Koha 841

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 nëntor 2018 Viti XVll Numër 841 Çmimi 0,50

Dita e alfabetit dhe koha e analfabetëve ISSN 1800-5696

Hip-hop muzika shqiptare filloi në Ulqin

Frymëzoi shekuj me radhë historianët, letrarët dhe krijuesit e tjerë


PËRMBAJTJE

8

10 Provokimi që ndan Malësinë

Arabishtja gjuhë tepër e fuqishme, kurse shqipja mbetet shumë e varfër për predikim

12

14 Mbledhës e gjahtarë

Bota detare dhe peshkatarët - viktimat e para të kërkimit të naftës dhe gazit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018


PËRMBAJTJE

16

18 Fjalëve u mungon njeriu

Mungon Qendra e Shërbimit Emergjent dhe autoambulanca

24

26 Zana Shabaj, recituesja më e mirë

Muzika për mua është diçka parësore KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 22 nëntor 2018 Viti XVll Numër 841 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Dita e alfabetit dhe koha e analfabetëve ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Hip-hop muzika shqiptare filloi në Ulqin

Frymëzoi shekuj me radhë historianët, letrarët dhe krijuesit e tjerë

filloi në Ulqin shqiptare muzika Hip-hop

krijuesit e tjerë letrarët dhe me radhë historianët, Frymëzoi shekuj

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

avoreHA dhe koha e KJO Dita e alfabetit avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

analfabetëve

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “Veprimtaritë komunale” nga Plava fiton grantin në kuadër të programit IPA

Kontratë me vlerë e bashkëpunimit përtejkufitar Plavë – Të premten më 16 nëntor 2018, në Prishtinë është mbajtur ceremoniali solemn me rastin e nënshkrimit të kontratës mbi ndarjen e grantit në kuadër të ftesës së parë të Programit të bashkëpunimit përtejkufitar Mali i Zi – Kosova në periudhën kohore 2014-2020, për realizimin e të cilit janë orientuar (destinuar) 2.02 milion euro. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “Veprimtaritë komunale” (Komunalne djelatnosti) në Plavë, në partneritet me Ndërmarrjen komunale nga Gjakova, ka aplikuar për grant me projektin “Iniciativat e përbashkëta përtejkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave”. Vlera e mjeteve të fituara është në shumën 266.012,76 euro, 60% prej

4

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

të cilave i takojnë SHPK-së nga Plava, kurse 40% Ndërmarrjes komunale nga Gjakova. Drejtori i Komunaljes nga Plava, Allen Pejçinoviq, ka theksuar se janë të bindur se ky projekt do të kontribuojë në menaxhimin më të mirë të mbeturinave komunale dhe në periudhën e ardhshme planifikojnë përgatitjen e projekteve të cilat kanë për qëllim blerjen e pajisjeve të reja që do të jenë në gjendje që ta avancojnë nivelin e shërbimeve të cilat u ofrojnë banorëve të Komunës së Plavës. Ceremonialit në Prishtinë i kanë prezantuar kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, drejtori teknik i ndërmarrjes komunale, Skender Balliq dhe këshillëdhënësi, Bujar Hasangjekaj.

Në kuadër të ftesës së parë të programit të bashkëpunimit përtejkufitar të Malit të Zi dhe Kosovës janë parashtruar fletaplikime për më se 70 projekte, shtatë prej të cilave kanë fituar mjetet. Programi ka për qëllim përmirësimin e standardit dhe kualitetit të jetës së njerëzve në rajonin e përfshirë me program nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekologjik dhe të atij socialo-inkluziv dhe ekonomik të rajonit, por me respektim të përbashkët të pasurisë kulturore dhe natyrore. Programi financohet nga Instrumentet e mbështetjes paraaderuese të Bashkimit Evropian IPA II për periudhën kohore 2014-2020. Sh. Hasangjekaj


NGJARJE JAVORE

OJQ “Djeca Crne Gore” – (Fëmijët e Malit të Zi) shënuan Ditën Botërore të Fëmijëve

Mësuan rreth religjioneve Tuz – OJQ “Djeca Crne Gore” – Fëmijët e Malit të Zi, në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ka vizituar institucionet fetare, Kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit” në Podgoricë dhe Xhaminë e Tuzit. Nxënësit, të shoqëruar nga drejtoresha e kësaj OJQ- je, Sabra Deceviq, komunikuan me prijësit fetarë, me Z. Don, Nosh Gjolaj dhe me kryeimamin e Tuzit, Z. Islam Pepiq, duke mësuar rreth të drejtave në religjion. Ndërkohë, është organizuar një tryezë e rrumbullakët në të cilën ligjëroi prof. Mark Junçaj mbi temën: “ Religjioni dhe të Drejtat e Njeriut“. Gjatë kësaj ore ligjërimi, nxënësve iu mundësua që ata të njihen mbi të drejtat e njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Malit të Zi, mbi Deklaratën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe mbi Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave

të Fëmijëve, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe e drejta e besimit dhe e praktikimit të religjionit të cilit i përkasin. Drejtoresha e kësaj OJQ- je, Sabra Deceviq i tha gazetës “Koha Javore” se qëllimi i këtyre vizitave ishte që nxënësit e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, që janë pjesë e kësaj shoqate, të informohen rreth çështjeve fetare që ndoshta më parë i kishin të panjohura. “25 nxënës të religjionit katolik dhe mysliman kishin rastin të shoqërohen me njëri- tjetrin dhe të mësojnë mbi kulturën e religjionit të cilit nuk i përkasin dhe në këtë mënyrë, të rrisin tolerancën dhe mirëkuptimin për pjesëtarët e religjionit tjetër,”, u shpreh Deceviq. Aktiviteti në fjalë u mbështet nga Ethics Edukation for Children – Arigatou International. Ndërkaq, kjo OJQ, këtë të martë ka

25 nxënës të religjionit katolik dhe mysliman kishin rastin të shoqërohen me njëri- tjetrin dhe të mësojnë mbi kulturën e religjionit të cilit nuk i përkasin dhe në këtë mënyrë, të rrisin tolerancën dhe mirëkuptimin për pjestarët e religjionit tjetër

organizuar një performansë në të cilën përmes pankartave që mbanin në duar, transmetonin thirrje për tolerancë dhe për ndalim të dhunës në mes të bashkëmoshatarëve. Ndërsa në mbrëmje të po të të njëjtës ditë, kanë organizuar një ekspozitë në QKI “Malësia” në Tuz e cila gjithashtu kishte të njëjtin kontekst, atë të apelit për tolerancë dhe për ndalim të dhunës në mes njëri – t. u. tjetrit.

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dita e alfabetit dhe k Sot intelektuali i mirë është ai që di të heshtë dhe ta ulë kokën, edhe atëherë kur ia ulin krenarinë, me rrogën e vogël me të cilën e paguajnë për shërbimet e tij profesionale. Ai është i detyruar t’i japë përparësi mirëqenies familjare kundrejt mirëqenies shoqërore dhe të popullit të tij, sepse rrezikon që edhe atë t’ia marrin dhe ta përplasin rrugëve të fatit të jetës, vetëm sepse s’ka ditur ta mbajë gojën “mbyllur”!

Qani Osmani

Një ndër datat me rëndësi kombëtare për ne shqiptarët është edhe Dita e Alfabetit, e cila shënohet si një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Gëzon fakti që populli shqiptar gjatë historisë ka qenë i lidhur me gjuhën, historinë dhe tokat e veta me rrënjë, po sikur lisi shekullor, kështu që rrugën e zhvillimit, përparimit dhe shkollimit, së bashku me ndjenjën e atdhedashurisë në gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizëm për të arritur deri te ditët e sotme. Çdo respekt për sakrificat dhe përpjekjet shekullore të paraardhësve tanë në formalizimin e gjuhës. Ishin ata cilët na mundësuan të kemi një gjuhë të formës së prerë, për një komunikim të qartë e të rrjedhshëm të shqipes së shkruar letrare, dhe për përcaktimin e tyre për shkronjat latine dhe qytetërimin perëndimor, pikërisht në kohëra të turbullta, të gërshetuara me kultura të ndryshme. Vizioni i rilindësve dhe atdhedashësve ka qenë për atë kohë shumë largpamës dhe është dëshmuar si shumë përparimtar, përkundrejt intrigave dhe peripecive të shumta nëpër të cilat është dashur të kalojnë, përplot vuajtje dhe flijime, për të arritur deri në këtë gjuhë të çiltërt dhe të bukur që e kemi sot, dhe krenarë me të parët tanë që kanë ditur të na rreshtojnë në rrugën dhe drejtimin e duhur dhe të vërtetë.

6

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Në qoftë se e kthejmë kohën pas në retrospektivën e ngjarjeve të atëhershme, gjithnjë duhet pyetur veten, si kanë mundur vallë në atë kohë kur ka pasur vetëm një grumbull njerëz të shkolluar, të bënin aq shumë për popullin shqiptar asokohe të robëruar dhe të lënë në harresën e errësirës së mosdijes dhe paragjykimeve? Si kanë mundur vallë t’ia dilnin në krye dhe t’i bindnin bashkëkombësit e tyre të përçarë në disa besime fetare dhe krahina apo vilajete, ta përvetësonin alfabetin latin dhe shkronjat e arta shqipe, si pararoje të formësimit të shtetit të pavarur shqiptar të shekullit të kaluar? Krahasuar me ditët e sotme, s’mund të mos e pyes veten, ç’u bë me atë popull të përvuajtur dhe skamnor, por të sinqertë dhe vizionar? Ku u zhduk ai elan i atëhershëm dhe ai zjarr i pashuar për dije dhe atdhe, kur në kohën e sotme, pasardhësit e këtij populli po i nënshtrohen mosdijes dhe indiferencës, madje edhe në kushte shumë më të mira ekonomike dhe demokratike sesa paraardhësit e tyre? Ku është tani respekti për intelektualin e vërtetë dhe dijetarin, apo u turbullua aq shpejt nga të diplomuarit e sotëm që i kemi me shumicë dhe bile na teprojnë? A është aq vështirë vallë për popullin shqiptar në tërë trojet etnike ta vlerësoj se kush është më meritori dhe më i shkolluari, të cilin duhet ndjekur hap pas hapi në rrugëtimin e vështirë të forcimit ekonomik të shtetit shqiptar dhe të pozitës politike dhe ekonomike të gjithë shqiptarëve anembanë trojeve autoktone? Edhe sa kohë na duhet vallë të humbim duke u marrë me vetveten? Është koha kur të gjithë së bashku duhet t’i

përveshim mëngët për të ecur përpara, duke ndjekur prijës të vërtetë, të ditur dhe të merituar, dhe duke i spastruar radhët nga analfabetët e diplomuar me diploma të blera, të cilët ikin nga sfidat në pengesën e parë që u del përpara, dhe të cilët, të paaftë për të ndërtuar karrierë në terrenin profesional, turren të marrin pozita partiake apo të japin kontributin e tyre “modest në mbushjen dhe ruajtjen e kutive votuese”, me të vetmin qëllim të sigurojnë një “qoshe” të qetë dhe të sigurt me vobekësinë e tyre intelektuale në zinxhirin e parazitëve që ua gërryejnë për çdo ditë shpirtin bashkëkombësve të tyre, jo krejt të pafajshëm për varfërinë e opsioneve dhe të përzgjedhjes së politikanëve që duhet t’u prijnë përpara proceseve. Sot intelektuali i mirë është ai që din të heshtë dhe ta ulë kokën, edhe atëherë kur ia ulin krenarinë, me rrogën e vogël me të cilën e paguajnë për shërbimet e tij profesionale. Ai është i detyruar t’i japë përparësi mirëqenies familjare kundrejt mirëqenies shoqërore dhe të popullit të tij, sepse rrezikon që edhe atë t’ia marrin dhe ta përplasin rrugëve të fatit të jetës, vetëm sepse s’ka ditur ta mbajë gojën (mbyllur)! Jetojmë në një kohë kur avancohen servilët dhe puthadorët, vetëm sepse dinë të thurin lavdi për pushtetarët dhe udhëheqësit e institucioneve, të emëruar dhe të frymëzuar ta mbajnë zap intelektualin, që mos ua kujtojë të tjerëve, se vetëm ai ka të drejtën natyrore dhe të Zotit, që të jep vlerësimin meritor, që nesër do të shërbejë si udhërrëfyes për popullin se kah duhet të orientohet dhe kujt t’ia japë besimin dhe të drejtën që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

koha e analfabetëve t’u prijë proceseve, në emër të tyre dhe për interesat e të gjithëve! Pavarësisht rrethanave shoqërore, për të respektuar dinjitetin e të gjithëve, intelektuali i vërtetë armën e vetme duhet ta ketë të vërtetën e pamposhtur, drejtësinë, dialogun e themeltë, paqen e qëndrueshme dhe me gjithë këtë potencial ai duhet të futet në betejat e luftimit kundër të gjitha kundërvlerave njerëzore. Është e nevojshme që të shmangemi nga ndikimi për krijimin e kastës servile të njerëzve të nënshtruar. Nevojitet një rreshtim i denjë ku nuk do të kishin vend diletantet e zhurmshëm dhe pseudointelektualët me mendje të frustuara politike. Kërkohet demaskim deri në palcë ndaj karrieristëve dhe lidhjeve të tyre zinxhirore, intrigantëve dhe lajkatarëve që nxisin polemika të mërzitshme në shoqëri. Pastaj të luftohen shfaqjet mediokre e egocentriste të individëve, të cilët sillen të papërgjegjshëm para detyrave të caktuara, të mashtruesve,

Është koha kur të gjithë së bashku duhet t’i përveshim mëngët për të ecur përpara duke ndjekur prijës të vërtetë, të ditur dhe të merituar, dhe duke i spastruar radhët nga analfabetët e diplomuar me diploma të blera, të cilët ikin nga sfidat në pengesën e parë që u del përpara, dhe të cilët të paaftë për të ndërtuar karrierë në terrenin profesional, turren të marrin pozita partiake apo të japin kontributin e tyre “modest në mbushjen dhe ruajtjen e kutive votuese”, me të vetmin qëllim të sigurojnë një “qoshe” të qetë dhe të sigurt me vobekësinë e tyre intelektuale në zinxhirin e parazitëve që ua gërryejnë për çdo ditë shpirtin bashkëkombësve të tyre, jo krejt të pafajshëm për varfërinë e opsioneve dhe të përzgjedhjes së politikanëve që duhet t’u prijnë përpara proceseve

që për mungesë intelekti e afiniteti për udhëheqje, mburren me meritat që nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

u takojnë, apo përvetësojnë meritat e të tjerëve.

