Koha 843

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 6 dhjetor 2018 Viti XVll Numër 843 Çmimi 0,50

Në Mal të Zi u shënua 28 Nëntori - Dita e Flamurit

ISSN 1800-5696

Këshilli Bashkiak i Nju-Jorkut nderon gjashtë shqiptaro-amerikanë

Kur Fuqitë e Mëdha kontrollojnë botën


PËRMBAJTJE

6

8 Vështirësi tranzicioni

Amerika dhe bota mbajnë zi për humbjen e një presidenti

10

12 Shqipëria mesjetare

E zeza e së kuqes

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018


PËRMBAJTJE

20

24 Farkëtar i identitetit shqiptar

Ta ruajmë flamurin kombëtar si simbol të identitetit dhe unitetit tonë

28

32 Alfabeti i gjuhës shqipe, monument kapital kombëtar

Poetët dhe piktorët shpalosën veprimtaritë e veta krijuese

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 6 dhjetor 2018 Viti XVll Numër 843 Çmimi 0,50

Në Mal të Zi u shënua 28 Nëntori - Dita e Flamurit

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Këshilli Bashkiak i Nju-Jorkut nderon gjashtë shqiptaro-amerikanë

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Kur Fuqitë e Mëdha kontrollojnë botën

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

pozitiv ISSN 1800-5696

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në vizitë zyrtare në Plavë

Takim me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe Komunës së Plavës Rozhajë - Në fund të nëntorit, Shkolla Fillore “Dacaj” pati nderin dhe privilegjin që për herë të parë në historinë e saj të ketë mysafir Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Për t’i dëshiruar mirëseardhjen, në mëngjesin e ditës së diel, në oborrin e shkollës kishin dalë nxënësit, drejtori i Shkollës, Haxhi Lajçi, personeli mësimor, prindër, bashkëqytetarë të vendit si dhe mysafirë të tjerë nga Plava, Peja dhe nga Podgorica, Marash Dukaj, drejtor i Arsimit të Pakicave, kryetari i Kuvendit të Komunës së Rozhjës, Almir Avdiq etj. Drejtori i Shkollës, Haxhi Lajçi, kërkoi fillimisht nga Presidenti dhe pjesëmarrësit që t’i nderojnë me një minutë heshtjeje të gjithë mësuesit që tashmë janë në amshim, kontributi i të cilëve ishte i madh në kohët më të vështira. Ai e njoftoi Presidentin Meta në pika të shkurtra për historikun e shkollës, vizionin, misionin dhe objektivat e saj. Lajçi tha se ka përkrahje të vazh-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

dueshme nga ministri i Arsimit, Damir Shehoviq, drejtori Marash Dukaj dhe organe tjera relevante të arsimit. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili ishte i emocionuar në mes të nxënësve të mrekullueshëm, shprehu fjalë mirënjohjeje për stafin pëdagogjik që me përkushtimin e tyre të lartë ruajtën identitetin e tyre kombëtar në këto treva për vite me radhë, duke kaluar shumë sfida. Pas fjalës përshëndetëse, ai i dhuroi shkollës në Dacaj fotografitë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si dhe disa fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes Kombëtare, duke besuar thellësisht se nxënësit e saj do të vazhdojnë me energji të reja në rrugën e dijes. Për ta nderuar Presidentin e Shqipërisë nxënësit e shkollës kishin përgatitur program kulturor-artistik për këtë ditë të madhe, të cilët recituan vjersha për flamurin, gjuhën shqipe dhe shkollën. Enkas për të

recituar para nxënësve dhe mysafirëve kishte ardhur mjekja e posa diplomuar Arbnora Gjonbalaj nga Plavë-Gucia. Në ndërkohë moderatori, nxënësi shkëlqyeshëm Ermir Lajçi ua, ua ka dhënë fjalën edhe Marash Dukajt, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, mësueses Gjylshe Jakupi dhe mësuesit në pension Sokol Daci. Drejtori i shkollës, Haxhi Lajçi, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të veçantë për këtë vizitë historike, i ka dhuruar Presidentit librin e tij “Shkolla në Dacaj dhe Buxhov - Malësia e Rozhajës (1943-5015)”, punime artistike të piktorit Sylë Mujaj, një punim në drugdhendje të flamurit kombëtar, punuar nga mjeshtri i rrallë i kësaj ane Tahir Lajçi. Në fund të takimit, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë të pranishmit patën rastin të bëjnë fotografi me Presidentin Ilir Meta, si kujtim i përhershëm në librin e his(Kohapress) torikut të shkollës.


NGJARJE JAVORE

Delegacioni i Republikës së Shqipërisë në vizitë zyrtare në Plavë

Takim me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, por edhe me stafin punëdrejtues të Komunës së Plavës Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në marrëveshje dhe koordinim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë të organeve relevante të Shqipërisë dhe subjekteve politike kombëtare shqiptare që veprojnë në Mal të Zi, organizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Z. Ditmir Bushati, që u mbajt të enjten më 29 nëntor, në ambientet ee Zyrës koordinuese të subjekteve politike shqiptare për Plavë, Guci e Rozhajë, me seli në Plavë. Në zyrën koordinuese në fjalë, në të cilën sipas planit të punës së takimit, ishin të pranishëm: kryetari i Forcës në Mal të Zi Z. Nazif Cungu, kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të Zi Z. Nikollë Camaj, kryetari i Alternativës Shqiptare në Mal të Zi Z. Nikë Gjeloshaj dhe kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi Z. Fatmir Gjeka, kryetarët e tri degëve të partive politike kombëtare shqiptare në Plavë e Guci, Fadil Ulaj, Bujar Hasangjekaj dhe Ibër Hoti, gjashtë këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Komunës së Gucisë, këshilltari i vetëm shqiptar në Kuvendin e Komunës së Plavës, si dhe ca aktiviste e veprimtarë të tjerë të ftuar. Mysafirët e lartë dhe të nderuar nga Shqipëria, Ministrin e Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati me bashkëpunëtorë, të shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi Z. Ridi Kurtezi dhe kryetari i Bashkësisë së Malësisë së Madhe Z. Tonin Marinaj, në pamundësi për pjesëmarrje në takim me përfaqësuesit e Këshil-

lit të Evropës të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, takim ky, në të cilin u raportua për situatën e gjithanshme të shqiptarëve në Mal të Zi, e siç u tha në takim, edhe për incidentin e fundit të ndodhur në Ulqin, lidhur me marrjen në pyetje të një qytetari, për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar shqiptar, me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i përshëndeti dhe u uroi mirëseardhje, nënkryetari i KKSH-së Z. Ibër Hoti. Në bisedat e sinqerta, koncize, analitike dhe konstruktive, përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të të dy niveleve, Ministrin Bushati e njoftuan me të dhëna të bollshme që kishin të bëjnë me gjendjen dhe situatën gjithëpërfshirëse të popullatës shqiptare në Mal të Zi, por edhe me kërkesat, hallet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen në jetën e përditshme. Në prononcimin e vet, Ministri Bushati shkurt dhe në mënyrë koncize u deklarua, por edhe u zotua se kërkesat e bashkëbiseduesve gjithsesi do të merren parasysh dhe për shqyrtim dhe do t’u parashtrohen zgjidhje të mundshme instancave relevante të

shtetit. “Marrëdhëniet e mira tradicionale fqinjësore dhe miqësore në mes të Komunës së Plavës dhe komunave shqiptare në Veri të Shqipërisë, paraqesin bazë të mirë dhe të shëndoshë të zhvillimit të mëtejmë të bashkëpunimit përtejkufitar të komunave, në sferat e infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë”, është konkluduar në takimin e stafit punëdrejtues të Komunës së Plavës me delegacionin e lartë të Republikës së Shqipërisë në krye me Ministrin e Punëve të Jashtme Z. Ditmir Bushati, të mbajtur të enjten, më 29 nëntor. Duke shprehur falënderim dhe kënaqësi të madhe për vizitën e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë, kryetari i Komunës së Plavës Z. Mirsad Bajraktareviq, në fjalën e rastit, mysafirët i njoftoi me nxitjet dhe provokimet me të cilat ballafaqohen administrata lokale, duke u përqendruar posaçërisht më projektet të cilat do t’i kontribuojnë lidhjes më të mirë infrastrukturore me shtetet fqinje. Duke u falënderuar për mikpritjen e përzemërt dhe vërtetë bujare, Ministri Bushati ndër të tjera ka theksuar se në të ardhmen duhet kushtuar kujdes shtesë mundësive të cilat i ofrojnë IPA programet e bashkëpunimit përtejkufitar të cilat në mënyrë afirmative kontribuojnë në bashkëpunimin e ndërsjellë të komunave të shteteve fqinje. Në takimin zyrtar, me përfaqësuesit eminent të Shqipërisë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i KK të Plavës Z. Shefket Jevriq, nënkryetarët e komunës, dr. Bllazho Stijoviq e Nihad Canoviq, kurse nga ana shqiptare, Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi dhe kryetari i Bashkësisë së Malësisë së Madhe Z. Tonin Marinaj. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Amerika dhe bota m për humbjen e një p Për Koha Javore:

Frank Shkreli

“Çdo përcaktim i një jete të suksesshme, duhet të përfshijë shërbimin ndaj të tjerëve” George H. W. Bush, 1914-2018 “Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të njoftojmë se pas 94-vjetësh të mrekullueshme, babai ynë i dashur Xhorxh H ka ndërruar jetë. W. Bush ishte një burrë me karakter të lartë dhe babai më i mirë që mund të shpresonim të kishim. Mbarë familja Bush është thellësisht mirënjohëse për jetën dhe dashurinë e Presidentit të 41-të, si dhe për mëshirën dhe dhembshurinë që kanë treguar ndaj tij të gjithë ata që janë lutur dhe kujdesur për babain tonë. Jemi gjithashtu tepër mirënjohës edhe për ngushëllimet e dërguara nga miqtë dhe qytetarët tanë”, thuhet në deklaratën e familjes së të ndjerit ish-Presidentit Xhorxh Bush i parë. Ngushëllimet drejtuar familjes Bush ishin të shumta nga përfaqësues të politikës amerikane dhe asaj botërore, si edhe nga shumë qytetarë amerikanë për vdekjen e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara, i cili ndërroi jetë të premten në qytetin Hjuston të shtetit Teksas, në moshën 94-vjeçare. Janë ngushëllime për njeriun i cili do të mbahet mend, si një njeri i dedikuar ndaj familjes së tij, si pilot i famshëm i Luftës së Dytë Botërore, si president që kontribuoi për dhënien fund të Luftës së Ftohtë dhe për shembjen e perandorisë komuniste sovjetike. Për

6

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

shqiptarët, ai mbahet mend si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në traditën e mbështetjes së udhëheqësve të këtij vendi ndaj të drejtave të shqiptarëve dhe ndaj fatit të Kombit shqiptar – me atë që historia tani e njeh si “Paralajmërimi i Krishtlindjeve”-- i deklaroi botës dhe drejtpërdrejt kasapit të Serbisë Millosheviqit vendosmërinë politike dhe ushtarake të Uashingtonit për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Kosovë në rast provokimesh nga Serbia. ‘’Në rast të konfliktit në Kosovë të provokuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë gati për të përdorur forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi’’, kishte deklaruar i ndjeri Xhorxh Bush i vjetër në letrën dërguar diktatorit serb më 25 dhjetor, 1992, duke e lidhur kështu përjetësisht familjen amerikane Bush me historinë e Kombit Shqiptar, kur të merret parasysh gjithashtu edhe deklarata e Presidentit Xhorxh Bush të ri, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë në vitin 2007, me ç’rast, ai u tha mjaft zvarritjeve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar nga kryeqyteti i shqiptarëve se, “Mjaft është mjaft -- Më mirë herët se vonë -- Kosova do të jetë e pavarur”. Jo vetëm shqiptarët, por Amerika dhe bota në përgjithësi kanë arsye të ndihen të pikëlluar me humbjen e këtij burrështeti amerikan, pasi trashëgimia e tij në fushën politike dhe ushtarake botërore, si edhe roli i tij shembullor si kryefamiljar është një shembull për të gjithë. Jo se ai nuk i kishte edhe të metat e veta, të cilat ndër të tjera i kushtuan fitoren për një mandat të dytë presidencial, por megjithëkëtë, influenca e tij si udhëheqës do të ndihet për shumë kohë, jo vetëm këtu në Amerikë, por edhe në mbarë botën. Pothuaj të gjithë vlerësojnë dedikimin e tij ndaj familjes dhe përkushtimin e tij për shërbimin ndaj publikut, por edhe rolin e ish-Presidentit Bush në arenën

ndërkombëtare, si vetitë kryesore që e kanë dalluar atë si njeri edhe si udhëheqës. Këto ndjesi i kanë shprehur këto ditë, në ngushëllimet e tyre, udhëheqësit kryesorë politikë amerikanë dhe botërorë, duke përfshirë edhe Presidentin Donald Trump, i cili tha se “Presidenti Bush ka frymëzuar disa breza amerikanësh për t’iu përkushtuar shërbimit publik, për të qenë siç është shprehur edhe ai ‘objekt i njëmijë dritave’, për të ndriçuar madhështinë, shpresën dhe mundësitë që ofron Amerika, për botën… Me një gjykim të drejtë dhe udhëheqje të vendosur, Presidenti Bush udhëhoqi Kombin tonë dhe botën drejt një fitoreje dhe përfundimi paqësor të Luftës së Ftohtë. Si President, ai përgatiti skenën për një begati prej disa dekadash që pasoi mandatin e tij…Ai do të mbahet mend për devotshmërinë e tij ndaj familjes, sidomos për dashurinë e tij për bashkëshorten Barbara…”, tha ndër të tjera, Presidenti Trump. Ndërsa ish-Presidenti demokrat Barak Obam u shpreh me rastin e vdekjes së Presidentit Xhorxh Bush i vjetër se, “Jeta e tij ishte një testament se shërbimi publik është një thirrje e ndershme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mbajnë zi presidenti dhe fisnike”, ndërkohë që lavdëroi masat që kishte ndërmarrë i ndjeri Bush i vjetër në mandatin e tij si president, “Në favor të përmirësimit të jetës për emigrantët dhe për personat me aftësi të kufizuara fizike”. Ai ishte një shembull prej burrështeti, tha ish-Presidenti Obama, “i vendosur për të lënë mbrapa diçka më mirë se ç’e kishte gjetur në këtë botë.” Duke iu referuar rolit të Presidentit Bush në arenën ndërkombëtare, Z. Obama nënvizoi se, “Kur, anembanë Evropës Lindore lulëzuan revolucionet demokratike, ishte dora e tij fortë diplomatike që bëri të mundur një arritje që dikur as nuk mund të merrej me mend – fundin e Luftës së Ftohtë, pa pasur nevojë të shkrep as një fishek.” Ndoshta njeriu që e ka njohur më së miri dhe për një kohë të gjatë ish-Presidentin Bush të vjetër, është James Baker, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, të cilin e ka konsideruar si mik të ngushtë për më shumë se 50-vjet. Z. Baker lavdëroi shërbimin e Presidentit Bush në detyra të ndryshme prej disa dekadash, si president i Shteteve të Bashkuara, por edhe si zëvendëspresident, Drejtor i CIA-s, si ambasadori

