Koha 835

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 tetor 2018 Viti XVll Numër 835 Çmimi 0,50

Ulqini, skenë e teatrit absurd ISSN 1800-5696

Libri duhet ta sfidojë epokën e teknologjisë digjitale

Muzika për mua është si një ilaç shërues


PËRMBAJTJE

12

14 Jetë e subvencionuar

Të trajtohet më me seriozitet kjo dukuri negative

16

24 Monografi për mësuesit e shkodrës

Shuhet pasuria e veçantë e ulqinakëve

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018


PËRMBAJTJE

26

28 Maqedoni: Çfarë ndodh pas referendumit?

Ngritja e përmendores së Adem Demaçit në Nju-Jork ide fisnike

30

32 Rinjohja e motrës me vëlla

Robert Gjonaj, në rrugë të mbarë në fushën e politikës në SHBA KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 11 tetor 2018 Viti XVll Numër 835 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Ulqini, skenë e teatrit absurd

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Libri duhet ta sfidojë epokën e teknologjisë digjitale

Muzika për mua është si një ilaç shërues

digjitale teknologjisë epokën e ta sfidojë Libri duhet

shërues një ilaç është si për mua Muzika

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

teatrit absurd

avoreHAUlqini, skenë e KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Me Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për simbolet shtetërore dhe Ditën e shtetësisë së Malit të Zi

Flamuri i Malit të Zi në të gjitha organet dhe institucionet shtetërore dhe komunale Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Propozim-ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për simbolet shtetërore dhe Ditën e shtetësisë së Malit të Zi, sipas të cilit qeverisjet vendore dhe institucionet publike janë të obliguara që të vendosin në mënyrë të përhershme flamurin e Malit të Zi në objektet ku janë të vendosura këto organe dhe institucione, si dhe obligimin e ngritjes në këmbë të personave të pranishëm me rastin e intonimit të himnit të Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten

4

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, pas mbledhjes së qeverisë së Malit të Zi. “Futet obligimi i institucioneve publike, themelues i të cilave është shteti, gjegjësisht komuna, që flamuri të qëndrojë i ngritur përherë në godinat ku janë të vendosura këto organe dhe institucione. Po ashtu në Propozimin mbi ndryshimet dhe plotësimit e Ligjit futet obligimi i ngritjes në këmbë të të pranishmëve me rastin e intonimit të himnit të Malit të Zi, si dhe dispozita ndëshkuese përkatëse në rast se shkelet ky nen i Ligjit. Gjoba ndaj

personave fizikë për shkak të mos ngritjes në këmbë me rastin e intonimit të himnit të Malit të Zi do të jetë 300-2000 euro”, ka thënë ai. Që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006, një pjesë e opozitës proserbe në Mal të Zi nuk i njohin dhe nuk i respektojnë simbolet shtetërore të Malit të Zi. Ka pasur raste kur në komunat ku pushtetin e kanë partitë e bllokut proserb, të mos këndohet himni i Malit të Zi me rastin e ditës së këtyre komunave. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Forca e Re Demokratike dhe Lëvizja Qytetare URA shprehen kundër çdo lloj shkëmbimi të pronës në Valdanos

Kërkesë befasuese dhe e papranueshme Ulqin – Forca e Re Demokratike dhe Lëvizja Qytetare URA kanë reaguar ndaj kërkesës së Ministrisë së Financave të Malit të Zi për mundësinë e shkëmbimit të pronës së ndërmarrjes “MN Invest” nga Nikshiqi me pronën që ndodhet në ullishtën e Valdanosit. Në deklaratën për shtyp të Forcës së Re Demokratike thuhet se nuk është e nevojshme që dikush nga Nikshiqi apo cilido vend tjetër i botës të merret me kultivimin e ullinjve në tokat e qytetarëve të Ulqinit, pasi që ata i mbjellin dhe i kultivojnë vetë. “Ministria e Financave në vend të kërkimit të mendimit nga Komuna e Ulqinit, duhet të sjellë vendimin për kthimin e ullishtës, të cilën ne si pronarë do ta valorizojmë shumë më mirë sepse është në traditën tonë që

ta mbiellim dhe përpunojmë ullirin”, thekson kjo parti. . Nga Forca e Re Demokratike kanë bërë të ditur se të befasuar nga kërkesa e Ministrisë së Financave, i janë drejtuar me një shkresë publike kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, ministrit të Drejtësisë dhe njëherazi nënkryetarit të Qeverisë, Zoran Pazhin, dhe ministrit të Financave, Darko Radunoviq, të cilët i kanë njoftuar se “parcelat kadastrale për të cilat kërkohet mendimi i komunës gjenden në kompleksin e Valdanosit dhe të njëjtat gjenden në proces gjyqësor për kthimin e tyre pronarëve të mëhershëm”. Edhe për Lëvizjen Qytetare URA, kërkesa e Ministrisë së Financave është e papranueshme për arsye se

toka kontestuese është konfiskuar në mënyrë të paligjshme nga 204 familje ulqinake të të gjitha konfesioneve fetare. “Për të njëjtën zhvillohet procedura gjyqësore para institucioneve nacionale dhe ndërkombëtare që duhet të japin verdiktin e tyre final dhe zgjidhje meritore që toka në fjalë t’u kthehet pronarëve të mëparshëm”, thuhet në reagimin e kësaj partie. URA kërkon nga qeverisja vendore e Ulqinit që të kundërshtojë fuqishëm këtë kërkesë e nëse duhet, për të të diskutohet edhe në Kuvendin e Komunës së Ulqinit në mënyrë që t’i jepet një përgjigje e qartë për këtë devastim që nuk është aspak në interes të qytetarëve të Ulqinit. (Kohapress)

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Ulqini, skenë e teatrit absurd

6

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Se a është “MN Invest” një “Cubus Lux” i ri, këtë do ta dëshmojë koha. Por ajo që të çudit është marrja në shqyrtim e kërkesës së kësaj firme nga Qeveria e Malit të Zi, e cila po luan me durimin e qytetarëve të Ulqinit duke i vënë ata përballë një sprove të re

Ismet Kallaba

Akoma pa u shuar mirë plagët nga djegia e ullishtës në Bashbylyk, me ç’rast u dogjën disa qindra ullinj të vjetër (qindravjeçarë) duke shkaktuar një dëm të pakompensueshëm, një tjetër lajm i keq bëhet i ditur në lidhje me ullishtën në Valdanos. Paralajmërimi i qeverisë së Malit të Zi për mundësinë e shkëmbimit të pronës së një firme nga Nikshiqi me pronën në Valdanos, është ngacmimi i një varre tjetër të vjetër dhe provokimi i radhës që u bëhet qytetarëve të Ulqinit nga qeveria e Malit të Zi. Në fakt, që prej fillimit të sistemit pluralist, Ulqini është shndërruar në skenë të teatrit absurd ku janë kryer me dhjetëra e qindra eksperimente, në dëm të tij dhe të qytetarëve. Janë shkatërruar ndërmarrjet më të fuqishme të tij, si Kriporja e Ulqinit, NHT “Riviera e Ulqinit”, “Agro Ulqini”, “Primorje” etj., janë prishur dhe shndërruar në gërmadha hotelet “Galeb”, “Lido” dhe objekte të tjera, dikur simbole të këtij qyteti, është plaçkitur prona nga individë dhe firma fantazmë, ndërkohë që disa procese gjyqësore zhvillohen kundër Komunës së Ulqinit; pjesën më të madhe të territorit të tij, përfshirë edhe zonën bregdetare, nuk e menaxhon pushteti lokal etj. Kështu nga

Privatizimet e dyshimta, që kanë çuar në shkatërrimin e ndërmarrjeve, uzurpimet e pronave në pjesët më atraktive, menaxhimi i bregdetit të Ulqinit nga një ndërmarrje shtetërore, dhënia me koncesion e pronave në Mozhur, Malin e Brisë, Shas etj., për të cilat nuk dihet se cila është dobia e qytetarëve të Ulqinit, sinjalizojnë pushtimin ekonomik të Ulqinit, që pashmangshëm në planin afatgjatë çon drejt asimilimit të popullatës shumicë autoktone shqiptare dhe ndryshimit të strukturës demografike

një komunë bregdetare me burime dhe potenciale të mëdha natyrore dhe zhvillimore, Ulqini është shndërruar në një komunë kontinentale. Kjo falë edhe udhëheqjes së dobët të pushtetit lokal, që nuk i ka mbrojtur interesat e veta dhe nuk e ka ngritur zërin kur është dashur. Kërkesa e firmës “MN invest” nuk përbën ndonjë çudi. Në shtetet me demokraci të dobët dhe sistem të korruptuar të drejtësisë, siç është në Malin e Zi, individë dhe firma fantazmë kanë shfrytëzuar vrimat ligjore dhe format e ndryshme korruptive për të përfituar. Dhe në vend që të akuzohen dhe dënohen për mashtrime, në të shumtën e rasteve janë shpërblyer nga gjykatat dhe institucionet tjera përgjegjëse. Se a është “MN invest” një “Cubus Lux” i ri, këtë do ta dëshmojë koha. Por ajo që të çudit është marrja në shqyrtim e kërkesës së kësaj firme nga qeveria e Malit të Zi, e cila po luan me durimin e qytetarëve të Ulqinit duke i vënë ata përballë një sprove të re. Qetësia dhe durimi janë

Për fat të keq, duhet pranuar se Ulqini sot nuk ka politikanë dhe personalitete me autoritet, të cilët jo vetëm që do të kundërshtonin idetë dhe projektet e dyshimta, por të cilëve u dëgjohet zëri në qarqet vendimmarrëse në Malin e Zi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

vlera morale të njeriut, por në vendet e Ballkanit ato konsiderohen si shenja të dobësisë së tjetrit. Është fakt se në Ulqin është dobësuar, për të mos thënë se viteve të fundit mungon fare fryma e kundërshtisë, sidomos ndaj pushtetit, edhe në rastet kur janë cenuar të drejtat themelore të njeriut. Për ta ilustruar këtë, e mbani mend se kur është mbajtur protesta e fundit qytetare në Ulqin?! Privatizimet e dyshimta, që kanë çuar në shkatërrimin e ndërmarrjeve, uzurpimet e pronave në pjesët më atraktive, menaxhimi i bregdetit të Ulqinit nga një ndërmarrje shtetërore, dhënia me koncesion e pronave në Mozhur, Malin e Brisë, Shas etj., për të cilat nuk dihet se cila është dobia e qytetarëve të Ulqinit, sinjalizojnë pushtimin ekonomik të Ulqinit, që pashmangshëm në planin afatgjatë çon drejt asimilimit të popullatës shumicë autoktone shqiptare dhe ndryshimit të strukturës demografike. Nga ana tjetër, vetë Komuna e Ulqinit nuk ka krijuar, rrjedhimisht as zbatuar një politikë të zhvillimit të planifikuar dhe demografike me qëllim të mbrojtjes së popullatës vendore. Për fat të keq, duhet pranuar se Ulqini sot nuk ka politikanë dhe personalitete me autoritet, të cilët jo vetëm që do të kundërshtonin idetë dhe projektet e dyshimta që vijnë nga lart, por të cilëve u dëgjohet zëri në qarqet vendimmarrëse në Malin e Zi. E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Çfarë qëndron pas sjelljes agresive të Rusisë?

