Koha 845

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 20 dhjetor 2018 Viti XVll Numër 845 Çmimi 0,50

Botë me pak dyshime ISSN 1800-5696

Provokime policore ndaj flamurit kombëtar në Mal të Zi

Mbiemrat flasin për identitetin


PËRMBAJTJE

4

8 Ulqini dhe Presheva kanë shumëçka të përbashkët

Kuvendi i festave të fundvitit

14

18 Vizioni i një shoqërie ideale dhe të barabartë

Thesar i traditës historike

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018


PËRMBAJTJE

20

24 Poeti Nokë Sinishtaj mbetet një zë i veçantë

Libër dokumentues i përbërjes së etnisë sonë në Malin e Zi

26

35 Dy trofe dhe 28 medalje për “Ulqinin”

Tëbanat dhe organizimi i jetës në bjeshkët e Koritës dhe të Koshticës KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kuvendet e komunave të Ulqinit dhe Preshevës firmosën Memorandumin për bashkëpunim

Ulqini dhe Presheva kanë shumëçka të përbashkët Ulqin – Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, dhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, nënshkruan të premten Memorandumin për Bashkëpunim në mes të dy kuvendeve vendore. Në deklaratën për shtyp të shërbimit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit thuhet se Çapuni ka thënë se “komunat tona kanë shumëçka të përbashkët, edhe të mirat edhe të këqijat”, duke potencuar nevojën e formalizimit të bashkëpunimit në mes dy organeve përfaqësuese të këtyre komunave. Memorandumi parashikon shkëmbimin e praktikës legjislative dhe përfaqësuese si dhe shkëmbimin e praktikave në zhvillimin e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe turizmit. Simbolikisht, Çapuni e ka firmo-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

sur memorandumin me laps blu me mbishkrimin e Komisionit Evropian dhe shtoi që aplikimi i standarteve evropiane nuk na shpien vetëm në Bashkimin Evropian, por ngrit cilësinë e jetës së secilit qytetar. Nga ana tjetër, homologu i tij, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, shprehu kënaqësinë për vizitën dhe falënderoi nikoqirët për pritjen e ngrohtë gjatë dy ditëve. Pas vizitave të disa institucioneve publike në Ulqin, Salihu po ashtu konfirmoi që një numër i madh i problemeve me të cilat hasen qytetarët e këtyre dy komunave kanë natyrë identike. Gjatë vizitës së tyre dyditore në Ulqin, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm të Komunës së Preshevës,

Shaban Jashari, dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale të Preshevës, Liridon Latifi, u takuan me kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Astrit Hoxha, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, drejtorin e Qendrës për Çështje Sociale, Mehmet Duraku, sekretarin e Sekretariatit për Urbanizëm, Mehmet Milla, drejtorin e Qendrës për Kulturë, Musa Hoxha, dhe udhëheqësin e Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi. Delegacioni nga Presheva ka vizituar edhe Shkollën Fillore “Marshall Tito” dhe Shërbimin e Shpëtimit të Komunës së Ulqinit. Sipas bashkëbiseduesve, në të ardhmen pritet intensifikim i marrëdhënieve në mes dy komunave. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Edhe Ministria e Kulturës së Malit të Zi reagon pas regjistrimit të lahutës si trashëgimi kulturore jomateriale e Serbisë

Lahuta, trashëgimi edhe e popujve tjerë Ministria e Kulturës së Malit të Zi ka reaguar ndaj Serbisë duke e akuzuar

për përpjekjen e përvetësimit të trashëgimisë kulturore të Malit të Zi,

me rastin e hapjes së Qendrës Kulturore të Serbisë “Ivo Andriq” në Pekin, me ç’rast lahutari ishte i veshur me veshjen kombëtare malazeze. “Fakti që këndimi nën shoqërimin e lahutës deri tani është regjistruar në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Serbisë, nënkupton që Serbia gjatë prezantimit të kësaj trashëgimie të trajtojë traditën e vet të lahutës dhe tërë atë që shkon me të, siç janë veshja, kuptimet simbolike dhe autenticiteti i teksteve të këngëve me lahutë”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Kulturës. Duke respektuar faktin se këndimi i shoqëruar me lahutë i përket edhe trashëgimisë kulturore të Serbisë, gjë që është konfirmuar me regjistrimin në Listën e UNESCO-s, Ministria e Kulturës së Malit të Zi vlerëson se gjatë prezantimit dhe promovimit të kësaj trashëgime jomateriale nuk duhet t’i referohemi atyre përmbajtjeve dhe elementeve të saj të cilët u përkasin popujve të tjerë, gjegjësisht shteteve tjera. “Duke u udhëhequr nga një qasje e tillë, Mali i Zi edhe në të ardhmen do të prezantojë këndimin me lahutë si pjesë e trashëgimisë së vet kulturore, gjë që do të bëhet sidomos në periudhën pasi që nominimi i Malit të Zi, Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës të pranohet nga UNESCO-ja”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp. Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e lahutës” prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jomateriale të Njerëzimit të (Kohapress) UNESCO-s. E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Provokime policore ndaj flamurit kombëtar në Mal të Zi Ngjarjet e ditëve të fundit në lidhje me pengimin e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar të përkujtojnë kohët e kaluara, ku ndalohej simboli kombëtar në sajë të një albanofobie e cila po rikthehet përsëri, që është kundër barazisë qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve dhe është mosrespektimi praktik i ligjeve që janë miratuar në Mal të Zi, kur janë në pyetje popujt pakicë në këtë mjedis multinacional

Nail Draga

Edhe pse me Kushtetutën e Malit të Zi, neni 79 pika 2, si dhe me Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, nenet 1, 2 dhe 3, është i lejuar përdorimi i simbolit kombëtar të popujve pakicë në Mal të Zi, ditëve të fundit në praktikë është shfaqur një albanofobi, pikërisht nga ata që duhet të mbrojnë qytetarët nga provokimet e ndryshme, kur është fjala për të drejtat qytetare dhe nacionale. Dhe pikërisht në ditën e festës kombëtare të shqiptarëve më 28 nëntor në Ulqin, në vend që festa e shqiptarëve të nderohej duke vendosur flamuj kombëtarë në qytet, sikurse viteve të

6

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

mëparshme, ndodhi një incident i papritur me një qytetar i cili është ndaluar nga policia lokale me argumentin se në makinën e tij ka vendosur dy flamuj të vegjël kombëtarë shqiptarë. Arsyeja ishte se ai(S.V.)ka shpalosur flamurin e një shteti tjetër që është e ndaluar me ligj. Dhe personi në fjalë është procesuar dhe dërguar te gjykatësi për kundërvajtje, ku pritet t’i jepet vendimi i dënimit. Ishte ky rasti i parë deri më tash ku ka vepruar policia, nga miratimi i ligjit për simbole kombëtare nga viti 2000. Një lajm i tillë për opinionin ishte befasi e papritur dhe e papranueshme, por nuk vonoi shumë dhe diçka e tillë u njoftua nga Malësia(4.12.2018). Mediat njoftuan se në fshatin Milesh, qytetari E.B. në çatinë e shtëpisë në ndërtim ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar. Edhe ai është dërguar në polici, është procesuar si dhe i është marrë flamuri kombëtar si mjet delikti. Pritet vendimi i gjykatësit për masën e dënimit. Dhe një veprim i tillë nga policia arsyetohet me

Ligjin për qetësi e rend publik, neni 23 (Sl.list CG, nr.64/11). Kemi të bëjmë me një ligj i cili nuk është harmonizuar me Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare (Sl.list RCG,nr.55./00), që paraqet dobësinë profesionale të hartuesve të tij, si dhe mosreagimin nga Ministria e të drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Ndërsa duke pasur parasysh sindromin antishqiptar të trashëguar nga e kaluara, nuk kemi si të mos dyshojmë se një veprim i tillë është bërë me qellim, duke i dhënë mundësi urdhërdhënësit që policia të veprojë në terren në mënyrë utilitare, sipas inercisë sikurse ishte rasti ditë më parë në Ulqin e Malësi. Një rast i tillë të kujton vitin 1992, kur në Tuz Rrok Dushaj në promovimin e Lidhjes Liberale të Mal të Zi ka përdorur flamurin shqiptar dhe është dënuar për kundërvajtje, duke paguar gjobën në vlerë prej 3000 dinarë. Në rastin konkret, policët janë më së paku fajtorë, por përgjegjësia kryesore bie mbi urdhërdhënësit tyre, të cilët në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rastin konkret mbajnë përgjegjësi për keqpërdorim të pozitës zyrtare ku ndaj tyre duhet të merën masa ndëshkuese, sepse veprimi i tyre është kundër barazisë qytetare e nacionale të pjesëtarëve të shqiptarëve në Mal të Zi.

Flamuri kombëtar shqiptar dhe jo flamuri i një shteti tjetër

Edhe pse për këtë rast ka pasur reagime nga disa subjektet politike shqiptare e jo nga ata të ashtuquajtura qytetare, është konstatim i përgjithshëm se rastet e tilla na rikthejnë në të kaluarën, në kohën kur flamuri kombëtar shqiptar ishte i ndaluar nga pushteti i kohës(1982-2000). Arsyetimi policor se kemi të bëjmë me simbolin e një shteti tjetër, është shpjegim demagogjik si në kohën e monizmit, duke harruar se jetojmë në pluralizëm.

Një deklarim i tillë dëshmon se ata nuk kanë njohuri se është në funksion Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare, dhe se nuk dallojnë simbolin kombëtar me atë shtetëror, duke dëshmuar i n j o - rancën e tyre, sepse shqiptarët kudo që janë kanë një simbol kombëtar pavarësisht se në cilat shtete jetojnë.

