Koha 836

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 tetor 2018 Viti XVll Numër 836 Çmimi 0,50

Ulqinakët s’kanë çfarë të bëjnë me mbeturina ISSN 1800-5696

Përfaqësuesi i partive shqiptare në grupin e punës

Fytyra e rreme e përkushtimit


PËRMBAJTJE

6

8 Pse po e humbim betejën kundër lajmeve të rreme

“Demokracia nuk mund të mbijetojë pa një debat të informuar, të hapët, dinamik dhe publik.”

14

16 37 libra të vjetër për Skënderbeun ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Poeti Fatos Arapi, fisniku i bukurive të shpirtit!

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018


PËRMBAJTJE

20

22 Donacion me vlerë të veçantë i familjes Hajdari

Ulqini mirëpret 56 bukuroshe nga pesë kontinente

24

26 Heroina Sulltana Idrizaga - Cungu

Veprimtar aktiv i çështjes kombëtare KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” mbi përmirësimin e legjislaturës zgjedhore dhe krijimin e besimit në procesin zgjedhor

Përfaqësuesi i partive shqiptare në grupin e punës Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” kërkon që në grupin e punës së Kuvendit të Malit të Zi, i cili do të merret me përmirësimin e legjislaturës zgjedhore dhe krijimin e besimit në procesin zgjedhor të jetë domosdoshmërisht edhe përfaqësuesi i partive politike shqiptare. Në një kumtesë për opinion të këtij koalicioni thuhet se kryetarët e subjekteve politike që janë pjesë e koalicionit, kanë shqyrtuar punën e deritanishme në Kuvendin e Malit të Zi në lidhje me grupin e punës i cili do të punonte në përmirësimin e legjislaturës zgjedhore dhe krijimin e besimit në procesin zgjedhor si dhe ka analizuar qëndrimet e deritanishme të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi. “Çmojmë që vendimarrja konsen-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

suale është thelbësore për ndërtimin e besimit ndërmjet palëve si dhe mënyra më demokratike që të mbështeten ndryshimet e ardhshme në legjislaturën zgjedhore. Partnerët e koalicionit - FORCA, UDSH dhe ASH vlerësojnë që për arsye të ndërtimit të besimit në këtë proces është e domosdoshme që përfaqësuesi i partive politike shqiptare të marrë pjesë në grupin punues”, thekson kumtesa të cilën e ka lëshuar deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, Genci Nimanbegu, njëherazi nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Në të nënvizohet se në vitin 2011 shqiptarëve iu është marrë një e drejtë e arritur, në formën e njësisë së posaçme zgjedhore, dhe që ky është shansi që mangësitë evidente të shfaqura në ligjin zgjedhor në dy

zgjedhjet e fundit të përmirësohen. “Aksioni afirmativ është shndërruar në të kundërtën e vet dhe ka paraqitur zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi”, thuhet më tej në kumtesë. Sipas koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, duke qenë se fusha e ligjvënies që mund të përfshihet në punën e grupit të punës është e gjerë, është e domosdoshme që propozimeve që vijnë nga partitë parlamentare t’u sigurohet shqyrtim thelbësor në grupin e punës. “Në grupin punues duhet të përfshihen të gjitha partitë politike parlamentare që shprehin interesim për këtë, d.m.th. të gjitha listat zgjedhore që në votimet e fundit kanë arritur statusin e subjektit parlamentar”, (Kohapress) përfundon kumtesa.


NGJARJE JAVORE

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, u takua me diplomatët e rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Njohje me pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi Podgoricë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, është takuar të mërkurën e kaluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë me diplomatët e rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në një postim në rrjetin social facebook, ai ka bërë të ditur se i ka informuar ata për mënyrën e funksionimit të këshillave kombëtare, për shqiptarët në Malin e Zi dhe çështje të tjera me interes për ta. Në fund, Nika u ka uruar diplomatëve të rinj “sukses në karrierën e tyre diplomatike dhe të na përfaqësojnë denjësisht si shqiptarë kudo në botë”. (Kohapress)

Reagim i Shoqatës “Kraja” - Nju-Jork ndaj veprimeve ilegale të Kishës Ortodokse Serbe në majën e Rumisë

Organet kompetente të parandalojnë ndërtimet ilegale Shoqata “Kraja” në Nju-Jork ka shprehur shqetësim të thellë lidhur më aktivitetet ilegale të Kishës Ortodokse Serbe në malin e Rumisë. Në reagimin e saj, kjo shoqatë fton organet kompetente të Komunës së Tivarit dhe Qeverisë së Malit të Zi që “të ndërhyjnë menjëherë për

parandalimin e ndërtimeve ilegale me pretekst uzurpues mbi malin e Rumisë”. Njekohësisht ajo i fton subjektet politike shqiptare në Mal të Zi që të intervenojnë tek organet shtetërore malazeze në mënyrë që këto punime të ndalen menjëherë.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të bashkuar dhe të ngrejnë zërin kundër këtij akti shëmtues dhe njëkohësisht të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme”, thuhet në reagim. (Kohapress) E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Mbrojtja e lirisë së fjalës

“Demokracia nuk m pa një debat të infor dinamik dhe publik” Me një nismë, në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të lirisë së medies në përgjithësi, muajin që kaloi, orPër Koha Javore: ganizata Reporters Sans Frontiers, (emri i saj në frëngjisht), njoftoi Frank themelimin e entit global të quajShkreli tur, Komisioni për Informacion dhe Demokraci, 70-vjet pas miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut nga Asamblea e Përg“Jep ndihmën tënde çdo ditë në jithëshme e Kombeve të Bashkuara. mbrojtje të fjalës së lirë”, është motoja Në një njoftim për medien, me këtë e Reporterëve Pa Kufij ose Reporters rast, organizata Reporterët Pa KuSans Frontières (RSF), një organizatë fij, tha se Komisioni për Informacion kjo jo-qeveritare, ndërkombëtare dhe dhe Demokraci, përbëhet nga 25 jo fitimprurëse, me qendër në Paris figura të njohura botërore, përfshirë të Francës, e cila si mision të saj ka mbrojtjen e lirisë së informacionit dhe të lirisë së shtypit. Siç është venë re, sidomos vitet e fundit, udhëheqës autokratë anembanë botës e kanë vënë në shënjestër lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit. Si përfundim, organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë paralajmëruar përkeqësimin e lirisë së shtypit dhe për kufizimin e fjalës së lirë në shumë vende të botës, pikërisht nga këta lloj autokratësh dhe despotësh, të cilët e shikojnë shtypin dhe fjalën e lirë si pengesën kryesore për ta dhe si një ferrë në sy. Por, fatbardhësisht, janë shtuar gjithashtu edhe kritikat -- nga individë dhe nga organizata siç janë edhe Reporterët Pa Kufij, mbrojtës të të njohur të lirisë së fjalës -- ndaj qëndrimeve të këtyre autokratëve dhe despotëve anembanë botës, për mënyrën se si ata i trajtojnë gazetarët dhe medien në përgjithësi, në vendet ku ata ushtrojnë pushtetin e tyre me dorë të hekurt.

6

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

gazetarë të dalluar, nga 18-vende të ndryshme, të cilët kanë marrë përsipër përpilimin e një Deklarate mbi Lirinë e Informacionit dhe Demokracinë. Komisioni në fjalë do të bashkë-kryesohet nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Dr. Shirin Ebadi, një avokate me origjinë iraniane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Reporterët Pa Kufij, francezi, Christopher Deloire. Në këtë Komision, ndër të tjera figura të njohura botërore, përfshirë gazetarë dhe ekspertë të fushave të tjera, bëjnë pjesë gjithashtu

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mund të mbijetojë rmuar, të hapët, ” nobelisti për ekonomi, Joseph Stiglitz dhe novelistja peruviane, Amartya Sen, si dhe nobelisti për letërsi Mario Vargas Llosa dhe avokati nigerian i të drejtave të njeriut dhe fitues i Çmimit të Parlamentit Evropian, “Sakharov”, Hauwa Ibrahim. Në njoftim thuhet se ky Komision ndërkombëtar po themelohet në një kohë kur, “Kriza e besimit në demokraci dhe influenca në rritje e sipër e regjimeve despotike përbëjnë një kërcënim të madh ndaj lirisë, harmonisë civile dhe paqes”, janë shprehur dy bashkë -kryetarët e Komisionit të Informacionit dhe Demokracisë,

duke bërë të njohur këtë nismë për publikun e gjerë. Arsyet kryesore për këtë situatë të krijuar, theksojnë ata, në përcaktimin e misionit të këtij enti të ri ndërkombëtar, janë, “Kontrolli politik i informacionit në hapësirën publike globale, influenca e interesave private, influenca në rritje e sipër e aktorëve të korporatave të cilët anashkalojnë kontrollet demokratike, si dhe minimi i gazetarisë së mirëfilltë dhe cilësore”, na të gjithë këta faktorë. Në dokumentin ku përcaktohen parametrat e misionit të veprimtarisë së Komisionit, theksohet se në Deklaratën -- që do të përpilohet nga ky grup figurash publike të njohura botërisht – “Do të vendoset për një sërë parimesh, do të përcaktohen objektivat për t’u realizuar nga vendimmarrësit, ndërkohë që dokumenti do të shërbejë si një pikë reference, për të mobilizuar të gjithë ata të cilët janë të zotuar se do të mbrojnë hapësirën pluraliste publike, e cila është e domosdoshme për funksionim e një demokracie të vërtetë.” Nismëtarët e këtij projekti thonë se qëllimi përfundimtar i gjithë kësaj pune është që të sigurohet një angazhim ndërkombëtar në mbështetje të lirisë së informacionit dhe demokracisë nga qeveritë e ndryshme, nga përfaqësues të kompanive të sektorit privat dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Drejt këtij objektivi, organizata Reporterët Pa Kufij, thotë se pret që procesi politik, në këtë drejtim, të ndërmerret nga vetë udhëheqësit e vendeve demokratike në bazë të Deklaratës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që do të përpilohet nga ky komision, e që më në fund, sipas tyre, do të çojë në një “Zotim Ndërkombëtar për Informim (të lirë) dhe Demokraci. Organizatorët u shprehën se udhëheqësit botërorë në të gjitha kontinentet janë njoftuar me letër për sa i përket kësaj nisme dhe se organizata Reporterët Pa Kufij shpreson se ata do të ndërmarrin angazhimin që u kërkohet në mbështetje të lirisë së medies dhe demokracisë. Propozuesit e kësaj nisme presin që udhëheqësit botërorë të zotohen për zbatimin e këtyre parimeve, aty nga fillimi i muajit që vjen, kur në Paris do të mblidhen duzina kryetarë shtetesh dhe qeverish për të shënuar 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore më 11 Nëntor dhe Konferencës së Paqes më 11-13 Nëntor dhe Forumi mbi Internetin më 12-14 Nëntor, që do të mbahen në kryeqytetin francez. Njoftohet se Komisioni në fjalë është takuar për herë të parë më 11 dhe më 12 Shtator në Paris dhe pritet t’i japë fund punës brenda dy muajsh, për të pasur gati Deklaratën për takimet e lartpërmendura, në fillim të Nëntorit, në Francë. Në këtë ndërkohë, njoftojnë organizuesit, kanë filluar tanimë edhe konsultimet ndërkombëtare me një numër personash dhe organizatash të interesuara për lirinë e fjalës dhe për fatin e demokracisë anembanë botës, para se të bëhet tepër vonë, sepse sipas deklaratës që përcakton misionin e saj, “Demokracia nuk mund të mbijetojë pa një debat të mir-informuar, të hapët, dinamik dhe publik.” Demokracia nuk Pret! E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Politico.eu

