KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 nëntor 2018 Viti XVll Numër 842 Çmimi 0,50
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta viziton shqiptarët në Rozhajë ISSN 1800-5696
Asimilimi i qetë i shqiptarëve në Malin e Zi
Akademi festive me program të begatë kulturore dhe artistike
PËRMBAJTJE
6
10 Amfillohije Radoviq është kryedjalli
Shqiptarët të bashkuar përsëri në vatikan rreth Gjergj Kastriotit Skenderbe
12
14 Vendimet e padrejta përgjysmuan territoret dhe popullsinë shqiptare
Asimilim i individit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
PËRMBAJTJE
20
24 Një trashëgimi e shkëlqyer shqiptare në kalanë e tivarit!
Të rinjtë në Ulqin përballen me rrethana të vështira
26
34 Maratonistët sfiduan kushtet atmosferike
Magjia dhe universalizmi letrar i Anton Gjuravçajt KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 29 nëntor 2018 Viti XVll Numër 842 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Asimilimi i qetë i shqiptarëve në Malin e Zi
Akademi festive me program të begatë kulturore dhe artistike
Malin e Zi i shqiptarëve në Asimilimi i qetë
dhe artistike begatë kulturore me program të Akademi festive
në Rozhajë viziton shqiptarët Shqipërisë, Ilir Meta Presidenti i
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta viziton shqiptarët në Rozhajë
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ambasada e Republikës së Shqipërisë organizoi pritje me rastin e 28 Nëntorit
Përpjekje maksimale për të qenë pjesë e vendeve demokratike Podgoricë – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi ka organizuar të hënën mbrëma, në hotelin “Centre Ville”, pritje me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të korit diplomatik, Kuvendit dhe Qeverisë së Malit të Zi, pushteteve vendore, partive politike shqiptare, mediave, kulturës, shoqërisë civile etj. Në fjalën përshëndetëse, ambasadori i ri i Shqipërisë, Ridi Kurtezi, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është një ngjarje vendimtare e cila u realizua si një ëndërr e të gjithë shqiptarëve përmes një proce-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
si të gjatë, të dhimbshëm, politik dhe historik. Ai ka theksuar se ndër vite, gjatë periudhës së pluralizmit, Shqipëria ka bërë përpjekje maksimale për të qenë pjesë e familjes së vendeve të lira demokratike. “Ajo sot është anëtare e NATO-s, aleancës më të fuqishme politike e ushtarake, dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian, që pret hapjen e negociatave për anëtarësim”, është shprehur Kurtezi. Ambasadori i Shqipërisë ka vijuar duke thënë se në planin diplomatik, Shqipëria ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë një politikë bashkëpunimi dhe
të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin dhe prosperitetin e tij. “Në këtë kontekst, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në atë rajonal. Ato përbëjnë shembullin e suksesit në marrëdhëniet dypalëshe rajonale”, ka deklaruar Kurtezi. Sipas tij, një kontribut të veçantë në këto marrëdhënie kanë shqiptarët që sot jetojnë në Malin e Zi, duke qenë urë lidhëse dhe e miqësisë midis dy vendeve. “Ndihem krenar që shqiptarët kanë kontribuar në të ardhmen dhe zhvillimin e Malit të Zi, në pavarësimin e tij, në konsolidimin, në prosperitetin dhe në proceset integruese në NATO dhe BE. Dhe jam krenar që ata vazhdojnë të kontribuojnë në qeverisjen e vendit duke treguar përgjegjshmëri dhe konstruktivitet politik”, ka thënë Kurtezi. Ai ka përfunduar duke nënvizuar se “gjithëpërfshirja dhe adresimi i të gjitha çështjeve dhe problematikeve në tryezën e dialogut do t’i shërbejë bashkëjetesës dhe forcimit të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë”. i. k.
NGJARJE JAVORE
Aktivistët rinorë të Ulqinit i dorëzuan iniciativë vetëqeverisjes lokale
Kërkohet hartimi i Planit Lokal të Veprimit Rinor Ulqin - Aktivistët rinorë nga Ulqini dorëzuan të hënën në sportelet e Komunës së Ulqinit Iniciativën për hartimin e Planit Lokal të Veprimit Rinor dhe planifikimin e “buxhetit për të rinjtë” për vitin 2019. Ata u pritën në një takim të veçantë nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtorët e tij. Në deklaratën për shtyp të OJQ “Horizonti i Ri” thuhet se në këtë takim aktivistët rinorë i prezantuan kryetarit pikëpamjet e tyre rreth nevojës së hartimit të një politike cilësore rinore në komunën e Ulqinit dhe të shfaqjes së një përkushtimi më të madh ndaj të rinjve nga ana e pushtetit vendor. Në mënyrë ceremoniale ata i dorëzuan kryetarit edhe iniciativën
në formë dokumenti, të nënshkruar nga 78 aktivistë rinorë, me të cilën kërkojnë hartimin sa më të shpejtë të Planit të Veprimit Rinor, në mënyrë që interesat e të rinjve të Ulqinit të realizohen me aktivitete konkrete. “Miratimi i Strategjisë Rinore Lokale dhe Planit të ri Lokal do të rriste ndjeshëm nivelin e kënaqësisë së qytetarëve me cilësinë e punës së Vetëqeverisjes Lokale e në veçanti ndërgjegjësimin për mundësitë e përmirësimit të politikave rinore”, ishte një nga konstatimet e këtij takimi. Iniciativa mbështetet në Ligjin për Rininë, i cili në nenin 24 përcakton domosdoshmërinë e vetëqeverisjes lokale që të hartojë planin e vet të veprimit rinor dhe të sigurojë buxhetin e
nevojshëm për zbatimin e këtij plani. Pas takimit me kryetarin e Komunës së Ulqinit, aktivistët rinorë vizituan Byronë Qytetare, e cila paraqet pikën e parë të kontaktit të qytetarëve me administratën e Komunës. Shefi i këtij shërbimi, Arjan Lamoja, organizoi një prezantim të shkurtër për të rinjtë mbi funksionimin e këtij servisi të veçantë për qytetarët. Iniciativa është rezultat i fuqizimit të kompetencave të liderëve rinorë në komunitet, që u realizua në kuadër të projektit “Të rinjtë marrin pjesë, të rinjtë marrin vendime”, i cili zbatohet nga OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit, me mbështetjen e Drejtorisë për Rini në Ministrinë e Sportit të Malit të Zi. (Kohapress)
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Amfillohije Radoviq është kryedjalli
Hajrullah Koliqi
Shumë i nderuari imam i Ulqinit, Senad ef. Maku! E lexova letrën Tuaj, të 13 nëntorit 2018, dërguar Amfillohije Radoviqit, përkitazi me betonimin e kishës-konzervë ortodokse serbe Sveta Trojica në maje të Rumisë. U gëzova dhe u entuziazmova shumë, për reagimin Tuaj dinjitoz, inteligjent, njerëzor dhe atdhetar, pikërisht ashtu siç i takon një kleriku të mirëfilltë. Ju përgëzoj me gjithë shpirt për qasjen dhe për përpjekjen Tuaj fisnike, për ta nxjerrë Amfillohienë nga bataku i ”shërbëtorit të djallit”, siç vlerësoni Ju. Letra Juaj është model edhe për imamët, priftërinjë dhe për ne të tjerët, ndonëse për këtë ”kishë të sherrit” ka pasur shumë shkrime, e reagime madje edhe monografi të veçanta. Por, Amfillohije Radoviqi nuk lëviz
6
“
nga rruga e tij për të arritur objektivat sllavizuese në trevat shqiptare, duke përfshirë edhe Ruminë e shenjtë. Është pak të thuhet se Amfillohije Radoviqi është ”në shërbim të djallit”, sepse vetë ai është djall e përtej djallit, ai është KRYEDJALLI, KRYQOFTËLARGU i trevave shqiptare në Mal të Zi. Imam i respektuar, siç mund ta dini edhe Ju, Amfillohije Radoviqi nuk shqetësohet fare as për letra as për kritika, as për libra kundër tij dhe kundër veprimtarisë obskurantiste të tij, nuk shqetësohet as për të drejtën e Zotit, as për të drejtën e robit. Tanimë u dëshmua katërcipërisht, se autoritetet shtetërore malazeze ose nuk guxojnë ose nuk duan ta ndalin livadhisjen antishqiptare të këtij mesfistofeli. Hipokrizi është kur, nga njëra anë, thuhet e shkruhet se veprimtaria e Amfillohije Radoviqit me shokë i dëmton raportet ndërnjerëzore, ndërkomunitare e ndërfetare në këto treva, e nga tjetër, të mos ndërmerren kurrfarë masash për ndërprerjen e kësaj veprimtarie. As Kinsha Ortodokse malazeze nuk bëhet e gjallë. Kryqoftëlargu Amfillohije dhe militantët e tij vazhdojnë
Nuk mjaftojnë dy apo katër shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi dhe ndonjë ambasador shqiptar i këtij shteti për të gjykuar për gjendjen e shqiptarëve në këtë republikë, kur dihet se shumë prej tyre tanimë janë tjetërsuar, apo janë në proces të tjetërsimit etnik, se shumë vendbanime të tyre kanë mbetur vetëm si koncepte gjeografike etj
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
punën e tyre. Amfillohije i respekton dhe i zbaton vetëm projektet sllavizuese të Kishës Ortodokse Serbe dhe haptas kërcënon: ”Nëse e shembni kishën në Rumi, unë do të shembi xhaminë në Tivar” dhe kërcënime të tjera të tipit mesjetar. Kjo është një praktikë tradicionale serbe e njohur, siç e dëshmon edhe shkencëtari serbomadh serb, Jovan Cvijiq, kur shkruante me krenari për politikën dhe praktikën (metodat) sllavizuese serbe kudo ku ka shkelur këmba e tyre pushtuese, ku rol të veçantë ka luajtur edhe Kisha Serbe. Dëshmi për këtë janë edhe toponimet e patronimet sllave në Ulqin, Tivar, Anën e Malit, Krajë, Shestan, Malësi të Madhe, Plavë, Guci, Rozhajë etj. Dëshmi për këtë është edhe tjetërsimi shpirtëror dhe kombëtar i shumë shqiptarëve etnikë të këtyre anëve. Për këtë gjendje e sjellje antishqiptare të Kishës Ortodokse Serbe, besoj se janë të vetëdijshëm edhe përfaqësuesit shqiptarë në organet zyrtare malazeze. Qesharake, madje cinike tingëllon propaganda e tyre gjoja se shqiptarët në Malin e Zi i gëzojnë të gjitha të drejtat. Nuk mjaftojnë dy apo katër shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi dhe ndonjë ambasador shqiptar i këtij shteti për të gjykuar për gjendjen e shqiptarëve në këtë republikë, kur dihet se shumë prej tyre tanimë janë tjetërsuar, apo janë në proces të tjetërsimit etnik, se shumë vendbanime të tyre kanë mbetur vetëm si koncepte gjeografike etj. Ashtu të pambrojtur nga askush (çuditërisht as nga shteti malazez), vlerat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Hipokrizi është kur, nga njëra anë, thuhet e shkruhet se veprimtaria e Amfillohije Radoviqit me shokë i dëmton raportet ndërnjerëzore, ndërkombëtare e ndërfetare në këto treva, e nga ana tjetër, të mos ndërmerren kurrfarë masash për ndërprerjen e kësaj veprimtarie e monumentet e shqiptarëve në Mal të Zi po rrezikohen seriozisht dhe përfundimisht nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ndër të tjera, e pushtoi edhe Ruminë dhe e shndërroi në objekt kulti të Serbadisë, në një vend të shenjtë ortodoks serb, në një gurëvarri futë të zezë të Nënrumisë. Kisha konzervë, tani e betonuar me
gurët e të parëve tanë të ngjitur në maje të këtij mali të shenjtë, nuk hiqet as me letra, as me shkrime, as duke iu lutur Zotit për ndonjë rrufe nga qielli, por ajo, me ndihmën e Zotit dhe me veprën e robit, duhet ”të fluturojë” në ajër (mundësisht, pa shenjë e pa nishan), andej nga ka ardhur me helikopter. Natyrisht, atë nuk mund
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ta bëjnë ”të fluturojë” të vdekurit, as të vdekurit për së gjalli, as të shiturit, as të tjetërsuarit, as ata që nuk dinë çfarë bëjnë…Thonë se shpresa humb e fundit: Ndoshta, ka mbetur dikush i gjallë, ndoshta do të lind një ”zog nane” që Ruminë e shenjtë ta çlirojë nga kthetrat e kryedjallit Amfillohije Radoviq me shokë! E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri
Asimilimi i qetë i shqiptarëve në Malin e Zi Veprimet e përmendura, qoftë të natyrës materiale apo shpirtërore (përvetësimi i tyre nga KOS-i apo pushteti) dhe shpopullimi evident i trojeve shqiptare janë të ndërlidhura, ndoshta qëllimisht, dhe rrjedhimisht me ndikim të dukshëm në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Mal të Zi, me pasojë asimilimin e tyre. Gjithsesi këto veprime përveçse e përshpejtojnë këtë proces, në dukje të heshtur, nuk i kontribuojnë bashkëjetesës në shtetin multinacional të Malit të Zi dhe integrimeve euroatlantike të pretenduara vite me radhë
Hajrullah Hajdari
Bashkëpunimi i partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi me pushtetin qendror të këtij shteti dhe marrëdhëniet e mira me partinë-shtet - DPS-in, mendohej se, ndoshta, duhet të prodhojë efekte pozitive në aspektin e avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe integritetit kombëtar të shqiptarëve, si parakusht për një zhvillim ekonomik të avacsuar e të qëndrueshëm. Është kjo pritshmëria e të gjithë atyre shqiptarëve që vetë e votojnë partinë e liderit Millo Gjukanoviq, por edhe e të gjithë atyre që votën e dhënë për partitë shqiptare, por pa mëshirë e pa pëlqimin e votuesit ia bëjnë dhuratë partisë-shtet, mbase për interesat e kujt s’është edhe ndonjë enigmë, por gjithsesi është koha që llogaridhënia e “transportueseve tjetërsues” të votës të bëhet imperative për të gjithë ata që në një apo tjetër mënyrë, vite me radhë, po e shfrytëzojnë rahat-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
inë e majme që ju ofron pushteti. Natyrisht, të qëndrosh në pushtet kaq gjatë është e pamundur që sadopak mos të lëvizet nga vendi e kështu edhe ndonjë e mirë apo avancim për shqiptarët edhe është arritur. Të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Mal të Zi, që nga aneksimi e në vijim, në korpusin e të drejtave dhe lirive të njeriut, me theks të veçantë në ato politike, janë përmendur në vazhdimësi, por pa ndonjë rezultat të avancuar. Është kështu se edhe sot e kësaj dite e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe është e kufizuar dhe në kundërshtim të dukshëm me Kushtetutën e Malit të Zi, e veçanërisht të konventave ndërkombëtare për këtë çështje; e drejta e informimit në gjuhën amtare po ashtu është nën nivelin e paraparë me akte ndërkombëtare, ndërsa për gjyqësorin të mos flasim, ndonëse me aktet ndërkombëtare qytetarëve të popujve pakicë duhet t’ju sigurohet procedura e gjykimit dhe sjellja e akteve gjyqësore në gjuhën e vet, si parakusht i një gjykimi të drejtë dhe transparent. Mohimi i këtyre të drejtave ose siç veprohet në Mal të Zi, mosbërja zë e institucioneve përkatëse shtetërore, kompetente për
