KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 tetor 2018 Viti XVll Numër 834 Çmimi 0,50
Dilema e vlerave dhe e kompromisit
ISSN 1800-5696
Trieshi ka nevojë për bustin e Skënderbeut
Dramë e paralajmëruar
PËRMBAJTJE
8
12 Ëndrrat e mia për Kosovën
Shqiptarët dhe Qendra Wilson
14
16 Interesat e kombit mbi gjithçka
Lajm i prishur
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
PËRMBAJTJE
20
24 “I dashur mashkull, arti është femër”
Vendbanimi me rrënjë shqiptare
30
32 Kënga e Aga Imerit
Themelohet këshilli organizativ për çështjen e ndarjes së kufijve dhe pronësisë me Podgoricën KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 5 tetor 2018 Viti XVll Numër 834 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
Dilema e vlerave dhe e nuk kompromisit
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Trieshi ka nevojë për bustin e Skënderbeut
Dramë e paralajmëruar
Skënderbeut bustin e nevojë për Trieshi ka
paralajmëruar Dramë e
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Komuna e Ulqinit dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” - Ulqin nënshkruan marrëveshjen me NP “Ujësjellësi Regjional”
Përmirësim i furnizimit me ujë gjatë tërë vitit Ulqin – Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen njëvjeçare me NP “Ujësjellësi Regjional” për furnizimin me ujë të pijshëm. Marrëveshja parashikon që NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin të marrë për nevojat e konsumatorëve nga “Ujësjellësi Regjional” 25 litra ujë në sekondë jashtë sezonit të verës, kurse gjatë muajve të verës kjo sasi
4
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
do të rritet në 40 litra ujë në sekondë. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit theksohet se kryetari Loro Nrekiq ka thënë se “nënshkrimi i marrëveshjes do të përmirësojë furnizimin me ujë gjatë tërë vitit, veçmas gjatë sezonit turistik dhe se çmimi për një vit është më i arsyeshëm sesa furnizimi me ujë vetëm gjatë muajve të verës”. Për nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe drejtori i NP “Ujësjellësi
dhe Kanalizimi”, mr. Fuad Haxhibeti, i cili ka sqaruar disa detaje të marrëveshjes. Ndërkaq nënshkrimin e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe drejtori i Ujësjellësit Regjional, Goran Jevriq, i cili ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Komunën e Ulqinit edhe në realizimin e projekteve të tjera. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Në seancën e Kuvendit të Komunës së Plavës
Adill Milushi u zgjodh sekretar i Kuvendit Plavë – Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur të hënën më 24 shtator, në sallën e vogël të Qendrës për kulturë, në debatimin e gjatë që këshilltarët zhvilluan rreth çështjes të seancës së sotme a është vazhdim i seancës konstituive, siç e kishte koncipuar dhe thirrur kryetari i Kuvendit të Komunës, Shefket Jevriq, apo vazhdim i seancës së rregullt, reagoi kryetari i deritanishëm i KK-së, Izet Haxhimushoviq (PSD), duke theksuar se seanca e sotme nuk është vazhdim i seancës konstituive, po vazhdim i punës së seancës së rregullt të KK-së. “Seanca konstituive ka përfunduar me zgjedhjen e kryetarit të KK të Plavës, e kjo e sotmja është seancë e rregullt, me rend të ri të rendit të ditës”, ka konfirmuar Z. Haxhimushoviq. Pas konsultimeve të përfaqësuesve të klubeve të subjekteve politike që participojnë në Kuvend, është vendosur që seanca të vazhdojë punën. Mirëpo, para fillimit të punës së seancës, kryetari dhe këshilltari i grupit të zgjedhësve në zgjedhjet e kaluara lokale “Zgjedhim Plavën”, por edhe kryetar i Komunës së Plavës në mandatin e kaluar, Orhan Shahmanoviq, ka pyetur kryetarin aktual të KK-së Shefket Jevriq, pse nuk ka procesverbal nga seanca e kaluar siç është praktika e deritashme, të dihet shkaku? Kryetari Jevriq është përgjigjur se seanca e sotme sipas tij është vazhdim i seancës së kaluar konstituive, dhe se procesverbali unik (i përbashkët) do të parashtrohet për shqyrtim dhe miratim në seancën e radhës të KK-së. Ndonëse rendit të ditës nga seanca e kaluar i janë shtuar dy çika të reja, këshilltarët janë dakorduar që në vazhdim të seancës të punohet sipas rendit të ditës të miratuar më parë, kurse dy pikat e reja të shqyrtohen së
bashku me të tjerat në seancën e re që do të mbahet fill pas përfundimit të kësaj. Kryetarja e Këshillit për zgjedhje dhe emërime, Sanija Srdanoviq, ka paraqitur emrat e anëtarëve që do të përfaqësojnë organet e punës në institucionet publike dhe këshillat e ndërmarrjeve, si dhe emrat e komisionit të ri zgjedhor komunal, por edhe të atyre për hartimin dhe koncipimin e rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Plavës dhe emërimin e komisionit për hartimin e propozimit të Statutit të Komunës së Plavës dhe të rregullores së punës së KK-së. Me këtë është përmbyllur puna e vazhdimit të seancës së rregullt të KK-së dhe pas pauzës prej pesë minutash, është hapur seanca e re, për punën e së cilës është propozuar dhe miratuar njëzëri rendi i ditës prej katër pikash. Të 24 këshilltarët e pranishëm prej 31 sa numëron gjithsej kuvendi, njëzëri për sekretar të ri të Kuvendit të Komunës së Plavës zgjodhën juristin e diplomuar nga Plava, Adill Milushin, kur edhe i pushoi mandati sekretarit të deritanishëm, Millomir-Millo Dashiq. Përkitazi me pikën e dytë të rendit të ditës – Vendimi mbi të ardhurat e të punësuarve në Komunën e Plavës, përpunuesi i materialit, Mirallem Feratoviq argumentoi se me Ligjin e ri
mbi Administratën lokale të datës 2 janar 2017, janë paraparë vende të reja të punës, ndër të cilat edhe nënkryetarët e komunave dhe menaxheret, të cilët deri me tani nuk kanë ekzistuar. Në vazhdim të punës së seancës, këshilltarët kanë debatuar edhe për Propozim vendimin mbi dorëzimin (lëshimin) në administrim dhe shfrytëzim të përkohshëm të Qendrës rekreativo-sportive në Murinë, Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi. Përpunuesi i materialit, Rusmin Bajraktareviq, ka sqaruar se komuna e cila mbi ndonjë pasuri të tundshme apo të patundshme ka autorizime të caktuara, të njëjtën mund t’ia lëshojë (dorëzojë) Qeverisë në shfrytëzim të përkohshëm, me ose pa kompensim. Theksojmë se para fillimit të punës së vazhdimit të seancës, është bërë verifikimi i mandatit të këshilltarëve të ri, të cilët zëvendësuan këshilltarët të cilëve u pushoi mandati për shkak të zgjedhjes apo emërimit në detyrë të re: tre këshilltarëve të socialdemokratëve të Malit të Zi, Jellena Otasheviq, Demir Gjesheviq dhe Vlladimir Knezheviq, në vend të Dr. Bllazho Stijoviq, Mirsad Bajraktareviq dhe Mirallem Feratoviq dhe këshilltarit të Frontit Demokratik Bogosllav Jashoviq në vend të Millun Zogoviq (deputetit të Parlamentit të Malit të Sh. Hasangjekaj Zi). E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Dilema e vlerave dh Në kohën e krizës morale të pluralizmit në fjalorin e përditshëm ka filluar të zbehet koncepti i vlerave të proklamuara si ide dhe vizion shoqëror, duke u zëvendësuar me konceptin e kompromisit, që në shumë raste paraqet interesin e individëve apo klaneve të ndryshme, duke zhvlerësuar parimet morale e demokratike
Nail Draga
Periudha e pluralizmit politik në Mal të Zi për rreth tre dekada ofron mundësi të analizave shumëdimensionale, sepse kemi të bëjmë më një periudhë kohore me plot sfida. Madje klasa politike në pushtet në këtë mjedis ka pësuar një metamorfozë si rrallë kund, si në aspektin social e politik që ishte vendimtare për Malin e Zi, deri në pavarësimin e tij të plotë, ndërsa nga ana tjetër kemi politizimin e e të gjithë ambientit shoqëror, që ngjason me atë të kohës së monizmit, që është në kundërshtim flagrant me demokracinë dhe shoqërinë pluraliste në përgjithësi.
Parimi i interesave
Përvoja e deritashme na mëson se kompromiset janë një e drejtë demokratike dhe së nuk janë dukuri të panjohura, sepse për të arritur një objektiv ato janë pothuaj të vetmet mundësi reale të momentit. Por, a duhet që të pranohen çdoherë kompromiset, edhe pse në dukje del së arrihet një objektiv. Pikërisht në këtë aspekt kemi të bëjmë me etikën politike e cila është përcaktuese si për individët dhe subjektet politike të cilët marrin vendimet përkatëse. Nëse duhet për t’u qëndruar besnikë parimeve atëherë këtë çështje duhet trajtuar me shumë kujdes, sepse lehtë mund të ndodh që për hir të interesave të
6
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
ngushta të dalim jashtë parimeve, duke mbështetur koalicionet e panatyrshme politike. Pikërisht, këtu qëndron edhe problemi sepse aty ku përfundon morali fillon politika, e cila nuk respekton parimet por interesat, qofshin ato edhe momentale. Raste të tilla ka kudo, e sidomos kur janë në pyetje koalicionet qeverisëse, ato si lokale ashtu edhe qendrore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët, ku si shembull tipik na shërben pushteti lokal i Ulqinit, përkatësisht marrëveshja qeverisëse e arritur me liberalët në vitin 1996 e të tjera të ngjashme më pas që iritojnë qytetarët e në veçanti votuesit e subjekteve përkatëse. Por, kompromiset e tilla dëshmojnë qartë se disa individë apo subjekte për t’ia arritur qëllimit janë në gjendje të bashkëpunojnë edhe me djallin, dukuri kjo e njohur jo vetëm në përmasa lokale, por edhe regjionale. Është çështje tjetër se kompromiset e tilla janë të momentit, sepse në zgjedhjet vijuese, mund të ketë dekompozime të tjera, varësisht nga aktorët politikë, të cilët për të mbetur në skenë përdorin çdo mundësi, sepse nuk kemi të bëjmë me parimet apo etikën politike, por me përfitimet e mundshme nga pjesëmarrja në pushtet.
ku mbaron morali fillon politika, pra jemi duke jetuar në një shoqëri të politizuar, që i ngjason sistemit të monizmit, ku partia ishte baraz me shtetin, ndërsa interpretimet e tjera ishin sa për konsum të ditës. Një dukuri e tillë ka të bëjë sidomos me çështjen e punësimeve në vende të ndryshme të punës ku nuk punësohen individë me përgatitje profesionale dhe vlera të dëshmuara, por në shprehje vjen përshtatshmëria shoqërore, përkatësisht përkatësia partiake. Dhe raste të tilla, ka kudo në vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim. Madje një dukuri e tillë ka marrë përmasa të mëdha duke u bërë si trend shoqëror. Pikërisht në këtë aspekt, nëse analizojnë emërtimet e drejtorëve në institucionet shkollore, në shtëpitë e shëndetit del qartë se të gjithë janë nga partia në pushtet, e ndonjë rrallë edhe nga pjesëtarët e koalicionit qeverisës. Madje është e kotë të konkurrohet edhe nëse je profesionalisht i përgatitur dhe me autoritet në kolektivin përkatës, nëse nuk ke mbështetje politike. Dhe ajo mbështetje paraqet elementin bazë për t’u zgjedhur drejtues i atij institucioni. Raste të tilla kemi kudo, ndërsa në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë është bërë pothuaj dukuri normale.
Koha e krizës morale
Injorohet profesionalizmi dhe meritokracia
Ka kohë që dëgjojmë sintagmën „kriza morale“, e cila ka filluar të marrë përmasa shqetësuese shoqërore. Jo se kjo sintagmë nuk ka ekzistuar edhe më parë, por është shqetësuese së në pluralizëm ka humbur kriteri i vlerës, duke u zëvendësuar me antivlerën. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse aty
Edhe pse ekziston thënia emblematike „se punës duhet gjetur njeriun, e jo njeriut punën“, jemi dëshmitarë se një thënie e tillë ka kohë qe nuk përfillet! Pasi nuk janë duke u përfillur parimet e profesionalizmit, meritokracisë dhe të kontributeve, vlerave intelektuale dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
he e kompromisit autoritetit shoqëror, nuk është befasi kur dëgjohet së në vende udhëheqëse me peshë janë emëruar individë të cilët në situata normale nuk do të kishin një mundësi të tillë. Identik është edhe rasti me përgatitjen e listave për këshilltarë e deputetë të subjekteve politike të cilat janë privatizuar e monopolizuar nga individë apo klane të ndryshme, duke dëshmuar një dobësi të vazhdueshme me pasoja në përfaqësimin politik të subjekteve përkatëse. Pa dilemë së kemi të bëjmë me kohën e krizës morale në pluralizëm, duke mënjanuar vlerat e duke u dhënë përparësi antivlerave. Dhe në këtë kohë përfitojnë tipat intrigantë, duke realizuar ambiciet e veta, sepse ata s’e kanë dert se kryejnë edhe veprime
kundëretike, kundërnjerëzore e madje edhe kundërkombëtare.
