Koha 837

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 tetor 2018 Viti XVll Numër 837 Çmimi 0,50

Dritë në fund të tunelit? ISSN 1800-5696

Heshtje e organeve përgjegjëse

Fytyra tjetër e “Dorëzimit të Shkodrës” më 1913, mjerimi ekstrem


PËRMBAJTJE

6

8 Si e inkurajon dhe mbështet media luftën politike

Hetime nga Kombet e Bashkuara për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi

12

14 Vrima të zeza

Të jetosh me aftësi të kufizuara në Ulqin është sfidë

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018


PËRMBAJTJE

16

18 Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit

Kampioni disavjeçar i arteve marciale

20

22 Art mix Montenegro

Askush s’ mund të na marrë fatin KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi

Vizitoi Komunën e Tuzit dhe u takua me përfaqësuesit e partive politike shqiptare Tuz – Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi dhe zv/ambasadorja, Ermira Braho, kanë zhvilluar një takim në komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ku u pritën nga kryetari dhe nënkryetari i komunës, Abedin Axhoviq dhe Simon Ivezaj si dhe nga kryetari e sekretari i kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe Nermin Alibashiq, të cilët e uruan ambasadorin Kurtezi për postin e tij të ri. Siç është njoftuar në faqen zyrtare të rrjetit social facebook të komunës së Tuzit, ambasadori i Shqipërisë Ridi Kurtezi i ka uruar qytetarët e Malë-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

sisë për komunën e re, duke shprehur bindjen se kjo ka ardhur si produkt i marrëdhënieve të mira midis shtetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. “Zyrtarët në këtë takim kanë biseduar për statusin e ri të Komunës, për formimin e sekretariateve të cilët kanë filluar veprimtarinë e tyre në shërbim të plotë të të gjithë qytetarëve. Midis tjerash, biseduan edhe për çështjen e lumit Cem e cila ditëve të fundit është bërë tematikë qendrore mediale. Ambasadori u shpreh bindshëm se me marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë midis shtetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë të cilët janë duke

punuar në këtë drejtim, së shpejti do të vijnë deri te zgjidhja më e mirë për të dyja anët”, thuhet në këtë njoftim. Më tej bëhet e ditur se ambasadori i Shqipërisë ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e mirë për bashkëpunim të mëtejshëm. Ndërkaq, ambasadori Kurtezi pas takimit me zyrtarët e komunës së Tuzit, ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të partive politike shqiptare që veprojnë në Malësi. Kjo është e hera e parë që ambasadori i ri i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, viziton komunën e Tuzit në t. u. kuadër të kryeqytetit.


NGJARJE JAVORE

Reagime ndaj ndërtimit me gurë të kishës në majën e Rumisë nga Kisha Ortodokse Serbe

Heshtje e organeve përgjegjëse Punimet e Kishës Ortodokse Serbe në ndërtimin me gurë të kishës metalike ekzistuese në majën e Rumisë kanë ngjallur indinjatë dhe reagime të banorëve vendas të Krajës, qytetarëve shqiptarë dhe të përfaqësuesve të tyre. Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka kërkuar nga ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavle Radulloviq, që të bëjë të ditur se çfarë do të ndërmarrë kjo ministri për zgjidhjen urgjente të problemit të ndërtimit informal që po bëhet në majën e malit të Rumisë, ku këto ditë po ndërtohet me gurë objekti metalik i cili që nga vendosja e tij ka qenë objekt i kontestit dhe i përçarjes ndërmjet banorëve të kësaj treve, por edhe të tërë opinionit në Malin e Zi. “Çfarë ka ndërmarrë Ministria juaj dhe çfarë planifikon të bëjë lidhur me

pa dyshim qëllimin e qartë të Kishës Ortodokse Serbe për të uzurpuar majën e Rumisë?”, thuhet në pyetjen e deputetit Nimanbegu drejtuar ministrit Radulloviq. Lidhur me këtë çështje, deputeti Nimanbegu i është drejtuar edhe para disa ditësh ministrit Radulloviq, pas shfaqjes së fotografive për transportimin e materialit ndërtimor në majën e Rumisë. Në përgjigjen e tij, ministri Radulloviq thekson se “pas këqyrjes në evidencën zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit është konstatuar se Inspeksionit Urbanistik-Ndërtimor nuk i është dorëzuar fletëparaqitja për ndërtim në Rumi. Po ashtu Ju bëjmë me dije se aktualisht në lokalitetin për të cilin bëhet fjalë nuk janë duke u kryer punime ndërtimore”. Shoqata “Kraja” në Nju-Jork ka reaguar sërish lidhur me ndërtimin e

kishës duke vlerësuar se Kisha Ortodokse Serbe po betonizon krimin nën hundën e pushtetit. “Si qytetarë të Krajës jemi të shqetësuar se këto ndërtime të paligjshme kanë për qëllim uzurpimin e Rumisë nga Kisha Ortodokse Serbe. Kërkojmë nga Inspektoriati i Ndërtimtarisë së Malit të Zi që menjëherë të ndërhyjë dhe të ndalojë vazhdimin e këtyre punimeve në malin e Rumisë”, thuhet ndër të tjera në reagim, ku kërkohet edhe nga qytetarët që të jenë më proaktivë duke e njoftuar inspektoriatin për punimet ilegale. Kjo shoqatë i është drejtuar me një letër të hapur edhe kryetarit të Komunës së Tivarit. Reagime ndaj ndërtimit të kishës në majën e Rumisë ka pasur po ashtu edhe nga disa përfaqësues të tjerë të shqiptarëve. Ndërkaq institucionet dhe organet përgjegjëse deri tani kanë heshtur dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Objekti metalik në formën e kishës në Rumi është vendosur në vitin 2005 nga Kisha Ortodokse Serbe me ndihmën e ushtrisë së atëhershme të Unionit Serbi-Mali i Zi. Qytetarët shqiptarë dhe përfaqësuesit e tyre politikë e kanë cilësuar këtë akt si përpjekje të uzurpimit të Rumisë nga Kisha Ortodokse Serbe, kurse institucionet përgjegjëse në Mal të Zi, ndonëse kanë konstatuar se kemi të bëjmë me një objekt ilegal nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për i. k. prishjen e saj. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Hetime nga Kombet e vrasjen e gazetarit sau Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit, një numër udhëheqësish botërorë janë shprehur se hetimet e njoftuara nga Arabia Saudite rreth vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, nuk janë të mjaftueshme -- disa organizata joqeveritare ndërkombëtare kanë bërë thirrje për hetime të pavarura

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Kjo është thirrja që i kanë bërë Turqisë javën e kaluar katër organizata të njohura ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Reporterët Pa Kufij, Amnesty International, Human Rights Watch dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, në një letër të përbashkët i kërkojnë Turqisë t’i bëjë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Z. Antonio Guterres, që të bëjë hetime mbi ekzekutimin e gazetarit të njohur saudit, Jamal Khashoggi. Hetimet, thonë këto ente të të drejtave të njeriut, duhet të shqyrtojnë rrethanat mbi rolin e Arabisë Saudite në zhdukjen dhe më në fund në vrasjen e gazetarit Khashoggi. Qëllimi i hetimeve nga OKB-ja, sipas tyre, duhet të jetë identifikimi i të gjithë personave përgjegjës, të cilët kanë dhënë urdhrin dhe të cilët kanë planifikuar vrasjen e Jamal Khashoggit. “Turqia duhet të angazhojë Kombet e Bashkuara për të filluar hetimet në kohën e duhur, ashtu që të jenë të besueshme dhe transparente”, citohet të ketë thënë Robert Mahoney, zëvendësdrejtor i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Ndërsa ka shtuar se, “Pjesëmarrja e OKB-ës në këtë çështje, është garancia më e mirë që ato të dalin të suksesshme, më gjithë hetimet që po bëhen sa për sy e faqe nga vet

6

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

sauditët dhe përballë përpjekjeve të qeverive të tjera, të cilat mund të kenë interesa për të ruajtur marrëdhëniet e leverdishme tregtare me Riadin.” Në njoftimin për mediet ndërkombëtare, organizatat e mësipërme kërkojnë që provat që do të mblidhen gjatë hetimeve nga OKB-ja, të ruhen me qëllim që të përdoren në çdo proces gjyqësor në të ardhmen, kundër dorasëve ose dhe pjesëmarrësve në vrasjen e gazetarit Khashoggi. Ato insistojnë gjithashtu që grupi hetues i OKB-së të jetë i lirë për të udhëtuar kudo që të jetë e nevojshme, për të intervistuar dëshmitarët ose njerëzit që mund të konsiderohen si fajtorë në këtë mes, pa ndërhyrje nga autoritetet e cilitdo vend qoftë. Jamal Khashoggi është parë duke hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 Tetor, 2018, por fati i të cilit ç ‘prej asaj dite nuk dihej deri tani. Por gjatë fundjavës që kaloi, Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post, e të ndjerit Khashoggi, duke thënë se vdekja e tij erdhi gjoja pas një grindjeje fizike brenda konsullatës saudite në Stamboll. Kjo është hera e parë që Arabia Saudite pranon se ai është vrarë brenda konsullatës së saj në Stamboll. Megjithëkëtë, pranimi zyrtar saudit se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë brenda konsullatës së saj atje, nuk ka të ngjarë të pakësojë thirrjet ndërkombëtare për të mbajtur përgjegjëse autoritetet saudite për vrasjen e tij. Deri të shtunën që kaloi, zyrtarët sauditë kishin thënë vazhdimisht se Khashoggi ishte lar-

guar i gjallë nga konsullata saudite në Stamboll, ku kishte vajtur për të marrë një dokument martese dhe se ata nuk kishin ndonjë informacion për fatin e tij. Sipas organizatave ndërkombëtare të lartpërmendura e që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut anembanë botës, autoritetet saudite i kanë shtuar masat shtypëse ndaj kundërshtarëve në vend ç’prej emërimit princ të Mohammad bin Salman, Qershorin e vitit të kaluar, përfshirë masat e ashpra edhe ndaj personave për shprehjet e tyre paqësore në favor të promovimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në përgjithësi. Këto organizata theksojnë se pothuaj të gjithë mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe zërat kritikë,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e Bashkuara për udit Jamal Khashoggi përfshirë ndër ta edhe klerikë, gazetarë dhe akademikë, kanë qenë dhe janë objekt masash të ashpëra kundër tyre nga autoritetet e Arabisë Saudite. Sipas të dhënave nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, vrasja e gazetarit Khashoggi ndodhi pas më shumë se një vit masash të ashpra të ndërmarra kundër gazetarëve sauditë, të cilët kanë raportuar mbi aferat korruptive, mbi të drejtat e grave dhe për çështje të tjera në vendin e tyre e që në Arabinë Saudite konsiderohen si çështje “sensitive”, ndërkohë që ato akuzojnë Arabinë Saudite se disa prej këtyre personave mbahen në vende të panjohura. Prandaj nuk janë vetëm gazetarët mbrojtës të lirisë së fjalës, ata që e pësojnë keq në Arabinë Saudite. Organizatat e të drejtave të njeriut, kanë venë në dukje se shumë individë, përfshirë edhe disa femra të njohura saudite, mbështetëse të të drejtave të grave, si Loujain al-Hathloul, Iman al-Nafjan dhe Aziz al-Yousef, mbahen arbitrarisht në burg për disa muaj deri tani, pa kurrfarë akuzash ndaj tyre, por mbahen të arrestuara vetëm e vetëm

pse kanë ushtruar të drejtën e tyre të fjalës së lirë. Z. Christophe Deloire, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Reporterët Pa Kufij, tha se të gjitha këto zhvillime rreth vrasjes së gazetarit saudit, Khashoggit, “E bëjnë të qartë se sa e rëndësishme është që për këtë rast të ndërmerren hetime të pavarura dhe asnjanëse me qëllim që të zbulohet e vërteta për atë që ka ndodhur dhe të vendoset drejtësia për vrasjen e Jamal Khashoggi-n”. Ai e cilësoi vrasjen e tij si një prej rasteve më shokuese dhe ekstreme të viteve të fundit dhe si e tillë duhet, patjetër, të hetohet nga Kombet e Bashkuara. Organizatat e lartëpërmendura i kanë bërë thirrje Sekretarit të Përgjithsëëm të Kombeve të Bashkuara, Z. Guterres që të emërojë një hetues të lartë krimesh me përvojë të gjatë në fushën e hetimeve ndërkombëtare, si personin për të kryesuar grupin hetues të OKBsë për këtë rast. Në përfundim të hetimeve, ata rekomandojnë botimin e një raporti publik mbi vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi dhe që grupi hetues të propozojë masat që duhen marrë kundër atyre që shkaktuan vdekjen e tij. “Familja e Jamal Khashoggi-t dhe mbarë bota meritojnë të dinë të vërtetën e plotë se çfarë i ndodhi atij”, është shprehur Drejtori i Human Rights Watch, Z. Louis Charbonneau, duke shtua se, “Shpjegimet e pjesshme dhe hetimet e njëanshme nga Arabia Saudite, e cila dyshohet se kishte gisht në vrasjen e tij, nuk mjaftojnë. Vetëm Kombet e Bashkuara kanë kredibilitetin dhe pavarësinë e nevojshme për të ekspozuar vrasësit e gazetarit Khashoggi dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës për aktin …” ka theksuar Z. Charbonneau. Ndërsa Sherine Tadros, Kryetare e zyrës së Amnesty International në Nju Jork, është shprehur se, “Pa një hetim të besueshëm nga ana e OKB-së, dyshimet do të vazhdojnë mbi Arabinë Saudite pa marrë parasysh shpjegimet zyrtare që mund të ofrojë udhëheqja e atij vendi në lidhje me vrasjen e Jamal