zbatimin e ligjit, por edhe mos ngritja e zërit nga qytetarët, e aq më pak e kreatorëve të politikës nuk çon askund tjetër përveçse në shpopullimin e trojeve shqiptare me pasojë asimilimin e qetë të shqiptarëve në Mal të Zi. Kohëve të fundit në trojet shqiptare në Mal të Zi, në vazhdimësi, po bëhen veprime antiligjore dhe kundër interesave jo vetëm të shqiptarëve por edhe të popujve tjerë e për të cilat, përveç në formë deklarative e pa e zbatuar ligjin, shteti dhe as politika nuk po ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e këtyre veprimeve. Këtu po përmendim vetëm dy ngjarje apo veprime të pakëndshme, të krijuara nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) këtë vit dhe një veprim të pahijshëm të vetë partisë-shtet - DPS-it. Ndërtimi i egër i kishës në Rumi, 13 vite më parë, me pretekst se aty dikur kishte ekzistuar një kishë, deklaratat e zyrtarëve shtetërorë e politikë se ajo, pasi është ndërtuar pa leje të autoriteteve administrative, do të mënjanohet, ka mbetur vetëm premtim. Deri tani, deklarata sa për sy e faqe, sigurisht sa për t’u hedhur hi në sy shqiptarëve, katolikë e myslimanë, e për t’i marrë votat e tyre. Edhe më keq, ditë më parë, hap-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION tazi e para syve të pushtetmbajtësve (pasi ishin të njoftuar mirë), KOS-i shkoi edhe një hap më larg - kishën llamarinë e murosi duke e bërë edhe më të qëndrueshme. E përsëri vetëm fjalë e deklarata. E faktori politik shqiptar vazhdon bashkëpunimin?! Preteksti i KOS-it për ekzistimin e një kishe në majë të Rumisë kurrë nuk është dokumentuar shkencërisht, bile as nga vetë Akademia e Shkencave të Serbisë. Nuk ka dëshmi për ekzistencën e kishës aty, së paku jo 500 vitet e fundit. Arkeologu i njohur malazez Predrag Malbasha thekson se “… nga ana tjetër, nga ai vit (1571, kur KOS–i mendon se është shembur kisha) daton harta gjeografike e Tivarit, burim i klasit të parë historik, në të cilën janë shënuar të gjitha malet përreth qytetit, pra edhe Rumia (Monte Malicha), por në të nuk është shënuar asnjë objekt. Po ashtu në publik është dhënë qëndrimi se në majë të Rumisë ka ekzistuar një vend i shenjtë apo altar pagan, kështu që për ekzistimin e kishës as që mund të behët fjalë. Përveç kësaj në publik është dhënë edhe një qëndrim më pak i hutueshëm profesional, gjegjësisht mundësia që në vendin e mëparshëm të shenjtë pagan është ngritur kisha, e cila në qoftë se ndopak ka ekzistuar, ka qenë shumë më para përçarjes së kristianizmit dhe para ardhjes së religjionit islam në Mal të Zi“. Ekzistimin e një kishe të tillë në majë të Rumisë, në studimet e veta, ku bëjnë fjalë për Krajën dhe kishën e Krajës, në asnjë sekuencë nuk i përmendin as Rovinski, as Jireçeku, Jastrebovi e as Ippen, por as vetë studiuesit serbë, si Radiçeviqi, Milenko Vukiqeviqi apo Novakoviqi nuk janë të sigurtë në ekzistencën e saj. Shtrohet pyetja: pushteti dhe politika malazeze, a e kanë vërtetuar shkencërisht ekzistencën e kësaj kishe ndonjëherë në Rumi si parakusht i arsyeshmërisë së vendosjes aty? Nëse po, atëherë pse nuk deklarohet pro vendosjes, në të kundërtën pse nuk e zbatojnë ligjin, jo vetëm për hatër të shqiptarëve, për të mënjanuar këtë “mollë sherri” e për të treguar funksionimin e shtetit ligjor?! Pse interesimi i KOS-t intensifikohet pas më shumë se 800 viteve dhe fillon mu atëherë kur trojet shqiptare aneksohen nga Mali i Zi? Liturgjia e KOS-it në Shas po ashtu s’është tjetër përveçse iritim i popullatës autoktone shqiptare aty, me qëllim të përvetësimit dhe të ndryshimit të
fakteve historike në favor të saj. Dihet mirë se studimet e para arkeologjike për kishat e Shasit janë bërë jo më parë se në vitin 1985 dhe ato si gjurmime sondazh. Nga ana tjetër, tubimi i parë shkencor për Shasin e lashtë është organizuar nga Shoqata “Ora” në Ulqin në vitin 2009. Por as ky tubim shkencor, me pjesëmarrjen edhe të ekspertëve nga Mali i Zi, nuk faktoi se 365 kishat e Shasit ishin ortodokse, së paku në fillimet e ndërtimit të tyre, por u vërtetua se të gjitha emërtimet e vendbanimit Shas, në cilindo variant qoftë, konsiderohen emra ilirë. Në referatin e tij, Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, duke ju referuar studiuesve malazezë P. Mijoviq dhe M. Kovaçeviq, thekson: “Në këtë hapësirë, vazhdojnë autorët e cekur, pranë bregut të liqenit, shihen gjurmët e vendbanimit të kohës së bronzit, ku janë gjetur edhe vegla prej guri, duke shtuar se qyteti i Shasit është i vendosur drejtpërdrejt në drejtim natyror të komunikimit mes Shkodrës dhe Ulqinit antik, përkatësisht mes dy vendeve më të përshtatshëm për themelimin e vendbanimeve ilire gjysmë të fortifikuara”. Pra, çka do të përvetësojë KOS–i, për të mos thënë çfarë do dhe kërkon në Shas? Ndoshta duke u bazuar në heshtjen tonë (të shqiptarëve) dhe në lojalitetin e pushtetit (pasi nuk e ngritin zërin e dhe zbatojnë ligjin) mendojnë të tjetërsojnë historinë në favor të tyre! Strategji apo rastësi?! Provokimi i radhës, mjerisht, vjen nga vetë partneri kryesor i partive politike shqiptare të koalicionit, DPS-i. Mbase këtu përgjegjësi indirekte kanë edhe të gjitha partitë politike shqiptare. Ngjyrosja e shkronjave të emrit TITO në malin e Deçiqit legjendar, ku flamuri shqiptar u ngrit edhe para atij në Vlorë, nga të rinjtë e DPS-it, s’mund të jetë tjetër nëse nuk është i rastësishëm, veçse vazhdimësi e provokimeve ndaj ndjenjës shqiptare në këto troje, pra vazhdimësi e veprimit asimilues në heshtje. Arsyetimi se ngjyrosja u krye nga të rinjtë dhe pa pretendime fyese ndaj shqiptarëve është i papranueshëm, nga njëra anë. A thua se të rinjtë piktorë, shumica e të cilëve as kanë qenë të lindur në kohën e Titos, as e kanë njohur e as përjetuar regjimin e tij, me këtë veprim kanë shprehur nostalgjinë e tyre ndaj Tij, apo ndoshta të etërve të tyre, apo... Nëse është provokim i rastësishëm, pse vallë ky veprim nuk u krye në ndonjë mal
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
apo kodër rreth e përqark Podgoricës apo ndonjë qyteti tjetër? Nga ana tjetër, edhe faktori politik shqiptar ka përgjegjësinë e vet. Sot e kësaj dite dy institucione të arsimit, shkolla në Ulqin dhe Tuz mbajnë emrin Tito dhe 25 Maj – ditëlindja e Titos, besoj si askund tjetër. Mbase të rinjtë “piktorë” kanë menduar se me këtë veprim po kënaqin edhe nostalgjinë e shqiptarëve?! Me qëllim të zbardhjes së të vërtetës historike është më se e domosdoshme që faktori shqiptar përfundimisht të vetëdijesohet dhe veprojë sa më parë është e mundur, me apo pa përkrahjen e pushtetit. Janë më se të nevojshme gjurmimet arkeologjike në Rumi dhe Shas dhe kjo jo me qëllim përvetësimi, por me qëllim që të ndriçohen e të hidhet dritë mbi fakte të reja, deri më tani të panjohura, për të vërtetuar me objektivitet ekzistencën apo jo të kishës në Rumi dhe elementit sllav në kishat e Shasit, së paku për hirë të së vërtetës e për të ndaluar eskalimin e mëtejshëm të idesë së sllavizimit të këtyre trevave, të drejtës së KOS-it mbi këto objekte dhe shqetësimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve këtu. Ngase nuk kemi një qendër studimore e as një qendër të kulturës shqiptare në Mal të Zi, fillimisht u takon partive politike shqiptare dhe atyre shqiptarëve që janë ulur në karriget e pushtetit ligjvënës e ligjzbatues të iniciojnë sa më parë nisjen e gjurmimeve dhe hulumtimeve në këto lokalitete shqiptare, së paku për të pasur gojë për t’u kundërvënë tezave të paqena dhe strategjike të KOS-it. Sa i përket çështjes së “piktorëve”, është krejt çështje politike dhe lehtë e zbatuar. Veprimet e përmendura, qoftë të natyrës materiale apo shpirtërore (përvetësimi i tyre nga KOS-i apo pushteti) dhe shpopullimi evident i trojeve shqiptare janë të ndërlidhura, ndoshta qëllimisht, dhe rrjedhimisht me ndikim të dukshëm në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Mal të Zi me pasojë asimilimin e tyre. Gjithsesi këto veprime përveçse e përshpejtojnë këtë proces, në dukje të heshtur, nuk i kontribuojnë bashkëjetesës në shtetin multinacional të Malit të Zi dhe integrimeve euroatlantike të pretenduara vite me radhë. Nëse faktori politik shqiptar nuk do të marrë masa për zbardhjen e këtyre fakteve historike, s’do të bëjë tjetër përveçse do të shfajësojë Millo Gjukanoviqin dhe DPS-in si fajtor kryesor a kujdestar të mos realizimit të të drejtave dhe çështjes shqiptare në Mal të Zi. E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët të bashkuar p Vatikan rreth Gjergj Kast Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Ndryshimi me situatën e vitit 1968, kur ceremonitë për shënimin e atij përvjetori atëherë në Vatikan, u organizuan nga diaspora shqiptare me ndihmën e Vatikanit dhe të Arbëresheve – sivjet në vitin e shpallur nga Tirana dhe Prishtina zyrtare si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbe – organizimi i ceremonive për të shënuar 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit është bërë nga vetë ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit. Veprimtaria në Vatikan është organizuar nga Shefja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Zonja Majlinda Dodaj, në bashkpunim me Vatikanin. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe artistë shqiptarë me famë botërore, të cilët në mbrëmje dhanë një shfaqje në Teatrin prestigjoz “Argjentina”, në qendër të Romës, përfshirë yjet e muzikës Dua Lipa, Ermal Meta, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Ramë Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, të cilët morën pjesë në koncertin: “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, të cilin e hapi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin. Përveç pjesëmarrjes së tyre, njoftimet zyrtare bëjnë të ditur se të hënën, një delegacion shqiptar, përfaqësues të të gjitha feve si dhe një grup autoritetesh të larta kishtare dhe politike nga Shqipëria, Kosova dhe nga trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët, përfshirë Arbëreshët e Italisë, u takuan me Papa
10
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
“
Çfarë ndryshimi sjellin 50-vjet. Ndryshim për më mirë! Ishte viti 1968 kur Kombi shqiptar shënoi 500-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Shqiptarët e larguar nga Atdheu prej regjimit komunist të Enver Hoxhës, kishin organizuar me ndihmën e Vatikanit dhe të Papa Gjon Palit VI, të Arbëreshëve dhe të komunitetit shqiptar të Romës në atë kohë, të kryesuar nga Profesor Ernest Koliqi, shqiptarët mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, me Arbëreshët e Italisë, ceremoni në kujtim të Heroit Kombëtar. Aty, pa dallim feje as krahine, të gjithë të bashkuar në Romë dhe në Vatikan (me përjashtim të regjimit komunist të Enver Hoxhës) – i treguan botës dinjitetin kombëtar dhe krenarinë e tyre për Fatosin e Madh të Kombit, të cilin Papa Gjon Pali i VI, me atë rast e cilësoi si, “Të Përgjithëmonshmin e Fisit Shqiptar”
Françeskun në Vatikan, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar Heroit të Madh të luftës kundër otomanëve. Takimi u mbajt në “Sala Clementina” të Pallatit Apostolik, ku thuhet se ndër zyrtarët e lartë shqiptarë ishin të pranishëm, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi me grupin e përfaqësuesve të parlamentit, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e të tjerë. Lajmet bëjnë të ditur se ndër përfaqësuesit e Shqipërisë, i pranishëm ishte edhe Kardinali Ernest Simoni, i vetmi klerik katolik shqiptar ende i gjallë, i persekutuar nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës. Imzot Xhorxh Frendo, udhëheqësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i tha radio Vatikanit se takimi i Papës me shqiptarët në këtë vit kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbe tregon, “Jo vetëm solidaritetin tonë me Papën por edhe solidaritetin
e Papës me ne, i cili në këtë mënyrë ka dashur të ndajë gëzimin e tij me ne, me rastin e përvjetorit të Heroit Kombëtar Skenderbeut”. Të gjithë e dimë, shtoi Imzot Xhorxh Frendo, kreu i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, se “Papa Françesku ka një afërsi shumë të veçantë me popullin shqiptar”. Ai përmendi faktin se Shqipëria ishte vendi i parë evropian që kishte vizituar Papa Françesku katër vjet më parë, ndërsa theksoi se të njëjtën gjë mund të themi edhe për Papa Gjon Palin e dytë, për sa i përket afërsisë së tij me shqiptarët, i cili gjithashtu tregonte një interesim dhe dashuri të veçantë për shqiptarët, tha udhëheqësi i Kishës Katolike të Shqipërisë në një intervistë me Radio Vatikanin. Në intervistën e tij, një ditë para takimit të shqiptarëve me Papën, Imzot Frendo e cilësoi vizitën e shqiptarëve në Vatikan dhe takimin e tyre me Papën, me këtë rast, si të një rëndësie të madhe, “sepse
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përsëri në triotit Skenderbe në këtë mënyrë është Shqipëria ajo që po shkon në Vatikan, pasi para katër vitesh ishte Vatikani që erdhi në Shqipëri”, kur në Tiranë u gjend Papa Françesku, e që ishte vizita e tij e parë në një vend evropian, si udhëheqës i Kishës katolike. Në takimin me delegacioni shqiptar në Pallatin Apostolik, Papa Françesku priti shqiptarët e ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera, përfshirë diasporën me këtë përshëndetje: “Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”. Në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Papa Françesku tha se
Atdheu i Skënderbeut, “Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore, dokumenton zanafillën e vet të qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht”, është shprehur udhëheqësi shpirtëror i Kishës Katolike. Sa kënaqësi dhe mallëngjim për të qenë dëshmitar, megjithëse nga larg, i këtij takimi mbarëshqiptar në Vatikan, për të shënuar përmbylljen e Vitit të shpallur Mbarëkombëtar të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Shqiptarëve. Pikërisht aty në Vatikan, ku 50-vjet më parë u shënua 500-vjetori i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me pjesëmarrjen e Papës së atëhershëm Gjon Palit të VI dhe shumë shqiptarëve nga të gjitha trojet, por të përhapur anembanë botës, përfshirë Arbëreshët e Italisë. Por Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, për arsye që dihen, nuk mori pjesë atëherë. Kur bën njeriu një krahasim në histori, është me të vërtetë mallëngjim e ngushëllim për të parë sot pjesëmarrjen e një delegacioni zyrtar të Shqipërisë në një pritje të tillë në Vatikan, e për më tepër që merr pjesë në një ceremoni të tillë, organizuar kryesisht nga Ambasada e Tiranës në Selinë e Kishës Katolike edhe Shefja e saj, Zonja Majlinda Dodaj. Bashkimi i Shqiptarëve është i mundur, siç u shpreh edhe Papa Françesku para delegacionit të shqiptarëve dje në Vatikan, nëpërmjet Gjergj Kastriot --Skënderbeut, “Simbolit të padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar” të shqiptarëve! Festimet kulminuan me një koncert muzikor me titullin përkatës të rastit: “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, ku morën pjesë disa nga muzikantët më të njohur shqiptarë – koncert ky i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në teatrin e njohur, “Argentina”, në Romë.
