Koha 829

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 30 gusht 2018 Viti XVll Numër 829 Çmimi 0,50

Ulqini të ndërtojë identitetin e vet filmik ISSN 1800-5696

Mafia vs. Mafia

Vlerësohet kontributi shumëvjeçar i mërgimtarëve


PËRMBAJTJE

6

8 Miku i shqiptarëve

“Ndryshim kufijsh dhe shkëmbime territoriale Kosovë-Serbi”: Greqia vëzhgon… neutrale!

10

14 Informimi në gjuhën shqipe

Lidhja shqiptare e prizrenit dhe mbrojtja e trojeve shqiptare

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018


PËRMBAJTJE

20

26 Toka e shenjtë që e kujton për origjinën e tij

Patriot i flaktë dhe kujdestar për çështjen kombëtare

30

35 20 medalje dhe dy trofe

Simbol i atdhetarisë dhe i dashurisë ndaj vendlindjes KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 30 gusht 2018 Viti XVll Numër 829 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Ulqini të ndërtojë identitetin e vet filmik a

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

m uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Mafia vs. Mafia

Vlerësohet kontributi shumëvjeçar i mërgimtarëve

Mafia Mafia vs.

i mërgimtarëve tributi shumëvjeçar Vlerësohet kon-

vet filmik identitetin e ndërtojë Ulqini të A

avoreHA KJO avoreH KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në Durrës u mbajt takimi joformal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nevoja për njehsimin ekonomik të rajonit Durrës – Integrimi i ekonomisë rajonale dhe krijimi i një vizioni të përbashkët për strategjinë e integrimit evropian kanë qenë në qendër të samitit joformal, i cili është mbajtur të hënën në Durrës, nën organizimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, dhe presidentit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti. Përpos kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si mikpritës për të dytin vit me radhë i këtij takimi, në të kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa kanë munguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilët e kanë arsyetuar mungesën e tyre për shkaqe teknike. Ndërkaq kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, e ka anuluar pjesëmarrjen në takim për shkak të zisë kombëtare në nder të viktimave që humbën jetën kur një autobus u aksidentua në afërsi të Sofjes, me ç’rast 16 vetë kanë humbur jetën, kurse 28 të tjerë janë plagosur. Në konferencën e përbashkët për shtyp në përfundim të takimit joformal me temë “Integrimi i ekonomisë rajonale”, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, ka theksuar se është i nevojshëm një njehsim ekonomik në rajon, për ekonominë, infrastrukturën rrugore etj. Ai shtoi se Shqipëria ka bërë shumë progres sa i takon anëtarësimit, duke deklaruar se muajt e fundit ka pasur zhvillime pozitive në rajon. “Miratimi përfundimtar mund të bëhet realitet në vitin që vjen sa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndërsa çështja e vizave për Kosovën duhet të trajtohet sa më shpejt. Diskutuam për agjendën e integrimit

4

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

ekonomik. Gjatë vitit të fundit, janë hapur 18 mijë vende pune në të gjithë rajonin. Duhet të hiqen barrierat e tregtisë në rajon. Rajoni duhet të jetë i vetëmbështetur, për energjinë, tarifat etj”, u shpreh Hahn. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sot janë shumë më mirë gjërat se sa para katër-pesë vitesh, por duhet bërë më shumë për ngritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, andaj duhet shfrytëzuar potencialin e rajonit përmes lehtësimit të shkëmbimeve tregtare. “Kemi pasur një diskutim të gjatë me Dushko Markoviqin lidhur me sfidën e punësimit dhe vështirësitë që hasim këtu, i has Kosova, Serbia, i gjithë rajoni, për të përfshirë në tregun e punës në sektorin privat më të rinjtë. U tha edhe gjatë takimit, diçka tha edhe presidenti i Bankës, nënvizoi edhe komisioneri se ka pasur rritje të qëndrueshme ekonomike në rajon, dhe rritje të punësimit. Për këtë arsye besojmë se përveç reformave në vendin tonë dhe progresit, duhet të shfrytëzojmë potencialin e madh të pashfrytëzuar të rajonit tonë përmes lehtësimit të shkëmbimeve tregtare”, ka thënë Rama. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se përmbushja e vizioneve për BE-në është shumë e rëndësishme dhe se gjatë vitit të kaluar është bërë një përparim i

madh në rajon. “Në mënyrën më të mirë të avancojmë standardet dhe ekonominë tonë dhe në këtë mënyrë të jemi gati për Bashkimin Evropian dhe tregun e përbashkët evropian. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të përmbushim obligimet tona që kemi marrë në Trieste në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të shohim të arriturat dhe ato që nuk kemi arritur”, ka thënë ai. Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, ka bërë të ditur se BERZH-i do të organizojë takimin e ardhshëm në maj në Sarajevë për Ballkanin Perëndimor “BERZH ka investuar 10 miliardë euro dhe ky është rajoni më i lartë për frymë për investimet e BERZH-it, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa pasur investime nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka ndodhur pasi ka pasur ndryshime. Por, ndërkohë edhe sfida për të ndihmuar për perspektivën evropiane për të investuar çdo vit që kjo agjendë të përshpejtohet më tej”, ka thënë presidenti i BERZH-it. Takimi joformal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës është zhvilluar nën hijen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe debatit për shkëmbimin e territoreve dhe korrigjimin e kufijve ndërmjet këtyre dy ven(Kohapress) deve.


NGJARJE JAVORE

Ndërtimi i rrugës Plavë-Deçan

Rrugë pa rrugëdalje Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, me gjatësi rreth 30 kilometra, është shndërruar në një problem të madh ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit për shkak të pengesës së këtij të fundit për kryerjen e punimeve në zonën e cilësuar të mbrojtur nga Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura. Punimet për ndërtimin e rrugës janë duke vazhduar jashtë Zonës së mbrojtur, porse ende nuk dihet se cila do të jetë traseja finale e saj. Kisha Ortodokse Serbe nuk lejon që rruga të ndërtohet afër Manastirit të Deçanit. Sipas përfaqësuesve të saj, traseja e rrugës është brenda zonës së mbro-

jtur me ligj. Për këtë ata kanë mbështetjen e shefave të misioneve të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës dhe të Këshillit për Zbatim dhe Mbikëqyrje, një organizëm që merret me zbatimin e Ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2008 dhe ndalon çdo ndërtim në zonat e cilësuara si zona të veçanta, ku bën pjesë edhe Manastiri i Deçanit. Për kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, “është e pakuptimtë se si nuk mund të riparohet një rrugë ekzistuese, që ekziston me shekuj, pa e marrë pëlqimin edhe të personelit të Manastirit dhe të Komisionit për Zbatim dhe Mbikëqyrje të kësaj zone”.

Ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë, një projekt i vjetër mbi 40-vjeçar, ka filluar më 25 shtator 2014. Në prill të këtij viti kanë rifilluar punimet dhe është premtuar se do të përshpejtohet ndërtimi i rrugës. Por deri tani është bërë gërryerja e rrugës dhe shtrimi i vetëm pak më shumë se dy kilometrave me asfalt, ndërkohë që Mali i Zi nuk e ka filluar fare ndërtimin e saj. Projekti i ndërtimit të rrugës PlavëDeçan synon të lidhë dhe të afrojë Malin e Zi me Kosovën dhe banorët e zonave kufitare duke ndikuar njëkohësisht në zhvillimin e tyre. (Kohapress/REL) E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Ndërroi jetë senatori amerikan Xhon Mekejn

Miku i shqiptarëve Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Reagimet dhe mesazhet posa kanë filluar t’i dërgohen familjes së tij për humbjen e madhe të kryefamiljarit të tyre dhe për humbjen e madhe të Kombit Amerikan. Ndër të parët që dërgoi mesazh ngushëllimi ishte Presidenti Trump, me politikat e të cilit Senatori Mekejn shpeshherë nuk pajtohej, megjithëse të dy ishin anëtarë të të njëjtës parti, Partisë Republikane. Menjëherë pas njoftimit të familjes për vdekjen e Senatorit Mekejn, Presidenti Donald Trump shprehu me Twitter ngushëllimet e tij: “Ngushëllimet dhe respektin më të thellë për familjen e Senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janë me ju”, shprehet Presidenti Trump në ngushëllimin dërguar familjes së Senatorit. Ish Presidenti Barak Obama, në mesazhin e tij tha se “Megjithë dallimet tona politike, ne ndanim besimin tonë në vlerat ndaj diçkaje më të madhe – ndaj idealeve për të cilat breza të tërë amerikanësh dhe imigrantësh kanë luftuar, kanë marshuar dhe sakrifikuar….ideale për të cilat jemi munduar t’i ruajmë këtu në vendin tonë dhe t’i përhapim edhe anembanë botës… Për këtë të gjithë i kemi borxh shumë Senatorit Xhon Mëkejn”, është shprehur ish-Presidenti demokrat Obama për ish-kundërshtarin e tij politik republikan. Senatori Mekejn, e kishte filluar karrierën e tij politike në vitin 1982 kur është zgjedhur për dy mandate në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 1986 është zgjedhur Senator i Partisë Republikane në Senatin amerikan nga shteti Arizona, ku ka shërbyer deri ditën që ndërroi jetë. Ai kishte ambicie të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, por fatkeqësisht nuk ia doli. Senatori Mekejn bëri fushatë si kandidat për presi-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

dent në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në vitin 2000, por humbi në garën kundër Xhorxh W. Bush-it. Ndërsa në vitin 2004, me gjithë se siguroi emërimin si kandidat për president i Partisë Republikane, ai u mund në garën e zgjedhjeve të përgjithshme nga kandidati i Partisë Demokrate, Barak Obama. Gjatë administratës demokrate të Z. Obama, Senatori Mekejn mbajti qëndrime konservatore, ndërkohë që njohej si një kundërshtar i ashpër i politikave të administratës Obama, sidomos politikat e presidentit demokrat në fushën ushtarake dhe të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Z. Mekejn kishte një përvojë dhe njohuri si rrallë ndonjë tjetër ligjvënës amerikan, sidomos në punët e sigurimit kombëtar dhe të politikës së jashtme, prej më shumë se pesë dekada. Si kryetar i Komisionit të Senatit që merret me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ishte, pikërisht, ky interesim i Senatorit republikan nga Arizona në zhvillimet aktuale ndërkombëtare politike dhe ushtarake, që e shtyri të zhvillonte, vitin që kaloi, një turne në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë. Një arsye tjetër e këtij turneu në atë rajon të Evropës, ishte edhe shqetësimi i thellë që Senatori Mekejn kishte shprehur vazhdimisht në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në median amerikane, në lidhje me influencën politike dhe ushtarake të vendeve jashtë rajonit, sidomos Rusisë, në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Senatori Mekejn është shprehur me atë rast se në takimet me zyrtarët më të lartë të këtyre vendeve, ai u ka shfaqur bashkëbiseduesve, “shqetësimin e tij të thellë mbi sjelljet destabilizuese të Rusisë në Evropë, sidomos në lidhje me dhunimin flagrant të sovranitetit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia”. Një objektiv tjetër i vizitës së Senatorit Republikan në vendet e Evropës Jug-lindore — si mbështetës i vendosur i Aleancës së Atlantikut Verior NATO – ka qenë për të siguruar Shqipërinë dhe

