Koha 838

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 nëntor 2018 Viti XVll Numër 838 Çmimi 0,50

Kontribut për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij ISSN 1800-5696

Imamët që injorojnë vlerat kombëtare janë mëkatarë!...

Krijues me shqisë të veçantë të perceptimit dhe vrojtimit


PËRMBAJTJE

8

10 Interneti nuk e ka ndihmuar demokracinë

Papërgjegjësi politike ndaj vendit dhe rajonit

12

16 “Scripta manent”, por edhe “ajo që nuk u shkrua nuk ndodhi”

Liri e kohës së shkuar

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018


PËRMBAJTJE

18

22 Një botë artistike, e krijuar mrekullisht

“Kiem Holijanda” merr çmim në Dukoh të Irakut

24

26 Princesha Albionë

Atdhedashuria dhe humanizmi në të mirë të vendlindjes KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 1 nëntor 2018 Viti XVll Numër 838 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Kontribut për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Imamët që injorojnë vlerat kombëtare janë mëkatarë!...

Krijues me shqisë të veçantë të perceptimit dhe vrojtimit

mëkatarë!... kombëtare janë injorojnë vlerat Imamët që

dhe vrojtimit perceptimit veçantë të shqisë të Krijues me

së tij dhe epokës Skënderbeut figurës së ndriçimin e Kontribut për

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi

Kërkohet koordinim më i madh i partive shqiptare Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ka takuar të mërkurën e kaluar përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë në Mal të Zi. Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj ka thënë se me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve kanë zhvilluar një bisedë shumë të frytshme dhe që këtë do ta vazhdojnë edhe në një takim në Prishtinë. Sipas deklaratës për shtyp të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj më tej ka thënë se shumica e këtyre partive janë të vetëdijshme për sfidat që kanë, por që në një dialog të vazhdueshëm do të bisedohet dhe në këtë mënyrë do të gjenden zgjidh-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

je për të gjitha temat e tyre me interes. “Në këtë dialog duhet të jemi të përfshirë të gjithë, Qeveria, por edhe Podgorica zyrtare”, ka theksuar Haradinaj, duke shtuar se Kosova ka një falënderim të madh për Qeverinë e Malit të Zi, për një votë pro për Kosovën në planin ndërkombëtar. Kryeministri Haradinaj ka thënë se është me rëndësi të madhe, që në Mal të Zi, është një zë i artikuluar i shqiptarëve të këtushëm, duke shtuar se nëse ka dallime në këtë artikulim të qëndrimeve, është më vështirë të arrihen qëllimet. Kryeministri Haradinaj i ka porositur të gjitha partitë politike shqiptare në Mal të Zi që të ulen në një tavolinë

për bisedime të ndërsjella për tema të ndryshme, pa marrë parasysh përkatësinë partiake që kanë, sepse shumë tema do të gjenin zgjidhje sikur të kishte pasur një koordinim më të madh. Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në Konferencën për ekonomi, në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila është mbajtur në Budvë, kryeministri i Republikës së Kosovës është takuar edhe me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministrin Dushko Markoviq dhe me zyrtarë të vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë konferencë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, për kishën në majën e Rumisë

Objekti i paligjshëm, duhet të mënjanohet Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se objekti në majën e malit të Rumisë, të cilin e ka vendosur Mitropolia Malazeze-Bregdetare e Kishës Ortodokse Serbe duhet të mënjanohet pasi që është jolegal. Ai e ka bërë këtë deklaratë pas orës së kryeministrit, të mbajtur të mërkurën e kaluar në Kuvendin e Malit të Zi. Markoviq ka vlerësuar si të pashembullt dhe të panevojshme që Mitropolia Malazeze-Bregdetare ndërton në mënyrë joligjore objektet fetare kudo qoftë kjo – në Rumi ose në territoret tjera të Malit të Zi.

“Ashtu siç për çdo qytetar vlejnë dokumentet planifikuese dhe procedurat që përmbajnë këto dokumente planifikuese, kjo duhet të vlejë edhe për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare. Përcaktimi i tyre shpirtëror dhe shenjtëror nuk mund të jetë arsye e as fakt që t’i lirojë nga zbatimi i ligjit”, ka thënë ndër të tjera ai. Kryeministri i Malit të Zi nuk ka saktësuar se kur mund të pritet heqja e kishës në majën e Rumisë, por ka thënë se do të vlerësohet kur të krijohen kushtet dhe se në këtë aspekt nuk ka dallime ndërmjet cilitdo objekt jolegal. (Kohapress)

Reagim i SHB “Rumia” dhe i disa shoqatave dhe intelektualëve të pavarur Ulqin – Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” ka reaguar ndaj punimeve për ndërtimin e kishës në majën e Rumisë nga Kisha Ortodokse Serbe. Në deklaratën për media të kësaj shoqate thuhet se me vetë vendosjen e objektit prej hekuri me desantin në majën e Rumisë, janë prishur marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërnacionale në trevën e Ulqinit dhe Tivarit, si dhe në tërë Malit të Zi. “Ne dëshirojmë që Rumia të ruhet si e mirë kulturore e të gjithëve, që të respektohet ky mal i shenjtë, që atje të zhvillohen lojërat popullore, dhe që si shoqatë bjeshkatare moderne të kujdesemi për ruajtjen e natyrës, valorizimin e saj për qëllime turistike etj.”, thekson ndër të tjera deklarata. Kjo shoqatë pret që më në fund shteti të ndërmarrë hapa në respektimin e ligjit. “Presim që organet shtetërore, të cilat janë në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE, të ndërmarrin në këtë rast dhe në çdo rast tjetër, hapa konkretë, që promovojnë vlerat evropiane”, thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se në qoftë se edhe kësaj radhe nuk ndërmerret asgjë, atëherë kjo lë të kuptohet se për qëllime politike u shkon përshtat prishja e marrëdhënieve ndërfetare dhe tensionet e vazhdueshme. Deklarata e SHB “Rumia” është mbështetur edhe nga Grupi i monitorimit “MogUl”, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Instituti “IDEA”, Shoqata e Gruas “Anima” dhe një grup i intelektualëve të pavarur. (Kohapress) E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Imamët që injorojnë vl kombëtare janë mëkat Qani Osmani

krejtësishtë i pavarur në mesin e besimtarëve, dhe jo si një trup me një qëndrim unifikues zyrtar. Megjithatë, vlen të thuhet se pjesa më e madhe e juaja vazhdon të ndjekë vi-

jën e interpretimit tradicional të fesë islame në shoqërinë tonë, e cila ishte dhe është bashkuese për të gjitha shtresat e besimtarëve tanë. Fatkeqësishtë, duhet cekur se në radhët tuaja

(Për të larguar çdo keqkuptim, që në fillim po deklaroj hapur besimin tim islam dhe gjithë respektin që kam për të gjitha besimet e tjera, në veçanti për besimet që ka përqafuar populli im...) Imami shqiptar i cili sot i prin një grupi të besimtarëve, në rrethin e vet ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ai duhet të jetë vigjilent dhe përgjegjës për fjalën e tij publike dhe i vetëdijshëm për rrugën të cilën e ndjek në interpretimin e mësimeve fetare. Pozicioni ynë gjeografik dhe gjeopolitik kërkon nga ne një qasje të matur, të balancuar dhe shumë mirë të studiuar. Rreshtimi pas shkollave dhe orientimeve të jashtme, dhe pasimi i tyre sipas modelit copy-paste, është qartësisht i dëmshëm si për fenë të cilës i takojmë, ashtu edhe për kombin dhe të armen e qytetarëve shqiptarë. Në qoftë se bëjmë një vështrim të shkurtër përgjatë dekadave të fundit që po lëmë pas, shihet se krahas sukseseve në misionin tuaj si imam, një pjesë e juaja ka bërë edhe disa gabime dhe lëshime të cilat nuk do të duhej të ishin pjesë e punës tuaj. Fakti që vërehet është se në mes jush nuk ka ekzistuar një unitet i duhur për të pasur qëndrime dhe udhëzime të përbashkëta fetare të mësimeve fetare islame. Prandaj, si rezultat i këtij moskoordinimi kyç, në mesin e besimtarëve islamë të rëndomtë është krijuar një laramani e paqenë më herët. Këtë e dëshmon fakti se sot në shumë foltore-xhami mund të hasësh në dy e tri forma të ndryshme të rreshtimit në namaz, pastaj të lëvizjeve dhe të pozicionimit të çakorduar të besimtarëve. Si imamë (hoxhë), një pjesë e juaj ka marrë guximin që të veprojë

6

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


lerat tarë!... ka munguar edhe vigjilenca në kohë se ku mund të përfundojnë këto divergjenca të predikimit fetar dhe se cili mund të jetë epilogu i tyre. Është evidente se një pjesë e juaj me dhe

VËSHTRIM & OPINION

Është mëkat dhe veprim i pafalshëm për ne dhe fëmijët tanë, që vlerat tona fetare sot t’i përziejmë me fraksione dhe lëvizje politike e fetare të jashtme, të cilat atje ku kanë lindur dhe janë aktive, deri më sot historikisht janë treguar dhe dëshmuar si të dëmshme dhe me përmasa katastrofale për besimtarët dhe qytetarët e tyre

pa vetëdije keni rënë nën ndikimin e individëve dhe shkollave të jashtme të cilat në asnjë mënyrë nuk përputhen me interesin e besimtarëve dhe qytetarëve tanë. Populli shqiptar i besimit islam, si në të kaluarën ashtu edhe sot ka nevojë për ndihmën e të tjerëve dhe për miq të jashtëm, por kuptohet se asnjëherë nuk do të na bëjë nder një dorë ndihmëse e cila na dëmton dhe na godet në ecjen dhe në orientimin tonë kombëtar. Falëndëroj Zotin për kohën që më ka dhënë të jem pjesë e studiuesve të Kurhanit dhe të Biblës dhe të mundohem të jap një mendim me plot kompetencë lidhur me bastardimin e gjuhës shqipe që i bëjnë një numër enorm i imamëve (hoxhallarëve). E them me përgjegjësi të plotë se në asnjë rreshtë të Kurhanit të Madhërishëm, që e përbëjnë 114 kaptina, nuk thuhet se Kurhani është përkthyer në gjuhën shqipe që t’u mundësojë shqiptarëve të kuptojnë arabishten... Logjika më e thjeshtë njerëzore e thotë se Kurhani është përkthyer që shqiptarët ta kuptojnë Fjalën e Zotit!... Po në cilën gjuhë bindet njeriu, ose në cilën gjuhë e kupton më mirë njeriu fjalën e bukur të Krijuesit!...E kundërta e kësaj, ajo që bëjnë disa imamë, si nëpër foltore, si në mjetet publike të informimit, duke folur gjysmë për gjysmë (nga që duket që nuk e njohin mirë gjuhën shqipe, e rëndojnë fjalën e Zotit, e bëjnë të pakuptueshme për besimtarët dhe me këtë bëjnë mëkat!... Imamëve të këtij lloji dëshiroj t’u ju themi respektoni gjuhën që u mundësoi të njihni Krijuesin, ndryshe do të përgjigjeni para Tij për çdo person që largohet nga radhët tuaja për shkak të rëndimit që i bëni Fesë Islame... Askush nuk ua merr të drejtën të hapni kurse gjuhësore për mësimin e arabishtes, por askush nuk ua lejon të shpërdoroni pozitat tuaja për të shpërbërë gjuhën amtare!... Është fakt i pamohueshëm se një pjesë e imamëve nuk ishte dhe fat-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

keqësisht ende vazhdon të mbetet e pavetëdijshme për dëmin e ndarjes së islamit nga tradita dhe kultura e vendit nga ku një pjesë e juaj jeni edukuar dhe arsimuar. Ende ka të tillë nga ju që besojnë se fetvat, dekretet fetare të dijetarëve myslimanë mbi rregullimin e jetës sociale të shoqërive myslimane, të nxjerra shekuj më herët, mund të aplikohen plotësisht edhe sot, dhe aq më keq i konsideroni si të pazëvendësueshme. Imamët e këtillë duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se vetëm teksti i Kurhanit-urtexti i tij, është i shenjtë, ndërsa në asnjë mënyrë jo edhe mendimi i cilitdo dijetari mbi të. Në dekadat e kaluara e deri më sot nuk keni arritur të bëni as seleksionimin e literaturës fetare, e cila u është servuar nga autorët e ndryshëm, e përpiluar dhe e shkruar në emër të mësimeve fetare, me tendenca dhe ngjyrime politike dhe ideologjike, për t’u shërbyer kauzave lokale dhe gjeopolitike të vendeve ku autorët jetojnë dhe veprojnë. Një literaturë kjo, e cila asgjë nuk ka të bëjë me rrethanat tona sociale, politike dhe fetare. Ne duhet të punojmë që të jemi vetvetja jonë, dhe për asnjë çmim të mos vëmë në rrezik interesin tonë kombëtar, duke u ndikuar nga të tjerët në emër të interpretimeve të veçanta të fesë. Është mëkat dhe veprim i pafalshëm për ne dhe fëmijët tanë, që vlerat tona fetare sot, t’i përziejmë me fraksione dhe lëvizje politike fetare të jashtme, të cilat atje ku kanë lindur dhe janë aktive, deri më sot historikisht janë treguar dhe dëshmuar si të dëmshme dhe me përmasa katastrofale për besimtarët dhe qytetarët e tyre. Në vend të kësaj është më se e nevojshme që të përqendrohemi në vlera fetare mbi etikën dhe moralin, respektin dhe dashurin për njëri-tjetrin, mbi elementet që na bashkojnë e na forcojnë si shoqëri, komb dhe shtet.

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Conversation: Dështimi i madh

Interneti nuk e ka nd Vështirë se kalon ndonjë javë pa njoftime për një shkelje tjetër të të dhënave, nga ana e një korporate të madhe që prek miliona njerëz, të quajtur Facebook. Në vitin 2016, çështja u bë politike, me dëshmitë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, dhe spektrin e kontrollit të huaj mbi opinionin publik.