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Khashoggit.” Më në fund, organizatat e të drejtave të njeriut i bëjnë thirrje Turqisë, Arabisë Saudite dhe të gjitha vendeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të bashkëpunojnë me hetimet e OKB-ës, për të siguruar ndihmën e nevojshme për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare, ashtu që që të zbulohet e vërteta mbi vrasjen e Jamal Khashoggi-t. Posaçërisht, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, i bëjnë thirrje Turqisë, që të dorëzojë të gjitha provat audio-vizive që thotë se posedon në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit -- e që zyrtarët turq u kanë thënë vazhdimisht përfaqësuesve të medies -- se ata po hetojnë vrasjen e Jamal Khashoggi-t, brenda konsullatës saudite në Stamboll. Fund javën që kaloi, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guterres, nëpërmjet një zëdhënëseje, shprehu “shqetësimin e tij të thellë” për vrasjen e gazetarit saudit, por nuk mori përsipër ndonjë angazhim për hetim nga ana e OKBës, megjithëse sipas zëdhënëses, “Sekretari i Përgjithshëm theksoi nevojën për hetime të menjëhershme dhe transparente mbi rrethanat e vdekjes së të ndjerit Khashoggi dhe për të zbuluar përgjegjësit për vrasjen e gazetarit saudit.” Mbetet për t’u parë në ditët dhe javët e ardhshme, nëse OKB-ja do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së organizatave kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për një grup hetues i autorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. OKB-ja si organizatë botërore, mbi të gjithë të tjerët, duhet të tregojë shqetësimin e saj të thellë për këtë ngjarje. Sepse “ngjarjet e tmerrshme” -- siç u shpreh në reagimin e saj në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Kancelarja gjermane Angel Merkel -- “Janë një paralajmërim se reformat demokratike, anembanë botës, janë nën kërcënim”. Ky shqetësim duhet të shprehet nga të gjithë ata që besojnë në lirinë e fjalës dhe në lirinë e shtypit në veçanti dhe në vlerat demokratike, në përgjithësi. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Conversation

Si e inkurajon dhe mbështet media luftën politike Si mund t’i mbijetohet “luftës së fjalëve”? “Imagjinoni një pasazh të ndërtuar rreth një grupi kundërshtish. Sapo ta kuptoni tendencën e formës, ju e shihni se ai fton pjesëmarrjen pavarësisht nga lënda … dhe do ta gjeni veten duke u lëkundur së bashku me suksesin e antitezave, edhe pse nuk mund të pajtoheni me propozimin që po paraqitet në këtë formë” shkruan Burke

Kyle Jensen Jack Selzer

Që nga inaugurimi i tij në detyrë, Presidenti Donald Trump i ka shpallur luftë shtypit amerikan duke hedhur poshtë raportet e di favorshme si “lajme të rreme”, dhe duke i quajtur mediat si “armiku i popullit amerikan”. Në një kundër-përgjigje, gazeta “The Washington Post”, ka kontrolluar publikisht çdo deklaratë që Trump e ka etiketuar si të rremë. Organizatat mediatike mund të ndihen si palë të rrethuara në këtë “luftë”. Por, sikur edhe ato të kenë faj ashtu edhe presidenti? Po sikur të fajësohen edhe lexuesit? Në një dorëshkrim të pabotuar të titulluar “Lufta e Fjalëve”, teoricieni i retorikës dhe kritiku i kulturës Keneth Burke, i etiketon mediat si agjentë të luftës politike. Në “Luftën e Fjalëve”, Burke u bën thirrje lexuesve të njohin rolin që luajnë mediat në mbështetjen e polarizimit. Ai tregon se si tiparet në dukje të parrezikshme në një histori mediatike, mund të kompromentojnë vlerat që mund të kenë lexuesit.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Në vitin 1939 – pikërisht para se Adolf Hitleri të pushtonte Poloninë – Burke shkroi një ese me ndikim, “Retorika e betejës së Hitlerit”, në të cilën ai përshkroi se si Hitleri përdorte një gjuhë të “militarizuar” për të nxitur antipatinë ndaj hebrenjve, të grabitur dhe dëbuar këta të fundit, dhe gjermanët e bashkuar kundër një armiku të përbashkët. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur udhëheqësit në SHBA kthyen vëmendjen e tyre ndaj Bashkimin Sovjetik, Burke pa disa paralele me Hitlerin, në mënyrën se ishte duke u militarizuar gjuha në SHBA. Ai shqetësohej se Shtetet e Bashkuara, po qëndronin në një gjendje të përhershme të kohës së luftës, dhe se “daullet” e retorikës opozitare drejtuar Bashkimit Sovjetik, po e bënin vendin të ndjeshëm ndaj rrëshqitjes në një luftë tjetër. I shqetësuar nga ky skenar, ai botoi dy libra, “Një gramatikë motivesh” dhe “Një retorikë motivesh”, me të cilat ai synoi të distanconte amer-

ikanët nga një lloj retorike politike, që sipas tij mund të çonte në një holokaust bërthamor. “Lufta e fjalëve”, duhej të ishte pjesë e “Një retoikë motivesh”. Por në minutën e fundit, Burke vendosi ta linte mënjanë dhe ta publikonte atë më vonë. Mjerisht ai nuk e përfundoi asnjëherë, duke e botuar atë ashtu siç ishte pak para vdekjes së tij më 1993. Teza e “Luftës së fjalëve”, është e thjeshtë dhe sipas pikëpamjes sonë qëndron edhe sot:Lufta politike është kudo, e paepur dhe e pashmangshme. Mbulimi i lajmeve dhe komentet shpesh janë të njëanshme, pavarësisht nëse për këtë janë të vetëdijshëm apo jo gazetarët dhe lexuesit. Prandaj i gjithë mbulimi mediatik, kërkon një shqyrtim të kujdesshëm. Për Burken, nuk keni nevojë të nisni mesazhe në mediat sociale, për të marrë pjesë në ruajtjen e një mjedisi politik të polarizuar. Përkundrazi, edhe vetëm konsumi i raportimit të lajmeve është i mjaftueshëm.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shumica e njerëzve, mund të mendojnë se përmbajtja e mbulimit mediatik është komponenti më bindës. Por, sipas “Luftës së fjalëve”, i vërtetë është supozimi i kundërt: forma e një argumenti, është shpesh elementi më bindës i tij. Burke katalogon format e ndryshme, që përdorin gazetarët e lajmeve në punën e tyre, dhe i quan ato “pajisje retorike”. Një mekanizëm që ai e quan “ideimi i titullit kryesor”, i cili i referohet faktit se si titulli i një artikulli, mund të përcaktojë tonin dhe kornizën e çështjes që diskutohet. Merrni për shembull, një artikull të datës 21 gusht të “The New York Times” mbi atë se si akuza e Majkëll Kohen mund të ndikojë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Titulli ishte: ”Me implikimin e Trump nga Kohen, fati i presidencës varet nga Kongresi”. Ditën tjetër, “Times” publikoi një artikull tjetër mbi të njëjtën temë me titullin: ”Republikanët kërkojnë që zyrtarët e zgjedhur të ngrenë zërin për të folur kundër Trumpit”. Të dy

titujt synojnë të sulmojnë Partinë Republikane. E para nënkupton që Partia Republikane, për shkak se ka shumicën në Kongres, është përgjegjëse për ruajtjen e drejtësisë. Titulli i dytë mund të duket më pak tendencioz se i pari. Por mendoni mbi supozimin themelor:Republikanët po u bëjnë thirrje vetëm zyrtarëve të “zgjedhur” që të flasin kundër Trump. Pra direktiva nuk lind nga parimi politik. Përkundrazi, ajo bëhet me qellim që partia të ruajë shumicën e saj dhe të mbrojë funksionarët e ngratë. Pretendimi i pashpallur në këtë titull, është se Partia Republikane i ekspozon virtytet e veta politike, vetëm atëherë kur është e nevojshme të zbehë kërcënimet ndaj pushtetit të saj. Po si mund t’i mbijetohet “luftës së fjalëve”? “Imagjinoni një pasazh të ndërtuar rreth një grupi kundërshtish. Sapo ta kuptoni tendencën e formës, ju e shihni se ai fton pjesëmarrjen pavarësisht nga lën-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

da … dhe do ta gjeni veten duke u lëkundur së bashku me suksesin e antitezave, edhe pse nuk mund të pajtoheni me propozimin që po paraqitet në këtë formë” shkruan Burke. Burke e quan këtë fenomen “pritshmëri bashkëpunuese” – bashkëpunuese, pasi na inkurajon të ecim së bashku, dhe “pritshmëri”, për shkak të parashikueshmërisë së argumentit të secilës palë. Kjo parashikueshmëri inkurajon lexuesit të përqafojnë një argument, pa e konsideruar nëse e gjen atë bindës. Ata thjesht rreshtohen në njërën nga dy anët e kundërta, dhe vëzhgojnë. Sipas Burkes, nëse ju i lexoni lajmet në mënyrë pasive, ndarjet politike mund të forcohen më tej. Megjithatë, nëse jeni të ndërgjegjshëm se jeni duke i konsumuar raportimet e medias, do të zbuloni se po ndikoheni shumë lehtë, dhe mund të kërkoni më shumë burime alternative. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Marrëveshja për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj

Dritë në fund të

Hapja e kufirit do të thotë hapje të një perspektive të re dhe krijim të një baze solide të besimit të ndërsjellë, si një nismë e përbashkët në rrugën e integrimeve evropiane

Fiqret Mujeziqi

Marrëveshja për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe një dobi të shumëfishtë. Përveçse do të rriste bashkëpunimin në mes dy vendeve fqinje, ajo do të nxiste zhvillimin ekonomik të zonës së Liqenit të Shkodrës dhe aktivizimin e një krahu të paralizuar e të degraduar prej dekadash që ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe pa përkujdesje. Hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të jetë me rëndësi të veçantë sidomos për rajonin e Krajës, e cila përballet me vështirësi ekonomike dhe emigrimin masiv. Pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, në Krajë nuk kemi asnjë investim i cili sadopak do të bënte të mundur hapjen e vendeve të reja të punës dhe të krijonte kushte minimale për të jetuar në këtë vend. Banorët e Krajës nuk përfituan as nga pavarësimi i Malit të Zi, edhe pse kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke mbështetur masovikisht Referendumin për pavarësi. Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006 në Mal të Zi, 55.5 për qind e qytetarëve janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi. Sikur të mos votonin shqiptarët “pro”, sigurisht se nuk do të arrihej kjo shifër. Sidoqoftë, edhe sikur të mos ishte kështu, shteti i Mali të Zi duhet të bënte diçka për këtë trevë të anashkaluar sepse ushtron pushtetin e sovranit mbi këtë territor dhe nga kjo burojnë edhe obligimet që ka ndaj

10

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

qytetarëve dhe taksapaguesve. Nëse shikohet Liqeni i Shkodrës në tërësi, si pellgu më i madh ujor në Ballkan, atëherë lirisht mund të konstatojmë se pjesa nga Virpazari deri në Skje është pjesa më e pazhvilluar dhe me rrugët më të dobëta përgjatë tërë vijës ujore. Prandaj, hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të çojë në hapjen dhe rivitalizimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, nëse do të shoqërohej me një sërë aktivitetesh përcjellëse. Së pari, duhet që kjo hapësirë të trajtohet në mënyrë serioze nga Ministria për Zhvillim Ekonomik dhe të bëhet pjesë e Planit të zhvillimit hapësinor të Malit të Zi. Para se të hapet pika kufitare, duhet medoemos të hapet dhe modernizohet rruga me dy korsi e cila do të lidhte pikën kufitare me magjistralen Ulqin-Sukubinë. Këtu është e nevojshme për të zgjeruar shpatet shumë të rrezikshme rreth kodrës Shtegvashë ose duhet menduar për uljen e trasesë në nivelin Skje-Kravar dhe hapjen e një tuneli disa qindra metra të gjatë me çka rruga shkurtohet dhe do të hiqej qafe problemi i borës dhe akullit, si dhe i rrëshqitjes së gurëve. Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë edhe pika kufitare Skje-Zogaj nuk do të ketë kurrfarë rëndësie dhe kuptimi. Hapja e kufirit dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të bënte të mundur thithjen e investimeve. Por shtrohet pyetja: A ka potencial për zhvillim dhe hapësirë për investime? Them se po, por së pari duhet krijuar kushtet që kjo zonë të urbanizohet, përndryshe: Pa rrugë, s’ka investime. Pa ujë, s’ka investime. Pa energji, s’ka investime. Pa garanci, s’ka investime. Kapitali shkon aty dhe vetëm aty ku është i sigurt dhe ku mund të sjellë

profit. Pikë. Kraja duhet të pajiset me një Plan të zhvillimit hapësinor. Kështu do të pamundësohet ndërtimi informal. Duhet të bëhet sa më parë legalizimi i objekteve ekzistuese, verifikimi i objekteve me rëndësi kulturore dhe historike, si dhe integrimi i trashëgimisë kulturore në planifikimin hapësinor dhe urban. Planifikimi hapësinor duhet hartuar në bashkëpunim me të gjithë sektorët e rëndësishëm të Qeverisë së Malit të Zi. Në hartimin e tij duhet të marrin pjesë edhe profesionistë të dalluar të fushës, institucionet e ndryshme shkencore, universitare, organizata të ndryshme joqeveritare, përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të nivelit lokal dhe pa dyshim, shumë e rëndësishme është ndihma dhe përkrahja nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Ky planifikim duhet të bëhet në përputhje të plotë me ruajtjen e mjedisit dhe ekologjinë. Njëri nga synimet e përbashkëta do të jetë prezantimi sa më real i trashëgimisë kulturore dhe historisë apo të kaluarës së Krajës, për të cilën ka shumë nevojë, sidomos në zhvillimin e sektorit të turizmit. Këtu patjetër do të ndihmonte hartimi i një programi për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikimin hapësinor dhe urban. Kjo do të realizohej përmes vizitave të ndryshme studimore dhe organizimit të trajnimeve të nevojshme, prezantimit të studimeve të studiuesve shqiptarë, malazias apo ndërkombëtarë si dhe atyre vendorë, pra me origjinë nga këto vise. Nëse nuk do të kemi një qasje të tillë ndaj trashëgimisë kulturore, atëherë veprimet e ndryshme nacionaliste dhe shoviniste, të pakontrolluara, siç janë ngjarjet në Shas (që shkaktuan indinjatën e banorëve të Anës së Malit), ndërtimi i kishës (besoj pa