Miodrag Soriç

Edhe nëse ankesat kundër Moskës në vështrim të parë të duken të bëra në marrëveshje: askush nuk dyshon se para së gjithash agjentë rusë sulmojnë në mënyrë të vazhdueshme institucionet perëndimore, partitë, sipërmarrjet dhe organizatat e sportit. Moska vërtet që e kundërshton këtë. Por këtë kundërshtim e bën në formë mekanike, si një ushtrim të bezdisshëm, shpesh me nënton cinik. Perëndimi përgjigjet me kundërmasa. Ai do të investojë më shumë para në luftën kibernetike që po

8

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Dëshmitë janë bindëse: shërbimet sekrete të Holandës, të Britanisë së M që qëndrojnë pas valës së sulmeve kibernetike të kohëve të fundit. Ame

zhvillohet. Njëkohësisht, shumë pyesin se çfarë qëndron pas kësaj sjelljeje agresive të Kremlinit, të harruar prej kohësh? Cili është synimi i Moskës? Sepse spiralja e sanksioneve dhe e kundërsanksioneve që rrotullohet gjithnjë e më me shpejtësi nuk të çon askund. Në fund ato që humbasin janë të dyja palët. Dialogu i Petersburgut, për të afruar shoqëritë civile të të dyja palëve, që fillon pas pak ditësh ka gjithnjë e më pak kuptim në sfondin e rritjes së tensionit mes Perëndimit dhe Lindjes. Pse të flitet me njëri-

tjetrin, kur në fund mungon vullneti politik si bazë për një bashkëpunim në rritje? Kështu që Perëndimi vazhdon të spekulojë se çfarë qëndron pas veprimeve brutale të rusëve. Ajo që të bie në sy: sulmet e fundit i kreu para së gjithash Shërbimi Sekret Ushtarak rus GRU. Dhe ajo që të bie gjithashtu në sy: sa në mënyrë diletante kanë vepruar spiunët, çfarë gjurmësh kanë lënë, që ata madje lejuan të kapen me presh në duar. Moskës nuk i bëjnë përshtypje protestat e Perëndimit. Kjo të kujton

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Madhe dhe të Zvicrës përmendin emra dhe për një pjesë të tyre edhe gradën në shërbim të agjentëve rusë, erikanët, kanadezët, danezët dhe australianët ankohen gjithashtu për sulme të piratëve rusë të internetit

kohët e Luftës së ftohtë. Por edhe atëherë ekzistonte pak a shumë një besim bazë ndaj palës tjetër. Ky besim tani është rrënuar plotësisht. Se kur nisi kjo është e vështirë të përcaktohet. Përpjekje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Moskën kanë dështuar. Deklaratat e Presidentit Trump për ta përmirësuar raportin me Moskën, dështuan në rezistencën e Kongresit. Ndërkohë politikanët në Lindje dhe Perëndim flasin më tepër për njëri-tjetrin, se me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për para? Përballë sul-

meve më të fundit nga Rusia vendet e NATO-s i kanë rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Presidenti Putin në fakt pati deklaruar se do ta ulte sërish buxhetin e mbrojtjes për vitin 2019. I duhen paratë për të nxitur rritjen e dobët ekonomike. Gjeneralët e tij kjo nuk do t’i gëzojë. Dhe që tani spekulohet që për këtë arsye i ndërmori sulmet më të fundit kibernetike Shërbimi Sekret Ushtarak rus GRU. Sepse tensionet në rritje me kundërshtarin janë gjithmonë të mira për buxhetin e mbrojtjes. Të tjerë pohojnë se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Uashingtoni sillet në këtë mënyrë, sepse ai ka vendosur tashmë që t’i ashpërsojë në mënyrë drastike sanksionet në fund të nëntorit. Moskës i mungojnë në këtë mënyrë stimujt për sjellje më të mirë. Çfarëdo që të fshihet pas agresivitetit të ri të Rusisë: dikur Kremlini do të detyrohet të tërhiqet sërish. Marrëdhënie më të mira janë si në interesin e Rusisë, ashtu edhe të Perëndimit. Edhe një aleancë me Kinën nuk është alternativë e mirëfilltë për partneritetin me Perëndimin. Sepse Pekini është kalkulues i ftohtë. E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Shkeljet e lirisë së shtypit, nisma “antishpifje” e kryem Siç dihet, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së), para disa ditësh ka përfunduar punimet e sesionit të 73-të të saj në Nju Jork. Ky takim vjetor konsiderohet si mbledhja më e rëndësishme botërore, ku marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të shteteve anëtare të OKB-së. Çdo vit, Asamblea e Përgjithshme përcakton, paraprakisht, temat me të cilat do të merret OKB-ja për vitin që pason dhe njëkohësisht përcakton edhe rendin e çështjeve prioritare të cilat shqetësojnë OKB-në dhe vendet anëtare të saj

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Përveç përfaqusesve të lartë të shteteve anëtare të organizatës botërore në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithëshme të OKBsë marrin pjesë edhe individë dhe organizata të ndryshme joqeveritare nga mbarë bota, të cilat e përdorin këtë rast për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj shqetësimeve të tyre -- mbi çështjet me të cilat ata merren, si individë dhe si profesionistë -- para OKB-së si organizatë dhe udhëheqsve më të lartë të botës dhe përfaqsuesve të tyre. Një ndër këto organizata jo-qeveritare e cila mori pjesë në një grup diskutimi, – në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithëshme të OKBsë – ishte edhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. (Instituti Mbretëror i Londrës për Çështje Ndërkombëtare sapo ka njoftuar se fituesi i çmimit prestigjoz “Catham House” për vitin 2018 është pikërisht, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Ky çmim u jepet çdo vit, një personi, personave ose organizatave që sipas anëtarëve të Catham House kanë dhënë kontributin

10

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

më të madh drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve sipas një njoftimi për shtypin, e fitoi këtë çmim prestigjoz për përpjekjet e tij në mbrojtje të drejtave të gazetarëve për të raportuar lajmet pa frikë nga ndëshkimet, në një kohë kur liria e shtypit është nën trysni në shumë pjesë të botës. Duke reaguar ndaj këtij njoftimi, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Z. Joel Simon u shpreh se, “Ky nderim është një afirmim i rolit të gazetarëve – sidomos i atyre vendas – për të informuar botën. E vërteta nuk është një koncept që vendoset nga udhëheqsit politikë, por është një koncept që formohet nga kuptimi dhe nga vrojtimi i ngjarjeve që vetëm mund t’i japë gazetaria”, tha Z. Simon, duke komentuar dhënien e çmimit prestigjoz, Catham House” organizatës që ai kryeson.) Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është një organizatë ndërkombëtare me prestigj me qendër në Nju Jork, e cila promovon lirinë e shtypit anembanë botës dhe mbron të drejtën e gazetarëve që të shkruajnë dhe të raportojnë lajmet lirisht dhe pa frikë se do të ndëshkohen nga autoritetet qeveritare, në cilindo vend të botës qoftë. Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Gazetarëve, Joel Simon mbajti një fjalim në Nju Jork, para një grupi ndërkombëtar të interesuar për

gjendjen e lirisë së shtypit në botë dhe mbrojtësish të gazetarëve. Kjo mbledhje kishte për qëllim që, në kuadër të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, të viheshin në dukje shkeljet flagrante të lirisë së shtypit në botë, si dhe për të të tërhequr vëmendjen e të fuqishmëve ndaj praktikave të papranueshme të disa qeverive, që burgosin gazetarët anembanë botës, vetëm e vetëm sepse bëjnë punën e tyre. “Për vite me radhë”, tha Z. Simon, “Kemi diskutuar me OKB-në si dhe me institucionet dhe me entet e saj përkatëse, për çështje që kanë të bëjnë me lirinë e shtypit dhe me të drejtat e gazetarëve... Ne kemi shprehur shqetësimet tona për vrasjet e gazetarëve anembanë botës, dhe për çështjen e mosndëshkimit të atyre autoriteve që abuzojnë me lirinë dhe me të drejtën e gazetarëve. Kemi biseduar gjithashtu edhe mbi mbrojtjen e gazetarëve të cilët punojnë në zona konflikti” ka thënë ai. Ai është shprehur se kemi vënë re një gatishmëri në rritje nga ana e disa zyrtarëve të OKB-ës për të biseduar për këto çështje, por shtoi Drejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve se, njëkohsisht, “Ne jemi të detyruar të pranojmë se kushtet e këqia në punën e përditshme nuk kanë ndryshuar pothuaj aspak për gazetarët, anembanë botës.” Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Z. Joel Simon duke folur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

OKB-ja dhe ministrit Edi Rama në Nju Jork më 28 Shtator. (CPJ/Gulnoza Said) Z. Simon theksoi vështirsitë me të cilat ndeshet organizata e tij për mbrojtjen e gazetarve dhe të lirisë së fjalës, sidomos kur është fjala për burgosjen e padrejtë të gazetarëve, anembanë botës. Kjo situatë, nënvijoi ai, ekziston sepse për këto abuzime të rënda -- siç është burgosja e padrejtë e gazetarëve -- janë përgjegjëse, drejt përdrejt, qeveritë e ndryshme dhe se Organizata e Kombeve të Bashkuara mishëron një kulturë, në bazë të cilës rrallë ndodh që ajo të kritikojë vendet anëtare për abuzime të tilla, ka theksuar Drejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve në mbledhjen mbi lirinë e shtypit dhe mbi të drejtat e gazetarëve, që u mbajt në fillim të punimeve të sesionit të 73të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, muajin që kaloi në Nju Jork. Z. Joel Simon u tha të pranishëmve se numri i gazetarëve të burgosur në botë ka arritur nivele të një ngjarjeje të paprecedent. “Në mbarim të vitit që kaloi, anembanë botës ishin të arrestuar 262 gazetarë, numri më i madh që është shënuar ndonjë herë nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve”, informoi ai të pranishmit. “Burgosja e gazetarëve

është një formë brutale e cenzurës dhe po afekton shumë negativisht në përhapjen e lirë të informacionit në mbarë botën. Ka ardhur koha që (Organizata e Kombeve të Bashkuara) të ngrejmë zërin për këtë brutalitet dhe t’i thërrasim me emër abuzuesit, cilëtdo qofshin ata”, ka përfunduar fjalën e tij Z. Joel Simon, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe të lirisë së fjalës. Ai tha se Turqia është në vend të parë për burgosjen e gazetarëve, e cila, sipas tij, në fund që vitit të kaloi kishte 73 gazetarë të burgosur. Z. Simon u kujtoi të pranishmëve, Nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut – që është dokumenti themelor i Organnizatës së Kombeve të Bashkuara – në bazë të cilit tha ai, “Secili prej nesh ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë informacion nepërmjet cilido burim ose medie qoftë dhe përtej kufijve ndërkombëtarë. Por, si mund ta ushtrojmë këtë të drejtë kur gazetarët të cilët na informojnë nga dita në ditë, futen në burg për përpjekjet e tyre për të na informuar”?, ka pyetur ai. Ndërkohë që ka bërë thirrje që kjo çështje të diskutohej urgjentisht nga udhëheqësit botërorë në Asamblenë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara. “Është kjo një çështje shumë me rëndësi e cila nuk mund të injorohet më gjatë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar ai. Ndërkohë që në kuadër të sesjonit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara po diskutohej, si më lart, për lirinë e fjalës dhe për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve kudo në botë, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama njoftoi në Tiranë paketën ligjore të quajtur “Antishpifje”, me qëllim të kufizimit të fjalës së lirë. Nuk e di nëse Z. Rama e ka menduar seriozisht këtë paketë ligjore, pasi mund të bie ndesh me ligjet kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të lirisë së të shprehurit, siç është, ndër të tjera, edhe Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që citoi Z. Simon. Apo është kjo nismë një përpjekje solo e Kryeministrit shqiptar që me këtë paketë ligjore -- pa u konsultuar me askënd – ka vendosur të kufizojë kritikat ndaj qeverisë dhe punës së enteve shtetërore. Ashtu siç ka theksuar edhe Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtje të Gazetarëve, në diskutimin për lirinë e shtypit në botë (në kuadër të punimeve të OKB-ës në Nju Jork), është detyrë e qeverive që këto të drejta, përfshirë lirinë e shtypit, të fjalës së lirë dhe shpërndarjes së lirë të informacionit – të drejta këto të sanksionuara edhe në Kushtetutën e Shqipërisë dhe nga dokumente të shumta kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare – të mos kufizohen me paketa ligjesh, por të mbrohen dhe të kultivohen. Pa marrë parasysh se cili mund të jetë qëllimi përfundimtar i Z. Rama me një propozim të tillë, fatkeqësisht, janë nisma si ajo e Kryeministrit të Shqipërisë për një projekt-ligj, siç e ka quajtur ai, “Antishpifje” -- dhe deklarata të udhëheqsve të tjerë si ai anembanë botës, për të vendosur me ligj kufij ndaj shprehjes së lirë -- që e bëjnë punën e gazetarëve gjithnjë e më të vështirë dhe më të rrezikshme, kudo në botë, pa përjashtuar edhe Shqipërinë. Thonë se liria e shtypit është e para që e pëson në radhën e humbjes së lirive të tjera. “Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet, pa e humbur fare”. (Thomas Xheferson, autori kryesor i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe Presidenti i tretë i këtij vendi, mbrojtës i flakët i demokracisë dhe i të drejtave të individit). E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Jetë e subvenc