Pasojat e kompromiseve
Dhe nga një mospërfillje e tillë del se janë zgjedhur kuadro të cilët nuk janë meritorë për vende përkatëse, andaj kemi një gjendje aspak të pranueshme për qytetarët dhe të punësuarit në subjektet e ndryshme. Jo vetëm në fushën e arsimit e shëndetësisë, por edhe në veprimtari të tjera siç janë ministritë, ndërmarrjet publike apo sekretariatet e ndryshme në pushtetin lokal, gjendja nuk është aspak më e mirë. Dhe kuadrot e tilla përveç së përfaqësojnë veten e tyre, ata po ashtu prezantojnë edhe subjektin që i ka deleguar në postet përkatëse.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Edhe pse janë të rralla rastet kur individë të ndryshëm nuk kanë qenë dakord me kompromise të tilla dhe janë tërhequr nga subjekti përkatës, një veprim i tillë edhe pse me numër simbolik, dëshmon se ende ka individë që mbrojnë parimet para kompromiseve, duke qenë shembull për të tjerët. Duke marrë parasysh faktin së kemi të bëjmë me çështje të ndjeshme është e moralshme që të vlerësohen parimet, ku vlerat profesionale të kenë përparësi, duke dëshmuar qëndrim ndaj çdo veprimi destruktiv me të vetmin qellim për të ruajtur e mbështetur sistemin e vlerave e jo të çdo kompromisi që do të ishte me pasoja për të tashmen dhe të ardhmen. (Gusht, 2018)
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Zëri
Ëndrrat e mia për Kosovën Koha ime këtu pothuajse mori fund, por shpresoj që do të kthehem në Kosovë për ta parë një vend që po ndërtohet mbi fitoret e hershme dhe që po ecën drejt të ardhmes edhe më të ndritshme Gjatë pesë viteve të shkuara bizneset kosovare kanë shtuar eksportin për 37 për qind, duke e përmirësuar imazhin e Kosovës jashtë vendit, veçanërisht në Evropë. Inkurajohem Greg kur i shoh bizneset nga e tërë KosoDelawie va duke bashkëpunuar nën markën “Prodhuar në Kosovë” me përfitime të mëdha, si ndërmarrja e një serbi nga veriu i Kosovës që punon me Pas tri vjetëve të ngarkuara me punë ndërmarrjet e shqiptarëve kosovarë dhe të frytshme në Kosovë, jam në jug për prodhimin dhe për ekmirënjohës që pata rastin t’i shërbe- sportin e produkteve të drurit. Kosojë vendit tim në partneritetin e tij me va duhet të vazhdojë që t’i bëjë këto vendin tuaj. Po largohem nga këtu rrëfime të suksesit të zakonshme. me ndjenja shprese, megjithatë më Në sektorin e bujqësisë, bujqit, duke duhet të them se Kosova është në përfshirë edhe bujkeshat, po fitojnë kryqëzim kritik dhe duhet të bëjë zg- më shumë të ardhura si rezultat i ekjidhje të guximshme për të nxitur rrit- sportit të produkteve si mjedrat dhe jen e saj ekonomike, për t’i vazhduar bimët mjekësore. të arriturat në sundimin e ligjit dhe Institucionet e sundimit të ligjit dalënpër t’iu afruar edhe më shumë inte- gadalë po bëhen më efikase dhe më grimit evropian. Potenciali i bollshëm transparente. Fillimi i aplikacioneve i Kosovës mund të kontribuojë për të dhe i publikimit në internet ka shtuardhmen e ndritur nëse udhëheqësit ar qasjen e publikut në informacione i bëjnë zgjidhjet e duhura. për vendimmarrjen në Qeveri. Tani Gjatë kohës sime këtu ekonomia e qind për qind të tenderëve publikë Kosovës ka vazhduar të rritet: borx- shpallen në mënyrë elektronike. Plathi është në nivel të menaxhueshëm, forma e prokurimit elektronik dhe buxheti është i baraspeshuar dhe të portali për transparencë po i dokuhyrat publike po rriten. Bizneset ven- mentojnë vendimet për prokurim për dore po përfitojnë nga përmirësimi i publikun, duke mundësuar vëzhgim mjedisit afarist, i nxitur nga qasja më e dhe llogaridhënie më të madhe të madhe në kredi, rregulloret e thjesh- tyre. Gjykatat i kanë publikuar më tuara dhe lidhjet më të mira në treg. shumë se 6000 vendime përfundimKëta hapa pozitivë janë pasqyruar tare. Qoshqet elektronike anembanë në ngjitjen e Kosovës në vendin e Kosovës po u ndihmojnë qytetarëve 40-të të raportit “Të bësh biznes” të që t’i marrin dokumentet komunale Bankës Botërore. dhe pronësore lehtë e shpejt.
8
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Gjatë kohës sime këtu kam parë ndryshimin e qasjes në reagimin ndaj rasteve të dhunës në familje. Incidente të tmerrshme ka ende, por kam parë dëshmi të prekshme për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj të drejtave individuale. Viktimat janë gjithnjë e më të gatshme për t’i raportuar rastet dhe gjykatat po punojnë me mund për t’i gjykuar këto raste shpejt, drejt dhe me efikasitet. Gjykatat themelore të Kosovës po ashtu po i shqyrtojnë me kohë lëndët dhe po e zvogëlojnë numrin e lëndëve të vjetra. Për mua këto përparime janë shenjë e rritjes së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, sfidat mbesin. Të gjithë e dimë se sundimi i ligjit në Kosovë nuk është aq i fuqishëm sa mundet ose sa do të duhej të jetë, veçanërisht në rastet që përfshijnë personat me ndikim politik. Kosova i ka kaluar dhjetë vitet e para të shtetësisë së saj duke ndërtuar një sistem bashkëkohor të drejtësisë dhe duke nxjerrë ligje solide që e vënë atë përpara shumë shteteve tjera evropiane, por institucionet e drejtësisë duhet të kryejnë punën më mirë dhe të përqendrohen në aplikimin dhe në zbatimin e njëtrajtshëm të ligjit për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve. Ndërhyrja politike në sistemin e drejtësisë duhet të ndalojë. Politikanët që ndërhyjnë dhe gjyqtarët e prokurorët që e lejojnë këtë po e qëllojnë në zemër të ardhmen e vendit të tyre. Për vazhdimin e suksesit Kosova
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
duhet t’i pranojë plotësisht ata që nuk i ka pranuar plotësisht në të kaluarën: gratë, të rinjtë dhe komunitetet joshumicë. Edhe pse ka shembuj pozitivë në Gjykatën Kushtetuese, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Inspektoratin e Policisë gratë e talentuara të Kosovës kanë për të dhënë më shumë. Të rinjtë dhe komunitetet joshumicë, që kanë potencial të hatashëm, janë ende në margjina. Ende besoj se pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë është thelbësor për të ardhmen në paqe dhe të begatshme – por ende duhet të punohet shumë për t’i përfshirë siç duhet serbët e Kosovës dhe pakicat e tjera në institucionet e vendit dhe në shoqëri. Furnizimi i pasigurt me energji elektrike vazhdon t’ia zërë frymën rritjes ekonomike. Më vjen mirë që ka lëvizje për “Kosovën e Re”, por që të vini deri te dita kur ky termocentral të fillojë prodhimin e energjisë elektrike ju duhet një qeveri e përkushtuar për t’u angazhuar në mënyrë aktive dhe me kohë, si dhe që të marrë vendime konstruktive për këtë projekt. Gjithashtu, jam mjaft i brengosur se propozimet e kohëve të fundit për skema shtesë të ndihmës sociale mund ta minojnë stabilitetin fiskal për vite të tëra. Për t’u ballafaquar me sukses me këto sfida u bëj thirrje prijësve kosovarë që të jenë kujde-
starë të ekonomisë dhe t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’u ndihmuar të gjithëve – jo vetëm atyre me lidhje të mira ose politikanëve – për të përparuar dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës të trashëgojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe të begatshme. Unë shpresoj që do të përballeni me këto sfida. Pjesërisht, sepse e kam vërejtur se organizatat e shoqërisë civile të të gjitha llojeve po rriten në numër e në madhësi dhe me sukses po u japin zë individëve me interesa dhe nevoja të përbashkëta. Organizatat si “Aktiv” dhe “Demokracia për Zhvillim”, që përqendrohen në bashkëpunimin ndëretnik, po ashtu po i ndihmojnë njerëzit nga e tërë Kosova për ta kuptuar se kanë më shumë gjëra të përbashkëta sesa mendojnë. Sa i përket marrëdhënieve të vendit me shtetet fqinje, vazhdoj të besoj se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për ardhmërinë e Kosovës. Udhëheqja politike, e cilësdo parti, duhet të gjejë pikat e përbashkëta për objektivet e Kosovës dhe të gjejë mënyrën për të ecur përpara, duke i pasqyruar interesat e tërë popullit. Kosova ka nevojë shumë të madhe dhe urgjente për këtë frymë të bashkëpunimit nga prijësit e saj për të arritur përparim. Kosova nuk ka kohë për të humbur duke u marrë me sfidat e saj. Ajo
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
duhet t’ia demonstrojë bashkësisë skeptike ndërkombëtare se mund të jetë partnere e besueshme që i përqafon vlerat transatlantike. Ajo do të jetë vazhdimisht nën vëzhgim, jo vetëm nga jashtë, por edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rinjtë. Udhëheqësit, si në politikë, edhe të shoqërisë civile, duhet të vendosin çfarë Kosove duan të shohin. Qytetarët duhet të kuptojnë se ata luajnë rol thelbësor për ta kërkuar ndryshimin që duan ta shohin, por edhe për t’i prirë atij ndryshimi. Nëse nuk e bëjnë këtë, ky ndryshim nuk do të vijë. Koha ime këtu pothuajse mori fund, por shpresoj që do të kthehem në Kosovë për ta parë një vend që po ndërtohet mbi fitoret e hershme dhe që po ecën drejt të ardhmes edhe më të ndritshme. E paramendoj një vend ku ka ndarje të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe të njëtrajtshme, ku ligji i mbron të gjithë në mënyrë të barabartë. Ku bizneset mund të përparojnë me punë të mundimshme dhe me inovacion. Ku komunitetet shohin përtej dallimeve për të parë çka kanë të përbashkët dhe për të ndërtuar mbi to. Ku rinia e vendit ka zë të njëmendtë dhe interes të vërtetë për të ardhmen pikërisht këtu. Këto janë ëndrrat e mia për Kosovën. (Autori është ambasador në largim i SHBA-së në Kosovë) E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Trieshi ka nevojë për bustin e Skënderbeut Shumë mërgimtarë trieshjanë në Amerikë, janë të interesuar dhe në biseda kanë kërkuar me ngulm që këtë vit, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të vendoset busti i tij në Triesh. Mërgimtarët pyesin shpesh a do të vendoset sivjet truporja e kësaj figure në këtë trevë shqiptare e mbushur me histori të mëdha e të paharrueshme. Ata janë të vendosur se paratë për ngritjen e këtij monumenti do t’i sigurojnë vetë , pa iu dridhur dora. Pse atëherë të zvarritet (të mos ) realizohet kjo dëshirë e tyre , dhe jo vetëm ?
Gjekë Gjonaj
Lavdia e figurës më meritore të popullit shqiptar, i cili për 25 vite arriti t’i mbajë të gjithë shqiptarët në një shtet, aq mirë të organizuar, saqë të gjitha luftërat dhe ofensivat arriti t’ fitojë me sukses, nuk ka nevojë për asgjë. Por për mua si nxënës dhe mësimdhënës i Shkollës Fillore “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh është e pakuptimtë dhe jo normale që bustin e heroit tonë kombëtar nuk e shohim para ndërtesës së kësaj shkolle, emrin e të cilit e mban me krenari tash më se një gjysmë shekulli. Jam në dijeni se shumë mërgimtarë trieshjanë në Amerikë janë të interesuar dhe në biseda kanë kërkuar me ngulm që këtë vit, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të vendoset busti i tij në Triesh. Mërgimtarët pyesin shpesh a do të vendoset sivjet truporja e kësaj figure në këtë trevë shqiptare e mbushur me histori të mëdha e të paharrueshme. Ata
10
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
janë të vendosur se paratë për ngritjen e këtij monumenti do t’i sigurojnë vetë , pa iu dridhur dora. Pse atëherë të zvarritet (të mos ) realizohet kjo dëshirë e tyre , dhe jo vetëm ? Nëse aparati shtetëror (regjimi) në kohën e komunizmit para 50 vitesh e ka pranuar kërkesën e guximshme të kolektivit të atëhershëm të kësaj shkolle dhe ka miratuar vendimin që ky institucion edukativo-arsimor të pagëzohet me emrin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, sot në pluralizëm, në sistemin demokratik, në Malin e Zi të pavarur, nuk besoj se pushtetarët kompetentë për
“
Trieshi do ta ketë për nder që statuja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut të vendoset në Stjepoh (Triesh) , sepse do të jetë treva e vetme në Malësi të Mbishkodrës që në gjirin e vet do të ketë një përmendore të tillë
këtë çështje do të refuzonin kërkesën (eventuale) të kolektivit të sotëm të shkollës që në vitin jubilar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut të ngritet busti i tij në oborrin e kësaj shkolle. Janë shumë arsye, që më shtyjnë ta mbështes idenë e mërgimtarëve trishjanë, që në Triesh të ngritet busti i heroit tonë kombëtar. Të rralla janë personalitetet botërorë si Skënderbeu e Shën Tereza ( shenjtëresha e të gjithë shqiptarëve) që kanë një përhapje kaq të gjerë, veprat historike të cilëve kanë frymëzuar shumë mjedise ( qytete) që ta ngrisin një përmendore a një bust kushtuar këtyre figurave historike. Nëse qendrat më të mëdha shqiptare në Tiranë, në Prishtinë , në Shkup e tjerë e kanë shtatoren e Skënderbeut, pse të mos te ketë edhe Trieshi. Trieshi do ta ketë për nder që statuja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut të vendoset në Stjepoh (Triesh), sepse do të jetë treva e vetme në Malësi të Mbishkodrës që në gjirin e vet do të ketë një përmendore të tillë. Trieshi me prezencën e trupores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut do të shndërrohet në idhull të shqiptarizmit, dhe do të bëhet edhe më i dashur për të gjithë ata njerëz që do ta vizitojnë. Kjo shtatore do ta radhiste krahinën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e Trieshit në mesin e qyteteve më të njohura evropiane e botërore, siç janë Gjeneva, Brukseli, Roma, Londra, Parisi, Nju-Jorku etj. Së fundmi shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut do ta madhëronte edhe më shumë historinë e Trieshit.
