Koha 832

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 20 shtator 2018 Viti XVll Numër 832 Çmimi 0,50

Kakofonia dhe gjeopolitika e munguar shqiptare ISSN 1800-5696

Mbi të vërtetën

Intervistë me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqin


PËRMBAJTJE

12

14 Kryetrimi dhe vepra e tij jetojnë në qenien tonë

Ulqini duhet të qeveriset nga përfaqësuesit e shqiptarëve

16

20 Femra të ndjehet e vlerësuar dhe t’i dëgjohet zëri

Malësia me rrugë të dobëta dhe të arnuara

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018


PËRMBAJTJE

24

26 Shfaqja mirëpritet nga publiku

Të gjithë jemi amatorë, sepse nuk jetojmë aq gjatë për t’u bërë profesionistë

28

35 Tre kampionë dhe një nënkampione ballkanike nga KT “Ulqini”

Shefqet Luca – në shërbim të aktrimit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 20 shtator 2018 Viti XVll Numër 832 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ma uk Qençe n Mbi të vërtetën

ISSN 1800-5696

1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

vërtetën Mbi të

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Të gjithë duhet të përqendrohemi në programin strategjik zhvillimor të Ulqinit

zhvillimor të Ulqinit programin strategjik përqendrohemi në Të gjithë duhet të

shqiptare e munguar gjeopolitika Kakofonia dhe

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Kakofonia dhe gjeopolitika e munguar shqiptare

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kreybashkiaku i Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq, zhvilloi vizitë zyrtare në Komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit

Në fokus, çështja e ndarjes së kufijve Tuz – Kryebashkiaku i sapoemëruar i Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq me bashkëpunëtorë, ka qëndruar për një vizitë punë në Komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, me ç’ rast u takua me kryetarin e Komunës dhe të kuvendit, Z. Abedin Axhoviq dhe Fadil Kajoshaj, me nënkryetarët e komunës dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj administrate. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të sekretariateve të ndryshme të kryeqytetit Podgoricë dhe të sekretariateve që janë në formim e sipër në Komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ndërsa takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e gazetarëve. Në fund të këtij takimi në një prononcim të shkurtër për media, kryebashkiaku i Podgoricës Dr. Ivan Vukoviq, duke uruar qytetarët për arritjen e statusit të Komunës së pavarur, ka thënë se në përputhje me obligimet ligjore, Komuna e Podgoricës ka bërë hapat e parë në drejtim të formimit

4

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

të trupit të punës i cili do të merret me çështje të cilat dalin nga vendimi që është marrë para dhjetë ditësh. “Para së gjithash biseduam për pjesën që ka të bëjë me kufijtë e dy komunave, për çështje pronësore, për ato juridike dhe financiare, e kështu me radhë. Ne, në seancën e radhës të kuvendit lokal të kryeqytetit e cila është caktuar për datën 27 shtator, do të delegojmë edhe zyrtarisht përfaqësuesit tonë në këtë forum punues. Janë të obliguar që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe nga Komuna e Tuzit”, theksoi Vukoviq. Ai më tutje tha se nuk dyshon që bashkëpunëtorët e të dyja palëve nëpërmjet një fryme të mirë bashkëpunimi do të arrijnë ta operacionalizojnë këtë proces tranzicioni që ai beson se do të zgjasë shkurt dhe se njerëzit e kësaj zone – tha ai – nuk do të ndjejnë pasoja negative në këtë drejtim, duke premtuar se kryeqyteti Podgoricë do të vazhdojë të jetë mbështetës i fuqishëm i Komunës së

Tuzit kur bëhet fjalë për projektet zhvillimore, për të investuar dhe për të pasur një partneritet të mirë reciprok. Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës së Tuzit Dr. Abedin duke falëndëruar kryebashkiakun e Podgoricës për këtë vizitë dhe duke e uruar për emërimin në këtë funksion, ka thënë se pavarësisht se Tuzi nga 1 shtatori ka fituar statusin e komunës së pavaur, nuk pret që gjatë natës të ndodhin ndryshime drastike në funksionimin e administratës lokale. “Pikërisht këta janë hapat e parë kur dhe kryebashkiaku i Podgoricës erdhni në Tuz për të shqyrtuar mundësitë për të zgjidhur çështjen e kufijve dhe të gjitha çështjet e tjera të cilat lidhen me Ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi”, përfundoi Axhoviq. Kjo është vizita e parë e kryebashkiakut të Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq qëkur ai u emërua zyrtarisht në këtë funksion, në seancën e kuvendit, të kryeqytetit të mbajtur me 31 korrik të t. u. këtij viti.


NGJARJE JAVORE

Filloi punën Këshilli për Përmirësimin e Pozitës së Personave me Invaliditet dhe të Hendikepuar pranë Komunës së Ulqinit

Të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët Ulqin - Në mjediset e Komunës së Ulqinit, të premten është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit për Përmirësimin e Pozitës së Personave me Invaliditet dhe të Hendikepuar. Mbledhjen e ka kryesuar kryetari i këtij Këshilli, Sabri Halili, kurse fjalën hyrëse dhe përshëndetëse e mbajti kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni. Në deklaratën për shtyp të Shërbimit për informim të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, thuhet se Çapuni potencoi detyrat dhe rëndësinë e këtij këshilli për të drejtuar politikat e qytetit që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të të gjithë qytetarëve. Ai theksoi domosdoshmërinë që secili qytetar të mund të ngjitet në të

gjitha shkallët fizike, por edhe administrative të institucioneve publike. Më tej, Skender Elezaga më hollësisht shpalosi të drejtat e kësaj shtrese të shoqërisë dhe obligimet e institucioneve. Anëtarja e këtij Këshilli, Dr. Majlinda Kurt, duke i përshëndetur të pranishmit njoftoi hapat që po ndërmerren për të instaluar ashensorin në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin, kurse Mirjeta Gjoni rikujtoi edhe obligimin ligjor për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në administratë dhe i gëzoi të pranishmit me lajmin që këto ditë Komuna e Ulqinit ka përfunduar procesin ligjor për punësimin e një personi që i përket kësaj shtrese. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe

Magdalena Gjonoviq, hyrja e së cilës në Komunë ishte prekëse për të gjithë të pranishmit. Ajo ka shpalosur një listë të tërë sfidash me të cilat ballafaqohet ajo çdo ditë, me obligimet që kanë institucionet, por shpalosi edhe vullnetin e mirë dhe vuri në dispozicion kohën dhe energjinë e saj për të filluar me zgjidhjen e këtyre problemeve një nga një. Në emër të OJQ-ve të qytetit, të pranishmëve iu drejtua edhe Nazif Veliqi, i cili dha udhëzimet lidhur me dokumentet strategjike që duhen miratuar për t’i dhënë drejtimin e duhur kësaj problematike. (Kohapress)

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Kakofonia dhe gjeopolitika e munguar shqiptare

Nail Draga

Duke marrë parasysh faktin se janë bërë pesë vite prej kur kanë filluar bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje midis dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, në muajt e fundit kanë filluar të trajtohen tema të nxehta që kanë të bëjnë me përkufizimin territorial të Kosovës. Nga Bashkësia Europiane theksohet së marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë duhet te arrihet më së largu nga mesi i vitit të ardhshëm, sepse ky ekip negociator deri atëherë ka mandat, sepse në maj të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe nuk dihet së si do të jetë me pas përbërja e tij. Por, siç janë duke u zhvilluar bisedimet, del se pala kosovare është në pozitë më të vështirë, sepse duhet të bëjë kompromis, nëse mendon për t’u anëtarësuar në OKB e organizma të tjerë ndërkombëtarë.

6

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Pas kakofonisë politike dhe një debati mediatik në lidhje me opsionet e ndryshme të arritjes së një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë përmes ndarjes, shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, janë hapur dilema dhe debate të mëdha në mes pozitës dhe opozitës si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri, por edhe te faktori ndërkombëtar që padyshim do të jetë vendimtar në lidhje me këtë çështje Pikërisht një kompromis i tillë është theksuar disa herë në konferenca për media nga Presidenti i Kosovës Thaçi, por pa dhënë detaje në këtë aspekt. Ideja për ndarje të Kosovës nuk është e re, por është prezentë nga viti 1991 e më pas, fillimisht nga serbet e më pas edhe nga analistë, autoritete shkencore dhe politike. Edhe pse një ide e tillë është hedhur poshtë nga përfaqësuesit politikë të Kosovës, ajo ka evoluar muajve të fundit, si mundësi për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Por po ashtu në opsion janë edhe shkëmbimi i territoreve dhe në veçanti korrigjimi i kufijve.

Retorika akrobatike e presidentit të Kosovës

Nga muaji korrik e më pas në deklaratat e rastit dhe konferencat për media presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka prezantuar një retorikë akrobatike në lidhje me çështjen e përkufizimit territo-

rial të Kosovës me Serbinë, si ndarja, shkëmbimi i territorit dhe së fundmi korrigjimi i kufijve. Madje ai vazhdimisht ka theksuar se arritja e marrëveshjes me Serbinë, si kusht parasheh njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ndërsa korrigjimi i kufirit nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën(Presheva, Bujanoci dhe Medvegja).Ndërsa ditë më pas është konfuz duke cekur se megjithatë nuk do të ketë as ndarje as shkëmbim të territorit, por as ekzodus të popullsisë apo efekt të dominos në rajon. Nuk ka dilemë se një retorikë e tillë do mbesë në analet politike si e jashtëzakonshme jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Pavarësisht se kemi të bëjmë me deklarata politike te presidentit, është çështje tjetër se sa ideja e korrigjimit të kufirit mund të realizohet në praktikë, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me politikën serbe me qasje antishqiptare në vazhdimësi, ku si qëllim final ka

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION të përfitojë maksimalisht nga Kosova e pikërisht veriun e saj me katër komuna(Leposaviq, Zveçan, Mitrovica Veriore dhe Zubin Potok). Në lidhje me këtë çështje janë deklaruar edhe nga BE dhe SHBA, nga del se ata miratojnë një marrëveshje të tillë nëse arrihet në mënyrë paqësore mes dy vendeve, por kategorikisht kundër është deklaruar Gjermania, duke vlerësuar se një veprim i tillë paraqet rrezik potencial për destabilizimin e Ballkanit. Por, pasi deri më tash në agjendën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është cekur fare çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me mundësi bashkimi me Kosovën, që do të ishte veprim i natyrshëm, me kureshtje presim reagimin e Serbisë në takimin e radhës. Ndërsa në të ardhmen kur në agjendën e bisedimeve ndërmjet diskutohet për definimin e kufirit të Kosovës me Serbinë në gjatësi prej 430 km, nuk ka dyshim se do të hapën dilema të mëdha për korrigjimin e kufirit, sepse ka zëra se nuk do të merret parasysh harta kufizuese sipas Kushtetutës së vitit 1974, por ajo kadastrale. Madje në këtë aspekt Kosova ka përvojë disfatiste nga definimi i kufirit me Maqedoninë më herët dhe me Malin e Zi këtë vit, duke i dhuruar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës 8200 ha, që është kontestuar nga popullsia vendore, opozita dhe shoqëria civile.

Kërkesa kundër sovranitetit të Kosovës

Në sajë të debatit të zhvilluar me palën serbe duke filluar nga viti 2013 përmes ndërmjetësimit nga BE, për të arritur një marrëveshje, përfaqësuesi i Serbisë është deklaruar haptas se edhe ajo duhet të fitojë diçka nga Kosova, e jo pala kosovare t’i fitojë të gjitha. Duke marrë parasysh dinakërinë e politikës serbe, dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj nga ana e Rusisë, ata do bëjnë çmos për të arritur qëllimin, me kërkesa që janë kundër sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. Nuk ka dilemë se pas kërkesave serbe, për një shtet jofunksional të Kosovës, qëndron Rusia e cila dëshiron që përmes Serbisë të mbetet faktor në Ballkan.