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Politika është e përbërë kryesisht nga paragjykime. Prandaj ajo thua-

“ 12

jse gjithmonë vepron keq. Personi i dhunuar (viktima) bëhet vegël e politikës, harron dhimbjet, dhunuesin e quan shok. Dhe shoqëria vazhdon të mbetet në vorbullën e riciklimit, njeriu dënohet, vdes - mendon se flijohet me emrin e partisë në gojë. Dihet se shumica e njerëzve - jo

vetëm ata që konsiderohen të zgjuar, por edhe ata që janë të aftë për të kuptuar problemet më të vështira, mund të dallojnë rrallë edhe të vërtetën më të thjeshtë, ashtu siç pranojnë falsitetin e ideve që kanë formuar. Përfundimet me të cilat ata janë krenarë, ua kanë mësuar edhe të

Njerëzit që janë më kundërshtues të shprehjes së lirë janë të njëjtët që duan të shprehen vetë të lirë. Vetë-shprehja është një e drejtë që ata duan ta mbajnë të gjithë për vete, të tjerët duhet të shprehen në mënyrë që përputhet pikërisht me dëshirat e tyre. Ata kërkojnë që të tjerët ta përshtatim gjuhën tyre, të përshtatim perceptimin mbi realitetin e përzierë me iluzionet e tyre. “Kjo është rruga që duhet të ndjekësh”, thonë ata që nuk pranojnë të ndjekin as natyrën e tyre, por u pëlqen të notojnë në llumin e shkaktuar. Shkaqet që jetojnë nga politika, vdesin nga politika. (Et tu Brute!?)

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

cionuar

tjerëve dhe mbi të cilat kanë ndërtuar jetën e tyre. Megjithëse gënjeshtra, ata vazhdojnë të krenohen me ‘to. Dhe këtu qëndron ironia. Njerëzit që janë më kundërshtues të shprehjes së lirë janë të njëjtët që duan të shprehen vetë të lirë. Vetë-shprehja është një e drejtë që ata duan ta mbajnë të gjithë për vete, të tjerët duhet të shprehen në mënyrë që përputhet pikërisht me dëshirat e tyre. Ata kërkojnë që të tjerët ta përshtatim gjuhën tyre, të përshtatim perceptimin mbi realitetin e përzier me iluzionet e tyre. “Kjo është rruga që duhet të ndjekësh”, thonë ata që nuk pranojnë të ndjekin as natyrën e tyre, por u pëlqen të notojnë në llumin e shkaktuar. Shkaqet që jetojnë

nga politika, vdesin nga politika. (Et tu Brute!?) Formulimi i ndërlikuar i ligjeve rrit nevojën për t’u fshehur nga vetja, nga dhuna që synojmë ndaj njëri-tjetrit. Ndërmjet njeriut të privuar qoftë

Formulimi i ndërlikuar i ligjeve rrit nevojën për t’u fshehur nga vetja, nga dhuna që synojmë ndaj njëri-tjetrit. Ndërmjet njeriut të privuar qoftë edhe për një orë, dhe atij që privohet nga jeta e tij, ekziston vetëm një shkallë ndryshimi. Ju e keni dhunuar atë, e keni konsumuar energjinë e tij. Sa më e subvencionuar është jeta, aq më pak e lirë është

edhe për një orë, dhe atij që privohet nga jeta e tij, ekziston vetëm një shkallë ndryshimi. Ju e keni dhunuar atë, e keni konsumuar energjinë e tij. Sa më e subvencionuar është jeta, aq më pak e lirë është.

Politika është e përbërë kryesisht nga paragjykime. Prandaj ajo thuajse gjithmonë vepron keq. Personi i dhunuar (viktima) bëhet vegël e politikës, harron dhimbjet, dhunuesin e quan shok. Dhe shoqëria vazhdon të mbetet në vorbullën e riciklimit, njeriu dënohet, vdes - mendon se flijohet - me emrin e partisë në gojë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Fenomeni i vjedhjeve, problem madhor i shoqërisë njerëzore

Të trajtohet më me seriozitet kjo dukuri negative

Toni Ujkaj

Fenomeni i vjedhjeve është një shqetësim dhe një problematikë e madhe për shumë vende dhe komunitete të ndryshme. Kjo dukuri nega-

“ 14

tive duket se është e përhapur pothuajse kudo dhe në forma të ndryshme, diku më pak e diku më shumë. Vjedhjet duhen konsideruar si aktet

As tek ne në Malësi ndër vite nuk kanë qenë të pakta rastet e vjedhjeve, madje për fat të keq edhe sot vazhdojnë. Ato kryesisht konsistojnë në plaçkitje të shtëpive, si: mobile shtëpiake, pajisje elektronike e gjësende të ndryshme me vlerë. Kanë qenë me dhjetëra raste kur familjet kanë pësuar humbje të mëdha ekonomike duke rënë pre e vjedhjeve, por jo vetëm kaq. Ata të cilët kanë rënë viktimë e këtyre vjedhjeve, shpeshherë kanë qenë edhe të rrezikuar nga kanosjet të cilat, në raste të tilla, hajdutët i përdorin si strategji për të frikësuar dhe kështu, për të përmbushur synimet e tyre

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

më të shëmtuara, më të turpshme dhe më të liga që mund ta personifikojnë një individ apo grup individësh që janë të prirë për t’u përfshirë në vepra të tilla penale. As tek ne në Malësi ndër vite nuk kanë qenë të pakta rastet e vjedhjeve, madje për fat të keq edhe sot vazhdojnë. Ato kryesisht konsistojnë në plaçkitje të shtëpive, si: mobilieri shtëpiake, pajisje elektronike e gjësende të ndryshme me vlerë. Kanë qenë me dhjetëra raste kur familjet kanë pësuar humbje të mëdha ekonomike, duke rënë pre e vjedhjeve, por jo vetëm kaq. Ata të cilët kanë rënë viktimë e këtyre vjedhjeve shpeshherë kanë qenë edhe të rrezikuar nga kanosjet të cilat, në raste të tilla, hajdutët i përdorin si strategji për të frikësuar dhe kështu, për të përmbushur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

synimet e tyre në dëm të tjerëve. Vjedhjet janë një fenomen që dëmtojnë në masë të madhe një shoqëri, por edhe një pasqyrë e shëmtuar për vendin, pasi në sy të tjerëve mbetemi viktimë të këtij fenomeni, sikur askush nuk po kujdeset për ne, për ta zbutur dhe parandaluar këtë dukuri negative. Në Kodin Penal të Republikës së Malit të Zi, në Kapitullin 22, në pjesën që ka të bëjë me Veprat penale kundër Pronës, përkatësisht në nenin 239 të këtij Ligji, në paragrafin 1, janë të definuara qartë sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj çdo personi i cili do të kryejë vepra të tilla penale. Prandaj, të gjithë ata persona të cilët janë të predestinuar të kryejnë akte të tilla të shëmtuara dhe ligjërisht të dënueshme, duhet të vetëdijesohen se një send i huaj, çfarëdo qoftë ai që

Të gjithë ata persona të cilët janë të predestinuar të kryejnë akte të tilla të shëmtuara dhe ligjërisht të dënuara, duhet të vetëdijesohen se një send i huaj, çfarëdo qoftë ai që është pronë e tjetrit, nuk mund të përvetësohet me anë të dhunës dhe të formave të tjera të rrëmbimit, me qëllim për të përfituar nga prona e huaj

është pronë e tjetrit, nuk mund të përvetësohet me anë të dhunës dhe të formave të tjera të rrëmbimit, me qëllim për të përfituar nga prona e huaj. Në këtë kuadër, do të duhej, qoftë shoqëria civile, qofshin organet kompetente, që të merren me më shumë seriozitet me trajtimin e kësaj prob-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

lematike, në mënyrë që ky fenomen të parandalohet. Duhet të punohet fort në arrestimin dhe identifikimin e autorëve të veprave të tilla, të merren masa të rrepta ndëshkimore ndaj tyre me synim që ky fenomen të mos bëhet i zakonshëm por të luftohet deri në çrrënjosjen e tij. E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

15


SOCIALE

U dogj ullishta e shenjtë

Shuhet pasuria e veçantë e ulqinakëve Ulliri është pemë e shenjtë, së bashku me fikun dhe palmën përmendet edhe në Kur`an. Ullishta ka qenë gjithmonë njëra prej simboleve të Ulqinit. Janë mbjellë para qindra vjetësh .. Thonë se e kanë sjellë prej lundrimeve detarët nga vende të largëta. Ullinjtë janë shumuar, janë ndërtuar kilometra muresh të gjata për të rrethuar dhe mbrojtur ullinjtë

Gani Karamanaga Dikur, detaria dhe ullishtaria ishin pjesë e jetës së Ulqinit. Vaji nga Ulqini është shitur edhe në vende të tjera siç ishte Boka e Kotorrit, Dalmacia. Ullinjtë janë mbjellë në Lima, Bashbylyk, Qafë, Bisht (Valdanos), në Mal të Bardhë, në Mendër. Nëpër ullishtë janë ndërtuar krojet: Kroi i Bashbylykut, Kroi i Begut, Kroi te Çinari i Madh, kroi në rrugë për Lima, Kroi i Zanave në Valdanos, Kroi i thatë, Kroi Doçe.. Ullishta është punuar në pranverë dhe verë. Në vjeshtë ka filluar stina e mbledhjes . Vaji i Ulqinit me aromë të këndshme, me shije të veçantë, ullinjtë e bardhë dhe të zinj të konservuar.. Me ullishtë janë rritur gjeneratat, janë pajisur vajzat, janë shkolluar nxënësit e studentët. Dikur ulqinakët me fuçia 200 litrash e kanë transportuar vajin me avullore deri në vende të tjera.. Përpara, ai që ka pasur një

16

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

ose më tepër bylyk ullinjsh ka jetuar mirë , nuk ka qenë i varfër.. Juristi dhe publicisti Sami Misherri ka botuar librin “ Pasha fikun e ullinin”. ... Javën e kaluar u dogj ullishta në Bashbylyk. Ishte mbrëmje, në mbarim të ditës duke u hapur tymi erdhi lajmi : ”zjarri në ullishtë , në ullishtën e Bashbylykut..” Kodra bregdetare e Bashbylykut vazhdon prej Limanit, e mbushur me ullinj qindravjeçarë, vende- vende edhe me shkurre të ula. Sipas lajmeve dhe informacioneve janë djegur një mijë ullinj. Më tepër Familjes Mollabeqiri (rreth 600 rrënjë ullinj), pastaj familjeve Hasanaga, Mani. Zjarri u përhap edhe në Mendër deri te feneri i Valdanosit.. Shkaku i djegies është pakujdesia në pastrimin e ullishtës, zjarri i pakontrolluar, era, stuhia e disa ditëve.. Kujtimet e mia: ullinjtë janë djegur edhe më përpara, por vetëm disa ullinj. Kaq shumë ullinj nuk janë djegur asnjëherë deri tani... ... Rrëfimi i Axha Maliqit tregonte: “U nisëm një ditë herët me një barkë avullore prej Ulqinit. Mora me vedi edhe një fuçi me vaj ulliri. Mbërritëm

vonë në Dubrovnik,. Menjëherë te një tregtar e shita vajin. …Një ditë më vonë e vizituam Dr.Ucoviqin. Ishte atëherë specialist i njohur .E kontrolloi Nurijen gjatë. I dha disa ilaçe. Mandej prapë me barkë avullore u kthyem në Ulqin” Rrëfimi 2. Limani është pjesë bregdetare e Ulqinit. Fillon menjëherë pas kishës ortodokse nën Meteriz e vazhdon me plazhin e vogël me zhavorr, i cili në gjuhën shqipe quhet „Plazhi i Metës“(“Liman 1” në gjuhën malazeze). Pas 200 metrash është gjiri i vogël me plazhin „Zhuri“(“Liman 2 në gjuhën malazeze). Kodra e Limanit është me ullinj dhe gjelbërim tjetër. Në maje të kodrës është një rrafshin me ullinj, të cilët në fëmijërinë time kanë qenë pronësi e jona. Ne kemi shkuar shpesh si fëmijë për të mbledhur ullinj. Shtëpia jonë familjare ka qenë në skaj të Kalasë dhe me drejtim nga Limani. Prej dritares të odës së madhe është parë ullishta jonë në majën e kodrës. Në kohën e mesditës nëna në dritare hapte një shami të kuqe. Ne atëherë ktheheshim në shtëpi për të ngrënë. Rrëfimi 3. Rukija ishte e moshuar. E vizitova. Duke biseduar e pyeta për kohërat e vjetra. Ishte bashkëbiseduese e mirë. Filloi të fliste:


SOCIALE

“Ishte koha para luftës. Ullishta atë sene kishte ba si asnjëherë. Shkojshim për gjithë ditë në ullishtë. Së bashku me dy motrat herët prej Kalaje ecshim nëpër Lima , kalojshim pranë Çinarit të vjetër. Ullishtën e kemi pasur te Kësolla e Kallxhive. Një ditë pranë neve kaloi shpejt një djalë i ri .Ishte i gjatë. Ditën tjetër. djali i gjatë kaloj prapë, sjelli kryet dhe më shikoji. Kaluan disa ditë, në shtëpinë erdhi motra e djalit të gjatë (ajo ishte nana e jote e martuar në Kala).. dhe kështu doli fejesa”. Rrëfimi 4.Fitnetja tregon: “Ullishta jonë ka qenë në Bisht(Valdanos). Prej Kalaje kemi ecur një sahat. Kemi shkua së bashku me dy hallat dhe nusen e axhës. Kemi mbledhur gjithë ditën deri 300 qile ullinj. Ullinjtë i ka çua me kalderi në mulli të Ali Kasmit, Hidajeti , vëllai im i cili atëherë kishte 13 vjet. Unë isha 15 vjeçe. Afër ullishtës tonë shefitar ishin Niman begu dhe Ibrahim Braho Çapuni “. ... Moskujdesi dhe largimi prej ullishtës filloji në dekadën e gjashtë të shekullit XX kur filloji turizmi masiv në Ulqin. Ato vite ra borë e madhe e cila e dëmtoi ullishtën. Ulqinakët filluan të flasin: “Dy oda me turista janë më të mira se një bylyk ullinjsh..”

Ullishta filloj të lehet pas dore. Pastaj viti 1978 është i rëndësishëm për nacionalizimin e 18.000 rrënjë ullinjsh në Valdanos (Bishti ). Armata popullore e Jugosllavisë në mënyrë të dhunshme i morri ullinjtë më të mirë në Ulqin. Ullinjtë e Bishtit-Valdanosit ishin të vjetër, “kazana” ( katër burra është lypur me e pushtuar një ulli). Pas tërmetit të vitit 1979 Komuna e Ulqinit i vendosi disa familje prej Kalimanit dhe Megjureçit në hyrje të ullishtës. U ndërtuan edhe disa shtëpia të tjera. Edhe pas demokratizimit në vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX, dhe pastaj të pavarësisë të Malit të Zi, është folur dhe kërkuar kthimi ullishtës së Valdanosit prej disa OJQ, pastaj prej partive politike shqiptare. Por, pushteti i Malit të Zi nuk reagoi.. ullishta e Valdanosti nuk iu kthye ish-pronarëve. Sipas të vërtetës, pa asnjë farë nevoje janë prerë një mijë ullinj me dijen e “pronarëve të rinj”. Po e theksoj: Tubimi i parë për kthimin e ullishtës të Valdanosit u mbajt në fillim të vitit 2003 në organizimin e Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. Në këtë tubim të mbajtur në sallën e madhe të kuvendit komunal të Ulqinit morën pjesë folësit: Lluka Batko Gjakonoviq ,Sabro Buzuku, Maksut

Haxhibrahimi, Jovan Nikolaidis dhe Gani Karamanaga ( kemi të ruajtur dokumentacionin). Në vitet e fundit aktivitet të madhë kanë pasur : Shoqata e Ullishtarëve në krye me Xhevdet Cakulin, OJQ Mogul me kryetarin Xhemal Peroviqin, Bashkësia islame me kryeimamin Rexhep ef. Lika si edhe Kisha ortodokse me priftin Radojica Bozhoviq.. Por, një gjë u bë realitet: nuk u ndërtue asgjë në Valdanos. Por, deri kur ka me qenë kjo gjë . Vitet e fundit filloj devastimi tjetër i ullishtës prej vetë pronarëve: ndërtimi i barakave dhe bungalove për turiste ndërmjet ullinjve të vjetër.. Në fund, Ajeti Kuranor thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Kur`an, Rad, 11) Për këtë arsye : Ullishta e Ulqinit kërkon mirëkuptim nga Qeveria e Malit të Zi, kthimin e Vldanosit ish-pronarëve, pastaj kujdes shumë më të madh nga pushteti vendor i Ulqinit. Favorizimi i ullishtarëve, ndalimi i ndërtimit të palejuar nëpër ullishtë. Kujdesi më i madh edhe nga pronarët… E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Në Podgoricë u mbajt Panairi i katërt Ndërkombëtar i Librit

Libri duhet ta sfidojë e teknologjisë digjit

Gjatë katër ditëve të panairit, janë promovuar libra të autorëve të ndryshëm, janë organizuar mbrëmje si dhe janë organizuar tryeza të rrumbullakëta, siç ishte ajo me temën: “Letërsia për fëmijë dhe të rinj Durrësi, Arian Leka, dhe shkrimtarja e njohur Dr. Silvana Leka gjithashtu nga Durrësi, ndërsa ditën e fun

Podgoricë – Panairi i katërt Ndërkombëtar i Librit është organizuar në ambientet e Qendrës “Capital Plaza” në Podgoricë, nga data 2 deri më 6 tetor, në të cilin u prezantuan gjashtëdhjetë shtëpi botuese dhe mbi njëqind autorë nga vendi, rajoni, Evropa dhe nga Bota.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Panairit, theksi është vënë tek rëndësia që ka pasur dhe vazhdon të ketë libri tradicional, posaçërisht në këtë kohë të epokës digjitale dhe inteligjencës artificiale në zhvillim, nga ku është bërë apel që t’i kushtohet më shumë rëndësi dhe kujdes librit i cili

sipas folësve në panair, do ta sfidojë epokën e teknologjisë digjitale. Në prani të korit diplomatik, të një numri të konsiderueshëm të personaliteteve të fushave të ndryshme, politike, ekonomike, shkencore, kulturore, fetare etj, Panairin e sivjetshëm Ndërkombëtar të Librit e


KULTURË

ë epokën tale

e autoriale, siç ishte ajo me shkrimtarin Stefan Çapaliku nga Shkodra – sfidat dhe rruga” në të cilën mori pjesë dhe shkrimtari i njohur nga ndit janë ndarë çmimet e panairit ka shpallur të hapur kryebashkiaku i Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq, i cili tha se fillimi dhe vazhdimi i manifestimeve të tilla dhe të atyre të ngjashme, nuk mund të njihen pa njohjen e kontekstit historik, kulturor dhe politik në të cilat ngjarjet ndodhin. “Numri i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, gjashtëdhjetë shtëpive botuese nga vendi dhe jashtë, me mbi njëqind autorë, dëshmon për begatinë kulturore të fjalës së shkruar me të cilën do të kënaqemi të gjithë gjatë ditëve të panairit. Posaçërisht, më gëzon fakti që Panairi i sivjetshëm i kushton një rëndësi të veçantë letërsisë për fëmijë, sepse për këtë lloj krijimtarie letrare duhet të kujdesemi dhe të punojmë më shumë. Dëshiroj që në të ardhmen, ky lloj manifestimi të bëhet shenjë mbrojtëse e kulturës së qytetit tonë, si vend- takim i diversitetit të kulturave dhe vend i mbrojtjes së lirisë së mendimit në formën e fjalës së shkruar”, theksoi ndër të tjera Vukoviq, duke e shpallur zyrtarisht të hapur këtë manifestim kulturor. Ndërkohë, ministri i Kulturës, Aleksandër Bogdanoviq, ka thënë se gjatë katër viteve me radhë të organizimit të këtij aktiviteti kulturor, ky panair në mënyrë të bindshme demanton atë pesimizmin i cili shpeshherë lajmërohet gjatë debateve mbi rëndësinë e librit në kohën e modifikimeve digjitale të formës klasike të

tekstit. “Megjithatë, njeriu i sotshëm e jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në vazhdim, do të tregojë besueshmëri të pazvogëluar ndaj librit, çfarë na sjellë në konkluzionin se libri është arritje civilizuese në të cilin, forma dhe përmbajtja e kanë gjetur atë përputhshmëri e cila njeriun edhe më tutje e bëjnë më të besueshëm kurdoherë që ai dëshiron të shprehë horizontet e tij imagjinare dhe intelektuale”, ka thënë Bogdanoviq. Në të njëjtën kohë, në emër të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, ka përshëndetur sekretari shtetëror i Ministrisë së Arsimit, Aleksandër Mitroviq, i cili ka thënë se ky panair i jep gjallëri dhe jetë kulturore kryeqytetit Podgoricë. “Ministria e Arsimit, përherë u jep mbështetje të gjitha aktiviteteve të cilat i çmon se në mënyrë serioze kontribuojnë në krijimin e një atmosfere të shëndetshme për qytetin. Nëpërmjet aktiviteteve të tilla, në dhjetë vitet e ardhme do të krijojmë një gjeneratë të re të shoqërisë, të cilët do të dinë të njohin një libër të mirë dhe besoj se manifestime të tilla janë premtim i drejtpërdrejtë për të ardhmen tonë”, u shpreh ndër të tjera Mitroviq. Ndërkaq, Dr. Vlladimir Vojinoviq, drejtor artistik i Panairit në fjalë, ka përcjellë mesazhin e qartë, duke thënë se “libri është ai i cili do të duhej të sfidojë epokën informatike dhe

“stuhinë” që do të sjellë inteligjenca artificiale”.

Në Panairin e Librit në Podgoricë mori pjesë Shtëpia Botuese Poeteka nga Tirana

Në Panairin e Katërt Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë, ka marrë pjesë vetëm një shtëpi botuese shqiptare, Poeteka nga Tirana. Poeteka në këtë panair është paraqitur me libra të përkthyer nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe, kurse nga autorët shqiptarë kishte libra nga Gazmend Çitaku, Arijan Leka, Adrian Kyçyku, etj. Poeteka është Shtëpi Botuese e cila krahas publikimeve nga autorët nga Shqipëria dhe Evropa Juglindore, publikon dhe autorë bashkëkohorë evropianë, kurse vëmendje të veçantë i kushton letërsisë për fëmi-

jë dhe të rinj, por edhe përkthimit. Viteve të fundit Poeteka ka publikuar edhe vepra të përkthyera të shkrimtarëve evropianë për fëmijë. Gjatë katër ditëve të panairit, janë promovuar libra të autorëve të ndryshëm, mbrëmje autoriale, siç ishte ajo me shkrimtarin Stefan Çapaliku nga Shkodra si dhe janë organizuar tryeza të rrumbullakëta, siç ishte ajo me temën: “Letërsia për fëmijë dhe të rinj – sfidat dhe rruga” në cilën mori pjesë shkrimtari i njohur nga Durrësi, Arian Leka, dhe shkrimtarja e njohur Dr. Silvana Leka gjithashtu nga Durrësi, ndërsa ditën e fundit janë ndarë çmimet e panairit. Panairi i katërt Ndërkombëtar i Librit është organizuar nga Sekretariati për Kulturë dhe Sport i kryeqytetit Podgoricë, nën patronazhin e kryeqytetit Podgoricë, me mbështetje të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Kulturës dhe të Qendrës “Capital Plaza”. t. u. E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me këngëtaren Liria Dedvukaj- Sinishtaj

