Koha 840

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 nëntor 2018 Viti XVll Numër 840 Çmimi 0,50

Ligji zgjedhor diskriminon shqiptarët

ISSN 1800-5696

Mungesa e arsimit cilësor akademik

Si në lumin e Amazonës


PËRMBAJTJE

10

12 Një përcjellje dinjitoze nga Nju-Jorku

Timokracia e Platonit

14

16 Shpellat, bukuritë e “fshehura” të Trieshit

Debate të shumta mes pozitës dhe opozitës

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018


PËRMBAJTJE

21

26 “Festa e gështenjave” 2018

Disa shtëpi monumente të harruara në Ranë

30

32 Simbolet dhe objektet arkeologjike të lashtësisë

Kush janë Arbëreshët, ose shqiptarët e Italisë?

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 15 nëntor 2018 Viti XVll Numër 840 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Si në lumin e Amazonës

akademik arsimit cilësor Mungesa e

e Amazonës Si në lumin

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Mungesa e arsimit cilësor akademik

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Ligji zgjedhor diskriminon nukshqiptarët

Çmimi 0,50 XV Numër 744

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, qëndroi për vizitë zyrtare në Komunën e Tuzit

Synohet aktivizimi i të rinjve në gara të ndryshme Tuz – Udhëheqësit e Komunës së Tuzit, kanë pritur në takim, koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Z. Rexhep Hotin, i shoqëruar nga zv/ ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Azem Guri dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë. Sipas sekretarit të Sekretariatit për Kulturë dhe Sport në Komunën e Tuzit, Z. Samir Axhoviq, qëllimi i kësaj vizite konsistoi në mundësinë e implementimit edhe në Tuz, të programit nacional ndërshtetëror për të rinj të të gjitha komuniteteve i cili iu mundëson atyre përfshirjen në gara në disa fusha. “Ata na prezantuan programin nacional të Republikës së Kosovës për rini i cili njëherësh është dhe program ndërkombëtar. Bëhet fjalë për garat të cilat organizohen në Kosovë në

4

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

tre fusha. Njëra ka të bëjë me garat në hartimin e eseve, e dyta për garat në shkencat natyrore dhe e treta për garat sportive. Qëllimi i tyre është që t’i kyçin të rinjtë e të gjitha komunave ku jetojnë shqiptarët, që t’i organizojnë këto gara jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe në Mal të Zi, në trevat ku jetojnë shqiptarët, por jo vetëm. Ata gjatë takimit me ne, propozuan që t’u japim hapësirë në këtë kuadër edhe boshnjakëve, që përveç gjuhës shqipe, ky program të zhvillohet edhe në gjuhën malazeze”, u shpreh Axhoviq. Ai vuri në dukje se gjatë këtij takimi u tha se serbët për herë të parë janë të interesuar të marrin pjesë në këtë program për të rinj. “Ne si komunë e pëlqyem tejmase këtë program. Zyrtari, Rexhep Hoti gjatë takimit theksoi se ky pro-

gram ka filluar të implementohet në Kosovë, mirëpo që edhe te ne të ndodh kjo gjë, na nevojiten financat të cilët na mungojnë në këtë drejtim. Megjithatë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës premtuan se ata do t’i sigurojnë mjetet financiare për këtë qëllim për komunën e Tuzit, por dhe për komunën e Plavës, Gucisë dhe Rozhajës”, u shpreh Axhoviq. Për Axhoviqin, koncepti i një programi të tillë, shërben si model për Sekretariatin për Kulturë dhe Sport të Komunës së Tuzit, për faktin se ky sekretariat është themeluar vetëm pak kohë më parë dhe programe të tilla kontribuojnë në planin zhvillimor të veprimtarisë së këtij dikasteri në fushën e kulturës dhe sportit. Zyrtarët në fjalë, kanë vazhduar vizitën e tyre edhe në Komunën e Ulqinit. t. u.


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Malit të Zi nxjerr në tender për qiramarrje edhe disa prona të tjera në komunën e Ulqinit

Në tender 192 hektarë tokë në Fraskanjel dhe Shas Podgoricë – Komisioni për valorizimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore i Qeverisë së Malit të Zi ka publikuar thirrjen publike për pjesëmarrjen në tender për dhënien me qira të tokës bujqësore në fshatrat Fraskanjel dhe Shas të komunës së Ulqinit. Konkretisht bëhet fjalë për sipërfaqen prej 1 920 974m2, respektivisht 192 hektarë, në këto dy zona kadastrale. Në thirrjen e Komisionit ftohen prodhuesit bujqësorë, fizikë apo juridikë, të interesuar për qiramarrjen e tokës

bujqësore. Toka bujqësore jepet me qira për periudhën 30-vjeçare, për prodhim bujqësor të përzier. Ndër kushtet kryesore që duhet të plotësojë qiramarrësi është programi investues, me një qarkullim jo më të vogël se dy milionë euro, numri i vendeve të reja të punës, vëllimi dhe struktura e prodhimit, plani i shfrytëzimit të tokës për periudhën 15+15 vite. Po ashtu, në tender theksohet se njëri ndër kushtet për vlerësimin e

ofertës do të jetë shuma e qiramarrjes, e cila nuk mund të jetë më e ulët se 250 euro për hektar. Tenderi do të qëndrojë i hapur 45 ditë, gjegjësisht ofertat mund të dorëzohen deri më 25 dhjetor të këtij viti, kur do të bëhet edhe hapja e ofertave. Më herët, Qeveria e Malit të Zi ka dhënë me qira edhe disa toka të tjera në pronësi të saj që gjenden në territorin e komunës së Ulqinit. (Kohapress)

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Ligji zgjedhor diskriminon shqiptarët Nail Draga

Duke marrë parasysh faktin se deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare janë edhe dy vite, ka kohë që të diskutohet për ndryshime në Ligjin zgjedhor ekzistues në Mal të Zi, kryesisht nga ana e opozitës parlamentare. Andaj, duke e trajtuar këtë çështje si të domosdoshme, ditë më parë Kuvendi i Malit të Zi ka formuar grupin e punës enkas për reformën zgjedhore me 14 anëtarë (7 nga pozita e 7 nga opozita) me mandat njëvjeçar. Ndonëse kemi të bëjmë me një ligj kompleks i cili trajton një gamë të gjerë çështjesh, afati kohor prej një viti i këtij grupi të punës si duket i konvenon më së shumti pushtetit aktual, sepse nuk do të jenë në rend të ditës zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç janë paralajmëruar muajve të fundit.

Në kërkim të të drejtave të mohuara

Në vend që të drejtat e arritura të mbrohen dhe të avancohen, në Mal të Zi, ndodhë pikërisht e kundërta, ato mohohen sipas vullnetit politik të pushtetit, ku Ligji zgjedhor është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. Pikërisht një dukuri e tillë ka ndodhur me mosrespektimin e Ligjit të pakicave në cilin theksohet së të drejtat e arritura nuk mund të cenohen. Por, pikërisht

6

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Formimi i grupit të punës për ndryshimet në Ligjin zgjedhor në Mal të Zi, paraqet një rast të mirë për të eliminuar defektet e ligjit zgjedhor ekzistues i cili është diskriminues për shqiptarët nga fakti se në praktikë kemi pabarazi qytetare e nacionale të shqiptarëve , që nuk është në favor të demokracisë parlamentare, por të majorizimit të shumicës ndaj pakicës, andaj duhet gjetur një model të qëndrueshëm dhe të pranuar për shqiptarët sikurse e kanë disa vende në regjion një ligj i tillë nuk është respektuar me rastin e miratimit të Ligjit zgjedhor në vitin 2011, duke iu mohuar shqiptarëve „njësinë e tyre elektorale“ e cila jepte pesë deputet. Ishte një vendim kundër shqiptarëve dhe arritjeve të tyre, që i detyroi deputetët shqiptarë(4) të braktisin seancën e parlamentit në mënyrë demonstrative, sepse ishte një votim kundër barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve. Por, shumicës parlamentare as që i interesonte një qëndrim i tillë i shqiptarëve dhe me shumicë votash(DPS-DF) miratoi ligjin e ri zgjedhor, i cili filloi të zbatohet në zgjedhjet vijuese parlamentare(2012). Ligji i ri zgjedhor shqiptarëve përmes partive nacionale iu mundëson maksimalisht të jenë të përfaqësuar me tre deputetë. Pra, nga 4 deputetë sa kishin nga zgjedhjet e vitit 2009, me këtë ligj të ri iu mundësohet të kenë maksimalisht 3 deputetë. Këtu qëndron edhe problemi, sepse katër deputetët shqiptarë që ishin më parë,

si duket paraqitnin rrezik për pushtetin. Por, nëse analizohet ligji zgjedhor ekzistues, del qartë se shqiptarët përmes subjekteve të tyre nacionale, nëse bëjnë koalicione parimore, mund të arrijnë të fitojnë 2 deputetë, ndërsa i treti mbetet si mundësi teorike.

Infektimi me virusin e liderizmit

Pikërisht, nga moskoordinimi i subjekteve politike shqiptare, në saje të infektimit nga virusi i bajraktarizmit dhe liderizmit në vend që të dalin në zgjedhje me një apo dy lista zgjedhore, ata dolën me 3-4 lista zgjedhore, duke djegur votat dhe duke mos arritur objektivin e dëshiruar. Dhe një konstatim i tillë u dëshmua në zgjedhjet vijuese në vitin 2012, ku subjektet politike shqiptare edhe pse arritën të fitojnë 12.500 vota, fituan vetëm 2 deputetë ndërsa në vitin 2016, kemi një rënie drastike në 9.500 vota dhe u fitua vetëm 1 deputet. Ishte ky një zhgënjim i shqiptarëve, që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

është rezultat i Ligjit zgjedhor diskriminues si dhe i mosarritjes së kompromisit midis vet subjekteve nacionale të shqiptarëve, nga del se më së shumti përfitoi DPS-i, që ishte projektuesi i një ligji të tillë zgjedhor. Por, nëse e krahasojmë numrin e votave për një deputet për subjektet e tjera në Kuvendin e Malit të Zi, del qartë se deputeti shqiptar ka kushtuar më shumë se deputetët e subjekteve të tjera, që është pasojë e Ligjit zgjedhor. Pikërisht, këtu qëndron mashtrimi politik me sintagmën e njohur „diskriminimi pozitiv“, që më me vend do të ishte të thuhej diskriminim ligjor për shqiptarët në këtë mjedis. Nuk ka dilemë se ky ishte qëllimi i pushtetit, që shqiptarët të jenë të përfaqësuar sa për sy e faqe, mundësisht vetëm me një deputet, dhe ai të jetë nën ombrellën e pushtetit. Pra, e tërë loja politike kishte qëllimin që të zvogëlohet pesha politike e shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi, sepse numri i tyre i lartë ka pasur mundësi të jetë edhe vendimtar për miratimin e ligjeve të ndryshme. Ndërsa është e tepërt të thuhet se po të ishte numri i deputetëve shqiptarë autentik si në vitin 2009, atëherë ata do të ishin vendimtarë për qeverinë

aktuale, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë përfitimi kanë arritur dy subjekte të tjera (BS,SD) që në këtë përbërje (2016) janë të përfaqësuar me vetëm nga dy deputetë.