Do ta bënte më të madh Trieshin në të gjitha dimensionet. E nëse është kështu atëherë çfarë të keqe ka nëse kjo krahinë e Malësisë së Mbishkodrës të bëhet me shtatoren e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E, pra, busti i këtij personaliteti të madh , i cili kalon kufijtë e heroit të përmasave kombëtare e rajonale, duke u bërë personalitet ushtarak e burrështetas i përmasave ndërkombëtare, i bën nderë Trieshit. Shtatorja e tij na nderon të gjithëve. E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
50-vjetori i Qendrës Wilson në Uashington
Shqiptarët dhe Qendra Wilson Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Është pra një qendër studimore ndër më të njohurat në Amerikë, por që nuk anon politikisht nga ndonjë parti politike ose ideologji dhe si një qendër akademike, gëzon një reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar, për paanësi, objektivitet dhe si një forum i hapur për debate të hapura politike mbi çështje botërore dhe të brendshme. Studimet, idetë dhe hulumtimet e Qendrës Wilson i shpërndahen Kongresit, administratës dhe komunitetit më të gjerë politik, diplomatik dhe akademik. Për më tepër, nëpërmjet shpërndarjes së materialeve dhe studimeve në internet, përfshirë mediet shoqërore, materialin dhe studimet e prodhuara nga Qendra Wilson, tani mund t’i lexojnë qindra mijëra të interesuar, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anembanë botës, përfshirë edhe qeveritarët dhe vendimarrësit e të gjitha niveleve, kudo në botë. Pasi 50vjet më parë, Kongresi e ka krijuar si një memorial kushtuar Presidentit Woodrow Wilson, Qendra siguron një të tretën e buxhetit nga Kongresi amerikan, ndërsa për pjesën tjetër të financimit të kësaj qendre, ajo varet nga ndihmat e publikut dhe të donatorëve, përfshirë fondacione, korporata dhe individë të ndryshëm, që besojnë në misionin kritik dhe në kontributin e kësaj qendre studimore. Qendra Wilson konsiderohet, në përgjithësi, si një memorial kombëtar i gjallë, kushtuar Presidentit Wilson,
12
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
vepra e të cilit për të ndërtuar një urë midis botës akademike dhe politikës, në interes të publikut, ndërkohë që vizioni i tij, për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, vazhdon të frymëzojë edhe sot njerëzit, kudo. Në kuadër të 50-vjetorit të themelimit, të martën që vjen, Qendra Wilson do të zhvillojë një debat prej një dite, me eksperte të njohur amerikanë dhe të huaj, mbi influencën e politikës kombëtare dhe ndërkombëtare që i atribuohet Presidentit Wilson, si dhe mbi trashëgiminë e tij, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë historisë e madje edhe në ditët e sotme. Ndër subjektet që do të diskutohen nga ekspertë të njohur në fushat e tyre të ekspertizës, është edhe pyetja nëse -- vizioni i rendit botëror të promovuar nga Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara fillim shekullin e kaluar -- është ende i zbatueshëm edhe sot, përballë ndryshimeve që po ndodhin aktualisht në sistemin dhe në rendin politik ndërkombëtar. Dhe nëse Amerika dhe bota kanë mësuar gjë, jo vetëm nga sukseset, por edhe nga dështimet e tij si president, qoftë në politikën e brendshme, qoftë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të ish-Presidentit Woodrow Wilson. Dy javë më parë, Qendra Wilson në Uashington shënoi 50-vjetorin e themelimit të saj me një darkë me miq e dashamirës të ftuar të Qendrës duke nderuar me këtë rast ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Dr. Henry Kissinger-in, Senatorin republikan Roy Blunt dhe Kongresmenin demokrat Steny Hoyer. Dr. Henry Kissingerit iu dorëzua dekorata, “Fryma e Wilsonit”, e krijuar posaçërisht për t’iu dhënë personit i cili personifikon më së miri besimin e Presidentit Wilson se, “Ka shumë zëra që japin këshilla, por ekzistojnë shumë pak zëra që përçojnë vizion.”
Sipas shefes së Qendrës Wilson, Jane Harman, ish-shefi i diplomacisë amerikane e meriton këtë dekoratë, pasi “Henri Kissinger është i vetmi person, këshillat e të cilit janë kërkuar dhe kërkohen nga çdo president i Shteteve të Bashkuara, nga çdo president i Kinës dhe nga shumë udhëheqës të ndryshëm anembanë botës”, u shpreh ajo.
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në qendrën Wilson
Është vështirë të gjendet ndonjë subjekt, çështje, krizë botërore ose rajonale që të mos jetë diskutuar gjatë dekadave në këtë qendër studimore, qoftë nga ekspertë vendas ose ndërkombëtarë, të ardhur nga të gjitha anët e Amerikës por edhe nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë paraqitur studimet ose kanë ndarë mendimet dhe ekspertizën e tyre me kolegët e tyre amerikanë për çështje të ndryshme të rajoneve nga vijnë. Zëri i Amerikës gjatë dekadave ka mbuluar shumë debate dhe ka marrë shumë intervista nga eksperte amerikanë dhe të huaj, të cilët kanë ndarë me dëgjuesit mendimet e tyre, emrat e disa prej të cilëve mund të jenë gjithnjë të njohur për dëgjuesit dhe shikuesit e rregullt të Zërit të Amerikës. Shqiptarët kanë qenë me fat gjatë viteve sepse Qendra Wilson ka treguar një interesim të posaçëm për fatin e Shqipërisë nën komunizëm, për Kosovën nën pushtimin serb dhe për të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi. Për këtë ndoshta nuk është për t’u çuditur kur të merret parasysh roli që ka luajtur Presidenti Wilson në fillim shekullin e kaluar, për shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi i mëtejshëm i trojeve shqiptare, nga fqinjët grabitqarë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Gjatë viteve, Qendra Wilson ka mbajtur me dyzina debate e diskutime akademike edhe me ekspertë me origjinë shqiptare por edhe me specialistë të huaj dhe amerikanë që janë marrë me çështjet e shqiptarëve. Një ndër të parët i ftuar nga Qendra Wilson ka qenë Dr. Elez Biberaj, aktualisht Drejtor i VOA-s për Euroazinë, i cili kryesisht ka folur aty për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, duke ofruar pikëpamjet e tij mbi gjendjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, bazuar në mirinformimin e tij si gazetar dhe si akademik. Ndërsa ndër folësit më të fundit shqiptaro-amerikanë, ishte ftuar njëri prej profesorëve të rinj shqiptarë në Amerikë, Dr. Elidor Mëhilli, Profesor i historisë në universitetin Hunter, në Nju Jork, i cili ka paraqitur librin e tij me titull, “Nga Stalini te Mao: Shqipëria Socialiste në analizën e Dr. Elidor Mëhillit”. Temat e mbuluara nga këta dhe ekspertë të tjerë shqiptaro-amerikanë në Qendrën Wilson, kanë përfshirë kryesisht çështjet shqiptare në përgjithësi, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në trojet e veta, pa lënë jashtë as problemet dhe politikat rajonale të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë prekur dhe prekin gjithnjë interesat e shqiptarëve. Nga ekspertët e huaj aty, ndër të parët që kanë folur për Shqipërinë dhe për Kosovën ka qenë Xhorxh Hoffman, specialistë si Janush Bugajski, Mi-
sha Gleni e James Petiffer, pa dashur të përmend edhe të tjerë, si Ross Johnson, Dejvid Binder e shumë të tjerë, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Departmentit Amerikan të Shtetit, si Rosemary DiCarlo, si dhe përfaqësues të dikastereve të tjerë të qeverisë dhe Kongresit amerikan dhe shumë të tjerë, sidomos gjatë krizës në Kosovë në dekadën e1990-ve. Përveç politikës së jashtme, sigurisë kombëtare dhe diplomacisë ndërkombëtare, në Qendrën Wilson janë ftuar për të folur edhe eksperte të tjerë, për të diskutuar mbi çështje madje edhe kulturore dhe letrare të shqiptarëve, siç ishte rasti i John Cox, profesor i historisë në Universitetin Jezuit Wheeling të Virxhinias Perëndimore, i cili ka shkruar edhe një libër për evoluimin e veprës së Ismail Kadaresë, në kontekstin historik. Fan Noli ka shënuar se në takimin e tij me Presidentin Woodrow Wilson, para se të nisej për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, ai i ka kërkuar Wilsonit të shpëtonte Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm i tokave shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris. Wilsoni, ka shkruar Noli, e kishte siguruar atë se “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë.” Qendra e cila mban emrin e këtij mbrojtësi të madh të trojeve shqiptare -- ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson – në traditën më të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mire wilsoniane, vazhdon edhe sot, 50-vjet pas themelimit të saj, të ftojë dhe të dëgjojë gjithnjë ata ekspertë shqiptarë dhe të huaj -- ashtu siç është shprehur edhe vet Wilsoni – zërat e të cilëve përçojnë vizion, për të ardhmen e Kombit shqiptar. Qendra Wilson qëndron sot, në këtë 50-vjetor të themelimit të saj, si një memorial dhe një simbol i sukseseve të Presidentit Woodrow Wilson në fushën e politikës së jashtme, të një idealisti i cili besonte në paqen botërore, në vetëvendosjen dhe në sovranitetin territorial të kombeve të mëdha e të vogla, përfshirë Shqipërinë. 14 pikat e tija të famshme për paqen në botë, ishin një vizion i bashkëpunimit ndërkombëtar për lirinë dhe demokracinë e popujve, vizion ky që më në fund ka çuar në krijimin e Lidhjes së Kombeve para-ardhëse e Kombeve të Bashkuara -- përpjekje këto për të cilat ai ishte dekoruar me Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1920. Në këtë 50-vjetor të themelimit të Qendrës së Studimeve Wilson në Uashington, le të kujtojmë këtë burrështetas të madh amerikan, Woodrow Wilsonin, zëri vizionar i të cilit ishte vendimtar për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë, duke kontribuar -- secili prej nesh, siç ka porositur edhe Fan Noli -- “Sadopak për kauzën njerëzore dhe për qytetërimin botëror, me aq sa kemi mundësi.” E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Lajm i prishur Qeverisja e vetes është zanafillë për qeverisjen e të tjerëve, duke reflektuar pikëpamjen se qeverisja është më shumë se politikë, është mbi politikë, është mbi partishmëri, jo mbi baza partiake. Shoqëria shqiptare duhet të mos i harrojë kohët, kur nën “frymën e partishmërisë” njerëzit paragjykonin ose paragjykoheshin, gjykoheshin, persekutoheshin e vriteshin
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
14
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
“Furacak”, quhet personi që vete diku pa qenë i ftuar, që përzihet kot ose ndërhyn në punët e të tjerëve, pa lejen e tyre. Prandaj mos u frikësoni ... thotë John Adams.., as mos lejoni veten që të hiqni dorë nga liritë tuaja për shkak se dikush paraqitet me ndonjë pre-
tendim të mirësjelljes, delikatesës apo frikës. Këto, siç përdoren shpesh, janë tre emra të ndryshëm për hipokrizinë, mashtrimin dhe kërcënimin. Qeverisja e vetes është zanafillë për qeverisjen e të tjerëve, duke reflektuar pikëpamjen se qeverisja është më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shumë se politikë, është mbi politikë, është mbi partishmëri, jo mbi baza partiake. Shoqëria shqiptare duhet të mos i harrojë kohët, kur nën “frymën e partishmërisë” njerëzit paragjykonin ose paragjykoheshin, gjykoheshin, persekutoheshin e vriteshin. Parti e politikë janë të lidhura, në mos një e vetme. Fjala ‘politikë’ rrjedh nga ‘poli’, që do të thotë ‘shumë’, dhe ‘tikë’, që do të thotë ‘degë, ose parazitë që thithin gjakun. Arsyeja që tradhtia nuk luftohet lidhet me faktin se në qoftë se ajo fiton, askush nuk guxon ta quajë tradhti. Nëse një milion njerëz thonë një gjë të marrë, ajo vazhdon të jetë e marrë, thotë Anatole France. Karakteristikat e një politikani të njohur janë; zëri ogurzi, mbarështimi i keq dhe mënyra vulgare e të folurit. Ato që oratorit i mungojnë në thellësi, gjenden në gjatësi, thotë Montesquieu... njësoj si me velinat e sotme, që përc-
