronologjike shpalosi aktivitetet kulturore të kësaj shoqëria gjatë këtij gjysmëshekulli punë të palodhshme, pjesëmarrjet e shumta nëpër koncerte dhe evenimente të ndryshme kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare në vend, rajon dhe diasporë, çmimet e rëndësishme me të cilat është nderuar për punën e saj përherë të suksesshme, të vlerësuar nga artistë dhe kritikë arti.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Ndërkohë, të pranishmit i ka përshëndetur njëri ndër anëtarët më të vjetër dhe aktivisti veteran i saj, koreografi dhe instrumentisti, Z. Shtjefën Ujkaj, i cili tregoi disa mbresa nga koha kur ai si fëmijë u bë anëtar i kësaj shoqate, duke shpalosur kështu një historik nga koha e themelimit si shoqëri, debutimi i suksesshëm në skenë në vitin 1968, paraqitjet pasuese dhe çmimet e marra nëpër festivale garuese, etj, duke thënë se “BESA” nga dita e parë e themelimit, ishte dhe mbetet një vatër kulturore e cila shërbeu si shëmbëlltyrë për krijimin e shoqatave të tjera të kësaj natyre në Malësi. “Besa në fillim, kudo që merrte pjesë nëpër gara, shpërblehej me vendin e parë. Këtu është kupa e parë, madje askush nuk e besonte që dikush mund ta fitonte për tre herë rresht këtë kupë, por SHKA “BESA”, arriti ta fitonte, dhe kështu ta përvetësonte atë. Me program të larmishëm, me dramë dhe folklor kjo kupë mbeti edhe sot e kësaj dite në pronësi të SHKA “BESA”, e cila është një përmendore në piedestalin e shpërblimeve të Besës. Shpërblimi i fundit që morëm, ishte Vendi i Parë në rrafshin mbarëkombëtar të fituar në Festivalin Folklorik “Mirësevini në Alpet Shqiptare 2018”, më 1 Gusht 2018. Pra, kemi filluar me vendin e parë dhe sot pas 50- vitesh, po vazhdojmë me vendin e parë”, theksoi Ujkaj.
Ai u zotua se SHKA “BESA” do të vazhdojë këtë mision të shenjtë të ruajtjes, afirmimit dhe prezantimit të vlerave etno-kulturore edhe në të ardhmen. Ndërkohë, për punën kolosale gjysmëshekullore dhe kontributin e SHKA “BESA”, të dhënë për thesarin kulturor mbarëkombëtar, ka përshëndetur aktori dhe regjisori i njohur i RTVSH-së, Z. Llesh Nikolla i cili jehonën gjysmëshekullore artistike të kësaj shoqërie e quajti si një pishtar i një kandili të filluar prej 50vitesh e që nuk shuhet kurrë. “Edhe përkundër një numri të pafund ansamblesh që ka sot shqiptaria, më besoni se jeni njëri ndër ansamblet më të mira dhe më garantuese për traditën dhe për folklorin burimor që keni. Nuk është lëvdatë por është fakt”, u shpreh Nikolla. Ndërkaq, presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Z. Azgan Haklaj, duke vlerësuar lart dhe në superlativë kontributin e SHKA “BESA” në këto 50- vjet veprimtari kulturore dhe artistike, tha se pikërisht në Triesh, 13 vjet pasi shqiptarët përfundimisht ishin ndarë në Jaltë në katër shtete, një grup nismëtarësh guxuan dhe themeluan SHKA-n “BESA” që vazhdon dhe sot e kësaj dite. Në të njëjtën kohë, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar dhe anëtar nderi i SHKA “BESA”, Bruno Shllaku, ka
KULTURË
