Koha 839

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 nëntor 2018 Viti XVll Numër 839 Çmimi 0,50

Ankand politik ISSN 1800-5696

Dua rrëmbeu çmimin “Best Pop” në MTV EMA

Princesha Albionë


PËRMBAJTJE

5

8 Serbia përkrah kriminelët e luftës dhe dënon kritikët e tyre

Punimet pritet të përfundojnë brenda vitit 2019

10

12 Pasuria ime më e vyer është liria e vendit tim

Përpëlitje e fundit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018


PËRMBAJTJE

14

18 Botim kritik me vlera shumëdimensionale

Urrejtja të shkatërron, të dëmton dhe të humb si njeri, kapërcen çdo vlerë njerëzore

20

34 Pasuritë kulturore duhen mbrojtur dhe valorizuar

Fëmijët t’ i përkushtohen obligimeve shkollore

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Miomir. M. Mugosha u takua me kryetarin e Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq

Pritet hapja e kësaj dege në Komunën e Tuzit Tuz – Kryetari i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Abedin Axhoviq ka pritur në takim drejtorin e Drejtorisë së Tatimeve, Miomir. M. Mugoshën, në prag të fillimit të punës së Degës së Drejtorisë Tatimore në këtë komunë. Siç njoftohet nga Drejtoria për Tatime, drejtori i kësaj drejtorie, Miomir. M. Mugosha, ka theksuar se orientimi strategjik i Drejtorisë për Tatime është që ta bëjë më të thjeshtë në kontinuitet përmbushjen e obligimeve tatimore për tatimpaguesit e detyruar, duke ndërtuar servisin e qasjes e duke mundësuar një komunikim sa më efikas me organin tatimor, për çfarë me aktin për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të vendeve të punës , është parashikuar hapja e degëve në tri komuna të sapoformuara – Tuz, Guci dhe Petnicë.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Mugosha ka thënë se tatimpaguesit e detyruar të cilët veprimtarinë e tyre e kryejnë në territorin e Komunës së Tuzit janë ndjekur deri më tani në kuadër të Njësisë Rajonale të Podgoricës, kurse nga tani e tutje do të merret dega e veçantë e cila do të kontribuojë në koordinim më të mirë, në ofrimin e shërbimeve më kualitative dhe në kontrollin më efikas të rregullimit të veprimtarisë së biznesit në Tuz. “Ky takim ka qenë rast që të shqyrtohen mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Tatimeve dhe administatës së vetqeverisjejes lokale, për ndërtimin e një ambienti më të favorshëm të punës por dhe për ndërtimin e një shkalle më të lartë të disiplinës tatimore. Gjithashtu, është arritur marrëveshja për sigurimin e hapësirave në godinën e Komunës së Tuzit për

degën e Drejtorisë Tatimore e cila do të fillojë me punë deri në fund të këtij viti”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se në sistemin e Drejtorisë Tatimore janë të regjistruar aktualisht 78 tatimpagues të detyruar që veprojnë në Tuz, nga të cilët 68 janë persona juridikë dhe 10 fizikë. “Përvojat nga proceduarat e deritanishme të inspektimit të mbikëqyrjes tregojnë se në territorin e kësaj komune ekziston një shtrirje e rëndësishme e ekonomisë gri, (ekonomia joformale) për ndalimin e të cilës, Drejtoria Tatimore po bën përpjekje maksimale për ç’ gjë bashkëpunimi i ndërsjellë me shërbimet komunale do të ketë rëndësi”, thuhet në këtë njoftim. t. u.


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Malit të Zi njofton për shpalljen e tenderit për rikonstruksionin e rrugës Dinoshë – Cemi i Trieshit

Punimet pritet të përfundojnë brenda vitit 2019 Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi, me ndërmjetësimin e Drejtorisë për komunikacion, ka shpallur tender për fillimin e punimeve në rikonstruksionin e rrugës automobilistike Dinoshë – Cemi i Trieshit, me gjatësi 17 kilometra e 300 metra, me vlerë prej më shumë se 11 milionë euro. Nga shërbimi për marrëdhënie me publikun i Qeverisë së Malit të Zi është njoftuar se gjatë vitit të ard-

hshëm kjo rrugë do të bëhet pjesë e aksit rrugor modern, Podgoricë – Guci, nëpërmjet Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, është njoftuar se kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, u ka kumtuar qytetarëve të Gucisë, Plavës dhe të zonave të Andrijevicës, por edhe diasporës tonë nga këto rajone se qeveria do të investojë që ta zhvillojë shpejt këtë pjesë të Malit të Zi.

“Ndërtimi i infrastrukturës kapitale në veri, lidhshmëria e saj dhe financimi i projekteve zhvillimore, nuk është më vetëm orientim programor afatgjatë i qeverisë, por proces i cili rrjedh çdo ditë dhe që jep rezultate të matshme në terren, në të gjithë Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e Shërbimit për Marrëdhëniet me Publikun të Qeverisë së Malit të Zi. t. u.

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Ankand politik

6

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Ka njerëz sot që rendin pas shumicës, jo për t’iu shmangur pjesës së çmendur, por janë të dehur me interesin e tyre. Politika është arti i rrëmbimit të votës, si një ankand sendesh të vjedhura. Partitë premtojnë të mbrojnë secilin nga tjetri

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Demokracia e tyre shpërdoron, korruptohet, përfundimisht rrëzohet dhe vritet. Sepse nuk ka pasur kurrë demokraci të tillë që nuk ka vrarë veten. Shembulli më i freskët janë të ashtuquajturat republika herë demokratike, herë popullore, pastaj socialiste, fjalë që në thelb shprehin të njëjtën gjë, por përfaqësojnë asgjë nga ato që thonë

Në letërsi, si në dashuri, njeriu habitet nga ajo që të tjerët zgjedhin. E njëjta gjë ndodh edhe në politikë. Objektivi i njeriut në jetë nuk është që të hidhet në anën e shumicës, por të mos gjendet në radhët e të çmendurve. Ky synim humbet. Ka njerëz

sot që rendin pas shumicës, jo për t’iu shmangur pjesës së çmendur, por janë të dehur me interesin e tyre. Politika është arti i rrëmbimit të votës, si një ankand sendesh të vjedhura. Partitë premtojnë të mbrojnë secilin nga tjetri. Të shtyrë nga partitë,

të përçarë, njerëzit harrojnë qëllimin, energjitë e veta i shpenzojnë në luftë kundër çështjeve pa rëndësi dhe dëshirat e shumicës orientohen kundër pakicës a opozitës. Kjo është historikisht e provuar. Të fituarit sigurojnë për veten e tyre atë që kanë planifikuar. “Demokracia u kry!”, thonë ata. Por kjo gjendje nuk zgjat shumë. Demokracia e tyre shpërdoron, korruptohet, përfundimisht rrëzohet dhe vritet. Sepse nuk ka pasur kurrë demokraci të tillë që nuk ka vrarë veten. Shembulli më i freskët janë të ashtuquajturat republika herë demokratike, herë popullore, pastaj socialiste, fjalë që në thelb shprehin të njëjtën gjë, por përfaqësojnë asgjë nga ato që thonë.

Të shtyrë nga partitë, të përçarë, njerëzit harrojnë qëllimin, energjitë e veta i shpenzojnë në luftë kundër çështjeve pa rëndësi dhe dëshirat e shumicës orientohen kundër pakicës a opozitës. Kjo është historikisht e provuar. Të fituarit sigurojnë për veten e tyre atë që kanë planifikuar. “Demokracia u kry!”, thonë ata

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

BIRN

Serbia përkrah krim luftës dhe dënon k Kur aktivistët protestuan kundër një eventi të organizuar nga partia qeverisëse që promovonte një kriminel lufte të dënuar, ne u arrestuam dhe u gjobitëm – duke treguar përsëri se si zyrtarët serbë ende e refuzojnë të vërtetën mbi konfliktet e viteve 1990 Jovana Prusina Në nëntor të vitit 1991 në Vukovar në Kroaci, rreth 260 vetë u vranë në atë që njihet si masakra e Ovçarit. Të martën, ne që ngritëm zërat tanë kundër autorëve të këtij krimi, u gjobitëm nga një gjykatë serbe. Unë isha një nga tetë aktivistët nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi, të cilët u gjobitën me nga 50,000 dinarë secili (rreth 420 euro), se protestuam kundër promovimit të një libri nga krimineli i dënuar i luftës Veselin Shlivançanin në janar të vitit të kaluar. Të tetë ne që u gjobitëm kemi lindur në vitet 1990 dhe të gjitha jetët tona u prekën negativisht nga lufta, ndërsa ata që kryen krime të tmerrshme dhe krime masive, tani mirëpriten dhe vlerësohen nga institucionet serbe dhe publiku i gjerë. Shlivançanin, një ish-oficer në Ushtrinë Popullore Jugosllave, ishte një nga katër oficerët e akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krimet e kryera në Ovçar. Padia e tij u bazua në faktin se ai ishte nën komandën e drejtpërdrejtë të forcave të Ushtrisë Popullore Jugosllave që morën kontrollin mbi spitalin e Vukovarit, nga i cili joserbët u dërguan në Ovçar dhe më pas u ekzekutuan. Në fund, ai u dënua me 10 vjet burg

8

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

nga ICTY-ja për asistim dhe nxitje në torturimin e të burgosurve. Por pasi Shlivançanin e vuajti dënimin, ai u kthye në Serbi, ku ai dikur dhe ende perceptohet si një hero kombëtar. Shumë shpejt, ai filloi të angazhohej në politikë duke mbështetur Partinë Progresiste Serbe në pushtet. Në janar të vitit 2017, gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, Partia Progresiste organizoi një promovim publik të librit të Shlivançaninit në Beshka, një fshat pranë Ingjisë në Serbinë veriore. Eventi u organizua në një qendër kulturore komunale, një hapësirë publike e financuar nga të gjithë qytetarët e Serbisë. Edhe para kësaj, përfaqësuesit e institucioneve serbe tashmë kishin një histori të pasur përkrahjeje të kriminelëve të dënuar të luftës dhe organizimin e mirëseardhjeve zyrtare pas daljes së tyre nga burgu, si në rastet e Vladimir Lazareviqit dhe Nikola Shainoviqit. Gjatë eventit publik në Beska, aktivistë të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, një OJQ me bazë në Beograd, erdhën për të protestuar kundër promovimit të një krimineli të dënuar lufte nga partia në pushtet. Ne i frymë bilbilave dhe shpalosëm një banderolë që thoshte: “Kriminelët e luftës duhet të heshtin, në mënyrë që të flitet për viktimat”, pas së cilës një grup mbështetësish të Partisë Progresiste dhe përfaqësues të qeverisë lokale e hoqën banderolën

dhe na sulmuan fizikisht. Dy prej nesh përfunduan në spital dhe makina jonë u dëmtua. Pas eventit, filloi një fushatë e organizuar nga shteti kundër nesh. Tabloidët pro regjimit na quajtën “fashistë” dhe “huliganë” dhe grupe ekstremiste të krahut të djathtë erdhën në zyrën e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut. Në fund, u dënuam nga gjykata për kundërvajtje në qytetin e Rumës për shkelje të ligjit duke prishur eventin e përurimit të librit të Shlivançanin. Le të kujtojmë se Serbia miratoi Ligjin e Bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës në vitin 2002, pesë vjet pasi Shlivançanin u dënua, prandaj vendimi i tij njihet ligjërisht nga Republika e Serbisë. Pra, pyetja është, pse nuk mund të quhet kriminel lufte një njeri i dënuar për krime lufte? Për fat të keq, shembulli i Shlivançanin është vetëm një nga shumë raste të ngjashme që tregojnë mbështetjen e fortë të institucioneve serbe për krimet e luftës dhe autorët e tyre. Aktualisht, njëri prej tyre madje është ulur si deputet në parlamentin serb (Vojisllav Shesheli), ndërsa Ministria e Mbrojtjes po boton ditarët e luftës të një tjetri (Nebojsha Pavkoviq) dhe i promovon publikisht ato në Panairin e Librit të Beogradit. Shesheli u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Pavkoviq u shpall fajtor për persekutimin, vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

minelët e kritikët e tyre

dhe u dënua me 22 vjet burg. Vlen të theksohet edhe rasti i Vladimir Lazareviq, i cili u ftua të ishte lektor ligjërues në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Serbe disa muaj më parë. Lazareviq u dënua me 14 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. Pra, saktësisht kur fakti që një krim është kryer gjatë luftës u bë rrethanë lehtësuese? Ka zemërim publik për krimet individuale, por nuk ka ndjeshmëri publike për viktimat e krimeve të luftës, të vrarë nga njerëzit që fshihen pas flamurit serb. Disi, përgjatë rrugës, doli se patriotizmi dhe dashuria për vendin tënd nënkupton të mbështesësh krim-

inelët e luftës dhe t’i lavdërosh ata si heronj – për aq kohë sa ata janë “tanët”, sigurisht. Ndërkohë që ne që shkuam në Beshka për të protestuar kundër promovimit publik të autorëve të krimeve të luftës u dënuam brenda një viti, por disa nga gjyqet e krimeve të luftës që po vazhdojnë në Serbi kanë vazhduar për më shumë se një dekadë, pa ndonjë shenjë përfundimi. Provat po humbasin dhe viktimat po lodhen dhe gjithnjë e më shumë nuk duan të marrin pjesë në procese ligjore që qartazi nuk do të sjellin ndonjë satisfaksion. Dënimet tona për kundërvajtje dërguan një mesazh të qartë se kriminelët e luftës jo vetëm që tolero-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

hen, por janë edhe të dëshirueshëm në jetën publike. Ata që janë gjetur ligjërisht përgjegjës për vrasjet, dëbimet dhe mizoritë e tjera masive, mbështeten nga zyrtarët tanë dhe mirëpriten nga institucionet tona – dhe kushdo që nuk e pranon këtë quhet tradhtar ose agjent i huaj. Kjo është arsyeja pse Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut po i bën thirrje publikut serb të marrë pjesë në një protestë që do të mbahet në Beograd për të treguar se ka ende njerëz që nuk pajtohen me këtë gjë. (Autorja është ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut. Ajo tani është koordinatore programi e Drejtësisë Tranzicionale të BIRN) E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Korrigjimi kozmetik i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (2)