Kroacia dhe Kosova për Malin e Zi

model

Pikërisht, gjendja ekzistuese obligon për ndryshime cilësore të Ligjit zgjedhor, madje jo duke shpikur diçka të re por duke marrë parasysh përvojën e vendeve të tjera. Në këtë aspekt, si më e pranueshme për Malin e Zi mund të jetë modeli zgjedhor i pakicave në Kroaci apo Kosovë. Kështu, Kroacia si anëtare e BE, i ka kushtuar kujdes të veçantë përfaqësimit të pakicave kombëtare, sepse për to ajo ka mandatet e garantuara. Kështu ligji zgjedhor në Kroaci për serbët ka të garantuar tre mandate, e pakicat e tjera së bashku pesë mandate. Madje kësaj here shqiptarët në Kuvendin e Kroacisë janë të përfaqësuar me një deputet, edhe pse ata marrin pjesë me 0.5% nga popullsia e përgjithshme. Nga ana tjetër, në Kosovë, ligji zgjedhor avancon pakicat, ku në rastin konkret për serbët janë 10 vende të rezervuara, ndërsa 10 mandate të tjera janë për pakicat e tjera.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Nëse krahasojmë pjesëmarrjen e shqiptarëve në popullsinë e përgjithshme në Mal të Zi, statistika zyrtare i paraqet 5%, dhe janë të përfaqësuar me një deputet autentik, ngjashëm është edhe në Kroaci, ku shqiptarët marrin pjesë me 0.5% të popullsisë së përgjithshme dhe përfaqësohen me një deputet. Dhe nga një e dhënë e tillë del se defekti parësor është se kemi të bëjmë me një ligj zgjedhor i cili është diskriminues për shqiptarët në Mal të Zi, sepse nuk janë marrë parasysh të drejtat e arritura, por qëndrimi mohues i pushtetit ndaj tyre, për qëllime politike. Andaj, do të ishte e udhës që ata të cilët me votat e tyre kanë miratuar një ligj të tillë(DPS dhe DF), të iniciojnë rikthimin e të drejtave të mohuara, përmes ndryshimit të Ligjit zgjedhor. Dhe një mundësi e tillë tani ekziston, por, për një veprim të tillë konstruktiv duhet vullnet politik, që për momentin nuk shihet se ekziston, sepse në rend të parë janë interesat partiake të klaneve të ndryshme e jo ato të qytetarëve në përgjithësi, e të shqiptarëve në veçanti. Vazhdon në faqen 34

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Mungesa e arsimit cilësor akademik Qani Osmani

8

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në 20- vitet e fundit në përmasa fantastike na u shtuan “akademikët me tituj”, që në kushte dhe rrethana normale, kjo shumësi akademikësh do të konsiderohej si pasuri kombëtare. Për shumicën prej tyre kemi dëgjuar se kanë mbaruar fakultete dhe janë kurorëzuar me tituj “magjistër” e “doktorë”, por nuk dimë se kur dhe ku e kanë mbaruar shkollën e mesme Realiteti i pamëshirshëm e vrastar me të cilin sot ballafaqohet rinia shqiptare në përgjithësi, është të marshuarit drejt universiteteve, ku sot kemi mijëra studentë të diplomuar e thuajse po aq të papunësuar. Në qoftë se e analizojmë më detajishtë këtë realitet hasim në dilemën se a thua vallë këto universitete ju servojnë cilësi aq të larta të dijes sa që të rinjtë nuk shohin rrugëdalje tjetër pos universiteteve apo se aty gjendet shpresa e tyre, duke menduar se ato shërbejnë për të prodhuar dije dhe për të krijuar elitat e së ardhmes. Fatkeqësisht, kjo shpresë, ky mund, ky mision dhe ky përkushtim i tyre goditet me thikë pas shpine nga politizimi dhe nepotizmi galopant që i ka përfshirë universitetet dhe institucionet shtetërore në të gjitha trevat shqiptare. Prandaj e kemi më se të qartë dhe evidente mungesën e arsimit cilësor akademik, e cila krijon antivlera tek universitetet e megjithatë, ky rrugëtim i të rinjve nuk ka të ndalur pasi tendencat, aspiratat dhe vizioni i tyre mbështetet tek universitetet dhe në faktin se pas diplomimit do të punësohen më lehtë. Çështja e arsimimit shqip ka kohë që është bërë problem kronik, e cila gjithnjë e më shumë po fundoset, ndërkaq askush nuk ofron dalje nga kjo e keqe që e ka katandisur shoqërinë shqiptare. Në 20- vjetshin e fundit në përmasa fantastike na u shtuan “akademikët me tituj”, që në kushte dhe rrethana normale, kjo shumësi akademikësh do të konsiderohej si pasuri kombëtare. Për shumicën prej tyre kemi dëgjuar se kanë mbaruar fakultete dhe janë kurorëzuar me tituj “magjistër” e “doktorë”, por nuk dimë se kur dhe ku e kanë mbaruar shkollën e mesme. Interesimi i jashtëzakonshëm i marrjes së titujve shkencorë në forma të dyshimta, ka bërë që sot në institucionet më të larta arsimore të vegjetojnë individë me kapacitete të zbehta intelektuale e morale. Të tillëve dikush ua ka hapur

dyert që t’i edukojnë gjeneratat e reja, të cilët në këtë rast, mund ta marrim me mend, se çfarë njohurish do të përfitojnë prej profesorëve që vegjetojnë nëpër kabinetet e fakulteteve dhe shkollave, duke mos u skuqur fare përballë faktit se janë duke bërë një krim të madh. Është me rëndësi të thuhet se pjesa dërmuese e tyre fatkeqësisht nuk kanë as njohuri elementare për gjuhën shqipe. Janë me qindra profesor që nuk mund ta shkruajnë një lutje të thjeshtë ose, nëse e shkruajnë, do të jetë një lutje me shumë gabime gjuhësore. Ka edhe disa profesorë që shkruajnë tekste (disa i vlerësojnë edhe si tekste universitare), të cilat në esencë janë të vjedhura dhe të përkthyera nga gjuhët e huaja. Sikur të ofrohej mundësia për një komision të pavarur, të jashtëm dhe kompetent që do t’i hartonte disa pyetje të lehta për profesorët e shkollave të larta dhe universiteteve, atëherë realisht do të krijohej edhe mundësia për ndarjen e shapit nga sheqeri. Pa hezitim do të thoshim se provimin do ta kalonin shumë pak profesorë. Pas kësaj gjithsesi do të kishim një profil të ri të profesorëve, të cilët do të ishin në hap me kohën, që do të kuptonin rëndësinë e arsimit sipëror, do të ishin koshientë për faktin se nxënësit apo studentët tanë paguajnë para të majme për të përfituar njohuri, do të ishin të përgatitur në çdo çast, do të ishin të çliruar nga kthetrat e politikës dhe natyrisht, nuk do të lejonin që në mesin e tyre të përvidhen injorantët e llojit të sotëm, të cilët i kemi me bollëk. Shoqërinë shqiptare është fakt i pamohueshëm se deri në ngufatje e ka shtrënguar amatorizmi dhe logjika provinciale, si produkt i një shoqërie të dështuar për shkak të mungesës së idealeve. Janë shumë shenja që tregojnë se papërgjegjësia nuk e turpëron askënd, përfshi edhe ata që veten e konsiderojnë “intelektual”. Ndaj kjo fakton një gjendje të rëndë të shoqërisë shqiptare në përgjithë-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

si, ku niveli i arsimit shqip ka arritur pothuajse në pikën kritike, për të mos thënë në pikën zero. Sot, fatkeqësisht më lehtë bëhesh “magjistër e doktor” sesa ” berber”, sepse askush nuk i përfill kriteret dhe rregullat. A i ka shkuar dikujt ndërmend ta shtrojë pyetjen: po nesër kush do t’i edukojë gjeneratat e reja? Një herë e përgjithmonë duhet të bindemi se rruga e shkollimit nuk është e lehtë ashtu siç u ka ndodhur viteve të fundit “akademikëve” analfabetë, por është një rrugë e vështirë, e cila kërkon përkushtim dhe punë të përditshme, sepse pasojat e diturisë që falet apo blihet janë të pariparueshme. Asnjë diplomë, çfarëdo qoftë ajo, nuk mund ta kamuflojë analfabetizmin e atyre që pretendojnë ta marrin në dorë fatin e kombit. Efektet e atyre diplomave sot i ndjejmë dhe i përjetojmë kudo që sillemi në shoqërinë shqiptare. Besoni se sikur vetëm 1 për qind e atyre që kanë tituj të profesorëve, magjistrave dhe doktorëve të ngrënë zërin kundër anomalive të shumta , me siguri se sot do të ishte ndryshe. Mirëpo, zëri i tyre nuk do të dëgjohet kurrë, ngase ata kanë pasur vetëm një qëllim: ta marrin një diplomë, t’i shërojnë komplekset e tyre dhe të sigurojnë ndonjë punë. Kështu do të jetë derisa nuk vjen faza e vetëdijesimit dhe zgjimit të ndërgjegjes shqiptare, arsimi në shoqërinë shqiptare do të jetë një poligon i përshtatshëm për rekrutimin e një armatë të madhe të analfabetëve. Nga ana tjetër shikuar nga të gjitha këto këndvështrime, rrugëtimi i të rinjve është nëpër labirinte duke u munduar që gjithsesi të gjejë destinacionin për të arritur realizimin e qëllimeve, vizioneve dhe ëndrrave në një realitet të hidhur e të zymtë, ku vlerësohet i padituri dhe zhvlerësohet i dituri, ku respektohet i korruptuari dhe anatemohet i ndershmi, ku lavdërohet krimineli dhe diskriminohet e margjinalizohet i ndershmi dhe i drejti. E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit

Një përcjellje dinjitoze nga Nju-Jorku Të shtunën që kaloi, më 10 Nëntor, 2018, në Nju Jork, më saktësisht në Qendrën Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, u zhvillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ishte ky një organizim, që u bë i mundur nga një vendim i marrë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë korrikun që kaloi

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Qeveria shqiptare kishte vendosur që eshtrat e Mid’hat Frashërit, njërit prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të kthehen në Atdhe këtë muaj, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe në kuadër të vitit mbarëkombëtar, në kujtim të 550-vjetorit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Qeveria e Kryeminstrit Edi Rama kishte marrë vendimin për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka. Vetë Z. Butka -- me një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe të Institutit të Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, të cilin ai e drejton – mori

10

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën Nënë Tereza, së bashku me shumë personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe anëtarë të familjes Frashëri. Z. Butka dhe folës të tjerë nënvizuan kontributin e madh të Mid’hat Frashërit në shumë fusha kulturore dhe politike, duke e quajtur atë shumë-dimensional në aktivitetin e tij, përfshirë kontributin e madh historik si-- ndër të tjera -- njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe si Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip në vitin 1908, ku së bashku me At Gjergj Fishtën e të tjerë, ai mbështeti alfabetin me germa latine për shqiptarët. Organizimi i ceremonisë dhe realizimi i të gjitha miratimeve të këtij procesi nga autoritetet vendore dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara ishte i gjatë dhe aspak i lehtë. Gjithë këtë aktivitet prej disa muajsh e kryesoi kryediplomatja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zonja Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqipërisë në Uashington. Ajo u shpreh për Zërin e Amerikës se realizimin e rikthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe e bënë të mundur shumë aktorë e pjesëmarrës

nga komuniteti shqiptaro-amerikan, e deri tek nivelet e larta zyrtare amerikane: “Ka qenë një punë e gjatë, ka qenë një punë bashkëpunuese me qeverinë, me institucionet amerikane, me të gjithë komunitetin shqiptar. Kemi kontaktuar një numër të madh individësh, organizatash në Nju Jork, në Uashington, në Detroit, në Boston, në mënyrë që të gjenim të gjithë informacionin e duhur për ta kthyer Mid’hatin, jo thjesht në një moment të caktuar, por ta kthenim atëherë kur festonim një nga ngjarjet më të rëndësishme, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe menduam që kjo të ishte një nga pikat kulminante të vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.” Ambasadorja shqiptare falënderoi të gjithë për ndihmën dhe bashkëpunimin e saj, përfshirë edhe mbesën e Mid’hat Frashërit, Zonjën Najada Petrela, e cila përshëndeti të pranishmit në emër të familjes Frashëri, ashtu siç bëri edhe Thomas Frashëri, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetari i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, i cili gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit në këtë ceremoni në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

emër të qeverisë por edhe në emër të familjes Frashëri. Folësit kryesorë në ceremoninë solemne theksuan gjithashtu edhe rolin politik të Mid’hat Frasherit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si Kryetar i Partisë Balli Kombëtar dhe si Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë, me qendër në Nju- Jork. Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës, Z. Ilir Ikonomi se: “Kthimi i Mid’hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit. Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave. Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mid’hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe.” Ashtu si shumë shqiptarë, këtu dhe anembanë trojeve shqiptare, edhe unë e kam mirëpritur dhe e kam përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të riatdhesuar eshtrat e Mid’hat Frashërit, një vendim i cili më në fund do të bëhet realitet ditën e mërkurë më 14 Nëntor, dita kur eshtrat e tij do të prehen përgjithmonë në tokën e Shqipërisë, Shërbestar i të cilës ishte. Pjesë e delegacionit të ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në ceremoninë, që u mbajt të shtunën në Qendrën Nënë Tereza në Nju- Jork, për rikthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe, gjendej edhe

