KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 dhjetor 2018 Viti XVll Numër 844 Çmimi 0,50
Demokracia e pakonsoliduar
ISSN 1800-5696
Jam e dashuruar me muzikën klasike
Arsimtar i koloritit dhe i të bukurës artistike
PËRMBAJTJE
5
8 Lahuta, Eposi i Kreshnikëve dhe UNESCO sot
Themelohet Organizata Turistike e Tuzit
12
14 Dje dhe sot
Simbol i shtetit, njëjtë si flamuri
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
PËRMBAJTJE
16
18 Rruga e Trieshit në gjendje tepër të mjeruar
Mesazhe të qarta për aktualitetin
20
32 Nxënësit e shkollave ia shtuan bukurinë
Dëshmi e dashurisë së autorit për vendlindjen KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 13 dhjetor 2018 Viti XVll Numër 844 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Komedia e mjerimit
pakonsoliduar
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk Demokracia e jetohet ma ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Jam e dashuruar me muzikën klasike
Arsimtar i koloritit dhe i të bukurës artistike
klasike me muzikën dashuruar Jam e
artistike i të bukurës koloritit dhe Arsimtar i
avoreHA KJO pakonsoliduar A avoreH KJO Demokracia e Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në Guci është vënë gurthemeli për ndërtimin e fushave të sportit në poligonin e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”
Investime të konsiderueshme në infrastrukturën e arsimit Guci – Kohë më parë , në praninë e një numri të madh qytetarësh, por edhe nxënësish, mësimdhënësish e personalitetesh të tjera të jetës politike e shoqërore nga treva e komunës, por edhe më gjerë, Ministri i arsimit Damir Shehoviq dhe kryetarja e Komunës së Gucisë Anella Çekiq, të shoqëruar nga drejtori i shkollës Sherif Feratoviq, vunë gurthemelin për ndërtimin e kompleksit të fushave bashkëkohore të sportit në hapësirën e poligonit sportiv të Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq”. Në fjalën e rastit, ministri Shehoviq ka shprehur kënaqësinë për këtë projekt,
4
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
të cilin Ministria e Arsimit e realizon në bashkëpunim me Fondacionin Gucia në Nju Jork. Vlera e tërësishme e investimit është rreth 300.000 euro. Ministri Shehoviq me këtë rast shfaqi kënaqësinë për këtë projekt të rëndësishëm: “Jam më se i kënaqur që pas përfundimit të punëve të filluara sot, nxënësit e kësaj shkolle do të fitojnë dy terrene multifunksionale për futboll, hendboll, basketboll dhe volejboll, të ndërtuara sipas standardeve më moderne me tribuna të montuara në të dy terrenet, me 400 vende ulëse “ tha ai. Kryetarja e Komunës së Gucisë,
zonjusha Anella Çekiq, pasi i ka përshëndetur të pranishmit, ka theksuar se dita e sotme është ditë e veçantë për Gucinë, e cila do të jetë më e begatë me terrene të reja sportive të cilat do të janë me rëndësi të madhe për nxënës, e po ashtu edhe për të rinjtë e Gucisë. Përfaqësuesi i Fondacionit Gucia me seli në Nju Jork, Z. Edvin Bektesheviq, ka bërë me dije se Fondacioni në fjalë me kënaqësi të madhe gjithnjë ndihmon vendlindjen e vet, ashtu që me sloganin “Për Guci më të bukur dhe më të mirë” prej themelimit të tij ne vitin 2006, e deri më sot, ka realizuar shumë projekte të rëndësishme në Komunën e Gucisë. Drejtori i shkollës, Sherif Feratoviq, falënderoi të gjitha subjektet e kyçura në përkrahjen dhe mbështetjen e kësaj vatre edukative-mësimore dhe fëmijëve të Gucisë, duke shprehur bindjen se terrenet e reja sportive do të nxitojnë zhvillimin e sportit shkollor dhe do të kontribuojnë në zbulimin e talenteve të ri sportiv. Sh. Hasangjekaj
NGJARJE JAVORE
Me propozim të Sekretariatit për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime të komunës së Tuzit
Themelohet Organizata Turistike e Tuzit Tuz – Me propozim të Sekretariatit për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime të Komunës së Tuzit, kuvendi komunal ka miratuar këtë Propozim të Vendimit, me të cilin është themeluar Organizata Turistike e Tuzit. Ushtruesi i detyrës së Sekretariatit për Financa, të Ardhura Lokale dhe Investime në Komunën e Tuzit, Emin Haxhi, në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, tha se ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj OT-je, do ta emërojë kryetari i Komunës së Tuzit në afatin dymujor. “Ushtruesi i detyrës së kësaj organizate deri në shpalljen e konkursit për drejtor, do të përgatisë draft-statutin e kësaj organizate, e më pas kuvendi i Komunës së Tuzit do të propozojë anëtarët për kuvendin e Organizatës Turistike. Në këtë kuvend, përveç përfaqësuesve të kuvendit komunal
të Tuzit do të jenë të përfaqësuara edhe subjektet afariste nga territori i Komunës së Tuzit”, u shpreh Haxhi. Ai tha se përfaqësuesit e Kuvendit komunal dhe të subjekteve afariste do të emërojnë Bordin drejtues të kësaj organizate e cila do të shpallë edhe konkursin për drejtor. “Ne për buxhetin 2019 i kemi planifikuar edhe mjetet financiare për fillimin e punës së OT-së së Tuzit. Meqenëse themelimi i kësaj organizate është risi për ne, pasiqë deri më tani ka munguar në Tuz, besoj se kjo do të sjellë të mira pozitive edhe për trevën tonë, sepse do të brendohemi si komunë, pastaj shpresoj se dhe stafi drejtues i saj do të sjellë projekte, ide dhe bashkëpunime, pasi mundësitë për funksionimin e saj janë të shumta”, teksoi Haxhi. Haxhi shtoi se vetëm në vitin e parë, pra këtë vit do të sigurohen mjetet
financiare nga buxheti për themelimin e OT-së, pastaj siç tha ai, duhet punuar dhe krijuar kushtet optimale që ajo në vitet në vijim të vetëfinancohet nga taksat dhe të ardhurat e tjera. “Ka shumë subjekte që deri tani, taksat dhe anëtarësimin ua kanë paguar Organizatës Turistike të Podgoricës, por me marrjen e këtij vendimi, ato të holla do të derdhen në arkën e OT-së së Tuzit me të cilat do të menaxhojë dhe si e tillë, me buxhet të vet do të arrijë sukses. Besoj se zyra e Organizatës Turistike do të sigurohet në qendër të Tuzit për të qenë më afër turistëve të cilët kalojnë këtu ditaditës ”, tha Haxhi. Në përfundim të prononcimit të tij, Haxhi pohoi se në lëmin e turizmit, kur bëhet fjalë për Tuzin, është punuar shumë pak. t. u.
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi sociopolitik
Demokracia e pak
Ndonëse po bëhën tri dekada nga miratimi i pluralizmit, në hapësirën etnogjeografike shqiptare ende mu egoizmi, liderizmi e atavizmi politik, duke përdorur mjetet makiaveliste për qëllime personale, ku shqipta të këtij mjedisi
Dr.Nail Draga
Në mjediset pa përvojë politike dhe emancipim shoqëror, jo rrallë ndodhin dukuri të cilat nuk kanë të bëjnë fare më realitetin shoqëror, sepse nuk janë të mbështetura në realizëm por në iluzione, dhe si të tilla janë të prirura të dështojnë. Bartës të dukurive të tilla janë individët me komplekse personale, të cilëve iu mungon doza e realizmit, por jetojnë me iluzione, duke përdorur mjetet makiaveliste për t’ ia arritur qellimit të tyre personal. Ndonëse çdokush duhet ta dijë peshën e vet, qoftë personale apo profesionale, në deklarime publike ndodh që te ata të prezantohen në formë manipuluese për qëllime të caktuara. Dhe demagogjia e tillë, për një moment dhe mund të ketë sukses, por me kalimin e kohës çdo gjë bëhet transparente, sepse ka kaluar koha e mashtrimeve ordinere.Një dukuri e tillë tek ne shqiptarët është e pranishme sidomos gjatë fushatave elektorale, por edhe pas zgjedhjeve, që është dukuri e indvidëve egoistë dhe të bajraktarizmit, që është me pasoja të vazhdueshme për shqiptarët në Mal të Zi.
Sindromi i liderizmit dhe atavizmi politik
Nëse mungesa e dialogut në të kaluarën kishte të bënte me strukturën e sistemit e cila e kishte të ndaluar men-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
dimin ndryshe, sepse çdo gjë realizohej nga koncepti parti-shtet, në pluralizëm me të drejt është pritur një qasje
tjetër, por me këqardhje themi se në ketë aspekt kemi një vendnumërim. Një veprim i tillë nuk ka si të shpjeg-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
konsoliduar
ungon demokracia e konsoliduar, sepse te individët udhëheqës dominon arët në Mal të Zi nuk janë përjashtim i kësaj dukurie në skenën politike
ohet ndryshe, pos me faktin se strukturat udhëheqëse në pluralizëm vijnë të indoktrinuara nga sistemi i kaluar. Me një fjalë, kemi të bëjmë me individë të cilët e kanë të vështirë t’iu përshtaten rrethanave të reja shoqërore si kudo në botën demokratike. Nëse këtij konstatimi i shtojmë mungesën e përvojës, e në veçanti sindromin e liderizmit, egoizmin dhe atavizmin politik, del qartë pse mungon dialogu i mirëfilltë që dëshmohet në mënyrë transparente si në partitë politike apo në strukturat e qeverisjeve lokale e ato shtetërore.
Qeverisja, peng i individëve
Por, nëse në të kaluarën ka munguar kulturua e dialogut, pas rreth tre dekadave në pluralizëm mungesa e tillë nuk arsyetohet me asgjë. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë dëshmon mungesën e vullnetit për të debatuar për çështje të cilat janë në favor të avancimit të çështjeve shoqërore të çdo mjedisi apo populli në vendin përkatës. Dhe nga një qendrim i tillë qytetarët apo komunitetet e ndryshme kanë mbetur peng të individëve apo klaneve të ndryshme. Nga një veprim i tillë jo rrallë kemi të pranishëm kulturën e bojkotit, pra të kundërdialogut, dukuri kjo që është bërë shqetësuese sepse nuk është në favor të zgjidhjes së problemeve, por është e kundërta, madje edhe e kamuflimit të tyre. Në saje të egoizmit dhe sëmundjes së liderizmit, individë të ndryshëm janë të prirur jo për t’ u marrë vesh, por e kundërta, kanë aftësi të arrihet deri te mosmarrëveshja. Dhe një veprim i tillë nga individë përkatës cilësohet madje si e “arritur” e momentit, pavarësisht se pasojat janë të pashmangshme si
për individin apo subjektin përkatës. Në ketë aspekt në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kemi shembuj të shumtë dhe me pasoja për shqiptarët në ketë mjedis(Ulqin, Tuz), duke dëshmuar në praktikë një demokraci të pakonsoliduar.
vendet e ish-kampit socialist, të cilët janë ende në periudhën e tranzicionit, me pasoja të përgjithshme për qytetarët e mjediseve përkatëse. Nëse analizojmë skenën politike e hapësirës etnogjeografike shqiptare, del se kemi një gjendje alarmante me konfrontim të vazhdueshëm në mes pozitës e opozitës, që synim ka pushtetin e jo qeverisjen e mirë dhe demokracinë e konsoliduar. Është pikërisht një gjendje e tillë e cila ka zhgënjyer qytetarët, ku nga kriza e përgjithshme politike, ekonomike e ajo morale qytetarët shqiptarë shpëtimin e shohin vetëm në emigrim në botën e jashtme. Dhe një trend i tillë i emigrimit ka ndikuar në rënien e numrit të popullsisë shqiptare në mënyrë drastike kudo si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, proces ky i cili ka marrë përmasa shqetësuese.
Vetëm në politikë askushi mendon se bëhët dikushi
Parimet bazë të demokracisë Përvoja e periudhës së pluralizmit ka Demokraci e konsoliduar do të thotë të vlerësohen vlerat, meritokracia dhe parimet, pavarësisht ofertave për koalicione të ndryshme, qoftë në nivel lokal apo qendror. Pikërisht në këtë aspekt subjektet serioze politike, në vendet e tilla kandidojnë individë me përgatitje të dëshmuar profesionale dhe me autoritet shoqëror, sepse individet e tillë të punësuar përveç se përfaqësojnë veten, ata përfaqësojnë edhe subjketin përkatës politik. Pra, kemi të bëjmë me një pozitë dualiste personale-partiake e cila i prezantohet opinionit të gjerë në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt duhet bërë dallimin në mes subjekteve politike nacionale dhe atyre të ashtuquajtura qytetare, sepse në rastin konkret shqiptarët përfaqësohen nga përfaqësuesi autentik, duke pasur përgjegjësi të veçantë në krahasim me ato të tjerat (qytetare). Me një fjalë, kemi të bëjmë me parimet që janë baza e demokracisë së konsoliduar, edhe pse jemi dëshmitarë që shumëherë parimet anashkalohen, sepse parësore janë interesat e individëve dhe klanëve të ndryshme.