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Asimilim i individit Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Individi është pakica më e vogël. Kur nuk i përfillen të drejtat, ai shtyhet me forcë në rrugën e përshtatjes apo asimilimit ose në udhën e kundërshtimit a protestës. Dhe pas kësaj nuk mund të pretendohet se të drejtat e tij janë të mbrojtura nga qeveria ose nga shtypja e shumicës. Një shoqëri e tillë sikur është dënuar të jetojë në një
12
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
“
Individi është pakica më e vogël. Kur nuk i përfillen të drejtat, ai shtyhet me forcë në rrugën e përshtatjes apo asimilimit ose në udhën e kundërshtimit a protestës. Dhe pas kësaj nuk mund të pretendohet se të drejtat e tij janë të mbrojtura nga qeveria ose nga shtypja e shumicës. Një shoqëri e tillë sikur është dënuar të jetojë në një epokë të cilës i mungon arsyeja
epokë të cilës i mungon arsyeja. Vendi i ngjan një klubi bilardoje, ku lejohet të luajnë, dhe të merren me politikë, vetëm njerëz të ardhur nga prindër të frikshëm, dhe nga ata që kishin frikë të shkruanin, të flisnin, të bashkoheshin dhe të kundërshtonin shkaqet që për momentin ishin të papëlqyeshme, të padurueshme, të pa imagjinueshme
madje edhe për çdo vend tjetër komunist. Nga kjo pikëpamje, është vështirë të parashikohet një demokraci e vërtetë, e pastër, që është pritur për afër 30 vjet. Për shumë vetë, shpresa të tilla po fiken, ndërsa shohin se shoqëria përfaqësohet nga një grup njerëzish me mendje të çimentuara me dije të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Është vështirë të parashikohet një demokraci e vërtetë, e pastër, që është pritur për afër 30 vjet. Për shumë vetë, shpresa të tilla po fiken, ndërsa shohin se shoqëria përfaqësohet nga një grup njerëzish me mendje të çimentuara me dije të errëta të trashëguara. Çdo 4 vjet prej tyre del një elitë, e cila krijon qeverinë dhe nuk pranon asnjë kurë për ligësitë e së kaluarës
errëta të trashëguara. Çdo 4 vjet prej tyre del një elitë, e cila krijon qeverinë dhe nuk pranon asnjë kurë për ligësitë e së kaluarës. Një ditë, nuk dihet se kur, një pasion ose interes i përbashkët ndoshta do të ndihet, një lloj komunikimi do të krijohet mes njerëzve për të grumbulluar pakënaqësitë e kundërshtimet, për të sakrifikuar një parti, ose një të padurueshëm. Historia ka treguar se “demokraci” të tilla janë bërë jo rrallë shkaqe të trazirave dhe grindjeve, pasi janë të papërputhshme me sigurinë e individit, ose me të drejtat e pronës. Përgjithësisht ato kanë pasur jetë të shkurtër, ndonjëherë me fund të dhunshëm. Politikanët teorikë, të cilët patronizojnë këtë lloj të qeverisje - shkruante James Madison* - mendojnë se duke ulur njerëzimin në një barazi të përsosur në të drejtat e tyre politike, njerëzit
“
Historia ka treguar se “demokraci” të tilla janë bërë jo rrallë shkaqe të trazirave dhe grindjeve, pasi janë të papërputhshme me sigurinë e individit, ose me të drejtat e pronës. Përgjithësisht ato kanë pasur jetë të shkurtër, ndonjëherë me fund të dhunshëm. Politikanët teorikë, të cilët patronizojnë këtë lloj të qeverisje - shkruante James Madison* - mendojnë se duke ulur njerëzimin në një barazi të përsosur në të drejtat e tyre politike, njerëzit do të bëheshin njëkohësisht të barasvlershëm dhe të asimiluar
do të bëheshin njëkohësisht të barasvlershëm dhe të asimiluar. — *James Madison (1751-1836), një nga etërit e Kushtetutës amerikane, hartuesi i Billit të të Drejtave,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Presidenti i katërt i SHBA-së, dhe kundërshtar i ashpër i pushtetit të centralizuar. Ashtu si Uashingtoni e Jeffersoni, edhe James Madisoni e la presidencën, më i varfër sesa kur u zgjodh.
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
13
HISTORI
Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë
Vendimet e padrejta përgjysmuan territoret dhe popullsinë shqiptare Kur më 11 gusht 1913 u takua për herë të fundit Konferenca e Ambasadorëve në Londër, mbi 40 për qind e shqiptarëve jetonin në territoret e banuara në mënyrë kompakte që kufizoheshin me “shtetin amë” jashtë kufijve të shtetit të ri kombëtar shqiptar. Kjo tregon qartë për vendimet e padrejta të kësaj konference, e cila i përgjysmoi territoret dhe popullsinë shqiptare Dr. Nexhat Avdiu
Përpjekjet e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre dhe për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane vazhduan edhe pas Kongresit të Berlinit. Aty nga ndërrimi i shekujve, shqiptarët i mbajtën shpresat te lëvizja e xhonturqve, e cila luftonte për heqjen e absolutizmit në Perandorinë Osmane, për një kushtetutë dhe për garantimin e të drejtave qytetare. Mirëpo, fitorja e xhonturqve tregoi se caqet e vërteta të kësaj lëvizjeje ishin otomanizimi i të gjithë të nënshtruarve të Perandorisë Osmane dhe krijimi i një shteti qendror. “Kjo politikë shoviniste e xhonturqve” kishte si pasojë kryengritjet në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë më 1909 dhe 1910, të cilat fillimisht u shuan nga trupat turke. Më 1911 në Shqipërinë veriore shpërtheu një kryengritje e re, e cila u zgjerua në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe Shqipërinë jugore, prandaj turqit filluan ta merrnin seriozisht kryengritjen. Kryengritja plasi në një
14
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
kohë të volitshme, në gjysmën e parë të vitit 1912. Historiografia shqiptare këtë e quan si kryengritja që simbolizonte mundësinë e çlirimit nga sundimi osman. Në situatën kur Perandoria Osmane ishte tronditur nga luftimet e shpeshta, në tetor të vitit 1912, Aleanca ballkanike i shpalli luftë kësaj perandorie. Forcat osmane u treguan të pafuqishme. Aleatët ballkanikë - Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia arritën një fitore të plotë mbi territoret shqiptare që deri para pak kohësh sundoheshin nga turqit. Serbia pushtoi Shqipërinë lindore dhe të mesme, Mali i Zi Shqipërinë veriore deri në Mat dhe Greqia Shqipërinë jugore deri në Korçë. Vendet fqinje të Shqipërisë përpiqeshin t’i ndanin mes tyre territoret shqiptare. Vetëm trekëndëshi mes Lushnjës, Vlorës dhe Beratit (qytete në Shqipërinë qendrore) nuk u okupua dhe mbeti nën pushtetin shqiptar. Megjithatë, pasi mbijetesa e këtij shteti do të rrezikohej nga Lufta e Parë Ballkanike (tetor 1912) dhe përveç kësaj rënia e Perandorisë Osmane ishte e dukshme, udhëheqësit shqiptarë ven-
dosën të përcaktoheshin për një politikë të pavarur nga turqit, e cila më 28 nëntor 1912 përfundoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e një qeverie të përkohshme. Duke marrë në konsideratë Luftën e Parë Ballkanike, status quo-ja e lidhur me interesat shtetërore të Fuqive të Mëdha në Ballkan filloi të lëkundej,
HISTORI prandaj Austro-Hungaria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia thirrën më 17 dhjetor 1912 Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Burrështetasit e Evropës ishin të bindur se në çdo çast mund të shpërthente një luftë panevropiane, në qoftë se nuk gjendej një zgjidhje e cila do t’i kënaqte interesat në Ballkan të aktorëve kryesorë në konferencë: Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Italia dhe Austro-Hungaria u ngarkuan të paraqisnin një plan për qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, i cili solli në rend të ditës çështjen e përcaktimit të kufijve të saj. Gjatë diskutimit, përfaqësuesi i Austro-Hungarisë kërkoi një tërheqje kufijsh të tillë që të gjitha territoret e banuara kryesisht nga shqiptarët të gjendeshin brenda kufijve shqiptarë. Sipas kësaj rezulton se Austro-Hungaria dëshironte të krijonte një Shqipëri të fortë, të pavarur dhe të aftë për të jetuar, e cila do të kishte qëndrim miqësor ndaj monarkisë dhe do të ishte mjaft e fortë për t’i rezistuar përpjekjeve serbe ose italiane për depërtim, kurse Italia më shumë donte një Shqipëri të dobët dhe të varur. Mirëpo, propozimi i Monarkisë Austro-Hungareze shqetësonte fuqitë e tjera të mëdha dhe u refuzua në mënyrë strikte nga Rusia, si aleate tradicionale e Serbisë, si dhe nga Franca. Ambasadori i Rusisë u pozicionua kundër synimit që sulltanit t’i merrej pushteti suprem në Shqipëri dhe mendonte se kjo ishte e padrejtë, ngaqë pjesa dërmuese e popullsisë qenkan muhamedanë.
