Koha 830

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 6 shtator 2018 Viti XVll Numër 830 Çmimi 0,50

Komuna e Tuzit fitoi statusin e komunës së pavarur

ISSN 1800-5696

Marrëzi udhëheqësish

Vazhdim i sistemit njëpartiak të sundimit


PËRMBAJTJE

6

8 Reflektim dhe kujtesë e thellë

Nuk ka një luftë mes qytetërimeve, e gjithë bota është një

12

16 Pasioni për këngën dhe vendlindjen

Nderime që i bëjnë nder edhe qytetit të Ulqinit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018


PËRMBAJTJE

18

20 Zjarri më dha shumë fat në rrugën e karrierës

Në Gjimnazin “25 Maji” hapen dy drejtime profesionale

24

30 Interpretues që ruajti dhe kultivoi traditën folklorike

Ndihmesë me rëndësi për etnokulturën e Malësisë së Madhe

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Komuna e pozitiv APATIA Tuzit fitoi politike nukstatusin e komunës së jetohet ma pavarur Podgoricë e enjte, 6 shtator 2018 Viti XVll Numër 830 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Marrëzi udhëheqësish

Vazhdim i sistemit njëpartiak të sundimit

udhëheqësish Marrëzi

sundimit njëpartiak të i sistemit Vazhdim

avoreHA KJO Apavarur avoreH KJO komunës së Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në bazë të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi

Komuna e Tuzit fi e komunës së pav

Tuz – Koalicioni partiak “Shqiptarët e vendosur” (Forca – UDSH – ASH) , kanë organizuar konferencë për media me rastin e arritjes së statusit të plotë të Komunës së Tuzit, përkatësisht hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, një set ligjesh që hynë në fuqi më 1 shtator 2018 e që i japin Komunës së Tuzit statusin e komunës së pavarur vetëqeverisëse. Në këtë konferencë e cila u mbajt në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, të pranishëm ishin zyrtarët më të lartë të këtyre tre subjekteve politike, kryetari i KKSH-së, z. Faik Nika, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të mediave prestigjioze nga vendi dhe rajoni si dhe personalitete të tjera politike dhe publike ne vend. Fillimisht ka përshëndetur nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, njëherësh nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Z. Genci Nimanbegu, i cili tha se kjo konferencë është dëshmi e vendosmërisë që kërkesat e tyre politike po jetësohen, duke thënë se ka qenë nder që koalicioni “Shqiptarët e vendosur” inicioi dhe votoi në parlamentin e Malit të Zi Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi i cili i jep Komunës së Tuzit statusin e Komunës së pavarur. “Ligji për Komunë të pavarur është proceduar disa herë në parlament, dhe unë personalisht çdoherë kam mbështetur ato variante të cilat kanë qenë për komunë të pavarur. Edhe si kryetar i Këshillit Kombëtar bëra këto përpjekje në koordinim me subjektet që jemi këtu prezent por edhe me

4

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

subjekte të tjera nacionale. Ky rezultat duhet vlerësuar pasi për Malësinë ky do të jetë një shans për zhvillim më të mirë. Duhet një përpjekje më e madhe që qytetarët në të ardhmen ta ndjejnë mirëqenien të cilën do ta mundësojë statusi i Komunës së plotë dhe për këtë mirëqenie duhet punuar në atë formë që partitë politike të jenë më tepër së bashku”, u shpreh Genci Nimanbegu. Ndërkohë, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, njëherësh ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Z. Mehmet Zenka uroi qytetarët e Malësisë për Komunën e re, duke u shprehur se ndjehet i nderuar që zyrtarisht po njofton opinionin e gjerë për jetësimin e idesë për të pasur një komunë të pavarur të Malësisë. “U jetësua një ide të cilën dekada me radhë, të gjitha subjektet politike shqiptare me tentativa të ndryshme kanë provuar ta realizojnë, mirëpo u ralizua në këtë kohë sepse si dëshmi e bashkëpunimit të mirfilltë të subjekteve poltike shqiptare u realizua kjo kërkesë. Kjë është një dëshmi e cila mbase në të ardhmen duhet të shërbejë si udhëzues për projekte të tjera, për kërkesa të tjera të shqiptarëve sepse po qe se veprojmë dhe japim bashkërisht kontributin tonë të sinqertë, atëherë edhe idetë do të jenë më të realizueshme. Qytetarët e Malësisë duhet që në mënyrën më të mirë, t’i shikojnë potencialet, resurset që i kanë dhe t’i shfrytëzojnë dhe t’i valorizojnë ato për të mirën e Malësisë”, u shpreh Zenka, duke shtuar se në të ardhmen vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë mes subjekteve politike shqiptarë, mund të arrihen aspiratat e tyre politike.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Z. Nazif Cungu ka thënë se kjo arritje është një dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm të subjekteve politike shqiptare i cili falënderoi votuesit të cilët sipas tij, ishin dhe përcaktues të statusit të ri të komunës, por dhe partitë e tjera politike të cilat në programet e tyre politike e kishin ndër të tjera edhe idenë që Tuzi të marrë statusin e Komunës së pavarur. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne të gjithë, sepse kjo është dhe një fitore e qëndrueshmërisë së të gjithë shqiptarëve që kanë kërkuar dhe në fund arriti kjo ditë që edhe ne të mund të mburremi me Komunën e re e cila nga 1 shtatori po zyrtarizohet. Ne kemi resurse


NGJARJE JAVORE

fitoi statusin varur që duhen shfrytëzuar, kemi posaçërisht diasporën shqiptare e cila është shumë e fuqishme dhe e cila ka qenë e brengosur për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi, prandaj ky është momenti i duhur që t’i ftoj ata që të vijnë, të na përkrahin edhe me investime. Marrëveshja e koalicionit jo vetëm në mes nesh, por dhe për formimin e pushtetit qendror ka dhe pika të tjera dhe shpresoj se në të ardhmen ne do të qëndrojmë t’i realizojmë ato kërkesa, duke filluar prej Ligjit elektoral që numri i deputetëve shqiptarë në kuvendin e Malit të Zi të rritet. Ju bëj thirrje edhe subjekteve të tjera politike shqiptare që të na bashkëngjitën në këtë model bashkëpunimi sepse vetëm të unifikuar mund t’i jetësojmë kërkesat tona”, u shpreh

Nazif Cungu, duke i ftuar votuesit që në zgjedhjet lokale të votojnë partitë shqiptare në mënyrë që komuna të drejtohet nga kuadro shqiptarë. Ndërkaq, si nikoqir të kësaj konference, në emër të Alternativës Shqiptare ka folur kryetari i saj, Gjergj Camaj, i cili këtë konferencë për media e ka quajtur si një kremte të madhe për banorët e Malësisë në vendlindje ashtu dhe për ata në diasporë. “Mua personalisht më është ralizuar njëra ndër dëshirat dhe qëllimet e karrierrës sime politike e që ishte dhe shkaku kryesor se pse u angazhova në politikë, pra për të arritur statusin e Komunës sikurse të gjitha komuna e tjera në Mal të Zi. Ky është rast i veçantë për mua pasi është një arritje shumë e madhe për

malësorët që nga viti 1957 por dhe një arritje imja si kryetar i subjektit politik, Alternativës Shqiptare si dhe të grupit të cilin e udhëhoqa tash sa vjet. Ne si subjekt politik së bashku me subjektet tona nacionale, kemi dëshmuar se kemi kapacitet, vullnet dhe kurajë që çështjet e rëndësishme për të mirën e shqiptarëve mund ti realizojmë”, u shpreh ndër të tjera Camaj i cili tha se asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për të jetësuar komunën e pavarur. Rikujtojmë se miratimi i këtyre ligjeve dhe ndryshimi i statusit të komunës, ka qenë kusht i marrëveshjes ndërmjet koalicionit të PDS-së dhe “Shqiptarët e vendosur” për të qeverisur në nivelin shtetëror. Ligji në fjalë u votua në Kuvendin e Malit të Zi në prill të vitit 2017. Në këtë kuadër, pritet që Presidenti i Malit të Zi të shpallë zgjedhjet për komunë të re. Afati për mbajtjen e zgjedhjeve të para është 60 deri në 90 ditë nga hyrja në fuqi e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi. Tuzi deri më tani ishte komunë në kuadër të kryeqytetit. Komuna e re e Tuzit do të përbëhet nga dyzetë t. u. vendbanime.

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dita e viktimave të komunizmit

Reflektim dhe kujte 23 Gushti është Dita Evropiane e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të 20-të që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, viktima të pafajshme të komunizmit dhe nazizmit. Është një ditë e cila shënohet në vendet e kontinentit evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, ndërkohë që njihet edhe si “Dita e Shiritit të Zi” dhe Danzing-un, ndërkohë që Polonia do ndahej, sipas këtij Pakti-komunisto-nazist, në tre zona të mëdha të cilat do të bëheshin pjesë e territorit gjerman dhe rus. Siç dihet nga historia, Frank forcat e Hitlerit pushtuan Poloninë Shkreli nga perëndimi me 1 shtator, 1939 -ndërsa gjithashtu sipas Paktit nazisto-komunist, forcat sovjetike pushtuan territorin e Polonisë më 27 Shtator të Parlamenti Evropian ka caktuar këtë njëjtit vit, duke i dhënë fund kështu paditë kujtimi për viktimat e komunizëm/ varësisë së shkurtër të Polonisë, prej nacizmit, në vitin 2008 dhe ç ‘prej dy dekadash. atëherë shënohet zyrtarisht në ven- Siç dihet -- përveç faktorëve të tjerë det anëtare të Bashkimit Evropian, -- nënshkrimi i paktit komunisto-nandërkohë që kjo ditë përkujtimore zist Molotov-Ribbentrop, ishte fillimi mbështetet gjithashtu edhe nga Asam- i krimeve dhe i gjithë të këqijave an e bleja Parlamentare e Organizatës për mbanë kontinentit të vjetër – dhe si rrSiguri dhe Bashkëpunim në Evropë jedhim e mori djalli një pjesë të mad(OSBE). Dita e 23 Gushtit është he të Evropës dhe historinë e saj të zgjedhur si ditë kujtimi për viktimat e përgjakshme e kontrolloi komunizmi komunizmit dhe të nazizmit, pasi his- ruso-sovjetik për pothuaj 50-vjet. Një torikisht, përkon me ditën kur është histori kjo e kontrolluar nga këto dy nënshkruar pakti famëkeq Molotov-Ri- sisteme kriminale si-motra, që shkabentropp, midis Bashkimit Sovjetik ko- ktuan miliona viktima të pafajshme munist dhe Gjermanisë naziste, pikër- anembanë Evropës dhe ish-Bashkimit isht më 23 Gusht, 1939 nga ministrat Sovjetik – viktima -- Ditën e të cilëve e e jashtëm të dy vendeve, në bazë të kujton sot e mbarë bota e qytetëruar, cilit Moska dhe Berlini kishin rënë da- më 23 gusht 2018 të çdo viti. kord për të ndarë, midis tyre, Evropën Duhet kujtuar lexuesit se historia e Lindore. kësaj “Ditë Kujtese” e ka zanafillën në Sipas protokolleve të fshehta të Trak- Perëndim. Në protestat që të arratisurit tatit komunisto-nazist, përcaktoheshin anti-komunistë nga vendet e Evropës ekzaktërisht sferat territoriale të in- Lindore dhe Qendrore, të vendosur fluencës së Gjermanisë dhe Rusisë pas Luftës së dytë Botërore në vendet në Evropë, pas një invadimi të suk- perëndimore, mbanin çdo vit -- pikërsesshëm të Polonisë, për të cilin kishin isht në këtë datë - nëpër shumë qytete rënë dakord Moska dhe Berlini. Sipas të perëndimit, përfshirë këtu Shtetet marrëveshjes, Rusia do të kontrollonte e Bashkuara dhe Kanadanë. Më kuLetoninë, Estonin dhe Finlandën, ndër- jtohet se edhe Zëri i Amerikës, Radio sa Gjermania do të merrte Lituaninë Evropa e Lirë dhe radio stacione të

6

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

tjera ndërkombëtare perëndimore, nuk e harronin këtë ditë përkujtimore, duke e shënuar me programe të posaçme, kushtuar viktimave dhe krimeve të komunizmit, që transmetoheshin anembanë botës komuniste. Më kujtohet gjithashtu se shumë nga gazetarët e Zërit të Amerikës me origjinë nga Evropa Lindore e Qendrore, e sidomos ata me prejardhje nga vendet baltike, me të cilët punoja tek VOA gjatë ‘70-ave dhe ‘80-ave, vinin atë ditë në punë me shirita të zi në xhaketat e tyre, për të kujtuar, “në shenjë zije”, thoin ata, jo vetëm ditën e zezë të nënshkrimit të Paktit komunisto-nazist, Molotov-Ribentropp por edhe viktimat e këtyre regjimeve diktatoriale që pasuan atë marrëveshje djallëzore, midis Hitlerit dhe Stalinit. Sivjet, edhe në Shqipëri me këtë rast janë kujtuar viktimat e komunizmit. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, 1944-1991, ka organizuar gjatë ditëve të fundit disa aktivitete në kujtesë të vikitmave të komunizmit në Shqipëri. Fillimisht organizoi, para disa ditësh, ekspozitën me titull, “Persekutimi komunist në zonën e Tepelëns”, ku u paraqitën dokumente arkivore dosjesh që dokumentojnë përndjekjen e ish-Siguimit të Shtetit në zonën e Tepelenës. Pjesë e kësaj ekspozite ishin, sipas Autoriteteit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit, edhe dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

esë e thellë Më 23 Gusht, 2018, enti në fjalë, organizoi gjithashtu një Simpozium Shkencor mbi kuadrin historik dhe juridik të punës së detyruar, ndër të tjera aktivitete, si pjesë e aktiviteteve kushtuar “Ditës Muze/Memorial Tepelenë”. Këto veprimtari janë sponsorizuar nga projekti “Përkujtojmë për të Shëruar dhe Parandaluar”, i PNUD të OKB-së në Shqipëri, me mbështetjen gjithashtu

edhe të Qeverisë së Italisë, si dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në ceremoninë përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq në Tepelenë, në kuadër të “Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare” që u mbajt në Tepelenë të ënjtën, njoftohet se mori pjesë edhe Presidenti i Republikës,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

SH. T. Z. Ilir Meta. Gjatë qëndrimit të tij atje, Presidenti i Republikës, Z. Meta, sipas Zërit të Amerikës, do nderonte disa prej të mbijetuarve të atij kampi. Dita Europiane për Përkujtimin e Viktimave të Sistemeve Totalitare”, është një ditë e cila, në të vërtetë nuk kërkon koment as shumë fjalë, por nevojitet një reflektim i thellë dhe kujtesë e mëshirshme dhe të pyesim: PSE?