i parë amerikan në Kinë, ambasador pranë OKB-së, e të tjera. “Në secilën prej këtyre detyrave”, theksoi Z. Baker, “Ai udhëhoqi me vendosmëri, integritet dhe modesti – karakteristika këto të cilat me të vërtetë përcaktojnë një njeri të madh dhe një udhëheqës efikas… ai gjithmonë i demonstroi këto cilësi, qoftë në skenën ndërkombëtare, qoftë në jetën e përditshme. Ngushëllimet erdhën, jo vetëm nga politikanë republikanë dhe ish-bashkëpunëtorë të Presidentit Bush, por edhe nga politikanë të krahut tjetër politik, nga demokratët -- si ish-Zëvendëspresidenti Al Gore, i cili në mesazhin e tij theksoi “integritetin dhe mirësinë e jashtëzakonshme” të tij, duke thënë se i ndjeri Bush, “kishte siguruar respektin e të dy partive kryesore të vendit, me qëndrimet e tij dhe me masat që ka marrë në favor të kauzave në të cilat besonte fuqimisht, madje edhe në qoftë se duke bërë një gjë të tillë, nuk gëzonte shumë popullaritet për momentin.” Edhe nga Kongresi Amerikan, ku Z. Bush gëzonte një respekt të madh në radhët e ligjvënësve të dy partive politike kryesore amerikane, erdhën reagimet e para për vdekjen e ish-presidentit, përfshirë Senatorin Republikan të shtetit Florida, Marco Rubio, i cili u shpreh se, Presidenti H. R. W Bush ishte një hero amerikan dhe patriot, një burrë i mençur dhe bujar.” Ndërsa Senatori demokrat i shtetit Virginia, Mark Warner, nënvizoi në mesazhin e tij se, “Nuk ka asnjë dyshim se angazhimet më të larta të Presidentit Bush ishin gjithmonë në mbështetje të Atdheut dhe vlerave tona – drejtësisë, lirisë dhe të drejtave të njerëzve kudo në botë.” Një mesazh i gjatë drejtuar familjes Bush erdhi nga Presidenti Clinton dhe bashkëshortja Hillary, në të cilin çifti presidencial thotë se ata “Po mbajnë zi për kalimin në amshim të Presidentit H.W. Bush dhe falënderojnë Perënd-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Të premtën Presidenti Xhorxh W. Bush i riu, në emër të familjes njoftoi Amerikën dhe botën se i pari i familjes Bush, ish-Presidenti Xhorxh H.W. Bush i vjetër ka ndërruar jetë

inë për jetën e tij të gjatë, kushtuar shërbimit, dashurisë dhe miqësisë ndaj të tjerëve. Unë do të jem për gjithmonë mirënjohës për miqësinë që kemi pasur me njëri tjetrin”, shprehet Presidenti Klinton, duke shtuar se shërbimi i Presidentit Bush, duke filluar nga shërbimi ushtarak në Luftën e Dytë Botërore dhe deri tek detyrat e larta federale në Kongres, pranë Kombeve të Bashkuara, si ambasador në Kinë, drejtor i CIA-s e deri te kulmi i shërbimit të tij në detyrën e Zëvëndëspresidentit dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ku ai punoi drejt një bashkëpunimi më të madh në nivel ndërkombëtar, për një paqe dhe liri më të madhe në botën e pas Luftës së Ftohtë”, shkruajnë Presidenti Klinton dhe bashkëshortja e tij Hillary. Ndërsa nga Rusia erdhi mesazhi i ngushëllimit nga ish-udhëheqësi sovjetik, Z. Mikhail Gorbaçov, me të cilin presidenti Bush kishte bashkëpunuar ngushtë për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit. “Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së George Bush dhe të gjithë Amerikanëve për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara”, i ka thënë ai agjencisë ruse të lajmeve Interfax, duke shtuar se, “Kam shumë kujtime në lidhje me këtë person. Ne na u dha mundësia të punonim së bashku gjatë viteve të ndryshimeve të mëdha. Ishte një periudhë dramatike që kërkonte përgjegjësi të mëdha nga të gjithë…Unë vlerësoj jashtëzakonisht shumë kontributin e Presidentit George H.W Bush, në realizimin e kësaj arritjeje historike. Ai ishte me të vërtetë një partner i vërtetë”, është shprehur ish-udhëheqësi sovjetik, Michael Gorbachov për ish-Presidentin Bush. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Vështirësi tranzicioni Një nga misionet e shkollës, që justifikon ekzistencën e saj, është të arrihet tek e vërteta, në çdo gjë. Kjo kërkon ndershmëri intelektuale, që thuajse ka munguar për një kohë të gjatë, mungon edhe sot. Sepse ne kemi mësuar ta ngatërrojmë fjalën me realitetin që fjala kërkon të përshkruajë. Fjalori ynë, ende i politizuar, është i mbushur me kuptime të shtrembëruara dhe kundërthënëse të kontrabanduara në gjuhë

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Rousseau e kishte gabim. Njeriu nuk lind i lirë, por me zinxhirë skllavërie, i paditur, i paarsyeshëm nga natyra. Një jetë e ekzaminuar kërkon për kusht lirinë, në mënyrë që njeriu të jetë në gjendje të shqyrtojë, renditë, klasifikojë, përcaktojë dijet e tij, përndryshe është i paaftë të dallojë të mirën nga e keqja, të drejtën nga djalli. Të gjitha këto nuk arrihen rastësisht, kërkohen me zell. Por si duhet të edukohet njeriu me mirësi? Dhe

8

më ngutshëm, si mund ta bëjë këtë në një kohë të keqe? Shkolla e vesh njeriun me kostum, qepja varet nga çmimi që ka paguar. I veshur, ai tregon pamjen e jashtme, se çfarë ka brenda e di ai vetë, askush tjetër. Sepse njeriut nuk mund t’i mësohet asgjë; ai vetëm mund të ndihmohet të mësojë ato që ka brenda vetes, ashtu si foshnja që natyrshëm qan për të ngrënë, hap gojën për të pirë; dëshira është

e tij, prindi vetëm sa ndihmon për t’ia plotësuar. “Shkolla jo vetëm që nuk më mësoi, por më pengoi të mësoja, dhe kjo më zemëron kur mendoj për të gjitha ato që mund të kisha mësuar vetë në shtëpi”, thoshte George Bernard Shaw, dramaturg i gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Arsimi është shpirti i një shoqërie ndërsa kalon nga një brez në tjetrin. Çfarëdo që të jetë shpirti, ai do të duhet të dalë, të kalojë në një farë

Arsimi është shpirti i një shoqërie ndërsa kalon nga një brez në tjetrin. Çfarëdo që të jetë shpirti, ai do të duhet të dalë, të kalojë në një farë mënyre, me vetëdije ose jo, dhe ky tranzicion mund të quhet edukim. Ajo që na duhet është të kemi një kulturë para se ta japim atë. Me fjalë të tjera, është e vërtetë, sado e trishtueshme dhe e çuditshme, se ne nuk mund të japim atë që nuk e kemi dhe nuk mund t’u mësojmë të tjerëve atë që nuk e dijmë

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mënyre, me vetëdije ose jo, dhe ky tranzicion mund të quhet edukim. Ajo që na duhet është të kemi një kulturë para se ta japim atë. Me fjalë të tjera, është e vërtetë, sado e trishtueshme dhe e çuditshme, se ne nuk mund të japim atë që nuk e kemi dhe nuk mund t’u mësojmë të tjerëve atë që nuk e dijmë. Një nga misionet

Shkolla e vesh njeriun me kostum, qepja varet nga çmimi që ka paguar. I veshur, ai tregon pamjen e jashtme, se çfarë ka brenda e di ai vetë, askush tjetër. Sepse njeriut nuk mund t’i mësohet asgjë; ai vetëm mund të ndihmohet të mësojë ato që ka brenda vetes, ashtu si foshnja që natyrshëm qan për të ngrënë, hap gojën për të pirë; dëshira është e tij, prindi vetëm sa ndihmon për t’ia plotësuar

e shkollës, që justifikon ekzistencën e saj, është të arrihet tek e vërteta, në çdo gjë. Kjo kërkon ndershmëri intelektuale, që thuajse ka munguar për një kohë të gjatë, mungon edhe sot. Sepse ne kemi mësuar ta ngatërrojmë fjalën me realitetin që fjala kërkon të përshkruajë. Fjalori ynë, ende i politizuar, është i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mbushur me kuptime të shtrembëruara dhe kundërthënëse të kontrabanduara në gjuhë. Liria nuk mund të ekzistojë në një shoqëri pa dije, ashtu siç mund të shtrembërohet e keqpërdoret në shoqëri me dije të rreme. Pa të mësuarit drejt, njerëzit nuk janë në gjendje të njohin veten, e jo pastaj të drejtat e tyre. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

E zeza e së kuqes Javën e kaluar, shqiptarët festuan ditën më të rëndësishme të kombit të tyre në historinë botërore të kombeve. Mund të quhet lirisht dita e kuqe e kombit shqiptar, data kur ishte shmangur gllabërimi total i tokës dhe njeriut të kësaj toke. Por, në Ulqin, e kuqja u mbyll në të zezë. Një qytetar shqiptar ishte gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ngase në atë datë në veturën e tij po valëviste dy flamuj të vegjël me simbolin e tij kombëtar

Argëzon Sulejmani

E kuqja si ngjyrë, simbolikë apo jetë është e pashmangshme në ditët e secilit. Është thënë shumë, është shkruar gjatë dhe është prezantuar po kaq bollshëm qëllimi dhe efekti i së kuqes. Pajtohemi që jeta mund të përshkruhet me të gjitha trajtat përmes të gjitha ngjyrave ose po kaq tërësishëm përmes nuancave të secilës ngjyrë veçanërisht. Kësisoj, e kuqja nga opusi i tërë kolorit apo e kuqja e secilës ngjyrë veçantisht ngjyron, simbolizon, jetëson energjinë më kulmore të cilësdo prej ndjenjave më pozitive njerëzore. Siç ngjyrat kanë të kuqen, ashtu dhe e kuqja i ka të gjitha ngjyrat. Dhe e zeza e ka te kuqen e vet të bukur që mund ta dallojë, ta zëmë, syri i mësuar me fotografinë bardhë e zi. Njëjtë, e kuqja ka të mbylltën, të zezën e vet që mund ta dallojë, ta zëmë, syri i zemrës që vendos buqetën me

10

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

trëndafila të mbyllët. Veçse kolorite e simbolike, ngjyrat janë jetë. Piktori i famshëm shqiptar nga Kërçova, me banim në Francë, Omer Kaleshi, i njohur për pikturat e tij impozante me në qendër kokat pa veshë (Leonardo: sytë janë më të rëndësishëm se veshët), me motive nga njeriu i vendlindjes së tij, kishte pohuar në një intervistë që e kuqja është ngjyra e preferuar e tablove të tij. Jo vetëm kaq, në të njëjtin tregim ai kishte goditur me rrëfimin për të kuqen e veçantë, për të kuqen e gjallë, në një rast kur profesori i arteve iu kishte kërkuar studentëve të tij ta kërkojnë e gjejnë atë dhe ta sjellin në atelie. Piktori, për ta gjetur të kuqen e veçantë, siç kërkonte profesori i lëndës, kishte shkuar

në thertore dhe atje kishte mbushur një enë me gjak të vërtetë, të cilin më pas e kishte çuar në atelie, në dollapin e tij. Pas disa ditësh gjakut kishte nisur t’i vinte era. Profesori dhe kolegët ishin qeshur pafund kur kishin hapur dollapët dhe kishin gjetur atë gjënë e gjallë, të kuqen e rëndë kundërmuese. Javën e kaluar, shqiptarët festuan ditën më të rëndësishme të kombit të tyre në historinë botërore të kombeve. Mund të quhet lirisht dita e kuqe e kombit shqiptar, data kur ishte shmangur gllabërimi total i tokës dhe njeriut të kësaj toke. Por, në Ulqin, e kuqja u mbyll në të zezë. Një qytetar shqiptar ishte gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ngase në atë datë në

Flamujt tanë, ka rastisur(!?), që të dominohen nga e kuqja. Siç u tha më sipër, dhe e kuqja e ka të mbyllëtën e vet. Ne duhet të jemi koshientë për të zezat e tyre, por kjo nuk duhet të na nxijë rrugën deri në verbërim. Droja që ekspozimi i lirisë sime mund të kanosë një të dytë tregon logjikën konfliktuoze të të tretit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

veturën e tij po valëviste dy flamuj të vegjël me simbolin e tij kombëtar. Ndryshe, shqiptarët autoktonë në Malin e Zi e kanë të ndaluar me ligj shfaqjen e simbolit kombëtar në ambiente publike. Turp e kërcënim për secilin, sepse kanosja diku është filiz i shtypjes kudo. Është stërthënë e tepruar se ku nisë e mbaron liria e secilit dhe të besosh që në shekullin XXI ende as kaq leksion nuk kemi marrë është kundërrevolucion.

