Koha 831

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 shtator 2018 Viti XVll Numër 831 Çmimi 0,50

Emocione të veçanta dhe të paharruara ISSN 1800-5696

Mbretëresha vjen në Ulqin pas 2300 vitesh

Intervistë ekskluzive me këngëtarin e mirënjohur, Sinan Vllasaliu


PËRMBAJTJE

8

10 Shqipëri e Aushvic-it

Serbia, faktori kyç i destabilizimit të Ballkanit

14

24 Trieshjanët dhe Kojasit mposhtën trimërisht ushtrinë malazeze

Harmonia e planeteve në një hap

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018


PËRMBAJTJE

26

28 Tregime për fëmijë me mesazhe humane dhe edukative

Lëreni fëmijën të adaptohet me realitetin e ri

32

35 Pesë garues nga KT “Ulqini” përfaqësojnë Malin e Zi

Këndoj edhe këngë në gjuhën angleze dhe atë turke

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Sekretariati për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime i Komunës së Tuzit hartoi Projektvendimin për taksat komunale lokale dhe për taksat administrative

Mbi këto taksa po diskutohet në debatet publike Tuz – Sekretariati për Financa të Ardhura Lokale dhe Investime i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ka hartuar Projektvendimin për taksat komunale lokale dhe për taksat administrative të cilat janë vendosur në debate publike të cilat administrata lokale i ka filluar nga data 31 gusht, ndërsa debati i fundit do të zhvillohet sot më 13 shtator. Në debatin qendror i cili u mbajt këtë të hënë në kuvendin e Komunës së Tuzit, interesimi për këtë çështje mungoi dukshëm. Në këtë debat përveç një numri shumë të vogël të këshilltarëve të kuvendit, nuk mori pjesë asnjë qytetar për t’u njohur me këto vendime, për të dhënë vërejtjet apo sugjerimet e tyre. Sipas nenit 1 të projektvendimit për taksat komunale lokale, përcaktohet lartësia e taksave, mënyra dhe afatet e pagesës, si dhe kryerja e punëve të përcaktimit, pagesës dhe kontrollit të pagesës së taksës komunale lokale. Në nenin 3 të këtij projektvendimi, thuhet se: taksat komunale aplikohen për shfrytëzimin e hapësirës në sipërfaqe publike me përjashtim të shitjes së shtypit, librave dhe të publikimeve të tjera, të shitjes së punimeve të zejeve të vjetra dhe të artizanateve shtëpiake; për mbajtjen (organizimin) e muzikës në objektet hoteliere, (përjashtohet muzika e riprodhuar me mjete mekanike (gramafoni, regjistrues kasete, radio, tv, etj); për shfrytëzimin e pronave dhe sloganeve për reklama (me përjashtim të rrugëve magjistrale dhe regjionale); për shfrytëzimin e hapësirës për parkim të automjeteve rrugore dhe atyre ndihmëse, motoçikleta

4

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

dhe biçikleta në vende të rregulluara dhe të shënuara; për shfrytëzimin e sipërfaqeve për kampim, vendosjen e tendave apo të objekteve të tjera për shfrytëzim të përkohshëm; për shfrytëzimin e vitrinave për ekspozimin e mallrave jashtë ambienteve të biznesit; për mbajtjen e instalimeve të lundrueshme, mjeteve lundruese dhe objekteve të tjera në ujë; për mbajtjen e restoranteve dhe objekteve të tjera hoteliere dhe zbavitëse në ujë; mbajtjen e bazave të betonit dhe të asfaltimit si dhe të bazave për dërrmimin dhe përpunimin e gurit dhe prodhimin e rërës; për shfrytëzimin e sipërfaqeve të lira për rrugët e kartingut, parqet zbavitëse dhe cirqet; për shfrytëzimin e bregut për qëllime biznesi. Ndërkaq, kreu i Sekretariatit për Financa të Ardhura Lokale dhe Investime në Komunën e Tuzit Emin Axhoviq tha se lartësia e taksës do të jetë përafërsisht e njëjtë me atë që ka qenë deri më tani si Komunë në kuadër të kryeqytetit. Pagesa e taksës lokale komunale

bëhet në llogarinë e të ardhurave lokale të buxhetit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit në përputhje me udhëzimin e mënyrës së pagesës për të ardhurat publike. Në vendimin për taksat administrative lokale përcaktohen taksat administrative lokale për shkresa dhe veprime pranë organeve të administratës së Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit. Kreu i Sekretariatit për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime, Z. Emin Axhoviq, ka thënë se me hartimin e këtyre vendimeve kanë si synim të fillojnë të ndërtojnë një administratë të re, të definohet puna e Sekretariateve të Komunës së re të Tuzit, i cili njëkohësisht ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e debatit për të shprehur opinionet e tyre në lidhje me projekt-vendimin në fjalë. Projektvendimi për taksat komunale lokale dhe për taksat administrative pas përfundimit të debateve, do të paraqiten për votim në seancës e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit. t. u.


NGJARJE JAVORE

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhuroi për të katërtin vit

Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi Ulqin – Për të katërtin vit me radhë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës ka dhuruar Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Në emër të MASHT-it, zyrtarët e këtij institucioni, Fatmir Bytyqi dhe dr. Ferim Gashi, këshilltarë politikë në kabinetin e Ministrit, dhe Agim Bërdyna, drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar, në prani të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Podgoricë, Skënder Durmishi, ia kanë dorëzuar të hënën kontigjentin e Abetareve mbarëkombëtare dhe Abetareve të punës kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, i cili i ka falënderuar për këtë donacion me vlerë në emër të institucionit që përfaqëson dhe të nxënësve e prindërve shqiptarë në Malin e Zi. Gjatë takimit është biseduar edhe për problemet e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Kryetari i KKSH-së i ka njoftuar zyrtarët e MASHT-it me problemet kryesore me të cilat ballafaqohet arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi, çështjen e kuotave për kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi dhe mosnjohjen e provimit të maturës me rastin e aplikimit për t’u regjistruar në universitetet publike të Republikës së Kosovës, zvarritjen gjatë

procesit të njohjes së diplomave të studentëve që kanë mbaruar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë etj. Zyrtarët e MASHT-it kanë premtuar se të gjitha çështjet e përmendura do t’i adresojnë te ministri i Arsimit të Kosovës dhe institucionet tjera përgjegjëse. Të dyja palët kanë rënë dakort për rritjen e nivelit të bashkëpunimit në favor të arsimit shqip në Mal të Zi dhe të arsimit në përgjithësi. Ndërkaq, gjatë javës së kaluar KKSH ka ndarë Abetaret mbarëkombëtare për të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Në një postim në llogarinë e tij në rrje-

tin social Facebook, kryetari i KKSHsë, Faik Nika, ka shkruar se beson fort që shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi janë vatra të ruajtjes dhe kultivimit të identitetit kombëtar. “Këshilli Kombëtar edhe këtë vit dhuroj falas Abetaren mbarëkombëtare. Rishtarēt e vegjël do të nisin udhën e shkronjave dhe mësimin e gjuhës së bukur shqipe, të barabartë me moshatarët e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Faleminderit Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës për donacionin për të katërtin vit. Fillestarëve vit të mbarë shkollor”. i. k.

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe mbrojtja e trojeve shqiptare (Me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)

Forcat e armatosura të Lidhjes, gjatë dimrit të viteve 1879-1880 e mbrojtën me sukses Plavën dhe Gucinë, duke i shkaktuar ushtrive malazeze, që u orvatën t’i merrnin me forcë, disfatë të rëndë në Nevshov e Velikë (dhjetor 1879) dhe pastaj në Velikë dhe Pepiç (janar 1880)

Qani Osmani

Me shpresë se do ta lehtësonin zbatimin e Traktatit të Berlinit, Fuqitë e Mëdha vendosën në fillim të muajit prill të vitit 1880 që ta korrigjonin atë, duke i dhënë Malit të Zi, Hotin dhe Grudën, në vend të Plavës dhe Gucisë. Por, Lidhja nuk u tërhoq, përkundrazi vendosi t’i mbronte me çdo sakrificë të dy këto qytete shqiptare. Më 22 prill të vitit 1880, forcat ushtarake të Lidhjes në betejën e Rrzhanicës i thyen përsëri forcat malazeze, të cilat u orvatën ta pushtonin Hotin dhe Grudën. Pak ditë më vonë, më 26 qershor të vitit 1880, fuqitë e mëdha vendosën që në vend të Hotit dhe Grudës , Malit të Zi t’i lëshohet qyteti i Ulqinit dhe rrethinën e tij me popullsi kryesisht shqiptare. Këtë radhë, për ta detyruar Portën e Lartë, që të zbatonte me çdo kusht vendimet e tyre, Fuqitë e Mëdha dërguan për shantazh flotën e tyre luftarake në ujërat e Ulqinit. Në këto rrethana, qeveria osmane vendosi të shtypte rezistencën shqiptare. Pas përpjekjes me armë, që pati me forcat e Lidhjes Shqiptare, ushtria osmane hyri më në fund në Ulqin dhe më 26 nëntor të vitit 1880, ia dorëzoi qytetin Malit të Zi. Lëshimet e Portës së Lartë në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë, i dhanë një hov të madh lëvizjes për autonomi për krijimin e Vilajetit shqiptar, si hap i parë për fitoren më vonë të pavarësisë së plotë. Lëvizja për autonomi, e cila e kishte shoqëruar qysh

6

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

në fillim të luftës për tërësinë territoriale të Shqipërisë kishte shënuar një ngritje të re, sidomos në Kuvendin e Dytë të Frashrit (qershor 1880). Një hap i ri u bë në këtë drejtim me vendimet historike të Kuvendit të Gjirokastrës, që hartoi një program më të plotë për autonominë (24. 07. 1880). Në vijim, Kuvendi i Jashtëzakonshëm që u mblodh në Prizren, në fund të vitit 1880 e shpalli Komitetin Qendror “Kuvernë e përdorme”. Repartet ushtarake të saj shtinë në dorë Shkupin(4 janar), Mitrovicën (15 janar) dhe Prishtinën më 18 janar të vitit 1881. Nëpunësit turq u dëbuan nga të gjitha qendrat ku u vendos pushteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Perandoria Osmane e tronditur nga kjo veprimtari kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, i dha urdhër Dervish Pashës që me një ushtri të armatosur mirë ta shtyp atë. Më 25 mars të vitit 1881, me forca të shumta, ai e pushtoi me tradhti Shkupin dhe anëtarët e Komiteti i internoi. Pas betejave të përgjakshme në Slivovë dhe në Shtimjë, ushtria osmane hyri në Prizren dhe me pushtimin e Gjakovës shtiu nën kontrollin e vet të gjitha qytetet e tjera të Kosovës e të tërë vendit. Mijëra shqiptarë kaluan nëpër gjyqet ushtarake në Prizren dhe në Janinë (ndër ta edhe Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, etj.) dhe po aq u internuan me gjithë familjet në Anadoll. Koncepti i përpunuar nga Lidhja e Prizrenit për shtetin kombëtar, përbën pikën më të lartë në zhvillimin e mendimit politik të Rilindjes gjatë shek. të XIX dhe shënon gjithashtu përpjekjen e parë të shqiptarëve për të zgjidhur çështjen kombëtare qysh në vitet e Krizës Lindore të viteve 1875-1881, në një kohë me popujt e tjerë të Ballkanit, në kuadrin e ndryshimeve që Fuqitë e Mëdha bënë atëherë në hartën politike

të këtij gadishulli. I parashtruar qysh në vendimet e para të Lidhjes, koncepti i saj për zgjidhjen e çështjes shqiptare duke themeluar një shtet kombëtar dhe autonom që pësoi evolucionin e vet, duke marrë një kuptim më të gjerë dhe një formë më të përcaktuar. Kërkesa e një Vilajeti apo province të bashkuar, me një autonomi administrative, që u formulua si formë e parë e organizimit të shtetit shqiptar në vendimet e kuvendit themelues të Prizrenit, në qershor të vitit 1878 mori përmbajtje më të plotë në aktet që Lidhja i nxori pas këtij Kuvendi. Në dy memorandumet që i dërgoi Portës së Lartë, njëri i miratuar në Janinë (më 24 korrik 1878), e tjetri në Prizren(po në korrik të atij viti) dhe me një projekt për reforma në Shqipëri, Lidhja kërkoi nga Stambolli që të merrte masa sa më të ngutshme për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një të vetëm “ për të mbledhur e për ta bashkuar në një trup të vetëm gjithë Shqipërinë”. Ndërsa në rezolutën e miratuar në Kuvendin e përfaqësuesve të të gjitha viseve të Shqipërisë, të mbledhur në Dibër, më 8 nëntor të vitit 1878, u përcaktua në mënyrë më të plotë programi autonomist i Lidhjes Shqiptare. Shqipëria e bashkuar, si një vilajet i vetëm, do të kishte një status ndërkombëtar edhe pse të kufizuar, do të ishte autonome brenda territorit të vet, por e varur në marrëdhëniet me jashtë, që do të mbeteshin si më parë në kompetenca të Portës së Lartë. Megjithëse, nën sovranitetin e sulltanit Shqipëria do të gëzonte një autonomi të gjerë administrativo-shtetërore, me të gjitha atributet e një organizimi shtetëror, të një shteti kombëtar shqiptar. Krerët e Lidhjes e shikonin shtetin autonom, jo vetëm si zgjidhje që mund