Thomas Frashëri, si përfaqësues i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetar i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, dhe pinjoll i fisit Frashëri. “Në Tiranë do të ketë banesën e fundit një nga shtetarët e mëdhenj shqiptarë”, u tha ai të pranishmëve. “Kthehet, dhe këmbëngul këtu, jo vetëm Kryetari i Kongresit të Manastirit, por edhe shpirti i Lëvizjes nacionaliste shqiptare, Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë dhe ideatori i Ballit Kombëtar. Kthehet publicisti, historiani, poeti, filantropi dhe albanologu, kthehet një shërbestar i Kombit”, u shpreh zyrtari shqiptar në vlerësimin e figurës shumëdimensionale të Mid’hat Frashërit, gjatë ceremonisë në Nju Jork për përcjelljen e eshtrave të tij në Atdhe. Unë falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Uashington për ftesën, për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Si shumë të tjerë, mora pjesë me kënaqësinë më të madhe dhe me shumë emocione dhe kujtime. Por, për më shumë se për veten, u ndodha aty në emër të disa bashkëkombësve të mi, dikur bashkëpunëtorë të ngushtë të Mid’hat Frashërit, “djemtë e tij” i kishte quajtur ai – të cilët nuk janë më – por që i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mirë që në rininë time të punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të ’80-ave. Besoj se po të ishin gjallë, do kishin qenë të pranishëm aty në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork për të përshëndetur riatdhesimin e eshtrave të udhëheqësit të tyre shpirtëror dhe politik dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre, aty në frymë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shpirtërore me Nënë Terezën dhe para portretit të madh në atë sallë të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbe, në këtë 550-vjetor të vdekjes. Besoj se ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës -- ku morën pjesë udhëheqësit e të gjitha feve të shqiptarëve si dhe përfaqësues politikë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim – mund të konsiderohet si e jashtëzakonshme, deri diku, për komunitetin tonë këtu. Ndoshta është herët të thuhet nëse kjo ceremoni në Qendrën Nënë Tereza mund të ketë përbërë hapin e parë drejt një pajtimi kombëtar, sadopak simbolik, në radhët e shqiptarëve këtu dhe në trojet shqiptare. Besoj se ai vet sot, po të mund të fliste, Mid’hat Frashëri do t’i këshillonte shqiptarët se ka ardhur koha tanimë për të “ përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”, ashtu që më në fund shqiptarët të bashkëpunojnë për të zgjidhur sfidat dhe për të fituar betejat që e presin kombin për realizimin e një jetë më të mirë për brezat e ardhshëm. Ka ardhur koha që t’u themi mjaft propagandës dhe sjelljeve anti-kombëtare që u janë bërë gjatë komunizmit dhe vazhdohet t’u bëhet patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta! Fatkeqësisht, regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shlyer madje edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga kujtesa e historisë. Por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Përveç se lutemi që riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit të mërkurën në Tiranë, shpresojmë gjithashtu që vendimi i qeverisë shqiptare të shënojë njëherazi edhe fillimin e një rishikimi të historisë dhe rivlerësimin serioz të kontributit që kanë dhënë për Kombin e vet patriotët shqiptarë si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta. Është një vendim i mirëpritur për të gjithë shqiptarët vullnetmirë kudo, për të gjithë ata shqiptarë pa dallim feje, krahine ose rrymash politike, ideali i të cilëve, sipas Mid’hat Frashërit duhej të ishte, “Madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.” Pushoftë në paqe! E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Timokracia e Pla Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Timokraci do të thotë qeverisje me tru, me vlerë apo me nder. Platoni e karakterizon timokracinë si përzierje regjimesh - aristokraci e oligarki. Si në demokracinë e sotme, edhe në kohën e Platonit, sistemet qeverisëse duket se nuk i respektonin rregullat e lojës. Të vetëquajturit timokratë përbuznin veprimtarinë dhe tregtinë dhe udhëhiqnin me par-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

ti a bashkësi. Ashtu si oligarkët, ata tregoheshin të pangopur me pasuri dhe nuk u besonin mendimtarëve që të vendoseshin në pozita të larta pushteti. Në të kundërtën e emrit që mbanin, timokratët kishin prirje për të grumbulluar pasuri në mënyra të dëmshme e korruptive, dhe për t’i fshehur zotërimet e tyre nga publiku. Ata kontrollonin llumin e krimin

po aq sa kontrolloheshin prej tyre. Ligjet e tyre mund të imponoheshin dhe zbatoheshin vetëm me forcën e policisë, e quajtur ‘policia e shtetit’, sikur, çuditërisht, nuk ishte krijuar për të mbrojtur popullin. Platoni thotë në Republikën e tij, se në këtë lloj regjimi, në përzgjedhjen e zyrtarëve pëlqehet tipi i njeriut të mbizellshëm dhe me mendje të

Në kohën e Platonit, (423-347 p.e.r) qytetet greke qeveriseshin kryesisht nga oligarki ose demokraci. Platoni paraqet një kritikë ndaj këtyre regjimeve - se kushtetutat e tyre kishin lënë pas dore dy virtyte thelbësore për një shtet të përkryer e të drejtë; përkatësisht mençurinë dhe moderimin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

atonit thjeshtë, mediokër. Dhe dihet pse; ky lloj njeriu bëhet besnik dhe shërbëtor i mirë i atij që e ka zgjedhur, dhe kurrë jo ndaj atyre të cilëve duhet t’u shërbejë. Timokracia është pasojë e llogarive të gabuar të klasës qeverisëse të mëparshme, thotë Platoni, e cila duke përkrahur personat me natyrë inferiore (persona shpirtzinj ose me shpirt të hekurt dhe jo idealistët me shpirt të artë (sipas Platonit), mungesa e të cilëve ndihet kaq shumë sot. Në kohën e Platonit, (423-347 p.e.r) qytetet greke qeveriseshin kryesisht nga oligarki ose demokraci. Platoni

Si në demokracinë e sotme, edhe në kohën e Platonit, sistemet qeverisëse duket se nuk i respektonin rregullat e lojës. Të vetëquajturit timokratë përbuznin veprimtarinë dhe tregtinë dhe udhëhiqnin me parti a bashkësi. Ashtu si oligarkët, ata tregoheshin të pangopur me pasuri dhe nuk u besonin mendimtarëve që të vendoseshin në pozita të larta pushteti

paraqet një kritikë ndaj këtyre regjimeve - se kushtetutat e tyre kishin lënë pas dore dy virtyte thelbësore për një shtet të përkryer e të drejtë; përkatësisht mençurinë dhe moderimin. Këto e bëjnë njeriun të jetë më pak i dhënë pas parasë, më shumë të fokusuar në përftimin e dijeve dhe ruajtjen e virtyteve. Kështu, thotë filozofi, duke mësuar se si të respektojë lirinë e tjetrit, njeriu njëkohësisht bëhet i bindur ndaj autoritetit, ndërsa pushtetari bëhet joagresiv dhe jopërbuzës ndaj atyre që i vijnë për të zgjidhur një problem që kanë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Platoni thotë në Republikën e tij, se në këtë lloj regjimi, në përzgjedhjen e zyrtarëve pëlqehet tipi i njeriut të mbizellshëm dhe me mendje të thjeshtë, mediokër. Dhe dihet pse; ky lloj njeriu bëhet besnik dhe shërbëtor i mirë i atij që e ka zgjedhur, dhe kurrë jo ndaj atyre të cilëve duhet t’u shërbejë

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Mbyllja e lojërave të fatit nga qeveria, Rama

Debate të shumta mes pozitës dhe opozitës

14

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Por jo vetëm të rinjtë ndikohen nga këto lojëra të lartpërmendura, por këtu hyjnë edhe grup-mosha të ndryshme, që i bëjnë dëm vetes e shoqërisë Natyrisht se me vendimin për mbylljen e këtyre kazinove të lojërave të fatit, hapen mundësi të reja, shumë prej lojtareve do të kërkojnë punë, e po ashtu edhe shumë pronarë të këtyre do të bëjnë një zgjedhje tjetër për hedhjen e parave të tyre. Ndoshta do t’iu lindin ide për ndërmarrje që mund të vlejnë shumë për vendin dhe njerëzit

Shtjefën Ujkaj

Vendimi për ndryshimin e Ligjit për mbylljen e lojërave të fatit i ndërmarrë nga qeveria Rama dhe i miratuar unanimisht nga mazhoranca socialiste është një akt dhe një lëvizje e cila duhet përshëndetur. Pavarësisht se ky vendim ngjalli debate të shumta mes pozitës dhe opozitës por edhe mes shumë grupeve të interesit, për mendimin tim është një vendim i cili kontribuon për ndërtimin e një shoqërie më të shëndoshë. Duke analizuar dhe duke shikuar se sa lidhje të fuqishme kishte dhe ka Shqipëria me bixhozin, duke shikuar se sa paraja dhe koha është lënë nëpër këto vende të mbyllura, edhe më parë është dashtë të merret ky vendim. Nëpër Shqipëri të rinjtë kanë me çfarë të merren dhe kanë ku të kalojnë kohën.. Kanë teatro, kanë biblioteka, parqe e institucione të tjera shumë të rëndësishme. Nuk është jeta vetëm skedinë. Me këtë vendim të marrë shumëçka është e mundur të ndryshojë tek moshat që ndikohen nga këto lojëra. Atëherë kur s’ kanë çfarë të bëjnë, atëherë kur të mos kenë ku të luajnë, do të ndryshohet dinamika e jetës së tyre, sigurisht që do të marrin mundin të bëjnë diçka që nesër është ne favorin e tyre. Por jo vetëm të rinjtë ndikohen nga këto lojëra të lartpërmendu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ra, këtu hyjnë edhe grup-mosha të ndryshme që punojnë në dëm të vetes e të shoqërisë. Ky lloj vendimi ka qenë dashtë dhe do të duhej të merrej edhe në vendin tonë të vogël, sepse këso vende lojërash kemi shumë më tepër sesa furra buke. Shumë njerëz po mbesin edhe në borxhe shkak i lojërave të fatit.. Pastaj çfarë bëhet? Natyrisht se nuk u mbetet asgjë tjetër vetëm të shpërngulen nga vendi, të shkojnë në vende të tjera, të bëjnë punë të ndryshme për larjen e borxheve. Kjo mund të quhet fatkeqësi e shumëfishuar. Megjithë këtë, në vendin tonë shumë vështirë që do merret vendimi për mbylljen e këtyre kazinove të lojës, ngaqë këto janë biznese dhe interesa për një pjesë të mirë të njerëzve. Natyrisht se me vendimin për mbylljen e këtyre kazinove të lojërave të fatit, hapen mundësi të reja, shumë prej lojtareve do të kërkojnë punë, e po ashtu edhe shumë pronarë të këtyre do të bëjnë një zgjedhje tjetër për hedhjen e parave të tyre. Ndoshta do t’ju lindin ide për ndërmarrje që mund të vlejnë shumë për vendin dhe njerëzit. Mbetemi me shpresën se shumë nga shtetet qoftë të Ballkanit apo edhe më gjerë do të ndjekin shembullin e mrekullueshëm të kryeministrit, Edi Rama. E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Shpellat, bukuritë e “fshehura” të Trieshit Këta tempuj të natyrës, të cilët dëshmojnë lashtësinë e këtij vendbanimi të hershëm autokton , në mungesë të hulumtimeve nga ekspertë të kësaj fushe, bartin me vete nga një histori , e cila në formë gojëdhëne përcillet nga brezi në brez

Gjekë Gjonaj

Trieshi, edhe pse ka hapësirë të vogël gjeografike, ofron mundësi për zhvillimin e turizmit malor. Kjo zonë shqiptare ka objekte të “fshehura” turistike , që mund të shfrytëzohen nga vizitorët. Por i gjithë potenciali dhe resurset e këtushme , si për sezonin veror , po ashtu edhe për atë dimëror, ende mbetet i paeksploruar, i pashfrytëzuar dhe injorohet nga autoritetet kompetente vendore e republikane. Objektet e këtushme të

“ 16

pashfrytëzuara natyrore , që për fat të keq njihen vetëm nga popullata vendase, e jo nga të huajt, sikur të valorizoheshin e të promovoheshin, do të shërbenin për zhvillimin e turizmit, sidomos të atij ditor. Janë vende që trieshjanët i njohin, mirëpo për shkak të mosinteresimit ndaj këtyre perlave të natyrës, ka bërë që të mos marrin vendin që u takon, edhe pse janë një mundësi e madhe zhvillimi e të ardhurash për banorët e kësaj zonë. Monumentet e këtushme natyrore duken sikur “ të mbuluara nga hija” e maleve të bukura përreth tyre. Një bukuri e veçantë natyrore janë llojet e ndryshme të shpellave apo peqinave, kolateve e bigave siç i quajnë vendasit, që janë zgavra atraktive nëntokësore të gërmuara në shkëmb si pasojë e erozionit. Po përmendim vetëm disa shpella ,

meqë lista e tyre është shumë e madhe, dhe secila nga ato janë po aq të rëndësishme e të jashtëzakonshme. Ndër më të njohurat janë : Shpella e Sknelit, Shpella e Raspit, Shpella e Vukal Pjetrit, Shpella e Bjelës, Shpella e Kacës, Shpella Binoshe, Shpella e Nenës, Shpella e Majes, Shpella e Prinkthit, Shpella e Pishtalkës, Shpella e Kazhenikut, Shpella e Bakeqit, Shpella Buzoçe, Shpella e Ujit të Gjallë, kolati i Çerkut, kolati i Ujit, kolati i Birë, kolati i Gjurashit (të gjitha në malin Kazhenik e Gozdec - në fshatrat Stjepoh e Budzë). Mjaft e bukur është edhe shpella e Zezë në Mulle, e cila gjendet në mes Kojës e Trieshit, pastaj shpella e Dacajve në fshatin Rudinë, biga e Klyshve në, fshatin Muzheçk , biga e Robëve dhe biga e Kakarriqit në Cem të Trieshit e shumë të tjera.