Pse po e humbim b kundër lajmeve të r Mark Scott

Trajtimi i problemit të lajmeve të rreme, duhej të ishte një mision i lehtë. Franca kërkon miratimin e ligjeve të reja, që do t’i lejonin gjykatat të vendosin mbi saktësinë e raportimeve online përpara zgjedhjeve kombëtare. Shtetet e Bashkuara propozuan një ligj për rritjen e transparencës mbi ata që blejnë reklamat politike në mediat sociale. Edhe Komisioni Europian do të miratojë kodin e vet të praktikës së dezinformimit më vonë gjatë këtij muaji, që synon të pengojë gënjeshtrat digjitale përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Por ndërsa votuesit nga Bavaria në Gjeorgji shkojnë në votime, përpjekjet e politikanëve në këtë drejtim po ballafaqohen me një realitet të pakëndshëm: ”Tregtarët” e lajmeve janë një hap përpara, falë teknikave që i lejojnë ata të

8

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

fshehin vendndodhjen e tyre, të maskohen si aktivistë lokalë, dhe blejnë reklamat politike në monedhën vendase të vendeve të tyre, për të shmangur rregulloret kundër ndikimit të huaj. Truket e reja, të cilat gjithashtu përfshijnë një ndryshim në dezinformimin me bazë fotot, dhe përdorimin e shërbimeve të mesazheve në internet si ËhatsApp, janë të dizajnuara për të mposhtur përkufizimin tonë të vjetruar, të asaj që përbën një lajm i rreme – i blerë jashtë, lehtësisht i identifikueshëm dhe i rremë. Pjesa më e madhe e këtij dështimi, është mënyra se si politikanët po e përballojnë këtë problem. Ligjvënësit në Evropë, SHBA dhe vende të tjera, janë fokusuar në zhvillimin e luftës – njëra e lindur nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ku grupet e mbështetura nga Rusia blenë reklama në mediat sociale (shpesh në rubla), për të mbjellë dyshime në mendjet e votuesve perëndimorë, promovuan postime në Tuitter dhe grupet e Facebook-ut, me një anglishte të shkruar keq, që të polarizonin debatin politik. “Në nivelin e politikave, bisedat që

kanë pasur njerëzit kanë ndodhur në vitin 2016”- thotë Kler Uordëll, drejtoreshë ekzekutive e First Draft, një organizatë jofitimprurëse që lufton dezinformimin në mbarë botën, bazuar në Shkollën e Qeverisjes Xhon F.Kenedi në Universitetin e Harvardit. “Sfida është se politikanët, nuk kanë fare njohuri se si funksionojnë këto platforma”- shton ajo. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se përpjekjet globale kundër dezinformimit, kanë qenë tërësisht një humbje kohe. Kanë ikur kohët kur Mark Zukerberg tallej me idenë se gënjeshtrat që përhapeshin në mënyrë virale në rrjetin e tij social, ndikuan votuesit në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Pas një krize ekzistenciale dhe zemërimit të investitorëve, kompanitë e teknologjisë si Facebook, e kuptuan në fund se ishin pjesë e problemit, duke përzënë mashtruesit digjitalë që përpiqeshin të blinin reklama për përhapjen e keqinformimit, si dhe duke zhdukur qindra mijëra llogari në mediat sociale të sponsorizuara nga shteti, dhe që promovonin mesazhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Pjesa më e madhe e universit dixhital të Facebook- ende platforma më e madhe për lajmet e rreme, mbetet ende në dispozicion të përdoruesve, pavarësisht nga premtimet e kompanisë për të hapur burimet e të dhënave të palëve të treta që gjurmojnë keqinformimin

betejën rreme politike polarizuese. Votuesit e zakonshëm e kanë ende të vështirë ta identifikojnë kur ndeshin një dezinformim. Por me termin “fake njuz”, që është tani pjesë e fjalorit tonë të përditshëm, ka të paktën një ndërgjegjësim në rritje se jo gjithçka që lexojnë dhe shohin njerëzit në internet, duhet të merret si e mirëqenë. E megjithatë, trajtimi i keqinformimit mbetet një punë në progres e sipër. Për shembull, 4 nga 5 llogaritë Tuitter që përhapnin dezinformime gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, mbeten ende aktive, sipas një studimi të kohëve të fundit nga akademikët në Universitetin Xhorxh Uashington. Pjesa më e madhe e universit dixhital të Facebook- ende platforma më e madhe për lajmet e rreme, mbetet ende në dispozicion të përdoruesve, pavarësisht nga premtimet e kompanisë për të hapur burimet e të dhënave të palëve të treta që gjurmojnë keqinformimin. Në mesin e zhurmës globale që kompanitë e teknologjisë të bëjnë më shumë, këto kompani private po mar-

rin më shumë përgjegjësi për të kontrolluar diskutimet online, një punë që zakonisht u takonte rregullatorëve publikë. Fakti që platformat duhet të veprojnë tashmë si gati-rregullatore të së vërtetës, i vendos ato në një kurs përplasjeje me politikanët, që përdorin në mënyrë rutinore platformat për të ndarë përmbajtjen e tyre të njëanshme – duke çuar kësisoj në akuzat, se ‘Big Tech’ po kufizon ligjërimin e ligjshëm politik. Maria Gabriel, komisionerja dixhitale e Evropës, do të promovojë më 16 tetor kodin e ri të Bashkimit Evropian kundër dezinformimit. Bëhet fjalë për një sërë udhëzimesh jo detyruese që nxisin kompanitë si Google, Facebook dhe Tuitter, që të rrisin transparencën për reklamat politike në internet, dhe të reduktojnë numrin e llogarive të rreme në rrjetet sociale. Kodi u hartua në konsultim të ngushtë me vetë kompanitë e teknologjisë. Megjithatë, një grup i ngritur për të monitoruar punën – i përbërë ndër të tjera nga kompanitë e medias – denoncoi reagimin e BE-së ndaj lajmit të rremë, duke argumentuar, ndër të tjera, se ai përmban “papajtueshmëri dhe nuk ka mjete konkrete zbatuese, ndaj s’ka asnjë mundësi për të monitoruar procesin e zbatimit”. Pavarësisht nga kritikat, vende të tjera nga Brazili deri tek India po mendojnë të fusin në zbatim kode të ngjashme të sjelljes për Big Tech. Por ato nuk janë në një hap me taktikat e një brezi të ri mashtruesish dixhitalë, dhe subjektesh të sponsorizuara nga shteti. Aty ku grupet shpërndanin dikur mesazhe të rreme në rrjetet sociale, nga kompjuterët që mund të identifikoheshin si të vendosur në Rusi, individët tani zakonisht i maskojnë aktivitetet e tyre, duke pretenduar se gjenden në Shtetet e Bashkuara apo në pjesë të Evropës. Ata gjithashtu blejnë reklama

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

politike me monedha vendase, dhe jo më rubla, sipas studiuesve që gjurmojnë dezinformacionet në internet. Kjo e bën thuajse të pamundur përcaktimin se kush është i vërtetë, dhe kush jo në këtë lojë online të lajmeve të rreme, madje edhe kur kompanitë e teknologjisë angazhojnë ekipet e inxhinierëve dhe inteligjencës artificiale të sofistikuar në adresimin e këtij problemi, duke spastruar aktorët e këqij. “Taktikat kanë ndryshuar”- thotë Ben Nimo, bashkëpunëtor në Laboratorin e Kërkimeve Ligjore në think tankun ‘Atlantic Council’, i cili vëzhgon fushatat e dezinformatave në internet. Njerëzit “po përpiqen shumë më tepër të mbulojnë gjurmët e tyre”. Lufta gjithashtu është zhvendosur nga fjalët tek imazhet, një prirje që e kanë cekur vetëm pak propozime legjislative. Një pjesë e këtij ndryshimi është praktik. Për folësit jo-vendas që kërkojnë të përhapin dezinformata gjatë zgjedhjeve të një vendi tjetër, një ‘memo’ virale e riprodhuar mund të shmangë më lehtë zbulimin, krahasuar me një postim në Facebook të përkthyer keq. Avantazhi? Dezinformata të tilla mbeten të vështira për t’u censuruar – ose rregulluar – sepse e njëjta foto mund të përdoret për satirë ose lajme të rreme. Rritja e shërbimeve të mesazheve në internet si ËhatsApp – pothuajse i pamundur për t’u rregulluar për shkak të niveleve të larta të kriptimit – në vendet në zhvillim si India, ka shkuar krah për krah me një gjeneratë të re të keqinformimit, që mund të ndahet gjerësisht mes grupeve me mijëra përdorues. Ky është “shteti” i lajmeve të rreme, teksa mbërrijmë në fundin e vitit 2018, një botë e ndryshme nga 2 vjet më parë. Për të luftuar këtë kërcënim, politikanët duhet të përditësojnë taktikat e tyre, ose do të mbeten prapa në këtë betejë. E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Mediat dhe politika

Fytyra e rreme e përkushtimit Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

10

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Njerëz të mirë bëjnë gjëra të mira, por mos mendo se ata do t’i gjesh nëse ndjek mediat vendase, sepse nuk do ta njihni kurrë të mirën. Portalet nxijnë me lajme për vrasje,

dhunë, drogë, korrupsion, skandale. Opozita akuzon pozitën, e cila i kthehet me kundërakuza më të ashpra e padi në gjykata. Me pushtetarë përbindësha e popull

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Me pushtetarë përbindësha e popull të trembur e hutuar, që nuk sheh të ardhme, vendi po ngrihet si një shtëpi e ndërtuar në truall të paligjshëm që pret të bjerë e shkatërrohet të trembur e hutuar, që nuk sheh të ardhme, vendi po ngrihet si një shtëpi e ndërtuar në truall të paligjshëm që pret të bjerë e shkatërrohet. Ka dy metoda, dhe vetëm dy, me të cilat mund të plotësohen nevojat dhe dëshirat e njeriut: njëra është prodhimi dhe shkëmbimi i pasurisë, ky është mjeti ekonomik; tjetri është

përvetësimi i pasurisë së prodhuar nga të tjerët; ky është mjeti politik, shkaku i rrëmujës së sotme. Pushtetarë të shndërruar kafshë që gjejnë viktima të përjetshme, papritmas bëhen mbrojtës të lirisë, që vendosin rregulla për ata që as nuk lejohen të mendojnë. Me fytyrën e përkushtimit, ne bëjmë që djalli të duket engjëll, thotë Shekspiri.