Përpëlitje e fu Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi

(vijon nga numri i kaluar) Për lëshime ndaj Kosovës, Serbia kërkon të shpërblehet. Për çfarë duhet shpërblyer Serbia në rast të ndarjes së Kosovës? Duhet vallë për vrasjet, burgosjet, përdhunimet, dëbimet nga puna, izolimet, keqtrajtimet dhe shpërnguljet e dhunshme të popullit shqiptar në Kosovë, për suprimimin e autonomisë së Kosovës, apo për humbjen e “djepit” mitologjik serb në Kosovë? Se politika serbe ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar tregon edhe vizita e fundit e Presidentit serb Vuçiq në Kosovë, ku ai në mënyrë indirekte lartëson figurën e Sllobodan Millosheviqit si patriot serb dhe burrështetas i mirë, por që veproi në mënyrë të gabuar. Vuçiqi nuk është një Willy Brandt. Ai është dhe ka mbetur një radikal i papërmirësuar i cili deklaratat e veta i ndryshon nga “duhet gjetur zgjidhje” deri në “ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, në varësi të asaj se me kë takohet. Presidenti serb duhet të bëhet i sinqertë, të kërkojë falje për gabimet e politikës serbe ndaj shqiptarëve dhe të distancohet nga e kaluara, të pranojë realitetin e krijuar dhe me këtë pavarësinë e Kosovës. Të heqë dorë nga pretendimet territoriale, gjuha shovene dhe e urrejtjes ndaj popullit shqiptar dhe të angazhohet për të drejtat e njeriut dhe jo për demagogji politike. Koha e kolonive ka ikur përgjithmonë. A nuk do të ishte më mirë të punojë në përmirësimin e jetës së serbëve në Kosovë, jo vetëm në veri, dhe të përmirësojë raportet e shkatërruara në mes të serbëve dhe kosovarëve, si rezultat i një politike të keqe, të gabuar dhe të papërgjegjshme në të kaluarën dhe të angazhohet në ndërtimin e paqës në

10

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

rajon? Sigurisht, një personalitet i tillë ka për të lindur, por çështja është se kur ka për të ndodhur kjo gjë?! Do të ishte më e dobishme që në vend të korrigjimit të kufijve, të punohet në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, dhe kthimin e besimit të humbur në perspektivat e ekonomisë si dhe rregullimin e marrëdhënive të mira fqinjësore dhe tejkalimin e armiqësive shekullore. Se politika serbe karshi Kosovës nuk do të ndryshojë në një të ardhme të afërt tregon fjalimi i kryeministres serbe Ana Brnabiq në OKB. Ajo pavarësinë e Kosovës nuk e shikon si dështim të politikës serbe në të shkuarën, por gabim të botës perëndimore që përkrahu Kosovën, duke u shprehur se “Serbia po përpiqet të mbyllë kutinë e Pandorës së hapur nga Prishtina”. Kjo gjë edhe më shumë e forcon bindjen te bota e civilizuar se shkëputja e Kosovës ishte e domosdoshme dhe një akt legjitim. Propaganda me gjuhën e urrejtjes dhe politika joparimore serbe bëjnë që shqiptarët në Serbi të ndihen krejtësisht të huaj. Ata shpesh sulmohen në rrugë vetëm se janë shqiptarë, siç ishte rasti kur në Novi Sad u sulmuan dy të rinj vetëm pse kishin folur shqip. Qëllimi i Serbisë është që Kosova të bëhet shtet jofunksional, duke insistuar në “bosnjëzimin” dhe ndarjen e saj, ose që çështja të kthehet në OKB, ku ajo shpreson në mbështetjen e shteteve si Rusia dhe Kina, duke anashkaluar vendimin e GJND-së. Shihet qartë se Serbia nuk është për zgjidhjen e ngërçit politik me Kosovën, por për prolongimin e zgjidhjes duke shpresuar në “kohë më të mira”. Kjo qasje i ngjan asaj kur hajni bërtet: “Kapeni hajnin!”. Nga ana tjetër, politika kosovare tregohet joefikase dhe është në disavantazh. Raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të përmirësohen, por çështja është sa janë të dyja të gatshme për këtë. Serbia duke shfrytëzuar përvojën e saj shtetformuese ka krijuar përparësi diplomatike në krahasim me Kosovën e re dhe të papërvojë. Ajo pjesërisht ka arritur ta

paraqesë Kosovën si projekt të paqëndrueshëm dhe shtet korruptiv, po ashtu ka pasur sukses në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe pengimin e njohjeve. Serbia e ka të qartë se nuk mund ta menaxhojë Kosovën, por ajo përpiqet që Kosova të mos funksionojë si shtet dhe pushteti i Prishtinës të mos shtrihet në tërë territorin e Kosovës, duke e penguar me strukturat paralele që janë drejtëpërdrejt nën kontrollin e Beogradit. Një metodë në këtë funksion është edhe nxitja e mosbesimit në fuqitë e veta, sidomos në aftësitë shtetformuese dhe administratën shtetërore. Kryeministri Haradinaj ka pohuar se Kosova e Shqipëria nuk kanë ushtri të forta sepse në të dy vendet “vidhet në shtet”. Këtu kemi përshtypjen se “vjedhja” paraqitet si “pasion” i popullit shqiptar dhe jo si dështim dhe dobësi e nomenklaturave udhëheqëse për të krijuar shtet ligjor. Ku është shteti, qeveria, që nuk e ndaluan të “vidhet në shtet”? Kurse kryeministri Rama deklaron se ”ndryshimi i kufijve nuk është qëllim, është instrument”. Ai merr shembullin e thikës, e cila mund të përdoret për vras-

Është e sigurt se me mentalitet mesjetar dhe me korrigjim kozmetik të kufijve nuk ka anëtarësim në BE dhe as integrime euro-atlantike. Serbia e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa marrëveshje me Kosovën, prandaj ndryshimi i kufijve është një përpëlitje e fundit. Shpresojmë, pa pasoja!

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

undit “ je por edhe për shërim. Megjithatë, Edi Rama në emisionin “Opinion” në TV Klan tha një të vërtetë që udhëheqësit kosovarë duhet ta marrin parasysh. Ai la të kuptohet se politikanët kosovarë duhet që veprimet e tyre t’i koordinojnë me SHBA-në dhe të “shkojnë ta pyesin diasporën shqiptare të Amerikës”. Sa i përket qëndrimit të Gjermanisë, përveç asaj që ka thënë zonja Merkel, mund të përmendim atë që ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini ka thënë se e vetmja mënyrë e vlefshme për zgjidhjen e çështjeve brenda dialogut Beograd-Prishtinë është pajtimi dhe më shumë “tolerancë dhe pranim i diversitetit” sesa ndryshim i kufijve. Një qëndrim të ndërkombëtarëve nuk e shohim në formën e prerë, ndoshta Presidenti i Kosovës Thaçi është më shumë i informuar, por sidoqoftë ai duhet ta bëjë transparente idenë e ”korrigjimit të kufirit”. Duke ndjekur intervistat e Presidentit Thaçi kuptojmë se ai nuk ka një qasje serioze dhe as shpjegim në lidhje me çështjen e shkëmbimit të territoreve. Ai thotë se kërkon bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kurse për ndarjen e veriut të Kosovës as që bëhet fjalë. Ky është, pra, shansi “historik” që Serbia paska për ta njohur Kosovën, t’i japë asaj territor. Çudi e madhe! Apo ndoshta bëhet fjalë për heqjen e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç u shpreh ministri Pacolli?! Dil dreq e merre vesh këtë punë! Kështu fitohet përshtypja se diplomacia kosovare, kohëve të fundit është duke treguar një diletantizëm dhe “humor vulgar” politik! Kosova duke pranuar Pakon e Marti Ahtisaarit, si bazë për pavarësinë e saj, ka bërë një kompromis i cili deri diku rrezikon funksionimin e shtetit, me të drejtat që i janë dhënë Kishës Ortodokse dhe pakicës serbe. Mbi këto baza duhet vazhduar bisedimet. Cili shtet në botë do të pranonte që vendimmarrjet në parlament të bllokohen nga një pakicë? Nëse qëllimi i përmirësimit të

Shteti nuk bëhet me lutje, as me moral patriotik dhe as me dashuri, por me ligje, të cilët duhet zbatuar dhe ekzekutuar, qoftë edhe me forcë!

raporteve do të ishte i sinqertë, atëherë duhet vazhduar në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por nëse qëllimi është të krijohen avantazhe dhe të fitohet “diçka”, atëherë duhet ndërprerë deri në zgjedhjen e temave për të cilat duhet biseduar dhe problemet që duhet zgjidhur. Por çka u nënshkrua në Bruksel dhe cilat janë kompetencat që do t’i ketë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe? Gjykata Kushtetuese pati konstatuar se këto marrëveshje janë në kundërshtim me aktin më të lartë. Marrëveshjet e Brukselit duhet të jenë të pranueshme nga të dyja palët dhe kurrsesi nuk duhet të bien ndesh me rregullimin shoqëror dhe funksionalitetin e shteteve. Çështjet të cilat prekin interesin strategjik të Kosovës duhet të mbesin të panegociushme. Kurse nga ana tjetër, të gjitha çështjet që mund të çojnë në konflikt të hapur, duhet t’i zgjidhin me bisedime dhe mekanizma paqësore. Nëse veriu i Kosovës mund të ndahet, atëherë mund të ndahet edhe Vojvodina, Sanxhaku etj. Pra, korrigjimi i kufijve nuk e mbyllë problemin me Serbinë, përkundrazi sjell konflikte të reja. Nga ana tjetër, spektri politik i Luginës së Presehvës mendon se ndarja e një apo dy fshatrave nga Lugina e Preshevës do të sjellë katastrofë humanitare të shpërnguljes së tërësishme të shqiptarëve nga kjo trevë. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me serbët që jetojnë jashtë veriut. Ajo çka Kosovës i nevojitet nuk është korrigjimi kozmetik i kufijve, por zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe vazhdimi i bisedimeve në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Edhe pse nuk ka njohje formale, Serbinë nuk e pengon që të eksportojë mallra në Kosovë. Kosova ka marrëdhënie të mira tregtare me Serbinë, ku sipas të dhënave zyrtare, importi i mallrave nga Serbia është në rritje nga viti në vit. Në kufirin Kosovë-Serbi, mallrat qarkullojnë lirshëm, ndërsa qytetarët janë viktima dhe keqtrajtohen çdo ditë. Rreziku i një konflikti të ngrirë është shumë më i vogël sesa rreziku i copëtimit dhe humbja e resurseve të rëndësishme. Kosova nuk guxon të sulmohet sepse atëherë konflikti nuk do të ketë vetëm

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përmasa rajonale. Nomenklatura politike kosovare duhet të bëjë atë çka mundet, pra krijimin dhe jetësimin e shtetit ligjor dhe për këtë nuk e ndalon askush, por të heqë dorë nga aventurat politike të cilat mund të destabilizojnë tërë rajonin. Kufijtë kudo janë vendosur me “gjak e hekur”, ashtu edhe ai i Kosovës, prandaj nuk mund të ndryshojnë. Këtë besoj e dinë edhe presidenti serb dhe ai kosovar. Nga ana tjetër, politika kosovare duhet më shumë të merret me sigurinë e brendshme sepse kufijtë e jashtëm janë të garantuar nga ndërkombëtarët. Thelbësore për kosovarët nuk është si janë raportet serbo-shqiptare, por në çfarë përmasash shtrihet fuqia dhe pesha e jovlerës në Republikën e Kosovës. Klasa politike kosovare ka për detyrë, pikë së pari, të bëjë Republikën e Kosovës funksionale, shtet ligjor dhe demokratik me ekonomi të qëndrueshme të tregut. Kosova nuk është faktor botëror në vendimmarrje, por shtet i ri, i cili shumë shpejt mund të kthehet në ”monedhë kusuresh”. Kujdes, paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor nuk varen nga marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por nga luftimi i korrupsionit nga funksionimi i shteteve ligjore. Shteti nuk bëhet me lutje, as me moral patriotik dhe as me dashuri, por me ligje, të cilët duhet zbatuar dhe ekzekutuar, qoftë edhe me forcë! Një marrëveshje që do të ofronte zgjidhje oportuniste të çështjeve territoriale në rajon, është sa e rrezikshme aq edhe e paperspektivë. Çështja nuk është si të ndërrohen territoret, por marrëdhëniet në mes të shteteve të sapokrijuara dhe popujve që jetojnë në këto shtete. Për këtë nevojiten njerëz të cilët e kthejnë optimizmin për jetë më të mirë, me synime nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Perspektiva evropiane e shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet vënë në rrezik. Është e sigurt se me mentalitet mesjetar dhe me korrigjim kozmetik të kufijve nuk ka anëtarësim në BE dhe as integrime euro-atlantike. Serbia e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa marrëveshje me Kosovën, prandaj ndryshimi i kufijve është një përpëlitje e fundit. Shpresojmë, pa pasoja! (Fund) E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