Por i gjithë potenciali dhe resurset e këtushme , si për sezonin veror , po ashtu edhe për atë dimëror, ende mbetet i paeksploruar, i pashfrytëzuar dhe injorohet nga autoritetet kompetente vendore e republikane. Objektet e këtushme të pashfrytëzuara natyrore , që për fat të keq njihen vetëm nga popullata vendase, e jo nga të huajt, sikur të valorizoheshin e të promovoheshin do të shërbenin për zhvillimin e turizmit, sidomos të atij ditor. Janë vende që trieshjanët i njohin, mirëpo për shkak të mosinteresimit ndaj këtyre perlave të natyrës, ka bërë që të mos marrin vendin që u takon, edhe pse janë një mundësi e madhe zhvillimi e të ardhurash për banorët e kësaj zonë

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018


KULTURË

Shpella e Zezë në Mulle mes Trieshit e Kojës ( Foto” Labeatët”)

Duke i vizituar këto vende perfekte ( labirinte) mund të kuptojmë se sa e bukur është bota pa dorën e njeriut. Për lashtësinë e shpellave në Triesh dhe ekzistencën e tyre si vend ( banime) të hershme nuk kemi të dhëna historike. Këta tempuj të natyrës, të cilat dëshmojnë lashtësinë e këtij vendbanimi të hershëm autokton , në mungesë të hulumtimeve nga ekspertë të kësaj fushe, bartin me vete nga një histori , e cila në formë gojëdhëne përcillet nga brezi në brez. Thuhet se në disa prej tyre, përveç se kanë qenë të mbulura me borë, në to, kanë jetuar njerëzit ( barinjtë) dhe janë strehuar ( mrizuar) delet

e dhitë. Po ashtu janë të njohura edhe si vendstrehim i autoriteteve të njohura shqiptare të kërkuara nga pushtetet e kohës, si Dedë Gjon Luli me bashkëshorten e tij Prënën, vajzën Noren dhe djalin Kolën në djep, e të tjerë. Sipas njoftimeve gojore ( të dhënave) që japin banorët, këto vende të veçanta dhe misterioze dallohen për vetitë e tyre të shkurtra, të gjata, të gjera, të ngushta dhe të errëta. Shpesh shquhen si vende të frikshme, por jo në të gjitha rastet janë të tilla pasi ka nga ato që në afërsi të tyre janë emocionuese dhe misterioze në sipërfaqen e tokës. Të gjitha këto vlera të pambrojtu-

ra natyrore gjithnjë të vetmuara pa vizitorë vazhdojnë të qëndrojnë të paprekura nga dora e njeriut, të pandotura nga tymi i makinave dhe të pambytura nga betoni. Janë duke pritur të merren masa për evidentimin dhe hulumtimin e tyre nga studiues shqiptarë e të huaj të kësaj fushe. Në atë mënyrë specialistët do të mund të tregojnë , me fakte e dëshmi, në mënyrë shkencore, se çfarë ka në këto shpella, si është jetuar në këto banesa prej shkëmbi, sa ka zgjatur jeta në këto strehime prej guri, sa të hershëm janë banorët e këtij territori dhe sa është i lashtë vetë ky truallTrieshi. E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Në Ulqin u organizua tribunë shkencore me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore

Koha e administrimi Austro-Hungaria do përkujtohet me adm Ulqin – Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, Kuvendi i Komunës së Ulqinit organizoi të shtunën mbrëma, në hotelin “Mediteran”, tribunën shkencore me temë “Shqiptarët dhe Lufta e Parë Botërore”. Lidhur me këtë temë kanë kumtuar studiuesit dr. Elena Kocaqi dhe dr. Nail Draga. Në kumtesën e saj “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria (1916-1918)”, Kocaqi ka folur mbi rolin që ka luajtur Austro-Hungaria, fillimisht në krijimin e shtetit shqiptar, më pas për mbrojtjen e dhe administrimin e tij gjatë viteve 1916-1918. Ajo ka thënë se ne sot nuk do të kishim një shtet shqiptar politik nëse Austro-Hungaria në atë kohë nuk do të vinte veto për krijimin e tij. “Edhe vendosja e kufijve veriorë, kufijve jugorë, statusit juridik të Shqipërisë më 1913 ka qenë një luftë e jashtëzakonshme e Austrisë, një luftë jo vetëm diplomatike, por edhe me mobilizim ushtarak dhe me kërcënim”, është shprehur Kocaqi. Sipas saj, duke pasur këtë rol në krijimin e shtetit shqiptar, Austro-Hungaria nuk është parë si armike në Shqipëri, por “është pritur pothuajse me lule”. Studiuesja ka nënvizuar se pas hyrjes në Shqipëri në janar të vitit 1916, “Austro-Hungaria gjeti një vend në anarki dhe brenda gjashtë muajsh vendosi paqen në të gjithë vendin”. Kocaqi ka nënvizuar se Austro-Hungaria ka bërë një numër të madh investimesh në fusha të ndryshme në Shqipëri, përfshirë rrjetin rrugor, dhe se për dy-tre vite kanë arritur

18

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

ta vendosin shtetin shqiptar në disa binarë. “Mendoj se ka qenë një fat shumë i madh për Shqipërinë që pati një mik të tillë. Nëse do të kishte zgjatur edhe pesë vjet, do të kishte qenë një model i administrimit të Shqipërisë në anën politike, që do të kishte lënë gjurmë pozitive edhe sot”, ka theksuar ajo, duke përfunduar se në historinë e njerëzimit nuk njeh ndonjë pushtues i cili të kërkojë të rrisë ndërgjegjen kombëtare të popullit që ka pushtuar dhe për ta mbrojtur atë. Ndërsa dr. Nail Draga në kumtesën e tij ka trajtuar rolin e Austro-Hungarisë në hapjen e shkollave shqipe në Mal të Zi (1916-1918). Ai ka thënë se pasi që Austro-Hungaria e pushtoi Malin e Zi në janar të vitit 1916 dhe pas vendosjes së pushtetit të tyre administrativ, shqiptarët njohën disa liri që i kishin të mohuara nga Mali i Zi, si: përdorimi i flamurit kombëtar, pjesëmarrja në administratën civile lokale, arsimimi në gjuhën shqipe etj. Sipas tij, “zhvillimet arsimore në periudhën 1916-1918 janë nga njëra anë shprehje e synimeve politike, ushtarake, fetare e kulturore të monarkisë austro-hungareze dhe nga ana tjetër, shprehje e dëshirave dhe kërkesave të popullit shqiptar që të shkollohet në gjuhën e vet amtare”. Draga ka thënë se me kërkesë të popullatës shqiptare dhe me interesimin e komandave austro-hungareze filluan të hapen shkollat në gjuhën shqipe në viset shqiptare, nga Ulqini në jug deri në Rozhajë në veri dhe se deri në fund të qershorit

të vitit 1917 funksionuan 23 shkolla në gjuhën shqipe. “Komanda austro-hungareze urdhëron që të mësohet gjuha shqipe në të gjitha ato vende ku gjenden shqiptarët në mënyrë që, siç shkruante shtypi i kohës ‘që shqiptarët të mbesin shqiptarë e kurgja tjetër’”, ka theksuar ai, duke shtuar se “për të siguruar mësues, komanda austro-hungareze mobilizoi arbëreshët e Zarës, të cilët i vendosi para alternativës: o ushtarë në front, o mësues në shkollat shqipe në Mal të Zi”. Studiuesi Draga ka thënë se ndonëse këto shkolla punuan një kohë të shkurtër, “pa dyshim ishte ky një kontribut me vlerë për arsimin e shqiptarëve dhe zgjimin e dashurisë për gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar”. Ai ka përfunduar duke thënë se për këto arsye, “koha e Austro-Hungarisë dhe e mësuesve të angazhuar në procesin mësimor, në shkollën në gjuhën shqipe, do të përkujtohen përherë me admirim sepse ata vunë gurthemelin e parë të mësimit në gjuhën shqipe në viset shqiptare në Mal të Zi”. Në emër të organizatorit, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, Në fjalën e tij, ai ka thënë se Lufta e Parë Botërore ka filluar për t’i mbaruar të gjitha konfliktet, por ajo nuk i mbylli të gjitha konfliktet, por ka hapur shtigje për një luftë të re. “Kontributi im në këtë mbrëmje është që kam ilustruar dy kumtesat, pa u koordinuar fare me të dy shkencëtarët... E kam bërë këtë qëllimisht. Unë kam një arkiv shumë të


KULTURË

it nga të mirim

pasur fotografik, mirëpo i kam zgjedhur disa sekuenca nga hyrja e Austro-Hungarisë nga Mali i Zi, kalimi në Liqenin e Shkodrës, kalimi në Shkodër, deri në Durrës. Sepse aty shihen edhe anijet ulqinake, shihen edhe disa ulqinakë në fotografi, dhe shihen edhe disa afishe të cilat kanë qenë të ndara nëpër qytet, edhe në

“Mendoj se ka qenë një fat shumë i madh për Shqipërinë që pati një mik të tillë. Nëse do të kishte zgjatur edhe pesë vjet, do të kishte qenë një model i administrimit të Shqipërisë në anën politike, që do të kishte lënë gjurmë pozitive edhe sot... Në historinë e njerëzimit nuk njoh ndonjë pushtues i cili të kërkojë të rrisë ndërgjegjen kombëtare të popullit që ka pushtuar dhe për ta mbrojtur atë”, ka thënë studiuesja dr. Elena Kocaqi

Ulqin”, është shprehur ndër të tjera Çapuni. Ai ka thënë po ashtu se ky tubim shkencor na përgatit edhe për 100-vjetorët e ardhshëm që po vijnë. Gjatë aktivitetit, pianistja Merita Subashiq – Shabanoviq ka luajtur në piano disa pjesë të muzikës klasike.