Ka dy metoda, dhe vetëm dy, me të cilat mund të plotësohen nevojat dhe dëshirat e njeriut: njëra është prodhimi dhe shkëmbimi i pasurisë, ky është mjeti ekonomik; tjetri është përvetësimi i pasurisë së prodhuar nga të tjerët; ky është mjeti politik, shkaku i rrëmujës së sotme

“ Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Njerëz të mirë bëjnë gjëra të mira, por mos mendo se ata do t’i gjesh nëse ndjek mediat vendase, sepse nuk do ta njihni kurrë të mirën. Portalet nxijnë me lajme për vrasje, dhunë, drogë, korrupsion, skandale. Opozita akuzon pozitën, e cila i kthehet me kundër akuza më të ashpra e padi në gjykata

Pushtetarë të shndërruar në kafshë që gjejnë viktima të përjetshme, papritmas bëhen mbrojtës të lirisë, që vendosin rregulla për ata që as nuk lejohen të mendojnë. Me fytyrën e përkushtimit, ne bëjmë që djalli të duket engjëll, thotë Shekspiri

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Ulqinakët s’kanë ç të bëjnë me mbet Arjana Kurmemoviq Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi thotë se po e përballojnë situatën ashtu si dinë dhe munden dhe se fajtori kryesor është administrata lokale. “Me Planin lokal për menaxhimin e mbeturinave të Ngurta është parashikuar lokacioni në vendin Gaç. Është shpallur edhe tenderi për zgjerimin e rrugës, madje filluan edhe punimet, gjersa banorët vendas nuk filluan të kundërshtojnë. Rebelimi i vendasve ndërpreu gjithçka, ndërsa administrate lokale prej atëherë nuk bëri asgjë që të zgjidhur këtë problem”, tha Kaleziqi. Kjo sjellje injoruese e Komunës ndaj këtij problemi, siç tha Kaleziqi, nuk mund t’i sjellë mirë askujt. “Kur na thërrasin qytetarët që të depojnë këtë lloj mbeturinash ne i përgjigjemi, e ku çojmë…E, varet nga situata. Zakonisht e dimë kujt i nevojitet që të mbushë tokën (pllacin), kështu që gjendemi në situatë. Disa mbeturina mund të çohen edhe në Deponinë Rajonale “Mozhur”, por kjo nuk është zgjidhja”, tha Kaleziqi. Por, ka shumë të atillë që mbeturinat i deponojnë ku të mbërrijnë. Janë të sulmuara të gjithë pjesët e qytetit, kryesisht ato më atraktivet, siç janë pjesa e pasme e Plazhit të Madh, zona mbi gjirin e Valdanosit, gjersa lagja Mali i Bardhë më shumë i ngjan deponisë.

12

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Në Komunë e pranojnë fajin. “Kush është fajtor? Ai që duhet të sigurojë lokacionin, pra Komuna me Sekretariatin kompetent. Ky problem është tregu si i pa komplikuar, por, më në fund, të gjithë duhet t’i qasemi seriozisht zgjidhjes së tij. Të gjithë jemi fajtorë”, tha nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hatixhe Gjoni. Ajo rikujton se lokaliteti Gaç prej kohesh duhet të ishte zgjidhja e këtij problemi. “Fajtor është edhe mungesa e sensit tek qytetarët, të cilët interesat e veta personale i vënë para atyre të përgjithshme. Askush nuk dëshiron të pranojë një lokacion të tillë në afërsinë e vet, edhe pse bëhet fjalë për deponinë ku do të hidheshin vetëm mbeturinat e ngurta dhe materiali ndërtimor. Këto janë gjëra me interes të përgjithshëm, por nga njëra anë kemi ligjin i cili mbron inte-

resat e popullsisë lokale. Patjetër që ekzistojnë edhe ligjet të cilët mbrojnë interesat e komunitetit lokal, ato të përgjithshme. Zgjidhja e këtij problemi nuk guxon të shtyhet”, vlerëson Gjoni. Ajo shtoi se ndryshimi i pushtetit lokal ndikoi pak në zgjidhjen e problemit. “Më shumë jemi marrë me disa probleme të tjera, sezoni ishte në prag, por tani nuk ka më justifikime”, thekson nënkryetarja Gjoni. Sipas fjalëve të saj, po përmendet edhe lokaliteti tjetër, por akoma asgjë konkrete nuk u definua. E gjersa të definohet, ndoshta edhe nuk duhet fajësuar qytetarët, të cilët çdo ditë krijojnë deponi të egra të reja. “Është e vërtet që qytetarët ndoshta nuk janë fajtorë, sepse duhet të kemi deponinë e regjistruar, si çdo qytet tjetër në Mal të Zi”, tha

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

çfarë turina Kaleziqi, i cili vlerëson se gjobat për deponimin e mbeturinave të ngurta, në vendet ku nuk është e paraparë një gjë e tillë, janë shumë të vogla. Për personat fizikë ajo është 50 euro, ndërsa për ata juridik 150. “Njerëzit kanë më tepër llogari që të paguajnë gjobën, sesa të depojnë mbeturinat në oborrin e tyre. Pak janë të atillë që paguajnë dënimet, sepse që të gjobiten, duhet të kapen në flagrancë. As me këtë gjë nuk merret kush”, pohon drejtori i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale”. Në sektorin joqeveritar mendojnë se gjërat e tilla janë të patolerueshme, sepse shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme. “Mbeturinat janë problemi ynë i madh dhe plaga jonë e madhe. Jo vetëm në pjesën e pasme të Plazhit të Madh, mbi Valdanos, por në tërë territorin e komunës. Ky nuk

Ulqinit çdo ditë po i zihet fryma nga deponitë e egra, ndërsa përpjekjet e përditshme të Ndërmarrjes Komunale nuk janë të mjaftueshme, sepse, tash gati dy vite nuk ekziston vendi për deponimin e mbeturinave të ngurta dhe ndërtimore është problem ekologjik por edhe moral dhe turistik”, vlerësoi drejtori i OJQ “Hapi i Gjelbër” Xhelal Hoxhiq. Ai është i bindur se nuk ekziston vullneti që problemi të zgjidhet. “Këto gjëra nuk zgjidhen brenda kabinetit. Plani për trajtimin e mbeturinave është hartuar keq, ka zbrazëtira, është punuar shpejt. Prandaj jemi në këtë situatë, jo vetëm sot, por tash shumë vite. Ky plan duhet të rinovohet. Por, për fat të keq, njerëzit e përshtatshëm politikisht i mbulojnë vendet përgjegjëse dhe janë në krye të sekretariateve, e janë të papërshtatshëm për të zgjidhur cilindo problem”, theksoi Hoxhiq, duke shtuar se nuk shohim se çfarë dëmi i shkaktojmë mjedisit jetësor. “Këtë që ne po bëjmë sot, është dënim për gjeneratat e ardhshme. Duhet të veprohet menjëherë dhe të ndërmerret çdo gjë që këto dukuri të ndalohen përgjithmonë. Duhet të punohet me qytetarë, të kyçemi të

gjithë në zgjidhjen e problemit. Kjo është thjesht e palejueshme”, tha Hoxhiq. Që qasja ndaj këtij problemi është joserioze, flet edhe fakti që në mbledhjen përfundimtare të Forumit Lokal Koordinues për përgatitjen e sezonit, e cila u mbajt në shtator, tema e deponive të egra në pjesën e pasme të Plazhit të Madh nuk ishte në rend të ditës. Më e rrezikuara është zona e Të Mirave Detare Vetëm pak metra pas plazheve ku valëviten flamujt e kaltër, si dëshmi e cilësisë së lartë ekologjike të plazhit, pjesa e pasme është e mbuluar me mbeturina. Kjo pjesë njëkohësisht është edhe rrugë alternative, e egër, e cila shfrytëzohet gjatë muajve verorë dhe radhëve të gjata të trafikut nga shumë vendas dhe turistë. Fotografia është trishtuese, ndërsa në Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të mirave detare thonë se këtë problem duhet ta zgjidhë Komuna. “Në bazë të kontratës së nënshkruar në mes Komunës së Ulqinit dhe NP Të Mirat Detare, Komuna, gjegjësisht ndërmarrja lokale komunale është e obliguar që të mirëmbajë të gjitha pjesët e pamarra me qira, që përfshin edhe pjesën e pasme të Plazhit të Madh”, thonë nga Të Mirat Detare. Ata rikujtojnë se, në pajtim me Ligjin për Financimin e Vetëqeverisjeve Vendore, 50% e mjeteve nga dhënia me qira e të mirave detare në mënyrë të drejtpërdrejtë derdhet në llogarinë e Komunës. Nga këto para, Komuna është e obliguar që të kujdeset edhe për këtë pjesë. (Artikulli është shkruar në kuadër të projektit “Faktet janë të rëndësishme! Gazetaria objektive dhe inovative për BE!” të cilin e realizon CGO, në bashkëpunim me Portalin Ul-Info. Projektin e financon Bashkimi Europian.)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

13


IN MEMORIAM

Poeti Fatos Ara i bukurive të sh Kolec Traboini

Të gjitha ata që shfryjnë mllefe në këtë dite zie për poezinë shqipe e nuk njohin vlerat e vërteta të një jete krijuese, e kanë paguar dhe vetë haraçin e diktaturës, por kinse janë ndryshe e dalin si vaj mbi lakra. Po kërkojnë të na thonë se kush ka qenë Fatos Arapi (1929-2018) dhe krijimtaria e tij. E kush po ngutet ta përgojojë poetin e vdekur dhe ende të pavarrosur? Bash ata që as e kanë njohur e as e kanë lexuar ndonjëherë poetin e profesorin tonë të nderuar. Nuk ka pasur njeri në Shqipëri që nuk e ka paguar haraçin e vet në diktaturë, por në fund të fundit siç njeriut i vjen vdekja, vjen peshorja që mat vlerat e ndan grurin nga egjra. Nuk më pëlqejnë as urra-të e surrogateve komuniste, por as dhe të sharat pa tru në kokë për çdo artist që fati e vuri të jetojë në kohë të keqe. Në fund të fundit kush ka qenë i talentuar ka lënë edhe vlera. Ne flasim për vlerat e jo për plehrat. Mirëpo disa nuk munden ndryshe, veç duke gërmuar ndër plehra. Poetët nuk i krijojnë diktaturat. Përkundrazi poetet janë të parat viktima të diktaturave edhe dje edhe sot. Ky është një mësim historik. Është tragjedi jo vetëm për shkrimtarin, por edhe për popullin, kur regjimet i kthejnë krijuesit në vegla të tyre të verbra.