11


KULTURË

Pasuria ime më e v është liria e vendit (Mbi librin “Naltësimi i Iskanderit” të Benjamin Disrael)

Marjana Bulku

Gjergj Kastriot Skënderbeu , ky lider shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe i pranuar historikisht nga shqiptarët si një rast unik që arriti t’i bashkonte ato si rrallëkush, vjen këtë herë krejt ndryshe në veprën “ Naltësimi i Iskanderit” nga Benjamin Disrael, dy herë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar (1868 dhe 1874-80.) , përkthyer mjeshtërisht nga studiuesi Mal Berisha. Kur Patricia Nugge ekspozonte rreth 37 libra për Skënderbeun, antikuare autorësh të ndryshëm, nuk di nëse e dinte që një prej ish -kryeministrave të vendit të saj kishte shkruar pikërisht këtë vepër tërësisht letrare në vitin 1833 ‘’The Rise of Iskander” e cila vjen e përkthyer nga një ish ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesi dhe autori i disa veprave me karakter historik, biografik, shënime, ketë herë me një profil tjetër, atë të përkthyesit Mal Berisha. Kishte mjaftuar një udhëtim nëpër Mesdhe ku natyrisht Shqipëria dhe historia e saj e kishin nxitur Disraelin për këtë vepër, por pa dyshim efekti Bajron i cili Shqipërinë në vargjet e tij e konsideron “vendin ku lindi Iskanderi” , janë mbase këto disa arsyeje më shumë për një trajtim

12

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Disraeli ka sjellë një vepër ku sfondi historik nuk mungon, duke u bërë prezent përmes personazheve reale(Gjergj Kastrioti , Hyniadi i Hungarisë, Princ Mehmeti II , sulltani i ardhshëm Faith, përmes toponimeve gjeografike si; Petrela, Kruja, Kështjella e Justinianit, Fusha e Kallishtës, Kulla e Babelit, si dhe mjaft përshkrime realiste të mjediseve , veshjeve të cilat e bëjnë të gjallë ngjarjen të tillë ku rrëfimi rrjedh përmes përshkrimeve , dialogëve dhe ngjarjeve që përshkojnë pothuaj tërë Mesdheun. Vepra përshkruhet nga romantizmi i kohës ku sfondi letrar ndërton një hero me shpatë e përkrenare, betejash e dyluftimesh po ku brenda të cilit jetojnë edhe ndjenja lirike e njerëzore , dashurie e raportesh me miq, të dashur e kundërshtarë që veprës i japin një dimension të ri , të panjohur më parë , atë të heroit i cili jeton midis ndjenjës për Idunën, detyrimeve ndaj atdheut e ku triumfon kjo e dyta. Në fakt po t’u referohesh kërkimeve pothuajse nuk ka asnjë histori zyrtare mbi martesën e Skënderbeut dhe aty ku shkruhet pak aludimet dhe pasaktësitë intensifikohen, por dihet që kronologjitë historike mbi Skënderbeun kanë në themel Marin Barletin, Gjon Muzakën, Fan Nolin ku përmendet Marina me të cilën lidhet dasma e Skënderbeut në vitin 1451. Disraeli ka sjellë një vepër ku sfondi historik nuk mungon, duke u bërë prezent përmes personazheve reale(Gjergj Kastrioti , Hyniadi i Hungarisë, Princ Mehmeti II , sulltani i ardhshëm Faith, përmes toponimeve

gjeografike si; Petrela, Kruja, Kështjella e Justinianit, Fusha e Kallishtës, Kulla e Babelit, si dhe mjaft përshkrime realiste të mjediseve , veshjeve të cilat e bëjnë të gjallë ngjarjen . “ Qilimat persianë , kolltukët e kadifenjtë, banjat në formë guaske, apo çatitë dritpërçuese” vizatojnë edhe kohën se kur zhvillohet ky idil , ku nuk mungon realizmi, aksioni, trilli. Mal Berisha na ka sjellë Skënderbeun të zbritur nga kali , më njerëzor se kurrë, në raportet e tij me miqtë, kundërshtarët , ndjenjat, veprimet. Është pikërisht ky hero - njeri që i ka munguar lexuesit shqiptar i cili është mësuar ta shohë Skënderbeun midis legjendës dhe historisë , gjithmone një hero në dyluftim. Vepra na sjell gjithashtu një tjetër qasje , tashmë të një politikani të shquar britanik i cili para se të jetë i tillë ishte shkrimtar dhe gazetar , publicist dhe autor i disa veprave, prandaj trajtimi i Skënderbeut prej tij konsiderohet si avantazh për ne si komb i vogël me udhëheqës gjurmët e të cilëve i njeh, ruan , çmon dhe përçon mes veprash Europa . “Vepra gjithashtu është risi për përkthyesin e saj Mal Berisha i cili duke i qëndruar besnik teks-


KULTURË

vyer tim

tit ka sjellë një dialog të zhdërvjellët përmes të cilit lexuesi i vëmendshëm kupton karakteret në vepër , ata realë që i njeh historia dhe ata jorealë që e plotësojnë atë. Naltësimi i Iskanderit’’ vjen si një vepër më shumë në kolonën e gjatë të veprave kushtuar Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ku atmosfera e luftës është gjithmonë prezentë edhe pse ka trill, kështjella, fate princeshash, burgime ëndrrash, tablotë e luftës nuk mungojnë:” turq të masakruar, kodra të mbushura me turq që ikin, epiriotë që i ndjekin, fusha të shtruara me trupa të vdekur, armë pa zot, çadra e flamuj, re tymi që bëjnë hije

mbi ta” Përshkrime të tilla të gjalla nuk mund të jenë pjesë e trillit por me siguri ato janë pasojë e historive që Disraeli falë natyrës së tij kërkuese e studiuese ka shfrytëzuar për të sjellë një vepër të tillë që lexohet nga çdo brez tashmë edhe në gjuhën shqipe. Dialogët dhe rrëfimet, përshkrimet dhe përsiatjet e ndjenjave konfigurojnë thelbin patriotik të veprës çka ravijëzohet përmes fatit dhe disfatës, betejave të drejta dhe të padrejta dhe që prevalon në fjalët e Iskanderit “. Pasuria ime më e vyer është liria e vendit tim” .E dukshme, e nëndheshme, gjithmonë prezente , angazhimi patriotik u fal heronjve

realë dhe jo realë të kësaj vepre letrare energji të pafundme njerëzore , përçimi i të cilave edhe 550 vjet më vonë përcjell dimensione sa historike e patriotike po aq edhe humane gjithmonë e më aktuale në terrenin shqiptar e kudo ku jetojnë ato. A mund të konsiderohet vepra si një dokument më shumë mbi atë figurë historikë tashmë unike në historinë tonë?! Mendimi im është po edhe pse vepra është letrare konflikti historik është aty, protagonistët e saj gjithashtu dhe për më tepër vendet, kalatë, udhëtimet, Kruja na e bëjnë sfondin historik të epokës së Skënderbeut më prezent se kurrë. E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Botim kritik me vlera shumëdimensionale (Gjokë Dabaj, “E KALUARA E V Ë RTETË E AR QI P E S H KV I S Ë S Ë TI VAR IT”, Botoi: “ART C LU B”, Ulqin, 2014)

Nga viti 2004 kur botoi studimin dy vëllimësh SHESTANI-studim filologjik gjithëpërfshirës, Gjokë Dabaj deri më tash ka botuar një numër të konsiderueshëm librash, kryesisht nga fusha e letërsisë por edhe të zhanreve të tjera. Kohë më parë opinionit iu prezantua më një botim i cili mban titullin E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit, botuar nga Art Clubi

Dr. Nail Draga

Është ky një botim i veçantë që dallon për nga përmbajtja dhe qasja e tij, sepse kemi të bëjmë me një kritikë, ndaj një libri me autor Ivan Jovoviq me titull IZ PROSŠLOSTI DUKLJANSKO-BARSKE NADBISKUPIJE (Nga e kaluara e Arqipeshkvisë Dokleato-tivarase), botuar në Tivar në vitin 2004.. Ndonëse një botim i tillë kishte dhjetë vite qe kishte dalur në qarkullim, jemi dëshmitarë se ka munguar reagimi kritik, qoftë në formë vështrimi apo recensioni nga autorë të ndryshëm shqiptarë, qofshin ata historianë, klerikë apo publicistë. Por, nëse ky libër do të ishte botuar në kohën e monizmit, diçka e tillë ka mundur edhe të arsyetohet, sepse pakkush ka pasur guxim të merret me çështje të tillë, sepse pasojat kanë qenë evidente për autorët përkatës. Por, një qendrim i tillë nihilist tash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse ekziston liria e të shprehurit dhe e të shkruarit, ku nuk bëjnë përjashtim as çështjet konfesionale, apo të institucioneve përkatëse sikurse është Arqipeshkvia e Tivarit. Pikërisht, duke e parë këtë çështje me vështrim kritik, e cila meritonte një përgjigje dhe qasje profesionale, ishte Gjokë Dabaj, i cili u angazhua, duke

14

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

pasur guxim intelektual dhe opinionit i dhuroi një botim të veçantë me titull E KALUARA E VËRTETË E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT. Duke lexuar këtë libër, nuk ka dilemë se është për admirim angazhimi i autorit, në lidhje me një temë interesante për të kaluarën e një institucioni shpirtëror që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ketë mjedis. Por, them pa hezitim se autori kishte guxim të merrej me një temë të tillë e cila kryesisht iu takon klerikëve apo historianëve sepse janë më kompetentët për çështje të tilla. Por Gjokë Dabaj, duke qenë intelektual i guximshëm, bëri një avancim personal dhe moral, duke trajtuar një temë të veçantë e cila nuk është trajtuar në diakroni dhe sinkroni deri më tash nga asnjë autor shqiptar. Ky botim me vlerë paraqet një polemikë, apo më mirë të themi një përgjigje ndaj autorit I.Jovoviq, i cili e ka botuar në gjuhën serbe në vitin 2004. Në përgatitjen e këtij botimi autori ka treguar angazhim të veçantë personal, sepse e ka trajtuar këtë çështje, duke u bazuar në literaturë profesionale, botimet publicistike por edhe kujtesën popullore, duke qenë autokton nga ky mjedis i cili është në kuadër të Arqipeshkvisë së Tivarit. Pra, autori me këtë mjedis është i lidhur në mënyrë emocionale, sepse është pjesë e botës shpirtërore katolike e cila i ka sfiduar rrethanat e kohës, duke mbetur i vetmi institucion katolik në këtë mjedis. Në saje të përvojës profesionale autori nuk ka mbetur rob i referencave dhe burimeve të ndryshme shkencore të

cilat i ka përdorur në këtë libër, por ai i analizon dhe komenton ato në mënyrë analitike, duke sjellë përfundime logjike dhe të argumentuara. Eshtë pikërisht analiza e autorit e cila demaskon autorin Jovoviq, duke ndriçuar pa paragjykime të kaluarën e Arqipeshkvisë së Tivarit, dhe rolin qe ajo ka pasur në te kaluarën e deri në ditët tona për popullatën vendore shqiptare të konfesionit katolik, në të kaluarën e deri në ditët tona. Gjokë Dabaj cekën qartë se dekompozimi i Siujdhesës Ilirike(Ballkanit), fillon me pushtimin nga ana e Perandorisë Romake, por moment kritik paraqet shek. VII, kur perandori i Bizantit Irakliu, me dekret perandorak lejoj vendosjen e sllavëve në Iliri. Autori jep të dhëna me interes për periudhën njëmijëvjeçare të Arqipeshkvisë së Tivarit nga koha e themelimit të saj më 1089 e deri në ditët tona, madje duke paraqitur edhe regjistrin e arqipeshkve të cilët kanë shërbyer këtu. Ndërsa dekompozimi i fundit dhe më tragjik është në vitin 1878, ku në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit, Tivari dhe rrethina i jepen Malit të Zi, dhe nga ajo kohë kemi shkëputjen e Arqipeshkvisë së Tivarit nga Shkodra. Ishte ky një veprim politik i kohës, duke anashkaluar faktin se kisha katolike është ekumenike, e cila nuk mund të parcializohet në saje të kufijve politikë të shteteve të ndryshme. Por, një veprim i tillë u legjitimua më 13.3.1886, në sajë të nënshkrimit të Konkordatit të Vatikanit me Malin e Zi, që paraqet një akt të turpshëm diplomatik, nga del në mënyrë