Robert Diab

Ligjvënësit amerikanë i bënë thirrje drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut, të paraqitet në një seancë dëgjimore në Kongres, por diskutimi u përqendrua kryesisht tek privatësia dhe të dhënat personale. Ne kemi ende nevojë të arrijmë të kuptojmë shkallën e kontrollit të platformave kryesore mbi diskursin politik, dhe çfarë do të thotë kjo për demokracinë. Një libër i ri mbi ekonominë e vëmendjes në internet, na nxit ta bëjmë këtë. Ai tregon se gjithnjë e më shumë diskursi ynë publik po shpaloset brenda një grupimi të vogël uebsajtesh, që kontrollohen nga disa uebsajte më të paktë në

8

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

numër, kryesisht të parregulluara dhe të orientuara drejt përfitimit, sesa nga interesi publik. Në librin e botuar kohët e fundit, “Kurthi i internetit: Si ekonomia digjitale po ndërton monopolet, dhe minon demokracinë”, profesori Matthew Hindman sugjeron se teksa po hyjmë në dekadën e tretë të internetit, forcat e tregut drejtojnë shumicën e qarkullimit dhe fitimit, për një grupim jashtëzakonisht të vogël platformash, pa asnjë ndryshim në horizont. Përfundimet e Hindmanit hedhin poshtë një pamje më të hershme të internetit, si një mjet për një angazhim më të gjerë qytetar, dhe për një demokraci më të shëndetshme – një pikëpamje e lidhur dukshëm me studiuesin Yochai Benkler të Universitetit të Harvardit. Në librin e tij “Pasuria e Rrjeteve”, Benkler vuri në dukje se në epokën industriale mund të arrihej një audiencë më e gjerë, duke kryer “investime gjithnjë e më të mëdha në kapitalin fizik” –

si për shembull tek telegrafi, shtypshkronjat, transmetuesit radiofonikë dhe televizivë – monopoli i korporatave mbi diskursin publik. Por, me rrjetet digjitale, që i mundësojnë cilitdo të ketë qasje tek miliona njerëz pa gati asnjë lloj kostoje, sfera publike ishte e sigurt se do të bëhej më e arritshme, e larmishme dhe e fuqishme. Edhe shumë të tjerë ishin po aq optimistë. Në librin “Këtu vjen çdokush” në vitin 2008, Clay Shirky e pa terrenin e ri si një nxitës të një “amatorizmi masiv” të angazhimit kulturor dhe politik, ndërsa profesori i gazetarisë amerikane, Jay Rosen, kishte parashikuar një “prodhim cilësor të lajmeve” me një kosto afër zeros. Megjithatë, siç shkroi Hindman në vitin 2008 në librin “Miti i demokracisë digjitale”, blogosfera nuk solli një shpërndarje të madhe të vëmendjes, apo një rritje të madhe në diversitetin e audiencës. Në fund të dekadës, lajmet dhe organizatat politike në internet mbetën të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dihmuar demokracinë

përqendruara. James Webster, e konfirmoi këtë pikëpamje në librin “Marketingu i vëmendjes” i vitit 2014, duke treguar se diversiteti dhe polarizimi më i madh në internet ishin pretendime “të ekzagjeruara”. Në librin “Kurthi i internetit”, Hindman gjeti se ndërsa rrjeti e bën më të ulët koston bazë të komunikimit masiv, kostoja e ndërtimit dhe mbajtja e një audience të madhe mbetet e lartë. Duke studiuar rritjen e platformave si Google dhe Amazon, Hindman zbuloi se faqet më të njohura të rrjetit e ndërtuan dhe ruajtën audiencën e tyre, duke shfrytëzuar “një mori modelesh ekonomike të shkallës”, që shkojnë përtej efekteve të rrjetit. Këto faqe të njohura kanë stafet dhe burimet e duhura, për të siguruar që faqet e tyre “të ngarkohen më shpejt”, “të jenë më të bukura, dhe më të përdorshme”, dhe “që të kenë më shpesh shumë përmbajtje të përditshme”. Përdoruesit e tyre janë “më të praktikuar që të lundrojnë” në

adresat e tyre dhe të kthehen aty më shpesh, duke rritur renditjen dhe të ardhurat e tyre nga reklamat. Ne shpesh supozojmë se gazetat e vogla “kanë një problem me të ardhurat, dhe jo një problem të lexushmërisë”. Hindman tregon se ato vuajnë nga të dyja. Duke studiuar rreth 250 mijë përdorues të “100 tregjeve më të mëdha mediatike lokale” në Shtetet e Bashkuara, ai zbuloi se uebsajtet e lajmeve lokale përmbajnë afërsisht një të gjashtën e trafikut të lajmeve dhe “0.5 për qind të trafikut në përgjithësi”. Lojtarët më të vegjël në internet janë duke u bërë gjithnjë e më tepër periferikë për diskursin politik kryesor. Hindman i këshillon ata të ndërtojnë faqe më të shpejta për t’u hapur dhe me materiale më të freskëta. Por, gjetjet e tij sugjerojnë se kjo nuk mund të jetë aq e thjeshtë. Puna e Hindmanit flet për një të ardhme ku disa vende ushtrojnë një ndikim të jashtëm mbi debatin publik, duke ngritur një mori shqetësimesh.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Ndërhyrja ruse në një tjetër proces të madh zgjedhor, duke hakeruar një platformë jashtëzakonisht popullore si Facebook-u, është padyshim një prej tyre. Më e rëndësishmja, siç e vë në dukje historiani britanik Mark Mazower, statusi gati monopol në lidhje me vëmendjen online nga Facebook dhe platforma të tjera të mëdha, kërcënon demokracinë duke e kufizuar diskursin në termat e “fitimeve, dhe jo politikës”. Portalet e mëdha, inkurajojnë “kënaqësinë e menjëhershme, kur demokracia presupozon një kapacitet për zhgënjim dhe durim”. Siç shkruan Mazower:”Populizmi është gjendja natyrore e politikës demokratike në kohën e Twitter-it”. Nëse “fotografia” jonë e internetit, si një mjet për fuqizimin e qytetarëve është kryesisht një mirazh, është koha që ne të vendosim rregull tek faqet dominuese në një mënyrë më efektive, që ato t’i shërbejnë realisht interesit publik. /Burimi: The Conversation. E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Korrigjimi kozmetik i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (1)

Papërgjegjësi politik ndaj vendit dhe rajo Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi

Korrigjimi i kufijve apo ndryshimi i tyre, përmendet shumë kohëve të fundit në media të ndryshme dhe në qarqet politike. Shumë më e rëndësishme është ajo se çka duhet të arrihet me ndryshimin e kufijve dhe çka mund të shkaktojë kjo gjë në vendet e prekura dhe për rajonin. Në rastin konkret, korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë është i pamundur dhe pothuajse një aventurë e rrezikshme e cila në vend që të qetësojë gjendjen, mund të destabilizojë rajonin. Pala e cila del humbëse në këtë rast është pala kosovare, sepse humbja e veriut do të thotë humbje e pasurisë nacionale me rëndësi vitale zhvillimore dhe ekzistenciale për shtetin e Kosovës. Humbja e veriut do të thotë edhe rrezikim i funksionimit të shtetit. Aty janë pasuritë minerale dhe ujore pa të cilat Kosova nuk ka një ardhmëri të ndritshme. Si do të ndahen këto pasuri?! Serbia po ashtu nuk fiton gjë me bashkëngjitjen e veriut sepse rrezikon copëzimin e territorit të vet. Nëse serbët kanë të drejtë të ndahen, pse popujt e tjerë nuk e kanë këte të drejtë? Veriu i Kosovës dhe jugu i Serbisë janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin dhe Serbia duhet ta zgjedhë njërin. Jugu i Serbisë është shumë më i rëndësishëm për Serbinë pasi nëpër atë pjesë kalon autostrada dhe nëse e humbasin Luginën e Moravës e

10

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

të Vardarit, ata kanë për të humbur pjesën më strategjike. Pra, siç shihet, një shkëmbim nuk ka kuptim dhe asnjëra palë nuk ka përfitim nga kjo histori. Edhe pas kaq viteve çlirim, Kosova ka probleme me funksionimin e ligjit dhe shtetit. Shqiptarët që jetojnë në territoret e Preshevës dhe Bujanocit, për të cilat pretendohet se do t’i bashkëngjiten Kosovës, nuk e di sa do të ishin të lumtur të jetojnë në një shtet ku papunësia ka një shkallë të lartë, ndërsa korrupsioni lulëzon. Presidenti i Kosovës së pari duhet të luftojë korrupsionin, të hapë vende të reja pune duke favorizuar investitorët e huaj dhe duke krijuar kushte të volitshme për integrimin e pakicës serbe në shoqërinë kosovare. Serbët nuk mund t’i integrojë në shoqërinë kosovare duke iu dhuruar traktor apo duke u bërë ndonjë favor tjetër. Shumë pak është punuar në tejkalimin e armiqësive midis të dy popujve. Për këtë fajtore është udhëheqësia e dy shteteve. Armiqësia nuk duhet të zgjasë deri në pakufi, por duhet gjetur mënyra që të ndërtohen ura bashkëpunimi midis të dy popujve. A është e vështirë? Sigurisht që po. A ka mundësi? Ka. Duhet vetëm vullneti i mirë dhe i sinqertë. Korrigjimi kozmetik i kufijve nuk është në favor të çështjes në fjalë. Kemi shumë shembuj në botë ku kufijtë kanë lëvizur, por nuk kemi asnjë rast ku armiqësia është ndërprerë për shkak se janë luajtur kufijtë apo është bërë ndërrimi i popullsisë. Nga ana tjetër, probleme të natyrës së këtillë nuk kanë vetëm serbët dhe kosovarët, por i gjithë Ballkani, Evropa dhe më gjerë. Kosova është një projekt perëndimor, që vazhdimisht është ndihmuar dhe monitoruar, por reformat duhet t’i bëjë spektri politik kosovar, i cili duhet të drejtojë vendin

drejt zhvillimit dhe prosperitetit. Problemet me Serbinë duhet të zgjidhen hap pas hapi dhe me pragmatizëm dhe jo me qasje aventureske dhe joserioze. Prishtina zyrtare duhet të ketë qasje aktive ndaj Luginës së Preshevës, por kurrsesi të lëshohet në aventurë për ndërrim territoresh. Qeveria e Kosovës është dashur të përfshijë të paktën të drejtat e shqiptarëve në Serbi si një nga parakushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ashtu siç vepron Serbia me pakicën serbe në veri. Për fat të keq, Serbia ka një qasje shumë negative dhe aspak të sinqertë ndaj çështjes së Kosovës. Ajo nuk i sheh gabimet e politikës së vet në të kaluarën, por para opinionit kombëtar dhe atij ndërkombëtar, paraqitet si viktimë e një historie të komplotit perëndimor ndaj saj. Shihet qartë se qëllimi i Serbisë nuk janë serbët apo populli që jeton atje, por territori. Kjo teori nuk ndryshon nga ajo e Millosheviqit, përveçse këtu përdoren metoda të tjera. Kjo qasje e Serbisë nuk mbështetet nga asnjë shtet ligjor demokratik në botë, prandaj pse duhet lëshuar pe dhe kapitulluar para një politike në thelb shoviniste. Integriteti territorial siç është krijuar sot ka një rëndësi të veçantë

Kemi shumë shembuj në botë ku kufijtë kanë lëvizur, por në asnjë rast armiqësia nuk është ndërprerë për shkak se janë luajtur kufijtë apo është bërë ndërrimi i popullsisë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ke onit për stabilitetin e gjithë rajonit, atëherë pse duhet futur në aventura të reja? Për Kosovën është gabim i madh që të pranojë copëtimin e vendit si zgjidhje të ngërçit me Serbinë. Çdo shtet normal është për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por pa prekur kufijtë. Prandaj, pse duhet hapur një temë ku Kosova nuk ka interes? Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e ka kontestuar idenë e korrigjimit të kufijve si të keqe, duke u shprehur se “në përgjithësi është një politikë e papërgjegjshme”. Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha shtetet e botës si dhe pesë shtete të BE-së, por nëse shikohet se cilat shtete e përkrahin Kosovën dhe cilat Serbinë, atëherë shihet dallimi në mes të këtyre dy botërave. Cili serb normal do të kishte dëshirë të jetonte në ato shtete që sot politikisht janë “përkrahës” të Serbisë? Asnjëri! Prandaj, pse Kosova duhet të shqetësohet dhe të bëjë kompromise të cilat mund të rrezikojnë përkrahjen e këtyre shteteve, pa ndihmën e të cilëve nuk do ta kishte pavarësinë? A thua serbët do të bënin kompromise me kosovarët sikur të kishin përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së? Kurrë! Kosova deri në pavarësi ka kaluar nëpër disa etapa. Çështja e saj është një “sui generis” dhe këtë e dinë shumë mirë edhe politikanët serbë, të cilët edhe përkundër kësaj mundohen që aktin e shpalljes së pavarësisë ta paraqesin si të „njëanshëm”. Përgjigjen e ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara. Frika nga një konflikt i ngrirë nuk është justifikim për marrjen e vendimeve të gabuara, për të cilat duhet flijuar e ardhmja e vendit. Me Serbinë duhet përpjekur për të arritur mar-