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Provokimi që n

Gjatë këtij viti që po e lëmë pas shqiptarët janë duke u provokuar në vazhdimësi, kryesisht nga Kisha Ortodokse Serbe, si në Shas e Ulqin, e duke vazhduar me kishën në Martinaj e në malin e Rumisë, ndërsa së fundi kemi provokimin e radhës, kësaj here në Malësi nga siç thuhet rinia e DPS-it me ngjyrosjen e shkronjave te emrit të Titos në malin e Deçiqit, duke dëshmuar se asgjë nuk është e rastit, por një vazhdimësi destruktive e qarqeve të caktuara ndaj popullsisë shqiptare në hapësirën e tyre etno-gjeografike tare të tre konfesioneve të këtij mjedisi rreth Rumisë, në lidhje me këtë çështje pushteti ekzekutiv ka marrë vendimin(22.7.2005) se vendosja e një objekti të tillë në Rumi është veprim ilegal dhe i kundërligjshëm, dhe si Dr.Nail Draga i tillë ai duhet të largohet nga ai mjedis, por, deri më sot diçka konkrete nuk ka ndodhur. Dhe si për ironi të ngjarjes, jemi dëshmitarë se reagime Ndonëse kanë kaluar trembdhejtë identike ka pasur edhe tani pas murvite nga vendosja e objektit meta- osjes së objektit metalik, madje edhe lik në Rumi, nga ana e Kishës Ort- nga vetë kryeministri i vendit, por odokse Serbe(KOS), që më vonë dyshojmë se do të kemi veprim konke mori epitetin kishë, shqiptarët në ret në këtë drejtim, sepse ajo është viset e tyre në Mal të Zi vazhdojnë të vendosur aty pikërisht me mbështetprovokohen gjithnjë. Gjatë këtij viti jen e tyre. deri më tash nga ky subjekt klerikal janë realizuar tre provokime, fillimisht Deçiqi i shënjtë për shqiptarët në Shas, për mbajtjen e liturgjisë te Por, kur, u mendua se ky vit do të kisha e Shën Gjonit, që u penguan përfundojë me këto provokime nga nga qytetarët vendas dhe policia. Më ana e KOS-it, e kishim gabim sepse pas me të njëjtin skenar në Ulqin, u ndodhi provokimi i radhës, kësaj tentua të mbajnë liturgji në Kalanë e here në Malësi e pikërisht në malin Ulqinit, para gërmadhave të një kishe e Deçiqit (10.11.2018). Fjala është që sipas tyre na qenka ortodokse, për ngjyrosjen e shkronjave me empor u penguan, sepse nuk kanë rin e Titos, që është realizuar nga marrë leje nga policia për tubime të rinia e DPS-it, subjektit politik që ka tilla publike. Dhe së fundmi ditë më pushtetin në Komunën e Tuzit. parë kemi angazhimin konkret të tyre Këtë veprim nuk e vlerësojmë si të duke murosur objektin metalik në rastit, por vazhdimësi e provokimeve, Rumi, për t’ia ndërruar formën këtij ku pas Kishës Ortodokse Serbe, kësaj here një gjest i tillë vjen nga një objekti. Ndonëse pas vendosjes së objektit parti politike(DPS), që paraqet befasi metalik në Rumi(18.6.2005) ka pasur sepse kemi të bëjmë me një dukuri te reagime të ndryshme, duke e vlerë- panjohur në Malësi deri më tash në suar një veprim të tillë nga KOS-i pluralizëm. provokim të popullsisë vendase dhe Nuk ka dilemë se të rinjtë e DPS-it kundër harmonisë nacionale dhe fe- lokal, ku shumica janë të përkatësisë

8

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

kombëtare shqiptare, ishin realizuesit e një skenari të motivuar politikisht, por në vendin dhe kohën e gabuar. Nëse te disa subjekte politike ekziston nostalgjia për kohën e monizmit dhe Titon, ata veprimet e tilla le ti shpalosin në mjedise të tjera e jo këtu në Malësi te shqiptarët, sepse ky veprim paraqet një provokim të hapur ndaj malësorëve dhe Malësisë. Ndaj një provokimi të tillë një ditë më pas kanë reaguar një grup të rinjësh nga Malësia, duke hequr ngjyrën nga ai mbishkrim i cili ka irituar banorët vendas, duke mbrojtur ekologjinë e malit të Deçiqit që është i shënjtë në historinë kombëtare shqiptare. Por, mjerisht duket se si i tillë nuk është i njohur nga ata, se parësore kanë qasjen ideologjike e jo atë kombëtare, që është irituese në këtë vit jubilar, ku shqiptarët kremtojnë jubileun e 550-vjetorit të vdekjës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Sepse angazhimi konkret në këtë drejtim edhe nga një parti politike që llogaritet si qytetare do të ishte akt nderimi i kujtesës kombëtare të shqiptarëve si kudo në botën e qytetëruar demokratike. Në lidhje me këtë provokim që ka pasur tentim ndarjen e qytetarëve të Malësisë ka reaguar vetëm LDSH, ndërsa subjektet e tjera politike kanë heshtur. Një veprim i tillë është për çdo kritikë, sepse çështjet kombëtare janë të të gjithëve e jo të një subjekti politik.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ndan Malësinë

Nostalgjia e kohës së monizmit shqiptarët nuk e meritojnë një proEdhe pse një emërtim i tillë në malin e Deçiqit thuhet se është vendosur në vitin 1946, që ishte dëshmi e kultit të personalitetit si në të gjitha vendet e ish- kampit socialist, me kalimin e kohës ky emërtim filloi të zbehej. Ndërsa me dështimin e socializmit dhe shkatërrimit të ish shtetit me emrin Jugosllavi nga viti 1992, kemi menduar se ky emër i takon së kaluarës, por si duket janë ringjallur nostalgjikët e kohës së monizmit. Të tillët nëse duan të rikthejnë kohën e kaluar, atëherë le të rikthejnë emrin e këtij qyteti nga Podgorica që e mban sot në Titograd që e ka mbajtur më parë(1946-1992), por jo t’ua imponojnë të tjerëve jashtë vullnetit të tyre. Banorët e Malësisë, përkatësisht

vokim të tillë, sepse ka argumente të mjaftueshme se në kohën e pushtetit të Titos në Malësi e në vise të tjera janë bërë krime kundër shqiptarëve në emër të ideologjisë komuniste, ku pasojat kanë qenë fatale në atë kohë e deri në ditët tona. Ndërsa ata qe kanë nostalgji për Titon le ta mbajnë të shënuar në oborrin e shtëpisë së tyre, por të mos ua imponojnë të tjerëve, sepse koha e imponimeve ideologjike ka kaluar.

Koha për reflektim pozitiv

Qellimi i një performanse të tillë partiake nga organizatorët si duket është realizuar për të dëshmuar forcën politike të tyre, sepse jemi në prag të zgjedhjeve lokale për komunën e pavarur të Tuzit. Edhe pse DPS-i lo-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kal në Tuz ka shumicën në pushtetin lokal, si duket nuk është i sigurtë në zgjedhjet vijuese, andaj duan të homogjenizojnë elektoratin e tyre me nostalgjikët e kohës së monizmit. E të tillë si duket ka mjaft kudo, e Malësia për fat të keq nuk bën përjashtim. Ndërsa përgjigjja ma e mirë ndaj një marketingu të tillë politik të DPS-it, nga subjektet politike shqiptare në Malësi do të ishte organizimi i një koalicioni të gjerë shqiptar, duke lënë anash animozitetin personal, interesat partiake e klaneve të ndryshme, duke qenë unik, për të arritur një fitore në zgjedhjet lokale për komunën e pavarur të Malësisë me qendër në Tuz. Është koha për një reflektim pozitiv, sa më parë, sepse nesër do të jetë vonë! E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Reagim

Arabishtja gjuhë tepë kurse shqipja mbetet varfër për predikim (Reagim në tekstin të Qani Osmanit “ I MAM ËT QË I NJOROJ N Ë V LE RAT KOM B ËTARE JAN Ë M Ë KATAR...!” botuar nr 838 të Kohës Javore)

Muhamet Nika

Pasi redaksia e Kohës Javore në fokus të informimit të vetë, pas ka vënë edhe një rubrikë “Opinione e Vështrime “ që nuk përfaqësojnë “ domosdoshmërisht – trajtë e cituar , jo drejtë shkrimore v. jonë “, në përgjithësi , politikën redaksionale të Koha Javore, e përshëndesim dhe nëse është kështu – le të na publikojë një vështrim tonin për Shasin dhe kishat e tij atje –se kush i ndërtoi , ose i dogji ato ?! Duke shpresuar , që redaksia do ta tregojë edhe atë anë të pikëpamjeve të mija , tashti , me këtë vështrim e pamë të nevojshme që me domosdoshmëri të reagojmë në shkrimin e cekur të Qani Osmanit. Merret vesh në mënyrën kur , fillimisht , autori i tekstit gabimisht përdorë në shkrim emrin e Kuranit të Shenjtë, si- Kurhan dhe nuk shihet të jetë një gabim i tiji apo i redaksisë në të shkruar ,pasi trajta Kurhan përsëritet disa herë dhe kjo tregon që kemi të bëjmë me tepër me një mos dije ,dhe jo një trajte sipas islamit , të cilit i përket autori ( siç kuptuam atij tradicional)?!E kjo po na shtynë që në rubrikën opinione të sqarojmë dhe të nxjerrim edhe ne pikëpamje tonat për tekstin i cili thënë të vërtetën, në gjuhën e shkruar, të kujton prezentin e shkuar

10

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

të teksteve të platformave të revolucionit kulturor enverist , po dhe TITIST , e të cilët për fat të mirë nuk po na i njeh si terme drejtshkrimore të shqipes as vetë kompjuteri , dhe ku për emrin Titistë- po na e jep vetëm fjalën “bitistë “- pra kuptohet KUR HANI..., emër të cilin kompjuteri e njeh - si një hotel diku në një skaj të Indisë (mbase ku hahet mirë) dhe bashkë me tekstin e autorit , po kemi përshtypjen që realiteti i përshkruar i imamëve tonë që aktualisht njihet nga autori , si “ një besimtarë mysliman” sikur me pikëpamje të ishte i transferuar nga realiteti i Indisë për rubrikën opinione të Kohës..?!! Pasi autori për këtë , mundohet të nxjerrë edhe do konstatime të një platforme të kohëve të shkuara QANI- mendoj se gabon, kur nxjerr konstatimet e kohës që ndalonte Ligjit 133, paragrafi 1 “KKZ” i Jugosllavisë , për propagandë armiqësore - ku përveç tjerash “ besimtari mysliman” që sipas tij përfaqëson shumicën e besimtarëve dhe shqiptarëveme vështrim, u drejtohet një pjese të imamëve (prijësve) të vet - me fjalitë ndjellakeqe të kohës së nenit të cituar.... , dhe cekë , që : ”.... si imamë (hoxhë), një pjesë e juaja ka marrë guxim që të veprojë krejtësisht i pa varur në mesin e besimtarëve dhe jo si një trup me një qëndrim unifikues zyrtar- fjala e fundit do të më tmerronte sikur të mos e kuptoj kohën që sot në Mal të Zi, jetohet dhe se është në përgatitje për miratim edhe ligji më i ri ,për fetë, i cili edhe me 20 veta do të mundësojë të regjistrosh në zyrtari një fe...?!!!

Për të vazhduar më tutje “ me gjuhën e kohës së ndalur- Të “popullit të ndaluar...” edhe konstatimin që është: ” Me gjithë atë , vlen të thuhet se pjesa më madhe e juaja vazhdon të ndjekë vijën e interpretimit tradicional të fesë islame në shoqërinë tonë, e cila ishte dhe është bashkuese për të gjitha shtresat e besimtarëve”. E para me çka nuk jam dakord me Qanin , është fakti , që islami nuk e njeh konceptin –“ vijën e interpretimit tradicional...”, sepse nuk është punë vijash – supozojmë “të partisë..”, por shtyllash – gjithsej 5-së, të cilat “nëse nuk janë traditë , si fe...”, nuk e pengojnë traditën kombëtare ( kuptohet me kusht që autori në traditë të mos kuptojë – po themi lakuriqësinë...” e cila te shqiptarët dhe rajoni, nuk lidhet me traditën nga se fillon e shfaqet te njerëzimi aty nga fundi i shekullit 19”, kurse veshjen islame në shtetin në të cilin zyrtarisht jetojmë , zyrtarisht – me vendim qeverie , lejohet përdorimi i mbulesës edhe në institucione që shteti( qeverisë) . Sipas neve kjo e bënë Malin e Zi , një model të një qytetërimi global – e të mos flasim rajonal , dhe kuptohet nuk na nxjerrë jashtë atyre” detyrave” që Qani, ia vë vetës ( dua të shpresoj pa ia dhënë kush)- kur nxjerr do konstatime të tipit”Pozicioni ynë gjeografik dhe gjeopolitik kërkon nga ne një qasje të matur , të balancuar dhe shumë mirë të studiuar. RReshtimi pas shkollave dhe orientimeve të jashtme dhe pasimi i tyre sipas modelit copypaste( që shqip edhe ai vet vepron ngjashëm copy-pasete , dhe populli e thotë:” QEP E SHKEP (more Rex-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ër e fuqishme, shumë e

hep)...”, e sidomos kur duke vazhduar fjalinë thotë , se veprimi i imamëve “ është qartësisht i dëmshëm si për fenë të cilës i takojmë , ashtu edhe për kombin dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë...”?! E para , sa për të sqaruar konstatimin e qytetarëve shqiptarë – të atyre të cilët nuk shkojnë në xhami –për punë besimi ndryshe , me kusht që unë nuk vuaj nga daltonizmi , po them se në jetën time në Ulqin e më gjerë, unë nuk kam parë me sy imamë të këtillë shqiptarë të dëmshëm..., dhe as mos pasha , e të cilët nuk e duan popullin shqiptarë njëlloj si unë- Qani etj. Dhe traditën shqiptare e për të cilën edhe vetë Zoti( ALLAHU a. xhel) thotë që Kadin dhe Kaderin , në Kuran na e caktoi ai dhe se për origjinën tonë kombëtare në Ditën e Gjykimit nuk do të japim llogari , sepse nuk jemi pyetur ...?! E kjo sepse nuk është zgjedhja e jonë, por dëshirë e TIJ, mirëpo – rreth kësaj- pyetja e parë dhe

kuptohet vendimtare , do të jetë se sa një popull( kupto populli i ynë, fare fisi ... ) kanë qenë të kënaqur me ne. Dhe nëse ata kanë qenë të kënaqur me ne, atëherë edhe Zoti , garanton që do të jetë i kënaqur...?! Po çka na mbetet atë herë nga ne , që të zgjedhim?! - Pyetja është , se neve zgjedhim vetëm fenë ?! Por pavarësisht nga zgjedhja jonë- KURANI..., nuk na lejon që për fe (besim) ndryshe të shikohemi shtrembët e jo më të përlahemi për shkollat në islam që cek autori rreth mënyrës se të faluri, e të cilat janë 4 dhe që pranohen nga islami si fe. Në këtë situatë –sipas praktikës islame përzgjedhjen në të falur (rrështimit në namaz..”) e bënë vetë imami – por nuk u lejohet të bëjnë përzgjedhjen ata që shkojnë në të falur -pas imamit. Sa për gjuhën në predikim , ku imamët – Qani, u qa se ata nuk predikojnë shqip , edhe kjo duhet kuptuar me rezervë, pasi Islami predikimin e gjuhës së fjalës së shenjtë(arabishtes)e kushtëzon vetëm në namazkurse sipas praktikës profetike , kjo nuk është obliguese në namaz- për ata që në fillim nuk e njohin gjuhën arabe( në atë gjuhë që u shpall)- shih, praktika e profetit në Iran..., kurse DUATË *lutjet pas namazit mund të bëhen ose bëhen në gjuhën e besimtarit – pra edhe shqip. E në këtë aspekt , citimet Kuranore ose profetike arabe –gjatë predikimit ( për arsye reference burimesh), kur përdoren nga imamët , nuk mendojmë se mund të rrezikojnë shqipen ashtu si nuk e rrezikojnë shqipen as recetat