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë tunelit?

leje) në majën e Rumisë, uzurpimi i ujdhesave etj., vetëm se do ta dëmtonin imazhin e vendit dhe do t’i frikësonin investitorët e mundshëm. Në vend që të gjithë të përfitojmë nga mundësitë dhe hapja e horizonteve për veprimtari ekonomike kreative, me metoda që bazohen në racionalitet, do të kemi debate shterpë që politikës së ditës i nevojiten, sikurse ajo historia se “a është pula apo veza më e vjetër?” Me një qasje joprofesionale ndaj zhvillimit dhe diskrepancë në mendime, nuk ka mundësi për ndryshime pozitive. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Krajës njihet, por duhet evidentuar dhe publikuar. Me rëndësi do të ishte hapja e një muzeu etnografik dhe pse jo historik në Ostros, i cili do të joshte turistët vendas dhe të huaj. Në sektorin e energjetikës ka mundësi për shfrytëzimin e energjisë së diellit dhe asaj të erës. Sigurisht këtu duhet patur parasysh faktorin ekologjik, të jenë në harmoni me ligjet e natyrës dhe me balancën ekologjike të saj. Investimet në bujqësi, pemëtari, vreshtari janë po ashtu të mundshme, sepse Kraja është një territor specifik për kultivimin e bimëve industriale dhe mjekësore, si dhe pemëve të

ndryshme. Pemët dhe perimet janë një sektor mjaft strategjik dhe me potencial, çka do të thotë se ka mundësi për ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në sektorin e pemëtarisë. Sektori i vreshtarisë dhe prodhimit të i verërave mund të zgjojë vëmendjen e investitorëve potencialë, sepse kultivimi i hardhisë së rrushit dhe prodhimi i verës dhe rakisë ka pasur një traditë në të kaluarën dhe nëse i kushtohet vëmendje mund të aktivizohet dhe gjallërohet përsëri. Blegtoria mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë bujqësore dhe këtu ka potencial zhvillimor dhe mundësi investimi. Bletaria edhe në kushte të tilla siç janë sot, funksionon dhe them se sot në Krajë kemi disa bletarë të zellshëm që prodhojnë mjaltë cilësore. Po ashtu duke patur parasysh se ky rajon nuk është i ndotur, as nga industria dhe as nga faktori njeri, ka kushte të volitshme për kultivimin e produkteve bio. Sektori më i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni është ai i turizmit. Me hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj hapen mundësi të reja për zhvillimin e këtij sektori. Duke marrë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

parasysh pozitën gjeografike dhe relievin e Krajës, mund të zhvillohen këto lloje të turizmit: turizmit ditor dhe turizmi me qëndrim më të gjatë, turizmi kulturor, turizmi rural dhe malor, turizmi sportiv etj. Sot jetojmë në shekullin e high-tech dhe globalizimit. Për këte arsye duhet shkuar në hap me kohën dhe të kemi një zhvillim të qëndrueshëm, që i përgjigjet nevojave aktuale, por i cili nuk do të bëhet pengesë për brezat e ardhshëm në plotësimin e nevojave të tyre. Që njerëzit të mund të arrijnë objektivat bashkërisht duhet të bashkëpunojnë, ta njohin dhe të kenë besim te njëri-tjetri. E një rëndësie të veçantë është krijmi i besimit social si vlerë e shoqërive moderne. Hapja e kufirit do të thotë hapja e një perspektive të re dhe krijimi i një baze solide të besimit të ndërsjellë, si një nismë e përbashkët në rrugën e integrimeve evropiane. Duke mos hyrë në detaje sepse për këtë gjë duhet një projekt i veçantë dhe i përgatitur mirë, mund të themi se potenciali zhvillimor i Krajës është i madh. Për këtë duhen investime, por edhe gatishmëria e qeverisë për të ndihmuar dhe vënë dorë mbi këtë trevë të degraduar. Pika e re kufitare Skje–Zogaj, mund të shikohet si “dritë në fund të tunelit” për banorët e Krajës. Mbetet që kjo marrëveshje të aplikohet sa më parë, ndërsa Komuna e Tivarit në bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi, në afat të shkurtër, të përgatisë infrastrukturën që do të bënte të mundur aktivizimin dhe gjallërimin e kësaj zone. Si përfundim, sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesë: pse pikërisht ky vend, me një bukuri të rrallë, pozitë gjeografike të favorshme dhe natyrë të virgjër duhet të jetë pa rrugë, pa ujë dhe i varfër, gjithnjë i ekspozuar emigrimit dhe zbrazjes së territorit?! Pse për të shkuar në Podgoricë, Tivar, Ulqin, Shkodër duhet më tepër se një orë udhëtim, kur kjo distancë mund të shkurtohet dukshëm?! Pse vetëm kjo pjesë e bregut të liqenit më të madh në Ballkan duhet të jetë e izoluar dhe e anashkaluar?! Pse...? Mirëqenia ekonomike është parakusht për zbutjen e konflikteve të ndryshme dhe mundëson hapjen e dialogut social, si faktor rregullues i ekuilibrave sociale në shoqëri, ndalimin e shpërnguljeve dhe emigrimin e popullsisë. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Të jetosh me aftësi të kufizuara në Ulqin është sfidë Gjekë Gjonaj

Kur erdha të jetoj në Ulqin para 22 vitesh, duke ecur me shumë kujdes nëpër rrugët e qytetit, më ra në sy se sa shumë pengesa ka për ato nëna e baballarë që ecin me karroca fëmijësh në rrugë. Domethënë ky qytet nuk kishte qasje të lirë për të gjithë. Veçmas për njerëz me aftësi të kufizuara. Për ata që përdorin karrige me rrota, si dhe për persona të verbër. Pra, për ata njerëz që kanë nevojë për më shumë ndihmë. Kjo shtresë e shoqërisë sonë, e barabartë me ligje dhe retorikë, por jo në realitet, edhe sot po përballet me të njëjtat probleme. Infrastruktura është e pakalueshme. Në trotuare ka makina të parkuara. Trotuaret në të shumtën e rasteve janë mbi 5 centimetra të lartë. Nuk ka siguri kur kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në skaj të rrugëve nuk ka rampa me material relievor dhe jo i rrëshqitshëm për kalimin e disnivelit midis trotuarit dhe rrugës. Kalimi i rrugës nga persona me vështirësi në shikim ( të verbër) pamundësohet nga mungesa e semaforëve me sinjal zanor (akustik) . Po ashtu mungojnë plotësisht edhe vijat e bardha me material të ashpër paralajmërues. Madje edhe hapësirat publike ( parqet), shkollat, bizneset,

12

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

ndërmarrjet publike dhe ndërtimet e reja, urat apo rrugët e reja, me përjashtim të kryqëzimit të ri në qendër të qytetit, nuk i kanë marrë aspak në konsideratë këto vështirësi. Deri më sot, komuna, e cila është shërbimi i të gjithë qytetarëve, fatkeqësisht ka vetëm një sportel të përshtatur për njerëzit me vështirësi në lëvizje. Këto lloj pengesash për këtë kategori

njerëzish vazhdojnë të jenë shembull i keq dhe asociale edhe sot , sepse ato ndajnë , për të mos thënë diskriminojnë shumë njerëz të cilët nuk mund t’i kalojnë këto lloj “urash”. Ky qytet i papërshtatur për personat me vështirësi në lëvizje pengon punësimin, pjesëmarrjen në aktivitete sportive, sociale e kulturore dhe mundësinë për të gëzuar një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Kalimi i rrugës nga persona me vështirësi në shikim ( të verbër) pamundësohet nga mungesa e semaforëve me sinjal zanor (akustik) . Po ashtu mungojnë plotësisht edhe vijat e bardha me material të ashpër paralajmërues. Madje edhe hapësirat publike ( parqet), shkollat, bizneset, ndërmarrjet publike dhe ndërtimet e reja, urat apo rrugët e reja, me përjashtim të kryqëzimit të ri në qendër të qytetit, nuk i kanë marrë aspak në konsideratë këto vështirësi

jetë familjare si të gjithë të tjerët. Domethënë, të jetosh me aftësi të kufizuara në Ulqin është sfidë. Inkurajon nisma e pak ditëve më parë ( saktësisht, më 15 shtator 2018) e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapunit, për të ndryshuar ( përmirësuar) pabarazinë ekzistuese të kësaj shtrese të shoqërisë në këtë qytet. Zotimi tij publik se “ duhet të kuptojmë të gjithë ne se personat me aftësi të kufizuara janë persona të barabartë të shoqërisë sonë ndaj të cilëve duhet të përkujdesemi dhe duhet t’u krijojmë kushte normale për lëvizjen e tyre të

lirë, së pari në objektin e komunës e më pastaj mundësisht edhe në institucione të tjera e vendkalime publike” është një dritë jeshile në fund të tunelit të gjatë dhe një shpresë për këta persona që ende qëndrojnë në errësirë. Nuk dyshoj në premtimin e kryekuvendarit të Ulqinit, i cili një kohë ka punuar në Amerikë, ku, siç u shpreh ai, impresionohesh me barazinë e të gjithë njerëzve, ku nuk ka lokal, nuk ka ndërtesë, nuk ka klasë e cila nuk është e qasshme për secilën kategori të njerëzve. Përkundrazi. Dua të besoj dhe të shpresoj se edhe Ulqini

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në një të afërme jo të largët të jetë në grupin e tyre qyteteve të rajonit, të cilat e kanë zgjidhur këtë problem. Nga ana tjetër sytë e përlotur nga rrëfimi për të drejtat që u shkelen asaj vet dhe miqve të ngjashëm të kryetares së Shoqatës së Paraplegjikëve të Komunës së Ulqinit , Magdalena Gjonoviq, (një aktiviste e mbrojtjes së të drejtave të kësaj shtrese, e gjendur prej shumë vitesh në një karrige me rrota për shkak të pasojave të tërmetit shkatërrues në Ulqin në vitin 1979, duhet t’u hapin sytë të gjithë atyre që janë në gjendje të shikojnë dhe duhet të shikojnë. Dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë. Nëse dëshirojmë dhe duam sinqerisht të ndërtojmë një të ardhme më sociale dhe më të denjë, ku ka vend për të gjithë, përfshirë edhe njerëzit më aftësi të kufizuara, të cilët gjithnjë po përballen me një betejë të përditshme. Domethënë duhet seriozitet më i madh nëse duam të kemi vërtet një qytet për të gjithë dhe të kalueshëm.

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Vrima të zeza Opinioni i gabuar mund të tolerohet kur arsyeja lihet e lirë për ta luftuar. Por kur qeveria kontrollon shtetin, ligjet kontrollojnë ato që mendojmë në vend që të merren me ato që bëjmë. Kështu, mendimi i lirë përndiqet

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

14

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Mos lejoni që frika t’ju ndalojë. Mos u frikësoni nga talljet ose censura. A nuk është detyrë njerëzore për të qenë në paqe me veten? Censorët seç kanë një indinjatë morale - një ndjenjë të rrezikshme dhe çorientuese. Ata janë tiranë të vegjël, me terren e aftësi të kufizuara. Duke u trembur nga arsyet e vërteta të indinjatës së tyre, me

sjellje e veprime, ata mbrojnë veten nga frika se mund të manipulohen për gjërat që nuk i parashikojnë. Opinioni i gabuar mund të tolerohet kur arsyeja lihet e lirë për ta luftuar. Por kur qeveria kontrollon shtetin, ligjet kontrollojnë ato që mendojmë në vend që të merren me ato që bëjmë. Kështu, mendimi i lirë përndiqet.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Persekutimi i mendimit e transformon njeriun. Brenda kësaj qelie izolimi, ai provon metamorfozë; mund të shndërrohet në bandit e terrorist, ose ikën, arratiset, strehohet në një vend të lirë ku mund të transformohet në çdo gjë që do a mendon se mund të bëhet. Mendja e tij, dikur e burgosur, çlirohet nga frika. Kjo është arsyeja që njeriu në diasporë ndryshon, duke e rritur cilësinë e jetës së tij. Por në shumë raste, njerëzit e diasporës prit-

en me dyshim, zili, smirë kur kthehen në vendin e tyre të parë. Dijet që ata kanë fituar në vendin e lirë, ndeshen me zbrazëtirën e mendjes në errësirë, e cila vepron si një vrimë e zezë kozmike që thith çdo dritë apo të gjitha energjitë e tyre. Është e kotë të synosh diçka kur e di se kurrë nuk do ta arrish. Njësoj ndodh kur mendimi i lirë mbillet në tokë të djerrë; punë e kotë, pa rezultat, kthehet çdo përpjekje e tyre.