Prishtina zyrtare duhet të ketë qasje aktive ndaj Luginës së Preshevës, por kurrsesi të lëshohet në aventurë për ndërrim territoresh. Qeveria e Kosovës është dashur të përfshijë të paktën të drejtat e shqiptarëve në Serbi si një nga parakushtet për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, ashtu siç vepron Serbia me pakicën serbe në veri

rëveshje të qëndrueshme, por nuk duhet patur iluzione se marrëdhëniet do të ndryshojnë brenda natës. Konflikti shqiptaro-serb është i vjetër dhe ka të bëjë me mbizotërim territoresh. Pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane, shqiptarët humbën territor, kurse serbët fituan. Themelimi i Serbisë ishte një padrejtësi e rëndë për popullsinë vendase shqiptare, sepse filluan shpërnguljet dhe dëbimi i shqiptarëve nga Serbia. Fshatra të tërë u zbrazën në rrethinat e Nishit dhe banorët e tyre u vendosën në Kosovë, ndërsa shqiptarët e besimit mysliman në Sanxhak u asimiluan. Duhet investuar shumë energji që kjo gjendje armiqësore të tejkalohet dhe të kthehet besimi në mes të dy popujve. Politika serbe është e pasinqertë kur thotë se duhet gjetur zgjidhje për Kosovën, ndërsa në anën tjetër “ne kurrë nuk kemi për ta njohur Kosovën”. Në mediat serbe, fjala “Kosovë” shoqërohet çdoherë me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Në opinionin serb është ngulitur mendimi se shqiptarët dhe Perëndimi janë fajtorët kryesorë për “vuajtjet dhe vështirësitë” e popullit serb. Asnjë fjalë penduese për politikën e gabuar serbe ndaj shqiptarëve, asnjë shkëputje nga e kaluara. E gjithë kjo tregon se bëhet fjalë për interesa politike me kahje në drejtimin e ideologjive etno-nacionaliste. Nomenklatura politike kosovare, dështimet e veta në politikë, në bisedime dhe udhëheqje i zëvendëson me shkathtësinë për t’u pasuruar, duke lënë prapa një shtet të korruptuar dhe jofunksional. Për të ruajtur pozitat e veta është në gjendje të bëjë çfarëdo kompromisi përtac, i cili shtetit të Kosovës mund t’i kushtojë shumë. Spektri politik shqiptar përfitoi nga kjo gjendje e tendosur me Serbinë për të maskuar paaftësinë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe keqpërdorimet e tij, por u tregua i paaftë për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratik. Një marrëveshje eventuale do t’i zgjasë jetën kësaj klase politike, por nuk do të zgjidhë problemin në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Me ndërrimin e territorit nuk do të thotë se serbët nuk do jetojnë kurrë në Kosovë apo shqiptarët në Serbi. Përkundrazi, lëvizjet e popullsisë nga një territor në tjetrin janë të përhershme dhe të pashmangshme. Kjo do thotë se askund në botë nuk kemi shtete të pastra nacionale dhe nuk do të ketë. Aty ku nuk ka popuj të përzier, diçka nuk është në rregull. Ndërrimi i territoreve nuk do të thotë edhe zgjidhja e problemeve. Përkundrazi, ky do të ishte një proces i gjatë dhe i mundimshëm, luftë për çdo centimetër tokë. Kosova nuk guxon t’i hyjë një aventure të këtillë sepse rrezikon shumë dhe nuk fiton asgjë. Nga ana tjetër, ideja e ndarjes së Kosovës nuk është e re dhe nuk është shqiptare, por e qarqeve nacionaliste serbe. Atë e kanë përmendur herë pas here edhe akademikë, por edhe politikanë radikalë serbë. Atë e ka në mendje edhe Vuçiqi kur thotë se “nuk bën që shqiptarët t’i fitojnë të gjitha, kurse serbët asgjë”. Prapa kësaj fjalie kuptojmë se presidenti serb është i interesuar për territor dhe jo për të drejtat e serbëve në Kosovë. Ai shprehet se “nuk u besoj atyre (shqiptarëve), as atyre që i mbrojnë”, kurse nga ana tjetër është i vendosur në perspektiven evropiane të Serbisë. A nuk është kjo një hipokrizi? Bashkimi Evropian nuk është dhe nuk mund të jetë një Bashkim i shteteve shoviniste apo nacionaliste, por një bashkim i popujve të lirë të Evropës. Në këtë frymë edhe duhet zgjidhur konflikti në mes Serbisë dhe Kosovës. (vijon) E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Liri e kohës s

Astrit Lulushi

Liria është gjëja më e mirë që bota ka njohur ndonjëherë. Por shpesh ajo trajtohet si modë, lihet mënjanë në favor të gjërave që duken më të rëndësishme. Shumica, p.sh.,

12

pëlqejnë fjalën e lirë vetëm kur ajo është e lirë, dhe heshtin kur disa flasin me oratori se si të kthejnë vlerat e modës së vjetër. Harrojnë se që të kthehesh prapa është si

të kthehesh në ferr me tiranë, kur liria dergjej, si i plagosuri i strehuar në shtëpinë e miqve të vet për të mos rënë në duart e fanatikëve. Ta ndalosh tjetrin për të bërë një gjë

Fjala autokraci nga shumë fjalorë përcaktohet si bigmanizëm, despotizëm, diktaturë, tirani - të gjitha të njohura, ndërsa shumë të tjerëve u kujtojnë sundimin primitiv të pak dekadave më parë që provoi se socializmi, në fakt, nuk është aspak ideologji, por një metodë për të konsoliduar dhe kontrolluar njerëzit, pasuritë e tyre dhe të të gjithë vendit

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

së shkuar

është ta bësh të mos e heqë kurrë nga mendja, thotë Michel De Montaigne. Tirani kur ikën, gjithnjë lë pas birin e tij, autokratin e sotëm, i cili përdor të njëjtën formë qeverisëse, ku fuqia e pakufizuar mbahet nga një individ i vetëm. Fjala autokraci nga shumë fjalorë përcaktohet si bigmanizëm, despotizëm, diktaturë, tirani - të gjitha të njohura, ndërsa shumë të tjerëve u kujtojnë sundimin primitiv të pak dekadave më parë që provoi se socializmi, në fakt, nuk është as-

Kështu mund të kuptohet pse paradoksi i njerëzve super të pasur që promovojnë socializmin nuk është aspak paradoksal. Socializmi, nuk është, siç pretendon, lëvizje e masave të shtypura, por lëvizje e elitës ekonomike. Kështu ishte më 1944, më 1990, kështu vazhdon të jetë sot

pak ideologji, por një metodë për të konsoliduar dhe kontrolluar njerëzit, pasuritë e tyre dhe të të gjithë vendit. Kështu mund të kuptohet pse paradoksi i njerëzve super të pasur që promovojnë socializmin nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

është aspak paradoksal. Socializmi nuk është, siç pretendon, lëvizje e masave të shtypura, por lëvizje e elitës ekonomike. Kështu ishte më 1944, më 1990, kështu vazhdon të jetë edhe sot. E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Në Ulqin u shënua Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut me përurimin e katër botimeve

Kontribut për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij “Materialet që do të shikoni, materialet e tjera që presim të botojmë, materialet që presim t’i sjellim nga arkivat e Raguzës, Venedikut, Romës, janë mijëra dosje të cilat do të japin një pasqyrë shumë më të gjerë se deri sot për atë që dimë, për atë periudhë mesjetare”, ka thënë rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Marenglen Verli, duke nënvizuar se meriton që të bëjmë më të mirën për atë periudhë historike dhe për Skënderbeun, heroin e kombit tonë Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike – Tiranë shënuan Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut me përurimin e katër botimeve, pjesë e kolanës që ASA ka botuar gjatë këtij viti për Skënderbeun dhe epokën e tij. Në këtë kuadër, të premten mbrëma, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, janë përuruar librat: “Studime për Skënderbeun”, me autor Aleks Budën, i cili është përgatitur për botim nga vajza e tij Tatjana Buda – Haxhimihali; “Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë Mesjetare (Kontribute për gjeografinë historike dhe mesjetën shqiptare)”, i historianit çek Konstantin Jireçek, i cili është përkthyer dhe përgatitur për botim nga Prof. asoc. dr. Edmond Malaj; monografia “Balshajt - Lufta e Principatës së Balshajve dhe sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikut në 20 vjetët e parë të shek.

14

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

XV”, i historianes dr. Pranvera Bogdani; dhe “Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431”, i cili është përgatitur për botim nga Dr. Eduart Caka. Në fjalën përshëndetëse, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik prof. dr. Marenglen Verli ka folur për veprimtarinë e këtij institucioni shkencor për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Ai është përqendruar sidomos te veprimtaria botuese. “Veprimtaria jonë botuese e këtij viti llogaritet të shkojë deri në 50 tituj”, është shprehur ai, duke sqaruar se rreth 15 botime do të jenë për Skënderbeun, kurse deri në fund të vitit që vjen planifikohet të botohen 30 libra për heroin tonë kombëtar dhe epokën e tij. Verli ka treguar se kemi të bëjmë me monografi, përmbledhje artikujsh të veçantë, studime të të huajve, materiale dokumentare etj.

“Materialet që do të shikoni, materialet e tjera që presim të botojmë, materialet që presim t’i sjellim nga arkivat e Raguzës, Venedikut, Romës, janë mijëra dosje të cilat do të japin një pasqyrë shumë më të gjerë se deri sot për atë që dimë, për atë periudhë mesjetare”, ka theksuar ai, duke shtuar se meriton që të bëjmë më të mirën për atë periudhë historike dhe për Skënderbeun, atë hero të popullit dhe kombit tonë. Autorja e monografisë “Balshajt - Lufta e Principatës së Balshajve dhe sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikut në 20 vjetët e parë të shek. XV”, dr. Pranvera Bogdani, është përqendruar në lidhjet e qytetit të Ulqinit me Principatën e Balshajve. Sipas saj, Ulqini ka qenë një ndër qytetet më të rëndësishme të Principatës së Balshajve. “Ulqini pati peshën e vet në formimin e Principatës së Balshajve”, ka thënë


KULTURË

Bogdani, duke nënvizuar se Shteti i Balshajve në mesjetë ishte shteti më i madh feudal shqiptar. Ajo ka thënë se Ulqini ishte një qytet që në mesjetë impononte vërtet respekt për mënyrën e organizimit të jetës së vet dhe tregtisë. “Principata e Balshajve mori fund kur e humbi Ulqinin. Me humbjen e Ulqinit marrin fund formacionet feudale mesjetare të Shqipërisë së Veriut”, ka thënë Bogdani, e cila ka treguar se është hera e dytë që vjen në Ulqin, të cilin për të parën herë e kishte parë gjatë një vizite të shkurtër, para dyzet vitesh, duke kaluar për të shkuar në kërkime arkivore në Dubrovnik. Prof. asoc. Dr. Edmond Malaj, i cili e ka përkthyer dhe përgatitur për botim librin e historianit çek Konstantin Jireçek “Nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërinë Mesjetare (Kontribute për gjeografinë historike dhe mesjetën shqiptare)”, ka treguar që ai përbëhet nga katër kapituj që autori i ka shkruar 100 vite më përpara në lidhje me historinë e trojeve dhe të popullit shqiptar. “Edhe pse qysh prej kohës së botimit ka kaluar një shekull, këtyre artikujve nuk u ka ikur aspak rëndësia dhe janë akoma sot burim informacioni për orig-

jinën shqiptare”, ka thënë ai. Malaj ka theksuar se në këto artikuj na paraqitet një gjeografi historike e trojeve shqiptare duke filluar nga krahinat përreth Liqenit të Shkodrës e duke përfunduar me qytetin e lashtë Amantia, në afërsi të Gjirokastrës. “Përshkrimi gjeografik, historik i këtyre artikujve janë pjesë të ndryshme nga leksionet e Konstantin Jireçekut mbi gjeografinë historike të këtyre vendeve ballkanike, të mbajtura në Universitetin e Vjenës, të cilat më vonë u botuan edhe nëpër revista të ndryshme të kohës”, ka thënë Malaj, duke nënvizuar se në shqip vijnë për herë të parë nëpërmjet këtij përkthimi. Duke folur për librin “Studime për Skënderbeun”, dr. Eduart Caka ka thënë se ai është i përbërë nga artikuj, referate, shkrime e diskutime të autorit dhe historianit të shquar Aleks Buda mbi figurën, veprën, literaturën dhe studimet e kryera mbi Skënderbeun. “Botimi i kësaj vepre, jo vetëm që bashkon në një vëllim mendimet dhe punimet e prof. Budës mbi Skënderbeun por, gjithashtu shënjon edhe mirënjohjen që studiuesit e sotëm kanë për kontributin që ai dha”, është shprehur ai. Caka ka thënë se në këtë libër sho-

him diapazionin e gjerë intelektual dhe shkencor të prof. Budës. Ndërkaq, për librin tjetër “Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431”, ai ka thënë se kemi të bëjmë me një regjistër kadastral osman i cili i përket gjysmës së parë të shek. XV dhe mbart të dhëna shumë të rëndësishme për toponiminë, demografinë, ekonominë dhe elementin shoqëror të një pjese të rëndësishme të hapësirës shqiptare gjatë kësaj periudhe. “Por, rëndësia e tij e tejkalon historinë e shqiptarëve duke u cilësuar si regjistri më i hershëm i të gjithë hapësirës osmane i zbuluar deri më sot dhe për shumë dekada ka qenë një burim i dorës së parë për të gjithë historianët dhe osmanologët në mbarë botën”, ka theksuar Caka. Regjistri në fjalë është gjetur nën titullin “Arvanya Sancağının hâs defteri” në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Kryeministrisë në Stamboll dhe është përgatitur për botim me titullin “Sûret-i defter-i sancak-i Arvanid” nga osmanologu Halil Inalcik në vitin 1954. Në fund të përurimit, Akademia e Studimeve Albanologjike ka dhuruar një kontigjent të botimeve të saj për Bibliotekën e Qytetit të Ulqinit. i. k. E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Vështrim (1)

“Scripta manent”, por edhe “ajo që nuk u shkrua nuk ndodhi” Ky dualizëm në titull më imponohet si i pashmangshëm gjatë leximit të veprës së autorit të ri nga Malësia, Robert Camaj, “Shtypi në Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990-2000)”, e që paraqet tezën e tij të masterit në histori pranë Universitetit të Tiranës. Vet fakti se mentor i këtij punimi ishte prof. dr. Beqi Meta – akademik na thotë shumë lidhur me pritjet dhe kualitetin e punimit qëllimi i tij ishte “t’i paraqes(ë) ngjarjet siç i kanë parë malazezët në atë dhjetëvjeçar...” na jep të kuptojmë se distanca shkencore që duhet të ketë akëcili autor ndaj burimeve primare Nikollë Berishaj (e në këtë rast artikujt në media janë burim primar!) ishte parim i punës së tij. Andaj, assesi nuk mund të merren shkrimet e mediave malaziase të Puna e mirëfilltë e bërë nga autori shënuara në libër si qëndrim personmund të jetë bazë e mirë për vazhdim al i autorit, gjë që e bën edhe më të të studimeve nga fusha të ndryshme dobishëm tekstin. Edhe distancimet e lidhur me vendin, kohën dhe subjektet herëpashershme të tij bëhen me ndënë fjalë, pra lidhur me vitet e mbra- rhyrjet e tij të tipit “siç shkruajnë ata...”. pshta 1990 – 2000, Malin e Zi (si Pasqyra që fitohet gjatë leximit të tekshtet!) në kapërcim të fazave që nga stit, e veçanërisht për tekstet e publistruktura shtetërore e RSFJ, përkrye kuara deri në vitin 1997 (çarja e parë RFJ e deri në plasaritjet e para dhe në politikën malaziase!), kur thjeshtë distancimi ndaj politikës hegje- nuk kishte shtyp “opozitar” na tremoniste serbomadhe të personifikuar gon qëndrimet e politikës malaziase, me figurën e Sllobodan Millosheviqit të mbytur deri në fyt në makinerinë dhe klikës e tij, si shkaktarë kryesorë luftarake, antidemokratike dhe antintë tragjedisë ballkanike të fundshekul- jerëzore (lexo edhe antishqiptare!). lit të kaluar, dhe jo më pak lidhur me “Armiku” rezervë për dështimet e polivlerësimin e fqinjëve (lexo malaziasve) tikës shtetërore gjithmonë gjendet ndër shqiptarët. Për ta flitet sipas kupër shqiptarët. Vet qëndrimi i shprehur i autorit se zhinës serbomadhe. Shtypi malazias i