Kur shteti nuk nderon qytetarët e vet

Në një shtet demokratik, qytetarët e tij janë të barabartë dhe si të tillë trajtohen nga institucionet shtetërore, jo vetëm me deklarata të rastit por me veprime konkrete duke zbatuar në praktikë barazinë qytetare dhe nacionale. Vetëm shtetet e pakonsoliduara dhe ato me paragjykime nga e kaluara moniste janë më të kompleksuara dhe e kanë të vështirë të jenë në hap me kohën dhe demokracinë europiane. Madje ka edhe të tillë të cilët nuk realizojnë në praktikë as ligjet të cilat i miratojnë vetë si dhe standardet ndër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kombëtare kur janë në pyetje mjediset multinacionale, ku në këtë aspekt as Mali i Zi nuk bën përjashtim. Veprimet e tilla policore, kur është ne pyetje simboli kombëtar, nuk janë personale por kanë të bëjë me të gjithë shqiptarët, andaj një veprim i tillë është goditje e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Mal të Zi, që është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe kundër barazisë qytetare dhe nacionale. Nëse do të vazhdohet me këtë politikë diskriminuese ndaj simbolit tonë kombëtar nuk është çudi që polici të ndalojë nëse do të hetojë simbolin kombëtar shqiptar në makinë, apo në rroba e gjetiu, që do të ishte skandal në regji shtetërore. Mbetet të shohim se çfarë ndryshimi në këtë aspekt(neni 23) do të ketë Ligji për qetësi e rend publik, kur është në pyetje përdorimi i simboleve kombëtare për popujt pakicë në Mal të Zi, i cili behët me dije se do të jetë në procedurë parlamentare deri në fund të këtij viti. (Dhjetor, 2018) E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Kuvendi i festave të fu Kjo tregon se Ulqini ka hapur një kapitull të ri në politikëbërje nga subjektet politike shqiptare, të cilët në rolin e vëzhguesit dhe frikës për të mos e humbur pushtetin, kanë harruar që këta 30 këshilltarë të pozitës duhet ta udhëheqin Ulqinin në përputhje me marrëveshjen politike, të nënshkruar nga kryetarët e këtyre subjekteve politike. Shumica nga këshilltarët si bartës të politikës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit nuk e dinë nëse ka një marrëveshje të tillë e lëre më nëse ndonjëri prej tyre e ka lexuar!

Sabri Salaj

2018-ta ishte viti që u zhvilluan zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit. Pas marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve politike për të udhëhequr Ulqinin në katër vitet e ardhshme, u ra dakord që në pushtet shumicën ta përbëjnë 30 këshilltarë nga gjithsej 33 sa ka Kuvendi i Komunës së Ulqinit. Duhet theksuar se për herë të parë në krye të Ulqinit vjen një kuadër nga radhët e PDSsë, e cila udhëheq qeverinë e Malit të Zi mbi 28 vite. Kjo tregon se Ulqini ka hapur një kapitull të ri në politikëbërje nga subjektet politike shqiptare, të cilët në rolin e vëzhguesit dhe frikës për të mos e humbur pushtetin, kanë harruar që këta 30 këshilltarë të pozitës duhet ta udhëheqin Ulqinin në përputhje me marrëveshjen politike, të nënshkruar nga kryetarët e këtyre subjekteve politike. Shumica nga këshilltarët si bartës të politikës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit nuk e dinë nëse ka një marrëveshje të tillë e lëre më nëse ndonjëri prej tyre e ka lexuar! Kjo tregon edhe nivelin e përfaqësimit nga këshilltarët të cilët janë votuar nga qytetarët për të mbroj-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

tur interesat e tyre dhe të qytetit në tërësi. Pasiviteti i këshilltarëve në Kuvend, të cilët pikësëpari duhet të përfaqësojnë veten e tyre me shkollimin që kanë bërë e pastaj edhe qytetarët, por edhe të arsyetojnë pagesën për të cilën janë të punësuar, është më se evident. Kjo ka ndikuar që edhe pushteti ekzekutiv, që udhëheqet nga kuadrot e deleguar nga politika, nga roli i llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetit dhe qytetarëve, të kthehen në dirigjues të politikave edhe ne Kuvend, duke zbehur rolin e këshilltarit dhe Kuvendit në përgjithësi, si organ ku miratohen politikat e zhvillimit dhe menaxhimit të qytetit. Kur shikon Parlamentin Evropian, parlamentet e vendeve të ndryshme evropiane, por edhe Kuvendin e Malit të Zi, e sheh se në çdo fundvit dokumenti më i rëndësishëm për të cilin zhvillohet debati më i madh është buxheti i shtetit apo i komunës,kur miratohet nga parlamenti lokal. Kjo vjen si rezultat i aktivizimit qytetar, të cilët nëpërmjet lobimit në subjektet politike angazhohen që taksat dhe tatimet që do të paguajnë për komunën dhe shtetin, të jenë të shpërn-

dara sa më mirë në shërbim të tyre dhe vendit ku jetojnë. Në Komunën e Ulqinit, në vitin e pestë të përvojës sime si këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, ky dokument i rëndësishëm vazhdon të neglizhohet dhe të mos sillet në kohën dhe afatin e përcaktuar me ligj. Nga takimet që bëjnë gjatë shqyrtimit publik në tri qendra të mëdha në Komunën e Ulqinit – në Katërkollë, Shtoj dhe në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të cilat bëhen kinse me shpallje publike, angazhimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve lë për të dëshiruar. Një fjalë e urtë popullore thotë: “krypë e këshilla mos i jep pa t’i kërkuar”, kështu që edhe pse kemi obligim qytetar, moral por edhe politik të japim kontributin tonë në këtë drejtim që gjërat për të mirën tonë të përbashkët t’i bëjmë së bashku, gjithmonë janë inatet e vogla politike dhe ato personale e karrieriste që nuk na lënë të kalojmë përtej këtyre inateve dhe të gjithë së bashku të sjellim diçka të mirë për qytetin tonë. Në kuvendin e fundvitit duhen të miratohen edhe vendime të tjera të rëndësishme nga ndërmarrjet pub-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

undvitit like që janë në proces falimentimi, themelues i të cilave është Komuna, në të cilat janë të punësuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë. Programi i punës për vitin 2019, me të cilin duhet të punojnë, duhet të jetë po ashtu në përputhje me Propozim Buxhetin e vitit 2019, sepse shumica e ndërmarrjeve janë të lidhura direkt me buxhetin e Komunës së Ulqinit, ndërsa shumica e tyre fundin e vitit e presin me llogari bankare të bllokuar. Është pikërisht marrëveshja politike që e definon se si duhet të bëhet zgjidhja e gjendjes në të cilën ndodhen këto ndërmarrje publike, por afati tashmë ka kaluar, edhe pse ajo marrëveshje duhet të respektohet dhe të zbatohet. Në kuvendin e fundvitit duhet të miratohen vendime e vendime, por kurrsesi nuk mund të miratohet buxheti pa qenë në përputhje me programet e punës së ndërmarrjeve publike, të cilat janë barra më e madhe e buxhetit të Komunës së Ulqinit. Në kuvendin e fundvitit mund të miratohen vendime e vendime, por kurrsesi nuk mund të miratohet buxheti pa Raportin e kryetarit në lidhje me gjendjen dhe situatën në të cilën ndodhet pasuria e Komunës së Ulqinit, sepse janë proceset gjyqësore,

Në Komunën e Ulqinit, në vitin e pestë të përvojës sime si këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, ky dokument i rëndësishëm vazhdon të neglizhohet dhe të mos sillet në kohën dhe afatin e përcaktuar me ligj. Nga takimet që bëjnë gjatë shqyrtimit publik në tri qendra të mëdha në Komunën e Ulqinit – në Katërkollë, Shtoj dhe në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të cilat bëhen kinse me shpallje publike, angazhimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve lë për të dëshiruar. Një fjalë e urtë popullore thotë: “krypë e këshilla mos i jep pa t’i kërkuar”, kështu që edhe pse kemi obligim qytetar, moral por edhe politik të japim kontributin tonë në këtë drejtim që gjërat për të mirën tonë të përbashkët t’i bëjmë së bashku, gjithmonë janë inatet e vogla politike dhe ato personale e karrieriste që nuk na lënë të kalojmë përtej këtyre inateve dhe të gjithë së bashku të sjellim diçka të mirë për qytetin tonë

borxhet dhe detyrimet, të cilat duhet të jenë në përputhje me Propozim buxhetin e Komunës së Ulqinit. Në kuvendin e fundvitit mund të miratohen vendime e vendime , por kurrsesi nuk mund të miratohet buxheti pa Raportin e Programit mbi rregullimin dhe planifikimin hapësinor për vitin 2018 ,nëse ekziston një dokument i tillë , dhe jo se jo pa Programin mbi rregullimin hapësinor për vitin 2019, që është dokumenti bazë mbi të cilin duhet të planifikohen investimet kapitale të cilat duhet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të jenë në përputhje me investimet kapitale në Propozimit të buxhetit të vitit 2019. Si rezultat i të gjitha këtyre fasadave për propozim buxhetet e fryra dhe joreale, të cilat nuk kanë kurrë përkrahjen e organit mbikëqyrës të Ministrisë së Financave, na kanë sjellë në këtë gjendje që festat e fundvitit t’i presim me Propozimin e buxhetit në përgatitje e sipër, në tentativë për përgatitje ose të ndryshuar në disa versione, dhe në fund pason votimi, si zakonisht, për hir të koalicionit.