Persekutimi i mendimit e transformon njeriun. Brenda kësaj qelie izolimi, ai provon metamorfozë; mund të shndërrohet në bandit e terrorist, ose ikën, arratiset, strehohet në një vend të lirë ku mund të transformohet në çdo gjë që do a mendon se mund të bëhet. Mendja e tij, dikur e burgosur, çlirohet nga frika. Kjo është arsyeja që njeriu në diasporë ndryshon, duke e rritur cilësinë e jetës së tij

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Njerëzit e diasporës priten me dyshim, zili, smirë kur kthehen në vendin e tyre të parë. Dijet që ata kanë fituar në vendin e lirë, ndeshen me zbrazëtirën e mendjes në errësirë, e cila vepron si një vrimë e zezë kozmike që thith çdo dritë apo të gjitha energjitë e tyre. Është e kotë të synosh diçka kur e di se kurrë nuk do ta arrish. Njësoj ndodh kur mendimi i lirë mbillet në tokë të djerrë; punë e kotë, pa rezultat, kthehet çdo përpjekje e tyre

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit Nga kjo kala Skënderbeu erdhi edhe deri në Ulqin dhe kjo është shumë e mundur sepse vija lidhëse e dy vendeve është 27 mile nautike (43km) dhe jo vetëm një herë por disa herë ka ardhur në kalanë e Ulqinit, madje nga këtu ka mbërritur edhe në Rotec e Raguzë

Gazmend Çitaku

18 tetor 2018, ditë me diell që shkëlqen sikurse të ishte verë, ne grupi Ilirët nga Ulqini u mblodhëm në shtëpinë e Sami e Naim Flamurit dhe pasi pimë kafetë e mëngjesit u nisëm në rrugëtimin tonë për në Kepin e Rodonit. Sipas hartës elektronike, distanca rrugore nga Ulqini deri në Kepin e Rodonit ishte 168km dhe këtë rrugë nëse nuk kishte pengesa duhej ta përshkonim për 4h. Rrugën nuk e hetonim fare, udhëtonim duke treguar ndodhi të ndryshem si dhe copëza historike për vendin që dëshirojmë ta vizitojmë. Kepi i Rodonit që nga emri Rodon=Redon të shtyn ta lidhësh emrin e vendit me atë të hyut ilir Redonit i cili ishte Hyu i detit e që ishte i ngjashëm me Neptunin te romakët dhe Posejdonin te helenët. Më kujtohej se dikund më parë kisha parë si lajm se arkeologët nënujorë kishin zbuluar dy anije ilire të fundosura e që identifikoheshin si 2300 vjet të moçme si dhe një mori zbulimesh nënujore. Paramendo, thotë Gëzimi, këto i kanë gjetur arkeologët, po çka do të kenë gjetur të tjerët, ata që kanë qëllim tregun e zi të artefakteve. Po, thotë Samiu, edhe mua më kujtohet diçka që vite më parë është dhënë një lajm për një tjetërsim të një artefakti shumë domethënës mu nga Kalaja e Skënderbeut. Katastro-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

fë, këso gjërash vetëm në vende të varfra mund të ndodhin. Studiuesi durrësak Hasan Ulqini, në një studim të tijin për Redonin, për këtë hyjni ai thotë e hasim edhe në kohë më të reja por në formën e Shën Mëhillit e që ai ishte krye-engjëll. Vite më parë, në Kalanë e Ulqinit, edhe studiuesi Moikom Zeqo u ngjit me shkallë të zjarrfiksëve dhe nga afër e hulumtoi një relev në murin jugor të kalasë së Ulqinit. Ai arrit në konkludim se kishte të bënte me një shpend me krahë të hapur dhe se ishte pjesë e heraldikës mesjetare bizantine. Me këtë mendim edhe unë pajtohem pasiqë edhe sipas disa hulumtimeve të mia unë kisha arritur në përfundim se kishim të bënim me simbolin e Shën Mëhillit e që studiuesi Hasan Ulqini ma vërteton me Durrësin dhe me konkludimin e tij të bën të mendosh se ky shpend lehtësisht mund të jetë simboli i Shën Mëhillit si mbrojtës i kalasë së Ulqinit e atje i kalasë së Rodonit dhe Durrësit. Duke mos dashtë

që të vazhdoj më gjatë për këtë temë vetëm po pajtohem me mendimet e Zeqos dhe Ulqinit. “Red(onus) Neptuno Sac(rum)” Arritëm në Fushë- Krujë, morëm rrugën për në Durrës. Pas një kohe dolëm nga rruga kryesore dhe u nisëm drejt kepit. Filluan të radhiten vendet Armath, Shkafane, Gjiniplakeve, Draç, Shetaj... Filluam të zbresim kah deti. Pamja është mahnitëse. Në një pikë vrojtuese natyrale ndalemi dhe kënaqemi me pamjen që kemi para. Ja Ulqini është në këtë drejtim, them unë. Bëjmë fotografi, hasim një gomar, kafshë të cilën në Ulqin pothuaj është shumë vështirë ta gjesh. Edhe atë e fotografojmë. Nisemi prapë dhe më në fund arrijmë në fushën e gjërë pothuaj fare në breg të detit ku para na del kisha e Shna Ndout. Ndalojmë dhe nisemi në eksplorimin tonë të zakontë. Në anën e djathtë shihen rulota me tabela të huaja, më poshtë andej nga kisha një çift i sapomartuar bënin fotografi.


KULTURË

Së bashku nisemi kah kisha. Ndalemi dhe freskohemi në kroin aty pranë. Kisha e Shna Ndout ka arqitekturë bizantine me karakteristika romano-gotike dhe daton nga shekulli XIII. Bëjmë fotografitë nga jashtë, eksplorojmë rreth e rrotull dhe ndalemi ke dera hyrëse. Samiu futet i pari. I rrëmbyer nga emocionet nuk arrin ta shohë shqiponjën dykrenare. Unë në mënyrë triumfale futem brenda dhe e drejtoj kah vendi i duhur. Diçka e paparë, diçka që duhet përjetuar. Përmes dritareve gjysmë të hapura futej drita dhe gjithë ambientit i jepte një dimension kohor fare tjetër. Hynim brenda, dilnim jashtë. Fotografonim majtas, fotografonim djathtas. Kalorës/i-ja afër shqiponjës në murin e kishës vallë kush është? A është kjo Mamica, motra e vogël e Skënderbeut apo ndokush tjetër? Poshtë kishës shtrihet plazhi me ujë të kristaltë dhe rërë sikurse e Ulqinit por më e bardhë. Bunkerë nga të gjitha anët. Më poshtë disa tunele të mëdha. Avitemi dhe konkludojmë se janë tunelet e nëndetëseve nga koha e monizmit. Nisemi për në kalanë e Skënderbeut për të cilën unë kam menduar se ndodhet poshtë kishës së Shna Ndout por jo, të shkosh atje duhet të kalosh pran plazhit ose të ngjitesh kodrës e pastaj të ulesh drejt kullës dhe murit rrethues të kalasë. Në të dy rrugët deri në vendin e caktuar mbërrin për 20 min. Ne zgjodhëm rrugën kodrës dhe çdo hap që bënim mahniteshim me natyrën, bunkerët, plazhin poshtë, ujin e detit të kri-

staltë... Ashtu duke biseduar dhe fotografuar arrijmë në pikën sipër kalasë së Skënderbeut dhe nga ajo pikë ka çfarë të shihet. Botë tjetër. Dimension tjetër kohor. Ulemi teposhtë dhe mbrrijmë në kala. Pa dyshim se kjo kala është e ndërtuar në themelet e një kalaje shumë më të hershme d.m.tm ilire. Skënderbeu e ndërtoi si pikë strategjike për ta shfrytëzuar edhe si vendpushimi por edhe si vend nga ku mund ta shfrytëzonte për dalje në det pasiqë Venediku kontrollonte portet kryesore të bregdetit shqiptar e që ajo e kushtëzonte Skënderbeun gjithmonë, e kishte raste edhe kur ajo bashkëpunonte me osmanët kundër Skënderbeut. Nga kjo kala Skënderbeu erdhi edhe deri në Ulqin dhe kjo është shumë e

mundur sepse vija lidhëse e dy vendeve është 27 milje nautike (43km) dhe jo vetëm një herë por disa herë ka ardhur në kalanë e Ulqinit, madje nga këtu ka mbërritur edhe në Ratac e Raguzë. Athua anijet e mbytura në këtë vend para 2300 vitesh sillnin vajin e ullirit ulqinak? A thua relievi në murin e kalasë së Ulqinit është Redoni apo Shën Mëhilli i Kepit ilir të Redonit? A ndihmuan ulqinakët në ndërtimin e kalasë së Skënderbeut, pasiqë mjeshtrit kryesorë ishin raguzianë? Ku do të jetë vallë Fari, drita e të cilit është parë në Ulqin e Ratac e të cilin e përmend edhe Teodor Ipeni? Me këto e shumë pikëpyetje të tjera nisemi ta braktisim vendin, duke u lutur që erozioni agresiv i detit Adriatik të jetë më i mëshirshëm ndaj këtij vendi jashtëdimensional si dhe institucionet relevante të ndërmarrin çfarë është e mundur që e gjithë zona të mbrohet, eksplorohet dhe revitalizohet. Skënderbeun e shënuam dyfish këtë vit, duke kujtuar atë vizituam edhe motrat e tija njëra në Mal të Zi e tjetra në Shqipëri. Mara na i hapi rrugët dhe me fuqi misterioze bëri të mundur vizitën tonë në ishullin Kom e gjithashtu edhe Mamica një ditë vjeshte e shndërroi në ditë të vërtetë vere dhe na ngrohi shpirtin e ndriçoi mendjen. Grupi ynë i quajtur Ilirët vazhdon me hulumtime, vazhdon me vizita pikave më të veçanta të historisë sonë kombëtare dhe në të ardhmen do sjellë eksperienca të tjera mbresëlënëse. Foto: Gëzim Mavriqi

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Portret: Enver Idrizi

Kampioni disavjeçar i arteve marciale

Enver Idrizi është emër shumë i njohur dhe i spikatur në botën e arteve marciale, me një karrierë të pasur dhe të ndritur. I lindur në Shkup të Maqedonisë, i frymëzuar nga sportistët e kohës, mjeshtërit më të mëdhenj të arteve marciale si: Bruce Lee, Van Damme, Chuck Norris, etj, por dhe nga vëllai i tij Agim Idrizi të cilin e kishte idol, Idrizi i hyri këtij rrugëtimi jo të lehtë që në moshën 9- vjeçare, por pas një kohë të shkurtër rezultoi si talent i jashtëzakonshëm në disiplinën e karatesë dhe të kik boksit. Ai kishte vetëm 16 vjet kur me mjeshtri dhe talent të tij të rrallë, u shpall kampion i ish- Jugosllavisë në dy disiplinat e lartpërmendura. Idrizi, në prononcimin ekskluziv për gazetën “Koha Javore”, rrëfen për rrugëtimin e tij në botën e arteve marciale, për sfidat, evenimentet sportive, çmimet që ka “rrëmbyer” gjatë karrierës së tij të ndritur disavjeçare dhe për formulën e tij të suksesit. Ndonëse i larguar prej më shumë

“ 18

se 15 vitesh nga përfshirja e tij në luftëra, ish- kampioni i botës vazhdon të jetë sërish aktiv në fushën e sportit, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme në Kosovë, Maqedoni, Evropë, Amerikë dhe gjetiu. Idrizi në fillim të karrierrës së tij, pasi fitoi vendin e parë në ish- Jugosllavi, mori ftesa nga shumë qytete të kësaj republike të atëhershme, mirëpo ai thotë se vendosi të shkonte në Mostar të Bosnje Hercegovinës e më vonë garoi disa vite për Kroacinë. Duke folur për garat e tij të panumërta nëpër evenimente sportive të nivelit të lartë ndërkombëtar, Idrzi pohon se asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk ia ka dridhur kush qerpikun. Ai pa frikë dhe pa asnjë hezitim, është përballur me çdo sportist të rangut të lartë. “Ne në atë kohë kemi ushtruar me orë të tëra, sepse nuk kishte internet e rrjete sociale, andaj dhe sportin e kishim me shumë pasion. Teksa ushtronim pareshtur, as suksesi nuk mungonte dhe frikën ndaj kundërshtarit, në kuptimin se do të më fiton-