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

New Statesman

Nuk ka një luftë mes qytetërimeve, e gjithë bota është një Ndonëse njerëzimi është shumë larg krijimit të një bashkësie të harmonishme, ne të gjithë jemi anëtarë të një qytetërimi global

Yuval Harari

Teza e “përplasjes së civilizimeve”, duket sikur po përjeton një rilindje. Shumë ekspertë, politikanë dhe qytetarë të zakonshëm besojnë se lufta civile siriane, ngritja e ISIS, Brexit dhe paqëndrueshmëria e Bashkimit Europian, të gjitha janë pasojë e përplasjes midis “qytetërimit perëndimor” dhe “qytetërimit islamik”. Përpjekjet perëndimore për të imponuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut në vendet myslimane, sollën një reagim të ashpër islamik; dhe një valë e emigracionit mysliman, e shoqëruar me sulme terroriste islamike, bëri që votuesit evropianë të braktisin ëndrrat multikulturore, në favor të identiteteve lokale ksenofobike. Sipas kësaj teze, njerëzimi ka qenë gjithmonë i ndarë në qytetërime të ndryshme, anëtarët e të cilave e shohin botën në mënyra të papajtueshme mes tyre. Këto pikëpamje të papërshtatshme botërore, bëjnë që konfliktet midis qytetërimeve të duken të pashmangshme. Ashtu si në natyrë, lloje të ndryshme qytetërimeve luftojnë për mbijetesë, sipas

8

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

ligjeve të pamëshirshme të përzgjedhjes natyrore. Teza e “përplasjes se qytetërimeve”, ka implikime politike të gjera. Përkrahësit e saj pretendojnë se çdo përpjekje për të pajtuar “Perëndimin” me “botën myslimane” është e dënuar të dëshrojë. Vendet myslimane s’do të pranojnë kurrë vlerat perëndimore, dhe vendet perëndimore nuk mund të asimilojnë kurrë me sukses pakicat myslimane. Por kjo tezë është mashtruese. Fundamentalizmi islamik, mund të përbëjë vërtet një sfidë radikale, por “qytetërimi” që ai sfidon është një qytetërim global, dhe jo një fenomen unik perëndimor. Shteti Islamik ka arritur të bashkojë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara kundër tij. Madje edhe fundamentalistët islamikë, pavarësisht të gjitha fantazive të tyre mesjetare, janë të bazuar më shumë në kulturën bashkëkohore globale, se në Arabinë e shekullit VII. Ata më shumë ushqejnë frikërat dhe shpresat e të rinjve të tjetërsuar modernë, sesa të fshatarëve dhe tregtarëve të Mesjetës. Më e rëndësishmja është se edhe analogjia midis historisë dhe biologjisë, që mbështet temën e “përplasjes së qytetërimeve” është e rreme. Grupimet njerëzore – nga fiset e vogla deri te qytetërimet e mëdha – janë krejtësisht të ndryshme nga llojet e kafshëve, dhe konfliktet historike ndryshojnë shumë nga pro-

ceset e përzgjedhjes natyrore. Speciet e kafshëve kanë identitete objektive që qëndrojnë të njëjta për mijëra e mijëra breza. Nëse jeni një shimpanze apo një gorillë, kjo varet më shumë nga gjenet sesa nga bindjet tuaja, dhe gjene të ndryshme diktojnë sjellje të ndryshme sociale. Shimpanzetë jetojnë në grupe të përziera meshkujsh dhe femrash. Ata garojnë për pushtet, duke ndërtuar koalicione mbështetësish nga të dyja gjinitë. Ndërkohë midis gorillave, një mashkull i vetëm dominant krijon një harem femrash, dhe zakonisht përjashton çdo mashkull të rritur, që mund të sfidojë pozicionin e tij. Nuk gjen asgjë të tillë në mesin e njerëzve. Po, grupet njerëzore mund të kenë sisteme të dallueshme shoqërore, por këto nuk janë të përcaktuara gjenetikisht, dhe rrallë ekzistojnë për më shumë se disa shekuj. Për shembull, mendoni për gjermanët e shekullit XX-të. Në më pak se 100 vjet, ata u organizuan në 6 sisteme shumë të ndryshme: Perandoria e dinastisë Hohenzollern, Republika e Vajmarit, Rajhu i Tretë, Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore Komuniste), Republika Federale Gjermane (Gjermania Perëndimore) dhe së fundmi Gjermania e ribashkuar demokratike. Natyrisht, gjermanët e ruajtën gjuhën, dhe dashurinë e tyre për birrën dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

kremviçet. Por a ka ndonjë esencë të veçantë gjermane, që i dallon ata nga të gjitha kombet e tjera, dhe që ka mbetur e pandryshuar nga Vilhelmi II deri tek Angela Merkel? Dhe nëse gjeni diçka, a ka ekzistuar ajo 1000 apo 5.000 vjet më parë? Po, idetë demokratike kanë qenë pjesë e kulturës evropiane për shekuj me radhë, por ato kurrë nuk ishin gjithçka. Pavarësisht lavdisë dhe ndikimit të saj, demokracia athinase ishte një eksperiment që mbijetoi vetëm për 200 vjet në një cep të vogël të Ballkanit. Nëse qytetërimi evropian për 25 shekujt e kaluar, është përcaktuar nga demokracia dhe të drejtat e njeriut, ç ‘duhet të bëjmë me Spartën dhe Jul Çezarin, kryqëzatat dhe konkuistadorët, Inkuizicionin, dhe tregtinë e skllevërve të Luigjit XIV dhe Napoleonit, Hitlerin dhe Stalinin? A ishin ata të gjithë elementë të futur nga ndonjë qytetërim i huaj? Në fakt, qytetërimi evropian është çdo gjë që bëjnë evropianët, ashtu si krishterimi është çdo gjë që bëjnë të krishterët, Islami është çdo gjë që bëjnë myslimanët, dhe Judaizmi është çdo gjë që bëjnë hebrenjtë. Dhe ata kanë bërë prej saj gjëra të mrekullueshme gjatë shekujve. Grupimet njerëzore, përkufizohen më shumë nga ndryshimet të cilave iu nënshtrohen, por megjithatë arrijnë të krijojnë identitete të lashta për veten e tyre, falë aftësive të tyre të rrëfimit. Edhe një individ mund të vendosë ndryshime personale revolucionare, në një histori koherente dhe të fuq-

ishme jetësore: ”Unë jam ai që dikur ishte socialist, por më pas u bëra kapitalist; kam lindur në Francë, dhe tani jetoj në SHBA; u martova, dhe pastaj u divorcova; isha i sëmurë me kancer, dhe më pas u shërova”. Ngjashëm, një grup njerëzor si gjermanët, mund të arrijë të përkufizohet nga vetë ndryshimet të cilave u është nënshtruar:”Dikur ishim nazistë, por e mësuam leksionin tonë, dhe tani jemi demokratë paqësorë”. Këto transformime radikale, janë pikërisht ajo që përcaktojnë identitetin gjerman. Njerëzit shpesh refuzojnë t’i shohin këto ndryshime, veçanërisht kur bëhet fjalë për vlerat kryesore politike dhe fetare. Njerëzit kanë ende besime dhe identitete kombëtare të ndryshme. Por kur bëhet fjalë për gjërat praktike – si të ndërtojmë një shtet, një ekonomi, një spital ose një bombë – pothuajse të gjithë ne i përkasim të njëjtit qytetërim. Sigurisht që ka mosmarrëveshje, por pastaj të gjitha qytetërimet kanë kontestet e tyre të brendshme. Në të vërtetë, ato përcaktohen nga këto mosmarrëveshje. Kur përpiqen të përshkruajnë identitetin e tyre, njerëzit bëjnë shpesh një listë të tipareve të përbashkëta. Kjo është e gabuar. Ata do të ishin shumë më të saktë, nëse do të bënin një listë të konflikteve dhe dilemave të zakonshme. Për shembull, deri në vitin 1618 Europa nuk kishte një identitet të vetëm fetar – ai u përcaktua vetëm nga konflikti fetar. Në mënyrë të ngjashme, në vitin 1940, Britania dhe Gjermania kishin vlera shumë të ndryshme poli-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tike, por ato ishin pjesë e “qytetërimit europian”. Hitleri nuk ishte më pak europian sesa Çërcilli. Përkundrazi, lufta mes tyre përcaktoi se çfarë do të thoshte të ishe europian në atë moment të veçantë historik. Në të kundërtën, një gjuetar Kung në vitin 1940 nuk ishte europian, pasi sepse përplasja e brendshme europiane rreth racës dhe perandorisë, do të kishte patur pak kuptim për të. Njerëzit që ne luftojmë më shpesh, janë anëtarët e familjes sonë. Identiteti përcaktohet nga konfliktet dhe dilemat, më shumë se sa nga marrëveshjet. Çfarë do të thotë të jesh evropian në vitin 2018? S’do të thotë të kesh lëkurë të bardhë, të besosh tek Jezu Krishti, apo të mbështesësh lirinë. Përkundrazi, do të thotë të debatosh me forcë rreth emigracionit, BE-së dhe rreth kufijve të kapitalizmit. Gjithashtu, do të thotë të pyesësh veten, “Çfarë e përcakton identitetin tim”? Dhe të shqetësohesh për një popullsi të plakur, për konsumizmin e shfrenuar dhe për ngrohjen globale. Në konfliktet dhe dilemat e tyre, europianët e shekullit XXI, janë të ndryshëm nga paraardhësit e tyre të viteve 1618 dhe 1940, por janë gjithnjë e më shumë të ngjashëm me partnerët e tyre tregtarë kinezë dhe indianë. Çfarëdolloj ndryshimesh që na presin në të ardhmen, ato kanë të ngjarë të përfshijnë një luftë vëllazërore brenda një qytetërimi të vetëm, dhe jo një përplasje mes qytetërimeve të huaja. Sfidat e mëdha të shekullit XXI, do të jenë globale në natyrën e tyre. Çfarë do të ndodhë kur ndryshimi i klimës të shkaktojë katastrofa ekologjike? Ç’do ndodhë kur kompjuteri do të dominojë njerëzit në gjithnjë e më shumë punë, duke i zëvendësuar ata? Çfarë do të ndodhë kur bioteknologjia, të na mundësojë të përmirësojmë shëndetin e njerëzve dhe të zgjasim jetëgjatësinë? Pa dyshim, do të kemi debate të mëdha e të hidhura mbi këto pyetje. Por këto argumente dhe konflikte, nuk kanë gjasa të na izolojnë nga njëri-tjetri. Përkundrazi, është krejt e kundërta. Ato do të na bëjnë gjithnjë e më të ndërvarur. Ndonëse njerëzimi është shumë larg krijimit të një bashkësie të harmonishme, ne të gjithë jemi anëtarë të një qytetërimi global. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Marrëzi udhëhe Fshehtësia është ëndërrimi i çartur i njeriut për të pasur fuqi absolute. Ai imagjinon se, veç tij, nuk duhet të ketë asnjë rojtar për të kontrolluar portën, asnjë llogaritar për të kontrolluar financat, asnjë gjyqtar për të kontrolluar ligjin, të gjithë duhet të jenë pre e korruptimit dhe t’i nënshtrohen vetëm atij, qeveritarit

Astrit Lulushi

Qeveria e mbyllur, pa llogaridhënie, që nuk merr asnjë përgjegjësi për gabimet e veta, që vepron në fshehtësi - nuk ka rregulla, madje nuk njeh as ato që krijon vetë, dhe i ndryshon a i shkel sa herë të dojë. Veprimet për të korruptuar gjykatën evropiane, p.sh., për të ndryshuar pronësinë, për të dëbuar pronarët e ligjshëm, për të mos vazhduar trashëgiminë e pronës, në vështrim të përgjithshëm, janë përpjekje për të krijuar e forcuar një elitë magnatësh a plutokratësh sipas rregullave të veta.

“ 10

Fshehtësia është ëndërrimi i çartur i njeriut për të pasur fuqi absolute. Ai imagjinon se, veç tij, nuk duhet të ketë asnjë rojtar për të kontrolluar portën, asnjë llogaritar për të kontrolluar financat, asnjë gjyqtar për të kontrolluar ligjin, të gjithë duhet të jenë pre e korruptimit dhe t’i nënshtrohen vetëm atij, qeveritarit. Shumica e të këqijave më të mëdha në këtë botë shkaktohen nga njerëz që injorojnë parimin e lirisë individuale, me përjashtim kur është fjala për veten e tyre. Ata mendojnë se kanë lindur me cilësi për të udhëhequr - marrëzi e krijuar nga mënyra e privilegjuar e rritjes në bllok ose në oaze bollëku - dhe përkushtohen me mbizell për të përmirësuar

Shumica e të këqijave më të mëdha në këtë botë shkaktohen nga njerëz që injorojnë parimin e lirisë individuale, me përjashtim kur është fjala për veten e tyre. Ata mendojnë se kanë lindur me cilësi për të udhëhequr - marrëzi e krijuar nga mënyra e privilegjuar e rritjes në bllok ose në oaze bollëku - dhe përkushtohen me mbizell për të përmirësuar njerëzimin, që rezulton vetëm në tirani e vrasje. Ata pretendojnë se kanë respekt për institucionet, dhe me bullizëm a në mënyrë mburracake, burim i frikës, shprehen për parime morale dhe shoqërore, që i përçmojnë më shumë se çdo gjë tjetër

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

njerëzimin, që rezulton vetëm në tirani e vrasje. Ata pretendojnë se kanë respekt për institucionet, dhe me bullizëm a në mënyrë mburracake, burim i frikës, shprehen për parime morale dhe shoqërore, që i përçmojnë më shumë se çdo gjë tjetër. Është kontradikta e përhershme midis ideve dhe dëshirave që e bën njeriun të trishtuar, të trazuar dhe të pabalancuar. Në këtë konflikt ai humbet gjithë gëzimin e jetës dhe gjithë ndjenjën e personalitetit, sepse në çdo moment shtyp, frenon dhe kontrollon lirinë e vet. Kjo është plaga e përhershme e botës së civilizuar. Zakonisht, gjëra të tmerrshme që bëhen në emër të përparimit nuk janë përparim i vërtetë, por thjesht gjëra të tmerrshme. Nëse njeriu pranon për të heshtur me forcë kundërshtarin për të fituar një argument, atëherë ai pranon të drejtën edhe për të heshtur njerëzit me dhunë. Funksioni i censorit është të censurojë. Ai ka interes profesional për gjetjen e mënyrave të reja për të shtypur a censuruar. “Kurrë nuk jam lënduar nga ndonjë gjë që s’e kam thënë”, shkruante Calving Collidge, president i 30-të i SHBA-së, lindur më 1872 – vdekur më 1933. Pa fjalën e lirë, nuk është e mundur kërkimi i së vërtetës ... asnjë zbulim i së vërtetës nuk është i dobishëm. Më mirë një mijëfish abuzim të fjalës së lirë se mohimi i saj. Abuzimi vdes