përgëzuar Z. Shtjefën Ujkaj për gjithë këtë angazhim në kontinuitet në fushën e artit dhe të kulturës në mbajtjen gjallë të kësaj shoqate ndër vite, duke shprehur mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre që dhanë kontribut të paçmuar në jetësimin e kësaj shoqate e që disa nga ata nuk jetojnë më. “E them me bindje apsolute se shqiptaria nuk do të kishte fare kuptim pa shoqatën e mrekullueshme dhe të talentuar, “BESA”, u shpreh Shllaku. Ai vuri në dukje rrezikun që po i kanoset sot trashëgimisë autentike kulturore nga ata që po kultivojnë muzikë të ashtuquajtur “tallava”. Për Shllakun, “BESA” është shembulli më i mirë dhe më autentik i ruajtjes së vlerave kulturore shekullore, duke apeluar te të gjithë ata që mbjellin “tallava”, të largohen nga ajo rrugë, sipas tij, e gabuar. Kompozitori, dirigjenti dhe kantautori i njohur nga Shkodra, njëherësh anëtar nderi i kësaj shoqate Z. Zef Çoba, nga këndvështrimi i tij si studiues i fushës së muzikës dhe i folklorit, sukseset e pandalshme të SHKA “BESA” i ka quajtur si një monument të kulturës kombëtare. “Vlerat e kësaj shoqate dëshmojnë një art që mbetet një ndër dëshmitë më të rëndësishme të identitetit të kulturës sonë kombëtare. Këngët maje krahu, këngët me lahutë, xhubleta, larmia e madhe e përdorimit të instrumenteve dhe varianteve të përdorimit të vokalit në këngët
tipike të trevës, përbëjnë një respekt dhe mirënjohje të mbarë kombit tonë”, thekosi mes tjerash Çoba. Ai tha se folklori sot ndodhet përballë disa sfidave dhe risqeve, duke thënë se moderniteti i kohës, përbën një risk të madh për trashëgiminë e kulturës tonë kombëtare dhe globalizmi, që sipas tij rrezikon të kafshojë shumë dëshmi të rëndësishme të identitetit të kulturës sonë. Me këtë rast, ai iu ka bërë thirrje të rinjve të tejkalojnë këto sfida për të spikatur edhe më shumë vlerat e mëdha të kësaj trashëgimie të kulturës sonë kombëtare. Ndërkaq, mysafirët i ka përshëndetur me një këngë nga eposi i kreshnikëve, Rrok Prenkoçaj, si dhe me një këngë folklorike- burimore, anëtarja më e vjetër e shoqatës, Gjyste Prenkoçaj nën ekzekutimin e tingujve të brilantit të fyellit, Z. Shtjefën Ujkaj. Në të njëjtën kohë, në emër të diasporës shqiptare në SHBA, ka përshëndetur, Kolë Cacaj.
Në fund të këtij solemniteti i cili ka zgjatur plot dy orë, është shtruar një koktej për të gjithë. Në ditën e dytë të kremtimit të jubileut të kësaj shoqate, është shfaqur një koncert madhështor festiv në ambientet e jashtme të shtëpisë së kulturës “BESA”, në prani të një numri të madh spektatorësh, ku SHKA “BESA” shfaqi një program të larmishëm etno-kulturor e po ashtu dhe shoqatat e ftuara nga PlavëGucia, Kosova dhe nga Tirana. Me rastin e 50- vjetorit, presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Z. Azgan Haklaj i ka dhënë SHKA-s “BESA”, titullin: “Misionar i Kombit”, me motivacionin: “Përfaqësues të shquar të folkut dhe identitetit kombëtar, për ruajtjen, pasurimin, interpretimin me mjeshtri të spikatur artistike dhe për çuarjen tek brezat e rinj të artit tradicional shqiptar, për bashkëpunimin e frytshëm me Unionin Artistik të Kombit Shqiptar, për Përfaqësimin e shkëlqyer të vlerave të artit popullor në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare”. Realizimi i këtij manifestimi me rastin e 50- vjetorit të SHKA “BESA”, është mbështetur financiarisht nga diaspora shqiptare në SHBA. t.u. E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
27
KULTURË
U shënua 80-vjetori i shkrimtarit Hajro Ulqinaku