Kosovën, ashtu siç bëri gjatë vizitave të tij në Kroaci dhe në Slloveni, se “Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s dhe ndaj vizionit për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe – është i palëkundshëm” dhe se aleanca NATO nuk do të tërhiqet nga angazhimi saj, për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare. Senatori Mekejn e bëri vizitën e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor në prill të vitit të kaluar, në kapacitetin e tij si Kryetar i Komisionit të Senatit që merret me punët e Forcave të Armatosura, por edhe si njëri prej politikanëve më të lartë amerikanë, i mirinformuar mbi politikat e jashtme dhe ushtarake si dhe mbi problemet dhe sfidat ndërkombëtare në përgjithësi, por edhe si mbrojtës i vendosur i interesave gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në veçanti, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Senatori Mekejn tregoi me atë rast interesimin e tij për shqiptarët duke vizituar Shqipërinë dhe Kosovën. Ai do ishte shprehur se do të shkonte gjithashtu për vizitë në Shqipëri, dhe në Kosovë për bisedime me udhëheqësit më të lartë të këtyre vendeve, sipas tij, për të, “ritheksuar angazhimin e të dy partive kryesore politike në Kongresin Amerikan ndaj aleatëve dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara dhe për të biseduar mbi çështje të rëndësishme për rajonin.” Duhet theksuar se interesimi i Senatorit Mekejn për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, për shqiptarët në përgjithësi si dhe për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës nuk është i kohëve të fundit, por është shprehur shumë vite më parë në rastin e Kosovës, me mbështetjen e tij të fortë për sulmet e NATO-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës dhe më vonë ishte një zë i fortë në Kongresin Amerikan për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Senatori Mekejn ka qenë gjithashtu një mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ka mbështetur vendosmërisht pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe të Kosovës në organizmat euro-atlantike dhe politiko-ushtarake perëndimore,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Senatori republikan, Xhon Mekejn, hero i Luftës së Vjetnamit, deputet, senator i Shteteve të Bashkuara dhe dy herë kandidat i Partisë Republikane për president, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në shtetin Arizona, në moshën 81-vjeçare. Ai vuante nga kanceri në tru. “Babi im nuk është më”, ka shkruar në rrjetet sociale e bija e senatorit, Meghan. “Xhon Mekejn, hero i Republikës dhe i vajzës së tij të vogël, zgjohet sot në një botë shumë më të lumtur …Sot luftëtari fillon jetën e vërtetë në përjetësi, i përshëndetur nga ata që kanë shkuar në atë botë para tij, në ringjallje për t’u takuar me Autorin e të Gjitha Krijesave”, është shprehur vajza e vetme e Senatorit Mekejn, Meghan, duke njoftuar vdekjen e babait të saj në kuadër të vizitës në Shqipëri dhe në Kosovë vitin që kaloi. Gjatë atij turneu, Senatori Mekejn është takuar me udhëheqësit më të lartë të dy shteteve shqiptare, ndërsa në Prishtinë ka mbajtur edhe një fjalim para anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Senatori i ndjerë iu drejtua parlamentit të Kosovës duke u shprehur se, “Megjithë përparimin që ka bërë Kosova, ende mbeten shumë punë për t’u bërë. Por në këtë punë, ju nuk do të jeni vetëm. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin për të përmbushur sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që keni përpara. Nëse më lejoni, si një mik i vjetër që dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses, do të doja të ndaja me ju shpresat e mia për të ardhmen e ndritur të Kosovës.” Në Amerikë, Senatori Mekejn, si patriot që ishte dhe hero lufte, njihej gjithashtu edhe si një politikan që komunikonte me të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake ose pikëpamjet politike. Në një shkrim që kisha bërë me rastin e vizitës së Senatorit Mekejn në trojet shqiptare kam paralajmëruar autoritetet shqiptare në Tiranë dhe

Prishtinë se me kë do të takoheshin. Bashkëbiseduesit me Senatorin Mekejn — në Tiranë dhe në Prishtinë, kisha shkruar me atë rast – duhet të jenë të vetëdijshëm se do të bisedojnë me njërin prej politikanëve më të ndershëm, gjë që është një veti e rrallë ndër politikanët kudo dhe me njërin ndër senatorët më të mir-informuar të politikës amerikane në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe të interesave kombëtare të Amerikës -- dhe si rrjedhim edhe si mbështetës i fortë i aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, siç janë shqiptarët me të cilët Shtetet e Bashkuara pandehin se ndajnë vlerat e përbashkëta dhe miqësinë e gjatë historike, të pakën nga pikëpamja e Uashingtonit zyrtar, përfshirë ligjvënëset më të lartë të këtij vendi, siç ishte i ndjeri Senator Mekejn. Jam shprehur me rastin e vizitën së Senatorit Mekejn në Tiranë dhe në Prishtinë vitin që kaloi se mund të jetë shumë e vështirë që udhëheqësit më të lartë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë, të bisedojnë me Senatorin Mekejn për vlerat e përbashkëta, në kulmin e një krize politike që mbretëron

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në radhët e “partizanëve” të partive politike shqiptare, në të dy anët e kufirit, për një kohë mjaft të gjatë tani dhe pa asnjë perspektivë për daljen e saj nga ky qorrsokak që ka mbërthyer politikën dhe si rrjedhim edhe shoqërinë shqiptare, në përgjithësi. Jam shprehur se bashkëpunimi politik dhe dialogu, besoj se do jenë mesazhet e Senatorit Mekejn për klasën politike shqiptare. Vizita e Senatorit Mekejn në Tiranë dhe në Prishtinë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy popujve, por edhe për faktin se, si njohës i mirë i politikave në Ballkan dhe si mik i vjetër i shqiptarëve – pas vizitës, Senatori Mekejn – ashtu siç është traditë për vizita të tilla të nivelit të lartë, i ka raportuar Kongresit, popullit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, për ato që ka parë e dëgjuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Për dekada të tëra, Senatori Mekejn, është dalluar si mik i shqiptarëve që ishte, ndër mbështetësit më të fortë të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe i të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi, anembanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor. Me vdekjen e Senatorit Xhon Mekejn, shqiptarët, fatkeqësisht, humbën edhe një mik dhe mbështetës tjetër të fortë, një kampion të vendosur dhe aktiv të interesave dhe të drejtave të tyre njerëzore dhe kombëtare, prej disa dekadash. Ndërsa Shtetet e Bashkuara humbën një patriot të vërtetë, njeriun e dialogut, të kompromisit politik dhe të marrëveshjeve politike në interes të Kombit Amerikan, duke bashkëpunuar me të gjithë, pa marrë parasysh ndasitë dhe përçarjet politike partiake të këtij vendi. E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

BallkanWeb

“Ndryshim kufijsh dhe shkëmbime territoriale Kosovë-Serbi”: Greqia vëzhgon… neutrale! Serbia, Republika e Kosovës dhe Shqipëria duket se po gjejnë gjuhën e përbashkët, duke siguruar përmes negociatave në konsensus e klimë mirëkuptimi, shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve aktualë. Në një vlerësim paraprak, duket se bëhet fjalë për një ekuilibër të ri me dy të fituar (win-win)

Aleksandros Mallias Por, cili është objekti i transaksionit/ shkëmbimit? Me pak fjalë, territori i Mitrovicës veriore, domethënë në veri të lumit Ibër, zonë e banuar ekskluzivisht nga serbët, që sot është territor i Kosovës, do t’i kalojë plotësisht Serbisë sovrane. Si shpërblim, Republika e Kosovës do të përfitojë përfshirjen e Luginës së Preshevës në territorin e saj sovran, që ndodhet në Serbinë Jugore e që banohet në përqindjen më të lartë nga shqiptarë. Diskutimet kanë ecur shumë më thellë sesa lejojnë udhëheqësit përkatës të bëhet e ditur. Në këtë fazë të gjitha palët zotërojnë mbështetjen dhe inkurajimin e hapur, edhe pse në prapaskenë, të faktorit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një iniciativë pa asnjë dyshim tepër të rëndësishme dhe që shkakton rast precedent serioz, si për Serbinë ashtu dhe për vende

8

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

të tjera ballkanike, ku gjenden të tilla kompaktësi etnike të minoriteteve/ komuniteteve, të përqendruara në një zonë gjeografike të caktuar. Një tjetër fakt i sigurt është edhe se kjo marrëveshje për shkëmbimin territorial, kur dhe nëse zyrtarizohet, do të përbëjë një dokument ligjor të dy shteteve sovrane dhe jo një pakt të Serbisë me një ish-krahinë që është ndarë, siç e konsideron Kosovën, të paktën deri kohët e fundit. Kështu, përveç njohjes indirekte de facto-siç mund të interpretoj situata e krijuar nga Marrëveshjet e rëndësishme e të njëpasnjëshme midis Serbisë e Republikës së Kosovës pas Shkurtit 2012- Serbia, për hir të interesit kombëtar, me realizëm tregohet e gatshme të hedhë hapin tjetër. Nuk e di si do konsiderohet nga Serbia ky hap. Gjithsesi, kjo sipërmarrje e guximshme duket se ndeshet me disa kundërshtime si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri. Tepër karakteristik është pozicionimi negativ i liderit historik të

Partisë Demokratike, Sali Berisha. E megjithatë, shumica e politikanëve dhe diplomatëve aleatë të kryeministrit Edi Rama vlerësojnë se kjo perspektivë siguron stabilitet, paqe dhe bashkëpunim mes Serbisë dhe dy shteteve shqiptare. Për Kosovën, shkëmbimi i territoreve me Serbinë nënkupton devijim nga dispozitat e Kushtetutës së Marti Ahtisaarit, një pjesë e pandarë e statutit të Hartës. Madje, nga viti 2004, BE ka vendosur si kusht themelor përjashtimin e çdo mundësie bashkimi ose aneksimi, të pjesshëm apo të plotë të Kosovës me cilindo vend fqinj. Marrëveshja në parim e shkëmbimit të territoreve në vend të një pakti të “rikonfigurimit të kufijve” që po shënohet mes Prishtinës, Tiranës dhe Beogradit do të përbëjë zhvillimin më të rëndësishëm pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe pavarësisë së 7 republikave, përfshi Kosovën. Pasi, në rast se miratohet, madje me bekimet e faktorit ndërkombëtar,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

praktikisht shfuqizon motivet, arsyet dhe shkakun e përfshirjes sonë ushtarake dhe politike (BE, NATO etj…) pro themelimit të supozuar të shteteve multietnike. Kush e vë në dyshim se hapi tjetër nuk do hidhet

në Bosnjë dhe Hercegovinë? Greqia vëzhgon neutrale zhvillimet. Aktualisht, marrëdhëniet Shqipëri-Serbi si dhe Prishtinë-Beograd (të paktën në nivel të lartë) karakterizohen nga një notë besi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mi më të madh, krahasuar me marrëdhëniet greko-shqiptare apo ato Athinë-Prishtinë. Ky është fakt, pavarësisht sa lejon në mënyrë sistematike udhëheqja zyrtare e Serbisë që të njohin homologët e saj grekë. E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Lidhja Shqiptare e P mbrojtja e trojeve sh Më 10 qershor të vitit 1878, kur re të zeza ishin përhapur mbi qiellin e trojeve shqiptare, në qytetin e lashtë të Prizrenit u themelua organizata e parë e Lëvizjes tonë kombëtare me karakter politik panshqiptar, e cila, me emrin “Lidhja Shqiptare”, ose “Lidhja e Prizrenit” ka hyrë në histori si një ngjarje e madhe historike, si një kthesë vendimtare në luftën për çlirim kombëtar të popullit shqiptar, e cila me rrjedhimet e saja objektive ndikoi mbi të gjitha periudhat e mëvonshme