Në gjithë botën ku kam marrë pjesë, e kanë ditur të gjithë se Enver Idrizi është shqiptar. Të gjithë më pyesnin se nga jam, kështu që përherë kam qenë i lumtur që i kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët me triumfet e mia. Kur isha në kulmin e karrierës time, kam qenë shumë i lidhur me shqiptarizmin, sikurse jam dhe sot. Kam jetuar me brengat e shqiptarëve dhe kam kontribuar për çështjen kombëtare. Kam qenë gjithherë përkrah shqiptarëve

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

te, nuk e kam pasur kurrë”, tha Idrizi. Sakaq, në rrëfimin e tij për mbajtjen e titujve “Kampion Evropian” dhe “Kampion Botëror” në kategorinë absolute, Idrizi thotë se formula e gjithë këtij suksesi është vetëm talenti i lindur, pasioni i madh për këtë sport, puna e zellshme dhe e pandalshme, por edhe durimi i madh dhe këmbëngulja. Ai vë në dukje se të qenit shqiptar nuk e ka penguar në rrugëtimin e tij të gjatë dhe të suksesshëm kudo nëpër botë ku ai ka garuar. “Në gjithë botën ku kam marrë pjesë, e kanë ditur të gjithë se Enver Idrizi është shqiptar. Të gjithë më pyesnin se nga jam, kështu që përherë kam qenë i lumtur që i kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët me triumfet e mia. Kur isha në kulmin e karrierës time, kam qenë shumë i lidhur me shqiptarizmin, sikurse jam dhe sot. Kam jetuar me brengat e shqiptarëve dhe kam kontribuar për çështjen kombëtare. Kam qenë gjithherë përkrah shqiptarëve”, rrëfen Idrizi. I pyetur se cilat kanë qenë arsyet që përherë ka garuar për Kroacinë dhe jo për Kosovën ose Shqipërinë, Idrizi thotë se ka qenë koha e tillë, kur në trojet shqiptare artet marciale nuk kanë qenë të njohura as të zhvilluara, pasi ato kanë qenë shtete në faza tranzicioni. Idrizi thotë se titullin kampion bote e ka mbajtur dhjetë vite rresht, si karateisti më i mirë, përkatësisht nga viti 1990 deri në vitin 2000. Kurse së fundmi, ai ka marrë titullin 9 DAN që është vetëm një nivel më posh-


PORTRET

të gradës mjeshtërore më të lartë që mund ta ketë një mjeshtër sporti, ndërsa rrëfen se ndeshjen e fundit si karateist e ka zhvilluar në Kosovë në vitin 2001, me flamurin e Kosovës. “Kam një numër të pafund të medaljeve dhe kupave të ndryshme, nga ish- Jugosllavia, Evropa, SHBA-ja, etj. Kam marrë pjesë në qindra dhe mijëra turne ballkanike, mesdhetare, evropiane, botërore, etj. Për 10 vite kam qenë ndër garuesit më të mirë të botës. Unë kam marrë pjesë në gara të mëdha, jam përballur në luftëra me emrat më të mëdhenj të karatesë botërore”, thekson Idrizi. Eksperienca e Idrizit me Chuck Norris ka qenë e veçantë. Duke marrë pjesë në një turne të organizuar nga Chuck Norris, Idrizi thotë se është përballur me të në dy luftëra dhe se e ka mundur në të dyja. Idrizi përveç sportit ka luajtur edhe si aktor në filmin “Order”, përkrah Van Dame, mirëpo, aktrimin siç thotë, nuk e ka primar por më tepër ka qenë një pasion por edhe një eksperiencë e bukur. Idrizi tregon për çmimet e rëndësishme me të cilat është dekoruar nga ish- Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me titullin: “Krenaria e Kosovës” dhe nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me titullin: “Mjeshtër i Madh”, por dhe me shumë çmime të tjera nga qytete të ndryshme gjithandej trojeve shqiptare.

“Unë kam fituar titujt më të lartë në histori të kombit. Kam qenë i vetmi që jam dekorua me atë çmim nga presidenti Dr. Ibrahim Rugova kurse të njëjtin e mbajnë edhe katër të tjerë: Tony Blair, Bill Clinton, Medeleine Albright dhe Wesley Clark. Kam marrë çmimin e shumë viseve të Kosovës si qytetar nderi, kurse një shkolle dhe një palestër në Maqedoni i kanë emërtuar me emrin tim”, tregon Idrizi. Ndonëse ka shumë vite që është larguar nga luftërat në karate, Idrizi nuk i është ndarë sportit. Ai i përkushtohet atij me shumë pasion dhe profesionalizëm edhe sot në moshë të tretë, duke qenë ligjërues nëpër seminare sportive me renome në disa vende siç është Japonia, SHBA, Kanadaja dhe Evropa. “Para tre muajsh unë organizova një seminar të madh në Kanada ku në prani të një tranjeri 90- vjeçar i cili ka qenë dhe trajner i të ndjerit Brucce Lee dhe i disa karateistëve më të mëdhenj botërorë, teksa demonstrova disa teknika në karate, ai kur vërejti mjeshtërinë dhe teknikat e mia në këtë sport, më dhuroi një shpatë dhe njëkohësisht më dha edhe një diplomë me gradën mjeshtërore 9 DAN”, tregon Idrizi. Ndërkaq, Idrizi ka një mesazh për të gjithë të rinjë që kanë pasion dhe talent për sportin, por mbase nuk kanë mundësi të afirmohen. “Të rinjtë duhet t’i japin më shumë

Kam një numër të pafund të medaljeve dhe kupave të ndryshme, nga ish- Jugosllavia, Evropa, SHBA-ja, etj. Kam marrë pjesë në qindra dhe mijëra turne ballkanike, mesdhetare, evropiane, botërore, etj. Për 10 vite kam qenë ndër garuesit më të mirë të botës. Unë kam marrë pjesë në gara të mëdha, jam përballur në luftëra me emrat më të mëdhenj të karatesë botërore

prioritet sportit, cilido qoftë ai dhe më pak internetit e rrjeteve sociale që sot e kanë pushtuar njerëzimin. I ftoj prindërit që sa më shumë t’i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër aktivitete sportive, sepse në këtë mënyrë do t’i largojnë nga fenomenet negative siç është alkooli, droga, etj”, porosit t. u. Idrizi. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

19


SOCIALE

Xhelozia dhe konkurrenca

Askush s’mund të na marrë fatin Shtjefën Ujkaj

Është e vërtetë që jetojmë në një botë e cila na mundëson shumë, sepse vetë Zoti na jep talente nga më të ndryshmet për gjithsecilin prej nesh.. Çdonjërit i krijohen mundësi të ndryshme, punë të ndryshme: dikush është muzikant, dikush tjetër valltar, dikush model, njëri piktor e

“ 20

Nëse profesionin tonë e shohim me syrin e konkurrencës dhe xhelozisë, atëherë ne nuk jemi duke punuar me vullnet, pasionit i humb vlera dhe nuk mund te arrijmë aty ku dëshirojmë...

kështu me radhë.. Çdo njëri lind për një diçka, që nesër të jetojë më mirë, që nesër të jetojë me atë dhuntinë që vetë Perëndia i dhuroi. Por megjithatë dhurimi duket që nuk është një diçka e bollshme. Duhet punë e po ashtu edhe shumë investim në vetvete, në profesionin që

Por megjithatë dhurimi duket që nuk është një diçka e bollshme. Duhet punë e po ashtu edhe shumë investim në vetvete, në profesionin që kemi. Për fatin e keq, shpeshherë gjërat ngatërrohen, xhelozia dhe konkurrenca na shkojnë më shumë në mendje sesa mendimi që të bëjmë diçka të mirë për veten, të investojmë më shumë në veten tonë dhe në pasionin që na është dhuruar

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

kemi. Për fatin e keq, shpeshherë gjërat ngatërrohen, xhelozia dhe konkurrenca na shkojnë më shumë në mendje sesa mendimi që të bëjmë diçka të mirë për veten, të investojmë më shumë në veten tonë dhe në pasionin që na është dhuruar. Shohim shumë njerëz që arrijnë kulmet më të larta me pasionet e tyre, por ata nuk duhet t’ i shohim me një sy negativ, as që duhet t’ i shohim me mllef, por as me frikën që “unë s’ mund të bëhem si ai- ajo” . Përndryshe ata duhet të jenë motivues për të tjerët , nga ata duhet të marrim shembull që të vazhdojmë, e pse jo edhe të arrijmë aty ku ata kanë arritur. Por te shqiptarët çdo gjë shkon ndryshe, atë që arrin e shohim me një inat, me një sy shumë negativ, xhelozia është në kulm dhe au-


SOCIALE

tomatikisht lind mendimi negativ se “ai nuk na lë që ne të ecim para”. Shumë gjërave u shkojmë mbrapsht, s’ kemi pse të jemi xhelozë. Po të kemi një talent, Zoti e di pse na e ka dhuruar. Po të punojmë me veten, po të punojmë për veten, askush s ‘ mund të na e marrë fatin.

Nëse ne profesionin tonë e shohim me syrin e konkurrencës e xhelozisë, atëherë ne nuk jemi duke punuar me vullnet, pasionit i humb vlera dhe nuk mund të arrijmë aty ku dëshirojmë... Nuk duhet t’ i tutemi askujt, duhet të falënderojmë Zotin dhe të bëhemi të fortë të vazhdojmë me planet e tona..

Por te shqiptarët çdo gjë shkon ndryshe, atë që arrin e shohim me një inat, me një sy shumë negativ, xhelozia është në kulm dhe automatikisht lind mendimi negativ se “ai nuk na lë që ne të ecim para”. Shumë gjërave u shkojmë mbrapsht, s’ kemi pse të jemi xhelozë. Po të kemi një talent, Zoti e di pse na e ka dhuruar

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi organizoi në Ulqin mbrëmje poetike-muzikore

Art mix Montenegro Në këtë mbrëmje poetike-muzikore, para publikut u prezantuan sopranoja ulqinake Gjylie Pelingu, nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, aktori i Teatrit Popullor të Malit të Zi, Sllobodan Marunoviq, dyshja e instrumentistëve mr. Dina Desançiq në violinë dhe prof. Safet Drljan në fizarmonikë, dhe këngëtari Shukrija Zhuti Serhatliq 22

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018


KULTURË

Ulqin – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi organizoi të premten mbrëma në Ulqin koncertin e titulluar “Art mix Montenegro”. Në këtë mbrëmje poetike-muzikore në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin, para publikut të pakët në numër u prezantuan sopranoja ulqinake Gjylie Pelingu, nën sho-

qërimin e pianistes Fatime Buzuku, aktori i Teatrit Popullor të Malit të Zi, Sllobodan Marunoviq, dyshja e instrumentistëve mr. Dina Desançiq në violinë dhe prof. Safet Drljan në fizarmonikë, dhe këngëtari Shukrija Zhuti Serhatliq. Programi është konceptuar si një gërshetim i muzikës klasike, vargjeve poetike dhe këngëve të vjetra qytet-

are burimore. Për rreth një orë sa ka zgjatur koncerti, publiku ka duartrokitur artistët për interpretimet e tyre mjeshtërore. Nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave kanë bërë të ditur se ky koncert Art mix do të shfaqet në të ardhmen edhe në disa qytete të tjera të Malit të Zi dhe i. k. jashtë vendit. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

23


KINEMATOGRAFI

Fytyra tjetër e “Dorëzimit të Shkodrës” më 1913, mjerimi ekstrem Për herë të parë prezantohet në Tiranë filmi pa zë. i xhiruar në vitin 1913 në Shqipëri. “Rrethimi i Shkodrës” tregon se si jetonin shqiptarët para një shekulli. Projekti dyvjeçar për restaurimin e materialit filmik “Dorëzimi i Shkodrës” më në fund dha frytet e veta. U prezantuan gjithashtu në kinema 6 kronika të xhiruara 100 vite më parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Në një kohë që kinemaja ishte në vitet më të hershme të saj, “Dorëzimi i Shkodrës” vjen edhe si dëshmi e rrugëtimit të operatorëve anë e mbanë botës, shpesh duke dalë edhe në front të luftës e duke rrezikuar jetën e tyre. Xhirimet e filmit të saporestauruar janë bërë në përfundim të “Rrethimit të Shkodrës” në vitin 1913, pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë. Drejtorja e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit Iris Elezi shprehu entuziazmin e saj për premierën botërore të filmit arkival . “Dorëzimi i Shkodrës”, është një projekt dyvjeçar, që ka punuar Arkivi i Filmit me kinotekën e Malit të Zi edhe me laboratorin e Hungarisë. Është mrekulli që pas dy vitesh restaurimi, të kesh mundësi që ta ndjekësh filmin me audiencën tënde!”. Filmimet e “Dorëzimit të Shkodrës” të siguruara asokohe nga operatori i “Pathe Journal” tanimë do të përbëjnë materialin më të vjetër në Arkivin Qendror të Filmit. Filmi “i heshtur” gjatë mbrëmjes nuk fliste vetëm me pamjet e rënda si dëshmi e asaj që ka ndodhur në luftën e ashpër për “Dorëzimin e Shkodrës”… Muzika origjinale e kompozuar nga Adorel Haxhiaj në violocelo dhe Astrit Stafai