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION të pranohej më lehtë nga Qeveria Osmane dhe Fuqitë e mëdha, që nuk ishin të prirura të përkrahnin shkëputjen e plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, por edhe si një periudhë drejtë pavarësisë dhe shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga kjo perandori. Nëpër këtë rrugë patën kaluar Rumania, Serbia, Mali Zi, Bullgaria, të cilët në fillim fituan statusin e autonomisë, të shteteve vasale nën sovranitetin e sulltanit, për të kaluar më pas në shpalljen e pavarësisë së plotë. Veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit për të bashkuar shqiptarët dhe territoret e tyre në një shtet të vetëm, siç kishin bërë edhe kombet e tjera të Ballkanit dhe të Europës, nuk përbën ndonjë argument për t’iu atribuuar udhëheqësve të saj prirje shoviniste, sikurse kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë edhe sot historiografitë e disa vendeve fqinje. Jo për shkak të ndonjë ekskluziviteti ndërkombëtar, por për hir të kushteve në të cilat i vendosi historia, “shqiptarët, sikurse shprehej atëherë Abdyl Frashëri, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes, nuk kishin ushqyer atëherë aspirata pushtuese ndaj popujve të tjerë”. Në aktet e Lidhjes dhe në ato të të gjithë periudhës të Rilindjes, Shqipëria përmendej si një njësi administrative dhe etnike e përcaktuar qartë, si atdhe i shqiptarëve, i banuar historikisht e pa ndërprerje prej tyre, por në asnjë nga këto akte nuk zihej në gojë emri “Shqipëria e Madhe”, i cili është një trill qëllimkeq i propagandës së qarqeve politike të shteteve fqinje, që u hodh në qarkullim në fundin e shek. XIX, për t’ia kundërvënë synimeve të natyrshme e të ligjshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për formimin e një shteti të bashkuar shqiptar. Togfjalëshi ”Shqipëri e Madhe”, që po dëgjohet më shpesh edhe në ditët tona në qarqet diplomatike e në media, e që për fat të keq artikulohet edhe nga personalitete zyrtare evropiane që janë miq të shqiptarëve, dhe jo vetëm nga këta, por edhe nga disa shqiptarë, e ka prejardhjen e tij jo te shqiptarët, por nga qarqet politike të atyre shteteve ballkanike që kanë sot në kufijtë e tyre territore me popullsi shqiptare. Lidhja e Prizrenit ndërmori edhe hapa konkretë për të vënë në jetë kërkesën e shndërrimit të Shqipërisë në një shtet të bashkuar autonom. Shpallja në Prizren, në janar të vitit 1881 e qeverisë së përkohshme , të drejtuar nga kryetari i Lidhjes, personaliteti i shquar Kosovar Ymer Prizreni, shënoi pikën më të lartë në luftë për formimin e shtetit kombëtar

në periudhën e Lidhjes së Prizrenit. Pra, dorëzimi i Ulqinit Malit të Zi dhe masat e reja osmane shkaktuan një pakënaqësi të madhe në trojet Shqiptare dhe i acaruan në kulm marrëdhëniet e shqiptarëve me sunduesit osmanë. Qysh në dhjetor të vitit 1880, në Kosovë filluan veprimet e armatosura kundër administratës osmane. Atdhetarët shqiptarë menduan se tani kishte ardhur çasti i përshtatshëm për të vënë në jetë Programin për autonomi. Në këto rrethana, ata organizuan aty nga mesi i muajit janar 1881 në Prizren një kuvend të jashtëzakonshëm të Lidhjes Shqiptare. Në të morën pjesë vetëm përkrahësit e autonomisë. Kuvendi përjashtoi nga organet drejtuese të Lidhjes kundërshtarët e autonomisë dhe Komitetin Kombëtar e shpalli qeveri të parakohshme, të kryesuar nga Ymer Prizreni (kryetar), Shuaip Spahiu (nënkryetar), Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, etj. Qeveria e Përkohshme e Prizrenit organizoi menjëherë forcat e rregullta ushtarake dhe ngriti administratën e re shqiptare në viset që po çliroheshin. Repartet e qeverisë shqiptare, të komanduara nga Sulejman Vokshi dhe të përkrahura nga populli, gjatë muajit janar 1881 e çliruan gjithë Kosovën, si dhe Shkupin dhe trojet e tjera shqiptare në Maqedoni. Udhëheqësit e Lidhjes e vlerësuan kërkesën e autonomisë së Shqipërisë dhe të shkëputjes së saj në të ardhmen nga Perandoria Osmane, si ”një e drejtë e popullit shqiptar për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane, së cilës i përkiste nga raca dhe gjinia”. Në peticionin e saj të fundit, dërguar ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, më 15 prill të vitit 1881, kur ushtria osmane e Dervish Pashës po shtypte Lëvizjen Shqiptare, Lidhja duke këmbëngulur në kërkesën e autonomisë, theksonte se kjo e drejt i takon Shqipërisë, si një vend evropian. Siç theksonin konsujt e huaj, në këtë peticion shprehej synimi i Lidhjes për të ngritur në Shqipëri një administratë të tillë autonome, që të ishte e aftë të përhapte të gjitha sistemet përparimtare dhe qytetëruese të kontinentit evropian, në të cilin bënte pjesë. Megjithëse u shtyp, vepra që la Lidhja e Prizrenit, kreu në rrafshin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar, si një faktor vendimtar në luftën për mbrojtjen e tërësisë së Atdheut dhe për formimin e një shteti shqiptar, ruan vlerën e vet, jo vetëm në planin historik-shkencor, por edhe në atë politik kombëtar. Vepra e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

saj ka hyrë në ndërgjegjen e kombit shqiptar si një ngjarje gjithnjë e gjallë dhe e freskët, që u kujton shqiptarëve të kaluarën dhe përbën njëherazi një udhërrëfyes, një pikë referimi për të tashmen e të ardhmen e tyre. Për ne janë plot kuptim, frymëzuese dhe aktuale, fjalët plot optimizëm dhe besim në forcat e popullit që shprehu Abdyl Frashëri, kur ju drejtua armiqve të popullit shqiptar: “Puna juaj me Traktatin e Berlinit mbaroi, puna jonë si shqiptarë nga kjo ditë fillon” Shqiponja që nisi flamurin e saj ato ditë të stuhishme në Prizren, nuk u ndal më kurrë. Vepra e Lidhjes së Prizrenit u plotësua më 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë-me gjithë atentatet e komplotet, luftën grabitqare që kurdisi kundër popullit tonë, një botë e tërë armiqsh, të cilët më 1913 vazhduan e plotësuan veprën e filluar me Traktatin e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, me copëzimin e pashoq të trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Megjithëse u shtyp, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka rëndësi të madhe dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Ajo është organizata e parë patriotike që mori përsipër ta zbatonte Programin madhor të Rilindjes Kombëtare shqiptare, çlirimin e atdheut dhe formimin e shtetit kombëtar; ajo ishte e para organizatë që grumbulloi në gjirin e vet të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia fetare, krahinore dhe shoqërore; e para organizatë që kombinoi për interesa kombëtare lëvizjen e armatosur me aksionin diplomatik; e para organizatë patriotike që shkriu në një front të vetëm qëndresën kundër Fuqive të Mëdha, Perandorisë Osmane dhe monarkive fqinje për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për ta realizuar autonominë e Shqipërisë. Dhe si e tillë, ajo ushtroi një ndikim të thellë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të dhjetëvjeçareve të mëvonshëm e deri në ditët tona. Pra , Lidhja e Prizrenit, me veprimtarinë e saj të shumanshme, provoi botërisht jo vetëm ekzistencën e kombit shqiptar, të cilën e patën mohuar në atë kohë, por edhe vendosmërinë për ti mbrojtur të drejtat dhe për ta krijuar shtetin kombëtar. Në saje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, çështja shqiptare hyri në arenën e diplomacisë ndërkombëtare si një nga çështjet e mprehta të Ballkanit që kërkonte zgjidhje. Zoti e bekoftë popullin shqiptar ndër shekuj! E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Serbia, faktori kyç i destabilizimit të Ba Sonja Biserko

Ndonëse nga shkatërrimi i Jugosllavisë kanë kaluar thuajse 30 vjet, rajoni ende nuk është konsoliduar, gjë që e bën atë të brishtë. Kësaj në masë të madhe i kontribuon edhe konteksti aktual ndërkombëtar që në një mënyrë sui generis përthyhet në Ballkan. Rendi ndërkombëtar liberal, mbi të cilin është krijuar arkitektura ballkanike, është duke u rrënuar dukshëm. Rajoni sërish ka filluar të fundoset në jostabilitet, me thellimin e krizave kërcënuese, si brenda disa shteteve të caktuara, ashtu edhe në marrëdhëniet e ndërsjella mes tyre. Thuajse çdo shtet i Ballkanit Perëndimor ka potencial të „krizës së brendshme“, që para së gjithash rrjedh nga mungesa e traditës demokratike dhe procesi i papërfunduar i tranzicionit. Përveç kësaj, konteksti rajonal karakterizohet nga trashëgimia e pakapërcyer e luftës dhe nga aspiratat e pashuara territoriale dhe etnike. Largimi nga perspektiva europiane i përforcon frustracionet e brendshme dhe ato reciproke. Në këtë drejtim, në pështjellimin global, Ballkani është shndërruar në një pikë ku zhvillohet gara gjeostrategjike e anëtarëve të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare. Tanimë është parë se Bashkimi Europian dhe NATO-ja nuk kanë ndikim kyç në rrjedhat e politikës së brendshme të vendeve ballkanike. BE-ja e ka nënçmuar interesin gjeostrategjik të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë për këtë hapësirë. Siç thotë politikologu bullgar Ivan Krastev, Rusia dhe Turqia në mënyrë aktive po e politizojnë ten-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

dosjen etnike dhe fetare në vendet ballkanike. Elitat politike të Ballkanit Perëndimor nuk kanë treguar pjekuri dhe përgjegjësi në konsolidimin e shteteve të reja. Të njëjtat nuk ia kanë dalë të bëhen subjekte përgjegjëse ndërkombëtare me vizion ardhmërinë e vet. Për këtë arsye, BE-ja, pa marrë parasysh krizën momentale, duhet ta përkufizojë qartë politikën e vet ndaj Ballkanit Perëndimor. Nuk mjafton vetëm mbështetja retorike pa objektiva të qarta. Është e domosdoshme mbështetja më e madhe e të gjitha segmenteve shoqërore proeuropiane. Serbia është faktori kyç i destabilizimit të rajonit përderisa nuk largohet nga nacionalizmi madhor shtetëror. Elita nacionale serbe ka targetuar rrethana ndërkombëtare që, me ndihmën e Rusisë, do t’i mundësonin rrumbullakimin e projektit kombëtar. Në mbajtjen gjallë të këtij iluzioni, rol të rëndësishëm luan Rusia, sepse ka depërtuar shumë thellë në opinionin publik serb me tezën se „serbët duhet të jenë shumë të lumtur që nuk janë në BE“. Mbajtja e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së dhe rindezja e kontesteve lokale për Rusinë paraqesin minim apo dërrmim të unitetit europian dhe besueshmërisë së vetë BE-së. Pretendimet e Serbisë shfaqen si ndaj Bosnjës e Malit të Zi, ashtu edhe ndaj Kosovës dhe Maqedonisë. Ato janë bërë më të zëshme qëkur Ballkani Perëndimor gjithnjë e më tepër trajtohet si „punë e pakryer“ (unfinished business). Beogradi ende ka rol destabilizues kur bëhet fjalë për ish-republikat e Jugosllavisë. Përkundër Marrëveshjes së firmosur me Prishtinën, Beogradi vazhdon me fushatën kundër Kosovës dhe shqiptarëve, që është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes. Ai zhvillon një fushatë ndërkombëtare kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në veçanti

në UNESCO, si dhe një fushatë të veçantë kundër njohjes së Kosovës nga shtetet që ende s’e kanë njohur atë. Histeria e inskenuar, që lidhet me „Shqipërinë e Madhe“, ka treguar qëndrimin e vërtetë të Serbisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Gatishmëria e simuluar për dialog dhe sinqeriteti në atë qëndrim kanë qenë pasojë e presionit të BE-së dhe dobisë që Serbia ka pasur prej tij. Në fakt, Marrëveshja e Brukselit ka qenë një paravan që ka rënë porsa kriza është përkeqësuar. Presioni i BE-së, që sa më parë të zgjidhet çështja e Kosovës, e rrit frustracionin e Beogradit që ka pritur që bashkësia ndërkombëtare të pajtohet me ndarjen e Kosovës, që gjithë kohës, sa i përket Beogradit, ka qenë opsioni i vetëm mbi tavolinë. Këtë opsion e ka mbrojtur ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, çdoherë që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


i allkanit është folur për statusin e Kosovës. Presidenti, Aleksandar Vuçiq nuk është prononcuar për zgjidhjen dhe gjithnjë e ka prolonguar shprehjen e qëndrimit të vet. Ai e ka nisur të ashtuquajturin dialog për Kosovën, ku është kristalizuar qëndrimi mazhoritar se Kosova duhet të mbetet një konflikt i ngrirë, në mënyrë që të priten rrethanat ndërkombëtare që do të merrnin parasysh edhe interesat serbe (ndarjen e Kosovës). Edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, e ka të njëjtin qëndrim. Zërat e vetmuar racionalë kundër ndarjes vijnë vetëm nga sektori civil dhe nga disa individë me renome. Se Beogradi nuk heq dorë nga ndarja është bërë e qartë kur Presidenti Vuçiq, pas turneut nëpër disa kryeqytete perëndimore (të SHBAsë dhe BE-së), u kthye dukshëm i pakënaqur, sepse nuk kishte mar-