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

eqësish

një ditë, por mohimi vdes jetën e njerëzve. Liria e shtypit do të ishte tingull i zbrazët, dhe askush nuk do të guxonte të shkruante për një subjekt, pa një avokat në një krah dhe

një këshillë në krahun tjetër. “Nga mendja e nënshtruar nga frika e ndëshkimit nuk mund të dalin vepra gjeniale për të zgjeruar perandorinë e arsyes njerëzore”, deklaronte më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

1789, Thomas Erskine, avokat në gjyqin ndaj John Stockdale, pasi ky në një shkrim kishte përdorur fjalë fyese ndaj disa deputetëve të Dhomës së Komunave, në Britani. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Nderime të tjera për ulqinakët e Durrësit

Nderime që i bëjnë edhe qytetit të Ulq Sipas propozimeve të bëra nga Shoqata Kulturore “Ulqini”, Bashkia Durrës nderoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, mjeken pediatre, zonjën Ganimet Peku - Pronjari, mësuesit - zotërinjtë Reshat Bilali, Syri Fani dhe Gëzim Bimi, si dhe biznesmenin z. Rexhep Keçi (pas vdekjes)

Zyhni Beqiraj

Shoqata Kulturore “Ulqini” - Durrës iu rikthye veprimtarive të nderimit të anëtarëve të saj, për kontributet e dhëna gjatë viteve. Sipas propozimeve të bëra nga ana e saj, Bashkia Durrës nderoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, mjeken pediatre, zonjën Ganimet Peku - Pronjari, mësuesit zotërinjtë Reshat Bilali, Syri Fani dhe Gëzim Bimi, si dhe biznesmenin z. Rexhep Keçi (pas vdekjes). Veprimtaria u zhvillua në Odeonin “Nikolin Xhoja” të Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, ku nuk mungonte jo vetëm pjesëmarrja e anëtarëve të Shoqatës, pjesëtarëve të familjeve, por edhe e nipërve dhe mbesave të të nderuarve, të cilët ia shtuan bukurinë veprimtarisë, jo vetëm me praninë e tyre, por edhe me buqetat me lule që dhuruan për gjyshen dhe gjyshërit e tyre. Në veprimtarinë e organizuar merrnin pjesë edhe z. Lavdosh Beqiraj, drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, z. Dako, si dhe Adrian Gurra, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës pranë Bashkisë Durrës.

12

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Sipas traditës, pjesëmarrësit në këtë veprimtari u mblodhën nën tingujt e këngëve kushtuar Ulqinit, “Mall për Ulqinin”, “Kanga e Ulqinit” etj., duke krijuar një atmosferë të bukur festive. Ulqinakja Aishe Stari, Mjeshtre e Madhe, njëherësh edhe anëtare e kryesisë së Shoqatës, e hapi veprimtarinë me një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, si edhe falënderimi për zonjën Ganimet Peku - Pronjari, zotërinjtë Reshat Bilali, Syri Fani, Gëzim Bimi dhe Rexhep Keçi, për punën dhe kontributet e tyre në sektorët ku kanë punuar, duke qenë shembull profesionalizmi, ndershmërie e përkushtimi, si dhe për vlerat e spikatura morale e qytetare në familje e komunitet. Gjatë tërë kohës që zhvillohej veprimtaria, me video-projektor shfaqeshin pamje të ndryshme nga Ulqini. Veprimtaria rrodhi natyrshëm, në një atmosferë të bukur, ku të gjithë anëtarët e kryesisë - Ermira Peku, Bela Kalamishi, Fuat Bilali, Isuf Fani etj., folën për jetën e të nderuarve. Pati edhe ndonjë diskutim a fjalë përshëndetëse edhe nga salla. U promovuan vlerat, kontributet dhe rezultatet në punë si mësues për Reshat Bilalin, Syri Fanin dhe Gëzim Bimin. Por secili kishte veçoritë e tij. Veç të tjerave, për Reshat Bilalin u fol edhe për kontributet e tij në proceset demokratike edhe si këshilltar i zgjedhur i PD-së në Këshillin e Rrethit, si dhe punën dhe rezulta-

tet në administratën dhe ndërmarrjet e Bashkisë Durrës. Z. Syri Fani për angazhimet dhe kontributet si sportist, si administrator dhe punonjës specialist për arsimin në Bashkinë e Durrësit. Interesante dhe mbresëlenëse ishin vlerësimet për kontributet e z. Gëzim Bimi si sportist dhe kampion kombëtar në sportin e gjimnastikës, si edhe si trajner i ekipit kombëtar po në këtë sport, duke evokuar rezultatet e arritura. Ndërsa zonja Ganimet Peku - Pronjari mori gjithë vlerësimet për punën e saj si mjeke pediatre, kontributin e saj për krijimin dhe konsolidimin e shërbimit të urgjencës në këtë repart, për profesionalizmin, përkushtimin, sakrificat e panumërta, pothuaj gjithmonë 24 orë në shërbim të shëndetit të fëmijëve. Z. Rexhep Keçi, biznesmen, një figurë e njohur dhe mjaft popullore në Durrës, u vlerësua për shërbimin plot pasion e ciësor ndaj qytetarëve durrsakë dhe jo vetëm, por edhe për vlerat e virtytet edhe si dhëndër ulqianak i familjes Fazlli Rrashketa.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë nder qinit Çertifikatat “Mirënjohja e Qytetit” u dorëzuan nga zotërinjtë Lavdosh Beqiraj dhe Adrian Gurra, të cilët folën me respekt jo vetëm për të gjithë ata që u nderuan, por edhe për punën dhe kontributet e ulqinakëve në përgjithësi në qytetin e Durrësit, si dhe për punën e Shoqatës Kulturore “Ulqini” - Durrës. Gjithashtu fjalë të ngrohta e të sinqerta falënderimi shprehen edhe ata që u nderuan me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Në mbyllje të veprimtarisë, si kryetar i Shoqatës, shpreha falënderimet e rastit për Bashkinë e Durrësit, kryetarin e saj z. Vangjush Dako, për vlerësimin dhe nderimin e pandërprerë që u kanë bërë dhe vazhdojnë që t’u bëjnë punës dhe kontributeve të ulqinakëve me banim në Durrës. Njëherësh, pasi u premtua se ulqinakët si gjithmonë do të jenë edhe një komunitet kompakt vlerash e virtytesh në Durrës, me përcaktimin e drejtimeve të punës në veprimtaritë e ardhshme, siç ishte vizita në Ulqin me rastin e Festës së Ulqinit, pjesëmarrësit u shpërndanë për të festuar thjesht dhe si gjithmonë me njëri-tjetrin, grupe-grupe dhe sipas lidhjeve familjare e fisnore dhe atyre shoqërore. Shumë shpejt kryesia e Shoqatës iu përgjigj ftesës së Komunës së Ulqinit për të festuar bashkë me popullin e Ulqinit në festën e tyre tradiciona-

Disa nga rrugët e Durrësit do të mbajnë emrat e disa prej figurave dhe personaliteteve me origjinë nga Ulqini. Emrat e tyre do të përfaqësojnë dhe tregojnë adresat e banimit të qytetarëve durrsakë, duke i bërë nder me emrin e tyre të lartuar nga puna plot përkushtim, devotshmëri e sakrifica për qytetin e Durrësit, duke ia shpërblyer me nder mikpritjen në ato ditë të vështira që historia dhe politika e mbrapshtë e kohës rezervoi për ta

le. Me ne si gjithmonë erdhën edhe qytetarë durrsakë, e këtë radhë ishin Ejup Maliqati me bashkëshorten e tij Shyreten, Agim Shehu, Rexhep Gojani e ndonjë tjetër. Si dhe herëve të tjera nuk mungoi pritja e ngrohtë e personaliteteve nga Ulqini, e ndërmjet tyre edhe e kryetarit të Komunës, z. Nazif Cungu. Ishte kënaqësi të ndiqje seancën solemne të Kuvendit të Komunës, përshëndetjet e titullarëve të saj, z. Loro Nrekiq, kryetar i Kuvendit të Komunës, z. Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, përshëndetjet dhe urimet e panumërta dhe të rastit nga drejtuesit më të lartë të shtetit të Malit të Zi, përfaqësitë diplomatike të akredituara atje, nga Shqipëria dhe Kosova, nga komunat simotra me Komunën e Ulqinit, nga shoqatat etj. Programi i pasur artistik si dhe dreka e shtruar enkas për ne në një nga lokalet e qytetit, përmbyllën atmosferën festive edhe nëpërmjet fotove të shumta të realizuara edhe me z. Nazif Cungu. Një shëtitje nëpër qytet për të parë dhe shijuar bukuritë e Ulqinit, këtij qyteti të lashtë 2500-vjeçar me plot histori e tradita, që nga ajo e detarisë, turizmit, ullishtarisë etj., që padrejtësisht asnjëherë në historinë e tij nuk ka qenë i bashkuar me shtetin amë, Shqipërinë, do të përmbyllte veprimtarinë dhe vizitën në Ulqin dhe më pas, kthimi në Durrës. Por nuk do të mbaronte këtu. Kryesia e Shoqatës do t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së Bashkisë së Durrësit, për të bërë propozimet përkatëse për disa emra apo figura të nderuara ulqinakësh, që emrat e tyre t’ua vendosë disa prej rrugëve të qytetit. Kryesia e Shoqatës, duke vlerësuar maksimalisht kërkesën, që përmban nderimin pa kufi për emrat që do të propozonte e që të ishin plotësisht të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

justifikuara e të pakontestuara, punoi me një seriozitet të madh në përzgjedhjen e emrave. Tashmë vendimi është marrë. Disa nga rrugët e qytetit tonë do të mbajnë emrat e disa prej figurave dhe personaliteteve me origjinë nga Ulqini. Emrat e tyre do të përfaqësojnë dhe tregojnë adresat e banimit të qytetarëve durrsakë, duke i bërë nder me emrin e tyre të lartësuar nga puna plot përkushtim, devotshmëri e sakrifica për qytetin e Durrësit, duke ia shpërblyer me nder mikpritjen në ato ditë të vështira që historia dhe politika e mbrapshtë e kohës rezervoi për ta. Nga sot, krahas Rrugës “Mujo Ulqinaku” që ekzistonte më herët, do të kemi edhe: Rruga “Kap. Ahmet Kapidani”, “Hysen Fani”, “Kap. Ahmet Luli”, “Xhevdet Laze”, “Vëllezërit (Hajdar, Faik, Malush) Bilali, “Ing Gani Gorana”, “Dr. Enver Kotorri”, “Ing Hysni Peku”, “Detarët Ulqinakë” dhe ajo “Mustafa Beqiri”. Kjo e fundit sipas propozimit të Klubit të Shkrimtarëve të qytetit, të cilin e falënderojmë. Por Rruga “Detarët Ulqinakë” përmban një numër të madh emrash dhe kontributesh në dekada. Aty përmbahen emrat e shumë detarëve nga fiset: Aga, Banushi, Brasha, Burri, Fici, Kalamishi, Kapidani (Rana), Krymi, Luli, Molla, Peku, Pelingu, Stari, Shapalaku, Truma, Veliaj, Zenelaga etj., që po të vazhdoja nuk do të arrija dot, sepse numri i fiseve shkon në mbi 70, ndërsa numri i detarëve shkon në mbi 170, për të cilët unë kam shkruar në librin “Malli për Ulqinin në këngë”. Ky nderim, që patjetër nuk është i fundit, i bën nder edhe qytetit të Ulqinit, qytetit të bukur e të lashtë të origjinës, për të cilin ulqinakët e Durrësit kanë aq mall. (Autori është kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” – Durrës) E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Zgjedhjet parlamentare dhe shqiptarët në Malin e Zi (1)

Vazhdim i sistemit nj Jam plotësisht i bindur se kjo zgjidhje ligjore (aktuale) është kulmi i diskriminimit dhe në kundërshtim të plotë të nenit 5 të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e popujve pakicë, i cili garanton se krahas të drejtave të parapara me aktet ndërkombëtare të pranuara dhe të ratifikuara, u sigurohen të drejta të plota të cilat nuk mund të jenë më pak se të arriturat. E drejta e arritur e përfaqësimit të shqiptarëve ishte katër deputetë, të dalë nga listat zgjedhore të partive politike shqiptare

Hajrullah Hajdari

Mali i Zi është rast i rrallë i sistemit shumëpartiak, mbase edhe i veçantë, i cili udhëhiqet nga një parti dominuese nga hyrja në fuqi e shumëpartiakësisë deri me sot. Ka raste ku një parti politike ka dominuar dhe ka udhëhequr shtetin një kohë të gjatë (Suedi, Meksikë, Japoni etj.), por nuk ka shembull të tillë që në shtetet realsocialiste të Evropës Juglindore, që një parti politike (e dalë nga Partia Komuniste e Jugosllavisë) të ketë qëndruar në pushtet pa ndërprerje deri më sot. Gjatë këtyre viteve Mali i Zi ka përballuar disa sfida të rëndësishme. Së pari, vitet e luftrave dhe si pasojë shpërbërja e Jugosllavisë, zgjidhja e statusit shtetëror e së fundmi çështja e identitetit shtetëror dhe kombëtar e qytetarëve të saj. Si duket, të gjitha këto kanë ndikuar që partia-shtet PDS (DPS) të qëndrojë kaq gjatë në krye të shtetit dhe rrjedhimisht të vendosë veten mbi institucionet shtetërore, ndërkaq gjatë gjithë këtyre viteve opozita në Mal të Zi nuk ka arritur t’u ofrojë qytetarëve, nëpërmes programeve transformuese apo në ndonjë mënyrë tjetër, program bindës e konkurrent, për një zhvillim ekonomik më të mirë. Opozita po