Shkrimtari i detit që vendlindjen e barti me vete “Hajro Ulqinaku i takon asaj gjenerate të letërsisë shqipe për fëmijë që e ka ngritur këtë letërsi në nivelin e letërsisë për të rritur. Ai ka arritur që në kohën kur është paraqitur dhe me krijimtarinë dhe letërsinë e tij për fëmijë, krahas disa shkrimtarëve të rëndësishëm, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, ta zhvillojë këtë letërsi në të gjitha format dhe zhanret e saj”, është shprehur poeti dhe studiuesi i letërsisë Haxhi Shabani Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të mërkurën mbrëma, më 15 gusht, është shënuar 80-vjetori i shkrimtarit Hajro Ulqinaku me një mbrëmje kushtuar jetës dhe veprës së tij. Të gjithë folësit kanë vlerësuar kontributin e nduardurshëm të këtij personaliteti të letrave shqipe. Moderatorja e mbrëmjes, Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Ulqinit, duke lexuar biografinë e Ulqinakut, ka thënë se ai është “pikësëpari shkrimtar për fëmijë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe për fëmijë, i dalluar si për fjalorin e veçantë që përdor, ashtu edhe për aventurat e larmishme të personazheve – fëmijëve ulqinakë e kosovarë në bregdetin përrallor të Ulqinit”. Rama ka thënë se për axha Hajron, siç e thërrasin zakonisht, flasin krijimet e tij, “të cilat na kanë përcjellur të gjithë neve që nga hapat e parë”. Ajo e ka cilësuar atë si shkrimtar të detit, pasi që pothuajse në çdo rresht të tij lexuesi do të ndjejë aromën e detit, shijen e kripës e rrezet e diellit. Kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, Gani Karamanaga, ka nënvizuar rolin që ka
28
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
vendlindja e cila gjendet në të gjithë krijimtarinë e Hajro Ulqinakut. “Vendlindja e Hajros është tokë e shenjtë, ku çdo pjesë e saj e kujton për origjinën e tij”, ka thënë ai. Duke folur për rrugëtimin jetësor të shkrimtarit, Karamanaga ka thënë se pasi që mbeti pa punë në Kosovë, Ulqinaku vazhdoi të mbijetojë si shumë patriotë të tjerë dhe në vitin 1999 kthehet për të jetuar përsëri në vendlindje, në Ulqin. “Rikthimi në vendlindje i jep Hajro Ulqinakut modalitet të veçantë. Shoqërimi me peshkatarë dhe detarë ulqinakë të të gjithë moshave…”, është shprehur ai. Karamanaga ka thënë se Ulqinaku i ndihmoi shumë të tjerë në fillimet e tyre krijuese. Shoku i tij që nga fëmijëria, shkrimtari, gazetari dhe publicisti Ali Llunji ka folur për jetën dhe veprimtarinë e Hajro Ulqinakut, këtij personaliteti krijues ndaj të cilit, siç ka thënë ai, ushqen nderim të veçantë dhe me të cilin e lidhin kujtime pozitive. Ai ka thënë se bashkë me Ruzhdi Ushakun dhe Hajro Ulqinakun e kanë kaluar bashkë fëmijërinë në Ranën e Ulqinit e më pas kanë punuar në
Kosovë. Llunji ka sjellë shumë detaje nga jeta e shkrimtarit Ulqinaku duke potencuar se kudo ku ka punuar është treguar veprimtar i palodhur dhe ka lënë gjurmë. Ai ka thënë se Ulqinaku “që në letrat e para doli faqebardhë”. Llunji ka theksuar se Hajro Ulqinaku ishte ndër themeluesit e Klubit Letrar “De Rada” në Ferizaj, në atë kohë institucion kulturor i veçantë për këtë qytet, që kishte për qëllim zbulimin dhe nxitjen e talenteve letrare të reja. Duke folur për kontributin e Ulqinakut si gazetar, Llunji ka thënë se “në Televizionin e Prishtinës do të thellojë talentin e tij si gazetar, redaktor i redaksisë së fëmijëve. Me emrin e tij begatohet historiku i programit për fëmijë”. Poeti dhe studiuesi i letërsisë mr. Haxhi Shabani ka thënë se te Hajro Ulqinaku ka vërejtur gjithmonë “obsesionin e tij për Ulqinin, që është një Mekë, një Vatikan për këtë njeri”. Sipas tij, “kjo është shumë e rëndësishme sepse Hajro Ulqinaku kur është paraqitur në letërsinë shqipe është një shkrimtar që për herë të parë në mënyrë të denjë e ka integru-