100-vjetori i Luftës e Parë Botërore, si një ngjarje me përmasa ndërkombëtare, është shënuar në vende të ndryshme me veprimtari të shumta. Lufta e Parë Botërore përfshiu pothuajse të gjithë botën, nga viti 19141918, duke u marrë jetën mbi njëzet milionë njerëzve. i. k. E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

Në Plavë u mbajt manifestimi kulturor “Regata e II-të poetike e Limit”

Vargjet poetike lundrojnë nëpër ujin e Limit Plavë – Në organizim të Qendrës për kulturë të Plavës, dhe në bashkëpunim të ndërsjellë të bibliotekës “Vuk Karaxhiq” të Prijepoles dhe të Qendrës për kulturë të Bijello Poles, të premten më 9 nëntor, në nënqiellin e hapur në bregun përballë Liqenit të Plavës, mu pranë trapit statik të tij, është mbajtur manifestimi kulturor “Regata e II poetike e Limit”, e cila ka tubuar poetët nga shtatë qytetet e luginës së lumit Lim të tri shteteve të pavarura: Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Moderatori i programit të manifestimit në fjalë, drejtori artistik i Qendrës për kulturë të Plavës, e njëherit edhe udhëheqësi i bibliotekës së saj, Alia Rexhematoviq, në fjalën e vet të rastit, ka shprehur nder dhe kënaqësi të jashtëzakonshme, që të gjithë poetëve të pranishëm, por edhe mysafirëve të tjerë, t’iu dëshirojë mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Plavë. “Nëpërmes manifestimit tradicional ‘Regata e Limit’, ja sot nga Plava niset ‘Regata e II poetike e Limit’, nga burimi i lumit tonë më fisnik – Limit. Në Plavë është burimi jo vetëm i lumit Lim, por edhe i një numri të madh të poetëve dhe shkrimtarëve të cilëve

20

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

padyshim ai u ka qenë inspirim. Burimi i tij, uji i kaltër, i cili qetë dhe butësisht bart dëshirat më të bukura dhe dashurinë e vëllezërve dhe motrave tona gjithnjë deri në derdhje në lumin Drina. E dimë se uji në burim është më i pastër, e ndoshta ai është më meritori që Plava është vendi në rajon me numër më të madh intelektualësh me tituj akademik dhe universitar, në raport me numër të banorëve”, ka theksuar Rexhematoviq, dhe në vazhdim ka njoftuar se në këtë manifestim, nga dy poezi, nga opusi i begatë poetik do t’i lexojnë e recitojnë poetët: Senadin Pupoviq nga Plava, Tea Selimaj nga Gucia, Sllobodan-Zoran Obradoviq dhe Edin Smailloviq nga Bijello Pola, Dragutin-Bato Babiq dhe Armin Zejniomerov nga Prijepola, Mirko Ikoniq nga Priboji dhe Dragutin Paponjak nga Rudo, kurse mysafirë special të manifestimit janë poeti Dragutin Qullafiq nga Llugat e Andrijevicës dhe dr. Nadia Rebronja, poete nga Novi Pazari. Në emër të Qendrës për kulturë të Plavës,i përshëndeti drejtori, Vlladimir Knezheviq dhe drejtoresha e bibliotekës së Prijepoles, Sadija Hoxhiq. Regata poetike, në maj të vitit të kalu-

ar është nisur mu nga Plava, kur në realizimin e programit të saj ka qenë Qendra për kulturë e Plavës. Këtë vit atë e kanë përkrahur dhe mbështetur, përveç bibliotekës së këtushme të Prijepoles, edhe qendrat për kulturë në Plavë dhe Bijello Pole, me qëllim që të jetë e përhershme dhe të rritet në manifestim të denjë kulturor në këto treva”. Në fund të evokimit, zonja Hoxhiq vuri në dukje se manifestimi kulturor “Regata poetike e Limit”, këtë vit e dyta me radhë, padyshim do të japë kontribut të rëndësishëm në bashkimin e poetëve nga Qendrat e luginës së lumit Lim prej rrjedhës së tij nga liqeni i Plavës, e deri në grykëderdhje në Uvac në lumin Drina në Bosnjë e Hercegovinë. Të pranishmit me programin e vet të begatë dhe të larmishëm kulturor-artistik i argëtuan anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Plavsko Jezero” nga Plava, të veshur me kostumografi kombëtare shqiptare, boshnjake e malazeze, të cilët performuan ca valle autoktone e burimore nën koreografinë e Senada Vatiq dhe kostumografinë e Nusreta Kojiq. Sh. Hasangjekaj


KULTURË

Në Ostros u mbajt manifestimi bujqësor, turistik e kulturor

“Festa e gështenjave” 2018 Prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë ekspozuan dhe tregtuan prodhime bujqësore e blegtorale të trevës, pemë e perime të ndryshme që kultivohen në këtë truall, duhan, mjaltë etj. Dominuese s‘do mend se ishte fryti i gështenjës, me të cilat trungje Kraja është e begatshme Ostros - Të shtunën, më 10 nëntor, në Ostros u mbajt manifestimi bujqësor, turistik dhe kulturor “Festa e gështenjave” 2018. Është ky edicioni i dymbëdhjetë me radhë që mbahet qysh në vitin 2007. Në praninë e një numri të konsiderueshëm të pjesëmarrësve vendas dhe nga trevat tjera, si Ana e Malit, Ulqini, Tivari, Shkodra e vise të tjera, manifestimin e hapi kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq. Folën me këtë rast edhe kryetari i Bashkësisë Vendore Ostros, Vebi Dodiq, dhe

drejtori i Organizatës Turistike të Tivarit, Emil Kukal. Prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë ekspozuan dhe tregtuan prodhime bujqësore e blegtorale të trevës, pemë e perime të ndryshme që kultivohen në këtë truall, duhan, mjaltë etj. Dominuese s‘do mend se ishte fryti i gështenjës, me të cilat trungje Kraja është e pasur. Në programin kulturor-zbavitës manifestuesit i argëtuan Myzafer Koliqi, Dino Beharoviq me orkestrin e Omer Hoxhiqit nga Tivari në gjuhën sllave

dhe Eranda Libohova nga Tirana. Morën pjesë edhe grupi humoristik “Gaz e maraz” nga Shkodra dhe poeti malazias Rajko Joliçiq. Organizatori as kësaj radhe nuk e ka parë të arsyeshme të ftojë autorë shqiptarë, poetë e krijues, të cilët i kanë kënduar ndër vite me vargje vendlindjes Krajës dhe gështënjës. Edhe kësaj radhe manifestimi u organizua nga Bashkësia Lokale Ostros, Komuna e Tivarit dhe Organizata Turistike Tivar. A. Gjeçbritaj

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Aktori amerikan i bashkohet filmit për luftën e Kosovës më 1999 Aktori dhe skenaristi amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e tij në serialin televiziv “Buffy the Vampire Slayer”, i është bashkuar ekipit të filmit kosovar “Sunrise”, i cili trajton luftën e fundit në vend. Brendon do të portretizojë një agjent të CIA-s, në filmin që sjell një histori të vërtetë për krimet që forcat serbe kryen ndaj shqiptarëve të Kosovës në fund të viteve’90. Brendon kishte dëgjuar për gjithë krimet nga mediat dhe ishte i informuar me krejt situatën para se të vinte në Kosovë. Të hënën ai erdhi në Prishtinë dhe përshkrimi i tij i parë për vendin ishte “pikëllim” dhe “shpresë”. Ai i është bashkuar këtij filmi me iniciativë të producentit Shkumbin Sopaj. Nën regji të Krenar Belegut dhe skenar të Alban Makollit – i cili po ashtu luan në film – “Sunrise” parashihet të ketë dy pjesë, dhe përveç kastës së aktorëve shqiptarë dhe Brendonit, ka edhe aktorë serbë. Xhirimet e një pjese të filmit tashmë kanë përfunduar, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë së shpejti. Në film luajnë edhe Vlora Nikçi, Xhevdet Doda e të tjerë.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018


FOTOGRAFIA E JAVËS

FAHRUDIN GJOKAJ SHESHI NË MUZEUN E ULQINIT

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

23


REPORTAZH

Lundrimi me kajak përreth dy grykëderdhjeve të lumit Buna

Si në lumin e Amazonës Pasi dola nga kajaku shikova smartfonin ku kisha bërë regjistrimin e rrugës dhe kohës që kisha përshkuar. Për katër orë e gjysmë kisha përshkuar 10 km distancë. Një lundrim i veçantë dhe i larmishëm. Nga uji i kripur në ujë të ëmbël. Nga një lumë i zbrazët në një lumë të populluar. Nga një lumë i qetë në një lumë të zhurmshëm

Për Koha Javore Teksti dhe fotografitë:

Memli Kurti

Fundi i shtatorit. E diel. Ora tregon shtatë të mëngjesit. Mjegulla e pranishme të lë përshtypjen se sot do jetë një mot i vranët, por jo, kjo është mjegulla e Bunës, e cila e mbulon pjesën e ulët të fushës së Ulqinit, e që sjell mot të mirë. Sot vendosa që me kajak të përshkoj të dy grykat e Bunës. Së pari shkova në Shënkoll. Dikur aty ndodhej porti, ku bëhej ndërrimi i kapedanëve të anijeve. Thuhej se Buna i kishte kapedanët e vet, që ia njihnin si butësinë ashtu edhe egërsinë e saj. Nga këtu fillonin udhëtimin në tatëpjetën e saj, drejt Shkodrës dhe mbaronin në portin e Obotit dhe Shirgjit. Sot unë do të jem vetë kapedan, kështu që kërkova rojet kufitare për t’i lajmëruar për lundrimin tim në pjesën kufitare të lumit Buna. Lundrimi në Bunë nuk është i ndaluar, por preferohet që të njoftohen rojet kufitare. Nga Shënkolli u nisa në drejtim të grykës së Bunës, aty ku lumi ndan pjesën e Plazhit të Madh me ishullin Ada. Rruga deri tek ura e Bunës është e asfaltuar, por nga ura e Bunës

24

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

ishte e shtruar me zhavor. Parkova makinën nën një hije, nxora çantën ku kisha kajakun dhe të gjitha pajisjet tjera që shërbejnë për vendosjen në funksion të këtij mjeti të lundrimit. Ora sa kishte kaluar tetë. Kur iu afrova lumit, ndjehej qetësia e mëngjesit dhe mjegulla, e cila ishte në ikje, bënte që rrezet e diellit të shkëlqenin më tepër në sipërfaqen e lumit. Përgatita kajakun për lundrim, mora aparatin fotografik dhe fillova të regjistroj rrugën ujore që do të përshkoj me smartfonin tim. Lundrimi filloi dhe menjëherë u ndala në bregun e Adës, pasi që vërejta se kajaku nuk ishte i fryrë sa duhej. E fryva edhe pak dhe vazhdova lundrimin në det, ku si cak të parë kisha grykën tjetër të Bunës. Aty ku Buna bënte rolin e kufirit ndarës ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Lundrimi në det ishte i qetë. Përpara kisha diellin dhe anën tjetër të Adës, që e kisha si pikëndalesë të radhës. Kur e hidhja shikimin nga pas, dukeshin të zbehtë Gjeranat dhe Pinjeshi. Nga mjegulla nuk kisha pamje të qartë të këtyre vendeve. Ngaqë e kam pasion fotografinë nuk mund të qëndroja me duar në rrema gjatë tërë kohës, por ndalesha dhe shkrepja aparatin. Gjatë lundrimit në detin e qetë, ajo që së pari të bie në sy ishte kompleksi hotelier i Adës, i cili është në dispozicion të nudistëve. Gjatë lundrimit vura re se në këtë kohë më tepër kishte punëtorë sesa plazhistë. Ata

përgatisnin shezllonet për ditën e re. Plazhistët e pakët që dukeshin ecnin bregut dhe vërehej se shijonin magjinë e qetësisë së mëngjesit. Sapo kalova kompleksin, në vend të nudistëve filloi të shfaqej natyra e virgjër. Disa e quajnë edhe natyrë e egër, por në të vërtetë egërsia e natyrës është vetë njeriu. Këtu në vend të nudistëve, shihja drunj të zhveshur që rrinë buzë bregut dhe dukeshin si plazhistë gjigandë. Papritmas një ndjenjë frike, fina e dy peshqve dilte shkurt mbi sipërfaqen e ujit dhe zhdukej. Mendova se ishte peshkaqen, por kur e pashë që herë dilnin dhe herë zhdukeshin nën ujë, ndërrova mendjen në delfin. Siç dukej, kishin dalë për të ngrënë mëngjesin e tyre. Sa më tepër që i afrohesha grykës tjetër të Bunës, kallamishtet e Adës fillonin të zëvendësoheshin me drunj të lartë, ku mbizotëronte frashëri i ujit. Frashëri njihet si dru e fortë dhe e lehtë, dhe në anijendërtimtari shërbente për ndërtimin e direkëve. Ndoshta edhe direku i anijes “Merito”, e cila është bërë shkak për krijimin e këtij ishulli, ekziston edhe sot, por i shndërruar në ndonjë frashër që mbisundon florën e këtij ishulli. Pas një orë lundrimi në det, u afrova afër grykës kryesore të Bunës, ku edhe ndodhet kufiri me Shqipërinë. Këtu pushojnë pulëbardhat dhe për çudi, natyra kishte krijuar një shtatore të madhe të pulëbardhës, e cila dukej sikur të ishte ulur në breg dhe push-