16

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

kohës, që lirisht mund të vlerësohet si kryekëput “luftënxitës”, as që kërkon shembuj “pozitivë” ndër shqiptarët. Gjuha e urrejtjes përcjell çdo veprimtari, sado paqësore të shqiptarëve, qoftë ajo e nivelit individual, e lërë më të organizuar. Neve që e kemi “jetuar” atë gjendje, autori na i përkujton në mënyrë të përpiktë traumat tona njerëzore, intelektuale dhe kombëtare të atyre viteve. Deklaratat e sotme të udhëheqësve shtetërorë se ishin pikërisht ata që e ruajtën Malin e Zi nga lufta vëllavrasëse, bien në ujë si të paqëndrueshme. Mali i Zi ishte i futur thellë në luftën e përgjakur ballkanike, ndonëse jo në territorin e vet. Vullnetarët malazias jo vetëm se merrnin pjesë në të gjitha frontet e hapura në ish shtetin e përbashkët, por e kishin mbështetjen edhe institucionale nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë, që (edhe) në uniformë ushtarake vizitonin “trimat malazias” që “ruanin shtetin nga shkatërrimi.” Arsyeja për mospërfshirjen e territorit


KULTURË

malazias në luftë, para së gjithash duhet kërkuar në qëndrimin pacifist të pakicave në Mal të Zi, edhe përkundër faktit se pjesë të mëdha të kombeve të tyre ishin nën veprimin e egër të aviacionit, këmbësorisë dhe tankeve ushtarake “jugosllave” (lexo edhe malaziase, ngase kuadrot udhëheqëse në federatë ishin drejtpërdrejt të zgjedhura edhe nga Mali i Zi), si në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Kosova, si casus belli i të gjitha viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, edhe në këtë dekadë është temë e pashmangshme e shtypit malazias. I mësuar me propagandën jugosllave lidhur me “krahinën”, shtypi zyrtar malazias (edhe në këtë dekadë) mundohet t’i tejkalojë e “autorët e asaj propagande”. Parimi gebelsian “përsërite gënjeshtrën njëmijë herë dhe do të duket e vërtetë” u bë mantër e gazetarëve udhëheqës. Me “luftën” kundër Kosovës, shtypi malazias në mënyrë të tërthortë e “shtyp” edhe elementin shqiptar në Mal të Zi, ndonëse zëra disonante dëgjohen edhe nga vet përfaqësuesit zyrtarë (deputetët shqiptarë në Parlamentin e shtetit), por që zakonisht ose nuk gjejnë vend të duhur në fletat e gazetave, ose, çka është edhe më keq, tentohen të jepen të shtrembëruar. Një eskurs i vogël nga teksti, e që kuptohet se nuk gjen vend në gazeta

është edhe rasti i kërcënimit me jetë të deputetit Gjergj Gjokaj nga foltorja e po atij Parlamenti, parafrazoj, vetëm të kthehen trimat tanë të batalionit të shtatë nga fronti dhe do të shohim si do të flasësh më nga kjo foltore. Kosova përdoret për t’i trembur shqiptarët e këtushëm, te një numër i konsiderueshëm i të cilëve pushteti sllav (me një kohëzgjatje prej afro një shekulli) kishte arritur ta mbjellë farën e distancimit dhe dyshimit ndaj tyre, me atë të “vërtetën”, Çka keni ju të përbashkët me kosovarët, ju jeni krejtësisht diçka tjetër. Marrëdhëniet e malaziasve dhe malësorëve ishin dhe janë miqësore, që nga koha e mbretit Nikollë, gjithmonë duke e anashkaluar faktin se pikërisht ai e kishte trefishuar territorin malazias me okupim të trojeve shqiptare, madje duke e quajtur atë “çlirim”. Kampanja antikosovare kishte hyrë në dhjetëvjetëshin e dytë të ekstremit të saj (që nga viti 1981, e të mos flasim se një paragjykim i tillë i elementit shkatërrues vazhdonte që nga 1945, me një relaksim në vitet 1974 (fillet e para të tij shiheshin në vitin 1967 – me rënien e Rankoviqit) e deri në vitin 1981). Në gazetat malaziase, pikërisht në fazën e studiuar në libër, me mbështetjen e kreut shtetëror ftoheshin në kushtrim të gjithë vullnetarët për “shpëtimin e “djepit serb”. Duhet thënë se klithje të tilla raciste dhe

mbledhje të nënshkrimeve bëheshin edhe në tubimet e organizuara nga vet shteti, ku merrte pjesë edhe ish kryetari i republikës malaziase, dr. Branko Kostiqi dhe udhëheqës tjerë. Për Shqipërinë e atyre viteve, pavarësisht se ajo dukej se po e përjetonte gërhitjen e agonisë së vet socialiste, përdoreshin matrica që tashmë kishin filluar të zbehen. Edhe përkundër kësaj, gazetarët “investigativë” malazias, me ditë të tëra prisnin pranë kufirit malazez – shqiptar që të merrnin ndonjë lajm që do të plasohej në tregun mediatik jugosllav si informatë e dorës së parë. Pas thyerjes së sistemit enverian në Shqipëri, kjo bëhet përsëri temë e ditës së shtypit malazias. Burim informatash bëhen vrakasit që në numër enorm thyejnë kufirin shqiptar-malazias të prirë me flamurin jugosllav dhe me këngë çetnike në gojë. Për shqiptarët në Mal të Zi flitet më së paku. Sipas të gjitha gjasave mediat (lexo pushteti malazias!) e dinin se ata nuk ishin element destruktiv dhe për këtë arsye as që duhet të shkruhet për ta. Madje as tentativat e organizimit politik të fillimit të viteve të nëntëdhjeta nuk përshkruhen aq sa duhet. Të gjitha partitë malaziase në formim në vitet 1990, që pretendonin se kishin program qytetar, ndonëse sipas mendimit tim as sot nuk kemi parti të tilla të mirëfillta, tentonin t’i krijojnë degët e veta në Malësi. Mu për këtë arsye, duke e parë rrezikun nga kjo, një grup intelektualësh fill pas krijimit të degës së Lidhjes Liberale në Mal të Zi iniciuam themelimin e Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, si trup ndër dhe mbipartiak, që do të përcaktonte minimumin nën të cilin nuk guxojnë të shkojnë shqiptarët në cilëndo parti qofshin ata. Prodhim i Forumit ishte edhe Memorandumi mbi statusin special të shqiptarëve në Mal të Zi, që u prit në teh të thikës së pari, shih çudinë, nga “partia qytetare” Lidhja Liberale në Mal të Zi, e prej të cilit shumë shpejt hiqi dorë pikërisht LDMZ. Natyrisht se pushteti, që ishte dorë e djathtë e Millosheviqit gjente “shqiptarë të ndershëm” për t’i kundërvënë shqiptarëve të organizuar në LDMZ dhe në Forum, derisa edhe vet LDMZ-ja pas zgjedhjeve të dyta praktikisht doli nga Forumi dhe bëri që ai të shuhej. (vazhdon) E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Një botë artistike, e krijuar mrekullisht ( Hajro Ulqinaku: Libri për detin, - botoi Klubi letrar “De RADA” – Ferizaj)

Ky botim, që në një rast e kam quajtur monumental, ka vlera të çmuara dhe është një thesar kombëtar e më gjerë. Përmbledhja e 6 veprave të tij në këtë vëllim është një ndihmesë për lexuesin që ato t’i ketë më të qasshme në çdo kohë. Pos tyre, në këtë vëllim janë edhe shkrimet e autorëve të shumtë që kanë shkruar për veprimtarinë letrare të Hajro Ulqinakut, duke shpërfaqur opinionet e tyre vlerësuese për atë vistër veprash, të cilat janë pasqyrë e jetës sonë ndër mote dhe e aspiratave tona kombëtare për të ardhmen Sulejman Dërmaku

Për Hajro Ulqinakun dhe veprën e tij është lehtë të flitet sepse ka çfarë të thuhet, porse problemi më i madh del atëherë kur njeriu duhet të flasë, pikërisht për faktin pse ka çfarë të thuhet për të! Mbase tingëllon paksa paradoksal ky konstatim, por ja që e vërteta është e tillë. Përse? Sepse, sado që të flasësh e të thuash, ja që të duket se ke thënë pak e shumë ka mbetur pa u thënë. Dhe, i vetëdijshëm për këtë, me këtë ndjenjë jam dhe para jush. Mjafton t’i hidhet një sy librit të shtatë, të fundit, të këtij vëllimi prej shtatë librash, për të parë se edhe shumë të tjerë përpara kanë thënë shumëçka, ama përsëri nuk kanë arritur t’i thonë të gjitha. Njësoj dhe unë sot, me vetëdije do të mbetem i mangët, nuk do të arrij t’i them të gjitha ato që duhen thënë për autorin Ulqinaku dhe për veprën e tij. Porse, një mund të thuhet me plot gojën: libri që po përurojmë sot (dhe jo vetëm ky), është jo vetëm det, siç mban dhe titullin LIBRI PËR DETIN,

18

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

por një oqean i tërë i magjisë letrare. Këtë e dëshmojnë dhe titujt e librave të përmbledhur në këtë vëllim: Kënga e detit, Barka me vela, Thesari i piratëve, Ishulli i gjelbër, Gjiri i shpresës, Limani i qetësisë. Edhe libri i fundit i këtij vëllimi, me vështrime për veprat e autorit Ulqinaku, pashmangshëm në titull ka detin: Simbolika e detit! Nëpër këtë libër, ndaj mund të lundrohet syprinës blu, me valë e pa valë, me sandalla e flluga, madje edhe kur fryn Tramontana, duke ndeshur anije nga më të ndryshmet, mole e shpella, po edhe Kështjellën bregdetare që (citoj) “Themelet i ka gurë-ciklopikë/ I ka pasë, pasë, pasë vënë Ulku...”. Dhe, ndonëse e kolonizuan, e pushtuan, e rrënuan, i hurit e i litarit, megjithatë (citoj) “Erdhën dhe vajtën - dhe e thyen qafën/ Kështjella qëndroi - u bëri ballë”. A nuk ndodhi, vallë, ngjashëm me tërë kështjellën tonë të figurshme kombëtare! A s’është ky tregim (dhe jo vetëm ky) një metaforë e rrugëtimit tonë ndër shekuj, me kolonizime, pushtime, rrënime e tërmete të figurshme e të njëmendta! Skënder Hasko, që në hyrje të librit

të parë të këtij vëllimi, nuk e tha rastësisht: Me shpirtin te deti, me detin në shpirt, det e shpirt - te librat! Në hyrje të librit Kënga për detin autori shkruan udhëzimet për leximin e këtij: (citoj) - së pari: duhet të kesh qenë në det, në Ulqin, - së dyti, duhet ta duash detin, - së treti: duhet lexuar dy-tri herë, secilën skicë, bën edhe tërë përmbledhjen pastaj, nëse të ka lënë përshtypje. Atëherë: do të mësosh për detin, do ta përjetosh bukurinë e tij, do ta dëgjosh këngën e detit. Ja që unë, megjithatë, nga vepra e Hajro Ukqinakut, që si fëmijë, ia mora Këngës së detit, në Barkën me vela, lundrova drejt Thesarit të piratëve, arrita në Ishullin e gjelbër dhe Gjirin i shpresës, për t’u ankoruar në Limanin e qetësisë, - pa qenë fare në det! E përjetova detin, jo vetëm pa qenë kurrë në det, por as pa e pas parë fare detin. Për ta dashur, po, e desha! E çuditshme, apo jo! E desha, sepse rrëfimi i drejtpërdrejtë, narracioni i sinqertë, diskursi i lartë narrativ në çdo vepër (të çfarëdo zhanri) të autorit Ulqinaku, më bëri