14

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Fatos Arapi pavarësisht se ka paguar haraç të madh krijues, është nga një familje patriotësh, ai e donte atdheun e vet, lindi e jetoi dhe vdiq në këtë Atdhe për të cilin ndjente krenari. Lexoni poezinë e tij për atdheun me një dashuri sublime. Po sjell një strofë: Atdheu është dhimbje, është dhimbje. një prill i pikëlluar në shpirt. atdheu është kryqi, është kryqi. e mban - dhe të mban ty - në shpirt. Edhe atdheu ndjen krenari për të tillë bij. Ai ka qenë një poet lirik me vlera të veçanta që nuk ka mbetur për ta

vlerësuar disa që as nuk e kanë idenë çfarë është poezia, por telendisen e përpëliten si daci në gaviç në mjerimin e vet mohues e smirëzi. A nuk shpifin edhe për Migjenin kështu, atë gjeni që e ktheu në rrugë të mbarë hullinë e poetikes shqiptare, duke e modernizuar atë. Në një poezi të tij, ndoshta të fundit nga dora e Fatos Arapit, shkruante: Lexoni heshtjen. Këtë forcë e qetësi shpirtërore, që me dorë të saj vendos epoka të tëra para e prapa jush.


api, fisniku hpirtit! “ Lexoni heshtjen, Ajo do t’ju tregojë dramën e vërtetë të një shpirti të papërlyer me gjakun e ëndrrave hyjnore. Lexoni heshtjen, Zbërtheni kodin e moçëm të saj dhe përshëndetni ditëlindjen e një shprese. Po ne a nuk po mundemi ta ruajmë kodin e heshtjes pikërisht në ditën e humbjes së madhe të poetikës shqiptare, në ditën e nderimit të fundit për poetin? Një smirë e ligësi e madhe po e shtyn njeriun të flasë pikërisht atëherë kur duhet të heshtë,

sepse për analiza poetike, nëse kanë prirje kritizerësh, ka edhe të nesërme. Gjithsesi, edhe nëse i hyjmë një komenti që bëjnë dashakeqësit duke e vendosur Fatos Arapin në rendin e tretë të poetëve të asaj kohe, duhet të dini çfarë mendonim ne studentët që merreshim me letërsi atëbotë dhe botonim edhe ndonjë libër. Treshen në vlerësimin zyrtar e shihnim të përmbysur, sepse e vërteta ishte se ai i treti, pra Fatos Arapi, në të vërtetë ishte i pari dhe liriku më i mirë i atyre viteve, me pas do të dilnin Frederik Rreshpja, Vehbi Skënderi

Fatos Arapi ishte dhe mbetet një ndër poetët më të shquar e më të veçantë në letërsinë shqipe. Tek ai gjente harmoni të përkryer njeriu dhe poeti

dhe Ndoc Gjetja e të tjerë. “E bukura do ta shpëtojë botën”, ka thënë Dostojevski. Dhe poeti ynë Fatos Arapi ka lënë perla poetike, çfarë e motivon më së miri dashurinë e lexuesit për autorin. Po citojmë një perlë poetike drithëruese të këtij autori: “Si s’të desha pak më tepër”: Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prapë s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë... Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: - Prit, ca pak... Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër...”. Lirikat e Fatos Arapit janë poezi që mbijetojnë në kujtesën e popullit, në bukurinë shpirtërore të brezave. Nuk i harroj kurrë fjalët që më ka thënë në Athinë në vitin 1995, shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht Kosta Valeta, kur po flisnim për letërsinë shqipe: “Padyshim, Fatos Arapi është liriku më i madh i poezisë së sotme shqipe, një poet që ju nderon ndër popuj të tjerë. Them kështu sepse e njoh poezinë e tij.” Urdhëroni tani e lexoni këto poezi dhe uluni e shkruani të tilla perla, po të keni këllqe, o ju kritizerë. Por pikësëpari duhet ta dini, e nëse nuk e dini ta mësoni para se të uleni e të shkruani me shafran kundër poetit, se shpifja dhe denigrimi nuk kanë qenë e kurrë nuk do të jenë art. Nderim për poetin lirik Fatos Arapi, këtë fisnik të rrallë të bukurive të shpirtit. E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

37 libra të vjetër për Skënderbeun ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është hapur ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, e koleksionit të Librave Antikuar të koleksionistes së njohur britanike, Patricia Nugee. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, vlerësoi se ekspozita e sotme është ndër më të rrallat që mund të gjenden ndonjëherë. “Sa herë i referohemi librit më

16

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

të vjetër, i referohemi autorit pa dyshim, në këtë rast koleksionistes. Qytetarët e Kosovës kanë mundësi të shohin librat më të rrallë që janë parë ndonjëherë”, tha ai. Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka tha se ndihet i lumtur që 37 botime të vjetra do të jenë të ekspozuara, transmeton kp. Koleksionistja Patricia Nugiee, e cila ka filluar koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet më

parë, u shpreh e kënaqur me ekspozitën e ardhur në Prishtinë. “Nuk do t’iu jap sot një mësim historie sepse nuk jam historiane. Për herë të parë dëgjova për Skënderbeun përmes një klienti kur punoja në një librari antike në Londër”, tha ajo. Ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Sali Bashota tha se është krenari për popullin shqiptar grumbullimi i gjithë këtyre librave nga koleksionistja, Patricia Nugiee.


KULTURË

Iso-polifonia, kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit, e mbrojtur nga UNESCO Ambasada e SHBA-së në Tiranë promovoi sot 60-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, duke zgjedhur si foto të ditës pamje të artistëve të Iso-Polifonisë. “Sot është 60 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. A e dini se iso-polifonia shqiptare, e shpallur “një kryevepër e trashëgi-

misë së njerëzimit”, është e mbrojtur nga UNESCO?”, thotë ambasada amerikane. Ambasada thekson se iso-polifonia është gjithashtu edhe një nga thesaret e mbrojtura nga UNESCO të cilat Ambasada Amerikane në Tiranë ka mbështetur nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, “një nga

shumë prej mënyrave me të cilat ne bashkëpunojmë me Shqipërinë për të ruajtur trashëgiminë e saj unike kulturore”. Ambasada e Shteteve të Bashkuara me këtë rast njofton se mirëpret projekt- propozime për Fondin e Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore për vitin 2019.

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

18

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018


KULTURË

Ajo shëroi edhe ata të cilët nuk kishin më shpresë për jetën

Nënë Tereza, nëna e të gjitha nënave

Shtjefën Ujkaj

Nënë Tereza ishte një misionare shqiptare.. Ajo lindi në Shkup të Maqedonisë, por shumë pak jetoi aty. Ajo largohet nga vendi i saj, duke u shpërngulur në vende shumë të varfra, atje ku pakkush dëshironte të shkonte. Jo vetëm atëherë, por edhe sot e kësaj dite njerëzit mundohen për tu larguar nga aty ku ka varfëri... Por ajo aty e gjeti atë harmoninë, atë përkushtimin që të kontribuoj për popullin e vuajtur. Ishte e dhënë nëna e të gjithëve, ishte ajo që nuk shikoi fe as ngjyrë, por ndihmoi të sëmurë e të varfër, të verbër e të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë.

Ishte nëna e të gjithëve, ishte ajo që nuk shikoi fe as ngjyrë, por ndihmoi të sëmurë e të varfër, të verbër e të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë. Ishte e dhënë aq shumë për harmoni ndërfetare, që sot për fatin e keq kjo mungon tek njerëzit.. Ishte aq shumë për harmoni ndërfetare, që sot për fatin e keq kjo mungon tek njerëzit.. Ajo pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë, ku bamirësia e saj ishte në kulm.. Nuk kishte turp t’ i shtrije dorën e ndihmës çdokujt, të bëjë me strehë të pastrehët, ti drejtojë në udhë të drejtë ata që kishin devijuar nga udha e Zotit... Nuk u quajnë kot nëna e krejt botës. Por jo vetëm kaq, Ajo shëroi edhe ata të cilët nuk kishin më shpresë për jetën. Kjo Nënë e madhe me vlera të mëdha mori shumë çmime. E ndër çmime dhe vlerësime të tjera, e që ju njoh nga Papa Françesku ishte

shpallja e saj shenjtëreshë. Zemërgjerësia për të ishte diçka normale, kishte lindur e rritur e po ashtu edhe vdekur me një zemër të bardhë. Nuk hezitoi asnjëherë për të mirën e tjetrit... Po sot, a mund të dalë një motërmurgeshë e tillë? Ndoshta edhe po, por jo të bëhet kaq e madhe, jo të mbetet në historinë e krejt botës.. Ishin kohë të vështira kur Nënë Tereza shërbeu, ajo u mundua për të mirën e krejt popullit, e vetën sigurisht që shpeshherë e ka lënë me mungesa nga më te ndryshmet... Por ajo mbeti një, mbeti një Nënë me një zemër të madhe! E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në fshatin Zenelaj të Anës së Malit filluan punimet për ndërtimin e parkut publik, të parit të këtij lloji në komunën e Ulqinit

Donacion me vlerë të veçantë i familjes Hajdari Vlera e punimeve kap shumën rreth 212 mijë euro. Projekti është punuar nga studioja e projektimit “V&B Studio Design”, ndërsa punimet kryhen nga firma “Gencon” nga Ulqini. E gjithë sipërfaqja e objektit përfshin 6685 metra. Në bazë të kontratës, punimet do të përfundojnë në maj të vitit të ardhshëm Ulqin – Me vendosjen e gurthemelit, të dielën në fshatin Zenelaj filluan punimet për ndërtimin e parkut (sheshit) publik, të parit të këtij lloji në komunën e Ulqinit. Ky investim i Komunës së Ulqinit realizohet falë donacionit të familjes Hajdari, respektivisht të bashkëshortëve Xhevdet dhe Margaret Keane – Hajdari, të cilët jetojnë në SHBA. Vlera e punimeve kap shumën rreth 212 mijë euro. Projekti është punuar nga studioja e projektimit “V&B Studio Design”, ndërsa punimet kryhen nga firma “Gencon” nga Ulqini. E gjithë sipërfaqja e objektit përfshin 6685 metra. Projekti është vlerësuar me rëndësi të veçantë nga të gjithë folësit në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të punimeve. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm për Anën e Malit “sepse këtu do të takohen njerëzit prej të gjitha katundeve dhe trevave, do të shkëmbejnë mendimet e tyre”. Ai ka vlerësuar familjen Hajdari e cila,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

sipas tij, gjithmonë ka pasur sens për investime të ndryshme, qofshin ato të vogla apo të mëdha. “Besoj që familja Hajdari nuk do të ndalet vetëm me këtë investim, por do të ketë edhe investime të tjera më të mëdha sesa këto dy investime që i kanë bërë”, është shprehur ai. Në fjalën e vet, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, ka thënë se perëndia, fati, vullneti, i bashkon njerëzit pa marrë parasysh trevën, kombin, fenë dhe ambientin ku rriten. “Kur i bashkon perëndia dy njerëz, pa marrë parasysh kulturën, gjuhën, traditën dhe ambientin ku rriten, por kur ata dy njerëz brenda familjes së vet, si një gjë të shenjtë, i kultivojnë të dy identitetet, të dy gjuhët, adetet, ajo familje ka garant dhe bazament të jetë e fortë”, ka theksuar ajo, duke shtuar se zonja Margaret me punën dhe veprimtarinë e saj ka treguar dashuri të sinqertë dhe respekt jo vetëm ndaj familjes Hajdari, por edhe ndaj krejt Anës së Malit dhe regjionit. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, ka thënë se ky

donacion ka një domethënie shumë të veçantë. “Kjo është një bamirësi e rrjedhshme, e cila do të mbajë mend familjen Hajdari dhe donatorët përjetë sepse sa herë që do të luajnë fëmijët këtu, sa herë që të mblidhemi ne këtu dhe sa herë do të bëjmë një aktivitet këtu, të mirat dhe shpërblimet e Zotit do t’i shkojnë familjes Hajdari dhe ky emër do të përmendet përjetësisht”, ka theksuar ai. Në emër të familjes Hajdari dhe banorëve të fshatit Zenelaj, të pranishmit i ka përshëndetur imami Bajram Hajdari. Duke kujtuar takimin e parë me zonjën Margaret Keane – Hajdari, para 34 vjetësh, kur ajo për të parën herë kishte ardhur në vendlindjen e bashkëshortit të saj, ai ka thënë se sot ëndrra e tij po bëhet realitet. “Fjalët e mia i mbajti mend dhe ja, në dashtë Zoti, po realizohet ëndrra ime e para 34 viteve dhe ky vend po bëhet park”, ka theksuar ai, duke përmendur edhe shumë donacione të tjera të kësaj familjeje, si ndërtimi i urës, rrugës, bursat për studentët,