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mjekësore në gjuhën latine të mjekut...?! Praktika ka dëshmuar që te arabët falë Kuranit , arabishtja edhe sot vjen si gjuhë tepër e fuqishme me miliona fjalë në përdorim , kurse shqipja mjerisht mbetet shumë e varfër dhe neve sot , për dallim prej arabëve , që flasin ende me fondin gjuhësor të kohës së Shpalljes, neve si komb nuk jemi sot në gjendje të lexojmë e as të përjetojmë as Lahutën e Malësisë të shkruar me gjuhën e folur të dy gjyshave tanë e lëre më atë të katra gjyshave ...?! Për fund gjëja kryesore e cila si dimension larg pamës - nuk mund t’i mohohet islamit burimor – është praktika e islamit profetik i cili thërret që me çdo kusht të ruajmë vetëdijen kombëtare si identitet dhe kur në aplikim të fesë, mallkoi nacionalizmin arabë e kjo nënkupton edhe atë turk, duke filluar nga ruajtja në aplikim të vetë emrit personal (shqiptar) dhe duke mos na e kërkuar emrin arabsi kusht për përcaktimin në islam . Ashtu siç kërkonte , po themi , politik asimiluse turke që dikush na e quan islam tradicional i rrudhur në pyetjen që bëhej : çfarë je , dhe thuhej, mos harroni – TURK Elhamdulilah- turk duke iu falënderuar Zotit?! - Burimori ,për sa i përket dallimit me traditën , mëson se një emër , pasi është njëkohësisht edhe një projeksion hyjnor , ai nuk është kusht që të bënë të konvertuar në islam ?! Andaj sot kemi realitetin islamik që, një Agim ose Elvis ose Roberto, të jetë edhe një imamë, por kuptohet gjithashtu se lejon që nesër edhe një Dragan ose Sllavica të jenë myslimane. Sepse islami nuk është punë propagande e deklarimi , por punë ndjesie në zemër...?! E ajo çfarë nuk lejon ky islam- është ta zëmë fakti që kur p.sh- Amfillohije , për islam konstaton që – “..islami është fe e rreme në Mal të Zi ..” dhe as kush nga myslimanët –bashkë me imamët dhe Këshillin Nacional(Kohën javore) etj - nuk reagon , e as nuk e shënon?!!!Kjo sipas traditës profetike dhe Kuranit , është e pa falshme ?! Mbase ai tradicionali edhe e lejon. ...?!! Pra për çudi , në rastin e cekur askush nuk reagoi , ose nuk iu përgjigj – vetëm se mitropoliti (Montenegrin: Mihailo Dedeić)….?!!!!” E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Bota detare dhe peshkatarët - viktimat e para të kërkimit të naftës dhe gazit Tre vite pas shpalljes së tenderit, nisi kërkimi i naftës dhe gazit në bregdetin malazez. Paralajmërohen tendera dhe shpime të reja kërkimore, u përcaktua tashmë edhe fitimi për shtetin, por jo edhe për qytetarët. Për dëmin pakkush brengoset

Arijana Kurmemoviq Këto ditë në ujërat territorial të Malit të Zi do të lundrojë anija për kërkime sizmike të konsorciumit italo-rus “Eni – Novatek”. Siç është paralajmëruar, xhirimi i nëndetit, me të cilin do të përfshihet sipërfaqja prej madje 1.200 kilometra katrorë, do të zgjasë deri në dhjetor. Qëllimi përfundimtar i hulumtimit është të definohen saktësisht lokacionet për shpimet kërkimore, në mënyrë që në fund të vitit të ardhshëm apo në fillim të vitit 2020 të nis shpimi. Në Drejtorinë për Hidrokarbure të Malit të Zi pohojnë se shpimet do të jenë jashtë ujërave tona territoriale, gjegjësisht 23 kilometra nga bregu. Vetëm pas presionit të sektorit civil është paraparë që shpimet kërkimore, e që janë planifikuar katër, të jenë të paktën dhjetë kilometra larg bregut. Plani fillestar ishte që të jenë tre kilometra nga bregu!? Njëkohësisht edhe nga kompania tjetër e cila fitoi të drejtën të hulumtojë se a ka në nëndetin e Ulqinit dhe Tivarit naf-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

të dhe gaz, ajo greke “Energean Oil&Gas”, njoftuan se hulumtimet sizmike do të fillojnë jo më vonë se për tre muaj. Në këtë kompani janë të bindur se jugu i Malit të Zi qëndron mbi naftë. Vlerësimi i pavarur të cilin e porositën tregoi se në dy blloqe afër Ulqinit dhe Tivarit janë 438 milion barelë naftë. Edhe ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi Dragica Sekuliq është optimiste dhe thotë se nëndetin tonë do të gjendet nafta, sepse, siç pohon, të gjithë hulumtimet e tregojnë këtë gjë. Bindje të njëjta kanë edhe në konsorciumin italo-rus. Drejtori i kompanisë “Eni” për Mal të Zi Agostino Makanji thotë se vendimi do të merret në bazë të të dhënave të grumbulluara. “Anija do të lëvizë ngadalë, me shpejtësi në mes 4 dhe 6 nyje, me vete do të mbajë pajisjen për emetimin e impulseve zanore, gjegjësisht të topave të ajrit. Tingulli do të godas fundin e detit, gjersa kompjuterët në anije do të përpunojnë të dhënat sizmike. Ky sinjal pastaj do të analizohet nga super kompjuteri dhe do të fitojmë fotografi më të qartë se çfarë ka poshtë sipërfaqes. Kjo do të na mundësojë që të hulumtojmë resursin potencial të zonës për të cilën morëm leje”, thekson Makanji, duke vlerësuar se rreziku nga kërkimet gjeofizike është minimal. Por, ekspertët janë shumë më të rezervuar. Drejtori i Institutit për Biologjinë

e Detit nga Kotorri, dr. Mirko Gjuroviq, thotë se këto kërkimet, në masë të caktuar, do të kenë pasoja në ekosistemin detar. “Në çfarë mase, këtë do ta shohim. Instituti ka bërë disa hulumtime para hulumtimeve sizmike. Kemi bërë kërkimet e resurseve peshkatare së bashku me kompanitë të cilat planifikojnë të bëjnë kërkimet sizmike. Ne si institucion shtetëror dhe i vetmi institut i cili merret me çështjen e mbrojtjes së ekosistemit detar dhe me studimin e tij jemi këtu të përcjellim tërë procesin, se a zhvillohet ai në mënyrë të duhur. Vetëm vitin e ardhshëm, kur të përsërisim hulumtimin, do të mund të themi se a kishim pasoja negative nga kërkimet, dhe nëse po, në çfarë mase”, shtoi ai. I njëjti institucion shkencor para 15 vitesh kur u paralajmëruan xhirimet gjeofizike të rezervave potenciale të naftës dhe gazit në nëndetin malazez paralajmëroi për rreziqet dramatike të këtyre aktiviteteve, duke përmendur edhe qëndrimin e drejtorit të atëhershëm të “Greenpeace” Kris Rouz. “Ekziston vetëm një rezultat përfundimtar i trajtimit sizmik të nëndetit me qëllim kërkimin e naftës dhe gazit, e ai është shkaktimi i dëmit mjedisit jetësor, klimës, detit dhe jetës në të. Testimi sizmik përcillet nga shpimi tokës, llumi toksik, ndotja e ujit, në fund edhe dyoksid karbonin dhe dëmtimin e nëndetit. Planeti duhet të mbrohet nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

kërkimet e pandjeshme të naftës”. Tani në ballin mbrojtës mbeten vetëm ekologët, organizatat joqeveritare dhe peshkatarët, të cilët do të jenë viktimat e para të kërkimit të “arit të zi”. Sepse, anijeve të tyre i ndalohet hyrja në hapësirën në të cilën do të bëhen kërkimet, gjegjësisht do të duhen ta anashkalojnë në largësi. Mbi një mijë kilometër katror do të trajtohen me topa ajrorë!? “Pasojat e kërkimeve do t’i ndjejmë 4-5 vitet e ardhshme. U tha se fuqia e këtyre topave nëndet arrin fuqinë prej 262 decibelësh, e do të ngjajnë çdo 20 sekonda. Anija nga e cila do të emetohen të shtënat lëviz me shpejtësi prej dy e gjysmë deri në katër nyje dhe mbulon tërë zonën e nëndetës mbi të cilën kalon, ndërsa ka edhe tetë kabllo të cilët i tërheq pas vetes. Ato qendrorët janë të gjatë 7 deri në 10 kilometra, anësorët rreth pesë, ndërsa shpërthimet nënujore në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në planktonet dhe peshkun e vogël, në tërë botën e gjallë – tërë peshkun e bardh dhe karkalecat, gaforret, oktapodët, të cilët shërbejnë si ushqim për peshkun”, thotë Dragolub Bajkoviq nga Shoqata Nacionale e Peshkatarëve të Malit të Zi. Ai tha se blloqet hulumtuese përfshijnë habitatet kryesore të peshkut në pjesën tonë të Adriatikut, si dhe vlerëson se do të vijë deri tek zvogëlimi i fondit të peshkut në një periudhë të gjatë. “Kam frikë se mund të presim ngordhje të mëdha të peshkut, si dhe të humbim imazhin e destinacionit në të cilin hahet peshku cilësor nga deti”, thotë gazetarja dhe aktivistja ekologjike Angjella Gjurashkoviq. Ajo pohon se “Eni” është e njohur për një sërë incidentesh gjatë hulumtimeve të veta, që, siç shton ajo, duhet të jetë arsye që të ndezet “drita e kuqe”. Përndryshe, peshkatarët nga Tivari dhe Ulqini të cilët kanë lejet për peshkim në

këtë zonë, kanë refuzuar ofertën e konsorciumit “Eni – Novatek” për dëmshpërblim të përgjithshëm prej 175 mijë eurosh, sepse në periudhën e kërkimeve do të ndalohet peshkimi në këto zona. Kanë thënë se kjo shumë është tepër e vogël, sepse familje të tëra jetojnë nga peshkimi. Nga rrjeti “SOS për Montenegro”, përfaqësuesit e të cilit nisën iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për vendosjen e moratoriumit për kërkime të naftës dhe gazit në Detin Adriatik, paralajmëruan se në shënjestër do të jetë i tërë ekosistemi i detit. “Teknika që ato përdorin, topat me zë të cilët godasin fundin e detit dhe pastaj kapen me, të ashtuquajtura, pasqyra gjegjësisht senzorë, në mënyrë që të përcaktohet se a ekzistojnë hidrokarburet në nëndetin tonë, është katastrofale për botën e bimëve dhe të kafshëve të nëndetit. Këto anije tërheqin pasqyrat në gjatësi prej pesë deri në shtatë kilometra dhe përfshijnë një sipërfaqe të madhe, gjë që më së miri flet për diametrin e përhapjes së shpërthimeve, gjegjësisht detonimeve zanore në nëndet”, shpjegon Natasha Kovaçeviq nga organizata joqeveritare “Grenn Home”. Sipas fjalëve të ish nënkryetares së Komunës së Ulqinit dhe drejtueses së Shoqatës “Martin Shnajder – Jakobi”, Zenepe Likës, të gjithë planet dhe aksionet e shtetit lidhur me hulumtimin e naftës dhe gazit në nëndetin e Ulqinit duhet ndaluar gjersa ka kohë. “Nuk do ta gjeni as edhe një qytetarë të Ulqinit i cili është pro eksploatimit të naftës, e në veçanti jo për këto hulumtimet të cilat rrisin rrezikun nga tërmeti në këtë zonë të ndjeshme sizmike. Ky rrezik është 10 herë më i madh se në rrethana normale. E gjithë kjo shkon kundër vullnetit dhe dëshirës së qytetarëve dhe mendoj se moratoriumi për këtë punë duhet të vendoset sa më parë”,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