KULTURË

jo vetëm ta doja atë, por magjia e këtij rrëfimi ma solli detin ngado që isha unë, siç ia solli dhe ia sjell edhe sot çdo lexuesi të vëmendshëm të kësaj dhe të të gjitha veprave të Hajro Ulqinakut. E njoha Ulqinin, si të kisha qenë qindra herë në të, ani pse fizikisht Ulqinin e shkela në vite shumë e shumë më të vonshme. Mësova terminologjinë detare e bregdetare, duke baritur nëpër veprat e Hajro Ulqinakut, sepse vepra e tij është një enciklopedi për detin e për detarët, për bregdetin e për bregdetarët, me të gjitha thesaret që ofron mjedisi i tillë. Llojet e peshqve, guaskat, midhjet, ullirin, shegën, bajamen etj., etj. i gjeta në veprat e Hajro Ulqinakut, edhe në këto të përfshira në këtë vëllim, dhe ndjeva shijet e tyre, ndonëse në mënyrë virtuale, po si të kishte ndodhur në realitetin e njëmendtë. Shpesh, kur bëhet fjalë për letërsinë dedikuar moshave më të reja, mendohet se ajo përfshin vetëm përrallat, rrëfimet fantastike, vargjet e rimuara, librat me porosi didaktike për mirësjellje dhe me këshilla për moralin, si dhe tregimet nga shkolla e aventurat e fëmijëve. Natyrisht, të gjitha këto janë të pranishme edhe në veprën e Hajro Ulqinakut, porse edhe shumë

e shumë më gjerë, edhe shumë më shumë se kaq. Fundja, nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë deri në fund të jetës së tij, thotë Platoni. Prandaj, jo që nuk është neglizhuar ky segment shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore në krijimin e një personaliteti që do të ketë të gjitha virtytet e sa më pak të meta, por, përkundrazi, pothuajse përgjatë tërë veprave të autorit Ulqinaku, mesazhi i tillë del në mënyrë diskrete, si pjesë përbërëse e jetës, pa moralizim e skolastikë. Zaten, edhe shkrimtarët për fëmijë, edhe ata për të rritur shkruajnë për jetën e vet dhe pothuajse të gjithë ata vënë theksin tek fëmijëria, sepse edhe njëra, edhe pala tjetër kanë qëllim të njëjtë. Për të shkruar një vepër letrare, shkrimtari më parë studion jetën, njeh njerëzit, zgjedh personazhet dhe përshkruan karakteret e tyre. Vizioni i artistit, përgjithësisht, pra edhe i shkrimtarit Ulqinaku, është pasqyrimi i jetës në tërë kompleksitetin e saj. Ngandonjëherë për të vërtetën e artistit thuhet se është “e rreme”, porse për shkrimtarin ajo është e njëmendtë, madje shumë më e njëmendtë se realiteti, nëse është paraqitur në mënyrë bindëse, siç është paraqitur në veprën e au-

torit Ulqinaku, madje jo vetëm në mënyrë tejet bindëse, por edhe të kuptueshme e të thjeshtë, sepse gjërat e thjeshta në jetë janë ato më të jashtëzakonshmet, pohon Khalil Gibran. Prandaj, edhe si e tillë nga lexuesi pranohet në tërësi. Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori, pohon Gëte. Pikërisht autori Ulqinaku në shkrimtarinë e vet duket të jetë udhëhequr nga ky postulat, sepse, nëse kundrojmë më thellë veprën e tij, fare lehtë do të vërejmë se të gjitha krijimet brenda këtyre kopertinave nuk janë imitim i jetës dhe i botës së fëmijëve e të rinjve, madje figurshëm edhe i të rriturve, veçse një jetë dhe një botë e njëmendtë artistike, e krijuar mrekullisht. Sekush e ka thënë Atdheu i një shkrimtari është gjuha e tij. E Hajro Ulqinaku ia diti vlerat këtij atdheu, qëmtoi nëpër viset e këtij atdheu dhe me fjalës shumë të begatë stolisi të gjitha veprat e tij, rrjedhimisht edhe këto të këtij vëllimi. Ky botim, që në një rast e kam quajtur monumental, ka vlera të çmuara dhe është një thesar kombëtar e më gjerë. Përmbledhja e 6 veprave të tij në këtë vëllim është një ndihmesë për lexuesin që ato t’i ketë më të qasshme në çdo kohë. Pos tyre, në këtë vëllim janë edhe shkrimet e autorëve të shumtë që kanë shkruar për veprimtarinë letrare të Hajro Ulqinakut, duke shpërfaqur opinionet e tyre vlerësuese për atë vistër veprash, të cilat janë pasqyrë e jetës sonë ndër mote dhe e aspiratave tona kombëtare për të ardhmen. (Fjalë e mbajtur më 19 tetor 2018, në përurimin e librit të Hajro Ulqinakut: Libri për detin, - organizuar nga Klubi letrar De RADA – Ferizaj) E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

Në QKI “Malësia”, u hap ekspozita individuale “Nostalgjia”, e autorit Zuvdija Hoxhiq

Krijues me shqisë të veçantë të perceptimit dhe vrojtimit Ai me pendën e tij krijon dhe përjetëson tema, personazhe, ngjarje e peizazhe si mënyrë për të shprehur botën e tij të brendshme, shikimin e tij ndaj botës që e rrethon. Siç e ka thënë edhe vetë, ai ndjen kënaqësi duke vizatuar. Ardhja juaj në numër kaq të madh, përveçse flet për interesimin tuaj ndaj arteve pamore, është një mirënjohje ndaj punës krijuese të Z. Hoxhiq. Zuvdiju na ka mbledhur shpesh për promovime librash apo për diskutime lidhur me letërsinë, por këtë herë jemi këtu për vizatimet e tij, apo për “vizuelet e fjalës së tij të fuqishme letrare” Tuz – Krijuesi i shquar i kulturës, akademiku, shkrimtari dhe piktori, Zuvdija Hoxhiq, ka hapur ekspozitën e tij individuale “Nostalgjia”, në QKI “Malësia” në Tuz, në prani të një numri të madh të adhuruesve të artit dhe të kulturës dhe të personaliteteve të profileve të ndryshme jetësore, me ç’ rast u prezantuan plot pesëdhjetë vizatime dhe grafika nga krijimtaria e tij artistike. Në emër të organizatorit të kësaj ekspozite, të QKI “Malësia” ka përshëndetur, Vahid Dresheviq, i cili tha se nëpërmjet kësaj ekspozite, adhurues të artit gjatë shtatë ditëve sa do të qëndrojë e hapur kjo ekspozitë, do të njihen me vepra të njohura nga koha më e re që siç tha, ky admirues i historisë dhe kujdestar i kësaj pjese të së kaluarës tonë i kaloi në pëlhurë. “Koleksioni që kemi para nesh, në një mënyrë të veçantë, ringjall

20

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

trashëgiminë kulturore dhe traditën e kohërave të vjetra. Mendoj se kjo ekspozitë nuk ka vetëm rëndësi kulturore por ajo përmes këtij koleksioni bëhet ligjëruese e historisë së Malit të Zi. Zuvdija Hoxiq, në themelet e traditës, bashkon rrethin lindor dhe perëndimor të civilizimit, realizmin dhe të kaluarën epike”, theksoi ndër të tjera, Dresheviq. Në të njëjtën kohë, ka përshëndetur, ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skender Durmishi i cili njëkohësisht e ka shpallur të hapur këtë ekspozite. Durmishi ka thënë se autori i kësaj ekspozite, Zuvdija Hoxhiq, nuk pret dhe se nuk ka pritur asnjëherë dhe as tentuar që të pasurohet nga arti i tij. Ai ka thënë se si letrar, Zuvdijun e ka njohur që në kohën e studimeve, përkatësisht nga botimi i veprës “Viti i Gucisë“, mirëpo shkathtësinë e tij

për krijimtarinë artistike e ka njohur vetëm dy vitet e fundit, pas emërimin të tij si ambasador në Podgoricë. “Ai me pendën e tij krijon dhe përjetëson tema, personazhe, ngjarje e peisazhe si mënyrë për të shprehur botën e tij të brendshme, shikimin e tij ndaj botës që e rrethon. Siç e ka thënë edhe vetë, ai ndjen kënaqësi duke vizatuar. Ardhja juaj në numër kaq të madh, përveçse flet për interesimin tuaj ndaj arteve pamore, është një mirënjohje ndaj punës krijuese të Z. Hoxhiq. Zuvdiju na ka mbledhur shpesh për promovime librash apo për diskutime lidhur me letërsinë, por këtë herë jemi këtu për vizatimet e tij, apo për “vizuelet e fjalës së tij të fuqishme letrare”, ka thënë në mes tjerash ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skender Durmishi. Ai vuri më dukje se duke vrojtuar nga


KULTURË

afër këto vizatime të Zuvdija Hoxhiqit, vërehet një fuqi e veçantë ekspresive, duke tërhequr fuqishëm vëmendjen e duke u ngulitur thellë në kujtesën tonë. “Kjo është përshtypja ime kur shoh vizatime të Zuvdijut për rrugët, kullat, urat, muret e kështjellave, objektet e kultit, etj. Janë tablo e peisazhe të cilat edhe nëse kemi kaluar ndonjëherë pranë tyre, ndoshta nuk kanë bërë përshtypjen që e meritojnë. Zuvdiju si të gjithë artistët e vërtetë, ka shqisë të veçantë të perceptimit dhe të vrojtimin të gjerave që e rrethojnë”,

ka theksuar Durmishi. Ndërkohë, pronari i muzeut etnografikë të Malësisë, Z. Shtjefën Ivezaj, ka ndarë mirënjohje, Z. Skendër Durmishi dhe Z.. Zuvdija Hoxhiq, për kontributin e dhënë muzeut etnografik të Malësisë. Ndërkaq, autori i kësaj ekspozite ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mundësuar organizimin e ekspozitës së tij, duke shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që ishin të pranishëm dhe e vlerësuan krijimtarinë e tij artistike. Zuvdija Hoxhiq u lind në vitin 1943

në Guci. Fakultetin filologjik e ka përfunduar në Prishtinë. Botoi librin me poezi: “Në konakun e parë”, librat me tregime: “Kambanat e shurdhëta” dhe “Dikush thërret“, librin me udhëpërshkrime: “Një ditë jete”, romanet: “Viti i Gucisë“, “Ylli i Davidit” dhe “Të gjithë të mitë” si dhe libra shënimesh dhe vizatimesh: “ Nëpër Podgoricën e vjetër” dhe “Zbulimi i vendlindjes”. Ka statusin e Krijuesit të shquar të kulturës. t. u. E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

“Kiem Holijanda” merr çmim në Dukoh të Irakut

22

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

“Kiem Holijanda”, filmi me rrëfim e aktorë nga Kosova, po vazhdon suksesshëm rrugëtimin nëpër festivale botërore. Çmimi për filmin më të mirë ndërkombëtar të shkurtër iu nda në festivalin “Duhok International Film Festival”. Filmi me regji të Sarah Veltmeyer me Andi e Florist Bajgorën dhe Arbresha Grabovci-Nixhën në role kryesore, në shkurt të këtij viti mori “Ariun e kristaltë” për filmin më të mirë të shkurtër në programin “Generation 14 plus” të festivalit të famshëm “Berlinale”. Ekipi kosovar i filmit ka mirëpritur lajmin se “Kiem Holijanda” është vlerësuar me çmim në edicionin e gjashtë të festivalit që mbahet në Duhok, në rajonin kurd të Irakut. “’Duhok International Film Festival’ është festivali kryesor i filmit në rajonet kurdë.


PANORAMË

Andrea Bocelli e Dua Lipa i këndojnë dashurisë Është publikuar së fundmi kënga e artistit të famshëm italian Andrea Bocelli, në të cilën mysafire është këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa. E titulluar “If Only” ose nëse e përshtatim në shqip “Sikur...”, kënga ka marrë vëmendjen e adhuruesve të dy artistëve që i takojnë gjeneratave e rrymave të ndryshme muzikore. Teksti i këngës flet për dashurinë dhe refreni shpreh dëshirën për të pasur mundësi të kthehemi në kohë. Videoja e këngës është e thjeshtë, në të paraqiten të dy artistët duke kënduar në studio. Zëri i butë i Dua Lipës dhe ai i tenorit Bocelli duket se janë kombinuar shumë natyrshëm. Zhanri të cilit kjo këngë i takon ka bërë këngëtaren Dua Lipa të paraqitet para publikut pak më ndryshe sesa

jemi mësuar ta shohim zakonisht. “If Only” është pjesë e albumit të ri të Bocellit, i cili titullohet “Si”. Edhe vetë muzikanti Bocelli e ka vlerësuar bashkëpunimin me këngëtaren Lipa. “Zëri i kësaj këngëtareje shumë të re britanike është unik, i dallueshëm, ekspresiv dhe i shkëlqyeshëm, si dhe inteligjenca e saj interpretuese, e cila ishte e qartë që nga momenti kur filluam të punojmë së bashku”, ka thënë Bocelli ditë më parë për mediumin “Billboard”. Adhuruesit e muzikës së italianit Andrea Bocelli kanë pritur plot 14 vjet për këtë album. Pas një pauze 14-vjeçare Bocelli ka vendosur të prezantojë një album, në të cilin sjell disa bashkëpunime të shkëlqyeshme. Përveç Lipës, për albumin e titulluar “Si” muzikanti

Andrea Bocelli ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Ed Sheeran, Matteo Bocelli e Josh Groban. Ky album ka gjithsej gjashtëmbëdhjetë këngë, ndërsa kënga e cila e hap dhe e mbyll albumin është bërë e ditur se titullohet “Ali di Libertà” dhe ka dy versione të saj, duke përfshirë edhe atë akustik. Në anën tjetër, aktualisht këngëtarja nga Kosova Dua Lipa po vazhdon aktivitetin e saj muzikor përmes turneve dhe po shijon sukseset e këngëve të saj të reja, që janë pjesë e albumit të saj të parë. E sapokthyer nga një pushim dyjavor në Indi, Dua është shprehur përmes rrjeteve sociale se ndihet shumë energjike për t’i vazhduar projektet e saj. Viti që po lëmë pas ishte defitinivisht viti më i suksesshëm i karrierës së saj. E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Takimi i parë i Shoqates “KOJA“ në Amerikë

Atdhedashuria dhe në të mirë të vendlin Të dielën, me 21 Tetor 2018, në Sallën “ Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”, të Kishës së Shën Palit, në Rochester Hills të Michiganit, në Amerikë, u bë takimi parë i Shoqatës “ KOJA “. Kjo shoqatë patriotiko - humanitare u krijua para më pak se një viti, konkretisht më 12 Dhjetor 2017. Koja , si bajraku i katërt ( Mali i katërt i Malësisë ), jashtë Shtetit Shqiptar që njihet sot, është nga më i vogli për nga sipërfaqja dhe numri i popullsisë, por jo për nga historia. Kojasit e njohur, jo vetëm në Malësi, por në gjithë trojet shqiptare, u dalluan nëpër luftëra, sidomos në Kryengritjen e Deçiqit, ku u vranë 7 trima, nga 25 deri 45 vjeç, në moshën më të mire, të cilët ishin: Marash Lucë Gjokaj - 25 vjeç, Cakë Uc Ivanaj - 30 vjeç, Gjeto Gjekë Ivanaj- 30 vjeç, Tomë Uc Ivanaj- 31 vjeç, Gjeto Tomë Kolçaj -32 vjeç, Dok Preç Kercaj – 45 vjeç dhe Kol Dok Marashi - 34 vjeç. Përveç lutrave, tashmë njihen edhe ne fushën e dijes e bujarisë. Koja ka dhjetë barqe, siç thuhet në Malësi, e në këtë shoqatë “ KOJA ASSOCIATION”, e regjistruar me dokumentacion të rregullt, bazuar në Legjislacionin amerikan, nga avokati Valentin Vulaj falas, si dhe Llogon, po falas nga Mjeshtri Paulin Palushi dhe