KULTURË transparente politizimi i fesë për qellime politike të pushtetit të princit malazias të kohës. Autori, është kritik, për këto veprime absurde të kohës, të cilat kanë pasur pasoja në vitet në vijim për arqipeskvinë dhe popullatën e konfesionit katolik në këtë mjedis. E dhëna se nuk është lejuar mbajtja e meshës në gjuhën shqipe, si pjesë dërmuese e pjesëtarëve të konfesionit katolik në ketë arqipeshkvi e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. Një gjendje vazhdon edhe sot në sistemin pluralist, gjoja të barazisë qytetare dhe nacionale, nga del qartë, politika asimiluese dhe sllavizuese ndaj shqiptarëve të përkatësisë katolike në kuadër të këtij institucioni edhe në ditët tona. Andaj, me të drejtë autori konstaton, se një politikë e tillë ka ndikuar që një numër i konsiderueshme e shqiptarëve katolikë të deklarohen në aspektin kombëtar si malazezë apo kroatë, duke mohuar atë shqiptare, qe janë rreth 90% të pjesëtarëve të kësaj arqipeshkvie, që është rast për hulumtim dhe apsurd për kohën tonë. Gjokë Dabaj këtë libër nuk e shkruan me subjektivizëm apo me qëllim për të

fyer autorin Jovoviq, por e kundërta, ai është i matur dhe me kujdes prezanton pikëpamjet e tij me argumente, duke hedhur poshtë tezat e Jovoviqit të cilat nuk përkojnë me realitetin etnik e demografik në të kaluarën dhe në ditët tona të hapësirës gravituese të Arqipeshkvisë së Tivarit. Madje autori Dabaj cekën qartë se duhet ndarë qartas se ç’ është historikisht e pranueshme dhe ç’ është prodhimi i fantazisë krijuese apo letrare. Dabaj po ashtu është i qartë dhe kategorik kur cekën se ilirët pasi ranë nën sundimin romak, mbetën ata që ishin por nën pushtetin e një perandorie. Pra, popullsia romane ishin ilirët edhe pse ka pasur administratorë, zejtarë, tregtarë e qeveritarë të ndryshëm, sidomos në qytetet bregdetare të Ilirisë, por popullsia dominuese ishte ilire, ndërsa sllavët janë vendosur vonë si ardhacakë në krahinat e ndryshme të Ilirisë, ku është bërë një simbiozë me popullsinë autokone-ilire, që më së miri dëshmohet pikërisht në Mal të Zi. Pra e meta parësore e botimit të I.Jovoviqit cekën me të drejt Dabaj se është mungesa e trajtimit dhe injorimi i popullsisë iliro-arbërore në këtë mjedis

gjeografik. Madje kjo është vlera e veçantë e këtij libri që është polemikë e llojit të vet për kohën tonë. E them me bindje të plotë një konstatim të tillë, sepse për libra të ndryshëm kemi pasur rast të lexojmë, vështrime apo recensione të ndryshme nga disa faqe tekst, por jo sikurse kemi ketë rast ku ndaj një libri shkruhet një libër tjetër. Është ky një rast i veçantë për kohën tonë dhe ky libër polemizues është unikat dhe si i tillë do të jetë edhe për një kohë të gjatë. Por, më duhet të them edhe një faktor tjetër që ka qenë motiv i reagimit të tillë polimezues, që ka të bëjë me largimin e tij nga vendlindja në moshë të re pa e parë atë për rreth tridhjetë vite(1962-1991). Ndonëse ka jetuar larg saj në Shqipëri, vendlindjen e kishte në zemër. Madje nuk thuhet kot se vendlindjen më së shumti e duan ata qe janë larg saj. Autori Gjokë Dabaj meriton respekt të veçantë, ku them me bindje të plotë se pas monografisë kushtuar Shestanit, kjo është vepra e tij jetësore, e cila e nderon autorin dhe botimet albanologjike.

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Vështrim (2)

“Scripta manent”, por edhe “ajo që nuk u shkrua nuk ndodhi” Ky dualizëm në titull më imponohet si i pashmangshëm gjatë leximit të veprës së autorit të ri nga Malësia, Robert Camaj, “Shtypi në Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990-2000)”, e që paraqet tezën e tij të masterit në histori pranë Universitetit të Tiranës. Vet fakti se mentor i këtij punimi ishte prof. dr. Beqir Meta – akademik na thotë shumë lidhur me pritjet dhe kualitetin e punimit fluar antishqiptare, për veprimtarinë kulturore, arsimore, letrare, artistike të shqiptarëve nuk kemi shënime, ose janë minore. Duhet pranuar se ato vërtetë nuk ishin të shumta, por Nikollë Berishaj edhe ato që ishin nuk gjenin vend në faqet e shtypit. I tillë është edhe festimi i 20 vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë (1970-1990), kur pushteti i Forumi demokratik ishte halë në frikësuar se malësorët do të shpallim sy për pushtetin malazias, para së në Tuz Republikën e Kosovës e futi gjithash për shkak të idesë që kishte Malësinë në shtetrrethim të forcave si mbrojtëse e interesit shqiptar, e që speciale policore. Organizatorëve në qarqet udhëheqëse të tij shpesh e na merrej për gabim që nuk i kishim quanim edhe “qeveri shqiptare (nën ftuar përfaqësuesit e pushtetit malazias, por vetëm të Kosovës (grupi i hije) në Mal të Zi” Detaje të shumta politike na kthejnë ardhur nga Kosova i udhëhequr nga në ato vjet, por më së paku detaje prof. Anton Çetta dhe prof. Zekeria ka pikërisht nga veprimtaria politike Cana nuk ishin pjesë e pushtetit, por e shqiptarëve në Mal të Zi, ndonëse ishte udhëheqja e grupit për pajtimin me vite të tëra shqiptarët kishin katër e gjaqeve në Kosovë) deputetë, numri i të cilëve me vite Apo rasti i heshtjes së armëve, kur u zvogëlua. Ishin këto qëndrime të gjetën edhe shumë kundërshtarë partive malaziase ndaj shqiptarëve. nga mesi ynë, me pretekst se këshDhe, derisa mediat malaziase shkru- tu disa intelektualë po e çarmatosin anin për shqiptarët, gjithmonë me një Malësinë. Edhe vetë qëndrimi i LDMZ dozë të fuqishme, shpesh të kamu- është kundër këtij tubimi dhe besës

16

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

së dhënë të malësoreve, me pretekst se disa intelektualë po e kthejnë Malësinë në kohën e bajraktarëve, pa e vlerësuar aspak rrezikun për rininë shqiptare nëpër dasmat malësore që ishin bërë si front lufte. Simpatia që shprehin mediat malaziase për partinë e dytë UDSH-në, mund të shihet nga këndvështrimi i sotëm si rezultat i parimit “përçaj e sundo”, por edhe nga dëshira që ta gjejnë një “partner” që nuk do t’ua turbullonte ujin. Duke mos pasur program që do të dallohej nga LDMZ-ja, UDSH-ja e “ringjall” Memorandumin vetëm sa për sy e faqe, për nevoja të fushatave parazgjedhore. Se sa ishin fjalimet e liderit të ri shqiptar të sinqerta shihet shumë shpejt, me angazhimin e tij si ministër pa portofol, që në asnjë mënyrë nuk i kundërshton qëndrimet e qeverisë malaziase, ende ishte nën sqetullën e Millosheviqit. Ndonëse ishte e qartë, askund nuk potencohej se UDSH-ja ishte pasojë e veprimit të dobët të partisë së parë shqiptare, por edhe luftë ndërshqip-


KULTURË

tare e bajraktarizmit.

Rreze (të zbehta drite) në errësirën mediatike malaziase

Nëse për dhjetëvjeçarin në fjalë (1990-2000) mund të themi se po të mos kishte ekzistuar Lidhja Liberale e MZ (LSCG), i tërë populli malazias do të mbante përjetësisht njollën e pashlyeshme të turpit dhe agresorit në luftën e fundit, në anën tjetër, veç revista javore malaziase Monitor ia lanë paksa fytyrën Malit të Zi me qëndrimet e veta ndryshe ndaj shqiptarëve. Që nga viti i themelimit gazetarët e tij dallohen me një qasje që mund të shihej përpara vetëm në disa revista të “perëndimit” jugosllav – në Slloveni, e pjesërisht në Kroaci. Edhe nëse këto qëndrime të shprehura i vlerësojmë si qëndrime anti-pushtet më parë se pro-shqiptare, gjatë leximit të sotëm ato janë rreze (sado të zbehta) në errësirën mediatike që e kishte kapluar Malin e Zi. Monitori që në vitin zero të tij (u themelua më 1990) i publikon për herë të parë raportet mbi demonstratat shqiptare, pak më ndryshe, ndonëse vokabulari nuk mund të largohet shumë nga ai zyrtar. Në tekstet e mëvonshme të tij, edhe emërtimi i partive shqiptare nga terroristë kalon në alternativë shqiptare. Në atë kohë, sipas shtypit malazias LDK-ja ende nuk ishte regjistruar. Të më lejohet edhe një ekskurs tjetër.

Rasti i regjistrimit të LDK-së është shembull i pashoq në jetën politike, ngase fillimisht regjistrohet një degë e saj, e më vonë vetë LDK-ja si parti. Është fjala për regjistrimin e degës së LDK-së në Lublanë, mbledhjen themeluese të së cilës e udhëhoqa unë, në prani të prof. Ibrahim Rugovës, Tomë Berishës etj. Monitori bëhet shembull ku shqiptarët (gazetarë) për herë të parë flasin për Kosovën (1992) në tekstet e Violeta Oroshit, Seladin Xhezairit, Fehim Rexhepit, por edhe për shqiptarët në Mal të Zi, si Fran Camaj dhe Ferhat Lulani. Por edhe Monitori kur shkruan për kërkesat politike të shqiptarëve të shprehura në Memorandum nuk është larg prej të tjerëve, ndonëse fjalorin e ka shumë më të butë. Për dallim nga Forumi demokratik që e quan Memorandumin arritje demokratike, Monitori e quan getoizim të shqiptarëve që nuk duhet lejuar. Gjatë tërë luftës së fundit, në Mal të Zi u strehuan shumë refugjatë, që nga Kroacia (kryesisht serbë), Bosnja (kryesisht boshnjakë - myslimanë), por edhe nga Kosova (fillimisht shqiptarë, e pas bombardimeve të NATO-s edhe të tjerë). Ndërsa për pranimin e serbëve të Kroacisë dhe të Bosnjes e Hercegovinës organet shtetërore ishin në mobilizim të plotë, jo vetëm për t’i strehuar, por madje për t’i punësuar, boshnjakët ishin më pak të mirëseardhur dhe ndihma u ofro-

hej prej Merhametit, Kryqit të Kuq por edhe organeve të shtetit, shqiptarët e Kosovës që filluan të vinin më 1998 ishin vetëm nën përkujdesjen e bashkëkombësve në Mal të Zi. Rast eklatant është Malësia, që në një moment gati iu dyfishua numri i popullsisë, e nuk kishim as edhe një objekt. Sidoqoftë, falë humanizmit të malësorëve, këtu dhe në diasporë, asnjë kosovar, asnjë ditë nuk mbeti i pastrehë dhe pa ushqim. Por, për mediat malaziase këto nuk ishin tema të interesimit. Edhe nëse shkruanin për refugjatët kosovarë, nuk i jepnin tregimet e tyre jetësore, nuk bëjnë intervista me ta, por materialet e vetme janë ato që janë në mision të përmirësimit të imazhit të republikës në sytë e të huajve, para së gjithash për përfitime ekonomike dhe politike. Besoj që me raste të dhëna më sipër u përmbush edhe pjesa e dytë e titullit ajo që nuk u shkrua, nuk ndodhi. Nuk ndodhën rastet pozitive, nuk ndodhën organizime kulturore, shkencore, letrare, sportive ndër shqiptarët. Nuk ndodhi humanizmi shqiptar i shprehur në shumë e shumë raste, që gjenerata që kaloi nëpër atë dekadë i përjetoi. Nuk ndodhën gjëra tjera që do ta prishnin misionin propagandistik të një politike të verbëruar nga egoizmi nacionalist... Por, latinët e vjetër përpos scripta manent (E shkruara mbetet) na e lanë në trashëgimi edhe thënien quid quid agis, prudenter agas et respice finem (gjithçka që punon puno me mend dhe mendo për fundin), sepse e shkruara vërtetë mbetet, por as e kaluara nuk mund të ndryshojë pavarësisht nga deklarimet e sotme politike të garniturës që pretendon të hyjë në familjen demokratike evropiane. Gjithmonë do të gjendet një autor siç është në këtë Robert Camaj, që me hulumtimet e veta do të qesë në dritë të kaluarën, sado e deformuar qoftë ajo. E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Dashuri apo urrejtje

Urrejtja të shkatërron, të dëmton dhe të humb si njeri, kapërcen çdo vlerë njerëzore

Shtjefën Ujkaj

Jeta është e bukur atëherë kur dimë t’ a jetojmë, atëherë kur çdo gjë na sillet rreth saj, duke filluar nga mendimet e shëndosha, duke dashtë natyrën, duke dashtë njerëzit e gjithçka të bukur që neve na duhet e që na rrethon.

18

Nga ana sipërfaqësore këta lloj njerëzish duken shumë të mirë e të urt Asnjë njeri nuk mund të jetojë i vetëm, asnjëri s’ mund të bëjë gjërat që don në vetminë e tij, nëse nuk don dikë dhe anasjelltas.. Njerëzit janë të krijuar që të ndihmojnë njëri- tjetrin, të duan njëri- tjetrin, e po ashtu edhe të kenë respekt ndaj

njëri- tjetrit. Dashuria nuk është definicioni i dy personave, i dy të rinjve, ajo është shumë më e gjerë se kaq. A mund të paramendojmë jetën pa shokë, pa shoqe e pa familjarë që janë shumë të rëndësishëm?