thotë Lika. Qytetarët e Ulqinit nuk i pyeti kush për këtë gjë. Madje as shqyrtimi publik nuk u mbajt në këtë qytet. Pushteti lokal, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike e Socialistëve dhe partitë nacionale shqiptare, heshtin për këtë çështje. “Gjatë tërë kohës pohojmë se qytetarët nuk janë të informuar në mënyrë adekuate se çfarë do të thotë kërkimi i naftës dhe gazit në detin tonë të vogël i cili ka karakter të mbyllur dhe çfarë pasojash ky kërkim ka jo vetëm për biodiversitetin por edhe për shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe për degët e ndryshme ekonomike, para së gjithash për turizëm”, thotë Natasha Kovaçeviq, e cila është e bindur se “çfarëdo kërkimi për naftën është në kundërshtim me nenin 1 të Kushtetutës, i cili Malin e Zi e definon si shtet ekologjik”. Në Qeverinë malazeze thonë se në pjesën italiane të Adriatikut ka 1.358, ndërsa në atë kroate 133 puse kërkimore, si dhe që të gjitha shtetet të cilat kanë dalje në Detin Adriatik, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sllovenisë, po bëjnë kërkimet ose po shpallin tenderët. Vetëm në Kroaci është në fuqi moratoriumi për kërkime të reja. Tenderi i ri në Mal të Zi paralajmërohet për dy vite. Gjeologu Stanko Kadija, i cili për një kohë të gjatë ishte shef për gjeologji në kompaninë kroate “Ina – Naftaplin” dhe përcolli pikërisht kërkimet në nëndetin e Adriatikut, thotë se burimet e gjetura të naftës dhe gazit janë thjeshtë shumë të vogla për punë serioze. “Prandaj të gjitha që po bëhen sot janë vetëm bredhje pa asnjëfarë rezultatesh”, mendon ky gjeolog me eksperiencë. Vlerësimeve të tija i shkon në favor fakti se tapa po qëndron në pusin kërkimor i cili para tre dekadash u hap në Valdanos në thellës prej 5.309 metra, sepse prodhimi nuk ishte i leverdishëm komercialisht. Por, deri sa ky fakt të vërtetohet përsëri, pjesa jonë e Adriatikut, të vetmit det që kemi, do të plagoset rëndë. Peshku nga deti i Ulqinit dhe Tivarit do të duhet të kërkojë ujërat më të qeta. (Artikulli është shkruar në kuadër të projektit “Faktet janë të rëndësishme! Gazetaria objektive dhe inovative për BE!” të cilin e realizon CGO, në bashkëpunim me Portalin Ul-info. Projektin e financon Bashkimi Evropian, ndërsa e kofinancon Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës.) E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Mbledhës e gjahtarë Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Nëse njeriu ka diçka për të luftuar, ka diçka për të jetuar. Dhe kjo varet se cili është qëllimi. Qëllimi përfundimtar për çdo njeri është të jetojë i qetë. Të gjithë kështu mendojnë, por fillimisht ka qenë ndryshe; qëllimi i errësoi sytë, njeriu harroi veten dhe synimi i vetëm u bë posti. Problemi qëndron si me rastin e gjahtarit dhe mbledhësit: Nëse një person është nisur për në shtëpi dhe gjatë rrugës i del një kafshë e egër, ai

14

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Çdo thuajse 100 vjet njeriu ripërtërihet. Që prej fillimit, miliarda njerëz janë vrarë duke luftuar. Sot njerëzimi kujton kryesisht të vrarët në luftërat e fundit. T’i pyesësh a ishte luftë e drejtë, njerëzit hutohen të përgjigjen - Të marrin anën e partisë apo të kombit - dhe nëse mendojnë pak, kujtojnë flakët e një lufte shfarosëse civile që partia me ushtarët e saj e shtriu deri në kohë paqeje e sheh si pengesë dhe e vret. Ky është mbledhësi, i cili ka një qëllim final, të mbërrijë në shtëpi. Gjahtari është ndryshe. Ai shkon në pyll për të vrarë, dhe shkon...asgjëkundi. Pyetja që njeriu duhet t’i bëjë vetes është -Jam gjahtar apo mbledhës? Çdo thuajse 100 vjet njeriu ripërtëri-

het. Që prej fillimit, miliarda njerëz janë vrarë duke luftuar. Sot njerëzimi kujton kryesisht të vrarët në luftërat e fundit. T’i pyesësh a ishte luftë e drejtë, njerëzit hutohen të përgjigjen - Të marrin anën e partisë apo të kombit dhe nëse mendojnë pak, kujtojnë flakët e një lufte shfarosëse civile që partia

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

me ushtarët e saj e shtriu deri në kohë paqeje. Por kohët ndryshojnë, ashtu edhe opinionet. Partizanët e nacionalistët, njëra palë i përket partisë dhe tjetra kombit. Sot ato shihen ndryshe, me dallimin se të parët ende nuk duan t’i

lirojnë postet. Mendoni turpin që u rëndon, dhe ata gjithsesi nuk duan ta kuptojnë. Ata që janë të dehur me pushtet nuk mund ta braktisin atë vullnetarisht. Dhe s’ka si të ndodhë në një shoqëri, ku midis marrjes së një posti dhe rrëmbimit të një çante nuk ka ndonjë dallim.

Kohët ndryshojnë, ashtu edhe opinionet. Partizanët e nacionalistët, njëra palë i përket partisë dhe tjetra kombit. Sot ato shihen ndryshe, me dallimin se të parët ende nuk duan t’i lirojnë postet. Mendoni turpin që u rëndon, dhe ata gjithsesi nuk duan ta kuptojnë. Ata që janë të dehur me pushtet nuk mund ta braktisin atë vullnetarisht. Dhe s’ka si të ndodhë në një shoqëri, ku midis marrjes së një posti dhe rrëmbimit të një çante nuk ka ndonjë dallim

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Qëllimi përfundimtar për çdo njeri është të jetojë i qetë. Të gjithë kështu mendojnë, por fillimisht ka qenë ndryshe; qëllimi i errësoi sytë, njeriu harroi veten dhe synimi i vetëm u bë posti. Problemi qëndron si me rastin e gjahtarit dhe mbledhësit: Nëse një person është nisur për në shtëpi dhe gjatë rrugës i del një kafshë e egër ai e sheh si pengesë dhe e vret. Ky është mbledhësi, i cili ka një qëllim final, të mbërrijë në shtëpi

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Kujdesi shëndetësor në Malësi lë për të dëshiruar

Mungon Qendra e Shërbimit Emergjent dhe autoambulanca Toni Ujkaj

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura në nivel të duhur e sistemit shëndetësor, janë domosdoshmëri dhe kusht për një shoqëri (komunitet) të shëndetshëm dhe për një shtet të zhvilluar i cili përkujdeset për shëndetin e qytetarëve të vet. Pjesa dërrmuese e shteteve në botë i kushton një kujdes të posaçëm sistemit shëndetësor në tërësi, duke investuar dhe derdhur shuma të mëdha parash në ndërtimin e një infrastrukture bashkëkohore të shërbimeve spitalore të të gjitha niveleve. Shëndetësia padyshim që do të duhej të zërë vendin parësor për çdo qeveri, ministri dhe dikaster të shëndetësisë, të çdo vendi i cili aspiron që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, për t’iu shërbyer sa më mirë në mirëqenien e tyre. Duhen përgëzuar të gjitha ato vende të cilat, herë pas here, në agjendën e tyre të veprimtarisë dhe të investi-

16

meve vjetore, një vend të posaçëm i rezervojnë sektorit të shëndetësisë. Nëse i referohemi Malësisë, vendit në të cilin edhe unë jetoj, krahas shumë mangësive që hasim çdo ditë në shërbimet shëndetësore, duhet potencuar si një shqetësim tejet të madh, mungesën e një shërbimi të emergjencës në Tuz të cilën ky vend me kaq shumë banorë nuk e posedon. Ky është një shqetësim jo i vogël, duke ditur se edhe ky mjedis, sikurse shumë vende të tjera, ka nevojë për një shërbim të tillë spitalor, sepse të gjithë ne, varësisht nga situatat apo komplikacionet eventuale shëndetësore, mund të kemi nevojë për një shërbim emergjence. Duke u fokusuar në këtë çështje tejet të rëndësishme për një komunitet, mendoj që ka ardhur koha që të ndërmerren nisma konkrete për të jetësuar një nevojë të tillē të kohës, pasi çdo qytetar i cili mund ta ketë të

Ky është një shqetësim jo i vogël duke ditur se edhe ky mjedis, sikurse shumë vende të tjera, ka nevojë për një shërbim të tillë spitalor , sepse të gjithë ne, varësisht nga situatat apo komplikacionet eventuale shëndetësore, mund të kemi nevojë për një shërbim emergjence

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

domosdoshëm një shërbim të tillë, detyrohet doemos t’ia mësyjë Podgoricës, por udhëtimi drejt kryeqytetit, qytetarit mund t’i kushtoj edhe jetën, pasi dihet që në raste emergjente, çdo minutë është i gjatë. Përveç kësaj, një problem tjetër jo më pak i rëndësishëm paraqet dhe mungesa e autoambulancës që ne në Tuz nuk e kemi dhe e cila do të ishte domosdoshmëri, për faktin se siç dihet, thirrjet për raste emergjence mund të jenë të shpeshta, ndërsa në këto rrethana , thirrjeve të pacientëve nuk ka kush t’iu përgjigjet, përveçse stafi i mjekësisë së emergjencës nga kryeqyteti. Shikuar në këtë aspekt, mosdisponimi i një autoambulancë të vet në shtëpinë e shëndetit në Tuz, mund të këtë dhe pasoja fatale për të sëmurët të cilët koha për të pritur nuk i favorizon. Në këtë aspekt, qytetarëve të kësaj treve që përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullsisë së përgjithshme të Malit të Zi, duhet t’u vihet në ndihmë ashtu që t’u ndërtohet një qendër e emergjencës spitalore sikurse e ka kryeqyteti Podgoricë dhe shumë vende të tjera, por edhe t’u mundësohet një autoambulancë me të gjitha pajisjet e nevojshme. Për jetësimin e një projekti të tillë,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mendoj që janë të obliguar të veprojnë në radhë të parë punonjësit e shëndetësisë në Tuz, që të jenë promotor deri në jetësimin e tij, sektori civil i cili pothuajse ka rënë në gjumë letargjik në këtë trevë, administrata lokale dhe të gjithë ata përfaqësues politikë që janë të obliguar të punojnë në interes të përgjithshëm, në mirëqenien dhe përkujdesjen e njerëzve që përfaqësojnë.

Për jetësimin e një projekti të tillë, mendoj që janë të obliguar të veprojnë në radhë të parë punonjësit e shëndetësisë në Tuz, që të jenë promotor deri në jetësimin e tij, sektori civil i cili pothuajse ka rënë në gjumë letargjik në këtë trevë, administrata lokale dhe të gjithë ata përfaqësues politikë që janë të obliguar të punojnë në interes të përgjithshëm, në mirëqenien dhe përkujdesjen e njerëzve që përfaqësojnë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Fjalëve u mungon njeriu Secili nga ne, falë rrjeteve sociale, disponon me një media të veten audio-vizive. Disa, që nuk janë pak, kanë më shumë se një dritare prej nga nuk reshtin së lëshuari ciu-ciu. E drejta autoriale ka vdekur. Dmth, në këtë mënyrë autori-njeriu është dhunuar, fikur e mbytur. Fjala është bërë halucinante. Dmth, shihet, veshtohet ose ndjehet pa e ditur burimin e saktë të saj

Argëzon Sulejmani

Jemi dëshmitarë se si njeriu i sotëm në të njëjtën kohë shikon televizor, dëgjon radio dhe lexon gazetë. Se si, njëherësh bëhet pre e një uragani informativ, i cili do mençuri, qetësi dhe kohë për t’u kuptuar e menaxhuar. Fjala tanimë thuhet, shkruhet dhe jepet më shumë se në cilëndo

18

periudhë më të hershme kohore. Në të njëjtën kohë dominon hutia, pakuptimësia e konfliktualiteti si pasojë e fjalës po ashtu. Më shumë se ndonjëherë më parë fjalës i mungon njeriu, burimi ose i zoti. Kjo ia humbur peshën, kuptimin dhe rëndësinë asaj. E abstrakton.

Kjo e zhbën fjalën, e lë veç tingull, veç shkronja, veç shenjë. Secili nga ne, falë rrjeteve sociale, disponon me një media të veten audio-vizive. Disa, që nuk janë pak, kanë më shumë se një dritare prej nga nuk reshtin së lëshuari ciu-ciu. E drejta autoriale ka vdekur. Dmth,

Zakonisht, poshtë këtyre postimeve institucionale (sic.) vërshojnë lëvdata, kritika e si këto, që mund të thyejnë etikën e qejfet, por që plotësojnë kushtin qenësor të fjalës së thënë, autorësinë. Dhe, siç mund ta keni vënë re, asnjë prej zz. me kollare nuk lodhen të japin shenjë që brenga ose arsyetimi qytetar do të merret parasysh. Bëhet fjalë për rrjete, për rrjete sociale dhe për Spiderman-ë që nuk duan dhe s’dinë çka është përgjegjësia publike

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018


KULTURË

në këtë mënyrë autori-njeriu është dhunuar, fikur e mbytur. Fjala është bërë halucinante. Dmth, shihet, veshtohet ose ndjehet pa e ditur burimin e saktë të saj. Kjo ka krijuar një ambient të marrë, skizofren, ku secili luan gjeninë, udhëheqësin, mikrobotën për t’u ndjekur. Kombet e vegjël e vuajnë më rëndë këtë marrëzi. Gjuhët e vogla e vuajnë më rëndë këtë ligësi. Vendet e vogla tra(z)nohen krejt. Jeni dëshmitarë se si z. Kollare përditë na mban të informuar për takimet dhe bëmat e veta, për bindjet dhe idetë po ashtu. Pas atyre shkronjave ose tingujsh fshihet një histori e tërë përdhunimi fjale: nga mendja e njërit

që i nxjerrë në dritë tek gishtërinjtë e tjetrës që i mëshon tastierës, në funksion gjithnjë të z. Kollare që do mbajë autorësinë e, që nesër mund t’i bëjë pjesë të biografisë së tij, dmth filozofisë së tij jetësore. Zakonisht, poshtë këtyre postimeve institucionale (sic.) vërshojnë lëvdata, kritika e si këto, që mund të thyejnë etikën e qejfet, por që plotësojnë kushtin qenësor të fjalës së thënë, autorësinë. Dhe, siç mund ta keni vënë re, asnjë prej zz. me kollare nuk lodhen të japin shenjë që brenga ose arsyetimi qytetarë do të merret parasysh. Bëhet fjalë për rrjete, për rrjete sociale dhe për Spiderman-ë që nuk duan dhe s’dinë çka është

përgjegjësia publike. Drejt pushtetit përmes abstraksionit është një nga mendimet e thella të Sabatos. Abstraktja dominon përgjithësisht, kurse konkretja humbet në të veçantën. Në jetën kapitaliste abstraktja e dominon konkreten; agjenti tregtar që spekulon me drithin si produkt ka fuqi më të madhe se korrësi i drithit që e mbjellë dhe korrë atë, thotë autori. Nisur nga kjo, autorësia e fjalës dhe brengat qytetare mbeten tejet konkrete, kurse menaxhimi aventurier i tyre fort abstrakt, populist e pushtetor. Për ta thjeshtësuar edhe më, fjalës i ka humbur i zoti në abstraksion dhe agjenti ka ngatërruar drapërin me llogaritarin. E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