“
Gjatë diskutimit, përfaqësuesi i Austro-Hungarisë kërkoi një tërheqje kufijsh të tillë që të gjitha territoret e banuara kryesisht nga shqiptarët të gjendeshin brenda kufijve shqiptarë. Sipas kësaj rezulton se Austro-Hungaria dëshironte të krijonte një Shqipëri të fortë, të pavarur dhe të aftë për të jetuar, e cila do të kishte qëndrim miqësor ndaj monarkisë dhe do të ishte mjaft e fortë për t’i rezistuar përpjekjeve serbe ose italiane për depërtim, kurse Italia më shumë donte një Shqipëri të dobët dhe të varur
Shkaku i vërtetë i refuzimit të pavarësisë së plotë të Shqipërisë nga ana e Rusisë ishte që një Shqipëri autonome, pasi të ishin larguar turqit nga territoret e fundit të okupuara në Ballkan, do të ishte ndarë përfundimisht ndërmjet shteteve sllave të Ballkanit. Rusia besonte që përmes kësaj të realizonte pretendimet e saj të politikës së Fuqive të Mëdha. Qëndrimet e dallueshme të Rusisë dhe të Austro-Hungarisë kanosnin suksesin e konferencës dhe vinin në pikëpyetje paqen në Evropë. Kufijtë e shtetit të ri shqiptar u përcaktuan përfundimisht në mars të vitit 1913, në një tekst të formuluar nga Fuqitë e Mëdha. Me atë rast aspektet etnike, ekonomike dhe gjuhësore u injoruan tërësisht si parime për kufijtë e rinj. Kështu përfaqësuesi i Britanisë së Madhe Sir E. Grey pranoi se aspektet etnike nuk luanin kurrfarë roli gjatë përcaktimit të kufijve. Më 26 mars 1913, të deleguarit e
qeverisë së përkohshme shqiptare erdhën në Ministrinë e Jashtme Britanike për t’i shprehur pikëpamjet e tyre rreth përcaktimit të kufijve. Ata ankoheshin se çështja shqiptare ishte rregulluar pa marrjen në konsideratë të drejtat shqiptarëve dhe se kufijtë ishin përcaktuar vetëm për të shmangur një thyerje mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Të deleguarit e përfunduan me atë që nuk dëshironin drejtësi të plotë apo favorizime, por luteshin vetëm për “pak drejtësi” për të shmangur katastrofa të mëtejme për Shqipërinë. Sipas vendimeve të Konferences së Ambasadorëve në Londër nisi punën komisioni që përbëhej nga oficerët e gjashtë Fuqive të Mëdha (tetor 1913 – korrik 1914), për të shënuar pikat kufitare. Mirëpo, komisioni nuk përparonte me punën e vet dhe e ndërpreu atë për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u okupua nga trupat serbe, greke, italiane, austro-hungareze dhe franceze. Në qershor 1917, Italia proklamoi „Unitetin dhe pavarësinë e tërë Shqipërisë nën egjiden dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë”, pa i përcaktuar saktësisht kufijtë. Kështu shënimi i kufijve në territorin e Kosovës mbeti fushë e “patrajtuar” nga Komisioni Ndërkombëtar. Kur më 11 gusht 1913 u takua për herë të fundit Konferenca e Ambasadorëve në Londër, mbi 40 për qind e shqiptarëve jetonin në territoret e banuara në mënyrë kompakte që kufizoheshin me “shtetin amë” jashtë kufijve të shtetit të ri kombëtar shqiptar. Kjo tregon qartë për vendimet e padrejta të kësaj konference, e cila i përgjysmoi territoret dhe popullsinë shqiptare. E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Njeriu dhe koha e modernizuar
Njeriu modern në moderne” po kalo Shtjefën Ujkaj
Njeriu në këtë kohë të modernizuar është duke u çorientuar, askush nuk do t’ ia di për atë se çfarë ishte, për atë njeriun normal, për atë njeriun e vuajtur e të stërmunduar për familjen e vet. Sot nëse një i ri apo një e re nuk përshtatet me bashkëmoshatarët e vet të cilët konsumojnë alkool e po ashtu edhe drogë në jetën e përditshme, je automatikisht i larguar dhe i përqeshur
16
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
nga ata. Me keqardhje e them , por sot është duke dominuar çdo gjë që është djallëzore. Po kjo a mund të quhet kohë moderne? Apo njerëz të modernizuar? Është e vërtetë se interneti dhe teknologjia janë të përhapura tek njerëzit, edhe këto dita- ditës fuqizohen e bëhen edhe më të përhapura, por këto nuk mund ta ndryshojnë njeriun, këto nuk mund ta bëjnë “robot” e as njeri
pa ndjenja dhe pa karakter si individ apo edhe më gjerë. Në mes të tjerash në këto kohë shumë pak respekt po u kushtohet prindërve, nënës dhe babait, atyre që na sollën në jetë. Por asgjë nuk është për t’u çuditur, sepse njeriut të shkolluar, të ngopur, duke mos pasur mungesa materiale i humbi vlera, u bë si një “kafshë”. Sa gjynah për të shkretët prindër, sa gjynah kur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ë “kohë on çdo limit shohin se kënd e kanë mëkëmbur sa dhimbje ndjejnë ata.. A thua njeri i kohës moderne mund të quhet njeriu që nuk i frekuenton institucionet e rëndësishme që janë për një njeri, si: kisha, xhamia, teatri, biblioteka e kështu me radhë.. A thua lënia e tyre pas dore është një mëkat që paguhet rëndë, nga vetë fakti se kërkohet zëvendësimi i tyre. Po
zëvendësimi, cili është? Ai vendi për konsumim të drogës, për lojëra të rrezikshme e të tjera. Njeriu modern në “kohë moderne” po kalon çdo limit, vlerat njerëzore nuk po i gjenden, ai mendon shumë pak për jetën normale dhe reale dhe i kushton shumë rëndësi jetës “moderniste”. Po ky a don të kenë familje? Ku është fëmija, sho-
“
Pse çdo ditë e më shumë hasim në probleme? “ Vrasje”, “Krime”, “Vjedhje”, “Përdhunime”, edhe më shumë se në të kaluarën e afërt që ishin kohë shumë më të vështira, e njerëzit më të uritur për çdo send
qëria, marrëdhënia me njerëz të ngushtë? Askund.. Kujt i kushtohet rëndësi? Asaj mënyrës se si të përfitohen gjërat materiale më shpejt, e këtu hyjnë vjedhjet, droga, prostitucioni, vrasjet dhe të gjitha ato që janë të padëshirueshme për shoqërinë normale, për familjet që kanë rregulla dhe nuk janë “moderne”.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta viziton shqiptarët në Rozhajë
“
Shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi, duhet të ndihen krenarë për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare shqiptare, sepse vendi i tyre është në piedestalin e historisë sonë. Respektimi i pakicave kombëtare është një vlerë e shtuar për të gjithë ne. Bashkëjetesa dhe fqinjësia e korë ne mes të shqiptarëve e malazezëve, si në Shqipëri e Mal të Zi, ashtu edhe në Kosovë, është një udhërrëfyes i mirë për bashkëjetesën me pakicat e minoritetet kombëtare në të gjithë rajonin tonë
Presidenti i Ilir Meta zhvilloi të shtunën një vizitë në Komunën e Rozhajës të Malit të Zi. Kjo është hera e parë që një kryetar i shtetit shqiptar viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarë në Mal të Zi. Kreu i shtetit u prit nga zv/kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, si dhe nga ministrat e deputetë. Shqiptarët e Rrozhajës i kanë rezervuar Presidentit Meta një pritje te ngrohtë. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, ministri i Infrastrukturës, Osman Nurkoviq, kryetari i Kuvendit të Komunës Rozhajë, Amir Avdiq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, kryetari i Këshillit Kombëtar të Bosh-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
njakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, deputeti Ervin Ibrahimoviq, kryetarët e komunave nga Mali i Zi dhe Kosova, si dhe shumë bashkatdhetarë të Rozhajës e të zonave përreth. Në fjalën e tij përshëndetëse si i ftuar nderi në tubimin tradicional të veprimtarisë kulturore e letrare kushtuar poezisë shqipe “Ora e Maleve 2018”, presidenti Meta vuri në dukje se këtë vit kombi shqiptar feston dy ngjarje të rëndësishme, 550-vjetorin e largimit në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut si dhe 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, si shenjë përbashkimi të shqiptarëve dhe lajtmotivi që i parapriu Pavarësisë së
Shqipërisë më 1912-n. • “Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë. Prandaj edhe këtu në Rozhajë, rëndësia më e madhe për të gjithë ne është ruajtja e gjuhës sonë të bukur shqipe. Edhe ky aktivitet kulturor, i shërben këtij qëllimi.” – theksoi presidenti Meta. “550-vjetori i largimit për në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, është ngjarja që e ka simbolizuar këtë Vit Mbarëkombëtar te të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Gjergji ynë i madh e shtroi rrugën e kombit tonë drejt Perëndimit duke përcaktuar
KULTURË
“
Presidenti i Republikës me këtë rast vlerësoi organizatorin e palodhur të tubimit, mësuesin e intelektualin Ali Daci me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, gazetar, shkrimtar e veprimtar i spikatur, si dhe për organizimin e veprimtarive kulturore në Rrozhajë, duke ruajtur e lartësuar traditat, doket dhe zakonet më të mira shqiptare”
identitetin tonë europian, në gjirin e familjes së madhe europiane, aty ku Shqipëria dhe shqiptarët aspirojnë të anëtarësohen së shpejti me mer-
ita të plota.” – u shpreh presidenti i Republikës. “Shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi, duhet të ndihen krenarë për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare shqiptare, sepse vendi i tyre është në piedestalin e historisë sonë. Respektimi i pakicave kombëtare është një vlerë e shtuar për të gjithë ne. Bashkëjetesa dhe fqinjësia e korë ne mes të shqiptarëve e malazezëve, si në Shqipëri e Mal të Zi, ashtu edhe në Kosovë, është një udhërrëfyes i mirë për bashkëjetesën me pakicat e minoritetet kombëtare në të gjithë rajonin tonë. Shqiptarët në Mal të Zi kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë shtet, veçanërisht për Pavarësinë e tij si dhe për proceset integruese të Malit të Zi, në familjen euro-atlantike.” – nënvizoi mes të tjerash presidenti Meta. Duke shtuar se është një kënaqësi e veçantë që nga ky takim tradiconal kulturor e letrar t’iu uroj banorëve të
Rozhajës dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, Festën e Flamurit Kombëtar. Presidenti i Republikës me këtë rast vlerësoi organizatorin e palodhur të tubimit, mësuesin e intelektualin Ali Daci me Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe, gazetar, shkrimtar e veprimtar i spikatur, si dhe për organizimin e veprimtarive kulturore në Rrozhajë, duke ruajtur e lartësuar traditat, doket dhe zakonet më të mira shqiptare”. Ilir Meta ka postuar edhe këtë shënim shoqëruar me foton me Abetaren nga Vuthaj: Alfabeti dhe gjuha e bukur shqipe janë elementi më i rëndësishëm përbashkues i shqiptarëve kudo në botë. Befasi e këndshme të takoja sot në Rozhajë, Abetaren nga Vuthajt, e së bashku të uronim 110-vjetorin e Alfabetit. E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me drejtoreshën ekzekutive të OJQ “iACT – Unë veproj”, Drita Llolla
Të rinjtë në Ulqin përballen me rrethana të vështira
“iACT” promovon vlerat demokratike dhe nxit dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor. Gjerësia e aktiviteteve që ne kemi zhvilluar deri më sot, mund të përmblidhet me nocionin “aktivizëm kulturor”, i cili synon pikërisht fuqizimin intelektual, shpirtëror, ekonomik dhe politik të të gjithë qytetarëve, me përgjegjësi e kujdes të veçantë ndaj grupeve të nënpërfaqësuara në shoqëri Koha Javore: Drita, a mund të na tregoni se në cilin vit u themelua OJQ “iACT – Unë veproj” dhe si u jetësua ideja për themelimin e saj? D. Llolla: “iACT” u themelua në korrik 2015 me qëllim nxitjen e zhvillimit të kulturës qytetare e cila do të gjeneronte progres dhe frymë të re zhvillimi në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, ekonomike e politike të qytetarëve. Përpiqemi të promovojmë një mendësi të re, shikuar nga këndvështrimi i pjesëmarrjes përmbajtësore e profesionale në proceset zhvillimore, si në nivel lokal ashtu edhe më gjerë. Koha Javore: Cilat janë objektivat parësore të kësaj OJQ-je? D. Llolla: “iACT” promovon vlerat demokratike dhe nxit dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor. Gjerësia e aktiviteteve që ne kemi zhvilluar deri më sot, mund të përmblidhet me nocionin “aktivizëm kulturor”, i cili synon pikërisht fuqizimin intelektual, shpirtëror, ekonomik dhe politik të të gjithë qytetarëve, me përgjegjësi e kujdes të veçantë ndaj grupeve të nënpërfaqësuara në shoqëri. Koha Javore: Me kë keni bashkëpunuar fillimisht dhe ku e keni gjetur mbështetjen për të realizuar projektet tuaja? D. Llolla: Në fillim kemi pasur mbështetjen e Ambasadës Amerikane, të Departamentit Amerikan të
20
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Shtetit. Kjo mbështetje ishte vijim i bashkëpunimit tim të mëhershëm, në kuadër të programeve të shkëmbimit si edhe mbështetjes që më është ofruar si iluministe nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Podgoricë, si përfaqësuese nga Mali Zi në kuadër të programit Instituti i Liderëve të Rinj nga Evropa Juglindore (SEEYLI, 2004) si edhe fituese e mbështetjes financiare për organizimin e edicionit të parë të festivalit të filmit “Seanema”. Ishte pikërisht ky projekt që i dha shtysë dhe një arsye më shumë themelimit të shoqatës, për të vijuar më pas me misionin e promovimit të vlerave demokratike në shoqërinë malazeze përmes programeve që ne sot implementojmë. Në këto tre vjet në listën e bashkëpunëtorëve tanë përfshihen: Qeveria amerikane, Qeveria gjermane (Fondacioni Konrad Adenauer), Qeveria malazeze (Këshilli i Ministrave në Mal të Zi, Qendra kinematografike dhe Arkivi Shtetëror i Filmit), si edhe qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor (Fondi për Ballkanin Perëndimor), Komuna e Ulqinit, etj. Koha Javore: Cilat janë disa nga aktivitetet më të rëndësishme që i keni zhvilluar gjatë këtyre viteve? D. Llolla: Të gjitha aktivitetet që janë pjesë e platformës “Seanema”, si: projeksioni i veprave audio-vizuale në ambiente publike i cili ka për qellim promovimin e kulturës qytetare
dhe vlerave perëndimore; organizimi i paneleve interaktive ku diskutohen fenomene të ndryshme shoqërore, me nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë Mali Zi dhe me publikun e gjerë; organizimi i punëtorive, ku të rinjtë mësojnë shkrimin e analizës kritike dhe zhvillojnë aftësinë e të menduarit kritik; gara mes profesionistëve më të dalluar të fushës së kinematografisë në rajon, Evropë dhe në botë, etj. Një tjetër projekt, tejet i rëndësishëm i “iACT”, është implementimi i modelit “ART KINO” në Ulqin, i pari i llojit të tillë në Mal të Zi. Ky projekt është zhvilluar në bashkëpunim me një kompani nga sektori privat, Seagull Entertainment dhe ka për qëllim revitalizimin e kinemasë së vjetër në Ulqin si edhe shndërrimin e Qendrës kulturore në një qendër të vetëqëndrueshme, me vizionin që, në frymën e decentralizimit të ofertës kulturore, të jetë ky një model se si qytetet periferike mund të shndërrohen në qendra të rëndësishme kulturore, për vendin dhe rajonin. Koha Javore: Çfarë raportesh keni me qeverisjen vendore (Komunën e Ulqinit) dhe me institucionet e tjera? D. Llolla: Bashkëpunimeve i qasemi gjithmonë në mënyrë konstruktive, si edhe duke i parë gjërat në kontekst më të gjerë dhe vizionar. Të njëjtën qasje kemi edhe në raport me Komunën Ulqin, duke u pozicionuar si partner në angazhimin tonë të përbashkët për të
INTERVISTË vendet tona po përparojnë drejt integrimit në BE.
mirën publike. Thënë kjo, ne kemi rol proaktiv si në adresimin e problematikave të ndryshme, ashtu edhe në ofrimin e zgjidhjeve me anë të programeve që implementojmë.
administratën vendore, parë nga këndvështrimi i reduktimit të barrierave burokratike, rritjes së transparencës dhe ofrimit të shërbimit sa më cilësor ndaj qytetarit.
Koha Javore: Sa probleme keni me financat gjatë realizimit të projekteve tuaja dhe si i siguroni burimet për të qenë funksional? D. Llolla: Për një shoqatë të angazhuar me aktivizim kulturor, një prej sfidave kryesore është përballja me probleme që lidhen me zbatimin e politikave kulturore. Sigurisht, nësë këto lloj politikash ekzistojnë. Ky aspekt kushtëzon në mënyrë të drejtpërdrejtë disponueshmërinë e fondeve për programe kulturore. Mirëpo, këtë rrethanë ne e kemi menaxhuar duke e ndërthurur aktivizimin shoqëror me atë kulturor (psh. “Seanema” si shembull i kino-aktivizimit) dhe duke kërkuar mbështetje në shumë adresa donatorësh, vendas dhe të huaj.