Flamujt tanë, ka rastisur(!?), që të dominohen nga e kuqja. Siç u tha më sipër, edhe e kuqja e ka të mbylltën e vet. Ne duhet të jemi koshientë për të zezat e tyre, por kjo nuk duhet të na nxijë rrugën deri në verbërim. Droja që ekspozimi i lirisë sime mund të kanosë një të dytë tregon logjikën konfliktuoze të të tretit. Në kësisoj ambienti, liria por dhe robëria janë embrione tumorozë ose demonë qesharakë. Kushdo që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jeton me mendimin se lufta është gati, duhet ta dijë që paqja është afër. Për këtë, do të duhej shprehur troç se cilës pjesë ia ka drojën më shumë. Ballkani vazhdon të mbetet ena që mban të zezën e së kuqes së veçantë. Europa vazhdon të luajë hapa-dollapa si dhe rolin e dollapit të ateliesë që fshehë enën. Hapja e këtij dollapi herëdokurë do qelbë e do gajasë deri në të vjella. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

11


HISTORI

Das mittelalterliche Albanien

Shqipëria mesjetare Dr. Milan v. Šufflay në shqip nga: Lindita Komani

Për të arsyetuar aspiratat e Serbisë ndaj Shqipërisë, sidomos ndaj porteve të Durrësit dhe Lezhës, shtetarët serbë sjellin në lojë në radhë të parë çastin historik. Sipas Pašić dhe Gruić, Shqipëria nuk ka të drejtë për autonomi, malësorët shqiptarë janë në fakt serbë, Shqipëria i përkiste vetëm Perandorisë së Dushanit, Durrësi, Lezha dhe Shëngjini ishin dikur veçse porte serbe. Shkurt e thjesht, Europa e tërë duhet ta dijë që serbët duan nga Shqipëria veç atë që dikur u përkiste atyre. Nuk është vendi këtu që të hulumtohen arsyet psikologjike të parapëlqimit ndaj historisë tek politikanët sllavojugorë e as të provohen dhe të kritikohen metodat e përdorura nga sllavojugorët për ndërtimin e titujve të së drejtës historike. As nuk duam të merremi me çështjen se si çasti historik do të merret parasysh në ndarjen e ardhshme të Turqisë europiane. Qëllimi i këtyre rreshtave, është të skicohet një pamje objektive e Shqipërisë mesjetare (paraturke), përmes së cilës gjithsecili do të mund të shohë qartë. Së pari, që serbët nuk janë të vetmit që mund të ngrenë të drejta ligjore ndaj Shqipërisë; së dyti, që në historinë e Shqipërisë ka edhe çaste, që mund të sillen në lojë si për aneksimin ashtu edhe për autonominë e saj; së treti e së fundmi, që shtetarët serbë më mirë të mos kishin folur për të drejtë historike pikërisht teksa flasin lidhur me portin kryesor shqiptar (Durrësin) të synuar për pushtim.* Shqipëria mesjetare sikurse edhe e sotshmja nuk përbënte një koncept

12

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

të ngurtë gjeografik. Fillimisht (deri në shekullin XIII) e lidhur me një zonë të vogël në qytetin e Krujës në qendër, emri i Shqipërisë u rrit nga kjo zonë e ngushtë deri në Vlorë e malet e Himarës në jug dhe deri në Tivar, madje deri në Kotor në veri. Në shkencën e historisë Shqipëria është pra një koncept konvencional dhe nënkupton rajonin malor në katërkëndëshin Tivar – Prizren – Ohër – Vlorë. Këto janë hapësira, në të cilat shtresat primare etnike (ilire, trake) të bregdetit adriatik thuajse plotësisht të zhveshura nën ndërtimet e reja sekondare dhe terciare greke, romane dhe sllave ngrihen njëjtë si një monolit graniti i rrethuar nga dredhka i popullit dikur të madh ilir. Në kryqëzimin e diagonaleve të katërkëndëshit të sapopërmendur emri i Shqipërisë ishte i pranishëm që në kohët e ilirëve të lashtë; këtu ndodhej qendra e fisit me të njëjtin emër me qytetin Albanopolis (tek Ptolemeu), prej nga ku ky emër sidomos në gjysmën e dytë të mesjetës si pasojë e lëvizjeve ekspansive të barinjve shqiptarë të maleve gjithmonë e më shumë u përhap në mënyrë homogjene etnike por të shpërndarë,dhe prej Arbanonit të Bizantit, Rabanit te serbëve, Regnum Albanie të Anzhuinëve krijoi Shqipërinë e Dalmatëve dhe Venecianëve e deri Shqipërinë e sotshme, një koncept më shumë etnografik me përmasa shumë domethënëse, por mjaft të pacaktuar nga ana jugore. Kjo zonë ishte gjithmonë një rajon kufitar par excellence, një kufi i gjuhëve, feve dhe fuqive. Produkti i kulturës së Lindjes dhe Perëndimit:

bota greko-latine, gjithashtu bizantine-romane e qyteteve bregdetare vjen këtu në afësi të madhe me përzierjen barbare të elementit autokton shqiptar dhe atij serb të depërtuar. Njërin pranë tjetrit, tek drejtuesit e fiseve shqiptare e ndeshim në titullin bizantin protosebastos, sebastos, titullin latin comes dhe miles, atë sllav kaznac dhe vojvoda. Në rajonin e Durrësit kufizohen tre zona të mëdha të gjuhëve mesjetare të dokumentave: latinishtja, greqishtja dhe sllavishtja, sikurse edhe sot në vilajetin e Shkodrës ndeshen të gjithë tipat e kostumit popullor ballkanas: greku, rumano-bullgari, boshnjako-dalmati dhe serbo-malazezi. Katolicizmi gjendej këtu në luftë të vazhdueshme me ortodoksinë. Ndërkohë që metropoliti i Durrësit merr pjesë në sinodin e Kostandinopojës, peshkopi i tij ndihmës, peshkopi i Krujës, shfaqet në rajonin e brendshëm si një i besuar i Papës në kryengritjen e princit shqiptar kundër mbretit përçarës serb (1319). Krerët e dinastive shqiptare lëkunden shpesh mes dy kishave, më vonë mes katolicizmit dhe islamit. Ndaj nuk është çudi që përmes perceptimit të këtyre hapësirave si orientale ashtu edhe oksidentale, tema Dyrrahium në kohën e fuqisë botërore bizantine u kthye në qendër të intrigave dhe sipërmarrjeve si kundër verilindjes sllave ashtu edhe kundër Italisë. Por pikërisht për këtë arsye Shqipëria mesjetare përbënte gjithmonë bazën e operacioneve të fuqive perëndimore kundër Bizantit. Mbi të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


HISTORI mesjetare.

u përqendruan fillimisht edhe sulmet e normanëve dhe napolitanëve. Në kohën kur nën Papën Johan XXII Europa ëndërronte për një kryqëzatë drejt Palestinës, në Bar ndodhej një arqipeshkv, domenikani Guillelmus Adae, një eksplorues perëndimor, i cili vëzhgimet e tij politike, në të cilët Shqipëria luan një rol për të mos u nënvlerësuar, i përmblodhi në “Directorium ad passagium faciendum” (1332). Pra më shumë se njëqind vite para luftës së madhe të Skënderbeut kundër turqve, ideja e rëndësisë të pozicionit të Shqipërisë aty-këtu ka përshkuar mendje të caktuara; në mënyrë të përgjithshme dhe të plotë ndërgjegjësimi ndodhi përmes luftës së përmendur, në të cilën Europa tërë u përfshi pjesërisht me interes të lartë, pjesërisht në mënyrë aktive. Shqipëria atëherë u bë e famshme dhe për këtë famë i detyrohet pozicionit të saj gjeografik. Lufta e Skënderbeut ishte epopeja e një vendi të spikatur kufitar, për këngën e fundit të të cilit punon pikërisht e tashmja... Por Shqipëria nuk është thjesht një vend kufitar; në vetvete Shqipëria është monada e Ballkanit, në të cilën pasqyrohet krejt kozmosi i Ballkanit me nuancat e tij latine, greke, romane, bizantine, italiane dhe sllave, në të cilin ende sot shkëlqejnë kristale të shumtë të gjendjes fillestare, në të cilin ende sot është e dukshme ajo histori bazë e gadishullit Ballkanik, këmbëngulja e të cilit gjuhëve të Ballkanit iu nguliti një fizionomi të njëtrajtshme dhe ndikoi në krijimin e një karakteri të njëtrajtshëm të kulturës gadishullore

*

Karakteristika e mësipërme e Shqipërisë mesjetare është ende e pranishme sot, dhe pikërisht atributet e vendit kufitar dhe te monadës së Ballkanit, pra çastet etnike dhe kulturore, janë ata, të cilët nga një këndvështrim historik flasin për autonominë dhe neutralizimin e këtij vendi. Por edhe vetë historia politike e Shqipërisë paraturke përmban disa shfaqje të cilat pa frikë mund të perceptohen si bërthamë e një trajte autonome, dhe të mëvetësishme. Nga njëra anë, tema bizantine Dyrrahium, që në shekullin XI mbretërohet nga një dukë dhe që nga venecianët (1204) u kthye në dukatën Dyrrahi e më pas nga anzhuinët (në 1272) u kthye në Regnum Albaniae. Lufta e Skënderbeut zgjoi në krejt Europën konceptin e Shqipërisë së mëvetësishme, dhe ka dëshmi që ideja e një Regnum Albaniae në tokën shqiptare deri në shekullin XVII ka mbetur në këmbë. Por nga ana tjetër shohim që në shekullin XIII në zonën e Krujës (1200 deri 1250) një dinasti drejtuese shqiptare (princa), në shumë breza (Progoni, Gjini, Dhimitri, Golemi) zhduken nën presionin e fuqive të huaja (por ndoshta vetëm për sytë tanë), por për t’u shfaqur menjëherë me fillimin e rënies së perandorisë serbe, tashmë nën emër të ri (Topia, Dukagjini, etj.) Por ndërsa në përgjithësi edhe mund të pranohet që Shqipëria (e sotshme) asnjëherë nuk është njohur si tërësi politike, është po aq e vërtetë, që historia Shqipërinë në të njëjtën kohë e njeh vetëm në dy madje tre tërësi të mëdha, kështu që, nga një këndvështrim historik asnjë nga fuqitë e sotshme nuk mund të ngrejë një të drejtë ekskluzive mbi Shqipërinë. Luhatjet e sferave të veçanta të fuqisë në Shqipërinë mesjetare mund të vëzhgohen më së miri, nëse kuptohen kthesat kryesore në fatet politike të qyteteve të veçanta shqiptare. Por ndoshta ky nuk është vendi për të bërë një paraqitje tabelare të këtyre kthesave. Do të mjaftonte të konstatohej që Shqipëria e veriut me qytetin Shkodër dhe portin e saj shumë të vizituar S. Sergius në grykëderdhjen e lumit Bunë, më tej me qytetet Tivar, Ulqin, Shas, Drivost, nga shekulli XI deri në shekullin XV në të gjithë nuancat e mundshme, e pikërisht si reg-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

num Diocliae, si mbretëri e pjesshme nën mbretin e ri (reges iuniores), pjesërisht (Dulcigno) edhe si pronësi e gruas së sundimtarit, më vonë nën familjen malazese Balšić, ndodhej nën pushtetin e serbëve. Por në të njëjtën kohë bërthama e Shqipërisë rreth Durrësit (qyteti në vitin 1040 u ndodh përkohësisht në duart e bullgarëve) sikurse edhe jugu rreth Vlorës u ndodh fillimisht nën bizantinët, më pas për një kohë të shkurtër (1204 deri në 1213) nën Venedikun, më pas nën despotët epirotë, të cilët këto qytete ia dhanë si prikë Manfredit të Siçilisë (1258), deri kur ajo ra nën pushtetin e Anzhuve napolitanë. Mbreti serb Dushani pushtoi krejt zonën e thellë me qytetin e Krujës (1343), gjithashtu edhe jugun me Vlorën dhe Janinën, por Durrësi mbeti në duart e anzhuinëve. (Por në këtë kohë shtrihej edhe pushteti nominal i mbretit hungarez Ludwig mbi Durrësin.) Në vitin 1368 ra edhe Durrësi, por jo në duart e serbëve, por të dinastit shqiptar Karl Topia. Më vonë, por kjo vetëm për një çast, Durrësi gjendet në pronësinë familjare të Balshajve armiq me Topinë dhe Balsha II mban titullin e kontit të Durrësit në vitin 1385, por Durrësi në vitin 1392 i dorëzohet Venedikut jo nga Balshajt por nga Gjergj Topia. Nga Balshajt Venedikut në vitin 1396 iu ofruan qytetet Shkodër dhe Drivost, dhe republika u mendua për një kohë, nëse me pranimin e këtyre qyteteve paqja me Hungarinë do të prishej ose jo (si intromittendo dicta loca contrafaceremus paci Hungariae). Lezha, për fatet e mëhershme të së cilës nuk kemi informacion të saktë, kalon në gjysmën e dytë të shekullit XIV në dorë serbe dhe shqiptare, por i shkon Venedikut (ngjashëm me Durrësin) jo nga dora serbe, por nga dora e familjes fisnike Dukagjini. Më vonë ishte në dorë të Kastriotëve, të cilët sipas origjinës dhe mjedisit të tyre sigurisht që nuk ishin serbë. Qyteti i vetëm, i cili si një mbetje direkte nga kohët e Dushanit, nga duart serbe bie direkt në ato turke (1417) është Vlora (Shëngjini thuajse nuk përmendet nga Skënderbeu në burime; në mesjetë ai nuk ishte një port shumë i vizituar) dhe qyteti i vetëm, i cili për ta thënë kështu nuk i ka përkitur kurrë serbëve, është Durrësi, pikërisht ai port, të cilin Serbia sot kryesisht duke iu referuar së drejtës historike do që ta pushtojë. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Botime të veçanta me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Autorët nordikë për (Xhevat Lloshi-John Quanrud, S KË N D E R B E U N Ë V E N D ET N O R D I KE, Botoi:Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, 2018)

Tetë punimet e botuara në këtë vëllim dëshmojnë për qasjen profesionale te autorëve përkatës (Quanrud, Kodderitzsch/ Meissner, Lloshi, Holberg, Craigie, Gudhmundsson, Driscoll) ndaj figurës historike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke dëshmuar se bëmat e heroit tonë kombëtar kishin marrë përmasa europiane Në vitin jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, janë organizuar veprimtari të ndryshme shkencore e kulturore, e po ashtu janë botuar edhe vepra të veçanta, duke dëshmuar përkushtimin serioz ndaj kësaj figure kombëtare në këtë përvjetor. Pikërisht në kuadrin e këtij përvjetori tërheq vemendjen botimi me autorët Xhevat Lloshi-John Quanrud, SKËNDERBEU NË VENDET NORDIKE, botuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, 2018. Nga vet titulli del se kemi të bëjmë me një botim intrigues për një hapësirë të veçantë gjeografike në kontinentin europian, që konceptohet në

“ 14

aspektin më të ngushtë territorial si vendet nordike ku për të parën herë i prezantohet opinionit dhe lexuesve shqiptar. Në sajë të pozitës gjeografike por edhe të rrethanave shoqërore të kohës popujt e vendeve nordike lundrimin e kanë pasur veprimtari parësore, duke lundruar në detet e Europës veriore por edhe në vende të tjera. Madje popujt e këtyre viseve në literaturë njihen me emrin vikingët, që në shqip do të thot detarët. Dhe në saje të një veprimtarie të tillë ata arritën të njohin vende dhe popuj të ndryshëm, nga shek.VIII e më pas. Në këtë aspekt, edhe pse viset shqiptare janë shumë larg atyre nordike, përmendja e viseve shqiptare

Në këtë botim autori i parathënies prof.Xh.Lloshi na prezanton botimet e autorëve të ndryshëm për Skënderbeun sipas viteve përkatëse, duke ofruar një informacion me interes për opinion e gjerë shkencor e kulturor. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse disa autorë me punimet e tyre për të parën herë i prezantohen opinionit shqiptar, që paraqet pasurim i fondit bibliografik në gjuhën shqipe, kushtuar Skënderbeut

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

nga popujt nordikë janë shumë të vjetra, duke filluar nga shek.XI e më pas. Në këtë botim, autori i parathënies prof.Xh.Lloshi na prezanton botimet e autorëve të ndryshëm për Skënderbeun sipas viteve përkatëse, duke ofruar një informacion me interes për opinion e gjerë shkencor e kulturor. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse disa autorë me punimet e tyre për të parën herë i prezantohen opinionit shqiptar, që paraqet pasurim i fondit bibliografik në gjuhën shqipe, kushtuar Skënderbeut. Ndonëse pesë shtetet që i mbulon emërtimi “vendet nordike” kanë shumë anë të përbashkëta jo vetëm si gjeografi, por edhe në histori, në kulturë dhe në gjuhët e tyre, përsëri kanë edhe veçoritë, të cilat kanë kushtëzuar interesimin dhe paraqitjen e figurës së Skënderbeut në literaturën e tyre. Tetë punimet e botuara në këtë vëllim dëshmojnë për qasjen profesionale të autorëve përkatës (Quanrud, Kodderitzsch/ Meissner, Lloshi, Holberg, Craigie, Gudhmundsson, Driscoll) ndaj figurës historike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, duke dëshmuar se bëmat e heroit tonë kombëtar kishin marrë përmasa eu-


KULTURË

r Skënderbeun ropiane. Botimin e këtij libri me rastin e vitit jubilar të Skënderbeut e vlerësojmë një kontribut me vlerë sepse për të parën herë lexuesit kanë mundësi për

t’i gjetur në një vend punimet dhe artikujt e autorëve të ndryshëm nordikë kushtuar figurës madhore të kombit tonë. Shpresojmë që hulumtimet në këtë drejtim do të vazhdojnë dhe do

të kemi përmbledhje në vëllime të tjera nga autorët nordikë që do të jenë të mirëseardhura për opinionin shkencor e kulturor. Nail Draga

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Këshilli Bashkiak i N gjashtë shqiptaro-am Komuniteti shqiptaro-amerikan i Nju-Jorkut u mblodh për Ditën e Pavarësisë në një aktivitet festiv ku u nderuan edhe figura të shquara të kombit. Në një gjest simbolik për të reflektuar unitetin kombëtar, personalitetet ishin zgjedhur për të përfaqësuar të gjitha trojet shqiptare

Ardita Dunellari

Për të simbolizuar këtë bashkim, organizatorët kishin zgjedhur gjashtë figura të komunitetit për të përfaqësuar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Preshevën, dhe Çamërinë.