Serbia mbetet faktori kyç i destabilizimit të Ballkanit

Pikërisht, në këtë frymë ishte edhe diskutimi i presidentit serb gjatë vizitës dyditore në veri të Kosovës, në Mitro-

vicë më 9 shtator, duke theksuar se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se është kundër NATO-s, pro bashkëpunimit me Rusinë, dhe madje e lavdëroi Millosheviqin, kasapin e Ballkanit, i cili ka qenë ideologu i krimeve të papara gjatë luftërave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë e Kosovë. Edhe pas dy dekadave të luftërave të zhvilluara në ish-Jugosllavi, presidenti serb Vuçiq ka mbetur mbështetës i politikës së Millosheviqit, ku diskutimi i tij i ngjasoj atij të Gazimestanit në vitin 1989, që ishte paralajmërimi i shkatërrimit të ish-Jugosllavisë nga politika ekspansioniste serbe. Edhe pse Vuçiqi e kishte mundësinë e një “fjalimi historik”, por dështoi, duke i mbetur besnik i ideologjisë së Millosheviqit, si në kohën kur ishte ministër i Informimit në qeverinë e Millosheviqit. Ndonëse e modifikuar sipas rasteve, të gjithë jemi dëshmitarë se në Serbi vazhdon politika hegjemoniste serbe, nga del se Serbia mbetet faktori kyç i destabilizimit të Ballkanit si në të kaluarën ashtu edhe në ditët tona. Në saje të qëndrimit të faktorit ndërkombëtar, e atë kryesisht të Gjermanisë, ndryshimi apo korrigjimi i kufijve për momentin do mbetet një ide në eter e asgjë ma shumë, por çështja qëndron në faktin se si do të jetë organizimi i brendshëm më tutje në Kosovë, kur rreth një e katërta e territorit të Kosovës aktualisht kontrollohet nga pushteti i Serbisë, përmes strukturave vendore serbe.

Reciprociteti si parim e qëndrim

Sa dhe si mund të integrohen serbët në sistemin politik të Kosovës, kur ata financohen nga Serbia, jo vetëm në veriun e Kosovës por edhe në enklavat serbe poshtë lumit Ibër, është çështje diskutabile. Kështu sipas informacioneve që disponojmë, në këtë vit shkollor janë 100 shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë të cilat punojnë me plan-programe mësimore të Serbisë, dhe financohen nga ajo. Ndërsa nga ana tjetër Serbia nuk lejon që nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës të mësojnë nga librat të cilat janë botuar në Kosovë, nga del qe kemi të bëjmë me kritere të dyfishta të pushtetit serb. Në saje të rrethanave të krijuara në skenën politike në Kosovë mbetet çështje e hapur për momentin forma e organizimit sipas Kushtetutës së Kosovës të Bashkësisë se Komunave Serbe si mundësi praktike organizative

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e serbëve në Kosovë apo ndonjë model tjetër. Pikërisht në këtë aspekt nuk janë të panjohura aspiratat serbe për një republikë serbe si në Bosnje, por me mimikri të emërtimit si bashkësi e komunave serbe. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet modeli i një autonomie sikurse është Tiroli jugor. Nga ky aspekt ekziston përvoja e B e H me rastin e formimit nga bashkësia ndërkombëtare për entitetin serb të një republikë serbe, që është krijesë gjenocidale, duke e bërë këtë shtet jofunksional. Varësisht nga raportet ndërkombëtare dhe nga qëndrimi i përfaqësuesve të Kosovës, në këtë aspekt politika e Kosovës duhet të jetë unike, duke qëndruar në parimet e reciprocitetit, që do të thotë se ajo çka iu ofrohet serbëve në Kosovë, duhet t’ iu ofrohet edhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Çdo devijim nga një qëndrim i tillë do të ishte kapitullim para kërkesave serbe, sepse shqiptarët tash një shekull kanë përjetuar golgotën nën pushtetin serb, duke mos pasur mundësi të vendosin për fatin e tyre. Në këtë aspekt shqiptarët në Luginën e Preshevës janë deklaruar me referendum me 1-2 mars 1992, për bashkim me Kosovën, sepse në kuadër të Serbisë vazhdimisht kanë qenë të diskriminuar. Po ashtu është nënshkruar edhe Marrëveshja e Konçulit (2001) me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar por është injoruar nga serbët. Dhe nga një qëndrim i tillë abuzues i pushtetit serb tash disa dekada atje është duke ndodhur një pastrim i heshtur etnik, që është misioni final i politikës hegjemoniste serbe. Unitet politik për çështjen kombëtare Andaj është momenti i fundit që në lidhje me këto çështje politika kosovare duhet të jetë në unitet të plotë, me platformë të bisedimeve, me ekipin negociues nga personalitete me autoritet profesional e shoqëror, duke e miratuar në Kuvendin e Kosovës, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale, partiake e klanore por me çështje kombëtare. Pikërisht duke e trajtuar këtë çështje me shumë seriozitet në javën e fundit u realizuan në Tiranë takime nga përfaqësues të subjekteve politike e qeveritare të Kosovës me ato të Shqipërisë, për të dalur me një qëndrim unik, që është veprim i vonuar, sepse çështja kombëtare meriton në vazhdimësi qasje mbarëkombëtare, pavarësisht se cilat subjekte politike janë në pushtet për momentin, sepse partitë dhe qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa çështja kombëtare është e përhershme. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Politika kthen djathtas kudo në Evropë Me fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste të djathta. Në disa vende ato madje bashkëqeverisin. Suedia është shembulli më i ri për qindra mijë njerëz në Gjermani.”

Austri

Christoph Hasselbach

Itali

Shokëve të idealit, ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini i uroi gjithë të mirat për votimet. Në Itali partia e tij “Lega Nord” është politikisht shumë më përpara se demokratët suedezë. Lega Nord vërtet që zuri vendin e tretë në zgjedhje, por bashkë me lëvizjen “Pesë Yjet” ajo u fut në koalicion si partneri më i vogël. Që atëherë, Salvini sundon skenën politike evropiane me një politikë të fortë kundër të huajve, ai është aq prezent, sa madje disa e mbajnë atë për kreun e qeverisë. Gjuha e tij nxitëse dhe politika kundër të huajve gjejnë rezonancë. Gati 100 ditë pas hyrjes në koalicion, Lega Nord ndodhet në krye të sondazheve me 30 për qind. Kujtojmë se në zgjedhje ajo arriti vetëm 17 për qind të votave. Në drejtim të Merkelit, Salvini tha se ajo “nënvleftësoi rrezikun e konflikteve sociale, kur mendoi se kishte vend

8

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Partia populiste austriake e lirisë, FPÖ ka pasur përvojë qeverisëse më të gjatë. Në vitin 1999, kjo parti doli partia e dytë më e fortë në zgjedhjet e atëhershme parlamentare, dhe krijoi një koalicion me ÖVP. Tani po kjo aleancë qeveris nga viti i kaluar me kancelar, Sebastian Kurz. Por, FPÖ nuk duhet të luftojë shumë për një kurs të fortë në politikën e azilit. Sebastian Kurz vetë u zhvendos djathtas me politikën e tij për të mbajtur refugjatët larg Austrisë. Por FPÖ shkon edhe një hap më tej. Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl kërkon t’i mbajë refugjatët “të përqendruar”, gjë që solli reagime të forta dhe akuzën se ai po përdor gjuhën e nacionalsocializmit.

Gjermani

Në zgjedhjet e Bundestagut në shtator 2017, Alternativa për Gjermaninë, AfD arriti 12,6 të votave dhe me 94 vendet në Bundestag është partia e tretë më e fuqishme, dhe partia më e madhe opozitare. Miratimi për këtë parti vazhdon të rritet. Në sondazhet e fundit kjo parti ka arritur 15 për qind të votave, dhe nganjëherë ajo arrin të kalojë vetë Partinë Socialdemokrate. Në disa sondazhe

në Lindje AfD madje kryeson, duke kaluar edhe partinë CDU. Edhe pse ekspertët e politika e akuzojnë këtë parti për afrimitet me ekstremistët e djathtë dhe kërkojnë që të vëzhgohet nga Mbrojtja Kushtetuese, duket se asgjë nga këto nuk e ka dëmtuar AfD-në. Së fundmi kjo parti pritet të hyjë edhe në dy parlamentet e fundit të landeve në Bavari më 15 tetor dhe në Hesen më 28 tetor.

Francë

Kur Marine Le Pen nga Front National doli në raundin e dytë përballë Emmanuel Macron, shumë vëzhgues kishin theksuar se bëhej fjalë as më pak e as më shumë, por për të ardhmen e Evropës. Proevropiani Macron fitoi dukshëm përballë Marine Le Pen me 66 për qind kundrejt 34 për qind. Prej atëherë duket sikur Le Pen doli nga skena, në fund ajo arriti të ndërrojë emrin e partisë në Lëvizja Kombëtare e Përgjithshme. Por shumë përkrahës presin që mbesa e Le Pen, Marechal Le Pen të marrë timonin për ta arritur me të fitoren. Megjithatë edhe në Francë armiqësia ndaj të huajve dhe skepticizmi ndaj Evropës janë bërë sjellje normale.

Holanda

Para zgjedhjeve parlamentare në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Holandë në mars 2017, në të gjithë Evropën mbretëronte paniku mes partive tradicionale se çfarë rezultati do të arrinte Partia e Lirisë PVV e Geert Wilders. Rezultatet treguan se kjo parti nuk doli triumfuese, por me rezultatin 13 për qind, kjo parti zuri vendin e dytë, ndërkohë që

socialdemokratët gati u shuan politikisht. Pas koalicionesh të vështira u arrit më në fund të krijohej një aleancë e qendrës me të djathtën. Por Wilders me qëndrimin e tij refuzues ndaj migrantëve dhe islamit vazhdon të sundojë skenën politike në Holandë. Ndërkohë, me Thierry

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Baudets është krijuar një parti tjetër e ekstremit të djathtë që ndjek qëllime identike si Wilders. Baudet paraqitet si njeri i kulturës, luan piano dhe flet latinisht, duke iu drejtuar kështu shtresës së arsimuar. Kështu djathtistët nuk do i marrin vota njëri-tjetrit, por më shumë do t’i shumojnë ato. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Mbi të vërtetën Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

10

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Një njeri partiak, politikan, urren dhe e përbuz sinqeritetin. Një gjë fsheh në thellësi të zemrës dhe flet për një gjë tjetër. Gjendja e tij reflekton mungesën e besimit të shoqërisë në vetvete

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION E vërteta është diçka që njihet si e saktë, në përputhje me realitetin, e provuar nga përvoja. Por disa nuk kanë respekt për të vërtetën. Ata shpesh e injorojnë, e zbukurojnë, i vijnë rrotull dhe e mohojnë atë. Ka që gënjejnë thjesht për të kënaqur, për të provokuar emocione, për të provuar një çështje. Por mbi të gjitha, e konsiderojnë të padenjë vendin e tyre të pafat, e ngrenë atë në qiell, e lëvdojnë pamasë, dhe pastaj e shajnë, e shkelin, e turpërojnë, e shkatërrojnë, e konsiderojnë si njeriun që është duke vdekur por të afërmit

që i qëndrojnë mbi kokë e mashtrojnë, duke mos i treguar të vërtetën rreth gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhet. Kur janë vetëm, secili gjithmonë përpiqet të tregohet më i zgjuar, ndërsa kolektivisht ata bëjnë shumë gabime dhe priren drejt dështimeve të hidhura. Një njeri partiak, politikan, urren dhe e përbuz sinqeritetin. Një gjë fsheh në thellësi të zemrës dhe flet për një gjë tjetër. Gjendja e tij reflekton mungesën e besimit të shoqërisë në vetvete. Receta është gjithmonë njësoj. Vetëm emrat dhe retorika ndryshojnë.