MOZAIK

ndihma e nevojtarëve etj. Aktivistja e shoqërisë civile, Drita Llolla, ka nënvizuar rëndësinë e sistemimit dhe menaxhimit të hapësirave publike. “Neve na mungojnë, jemi të etur për hapësira publike. Dhe arsyeja pse është e rëndësishme është se hapësirat publike janë elementi më demokratik, vendi ku pavarësisht statusit shoqëror apo ekonomik, njerëzit mblidhen, komunikojnë me njëritjetrin, shkëmbejnë vlera. Është vendi ku fëmijët tanë mblidhen dhe bëhen protagonistë të krijimit të identitetit të tyre jashtë ambientit familjar”, është

shprehur ndër të tjera ajo. Ndërkaq, njëri ndër kontribuesit për realizimin e këtij projekti, Sabri Salaj, këshilltar i Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, e ka cilësuar këtë projekt të rëndësishëm jo vetëm për trevën e Anës së Malit, por edhe për komunën e Ulqinit në përgjithësi. Duke folur për takimet që ka pasur me Xhevdet dhe Margaret Keane Hajdarin, ai ka paralajmëruar edhe projekte të tjera në të ardhmen, që do të realizohen me ndihmën e kësaj familjeje. Të pranishëm në ceremoninë e fil-

limit të punimeve ishin edhe kryetari i KKSH-së, Faik Nika, deputeti dhe kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë, Michael Scanlon, dhe zyrtari i kësaj Ambasade, Bernard Çobaj, përfaqësues të Bashkësisë Islame në Malin e Zi, banorë vendas dhe qytetarë të Anës së Malit etj. Në bazë të kontratës, pritet që punimet për ndërtimin e parkut të përfundojnë në maj të vitit të ardhshëm. i. k. E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Në kuadër të turit të pjesëmarrëseve të “Miss Globe 2018” në disa qytete shqiptare

Ulqini mirëpret 56 b nga pesë kontinent Ulqin - Për dy ditë me radhë, Ulqini ka qenë mikpritës i 56 bukurosheve nga pesë kontinente të botës, pjesëmarrëse në edicionin e sivjetshëm të konkursit të bukurisë “Miss Globe 2018”. Gjatë qëndrimit të tyre në Ulqin, ato kanë vizituar pjesët më të bukura të këtij qyteti me rrethinën e tij, si dhe janë pritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit

22

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

lokal dhe Organizatës Turistike të Ulqinit. Ndërkaq, të hënën mbrëma, në Qendrën e Kulturës është mbajtur “Miss Talent Show”, ku bukuroshet kanë defiluar para publikut jo të shumtë në numër, kurse një pjesë e tyre kanë shfaqur talentin në fusha të ndryshme, për ç’gjë janë vlerësuar nga juria, pjesë e së cilës kanë qenë edhe drejtori i Orga-

nizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, drejtori i Qendrës së Kulturës, koreografi Musa Hoxha, dhe arkitekti dhe aktori Muho Uruçi. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se ndjehet i privilegjuar dhe i kënaqur që Ulqini është qytet mikpritës i bukurosheve të këtij konkursi botëror të bukurisë, duke theksuar se


PANORAMË

Në mesin e 56 bukurosheve janë edhe “Miss Shqipëria 2018”, 16-vjeçarja Alba Bajrami, ndërsa Malin e Zi e përfaqëson studentja 19-vjeçare e ekonomisë, Tijana Qetkoviq nga Kotorri. Të hënën mbrëma, në Qendrën e Kulturës – Ulqin është mbajtur “Miss Talent Show”, ku bukuroshet kanë defiluar para publikut jo të shumtë në numër, kurse një pjesë e tyre kanë shfaqur talentin në fusha të ndryshme

bukuroshe te “me praninë e tyre (ato) e kanë zbukuruar edhe më shumë Ulqinin”. Ai ka thënë se “edhe me këtë aktivitet dëshirojmë të promovojmë vlerat tona turistike”. “Miss Globe” organizohet nga “Deliart Association”, i cili drejtohet nga regjisori dhe producenti i njohur shqiptar Petri Bozo, kurse aktiviteti në Ulqin është mbështetur nga Komuna e

Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit, e cila ka ndarë dhurata simbolike për të gjitha bukuroshet pjesëmarrëse. Pjesë e programit “Miss Talent Show” kanë qenë edhe këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi dhe këngëtari vendas Ismet Aloshi. Në mesin e 56 bukurosheve janë edhe “Miss Shqipëria 2018”, 16-vjeçarja Alba Bajrami, ndër-

sa Malin e Zi e përfaqëson studentja 19-vjeçare e ekonomisë, Tijana Qetkoviq nga Kotorri. Pas Ulqinit, pjesëmarrëset do të vijojnë turin në qytetet e Beratit dhe të Kavajës, për ta përmbyllur me Tiranën, ku në Amfiteatrin e Liqenit të këtij qyteti më 21 tetor do të mbahet finalja dhe do të shpallet “Miss Globe” 2018 dhe fituesit e çmimeve të tjera. i. k. E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Një pasdite në Shkodër me mërgimtarin Tomë Jakaj

Veprimtar aktiv i çës Në të gjitha veprimtaritë që janë zhvilluar në diasporë, Toma, bashkë me veprimtarët e tjerë të kauzës kombëtare, ka qenë aktiv. Ai për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin dhe angazhimin e tij për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës, por edhe të hapësirave të tjera shqiptare

Gjekë Gjonaj

Para dy vitesh në njërin prej restoranteve të bukura të Shkodrës u takova me mërgimtarin Tomë Jakaj, bir i respektuar i familjes Jakaj të fshatit Ranoc-Zllakuqan, Komuna e Klinës, në rrafsh të Dukagjinit, Kosovë. Ky veprimtar i diasporës shqiptare në Nju-Jork, sipas rrëfimit të tij, kishte ardhur me zonjën e tij Pashkën , për vizitë në vendlindje për t’u takuar me vëllezër, kushërinj , miq e dashamirë të tij të dashur. Derisa rrinim bashkë, më rrëfente për rininë e tij të brishtë.Për ditët e hershme të fëmijërisë së tij. Për vëshhtirësitë e jetës në vendlindje. Për familjen e tij shumanëtarëshe, të ndershme e bujare. Për jetën e tij aspak të lehtë në mërgim. Për padrejtësitë, torturat dhe vrasjet çnjerëzore të pushtetarëve sllavo-komunistë të kohës ndaj fammiljarëve të tij dhe shqiptarëvve të tjerë në Rrafshin e Dukagjinit. Me respekt të thellë më fliste për të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që në periudha e rrethana të ndryshme historike kanë dhënë jetën për ruajtjen e trungut shqiptar, për lirinë e Kosovës, për pavarësinë e saj. Me admirim më fliste edhe për bashkimin kombëtar, të cilin e ëndërron me gjithë shpirt qysh në rininë e tij

24

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

të hershme. Gëzohej shumë që më 17 shkurt 2008 lindi një shtet i ri në botë, shteti i dytë shqiptar – Kosova e pavarur dhe sovrane. Dhe, kishte të drejtë, sepse në këtë drejtim veproi me tërë qenien e tij për të lobuar

e ndihmuar në forma e aktivitete të të ndryshme në mërgim ( demonstrata, tubime, organizime…), në Nju-Jork, Uashington e qytete të tjera në favor të krijimit të shtetit të lirë të Kosovës. Në të gjitha veprimtaritë që janë zh-


KULTURË

shtjes kombëtare villuar në diasporë Toma, bashkë me veprimtarët e tjerë të kauzës kombëtare, ka qenë aktiv. Ai për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin dhe angazhimin e tij për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës, por edhe të hapësirave të tjera shqiptare. Kudo që është angazhuar, përherë ka qenë ndër të parët në aksione. Asnjëherë nuk ka kursyer mundin dhe sakrificën e tij dhe të familjes. As paranë që e ka fituar me shumë punë, mundim e djersë, nuk e ka kursyer për të mirën e popullit të vet. Aktiviteti i bacës Tomë prej një veprimtari të dalluar u manifestua

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, siç shkruajnë mediat e Kosovës, në shenjë mirënjohjeje për punën e tij fisnike dhe atdhetare në mërgim iu dha Flamuri me Stemën e Ballit Kombëtar. “Ky vlerësim për veprimtari kombëtare - më tha në ndarje- do të më japë edhe më shumë kurajo e fuqi shpirtërore që edhe në këtë moshë të thyer të vazhdoj për idealin e shenjtë të heronjve e martirëve për bashkimin e trojeve tona etnike të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut”

në vazhdimësi që nga shkuarja e tij në mërgim në vitin 69-të të shekullit të kaluar e deri më sot, duke mos e

ndalur angazhimin e tij në të mirë të kauzës kombëtare. Te ky veprimtar dhe atdhetar i shquar vërejmë edhe një dimension tjetër, humanizmin njerëzor, të cilin, siç mësuam nga disa mërgimtarë shqiptarë në Amerikë, e ka dëshmuar përmes ndihmës dhe sponsorimit në disa raste. Me këto dhe shumë angazhime të tjera të tij në të mirë të kombit të cilat është e pamunduir t’i theksojmë me këtë rast, në radhë të parë ka nderuar veten, ka nderuar familjen e tij dhe kombin përgjithësisht. Secili njeri që punon për të mirën e popullit meriton respekt. Edhe angazhimin e pakursyer të Tomë Jakajt (nacionalist i “ Ballit Kombëtar”) , për aksione të shumta për çlirimin definitiv të Kosovës nga regjimi okupator serb, bashkëvendasit e tij të profileve të ndryshme në Kosovë e nderuan me pritjen e ngrohtë e vëllazërore që iu bë më 31 maj 2016 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari “ në Prishtinë. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, siç shkruan mediat e Kosovës, në shenjë mirënjohjeje për punën e tij fisnike dhe atdhetare në mërgim iu dha Flamuri me Stemën e Ballit Kombëtar. “Ky vlerësim për veprimtari kombëtare - më tha në ndarje- do të më japë edhe më shumë kurajo e fuqi shpirtërore që edhe në këtë moshë të thyer të vazhdoj për idealin e shenjtë të heronjve e martirëve për bashkimin e trojeve tona etnike të Gjeergj Kastriotit –Skënderbeut”. E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Nga historia jonë

Heroina Sulltana Idrizaga - Cungu Kur e mbaroi fjalën Dervish Pasha, nga grumbulli i qytetarëve të tubuar të Ulqinit, befas doli një femër guximtare. Ajo i doli përpara Pashës, ia kapi frerët e kalit dhe i tha: “Aman, more Pashë, për hatër të Zotit, mos na shtjer në dorë të hasmit. Ma mirë të na mbysësh sesa të na lësh nën shqa…”