16

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Elez Biberaj, shefi i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, nga një familje me origjinë nga Shqipëria, u nderua për kontributin akademik dhe ndikimin në zhvillimet historike me punën e tij. Zoti Biberaj u shpreh se vlerësimi përfaqëson një nder të veçantë për të: “Së pari sepse më jepet nga një bir i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, puna dhe roli udhëheqës i të cilit duhet të shërbejnë si frymëzim për këdo që të angazhohet në shërbim të publikut. Një tjetër arsye është se më jepet ky nderim në këtë tempull të demokracisë, në

Gjekë Gjonlekaj, u veçua si një përfaqësues i shquar i shqiptarëve të Malit të Zi, i nderuar si për kontributin ndaj letrave shqiptare, ashtu edhe për rolin në zhvillime të rëndësishme për kombin


KULTURË

Nju-Jorkut nderon merikanë

Nazo Veliu, e zgjedhur për të prezantuar simbolikisht Çamërinë, u nderua për aktivitetin e saj si anëtare e Federatës Panshqiptare Vatra

Bashkinë e Nju Jorkut, një qytet që hapi krahët për familjen time kur emigroi. Gjithashtu, ndjehem i nderuar që e marr këtë vlerësim në Ditën e Flamurit”. Për të përfaqësuar Kosovën, organizatorët kishin përzgjedhur zotin Gani Shehu, i nderuar për angazhimin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës dhe për punën e tij me komunitetit shqiptaro-amerikan. Ilirjan Rusi për-

faqësonte në këtë mbrëmje shqiptarët e Maqedonisë dhe u nderua si një ndër aktivistët e parë që themeluan Këshillim Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Gjekë Gjonlekaj, u veçua si një përfaqësues i shquar i shqiptarëve të Malit të Zi, i nderuar si për kontributin ndaj letrave shqiptare, ashtu edhe për rolin në zhvillime të rëndësishme për kombin. Rexhë Xhakli, me origjinë nga Presheva, u nderua për kontributin bamirës të treguar si ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan, ashtu edhe ndaj refugjatëve të luftës që vinin nga Kosova. Nazo Veliu, e zgjedhur për të prezantuar simbolikisht Çamërinë, u nderua për aktivitetin e saj si anëtare e Federatës Panshqiptare Vatra. Në fjalën e saj zonja Veliu kujtoi vuajtjet e familjes që ishte dëbuar nga Çamëria: “Babai lindi në Filat; erdhi kur ishte 10 vjeç në Shqipëri dhe nuk u kthye kurrë më në Çamëri. Ai vdiq në moshën

Elez Biberaj, shefi i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, nga një familje me origjinë nga Shqipëria, u nderua për kontributin akademik dhe ndikimin në zhvillimet historike me punën e tij

67 vjeç dhe gjithë kohës zemra i qau për vendlindjen që la pas”. Rrëfime e kujtime shpesh të zymta përcjellin një mesazh të forcës e vitalitetit të kombit. Një sallë e mbushur me qeleshe e një rini në veshje tradicionale dëshmon një komunitet që megjithëse ka hedhur rrënjë prej një shekulli në Nju Jork, ruan ende një identitet të qartë kombëtar. (VOA)

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Në Tuz u shënua 28 Nëntori - Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë

Atdhedashuria kërko sakrifica të natyrave

“Në kohë lufte partriotizëm nënkupton të sakrifikosh çdo gjë, edhe jetën në mbrojtje të kombit dhe atdhe zhvilluar vendin tënd, në shkollimin dhe edukimin e fëmijëve në aspektin profesional dhe kombëtar, avancimi hapjen e vendeve të punës, zhvillimin dhe progresin ekonomik, punën e ndershme për mbajtjen e familjes, ndi shqipe dhe simboleve kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore etj.”, ka thënë ndër të tj Ulqin – Në sallën e mbushur përplot të Qendrës së Kulturës në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi shënoi të mërkurën e kaluar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Me këtë rast, në Galerinë e Qendrës së Kulturës është hapur ekspozita kushtuar Skënderbeut “Lirinë e gjeta këtu”, e përgatitur nga Biblioteka

Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”. Po ashtu Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina ka shfaqur koreodramën “Kumt”, e cila i kushtohet Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe është përgatitur enkas për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Koreografia e bukur dhe ekzekutimi mjeshtëror nga valltarët e

Foto: Studio PRO

18

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Ansamblit “Shota” ka bërë që publiku ta mirëpresë dhe të duartrokasë gjatë koreodramës dhe në fund të saj. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se kombi shqiptar për shekuj me radhë është ballafaquar me sfida dhe vështirësi të natyrave të ndryshme, si: pushtime, persekutime, asimilime, diskriminime etj.


KULTURË

on përpjekje dhe e të ndryshme

eut. Ndërsa në kohë paqeje, patriotizmi manifestohet duke e dashur dhe in e të drejtave kolektive kombëtare përmes përfaqësuesve tanë politikë, ihmën ndaj bashkëkombasve në nevojë, mësimin dhe respektimin e gjuhës jera në fjalën përshëndetëse kryetari i KKSH-së, Faik Nika “Mirëpo, pothuajse në të gjitha periudhat historike shqiptarët kanë treguar se dinë dhe mund të organizohen si një korpus unik për të ruajtur identitetin e vet”, ka theksuar ai. Nika ka shprehur bindjen se atdhedashuria dhe patriotizmi në kohë dhe rrethana të ndryshme kërkon edhe përpjekje dhe sakrifica të natyrave të ndryshme. “Në kohë lufte partriotizëm nënkupton të sakrifikosh çdo gjë, edhe jetën në mbrojtje të kombit dhe atdheut. Ndërsa në kohë paqeje, patriotizmi manifestohet duke e dashur dhe zhvilluar vendin tënd, në shkollimin dhe edukimin e fëmijëve në aspektin profesional dhe kombëtar, avancimin e të drejtave kolektive kombëtare përmes përfaqësuesve tanë politikë, hapjen e vendeve të punës, zhvillimin dhe progresin ekonomik, punën e ndershme për mbajtjen e familjes, ndihmën ndaj bashkëkombasve në nevojë, mësimin dhe respektimin e gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore etj.”, ka theksuar ai. Nika ka thënë se KKSH “do të përpiqet për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përfaqësimit propocional në institucione, përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare, zhvillimin socio-ekonomik të trevave ku jetojnë

shqiptarët në Malin e Zi”. Në programin e kësaj mbrëmjeje kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Teatrit “Teuta”, të cilët kanë recituar vargje nga poetët shqiptarë, sopranoja Gjylie Pelingu, e cila ka kënduar Himnin Kombëtar, këngëtari Cani Lazoja nën shoqërimin e Islam Axhemoviqit, si dhe është organizuar kokteji për mysafirët. Në fund të programit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka ndarë mirënjohjeje për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me motivacionin “për ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e vlerave burimore folklorike kombëtare dhe bashkëpunimin e frytshëm me trevat shqiptare në Malin e Zi”, si dhe për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” me motivacionin “për ndriçimin e figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut përmes materialeve fotodokumentare bibliografike në ekspozitën ‘Lirinë e gjeta këtu’”. Në mesin e të pranishmëve në këtë manifestim kanë qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Ridi Kurtezi, Republikës së Kosovës, Skënder Durmishi, Kroacisë Veseljko Grubishiq, përfaqësues të partive politike, Qeverisë së Malit të Zi, pushtetit vendor në Ulqin, komuniteteve fetare, anëtarë të KKSH-së etj. i. k.

Ekspozitë fotodokumentare kushtuar Skënderbeut Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në galerinë e Qendrës së Kulturës është hapur ekspozita kushtuar Skënderbeut “Lirinë e gjeta këtu”, e përgatitur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”. Kuratorja e ekspozitës, Zaide Krapi, ka thënë në fjalën e hapjes se Biblioteka Kombëtare e Kosovës disponon me një fond tejet të pasur mbi heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. “Dhe qëllimisht para jush sot prezantojmë një pjesë të fondit të koleksioneve të nxjerrura përmes fotografive nga materialet libra, revista, antikuare, dokumente dhe letra të veçanta”, është shprehur ajo, duke shtuar se emocioni është i veçantë pasi që “Skënderbeun e kthyem në rrethinat ku ai zhvilloi shumë beteja për çlirim, në vendin e tij, si pasardhës i Balshajve, në kullën e Balshajve, në Ulqinin e sotëm”. Ajo ka treguar se ekspozita me fotografi përfshin një sërë botimesh të rralla të autorëve shqiptarë dhe të huaj për Gjergj Kastriotin, mes tyre edhe dy botimet në origjinal të Historisë së Skënderbeut të Marin Barletit: botimi në gjermanisht i vitit 1533 dhe ai në gjuhën latine – i fundit, i njohur si botimi i katërt në këtë gjuhë, i shtypur në Zagreb në vitin 1743 nga Gjon Pagëzuesi, nga shtypshkronja e shquar e Mbretërisë së Kroacisë. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

Në Tuz u shënua 28 – Nëntori – Dita e pavarësisë së Shqipërisë

Ta ruajmë flamurin kombëtar si simbol të identitetit dhe unitetit tonë Kombi shqiptar shekuj me radhë është ballafaquar me sfida të ndryshme, por falë mrekullisë hyjnore dhe atdhedashurisë së të parëve tanë ja ku jemi sot, me po të njëjtën gjuhë, me po të njëjtin flamur dhe me po ato tradita dhe zakone të mrekullueshme që i kemi trashëguar nga të parët. Prandaj, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve i shënon edhe këto festa për të na kujtuar neve dhe pasardhësve tonë se kush jemi, për historinë tonë, për ardhmërinë tonë si shqiptarë autoktonë në trevat e veta u shpreh kryetari i KKSH-se, Faik Nika Tuz – 28 – Nëntori, festa e cila i tubon shqiptarët e të gjitha trojeve ku jetojnë, u shënua edhe në Malësi nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, me një mbrëmje historiko- letrareargëtuese në të cilën morën pjesë ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, zv/ambasadorja e Shqipërisë në Mal të Zi, Ermira Braho, një numër i madh i personaliteteve të kulturës, shkencës, artit, politikës, arsimit etj, si dhe qytetarë të thjeshtë. Ky kremtim, i cili përkujtoi mëvetësinë e shtetit shqiptar të vitit 1912, filloi me një poezi të interpretuar nga aktori i tetarit të qytetit të Shkodrës, Agron Dizdari, për të vijuar më pas me intonimin e himnit tonë kombëtar, i ekzekutuar mjeshtërisht dhe me profesionalizëm nga kori i Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” – Shkodër. Ndërkohë, për këtë ngjarje të shënuar në analet e historisë së kombit, ka përshëndetur nënkryetari i KKSH-së, Smail Maliq Çunmulaj, i cili e konsideroi 28- Nëntorin, festën më të madhe dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar së bashku me jubileun e madh të 550- vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit Mbarëkombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. “Nën organizimin e Këshillit Kom-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

bëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Malësia si çdo herë iu bashkua valles së madhe mbarëshqiptare, nga jugu në veri dhe diasporë, për të kujtuar këtë ngjarje madhore dhe jetike për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët kudo ndodhen në botë. Malësia e Madhe si trevë dhe pjesë e pandarë e trungut gjithëshqiptar në kohë dhe periudha të ndryshme e ka dëshmuar se ne këtu nuk jemi të huaj as të ardhur, por jemi denbabaden, duke dhënë kontribut të pamohueshëm në historiografinë e përgjithshme të kombit shqiptar”, theksoi ndër të tjera Çunmulaj. Ai me këtë rast ka apeluar tek të gjithë shqiptarët se ka ardhur koha që të bashkëveprojnë më shumë në mes veti, duke lënë anash mospajtimet dhe grindjet në rrafshin politik, sepse siç tha ai “e vetmja rrugë për mirëqenien e popullit tonë është puna e përbashkët dhe bashkimi i ideve përparimtare dhe konstruktive”. Në të njëjtën kohë, në emër të organizatorit të këtij aktiviteti, ka përshëndetur Faik Nika, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, i cili uroi festën të gjithë shqiptarëve duke përkujtuar rëndësinë e kësaj feste si dhe kontributin e paçmuar të Heroit kombëtar të dhënë për kauzën kombëtare, Gjergj Kastriotit – Skën-

derbeut. “Kombi shqiptar shekuj me radhë është ballafaquar me sfida të ndryshme, por falë mrekullisë hyjnore dhe atdhedashurisë së të parëve tanë ja ku jemi sot, me po të njëjtën gjuhë, me po të njëjtin flamur dhe me po ato tradita dhe zakone të mrekullueshme që i kemi trashëguar nga të parët. Prandaj, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve i shënon edhe këto festa për të na kujtuar ne dhe pasardhësit tonë se kush jemi, për historinë tonë, për ardhmërinë tonë si shqiptarë autoktonë në trevat e veta. Duhet të vlerësojmë fort veprimtarinë e heronjve tonë kombëtar të cilët sakrifikuan jetën, familjen e pasurinë, shtëpinë e katandin, vetëm që ne të jetojmë në liri, që të filitet e të shkruhet gjuha e bukur shqipe e të valvitet flamuri ynë kombëtar si një popull i lirë dhe sovran, i barabartë me popujt dhe kombet e tjera të qytetëruara”, u shpreh Nika. Ai nga kjo foltore bëri thirrje që ta duam fort dhe ta respektojmë gjuhën tonë amtare dhe ta ruajmë flamurin tonë kombëtar si simbol të identitetit dhe unitetit tonë. Ndërkaq, me një këngë nga eposi i kreshnikëve ka përshëndetur lahutari Prëtash Nilaj e më pas SHKA “Besa” nga Trieshi, me disa këngë dhe valle