REPORTAZH

onte. Edhe pak metra dhe përsëri më përshëndet uji i Bunës. Këtu lumi dukej më madhështor sesa në grykën tjetër, madje shihej edhe Velipoja. Iu afrova bregut dhe u ndala në këtë grykëderdhje, ku ujërat e Bunës dhe Adriatikut kishin krijuar një port ku uji nuk trazohej as nga era që kishe filluar të fryente, as nga rrjedha e lumit. Zbrita në tokë dhe ecja nëpër rërën që lagej nga të dy ujërat. Ktheva kokën në anën tjetër të Bunës, në pjesën e Shqipërisë dhe vërejta disa peshkatarë me grep dhe disa të rinj që kishin ardhur të lahen në Bunë. Pas një pushimi të shkurtër, vendosa të vazhdoj lundrimin tim nëpër Bunë. Siç thotë një këngë, “tuj u njit Bunës përpjetë”, vura re që kajaku ishte zbutur. U ndala përsëri pas 100 metrave për ta fryrë. Siç duket, uji i Bunës ishte më i ftohtë se i detit dhe bënte që ajri në kajak të tkurrej. Në këtë pjesë të Bunës ndjehesha si në lumenjtë e Amazonës. Këtu nuk kishte shtëpi dhe në të dy anët e Bunës mbizotëronte natyra, që ne e quajmë e egër, por aty shihet

Pas një orë lundrimi në det, u afrova afër grykës kryesore të Bunës, ku edhe ndodhet kufiri me Shqipërinë. Këtu pushojnë pulëbardhat dhe për çudi, natyra kishte krijuar një shtatore të madhe të pulëbardhës, e cila dukej sikur të ishte ulur në breg dhe pushonte

butësia e saj. Ndjehej vetëm era që fryente dhe valët e Bunës që nganjëherë përcilleshin nga këlthitja e shpendëve. Në një vend, Buna kishte gërryer tokën dhe dy lisa ishin shkëputur nga toka dhe mua më kujtuan këngën e Rumisë, ku në mes të detit qëndronte një lis, i cili për dallim nga kënga ishte i zhveshur nga gjethet dhe nuk bënte hije. U ndala dhe i bëra ca fotografi. Vazhdova lundrimin. Para ishte Shënkolli dhe mbërrita te pika ku Buna ndahej në dy degë. Duke qëndruar aty, vura re dallimin e njërës degë nga tjetra. Dallimin e bënte zhurma që e shkaktonin mjetet lundruese motorike dhe një makinë e cila bënte drenazhimin e fundit të lumit. Pastaj vazhdova lundrimin duke iu drejtuar detit, Bunës teposhtë, ku lundrimi me kajak ishte më i vështirë, jo për shkak të valëve që shkaktonte era, por për shkak të valëve që shkaktonin mjetet lundruese. Gjatë lundrimit në këtë anë vështirë të gje-

je ndonjë vend të hapur ku mund të ndalesha me kajak. I gjithë bregu, në të dy anët, ishte me kasolla dhe në të dy brigjet dukej se çdo metër ishte pronë private dhe e “barakosur”. Duke iu afruar urës së Bunës në Adë, mjetet e lundrimit ishin më të shpeshta, çka më pengonin gjatë shkrepjes së aparatit fotografik. Duke kaluar nën urë, një grup turistësh që kishin ardhur të shihnin Bunën dhe të shkrepnin fotografi, më përshëndetën me dorë. Lundrimin e vazhdova drejt horizontit në det. Iu afrova grykës tjetër të Bunës, nga ku edhe bëra nisjen. Në breg kishte peshkatarë me grep si dhe pushues që ishin të shtrirë në rërë. Pasi dola nga kajaku shikova smartfonin ku kisha bërë regjistrimin e rrugës dhe kohës që kisha përshkuar. Në katër orë e gjysmë kisha përshkuar 10 km distancë. Një lundrim i veçantë dhe i larmishëm. Nga uji i kripur në ujë të ëmbël. Nga një lumë i zbrazët në një lumë të populluar. Nga një lumë i qetë në një lumë të zhurmshëm. E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Nga historia e Ulqinit

Disa shtëpi monumente të harruara në Ranë

Në Ranë mbetën të paprekur, siç kanë qenë dikur, vetëm plazhi, shëtitorja me trotuar, xhamia e rindërtuar, kafeneja ”Bojana”, Kapiteneria e vjetër dhe Tyrbja e Fanit

Shtëpia e Cafo Begut në Ranë

Për Koha Javore:

Gani Karamanaga

Peshkataria

Në mes të Ranës, në afërsi të hotelit “Republika”, ka qenë dikur Peshkataria e vjetër. Prej themelimit, në vitet pas çlirimit e deri më 1970, drejtor ka qenë Fadil Mavriqi. Në kafenenë “Timoni”, djali i tij më tha: “Babai im ka pasur më përpara fllugën me rrjeta dhe peshkatarë të cilët kanë shkuar në peshkim. Pas vitit 1945 pushteti i ri ia nacionalizon fllugën dhe tratkat. Mandej së shpejti formohet ‘Peshkataria’ në Ranë”. Në katin përdhesë të peshkatarisë ishte vendi për shitjen e peshkut. Shitës kanë qenë Esad dhe Kabil

26

Peshkataria; pas shtëpia e familjes Fani

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Nimanbegu. Në katin e parë ishin zyrat dhe dhoma për punimin e rrjetave. Mjeshtër i rrjetave të peshkimit ishte Cafo Kuqi. Më kujtohen disa peshkatarë të asaj kohe: Musa dhe Mano Kahari, vëllezërit Januz, Asllan-Qiro, Mustafë Zyberi, Sulejman Bushati, Hamdi Dema, Emro Abazi, Shuqo Ustabeqiri. Tërmeti në vitin 1979 i rrënoi të dy këto shtëpi. Vendi ku ishte Peshkataria mbeti i zbrazët. Një kohë të gjatë aty ka qenë vetëshërbimi ushqimor.

Shtëpia e familjes Fani

Pas Peshkatarisë ishte shtëpia e vjetër e familjes Fani. Nuk dihet kur kanë ikur prej Ulqinit. Shtëpia për një kohë të gjatë ka qenë e nacionalizuar nga pushteti. Aty kanë banuar disa familje. Më kujtohet familja

malazeze e Pero Peshukiqit. Pas tërmetit, të afërmit e familjes Fani në Ulqin ua kthyen atyre shtëpinë në pronësi. Me marrëveshje e kanë blerë dhe aty sot është vila “Florida”.

Shtëpia e Cafo Begut në Ranë

Sipas rrëfimeve të vajzës së Cafo Begut, Naxhije Alibegu - Buçincës, shtëpia e parë e familjes së tyre ka qenë në Ranë. Ka qenë shtëpi e madhe, me verandë druri, me pamje kah deti. Dr. Nail Draga tregon: “Zonja Naxhije Alibegu - Buçinca ka thënë se në atë shtëpi kanë banuar deri në vitin 1944. Atëherë pushteti i ri e nacionalizoi...“ Pas nacionalizimit, në këtë shtëpi kanë jetuar banorët të cilët i ka


KULTURË

Xhamia e Ranës. Pas saj, në anën e majtë shtëpia e tri motrave

dërguar komuna. Më kujtohet se aty jetonte prof. Izet Lula, emigrant nga Shqipëria. Ai në dekadën e gjashtë jepte mësim në shkollën tetëvjeçare në Ulqin. Më vonë, Izet Lula emigroi në Amerikë. Xhaudet Haxhibrahimi (1945) tregon: „Në shtëpinë e vjetër të Cafo Begut kam shkuar shpesh. Aty ka jetuar tezja ime e martuar për Izet Lulën“. Kjo shtëpi u rrënua pas tërmetit të vitit 1968. Mbeti vendi i zbrazët, ndërsa komuna më vonë ua shiti disa pronarëve.

Shtëpia e tri motrave në Ranë

Sipër Xhamisë së Ranës, në anën e majtë ka qenë shtëpia e bardhë dykatëshe, me pamje të bukur nga deti. Pronari i saj largohet prej Ul-

qinit dhe nuk ka mundur të vijë më në vendlindje. Ka pasur tri vajza. Kjo shtëpi kaloi në pronësi të komunës së Ulqinit. Aty kanë banuar një kohë të gjatë tri gjenerata të familjes Vuksanoviq. Gjithashtu, një kohë të shkurtër ka banuar edhe Zaim Ramusoviqi. Kam dëgjuar se ka banuar edhe gruaja e Vido Matanoviqit. Pas demokratizimit në Shqipëri, në vitet ’90, në Ulqin vijnë për ta vizituar tri motrat dhe e kërkojnë shtëpinë e tyre. Nuk kanë qenë të mirëpritura prej banorëve të saj. Para tri viteve, shtëpinë e ka blerë biznesmeni ulqinak. Sot aty gjendet hotel “Prova”.

Shtëpia e Parrucës

Në Ranë, në anën e majtë pas godinës së Qendrës së Kulturës (sot

kompleksi hotelierik “Hollegro”), në vitet ’50, ’60 e deri në tërmetin e vitit 1979, ishte shtëpia e madhe e Parrucës. Kujtimet e të moshuarve tregojnë se aty pas Luftës së Dytë Botërore fillimisht ka qenë e vendosur ushtria, e cila më vonë kaloi në godinën e re ushtarake në Meteriz. Gjithashtu në oborrin e kësaj shtëpie ka qenë kroi, ku kanë mbushur ujë. Pas rindërtimit, në këtë shtëpi kanë banuar: Dr. Simë Dobreci si mjek i ri, mandej Dr. Roman Hoshovski, Marjana dhe Jovan Kostiqi. Sot, ky vend është vendparkim për automobila. Dhe në fund: Në Ranë mbetën të paprekur, siç kanë qenë dikur, vetëm plazhi, shëtitorja me trotuar, xhamia e rindërtuar, kafeneja ”Bojana”, Kapiteneria e vjetër dhe Tyrbja e Fanit. (Nga monografia në dorëshkrim “Monumentet”) E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi

Takohet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare të trevës së Plavë-Gucisë Plavë-Guci – Ambasadori i posaemëruar i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi, dhe zëvendës ambasadorja, zonja Ermira Braho, të shoqëruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, Z. Faik Nika, të enjten më 8 nëntor, vizituan Plavën e Gucinë, me ç’rast patën takime të ndara me përfaqësuesit e tri partive politike shqiptare që veprojnë në trevën e dy komunave në fjalë: Unionit Demokratik të Shqiptarëve, në krye me kryetarin e degës së Plavë-Gucisë, Fadil Ulaj, dhe nënkryetarin e UDSH-së në Mal të Zi, Enver Dedushaj; Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve të degës Plavë e Guci në krye me Bujar Hasangjekaj e Tahir Gjonbalaj dhe nënkryetarit të LD të shqiptarëve në Mal të Zi, Asdren Çelaj; dhe Alternativës Shqiptare në Mal të Zi, degët në Plavë e Guci, në krye me nënkryetarët Ibër Hoti e Edon Balidemaj. Përfaqësuesit e tri subjekteve poli-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

tike kombëtare shqiptare në fjalë, në bisedat e zhvilluara në takimet e ndara, ambasadorin Kurtezi, në mënyrë koncize dhe analitike e njoftuan me

tare.

të dhëna të bollshme demografike dhe strategjike të popullatës shqiptare në trevën e Plavë-Gucisë dhe më gjerë, por edhe me kërkesat, hallet dhe problemet e përditshme jetësore me të cilat ata ballafaqohen. Në deklaratën e vet, ambasadori Kurtezi u zotua se kërkesat e tyre do të merren parasysh dhe sipas mundësive adekuate ato do të shqyrtohen dhe zgjidhen. Ndonëse ky ishte takimi i parë me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Plavë e Guci, ambasadori i republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi, premtoi se në të ardhmen do të organizojë vizita të tilla. Mysafirët e lartë nga Shqipëria, pas drekës solemne, të shoqëruar nga nikoqirët mikpritës, në orët e pasdrekes, vizituan ca vende atraktive dhe të begatshme me bukuri të rralla natyrore të kësaj treve në nënqiellin e hapur përballë Alpeve ShqipShaban Hasangjekaj


MOZAIK

Në komunën Campobasso të Italisë u zhvillua takimi i dytë “Steering Committee”, në kuadër të projektit ndërkufitar “INTERREG”, Itali – Shqipëri – Mali i Zi