Koha Javore: Sa mendoni se është aktiv sektori civil në Ulqin dhe sa ka ndikim vendimmarrës në shoqëri? D. Llolla: Sektori civil në Ulqin është aktiv në mënyrë konstante. Përveç angazhimeve individuale, ne funksionojmë si një rrjet dhe jo rrallë herë takohemi, diskutojmë, shkëmbejmë pikëpamje dhe në raste të caktuara reagojmë vetëm pasi kemi bërë një vlerësim objektiv të situatës. Kemi qenë këmbëngulës, gjithashtu, në kërkesën që të jemi sa më të pranishëm në monitorimin e punës së organeve të qeverisjes vendore, si edhe në ofrimin e ekspertizës rreth çështjeve të ndryshme.
Koha Javore: Cilat janë problemet që ju keni arritur t’i identifikoni e me të cilat ballafaqohen sot qytetarët e Ulqinit? D. Llolla: Çështja thelbësore në Ulqin që duhet adresuar është nevoja urgjente për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, qofshin ata banues në qendër të qytetit apo në fshat, për 365 ditët e vitit. Problemet janë të shumta dhe shtrihen nga nevoja për përmirësimin e infrastrukturës bazike (ndërtimi i rrugëve, trotuareve, furnizim i rregullt me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, etj), për të vijuar me tej me sistemimin e menaxhimin e hapësirave publike si edhe implementimin e strategjive e plan-programeve që kanë për qëllim specifik rimëkëmbjen ekonomike, si edhe zhvillimin kulturor e shoqëror. Një tjetër çështje që duhet adresuar është nevoja për maksimizimin e efiçencës operacionale në
Koha Javore: Keni bashkëpunim me ndonjë shoqatë apo institucion nga rajoni? Nëse po, ku konsiston bashkëpunimi juaj? D. Llolla: “iACT” ka praktikë të mirë bashkëpunimi me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar në Beograd (BelDocs), Festivalin e filmit në Tiranë (TIFF) i cili organizohet me mbështetjen e Ministrisë së kulturës dhe Qendrës Kinematografike të Shqipërisë, Akademinë e Multimedias dhe Filmit “Marubi” në Tiranë, etj. Këto bashkëpunime janë ndërtuar në kuadër të aktiviteteve të projektit “Seanema”. Gjithashtu, jemi pjesë e projektit rajonal “Balkan Girl Power”, që mbështetet nga Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) dhe ka bashkuar 5 prej organizatave më të fuqishme nga rajoni në fushën e aktivizimit kulturor, në një projekt i cili inkurajon vajzat e reja për të reflektuar rreth perspektivave, ideve dhe ëndrrave të tyre në një kohë kur
Koha Javore: Si e shikoni sot pozitën e të rinjve në Ulqin, a kanë një perspektivë? D. Llolla: Të rinjtë në Ulqin përballen me rrethana të vështira për zhvillimin e potencialit të tyre, pasi nuk ka hapësira ku ata mund të shprehin kreativitetin dhe të zhvillojnë kapitalin e tyre intelektual. Në rrethana të tilla, ata detyrohen të kërkojnë një shans më të mirë jashtë vendit ose të shndërrohen vetë në protagonistë të ndryshimit në vend. Koha Javore: Sa i ka dhënë “Saenema Film Festival” gjallëri kulturore qytetit të Ulqinit dhe çfarë i mungon jetës kulturore në Ulqin? D. Llolla: “Seanema” i ka dhënë një dimension krejt të ri e modern jetës kulturore në Ulqin, fillimisht duke e pozicionuar vendin për herë të parë në hartën e festivaleve të filmit në botë, si edhe duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme për publikun përmbajtje me vlerë të lartë estetike. “Seanema” po promovon një model të ri të sjelljes qytetare në vend, nëpërmjet kulturës e cila përçon standarde perëndimore, shkëmbim ndërkulturor dhe qëndrim jo diskriminues ndaj të ndryshmes. Në lidhje me atë se çfarë i mungon jetës kulturore në Ulqin, fillimisht do theksoj nevojën për një kalendar me program kulturor gjatë gjithë vitit si edhe nevojën për zhvillimin e një oferte të mirëfilltë kulturore për sezonin turistik. Koha Javore: Cilat janë aktivitetet aktuale të shoqatës tuaj dhe projektet e ardhshme? D. Llolla: Nga projektet e sipër përmendura, “Seanema” është projekt në zhvillim kështu që puna rreth tij vijon gjatë gjithë vitit dhe do të vijojë deri në arritjen e kushteve që i sigurojnë vetë qëndrueshmëri. Aktualisht, ne po përgatisim një mini jubile për edicionin e pestë i cili do të zhvillohet në vitin 2019. “Art Kino” është një projekti i cili do ketë vëmendjen tonë të plotë gjatë periudhës në vazhdim, sepse është në fazën e tij fillestare dhe si i tillë kërkon shumë punë e përkushtim. Gjithashtu, do punojmë në zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve, me fokus të veçantë angazhimin në projekte kombëtare dhe rajonale, në fushën e aktivizimit kulturor, por jo vetëm. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
21
MOZAIK
Në komunat Plavë e Guci u shënua Dita e Flamurit Kombëtarë dhe festat e tjera të Nëntorit
Akademi festive me program të begatë kulturore dhe artistike Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, përvjetori i 106-të i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit, edhe këtë vit janë shënuar në një ambient vërtetë festiv, në të gjitha vendbanimet me popullatë shqiptare të komunave Plavë dhe Guci. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me kryesinë e Zyrës së saj koordinuese për Plavë, Guci e Rozhajë, me seli në Plavë, të enjten me 22 nëntor, në restorantin e Hotelit “Rosi” në Guci, organizoi akademi solemne dhe festive, me ç’rast me respektin dhe nderimet më të mëdha u shënuan festat e nëntorit: Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, përvjetori i 106-të i Pavarësisë së Shqipërisë, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe ditëlindja e 63-të e komandantit legjendar shqiptar Adem Jasharit, por edhe i përvjetorëve të ngjarjeve kombëtare historike: 550 vjetori i ndarjes nga jeta i trimit legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe 140 vjetori i mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në lokalin e restorantit në fjalë, u tubuan shumë shqiptarë të ftuar të Plavës e Gucisë me rrethinë, por edhe të komuniteteve të tjera, personalitete të shquara të jetës shoqërore, politike dhe kulturore nga Plava e Gucia, ndër të cilët veçojmë kryetarin e Kuvendit të Komunës së Plavës, Z. Shefket Jevriq, dhe
22
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
kryetaren e komunës dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Gucisë, zonjushën Anella Çekiq dhe Z. Xhendadin Radonçiq, me bashkëpunëtorë, si dhe mysafirët e nderuar nga Ulqini e Malësia e Madhe: kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Z. Faik Nika, sekretari i KKSH-së, Z. Lindon Gjelaj, kryetari i Alternativës Shqiptare në Mal të Zi, Z. Nikë Gjeloshaj, dhe drejtori i Drejtorisë për mbikëqyrjen e arsimit të pakicave në Mal të Zi, Z. Marash Dukaj, të cilët në atmosferë vërtetë festive, , kaluan çaste të këndshme dëfrimi e argëtimi, të cilat ua ofruan dhe mundësuan djelmoshat e Hotit të Kujit me këngë patriotike të përcjella me sharki e çifteli, performuesit e valleve autoktone shqiptare nën tingujt e muzikës popullore shqipe dhe recituesit e shkathtë të vargjeve kushtuar festave të nëntorit. Pas intonimit të Himnit kombëtar shqiptar, nikoqiri i organizimit të akademisë festive, nënkryetari i KKSHsë në Mal të Zi, Z. Ibër Hoti, i përshëndeti të pranishmit, kurse mysafirëve u dëshiroi mirëseardhje dhe falënderim për mbështetjen dhe përkrahjen e organizimit të akademisë solemne. Në emër të KKSH-së, të pranishmit i përshëndeti dhe ua uroi festat e nëntorit, kryetari Faik Nika, i cili në fjalën e vet të rastit, nikoqirët i falënderoi dhe i uroi për organizimin e akademisë vërtetë të qëlluar, duke shprehur bindjen se shënime dhe organizime
të këtilla të mbahen edhe në të ardhmen, kurse urimet dhe përshëndetjet për festa dhe falënderimet për ftesë pjesëmarrjeje në manifestim, në emër të Komunës së Gucisë, organizuesi të akademisë ia përcolli kryetarja e komunës së Gucisë, zonja Anella Çekiq, dhe në emër të komunës së Plavës, mesazhin urues dhe përshëndetës ia përcjelli kryetari i kuvendit të saj, Shefket Jevriq. Ndërkaq, Shoqata “Alpet Shqiptare”, në bashkëpunim me SHKA “Maja e Karajfilit” Plavë-Guci, të premten me 23 nëntor, në sallën e madhe të godinës së Qendrës për Kulturë në Plavë, të mbushur përplot shqiptarë të Plavë-Gucisë me rrethinë, por edhe të nacionaliteteve të tjera të kësaj ana, mbajti koncert festiv kushtuar shënimit të festave të nëntorit, por edhe përvjetorëve të ngjarjeve të tjera historike kombëtare shqiptare. Në emër të organizuesit të manifestimit festiv, të pranishmit i përshëndeti dhe ua uroi festat e pritura, veprimtari për çështje kombëtare, Z. Tahir Gjonbalaj. Në fjalën e vet të rastit, ai u përqendrua në shpalosjen dhe evokimin e kujtimeve në ngjarjet e rëndësishme të historikut të bujshëm dhe të vrullshëm kombëtar shqiptar, duke përmendur Ditën e Flamurit Kombëtar, përvjetorin e 106-të të Pavarësisë së Shqipërisë, 110 vjetorin e Kongresit të Manastiri, 140 vjetorin e mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 550 vjetorin të vdekjes së
MOZAIK
trimit legjendar kombëtar, Gjergj Katriotit-Skënderbeut, por edhe të ca ngjarjeve të tjera që lanë vrragë të rënda shekuj me radhë ndër popullatën shqiptare. Shqiptarët e pafajshëm dhe të pafuqishëm, nga okupuesit e ndryshëm, u ballafaquan dhe përjetuan tortura, represalie, përndjekje dhe mënyra të tjera të terrorit dhe dhunës nga okupues të ndryshëm. Me vendime të padrejta që u ndërmorën në konferenca e kon-
grese të ndryshme, trojet shqiptare u ndanë dhe u copëtuan pa mëshirë. Ngjarje këto që shqiptarët i lodhën, i munduan dhe i varfëruan, theksoi Gjonbalaj në fjalën e vet të rastit. Dita e Flamurit Kombëtar, përvjetori i 106 i Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e 63-të e komandantit legjendar Adem Jashari, por edhe përvjetorët e ngjarjeve të rëndësishme historike shqiptare: 110 vjetori i Kongresit të Manastirit, 104-
vjetori i mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 550 vjetori i vdekjes së trimit legjendar kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, u shënuan edhe me program të begat dhe të larmishëm kulturor, artistik e muzikor, me recitime, recitale, këngë dhe valle, nartës kryesor i të cilëve ishin anëtarët e SHKA ”Maja e Karajfilit”, të veshur me kostume tradicionale autoktone kombëtare shqiptare, por edhe të veshur me rroba kuq e zi, të shoqëruar nga anëtarët e grupit instrumental të SHKA “Besa” nga Trieshi i Malësisë së Madhe, të cilët performuan ca pika muzikore me sharki e çifteli. Këngët, vallet, recitimet dhe recitalet, të cilat me përpikëri i shfaqen dhe i performuan anëtarët e SHKA-së “Maja e Karajfilit”, por edhe ata të SHKA-së “Besa” nga Trieshi, u përcollën me interesim dhe u përshëndeten me duartrokitje të pandërprera Sh. Hasangjekaj frenetike.
Konferencë shkencore në Korçë Në bashkorganizim të Universitetit “Fan S.Noli” Korçë, Universitetit “Hasan Prishtina” Prishtinë, UBT-Prishtinë, Qendra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike-Shkup dhe Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, në Korçë me 22 nëntor 2018 u mbajt Konferenca shkencore mbarëkombëtare
kushtuar 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në konferencë me kumtesa janë paraqitur 34 studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, e Mali i Zi. Konferenca punimet i ka zhvilluar në tre seksione: gjuhësisë dhe letërsi, edukimit dhe kulturës dhe atë të historisë.