Qani Osmani

Lidhja Shqiptare e Prizrenit , 140 vjetorin e së cilës e përkujtojmë dhe veprimtaria e saj, zë një vend nderi në panteonin e historisë. Ajo përbën një nga momentet kulmore dhe kthesë në historinë e lëvizjes kombëtare çlirimtare shqiptare, ku mbarë populli shqiptar u hodh në rrugën e guximshme të luftës së armatosur e të mendimit për të flakur tej zgjedhën e huaj, për të siguruar të drejtën e tij themelore për liri e tokë, për drejtësi e përparim. Ajo përbën një nga ato ngjarje që i rrëmbejnë masat me thirrjen “Ja vdekje, ja liri” i bëjnë të marrin me vete vuajtje e flijime, për të ç’arë rrugë të reja të së ardhmes, me bindjen se, në mos vetë, do të jenë brezat e ardhshëm ata që do të korrin fitore. Sot, kur po përkujtojmë këtë 140 vjetor të Lidhjes së Prizrenit, të gjithë shqiptarët në tërë rruzullin tokësor, me mirënjohje i japin vendin e nderit kësaj ngjarjeje kulmore dhe veprim-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

tarëve të shquar të saj. Është krenaria jonë se historia e kombit shqiptar është e pasur me ngjarje të tilla përparimtare. Ne krenohemi që flamuri që ka udhëhequr popullin tonë të lashtë në rrugën e tij historike, nuk shërbeu kurrë si simbol lufte për një çështje të çndershme, si simbol robërimi e dhune pushtuese, as i diplomacisë së intrigave dhe komploteve në kurriz të popujve fqinjë. Ata ishin të detyruar të përballonin rrezikun e shfarosjes e të asimilimit, të copëtimit e të grabitjes së trojeve të veta nga ana e cezarëve, perandorëve, krajlave të kohëve të lashta. Populli shqiptar i vetëm, pa aleatë, shpesh të braktisur e të tradhtuar nga klasa sunduese vendëse, stërgjyshërit e gjyshërit e etërve tanë u mblodhën e u betuan për luftë në kuvendet e mëdha historike. Në vazhdën e këtyre kuvendarëve të mëdhenj tradicionalë një vend të veçantë zë Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ajo është e vetmja organizatë politike e ngritur brenda trojeve shqiptare, që u doli zot me armë në dorë të drejtave të kombit shqiptar, një organizatë që ka jo vetëm një platformë ideologjike kombëtar e një program politik të përcaktuar qartë, por edhe një organizim shtetëror dhe ushtarak në rrafshin kombëtar përkundër ndarjeve krahi-

nore e fetare të trojeve shqiptare. Nuk ishte e rastit që ajo u mblodh dhe u mbajt për herë të parë pikërisht në qytetin e lashtë të Prizrenit, mu në zemër të Kosovës, në atë trevë ku përqendroheshin në mënyrë më të theksuar lakmitë grabitqare të armiqve të popullit shqiptar. Këtu ajo filloi veprimin e vet me akordin madhor të memorandumeve të saj me veprimet e organizuara politiko-ushtarake si përfaqësuese e drejtave të kombit shqiptar dhe më vonë si qeveri e tij. Pavarësisht se kanë kaluar plot 140 vite, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ka ruajtur domethënien e saj të madhe dhe do ta ruajë atë për brezat e ardhshëm të kombit shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte organizata e parë politike dhe ushtarake mbarëshqiptare me frymëzim patriotik, e themeluar në Prizren më 10 qershor 1878, në kushtet e sundimit osman dhe të Krizës Lindore, të viteve 70-ta të shek. XIX. Ajo mori përsipër të zgjidhte tri detyra themelore që shqetësonin në atë kohë opinionin e mbarë të shqiptarëve: a) të afirmonte në arenën ndërkombëtare kombin shqiptar, si subjekt i të drejtave kombëtare; b) të kundërshtonte copëtimin e trojeve etnike shqiptare, të vendosur në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Prizrenit dhe hqiptare

Kongresin e Berlinit (1878), në favor të monarkive ballkanike dhe c) të realizonte bashkimin e mbarë trojeve autonome në kuadër të Perandorisë Osmane, si hap i parë për të krijuar shtetin shqiptar të pavarur. Duhet theksuar se edhe para formimit të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët kishin zhvilluar një mori kryengritjesh kundër zgjedhës osmane, por Porta e Lartë nuk kishte pranuar asnjë nga kërkesat e tyre kombëtare. Edhe Fuqitë e Mëdha në praktikën e tyre diplomatike nuk kishin pranuar t’u njihnin shqiptarëve të drejtën e formimit të një shteti të veçantë shqiptar. As atëherë, kur shihej qartë fitorja ruse në luftën ruso-turke në vitet 18771878, asnjë nga Fuqitë e Mëdha nuk e përkrahu formimin e një shteti shqiptar. Shqetësimi i popullit shqiptar arriti kulmin me nënshkrimin, më 3 mars të vitit 1878, të Traktatit të Shën Stefanit, kur Rusia fitimtare i shkëpuste Perandorisë Osmane në favor të Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi shumë territore shqiptare, me ç’rast e gjymtonte rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar i Prizrenit, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve shqip-

tare, zgjodhi organet e larta: Këshillin e Përgjithshëm me funksione legjislative dhe Komitetin Qendror me funksione ekzekutive. Më 17 qershor të vitit 1878 u miratua statuti i Lidhjes Shqiptare (“Kararname”) dhe “Urdhëresa” (“Talimati”), ku trajtoheshin aspektet organizative, politike dhe ushtarake të saj. Nën presionin e qarqeve patriotike, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes, më 2 korrik të vitit 1878 miratoi një “Kanun të Ri”, i pastruar nga shprehjet për “besnikërinë ndaj Perandorisë Osmane” të Kararnamesë, shënoi fitoren e plotë të Lëvizjes Kombëtare në gjirin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lidhja Shqiptare e Prizrenit kundërshton vendimet antishqiptare të Traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit, që prekën rëndë tërësinë tokësore shqiptare në favor të shteteve fqinjë. Për këtë qëllim ajo ngriti pothuajse kudo degë të Lidhjes, krijoi një front të gjerë atdhetar mbi dallimet klasore, fetare e krahinore dhe u bë një forcë e organizuar, duke fituar një autoritet të padiskutueshëm në mbarë trojet shqiptare.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Pas aksionit të Gjakovës, i cili me vrasjen e Mehmet Ali Pashë Maxharit, shpuri në dështimin e përpjekjeve të Portës së Lartë, për të bindur krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që t’ia dorëzonin Malit të Zi Plavën dhe Gucinë, Lidhja e Prizrenit ngriti me forcë para qeverisë osmane (Portës së Lartë) çështjen e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare, me një njësi më vete politiko-administrative (në një vilajet shqiptar autonom), që Porta e Lartë në mënyrë të vendosur e kundërshtoi. Vendosmëria e Lidhjes Shqiptare për të mbrojtur tokat e Çamërisë deri në lumin Kalamat e detyroi delegacionin osman në Konferencën e Prevezës, më 6 shkurt 1879, që të mos u nënshtrohej kërkesave të qeverisë greke. Lidhja shqiptare e Prizrenit , në pranverën e vitit 1879 dërgoi një delegacion të kryesuar nga Abdyl Frashëri e Mehmet Vrioni nëpër Evropë, për t’i bindur kancelaritë e mëdha evropiane që ta ndryshojnë përmbajtjen e Protokollit 13, (që kishte të benë me Jugun e Shqipërisë), përndryshe siç theksonin ata, do të shkaktohej gjakderdhje midis grekëve dhe shqiptarëve, të cilën Lidhja e Shqiptarëve të Prizrenit nuk e dëshironte. Delegacioni që u nis për në Europë, në fund të prillit të vitit 1879, vizitoi kancelaritë e pesë Fuqive të Mëdha (Romë, Paris, Londër, Berlin, e Vjenë). Përveç shpjegimeve gojore, delegatët e Lidhjes u dorëzuan ministrave të jashtëm të pesë Fuqive të Mëdha një memorandum, me të cilin kërkonin që Shqiptarët të trajtoheshin ashtu siç ishin, si një komb më vete dhe që ato të hiqnin dorë nga politika e copëtimit të tokave shqiptare. Në fund të misionit , ata arritën t’i bindin shefat e diplomacive të tyre që të mos nguteshin në zbatimin e Protokollit 13. (vazhdon) E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Nëpër dokumente Mali i Zi figuron Shtet Ekologjik

Pasqyrë shumë e shëmtuar dhe shembull i keq për të gjithë

Shtjefën Ujkaj

Mali i Zi, një shtet i vogël me një numër të vogël të popullsisë, vend i cili ka shumë gjëra pozitive e po ashtu edhe shumë negative. Si vend të krijon shumë mundësi për një jetë të mirë, por politika dhe politikanët nuk e lejojnë këtë për arsye dhe interesa të një rrethi të ngushtë. Mali i Zi që sa vite më përpara u quajt shtet ekologjik, e që përsëri

12

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

vite me radhë përsëritet e njëjta frazë, e që në realitet as që ekziston një germë “E” nga ajo ekologji. Mbrojtja e mjedisit është diçka shumë e rëndësishme për njerëzit, është një nga më kryesoret që nevojitet për një shëndet të mirë. Prandaj vendin duhet t’a mbajmë dhe ta ruajmë ashtu siç ruajmë shtëpinë tonë. Por sa i qëndrojmë besnikë

kësaj? Jo vetëm qytetarët që jetojnë këtu janë të parregullt, por parregullsi të madhe kanë edhe organet kopetente që merren me pastrimin dhe me mirëmbajtjen e vendit. Angazhimi i tyre është nën çdo nivel. Ngado të shkosh si në kryeqytet ashtu edhe nëpër rrethe të tjera i sheh koshat e mbeturinave të mbushura përplot,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“ e jo vetëm brenda tij por ata marrin një hapësirë shumë më të gjerë nga mospastrimi dhe mospërkujdesja. Pasqyrë shumë e shëmtuar dhe shembull i keq për të gjithë. Duhet të kenë turp për ata që kalojnë këndej, për një turist nga një vend i Evropës që nuk i është rastis që të shoh diçka të tillë në vendin e tij. Çfarë është edhe ma e keqja se de-

poninë e kanë pothuajse në mes të qytetit, e kurdoherë që kalon andej qofsh edhe në veturë dëgjon erëza të pakëndshme e të cilat normalisht që ndikojnë negativisht në shëndet. Por si mund ta kenë ata të cilët e kanë banesën pranë kësaj deponie!? Duke i marrë të gjitha këto parasysh e shohim që Mali i Zi vetëm në do-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Mali i Zi që sa vite më përpara u quajt shtet ekologjik, e që përsëri vite me radhë përsëritet e njëjta frazë, e që në realitet as që ekziston një germë “E” nga ajo ekologji

kument mbetet si shtet ekologjik, në realitet vend përplot i mbushur me mbeturina dhe pisllëqe të ndryshme. Por jo vetëm kaq, të mbushura me mbetje janë edhe Liqenet, Deti e çfarë është edhe më e keqja lumenjtë, nga ku edhe shumë vende furnizohen me ujë të pijshëm. Por çfarë t’i bëhet, jemi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.. E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët dhe pluralizmi politik në Mal të Zi (5)