Parapolitika dhe tranzicioni
Në vendet demokratike, politika parimore vlerësohet dhe mbështetet nga elektorati votues, ndërsa përjashtim bëjnë mjediset parapolitike ku bëjnë pjesë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ndikuar që edhe qytetari i zakonshëm shumëçka këtë e të qartë, si në organizimin politik, por edhe në funksionimin e pushtetit. Madje e them pa hezitim se pluralizmi ka sjellë një pozitivitet, sepse ka bërë zhveshjen totale të disa personave të cilët aksidentalisht janë angazhuar në politikë. Madje është për të ardhur keq se vlerat morale kanë rënë në nivelin më të ulët, si asnjëherë më parë, madje edhe më poshtë se në kohën e monizmit. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe, kur individë matrapazë apo mediokër duan të shesin moral, bën qe edhe qytetarët e zakonshëm të humbin besimin edhe në njerëz me vlera personale dhe profesionale. Pikërisht në kohëra të tilla ku nuk kemi politikë dhe struktura te konsoliduara, individë të ndryshëm arrijnë të bëjnë karierë duke depërtuar në pozita të ndryshme, qoftë në nivel lokal apo atë qendror. Andaj nuk është e tepërt të thuhet se vetëm në politikë askushi mendon se është bërë dikushi. Dhe një qasje e tillë për fat të keq në shumë raste ka qenë e suksesshme, sepse individë të ndryshëm nuk kanë zgjedhur mjete për ti’a arritur qëllimit, ku për një kohë edhe kanë pasur sukses, sepse te tillët janë edhe më të pranueshëm për pushtetin dhe për shumë kohë, pa dyshim të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Reagim
Lahuta, Eposi i Kreshnikëve dhe UNESCO sot Po, ishte lajm i keq ky i tashmi për regjistrimin e nominimit të lahutës si pasuri serbe në UNESCO. Ndonëse ajo e ka vendin aty, në UNESCO, nuk është edhe pasuri vetëm e një popu-lli. Vlerësuesit e projektit kanë vepruar edhe politikisht në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale, ose kanë qenë të lajthitur, lidhur me lahutën ndërkulturore, por jo edhe me këngën serbe, ku u bë regjistrimi i nominimit të projektit “Të kënduarit në shoqërimin e lahutës’’, paraqitur nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit
Për Koha Javore:
Zymer U. Neziri
Pra, lahuta nuk është instrument muzikor vetëm i serbëve. Janë disa popuj që sot e përdorin la-hutën, me disa dallime nga njëra-tjetra. Lahuta, si vegël e vjetër kordofone me një tel, ka pasur përhapje në Evropë e jashtë Evropës. Dëshmi janë edhe emrat e saj në gjuhët e disa popujve evropianë dhe aziatikë. Por, meritore duhet të konsiderohet fjala e ekspertëve të veglave muzi-kore popullore. Shqiptarët e përdorin lahutën në pesë shtete të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Perëndi-more, si dhe në viset shqiptare në Serbi e në Mal të Zi, sidomos për shoqërimin e këngëve të Eposit të Kreshnikëve, kryevlerë e gjallë e krijimtarisë gojore shqiptare dhe evropiane. Lahutën e kanë vlerësuar edhe et-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
nomuzikologët tanë të njohur, Ramadan Sokoli, Rexhep Munishi, Pirro Miso, Vasil Tole, Nikolla Skalldaferi (Nicola Scaldaferri), epikologët Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz), Millmen Peri (Milman Parry), Allbert Llord (Albert Lord), Ernest Koliqi, Qemal Haxhihasani, Anton Çetta, Veis Sejko, Enver Mehmeti, Dejvid Ellmer (David Elmer), Agron Xhagolli, Shaban Sinani, Rigels Halili etj. Te shqiptarët, nderimi për lahutën është i madh. Ekziston edhe kulti ndaj lahutës. Dhe, ajo zbu-kurohet me gdhendjen e figurave të njohura mitike nga periudha e Antikës, e kulteve ilire të gjarprit dhe të kokës së dhisë. Zbukurimi i saj bëhet edhe me figura të njohura historike të peri-udhës së Mesjetës, me portretin e gdhendur të Gjergj Kastriotit, për të shtuar krenarinë e dëgjue-sve të këngëve epike me bëmat e famshme të fitoreve të popullit shqiptar, para rreth gjashtë shekujsh, me Skënderbeun në krye. Ajo zbukurohet edhe me flamurin kombëtar, ose me portrete të
figurave të shquara të dy shekujve të fundit, nga Rilindja e deri te UÇK-ja dhe Adem Jashari. Ajo e ka vendin më të rëndësishëm në odën e burrave. Varej mbi oxhak dhe asgjë tjetër nuk varej mbi të. Lahutarët tanë kanë kënduar edhe mbi dhjetë mijë vargje të kreshnikëve. Në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës ruhet fondi i dy lahutarëve të tillë rugovas, forma e kënduar dhe shkrimore, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, Haxhi Meta-Nilaj dhe Isuf Selmani-Kuklecaj, që kishin në repertor mbi 10 mijë vargje. Lahutarë të mëdhenj ishin edhe Sokol Martini (Mërtur), Shaban Groshi (Rugovë) e Gjokë Nonaj (Lezhë). Hapave të tyre kanë vazhduar Isë Elezi-Lekë-gjekaj (Rugovë), Rrok Prenkoçaj (Malësi e Madhe), Fehmi Rama-Nishefci (Gallap), Kadri Zymeri (Karadak) etj. Fondi arkivor i këngëve të kreshnikëve, në Tiranë, Prishtinë, Harvard etj. është rreth 600 mijë vargje (1897-2016). Fatkeqësisht, vetëm në Prishtinë, në IAP, janë 27 vëllime të pabotuara (Fondi ZUN).
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION Interesim kanë treguar edhe studiuesit e Universitetit të Harvardit, që nga vitet ’30 i shekullit të kaluar, për lahutarët tanë të Sanxhakut të Pazarit, të Rugovës, të Plavës e të Gucisë, të Malësisë së Madhe, të Dukagjinit, të Nikajve e të Merturit, të Malësisë së Gjakovës, të Rrafshit të Dukagjinit etj. Për këto këngë janë shkruar disa disertacione doktoratash në Padovë, Columbia (Nju-Jork), Harvard (Kembrixh), Prishtinë, Tiranë, Varshavë etj. Nga Harvardi e deri në Pekin janë mbajtur ligjërata ose kumtesa për to. Janë shkruar qindra studime, e ndër to janë mbajtur mbi 200 kumtesa vetëm në tri konferenca shkencore ndërkombëtare për këto këngë epike heroike legjendare, në krye me Gjeto Basho Mujin dhe Sokol Halil Agën: Tiranë (1983) dhe në Prishtinë ( 2010 e 2014). Eposi i Kreshnikëve sot është ndër të vetmet epose heroike të gjalla në epikën evropiane. Se këto këngë jetojnë, kur shumë epika të mëdha të Evropës janë shuar, kjo u dëshmua edhe me projektin tonë hulumtues shkencor E5, 2012-2016, në Ballkan, që solli 15 vëllime të reja të Eposit të Kreshnikëve në arkivin e fondit kombëtar, nga rreth 300 rapsodë e tregimtarë nga pesë shtete të Ballkanit. Projekti u vlerësua nga Europa Nostra në Madrid, në maj 2016, me Mendim Special, në kategorinë hulumtim. Ky projekt është pjesë e Dosjes për nominimin e këtyre këngëve në UNESCO, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Dosja qeveritare e kryer e Eposit të Kreshnikëve, në fillim të vitit 2013, e planifikuar më 2008 dhe e nisur më 2009 në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u realizua nga ekipi i ekspertëve të Prishtinës dhe të Tiranës, akad. i asoc. prof. dr. Shaban Sinani, akad. prof. dr. Vasil Tole dhe prof. dr. Zymer Neziri (kryesues), por nuk u dorëzua në UNESCO, para afër 6 vjetësh. Dosja i ka të gjitha argumentet se Eposi i Kreshnikëve duhet te shpallet vlerë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, kurse institucionet tona duhet të punojnë bashkë edhe në projekte të tjera të trashëgimisë jomateriale për UNESCO, siç janë gjama e burrave, xhu-bleta, fustanella, disa veshje krahinore të Veriut e të
“
Interesim kanë treguar edhe studiuesit e Universitetit të Harvardit, që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar, për lahutarët tanë të Sanxhakut të Pazarit, të Rugovës, të Plavës e të Gucisë, të Malësisë së Madhe, të Dukagjinit, të Nikajve e të Merturit, të Malësisë së Gjakovës, të Rrafshit të Dukagjinit etj. Për këto këngë janë shkruar disa disertacione doktoratash në Padovë, Columbia (Nju-Jork), Harvard (Kembrixh), Prishtinë, Tiranë, Varshavë etj. Nga Harvardi e deri në Pekin janë mbajtur ligjërata ose kumtesa për to. Janë shkruar qindra studime, e ndër to janë mbajtur mbi 200 kumtesa vetëm në tri konferenca shkencore ndërkombëtare për këto këngë epike heroike legjendare, në krye me Gjeto Basho Mujin dhe Sokol Halil Agën: Tiranë (1983) dhe në Prishtinë ( 2010 e 2014).
Jugut, disa valle epike e lirike etj. Dorëzimin qeveritar të Dosjes qeveritare të Eposit të Kreshnikëve duhej ta bënte Tirana, më 2013, me pëlqimin qeveritar të Prishtinës, por pëlqimin nuk e pati. Kosova as sot nuk e ka statu-sin e anëtarit në UNESCO, prandaj atje nuk shkon dot as tash me Tiranën së bashku. Por, as tash nuk është vonë që këtë ta bëjë Tirana, me pëlqimin qeveritar të Prishtinës, së cilës nuk bën t’i mohohet asesi kjo e drejtë, sepse është pasuri e përbashkët e kombit shqiptar. Pra, nga ky lajm i keq për regjistrimin e lahutës në UNESCO si pasuri serbe e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, besoj shumë se ministritë tona të Kulturës në Tiranë e në Prishtinë dhe institucionet për-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
katëse tashmë kanë marrë edhe mësim të mirë.
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Lahuta nuk këndo Shqipëri dhe për s
Unë nuk e di se ku qëndron e vërteta mbi këtë çështje, por i vjen një erë shumë e keqe: nëse është pran në UNESCO, si pasuri e saj kulturore. Qeveritë dhe Ministritë e Kulturës gjatë viteve kanë një reputac kultivimit të kulturës së lashtë dhe të re shqiptare – si në nivel kombëtar dhe ashtu edhe në atë ndërko
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
More, ja merrte kujt mendja se serbët do të përvetësonin lahutën si pjesë e trashëgimisë së tyre? Po, kështu kanë vepruar gjithmonë këta, në kurriz të tjerëve. Hajdutë kanë qenë gjithëherë. Por, se serbët do ta merrnin lahutën prej nesh pa “zbrazur asnjë fishek” në mbrojtje të pasurisë sonë kulturore, kjo nuk mund të merret me mend. At Gjergj Fishta do të rrotullohej në varr, por fatkeqësisht, varrin nuk ia dimë dhe eshtrat ia hodhi Enver Hoxha në lumë. Edhe ai i kishte kënduar Lahutës – Lahutës së Malësisë. Për hir të së vërtetës duhet shënuar se Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur në media një ditë më parë, se lahuta është njohur nga UNESCO si trashëgimi kulturore e Serbisë. Në deklaratën e saj thuhet se, “Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ‘lahuta nuk është shqiptare, por serbe’”, thuhet në reagimin e Ministrisë
10
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
së Kulturës. Ministria e Kulturës shpjegon se “Praktika kulturore e “të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj. Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin”, sqaron më tej ministria. A është kjo mbrojtja më e fortë që Ministria e Kulturës mund t’i bëjë lahutës si një instrument i lashtë i Shqiptarëve. Ndoshta, sipas deklaratës së Ministrisë shqiptare, ende nuk është marrë vendimi nga Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s, por Ministria shqiptare nuk e mohon se UNESCO do e njohë lahutën si trashëgimi kulturore e Serbisë, me justifikimin se të, “kënduarit me lahutë është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj. Të na rrojë internacionalizmi proletar i Enver Hoxhës. Ky konfuzion është rezultat i papërgjegjësisë zyrtare dhe i një arrogance që është bërë traditë tanimë për të zbardhur të vërtetën, e që zmadho-
het edhe më shumë nga shkrimet hamendëse në medien publike, pikërisht për arsye të mungesës së informacionit të saktë. Ja disa nga titujt në median shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, në lidhje me propozimin e Serbisë për të regjistruar Lahutën si instrument të Serbisë: “Lahuta serbe në UNSECO”; “Lahuta shqiptare është gati npër në UNESCO”; “Ministria e Kulturës -UNESCO-s: Lahuta është e jona”; “Lahuta njihet si trashëgimi e Serbisë”; “Lahuta Trashëgimi e Serbisë? “Vendimi sklandaloz i UNSECO-s”; “Lahuta gati për UNESCO, mungon lobimi”; “Lahuta është shqiptare apo serbe?”; “Ministria e Kulturës: S’ka asnjë vendim nga UNESCO”; “Lahuta Shqiptare e penalizuar nga Kosova”; “Lahuta s’është shqiptare, por serbe”, e të tjera. Në të vërtetë, ky ka qenë gjithmonë dhe është objektivi përfundimtar i sllavëve, i grekëve dhe i turqve, që më së pari të mbjellin dyshime dhe konfuzion në radhët e vetë shqiptarëve mbi identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, si dhe mbi historinë dhe prejardhjen e tyre. Kështu kanë bërë ata dhe vazhdojnë të mbjellin dyshime -madje edhe me ndihmën e vetë shqiptarëve -- edhe mbi figurën e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit - Skenderbeu dhe për identitetin kombëtar të Nënë Terezës. Edhe kjo na ka munguar! Armiqtë e Kombit shqiptar, tashti duan edhe Lahutën – simbolin e lashtësisë së Kom-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
on më për shqiptarë!
