KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 shtator 2018 Viti XVll Numër 833 Çmimi 0,50
Kaos i rëndë në politikën kombëtare
ISSN 1800-5696
Femrat, frymëzim dhe simbol kryesor i krijimtarisë së portretistëve dhe artistëve
Nëpër Çarshi të vjetër
PËRMBAJTJE
4
16 Mundësi bashkëpunimi në fusha të ndryshme
Kthim nga harresa
18
20 Kujtime të njëzet e tetë miqve dhe dashamirëve për Gjergj Kalajn
Kam dëshirë të vesh diçka të veçantë
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
PËRMBAJTJE
22
30 Plotësim i amanetit të babait
Personalitet i dalluar i kulturës shkodrane
32
34 Shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë
Këngët për Mujin e Halilin KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Kaos i rëndë në politikën nukkombëtare
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Nëpër Çarshi të vjetër
artistëve portretistëve dhe i krijimtarisë së dhe simbol kryesor Femrat, frymëzim
të vjetër Çarshi Nëpër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Femrat, frymëzim dhe simbol kryesor i krijimtarisë së portretistëve dhe artistëve
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
Podgoricë e enjte, 27 shtator 2018 Viti XVll Numër 833 Çmimi 0,50
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i KKSH-së, Faik Nika zhvilloi takim pune me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi
Mundësi bashkëpunimi në fusha të ndryshme Podgoricë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Z. Faik Nika i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, të mërkurën, u pritën nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi dhe nga zyrtarë të tjerë të Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi. Kryetari i KKSH-së, Z. Faik Nika gjatë këtij takimi, e informoi ambasadorin e Republikës së Kosovës, për mënyrën e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për çështje të rëndësishme, si dhe me
4
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi, në fushën e arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik, kuadrit ligjor në fuqi, etj. Ndërkohë, në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. Ndërkaq, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, nga ky takim bëri të ditur se përfaqësuesit e KKSH-së me
ndërmjetësimin e ambasadës së Kosovës, do të zhvillojnë vizita zyrtare në një sërë institucionesh të Republikës së Kosovës, me synim koordinimin e veprimeve për realizimin e disa aktiviteteve me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi. Ky ishte takimi i parë i kryetarit të KKSH-së, Z. Faik Nika me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, qëkur ai u emërua në postin e kryetarit të këtij këshilli. t. u.
NGJARJE JAVORE
Mali i Zi – Kosovë
“Korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, nuk është çështje urgjente” Çështja e korrigjimit të kufirit me Malin e Zi nuk është urgjente për Qeverinë e Kosovës, ndonëse Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit i Kosovës e ka përfunduar punën e tij dhe ka ofruar argumentet e nevojshme. Kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë Radio Kosovës se faktet janë të qëndrueshme, por çështja tani varet nga disponimi i politikës. Qeveria Haradinaj e kishte çështje urgjente ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, por nuk e ka urgjent korrigjimin e kufirit, mbi bazën e argumenteve që i ka ofruar Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi. Ky i fundit ka thënë se edhe pas miratimit të Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ku përfshihej edhe raporti përfundimtar i komisionit, kanë vazhduar me plotësimin e raportit me fakte të reja dhe tani i mbetet Qeverisë të formojë grupin punues që do të bisedojë me palën malazeze. “Ne si komision kemi mbaruar punën dhe jemi në pritje të hapjes së mundësisë për t’u ulur dhe për të dialoguar me palën malazeze për çështjen e kufirit”, tha Bulliqi. Radio Kosova merr vesh se Qeveria nuk e ka formuar ende grupin punues, duke pasur parasysh edhe afatin prej dy vjetësh për ta përmbyllur këtë çështje. Në një përgjigje me shkrim, Zyra për Informim e Qeverisë ka thënë se po punohet në këtë drejtim, por nuk kanë dhënë detaje. Në fakt, edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka pranuar se kjo nuk është çështje urgjente. “I jemi shumë falënderues Malit të
Zi që marrëveshjen për kufirin dhe për gatishmërinë që marrëveshjen për kufirin ta trajtojmë në përputhje me atë që jemi marrë vesh, që është korrigjimi në dy drejtimet, Çakorr dhe Kullë. Kjo për këtë do të jetë koha kur ne e përcaktojmë. Nuk jemi në presion kohor për këtë shkak se ne i kemi disa tema të tjera që i kemi shumë me rëndësi tani, siç është liberalizimi i vizave”, ka thënë Haradinaj. Kurdo që shtrohet kjo çështje, Shpejtim Bulliqi thotë se Komisioni për Shënjimin e Kufirit ka ofruar argumente të mjaftueshme dhe se korrigjimi i kufirit tani i mbetet vullnetit politik. “Sigurisht që qëndrojmë prapa atyre fakteve që i posedojmë, sepse edhe
pala malazeze është e vetëdijshme për lëshimet që janë bërë në këtë proces dhe krejt kjo varet nga disponimi i politikës, se sa do të jetë e gatshme politika që këtë proces ta shtyjë më tutje”, ka thënë Bulliqi. Ai shpreson që presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi ta shtyjnë përpara këtë çështje dhe të korrigjohen ato pika kufitare, ku, sipas tij, është punuar keq nga komisioni paraprak. Në takimin e fundit të zhvilluar në Podgoricë ndërmjet Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe homologut të tij të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është bërë e ditur nëse kanë folur edhe për çështjen e korrigjimit të kufirit, por vetëm për thellimin e raporteve bilaterale.
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Kaos i rëndë në poli Ka disa javë tashmë që flitet seriozisht për shkëmbime territoresh, ndreqje kufijsh, korrigjim ose për diçka krejtësisht tjetër, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, varësisht reagimeve se kush e thotë dhe kur e thotë. Sot e kësaj dite askush nuk e di dhe askush nuk thotë se si dhe pse ky subjekt filloi të diskutohej për herë të parë publikisht, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Sot jemi për shkëmbim territoresh, nesër për ndreqje kufijsh, ose diçka tjetër. Kriza e parë e pas luftës në Kosovë, në nivel kombëtar, i gjen udhëheqësit shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, krejtësisht të papërgatitur, të zbuluar, krejt lakuriq para popullit të vet dhe para opinionit botëror se si të merren me këtë situatë përballë të cilës gjënden, pa asnjë ide dhe pa asnjë strategji politiko-kombëtare se si duhet shkuar përpara. Gjithkush në mendje të vet jep idetë e veta, ose kundërshton idetë e atij tjetrit, pa asnjë marrëveshje ose vizion të përbashkët se si duhet vazhduar. Presidenti i Kosovës kundër Kryeministrit të Kosovës, opozita kundër pozitës, ndërkohë që Tirana kryesisht heshtë. E njëjta ndodh edhe në Tiranë, pa asnjë politikë bashkërenduese midis forcave politike në Shqipëri dhe as midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për këtë çështje tejet me rëndësi kombëtare. Ekziston pra një kaos i rëndë mendimesh dhe një mungesë bashkërendimi në politikën kombëtare përsa u përket interesave afatgjata të kombit shqiptar, siç mund të vihet re nga debati mbi çeshtjet e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Teksa dëgjojmë komentet e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Prishtinë dhe në
6
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Kosovë, është e qartë se në radhët e tyre – në lidhje me këtë çështje - ekziston një hendek i madh, një pështjellim i madh idesh, pa rregull e pa organizim, një gjendje kaotike të cilës nuk mund i gjëndet filli. Kjo gjendje kaotike vihet re nga komunikimet dhe komentet e udhëheqësve të Kosovës drejtuar prej së largu ndaj njëri- tjetrit, mbi shkëmbimin e territoreve ose ndreqjen e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës - në një kohë që ju siguroj se Serbia është e bashkuar për ato që kërkon dhe çfarë pret si përfundim i këtij procesi, siç duket i planifikuar mirë dhe i promovuar prej saj prej kohësh, pikërisht, në këtë moment -- për qëllimet strategjike afatgjata të Beogradit dhe padronëve të tij rusë, në Kosovë dhe në Ballkan. Në këtë kaos politik kombëtar dhe konfuzion, fatkeqësisht, bën pjesë edhe Tirana zyrtare, të pakën ky është mendimi im, pasi dëgjova pjesë të komenteve të Kryeministrit Edi Rama në emisionin televiziv shqiptar, “Opinion”, para disa ditësh, ku kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk di “asgjë” për këtë çështje, kur u pyet nga gazetari nëse kishte dijeni se ç’po ndodhte. Pyetjes nëse “Presidenti Thaçi ju ka informuar për këtë çështje, Kryeministri Rama u përgjegj: “Jo. Kur them jo, them që nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vërë mua në pozicionin që të kem një pamje të asaj që po zhvillohet dhe të bëj komente.” Çështja e kufijve të Kosovës, terësia e saj territoriale, pavarësia dhe sovraniteti i saj si shtet, janë të rëndësishme
për të gjithë shqiptarët, e sdiomos për Tiranën zyrtare. Është pak e çuditshme që udhëheqësi shqiptar shprehet se nuk di gjë për këtë çështje, ndërkohë që përdor një mjet publik të informimit të komunikojë prej së largu në lidhje me këtë temë - ndonëse e vështirë dhe e ndërlikuar - me udhëheqsit e Kosovës, Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, në vend që të takohet me ta me qëllim që të arrijnë në një qëndrim të përbashkët kombëtar midis tyre, në bashkërendim me aleatët perëndimorë të shqiptarëve, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë. Ndërkaq, nepërmjet programit “Opinion”, Z. Rama u bëri thirrje udhëheqsve të Kosovës që për këtë çështje të “krijojnë një proces”, përfshirë edhe një “konsultim me diasporën shqiptare në Amerikë”. “Tani pse nuk shkojnë ta pyesin diasporën shqiptare të Amerikës sot? Ku është diaspora shqiptare e Amerikës? Të gjithë ata kontributorë të pavarësisë së Kosovës, që lanë pasurinë për të blerë armë për Kosovën, sot janë viktima njësoj si ju, s’po fus veten time, që bëjnë diskutime dhe nuk kemi një proces. Ku janë njerëzit që merren me historinë? Që do të thotë, ne na duhet një proces”, është shprehur kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në TV Klan. Më heret, Kryeministri Rama kishte pranuar me të drejtë në programin “Open” të televizionit Top Channel se,”Për dialogun Kosovë Serbi mungon një platformë strategjike kombëtare”. Absolutisht e vërtetë, por
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
itikën kombëtare
kush duhet t’a përpilojë këtë strategji, Z. Kryeministër? Kjo duhej të ishte bërë shumë më heret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe jo nga “Diaspora në Amerikë”. Ky nuk është roli i diasporës shqiptare, pasi faleminderit Zotit sot i kemi dy shtete shqiptare legjitime, të njohura ndërkombtarisht, të cilat duhej të kishin përpiluar një strategji kombëtare me kohë, jo vetëm për marrëdhniet Kosovë-Serbi, por për shumë çështje të interesit kombëtar. Udhëheqsit shqiptarë, në Tiranë dhe në Shqipëri – sipas orekseve të momentit - kanë deklaruar gjysmën e botës si vende strategjike të Shqipërisë dhe të Kosovës, por nuk kanë përpiluar një strategji kombëtare dhe ky nuk është faji i diasporës shqiptaro-amerikane. E vërtetë se diaspora shqiptare e Amerikës, është këtu, Z. Kryeministër. Sot më pak e organizuar dhe më shumë e përçarë se kurrë, fatkeqsisht, falë edhe politikave zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe influencës së tyre në radhët e diasporës këtu në Shtetet e Bashkuara. Ky proces për një strategji kombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin me të drejtë ju bëni thirrje dhe i cili është tepër i nevojshëm, nuk i takon diasporës shqiptare në Amerikë që ta fillojë, por udhëheqësve legjitimë shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilët, falë votës së shqiptarëve, ua kanë besuar atyre fatin e Kombit. Ky moment historik, siç e cilësuat edhe ju Z. Kryeministër, kërkon një bashkim idesh dhe një qendrim mbarë-shqiptar për bisedimet me Serbinë dhe jo vetëm,