19


PORTRET

Cani Lazoja – 25 vite karrierë

Hip-hop muzika shqiptare filloi në Ulqin Lufta që kishte filluar dhe jeta sociale shumë e vështirë në ish- Jugosllavi i gjasonte jetës së Bronxit dhe luftës së gang-klaneve kështu që kjo bëri që Cani së bashku me shokun e tij të ngushtë Sandër Lulën në vitin 1994 të formojnë grupin muzikor Piratët dhe nxjerrin këngën e parë Rap-shqip të quajtur “Këto janë lotët e mi” (1994). Zyrtarisht, kjo këngë njihet edhe si kënga e parë Rap në gjuhën shqipe e që kjo Canin e bën shumë krenar, pasi që ai është autor i tekstit, orkestrimit dhe interpretimit

Gazmend Çitaku

Ditët me diell të kësaj vjeshte të vonë, Cani Lazoja i shijon nga balkoni i shtëpisë së vet, e cila nga pamja është e atillë që ke ndjenjën se gjendesh në kuvertën e një anijeje që lundron në detin e pafund. Aty edhe jemi ulur që së bashku të zhvillojmë bisedën rreth karrierës së tij të pasur muzikore. Po prej nga të fillohet, pasi që ai ka një karrerë shumë të pasur, një çerek shekulli karrierë. Hapat e parë në muzikë i ka që në rininë e hershme. I influencuar nga rrymat muzikore të fillimviteve të ’90-ta të shekullit të kaluar e sidomos nga Hip-Hopi i cili kishte filluar që të konsolidohej si rrymë kulturore, i cili përmes elektrobitit do të mbizotëronte në shijen muz-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

ikore të rinisë, Cani bie në kthetrat e kësaj rryme muzikore dhe çdo ditë e më tepër shijonte muzikën e Run DMC, LL Cool J, Public Enemy etj. Në trend ishin DJ dhe MC-të e që Canin e bënin që veten ta kërkonte në këtë lëmi. Lufta që kishte filluar dhe jeta sociale shumë e vështirë në ish- Jugosllavi i gjasonte jetës së Bronxit dhe luftës së gang-klaneve kështu që kjo bëri që Cani së bashku me shokun e tij të ngushtë Sandër Lulën në vitin 1994 të formojnë grupin muzikor Piratët dhe nxjerrin këngën e parë Rapshqip të quajtur “Këto janë lotët e mi” (1994). Zyrtarisht, kjo këngë njihet edhe si kënga e parë Rap në gjuhën shqipe e që kjo Canin e bën shumë krenar, pasi që ai është autor i tekstit, orkestrimit dhe interpretimit. Kënga u inçizua në një studio të improvizuar në shtëpinë e Canit dhe shumë shpejt pas saj lindën edhe këngët e tjera dhe u bë material për një album, i cili u titullua sipas hitit “Këto janë lotët e mi”. Pra, një shembull i rapit që njihnim nga MTV-ja atëbotë tashmë mund ta shijonim edhe në gjuhën shqipe.

Këngët e Canit filluan të ekzekutohen në të gjitha tubimet e rinisë ulqinake si dhe verës së vitit 1994 nëpër të gjitha diskotekat e atëhershme. Pra, edhe pse në kohë krize e lufte, Cani then barrierat e çmendurisë së kohës dhe fillon të bëjë gjurmë në skenën muzikore. Albumi i parë ishte shumë i suksesshëm, kështu që një vit më vonë, më 1995 Cani në bashkëpunim me Enkela Bishën lansojnë hitin e atëher-


PORTRET

shëm, dhe evergrinin e sotëm, këngën Sa i bukur është Ulqini e që kjo këngë zë vend në albumin e quajtur ”Në Parajsën tonë” e që shumëzimin dhe distribuimin e këtij albumi e bëri Labia e Prishtinës. Tashmë Cani fillon të konsolidohet, në qytet nuk ndodh asnjë aktivitet kulturor e që ai të mos jetë prezent. Është pjesëmarrës në programe e koncerte të shumta që organizoheshin në Kosovë. Përveç Labisë ka bashkëpunuar edhe me shtëpi të tjera diskografike nga Kosova dhe që për ta ka vetëm fjalë miradie sepse, siç thotë Cani, gjithmonë kanë qenë jashtëzakonisht korrekt me të. Albumet fillojnë të rreshtohen dhe gjatë evokimit të kujtimeve ai me shumë dashamirësi kujton bashkëpunimin me Bashkim Alibalin por edhe koncertet me artistet e ndryshme shqiptare si: Adelina Ismaili, Leonora Rugova, Bleona Qerreti etj., takimi më interesant që ka pasë ishte ai me kantautorin e famshëm Rambo Amadeusin (Antonije Pushiq). Ai e kujton kështu: Ishte viti 1997. Unë e Sandri shkuam në Tuz në studion e Sokol Vulës që të bëjmë incizimet e këngëve për albumin tonë më të ri, Gjeneracioni i fundosur. Atëherë ai kishte studion e vetëm modern në Mal të Zi dhe aty vinin artistë të ndryshëm nga të gjitha anët. Ne na ra fati që të takoheshim me Rambon që ne e njihnim shumë mirë atë dhe atë se çka ai përfaqësonte. Në një moment kur kishte mbaruar incizimet e veta na afrohet dhe na kërkon fal-

je për kohën dhe shtyrjen e terminit tonë. Ne si bregdetarë që ishim e pritëm me shumë sportivitet dhe kjo i la shumë përshtypje atij. Në bisedë e sipër, kur mësoi se ne bënim Rap kërkoi që të na dëgjonte. Ne as një as dy dhe filluam të këndojmë një nga këngët tona më të reja. Ai mbeti i befasuar. Nuk i besonte veshëve të vet. Nuk njihte gjuhën, por ritmi e bënte që të kërcente dhe habinë e tij e shprehu drejtpërdrejt, duke na pyetur se a po këndonim në gjuhën frënge. Jo, i thamë ne, shqip. Kjo ishte habia e tij edhe më e madhe sepse siç thoshte ishte mësuar që shqip të dëgjonte vetëm këngë me çifteli apo eventualisht me lahutë. Ne i pëlqyem shumë dhe insistoi që në albumin tonë të ri

gjithsesi të gjendet një këngë bashkëpunimi me të. Në ditët në vazhdim zgjodhëm këngën Ani mori nuse, të cilën e modernizuam dhe Ramboja ishte musafir yni në këtë këngë e cila u bë hit. Ramboja dëshironte që përmes kësaj kënge në gjuhën shqipe t’i kundërvihej çmendurisë së luftës e cila ende ishte e pranishme në ishJugosllavi. Dhe ia arritëm qëllimit. Kënga u bë hit dhe mund ta dëgjoje në të gjitha radiostacionet e kohës si në Prishtinë, Podgoricë, Beograd apo Sarajevë. Atëherë na erdhi edhe ftesa e parë serioze që të merrnim pjesë në një emision televiziv muzikor të TV MCM-Francë, por që ne për shkak të pamundësisë së udhëtimit jashtë shtetit dhe mospasjes së vizave u detyruam që të rrimë në shtëpi. Kush e di se si do të na kishte shkuar karriera – thotë Cani dhe qesh. Nga ky album me shumë ëndje edhe sot ende dëgjohen këngët: Ëndërroj, Larg syve larg zemrës, Ani mori nuse, etj. Fansa Cani ka mjaft, por siç thotë ai më i lumtur është kur shkon t’i marrë fëmijët nga shkolla, aty në oborrin e shkollës fillore e rrethojnë fëmijët tjerë të cilët para tij fillojnë të këndojnë

këngët e tij e më së shumti atë Geto 4, fjalët e së cilës i dijnë të gjithë. Cani kishte regjistruar shkollën e ulët të muzikës ”Vasa Paviq” në Podgoricë, por që në kohë lufte e kishte ndërprerë. Luan në piano dhe me piano edhe i bën kompozimet muzikore. Deri më tani ka nxjerrë 10 albume muzikore. Prej të gjitha albumeve veçon albumin Albanian Party (2004) si më të sukseshmin, sepse atëbotë ky album nga Produksioni Ziko psoi disa publikime, kurse kënga Tequila party ishte një hit i vërtetë. Në bashkëpunim me Islam Axhemin, këtë vit ka nxjerrë në një album me këngë qytetare por të rikomponuara sipas stilit të tij. Për vitin 2019 ka në plan të publikojë disa këngë të reja e që do e lëjë si sekret deri në momentin e pubikimit. Mirëpo, Cano Lazoja nuk njihet vetëm si muzikant i sukseshëm, ai ka drejtuar me shumë sukses disa emisione si në radio ashtu edhe në televizion. Ka realizuar filmin dokumentar ”Ulqinakët në Durrës” si dhe ka qenë përgjegjës artistik i disa festivaleve të këngëve për fëmijë në Ulqin, kurse veçon punën në Këshillin Kombëtar Shqiptar si përgjegjës i fushës së kulturës, me çrast për herë të parë në festën e 28 Nëntorit solli për të dhënë koncert orkestrën simfonike të baletit shqiptar në krye me Ilir Kernin. Cani si pasardhës i Likacenit, detarit të njohur ulqinak, shpirtin e tij aventurier e pasqyron me muzikën e tij që e bën nëpër diskoteka të ndryshme. Në vërejtjen time se pse nuk këndon në mbërmje të ndryshme, Cani duke qeshur më jep argumentin bindës. “Unë, thotë ai, “kam qef të bëj muzikë për më shumë se dymijë vetë, e këtë mund ta arrij vetëm përmes MC-së”. Sot punon në Qendrën e Kulturës në Ulqin, komponon për shpirtin e tij si dhe shijon qetësinë që i ofron familja e tij e mrekullueshme dhe butësia e Ulqinit. E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

21


ARSIM

Gabimet më të shpeshta që bëjnë prindërit para se fëmija të fillojë shkollimin

Mos ua merrni fëmijërinë para kohe

Truri i fëmijës zhvillohet shkallë-shkallë, kështu që të presim nga fëmija ynë që të dijë të lexojë dhe shkruajë që në klasë të parë është një mendim i gabuar. Ata do të mësojnë kur të vijë koha e duhur

Arlinda Sukaliqi

Të gjithë jemi të prirur nga dëshira për të qenë prindër shembullorë, por ndonjëherë duke pasur dëshirë të madhe që me të vërtetë të jemi prindër shembullorë, shpesh gabojmë në këtë drejtim. Kështu nganjëherë duke menduar se i bëjmë mirë, në të vërtetë e dëmtojmë fëmijën tonë. Ja disa gabime që më së shpeshti bëjmë:

Gabimi numër 1: T’i mëso-

“ 22

hen numrat dhe shkronjat telektual. Mësojeni të notojë, të drejtojë trotinetin ose biçikletën, sepse para vajtjes në shkollë Truri i fëmijës zhvillohet shkallë-shkallë, kështu që të presim nga fëmija ynë që të dijë të lexojë dhe shkruajë që në klasë të parë është një mendim i gabuar. Ata do të mësojnë kur të vijë koha e duhur. Çfarë duhet të bëjmë? Thjesht lejojeni fëmijën tuaj të luajë, përqendrohuni në rritjen e tij fizike, sepse ajo është më e rëndësishmja për këtë periudhë sesa zhvillimi in-

Stërngarkesa e trurit të sistemit nervor me aktivitete që nuk janë në përshtatje me moshën që ka fëmija, mund të shkaktojë te fëmija dëme të mëdha e ndonjëherë të pariparueshme, çrregullime në të fjetur, probleme me përqendrim, e ndonjëherë edhe dhimbje koke. Për këtë arsye shpesh fëmija mund të fillojë ta urrejë mësimin dhe atëherë kur vërtet vjen momenti që ai duhet të mësojë, ai do të refuzojë të mësojë

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

zhvillimi fizik ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin intelektual.

Gabimi numër 2: Të mësojë të lexojë para se të hyjë në shkollë

Secili mësues do t’ju këshillojë se kjo gjë është e tepruar dhe e gabuar. Me rëndësi është që ai t’i dallojë disa shkronja, të ketë koordinimin e mirë, por jo t’i dijë ato pa asnjë gabim ose të dijë të lexojë ose të shkruajë. Është normale të dijë të shkruajë emrin e vet, të motrës, mamitë etj. Është e rëndësishme t’i zhvillohet perceptimi përmes fotografive e jo simboleve. Çfarë duhet të bëjmë? Zhvillojeni fëmijën në mënyrë pamore dhe hapësinore. Blini ndonjë kafshë shtëpiake, të argëtohen me to, flisni me ta se me çka ushqehen ato, si rriten etj. Zhvillojani të folurit dhe imagjinatën, lexoni përralla me fotografi të ilustruara, imagjinoni ndonjë përrallë të përshtatshme për moshën e tyre,


PANORAMË

luani në park me ta, pa u lodhur për gjëra të parëndësishme.

Gabimi numër 3: U jepni detyra shumë të vështira, i stërngarkoni me informacione të shumta

Stërngarkesa e trurit të sistemit nervor me aktivitete që nuk janë në përshtatje me moshën që ka fëmija, mund të shkaktojë te fëmija dëme të mëdha e ndonjëherë të pariparueshme, çrregullime në të fjetur, probleme me përqendrim, e ndonjëherë edhe dhimbje koke. Për këtë arsye shpesh fëmija mund të fillojë ta urrejë mësimin dhe atëherë kur vërtetë vjen momenti që ai duhet të mësojë, ai do të refuzojë të mësojë. Çfarë duhet të bëjmë? Lejoni fëmijën që vetë dhe lirshëm të zbulojë botën rreth tij dhe jepni kohë që ai të kuptojë obligimet e veta. Mos rrini vazhdimisht duke imagjinuar ose urdhëruar aktivitetet që do t’i bëjë

fëmija juaj gjatë tërë ditës.