jellin mesazhin tek folësi. ‘Velinë’ është fjalë që fillimisht i referohej lëkurës së butë të viçit, por me kalimin e kohës u shndërrua në ‘letër të hollë a të butë’, që fshijmë hundët a buzët. Në epokën e makinës së shkrimit, fillimi i shek. XX, fleta transparente prej karboni u quajt ‘veline’, letër kopjuese. Në vitet 1980, Silvio Berluskoni, manjat i mediave, revolucionarizoi televizionin italian duke krijuar rrjetin e parë privat Canale 5. Një nga programet më të njohura të tij, “Striscia la notizia”, filloi të shfaqte kërcimtare seksi që bartnin kopje të lajmit tek spikeri në ekran. Ato u bënë të njohura si “foshnje të Berluskonit” ose ‘velina’, emër që tani përdoret për të gjitha vajzat e veshura në mënyrë të pamjaftueshme, të cilat shfaqen zakonisht në programe televizive për të prishur ose për të sjellë lajmin e prishur.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Parti e politikë janë të lidhura, në mos një e vetme. Fjala ‘politikë’ rrjedh nga ‘poli’, që do të thotë ‘shumë’, dhe ‘tikë’, që do të thotë ‘degë, ose parazitë që thithin gjakun. Arsyeja që tradhtia nuk luftohet lidhet me faktin se në qoftë se ajo fiton, askush nuk guxon ta quajë tradhti. Nëse një milion njerëz thonë një gjë të marrë, ajo vazhdon të jetë e marrë, thotë Anatole France
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Interesat e kombit Jam i bindur se të gjithë shqiptarët do ta përshëndetnin një tryezë të madhe apo një Forum të Lartë, sido që do të emërtohej, me përbërje apo përfaqësim të të gjitha institucioneve që kanë detyrime kushtetuese për çështjen në fjalë, apo edhe figurave të shquara, që kanë një mendim pozitiv alternativ për çështjen kombëtare
Për Koha Javore:
Zyhni Beqiraj
Pak kohë më parë, në harkun kohor të afro 30 ditëve, një grup intelektualësh ulqinakë, Gazmend Çitaku, Sami Flamuri, Gëzim Mavriq dhe i riu Indrit Çitaku, që kanë vendosur ta emërtojnë grupin e tyre “Ilirët”, të apasionuar pas historisë së lashtë të Ilirisë, publikuan në rrjetin social facebook inkursionet apo vizitat e tyre eksploruese në dy nga monumentet madhështore e të rëndësishme, që vijnë nga koha e lashtë e ilirëve, paraardhësve tanë. Ata me një korrektësi dhe kulturë për t’u admiruar, nëpërmjet xhirimeve filmike përcollën pamje nga Kështjella e Mbretëreshës Teuta, që sundoi në trojet ilire nga viti 230-227 p.e.r. si e veja e Mbretit Agron dhe tutore e djalit të tij, si edhe pamje nga Kështjella e Mbretit të fundit ilir, Gentit, i cili me humbjen e betejës kundër romakëve pushtues në vitin 168 para erës së re, i dha fund zotërimit në trojet ilire nga vetë ilirët autoktonë në Iliri. Edhe pse dihet se në çfarë hapësirash shtrihej Iliria, nga veriu në jug si dhe lindje-perëndim, pra se ku shtriheshin trojet e lashta iliro-arbërore, më bëri përshtypje se Kështjella e Mbretëreshës Teuta ndodhej në Risan, afër Kotorrit, qytet buzë detit në Malin e Zi, ndërsa kështjella e Mbretit Gent ndodhej diku shumë afër Podgoricës, kryeqyteti i Malit Zi, kur si
16
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
të thuash, kryeqendra e shtetit të tij ishte Shkodra. Të bukura, të madhërishme e monumentale nga pamja që të bëjnë krenarë, që i kishin rezistuar kohës, por njëherësh edhe që të ndjellinin një ndjenjë të dhimbshme. Dhimbje kur mendon se ato troje ilire, në shekuj njëri pas tjetrit, të shpopulluara nga hordhitë sllave dhe tani pjesë e territorit të Malit Zi dhe jo vetëm, kanë mbetur vetëm si një kujtim apo fakt historik i lashtë i ekzistencës së Ilirisë. Tani kemi një realitet të ri. Iliria, duke u rrudhur si rrjedhojë edhe e shpopullimit të saj në shekuj, pra në mijëvjeçarët njëri pas tjetrit, mbeti e vogël, e vogël. E si shtet kjo është Shqipëria. Është Shqipëria, që shqiptarët përtej kufijve e thërrasin Shteti Amë i trojeve arbërore. Ajo shtrihet vetëm në një sipërfaqe prej 28 mijë km/katrorë, rrethuar në tërë kufirin e saj tokësor nga troje të tjera arbërorë, e që mundën deri në fillimet e kohëve moderne të jenë e të mbeten të populluara nga vetë ilirët-shqiptarë, në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi si dhe në Greqi në Çamëri. E dhembshme është historia e trojeve iliro-shqiptare në veri. Dyndjet e hordhive sllave shkatërruan çdo gjë. Me kalimin e shekujve në trojet ilire, diku aty nga gjysma e dytë e shekullit XV, themelohet shteti i Malit të Zi, me një shtrirje sipërfaqe vetëm 1 500 km/katrore, për ta dyfishuar këtë sipërfaqe mbas betejës së Grahovës në vitin 1858 dhe, për të arritur në 9475 km/katrorë pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878. Të gjitha këto zgjerime, pak nga pak me ndihmën edhe të Evropës plakë dhe Rusisë, u
bënë në kurriz të trojeve iliro-shqiptare. Me radhë në fillim Kotorri e më pas Tivari, Kraja, Ulqini, Rozhaja dhe në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, aneksohet nga Mali Zi edhe Plava, Gucia, Hoti, Gruda etj. Dhe mbas këtyre aneksimeve fillon reprezalja, shpopullimi dhe zaptimi nga malazezët i trojeve shqiptare. Mbas vitit 1918 Mali i Zi hyn në Mbretërinë Serbo-KroatoSllovene, deri me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, ku bën pjesë në RFS të Jugosllavisë. Në vitin 1992, si rrjedhojë e ndryshimeve, mbetet në RFS të Jugosllavisë deri në vitin 2003 kur bëhet pjesë e RF të Jugosllavisë. Në periudhën e viteve 2003-2006 përfshihet në Bashkësinë Serbo-Malazeze derisa më 21 maj 2006 fiton pavarësinë me kontributin e plotë edhe në saj të votës së shqiptarëve. Kjo është historia e Malit të Zi, sot republikë parlamentare, shtet anëtar i NATO-s, dhe bashkë me të edhe historia si shtetas malazezë e shqiptarëve atje, të cilët për hir të së vërtetës gjatë periudhës së viteve 19481991 kanë pasur rritje të ndjeshme të popullsisë. Dhe konkretisht, nëse në vitin 1948 në Malin e Zi jetonin 19 425 shqiptarë, që përbënin 5.15% të popullsisë, në vitin 1991, sipas regjistrimeve të kohës, numri i shqiptarëve u rrit në 40 415, pra u mbi dyfishua dhe përbënin 6.57% të popullsisë së Malit të Zi. Sot trojet shqiptare gjithnjë e më shumë shpopullohen. Krahina shqiptare në Malin e Zi, të pastra etnikisht, tani nuk janë të populluara në shumicë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
mbi gjithçka nga shqiptarët. Kështu në Komunën e Tivarit (Tivari dhe Kraja) vetëm 6% janë shqiptarë, në Komunën e Plavës (Plavë dhe Guci) shqiptarë janë vetëm 19%, në Komunën e Rozhajes shqiptarët përbëjnë vetëm 5% të popullsisë. Me rënie është edhe në Komunën e Tuzit (Trieshi, Hoti, Gruda dhe Koja) në nivelin e 40%. Edhe pse Komuna e Ulqinit (Ulqini me rrethinë, Ana e Malit), e cila konsiderohet si kryeqendra e trojeve shqiptare në Malin e Zi, si edhe pse shqiptarët përbëjnë afro 72% të popullsisë e kjo nuk përbën ndonjë shifër shumë të kënaqshme, sivjet në krye të Komunës ka zgjedhur përfaqësuesin e një force politike joshqiptare, atë të DPS-it, partisë së Presidentit Gjukanoviq, e cila përfaqëson një popullsi malazeze, në nivelin 12.44%, si dhe duke u përfaqësuar nga vetëm 9 këshilltarë në Kuvendin e Komunës me 33 këshilltarë. Natyrisht kjo është bërë e mundur në saj të aleancave, kompromiseve në kurriz të popullsisë shqiptare nga partitë nacionale FORCA e UDSH, kur vetë shqiptarët, bashkë me Koalicionin “Zgjohu Ulqin” (PD, Lëvizja “Perspektiva”, LD në MZ) kanë 19 këshilltarë, pra 60% të përfaqësimit në Kuvendin e Komunës. Një zgjedhje e tillë është në kundërshtim me traditën ulqinake kur Cafo Beg Ulqini për mbi 20 vjet (1923-1945) mbajti postin e kryetarit të Komunës, i zgjedhur me votën e lirë të ulqinakëve, si dhe mbas vitit 1992, kur pavarësisht nga ligji zgjedhor proporcional, kryetarët e Komunës kanë qenë shqiptarë, përfaqësues të forcave politike nacionale shqiptare. Por më shqetësues duket se shfaqet fenomeni tjetër. Shqiptarët autoktonë po humbasin besimin te forcat apo partitë nacionale shqiptare. Pa folur për fenomenet në Komunën e Tivarit, Plavës, Rozhajës, të ndërtuara administrativisht mbi troje etnike shqiptare, në Komunën e Tuzit edhe pse shqiptarët përbëjnë mbi 40% të popullsisë dhe malazezët vetëm afro 1% të saj, këta të fundit në zg-
jedhjet e fundit komunale kanë mundur të përfaqësohen në Kuvendin e Komunës me 47%, pra të marrin 15 këshilltarë në Kuvendin e Komunës me 32 anëtarë. E njëjta gjë po ndodh afërsisht edhe në Ulqin. Nëse malazezët dhe serbët përbëjnë 18.19% të popullsisë, si subjekte politike ato së bashku kanë apo përfaqësohen me 32.27% në Kuvendin e Komunës. Kështu krahasuar me popullsinë serbo-malazeze që zë 18.19% të popullsisë së Komunës së Tuzit, kanë një rritje përfaqësimi në Kuvendin e Komunës me +12.08%. Kështu ndodh edhe në Komunën e Ulqinit. Nëse do të bashkonim përqindjen e përfaqësimit në Kuvendin e Komunës të forcave politike nacionale shqiptare, ato përfaqësohen vetëm me 51.58% (FORCA+Zgjohu Ulqin+UDSh)>>23.6 + 19.08+8.93). Kësisoj duke e krahasuar me popullsinë shqiptare që përbën 70.66% të popullsisë së Ulqinit, kemi një rënie me -19,08%. Shifrat flasin vetë dhe bëjnë apel për forcat politike nacionale shqiptare atje, me detyrimin e rritjes së frymës së bashkëpunimit, për të mos lejuar një gjendje të tillë, për të mënjanuar ato të këqija, apo pse jo edhe tragjedi kombëtare, që kanë ndodhur në pjesë të tjera etnike iliro-shqiptare, të mos ndodhë ajo që tashmë rezulton edhe me shifra se, më shumë shqiptarë nga Malësia jetojnë në Amerikë sesa jetojnë në vetë Malësinë. Drejtuesit e forcave politike nacionale shqiptare edhe pse ankohen për indiferentizmin e Shtetit Amë, njëherazi duhet të arrijnë dhe të forcojnë bashkëpunimin mes tyre, pse jo edhe të kërkojnë ndihmën nga jashtë. Kjo situatë duhet të alarmojë edhe vetë Shqipërinë, Shtetin Amë. Është detyrim i politikës shqiptare, asaj qeverisëse dhe opozitare, institucioneve të shtetit, Akademisë së Shkencave etj., që të mos lejojnë që të ndodhë ajo tragjedi që ndodhi shekujt e kaluar. Ky është detyrim kushtetues i përcaktuar shumë qartë edhe në Preambulën e Kushtetutës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
së Republikës së Shqipërisë. Nuk duhet që të ndodhë, ashtu siç po ndodh edhe sot, kur institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë një qëndrim unik për politikën e jashtme që lidhet me çështjen kombëtare, pse jo edhe për çfarë po ndodh në Kosovë, për Çamërinë. Jam i bindur se të gjithë shqiptarët do ta përshëndetnin një tryezë të madhe apo një Forum të Lartë, sido që do të emërtohej, me përbërje apo përfaqësim të të gjitha institucioneve që kanë detyrime kushtetuese për çështjen në fjalë, apo edhe figurave të shquara, që kanë një mendim pozitiv alternativ për çështjen kombëtare. Përcaktimi i një politike e qëndrimi të prerë, për më tepër edhe për shqiptarët autoktonë në trojet e tyre, do të përshëndetej nga të gjithë shqiptarët. Presidenti i Republikës, si përfaqësuesi i unitetit të popullit, duhet që të jetë në krye të kësaj pune a detyre me interes kombëtar, për shkak edhe të detyrimeve kushtetuese. Nuk është fjala për të zgjeruar kufijtë, por për të mbrojtur shqiptarët në trojet e tyre etnikisht të pastra ilire, me qëllimin e vetëm që ato të mbeten troje shqiptare. (Autori është kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” – Durrës) E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Djegia e ullishtës në Ulqin
Dramë e paralajmëruar Ismet Kallaba
Djegia e ullishtës në Bashbylyk, njërën prej pjesëve më të mira dhe më të bukura të ullishtës së Ulqinit, është skenar i paralajmëruar nga papërgjegjësia jonë publike individuale dhe shoqërore. Është pa-
“ 18
sojë e varfërisë morale të shoqërisë së sotme që për interesa personale është e gatshme të shkatërrojë çdo gjë të krijuar me aq shumë mund nga brezat paraardhës. Pavarësisht nëse zjarrvënia është bërë me qëllim ose jo, djegia e ullinjve disa qindravjeçarë përbën një akt kriminal. Ai është mëkat i pafalshëm ndaj paraardhësve tanë dhe brerje e ndërgjegjes sonë kolektive. Ullishta është dhimbja e krenarisë
Pas shkrumbimit të pyllit të pishave në rrëzë të malit të Rumisë, mbi fshatin Bojk, djegies së një pjese të pyllit në Malin e Bardhë dhe djegies së ullishtës në Bashbylyk, Ulqinit i janë dëmtuar mushkëritë dhe ai po vuan seriozisht nga pneumonia. Ky është një alarm i kuq për të gjithë vendimmarrësit, qoftë individë apo institucione, për të ndërmarrë masa parandaluese. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që më në fund të kuptojmë se duhet të veprohet?!