nuar ose jo propozimi i Serbisë për të regjistruar Lahutën si instrument të saj cion me të cilin nuk mund të krenohen, përsa i përket ruajtjes, mbrojtjes dhe ombëtar – siç pasqyrohet edhe nga ky rast bit shqiptar -- pasi na morën ose më mirë të themi pasi ua dhamë dhe po u japim tokat tona, detin dhe tashti po u dorëzojnë edhe një pjesë të identitetit të kulturës kombëtare. Edhe ajrin për të marrë frymë, do t’ ua mohonin shqiptarëve këta, gjithmonë sipas orekseve dhe interesave të tyre politike, fetare, ideologjike dhe historike, të momentit. Çdo gjë e shenjtë shqiptare duket se është në shitje, në ankand. Serbia do tokën shqiptare, se nuk ka marrë mjaft gjatë 100- viteve të kaluara. Tashti do të përvetësojë edhe Lahutën, simbolin më të njohur të lashtësisë së Arbërit. Prisni edhe pak se së shpejti Akademia e Shkencave e Serbisë do të pretendojë se edhe xhubleta, veshja e grave malësore që prej epokës ilire, do të kërkojë ta regjitrojë në UNESCO si trashëgimi kulturore serbe dhe askush nuk do të shqetësohet për këtë punë. Turqia pretendon se “Kosova është Turqi” dhe kërkon me ngulm ndryshim të historisë shqiptare, ndërsa Greqia ka marrë Çamërinë, do të marrë detin dhe nuk heq dorë nga i ashtuquajturi Epir. Çdo ditë, popat e Kishës ortodokse serbe përpiqen të përvetësojnë gërmadhat e kishave shqiptare në trojet shqiptare nën Mal të Zi, sikur të kenë qenë të tyre, historikisht, aty ku asnjëherë nuk ka shkelur këmbë e serbit. Nëqoftë se shqiptarët nuk i dalin zot historisë së tyre, të tjerët do e përvetësojnë, siç është rasti i trashëgimisë kulturore me lahutën. Më e keqja e kësaj situate
të mjerueshme është se të gjitha këto po ndodhin në heshtje ose me marrëveshjen e kësaj klase politike shqiptare sot, ose si trysni ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Keni venë re ndonjë reagim nga zyrtarë të lartë ndaj këtyre hajdutlleqeve e pretendimeve antishqiptare nga Tirana dhe nga Prishtina? Hiç, përkundrazi! Tirana dhe Prishtina zyrtare sillen me këto tre shtete, si shtete “strategjike”, ose si “popuj miq”, siç i quante Enver Hoxha -- gjithmonë sikur fajin për gjithçka e kanë shqiptarët. Shqiptarët vazhdojnë të japin e të japin ndërsa këto tre shtete nuk ngopen duke vjedhur nga shqiptarët, madje edhe trashëgiminë kulturore, siç është instrumenti muzikor, Lahuta. Është për të ardhur keq, “për ca zuzarë, që u lindën shqipëtarë”, siç ka shkruar dikur Faik Konica e të cilët, “S’na lënë dhe ne të tjerët, T’dalim nga gjum’i errët, Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë, E ç’shohin e tradhëtojnë Eshtë turp prej kësi krimbash Të mundohet një komb trimash” Për çdo shtet normal, mbrojtja e historisë, e heronjve kombëtar si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe mbështetja e identitetit historik kombëtar nga sulmet dhe nga pretendimet e të huajve, janë çështje të shënjta të mbijetesës dhe të sigurimit kombëtar, të vetekzistencës së kombit dhe vazhdimësisë së tij. Përgjegjësia numër një e një qeverie dhe e përfaqësuesve të saj është që të mbrohet historia, trashëgimia kulturore dhe identiteti
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kombëtar, ashtu siç do të mbrohej kufiri tokësor e detar, në rast të një sulmi ushtarak. Pse heshtin këta njerëz! Pse heshtin historianët shqiptarë? Ku është zemërimi? Në Malësitë tona dikur, shtëpia pa pushkë e pa lahutë nuk konsiderohej shtëpi. Në shtëpinë ku kam lindur e jam rritur unë, kishim tre lahutarë. Gjyshin tim Lukë Tomën e Shkrelit dhe axhën Gjergjin dhe më vonë djalin e axhës Vasel Shkrelin, i cili e vazhdon këte traditë të familjes sonë edhe këtu në Amerikë, si më poshtë, i cili i ka kushtuar këtë këngë lahutës, si instrument i traditës e i trimërisë, si një instrument që ka mbajtur gjallë historinë dhe trashëgiminë e shqiptarit në vatrat stërgjyshore të kullave shkëmbore tona, si një instrument i bekuar e i lashtë arbëror, i cili u ka zgjatur jetën heronjve, sipas fjalëve të lahutarit: Sulmet kundër identitetit të shqiptarëve dhe trashëgimisë së tyre historike dhe kulturore po bëhen gjithnjë e më kërcënues, për ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar. Ku janë mbrojtësit e visarit dhe të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Kombit Shqiptar, kësaj race iliro-trake, bartës të ligjshëm dhe historikë të traditave shekullore të saj. Pse nuk ngrejnë zërin në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore të Kombit, para se të bëhet vonë? Sot, Lahuta vajton fatin e saj. Lahuta duhet të shpëtohet ashtuqë të këndojë përsëri për Shqipëri dhe për Shqiptarë! E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
11
KULTURË
Skënderbeu, mit dhe realitet shqiptar (2)
Simbol i shtetit, një
Nuk ka rëndësi nëse është zbuluar ndonjë risi në Vitin jubilar të Skënderbeut, mjaftojnë ato njohuri sa kemi për ta mbajtur të ndezur pishtarin e lirisë dhe ndjenjën e krenarisë në zemrat tona dhe për të dëshmuar rrugëtimin në shekuj të një populli të vuajtur, por liridashës. Shqiptarët kudo që jetojnë dhe çfarëdo besimi të ndjekin, duhet të përulen, plot respekt e dashuri para heroit të kombit
Për Koha Javore:
Fiqret Mujeziqi
(vijon nga numri i kaluar) Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është figurë historike, të cilën gojëdhënat, tregimet, letërsia e artet tjera e kanë bërë figurë mitike, por që është si e tillë shumë e domosdoshme në përcaktimin, ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare në Ballkan. Ai e njihte shpirtin liridashës të popullit shqiptar sepse me të ardhur në Krujë tha: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj”. Për të arritur të mirën, ai e la jetën e ëmbël në Stamboll dhe iu kthye popullit të vet për ta udhëhequr drejt lirisë, për një jetë më të lumtur. Kjo figurë është mishëruar aq shumë në qenien e popullit shqiptar saqë nuk mund të ndahet nga fati i këtij populli, andaj edhe përkrahësit e tij janë edhe përkrahësit e popullit shqiptar, kurse
“ 12
kundërshtarët e shqiptarëve janë edhe armiqtë e Skënderbeut. Ai nga një figurë historike mesjetare u kthye në një legjendë shqiptare dhe po t’i marrësh popullit shqiptar figurën e Skënderbeut dhe mitin e tij është sikurse t’i marrësh shpirtin dhe një popull i pashpirt është i vdekur. Është shumë e vështirë të ndahet figura historike e kryetrimit shqiptar nga ajo mitologjike e cila ka shërbyer në ushqimin e shpirtit të një populli të tërë. Emri i tij qëndron shumë thellë i ngujuar në themelet e vetëdijes sonë kombëtare. Autori i një studimi për Kishën Ortodokse në Shqipëri, Ardit Bido, shprehet se Skënderbeu na përket të gjithëve, pavarësisht feve. “Fakti historik që ka lindur ortodoks, është rritur mysliman e ka vijuar jetën si i krishterë, krah Papës e Patriarkut njëherazi, veç e forcon figurën e tij mbarëkombëtare pa dallime”. “Ne vërtetë kemi Bajram dhe Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”, thoshte i ndrituri Gjergj Fishta. Ka dhe të atillë, bile njerëz të “ditur”, parlamentarë me mandatin e popullit,
Çdo gjë u shkatërrua pas vdekjes së tij, por miti i tij mbeti në vetëdijen shqiptare, duke u zgjuar sa herë që fati nuk tregohej bujar me popullin shqiptar. Këtë mit e zgjuan rilindasit tanë, kur vetëdija kombëtare po merrte formë, shteti shqiptar ishte duke lindur dhe territoret shqiptare ishin në rrezik për t’u copëtuar
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
që deklarojnë se “Skënderbeu nuk është hero i imi, është hero i katolikëve”, duke harruar në të njëjtën kohë se katolikët janë vëllëzerit e tij. Turp! Edhe në vendet më demokratike në botë nuk lejohet që të përdhosen simbolet e shtetit. Skënderbeu është simbol i shtetit, njëjtë si flamuri. Së paku parlamenti ishte dashur të reflektojë. Deklarimet e këtij lloji janë sa të turpshme, të prapambetura dhe kundërshtim i përparimit shoqëror ose kulturor, aq edhe antishqiptare. Shqiptarët e të gjitha feve janë vëllezër të një gjaku, një popull, një komb, pa marrë parasysh se a janë të besimit mysliman, katolik apo ortodoks. Ai i cili nuk identifikohet me Skënderbeun, nuk mund të identifikohet me shqiptarët. Edhe
KULTURË
ëjtë si flamuri më keq, janë antikombëtarë, sepse siç do të thoshte pedagogu Aurel Plasari, duke komentuar sulmet ndaj Skënderbeut, ”kërkojnë të destabilizojnë dhe shpërbëjnë shtetin shqiptar”. Për të qenë pjesëtar i një kombi nuk mjafton vetëm e kaluara e përbashkët historike, gjuha, zakoni etj., por edhe dëshira për t’i takuar një kombi. Shumë shqiptarë në këtë mënyrë janë asimiluar dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në formimin dhe ngritjen e kombeve të tjera, por për popullin e origjinës nuk kanë bërë asgjë, kurse Skënderbeu iu kthye rrënjëve të veta arbnore, hyri në histori për të mos vdekur kurrë. Edhe pse simboli i Skënderbeut është bizantin, shqiponja, dhe jo romak, pra luani, ai u kthye nga perëndimi sepse andej e shihte shpëtimin, por edhe radhitjen natyrore të shqiptarëve. Skënderbeu zgjodhi diplomat Pal Engjëllin, i cili kryente funksionin e ministrit të jashtëm, autorin e asaj që quhet Formula e Pagëzimit (Un’te paghesont’ pr’emenit t’Atit e t’Birit e t’Spirit Senit) dhe është ndër shkrimet e para në gjuhën shqipe. Çka ka këtu të keqe? Kjo na tregon për karakterin kombëtar të Skënderbeut, por edhe për orientimin perëndimor.