KULTURË

folklorike, si dhe rapsodët e mirënjohur nga Shqipëria Fran Kodra dhe Ndue Shytani. Këtij kremtimi solemn i ka shtuar madhështinë prania e sopranos së njohur nga Ulqini, Gjylie Pelinku e cila me zërin e saj brilant dhe ekzekutimin profesional, e shoqëruar nga pianistja e njohur Fatime Buzuku, ng-

jalli emocione të veçanta duke u duartrokitur fort nga të gjithë. Gjithashtu, prezenca e korit të Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” – Shkodër, ka sjellë atmosferë të këndshme gjatë kësaj mbrëmjeje, por dhe interpretimi i bas baritonit Lukë Mllugja, i cili interpretoi këngën “Trim mbi trima o Gjergj

Kastrioti”. Kremtimi i 28- Nëntorit është përmbyllur me këngën që tashmë është bërë si himn kombëtar “xhamadani vija-vija”, e interpretuar me një zë të ëmbël dhe melodioz nga Arta Çunmulaj, e shoqëruar nga orkestra dhe kori i Shkollës së Mesme të Muzikës t. u. “Prenk Jakova” – Shkodër. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Në QKI “Malësia” u shfaq drama “Si ta vrasim presidentin”

Kur Fuqitë e Mëdha kontrollojnë botën

Tuz – Aktorë të Teatrit Kombëtar të Kosovës, kanë shfaqur në QKI “Malësia” në Tuz dramën “Si ta vrasim presidentin”, të autorit Miro Gavran, me regji të Marigona Bekteshi- Ferati dhe e interpretuar nga Mirad Ferati, Fatmir Haliti, Rabije Kryeziu dhe Njomëza Tmava. Kjo shfaqje u ndoq me mjaft interesim nga një numër jo i madh i artdashësve, ndërsa aktorët nëpërmjet saj pasqyronin një fenomen që është edhe sot i pranishëm në shoqëritë njerëzore, atë të kontrollit dhe shtypjes që ushtrojnë fuqitë e madha

22

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

ndaj shteteve të vogla. “Kjo dramë bën fjalë për Amerikën e cila ka filluar t’i robërojë vendet e vogla, t’ua marrë pasurinë dhe po përpiqet t’ua shesë idenë për të formuar shumë parti në një vend të vogël, ndërsa vetë Amerika qeveriset prej vetëm dy partive. Amerika po mundohet të kontrollojë gjithë botën”, u shpreh për gazetën “Koha Javore”, regjisorja e kësaj drame, Marigona Bekteshi- Ferati. Drama “Si ta vrasim presidentin”, transmeton tek publiku një varg mesazhesh: si robërimin e vendeve të

Kjo dramë bën fjalë për Amerikën e cila ka filluar t’i robërojë vendet e vogla, t’ua marrë pasurinë dhe po përpiqet t’u shesë idenë për të formuar shumë parti në një vend të vogël, ndërsa vetë Amerika qeveriset prej vetëm dy partive. Amerika po mundohet të kontrollojë gjithë botën vogla, varfërinë që po shkaktohet në këto vende, izolimin e vendeve të vogla si dhe pamundësinë për të luftuar kundrejt Fuqive të Madha të cilat vazhdimisht i kontrollojnë vendet e vogla. Kjo është hera e parë që drama “Si ta vrasim presidentin” është shfaqur në Tuz, ndërsa premiera e saj është dhënë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në fund të muajit qershor të këtij viti, ku ishte i pranishëm edhe vetë autori, Miro Gavran. t. u.


MOZAIK

Ushqimet tradicionale të Trieshit janët mikun gjithmonë e kanë pritur me djathë e raki.Çdo kalimtarë i rastit në Triesh ka pasë bukë, djathë e raki.

Mjeshavina (djathi i shtypur me dorë) Trieshi është i njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Kjo zonë bjeshkore ofron specialitete të veçanta. Kuzhina e saj tradicionale është e ngjashme me kuzhinën e krahinave të tjera të Malësisë së Madhe. Në traditën e sofrës, siç i thonë trieshjanët tryezës, veçmas janë të rëndësishme buka, bulmetet, mishi dhe patatja. Të gjitha këto dhe ushqime të tjera janë organike (bio)

Bukë misri (kallamboqi)

Ndër gatimet më të vjetra tradicionale dhe më të preferuara në Triesh është buka e misrit ( kallamboqit) e pjekur nën kaki ashtu si dikur, edhe sot. Shija e saj ndër vite ka magjepsur të gjithë ata mysafirë që e kanë vizituar këtë trevë . Ajo, e përgatitur në shtëpi, sipas recetës së vjetër të gjysheve dhe stërgjysheve tona , është edhe më fantastike e ngrohtë, e shtruar me djathë e shëllirë apo përshesh me kos, me mazë e me mjeshavinë. Përgatitet me miell kallamboqi , ujë të ngrohët, kripë dhe vaj.

Nënproduktet e qumështit (bulmetet)

Janë ushqime tradicionale shumë të njohura, të kërkuara nga konsumatorët dhe të shëndetshme, të cilat gatuhen nga gjyshet dhe stërgjyshet tona. Nga këto produkte gastronomike shtëpie dallohen djathërat e ndryshëm, si djathë lope, djathë dele, djathë dhie, djathë i zier, djathë i shkrirë, pastaj maza ( gjiza), mjeshavina, kosi i freskët dhe jarduni. Triesh-

Mjeshavina, që të gjithë e njohin si djathi i shtypur me dorë, është një fjalë sllave, por origjina e tij mbetet Malësia e Madhe e cila i rezistoi në shekuj pushtuesve, duke ruajtur traditën dhe fenë. Thuhet se aq sa e vjetër është xhubleta e Malësië së Madhe aq i vjetër është edhe ky produkt i qumështit i cili fermentohet - mjeshavina. Gratë trieshjane, dikur në bjeshkën e Koritës dhe Koshticës, këtë ushqim unik, e kanë gatuar për të plotësuar nevojat e ushqimit të familjes, meqë këtu ka munguar gjithmonë gruri dhe misri. Gatimi i mjeshavinës në Triesh është bërë zakonisht gjatë periudhës së vjeshtës, pasi për stazhonim kërkon një temperaturë të ftohtë. Mjeshavina në Triesh ka një sekret se si përgatitet. Fshehtësia është se nëse djathërat e tjerë ngjizen me fara industriale, këtu ngjizet nga lëngu që merret nga planci i bagëtive, i cili pasi është regjur në kripë, futet në një enë me hirrë, ku qëndron afro një muaj dhe më pas me lëngun që krijohet zëhet qumështi për t‘u bërë djathë. Djathi kullohet nga hirra me goruzhdë ( lugicë). Vendoset në plugë. Nxirret në tarasë për t’u kulluar mirë një natë. Vihet në një enë për t’u tharë afro dy javë. Më pas shtypet me dorë dhe vihet në një enë prej druri për t‘u stazhonuar deri në tre muaj. Sipër i vihet një shtresë gjalpi. Është një produkt i shijshëm, kalorik, i shëndetshëm, i pastër dhe i mirë. Përdorej edhe për shitje. Kjo traditë sot është venitur për shkak të mosinteresimit të të rinjve për blegtori. Mjeshavinën tani e përdorin familje të

rralla trieshjane që vazhdojnë të dalin në bjeshkë. Se sa e rëndësishme është mjeshavina tregon fakti se ky ushqim tashmë është futur në listën e ushqimeve botërore.

Kaçamaku

Po aq ekskluziv, sa edhe mjeshavina dhe produktet e tjera nga qumështi është edhe kaçamaku, i cili dikur është përdorur për të përballuar të ftohtit e bjeshkës, por edhe për të shtuar ushqimin e familjes, në raste kur ai mungonte. Gatuhet me miell e patate, me ujë të valuar , me pak kripë. Pas zierjes, rituali i përzierjes ( shtypjes) i takon burrit të shtëpisë. Kaçamaku është bërë edhe me djathë, mjeshavinë e mazë. Hahet edhe me kos të ftohët. Njerëzit pasi të kenë ngrënë kaçamak, kanë dalë jashtë në temperaturë deri në minus 20 gradë dhe nuk e kanë ndier të ftohtit. Kaq i fortë ka qenë kaçamaku.

Mishi i thatë (i tharë)

Po ashtu, ushqim tradicional mahnitës bio në Triesh është edhe mishi i thatë i derrit, lopës, viçit dhe i qengjit. Preferohet mishi i kafshëve të moshës së mesme dhe jo të dhjamura. Tharja bëhet në ambiente të hapura. Kushtet ideale për tharjen e mishit janë moti i thatë, i ngrohtë dhe me ndryshime të vogla të temperaturave midis ditës dhe natës. Përpara tharjes është e preferueshme kriposja e mishit. Kripa pakëson ngacmimin e mishit nga insektet, pakëson mundësinë e prishjes së tij. Gjatë tharjes duhet pasur kujdes që tharja të mos ndodhë shumë shpejt dhe sipërfaqja e jashtme e tharë të pengojë avullimin e lagështirës së qendrës së copës së mishit. Mënyra tradicionale e varjes së mishit përfshin përdorimin e fijeve të forta, mbërtheckave, ganxhave metalike, etj. Rripat e mishit duhen varur veçmas dhe të ndarë nga njëri tjetri, me qëllim që të ketë qarkullim ajri. Kontakti mes tyre duhet shmangur krejtësisht sepse pengon tharjen dhe lejon rritjen e baktereve në sipërfaqe të mishit. (vijon) Përgatiti: Gj.Gjonaj E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Skënderbeu, mit dhe realitet shqiptar (1)

Farkëtar i identite

Karakterin rezistues dhe dëshirën për të jetuar të lirë, e zgjoi dhe e mbajti gjallë në shpirtin e popullit shqiptar. Ai urrejtjen për të tjerët e zëvendësoi me dashuri për atdheun e vet, në shërbim të fesë dhe në gatishmëri për familjen e madhe popull. Që nga ajo kohë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është personifikim i unitetit. Shtatorja e tij edhe sot përhapet në të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe si një simbol i unitetit kulturor dhe shpirtëror, dhe përkatësisë nacionale

Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi

Pa dyshim se dy figurat më të mëdha në qenien e popullit shqiptar janë Shën Tereza dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nëse Shën Tereza është bërë e njohur në mbarë botën për bamirësi, duke transmetuar bujarinë e popullit shqiptar tek të varfrit, Skënderbeu ka rol të veçantë në formimin e vetëdijes kombëtare. Ky vit u shpall si Viti Mbarëkombëtar i Heroit Kombëtar, por a mund të themi se nga ky vit u hodh dritë më shumë mbi këtë figurë të historisë sonë? Cilat janë veçoritë e këtij strategu të madh? Duke u nisur nga fakti se e vërteta duhet të kërkohet gjithmonë me fakte reale, arrihet te konstatimi se kjo figurë e rëndësishme shfaqet në dy forma: si figurë historike dhe mitologjike. Për figurën e Skënderbeut është thënë shumë dhe vështirë është që të bëjmë

“ 24

një ndarje të figurës historike nga ajo mitologjike. Në çfarëdo forme që ajo do të shfaqet është e mishëruar thellë në qenien e popullit shqiptar. Pa figurën e ndritur të Skënderbeut, shqiptarët nuk do të ishin shqiptarë. Bëmat e Skënderbeut janë një shtyllë morale që mban vertikal ndërgjegjen e popullit dhe na bën të ndihemi pse jo krenar, që jemi pasardhësit e një strategu dhe burrështetasi të pashoq në kohën e tij. Nëse provojmë të çmitizojmë figurën e kryetrimit tonë, do të bëjmë një mëkat ndaj kombit. Shkrimtari ynë, më i miri i të gjitha kohërave, Ismail Kadare, shprehet se: “Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Çmitizimi i tij është një nga turpet e kombit shqiptar!” Kurse shkrimtari Gjergj Zheji thotë: “Legjendat që kemi hetuar sot, në malet e Krujës, kanë si tipar të tyre të përgjithshëm, frymën realiste”. Lavdia e figurës së heroit kombëtar ka bërë që populli shqiptar të njihet në botën perëndimore si populli më i lashtë në Ballkan. Për fat të keq, përveç shpatës dhe përkrenares në muzeun

Çdo gjë u shkatërrua pas vdekjes së tij, por miti i tij mbeti në vetëdijen shqiptare, duke u zgjuar sa herë që fati nuk tregohej bujar me popullin shqiptar. Këtë mit e zgjuan rilindasit tanë, kur vetëdija kombëtare po merrte formë, shteti shqiptar ishte duke lindur dhe territoret shqiptare ishin në rrezik për t’u copëtuar

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

e Vienës, nuk ka gjësende të ruajtura nga ajo periudhë, sepse pushtuesit osmanë shkatërruan çdo gjë. Këtë më së miri e ilustron Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia: “Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!” Pra, çdo gjë u shkatërrua pas vdekjes së tij, por miti i tij mbeti në vetëdijen shqiptare, duke u zgjuar sa herë që fati nuk tregohej bujar ndaj popullit shqiptar. Këtë mit e zgjuan rilindasit tanë, kur vetëdija kombëtare po merrte