Përfaqësuesi i vetëm nga Mali i Zi ishte dr. Nail Draga i cili është paraqitur me kumtesën “Arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi-nga monizmi në pluralizëm” Sipas organizatorëve, kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë. (Kohapress) E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Një trashëgimi e s shqiptare në kala Nga gjurmimet arkeologjike të kryera gjatë restaurimit, përveç që kanë dal disa elemente të rëndësishme ilire, njëherazi është zbuluar së Kisha e Shën Katarinës ka qenë objekt i lidhur ngusht me kishat e tjera në formën e një manastiri të urdhrave kishtare. Nga shtrirja gjeografike kuptohet së në afërsi të saj ka pasur Kishën e Shën Nikollit dhe Shën Prendës dhe në distancë jo fortë të largët Katedralen e Shën Gjergjit, të cilën Turqit me rastin e pushtimit të Tivarit në vitin 1571, e patën shndërruar në xhami
Dom Nikë Ukgjini
Konservimi dhe restaurimi i çdo objekti të mesjetës apo të antikitetit na rikthen në kujtesë kohën e lavdishme të popullit tonë dhe atë të trishtimit që ndodhi më pas, nga pushtuesit më pikantë të njëpasnjëshëm, si: bizantinët, sllavët e të tjerë e nga shek. XV, osmanët, të cilët këta të fundit ndërprenë çdo fije të zhvillimit të vrullshëm në çdo drejtim të jetës sonë Arbërore. Si pasojë e këtyre ngjarjeve dhe atyre që pasuan pas vitit 1878 në Kongresin e Berlinit, kur trojet tona iu shpërndanë fqinjëve, kthimi në identitet i çdo objekti të mesjetës jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, na mallëngjen pa masë duke na kthyer në kohën kur Arbëria në mesjetë qëndronte si një zonjë e rendë, në krahasim me pushtuesit që shkonin e vinin dhe ata qiragjinj që na mbetën në oborrin e shtëpisë pa na pyetur fare.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Të përfshirë më këto emocione të arsyeshme, një grup intelektualësh nga Shkodra më 25 nëntor morëm pjesë në ceremoninë kishtare me rastin e bekimit të Kishës së posa restauruar të Shën Katarinës në Tivarin e Vjetër, organizuar nga Kryeipshkvi i Tivarit Mons. Rrok Gjonlleshaj. Në fjalën e rastit të mbajtur nga kryeipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, duke përshëndetur edhe në gjuhen shqipe, shprehi gëzimin dhe falënderimin për Ministrinë e Kulturës dhe Qendrës kulturore të Tivarit për këtë dhuratë të çmuar dhënë për Kishën e Tivarit dhe kulturën në përgjithësi. Në vazhdim Gjonlleshaj u shpreh se, Kisha e Shën Katarinës, na kujton edhe rrënoja të tjera dhe përgjegjësitë që kemi për to. Por sidoqoftë, na duhet t’i drejtojmë sytë drejt së ardhmes - sikur drejt qiellit nga ku do marrim shpërblimin tonë për veprat tona tokësore. Ndërsa Nunci Apostolik Mons. Luigi Pezzuto, për Malin e Zi me seli në Sarajevë, u shpreh se krishterimi në këto treva ishte shumë më parë se kur qe ndërtuar Kisha e Shën Katarinës, në shek. XII-XIII. Pastaj foli për kujdesin e treguar ndaj kryedioqezës së Tivarit nga Selia e Shenjtë dhe për marrëdhëniet e mira që Papati ka krijuar me shtetin e Mali të Zi. Në solemnitet
morën pjesë kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq dhe zv. Ministri i Kulturës, Aleksandër Dajkoviq, të cilët Kishën e Shën KatarinësMonument Kulture tani të restauruar e lanë në shërbim të besimtarëve të kësaj kryedioqeze, Pastaj, morën pjesë ipeshkvi i Kotorrit, Imzot Illia Janiq, Imzot Zef Gashi, meshtarë si dhe besimtarë të ardhur edhe nga Ulqini e Tuzi. Kisha e Shën Katarinës, e stilit romano-gotike, sipas studiuesve malazezë, është një ndër katër kishat e tjera të mbetura nga pushtimet osmane, e ndërtuar në shek. XIV, në themelet e një kishe tjetër më të zgjeruar të shek. XII. Nga gjurmimet arkeologjike të kryera gjatë restaurimit,
KULTURË
shkëlqyer anë e tivarit! pos që kanë dalë disa elemente të rëndësishme ilire, njëherazi është zbuluar se Kisha e Shën Katarinës, ka qenë objekt i lidhur ngusht me kishat e tjera në formën e një manastiri të urdhrave kishtare. Nga shtrirja gjeografike kuptohet se në afërsi të saj ka pasur Kishën e Shën Nikollit e Shën Prendës dhe në distancë jo fort të largët Katedralen e Shën Gjergjit, të cilën Turqit me rastin e pushtimit të Tivarit në vitin 1571, e patën shndërruar në xhami. Sipas relatorit të Selisë së Shenjtë, Marin Bicit të vitit 1610, rreth e përqark kalasë e ndërtuar nga romakët dhe rindërtuar nga bizantinët në shek. IX, ka pasur edhe dhjetëra kisha së tjera të cilat turqit i shkatërruan dhe i tjetërsuan për nevojat e tyre ushtarake. Sipas, Ivan Markoviq, para pushtimit osman në Tivar flitej, gjuha zyrtare latinishtja e italishtja e në popull shqipja dhe ajo sllave. Sipas Biccit në shek. XVI, shënohet ardhja masive e serbëve dhe malazezve nga malet duke ndryshuar strukturën e popullatës së këtij qyteti të cilët deri atëherë ishin të gjithë katolikë. Se lidhja e shqiptarëve me këto treva kanë qenë evidente na dëshmon edhe kryeipishkvi i Tivarit, Guillermo Adae, (1324-1341), i cili në vitin 1332,
duke shkruar për invazionet serbe në këtë zonë, ka shkruar se shqiptarët janë katolikë dhe kanë gjuhën e vet dhe librat e veta. Prezencën e shqiptarëve na e tregon edhe fakti se don Gjon Buzuku, për shkak të nevojave të besimtarëve të kësaj kryedioqeze, shkroi dhe Mesharin e tij në vitin 1555. Nga ana tjetër, në Selinë e kësaj kryedioqeze e cila ishte pararojë e katolicizmit dhe shqiptarizmit në këtë pjesë të Ballkanit, gjatë pushtimeve osmane dhe trazirave të Kishës ortodokse serbe, në krye të kësaj selie kanë qëndruar heroikisht Gjon Bruno Harapi, Pjeter Mazreku, Gjergj Bardhi, Pjeter Bogdani, Mark Jorga, Lazër Vlladani, Gjergj Junku etj.. Krahas kontributit të këtyre kolosëve, duke filluar nga shek. XI, besimi katolik është dëshmuar dhe është ruajtur, në fakt me firo të ndjeshme, deri në ditët tona. Duke soditur kalanë e Tivarit dhe objektet e tjera të trashëgimisë kulturore, kuptohet se historia kishtare interferon e ndërthuret me historitë e tjera: me historinë politike, ekonomike, sociale, kulturore duke na dhënë një rrëfim me shumë pamje, ku secila ndihmon të kuptohet tjetra dhe të gjitha së bashku formojnë një të tërë. Gërmadhat kulturore flasin për marrëdhëniet e Kishës katolike shqiptare me “të tjerët”, në etni ose në besim, për përballjet dramatike të saj me botën e politikës, për kontributet e saj në fushën e kulturës e të ideve, për qëndrimet e saj ndaj idesë së kombit e të shtetit kombëtar. Kryedioqeza e Tivarit, si pasardhës e asaj të Dioklesë te shek. V, sot edhe pse shumë e tkurrur ende mban gjallë frymën e krishterimit dhe të besnikërisë ndaj papatit dhe popullit të Zotit i cili gjatë terë historisë mbajti mbi supe trazirat e egra ballkanike. Dëshmi e kaluarës së lavdishme është dhe in-
“
Gërmadhat kulturore flasin për marrëdhëniet e Kishës Katolike Shqiptare me “të tjerët”, në etni ose në besim, për përballjet dramatike të saj me botën e politikës, për kontributet e saj në fushën e kulturës e të ideve, për qëndrimet e saj ndaj idesë së kombit e të shtetit kombëtar
augurimi i sotëm i këtij objekti fetar e kulturor, ku pas 447 viteve për të parën herë i mbushur me plotë emocione, celebrohej mesha lirshëm sipas ritit romak. Restaurimi dhe konservimi i Kishës së Shën Katarinës, në Kala të Tivarit, financuar nga qeveria e Malit të Zi, dhe realizuar nga ekipi restaurues “KOTO” e licencuar për këto lloj punimesh nga UNESKO e Bashkimi Evropian, është një trashëgimi e shkëlqyer në kalanë e Tivarit, për kulturën dhe identitetin kombëtar të popullit tonë. Ky monument është njëri ndër shumë monumente të tjera në trevat shqiptare në Mal të Zi, që presim të vihet dorë nga organet përkatëse, për t’i shpëtuar nga dhëmbi shkatërrues i kohërave historike. Por, një kujdesje ndaj tyre, qoftë edhe moralisht, mbetet të tregohet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Vështrim
Magjia dhe universalizmi letrar i Anton Gjuravçajt Mr. Vilson Culaj
Po behet më se një çerek shekulli dhe emri i Anton Gjuravçajt po lë gjurmë të çmuara dhe të denjësishme në letërsinë shqiptare. Që nga libri i parë më poezi ,, Baladë Vertikale ,, 1994 derisa ishte në përfundim të studimeve ishin parashenja se, ky krijues i ri dhe krejt origjinal jo shumë larg në kohë do t’i arrinte majat letrare. Ketë fakt e arsyetonin këta faktorë sociologjikë dhe letrarë. 1. Në atë kohë kishte krejt pak krijues që arritën ti botonin librat e tyre dhe interesimi për letërsi ishte privilegj i një elite universitare , sepse mungonte një traditë e shprehur e botimeve. 2. Shtëpitë botuese kishte krejt pak për të mos thënë nuk ekzistonin fare 3. Duhej njohje dhe guxim për të dalë para masës me botime autoriale sepse hijet e zeza ideologjike përcillnin hapat dhe veprimet e çdonjërit, dhe 4. Motivi letrar ishte i pakët, sepse njerëzit përballeshin më ekzistencë dhe mezi mbijetonin nga dhuna dhe përplasjet politike e etnike. Ndër këto figura që me guxim, kurajo, vision e përkushtim ishte edhe Anton Gjuravçaj, i cili në mënyrë elitare shkruante dhe bashkëpunonte me elitat në Kosovë, siç ishte emri i
26
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
afirmuar i poetit Mirko Gashit. Libri poetik ,, Baladë Vertikale ,, pati bërë bujë në botën letrare të asaj kohe dhe Antoni nga brezi me i ri shikohej me habi e admirim si një penë , tru e talent, guxim, avangardë e vizion dhe një zë ndërgjegjësues krejt ndryshe nga masat intelektuale të asaj kohe. Ende lexuesit e pasionuar me endje citojnë dhe komentojnë vargjet e tij antologjike, qasjen e tij ideo – artistike, të cilat gjakojnë e flasin për esencat dhe gjallimet shpirtërore shqiptare dhe ato personale. Çdo poezi e këtij libri është tharm e kundrim i ekzistencës, shikuar në prizmin e filozofisë së jetës dhe gjakimit për një jetë evropiane në kuptimin e mesazhit poetik: ,, Ne ishim Evropë para Evropës ,,. Një vit më vonë Antoni prapë befasoi opinionin letrar të Kosovës e më gjerë me botimin e librit të tij më prozë ,, Memento ,, 1995. Ishte kjo një shenjë e mirë se ky krijues me gjithë angazhimet e tij jetësore dinte që vetes t’i gjente kohë për hapësira shpirtërore e letrare, sepse aty ku e thërriste margaritari i tij ai ishte në gjendje të dhuronte zemër, shpirt e margaritarë, vizione, e mesazhe krejt origjinale letrare. Kritika letrare dhe opinioni i gjerë artdashës e intelektual të kohës qenë mahnitur me idetë, përkushtimin, dhe qasjen krejt origjinale të letërsisë së tij personale, e
cila buronte sigurisht nga ndërdija e tij e pasur prej malësori i cili falë faktit qe rridhte nga Malësia e Madhe dhe ishte bir i një intelektuali shumë të çmuar prof. dr. të letërsisë Pjeter Gjuravcaj. Antoni mu si në një tabllo pikture kishte aq shumë imazhe ideore e frymëzuese në perceptimet e tij ku hera-herës reflektonte si një krijues sa hermetik po aq praktik, sa real po aq ekzistencial, sa ,, utopik ,, po aq metapsikologjik. Ndërdija dhe delli artistik i Antonit gjallonte së bashku me kohën dhe hapësirën shqiptare. Edhe pse i kthyer në vendlindje pas mbarimit të studimeve ai së bashku me vetën e tij kishte marrë jo vetëm kokën, talentin, frymëzimet, botëkuptimet, hapësirat e shpirtit e mendjes por, edhe ndjesitë sa humaniste po aq edhe të plagëve të fshehura. ,, Në dhimbje e në dashuri të mëdha lindin letërsitë e mëdha thuhet diku në ligjin universal të këtij planeti ,,. I asaj bote dhe i kësaj bote, të mbjellur në dykohësi, dy hapësira të së njëjtit nënqiell shqiptar ishte edhe Antoni që çdo ditë gjallon letrarisht me dijet dhe horizontet e tij të pamasa. Edhe pse i angazhuar shumë me punët që kërkon bota dhe ritmi i jetës, mendja as frymëzimet e tij nuk ndalonin kurrë. Ai nuk e harronte kurrë misionin e tij të shenjtë që ia kishte dhënë vetës. Shkruante Antoni sepse zemra, mendja e shpirti i tij nuk pranonte të jetonte në zbrazëti e humnera të
KULTURË
Antoni mu si në një tabllo pikture kishte aq shumë imazhe ideore e frymëzuese në perceptimet, e tij ku hera herës reflektonte si një krijues sa hermetik po aq praktik, sa real po aq ekzistencial, sa ,, utopik ,, po aq metapsikologjik kohës, por gjakonte, gjykonte e arsyetonte që të linte gjurmë në kohë dhe hapësirë. Ai vetes i gjente kohë për të punuar, për t’i qëndruar afër familjes, për ti shërbyer qytetarit sepse ligji i Hipokratit e thërriste në ndërgjegjeje si një dekalon i Moisiut në besëlidhjen e vjetër, por misionin e tij nuk e ndalonte. Ai hera-herës i vegonte publikut shqiptar me ndonjë shkrim apo artikull, por kurrë se harronte misionin e tij letrar. Shkruante edhe netëve me hënë që të ngadhënjente ditën më diell dhe i mbjellur në dritën e njohjes dhuronte letërsi të mirëfilltë. Libri apo romani ,, Vdekja e Valës ,, 2014 ishte një pikë kthesë kulmore e përbetimit të tij misionar sepse në atë roman ishte zbrazur e tërë fusha - potenciali emocional dhe e i verbimeve shpirtërore të një qenieje që di të klithë në heshtje, por jo ta mallkojë botën për mëkatet e saja. Një roman jo aq i madh në vëllim por me një dendësi marramendëse të mesazheve, hera- herës paksa transcendental, ku magjishëm gërshetohen personalja me shoqëroren, nacionalja me universalen, kultura, tradita, e besimi me indiferentizmin e konsumizmin e harbuar dhe flaka e dashurisë me zjarrin e pashuar … si dhe një varg fenomenesh të cilat