Kur janë vetëm, secili gjithmonë përpiqet të tregohet më i zgjuar, ndërsa kolektivisht ata bëjnë shumë gabime dhe priren drejt dështimeve të hidhura

E vërteta është diçka që njihet si e saktë, në përputhje me realitetin, e provuar nga përvoja. Por disa nuk kanë respekt për të vërtetën. Ata shpesh e injorojnë, e zbukurojnë, i vijnë rrotull dhe e mohojnë atë. Ka që gënjejnë thjesht për të kënaqur, për të provokuar emocione, për të provuar një çështje

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Viti i Skënderbeut

Kryetrimi dhe vep jetojnë në qenien Duke medituar, m’u kujtua viti 1968 kur si semimaturant i shkollës në Ostros, së bashku me mësimdhënësit, qytetarët e Krajës dhe të tjerët shënuam 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe dhënien e emrit shkollës në Ostros “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Shikova një foto të asaj kohe nga albumi im dhe me nostalgji kujtova atë kohë kur ëndrrat e një adoleshenti i tejkalojnë mundësitë e kohës... Vendosa të hulumtoj në arkiva ku pata qasje dhe mësova se shënimi i 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut nisi me iniciativën që Shkollës fillore në Ostros t’i jepet emri i heroit kombëtar

Ali Gjeçbritaj

Viti i Skënderbeut po shënohet gjithandej ngado frymojnë shqiptarët me aktivitete të ndryshme. Kaluan 550 vjetë që kryetrimi iku në amshim, la pas vetes heroizëm të cilin jo vetëm shqiptarët, por gjithë Evropa po e shënon në mënyra dhe forma të ndryshme. Pesëqind e pesëdhjetë vjet nuk janë pak. Por figura e Skënderbeut nuk është shlyer asnjëherë nga kujtesa e popullit tonë. Kryetrimi dhe vepra e tij mbetën për jetë të jetëve të jetojnë në qenien tonë. Nuk e di se si shënohet ky vit në trevat shqiptare në Malin e Zi, por kam lexuar se në Tuz janë duke u bërë përgatitje për ngritjen e një shtatoreje. Më vonë kam lexuar se edhe në Ulqin thuhet se do të vendoset shtatorja e kryetrimit legjendar. Në Krajë kjo është bërë këtu e 17 vjet më parë

12

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

(ngritja e bustit). Por ky nuk është i vetmi aktivitet në raste të tilla - në rastet e viteve jubilare që është bërë në këtë trevë shqiptare në Malin e Zi (Krajë) dhe jo vetëm. Emrin e Skënderbeut e mban edhe shkolla fillore në Triepsh, ku me rastin e ditës së shkollës atje edhe u shënua Viti i Skënderbeut. Duke medituar sonte, m’u kujtua viti 1968 kur si semimaturant i shkollës në Ostros, së bashku me mësimdhënësit, qytetarët e Krajës dhe të tjerët shënuam 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe dhënien e emrit shkollës në Ostros “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Shikova një foto të asaj kohe nga albumi im dhe me nostalgji kujtova atë kohë kur ëndrrat e një adoleshenti i tejkalojnë mundësitë e kohës. Thonë se fotografitë flasin shumë. Është më se e vërtetë ngase janë dëshmi e kohës së shkuar dhe e ngjarjeve të rëndësishme të jetës së individit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Sidoqoftë, pas saj (fotografisë) vërejta datën dhe shënimin që kisha bërë në atë kohë. Vendosa të hulumtoj në arkiva ku

pata qasje dhe mësova se shënimi i 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut nisi me iniciativën që Shkollës fillore në Ostros t’i jepet emri i heroit kombëtar: “Bashkësia punuese e Shkollës fillore në Ostros, në mbledhjen e 17 janarit 1968, erdhi në përfundim që Shkollës fillore në Ostros t’i jepet emri i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu. Propozimi në fjalë t’i jepet në shqyrtim Kuvendit të Komunës. Shkolla në Ostros nuk ka patur emër edhe pse ka pasur propozime të cilat asnjëherë nuk janë pranuar. Pasi në trevën e Krajës nuk ka patur heronj të popullit apo dëshmorë të rënë në LNÇ e as shkencëtarë apo letrarë, emri i të cilit do t’i jepej shkollës, Bashkësia punuese u përcaktua për emrin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Gjergj Kastrioti është heroi kombëtar i shqiptarëve i cili është dalluar për urtësi dhe heroizëm në luftrat çlirimtare kundër turqve në Gadishullin Ballkanik, i cili vlerësohet në gjithë Evropën si figurë historike. Këtë vit bëhen 500 vjet nga vdekja e këtij heroi nacional shqiptar, jubile i cili kremtohet në të gjitha trevat ku

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

pra e tij tonë jeton pakica kombëtare shqiptare. (Bëhet fjalë për pakicat kombëtare në Jugosllavi – sh.im A. GJ.) Kjo nismë i ka rrënjët në LSPP, ku shprehimisht thuhet: “Me iniciativën e Konferencës komunale të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues (LSPP) të Tivarit është vendosur që ky jubile të kremtohet në Krajë, me ç’rast me dhënien e emrit shkollës ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’ ky jubile do të bëhët edhe më madhështor” (Analet e shkollës në Ostros, fq. 59 – përktheu nga serbokroatishtja A. Gj.) Më parë në shkollën e Ostrosit, pasi që komuna me shkresë nr. 2, dt. 4. 01. 1968 vendosi që solemniteti qendror me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të mbahet në Ostros, për kryetar të Këshillit për kremtim zgjodhi Ismail Dodën, arsimtar i kësaj shkolle, i cili edhe në cilësinë e Këshillit drejtues, meqë mungoi kryetari i Bashkësisë punuese Ramazan Markoviqi i propozon Bashkësisë punuese që shkollës t’i jepet emri ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’ duke e arsyetuar propozimin e vet. Propozimi u bë haptas, siç u bë edhe votimi nga anëtarët e Bashkësië punuese. Shumica dërmuese e miratun propozimin e Ismail Dodës. Pati edhe që nuk e përkrahën këtë propozim dhe votuan kundër. (Analet e shkollës në Ostros, fq. 60 – përktheu nga serbokroatishtja A. Gj.) E gjithë kjo i paparapriu vendimit të Kuvendit të Komunës së Tivarit, bazuar në nenin 17 të Ligjit për shkollat fillore, me propozim të Këshillit të shkollës fillore në Ostros, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Komunës dhe të Këshillave të bashkësive punuese, mbajtur më 21. 02. 1968 pruri vendimin që Shkollës në Ostros t’i jepet emri: Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Vendimi hyri në fuqi ditën e shpalljes së tij (ditën e shpalljes së Vendimit). (Kuvendi i Komunës së Tivarit, nr. 107, dt. 3. 02. 1968 – përktheu në shqip A. GJ.) Kështu që nga 10 marsi i vitit 1968 shkolla në Krajë mban emrin e heroit kombëtar. Mbaj mend se me këtë rast në Krajë u mbajt një ceremoni festive ku për herë të parë, me sa mbaj mend, u luajt edhe Vallja e Rugovës nga nxënësit e klasës së tetë. Të flasësh për aktivitete të tjera gjatë këtyre 50 viteve në Krajë lidhur me shënimin e ngjarjeve historike me karakter kombëtar duhet gjithsesi të kemi parasysh rrjedhat shoqërore-politike në etapa të ndryshme, të cilat s’do mend se nuk kanë qenë edhe aq të favorshme, sidomos vitet e njëmendësisë së shekullit të kaluar. Brezi im gjithmonë e ka mbajtur në guacën e hapur të kraharorit emrin dhe veprën e heroit kombëtar. Këtë e ka finalizuar shumë vite më vonë, para 17 vitesh, me ngritjen e bustit të heroit në hyrjen e oborrit të shkollës, më 15 gusht 2001. Kraja këtë ditë kishte festë të madhe. Në një ceremoni solemne dhe madhështore u përurua busti i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut. Busti u vendos në hyrje të oborrit të shkollës me të njëjtin emër, në qendër të Krajës. Duhet patjetër të kujtojmë se bustin e punoi falas skulptori shkodran, Skënder Kraja, dhe ia dhuroi Krajës si kujtim i origjinës së tij. Bashkësia Lokale e Ostrosit vendosi që busti të vendoset në oborrin e shkollës e cila, siç u tha, mban emrin e heroit tonë legjendar nga viti 1968. Përndryshe, vendosja e bustit të Skënderbeut u inicua dhe u realizua nga LD në MZ – Dega e Krajës. Në realizimin e projektit ndihmë të madhe dha atëbotë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Bashkësia Vendore e Ostrosit dhe kryetari i atëhershëm i saj, Muharrem Hardolli. Nuk duhet të anashkalohet assesi as ndihma e madhe financiare e bashkëvendasve dhe e bashkëkombasve nga SHBA dhe Gjermania, vendasve, individëve dhe afaristëve. Për këtë ceremoni solemne patriotike e kulturore në Krajë shkruan shumë revista dhe gazeta, ditore dhe periodike. Edhe autori i këtij shkrimi, në disa revista e gazeta, gjerësisht publikoi disa shkrime në mediat e shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe. Këtë vit, i cili përkon me 550-vjetorin e vdekjes së heroit dhe 50-vjetorin e dhënies së emrit të shkollës “Gjergj Katrioti –Skënderbeu”, në Krajë nuk u bë ndonjë aktivitet që të shënohet viti i Skënderbeut. Deri në fund të vitit kanë mbetur pak më shumë se tre muaj. Ndoshta ndokush do të kujtohet qoftë, edhe me një ceremoni modeste ta përkujtojmë këtë vit në Krajë. Mbetet të presim, por personalisht jam skeptik ngase pas ndërprerjes së Kuvendit zgjedhor të Degës së LD në MZ-së në prill të këtij viti dhe mosfunksionimit të Degës në Krajë të LD në MZ-së tash sa kohë, e cila ka qenë për më shumë se 25 vjetë promotore e shumë aktiviteteve kombëtare, nuk e di se kush do të jetë në gjendje që të organizojë diçka në këtë djetim. Sidoqoftë, unë sot mblodha një buqetë me lule dhe në fillim të këtij viti shkollor i vendosa te busti. Një homazh për kryetrimin tonë legjendar. Nderim i veçantë heroit legjendar, kujtimit të tij në shenjë dashurie, nderimi e mirënjohjeje të thellë për veprën e tij dhe të pasardhësve të tjerë në ruajtjen e identitetit kombëtar edhe në këto troje. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Qasje (1)

Ulqini duhet të qeveriset nga përfaqësuesit e shqiptarëve Nëse do të hidhnim një vështrim pas në vite për periudhën e monizmit, edhe pse Komuna e Ulqinit është me shumicë shqiptare, atë në masën afër 80 për qind e kanë drejtuar kryetarë malazezë, pra joshqiptarë nga origjina. Më konkretisht, nga 16 kryetarë të Komunës së Ulqinit në periudhën e monizmit, vetëm pesë prej tyre kanë qenë shqiptarë dhe konkretisht: Hasan Mavriqi, Ali Resulbegu, Jonuz Pelinku, Hodo Resulbegu dhe Fadil Taipi

Zyhni Beqiraj

Pak ditë më parë Lidhja Demokratike në Malin e Zi festoi 28-vjetorin e themelimit të saj. Ajo lindi dhe u themelua si një parti politike nacionale shqiptare, që në themel të programit të saj veç të tjerave, kishte garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve në Malin e Zi. Shumë shpejt ajo u bë shpresa e shqiptarëve autoktonë. Në zgjedhjet pluraliste të vitit 1992, me votën e tyre të lirë të shqiptarëve u mundësua jo vetëm fitorja dhe, nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi ata përbëjnë mbi 75 për qind të popullsisë në Komunën e Ulqinit, por u realizua edhe ëndrra e

14

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

kahmotshme. Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ, u zgjodh njëherësh edhe kryetar i Komunës së Ulqinit. Kjo sigurisht përbënte një fitore të madhe të ulqinakëve dhe jo vetëm, pasi pas një periudhe të gjatë të sundimit monist, edhe në Ulqin kryetarët e Komunës, ishin produkt i politikës së kohës. Nëse do të hidhnim një vështrim pas në vite për periudhën e monizmit, edhe pse Komuna e Ulqinit është me shu-

micë shqiptare, atë në masën afër 80 për qind e kanë drejtuar kryetarë malazezë, pra joshqiptarë nga origjina. Më konkretisht, nga 16 kryetarë të Komunës së Ulqinit në periudhën e monizmit, vetëm pesë prej tyre kanë qenë shqiptarë dhe konkretisht: Hasan Mavriq, Ali Resulbegu, Jonuz Pelinku, Hodo Resulbegu dhe Fadil Taipi. Gjithashtu është obligim i madh dhe me vlera kombëtare të kujtohet edhe

Është obligim i madh dhe me vlera kombëtare të kujtohet edhe drejtimi i Komunës së Ulqinit nga një prej figurave më të spikatura patriotike, Cafo Beg Ulqini. Ai e drejtoi Komunën e Ulqinit për mbi 20 vjet, që nga viti 1923, duke u zgjedhur në krye të saj me votën e lirë të ulqinakëve. Ndaj me të drejtë ish-Presidenti i Shtetit amë, Shqipërisë, z. Bujar Nishani, e ka dekoruar me Titullin e Lartë “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut”, titull që më shumë se kurrë i bën nder edhe sivjet, në Vitin e Skëndërbeut