“Nga kjo figurë mund të mësojmë shumëçka, jo vetëm shqiptarët, por edhe popujt e tjerë të botës. Kjo figurë mban një koinçidencë me popullin dhe qëndresën ndaj pushtuesve, por edhe durimin në rrethana të caktuara dhe sulmet e shpejta dhe të befasishme për t’i shkaktuar armikut humbje. Nuk duhet të jetë rastësi që Skënderbeu u konvertua në katolik, sepse kjo e lidhi me botën perëndimore. Aleatët strategjikë dhe natyrorë të Skënderbeut janë perëndimorë, nga Huniadi, Alfonsi e deri te Vatikani. Nuk është aspak rastësi që nga Vatikani mori titullin “Fidei defensor” dhe “Athleta Christi”! Kjo bën që shqiptarët të gjenden në Përendim, jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht. Për fat të keq ky shans që na e dha Skënderbeu nuk u shfrytëzua deri më sot ashtu siç duhet. Shqiptarët të ndarë në tri fe gjenden në mes të tri botërave: Perëndimore, Lindore dhe asaj Arabe. Si popull specifik në Ballkan ne kemi vetëm një rrugë: atë të Skënderbeut. Shpeshherë shqiptarët kanë qasje inferiore ndaj kombit të vet, duke u shprehur se jemi të këtillë apo atillë dhe duke kërkuar strehim nën ombrellën e popujve të tjerë. Kush na ndalon që edhe në vendin tonë, ku jetojmë, të
“
Ai nga një figurë historike mesjetare u kthye në një legjendë shqiptare dhe po t’i marrësh popullit shqiptar figurën e Skënderbeut dhe mitin e tij është sikurse t’i marrësh shpirtin sepse një popull pa shpirt është i vdekur
tregojmë qytetërimin, emancipimin dhe edukatën tonë nëse këtë aq shumë e dëshirojmë? Nuk ka nevojë as të bëhemi anglezë apo francezë, turq e ku ta di unë, aq më pak nga popujt fqinjë për të arritur të jemi qytetarë të ndershëm. Ajo çka me të vërtetë na mungon është ndjenja shtetformuese, siç e kishte Skënderbeu. Në një takim në Shtutgart, i nderuari Don Lush Gjergji u shpreh se: Na ka humbur rruga në oborr dhe kurrkush nuk na e tregon si duhet gjetur, sepse oborri ëshë i yni”. Ajo rrugë mund të gjendet vetëm me ndërgjegjësim, siç na mësuan rilindasit tanë të mëdhenj, siç na mësoi Skënderbeu dhe shumë e shumë kolosë të tjerë të kombit. Nuk duhet pritur nga atdheu të na i zgjidhë problemet, por duhet luftuar që të kemi atdhe të mirë. Në këte rast vlen shprehja e presidentit John F. Kennedy: “Mos pyet ç’ka bërë vendi yt për ty, por ti për vendin tënd”. Ai i cili nuk i takon popullit të vet, nuk i takon as njerëzimit. Skënderbeu ynë ishte para së gjithash figurë arbnore, por edhe njerëzimi pati përfitime nga ky kolos. Nuk ka rëndësi nëse është zbuluar ndonjë risi në Vitin jubilar të Skënderbeut, mjaftojnë ato njohuri sa kemi për të mbajtur të ndezur pishtarin e lirisë dhe ndjenjën e krenarisë në zemrat tona dhe për të dëshmuar rrugëtimin në shekuj të një populli të vuajtur, por liridashës. Shqiptarët kudo që jetojnë dhe çfarëdo besimi të ndjekin, duhet të përulen, plot respekt e dashuri para heroit të kombit. Lavdi! (Fund) E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Dje dhe sot Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
“ 14
Përkeqsimi i çdo qeverie fillon me prishjen e parimeve mbi të cilat u themelua, thotë Montesquieu. Të gjithë precedentët e këqij, patën filluar si masa të justifikueshme
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Shenja e parë e korrupsionit është kur qëllimi bëhet justifikim për mjetin; kur rezultati i mirë justifikon çdo gabim të kryer; një fushatë me fonde të paligjshme e shtyn një parti të mendojë se fitorja në zgjedhje do të justifikonte çdo mjet të përdorur, ose një kandidat, me qëllim për të fituar votat, bën premtime boshe Devijimi më i vogël nga e vërteta shumëzohet më vonë me një mijëfishim, ashtu si njeriu mund të bëjë gabim në jetë, por jeta kurrë nuk bën gabim me njeriun. Por ka edhe të tjera që e çojnë njeriun në të njëjtin përfundim; fuqia, pushteti tërheq të korruptuarin, pastaj e kor-
rupton atë më tej. Shenja e parë e korrupsionit është kur qëllimi bëhet justifikim për mjetin; kur rezultati i mirë justifikon çdo gabim të kryer; një fushatë me fonde të paligjshme e shtyn një parti të mendojë se fitorja në zgjedhje do të justifikonte çdo mjet të përdorur, ose një kandidat,
KULTURË
“
Por le të jemi mirënjohës, sepse në qoftë se nuk mësuam shumë nga jeta, të paktën mësuam pak; nëse disa arritën të mos mësonin fare, të paktën nuk u sëmurën; nëse u sëmurën, të paktën nuk vdiqën burgjeve e internimeve, as nuk u rrezikuan. Pra, le të jemi mirënjohës, sepse kurrë më parë nuk vodhëm; edhe nëse na vodhën, të paktën nuk na morën jetën; nëse na i morën të gjitha, prapë nuk ishin shumë; le të jemi mirënjohës, sepse ne ishim të grabiturit dhe jo grabitësit. Ndryshe nga sot, jeta ishte e errët atëkohë, si një labirint plot dredha, padritë, papasqyrë, plot me njerëz të verbër
me qëllim për të fituar votat, bën premtime boshe. Përkeqësimi i çdo qeverie fillon me prishjen e parimeve mbi të cilat u themelua, thotë Montesquieu. Të gjithë precedentet e këqij, patën filluar si masa të justifikueshme. Por le të jemi mirënjohës, sepse në
qoftë se nuk mësuam shumë nga jeta, të paktën mësuam pak; nëse disa arritën të mos mësonin fare, të paktën nuk u sëmurën; nëse u sëmurën, të paktën nuk vdiqën burgjeve e internimeve, as nuk u rrezikuan. Pra, le të jemi mirënjohës, sepse kurrë më parë nuk vodhëm;
edhe nëse na vodhën, të paktën nuk na morën jetën; nëse na i morën të gjitha, prapë nuk ishin shumë; le të jemi mirënjohës, sepse ne ishim të grabiturit dhe jo grabitësit. Ndryshe nga sot, jeta ishte e errët atëherë, si një labirint plot dredha, padritë, papasqyrë, plot me njerëz të verbër. E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
15
MOZAIK
Banorët e Trieshit edhe ky dimër po i pret me rrugë të amortizuar
Rruga e Trieshit në gjendje tepër të mjeruar Shtjefën Ujkaj
Para disa kohësh në rrugën e Trieshit filluan punimet, nga kilometri i shtatë e deri në bjeshkën e Koritës. Rruga që u hap, gjysma e saj u shtrua me beton, ndërsa gjysma tjetër është në gjendje skandaloze, ku makinat shpeshherë prishen dhe mbesin në rrugë. Kjo rrugë u fillua nga donatorë të ndryshëm e që jetojnë jashtë vendit, në mërgim, shumica e tyre nga
16
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Organet kompetente për këtë rrugë patën premtime të shumta. Jo vet edhe më gjerë. I gjithë ky premtim mbetet i parealizuar, banorët e kët Amerika e largët, por jo vetëm. Kjo rrugë pati mbështetje financiare edhe nga organet kompetente përgjegjëse për mirëmbajte të rrugëve nga Shteti i Malit të Zi. Këta të fundit për këtë rrugë patën premtime të shumta. Jo vetëm se do të punohet si rrugë e “nevojës”, por edhe se do të punohet si rrugë me standarde Evropiane edhe më gjerë. I gjithë ky premtim mbetet i parealizuar, banorët e atij vendi
dita-ditës po vuajnë pasojat e mospërfundimit të këtij aksi rrugor. Ata që po vuajnë më së shumti pasoja janë banorët e fshatit Poprat, nga vetë fakti se në hyrje të fshatit rruga është në gjendje tepër të mjeruar dhe kalimi me makinë luksoze është shumë i zorshëm. Nga vetë fakti, banorët e këtij fshati herë pas here bëjnë organizime për mbledhje të hollash e po ashtu edhe bëjnë punë krahu për rregul-
MOZAIK
tëm se do të punohet si rrugë e “nevojës”, por edhe se do të punohet si rrugë me standarde Evropiane tij vendi dita-ditës po vuajnë pasojat e mospërfundimit të këtij aksi rrugor limin e kësaj rruge. Por çfarë është edhe më e keqja tani është edhe stinë dimri, e që reshjet, akulli e po ashtu dëbora e prishin të gjithë mundin e banorëve, duke e kthyer rrugën në gjendje të zakonshme. Për këtë rrugë ishte i formuar një këshill, grup vullnetarësh të cilët për fatin e keq, jo që nuk bënë ndonjë rregullim, por as që dinë pse u bënë pjesë e këtij këshilli. Këshilli duhet të ketë një drejtim,
duhet ta kenë një ide se çfarë, ku dhe si të bëjë me shpenzimin e të hollave që u dërguan nga vëllezërit tanë mërgimtarë. Ata me siguri që me plot vështirësi ndihmuan, por vullnetin dhe dëshirën për vendin e vet çdoherë e patën në plan të parë. Kjo rrugë është shumë e nevojshme për të gjithë, nga fakti se Trieshi është një zonë me natyrë të bukur, me një ajër të pastër dhe
me plot bukuri natyrore, po ashtu është rrugë që të çon në bjeshkën e bukur të Koritës, e që këtë bjeshkë e frekuentojnë shumë banorë të Malësisë. Duket që banorët e Trieshit edhe ky dimër po i pret me rrugë të amortizuar, e po ashtu edhe të vështirë për kalim. Por mbetemi me shpresën se dikush “dikur” do të marrë përsipër përfundimin e kësaj rruge tepër të nevojshme. E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
U përurua libri i Qani Osmanit “Vizione – shoqërore, politike, fetare”
Mesazhe të qarta për aktualitetin “Kritika ndaj politikës në Mal të Zi është e mprehtë dhe domethënëse. Raporti i shtetit të Malit të Zi ndaj pozitës së shqiptarëve e preokupon autorin në këto shkrime. Në pamje të parë, ai duket si tepër kritik ndaj politikës shqiptare në Mal të Zi, me shumë të drejtë në shumë raste. Por ai gjithmonë e fton lexuesin që besimin dhe votën t’ua japë subjekteve shqiptare. Me këtë dëshmon një ndjenjë kombëtare të theksuar”, ka thënë Genci Nimanbegu Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës, të shtunën mbrëma është bërë përurimi i librit të Qani Osmanit “Vizione – shoqërore, politike, fetare”. Libri është përmbledhje e artikujve, opinioneve dhe vështrimeve, që janë publikuar në gazetën “Koha javore” dhe media tjera të shkruara dhe online, pothuajse në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Vetë autori në fjalën e tij ka thënë se si filozof dhe sociolog, gjatë shkrimit të artikujve, për vlerësimin e një dukurie është mbështetur në të kaluarën e largët, por edhe të afërt, për të diagnostifikuar të tanishmen dhe për të krijuar mendime përparimtare dhe vizione për të ardhmen. “Ashtu si edhe në librin e parë, edhe në këtë libër jam angazhuar për qasje analitike dhe kritike ndaj devijimeve, kundër vlerave dhe çështjeve tjera që janë preokupuese për shqiptarët në përgjithësi, e veçmas për shqiptarët në Mal të Zi”, është shprehur ai. Osmani ka theksuar se shpreson që ky libër do të jetë “një kontribut modest në zhvillimin e mendimit teorik dhe shoqëror të sotëm, një dëshmi e përditshmërisë sonë për gjeneratat e reja, duke mos pretenduar se në këtë punim i kam rrumbullakësuar të gjitha dilemat dhe aspektet që kanë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
të bëjnë me çështjet përkatëse, dhe se nuk ka vend për analizë e kritika, qofshin ato pozitive apo negative”. Për redaktorin e librit, studiuesin dr. Nail Draga, ky libër paraqet qasje intelektuale për aktualitetin shoqëror dhe ofron mesazhe të qarta për aktualitetin tonë, jo vetëm në spektrin lokal, por edhe atë mbarëkombëtar. “Në saje të temave të prezantuara, autori iu ka mundësuar lexuesve meditimin e tyre personal nga gama e gjerë e temave të cilat janë preokupuese jo vetëm për momentin aktual, por për të gjithë ne. Si i tillë, ky botim ofron mundësi të një debati me lexuesit, dukuri e cila mungon në shoqërinë tonë pluraliste”, ka thënë ai. Draga ka thënë se “autori kritikon devijimet shoqërore me të vetmin qëllim që ato nesër mos të bëhen shprehi sepse si të tilla, nuk na nderojnë - si individ, popull apo shoqëri në përgjithësi”. Sipas deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, libri “Vizione – shoqërore, politike, fetare” vlen të lexohet nga të gjithë intelektualët e mirëfilltë, por medoemos nga ata që duan ta quajnë veten intelektualë dhe e duan kombin e vet. “Vepra e tij është e bazuar në një literaturë të mirëfilltë, e cila përfshin
vepra nga sociologjia, filozofia, por edhe vepra mbi etnogjenezën, historinë, shkencat politike dhe mbi fenë. Edhe vetë leximi i autorëve të disa veprave të cilave u referohet është mbresëlënës dhe është dëshmi e seriozitetit të shkrimit”, ka thënë ai. Nimanbegu ka theksuar se ideja apo vizioni i autorit është një shoqëri me vlera morale, etike, kulturore, e zhvilluar, një shoqëri e barabartë ku pjesëtarët e kombit të tij janë po ashtu të barabartë. Sipas tij, Osmani ka vështrim të mprehtë mbi proceset dhe shpjegon edhe pasojat e mundshme nëse nuk realizohen sugjerimet e tij. “Kritika ndaj politikës në Mal të Zi është e mprehtë dhe domethënëse. Raporti i shtetit të Malit të Zi dhe pozitës së shqiptarëve e preokupon autorin në këto shkrime. Në pamje të parë, ai duket si tepër kritik ndaj politikës shqiptare në Mal të Zi, me shumë të drejtë në shumë raste. Por ai gjithmonë e fton lexuesin që besimin dhe votën t’ia japë subjekteve shqiptare. Me këtë dëshmon një ndjenjë kombëtare të theksuar”, ka nënvizuar Nimanbegu. Për poetin dhe publicistin Ali Gjeçbritaj, libri i ri i Qani Osmanit është vazhdimësi e librit të parë duke qenë
KULTURË
se autori “edhe në të trajton tema të ngjashme, por tashmë me një vizion të ri, ku largpamësia e autorit shihet qartë në trajtimin e thuktë të temave shoqërore, çështjeve shoqërore të tjera, politike dhe fetare, në kohë, hapësirë, përditshmëri etj.” Gjeçbritaj ka thënë se autori ka edhe shqetësimin e dallëndyshes sepse ai është i shqetësuar për çështjen e shqiptarëve në Malin e Zi, gjë të cilën ai e shpreh qartë në secilin artikull të
librit. Gjatë përurimit, moderatori Gazmend Çitaku i ka njohur të pranishmit me jetën dhe veprimtarinë e Osmanit dhe ka lexuar disa fragmente nga libri. Qani Osmani u lind në Gostivar, në vitin 1960. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Filozofi-Sociologji, ku ka diplomuar në vitin 1983, si njëri ndër studentët më të dalluar të gjeneratës së tij. Për një
kohë të shkurtër ka punuar në Gjimnazin Ekonomik në Gostivar, ndërsa në vitin 1986 vendosi përfundimsisht ta lërë vendlindjen e vet dhe vendoset në Ulqin. Përpos librit “Vizione – shoqërore, politike, fetare”, më herët ka botuar librin “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi”. Në fund të përurimit, autori ka dhuruar libra për të gjithë pjesëmarrësit.
i. k.