ashtu që të mos dukemi para botës, siç u shprehët edhe ju në programin Opinion”, “si një tufë amatorësh që nuk kanë sensin e historisë”. Është një fakt i njohur tanimë se komuniteti shqiptaro-amerikan, historikisht, ka luajtur dhe duhet të luajë edhe sot rolin që i takon, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në trojet e veta, pranë institucioneve më të larta qeveritare dhe joqeveritare, si dhe publikut dhe medias amerikane këtu në Shtetet e Bashkuara. Në të vërtetë, gjatë dekadave – atëherë kur shqiptaro-amerikanët konsideroheshin si “armiq” të Shqipërisë nga regjimi komunist enverist dhe kur Kosova pësoi të këqija e mundime nën fashizmin serb -- ky komunitet ka luajtur rolin e ambasadorit më të mirë që mund të kishte kombi shqiptar, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica fillimshekullin e kaluar e deri në kohët moderne. Komuniteti shqiptaro-amerikan e kishte të qartë misionin e vet gjatë shekullit të kaluar dhe në fillimin e këtij shekulli shëmbjen e komunizmit në Shqipëri, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga zgjedha shekullore serbe duke siguruar mbështetjen amerikane për të drejtat e shqiptarëve anembanë trojeve të veta në Ballkanin Perëndimor. Me vullnet të mirë dhe pa përzierje dhe ndërhyrje politike, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos brezi i ri, mund dhe duhet të riangazhohet përsëri në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, ashtu si në të kaluarën jo të largët. Edhe organizimi më efikas i diasporës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shqiptare në Amerikë dhe gjetiu duhet të jetë pjesë e një platforme strategjike kombëtare, që ka përmendur Z. Rama, por diaspora nuk ka as mjetet, as njerëzit dhe as orgnaizmin për të qenë një nismëtare e një procesi të tillë. Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry, duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës në Amerikë tre vjet më parë, është shprehur se “Shekulli 21 kërkon një politikë të jashtme më gjithëpërfshirëse. Komunitetet e diasporës janë të parat që mësojnë për një çështje me rëndësi ose krizë në vendet e tyre të lindjes dhe përfaqësuesit e diasporës janë të parët që njoftojnë zyrtarët e lartë të shtetit dhe të qeverisë amerikane”. Këtë fakt e kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër – para tij ose pas tij – Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në qoftë se Tirana dhe Prishtina zyrtare dëshirojnë të konsultohen për angazhimin e diasporës për marrëdhënie më të mira me të, atëherë ndiqni shembullin e marrëdhënieve që gëzonte dikur Ibrahim Rugova me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me diasporën në Evropë. Dekadat e 80-ave dhe 90-ave të shekullit të kaluar konsiderohen si periudha e artë e unitetit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth një kauze të shenjët dhe një udhëheqësi që kishte besimin dhe respektin, jo vetëm të shqiptaro-amerikanëve pa dallim - por si rrjedhim - Presidenti Rugova siguroi shpejt edhe respektin e zyrtarëve më të lartë amerikanë – si simbol i bashkimit të E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION komunitetit shqiptaro-amerikan rreth kauzës së Kosovës, pa dallime politike, fetare a krahinore. Gjatë krizës në Kosovë, influenca e komunitetit shqiptaro-amerikan në Uashington konsiderohej si më e fuqishmja pas Izraelit. Kjo, fatkeqësisht, nuk është më! Lobimi i fuqishëm i shqiptarëve të Amerikës në Uashington gjatë viteve ’80 dhe ’90, si dhe në fillim-shekullin e ri në të cilin jemi, është zëvendësuar tashti me pagesa jotransparente ose gjysmëtransparente, prej qindra mijëra dollarësh dhënë kompanive lobiste amerikane nga udhëheqësit qeveritarë e partiakë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, vetëm për të siguruar ndonjë fotografi individuale me ndonjërin prej presidentëve amerikanë, për t’u përdorur për qëllime elektorale në vend. Nevojitet pra një angazhim më i madh e më serioz se kaq për një partneritet të vërtetë alla-Rugovian me diasporën shqiptare, pasi përpjekjet e deritanishme për të organizuar më mirë diasporën shqiptare në përgjithësi, kanë dështuar, megjithë krijimin e ministrive të diasporës në Tiranë dhe në Prishtinë. Roli dhe angazhimi i diasporës shqiptare, në Amerikë dhe në Evropë është jetik, sidomos në fushën e politikës së jashtme, jo vetëm për përforcimin e marrëdhënieve me shtetet mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Aleancës Euro-Atlantike, por edhe për fatin dhe mirëvajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar. Konsultimet e Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara do të ishin në rregull, por diaspora shqiptare në Amerikë nuk e ka shkaktuar kaosin aktual në politikën kombëtare shqiptare dhe nuk është e drejtë që tani t’i kërkohet asaj ndihmë që t’ia gjejë fillin. Dikur kjo diasporë ishte shumë efektive në ekspozimin – para Uashingtonit zyrtar dhe popullit amerikan -- të krimeve dhe shkeljeve të tëdrejtave të bashkëkombasve tanë, anembanë trojeve shqiptare, nga fqinjtë djallëzorë por është tepër e vështirë për diasporën që para miqve tanë amerikanë të drejtojmë gishtin e akuzës ndaj Tiranës dhe Prishtinës zyrtare dhe t’i identifikojmë ata si fajtorë të gjëndjes aktuale kaotike kombëtare e politike në trojet tona, përfshirë mungesën e një strategjie kombëtare në bisedimet me Serbinë dhe më gjerë.
8
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Ngjarje Lufta e klasave, vendosja e ligjeve në favor të një pjese dhe paragjykimi e shtypja e pjesës më të madhe ishte politika më e gabuar ndër të gabuarat. Këto masa që krijonin inate, xhelozi dhe armiqësi brenda një shteti (lufta e klasave), sollën edhe pasoja, si intriga e rreziqe, përndjekje, burgosje e vrasje, përmbysje
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Romani “Vajza e Gjeneralit” nga Aleko Likaj, ka dy anë; dashuri e dhimbje - shëmti e neveri. Ngjarjet vendosen në Shqipëri e Francë në të kaluarën (vitet ’70 - ‘90 të shekullit XX). Në atë kohë ishte bërë traditë që të rinj shqiptarë të përzgjedhur nga radhët e elitës komuniste dërgoheshin për të studiuar jashtë shtetit, që një ditë të bëheshin mbrojtës, ithtarë, trashëgimtarë e pasues të regjimit. Shumica e tyre vërtetë u bënë, mund të thotë dikush që jeton në Shqipëri sot. Shqipëria ishte vend tmerrësisht i mbyllur nën sundimin e diktaturës, e cila mbi të gjitha, u fuste njerëzve frikën për jetën, dhe krijonte ankthin pambarim. Sistemi ishte ngritur për të kufizuar dhe vrarë lirinë e njerëzve, thotë Bardhi, personazh
kryesor në libër. Fatkeqësisht ai e kuptoi këtë shumë vonë, pasi e kishin kthyer nga Franca, dhe tani ndodhej në pritje të torturave në një nga birucat e errëta të hetuesisë. “Faji” i tij kishte qenë dashuria me një franceze kur të dy studionin në universitetin e Bordosë. Vajza ishte bijë gjenerali, dhe Bardhi akuzohej se ishte rekrutuar për të spiunuar vendin e tij. Kjo ishte puna e “Sigurimit”, për të intriguar e krijuar dosje me shpifje sa më monstruoze, sot qesharake. Shkrimtari e përshkruan këtë gjendje me art, por edhe vërtetësi. Lexuesi i ngul sytë mbi faqet e librit. Nuk ka mundësi të ketë ngjarë, thotë, dhe mpihet i tëri kur zbulon të vërtetën. Njerëzit kishin gabuar për njerëzit me rëndësi, të cilët dolën nga një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
që rrëqethin
luftë vëllavrasëse dhe pastaj u idolizuan aq shumë, saqë e morën veten po aq seriozisht; u vendosën në vila të vjedhura e të grabitura, zhdukën pronarët, krijuan “Bllokun”, dhe filluan të ngjisnin shallët, si të tjerë dikur në kullën e Babelit, për të kapur e zëvendësuar Perëndinë. Ata ishin
ata, të tjerët ishin krijuar për t’u bërë skllevër të tyre. Të gjitha idetë që shprehnin i quanin të rëndësishme; për zbatimin e tyre prisnin, internonin, edhe pse dëshmonin se vetë ishin injorantë sa herë që hapnin gojën për fjalime, raporte e kongrese turmash. Lufta e klasave, vendosja e ligjeve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në favor të një pjese dhe paragjykimi e shtypja e pjesës më të madhe ishte politika më e gabuar ndër të gabuarat. Këto masa që krijonin inate, xhelozi dhe armiqësi brenda një shteti (lufta e klasave), sollën edhe pasoja, si intriga e rreziqe, përndjekje, burgosje e vrasje, përmbysje. E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Ulqini duhet të qeveriset nga përfaqësuesit e shqiptarëve (2)
Kryetari i Komunës të zgjidhet drejtpërdrejt nga ulqinakët Tashmë është krijuar një realitet i ri qeverisës, edhe si rrjedhojë dhe rezultat i mospajtimeve dhe divergjencave të partive politike nacionale. Pas 28 vjetësh, postin e kryetarit të Komunës në Ulqinin me 78 për qind popullsi shqiptare e ka marrë përfaqësuesi i një partie malazeze, konkretisht PDS-së. Nëse Ligji për zgjedhjen e kryetarit të Komunës do të ishte mazhoritar, pra do të votonin drejtpërdrejt ulqinakët për kryetarin e tyre, kjo nuk do të ndodhte
Zyhni Beqiraj
(vijon nga numri i kaluar) Ligji zgjedhor për Parlamentin e Malit të Zi është diskriminues për pakicat autoktone apo minoritetet. Ata nuk përfaqësohen në Parlament sipas përqindjes së etnisë. Ligji zgjedhor, i ndërtuar në mënyrë diskriminuese, sjell që votat e shqiptarëve të shkojnë në favor të partive malazeze. I tillë është edhe Ligji për zgjedhjet vendore apo komunale. Ai është plotësisht proporcional, çka do të thotë se subjektet politike nëpërmjet përfaqësuesve të tyre zgjedhin jo vetëm kryetarin e Kuvendit Komunal, por edhe kryetarin e Komunës. Kësisoj popullit të Komunës së Ulqinit i është mohuar e drejta e zgjedhjes direkte me votën e lirë të kryetarit të Komunës së tyre. Vetëm në bazë të marrëveshjeve, koalicioneve dhe kompromiseve mund të zgjedhet kryetari i Komunës nga Kuvendi Komu-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
nal, ku asnjë forcë politike nuk mund të marrë mbi 50 për qind të votave për shkak të ndarjes së elektoratit. Në zgjedhjet e shkurtit 2018, partitë nacionale shqiptare edhe pse nuk ishin të organizuara e të bashkuara në një koalicion të vetëm, morën mbi 60 për qind të vendeve në Kuvendin Komunal. Por postin e kryetarit të Komunës e mori PDS-ja (DPS), partia malazeze qeverisëse, që mundi të marrë vetëm 27.6 për qind të vendeve në Kuvendin Komunal. Ky rezultat i përkthyer në numra është vetëm nëntë këshilltarë për PDS-në, përkundrejt 33 sa ka gjithsej Kuvendi Komunal i Komunës së Ulqinit. Por PDS-ja e Millo Gjukanoviqit, edhe pse është parti qeverisëse dhe presidenciale, për shkak të postit të Presidentit të Malit të Zi që mban
“
tashmë kryetari saj z. Gjukanoviq, nuk ka garantuar dhe realizuar ato të drejta dhe liri themelore që Kushtetuta e Malit Zi i sanksionon. Ja se çfarë thuhet në Preambulën e Kushtetutës së Malit të Zi: “Vendosmëria si qytetarë të lirë dhe të barabartë, pjesëtarë të popujve dhe pakicave nacionale që jetojnë në Malin e Zi: malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, myslimanë, kroatë etj., jemi të përkushtuar ndaj Malit të Zi demokratik dhe qytetar”. Thjesht lind pyetja: “A janë të përfaqësuar shqiptarët sipas përqindjes së popullsisë në institucionet e shtetit malazez? Jo! Kjo është vetëm e drejtë e garantuar në Kushtetutë për shqiptarët, por jo e realizuar, ndaj janë të diskriminuar.