14

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

ashtu nuk ka paraqitur asnjë program për barazinë dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë në Mal të Zi. Të gjitha këto dhe ndoshta mangësitë organizative kanë ndikuar që PDS të jetë kaq gjatë në pushtet dhe kështu në Mal të Zi vazhdon akoma sistemi njëpartiak i sundimit. Në këto rrethana politike shqiptarët në Mal të Zi, që nga ditët e para të shumëpartiakësisë kanë marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet parlamentare, herë si subjekte të veçanta politike e herë-herë edhe si koalicione, duke theksuar se në dhjetë palë zgjedhjet e mbajtura kanë marrë pjesë dhjetë subjekte politike shqiptare. Këto ditë, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të radhës, po dëgjohen zëra të ndryshme, qoftë nga njerëz të politikës apo nga intelektualë të tjerë. Disa, sidomos ata që janë në koalicion me strukturat udhëheqëse të shtetit dhe partinë-shtet, pretendojnë, pa analizuar dhe studiuar mirë sistemin zgjedhor, se në grupin e ardhshëm punues të Kuvendit të Malit të Zi, për ndryshimet në infrastrukturën zgjedhore shqiptarët duhet të kërkojnë kthimin e nënzonës së veçantë zgjedhore dhe aplikimin e “të drejtave të arritura”, parim i cili shqiptarëve do t’u sillte përsëri së paku katër deputetë në parlament. Ide më shumë për të arsyetuar veten sesa e mirëmenduar dhe e qëndrueshme. Për të analizuar parimin e “të drejtave të arritura” është e nevojshme të bëhet

një vështrim retrospektiv i sistemit zgjedhor e sidomos analizën e asaj pjese të infrastrukturës ligjore që bën fjalë për mënyrën e realizimit të së drejtës së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlamentin malazez. Nëse do të analizonim kornizën ligjore në të gjitha zgjedhjet e deritanishme mund të konstatojmë se ligjvënësi ka preferuar që Mali i Zi të jetë një njësi zgjedhore, me përjashtim të zgjedhjeve të para parlamentare, kur njësia territoriale përfaqësonte edhe njësinë zgjedhore. Pra, kishte 20 njësi zgjedhore, dhe në zgjedhjet e treta, më 1996, kur Mali i Zi u nda në 14 nësi zgjedhore. Pyetja që duhet të jenë në fokusin e shqiptarëve dhe e cila duhet shtruar është se sa është në gjendje sistemi aktual zgjedhor (dhe ai partiak) të jetë, në përgjithësi, nxitës i zhvillimit të brendshëm demokratik? Cilat janë perspektivat e mëtejshme të përfaqësimit adekuat të shqiptarëve dhe sa është i qëndrueshëm, qoftë edhe rikthimi i parimit të “të drejtave të arritura” kur dihet se në momentin kur shqiptarët po vazhdonin të kishin katër ulëse në parlament dhe po mendohej se kjo metodë, të cilën disa e quanin “diskriminim pozitiv”, do të jetë e qëndrueshme, pozita dhe opozita u bashkuan dhe pa pëlqimin e shqiptarëve (deputetëve dhe partive politike) aprovuan ndryshimet në ligjin zgjedhor, i cili po funksionon dhe është në fuqi e në bazë të të cilit shqiptarët maksi-


KULTURË

jëpartiak të sundimit malisht mund të kenë tri ulëse në Kuvend ose një, si në përbërjen aktuale të parlamentit, me mundësi teorike që mos të fitojnë edhe asnjë ulëse në parlament. Jam plotësisht i bindur se kjo zgjidhje ligjore është kulmi i diskriminimit dhe në kundërshtim të plotë të nenit 5 të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e popujve pakicë, i cili garanton se krahas të drejtave të parapara me aktet ndërkombëtare të pranuara dhe të ratifikuara, u sigurohen të drejta të plota të cilat nuk mund të jenë më pak se të arriturat. E drejta e arritur e përfaqësimit të shqip-

Zgjedhjet/Viti Nr. i deputetëve E para (1990) 125 E dyta (1992) 85 E treta (1996) 85 E katërta (1998) 73 (5)* E pesta (2001) 77 (5) E gjashta (2002) 81 (4) E shtata (2006) 81 (5) E teta (2009) 81 (5) E nënta (2012) 81 E dhjeta (2016) 81

Nëse do të analizonim kornizën ligjore në të gjitha zgjedhjet e deritanishme mund të konstatojmë se ligjvënësi ka preferuar që Mali i Zi të jetë një njësi zgjedhore, me përjashtim të zgjedhjeve të para parlamentare, kur njësia territoriale përfaqësonte edhe njësinë zgjedhore. Pra, kishte 20 njësi zgjedhore, dhe në zgjedhjet e treta, më 1996, kur Mali i Zi u nda në 14 nësi zgjedhore

tarëve ishte katër deputetë, të dalë nga listat zgjedhore të partive politike shqiptare.

Nr. i njësive Censusi (%) zgjedhore 20 4 1 4 14 4 1 3 1 3 1 3 1 3 1 3 1 3/ 0.7 pakicat 1 3/ 0.7 pakicat

Tabela tregon më së miri qëndrueshmërinë e sistemit zgjedhor në Mal të Zi. (vijon)

Formula Nr. i deputetëve zgjedhore shqiptarë D’Hontdt 4 “ - “ 4 “ 4 “ 2 “ 2 “ 2 “ 4 “ 2 “ 1 E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Vërejtje Në koalicion me PVD 3 Ul, 1 PG Nënzona shqiptare “ “ “ “ Max. 3/ Min. 0 “ Javore KOHA

15


KULTURË

Pasioni për këngë (Haxhi Zeneli, M E KË N G Ë N GA V E N D LI N DJA N Ë AM E R I KË, Botoi: Art Club, Ulqin,2017)

Autori dëshmon në vetën e parë si dëshmitar okular për disa çështje të trajtuara, por po ashtu ka konsultuar individë të ndryshëm si dhe një literaturë selektive. Të dhënat në këtë botim janë me interes sidomos për brezin e ri të cilët nuk kanë përjetuar masat represive nga pushteti jugosllav i kohës, e sidomos pas ngjarjeve të marsitt të vitit 1981 në Kosovë, kur u legalizu fushata antishqiptare

Nail Draga

Angazhimi i diasporës shqiptare paraqet faqe të ndritur në historinë e popullit shqiptarë. Ata krahas obligimeve të tyre nuk kanë kursyer asgjë për çështjen kombëtare shqiptare, ku rasti i Kosovës paraqet momentin më transparent në ketë dimension. Jo vetëm që ndihmuan me mjete financiare, por u angazhuan drejtpërdrejt edhe në luftë përmes batalionit “Atlantiku”. Ishte kjo një dëshmi e patriotizmit kombëtar e trashëguar brez pas brezi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por, përfaqësues shqiptarë në diasporë kanë arritur edhe rezultate të tjera profesionale, duke u bërë shembull për të tjerët, ku me punë e pasion arritën rezultate për lakmi. Në gamën e aktivitetit kulturor ekziston një numër i konsiderueshëm personash dhe shoqatash të ndryshme të cilat më plot dashuri dhe pasion ruajnë dhe kultivojnë muzikën populllore shqiptare. Dëshmi konkrete janë takimet familjare por edhe festivalet e ndryshme. Duhet cekur me këtë rast Ansamblin “Bashkimi Kombëtar” i cili mbledh rreth vetës një

16

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

numër të konsiderueshëm muzikantësh, këngëtarësh dhe valltarësh. Në gamën e këtyre personave që kanë bërë emër në diasporë është edhe bashkëvendasi ynë Haxhi Zeneli nga Ana e Malit-Ulqin i cili tash 30 vite jeton dhe vepron në Nju Jork të SHBA-së. I larguar nga vendlindja e tij jo me dëshirë por në saje të rrethanave jo të favorshme shoqërore të kohës u vendos në Nju Jork- SHBA(1985), ku me vete përveç rrobave personale kishte marrë një kasetë me këngë popullore shkodrane. Ishte pasioni për këngën dhe ndjenja se ato këngë do ia heqnin mallin për nënën e tij, vëllëzërit, vendlindjen dhe këngën shqiptare. Pas një pune disavjeçare ai opinionit të gjerë i prezantohet me librin ME KËNGË NGA VENDLINDJA NË AMERIKË, duke sjellur informacione me vlerë për trashëgiminë kulturore në vendlindje dhe mjedisin ku jeton. Autori dëshmon në veten e parë si dëshmitar okular për disa çështje të trajtuara, por po ashtu ka konsultuar individë të ndryshëm si dhe një literaturë selektive. Të dhënat në këtë botim janë me interes sidomos për brezin e ri të cilët nuk kanë përjetuar masat represive nga pushteti jugosllav i kohës, e sidomos pas ngjarjeve të marsitt të vitit 1981 në Kosovë, kur u legalizua fushata

antishqiptare. Ishte kjo kohë e mbijetesës dhe e sfidave të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi në përgjithësi, e në Anë të Malit në veçanti. Ishte koha kur në emër të luftimit të gjoja separatizmit shqiptar sulmohej çdo gjë shqipëtare, ku as kultura muzikore nuk bënte përjashtim. Të dhënat e ofruara në këtë botim janë homazh për disa persona të cilët ishin ikonat e muzikës popullore në Anë të Malit e më gjerë e të cilët nuk janë më në mesin tonë, si Faik Nuzi, Sylo Xhafa, Paulina Mirdita, Nuo Frani etj., të cilët kanë qenë bartësit e muzikës dhe folklorit tonë popullor që ishte në shërbim të identitetit tonë kombëtar. Autori po ashtu na ofron të dhëna me interes për personat e angazhuar në artin muzikor, pastaj përmbajtjen e programit të koncertëve si dhe fotografitë e shumta që nxisin kureshtje te lexuesi. Duhet cekur gjithashtu edhe angazhimin e autorit në diasporë kryesisht ne Nju Jork me grupe të ndryshme muzikore, që dëshmon pasionin e tij për muzikën popullore në mënyrë të vazhdueshme. Në pjesën e dytë të këtij botimi autori na ofron prezantimin tekstual të disa këngeve popullore, që më të drejtë themi se paraqet një arkiv të veçantë. Pasi të lexohet ky libër jam i bindur se lexuesit në vendlindje e sidomos ata në diasporë do të nxiten për të dhënë kontributin e tyre për ndodhi


KULTURË

ën dhe vendlindjen

e ngjarje të ndryshme duke pasuruar çështjet e trajtuara të cilat sa janë personale janë edhe kolektive nga aspekti i identitetit tonë kombëtar, si në vendlindje dhe ashtu në diasporë. Një veprim i tillë do të ishte me vlerë për çështjet që kanë të bëjnë me të kaluarën tonë, identitetin dhe mbijetesën tonë kombëtare! Çështjet e tilla duhet të theksohen dhe të shënohen sidomos për brezin e ri që nuk i kanë përjetuar, sepse e kaluara nuk ishte e lehtë, se ka qenë vështirë të mbijetohet në rrethana të tilla shoqërore. Sepse ishte pikërisht pushteti monist i kohës që i pengonin këngët tona dhe organizimin kul-

turor si në vend dhe në diasporë. Dhe nga një presion i tillë direkt e indirekt shumë të rinj dhe familjet e tyre u detyruan të emigrojnë në botën e jashtme, duke u larguar nga vendlindja e tyre. Madje ky libër mban edhe mesazhin e vendlindjes, sepse ajo është pjesë e pandarë e diasporës sonë, që dëshmohet edhe përmes këtij botimi. Libri në fjalë ka vlera jo vetëm kulturore por edhe kombëtare, andaj si i tillë do të jetë i mirëseardhur për opinionin e gjerë. Urojmë që bashkëvendësit tanë në diasporë të na dhurojnë në të ardhmën botime të ndryshme, duke mbetur përjetësisht

pjesë e vendlindjes edhe në vendet ku kanë emigruar. Nuk ka dilemë se autori i librit ka kryer një mision të rëndësishëm sa personal po aq edhe moral, duke i dhuruar vendlindjes dhe bashkëvendësve të tij në diasporë një botim i cili pasqyron të kaluarën dhe të tashmen nga dimensioni kulturor, andaj duke qenë libri i parë me një tematikë të tillë patjetër do të përdoret si referencë e domosdoshme nga studiuesit e ndryshëm kurdo që të trajtojnë çështje të tilla për krahinën etnografike të Anës së Malit në veçanti apo Ulqinin në përgjithësi. (Lexuar më rastin e përurimit të librit) E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

17


INTERVISTË

Intervistë me akrobaten Klaudja Duro

Zjarri më dha shum në rrugën e karrier Klaudja Duro është një vajzë 29 vjeçe nga Tirana. Që e vogël ishte e pasionuar pas kërcimit dhe lojrave të ndryshme si me: zjarr, gjarpër e të tjera. Ajo mori inspirim nga mamaja e saj Fitnete Duro që për dyzet vite mbajti titullin mjeshtre e numrave të ajrit. Klaudja mbaroi fakultetin në Universitetin e Sporteve në Tiranë dhe momentalisht luan në Cirkun Kombëtar, e njohur me emrin akrobate profesioniste

K.Javore: Që sa vite luan në Cirkun Kombëtar të Tiranës, e që njihesh me emrin Akrobate profesioniste. Më fol pak për fillimet e tua, e po ashtu më thuaj çfarë të shtyri t’i hysh këtij profesioni? K.Duro: Ka 13 vite që punoj si profesioniste në Cirkun kombëtar, sigurisht që fshihen shumë vite të tjera pas. Në fakt një udhë plot pasion që e njoha nëpërmjet mamit tim Fitnete Duro, pasi ajo punon prej 40 vitesh tashmë aty. Por mami im nuk ka pasur dëshirë që unë të ndjek hapat e saj pasi cirku konsiderohet si një nga profesionet më të vështira. K.Javore: Të gjithë jetën ia kushtove artit dhe lojrave të ndryshme si me zjarrin ashtu edhe me gjarpërinjtë. A të janë kanosur rreziqe gjatë këtyre performancave? K.Duro: Ku ka pasion ka dhe guxim dhe ku ka rrezik ka dhe bukuri. Sigurisht që çdo profesion ka vështirësitë dhe rreziqet e tij, por punën time dua ta veçoj. Ka momente ku një shpërqendrim i vogël dhe ti mund të dëmtohesh, një marrje mendësh dhe ti mund te biesh nga shumë metra lartësi, një gjendje emocionale ose fizike jo e mirë ndikon dhe në punë etj. Çdo gjë është e lidhur zinxhir, duhet të jesh në formë çdo ditë që t’ia dalësh e të mbash një regjim të mirë vetjak. Jeta aty varet në një sekondë.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