Gani Karamanaga

Rreth 3 000 vetë që morën pjesë në mbrojtjen e Ulqinit, nën komandën e udhëheqësve ulqinakë Mehmet Becit e Mehmet Gjylit, si dhe të Isuf Sokolit nga Shkodra, zunë pozitat kryesore në rrethinat e Ulqinit, në fshatin Kllezën, ku edhe u zhvillua lufta për mbrojtjen e Ulqinit, më 23 nëntor 1880. Megjithatë forcat turke, të cilat ishin shumë më të mëdha, pasi i thyen forcat ulqinake-shkodrane nuk patën pengesa të tjera për të hyrë në Ulqin. Në këtë luftë u vra Isuf Sokoli. Tellali e shpalli nëpër qytet se po vjen ushtria turke. Dervish Pasha hyri në qytet po atë ditë, më 23 nëntor 1880, duke iu drejtuar ulqinakëve të tubuar me fjalët: “Vendimi vjen nga Stambolli. Dorëzimi i qytetit është definitiv. Duhet t’i nënshtroheni këtij vendimi…” Kur e mbaroi fjalën, nga grumbulli i qytetarëve të tubuar të Ulqinit, befas doli një femër guximtare. Ajo i doli përpara Pashës, ia kapi frerët e kalit dhe i tha: “Aman, more Pashë, për

26

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

hatër të Zotit, mos na shtjer në dorë të hasmit. Ma mirë të na mbysësh sesa të na lësh nën shqa…” Ishte kjo ulqinakja,Sulltana Cungu, gruaja e Mehmet Cungut, këpucar, bijë e familjes Idrizaga. Heshtje. Populli i tubuar nuk mundi ta besojë çfarë ndodhi. Përpara Pashës ishte një grua rreth pesëdhjetëvjeçare, shikonte drejt pa kurrfarë frike. Shikim shprese, lutjeje, por edhe krenarie. Në atë momente Dervish Pashës iu zgjuan kujtimet: “Ishte dekada e pestë e shekullit IX. Një vend i vogël në Bosnjën e mesme. Ditë e diel. Afër ishte edhe kisha e vogël ortodokse dhe xhamia. Papritmas hyri ushtria e jeniçerëve turq. Filluan t’i marrin djemtë prej 12 deri në 14 vjeç. E morën edhe Ivanin. Pas një kohe, të gjithë djemtë i hipën në kalë dhe u përgatitën për t’u nisur. Prej grumbullit të njerëzve doli nëna e Ivanit. U afrua dhe i doli përpara komandantit të jeniçerëve duke thënë: ‘Unë nuk e jap djalin tim, mos e mer-

Është koha që emri i Sulltana Idrizaga Cungut të përmendet më tepër. Pse jo, që një rrugë në qytet të ketë emrin e saj. Këtë gjë e ka merituar kjo grua trimëreshë, heroinë

rni’ Ushtarët e larguan dhe vazhduan rrugën. Pas një jave mbërritën në Stamboll. Ngadalë filloi mësimi i gjuhës dhe i besimit islam. Ivani e fitoi emrin Dervish. Kaluan shumë vite. Sulltani e emëroi për Pasha të Vilajetit të Shkodrës.” … Roja e Pashës iu afrua gruas, por Dervish Pasha çoi dorën dhe i ndaloi ushtarët e tij: “Askush mos ta prekë! Kjo është grua trimëreshë.” … Lajmi për atë çfarë ndodhi u përhap shpejt. Shtëpia e Mehmet dhe Sulltana Cungut ishte në Mëhallë të Re, në afërsi të Xhamisë së Lamit. Filluan të vijnë të afërmit, komshinjtë. Shpejt mbërritën dy vajzat e martuara. Njëra ishte e martuar në Ranë e tjetra në Kala, në familjet Fani dhe Beqiraga. Erdhën edhe vëllezërit e Sulltanës,


KULTURË

Reshiti dhe Jakup Idrizaga. Sulltana u vetmua, u ngjit në çardak në katin e dytë të shtëpisë dhe nuk fliste asgjë. … Pas namazit të akshamit erdhi edhe imami me disa xhematlinj. Filluan

bisedën. Njëri prej tyre tha: “Mas kësaj ndodhie, shumë ulqinakë do të ikin në Shkodër, Lezhë ose Durrës, dikush edhe ma larg…” Kur i dëgjoi këto fjalë, Sulltana u drejtua në këmbë dhe tha me zë të lartë: “Na nuk do të ikim askejt. Ulqini isht’

Pas namazit të akshamit erdhi edhe imami me disa xhematlinj. Filluan bisedën. Njëri prej tyre tha: “Mas kësaj ndodhie, shumë ulqinakë do të ikin në Shkodër, Lezhë ose Durrës, dikush edhe ma larg…” Kur i dëgjoi këto fjalë, Sulltana u drejtua në këmbë dhe tha me zë të lartë: “Na nuk do të ikim askejt. Ulqini isht’ vendi jonë.”

vendi jonë.” Për fund, është koha që emri i Sulltana Idrizaga - Cungut të përmendet më tepër. Pse jo, që një rrugë në qytet të ketë emrin e saj. Këtë gjë e ka merituar kjo grua trimëreshë, heroinë. E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Në Shkollën Fillore “Dacaj” të Rozhajës

Manifestim me rastin e Ditës së shkollës Rozhajë – Shkolla Fillore “Dacaj” në fshatin Dacaj të Rozhajës ka organizuar manifestim me rastin e Ditës së Shkollës. Manifestimin, i cili është mbajtur për të dytën herë nga ekzistenca e kësaj shkolle, e ka hapur punëtori i vyer me përvojë shumëvjeçare, Ali Daci, i cili i ka përshëndetur, mysafirët, nxënësit,

28

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

prindërit e nxënësve, kolektivin e shkollës. Ai pastaj ka ftuar drejtorin e shkollës, Haxhi Lajçi, i cili ka folur për historikun e kësaj shkolle, për gjendjen aktuale të procesit mësimor, për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, për projektet dhe punën e realizuar

deri më tani, si dhe për projektet që do të realizohen në të ardhmen në këtë vatër të arsimit dhe edukimit, si institucioni i vetëm në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës. Në manifestim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Rozhajës, Ejup Nurkoviq, drejtori i Drejtorisë për Avancimin dhe Mbrojtjen e të Dre-


MOZAIK

Madhështinë dhe bukurinë këtij manifestimi ia kanë shtuar nxënësit e kësaj shkolle me recitale, këngë dhe valle kushtuar Ditës së shkollës. Pastaj drejtori i Shkollës Fillore në Dacaj ka shpërblyer me mirënjohje klasat dhe kujdestarët të cilët kanë treguar sukses dhe sjellje të shkëlqyer gjatë vitit shkollor 2017 /2018, si dhe një numër afaristësh, kontribuesish dhe përkrahësish të kësaj shkolle jtave të Popujve Pakicë dhe Bashkësive Tjera Nacionale të Pakicave në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Leon Gjokaj, këshilltari për arsimin parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Agim Bërdynaj me përfaqësues të tjerë të MASHT-it, prindër të nxënësve, kryetari i Këshillit të prindërve të Shkollës, Enver Daci, anëtarët e Këshillit të shkollës, Tahir Gjonbalaj dhe Mehmet Gjonbalaj nga Plava e Gucia, afaristi i njohur i kompanisë “Tofi”, Islam Mujeviq, menaxherja e kompanisë “Elkos Group” në Rozhajë, Zoje Gashi, dhe shumë të tjerë

vendas. Manifestimin e kanë përshëndetur përfaqësuesit nga Kosova, të cilët kanë falënderuar drejtorin për ftesën duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen. Njëkohësisht kanë premtuar se do të jenë vazhdimisht në përkrahje institucionale të shkollës dhe drejtorit, tash të emëruar, i cili është shumë aktiv. Madhështinë dhe bukurinë këtij manifestimi ia kanë shtuar nxënësit e kësaj shkolle me recitale, këngë dhe valle kushtuar Ditës së shkollës. Pastaj drejtori i Shkollës Fillore në Dacaj ka shpërblyer me mirënjohje klasat dhe kujdestarët të cilët

kanë treguar sukses dhe sjellje të shkëlqyer gjatë vitit shkollor 2017 /2018. Me mirënjohje janë shpërblyer mësimdhënësi Ali Daci, drejtori gjeneral i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, Agim Bërdynaj, Tahir Gjonbalaj, Fahrudin Tahiroviq nga shoqëria civile e shumë dashamirë dhe përkrahës së tjerë të kësaj shkolle. Drejtuesi i kompanisë “Tofi”, Islam Mujeviq, i ka deklaruar drejtorit të Shkollës Fillore “Dacaj” se do të punojë ngrohjen qendrore për shkollën sa më parë që të jetë e mundur. Ky donacion kaq i madh e ka gëzuar pa masë drejtorin e shkollës, stafin punues dhe nxënësit. H. Lajçi

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Komuna e Tuzit shpalli konkurs për hartimin e stemës dhe flamurit të komunës

Simbolet të përshtaten me karakteristikat historike dhe kulturore Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit ka formuar komisionin për zgjedhjen e Stemës dhe të Simboleve të Komunës, të cilët kanë shpallur konkurs për hartimin e aktvendimit ideor të stemës dhe flamurit të Komunës së Tuzit. Njëri ndër anëtarët e këtij komisioni, Emin Haxhi, i prononcuar për gazetën “Koha Javore”, vë në dukje se të drejtë pjesëmarrjeje në këtë konkurs kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë (nënshtetas të Malit të Zi), përkatësisht të regjistruar në territorin e Malit të Zi të cilët nuk janë anëtarë të këtij komisioni apo persona të cilët komisioni i ka ngarkuar në punën vet. “Propozimi për aktvendimin ideor të stemës dhe flamurit të Komunës së Tuzit në pajtim me ligjin mbi vetëqeverisjen lokale, duhet t’u përshtatet karakteristikave historike, kulturore, natyrore, etj, të komunës dhe nuk mund të jenë në të njëjtën formë ose e modifikuar me simbolet shtetërore, simbolet e pjesëtarëve të pakicave dhe bashkësive të tjera të pakicave kombëtare dhe as me simbolet shtetërore të shteteve të tjera

30

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

apo me simbolin e një partie politike, ndërmarrjeje afariste, institucioni, organizate, etj”, u shpreh Haxhi. Ai më tutje bëri të ditur se kriteret për hartimin e stemës dhe të flamurit të Komunës duhet të jenë të përcaktuara në përputhje me praktikën e zakonshme heraldike dhe të korrespondojnë me përmbajtjen e përkufizuar në pikën 2 të këtij konkursi. “Stema duhet të bëhet në dy variante: në atë themelor dhe në atë të zvogëluar, përkatësisht në variantin zyrtar. Stema themelore duhet të përmbajë mburojën si një element esencial heraldik dhe një simbol tradicional të mbrojtjes. Renditja dhe përmbajtja e fushave në mburojë, duhet t’i plotësojë kushtet e praktikës heraldike dhe përmbajtja e tyre duhet të përputhet me kërkesat nga pika 2 e këtij konkursi”, u shpreh Haxhi. Në të njëjtën kohë, duke folur për kushtet e veçanta lidhur me hartimin e grafikut të stemës dhe flamurit, Haxhi tha se ato duhet të bëhen me ngjyra dhe të dorëzohen në fletë të veçanta të formatit A4. Ndërkaq, duke treguar se ky

konkurs do të zgjasë tridhjetë ditë, Haxhi njëkohësisht ftoi të gjithë personat fizikë dhe juridikë që të aplikojnë gjatë kësaj periudhe. “Për fituesit e këtij konkursi do të ndahen edhe çmimet në vlera monetare. Çmimi i parë do të shpërblehet me 600 euro, i dyti me 300 euro dhe i treti me 100 euro. Nëse komisionit do t’i pëlqejë punimi i personit që to të fitojë çmim, ai punim do të merret si vendimtar për stemën dhe flamurin e Komunës së Tuzit”, përfundoi Haxhi. Komisioni për zgjedhjen e Stemës dhe të Simboleve të Komunës përbëhet nga: Emin Haxhi – ushtrues detyre i Sekretariatit për Financa dhe Investime në Komunën e Tuzit, Halil Dukoviq – këshilltar i PDS-së, Ivan Ivanaj – këshillar i LDSH-së, Amra Turuskoviq – këshilltare e PB-së, Vasel Sinishtaj, Selman Axhoviq, Elvisa Rexhematoviq – ushtruese detyre e sekretarit për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore dhe Gjergj Camaj – këshilltar i Alternativës Shqiptare. t. u.