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
19
KULTURË
U përuruan librat e Ali Gjeçbritajt “Udhëtim në kohë” dhe “Heshtja që flet”
Dëshmi e dashuris autorit për vendlin
Ulqin – Në sallën e mbushur përplot të Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, të premten mbrëma u përuruan dy librat më të rinj të Ali Gjeçbritajt - “Udhëtim në kohë” dhe vëllimi poetik “Heshtja që flet”. Libri “Udhëtim në kohë”, i cili është botuar “nga “Diti&Oli – Librari ‘Arti’”, është përmbledhje e artikujve gazetareskë, kumtesave të mbajtura në konferenca shkencore apo seminare, fjalimeve në manifestime, procesverbaleve të mbledhjeve dhe rezolutave të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, recensioneve për libra të autorëve shqiptarë në Mal të Zi dhe të tjerë etj., të ndarë në tetë kapituj: arsim, manifestime, kujtime dhe përjetime, politike, shënime gazetareske, trashëgimi, udhëpërshkrime, vështrime. Ndërkaq përmbledhja “Heshtja që flet”, e botuar nga SHAI “Art Club”, përbëhet nga 75 poezi. Botuesi Gazmend Çitaku ka thënë
20
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
se me këto dy libra, Gjeçbritaj jo vetëm që ka arritur majat e maleve dhe thellësitë e detit, por ai me këto dy botime është konsoliduar fort në fronin e veprimtarëve kulturorë të shqiptarëve të Malit të Zi. “Është e pamundur të flitet për rajonin e Krajës e aty mos të përfshihet Ali Gjeçbritaj. Kraja dhe Aliu janë si mishi e kocka dhe kjo është kështu sepse Aliu e din mirë nga vjen, por çka është më e rëndësishmja, ai e din se ku shkon. Duke jetuar pranë liqenit, Aliu si një liburn që është, lundron me shumë shkathtësi dhe sukses sa në poezi e letërsi, ashtu në publicistikë e trashëgimi, dikur jepte kontributin në politikë e sot në gazetari”, është shprehur ai. Çitaku ka thënë se autori ka një sekret suksesi e ajo është dashuria e tij ndaj arsimit. “Puna e tij në shkollë paraqet një përmbushje shpirtërore dhe një in-
spirim për të dëshmuar sa më shumë për Krajën dhe popullatën që jeton aty”, ka pohuar ai. Sipas tij, libri ”Udhëtim në kohë” paraqet pa dyshim një mini-enciklopedi për Krajën dhe banorët e saj. “Që nga titulli i librit lexuesi parapërgatitet për diçka interesante, mirëpo ajo që përjetohet me shfletimin e librit askënd nuk e lë indiferent para të dhënave historike, dokumentare, etnologjike… Andaj udhëtimi në kohë me të vërtetë mbetet i skalitur thellë në mbamendjen tonë duke na rikujtuar ngjarjet e mira dhe të këqija të popullit të kësaj zone, por edhe gëzimet apo vështirësitë që ka përjetuar Kraja dhe krajanët”, ka thënë ndër të tjera Çitaku. Kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se Ali Gjeçbritaj është shembulli i intelektualit të angazhuar dhe të përkushtuar.
KULTURË
së së ndjena
“Ndonëse me profesion është mësues, ai merret edhe me publicistikë, letërsi, politikë etj. Ky është ‘fati’ i tij, ashtu si dhe i shumë intelektualëve të tjerë shqiptarë në Malin e Zi, i kushtëzuar nga rrethanat e ndryshme dhe nevojat e kohës”, ka theksuar ai. Duke folur për librin “Udhëtim kohë”, Kallaba ka thënë se si protagonist i drejtpërdrejtë i shumë ngjarjeve, Gjeçbritaj regjistron, arkivon, tregon, dëshmon, analizon… “Ai është kronist i ngjarjeve më të rëndësishme në Krajë, ndërsa libri vulë e kohës dhe e ngjarjeve që ka përjetuar autori… Si një ‘udhëtar’ në kohë të pakohë, Gjeçbritaj është i shqetësuar për fenomenet negative në trevën e Krajës - shpopullimin e saj, zvogëlimin e numrit të nxënësve dhe mbylljen e disa shkollave, rënien e faktorit politik shqiptar në Krajë”, është shprehur ai. Poeti Hajredin Kovaçi ka thënë se
“
“Është e pamundur të flitet për rajonin e Krajës e aty mos të përfshihet Ali Gjeçbritaj. Kraja dhe Aliu janë si mishi e kocka dhe kjo është kështu sepse Aliu e din mirë nga vjen, por çka është më e rëndësishmja, ai e din se ku shkon. Duke jetuar pranë liqenit, Aliu si një liburn që është, lundron me shumë shkathtësi dhe sukses sa në poezi e letërsi, ashtu në publicistikë e trashëgimi, dikur jepte kontributin në politikë e sot në gazetari”, ka thënë Gazmend Çitaku
libri më i ri, “Heshtja që flet”, paraqet edhe një dëshmi se Ali Gjeçbritaj është i lidhur shumë ngusht me Krajën, vendlindjen e tij, e cila dita-ditës po zbrazet nga të rinjtë, gjithandej nëpër botë, gjë që po e lëndon shumë autorin. “Atij, veç sa s᾽i bëhet të dalë e të bërtasë me sa zë që ka”, ka theksuar ai, duke e ilustruar këtë me vargjet e Gjeçbritajt: ‘Ku po shkoni, ky është vendi juaj, s᾽u dhimbset ta lëshoni”? Kovaçi ka vijuar se duke lexuar librin “Heshtja që flet” vërejmë se autori është një përcjellës dhe regjistrues i vëmendshëm i përditshmërisë, i ngjarjeve të ndryshme dhe situatave të krijuara nga faktori njeri, që rrezikojnë dita-ditës që ky brez të jetë krejt ndryshe nga brezi i tij. Sipas Kovaçit, vetë titulli i librit “Heshtja që flet” ka një domethënie që të bën të mendosh, si flet vallë heshtja. “Ajo në vete ka diçka frikësuese,
shqetësuese, por që autori ka një gur që e mban në valixhe, e që shpreson ta vrasë!”, ka thënë ai. Në fjalën e tij, autori Ali Gjeçbritaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në përgatitjen e librave, sponsorët për mbështetjen e botimit të dy librave, si dhe pjesëmarrësit në përurim. Moderatorja e përurimit, udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, dhe aktori Shefqet Luca, kanë lexuar vargje nga përmbledhja me poezi “Heshtja që flet”. Po ashtu është lexuar edhe vështrimi i redaktorit Jaho Kollari mbi këtë vëllim poetik. Përurimi është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Libraria “Arti”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Ulqin. Në fund të tij, autori ka dhuruar libra për të gjithë të pranishmit. (Kohapress) E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
21
INTERVISTË
Intervistë me sopranon nga Ulqini, Gjylie Pelingu
Jam e dashuruar me muzikën klasike
Koha Javore: Gjylie, a mund të na tregoni se si filloi rrugëtimi Juaj drejt muzikës? Gj. Pelingu: Me muzikë kam filluar të merrem qëkur isha e vogël, respektivisht nga mosha 6- vjeçare, kur ndiqja mësimet në degën e piano-s, ku edhe e mbarova Shkollën Fillore në këtë drejtim. Kantoja mund të them se erdhi papritmas. Me inicia-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
tivën e personaliteteve në shkollë të muzikës, fillova ta konsideroja kanton në fillim si hobi, pastaj me pjesëmarrjen time në gara dhe evenimente të ndryshme fillova ta mendoja më thellë që ta merrja më seriozish këtë punë. Koha Javore: Kush ka qenë mbështetja Juaj kryesore? Gj. Pelingu: Mbështetja ime krye-
sore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë familja. Shpeshherë për shkak të udhëtimeve të shumta, përballjeve me shumë pengesa që gjatë rrugës në muzikë nuk janë të pakta, duhet një mbështetje ku e dinë se në fund ekziston dikush që ta thotë atë se çfarë vlen, njerëz që të duan dhe të japin forcë të vazhdosh dhe të kapërcesh çdo gropë që të del në
INTERVISTË rrugë. Kurse si mbështetje dhe shtytje ne fillim të rrugëtimit kisha edhe drejtorin e shkollës së muzikës. Koha Javore: Kur u bindët që muzika duhet të jetë përkushtimi juaj parësor? Gj. Pelingu: Unë me muzikën jam marrë që e vogël dhe mund të them se muzika ishte gjithmonë një pjesë e imja. Unë jam rritur me muzikën. Kështu që në mënyrë direkte ose indirekte isha e lidhur gjithmonë me të. Profesionalisht vendosa të merrem me muzikë atëherë kur u ndjeva e kompletuar gjate studimit , këndimit , dhe kur fillova te dashurohesha me kanton. Koha Javore: Biografija juaj lulëzon rreth artit muzikës, ushtroni ndonjë aktivitet tjetër apo hobi? Gj. Pelingu: Të them të drejtën, momentalisht nuk më mbetet shumë kohë që të merrem me ndonjë hobi tjetër , por që më pëlqen sporti ( fitnesi ), meqenëse edhe ne këngëtarëve na duhet që të kemi kondicion për skenën. Koha Javore: Do ta ndërronit muzikën me ndonjë art apo profesion tjetër? Gj. Pelingu: Gjithnjë them që kanton nuk do ta ndërroja me asnjë profesion tjetër. Ndoshta është qesharake të them, por jam e dashuruar me muzikën klasike, me bukurinë që e ka ajo dhe atë se çfarë kanë kompozuar kompozitorët e mëdhenj që janë të pazëvendësueshëm. Më pëlqen puna e lodhshme, stresi para koncerteve, çdo anë si ajo pozitive ashtu edhe ajo negative mua me mbush shpirtërisht dhe ndjehem e kompletuar. Koha Javore: Jeni fituese e disa çmimeve në konkurse ndërkombëtare në Mal të Zi dhe më gjerë, çfarë peshe kanë këto çmime në karrierën Tuaj? Gj. Pelingu: Çmimet janë pjesë e jona, ku pas ushtrimeve intensive, shpërblehemi dhe vlerësohemi për punën e “prapaskenave”. Por, them që çmimi më i bukur janë duartrokitjet e publikut, fytyrat e kënaqura , ku gjithmonë e them se misioni ynë është të interpretojmë emocionet që kompozitori, por edhe ajo që ndjejmë
“
Gjylie Pelingu ka lindur më 03.02.1992 në qytetin e ZvicrësWalenstadt. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Ulqin. Ka marrë pjesë në konkurse republikane ku ka fituar çmimin e tretë dhe të pare, po ashtu edhe në konkurse internacionale si “Bruna Spiler”, ku fitoi çmimin e dytë dhe në “Ars Kosova” çmimin e parë. Në vitin 2010 u regjistrua ne Universitetin e Arteve në Tiranë me pedagogen prof. Manjola Nallbani. Ka diplomuar në vitin 2013 me notën maksimale, ku ka vazhduar edhe studimet master gjithashtu në Tiranë me pedagogen prof. Manjola Nallbani. Ka magjistruar më 12 korrik 2015 në Tiranë. Jeton dhe vepron në Ulqin
ne si artistë gjatë këndimit apo ekzekutimit ta përçojmë te publiku. Koha Javore: Ju keni performuar në disa vende kryesisht brenda Ballkanit. Ku e ndjeni vetën më mirë? Gj. Pelingu: Çdo vend është i veçantë në mënyrën e vet . Skena për ne është e shenjtë, dhe emocionet tek çdo skenë është e madhe , por interpretimi para publikut në vendlindje të vet është diçka e papërshkrueshme. Mund të them se janë të panumërta koncertet në Ulqin, por çdo herë është ai emocioni sikurse të jetë hera e parë. Koha Javore: Muzika klasike duket se nuk vdes kurrë, por a mendoni se i jepet rëndësia e duhur? Gj. Pelingu: Mendoj që ka filluar t’i jepet rëndësi. Normalisht, nuk mund ta krahasohemi me qytetet e tjera që e kanë traditë muzikën klasike ( siç mund ta përmendim Shqipërinë, meqenëse është edhe vendi fqinj që e kemi ), por prapëseprapë rëndësia ka filluar t’i jepet dhe ky fakt sinqerisht më gëzon shumë. Një popull vlerësohet me kulturën që ka një shtet dhe këtu bën pjesë muzika klasike. Koha Javore: Ju punoni edhe si profesoreshë e muzikës në Ulqin, si është kjo eksperience e të qenit mësimdhënëse? Gj. Pelingu: Unë jam mësimdhënëse e kantos në Shkollën Fillore të Muzikës në Ulqin, ku fillova që nga viti 2013. Është i vështirë menaxhimi,
por më pëlqen të punoj me fëmijë të talentuar të cilët tek ne janë në numër të shumtë. Koha Javore: Cilat janë disa nga momentet më të bukura të karrierës Tuaj që do kishit dëshirë t’i ndanit me lexuesit tonë? Gj. Pelingu: Nuk do mund t’i veçoja, sepse çdo eksperiencë që kam përjetuar deri më tani ishte e veçantë. Çdo përballje me publikun është emocion më vete dhe ka atë bukurinë e vet. Koha Javore: Arti është një dhunti që nuk mund ta kenë të gjithë, a ndjeheni ju me fat që jeni pjesë e botës artistike? Gj. Pelingu: Ndjehem me fat dhe e privilegjuar nga Zoti që ma fali këtë dhunti, por kam edhe një përgjegjësi dhe detyrë që këtë dhunti ta shfrytëzoj në menyrën më të mirë dhe ta ndajë me të gjithë. Dhuntia ( talenti ) është çelësi i derës, por puna është ajo që ta hapë derën dhe të ndihmon ta kapërcesh pragun e derës. Koha Javore: Cilat janë planet Tuaja më të afërta? Gj. Pelingu: Këto ditë jam me shfaqje: “Rebelimi i marinarëve “ në Cetinë - “ Zetski Dom , Kraljevsko Pozorishte “ , me datë 14, kurse me datë 27 kam koncerte në Tivar dhe Ulqin dhe në Janar udhëtoj në Zvicër ku do kem koncert atje. Planet në vazhdimësi do t’i zbuloj nëpërmjet faqes sime kështu që do lë dhe diçka si surprizë. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
23
IN MEMORIAM
In Memoriam: Musa Gjoni (1945-2018)
Arsimtar i koloritit dhe i të bukurës artistike Në shkollën fillore të Katërkollës, M. Gjoni themeloi një ndër atelietë më në zë të artit figurativ, ku nxënësit ekspozonin krijimet e tyre artistike dhe me këto punime merrnin pjesë në ekspozitat e ndryshme shkollore në Mal të Zi. Në këtë kuadër, me angazhimin e nxënësve themeloi një muze etnografik ku përfshiheshin eksponate popullore nga këto treva të ruajtura dhe të sistemuara me përkushtim Musa Gjoni ishte arsimtar i artit figurativ, mësimdhënës shumëvjeçar në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”,
24
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
i cili me përkushtim edukoi gjenerata nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin shqip në Anë të
Malit. Në shkollën fillore të Katërkollës themeloi një ndër atelietë më në zë të
IN MEMORIAM
artit figurativ, ku nxënësit ekspozonin krijimet e tyre artistike dhe me këto punime merrnin pjesë në ekspozitat e ndryshme shkollore në Mal të Zi. Në këtë kuadër, me angazhimin e nxënësve themeloi një muze etnografik ku përfshiheshin eksponate popullore nga këto treva të ruajtura dhe të sistemuara me përkushtim. Arsimtari i artit figurativ, M. Gjoni u mësoi dhe u mpiksi nxënësve të kësaj shkolle ndjeshmërinë e koloritit dhe dashurinë e veçantë për të bukurën edhe estetikën, gjë që ndikoi në përgatitjen dhe në të ardhmen e tyre intelektuale. Punën e tij këshilltarët pedagogjik e cilësonin si një “mburrje dhe krenari për shkollën që ka një njeri të veçantë, një pedagog të ndershëm e të përgjegjshëm si z. Gjoni”.