KULTURË ar këtë mjedis, këtë Ulqin, një qytet me shumë histori dhe me një civilizim mijëravjeçar”. Shabani ka thënë se Ulqinaku i takon asaj gjenerate të letërsisë shqipe për fëmijë që e ka ngritur këtë letërsi në nivelin e letërsisë për të rritur. “Hajro Ulqinaku ka arritur që në kohën kur është paraqitur dhe me krijimtarinë dhe letërsinë e tij për fëmijë, krahas disa shkrimtarëve të rëndësishëm, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, ta zhvillojë këtë letërsi në të gjitha format dhe zhanret e saj”, është shprehur ai. Dr. Nail Draga ka folur për kontributin e Hajro Ulqinakut për dokumentimin e së kaluarës së Ulqinit, konkretisht për librat e tij për detin, detarinë dhe peshkatarinë e Ulqinit. “I vetëdijshëm se është duke trajtuar një temë që trajton të kaluarën e lavdishme të vendlindjes së tij, por e cila dallon shumë nga letërsia, Hajro Ulqinaku i është qasur me një seriozitet dhe përkushtim duke mbledhur materiale interesante nga kjo gamë temash, ku përveç materialeve të botuara me përkushtim, ka mbledhur shënime nga individë të ndryshëm të moshuar, të cilët i kanë dhënë informacione autentike me vlerë të padis-
kutueshme”, ka thënë ai. Draga ka thënë se shpreson që Ulqinaku do të vazhdojë të hulumtojë në të ardhmen gjithnjë në lidhje me detarinë dhe detarët e Ulqinit sepse në këtë aspekt ka ende se çka të shkruhet. “Shpresojmë që ky cikël do të ketë vazhdimësi me vëllime të tjera, që mendoj se do të jetë dhurata më e çmuar nga autori për vendlindjen e tij në veçanti dhe për kulturën tonë kombëtare në përgjithësi”, ka thënë ai. Në fjalën e tij, vetë shkrimtari Hajro Ulqinaku ka thënë se 80 vite nuk janë pak dhe se jeta është si valët e detit, që herë vijnë të mëdha e herë të vogla, herë shpejt e herë ngadalë. Sipas tij, “Zoti ia cakton njeriut se ku lind, por ku jeton jo sepse janë disa rrethana të tjera”. Duke folur mbi peripecitë e jetës, shkollimit dhe përvojat e punës, ai ka falënderuar Kosovën duke thënë se “është e bekuar dhe na ka pranuar, na ka strehuar, na ka ushqyer, na ka shkolluar, na ka dhënë punë”. Ulqinaku ka treguar se krijimtarinë e ka nisur nga malli i fëmijërisë, malli i vendlindjes dhe se si rezultat i kësaj ka botuar librin e parë “Fëmijët e
Mirënjohje nga Qendra për Kulturë Qendra për Kulturë – Ulqin i ka ndarë Mirënjohje shkrimtarit Hajro Ulqinaku me rastin e 80-vjetorit, me motivacionin “për kontributin e dhënë në fushën e krijimtarisë letrare dhe për afirmimin e vlerave kulturore të Ulqinit”. Mirënjohjen ia ka dorëzuar gjatë kësaj mbrëmjeje drejtori i Qendrës për Kulturë, Musa Hoxhiq detit”, kurse më vonë e kanë inspiruar për të shkruar fëmijët e tij. Ai ka treguar se ka në dorë edhe disa dorëshkrime, për të cilat shpreson se do të gjejë sponsorë për t’i botuar. Gjatë mbrëmjes, moderatorja Ardita Rama ka lexuar pjesë nga krijimtaria e autorit, ndërsa Ardit Lika, student në Fakultetin e Arteve në Cetinë, luajti një pjesë me violinë. Mbrëmja për shënimin e 80-vjetorit të shkrimtarit Hajro Ulqinaku është organizuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi dhe Qendra për Kulturë – Ulqin, në kuadër të Festivalit “Skena Verore”. i. k.