VËSHTRIM & OPINION

Qëllimi është që në lojë të futet edhe Rusia, që për momentin si interes e ka që Kosova të mbetet një konflikt i ngrirë. Do të ishte me rëndësi që BE-ja, SHBA-të dhe NATO-ja më në fund ta përmbyllnin këtë çështje të papërfunduar (unfiished business) të Ballkanit Perëndimor, duke iu përmbajtur kornizës me të cilën punojnë tanimë tre dekada. Nëse ndodhim lakime e zmbrapsje në çështjet kyçe, Ballkani Perëndimor do të rrokullisej drejt një kaosi të ri

rë mbështetje për zgjidhje të kompromisit, gjegjësisht për ndarjen e Kosovës. Atëbotë ai pati deklaruar: “Shpresoja në një mirëkuptim më të madh, jo vetëm për serbët e Kosovës, por edhe për Serbinë. Sinqerisht them se nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur në bisedime, sepse fuqitë e mëdha perëndimore dhe njerëzit vendimmarrës, me të cilët kam pasur bisedime të thella, më duket se qëndrojnë fort në parimin e ruajtjes së pavarësisë së Kosovës, një gjë kjo që për ne është shumë e rëndë.” Interesant është fakti se në një takim me studentët ai ka pohuar se dëshiron që bisedimet për Kosovën të zhvilloheshin vetëm mes serbëve dhe shqiptarëve, pa interesin e fuqive të tjera, dhe se në atë rast problemet do të zgjidheshin më lehtë. Kjo deklaratë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shpërfaq përpjekjen e të dyja palëve që të negociojnë pas shpinës së bashkësisë ndërkombëtare, siç spekulohej në vjeshtën e vitit 2017. Për momentin, Beogradi mban shpresa të mëdha te politika e padefinuar e Presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Ballkanin, në veçanti pas takimit Trump-Putin në Helsinki. Meqë askush nuk e di se për çfarë është biseduar, është shfaqur një fushë e gjerë për spekulime të ndryshme. Administrata amerikane ende vepron në vijat e pararendëses së vet. Por, ndërkohë, në aksion janë edhe lobi-grupe të ndryshme (EastWest Institute), që mbajnë qëndrim më fleksibil për Kosovën dhe mbrojnë politika që nuk duhet të bazohen në “tezat e vjetra dhe në kushtet joreale”. Për herë të parë në këtë temë ka folur edhe këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, që ka pohuar se nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territoreve nëse të dyja palët pajtoheshin për një gjë të tillë. Për riciklimin e idesë për “korrigjimin e kufijve” (që është një ide e vjetër) është shfrytëzuar zbrazëtira verore. Të gjithë aktorët relevantë janë shprehur lidhur me këtë çështje. Presidenti Vuçiq, për herë të parë, e ka mbështetur hapur këtë propozim, që ka shkaktuar reagime të mëdha të Kishës Ortodokse Serbe dhe të qendrave nacionaliste. Një pjesë e opozitës së bashkuar ka marrë qëndrim negativ, duke llogaritur në rrëzimin e Vuçiqit. Liderët politikë serbë dhe shqiptarë, në mënyrë diskrete, e analizojnë mundësinë për shkëmbim të territoreve. Ideja e njëjtë qarkullon me vite në Beograd, por para do kohe ajo e ka tërhequr vëmendjen e qarqeve udhëheqëse shqiptare. Vuçiqi dhe Thaçi një kohë të gjatë negociojnë për ndarje, por të dy, në veçanti Thaçi, përballen me kundërshtime serioze. (vazhdon) E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Shqipëri e Au Për 40 vjet ose më shumë, një popull i tërë, me hir a pahir, ia kushtoi punën e vet besimit komunist, dhe shoqëria që u krijua ishte ajo që komunistët kishin qëllim: një realizëm socialist ose perde e bukur që mbulonte realitetin e errët

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Kur flitet për Tepelenën, në mendje vjen Aushvici. Nëse nuk je përjetues i asnjërës prej mizorive atje, në Shqipëri, të paktën, mund të kesh jetuar në kohën e diktaturës,

10

kur i gjithë vendi ishte kamp përqendrimi - kush guxonte të ikte prej tij, ndalohej nga plumbat. Populli, si të thuash, ishte futur në procesin e automatizimit. Komunistët prisnin

Nëse nuk je përjetues i asnjërës prej mizorive atje, në Shqipëri, të paktën, mund të kesh jetuar në kohën e diktaturës, kur i gjithë vendi ishte kamp përqendrimi - kush guxonte të ikte prej tij, ndalohej nga plumbat. Populli, si të thuash, ishte futur në procesin e automatizimit

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

prodhimin e njeriut të parë të ri robot. Gjithçka, në fakt, ata nuk e kishin bërë vetëm për vete, por kryesisht edhe për efektin që do të prodhonte eksperimenti i tyre. Për 40 vjet ose më shumë, një popull i tërë, me hir a pahir, ia kushtoi punën e vet besimit komunist, dhe shoqëria që u krijua ishte ajo që komunistët kishin qëllim: një realizëm socialist ose perde e bukur që mbulonte realitetin e errët. Puna e tyre ishte, ironikisht, ngushëllim për veten, dhe njëkohësisht hakmarrje ndaj vetes për ide-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ushvic-it

alin e përqafuar. Kur humbja erdhi dhe “socializmit iu dha fytyrë njeriu”, për të gjetur kompensim për pasigurinë, ata u pasuruan, ose emigruan, u shpërndanë në botë për të harruar poshtërimin dhe turpin, për të harruar fajin e tyre. Ndërsa sot, mbi të gjitha, ata jo vetëm që nuk i mohojnë mizoritë e kryera, por kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mos dëgjuar kur flitet rreth tyre - strategji e ngjashme me atë të mohuesve të Holokaustit.

Kur humbja erdhi dhe “socializmit iu dha fytyrë njeriu”, për të gjetur kompensim për pasigurinë, ata u pasuruan, ose emigruan, u shpërndanë në botë për të harruar poshtërimin dhe turpin, për të harruar fajin e tyre. Ndërsa sot, mbi të gjitha, ata jo vetëm që nuk i mohojnë mizoritë e kryera, por kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mos dëgjuar kur flitet rreth tyre - strategji e ngjashme me atë të mohuesve të Holokaustit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet parlamentare dhe shqiptarët në Malin e Zi (2)

Koha për reflektim d U takon partive politike shqiptare që të angazhohen për një zgjidhje të qëndrueshme të përfaqësimit në institucionet ligjvënëse e ligjzbatuese. S’ka dyshim se kjo mund të arrihet vetëm me normë kushtetuese e jo vetëm ligjore, pasi përvoja 28-vjeçare na ka treguar se e drejta jonë e përfaqësimit me ligj ishte dhe është në duart e partive në pushtet dhe interesave të saj

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Ndërkaq nëse e analizojmë organizimin dhe mirëvajtjen e zgjedhjeve në periudhën kohore 1990-2016, bazuar edhe në raportet e vëzhguesve dhe të institucioneve ndërkombëtare, është e qartë se ato, në shumicën e rasteve, nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike pasi partia-shtet me keqpërdorimin e resurseve shtetërore e nganjëherë edhe me blerjen e votës kanë ndikuar dukshëm në orientimin e lirë të votës në shkëmbim të interesave personale të personave dhe partive të caktuara politike e veçanërisht kjo ishte e theksuar te pjesëtarët e pakicave në Mal të Zi. Pra, edhe në rastin më të mirë, edhe nëse ligjvënësi do të pranojë për momentin rikthimin e “të drejtave të arritura”, a duhet shqiptarët në Mal të Zi të jenë të kënaqur dhe të besojnë në një zgjidhje të përhershme? A duhet të besojnë kur dihet se në dhjetë zgjedhjet e mbajtura, pesë herë janë bërë ndërhyrje në ligjin zgjedhor vetëm për të rregulluar, kinse, çështjen e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve?! A duhet që shqiptarët në Mal të Zi të vetëkënaqen me mëshirën e sovranit, edhe kur ai kryesisht jep më pak se u

12

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

takon, edhe në momentin kur Mali i Zi po shkon drejt Evropës e atje sigurisht do të shfrytëzojmë vetëm ato që atje kemi çuar?! A duhet shqiptarët në Mal të Zi të mendojnë për të ardhmen, për avancimin e të drejtave dhe lirive në të gjitha sferat e jetës, në rastin konkret për avancimin e së drejtës së përfaqësimit, aq më tepër kur tanimë shqiptarët e viseve të tjera të ish-Jugosllavisë po bëjnë përpjekje për rregullimin e statusit të tyre final? Për të gjitha këto dhe ndonjë arsye tjetër të papërmendur përfaqësuesit

shqiptarë, sadopak që janë, në institucionet ligjvënëse e ligjzbatuese, si dhe partitë politike shqiptare duhet të angazhohen më shumë e me vendosmëri të madhe, të përdorin të gjitha veprimet e nevojshme demokratike të lejuara, deri në padëgjueshmëri. Është aksiomë juridike parimi: “Ai që e shfrytëzon të drejtën e tij, nuk i sjell askujt padrejtësi (Qui iure sue ititur, nemin facit iniram)”, si dhe “Gjithçka mund të degjenerohet nëse nuk përparon.” Ndaj përfaqësues shqiptarë në institucione shtetërore e partiake shqiptare zgjohuni nga “rehatia”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe veprim serioz e siguruar në kolltukët lakmuese që po i mbani. Është koha për reflektim dhe veprim serioz. Duke u nisur nga përvoja ime zgjedhore dhe njohja e sistemit zgjedhor në Mal të Zi dhe në shtetet e rajonit, sidomos të atyre shteteve multinacionale të dala nga sistemi monist, mendoj se duhet të lansohet ideja e përfaqësimit të qëndrueshëm të shqiptarëve në Mal të Zi. Meqenëse e drejta komparative shumë herë paraqitet si burim juridik, andaj unë, zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të shqiptarëve e shoh në të njëjtën mënyrë si edhe në shtetet e rajonit. Kjo do të thotë që mënyra e të drejtës së përfaqësimit të shqiptarëve të përcaktohet më Kushtetutën e Malit të Zi dhe në këtë mënyrë të eliminohet mundësia e veprimit të vullnetit të partisë në pushtet, sipas rastit dhe interesit momental të saj. Në favor të propozimit tim, po jap dy shembuj konkretë të përfaqësimit të pakicave në Kroaci dhe Kosovë.

Në Kroaci, në nenin 15 të Ligjit Kushtetues, thuhet: “Përfaqësuesve të pakicave kombëtare, përveç të drejtës së përgjithshme zgjedhore, me ligj mund t’u sigurohet e drejta e veçantë për të zgjedhur përfaqësuesin e vet në Kuvendin e Kroacisë”, e drejtë që është sanksionuar në nenin 17 të Ligjit zgjedhor, i cili përcakton: “Përfaqësuesit e kombësisë serbe zgjedhin 3 deputetë në Kuvendin e Kroacisë, në pajtim me Ligjin kushtetues për pakicat nacionale. Përfaqësuesit e nacionaliteteve tjera zgjedhin 5 deputetë”. Ndërsa, në nenin 64 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është paraparë që nga 120 deputetë, 20 për qind e tyre janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Kjo zgjidhje krejtësisht bartet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës. Sipas Ligjit dhe Kushtetutës, 10 vende në Kuvendin e Kosovës janë të garantuara për ser-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Përfaqësuesit shqiptarë, sadopak që janë, në institucionet ligjvënëse e ligjzbatuese, si dhe partitë politike shqiptare duhet të angazhohen më shumë e me vendosmëri të madhe, të përdorin të gjitha veprimet e nevojshme demokratike të lejuara, deri në padëgjueshmëri

bët, nëse numri i mandateve të fituara është më i vogël se 10, e kështu me radhë për komunitetet tjera deri në numrin 20. Kushtetuta aktuale e Malit të Zi, në kapitullin “Të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të pakicave nacionale dhe etnike”, në nenin 73, thekson: “Pjesëtarëve të gupeve nacionale dhe etnike u sigurohet e drejta e përfaqësimit proporcional në sektorin publik, organet e pushtetit shtetëror dhe të vetëqeverisjes lokale”. Mendoj se kjo normë kushtetuese duhet të ketë karaker imperativ dhe të aplikohet në Ligjin zgjedhor. Përfundimisht jam i bindur se kjo normë me modifikim modest mund t’i japë zgjidhje përfaqësimit autentik të shqiptarëve në Mal të Zi, bazuar edhe në zgjidhjet e ngjashme në rajon. U takon partive politike shqiptare që të angazhohen për një zgjidhje të qëndrueshme të përfaqësimit në institucionet ligjvënëse e ligjzbatuese. S’ka dyshim se kjo mund të arrihet vetëm me normë kushtetuese e jo vetëm ligjore, pasi përvoja 28-vjeçare na ka treguar se e drejta jonë e përfaqësimit me ligj ishte dhe është në duart e partive në pushtet dhe interesave të saj. (Fund) E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Harmonia e plane Pavle Goranoviq, përballë, një poezie që sidomos në Malin e Zi, po edhe në Serbi kishte në bazë të saj epizmin e kudondodhur, e kishte më të vështirë për të bërë kthesën e domosdoshme. Ai, duke sjellë në poezinë malazeze temat e motivet si: dashurinë, melankolinë, qetësinë dhe zbraztësinë, dëshirat e pritjet e mëdha, splineen francez, kotësinë, gjithësinë, harmoninë etj. etj. e shpëton këtë poezi dhe e kthen atë në shtratin e saj të natyrshëm, në shtratin e poezisë, artit që do të thotë trajton temat, motivet dhe përdor teknikat e letërsisë së vërtetë, asaj evropiane

Haxhi Shabani

1. Shpëtuesit e letërsisë malazeze Pavle Goranoviq në poezi dhe Andrej Nikollaidis në prozë, së bashku edhe me disa emra të tjerë të letërsisë malazeze, kanë arritur që këtë letërsi, në shtratin e emrave të shkrimtarëve të cilët kanë njëfarë lidhjeje me Malin e Zi si Danillo Kish dhe Mirko Kovaç ta shkëpusin letërsinë malazeze nga djepi i letërsisë romantike e tradicionale të bazuar në poetin kombëtar të Mali të Zi, Njegoshi. Në këtë mënyrë letërsia malazeze edhe falë këtyre dy emrave është ngritur në vlerat e letërsisë më të mirë në Ballkan, duke krijuar parakushtet që edhe letërsia e cila krijohet në këtë siujëdhesë të bëhet e krahasueshme me letërsinë e kohës që krijohet në globin tonë. Në 20-25 vjetët e fundit, krijimtaria që shkruhet nga emrat si Andrej Nikollaidis, Ognjen Spahiq, Pavle Goranoviq etj. jo vetëm që merr çmime në hapësirat e ish-Jugosllavisë, pra në nivel rajonal, por edhe atë ndërkombëtar si dhe përkthehet. Kjo pranueshmëri e këtyre autorëve, përkatësisht veprave të tyre në nivel ndërkombëtar, është një dësh-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

mi se ajo ka përshtatur në formë dhe përmbajtje trendet e letërsisë botërore, duke braktisur gjininë epike si preokupim kombëtar e romantizmin deri në lodhje, si drejtim letrar. Në këtë drejtim, shkrimtari më i guximshëm në letërsinë malazeze, Andrej Nikollaidis, si një rrënues i vlerave tradacionale, me romanet e tij ndërton profilin e një autori të papërmirësueshëm postmodern, duke konkuruar me romancierët më të mirë të kohës. Në njëfarë mënyre, Nikollaidis luftën e tij e kishte më të lehtë, sepse proza, sidomos në ish-Jugosllavi kishte pasur emra të cilët kishin krijuar prestigjin e tyre, jo vetëm në nivel të shtetit që i përkisnin. Në anën tjetër, Pavle Goranoviq, përballë, një poezie që sidomos në Malin e Zi, po edhe në Serbi kishte në bazë të saj epizmin e kudondodhur, e kishte më të vështirë për të bërë kthesën e domosdoshme. Ai, duke sjellë në poezinë malazeze temat e motivet si: dashurinë, melankolinë, qetësinë dhe zbraztësinë, dëshirat e pritjet e mëdha, splineen francez, kotësinë, gjithësinë, harmoninë etj. etj. e shpëton këtë poezi dhe e kthen atë në shtratin e saj të natyrshëm, në shtratin e poezisë, artit që do të thotë trajton temat, motivet dhe përdor teknikat e letërsisë së vërtetë, asaj evropiane.