24

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

në oud ishte një tjetër element pikant që mbajti vëmendjen e publikut të mbërthyer pas ekranit. Elezi gjatë premierës foli gjithashtu për magjinë e veçantë që merr artisti dhe artdashësi kur shikon një film si “Dorëzimi i Shkodrës”, jo vetëm në aspektin e rëndësisë së historisë së kinematografisë, por edhe në atë të kostumeve, të qyteteve dhe të mjedisit. “Mendoj se ka ardhur koha që të provojmë në më të mirën tonë që të pasurojmë arkivat, prandaj jam shumë e lumtur qëkur ky material arkival u gjet falë projektit të kinemasë shqiptare që po bënte një workshope në Tiranë, u hodh fara që

të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Nëse ne nuk njohim se kush jemi, nuk do ta dimë asnjëherë se ku ne shkojmë”, u shpreh Elezi, duke shtuar se sado të dhimbshme të jenë imazhet e filmit, ato përmbajnë jetë, informacione edhe materiali duhet që të mbahet edhe të ruhet për ta parë më tutje. Elezi u shpreh me superlativa për vlerat e rralla që mbart ky material filmik, duke theksuar se pavarësisht se kinooperatori është i paidentifikuar, filmimet janë bërë sikur të ishin realizuar nga një kinooperator i Hollivudit. “Ne jemi me fat se duket sikur është xhiruar jo 105 vite më parë, por pikërisht sot”. Pa bërë me dije emrin e


KINEMATOGRAFI

personazhit, Elezi u shpreh se paralelisht Arkivi është duke vijuar punën për të kërkuar në Amerikë materiale të tilla të rralla edhe për personalitet të vendit tonë. Pamjet filmike janë të xhiruara në fushëbetejë, operatori rrezikon në çdo çast jetën e tij. Që në fillim të filmit mund të shihet Kështjella e vjetër e Shkodrës dhe kodra e Taraboshit ku janë zhvilluar betejat më të përgjakshme. Mandej pasojat e luftës të mbijnë në çdo sekuencë e fotografi, vendi duket i rrënuar ngado. Tensioni zien si për të paralajmëruar se gjërat do të rëndohen edhe më… Shkodra edhe pse në grahmat e fundit përsëri reziston. Armatimi dhe municioni turk tanimë kanë kaluar në duar të malazezëve. Në “Dorëzimin e Shkodrës”, filmimi të jep mundësinë të shikosh dy anë të medaljes, duke ofruar pamje si ajo e grave malazeze që ndihmojnë burrat për të transportuar materialet ushtarake para se të nisen për në front. Operatori gjatë filmimit ka fiksuar tiparet e ushtarakëve shqiptarë që u vunë në shërbim të malazezëve. Nga ana tjetër, ai përjetëson pamjen e njërit nga komandantët më të moshuar malazezë, i cili kishte afro 4 dekada që luftonte kundër turqve. Ndërkohë, që si për

Në “Dorëzimin e Shkodrës”, filmimi të jep mundësinë të shikosh dy anë të medaljes, duke ofruar pamje si ajo e grave malazeze që ndihmojnë burrat për të transportuar materialet ushtarake para se të nisen për në front. Operatori gjatë filmimit ka fiksuar tiparet e ushtarakëve shqiptarë që u vunë në shërbim të malazezëve

të kujtuar “Dorëzimin e Shkodrës” duken pamjet e mbërritjes së princit Mirko dhe trupave malazeze. Por në fakt ky është vetëm dorëzimi që ne njohim. Ky material filmik dëshmon në mënyre rrëqethëse tmerret e rrethimit gjashtëmujor që çon në zinë më makabre të bukës. Dy fëmijë që ushqehen me lëvoret e forta të pemëve, një nënë e ulur përtokë që ka përballë fëmijën e saj që po merr frymë i shqetësuar, gati i dorëzuar. Këto pamje të bëjnë të kuptosh dorëzimin e vërtetë të Shkodrës… Uria ka pllakosur të gjithë vendin, dorëzimi është në duart e zgjatura tek banorët, ndërkohë që një ushtar malazez po tregon para kamerës zemërgjerësinë e tij, duke u shpërndarë diçka teksa ata janë mbledhur grumbull. Njerëz me plaçka në krah, fëmijë të vegjël që mbajnë në duar atë çka nga lufta mund të ketë mbetur dhe ikin duke shënuar eksodin e refugjatëve. Nga ana tjetër prej Kështjellës zbret

trashëgimtari i kurorës Danilo dhe Princi Petar i Malit të Zi. Rrugën e prijnë jo pak instrumentistë, ushtarakë të armatosur, dikush që mban në dorë flamurin malazez që kushedi pse pranë pamjeve të fëmijëve të uritur duket kaq “i dorëzuar”… Sepse këto janë “dy fytyrat e fitores, nga njëra anë një flamur që valëvitet mes një grupi fitimtarësh të hareshëm, e nga ana tjetër një gropë varri ku kufomat nuk njihen më dhe po kalben”… Filmi në “Në pyjet e ishullit të Rodosit” është xhiruar në Ishullin e Rodosit, që u përkiste osmanëve edhe u pushtua nga italianët në vitin 1912. Në shikim të parë duken si një film turistik, romantik, ekzotik, por që përfundon me imazhe propagandiste. Filmi “Në luftërat ballkanike” ka mbërrit në EYE në vitin 1913. Shumë filmime të vendosura vetëm në një vegim filmi. Ato janë prodhuar nga kompani të ndryshme edhe në vende të ndryshme, por që ekziston një koherencë mes tyre, kanë në qendër imazhe të Ballkanit. Filmi “I paidentifikuar” mendohet që është xhiruar në Shqipëri. Një film holandez me një kamp ushtrie turke jashtë Shkodrës, ndoshta në fillim të Rrethimit të Shkodrës, një muaj ara se Ismail Qemal Bej Vlora të shpallë Pavarësinë e Shqipërisë. Filmi i parë që ka përdor ngjyrë, që pikturoheshin kuadër për kuadër nga gratë që përdornin furçë. Por pas vitit 1905 një sistem i automatizuar u përdor për të arritur ngjyrën në materialin filmik. Ngjyrat e Lumit Vardar, është e pazakontë që të gjesh imazhe lufte të tillë me ngjyra të tilla. Ngjyrat janë krijuar shumë më vonë, por filmi tregon episode të harruara të Luftës së Parë Botërore. “Jornal 23, Mali i Zi” është film me ngjyra, që tregojnë se grupe të ndryshme etnike edhe fetare jetonin në harmoni. Filmi “Imazhe nga Jugosllavia” është përmbledhje e kronikave të lajmeve. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Poezi Hajredin Kovaçi

Dojshe me m’provu

Mikes poete

Kam pa andërr Se t’pashë n’andërr Librin tem tuj lexu E m’thojshe Gja s’po kuptoj, kush e ka shkru E mua m’doli gjumi Pa të tregu!

Sot, Ti duhej të ishe këtu Por s’të ka ftuar kush E unë s’pata se si

Kam pa andërr Se t’pashë n’andërr Tuj lexu’ librin tem E m’pyetshe Kush e ka shkru’ Se asgja s’po kuptoj E unë të thojshe Aspak s’të tregoj! Kam pa andërr Se t’pashë n’andërr Që të gjitha mirë i ke kuptu Veç dojshe mu me m’provu!

26

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Sot, Ti duhej të ishe këtu Mes poetëve e vetme Por më mirë që s’je Këta të hanë të gjallë Të kafshojnë si të marrë…! Dua të të ftoj një ditë Të pimë nga një gotë Raki apo verë, s’ka rëndësi Në këtë pranverë! Do të bëhemi grimë Do të shfrejmë, do të shuajmë mallin E kohës së kaluar Mallin që na përvëloi! Do të puthemi si të marrë

Do të kafshohemi kafshërisht Se ato nuk lëndojnë! Le të dalë gjak S’është hera e parë Të gjitha do t’i bëjmë açik Asgjë tinëzisht! Do të futemi thellë në njëri-tjetrin Të harrojmë çdo gjë rreth nesh Ti frikë të mos kesh! Le të flasin, bërtasin Le të pëlcasin Fundi fundit, jemi poetë Dhe bëjmë si duam vetë!


KULTURË

Skena verore

Zemërimi i vjeshtës

Faj nuk kam

Hana mbi Kala mbi Kullë të Balshajve përvidhet ngadalë detin e bën të kuq me rrezet e saj. Nga skena vjen një oshtimë hahen ndër veti një kitarë me një violinë.

Zemërohet vjeshta për gjethet e reja të fikut të hardhisë të kumbullës e të qershisë... Merr një rrozgë nga pylli u bie gjetheve jeshile n’shullâ ka dalë e rrezitet bullari e gjarpri katil.

I bukuri Ulqin

Po t’mos ishte pasqyra

Isha vetë dhe po mendoja gjatë natës Ulqini duhet të mbetet qytet i turizmit e jo qytet i naftës!

Sa të shëmtuar të pabukur me qurra nëpër fytyrë qerpikëvarur e buzëkallur hundëleshë e me qime n’veshë do të dukeshin njerëzit po t’mos ishte pasqyra! Shumë s’do ta dinin a kanë si u duket fytyra po t’mos ishte pasqyra!

Unë jam ky që jam as s’do mundohem të ndryshoj kam frikë se gaboj! Më duhet, pra me vrap kali të ngas se, më keq se dikur hienat më vijnë pas! Teposhtë e përpjetë vrapoj vrapoj t’u iki por bie në rrjetë! Gjithandej rrjeta të merimangave helmuese që para se të të mbysin të thonë fjalë ngushëlluese! Sa dal nga njëra bie në rrjetën tjetër hienat vazhdojnë të më ndjekin me avazin e vjetër! E unë, çtë bëj, kur faj nuk kam?! E di do të thoni, nëse faj nuk ke vazhdo të jesh ai që je!

Mund ta kem edhe gabim Por, s’do të mund të thoni më Se po shkojmë Në t’bukurin Ulqin!

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Në kuvendin e Komunës së Tuzit u mbajt ligjërata: “Ligji mbi kooperativat“

Nisma për krijimin eventual të një kooperative në Malësi

Ne tradicionalisht kemi eksportuar dhe realizuar prodhimet në Bosnje Hercegovinë dhe sërish do të vazhdojmë pasi tani nënkryetari i komunës ka bërë marrëveshje me një komunë në Sarajevë, e cila është e interesuar të importojë prodhimet tona, mirëpo kushti kryesor është formimi i një kooperative përmes së cilës do të mund t’a realizonim këtë Tuz – Shërbimi për bujqësi i Sekretariatit për Punë, Bujqësi dhe Mirëqenie Sociale i komunës së Tuzit në kudër të kryeqytetit, ka organizuar këtë fundjavë një orë ligjëruese me fermerë të zonës së Malësisë me temën: “Ligji mbi kooperativat“. Në lidhje me këtë çështje ka ligjëruar këshilltarja për bujqësi dhe mbrojtje të mjedisit, Znj. Ismeta Gjoka. Kjo ligjëratë konsistoi në mundësinë e krijimit të një kooperative në trevën e Malësisë e cila deri më tani ka munguar dhe si pasojë, fermerët kanë hasur përherë në vështirësi për të plasuar produktet e tyre në treg. Këshilltarja për bujqësi dhe mbrojtje të mjedisit, Znj. Ismeta Gjoka për gazetën “Koha Javore” shprehet se iniciativa për krijimin eventual të një kooperative për fermerët e Malësisë nuk është aktuale, por ka filluar vite më herët, përkatësisht para gjashtë vjetësh, mirëpo sipas saj interesimi për një lëvizje të tillë ka munguar. “Sot, duke patur parasysh tregun e gjerë, prodhuesit tonë si individë dhe si persona fizikë nuk mund të depërtojnë në treg dhe t’i realizojnë çmimet e prodhimeve të veta ashtu siç ata do të dëshironin, prandaj mendoj se ka ardhur koha që ata të bashkohen në një

28

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

kooperativë dhe si të tillë qëllimet në këtë formë mund t’i arrijnë më lehtë”, u shpreh Gjoka. Ajo vuri në dukje se problem në realizimin e këtij qëllimi përbën fakti se fermerët nuk janë të njoftuar ende me prioritetet që ka krijimi i një kooperative për prodhimtarinë e tyre bujqësore, përkatësisht për shitjen e produkteve të tyre në treg. “ Ne si shërbim për bujqësi në komunën e Tuzit e morëm përsipër që prodhuesit tonë t’i animojnë dhe t’i njoftojmë për kooperativën dhe funksionimin e saj. Momentalisht është në formim e sipër një kooperativë këtu në Tuz, kooperativa e pemëtarëve. Mbështetja për formimin e kooperativave është e parashikuar edhe me agrobuxhetin e Ministrisë së Bujqësisë por besoj se edhe Komuna e Tuzit në buxhetin e saj do të

siguroj mjetet për funksionimin e kooperativave”, theksoi Gjoka. Ndërkaq, ajo bëri të ditur se interesimi serioz për eksportimin e produkteve bujqësore nga treva e Malësisë aktualisht vjen nga Bosnje Hercegovina. “Ne tradicionalisht kemi eksportuar dhe realizuar prodhimet në Bosnje Hercegovinë dhe sërish do të vazhdojmë, pasi tani nënkryetari i komunës ka bërë marrëveshje me një komunë në Sarajevë, e cila është e interesuar të importojë prodhimet tona, mirëpo kushti kryesor është formimi i një kooperative përmes së cilës do të mund ta realizonim këtë”, tha Gjoka duke shtuar se synimi i tyre është që të inkurajojnë fermerët që të themelojnë kooperativën për të qenë të gatshëm në fillim të sezonit. t. u.