Informimi në gju

Pabarazia gjuhësore e vazhdueshme e shqiptarëve në Mal të Zi, në cilëndo forme dhe periudhe të rregullimit shtetëror qoftë, pa asnjë dilemë shpreh pabarazinë kombëtare të tyre në shtetin e Malit të Zi. Çështja e pakicave në Mal të Zi trajtohet më shumë si politike e më pak si e drejtë. Partitë politike e kanë gjetur rehatinë e tyre dhe këtë qasje të padrejtë e shfrytëzojnë për interesat e veta të ngushta partiake

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Me legjislacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar, pakicave kombëtare iu është garantuar informimi në gjuhën amtare. Kështu, në nenin 12 të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e popujve pakicë thuhet: „Popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera të pakicave nacionale dhe pjesëtarëve të tyre u sigurohet liria e informimit në nivelin e standardeve të cilave u përmbahen dokumentet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut“, dhe pastaj: „Organet kompetente dhe programore të mediave, themelues i të cilave është shteti, sigurojnë numrin e duhur të orëve për transmetimin e programeve informative, kulturore, arsimore, sportive dhe argëtuese në gjuhën e popujve pakicë... dhe sigurojnë mjete financiare për financimin e këtyre përmbajtjeve programore“, e drejtë e cila popujve pakicë u është garantuar edhe me Kushtetutën aktuale (neni 79, pika 12). Edhe në këtë segment të të drejtave dhe lirive të pakicave, Mali i Zi ka bërë tentativa për realizimin e së drejtës për informim në gjuhën amtare, në rastin konkret në gjuhën shqipe. Në kanalin e

14

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

parë të Radio Televizionit të Malit të Zi, çdo të shtunë, emetohet emisioni „Mozaiku“, i cili zgjat një orë dhe për çdo ditë emetohen „Lajmet“, në orën 17.00, me kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta. Mirëpo, duke marrë parasysh, së pari, volumin e orëve emetuese prej 48 orëve (programi i parë dhe i dytë) dhe së dyti, numrin e banorëve shqiptarë në Mal të Zi në krahasim me numrin e përgjithshëm të banorëve në Mal të Zi, del se hapësirat e lejuara dhe të realizuara në RTV-në e Malit të Zi, si i vetmi servis publik informativ, në gjuhën shqipe, nuk janë në pajtueshmëri me standardet e shkruara dhe të aprovuara ndërkombëtare. Nëse shqiptarët në Mal të Zi, sipas statistikave shtetërore, përbëjnë 5 për qind (sipas stitistikave reale 7 për qind) të popullsisë së përgjithshme, atëherë në bazë të parametrave apo parimeve të lartpërmendura, emisionet në gjuhën shqipe duhet të kishin një kohëzgjatje jo më pak se 144 minuta në ditë, duke përfshirë edhe të dielën. Fatkeqësisht, aktualisht emetohen afër 75 minuta program në gjuhën shqipe. Duhet përmendur se neni 11 i Kartës Evropiane të Gjuhëve Rajonale ose të Pakicave (paragrafi a. 1) parashikon, pra i obligon shtetet nënshkruese, për aq sa radioja dhe televizioni kanë një mision të shërbimit publik, të sigurojë hapjen, të paktën, të një stacioni radioje dhe të një kanali televiziv në gjuhën regjionale ose të pakicave. Madje, i

njëjti paragraf, në pikën 3, parashikon se pjesëtarët e gjuhëve regjionale ose të pakicave duhet të përfaqësohen në organizma të tilla që mund të krijohen në përputhje me ligjin, për të garantuar lirinë dhe pluralizmin e mediave. Diskriminimi i dukshëm dhe reduktimi i të drejtave të informimit në gjuhën shqipe paraqet edhe një segment me rëndësi për jetën e qytetarit të lirë, ku të drejtat shkelen pamëshirshëm në kundërshtim të akteve ligjore të brendshme e veçanërisht të atyre ndërkombëtare, po ashtu fatkeqësisht, ndoshta edhe për „rehatinë“ e përfaqësuesve shqiptarë në organet legjislative e ligjzbatuese. Përdorimi praktik i gjuhës amtare dhe barazia e saj me gjuhën zyrtare pa dyshim shpreh barazinë nacionale të çdo mjedisi shumëgjuhësor, siç është edhe Mali i Zi, dhe nuk mund të konsiderohet si çështje individuale apo e subjekteve të ndryshme, por ajo ka të bëjë me identitetin e pjesëtarëve të çdo populli. Ndërkaq, pabarazia gjuhësore e vazhdueshme e shqiptarëve në Mal të Zi, në cilëndo formë dhe periudhë të rregullimit shtetëror qoftë, pa asnjë dilemë shpreh pabarazinë kombëtare të tyre në shtetin e Malit të Zi. Çështja e pakicave në Mal të Zi trajtohet më shumë si politike e më pak si e drejtë. Partitë politike e kanë gjetur rehatinë e tyre dhe këtë qasje të padrejtë e shfrytëzojnë për interesat e veta të ngushta partiake. Për barazinë e gjuhës në sistemin arsi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

uhën shqipe mor, në organet e drejtësisë, në organet e administratës dhe shërbimeve publike dhe në media, në aktivitetet kulturore dhe jetën ekonomike e shoqërore, me kohë mungonte vullneti politik i pushtetit malazez. Megjithatë, tani ekziston një infrastrukturë ligjore e brendshme e cila në njëfarë mënyre garanton realizimin e të drejtave themelore të përdorimit të gjuhës amtare në të gjitha sferat e lartpërmendura edhe pse dihet se vullneti politik për implementimin e ligjeve, qëmoti në Mal të Zi është shndërruar në sëmundje morale. Nga ana tjetër, pjesëtarët e partive politike shqiptare janë në pushtet, kemi deputet (ndonëse për hasret), kemi ministër (po ashtu për hasret), kemi edhe ndihmësministra, këshilltarë të ministrave, drejtorë të drejtorive të ndryshme qeveritare etj. Ata, së paku, duhet të kërkojnë apo iniciojnë me vendosmëri implementimin e ligjeve ekzistuese dhe barazimin e plotë të tyre me aktet e konventave ndërkombëtare. Nëse kërkesat dhe iniciativat e tyre do të ishin këmbëngulëse, shqiptarët do të kenë mundësinë e përdorimit të lirë të gjuhës, përveç në arsimin fillor dhe të mesëm edhe në administratën publike e sidomos në organet e drejtësisë, në gjykata, në kadastër, në marrëdhëniet pronësore-juridike, në qendrën për çështje sociale e shëndetësore, në

shërbimin e të ardhurave shoqërore, postare dhe të gjitha sektorët e tjerë, të cilat bëjnë pjesë në të drejtat dhe liritë e njeriut. Është evidente se moszbatim të ligjit, nga ana e individëve dhe organeve apo institucioneve shtetërore në këtë lëmi ka, ndaj deputeti dhe ministri, me vendosmëri, duhet të kërkojnë përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që i shkelin normat ligjore për drejtat dhe liritë e popullit pakicë, në rastin konkret të popullit shqiptar, qofshin ata individë, organe apo institucione shtetërore apo edhe lokale. Përndryshe do të konsiderohen nxitës të vullnetit politik për mosimplementimin e normave të lartpërmendura ligjore. Rrjedhimisht, është koha që partitë politike shqiptare, përfundimisht, aq më tepër pasi janë në koalicion më partinë në pushtet, të veprojnë në interes të popullit të vet, të votës së ndershme të tyre, të angazhohen vendosmërisht, seriozisht e me moral politik menjëherë të kërkojnë zbatimin e infrastrukturës së përmendur ligjore me qëllim të zbatimit të tyre dhe më në fund barazimin e gjuhës shqipe në vendet e banuara me shumicë shqiptare e kështu të arrihet barazia kombëtare, aq shumë e mohuar; të ruhet e të avancohet integriteti kombëtar shqiptar, aq më parë kur korniza kushtetuese për implementimin e të drejtave të njeriut parashikon përparësinë e së drejtës ndërkombëtare (të nënshkruara, të vërtetuara e të shpallura) ndaj ligjeve të brendshme, gjegjësisht që normat e atyre ligjeve apo konventave të implementohen direkt nëse ndonjë çështje është rregulluar ndryshe me ligjet e brendshme. Po ashtu Kushtetuta aktuale e Malit të Zi, në nenin 118 të saj, ka parashikuar se gjykata gjykon në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe konventave ndërkombëtare të ratifikuara dhe të publikuara. Përndryshe, nëse nuk veprohet në këtë drejtim, partitë politike shqiptare duhet te japin llogari politike e morale para votuesve të vet e të japin llogari e të marrin përgjegjësinë për mosrealizimin e premtimeve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Është koha që të gjithë së bashku të kërkojmë unjësimin e faktorit politik shqiptar, jo vetëm për këto çështje. Është koha që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi mos të shikohet e as të konsiderohet si formë, por si domosdoshmëri dhe zbatimi imperativ i normave ligjore dhe kushtetuese

të tyre e sidomos për moszbatimin e normave ligjore në sferën e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ndërsa ato (partitë politike) të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre në organet ligjvënëse e ligjzbatuese shtetërore dhe lokale. Mali i Zi në vend që të tregohet mirënjohës për kontributin e shqiptarëve jo vetëm për pavarësinë, për të cilën kontribuan aq shumë, por edhe për ndihmën e tyre në demokratizimin e proceseve politiko-ekonomike në përgjithësi, vazhdon me avazin e vjetër, në kohën e fundit edhe me ndihmën e pushtetarëve shqiptarë të cilët ndihen në “rehati“ vetëm nëse nuk kërkojnë më shumë se u japin ata. Pritshmëria e shqiptarëve në shtetin e pavarur të Malit të Zi ishte e madhe, por deri më tani ajo ka mbetur vetëm iluzion. Është koha që të gjithë së bashku të kërkojmë unifikimin e faktorit politik shqiptar, jo vetëm për këto çështje. Është koha që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi mos të shikohet e as të konsiderohet si formë, por si domosdoshmëri dhe zbatim imperativ i normave ligjore dhe kushtetuese. (Fund) E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Mafia vs. Mafia Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Libri monografik “The Italians” botuar që në vitin 1964, sot konsiderohet klasik dhe është paraqitja më e mirë që italianëve u bëhet para lexuesve anglo-saksonë. Libri është shkruar nga gazetari i njohur italian i mes shekullit XX, Luigi Barzini. Është e vërtetë se disa gjëra janë përmirësuar dhe një numër mënyrash mendimi kanë ndryshuar, por në parimi, mënyra e jetesës dhe e të menduarit janë pak a shumë të njëjta. Autori mbulon periudha të gjera të historisë me një mënyrë koncize dhe, megjithatë, jep detaje. “Italianët” është shqyrtim i hollësishëm, i hulumtuar, i shkruar mirë i historisë politike, fetare dhe kulturore të Italisë. Barzini i bën analizë thelbësore karakterit të një populli të ndërlikuar,