Komuna e Tuzit pjesë e projektit nga muaji prill Tuz – Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit është në realizim e sipër të projektit ndërkufitar, “INTERREG”, Itali – Shqipëri – Mali i Zi, që ka të bëjë me zhvillimin e turizmit, përkatësisht me valorizimin e resurseve turistike. Në këtë kuadër, ushtruesi i detyrës së sekretarit për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime në Komunën e Tuzit, Emin Haxhi, mori pjesë para pak ditësh në takimin e dytë të “Steering Committee”, i cili është mbajtur në Campobaso të Italisë, në kuadër të projektit “INTERREG”, ITA – ALB – MNE. Haxhi për gazetën “Koha Javore”, tha se gjatë prezencës së tij në “Steering Committee”, (aktivitet i përfaqësuesve të të gjithë aplikantëve të këtij projekti), ka diskutuar rreth aktiviteteve të cilat janë realizuar gjatë kësaj periudhe, nga muaji prill. “Gjatë takimit në Itali, u dakorduam

që ne duhet të vazhdojmë edhe më tej në realizimin e aktiviteteve të cilat janë parashikuar me këtë projekt. Deri më tani kemi pasur disa aktivitete në këtë drejtim, duke zhvilluar takime dhe duke mbajtur ligjërata me disa shoqata turistike, dhe me persona që merren me zhvillimin e turizmit në trevën e Komunës së Tuzit. Në këto takime ligjëruan ekspertë nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Haxhi. Ai bëri të ditur se në vazhdim, ekspertët do të bëjnë zonimin (mapingun) e lokacioneve turistike në trevën Malësisë dhe do të hulumtojnë se ku mund të identifikohen pikat për zhvillimin eventual të turizmit. “Përveç kësaj, ne do të mundësojmë që dy lokacione turistike në territorin e Tuzit të jenë të përshtatshme për personat me invaliditet dhe për të moshuarit, ndërsa vendi për këtë qëllim, do

të përcaktohet pasi ekspertët të kenë kryer studimin e tyre të fizibilitetit”, theksoi Haxhi. Projekti në fjalë, të cilin Komuna e Tuzit ka filluar ta zbatojë që nga muaji prill i këtij viti, ka si qëllim të promovojë dhe të fuqizojë ofertën e turizmit të qëndrueshëm dhe adekuat, në zonën përtej kufiri, në nivel evropian dhe në atë ndërkombëtar, përmes zbatimit dhe diversifikimit të produkteve, përkatësisht shërbimeve turistike në zonat e parashikuara. Në këtë projekt përveç Komunës së Tuzit, janë të kyçur edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Bashkia e Malësisë së Madhe, dy komuna dhe një shoqatë nga Italia. Projektin “INTERREG”, ITA – ALB – MNE, e ka mbështetur financiarisht Bashkimi Evropian dhe do të zgjas deri t. u. në prill të vitit 2020. E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Busti i Skënderbeut në Kosenza

Kush janë Arbëres ose shqiptarët e It

30

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018


MOZAIK

shët, talisë? Përfaqësojnë një nga grupet etnike më të mëdha në numër përtej Adriatikut. Prej shekujsh ky komunitet i pranishëm para së gjithash në jug, ka ditur të ruajë një specifikë të veçantë: nga gjuha te ritet fetare deri te arti dhe gastronomia. Presidenti Italian Mattarella, duke kujtuar heroin kombëtar Skënderbeu, ka lavdëruar arbëreshët si një “shembull të integrimit dhe mikpritjes” Arbëreshët ose shqiptarët e Italisë janë një minorancë gjuhësore dhe kulturore e pranishme në anën mesdhetare dhe diellore të Italisë. Në këtë kolektivitet aktiv, të ashtquajtur Arbëri, bëjnë pjesë rreth 100 mijë persona dhe mes tyre, 80%, flet ose kupton gjuhën e vet arbëreshe, ose gjuhën e grupit. Italo-shqiptarët janë të përhapur në disa zona e rajone të ndryshme të vendit: Campania, Molise, Puglia, Basilicata, Sicilia dhe para së gjithash në Calabria, ku është komuniteti më i madh në numër me mbi 58 mijë persona. Nga atdheu-mëmë, Arbëreshët, ruajnë, përveç gjuhës (një mrekulli e vërtetë, nëse konsiderohet se bëhet fjalë për një zakon që reziston prej shekujsh dhe është trashëguar vetëm në mjedise të shtëpisë dhe jo në shkolla), edhe një seri e gjatë traditash fetare, kulturoe, gastronomike. Një identitet që qëndron akoma në ritet fetare – pjesa më e madhe e 50 komuniteteve, ruan deri tani ritin bizantin gjatë liturgjisë – kostume, art dhe gastronomi, të transmetuara brez pas brezi. Shqiptarët e Italisë, bëjnë pjesë pra në atë pasuri të diversiteteve gjuhësore dhe kulturore të pranishme përtej Adriatikut të mbrojtur nga e njëjta Kushtetutë, siç parashikohet nga neni 6 dhe nga një

ligj I vitit 1999, që e njeh shqipen mes gjuhëve për t’u vlerësuar. Kur erdhën shqiptarët në Itali? Diaspora shqiptare ka mbërritur mes shekullit XV dhe XVIII, në vijimësi pas vdekjes së heroit kombëtar (Giorgio Castriota Skanderbeg), Gjergj Kstrioti Skënderbeu, (1405-1468). Pavarësisht nga sukseset e tij në fushën ushtarake, udhëheqësi shqiptar nuk arriti të pengojë mbizotërimin otoman dhe Vendi i Shqiponjave, pak nga pak u dorëzua para pushtimit turk. Që këtu do të nisë emigracioni intensiv drejt tokave puljeze, në veçanti në zonat e Otrantos dhe të Capitanata-s. Që atëherë shqiptarët vazhduan të krijonin zona të reja komunitare në mesdhe deri në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. Falë mbështetjes së rëndësishme të klerit për të ruajtur një identifikim specifik etnik, në ‘900 u institucionalizuan dy peshkopata për shqiptarët, një në Sicili dhe një e dytë që aktualisht ka selinë e saj në Lungro në Calabri. Banorët e Spezzano Albanese (Cosenza) me veshjet tipike të komunitetit arbëresh Skënderbeut, i cili u bë simbol i dëshirës për pavarësi nga sundimi i sulltanit, i janë kushtuar shumë këngë dhe filma, mes të cilave spikat ajo e Fan S. Nolit (Historia e Skënderbeut, 1921). I publikuar pas Luftës së Parë Botërore, popullariteti i tij ishte i tillë që të gjithë nxënësit e shkollave shqiptare e mësuan pothuajse përmendësh. Ndërkohë, në sheshet kryesore të çdo qyteti, ndodhet i vendosur busti i tij. Gjuha e tyre është Arbërishtja, një varietet antik-toskë, dialekti mesdhetar shqiptar. Megjithatë, idioma ka pasur një përzierje me greqishten e lashtë dhe dialektin e jugut të Italisë. Një gjuhë, pra, e traditës së lashtë që megjithatë ka qenë në gjendje të kalojë trashëgiminë e saj kulturore gjatë shekujve. Në Kalabri, për shembull, gjuha shqipe përdoret nga rreth 58,000 banorë në 35 komuna. Por shqipja

flitet edhe në Puglia (12,800 persona), Sicilia, Molise, Basilicata, Abruzzo dhe Campania. Për fat të keq, në dekadat e fundit, komunitetet e arbëreshëve u janë nënshtruar fenomeneve të forta, për më tepër të përhapura në të gjithë jugun, të emigrimit drejt zonave më të urbanizuara, në veri dhe jashtë saj. Në këtë mënyrë, komunitetet që dikur kanë qenë të mbipopulluara, sot janë reduktuar në numër. Njohja e Arbëreshëve është e tillë, sa që para pak ditësh Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, nderoi Gjergj Kastrioti Skënderbeun në vitin e 550 vjetorit të vdekjes së tij. Kreu i Shtetit, kishte udhëtuar në San Demetrio Corone, në krahinën e Cosenza-s, ku u takua me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta dhe së bashku përuruan një pllakë përkujtimore kushtuar Skënderbeut, shumë të dashur nga trashëgimtarët e komunitetit albanofon kalabrez, trashëgimtarë të popullatave të mbërritura shumë vite më parë në Itali. Tabelë udhëzimi në gjuhën italo-shqiptare, në komunë Maschitto, në provincën e Potenza-s “Diaspora shqiptare, – kujton Matarella, – identifikohet pikërisht nga Skënderbeu për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun, integrimin në mënyrë paqësore dhe në mënyrë efektive në pjesë të ndryshme të Italisë. Arbëreshët përbëjnë një histori të integrimit dhe pranimit që ka pasur sukses të madh, një shembull se si një marrëdhënie e tillë është kthyer në një mjet të përbashkët mirëkuptimi dhe respekti reciprok të kulturave, teksa janë në rritje për territoret dhe vendet të cilat jetojnë komunitetet e ndryshme”. “Ruajtja e origjinës së lashtë, ndikimi reciprok, bashkim harmonik i gjuhës, kulturës dhe traditave, – ka shtuar, – kanë qenë për shekuj dhe janë ende vlerë e shtuar e këtyre komuniteteve. Realitete që luajnë një funksion thelbësor të një ure midis dy popujve të ballafaquar, siç shpesh i referohemi shqiptarëve dhe italianëve” E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

31


FEJTON

Simbolet dhe objektet arkeologjike të lashtësisë Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Gjuha shqipe është një minierë ari Kështu është shprehur Arif Mati, Doktori i shkencës së Lashtësisë, sipas titullit të Universitetit të Sorbonës (Paris 2012). Arsyeja e këtij pohimi është se në dialektet e popullit tonë, gjejmë faktet shkencore edhe për periudhat kohore “pa dokumente shkrimore” dhe “pa data”, siç do ta shtjellojmë më poshtë, duke u nisur nga tre emrat e përmendur gjatë tekstit : 1. Shqiptar, 2. Komb dhe 3. AIN. I. Rrënja e emrit Shqiptar e trajtuar gjerësisht në një shkrim kushtuar emërtimit të popullit tonë (Sellenizmi... f94, 107 ) është IPE. Në fjalorin e gjuhës standarde shqipe , fjala IPE nuk ndodhet, por në dialektin tosk të Çamërisë, emërton shqiponjën dhe tregon, se si besimi para-historik ka ndikuar në krijimin e fjalëve të reja. Njeriu primitiv, duke parë shqiponjën si zogun e vetëm të lartësive të mëdha që mund t´i afrohej për ta parë Krijuesin, e gjykoi si ndërmjetësin e tij me të Plotfuqishmin. Ky mit pasqyrohet në gjuhën shqipe tek emri i shqiponjës : IPE (i+pe), ku « I », sipas eruditit arbëresh Xhuzepe Katapano, “ në doktrinën e Thotit përfaqson Fuqinë Krijuese të Zotit është vetë FJALA” (33) + folja e kohës së shkuar – pashë/ veta e dytë, njejes/ (ti) pe. Ky emër do të thotë : „Zotin pe“. Ky emër çfaqet shpesh në folklorin e popullsisë së Ҫamërisë. Në një legjendë mbi Pirron e famshëm, Mbretin e Epirit lexojmë: “Kur Pirro qe i vogël e çuan tek mbreti i Shkodrës : “O mbret i nderuar/ t’u rritet nami e rrofsh e kofsh sa malet/ Kaha Iperoja na të kemi ardhur/ të t ‘besojmë ketë zok të ipes / të na rritet

32

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Nuk mund të kemi “një të sotme” të suksesshme, pa njohur “dritën e së vërtetës historike” Marcus Tullius Cicero.

ipje e vërtetë. (34) Emri IPE i gjuhës shqipe, e shpreh origjinën e SIMBOLIT BESIMTAR të Shqiponjës në botëkuptimin e njeriut para-historik europian, e më gjerë. Ky simbol i përket periudhës zanafillore të shoqërisë njerëzore – matriarkatit, që e gjejmë të përdorur edhe në ligjërimin biblik. Nga ky botëkuptim besimtar i Pellazgo-Arbërve për Shqiponjën, e ka origjinën edhe miti i “syrit hyjnor” , modelin e të cilit e gjejmë edhe në Muzeun e Butrintit në Sarandë. Faraoni/perëndi Horos, duke marrë rolin e shqiponjës, trashëgoi edhe mitin e “syrit hyjnor” i njohur në mitologjinë egjiptiane si “syri i Horosit”.(35). Në një largësi të madhe gjeografike, në objektin e kultit të Aztekëve të Amerikës, në piramidat egjiptiane apo fiset sumere, shprehet miti se SHQIPONJA është SYRI hyjnor i ZOTIT . Por, asnjë gjuhë e ndonjë populli të lashtë apo modern në botë, as edhe ajo sanskrite, nuk është në gjendje ta shpjegojë gjuhësisht. Këtë mit të Atllantidëve-pellazg (Zoti / Drita = Syri i shqiponjës), e gjejmë vetëm në objektet arkeologjike. II. Simboli besimtar i Shqiponjës lidhet edhe me tog-fjalëshin që emërton etnin tonë „Kombësia shqiptare“, i cili e ka origjinën nga dy emra para-historik : Komb dhe Shqiponjë. Meqenëse emri i shqiponjës u trajtua më lart, do të japim edhe kuptimin gjuhësor dhe mitik të emrit Komb, në gjuhën shqipe dhe botëkuptimin e Shqiptaro-Arbërve.