Është detyrim i politikës shqiptare të Shtetit Amë që të angazhohet, të ndihmojë me politikat e saj shqiptarët kudo ku jetojnë përtej kufijve, pra dhe ulqinakët konkretisht, si shumicë autoktone e pastër në trojet e tyre, të kenë të drejtën që të vetëqeverisen nga përfaqësuesit e tyre, kjo edhe si bekim i Zotit. Ky detyrim i politikës qeverisëse shqiptare buron edhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“ Tashmë është krijuar një realitet i ri qeverisës, edhe si rrjedhojë dhe rezultat i mospajtimeve dhe divergjencave të partive politike nacionale. Pas 28 vjetësh, postin e kryetarit të Komunës, në Ulqinin me 78 për qind popullsi shqiptare e ka marrë përfaqësuesi i një partie malazeze, konkretisht PDS-së. Nëse Ligji për zgjedhjen e kryetarit të Komunës do të ishte mazhoritar, pra do të votonin direkt ulqinakët për kryetarin e tyre, kjo nuk do të ndodhte. Ulqinakët do të dinin që t’i bashkonin votat për kandidatin e tyre, e në këtë rast edhe roli i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), ku shqiptarët përfaqësohen për shkak të etnisë, duhet që të ishte ndikues dhe pse jo, përcaktues. Pa mohuar vlerat që mund të ketë kryetari i sapo zgjedhur, z. Nrekiq, drejtuesit e forcave politike nacionale shqiptare, ata të KKSH-së, intelektualët e shumtë e të shquar me integritet, mbarë populli i Ulqinit, duhet të kuptojnë se kryetarin e Komunës së Ulqinit në kushtet e pluralizmit politik duhet ta zgjedhë me votën e tij të lirë, vetëm dhe vetëm populli i Ulqinit, siç është në traditën e tij, kur zgjidhte për mbi 20 vjet radhazi Cafo Beg Ulqinin, një nga simbolet e nacionalizmit shqiptar. Në të kundërt, siç jemi në kushtet e zbati-
mit të ligjit ekzistues, që nuk prodhon stabilitet, të mandatarit apo të zgjedhurit në Kuvendin Komunal nga forcat politike nacionale shqiptare, kanë obligimin politik, kombëtar e qytetar që të vendosin në krye të drejtimit e vetëqeverisjes, pra të Komunës së Ulqinit si kryetar të saj, përfaqësuesin e shumicës shqiptare në Kuvend, kjo edhe në përputhje me detyrimet që burojnë nga Deklarata e OKB-së e 13 shtatorit 2007 “Për popujt autoktonë”, të cilën Mali i Zi edhe pse nuk e ka firmosur, mbasi nuk ishte i pranishëm, si vend demokratik, anëtar i NATO-s dhe që aspiron për t’u anëtarësuar në BE, duhet që ta zbatojë. Nga ana tjetër, është detyrim i politikës shqiptare të Shtetit Amë që të angazhohet, të ndihmojë me politikat e saj shqiptarët kudo ku jetojnë përtej kufijve, pra dhe ulqinakët konkretisht, si shumicë autoktone e pastër në trojet e tyre, të kenë të drejtën që të vetëqeverisen nga përfaqësuesit e tyre, kjo edhe si bekim i Zotit. Ky detyrim i politikës qeverisëse shqiptare buron edhe nga Kushtetuta e RSH-së e ndryshuar e vitit 2016, e cila ndër të tjera edhe në Preambulë sanksionon parimet e saj duke thënë se: “Ne populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdi-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
PDS-ja e Millo Gjukanoviqit, edhe pse është parti qeverisëse dhe presidenciale, për shkak të postit të Presidentit të Malit Zi që mban tashmë kryetari saj z. Gjukanoviq, nuk ka garantuar dhe realizuar ato të drejta dhe liri themelore që Kushtetuta e Malit të Zi i sanksionon
jshëm për historinë tonë (etj.)… me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të prosperitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin njerëzor, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin, dhe bashkimin kombëtar etj…” Nuk ka më qartë se janë të shprehura në Kushtetutën e RSH detyrimet e Shtetit Amë, Shqipërisë, tërë politikës, sidomos të asaj qeverisëse edhe për popullin e Ulqinit. Le të shpresojmë se duke u mbështetur edhe te Deklarata e OKB-së “Për popujt autoktonë”, e cila ndër të tjera: “Ndalon diskriminimin kundër popujve autoktonë dhe pranon pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në të gjitha çështjet që i preokupojnë ato dhe të drejtën për të mbetur të veçantë dhe të ndjekin vizionet e tyre të zhvillimit ekonomik dhe social”. Gjithashtu ajo: “Thekson të drejtat e popujve vendas për të ruajtur dhe forcuar institucionet e tyre, kulturën, traditat dhe për të ndjekur zhvillimin e tyre në përputhje me aspiratat e tyre”, do të kemi reflektimet e duhura. (Fund) (Autori është kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” – Durrës) E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
11
HISTORI
Nga e kaluara e Ulqinit
Nëpër Çarshi Gani Karamanaga
Shtëpia e Kadi Hysejn ef. Mujalit Hafëz Hysejn ef. Mujali, i lindur në vitin 1854, në zemër të Çarshisë, në kohën e lulëzimit më të madh ekonomik të Ulqinit, kur qyteti kishte 200 dyqane dhe po aq anije në Mesdhe, në kohën kur ka lulëzuar spiritualiteti islam, i cili u kurorëzua me Mevludin fenomenal të hafëz Ali Riza Ulqinakut, i cili ishte një gjeneratë me hafëz Mujalin. Stërgjyshi i tij, haxhi Sulejman Mujali, e ndërtoi Xhaminë qendrore të Mezgjahut, në vitin 1728. Ishte imam, mualim, ndërsa në vitin 1897 u zgjodh kadi. Në këtë funksion ishte plot 22 vjet, deri në vitin 1919, kur u emërua myfti i Ulqinit. Në këtë detyrë ishte deri në vitin 1923, kur u pensionua. Hafëz Mujali ka arsimuar gjenerata të ulqinakëve, u kujdesua për xhami dhe pronë të vakëfit. Përveç me fëmijët e tij, prej të cilëve djali Seidi ishte hafëz, kohën më së shumti e kalonte me libër. Shkruante dhe fliste në gjuhën shqipe, malazeze, turqishte, arabe dhe persiane. Vdiq në moshën 86-vjeçare, gjegjësisht në vitin 1940. ... Dita e fundit e vitit 2017. Isha në kafenenë “Bonita”. Në tavolinën tjetër ishte i ulur Shuajb Lutfi Mujali, stërnipi i kadi Hafëz ef. Hysejn Mujalit. E pyeta, a i kanë të ruajtura librat e vjetra të kadisë. “Deri me zerzele (tërmeti i 15 prillit
12
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Shtëpia e Kadi Hysejn ef. Mujalit
Kafja e Bim Dymyles. Në të djathtë, Furra e bukës e Kolë Naumit
1979) e kemi pasur të ruajtur odën e kadisë me librat e tij. Më vonë, e kemi ndërtuar shtëpinë përsëri. Oda e kadisë nuk isht ma, por shumicën e librave të tij i kemi ala të ruajtura”, u përgjigj ai. “Mirë kishte me qenë me ia dhurue Bashkësisë Islame. Kryeimami Ulqinit, Ali ef. Bardhi isht njohës i mirë i gjuhës së vjetër osmanishte”, ishte komenti im. I tregova se ekziston iniciativa për rindërtimin e Beledies dhe aty mund
të rregullohet një dhomë për bibliotekën e vjetër, ku vend të posaçëm mund të kishin librat e përmendura. ... Rukije Dervishi e lindur Elezaga ishte bashkëshortja e dajës sonë, Selim Dervishit. Ajo ma tregoi një rrëfim: “Kadia çdo ditë pasdite i ka mbledhur qytetarët e njohur në zyrën e tij. Është ditur se ku ishte vendi i çdokujt për t’u ulur. Nganjëherë papritmas hynte aty edhe dhëndri i kadisë. Ai nuk i takonte qytetarëve të cilët ishin te kadia. Me
HISTORI
i të vjetër Furra e bukës e Kolë Naumit
Ishte në Çarshi, menjëherë mbrapa kafesë së Bim Dymyles. Kol Naumi Nikolaidisi ka pasur dy djem: Ilinë dhe Pjetrin, i cili e vazhdoi traditën e babait. Ai ishte një kohë të gjatë drejtor i sipërmarrjes - Furrës së shtetit. Furra e Kolë Naumit ka punuar deri në dekadën e gjashtë të shekullit XX. Më vonë, në këtë dyqan kanë punuar fotografi Hajrullah Lika dhe një orëndreqës–sahatxhi nga Kosova.
Centrali elektrik Puntorët në Centralin elektrik Asllan Kaleziqi, Jovan Lolo Miçetiqi, Shaban Ishmaku (në këmbë). Sal Krymi (i ulur)
dhëndrin kadia fliste, u qeshte fjalëve të tij... Një ditë, njëri prej tyre i drejtohet kadisë: ‘Efendi, na jemi për gjithë ditë këtu, me ne i ke fjalët të matura, kurse me dhëndrin tënd flet e qeshesh’. Kadia i kthen xhevap: ‘A mendoni ju, se nuk e di se ku e ka vendin ai, por ai e ka vajzën teme për grua?’” ... Kalaja ka pasur gjithmonë lidhje me familjen e Kadi Mujalit. Laja, e bija e Selim Mujalit (1910-1990), ka qenë e martuar për Hysni Nimanbegun. Muradija, e bija e Sulejman Mano Trumës (1936-2011), ka qenë e martuar me Lutfi Mujalin, nipin e Kadisë. Behxhete Mujali (vajza e Rasim Mujalit) (1942), është e martuar për Tahir Karamanagën. Shpresa Mujali (vajza e Zahid Mujalit) është e martuar në Kala për Agim Ismajlagën.
Kafja e IbrahimBim Dymyles
Kafja e Bim Dymyles ishte në Çarsh-
inë e Ulqinit. Në anë të djathtë, në rrugicën e cila shkonte te shtëpitë e Mujalëve, ka qenë Furra e bukës e Kolë Naumit. Kafja e Bim Dymyles ishte vend për takime, biseda. Ibrahim-Bim Dymylja, ulqinak i vjetër, e ka pasur shtëpinë në afërsi të Xhamisë së Bregut. Ka pasur tri vajza: Vacen - e martuar në familjen Shurdha në Shkodër, Belkizen - e martuar për Rasim Ficin, Sabrijen - e martuar për Mustafë Karaminxhon. Kafja ka punuar deri në gjysmën e dekadës së gjashtë të shekullit XX kur ndërron jetë Bim Dymylja. Vajza e tij Sabrije Karaminxhoja e shet kafenë. Deri me tërmetin e vitit 1979, aty ishte kafja e pensionistëve. Atëherë ajo është dëmtuar. Nipi i Ibrahim Bim Dymyles, Januz Rasim Fici (1951-1994), ka pasur mend për ta kthyer në pronësi kafenë e gjyshit të tij, por ndërroi jetë herët. ... Tash në këtë vend është ndërtuar një objekt dykatësh (Nexhat Myrtoja). Në parter është shitorja e rrobave për gra.
Ka qenë në Çarshinë e Ulqinit, në anën e majtë. Në afërsi ishin: dyqani i Qamil Nimanbegut, punëtoria e Janko Ivankoviqit (marangoz-zdrukthtar), dyqani i Asllan-Lano Llunjit (këpuctar) si edhe berberi Ljubo Çilingiri. Të gjitha këto objekte kanë ekzistuar deri në vitin 1961 kur ndërtohet rruga e re, e cila shkonte prej çarshisë, nëpërmes Pinjeshit deri te hoteli i sotëm “Mediteran”. Pas këtij viti, në vend të centralit elektrik ndërtohet Kino salla, e cila ka punuar deri në tërmetin e vitit 1979. Centrali elektrik ka prodhuar rrymë elektrike dhe akull, i cili është vendosur në enë të veçanta prej llamarine. Akulli është përdorur për hotele dhe është transportuar edhe në vende të tjera të bregdetit të Malit të Zi. Ka pasur rezervoarin për ujë, në anën tjetër të rrugës, nën shtëpitë e Miçetiqëve dhe Met Krymit. Centrali elektrik ka punuar natën, prej orës 19-23. Punëtorët e parë ishin Ili Glenxha dhe Dushan Nitroviqi. Më vonë: Asllan Kaleziqi, Jovan Lolo Miçetiqi, Shaban Ishmaku dhe Sal Krymi (në fotografi). Aty kanë punuar edhe Bahri Basha, Frano Dediqi. Centrali elektrik tregon për qytetërimin e Ulqinit në ato kohëra. E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Rrëfim për gruan dhe artin - statusi apo paradigma e feminizmit (1)
Femrat, frymëzim dhe simbol kryesor i krijimtarisë së portretistëve dhe artistëve Qazim Muja
Që nga fillimi i historisë së artit, femrat mbeten frymëzim i të gjithë portretistëve, i të gjithë artistëve dhe simbol kryesor i krijimtarisë së tyre. I takojmë të përfshira në akte, madje përtej erotikës, në periudhën antike, në periudhën e mesjetës, në veprat klasike të renesancës, në barokun sensual, në impresionizmin e njohur për shmangie të mëdha, si dhe në artet pamore të shekullit të njëzetë. Historiani italian i artit, Vitorio Zgarbi, do të thoshte se “një libër i historisë
“ 14