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“ drejtimi i Komunës së Ulqinit nga një prej figurave më të spikatura patriotike, Cafo Beg Ulqini. Ai e drejtoi Komunën e Ulqinit për mbi 20 vjet, që nga viti 1923, duke u zgjedhur në krye të saj me votën e lirë të ulqinakëve. Ndaj me të drejtë ish-Presidenti i Shtetit amë, Shqipërisë, z. Bujar Nishani, e ka dekoruar me Titullin e Lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, titull që më shumë se kurrë i bën nder edhe sivjet, në Vitin e Skënderbeut. Thellimi i proceseve demokratike solli krijimin e disa partive të tjera politike nacionale shqiptare. U krijuan në vite Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Forca e Re Demokratike - FORCA, Partia Demokratike (PD), Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, Iniciativa Qytetare, Partia e Prosperitetit Demokratik, (PPD) etj. Ato u bënë shpresa e realizimit të aspiratave të munguara. Pa dyshim, në thelb, programet e të gjitha këtyre partive nuk kishin ndonjë ndryshim esencial. Duke qenë parti që përfaqësojnë interesat e një popullsie pakicë autoktone shqiptare në trojet e tyre, në themel të programeve të këtyre partive politike janë interesat e shqiptarëve, garantimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe e lirive të tyre në përputhje dhe bazuar në të gjitha dokumentet, kartat ndërkombëtare të të drejtave dhe për vetëqeverisjen lokale, të cilat në botën demokratike e të zhvilluar, shteti dhe institucionet i garantojnë ato edhe për pakicat, për më tepër për popujt pakicë autoktonë, siç

janë shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi. Në këto procese demokratike, shqiptarët e Malit të Zi dhanë kontributin e tyre për demokratizimin e Malit Zi, pavarësimin e tij nga Serbia në vitin 2006 dhe jo shumë kohë më parë edhe për anëtarësimin në NATO, duke bojkotuar lëvizjen opozitare proserbe etj. Njëherësh, me mençurinë dhe urtësinë që i karakterizon ata, shqiptarët, kanë ditur që të zgjedhin partnerët politikë dhe të ndërtojnë koalicione të vlefshme, të dobishme, integruese, pse jo edhe në dobi të interesave të tyre me PDS-në (DPS) e Millo Gjukanoviqit. Në sajë të këtyre aleancave dhe koalicioneve edhe me ndihmën e faktorit politik shqiptar, PDS prej dekadash qeveris vendin. Shqiptarët në këto zhvillime dhanë kontributin e tyre të çmuar. Nga viti 1990 deri në shkurt 2018 Komunën e Ulqinit e kanë drejtuar shqiptarët. Pra, radhazi pas Mehmet Bardhit, si kryetari i parë i Komunës Ulqinit, në postin e kryetarit të Komunës kanë qenë: Osman Rexha, Skender Hoxha, Fuad Nimani, Gëzim Hajdinaga, Nazif Cungu, Fatmir Gjeka dhe përsëri Nazif Cungu dhe të gjithë këta, si përfaqësues të forcave politike nacionale shqiptare. Kësisoj shqiptarët janë vetëqeverisur duke drejtuar edhe Kuvendin Komunal me një shumicë të qartë, por të thjeshtë edhe pse sipas etnisë, pra asaj shqiptare, ata në Kuvendin Komunal prej 33 anëtarësh, zënë apo përbëjnë 90 për qind të tij.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Nga viti 1990 deri në shkurt 2018 Komunën e Ulqinit e kanë drejtuar shqiptarët. Pra, radhazi pas Mehmet Bardhit, si kryetari i parë i Komunës Ulqinit, në postin e kryetarit të Komunës kanë qenë: Osman Rexha, Skender Hoxha, Fuad Nimani, Gëzim Hajdinaga, Nazif Cungu, Fatmir Gjeka dhe përsëri Nazif Cungu dhe të gjithë këta, si përfaqësues të forcave politike nacionale shqiptare

Ata kanë qeverisur Ulqinin duke qenë në koalicion me pushtetin qendror dhe si shumicë në Kuvendin Komunal, përjashtuar legjislaturën e fundit, kur PDS u ftua në koalicion qeverisës dhe në sajë të aleancave të shëndetshme. Përfaqësuesi më i lartë i saj, pra i PDSsë në Ulqin, Loro Nrekiq, mori detyrën e kryetarit të Kuvendit Komunal. Mali i Zi është një shtet me një karakteristikë të veçantë. Studimet thonë se asnjë etni nuk ka një shumicë shtetformuese. Në Malin e Zi, malazezët përbëjnë 45% të popullsisë, serbët 32%, ndërsa pjesën tjetër, pra 23%, e përbëjnë pakicat, ku përfshihen edhe shqiptarët me 5.27%. PDS-ja e Millo Gjukanoviqit ka mundur që të marrë e të mbajë pushtetin dhe të qeverisë vendin në saje të këtyre aleancave, pra edhe me shqiptarët. Nga zgjedhjet e fundit, shqiptarët edhe pse përfaqësohen vetëm me një deputet, mundën që marrin postin e nënkryetarit të Parlamentit dhe sipas traditës, një post ministror, atë të ministrit në Ministrinë e për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave. (vijon) (Autori është kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” – Durrës)

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Infrastruktura rrugore e avancuar, kusht për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të një vendi

Malësia me rrugë të dobëta dhe të arnuara Toni Ujkaj

Të kesh një rrjet të mirëfilltë të infrastrukturës rrugore dhe me standarde bashkëkohore, nuk është e lehtë por është një sfidë më vete, dhe si e tillë ajo luan rol vendimtar për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të një vendi. Të gjitha vendet e zhvilluara i japin rëndësi dhe prioritet zhvillimit të rrjetit infrastrukturor rrugor, pasi dihet se përmes rrugëve, lidhen qytete e periferi, shtete të tëra, pra një gamë e gjerë e njerëzimit dhe e qytetërimeve. Të investosh, të impenjohesh dhe të preokupohesh për ndërtimin e një infrastrukture rrugore në raport me imperativin e kohës, është një akt që duhet përshëndetur e përkrahur dhe akt i një mendësie e cila do dhe aspiron të ecë në hap me kohën, në hap me qytetet dhe qytetërimet e civilizuara. Po t’u hedhin një vështrim rrugëve të shumë qyteteve dhe shteteve, nuk mund të themi se ato janë të përkryera në këtë aspekt, por hasim në punë kolosale të cilat janë për t’u përgëzuar dhe lavdëruar. Shumë vende të cilat edhe pse ndoshta me shumë zvarritje tashmë kanë arritur të ndërtojnë një rrjet rrugor optimal për të qarkulluar, do të duhej që për të njëjtën të përkujdesen, të kenë vëmendje që ta mbajnë atë të qëndrueshëm, duke

16

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

e mirëmbajtur dhe rikonstruktuar sa herë që kjo është e domosdoshme. Por, fatkeqësisht jo të gjitha qytetet apo bashkitë e qyteteve veprojnë sipas këtij parimi. Po t’i referoheni infrastrukturës rrugore ekzistuese përgjatë Malësisë, përfshirë zonat rurale dhe urbane, çdo njeri që i përshkon këto rrugë, lehtë mund të arrijë në konkluzionin dhe të konstatoj se ne nuk gëzojmë një infrastrukturë rrugore bashkëkohore. Sepse, edhe në ato pak akse rrugore që është punuar për të plotësuar sadopak kërkesat dhe nevojat e banorëve të zonave përkatëse, ato pa kaluar shumë kohë kanë degraduar duke u amortizuar e pushtuar nga gropat në mënyrë të çuditshme. Është e njohur tashmë nga ekspertët rrugorë se mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore konsiston në dy kategori; mirëmbajtja parandaluese dhe mirëmbajtja kapitale ose rehabilituese. Nëse i referohemi mirëmbajtjes parandaluese e cila konsiston në mirëmbajtjen rutinë të rrugëve siç janë punimet e vogla që kanë për qëllim qëndrueshmërinë e integritetit strukturor të rrugëve, sigurinë dhe parandalimin e shkatërrimit të tyre, te ne, të paktën në Malësi, as këto punime nuk kryhen në mënyrën efikase. Sepse, gjendja në terren tregon pothuajse të kundërtën. Referuar planeve vjetore financiare të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor ekzistues dhe për rikonstruktimin dhe sanimin e rrugëve në trevën e Komunës së Tuzit radhitën nga viti në vit mjete të konsiderueshme finan-

ciare. Sikurse edhe viteve të kaluara, ashtu dhe në planin vjetor financiar për vitin 2018, për këto synime të lartpërmendura, Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka siguruar plot 450 mijë euro. 150 mijë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor ekzistues në Komunën e Tuzit dhe 300 mijë euro për rikonstruktimin dhe sanimin e rrugëve në trevën e Komunës së Tuzit. Nisur nga kjo shifër jo e vogël financiare për rrjetin rrugor, natyrshëm lind pyetja se pse kjo trevë akoma nuk gëzon rrugë të mira dhe të mirëmbajtura, por të kundërtën. Po të analizojmë shumën e këtyre mjeteve financiare në raport me situatën në terren, është më se evidente që investimet në këtë drejtim nuk janë në masën e duhur, kurse ne ende vazhdojmë të vuajmë mungesën e rrugëve që me të drejtë do të duhej t’i gëzonim. Ne ende ecim nëpër rrugë “qorre’, të ngushta, pa parametra të sigurisë dhe sinjalistikës rrugore (vertikale dhe horizontale), nëpër rrugë të amortizuara dhe përplot me gropa. Çdokush është i vetëdijshëm se zhvillimi dhe zgjerimi i infrastrukturës rrugore kërkon kosto të mëdha dhe investime që sigurohen përmes fondeve publike. Mirëpo, do të duhej që të bëheshin përpjekje në këtë drejtim dhe jo të sillemi me neglizhencë ndaj projekteve jetike për zhvillimin vendit. Duke parë që në Malësi nuk po punohet në këtë drejtim, do të ishte e udhës që së paku ato mjete që sigurohen për synime të tilla, të shfrytëzohen në këtë adresë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, për mirëmba-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION jtjen dhe rikonstruksionin e rrugëve ekzistuese, shumë prej të cilave nuk kanë gëzuar ndërhyrje pothuajse asnjëherë. Fatkeqësisht, këto fenomene vazhdojnë të jenë të pranishme ende në një varg fshatrash fushore dhe malore përgjatë Malësisë, jo nga sot apo dje, por dekada me radhë. Të gjithë ne që jemi drejtues automjetesh, vit për vit ndër të tjera, paguajmë taksa të majme edhe për mirëmbajtjen dhe avancimin e infrastrukturës rrugore, por edhe përkundër kësaj, nuk mund të themi se jemi fatlum të këtë aspekt. Pothuajse ngado që të drejtohemi përballemi me rrugë të dobëta, të degraduara dhe përplot me gropa ku si rrjedhojë e kësaj, dëmtojmë dhe shkatërrojmë automjetet tona dita- ditës, kostoja e të cilave nuk është lehtë e përballueshme për xhepin tonë të varfër. Në këtë kuadër, mendoj se do të ishte gjest njerëzor dhe mbi të gjitha human sikur dikasterët përgjegjës për këtë sektor të kenë më shumë mëshirë për

Në këtë kuadër, mendoj se do të ishte gjest njerëzor dhe mbi të gjitha human sikur dikasterët përgjegjës për këtë sektor të kenë më shumë mëshirë për banorët e këtyre zonave që t’u vijnë në ndihmë. Të vënë dorë në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës rrugore në tërësi e cila ka nevojë më shumë se kurrë për ndërhyrje dhe investime, sepse vetëm duke punuar dhe vepruar ndershmërisht dhe në favor të qytetarëve, ne si shoqëri mund të bëhemi model shembull për të tjerët si dhe model i të qenit pjesë e qytetërimit dhe emancipimit evropian, një ëndërr e kamotshme që e aspirojnë të gjitha shtetet e rajonit dhe ato perëndimore.

banorët e këtyre zonave që t’u vijnë në ndihmë. Të vënë dorë në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës rrugore në tërësi e cila ka nevojë më shumë se kurrë për ndërhyrje dhe investime, sepse vetëm duke punuar dhe vepruar ndershmërisht dhe në fa-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

vor të qytetarëve, ne si shoqëri mund të bëhemi model shembull për të tjerët si dhe model i të qenit pjesë e qytetërimit dhe emancipimit evropian, një ëndërr e kamotshme që e aspirojnë të gjitha shtetet e rajonit dhe ato perëndimore.