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Martin Luther King-u për protestat paqësore me rastin e 50-vjetorit të vdekjes

Koha për të realizu premtimin e demok Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ishte kjo një lëvizje protestash paqësore, anembanë Shteteve të Bashkuara – e që kishin për qëllim zhdukjen e diskriminimeve ndaj afrikano-amerikanëve, në pothuaj të gjitha nivelet e qeverisjes federale dhe shtetërore dhe jo vetëm. Ishte një përpjekje e Martin Luther Kingut, si udhëheqësi kryesor i kësaj lëvizjeje, që nëpërmjet protestave paqësore të llojllojshme, t’i jepte shpresë dhe më në fund të siguronte pasuesit dhe mbështetësit e Lëvizjes së tij – si të bardhë ashtu edhe afrikano-amerikanë -- për mundësinë e një trajtimi të barabartë për të gjithë, me qëllim për të marrë pjesë në të ashtuquajturën, “ëndërr amerikane”, pa dallime racore, fetare ose origjine etnike. Ajo periudhë cilësohet si një periudhë shprese biblike e Martin Luter Kingut, shpresë që pothuaj askush nuk mund ta parashikonte – ndoshta as vetë Martin Luter King-u — se një ditë ajo do të bëhej realitet. I gjithë aktivizmi i Doktor Martin Luther King-ut në mbrojtje të drejtësisë, të lirisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë, vazhdon edhe sot të jetë një thirrje tepër aktuale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anembanë botës. Është kjo një kujtesë në këtë 50-vjetor të vdekjes së tij që mban të gjallë shpresën, se e mira do ta mundë të keqen – fjalë të shqiptuara këto nga goja e këtij predikuesi baptist protestant, por edhe e një udhëheqësi moral kombëtar, i cili

10

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

tani me të drejtë e ka monumentin e tij ballë përballë me monumentet e themeluesve dhe baballarëve më të rëndësishëm të kombit amerikan, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington. Ky është një testament historik që kombi amerikan kujton Martin Luther Kingun, jo vetëm në këtë 50-vjetor të vdekjes së tij, por edhe çdo vit tjetër në ditën e festës federale kushtuar këtij udhëheqësi të madh amerikan të të drejtave civile. Kujtimi i tij në këtë përvjetor, na sjell në mend gjithë neve që jetojmë në Shtetet e Bashkuara, se si shoqëri dhe si shtet, Amerika nuk ka qenë dhe nuk është një shoqëri e përsosur, pa probleme ekonomike, politike, etnike, raciale e të tjera. Përkundrazi, edhe këtu vazhdojmë të përballemi me probleme. Por jemi të vetë-dijshëm se ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të tjera, ashtu siç ka thënë në një fjalim edhe ish-Presidenti i parë afrikano-amerikan, Z. Barak Obama, “Është angazhimi dhe mbështetja e këtij vendi ndaj disa vlerave universale që na e bëjnë të mundur të korrigjojnë të metat dhe mangësitë tona, duke u përmirësuar gjithnjë si shoqëri dhe si rrjedhim, duke u bërë më të fortë. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar ka bërë të mundur që femrat dhe pakicat, të demonstrojnë në favor të të drejtave të plota dhe të barabarta për të gjithë, në një kohë kur atyre u janë mohuar këto të drejta.” Presidenti Obama ka theksuar me atë rast se protestat paqësore për, “Zbatimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë, kanë rrëzuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i kanë dhënë fund abuzimit të pushtetit. Ndërkohë që media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe institucionet qeveritare.”

Citimet dhe fjalimet e Martin Luther Kingu-t – si një trashëgimi e tij -- megjithëse janë të një periudhe para më shumë se 50-vitesh, ato tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese dhe shembull edhe për situata dhe protesta paqësore të popujve kudo në botë, pasi ai fliste për vlera dhe për të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh, racën, fenë ose origjinën etnike. Por koha, as demokracia nuk presin pafund për zgjidhjen e problemeve të cilësdo shoqërie, është shprehur Dr. Martin Luther King-u në fjalimin e famshëm që ka mbajtur në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, në mars të vitit 1968. Ai ka folur për argumentet e disa personave të asaj kohe, të cilët ankoheshin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vërtete, do të shëronte të gjitha plagët, sipas tyre. “Koha”,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

uar kracisë

ka thënë Martin Luther King, “Është një mit, e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive, por edhe për qëllime shkatërruese.” Justifikimin, se koha do i shëroje të gjitha problemet, forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht, se forcat e vullnetit të mirë. Koha do ta tregojë, ka thënë ai se, “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta - dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre -por edhe për heshtjen e tmerrshme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnetmirë, të cilët rrinë duarkryq”, përballë problemeve me të cilat ballafaqohet një shoqëri. “Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme nga njerëzit e vullnetit të mirë, koha në vetvete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik, është shprehur King-uduke shtuar se koha për të vepruar është tani. “Kështu që duhet të jemi bashkëpunëtorë të kohës duke qenë të vetëdijshëm se

Ky vit shënon 50-vjetorin e vdekjes së Martin Luther Kingut, i vrarë në një hotel në qytetin Memfis të shtetit Tenesi në vitin 1968. Martin Luther King-u ishte një prift protestant i sektit Baptist dhe njëkohësisht edhe aktivist i të drejtave civile, i njohur në Amerikë dhe në botë si zëdhënësi dhe udhëheqësi më i njohur i lëvizjes për promovimin e të drejtave bazë të njeriut, nëpërmjet protestës paqësore dhe mosbindjes civile. Ai i bazonte taktikat e tij të rezistencës paqësore në besimin e tij të krishterë, ndërkohë që gjente frymëzim edhe nga aktivizmi paqësor i Mahatma Gandi-t

koha është, gjithmonë, e përshtatshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”, për të mirën e përbashkët, është shprehur Martin Luther King. “Nëqoftse njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as perspektivë dhe as mundësinë për të qenë i kënaqur”. Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit në atë kohë në Amerikë, “Kemi ardhur në Uashington” -- është shprehur Martin Luther King, në fjalimin e tij në Katedralen Kombëtare të kryeqytetit amerikan në vitin 1968 -- “Për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mos-realizimit të premtimeve të dhëna. Për ta bërë të padukshmen, të dukshme”, ka theksuar ai, duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të realizohet drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, në qoftë se njerëzit vullnetmirë, rrinë duarkryq, me shpresën se koha, eventualisht, do t’i zgjidhë problemet”. Citimet dhe fjalimet e tij, megjithëse i përkasin një periudhe tjetër historike, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situata protestuese të popujve kudo në botë. Martin Luther King-u fliste për vlera dhe të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasysh racën, fenë ose origjinën etnike. E kujtojmë Doktor Martin Luther King-un në këtë 50-vjetor të vdekjes me disa nga thëniet e tij të famshme – sidomos në lidhje me pro-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

testat paqësore kundër padrejtësive – e që janë aktuale edhe sot: “Në qoftë se do të protestoni guximshëm, pa u trembur por me dinjitet, kur të shkruhet historia për brezat e ardhshëm, historianët do të shënojnë në librat e historisë, se njëherë na jetonte një popull i madhërishëm, i cili futi një kuptim të ri të dinjitetit njerëzor, në rrjedhat e qytetërimit.” “Ju lutem të jeni paqësorë. Ne besojmë në ligjshmëri. Ne nuk promovojmë as nuk mbështesim dhunën.” “Është përgjegjësi morale që të mos përfillen ligjet e padrejta” “Në fund të fundit, ne nuk do të mbajmë mend fjalët e armiqve tanë, por do të mbajmë mend heshtjen e miqve tanë.” “Ne duhet të pranojmë një zhgënjim të kufizuar, por nuk guxojmë kurrë të humbasim shpresën për gjithmonë.” “Terri nuk zhduk dot terrin; vetëm drita mund të bëjë një gjë të tillë. Urrejtja nuk zhduk dot urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.” “Jeta jonë fillon të marrë fund ditën që heshtim për gjërat e rëndësishme në jetë.” “Padrejtësia kudo qoftë, është kërcënim për drejtësinë gjithkund tjetër.” Martin Luther King E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Botë me pak dyshime

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Loja është mënyrë rituale dhe pandërgjegje e të vepruarit - pjesëmarrja në ‘të do të thotë që njerëzit duhet

“ 12

të pranojnë rezultatin. Mundësitë për të fituar janë të barabarta, kushtet jo. Sepse të ardhur nga

Liria është parandaluese e së keqes së mendjes, shoqërisë dhe individit. Sipas një reference të Platonit, mendja e shkallës së tretë është e lumtur vetëm kur mendon me shumicën. Mendja e shkallës së dytë është e lumtur vetëm kur mendon me pakicën. Mendja e shkallës së parë është e lumtur thjesht vetëm kur mendon. Çështja është se njerëzit që nuk dinë janë kokëfortë dhe inteligjentët plot dyshime

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

shtresa të ndryshme njerëzit nuk janë të përgatitur të gjithë njësoj. Ashtu si demokracia, e cila garanton vetëm barazinë e mundësive, dhe njerëzit japin pëlqimin për t’u qeverisur - edhe kur janë në anën e humbësit. Politikanët u luten njerëzve për të dalë për të votuar, sepse votimi është forma më e thjeshtë dhe më e lehtë për t’u shprehur; edhe kur pjesëmarrja është minimale, të gjithë nënshtrohen për t’u qeverisur, pavarësisht se kush fiton.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Ashtu si demokracia, e cila garanton vetëm barazinë e mundësive, dhe njerëzit japin pëlqimin për t’u qeverisur - edhe kur janë në anën e humbësit. Politikanët u luten njerëzve për të dalë për të votuar, sepse votimi është forma më e thjeshtë dhe më e lehtë për t’u shprehur; edhe kur pjesëmarrja është minimale, të gjithë nënshtrohen për t’u qeverisur, pavarësisht se kush fiton