Marash Nucullaj

24

Javore KOHA

DG falas te Anton Dod Ulaj, të cilët u falenderuan nga kryetari. Në kryesinë e saj ka nga një përfaqësues për fis ( bark ) . Pra 10 anëtarë. Kryetar i kësaj shoqate, në mbledhjen e parë, ku u aprovua dhe Statuti, u zgjodh aktivisti shumë i njohur i çështjes shqiptare, Marash Kol Nucullaj, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për Michiganin. Nënkryetar Gjon Pjetër Lucaj, Sekretar Fran Zef Gorvokaj, Arkëtar Mark Luc Gjokaj dhe Pjetër Nik Uli, anëtarë Rrrok Kol Kërcaj, Vasel Gjergj Marashaj, Gjokë Prëk Kolçaj, Stiv Zef Gjeloshaj, Nosh Gjokë Ivanaj. Këshilltarë te Kryetarit, Nosh Gjokë Ivanaj dhe Nikoll Lek Nucullaj. Të përkrahur dhe mbështetur nga Kojasit dhe malësorë të tjerë bujarë, për periudhën nga zgjedhjet der tani, ishin grumbulluar 21 mijë dollarë. Marashi kujton me dhimbje Kojasit që kishin humbur ( ndërruar jetë ) gjatë kësaj periudhe, ndonjërin prej të cilëve është dashur ta ndihmojë shoqata. Regjistrimet në këtë shoqatë, nuk ishin vetëm nga shteti ku ka qendrën, por edhe nga shtete të tjera të Amerikës, sidomos New Yorku, por edhe nga Europa. Mbledhjen e drejtoi Ndue Ivanaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Lidhjes së Intelektualve në

Dom Ndue Gjergji

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Michigan. Në raportin e Marash Nucullajt, kryetar i kësaj Shoqate, u theksuan vlerat historike dhe patriotike të kojasve, si dhe nevoja për ta pasur këtë organizim. Kjo u realizua vonë, por më mirë vonë se kurrë. “Është një gjë e shenjtë,-thekson Marashi, bashkëpunimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët, kur bëhet fjalë për vendin ku kemi lindur. Ne mund të kemi dallime në shumë fusha të veprimtarisë tonë, por kur vjen puna për vendlindjen, kemi të gjithë njëlloj dashurinë dhe mundësinë për të dhënë diçka, secili sipas mundësive”. Është vërtet një shembull i mirë, që për më shumë se një shekull, në Kojë nuk ka pasur

Mark Gjeti Gjokaj

Ndue Ivanaj


KULTURË

humanizmi ndjes asnjë vrasje, mes kojasve. Për Bajrakun e Kojës janë shkruar katër libra dhe dhjetëra artikuj. Librat mbajnë emrat e 2 Kojasve të nderuar, Mark Palokë Gjokaj dhe Fran Gjeloshaj. Si për lojna, moderator i kësaj mbledhje, Ndue Ivanaj , thotë: “ Pak më pare, dikush më pyeti për pagesën e darkës dhe, unë i thashë: “ Darka është falas, por pa paguar nuk dilet”. Kështu që, edhe në këtë mbledhje u dha një ndihmë e konsiderueshme, që ky association, të ketë një shumë të mjaftueshme për të ndihmuar ndonjë student që e nderon Kojën, ose raste të tjera pamundësish për të përballuar ndonjë fatkeqësi të papritur. Vetëm

Vasel Marashaj

Gjergj Prek Uli

në këtë mbledhje u grumbulluan 23 mijë dollarë! Ish i burgosuri politik, njeriu dhe aktivisti i mirë Dodë Lucaj shpreh nevojën që kishin kojasit për një bashkim të tillë. Dom Ndue Gjergji në përshëndetjen e tij, dhe në bekimin e aktivitetit, theksoi shenjtërimin e këtyre takimeve që, aq sa patriotike janë dhe njerëzore. Kojasit dhe malësorët në përgjithësi i kanë qëndruar besnikërisht sulmeve barbare të pushtuesve shekullorë, pa humbur gjuhën, zakonet dhe traditat, pa humbur bujarinë dhe burrërinë. Përshëndetjen e Botuesit të gazetës “ Illyria”, Vehbi Bajrami e lexoi Ndue Ivanaj, ndërsa të veprimtarit shqiptar në Malësi, Ivan Ivanaj, e lexoi i riu Vasel Marashaj, i cili bëri thirrje për ta ndihmuar Ivanin. Në fjalën e tij, autori i dy librave për Kojën, Fran Gjeloshaj, vuri në dukje, shkurtimisht historinë e Kojës dhe të personaliteteve nga Koja që kanë bërë emër. Njërin nga ata, për të cilin nuk kishte pasur të dhëna, Frani do ia rekomandonte një autori tjetër që po përgatiste një libër, pikrërisht me këtë temë. Gjergj Prek Uli i ardhur familjarisht nga New Yorku, një punëtor i njohur i letrave shqipe, që kishte punuar në RadioTelevizionin Shqiptar të Tiranës, i përshëndeti të pranishmit me një tekst

Fran Gjeloshaj

të shkurtër, por shumë domethënës. Malësori 85 vjeçar, Mark Gjeti Gjokaj uroi të pranishmit ta çojnë përpara Shoqatën dhe të jenë përherë bashkë e të ndihmojnë njëri tjetrin. “ Kënaqësia ma e madhe për mua sot, - tha Marku,- asht llogoja e Kojës qe kryetari i kësaj Shoqate ma dhuroi në këtë natë te madhe”. Të pranishmëve u bëri përshtypje pjesëmarrja e familjarëve edhe me fëmijët. Janë ky brez, më thotë Vasel Marashaj, që kanë më shume nevojë të dinë e ta fiksojnë historinë e baballarëve të tyre, ta dinë e të mos e harrojnë gjuhën e kulturën shqiptare. Në këtë takim u përshëndetën edhe mediat e pranishme, si: Televizioni i Shqiptareve te Amerikes dhe Drejtori i tij Gani Vila, Albdreams TV me Drejtor Rush Dragun dhe Revistën Kuvendi. Në veçanti, zotëri Nucullaj përshëndeti vëllezërit Gjonlekaj, Gjeka, Luca dhe Toma, të cilët e mbështetën, që kur u krijua, si dhe e ndihmuan në vlera monetare të konsiderueshme. Me këtë rast Nucullaj nuk kaloi pa e zënë në gojë shkrimin e ish gazetarit të njohur të “ Zërit të Amerikes” dhe aktivistit të çështjes shqiptare, Zotit Gjekë Gjonlekaj, titulluar ” Koja- kështjellë e qëndresës shqiptare”, publikuar me 07 tetor 2013, në revistën elektronike albdreams.net. Po ashtu, edhe të pranishmit e ardhur nga Nju Jorku Gjergj Prek Uli me bashkëshorten Shpresën, Marjan Gjoka Gjeloshaj, Vasel Pjetri Ulaj, Anton Gjergji Ulaj, Ndue Gjokë Nucullaj, nga Kenerikat Prëtash Zefi Nucullaj, dhe Kanadaja Tomë Frani Ivanaj. Sa i takon ndihmave dallohen Tomë Gjonlekaj me 3000 dollarë, Kol Gjon Ivanaj, një nga biznesmenët më të njohur kojas, me 2000 dollarë, Marash Nucullaj, 2000 dollarë dhe Gjekë e Lucë Gjonlekaj me nga 1000 dollarë. Për suksesin e kësaj mbrëmjeje TV i Shqiptareve të Amerikës për reklamën falas. Kjo Shoqatë, për nga modeli, është shembulli i organizimeve komunitare, duke pasur parasysh, numrin e anëtarëve të saj, si dhe kohën kur u krijua ( më pak se një vit ), por edhe nga gjeografia e ndihmave, qe ishte nga të gjitha viset shqiptare. Pjetër Jaku E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

25


LETËRSI

Prozë për fëmijë (1)

Princesha Albionë Për Koha Javore:

Asllan Bisha

Sa herë që e merr gjyshja në prehër nipin e saj të vogël, Gjeton, ai i kërkon asaj t’i rrëfejë ngjarjen e Princeshës Albionë. Gjyshja porsa e dëgjon lutjen e tij, e puth në të dyja faqet e kuqe si mollë dhe ia nis rrëfimit. “Në kullën dykatëshe që qëndron mbi liqenin ngjyrë jeshil t’Shasit, pingul mbi muret e kështjellës afër Kishës së Shën Gjonit, edhe sot ka mbetur një dritare, e cila vështron nga ana e jugut. Është dritarja e princeshës Albionë. Ajo e zgjodhi këtë dritare kur vogëlushja Albionë mbushi shtatë vjet. Ishte stina e pranverës kur rrezet e diellit puthnin ngrohtësisht faqet e kuqe të vogëlushes. Era e maestralit i ledhatonte Albionës ballin dhe luante me flokët e saj të gjata. U bë gosti e madhe në shtëpinë e vajzës. Në tavolinën ovale qëndronin shtatë qirinj. Ajo mezi i fiku ato. Të pranishmit ngritën dollitë e verës së kuqe nga vreshtat e Anës së Malit. Gëzimi me familjarë dhe miq e të ftuar, me verë të kuqe, vazhdoi gati deri në mëngjes. Zonjat shijuan verën, por më shumë tortën e dhuruar nga tezja e Albionës e cila e kishte përgatitur tri ditë e tri net. Vera u derdh gërmazeve të mysafirëve, të cilët festonin dhe uronin princeshën Albionë për shtatë pranverat në qytetin e Shasit. Asaj të gjithë mysafirët i kënduan këngën e ditëlindjes: Për shumë mot ditëlindjen Albionë, U bëfsh 100-vjeçare, princesha jonë.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Ajo e lumtur e ndau ëmbëlsirën. Mysafirët e gëzuar e duartokitën Albionën. Puthjen e parë ia dhuroi së ëmës, tezes, babait, dajës. Të gjithë ishin të gëzuar dhe të lumtur. Këshilltari i qytetit të Shasit e puthi atë në ballë dhe e uroi Albionën të bëhet mbretëreshë e Shasit. Ajo qytetit do t’i sjellë begati, paqe në tokë dhe në ujë. Begati në tokë dhe lundrim të mbarë në ujëra të ëmbla dhe në det. Ushtri të fortë dhe miqësi me qytetet tjera - Ulqinin, Tivarin dhe Shkodrën. Miqësi edhe me principata më të largëta. Të lumtur do të jenë qytetarët e Shasit me Albionën. E ngriti lart Albionën këshilltari, ndërsa duartrokitjet e mysafirëve s’u ndalën. Qytetarëve të Shasit i duhej paqja sepse ky qytet ishte shkatërruar nga vandalët sa e sa herë. Ata nuk munden t’i ndalojnë armiqtë që i turreshin qytetit të Shasit për ta nënshtruar dhe grabitur pasurinë e tij. U bëfsh princeshë dhe mbretëreshë e Shasit”, uroi ai nga zemra. Gjyshja u ndal për një çast, kurse Gjetoja hapi sytë dhe tha: “Vazhdo Gjyshe. Mos u ndal!” “Mirë të pastë gjyshja”, tha ajo. Fërkoi ballin duke rrëfyer për historinë e Shasit ndaj të cilit armiqtë kishin qenë të pamëshirshëm dhe të dhunshëm. “Qytetin e kishin shkatërruar, zaptuar, djegur e pjekur mongolët. Pas ikjes së tyre, Shasi përsëri ishte rimëkëmbur. Pranë liqenit me dashuri e kishin bërë të bukur. Kishin ndërtuar shumë kisha. Dhe qyteti kishte përjetuar zhvillim të hovshëm. Në Shas farkoheshin monedha ari. Banorët ishin të lumtur, jetonin me punën dhe për punën. Kishin liqenin e pasur me peshq, i cili shitej i freskët, i terur, në

qytetet fqinje, por edhe andej brigjeve të Adriatikut - në Napoli, Venedik, Romë dhe sidomos në Raguzë. Tregtarët e Shasit me anije përmes Bunës e shitnin peshkun në Ulqin, por edhe prodhimet tjera. Shitej dhe në zë ishte djathi i Shasit. Ai ishte specialitet për elitën e prijësve të qytetit të Romës. Ishte i kërkuar edhe në Senatin e lartë. Vlerësohej ngase shëronte tuberkulozin. Sherbela dhe barërat e rrethinës së Shasit kishin bimë aromatike dhe shëruese. Dhitë e Shasit dhe qumështi i dhenve është edhe sot i mirë dhe mjekues. Në këtë anë s’mbahej mend që njerëzit të sëmureshin nga veremi”. Gjetoja i hapte veshët ngase gjyshja i fliste për vendlindjen dhe pasurinë e qytetit. E Gjetos i dukej se në rrudhat e saj ishte fshehur e kaluara, kurse ajo i shpaloste rrjedhshëm. Albiona dëgjonte historinë e qytetit. Gjyshja u ndal, fërkonte ballin, zgjidhte fjalë. Dëshironte ta kuptojë Gjetoja, por edhe Albiona. “Çka ndodhi me Shasin?”, pyeti Albiona. “Tani, shkoni e pushoni. Herën tjetër do t’u flas për qytetin plak të Shasit”. Gjeton e mashtroi gjumi i pasdites. Mbylli sytë si pëllumb. Princesha doli në dritare. Natyra i buzëqeshte Albionës, ndërsa Gjetoja fjeti në dhomë nga hynte fresku i Barbanës që vinte nga Fraskanjeli. Princesha Albionë nga dritarja kundronte lejlekët këmbëgjatë, të cilët në zhavor e kallamishte ndërtonin foletë e bukura. Pulëbardhat shpeshherë në bredhjet e tyre fluturonin mbi kështjellë. Ndaleshin te dritarja dhe lëshonin krrokama. Princesha i gostiste me ushqime. Ato ndaleshin dhe ngopeshin. Dhe ashtu ktheheshin në


LETËRSI

liqen për të gëlltitur ndonjë peshk. Ajo i gëzohej pranverës dhe lojës së pulëbardhave. Kishte dëshirë të ishte pulëbardhë, të lahej me pulëbardhat e liqenit. “Unë rri vetëm. Unë s’jam e lirë. Mësuesi më thoshte: Ti do të jeshë princesha e Shasit dhe duhet të mësosh. Në duart tuaja do të jetë kështjella e qytetit. Ti do të bëhej e njohur, e famshme, princeshë gjithsesi, por ndoshta edhe mbretëreshë”. “Unë mërzitem”, i pat thënë mësuesit.