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

17


INTERVISTË

Intervistë me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqin

Të gjithë duhet të përqendrohemi në programin strategjik zhvillimor të Ulqinit Koha javore: Zoti Nrekiq, që nga gjysma e muajit maj të këtij viti Jeni emëruar kryetar i Komunës së Ulqinit. Është formuar pushteti i ri prej pesë subjektesh politike, pas zgjedhjeve vendore. A e vështirëson apo e lehtëson ky numër kaq i madh partish funksionimin e ekzekutivit? L. Nrekiq: Është e vërtetë se koalicioni në pushtet përbëhet nga pesë parti politike. Secila nga ato kanë qëndrimet dhe ingerencat e veta. Kjo, natyrisht se reflektohet në punën tonë të përditshme. Ka shumë barriera ne disa vende të punës. Mirëpo, ato duhet t’i kapërcejmë, mbase në Zyrën e kryetarit Komunës së Ulqinit nuk ka politikë. Aty , në mandatin tim, do të gjithë duhet të përqendrohemi vetëm në programin strategjik zhvillimor të Ulqinit. Koha javore: Ky është mandati juaj i parë si kryetar i Komunës së Ulqinit. Në çfarë gjendje është komuna, gjegjësisht në çfarë kushtesh financiare, kadrovike dhe hapësinore dhe cilat janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqoheni? L. Nrekiq: Situata financiare në Komunën e Ulqinit është shumë e vështirë. Sipas një analize të fundit, 31 maj 2018 të këtij viti rezulton se borxhi i përgjithshëm i kësaj komunë është 53 milionë euro. Nga kjo shumë 25 milionë i kemi marrë kredi ( hua) nga KW banka

18

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

gjermane për të cilat ka garantuar qeveria e Malit të Zi. Borxhi ndaj kontraktuesve është rreth 2 milionë euro. Për kontribute te papaguara punonjësve të komunës kemi borxh 5.7 milionë euro, kurse për kontribute të punëtorëve në ndërmarrje publike, themelues i te cilave është komuna, kemi pa paguar rreth 11 milionë euro. Megjithatë besoj se brenda dy vitesh të ardhshme financat do të konsolidohen. Koha javore: A keni arritur të shlyeni ndonjë pjesë të këtij borxhi gjatë qeverisjes Suaj më pak se njëqind ditë? L. Nrekiq: Prej ardhjes sime në krye të Komunës së Ulqinit, kam arritur t’u shlyhen të gjitha pagat e prapambetura punëtoreve të komunës për muajin qershor, korrik dhe gusht bashkë me kontributet. Përveç kësaj kam paguar edhe kontributet në shumën prej 200.000 euro të gjithë punonjësve të cilët shumë vite më parë kanë fituar të drejtën e pensionit. Po ashtu ua kemi paguar kontributet edhe atyre punëtorëve në disa ndërmarrje publike të cilat nuk kanë pasur mundësi tua paguajnë. Koha javore: Në cilat lëmi e keni fokusuar interesimin Tuaj lidhur me prioritetet që i keni evidentuar gjatë fushatës zgjedhore dhe për të cilat keni premtuar se do t’i realizoni. Kuptohet se ende ka shumë kohë deri në realizimin e tyre,

por a ka filluar ndonjë aktivitet në këtë drejtim? L. Nrekiq: Ulqini për fat të keq ende vazhdon të jetë i pazhvilluar, pa infrastrukturë të nevojshme, sepse në këtë qytet shumë vite nuk është punuar si duhet. Këtij qyteti i mungon shumëçka dhe i duhen shumë mjete financiare për të hyrë në destinacionet e njohura turistike në Mal të Zi dhe në Evropë. Pa investime të reja në infrastrukturë nuk ka përparim të cilësisë së jetës të qytetarëve dhe vetë ofertës turistike e as hapje të vendeve të reja të punës e rritje të punësimit të banorëve. Interesimin tim kryesor e kam fokusuar në investime në infrastrukturë komunale dhe në komunikacion, të cilat mendoj se janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, si dy veprimtari kryesore ekonomike. Pas përfundimit të asfaltimit të aksit rrugor Ulqin-Krythë, , segmentit të ri rrugor nga bulevardi “ Skënderbeu” deri te bulevardi “ Teuta”, trafostacionit të ri për furnizimin me energji elektrike, ndërtimin e urës në Millë të Poshtme, rrjetin e ujësjedhës kanalizimit, ndriçimin në Qytetin e Vjetër ( Kala, ) i kemi gati edhe 19 dokumente planifikuese të cilat së shpejti do t’i miratojmë. Në bashkëpunim me ministrinë përkatëse do të bëjmë gjithçka është e mundur që të ringjallim ekonominë e Ulqinit, të forcojmë zhvillimin ekonomik dhe të ndalojmë shkuarjen jashtë qytetit e shtetit të të rinjve tanë të arsimuar. Deri në fund të muajit do të theme-


INTERVISTË të obliguar të bëjmë zvogëlimin e vendeve të punës. Dhe këtë do ta bëjmë. Administrata komunale është e ngarkuar me 230 punëtorë. Tridhjetë për qind e tyre janë tepricë. Ne jemi në fazën e përgatitjes së sistematizimeve të reja të vendeve të punës, pas të cilave do të fillojmë me zvogëlimin e punëtorëve në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike.

lojmë ndërmarrjen e re publike për parkimin e makinave. Në plan kemi edhe ndërtimin e Portit të peshkut në Gjeranë, valorizimin e Adës, kripores, Kalasë, Valdanosit e Shasit. Realizimi i këtyre dhe projekteve të tjera të planifikuara, veçmas ndërtimit të hoteleve të reja me pesë yje t nga ana e kompanisë së njohur “ Karisma” në Plazhin e Madh, besoj se gjatë mandatit tim katërvjeçar do të ndryshojnë për të mirë imazhin dhe pasqyrën e deritashme të këtij qyteti me rrethinë. Koha javore: Sa i përket zhvillimit të kulturës , sa është këtë vit e gatshme komuna për t’i përkrahur aktivitet kulturore dhe të avancojë infrastrukturën në fushën e kulturës ? L. Nrekiq: Kulturën duhet ta zhvillojmë sa më shumë. Së pari duhet bërë një plan strategjik për zhvillimin e saj. E, jo si deri më tani të organizojmë aktivitete kulturore ad-hok. Duhet te përqendrohemi se cilat festivale i duhen Ulqinit. Sidomos do të përpiqemi që të rikthehet kinemaja në Ulqin, të cilën ky qytet e kishte në kohën e komunizmit. Shpresoj se, pas premtimit të ministrit aktual të Kulturës, ajo do te rihapet vitin e ardhshëm. Hapësira me Kala ku organizohet Skena Verore është e vogël. Për këtë arsye ne mendojmë që prapa saj të hapim një amfiteatër i cili do t’i përmbushë të gjitha kërkesat për përmbajtjen e aktiviteteve kulturore verore në këtë qytet.

Koha javore: Cili është bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit, pasi që ajo këtë vit është mjaft aktive në drejtim të përkrahjes së sporteve në nivel të shtetit? L. Nrekiq: Ne kemi bashkëpunim të mirë me të gjitha ministritë. Pra edhe me Ministrinë e Sportit. Komuna e Ulqinit gjithmonë e ka mbështetur sportin. Këtë tradite do ta vazhdoj edhe unë. Për Klubin e futbollit të “Otrant Olimpikut” i kemi dhënë 10 mijë euro. Ditëve te ardhshme do tu ndajmë edhe një shumë tjetër të hollash. Te gjitha klubet sportive qe kanë perspektivë e janë te licencuara ne do ti mbështesim. Por, siç jeni në dijeni, ka shumë klube të tjera sportive të paregjistruara, të cilat nuk mund të marrin subvencione nga Ministria e Sportit. Koha javore: Në bazë të vendimit të ministrisë përkatëse është caktuar numri maksimal i punëtorëve në administratë, shërbime publike dhe ndërmarrje komunale në të gjitha komunat e Malit të Zi . Kur pritet të ndodhë procesi i zvogëlimit të numrit të punëtorëve edhe në komunën e Ulqinit? L. Nrekiq: Ky është një proces i dhembshëm, por ne duhet të përshtatemi me rrjedhat e integrimeve evropiane dhe racionalizimi bëhet për këtë çështje. Thjesht ne duhet të respektojmë ligjin në fuqi dhe të përmbushim standardet që i shkruan Bashkimi Evropian. Me ligj jemi

Koha javore: Roli dhe misioni i organizatave joqeveritare në zhvillimin e shteteve demokratike, domethënë edhe të Malit të Zi, i cili synim kryesor ka Bashkimin Evropian, është për t’u respektuar. Çfarë bashkëpunimi keni me sektorin civil ? L. Nrekiq: Në komunën tonë kemi disa organizata joqeveritare. Me të gjitha ato kemi një bashkëpunim të mirë. Gjysmën e pagesave të mjeteve për vitin e kaluar ua kemi paguar. Edhe pjesën tjetër do tua paguajmë sa më parë që të mundemi. Komuna nuk do t’i mbesë borxh askujt. Nga sektori civil kam kërkuar raporte pune, sepse duhet te dimë se në çfarë mënyre shpenzohen paratë e komunës. Koha javore: Zyrtarisht u mbyll edhe një sezon turistik veror në Ulqin. Sipas Jush ishte ky një sezon i suksesshëm apo pjesërisht i dështuar? L. Nrekiq: Sezoni i sivjetmë turistik në Ulqin ka qenë i mirë. Megjithatë ne mendojmë se mundet dhe duhet të jetë më i mirë. Për këtë arsye në takimin e fundit me Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik kam kërkuar nga të gjithë ata që merren me turizëm që menjëherë pa humbur shumë kohë të japin propozime dhe të paraqesin ide të reja për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik. Në emër të lexuesve dhe drejtuesve të Kohës javore ju dëshirojmë suksese në punën e filluar dhe dëshirojmë t’i përmbushni zotimet e thëna brenda mundësive objektive, me qëllim që Ulqini me rrethinë të prosperojë dhe të jetë strehë e sigurt për të gjithë qytetarët vendas dhe mysafirët e të huaj. Intervistoi: Gjekë Gjonaj E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