MOZAIK

Në debatin publik, vendimi për orarin e punës për shërbimet në territorin e Komunës së Tuzit

Shkelësit do të sanksionohen deri në 10 mijë euro Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ka sjellë vendimin për kohëzgjatjen e orarit të punës me të cilin rregullohet orari i punës së objekteve të ndërmarrjeve afariste, personave juridik dhe afaristëve në të cilat qytetarëve u ofrohen shërbime e veprimtari komunale, tregtisë, hotelerisë dhe turizmit, veprimtarive artizanale, kulturës dhe sportit, lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese në territorin e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit. Për këtë vendim po diskutohet në debatet publike. Sipas këtij vendimi, subjekti afarist është i detyruar që vendimin për kohëzgjatjen e orarit të punës, t’ia dorëzojë shërbimit të veçantë të administratës lokale kompetente për mbikqyrje komunale. “Subjektet afariste të cilat ushtrojnë veprimtari sezonale janë të detyruar që të përcaktojë dhe afishojnë orarin e punës për atë sezon. Sezoni veror zgjat nga data 1 prill deri më 1 nëntor, kurse sezoni dimëror nga data 1 nëntor deri më datën 1 prill”, thuhet në vendim. Në pjesën që ka të bëjë me shërbimet publike, vendimi përkufizon se: “ushtrimi i veprimtarive komunale, përkatësisht punëve të caktuara në veprimtari komunale, natyra dhe nevoja e të cilave kërkon kontinuitet, organizohet në orarin prej 00.00 deri në orën 24.00; furnizimi me ujë, mirëmbajtja e pastërtisë; pastrimi dhe deponimi i ujërave të zeza; ofrimi i shërbimeve funerale (me përjashtim të varrimit); shpërndarja e prodhimeve komunale; mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i deponive; ndriçimi publik; ndërhyrjet emergjente, etj, duke përfshirë dhe ditët e festave dhe të

pushimit. Tregu i gjelbër punon çdo ditë gjatë sezonit veror prej orës 6 deri në orën 22, kurse gjatë dimrit prej orës 7 deri në orën 18”, thuhet ë mes tjerash në këtë vendim. Kur bëhet fjalë për tregtinë, në këtë vendim është caktuar se subjekti afarist i cili kryen shitjen e mallrave me pakicë, punon gjatë verës nga ora 6 deri në orën 22, dhe gjatë dimrit prej orës 6 deri në orën 21. Subjekti afarist i cili merret me shitjen e produkteve ushqimore me pakicë – thuhet në vendim – mundet që në ditët e festave të përdor një ose më shumë objekte në shërbim, kurse pika e karburantit punon çdo ditë prej orës 00.00 deri në orën 24.00. Ndërsa, kur është fjala për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, sipas vendimit, objekti hotelier që kryen shërbimin e akomodimit si dhe shërbimet e përgatitjes së ushqimeve, pijeve dhe lëngjeve, punon çdo ditë prej orës 00.00 deri në orën 24.00. Në këtë vendim është përcaktuar dhe kohëzgjatja e orarit të punës për veprimtaritë artizanale sipas të cilit, subjekti afarist i cili ofron shërbime artizanale punon prej orës 7 deri në orën 22 gjatë verës, kurse gjatë dimrit prej orës 7 deri në orën 21. Biblioteka dhe salla e leximit punojnë çdo ditë prej orës 7 deri në orën 20, objektet sportive punojnë prej orës 6 deri në orën 24, kurse gjatë dimrit nga ora 6 deri në orën 23, ndërsa lojërat e fatit dhe ato argëtuese, përkatësisht kazinotë dhe objektet në të cilat organizohen lojërat e fatit në automate, punojnë nga ora 00.00 deri në orën 24.00. Sipas vendimit në fjalë, me kërkesë të subjektit afarist, përkohësisht mund të miratohet orari i punës përtej

kohës së përcaktuar, në kohëzgjatje deri në dy orë në periudhën deri në gjashtë muaj. “Punët e mbikëqyrjes inspektuese në miratimin e këtyre vendimeve i kryen inspektori komunal. Mbikëqyrjen inspektuese dhe sigurinë e rendit komunal në fushën e kontrollit të kohëzgjatjes së orarit të punës, e ushtron policia komunale, në përputhje me ligjin. Me gjobë prej 150 euro deri në 10 mijë euro do të gjobiten personat juridikë nëse në objektin ku ofrojnë shërbime nuk mbajnë vendimin e vërtetuar për orarin e punës; nëse nuk punojnë në kohë të përcaktuar me dispozitat e këtij vendimi; nëse nuk afishojnë njoftimin me emër dhe adresë të objektit në shërbim, në hyrje të objektit i cili nuk është në shërbim; nëse nuk merr leje te organi kompetent i administratës lokale për kohëzgjatjen e punës përtej orarit të përcaktuar”, thuhet në mes tjerash t. u. në këtë vendim. E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

31


FOLKLOR

Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot (Malësi e Madhe) (4)

Emërues i përbashkët incestit dhe ruajtja e g Nga tre tipet e tri zonave të ndryshme etnografike (Krajë, Plavë-Guci dhe Kuç-Malësi) të tipit të parë të rinjohjes motër-vëlla del se balada e Krajës, që historikisht vjen menjëherë pas asaj të arbëreshëve të Italisë, është e ndërtuar si më e plota dhe e përhapura për nga motërzimet në këto anë dhe në mbarë trevat e tjera rreth saj, ashtu edhe te mërgimtarët jo vetëm në kontinentin e Evropës, por edhe në SHBA, Australi, sidomos për nga mënyra e të kënduarit “nalt”, “përmiza”, “masveshit”

Dr. Ismail Doda

2.2. Personazhet Protagonistit Jovan, i dështoi qëllimi, ndërsa e keqtrajtoi Ruzhën, të motrën që s’e njihte, kur: “Vajza e re u çue n’kamë. / Për me kthye grigjën e bardhë (Përktheu I. D.) (Podiže se cura mlada / Da povrati bjela stada” (v. 3, 4). Gjatë kohës që rrëmbyesi i panjohur, në prani të dy shokëve kaçakë që në këngë u thonë “ajdukë”, i shkaktoi dhembje trupore e shpirtërore, duke e prerë në dorë të djathtë, baresha e re i pyeti që të tre: “Pash Zotin, ju tre deli, / Prej të cilës jemi nahij? / (Oj, Boga Vam, tri delije, / Od koje ste Vi nahije?” (v. 9, 10, DBPKK-D). Ata iu përgjigjen: “Na t’dy qi trup t’hollë kem, / Të dy na-o Arbaneshë jem; / Ky që aq mirë po t’mundon, / Fisit Kuç-o i takon-e (=Mi dvojica tanka stasa, / Oba dva smo Arbanasa. / Ovaj što te bolje

32

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

muči, / Rodom jeste pleme Kuči)“ (v. 11-14). Pohimi se dy prej tyre janë Arbën, që sllavët fqinjë, deri vonë, madje edhe princi – mbreti Nikola Petrović-i, vojvodë Mark Milani a ndonjë tjetër, u thoshin “Arbanasi”, kurse ai që e mundoi ishte kuças, sipas përkatësisë krahinore, dëshmon se balada u krijua para se të formohej populli ynë si komb shqiptar, kur kuçasit ende s’kishin kaluar në etni sllave, sido që t’u thonë, serbe a malazeze, por gjithnjë ishin në anën tonë. Sepse, siç ligjëron poeti dhe dramaturgu ynë i madh Kolë Jakova, me gjuhën e rapsodit: “Po të pyesni ku janë fiset tona, / Do t’i gjejsh në bjeshkët e Kelmendit. / Përmbi Hot e Grudë, Kuç dhe Pipër; / Do t’i gjeni n’fushat Dukagjine, / Në Medun e n’Rrethe të Tivarit, / Përmbi Vuthaj dhe n’Guci t’vjetër, / Në Qafë të Diellit, përmbi bjeshk’t e nalta, / Në vllazninë e vet strehimin gjetën” (Kolë Jakova, “Kreshnikët”, poemë epike sipas eposit të veriut, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë (pa vit botimi), f. 279). Kjo dëshmohet edhe në këtë baladë që kemi në shqyrtim. Dragan rrëmbyesi, kur e pyeti Ruzhën e panjohur se kë ka nga farefisi, ajo i tha: “Nji vlla t’dashtun e kem pas-e / Por, e mjera, gjurm’t s’ja dij-e (=Imala

sam brata drag(a), / Al mu jadna ne znam traga” (v. 21, 22). Vëllezërit rrëmbyes, nga përgjigjet që morën, hetuan se për kë bëhej fjalë dhe sa poshtë kishin rënë. Prej tyre, sidomos ra ngusht Gjon Pretika i baladës së Ftjanit (Krajë), a Gjon Petrika i asaj të Nënmalit (Shestan). Lidhur me përgjigjen që mori nga e motra: “Se ka një vëlla”, nuk e ka krejt të lehtë, prandaj e pyeti duke shprehur habi dhe nëmur: “Ku e ke, e mos e paç?!” Kjo e këshilloi, e nëmi dhe e njoftoi: “-Mos ma nëm, goja t’u thaftë” / Në ushtri e kam diku”. Përsëri informacioni (letra) nga motërzimi i Nënmalit (Shestan), për një nuancë, është më i arrirë. Sipas tij, e motra po ashtu i thotë: “Mos ma nëm goja t’u thaftë!” dhe e njofton saktësisht se ku është i vëllai: “-N’atë ushtri e kam diku” (v. 16), i tha hapur se i vëllai ishte në ushtri ku bënte pjesë edhe ai. Ndërkaq Ruzha është më e matur. Duron dhe nuk mallkon.