Gabimi numër 4: Mos e krahasoni fëmijën tuaj me një fëmijë tjetër

Shumica e prindërve e dinë se ky veprim është i gabuar, por e bëjnë ndonjëherë pa vetëdije. Çfarë duhet të bëjmë? Mbështeteni fëmijën tuaj, përkraheni në çdo veprim të tij, e mbi të gjitha falni shumë kujdes dhe dashuri. Kjo është ajo që i duhet secilit fëmijë e jo të dëgjojë se si moshatarët e tij janë më të mirë se ai.

Gabimi numër 5: Nxitni vetedukimin, jo zhvillimin e aftësive të përditshme dhe zhvillimin motorik

Fëmija i cili është i nxitur qysh herët ose është i ngarkuar me shumë informata, i cili di të shkruajë, lexojë, njeh flamujt e të gjitha shteteve, shpesh nuk do të dijë të gjendet në situata

të zakonshme, si p.sh. s’do të dijë si të veprojë nëse humbet në një shitore, d.m.th. s’do të ketë të zhvilluar aftësinë për të dalë mbanë në situata të thjeshta. Çfarë duhet të bëjmë? Mësojeni fëmijën të jetë i pavarur, luani role të ndryshme jetësore me të në mënyrë që ai të dijë si t’i tejkalojë ose të gjendet në situata të zakonshme jetësore. Mësojeni të vishet vetë, të mbathë vetë këpucët, t’i palosë rrobat, të bëjë një sandviç vetë, gjithçka që atij i duhet në përditshmërinë e tij. Siç e kuptoni, për moshën 4, 5, 6-vjeçare kjo është më e rëndësishmja, e jo mësimi i shkronjave, leximi, numërimi etj. Të mos u marrim fëmijërinë e tyre para kohe sepse ajo që ata duhet të bëjnë është thjesht të jenë fëmijë dhe ne si prindër ta kuptojmë këtë. A nuk është shumë e thjeshtë kjo që të kuptohet?! E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

23


INTERVISTË

24

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018


INTERVISTË

Intervistë me këngëtarin pejan Ylli Demaj

Muzika për mua është diçka parësore Ylli Demaj është një këngëtar nga Kosova, i cili kohë më përpara është duke u marrë me muzikën. Ylli përveç këngëve solo, ka edhe shumë këngë në bashkëpunim. I lartpërmenduri përveç Kosovës, që është atdheu i tij, ai ka bërë dhe bën ahengje edhe jashtë vendit, si: USA, Londër, Gjermani, Kanada e të tjera. Përveç kësaj, së fundmi Ylli bëri edhe shumë hite, si për shembull, “ Që dy javë bora”, “ Adresë pa emër”, “ Mihanja”, e kështu me radhë K.Javore: Ylli Demaj, Ju jeni një këngëtar me plot sukses në tregun shqiptarë. Me këngët e tua ke arritur shumë adhurues të muzikës që bëni,. Fillimet e tua a ishin të vështira? Y.Demaj: Natyrisht se çdo fillim është i vështirë, e sidomos për ne ka qenë shumë më i vështirë, duke marrë parasysh kohën para lufte, atëherë kur ishim të izoluar për të kënduar këngët e tona burimore. Kemi kaluar kohë të vështira, por sot falë Perëndisë po shkojnë punët shumë mirë dhe jemi të kënaqur. K.Javore: Më thuaj pak, a kishe mbështetje nga dikush.. Sa të gatshëm ishin këngëtarët e tjerë, e që tani kolegët e tu, të të ndihmojnë në fillimet e tua? Y.Demaj: Të them të drejtën, unë mbështetjen më të madhe e kam pasur nga familja, por edhe nga shoqëria, e mund të them se falë Zotit dhe tyre unë gjendem sot nëpër skena. K.Javore: Duke parë që ke shumë këngë hite.. Cila është kënga që mendon se ishte një sukses i madh për ty? Y.Demaj: Po, është e vërtetë se kam punuar shumë këngë, ka pasur shumë me të cilat kam qenë afër publikut, por mendoj se më të pëlqyerat ishin “ Që dy javë bora”, “ Adresë pa

emër”, “ Mihanja”, por edhe të tjera.. K.Javore: Ke pasur bashkëpunime me Yllka Kuqin, Alberijen e të tjerë. A është propozimi yt të bashkëpunosh me një këngëtar-e, apo thjesht lind një ide nga dy palët? Y.Demaj: Kam pasur goxha bashkëpunime të suksesshme, me të dyja na ka lindur thjesht si një mendim, e pastaj kemi pasuar edhe dasma e ahengje të tjera së bashku. K.Javore: Jemi në prag të festave të fundvitit. Si është një fundvit për ty? A keni aktivitete, edhe ku i keni kryesisht këto aktivitete, nëpër mërgim apo brenda trojeve tona shqiptare? Y.Demaj: Fundviti si zakonisht është i ngarkuar, kam disa ahengje familjare në Kosovë, e po ashtu kam edhe disa mbrëmje jashtë vendit, si: Në Kanada, USA, Londër edhe në Gjermani. K.Javore: Si ndjehesh tani që ke fituar interesin dhe vëmendjen e publikut ? Y.Demaj: Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar, publiku është ai që më së miri të vlerëson. K.Javore: Çfarë kërkohet më shumë tani në skenë. Duhet të kesh një paraqitje të bukur, duhet të kesh një kod veshjeje të bukur? Sa i kushton rëndësi kësaj pjese? Y.Demaj: Mundohem të jem sa më

afër trendeve të modës, por siç e dimë të gjithë, posaçërisht dasma e ka kodin e vet të veshjes, kështu që mundohem sa më shumë të jem elegant. K.Javore: Muzika është i vetmi profesion për ty? Apo ke diçka dytësore e që publiku nuk është i informuar mbi këtë? Y.Demaj: Muzika për mua është diçka parësore, kam studiuar në akademinë e arteve të muzikës në Pejë. K.Javore: Çfarë mund të presim nga ti kësaj here, kemi ndonjë surprizë që do ta dëgjojmë shpejt? Y.Demaj: Kemi disa bashkëpunime, por vlen të theksohet potpuria në bashkëpunim me Yllka Kuqin që do të vjen si një zjarr për të gjithë dashamirësit e muzikës këto ditë të fundvitit, pra në programet festive “Gëzuar 2019”. K.Javore: Një mesazh për lexuesit e gazetës Koha Javore, e po ashtu edhe për të gjithë ata që duan Yllin? Y.Demaj: Dua t’ i përshëndes të gjithë adhuruesit e muzikës sime, e po ashtu edhe lexuesit e gazetës Koha Javore, uroj festat e fund vitit, shëndet dhe të gjithë të mirat në vitin 2019.. Gëzuar! Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Fondacioni “Studenti” organizoi edicionin e pestë të Garave të recituesve të rinj për shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi

Zana Shabaj, recituesja më e mirë

Në gara kanë marrë pjesë nxënësit e dhjetë shkollave fillore dhe pesë shkollave të mesme nga Plava, Guc “Mehmed Fatih” – Tuz. Në kategorinë e shkollave fillore, vendin e parë e ka zënë Fjorentina Lekperiq n grupi i nxënësve të Gjimnazit “Drita” Ulqin – Fondacioni “Studenti” ka organizuar të shtunën mbrëma, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, për të pestin vit me radhë Garat e recituesve të rinj për shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Në gara kanë marrë pjesë nxënësit e dhjetë shkollave fillore dhe pesë shkollave të mesme nga Plava, Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini. Juria e përbërë nga Hava Pereziqi, mësimdhënëse e gjuhës dhe letër-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

sisë shqipe në pension, Kozeta Bruçi, gazetare e TV1 Channel dhe e Albdreams TV në Michigan të SHBA, po ashtu mësuese e gjuhë-letërsisë dhe e teatrit në gjimnaz nga Shkodra, si dhe dr. Argëzon Sulejmani, mjek dhe poet, kanë zgjedhur recituesen më të mirë Zana Shabajn, nxënëse e vitit të katërt në Medresenë “Mehmed Fatih” – Tuz. Ajo ka recituar poezinë “Një natë pa gjumë” nga Migjeni, duke fituar Çmimin e Parë dhe

trofeun e garës. Në kategorinë e shkollave fillore, vendin e parë e ka zënë Fjorentina Lekperiq nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, vendin e dytë Irena Selçanin nga Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj dhe vendin e tretë Ardena Gjonbalaj nga Shkolla Fillore “Xhafer Nikoçeviq” – Guci. Ndërkaq, në kategorinë e shkollave të mesme, vendi i parë i ka takuar grupit të nxënësve të Gjim-


KULTURË

cia, Malësia, Kraja dhe Ulqini. Çmimin e Parë dhe trofeun e Garave e ka fituar Zana Shabaj nga Medreseja nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, kurse në kategorinë e shkollave të mesme

nazit “Drita”, i përbërë nga Dëbora, Erestina, Anisa, Edona dhe Dioni, vendi i dytë Nejra Mujalit nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” – Ulqin, kurse vendi i tretë Valbona Hasangjekajt nga Shkolla e Mesme e Përzier “Beqo Bashiq” – Plavë. Fituesit e çmimeve janë shpërblyer nga organizatori me të holla dhe diploma, kurse të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata me libra.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka thënë se edhe përkundër vështirësive financiare me të cilat janë ballafaquar këtë vit, prania e madhe e publikut në këtë mbrëmje dëshmon se duhet të ruajmë vazhdimësinë e mbajtjes së këtyre garave. “E bukura e kësaj ngjarjeje kulturore është se fjala e bukur artistike vjen që nga Rozhaja, Plava e Gucia, Malësia, Kraja e Ana e Mal-

it, e bashkohet këtu në Ulqin për të ecur pa mbarim”, është shprehur ai. Garat e recituesve të rinj është konkursi i vetëm që organizohet në mënyrë të rregullt për shkollat shqipe në Malin e Zi, i cili përpos garës, zbulimit, afirmimit dhe mbështetjes së talenteve të reja, ka për qëllim edhe njohjen dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave shqipe në Malin e Zi. i. k. E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Skënderbeu në traditën popullore shqiptare në Malin e Zi (1)

Frymëzoi shekuj me letrarët dhe krijuesi Shëmbëlltyrën e Skënderbeut, i cili i vizitoi disa nga viset shqiptare më të skajshme veriperëndimore (në Malin e Zi të sotëm) dhe u përpoq që t’i përfshijë në shtetin e parë të bashkuar shqiptar, bërësit e traditës së këtushme, si pjesë e asaj gjithëkombëtare, duke e ruajtur dhe trashëguar e shndriti brez pas brezi, me anë të lëndës folklorike dhe lëndës etnografike

Dr. Ismail Doda

Figura madhështore e Skënderbeut, trimit të pashoq, mendjemprehtë, shpirtmirë, por mjaft të ashpër dhe të vendosur ndaj luftës me pushtuesit, i siguroi vetes dhe popullit shqiptar vend nderi në historinë e zhvillimit njerëzor. Si një strateg i madh, në krye të kombit dhe shtetit, i përballoi mbi njëzet fushata të rrepta, të ndërmarra nga armiku, i frymëzoi shekuj me radhë historianët, letrarët dhe krijuesit e tjerë, jo vetëm shqiptarë e ballkanas, por edhe ata evropianë e më gjerë që t’i shkruanin më tepër se 1000 vepra në më shumë se 20 gjuhë. Një varg autorësh përmes heroit shqiptar pasqyruan idealet e burrërisë, trimërisë, nderit dhe besës të gjitha virtytet e shqiptarëve (Ismail Doda, Skënderbeu, kumtesë në dorëshkrim, 3 mars 1968, f. 1, 2).

Tradita, burim dhe frymëzim

Edhe populli shqiptar i doli hakut këtij personaliteti të madh, që për kohën ishte i pazëvendësueshëm, duke e skalitur në kujtesën e vet. Kjo provohet dhe dëshmohet edhe nga shembujt e

28

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

traditës gojore të viseve shqiptare më të skajshme veriperëndimore (në Malin e Zi të sotëm). Shëmbëlltyrën e Skënderbeut, i cili i vizitoi disa nga këto vise dhe u përpoq që t’i përfshijë në shtetin e parë të bashkuar shqiptar, bërësit e traditës së këtushme, si pjesë e asaj gjithëkombëtare, duke e ruajtur dhe trashëguar e shndriti brez pas brezi, me anë të: 1. Lëndës folklorike dhe 2. Lëndës etnografike.