U mbajt Festivali i Grave Krijuese

Femra të ndjehet e vlerësuar dhe t’i dëgjohet zëri “Gruaja shqiptare ka pasur një rol thelbësor në historinë e kombit dhe në të gjitha arritjet dhe rezultatet në fazat dhe fushat e ndryshme të jetës. Modelet e grave me histori suksesi dhe që na frymëzojnë ndër breza, datojnë që nga Mbretëresha Teutë… Këto gra kanë pasur në gjenin e tyre ADN-në e patriotizmit, mençurinë dhe urtësinë e shqiptarëve, herozimin e pashoq duke përcjellë vlera dhe cilësitë më të mira”, është shrepehur Mimoza Hajdarmataj, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës “Gratë në Shërbim Publik” Ulqin – Roli dhe pozita e gruas në shoqëri, me theks të posaçëm në shoqërinë shqiptare, ka qenë në qendër të edicionit të sivjetshëm të Festivalit të Grave Krijuese, i cili është mbajtur të shtunën në sallën e Shkollës së Muzikës në Ulqin. Në fjalën përshëndetëse, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, njëherazi edhe koordinatore e projektit, ka përgëzuar dhe ka shprehur mirënjohje “për të gjitha ato femra të cilat mundohen me punën e vet të lënë gjurmë”, e sidomos për ato që shkruajnë, sepse sipas saj, “çdo gjë harrohet, kurse fjala e shkruar mbetet në letër”. Ajo ka shprehur bindjen se pavarësisht pjesëmarrjes së vogël, beson se takimi në një atmosferë intime dhe të bukur do t’i mbesë çdokujt në kujtesë. Gjoni ka përgëzuar Shoqatën “Harmonia” dhe drejtuesin e saj Ibrahim Berjashi, i cili pavarësisht moshës ka akoma motiv dhe energji për t’u marrë me organizime të këtilla.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Në vështrimin e tij të titulluar “Rrëfim për gruan dhe artin – statusi apo paradigma e feminizmit”, piktori dhe kritiku Qazim Muja ka thënë se që nga fillimi i historisë së artit, femrat mbeten inspirim i të gjithë portretistëve, i të gjithë artistëve dhe simbol kryesor i krijimtarisë së tyre. “I takojmë të përfshira në akte, madje përtej erotikës, në periudhën antike, në periudhën e mesjetës, në veprat klasike të renesancës, në barokun sensual, në impresionizmin e njohur për shmangie të mëdha, si dhe në artet vizuale të shekullit të njëzetë”, ka thënë ai. Megjithatë sipas Mujës, interesant është fakti sepse pikërisht në historinë e artit nuk hasim asnjë emër femre si krijuese, si autore, por vetëm si frymëzim, qoftë nga bukuria e saj, qoftë nga dashuria, qoftë nga jeta dhe fati i saj tragjik. “Pra, ajo bëhet njëri nga inspirimet më të mëdha për artistët dhe si e tillë mbetet preokupim i piktorëve dhe jo vetëm, pjesërisht bazuar edhe në

postulatet e frojdizmit”, është shprehur ai. Drejtoresha ekzekutive e Qendrës “Gratë në Shërbim Publik” – Tiranë, Mimoza Hajdarmataj, ish-deputete në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ka konsideruar se një nga sfidat kyçe, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e Evropës është edhe statusi i gruas, i nënave, i vajzave, për të shëndoshur kështu të gjitha shoqëritë tona. “Gruaja shqiptare ka pasur një rol thelbësor në historinë e kombit dhe në të gjitha arritjet dhe rezultatet në fazat dhe fushat e ndryshme të jetës. Modelet e grave me histori suksesi dhe që na frymëzojnë ndër breza, datojnë që nga Mbretëresha Teutë, Donika e Mamica e Skënderbeut, Shote Galica, për të ardhur më pas në kohët e ndritura të rilindasve me mësueset Qiriazi, sopranon Tefta Tashko Koço, Musine Kokalarin etj.”, është shprehur ajo, duke shtuar se “këto gra kanë pasur në gjenin e tyre ADN-në e patriotizmit, mençurinë


KULTURË

dhe urtësinë e shqiptarëve, herozimin e pashoq duke përcjellë vlera dhe cilësitë më të mira”. Duke folur për pozitën e sotme të femrës në Shqipëri, Hajdarmataj ka thënë se fatkeqësisht, edhe pse ka mbi çerek shekulli demokraci, gruaja mbetet në udhëkryq me dilema të mëdha. “Pavarësisht se gratë janë pjesëmarrëse në jetën publike apo politike, në vendimmarrje ndikimi i tyre është modest. Hartohen shumë pak programe të zhvillimit ekonomik për gratë”, ka theksuar ndër të tjera ajo. Poetja dhe publicistja Gladiola Busulla nga Durrësi ka thënë se i pëlqen shumë që të promovojë gratë sepse mendon se ato janë “ajo dora e cila tundi djepin dhe vazhdon edhe sot të drejtojë botën”.

“Në shkrimet e mia publicistike kam prekur vazhdimisht tema të ndryshme që nga gjeneza, se si femra shqiptare vjen pikërisht nga një kulturë antike, se si brenda saj ndodhet Rozafa, se si brenda saj ndodhet Teuta… Kjo tregon që femra ka shumë forcë brenda saj”, ka thënë ajo. Busulla mendon se “shpeshherë gratë jo vetëm që nuk janë lejuar ta zhvillojnë individualitetin e tyre, por janë kufizuar”. Studiuesja Dr. Rovena Vata nga Akademia e Studimeve Albanologjike ka thënë se të edukosh një mashkull do të thotë që të edukosh një individ, ndërsa të edukosh dhe të arsimosh një femër do të thotë që të arsimohet e gjithë shoqëria. “Kaq ndikim të lartë ka femra në shoqëri”, ka theksuar ajo.

Duke treguar për përvojën e saj, Vata ka thënë se ajo punon në një institucion akademik dhe shkencor ku 90 për qind e të punësuarve janë meshkuj dhe ka shumë pak femra. Nisur nga kjo, ajo ka thënë se normalisht që ndjehet pak e diskriminuar, “që nga mënyra e të sjellurit, të veshurit, të folurit etj.” Ajo ka thënë se mendon që jo vetëm në këtë aktivitet apo aktivitete të ngjashme kushtuar femrës, “por kudo që të jetë, femra të ndjehet e vlerësuar dhe t’i dëgjohet zëri për nevojat që ajo ka”. Në fund të takimit, OJQ “Harmonia” ka ndarë mirënjohje për femrat pjesëmarrëse. Festivali i Grave Krijuese është organizuar me mbështetjen e Komunës i. k. së Ulqinit. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Fituesit kryesorë të edicionit të 70-të të “Emmy Awards” Fituesit e kategorive kryesore të edicionit të 70- të “Emmy Awards”, çmimet e akorduara nga Televizioni amerikan të shpërndara këto ditë në Los Anxhelos, janë: – Seriali më i mirë dramatik : “Game of Thrones” (HBO) – Seriali më i mirë, komedi: “La fabuleuse Mme Maisel” (E mrekullueshmja Maisel) (Amazon) – Mini-seriali më i mirë: “The As-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

sassination of Gianni Versace” (FX) – Aktori më i mirë në një serial dramatik: Matthew Rhys, “The Americans” (FX) – Aktorja më e mirë në një serial dramatik: Claire Foy, “The Crown” (Neftlix) – Aktori më i mirë në një serial, komedi: Bill Hader, “Barry” (HBO) – Aktorja më e mirë në një serial, komedi: Rachel Brosnahan, “La

fabuleuse Mme Maisel” (Amazon) – Aktori më i mirë në një film apo një mini-serial: Darren Criss, “The Assassination of Gianni Versace”(FX) – Aktorja më e mirë në një film apo një mini-serial: Regina King, “Seven Seconds” (Netflix) – Filmi më i mirë në televizion: : “Black Mirror: USS Callister” (Neftlix).


PANORAMË

Ema Andrea aktorja më e mirë e Festivalit Alternativ në Podgoricë

Ema Andrea është shpallur në mënyrë unanime nga juria e FIAT Festivalit Internacional Alternativ të Teatrove si aktorja më e mirë, me interpretimin e rolit të nënës, tek vepra “Nëna dhe fëmija” në regjinë e Dino Mustafiq. Andrea ka shkëlqyer në interpretimin e veprës së Jon Fosse. Kjo vepër në këtë festival është vlerësuar me dy çmime, pasi Dino Mustafiq është vlerësuar me çmimin si regjisori më i mirë. Andrea është vlerësuar për interpretimin e fuqishëm jo vetëm përmes zërit por edhe trupit, duke u mishëruar në rolin tronditës të nënës. Vepra u vu në skenë në Ti-

ranë muaj, më parë në Tulla Center. “Nuk kemi kohë të ndalojmë dhe po humbasim dashurinë për nënën, miqtë, fëmijën, gruan. Ajo çfarë dua të them me këtë dramë është një temë e madhe, që e gjejmë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën. Pothuajse të gjithë ndjehemi si të burgosur. Me këtë shfaqje ngremë pyetje, shprehim idetë tona, shfaqim emocionin dhe idetë pozitive, sepse teatri nuk është vetëm një akt estetik, por edhe një akt social. Vetmia e njeriut është tema më e afërt e aktualitetit që po jetojmë. Ja, unë kam reflektuar. Sapo të mbarojë shfaqja kam menduar të marr nënën time në

telefon”, do të shprehej Andrea për këtë vepër. Për regjisorin Mustafiq që duket se ka gjetur tek Andrea aktoren e vërtetë për role tronditëse, kjo vepër është një mesazh për shoqërinë bashkëkohore që po ikën gjithnjë nga gjërat thelbësore të raporteve njerëzore. Në krah të Andreas në këtë vepër interpreton aktori Matia Llupa. Historia e një djaloshi që takon nënën pas 20 vitesh, një takim i mbushur me skena të rënduara psikologjike një debat i cili i çon deri në incest, ndërtohen në një atmosferë të jashtëzakonshme nga Andrea dhe Llupa. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

23


INTERVISTË

Intervistë ekskluzive me aktoren Mimoza Marjanaku

Të gjithë jemi amator aq gjatë për t’u bërë p Mimoza Marjanaku është një aktore e trupës profesioniste të Durrësit. Ajo që në fëmijëri kishte ëndërr aktrimin, e po ashtu i dashuroi edhe të gjitha format e tjera të artit. Ajo mori pjesë në filma të ndryshëm, e po ashtu luajti me aktorë të njohur brenda vendit. Filmi “Mrekullia” me skenar dhe regji nga Bruno Shllaku, ishte filmi i parë ku ajo mori pjesë K.Javore: Mimoza, Ju jeni aktore e trupës profesioniste të Durrësit. Si u bëre pjesë e kësaj dhe cilat ishin vështirësitë që keni hasur gjatë këtyre viteve? M.Marjanaku: Jam aktore e trupës profesioniste të Durrësit. Pas mbarimeit të studimeve në akademinë e Arteve, krijova familjen time në Durrës dhe pas disa viteve qëndrimi në Itali u riktheva për t’u emëruar aktore pranë kësaj trupe. Ndryshimi i menjëhershëm i sistemit krijoi kolaps në të gjitha fushat, gjë që u reflektua edhe në art.. Trupa e njohur e Durrësit, me emra të njohur që kanë vënë vulën jo vetëm në Durrës, pothuajse nuk ishte më, sepse shumë aktorë emigruan, disa u larguan nga kjo jetë dhe kur unë u emërova aktore pothuajse ishim një trupë e re, me dy tre përjashtime të vogla. Por tani funksionon më së miri dhe është një trupë me emër në Shqipëri. K.Javore: Më thuaj pak se cilët filma keni marrë pjesë, e po ashtu çfarë mund të veçoni nga karriera juaj? M.Marjanaku: Filmi “ Mrekullia” me skenar dhe regji nga Bruno Shllaku, është filmi im i parë ku unë isha pozicionuar në rolin e protagonistes. Për pasojë do ngelë në memorien time gjatë sepse aty janë përzier ëndrra, emocione, dashuri e pasion ,si çdo gjë për herë të parë. Pas xhirimeve të këtij filmi mora pjesë dhe në dy filma të tjerë me metrazh të gjatë me role shumë simpatike. Në filmin “ Dashuria s’ mjafton “ me regji të Drilon Hoxhës dhe që pritet të dalë në tetor, si

24

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

dhe një rol në një film me produksion amerikan që pritet dhe ky të dalë së afërmi. Filmi “ Mrekullia” shërbeu si një trampolinë për të vazhduar më tej. K.Javore: Cili është roli juaj gjatë një aktrimi? M.Marjanaku: Në çdo rol kam pjesë nga vetja. Jam unë në rrethan-

at që më përcakton roli. Vë shpirtin që në leximet e para në procesin e tavolinës. K.Javore: Cilët janë ata aktorë me të cilët punon çdo ditë? Po ashtu më thuaj sa të përgatitur të duken aktorët e rinj? M.Marjanaku: Aktorët janë të


INTERVISTË

rë, sepse nuk jetojmë profesionistë shumtë me të cilët unë kam punuar dhe punoj. Që nga Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Bruno Shllaku, Viktor Zhusti, Bujar Lako e deri te të rinjtë që aktualisht i kam kolegë.. Kam një postullat për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj: “ Të gjithë jemi amatorë, sepse nuk jetojmë aq gjatë për t’u bërë profesionistë”! K.Javore: Ku dhe çfarë jeni tani duke luajtur? M.Marjanaku: Sapo ka nisur sezoni i ri artistik. Është vetëm çështje ditësh për të nisur një projekt të ri në nje film të sponsorizuar nga lobi

izraelit në USA, me skenar dhe regji përsëri nga Bruno Shllaku dhe për të vazhduar më pas me “ Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit, një dramë me disa personazhe e përshtatur nga Bruno Shllaku dhe po me regji të tij. Jam në pritje dhe të dy audicioneve që kam bërë. K.Javore: Sa kohë ju duhet të përgatiteni për një shfaqje në teatër? M.Marjanaku: Varet nga pjesa që do vihet në skenë, nga shkalla e vështirësisë por zakonisht pas një muaji e gjysmë pune një shfaqje