Kur shoqëria dominohet nga një besim kolektivist, udhëheqja e saj në mënyrë të pashmangshme bëhet autokratike dhe një ditë do të shkatërrojë vetveten. Autokrati është si fëmija që nuk i përgjigjet asnjë të bërtiture për t’i kushtuar vëmendje

Eshtë zilia, jo paraja, që e bën botën të lëvizë, ndërsa barrierat, fortesat, hendeqet, gardhet, kufijtë janë vetëm disa forma për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj. Por mendjet e kujdesshme kanë si dhuratë natyrore një tjetër mbrojtje që quhet Skepticizëm. Nëse e ruani këtë, nuk do të keni frikë nga asnjë e keqe, u thoshte njerëzve Demosteni (384 B.C.-322 B.C.) Kur shoqëria dominohet nga një besim kolektivist, udhëheqja e saj

në mënyrë të pashmangshme bëhet autokratike dhe një ditë do të shkatërrojë vetveten. Autokrati është si fëmija që nuk i përgjigjet asnjë të bërtiture për t’i kushtuar vëmendje. Nëse situata, problemet nuk i interesojnë, vëmendja e tij përqendrohet në atë që i intereson, dhe asnjë lloj kërcënimi nuk e kthen atë nga rruga deri sa përmbyset. Një mësues nuk është kurrë dhënës i së vërtetës - ai është një udhëzues, një tregues i së vërtetës që secili

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nxënës duhet të gjejë për vete. Liria është parandaluese e së keqes së mendjes, shoqërisë dhe individit. Sipas një reference të Platonit, mendja e shkallës së tretë është e lumtur vetëm kur mendon me shumicën. Mendja e shkallës së dytë është e lumtur vetëm kur mendon me pakicën. Mendja e shkallës së parë është e lumtur thjesht vetëm kur mendon. Çështja është se njerëzit që nuk dinë janë kokëfortë dhe inteligjentët plot dyshime.

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut (1)

Thesar i traditës historike Qani Osmani

Për popullin shqiptar, datat e shënuara të historisë nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë vetëm ngjarje të thjeshta, të cilave u detyrohet vetëm një lloj respekti konvencional, në një ditë të caktuar të kalendarit, për t’i lënë pastaj në gjumin e harresës. Por përkundrazi, duhen të trajtohen si ruajtës, vazhdues dhe kurorëzues i thesarit të traditave historike, patriotike, duke i vlerësuar lartë këto tradita, duke i mbajtur të gjalla në shërbim të çështjes së madhe të lirisë e të pavarësisë kombëtare, të mbrojtjes së tërësisë dhe sovranitetit të tokës së shenjtë të atdheut, të luftës për ndërtimin e jetës së re më të lumtur. Në mënyrë të veçantë kjo vlen për figurën lavdiplote të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot- Skënderbeut, që qëndron lart si përmendore vigane e njërës nga periudhat më vendimtare të historisë sonë kombëtare dhe zë një vend të shquar nderi edhe në faqet e historisë botërore. Ne sot në këtë 550- vjetor Jubilar të vdekjes të heroit tonë kombëtar, përkujtojmë me mirënjohje një epokë të tërë që mban me të drejtë

14

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

emrin e tij, si një nga epokat më vendimtare të historisë kombëtare, në të cilën masat popullore shqiptare, si heronj pa emër, nën udhëheqjen e Skënderbeut për shumë vite me radhë luftuan për mbrojtjen e tokës së lirisë e të pavarësisë së vet, duke i vënë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e çuan deri në fund, bashkimit të popullit shqiptar në shtetin e tij kombëtar. Viti 2018 për shqiptarët kudo që janë në botë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë) shënon një ngjarje madhështore e kuptimplote. Ky vit është shpallur përvjetor Jubilar kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me rastin e 550 - vjetorit të vdekjes. Me botën mbarë, sot në këtë përvjetor, ne përkujtojmë epokën e Skënderbeut si një pjesë të asaj lufte të madhe, në të cilën popujt e Evropës Juglindore, e midis tyre në radhët e para populli shqiptar, duke luftuar për tokën dhe lirinë e vet, u bënë një ledh mbrojtës për të ndaluar vërshimin shkatërrues të agresionit të sulltanëve Osmanë në shekullin XV, agresion që

vinte në rrezik fatet e qytetërimit evropian në përgjithësi. Kastriotët e kanë origjinën nga Hasi i Kukësit. Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në Luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm). Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek.XIV, nga i biri Gjon Kastrioti, që ishte i ati i Skënderbeut. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu lindi në vitin 1405. Gjergji ishte djali më i vogël dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe Vojisavës, familja e së cilës banonte në krahinën e Pologut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Konstatinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergj Kastrioti lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte fuqizuar. Në moshën nëntëvjeçare ai u mor peng nga osmanët, së bashku me dy vëllezërit e tjerë. Zgjuarsia dhe shkathtësia e dalluan nga vëllezërit e tij. Prandaj, për rreth 10 vjet Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në këtë 550- vjetorin Jubilar të vdekjes të Heroit tonë kombëtar, përkujtojmë me mirënjohje një epokë të tërë që mban me të drejtë emrin e tij, si një nga epokat më vendimtare të historisë kombëtare, në të cilën masat popullore shqiptare, si heronj pa emër, nën udhëheqjen e Skënderbeut për shumë vite me radhë luftuan për mbrojtjen e tokës së lirisë e të pavarësisë së vet, duke i vënë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e çuan deri në fund, bashkimin e popullit shqiptar në shtetin e tij kombëtar

t’u përgatitur si qeveritar i Perandorisë Osmane. Natyra e kishte pajisur me dhunti të veçanta mendore dhe fizike. Gjatë shkollimit ai u dallua nga të tjerët, u përgatit ushtarakisht dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Atij iu vu emri Skënder. Skënderbeu ishte më i vogli i katër djemve të Gjon Kastriotit. Fëmijëria e tij bie në vitet kur vërshimet osmane ishin që nga Jugu drejt Veriut, duke i imponuar vendit një regjim që sillte një vështirësi dhe rëndim të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror të masave të vendit. Nën këto goditje u gjendën qysh herët edhe Zotërimet e Kastriotëve, që shtriheshin në Shqipërinë e Mesme dhe Lindore. Lufta kundër këtij pushtimi me pasoja shkatërrimtare që vinin në rrezik gjithë zhvillimin e arritur nga vendi si dhe të ardhmen e kombit shqiptar, përbënte thelbin kryesor dhe detyrën themelore të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut Përvoja e 30 viteve të para të shekullit XV i kishte treguar Skënderbeut gatishmërinë e masave popullore për të luftuar. I kishte treguar se lufta e veçantë e zotëruesve të ndryshëm

feudalë si dhe kryengritjet popullore në krahinat e ndryshme veçmas, sado të fuqishme që kishin qenë, nuk ishin në gjendje të ndalin pushtimin Osman. Po ashtu ishte bërë e qartë për Skënderbeun se sulltani nuk lejonte në asnjë mënyrë që Zotërimet e Kastriotëve të mbeteshin të bashkuara, qoftë në formën e një ziameti më vete në kuadrin e Sanxhakut shqiptar, që ishte formuar më 1431. Pra, këto ishin rrethanat, në të cilat u zhvillua ajo kthesë vendimtare dhe fillon ajo periudhë e re më e lartë në luftën kundër pushtimit Osman dhe gjithë historinë e kombit shqiptar që lidhet me emrin dhe veprën e Skënderbeut. Kjo kthesë që zhvillohet në vitet 1443-44, i ka rrënjët në kushtet objektive e subjektive të brendshme, që u favorizua edhe nga disa rrethana të jashtme. Pushtimi i tokave serbe në vitin 1439, goditjet e njëpasnjëshme kundër Mbretërisë Hungareze, si dhe përparimi i ushtrisë Osmane në viset qendrore të Ballkanit drejt Danubit, e detyruan Mbretërinë Hungareze të kalonte që nga viti 1442, në një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

politikë kundërsulmuese të fuqishme kundër osmanëve. Përfaqësuesi i kësaj politike u bë J. Hunijadi, i cili pas Skënderbeut u bë një nga figurat më aktive të luftës antiosmane. Nën udhëheqjen e tij, një ushtri hungareze kaloi në vjeshtë të vitit 1443 Danubin. Për t’i siguruar Mbretërisë Hungareze mbështetje, u zhvillua një veprimtari e gjallë diplomatike, në mesin e të cilëve u përfshi edhe Arbëria. Në betejën e Nishit që u zhvillua në ditët e para të nëntorit në vitin 1443, ku forcat Osmane pësuan disfatë, qëndrimi i Skënderbeut nuk ishte një veprim i lindur spontanisht, por rezultat i planit të paramenduar. Në këtë betejë ,siç tregojnë burimet historike morën pjesë me repartet e veta të gjithë sanxhakbejlerët. Skënderbeu u tërhoq me forcat shqiptare që kishte me vete, dhe ato që mundi të mblidhte. I pajisur me një ferman që ia mori me forcë, siç na tregojnë shumë burime, sekretarit të vulës së Bejlerbeut, me shpejtësi të rrufeshëm Skënderbeu mori rrugën e kthimit në atdhe, rrugën e kryengritjes së hapur kundër sulltanit. E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Rrënjët e Arbanasve në Dalmaci

Mbiemrat flasin p

Gjuha shqipe tek Arbanasit në të gjithë Kroacinë ku jetojnë ata e së bashku me të edhe identiteti kombëtar gjë që u ka mbetur në kujtim të identitetit të tyre etnik e kombëtar. Lidhjet e tyre me gjenezën dhe trojet ng