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Klubi i Dhuruesve të Gjukut – Tuz, organizoi aksionin vjetor
Përkujtuan Dr. Lukë Gjokajn Tuz – Klubi i Dhuruesve të Gjukut – Tuz, ka organizuar aksionin vjetor të dhurimit të gjakut. Këtë vit aksioni u organizua në shenjë respekti dhe nderimi për veprimtarinë humane disavjeçare të mjekut të shquar dhe të pazëvendësueshëm të Malësisë, Dr. Lukë Gjokajt, në katërvjetorin e ndarjes së Tij nga jeta. Ky aksion u zhvillua në ambientet e QKI “Malësia” në Tuz, ku as këtë herë interesimi për të dhuruar gjak dhe për t’u solidarizuar me njerëzit në nevojë, nuk mungoi edhe pse mbase jo në masën e duhur. Kryetari i Klubit të Dhuruesve të Gjakut – Tuz, Nua Gojçaj i tha gazetës “Koha Javore” se aksionet
30
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
e tilla janë të mirëseardhura, aq më tepër kur kanë si qëllim përkujtimin e një humanisti të pashoq i cili dha kontribut të madh në Malësi për secilin që iu drejtua për ndihmë. “Dr. Lukë Gjokaj ka qenë një humanist i rrallë që nuk do të lind më, andaj e shikuam të arsyeshme dhe të domosdoshme që në shenjë përkujtimi dhe nderimi për veprën e tij, të organizojmë një aksion të tillë, i cili padyshim se është një gjë humane që ndihmon të gjithë ata që janë në nevojë për gjak”, theksoi Gojçaj. I pyetur se sa janë të solidarizuar njerëzit nëpërmjet aksioneve të tilla për të dhuruar gjak, Gojçaj tha se vullneti i mirë nuk mungon dhe çdo aksion
i organizuar rezulton i suksesshëm. “Dëshira ime do të ishte që ky aksion në nderim të Dr. Lukë Gjokajt të vazhdojë edhe më tutje për t’u bërë tradicional. Gjithashtu do të ishte një akt njerëzor dhe shumë i qëlluar, sikur Shtëpisë së Shëndetit në Tuz t’i vihej emri i Dr. Lukë Gjokajt”, u shpreh Gojçaj. Aksioni i Klubit të Dhuruesve të Gjukut – Tuz organizohet një herë në vit. Rikujtojmë se gjak mund të dhurojë çdo person i shëndetshëm i moshës nga 18 deri 65 vjeç pas kryerjes së vizitave mjekësore dhe laboratorike. Femrat mund të japin gjak 3 herë në vit, ndërsa meshkujt 4 herë. t. u.
MOZAIK
Sezoni i shitjeve të produketeve bujqësore në Malësi
Më i kënaqshmi në pothuajse tre dekadat e fundit Malësi – Prodhimtaria bujësore këtë sezon ka qenë më e favorshme për fermerët e zonës së Malësisë, krahasuar me vite të mëparshme, edhe sa i takon çmimit me të cilin ata i kanë shitur produktet e tyre por edhe kur është fjala për zgjerimin e tregut dhe për subvencionime nga Ministria e Bujqësisë. Njëri ndër fermerët e shumtë që ka zona e Malësisë, Zef Dedvukaj, e konsideron sezonin e sivjetshëm bujqësor si më të mirin në 25 vitet e fundit. “Sezoni i sivjetshëm jo vetëm për mua por mendoj se edhe për pjesën dërmuese të fermerëve të Malësisë, ka qenë shumë i favorshëm dhe i kënaqshëm, madje më i miri në 25 vitet e fundit sa i takon çmimit të shitjes së produkteve në tërësi. Ankesat këtë sezon, krahasuar me të
kaluarat, sigurisht se janë minimizuar, duke qenë se pothuajse të gjithë janë të kënaqur me mbarëvajtjen e sezonit të shitjeve”, u shpreh për gazetën “Koha Javore”, Zef Dedvukaj. Sa i takon dëmeve në bujqësi, Dedvukaj vuri në dukje se edhe këtë vit dëmet kanë qenë evidente, të shkaktuara kryesisht nga përmbytjet nga Liqeni i Shkodrës dhe ditëve të fundit nga temperaturat e larta, mirëpo sipas tij këtë vit, dëmet nuk kanë qënë dhe aq të mëdha. Kur bëhet fjalë për zgjerimin e tregut të shitjeve, fermeri nga Malësia shprehet se edhe në këtë aspekt prodhuesit janë dukshëm më të kënaqur krahasuar me vitet e kaluara, duke bërë të ditur se ka qenë pikërisht Ministria e Bujqësisë ajo që ka organizuar këtë vit grumbul-