është gati për në skenë. K.Javore: Gjatë kohës së lirë a ju pëlqen të lexoni dhe çfarë lexoni më shumë? M.Marjanaku: Gjatë kohës së lirë me pëlqen të bëj shumë gjëra të cilat më mungojnë gjatë punës. Duhet patur parasysh që kemi shumë impenjime familjare të cilat me mirëkuptim i shmangim gjatë procesit të provave. Unë lexoj poezi shumë dhe dëgjoj shumë muzikë. Më pëlqen të lexoj shumë histori teatri, histori muzike dhe histori arti. I dashuroj gjithë format e artit. K.Javore: Thonë që aktor lind.. Si e argumenton këtë, lind apo bëhesh? M.Marjanaku: Unë linda nga një nënë dhe një babë që nuk kishin lidhje me artin. Dhe nuk e di sa e vërtetë është që lind aktore. Por unë e desha kaq shumë këtë profesion në mënyrë të pavetëdijshme kur isha e vogël dhe në mënyrë të vetëdijshme kur u rrita, tepër e lidhur dhe tani kur jeta ime ka bërë ndryshime të mëdha. Ndoshta duhet të jetë e vërtetë ajo që pyetët ju. Por s’mjafton vetëm të lindesh, por ndërsa rritesh duhet te punosh fort. Me punë dhe talent të lindur e të kultivuar më pas, por edhe me fat, arrin atë që ke ëndërruar që e vogël. Deri në mbyllje të syve do ta dua këtë profesion që ndoshta s’të mbush materialisht por të fal një oqean me ndjesi e emocion. K.Javore: Planet e tua në vazhdim? M.Marjanaku: Si thashë edhe më sipër, jemi në pritje që të dalë filmi më ri “ Dashuria s’ mjafton ”, filmi me produksion amerikan e pastaj kemi edhe plane të tjera e të cilat nuk dua t’i shpalos tani. Faleminderit! Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin u shfaq komedia “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të k

Shfaqja mirëpritet

Trupa e aktorëve përbëhet nga aktorë profesionistë dhe amatorë. Rolet janë interpretuar nga aktorët Ba Muho Uruçi. Regjisorja ka shpjeguar se në përzgjedhjen e aktorëve është nisur me synimin që karakte lehtë ta kapë dhe ta realizojë një personazh

Regjisorja e re Edina Mustafiq ka zgjedhur qytetin e saj Ulqinin për të dhënë premierën e shfaqjes së diplomës “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq” të shkrimtarit të njohur Dario Fo, e cila u shfaq të mërkurën mbrëma, në sallën e Qendrës së Kulturës. Shfaqja dhe loja e aktorëve në përgjithësi është mirëpritur nga publiku, i cili ka duartrokitur në fund të shfaqjes regjisoren e parë profesioniste të teatrit në Ulqin. Vetë regjisorja ka shprehur kënaqësi për mënyrën se si është pritur shfaqja nga publiku. “Regjisori e ka gjithmonë shqetë-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

simin se si do të reagojë publiku, si do ta mirëpresë publiku, por kur dëgjohen të rrahurat, duartrokitjet, të qeshurat, krejt çfarë mund të them është se inshallah një ditë kjo skenë çdo muaj do të jetë e mbushur me këso aktivitetesh dhe organizimesh”, ka thënë ajo në fund të shfaqjes. Trupa e aktorëve përbëhet nga aktorë profesionistë dhe amatorë. Rolet janë interpretuar nga aktorët Bashkim Alaj, Butrint Lumi, Kaltrinë Zeneli, Blerta Kurti, Amina Luka dhe Muho Uruçi. Regjisorja ka shpjeguar se në përzgjedhjen e aktorëve është nisur

me synimin që karakteri i aktorit të përshtatet me rolin në mënyrë që aktori ta ketë sa më lehtë ta kapë dhe ta realizojë një personazh. “Kemi punuar në kushte shumë të vështira, ka qenë verë, mirëpo rezultatet e tilla të japin vullnet, energji, dhe jam shumë e kënaqur, tejmase e kënaqur me të gjithë ekipin që kam pasur. Shpresoj se me këtë shfaqje do të marrim pjesë edhe në ndonjë festival”, ka thënë ajo. Regjisori i njohur Fadil Hysaj, pedagog udhëheqës i Mustafiqit, ka thënë se ajo e ka befasuar për të mirë sepse gjatë studimeve ka


KULTURË

keq” me regji të Edina Mustafiqit

nga publiku

ashkim Alaj, Butrint Lumi, Kaltrinë Zeneli, Blerta Kurti, Amina Luka dhe eri i aktorit të përshtatet me rolin në mënyrë që aktori ta ketë sa më

punuar shfaqje kryesisht serioze, drama me konflikt të thella. “Dhe më erdhi shumë mirë që ka hyrë në një tematikë, e cila mund të jetë shumë popullarizuese, mund t’i pëlqejë publikut, por edhe nuk ka rënë në atë që quhet nivel i shundit, dëshirës apo flirtit me publikun”, është shprehur ai lidhur me komedinë “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq”. Hysaj ka thënë po ashtu se loja e aktorëve në këtë shfaqje është në nivelin që është proporcionalisht me nivelin e tekstit. Ai ka shprehur nevojën që Ulqini të ketë teatrin e vet profesionist.

“Ulqini e ka kuadrin krijues të shfaqjeve. Ka regjisor, aktorë, kostumograf, skenograf etj. Stafi i aktorëve mund të plotësohet shpejt me një shkollim pak më intensiv. Edhe ata që realisht nuk janë profesionistë, me një trajnim tremujor apo gjashtëmujor që sot ekzistojnë nëpër botë, me shkollim të shpejtuar, me vullnetin e mirë të politikës, të qeverisjes lokale, nëse vërtet ekziston një vullnet i tillë, ky qytet mund të bëhet shpejt me teatër”, mendon regjisori. Skenografia dhe kostumografia e shfaqjes është vepër e Jetmira Hoxhës, ndërsa për ndriçim dhe

Regjisori i njohur Fadil Hysaj, pedagog udhëheqës i Mustafiqit, ka thënë se ajo e ka befasuar për të mirë sepse gjatë studimeve ka punuar shfaqje kryesisht serioze, drama me konflikt të thellë. “Dhe më erdhi shumë mirë që ka hyrë në një tematikë, e cila mund të jetë shumë popullarizuese, mund t’i pëlqejë publikut, por edhe nuk ka rënë në atë që quhet nivel i shundit, dëshirës apo flirtit me publikun”, është shprehur ai lidhur me komedinë “Hajdutët nuk vijnë gjithmonë për të keq”

muzikë është kujdesur Musa Hoxha. Edina Mustafiq ka mbaruar studimet për regji teatri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Deri tani ka realizuar disa shfaqje, në rolin e regjisores apo të asistentes së regjisorit. Si regjisore ka vënë në skenë dramën “Otello”, kurse vitin e kaluar shfaqjen “N’heshtje”, e cila është dhënë premierë vitin e kaluar në Festivalin “Skena Verore”. Ka qenë asistente e regjisë në shfaqjen “Servantesi dhe Dulçinea” (2014), “Grafitet” (2016), “Nana” i. k. (2017) etj. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

27


PORTRET

Shefqet Luca – në shërbim të aktrimit Të shkruash për njerëz të cilët kanë lënë gjurmë në jetën e përditëshme është shumë e vështirë sepse gjithmonë diçka mbetet e pa thënë apo hapsira prezantuese është shumë e vogël. Shefqet Luca (1967) pa dyshim se është njëri nga këto personalitete për të cilët ke shumëçka të thuash. Biseda me te është shumë e këndshme, e lehtë dhe shoqërore. Me sy vezullues struket në kolltukun e lokalit ku jemi takuar, ndez cigaren dhe ashtu nëpër tymin e cigares fillon të tregojë copëza nga e kaluara e tij. Çdo gjë ka filluar në Mitrovicë (Kosovë) në vitin 1985 – thotë ai. Atëbotë Shefqeti kishte regjistruar fakultetin dhe si student i cili vinte nga një vend i vogël e i largët frekuentonte jo vetëm lokalet por edhe kinemanë dhe teatrin. Në teatër e pikasin si një aktor të ardhëshëm premtues. Aventura fillon me rolin e Tuç Makut në dramën Toka jonë nëvitin e largët 1985. Shefqeti qeshet dhe thotë aventura artistike i ka filluar në shekullin e kaluar. Po, ishte vendimtar ky rol. Ai u mishërua aqë shumë sa që fakultetin filloi edhe ta harrojë. Regjistrohet në trupën teatrale Sandër Prosi të qytetit dhe rolet në drama të ndryshme fillojnë të renditen, kështu luan në dramat: Vajaku (1988), Shkëndija

28

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

të rritura në diell (1989), Anija e të marrëve (1990) etj. Mitrovica ishte e vogël për trupën teatrale dhe filluan të japin shfaqe nëpër të gjitha qytetet e Kosovës por edhe në qendrat më të vogla, çdokund ku mund të jepeshin shfaqe. Sukseset filluan të radhiten edhe pse vepronin në kohë të vështirë kohë kur minatorët futeshin në zgafella, studentët kërkonin drejtësi për tërë popullin e populli kërkonte jetë më të mirë. Shefqeti me shokë si pjesë e teatrit kontribuonin në jetën artistike dhe ngritjen kulturore të popullit, zbusnin dhëmbjet e terrorit që përjetonte popullata, me një fjalë mbanin gjallë frymën artistike dhe atdhetare.

Në vitin 1990 Shefqeti merr ftesë nga teatri Aleksandër Moisiu po ashtu nga Mitrovica dhe bëhet pjesë e tyre. Tashmë ishte rezervuar roli i Tursun Beut në dramën Epoka para gjygjit (1990) dhe me këtë rol për dy vite me radhë pa ndërprerë shfaqin dramën nëpër çdo vend të Kosovës dhe kjo dramë arrin një sukses të paparë deri më atëherë. Normalisht edhe kontributi i Shefqetit ishte në nivel të duhur dhe ashtu si me ndrojtje ai tregon se nga ajo kohë në kujtesë i ka mbet lavdata që mori nga Ekrem Kryeziu duke i thënë se ky e kishte luajtur edhe më mirë rolin e Tursun Beut se sa që e kishte përshkruar ai vetë në dramën e vet. Në fillim të viteve to 90-ta të shekullit të kaluar kinematografia kosovare edhe pse në kushte shumë të vështira dhe të pamundëshme, fshehtas punonin dhe prodhonin filma të metrazhit të gjatë. Kështu Shefqet Luca fillon të aktrojë edhe në filma artistik si: Një palltë për babanë tim në burg (pjesa 3 dhe 4), Fitorja etj., si dhe fillon të luaj përkrah aktorëve më të mëdhenj të Kosovës si: Adem Mikullovci, Dibran Tahiri, Shani Pallaska, Leze Qena etj. Në fund të vitit 1992 fillon shpërbërja e Jugosllavisë dhe Shefqeti detyrohet të kthehet në vendlindje. Por, ai as këtu nuk rri duarkryq. Merr përsipër që të riaktivizoj SHKA Zgjimi e cila ishte e themeluar që në vitin 1978 por që një kohë të gjatë nuk kishte funksionuar, kështu në vitin 1993 Zgjimi riaktivizohet si dhe me iniciativën e Shefqet Lucës në kuadër të SHKA Zgjimi fillon punën edhe Trupa teatrale e fëmijëve


PORTRET

nga Sukubina dhe fshatrat përreth me të cilët ia arrin që të realizoj 3 shfaqe teatrale: Me Lizën në pritje të Vitit të Ri, Një zemër e humbur dhe Klasa e çapkënëve. Edhe pse kohë të vështira Shefqeti ia arrin që me këto shfaqe të merr pjesë në festivale të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Më kujtohet kur për herë të parë interpretuam në Shkodër, në Teatrin Migjeni shfaqëm dramën NJË ZEMËR E HUMBUR për çudinë tonë objekti ku ne shfaqën dramën ruhej nga njerëz të armatosur – thotë