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
sonë. Të gjithë jemi krenarë për bukuritë dhe pasuritë natyrore që na i ka dhuruar Zoti, trashëgiminë e ndërtuar me kontributin dhe solidaritetin e gjithë atyre brezave të cilët ullirin e kanë pasur jo vetëm burim jetese, por e kanë konsideruar pemë të shenjtë. Ata e kanë dëshmuar më së miri zbatimin praktik të konceptit të shpikur të ditëve tona “zhvillim i qëndrueshëm”. Dëmi i shkaktuar nga djegia e disa qindra ullinjve është i pakompensueshëm. Dëmin më të madh e kanë pësuar pronarët e ullishtës së djegur, të cilët janë viktimat e kësaj tragjedie, por edhe qyteti i Ulqinit dhe ne si komunitet. Nëse kërkojmë të gjejmë ndonjë ngushëllim në këtë rast, atëherë ngushëllimi i vetëm është se nuk ka pasur viktima njerëzore. Ullishta në Ulqin është e rrezikuar nga çdo gjë – jo vetëm nga djegia, por edhe nga ndërtimi informal që po e ngulfat çdo ditë, nga dora e njeriut të papërgjegjshëm, nga in-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Ullishta është dhimbja e krenarisë sonë. Të gjithë jemi krenarë për bukuritë dhe pasuritë natyrore që na i ka dhuruar Zoti, trashëgiminë e ndërtuar me kontributin dhe solidaritetin e gjithë atyre brezave të cilët ullirin e kanë pasur jo vetëm burim jetese, por e kanë konsideruar pemë të shenjtë. Ata e kanë dëshmuar më së miri zbatimin praktik të sintagmës së shpikur të ditëve tona “zhvillim i qëndrueshëm” stitucionet dhe organet kompetente që nuk e kryejnë punën e tyre, shoqatat e krijuara për të mbrojtur vetëm interesat e veta e një varg faktorësh e rrethanash të tjera që nuk kanë të mbaruar. Pas shkrumbimit të pyllit të pishave në rrëzë të malit të Rumisë, mbi fshatin Bojk, djegies së një pjese të pyllit në Malin e Bardhë dhe djegies
së ullishtës në Bashbylyk, Ulqinit i janë dëmtuar mushkëritë dhe ai po vuan seriozisht nga pneumonia. Ky është një alarm i kuq për të gjithë vendimmarrësit, qoftë individë apo institucione, për të ndërmarrë masa parandaluese. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që më në fund të kuptojmë se duhet të veprohet?!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Ullishta në Ulqin është e rrezikuar nga çdo gjë – jo vetëm nga djegia, por edhe nga ndërtimi informal që po e ngulfat çdo ditë, nga dora e njeriut të papërgjegjshëm, nga institucionet dhe organet kompetente që nuk e kryejnë punën e tyre, shoqatat e krijuara për të mbrojtur vetëm interesat e veta e një varg faktorësh e rrethanash të tjera që nuk kanë të mbaruar
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
19
KULTURË
Rrëfim për gruan dhe artin - statusi apo paradigma e feminizmit (2)
“I dashur mashkull, arti është femër” Qazim Muja
(vijon nga numri i kaluar) Shkaku që ka aq pak femra që merren me art gjatë gjithë historisë së artit nuk fshihet në faktin se femrat janë më pak të talentuara, si dhe në faktin sepse janë të lëna pas dore me qëllim, por në faktin se gjatë historisë u janë dhënë role të tjera, si nënë, shtëpiake, rrobaqepëse etj., ndërsa nuk është stimuluar arsimimi i tyre artistik si dhe as ushtrimi i ndonjë arti tjetër me të cilin do të tregonin talentin e tyre. Femrat gjithnjë e më shumë, me paraqitjen e feminizmit, kanë qenë të interesuara për atë që aq shumë i bën të ndryshme nga meshkujt, për atë që i bën të veçanta femrat artiste si dhe dallimet në artin e femrave nga ai i meshkujve, ide këto të cilat përhapen në vitin 1970 në SHBA dhe në shtetet perëndimore. Do të përmend domos-
“ 20
Edhe pse historia e artit botëror i anashkalon emrat e femrave krijuese gjatë shekujve, megjithatë ekziston një numër i caktuar i tyre që me këmbëngulje, edhe krahas injorancës mashkullore, kanë bërë emër në art doshmërisht letërsinë shqipe me një histori jo të bujshme sa i përket artit femëror. Aq më pak për femrat që, si personazhe, mishërojnë në njëfarë mënyre konceptin e të ashtuquajturës “fem fatal” apo femra fatale, ashtu siç i gjejmë në literatura të tjera duke u nisur nga Kalipsoja, Lolita, Dalila, Fata Morgana, Medea, Judita etj. Tek në vitet e nëntëdhjeta, duke ndjerë frymën e lëvizjeve globale feministe, në Kosovë kemi dhe publikimin e parë të një antologjie, me titull “Takat e larta” të krijimtarisë femërore, me redaktore dr. Sazana Çapriqin. Pas kësaj nuk di asnjë ndërmarrje tjetër të këtij lloji. Ndërsa në Shkodër kemi një organizim të një grupi të femrave piktore. Edhe pse historia e artit botëror i anashkalon emrat e femrave krijuese gjatë shekujve, megjithatë ekziston një numër i caktuar i tyre që me
Një shembull tipik të femrës fatale, Margareta Zel, e quajtur Mata Hari, fillimisht modele e një piktori dhe pastaj valltare e njohur, e cila dënohet me vdekje si spiune e paqenë vetëm e vetëm për të mos u zbuluar lidhjet intime që kishte me ministra dhe me njerëz të famshëm nga kierarkia më e lartë shtetërore për të mos u komprometuar morali i tyre i rrejshëm mashkullor. Pas ekzekutimit të saj u shkruan më shumë se 250 libra dhe romane për të, pra një shembull tragjik, i kobshëm i frymëzimit artistik
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
këmbëngulje, edhe krahas injorancës mashkullore, kanë bërë emër në art. Të kesh vizionin dhe, para së gjithash, guximin që të njëjtin ta paraqesësh në kohën kur normat shoqërore janë të përcaktuara ngusht, janë me të vërtetë karakteristika të rralla të disa femrave që patën guximin. Puna e tyre inspiron çdo femër për të ecur guximshëm në rrugën e realizimit të planeve të veta nga ideja deri te realizimi, e që asnjëherë nuk është e lehtë, por është e realizueshme dhe në të shumtën e rasteve me të vërtetë e vlefshme. Do të përmend këtu disa nga femrat që edhe pse nuk gjenden në librin e historisë së artit botëror, megjithatë kanë ndryshuar botën e artit, që nga shekulli XVII e deri në ditët e sodit, siç janë: Elizabet Vizhe, Meri Kasat, Xhorxhia o Kif, Frida Kallo, Helen Frenkentaler, Xhudi Çikago, Elain Sturtevant, Jajoi Kusama, Adrian Piper etj. Kemi sosh që madje dolën në mbrojtje të kolegëve meshkuj në kohërat më të vështira. Do të përmend këtu zonjën Suzan Valadon, e cila i doli në mbrojtje Vincent Van Gogut duke e quajtur avangardën e Parisit – qelbësirë vetëm sepse e shpërfillën këtë piktor gjenial në fillim të krijimtarisë së tij. Pastaj një shembull tërësisht i kundërt i Dora Mar, e cila me guximin më të madh me një rast ia përplasën babait
KULTURË të kubizmit, Pikasos, duke i thënë: “Si artist mbase je i jashtëzakonshëm, por nëse flasim për moralin, ti je i pavlerë”, duke u dalë në mbrojtje të gjitha të dashurave të tij nga bizariteti i paparë i piktorit. Apo Xhenet Sobel, që i paraprinë dhe kopjohet nga themeluesi i enformelit, Xhekson Pollok, pa u përmendur emri i saj askund dhe asnjëherë. Çfarë padrejtësie! Apo një shembull tipik të femrës fatale, Margareta Zel, e quajtur Mata Hari, fillimisht modele e një piktori dhe pastaj valltare e njohur, e cila dënohet me vdekje si spiune e paqenë vetëm e vetëm për të mos u zbuluar lidhjet intime që kishte me ministra dhe me njerëz të famshëm nga kierarkia më e lartë shtetërore për të mos u komprometuar morali i tyre i rrejshëm mashkullor. Pas ekzekutimit të saj u shkruan më shumë se 250 libra dhe
romane për të, pra një shembull tragjik, i kobshëm i frymëzimit artistik. Janë me mijëra femra si personazhe, por janë edhe me mijëra libra që u janë kushtuar femrave frymëzuese. Me këtë rast, dua ta përgëzoj edhe zotin Ibrahim për romanin e tij të fundit “Sheshi i tregut me gra”, në kopertinën e të cilit gjendet po ashtu një vepër arti e piktorit tonë Rudi Goga, i frymëzuar nga femra, oreadat dhe nereidat mitike të Valdanusit. Sa e rëndësishme është femra për artin, sa e rëndësishme është krijimtaria artistike e femrave dhe çfarë vendi zë apo duhet të zënë ajo, do ta përfundoj fjalën time ilustrativisht me thënien e një poeteje tonë të njohur, Mimoza Ahmeti: “I dashur mashkull, arti është femër”. (Fund) (Vështrimi është lexuar në “Festivalin e grave krijuese”, në Ulqin, më 15 shtator 2018)
“
Shkaku që ka aq pak femra që merren me art gjatë gjithë historisë së artit nuk fshihet në faktin se femrat janë më pak të talentuara, si dhe në faktin sepse janë të lëna pas dore me qëllim, por në faktin se gjatë historisë u janë dhënë role të tjera, si nënë, shtëpiake, rrobaqepëse etj., ndërsa nuk është stimuluar arsimimi i tyre artistik si dhe as ushtrimi i ndonjë arti tjetër me të cilin do të tregonin talentin e tyre
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
Në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove “ArTurbina” në Tiranë
Drama “Nana” bën p publikun, duartrokit
Kushtet ekonomike të një familjeje të thjeshtë shqiptare bëhen edhe më të vështira kur ndahet nga jeta i zoti i shtëpisë. Zonja e shtëpisë, shtatzënë, mbetet e ve në moshë shumë të re. E gjendur në një shtëpi të vjetër dhe të ftohtë, shpirti i nanës ngrohet vetëm nga foshnja e saj, për të cilin sakrifikon përkundër mundësive dhe
22
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
kushteve për rritjen e tij. E kështu ndodhi, në shfaqjen “Nana” me autore Arlinda Morina dhe me regji të Munib Abazit, në skenën e ArTubinës, që u prezantua në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Nana që rrit një djalë të edukuar, të cilin e arsimon dhe lutjet që djalit të saj mos t’i mungojë asgjë në jetë. Kjo është e vetmja gjë që e
bën të lumtur. Kur afrohet dita që djali të bëhet dhëndër, gëzimi për nënën bëhet edhe më i madh, pa e ditur se gjërat do të ndryshojnë. Premtimet që djali-fëmijë kishte bërë se s’do ta linte nënën asnjëherë vetëm, veniten dhe tjetërsohen. Tani qëllimet e tij janë të tjera; Të jetë i lumtur me bashkëshorten e tij.