“Si mamaja ime dhe babai janë të zënë. Qyteti dhe kështjella janë të parrethuar mirë. Armiku mund t’i kapërcejë muret. Ai mund të na sulmojë. Shasi ka pak ushtarë. Janë trima, por pak”, fliste Albiona. Mësuesi informohej nga vajza e sinqertë, Albiona, e cila mësonte vetë. Dhe dëshironte të shkojë në shkollë me moshatarët e saj dhe do të pranonte ta linte titullin e princeshës. Takimi me mësuesin për të ishte një kënaqësi. Vajza u gëzohej shumë

festave popullore, edhe pse e ruajtur nga përcjellësja e saj, atë ditë lejohej të takohej me moshatarët e saj, me vajza dhe djem të rinj. Ata habiteshin me modestinë dhe zemërgjerësinë e saj. Moshatarët e saj lakmonin të jenë në pozitën e Albionës, kurse vajza kishte dëshirë të jetë e lirë. Vetëm mësuesi e kuptonte princeshën Albionë. “Unë dëshiroj të jem e lirë si moshataret e mia”, i kishte thënë Albiona. (vijon) E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

27


PORTRET

Fran Dedvukaj, agronom dhe politikan i suksesshëm

“ I lindur para tetëdhjetë e tri vitesh në fshatin Vuksanlekaj të Malësisë së Mbishkodrës, tani Komuna e Tuzit , Fran Dedvukaj është agronomi i parë i diplomuar shqiptar në Mal të Zi i cili, krahas profesionit, në mënyrë aktive është marrë me politikë, së cilës madje i ka qëndruar besnik deri në pension. Ai vjen nga një familje e ndershme e fisit të njohur të Hotit të Dedë Gjon Lulit, një burrë i shquar për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe shembull i atdhetarit ideal që shërbeu për brezat e tashëm dhe për ata që do të vijnë më pas. Të kesh rrënjë të tilla është nder dhe krenari. Por, njëherazi edhe peshë e rëndë e obligim i madh. Për këtë fakt të pamohueshëm ka qenë i vetëdijshëm edhe Frani, i cili thotë se moto e jetës së tij ishte puna me nder, përkushtim e respekt. Për moshën që ka vazhdon të jetë mjaft vital. Këtë etapë (fazë) të jetës e kalon me bashkëshorten e tij (malazeze) herë në vendlindje ku, siç thotë ai , ndjehet më së miri, e herë në Nju-Jork ku ka pjesën tjetër të familjes. Në biografinë e tij ka një jetë të gjatë si drejtues i bujqësisë në Tuz e në Podgoricë. Dy dekada të plota, nga viti 1963, kur diplomoi për bujqësi në Universitetin e Sarajevës, e deri në vitin 1983, ka punuar në sektorin e bujqësisë në detyra të ndryshme . Gjatë viteve 1963 -1972 ishte drejtor (udhëheqës) i Organizatës Punuese “ Kooperuesit”, pastaj drejtor i Kooperativës Bujqësore në Tuz (1972-1977) dhe drejtor i Organizatës Punuese të Kooperuesve të Agrokombinatit „13

28

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Biografia politike e Fran Dedvukajt është po aq e suksesshme sa ajo profesionale. Edhe në këtë fushë ishte i përkushtuar e serioz. Kjo tregon atë që është e mundshme kur gjërat ( punët) bëhen në mënyrën e duhur

korrik”- në Podgoricë (1978 – 1982). Në këtë periudhë kohore, përveç se u shqua si drejtues dhe specialist i aftë, i suksesshëm, i komunikueshëm e tolerant, Frani dijen e tij e përcolli tek brezat e rinj ( nxënësit) të Gjimnazit „ „5 Maji“ në Tuz ( 19741978) dhe të Shkollës së Mesme Bujqësore në Lipjan ( Kosovë ) gjatë viteve 1976-1978. Puna me nxënës ishte një sfidë e re për të, kurse procesi mësimor i ofroi mundësinë që të tregojë aftësitë e tij të mësimdhënies. Ish - nxënësit dhe ish-kolegët e tij kanë vetëm fjalë miradie për të. Biografia politike e Fran Dedvukajt është po aq e suksesshme sa ajo profesionale. Edhe në këtë fushë ishte i përkushtuar e serioz. Kjo tregon atë që është e mundshme kur gjërat ( punët) bëhen në mënyrën e duhur. Gjatë karrierës së tij politike të gjatë tri dekada e gjysmë ka

ushtruar shumë detyra e ka mbuluar poste të rëndësishme shtetërore. Lista e tyre është e gjatë, prandaj edhe po përmendim vetëm disa nga ato. Konsull i Dytë në Njujork, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Malit ë Zi ( më parë Sekretariati Shtetëror për Punë të Jashtme) -1.10.1983 – 30.12.1990. Anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Malit të Zi dhe Sekretariatit të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi ( 1990 – 1995). Delegat në Kongresin e V-të dhe VI-të të Lidhjes së Komunistëve të Malit ë Zi. Deputet në Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi në tri legjislatura 1990,1992 dhe 1996).Ministër Paportofol në Qeverinë e Malit të Zi ( 24.12.1996 – 5.02.1998 ). Zyrtar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë ( 5 shkurt 1998 – 1.o2.2002 ) etj. Për vlerësimin dhe punën e tij u shpërblye me çmime nga Komiteti i Shkollës së Rinisë Popullore të Shkollës së Mesme të Bujqësisë, Prishtinë, 1968, nga Agrokombnati „ 13 korrik“, Titograd, 21 mars 1980, dhe nga Këshilli Komunal i Lidhjes së Shoqatës së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë , 15 maj 1995. Suksesi i Fran Dedvukajt në fushën e bujqësisë dhe të politikës është dëshmi e profesionalizmit në kryerjen e detyrave që ka kryer, duke patur gjithmonë kujdes për interesat e përgjithshme të shtetit të Malit të Zi Gj.Gjonaj dhe qytetarëve të tij.


MOZAIK

Bashkëvendësit nga Gruda dhuruan një furgon për transportin e nxënësve të fshatrave të Grudës që udhëtonin në këmbë

Donacion me vlerë dhe i mirëpritur Tuz – Çështja e transportit për nxënës të disa fshatrave të Grudës të cilët prej shumë vitesh udhëtonin në këmbë për të ndjekur shkollën fillore në Dinoshë por dhe atë fillore dhe të mesme në Tuz, është zgjidhur përfundimisht. Këtyre nxënësve që çdo ditë përshkonin edhe nga njëzet kilometra vajtje- ardhje për të ndjekur mësimin, ju kanë ardhur në ndihmë disa bashkëvendës nga Gruda të cilët jetojnë në SHBA. Ata grumbulluan mjetet e nevojshme financiare për të blerë një fugon me të cilin tani e tutje do të udhëtojnë këta nxënës. Aktiviteti mbi këtë donacion është organizuar në ambientet e jashtme të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, ku të pranishëm ishin nxënës, mësimdhënës, prindër e përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të cilët ishin dhe urë lidhëse për sigurimin e këtij donacioni të çmuar dhe të domosdoshëm. Ndërkohë, ka përshëndetur drejtori i SHF “Mahmut Lekiq”, Rexhep Gjokaj, i cili ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata të cilët janë angazhuar deri në jetësimin e kësaj nisme me vlerë të veçantë. Ai duke u prononcuar për gazetën

“Koha Javore”, theksoi se këtyre nxënësve me këtë fugon, pas shumë vitesh u është lehtësuar udhëtimi, një kërkesë e kahmotshme të cilën siç tha e ka iniciuar njëri nga banorët e fshatit Kshevë vite me radhë. “Dedë Sinishtaj ka qenë njëri ndër ata i cili kërkoi vit pas viti që këtyre nxënësve t’u sigurohet një transport udhëtimi. Më në fund, u paraqitën disa donatorë nga diaspora e cila përherë ka kontribuar në vendlindjen e tyre, duke e blerë kështu një furgon të cilin ia dhuruan shkollës tonë. Shpresoj se nga data 1 nëntor, ky fugon do të fillojë të qarkullojë. I falënderoj përzemërsisht këta donatorë që kanë mundësuar këtë donacion kaq domethënës”, u shpreh Gjokaj. Në emër të donatorëve që kanë jetësuar këtë iniciativë, ka përshëndetur Tomë Gjolaj me banim në SHBA i cili njëkohësisht dorëzoi çelësat e këtij fugoni. “Kam kënaqësinë që në emër të disa bashkëvendësve të Grudës që jetojnë në Amerikë që e filluan këtë aksion për vendlindje, t’ia dhurojmë këtë fugon SHF “Mahmut Lekiq”, prindërve e veçanërisht nxënësve

që udhëtojnë nga viset malore të Grudës në shkollat e Tuzit dhe në atë të Dinoshës”, theksoi ndër të tjera Gjolaj, duke treguar se aksionin në fjalë e ka mbështetur Shoqata “Vuksan Gela” në Detroit. Ndërkaq, përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit, Marash Dukaj, falënderoi bashkatdhetarët në diasporë për këtë donacion mjaft me vlerë. “Ky donacion është më i veçantë meqënëse na vjen nga diaspora jonë e nderuar të cilët kontribojnë pothuajse në çdo aktivitet që organizohet në vendlinjde, për të mirën e Malësisë. Ne si Ministri e Arsimit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka parashikuar që transporti do të financohet nga ne, pra jo vetëm shpenzimet për mirëmbajtje dhe për vozitës por dhe për transport”, u shpreh në mes tjerash Dukaj. Ky donacion gëzoi pamasë të gjithë ata nxënës të cilët në të ftohtë e në ditë vape, ishin të detyruar të udhëtonin në këmbë, por gëzoi gjithashtu edhe prindërit e tyre të cilëve tashmë u është hequr një brengë mjaftë e madhe me të cilën t. u. jetonin prej shumë vitesh. E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Takim profesional mjekësor në Strugë

Mjekët nga Ulqini paraqitën historikun e shërbimit pediatrik shëndetësor

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni ( SHMSHM) organizoji në Strugë prej 26-28 tetor takimin profesional mjekësor XXIII me përbërje ndërkombëtare. Nga Shtëpia e shëndetit të Ulqinit mjekët: Gani Karamanaga, Palë Marnikaj, Rexhep Kraja dhe Selim Ismaili u paraqitën me kumtesë: “Nga historiku i shërbimit shëndetësor në Ulqin-shërbimi pediatrik”. Në fjalën përshëndetëse kryetari i nderit Prof. Dr. Agim Ramadani vuri në dukje eksodin e refugjatëve kosovarë dhe ndihmën mjekësore ndaj njerëzve në nevojë. “ Ishte viti 1988 kur kulminoi agresioni serb në Kosovë. Ndodhi eksodi i popullit shqiptar nga Kosova në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Për të organizuar ndihma ishte e nevojshme të formohet shoqata e mjekëve shqiptarë. Së shpejti e themeluam Shoqatën e Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacisteve shqiptarë në Maqedoni. Atëherë ishim 500 anëtarë. Me mirëkuptimin e Ministrisë së Shëndetësisë shoqata e porsaformuar u regjistrua. Dhe

30

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

kështu, filloi ndihmesa për refugjatët. Menjëherë u organizua tubimi i parë mjekësor, dhe kështu vite me radhë..”- tha z. Ramadani Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni përbëhet nga 8 degë prej vendeve ku jetojnë shqiptaret: Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë. Strugë, Manastirë, Shkup dhe Dibër. Kryetari i shoqatës Prof.Dr. Nevzat Elezi nga Fakulteti i Mjekësisë të Tetovës, në fjalën e hapjes theksoi rëndësinë dhe punën e Shoqatës së mjekëve” “SHMSHM është organ shkencor i mjekëve të të gjitha fushave të R. Maqedonisë e konceptuar dhe realizuar si shoqatë e mendimit akademik për tema e probleme të teorisë dhe praktikës së shëndetit , mësimdhënies, si hapësirë e domosdoshme për publikimin e punimeve studimore , shkencore, drejtuar dhe realizuar nga organizmat akademikë..” tha kryetari Elezi. Mjekët nga Shtëpia e shëndetit të Ulqinit morën pjesë për herë të parë në takimin në Strugë në vitin 2006.

Ishin të pranishëm: Zylfije Duraku, Fatmir Resulbegu dhe Gani Karamanaga. Në takimet e tjera me kumtesa ishin edhe Dr. Ganimete Hoxha dhe Dr. Vlora Kurti. Në mënyrë orale u prezantuan 86 kumtesa. Ishin edhe poster- prezantimet, veçanërisht nga mjekët e rinjë. Gjithashtu nga organizatat dhe firmat farmaceutike u organizuan gjashtë simpoziume. Kryetari i dytë i SHMSHM një kohë të gjatë ka qenë i ndjeri Prof.Dr. Remzi Izairi (1945-2018). Ai me sukses të madh vazhdoi punën e kryetarit të pare Prof.Dr. Agim Ramadanit. Me ftesën e Shoqatës së mjekëve të Ulqinit, disa mjekë Shqiptarë nga Maqedonia ishin pjesëmarrëse në Simpoziumin VIII Ulqin-Shkodër në hotelin “Albatros” në Ulqin në vitin 2008. Në kohën kur shumë shoqata mjekësore janë në rënie, SHMSHM ka 1200 mjekë të angazhuar dhe çdo ditë është në rritje dhe masovizim. G. K.