K.Javore: Ju shohim si pjesëmarrëse nëpër evente të ndryshme, si: dasma, ditëlindje, videoklipe.. A keni formuar ndonjë grup tëndin personal apo merrni pjesë vetëm si anëtare e cirkut? K.Duro: Si fillim, jashtë ambienteve të cirkut kam nisur të performoj me zjarr dhe është performanca që pëlqehet më shumë sot e 10 vite më parë, çdo dit krijoj gjëra të reja, zbuloj çfarë pëlqen publiku, kam krijuar performanca të veçanta për çdo event. Në klube dhe parti është performanca e zjarrit, në evente me hapësira të mëdha janë performancat ku artistët varen në ajër, në dasma është zemra me zjarr që ndizet nga vetë çifti, në ditëlindjet e fëmijëve janë animatorët klloun maskota, këmbëgjatët, face paint etj. Kërkesat janë shtuar akoma më shumë prandaj dhe kam pasur kënaqësi t’ua mësoj dhe vajzave dhe djemve të rinj një pjesë të profesionit. K.Javore: Më fol pak për numrat e ajrit e po ashtu më thuaj sa kohë të merr që të krijosh një numër? K.Duro: Numrat e ajrit aq sa të bukur janë po aq dhe të vështirë për t’u ekzekutuar. Aq sa adrenalinë prodhojnë aq dhe frikë. Unë eksperimentoj gjithmonë me profilet e cirkut nga ajri në tokë, nga zhongler në ekuiliber, prestigjator në zjarr dhe kur nis të bësh një performancë që

nuk e ke punuar më parë, të duhen dhe 1 deri 2 vite punë intensive.. K.Javore: A ishte mami juaj inspirimi kryesor? Ngaqë e dimë që ishte mbi dyzet vite mjeshtre e numrave të ajrit.. K.Duro: Siç ju thash në fillim mami nuk donte të më shihte këtu, pasi është profesion i vështirë, plus paragjykimi nuk mungonte në vendin ku jetojmë. Mami im është zgjedhur nga pallati i pionerit që ka qenë dikur dhe zgjidhnin talente në shkolla, ka fituar e para nga 1000 fëmijë dhe ka pasur shumë pengesa dhe vështirësi gjatë rrugës, por unë kisha shumë dëshirë sepse mami ishte idhulli im prej shumë vitesh, isha spektatorja e saj në rreshtin e parë të stolave të arenës. K.Javore: Pse të quajnë FIRE GIRL, apo ndryshe vajza e zjarrit? K.Duro: Sepse isha e para që futa në modë performancat e zjarrit, sot njerëzit shohin shumë dhe në internet, por para 10 vitesh ishte diçka e re, ku eventet kishin vetëm muzikë dhe asgjë tjetër. Ne fakt, shoqëria më thërret mbretëresha e zjarrit. K.Javore: Cilat eksperimente të duken më të vështira, ato në ajër apo në tokë? K.Duro: Te dyja janë të vështira dhe duan përqendrim, por mund të them që nëse gabon gjatë një perfor-


INTERVISTË

më fat rës

mance xhonglerimi spektatori thotë “waw “, i ra vegla nga dora po pse… Nëse gabon në një perfomancë prestigjatori spektatori kupton të gjithë sekretin që fshihet. Nëse gabon te zjarri mund të digjesh, nëse gabon në ajër mund të humbasësh jetën, e dhashë përgjigjen me këtë të fundit. K.Javore: A ke pasur ftesa që të përformosh nëpër vende të ndryshme jashtë Shqipërisë? Nëse po, më thuaj si u prite nga audienca joshqiptare? K.Duro: Kam pasur ftesa por jo të gjitha i kam pranuar për shkak të an-

gazhimeve të shumta në Shqipëri. Një ftesë mbresëlënëse që kisha në Cirku Italian “Bellucci” ishte një ndër eksperiencat më të bukura, edhe pse audienca ishte shqiptare, sepse turneu i tyre bëhej në Shqipëri dhe Kosovë, ishte shumë bukur. K.Javore: Planet e tua për të ardhmen, do të vazhdosh të luash me zjarrin? K.Duro: Nuk bëj shumë plane për të ardhmen, thjesht sfidoj veten dhe mirëpres çdo gjë që ka për të më ardhur nga jeta, do vazhdoj të luaj gjithë jetën me zjarrin, pasi aty e gjej veten mjaft mirë, është një ndër

dashuritë më të mëdha që kam në profesion dhe zjarri më dha shumë fat në rrugën e karrierës. K.Javore: Një mesazh për të gjithë ata që duan Ju dhe lojën tuaj? K.Duro: Dua ti falënderoj nga zemra të gjithë ata që i shohin performancat e mia si art i vështirë ashtu siç edhe është. Falë tyre dhe Zotit që na jep jetë do punoj çdo ditë më shumë për të kultivuar art, art si një vlerë kombëtare. Intervisoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi filloi viti i ri shkollor

Në Gjimnazin “25 Maji” hapen dy drejtime profesionale Tuz – Viti i ri shkollor 2018/2019, ka filluar këtë të hënë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Në Tuz në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” dhe në Gjimnazin “25 Maji”, çdo gjë është e gatshme për të vijuar procesi i rregullt edukativo- arsimor. Këtë vit në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz janë regjistruar mbi njëqind nxënës, përfshirë shkollën qendrore dhe paralelet e saj të shpërndara. Këtë e bëri të ditur drejtori i sapoemëruar i këtij institucioni, Z. Rexhep Gjokaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, duke thënë se regjistrimi i nxënësve nëpër paralele të shpërndara është më i ulët për shkak të rënies së natalitetit në Malësi. “Mirëpo pavarësisht kësaj, edhe këtë vit kemi arritur t’i ruajmë ato paralele ku numri i nxënësve është i vogël. Kur bëhet fjalë për shkollën qendrore numri i nxënësve është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit për shkak të vendosjes së popullatës nga Veriu i Malit të Zi (popullatë joautoktone), të cilët nxënësit i regjistrojnë në këtë institucion. Këtë vit shkollor kemi 7 paralele në klasën e parë, në gjuhën shqipe dhe në atë malazez”, u shpreh Gjokaj. I pyetur se çfarë janë objektivat parësore gjatë mandatit të tij si udhëheqës i ri i këtij institucioni shkollor dhe si mësimdhënës me përvojë në këtë shkollë, Gjokaj theksoi se prioritet për të është bashkëpunimi konstruktiv me të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe këshillin e prindërve por dhe punësimi i kuadrove të reja (profesionistë) nga treva e Malësisë. “Malësia sot ka njerëz të kualifikuar

20

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

të niveleve të ndryshme, prandaj nuk ka nevojë që të na imponojë dikush të punësojmë të tjerë, duke pasur njerëzit tonë të profilizuar në degë të ndryshme”, theksoi Gjokaj. Ndërkaq, në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz këtë vit shkollor sipas drejtoreshës, Miliana Daboviq, numri i të regjistruarve në Gjimnazin e përgjithshëm është më i ultë si rrjedhojë e vendosjes së kritereve të reja për pranim nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi, kritere që këtë vit zbatohen për herë të parë edhe në këtë gjimnaz. “Numri është më i ultë së vitin e kaluar, megjithatë kemi arritur të krijojmë një gjeneratë të shkëlqyer. Kemi dy klasa në gjuhën shqipe me 43 nxënës dhe një klasë në gjuhën malazeze me 10 nxënës. Pra, 53 ka qenë numri i nxënësve që i plotësuan kriteret për të ndjekur Gjimnazin këtë vit shkollor, suksesi i të cilëve ka qenë i shkëlqyer dhe me diploma “Pishtar”. Në të njëjtën kohë, kreu i Gjimnazi “25 Maji”, Miliana Daboviq bëri të ditur se gjatë pushimeve verore në këtë institucion është finalizuar me sukses rikonstruksioni i tërësishëm i sallës së kulturës fizike me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe me kushtet bashkëkohore, i mbështetur financiarisht nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “Tika” dhe Ministria e Arsimit e Malit të Zi.

Hapja e dy drejtimeve profesionale në Gjimnazin “25 Maji”, risi e këtij viti shkollor

Ministria e Arsimit e Malit të Zi si nevojë e kohës, ka mundësuar hapjen e dy degëve të reja në këtë gjimnaz:

shkallën e katërt për Teknik- Turizëm dhe shkallën e tretë, Tregti, drejtime këto që në këtë mjedis kanë qenë deficitare ashtu siç janë dhe shumë drejtime të tjera. Drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Miliana Daboviq, i tha gazetës “Koha Javore” se me hapjen e dy klasave profesionale që tani e tutje i jep këtij institucioni një imazh të ri si shkollë e mesme e përzier, u vijnë në ndihmë fëmijëve nga treva e Malësisë të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të ndjekur Gjimnazin dhe të cilët nuk e njohin gjuhën malazeze. “Kemi menduar që atyre nxënësve që nuk mund të regjistrohen në Gjimnaz, nuk e zotrojnë gjuhën malazeze, dhe nuk kanë suksesin e duhur për të ndjekur Gjimnazin, t’u krijohet mundësia të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, në dy degët profesionale. Këtë vit mësimi në këto drejtime zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe, kurse vitin që vjen shpresoj të startojmë dhe me gjuhën malazeze. Malësia është një vend kufitar ku tregëtia dhe biznesi është në zhvillim e sipër, kështu që këtë vit hapëm këto dy degë duke menduar që biznesi dhe turizmi janë degë kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të Malësisë”, theksoi Daboviq. Sipas saj, numri i nxënësve të regjistruar në këto dy drejtime profesionale është 32 nxënës, në shkallën e katërt teknik- turizëm (11 nxënës) kurse në shkallën e tretë, Tregti (21 nxënës). Kur është fjala për përgatitjen e stafit profesional të mësimdhënësve për këto dy drejtime të reja, Daboviq tha se në këtë kuadër janë punësuar tre mësimdhënës profesionistë për degët përkatëse.


MOZAIK

Bursa për nxënësit më të “Ministria e Arsimit do të paguajë suksesshëm në drejtimin praktikën e pesë nxënësve, në bazë të suksesit të treguar. Vitin e parë do profesional të Tregtisë Në Gjimnazin “25 Maji” këtë viti shkollor ka dhe një risi tjetër, dhënia e bursave për pesë nxënësit më të mirë në fund të vitit shkollor në drejtimin profesional, të tregtisë.

të shpërblehen me 50 euro, vitin e dytë 70 euro, kurse vitin e tretë me 100 euro, të cilat do t’ ua paguaj punëdhënësi/ja, aty ku nxënësi do ta ushtroj praktikën. Ky është një stim-

ulim i mirë për këta nxënës pasi në këtë mënyrë, ata mësojnë dhe punojnë”, theksoi Daboviq, duke shtuar se ambiciet e saj janë që të hapen dhe drejtime të tjera profesionale të cilat mungojnë e që do t’i jepnin kësaj treve një zhvillim më të mirë. t. u. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

21


MOZAIK

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, u takua me delegacionin e ODIHR-it

Diskutohet mbi problematikat e shqiptarëve në Malin e Zi Kryetari i KKSH-së u ka prezantuar përfaqësuesve të ODIHR-it raportin mbi gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen në fusha të ndryshme, si përfaqësimi autentik i shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi (vendet e rezervuara), avancimi i përfaqësimit të shqiptarëve në administratë në proporcion me numrin e popullsisë, përdorimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe në administratën dhe shërbimet publike, mbrojtja dhe ruajtja e kulturës dhe e identitetit kombëtar, situata socio-ekonomike në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, problematikat në fushën e arsimit, mediat dhe informimi në gjuhën shqipe etj Podgoricë - Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, ka zhvilluar të enjten në Podgoricë takim pune me përfaqësuesit e delegacionit të Misionit të Ekspertëve për të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Omar Fisher dhe Dinoza Satarova. Në deklaratën për shtyp të KKSH-së thuhet se në takim është diskutuar për problematikat dhe çështjet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi. Kryetari i KKSH-së u ka prezantuar përfaqësuesve të ODIHR-it raportin mbi gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen në fusha të ndryshme, si përfaqësimi autentik i shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi (vendet e rezervuara), avancimi i përfaqësimit të shqiptarëve në administratë në

22

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

proporcion me numrin e popullsisë, përdorimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe në administratën dhe shërbimet publike, mbrojtja dhe ruajtja e kulturës dhe e identitetit kombëtar, situata socio-ekonomike në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, problematikat në fushën e arsimit, mediat dhe informimi në gjuhën shqipe etj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e delegacionit të ODIHR–it kanë theksuar se të dhënat e paraqitura nga Këshillat e pakicave do të jenë pjesë përbërëse e Raportit të Progresit të ardhshëm që Bashkimi Evropian përgatit për Malin të Zi mbi përmbushjen e kritereve për anëtarësim në këtë or(Kohapress) ganizëm.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Ndihmesë me rëndësi për etnokulturën e Malësisë së Madhe (Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha”, Drume, Hot, Malësi e Madhe, dyzet vjet të veprimtarisë, Tuz, 2018)

Zymer Ujkan Neziri Këtij libri për dyzetvjetorin e veprimtarisë së Shoqërisë Kulturore-Artistike “Rapsha” e Drumes së Hotit të Malësisë së Madhe i prin “Parathënia” e hartuar me shumë kujdes dhe me të dhëna të shumta nga Prëlë N. Junçaj, me titull “Dyzet vjet të veprimtarisë së Shoqërisë Kulturore-Artistike “Rapsha” e Drumes së Hotit të Ma-lësisë së Madhe”. Në vijim është ‘’Hyrja: Dëshmi për dyzet vjet të veprimtarisë së Shoqërisë Kulturore-Artistike “Rapsha” e Drumes së Hotit të Malësisë së Madhe’’. Pasojnë punimet studimore dhe nga fusha e gjuhësisë prin akad. i asoc. prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, me punimin shumë me interes “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike e etnolinguistike”, ku konstaton se të dhënat nxjerrin në pah afrinë shumë të madhe që kanë të folmet e Malësisë së Madhe njëra me tjetrën, sa mund të flitet si për një të folme të vetme, me disa dallime e luhatje. Të folmet e Malësisë së Madhe, sipas tij, dallohen prerazi nga të folmet e

24

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

tjera të grupit veriperëndimor dhe të mbarë gegërishtes edhe për arsye të ruajtjes së togjeve uo dhe ua, për fjalë-formim e leksik dhe për raste të rralla të rotacizmit, kurse në të folmen e Hotit da-llohen edhe formimet e emrave farefisnorë të shkallës së tretë zanafillore, togfjalë-sha të qëndrueshëm e frazeologjizma. Nga fusha e folkloristikës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri paraqitet me punimin studi-mor “Eposi i Kreshnikëve në fillim të shekullit XXI: Malësia e Madhe me qendër në Tuz”, ku, në kuadër të projektit ballkanik E5, për UNESCO (15 vëllime), trajton vëllimin me këngë nga kjo ane, të hulumtuara, të shënuara dhe të incizuara në vitet 2012-2014. Lahuta (lavda), këtu ende përdoret, si në kohën e mbledhësit të parë, Nikollë Ivanaj (1905), ku kreshnikët vazhdojnë së jetuari edhe në shek. XXI. Legjendariteti, fantastikja, mitikja, rrëfimi i gjatë epik, Ora e Zana ende e mbajnë themelin e këtyre këngëve. Shquhen edhe formulat, figuracioni poetik, pamjet poetike, portretet e heronjve, dialogu, dyluftimet, tiparet etike e morale, kodeksi i nderit, leksiku vendor etj. Nga fusha e folkloristikës edhe dr. sc. Ismail Doda paraqitet me punimin studimor “Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot, Malësi e Madhe”. Gjatë hulumti-meve më 1988, në Drume të Epërme, ka mbledhur dhe ka incizuar edhe dy

këngë për Mujon e Halilin dhe dy balada. që trajtohen në këtë punim: realizimi i dëshirave dhe i planeve të personazheve, bëmat e tyre, mbajtja e besës, fuqia shprehëse gjuhësore, folklorike dhe estetike e vargjeve, interpretimi, roli i kalit e martesat me rrëmbim, Aga Imeri e rinjohja me gruan e parë pas kthimit nga Spanja në Ulqin etj. Autori vë në pah edhe risitë, elementet e veçanta dhe të përgjithshme të këngëve në kuadrin gjithëkombëtar dhe më gjerë. Studiuesja prof. dr. Afërdita Onuzi, nga fusha e etnologjisë, trajton punimin “Xhubleta shqiptare nëpër shekuj”. Që në fillim konstaton se ndoshta asnjë veshje shqiptare nuk është konsideruar aq simbolike sa ajo me xhubletë, e përdorur nga gratë e zonës alpine të Shqipërisë Veriore. Veçoritë e kësaj veshjeje kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. E veçanta qëndron kryesisht në prerjen e saj. Mbi të gjitha, veshja me xhubletë ka një sistem dekorativ shumë të rrallë, ashtu si edhe repertori i motiveve, por simbolika e tyre fatkeqësisht ende nuk është trans-kriptuar, pohon ajo dhe përfundon se veshjet në terakota janë me pamje fundi në formë kambanë (si e xhubletës së malësive shqiptare), të njohura që në mijëvjeça-rin e dytë para Krishtit. Dr. sc. Rovena Vata paraqitet me punimin studimor “Frymimi shqip i