Në dialektin e Çamërisë, kur duam të lidhim dy a më shumë fije , i themi “ bëje kom”. Edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) tek fjala Kom, lexojmë: Komb- Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyje. E lidhi komb. Zgjidh kombin. 2. Nyje druri, gdhë. Komb - Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar. (36) Rrënja zanafillore e falës “komb” është « kom », sepse në gjuhën shqipe kemi fjalë, që shprehin bashkësinë apo lidhjen me këtë rrënjë, si : kom-unë , kom-shi. Në këtë formë e shkruan edhe Shtjefen Gjeçovi (Trashëgime Thrako-Iliriane) : “ Këto punë u rrfyen vetë goja e komit tonë, i cili, as s’ka dijtë me kndue tjetër kangë posë kangësh trimnijet, kangë luftet e kangë qindreset” (37) Kuptimi mitik i fjalës Kom, është ,se arbërit janë fise “të lidhura me Zotin” . Kjo është edhe arësyeja që fjalës Komb i ngjitet edhe figura e Shqiponjës, që shpreh gjithashtu “lidhjen me Zotin”. Për arësye të mos njohjes së tij, na duhet gjithëmonë të rikujtojmë faktin se “emri Komb, shpreh botkuptimin dhe karakterin historik të Shqipëtaro-Arbërve, në dallim nga popujt e tjerë ”. Ky sqarim, i cili mungon në materialet shkollore dhe studimore, gjëndet në librin më të lashtë të ligjeve, në Europë - Kanunin e Lek Dukagjinit : « Familjen e përmbajn gjindja e shpis, si


FEJTON

shtohen këta , dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme (atdhe), nji gjak, nji gjuhë e doke » (Krye i dytë, Nye i nandët. Pjestarët e Familjes, Kanuni i Lek Dukagjinit) . Ky fakt rikonfirmon origjinën para-historike të simbolit të Shqiponjës nga bashkësitë fisnore të Pellazgo-Arbërve. III. Ndërsa dy emrat e parë (Ipe / Komb) i përkasin zanafillës së lindjes së filozofisë besimitare të njeriut primitiv, emri i shqiponjës Ain i përket një filozofie teologjike të sofistikuar dhe “të fshehtë” deri në ditët tona. Me ndihmën e librit të Xh.Katapanos zbulojmë se, në të folurën e arbëreshëve të Italisë, emri i simbolit besimtar AIN , përdorej për Shqiponjën, i cili « fshihej » nga teologjia kristiane nën emërtimin e « shpirtit » dhe « fjalës» (logos) së Krijuesit. Emrin e Zotit-Al, të lidhur me atë të shqiponjës- AIN, e gjejmë si toponim

të qytetit 4.000 vjeçar në Emiratet e Bashkuara Arabe : Al-ʿAyn (‫)نيعلا‬, qe shkruhet edhe Al-Ain dhe në kuptimin besimtar do të thotë „Zoti - Shqiponjë“. (38) Fakti që në mitollogjinë e Atllantidëve-Pellazg të Egjiptit para-faraonik, perëndia Horos paraqitet si shqiponjë dhe lidhet me simbolin “syri i Horosit”, mitin e të cilit e shpjegon vetëm gjuha e sotme shqipe, dëshmon se Shqipetaro-Arbërit janë, trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të banorëve të parë të Kontinentit europian që krijuan teologjinë besimtare dhe simbolet e para, që u përhapën valë-valë në pjesën më të madhe të Botës. Këtë fakt e ka shprehur i pari Herodoti (484 – 425 pk). Duke folur për mitologjinë besimtare të egjiptianeve dhe të gadishullit Pellazgjik (të dardano- helenëve), ai shkruan : « Nuk kam sigurisht qëllim të tregoj gjithë sa dëgjova për hyjnitë e tyre, përveç emrave të vet, se mendoj që të tërë njerëzit të njejtat (gjëra) besojnë

për hyjnitë ». Pas Horosit pellazg, detyrën e përfaqësuesit dhe të ndëshkimit nga Zoti e morri Zeusi, këtë fakt e dëshmon shqiponja që ka në dorë, siç paraqitet në shumë monedha dhe skulptura, apo pranë këmbëve të tij . Ay dërgoi shqiponjën për ta ndëshkuar titanin Promete , sepse ju dha zjarrin njerëzimit ( në kuptimin e diturisë), pronën e kryeperëndise së Olimpit-Zeusit. Objektet më të herëshme arkeologjike të lashtësisë, tregojnë se njeriu i cili ka marrë përsipër rolin e “ndërmjetësit” me Krijuesin, ka qënë femra me kokë zogu, të cilën arkeologia Maria Gimbutas, e ka emërtuar “Perëndesha Zog”, ndërsa për ne është “Perëndesha Shqiponjë” dhe gjëndet në veshjen e traditës së gruas mirditore (Shqipëri). Kjo i përket zanafillës së periudhës së “matriarkatit”. (Sellenizmi...f.25)

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

33


VËSHTRIM & OPINION Në këtë aspekt del qartë se kemi pabarazi praktike, që duhet përpjekur të eliminohet në saje të mandateve të garantuara, ku në garë marrin pjesë vetëm subjektet e partive nacionale duke ua garantuar pjesëmarrjen në parlament. Madje, analistë të ndryshëm janë të mendimit së Kuvendi i Malit të Zi duhet të miratojë një ligj të ri për zgjedhjen e këshilltarëve e të deputetëve, e jo ndryshimin e plotësimin e tij, siç pretendon të realizojë grupi punues i miratuar kohë me parë në parlamentin e Malit të Zi.

Punët tona nuk i kryejnë të tjerët

Vazhdon nga faqja 7

Për shqiptarët njësi e veçantë zgjedhore apo mandate të garantuara

Për të pasur një ligj zgjedhor të qëndrueshëm, legjislativi është i obliguar të miratojë një ligj i cili do të jetë i pranueshëm edhe për pakicat kombëtare, në rastin konkret për shqiptarët, të cilët janë të diskriminuar nga Ligji zgjedhor ekzistues. Një vendimi tillë do të eliminonte dilemat të cilat ishin të pranishme në prag të zgjedhjeve parlamentare, siç ishte më parë, apo me arritjen e 0.7%, si kusht për të hyrë në garë ne ndarjen e mandateve, përqindje kjo që nuk garantonte realizimin e mandatit të deputetit. Andaj, duke e parë si jopraktik Ligjin zgjedhor ekzistues nga viti 2011, ku subjekti politik i shqiptarëve duhet të fitojë 0.7% për të hyrë në garë për ndarje të deputetëve e jo se e fiton atë, është i nevojshëm ndryshimi i tij, që të mos ndodhë si deri më tani ku një mandat i deputetit autentik shqiptar të jetë dyfish më i votuar se deputetët e tjerë në strukturën parlamentare të Malit të Zi. Pikërisht, për të eliminuar këtë pabarazi praktike ligjore në llogaritjen e mandatit të deputetëve, mendoj se ekzistojnë dy mundësi që janë më optimale, e ato janë: e para, njësia e veçantë zgjedhore dhe e dyta ajo e mandateve të garantuara.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Nëse në lidhje me njësinë e veçantë zgjedhore ekziston një përvojë e mjaftueshme, sepse ka qenë e aplikuar në praktikë, jo si njësi e dytë zgjedhore, por në sajë të vendvotimeve me popullsi shumicë shqiptare nga Ulqini në jug e Rozhaja në veri, ajo duhet të modifikohet e plotësohet me disa vendvotime të reja shqiptare, që në të kaluarën pushteti i ka lënë me qellim jashtë kësaj “njësie zgjedhore”. Në saje të numrit të votuesve, kjo njësi do të siguronte pesë mandate të deputetëve, ku përveç subjekteve politike të shqiptarëve do të kishin mundësi të garonin edhe partitë e tjera nga spektri i ashtuquajtur qytetar. Përveç votave nga kjo njësi, subjektet konkurruese do të kishin mundësi të marrin vota edhe nga vendvotimet e tjera në Mal të Zi, si njësi zgjedhore. Pra, nuk ekziston kufizimi votave, por e kundërta, mundësohet bartja nga vendvotimet e ndryshme. Ndërsa modeli i mandateve të garantuara do të ishte zgjidhje juridike, që për të parën herë do të definohej në Mal të Zi, që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të deputetëve në saje të elektoratit votues shqiptar, që varet nga kompromisi në grupin e punës dhe nga votimi nga shumica parlamentare. Po ashtu nuk duhet harruar faktin se në Ligjin zgjedhor aktual ekziston sistemi i aksionit afirmativ për pakicat kombëtare, por me prag të ndryshëm për bashkësi të ndryshme kombëtare.

Përvoja e deritashme pluraliste me pushtetin në Mal të Zi, na bën të dyshojmë në seriozitetin e tyre për ndryshime cilësore në Ligjin zgjedhor, sepse ata do të përpiqen si zakonisht për ndryshime kozmetike, duke ia përshtatur vetës, e jo shqiptarëve e popujve të tjerë pakicë në këtë mjedis. Nuk ka dilemë se ndryshime konkrete në këtë drejtim nevojitet vullneti politik i pushtetit si dhe angazhimi maksimal i përfaqësueseve të shqiptarëve në këtë grup punues. Pikërisht në lidhje me këtë çështje mediat informuan se javën që shkoi në Kuvendin e Malit të Zi(31.10.2018) me ftesë të nënkryetarit të parlamentit G.Nimanbegu është mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të partive shqiptare në Mal të Zi me temë për reformën e Ligjit zgjedhor. Në takim kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike, përveç PD e LDSH. Pjesëmarrësit nga takimi i tillë kanë vlerësuar se Ligji zgjedhor ekzistues është diskriminues në pjesën që ka të bëjë me përfaqësimin autentik të shqiptarëve, sepse nga katër deputetë që i kishim në vitin 2011, pas dy cikleve zgjedhore kemi rënë vetëm në një përfaqësues. Duke marrë parasysh peshën e një ligji të tillë, shqiptarët duhet të jenë unikë, duke lënë anash interesat personale, partiake e të klaneve të ndryshme, sepse të drejtat e shqiptarëve nuk janë pronë personale e partiake e askujt, sepse çështja shqiptare u takon të gjithëve, andaj angazhimi konkret në këtë drejtim me kuadro të dëshmuara me etikë profesionale duhet të jetë objektiv i përhershëm i të gjithë neve, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.


SPORT

Ndër dhjetë mbrojtësit anësorë më të vlefshëm në botë

Elseid Hysaj i shtati “Cies” ka zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli apo pozite, ndër ta edhe mbrojtësit anësorë. Në këtë listë është edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili është i shtati më i vlefshmi në botë. Hysaj vlen plot 51.7 milionë euro, duke lënë mbrapa emra të njohur si Hector Bellerin, Lucas Hernandez dhe Alvaro Odriozola Observatori i Futbollit “Cies” ka bërë zbulimin e lojtarëve më të vlefshëm në botë, ndër ta edhe mbrojtësit anësorë. “Cies” ka bërë zbulimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve. Ky observator ka zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli apo pozite, ndër ta edhe mbrojtësit anësorë.

Në këtë listë është edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili është i shtati më i vlefshmi në botë. Sipas këtij observatori, Hysaj vlen plot 51.7 milionë euro, duke lënë mbrapa emra të njohur si Hector Bellerin, Lucas Hernandez dhe Alvaro Odriozola. Në vendin e parë për mbrojtësit më

të vlefshëm në botë është anglezi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, i cili vlen plot 96.4 milionë euro. Në pozitën e dytë gjendet Kyle Walker me 88.3 milionë euro, ndërsa “top 3” mbyllet me Andrew Robertson me 68.9 milionë euro. Para Hysajt gjenden edhe Marcos Alonso, Joshua Kimmich dhe Joao Cancelo.

E ENJTE, 15 NËNTOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 15 nëntor 2018

Viti XVll Numër 840 Çmimi 0,50

Ligji zgjedhor diskriminon shqiptarët

ISSN 1800-5696

Mungesa e arsimit cilësor akademik

Si në lumin e Amazonës


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.