16

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

të gjallë dhe plot diversitet të një vendi të qeverisur nga dy kultura; ajo e atyre që jetojnë në Italinë Veriore dhe ata që jetojnë në rajonin me diell, jugor të vendit. Italianët përveç sasisë së vlerave të shumta, janë ngarkuar edhe me një sasi krimi, ku Mafia zë vendin kryesor. Në libër, Barzini shkruan se fjala Mafia njihet për dy gjëra; një, e cila duhet të shkruhet me “m” të vogël, por është nëna e së dytës, me “M” të madhe, e cila përfaqëson mafiozët. Mafia me “m” të vogël është filozofi e jetës, konceptim i shoqërisë, kod moral, ndjeshmëri e veçantë, që mbizotëron midis të gjithë sicilianëve. Ata mësohen që në djep se duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, të shoqërohen me miqtë e tyre dhe të

luftojnë armiqtë e përbashkët edhe kur miqtë janë të gabuar dhe armiqtë kanë të drejtë, secili duhet ta mbrojë dinjitetin e tij me çdo kusht dhe kurrë të mos lejojë që pështjellimet dhe fyerjet më të vogla të harrohen, dhe gjithmonë të kenë kujdes nga autoritetet zyrtare dhe ligjet. ... Mafia, në kuptimin e dytë, dhe me “M” të madhe, është organizatë ilegale me famë botërore, që sundon mbi vetëm një pjesë të Sicilisë: kërcënimet e saj janë të tmerrshme në Palermo, Partinico apo Agrigento, por injorohen në Messina, Catania dhe Syracuse. Nuk është një shoqatë e organizuar në mënyrë strikte, me hierarki, statute të shkruara, seli qendrore, elitë sunduese dhe shef të padiskutueshëm. Mafia

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Gjithkush, sigurisht, e di (ndonëse këto gjëra kurrë nuk janë pranuar hapur) se problemet që Mafia mbron janë pothuajse gjithmonë probleme të krijuara e kontrolluara nga vetë Mafia. Dihet se tributet që një viktimë i paguan shefit lokal mafioz mund të krahasohen me haraçin e një feudali të fuqishëm

është një formacion spontan, si një koloni milingonash ose një mbledhje e lirshme dhe e rastësishme, ku çdo pjesëmarrës i bindet rregullave të tij etnohomologjike, secili grup i fuqishëm në zotërimin e tij të vogël, është i pavarur, i nënshtruar ndaj vullnetit të udhëheqësit të vet, secili duke imponuar formën e ngurtë të drejtësisë primitive. Në raste të rralla emergjence, Mafia mobilizohet dhe bëhet një konfederatë e lirshme.... Mafia operon kryesisht në perëndim të Sicilisë, në zonat me prodhim të pasur bujqësor. Askush nuk e di sa mafiozë ka. Vetëm një pakicë e sicilianëve janë mafiozë, në kuptimin kriminal të fjalës. Shumë nuk e dinë sinqerisht nëse janë mafiozë apo jo. Sicilianët perëndimorë duhet, si

rregull, të mbajnë marrëdhënie të mira me Mafien në fshatin e tyre të lindjes ose në lagjen e qytetit, ata duhet të mbrojnë familjen, punën, pronën ose biznesin e tyre dhe për të mos pasur probleme. Mafia është për ta një fakt i jetës, një nga kushtet e përhershme të ekzistencës, si klima, me reshje a me diell. Shpesh është e pamundur të heqësh një vijë ndarëse mes mafiozit dhe jo-mafiozit. Gjithkush, sigurisht, e di (ndonëse këto gjëra kurrë nuk janë pranuar hapur) se problemet që Mafia mbron janë pothuajse gjithmonë probleme të krijuara e të kontrolluara nga vetë Mafia. Dihet se tributet që një viktimë i paguan shefit lokal mafioz mund të krahasohet me haraçin e një feudali

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të fuqishëm. Por marrëdhënia midis Mafies dhe viktimave të saj nuk është e kufizuar vetëm në mbledhjen e parave, por vjen gjithmonë një ditë kur edhe Mafia ka nevojë për një favor në këmbim, dhe tjetri zbulon se ai nuk mund të refuzojë. Një biznesmen gjen se duhet të japë një vend pune për një ish-të dënuar, një bankier i jep një hua një klienti të rrezikshëm, një fermer strehon persona të panjohur për disa ditë pa bërë pyetje se kush janë, dhe njeriu i ndershëm mban mend diçka që nuk e njihte kurrë dhe harron diçka që ai pa, duke u bërë dëshmitar i rremë. Të gjithë këta njerëz gradualisht futen në rrjet, me shpresën për të shmangur probleme, që nuk mund t’i zgjidhnin dot vetë. E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Në Malësi u organizua “Takimi i mërgimtarëve 2018”

Vlerësohet kontributi shumëvjeçar i mërgim Nëse ndokush nuk di të kthehet nga të parët e vet, nuk di të gëzohet as për trashëgimtarët e vet. E që e duam dhe nuk e harrojmë të kaluarën, dëshmon edhe angazhimi Juaj për të ruajtur qytezën e Kishave, pasurinë tonë shpirtërore në Shas. Argjipeshkvia e Tivarit askurrë nuk ka hequr dhe as s’do të heq dorë nga këto Kisha, nga ato themele dhe nga vende të tjera të shenjta të të parëve tonë. Askush nuk ka të drejtë dhe askujt nuk i lejohet që ato vende të shenjta të të parëve tonë, t’i përvetësojë”, kumtoi ndër të tjera argjipeshkvi i Tivarit, Imzot. Rrok Gjonlleshaj Dubravë – Kuvendi Françeskan i Tuzit ka organizuar për të pesëmbëdhjetin vit me radhë, takimin e përvitshëm tashmë tradicional me mërgimtarët i cili u mbajt në Dubravë, afro 10 kilometra nga Tuzi. Ky aktivitet sikurse edhe gjatë viteve të shkuara, tuboi një numër relativisht të madh të banorëve nga të gjitha viset e Malësisë por dhe një numër të madh të mërgimtarëve tonë nga shtete të ndryshme të Evropës, Amerikës, Australisë e gjetiu. Këtë vit, ky takim iu kushtua 550vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në emër të Kuvendit Françeskan të Tuzit dhe si organizator i tubimit ka përshëndetur at. Pashko Gojçaj i cili tha se me ardhjen e përvitshme, mërgimtarët i japin gjallëri vendit, duke dëshmuar kështu se nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre. “Takimet me ju janë gjithmonë të përmallshme dhe shumë të gëzueshme. Të përmallshme se na kujtojnë të kaluarën tonë të dhimbshme, kurse të gëzueshme se duke u shoqëruar me njëri- tjetrin, i forcojmë lidhjet tona të cilat na hapin një perspektivë të mirë drejt ardhmërisë sonë. Kisha vendase nuk e harron kurrë kontributin tuaj ndaj vendlindjes tash 50 vjet me radhë, prandaj kjo mbrëmje është minimumi i asaj që ju e meri-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

toni”, theksoi në mes tjerash Gojçaj Ai tha se kjo mbrëmje i dedikohet në veçanti kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Ndërkohë, ka vijuar mesha shenjte të cilën e celebroi argjipeshkvi i Tivarit, imzot. Rrok Gjonlleshaj me imzot Zef Gashin dhe me meshtarët të tjerë të Dioqezës së Tivarit. Imzot Rrok Gjonlleshaj gjatë predikimit të tij, duke falënderuar diasporën shqiptare për kontributin e vazhdueshëm ndaj vendlindjes e duke bërë thirrje për më shumë dashuri, mirësi, paqe e tolerancë mes njëri-tjetri në këto kohë trazirash, është ndalur tek figura e Skënderbeut duke e quajtur atë, krenari të të gjithë shqiptarëve dhe të popujve të tjerë evropianë. “Për të dashur atdheun duhet ta kemi model Gjergj Kastriotin- Skënderbeun e për të dashur fenë duhet ta kemi model të Shenjten Nënë Terezë. Skënderbeu, për 25 vite me radhë e ndaloi Perandorinë osmane të depërtojë në zemër të Evropës, e ruajti dhe e mbajti të papushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmonte atë, duke u bërë mbrojtësi jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishterimit në Evropë. Skënderbeu cilësohet nga historianët si njëri nga strategët më të zotë në historinë e Botës”, u shpreh Imzot. Rrok Gjonlleshaj. Ai ka bërë thirrje që të mos har-

rohen të parët e tyre, virtytet e larta morale dhe njerëzore si: besa, burrëria, besnikëria, etj. “Nëse ndokush nuk di të kthehet nga të parët e vet, nuk di të gëzohet as për trashëgimtarët e vet. E që e duam dhe nuk e harrojmë të kaluarën, dëshmon edhe angazhimi Juaj për të ruajtur qytezën e Kishave, pasurinë tonë shpirtërore në Shas. Argjipeshkvia e Tivarit askurrë nuk ka hequr dhe as s’do të heqë dorë nga këto Kisha, nga ato themele dhe nga vende të tjera të shenjta të të parëve tonë. Askush nuk ka të drejtë dhe askujt nuk i lejohet që ato vende të shenjta të të parëve tonë, t’i përvetësojë”, kumtoi ndër të tjera argjipeshkvi i Tivarit, Imzot. Rrok Gjonlleshaj.