2. Harmonia midis planeteve

Për të shijuar vlerat e poezisë së Pavle Goranoviqit, sidomos të poezisë së tij, të dashurisë të përmbledhur në librin “Imena čežnje“ („Emrat e dëshirave të

mëdha”) vlen të zbërthehen vetëm disa poezi të këtij vëllimi, madje vetëm disa vargje. Le të provojmë ta bëjmë këtë me disa nga vargjet e poezisë që e hap këtë vëllim. Origjinali: Od, tada pokušavam da sklopim oči, Da, makar na tren, osjetim sklad planeta u jednom koraku. (Poezija „Ožiljak“) Përkthimi: Qysh atëherë përpiqem të mbyll sytë, Që vetëm për një çast të vetëm, të ndjej harmoninë e planeteve në një hap. (Poezia “Vrragë”) Padyshim që duke analizuar këto vargje edhe studiuesit më të kultivuar të letërsisë, do të pohonin se këto vargje kanë vlera shumështresore letrare, figurative, stilistike, estetike etj. kurse fundi i vargut të dytë dhe tërë vargu i tretë janë një mrekulli gjuhësore më vete që vetëm njëherë dhe nga një person thuhen që në këtë rast është poeti Pavle Goranoviq. Përsëris: “osjetim, sklad planeta u jednom koraku”, “të ndjej, harmoninë e planeteve në një hap”. Ky origjinalitet gjuhësor dëshmon se poetët e racës kanë një të përbashkët: vargjet e papërsëritshme, qysh ka lindur letërsia qoftë ai poet nga Ballkani, apo Anglia a Argjentina. Ky njëvargësh e gjysmë që lehtë mund të funksinojë edhe si një vargësh më kujton melodinë e strofës së parë të poezisë “Vegimi i Laurës” të Françesko Petrarkës, të cilit Goranoviq i referohet: Me ndie zogjt tue pingrue, a flladin n’ verë


KULTURË

eteve në një hap Tue luejtun ambëlsisht nëpër t’njomat flet, A prej një bregu t’lulzuem e t’blerë Me m’ardh një shushuritje ujnash t’qetë. Poezia më e mirë është edhe pikturë, edhe muzikë edhe vallëzim njëkohësisht. Dhe kjo ndjehet edhe në vargjet e Goranoviqit, sikurse edhe vargjet e cituara të Petrarkës. Këtë spektakël poetik shumëngjyrësh, shumëformash e nëpër shtigje të pashkelura, deri më tash të poezisë malazeze e gjejmë në shumicën e poezive të kësaj përmbledhjeje, sidomos në titullin e librit “Imena čežnje“ („Emrat e dëshirave të mëdha”). Nëse pajtohemi se përkthimi, në shumicën e rasteve, është vetëm një hije e orgjinalit, atëherë titulli i kësaj përmbledhjeje në variantin bazë për shumëkuptimsinë dhe natyrshmërinë të risjellë në mendje

poetët më të mirë të letërsisë. Si rrjedhim këtë dendësi mendimi e figuracioni ka aftësi ta bartë vetëm motivi i dashurisë, përkatësisht femra si subjekti lirik i kësaj poezie. Këtë përmbedhje me poezi të poetit Pavle Goranoviq, tema erotike e përshkron rreth e qark dhe si e këtillë është e pashembullt jo vetëm në poezinë malazeze. Ajo ka brenda saj ndjenjat si: ndarja, melankolia, kotësia, qetësia, pritja, faktikisht thuajse të gjitha aspektet e motivit të erosit jo vetëm si letërsi, por edhe si filozofi, muzikë, film, art. Në këtë mënyrë Goranoviqi është një nga poetët lirikë më të fuqishëm të kohës në Ballkan. Ai vjen bindshëm në këtë përmbledhje me poezi dashurie, duke ringjallur shpresat se poezia nuk humbet si art elitar dhe do të ketë të ardhme.

Kam dëshirë për fund të rikujtoj poetin më modern shqiptar, Lasgush Poradeci i cili kur shprehet për format letrare thotë se proza është si buka që e ha përditë, kurse poezia është si ëmbëlsira të cilën e ha e nuk ngopesh dot. Shembulli i poezisë së Pavle Goranoviqit, sidomos në vëllimin poetik “Imena čežnje“ (Emrat e dëshirave të mëdha) është i këtillë: sa më shumë që e provon, pra e lexon, të shtohet dëshira për ta shijuar edhe më tepër. Le të kujtojmë edhe një herë kreyvargun e tij: “ndjej harmoninë e planetit në një hap”, (osjetim, sklad planeta u jednom koraku). (Lexuar në përurimin e poetit Pavle Goranoviq, organizuar në kuadër të Panairit të Librit, Ulqin, 5 gusht 2018).

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Manifestimi “Ditët e Mbretëreshës Teutë”

Mbretëresha vjen në Ulqin pas 2300 vitesh Mbretëresha Teutë për herë të parë në Galerinë e Qendrës për kulturë në Ulqin, mblodhi gra të shquara pothuaj nga e gjithë bota. Zonjat e pranishme vinin nga Kroacia, ShBA-ja, Kanadaja, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kalabria, Argjentina etj., si dhe u takonin fushave të ndryshme si nga kultura e arti ashtu edhe nga shkenca Klubi i femrave shqiptare nga Kroacia ”Mbretëresha Teutë”, me seli në Zagreb, së bashku me shoqatën Labeatët dhe Anima nga Ulqini, të dielen, më 2 shtator 2018, në Ulqin organizuan Manifestimin ”Ditët e Mbretëreshës Teutë”. Ky manifestim është i përvitshëm dhe ka një traditë 15 vjeçare. Kësisoji, vit për vit, duke u shënuar në qytete të ndryshme të rajonit kësaj radhe nderi i takoi Ulqinit, qytet i cili padyshim se ka qenë një nga më të preferuarit e Teutës ku dëshmon edhe kodra Pinjesh, e cila ndodhet përballë kalasë mbi 2500 vjeçara e që emrin e ka marrë sipas Pines-it, djalit të Teutës. Mbretëresha Teutë për herë të parë në Galerinë e Qendrës për kulturë në Ulqin, mblodhi gra të shquara poth-

“ 16

uaj nga e gjithë bota. Zonjat e pranishme vinin nga Kroacia, ShBA-ja, Kanadaja, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kalabria, Argjentina etj., si dhe u takonin fushave të ndryshme si nga kultura e arti ashtu edhe nga shkenca. Manifestimin e hapi Kori i femrave ”Nexhmie Pagarusha” nga Prishtina dhe pasoi me përshëndetjet e kryetareve të shoqatava organizatore: Luljeta Avdiu-Cura (Labeatët), Zylfije Gjoni-Duraku (Anima) dhe Shenide Bilalli (Mbretëresha Teutë). Zonja Shenide Bilalli që është gazetare dhe regjisore e mirënjohur, sipas traditës tashmë shumëvjeçare të Klubit të femrave shqiptare nga Kroacia ”Mbretëresha Teutë”, zonjave më të shquara për vitin 2018 u ndau Pllaketa, Medalje dhe Mirënjohje. Kështu

Kërkesë që doli nga ky manifestim e të cilin të pranishmëve ua shpalosi dr.Zylfije Gjoni-Duraku ishte që në një të ardhme të afërme në Kalanë e Ulqinit të vendoset një shtatore e Mbretëreshës Teutë e që për iniciativën e tillë kryetari i komunës së Ulqinit z.Loro Nrekiqi dhe Ministri i Popujve pakicë në Mal të Zi, z.Mehmet Zenka u zotuan se do ta mbështesin dhe do të bëjnë ç’është e mundur që një shtatore e tillë sa më parë të gjendet brenda mureve të kalasë së Ulqinit

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

pllaketa Mbretëresha Teutë iu nda: Dr. Zylfije Gjoni-Durakut, për kontributin e çmuar në integrimin e femrës shqiptare në Mal të Zi, po ashtu edhe si mjeke e parë shqipëtare në Mal të Zi dhe për punën humanitare dhe kombëtare gjatë luftës në Kosovë; Shpresa Gashit iu nda çmimi me motivacionin për vlerat e veçanta si artiste e shquar për interpretimin mjeshtëror të këngës klasike, artistike dhe shqiptare; Alida Hiskut iu nda çmimi për kontributin e çmuar në muzikën shqiptare dhe luftën për të drejtat e njeriut dhe të gruas në veçanti si dhe përballimin e sfidave në sistemin totalitar në Shqipëri. Medalja Mbretëresha Teutë iu nda: Stanislava Krivokapiq nga Risani, e cila përmes pikturës jep kontributin e saj në ruajtjen e figurës së Mbretëreshës Teutë, pastaj Luljeta Avdiu-Cura nga Ulqini dhe në fund nga një mirënjohje iu ndanë zonjës Anka Peroviq nga Shoqata e grave të Risanit, Shoqatës Anima dhe Labeatët nga Ulqini për mbështjetjen dhe organizimin e Manifestimit ”Ditët e Mbretëreshës Teutë në Ulqin” si dhe grupit hulumtues nga Ulqini që e përbëjnë Sami Flamuri, Gëzim Mavriqi, Gazmend Çitaku dhe Indrit Çitaku. Ky grup hulumtues në fillim të muajit maj 2018 ka bërë një ngjitje


KULTURË

në kodrën Gradina të Risanit, vendi ku gjendet kështjella e Mbretëreshës Teutë e që këtë aventurë ua prezantuan të pranishmëve përmes një filmi me pamje të xhiruara nga aventura e ngjitjes në Kalanë e Teutës në Risan e që të gjithë të pranishmit mbetën të mahnitur me pamje nga ky vend përrallor. Ngjitja në këtë kodër ishte njëherit edhe homazh Mbretëreshës Teutë e cila kishte pritë 2300 vjet që nipat e saj nga Ulqini t’i shkonin në vizitë. Për Mbretëreshën Teutë si temë të trajtuar në romanin e saj Klithma e Mbretëreshës Teutë të pranishmëve u foli autorja e librit Ajmone Sumaj-Salihu. Gjithashtu të pranishmëve iu drejtuan edhe Kryetarja e shoqatës së femrave arbëreshe nga Kalabria zonja Lucia Martino, pastaj veprimtarja e shquar shqiptare në Kanada zonja Ruki Kondaj si dhe Stanislava Krivokapiq autorja e mbi 30 pikturave që për temë kanë mbretëreshën Teutë. Manifestimin e nderoi edhe prania e zonjës Lidia Zappa që përfaqësonte arbëreshët e

Në ditën e dytë të manifestimit aktiviteti u zhvillua në qytetin e Risanit ku femrat shqiptare ishin musafire të Shoqatës së gruas nga Risani e që së bashku shënuan Ditët e Mbretëreshës Teutë edhe në Risan

Argjentinës. Mbrëmjen më relaksuese e bënë edhe interpretimet e Shpresa Gashit, që atë mbrëmje për kuriozitet mbante veshur një xhubletë shestanase mbi 200 vjet të moçme, ajo e duetit Myfarete Laze dhe Alida Hisku por shumë domethënëse ishte edhe pika me të cilën u prezantua grupi i vajzave të cilat nën koreografinë e Shenida Bilallit paraqiten vallen e bukurosheve ilire. Kërkesë që doli nga ky manifestim e të cilin të pranishmëve ua shpalosi dr.Zylfije Gjoni-Duraku ishte që në një të ardhme të afërme në Kalanë e Ulqinit të vendoset një shtatore e Mbretëreshës Teutë e që për iniciativën e tillë kryetari i komunës së Ulqinit z.Loro Nrekiqi dhe Ministri i

Popujve pakicë në Mal të Zi, z.Mehmet Zenka u zotuan se do ta mbështesin dhe do të bëjnë ç’është e mundur që një shtatore e tillë sa më parë të gjendet brenda mureve të kalasë së Ulqinit. Në ditën e dytë të manifestimit aktiviteti u zhvillua në qytetin e Risanit ku femrat shqiptare ishin musafire të Shoqatës së gruas nga Risani e që së bashku shënuan Ditët e Mbretëreshës Teutë edhe në Risan. Manifestimi ”Ditët e Mbretëreshës Teutë në Ulqin” u mbështet nga Komuna e Ulqinit, Ministria e Popujve Pakicë në Mal të Zi, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, Ambasada e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë. Gazmend Çitaku E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Koncert i sopranos së njohur shqiptare Inva Mula dhe pianistit virtuoz Genc Tukiçi në Festivalin N

Emocione të veçanta Dy artistët, të cilët janë paraqitur për herë të parë në Ulqin, kanë thënë në fillim të koncertit se janë shumë të emocionuar. E mjedisin e hapur ku është mbajtur koncerti dhe erën, sopranoja Inva Mula e ka përshkruar si një teatër të bukur, “i cili ka vendosur edhe një motor ere për të na treguar që ne jemi më të fortë, muzika është më e fortë dhe emocionet që sonte do të ndajmë jam e sigurt që do të jenë të paharruara” As era në Kalanë e Ulqinit që ka fryrë gjatë gjithë koncertit nuk i ka penguar sopranon e njohur shqiptare me famë botërore Inva Mula dhe