limin (blerjen e produkteve), edhe të fermerëve nga zona e Malësisë me një çmim të kënaqshëm, në veçanti kur bëhet fjalë për shalqirin. “Sikur Ministria e Bujqësisë, të anagazhohej më shumë në grumbullimin e produkteve tona bujqësore, situata do të ishte edhe më e mirë, dhe do ju jepte një motiv më shumë të rinjve dhe të rejave dhe gjithë atyre që duan dhe që kanë mundësi të merren me bujqësi, megjithatë këtë vit jemi të kënaqur me tregun, me çmimin dhe me grumbullimin e prodhimtarisë sonë bujqësore”, theksoi Dedvukaj. I pyetur për subvencionime të sivjetshme në sferën e bujqësisë qoft nga Ministria e Bujqësisë apo nga Komuna e Tuzit, Dedvukaj thotë se kjo e fundit nuk ka dhënë mbështetje, ndërsa Ministria e Bujqësisë sipas tij, ka dhënë kontribut më të kënaqshëm se në të kaluarën. “Nga Komuna e Tuzit s’kemi asnjë subvencionim, ndërsa Ministria e Bujqësisë këtë vit na subvencionoi të gjitha farërat me dyzet përqind, për një hektar prodhimtari jemi financuar me 190 euro si dhe të gjithë ata të cilët kanë blerë mjete të punës, janë ndihmuar në masën 50 përqind, kështu që këtë vit jemi të kënaqur në përgjithësi, duke qenë se të gjithë fermerët me të gjitha kulturat e tyre bujqësore, do të duhej të ishin të kënaqur. Ka qenë një sezon i cili mendoj se do të mbahet mend për të mirë”, përfundoi Dedvukaj. Rikujtojmë se sektori i bujqësisë është veprimtaria kryesore me të cilën merren pjesa dërrmuese banorëve të Malësisë sot e dekada t. u. më parë. E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Manifestim tradicional “Ditët e boronicës”
Reflektim i aktiviteteve gjithëpërfshirëse Në kuadër të programit “Vera kulturore e Plavës 2018”, edhe këtë vit në Plavë është mbajtur manifestimi tradicional me program të larmishëm, të begatë dhe gjithëpërfshirës kulturor, turistik, muzikor, sportiv, letrar, artistik dhe bujqësor “Ditët e boronicës” i 19-ti me radhë. Për tetë ditë sa zgjati manifestimi, prej 27 korrik deri më 3 gusht, u zhvillua aktivitet i veprimtarëve nga Komuna e Plavës, nga Mali i Zi e më gjerë. Paralajmërimi i sivjetmë i manifestimit “Ditët e boronicës” është bërë në qytetin e Novi Pazarit të Republikës së Serbisë, me ç’rast karvani prezantues i boronicës nga Komuna e Plavës është pritur dhe përshëndetur me respekt, nderime dhe vlerësime më të larta nga popullata e Novi Pazarit, ndër të cilët ka zgjuar interesim shumë të madh. Vashat vjelëse të boronicës, qytetarëve të Novi Pazarit u kanë ndarë fruta të boronicës, të shoqëruar me këngë dhe valle të SHKA “Pllavsko Jezero”. Me këtë rast të pranishmëve në sheshin e Novi Pazarit, në emër të manifestimit në fjalë dhe Komunës së Plavës, u është drejtuar drejtori artistik i Qendrës së Kulturës së Plavës, Alija Rexhematoviq, kurse nga komuna nikoqire, mysafirët i kanë pritur dhe përshëndetur ca personalitete eminente të veprimtarive kulturore të qytetit në fjalë. Manifestimi edhe këtë vit ka tu-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
buar një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga Plava me rrethinë, nga viset e tjera të Malit të Zi dhe bashkëvendës nga Diaspora të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në vendlindjet e veta. Parakalimi i karvanit të pjesëmarrësve ka filluar nga platou i Qendrës së kulturës rrugës që shpie në sheshin e Plavës, për të vazhduar rrugës qendrore deri tek ish Hoteli “Pllavsko Jezero”, e për t’u kthyer pastaj në platoun e oborrit të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, të shoqëruar nga anëtarët e SHKA “Pllavsko Jezero” nga Plava të veshur me kostume kombëtare boshnjake, shqiptare e malazeze, në orët e hershme të mbrëmjes së 27 korrikut – ditës së parë të manifestimit, ishte uverturë dhe paralajmërim i hapjes solemne të manifestimit, ku ishin tubuar ca qindra qytetarë për të përcjellur programin e begatë dhe të larmishëm. Drejtori i Qendrës së Kulturës në Plavë, Sulejman Shaboviq, pas fjalës përshëndetëse të të pranishmëve, duke elaboruar mbi rëndësinë dhe vlerën e manifestimit, theksoi: “Ditët e boronicës sipas rëndësisë, karakterit dhe përmbajtjeve