Promovohet vepra letrare “Gjergj Kastrioti- Athleta Christi”

Provinca Françeskane në kuadër të aktiviteteve të saj në nderim të Vitit të Skënderbeut, ka botuar dhe pro-


KULTURË

i mtarëve

movuar në këtë takim, veprën letrare, “Gjergj Kastrioti- Athleta Christi”, me përmbledhje studimesh të klerikëve katolikë të cilët në përudha të ndryshme kohore shkruan për Skënderbeun në revistat e kohës. Mbi këtë vepër prej 12 studimesh të përzgjedhura prej klerikëve katolikë ka folur patër. Vitor Demaj i cili tha se me Gjergj Kastriotin, identifikohet kombi ynë, jeta kulturore dhe shpirtërore e çdo shqiptari duke si një frymëzim për reflektim dhe për përgjegjësi morale në ndërmarrjen e punëve të mëdha. “Në këtë botim, përzgjodhëm njëp mori artikujsh studimor që hedhin dritë mbi Skënderbeun dhe kohën e tij. Përmblodhëm në një vëllim të veçantë artikuj dhe akte kon-

ferencash të botuara në kohë të ndryshme, kryesisht nëpër revista. Në këtë përmbledhje, spikasin pendat e meshtarëve të mirënjohur françeskan dhe jezuitë në misionin e tyre të studiuesit dhe të shkrimtarit si: at. Shtjefën Gjeçovi, at. Paulin Margjokaj, at. Zef Valentini, at. Gjon Shllaku, mons. Antonin Fishta, at. Marin Sirdani, at. Luigji Marlekaj, at. Vinçens Malaj dhe at. Bazilio Pandiq. U përkthyen për herë të parë në gjuhën shqipe tre studime. Përmbledhja “Gjergj Kastrioti- Atleta Kristi” do t’u shërbej të gjithëve, veçanërisht studiuesve të epokës Skënderbegiane”, u shpreh ndër të tjera Demaj. Ndërkaq, të pranishmit në këtë manifestim i ka argëtuar me disa këngë

dhe valle folklorike, SHKA “Besa” nga Trieshi e cila i solli një freski këtij tubimi. Në fund, të gjithë të pranishmit janë argëtuar dhe kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës nga Dj “Buqi” si dhe kanë shijuar një koktej modest. Takimi i Mërgimtarëve nga vetë emërtimi që i është dhënë, ka si synim primar tubimin e bashkatdhetarëve malësorë të cilët jetojnë në vendlindje (Malësi) me ata të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të diasporës, me qëllim njohjen e ndërsjellë, veçanërisht të gjeneratës së re, që të komunikojnë mes njëri-tjetrit dhe të shkëmbejnë përvoja e ide nga jeta dhe veprimtaria e tyre e përditshme. t. u. E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

Në Tuz u promovua libri “Homazh për njeriun dhe patriotin e shquar” Gjergj Kalaj

Patriot i flaktë dhe kujdestar për çështjen kombëtare Tuz – Me një mbrëmje përkujtimore, të shtunën mbrëma në ambientet e hotelit “Oasis” në Tuz, është bërë promovimi i librit homazh (përmbledhje kujtimesh) për patriotin e shquar të çështjes kombëtare, Gjergj Kalaj të cilin e përgatitën për botim Nasho Jorgaqi dhe Kristina Jorgaqi. Në prani të një numri të konsiderueshëm të familjarëve të Gjergjit, të miqve të tij, të bashkëveprimtarëve të tij, të personaliteteve publike e politike në vend, të mysafirëve nga Shqipëria dhe Kosova, në këtë mbrëmje përkujtimore u fol shumë për veprimtarinë dhe kontributin e madh që Gjergj Kalaj dha prej gati pesëdhjetë vjetësh për çështjen kombëtare shqiptare si për vendlindjen ashtu dhe për komunitetin shqiptar në Nju Jork ku jetoi, por dhe për të gjithë ata shqiptarë që iu drejtuan atij për një hall apo një tjetër. Kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij në shërbim të atdheut, kanë sjellë këtë natë pena të shquara të botës akademike, si Rexhep Qosja i cili në pamundësi për të qenë prezent, dërgoi një letër kushtuar kontributit të patriotit dhe atdhedashësit, Gjergj Kalaj, e cila u lexua nga moderatorja e mbrëmjes znj. Teuta Kalaj, në të cilën akademiku i njohur e lartëson figurën e Gjergj Kalajt. “Jo vetëm me sjelljen ndaj mysafirit në shtëpi por dhe me sjelljen ndaj çdo bashkëbiseduesi, kudo e kurdo, Gjergj Kalaj mbetet në kujtesë me

20

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

karakterin, me edukatën, me kulturën, me gjuhën me bujarinë dhe fisnikërinë e tij. Gjergj Kalaj kishte lindur dhe ishte rritur në atë krahinë historike shqiptare që shënohet me emër-vendet Hot e Grudë, të njohur për traditën e pasur historike e kulturore në të cilën ishin shndërruar në kulte dhe bërë pjesë të pandara të zakoneve kombëtare; besa, fjala gjithmonë e përmbushur, mikpritja, bujaria, burrëria, trimëria, etj, thuhet në mes tjerash në letrën e Rexhep Qoses kushtuar Gjergj Kalajt. Gjithashtu letër ka dërguar dhe studiuesi, Behar Gjoka. Libri homazh dhe monografi, ka disa

autorë të cilët me refleksionet e tyre kanë kujtuar dhe vlerësuar lart figurën e pashuar në shërbim të atdheut, Gjergj Kalajn, ku disa prej tyre ishin të pranishëm në këtë mbrëmje dhe shpalosën kujtime dhe momente nga shoqërimi i tyre me mikun e shtrenjtë, tashmë të ndjerë, Gjergj Kalaj. Prof. Dr. Nasho Jorgaqi, bashkautor dhe botues i librit në fjalë, duke folur për figurën atdhedashëse të Gjergj Kalajt, për vlerat dhe meritat që e personifikonin karakterin e tij, tha se Gjergj Kalaj i përkiste atyre njerëzve që iu përkushtuan kauzës së lirisë së popullit shqiptar në gjithë trojet e tyre


KULTURË

të shpërndara. “Nga Gjergji njoha historinë e përpjekjeve të shqiptarëve patriotë në SHBA-së, veçanërisht të atyre të Malit të Zi, me demonstratat, protestat, rezolutat për çështjet kombëtare shoqëruar me ndërhyrjet dhe lidhjet me rrezet zyrtare të Kongresit dhe Senatit amerikan, me fushatat që organizoheshin për të mbledhur ndihma në shërbim të luftës së tyre, etj. Janë me dhjetëra ngjarje dhe raste ku fisnikëria e Gjergjit, ka mbetur në mendjen dhe zemrat e njerëzve. Është e pafund mirënjohja e gjithë atyre të cilëve Gjergji u është gjetur pranë dhe ka bërë sakrifica gati të paimagjinueshme. Ai ruante brenda vetes, në shkallën më të lartë fisnikërinë e malësorit për mikun, për vëllezërit e një gjaku. Nuk besoj të ketë pasur e të ketë shtëpi shqiptare në Amerikë të ketë qenë ngahera jo vetëm për personalitete të shtetit shqiptar, UÇK-së , për njerëzit e artit dhe të kulturës por dhe për të gjithë shiptarët në

Gjergj Kalaj kishte lindur dhe ishte rritur në atë krahinë historike shqiptare që shënohet me emër-vendet Hot e Grudë, të njohur për traditën e pasur historike e kulturore në të cilën ishin shndërruar në kulte dhe bërë pjesë të pandara të zakoneve kombëtare; besa, fjala gjithmonë e përmbushur, mikpritja, bujaria, burrëria, trimëria, etj, thuhet në mes tjerash në letrën e Rexhep Qoses kushtuar Gjergj Kalajt

nevojë”, tha në mes tjerash Jorgaqi duke thënë se promovimi i këtij libri është një monument shpirtëror që i ngrihet Gjergj Kalajt nga njerëzit e tij të dashur dhe të nderuar. Ndërkohë, për veprimtarinë, kontributin, atdhedashurinë, humanizimin, patriotizmin e pashoq në shërbim të atdheut të Gjergj Kalajt, gjatë kësaj mbrëmje përkujtimore, kanë folur dhe publicisti, Ilir Mborja, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, poeti Agim Gjeka

dhe miqtë e ngushtë të Gjergj Kalajt, Bardhyl Reso dhe Luan Pobrati, të cilët që të gjithë e vlerësuan lart personalitetin e Gjergj Kalajt, duke thënë se ka qenë dhe do të mbetet një ndër shqiptarët e rrallë që kanë kontribuar aq shumë me dashurinë dhe vullnetin më të madh për kauzën kombëtare. Botimin e këtij libri e mundësoi bashkëshortja e të ndjerit Gjergj Kalaj, Gjyste Kalaj. t. u. E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

t

Nik Xhelilaj, pjesë e serisë turke “Nefes, nefese”

Nik Xhelilaj padyshim se është një emër i njohur për kinematografinë shqiptare. Aktori ka luajtur në filma të regjisorëve të njohur shqiptarë, përfshirë edhe në filmin “Alive” të regjisorit Artan Minarolli, ndërsa ka aktruar suksesshëm edhe në kinematografinë e huaj, e sidomos atë gjermane. Ndërkaq, kohëve të fundit aktori është i angazhuar mjaft shumë edhe në kinematografinë e Turqisë. Aktualisht ai është duke luajtur në një prej serialeve shumë të suksesshme atje të titulluar, “Nefes, nefese”, i cili po transmetohet po ashtu në një prej televizioneve kryesore siç është “STAR TV”.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018


FOTOGRAFIA E JAVËS

FAHRUDIN GJOKAJ TIVAR (QYTETI I VJETËR)

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

23


MOZAIK

U mbajt edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Seanema

Ulqini të ndërtojë identitetin e vet

Nën sloganin „Identiteti“, nga data 2326 gusht, në mjediset e Muzeut dhe të Sunset Beach në Kalanë e Ulqinit, është mbajtur edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Seanema. Për katër net me radhë janë shfaqur rreth 40 filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe dokumentar nga rajoni dhe bota. Për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë, publiku ka përzgjedhur filmin „Me dasht’, me dasht’, me dasht’“ të regjisorit Ilir Hasanaj. Ky film ka fituar Çmimin e publikut në edicionin e vitit të kaluar të Festivalit të Filmit

24

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

„DokuFest“ në Prizren. Në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër, ku kanë qenë në konkurrencë 16 filma, juria treanëtarëshe e përbërë nga regjisorët Lidija Zeloviq (Bosnje e Hercegovinë/Holandë) dhe Florenc Papas (Shqipëri), si dhe publicisti Gazmend Çitaku nga Ulqini kanë zgjedhur filmin më të mirë „May Day“ të regjisorëve belgë Olivier Magis dhe Fedrik de Beul. Juria ka veçuar duke e shpërblyer me çmim inkurajues filmin „Një muaj“ të regjisorit Zgjim Terziqi. Në pjesën reviale të programit të Festivalit, të titulluar Seanema Panorama,

publiku ka pasur mundësi të shikojë disa prej filmave të shkurtër më të mirë evropianë, sipas përzgjedhjes së Akademisë Filmike Evropiane, të cilët kanë qenë në konkurrencë për programin Short Matters! të AFE-së për vitin 2017. Drejtoresha e Festivalit të Filmit Seanema, Drita Llolla, ka thënë se ky festival deri tani është karakterizuar nga lufta për mbijetesë. „Festivali ka lindur si shprehje e aktivizmit qytetar dhe angazhimit të grupit të personave të cilët ndajnë vlera të njëjta dhe jam krenare për të gjithë të cilët


KULTURË

ë filmik kanë qëndruar me ne këto katër vite. Besoj se edhe edicionin e pestë do ta presim të sigurt në mbijetesën e kësaj ideje dhe se do të pozicionohemi si një vendtakim i përhershëm i filmave më të mirë të rajonit në qytetin i cili, pas shumë dekadave, shpresoj, do të ketë sërish kinemanë. Seanema-në për çdo vit e ka shënuar një slogan intrigues. Këtë vit ai ka qenë ‘Identiteti’ dhe besoj se do ta ndërtojmë identitetin e Ulqinit si qytet në të cilin janë të mirëpritur të gjithë të cilët në mënyrën më të mirë merren me artin filmik“, ka thënë ajo në mbyllje të edicionit të sivjetshëm të