KULTURË kulteve, i dokeve, i zakoneve dhe i simboleve kombëtare në Hot”. Krahina e Hotit të Malësisë së Madhe është dalluar për traditë kombëtare dhe kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite, në ruajtjen dhe në kultivimin e saj, në ceremonitë e lindjes, të dasmës apo të vdekjes, thotë ajo. Kultet, doket e zakonet edhe në këtë krahinë ruhen si shtresëzime kulturore përgjatë shekujve, përfundon ajo, duke shtuar se tradita është tregues i karakteristikave sociale dhe individuale të njeriut, të shijeve të tij estetike, të karakterit, të moshës, të gjinisë dhe të etnisë edhe në Hot dhe në Malë-sinë e Madhe. Nga etnomuzikologjia kemi punimin e ma. sc. Esat Ruka, “Vështrim etnomuzikor i repertorit në festivalet folklorike të SHKA-së “Rapsha” -Hot, Malësi e Madhe: Disa mendime rreth organizimit të festivaleve folklorike kombëtare”, ku flet për or-ganizimin e festivaleve folklorike dhe konstaton se në rreth 80% të programeve të tyre të performuara në skenë tingëllojnë jonet muzikore. Por, nga përvoja jonë or-ganizative dhe skenike, thotë ai, analizat dhe vlerësimet etnomuzikologjike dhe et-noorganologjike janë të pakta. Në këto veprimtari të dimensioneve të mëdha është e nevojshme prania e specialistëve, e ekspertëve folkloristë, etnologë, etnomuzikologë e koreologë dhe kontributi i tyre analitik, përfundon autori. Nga etnokoreografia, ma. sc. Dilaver Kryeziu, paraqet punimin “SHKA “Rapsha” e Hotit të Malësisë së Madhe, organizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë: këngët dhe vallet -epika dhe lirika”. Krahina e Malësisë së Madhe ndryshon nga të gjitha krahinat shqiptare, sepse mbizotëron epika, thotë ai. Ndër pasuritë më të mëdha të kësaj zone konsiderohen të jenë këngët dhe vallet malësorçe me epikën dhe me lirikën e tyre, sidomos vallet njëshe dhe dyshe. Interpretimi, larushia kos-tumografike unike (xhubleta), identifikojnë folklorin e Malësisë së Madhe. SHKA “Rapsha” është organizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë, ku këto vlera të mëdha etnokulture pasqyrohet që dyzet vjet. Haziz Hodaj, kryetar i SHKA “Malësori”, shkruan artikullin “Binjakëzimi / Vëllazërimi: U bashkuam për t’mos u ndarë kurrë”, duke theksuar që në fillim se nga viti 2002 SHKA-së “Malësori” Gjonaj, Has, ka një

motër në Malësinë e Madhe - SHKA “Rapsha” e Drumes së Hotit. Sot, gati dy dekada pas asaj kohe, thotë ai, është i freskët momenti i paraqitjes në skenën e festivalit “Hasi jehon 2001” të SHKA - së “Rapsha” nga Drumja e Hotit. Ishte vëllazëror jetësimi i kësaj aspirate për binjakëzimin. Propozimi u bë në Gjonaj, ndërsa u konkretizua në Vitojë, në gu-sht të vitit 2002, atëherë kur “Rapsha” organizoi festivalin e parë me SHKA-të shqi-ptare aktive të Malit të Zi. Në vijim, Agron Dizdari shkruan artikullin “Për miqtë e mi në SHKA “Rapsha”: Për brezat në vazhdimësi” dhe fillon me mendimin se vallet e bukura, epike dhe lirike, në “Rapshë” janë punuar me mjeshtëri, që të spikasë e bukura, e fuqishmja, delikatesa, harmonia, burrëria, dashuria, pra, shpirti i malësorit. “”Rapsha”, i ka kushtuar vëmendje edhe instrumentistëve, që shoqërojnë këngët e trimave dhe të burrëreshave me tematikë nga e kaluara e lavdishme dhe shqetësimet e sotme. Ide-ali dhe ndjenja kombëtare janë lajtmotivi kryesor i aktiviteteve të tyre. Kostumet popullore janë ruajtur me fanatizëm. Sa do të dëshiroja që punën e palodhur të kë-saj shoqate të nderohej me titullin “Nderi i Kombit”, përfundon autori. Ma. sc. Anton Lajçaj vjen me artikullin “Roli i mërgimtarëve me banim në SHBA, në përkrahje të SHKA-së “Rapsha”. Shumë shqiptarë nga Malësia e Madhe me qendër në Tuz morën rrugën e kurbetit, shkruan ai. Në mesin e tyre ishin edhe bashkë-themeluesit e shoqatës “Rapsha”, që asnjëherë nuk e harruan. Ajo, për shumë rapshjanë ka qenë një ideal. Mërgata në SHBA ishte

mbështetësja e saj kryesore financiare për 40 vjet. Mërgata rregulloi “Skenës verore” në Vitojë, më 2003. Më 2008, vazhdon ai, formuam “Fondin Humanitar Rapsha” në Detroit, kurse më 2010 u formua edhe SHKA “Rapsha” në mërgim, në kuadër të Fondit, me ish – anëtarë të “Rapshës” dhe me pasardhës rapshjanë të lindur dhe rritur në Amerikë. Pjesa vijuese e librit, e përgatitur me shumë zell e vullnet të madh nga Prëlë Jun-çaj, ka të dhëna për aktivitetet e “Rapshës”: pjesëmarrja e saj në festivale të folklo-rit dhe organizimi i festivaleve të folklorit, pjesëmarrja në manifestime kulturore dhe organizimi i manifestimeve kulturore, kurse në fund të librit janë renditur mi-rënjohjet, çmimet dhe vlerësimet. Libri mbyllet me “Pasthënie” dhe me regjistrin e emrave të njerëzve e të vendeve, punë me shumë vlerë nga Avdi Gashi, prof., dhe Valon Fetahu. Libri është realizuar nga autorët, e tekstet janë shqyrtuar nga Këshilli Botues, recensuesit e reda-ktorët dhe është përgatitur për shtyp me shumë përkushtim dhe sipas standardeve teknike-shkencore, nga Zymer U. Neziri: punimet studimore kanë shkurtore (abs-trakt), fjalë çelësa, përfundim, rezyme në gjuhën angleze dhe bibliografi. Madje, edhe artikujt kanë rezyme në gjuhën angleze, për hir të lexuesve të shumtë në Evropë e në SHBA. Edhe fotografitë sjellin dëshmi me shumë rëndësi dhe e plotëso-jnë e e zbukurojnë librin Shoqata kulturore-artistike “Rapsha”, Drume, Hot, Malësi e Madhe, 40 vjet të veprimtarisë, (variant i ‘’Hyrjes’’ së librit), i cili u përurua në mani-festimin e mbajtur në Tuz, më 24 gusht 2018. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

“Hylli i Dritës”

Një episod i mizorisë malazeze në Triesh e Kojë rreth vitit 1860 Dorëshkrimi siç duket është shkruar nga një Prift Misionar, i quajtur P. Teodos nga Parma, i cili për shumë vite ishte famullitar i Malësisë së Grudës e Triepshit. Urrejtja e rreptë , e cila kahmoti vlonte ndër zemrat e Princave të Malit të Zi kundër Malësorëve të Triepshit e të Kuçit, të cilëve nuk u bëhej assesi të rrinin nën sundimin e tyre , shpërtheu më në fund në këtë vit në një mënyrë kaq të çuditshme e barbare sa është e vështirë të besohet

Gjekë Gjonaj

Revista prestigjioze shqiptare e kohës “ Hylli i dritës”, në vitin 1914 , në faqen 150—153 ka botuar një shkrim në lidhje me mizoritë e mëdha , famëkeqe e çnjerëzore që ka bërë ushtria malazeze ndaj popullsisë shqiptare ( malësorëve) në këto dy treva të lashta shqiptare, Triesh dhe Kojë. Shkrimi është përkthim i një dorëshkrimi të zbuluar nga P. Laurenc Mitroviq O.F.M botuar në dialektin gegë, kurse në vijim ju sjell tekstin e plotë në gjuhën standarde shqipe. “Botimi i këtij dorëshkrimi me vlerë, tregon dhe dëshmon një shembull tjetër të shkëlqyer trimërie dhe sa e sa trimërive të tjera të bëra nga Malësorët e rreptë të Mbishkodrës, për të ruajtur e për t’u dalur zot vendeve të veta. Burrëria e këtyre fatosave, aq më tepër është e çuditshme, e për t’u çmuar ( vlerësuar), sa më fort të mendohet se si këta të mjerë, të lënë dore prej të gjithëve, pa farë ndihme e përkrahjeje të ndokujt, por përherë të mashtruar,

26

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

shumëherë, me premtime e me tradhti nga ndonjë kryetar i shitur, e deri prej sundimtarëve të Shqipërisë, duke qenë gjithmonë një pakicë e fortë, por më e vogël se ushtritë armike. Ata patën forcën për t’i dëbuar përherë e për t’i mundur, duke bërë kështu një vepër të ndritur në historinë e Maleve të veta dhe të gjithë kombit shqiptar. Por, vajmedet sot për ta !... Për shkak të vullnetit të ndyrë të një politike të pashpirt, ata sot janë të detyruar, të jetojnë të ndarë prej vëllezërve, me ndej nën sundimin e vështirë të atyre me të cilët luftuan për sa mot (kohë), të shtrydhur gjithmonë me fuqinë ( forcën) e vet të rreptë, veç për të mos me e parë një pëllëmbë të Maleve të veta prej gjurmës së rëndë të tyre! Sipas gjasave kjo luftë, për të cilën po flasim në këtë shkrim , ndodhi rreth vitit 1860. Dorëshkrimi siç duket është shkruar nga një Prift Misionar, i quajtur P. Teodos nga Parma, i cili për shumë vite ishte famullitar i Malësisë së Grudës e Triepshit. Urrejtja e rreptë , e cila kahmoti vlonte ndër zemrat e Princave të Malit të Zi kundër Malësorëve të Triepshit e të Kuçit, të cilëve nuk u bëhej assesi të rrinin nën sundimin e tyre , shpërtheu më në fund në këtë vit në një mënyrë kaq të çuditshme e barbare sa është e

vështirë të besohet. Princi i Malit të Zi u përpoq pikësëpari të bëjë për vete ( të përvetësojë) krerët e Kuçit: Spahi Boshin, Marka Mirkun e Turi Gjurin. Atyre princi u kishte premtuar se do t’u jepte pozita ( poste) me rëndësi në një zyrë të lartë, në qoftë se ata ia mundësojnë ushtrisë së tij që të kalojë lirshëm rrugën nëpër të cilën do të shkonte pa asnjë pengesë të pushtojë dhe të marrë me forcë Drekalin. Të mahnitur këta të tre fatzezë nga premtimet e mëdha të Princit - premtime që ende sot nuk janë vërtetuar, e pëlqyen premtimin (ofertën ) e tij, dhe kështu tri katër ditët e Sh’Pjetrit të shkijeve u mblodh i gjithë Meduni me ushtarë malazezë nën komandën e princit Mirko. Kuçi, menjëherë u habit, u befasua nga kjo mori malazezësh të armatosur dhe shumë vonë arriti të kuptojë shkakun e këtij sulmi. Sapo u vendos ushtria në maje të grykës së Kuçit, Princi Mirko – burrë barbar e i pabesë, sa të duash, ftoi të gjithë krerët e atyre rretheve duke i lutur që të vinin me armë dhe duke u bërë be të mëdha se nuk do të guxonte njeri i gjallë me i ngucë, as nuk kishte me u ndodhë asnjë e keqe rrugës. Këta të shkretë ( të ngratë) në fillim ishin dymendjesh. Mirëpo, kur e panë veten të rrethuar përtej fuqisë së tyre,


KULTURË

të ngushtuar, nga droja ( frika) rrokën (morën) armët e veta e shkuan fill mbas princit. Princi , duke i pasur para vetes, ua hoq armët dhe ua mori jetën aty për aty, duke ua prerë kokat. Një çetë tjetër ushtarësh malazezë kishte zaptuar malet e Drekalit, dhe vrisnin çfarë u shkonte për dore, njerëz të pafajshëm, çdo njeri të çfarëdo moshe që kishte. Mbas këtyre dy grupeve (çetave) ushtarësh malazez shkonte gjithë ushtria tjetër e cila urdhëroi të plaçkiste e t’u vënë zjarrin të gjitha shtëpive të katundit. Gjithë kjo mizori (kërdi) nuk zgjati të përfundojë më shumë se një orë e gjysmë. Pështjellimi, brima e gjama e të plagosurve dhe vaji i nënave të shkreta ( të ngrata) të cilat qanin në kupë të qiellit mbi fëmijët e vet të mbytur nga këta barbarë, ishte ushtima e vetme që u ndie në ato çaste të dëshpërimit e dhimbjes nëpër malet e Kuçit. Njëzet fëmijë të njomë kësaj herë ishin goditur me shpatën e Mirkut, kurse më se njëqind të rritur mbetën në këtë shfrim të kësaj mizorie sllave. Ky rrënim ( shkatërrim) shtëpish, e dëmtim njerëzish përfshiu edhe Rahonë e Koçën (Kojën ) . Sikur vende kufitare me Kuçin, Rahoja pati njëzet të vrarë ( të vdekur) dhe shumë të plagosur, në mesin e të cilëve një burrë i vjetër të cilit ia kishin prerë buzët, e të cilit ia kishin therë me thikë tre fëmijët. Ndërkaq Koça ( Koja) pati 16 të vdekur, e shumë të plagosur . Dyzet shtëpi u dogjën e u bënë shkrumb nga kjo ofensivë barbare e ushtrisë malazeze.