MOZAIK

Në Shkup mbahet konferenca shkencore

Ballkanologjia sot dhe komunikimet ndërballkanike Në organizim të Institutit të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, me seli në Shkup nga data 22-23 tetor 2018 u mbajt Konferenca shkencore me titull ”Ballkanologjia sot dhe komunikimet ndërballkanike”. Në konferencë kanë marrë pjesë 42 studiues nga Maqedonia,

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Austria, Gjermania e Italia. Konferenca punimet i ka zhvilluar në tre seksione: të letërsisë, gjuhësisë, etnokulturologjisë e historisë. Përfaqësuesi i vetëm nga Mali i Zi ishte dr.Nail Draga i cili është paraqitur me kumtesën “Dekompozimi i hapësirës etnogjeografike

shqiptare-shkaqet dhe pasojat (shek.XIX)”.Sipas organizatorit, kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë, ndërsa konferenca është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë. (Kohapress) E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

31


FEJTON

Figura e shqiponjës në mitet e popujve të lashtë Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Për teologun romak- Ireneo ( Irenaeus; 130-202) , të cilin të dyja Kishat (katolike e ortodokse) e mbajnë për “shenjt” dhe si një prej “baballarëve” të saj, figura e shqiponjës është simbol i ngjitjes në qiell të Krishtit: “Mbas ringjalljes së tij si një shqiponjë, ay u ngrit drejt qiellit. Për rrjedhojë, për ne është gjithçka: njëri për nga lindja, viçi për nga vdekja , luan në ringjalljen e tij, shqiponjë në ngjitjen në qiell”. Shumë predikues dhe pjesë të shkrimeve biblike, e marrin jetën e shqiponjës si figurë krahasimi të veprimeve të Krijuesit dhe simbolit të ringjalljes : “Zoti , sikurse shqiponja i përkushtohet popullit të tij duke e çuar me kujdes drejt shpëtimit, drejt lartësive duke i mbajtur mbi krahët e tij”. (9) “Shqiponja është simbol i rinisë së përjetshme (Ps. 102, 5) dhe “vendosjes së drejtësisë së Zotit kundrejt popullit jo besimtar...” (Sal 103,5); (Os 8,1). (10) Figura e saj merret si shembulli kryesor në mësimet dhe ngjarjet biblike, si tek : (Ebrei.9:14; 1Pietro 1:18,19), (Esodo 19:4; Deut.32:11,12),(Giobbe 39:27),(1 Re 4:31…),(Levitico 11:13),(Efesini 4:15; 1Pietro 2:1-2; Atti 18:25-26),(Gen. 7:8-9),(Apoc. 12:13,14),(Proverbi 30:18,19),(1 Tessalonicesi 4:13…),(Ezechiele 1:10),(2 Cronache 9:3-5), dhe të shumë apostujve të tjerë të kristianizmit.(11) Kjo është arsyeja, që në objektet e kultit kristian e shikojmë shqiponjën duke mbajtur librin e Bibles (fig.1), pranë figurës së Krishtit, në tavanet e Kishës apo sipër fronit të prelatëve

32

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Nuk mund të kemi “një të sotme” të suksesshme, pa njohur “dritën e së vërtetës historike” Marcus Tullius Cicero.

kryesorë dhe, të paraqitur me krahët e saj, figurat e shumta të shenjtoreve dhe engjëjve, si përcjellës të fjalës apo të dërguarin e Zotit. 1. Libri i Biblës mbi një shqiponjë në kishën e St Nicholas, Blakeney, Norfolk, në Angli, por edhe në katedralet e S. Pietro, S. Paolo, S. Andrea në Pjeterburg (Rusi), Irlandë e deri në objektet e kultit katolik në Australi. 2. Papa Françesku duke shprehur simbolin e shqiponjës. (12) Teologjia kristiane dhe rryma të tjera të lidhura me të, për përhapjen e mësimeve fetare, janë nisur nga jeta e saj në natyrë, pa e zbërthyer kuptimin simbolik që ajo mbart, për të cilin padyshim kanë dijeni “të Diturit” e Kishës, siç e dëshmon edhe vendi i rëndësishëm që zë në artin e objekteve të kultit kristian dhe veshjen e prelatëve më të lartë të kishës ortodokse dhe kopte. Nisur nga ky fakt, do ta gjurmojmë figurën e shqiponjës, jo si gjallesë e botës së shpendëve , por si SIMBOL në shkencën e BESIMIT. Njohësja e mirë e besimeve të lashta e të reja dhe mitologjisë, H.Blavatsky (Il Clossario Teosofico), duke folur për katër simbolet e besimit (njeriun me krahë, luanin, kaun dhe shqiponjën), të pasqyruara në librin e evangjelikëve të cilin e lexonin kristianët e parë, pohon se : « Shqiponja (e Shën Xhovanit) përfaqëson Shpirtin kozmik ose Ajrin, Syrin e Gjithëpushtetshëm të Profetit. » (13) Për katolicizmin, « syri hyjnor » apo « Syri që shikon gjithçka » i Zotit –Atë, të gjithë-diturit dhe të kudo-ndodhurit,

gjendet i shprehur në Psalmin 33:18 dhe ligjërimet biblike : (Matt. 20:15), (Prov. 22:9), (6:17 marg.), (Isa. 3:16), etj. (14) (15) Ky vend qendror që zë Shqiponja në ligjërimin dhe teologjinë e kristianizmit, e ka origjinën nga besimi i qytetërimit të parë të Euro-Azisë, ay i Pellazgo-Arbërve. Ky përfundim (krahas fakteve të tjera) bazohet tek dialektet e gjuhës së Shqipetaro-Arbërve të kohëve moderne. Studiuesja e filozofisë teosofiste (théosophie) H. Blavatsky, duke folur për emërtimin AIN Soph , që përdoret në ligjërimin biblik, pohon se sipas filozofit Filone i Alessandrisë (⁓ v.20– 45pK. Quaestiones et Solutiones in Genesis), AIN Soft, është « Zoti i Dytë dhe Mënçuria e tij », është një Hyjni që simbolizon « ASGJË » , është e pa-emër, prandaj edhe quhet « Ain Soph », sepse fjala « Ain » do të thotë ASGJË dhe në gjuhën hebraike, AIN simbolizon atë që nuk ekziston. (16) Në gjuhën hebraike, arabe, caldaike dhe siriane , emri Ain tregon syrin. (Appunti sui primi elementi di lingua ebraica. Gastone Ventura) ( 17) Syri në këto alfabetet të mësipërme, shpreh germën « O », me kuptimin e « hiçi-it ». Studiuesi erudit P. Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja ) pohon se « «Simboli 0 është ai i qendrës, i Frymës, i Zotit (...) Hiçit në hebraisht i thonë AIN dhe shpreh Krijuesin që nuk mund të njihet ». (18) AIN quhej edhe qyteti Levit në tokat e tribuve të lashta Judaike dhe ῾Ain Giālūt në Palestinë e vende të tjera të Azisë


FEJTON

(19), por edhe të Europës , sidomos në vendbanimet e popullsisë baske (Spanjë, Gadishulli Iberik). Në këtë gadishull, gjenden shkrime të lashta , të ngjashme me ato të Etrurisë (Itali) dhe Ilirisë (Shqipëri), që lexohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe (Nermin Vlora Falaski, Pellazgët-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret), sikurse edhe vetë emri i kësaj popullsie (baschi = bashkë dmth grup fisesh, dhe gjuha e tyre Eskuera = e shkuara, e vjetra) të cilët në lashtësi adhuronin Kaun (simbol kulti i besimit hënor të Dodonës) si Perëndi dhe sipas Strabonit , formuan qytetërimin iberik. (20) Sipas studiuesve spanjollë, emërtimi Ain është shumë i përhapur

si mbiemër i njeriut dhe toponim, i cili përfshin të gjitha vendbanimet e popullsisë Baske të sotme, që shtrihen nga komuna e Tafallës, në veri të Spanjës dhe vendbanimet në vargmalet e Pirenejve (emër që e ka origjinën nga gjuha shqipe për shqiponjën, sikundër edhe ai i gadishullit Iberik (21). Gjuhëtarët janë të mendimit se është një toponim blegtoral dhe bujqësor , por deri më sot, domethënia e emrit AIN është akoma e pazgjidhur. (22) Si përfundim del se studiuesit deri më sot, për simbolin mitik dhe besimtar AIN, nuk kanë dhënë dot shpjegimin e kuptimit gjuhësor, në të folmen e popujve të lashtë dhe të sotëm të Eu-

ro-Azisë. (do të shtjellohet më poshtë) Le t´i kthehemi përsëri figurës së Shqiponjës , në Fjalorin e H.Blavatsky : „Të katër simbolet kryesore të librave evangjelikë që lexonin kristianët e parë (njeriun me krahë, luani, kau dhe shqiponja -shën im) janë të Egjiptianeve, Kaldejve dhe Indianëve » (23) Mbi figurën e Shqiponjës në mitet e popujve të lashtë, dhe simbolin e saj si « Syri hyjnor » i Krijuesit, është folur edhe në shkrimet e mëparshme, si dhe në librin kushtuar besimit të Pellazgëve (Sellenizmi …)(24) prandaj, këtu (për arsye të formatit të një shkrimi)do të ndalem mbi disa fakte të shprehura në objektet arkeologjike, vetëm të … E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

33


MARKETING Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17), duke vepruar konform nenit 19, pikat 5 dhe 13 të Statutit dhe konform Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për përgatitjen e propozimeve të logos (shenjës dalluese) së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, më 01. 11. 2018 shpall:

KONKURS PËR PUNIMIN E LOGOS SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE I Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit, as persona të cilët Komisioni i ka angazhuar në punën e vet. II Propozimi për zgjidhjen ideore të logos së Këshillit, në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07 , “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17) duhet t’i përshtatet karakteristikave historike, kulturore, natyrore dhe të tjera të popullit shqiptar dhe nuk mund të jetë në të njëjtën formë apo në formë të modifikuar me simbolet e një partie politike, ndërmarrjeje afariste, institucioni, personi tjetër juridik ose organizate në vend apo jashtë. III Kriteret e përgjithshme për hartimin e zgjedhjes ideore të logos dhe flamurit: 1. Logoja (shenja dalluese) duhet të jetë e punuar në përputhje me praktikën e zakonshme heraldike dhe të korrespondojë me përmbajtjen e përcaktuar në pikën II të konkursit; 2. Numri, renditja dhe përmbajtja e fushave në aktvendimin e propozuar të logos duhet të jetë e përshtatshme sipas praktikës heraldike; 3. Logoja duhet të bëhet në dy variante: a) themelore (e ashtuquajtur logo e vogël); b) e zgjeruar, gjegjësisht zyrtar (e ashtuquajtur logo e mesme); 4. Logoja e zgjeruar - zyrtare duhet të ketë mbishkrimin me tekstin në shkrimin latin Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në gjuhën shqipe, gjuhën malazeze (Nacionalni savjet Albanaca) dhe angleze (Albanian National Council); 5. Trajta dhe forma e logos duhet të mundësojë teknikën e printimit në disa ngjyra, përfshirë edhe bardhë e zi dhe që logoja, si simbol, të mund të përdoret për punimin e pllakave, diplomave, shenjave, njohjeve publike, suvenireve dhe ngjashëm. IV Kushtet e veçanta lidhur me prezantimin dhe pajisjet e zgjedhjes grafike të propozuar: 1. Vizatimi me të cilin përfaqësohet propozimi duhet të bëhet me ngjyra dhe të dorëzohet në fletë të veçantë të formatit A4 së bashku me variantin bardhë e zi të të njëjtit propozim; 2. Në fletë të veçantë të formatit A4, duhet të jepen shembuj të detajuar me aplikimin e stemës së propozuar në memorandum, zarf postar dhe kartëvizitë; 3. Secila prej fletëve të lartpërmendura që përmban propozimet, duhet të shënohet veçmas me një kod dhe një numër;

34

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018


MARKETING 4. Përveç dorëzimit të vizatimeve në letër, propozimi paraqitet edhe në formë elektronike si grafikë vektoriale e ruajtur në CD duke iu përmbajtur rregullit të dorëzimit me kod, si më lart. V Paraqitja e punimeve konkurruese, zgjedhja e tyre dhe shpërblimet konkurruese: 1. Punimet e konkursit dorëzohen në zyrë të Këshillit Kombëtar çdo ditë pune ose përmes postës në pako (zarf A4) ME KOD, më së largëti deri në ora 16,00 të ditës së fundit të konkursit, në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu pa nr., 85 360 Ulqin, Mali i Zi, drejtuar Komisionit për përgatitjen e propozimeve të simboleve, me mbishkrim “KONKURSI PËR LOGON - MOS E HAP”. 2. Me punim, në zarf të veçantë të mbyllur është e nevojshme të dorëzohen edhe të dhënat personale të pjesëmarrësve (emri dhe mbiemri, adresa e banimit dhe numri i telefonit) si dhe deklarata e shkruar e autorit që nëse shpallet fitues, e drejta e autorit transferohet automatikisht tek shpallësi i konkursit, gjegjësisht Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe se propozimi i ofruar është krijim personal i autorit. 3. Konkursi zgjat 40 ditë nga dita e publikimit të tij. 4. Me përfundim të konkursit, Komisioni do të rishikojë në mënyrë procesverbale të gjitha punimet e arritura dhe do të bëjë përzgjedhjen e tyre brenda 15 ditëve dhe për këtë do të informojë pjesëmarrësit e shpërblyer si dhe publikun përmes mediumeve publike (sajtit) me njoftim me shkrim. 5. Tri zgjidhjet ideore më të suksesshme shpërblehen dhe shpërblimet përfshijnë kompensimin për punë, mjetet materiale të investuara dhe transferimin e të drejtës së autorit shpallësit të konkursit. Shpërblimet janë si në vijim: Shpërblimi I 500,00 euro Shpërblimi II 200,00 euro Shpërblimi III 200,00 euro VI KUSHTET E KONKURSIT: 1. Çdo pjesëmarrës i konkursit mund të marrë pjesë me më së shumti tre punime, por çdo punim duhet t’i dorëzohet Komisionit si dërgesë (punim) e veçantë, me kod të veçantë dhe përmbajtje të kërkuar; 2. Punimet, të cilat në adresën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të mbërrijnë pas skadimit të afatit prej 40 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, nuk do të shqyrtohen. 3. Punimet, të cilat nuk janë dorëzuar në pajtueshmëri me kërkesat dhe rregullat e cekura më lart, nuk do të konsiderohen dhe kjo do të konstatohet zyrtarisht në procesverbal gjatë vlerësimit. Adresa e e-mailit: knsh@t-com.me; kksh.mn@gmail.com Kontakt personi: - Adriana Hoxha - Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, tel: 030 401-302

Komisioni për përgatitjen e propozimeve të simboleve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 1 nëntor 2018

Viti XVll Numër 838 Çmimi 0,50

Kontribut për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij ISSN 1800-5696

Imamët që injorojnë vlerat kombëtare janë mëkatarë!...

Krijues me shqisë të veçantë të perceptimit dhe vrojtimit


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.