18

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

pianistin virtuoz Genci Tukiçi që të përçojnë emocionet e muzikës së lehtë te publiku që ka mbushur plot, si asnjëherë më parë, sheshin para

Muzeut, të dielën mbrëma, në natën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Belcanto Dolcinio”. Mjedisi në Muzeun e Kalasë së Ulqinit

Foto: I.KARAMANAGA


KULTURË

Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Belcanto Dolcinio”

dhe të paharruara ka qenë i vogël për t’i zënë të gjithë publikun e interesuar për të ndjekur koncertin e sopranos Inva Mula. Dy artistët, të cilët janë paraqitur për herë të parë në Ulqin, kanë thënë në fillim të koncertit se janë shumë të emocionuar. E mjedisin e hapur ku është mbajtur koncerti dhe erën, sopranoja Inva Mula e ka përshkruar si një teatër të bukur. “Ju thatë që kemi nevojë për teatër. Teatri më i bukur është ky i sotmi, i cili ka vendosur edhe një motor ere për të na treguar që ne jemi më të fortë, muzika është më e fortë dhe emocionet që sonte do të ndajmë jam e sigurt që do të jenë të paharruara”, ka thënë ajo. Ndërkaq pianisti Genc Tukiçi, i cili ka zbuluar për publikun se është nip ulqinak, pasi që gjyshja e tij nga babai është ulqinake, ka thënë se kur fryen erë, koncertet jashtë janë pak të vështira. “Por dua të them se është në favorin tonë sepse më duket se është një erë që fryen nga Shqipëria”, është shprehur ai, duke shtuar se ndjehet i nderuar që është me sopranon Inva Mula. Sopranoja Mula kishte përzgjedhur një repertor të përbërë nga këngë italiane dhe shqiptare për koncertin e saj në Ulqin. “Zgjodha një program duke menduar që Ulqini është një qytet detar, një vend ku ne këndojmë për dashurinë, jetën, për njerëzit tanë. Dhe mendova që të ishte një program, të them bregdetar. Bashkë me Gencin kemi konceptuar një program i cili përbëhet nga këngët më të bukura italiane, napolitane, por për të mos lënë këtu në pjesën e dytë jaret dhe këngët më të bukura shkodrane”, është shprehur ajo. Pas çdo kënge, sopranoja Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi, i cili përpos që e ka shoqëruar sopranon ka luajtur solo në piano dy pika muzikore, janë duartrokitur në mënyrë frenetike nga publiku. Ata e kanë përfunduar pjesën formale të koncertit me

“Festivali ka fituar tashmë një vend në skenën kulturore në Ulqin, me praninë e artistëve nga Ulqini dhe vendet tjera… Nata e sotme do të jetë diçka e veçantë që do të mbetet në historinë dhe kujtimet e këtij qyteti. Prania e Inva Mulës dhe e Genc Tukiçit e lartëson festivalin në një nivel edhe më të lartë dhe hedh një hap tjetër të madh për Ulqinin, drejt krijimit të një qendre për shfaqjen e muzikës klasike”, ka thënë Cafo Boga, kryetar i Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan dhe i Komitetit organizator të Festivalit

këngën “Lule bore”, të cilën sopranoja e ka kënduar bashkë me publikun. Më pas, Mula me sopranon vendase Gjylie Pelingu, kanë kënduar së bashku këngën ulqinake-shkodrane “O ti det, o ujë i njelmët”, me të cilën edhe e ka përmbyllur koncertin. Në fund të koncertit dhe të gjithë Festivalit, organizatorët e Festivalit, Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, kanë ndarë disa dhurata për sopranon Inva Mula dhe bashkëshortin e saj Hetem Ramadani, pianistin Genc Tukiçi etj. Në fjalën përshëndetëse në fillim të natës së tretë, kryetari i Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan, njëkohësisht kryetari i Komitetit organizator të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Belcanto Dolcinio”, Cafo Boga, ka thënë se ky festival ka fituar tashmë një vend në skenën kulturore në Ulqin, me praninë e artistëve nga Ulqini dhe vendet tjera në Mal të Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, SHBA, dhe së shpejti nga vendet tjera të Evropës. “Nata e sotme do të jetë diçka e veçantë që do të mbetet në historinë dhe kujtimet e këtij qyteti. Prania e Inva Mulës dhe e Genc Tukiçit e lartëson festivalin në një nivel edhe më të lartë dhe hedh një hap tjetër të madh për Ulqinin, drejt krijimit të një qendre për shfaqjen e muzikës klasike”, ka thënë ndër të tjera ai.

Të njëjtin mendim ka ndarë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, sipas të cilit prania e dy artistëve shqiptarë me famë botërore në këtë festival është nder, respekt, kënaqësi, dhe rrit prestigjin e Festivalit në arenën ndërkombëtare. “Unë jam i bindur që edhe ju, edhe ky koncert sonte, krahas të tjerave, do t’i kontribuojë edhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, Malit të Zi dhe Shqipërisë, marrëdhënie që janë model dhe do t’i kontribuojnë edhe më shumë afirmimit të vlerave kulturore të dy vendeve”, ka theksuar ai. Gjatë tri ditëve të edicionit të tretë të Festivalit “Belcanto Dolcinio”, në skenë janë ngjitur edhe artistë të tjerë vendas dhe të huaj. Në natën e parë, të premten mbrëma, në sheshin e Muzeut para publikut janë paraqitur sopranoja ulqinake Gjylie Pelingu, nën përcjelljen e pianistes ulqinake Fatime Buzuku, pianistja Iliriana Gjoni, sopranoja nga SHBA Eleanor Valkenburg, pianistja serbe Natasha Mitroviq, kitaristët nga Mali i Zi – Darko Nikçeviq dhe Srgjan Bullatoviq, violinisti Vili Ferdinandi, pastaj Sllaven Turskoviq në kontrabas dhe Mladen Popoviq në cello. Ndërsa ditën e dytë të Festivalit, publiku në Pallatin Venezia ka ndjekur koncertin e dyshes së kitaristëve Darko Nikçeviq dhe Srgjan Bullatoviq. i. k. E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë E K S K L U Z I V E me këngëtarin e mirënjohur, Sinan Vllasaliu

Ndodhemi në një krizë të krijimtarisë kulturore Sinan Vllasaliu është një këngëtar i njohur shqiptar. Ai ka mbaruar Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka marrë pjesë që në moshë të vogël në të gjitha festivalet e Kosovës siç ishte ai i “Akordeve të Kosovës,” Okarina e Artë”, etj, por dhe ishte kujdestar i ahengjeve të ndryshme. Ka marrë çmime të rëndësishme nëpër evenimente kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Koha Javore,” Vllasaliu rrëfen për udhëtimin e tij të gjatë në botën e artit muzikor, për pjesëmarrjet e shumta, për çmimet që ka marrë, për këngët kushtuar Kosovës në kohë lufte e trazirash si dhe shumëçka që lidhet me karrierën e tij të ndritur muzikore si këngëtar elitar K. Javore: Sinan, rruga Juaj në muzikë filloi nga mosha 7vjeçare, atëherë kur në të gjitha festivalet e kohës, spikatët si talent i rrallë që premtonte shumë, madje duke marrë çmime e vende të para. Çfarë mbresash keni nga ajo kohë dhe kush ishte shtys që t’i hyni muzikës? S. Vllasaliu: Kam mbresa të freskëta dhe kujtime të bukura sidomos gjatë këndimit koral në Shkollën fillore me profesorin tim Syrian Berisha i cili e ka vërejtur talentin tim duke më thënë: “pse pisket; t’i po ndjehesh më shumë”?! Pra ai më thoshte se kam zë më të fuqishëm se të tjerët dhe unë mendoj që zërin si të tillë e kam dhunti prej perëndisë. Disa gjëra vijnë nga Zoti, çdokujt i jep një profesion të caktuar. Dhe unë këtë dhunti të të kënduarit e kam nga Zoti. Ka qenë dhe familja ime ajo që më ka shty të merrem me muzikë por dhe miqtë e mi. Unë përherë nëpër tubime të rastësishme kam qenë kujdestari i ahengjeve të ndryshme. K. Javore: Ndër një mori këngësh përherë të suksesshme dhe të mirëpritura nga të gjithë shqiptarët, kënga “Niset trimi për kurbet” (1989) bëri bujë të madhe në të gjitha trojet shqiptare, pastaj

20

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

këngët kushtuar Kosovës në vitet e trazirave, etj. Cilat këngë do t’i veçonit si këngët që ju afirmuan si këngëtar dhe e lartësuan emrin tuaj si këngëtar i dashur për të gjithë shqiptarët? S. Vllasaliu: Mendoj që këngëtari zhvillohet në faza. Mjerisht populli ynë ka kaluar nëpër faza të ndryshme të historisë. Unë i takoj gjeneratës që me dashje ose jo, kemi qenë të kacafytur me problemet e jetës. Popullit shqiptar në njëfarë forme kurrë nuk i është ndarë kurbeti dhe liria. Çdo familje shqiptare ka dikë në kurbet, një vëlla një motër, etj dhe këshu ky fenomen na ka nxitur të thurim këngë mbi këtë plagë e po ashtu dhe këngë për liri që na ka munguar si popull. Ndër këngët më të mira që kam krijuar janë këngët: “Kthehu Rini” dhe “Niset trimi për kurbet”, kjo e fundit dëgjohet me shumë ëndje edhe sot nga të gjitha gjeneratat. K. Javore: Në karrierën Tuaj të gjatë dhe të ndritur, keni qenë pjesëmarrës i shumë festivaleve dhe koncerteve prestigjioze si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Evropë, Amerikë e gjetiu, në të cilat u nderuat me çmime të rëndësishme. Çfarë përbëjnë për ju këto vlerësime dhe çmime? S. Vllasaliu: Çdo vlerësim është një

shtysë për të mos e ndalur punën, një motivim më tepër për të punuar edhe më shumë në vazhdimësi, sepse në qoftë se të ka respaktuar dikush, t’i duhet ta kthesh atë vlerësim me reciprocitet. Sa herë që dikush të dhuron diçka, t’i duhet t’ia kthesh me aq sa ke mundësi intelektuale, vokale, etj. K. Javore: I keni kënduar dhe i këndoni përherë atdheut (Kosovës), madje atëherë kur Kosova kishte më nevojë se kurrë për mbështetje. Çfarë ndjesie keni kur i këndoni Kosovës, aq më tepër që Kosova sot gëzon plot një dekadë pavarësi? S. Vllasaliu: Atdheu është diçka e shenjtë. Por, më vjen keq që në shumicën e rasteve Kosova trajtohet me një patriotizëm folklorik, që nuk është në rregull. Sepse, unë mendoj se ne nuk duhet ta duam Kosovën më shumë para lufte e më pak pas lufte, ose anasjelltas. Kosovën duhet ta duam gjithmonë njësoj, me dashurinë më të madhe, sepse atdheu është i shenjtë, duhet dashur dhe ruajtur çdo moment dhe jo vetëm në situata të mira apo të vështira, por në kontinuitet. K. Javore: Keni pasur një sërë bashkëpunimesh të frytshme me këngëtarë elitë të estradës shqip-


INTERVISTË çdo punë duhet të ketë organizatorë të mirë që din ta çojnë porosinë në vend.

tare. Cilat do t’i veçonit si bashkëpunimet më të mira dhe më të pëlqyeshme nga publiku? S. Vllasaliu: Kjo është diçka e vështirë për ta përcaktuar sepse kam pasur shumë bashkëpunime të mira dhe të frytshme. Kam kënduar me Eli Fara, me Irma Libohova, etj, pra janë këngë që janë bërë hite dhe të cilat dëgjohen dhe sot me të madhe. Megjithatë, unë mendoj se ne si krijues, nuk kemi të drejtë të flasim për punën tonë. Publiku është ai që vlerëson ose jo çdo kreativitet që ne sjellim pasi ne jemi të qenit të vlerësuar ose jo. K. Javore: Këngët tuaja që përherë trajtojnë tematika të ndryshme, fenomene që ngjajnë nga viti në vit , e që ju i trajtoni me kujdes të veçantë, duke u bërë hite dhe të paharruara. Cila është formula e gjithë suksesit Tuaj në muzikë? S. Vllasaliu: Gjithë këtë sukses do ta definoja me dashurinë ndaj punës dhe krijimtarisë time, sepse në momentin që unë nuk transformohem brenda tekstit dhe nëse nuk e ndjej atë që transmetoj, atëherë unë do ta ndërpres këtë punë sepse arma kryesore e një artisti për të qenë i suksesshëm është dashuria ndaj punës. Këngëtari emocionalisht gjatë tekstit transformohet në momente dhe situata të caktuara. Çdo punë duhet të bëhet me emocion, në të kundërt edhe rezuzltati do të jetë negativ. K. Javore: Sinan, keni një repertor të “pafund’ me këngë patriotike, lirike, popullore, zbavitëse, etj. Sa impenjative është që këngët tuaja të jenë përherë rezistente, mbijetuese dhe të dëgjuara kurdoherë me shumë ëndje nga të gjithë? S. Vllasaliu: Tendenca ime me bashkëpunëtorë ka qenë dhe mbetet, kor-

rektësia. Unë duhet të jem korrekt me ata që e duan këngën time pasiqë ne jemi kalimtarë në këtë botë. Duke falënderuar bashkëpunëtorët e mi, ne kemi ditur të trajtojmë momentin e caktuar në kohën e caktuar, kemi trajtuar tematika në mënyrën e duhur dhe në kohë të duhur por dhe me emocion. Fjala vjen kënga “Shtëpia e babës” një këngë sociale-patriotike që trajton fenomenin e emigrimit, braktisjen e shtëpiave të të pareve, dhe tendencën e trashëgimtarëve për t’i shitur ato, është një problem që edhe sot është aktual. Dhe kënga pasqyron një dhimbje. Për fat të keq ky fenomen është i përhapur kudo si në Mal të Zi e Maqedoni ku fshatëra të tëra me shtëpia të bukura janë të zbrazura. Pra gjithmonë, unë jam përpjekur ta trajtojë në kohën e duhur, tematikën e duhur dhe ta trajtojmë me shumë emocion. K. Javore: Keni qenë dhe protagonist i shumë koncerteve humanitare gjithandej ku ka shqiptarë. Sa mendoni se artistët, këngëtarët, duhet të angazhohen për të ndihmuar shtresat në nevojë? S. Vllasaliu: Absulutisht se duhet të angazhohen, mirëpo humanizmi për fat të keq është keqkuptuar dhe ka shumë huliganë të cilët në emër të filantropisë kanë keqpërdorur njerëzit mos i cuar mjetet financiare në destinacionin e duhur. Dhe njerëz që veprojnë sit ë tillë mjerisht ka shumë, andaj të kontributi ynë human të shkojë në adresat e duhura, duhet që kjo çështje të institucionalizohet. Ministria e Kulturës duhet të merret me këtë çështje pasi të gjithë e dim se ne jemi popull human. Unë me mburrje e them se jam nip i të Shenjtës Terezë, humanistës më madhe të të gjitha kohërave. Pram ne shquhemi si humanistë, megjithatë