së artit mund të ishte në mënyrë ekskluzive edhe një libër mbi gruan, sepse aq e panumërt është sasia e veprave që janë frymëzuar prej saj që nga antikiteti e deri në kohët moderne”. Por interesant është fakti se pikërisht në historinë e artit nuk hasim asnjë emër femre si krijuese, si autore, por vetëm si frymëzim, qoftë nga bukuria e saj, qoftë nga dashuria, qoftë nga jeta dhe fati i saj tragjik. Pra, ajo bëhet njëri nga inspirimet më të mëdha për artistët dhe si e tillë mbetet preok-
Kreativiteti është pikërisht në mentalitetin tonë, qoftë të femrës apo të mashkullit, por që duhet ta zhvillojmë dhe avancojmë. Gjithnjë mendoj se kemi humbur vlerat e qëndrueshme dhe thjeshtësinë në qëndrimet tona ndaj femrës krijuese, por, përkundër kësaj, ato duhet të shprehin lirinë e tyre përmes artit, të kundërvihen dhe me këtë rast të shfrytëzojnë të kaluarën si inspirim dhe të përkrahin kulturën tradicionale
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
upim i piktorëve dhe jo vetëm, pjesërisht bazuar edhe në postulatet e frojdizmit. Gjatë historisë ato përjetuan kufizime të çfarëdolloji, sepse çdoherë u panë nga këndi i mashkullit egoist. Ishte e vështirë që femrat të jenë pranuar si piktore të famshme, sepse mendohej se nuk janë sadopak të talentuara për të krijuar art. E kishin të ndaluar të punonin akte të meshkujve me modele nudo. Përpara femrave ambicioze mbylleshin dyert dhe ato mbeteshin të lidhura për shtëpinë dhe të etura për arsimim. Historiania e artit Linda Noklin, e cila ndryshoi mendimin për historinë e artit, thotë se femrat domosdoshmërisht duhet të shprehin lirinë e tyre përmes artit, duke shfrytëzuar të kaluarën si frymëzim për të ardhmen, duke nxitur kreativitetin dhe duke ngritur vetëdijen shoqërore për forcimin e rolit të femrës në art. Ajo nuk ka menduar dhe nuk ka ngritur shqetësimin për faktin përse Goja konsiderohet si gjeni i madh i artit, por pikërisht
KULTURË
Interesant është fakti se pikërisht në historinë e artit nuk hasim asnjë emër femre si krijuese, si autore, por vetëm si frymëzim, qoftë nga bukuria e saj, qoftë nga dashuria, qoftë nga jeta dhe fati i saj tragjik. Pra, ajo bëhet njëri nga inspirimet më të mëdha për artistët dhe si e tillë mbetet preokupim i piktorëve dhe jo vetëm, pjesërisht bazuar edhe në postulatet e frojdizmit
të kundërtën – përse nuk kemi një Goja femër, duke hulumtuar lidhur me mungesën e potencialeve që u kufizohen femrave për të arritur deri te statusi i tillë shoqëror. Vetëm një numër i vogël i tyre, me këmbëngulje dhe gjeturi ia arriti që pak a shumë të depërtojë dhe të lërë gjurmë në krijimtari artistike. Lidhur me këtë kemi një fakt shumë interesant për një të vërtetë për të cilën janë bërë shumë debate në shekullin e kaluar. Fjala është për veprat e artit, të ekspozuara në muzeun “Metropoliten” dhe që përmbante vetëm pesë për qind vepra të autoreve femra, por 85 për qind të tablove që paraqitnin portrete apo figura të femrës. Mendoj se kreativiteti është pikërisht në mentalitetin tonë, qoftë të femrës apo të mashkullit, por që duhet ta zhvillojmë dhe avancojmë. Gjithnjë mendoj se kemi humbur vlerat e qëndrueshme dhe thjeshtësinë në qëndrimet tona ndaj femrës krijuese, por, përkundër kësaj ato duhet të shprehin lirinë e tyre përmes artit,
të kundërvihen dhe me këtë rast të shfrytëzojnë të kaluarën si frymëzim dhe të përkrahin kulturën tradicionale. Sepse teoria feministe, pa dyshim, është njëra nga pikënisjet e kritikës bashkëkohore e cila lë më së shumti hapësirë për kritikë të frytshme në kulturën bashkëkohore. Potenciali kritik dhe transformues i teorisë feministe që sot ekziston, dhe e cila ndër të parat vë në zbatim mënyrën e re më radikale të vështrimit të ndryshimeve apo dallimeve, është i panjohur për perspektivën patriarkale të bazuar në binarizmin hierarkik. Kultura patriarkale përpiqet ta neutralizojë dhe njëherësh, me integrimet institucionale dhe asimilim, ta shndërrojë në një mbështetje të agjendës më shumë personale neoliberale. Tanimë është e qartë se mendimi feminist është i hershëm dhe i paraprinë feminizmit si lëvizje apo si teori, arrin deri në fillimet e veta të historisë patriarkale dhe të kritikëve të parë të saj, të cilët nuk ishin as femrat, dhe as kritikët, por tragjikët grekë: artistët si Eskili,
të frymëzuar nga një filozofi jetësore më të ndryshme dhe më të frytshme dhe të pajisur me fuqinë prej vizionari të parashikimeve, të parët zbuluan principet e dominimit në praktikën e shtypjes me të cilat shërbehen ligji patriarkal dhe drejtësia. Feminizmi si teori, gjegjësisht si lëvizje e organizuar, i përket historisë së datës më të re, ndërsa për momentet e tij kyç autorja Meri Vulstonkraft, duke e ndjekur me kujdes, na jep një pasqyrë të qartë të ideve feministe dhe të drejtimeve deri në ditët tona që nuk kemi pasur rast t’i lexojmë deri më tani, ku nuk dua të hyj në detaje. Lëvizja e quajtur feminizëm si dhe zhvillimi i arteve pamore feministe, por edhe i letrave ka të bëjë me përpjekjet e feministeve në tërë botën për të krijuar artet e veta të cilat pasqyrojnë dhe të cilat paraqesin përvoja, përpjekje dhe jetët e ndryshme të femrave të ndryshme. Gjithashtu qëllimi i lëvizjes është që të rrisë vizibilitetin e femrave që të merren me historinë e artit dhe me artin. (vijon) E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Mbi krijimtarinë e autorëve Savo Markoç dhe Zhelko Milloviq
Kthim nga harresa Janë këta autorë që jetojnë e veprojnë në vende të vogla dhe u përkasin gjuhëve të vogla, andaj edhe njohja e tyre nga të tjerët paraqet një sfidë të veçantë. Derisa Zhelkoja është pak më i njohur përmes publicistikës, Savos i mbetet që sfidat letrare t’i vazhdojë përmes fiksionit letrar e që i urojmë dhe i dëshirojmë shumë shpejt të zërë edhe vend në skenën letrare malazeze dhe rajonale përkrahet plotësisht edhe përmes botimeve, por edhe përmes përkthimeve të ndërsjella nga njëra në gjuhën tjetër të etnive që jetojnë në Mal të Zi e veçanërisht në masë më Gazmend Çitaku të madhe duhet të jetë përkrahja e gjuhëve të pakicave në përkthim në gjuhën zyrtare. Andaj Ulqini e Tivari sa janë afër, aq janë edhe larg Dekadën e fundit letërsia malazeze njëri-tjetrit në njohjen e kulturës, me ka pësuar një ekspansion si për theks të veçantë në letërsinë që zhnga sasia, por edhe për nga cilësia. villohet në këto dy qendra. Letërsia malazeze dhe autorët e saj Duke qenë se lexuesi ulqinak, pak a pa dyshim se kanë filluar të njihen si shumë njeh krijimet letrare të fqinjëve të vet, nga ana tjetër për shkak të një brend kulturor i llojit të vet. Kur flitet për letërsinë malazeze specifikës së gjuhës, lexuesi tivaras duhet të kemi ndër mend fenome- nuk e njeh fare letërsinë që krijohet nin që kjo letërsi është e njohur në në Ulqin, andaj me të drejtë them se rajon përmes autorëve të shkëlqyer, nuk na njohin fare. Kohës së fundit por edhe përmes shtëpive botuese kemi qenë dëshmitarë të prezantimit që e njohin cilësinë, andaj edhe i bo- të disa autorëve ulqinakë, mendoj për tojnë ata. Derisa autorët e rinj post- piktorët, publikut të Tivarit, por kur modernistë malazezë lejnë gjurmë në flasim për letërsinë nuk ka pasur as letërsinë evropiane, si p. sh.: Andrej ftesa për njohje e prezantime publiNikollaidis, Ognjen Spahiq, Aleksan- kut tivaras, përgjegjësi të cilën duhet dar Beçanoviq etj., ekziston edhe ta mbajnë institucionet relevante. letërsia tjetër e cila tenton të ngrejë Sonte para nesh janë dy krijues tikokën edhe nga qendrat më të vog- varas, njëri në hapat e tij të parë lela, siç është Ulqini, Tivari apo edhe trarë, kurse tjetri pak më i konsoliduar, edhe si publicist, por edhe si botues. qytetet e tjera në Mal të Zi. Në të vërtetë, kultura dhe ata që Savoja dhe Kulla e tij e kujtimeve përmerren me kulturë i përcjellin ng- bëjnë një përmbledhje tregimesh më jarjet kulturore që ndodhin në vend shumë të përjetuara e që pasi që ai i dhe rajon dhe mundohen që të japin përket gjeneratës së lindur në vitet e kontributin e vet sa më të madh në 60-ta të shekullit të kaluar, mund të tejkalimin e ndryshimeve të tranzi- themi se ajo gjeneratë duke përfshirë cionit dhe integrimin kulturor si syn- edhe ata të lindurit në të 70-tat kanë im për bashkim euroatlantik. Nevoja pasur një fëmijëri të qetë dhe pothuaj e njohjes dhe e promovimit reciprok, të njëjtë si për nga lojërat ashtu edhe mendoj pikësëpari të kulturës në Mal për nga mënyra argëtuese. Andaj sot të Zi si shtet multietnik, është e do- kur lexuesi i kategorisë së moshës mosdoshme dhe si e tillë duhet të së autorit apo edhe pak më i ri, me
16
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
shumë mirësi e nostalgji i mirëpret këto tregime sepse pak a shumë janë të njëjtat përjetime, të njëjtat lojëra, të njëjtat prapësi fëmijërore. I ndarë në tri tërësi, Markoçi arrin që te lexuesi të transmetojë jetën autentike të fëmijërisë së vet e që me mjeshtërinë e narracionit të sinqertë e të pasur me lokalizma bën që lexuesi të mos mbetet indiferent. Kur them kështu tingëllon shumë-shumë larg, por këtë largësi kohore lexuesi i ri e merr përmes librit të Savos dhe mishërohet në aventurat dhe autenticitetin e një kohe jo shumë të largët, por të mirë. Kohë kjo që korja e bukës, e njomur në vajin e ullirit ose copa e bukës e lyer me sheqer e ujë ishte shumë herë më e shijshme se cilido ushqim i ditëve të sotme. Libri në pjesën e tretë, pasi që dy të parat i konstatuam si përjetime e kujtime, ka të bëjë me lirinë imagjinare krijuese të autorit. Për mua, edhe pse libri mbyllet me tregimin “Cicat në gozhdë” mendoj se është tregimi më i realizuar në libër. Në këtë tregim hasim në mirësinë njerëzore, dhembshurinë, shtytjen për jetë, vullnetin por edhe sarkazmin e lehtë jetësor e që mbyllet në mënyrën më pozitive të mundur, me frutin e jetës. Andaj shtohet pyetja: Çka është diçka më e madhe se kulla pak më e vogël se kujtesa? Pa dyshim se përgjigjen në këtë pyetje do ta gjejmë brenda kapakëve të librit të Savo Markoçit, të cilën unë do t’ia sugjeroja çdonjërit ta lexojë. Nga ana tjetër, kemi njeriun i cili Për dhe Rreth Tivarit pothuaj ka nxjerrë nga harresa ngjarjet më interesante
KULTURË
kulturore. Që nga viti 1986, Zhelkoja shkruan artikuj, ese dhe kritika muzikore si dhe artikuj të ndryshëm për problemet e kulturës Underground. Kështu ai është bashkautor i monografisë për lagjen Rana të Tivarit, monografi e cila po të mos ishte dokumentuar kësisoji gjeneratat e reja nuk do kishin pasur informata për diçka që dikur ka qenë Tivar. Apo i shtyrë nga bisedat që zhvillonte me kolegë gazetarë nga rajoni e të cilët nuk kishin informata për kulturën pop-rock që është zhvilluar atëbotë në Mal të Zi, Zhelkoja detyrohet që
“
Duke qenë se lexuesi ulqinak, pak a shumë njeh krijimet letrare të fqinjëve të vet, nga ana tjetër për shkak të specifikës së gjuhës, lexuesi tivaras nuk e njeh fare letërsinë që krijohet në Ulqin, andaj me të drejtë them se nuk na njohin fare