KULTURË
për vete tje edhe lot
Nusja e djalit kërkon që të drejtojë shtëpinë, prandaj sistemi i jetës nis të ndryshojë, derisa acarohen edhe marrëdhëniet nënë-bir. Gjithçka tjetërsohet. Djali heq dorë nga kujdesi ndaj së ëmës, e braktisë atë dhe largohet nga shtëpia me gruan e vet. Gjatë gjithë kohës, nëna pyet veten se ku gaboi në edukimin e të birit, çfarë bëri keq, për të merituar këtë
ftohtësi prej tij. Përse premtimet që i kishin bërë njëri-tjetrit nuk u mbajtën? Ndërsa, marrëdhënia mes çiftit vazhdon që të bëhet edhe më e vështirë, zënkat shtohen, derisa një ditë gruaja e braktisë të shoqin. Gjendja shëndetësore e djalit, që mohoi nënën, bëhet edhe më e vështirë dita-ditës, por qetësia e tij
“
Drama “Nana” e Teatrit “Teuta” u prezantua në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove. Mesazhi që nëna mos të harrohet, për herë të parë gjatë pesë netëve të festivalit bëri që publiku jo vetëm të duartrokiste, por edhe të përlotej
e vetme është vetëm: Falja e nënës. Vetëm pas faljes së nënës shpirti i tij bie në paqe. Skenografia, kostumografia dhe muzika e shfaqjes së teatrit “Teuta” nga Ulqini plotësonin panoramën e kësaj shfaqjeje, që ishte kuruar thjesht dhe bukur për të mbetur gjatë në kujtesën e publikut shqiptar. Valeria Dedaj E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
23
REPORTAZH
Fshati Arbanija në Trogir të Kroacisë
Vendbanimi me rrënjë shqiptare Fshati Arbanija për të parën herë përmendet nga Pavao Andreis, në shekullin XVII. Ndërkaq, ky fshat në dokumentet e kadastrit austriak të vitit 1830 si dhe në hartën arkeologjike të Solinit, të vitit 1894, përmendet si Albanija, që pa dyshim e vërteton tezën se emri i këtij fshati, në cilëndo formë qoftë, rrjedh nga banorët e parë të saj – shqiptarët
Hajrullah Hajdari
Rënia e trojeve shqiptare nën sundimin e Turqisë (shekulli XV) nxiti shpërnguljen e shqiptarëve në viset e ndryshme të bregdetit të Adriatikut verior apo perëndimor e veçanërisht të theksuara janë emigrimet e shqiptarëve drejt Republikës së Venedikut, vend i cili në atë kohë po përjetonte një zhvillim të shpejtë ekonomik. Para vitit 1450, shpërnguljet drejt këtij destinacioni, nga territoret e Shqipërisë veneciane apo siç njihet në dokumentet e kohës, Albania Veneta, e cila përfshinte territoret që nga Durrësi deri në Kotorr, janë të rralla. Ndërkaq, nga mesi i shekullit XV fillon shpërngulja më intensive dhe kulmin e shënon periudha e viteve 1476-1526, edhe pse emigrimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, duke u shndërruar kështu në sëmundje të pashëruar dhe shkaktare kryesore të boshatisjes së trojeve shqiptare. Nga shpërnguljet e përmendura në brigjet e Adriatikut verior apo perëndimor kanë kaluar afër 600 vjet,
24
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
ndërkaq historiografia shqiptare nuk është marrë hollësisht me këtë çështje dhe kjo periudhë historike ka mbetur pothuajse e pazbardhur sa duhet. Duke vizituar Trogirin, qytet nën mbrojtjen e UNESCO-s, e duke kaluar në ishullin Çiovo (edhe vetë qyteti i Trogirit është ishull), rastësisht u ballafaqova me një tabelë e cila emërtonte lokalitetin nëpër të cilin po udhëtoja. Shkruante “Arbanija”. Kisha dëgjuar për vendosjen e grupeve vëllazërore shqiptare në viset e ndryshme të Dalmacisë, nga Kopri, Zara e ndonjë vend tjetër, por jo për këtë vend. Në të vërtetë e dija se në Trogir, shqiptarët që kishin përjetuar Masakrën e Tivarit në udhëtim për destinacionin e caktuar, për t’u mobilizuar në ushtrinë jugosllave, kishin pësuar një avari në anijen e tyre dhe disa nga ata ishin mbytur. Fillimisht mendova, pasi nuk dija më shumë, se kjo ngjarje mund të kishte lidhshmëri me emërtimin e vendbanimit “Arbanija”. Por jo, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Fshati i vjetër Arbanija është i vendosur në shpatin shkëmbor të malit Rudina, 700 metra në lindje të manastirit Sv. Krizh, 300 metra larg nga bregdeti dhe 4 km larg qytetit të Trogirit. Duke marrë parasysh pozitën e fshatit, i vendosur në terren malor të varfër me toka pjellore, relativisht
afër detit dhe bregut të pambrojtur, besohet se më parë nuk ka ekzistuar ndonjë vendbanim. Fillimet e fshatit Arbanija janë të lidhura me fillimin e ngritjes së manastirit domenikan Sv. Krizh, në mesin e shekullit XV. Mendohet se banorët e parë kanë qenë kolonët të cilët murgjit (fretërit) i kanë sjellë aty për të punuar tokat e manastirit dhe për t’u shërbyer atyre. Për emërtimin e fshatit, fatkeqësisht, nuk ka ndonjë dokument të caktuar apo të faktuar historik, por besohet se banorët e parë të këtij fshati kanë qenë tri familje shqiptare të cilat këtu janë vendosur nga rrethi i Durrësit apo Ulqinit, kryesisht nga Shqiperia e Venedikut. Kjo hipotezë është krejtësisht e pranueshme jo vetëm nga aspekti gjuhësor, por edhe nga aspektet historike dhe reale. Në të vërtetë, në kohën kur Turqia po pushtonte territoret shqiptare, janë të njohura lidhjet e Dalmacisë me Shqipërinë pasi popullsia shqiptare katolike po shpërngulej në territoret e Republikës së Venedikut. Hulumtimet e shumë historianëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë mbi popullimin e shqiptarëve në territorin e Dalmacisë kanë treguar se vendosja e shqiptarëve në Zarë dhe Çiovo ka ndodhur në të njëjtat rrethana, edhe pse në Çiovo janë vendosur shumë më herët. Po ashtu është e ditur
REPORTAZH
se emigrimi i shqiptarëve në lokalitetet e ndryshme të Republikës së Venedikut, përveç trysnive që bënte pushtuesi otoman, është i lidhur edhe me politikën e atëhershme veneciane për popullimin e vendeve të braktisura e të pabanuara. Manastiri domenikan në ishullin Çiovo – Trogir, sipas studiuesit Stjepan Krasiq, ka filluar të ndërtohet në vitin 1432 dhe ka zgjatur deri në vitin 1458, në bazë të bullës papnore të Eugenit IV. Toka e cila u është dhënë për ndërtimin e manastirit ka qenë jopjellore dhe e pabanuar. Murgjit e vendosur aty, si punëtorë fizikë kishin sjellë me vete edhe disa familje shqiptare. Studiuesja kroate Dunja Babiq thekson se themelues të manastirit kanë qenë Nikolla Milinoviqi nga Trogiri, Jeronimi nga Ulqini dhe Ivani nga Durrësi, çka na lë të mendojmë se banorët e parë të fshatit Arbanija, përveç murgjve të manastirit kanë qenë familjet nga Ulqini dhe Durrësi. Numri i saktë i familjeve të vendosura aty nuk dihet saktësisht. Studiuesi P. Shumanoviq aludon se kanë qenë tri familje e disa të tjerë nuk përmendin numër, por thonë disa familje nga Albania Veneta dhe se këta banorë u quajtën Albanesi. Fshati Arbanija për të parën herë përmendet nga Pavao Andreis, në shekullin XVII. Ndërkaq, ky fshat në dokumentet e kadastrit austriak të vitit 1830 si dhe në hartën arkeologjike të Solinit, të vitit 1894, përmendet si Albanija, që pa dyshim e vërteton tezën se emri i këtij fshati, në cilëndo formë qoftë, rrjedh nga banorët e parë të saj – shqiptarët. Në regjistrin kadastral të asaj kohe, të fshatit Arbanija, figurojnë vetëm
tri familje: Belas, Uleviq dhe Korlaniq, pasardhësit e të cilëve edhe sot jetojnë në këtë fshat. Struktura e familjeve në Arbani është ruajtur me xhelozi dhe këtu, përkundër zhvendosjeve të popullatës, sidomos drejt brigjeve të Adriatikut, janë vendosur vetëm disa familje nga fshati i afërt Zhedna, që sot së bashku përbëjnë Bashkësinë lokale në Zhedna-Arbanija. Secili nga këto tre fise kanë ruajtur pasurinë e vet në kufijtë e mëparshëm dhe shumë pak e kanë tjetërsuar atë. Edhe rrugët e Arbanisë janë emërtuar sipas këtyre fiseve: Rruga e Belasve, Rruga e Uleviqëve, Rruga e Korlaniqëve, Rruga e Misheve. Por për fat të keq, banorët e këtyre fiseve nuk kanë ruajtur asgjë nga e kaluara e tyre historike, as gjuhën e as kulturën, së paku në nivelin e arbanasve të Zarës, bile as përkatësinë kombëtare të tyre. Mirjana Belas – Mishe, banore e lagjes Belas, 70-vjeçare, deklaron se kurrë nga prindërit e saj apo dikush tjetër nuk i ka thënë se janë shqiptarë dhe se gjuhë amtare kanë pasur gjuhën shqipe. Megjithatë, ajo mendon se sigurisht, meqenëse fshati quhet Arbanija, do të kemi qenë shqiptarë, por tash jemi kroatë, thekson ajo. Faktin se ka mundësi të jemi shqiptarë e argumenton me faktin tjetër se ata deri para 30-40 vitesh janë martuar vetëm me Uleviqët, Korlaniqët dhe Mishe, për të cilët ajo mendon se edhe ata janë të së njëjtës gjenezë si edhe tre fiset e tjera. Ajo më ofroi pemën gjenealogjike të familjes Belas, me fillim të vitit 1600. Të parët e kësaj familjeje ishin Marku, Brzilko, Karli dhe Mate. Stipe Uleviqi, 80-vjeçar, mbahej si
njohësi më i mirë i kësaj çështjeje, madje ai kishte qenë edhe informator për shumë studiues kroatë. Ai, në fillim tha se po çuditet që dikush po interesohet për Arbaninë, pasi gjer më sot, as babai as nëna nga fisi Belas, as gjyshi e katragjyshi, nuk i kanë folur se dikush, ndonjëherë, është interesuar për gjenezën e tyre. Ai thekson se sigurisht banorët e fshatit Arbanija janë shqiptarë, por ç’e do, thotë ai, tash është vonë, ne jemi kroatë. Ai mendon se mund të kenë lidhje me Arbanasit e Zarës, por ato lidhje tani janë humbur. Sipas tij, arbanas ka edhe në vende të tjera në Kroaci dhe sa para nja 20 viteve i ishte lajmëruar një Uleviq nga Imotski dhe i kishte thënë se ishin kushërinj nga gjaku dhe se prejardhja e tyre është e përbashkët, nga Albanija, pra Shqipëria. Regjistrimi i parë i popullsisë, në të cilin përmendet vendbanimi Arbanija, është ai i vitit 1880 dhe numëronte 73 banorë, ndërsa në vitin 2011 numëronte 374 banorë. Është interesant të theksohet se përveç Ante Bellasit, profesor i historisë dhe gjeografisë, nga ky vendbanim nuk ka dalë ndonjë personalitet i dalluar i cilësdo lëmi qoftë. As ky vetë në punimet e shumta të tij nuk e kishte përmendur përkatësinë e tij kombëtare, por çdoherë ishte deklaruar kroat. Edhe sot e kësaj dite vendbanimi Arbanija është një vendbanim i vogël, në dukje i lënë pas dore nga komuna e Trogirit, me rrugë të ngushta e të parregulluara mirë, thënë drejt ashtu si edhe Arbanasit në Zarë apo kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët (jashtë shtetit amë). E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Hundëzakët - pasardhës të Ilirëve
Edhe sot kanë tradit zakone të ngjashme ato te popullit tonë.
Hundëzakët janë një popull me prejardhje ilire, ata që nga kohë të lashta, atëherë kur u prini Aleksandri i Madh, u shpërngulën në Hundëz. Këta u vendosën në kufirin mes Pakistanit dhe Indisë, në një vend i cili si territor ka formën e hundës dhe nga vetë vendi ata morën edhe pseudonimin “hundëzakë”. Po pse këta quhen hundëzakë dhe jo ilir apo shqiptarë ? Pyetje të cilës shumë e shumë studiues nuk i japin përgjigje, për arsye se
26
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
as vetë hundëzakët nuk e dinë se nga e si kishin ardhur. Ata janë një popull me 50 apo 60 mijë banorë. Edhe sot kanë tradita dhe zakone të ngjashme me ato te popullit tonë... Mbajtja e mustaqeve tek burrat e po ashtu shamia tek femrat janë një karakteristikë e dukshme tek ata... Por mos të harrojmë edhe vallet e muzikën, e që është shumë e ngjashme me tonën, si për shembull: vallja e burrave me shpatë, instrumentet e ngjashme me lahutën dhe
me çiftelinë. Muzika tingëllon e njëjtë e po ashtu edhe kënga ngjason me atë të këngës majë së krahut. Hundëzakët kanë një gjuhë që flitet por nuk shkruhet e që quhet gjuha “burrërisht”, e sipas studiuesve dhe të dhënave të tjera ata përdorin shumë fjalë e fjali që në përkthim përdoren edhe në gjuhën tonë: Shtrij këmbët sa ke jorganin, “dhelpra e quan rrushin të thartë atëherë kur nuk e arrin dot”, “burrëri”, “ i mirë” e fjalë të tjera...
KULTURË
ta dhe e me ...
Ndoshta nga mosinteresimi i popullit shqiptar dhe i përfaqësuesve të shtetit shqiptar për hundëzakët, ata u lanë edhe në harresë, ata shpeshherë i quajnë grekë, italianë, e kështu me rradhë... Këta paraardhës të shqiptarëve, këta ilirë, me shpërnguljen e tyre në Hundës u martuan me nuset vendase aty, e kështu ata lanë trashëgimtarë. Edhe sot e kësaj dite këta banorë dallohen nga të tjerët përreth tyre, si nga ngjyra ashtu edhe zakonet e
Hundëzakët kanë një gjuhë që flitet por nuk shkruhet e që quhet gjuha “Burrërisht”, e sipas studiuesve dhe të dhënave të tjera ata përdorin shumë fjalë e fjali që në përkthim përdoren edhe në gjuhën tonë: “Shtrij këmbët sa ke jorganin”, “dhelpra e quan rrushin të thartë atëherë kur nuk e arrin dot”, “burrëri”, “ i mirë” e fjalë të tjera...