K. Javore: Si e shikoni sot muzikën shqiptare, po kultivohen vlerat e mirëfillta që kemi ne si popull apo e kundërta? S. Vllasaliu: Jo, nuk po kultivohen. Mendoj që të paktën dy ministri të Kulturës të dy shteteve, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të punojnë në këtë drejtim, të krijojnë një Ministri të përbashkët të Kulturës dhe në këtë mënyrë të kultivohen dhe të avancohen vlerat e mirfillta. Sepse, ne ndodhemi në një krizë të krjimtarisë kulturore sidomos etnosi shqiptar dhe ky është mëkati më i madh se ne po sillemi sikur nuk po ndodh asgjë dhe ky mosveprim do të na kushtoj shumë. K. Javore: Ku këndoni më shumë; nëpër festival, koncerte apo dasma (ahengje të ndryshme)? S. Vllasaliu: Festivalet kanë arritur në mënyrë të çuditshme një shuarje, një zvogëlim të tyre dhe kjo vjen si pasojë e privatizimit të shumë festivaleve. Shumë njerëz tentojnë ti privatizojnë ato, por një gjë e tillë është e padrejtë pasi festivali duhet të jetë i trajtuar dhe i organizuar nga njerëz profesionistë të cilët kanë përgjegjësi artistike, për të vlerësuar tekstet dhe këngët. Në këtë kuadër edhe festivalet janë në krizë. K. Javore: Çdo sezon veror e vizitoni dhe këndoni edhe në qytetin e Ulqinit. Si ndjeheni në këtë perlë bregdetare dhe si ju presin adhuruesit e muzikës tuaj në kët vend? S. Vllasaliu: Gjenerata ime dhe shumica e kosovarëve jemi rritur në Ulqin dhe kudo që të shkojmë nëpër botë, pa ardhur dy- tre ditë gjatë viti në Ulqin është e pamundur. Me Ulqinin jemi shumë të lidhur, kemi miqësi të gjerë këtu dhe kurdoherë me kënaqësinë më të madhe vi në këtë qytet. K. Javore: Cilat Janë angazhimet Tuaja aktuale dhe planet më të afërta? S. Vllasaliu: Në ditën në vijim do që udhëtoj për Shtete të Bashkuara të Amerikës, pastaj gjatë muajit shtator e kam si zakon ta shfrytëzoj për pushim, kurse pak më vonë do të angazhohem në krijimin e këngëve të reja të cilat duhet të jenë gati për festa të fundvitit. Intervistoi: Toni Ujkaj ] E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Më të mirët e Koko Festit: Elia Zaharia, aktore, e Ilir Bokshi regjisor Elia Zaharia është shpallur aktorja më e mirë, ndërsa Ilir Bokshi regjisori më i mirë i edicionit të pestë të Festivalit KokoFest që mbahet në qytetin e Korçës. Juria e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Enver Petrovci, Rajmonda Bulku dhe Adem Karaga, vlerësuan interpretimin e saj në komedinë “Vetëvrasësi” nën regjinë e Sulejman Rushitit. “Vetëvrasësi” është një shfaqje e vitit 1928 nga dramaturgu rus

22

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Nikolai Erdman. Performanca e tij u ndalua gjatë epokës staliniste dhe u prodhua vetëm në Rusi disa vjet pas vdekjes së shkrimtarit të saj. Sot ajo konsiderohet si një nga dramat më të mira, që ka dalë nga Rusia komuniste. Për ta sjellë këtë premierë në skenë regjisori Rushiti angazhoi një kastë aktorësh të njohur, por dhe të rinj të teatrit. Me çmime të tjera në këtë festival u vlerësuan: Ilir Bokshi si regjia

më e mirë, Aktori më i mirë Adrian Morina &Ylber Bardhi, aktori më i mirë jo protagonist Visjan Ukcenaj, aktorja më e mirë jo protagonistë Monika Lubonja, artistja e re Paola Kodra, artisti i ri Margent Caushi . Çmimi i karrierës (Femër) shkoi për dy aktoret “Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti . Ndërsa çmimi i karrierës (Mashkull) shkoi për aktorin Reshat Arbana .Çmimi i KoKo FEST “Nderi i Festivalit ” shkoi për Koço Qëndro.


FOTOGRAFIA E JAVËS

SHTJEFËN UJKAJ ULQIN 2018

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

23


HISTORI

Një episod i mizorisë malazeze rreth vitit 1860 (II)

Trieshjanët dhe Koja trimërisht ushtrinë m Pa zbardhur ende mirë dita , krisma e topave dhe britma e malazezeve i zgjoi nga gjumi malësorët, të cilët duke rrokur armët , iu përgjigjën armiqve me një trimëri vërtetë të mrekullueshme, që dukej vetë dora e Hyut mbi ta. Malazezëve atë ditë lufta u shkoi fort mbrapsht dhe u mposhtën me turp të madh

Gjekë Gjonaj

Mbas kësaj luftë u ulen krerët ( prijësit) e Maleve në Shkodër, për të diskutuar mënyrën se si duhet vepruar që të mos ndodhë më ndonjë sulm tjetër. Pa kaluar ende kufijtë e fshatit mbërritën ( erdhën) dy malësorë, dy të shitur të Malit të Zi për të këshilluar Malin ( lexo Trieshin) që me të mirë t’i bie në dorë princit dhe të mos nxisin më urrejtjen e tij . Ata thanë se Princi i kishte dërguar në Triesh dhe se e kishin pushtetin ( autorizimin) për të urdhëruar. Fshati, pasi u mendua pak, ua preu shkurt, dhe u tha se nuk kanë se si t’u japin kurrfarë përgjigjeje pa pasur fjalën e Pashës së Shkodrës . Me kaq i përcollën. Atë ditë në Mal të Triepshit mbretëronte një tmerr. Një trishtim, dhe terrorizëm vdekjeje. Shumë njerëz prej Nikmarashit kishin filluar t’i fshehin sendet e shtëpisë, t’i largojnë gjënë e gjallë ( bagëtinë) dhe të rrinë gati për luftë me armë në dorë, duke pritur çastin ( momentin) se kur do të kriste, të gatshëm që të mos e lëshojnë pa vdekur, ose pa mbetur

24

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

në ato shkrepa të fshatit të vet. Porsa Koja ua dha kushtrimin Maleve përreth Fundnave dhe Grudës, me shpejtësi të madhe si vetima u ngritën (çuan ) në këmbë, zunë pritat dhe u bënë gati për luftë të rreptë e cila sipas gjasave do të fillonte. Por deshi Zoti e atë ditë nuk ndodhi asnjë gjë e keqe për asnjërën lagje. Më 4 tetor mbërritën krerët nga Shkodra me atë këngë tradhtarësh të Pashallarëve që e kishin gjithmonë zakon.“ Mos kini gajle se kur-

rkush nuk ka për t’ju prekë”. Po këtë këngë ma kishte kënduar edhe mua konsulli i Francës. Z. Heequart; duke më zemëruar shumë me këtë këngë, u mundova t’ua largoj pak Malësorëve turbullirën që i kishte përfshirë. Kur morën vesh se ushtria malazeze do të hyjë nesër në Triepsh, se do të bëjë poterë të madhe, dhe do t’u japë flakën shtëpive të tyre, ata u qetësuan; duke u besuar fjalëve të mia shkuan të shkretët atë natë të flenë pa frikë ( droje).


HISTORI

asit mposhtën malazeze Por, pa zbardhur ende mirë dita , krisma e topave dhe britma e malazezëve i zgjoi nga gjumi malësorët, të cilët duke rrokur armët , iu përgjigjën armiqve me një trimëri vërtetë të mrekullueshme, që dukej vetë dora e Hyut mbi ta. Malazezëve atë ditë lufta u shkoi fort mbrapsht dhe u mposhtën me turp të madh. Zotëri Borovischa, konsulli i Austrisë, më shkruante vazhdimisht duke më këshilluar me fjalë të bukura që unë t’i zemëroj Malësorët , që të qëndrojnë kundër armikut pa frikë. Një ditë para ardhjes së krerëve të këtyre Maleve nga Shkodra , Spahi Joku kishte shkuar në Fundna me fjalë të Princit, për të këshilluar edhe këtë fshat ( katund) që t’i bie në dorë Malit të Zi, sikur kishte bërë në Triepsh. Por as këtu nuk i shkoi puna siç e kishin planifikuar. Një çetë djemsh e kundërshtuan ashpër , e kërcënuan aq sa aty për aty deshën t’ia shkurtojnë jetën sikur mos të

kishin ndërhyrë disa pleq të Katundit, të cilët e morën në dorë e në besë të Zotit deri të nesërmen, kur pa zbardhur dita e nisën mbrapshtë prej kah kishte ardhur. Më 18 tetor populli i Triepshit lutej para altarit që t’u ndihmojë i Madhi Zot, kur u dha lajmi se Koja ishte duke ikur përsëri me bagëti dhe duke marrë majat e duke zënë pritat. Popull i madh mësynte majat e Medunit. S’mund të ishte tjetër veçse ushtria e Princit të Malit të Zi, që ishin nisur për të pushtuar Trieshin, Kojën e Fundnat. Popullatës vendase u kishte u kishte hyrë në fytyrë dhe në zemër një egërsi e trishtueshme e vdekjes . Dëgjoja shumë vetë që i mallkonin premtimet tradhtare të Pashës dhe të konsullatave të Shkodrës. Partia e Malit të Zi përpiqej me gjithë shpirt që t’i këshillojë shokët e vet Malësorët , që t’i nënshtroheshin urdhrit të Princit; mos ta detyro-

jnë atë të të bëjë mizori të madhe për të zaptuar katundin. Megjithatë, këtyre tanëve ( lexo malësorëve) nuk u frikësohej syri aspak ; përgjigjeshin që nuk u shkon ndërmend asnjëherë që t’u bien në dorë dhe se do të qëndrojnë deri në fishekun e fundit në rrethatoren që kishin ngjeshur, dhe se së fundmi do të luftojnë fyt për fyt me tagana të gjatë; ky ishte mendimi i të gjithëve, domethënë të vdesin për vend të vet. Ajo ditë, për këto dy famulli ishte ditë tmerri e trishtimi: Koja nuk pushonte duke lëshuar kushtrimin e duke kërkuar ndihmë ; topi nga shkrepat e Medunit nuk pushonte me zhurmën e vet duke u drejtuar kah ne. Rreth 40 veta prej Kuçit u ndanë prej grumbullit të ushtrisë malazeze, për të rrethuar afro 20 Kojas, të cilët sapo e hetuan dredhinë, iu qasën njërës shtëpi dhe prej andej me trimëri e mjeshtri luftarake e dërmuan atë çetë armike. Të gjithë prisnin pa frymë se kur po ia fillonte përleshja e fundit, e cila nuk ndodhi. Pasha i Shkodrës më shkruante të qëndroj dhe më çonte së bashku fishekë për Malësorë. Atë natë dy herë dy çeta malazeze mësynë Malin e Kojës, jo për tjetër veç sa për t’i ngacmuar ( provokuar) Malësorët tanë që të fillojmë pushkën përpara, për arsye se kështu, si dukej, ishte vullneti i Princit. Sa ishte duke u përgatitur një luftë më e madhe nga të dy lagjet, mbërriti një letër prej Konstantinopolit në të cilën thuhej se Mali i Kuçit nuk do të qëndrojë më nën Mal të Zi , si deri asohere, por tash e tutje do të jetë një pjesë e Turqisë. Ali Pasha u çua e shkoi në Podgoricë me pak ushtarë dhe me dy topa për t’ia dhënë zyrtarisht Malit të Zi këtë lajm të fundit se do t’i ndalë një herë e përgjithmonë kundërshtimet e luftërat për shkak të kufijve. (Fund) E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

25


ARSIM

Shkuarja në klasën e parë - çfarë duhet të dinë prindërit dhe çfarë fëmijët?