MOZAIK

Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim TIKA

Radio Elitës i dhurohet aparatura e re digjitale Në një ceremoni të organizuar në Radio Elita u bë inaugurimi i aparaturës së re digjitale me vlerë mbi 20.000 euro, donacion i TIKA-s. Me këtë rast ishin të pranishëm Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, Ministri i Pakicave Mehmet Zenka, Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip, Koordinatori i TIKËS Enver Resuloglari dhe të ftuar të tjerë. Për drejtoreshën ekzekutive Vera Katana, ky investim është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë që nga themelimi i radios në vitin 2002 dhe tani mund të thuhet lirisht se Radio Elita sa i përket aparaturës teknike mund të radhitet ndër radiot më moderne në Mal të Zi por edhe më gjerë. Ajo i shprehu

falënderime shtetit të Turqisë, Ambasadës së Turqisë dhe TIKËS për këtë dhuratë të vyer që vjen pas 16 vite pune, sfidash dhe suksesesh. Ajo ndër të tjera veçoi se kjo do te jete dhe një shtysë për angazhim dhe punë profesionale. Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq vlerësoi marrëdhëniet që Komuna ka me Ambasadën dhe Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim TIKA dhe tha se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tej. Ai përshëndeti donacionin në Radio Elita dhe vlerësoi se investimi në media është i një rëndësie të veçantë. Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip tha se TIKA ka realizuar 320 projekte në të gjitha viset

e Malit të Zi, e në Ulqin janë realizuar 14 sosh. Ulqini për Ambasadorin Galip zë vend të veçante në karrierën e tij diplomatike e kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Fjalë falënderimi për marrëdhëniet Mal i Zi - Turqi shprehu dhe Ministri i Pakicave Mehmet Zenka . Sipas tij, për këtë, meritë të veçantë ka Ambasadori Galip. Ai falënderoi në veçanti agjencinë TIKA për realizimin e projekteve, por tha se në Mal të Zi kemi dhe investitorë të rëndësishëm nga Turqia. Ministri Zenka lavdëroi punën e ekipit të Radio Elitës ndër vite dhe llogarit që edhe ky investim që vjen për ketë radio, është një dhuratë e vlefshme dhe shpërblim për punën e bërë. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Sekretariati për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime i komunës së Tuzit

Filloi hartimin e dokumentit për draft- buxhetin e vitit 2019 Tuz – Sekretariati për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime i komunës së Tuzit që nga fillimi i muajit tetor ka filluar punën në hartimin e dokumentit për draft- buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2019. Lajmin për këtë e bëri të ditur për gazetën “Koha Javore”, ushtruesi i detyrës së këtij sekretariati, Mr. Emin Haxhi. Prioritet gjatë hartimit të këtij draftbuxhetit sipas Haxhit do të përbëjë sigurimi i rrogave të të punësuarve në administratë, pastaj projektet kapitale për të cilat planet janë përkufizuar tashmë dhe përfunduar ose ato të cilat janë në përfundim e sipër. “Kur bëhet fjalë për projektet kapi-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

tale, në këtë draft- buxhet prioritet do të kenë ato projekte për të cilat planet janë përkufizuar dhe përfunduar. Projektet të cilat do të gjenden në buxhet janë, rreth-rrotullimi te Kisha e “Shna Ndout” në Tuz, projekti për ndërtimin e urës mbi lumin Cem në fshatin Dinoshë si dhe rekonstruksioni i rrugës Tuz- Hot (pjesa e parë). Buxheti i Komunës duhet paraprakisht të gjendet në debatin publik, të marrë pëlqimin e Ministrisë së Financave e pastaj ai duhet të miratohet deri në fund të këtij viti, përkatësisht gjatë muajit dhjetor”, u shpreh Haxhi. Ai më tutje bëri të ditur se janë duke hartuar vendimet për të ardhurat e Komunës, pasi siç tha, nga fillimi i

vitit që vjen, administratat lokale do të punoj në drejtim të sigurimit të mjeteve, do të merret me taksat, tatimet, patundshmëritë, taksa të cilat që të gjitha do të paguhen në buxhetin e komunës së Tuzit. Në komunën e Tuzit në kuadër të kryeqyteti janë formuar pesë sekretariate: Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore, Sekretariati për Financa, të Ardhura Lokale dhe investime, Sekretariati për Sport dhe Kulturë, Sekretariati për Planifikim dhe Rregullim Hapësinor, Punë Komunale, Komunikacion, Pronësi, dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor si dhe Sekretariati për Punë, Bujqësi dhe t. u. Mirëqenie Sociale.


MOZAIK

Në seancën e tretë të Kuvendit të Komunës së Gucisë

Polemikë e bujshme ndër këshilltarët

Guci – Në seancën e tretë të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të hënën më 15 tetor, në sallën e madhe të Qendrës për kulturë, edhe pse në rend të ditës nuk ishte e planifikuar pika mbi punën dhe realizimin e projekteve të stafit udhëheqës të komunës, lidhur me të cilat kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, kohë më parë ishte i përqendruar në takimin me Diasporën në Nju Jork, ndër këshilltarët e pranishëm ka ngjallë, nxitur dhe indinjuar polemikë dhe debat të bujshëm lidhur me atë. Para miratimit të rendit të ditës, sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Admir Mullamekiq, ka tërhequr nga rendi i ditës pikën e parë – Propozim vendimin për hartimin e Planit strategjik të zhvillimit të Komunës së Gucisë. Në vështrimin e këshilltarit të Partisë për Gucinë, Fahrudin Dervisheviq, që në rendin e ditës të seancës është dashur të gjendet vendimi mbi shqyrtimin e punës së stafit udhëheqës të Komunës lidhur me çështjet e atyre projekteve zhvillimore, për të cilat kryeministri Markoviq ka deklaruar në takim me Diasporë në Nju Jork, duke aluduar se për këtë dikush është dashur madje të japë dorëheqje, është arritur marrëveshja që lidhur me këtë çështje të debatohet në pikën e rendit të ditës – Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve. Këshilltarët, kanë potencuar edhe çështjen e mospagesës së dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e para dy viteve, si dhe të atyre nga tërmeti i janarit të këtij viti. Në momentin kur nga ana e këshilltarit të PSD-së dr. Elvis Omergaiq, është parashtruar çështja e qëndrimit të Ministrit të Shëndetësisë Kenan Hrapoviq në Plavë, i cili, siç ai ka

konfirmuar, Gucinë e ka anashkaluar dhe zyrtarisht nuk e ka vizituar si dhe kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili më 1 gusht ka marrë pjesë në manifestimin tradicional gjithëpopullor në fshatin Vuthaj, siç ka thënë ai, legalisht apo privatisht, sepse nuk është pritur nga asnjë nivel i pushtetit lokal si dhe i ca emrave të tjerë të personave eminentë, kryetari i Kuvendit të Komunës, Xhenadin Radonçiq, ka dhënë pauzën pesëminutëshe, me ç ‘rast këshilltarit Omeragiq ia ka rrëmbyer mikrofonin nga dora pas foltores. Në vazhdimin e seancës, këshilltari Omeragiq në paraqitjen e tij procedurale, kryetarit të Kuvendit, Radonçiq ia ka tërhequr vërejtjen se e ka shkelur statutin dhe atë drejtpërdrejt e ka sulmuar, duke bërë i apele që atë më kurrë të mos e përsërisë. Pikat e planifikuara të rendit të ditës: Propozimi i vendimit për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për caktimin e interesit publik për shpronësimin e pasurisë së patundshme në Komunën kadastrale Krushevë I, Komuna e Gucisë; Propozimi i vendimit për kushtet dhe mënyrën e mbajtjes së kafshëve shtëpiake dhe mënyrën e veprimit me kafshët e braktisura dhe të humbura dhe Propozimi i vendimit për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për pagat dhe të ardhurat të tjera të zyrtarëve dhe shërbyesve komunalë, pas ca vërejtjesh dhe sugjerimesh të ca këshilltarëve që morën pjesë në diskutim, janë miratuar me shumicë votash të këshilltarëve në pushtet, këshilltari i Partisë për Gucinë, Fahrudin Dervisheviq, ka qenë kundër, kurse katër këshilltarët e LD të Shqiptarëve në Mal të Zi kanë qenë të përmbajtur. Këshilltarët, nga detyra e kryetarit të këshillit për zgjedhje dhe emërime

shkarkuan kryetarin e deritashëm, Demir Bajroviq, dhe në vend të tij emëruan këshilltarin e PDS-së Naser Radonçiq. Ata po ashtu nga detyra e anëtarit të këshillit për dispozita shkarkuan Demir Bajroviqin, dhe në vend të tij emëruan këshilltarin e PDS-së Adell Damjanoviqin. Këshilltarët, në pikën e rendit të ditës – pyetje dhe përgjigje parashtruan dhe aktualizuan ca çështje të rëndësishme, lidhur me të cilat stafit drejtues të komunës i kanë bërë ca pyetje: Këshilltari i PPS-së, Mihaillo Jovoviq, i ka bërë lutje sekretarit të Kuvendit që përgjigjet në pyetjet e këshilltarëve atyre t’ua dorëzojë më herët, e jo në ditën e mbajtjes së seancës, në mënyrë që ata të përgatiten për debatim. Këshilltari i Partisë për Gucinë, Fahrudin Dervisheviq, kryetares së Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, i ka parashtruar pyetjen: Çfarë është reagimi i saj në deklaratën e kryeministrit Markoviq të drejtuar drejtpërdrejt asaj pse në Guci nuk realizohen kurrfarë projektesh dhe asgjë tjetër për mirëqenien e popullatës guciane? Ndërkaq, këshilltari nga radhët e LD të Shqiptarëve në Mal të Zi, Shaban Prelvukaj, ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së administratës lokale në zbatimin dhe realizimin e vendimeve dhe rekomandimeve të cilat Kuvendi i Komunës i ka miratuar dhe sjellë në ca seanca të mëparshme, ndër të cilat ka veçuar rekomandimin e kryetares së Komunës, Anella Çekiq, për emërimin edhe të një nënkryetari të Komunës së Gucisë nga radhët e shqiptarëve; Vendimin për ndalimin ndaj Komunës së Plavës, për deponimin e mbeturinave të ngurta në deponinë e përkohshme në Jerinë mbi fshatin Martinaj, në territorin e Komunës së Gucisë, si dhe problemin e përkthimit në gjuhën shqipe në këtë komunë. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

31


FEJTON

Shqiponja - simboli lashtë i besimit në E Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Një emocion i rastësishëm, pas dy golave vendimtar në portën e përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin botëror të futbollit (Moskë, 2018) i lojtarëve shqipetarë të skuadrës zviceriane Granit Xhakës dhe Gjerdan Shaqirit, vuri në qendër të vëmëndjes së opinionit botëror simbolin shtetëror të shqipetarëve - SHQIPONJËN. FIFA, pas një shqyrtimi të thelluar të ngjarjes, e vlerësoi si një “mesazh politik të ndaluar brenda stadiumeve”. (1), duke e shoqëruar me gjobënparalajmërim, prej 12.990 eu, ku përfshihej edhe kapiteni i skuadrës zvicerane, Stephan Lichsteiner që kishte ndjekur shembullin e lojtarëve të vet. Duke sjell ndërmend shprehjen nga filmi “Perrallë nga e kaluara”e regjizorit Dhimitër Anagnosti, se “çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë ”, mund të themi se, ngjarja tashmë nuk ka asnjë interes publik. Por, vendimi i vulosur në shkresat e FIFA-s dhe trajtimi që iu bë në masmedia domethënies së simbolit të shqiponjës të shprehur nga shqiptarët, zbuloi qenien e mangësive të rëndësishme në shkencën Historike e atë Besimtare, në mjedisin shkencor, intelektual dhe politik të Ballkanit dhe Europës. Për të mbushur sado pak këtë zbrazësi në shkencat e mësipërme, do të trajtojmë faktet që lidhen me këtë simbol para-historik të Euro-Azisë dhe të Kombit tonë. Shqiponja, simbol administrativ në historinë e mbretërive dhe shteteve Nga një gjurmim i thjeshtë nëpër faqet e internetit vërejmë se, në ditët

32

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

Nuk mund të kemi “një të sotme” të suksesshme, pa njohur “dritën e së vërtetës historike” Marcus Tullius Cicero.