t’i përvishet një pune kolosale dhe të sjellë dëshmi jo vetëm për ekzistimin, por edhe për zhvillimin dhe kultivmin e pop-rock skenës muzikore në Mal të Zi. Duke jetuar në qytet bregdetar dhe i ndikuar nga valët muzikore që vinin nga matanë detit (pra, Italia), edhe shija muzikore kultivohej përmes emisioneve televizive muzikore, siç ishin Disko-Ring, apo edhe emisioneve të tjera të kanaleve televizive ashtu edhe radiove italiane. Kështu ai pranon se përjetimin më të thellë muzikor e kishte pasur me Thrillerin e Michael Jacksonit apo tensionin erotik me Like a Virgin të Madonës. Por krejt këto janë të parëndësishme ndaj asaj që gjeneratat e lindura në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, në vitet e ’80-ta kultivohen me muzikën më të mirë e cila edhe sot e gjithë ditën i bën ballë tentimeve muzikore kompjuterike që zhvillohen sot. Sonte paraqesim dy libra të Zhelkos si autor. Njëri është një enciklopedi e muzikës pop-rock e kultivuar në Mal të Zi dhe tjetri ka të bëjë me kujtime nga jeta fëmijërore e fundviteve të ‘70-ta të shekullit të kaluar. Libri i dytë është të themi një ditar kujtimesh të cilin Zhelkoja e sjell jo si dëshmi historike, por si dëshmi e asaj që ai ka parë, përjetuar dhe ishte dëshmitar i viteve
‘70-‘80. Kësisoji i paraqitur, ky libër së bashku me librin e Markoçit dhe të Tanja Sekuliqit, mendoj se paraqesin një trilogji përjetimesh të tre tivarasve që sjellin Tivarin e viteve ‘70-‘80 të përjetuar përmes tyre si protagonistë. Mendoj se kthimi i tillë mbrapa në letërsi është i ndikuar pikësëpari nga “Istambulli” i Orhan Pamukut e që te ne ngjashëm paraqitet përmes librave të autorëve të lartëpërmendur tivaras Milloviq, Markoç dhe Sekuliq, por duke mos harruar e anashkaluar edhe Belo Çaushin e Naim e Sami Flamurin, të cilët rrëfejnë Ulqinin e mu këtyre viteve. Janë pra këta autorë që jetojnë e veprojnë në vende të vogla dhe u përkasin gjuhëve të vogla andaj edhe njohja e tyre nga të tjerët paraqet një sfidë të veçantë. Derisa Zhelkoja është pak më i njohur përmes publicistikës, Savos i mbetet që sfidat letrare t’i vazhdojë përmes fiksionit letrar e që i urojmë dhe i dëshirojmë shumë shpejt të zërë edhe vend në skenën letrare malazeze dhe rajonale. (Fjala e mbajtur në takimin “Tivarasit te fqinjët”, në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, më 20. 09. 2018, me ç’rast u prezantuan autorët, Savo Markoç dhe Zhelko Milloviq) E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
17
INTERVISTË
Intervistë me stilisten Holta Ramadani
Kam dëshirë të vesh diçka të veçantë Holta Ramadani është një vajzë nga Shkodra. Ka pak kohë që i hyri profesionit si stiliste, e që nga ajo kohë ajo është e suksesshme në këtë fushë. Ideja dhe nxitja për modën asaj i lindi nga vetëvetja, duke kërkuar diçka më të bukur se çfarë afrohej tek tregu
K.Javore: Ka kohë që i hyre jetës si stiliste. Më thuaj pak çfarë të nxiti më shumë që të merresh me këtë profesion? H.Ramadani: Realisht mua më duket se kanë ikur shumë shpejt por në maj bëj pesë vjet. Shpresoj të bëj diçka të madhe për këtë përvjetor mjaft të suksesshëm, që i ka kaluar dhe pritshmëritë e mija. Nxitja filloi nga vetja, pasi gjithnjë kam dëshirë të vësh diçka të veçantë që shpeshherë nuk e gjëja në treg. K.Javore: Tani është një kohë e vështirë që të ja qëllosh me modën apo jo ? H.Ramadani: E vështirë dhe jo shumë, pasi aktualisht është një periudhë që ka shumë stile dhe tendenca, nuk është posaçërisht vetëm një. K.Javore: Kryesisht merresh me fustane e vello.. Sa kohë të duhet që një fustan ta bësh me stilin tënd? H.Ramadani: Kryesisht me fustane solemne, aty më duket sikur puna ime duket më shumë dhe kam më shumë vend të fantazoj. Fustanet e nusërisë për herë të parë i bëra në periudhën e shkurtit të 2018-tës, e
18
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
që u pritën mjaft mirë dhe patën një shitje të menjëhershme. Sivjet do sjell një tjetër stil të fustaneve të nusërisë. Kohë realisht merr ose jo krijimi i një fustani, varet gjithmonë më shumë nga se si jam me idenë, sepse procedura e punës nuk zgjatë shumë. K.Javore: Punon me artistë të ndryshëm e që janë të skenës.. Çfarë ndjesie të krijon kur dalin në skenë, në sfilata me veshjen tënde? H.Ramadani: Ndjesia normalisht është shumë e madhe, pasi ata besojnë në punën time, nuk është thjesht një veshje por dhe besimi që ata kanë në atë çfarë t’i sjell për ta. K.Javore: A kërkohet shumë sot nga rinia, sa i përket veshjes? H.Ramadani: Kërkohet dhe mjaftueshëm, interneti ka bërë punët vetë dhe njerëzit shohin dhe idetë janë nga më të ndryshmet. K.Javore: Nga kush inspirohesh më shumë? Ke ndonjë idol e që është i njohur për detaje në punën e tij? H.Ramadani: Inspirimi im i vetëm është personi për të cilin jam duke
punuar një veshje, më frymëzon shumë karakteri i tyre, ajo çfarë unë shoh te ata. Pastaj koleksioni që mund të paraqes është tjetër gjë, bazohet më shumë tek ajo çfarë unë mendoj se mund të jetë tendencë ose ajo si e shikoj unë, si mund të dalë një femër sa më e veçantë për eventin që don të shkojë. K.Javore: Ndonjëherë, a ke bërë prova kopjimi të modës? H.Ramadani: Ndonjëherë është e vështirë të ikësh pasi këtu tek ne është akoma e pranishme ideja që merret nëpërmjet fotos për një fustan që mund ta kenë shikuar klientët, por konsultohemi dhe realizojmë diçka speciale deri aty ku mua më lejohet të ndërhyj. K.Javore: Me çfarë je duke u marrë momentalisht.. Dhe çfarë projektesh keni në vijim? H.Ramadani: Aktualisht po realizoj nja koleksion vjeshtë- dimër sportiv (veshje më shumë e përditshme) por kryesorja është se po përgatitem që tani për sezonin pranverë-verë 2019 që e kam shumë për zemër. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj
INTERVISTË
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
19
KULTURË
Kujtime të njëzet e tetë miqve dhe dashamirëve për Gjergj Kalajn Gjekë Gjonaj
Roli i Gjergj Kalajt në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Nju-Jork dhe SHBA ishte shumë i madh. Të gjithë janë të një mendjeje se Gjergj Kalaj ishte shumë mikpritës. Kur vdiq Gjergj Kalaj , në mars të vitit 2016 , komuniteti shqiptar humbi një ndër veprimtarët e tij më të angazhuar dhe më të guximshëm për çështjen shqiptare, veprimtaria e të cilit i tejkalonte kufijtë e fshatit të lindjes së tij Pikalë ( Grudë)
“ 20
dhe të Malësisë . Për familjen e tij , kjo humbje ishte dhe vazhdon të jetë e rëndë dhe e dhimbshme. Në mërgatën shqiptare në Shtete të Bashkuara të Amerikës në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim shekull do të radhitet ndër emrat e paharrueshëm të mërgatës shqiptare, si mikpritës, bujar, atdhetar , organizues dhe përbashkues në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve në Nju-Jork. Jam njëri nga ata bashkëkombësit e
Në librin me kujtime për Gjergj Kalajn, me dëshirën ( amanetin) e tij , është përfshirë edhe monografia kushtuar Norës së Hotit , kësaj figure heroike dhe një fotoalbum . Po ashtu në faqet e këtij libri është botuar edhe Fjala e mbajtur me rastin e dhënies së Çmimit të Mirënjohjes së Gjergj Kalajt ( pas vdekjes) si “ Veprimtar i çështjes kombëtare”, ku ndër të tjera thuhet “ ... Në diasporën shqiptare të SHBA nuk ka demonstratë apo manifestim me motive kombëtare, që të mos lidhet në një formë a në një tjetër me angazhimin e Gjergj Kalajt, e ku të mos ishte i pranishëm...”
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
tij që nuk e kam njohur personalisht, por që e kam respektuar aktivizimin e tij në manifestime , aksione politike dhe protesta që zhvilloheshin në Nju-Jork e Uashington, kundër politikës serbe , në mbështetje të luftës çlirimtare që zhvillohej në Kosovë. Në ceremoninë e varrimit të tij në Tuz isha i pranishëm. Sikur të gjithë miqtë e dashamirët e tij atë ditë u përkula para trupit të tij të pajetë në nderim të veprës së tij. Ndërsa tani, pas dy vitesh e gjysmë, falë dhuratës së çmuar të shokut tim nga Nju-Jorku Ejll Berishajt, kam në dorë librin “ Gjergj Kalaj - homazh për njeriun dhe patriotin e shquar” të autorëve Nasho Jorgaqi dhe Kristina Jorgaqi . Ky libër , botimin e të cilit e mundësoi bashkëshortja e të ndjerit Gjergj Kalaj, Gjyste Kalaj, e ka prejardhjen në traditën e vëllimeve përkujtimore. Qëllimi i këtij vëllimi është modest: synon që të ndriçojë edhe të vlerësojë në disa aspekte veprimtarinë dhe punën e Gjergj Kalajt. Brenda kësaj kornize janë botuar artikujt në prozë e poezi ( kujtimet) e njëzet e tëtë miqve e dashamirëve me profesione të ndryshme të Gjergj Kalajt ( nga hapësira mbarëshqiptare, si:
KULTURË
Akademik Rexhep Qosja, dr. Bardhyl Reso, Ramiz Llapashtica, Luan Pobrati, Gjergj Uli, Nasho Jorgaqi, Pal Neçaj, Skënder Duka, Sadije Agolli, Naim Balidemaj, Rexhep Vuçetaj, Indrit Reso, Ndue Sinishtaj, Bruno Selimaj, Dedë Kolë Miri Dedvukaj, Jorgo Melica, Shpend Haxhaj, Qazim Dodaj, Stephen Kauifman, Gjeto Sinishtaj, Dilaver Avdiu, Dedë Camaj , Ndue Kalaj,Gjyste Kalaj, Nosh Rrok Camaj, Dedë Dushaj, Luigj Gjokaj dhe Isa Breçani. Në librin me kujtime për Gjergj Kalajn, me dëshirën ( amanetin) e tij , është përfshirë edhe monografia kushtuar Norës së Hotit , kësaj figure heroike dhe një fotoalbum . Po ashtu në faqet e këtij libri është botu-
ar edhe Fjala e mbajtur me rastin e dhënies së Çmimit të Mirënjohjes së Gjergj Kalajt ( pas vdekjes) si “ Veprimtar i çështjes kombëtare”, ku ndër të tjera thuhet “ ... Në diasporën shqiptare të SHBA nuk ka demonstratë apo manifestim me motive kombëtare, që të mos lidhet në një formë a në një tjetër me angazhimin e Gjergj Kalajt, e ku të mos ishte i pranishëm...” Është me rëndësi të thuhet se të gjithë autorët në kujtimet e veta e vlerësojnë lart, veprimtarinë, kontributin dhe atdhedashurinë e madhe në shërbim të çështjes kombëtare. Ata thonë se roli i Gjergj Kalajt në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Nju-Jork dhe SHBA
ishte shumë i madh . Të gjithë janë të një mendjeje se Gjergj Kalaj ishte shumë mikpritës. Se dyert e shtëpisë së tij ishin gjithmonë të hapura. Se ishte burrëror e i buzëqeshur. Fisnik e trim i sprovuar. Bujar i papërsëritshëm. Burrë i fjalës dhe i besës. Shqiptar i pashëm e i kulluar, i cili ndodhej përherë aty ku ndodhej interesi i atdheut dhe i kombit. Aktivist i zjarrtë dhe njeri i papërtuar për të përmbushur çdo nevojë të komunitetit shqiptar në Nju-Jork e më gjerë. Njeri me aftësi të veçanta për të hyrë në shpirtin e njerëzve. Ishte , siç më tha një bashkatdhetar nga Nju-Jorku, njëri ndër bijtë më fisnikë e besnikë të Malësisë, një atdhetar i vërtetë. E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
U përurua libri “Detaria e Ulqinit dhe familja Peku” i autorit Xhemal Peku
Plotësim i amanetit të babait “
Ulqin - Në prani të një numri të madh të publikut, pjesëtarë të familjes Peku dhe miqve të tyre nga Ulqini dhe Durrësi, adhuruesve të kulturës, të
22
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
shtunën në Galerinë e Qendrës së Kulturës u bë përurimi i librit “Detaria e Ulqinit dhe familja Peku” të autorit Xhemal Peku.