Muzika për mua ë si një ilaç shërues

K.Javore: Lirie, ka disa kohë që këndon, e po ashtu që nga fillimet je shumë e angazhuar në këtë fushë të artit... Pse po të pëlqen muzika kaq shumë? L.Dedvukaj: Muzika është pjesë e jetës sime. Jetën pa të do e konsideroja të mangët, prandaj muzika për mua është si një ilaç shërues dhe shumë e nevojshme për jetën, që më plotëson me fuqinë e saj kozmike. Ndihem e privilegjuar që Perëndia

20

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

më ka falë këtë dhunti. K.Javore: Më thuaj pak me kë ia fillove të bashkëpunosh? L.Dedvukaj: Fillimet nuk kanë qenë të lehta. Mu desht që të sfidoj kushtet e kohës jo të përshtatshme, siç ishte mungesa e shkollimit muzikor, vendlindjes larg qendrave të mëdha shqiptare etj. Por, me vullnet dhe dëshirë të mirë që pata për muzikën që nga fëmijëria, së bashku me ndihmën e

prindërve dhe të vëllait tim, Luigjit, ia fillova rrugëtimit muzikor. Mu pranë u gjind edhe këngëtari Nikollë Nikprelaj, që më pranoi fillimisht në duet me Vitore Camaj, në SHKA “Malësia” e më pas realizuam këngën e parë me titull “Bukurosh malësor”. Që nga kjo kohë (viti 1997) fillova karrierën si soliste. Pastaj, bashkëpunova edhe me Sokol Vulaj, Shpëtim Saraçin, duke kërkuar edhe bashkëpunime të tjera me kompozitorë mbarëshqip-


INTERVISTË

është s tarë, si me Florent Boshnjakun, Ilir A. Tolaj, etj. K.Javore: Tani jeton në SHBA.. Ku është tregu më i mirë për këngët e tua, apo ku të presin më mirë, në Shqipëri apo shqiptarët në SHBA? L.Dedvukaj: Gati gjysmën e karrierës tani e kam në SHBA, pasi që jetoj në mërgim, mendoj se këtu e kam tregun kryesor. Dallime krahinore nuk bëj, sepse kam ftesa edhe nga shqiptarët e Malit të Zi, nga shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e më gjerë. Por, duhet ditur se muzika të cilën unë e interpretoj i takon melosit gegë ose Shqipërisë Veriore pa marrë parasysh a jam në një dasmë dibranësh, krajanësh, malësorësh, apo të ndonjë krahine tjetër, të gjithë shqiptarët e pëlqejnë, dikush më shumë e dikush më pak. Siç dihet, shitja e CD-ve ka rënë dukshëm dhe nuk po shiten siç janë shitur më parë. Tani është në treg shitja e këngëve përmes iTunes ose përfitimet përmes klikimeve. E më së shumti blihen përmes shqiptarëve që jetojnë në perëndim, sidomos në SHBA. Pastaj, shikimet në youtube dhe përmes rrjeteve sociale e televizioneve online tani ke mundësi që të shikojnë e dëgjojnë nga çdo cep i botës. Dhe lirisht mund të them se jam e mirëpritur nga çdo krahinë e shqiptarisë. K.Javore: Së fundmi ke publikuar këngën e që titullohet “Dridhe sonte”, këngë goxha e lezetshme.. Me këtë këngë a e arrite atë çfarë e prisje? L.Dedvukaj: Nuk e kam pritur se do të pëlqehet kaq, pasi që këtë këngë e kam realizuar më herët, por nuk

Liria është një vajzë nga Malësia. Ajo disa vite më parë vendosi që të jetojë në SHBA, ku edhe vazhdon me zanatin e saj si këngëtare. Ajo është shumë e angazhuar në këtë fushë e që siç shprehet ndihet shumë e privilegjuar që Perëndia i fali këtë dhunti. Së fundmi e lartpërmendura ka publikuar këngën që i pati mjaft sukses e që titullohet “Dridhe sonte”

ia pashë gjasat që ta publikoja. Për herë të parë e këndova për “Shën Shtjefën”, që organizohet nga SHKA “Besa”, në muajin gusht. M’i mungonte diçka në orkestrim. E lashë pak kohë anash derisa një ditë me bashkëshortin tim Markun dhe me vëllain Luigjin, na erdhi në mendje që ta riorkestrojmë. Kontaktova Elgit Dodën dhe ai më drejtoi te Maringlen Boja për orkestrim. Kështu që ramë dakord dhe bëmë riorkestrimin deri sa u ndjeva shumë e kënaqur me punën e tij dhe e arrita atë çfarë prisja, si nga ai, ashtu edhe nga publiku. Tekstin e këngës dhe muzikën e ka punuar Roy Meta. Që të dy i falënderoj, sepse kanë bërë një punë të bukur. Pastaj, në bashkëpunim me Turin e Powermedias i bëra klipin këngës, ku gjej rastin t’i falënderoj të gjithë stafin që kanë qenë pjesë e këtij projekti, nga make up hair, vajzat, aktorin, pronarin e anijes, të automobilit dhe të tjerët. Kisha shumë pak kohë për ta realizuar, ama në fund doli shumë bukur. Jam e kënaqur me thjeshtësinë që ka klipi dhe me bukuritë natyrore të vendlindjes sime. K.Javore: Një ditë e zakonshme e jotja? L.Dedvukaj: Çdo ditë është e ndryshme për mua. Nga e hëna e deri të premten janë ditë pushimi, kurse vikendi është për punë. Dita e zakonshme dhe që e dua më së shumti është dita e Hënë. Sepse flejë gjatë, pra zgjohem vonë, pastaj ha mëngjesin, shkoj në palestër e më pas shkoj nëpër shitore për të shikuar e blerë gjëra nga më të ndryshmet. E zakonshme është edhe shëtitja me bashkëshortin, me të afërmit e mi dhe me shoqërinë.

K.Javore: Dukesh shumë elegante në skenë si nga veshja ashtu edhe nga pamja... A i përkushton shumë kohë kësaj pjese të përkujdesjes? L.Dedvukaj: Jeta është qejf, duhet ta jetojmë për qejf. Profesioni i këngëtarit, e sidomos i këngëtares e kërkon anën estetike të jetë në nivel. Kësaj gjëje i përkushtohem fort. Sigurisht duhet përkushtim i madh, limite në të ngrënë, ushtrime fitnesi dhe gjumë i duhur. Nuk duhet harruar se edhe gjenetika ka të bëjë me dukjen e njeriut. K.Javore: A mund të presim nga ty ndonjë këngë në gjuhën angleze? A ke menduar ndonjëherë për këtë? L.Dedvukaj: Kam menduar unë, por edhe më kanë propozuar. Nuk e kam parë të arsyeshme, sepse jam rritur me këngë shqiptare dhe ashtu do vazhdoj gjer sa t’ mundem të këndoj. K.Javore: Një mesazh për të gjithë lexuesit e Kohës Javore, e po ashtu për të gjithë ata që të përkrahën gjatë gjithë këtyre viteve? L.Dedvukaj: Së pari ju falënderoj për intervistën që më bëtë. Falënderoj të gjithë lexuesit e Kohës javore që do të kenë rast të lexojnë këtë intervistë, pa marrë parasysh a janë apo jo adhuruesit e mi. E në veçanti përshëndes fansat e mi dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur gjatë karrierës sime muzikore. Ju them se Ju dua fort. Pa përkrahjen tuaj nuk do ekzistonte Liria si këngëtare. Përqafime! Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

“Gardhi” triumfon në Hamptons Film Festival Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj fiton çmimin kryesor në Hamptons Film Festival në SHBA, duke iu ofruar edhe më afër mundësisë për t’u nominuar për OSCAR. “Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës. Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ BOGË

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Monografi për mës (Smajl Bala, H I STO R I KU I S H KO LLAV E D H E M Ë SU E S IT E S H KO D R Ë S (1662-1945), Shkodër, 2011)

Trajtimi i çështjeve dhe publikimi i studimeve të veçanta në lidhje me fushën e arsimit ne periudhën postkomuniste vazhdimisht ka qenë frymëzuese për autorë te ndryshëm, nga vetë fakti se për të parën herë u eliminua cenzura dhe çështjet filluan të prezantohen me argumente pa ngjyrime ideologjike e politike si kudo në botën demokratike

Dr. Nail Draga

Ne ketë gamë të çështjeve nuk ka dilemë se fusha e arsimit është frymëzuese për studiues të ndryshëm, sepse ndonëse me sakrifica të mëdha shqiptarët kanë arritur rezultate të dukshme, jo vetëm për mjedisin përkatës por edhe më gjerë. Ne vazhdën e hulumtimeve dhe botimeve nga fusha e arsimit, kohë më parë u botua dhe u lëshua në qarkullim libri më i ri Smajl Balës “Historiku i shkollave dhe mësuesit e Shkodrës (1662-1945), në dy vëllime me gjithsej 986 faqe. Në përgatitjen e këtij botimi autori biografitë e mësuesve i ka shkruar në bazë të burimeve të dorës së parë, duke u përpjekur që të shfrytëzohen vetëm ato që pasqyrojnë realitetin pedagogjik të kohës. Autori po ashtu ka shfrytëzuar burime nga dokumentacioni shkollor, pastaj dokumentet në dosjet personale të mësimdhënësve e në veçanti bibliografinë e botimeve të veçanta dhe materialet e tjera relevante për çështjet e trajtuara. Nuk ka dilemë se për mbledhjen e të dhënave për mësuesit përkatës që

24

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

autori i ka prezantuar në ketë botim nuk ka qenë punë e lehtë, duke marrë parasysh numrin e madh të mësimdhënësve dhe të faktorëve të ndryshëm, duke ditur se kemi të bëjmë me një hapësirë të gjerë jo vetëm për Shkodrën por edhe më gjerë. Biografitë e mësimdhënësve të prezantuara në ketë botim përveç se paraqesin rrethanat sociale dhe shoqërore të kohës për individët përkatës, ata njëherë paraqesin në mënyrë autentike edhe pozitën dhe statusin e popullit shqiptar në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Andaj duke lexuar këtë monografi lexuesi nuk duhet të gjykojë nga koha e tashme por pikërisht për kohën përkatëse kur ata kanë jetuar dhe punuar, të cilët në saje të guximit të tyre kanë sfiduar rrethanat e kohës. Pikërisht duke lexuar fragmente që janë episode nga biografia e mësuesve të ndryshëm të prezantuar qoftë edhe në mënyrë fragmentare në ketë botim, lexuesi do të përjetojë emocione për ca të dhëna të panjohura të cilat i kanë përjetuar mësuesit shkodranë. Në gamën e gjerë të këtyre punonjësve të arsimit bën pjesë edhe një numër i konsideruar atyre që kanë punuar në viset shqiptare në Mal të Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin shkollor 1941-42, Ministria e Arsimit e Shqipërisë përkatësisht ministri Ernest Koliqi, vendosi që të dërgohen nga Shqipëria në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, krahinat me

popullsi shqiptare, 400 mësues për shkolla fillore dhe të mesme, nga të cilët 200 shin mësues të rinj të përgatitur nga shkollat pedagogjike. Në qarkoren përkatëse të kësaj ministrie, nr.4259, të datës 25.10.1941 ndër të tjera thuhej: ” vjeti shkollor që po hapet, tue u shtri edhe jashtë kufijve të vjetër t’ Atdheut, mund të quhet me plot kuptimin e fjalës një vjet historik, sepse Shkolla Shqiptare, po nis me veprue…Mallëngjimi i jonë pakufi për vllaznit qi për aqë vjet kanë dishrue, jo ma bashkimin e andrruem e sot të realizuem, por fjala shqipe duhet të pasqyrohet në veprën intensive e të shndritun qi sejcili nesh do t’ ushtrojë për të ba qi n’ ato krahina të zhduket sa ma parë, me nji kulturë të shëndoshë e thjeshtë shqiptare, edhe sheji ma i vogël i robnis së viteve të kalueme”. Në krahinën e Ulqinit e cila në vitet 1941-44 ka qenë nënprefekturë e Shkodrës, në vitin shkollor 1941-42 u hapën shkollat e rregullta. Kështu në ketë vit shkollor mësuesi Jahja Domnori nga Shkodra u emërua drejtor i shkollës fillore “Skenderbeg” të Ulqinit. Ai njëkohësisht ishte përgjegjës edhe për shkollat që përfshinte në atë kohë nënprefektura e Ulqinit si në: Shtoj, Darsë, Pistull, Salç, Peçuricë, Goranë, Kosiq, Katërkollë dhe Sukubinë. Ai ishte një mësues i përgatitur nga ana pedagogjike, kulturore dhe profesionale i përkushtuar pas profesionit të arsimit, dhe njihte disa gjuhë të