Festivalit, duke porositur se do të shihemi në edicionin e vitit të ardhshëm. Për Edmond Budinën, regjisor i filmit „Të thyer“, një bashkëproduksion shqiptar-italian-maqedon, i cili është shfaqur në hapje të Festivalit, në kuadër të programit „Identiteti“, Festivali i Filmit Seanema, ndonëse i thjeshtë, është një festival i madh. „Ky është qytet në të cilin ndërthuren kultura të ndryshme, kurse ky është festival i cili ofron rast të rrallë që në një vend të shihet një kryqëzim i shkëlqyer i kinematografisë rajonale – nga Shqipëria, përmes Serbisë, deri te Mali i Zi dhe Kroacia, por është mirë që mund të shohim edhe filma të mirë nga e gjithë bota“, është shprehur Budina, i kënaqur që filmi i tij i cili flet për problemet që pak a shumë janë të përbashkëta për të gjithë rajonin, si korrupsioni në politikë, pakujdesia ndaj mjedisit jetësor dhe fatet njerëzore në periudhën e tranzicionit, e ka hapur edicionin e sivjetshëm të këtij festivali. Risi e edicionit të sivjetshëm ka qenë programi edukativ, i cili është ndjekur nga 18 të rinj nga Mali i Zi, të cilët kanë qenë të ndarë në dy grupe: njëri ka nd-

jekur punëtorinë mbi produksionin filmik, kurse grupi tjetër punëtorinë mbi kritikën filmike. Gjatë ditëve të Festivalit janë zhvilluar dy panel diskutime, ku mbi temën e identitetit, kinematografinë dhe problemet e filmit etj. kanë folur prof. mr. Janko Lumoviq, pedagog në Fakultetin e Arteve në Cetinë, regjisorët Edmond Budina dhe Lidija Zeloviq, drejtori i Qendrës Filmike të Malit të Zi, Sehad Çekiq, producentja e filmit Marija Stojanoviq nga organizata „Filmkultura“ etj. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka paralajmëruar në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të çeljes së Festivalit të Filmit Seanema se qeverisja vendore dhe Ministria e Kulturës deri në edicionin e ardhshëm të këtij festivali do të bëjnë çdo gjë që Ulqini të ketë kinemanë. Festivali i Filmit Seanema organizohet nga Organizata Joqeveritare „iACT“ (Unë veproj), kurse edicioni i sivjetshëm është mbështetur nga Qendra Filmike e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin, si dhe disa i. k. donatorët të tjerë.

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Vendlindja dhe Hajro Ulqinaku

Toka e shenjtë që e kujton për origjinën e tij Çdo pjesë e këtij vendi është e bukur. Deti aty është më i pastërti, me ngjyrën më të kaltër, deti më i bukur në botë. Edhe rëra (rana) është më e pastra, për shërimin e shumë sëmundjeve. Kudo që ka udhëtuar, vendlindja e ka përcjellur dhe gjithmonë është kthyer me dashuri e mall të madh

Gani Karamanaga Ulqini është vendi ku Hajro Ulqinaku u lind dhe u rrit, vendi ku mori mësimet e fëmijërisë, ku jetoj çdo çast të gëzuar dhe të trishtuar. Aty hodhi hapat e parë dhe nisi rrugën e jetesës. Vendlindja e Hajros është tokë e shenjtë, ku çdo pjesë e saj e kujton për origjinën e tij. Çdo pjesë e këtij vendi është e bukur. Deti aty është më i pastërti, me ngjyrën më të kaltër blu, deti më i bukur në botë. Edhe rëra (rana) është më e pastra, për shërimin e shumë sëmundjeve. Kudo që ka udhëtuar, vendlindja e ka përcjellur dhe gjithmonë është kthyer me dashuri e mall të madh. Edhe disa ditë pasi largohej nga Ulqini, Hajros i paraqiteshin para syve të tij të afërmit e vendasit, ndërsa zhurma e valëve e në Plazhin e qyte-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

tit, me pulëbardhat mbi shkëmbinj dhe det ishin meloditë e ëndrrat. Hajro Ulqinaku u largua për të të vazhduar shkollimin në shkollën e mesme dhe pastaj në fakultet. Studimet e albanologjisë i kreu në Fakultetin Filologjik të Beogradit, në vitet 1959-1963, ku u shoqërua fillimisht me Simë Dobrecin, Shefket-Kusho Dollakun e më vonë edhe me Shuajb Resulbegun. Në ato kohëra Beogradi si kryeqendra e ish-Jugosllavisë ishte qytet i lirë, i hapur për çdokend. Kthimi i parë në vendlindje është në vitin 1978, kur punon një vit në Krajë. Nxënësit e tij ishin: Hajrullah Koliqi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj, Hajrullah Hajdari etj. Por vendlindja, të cilën e kishte në shpirt dhe në zemër, ia dha letrën për Kosovë. Fillimisht punoi e jetoi në Ferizaj, ku nxënës të tij ndër të tjerë ishin: Mehmet Bardhi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj. Atje krijoi edhe familjen e vet. Mandej është periudha e jetës dhe e punësimit në Prishtinë, ku punoi si gazetar, redaktor në TVP. Dhe kështu, deri në vitet e nëntëdh-

jeta të shekullit të kaluar kur mbeti pa punë. Si shumë patriotë të tjerë vazhdon dhe mbijeton deri në vitin 1999, kur vjen të jetojë përsëri në vendlindje – Ulqin. Do të ndalem në periudhën e tashme të Ulqinit. Rikthimi në vendlindje i jep Hajro Ulqinakut modalitet të veçantë. Shoqërimi me peshkatarë dhe detarë, ulqinakë të të gjitha moshave. Bashkëpunimi me Ilir Çapunin, Gazmend Çitakun dhe Vildana Llazorjen në revistën “Kronika”. Artikujt dhe lufta për rindërtimin e Xhamisë në Ranë (Xhamisë së Detarëve – Marinarëve). Doli fitues edhe ndaj kërcënimeve sepse shkrimet e Hajros e bënë realitet rilindjen e këtij objekti jo vetëm fetar, por edhe kombëtar shqiptar. Hajroja i ndihmoi që të bëhen shkrimtarë dhe krijues: Edita Nimanbegun, Sami Misherrin, Gani Karamanagën, Ruzhdi Hasanagën, Sari Resulbegun, Shaban Dollakun, poetin mërgimtar Rifat Stankajn etj. Duke i lexuar librat e Hajros për detin,


peshkatarët, detarët e Ulqinin, nuk duhet të vini në Ulqin. Vendlindja e Hajros është në të gjithë krijmtarinë e tij. Në takimet e shpeshta që i kemi, Hajro Ulqinaku thotë: “Do të kalojë shumë kohë që të lindin persona e krijues siç ishin: Basri Çapriqi, Ruzh-

di - Rudi Goga, dhe siç janë Ruzhdi Ushaku, Simë Dobreci dhe Ali Llunji.” Po shtoj: “Këtyre emrave u takon edhe Hajrudin Pufja Ulqinaku”. Dhe fare në fund. Vendlindja e tërhoqi. Mbeti aty tërë jetën e tij, me mendimet, vuajtjet, përjetimet.

KULTURË

Duke i lexuar librat e Hajros për detin, peshkatarët, detarët e Ulqinin, nuk duhet të vini në Ulqin. Vendlindja e Hajros është në të gjithë krijmtarinë e tij

Po e shpreh edhe një mendim: “Allahu e cakton ku do të lindësh. Ti më vonë e cakton ku do të jetosh”. (Vështrimi është lexuar me rastin e shënimit të 80-vjetorit të shkrimtarit Hajro Ulqinaku, në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, më 15 gusht 2018) E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Poezi Demë MULLIQI

MOS NA E PREKNI HISTORINË Rreth e rrotull n ‘troje shqiptare Kemi gjurmë thesar prej t’parëve E ruajmë tonën t ‘huajën së dom Por e dijm së tjerët lakmojnë Shumë prej gjerave më i përvetësua Duke u thirrur në ëndrra ditën Pa arsye e pa u turpërua Duke u thirrur n’falltore t’huaja Marrin hapa për s’provokua Me qellim për t’na testua Si q’ ishte rasti Rumisë Tani Shasi n’truall shqiptarë Ku me shekuj e shumë më parë Jetoj pop’lli më plisa t’bardhë Çdo ditë t’vitit u ngrit një kishë Për herë t’parë ku u përkthye Bibla Duhet thënë një herë e prerë Nëse dojmë me ruajt miqësinë Mos na e prekni historinë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Ulqin, gusht


KULTURË

Me rastin e 108-vjetorit të lindjes nisin “Ditët e Nënë Terezës” Nobelistja shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nëna Terezë, u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Në moshën 18-vjeçare ajo u shpërngul fillimisht në Irlandë e pastaj në Kalkutë të Indisë, ku e kaloi pjesën më të madhe të jetës. Gonxhe Bojaxhiu tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë, gjë që e bëri atë

njërën nga humanistet më të mëdha të shekullit të kaluar. Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës nisin “Ditët e Nënë Terezës”, që tradicionalisht fillojnë me ditëlindjen e saj dhe vazhdojnë deri më 5 shtator, në ditën që konsiderohet festa e saj. Ipeshkvia është shprehur se sivjet është një përvjetor i rëndësishëm, pasi përkujtohet 90-vjetori i nisjes

së saj në Kalkuta të Indisë. Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Ajo u nderua me çmime të shumta për punën dhe veprën e saj, duke përfshirë çmimin “Ramon Magsaysay” për paqe në vitin 1962, për të marrë më pas atë “Nobel” për paqe në vitin 1979. Për vlerat e saja jetësore Nëna Terezë u shpall Shën Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan më 4 shtator të vitit 2016.