Ndër viktimat, me këtë rast, po përmendim edhe një foshnje të njomë, të cilën e hodhi në flakë të zjarrit nëna e vet , e cila ishte çmendur duke parë barbarizmin e madh me të cilin malazezët e pashpirt ia kishin mbytur para syve të saj bashkëshortin dhe kunatin. Kjo grua fatkeqe ( fatmjerë) e lodhur, e rraskapitur , pa veshje në trup iku dhe nuk u pa më për dy javë rresht, kurse më vonë u gjet e vdekur dhe u varros afër një bërrake në mes të rrugës së madhe ku pinin ujë delet e fshatit. Pak ditë më vonë përbri këtij varri u varros një vajzë tjetër e vogël 12 vjeçe, e cila kishte vdekur nga një goditje e rëndë e cila ia kishte derdhur trutë e kresë. E kush ishte kjo vajzë? Ishte vajza e asaj gruaje fatmjerë që ishte çmendur. !...E kush ia kishte ndrydhur rrashtën në mënyrë kaq të egër? Dora e ëmbël e nënës së vet! Mua, kur i shikoja këto dy varre, sytë m’u derdhën në vaj, e zemra donte të më shpërthejë nga dhimbja e dëshpërimi , duke menduar se në njërin prej këtyre varreve pushonte ( gjendej) shkaku i vrasjes së tmerrshme, të bëra nga një mendje e tërbuar ; e në varrin tjetër një vajzë e pafajshme, e cila sikur një lule që sapo kishte filluar të çelë dhe t’i shohë rrezet e diellit, ishte shkëputur me dhunë m’u nga ajo dorë e cila sa e sa herë e kishte përkëdhelur dhe e kishte dashtë shumë ! Të mërkurën para se të gjendej trupi i SH’ Shtjefnit, një grup prej afro njëqind malazezësh, shkapërcyen malet e mbërritën në Triepsh duke kaluar nëpër Qafë të Mollës mbi

Budzë; ia filluan, sipas zakonit, me u dhënë flakën shtëpive, duke menduar se sikur më përpara s’do të gjenin kurrfarë kundërshtimi në fshat. Por këtu pushteti i t’ Madhit Zot , me gjyqet e veta, kishte vendosur cakun e mizorive të tyre. Tridhjetë triepshjanë me disa burra të katundit të Kojës të betuar në besë të Zotit, me vdek për vendin e vet, edhe pse pa besim në fitore, ia filluan luftës së rreptë me malazezë e cila zgjati më se një orë. Luftimi më i rreptë ( i ashpër) ndodhi në një anë të katundit të quajtur Nikë Marashi ( Nikmarashi) , ku tanët ( lexo trieshianët) treguan përnjëmend trimërinë e tyre të madhe. Tomë Prëla, Smajl Pjetri e Mark Gil Doshi të tre prej Nikë Marashit u dalluan nga të gjithë shokët. Kjo përleshje e fortë përfundoi me humbje të mëdha të malazezëve. Dhjetë nga ata, të zënë ngushtë, duke parë se nuk kishin rrugëdalje për të ikur, u futën në shtëpinë e njëfarë Lekë Mirit, fajdexhi në zë, u mbyllën brenda dhe nga frëngjitë ia filluan të shtinin me armë duke vrarë dy vetë prej njerëzve tanë ( malësorëve) . Në këtë çast një vajzë e rritur rreth 18 vjeç, sa e hijshme, për bukuri aq më tepër trimëreshë, vajza e njëfarë Martinit prej Nikë Marashit , doli nga shtëpia e saj me një unë zjarrit në dorë dhe shkoi në drejtim të shtëpisë, ku ishin mbyllur armiqtë e Shqipërisë, kaloi nën frëngjitë, ku ata kishin vendosur pritën. Në momentin kur ajo mori urnën për t’i dhënë flakë shtëpisë u zbrazën dy pushkë, plumbat e të cilave e shpuan petkun dhe brezin që kishte ngjeshur ( mbështjellë) rreth belit. Për fat kjo burrëreshë trieshjane ( shqiptare) shpëtoi shëndosh e mirë dhe nuk u ligështua. Dalëngadalë, qetas e me shpejtësesi u ngjitë me i dhënë zjarrin bykut të kashtës me të cilin ishte mbuluar pullazi i shtëpisë. Një erë e fortë, që frynte e ndihmoi zjarrin aq sa shtëpinë e mbuloi flaka , tymi e tmerri me shpejtësi të madhe . Vajza si e kreu këtë vepër të lartë trimërie arriti të kthehet gjallë tek njerëzit e vet pa e gjetur asgjë e keqe. Ndërkaq malazezët nga zjarri e tymi u detyruan të dalin jashtë shtëpisë për të shpëtuar jetën e vet. Dy prej tyre i deshtë fati të ikin të përcëlluar nga flakët zjarrit. Të gjithë të tjerët u vranë nga malësorët, që kishin ndejë gati në pritë. (Vijon) E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

U përurua libri “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” i autorit Haxhi Zeneli

Homazh për ikonat e muzikës popullore “Liria e shprehjes, por edhe liria e këngës kanë qenë gjithmonë përcaktuese të vlerave të njeriut dhe të shoqërisë në të gjitha periudhat historike. Mirëpo për shqiptarët këto vlera të shenjta gjithnjë ishin të cenuara dhe në periudhat më të zymta u kanë shkaktuar drama të shumta individuale, familjare dhe kolektive. Pikërisht mungesa e kësaj lirie ishte përcaktuese në veprimtarinë e Haxhi Zenelit, i cili në librin ‘Me këngë nga vendlindja në Amerikë’ përshkruan një periudhë kaotike të lirisë së munguar”, ka theksuar recensenti i librit, Ali Salaj

Në kompleksin “Lamiga”, në Krythë të Anës së Malit, të martën e kaluar, më 28 gusht, u bë përurimi i librit “Me këngë nga vendlindja në Amerikë”, i autorit Haxhi Zeneli, i cili është botuar në fund të vitit të kaluar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Në libër autori, i cili vetë është këngëtar popullor, trajton rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e ekzistencës së popullit shqiptar në Anën e Malit, Ulqin dhe në trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, në një kohë kur çdo gjë në gjuhën shqipe i pengonte pushtetit dhe armiqve të shqiptarëve. Ai flet për kontributin e posaçëm të disa këngëtarëve dhe shoqërive kulturore artistike, në vendlindje e më pas në diasporën shqiptare në SHBA, për ruajtjen e folklorit burimor dhe traditave kulturore kombëtare. Duke qenë vetë protagonist i disa ngjarjeve në të kaluarën, ai pasqyron po ashtu përjetimet e veta dhe të shokëve të tij mbi këto ngjarje.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Një pjesë të veçantë të librit e zënë këngët e dasmave në Anë të Malit dhe disa këngë popullore sipas ahengut shkodran, të cilat Zeneli i këndon me pasion. Redaktori i librit, dr. Nail Draga, ka thënë se libri “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” sjell informacione me vlerë për trashëgiminë kulturore në vendlindje dhe në SHBA, ku autori jeton tani. “Autori dëshmon në veten e parë si dëshmitar okular për disa çështje të trajtuara, por po ashtu ka konsultuar individë të ndryshëm si dhe një literaturë selektive. Të dhënat në këtë botim janë me interes sidomos për brezin e ri, të cilët nuk i kanë përjetuar masat represive nga pushteti jugosllav i kohës, e sidomos pas ngjarjeve të marsit të vitit 1981 në Kosovë, kur u legalizua fushata antishqiptare. Ishte kjo kohë e mbijetesës dhe e sfidave të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi në përgjithësi e në Anë të Malit në veçanti. Ishte koha kur në emër të gjoja separatizmit

shqiptar sulmohej çdo gjë, ku as kultura muzikore nuk bënte përjashtim”, u shpreh ai. Sipas Dragës, të dhënat e ofruara në këtë botim janë homazh për disa persona të cilët ishin ikonat e muzikës popullore në Anë të Malit e më gjerë, të cilët nuk janë më në mesin tonë, si Faik Nuzi, Sylo Xhafa, Paulina Mirdita, Nuo Frani etj., të cilët kanë qenë bartësit e muzikës dhe folklorit tonë popullor, që ishte në shërbim të identitetit tonë kombëtar. Recensenti i librit, Ali Salaj, ka thënë se liria e shprehjes, por edhe liria e këngës kanë qenë gjithmonë përcaktuese të vlerave të njeriut dhe të shoqërisë në të gjitha periudhat historike. “Mirëpo për shqiptarët këto vlera të shenjta gjithnjë ishin të cenuara dhe në periudhat më të zymta u kanë shkaktuar drama të shumta individuale, familjare dhe kolektive. Pikërisht mungesa e kësaj lirie ishte përcaktuese në veprimtarinë e Haxhi Zenelit, i cili në librin ‘Me


MOZAIK

këngë nga vendlindja në Amerikë’ përshkruan një periudhë kaotike të lirisë së munguar”, ka theksuar ai. Salaj ka thënë se në këtë kuadër, Zeneli përshkruan me ngjyra autobiografike zhvillimet e jetës kulturore dhe ndikimit të folklorit në ndjenjat kombëtare. “E veçanta këtu është vëmendja e ringjalljes së aktiviteteve kulturore, që kuptohet edhe si një kthim në rrënjët e veta dhe në identitetin kombëtar të një komuniteti të shtypur, siç ishin shqiptarët në Malin e Zi”, është shprehur ai. Në fjalën e tij, këngëtari Shaban Gjekaj ka thënë se Haxhi Zeneli ka qenë ndër nxënësit e tij më besnikë, i cili i ka qëndruar besnik këngës shkodrane, ulqinake dhe anamalase. Ai ka sjellë kujtime nga jeta dhe karriera e autorit të librit, që nga bankat e shkollës fillore, pastaj koha kur Zeneli ishte student dhe e kaloi me sukses audicionin në Radio Prishtinë, e deri te bashkëpunimi me të në koncerte e dasma në Amerikë. Shoku dhe miku i autorit, Habib Zogaj nga Malisheva, veteran i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka cilësuar

librin e Haxhi Zenelit si një tufë apo kurorë lulesh. Duke krijuar një paralelizëm në mes të autorit dhe personazhit të Adilit në romanin “Lumi i vdekur” të Jakov Xoxes, ai ka thënë se derisa Adili merr me vete çiftelinë, “Haxhi Zeneli merr me vete gjithë këtë thesar, e kultivon, e interpreton, dhe së fundi e boton në një përmbledhje”. Në fjalën e tij, autori Haxhi Zeneli ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në përgatitjen e librit, si dhe të pranishmit në përurimin e librit, duke thënë se kanë treguar respekt jo vetëm për të si autor, por për folklorin e Anës së Malit, Ulqinit, Shkodrës dhe më gjerë. Ai ka thënë se dëshiron që ky libër të jetë nxitës për gjeneratat që vijnë. “Le të vazhdojnë të rinjtë aty ku unë kam mbetur ose shokët e mi që shkruajnë sepse kanë shumë gjëra për të thënë”, është shprehur ai. Autorin e kanë përshëndetur dhe përgëzuar për botimin e librit edhe Asim Kruja, djali i artistit Shefqet Kruja nga Shkodra, mësuesi veteran Haxhi

Taipi, gazetari dhe shkrimtari Ibrahim Berjashi, ndërsa fragmente nga libri kanë lexuar aktori Shefqet Luca dhe moderatorja Dafina Teliqi. Haxhi Zeneli ka lindur në Shtodër të Anës së Malit. Shkollën e Lartë Ekonomike e ka kryer në Pejë. Me këngën popullore ka filluar të merret që i ri dhe dallohet për interpretimin e këngëve popullore shkodrane. Në vitin 1982 është pranuar si këngëtar në Radio Prishtina, kurse pas kthimit në vendlindje, për një kohë udhëhoqi SHKA “Buna” – Katërkollë duke ndikuar në gjallërimin e jetës kulturore në Anë të Malit. Në vitin 1985 emigroi në Nju-Jork të SHBA-së, ku jeton dhe punon. Është pjesëmarrës në shumë koncerte, festivale mbarëkombëtare dhe veprimtari të tjera muzikore në vendlindje dhe diasporë. Deri më tani ka inçizuar katër albume me këngë popullore. “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” është libri i tij i parë. Përurimi i librit është organizuar nga SHAI “Art Club”, ndërsa në fund të tij autori ka ndarë libra falas për të gjithë të pranishmit. i. k. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

29


KULTURË

Rreth koncertit madhështor të këngëtarit Nikollë Nikprelaj

Interpretues që ruaj kultivoi traditën folk Nikollë Nikprelaj u bë shpejt një ndër artistët që me zërin e tij dhe krijimtarinë e tij, do të zgjonte banorët e Alpeve Shqiptare e jo vetëm nga “gjumi”, që ata kishin rënë. Ai e përtëriu këngën folklorike të Malësisë, ai i hoqi “pluhurin” lahutës së lashtë që gati ishte harruar në këto zona

Ramazan Çeka

Pas ndryshimeve demokratike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë shtete të Ballkanit, u krijua mundësia e marrëdhënieve më të mira mes tyre, në mënyrë të veçantë në fushën e marrëdhënieve kulturore, artistike e sportive etj. Këto ndryshime, natyrisht sollën bashkëpunime të reja, por në qoftë se

30

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

bëhet fjalë për Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën e Maqedoninë ato qenë më të lehta e më të realizueshme, sepse këndej e andej kufirit jetonin shqiptarë që nuk kishin asgjë të ndarë në kulturën dhe traditën e tyre, përveç një kufiri politik ndërshtetëror. Këtë e tregon më së miri edhe shkëmbimi i grupeve social-kulturore në mënyrë të ndërsjellët dhe kjo tregon arsyen se pse banorët shqiptarë në Tuz, Ulqin e Tivar, në Tetovë, Shkup e Ohër, në të gjithë Kosovën i njihnin e i këndonin këngët shqiptare, i kërcenin vallet shqiptare, i njihnin këngët e tyre dhe vallet e tyre. Pavarësisht nga kufizimet e njohura politike të asaj kohe, pavarësisht nga

censura ideologjike, këngët dhe vallet shqiptare nuk doganoheshin e çdoganoheshin në kufijtë e ndërsjelltë. Kjo tregon mbi të gjitha se tradita shqiptare mijëra vjeçare do të vazhdojë përjetësisht e pacenuar nga sistemet që shkojnë e vijnë. Mu desh të shkruaj pak gjatë në këtë hyrje të këtij shkrimi, sepse personazhi që unë kam zgjedhur është një ndër përfaqësuesit që me talentin dhe zërin e tij, e pse jo, edhe me guximin e tij, që nga viti 1983 shkëlqen me krijimtarinë dhe interpretimet, për të ruajtur traditën folklorike të malësisë shqiptare, të asaj treve aq të pasur, në mënyrë që ajo jo vetëm të mos humbasë, por të bëhet një urë


KULTURË

jti dhe klorike lidhëse mes shqiptarëve të Kelmendit të ndarë përgjysmë. Ky personalitet, dhe e meriton ta quajmë të tillë, quhet Nikollë Nikprelaj, i lindur në Triesh, që në rininë e tij, jo vetëm i vuri detyrë vetes ta mbante të gjallë këtë traditë, por edhe u bë një misionar për realizimin e kësaj detyre. Nikollë Nikprelaj u bë shpejt një ndër artistët që me zërin e tij dhe krijimtarinë e tij, do të zgjonte banorët e Alpeve Shqiptare e jo vetëm nga “gjumi”, që ata kishin rënë. Ai e përtëriu këngën folklorike të Malësisë, ai i hoqi “pluhurin” lahutës së lashtë që gati ishte harruar në këto zona. Një punë e tillë nuk ka qenë aspak e lehtë, por gjithsesi ai e ka realizuar si një artist multidimensional, si këngëtar, si instrumentist i të gjitha instrumenteve folklorike, lahutë, çifteli, bilbil, fyell etj, por edhe si krijues i këngëve të reja që gjithmonë kanë ngritur peshë ambientet shqiptare, patriotike e familjare, jo vetëm në trojet tona, por edhe në Europë, SHBA e Australi.