feja... Sipas studimeve, ky popull deri në fillim të shekullit 20 ka besuar në një perëndi të tyre e që quhet Dizaus, e që ka një kuptim Diell Zeus e që është perëndi pagane e trashëguar që nga paraardhësit ilirë... Po ashtu ky popull nuk feston as festë të besimit mysliman e as katolik, por ka një tjetër festë e që quhet dita e luleve e ngjashme me atë festën që festohet në Shqipëri edhe sot e kësaj dite, por për këtë popull ka një kup-
tim tjetër, e që njihet si, Viti i Ri apo dita e parë e vitit... Duke i marrë të gjitha këto parasysh marrim një bindje edhe më të sigurt që këta me të vërtetë kanë qenë ilirë, paraardhës të kombit tonë. Për të mësuar më shumë mbi këtë popull, është në dispozicion Libri “Arvanitasit” nga historiani i madh Aristill Kola. Sh. Ujkaj
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Në Tuz u prezantua shfaqja për fëmijë “Bon- Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave”
Ndërgjegjësim i fëmijëve për t’u ushqyer shëndetshëm Çdokush nga fëmijët, përveç ëmbëlsirave, në radhë të parë duhet të konsumojnë zarzavatet dhe pak ëmbëlsira, por kryesorja është higjiena, të lajnë duart, të komunikojnë me shokë/shoqe, të mos shajnë dhe ofendojnë njëri- tjetrin, etj. Por, ushqimi për ta është kryesori pasi me ushqim të përzgjedhur ata do të kenë një trup të shëndetshëm në mendje dhe në fizik Tuz – Në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, është prezantuar shfaqja për fëmijë “Bon- Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave” me autor dhe regjisor Anderson Gurra dhe interpretim nga aktorët/et: Mateo Dervishaj, Mariana Kondi, Xhorxhina Mucollari dhe Klejdi Mehmetaj. Për dallim nga shfaqjet e ndryshme që mbahen në QKI “Malësia”, kanë qenë më të vegjlit nga disa shkolla fillore në Malësi, të cilët e kanë stërmbushur këtë sallë, duke u kënaqur, brohoritur e duartrokitur pafund, teksa shikonin personazhet që interpretonin momente komike, lojëra e situata të ndryshme që përmes tyre, sensibilizonin fëmijët se si ata duhet të edukohen dhe formohen që në fëmijëri për të kontriubuar më vonë në mënyrë efektive në rrethin familjar dhe në atë shoqëror. Autori dhe regjisori i shfaqjes, “Bon-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave”, Anderson Gurra, në prononcimin e shkurtër për gazetën “Koha Javore”, theksoi se shfaqja pasqyron kulturën e të ushqyerit të fëmijëve, edukatën që ata kanë në tryezë (rregullat e mirësjedhjes) si dhe raportin e tyre me embëlsirat dhe me të gjitha ushqimet e tjera, duke i ftuar ata që t’i reduktojnë ëmbëlsirat sepse sipas tij, ato ju sjellin dëme në shëndetin e tyre. “Kuptohet që ëmbëlsirat janë vërtetë të dashura për fëmijët, mirëpo janë ushqimet e tjera ato të cilat vërtetë ndikojnë pozitivisht në shëndetin, mirëqenien dhe në rritjen e tyre të shëndetshme”, u shpreh Gurraj. Aktorja e kësaj shfaqje e cila është dhe aktore e Teatrit Kombëtar, Mariana Kondi, u shpreh se ndjehet e emocionuar dhe shumë e lumtur që erdhi në Tuz për të interpretu-
ar këtë shfaqje edhe për fëmijet e kësaj treve. Ajo theksoi se bëhet fjalë për një shfaqje me shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për fëmijët. “Përmes kësaj shfaqje përcjellim mesazhin që çdokush nga fëmijët, përveç ëmbëlsirave, në radhë të parë duhet të konsumojnë zarzavatet dhe pak ëmbëlsira, por kryesorja është higjiena, të lajnë duart, të komunikojnë me shokë/shoqe, të mos shajnë dhe ofendojnë njëri- tjetrin, etj. Por, ushqimi për ta është kryesori pasi me ushqim të përzgjedhur ata do të kenë një trup të shëndetshëm në mendje dhe në fizik”, tha Kondi. Kjo është hera e parë që kjo shfaqje prezantohet në Tuz, kurse premiera e saj është shfaqur në Tiranë për të pasuar më vonë në disa qytete të tjera. t. u.
MOZAIK
U mbajt Festivali Botëror i Poezisë “Eminesku- Njegosh” në Ulqin
Njohje e ndërsjellë kulturore Ulqini të premten e kaluar ishte pikë reference për gjashtëmbëdhjetë poetë të përzgjedhur të klasit botëror, përfaqësues më të njohur të vendit të tyre të origjinës. Lista e pjesëmarrësve të Festivalit Botëror të Poezisë “ Eminesku-Njegosh” përfshin poetë nga një hapësirë gjeografike e gjerë si Sllovakia, Turqia, Ukraina, Moldavia, Rumunia, Italia, Mongolia, Zelanda e Re, Kosova, Irlanda, Azerbajxhani, Bjellorusia, Maqedonia dhe Estonia. Në ceremoninë e hapjes së këtij manifestimi të njohur poetik botëror (
i pari i këtij lloji në Ulqin dhe në Mal të Zi), në Galerinë e Qendrës Kulturore të Ulqinit, kryetari i komunës Loro Nrekiqi theksoi kontributin e poetëve në njohjen e ndërsjelle kulturore midis popujve e shteteve të ndryshme. “Takimet e këtilla kanë vlera të veçanta sepse shkrimtarët janë ambasadorët e së vërtetës të vendeve të tyre. Ato janë faktorë të rëndësishëm në promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Jam i bindur se ky aktivitet do t’i kontribuojë njohjes se ndërsjellë kulturore. Ne besojmë se turizmi kulturor duhet
mbështetur dhe se kultura është urë lidhëse midis popujve dhe shteteve. Në Ulqin përherë janë dëgjuar gjuhë të ndryshme. Atë e kemi cilësuar si pasuri”, u shpreh ndër të tjera Nrekiqi. Akademiku Sreten Peroviq në fjalën e tij të ngrohtë përshëndetëse e falënderuese potencoi rolin që mund të luajë kultura në afirmimin dhe njohjen midis vendeve. Peroviq shprehu bindjen se poetët pjesëmarrës janë poetë të mëdhenj të popujve të vet me reputacion internacional, të cilët prezantojnë jo vetëm kulturën , por edhe mentalitetet e shteteve dhe popujve të tyre. Siç ndodh në takime të këtilla letrare, poetët pjesëmarrës lexuan disa nga poezitë e veta. Mirëpo, në mungesë të përkthyesit, një pjesë e auditorit, ku çuditërisht më së paku kishte poetë vendas, nuk pati mundësi të përcjellë krijimet e tyre poetike. Të shtojmë se një poet nga Turqia, me bashkëshorten e tij, e braktisi këtë aktivitet i revoltuar se nuk ndodhej në listën e pjesëmarrësve në Ulqin, edhe pse ishte i ftuar i këtij festi(Gj. Gjonaj) vali.
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit zhvilloi seancën e IX të veçantë
Themelohet këshilli orga ndarjes së kufijve dhe pr Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka mbajtur seancën e IX të veçantë, gjatë së cilës, këshilltarët e kuvendit kanë debatuar për një sërë çështjes të rëndësishme për të filluar ndërtimin e një administrate e re. Në këtë seancë u debatua për Propozim- vendimin për themelimin e këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së Komunës së sapothemeluar të Tuzit, të cilin e përbëjnë 7 persona, 3 përfaqësues nga kryeqyteti Podgoricë, 3 përfaqësues nga Komuna e Tuzit dhe 1 përfaqësues nga Qeveria e Malit të Zi, përkatësisht nga Drejtoria për Vetëqeverisje Lokale. Për këtë çështje kanë diskutuar me tone të buta si pozita ashtu edhe opozita, duke qenë se te dyja palët kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një çështje tejet të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të kësaj treve, për ndarjen e kufijve (të pronave dhe të pasurive të tjera), duke u zo-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
tuar se të gjithë do të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në interes të qytetarëve për të krijuar një strukturë të mirëfilltë të funksionimit të një Komune të re. Në fillim të seancës ka përshëndetur kryetari i Komunës, Z. Abedin Axhoviq, i cili duke uruar qytetarët për arritjen e statusit të plotë të Komunës, ka thënë se shpreson që qytetarët e Malësisë do të kenë një të ardhme më të mirë, me më shumë prosperitet. Ai njëkohësisht ftoi edhe diasporën që të investojë në vendlindje. Ndërkohë, ushtruesi i detyrës i Sekretariatit të Shërbimeve Komunale , Nermin Alibashiq, ka bërë të ditur emrat e forumit të punës të Këshillit organizativ të cilët do të punojnë për ndarjen e kufijve në mes Tuzit dhe të Podgoricës të cilin e përbëjnë: “Mr. Miomir Jakshiq – sekretar i Sekretariatit për Financa, Mlladen Iliq – drejtor i Drejtorisë për Pronësi dhe Oliver Markoviq – sek-
retar i Sekretariatit për Rregullim Hapësinor dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Ndërkaq, nga Komuna e Tuzi kemi propozuar: mr. Emin Haxhi – ushtrues detyre i Sekretariatit për Financa dhe Investime, Nik Gjelosh – këshilltar dhe Nermin Alibashiq – ushtrues detyre i Sekretariatit të Shërbimit të Komunës. Gjithashtu, qeveria e Malit të Zi ka deleguar Jadrankën Vukçeviq – drejtoreshë e Drejtorisë për Vetëqeverisjen Lokale”, kumtoi Alibashiq. Këshilltari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, u shpreh se përfaqësuesit e forumit të punës, do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm gjatë kryerjes së punës së tyre, me synim që sipas tij, asnjë pëllëmbë tokë dhe asnjë potencial tjetër natyror i Malësisë të mos ju falet të tjerëve. Nga ana tjetër, anëtari i këtij forumi të punës, Nikë Gjeloshaj si i angazhuar në këtë çështje, u zotua se do të punojë me përkushtimin
MOZAIK
anizativ për çështjen e ronësisë me Podgoricën më të madh pasi siç tha, bëhet fjalë për çështjen me përgjegjësinë më të madhe që mund ta ketë pasur ndokush në 50 vitet e fundit, atë të ndarjes definitive të kufijve dhe pronësisë me Podgoricën. Nga ana tjetër, në lidhje me këtë çështje, këshilltari i PDS-së Halil Dukoviq, ka thënë se ky komision gjatë punës së tij do të përballet me sfida mjaft të vështira që kanë të bëjë me çështje të rëndësishme për ndërtimin dhe funksionimin e një administrate të re të sapothemeluar. Këshilltari i Demokratëve, Shtjefën Camaj, uroi që me fillimin e funksionimit të komunës së re, situata të ndryshojë në favor të qytetarëve dhe që komuna të mos jetë në shërbim të disa personave të caktuar por të të gjithë qytetarëve. Vendimi për themelimin e këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së Komunës së sapothemeluar të Tuzit u miratua me 24 vota pro, 2 kundër dhe dy të
përmbajtur. Këshilli në fjalë sipas nenit 2 të këtij vendimi, obligohet që të propozojë mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet kryeqytetit dhe Komunës së sapothemeluar të Tuzit, të propozoj ndarjen territoriale ndërmjet kryeqytetit dhe Komunës së sapothemeluar të Tuzit si dhe të propozoj aktivitete të tjera për krijimin e kushteve për fillimin e funksionimit të Komunës së sapothemeluar të Tuzit. Ndërkohë, këshilltarët në këtë seancë kanë vazhduar debatin në lidhje me Propozim- Vendimin mbi taksat administrative lokale dhe për Propozim- Vendimin mbi taksat lokale komunale. Këshilltari i PDS-së, Nikollë Gegaj, ka thënë se me miratimin e këtij vendimi për taksat administrative lokale dhe për taksat komunale lokale nuk ka ndryshime radikale, duke sqaruar se tarifat mbesin të njëjta. “I vetmi ndryshim është se tani e tutje ne nuk jemi më Komunë në
kuadër të kryeqytetit por jemi duke e formuar legjislativin e pavarur, kështu që në vazhdim, detyrimet e qytetarëve do të kryhen në Komunën e Tuzit dhe jo në Podgoricë. Pra, këto pagesa, do të jenë pjesë përbërëse e buxhetit të Komunës së re të Tuzit”, theksoi Gegaj. Ky Propozim- vendim u miratua me shumicë votash pro dhe 2 kundër. Në seancën e IX të veçantë të Kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqyteti, këshilltarët kanë debatuar dhe në fund me shumicë votash kanë miratuar, Propozim- Vendimin mbi themelimin e Shërbimit të Kuvendit, PropozimVendimin mbi zgjidhjen e nevojave banesore të zyrtarëve dhe nëpunësve lokalë të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit si dhe për Propozim- Vendimin mbi përcaktimin e kompensimit mujor për qiramarrje të lokaleve për punë të klubeve të këshilltarëve. t. u. E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
31
FOLKLOR
Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot (Malësi e Madhe) (2)
Kënga e Aga Imerit Dr. Ismail Doda
3. Baladat e rinjohjes 3.1. Hyrje
Rinjohja si motiv balade ndodhet jo vetëm në folklorin shqiptar, por edhe në atë të fqinjëve dhe të popujve të tjerë të Ballkanit e më tej. Në të zakonisht bëhet fjalë për rinjohjen e anëtarëve të familjes së ngushtë, që për një kohë të gjatë ishin ndarë për arsye të ndryshme, si vajtja në ushtri, në luftë, në kurbet e ndonjë ngjarje tjetër. Materialet e vjela në terren na bënë të mundshme të ndriçojmë rinjohjet: burrë-grua dhe motër-vëlla.
a) Rinjohja e burrit me grua - J Agu Imerit-o jish martua 1. Analiza 1.1. Mbledhja e lëndës
Baladën me 165 vargje na e këndoi pa instrument më 2 shkurt 1988, në Drume të Epërme të Hotit, Mark (Lucë) Gjonaj, analfabet, bujk, i lindur më 12 mars 1937 në këtë fshat. Ajo shkon me grupin e parë të rinjohjes. Në vija të përgjithshme ka elemente të përbashkëta të baladës shqiptare me këtë motiv, por përmban edhe risi.