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Shqiponja dykrenore në zemrën e mërgimtarit trieshjan Gjergj Zefit Dedivanaj

Simbol i atdhetarisë dashurisë ndaj vend Gjekë Gjonaj

Bashkëvendësi im në mërgim në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Gjergj Zef Dedivanaj nga fshati Delaj i malit të Trieshit, në hyrje të pronës së tij në vitin 2016 ka ndërtuar një derë jashtëzakonisht të madhe me simbolin e shqiponjës dykrenore. Kjo derë e veçantë për nga simbolika, me dy pllaka të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze, ka kohë që tërheq vëmendjen e çdo kalimtari apo vizitori të rastit, të cilët me kënaqësi ndalen dhe fotografohen para saj. “ Simboli Shqiponja në kreshta është një dhuratë këtyre trojeve kreshnike nga Gjergj Zefi Dedivanaj me djemtë Ademin, Kristianin, Jozefin dhe Dedën me banim në SHBA, si shenjë respekti për vendlindjen e të parëve, ku rrjedh gjaku dhe rrënjët. Ky simbol kombëtar le të mbetet kujtim dhe dëshmi ndër breza për të treguar se çfarë Trieshi është dhe çka do të mbetet përjetë”, thuhet në pllakë Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që personifikon kjo shqiponjë , ndoshta më e madhja në trevat e banuara me shqiptarë në Malin e Zi, është prejardhja ( rrënjët) e kësaj treve të lashtë shqiptare në kufi me shtetin amë Shqipërinë. Jo më pak e rëndësishme është edhe dashuria, atdhetaria dhe respekti që ky trieshjan ndjen dhe shpreh për rrën-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

jët e veta, paraardhësit e tij, fisin e Trieshit dhe për kombin shqiptar në përgjithësi përmes kësaj shqiponje. Kjo shqiponjë, simboli ynë kombëtar, ka edhe një simbolikë tjetër mjaft interesante. Njëri nga tre djemtë e tij të shënuar në pllakën e kësaj shqi-

ponje mban emrin Adem. Rast tepër i veçantë, i rrallë dhe i pazakontë që ndonjë kryefamiljar trieshjan të besimit katolik t’u ketë dhënë emër myslimanësh fëmijëve të vet. Shembull i këtillë për mua pozitiv dhe i pranueshëm , në dijeninë time , nuk ka


MOZAIK

ë dhe i dlindjes ndodhur në familjet trieshjane pas përfundimit të zaptimit të Perandorisë Osmane në Ballkan. Në pamundësi të komunikoj me këtë trieshjan patriot supozoj se njërit djalë i ka dhënë emrin Adem nga dashuria e respekti që ka ndaj njërit

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që personifikon kjo shqiponjë , ndoshta më e madhja në trevat e banuara me shqiptarë në Malin e Zi, është prejardhja ( rrënjët) e kësaj treve të lashtë shqiptare në kufi me shtetin amë Shqipërinë. Jo më pak e rëndësishme është edhe dashuria, atdhetaria dhe respekti që ky trieshjan ndjen dhe shpreh për rrënjët e veta, paraardhësit e tij, fisin e Trieshit dhe për kombin shqiptar në përgjithësi përmes kësaj shqiponje prej dy personaliteteve të mëdha të njohura në botën shqiptare , Adem Jasharit ose Adem Demaqit. Por në asnjë mënyrë nuk pretendoj të jetë kështu. Sidoqoftë, jam i sigurt se për të bërë diçka të tillë duhet të kesh shumë dashuri për kombin

“ shqiptar pa dallim përkatësie fetare. Gjergj Zefi e bëri këtë me aq krenari saqë meriton respektin e të gjithë shqiptarëve. Identifikimi me origjinën është gjëja më normale sot në botë. Sot shohim në televizione e mjete të tjera vizive, futbollistë, atletë, boksierë, artistë , njerëz të famshëm me origjinë shqiptare dhe personazhe të njohur të showbiz-it nëpër shtete të tjera të cilët shpalosin edhe simbolet e vendeve të tyre të origjinës. E bënë këtë po me aq dashuri sa edhe personazhi i këtij shkrimi modest, përmes të cilit nuk dëshiroj t’i thurë atij lavdi, por të tregoj se sa e fortë është lidhja emocionale ndaj vendlindjes, dhe ndaj simboleve kombëtare, edhe atëherë kur je me mijëra kilometra larg vendit të vet.

Në pamundësi të komunikoj me këtë trieshjan patriot supozoj se njërit djalë i ka dhënë emrin Adem nga dashuria e respekti që ka ndaj njërit prej dy personaliteteve të mëdha të njohura në botën shqiptare , Adem Jasharit ose Adem Demaqit. Por në asnjë mënyrë nuk pretendoj të jetë kështu. Sidoqoftë jam i sigurt se për të bërë diçka të tillë duhet të kesh shumë dashuri për kombin shqiptar pa dallim përkatësie fetare. Gjergj Zefi e bëri këtë me aq krenari saqë meriton respektin e të gjithë shqiptarëve. Identifikimi me origjinën është gjëja më normale sot në botë

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

31


MJEKËSI

Virusi i Nilit perëndimor Virusi i Nilit Perëndimor ka prejardhjen nga mushkonja dhe shkakton sëmundjen e trurit- encefalitin ose të këmishëzave të trurit - meningitisin. Te njerëzit ky virus përcillet përmes mushkonjës, e cila infektohet prej shpendit të infektuar me virus.

paraqitet encefalitisi ose meningitisi. Nuk ekziston vërtetim i sigurt se gratë shtatzëna dhe fetusi janë më të rrezikuarit sa i takon infeksionit me Virusin e Nilit Perëndimor. Te rastet kur kuajt, të cilët nuk janë larguar prej rajonit të definuar, reagojnë

Rruga e transmetimit

Mushkonja transmeton virusin

Virusi i Nilit Perëndimor nuk transmetohet në mënyrë direkte prej njeriut te njeriu me kontakte, si edhe jo te ata që mjekojnë njeriun e sëmurë. Reparti për përcjellje në mënyrë aktive regjistron ngjarjet lidhur me këtë virus (Reparti në Dakotën e Veriut, SHBA). Përcjellja bëhet përmes katër grupacioneve: mushkonjat, shpesët, kuajt, njerëzit. Të moshuarit janë grupacioni më i rrezikuar që infektohen. Në SHBA të gjitha rastet e regjistruara me infeksione nga ky virus janë mbi 50 vjeç. Në këto raste më së shpejti mund të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

në testin ndaj virusit konstatohet se shpesët dhe mushkonjat e këtij rajoni janë të infektuara me virus. Të gjitha rastet e infektimit te kuajt nuk janë edhe vërtetim për infektimin te njeriu. Kuajt janë “pika e fundit” e transmetimit të Virusit të Nilit Perëndimor. Me fjalë të tjera, kuajt nuk mund të infektojnë njerëzit ose kafshët e tjera shtëpiake dhe është mundësi e vogël që kuajt të infektojnë mushkonjat. Prejardhja e Virusit të Nilit Perëndimor: Paraqitja e kësaj sëmundje është

regjistruar në Afrikë, Egjipt, Izrael, Azi, Rumani, Rusi, Francë. Para vitit 1999 nuk është regjistruar në SHBA ose në Amerikën Jugore. Tani kemi shfaqjen e infeksionit me Virusin e Nilit Perëndimor edhe në Kroaci dhe Serbi. Momentalisht nuk ka dëshmi që ky virus mundet të transmetohet drejtpërdrejt prej shpesëve te njeriu, por shpesët e ngordhura mund të kenë shumë sëmundje dhe manipulimi me këto duhet të jetë me kujdes të madh (përdorimi i dorezave, dezinfektimi etj.). Mushkonjat e infektuara janë burim i virusit. Inkubacioni:3-15 ditë pas thumbimit të mushkonjës. Pamja klinike te sëmundja e Virusit të Nilit Perëndimor Një numër i madh i njerëzve të infektuar janë pa simptome ose me pamje klinike të lehtë: rritje e temperaturës, dhimbje koke, dhimbje trupore. Te


MJEKËSI disa mund të lindin ndryshime në lëkurë dhe rritje të gjëndrave limfatike. Te disa persona, posaçërisht te të moshuarit, ky virus mund të shkaktojë dëmtimin e nervave dhe sëmundja është shpeshherë edhe vdekjepru-

rëse. Simptomat e encefalitit: Dhembje e rëndë e kokës, temperaturë shumë e lartë, shtangim dhe lëvizje e kufizuar e qafës, konfuzion, pastaj humbje e vetëdijes (koma),

dobësim i muskulaturës. Sëmundja mund të përfundojë me vdekje. Terapia e encefalit nga Virusi i Nilit Perëndimor Nuk ekziston terapi specifike për këtë infeksion. Propozohet hospitalizimi në repartet infektive, dhënia e antibiotikëve në mënyrë intravenoze, lëngje, terapi lidhur me simptomat respiratore (bronkodilatorët, oksigjenoterapia, ajrosja). Gjithashtu preferohet edhe mbrojtja nga infeksionet sekondare, përcjellëse, si edhe shërbim i nevojshëm spitalor. Vaksina Nuk ekziston vaksina kundër infeksionit me Virusin e Nilit Perëndimor. Shërbimi i veterinarisë realizon vaksinimin e kuajve (ekziston vaksina për kuaj).

G. Karamanaga

Virusi i Nilit Perëndimor Pamja eketromikroskopike

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

PURCHASING AGENT • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Position is responsible for the procurement of goods and services for all sections and agencies at post. Incumbent reviews requests for procurement, coordinates with requesting offices to ensure requests are complete, determines the type of action necessary, prioritizing requests as needed, especially at the end of the fiscal year.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: One year of experience in purchasing and related clerical work is required. 3. LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must have a good knowledge of local market practices and of the capability of local suppliers. Must understand local pricing customs and practices. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have the ability to operate standard office equipment, including use of computers, and software packages for word processing and data manipulation. Must be familiar with Internet search tools and on-line purchase practices. Must have a local driver’s license category B. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: SEPTEMBER 07, 2018 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Purchasing Agent) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 30 GUSHT 2018


SPORT

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë në Turneun ndërkombëtar “Korçulla Open” 2018

20 medalje dhe dy trofe

Garuesit e këtij klubi kanë fituar tetë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta, në dy disiplina – kyorugi (ndeshje) dhe poomsae (forma). Në renditjen përfundimtare, KT “Ulqini” zuri vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj dhe vendin e tretë në disiplinën e formave, duke u shpërblyer me dy trofe Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar 20 medalje dhe dy trofe në Turneun ndërkombëtar “Korçulla Open” 2018, i cili gjatë dy ditëve të fundjavës është zhvilluar në këtë ishull të Kroacisë. Garuesit e këtij klubi kanë fituar tetë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta, në dy disiplina – kyorugi (ndeshje) dhe poomsae (forma). Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” theksohet se të suksesshëm në disiplinën kyorugi ishin Arta Is-

mailaga, Amella Nuti, Enis Kurti, Merisa Malokraja, Amar Bakalli, Medina Kanaqeviq, Sara Kraja, Harun Dervishi dhe Amra Dushku, kurse në disiplinën e formave Amra Dushku, Medina Kanaqeviq, Sumeja Bisha, Dion Mustafa, Bledar Kasmi, Sara Kraja, Enes Dushku, Vesa Dervishi dhe Arta Ismailaga. Në renditjen përfundimtare, KT “Ulqini” zuri vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj dhe vendin e tretë në disiplinën e formave, duke u shpërblyer me dy trofe.

“Ulqini” është përfaqësuar me 17 garues në të dyja disiplinat, ndërsa sipas organizatorit të turneut, KT “Forteca” – Korçullë, në turne kanë marrë pjesë 274 garues të 28 klubeve nga tetë shtete. Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë prindërit e garuesve të tyre për përkrahjen dhe sponsorët të cilët ua lehtësuan udhëtimin dhe i mbështetën për të marrë pjesë në këtë aktivitet sportiv. (Kohapress)

E ENJTE, 30 GUSHT 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 30 gusht 2018

Viti XVll Numër 829 Çmimi 0,50

Ulqini të ndërtojë identitetin e vet filmik ISSN 1800-5696

Mafia vs. Mafia

Vlerësohet kontributi shumëvje i mërgimtarëve


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.