“
“
Musa Gjoni dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e artit dhe të kulturës në këto treva dhe si i tillë do të mbetet përherë në kujtesën arsimore të shqiptarëve në Malin e Zi. Musa Gjoni ishte një krijues i fuqishëm surrealist, i cili la pas disa vepra arti ku pasqyrohet natyra e bukur e vendlindjes, portrete të veçanta dhe natyra e vdekur. Koleksioni i veprimtarisë së tij reflekton një univers të vërtetë të jetës ku çdo pikturë shpreh shumë emocione
Musa Gjoni lindi në fshatin Selitë në Anë të Malit në vitin 1945. Pas kryerjes së shkollës fillore ai vazhdoi mësimet në Shkollën e Mësuesisë në Prishtinë dhe në Shkollën Normale në Gjakovë, për t’ i përmbyllur në Akademinë e Artit Figurativ në Prishtinë. Një kohë punoi si mësimdhënës në
Arsimtari i artit figurativ, M. Gjoni u mësoi dhe u mpiksi nxënësve të kësaj shkolle ndjeshmërinë e koloritit dhe dashurinë e veçantë për të bukurën edhe estetikën, gjë që ndikoi në përgatitjen dhe në të ardhmen e tyre intelektuale. Punën e tij këshilltarët pedagogjik e cilësonin si një “mburrje dhe krenari për shkollën që ka një njeri të veçantë, një pedagog të ndershëm e të përgjegjshëm si z. Gjoni”
zonën e Krajës, për të vazhduar si arsimtar i artit figurativ në shkollën e Katërkollës ku edhe pensionohet. Vitet e fundit të jetës së tij Gjoni i kaloi në Broklyn në SHBA, ku pas një sëmundjeje vdiq në NYU të New Yorkut. Musa Gjoni dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e artit dhe të kulturës në këto treva dhe si i tillë do të mbetet përherë në kujtesën arsimore të shqiptarëve në Malin e Zi. Musa Gjoni ishte një krijues i fuqishëm surrealist, i cili la pas disa vepra arti, ku pasqyrohet natyra e bukur e vendlindjes, portrete të veçanta dhe natyra e vdekur. Koleksioni i veprimtarisë së tij reflekton një univers të vërtetë të jetës ku çdo pikturë shpreh a.s. shumë emocione. E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi përmbledhjen me poezi “Heshtja që flet” të Ali Gjeçbritajt
Toka jote, padroni juaj
Jaho Kollari
“ 26
“Një grusht dhé në xhep, një gur në valixhe”, nuk është vetëm një poezi, ajo është një kryevepër e autorit. Mua më kanë rrjedhur lot gjatë leximit të saj, mbase se jam në kurbet. Trupi im është këtu ai “grusht dhé” dhe ai “gur”, kur të vdes do t’ia kthej truallit tim borxhin
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
“
Poeti shpërthen nga thellësia e brendisë së tij të shqetësuar me një cilën hedhim shtat? Jetojmë në një kohë horrash, merret vesh nga
Vargje me plot bukuri mali e liqeni si dhe me toka pjellore, të cilat nuk heshtin vetëm në mrize dhe gjatë natës por, siç thotë poeti: tani flasin përmes heshtjes!? Janë këto vargje me të cilat mëtohej të ndërpritet heshtja e mureve të thatë - gjysmë të rrëzuar, shtëpive të braktisura, kullave me hatulla të shembura... Shtëpia pa rob të gjallë hesht më tepër se gurvarri, meqë ajo është bosh. Para pragut të saj mbytesh në vaj. Shtëpia e braktisur është varri më i trishtë... “Një grusht dhé në xhep, një gur në valixhe”, nuk është vetëm një poezi, ajo është
një kryevepër e autorit. Mua më kanë rrjedhur lot gjatë leximit të saj, mbase se jam në kurbet. Trupi im është këtu, ai “grusht dhé” dhe ai “gur”, kur të vdes do t’ia kthej truallit tim borxhin. Në poezitë e Gjeçbritajt lexohet edhe kjo: s’kemi qenë kurrë padronë në tokë të huaj. Padron në tokën e vet, po; ashtu na ndihmoftë Zoti! Poeti shpërthen nga thellësia e brendisë së tij të shqetësuar me një gjuhë të paparë ndonjëherë, duke e lënë eufemizmin për një kohë tjetër. Por ç’stinë, apo ç’kohë është kjo në të cilën hedhim shtat? Jetojmë në një kohë
KULTURË
ë gjuhë të paparë ndonjëherë, duke e lënë eufemizmin për një kohë tjetër. Por ç’stinë, apo ç’kohë është kjo në të këndimi poetik i Gjeçbritajt, jetojmë në një kapsollë kohore, apo nuk jetojmë fare?! horrash, merret vesh nga këndimi poetik i Gjeçbritajt, jetojmë në një kapsollë kohore, apo nuk jetojmë fare?! Që të jetohej në kuptimin e plotë të fjalës njerëzit, për të ndryshuar kohën, ndërrojnë hapësirën (titulli: Ikja nga ferri). Por hapësira, sikundër koha janë e njëjta gjë, pra, po e njëjta përmasë dhe kudo të vemi na zë koha e trojeve tona... Poeti pyet: mos vallë jetojmë në kohë të gabuar apo me njerëz të gabuar?! Hapësirë-koha s’është veçse në shërbim të materies, sidomos në shërbim të lëvizjes më të lartë të saj (jetës), që nxjerr atë se ne jetojmë kryesisht me njerëz
të gabuar (titulli: Vasalët). Toka e huaj, padroni i huaj mbase ta ngopë barkun, por ta varfëron shpirtin. Toka e vet, padroni i huaj të lë barkthatë dhe shpirtzbrazët. Ata që në tokë të vet me padron të huaj, barkun dhe shpirtin e kanë (dhe gjithmonë e kanë pasur) plot, bëjnë që miku s’është më mik, shoku s’është më shok, vendi të mos jetë më yti dhe bota të mos jetë më ajo që duhej të ishte. Në dhé të huaj të vetmen fe ke gjuhën. E mban me vete atë, por ajo bëhet e largët për brezin e dytë. Ndihesh si në shtëpi të vet në tokë të huaj, meqë vetëm besimi të mban gjallë.
Padroni i huaj në tokën tënde nuk të lë rehat, sikundër edhe të tutë që ndihet të ngopur për nga barku dhe për nga shpirti. Nuk mund të qëndrosh këtu ku gjuhën ta kuptojnë, apo ku gjuhën nuk dëshirojnë të ta kuptojnë, gjersa të mos bëhej e huaj brenda teje. Se mosngopja apo stërngopja e barkut me bukë, s’ta bën trurin veçse ujë. Në fund po them se mosha e autorit, përballë veprës së tij, të ngjanë në një verë të zezë, e cila sa më e moçme që është, aq më e mirë bëhet. E përgëzoj për këto vepra të mira dhe uroj që në të ardhmen të krijojë edhe më tepër. E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Ushqimet tradicionale të Trieshit (2)
Pite kllini (flija)
Flija në Triesh ka një emër tjetër, pite kllini. Është një gatim tipik shqiptar me brumë të hollë, që tradicionalisht përgatitej brez pas brezi nga nënat, gjyshet dhe stërgjyshet trieshjane në ndonjë rast feste të veçantë, por gjithashtu edhe kur në shtëpi vinin miq e mysafirë. Ajo sipas traditës pjeket në prush të zjarrit nën saç ( kaki) , por mund të pjeket edhe në shporet, qoftë ai me dru ose me rrymë. Gatimi i saj nuk është i lehtë. Kërkon shumë punë dhe mundim. Për pjekjen e saj fletë –fletë ( peta-peta ) të holla nevojiten katër orë të mira në shoqërinë e zjarrit dhe saçit tradicional. Konsiderohet një gatim i cili simbolizon vështirësinë e jetës por edhe bukurinë dhe shijen e saj. Edhe ky ushqim shumë i preferuar e i shijshëm bëhet sipas traditës , me punë dore në tepsi . Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos e
28
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
me djathë të bardhë. Përbërësit e flisë janë mielli, uji, kripa, gjalpa, djathi, ajka, vaji ( yndyra) dhe qumështi.