KULTURË

suesit e Shkodrës huaja. Kudo që kishte punuar kishte lënë përshtypje të mira, kishte fituar simpatinë dhe nderimin e popullit, të prindërve dhe nxënësve. Ai e vlerësoi detyrën e ngarkuar, e kuptoi përgjegjësinë si morale e atdhetare, si mësues e si shqiptar si dhe respektoi traditën pozitive historike, kulturore e qytetare të Ulqinit. Ky drejtues punoi njëkohësisht në shumë plane, me përfaqësuesit e pushtetit lokal, me mësuesit e me popullin në përgjithësi dhe me prindërit në veçanti. Në ditën e parë të fillimit të shkollës ai iu drejtua qytetarëve të Ulqinit: ”Zotni të ndershëm e vllazën ulqinakë! Ma para ju kërkoj të falun që keni pasë mirësien me marrë zahmet e me urdhnue deri këtu. Arsyeja e mbledhjes së sotme s asht tjetër vetem se dëshirojmë me pasë një mardhanje me Ju me qëllim që t’ u japim edukatën e duhur fëmive tuaj. Andrra qi keni pasë pamë tash sa kohë, sot u ba realitet me atë gjuhë qi ju e ruajtët si prushi në gji, sot po ju flet një vlla i përzemërt i jueji”. Efekti i këtij takimi qe i shpejtë e konkret në ditët në vijim,drejtori i shkollës në ditarin e vet shënon se gjeti të regjistruar 600 nxënës, ndërsa në

raportin në fund të vitit raportonte se kjo shkollë kishte 811 nxënës. Ndërsa në përgjithësi në vitin shkollor 1941/42 nxënës në nënprefekturën e Ulqinit, së bashku me Krajën dhe Tuzin gjithsej ishin 1809 nxënës nga 51 fshatra ku punonin 30 mësues. Në këto shkolla kanë punuar këta mësues: Në Ulqin, Jahja Domnori, Zef Tarnaku, Angjelina Pistulli, Xhemal Lopçi, Persa Gjurbabaj, Hasan Brahimi, Minja Nikollë Gega dhe Ganije Baçe. Në Peçuricë Luigj Shkjezi, në Katërkollë Prenkë Jakova, Viktor Kiçi dhe Prekë Shiroka, në Sukubinë, Shuk Shllaku dhe Zef Berisha, në Kosiq, Ramadan Milla, në Ostros, Gaqo Pisha e Nuh Kuçi, në Martiq Ilija Xharra, në Muriq, Qazim Kraja, në Dedaj, Vatë Gjeloshi, në Tuz, Faik Tuzi e Katrinë Berisha, në Dinoshë Hajrullah Kastrati etj. Këta mësues i kanë kushtuar kujdes të posaçëm realizimit të programit mësimor, në mënyrë të veçantë programeve të gjuhës shqipe, të historisë e të gjeografisë së Shqipërisë. Përveç mësimit të rregullt këta mësues kanë zhvilluar edhe kurset verore kundër analfabetizmit që i përfunduan me sukses.

Këta mësues, ndonëse me sakrifica të mëdha larg familjeve të tyre dhe kushteve të pavolitshme për punë, kanë shërbyer me përkushtim në përhapjen e arsimit shqip në viset shqiptare në Mal të Zi, duke ndikuar dukshëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Sepse ishin këta mësues që për të parën herë po iu zhvillonin mësimin nxënësve shqiptarë në gjuhën e bukur shqipe, sepse pushteti sllav i kohës e ndalonte mësimin shqip në shkolla. Pikërisht në lidhje me punën e tyre të devotshme dua të ceki dy momente që lidhen me të famshmin Prenkë Jakova. Kështu deri në ditët tona vjen një fotografi e Prenkë Jakovës me nxënësit e Katërkollës në Anë të Malit dalë në Shas, e cila është e vetmja për këto vite, e po ashtu duhet cekur edhe tekstin e një kënge po ashtu të Prenkë Jakovës i cili ia kishte kushtuar vashës kranjane, kur ai punoi si mësues në Ostros, tekst ky i cili tash është kompozuar dhe bërë këngë e pëlqyeshme nga të gjithë. Me punën e tyre këta mësues kanë lënë kujtime të pashlyera te nxënësit dhe prindërit e tyre, kujtesë kjo e cila është përcjellë brez pas brezi e vjen edhe në ditët tona. Në këtë aspekt po cekim fjalët e ish drejtorit të shkollës Jahja Domnori i cili i ka shënuar në ditarin e tij personal, ku cekën se ”këtu kam pasë kënaqësinë time më të madhe, pse i shërbeva një populli që për 70 vjet me radhë e kishin detyruar të braktisë gjuhën shqipe”. Mësuesit shkodranë, duke punuar me përkushtim, ata janë pritur, shoqëruar e përcjellë me dashuri, me nderim dhe mirënjohje për punën e tyre fisnike dhe misionin e tyre kombëtar. Dhe në fund duhet përgëzuar autorin i cili ka arritur të ofrojë një botim me interes, i cili për nga lënda e trajtuar paraqet një monografi te tipit të fjalorit enciklopedik me vlerë për mësuesit shkodranë, që pa dyshim se do të mirëpritet nga opinioni i gjerë arsimor dhe kulturor. E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Ngritja e përmendores së Adem Demaçit në Nju-Jork ide fisnike

Gjekë Gjonaj

Nisma e grupit nismëtar për ngritjen e një shtatoreje ( përmendoreje) Adem Demaçit në Nju - Jork është lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ide e Këshillit Inicues në përbërje Gjekë Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj dhe Veton Grajqevci është e qëlluar dhe e shkëlqyeshme. Është ky një veprim i cili tregon qartë se diaspora di të çmojë, të respektojë dhe të vlerësojë punën vetëmohuese, përpjekjen dhe sakrificën e veprimtarit të shquar Adem Demaçit në shërbim të lirisë, të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.. Kjo ikonë e Kosovës për diasporën shqiptare në Amerikë ka qenë simbol i qëndresës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi . Ajo çka ka qenë

“ 26

Mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, duke nderuar figurat e tyre historike, siç është njeriu legjendë, Adem Demaçi, dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë Nelson Mandela për afrikanët, thonë mërgimtarët, ka qenë Adem Demaçi për diasporën shqiptare në Amerikë . Simbol i rezistencës kombëtare, udhërrëfyes dhe zëri i ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të atyre që nuk i përkasin kombit tonë. Në respekt të tij protestuesit në çdo demonstratë në Amerikë kanë brohoritur “ Lirojeni Kosovën , lirojeni Demaçin”. Adem Demaçi që nga viti 1990, pasi u lirua nga burgjet në ish-Jugosllavi dhe shpërbërjes së kësaj federate, ku qëndroi 28 vjet, ka bashkëpunuar ngusht me diasporën shqiptare të Amerikës. Ka dhënë intervista në Kombet e Bashkuara, Zërit të Amerikës, gazetave më të njohura amerikane, ka mbajtur fjalime për liri , për pavarësi e barazi

Adem Demaçi që nga viti 1990, pasi u lirua nga burgjet në ish-Jugosllavi dhe shpërbërjes së kësaj federate, ku qëndroi 28 vjet, ka bashkëpunuar ngusht me diasporën shqiptare të Amerikës. Ka dhënë intervista në Kombet e Bashkuara, Zërit të Amerikës, gazetave më të njohura amerikane, ka mbajtur fjalime për liri , për pavarësi e barazi të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë së Titos

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë së Titos. Inkurajon fakti se emrin , veprën dhe punën e këtij heroi, atdhetari, luftëtari për të drejtat e njeriut, dijetari, shkrimtari , vizionari, e kalorësi të paqes, pas vdekjes së tij po e nderojnë edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi. Të gjithë shqiptarët kurrë s’duhet t’i harrojnë fjalët e tij të para publike pasi u lirua nga burgu në një organizim të Shoqatës Shqiptare “ Migjeni” në Lubjanë : “Populli ynë është me të vërtetë një popull heroik, një popull i guximshëm, një popull i papërkulur, një popull i paepur. Këtë nuk e themi sepse jemi romantikë, sepse duam ta mashtrojmë vetveten, por sepse faktet flasin kështu”. Andaj, mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, duke nderuar figurat e tyre historike, siç është njeriu legjendë, Adem Demaçi, dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë. Ju lumtë bashkëkombasit e mi për këtë nismë ( ide) fisnike që nderon komunitetin shqiptar në Amerikë në veçanti, dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi.


KULTURË

Kjo ikonë e Kosovës për diasporën shqiptare në Amerikë ka qenë simbol i qëndresës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi . Ajo çka ka qenë Nelson Mandela për afrikanët, thonë mërgimtarët, ka qenë Adem Demaçi për diasporën shqiptare në Amerikë . Simbol i rezistencës kombëtare, udhërrëfyes dhe zëri ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të atyre që nuk i përkasin kombit tonë. Në respekt të tij protestuesit në çdo demonstratë në Ameirkë kanë brohoritur “ Lirojeni Kosovën , lirojeni Demaçin” E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

27


RAJON

Deutsche Welle

Maqedoni: Çfarë ndodh pas referendumit?

Pas rezultatit irritues të referendumit në Maqedoni socilademokratët në pushtet kërkojnë një rrugëdalje nga qorrsokaku. Një rol vendimtar do të luajë në këtë rast opozita nacionaliste Në referendumin për ndryshimin e emrit në Maqedoni qeveria nën socialdemokratët me kryeministër Zoran Zaev nuk ia doli të arrijë shumicën e neviojshme të pjesëmarrjes së të paktën 50 përqind të elektoratit. Vetëm 36,87 përqind nga gjithsej 1,8 milionë zgjedhës dolën në votime. Prej tyre shumica dërmuese me 91,48 përqind votoi për marrëveshjen me Greqinë.

Çfarë opcionesh ka tani?

Një mundësi është, që t’i bëhet thirrje ndjenjës së përgjegjësisë të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe deputetëve të saj për integrimin dhe të ardhmen e vendit dhe që ata të binden për ta mbështetur marrëveshjen me Greqinë. Për këtë ata duhet të miratojnë në parlament ndryshimet e parashikuara në kushtetutë. Për këtë janë të nevojshme dy të tretat e votave, ose 80 vota kundrejt 120 deputetëve që ka gjithsej parlamenti

28

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

në Maqedoni. Koalicioni qeverisës aktualisht ka 71 vota, ndaj janë të nevojshme edhe nëntë vota nga opozita.

A është realiste shumica?

Opozita deri tani ka theksuar me këmbëngulje, se ajo nuk do ta mbështesë ndryshimin e emrit të vendit. Eshtë e parashikueshme, që në këtë drejtim nuk do të ketë ndryshim. Ndaj do të jetë e vështirë të gjenden deputetë “të pabindur” nga opzita, - madje as nga radhët e atrye, që kohët e fundit kanë dalë hapur kundër vendimeve të partisë së tyre, - që të jenë dakord me këto ndryshime. Brenda VMRO-DPMNE-së mbizotëron kultura e kërcënimevendaj atyre që ngrihen kundër e që sipas retorikës së partisë thuhet “të tradhëtojnë partinë dhe vendin”. Ajo që e vështirëson edhe më shumë situatën është përçarja e thellë e shoqërisë në të ashtuquajtur “patri-

otë” dhe “tradhëtarë”. Polarizimin e pat nxitur qeveria e mëparshme nën kryetarin e atëhershëm të VMRODPMNE-së Nikola Gruevski dhe të njëjtën retorikë ndjek edhe pasardhësi i tij Mickoski. Në këtë mënyrë deputetët e VMRO-DPMNE, që veprojnë kundër vendimeve të partiosë, bëhen peng i politikës partiake dhe duhet të përballen me “dënimin e popullit”.