KULTURË

etit shqiptar formë, shteti shqiptar ishte duke lindur dhe territoret shqiptare në rrezik për t’u copëtuar. Poeti ynë i madh, Naim Frashëri, do të shprehet me vargjet: Kruj’, o qytet i bekuar! Prite, prite Skënderbenë, Po vjen si pëllump i shkruar, Të shpëtonjë mëmëdhenë. Në jetën e tij mund të shohim historinë e popullit shqiptar. Ai u lind ortodoks, u konvertua në mysliman dhe u kthye në katolik. Në gadishullin ballkanik, shqiptarët janë i vetmi popull që ka tri fe: islame, katolike dhe ortodokse. Fati i tij është edhe fati i popullit shqiptar. Gjergj Kastrioti është farkëtar i identitetit shqiptar, është e pamundur të përfytyrojmë kombin shqiptar pa heroin e tij kombëtar. Akademiku Rexhep Qosja duke folur për rëndësinë e figurës së Skënderbeut në historinë e popullit shqiptar shprehet: ”Rëndësia e Skënderbeut në historinë e popullit shqiptar, ndërkaq, nuk është vetëm ushtarake, por është më e gjerë: ajo është rëndësi, njëkohësisht, edhe politike, shtetkri-

juese, shtetërore e qytetëruese”. Qëndresa e tij është biblike, sikurse Davidi kundër Goliatit. Ai për njëzet e pesë vite rresht sfidoi një perandori të madhe siç ishte ajo Osmane, duke iu kundërvënë sikurse në historinë biblike, Davidi kundër Goliatit, dhe duke korrur suksese në të gjitha betejat deri në vdekjen e tij. Ai është Moisiu i shqiptarëve, sepse sikurse Moisiu niset në një mision të shenjtë për të shpëtuar popullin e vet. Ndaj kësaj figure, sa të madhe aq edhe të rëndësishme, kemi qasje të ndryshme, varësisht se kush e vlerëson dhe çka dëshiron të përfitojë nga kjo figurë historike. Unë do të veçoj tri: pozitive, negative dhe përvetësuese. Qasje pozitive ndaj kësaj figure kanë pothuajse të gjithë studiuesit që u morën me veprën dhe figurën e Skënderbeut. Negative kanë ata të cilëve figura e Skënderbeut u pengon direkt apo indirekt në arritjen e qëllimeve të caktuara, qofshin fetare apo politike, dhe zakonisht janë mohuese ndaj formimit dhe historisë së popullit shqiptar. Një qasje tjetër, që ka për qëllim ta përvetësojë këtë figurë e shohim te popujt fqinjë, të cilët me formimin e shteteve të tyre pushtuan territoret ku jetonin shqiptarët dhe me këtë ata përveç territorit orvaten të përvetësojnë edhe historinë e popullit shqiptar, me këtë edhe figurën e Skënderbeut, si një prijës arbnor, më i suksesshmi i të gjitha kohërave. “Të tjerët shkruanin dhe neve na thonin nëse duam të marrim bishtin apo brinjët”, shprehet në mënyrë figurative Don Lush Gjergji. Të gjitha qasjet kanë një emërues të përbashkët: madhështinë e kryetrimit arbnor. Bile edhe kundërshtarët e tij shprehen me admirim ndaj tij. Kështu Sulltan Mehmeti II thotë: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë si Skënderbeu”. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, karakterin rezistues dhe dëshirën për të jetuar të lirë, e zgjoi dhe e mbajti gjallë në shpirtin e popullit shqiptar. Ai urrejtjen për të tjerët e zëvendësoi me dashuri

Ndaj kësaj figure, sa të madhe aq edhe të rëndësishme, kemi qasje të ndryshme, varësisht se kush e vlerëson dhe çka dëshiron të përfitojë nga kjo figurë historike. Unë do të veçoj tri: pozitive, negative dhe përvetësuese

për atdheun e vet, në shërbim të fesë dhe në gatishmëri për familjen e madhe popull. Që nga ajo kohë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është personifikim i unitetit. Shtatorja e tij edhe sot përhapet në të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe si një simbol i unitetit kulturor dhe shpirtëror dhe përkatësisë nacionale. Pyetja e cila i ngacmon studiuesit e ndryshëm është se si ka mundësi që një popull i vogël të rezistojë ndaj Perandorisë së fuqishme Osmane për njëzet e pesë vite me sukses? Që Skënderbeu iu kundërvu një perandorie në kulmin e fuqisë së saj, në kohën e Muratit II dhe Mehmetit II, ka të bëjë pikërisht me personalitetin e Skënderbeut. Veçoria e tij është se ai edhe pse jetoi në një kohë kur pushtimet dhe nënshtrimet ishin diçka normale, ai asnjëherë nuk tregoi aspirata pushtuese dhe ishte i vendosur në lidhjen e aleancave me princat e popullit të vet, por edhe të popujve të tjerë rreth e përqark. Ai u martua me Donikën, vajzën e princit Gjergj Arianiti, për të forcuar lidhjet në mes principatave shqiptare, por edhe motra e tij, Mara Kastrioti, do të martohet me princin malazias Stefan Crnojević, e cila lindi Ivanin, princin e Zetës, që njihet në histori si themeluesi i Cetinës. Kjo na tregon se Skënderbeu ishte njeri i aleancave dhe jo pushtues. Ishte një strateg i përkryer, por edhe një diplomat i zhdërvjelltë. Teknika e tij për t’u përballur me kundërshtarë shumë më të fuqishëm është përdorur dhe përdoret edhe sot në doktrinat ushtarake. (vijon) E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Urbanizimi i qytetit të Ulqinit

Kulla e vrojtimit në Pinjesh Gani Karamanaga Ulqini, në krahasim me vendet tjera , nga këto anë dhe më gjerë, ka rënë shumë më vonë nën sundimin turk, që dëshmon se ky qytet në pikëpamje strategjike , detare dhe ekonomiko-politike ka qenë shumë i

rëndësishëm për interesat globale të shtetit venedikas. Posa e kanë pushtuar, turqit e kanë përforcuar dhe shndërruar në bastion në luftën kundër Venedikut. Në anën tjetër, në aspektin arkitektonik dhe urbanistik, qyteti ka përjetuar përtritje të mëdha. Osmanlitë janë qasur rregullimit të qytetit në frymën e planifikimit oriental. Gati të gjitha lagjet ndryshuan, morën pamje tjetër, orientale, filloji islamizimi i popullsisë. Përjetohet një ringjallje tjetër fetare.

Udhëheqësi më i lartë ishte myftiu, kurse nën te me tituj bëhen myderrizët, hoxhallarët, hafizat. Grup të veçantë njerëzish kanë krijuar tregtarët, zanatçinjtë.. Sa i takon urbanizimit të qytetit , nga fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII datojnë shumica e monumenteve historike. Janë ndërtuar xhami, hamame, kroje, kulla sahat, tyrbe. Edhe shtëpitë në Kala u janë adaptuar zotërinjve të rinj. Pak më vonë ndërtohet edhe beledia e qytetit. Kështu qyteti i Ulqinit në atë kohë Kulla vrojtimi në Pinjesh

26

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018


KULTURË

përbëhet nga dy pjesë kryesore : Kalaja shumëshekullore dhe Mezgjahu-çarshia e vjetër … Ne atë kohë, në anën e Pinjeshit e cila shikon në Mahallë të re dhe në Mezgjahun e vjetër, sunduesi turk ndërton kullë vrojtimi e cila ka qenë e banuar më ushtarë dhe ka pasur rolin edhe si pikë vrojtimi. Ky objekt i vjetër historik me siguri ishte ndër të parët pas ardhjes s sunduesit turk. Pozita e këtij objekti ishte që kishte pasur pamje në tri anët: në fushën e Ulqinit, deri në kufirin me Shqipëri,

në Mal të Bardhë dhe në Pazarin e vjetër. Sipas studiuesit Fadil Kroma i cili ma dërgoji fotografinë e vjetër, ndër të tjera thotë: “Me largimin e Turqisë në vitin 1880 kulla e vrojtimit kalon në pronësi të familjes Kroma. I pari ynë Tul Kroma ishte i punësuar në kullë.. Kulla në Pinjesh ka qenë shtëpia e shtatë gjeneratave të familjes Kroma. Të parët tanë vijnë nga rrethi i Krujës.” … Kulla e vrojtimit në Pinjesh ka qëndruar “në këmbë” deri me tërmetin

Sa i takon urbanizimit të qytetit , nga fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII datojnë shumica e monumenteve historike. Janë ndërtuar xhami, hamame, kroje, kulla sahat, tyrbe. Edhe shtëpitë në Kala u janë adaptuar zotërinjve të rinj. Pak më vonë ndërtohet edhe beledia e qytetit

e vitit 1968. Pasardhësit e familjes Kroma ndërtuan katër shtëpi. Në atë vend ku ishte kulla e vjetër, janë ndërtuar edhe disa shtëpi të tjera: Januz Milla, Smail Vuçiqi, Latif Pelinku dhe Muzafer Mollazeqiri Në fotografinë e vjetër shihet kulla-shtëpia e vjetër në Pinjesh, nën të është Sahat kulla dhe beledia. Kulla është e vetmuar, e rrethuar me pisha. Gjithashtu, në kodrën e Pinjeshit sipër shtëpive gjenden edhe varrezat e familjes Kroma. … Më kujtohen dy vëllezërit Hysein dhe Januz Kroma : Ishin këpuctarë në Pazarin e vjetër. Në vitin 1974 fillimisht dyqanin e ka blerë një argjendar. Më vonë bëhet pronësi e Elez Ficit . Sot aty është një qebaptore. Deri tani nuk është ditur për këtë objekt kulturor-historik. (Nga monografia në dorëshkrim “Monumentet”) Kulla vrojtimi , Kulla e Sahatit, Beledia

Ne atë kohë, në anën e Pinjeshit e cila shikon në Mahallë të re dhe në Mezgjahun e vjetër, sunduesi turk ndërton kullë vrojtimi e cila ka qenë e banuar më ushtarë dhe ka pasur rolin edhe si pikë vrojtimi. Ky objekt i vjetër historik me siguri ishte ndër të parët pas ardhjes së sunduesit turk. Pozita e këtij objekti ishte që ka pasur pamje në tri anë: në fushën e Ulqinit, deri në kufirin me Shqipëri, në Mal të Bardhë dhe në Pazarin e vjetër E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Në Plavë u mbajtën Takimet e XLII letrare dhe Kolonia XVII figurative

Poetët dhe piktorët veprimtaritë e veta k Manifestimi i përbashkët dyditor i Takimeve të XLII Letrare të Plavës dhe i Kolonisë së XVII Figurative të këtij qyteti, i organizuar nën moton “Vjeshta kulturore e Plavës 2018”, filloi me takimet e poetëve dhe piktorëve me nxënësit dhe mësimdhënësit e dy shkollave fillore nëntëvjeçare të Plavës dhe Murinës dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës. Me këtë rast në hollin e Qendrës për kulturë në Plavë, u mbajt orë letrare me poetë e takime me piktorë dhe u zhvilluan biseda të ndërsjella, kurse në orët e para të mbrëmjes së ditës së parë në hollin e sipërpërmendur u prezantua ekspozita me 13 piktura me tematikë kryesisht imagjinare, të piktores akademike dhe i poetes së afirmuar nga Hoti i Kujit i Komunës së Plavës, Kaltrina Hoti, të punuara në SHBA të cilën e shpalli të hapur piktorja akademike nga Bosnja dhe Hercegovina, zonja Hiba Allajbegoviq – Mustafiq, për të vazhduar pastaj në sallën e madhe të Qendrës për kulturë me homazhin mbi jetën dhe veprimtarinë e bujshme dhe zë shumanshme kulturore, letrare e artistike të shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrar e artistik malazias Mlladen Llompar, me rastin e njëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta dhe të filmit dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij. Moderatori i homazhit dhe i filmit dokumentar, në fjalën për jetën dhe opusin e gjerë krijues letrar të Z. Mlladen Llompar, drejtori artistik i Qendrës për kulturë të Plavës dhe drejtori i bibliotekës së saj, Z. Alija-Alo Rexhematoviq, tha se “sot jemi tubuar këtu për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e bujshme dhe të shumanshme të këtij personaliteti të shquar e mirënjohur malazias me rastin e njëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta”. Ai në vazhdim theksoi se vargje nga opusi i gjerë dhe i begatë i krijimtarisë poetike do të recitojnë të rinjtë entuziazist plavjanë e

28

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

gucjanë: Erman Jadadiq, Tea Selimaj, Adellisa Canoviq dhe Halim Rexhematoviq, kurse për jetën dhe veprimtarinë e begatë dhe të frytshme letrare të shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrar artistik Mlladen Llompar, me mallëngjim dhe admirim do të flasin miqtë, shokët dhe kolegët e tij më të afërt dhe të pandarë: publicisti, shkrimtari dhe poeti nga Podgorica, Millorad Popoviq, gazetari, publicisti, poeti dhe drejtori i Bibliotekës Qendrore “Gjurgje Crnojeviq” në Cetinë, Z. Bogiq Rakoçeviq dhe publicisti, shkrimtari dhe piktori, akademiku Zuvdija Hoxhiq. Pas recitimeve të shumë vargjeve nga poezitë e zgjedhura prej 22 vëllimeve me poezi të poetit Llompar nga recituesit e shkathtë, shokët, miqtë dhe kolegët e Mlladen Llompar, duke shtuar se ka shumëçka të thuhet e flitet për veprimtarinë e të ndjerit Llompar. Fjala është për njeriun i cili edhe si shkrimtar edhe si poet edhe si kritik letrar e artistik, por edhe si njeri ka qenë mishërues vertikal i shpirtit, i ndershmërisë intelektuale dhe i gjithë asaj që është me rëndësi dhe me vlerë pozitive për popullatën në tërësi. Evokuesit shprehen se ai nuk ka qenë njeri i tipit të një gojari të madh, ka qenë mjaft racional në bisedime, e në veçanti ka pasur diçka që ne nuk e kemi, ka pasur dinjitetin dhe qëndrimin e vet fisnik. Ai në veprat e veta ka lënë gjurmë të mëdha dhe të pashlyeshme në letërsi. Andaj në bazë të opusit të gjerë dhe të shumë she të shumanshëm të veprimtarisë së tij letrare, pa ngurrim mund të thuhet se Mlladen Llompar nuk është vetëm shkrimtar malazez, por edhe ballkanik, evropian dhe më gjerë. Më pastaj të pranishmit patën rastin të shikojnë filmin dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Mlladen Llomparit. Sipas programit të manifestimit, orët e pasdites së ditës së dytë, mysafirët pjesëmarrës të takimeve letrare

të Plavës dhe të kolonisë figurative i kanë kaluar në Etno fshatin turistik “Kulla e Damjanit” në fshatin Vojno Sellë jo larg Plavës, i cili gjendet përballë Liqenit të Plavës e rrëzë Alpeve Shqiptare. Moti i lig ka bërë që piktorët pjesëmarrës të Kolonisë së XVII figurative të Plavës nga tri shtete: Mali i Zi, Serbia dhe Bosna e Hercegovina, motivet inspiruese nga bukuritë dhe atraksionet natyrore: Kaltrina Hoti e Teodor Zhivaleviq-Veliki nga Mali i Zi, Hiba Allajbegoviq e Natasha Vukadin nga BH dhe Tanja Kullunxhiqe, Sumera Crnovrshanin nga Serbia, gjetën motive për punimet e tyre figurative të cilat i ekspozuan në mbrëmjen e natës së dytë në muret e hollit të Qendrës për kulturë si ekspozitë e përbashkët e kolonisë të cilën e shpalli të hapur drejtori i Qendrës në fjalë, Vlladimir Knezheviq, e për të cilën në emër të piktorëve pjesëmarrës foli piktorja akademike nga Bosnja e Hercegovina, Hiba Allajbegoviq-Mustafiq. Punimet pikturale do të mbeten dhuratë e përhershme e Qendrës së këtushme për kulturë. Mbrëmja e takimeve të sivjetme letrare të Plavës është mbajtur të shtunën mbrëma, në sallën e madhe të Qendrës për kulturë, në praninë e një numri të konsiderueshëm plavjanësh, por edhe të tjerë, aderues të fjalës së shkruar letrare-poetike, me ç’rast është zhvilluar programi i manifestimit me moton “Vjeshta Kulturore e Plavës 2018”, të cilin në rrolin e moderatores e ka prezantuar poetja e re sharmante nga Bijello Pola, zonjusha Shejlla Hoti. Para fillimit të programit, mysafirët dhe të pranishmit tjerë në hollin e Qendrës për kulturë i argëtuan valltarët e SHKA “Pllavsko Jezero” të veshur me kostume kombëtare shqiptare, boshnjake dhe malazeze, të cilët përformuan ca valle autoktone e burimore të vendit. Takimet e sivjetme letrare të Plavës i ka hapur drejtori i Qendrës për kulturë,