Lëreni fëmijën të adaptohet me realitetin e ri Ajo që do të ndryshojë për fëmijën me shkuarjen e tij në klasën e parë do të jetë mënyra e të mësuarit, e cila ndryshon nga ajo që ka bërë në kopsht ose në shtëpi, sepse nëse në kopsht secili mësim është zhvilluar me anë të lojës ose muzikës dhe ka zgjatur shkurt, në shkollë pritet të ketë përqendrim më të madh, dinamikë mësimi më të madhe, kohë më të zgjatur dhe pritet që fëmija vërtet të mësojë diçka e jo vetëm të argëtohet

Arlinda Sukaliqi

Kur afrohet momenti i shkuarjes për herë të parë në shkollë ose afrohet dita e parë e shkollës, duket se ata që më shumë kanë frikë janë prindërit sesa vetë fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Shumica e prindërve e pyesin vetveten se a është fëmija i tij i përgatitur për këtë hap të madh, por edhe për këtë ndryshim rrënjësor në jetën e tij? Dilema më e madhe është ajo se a i din fëmija të gjitha ato që duhet të dijë para se të hyjë në klasën e parë?! Pikësëpari, fëmija që shkon në klasën e parë nuk duhet të dijë të shkruajë, as të lexojë. Mjafton të dijë rregullin e mbajtjes drejt të lapsit, të njohë disa forma, të dijë që fillohet të shkruhet nga ana e majtë në të djathtë etj. Ai duhet të dijë të dallojë, për shembull, stinët e vitit dhe t’i përshkruajë pak me fjalë karakteristikat e secilës

26

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

stinë, të njohë termat para-prapa, i trashë-i hollë, i gjatë-i shkurtër, nata-dita etj. Nga fëmijët që ndjekin edhe kopshtin pritet të dinë të numërojnë deri në 20, t’i dallojnë numrat nga simbolet, ta lidhin numrin me sasinë. Sipas psikologëve, nxënësit e kësaj moshe kanë një fond të fjalëve nga 2500-3000 fjalë, gjë që mundëson të krijojë fjali të zgjeruara dhe me kuptim, të cilat në të shumtën e rasteve përbëhen nga 5-6 fjalë. Po ashtu nga fëmija pritet të dallojë të kundërtën. P. sh. ngjyra e kundërt e të zezës është e bardha ose e kundërta e të voglës është e madhja etj. Deri në klasën e parë nxënësi duhet të dijë t’i shqiptojë të gjithë tingujt e nëse kjo nuk ndodh, prindërit duhet të drejtohen te logopedi për ndihmë para se fëmija të fillojë në klasën e parë. Me rëndësi është që fëmija të ketë një orientim të zhvilluar mirë sa i përket orientimit të kohës. P. sh. të dijë kur është natë dhe kur ditë, si dhe objektet t’i dallojë sipas ngjyrës dhe formës. Ajo çka është shumë me rëndësi e që shpesh prindërit harrojnë është

që fëmija të jetë i pavarur në situata të caktuara, si t’i lidhë këpucët vetë, t’i mbërthejë vetë pantallonat ose xhupin e xhaketën, pas shkuarjes në tualet të rikujtojë vetë se duhet larë duart, të vetushqehet sepse prindi nuk do jetë në shkollë i pranishëm dhe ato detyra nuk janë të obliguara që mësuesit t’ua bëjnë fëmijëve, por ata duhet vepruar vetë. Nuk është e nevojshme që fëmijës, që në shtëpi t’i jepen këshilla se si duhet të rrijë i qetë në klasë, duhet vetëm të dëgjojë e të mos flasë, sepse kjo detyrë është e mësuesit e jo e prindit dhe ai do të dijë më mirë t’i menaxhojë këto situata në klasë me fëmijët e klasës së parë, sepse një fëmijë i cili është i pjekur dhe i gatshëm për klasën e parë, vetë pa asnjë problem do t’i zbatojë rregullat që kërkohen të mbahen në klasë dhe në shkollë. Ajo që do të ndryshojë për fëmijën me shkuarjen e tij në klasën e parë do të jetë mënyra e të mësuarit, e cila ndryshon nga ajo që ka bërë në kopsht ose në shtëpi, sepse nëse në kopsht secili mësim është zhvilluar me anë të lojës ose muzikës dhe ka zgjatur shkurt, në shkollë pritet të ketë përqendrim më të madh, dina-


ARSIM

mikë mësimi më të madhe, kohë më të zgjatur dhe pritet që fëmija vërtet të mësojë diçka e jo vetëm të argëtohet. Për këtë arsye shkolla për secilin fëmijë është një botë e re dhe e panjohur për të, shoqëri e re, rregulla të reja dhe obligime të reja, të cilat duhet t’i kryej. Lëreni fëmijën të adaptohet në këtë proces sepse klasa e parë mund të thuhet lirisht se është proces adaptimi në kuptimin e plotë të fjalës. Nga prindërit kërkohet që të jenë mbështetës në këtë adaptim të tyre, duke ua bërë me dije se jeni aty afër gjithmonë për ta, sidomos në ditët e para të shkollës, të cilat janë një goditje emotive për ta, përcillni disponimin e tyre, mundohuni që në mënyrë kualitative ta kaloni kohën e lirë me ta dhe maksimalisht mundohuni t’ua lehtësoni ditët e para të shkollës. Në ditët e para të shkollës preferohet që prindërit t’i çojnë dhe t’i marrin vetë fëmijët e pas disa ditësh këtë detyrë mund t’ua lini të afërmve, kujdestarëve, fqinjëve etj. Bisedoni me fëmijët pas ardhjes nga shkolla. Mos bisedoni vetëm për gjëra që kanë të bëjnë me mësimet,

por pyetni për shoqërinë, klasën, shkollën, lojërat etj. Mbasi të kenë kaluar disa ditë dhe koha ka ardhur për detyra shtëpie, mos e merrni përsipër ju t’i bëni ato. Ai duhet vetë të mësohet, kurse ju mundeni vetëm ta shikoni, këshilloni ose ta përmirësoni nëse ka gabuar. Nëse ai vetë do t’i punojë ato, do të mësohet me rregullin e punës, do ta marrë atë si shprehi dhe do ta kuptojë që është detyra e tij t’i bëjë detyrat e jo e prindit ose vëllait e motrës më të madhe. Gjatë klasës së parë nuk lejohet që fëmija të lodhet me materiale jashtë asaj çfarë parashikohet në plan-programin mësimor, me përjashtim nëse vetë nxënësi ose prindi shpreh dëshirën për të bërë diçka më shumë sesa ajo që mësuesi jep në shkollë. Shkuarja në klasën e parë të një fëmije 6-vjeçar është një obligim i madh për një fëmijë në moshë të vogël, prandaj këshillohet që mos të stërngarkohet dhe me aktivitete të shumta jashtëshkollore, të cilat do ta lodhin si fizikisht dhe psiqikisht dhe të nesërmen s’do të jetë i kthjelltë në shkollë ose i lodhur. Kjo nuk nënkupton që t’u thotë stop hobeve të tij ose ndonjë kursi që ai ndjek, por çdo gjë

të ketë një masë të caktuar dhe kohë të caktuar. Mos harroni se fëmija që veç ka hyrë në klasën e parë, ai nuk ka ndaluar së qeni fëmijë dhe ai është akoma fëmijë i vogël. Me vajtjen në shkollë, ai nuk duhet ndaluar së luajturi me lojërat e lodrat e tij më të dashura. Mësuesi është edhe një rol në jetën e tij e jo dikush që do ta kushtëzojë çfarë të bëjë me jetën e tij në vazhdim. Mos e dënoni fëmijën tuaj nëse diçka ka bërë keq në shkollë, sepse në ditët e para me rëndësi është të shikohet ku qëndron problemi dhe të zgjidhet e jo menjëherë të kritikohet ose ofendohet fëmija për ndonjë notë të keqe, qoftë ajo përshkruese. Me rëndësi dhe detyrë e prindit është që tek ai të zhvillojë dëshirën për të shkuar në shkollë, të zhvillojë vetëbesim te fëmija, të krijojë shprehi pune sepse këto gjëra do t’i duhen nesër atij që të jetë një talent në mësim dhe situatën e re të shkuarjes në shkollë për herë të parë ta kapërcejë pa asnjë problem. Në këtë mënyrë, ai do ta shohë shkollën si burim diturie, si një makineri e cila prodhon vetëm edukim, dituri dhe sukses në jetën e secilit nxënës. E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Botime të reja

Tregime për fëmijë me mesazhe humane dhe edukative (Asllan Bisha, Delfini në Barbanë, Botoi: Art Club, Ulqin, 2018)

Përmbledhja me tregime për fëmijë „Delfini në Barbanë“ është libri më i ri i shkrimtarit Asllan Bisha, i cili është botuar ditëve të fundit nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“. Ky është libri i tij i katërt për fëmijë dhe vjen pas romanit për fëmijë „Ufo në Barbanë“. Libri përfshin dhjetë tregime, që janë vazhdimësi e tregimeve që lidhen me fëmijërinë e autorit dhe ngjarjet në lumin Bunë dhe grykëderdhjen e saj në det. Tregimet janë ngjarje të vërteta, të përjetuara nga autori, rrëfime nga fëmijëria, me përmbajtje të veçantë dhe të stilizuara artistikisht. Tregimet janë shkruar në mënyrë mjeshtërore, me plot të papritura që përjetohen në peshkim. Përpos që janë përshtatur për moshën e fëmijëve dhe të rinjve, tregimet kanë edhe karakter edukativ. Ato përçojnë mesazhe të humanitetit, si në rastin e delfinit të plagosur nga rojet kufitare që shpëtohet nga fëmijët, mesazhin për t’i ruajtur peshqit dhe botën e gjallë shtazore në përgjithësi nga peshkatarët dhe gjahtarët e papërgjegjshëm etj. Porosia e tregimeve për fëmijët dhe të rinjtë është se vetëm nëpërmjet dashurisë mund dhe duhet ruajtur kjo pasuri natyrore që po shkatërrohet. Redaktor i librit është Hajro Ulqinaku, recensent Haxhi Shabani, lektor Ismet Kallaba, kopertina është punuar nga piktori Marxhan Lamoja, kurse redaktor teknik është Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në Shtypshkronjën IVPE - Cetinë, ndërsa botimin e tij e ka mbështetur Ministria e

28

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Kulturës. Përmbledhja me tregime „Delfini në Barbanë“ është libri i 18-të i shkrimtarit Asllan Bisha, i cili shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë korrespondent i gazetës “Rilindja” dhe i RTV të Kosovës, bashkëpunëtor i Radio Titogradit dhe i revistës “Koha”, ndërsa tani bashkëpunon me gazetën “Koha javore”. Po ashtu ka qenë kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zana”. Ai është

mbledhës folklori, autor punimesh nga ihtologjia (peshkimi) dhe i teksteve të këngëve për fëmijë dhe të rritur. Është njëri ndër përpiluesit e antologjisë “Dritaren lëre hapur”, si dhe është përfshirë në antologjinë “Putnici na putu” dhe përmbledhjen “Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“. Disa nga krijimet e tij letrare janë përfshirë edhe në tekstet shkollore për shkollat në gjuhën shqipe në i. k. Mal të Zi.


KULTURË

Doli nga shtypi Fjalori Enciklopedik i Kosovës

Projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i ASHAK-ut “Në dy vëllime me 1 818 faqe, janë përfshirë tekstet e rreth 6 000 zërave, të hartuar nga 506 autorë, një vepër kolektive e hartuar nga profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes: gjeografi, histori, ekonomi, shkenca politike dhe juridike, albanologji, arkeologji, shkenca sociale, mjekësi, shkenca të natyrës dhe shkenca teknike, letërsi, informim, muzikë, arte figurative dhe arte skenike, sport dhe trashëgimi kulturore”, ka bërë të ditur Akademiku Mehmet Kraja, kryeredaktor i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka botuar “Fjalorin Enciklopedik të Kosovës”. “Ky është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë”, ka ka bërë të ditur Akademik Mehmet Kraja, kryeredaktor i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, në një postim në Facebook.

Sipas akademik Krajës, në dy vëllime me 1 818 faqe, janë përfshirë tekstet e rreth 6 000 zërave, të hartuar nga 506 autorë, një vepër kolektive e hartuar nga profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes: gjeografi, histori, ekonomi, shkenca politike dhe juridike, albanologji, arkeologji, shkenca sociale, mjekësi, shkenca të natyrës

dhe shkenca teknike, letërsi, informim, muzikë, arte figurative dhe arte skenike, sport dhe trashëgimi kulturore. “Botimi do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, në biblioteka dhe redaksitë e mjeteve të informimit, në mënyrë që informacioni dhe të dhënat në përdorim për Kosovën dhe botën shqiptare të dalin më të plota dhe më të sakta”, ka shkruar akademik Kraja. Fjalori Enciklopedik i Kosovës është pjesë e projektit afatgjatë “Enciklopedia e Kosovës”. Në fazën e parë të këtij projekti, të miratuar nga strukturat e ASHAK-ut në vitin 2011, është parashikuar të realizohet projekti afatmesëm Fjalori Enciklopedik i Kosovës, ndërsa në fazën e dytë projekti afatgjatë i Enciklopedia e Kosovës, si vepra më madhore dhe më e plotë në fushën enciklopedike në Kosovë. (Kohapress) E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” organizoi Panairin e 6-të Ndërkombëtar të Artizanatit dhe Arteve Pamore

Fluks vizitorësh dhe pjesëmarrësish artizanë Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” nga Ulqini ka organizuar nga data 2 deri më 4 shtator Panairin e 6-të Ndërkombëtar të Artizanatit dhe Arteve Pamore në shëtitoren e Plazhit të Vogël, me mbështetjen e Organizatës Turistike të Ulqinit dhe Komunës së Ulqinit. Në këtë panair morën pjesë 30 artizanë dhe artistë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnje – Hercegovina. Kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”, Ramiz Hajdari i tha gazetës “Koha Javore” se ky panair krahasuar me vitet e mëparshme ka pasur një interesim dukshëm më të madh si nga artizanët pjesëmarrës e po ashtu edhe nga turistët që qëndruan në Ulqin. “Në panairin në fjalë u ekspozuan

30

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

pothuajse të gjitha llojet e punimeve artizanale si: punime të gdhendura në dru, qilima me detaje të ndryshme të punuara në tezgjah, perla, bizhuteri të ndryshme, punime nga tradita ulqinake me guaca, art modern dhe abstrakt në lëkurë dhie nga artisti Pjetër Vukaj, etj”, u shpreh Hajdari. Ai më tutje, duke falënderuar Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike për mbështetjen dhe mbarëvajtjen me sukses të këtij panairi, tha se disa artizanë nga Ulqini kanë shprehur dëshirën për pjesëmarrje nëpër panaire jashtë Malit të Zi, për të promovuar punimet e tyre artizanale edhe përtej Ulqinit. “Unë besoj se Organizata Turistike e Ulqinit dhe Komuna e Ulqinit do t’i mbështesin këta artizanë që të promovojnë punimet artizanale nga

Ulqini në panaire ndërkombëtare”, theksoi Hajdari, duke shtuar se shoqata në fjalë do të jetë pjesëmarrëse në vijim e panaireve në Gjirokastër nga data 14 deri më 16 shtator, në Prishtinë nga data 19 deri më 22 shtator, në Gjilan nga data 26 deri më 28 shtator si dhe gjatë muajit tetor nëpër panaire në Tetovë, Shkup, Bosnje Hercegovinë, etj. Rikujtojmë se Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” ka organizuar brenda pesë vitesh mbi 40 panaire në rajon dhe Ballkan si dhe ka qenë bashkorganizatore e mbi 60 panaireve me karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Punimet e kësaj shoqate veçohen në çdo panair brenda dhe jashtë vendit. t. u.