Asnjë njeri nuk mund të jetojë i vetëm, asnjëri s’ mund të bëjë gjërat që don në vetminë e tij, nëse nuk don dikë dhe anasjelltas.. Njerëzit janë të krijuar që të ndihmojnë njëri- tjetrin, të duan njëri- tjetrin, e po ashtu edhe të kenë respekt ndaj njëri- tjetrit. Dashuria nuk është definicioni i dy personave, i dy të rinjve, ajo është shumë më e gjerë se kaq

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të, por nuk shkon shumë kohë që zbulohet mediokriteti i tyre, jeta e tyre e tillë me plot skamje shpirtërore Çfarë do kishte qenë kjo botë për neve pa të dashurit tonë? Sigurisht që pa këto dashuri do kishim qenë të verbër, shumëçka nuk do kishte pasë vlera për neve. Atëherë pse t’ a prishim këtë dhunti, këtë mirësi shpirtërore, duke kaluar te diçka tjetër e që është djallëzore, e që është urrejtja për njëri-tjetrin.. Çdo gjëje i hup vlera kur fillojmë të urrejmë e të përqeshim, atëherë vetëm tregohet shpirti i keq i njeriut, zemra e zezë e personit të keq. Nga ana sipërfaqësore, këta lloj njerëzish duken shumë të mirë e

të urtë, por nuk shkon shumë kohë që zbulohet mediokriteti i tyre, jeta e tyre e tillë me plot skamje shpirtërore. Ata janë në gjendje të bëjnë shumëçka të keqe. Urrejtja të shkatërron, të dëmton dhe të humb si njeri, kapërcen çdo vlerë njerëzore. Atëherë, dashuroni sa më shumë, dashuroni veten tuaj, e po ashtu edhe të afërmin tuaj, kur bëhet rrethi i ngrohtë kur dashuria e mund urrejtjen që mund të quhet njerëzore.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Çdo gjëje i humbë vlera kur fillojmë të urrejmë e të përqeshim, atëherë vetëm tregohet shpirti i keq i njeriut, zemra e zezë e personit të keq

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në QKI “Malësia”, u dha shfaqja për fëmijë “Maçoku larosh mustaqosh”

Fëmijët t’ i përkushtohen obligimeve shkollore

Tuz – Në agjendën e aktiviteteve kulturore, QKI “Malësia” në Tuz, një vend të posaçëm u rezervon edhe aktiviteteve kulturore për fëmijë, të cilëve ata u kushtojnë vëmendje herë pas here duke sjellë aktorë të teatrove të ndryshme të cilët pasqyrojnë tematika të ndryshme që janë edukative për më të vegjlit. Gjatë kësaj jave, nxënës të shkollave fillore, të shoqëruar nga prindër të tyre, kanë shijuar shfaqjen “Maçoku larosh mustaqosh”, e cila u vu në skenë nga aktorë të teatrit “Dodona” nga Prishtina por që janë pjesë edhe e SHPK “Lumi” – Mitrovicë, të cilët me interpretimin e tyre mjeshtëror përcollën çaste hareje e gëzimi te një numër i madh i fëmijëve. Fëmijët gjatë gjithë kohës buzëqeshnin, bro-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

horisnin dhe duartrokisnin. Shfaqja, “Maçoku Larosh Mustaqosh”, me regji të Melihate Qena, skenografi të Mentor Llapashtica dhe Valdete Ramës si dhe e interpretuar nga aktorët, Roza Berisha dhe Avdi Azemi, pasqyron një tematikë edukative për fëmijët, se si ata gjatë kohës së shkollës, pra kur fillojnë të ndjekin klasën e parë, duhet t’i përkushtohen librit dhe të mënjanojnë (reduktojnë) lodrat me të cilat ata ishin mësuar si foshnje. “Bëhet fjalë për një vajzë e cila ende s’ ka filluar të shkojë në shkollë, ka një maçok me të cilin lozë në shtëpi, përpiqet ta vë në gjumë, ta lajë, ta mësojë të flas ndonjë fjalë por ai nuk flet, kështu që në fund vajza rritet, fillon shkollën por dhe maçoku të cil-

it vajza i thoshte gjithë kohës “ti je i marrë”, bëhet më i mençur se dhe ai u rrit. Pra, mesazhi që kjo shfaqje përcjell te fëmijët, është se derisa fëmijët nuk fillojnë të ndjekin shkollën, i kanë lodrat, macen, kukullën dhe lozin me to, por kur fillon shkolla duhet ta kenë një obligim tjetër që të merren me shkollën”, u shpreh gjatë prononcimit për gazetën “Koha Javore”, aktorja Roza Berisha. Shfaqja në fjalë – shton ajo – i kushtohet fëmijëve të moshës më të vogël, (ciklit të ulët shkollor). Kjo është hera e parë që “Maçoku larosh mustaqosh” shfaqet në Tuz, ndërsa më parë është dhënë në disa institucione shkollore (çerdhe dhe shkolla) të disa qyteteve në Kosovë t. u. dhe Shqipëri.


MOZAIK

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Skje–Zogaj

Mundësi ndërlidhjeje e shqiptarëve Tiranë – Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar të enjten marrëveshjen me Malin e Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj - Skje për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës. Në arsyetimin e marrëveshjes thuhet se nga studimi i kryer nga Policia Kufitare Shqiptare, në kufirin me Malin e Zi, për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve në zonën e Zogaj të Bashkisë Shkodër, është evidentuar se aty mund të hapet një vendkalim i ri për komunikim ndërkufitar tokësor dhe ujor, në vendin e quajtur “Zogaj/ Shkodër- Krajë/Mali i Zi”.

Duke elaboruar marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj–Skje për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës, është një mundësi ndërlidhjeje e trevave shqipfolëse, që i shërben edhe rritjes së fluksit të turizmit në Shqipëri. “Jemi e para qeveri që vendosëm praktikën e mbledhjeve të përbashkëta me fqinjët. Kjo pikë kufitare, duhet të kemi parasysh ndërlidhjen e

trevave shqipfolëse. Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e fluksit të turizmit mes dy vendeve tona”, ka thënë ai Pika e kalimit kufitar Skje-Zogaj do të jetë një pikë e përbashkët e kalimit kufitar, me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare. Përparësitë që priten nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje lidhen me lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonave afër Bashkisë së Shkodrës dhe Krajës, në të dyja anët e kufirit, shkurtimin e distancës, kontrollin më të mirë të sektorit të kufirit në zonën e Zogajve dhe veçanërisht kontrollin e bregut të liqenit të Shkodrës, si dhe shfrytëzimin e vlerave turistike të liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të trevës së Krajës. Marrëveshja për hapjen e pikës së re kufitare (Skje-Zogaj) ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është firmosur nga ministrat e punëve të brendshme të dy vendeve, Mevludin Nuhoxhiq dhe Fatmir Xhafa, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, më 3 korrik të këtij viti. (Kohapress)

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Dua rrëmbeu çmimin “Best Pop” në MTV EMA Para pak ditësh, Dua Lipa rrëmbeu tri çmime në Spanjë. Për këngën “New Rules”, Dua ishte shpërblyer me çmimet artistja më e mirë ndërkombëtare, albumi më i mirë ndërkombëtar dhe kënga më e mirë ndërkombëtare. Ndërsa të hënën, fitoi çmimin “Best Pop në MTV Europe Music Awards”,

22

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

që u mbajt në Bilbao dhe këtë sukses të sajin Dua e ndau me ndjekësit e saj në Instagram. “MTV EMA AWARDS. Faleminderit fansat e mi që votuan për mua”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive. Dua Lipa ishte nominuar për 4 çmime në “MTV EMA”, në kategoritë: “Kënga më e mirë pop”, “Artisti

më i mirë”, “Dukja më e mirë” dhe “UK & Ireland Act”. Projekti i fundit i Dua Lipës është “If Only” që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e njohur italian, Andrea Bocelli. Kënga fillimisht erdhi në versionin audio, ndërsa para pak ditësh u publikua edhe me videoklip.


PANORAMË

Libri i javës ‘Xhevdet beu dhe të bijtë’ nga Orhan Pamuk Redaksia e gazetës “Zëri” së bashku me librarinë “Buzuku” në Prishtinë në kuadër të rubrikës “Libri i javës” këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “Xhevdet beu dhe të bijtë”, nga shkrimtari i famshëm turk Orhan Pamuk. Ky libër është botuar në shqip nga shtëpia botuese “Skanderbag Books” në Tiranë dhe vjen i përkthyer prej origjinalit në turqisht nga Stefan Vuçani. “Xhevdet beu dhe të bijtë” është romani i parë i autorit nobelist Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër Turqia po kalonte një nga turbullirat më

të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e hidhur e të cilit e përshkon këtë libër. Rrëfimi fillon me rënien e Perandorisë Osmane e pasojat e saj dhe jep një imazh të mrekullueshëm të Stambollit dhe të banorëve të tij për një shekull të tërë. Është Shefqeti, një prej tregtarëve të parë myslimanë, ai që na përgatit për një botë të tërë imazhesh dhe ndodhish, si dhe këtë ortek marramendës idesh dhe kronikash. Ai po bëhet gati që të martohet, ëndërron të zgjerojë biznesin e tij dhe të bëjë pasuri, të krijojë një familje të madhe. Madje një familje stambolliane me shëmbëlltyrën e jetës perëndi-

more, ndikim që ka nisur të ndihet tashmë nëpër ajër. Tregtari ynë ia del të mbledhë kapital dhe të bëhet një qytetar i ri i botës në këtë republikë të re turke. Me përvojat dhe jetën e pasur të Shefqetit, të bijve dhe të nipërve të tij, Pamuku na jep historinë e modernizmit të Turqisë së shekullit XX. “Unë rrija në dritaren time, ndërkohë që miqtë e mi përballeshin jashtë me terrorin. Ndihesha fajtor që në ato ditë kur qëmtoja për këtë libër miqtë e mi arratiseshin nga vendi ose futeshin nëpër burgje”, shkruan Pamuk për ditët kur e formësonte këtë vepër, ky prag i parë nga nis jeta e tij e gjatë prej rrëfimtari të madh. E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Tufë poezish për fëmijë

Ali Gjeçbritaj

24

Abetarja

Festivali i zogjve

Feneri i xixëllonjës

Në klasën e parë Arbri me Dionin Nisën të mësojnë shkronjat Të shtypit, të dorës. Abetaren Ata shumë e duan Se shkronjat e shqipes Prej saj i mësuan. Arbri dhe Dioni Kanë një preferim Për Arjanin e Arisën Atje në Ulqin. Abetaren ua falën Dhe shkuan në Prishtinë. Arisa dhe Ari Nga Ulqini i lashtë Arbrin dhe Dionin në Kosovë Nga zemra falënderojnë Dhe ua bëjnë me dorë. Abetaren kombëtare Me shkronja e ilustrime Lexuan e kënduan Këngët e gjuhës shqipe.

Në mesin e pranverës Atje lart në mal Në majën e blertë Zogjtë bëjnë festival.

Xixëllonja një natë Shëtit bregut të lumit Bisedon me valën Në krahë ka ndezur flakën. Qenushi i vogël Që ruan shtëpinë Vërejtjen ia tërhoqi Xixëllonja me shkëndijë. Macja mjaulliti Dhe tundi bishtin E maçokut të vogël Sytë i shndritën. Kroi gurgulloi Ujët qelibar Qengjat blegëruan Në dritën e bardhë. Zilet cingërojnë Zogjtë cicërojnë Xixëllonja e bukur Tash fenerin e shoi. Grigja në livadh Ka dalë në kullosë Xixëllonja e vogël Krahët hekurosë. Bëhet ngadalë gati Nata kur të vijë Me kandilin e saj Prapë xixa të lëshojë Dhe me xixëllima Vogëlushëve udhën t’ua ndriçojë

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Të parin pa mëdyshje Fare pa u menduar Bilbilin zëëmbël E ftuan për t’kënduar. Nga jugu i largët Me krahë aeroplani (S’ka si t’vinte ndryshe) Në piano luan Një dallëndyshe. Kanarina e vogël N’kitarë interpreton Gjithë kori i pyllit Një arie këndon. Gjithçka po shkon mirë Asgjë nuk harruan Vogëlushët xixëllonja Në koncert i ftuan.


KULTURË

Kam dy vëllezër si dy binjakë Në shtëpinë e Arbrit

Vjeshta në kopshtin tim

Kam dy vëllezër si binjakë Bukurosha topolakë Rritën shpejt si dy zambakë Janë të urtë e shumë të mirë Më ata kaloj kohën e lirë. Për çdo ditë zgjohen herët Dhe kur nisën për në shkollë Te dera dalin me çapa të lehtë Më përshëndesin gëzueshëm me dorë. Në drekë kur kthehem nga shkolla Që të dy gëzohen shumë Dioni më pyet çfarë më ke blerë Ari thotë çokollatë dua unë. Unë nga çanta u nxjerr fletore Me shkronja, numra e vizatime Fletushka me ilustrime Abetaren e gjuhës sime.

Çdo fundjavë unë shkoj te gjyshi Më thotë, erdhi ky këlyshi Vetë ai mua më ka llastuar Andaj më duhet t’jem i duruar.

Vjeshtë e bukur plot freski Ti gjithmonë na gëzon Me fruta të ëmbla plot nektar Edhe shkolla na fillon.

Vëllain Dionin shpesh e ngacmoj Pse është më i vogël s’e kuptoj Përpiqet i gjori veten ta mbajë Por unë gjithmonë e lazdroj.