Hajrullah Hajdari

Shpërngulja e shqiptarëve, në kahje të ndryshme, ka qenë një ndër problematikat më kryesore të ruajtjes dhe zhvillimit të qenies dhe indetitetit kombëtar ndër shekuj. Kjo “sëmundje” shekullore e shfaqur që në kohërat më të hershme, vazhdon e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Depërtimi i osmanëve në Ballkan e veçanarisht në trojet shqiptare dhe zgjerimi i vrullshëm i pushtetit të tyre, i detyroi qindra mijëra shqiptarë t’i lëshojnë tokat e tyre shekullore, të nisen për ne dhe të huaj e të vendosen në krahinat e ndryshme të Italisë, kurse një pjesë e tyre edhe në disa qytete të Dalmacisë, që nuk kishin rënë nën sundimin osman. Por në bazë të disa dëshmive arkivore, edhe para invazionit osman “sëmundja” e shpërnguljes, për arsye të ndryshme, ishte e pranishme në trojet shqiptare, ndonëse me intensitet më të vogël. Shumica e shqiptarëve të emigruar në Itali e Dalmaci, me kalimin e kohës e të ballafaquar me luftën për ekzistencën e tyre atje, u asimiluan, kështu që sot është vështirë t’i gjesh të gjitha rrënjët shqiptare në Itali e sidomos në Dalmaci. Përjashtim bëjnë disa vendbanime më kompakte në Kalabri apo Sicili në Itali dhe vetëm Arbreshët e Zarës në Dalmaci, të cilët sadopak e ruajtën qenien dhe

16

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

gjuhën shqipe deri sot e kësaj dite, ndonëse me kalimin e kohës po zbehet gjithnjë e më shumë. Migrimi i shqiptarëve drejt Dalmacisë, përveçse në dy raste, ka gjasa që të jetë bërë në grupime të vogla ose individuale. Rasti i parë i migrimeve në grupe në Dalmaci, është vendbanimi Arbanija në ishullin Çiovo afër Trogirit, në shekullin XV, dhe rasti i dytë është ngulimi i shqiptarëve në Zemunik apo Arbanas në afërsi të Zarës, në shekullin XVIII. Ndoshta përveç këtyre dy rasteve duhet përmendur vendbanimin Peroi në Istër, banorët e të cilit janë vendosur aty nga Crmnica në vitin 1657, kur ajo ishte pjesë e Krajës dhe i gjithë ky territor quhej Albania Veneta. Kjo edhe për faktin se shumë albanologë dhe gjuhëtarë të tjerë mendojnë se emri i këtij vendbanimi rrjedh nga fjala shqipe “përrua”. Rrugëtimi i shqiptarëve drejt brigjeve të Adriatikut, sipas të gjitha gjasave, ndalimin e parë e kishin në fshatrat e Konavles, ku edhe sot e kësaj dite jeton një numër i konsideruar i tyre, madje ka edhe prej atyre që nuk e kanë ruajtur mbiemrin Arbanas, por i mbajnë lidhjet farefisnore. Po ashtu, Cavtati dhe Dubrovniku ishin destinacion i dëshiruar i shqiptarëve të nisur për dhe të huaj. Megjithatë, ndalimi kryesor i shqiptarëve të cilët e lëshuan territorin e Albania Veneta ishte Zara, ishujt dhe vendet përreth. E gjithë kjo na bën të mendojmë se vendosja e banorëve të Shestanit, Ljares e Briskut në afërsi të Zarës dhe jo shumë larg vendbanimit Arbanija, nuk është e rastit. Përkundrazi, Zmajeviqi si organizator i udhëtimit të tyre dhe njohës i mirë i rrethanave politike dhe ekonomike të kohës në

Dalmaci, duhet të ketë qenë në njohuri me ngulimin e mëhershëm të shqiptarëve në ishujt dhe rrethinën e Zarës. Në kohën e sotme, gjurmët shqiptare mund t’i dallojmë vetëm sipas mbiemrit të tyre, të cilët në shumicën e rasteve paraqitet si ARBANAS, por edhe në trajtën ARBANASIN apo ARBANASIQ dhe në një numër të vogël ARBANI. Me përjashtim të tyre, në Dalmaci nuk ka mbiemra të tjerë të cilët kanë rrënjë shqiptare, pasi ata tanimë janë asimiluar. Nëse i referohemi Acta Croatica dhe regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Kroaci, të vitit 2011, sot me mbiemrin ARBANAS në të tri trajtat e paraqitura, jetojnë në shumë vende të Kroacisë dhe një pjesë të Bosnjës. Me mbiemrin ARBANAS, në Kroaci sot jetojnë afër 280 familje dhe janë të pranishëm në 34 qytete e 41 vendbanime më të vogla. Më së shumti ka në Smilçiq (80), Zarë (75), Slavonski Brod (65), Rijekë (50). Në fshatin Kallugjerovac, komuna e Gospiqit, ku jetojnë 24 banorë, çdo i katërti ka mbiemrin Arbanas. Vlen të


KULTURË

për identitetin

r është pothuajse i humbur. Ndërkaq mbiemrat e tyre sigurisht që flasin për identitetin e tyre dhe e vetmja ga kanë ardhur në Dalmaci me kohë janë këputur dhe ata sot, në shumicën e rasteve, deklarohen si kroatë. përmendet se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, në Kroaci jetonin mbi 700 persona me këtë mbiemër, ndërsa sot, si pasojë e emigrimeve vetëm 650 sish. Edhe në Turopole (Velika Gorica) dhe Imotski, edhe sot jetojnë familje me këtë mbiemër. Mbiemri Arbanas është i pranishëm në 17 shtete, në katër kontinente. Kështu në Amerikë, me ketë mbiemër jetojnë mbi 400 persona, 300 në Rumani, 50 në Kanada. Pra, shpërngulja e shqiptarëve në cilindo variant qoftë vazhdon. Me mbiemrin ARBANASIN më së shumti kanë jetuar ose jetojnë në Dubrovnik. Sot jetojnë tetë familje me mbi 20 anëtarë. Janë të pranishëm vetëm në pesë vendbanime dhe atë në Dubrovnik (5), në afërsi të Dubrovnikut - Luta (15), Çibaçi dhe Petraçi nga 5 persona dhe në Solin (5). Ky mbiemër, në numër të vogël, është i pranishëm edhe në Amerikë. Me mbiemrin ARBANASIQ jetojnë nëntë familje me afër 20 persona, të shpërndarë në pesë qytete dhe një vendbanim të vogël. Më së shumti jetojnë në Zagreb, afër 10 perso-

Ruajtja e mbiemrit ARBANAS me fanatizëm, për afro gjashtë shekuj rresht, meriton respekt e njëkohësisht obligim për vendin e prejardhjes së tyre që, mbase pak vonë, të punojnë në drejtim të ndriçimit të fakteve historike të rrugëtimit të tyre dhe zbulimin e rrënjëve shqiptare në vendin e përmendur.

na, pastaj në Opati, Hvar, Split dhe Gjakovo. Ndërkaq, nuk ka njohuri se jashtë Kroacisë ka persona me këtë mbiemër. Mbiemri ARBANI po ashtu është i pranishëm, ndonëse në numër të vogël, në Kroaci. Në shekullin e kaluar, në Rijekë kanë jetuar më shumë se 20 persona, ndërsa sot në këtë qytet jeton vetëm një familje. Sipas fondit të posaçem arkivor të Kroacisë, HR-DAZG “Arbanasi”, mbiemri Arbanas(iq) për herë të parë në dokumente të shkruar është shënuar në vitin 1499, që përafërsisht përkon me vendosjen e shqiptarëve në vendbanimin Arbanija. Ndërkaq, në vitin 1560 përmenden Ivan Arbanasiq, i cili atë vit fitoi titullin fisnor, ndërsa në vitin 1614 Stjepa(n) Arbanas zgjidhet kapetan i Turopoles. Po në këto burime, në vitin 1647 përmendet Juraj Arbanas, ndërsa në vitin 1746 përmendet Nikolla Arbanas si kapetan i Turopoles. Në Luta të Konavles afër Dubrovnikut, në të gjitha regjistrimet e popullsisë nga viti 1500-1900 paraqiten familjet me mbiemrin Arbanasin dhe po ashtu në Cavtat e ishullin Silba, në vitin 1608 përmendet familja Arbanassich. Rrënjë të Arbanasve ka edhe në Bosnje e Hercegovinë. Kështu në Çaplinë, në vitin 1741, evidentohet

familja e Ivan Arbanasin, në afërsi të qytetit Rudo, ku edhe sot e kësaj dite gjendet fshati Arbanasi, ndërsa në afërsi të Trebinjës fshati Arbanashka. Gjuha shqipe tek Arbanasit në të gjithë Kroacinë ku jetojnë ata e së bashku me të edhe identiteti kombëtar është pothuajse i humbur. Ndërkaq, mbiemrat e tyre sigurisht që flasin për identitetin e tyre dhe është e vetmja gjë që u ka mbetur në kujtim të identitetit të tyre etnik e kombëtar. Lidhjet e tyre me gjenezën dhe trojet nga kanë ardhur në Dalmaci me kohë janë këputur dhe ata sot, në shumicën e rasteve, deklarohen si kroatë. Historiografia shqiptare duhet t’i kushtojë kujdes të veçantë rrënjëve shqiptare në Kroaci, veçanërisht në Dalmaci, madje edhe në Bosnje e Hercegovinë. Indikacionet ekzistojnë se shqiptarët në rrugëtimin e tyre janë ndaluar edhe në vende të tjera dalmatine, si në Hvar, Braç e ndoshta edhe në Rijekë e Opati. Ruajtja e mbiemrit ARBANAS me fanatizëm, për afro gjashtë shekuj rresht, meriton respekt e njëkohësisht obligim për vendin e prejardhjes së tyre që, mbase pak më vonesë, të punojnë në drejtim të ndriçimit të fakteve historike të rrugëtimit të tyre dhe zbulimin e rrënjëve shqiptare në vendin e lartpërmendur. E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi librin “Vizione - shoqërore, politike, fetare” të autorit Qani Osmani

Vizioni i një shoqërie ideale dhe të barabartë Vizionet e Qani Osmanit janë vizione të një intelektuali i cili di si t’i shpjegojë qëndrimet dhe shikimet e veta në jetë, i cili ka kurajë t’i shprehë ato dhe që e përmbush obligimin njerëzor, që me veprën e tij të japë shembull të mirë.