Dëshmi folklorike Reflektim sipas gojëdhënave popullore

Gojëdhënat mbi vendet ku ruhen e ku fshehën sasi të mëdha florinjsh, rëndom nën ndonjë rrasë të madhe guri, e njohur edhe te popujt e botës, në këto anë lidhet me treva të Malësisë së Madhe: me Trieshin [mendohet të jetë fshehur thesari nën Breshtanë, ku kinse, është gdhendur edhe myhyri (vula) në pllakë, dhe në Bardhaj, tëbana të bjeshkëve në Poprat, ku thuhet se po ashtu është gdhendur në pllakë një hajmali e kthyer nga thesari; në disa vende të Koritës (shih, Stevan Dučić, Život i običaji plemena Kuča, SKA, SEZ, knj. XLVIII, Život i običaji narodni, knjiga 20, Beograd 1931, f. 340. Më tej, Ži OPK], me Malin e Kakarriqit [flitet se disa të huaj aty kanë gjetur një thesar në një grumbull me arkivole (S. Dučić, Po aty, f. 340)], me lumin e Cemit [një njeri i huaj aty e ka gjetur një thesar të fshehur (S. Dučić, Po aty, f. 340)], me

Dinoshën [një dinoshas e theri kaun në prag të një kishe afër Dinoshës, ku besohej se është i fshehur thesari, por nuk arriti sukses. Sipas S. Duçiqit (vepër e cituar, 339), myslimanët e kësaj ane (e ka fjalën për shqiptarët e fesë islame), njësoj si serbët dhe shqiptarët (mendon për shqiptarët e fesë katolike) besojnë për fshehjen dhe gjetjen e thesarit të fshehur], pastaj me trevat bregdetare: me limanin e Valdanosit afër Ulqinit [Legjendën e shënova nga dr. Bahri Brisku (1933) në Ulqin (Shih, Ismail Doda, Balada krajane e murosjes së gruas (punim i magjistraturës), Universiteti i Kosovës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1984, f. 113, 114] dhe vende tjera. Por kulmin e lashtësisë e zë mbi Shasin, qytetin e njohur mesjetar të Anës së Malit, i cili më 1360, duke u mbështetur në masat e qytetarëve, ashtu si Durrësi, e pastaj Shkodra, Ulqini, edhe Shasi e shkundi Saçin e huaj dhe u kthye në bashkësi qytetare (comuna civitatis) të pavarur [Kristo Frashëri, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, jeta dhe vepra (1405-1468), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Botimet Toena, Tiranë 2002, f. 30 (Më tej, Gj. K. S, jv)]. Rrënjët e saj historike lidhen me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Në bazë të kopjes së një dokumenti të ashtuquajtur “testament” mësojmë se Skënderbeu e kishte fshehur thesarin përballë Bunës në kufirin turk. Atë shënim ia kishte dërguar një ulqinak i nderuar në


KULTURË

e radhë historianët, it e tjerë vitet ’20 të shekullit XX etnologut të njohur kuças, Stevan Duçiqit. Ulqinaku njëkohësisht e thirri që, mbi bazën e këtij shënimi të kërkonin bashkë thesarin e fshehur. Në shënimin e botuar në gjuhën serbe, aty-këtu i ngarkuar edhe me ndonjë fjalë arkaike dhe stil jo aq të rrjedhshëm, që e japim të përkthyer shqip, shkruan tekstualisht kështu: “Testament. Në një saranxhë në Shas gjenden tre kazanë me florinj në të cilët zënë vend nëntëdhjetë okë ujë, dhe në të njëjtit kazanë gjenden shpata, kurora dhe kryqi, që secila nga ato vlen sa krejt kazani me dukat. Ky është një vend në një rrafshinë, ashtu edhe rreth tij janë tre shenja të gdhendur në gurë: kazma, në tjetrën nga lindja shati, kurse në tjetrin lumi. Poshtë rrafshinës gjendet burimi nga i cili dimrit bluan mulliri, kurse verës nuk mund të bluhet se ai shteret. Përballë tij është kisha e Shën Shpëtimtarit. Ky thesar i është lënë tokës amanet, që mos t’ia lëshojnë askujt përveç në ditën e Shën Gjonit, para ditës së Shën Pjetrit, pikërisht gjatë asaj kohe prej mesnate në prag

Në bazë të kopjes së një dokumenti të ashtuquajtur “testament”, mësojmë se Skënderbeu e kishte fshehur thesarin përballë Bunës në kufirin turk. Atë shënim ia kishte dërguar një ulqinak i nderuar në vitet ’20 të shekullit XX etnologut të njohur kuças, Stevan Duçiqit. Ulqinaku njëkohësisht e thirri që, mbi bazën e këtij shënimi të kërkonin bashkë thesarin e fshehur

të Shën Gjonit deri në mesnatën e së njëjtës ditë. Që në fillim të çeljes, duhet t’i premtohet me be Shën Gjonit, se po ndërtohet kisha me gjithë anekset tjerë. Në pragun e kësaj çeljeje do të theret galani i patredhur dhe do të merret në dorë shishja e bardhë prej një oke plot me ujë”. Në riprodhimin e këtij testamenti thuhet: “Atij që shkon sot në Shën Pjetër ia dorëzon dhe ia lë amanet guvernator Skënderbeu, me rastin e humbjes së tij, atë që nuk e fshehu në depo, shkoi në vendin e quajtur Shas, që është aty i fshehur te kisha e Shën Shpëtimtarit: tre kazanë dukat, dy janë plot, kurse i treti në gjysmë dhe i

plotësuar me gjerdanë të shenjtë dhe sende tjera antike. Aty janë këto shenja: prej kishe nga lindja mund të shihet lehtë në shkëmbinj këmba, shuplaka e lopata; prej gurit merr pak nga e majta, aty janë fshehur të tre kazanët, të cilët janë të lidhur me zinxhir, në zinxhir është dryni. Qemeri rri në këmbë në një thellësi prej nëntë kutesh. Në gur dy shenja. Rrëzë tij gurgullon uji dhe quhet Burim uji mineral (në tekst: Slatina, vër. I. D.). Në këto depo vyen të theret një dash i zi pa shenja, i tredhur. Në qoftë se çohet ndonjë erë, askush të mos frikësohet. Atij shokut që nga kjo shoqëri i pari i bie pllakës, t’i jepen njëqind dukate më shumë se të tjerëve. Qemerin që është amanet ta ndajë me perandorin, dhe nga njëqind dukate t’i jepen pesë. Pengjet e kishës që gjenden aty në kishën siberiane të Shën Gjonit dhe në të njëjtin vend kishës së Shën Shpëtimtarit, pjesa tjetër t’i ndahet shoqërisë. Por duhet të shkojnë në atë vend dymbëdhjetë njerëz besimtarë dhe një prift që të thotë uratë për dymbëdhjetë mjeshtrit e therur, të cilët janë varrosur aty, pasi e kanë ndërtuar qemerin në mënyrë që mos ta zbulojmë këtë libër. Në zonjën e verës 1396, data 20 gusht” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, ASH e RPSSH, Tiranë 1985, f. 964). (vijon)

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Nua Vuksan Junçaj (1914-2002)

Njeriu i fjalës i cili Besëlidhjen e Malë Gjekë Gjonaj

Një ndër personalitet e tilla, i cili gjithherë ka vepruar në shërbim të familjes dhe të kombit, deri në frymën e fundit, është edhe burri i nderuar i Hotit ( Malësisë së Mbishkodrës), Nua Vuksan Junçaj, i njohur në popull si Nua Vuksani. Atë e kam njohur qysh herët, sepse emri dhe figura e tij ishin të çmuara dhe të respektuara në Malësi dhe më gjerë. Shumë kohë më parë , para se ta njihja Noun, emrin e tij e kisha dëgjuar prej shumë njerëzve, e në veçanti e kam dëgjuar prej babait tim, Gjon Markut. Ishin kohët kur njerëzit veçoheshin për nga virtytet morale, vlerat e burrërisë, fisnikërisë, urtisë, karakterit të fortë e të guximshëm , prej vlerave të, besnikërisë e fjalës dhe veprimit.

Tragjedia familjare, 0se vdekja brenda javës e 7 anëtarëve të familjes

Kjo figurë nderi e krenarie për familjen e tij Junçaj, për vendlindjen e tij Bozhaj, Hotin dhe më gjerë, lindi në vitin 1914 në një familje të ndershme e fisnike. Ishte djali i vetëm dhe fëmiu më i vogël i Vuksan Lekës dhe Tole Gojçaj nga Skorraqi. U rrit në një familje shumanëtarëshe, në kushte jashtëzakonisht të vështira, sikurse shumica e moshatarëve të tij të varfër të Hotit. Pra, këtij vogëlushi (vëlla i dy motrave Dilës dhe Marisë) , i ra të rritet në kushte të mjerimit që të përkujtojnë legjendën e Migjenit, atë të misrit, mungesën e shumë gjërave

30

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

të nevojshme për jetesë. Ai, që në moshën trivjeçare, mbeti jetimë me dy motrat e tij, njëra 5 vjeç, kurse tjetra 6,5 vjeç. Brenda vetëm një jave i vdesin 7 anëtarë të familjes nga sëmundja e kolerës, babai, nëna, dy axhët, gruaja e axhës dhe dy fëmijët e tyre. Mbetet gjallë vetëm gjyshja e Nout , e cila u përkujdes me gjithë zemër për mëkëmbjen e tij dhe dy motrave të tij të vogla. Ishte kjo vërtetë një tragjedi e pabesueshme e cila vështirë të besohet e jo më të përjetohet.

Jeta në shkollën e jetimëve në Shkodër

Për shkak të problemeve ekonomike dhe historisë tragjike e prekëse të familjes së tij, Noun 7 vjeçar e çojnë në shkollën fetare të jetimëve në Shkodër, ku qëndroi deri sa i mbushi 14 vjet. Atje, përveç mësimeve biblike për moralin dhe për Perëndinë, të cilat e çliruan nga besëtytnitë skllavëruese, nga bindjet e rreme fetare dhe nga sjellja e keqe, mësoi edhe shkrim- lexim, duke u brumosur me shumë njohuri të reja, të cilat e ndihmuan në emancipimin e tij dhe të bashkëfshatarëve të tjerë të interesuar për t’a mësuar alfabetin e gjuhës shqipe, meqë asokohe askush tjetër në Bozhaj nuk dinte shkrim-lexim përveç tij.

Kthimi në shtëpi në Bozhaj

Nua Vuksani pas shtatë vitesh qëndrimi në shollën e jetimëve në Shkodër kthehet në shtëpinë e vet në Bozhaj. Aty përveç dy motrave dhe gjyshes, gjen edhe axhën e tij Kolën, i cili u kthye shëndosh e mirë në familje nga Austria, ku kishte qëndruar dy vjet pa vullnetin e tij në ushtrinë austro-hungareze. Kola, i frikësuar se kjo familje po mbetet pa

trashëgimtarë, e çregjistron Noun nga shkolla në Shkodër dhe e bie në familjen e tij. Pas kthimit të Nout në shtëpi, Kolës i lindin 3 djem dhe dy vajza. Ishte ky një gëzim i madh për këtë familjen, e cila përsëri filloi të rritet në numër, mbas dhimbjes dhe humbjes së mëparshme tragjike të shtatë më të dashurve të vet.

Martesa e Nout me Mrinë

Martesa, siç dihet, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e njeriut. Ky akt në atë kohë bëhej në mënyrë tradiconale, nëpërmjet marrëveshjes së bërë në mes të dy familjeve, pa pyetur ata që martoheshin. Kështu edhe Noun e marton axha Kolë sipas këtyre kritereve ( me shkuesi) , në moshën 22 vjeçare, me Mri Kolen Gjonaj prej Vatnikajve, vajzë e mirë, prej një familjeje të ndershme e të respektuar në Drume të Hotit. Atyre u buzëqeshi fati , duke sjell në jetë 11 fëmijë ( 5 djem e 6 vajza), të cilët kanë zgjedhur rrugët e jetës. Jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse u rritën me vështirësi ekonomike, në një fshat ku lehtësisht shihej se “dora e pushtetit” nuk kishte investuar asnjëherë, ku nuk kishte ujë të pijshëm, rrymë elektrike e rrugë të asfaltuar, deri në vitin 1972, kur filloi përmirësimi i infrastrukturës së fshatit.

Vuajtjet trivjeçare në burgun famëkeq të Goli Otok-ut

Në kohën kur Nua Vuksani ishte kryetar i Komunës së Tuzit në vitin 1948 arrestohet dhe burgoset pa gjyq nga policia jugosllave në burgun famëkeq Goli Otok, ku qëndroi tri vjet. Burgosja e tij e papritur, për arsye që ai vdiq dhe nuk e diti,


MOZAIK

vulosi ësisë Busti i Nua Vuksanit tek varrezat familjare në Bozhaj, ndërtuar nga familja në vitin 2015

e kishte prekur thellë në shpirt atë dhe familjen e tij e cila, siç theksuam, kishte përjetuar dhembje dhe tragjedi pothuaj të paparë. Gjatë vuajtjes së dënimit, bashkë me shokët e tjerë të burgut për të cilët thuhej se mbështesnin Stalinin e jo Titon, përjetuan vuajtje e tortura të shumta. Nua Vuksani disa herë u kishte rrëfyer shokëve për vuajtjet e torturat ç ‘njerëzore që u bënin policia jugosllave të burgosurve në Goli Otok, nga të cilat veçojmë: “ Momentet më të vështira dhe më të tmerrshme që i kam përjetuar në burg kanë qenë ato kur na detyronin të prijmë nga një litër ujë përmes hundës, pastaj kur afro 1.000 veta të rreshtuar të godisnin me gjithë fuqinë që kishin me grusht e shuplakë gjatë parakalimit shokët e tyre, kur nxirrnim rërë me goruzhdë nga fundi i detit në anije dhe kur në mal thenim gurin me gurë dhe i bashkonim ( grumbullonim) në një vend si dëshmi se sa kemi qenë të “ suksesshëm”. Mirëpo, shokët që e njihnin mirë dhe kishin pasur rastin të vepronin me Nua Vuksanin , thonë se ndjeheshin krenarë me qëndresën e tij në burg, të cilin fatlumërisht e mbijetoi, sikurse edhe shumica e shqiptarëve

të tjerë nga Mali i Zi.

Ndihmesa e tij e madhe në Besëlidhjen e Malësisë 1970 Gjatë punës në realizimin e

Besëlidhjes së Malësisë më 1970, që ndaloi njëherë e përgjithmonë gjakmarrjen ndër shqiptarët ( malësorët) e besimit katolik dhe mysliman, Nua Vuksani dha një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe. Madje ai e vulosi Besëlidhjen e Malësisë, në ditën kur të gjitha komunitetet që jetojnë në Tuz-Malësi lidhën besën se në këto troje nuk do të ketë hakmarrje të gjakut ndaj njerëzve të pafajshëm përveç gjakësorit ( dorasit) , vritet djali i axhës së tij Lekë Kolë Junçaj. Të nesërmen, në ceremoninë e tij mortore, burri i Malësisë e i fjalës së dhënë iu drejtua popullit ( masës) të shumtë në numër me këto fjalë: “Të nderuar si vëllezër, burra të shquar nga treva të ndryshme shqiptare! Jam këtu para jush që në emër të familjes dhe të vëllazërisë Junçaj t’u them se ne u mbetemi besnikë vendimeve të djeshme të burrave të Malësisë së Madhe dhe jemi të vendosur që ta respektojmë. Edhe pse djali i axhës tim Leka është vrarë pa ndonjë faj nga dora e njeriut të

keq dhe të pabesë, besa jonë tradicionale është shumë më e madhe se djali, vëllai e kushëriri ynë”. Kjo porosi ndoshta historike e gdhendur me shumë kujdes, që i buronte nga shpirti i tij paqësor , pati jehonë të madhe edhe jashtë Malësisë, në ecurinë e mëtejshme të rrugëtimit në mbylljen e hasmërive në mesin e shqiptarëve.