KULTURË

shpalosën krijuese Vlladimir Knezheviq, i cili ka përshëndetur të pranishmit, kurse poetëve dhe piktorëve të pranishëm u ka dëshiruar mirëseardhje dhe i ka falënderuar për pjesëmarrje. Të 19 poetët e ftuar, vendas dhe nga rajoni, i janë përgjigjur ftesës të cilët të pranishmëve u janë prezantuar me nga një, dy dhe tri poezi të zgjedhura nga opusi i krijimtarisë së tyre letrare poetike. Nga Mali i Zi: Todor Zhivaleviq-Velliçki nga Podgorica, Dimitrov Popoviq nga Podgorica, Senadin Pupoviq nga Plava, Edin Smailloviq nga Bijello Pola, Mirsada Bibiq-Shabotiq nga Rozhaja, Bllaga Zhuriq nga Bijello Pola, Shejlla Hoti nga Bijello Pola, Rebeka Çilloviq nga Berani, Rajko Jolliçiq nga Tivari, Kaltrina Hoti nga Plava, Sllobodan-Zoran Obradoviq nga Berani dhe Hasnije Kukaj-Gjonbalaj nga Gucia, nga Bosnja e Hercegovina: Fadilla Nura-Haver dhe Mustafa Zvizdiq, nga Serbia: Shefika Begoviq-Liçina dhe

Gollub Jashoviq, nga Maqedonia: Violeta Sekovska dhe nga Holanda: Safeta Osmiçiq. Është për habi dhe gjykim se as ne takimet e sivjetme letrare të Plavës nuk mori pjesë asnjë poet shqiptar nga trevat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës. Organizuesi i takimeve, për Koha Javore deklaroi se ca poetëve nga Kosova (Flora Brovina, Albina Idrizi e Ibrahim Kadriu) u ka bërë ftesë për pjesëmarrje, por ata asaj nuk i janë përgjigjur. Theksojmë se pas ca vitesh, më në fund këtë vit në takimet letrare vargjet e poezive të veta i kanë thënë në gjuhën shqipe tre poetë: Kaltrina Hoti, Hasnije Kukaj-Gjonbalaj dhe Dimitrov Popoviq. Poetja e vetme nga Maqedonia, Violeta Sekovska, poezitë e veta i ka prezantuar në gjuhën e vet amtare, sikurse edhe poetët nga Serbia në gjuhën serbe dhe ata nga Bosnja e Hercegovina në gjuhën boshnjake.

Poeti shqiptar nga Podgorica, Dimitrov Popoviq, i cili këtë vit për herë të parë mori pjesë në takimet letrare të Plavës, në deklaratën për Koha Javore u shpreh: “Me ju thanë të drejtën, pata kënaqësi kur më ftuan, e pranova ftesën megjithëse nuk kam qenë asnjëherë në këto takime. Të them të drejtën, në përgjithësi jam shumë i kënaqur se ato ishin në nivel, por më ra në sy mungesa e disa poetëve shqiptarë që kisha qejf të ishin aty. Poezia shqipe është një poezi shumë e bukur. Duhet deklaruar dhe duhet recituar aty ku të jetë mundësia. Unë sonte recitova vjershën (poezinë) “Bota ra të flejë” së pari në gjuhën shqipe e pastaj në gjuhën malazeze të, cilën nuk e kam përkthyer unë, por një mësues shqiptar, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që takimet e tjera duhet mbajtur dhe duhet ndjekur. Mendoj që edhe pala shqiptare që i bën këto Takime si Ulqini, Tuzi, Rozhaja, etj., kanë qenë jashtëzakonisht mirë të organizuara dhe të tilla duhet organizuar e mbajtur edhe në të ardhmen”. Takimet e XLII letrare të Plavës dhe Kolonia e XVII figurative e këtij qyteti, të cilat në fund të programit i shpalli të mbyllura moderatorja e njëherit poetja pjesëmarrëse e tyre, Shejlla Hoti, u organizuan nga Qendra për kulturë e Plavës, nën patronazhin e Ministrisë së kulturës së Malit të Zi dhe në mbështetje dhe përkrahje të Komunës Sh. Hasangjekaj së Plavës.

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Skënderbeu në traditën popullore shqiptare në Malin e Zi (3)

Kuçasit me prejardhje shqiptare

Akademik Mark Krasniqi pohon se shumë malazezë të kolonizuar në Kosovë pas Luftës së Parë Botërore, ose që jetonin në Beograd, deri vonë, e ndoshta edhe sot, kanë mbajtur në shtëpitë e tyre fotografitë e Skënderbeut pranë fotografisë së anëtarëve të familjes së tyre, ose të figurës së ndonjë shenjti, patronit të fisit

Dr. Ismail Doda

(vijon nga numri i kaluar) Krahina e Kuçit, sipas një dokumenti të shekullit XVII (1614), ishte e banuar nga malësorë shqiptarë, shumica me besim ortodoks. Sipas dokumentit të 5 majit 1774, krahina e Kuçit, tri orë në këmbë afër qytetit të Podgoricës, ishte “vend shumë i fortë dhe i banuar i gjithi nga ortodoksë e katolikë, të cilët formojnë rreth njëmijë e dyqind pushkë. Kjo krahinë është pjesë e Malësisë së Madhe” (Stavri N. Naçi. Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e bushatlive në gjysmën e dytë të shekullit XVIII (1757-1796), USHT, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1964, f. 64). Për një prejardhje malësore (Malisori), përkatësisht shqiptare (Arbanasi), flasin në Zalef të Tivarit: Dushani [Dushan Petroviq (1922) që i shpëtoi disa kosovarë të ikur nga Masakra e Tivarit (1945), më tregoi më 11 korrik 2005] dhe Vojisllavi

30

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

[Vojo Petroviqi (1937), më 18 e 20 prill; 18 korrik dhe 10 tetor 2005 më informoi në Zalef], të bijtë e Teodor Petroviqit (Teodor Petrovići, i lindur më 1886 në fshatin Kosor të Kuçit që me prindër me 1892 erdhi si shërbëtor në familje të Mahmut beg Omerbashit në Tivar. Ai më 1 prill 1945 shpëtoi kosovarë të ikur nga Masakra e Tivarit), duke i njehur brezat nga i ati i tyre: Teodor/ Punishë/ Novak/ Radovan/ Lako/ Tomo/ Joko/ Petar/ Iliko/ Lale Drekale e tej, deri te një stërgjysh shumë i lashtë, përmes të cilit lidhen me farefisin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Në vazhdim ata shtojnë se, në bazë të traditës, pas vdekjes së Skënderbeut, kur osmanët e pushtuan Shqipërinë, iu kanosën Kastriotëve se do t’i shfarosin që të gjithë, duke ua therur, madje, edhe gratë shtatzëna. I biri i Skënderbeut, Gjoni, iku me një pjesë të popullit shqiptar në Itali. E shoqja shtatzënë i ngeli në Shqipëri. Ajo së pari u fsheh në Kastrat, në gjini. Prej andej, e veshur me rroba lypësi kaloi në Selcë, ku ia tregoi të vërtetën mikpritësit të saj. Aty lindi djali që e pagëzuan me emrin Drekalle (Ndrekë). Për të mos rënë në duar të turqve, nga Selca fshehtazi, u vendos në fshatin Bezjovë (Bezjovo) të Kuçit, te njëfarë Ni-

keza Marini. Pasi e mori vesh se ajo ishte e reja e Skënderbeut, që po ikte nga pushtuesit osmanë nga frika se do t’ia vrisnin djalin, dhe me që ky ishte vejan, u martua me të. Edhe pse u lindën shumë djem, asaj ia mbajti besën, duke i dhënë të birit pjesën më të mirë dhe më të madhe nga prona e tij dhe duke e dashur më shumë


MOZAIK se djemtë e vet. Ndreka (Drekale) u martua me të bijën e Vojvodë Zhija Perallov nga Kosori. Me atë i lindën djemtë Nikolla dhe Lala. Pas vdekjes së të atit, ky i fundit, Lale Drekalla, nip i Gjon Kastriotit dhe stërgjysh i parë i Drekallëve të Kuçit që i qiten në breza, me ndonjë ndërlikim të vogël tregimtarët Petroviq. Ndonëse rrëfimi i tyre është i përafërt me atë të Mark Milanit [Shih, Marko Milanov, Sabrana djela 3, Pleme Kuči u narodnoj priči i pjesmi (Priredio Milorad Stojović), „Grafički zavod“, Titograd, 1967, f. 24-26], s’çon peshë se atij i referohen ata mbi prejardhjen e lashtë dhe lidhjet farefisnore me Skënderbeun. Një kuças tjetër, Çedoja (1933), i ati i të cilit, Novak Radovan Nikeziq u shpërngul nga fshati Bezjovë në Tivar, na tha më 26 shtator 2005 se e kanë prejardhjen nga vojvodë Nikeza që ishte me prejardhje shqiptare (Arbanas). Dhe, ky Nikeza, nga i cili më vonë trashëgimtarët e morën mbiemrin me formë të sllavizuar Nikezić, sipas gojëdhënës ishte i shoqi i dytë i asaj nuseje, të cilën me rastin e ikjes nga pushtuesi e la Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut. Ky burim tregimtar bie ndesh me burimin historik, sepse Gjon Kastrioti (1455) pas vdekjes së të atit (1468), si fëmijë 13-vjeçar, ende pa u bë për martesë, mërgoi me t’ëmën e tij, Donikën, në Itali. Më

Gjergj Popaj nga katundi Shënkoll i Ulqinit, me këngën që e thuri vetë “Pesqind vjet-o kanë kalue” prej 40 vargjeve, i qaset në formë kronike kësaj figure të madhe që nuk arriti ta mbulojë harresa me gjithë kapërcimin e atyre shekujve. Është një formë e re në shtjellimin e krijimeve të tilla me temë historike që në mbështetje të traditës sajoi vargje tërheqëse

vonë u martua dhe i pati tre djem (K. Frashëri, GJKS, jv. (e cit. në 7, 10), f. 258). Sido që të jetë puna, kuçasit e sipërpërmendur janë se janë me prejardhje shqiptare. Akademik Mark Krasniqi pohon se shumë malazezë të kolonizuar në Kosovë pas Luftës së Parë Botërore, ose që jetonin në Beograd, deri vonë, e ndoshta edhe sot, kanë mbajtur në shtëpitë e tyre fotografitë e Skënderbeut pranë fotografisë së anëtarëve të familjes së tyre, ose të figurës së ndonjë shenjtori, padronit të fisit. Këngët për Skënderbeun këndoheshin duke i rënë lahutës në trevat malore të fisit Kuç [Mark Krasniqi, Gjeneza Kastriote e disa fiseve shqiptare dhe malazeze sipas traditës popullore. Në “Simpozium për Skënderbeun – Simpozijum o Skenderbegu (9-12 maj 1968), IAP, Prishtinë, 1969, f. 268, 269].

Kënga si përkushtim

Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u zhvilluan sesione shkencore dhe manifestime kulturore që iu dhanë shkas edhe poetëve-rapsodë që t’i thurnin vargje popullore. Me këtë rast u riaktivizua kujtesa popullore për gjithë atë që ishte ditur dhe ishte krijuar që më parë për Skënderbeun. Shumica e materialeve të tilla u mblodhën nga folkloristët e zellshëm dhe u botuan në numrin e parë të, “Gjurmimeve albanologjike – Folklor dhe etnologji” 1/1971, me kryeredaktor prof. Anton Çetën në Institutin e (ri)hapur Albanologjik të Prishtinës (më tej, Gj. A. – f. et. 1/1971). Gjergj Popaj nga katundi Shënkoll i Ulqinit [E shënoi Bahri Brisku, “Gjurmime albanologjike – Folklor dhe Etnologji”, i, 1971, (cit. në 14), f. 218, 219], me këngën që e thuri vetë “Pesëqind vjet-o kanë kalue” prej 40 vargjeve, i qaset në formë kronike

kësaj figure të madhe që nuk arriti ta mbulojë harresa megjithë kapërcimin e atyre shekujve. Është një formë e re në shtjellimin e krijimeve të tilla me temë historike që mbi mbështetje të traditës sajoi vargje tërheqëse. U nis me ndriçimin e të atit të Skënderbeut: “Kësisoj trimash ka pasë moti/, sikur kje Gjon Kastrioti” (v. 5, 6) dhe u përqendrua te fatosi ynë: “Skënderbeu, trim drague/, në Shqipni ai paska shkue/, me urti shqiptart i nxit/, prej Shqipnisë turqit i qiti” (v. 17, 18, 19, 20). E paraqet si një strateg që vërtet që i tillë është: “Fjala e tij n’Shqipni ndigjohej/, ushtrija organizohej” (v. 21, 22), i cili e njihte mirë dhe e zbatonte artin ushtarak: “Skënderbeu, me dinakri/ n’kry t’ushtrisë ai paska pri,/ n’qafë t‘malit shqiptart i çoi,/ me gurë turqit i mbuloi” (v. 33, 34, 35, 36), duke përfunduar se: “Kështu me radhë sa herë punoi/ ushtrinë mbretit ja mbaroi” (v. 37, 38). E skaliti me metaforë: trim dragua (v. 17); me krahasim: si petrit (v. 27). Hetohet edhe ndonjë fjalë e gjuhës së njësuar shqipe, si ndikim i kohës kur u thur kënga: me dinakëri (v. 33), në vend se: me dhelpëri, siç e përdor mjedisi gjuhësor i rapsodit. Edhe folja nxit-i (v. 19) është e formës letrare. Të dyja këto i përdori me qëllim që këngës t’i japë përpara. Kjo këngë dhe shumë të tjera të thurura dhe të kënduara nga rapsodë të tjerë u përcollën edhe përmes valëve të emisionit të atëhershëm javor në gjuhën shqipe në Radio Titograd, që i ndiznin ndjenjat e dëgjuesve të flaktë. Në mesin e tyre u dallua edhe një këngë mjaft e bukur që e thuri dhe e këndoi Rexhep Ramë Vataj – Berisha nga fshati Dashinovc i Deçanit, që për një kohë punoi si arsimtar në shkollën fillore të Ostrosit (Krajë), më 3 mars 1968, kur asaj iu dha solemnisht emri i këtij heroi kombëtar. (vijon) E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Kongresi i alfabetit të shqipes dhe arsimi kombëtar (Në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit)