“Ky material në dorëshkrim i babës, që ai ma ka lënë mua si trashëgim, është një brengë e madhe që ai më ka lënë brenda vetes sime. Babai im ishte një studiues autodidakt, por i apasionuar pas historisë, historisë së detarisë në përgjithësi dhe në veçanti pas historisë dhe gjurmëve që ka lënë detaria ulqinake dhe detarët ulqinakë”, ka thënë Ramazan Peku, djali i autorit
Djali i autorit, violinisti i njohur Ramazan Peku, ka treguar se qëllimi i botimit të këtij libri është plotësimi i amanetit të babait të tij, i cili e kishte
KULTURË
lënë librin në dorëshkrim. “Ky material në dorëshkrim i babës, që ai ma ka lënë mua si trashëgim, është një brengë e madhe që ai më ka lënë brenda vetes sime”, ka thënë Peku dhe ka treguar se babai i tij, i cili kishte shumë mall për qytetin e të parëve të tij, Ulqinin, vdiq pa e parë atë. Peku ka thënë se babai i tij ishte “një studiues autodidakt, por i apasionuar pas historisë, historisë së detarisë në përgjithësi dhe në veçanti pas historisë dhe gjurmëve që ka lënë detaria ulqinake dhe detarët ulqinakë”. Ai ka thënë se libri është shkruar në respekt të atyre që ruajtën të gjallë në memorien e tyre ngjarjet, ndodhitë, historitë ndër breza. Në fjalën e tij, shkrimtari Hajro Ulqinaku, ka theksuar se kemi të bëjmë me një libër shumë të rëndësishëm për historinë e detarisë, për historinë e popullit shqiptar në Ulqin dhe në Durrës. “Një libër i tillë bën të mburresh dhe ta vërtetosh se shqiptarët, ulqinakët, durrsakët, në veçanti familja Peku, ka qenë familje shumë e madhe, shumë e famshme, shumë e rëndësishme në historinë e detarisë shqiptare në Adriatik, Jon, Mesdhe”, është shprehur ai. Sipas tij, ky libër begaton bibliotekën e historisë së detarisë shqiptare. “Me libra të tillë ne kemi pse të mbur-
remi sepse kemi qenë detarë me shekuj, që nga koha e Ilirisë. Është për t’u habitur, për t’u çuditur, për t’u mburrur se si një njeri ka forcë intelektuale, inteligjencën, dhe shënon me emër dhe mbiemër njerëzit në kohën para se jeton ai, të kohës së tij dhe kështu na tregon historinë tonë të saktë të shkruar”, ka thënë Ulqinaku. Kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, dr. Gani Karamanaga, ka thënë se Ulqini dhe Durrësi, dy vende shqiptare-ilire, kanë jetuar gjithmonë së bashku, por lidhjet më të forta janë bërë kur Ulqini i është dorëzuar Malit të Zi në vitin 1880. “Ata që u shpërngulën ishin detarë të mirë dhe i mësuan detarët e Durrësit se si duhet të lundrohet në det”, ka theksuar ai, duke shtuar se është i privilegjuar që një tekst i tij e ka gjetur vendin në këtë libër. Libri “Detaria e Ulqinit dhe familja Peku” është botuar nga Fondacioni “Lika”. Kryetari i këtij Fondacioni, profesori i muzikës Jusuf Lika, i cili ka një meritë të madhe për botimin e librit, ka treguar se përpos dorëshkrimit që ka lënë autori, në libër janë shtuar edhe disa materiale të tjera mbi detarinë e Ulqinit, të cilat e bëjnë librin më të plotë. Në emër të Komunës së Ulqinit, të
pranishmit i ka përshëndetur nënkryetarja Hadixha Gjoni, e cila ka vënë në pah rolin e pazëvendësueshëm që kanë luajtur femrat ulqinake në jetën e këtij qyteti, sidomos gratë e detarëve, kontributi i të cilave, sipas saj, ka qenë i madh dhe nuk mund të matet me asgjë. “Detarët e Ulqinit na kanë sjellë kulturat nga vendet ku kanë qenë dhe të cilat i kanë vizituar, enë, tekstil etj., të cilat i kanë begatuar shtëpitë e shumë ulqinakëve. Por unë mendoj se duhet me një përkushtim të madh t’i qasemi edhe një bote tjetër, jo botës së detarëve dhe botës mashkullore. Duhet t’i përmendim femrat ulqinake, të cilat kanë qenë bashkëshortet, motrat, të cilat me përkushtim të madh i kanë edukuar, rritur brezat, kanë mbajtur familjet dhe të thuash kanë bërë një luftë në tokë, por luftë tepër të madhe”, ka thënë ajo. Të gjithë folësit kanë vënë në spikamë kontributin e detarisë ulqinake në historinë e detarisë shqiptare, me theks të veçantë në kontributin e familjes Peku. Gjatë përurimit janë lexuar fragmente nga libri dhe mbi detarët e familjes Peku, si dhe janë luajtur disa pjesë muzikore. Në fund të përurimit janë ndarë libra falas për të gjithë pjesëmarrësit në përurim. i. k. E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq monodrama “Aktori në kuti”
Artisti që kërkon lirinë e të shprehurit Tuz – Në QKI “Malësia” në Tuz, është shfaqur monodrama e njohur “Aktori në kuti” , produksion i Shtëpisë Teatrore Filmike “Akt” nga Prishtina e cila këtë vit shënon 25 vjetorin e themelimit, ndërsa autor, aktor dhe regjisor i shfaqjes është Mentor Zymberaj. Pavarësisht se bëhet fjalë për një monodramë e cila ka arritur majat e suksesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë, në Malësi kjo shfaqje nuk zgjoi interesim pasi numri i ndjekësve në sallë ishte shumë i vogël, ndërkohë që aktori Mentor Zymberaj interpretonte me shumë mjeshtri dhe profesionalizëm. Monodrama “Aktori në kuti”, trajton një artist i cili duke besuar lashtësinë dhe kulturën e popullit të tij, kërkon të kthehet në amfiteatrot, në gërmadhat antike për të interpretuar vetëm aty, duke i ikur përditshmërisë dhe të gjitha institucioneve të kohës, por ai në një moment, pas shumë vitesh udhëtimi, mbërrin në një zonë të minuar ku s’ ka kthim mbrapa. Rastësisht atë ditë, qëllon datëlindja e tij dhe ai do që ta zbusë pak atë “zonë të vdekjes”
“ 24
duke luajtur rolet më të bukura të jetës së tij, që nga Shekspiri, Molieri, Çehovi e deri te ëndrra e fundit që ka si tematikë “të zhdukurit“, ai përpiqet që të komunikojë me atë zonë, por që për këtë duhet të presë. Aktori, regjisori dhe autori i kësaj monodrame, Mentor Zymberaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, tha se kjo shfaqje transmeton një mesazh human për të gjithë nj erëzit. “Ky është një artist i madh i cili ka një humanizëm të madh brenda vetvetes. Ai i beson asaj fuqie dhe trashëgimie që e ka dhe kërkon të interpretojë me ato fuqi që ai mendon se i ka, mirëpo jeta e tij përfundon në pritje për të mos pasur mundësi të vazhdojë misionin e tij”, theksoi Zymberaj. Ai shtoi se shfaqja në fjalë është nga ato të rrallat e cila ka mbijetuar plot 10 vjet në skenë, duke fituar kështu plot 27 çmime mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, qe nga Mongolia, Ukraina, Lituania dhe shtete të tjera të botës. “Për ne kjo shfaqje është një kult i
Artistit t’i lihet mendimi i lirë. Fjala e tij të përçohet në popull, sepse, artistët përherë kanë vetëm mesazhe humane me vlera për gjithë njerëzimin, prandaj dhe ky artist kërkon vetëm lirinë e shprehjes që ta thotë mendimin sa më të pastër dhe më të sinqertë tek gjithë njerëzimi, gjithmonë duke u bazuar në vlerat e lashtësisë dhe tek civilizimi i lashtë antik nga i cili faktikisht njerëzimi e filloi ndërtimin e artit skenik
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
suksesit, kult i pasqyrimit edhe të vlerave tona, edhe të ngjarjeve tona,
KULTURË
pasi merret pak a shumë edhe me problemet tona, me trajtimin e artistit në kohë të sotme, e në veçanti me ato vlera të popullit të vet”, u shpreh Mentor Zymberaj i cili njëkohësisht dha këtë mesazh që edhe vetë kjo shfaqje transmeton te publiku: “Artistit t’i lihet mendimi i lirë. Fjala e tij të përçohet në popull, sepse, artistët përherë kanë vetëm mesazhe humane me vlera për gjithë njerëzimin, prandaj dhe ky artist kërkon vetëm lirinë e shprehjes që ta thotë mendimin sa më të pastër dhe më të sinqertë tek gjithë njerëzimi, gjithmonë duke u bazuar në vlerat e lashtësisë dhe tek civilizimi i lashtë antik nga i cili
faktikisht njerëzimi e filloi ndërtimin e artit skenik”, theksoi Zymberaj. Monodrama “Aktori në kuti”, sipas aktorit Zymberaj, është pritur jashtëzakonisht mirë në çdo vend të botës ku është luajtur, nga secili popull, nga secili artist dhe kritik dhe nga medie të ndryshme, duke e vlerësuar lart këtë shfaqje, sikur në Kosovë dhe në trojet mbarëkombëtare ashtu dhe në çdo vend të botës ku është shfaqur. Kjo është e hera e parë që monodrama “Aktori në kuti” shfaqet në Tuz, ndërsa kohëve të fundit, përkatësisht me datë 13 dhe 14 shtator, është prezantuar në teatrin “The Playt.u. ground Theatre” në Londër.
“
Për ne kjo shfaqje është një kult i suksesit, kult i pasqyrimit edhe të vlerave tona, edhe të ngjarjeve tona, pasi merret pak a shumë edhe me problemet tona, me trajtimin e artistit në kohë të sotme e në veçanti me ato vlera të popullit të vet
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
25
MOZAIK
Banorë të fshatit të Sukruqit të epërm vuajnë mungesën e energjisë elektrike cilësore
Një nënstacion i vetëm nuk ka kapacitet të mjaftueshëm
Veçohemi nga të gjithë të tjerët për energji elektrike tejet të dobët që për rrjedhojë na digjen herë pas here pajisjet e ndryshme elektroshtëpiake, veçohemi për rrugë të shkatërruara dhe përplot me gropa, për vonesë të ujësjellësit, etj. Sukruq – Mbi 15 familje të Bashkësisë Lokale të fshatit Sukruq, 10 kilometra nga qyteza e Tuzit, prej më shumë se njëzetë vitesh vuajnë mungesën e energjisë elektrike cilësore, si pasojë e ekzistencës së vetëm një nënstacioni i cili nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar gjithë fluksin e përdorimit të pajisjeve elektrike dhe të aparaturave të ndryshme të cilat familjet i përdorin për nevoja të përditshme dhe si e tillë, mungesa e një nënstacioni të dytë, shkakton probleme të mëdha për dhjetëra familje. Njëri ndër banorët e fshatit, Sukruq i Epërm, Albert Camaj, i prononcuar për gazetën “Koha Javore”, vë në dukje se një nënstacion i vetëm, si pasojë e ngarkesës së madhe të përdorimit të pajisjeve të ndryshme elektrike, pjesën më të madhe të ditës këto pajisje janë jofunksionale për shkak të mungesës së energjisë
26
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
në masën e duhur. “Përveç kësaj, një stuhi e vogël apo një reshje shiu po të na godasë, ne na ndalon energjia elektrike dhe për disa orë detyrohemi të qëndrojnë si të paralizuar dhe në errësirë. Këtë problem fshati ynë e vuan prej shumë vitesh dhe ende askush nuk po na vjen në ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi. Ka mbi 20 vjet, që vit për vit na premtohet ndërtimi i një nënstacioni të ri për nevojat e këtyre familjeve, por për fat të keq, premtimi ka mbetur vetëm premtim dhe asgjë më shumë”, tha Camaj. Ai më tutje bëri të ditur se ata janë fshati i vetëm nga të gjitha të tjerat që e përbëjnë BL të Sukruqit, të cilët siç tha, janë lënë në errësirë si pasojë e mungesës edhe të ndriçimit publik, duke shtuar se “të gjitha investimet në këtë fshat, bëhen në bazë të përkatësisë partiake”. “Ndriçimi publik është evident për-
reth gjithë familjeve, mirëpo në zonën ku banojnë shumë familje Camaj, aty mungon ndriçimi publik. Ky fshat është lënë pas dore dhe trajtohemi si banorë të rendit të dytë në çdo sferë të jetës dhe në çdo investim. Veçohemi nga të gjithë të tjerët për energji elektrike tejet të dobët, që për rrjedhojë na digjen herë pas here pajisjet e ndryshme elektroshtepiake, veçohemi për rrugë të shkatërruara dhe përplot me gropa, për vonesë të ujësjellësit, etj”, u shpreh Camaj. Camaj theksoi se për këtë problematikë ka ngre disa herë iniciativa edhe kryetari i BL të Sukruqit, Zef Dedvukaj, mirëpo sipas tij, deri më sot nuk është zgjidhur asgjë në këtë drejtim. Ai ju bën apel të gjithë atyre që janë kompetentë, që të ndërmarrin iniciativa konkrete deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. t. u.