“ Fërliku” – mish qengji i pjekur në hell
Përveç bukës dhe bulmeteve në kuzhinën tradicionale trieshjane vend të pazëvendësueshëm zë edhe “ fërliku” apo mishi i pjekur në hell. Të shkosh në Triesh dhe të thuash nuk kam ngrënë mish “ fërliku” të pjekur në hell, më mirë mos trego se ke qenë atje. Mishi i “ fërlikut” është specialiteti më tipik i kuzhinës së familjeve trieshjane. Se çfarë shije dhe sa i këndshëm është, nuk mund të përshkruhet. Pasi qengjit, deles apo dashit ia kemi hequr të gjitha të brendshmet e tij, me përjashtim të veshkave , e fusim në hell, duke u kujdesur që ai të shkojë drejt, pa u formuar kërrusje në shpinën e tij, dhe të
dalë pikërisht në mes të kokës. Me një gjilpërë dhe me tel të trashë e lidhim shtrënguar qendrën e kurrizit të qengjit në hell. Pastaj mishi kripet përbrenda dhe qepet në pjesën e barkut, në mënyrë që të mbyllet krejtësisht. Majat e këmbëve të pasme i shtyjmë në drejtim të hellit, në mënyrë që ta kapërcejnë atë dhe të kalojnë kryqas njëra anë në vrimën e tjetrës . Pasi ta kemi kripur e vendosim në zjarr për t’u pjekur. Pjekja është çështje eksperience. Jo të gjithë e dinin këtë proces, i cili bëhet me shumë kujdes, ngadalë dhe zgjat 3-5 orë në ambient të hapur dhe 2-2,5 orë kur e pjekim në ambient të mbyllur. Atëherë kur mishi të fillojë të ndahet nga kocka do ta kuptoni se mishi u poq dhe është gati. Se çfarë shije dhe sa i këndshëm është, nuk përshkruhet dot. Këtë e dinë më së miri ata që e Gjekë Gjonaj shijojnë. Përgatiti:
MOZAIK
Anton Gjuravçaj, fitues i çmimit në Orën e madhe letrare “Agim Ramadani” Takimet e dom Mikel Tarabulluzit ne Stubëll të Vitisë janë pa dyshim takimet më publike, më masive, të çmuara, cilësore dhe më serioze në mbarë Kosovën për shkak të peshës historike dhe letrare që mban kjo krahinë, ku bashkë me ato të Atë Shtjefën Gjeçovit në Zym të Hasit dhe Flaka e Janarit që mbahen në Gjilan, përbejnë tri oazat më të çmuara kulturore jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë hapësirën shqiptare. E po të së njejtës përmasë ishin edhe takimet e sivjetme, ku krijues nga mbarë trojet etnike shqiptare – vit i dedikuar edhe Gjergj Kastriotit kishin vërshuar fshatin – qytet i çmuar dhe i dalluar me shekuj për kulturën, historinë, artin dhe guximin e sakrificën kombëtare e fetare. Pas akademisë kushtuar Gjergj Kastriotit, të organizuar në kishën e Shën Jozefit mu në qendër të fshatit, orës së madhe letrare i kishte ardhur radha e cila orë i është dedikuar figurës së madhe kombëtare dhe heroit të luftës së fundit në Kosovë Agim Ramadanit ( ish poet ). 40 krijues nga mbarë trojet etnike kishin paraqitur poezitë e tyre dhe të ngazëllyer me madhështinë e atyre takimeve me afsh kërkonin që fjala e tyre e gjallë t’ i drejtohej publikut artdashës. Ndër të tillë poetë të çmuar ishte edhe Anton Gjuravçaj, i cili enkas kishte mbërritur nga trojet e Dedë Gjon Lulit në gjurmët e dom Mikelit e të Kolegjit mesjetar të shën Lukës, por edhe të martirëve të Karadakut të Shkupit. Paraqitja e tij si poet shumë i njohur për brezin e mesëm dhe atë pak më të vjetër dhe më pak i njohur për brezin e ri, të cilët ende s’ e kanë moshën e tyre të barabartë më vitet e krijimtarisë së Antonit ( 25 vite krijimtari ) bëri
përshtypje të madhe të mbarë publiku. Timbri i tij prej malësori, diksioni, zëri, deklamimi cilësor, komunikimi i natyrshëm me publikun dhe cilësia e mesazhi i poezisë bënë që publiku të shtangej për një çast. Ishte dhuntia natyrore dhe talenti i tij për t’ i përfituar mendjet e zemrat e publikut, por edhe të jurisë profesionale që i shtyri dhe vendosën që kjo poezi të vlerësohej me vendin e dytë, pas poezisë së poetes dhe profesoreshës Univerzitare dr. Erestina Gjergji – Halili. Krejt modest dhe madhështor, Antoni e pranoj atë çmim e vlerësim por më tepër madhështor ishte kumti i tij kur para mikrofonit tha. ,, Këtë çmim dhe vlerën e të hollave ia dedikoj Katedrales në Prishtinë. Jo se kanë ndonjë vlerë monetare dhe mund të bëhet diçka me to në kuptimin ekonomik, por se këmbanaret në Kosovë ende duhet lartësuar në ketë nënqiell shqiptar,,. Ai uroj vitin JUBILAR dedikuar Gjergj Kastriotit dhe takimet e dom Mikelit, dhe I egzaltuar shikonte masën prej 1000 vetave që vrojtonin sytë e tij plot shkëlqim. Për publikun e gjerë dhe gazetën tuaj… po plasojmë edhe poezinë e deklamuar të kësaj vlere letrare dr. Anton Gjuravcaj për t’na rikujtuar edhe një herë se vetëm arti, kultura letërsia dhe libri do t’na bëjnë të lirë si popull. (V. Cukaj) GJERGJ E JO HAMZË Të ofruan gjithçka që kishte ajo botë Përveç plisit të bardhë me qenë i vetit Zot Dhe atë kryq gjaku të heq në Parzmë Të mios jeshë më Gjergj Por të bëhësh Hamzë Besnikërinë ndaj popullit nuk ta falën kurrë
Por eshtrat tua nuk lanë gurë mbi gur Kërkuan në Lezhë në varrin e Bogdanit në Prishtinë Në trupin e malësorëve të Karadakut Në mal e në lëndinë As Drini si mori Kjo tokë nuk të lë vetë Kurrizin e saj barbari me ia tretë Atyre që gabuan kombin Ua bën më dije Nuk zhvendoset dielli nga qielli Mundet vetëm të ikë në hije Armiqtë tanë gjithmonë dhe sot Benë çka nuk bënë të na e tresin farën Si Gjergj nën diell Të na përkundin si Hamzë nën hënë Të ofruan gjithçka që kishte ajo botë Përveç faqës së bardhë Me qenë i vetit Zot Dhe atë shënjë ngadhënjimi Të heq nga Parmza Të mos jeshë më i Arberisë I Evropës Gjergji Por palaço I turqisë I Azisë Hamza…
Stubëll e Vitisë , 2018 E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
29
HISTORI
Skënderbeu në traditën popullore shqiptare në Malin e Zi (4)
Komandant legjendar dhe simbol i lirisë
Skënderbeu që me forcat e veta, si edhe në saje të përkrahjes së plotë të masave të gjera, të cilat në të kishin gjetur udhëheqësin që shprehte dëshirat e tyre, edhe sa ishte gjallë u bë legjendë, shembull burrërie e durimit për popullin e vet, simbol i lirisë dhe luftëtar që iu ndihmoi të tjerëve, u detyrua të luftojë kundër pushtuesit nga Lindja (dy sulltanëve të njohur - Muratit II dhe Mehmetit II) si dhe atij nga Perëndimi (kundër intrigave të Venedikut)
Dr. Ismail Doda
(vijon nga numri i kaluar) Personaliteti i këtij udhëheqësi tonë të madh u pasqyrua edhe përmes formave të shkurtra të prozës popullore që iu kushtua atij. Sidomos shquhet ajo me titull “Skënderbeu etshëm”, të cilën e tregoi Pjetër Marku [Rapsod dhe këngëtar i njohur popullor, me prejardhje nga Mirdita, por pas Luftës së Dytë Botërore kryesisht jetoi në treva të Ulqinit. Tregimin e shënoi prej tij Dom Simon Filipaj (Shih, Gja Fe., 1/1971, 210)]. Sipas tekstit të saj, Skënderbeun dhe ushtarët e tij, ndërsa po luftonin me turqit, i kishte marrë etje e madhe. Një ushtar e kishte gjetur rrëzë një shkëmbi një pikë ujë, për dy orë mezi e mbushi shishen litërshe. Atë, sa erdhi, ia dha Skënderbeut që ta pinte. Por, ky, kur e pa se s’ka për të
30
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
gjithë, tha: “Kenka pak për tanë kët ushtri, asnjeri s’ka pse me pi”. E, si e mori shishen prej ushtarit, ndër sy të gjithëve e solli shishen me grykë poshtë. Në këtë mënyrë dëshmohet vlera morale e këtij komandanti të lavdishëm dhe të dashur që i çmonte dhe nderonte ushtarët e vet si vetveten. Me ta ndante të mirën dhe të vështirën, duke ua rrëmbyer zemrën.
Dëshmi etnografike
Jetën dhe bëmat e Skënderbeut tradita popullore e pasqyroi edhe përmes lëndës së pasur etnografike, e cila e plotëson atë foklorike.
Brirët e dhisë në kapuç
Skënderbeu, si mjeshtër i madh i artit ushtarak nga tradita diti të gjendej në çdo rast. Sipas tregimit “Dhitë me kumbonë në qafë”, të vjelë në fshatin Nikç (Guci). [Tregimin e shënoi nga Nuo Kol Shyti prej katundit Nikç (Guci) Hasan Gjonbalaj, (Shih, Gja Fet., 1/1971, f. 209)], Skënderbeu e mori nga turqit kalanë e Gjirokastrës pasi i futi dhitë në veprim: “Pastaj u kujtua, mori nja njëqind
dhi, gjithsecilës dhi ja vuni kaj qirë en brien. Me dhi i çoi do çobanë. Dhitë muerrën shpatin rejt kalasë natën. Turqit çprazën batare n’to. Besojshin se janë ushtarë, por dhitë nuk merrshin vesh e ecshin veç përpara. At’here ata u banë vezvese se janë shejtni, at’here e lshuan kalanë. Skënderbeu hini ën kala. Qysh atë here Skënderi i vuni brienat e dhisë ën kapuç. Kjo kje lufta më e parë me fitim të math”. Këtë moment vendimtar kaq bukur e pasqyroi bërësi i këtij tregimi saqë është për t’i marrë lakmi. Në aspektin strategjik është me interes edhe tregimi “Dhitë e egra e zgjuen nga gjumi Skënderbeun”, që është vjelë në Martinaj, në një fshat po ashtu të Gucisë [Tregoi Rexhë Prelvukaj, kat. Martinaj (Guci), shënoi Hasan Gjonbalaj (Shih, Gja. Fet. 1/1971, f. 209, 210)]. Në të thuhet se Skënderbeun, pasi hyri në shpellë me ushtarë, e zu gjumi. Turqit i hetuan ku janë, ua qitën rrethin larg, tue u avitën prej shpelle. Dhitë e egra, tue ikë prej tyne, hine në shpellë te Skenderi. At’herë ata u çuan, nisën dhe pshtuan pa i zënë turqit robër.
HISTORI Pej asaj ditë e mrapa Skenderi i vȗni brienat e dhisë në kapuç”.
Orët dhe zanat
Orët dhe zanat në mitologjinë tonë të pasur zënë një vend të rëndësishëm. Në tregimin “Amaneti i nizamit” të shënuar në Martinaj të Gucisë (E tregoi Rexh Prelvukaj, e shënoi Hasan Gjonbalaj, Gja Fet., 1/1971, f. 211), flitet se, ndërsa Skënderbeu po luftonte në Drisht afër Postribës, në dimër me të ftohtë dhe borë iu lodh ushtria prej urie. Në atë çast e ndihmuan ora dhe zana që po kuvendonin në mes veti. Zana i thotë orës: - A don m’e lanë me dekë Skenderin unit a çka do’ me ba? At’herë ora i tha: - Ky nuk ka me dekë kurrë. Kshtu ora e zana iu lutën Zotit, për do ushqim, me i pshtue ushtarët në Saba’ herët, kur u çuan luftëtarët, kqyrë nëpër at shpat, shpati ish dej. Plot shpati ish mush mana të pjekuna. U çuan ushtarët e mlodhën mana. Filluan luftën prap edhe fituen. Skenderi e varroi ni nizâm. Nizami i varruem ia la vllaut amanet çi me jau lanë amanet edhe djelve çi mos me ardhë ën kët tokë ma”.