3. Pjesa përmbyllëse 3.1. Skena e rinjohjes

Bëhet pasi e motra – Ruzha: “Ia shtriu dorën e djathtë” dhe i vëllai e pyeti: “A më je ti motra Ruzhë?” (=Pa joj desnu ruku pruž(a)“; - Jesi l(i) mi to sestra Ruža?” (v. 25, 26).


FOLKLOR

t, lufta kundër gjakut të pastër

“ 3.2. Përfundimi dramatik

Në mungesë të tekstit, nuk kemi të dhëna nëse pasqyrohet vdekja me përqafimin motër e vëlla, dhe as për elementin e metamorfozës, si në motërzimin e Krajës. Këto dy elemente përbërës i mungojnë motërzimit të tretë nga Kosori i Kuçit. Aty s’përmendet fare vdekja, por ajo nënkuptohet nga nënteksti me shprehjet metaforike. Dragani, sipas këngës, pasi rinjihet me të motrën, e shqyen këmishën e vet, ia lidh plagët dhe shkroi një letër në majë të malit Kom, element ky që në këngë u fut më vonë, paralel me shkrim-këndimin në këto troje. Prej andej letrën ia dërgoi s’ëmës, duke e paralajmëruar për fundin tragjik të tyre (motër-vëlla): “Kur t’lej dielli n’gjysë t’natës, / At’her, nanë, Ruzha tash t’vjen, / Se Dragani pa asnji dyshim, / Ty në shpi kurr s’ka me t’ardhë (=Ruža će ti majko doć(i), / Kad će sunce u ponoć(i) / Za Dragana nem zbora, / jer nikada ti neće dom(a)“ (v. 32-35).

Përfundime

1. Dy këngët kreshnike për Mujon e Halilin që na i deklamoi në Drume të Epërme të Hotit më 2 shkurt 1988 lahutari i njohur Nik Gjon Junçaj, i lindur në këtë fshat më 1900, analfabet, bujk, në një kohë kur këto këngë gjithnjë e më rrallë praktikoheshin dhe vendin e lahutës kishte filluar ta

zëjë çiftelia, kanë vlera të larta etnofolklorike dhe e pasurojnë fondin e këngëve tona kreshnike, i japin krah Eposit të kreshnikëve shqiptarë. 2. Dy baladat që shënuam po aty, më 2 shkurt 1988 për rinjohjet: 1. burrë-grua dhe 2. motër-vëlla çojnë peshë në folklorin shqiptar. 1. E para, me protagonist Aga Imerin ka një vijë ndërtimi si motërzimet tjera shqiptare, duke sjellë edhe ndonjë risi që u dëshmuan në kumtesë. 2. Baladën për rinjohjen e motrës me vëlla e konsiderojmë si tip të tretë të baladave: “Gjon Pretika” dhe “Gjon Petrika” që këndohen në Krajë-Shestan dhe në Plavë-Guci. Nga analiza rezulton se: 1. Nga tre tipet e tri zonave të ndryshme etnografike (Krajë, Plavë-Guci dhe Kuç-Malësi) të tipit të parë të rinjohjes motër-vëlla del se balada e Krajës, që historikisht vjen menjëherë pas asaj të arbëreshëve të Italisë, është e ndërtuar si më e plota dhe e përhapura për nga motërzimet në këto anë dhe në mbarë trevat tjera rreth saj, ashtu edhe te mërgimtarët jo vetëm në kontinentin e Evropës, por edhe në SHBA, Australi, sidomos për nga mënyra e të kënduarit “nalt”, “përmiza”, “masveshit”. 2. Të gjitha ato kanë një emërues të përbashkët: luftën kundër incestit dhe ruajtjen e gjakut të pastër ndërmjet tyre që janë çështje madhore dhe

Motërzimi i tretë, ai i trevave Kuç, Malësi, në përqasje me dy të parët përmban elemente dalluese për faktin se lidhet me dygjuhësinë ndërmjet dy trevave fqinje, dikur të një etnie – arbër (të njohur nga sllavët si Arbanasi) dhe me formimin tonë si komb dhe të krijimit të shtetit shqiptar, sado të copëzuar, u formuan dy kombe fqinje: 1. Malësorët shqiptarë dhe 2. Kuçasit e tjetërsuar sllavë (malazezë e serbë)

njerëzore. 3. Në vete përmbajnë vlera të dëshmuara foklorike, etnografike, letrare, estetike, gjuhësore dhe etike. Motërzimi i tretë, ai i trevave Kuç, Malësi, në përqasje me dy të parët përmban elemente dalluese për faktin se: a) Lidhet me dygjuhësinë ndërmjet dy trevave fqinje, dikur të një etnie – arbër (të njohur nga sllavët si Arbanasi) dhe me formimin tonë si komb dhe të krijimit të shtetit shqiptar, sado të copëzuar, u formuan dy kombe fqinje: 1. Malësorët shqiptarë dhe 2. Kuçasit e tjetërsuar sllavë (malazezë e serbë). b) Titulli “Po Komove vetar duva”, dëshmon folenë e saj në këtë mal me kullota të përbashkëta. c) Këngëtarja është shqiptare dygjuhësore nga Koja (Malësi), në kufi me Kosorin (Kuç), dikur bareshë në këtë mal. d) Kënga është thurur në gjuhën serbokroate, siç i thonin dikur. Po të ishte thurur shqip, këngëtarja do të na kishte kënduar në këtë gjuhë. e) Përfundimi tragjik i personazheve – vëlla e motër jepet në mënyrë figurative. (Fund) E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Kryebashkiaku i Podgoricës Dr. Ivan Vukoviq dhe kryetari i Komunës së Tuzit vizituan fshatin e Kojës

Filluan punimet në rrjetin e ujësjellësit me vlerë 130 mijë euro Kojë – Kryebashkiaku i Podgoricës, dr. Ivan Vukoviq me bashkëpunëtorë, i shoqëruar dhe nga kryetari i Komunës së Tuzit, Dr. Abedin Axhoviq, këtë të premte kanë vizituar qendrën e fshatit të Kojës, ku kanë filluar punimet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, investim ky që kap vlerën prej 130 mijë eurosh. Zyrtarët në fjalë, duke inspektuar këto punime, janë pritur nga banorët e zonës nga ku kanë premtuar edhe investime të mëtejshme në zhvillimin infrastrukturor të këtij fshati. Njëri ndër aktivistët e dalluar të kësaj zone, Z. Pero Kolçaj, duke u prononcuar për gazetën “Koha Javore”, e vlerësoi lart këtë investim të kryeqytetit Podgoricë, duke thënë se fshati tashmë ka filluar të marrë një imazh tjetër, një zhvillim të ri infrastrukturor. “Aktualisht në këtë fshat po kryhen

34

Javore KOHA

E ENJTE, 18 TETOR 2018

punimet në ndërtimin e ujësjellësit, një punë e cila është për t’u lavdëruar, duke ditur se ky fshat sikurse dhe shumë fshatra të tjerë malorë, vuajnë mungesën e ujit. Prandaj, ky investim ka vlerë të veçantë sepse në këtë mënyrë banorëve u krijohen kushte më të mira dhe më të volitshme për të jetuar. Rrjeti i ujësjellësit, punimet e të cilit kanë filluar qe dy javë, do të shtrihet në një gjatësi prej 5 kilometra e 200 metra dhe në një thellësi prej 0.80 centimetrash. Shpresojmë se këto punime do të përfundohen së shpejti”, u shprek Kolçaj. Ky projekt sipas tij do të mund t’u shërbente plot 100 familjeve, mirëpo do ta shfrytëzojnë vetëm afro 15 që jetojnë aktualisht aty, pasi fenomeni i shpërnguljes është evident edhe në këtë fshat. Ndërkaq, Kolçaj bëri të ditur se në

fshatin e Kojës nuk është ky investimi i vetëm që është kryer, sepse siç tha, para pak kohësh kanë bërë edhe investime të tjera siç është ndriçimi publik dhe ai i shtrimit me pllaka tek përmendorja e 7 heronjve me një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katror, investim që sipas Kolçajt është kryer na buxheti vetjak i bashkatdhetarëve të tyre në SHBA, me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi. Ndërkaq, kryebashkiaku i Podgoricës gjatë këtij takimi me banorët e zonës, është zotuar se do të ndihmojë edhe më tutje zhvillimin e kësaj zone duke thënë se do të bëjë përpjekje që të asfaltohet rruga e Kojës me gjatësi prej 3 kilometrash gjatë vitit 2019, përkatësisht që të sigurohen mjetet financiare në kuadër të buxhetit të kryeqytetit Podgoricë të vitin 2019. t. u.


SPORT

Edhe një sukses tjetër i Klubit të Taekwondo-së “Ulqini” në turneun ndërkombëtar “Durmitor Open” 2018

Klubi më i suksesshëm i turneut Për dominimin e KT “Ulqini” flet më së miri fakti se ai ka fituar vendin e parë në renditjen ekipore në kategoritë për fëmijë, kadetë, seniorë dhe në disiplinën e formave. Ky është trofeu i 19-të për këtë klub gjatë vitit 2018. Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” ka shënuar një sukses tjetër duke fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme dhe shpallur klubi më i suksesshëm në Turneun ndërkombëtar “Durmitor Open” 2018, i cili është mbajtur të dielën në Zhabjak. Në këtë mënyrë ai ka fituar trofeun e këtij turneu, i cili është i 19-ti gjatë këtij viti.

Për dominimin e KT “Ulqini” flet më së miri fakti se ai ka fituar vendin e parë në renditjen ekipore në kategoritë për fëmijë (children), kadetë, seniorë dhe në disiplinën e formave. Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se në këtë aktivitet sportiv ai është paraqitur me 35 garues, në të dy disiplinat: garim dhe forma. Në disiplinën e garimit, ku morën pjesë 25 garues të këtij klubi, medalje të arta kanë fituar 11 prej tyre: Medina Kanaqeviq, Dion Mustafa, Mervana Muçaj, Arta Ismailaga, Besart Kuqi, Enes Dushku, Bledar Kasmi, Enis Kurti, Amell Nuti, Amra Dushku

dhe Ardit Dervishi, medalje të argjendta shtatë garues: Amrudin Hoxha, Mersida Demiri, Amella Nuti, Hadi Resulbegu, Abdullah Dervishi, Vesa Dervishi dhe Albion Hykaj, kurse medalje të bronzta tre garues: Eldar Muçaj, Hakush Fici dhe Isuf Gjençiq. Ndërsa në disiplinën e formave, ku morën pjesë 21 garues, medalje të arta fituan 13 garues: Vesa Dervishi, Sara Kraja, Hadi Resulbegu, Medina Kanaqeviq, Enes Dushku, Ardit Dervishi, Hana Tivari, Arta Ismailaga, Amrudin Hoxha, Dion Mustafa, Fiona Kraja, Sumeja Bisha dhe Edina Kraja, medalje të argjendta tre garues: Bledar Kasmi, Mervana Muçaj dhe Amra Dushku, kurse medalje të bronzta pesë garues: Mehrudin Muçaj, Armin Kanaqi, Ermir Laniku, Amell Nuti dhe Sara Dervishi. Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, ka falënderuar për përkrahjen maksimale prindërit e garuesve si dhe sponsorët të cilët ua lehtësuan udhëtimin në këtë aktivitet sportiv. (Kohapress)

E ENJTE, 18 TETOR 2018

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.