Genci Nimanbegu

Detyra që m’u parashtrua nga vetë autori, z. Qani Osmani, që të mbaj një fjalë rasti në promovimin e veprës se tij “Vizione”, më vuri në një pozitë jo të zakonshme para publikut tonë. Sigurisht që këtë rol e marr si shenjë respekti të ndërsjellë, që autori dhe unë kemi ndërtuar vite me radhë, të një miqësie e cila vjen duke u rritur, e posaçërisht

“ 18

të bashkëpunimit që kemi këto vitet e fundit, si në subjektin politik të cilit i takoj, por para së gjithash, në KKSH, ku të dy jemi anëtarë. Është paksa e vështirë të jap një mendim objektiv për një vepër, ku në shumë aspekte dhe shkrime të së cilës e njoh veten si pjesëtar të aktiviteteve që përshkruhen. Libri “Vizione” është i ndarë në tre kapituj: Vizione shoqërore, Vizione politike dhe Vizione fetare. Këta kapituj janë të renditur natyrshëm dhe çojnë në një lexim të rrjedhshëm. Autori merr guximin që në emërtimin e veprës se vet – “Vizione”, të japë idenë se çka i ndërlidh tekstet, që autori i ka bërë në revistën “Koha javore”, por edhe në portalet online në gjuhën

Kritika ndaj politikës në Mal të Zi është e mprehtë dhe domethënëse, raporti i shtetit të Malit të Zi ndaj pozitës së shqiptarëve aty, e preokupon autorin në këto shkrime. Në shikim të parë, ai duket tepër kritik ndaj politikës shqiptare në Mal të Zi, me shumë të drejtë në shumë raste, por ai gjithmonë e fton lexuesin që besimin dhe votën t’ua japë subjekteve shqiptare. Me këtë dëshmon një ndjenjë të theksuar kombëtare.

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

shqipe. Është kjo një vepër e cila vlen të lexohet nga të gjithë intelektualët e mirëfilltë, e medoemos nga ata që duan ta quajnë veten intelektualë që e duan kombin e vet. Kapitulli i parë, i cili fillon me: “Shqiptarët dhe prirjet lokaliste”, e vazhdon me “Alfabeti i sotëm shqip, kurorëzim i shumë brezave”, “Mësuesit e harruar”, “Modernizmi i tepruar”, e që përfundon me “Pseudo intelektualët dhe revolucioni i njeriut”, i përmbledh më së miri idetë e autorit. Z. Osmani në këta artikuj është i qartë, ndan me ne lexuesit kritikën e tij mbi disa rrjedha shoqërore. Edhe pse me tema tejet të ndryshme, i përmbledh ato në mesazhin që ua jep të tjerëve, që virtyti, morali, etika dhe vlerat tona tradicionale si dhe tradita jonë kombëtare duhet ruajtur. Ai këtu është optimist, falënderues dhe udhërrëfyes i mirë për të rinjtë, por edhe për të gjithë lexuesit e tjerë. Vepra është e bazuar në një literaturë të mirëfilltë, e cila përfshin burime nga sociologjia, filozofia, por edhe nga etnogjeneza, historia, shkenca politike dhe teologjia. Dhe vetëm emërtimi i disave nga autorët, veprave të të cilëve u referohet, është mbresëlënës, por edhe dëshmi e seriozitetit të shkrimit që kemi përpara. Vetë autori, për dallim nga shpjegimi i


KULTURË burimit të shume fjalëve në librin e tij, si “lokalizëm”, “mediokritet” etj., nuk e shpjegon fjalën “vizion”... Po përpiqem ta bëj unë këtë. Fjala “vizion” është emër të cilin, sipas meje, autori e vendos aty, sepse ai emër i takon një ideje apo vepre. Ideja apo vizioni i z. Osmani është një shoqëri me vlera morale, etike, kulturore, shoqëri e zhvilluar, një shoqëri e barabartë, ku pjesëtarët e kombit të autorit janë gjithashtu të barabartë dhe të zhvilluar, në të drejta, por edhe në detyrime. Vizioni po ashtu i takon një vepre apo veprimi dhe kjo ide dhe veprim synon një shoqëri të tillë siç ua prezantova, është edhe inspirimi për kapitujt e ardhshëm - Vizione politike dhe Vizione fetare. Këtu autori është më pak i përgjithshëm dhe fokusohet më tepër në dukuritë që z. Osmanit ia prishin vizionin mbi drejtësinë, etikën, moralin dhe barazinë. Tehu i tij është i fokusuar kah politika, pikërisht ajo e viteve të fundit, nga 1990 e këtej. Ai ka vështrim të mprehtë për proceset dhe shpjegon edhe pasojat e mundshme nëse nuk realizohen sugjerimet e tij. Nga “Statusi politik shqiptar dhe statusi i shqiptarëve në Mal te Zi”, deri te “Kush do ta gjunjëzojë Ulqinin”, në 19 shkrime të ndryshme dëshmon se i njeh proceset më të rëndësishme politike në Mal të Zi, por edhe në rajon. Ai i drejtohet edhe nev-

ojës që Shqipëria, por edhe Kosova të jenë vende demokratike dhe me të drejta e të zhvilluara si Evropa. Evropa me vlerat e përgjithshme të saj, në të cilat ai beson thellësisht, dëshiron të bëhen edhe pjesë e vlerave të kombit shqiptar. Kritika ndaj politikës në Mal të Zi është e mprehtë dhe domethënëse, raporti i shtetit të Malit të Zi ndaj pozitës së shqiptarëve aty, e preokupon autorin në këto shkrime. Në shikim të parë ai duket tepër kritik ndaj politikës shqiptare në Mal të Zi, me shumë të drejtë në shumë raste, por ai gjithmonë e fton lexuesin që besimin dhe votën t’ua japë subjekteve shqiptare. Me këtë dëshmon një ndjenjë të theksuar kombëtare. Kapitulli i tretë “Vizione fetare” është, do të thosha, kapitulli i cili në dhjetë artikuj e prek marrëdhënien e tij, por edhe marrëdhënien tonë si shqiptarë ndaj religjionit, që nga lashtësia, duke e lidhur me origjinën tonë ilire, e deri te sfidat e fundit të ekstremizmit fetar. Në fund, ai me këtë vepër referohet në shkurtësinë e jetës, pushtetit apo kalueshmërinë e çdo njeriu. Duke treguar këtu edhe aspektin e tij njerëzor idealist, sepse ai kurrë nuk e përkrah dobësinë e njeriut, e kupton atë që rrëzohet në rrugën e tij njerëzore, dëshiron t’ia shtrijë dorën, por ende vizioni i tij është vizioni i një shoqërie ideale dhe të barabartë.

Ideja apo vizioni i z. Osmani është një shoqëri me vlera morale, etike, kulturore, shoqëri e zhvilluar, një shoqëri e barabartë, ku pjesëtarët e kombit të autorit janë gjithashtu të barabartë dhe të zhvilluar, në të drejta, por edhe në detyrime.

Në fund, Vizionet e Qani Osmanit janë vizione të një intelektuali i cili di si t’i shpjegojë qëndrimet dhe shikimet e veta në jetë, i cili ka kurajë t’i shprehë ato dhe që e përmbush obligimin njerëzor, që me veprën e tij të japë shembull të mirë. Vizionet e Qaniut janë të thjeshta: ai e don familjen e vet, e don vendin e vet, e don kombin e vet. Ai e don edhe gjithë njerëzimin. Ia don të mirën! Prandaj, Vizionet e Qaniut nuk janë vetëm vizionet e tij, janë vizionet e përgjithshme të të gjithë neve. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Ulqin, më 8 dhjetor 2018)

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

OJQ “Labeatët” organizuan ekspozitën e fotografive kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe përuruan librin “Etnia dhe hapësira” të autorit, Dr. Nail Draga