Për të bërë këtë shkrim, i cili mendoj se ka vlera të mëdha për njohjen e aktivitetit të këtij këngëtari, unë nuk pata nevojë të marrë të dhëna për të, pasi pata fatin të marrë pjesë në koncertin madhështor që ai kishte organizuar me rastin e mbylljes me shumë sukses të sezonit veror, të aktivitetit të tij artistik, në vendlindjen e tij Triesh dhe largimit të emigrantëve për në vendet ku jetojnë e punojnë. Unë isha atje si një ndër spektatorët më dashamirës të tij dhe ndoqa nga afër atë koncert madhështor që kishte organizuar. Jam i mrekulluar dhe nuk gjejë dot fjalë ta përshkruaj këtë festë të madhe mes malesh, ku pjesëmarrja e fansave, dashamirësve dhe bashkëqytetarëve e tij ishte befasuese. Para fillimit të koncertit ndjehej heshtja madhështore që diktojnë malet dhe luginat, por për pak kohë para se të fillonte ai, kjo heshtje u thye nga zhurmat e makinave luksoze dhe grupeve të njerëzve që vinin nga çdo anë, për të treguar se në këto male ka jetë, ka gjallëri, ka gëzim. Skena madhështore ishte instaluar në një ambient mahnitës të Alpeve Shqiptare. Tingujt e muzikës së bukur folklorike dhe jo vetëm, si dhe vallet e mrekullueshme shqiptare, përplaseshin me jehonë në shpatet dhe luginat e këtij amfiteatri madhështor, duke përcjellë tek spektatorët këngën dhe muzikën e traditës, por edhe atë bashkëkohore. Nikollë Nikprelaj kishte menduar për të gjithë. Ai në mënyrë tradicionale e hapi këtë koncert me një këngë

të lashtë kushtuar vendlindjes, duke qenë në krah të babait të tij Nosh Grishi (Nikprelaj) 91 vjeçar, në interpretimin e një kënge “maje krahu” dhe për të vazhduar i palodhur për disa orë me zërin e tij brilant dhe repertorin e mrekullueshëm, të shoqëruar nga një orkestër jashtëzakonisht profesionale, nën drejtimin e maestro Samir Beqaj në tastierë, Arsid Çeka në perkusion dhe Kristian Gusho në violinë. Në këtë koncert, ashtu siç e përshkruam edhe në fillim, tradita malësore kishte simbolet e veta, kishte vazhdimësinë e saj, kishte brezat që trashëgojnë njëri-tjetrin. Në skenë, para një piste gjigande, ku nata ishte bërë ditë, spektatorët pjesëmarrës përcillnin me duartrokitje gjyshin 91-vjeçar, të birin e tij Nikollën dhe artistin më të ri shumë të talentuar djalin e Nikollë Nikprelës, Albin Nikprelaj, një këngëtar i shkëlqyer. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues së Komunës së Tuzit, intelektualë të kësaj krahine, sponsorë, dashamirës të artit e kulturës, si dhe qindra e mijëra spektatorë, ku binte në sy, në mënyrë të veçantë mosha e re e tyre. Koncerti i kësaj mbrëmje magjike u regjistrua nga televizioni “Boin” i Tuzit, nga kameramani Mark Ujkaj dhe gazetarja Fedra Raicevic. Natyrisht, suksesi dhe meritat për të gjallëruar jetën në këtë trevë e kanë gjithmonë artistët, në këtë rast këngëtari kaq i dashur i kësaj treve Nikollë Nikprelaj. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

31


PORTRET

Portret: Samir Beqaj

Në majën e muzikantëve më të mirë shqiptarë Ai ka një karrierë të tërë të pasur pas vetes. Nuk flet shumë, është fjalë pak e punë shumë. Falë pasionit për muzikën, por në radhë të parë me punë Samir Beqaj ka arritur në majat e muzikantëve më të mirë shqiptarë

32

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018


PORTRET

Ndonëse nuk është i vjetër në moshë, ai ka një karrierë të tërë të pasur pas vetes. Nuk flet shumë, është fjalë pak e punë shumë. Falë pasionit për muzikën, por në radhë të parë me punë Samir Beqaj ka arritur në majat e muzikantëve më të mirë shqiptarë. Dashuria e tij për muzikën lindi që në fëmijëri. Për të parën herë do të paraqitet në skenë si fëmijë në një koncert të Shoqërisë Kulturore “Koha” në fshatin e tij të lindjes, Dinoshë, në vitin 1987, dhe që nga ajo kohë nuk do të largohet më nga skena, e cila do ta bëjë për vete. Në këtë shoqëri do t’i bëjë hapat e para muzikore. Do të fillojë me instrumentin tradicional çiftelinë, të cilën e mësoi nga xhaxhai i tij Zeneli, instrumentist dhe anëtar i SHKA “Koha”, me të cilin do të marrë pjesë në disa koncerte të kësaj shoqërie. Më pas do të kalojë në fizarmonikë, kurse së fundmi luan në sintisajzer, instrumentin muzikor elektronik i cili prodhon shumëllojshmëri zërash duke i përpunuar ato. Debutimi i mirë të hapë rrugën e suksesit, por “po nuk punove fort që ta mbash e ta zhvillosh atë që ke, atëherë fillimi i mirë kthehet në dështim”. Kjo moto e ka ndihmuar atë që të ecë përpara.

“Mund të them se muzika rritej me mua ose më mirë unë rritesha me muzikën”, shprehet Beqaj duke folur për rrugëtimin e tij muzikor. Si muzikant, ai ka bashkëpunuar duke performuar live me pothuajse të gjithë këngëtarët vendorë nga Malësia dhe me këngëtarët më të mirë nga trevat tjera shqiptare. Me shumë prej tyre ka bashkëpunuar edhe në studion e tij muzikore SB Music, duke kompozuar dhe orkestruar shumë këngë. Ndërkaq prej vitesh bashkëpunon në mënyrë të rregullt me këngëtarin e mirënjohur nga Malësia, Nikollë Nikprelaj. Gjatë karrierës së tij si muzikant, ka marrë pjesë në shumë koncerte, gazmende familjare, festivale dhe aktivitete të tjera kulturore, në vend dhe në shtete të ndryshme evropiane dhe në SHBA. “Aktivitetet tona janë kryesisht të përqendruara në vendet e banuara me shqiptarë, si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, gjithashtu edhe këtu në Malësi gjatë sezonit veror si dhe në Ulqin me rrethinë”, thotë Beqaj. Ai veçon një ndër sukseset e tij më të mëdha pjesëmarrjen si instrumentist në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar në Gjirokastër, në vitin 2000, i cili është aktiviteti më i rëndësishëm

Debutimi i mirë të hapë rrugën e suksesit, por “po nuk punove fort që ta mbash e ta zhvillosh atë që ke, atëherë fillimi i mirë kthehet në dështim”. Kjo moto e ka ndihmuar atë që të ecë përpara në rrugëtimin e tij muzikor

folklorik që organizohet në hapësirat shqiptare. Beqaj thotë se i ndjekë të gjitha rrymat muzikore dhe i pëlqejnë ata këngëtarë që kanë krijuar identitetin e vet muzikor, por më së shumti ka ndjeshmëri dhe preferencë për muzikën shqiptare, sidomos muzikën tonë folklorike dhe popullore, më të cilën është rritur. Ai madje bën apel për ruajtjen e pastërtisë së muzikës burimore shqipe, si një prej veçorive që na identifikon dhe karakterizon si popull, dhe që ndikon në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Përveç muzikës Beqaj, i cili me profesion është jurist, është i angazhuar në Qendrën Kulturore Informative “Malësia”. Si sekretar i këtij institucioni, ai merret me punët administrative-juridike. Por dëshira për të ndihmuar dhe gjallëruar jetën kulturore në Malësi bëjnë që ai të merret edhe me pjesën organizative, prandaj shumë aktivitete kulturore që zhvillohen në këtë institucion kanë edhe dorën e tij. Ambicioz dhe jo imponues, Beqaj ka shumë plane në fushën e muzikës dhe të kulturës në përgjithësi, të cilat dëshiron dhe shpreson t’i realizojë në të ardhmen. i. k. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Allure Palazzi Kotor Bay

Një parajsë e veçantë në Mesdhe

Boka e Kotorrit përfaqëson peizazhin e veçantë kulturor të Mesdheut, një simbiozë ideale e natyrës dhe trashëgimisë arkitektonike. E përfshirë në listën e gjireve më të bukura në botë, një pjesë e Kotorit dhe Risanit që nga viti 1979 gjenden në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-së. Mu këtu, në qendër të këtij vendi piktoresk ndodhet Hotel Allure Palazzi, një vend ideal për pushime ku ofron një kënaqësi përrallore në kontrastet e natyrës. Një ambient i veçantë krijohet nga diversiteti harmonik i qytetërimeve të Lindjes dhe Perëndimit. Ky është vendi ku trashëgimia ilire

34

Javore KOHA

E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

dhe lashtësia latino-bizantine ndërthuren si në një vepër arti. Pranë qytetit të famshëm të Kotorrit, Allure Palazzi është vend ideal për ata që kërkojnë qetësi, strehim nga zhurma e përditshmërisë, por njëkohësisht ofron aventurën në natyrën dhe historinë e këtij rajoni. Një pamje e peizazheve të frymëmarrjes sigurohet nga çdo vendndodhje në kompleksin hotelier “Allure Palazzi”. Kufiri që ndan qiellin dhe detin është magjike për çdo vizitor. Hotel Allure Palazzi sigurisht që vendos standarde të reja të jetës luksoze. Secila nga 10 vilat krenohet me bukuri evropiane, mobilierinë luksoze

dhe një atmosferë qetësuese me pamje nga gjiri i kaltër. Plazhi i hotelit relakson plotësisht me tingujt e valëve të detit Adriatik. Dhomat dhe apartamentet nën çati janë të dizajnuara sipas tendencave më bashkëkohore. Ata kanë gjithçka që ju nevojitet për një pushim të këndshëm. Koloriti i veçantë ndërlidhet me gjirin, kurse muret në dhoma simbolizojnë atmosferën e një dite me diell në Kotor Qëndrimi në hotelin Allure Palazzi do të shënojë një eksperiencë të paharrueshme me një atmosferë fine dhe qetësuese në një ambient të nivelit më të lartë turistik.


SPORT

Shpallen nominimet për çmimet “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit”

Mes të nominuarve Cana, Kelmendi, Tare, Krasniqi Për Çmimin kryesor janë nominuar: Lorik Cana, Edvin Murati dhe Igli Tare (të tre futbollistë). Për Çmimin e Nderit u nominuan: Ansi Agoll (futbollist), Elizabeta Karabolli (qitëse) dhe Majlinda Kelmendi (xhudiste). Të nominuar për çmimin e të rinjve janë volejbollistja Erblira Bici, atleti Izmir Smajlaj dhe portieri Thomas Strakosha. Konkurrojnë për Çmimin e Publikut: Erald Dervishi, Haki Doku, Elseid Hysaj, Luiza Gega, Luan Krasniqi dhe Ervin Skela. Fituesit e çmimeve “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit” do të shpallen në një mbrëmje gala, më 28 shtator, në Pallatin e Brigadave

Shpallen nominimet për çmimet “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit”, një iniciativë kjo e re për të promovuar imazhin e Shqipërisë përmes sportit. Kjo veprimtari nderon për herë të parë sportistët dhe trajnerët shqiptarë për performancën jashtë Shqipërisë. Presidenti i Shoqatës “Ambasadori i Futbollit Gjerman”, Roland Bischof, mori fjalën në konferencë si iniciuesi i kësaj nisme, duke theksuar se ky aktivitet do të mbështesë të gjithë sportistët jashtë Shqipërisë, që e

meritojnë dhe kanë përçuar vlera. Kryetari i jurisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zbuloi të nominuarit për Çmimin kryesor. Ata janë: Lorik Cana, Edvin Murati dhe Igli Tare (të tre futbollistë). Për Çmimin e Nderit u nominuan: Ansi Agoll (futbollist), Elizabeta Karabolli (qitëse) dhe Majlinda Kelmendi (xhudiste). Të nominuar për çmimin e të rinjve janë volejbollistja Erblira Bici, atleti Izmir Smajlaj dhe portieri Thomas

Strakosha. Konkurrojnë për Çmimin e Publikut: Erald Dervishi, Haki Doku, Elseid Hysaj, Luiza Gega, Luan Krasniqi dhe Ervin Skela. Fituesit e çmimeve “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit” do të shpallen në një mbrëmje gala, më 28 shtator, në Pallatin e Brigadave. Në juri janë emra të njohur si ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, gazetari Dritan Shakohoxha apo trajnerja e basketbollit, Mirza Alibegaj. E ENJTE, 6 SHTATOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 6 shtator 2018

Viti XVll Numër 830 Çmimi 0,50

Komuna e Tuzit fitoi statusin e komunës së pavarur

ISSN 1800-5696

Marrëzi udhëheqësish

Vazhdim i sistemit njëpartiak të sundimit


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.