e sotme si simbol shtetëror në Europë , shqiponja përfaqëson shtetin Shqiptar, të Malit të Zi dhe të Moldavisë , pa u zgjatur këtu me shtetet që e kanë si stemë të institucioneve ushtarake. Përdorimi i këtij simboli në flamur, si një mënyrë identifikimi të kalorësisë, e gjejmë të përhapur , sidomos në Europën qendrore dhe lindore në shekullin XII, dhe si emblemë, në fund të shekullit XIV, e përdorur nga elita perëndimore e klerikëve, fisnikëve, borgjezisë dhe më vonë, për të përfaqësuar korporata të mjeshtërive dhe shoqatave të ndryshme. (2) Si simbol i pushtetit, figura e shqiponjës në Europë është përdorur nga : Perandoria e Shenjtë Romake (63 pK- 476 pK) , Bizantine (330 – 1453), e Karlit të Madh (742/748 – 814), nga Perandoria e Shenjtë romako – gjermanike, e cila përfshinte të gjithë Europën qendrore (962 – 1806), e Napoleonit (1804-1814 ) e Austro-Hungarisë (1867-1918), si dhe te disa principata dhe mbretëri mesjetare. 1. Simbolet besimtare në shtizën që mbahej gjatë betejave të ushtrisë romake , në krye të të cilave qëndron shqiponja. 2. Toledo, stema e mbretërve katolik me simbolin e shqiponjës dhe shigjetat e Zeusit , djathtas. Rrethi në kokë shpreh natyrën hyjnore dhe rolin e saj ndërmjetëses me Zotin . (3) Në trevat e Arbërve, Shqiponja dykrenore ka qenë emblemë e dyerve fisnike të Gropajve, Muzakajve, Aranitëve, Kastriotëve, dhe shqiponja me një kokë, e Zakariajve dhe

Buzëzezëve (f50Jaho Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”2007) dhe e shtetit të Gjergj Kastriot Skënderbeut (1443-1468) 1.Emblema e shtetit të Skënderbeut dhe vula e tij ku dallohen germat D dhe Al (Dominus Albanus –Zot i Albanëve). (4) Pjetrit I-rë (1682-1725), krijuesi i një perandorie të re në lindje të Europës, gjithashtu e përdori figurën e shqiponjës, por me ngjyrë të florinjtë, në dallim nga ajo e zezë, e dinastisë së Romanovëve të shk17, e ndjekur nga Bullgaria, Hungaria, Mali Zi, etj. (5) Por edhe shumë klube sportive, si edhe ato të futbollit të ditëve të sotme, nuk mbetën mbrapa për ta përfaqësuar veten me këtë simbol, si ai i qytetit të Aquilas, Katanzaros, e Lazios, etj. në Itali. Nuk janë të paktë gjithashtu sportistë të futbollit, të cilët i shprehin emocionet e tyre me shqiponjën, si “shenjë të fitores”. Spanja e Luis Enriques fitoi 6-0 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, por ajo që ra në sy në takimin e zhvilluar në Elçe ishte festimi i golit nga ana e Sergio Ramos. (6) Historiografia përcakton dy burime, nga është huazuar simboli i shqiponjës prej mbretërive mesjetare : 1. Perandorinë romake, për Europën perëndimore dhe qendrore; 2. Perandorinë Bizantine e dinastisë së Paleologëve të shekullit 15, për ato të Europës lindore. Nisur nga faktet e sipërpërmendura, vërejmë se : Të dhënat historike tregojnë se Shqiponja është simboli i përdorur ndër shekuj prej Peran-


FEJTON

më i Euro-Azi dorive më të fuqishme të historisë së periudhës së vonë të Lashtësisë dhe Mesjetës europiane, por edhe nga mbretër, principata dhe familjet fisnike. Edhe në kohët moderne ka qenë një nga simbolet e lakmuara për të dëshmuar “lidhjet historike”, të popujve europianë me perandoritë e lashta apo si “shprehje e forcës së tyre dhe ndihmës hyjnorë”, në formacionet ushtarake. Ajo që duhet theksuar është fakti se në Europë, shqiponja ka qenë simbol i përdorur nga elitat e pushtetit, të cilat janë frymëzuar nga mitet dhe trashëgimia arkeologjike e lashtësisë. Gjithashtu del në pah se, kjo figurë nuk ka përfaqësuar simbolin kryesor në traditën besimtare dhe kulturore të nënshtetasve të tyre. Nga ky fakt, dalim në përfundim se ky simbol është HUAZUAR nga këto elita. “Me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak (të shqiponjës-shën im) fisnikërisë së mbretërive, që ishin integruar në këtë Perandori shumetnike si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo është arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë pasur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë, ai shfaqet si simbol i Kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit”.(Wikipedia)(7) Në këtë “huazim” të figurës së shqiponjës, ku gabimisht përmënden edhe principatat e Arbërve, përjashtim bëjnë vetëm ato mbretëri, princi-

pata, familje dhe ushtri të bashkësive fisnore dhe popujve, që me simbolin e shqiponjës kanë SHPREHUR KARAKTERIN e tyre KOMBËTAR . Për të kuptuar arsyen e vendit të veçantë që ka patur figura e shqiponjës në historinë europiane dhe veçanërisht tek Shqiptaro- Arbërit, rol vendimtar ka rruga kërkimore që duhet ndjekur dhe në rastin tonë, ajo përfshin tre kushte : 1. Nuk duhet të nisemi nga dokumentet e periudhave mesjetare, si dhe të lashtësisë së vonë (kur flasim për perandorinë romake) siç ndodh shpesh kur flitet për shqiponjën. 2. Nuk duhet parë thjesht si një “shpend i maleve”, por si një figurë simbolike e botëkuptimit të njeriut, e cila ka një zanafillë kohore. 3. Përdorimin e metodës shkencore, e cila përfshin në kërkimin e saj, hapësira pa kufij shtetëror dhe tek popuj që e kanë dëshmuar vijimësinë e mbijetesës së tyre ndër mijëvjeçare, që sot emërtohen “popuj natyrorë”, apo të zhdukur tashmë, dhe duke ndjekur të vetmin shteg të mundshëm - GJUHËN dhe BESIMIN - zanafillor të tyre në Euro-Azi (Europën para-historike mesdhetare). Kur theksoj “gjuhen” dhe “besimin” kam parasysh faktin se të dyja këto burime gjenden të dokumentuara në shumë shkenca të sotme, si në Arkeologji, Etnografi, Mitologji, Histori, Gjuhësi, Folklor, Antropologji, Gjeologji, Psikologji, Gjenealogji, etj. Fakti i përhapjes së këtij simboli në të dyja format (me një apo dy krerë) në shumë Kontinente, dëshmon natyrën

BESIMTARE të përdorimit të figurës së saj. Deri më sot , nga ana e FIFA-s dhe masmedias europiane, nuk është dënuar dhe akuzuar për “simbol politik” asnjë sportist, kur para ndeshjes ose si shenjë falënderimi për fitoren, ka bërë kryqin kristian, me gjithë faktin se ky simbol, ndodhet në shumë flamujt shtetërorë (të Greqisë, Zvicrës, Anglisë, Suedisë etj.) dhe dihen konfliktet e përgjakshme historike të popujve europjane, të periudhës mesjetare dhe moderne, të udhëhequr nga ky simbol, siç ka ndodhur edhe gjatë luftës në Kosovë (5 mars199811 qershor 1999). Për ironi të fatit, jo vetëm vendimmarrësit e FIFA-s, por edhe studiuesit Albanologë, nuk e dinë se : Shqiponja është figura qendrore në ligjërimin biblik të kristianizmit dhe simboli më i lashtë besimtar i Zotit në Euro-Azi. Ajo përmendet nga apostulli i Jezu Krishtit-Simone, i njohur me emrin Shën Pietri ( shk I pK), Papa i parë i Kishës katolike, i cili, sipas dokumenteve shkrimore, fillimisht ka ligjëruar në Iliri, para se të hidhej në bregun perëndimor të Adriatikut. Ai i këshillonte paganët, që të ndiqnin sjelljen e saj: “Në gjueti, shqiponja nuk e humbet dinjitetin e saj. Ajo zbret rrufeshëm nga lartësitë, por jo për të rënë në baltë apo për të qëndruar në tokë. Edhe ne nuk kthehemi drejt mëkatit të një jete të pamoralshme dhe nuk harrojmë se Krijuesi na ka çuar drejt lartësisë “. (2 Pietro 2:20,21). (8) (vazhdon) E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

33


RAJON

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, vizitoi të martën Kosovën

Çështje e brendshme e Kosovës mënyra si e bën ushtrinë Prishtinë - Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka thënë se shteti i tij nuk është i interesuar të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës se si e bën ushtrinë, me ligj apo me ndryshime kushtetuese. Në kuadër të takimit të tij me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Boshkoviq ka thënë se dy shtetet do të vazhdojnë partneritetin dhe se Mali i Zi do të ndihmojë rajonin drejt integrimit në NATO. Në anën tjetër, Berisha ka thënë se kanë diskutuar edhe për Kartën e Adriatikut A5, dhe takimin e ardhshëm për të cilin ka thënë se shpreson që të ketë bisedime për anëtarësimin e Kosovës. Ai e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm partneritetin me Malin e Zi. “Si vendi i parë i rajonit në NATO do të jemi vend avokat për shtetet për-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 25 TETOR 2018

reth. Me shembullin tonë duam të tregojmë se dyert e NATO-s për të gjitha vendet janë të qasshme. Vizita jonë ka për qëllim të tregojmë se Mali i Zi është mik i sinqertë i Kosovës. Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje (për formimin e ushtrisë) dhe presim që në Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i Zi ka hapur derën që t’i ndihmojë vendet tjera për anëtarësim në NATO”, ka thënë Boshkoviq. Ai ka thënë se flamuri i Malit të Zi do të ngrihet si pjesë e NATO-s edhe në Kosovë. Boshkoviq ka komentuar edhe reagimet e Serbisë kur dy pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi i janë bashkuar KFOR-it në Kosovë. Sipas tij, ka qenë reagim emocional nga Serbia, por ka shtuar se Mali i Zi është shtet sovran dhe vendos vetë.

Gjatë vizitës së tij ditën e martë në Prishtinë, ministri Boshkoviq është takuar edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ka vizituar komandën e KFOR-it në Prishtinë, ku ka biseduar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Salvatore Cuoci. Nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi kanë thënë se vizita e ministrit Predrag Boshkoviq në Kosovë ka për qëllim forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve nëpërmjet shkëmbimit të mendimeve mbi temat aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare, që ka synim kontributin e përbashkët në vendosjen e dialogut si mjet kryesor për arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në Ballkanin Perëndimor. (Koha Net/ Kohapress)


SPORT

Synimi i madh i Kosovës

Afrimi i shqiptarëve që po shkëlqejnë në Gjermani Përfaqësuesja e Kosovës po e ka dukshëm më të vështirë që të depërtojë në futbollin e Gjermanisë, përkatësisht që t’i bindë lojtarët më të mirë shqiptarë që zhvillohen e bëjnë karrierë në këtë vend. Dhe numri i tyre nuk është i vogël, madje po shkon duke u rritur vazhdimisht. Po shkon duke u rritur edhe ndikimi i tyre në skuadrat ku bëjnë pjesë Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar rezultate pozitive në ndeshjet e fundit, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke treguar se ka potencial dhe të ardhme të ndritur. Një pjesë e mirë e futbollistëve aktivizohen në klubet e ndryshme evropiane, disa prej të cilëve në kampionatet më të fuqishme. Përfaqësuesja e Kosovës i ka shtrirë tashmë “rrënjët” në futbollin e Zvicrës. Plot tre lojtarë të rritur e të zhvilluar në këtë vend janë në proces që

t’i bashkohen Kosovës: portieri Arijanet Muriq, mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe sulmuesi Shkëlqim Demhasaj. Plot të tjerë tashmë janë në përfaqësuese si Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Idriz Voca. Por Përfaqësuesja e Kosovës po e ka dukshëm më të vështirë që të depërtojë në futbollin e Gjermanisë, përkatësisht që t’i bindë lojtarët më të mirë shqiptarë që zhvillohen e bëjnë karrierë në këtë vend. Dhe numri i tyre nuk është i vogël, madje po

shkon duke u rritur vazhdimisht. Po shkon duke u rritur edhe ndikimi i tyre në skuadrat ku bëjnë pjesë. Njëri prej tyre është futbollisti 20-vjeçar, Florent Muslija, i cili po bën emër shpejt në futbollin gjerman. Dy prej mediumeve kryesore të Gjermanisë, “Bild” dhe “Kicker”, të dielën kanë shkruar për këtë 20-vjeçar të Hannover 96. Ai ka qenë protagonist dhe ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Bundesligës, ku ka shënuar në barazimin 2-2 të Hannoverit ndaj Bayern Leverkusenit, duke ndihmuar kështu skuadrën e tij të marrë një pikë nga kjo përballje. Goli i mesfushorit me prejardhje nga Kosova erdhi nga gjuajta e lirë në minutën e 25-të. Muslija për Hannoverin në Bundesligë ka debutuar ndaj Eintracht Frankfurtit, ku kishte arritur të shënojë golin e vetëm në humbjen 1-4. Kurse ndaj Leverkusenit ishte hera e parë që luajti nga fillimi. Dy ndeshje, dy gola, jo keq për talentin e së ardhmes. Florent Muslija është aktualisht pjesë e Përfaqësueses së Gjermanisë U21 dhe kjo shihet si një pengesë për t’u aktivizuar me përfaqësuesen e Kosovës në të ardhmen. E ENJTE, 25 TETOR 2018

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.