Dallëndyshet u larguan Gjetën strehim larg në jug Shtegtuan në vende të largëta Ku ka hurma, banane e pambuk.

Por kur vjen vogëlushja Arisë Atëherë s’e çajmë kokën fare Kur ajo vjen te halla në Prishtinë Të tre bëjmë cirk pa pare.

Vjeshta në kopshtin tim ka ardhur Poqi mollë e poqi dardhë Ftoj të verdhë porsi ari Në vjeshtë ka ardhur nektari.

Udhë të mbarë, dallëndyshe Fluturoi dallëndyshja Mbi vjeshtën flokëverdhë Iku diku në jugun e nxehtë Të presim krahë hapur, moj mike Të na kthehesh në pranverë. Fluturo dallëndyshe nga dritarja ime Më përqafo mua dhe shoqen time Çerdhen do ta ruaj si jetën time. Udhë të mbarë, dallëndyshe Na sjell kur të vish hurma e pambuk Të presim në pranverë unë dhe shoqja ime Me fustan me lule e me ngjyrë jeshile. E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

25


LETËRSI

Prozë për fëmijë (2)

Princesha Albionë Asllan Bisha

(vijon nga numri i kaluar) Gjyshja vazhdoi rrëfimin për Shasin plak. “Të dielën e tretë të asaj pranvere të largët mesjetare, banorët në qytetin e Shasit u zunë në befasi. U shqetësuan. Afër Shasit erdhi ushtria dhe vendosi tenda. Në mbrëmje ndezi zjarre. Zëri i burive therte qiellin. Paria e qytetit ishte e shqetësuar, por edhe e frikësuar. Ata kishin biseduar dhe negocuar me ta, por pa sukses. Qyteti i tyre ishte i prerë rëndë. Ai duhej dorëzuar sa më parë, kurse banorët ta lëshonin Shasin menjëherë. Ishte ky urdhër i prerë. Armiku ishte tinzar. Në mëngjes, para se agoi dita e re, tingujt e kambanave tringëlluan vajtueshëm, rrahën dhimbshëm. Ishin sinjal që banorët ta lëshojnë qytetin. Ushtria e Shasit duhej të tërhiqej e fundit ngadalë, duke mundësuar tërheqjen e parisë dhe popullit duke iu ruajtur shpinën. Një ankth mbretëroi te banorët. Në dhomë të Albionës hyri e ëma e saj, mbretëresha e zbehur e bërë dyll, me lot në sy. I ati ishte skuqur, mezi mbante durimin. “Shpejtoni! Shpejt! Armiku”. Zëri i tij ishte i kumbueshëm. Pa panik! “Albionë, bijë e nanës, jemi të rrethuar. Mongolët, barbarët, armiku!” Albiona e përgjumur u ngrit. S’kuptonte asgjë. “Duhet të ikim”. Gjetoja me sy të mbyllur flente në krahun e babait. Nuk dëgjonte zërin e

26

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

furishëm frikësues të ushtrisë armike. “Ç’janë mongolët?”, pyeti vajza kureshtare. “Ç’kërkojnë prej nesh?” “Pasurinë. Duan të na gjunjëzojnë. Gjetën pikën e dobët, fortifikimin. Ne s’arrijmë ta mbrojmë Shasin. Do të tërhiqemi. Mos u frikëso, qyteti ynë ka gardianë besnikë. Ata na mbrojnë”. Vajza përmbahej. Qëndronte si burrëreshë. Vetëm ca pika loti i rrëshqitën faqeve të skuqura si lule trëndafili. “Nga ne kërkojnë arin, pasurinë. Nxito, merr rrobat e tua”. U qetësua pak kur në dhomë hyri mësuesi, i cili ishte i mrrolur. E ëma i tha prerë: “Mësuesi do të të shoqërojë. Ai do të ndihmojë. Ende kemi kohë të mjaftueshme. Duhet të ngarkojmë kuajt, karvanët dhe të shpëtojmë pasurinë çka është e mundur... Duan të na robërojnë. Ne do të kthehemi në Shas bijë e nënës”. “Ruaju nënë”, porositi vajza. Lotët i rridhnin rrëke edhe të bijës, edhe të ëmës. Përqafimet ishin të forta, të befasishme si rrufe në mëngjesin e hershëm në kështjellën mbi liqen. U ndanë. Ajo mezi u largua... Mësuesi u ngarkua me libra të trashë. I vendosi në hebe (lloj strajce). Nxitoi, hipi princeshën në kalë. Kalëroi pas karvanit që merrte rrugën e Katërkollës, duke lënë fushën e Shasit. Kështjella mbetej pas. Vetëm kishat e Shën Mërisë dhe të Shën Gjonit dukeshin. Karvani çante përpara, kurse vështrimin e kishin kah Shasi, nga vinte ulurima dhe buritë. Tymi dhe zjarri dukeshin në Shas. Dëgjoheshin zërat e kuajve dhe hingëllima e tyre.

Vendlindja po i ikte nga syri Albionës, por jo nga zemra. Lotët s’i ndaheshin. “Ku shkojmë?”, e pyeti mësuesin e vrenjtur dhe të brengosur. “Ku është nëna? Ku është vëllai im?” “Në Tivar. Do të takohemi atje”. “Ne s’u bëjmë ballë armiqve?!”, pyeti Albiona e shqetësuar. “Jo, nuk vlen fitorja e Pirros. I rëndë ishte ky vendim princeshë”, fliste mësuesi. Vështroi kështjellën nën zjarr. Zemra i bëhej shkrumb mësuesit dhe Albionës. Buza i dridhej. Sytë i rridhnin lot si gurrë mali. “E lamë Shasin, Anën e Malit, liqenin e bukur”, fliste mësuesi. “Në Tivar do të mblidhemi të gjithë. Do të vazhdojmë udhëtimin tonë përgjatë Adriatkut. Paria e qytetit do të vendosë për fatin tonë”. Dhe atë pasdite të zymtë, të trishtë në qytetin e Shasit, barbarët vodhën çdo gjë që gjetën në shtëpi. I dogjën shtëpitë, kërkuan ar dhe argjend. S’lanë asgjë pa kontrolluar. Qytetin e shndërruan në rrënojë të frikshme me çati të thyera. Flaka dogji edhe shtëpi dhe kisha. As zogjtë e malit, pulëbardhat dhe lejlekët nuk fluturonin mbi kështjellë. Ato e lanë qytetin. Këto gjëra mësuesi i tha Albionës. E ëma dhe i ati i saj e takuan princeshën Albionë, e cila ishte e heshtur dhe e trishtuar. I ati buzëqeshi, mbahej dhe e vështroi në sy të bijën, ndërsa Gjetoja i buzëqeshi motrës e cila e puthi dhe e ledhatoi. “Nënë, kur kthehemi në Shas?”, pyeti vajza sykaltër me zë të prerë. Ajo fërkonte ballin, skuqej, s’gjente përgjigje dhe mendohej sikur gjyshja që tregon histori të lashta. Dikur tha e trazuar si peshku në rrjetë: “Kur të thahet arra e Kalimanit atje te


LETËRSI

Kulla e Kadraçit nën Rumi”. “Ajo arra e lartë atje në mal?”, shtriu dorën e njomë Albiona. “Po nëse nuk thahet?!” “Ne do të kthehemi, do t’i mundim barbarët, mongolët. Ata do të munden nën bedenat e kështjellës së Ulkinit. Ne do të kthehemi sepse Shasi është qyteti, kështjella jonë, toka jonë, ndërsa liqeni është pasuria jonë”. Vazhduan udhëtimin drejt brigjeve të Adriatikut dhe arritën në Bokën bukuroshe. Në Kotorr tringëlluan këmbanat e kishave. Mbretëresha i lutej Zotit, qante për fronin e saj, pa-

surinë e humbur, ndërsa princesha Albionë qante për pranverën e bukur buzë Liqenit të Shasit, për lejlekët këmbëgjatë, për pulëbardhat dhe krrokamat e tyre, për zërin e bilbilit që derdhte nga gurmazi i tij në mal, për peshqit që hidheshin mbi syprinën e Liqenit të Shasit. *** “A u kthye princesha, gjyshe?”, pyeti Gjetoja kureshtar. Gjyshja fërkonte ballin e menduar. “U tha arra e Kalimanit. Pushtues të tjerë e zaptuan Shasin. Erdhën turqit dhe në vitin 1571 kaluan Bunën. Erdhën në Vadrize, buzë Shasit. Ven-

dosën tendat, vendosën topat. E gjuajtën me topa kështjellën. Tri ditë e tri net. Hynë në qytet, plaçkitën çdo gjë. Banorët u shpërndanë si zogjtë e korbit. Dikush mori detin përmes Barbanës, të tjerët ikën brigjeve të Adriatikut. Turqit ishin edhe më barbarë dhe vazhduan të marrin Ulqinin. As ai nuk mundi të përballojë armikun. Dhe sot e kësaj dite në qytetin e Shasit mbetën gërmadhat, muret e kishave, dritaret e shtëpive që të kujtojnë të kaluarën e hidhur të Shasit, fatin e keq të qytetit të Shasit dhe princeshës Albionë pa kurorë”, mbaroi rrëfimin gjyshja. (Fund) E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

27


IN MEMORIAM: Hysen Nimani Novaj

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi veteranit të arsimit shqip në rajonit e Plavë-Gucisë Me dhembje dhe pikëllim të thellë, ndër popullatën e kombësisë shqiptare të trevës së rajonit të Plavë-Gucisë, por edhe ndër ata të Diasporës, u përhap lajmi se më 23 shtator të këtij viti, pushoi së rrahuri zemra fisnike dhe bujare e veteranit të arsimit shqip, të kësaj ane, Hysen Nimani Novaj. Hyseni u lind më 10 mars 1935 në Zhanicë të Komunës së Plavës, në gjirin e familjes së varfër, por mikpritëse e bukëdhënëse, në fshatin e mirënjohur, atëherë të banuar kryesisht me popullatë shqiptare, në të cilin forcat e ushtrisë serbo-malazeze, asokohe shkaktuan trazira e vragë të rënda, ndër popullatën e pafajshme dhe të pafuqishme shqiptare, ndër të cilët edhe të familjes shumanëtarëshe të Niman Novaj, e cila si pasojë e dhunës dhe përndjekjes, në fund të vitit 1942, detyrohet ta braktisë dhe me mund të madh e sakrificë, përkrye shpatieve të rrëpishme të Bjeshkëve të Nëmuna, nëpër borë e ngricë këmbë të kalojë për të jetuar në trevën e Kosovës, pikërisht në Deçan, ku atje gjen strehim dhe vendosje të përkohshme në familjen mikpritëse e bujare të Cul Dakës. Pas dy muajsh qëndrimi, familja shtatë anëtarësh e Niman dhe Shate Novajt, prej Deçanit transferohet për banim në fshatin Lubeniq të Komunës së Pejës, në shtëpinë e një miku të tyre, ku i kalojnë tri vjet, duke u ballafaquar me kushte të vështira jetese, në ndërkohë, në Lubeniq, papritmas në moshën 46 vjeçare vdes kryefamiljari, babai dhe bashkëshorti Nimani, ku edhe varroset, duke i lënë jetim: Hysenin në moshën 9 vjeçare dhe katër vëllezërit e tij Aliun, Isufin dhe Hazirin më të mëdhenj dhe

28

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Osmanin më të vogël, nën përkujdesjen e nënës Shate, e cila mbetet pa shtyllën e familjes. Pas tri vitesh të kaluara në Lubeniq, nëna Shate me pesë djemtë e mitur, kalon të jetojë në fshatin Martinaj të Komunës së atëhershme të Gucisë, ku vendoset në një objekt shtëpiak në gjendje shumë të keqe, që as për së afërmi nuk i plotësonte as kushtet minimale të banimit, ku qëndrojnë plot 15 vite, duke u përballur me probleme e vështirësi të shumta jetësore. Vendimin që përsëri të kthehen për të jetuar në shtëpinë e tyre në Zhanicë, ua hedhë poshtë daja i tyre – vëllai i nënës, Rizë M. Bruçaj, i cili i bind që ta shesin shtëpinë dhe pasurinë tjetër të patundshme, në vendlindje dhe të kalojnë të jetojnë në qytezën e Gucisë. Ashtu edhe vepruan. Në Guci vëllezërit Aliu, Isufi, Haziri dhe Hyseni blejnë shtëpitë e banimit dhe krijuan familjet, kurse vëllai më i vogël Osmani, diç më vonë kalon për të jetuar e punuar në Prizren. Nga të dhënat e sipërshënuara shihet se jeta e Hysen Novajt në fëmijëri dhe rini ka qenë e reflektuar me përplot brenga, mundime, vështirësi dhe sakrifica, të cilat për fat të mirë ku më lehtë e ku më vështirë, ia ka dalë t’i përballojë. Hyseni klasët e ciklit të ultë i ka filluar në Shkollën fillore të Lubeniqit të Pejës, për t’i vazhduar në shkollën katërklasëshe të fshatit Martinaj të Komunës së Gucisë. Hyseni i takon gjeneratës së dytë të semimaturantëve me mësim në gjuhën shqipe në shkollën tetëvjeçare të Gucisë. Semimaturën e kryen në vitin 1954. Si fëmijë kureshtar,

gjithnjë ëndërronte që një ditë të bëhet mësues. Falë dëshirës dhe vullnetit, por edhe ndihmës dhe përkrahjes së nënës Shate, vëllezërve dhe dajës Rizë, në shtator të vitit 1954, regjistrohet në Shkollën Normale në Prizren. Edhe pse në kushte të vështira i strehuar dhe vendosur në banesa private, të ftohta dhe të pandriçuara, i ballafaquar me probleme të shumta, me veshmbathje të dobët dhe pa mjete e tekste të mjaftueshme mësimore, por me vullnet, zell dhe punë sistematike, ia del që në kohë të rregullt, në vitin shkollor 1958/59, ta kryejnë shkollën normale dhe në qershor të vitit 1959 me sukses ta mbron temën e diplomës dhe të fitojë titullin e mësuesit të kualifikuar. Fati e deshi që mësuesi i posadiplomuar Hysen Novaj, së bashku me shokun dhe kolegun Ramë Qosaj, nga fshati Vuthaj, me të cilin e kreu shkollën normale, por edhe me të riun nga Vuthajt, Ramadan Gjonbalaj, i cili një vit më parë kishte kryer gjimnazin në Pejë, në vitin shkollor 1959/60, mbi supet e veta morën një barrë të rëndë por të rëndësishme dhe me shumë vlerë, hapjen e serishme të procesit mësimor në gjuhën shqipe, të cilin tri vite më parë, pushteti i atëhershëm shtetëror i Malit të Zi e kishte mbyllur me dhunë shkollën tetëvjeçare të Gucisë dhe atë katërklasëshe në fshatin Martinaj. Tre mësimdhënësit e zellshëm plot vullnet e entuziazëm, ndanë lëndët mësimore në klasët e ciklit të lartë dhe iu përvishen punës “me mish e shpirt”, për të dhënë kontributin maksimal në edukimin dhe arsimimin e nxënësve kureshtar, që në gjuhën e tyre amtare të pajisen me dituri. Hyseni, për ligjërim