Çfarë mundësish të tjera ka?

Në një situatë të tillë kryeministrit socialdemokrat Zoran Zaev i mbetet vetëm një opcion: zgjehdjet e parakohshme parlamentare. Në këtë rast partitë, që e mbështesin marrëveshjen me Greqinë, duhet të arrijnë një shumicë të dy të tretave në parlament, që të mund të miratojnë pa pengesa ndryshimet kushtetuese.

Cili është plani kohor?

Zaev duhet të marrë shpejt një ven-


RAJON

dim. Nëse ai nuk ia del deri në fund të kësaj jave të gjejë mbështejen e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, atëherë ai duhet ta marrë vendimin për zgjedhje të parakohshme më së voni deri më 10 tetor. Zgjehdjet do tëduhej tëzhvillohen më së voni më 25 nëntor. Vetëm kështu parlaemnti i ri mund të miratojë në kohën e duhur deri në shkurt ose mars 2019 ndryshiemt kushtetuese.

Si janë shanset për Zaevin?

Qeveria aktuale shpreson, që një numër i madh i votave “pro” në referendumin popullor (605.016 zgjedhës, ose 91,48 përëqind e të gjitha votave të dhëna) janënjë garanci e mjaftueshme që në zgjedhje të fitojë pozicioni për një Maqedoni europiane, dhe jo pozicioni i VMRODPMNE-së për izolimin dhe status quo-në në vend. Në këtë kontekst është e rëndësishme, që në asn-

jë nga zgjedhjet e mëparshme një fitues nuk ka marrë më shumë vota se sa opcioni “po” gjatë referendumit.

Si qendron puna me opcionin për zgjedhjet e reja?

VMRO-DPMNE do t’i shmangë zgjedhjet e reja. Në zgjedhjet e fundit partia humbi për shkak të retorikës së saj nacionaliste, veçanërisht kundër bashkësisë etnike-shqiptare, potenciali i saj për koalicion. Pa deputetët e zgjedhhur shqiptar asnjë parti maqedonase nuk mund të krijojë një qeveri të qendrueshme. N ërastin e zgjedhjeve të reja VMRO-DPMNE mund të pësojë humbje tëmëdha - edhe sepse politika e përçarjes shoqërore është kthyer tani në tiparin e saj. Për shkak të retorikës së saj nacionaliste është e mundur, që partia sërish të margjinalizohet.

Megjithatë funksionarët e aprtisë, që duan të mbeten anonimë, thonë, se VMRO-DPMNE deri në fund do t’i përmbahet kursit të saj. Kësisoj kryeministrit Zaev nuk i mbetet alternativë veçse të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Çfarë mund të bëjë Athina në këtë situatë?

Ndërsa Zaev teorikisht ka dy opcione - ose marrëveshje me opozitën ose zgjedhje të reja - Greqisë nuk i mbetet tjetër, veçse të presë zhvillimet e mëtejshme në Maqedoni. Greqia do ta ratifikojë marrëveshjen, pasi Maqedonia të ketë bërë ndryhsiemt e nevojshme kushtetuese. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë marrëveshja bëhet e pavlefshme dhe si rrjedhojë me shumë gjasë do të ketë një prapaktheu edhe me sinjalizimin e dhënë për antarësimin e Maqedonsië në NATO dhe bisedimet e antarësimit në BE. E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Robert Gjonaj, në rrugë të mbarë në fushën e politikës në SHBA Të arriturat e familjeve dhe individëve shqiptarë në botën e mërgimit, tashmë janë të njohura. Ata në fusha të shumta kanë arritur sukseset më të larta, duke u dëshmuar kështu si punëtorë të dobishëm, nxënës dhe studentë të shkëlqyer, sportistë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

dhe krijues të dalluar, biznesmenë dhe shkencëtarë të afirmuar si dhe emra të njohur në të gjitha sferat e jetës. Viteve të fundit, falë shkollimit dhe afirmimit të individëve të shumtë nga radhët e komunitetit shqiptar në SHBA, edhe skena politike ameri-

kane është më e pasur me emra të rinj, pjesëtarë të këtij komuniteti. Njëri prej tyre është edhe i riu, Robert Rrok Gjonaj, babai i të cilit ka emigruar nga Trieshi i Malësisë së Madhe, para më shumë se 30 viteve. Edhe pse në moshë shumë të re, Rroku i përvishet punës duke krijuar kushte solide për jetë siç ofron toka e bekuar amerikane. Si punëtor i palodhur, ai shumë shpejt krijon familjen dhe me përkushtimin maksimal, si bashkëshort dhe si prind, zgjeron gjithnjë biznesin e tij dhe, sot është i njohur si pronar i suksesshëm në Michigan të SHBA-as. Mirëpo, ajo që është vlera më e madhe, ai me bashkëshorten e tij, Ëngjen, po ashtu bijë e Malësisë, kanë rritur katër djem të cilët, sot, pasi kanë arritur nivelin e duhur të arsimimit, janë në rrugë të mbarë të arrijnë majat e suksesit në fusha të ndryshme. Njëri nga ata, Roberti, falë angazhimit në fushën e politikës, sot është emër i afirmuar në skenën politike, respektivisht, në mbështetje të presidentit të SHBA, Donald Tramp, dhe partisë së tij. Ishte kënaqësi të shohësh bashkëvendësin tonë në tubime dhe evente të shumta me bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Tramp dhe të familjes presidenciale. Ai, edhe krahas të arriturave në këtë fushë, me modestinë më të thellë, vazhdon veprimtarinë në vendin ku jeton, me mbështetjen e më të afërmve të vet për të dhënë kontributin në afirmimin e vlerave të njohura amerikane. S’do mend se Roberti, gëzon përkrahjen e parezervë të të afërmve të vet, sidomos të prindërve dhe vëllezërve, me prejardhje nga vëllazëria e njohur Gjonaj, të fshatit Rudinë, nga Trieshi. Urojmë që brezi i ri shqiptar në botën e mërgimit, kudo, të ndjekë shembujt e këtillë dhe të vazhdojnë me suksese gjithnjë e më të mëdha në të gjitha fushat e jetës pasi ata, në këtë mënyrë, do të kultivojnë dhe do të afirmojnë vlerat e trashëguara nga të parët e vet. K.Dukaj Urime, Robert!


MOZAIK

Aktivistët rinorë nga Ulqini vizituan Kuvendin e Malit të Zi

Interes dhe kureshtje për mënyrën e punës së Kuvendit Pjesa më e rëndësishme e vizitës ishte diskutimi i drejtpërdrejtë me deputetët. Në një sesion të veçantë, të rinjtë nga Ulqini i priti nënkryetari i Parlamentit, Genci Nimanbegu, si dhe deputetët Luigj Shkreli dhe Boris Mugosha, ku aktivistët rinorë patën mundësi të bëjnë pyetje, të shprehin shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për gjendjen aktuale të të rinjve në Mal të Zi, por edhe të japin propozime konkrete për avancimin e pozitës së tyre Podgoricë - Njëzet e pesë aktivistë rinorë nga Ulqini vizituan të enjten Kuvendin e Malit të Zi dhe Qendrën Rinore në Podgoricë. Pjesëmarrësit e kësaj vizite u njohën me ambientet në të cilat zhvillohen seancat parlamentare, duke mësuar më shumë për mënyrën e funksionimit të Parlamentit Shtetëror. Duke zënë vendin e deputetëve e ministrave, të rinjtë e shndërruan takimin në një seancë ku u përcoll interesi dhe kureshtja e tyre mbi mënyrën se si punohet në Parlament, ligjet që kalohen si dhe votimi i tyre. Në deklaratën për shtyp të Orga-

nizatës Joqeveritare “Horizonti i Ri” thuhet se pjesa më e rëndësishme e kësaj vizite ishte diskutimi i drejtpërdrejtë me deputetët. Në një sesion të veçantë, të rinjtë nga Ulqini i priti nënkryetari i Parlamentit Genci Nimanbegu, si dhe deputetët Luigj Shkreli dhe Boris Mugosha, ku aktivistët rinorë patën mundësi të bëjnë pyetje, të shprehin shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për gjendjen aktuale të të rinjve në Mal të Zi, por edhe të japin propozime konkrete për avancimin e pozitës së tyre. Më pas, pjesëmarrësit e këtij aktiviteti vizituan Qendrën Rinore në Podgoricë, ku u pritën nga drejtori

i përgjithshëm i Drejtorisë për Rini, Nenad Koprivica dhe nga koordinatorja e kësaj Qendre, Andrea Miqanoviq. Temë kryesore e këtij takimi ishte rritja e aktivizmit rinor dhe e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror. Vizita u realizua në kuadër të projektit “Të rinjtë marrin pjesë, të rinjtë marrin vendime!”, të cilin OJQ “Horizonti i Ri” e realizon në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, me mbështetjen e Drejtorisë për Rini në Ministrinë për Sport të Malit të Zi. (Kohapress) E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

31


FOLKLOR

Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot (Malësi e Madhe) (3)

Rinjohja e motrës me Dr. Ismail Doda

“Po Komove vjetar duva” (Po fryn era nëpër Kom)

1. Vështrim hyrës

Rinjohja e motrës me vëlla, si tip i veçantë e pasuroi literaturën e baladës popullore shqiptare për rinjohjen motër-vëlla. Përkthimi i ndonjërës në gjuhën e sllavëve të Jugut, në frëngjishte e në ndonjë gjuhë tjetër i kaloi këto përmasa. Këto i konsiderojmë si tip i baladës “Gjon Petrika” (Gjon Pretika) (Dr. Ismail Doda, “Baladat e rinjohjes motër-vëlla e tipit ‘Gjon Petrika’ (Gjon Pretika) te shqiptarët në Malin e Zi”, në “Tivari me veçantitë shestanase në rrjedhat e shekujve” (Aktet e konferencës shkencore, Tivar, më 23-24 tetor 2015), Don Gjon Buzuku – Qendra e Studimeve Albanologjike, Ulqin – Tiranë, 2017, f. 151; Më pas: Baladat e rinjohjes motër-vëlla...”) Baladat e këtij tipi sipas hulumtimit që kemi bërë në trevat shqiptare në Malin e Zi përbëhen nga tre nënlloje, motërzime të lokalizuara në tri zona të caktuara: a) Motërzimet e Krajës, lidhen me personazhin ushtar - Gjon Pretika e Gjon Petrika, b) Motërzimi i Dolit (krahina e Plavës dhe e Gucisë), me personazhin jeniçer Gjon Petrika, nga i cili e mori emrin motërzimi (Këngën e shënoi më 1980, tanimë i ndjeri Ali M. Ahmeti. S’tregon se nga kush. Shih: Ali M. Ahmeti “Letërsia gojore e krahinës së Plavës dhe të Gucisë”, IAP, Prishtinë, 2004, f. 200-201). c) Motërzimin e tretë, të cilit ia dhamë emrin nga vargu i parë, “Po Komove vetar duva” (Po fryn

32

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

era nëpër Kom”, përktheu: I. D.), e shënuam në Drume të Epërme (ot), në gjuhën serbokroate, siç quhej atëherë. Sipas brendisë së tekstit del se ajo lidhet me fshatin Kosor të Kuçit, fqinj me Trieshin dhe Kojën e Malësisë së Madhe, kështu që mund të quhet edhe motërzimi nga Koja dhe Kuçi (Këngën me 36 vargje na e këndoi në gjuhën serbokroate më 2 shkurt 1988, në datëlindjen e 36-të të saj këngëtarja dygjuhëshe, zonja Gjyste (Mark) Nucullaj (02. 02. 1952) nga Koja afër Kuçit dhe e kemi në dorëshkrim (Më pas: DBPKK-D).