të shumëllojshme, paraqesin njërin ndër manifestimet më të rëndësishme, jo vetëm në Veri të Malit të Zi, por edhe më gjerë. Për 19 vjet të ekzistimit, manifestimi është bërë i mirënjohur në rrethinë. ‘Ditët e boronicës’ kanë mbirë nga populli dhe me popull jetojnë, që të mos harrohen adetet, zakonet, kultura, ushqimi dhe vlera tradicionale të kësaj ane. Në territorin e Komunës së Plavës, gjenden sipërfaqet më të mëdha të plantacioneve natyrore të boronicës së pyllit, jo vetëm në ish Jugosllavi, por edhe në Ballkan. Me 500 deri në 600 mijë tonë boronicë të vjelur dhe grumbulluar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, Komuna e Plavës ka qenë kampione në Ballkan, kurse treg i shitjes së boronicës
kanë qenë tri kooperativat bujqësore në Plavë, Guci dhe Murinë. Asokohe, bashkësitë familjare nga shitja e boronicës së vjelur në pyll, kanë siguruar kushtet jetësore dhe kanë shkolluar fëmijët. Mirëpo, për fat të keq, më vonë kanë ardhur shpërnguljet masive të popullatës së kësaj ane në botën e jashtme, shkak ky që ka ndikuar në zbehjen e madhe, e madje edhe në shuarjen e këtij lloji të produktivitetit familjar“. Drejtori Shaboviq pastaj ka ftuar përfaqësuesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zotin Vukota Stanishiq për një fjalë rasti lidhur me këtë manifestim, padyshim madhor dhe me vlerë të paçmuar. “I nderuari kryetar i komunës, të nderuar plavjanë, mysafirë të çmuar dhe të gjithë pjesëmarrës të respektuar të manifestimit ‘Ditët e bo-
MOZAIK ronicës’. Dëshiroj t’u përshëndes në emër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe t’u dëshiroj natë të këndshme. Gjithmonë është kënaqësi të qëndrosh në Plavë, e posaçërisht gjatë kohës së këtij manifestimi, është kënaqësi të qëndrosh në Plavë, në qytetin e vogël por me zemër të madhe, në trevën e cila begaton me bukuri të rrallë natyrore, trevën e cila njëkohësisht ruan adetet, zakonet dhe traditën e trevës së vet dhe e përcjell në gjenerata të tjera dhe në fund të fundit në qytetin e boronicës”, ka theksuar ai. Kryetari aktual (në shkuarje) i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, në fjalën përshëndetëse drejtuar të të pranishmëve të manifestimit, u shpreh: “Të dashur qytetarë. Miq të nderuar, vërtetë është vështirë të shprehesh pas fjalëve mishëruese të mikut tonë të çmuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ajo që këtu posaçërisht dëshiroj të theksoj është që sonte këtu janë dy qytete kryesore së bashku, qyteti kryesor i turizmit – Budva, përfaqësuesin e të cilit përzemërsisht e përshëndes dhe qyteti kryesor i turizmit në Veri të Malit të Zi – Komuna e Plavës. Kënaqësi është të jesh në krye të asaj komune, në krye të atyre njerëzve
humanë, vigjilentë e vizionarë. E ajo që është më me rëndësi, Malit të Zi i kemi dëshmuar se Komuna e Plavës mund të ekzistojë e pavarur si në planin financiar, ashtu edhe në atë investues. Kënaqësi është që sot të vëresh që shumë veprimtarë ekonomikë, të shikosh mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës, jo vetëm për kultivimin dhe shfrytëzimin e boronicës, por edhe të frutave të tjera, e po ashtu edhe për përurimin e Plavës sonë, liqenit të saj dhe potencialeve turistike dhe ekonomike. Edhe njëherë të gjithë mysafirëve nga jashtë, u dëshiroj qëndrim të këndshëm në Plavë, me dëshirë që të kalojnë sa më mirë dhe në atmosferë vërtetë festive. Dhe në fund, duke shpallur të hapur manifestimin e 19-të me radhë ‘Ditët e Boronicës’, edhe njëherë ju përshëndes”. Edhe këtë vit, manifestimi “Ditët e boronicës – Plava 2018”, është mbajtur nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Qeverisë së Malit të Zi dhe në organizim të Qendrës së Kulturës dhe Komunës së Plavës, i sponzorurar dhe përkrahur nga një numër i madh ministrish, institucionesh, organizatash dhe kompanish nga Plava dhe Mali i Zi.