rrallë nga penat e tjera mund ta kapin tharmin e gjallimit, shqyrtimit dhe meditimit për ta plasuar deri tek kodi letrar krejt unik dhe jo i lehtë për t’u zbërthyer nga lexuesit e rëndomtë. Tek Antoni kishte jetë, andaj e donte jetën dhe letërsinë por edhe të bukurën dhe atë çka ishte kombëtare. Motivi për të shkruar romane historike nuk ishte vetëm një pasion i thjeshtë por edhe një gjakim për ti zbrazur dijet e tij universale përballë dobësive tona historike si popull. Stili jetësor i Antonit nuk pranonte të jetonte në një model si të Jonës Biblik në barkun e balenës por synimet e tij ishin të dimensioneve shumë më të larta andaj lundron pa pushim ëndrra e tij për Itakën e humbur. Frymëzimet e Antonit kërkojnë ta rrëmbejnë zemrën e njeriut, tharmin e ekzistencës kombëtare, dhe Eliksirin letrar jo për ta madhështuar veten por idetë që i silleshin nëpër Kataraktet e shpirtit të tij që t’i transformonte në kod letrar e model jetësor. Antoni që në fillimet e tij letrare e donte lindjen e rilindjen e tij përmes letërsisë, sepse kur misioni letrar bëhet i përmbushur në fakt përmbushet edhe një pikë vakumi në histori për një komb hera herës i fjetur. Degëzimi shpirtëror i Antonit kurrë se deshi kotësinë Shekspiriane,
andaj çdo herë synonte që idetë e tij t’i sublimonte në një tërësi, fryt dhe përmbajtje të qartë, sepse ashtu e thërriste zëri i tij ndërgjegjësues. Kjo shkallë ndërgjegjësimi e formimi letrar në breza natyrshëm ka krijuar Olimpin e tij letrar, gjë që u sublimua me rastin e botimit të romanit të tij ,, Nata në Sion ,, 2016, Botoi TOENA , Tiranë, libër i cili u promovua në qytetin e lavdisë dhe bekimit tonë kombëtar në Lezhën e Gjergj Kastriotit, gjegjësisht në bibliotekën e qytetit Atë Gjergj Fishta ku një elitë e masë kualitative intelektualësh nga Tirana, Prishtina, Klina, Istogu -Burimi Gjakova, Lezha Shkodra, Rrësheni morën pjesë në këtë promovim dinjitoz. Emri i Antonit në fakt ju rikthye prapë opinionit të gjerë letrar. Shumë media elektronike e të shkruara e televizione pasqyruan vlerën unike të këtij romani. Libri i tij shumë shpejt pushtoj hapësirat mbarëshqiptare, si Tiranë, Prishtinë, Lezhë, Shkodër, Mal i Zi, diasporë deri në USA, ku edhe aty iu organizua një promovim madhështor në ambientet e kishës së Shën Palit në bashkëpunim edhe me ,, Vatrën ,, ku opinioni i gjerë dhe kritika letrare ketë roman e radhitën si njërin ndër romanet më të dalluara në rrafshin etnopsikologjik dhe historik. E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Libra të rinj
Shqetësim për rrjedhat sociale dhe çështjet identitare (Ali Gjeçbritaj, Heshtja që flet, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2018) Krijuesi i devotshëm Ali Gjeçbritaj ka botuar këto ditë përmbledhjen e tij të pestë me poezi, të titulluar “Heshtja që flet”, në të cilën janë përfshirë 75 poezi, të cilat trajtojnë tema të ndryshme nga përditshmëria, dukuritë sociale, çështjet identitare të shqiptarëve në Malin e Zi etj. Përmes poezive, të cilat janë renditur sipas rendit alfabetik të titullit të tyre, autori shpreh edhe shqetësimin e tij për rrjedhat sociale që nuk shkojnë në favor të qenies shqiptare. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Redaktor i librit është Jaho Kollari, recensent Hajredin Kovaçi, lektore Ardita Rama, ndërsa redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Ali Gjeçbritaj ka lindur në Arbnesh të Krajës, më 1953. Krahas punës në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistikë. Shkruan dhe krijon kryesisht poezi, tregime, vështrime dhe shkrime publicistike. Bashkëpunon me të gjitha mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Shkrimet e tij i hasim edhe në revista e gazeta jashtë Malit të Zi. Është redaktor i revistës “Valët”, revistë e nxënësve të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros. Deri tash ka botuar këto libra: “Motet” (përmbledhje me poezi), “Gjurmët e moteve” (publicistikë), “Informatori” (publicistikë), “Shkolla në Krajë 1929-2009” (monografi), “Nata me hënë” (poezi), vëllimin poetik “Botë mashtrimi”, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Kopshti i xixëllonjave” dhe monografinë “Udhëtim në kohë”. Përmbledhja me poezi “Heshtja që flet” është libri i tij i nëntë. i. k.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
MOZAIK
Kuvendi i Komunës së Tuzit miraton rezolutën për mbrojtjen e lumit Cem
Të ndalohet çdo aktivitet që rrezikon mjedisin
Foto: KOHA
Të vetëdijshëm për faktin se projekti për ndërtimin e hidrocentraleve gjithsesi ka arsyetimin ekonomik, duhet të theksojmë se ruajtja e mjedisit është objektivi kryesor i të gjithëve, prandaj u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë me kohë për të ndaluar punën që ka filluar dhe çdo aktivitet tjetër që do të rrezikonte mjedisin Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit, ka miratuar unanimisht, rezolutën e propozuar nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve e cila konsiston në mbrojtjen e lumit Cem, përkatësisht valorizimin e tij të mëtejshëm, për të parandaluar dëmtimin eventual të çfarëdollojshëm. Hartuesit e kësaj rezolute kanë bërë me dije se bazuar në informacionin që posedojnë, se në shtratin e këtij lumi (në Cem të Selcës dhe në Cem të Vuklit) në Shqipëri, ka filluar ndërtimi i hidrocentralit, e kanë shikuar të domosdoshëm këtë draft- rezolutë për të mbrojtur lumin Cem. “Sepse ne jemi të sigurt se ndërtimi i këtij hidrocentrali do të ketë ndikim negativ në habitatin natyror të lumit Cem edhe në Malin e Zi e sidomos në nivelin dhe cilësinë e ujit, do të ndikojë
negativisht në mjedis, etj. Të vetëdijshëm për faktin se projekti për ndërtimin e hidrocentraleve gjithsesi ka arsyetimin ekonomik, duhet të theksojmë se ruajtja e mjedisit është objektivi kryesor i të gjithëve, prandaj u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë me kohë për të ndaluar punën që ka filluar dhe çdo aktivitet tjetër që do të rrezikonte mjedisin”, theksohet në këtë draft- rezolutë të hartuar nga UDSH dhe e firmosur nga kryetari i kuvendit të komunës së Tuzit, Z. Fadil Kajoshaj. Mali i Zi dhe Republika e Shqipërisë – thuhet më tutje – janë nënshkrues të disa konventave ndërkombëtare të cilat kanë si tematikë, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e ujërave ndërkufitare. Marrëveshja e fundit është bërë në korrik të këtij viti ndërmjet këshillit të min-
istrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi mbi marrëdhëniet e ndërsjella në fushën e manaxhimit të burimeve ujore ndërkufitare e cila në mes tjerash parashikon se “Dëmet nga ndikime ndërkufitare”, kanë të bëjnë me çdo dëm të shkaktuar nga ndërhyrja e cila kishte ose ka ndikim në jetën, pronën, sigurinë e objektit në mjedisin, ose strukturën ujore në territorin e palës tjetër, ose nëpërmjet të cilave disa prej të drejtave apo interesave janë shkelur”, thuhet në mes tjerash në këtë rezolutë. Rikujtojmë se vitin e kaluar, kuvendi i kryeqytetit Podgoricë, shpalli kanionin e lumit Cem “Monument natyror”, bazuar në Ligjin për mbrojtjen e natyrës, përkatësisht në Nenin 25 të këtij Ligji. t. u. E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Skënderbeu në traditën popullore shqiptare në Malin e Zi (2)
Shasi mesjetar, burim i gojëdhënës për Skënderbeun Ky mjedis i lashtë iliro-arbëroro-shqiptar e ruajti për shumë shekuj legjendën e bukur dhe të plotë për Skënderbeun dhe periudhën e tij, duke e zgjeruar shtrirjen gjeografike në ekstremin veriperëndimor shqiptar. Kjo na jep shkas dhe na shtynë të pohojmë se ky krijim në radhë të parë i takon kulturës popullore shqiptare që dëshmohet nga shumë faktorë
Dr. Ismail Doda
(vijon nga numri i kaluar) Studiuesi Stevan Duçiqi ka meritë që e zbuloi, e regjistroi dhe më në fund, më 1931 e botoi këtë gojëdhënë të rëndësishme për traditën popullore të këtyre viseve dhe më gjerë. Për fat të keq studiuesi nuk ofron të dhëna për personin që ia dha “testamentin” e as për burimin e parë të tij. S’e dimë kush e shënoi i pari, cila ishte gjuha e treguesit dhe në cilën gjuhë e tregoi ai. Këto shënime do t’ia ngritin edhe më tepër vlerën shkencore. Materiali u përkthye në gjuhën standarde shqipe. Të gjitha këto rrethana e largojnë tekstin nga burimi i saktë gjuhësor dhe nga e folmja dialektore e mjedisit ku u krijua. Sido që të jetë puna, gojëdhëna e ka burimin tek Shasi mesjetar. Ky mjedis i lashtë iliro-arbëroro-shqiptar e ruajti për shumë shekuj legjendën e bukur dhe të plotë për Skënderbeun dhe periudhën e tij, duke e zgjeruar shtrirjen
30
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
gjeografike në ekstremin veriperëndimor shqiptar. Kjo na jep shkas dhe na shtyn të pohojmë se ky krijim në radhë të parë i takon kulturës popullore shqiptare që dëshmohet nga shumë faktorë. Të dy këto motërzime e plotësojnë njëra-tjetrën. Ato, krahas elementit historik i shtjellojnë edhe dy motive të rëndësishme për letërsinë gojore shqiptare: 1. Motivi i parë dhe kryesor është ruajtja dhe përpjekja për ta zbuluar dhe shti në dorë thesarin e fshehur, brenda një periudhe shumë të gjatë kohore. Elementi fantastik me të cilin është ndërthurur dhe gërshetuar motivi përmban elemente shprehëse artistike. Ata e tërheqin lexuesin dhe e nxisin shkrimtarin që të përdorë në ndonjë krijim të tij. Elementi historik bëhet i njohur përmes emërvendit të lashtë, Shasit dhe disa nga kishat që përmenden aty, ku numri i tyre është baras me atë të ditëve të një motmoti. Është fakt se, nëse krijimet gojore shënohen me një vonesë shekullore, ata mund të humbasin fare, ose së paku të pësojnë ndryshim. Andaj edhe në motërzimin e dytë të legjendës, sa i përket datës hetohet një ndërlikim. Në fund të saj jepet data 20 gusht 1396, një vit para se i ati i tij Gjon Kastrioti të bëhet princ i Krujës
(1395) që i bie nëntë vjet para vitit 1405, kur mendohet të ketë lindur Skënderbeu [S. Dučić, ZIOP (vep. e cituar në 2, 3, 4, 5), f. 339, 340], të cilit i dedikohet. Emri i këtij strate-
MOZAIK gu si kryepersonazh i gojëdhënës e lidh edhe më fort motivin e saj me mesjetën tonë historike që nuk është ndriçuar sa duhet. Pas emrit të Skënderbeut jepet ofiqi zyrtar guvernator që e ka edhe një bazë historike [Në mbështetje të marrëveshjes së 20 gushtit 1463 Skënderbeu i kërkoi Senatit të Venedikut, me anën e Pal Engjëllit që ta shpallte atë, ashtu siç ishte premtuar, guvernator (Capitaneus gentium nostrarum illarum partium ipse vero magnificus dominus gubernator), kurse birin e tij Gjon Kastriotin komandant të forcave shqiptare-venedikase në Shqipëri, por Sinjoria u përgjigj se këtë premtim do ta realizonte kur të formohej ushtria e përbashkët në Shqipëri (K. Frashëri, GJKS, jv (e cit. në 7, 423)]. Ky i shkon për shtat faktet se vërtet që ai e drejtoi dhe e qeverisi shtetin e parë të bashkuar shqiptar (Shih, Historia e popullit shqiptar, Tiranë: Toena, 2002, ASH, Instituti i Historisë, i, f. 425, 429. (Më tej, HPSH, i) me kryeqytet Krujën. Për rrethanat historike të kohës ai ishte një kryetar i mirëfilltë. Kjo dëshmohet edhe nga pajimet personale, objektet e tij – kurora dhe shpata që mendohet t’i ketë fshehur aty me gjithë
“
Gjithnjë këndohet në Malin e Zi një këngë popullore për një shpatë që ia dhuroi Skënderbeu njërit nga princërit e këtushëm si simbol i luftës së përbashkët kundër pushtuesve të Ballkanit, e cila nga koha e princ Danilos (vladika Danilo) u ruajt në shtëpi të Njegoshit që më vonë mbreti Nikolla Petroviq (Petrović) ia dhuroi Bllazho Boshkoviqit (Blažo Bošković), me dëshirë që trimi i njohur malazias ta përdorte si dikur Skënderbeu
thesarin sa ishte vetë gjallë. Të gjitha këto prova e vërtetojnë afërsinë e sundimtarit dhe komandantit të lavdishëm shqiptar me këto anë. Ai për një çerek shekulli, jo vetëm vendin e vet, por edhe një pjesë të Ballkanit e solli mbarë, duke iu prirë në luftrat për liri dhe pavarësi. Shpata e tij që përmendet në legjendë ka edhe mbështetje reale. Gjithnjë këndohet në Malin e Zi një këngë popullore për një shpatë që ia dhuroi Skënderbeu njërit nga princërit e këtushëm si simbol i luftës së përbashkët kundër pushtuesve të Ballkanit, e cila nga koha e princ Danilos (vladika Danilo) u ruajt në shtëpi të Njegoshit që më vonë mbreti Nikolla Petroviq (Petrović) ia dhuroi Bllazho Boshkoviqit (Blažo Bošković), me dëshirë që trimi i njohur malazias ta përdorte si dikur Skënderbeu [Ismail Doda, Skënderbeu dhe malazezët, të L. Lucaj etj. “Në prehër të jetës së re” (doracak për nxënës të shkollës fillore prej klasës III deri në klasën VIII), Enti Republikan për Përparimin e Shkollave, Titograd 1976, f. 68, 69]. Gjërat më të vyera, përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut tani ndodhen në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë (Kunsthistoriches Museum, Wien) [K. Frashëri, GJKS, jv (e cit. në 7, 10), f. 258, 259]. Skënderbeu ishte mjeshtër i përsosur në përdorimin e shpatës. Ai me shpatë në dorë ia solli lirinë popullit të vet. Me të bënte edhe të paarritshmen. Kështu një ditë, në luftë e sipër me pushtuesit osmanë rreth Kalasë së Krujës, kur ushtarët i mbetën etshëm: “Skënderbeu mjedis shpell’s i suell shpatë shkamit edhe aty del ujtë. U mblodh ushtria dhe piu ujë e u ngi” [Tregimin “Ushtari i Skënderbeut” e shënoi prej Zeqir Bruçajt nga Vuthaj (Guci) Hasan Gjonbalaj dhe e botoi në “Gjurmime albanologjike –