1.2. Emërtimi i kryepersonazhit
Fiksohet në vargun e parë të këngës. Jepet me formën e “Jagu Imerit”. Karakterizon të folmen e fshatit e krahinës së Hotit që s’gjendet në motërzime të tjera. Emri i përveçëm i është dhënë të parit – burrit, duke e cilësuar si protagonist nga e mori emrin edhe ky krijim gojor “Jagu Imerit-o jish martua”. Atij i vihet përpara, por në ndonjë rast, edhe prapa titulli aga përg-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
jithësisht me kuptimin pronar tokash, i cili i mbarështronte këto në mënyrë feudale; pasanikë të pashkolluar (Tahir Dizdari, “Fjalor i orjentalizmave në gjuhën shqipe”, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AATC), Tiranë (pa vit botimi), botues Ramiz Zekaj, A. O. Aç Tëaijri, f. 6.) dhe në vijim emri, siç është rasti me motërzimin “Jagu Imerit” (v. 1, 107), por edhe me formën: Jago (“Hojt, joj Jago, mos ki dert”, v. 20); “A je gjallë Jago, o si po t’kom?” (v. 32); “O çou, pra, Jago e xg’jedh dorinë” (v. 80). Në dy raste jepet edhe para emrit Aga: Ymer Aga (“Mirësevjen ti-o Ymer Aga”, v. 161; “Ymer Agën dum m’e lirua” (v. 164); j’Mer: Pak dëgjohet shkronja “j” në vend të “i”së dhe theksi bie te pjesa në vijim: Mer - “Zot çka ka ky Jagu’j’Mer” (v. 57); “Jagu’j Merin-a na ke pamë?” (v. 91); Mber: “Jagu’ Mberin-o, na ke pamë?” (v. 91).
dhe më në fund: “Hajt, joj Jago, mos ki dert, / se t’pret vasha – o ty nânë vjet”. (v. 20, 21) Ndarjen trishtuese, përveç dy krijimeve të Arbneshit (Krajë) (Shih: “Balada dhe legjenda”, përgatitur nga Anton Çetta, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1974, k. nr. 33, v. 36-39, f. 110-115, dhe dorëshkrimin “Aga Imeri” në Arkivin e IAP, f. 236), e pasqyrojnë: “Visaret e kombit”, nr. 4, vëll. II, Tiranë, 1937, k. nr. 9, f. 365, si dhe balada e Drumes së Epërme të Hotit: “O për me metë sarajet shkretë!” (v. 8) Kjo e fundit si dhe baladat e sipërpërmendura të Arbneshit sjellin informacionin se ç’i kishte ndodhur atje: “Në luftë Jagu kur ka ra, / E vet’ u nxȗ, gjogu met vra” (v. 24, 25). Edhe në robi: “Mirë tuj grânë, e mirë tuj pi / Mirë tuj ra njasaj qyteli” (v. 27, 28).
1.3. Fjalët e rralla:
Aga Imeri, pasi mësoi nga kumara i tij që e vizitoi në burg, element ky që e përmban edhe balada – motërzimi i Vulajve të Grudës së kësaj Malësie (Këngën me 87 vargje dhe titullin “Agë Imeri isht martua” na e këndoi pa instrument në Vulaj (Grudë), më 30 janar 1988, Nuo (Ujkë) Vulaj, i lindur aty më 21 shtator ?, analfabet, bujk dhe e kemi në dorëshkrimin tonë “Baladat popullore të Grudës” (=DBPG-D), se: “Plaku (= i ati, I. D.) ka dekë, n’lle â mlua; / nána gjallë, dy sysh qorrua; vasha dalë, a âsht martua; lle sarajet-o t’janë rrënuo” (v. 49-52), u mërzit fort saqë as çiftelisë s’i binte dot. Ky ndryshim i bënte përshtypje edhe të bijës së mbretit. Nga përgjigjja në pyetjet që ajo ia shtroi sapo e takoi, u njoftua se gjendja e rëndë në familjen e Aga Imerit i është shfaqur në ëndërr. Falë ndërhyrjes së saj tek i ati, Aga Imerit iu mundësua të shkojë në vizitë në vendlindje. Madje, në mungesë të parave dhe të dorëzanëve, në besë, se do të kthehet, dhe pa kurrfarë pengu: “O, çou, pra Jago e xg’jedh dorinë / Për tri ditë kape Ulqinë” (v. 80, 81). Ud-
1. “cub”: “Por u bushën-o cub nânë vjet” (v. 129). Pjesëz: rrumbullak, plot. 2. “kryqinë”: “Mezi n’rrugë e nxe kryqinë” (v. 108) – krushqit. 3. “(t’)risht/ë: “O gjâ t’rishtë- atej a kanë?” (v. 90), f. sh. – a (t)re. 4. “xbirtua”: “Ka nisë nusen-o m’e xbirtua” (v. 120) Xbirto/j kalimtare – ta brimojë, figurativisht hetojë për të zbuluar nëse ka qenë ndonjëherë e martuar.
1.4. Shtjellimi 1.4.1. Hyrja në subjekt
S’dallon shumë nga ajo e këngëve të tjera. Edhe këtu Jago Imerit i vjen për të shkuar ushtar pas një nate që ishte martuar. Në të ndarë, përveç prindërve ua lë lamtumirën shokëve e kumarës (ky në baladë është çelës i zgjidhjes së çështjes), si edhe vashës së vet, duke zhvilluar njëkohësisht një dialog me të: “Lamtumirë-o ti vasha ime! / A m’nep besë vashë sa po m’pret” (v. 11, 12) Edhe pse i tha: “Gjashtë ditë, e de (=deri, I. D.) ç’i d’zhytet-o kmish’e barllë” (v. 15)
1.4.2. Kulmimi i problemit dhe zgjidhja e tij
FOLKLOR
hëtimi me kalë, pa u përmendur vendi pasqyrohet edhe në motërzimin e cituar të Vulajve: “N’shpinë të kalit njater ëm ka ra” (v. 44), sipas të cilit lirimi bëhet nga e shoqja e mbretit, që në vargun 25 quhet: “e shoqa e kralit”, ndërsa: “mretneshë” në v. 33 dhe 40: “Njaterë mretnesha dhe ma ki lshua”. Një veprim i tillë pasqyrohet edhe në brendësi të këtushme shqiptare: në Martinaj (Plavë-Guci): “Sa çpejt kalit i ka grah” (v. 25) (Këngën me 46 vargje dhe titullin “Aga Imeri”, na e këndoi pa instrument më 30 janar 1987, në Martinaj, Guci, Brahim (Haxhi) Hasangjekaj (27. 06. 1917 ?), autodidakt, bujk, dhe e kemi në dorëshkrim).
1.4.3. Mbyllja e baladës
Meqë s’pati mundësi të vinte ndonjë ditë më parë në vendlindje të njëjtësuar me Ulqinin, mbërriti ditën e fundit, deri kur, sipas besatimit, e priste e shoqja. Nga personat që takoi pa shkuar në shtëpi të cilëve u tregoi sipas baladës “Aga Imeri” i Arbneshit të Krajës: “Unë pa vij pej Spajet t’zez-e” (v. 159) (Përmbledhja “Balada dhe legjenda”, përgatitur nga Anton Çetta (v. cit.), vargu nr. 159, f. 113), njëkohësisht mësoi se ajo sapo ishte nisur me krushq e përcjellës te fati i dytë. Vetëm nga motërzimi i Drumes së Epërme informohemi që këtë lajm e mori nga e ëma, me ç’rast u zhvillua një bashkëbisedim i dhembshëm dhe u rinjohën nënë e bir: “Kur ka shku te ‘j lis e ‘j kru, / Ma ki gjetë t’amën
tu vajtu. / - Mirësevjen, ti-o rop i zân. / - O pej ka t’kem?” qet e- i ka thâné: “O jom prej t’zezës-o jasaj Spajnë” (v. 84-89), DBPH, D-1. Në vijim kjo e njofton se krushqit, të cilëve: “U ka pri Sherifi Senit (Sherifi i Senit, personazh i futur më vonë, mbase për rimë, meqë s’dëgjohet në asnjë motërzim tjetër) / Ja marrin nusen-o Jagus Merit” (v. 102-103, k. nr. 1). Këtë informacion, pa emrin e prijësit, e pasqyron edhe balada “Aga Imeri”, nr. 9, v. 66-71, te “Visaret e kombit” (v. cit.), f. 267. Me të marrë këtë lajm, i doli nuses në rrugë. U përshëndet me krushqit dhe i falënderoi që ia plotësuan kërkesën për të folur me të. Pas një bisede të shkurtër dhe rinjohjes, kur ky: “Ç’përvol llânë e tregoj nishânë, / Zdrypi vasha prej koçisë, / Kcej e ra n’vithe t’dorisë. / Lle u thot krushqet-o rrug-é marë / se m’përpoq Zoti-o n’burrë të parë” (v. 138-141). Përmes tyre i çon të fala Osman Dakës, të cilit atë ditë duhej t’i bëhej nuse: “Erll i zoti pra n’gja t’vet”. I premton se, nëse: “i lenë ni djalë, atë e zë kumar”, nëse: “-m’lenë n-doj çikë, / o juve, pra, do t’u zâj mik” (shih: v. 143-149). Falë sinqeritetit që tregoi dhe të mirëkuptimit nga ana e pretenduesit dhe krushqve, Aga Imeri arriti të vazhdojë rrugën me nuse në shtëpi. Atë e bren dyshimi, nëse jo për çështje besnikërie, së paku për moskujdesin e saj në letërkëmbimin me të, element ky i futur vonë që ia tha hapur, ende pa zbritur nga kali, siç paraqitet
në motërzimin e Drumes së Epërme. Në pyetjen e tij: “Çi ȗ shumë vjet letrat-o t’i kam shkrua, / Po t’i letrat-o, a m’i ke knua?“, merr përgjigje të pajustifikueshme: “S’i kam pa, as knua, a ‘j shkretë. / Por u bushën-o cub nân vjet, / O si për tô nuk di gjâ vet” (v. 126-130, DBPH-D-1). Mirëpo faktet që e kanë nxitur për martesë janë po ato që e kanë tundur edhe shpirtin e burrit. (Rrustem Berisha, “Motivi i kthimit të burrit”, në: “Gjurmime albanologjike – Folklor dhe Etnologji”, VI-1976, Prishtinë, 1978, f. 146)
2. Përfundimi
Aga Imeri e përmbushi besën: “Muer ag-ja vashën e ti-e, / e muer, e çaj në shpi-e” (v. 229-230, “Balada dhe legjenda”, (vep. cit.), k. nr. 33, f. 115). “E bij’e kralit-o ‘j dulë përpara”. Pasi e përshëndeti: “Mirësevjen ti-o Ymer Aga”, e njofton: “Se mua krali-o kje tu m’pre” (v. 161, 162, 163), sipas baladës së Drumes së Epërme. Dhe në vijim rrëfen ajo se menjëherë: “T’apsaxhitë (personaliteti i burgut, I. D.) m’i kânë bashkua, / Ymer Agën dum m’e lirua”. Sinqerisht konstatojnë dhe urojnë: “O kenka burrë, more-o po kjoftë gjithmonë-Oni o se!” (v. 165). Madje sipas motërzimit të përmendur që e shënuam në Grudë: “Ja ki dhânun gjogun, edhe shpatën. / E n’saraj more, edhe m’ka shkue. / Nusen e vet, more, Aga e ki gzuo” (v. 87-89). (vijon) E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Nga 4-5 tetor në Prishtinë mbahet Festivali ndërkombëtar i Prozës
Në Kosovë për herë të parë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Prozës “Fiction Fest”. Ky është festivali i parë i kësaj natyre duke qenë se i dedikohet vetëm prozës artistike dhe jo formave të tjera të shkrimit letrar.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 4 TETOR 2018
Në të do të marrin pjesë emra të njohur e të respektuar të letërsisë shqipe dhe asaj të përbotshme. Në edicionin e parë do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këta shkrimtarë: Rexhep Qosja, Donika Dabishevci, Srdjan Tes-
in, Virion Graçi, Stefan Boshkoviq, Dimitar Samardjev dhe Almira Gashi. “Fiction Fest” do të mbahet më 4 dhe 5 tetor në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
SPORT
Liga Ballkanike në basketboll pëson rënie drastike
Vetëm gjashtë skuadra pjesëmarrëse, tri prej tyre shqiptare Tashmë është bërë zyrtar edhe programi për sezonin e rregullt të Ligës Ballkanike në basketboll, ku do të marrin pjesë gjashtë skuadra, tri prej tyre shqiptare. Liga do të fillojë më 16 tetor me ndeshjen e hapjes që do të mbahet në Durrës, ku KS “Teuta” do të debutojë në këtë garë kundër “Akademik Bulltex 99”. Gjithsej gjashtë skuadra do të marrin pjesë në sezonin e 11-të të garës. Janë dy ish-kampionë, BC “Beroe”
(Bullgari) dhe KB “Z Mobile Prishtina”, ndërsa janë edhe ekipet që konsiderohen ambicioze si “Akademic Bultex 99” (Bullgari), KB “Bashkimi” (Kosovë) dhe KK “Kozuv” (Maqedoni). Debutues do të jetë KS “Teuta” nga Shqipëria, që do ta zëvendësojë “Tiranën” e cila ka hasur në probleme financiare. Sezoni i rregullt do të luhet në dhjetë raunde me katër skuadrat e para që kualifikohen për gjysmëfinalet që do të zhvillohen në sistemin vajtje–ardh-
je. Fituesit do të kualifikohen për në finale, ku do të zhvillohet një seri me tri ndeshje në prill të vitit 2019. Orari tashmë është vendosur, por nuk do të jetë përfundimtar pasi mund të ketë ndryshime, varësisht nga orari i transmetimeve televizive, orarit të ligave lokale ose arsyeve të tjera. Programi i KB “Z Mobile Prishtina” nuk është final, pasi do të finalizohet pasi të mësohet orari i klubit prishtinas në FIBA Europe Cup.
Në turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Theranda Open 2018”
18 medalje për KT “Ulqini” Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar 18 medalje, duke zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Turneun ndërkombëtar “Theranda Open 2018”, që gjatë fundjavës u mbajt në Therandë (Suharekë) të Kosovës. “Ulqini” ka marrë pjesë me 18 garues, të cilët kanë fituar nëntë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Përpos kupës për vendin e parë në renditjen e përgjithshme, KT “Ulqini” ka fituar edhe dy kupa të tjera. Amra Dushku është shpallur kadetja më e suksesshme e turneut si dhe Amar Bakalli garuesi më i suksesshëm në kategorinë Children 2.
Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, ka falënderuar organizatorin Valmir Fetiu për mikpritje si dhe
prindërit e garuesve dhe sponsorët, të cilët ua kanë lehtësuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet. (Kohapress) E ENJTE, 4 TETOR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 5 tetor 2018
Viti XVll Numër 834 Çmimi 0,50
Dilema e vlerave dhe e kompromisit
ISSN 1800-5696
Trieshi ka nevojë për bustin e Skënderbeut
Dramë e paralajmëruar