Në ditën e fundit të manifestimit, me program të begatë muzikor, të pranishmit në lokalin e “Kullës së Rexhepagiqëve” i argëtuan anëtarët e SHKA “Pllavsko Jezero”, të veshur me kostume kombëtare boshnjake, shqiptare dhe malazeze. Mysafirët dhe pjesëmarrësit e manifestimit, po ashtu patën rast të njihen me eksponate tradicionale etno-kulturore të vendit, të prezantuara në “Dhomën e Plavës”, si dhe të degustojnë ushqime, lëngje dhe ëmbëlsira vendore. Në mungesë të mjeteve financiare, edhe këtë vit mungoi ndarja tradicionale e çmimeve të pjesëmarrësve më të suksesshëm të manifestimit, pos shpalljes së bukuroshes (misit) të manifestimit, epitet ky që i takoi vashës nga Vojno Sello, Erollina Nukoviq, vjelëses më të shpejtë, vashës po ashtu nga Vojno Sello, Ellma Markishiq dhe vjelëses më të re në moshë, vashës Viktorija Llazoviq nga Plava. Manifestimin e sivjetshëm e shpalli të mbyllur drejtori i Qendrës për Kulturës së Plavës, Sulejman Shaboviq, i cili në fund tha se prej ditës së nesërme fillojnë përgatitjet për manifestimin e vitit të ardhshëm. Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
33
MARKETING
Gëzuar festën e Bajramit!
Gëzuar festën e Bajramit! Redaksia e Kohës Javore 34
Javore KOHA
E ENJTE, 23 GUSHT 2018
SPORT
Bastien Toma, futbollisti i ri që po shkëlqen në Zvicër
“Mollë sherri” mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës?! Toma është njëri ndër futbollistët më të rinj që luan në kampionatin elitar të Zvicrës dhe konsiderohet si njëri ndër talentet më të mëdha të futbollit që ka prodhuar ky vend viteve të fundit, pasardhës i futbollistëve me prejardhje shqiptare, që tashmë janë ikona të Zvicrës, si Behrami, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Mehmeti etj Lufta për futbollistët me origjinë shqiptare, të cilët janë rritur dhe po bëjnë karrierë në vende të ndryshme perëndimore, po vazhdon. Së fundmi, vëmendja është përqendruar te talenti i ri i futbollit zviceran, 19-vjeçari Bastien Toma, i cili luan për ekipin e Sionit dhe është pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre. I lindur më 24 qershor 1999, Toma është njëri ndër futbollistët më të rinj që luan në kampionatin elitar të Zvicrës dhe konsiderohet si njëri ndër talentet më të mëdha të futbollit që ka prodhuar ky vend viteve të fundit, pasardhës i futbollistëve me prejard-
hje shqiptare, që tashmë janë ikona të Zvicrës, si Behrami, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Mehmeti etj. Dy prindërit e Tomës janë shqiptarë. I ati i tij është lindur e rritur në komunën e Vitisë, por ka migruar në Zvicër - vend ku Toma ka nisur karrierën si futbollist. Toma luan si mesfushor shkatërrues dhe këtë sezon ka qenë pikë kyçe në formacionin e Sionit, prandaj edhe ka luajtur në 26 ndeshje. Ai ka qenë pjesë e të gjitha kombëtareve zinxhirë të Zvicrës, ndërsa momentalisht është ftuar me grupmoshat U-21 dhe pret ta bëjë de-
butimin. Gazeta zvicerane “Blick” raporton se Bastien Toma mund të bëhet “mollë sherri” pasi që i është bërë ofertë për të veshur fanelën e përfaqësueses A të Shqipërisë, por edhe asaj të Kosovës. “Toma, që stinorin e kaluar nga sponsorët e Sionit dhe tifozët është shpallur lojtari më i mirë i skuadrës, ka marrë ofertë nga përfaqësuesja A e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Nuk është befasi që futbollisti i lindur në Sion dhe me rrënjë nga Kosova ka ngjallur këtë interesim”, shkruan “Blick”. Për talentin e tij më së miri flet fakti se në uebfaqen e Sionit vlerësohet se ai mund të shkojë hapave të Gelson Fernandesit, i cili ka luajtur për Zvicrën 67 ndeshje ndërkombëtare, ka përfaqësuar fanelën e Mançester City 59 herë dhe aktualisht fiton paratë e tij tek Eintracht Frankfurt në Bundesligë. Toma, bashkë me Herolind Shalën, Edon Zhegrovën, Milot Rashicën, Rey Manajn, Dren Fekën, Thomas Strakoshën e disa futbollistë të tjerë, konsiderohen si talentët më të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe pritet shumë prej tyre në të ardhmen e afërt. (Kohapress) E ENJTE, 23 GUSHT 2018
Javore KOHA
35