Alfabeti i gjuhës shqipe, monument kapital kombëtar Gjuha shqipe dhe alfabeti kombëtar ishin pjesë përbërëse të programit iluminist dhe atdhetar të Rilindjes Kombëtare. Alfabeti unik ishte vepër kolektive e intelektualëve shqiptarë, rezultat i traditës përparimtare kombëtare dhe kërkesave të kohës. Alfabeti i përbashkët u bë mjet i fuqishëm për ngritjen e vetëdijes kombëtare, për përbashkësinë shpirtërore dhe kulturore të popullit shqiptar, për lirinë dhe për përparimin e tij. Alfabeti i përbashkët i shqipes ishte dhe është ndër tabanët themelorë të sistemit të arsimit kombëtar, krahas me gjuhën letrare unike, miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit

Prof. dr. Hajrullah Koliqi Në vitin 1907, Aleksandër Xhuvani shkruante: ”Andëroj pra nji alfabet të përgjithshëm për gjuhën tonë, cili-do qi qoftë ky, i ‘Bashkimit’ a ndonji

“ 32

tjetër, por i përbashkëm e i pranuem nga të gjithë shkrimtarët shqiptarë në të cilin të shkruhen librat e të gjitha fletoret shqipe pa-jashtrregullim”. Ky ishte një shqetësim dhe preokupim parësor i intelektualëve patriotë shqiptarë në fillim të shek. XX, kur për shkrimin e gjuhës shqipe ende vazhdonin të përdoreshin disa alfabete, ku më të shquarit ishin tre: alfabeti i Stambollit, alfabeti i ”Bashkimit” dhe ai i ”Agimit” (Shkodër). Rrethana të favorshme për zgjidhjen e çështjes së alfabetit unik kombëtar shqiptar

Krahas punës rreth alfabetit të përbashkët të shqipes, në margjinat e Kongresit pjesëmarrësit zhvilluan një veprimtari të dendur politike, sidomos në fushën e arsimit kombëtar. Në takime të fshehta të delegatëve të tij u hartua dhe u miratua një program për autonominë kombëtare prej 18 pikash. Në këtë program, ndër të tjera, kërkohej që Qeveria xhonturke ta njihte zyrtarisht kombin shqiptar dhe gjuhën shqipe

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

u krijuan edhe si rezultat i reformave xhonturke (Hyrrieti, 1908). Pas përpjekjeve dhe përgatitjeve të nevojshme, Kongresi i zhvilloi punimet në lokalet e Klubit ”Bashkimi” të Manastirit (14-22 nëntor 1908). Në Kongres morën pjesë 51 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora. Të drejtë vote kishin 31 prej tyre, të cilët përfaqësonin 26 klube, shoqëri e qytete të ndryshme. Të pranishëm ishin edhe autoritete qeveritare turke. Shumica e delegatëve ishin relativisht të rinj dhe përfaqësonin brezin e ri të Rilindjes Kombëtare. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri (28 vjeç), nënkryetarë: Luigj Gurakuqi (39 vjeç) dhe Gjergj Qiriazi (43 vjeç). Kongresin e shpalli të hapur Fehim Zavalani, kryetar i Klubit ”Bashkimi” të Manastirit. Pas shumë diskutimesh, ditën e tretë u zgjodh edhe Komisioni i alfabetit, prej 11 anëtarësh. Kryetar i tij, me shumicë votash, u zgjodh Gjergj Fishta. Komisioni, pas diskutimeve


MOZAIK

e propozimeve të ndryshme, me ”20 Vjeshtë e tretë 1908”, doli me këtë vendim (propozim) historik: ”…me pelqimin e të gjithëve u-vendos që të mirret Abeja e Stambollit e me të bashkë edhe Abeja fjeshtë latine që të mësohen e të përdoren bashkarisht në mest të Shqypëtarëve.” Me këtë propozim të Komisionit u pajtuan edhe delegatët tjerë të Kongresit dhe dokumentin e paraqitur e nënshkruan të gjithë. Shumë nga të pranishmit e morën fjalën dhe të entuziazmuar dhe vendimin e Kongresit e vlerësuan si një fitore të madhe të kombit shqiptar. Krahas punës rreth alfabetit të përbashkët të shqipes, në margjinat e Kongresit pjesëmarrësit zhvilluan një veprimtari të dendur politike, sidomos në fushën e arsimit kombëtar. Në takime të fshehta të delegatëve të tij u hartua dhe u miratua një program për autonominë kombëtare prej 18 pikash. Në këtë program, ndër të tjera, kërkohej që Qeveria xhonturke ta njihte zyrtarisht kombin shqiptar dhe gjuhën shqipe, që në të gjitha ”shkollat popullore dhe ruzhdiet gjuhë e mësimit të jetë gjuha shqipe” dhe ato të financohen nga shteti. Gjuha turke në shkollat shqipe të fillojë të mësohet vetëm nga klasa e katërt. Kërkohet, gjithashtu, që të ndalohen subvencionet greke për shkollat e shqiptarëve ortodoksë dhe shkollat e tyre të shndërrohen në shkolla kombëtare, që në Myzeqe të themelohen ”dy ekonomi të mëdha model si dhe shkolla të mëdha bujqësore dhe elementare”. Për përhapjen e shkollave shqipe në Shqipëri kërkohet që ”këshillave të administratës së sanxhakut dhe vilajetit t’u lejohet e drejta e vënies së taksave të veçanta”, që për ngritjen e një universiteti në Shqipëri ”të parashikohen çdo vit pesë bursa në buxhetin arsimor për pesë shqiptarë, të cilët do të dërgohen në qendra të tjera të civilizuara të Evropës për t’u bërë profesorë”, që të themelohet një muze kombëtar në Elbasan etj. Për hartimin e këtij programi, kontribut të veçantë dha deputeti dhe publicisti atdhetar, Shahin Kolonja, i cili u zotua se atë do ta paraqesë në parlamentin osman. Në fund të punimeve të Kongresit,

u aprovua edhe propozimi tjetër i Komisionit të alfabetit, që për ortografinë dhe shkrimin e veprave në gjuhën shqipe, të mbahet një kongres i veçantë më 10 korrik në Janinë. Vendimi i Kongresit të Manastirit (1908) për alfabetin e gjuhës shqipe ishte rezultat i një kompromisi (midis ithtarëve të alfabetit të Stambollit dhe atij të ”Bashkimit”), një zgjidhje e vetme e pranueshme nga të gjithë në ato rrethana polarizuese të interesave dhe të pikëpamjeve të ngushta partikulariste, krahinariste etj. Komisioni u kujdes që të bëjë edhe përafrimin e dy alfabeteve të pranuara. Dallimi midis tyre konsistonte vetëm në 9 shkronja, ndërsa 27 të tjerat ishin të njëjta. Megjithatë, arbitër për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së alfabetit kombëtar (për një alfabet unik) u la vetë praktika e përdorimit të shkrimit shqip. Përkundër disa reagimeve e protestave të disa hoxhallarëve fanatikë, të nëpunësve të shtetit në Elbasan, Stamboll etj. e të ndonjë intelektuali, siç ishte Hoxhë Voka i Tetovës, kundër shkronjave latine (”jazisë së gjaurit”) dhe për shkrimin e shqipes me shkronja arabe (”me jazinë e Allahut”), intelektualët shqiptarë në tërësi u angazhuan për alfabetin e gjuhës shqipe me 36 shkronja latine, të miratuar në këtë Kongres. Me këtë alfabet (pra, me shkronja latine), Parashqevi Qiriazi, gruaja e vetme që mori pjesë në Kongresin e Manastirit, botoi edhe tekstin e parë shkollor ”Abetare për shkollat e para” (1909) dhe në vitin 1910 shkroi Himnin e alfabetit kombëtar, disa nga vargjet e të cilit janë: Sot është dita shqiptarë Alfabetin tonë ta mbrojmë Shpejt o burrani! Shkronjat tona janë të arta Këto duamë… Gjuha shqipe dhe alfabeti kombëtar ishin pjesë përbërëse të programit iluminist dhe atdhetar të Rilindjes Kombëtare. Alfabeti unik ishte vepër kolektive e intelektualëve shqiptarë, rezultat i traditës përparimtare kombëtare dhe kërkesave të kohës. Alfabeti i përbashkët u bë mjet i fuqishëm për ngritjen e vetëdijes kombëtare, për përbashkësinë

Alfabeti i Manastirit është një vlerë kombëtare, i cili kurrë nuk u kontestua, ndërkohë që shumë vlera të tjera kombëtare, si: shkolla e parë kombëtare shqipe, Dita e Mësuesit, gjuha letrare shqipe, Himni Kombëtar, madje edhe Heroi Kombëtar (Skënderbeu), vazhdojnë të jenë si vlera ”të diskutueshme” nga disa qarqe të caktuara, për qëllime të ndryshme

shpirtërore dhe kulturore të popullit shqiptar, për lirinë dhe për përparimin e tij. Alfabeti i përbashkët i shqipes ishte dhe është ndër tabanët themelorë të sistemit të arsimit kombëtar, krahas me gjuhën letrare unike, miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit (Tiranë, 1972). Alfabeti i Manastirit është një vlerë kombëtare, i cili kurrë nuk u kontestua, ndërkohë që shumë vlera të tjera kombëtare, si: shkolla e parë kombëtare shqipe, Dita e Mësuesit, gjuha letrare shqipe, Himni Kombëtar, madje edhe Heroi Kombëtar (Skënderbeu), vazhdojnë të jenë si vlera ”të diskutueshme” nga disa qarqe të caktuara, për qëllime të ndryshme. Alfabeti i gjuhës shqipe, dalë nga Kongresi i Manastirit (1908) qëndroi për më se një shekull monument kapital kombëtar i padiskutueshëm. ”Abëcëja e gjerë me 36 shkronja”, shkruan Fan Noli, “është shpëtimi ynë-arsimimi i popullit”. Ndërkaq, programi 18-pikësh që doli nga margjinat e këtij Kongresit, ishte pararendës i Kongresit të Elbasanit (1909), i kongresit të parë të arsimit kombëtar shqiptar. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

33


In Memoriam: Dr. Myrto (Sylejman) Salaj

Mjeku i vendlindjes

Të hënen me 3 dhjetor u hap lajmi për largimin nga jeta e Dr. Myrto Salaj. Ka qenë i lindur më 1946 në Katërkollë. Shkollën fillore e ka mbaruar (1960) në Katërkollë, ndërsa Shkollën e mesme të mjekësisë (1964) në Cetinë. Prej Ulqinit në vitin 1960 në Shkollën e mesme për infermieri në Cetinë u regjistruan : Sabahete Çapuni, Vjekosllava Nikolaidis, Ljubica Merluci, Daut Gjoni, Myrto Salaj dhe Gani Karamanaga. Mjekësinë e ka studiuar dhe mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, në vitin 1974. Pas mbarimit të stazhit të mjekut praktikant ka punuar mjek i praktikës së përgjithshme në Katërkollë, nga viti 1975 deri në vitin 1981.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Gjatë kohës dhe pas tërmetit të vitit 1979, i cili e ka goditur Komunën e Ulqinit, pandërprerë ka qenë në terrenin e Katërkollës dhe ka ofruar ndihmën e duhur shëndetësore popullatës së rrezikuar. Në Institutin për Mjekësinë e Punës në Beograd e ka specializuar mjekësinë e punës. Specializimin e ka mbaruar në Institutin e lartpërmendur, në vitin 1984. Nga viti 1984 punon pandërprerë si specialist në Dispanserinë për Mjekësinë e Punës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ai është i pari specialist i mjekësisë së punës në Komunën e Ulqinit. Kështu dr. Myrto Salaj tërë jetën dhe punën në mjekësi ia kushtoi vendlindjes së tij.

I takonte gjeneratës së mesme të mjekëve nga Ulqini. Gjithmonë i qetë, i përkushtuar ndaj të sëmurëve. Edhe kur ishim nxënës në Cetinë ka qenë i shoqëruar, sportist i mirë. Edhe në mjekësi, nuk e di se është zemëruar ndonjë herë, ishte shembull si duhet të ishte mjeku sipas betimit të Hipokratit. Pas pensionimit, në Katërkollë mbolli ullinj të rinj. Udhëtarët të cilët kalojnë atypari takohen me ullinjtë e Dr. Myrtos.. Myrtoja ishte shoku i ynë që nga fëmijëria. Ngushëllimet tona i takojnë familjes së tij, farefisit e më gjerë.

G. Karamanaga


MOZAIK

Në seancën e XI të veçantë të Kuvendit të Komunës së Tuzit u miratua shkurtimi i mandatit të këshilltarëve

Zgjedhjet më 3 mars 2019

Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit ka mbajtur seancën e XI të veçantë, me një pikë të vetme të rëndit të ditës, atë të Propozimit të vendimit mbi shkurtimin e mandatit të këshilltarëve të kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit e cila u votua unanimisht nga të gjithë këshilltarët e partive politike. Në vendimin mbi shkurtimin e mandatit të kuvendit, thuhet se arsyet për marrjen e këtij vendimi përmbahen në nevojën e veprimit sipas dispozitave të Ligjit mbi organizimin territorial

të Malit të Zi, me të cilin Tuzi nga 1 shtatori i vitit 2018 ka fituar statusin e komunës së pavarur. “Me nenin 38a të Ligjit të lartpërmendur është përcaktuar që zgjedhjet e para për kuvendin e komunës së sapoformuar, pas miratimit të ligjit me të cilin është bërë ndërrimi territorial, i shpall kryetari i Malit të Zi, brenda afatit prej 90 ditëve nga dita e fillimit të zbatimit të ligjit më të cilin është themeluar komuna e re”, thuhet në këtë vendim. Vendimi në fjalë përcakton se man-

dati i këshilltarëve/eve të kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të Kryeqytetit, përfundon me ditën e verifikimit të mandatit të këshilltarëve në seancën e parë të Kuvendit të Komunës së Tuzit. Ndërkaq, nga kabineti i Presidentit Millo Gjukanoviq është njoftuar se zgjedhjet lokale në Tuz do të mbahen më 3 mars të vitit 2019. Siç njoftohet, Gjukanoviq i ka shpallur zgjedhjet për Komunën e Tuzit më 29 nëntor t.u. 2018. E ENJTE, 6 DHJETOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 6 dhjetor 2018

Viti XVll Numër 843 Çmimi 0,50

Në Mal të Zi u shënua 28 Nëntori - Dita e Flamurit

ISSN 1800-5696

Këshilli Bashkiak i Nju-Jorkut nderon gjashtë shqiptaro-amerikanë

Kur Fuqitë e Mëdha kontrollojnë botën


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.