Libër dokumentues i përbërjes së etnisë sonë në Malin e Zi Unë mendoj që heroi ynë kombëtar është i pavdekshëm, ai është i përjetshëm. Një ngjarje tjetër madhore për ne shqiptarët është edhe 110 – vjetori i Kongresit të Manastirit, ngjarja madhore e identitetit e gjuhës tonë të përbashkët kombëtare dhe në këtë aspekt unë mendoj se shoqata “Labeatët” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes kësaj ekspozite dhe këtij përurimi libri që po mbahet në këtë vit jubilar për ne dhe për gjithë shqiptarët”, ka thënë në mes tjerash Draga Tuz – OJQ “Labeatët”, ka organizuar në QKI “Malësia” në Tuz ekspozitën e fotografive kushtuar 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, përmes të cilës pasqyrohej figura shumëdimensionale e heroizmit dhe kontributit të gjerë që ka dhënë heroi kombëtar për kauzën kombëtare, një ekspozitë e gërshetuar me fotografi, ku paraqiteshin bustet e Skënderbeut të vendosura përgjatë shumë qyteteve dhe shesheve në Ballkan, Evropë dhe gjetiu. Ndërkohë, në pjesën e dytë të aktivitetit të organizuar, ku morën pjesën një numër i konsiderueshëm i publikut, kjo OJQ ka bërë promovimin e librit “Etnia dhe hapësira” të autorit Dr. Nail Draga. Në fjalën përshëndetëse, në emër të OJQ “Labeatët”, ka folur Luigj Camaj, i cili ka thënë se këtë ekspozitë e ka përgatitur Z. Don Gabriel Grabanica, që është dhe bashkëpunëtor i OJQ “Labeteatët”, të cilin e falënderoi për kontributin e tij të dhënë në kontinuitet për këtë shoqatë. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me veprën dhe kontributin e tij ka pro-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

vokuar shkencëtarë, historianë, gjuhëtarë etj, që të merren me figurën e tij. Ky hero, edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë se si ai ka arritur që për një çerek shekulli t’i rezistojë fuqisë më të madhe të kohës. Kemi nderin që i takojmë një gjaku të tij arbëror”, tha ndër të tjera Camaj. Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i ansamblit, “Tradafilat e Nënë Terezes”, Z. Gabriel Grabanica ka treguar se ndjehet i kënaqur që kjo ekspozitë modeste ka bërë një rrugëtim, duke filluar nga Ulqini, Bratica, Zvicra dhe Tuzi. “Kjo ekspozitë ka të bëjë me veprën, jetën, aktivitetet dhe angazhimet që Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ka bërë në jetën e tij. Është një ekspozitë e ndërthurur ku tregohet edhe ideja e tij politike dhe unifikuese, ideja e tij ushtarake dhe pjesët e tjera familjare por edhe fokusi i autorëve të huaj të cilët e kanë vënë në pah imazhin dhe figurën e Gjergj Kastriotit, kurse frymëzimi për këtë ekspozitë ka qenë autori i pesë librave të shkruar për Skendërbeun, Gjon Keka i cili jeton dhe vepron në Austri”, tha ndër të

tjera Grabanica. Ndërkaq, një jetëshkrim për veprimtarinë e ndritur intelektuale dhe krijuese të Dragës që ka dhënë ndër vite për çështjen kombëtare shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë ka folur, Luigj Camaj, e më pas mbi librin “Etnia dhe hapësira” si dhe për ekspozitën e OJQ “Labeatëve” ka referuar, Nikollë Camaj, i cili ka thënë se kemi të bëjmë me një libër dokumentues të përbërjes së etnisë sonë në hapësirën tonë në Malin e Zi, kurse ekspozita mundëson shijimin e fotografive të përzgjedhura që i takojnë kohës së lavdisë sonë. “Libri paraqet një përmbledhje kumtesash të prezantuara në raste të ndryshme si: konferenca shkencore, simpoziume, tubime e manifestime që janë botuar më parë nëpër revista, gazeta dhe periodikë të ndryshme. Të gjitha kumtesat trajtojnë probleme të shumta që kanë të bëjnë me popullin shqiptar në Malin e Zi, ma hallet e tyre që nuk janë të reja, por dhe me plagën kryesore, atë të boshatisjes së vendit nga banorët dhe tkurrjen e hapësirës etno – gjeografike shqip-


KULTURË

Luigj Camaj

Gabriel Grabanica

Nikollë Camaj

Nail Draga

tare të planifikuar dhe zbatuar herë me dhunë e herë me politikën ekonomike e demografike”, tha në mes tjerash Camaj. Gjatë këtij aktiviteti të organizuar janë lexuar dhe fragmente nga libri “Etnia dhe hapësira” i autorit Nail Draga. Autori i librit Dr. Nail Draga gjatë fjalës së tij përshëndetëse ka falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar përurimin e librit të tij në Tuz, duke thënë se ky vit jubilar për shqiptarët është vit i jashtëzakonshëm dhe vula e identitetit kombëtar. “Unë mendoj që heroi ynë kombëtar është i pavdekshëm, ai është i për-

jetshëm. Një ngjarje tjetër madhore për ne shqiptarët është edhe 110 – vjetori i Kongresit të Manastirit, ngjarje madhore e identitetit e gjuhës sonë të përbashkët kombëtare dhe në këtë aspekt unë mendoj se shoqata “Labeatët” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes kësaj ekspozite dhe këtij përurimi libri që po mbahet në këtë vit jubilar për ne dhe për gjithë shqiptarët”, ka thënë në mes tjerash Draga. Ai më tutje ka bërë thirrje se është koha e fundit që shqiptarët të angazhohen dhe të organizohen, sepse siç tha ai “punët tona nuk na i kryejnë

të tjerët”. Një recension për librin “Etnia dhe hapësira” të autorit, Dr. Nail Draga e ka dërguar nga Prishtina Adrian Haxhaj, kumtesë e cila u lexua gjatë këtij aktiviteti. Gjithashtu u lexua edhe telegrami të cilin shqiptarët në vitin 1878 i dërguan konsullit francez, duke i njoftuar për shqetësimet e shqiptarëve dhe për rrezikun që u kanosej në atë kohë në Malësi, Ulqin, Podgoricë, etj. Në fund të këtij manifestimi është shtruar një koktej modest për të gjithë të pranishmit. t. u. E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Artistët shqiptarë shk Teatrin e Beogradit m Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit me veprën “Carmen” shkëlqyen në Teatrin e Beogradit. Vikena Kamenica, Armando Likaj, Renisa Lacka dhe Armaldo Kllogjeri performuan operën “Carmen” në Teatrin Kombëtar të Beogradit duke marrë duartrokitjet e publikut. Kjo operë erdhi në këtë skenë në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve, të Tiranës e Beo-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

gradit. ”Kjo operë vihet në skenë në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe Teatri Kombëtar i Beogradit. Kujtojmë se në muajin shtator opera “Carmen” në Tiranë u realizua me bashkëpunimet e ndërsjella të dy teatrove, me pjesëmarrjen e dirigjentit Dejan Saviq dhe

këngëtarëve lirikë Lubica Vranesh dhe Janko Sinadinoviq, solistë të Teatrit Kombëtar të Beogradit”, bën me dije Ministria e Kulturës së Shqipërisë, transmeton ATSH. “Carmen” e Georges Bizet bazuar në libretin e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy është opera tragji-komike në katër akte , e cila për herë të parë është performuar më 3 mars të vitit 1875 në Paris, ndërsa në Operën gjermane në


PANORAMË

këlqejnë në me operën “Carmen” Berlin premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 11 maj 1979. Tema e operës bazohet në nevojën absolute të Carmen për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë. Tregimi i Carmen dhe Don Jose, përfundon me një vrasje tragjike. Vepra përmes skenave komike prezanton të gjitha emocionet dhe tiparet e gjendjes njerëzore mendjelehtësinë, marrëzinë, joshjen,

mizorinë dhe fatin. Muzika e operës është e mbushur me melodi që të mbetet në mendje dhe është e dominuar nga vallet dhe ritmet spanjolle. Bizet vdiq papritur pas performancës së 33të të operës “Carmen” pa e ditur se puna e tij do të njihej ndërkombëtarisht dhe do të korrte sukses brenda dhjetë viteve të ardhshme. “Carmen” prej asaj kohe është bërë një nga veprat më të popul-

larizuara dhe më të njohura të stilit klasik. “Habanera”, arie e kënduar në aktin e parë dhe “Toreador”, arie e kënduar në aktin e dytë mbeten edhe sot dy nga ariet më të njohura të kësaj vepre. “Carmen” fillimisht fitoi reputacionin e saj nëpërmjet një seri prodhimesh jashtë Francës dhe nuk u shfaq në Paris deri në vitin 1883. Pas kësaj, ajo fitoi shpejt popullaritetin brenda dhe jashtë vendit. E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Tuz u promovua antologjia “Kopshti poetik i Nokë Sinishtaj“ i autorit akademik, Gjovalin Shkurtaj

Poeti Nokë Sinishtaj mbetet një zë i veçantë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018


KULTURË

Tuz – Akademiku, gjuhëtari dhe shkrimtari i njohur, Gjovalin Shkurtaj, ka përuruar në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, antologjinë “Kopshti poetik i Nokë Sinishtaj“, në prani të një numri të konsiderueshëm të admiruesve të fjalës së shkruar, të përfaqësuesve politikë në vend, të të afërmve të shkrimtarit Nokë Sinishtaj, miqve të autorit dhe të personaliteteve të tjera. Moderatori i mbrëmjes, Ma. Mark Lucgjonaj ka thënë se për Malësinë është nder i madh që ka nxjerrë një poet kaq të madh me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare siç është Nokë Sinishtaj. “Nokë Sinishtaj është autor i mbi njëzet përmbledhjeve poetike dhe ndjehem jashtëzakonisht krenar që për të shkruan një tjetër malësor, kolosi i gjuhës, Gjovalin Shkurtaj. Ky promovim sonte nuk është i plotë pasi shkrimtari Nokë Sinishtaj nuk është i pranishëm për shkaqe shëndetësore, por malli dhe dëshira e tij është bashkë me ne”, u shpreh ndër të tjera Lucgjonaj. Ndërkohë, për antologjinë “Kopshti poetik i Nokë Sinishtaj“, kanë referuar, Prof. Dr. Mimoza Priku nga Shkodra dhe kritiku letrar, njëherësh dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Z. Zija Vukaj. Në kumtesën e saj “Etnografia e të folurit si vlerë e shtuar e krijimtarisë poetike të Nokë Sinishtaj“, znj. Prof. Dr. Mimoza Priku, e ka vlerësuar lart krijimtarinë artistike të shkruar të poetit, përkthyesit dhe të ish – priftit Nokë Sinishtaj. “Kopshti poetik i Nokë Sinishtajt” hartuar me mjeshtri nga Akademiku Gjovalin Shkurtaj sjell prurje ligjërimore dhe disa vlera artistike të vjershërisë