Folklor dhe etnologji”, IAP, Prishtinë, 1971, f. 211 (më tej Gja etj.)]. 2. Motivi i dytë i legjendës lidhet me atë të murimit. Ai këtu paraqet një risi. Për dallim nga balada e murosjes së gruas, e përhapur edhe në këto anë dhe e lidhur me kështjellën “Rozafa” të Shkodrës, që s’është larg nga Shasi (Shasi në të kaluarën, nga liqeni i vet, duke kaluar nëpër kanal në Bunë, prej andej lidhej me Shkodrën, por edhe përmes rrugëve këmbësore mesjetare: Ulqin-Mali i Brisë-Shkodër, e njohur si rruga romane Ulcinium-Scodra) dhe me murosjen e një gruaje, sipas kësaj gojëdhëne (e cila si krijim popullor i prinë baladës) të Shasit në fillim të ndërtimit u bë kurban një dash, ashtu siç vazhdon të praktikohet kur fillon ndërtimi i një shtëpie, duke kujtuar se kjo do të sjellë mbarësi; pas ndërtimit të qemerit të depos ku, sipas legjendës, ndodhej thesari i fshehur në Shas, theren dymbëdhjetë mjeshtër, në mënyrë që mos të hetohet sekreti. Përveç elementit fantastik që i ka hije një gojëdhëne, pa kaluar në idealizim e mistifikim, edhe ky motiv ka rreze historike. Edhe sot, madje nëpër shtete të përparuara, për ta ruajtur sekretin e ndonjë objekti strategjik ushtarak a shtetëror, në mënyrë misterioze e pëson ndonjë nga ndërtuesit kryesorë. Gojëdhëna për lidhjet farefisnore, ka të bëjë me drekallët shqiptarë, më vonë të sllavizuar dhe të mbiquajtur Drekalović, të fisit Kuç, nga fshati Kosor-i, prej të cilëve, nga shtatë vëllezër sa ishin, u zhvilluan shtatë fise, duke mbajtur emrin e tyre [Petrović, Popović, (Mirčeta-Pop), Ivanović, Vuksanović dhe Milačić] që burojnë nga Kastriotët (Marko Rašović, Pleme Kuči – etnografsko istorijski pregled, Beograd, 1963, f. 42). (vijon) E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Bojku, vendbanim nuk është ndërprer Sikurse çdo fshat shqiptar edhe Bojku është prekur nga plaga e emigrimit, i cili filloi në vitet 60-ta të shekullit të kaluar kryesisht në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në shtete të ndryshme të Evropës, dhe migrimit, në zonat urbane e më së shumti në qytetin e Ulqinit, por jo aq shumë, mbase këtu ende jeta vazhdon
Gjekë Gjonaj
Për fshatrat e Anës së Malit kishte një përbuzje, sepse në kohët e hershme i kishte mundur varfëria (fukarallëku), por me gjithë hallet dhe problemet fshatarët bujarë e fisnikë të kësaj zone rurale, siç thotë populli, e “kanë vënë veten për fije”. Se vërtetë është kështu u bindëm edhe vetë kur e vizituam fshatin Bojk, 19 kilometra larg Ulqinit, afro 300 metra mbi nivelin e detit. Në këtë vendbanim jashtëzakonisht të bukur e ajër të pastër, nga i cili shihet si në pëllëmbë të dorës i gjithë bregu i Bunës me panoramën e tij magjepsëse, jetojnë 32 familje shqiptare të besimit mysliman me afro 150 banorë. Në Bojk, para të cilit hapet një peizazh i pakufishëm me pamje mbresëlënëse, që ka pezulluar çdo pjesë të natyrës që vërejmë, ende vazhdon ajo thënia e vjetër ilire” Shtëpia është e Zotit dhe e mysafirit”. Prandaj kjo traditë gjithnjë ruhet me përkushtim, tregon Smajl Ismajli, 76 vjeç, i cili na mirëpriti në shtëpinë e tij bashkë me shoqëruesin tim Beqir Bejtën, njërin nga të rinjtë e rrallë që i ka mbetur besnik vendlindjes
32
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
së tij, nga ku, siç thotë, nuk e ka ndërmend të largohet. “ Jo, jo! Këtu i kemi të parët. Këtu i kemi varrezat. Më mirë është këtu se kudo tjetër në botë” , pohojnë me gjithë shpirt bashkëbiseduesit e mi. Ndërkohë që flasim, Ismajli kthen në kujtesë dhe me mall flet për të kaluarën idilike dhe vështirësitë e këtij fshati, kur fshatarët punonin argatë në Shtoj, Amull e gjetkë . Për kohën kur shisnin dru e qymyr druri në Ulqin e Tivar për t’i siguruar familjes bukën e gojës. Për rastet kur bora u hynte brenda shtëpive dhe zbardhonte jorganët e dyshekët. Për kohën kur fshati plot gjallëri gumëzhinte nga një simfoni zërash fluturues, ndër më të ndryshmet, të të rinjve që merrnin turr dhe ngarendnin rrugicave, herë duke vrapuar turravrap, duke luajtur top, duke manifestuar gazin e hovin e rinisë mbi gjelbërimin e pafund. Ai tregon se toka ka qenë e frytshme dhe në të janë kultivuar kultura si kallamboqi, gruri, elbi, thekra, ulliri, fiku, shega, patatja, qepa etj. “Dikur kishim qindra dele e dhi, dhjetëra lopë e qe, gomarë, kuaj e pula, por plehu shpërndahej në ara, ndërsa tash shumica e tokave të punuara dikur me përkushtim, kanë mbetur djerr ( tokë e thatë) në mungesë të fuqisë punëtore dhe moskujdesit ndaj saj”, thotë Ismajli. Ajo që bie në sy, për dallim prej të kaluarës, në atë fshat kodrinor, me potenciale të mira natyrore për një
zhvillim të turizmit malor, është ndryshimi i mënyrës së jetesës. Rruga automobilistike e asfaltuar, me përjashtim të 380 metrave katrorë në hyrje të fshatit, që presin ndërhyrjen e dorës së njeriut, ujësjellësi, kanalizimi, rryma elektrike, shtëpitë e rindërtuara për bukuri e të larguara nga njëratjetra në një distancë të vogël dhe rrjeti tokësor telefonik krejtësisht e kanë ndryshuar për të mirë Bojkun. E kanë bërë atë një vendbanim të pranueshëm e të përshtatshëm për jetesë, larg zhurmës së makinave e ajrit të ndotur në qytete të urbanizuara e betonuara. Domethënë në saje të këtyre investimeve që janë bërë që nga viti 1972 në Bojk sot situata ka ndryshuar për të mirë dhe jeta atje nuk është më një mundim si dikur, por po bëhet gjithnjë më e lehtë, më tërheqëse dhe më e kënaqshme. Vetëdija më e mirë e këtyre banorëve gjithmonë ka qenë bujaria, ku kushdo që kalonte këndej nuk largohej pa e pirë një kafe apo pa e ngrënë një kafshatë bukë. Edhe sot bojkasit qëndrojnë pranë dhe afër njëri-tjetrit. Pa thashetheme, inate, mllefe, shpifje, e ngatërresa , si një familje tradicionale e ruajnë dhe kultivojnë traditën , kombin, gjuhën, simbolet, dhe trashëgiminë kulturore, vlera këto që i kanë të theksuara edhe në shtëpitë e tyre. O, sa më bëri përshtypje përgjigjja e Drinit të vogël tri vjeç : “ Unë jam shqiptar”. Ai kur të mbushë gjashtë apo shtatë vjet do
MOZAIK
shqiptarësh ku rë jeta në shekuj
t’u bashkëngjitet shkollarëve të tjerë të fshatit, për të ndjekur shkollën katërvjeçare në Millë, nëntëvjeçaren në Katërkollë dhe pastaj shkollën e mesme në Ulqin. U impresionova edhe nga fakti se gjatë gjithë komunikimit me banorët e Bojkut nuk dëgjova të përdorin asnjë fjalë sllave, diçka e rrallë kur bëhet fjalë për ne shqiptarët në Malin e Zi. Sikurse çdo fshat shqiptar edhe Bojku është prekur nga plaga e emigrimit, i cili filloi në vitet 1960 të shekullit të kaluar kryesisht në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në shtete të ndryshme të Evropës, dhe migrimit,
në zonat urbane e më së shumti në qytetin e Ulqinit, por jo aq shumë, mbase ende këtu jeta vazhdon. Në krahasim me pjesën dërmuese të fshatrave të tjera shqiptare , asnjë i ri atje nuk është i papunë. Të gjithë punojnë në Ulqin, disa prej të cilëve udhëtojnë çdo ditë. Pavarësisht kushteve të mira për jetesë në Bojk gjëja e parë dhe më kryesore që duhet ndërtuar me shumë ngut (urgjencë) është Ura e papërfunduar , e cila lidhë këtë fshat me Millën Naltë, Millën Poshtë, Kosiqin dhe Lulajt. Nuk është ky, për komunën apo shtetin, ndonjë investim i
madh që duhet zvarritur me vite, siç ka ndodhur deri më tani, në krahasim me pasojat që mund t’u shkaktojë ura, ( përroi ) e Millës) fshatarëve të atjeshëm gjatë shirave të parë të rrëmbyeshëm të vjeshtës apo dimrit. Andaj, pushtetarë vendorë, përfaqësues të këtyre banorëve , përfundoni sa më parë të jetë e mundur urën e Millës, e mos lejoni shkëputjen e fshatrave të përmendura të Anës së Malit. Në ndarje u ktheva i bindur se ky fshat me histori, me jetë bujqësore e blegtorale, dëshmon se është një vendbanim ku nuk është ndërprerë jeta ndër shekuj. E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
33
SPORT
Foto: Studio PRO
Përfundoi me sukses edicioni i shtatë i Maratonës së Pavarësisë “Ulqin-Shkodër”
Maratonistët sfiduan kushtet atmosferike Rreth 70 maratonistë nga disa vende të rajonit, Evropës dhe botës kanë sfiduar të dielën motin me shi duke u bërë pjesë e edicionit të shtatë të Maratonës së Pavarësisë Ulqin-Shkodër. Për disa prej maratonistëve nga Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare, të cilët janë pjesë e rregullt e kësaj maratone, apo të tjerët që morën pjesë për të parën herë, dëshira, vullneti dhe simbolika që mbart në vete kjo maratonë që zhvillohet për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, është aq e madhe saqë ngadhënjeu mbi çdo pengesë. Ndërsa për të tjerët, të ardhur nga vendet e ndryshme (përpos maratonistëve nga Kosova dhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, këtë vit morën pjesë edhe maratonistë nga Serbia, Finlanda, SHBA, Danimarka, Austria dhe Çekia), ajo është unike pasi që bashkon dy qytete shqiptare, Ulqinin dhe Shkodrën, si dhe dy shtete.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Fitues i edicionit të sivjetshëm u shpall maratonisti nga Maqedonia, Aleksandar Kiradjiev, me rezultatin 2:42:45. Pas tij u renditën Aleksandar Decani nga Kosova dhe Zheljko Milloviq nga Mali i Zi. Edhe në kategorinë e femrave ka fituar maratonistja maqedonase Biljana Karadjieva. Vendin e dytë dhe të tretë e zunë Qëndresa Ramadani dhe Rita Zeqiri nga Kosova. Maratonistëve u është bërë një pritje e ngrohtë nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, dhe nëpunësit e kësaj bashkie, ku edhe është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit, si dhe e medaljeve dhe diplomave për të gjithë pjesëmarrësit. Çmimet janë dorëzuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika.
Me këtë rast, kryetari i KKSH-së i ka ndarë në emër të këtij institucioni Mirënjohje alpinistes së njohur nga Kosova, Arineta Mulës, pjesëmarrëse në maratonë, me motivacion “për afirmimin e alpinizmit shqiptar në botë dhe të Maratonës së Pavarësisë Ulqin-Shkodër”. Pjesë e maratonës sivjet kanë qenë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Ulqinit, të cilët kanë vrapuar në 1000, respektivisht 1500 metra, duke ia shtuar bukurinë këtij aktiviteti. Maratona e Pavarësisë organizohet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës. Ajo ka filluar në mënyrë simbolike në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga dy maratonistë të pasionuar shqiptarë nga Ulqini, të cilët jetojnë në SHBA. i. k.
SPORT
U mbajt Turneu ndërkombëtar në taekwondo “Tirana Trophy 2018”
“Ulqini”, kampion në disiplinën e formave Klubi i Taekwondosë “Ulqini” është shpallur kampion në disiplinën e formave dhe ka zënë vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj, në Turneun ndërkombëtar “Tirana Trophy 2018”, i cili është mbajtur të dielën në kryeqytetin shqiptar. Po ashtu garuesi i këtij klubi, Hadi Resulbegu, është shpallur garuesi më i mirë i turneut në disiplinën e formave. KT “Ulqini” ka fituar gjithsej 42 medalje, prej të cilave 18 medalje të arta, 17 medalje të argjendta dhe tetë medalje të bronzta, si dhe dy kupa për renditjen ekipore. Në disiplinën e garimit, medalje të
arta fituan Enes Dushku, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Mervana Muçaj, Bledar Kasmi, Dion Mustafa dhe Ardit Dervishi, medalje të argjendta Amra Dushku, Amella Nuti, Albjon Hykaj, Amrudin Hoxha, Enis Kurti, Hadi Resulbegu, Abdullah Dervishi, Amella Nuti dhe Hakush Fici, ndërsa medalje të bronzta Mersida Demiri, Arta Ismailaga, Besart Kuqi, Harun Dervishi dhe Isuf Gjençiq. Në disiplinën e formave, me medalje të arta u kurorëzuan Hadi Resulbegu, Enes Dushku, Hana Tivari, Amra Dushku, Vesa Dervishi, Sumeja Bisha, Amrudin Hoxha, Fiona Kraja, Edina
“
KT “Ulqini” ka fituar gjithsej 18 medalje të arta, 17 medalje të argjendta dhe tetë medalje të bronzta. Garuesi i këtij klubi, Hadi Resulbegu, është shpallur garuesi më i mirë i turneut në disiplinën e formave
Kraja dhe Medina Kanaqeviq, me medalje të argjendta Bledar Kasmi, Amell Nuti, Ardit Dervishi, Dion Mustafa, Sara Dervishi, Arta Ismailaga, Sara Kraja dhe Xheneta Kanaqeviq, kurse me medalje të bronzta Mehrudin Muçaj, Armin Kanaqi dhe Hava Malokraja. “Ulqini” është përfaqësuar nga 35 garues në këtë aktivitet sportiv në të cilin kanë marrë pjesë 450 garues nga tetë shtete. Nga KT “Ulqini” i kanë falënderuar të gjithë sponsorët që kanë kontribuar për pjesëmarrjen në këtë turne. (Kohapress)
E ENJTE, 29 NËNTOR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 29 nëntor
2018 Viti XVll Numër 842 Çmimi
0,50
Presidenti i ta Shqipërisë, Ilir Me viziton shqiptarët në Rozhajë ISSN 1800-5696
Asimilimi i qetë i shqiptarëve në Malin e Zi
Akademi festive me program të begatë kulturore dhe artistike