MOZAIK

Përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja vizitojnë Rozhajën

Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë Në Rozhajë të premten më 07 shtator 2018, Kryetari I Komunës së Rozhajës, Ejup Nurkoviqi me bashkëpuntorët priti në takim përfaqësuesit e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë Rektorin Prof. Dr. Fadil Millaku me bashkëpuntorët Prorektoren për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof. Ass. Dr.Sabiha Shala; Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Afrim Selimaj; U.D. Dekanit të Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati; dhe Prodekanen e Fakultetit Juridik Prof. Dr. Mimoza Hyseni-Spahiu. Temë trajtimi e këtij takimi mikriptës ishte bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e zhvillimit të arsimit të lartë. Të dyja palët u zotuan se do të ketë bashkëpunim në të ardhmën dhe se janë në proces të akredimit që vitin e ri akademik pranë Fakultetit Juridik të Univerasitetit “Haxhi Zeka” edhe drejtimi në gjuhën boshnjake. Investimi do të jetë i dy anshëm, por, projekti do të dorëzohet për grant në njërën nga thirrjet punlike të fondit IPA, për bashkëpunim ndërkufitar që financohen nga Bashkimit Evropian. Pas 10 ditëve pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy komunave, Rozhajës dhe Pejës, duke përfshirë edhe Universitetin Haxhi Zeka. Të kyçur në këto projekte do të jenë edhe organazat e shoqërisë civile nga dy qytetet përkatëse, sidomos organizata joqevertare “Horizonti i DIturisë” me seli në Rozhajë, për ndërgjegjësimin dhe fushatën nëpër shkolla të mesme për lobimin e programeve cilësore akademike të drejtimeve që ka ky universitet.

Në emer të pushtetit lokal të Rozhajës foli para gazetarëve Prof. Dr. Safet Kallaç: “Do të bëjmë përpjekje në zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese, plotësimin me paisje të nevojshme, në përmirësimin e kushteve për studim dhe patjetër në përgaditjen e programeve të studimit ose kurrikulave me pajisje shtesë që mund të përmirësojnë të mësuarit cilësor siç janë komunikimet elektronike, zgjerimi i sistemit ECDL, që studentët do të mund t’i shfrytëzojnë të gjitha aplikacionet në të ardhmën, studentët duhet të dinë gjuhën angleze, që në të ardhmen e afër të jenë të përgaditur për tregun e punës, që në të ardhmen të mund të kërkojnë vend të punës p.sh. për të punuar nga shtëpia e tyre. Do të mundohemi të shfrytëzojmë mjete nga fondet e Bashkimit Evropian.” Rektori i Universiteti Haxhi Zeka i shpalosi drejtimet që janë të akredituara, Fakulteti i Biznesit me drejtimet Administrim Biznesi, Kontabilitet dhe Financa, dhe Administrim Biznesi në gjuhën boshnjake si në nivelin bachelor ashtu edhe në nivelin master. Ndërsa Fakulteti i Menaxhmentit, të Turizmt, Hotelierisë dhe Mjedisit, ka drejtimet Menexhment në turizëm dhe hotelieri në gjuhën shqipe dhe në gjuhën boshnjake për studime bachelor. Ndërsa Menaxhment mjedisi për studime master. Rektori Millaku iu bëri thirrje maturantëve të Rozhajës të përzgjedhin këtë Universitet, duke potencuar se nostrifkimi i këtyre diplomave do të bëhet shumë shpjet nga ana e Malit të Zi, dhe vazhdimisht janë një numër i madh studenteve nga Rozhaja, dhe

më gjërë që përzgjdhin këtë Universitet për vijimin e studimeve. Ai tha se aktulaisht në këtë universitet janë 12 000 studentë. Ndërsa U.D. e Dekanes së Fakultetit Juridik pranë këtij Universiteti, prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati, tregoi për drejtimet në gjuhën shqipe që ka ky fakultet dhe ato që janë në proces të akreditimit, sidomos drejtimi i ri në nivel bachelor në gjuhën boshnjake, dhe besojme se do të fillojë vitin e ardhshëm. Ajo tregoi se pagesat e semestrit janë shumë të volitshme në këtë universitet, vitin e parë studentet nga Mali i Zi e kanë pa pagesë, ndërsa në vitin e dytë dhe viti i tretë, pagesa është 25 euro për një semestër. Duke potencuar se në këtë universitet studentët do ta gjejnë veten shumë lehtë në tregun e punës, falë stafit akademik profesional. Ajo potencoi se paraprakisht kanë nënshkruar marrëveshje me Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës për shkëmbim të ligjëruesve, që do të angazhohen dhe që do të mbajnë ligjerata në gjuhën boshnjake në Fakultetetin juridik në Pejë. Dhe në fund ajo potencoi se “Studimet në Universistetin “Haxhi Zeka” janë programe që pothuajse identike me të gjitha programet në të gjitha universitetet në botë. Të gjitha porgramet janë duke u reformuar si në gjuhën shqipe ashtu dhe në atë boshnjake,” Kryetari i Komunës u zotua se do t’i mbeshtetesë të gjitha këto iniciativa të ndërmarra, i gostiti mysafirët në njërin nga restorantet e qytetit dhe shetitën bashkëarisht nëpër çarshi. Faruk Daci E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

31


INTERVISTË

Intervistë me këngëtaren Erblina Bajrami

Këndoj edhe këngë në gjuhën angleze dhe atë turke 32

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018


INTERVISTË

Erblina Bajrami është një vajzë nga Prizreni. Ajo që e vogël iu përkushtua muzikës. Së pari filloi me intrumentin e flautës e pastaj vazhdoi edhe të këndojë. Ajo së fundmi ka bërë disa kovera me këngë shqipe e të cilat i patën shumë sukses. Erblina për momentin vazhdon studimet për flautë në Fakultetin e Arterve në Pejë K.Javore: Erblina, Ju jeni një këngëtare e re por shumë e dashur për publikun.. Që në fëmijëri i je përkushtuar muzikës, e po ashtu ndjek studimet për muzikën.. Më fol pak për fillimet dhe vështirësitë që ke hasur gjatë këtyre viteve? E.Bajrami: Muzikën e kam pasion që nga fëmijëria, fillimisht u regjistrova në Shkollën e ulët të muzikës, dega e flautës. Pavarësisht interesimit tim për instrumentin e flautës, profesorët e mi e zbuluan se unë kisha një zë artikulues edhe për këndim , kështu që fillova të këndoj në korin e shkollës, e gjithashtu edhe në ShKA “Agimi” në Prizren, ku performova në të dy koret si soliste. Kështu që krahas flautës fillova të ndjekja edhe orët për solo këndim në Shkollën e Mesme të Muzikës. Tashmë gjendem në Fakultetin e Arteve në Pejë, jam në vitin e katërt të studimeve, dega flautë. K.Javore: E dimë që ke performuar nëpër koncerte të ndryshme.. Cilin nga ata mund ta veçosh? E.Bajrami: Po, kam marrë pjesë në shumë koncerte , performoja edhe me muzikë popullore, por edhe me atë klasike. Koncerti që më ka lënë përshtypje është ai i cili u mbajt për bashkatdhetarët tanë në Neuchatel të Zvicrës për nder të 17 shkurtit, pavarësisë së Kosovës. K.Javore: A ke provuar të këndosh në ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe? E.Bajrami: Po, natyrisht kam bërë

baladat, RNB edhe këngët popullore. K.Javore: Konkurrenca është shumë e madhe në treg, të bën përshtypje kjo? E.Bajrami: Jo, e di që konkurrenca është e madhe, e di që të depërtosh në tregun e muzikës është sfidë, por besoj se nëse natyra më ka dhënë një zë muzikal aspak s’i trembem konkurrencës. Çdonjëri ka stilin e vet, unë thjesht dua të këndoj, jo t’i bëj konkurrencë dikujt , secili identifikohet përmes fuqisë dhe muzikalitetit të zërit të tij.

prova të këndoj edhe këngë në gjuhën angleze, e po ashtu edhe në gjuhën turke. K.Javore: Së fundmi ke publikuar disa kovera, të cilat kishin shumë sukses.. Pse pikërisht kover dhe jo këngë të re? E.Bajrami: Nuk e di, ishte rastësi ,këndova cover dhe më pëlqeu, ndoshta është mënyra më e mirë për të depërtuar në tregun e muzikës për një fillestar, ndërsa sa i përket këngës së shpejti do të vijë diçka e re nga unë. K.Javore: Cilin zhanër preferon më shumë? E.Bajrami: Unë këndoj të gjitha zhanret, por më pëlqejnë shumë

K.Javore: Përpara se del në skenë, a i përkushton shumë kohë pamjes tuaj fizike? E.Bajrami: Për mua skena është gjithçka, pamjes time i kushtoj rëndësi në kufi të normales, kujdesem vetë për dukjen, gardërobën, jo diçka ekstravagante por de thjeshtë. Me rëndësi është të duken bukur dhe me stil. K.Javore: Të pëlqen jeta e natës? E.Bajrami: Për jetën e natës, varet nga rastet, por nuk jam e pasionuar pas saj. Thashë edhe më parë, Erblina është një vajzë e thjeshtë. K.Javore: Më fol pak për planet e tua në vazhdim.. Çfarë presim nga Erblina? E.Bajrami: Përkushtimi im kryesor është të përfundoj studimet në radhë të par dhe ndërkohë planifikoj të realizoj këngë të miat në të cilat jam duke punuar. Por për këto do të flasim pasi t’i realizoj. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Mali i Zi dhe Shqipëria drejt lehtësimit të procedurave doganore Të martën në Podgoricë u mbajtë një takim midis ministres së Administratës Publike të Mal të Zi, Suzana Pribiloviç me zëvendës kryeministren e qeverisë Shqiptare, Senida Mesi ku u bisedua për bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik me theks të veçantë në lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve. “Seanca e dy qeverive në Shkodër ishte një nxitje e duhur për të forcuar

marrëdhëniet tona në nivelin politik dhe bilateral dhe që ka rezultuar me nisma konkrete në fusha me interes për qytetarët e dy vendeve tona”, tha Pribiloviç në konferencën e përbashkët për media në Podgoricë. Ajo tha se ata kishin diskutuar çështje të rëndësishme e procesit të reformës së administratës publike në Mal të Zi, si dhe aftësinë për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira, sidomos në kontekstin e riorganizimit të ardhshëm të sistemit të Dy dhoma gjumi, apartament 74m2 + 4m2 administratës bodrum, Aerodrumi i Vjetër përgjatë rrugës shtetërore të LFMZ (FSCG) dhe prapa shkollës «Pavle Malit të Zi. Rovinski», kati i parë, orientimi në lindje. Çmimi Pribiloviç, 67,000 euro. Tel. 069-010-096 vuri në dukje Struktura: dhomë ndenje me lozhë, dhomë përdorimin e ngrënie, kuzhinë në disponim,2 dhoma gjumi, mbështetjes 2 korridore, 2 tarraca, banjo, bodrum, 2 vende sektoriale të parkimi. Apartamenti ka dy kondicionerë, dyer buxhetit për verbër, kuzhinë të integruar, dollap të integruar BE, si dhe zhnë dhomë, korridor dhe depo, mobilje të tjera villimin dhe sipas marrëveshjes. përmirësimin e

PËR SHITJE

34

Javore KOHA

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

mëtejshëm të shërbimeve elektronike në Malin e Zi. Në këtë kuadër zonja Mesi shfaqi bindjen se reforma e administratës publike, e cila është një nga prioritetet e integrimit, është shumë e rëndësishme për Malin e Zi dhe Shqipërinë. “Profesionalizmi dhe trajnimi i administratës publike janë prioritetet e vendit tonë në mënyrë që të përparojë me sukses, jo vetëm në ofrimin e shërbimeve, por edhe në procesin e digjitalizimit dhe të shërbimeve elektronike,” tha Mesi, duke shtuar se këto janë sfidat me të cilat të dy vendet po punojnë me sukses. Mesi poashtu theksoj rëndësinë e dy nismave që duan ti realizojnë siç janë menaxhimi i ujërave ndërkombëtare të Liqenit të Shkodrës dhe lumi Buna. “Jam e bindur se ne do të kemi rezultate shumë të frytshme dhe konkrete në reformën e administratës publike dhe digjitalizimin e shërbimeve publike, ku Shqipëria ka shumë përvojë”, tha zonja Mesi.


SPORT

Në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë në Bukuresht

Pesë garues nga KT “Ulqini” përfaqësojnë Malin e Zi Pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi janë garuesit Medina Kanaqeviq, Sumeja Bisha, Bledar Kasmi, Sara Kraja dhe Arta Ismailaga, si dhe trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku Pesë garues nga Klubi i Taekwondosë “Ulqini” janë pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi në Kampionatin Ballkanik në sportin olimpik të taekwondosë, i cili fillon sot në Bukuresht të Rumanisë. Pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi janë garuesit Medina Kanaqeviq,

Sumeja Bisha, Bledar Kasmi, Sara Kraja dhe Arta Ismailaga. Po ashtu edhe trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, i cili është njëherazi edhe trajner i Përfaqësueses së Malit të Zi. “Ulqini” është njëri ndër klubet më të mirë në Mal të Zi në sportin olimpik të taekwondosë. Vetëm gjatë këtij viti

garuesit e tij kanë shënuar suksese të shumta në turnetë vendorë dhe ndëkombëtarë. Nga KT “Ulqini” i kanë uruar garuesit e tyre me dëshirën që të arrijnë suksese në Kampionatin Ballkanik, i cili do të zhvillohet nga data 13-16 shta(Kohapress) tor.

E ENJTE, 13 SHTATOR 2018

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.