Shefqeti, e kjo për ne ishte një habi e madhe. Se ishin kohë të vështira por të mira Shefqeti e tregon si anekdotë se kur ishin musafirë të Festivalit YLBERI të Prishtinës në vitet e largëta të 90-ta, ai paguante me paratë e veta ushqimin për të gjithë fëmijët e trupës së vet teatrale. Ndodhte kjo sepse atëbotë skishte sponsor mirëpo as sot nuk është gjendja më e mirë konkludon Shefqeti. Në Ulqin, kthehet edhe regjisori ynë i njohur Emin Halili. Ai vë në skenë shfaqjen Ora bizare me të cilën shfaqje marrin pjesë në shumë vende, kurse kulmin e arrijnë me pjesëmarrje edhe në Festivalin e Teatrit Alternativ në Aleksandri të Egjiptit dhe normalisht Shefqet Luca është pjesë e trupës teatrale. Edhe pse shumë role të luajtura si në film ashtu edhe në skenë Shefqeti ka një peng që i ka mbet. Ah, si nuk e mbarova aktrimin – ofshan me pendesë Shqfqeti. Mirëpo pasionin e tij ai vazhdon ta përcjellë te brezi i ri. I shtyn të rinjtë që të merren me aktrim dhe si sukses të tij më të madh përmend Simon Shkrelin dhe Bashkim Alën të cilët thotë se Unë jam ba sebep që sot kemi dy aktorë profesionist. Veçanërisht me shumë emocione flet për shfaqen e temës së diplomës së Bashkimit ku Shefqeti thotë se e ka përjetu sikurse të kishte

diplomuar ai vetë. Sot Shefqeti ende është aktiv dhe merita të mëdha për jetën aktive të sotme pas sëmundjes së rëndë që arriti ta mposhtë falendërues është për Munib Abazin sepse ai e riktheu me rolin në dramën Servantesi e Dulcinea me të cilën dramë në Bjello Pole u laureua me çmimin Aktori më i mirë kurse drama mori edhe 2 çmime tjera. Njeriu ka jetë fizike dhe atë shpirtërore. Për jetë fizike falënderoj Zotin që më dha forcë ta mposhti sëmundjen kurse për jetën shpirtërore falënderoj z.Munib Abazin sepse nuk më harroi dhe më ktheu në vendin ku përkas – NË SKENË – thotë Shefqeti. Shefqet Luca sot, është prezent në mbrëmjet letrare ku deklamon poezi, po ashtu është aktiv edhe me shfaqe folklorike dhe është pjesë e SHKA Tradita me të cilën merr pjesë në Festivale të ndryshme dhe mbrëmje kulturore që mbahen si në vend ashtu edhe jashtë. Po ashtu edhe rolet filmike janë të rezervuara për te në çdo film që xhirohet në Ulqin, kësisoji ai ishte pjesë e filmit Servantes por edhe i serialit BESA. Plane thotë se nuk thurë. Nuk i dihet – thotë ai, sot jam e neser... Gazmend Çitaku

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

29


KULTURË

Për të tretin vit u organizua Kolonia e piktorëve nga vendet e Ballkanit “Ulqini në telajo”

Arti bën bashkë piktorët nga Ballkani në Ulqin Në kohën kur në Ballkan vazhdon të flitet për kufijtë dhe ndarjen e territoreve, janë artistët ata që japin mesazhin e bashkëpunimit përmes artit dhe kulturës. Ulqini ka qenë vendi i takimit të piktorëve në koloninë “Ulqini në telajo”, e cila është organizuar

30

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

për të tretin vit nga Instituti i Librit dhe i Promocionit nga Tirana dhe Organizata Turistike e Ulqinit, nën kujdesin e Komunës së Ulqinit, nga data 12-16 shtator. Në koloni kanë marrë pjesë rreth 40 piktorë nga shtatë vende të Ballkanit: Mali i Zi, Shqipëria,

Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia. Përgjatë ditëve të qëndrimit të tyre në Ulqin, piktorët kanë punuar peizazhe të vendeve të ndryshme të Ulqinit, të cilat janë prezantuar në ekspozitën përmbyllëse të shtunën mbrëma, të mbajtur në


KULTURË

Në koloni kanë marrë pjesë rreth 40 piktorë nga shtatë vende të Ballkanit: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia. Përgjatë ditëve të qëndrimit të tyre në Ulqin, piktorët kanë punuar peizazhe të ndryshme nga qyteti i Ulqinit, të cilat janë prezantuar në ekspozitën përmbyllëse të shtunën mbrëma

mjediset e Hotelit “Llolla”, në përfundim të kolonisë. Sipas organizatorit, kolonia me veprimtarinë e vet intensive rrit bashkëpunimin mes artistëve të rajonit, me qëllim promovimin e vlerave më të mira arkitekturore, të peizazhit të veçantë, por edhe

të vetë punës artistike të artistëve pjesëmarrës. Në emër të organizatorit, piktorët pjesëmarrës dhe të pranishmit në ekspozitë i kanë përshëndetur kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka,

drejtoresha e Institutit të Librit dhe të Promocionit nga Tirana, Irena Toçi, ndërsa në emër të piktorëve pjesëmarrës piktori Qamil Prizreni. Në fund, organizatori ka ndarë diploma mirënjohjeje dhe ka dhuruar punime të piktorëve për përfaqësuesit e disa institucioneve. i. k. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

31


KULTURË

“Me këngë nga vendlindja në Amerikë” i autorit Haxhi Zeneli

Libër kushtuar shpirtit krijues të artistit popullor Ky libër i shkruar me një nostalgji të theksuar, pasuron lexuesin me mbresa lirike dhe epike, me dashurinë dhe sakrificën, ku përmes këngës, muzikës dhe folklorit, shqiptarët në Malin e Zi arritën ta mbajnë gjallë shpirtin dhe krijimtarinë e kësaj popullate

Ali Salaj

Liria e shprehjes, por edhe liria e këngës kanë qenë gjithmonë përcaktuese të vlerave të njeriut dhe të shoqërisë në të gjitha periudhat historike. Mirëpo për shqiptarët këto vlera të shenjta gjithnjë ishin të cenuara dhe në periudhat më të zymta

“ 32

kanë shkaktuar drama të shumta individuale, familjare dhe kolektive. Pikërisht mungesa e kësaj lirie ishte përcaktuese në veprimtarinë e Haxhi Zenelit, i cili në librin “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” përshkruan një periudhë kaotike të lirisë së

Në shënjestër të këtij sistemi ideologjik ishte çdo gjë që ka të bëjë me kulturën duke filluar nga shoqatat artistike, koncertet e tyre, këngët dhe vallet popullore, libri dhe filmi shqip e deri tek ndjekja e emisioneve të televizionit shqiptar. Gjithçka në atë kohë bazohej në ndalimin dhe përçmimin e kulturës kombëtare duke dashur të krijohet një komunitet pa identitet ose siç do ta përkufizonte nobelisti i njohur Çesllav Millosh “Mendje të robëruara”

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

munguar. Këtë gjendje shpirtërore Zeneli e ndjek edhe në interpretimet e këngëve të popullit të vet, të cilat në kohën derisa jetoi në vendlindje ishin “këngë të ndaluara”, por që autorin e motivuan për një përkushtim më të madh ndaj kulturës së vet. Në këtë kuadër Zeneli përshkruan me ngjyra autobiografike zhvillimet e jetës kulturore dhe ndikimin e folklorit në formimin e ndjenjave kombëtare. E veçanta këtu është vëmendja e ringjalljes së aktiviteteve kulturore që kuptohet edhe si një kthim në rrënjët e veta dhe në identitetin kombëtar të një komuniteti të shtypur siç ishin shqiptarët në Malin e Zi. Paralelisht me këtë Zeneli përshkruan edhe momente interesante të


KULTURË

presionit politik nga pushteti i kohës dhe të bashkëpunëtorëve të atij sistemi. Në shënjestër të këtij sistemi ideologjik ishte çdo gjë që ka të bëjë me kulturën, duke filluar nga shoqatat artistike, koncertet e tyre, këngët dhe vallet popullore, libri dhe filmi shqip e deri tek ndjekja e emisioneve të televizionit shqiptar. Gjithçka në atë kohë bazohej në ndalimin dhe

përçmimin e kulturës kombëtare, duke dashur të krijohet një komunitet pa identitet ose siç do ta përkufizonte nobelisti i njohur Çesllav Millosh “Mendje të robëruara”. Në librin “Me këngë nga vendlindja në Amerikë”, autori Haxhi Zeneli gërsheton autobiografinë me biografinë dhe folklorin, duke ofruar një mozaik të dhënash mbi këngëtarët, kompozitorët dhe folk-

Liria e shprehjes, por edhe liria e këngës kanë qenë gjithmonë përcaktuese të vlerave të njeriut dhe të shoqërisë në të gjitha periudhat historike. Mirëpo për shqiptarët këto vlera të shenjta gjithnjë ishin të cenuara dhe në periudhat më të zymta kanë shkaktuar drama të shumta individuale, familjare dhe kolektive

loristët autoktonë, të cilët e mbajtën gjallë shpirtin krijues në kohërat më të vështira. Ky libër i shkruar me një nostalgji të theksuar, pasuron lexuesin me mbresa lirike dhe epike, me dashurinë dhe sakrificën, ku përmes këngës, muzikës dhe folklorit, shqiptarët në Malin e Zi arritën ta mbajnë gjallë shpirtin dhe krijimtarinë e kësaj popullate. E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Videolojërat “Made in Kosova” Trendi i videolojërave në botë, bashkë me zhvillimin e teknologjisë ka marrë hov, duke u shndërruar në një industri të madhe e fitimprurëse. Kosova si një vend i vogël, nuk është se ka të zhvilluar një industri të vetën në këtë drejtim, por Lekë Sahatqija, një “software develop-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

er” i ri i cili ka krijuar kompaninë e tij, sheh potencial në këtë fushë. Ai konsideron se Kosova në fushën e zhvillimit të videolojërave ka një të ardhme të mirë. Vizionet e tij për të ardhmen e kësaj industrie në vend janë të qarta, dhe këtë mëton ta bëjë duke nxjerrë në treg produktet e tij. Sahatiqi-

ja tashmë ka zhvilluar disa lojëra kompjuterike të cilat i ka lansuar, dhe të tjera që është duke i testuar në tregun amerikan. “Pizza Tales”, “Neuron”, “Gravity” janë vetëm disa prej lojërave që ai ka zhvilluar, derisa është në proces të përfundimit edhe “Mirror Jump” dhe “Flower’s Journey”.


SPORT

Në Kampionatin Ballkanik të Taekwondosë në Bukuresht të Rumanisë

Tre kampionë dhe një nënkampione nga KT “Ulqini” Mali i Zi është përfaqësuar nga 22 garues dhe në renditjen e përgjithshme ka fituar vendin e dytë në disiplinën e formave, kategoria e kadetëve, duke u shpërblyer me kupë. Në kategorinë e kadetëve, në disiplinën e formave, Sumeja Bisha u shpall kampione e Ballkanit, kurse Medina Kanaqeviq zuri vendin e katërt. Në kategorinë e pionierëve, në dyluftim, kampionë të Ballkanit u shpallën Sara Kraja dhe Bledar Kasmi, kurse nënkampione Arta Ismailaga Pesë garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini”, të cilët ishin pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi, e kanë arsyetuar besimin e dhënë në edicionin e 20-të të Kampionatit Ballkanik në Taekwondo, i cili gjatë fundjavës është mbajtur në kryeqytetin e Rumanisë. Në kategorinë e kadetëve, në di-

siplinën e formave, Sumeja Bisha u shpall kampione e Ballkanit, kurse Medina Kanaqeviq zuri vendin e katërt. Në kategorinë e pionierëve, në dyluftim, kampionë të Ballkanit u shpallën Sara Kraja dhe Bledar Kasmi, kurse nënkampione Arta Ismailaga.

Mali i Zi është përfaqësuar nga 22 garues dhe në renditjen e përgjithshme ka fituar vendin e dytë në disiplinën e formave, kategoria e kadetëve, duke u shpërblyer me kupë. Pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi ka qenë edhe kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, i cili është edhe (Kohapress) trajner i Malit të Zi.

E ENJTE, 20 SHTATOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 20 shtator

2018 Viti XVll Numër 832 Çmimi

0,50

Kakofonia dhe gjeopolitika e mungua shqiptar ISSN 1800-5696

Mbi të vërtetën

Të gjithë duhet t përqendrohemi programin strate zhvillimor të Ulq


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.