“
Në tregimin “Amaneti i nizamit” të shënuar në Martinaj të Gucisë flitet se, ndërsa Skënderbeu po luftonte në Drisht afër Postribës, në dimër me të ftohtë dhe borë iu lodh ushtria prej urie. Në atë çast e ndihmuan ora dhe zana që po kuvendonin në mes veti
Porositë e Skënderbeut
Skënderbeu që me forcat e veta, si edhe në saje të përkrahjes së plotë të masave të gjera, të cilat në të kishin gjetur udhëheqësin që shprehte dëshirat e tyre, edhe sa ishte gjallë u bë legjendë, shembull burrërie e durimi për popullin e vet, simbol i lirisë dhe luftëtar që iu ndihmoi të tjerëve, u detyrua të luftojë kundër pushtuesit nga Lindja (dy sulltanëve të njohur (Muratit II dhe Mehmetit II) si dhe atij nga Perëndimi (kundër intrigave të Venedikut). Ky i fundit e kishte halë në sy forcimin e Skënderbeut. Kujdesej të mbante sundimin e vet në Shqipëri, duke nxjerrë përfitime nga tregtia me turqit në dëm të popullit shqiptar. Në tregimin “Deka e Skënderbeut” që është regjistruar në katundin Nikç të Gucisë (E tregoi Nuo Kol Shyti; e shënoi Shaban Gjonbalaj. Shih, Gja fet. 1/1971, f. 212) nga Perëndimi (Italia, përkatësisht Venediku, vërejtje I.D.) i vjen helmimi: “Dikur ën kohën e Skenderbeut luftuan shqiptarët jo veç ën Shqipni, por edhe n’Itali. Barbarët e Italisë ja çuen Skenderit ni qyrk,
kozhun, filloi m’u smȗ”. Skënderbeu, edhe në këtë çast trishtues që po i afrohej vdekja, e mbajti veten. Kur e mori vesh se Shkodrës po i kanosej rreziku nga 15 000 forca turke, sipas F. S. Nolit: “Kryetrimi i sëmurë në shtratin e vdekjes, u përpoq të ngrihej edhe t’i hipte kalit” (Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut kryezotit të Arbërisë 1405-1468, Enti i Botimeve të Teksteve i Republikës Socialiste të Serbisë, Beograd, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f. 111). Sipas tekstit të këtij tregimi që përputhet edhe me dëshmitë historike (F. S. Noli, Po aty, f. 112), ai i porositi bashkëpunëtorët e tij që të vazhdonin luftën deri në çlirimin përfundimtar: “Unë jam smutë, luftën prapë vazhdone. Në kjoftë, qi s’un muni, mos u koritni, me thanë turqit: ‘i thyem shqiptarët’. Po ma mirë a mos me kallzue qi kam dekë unë. Lypjani mretit kto gjana: asqerin mos m’e dhanë, pasuninë mos me n’e prekë, gjelep
mos me lypë për bakti, armët mos me naj marrë (sylafin) edhe me pasë kanȗnin tonë. Luftuen do dit e panë qi nuk mȗnin me liftue (Skenderin e lanë fshehun). Kur e panë qi s’po shkon lufta pa Skenderin si me tâ, banë si u tha Skenderi. Mreti jau forcoi at lutje. Për do kohë e majti edhe besën. Kur me t’vërtetë e panë se ka dekë Skenderi, mas parit filloi Turqia mej shtypë në Toskni e bukur vonë në Malsi”. Janë këto fjalët më të sinqerta dhe këshillat e fundit dobiprurëse që i shpreh komandanti legjendar me një këmbë në varr. Atij më tepër se vetë jeta i dhimbet ajo Shqipëri e shkreta, që po bie në robëri. Për të përfituar nga taktika luftarake u jepte zemër që të luftonin. Dhe, kur t’i mbyllen atij sytë, të mos tregonin, në mënyrë që edhe më tej ta ketë armiku frikë. Ta ruanin moralin e lartë shqiptar dhe të luftonin me shpirt. Por me vdekjen e tij çdo gjë mori fund. (vijon) E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
31
SPORT
Mbresa nga edicioni i sivjetshëm i Maratonës së Pavarësisë
Nxënësit e shkollave
Ishte moment i paharruar kur shikonim vogëlushët derisa nxitonin të vendosnin numrat në gjoks, me s shiun dhe reshjet e mëdha për t’ia arritur qëllimit që kishin vendosur, pra të fitojnë vrapimin në Maraton
“
Në sy ra një numër i madh i nxënësve pjesëmarrës nga Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq”. Kjo shkollë mori pjesë me 16 nxënës nga mosha 6-14 vjeç, pa dallim kombësie, ashtu siç ishin edhe pjesëmarrësit në përgjithësi nga shtete të ndryshme. Këta nxënës treguan dhe një herë punën e bërë dhe talentin, përkushtimin, qëllimin e vënë vetes
Në ditën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit tonë kombëtar, u organizua një ndër aktivitetet e larmishme me
32
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
karakter festiv. Në përkujtim të kësaj feste të shënuar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizoi për të shtatën
herë me radhë Maratonën e Pavarësisë Ulqin-Shkodër. Kësaj maratone këtë vit iu shtuan edhe disa garues të moshave të ndryshme, duke filluar nga mosha 6 vjeç e më lart, për të përmbushur drejtësisht pjesëmarrjen në këtë maratonë kaq domethënëse. Mosha e garuesve i tejkaloi edhe parashikimet, ku garuan të gjithë, pa marrë parasysh moshën, fenë, kombin, duke bërë që maratona të fitojë karakter ndërkombëtar. Ftesës së OJQ “Kultura Fizike” iu përgjigjën njëzëri të gjithë mësimdhënësit e edu-
SPORT
e ia shtuan bukurinë
sy që u ndritnin nga emocioni e entuziazmi, ku çdo moment ishte adrenalinë në vetvete gjersa sfidonin nën e Pavarësisë katës fizike të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët me kënaqësi pranuan të bëhen pjesëmarrës të kësaj maratone. Ishte moment i paharruar kur shikonim vogëlushët derisa nxitonin të vendosnin numrat në gjoks, me sy që u ndritnin nga emocioni e entuziazmi, ku çdo moment ishte adrenalinë në vetvete gjersa sfidonin shiun dhe reshjet e mëdha për t’ia arritur qëllimit që kishin vendosur, pra të fitojnë vrapimin në Maratonën e Pavarësisë. Krahas Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim” dhe shkol-
lave fillore “Marshall Tito”, “Bedri Elezaga” dhe “Boshko Strugar”, në sy ra një numër i madh i nxënësve pjesëmarrës nga Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq”. Kjo shkollë mori pjesë me 16 nxënës nga mosha 6-14 vjeç, pa dallim kombësie, ashtu siç ishin edhe pjesëmarrësit në përgjithësi nga shtete të ndryshme. Këta nxënës treguan dhe një herë punën e bërë dhe talentin, përkushtimin, qëllimin e vënë vetes. Nga kjo shkollë u shpallën edhe fituesit e maratonës. Vendin e parë e zuri Aleksandër Ma-
roviq, vendin e dytë Boban Maxhgal dhe vendin e tretë Safet Tiganj. Ndërsa për vajza u shpallën fituese Nikolina Maroviq - vendi i parë, Antonella Gazivoda në vendin e dytë dhe dhe të tretin Nora Selçanin. Ndjehemi krenarë për nxënësit tanë, për punën e bërë nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, për punën e bërë nga OJQ “Kultura Fizike” dhe për aktivitete të tilla të këtij niveli. Mirënjohje e thellë për organizatorët dhe pjesëmarrësit. Nevila Brisku E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
33
MARKETING
Mali i zi
Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave Nr: 595/18 Podgoricë, 03.12.2018. Në bazë të nenit 36, paragrafi 9 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (»Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi«, nr. 31/06, 51/06 dhe 38/07 dhe »Gazeta Zyrtare e Malit të Zi«, nr. 2/11 dhe 31/17), lidhur me Vendimin mbi themelimin e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave („Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.13/08, 64/11,068/17), sipas dispozitave të Rregullores për metodologjinë e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18), Komiteti drejtues i Fondit, në përputhje me Vendimin e miratuar në seancën e mbajtur më 03.12.2018., shpall Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahje të aktiviteteve nga neni 36, paragrafi 1 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, për vitin 2018 Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi (në tekstin e mëtejmë: Fondi) në vitin 2018 do të financojë dhe bashkëfinancoj, projektet e rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të pjesëtarëve të popujve pakicë si dhe komuniteteve të tjera kombëtare minoritare, që realizohen në Mal të Zi. Shpërndarja e mjeteve nga Thirrja publike zhvillohet në bazë të kritereve: 1. ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, fetar, gjuhësor dhe etnik të popullit minoritar ose të komunitetit kombëtar minoritar; 2. pajtueshmëria e projektit me dokumentet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi; 3. kontributi në bashkëpunimin ndërkulturor dhe në zvogëlim të distancës etnike; 4. promovimi i frymës së tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe respektit e mirëkuptimit të ndërsjellë; 5. transparenca dhe mundësia e kontrollimit të realizimit të projektit; dhe 6. kapacitetet profesionale dhe teknike të aplikuesit. Të drejtë pjesëmarjeje kanë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizikë, aktivitetet e të cilëve janë të orientuara drejt mbrojtjes dhe zhvillimit të veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të popujve pakicë si dhe komuniteteve të tjera kombëtare minoritare si dhe pjesëtarëve të tyre, në fushën e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. Të drejtë për të marrë pjesë në thirrje publike nuk kanë këshillet e popujve pakicë dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare. Në thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve, nuk mund të marrin pjesë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizikë të cilëve, gjatë vitit kalendarik, me vendim të Fondit, u janë financuar dy projekte, ose një projekt me shumën e 5% të fondit total të mjeteve të përcaktuara për financimin e projekteve për përkrahjen e aktivitetve nga neni 36, paragrafi 1, i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e pakicave. Projekti dorëzohet në formularin e duhur, të përcaktuar sipas Rregullores për metodologjinë e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18) që përmban: - emërtimin » FONDI PËR MBROJTJEN DHE REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE« dhe »Formularin e projektit që dorëzohet në thirrjen publike për ndarjen e mjeteve finaciare për mbështetjen e aktiviteteve të lartpërmendura në nenin 36j të Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave,« të dhënat mbi aplikuesin e projektit, të dhënat mbi fushat e veprimtarisë së aplikuesit të projektit, të dhënat mbi projektin, të dhënat mbi partnerin nëse aplikohet në partneritet, vendin dhe datën e plotësimit të të dhënave mbi partnerin, vendin për vulë, emrin dhe nënshkrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar partnerin, gjegjësisht, emrin dhe nënshrimin e personit fizik që është partner në projekt, të dhënat mbi mjetet financiare të nevojshme për realizimin e projektit, vendin dhe datën e dorëzimit të projektit, vendin për vulën, emrin dhe nënshrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar aplikuesin e projektit dhe një listë dokumentash që i bashkëngjitet këtij projekti, si edhe një shënim se projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e përshkruar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga kjo thirrje, nuk do të konsiderohen. Formulari është i disponueshem në web faqen e Fondit www.fzm.me
34
Javore KOHA
E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
MARKETING Dokumentacioni i kërkuar: Formulari i lartëpërmëndur duhet të shoqërohet me dokumentacionin, si më poshtë vijon: - një raport i hollësishëm për mjetet e shpenzuara në vitin e kaluar, bashkë me një kopje të faturave, kontratave dhe deklaratave nga bankat ku janë paguar, me pasqyrim tabelor të mjeteve të shpenzuara për vitin e kaluar dhe me sqarime, me planin e mediave, me materiale promovuese dhe botime të tjera, gjegjësisht, një deklaratë të verifikuar se aplikanti nuk ka përdorur mjetet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave (në tekstin e mëtejshëm: Fondi), në vitin e kaluar; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet për shumën e kërkuar nuk i ka mare nga donatorët tjerë; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që informacionet e dhëna në propozimin e projektit janë të sakta; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet e marra në bazë të thirrjes publike nuk do të përdoren për të mbuluar humbjet e detyrimeve të tjera; - deklarata e verifikuar e partnerit, për pranimin e pjesëmarrjes në projekt në shumën e mjeteve të deklaruara në projekt, nëse projekti dorëzohet në partneritet; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, se projekti që ai dorëzon nuk do të ketë përdorim komercial ose fitimprurës; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, me të cilën konfirmohet se qëllimi i projektit nuk do të jetë krijimi i një organizate apo shoqate; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, si vërtetim që mjetet e kërkuara nuk kanë për qëllim financimin e aktiviteteve zgjedhore, domethënë financimin e partisë politike; - CD me propozimin e projektit dhe me mjetet e nevojshme për realizimin e projektit në formën e përshkruar në format dokumenti Word. Përveç dokumentacionit të referuar, aplikuesi i projektit i cili është: 1) subjekt juridik ose organizatë joqeveritare duhet të dorëzojë edhe: - një kopje të regjistrimit pranë autoritetit kompetent; - një kopje të aktit themelues; - një kopje të Statutit; - deklaratën e aplikuesit të vërtetuar se personi i autorizuar ose anëtarët e autoritetit drejtues të aplikuesit nuk janë në të njëjtën kohë anëtarët e komisionit të Fondit, të komitetit drejtues të Fondit, drejtorit, të punësuarit apo vullnetarët e Fondit; - vërtetimin e dorëzimit të raportit financiar për vitin e kaluar (dëshmi e paraqitjes së pasqyrave financiare, formulari IOPPD të nënshkruar nga Administrata Tatimore dhe një llogaritje nga banka ku pagesat e taksave dhe kontributeve janë të regjistruara); 2) personi fizik gjithashtu dorëzon: - një kopje të biografisë - (CV-së), me theks të veçantë mbi përvojën e mëparshme në realizimin e projekteve në fushat e ruajtjes dhe zhvillimit të veçorive kombëtare dhe etnike të popujve pakicë dhe komuniteteve të pakicave të tjera kombëtare dhe pjesëtarëve të tyre në fushën e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar; - të paktën dy rekomandime ose garanci nga organizata ose institucione, fusha e veprimtarisë së të cilave është objekti i thirrjes publike, duke konfirmuar që aplikuesi i projektit e ka kapacitetin për të realizar projekt; - një kopje të biografisë - (CV-së) e personit përgjegjës për zbatimin e projektit. Projektet që janë paraqitur në thirrje publike do t’ i vlerësojë Komisioni për vlerësimin e projekteve sipas kritereve të përcaktuara në nenin 4 dhe 9 të Rregullores për metodën e vlerësimit të projekteve që financohen nga mjetet e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.64/18), në formularin që është pjesë përbërësë e Rregullores, që përmban: emërtimin »FORMULARI PËR VLERËSIMIN E PROJEKTEVE« dhe »Komisioni për vlerësimin e projekteve«, emërtimin dhe vitin e publikimit të thirrjes publike, emrin e projektit, emrin dhe mbiemrin e aplikuesit, vendin për futjen e pikëve në bazë të çdo kriteri individual, gjegjësisht kriteret dhe shpjegimet për pikët e fituara, numrin e përgjithshëm të pikëve sipas të gjitha kritereve, vendin për futjen e komenteve të pikëve të dhëna, vendin dhe datën e plotësimit të formularit dhe nënshkrimin e anëtarit të Komisionit, dhe që është i publikuar në web faqen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Njeriut www.fzm.me. Afati i aplikimit në Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve fillon me 04.12.2018, përmbyllur me 14.12.2018. Vendimi për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave do të publikohet në web faqen e Fondit www.fzm.me, dhe së paku në një media, me seli në Mal të Zi. Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe vërifikuar, me dokumentacion të duhur, sjellet në dy kopje në formë të shtypur, një kopije në formë elektronike që është e detyrueshme (Microsoft Office Word dhe në mënyrë elektronike DVD/CD) dhe në formë identike me kopjen e shtypur, në zarf të mbyllur, në adresën Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Rr. Slobode, nr.85, Podgoricë, me shkrim: MOS TË HAPET – për Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36, paragrafi 1, i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, për vitin 2018. Shënim: Projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e parashikuar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, gjegjësisht, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga ky konkurs, nuk do të merren në konsiderim. Kontakt tel.+382 20 664 362
Presidenti i Komitetit drejtues Sabrija Vulliq E ENJTE, 13 DHJETOR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 13 dhjetor
2018 Viti XVll Numër 844 Çmimi
0,50
Demokracia e pakonsoliduar
ISSN 1800-5696
Jam e dashuruar me muzikën klasike
Arsimtar i koloritit dhe i të bukurës artistike