Vetitë njerëzore

Të gjithë ata që e kanë njohur Nua Vuksanin janë të mendimi se ai ka qenë shumë njerëzor në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ishte mbi të gjitha njeri i mirë, I fjalës dhe i besës, i cili nuk u pajtua kurrë me të keqen, të padrejtën dhe të shtrembëten. Në shtëpi e jashtë saj ishte shumë mikpritës. Figurë popullore. I dashur nga të gjithë. Fjalëmbël. Veprimtar fisnik. Një personalitet me veprimtari të pasur angazhimi në disa fusha, vlera këto që e bëjnë të dalluar mes shumë njerëzve që kanë vepruar dhe veprojnë për familjet e tyre dhe për të mirën e shoqërisë. Ai me përpjekjet e tij të pareshtura për të mirën e njerëzve, u tregua si veprimtar i dalluar dhe si njeri me vlerë për shoqërinë dhe popullin shqiptar. E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

31


FEJTON

Simboli i shqiponjës ndër simbolet më të vjetra Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Simboli i kryqit (në të dyja format e tij klasike / X) gjithashtu e ka origjinën në periudhën zanafillore, ku shprehte femrën e hyjnizuar si “riprodhuese” dhe shumë më vonë – Yllin, si simbol për Krijuesin (Sellenizmi...f65). Këtë simbol të besimit hënor pellazg (Hëna-Ylli) e gjejmë në qeleshen e Aleksandrit të Madh dhe objektet e shumë qytetrimeve të zhdukura, i huazuar nga islamizmi dhe sot, në flamuj e disa shteteve të këtij besimi. Në mitin e kristianizmit, Kryqi është objekt simbolik i sakrificës së Krishtit për hir të njerëzimit, por nuk është simbol që shpreh Zotin apo të dërguarin e tij, siç është simboli i Shqiponjës. Kjo “histori” mijëravjeçare që e trajtuam më lart, ndodhet pranë nesh në objektet arkeologjike dhe veprat

32

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Nuk mund të kemi “një të sotme” të suksesshme, pa njohur “dritën e së vërtetës historike” Marcus Tullius Cicero.

e artit (3 fotot e më poshtme) Ajo që mungon sot për të kuptuar “gjuhën e tyre”, është mosnjohja e besimit dhe gjuhës së Atllantidëve-Pellazo/Etrusk, stërgjyshërit para-historik i Shqipetaro-Arbërve të sotëm. 1. Pjesë e skulpturës së shqiponjës me përmasa gjigande (më shumë se 3 metra), duke marre parasysh pjesën e këmbës, në Muzeu i Durresit. Modelin e plotë, por me madhësi natyrale, gjendet në Muzeun historik të Shkodrës. 2.Simbole të legjioneve romake. (Cortesia Chiesa di San Marcello in Corso - Roma-IT) Hëna posht simbolit të Zotit (rrethi me topthin në qënder) në të tre shtizat, dëshmon besimin e Zotit/Hënë në perandoritë romake, dhe (sipër) me simbolin kultik më të

rëndesishëm-shqiponjën, në shtizën e mesit. 3. Skulptura moderne e Shqiponjës së ligjërimit biblik të hebrejve, e ngjashme me objektin arkeologjik të Durresit, në qytetin Haifa, porti më i rëndësishëm dhe që mbahet si kryeqyteti verior i Izraelit. (39) BESIMI popullor- pohon Dhimitër Pilika- kudo në viset shqipetare e nderojnë shqiponjën si të shenjtë dhe të paprekshme (…) Atë e gjejmë në formë natyrale apo të stilizuar : mbi dru (arka, dollape, tavanë,djepe,lugë,furka, etj) ; mbi metal (kama, shpata, ene shtëpijake ,zbukurime burrash dhe grash, pushkë etj) ; tekstil e lëkurë (opinga, rypa, kostume popullore, çorape,perde,qilima etj) ; gur (qemere, vatra, kamare).(40) Por edhe në këngë, valle, emra njerëzish,


FEJTON

toponime dhe si simbolin kryesor të Kombit dhe Shtetit tonë. Si perfundim: Simboli i Shqiponjës, si përfaqësuese e Krijuesit në Tokë është më i lashtë se simboli i Kryqit në mitin kryesor të kristianizmit. Duke u bërë i njohur ky fakt shkencor, HISTORIK dhe BESIMTAR, i popujve të zhdukur dhe i trashëguar tek Shqipetaro-Arbërit e sotëm, do të sillte një ndryshim thelbësor në shkencën e Historisë Botërore, por edhe të mëndësisë së Institucioneve të fushave të ndryshme dhe masmedias në përgjithsi. Në asnjë Fjalor gjuhësor apo historik të Botës, nuk gjëndet një emër, i cili të shpreh : familjen, mitin, besimin, traditën, gjuhën, përkatësinë etnike, simbolin e flamurit,

Historinë dhe moshën parahistorike të një popullsie, botkuptimin dhe të organizimit zanafillor ligjor, siç ështe emri i shqipëtaro-arberve të sotëm - Shqipëtar dhe Komb- shumë më herët se të kishin shtetin e tyre. Siç u përmënd në fillim të shkrimit, shumë simbole besimtare të ditëve të para të historisë njerëzore, përdoren edhe në kohët moderne nga njerëzit, popujt, shtetet dhe institucionet fetare, por pa njohur kuptimin e tyre të origjinës. Dihet gjithashtu se, simbolet dhe ritet fetare të lashtësisë, gjatë mijëra-vjeçarëve janë kthyer në tradita kulturore që tregojnë veçoritë historike e botkuptimore të popujve, siç është edhe rasti i simbolit besimtar të shqiponjës tek shqipëtarët. Kjo popullsi, kur kërkon ta shpreh

gojarisht përkatësinë etnike, përdor shprehjen, “ jam me KOMBËSI SHQIPETARE , dhe në çastet e emocioneve të forta dhe fitores së arritur, formon me dy duar - SHQIPONJËNsimbolin e tyre besimtar/historik (për hir të së vërtetës, edhe i fiseve pellazge të Euro-Azisë në lashtësi). Të dy sportistët e ndëshkuar padrejtësisht nga FIFA, si rrjedhojë e paditurisë së saj në shkencat e sipër-përmëndura dhe memecërisë së Albanologjisë zyrtare, emocionet e fitores , siç u shprehën edhe para medias, me simbolin HYJNOR të SHQIPONJËS, ja kushtuan pikërisht familjes, bashkombasve dhe të gjithë sport-dashëve të tyre në Botë. Paçin në jetë bekimin e Zotit ! E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Luftës kundër Diabetit

U ndriçua me ngjyrë të kaltër ndërtesa e Komunës së Ulqinit

Ashtu sikur shumë qytete të botës, mbrëmjen e 14 Nëntorit - Ditës Botërore të Luftës kundër Diabetit, edhe Ulqini u shndërrua në ngjyrë të kaltër. Me iniciativën e Shoqatës së Diabetikëve “ Rrethi i kaltër”, në Ulqin për herë të parë u ndriçua me ngjyrë të kaltër ndërtesa e Komunës së Ulqinit. “ Në këtë mënyrë , siç është simbolika e rrethit të kaltër, i cili simbolizon jetën dhe shëndetin, ndërsa ngjyra e kaltër është ngjyrë e qiellit dhe e flamurit të Kombeve të Bashkuara, të gjithë jemi të bashkuar në luftë kundër pandemisë së diabetit, sepse me sëmundjen e sheqerit, nëse i përmbahemi asaj ashtu si duhet, mund të jetohet gjatë dhe në mënyrë cilësore , në të kundërtën jeta do të na rrezikohet nga shumë komplikacione”, tha kryetarja e Shoqatës së Diabetikëve “ Rrethi i kaltër” Ulqin, Veneranda Gjonaj, duke shtuar se në Komunën e Ulqinit ka rreth 1.200 persona të evidentuar me sëmundjen e diabetit. Ajo rikujtoi se në vitin 2007 në disa qytete të botës, si Shtëpia e Operës në Sidnej të Australisë, Ura mbi Bosfor, Ujëvarat e Niagarës etj, u ndriçuan me ngjyrë

34

Javore KOHA

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

të kaltër, pastaj u vazhdua edhe në shumë shtete dhe qytete të botës, në mesin e të cilëve këtë vit u radhit edhe Ulqini. Po ashtu, Gjonaj, falënderoi specialisten endokrinologe në spitalin e Tivarit dr. Valentina Kaliniq, për këshillat që u dha personave me diabet, sponsorin kryesor Komunën e Ulqinit, sekretarin e Sekretariatit për Çështje Komunale Mustafë Gorana, për ndriçimin e ndërtesës së komunës me ngjyrë të kaltër , drejtorin e Shkollës së Muzikës në Ulqin, Jusuf Lika, i cili mundësoi që ky aktivitet të mbahet në ambientet e kësaj shkollë, Farmacinë “ Tea Medica Panacea” për dhënien falas të pesë aparateve për matjen e sheqerit në gjak, Fatime Truma për kontributin e saj, sikurse edhe mediat të cilat e kuptuan rëndësinë e kësaj fushatë humane, që ka për qëllim vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve ndaj sëmundjes së diabetit. Këtij aktiviteti i parapriu ligjërata në Shkollën e Mesme të Muzikës në Ulqin me temë “ Diabeti dhe familja” të cilën e mbajti dr. Valentina Kaliniq. Ajo tha se familja, si qelizë themelore

e shoqërisë, është mbështetja më kryesore në edukimin që të parandalohet komplikimi tek personi që është prekur me sëmundjen e sheqerit. “Diabeti është problem i shoqërisë bashkëkohore dhe të gjitha aktivitetet janë orientuar në drejtim të zgjimit të vetëdijes tek personat që kanë diabet që të bëjnë aktivitet fizik, që sa më pak të rrinë pranë ekranit të televizorit ose kompjuterit dhe të ushqehen me ushqime të shëndetshme pa yndyrë”, tha Kaliniq. Aktivitetet e tilla , shtoi Kaliniq, shërbejnë për të rritur ndjeshmërinë e njerëzve që kjo sëmundje të mbahet nën kontroll dhe të parandalohet. “Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri. Nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje. Prandaj u bëj thirrje të gjithë personave me diabet që të tentojnë të mbajnë nën kontroll sëmundjen e tyre, dhe familjarët t’u gjenden pranë të afërmve të prekur nga kjo sëmundje. Në Mal të Zi, 8-10 për qind e njerëzve janë të prekur nga sëmundja e sheqerit, ose siç theksojnë ekspertët mjekësorë, e kanë këtë gjendje, e cila nëse u përmbahemi rregullave të mjekut endokrinolog mund të kontrollohet dhe mund të shmangen komplikacionet. Ky është edhe synimi i 14 Nëntorit Ditës Botërore të Luftës kundër Diabetit”, pohoi Kaliniq. Ajo i këshilloi personat e prekur me diabet, që të heqin dorë plotësisht nga përdorimi i sheqerit , të përdorin ushqime të pasura me fibra, si fruta, zarzavate etj, të shmangin yndyrat në ushqim, sidomos ato shtazore, të hanë proteina në çdo vakt, të marrin sa më shumë karbohidrate , të mbajnë aktivitet fizik, 30 minuta të paktën 5 ditë të javës, të kontrollojnë rregullisht tensionin e gjakut, të mbajnë peshën nën kontroll, të mos pinë duhan e alkool. Me këtë rast shoqata u ndau personave të pranishëm me diabet aparate dhe shirita për matjen e glukozës në gjak, lanceta, broshura edukative dhe vitamina për diabetikë. ( Gj. Gj.)


IN MEMORIAM

KAPIDAN MUZAVIDI Është i lindur më 1942, në Ulqin

* Në të zgjohet gjeni, e thërret zëri i traditës familjare. * I duket se e thërret deti. * Në Rio-de-la-Plata /Porto-Riko/ Oqeani - është Parajsa e Tokës, - dëshmon kapidani.

*** Me vaporët e “Jugooceanisë“ së Kotorrit, përgatitet për oficer, kadet, pastaj lundron me anijen “Liberty“, vapor amerikan, i ndërtuar gjatë Luftës II Botërore, për bartjen e mallrave nga Amerika në Evropë. Në Kotorr mbaron Shkollën e Lartë të Detarisë. Provimin për kapidan të lundrimeve të gjata /tejoqeanike/ e ka dhënë në Raguzë /Dubrovnik/, më 1970. Kështu fillon biografia e lundrimeve të pavarura të kapidanit ulqinak, Muzavid Bilalit. Si oficer ka lundruar me anije të ndryshme të ndërmarrjes ‘Prekookenska’ të Tivarit. Gjatë lundrimeve avancohet duke u kualifikuar dhe duke dhënë provime të aftësive profesionale. Gjatë viteve të sanksioneve /1994-

97/ kapidan Muzavidi lundroi me vaporët italianë, të kompanisë ‘Bengazi servizi’, nga Viaregja. *** Lundrimin e parë detari i ri e bëri me vaporin ‘Koshqela’, të ‘Jugooceanisë’, rastësisht në vijën: Trieste – Rijeka – Durrës dhe anasjelltas. Ishte ai një përjetim i veçantë, meqë ulqinakët dhe durrsakët gjithmonë kanë qenë lundrues të mirë. Shumë lundrime të gjata ka bërë kapidan Muzavidi, që nga Evropa, nëpër Afrikë, Azi, e deri në Amerikën Jugore, të Mesme dhe Veriore. Kur ka qenë i mbyllur Kanali i Suezit, duhej të sillej rrotull Afrikës, nëpër Kepin e Shpresës së Mirë, për të dalë në Shangai... Shumë herë ka bërë lundrime të gjata, rrugë rreth Botës. Nga Mediterani ka dalë në Amerikën e Mesme, Kubë,

pastaj nëpër Kanalin e Panamasë, për t’u nisur në Japoni, Kinë, e pastaj nëpër Kepin e Shpresës së Mirë, prapë të kthehet në Evropë. Lundrimet shpesh kanë zgjatur nga 4-5 muaj. Një herë ka lundruar plot 22 muaj, pa u kthyer në Ulqin. Gjatë shkollimit, gjatë lundrimeve, i ka mësuar disa gjuhë botërore: anglisht, italisht, spanjisht... Shumë momente të gëzueshme i ka përjetuar si detar, lundrues, kapidan Muzavid Bilali. *** Bilali ndërroi jetë më 13. XI. 2018, në Ulqin. /Me shkurtesa marrë nga libri i Hajro Ulqinakut “Deti, detarët e Ulqinit, Ulqini”, Ulqin, 2000/

E ENJTE, 22 NËNTOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 22 nëntor

2018 Viti XVll Numër 841 Çmimi

0,50

Dita e alfabeti dhe koha e analfabetëve ISSN 1800-5696

Hip-hop muzika shqiptare filloi në Ulqin

Frymëzoi shekuj me radhë histori letrarët dhe krijuesit e tjerë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.