2. Shtjellimi

Motivi, tema, ndërtimi dhe shumë elemente janë, pothuaj të njëjtë me “Gjon Pretikën” e Krajës. Ngjarja u zhvillua në malin Kom, i cili në fisin Kuç besohej se ka qenë gjithmonë vend i zanave, të cilat besojnë në një shpellë (Mark Krasniqi, “Aspekte mitologjike – Besime e besëtytni”, botues: Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 1997, f. 248). Nuk e dimë se a e thuri ndonjë kuças a malësor. Gjithsesi ai ka qenë rapsod dygjuhësh, mbase shqiptar. Nuk kemi dëshmi për botimin e saj, meqë nuk përfshihet në asnjë përmbledhje të këngëve popullore nga Kuçi, si te: Mark Milani, Stevan Duçiqi, as te ndonjë përmbledhje tjetër folklorike nga Mali i Zi (Dr. Ismail Doda, “Baladat e rinjohjes motër-vëlla...”, punim i cituar, referencat nr. 20, 21, 22 (fq. 155, 156); a në ndonjë burim (Shih: Branislav Krstić „Indeks motiva narodnih pesama balkanskih Slovena“, përgatiti: Ilija Nikolić, SANU, Botim i veçantë, libri DLV, Beograd, 1984, me 672 faqe); as te botimi i fundit i një përmbledhjeje të S. Dučić-it (Stevan Dučić, „Junačke narodne pjesme Crne Gore, Brda i Hercegovine“, përgatiti prof. dr. Rajka Glušica, botoi: „Fond za razvoj Kuča ‘Marko Miljanov’“, Podgoricë, 2017). Nuk ndodhet as në dorëshkrimin e Nikollë Ivanajt „Etnografs-

ka zbirka“, knjiga br. 30, më 31 maj 1904, në Seksionin e etnografisë së Akademisë së Shkencave në Beograd.

2.1. Rrethanat e krijimit dhe djepit

Kënga „Po Komove vjetar duva“, lidhet me vëllain Dragan, hajdut (në origjinal: „ajduk“, me kuptimin „kaçak“, vër. I. D.) nga fshati Kosor i Kuçit që synoi të rrëmbejë motrën e panjohur – Ruzhën, sapo u kthye me Arbën (Arbanasa, shqiptarë, vër. I. D.), të cilët për tetë vjet kishin shëtitur nëpër malet e Shqipërisë. Kënga përmban një xixë historike. Emri “hajdut”, që te shqiptarët ka kuptimin “vjedhës, cub, kusar, hajdut malesh” (Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (me rreth 41 000 fjalë), hartuar nën drejtimin e A. Kostallarit, ASH RPSSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1980, f. 641), gjatë kohës së Turqisë te sllavët e jugut (veçanërisht te serbët), siç shpjegon A. Škalić-i, kishte kuptimin e luftëtarit kundër pushtetit për çlirimin e popullit (Avdulah Škaljić, „Turcizmi u srpskohrvatskom-hrvatskosrpskom jeziku“, botim i tretë, “Svjetlost”, IP, Sarajevë, 1973, f. 300). Në „Hajdučki ciklus“-in (= Ciklin e hajdutëve, I. D.) e tyre iu këndohet trimave, si Plakut Novak dhe princit Vukosav (Starina Novak i knez Vukosav), Radojicës së Vogël (Mali Radojica) që luftuan kundër pushtuesve osmanë pasi që i pushtuan këto anë. (Dr Vukašin Stanisavljević, „Naša usmena književnost (Priručnik za osnovne škole)“, Gornji Milanovac, 1985, f. 128-134). Veljko Petrović-i, i njohur me nofkën “Hajduk Veljko” (17801811), ishte njëri nga trimat më të njohur të çetës së Stanoje Glavašit. Më 1811 u bë vojvodë. Emrin e tij sot e mban një rrugë në Beograd. (“Mala enciklopedija”, Opšta enciklopedija (Botim i dytë), 2, M-Š, Këshilli redaktues O. B. – Merin etj., IP “Prosveta”, Beograd, 1970, f. 289). I quajnë edhe: 1. „Hajdučke pesme“


FOLKLOR

e vëlla

(Këngët mbi hajdutët), ku përmenden hajdutët më të njohur nga shekulli XVI deri në fillim të kryengritjes serbe: 1. Mijat Tomić-i; 2. Bajo Pivljanin-i. (Radmila Pešić, Nada Milošević – Đorđević, „Naša narodna književnost“, Izdavačko IRO „Vuk Karadžić“, Beograd, 1984, f. 95-96). Ky i fundit që e mori mbiemrin Pivljanin nga krahina e prejardhjes, Piva e Malit të Zi, si personalitet historik njihet me emrin Bajo Nikolić (nga arkivi ynë, I. D.), por rrallë edhe si “harambaš Dragojlo“ (Risto Kovijanić – Ivo Stjepčević: Hajduci u Boki do Morejskog rata (1654-1684), në “Istorijski zapisi”, Titograd, 1954, VII, libri X, I, f. 184). 2. „Pesme o hajducima“ (Këngët mbi hajdutët“, I. D.) (Milivoje dr Urošević, „Narodna književnost“, Kulturni centar Gornji Milanovac, 1980, f. 275-282). Shqyrtohet lufta e tyre kundër turqve në mbrojtje të Dubrovnikut, me ç’rast përmenden edhe ato që u zhvilluan në Hercegovinë, Malin e Zi, Shqipëri dhe në zonat kufitare me Bokën e Kotorrit (Salko Nazečić, Hajdučke borbe oko Dubrovnika i naša narodna pjesma, në “Narodna književnost (Izbor studija i članaka o narodnoj književnosti“. Përgatitën: dr. Đenana Buturović, dr.

V. Palavestra, IP „Svjetlost“ OOUR Zavod za udžbenike, Sarajevo, 1974, f. 103-114). Mbase edhe në këngën “Po Komove vetar duva” gërshetohet ky kuptim. Publicisti francez Leon Hygone (Leon Hugonnet), i cili, gjatë ndjekjes së ecurisë së luftës Ruso-Turke, të viteve 1827-1828, konstatoi se: “Malazezët nuk mund të rrojnë, veçse me shkëmbime me Shqipërinë që u jep ato që u duhen për jetën e tyre. Drakalloviqët luftonin përkrah malazezëve kundër turqve, por ata janë shqiptarë dhe aleatë me fiset fqinje që nuk do t’i luftojnë kurrë”. (Leon Hugonet, “La Turqiue inconnue” (Turqia e panjohur), Botim i III, 1990 (Cituar sipas: Ligor Mile, “Shënime udhëtimi të një publicisti francez në trojet shqiptare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”), në “Studime historike”, 3/1990, Tiranë, 1990, f. 155). Mark Milani gjatë një vizite më 1897 në Ulqin, në shtëpi të Ali Kasmit, ku bashkë me përcjelljen e tij u ftua për darkë, u shpreh se: “Në fisin tim flitet nashke (me kuptimin: gjuha jonë, malazezçe, siç thuhet sot) dhe arbanashke (arbërisht, me kuptimin shqip). Të dy gjuhët janë të miat. Përveç kësaj, në mes të fisit tim dhe atyre të Veriut të Shqipërisë nuk

ka kufi. Edhe unë, edhe pjesëtarët e fisit tim shkojmë lirisht tek ata, unë flas shqip, e ata gjuhën malazeze, ndërsa kur ata vijnë te ne, unë flas malazezçe e ata arbërisht” (Aleksandar Janinoviq, Mark Milani në Ulqin, në: “Ulqini, ti kala” (Prozë për Ulqinin)”. Përgatiti: Hajro Ulqinaku, botoi Asociacioni “Ulqini”, Ulqin, 2011, f. 76). Më pas Kuçi u tjetërsua. Studiuesi Filip Fishta dëshmon se: “Kohën e Malit të Zi në Shkodër vjetin 1914 nji oficir malazijas prej Kuçit na thotë se gjyshja e tij nuk kishte dijtë asnji fjalë sllavisht. E sot asht krejt sllavizue” (Filip Fishta, Njoftime historike mbi arqipeshkvijt e Shkupit, te: “Hylli i Dritës”, nr. 8, 1932, Shkodër, f. 9298). Motërzimi i baladës me motivin e rrëmbimit të motrës nga i vëllai, që vjen nga afera e hajdutërisë, është shumë i lashtë dhe i përhapur në zonën juglindore të Shqipërisë (Përmet, Gjirokastër, Kolonjë) me emrin e Gjino Vakut/Vakës e Vllahut, në ndonjë variant edhe Konofati (Q. Haxhihasani, “Balada shqiptare e rinjohjes motër e vëlla dhe lidhjet e saj ballkanike”, “Studime filologjike”, 3, Tiranë, 1973, f. 129) (vijon) E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

33


KULTURË

Banksy i papërsëritshëm, shkatërron pikturën e vet menjëherë pasi u shit mbi 1 milion euro Ai është një nga artistët më të njohur në botë, edhe pse të paktë janë ata që e dinë identitetin e tij. Bëhet fjalë për britanikun Banksy, i njohur për muralet e tij. Por këtë herë ai kreu një veprim që habiti shumëkënd. Shtëpia e ankandeve në Londër, Sotheby’s, sapo përfundoi shitjen e njërës nga pikturat e tij më të

34

Javore KOHA

E ENJTE, 11 TETOR 2018

famshme, e njohur si “Vajza me tullumbace”, shkruan “Tema”. Por sapo piktura u shit për mbi 1 milion euro, ndodhi e papritura. Piktura nisi të zbresë poshtë përmes një grirësi automatik të instaluar në kornizë. E gjithë piktura u vetëshkatërrua. Banksy e postoi këtë moment në rrjetet sociale, duke shkruar: “Po

shkon, po shkon, shkoi…”. Shtëpia e ankandeve thotë se do të shohë se çfarë do bëjë tani, pasi blerësi ka mbetur i habitur. Banksy është një artist nga Bristoli, i famshëm për punimet grafiti me ngjyrime politike dhe ironike. Artisti i rrugës ka bërë shpesh deklarata anti-udhëheqësi, jo vetëm përmes punimeve, por edhe si në këtë rast.


SPORT

Për nder të legjendës së futbollit të Kosovës

Pullë postare me imazhin e Fadil Vokrrit Në kuadër të tematikës “Legjenda e futbollit - Fadil Vokrri”, Posta e Kosovës ka emetuar të hënën një pullë postare me imazhin e legjendës së futbollit kosovar, të ndjerit Fadil Vokrri. Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, me bashkëpunëtorë të tij në ambientet e Hotelit “Emerald” në Prishtinë, organizoi promovimin e pullës postare, me ç’rast priti kryesinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, anëtarë të familjes Vokrri dhe mysafirë sportdashës të tjerë. Ai iu dhuroi në pllakë bronzi pullat e para familjes dhe përfaqësuesve të FFK-së. Hoxha deklaroi se është krenari për Postën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e saj, që përmes emetimit të kësaj pulle postare ne do t’i bëjmë nder ndërmarrjes sonë, sportistëve dhe ngjarjeve më të rëndësishme sportive, në veçanti futbollit, e këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen duke

e ditur që sporti ka rol të pazëvendësueshëm në promovimin e shtetit dhe popullit tonë. Fadil Vokrri u lind më 23 korrik 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Më pas, në vitin 1980 kaloi te KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola për këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë pati 88 paraqitje me fanellën e Prishtinës dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Në vitin 1986, u transferua te “Partizani” i Beogradit, ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e “Legjendës” së futbollit kosovar, pasi

ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Pas luftës në Kosovë, Fadil Vokrri punoi pareshtur për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe më pas në FIFA, që ishin ndër të arriturat më të mëdha të shtetit të Kosovës. Për këto arritje historike, Posta e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, në vitin 2016 ka emetuar një pullë të jashtëzakonshme postare. Emri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ashtu siç u përjetësua në stadiumin e Prishtinës, do të përjetësohet edhe në pullë postare. Imazhi i tij i ndritur do të udhëtojë në tërë botën përmes dërgesave postare dhe do ta promovojë atdheun e tij, Republikën e Kosovës. (Koha Net)

E ENJTE, 11 TETOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 11 tetor 2018

Viti XVll Numër 835 Çmimi 0,50

Ulqini, skenë e teatrit absurd ISSN 1800-5696

Libri duhet ta sfidojë epokën e teknologjisë digjitale

Muzika për mua është si një ilaç shërues


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.