IN MEMORIAM

mori lëndën e matematikës, të cilën edhe si nxënës e kishte në zemër dhe e donte shumë, por, për ta shkëputur, ndërprerë dhe çvlerësuar vazhdimësinë e punës së mbarë të mësimdhënësve entuziastë, organet relevante të pushtetit të atëhershëm, Hysenin e dërgojnë në shërbimin ushtarak, e në vend të tij, lëndën e matematikës e jep një mësimdhënës në gjuhën serbo-kroate. Pas shërbimit dyvjeçar ushtarak, Hyseni sërish kthehet në shkollën e Gucisë e cila posa kishte marrë emrin e revolucionarit gusian Xhafer Nikoçeviq, duke vazhduar punën mësimore në ligjërimin e lëndës së matematikës. Duke mos qenë i kënaqur me nivelin e ngritjes së vet profesionale, pas kthimit nga shërbimi ushtarak, me korrespodencë, nga puna, në vitin shkollor 1961/62 në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren regjistron degën e matematikës, të cilën e kryen për dy vite akademike dhe në vitin 1963 pajiset me diplomën e arsimtarit të matematikës. Pos procesit të rregullt mësimor, që Hyseni e zhvilloi në lëndën e matematikës në klasët e ciklit të lartë të Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë, plot 40 vite shkollore, gjithnjë deri në pension në vitin 2000, kontributi i tij i madh dhe i pamohueshëm vjen në shprehje edhe në Qendrën Mësimore të Mësimit të Orientuar “Beqo Bashiq” të Plavës, kur për herë të parë, në vitin shkollor 1978/79 u hap paralelja e klasës së parë me mësim në gjuhën shqipe, ku arsimtari Hysen caktohet të japin lëndën e matematikës të cilën ai e ligjëroi tri vite shkollore. I përgatitur për profesionin e vet, kur të rrallë ishin mësuesit dhe arsimtarët e kualifikuar, Hyseni në shkollën fillore të Gucisë punon si arsimtar i kualifikuar i matematikës. Gjithnjë ishte i

përgatitur në pikëpamje profesionale, i pastër në pikëpamje morale dhe i afërt me nxënës, kolegë dhe shokë. Gjithnjë ishte i përgatitur për orë të mësimit. Lëndën mësimore e zhvillonte në mënyrë të qartë. Ishte i përgatitur në pikëpamje pedagogjike, metodike dhe psikologjike. Në procesin mësimor gjithmonë u përmbahej parimeve didaktike e udhëzimeve metodike për lëndën që ligjëronte. Orët e tij ishin plot përmbajtje tërheqëse, sepse sa ishte e mundur e konkretizonte mësimin. Detyrat shkollore e shtëpiake i jepte në bazë të njohjes së psikologjisë së nxënësit. Lëndën e matematikës nxënësve ua bënte të dashur, për të cilët ajo nuk ishte “bauk” siç e quajnë atë shumëkush. Ishte pedant dhe objektiv gjatë vlerësimit të diturive, shkathtësive, aftësive dhe shprehive të përgjithshme të nxënësve. I çmonte shumë mundësitë krijuese dhe inovative të nxënësit. Kohën e lirë e shfrytëzonte për të fisnikëruar e përparuar veten dhe kombin. Punonte në mënyrë permanente për ngritjen e kulturës së përgjithshme dhe profesionale. Ishte i përpiktë në procesin mësimor. Çdo vit shkollor nxënësit e tij formonin grupin e matematikanëve të rinj. Gjatë formim-

it të grupeve ai respektonte prirjet, dëshirat dhe interesat e nxënësve. Puna në procesin edukativo-arsimor të arsimtarit të palodhur Hysen Novaj, në vazhdimësi është vlerësuar me notat më të larta nga këshilltarët pedagogjikë, inspektorët e shkollave dhe stafi punëdrejtues i shkollës të cilët e kanë përcjellë dhe mbikëqyrur aktivitetin e punës së tij. Puna, sjellja dhe personaliteti i tij, janë vlerësuar lartë me mirënjohje nga organet relevante. Mirëpo, vlerësimi dhe çmimi më i lartë për punën e tij është shprehur më 18 korrik të vitit 1974 kur i është ndarë dhurata “Dekorata e punës me kurorë të argjendtë”. Veprimtarinë e tij në procesin edukativo-arsimor, është duke e vazhduar djali i tij Faruku, i cili është mësimdhënës i lëndës së matematikës në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës. Hyseini pas vetes la bashkëshorten Hasnijen, dy djem Fadilin e Farukun, dy vajza Dritën dhe Samirën, si dhe nëntë nipa dhe mbesa. Hyseni në mënyrë modeste, më 24 shtator u varros në varrezat e qytezës së Gucisë. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Kur do të fillojë panairi i patates në Triesh? Patatja e Trieshit dhe e Koritës me shekuj ka zënë një vend të rëndësishëm në traditën e kuzhinës trieshjane. Ajo është produkti më i kërkuar dhe autokton i kësaj zonë në lartësi mbidetare mbi 1.000 ( një mijë) metra . Për shkak të cilësisë së saj të lartë, kaherë ka qenë produkt i njohur në Mal të Zi

Gjekë Gjonaj

Trieshi, zonë kodrinore-malore e Malësisë, njihet me sipërfaqe të vogla të tokës bujqësore për kultivimin e patates, të cilën vendasit e quajnë “kërtollë”. Prodhimi i kësaj kulture bujqësore ( ushqimi i tretë bazë në botë) në malin e Trieshit është traditë, pasi kushtet gjeografike e ndihmojnë këtë trevë për prodhime cilësore dhe origjinale. Patatja e Trieshit dhe e Koritës me shekuj ka zënë një vend të rëndësishëm në traditën e kuzhinës trieshjane. Ajo është produkti më i kërkuar dhe autokton i kësaj zonë, në lartësi mbidetare mbi 1.000 ( një mijë) metra . Për shkak të cilësisë së saj të lartë, kaherë ka qenë produkt i njohur në Mal të Zi. Tregu më i kërkuar dhe i sigurt i saj ishte Titogradi-Podgorica. Kërkohej dhe blihej me të madhe nga klasa e lartë e popullsisë malazeze ( zotërinjtë). Ata, madje, këtë produkt organik ushqimor e porosisnin për çdo vit tek prodhuesit trieshjanë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

, edhe pse çmimi për kilogram ishte dyfish më i lartë se i patateve të tjera në treg. Patatja e Trieshit është e veçantë. Dallohet nga varietetet (llojet) e tjera të patates në Malin e Zi. Kërcelli i patates së Trieshit është i degëzuar dhe i lartë mbi 50 centimetra, me gjethe të përbëra 3-5 palë, kryesisht të lëmuara me lule të bardha që i japin hijeshi arës ( tokës). Është shumë e shijshme. E ka lëkurën aq të hollë saqë kur zihet s’është e nevojshme të qërohet dhe derdhet apo breshnohet, siç thonë trieshjanët. Si e tillë patatja ishte dhe mbeti produkti simbol i Trieshit. Fermerët e vyeshëm trieshjanë brez pas brezi e kanë kultivuar pataten e cilësisë së lartë. Sofra trieshjane në kohërat e hershme nuk është shtruar pa këtë produkt të shëndetshëm ushqimor. Kjo traditë e kuzhinës trieshjane vazhdon edhe në kohët e sotme. Patatja gjithnjë mbetet ushqimi kryesor në familjet trieshjane. Në traditën tonë ( trieshjane) patatet kryesisht i kemi përdorur të ziera dhe të pjekura, por edhe në forma të tjera. Më kujtohen shumë raste kur patatet e pjekura janë përdorur gjatë netëve të ftohta të dimrit të rrethuar me familje, komshi e miq. Gjyshërit

dhe prindërit na shpjegonin se patatja e pjekur me lëvore ( trieshjançe lëbura) ofron shumë të mira për shëndetin tonë, sepse përmban sasi të lartë të fibrave e antioksiduesve të cilat, siç e dimë, janë shumë të rëndësishëm për tretjen e materieve ushqyese. Të parët tanë këtë ushqim hyjnor ( pataten), të cilën në Francë e quajnë “ molla e dheut” shumë shpesh e kanë përdorur për gatimin e kaçamakut me shtypc, i cili deri vonë padyshim zinte një vend të rëndësishëm në listën e gjatë të ushqimeve vendase ( natyrore) të shëndetshme. Nënat tona ( trieshjane) me përvojë ishin të njohura, jo vetëm në Triesh por edhe në Malësi, për përgatitjen me mjeshtri të kaçamakut tradicional me patate dhe me mazë shumë të kërkuar, si një ushqim i dashur i shtëpisë. Meqë kultura e patates (origjina e së cilës sipas ekspertëve daton 8.000 ( tetë mijë) vjet më parë , në brigjet e lumit Titikaka, mes Perusë dhe Bolivisë, kurse në Evropë mendohet të ketë ardhur në vitin 1. 500 ( një mijë e pesëqind) përmes anijeve të kolonizuesve spanjollë) është tradicionale për Trieshin mendoj se do të ishte me interes për banorët e këtushëm që të mendojnë për organizimin e


MOZAIK

manifestimit “ Ditët e kërtollës në Triesh”. Ky manifestim (panair) eventual krahas prezantimit të patates dhe specialiteteve të saj, do të kishte për qëllim edhe promovimin e produkteve të tjera organike vendase të kësaj zone. Përveç kësaj, për shembull, do të mund të organizohen gara për pataten më të madhe, për menynë më të mirë të përgatitur nga patatja, të mbahen ligjërata nga ekspertë bujqësorë në temën e kultivimit të patates e aktivitete të tjera gastronomike dhe argëtuese. Jetësimi i kësaj ideje besojmë se do të nxiste prodhuesit vendas të kultivojnë më shumë produkte bujqësore (patate, lakra, fasule, misër, thekër ...) e blegtorale ( djathë lope, dele

e dhie, ajkë apo mazë, gjalpë, gjizë, salcë, hirrë, kjumshtë, kos..), të cilat për shkak të ruajtjes së origjinalitetit kërkohen aq shumë sot në tregjet vendase dhe të huaja. Po ashtu manifestimi në fjalë do të bashkonte vlerat e natyrës me njerëzit e këtushëm, dikur punëtorë e të vyeshëm. Koha më e përshtatshme për mbajtjen e manifestimit do të ishte muaji tetor, pas kthimit të trieshjanëve nga bjeshka e Koritës dhe Koshticës dhe kremtimit të festës tradicionale të Trieshit “ Zojës Rruxare”. Trieshjanët në asnjë mënyrë nuk duhet të pajtohen me konstatimin e mbrapshtë e të paqëndrueshëm se Trieshi ka qenë dhe është trevë e varfër, ku nuk mund të jetohet

normalisht. Duhet të ndryshojmë mendje dhe të kuptojmë se Trieshi është vend i njerëzve punëtorë dhe i mundësive jo të vogla ekonomike, të cilat gjithsesi duhet shfrytëzuar sa më parë. Dhe, kjo është e mundur me punë, dhe vetëm me punë, apo siç thoshte poeti ynë i famshëm Naim Frashëri “ Punë , punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë!” Me ide e projekte të reja, të cilat mbase do mbështeteshin edhe nga institucionet përkatëse të komunës dhe Ministria e Bujqësisë. Patriotë bashkëkohorë janë prodhuesit, punëtorët e vyer të Trieshit. Ata që me punën e tyre, me iniciativat e tyre ekonomike fillojnë biznesin dhe hapin vende të reja pune. E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

31


FEJTON

Figura e shqiponjës në mitet e popujve të lashtë Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Egjyptit faraonik