MOZAIK
Në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros
U krye meremetimi i pullazit të godinës shkollore
Mjetet për sigurimin e materialit për sanimin e pullazit me kohë janë siguruar nga Ministria e Arsimit, ndërsa punimet u kryen vullnetarisht nga mësimdhënësit, prindërit e nxënësve dhe shumë qytetarë të Krajës. Në fillim të vitit shkollor, krahas aktiviteteve të rregullta dhe përgatitjeve të rëndomta të trupit arsimor për fillim të mbarë të vitit shkollor të procesit edukativo-arsimor në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Krajë, paralelisht u zhvilluan edhe punimet për sanimin e objektit shkollor dhe meremetimin e pullazit të sallës së edukimit fizik, sipërfaqja e të cilit i kalon 450 metra katrorë. Mjetet për sigurimin e materialit për sanimin e pullazit me kohë janë siguruar nga Ministria e Arsimit, ndërsa punimet u kryen vullnetarisht nga mësimdhënësit, prindërit e nxënësve dhe shumë qytetarë të Krajës, të cilët shprehen dëshirën për të ndihmuar në meremetimin e pullazit të shkollës para se të nisin shirat e vjeshtës, në mënyrë që nxënësit e këtij institucioni arsimor orët e edukimit fizik t’i mbajnë në ambientet e shkollës – brenda në sallë e jo në terrenet e hapura. Drejtori i Shkollës, Beqir Berjashi, lidhur me këtë aktivitet shprehet: “Salla e edukimit fizik është ndërtuar këtu e pesëdhjetë vjet më parë. Pullazi i saj është amortizuar, izolimi i pullazit dhe i sallës në përgjithësi është dëmtuar nga dhëmbi i kohës në përmasa shumë të mëdha, është vjetruar pothuaj çdo segment i mbulojës dhe i izolimit, andaj ka qenë i domosdoshëm meremetimi i tërë pullazit dhe izolimi i tij, njëherit sanimi dhe meremetimi edhe i shumë elementeve tjerë në sallë. Duke iu falënderuar Ministrisë
së Arsimit, e cila për këtë qëllim ndau një sasi mjetesh, si dhe angazhimit të prindërve të nxënësve të shkollës sonë, mësimdhënësve, qytetarëve të Krajës etj., u arrit që brenda një afati të shkurtër prej pesëmbëdhjete ditësh synimi ynë të realizohet tërësisht. Është ky aktivitet i përbashkët i trupit arsimor, prindërve dhe i shumë vullnetarëve të tjerë kranjanë, dashamirë të shkollës dhe të dijes. Në këtë mënyrë nxënësit tanë kanë mundësi që pa kurrfarë pengesash ta zhvillojnë mësimin e edukimit fizik në sallën e rinovuar dhe bashkëkohore edhe në stinën e shirave”. Përndryshe, mësimin në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krajë këtë vit e ndjekin 85 nxënës, dhjetë më pak se një vit më parë. Në klasën e parë, nga e gjithë treva e
Krajës janë regjistruar vetëm shtatë nxënës. Krahas shkollës qendrore në Ostros, ku mësimin e ndjekin 65 nxënës, nga klasa e parë deri në të nëntën, procesi mësimor edhe në këtë vit shkollor zhvillohet edhe në tri paralele të ndara të shkollës, paralele këto me shumë klasë, pra klasa të kombinuara, dhe atë në Bobosht, në Arbnesh dhe në Skje. Në këto tri paralele mësimin e ndjekin rreth njëzet nxënës. Dy paralele të tilla të ndara, në Kështenjë dhe Ftjan, as këtë vit nuk i hapen dyert për fillestarë ngase në këto dy lokalitete nuk ka asnjë fëmijë të moshës shkollore. Droja është se edhe ndonjë paralele tjetër mund ta ketë këtë fat në një kohë shumë të afërt. Drejtori Berjashi po ashtu na njofton se edhe këtë vit, si edhe tash sa kohë, për të gjithë nxënësit udhëtarë është siguruar transporti me mjetet e shkollës (tre furgona) në relacionin shtëpi-shkollë dhe anasjelltas. Ai thotë po ashtu se nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës janë aktivë edhe në aktivitete kulturore e sportive që organizohen në Krajë. Ali Gjeçbritaj
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
27
PANORAMË
Nis në Tiranë Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit
14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare Skena e re “ArTurbina” ka hapur dyert mbrëmjen e së dielës duke mirëpritur artistët dhe publikun në një festë të përbashkët, atë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit. Rikthimi i këtij Festivali Mbarëkombëtar të Teatrit konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. “ArTurbina” do të flasë shqip me të gjitha dialektet dhe format e saj në skenë nga data 23 deri më 30 shtator. Një festival që përfshin gjithë trevat shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi. 14 trupa teatrore janë bërë pjesë e këtij festivali, organizmi i të cilit u mbështet edhe nga Bashkia e Tiranës. Adem Karaka, drejtor i Teatrit të Shkupit, dhe Agron Myftari i Prishtinës, bashkë me Hervin Çulin të Teatrit Kombëtar, çelën siparin e tij.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Çuli u shpreh se “Andi Xhunga dhe Bashkim Hoxha do të hyjnë në histori se do ngjisin në skenë shfaqjen e parë, TAG”. Ndërsa, Myftari shprehet se, “ne veriorët nga Kosova nuk dimë të flasim shumë veç po ose jo, se ruajmë energjinë. Tirana të organizojë aktivitete të tilla, ne do t’i rrimë pas”. Drejtori i Shkupit u shpreh se ndihem i privilegjuar dhe kam shpresë që vrulli i ndërtimit të skenave do të vazhdojë. “Shqipja gjithmonë ka tingëlluar bukur në çdo cep të rruzullit ku flitet. Pa dyshim më bukur ka qenë në këto skenat tona”. Aktori i njohur, Ndriçim Xhepa, kryetar i juries, duke e konsideruar vlerë të veçantë që ky festival rifillon, tha se “ndoshta jo çdo vit, por një herë në dy vjet të bëhej se do të vinte natyrshëm që krijimtaria e trupave të rretheve një herë në dy vjet të kenë mundësi që të zgjedhin gjënë më cilësore të tyre”.
Ai sugjeroi që nga Tirana ky festival të udhëtojë edhe në Shkup. I pranishëm, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se “është i lumtur që po organizon këtë Festival bashkë me Morelia-n. “Fakti që kemi bërë 700 aktivitete në vit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, pyetjes së Xhepës i përgjigjem, që jemi të gatshëm që jo vetëm të bëjmë një aktivitet teatror, por edhe shumë të tjerë”. Veliaj u ndal edhe te ndërtimi i Teatrit të Ri duke shtuar se “Teatri i ri është ky shembull, më pak preokupim për llaç e tulla, por më shumë angazhim që me ato pak para që ne kemi të financojmë teatro si ky që ne kemi sot”. Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro theksoi në fjalën e saj se “bashkë me miqtë e mi konceptuam këtë Festival mbarëkombëtar, pasi morëm shtysë për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.
PANORAMË
Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi
Nis rrugëtimin në Angli si pjesë e shtëpisë prestigjioze operistike Pas suksesit në Angli, ku në një garë prestigjioze zuri vendin e tretë dhe mori çmimin e publikut, sopranos kosovare Elbenita Kajtazi i ishin ofruar shtëpi operistike për të nënshkruar kontrata. Një prej tyre tashmë është zyrtarizuar. Marrëveshjet që nisën në muajin mars gjatë garës “Glyndebourne Opera Cup”, i kurorëzoi tek tash. Kajtazi ka nënshkruar kontratë me një prej
shtëpive operistike më prestigjioze në botë, “The Glyndebourne Opera House” në Angli. Si pjesë e kësaj shtëpie operistike do të performojë në vitin 2020 në rolin e Adinës nga opera “L’elisir D’amore” të Donizettit. Shtëpia operistike “Glydebourne” në Angli që nga viti 1934 ka shërbyer si hapësirë për festivalin vjetor “Glydebourne Festival Opera”.
Këtë sukses Elbenita Kajtazi e ka cilësuar si “ëndërr të bërë realitet”. “Është mundësi e mrekullueshme të bëj debutimin tim në një rol kaq të madh, në një shtëpi operistike me kaq rëndësi të madhe në Angli. ‘Glyndenbourne Opera House’ është në po të njëjtin nivel dhe e po të njëjtës rëndësi sikur ajo e ‘Royal Opera House’”, ka deklaruar ajo.
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
29
IN MEMORIAM
Isa Alibali (1940-2018)
Personalitet i dalluar i kulturës shkodrane Ndonëse Isa Alibali me profesion ishte pedagog, përkatësisht profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, për nga vokacioni ishte personalitet i kulturës, që është dëshmuar si drejtues, inspektor dhe organizator i veprimtarive të ndryshme kulturore, të institucioneve në qytetin e Shkodrës. Menjëfjalë, kemi të bëjmë me një personalitet shumëplanësh që është veçuar edhe me veprimtarinë botuese, vepra këto që janë vlerësuar nga opinioni i gjerë kulturor Isa Alibali ka lindur në Shkodër më 26 janar 1940, ndërsa vdiq më 19 shtator 2018, në moshën 78-vjeçare. Në Shkodër ka kryer shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa ka diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, në USHT. Fillimisht ka punuar tre vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion. Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së Mesme Artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në Shkollën e Mesme të Përgjithshme
30
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
“Jordan Misja” në Shkodër. Me plot pasion një kohë ka drejtuar Shtëpinë Botuese „Idromeno“ në Shkodër si dhe ka qenë për shumë vite sekretar i Shoqatës “Dashamirët e këngës shkodrane“. Për veprimtarinë e tij është dekoruar nga Bashkia e Shkodrës me “Mirënjohja e Qytetit” dhe Komuna e Gjakovës “Mirënjohja e Gjakovës”. Isa Alibali ishte personalitet shumëplanesh që dëshmohet edhe nga veprimtaria botuese: “Në Shkodër të gjithë këndojnë, hyrje në tempullin e këngës shkodrane”(1997, ribotuar me 2011), “Mirënjohje:ngjarje nga jeta e artistëve tanë”(2002), “Prenkë Jakova: jeta dhe veprimtaria muzikore” (2005), “Me Tano Banushin dhe humorin e tij” (2007), „Si e njoha Mirditën - kujtime“ (2011), “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën) (2012), „Përtej mjegullës ka dritë” (roman, 2015), „Ne, peda-
gogjikasit e 56-ës“ (2016), „Muharrem Nurja - meteori i humorit shkodran“ (2017), „Bejtet shkodrane“ (2018). Ndërsa në takimin e fundit që kam pasur me të në Shkodër, para tre muajve, më informoi se ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera të cilat presin që të botohen së shpejti. Nëse analizojmë opusin e tij krijues del se ai i ka ndenjur besnik Shkodrës, duke prezantuar Shkodrën dhe shkodranët si rrallëkush deri më tash, andaj me të drejtë meriton epitetin personalitet i kulturës shkodrane. Nga e tërë veprimtaria e tij botuese, pa ngurrim them se libri “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën), botuar me rastin e vitit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është ndër librat që dallohet për nga përmbajtja dhe materiali i prezantuar.
IN MEMORIAM
Është i veçantë pikërisht nga tematika e trajtuar, sepse si askush deri më sot ai ka shpalosur marrëdhëniet e ngushta mes Shkodrës e Kosovës në shumë fusha, si në histori, arsim, kulturë dhe arte dhe ndikimet e tyre të ndërsjella. Në libër shprehen ndjenjat e dashurisë për këto dy mjedise shqiptare, duke prezantuar kujtime, veprimtari, portrete, përshtypje, takime, reportazhe, apo udhëtime turistike e ngjarje të përjetuara, larg e afër Kosovës, duke qenë libër unikat për kohën tonë. Si i tillë ky libër do të përdoret si referencë për hulumtime të ndryshme kulturore në mes Shkodrës dhe Kosovës për një periudhë të caktuar kohore. Autori i këtij shkrimi përkujtimor ruan kujtime të pashlyera nga takimi me Isa Alibalin në Prishtinë, në muajin qershor të vitit 1980, kur në Kosovë ishte për vizitë Teatri “Migjeni“ i qytetit të Shkodrës. Kjo trupë te-
atrore ka shfaqur dramën „Baca i Gjetajve“ me autor Fadil Krajën dhe regjisor Serafin Fankon, në disa qytete të Kosovës dhe në Preshevë, me sukses të jashtëzakonshëm. Dhe nuk kishte mundësi të ishte ndryshe sepse në rolet kryesore ishin Ndrekë Luca, Tinka Kurti, Lec Bushati, Vitore Nino etj. Ishte kjo koha e shkëlqimit të këtij teatri duke qenë teatri numër një në nivel kombëtar, ku meritë ka pasur edhe drejtori i tij Isa Alibali. Takimi i tij dhe i përfaqësuesve tjerë të teatrit me ne studentët nga Ulqini, ishte diçka e veçantë dhe ngjarje emocionale, sepse ishte rasti i parë që jemi takuar me këta artistë që i kemi njohur vetëm përmes ekranit të televizionit. Ndërsa më pas jemi takuar në Shkodër në vitin 1992, në takime të rastit, tubime shkencore, koncerte apo përurime librash, duke pasur konsideratën e vazhdueshme intelektuale
dhe krijuese. Ai interesohej edhe për veprimtaritë kulturore në Ulqin, duke mbetur përgjithmonë një intelektual artist shumëplanesh. Si i tillë ai kishte miq jo vetëm në Shkodër e Shqipëri, por edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, pra kudo ku ishin shqiptarët sepse ai kulturën e konceptonte të pandarë në dimensionin mbarëkombëtar. Me vdekjen e tij familja humbi njëriun e dashur, ndërsa Shkodra humbi intelektualin dhe personalitetin e dalluar të kulturës, që u dëshmua në ditën e varrimit, më 20 shtator, me rastin e homazheve në Teatrin „Migjeni“ nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, intelektualëve, artistëve dhe miqve të shumtë, duke dëshmuar konsideratën e lartë për veprimtarinë e tij arsimore, kulturore dhe shoqërore. Dr. Nail Draga E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
31
FOLKLOR
Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot (Malësi e Madhe) (1)
Këngët për Mujin e Halilin Në Drume të Epërme këtyre personazheve kreshnike u thonë: Muji me Halilin. Meqë në këngë aty përmendet Muji para Halilit, ka gjasa që, sipas traditës të ketë ndonjë përparësi ndaj vëllait të tij. Është përgjithësim i luftëtarëve që jetojnë e veprojnë në mjedisin tipik të malësive shqiptare. Tek ata janë mishëruar vlera të larta shpirtërore e fizike të popullit shqiptar
Dr. Ismail Doda
Përmbledhje e shkurtër:
Malësia e Madhe, si ajo në shtetin amë, Shqipërinë, si pjesa tjetër nën Malin e Zi, përbëjnë një trevë fisnore të pandarë dhe janë rajon i përshtatshëm edhe për krijimin dhe zhvillimin e epikës sonë legjendare. Gjatë hulumtimeve tona folklorike më 2 shkurt 1988, në fshatin Drume e Epërme të Hotit, me qendër Tuzin, përveç materialeve të tjera etnofolklorike, i mblodhëm – incizuam dy këngë kreshnike për Mujin e Halilin dhe dy balada: një për rinjohjen e burrit me gruan dhe një për rinjohjen e motrës me të vëllanë. Mbi këtë bazë e hartuam kumtesën. Në studim pasqyrohen: realizimi i dëshirave dhe planeve të personazheve, bëmat dhe synimi i tyre; mbajtja e besës, fuqia shprehëse, gjuhësore, folklorike dhe estetike e vargjeve të këngëve dhe interpretimi i tyre. Bëhet fjalë për rolin e kalit, kujdesin për të dhe kalërimin me mjeshtëri si nga ana e kreshnikëve Mujit e Halil-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
it, veçanërisht gjatë martesave me rrëmbim, si dhe të Aga Imerit, njërit nga personazhet më të njohur të baladave, gjatë rinjohjes me gruan e parë të tij, pas kthimit nga robëria dhe udhëtimit me kalë në relacionin Spanjë-Ulqin dhe anasjelltas. Vihen në pah risitë, elementet e veçanta dhe të përgjithshme të këngëve në kuadrin gjithëkombëtar dhe më gjerë. Fjalët çelësa: Këngët kreshnike: personazhet Muji e Halili; martesat me rrëmbim; baladat – rinjohja burrë-grua; personazhet: Aga Imeri, e shoqja; rinjohja motër-vëlla; Gjon Petrika (Pretika), Dragani, Ruzha; toponimet: Drume e Epërme, Hot, Malësi e Madhe, Krajë, Shestan, Ulqin, Spanjë.