Kur folëm për përdorimin e simbolit të shqiponjës nga Perandoritë e lashta, për hir të së vërtetës historike, duhet ta nisnim listën me perandorinë e mbretërve Atllantidë - Pellazgë, vijues të drejtpërdrejt të së cilës, kanë qenë Mbretër të hyjnizuar në Olimp dhe Dinastitë faraonike të Egjiptit, shkëlqimi i së cilës përfundoi me bëmat e Aleksandrit të Madh (⁓20-356 pK.). Studimet e shumta flasin se paraardhësit e Faraonëve , kanë qenë me origjinë nga Atllantidet-Arianë që shpëtuan nga përmbytja. Për këtë popull, që cilësohej me një qytetërim shumë të lartë, Platonit i kishte folur athinasi i shquar, Solon (640 p.K558p.K.) sipas tregimeve të dëgjuara nga priftërinjtë egjiptianë. (25) Që Atlantidën, për të cilin janë shkruar afro 20 000 libra, kanë qenë fise pellazgo-arbërore, na e dëshmon në studimin e tij (Thoti fliste shqip), eruditi arbëresh Xhuzepe Katapano. Mbretër pellazgë të ardhur nga Gadishulli Pellazgjik (Ballkani i sotëm) dhe ishujt e detit të Mesdheut, duke pushtuar me luftë tokat në Afrikën veriore, përhapën besimin e tyre me idenë e NJË ZOTI , me simbol kryesor Shqiponjën dhe Faraonin, si të besuarin e tij. Në mitet biblike, rolin e të dërguarit të Zotit, e gjejmë të shprehur në figurën e Moisiut (lat. Moyses) dhe të patriarkëve të tjerë biblikë (Adamit, Noes, Abramit) duke mbërritur deri në ditët e sotme me mitin e Krishtit. 1.Shqiponja me fytyrë njerëzore, si përfaqësuese e Krijuesit, në rolin e shoqërueses së shpirtit të të vdekurit.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Nuk mund të kemi “një të sotme” të suksesshme, pa njohur “dritën e së vërtetës historike” Marcus Tullius Cicero.

Pikturë mbi sarkofagët e priftërinjve të Amonit (Zoti i egjiptianëve). Muzeu i Egjiptit në Firence. (26) 2. Figura e një priftëreshe me krahë shqiponje mbi sarkofagun e faraonit, që paraqet një periudhë më të vonshme kohore se sa ajo e fig.1. Në të djathtë, duket “syri hyjnor” që thekson rolin e priftëreshës si ndërlidhëse me Zotin. Në kristianizëm e gjejmë të përdorur në figurat e engjëjve mbrojtës dhe ikonat e shenjtoreve të hershëm biblikë. Në objektet arkeologjike të Piramidave, vërehet se Shqiponja asnjëherë nuk shërben si mjet krahasues të jetës së saj në natyrë, siç predikohet në mënyrë figurative në Bibël: “Ju e patë se çfarë ju bëra egjiptianëve dhe si Ju mora mbi krahët e shqiponjës e ju drejtova drejt Meje” (Esodo 19:4). (27) Kudo , si në formën e zogut, njeriut/zog apo njeriut me krahë shqiponje, në besimin dhe mitologjinë e Egjiptit, ajo përfaqësohet në rolin e : “shpirtit”, “të shoqëruesit drejt botës së përtejme” , të “mbrojtjes” së siguruar nga Krijuesi dhe si simbol i pushtetit hyjnor e të paprekshëm të Faraonëve. Faraoni i parë që guxoi të zëvendësojë shqiponjën në rolin e përfaqësueses së Krijuesit , ka qenë mbreti Horos, i hyjnizuar si Perëndi. Në shumë skulptura aj paraqitet si shqiponjë (fig.1poshtë) apo me kokën e saj (fig.2,3). 1. Horos – shqiponjë ( 28); 2-Faraoni Horos me kokën e shqiponjës; 3. Studiuesit përgjithësisht e përcaktojnë si Perëndinë diellore egjiptiane-Ra/Re.

Studiuesit modernë , duke mos e njohur besimin e lashtë hënor të Atllantidëve-Pellazg dhe pa e përkthyer drejt hieroglifin Ra / Re (fig.3) tek murrët e piramidave, e kane trajtuar të njëjtën figurë të Horosit, si perëndinë egjiptiane të Diellit – RA. Në fotot e internetit, nuk mungon edhe mendimi se kemi të bëjmë me figurën e Horosit. (29) Në fakt, në të dyja figurat është Horosi shqiponjë, në dy rolet e çdo faraoni: të Mbretit (fig.2) dhe të Priftit (fig.3) duke mbajtur në kokë Hënën e re, me një nga simbolet kultike të saj-gjarpërinj. Edhe nëna e perëndisë Horos paraqitet po me një Hënë të kuqe mbi kokë dhe krahët e shqiponjës, duke treguar detyrën e saj të Kryepriftëreshës së besimit hënor, pohuar edhe nga Plutarku: “ Ndërmjet statujave të saj me brirë, janë ato me Hënën e re”. (30) Emrin Re, Xh.Katapano e shpjegon me gjuhen shqipe me fjalën “rreze”, e cila në natyrë “lidh” qiellin me tokën dhe figurativisht kryen rolin e “ndërmjetësit”, siç është edhe detyra e mbretit-kryeprift Horos me kokë shqiponje. Horusi ishte perëndia më e lashtë egjiptiane dhe figura e tij në objektet arkeologjike gjendet që në mijëvjeçarin e 3-të pK. (31) Emrin e tij e kanë mbajtur shume mbretër të dinastive egjiptiane dhe është adhuruar si mbrojtës i pushtetit të faraonit, të qytetit dhe si “prift i varrimeve”. Origjina e mitit të Horosit, u përket priftërinjve të qytetit Héliopolis, sipas të cilit, aj është biri i perëndisë Osiris dhe perëndeshës Isis. Kulti i tij nderohej veçanërisht në qytetin e lashtë


FEJTON

Nekhen, i cili emërtohej “qyteti i shqiponjës”. (32) Siç e dëshmojnë objektet arkeologjike, të gjithë mbretërit më të fuqishëm të lashtësisë , që u hyjnizuan në mite, janë “veshur me kostumin” e plotë apo të pjesshëm të shqiponjës : në Europë , Afrikën veriore, Perandorinë perse të Azisë së Afërme, Indi, dhe qytetërimet e Amerikës qendrore dhe jugore.

Mbasi zbuluam shkurtimisht, rolin kryesor që ka luajtur simboli i Shqiponjës në qytetërimin egjiptian, të vendit të rëndësishëm që zinte në ligjërimin biblik, në artin e kristianizmit, si dhe në shkencën teosofike e trashëguar nga filozofia e “fshehtë” e Lashtësisë, mbetet të gjejmë ORIGJINËN e përdorimit të saj BESIMTAR , dmth : Cilës popullsie vendi dhe periudhe historike, i përket zanafilla

e simbolit të Shqiponjës dhe e mitit të saj (syrit hyjnor) si përfaqësuese e parë e Zotit në Tokë ? Për këto pyetje, që shkenca Historike dhe Besimtare europiane dhe botërore i ka anashkaluar, do t´i drejtohemi asaj popullsie, e cila me gjuhën e saj shpjegon kuptimin gjuhësor, besimtar dhe e përcakton periudhën historike, të shqiponjës si simbol. E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

33


SPORT

Sekretariati për Kulturë dhe Sport i Komunës së Tuzit filloi punën në identifikimin e trashëgimisë kulturore të trevës së Malësisë

Pasuritë kulturore duhen mbrojtur dhe valorizuar Ne kemi një trashëgimi të lashtë dhe të pasur të kulturës e cila duhet të evidentohet dhe të konservohet dhe si e tillë të valorizohet në shërbim të turizmit. Konkretisht jemi në procesin e negociatave me Qendrën për Arkeologji dhe Konservim nga Cetina për valorizimin e Kalasë së Vuksanlekës, e po ashtu jemi duke identifikuar monumente të tjera të cilat duhen mbrojtur me Ligj Tuz – Sekretariati i sapo formuar për Kulturë dhe Sport i Komunës së Tuzit ka filluar me evidentimin dhe skenimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale në Komunën e Tuzit, gjithashtu evidentimin e klubeve dhe shoqatave sportive, objekteve sportive si dhe të kuadrit profesional. Mbi veprimtarinë fillestare të këtij sekretariati, për çështjet që përbëjnë prioritet për këtë dikaster, për gazetën “Koha Javore” u prononcua ushtruesi i detyrës së këtij sekretariati, Z. Samir Axhoviq, i cili theksoi se pasi të njihen me gjendjen aktuale në këto dy fusha të rëndësishme për qytetarët, administrata do të hartojë planet zhvillimore si dhe strategjinë për zhvillimin dhe avancimin e tyre. “Kjo nuk do të jetë punë e lehtë, duke qenë se jemi një sekretariat i sapoformuar por dhe për faktin se jemi pionierë në këtë veprimtari. Megjithatë, qasja në përpilimin e planit zhvillimor duhet të jetë serioze, sepse tani vendosen themelet e zhvillimit këtyre dy fushave”, tha Axhoviq.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Ai bëri të ditur se treva e Malësisë jo vetëm që ka nevojë për zhvillimin dhe avancimin e kulturës dhe sportit por dhe se është një domosdoshmëri, duke qenë se siç tha ai, në këtë trevë shekuj me radhë janë gërshetuar qytetërime të ndryshme. “Ne kemi një trashëgimi të lashtë dhe të pasur të kulturës e cila duhet të evidentohet dhe të konservohet dhe si të tilla të valorizohen në shërbim të turizmit. Konkretisht jemi në fazën e negociatave me Qendrën për Arkeologji dhe Konservim nga Cetina për valorizimin e Kalasë së Vuksanlekës, e po ashtu jemi duke identifikuar monumente të tjera të cilat duhen mbrojtur me Ligj”, u shpreh Axhoviq. Kur bëhet fjalë për shoqatat kulturore- artistike funksionale në trevën e Malësisë, Axhoviq tha se në këtë drejtim do të krijojnë kushte më të mira dhe do të punojnë për të themeluar dhe shoqata të tjera. “Kurse sportit, në pajtim me mundësitë financiare do ti kushtojmë një kujdes të veçantë, duke filluar

nga sporti në shkolla deri tek sporti profesional. Vite me radhë është folur për nevojën e ndërtimit të një palestre në Tuz me të gjitha pajisjet e duhura, andaj kësaj ideje dhe kërkese do t’i qasemi me përkushtim. Gjithashtu, ne do të stimulojmë themelimin e klubeve të reja sportive si në: basketboll, hendboll, volejboll, etj, e posaçërisht do të favorizojmë themelimin e klubeve sportive për femra, pasi që numri i atyre që janë të inkuadruara në sport, është shumë i vogël”, përfundoi Axhiviq. Rikujtojmë se në Komunën e Tuzit deri më tani janë themeluar pesë sekretariate: Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore, Sekretariati për Financa, të Ardhura Lokale dhe investime, Sekretariati për Sport dhe Kulturë, Sekretariati për Planifikim dhe Rregullim Hapësinor, Punë Komunale, Komunikacion, Pronësi, dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor si dhe Sekretariati për Punë, Bujqësi dhe Mirëqenie Sot. u. ciale.


SPORT

Edhe një sukses tjetër i Klubit të Taekwondosë “Ulqini” në turneun ndërkombëtar në Mostar

Tre trofe dhe 23 medalje KT “Ulqini” ka zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj dhe vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e garimit Sukseseve të arritura gjatë këtij viti, në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, Klubi i Taekwondosë

“Ulqini” i ka shtuar edhe një rezultat tjetër pozitiv. Në turneun ndërkombëtar në sportin

olimpik të taekwondosë, i cili është mbajtur të shtunën në Mostar, ky klub ka fituar tre trofe dhe 23 medalje, prej të cilave nëntë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe shtatë medalje të bronzta. Ai ka fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj dhe vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e garimit. Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” theksohet se në disiplinën e garimit, me medalje të artë u kurorëzuan Bledar Kasmi, Enis Kurti, Amella Nuti, Sara Kraja, Merisa Malokraja, me medalje të argjendtë Arta Ismailaga dhe Mervana Muçaj, kurse me medalje të bronztë Amra Dushku, Abdullah Dervishi, Amar Bakalli, Besart Kuqi dhe Mersida Demiri. Ndërkaq në disiplinën e formave, medalje të artë fituan Sumeja Bisha, Vesa Dervishi, Bledar Kasmi dhe Medina Kanaqeviq, medalje të argjendtë Amra Dushku, Ardit Dervishi, Amar Bakalli, Sara Kraja dhe Xheneta Kanaqeviq, kurse medalje të bronztë Dion Mustafa dhe Amell Nuti. Një sukses tjetër ka arritur garuesi i KT “Ulqini”, Bledar Kasmi, duke u shpallur garuesi më i suksesshëm në kategorinë e kadetëve të rinj. KT “Ulqini” është përfaqësuar me 24 garues në këtë turne, ku kanë marrë pjesë gjithsej rreth 450 garues të 40 klubeve nga shtatë vende. Kryetrajneri i këtij klubi, Fikret Dushku, ka falënderuar në emër të KT “Ulqini” të gjithë ata që kanë kontribuar, prindërit për përkrahjen e tyre dhe sponsorët për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit. (Kohapress) E ENJTE, 8 NËNTOR 2018

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.