1. Hyrje
Për shkrimin e këtij studimi me titull “Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot, Malësi të Madhe” u mbështeta në dy këngë kreshnike shumë të lashta që iu prijnë këngëve epike historike dhe në dy balada të cilat i vola personalisht në fshatin e atyshëm Drume e Epërme, në çerekun e fundit të shekullit XX dhe i kemi në dorëshkrim.
2. Këngët për dy vëllezërit kreshnikë
Më 2 shkurt 1988, në Drume të Epërme na i këndoi dy këngë për ta
lahutari i njohur Nikë Junçaj, i biri i Gjonit (1900-?), bujk, analfabet, por pa përcjellje me instrument: K. nr. 1 “Martesa e Halilit”, k. nr. 2 “Mujin e Halilin i thërret mbreti në Stambollë”, me 12 vargje dhe i kemi në dorëshkrim.
2.1. Emërtimi
Në Drume të Epërme këtyre personazheve kreshnikë u thonë: Muji me Halilin. Meqë në këngë aty përmendet Muji para Halilit, ka gjasa që, sipas traditës të ketë ndonjë përparësi ndaj vëllait të tij. Është përgjithësim i luftëtarëve që jetojnë e veprojnë në mjedisin tipik të malësive shqiptare. Tek ata janë mishëruar vlera të larta shpirtërore e fizike të popullit shqiptar, si: besa, burrëria, trimëria, qëndresa përballë vështirësive e armiqve, krenaria, dashuria për lirinë e vendit të vet (Safet Hoxha (2008), “Muji (Gjeto Basho Muji) dhe Halili (Sokol Halili, Halili i Ri)”, në ASH e R. SH., Fjalor Enciklopedik Shqiptar/ Grup autorësh; red. i përgjithshëm Emil Lafe – Botim i ri, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008, f. 1771).
2.2. Shtjellimi
Në të dyja këto këngë Muji është kryepersonazh. Në këngën. nr. 1 për ta realizuar Halili martesën ia tregon Mujit planin, duke e nëmur: “Zoti d’vraft-o Muja qi t’ka dhan-e” (v. 3), duke e akuzuar dhe pyetur drejt-
FOLKLOR
përdrejt: “Si s’ma bleve, thotë, i gjok mejdanit? / As ni nuse, thotë, ti ma nuk ma more” (v. 4,5). Ia vesh atij meritat dhe është i bindur se vetëm ai mund ta bëjë të pamundurën, qofshin edhe veprime trimërie, gjë që shprehet edhe në këngë. Sipas Hegelit ekzistojnë disa epoka heroike, në të cilën ndonjë personalitet merr përsipër detyrën e krejt shoqërisë dhe personalisht i ndreq padrejtësitë e saj dhe i mishëron idetë e veta. Oresti dhe Herkuli në saje të personalitetit të vet e kanë përfshirë esencën e fisit ose të kombit. Prandaj materiali i vërtetë që shërben si mbështetje për të hartuar një ep dhe një dramë janë sunduesit, cubat e njohur dhe heronjtë, të cilët bënin ligjin. (Katarina Everet Gilbert, Helmut Kun, “Istorija estetike” (1969), (revidirana i proširena), preveo Dušan Puhalo, „Kultura“, Beograd, Zavod za izdavanje udžbenika Sarajevo, 1969, f. 363, 364.) Muji rrugëzgjidhjen e martesës së Halilit e sheh nëpërmjet grabitjes që ishte bërë traditë. Duhej blerë kali në Jutbinë dhe marrë të bijën e mbretit atje. Pasi merr përgjigje: “Paj ki marr-e gjogun e ki ble / Paj si n’mujsh-a e nusen-e me grabitë; / Paj si n-mujsh-a e gjogun me raditë” (v. 9-11), i premton Muja Halilit se nëse
të gjitha këto i plotëson do t’i bëjë një dasmë të madhe. Halili përgatitet për ta realizuar premtimin që ia kishte dhënë të bijës së mbretit. Këtë e arrinë falë aftësive që ka prej një kalorësi të regjur dhe një mejdanxhiu të sprovuar: “Në shpinë gjogut i paska hip / Paj me vrap e gjogun e ka lodrua / E bija e mretit, thotë, n’derë ki dalë. / Qyr ç’ka ba thot djali për me ba! / Ka afrit gjogun, thot e për g’ja saj” (v. 22-28). Merren vesh që të takohen në livadhe. Atje i tregon e bija e mbretit se e kanë fejuar, si duket për Zukun Bajraktar: “Tash tri vjet-o e thot çi m’kanë xan / Qin dyket-e zati kite marrë” (v. 37, 38). Për ta tejkaluar pengesën zënë kumbar Zukun Bajraktar. Pasi iu kthyen paratë: “At’herë nusen, thotë e ka grabitë” (me kuptimin e ka marrë, I. D.) (v. 53). Në vijim paraqitet një pamje e rrallë e vrapimit me kalë: Sa i përket nuses: “Edhe n’vithe t’gjogut, thotë, e paska qitë” (v. 54). Kësisoj realizohet besa e dhënë. Mbahet besa e Hotit si motit. Nga gëzimi u ka hije kalërimi, vrapimi hipur mbi kalë, dy të rinjve që në këtë mënyrë po lidhnin fatin: “Paj tim e mjegull fushën ma ka bâ / Edhe n’Jutbinë, thotë, njaty e kite çua” (v. 55, 56). Atje u bë edhe dasma, ashtu siç e kishte premtuar dhe paraparë Muja: “Për nji javë, thotë,
dazëm kite bâ” (v. 57). Madje edhe sipas traditës popullore. Për ta paraqitur atë sa më madhështore, rapsodi popullor nëpërmes hiperbolës i zmadhoi shpenzimet e saj tej mase: “Kite pre, thotë, tridhetë qe teroça (=mëzetër, I. D.) / Kite pjek-o treqin desh galâna. / E me brjena, thot-e j’kite pjek-e” (v. 60). Dasmat e mëdha me shpenzime të larta janë praktikuar dhe gjithnjë praktikohen te ne shqiptarët, veçanërisht në pjesët fshatare, vazhdimisht, ndonëse në kushte të tjera, në formë gare. Me rëndësi është realizimi i martesës me rrëmbim që praktikohej aq shumë, mbase për t’u ruajtur nga magjitë që mund t’ua bënin rivalët e tyre grabitqarë. Sepse, sipas besimit popullor magjia është arti që shëron sëmundje, zgjatë jetën, bën të duash e të urresh etj. (Fadil Podgorica, “Fjalor enciklopedik”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Letërsisë, “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2004, f. 241, 246.) Në këngën e dytë kreshnike “Mujin e Halilin i thërret mbreti në Stambollë”, të dy vëllezërit, Muja me Halilin, janë njësoj agresorë: “Gja havale Zoti i paska falë / Nuk po lân-e gjâ pa permys-e / Djalë shtatvjeç-e nuk po lânë me u rritë. / As s’po lân-e çik-e pa grabit-e” (v. 2-5). Veprimi i parë është krim dhe bie ndesh me normat kanunore fare. Mbase bëhet me qëllim që më lehtë t’i grabisnin vajzat shqiptare. Andaj: “Tije (=dëgjuar, I. D.) m’ka po mreti në Stamoll-e / Po ki çua, thotë, ata me’j marr-e / Dhe kin shkua te mreti fill me pa” (v. 6-8). Meqë kënga është fragmentare, s’dimë ç’u bë më vonë me to.
2.3. Përfundimi
Në këngën e parë, përkundër shqetësimeve realizohet synimi. Mbahet besa dhe lidhet martesa. Në të dytën, në mungesë të tekstit, s’del asnjë përfundim. (vijon) E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
33
SPORT
Mesfushori kroat Lluka Modriq mposht Cristiano Ronaldon dhe Muhamed Salah
Shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë Brenda tre muajsh futbollisti 32-vjeçar kroat, Lluka Modriq, i cili e udhëhoqi ekipin kombëtar të Kroacisë në finalen e Botërorit “Rusi 2018” ka arritur që të fitojë tre trofe të rëndësishëm, si shpërblim për karrierën e tij të suksesshme. Pas marrjes së çmimit “Lojtari më i mirë” nga UEFA, mesfushori i Realit të Madridit dhe kapiteni i kombëtares së Kroacisë, Lluka Modriq, ka “rrëmbyer” një tjetër trofe personal, duke mposhtur në garë ish-shokun e tij, Kristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Ai është shpallur nga FIFA, futbollisti më i mirë për vitin 2018. Modriq u zgjodh më i miri përmes
34
Javore KOHA
E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
votave të tifozëve, mediave, përzgjedhësve dhe kapitenëve të kombëtareve. Disa herë i përzgjedhur në rrethin më të ngushtë të kandidatëve për fitimin e Topit të Artë, por nën hijen e dy yjeve të viteve të fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, Modriq ka arritur të shpërthejë sezonin e fundit. Ai ka kaluar një sezon fantastik duke fituar Ligën e Kampionëve me ekipin e Realit të Madridit dhe duke arritur deri në finale me Kroacinë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, duke shënuar rezultatin më të mirë në historinë e kësaj kombëtareje. “Është një nder i madh dhe ndjenjë e bukur për të qëndruar këtu me këtë
trofe. Do doja të përgëzoj Mohamed dhe Cristianon për sezonin e madh që kishin. Unë jam i sigurt se në të ardhmen do të kenë një mundësi tjetër për të luftuar për këtë. Ky trofe nuk është vetëm i imi. Është për ekipin tim të Real Madridit, ekipin kombëtar të Kroacisë dhe të gjithë trajnerët e mi. Kjo është edhe për familjen time, pa të cilën nuk do të isha lojtari që jam”, është shprehur Modriq pas marrjes së trofeut. Më herët gjatë këtij viti, Modriq është përzgjedhur lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror “Rusi 2018” si dhe futbollisti më i mirë në Evropë për sezonin 2017/2018 nga UEFA. (Kohapress)
SPORT
Në Turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Montenegro Stars Trophy” në Budvë
KT “Ulqini” fiton dy trofe Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar dy trofe në Turneun Ndërkombëtar “Montenegro Stars Trophy”, i cili gjatë fundjavës u mbajt në Budvë. Në deklaratën për shtyp të këtij klubi thuhet se në renditjen e përgjithshme, ai ka fituar vendin e parë në disiplinën e formave dhe në disiplinën e garimit, kategoria e kadetëve të rinj, Në disiplinën e garimit, medalje të arta fituan 11 garues (Bledar Kasmi, Enes Dushku, Arta Ismailaga, Merisa Malokraja, Sara Kraja, Besart Kuqi, Amra Dushku, Albjon Hykaj, Dion Mustafa, Medina Kanaqeviq, Amella Nuti), medalje të argjendta 9 garues (Amar Bakalli, Hadi Resulbe-
gu, Mervana Muçaj, Mersida Demiri, Isuf Gjençiq, Abdullah Dervishi, Vesa Dervishi, Amrudin Hoxhiq, Fiona Kraja) dhe medalje të bronzta tre garues (Enis Kurti, Amell Nuti, Hakush Fici). Ndërsa në disiplinën e formave, KT “Ulqini” fitoi 12 medalje të arta (Hadi Resulbegu, Enes Dushku, Hana Tivari, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Vesa Dervishi, Amra Dushku, Amrudin Hoxhiq, Dion Mustafa, Fiona Kraja, Sumeja Bisha, Medina Kanaqeviq), pesë medalje të argjendta (Bledar Kasmi, Ardit Dervishi, Sara Dervishi, Arta Ismailaga, Edina Kraja) dhe tri medalje të bronzta (Mehrudin Muçaj, Amell Nuti, Hava Malokraja).
“
Garuesit më të suksesshëm të turneut u shpallën Arta Ismailaga (kadetja më e mirë), Dion Mustafa (juniori më i mirë) dhe Medina Kanaqeviq (seniorja më e mirë)
Garuesit më të suksesshëm të turneut u shpallën Arta Ismailaga (kadetja më e mirë), Dion Mustafa (juniori më i mirë) dhe Medina Kanaqeviq (seniorja më e mirë). Në këtë turne, KT “Ulqini” u paraqit me 36 garues në të dy disiplinat. Drejtuesit e tij kanë falënderuar prindërit për përkrahjen dhe përkushtimin ndaj këtij klubi. (Kohapress) E ENJTE, 27 SHTATOR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 27 shtator
2018 Viti XVll Numër 833 Çmimi
0,50
Kaos i rëndë në politikën kombëtare
ISSN 1800-5696
Femrat, frymëzim dhe simbol kryesor i krijimtarisë së portretistëve dhe artistëve
Nëpër Çarshi të vjetër