së krijuesit të njohur Nokë Sinishtaj. Brenda këtij kopshti, njihemi me poetin e përmallimit dhe të kujtimeve të vendlindjes Nokë Sinishtaj, me disa nga përjetimet e tij të skalitura me art në poezi, shquajmë adhuruesin e poetëve të mëdhenj, pasurohemi me prurjet leksikore e etnografinë e të folurit të shkrimtarisë së Sinishtajt, diturohemi me frazeologjinë letrare të krijuesit malësor të Kshevës e të gjithë Malësisë”, ka tënë ndër të tjera Priku. Për Prikun, libri i Gjovalin Shkurtaj kushtuar krijimtarisë së Nokë Sinishtaj, është një enciklopedi letrare e gjuhësore. Në të njëjtën kohë, në analizën e tij kushtuar antologjisë, “Kopshti poetik i Nokë Sinishtaj“, Z. Zija Vukaj, ka potencuar shpirtin krijues të shkrimtarit Nokë Sinishtaj, duke thënë se ai mbetet një zë i veçantë dhe origjinal. “Në kompleksitetin e formimit, krahas edukimit shkollor dhe kulturës, një vend të rëndësishëm zë origjina e tij, Malësia, fshati i vogël Kshevës i krahinës zulmëmadhe të Hotit e Grudës. Dhe teksa zhytesh në vargjet e këtij autori, që përcjellin ngjyrat, aromat dhe regëtimat më të ndërlikuara të natyrës dhe të shpirtit njerëzor, në sfond të rri pamja e poetit, që ngjan, herë si gurë mali, krejt i paprekur nga asnjë dorë e qytetërimit, herë si një copë nga mermeri i Lunit, me të cilin skulptorët gjenialë të Rinascimentos gdhendën ato mrekulli që ne i njohim dhe i trashëgojmë sot dhe herë si një artist i rafinuar, i stërvitur e virtuoz”, theksoi në mes tjerash Vukaj duke vijuar me analizën e tij se “opusi letrar i këtij poeti ngacmon çdo lexues, studiues, estet apo kritik për të bërë vëzhgime të thella e të shumanshme

nga pika të pafundme shikimesh”. Ndërkaq, poeti Nokë Sinishtaj kishte dërguar një letër mirënjohjeje dhe falënderimi për gjithë ata që u bënë pjesë e këtij promovimi libri, të cilën e lexoi moderatori i kësaj mbrëmjeje letrare, Ma. Mark Lucgjonaj, ku më pas ka shpalosur edhe një jetëshkrim të Z. Gjovalin Shkurtaj, autorit të antologjisë “Kopshti poetik i Nokë Sinishtaj“. Në përmbyllje të këtij aktiviteti letrar ka përshëndetur autori i antologjisë “Kopshti poetik i Nokë Sinishtaj“, gjuhëtari, shkrimtari dhe akademiku, Z. Gjovalin Shkurtaj. “Ideja ime ka qenë që të tregojë ato të vërteta përmes vlerave gjuhësore dhe poetike që sjell poeti Nokë Sinishtaj dhe të tregoj se Malësia jonë është vërtetë kështu. Malësia ka pasur diturinë, kulturën dhe dëshirën për art, pasi në këto zona, edhe poeti e shkrimtari i njohur Anton Harapi ka gjetur frymëzimin për veprën, “Andrra e Pretashit”. Duke i parë në tërësi vajtimet e grave e të burrave të Malësisë, këngët me lahutë dhe maje krahu, të gjitha këto japin mundësi për të thënë se Malësia jonë nga pikëpamja fisnike ka qenë si ai bari që gjendet poshtë rrasës së gurit. Pra, arti i malësorëve ka qenë aty, por ka qenë i zverdhur sepse nuk e ka pasur mundësinë që të shpërthejë dhe unë vërtetë jam dashuruar me vjershërinë e Nokë Sinishtajt”, ka thënë ndër të tjera Shkurtaj. Në fund të përurimit të kësaj vepre letrare, autori ka ndarë libra falas për të gjithë të pranishmit, ndërsa të afërmit e shkrimtarit Nokë Sinishtaj kanë shtruar një koktej për të gjithë. t. u. E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURE

Tëbanat dhe organi bjeshkët e Koritës d Trieshjanët brez pas brezi kanë veruar në bjeshkën e Koritës dhe të Koshticës. Barinjtë prej shekujsh kanë qenë të vetmit banorë të dhjetëra kilometrave gjelbërim dhe të një natyre të virgjër. Ata ngjiten atje me tufat e tyre apo me bagëti ( t ‘bërzana) të mbledhura nga fshatrat e zonës dhe kalojnë gati gjysmën e vitit, deri sa të bie borë si më të pasurit, përkundër familjeve të varfra, që nuk kishin me çka të dalin në stan-Tëbanë.

Gjekë Gjonaj

Aty kanë ndërtuar kasolle të vogla prej guri, prej dërrasash apo prej plastmasësh të cilat vendasit i quajnë dbane – t’bane apo stane. Emri “stan” është i lidhur ngusht me bagëtinë. Në stan dilnin ata që kishin dhënë dhe bagëti të tjera. Në kuptimin e të jetuarit të barinjve dhe të familjes së tyre, sidomos gjatë ditëve të verës, nga shqiptarët përmendet që nga lashtësia veprimtaria e blegtorisë. Ky term asnjëherë nuk përdoret për të emërtuar shtëpinë ose edhe banesën në një pallat, ashtu siç nuk përmendet as nga sllavët, me kuptimin që e përmendëm më lart. Nga kjo del se kjo fjalë është shqipe dhe si e tillë në fjalorin e gjuhës shqipe e ka këtë kuptim: vend me vathë e me kasolle për bagëtinë, për barinjtë e për bulmetin, i ngjitur në mal ose vërri. Stan veror (dimëror), stan në mal (në bjeshkë), stanet e kooperativës. Barinjtë e stanit, bulmeti i stanit. Qen stani, qen i madh për të ruajtur bagëtitë. Ngritën një stan. i çuan bagëtitë në stan. Dikur fshatarët e të gjitha fshatrave të Trieshit , ato familje që dilnin në Tëbanë ( bjeshkë) i konsideronin

26

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Mënyra e jetës në tëbane

Në dban, ku dilej në mënyrë kolektive, jeta ishte shumë e organizuar, kishte punë për të gjithë, nga fëmijët e deri te më të moshuarit. Që nga mëngjesi i hershëm e deri në mbrëmje vonë, secili merrej me punën që mund ta bënte më së miri. Fëmijët zakonisht i ngisnin dhentë për t’i mjelë e më të mëdhenjtë i milnin. Disa fëmijë të tjerë i ruanin vjetët, e disa i ruanin dhentë topalle. Fëmijët gjithashtu luanin me qentë dhe këlyshët. Gratë bënin bulmetin e disa shkonin në arë për të korrur ose për punë të tjera bujqësore. Këtë organizim të punës kolektive në tëbane e vërejti edhe poeti ynë i madh Naim Frashëri: Bariu plak me krabë në dorë, dhe urdhëron të rinjtë,/ E ata gjithë punojnë, ngritur më brez pëqinjtë,/ Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tendën e stanë,/ Kush sjell gjeth, karthi e shkarpa, sicilido ndih më një anë,/ Kush qeth shelekna, kush mjel dhitë, kush mjel dhentë,/ Njëri merr ushqen klyshna, tjatri përgëzon qentë. (Naim Frashëri, vepra 1, Prishtinë, 1978, fq.149). Në Koritë dhe në Koshticë , tëbanat i bëjnë afër arave të vogla ( gropëza), për t’i plehëruar më lehtë ato. Tëbanat janë të tipit të katundit, afër njëri tjetrit, e kjo bëhet për shkaqe sigurie, sidomos për t’u mbrojtur

nga egërsirat. Madhësia e objektit të tëbanit, varej nga numri i anëtarëve të familjes dhe nga numri i bagëtive. Meqë bulmeti përgatitej brenda në tëbanë, në një pjesë të tij ku ishin renditur edhe enë të ndryshme, pjesa tjetër shërbente për qëndrim ditor ose për të fjetur. Tëbanat më të mëdha ( të rralla) bëheshin në të katër anët me mur guri dhe me dy dyer përballë njëra tjetrës, nga të cilat njëra ishte kryesorja ndërsa tjetra lidhej me vathën, sidomos me shtrungën ku mileshin dhentë. Çatia ndërtohej me drunj dhe mbulohej me kashtën e duajve të thekrës. Renditja e duajve ose “kashtimi” siç thuhej zakonisht, ishte një punë jo edhe aq e lehtë. Nga dy anët e murit renditeshin drunjtë që quhen kepra (qepra), që takoheshin njëri me tjetrin në kulmin e stanit. Mbi qeprat vertikale shtroheshin pallëzinat, drunj më të hollë që lidheshin me qeprat me litar që bëheshin nga duajt e thekrës, ose shpeshherë edhe gozhdoheshin. Fjala pallëzinë (pallzajnë) vjen nga – pullaz, pra drunj për pullaz, pullazina. (Këtë fjalë me këtë domethënie e hasim te Gjergj Fishta, te “Gomari i Baba Tasit”.) Pasi mbi pallëzinat e renditura shtrohej kashta e duajve, përsëri vihej pallëzina tjetër mbi to dhe kështu mbulohej çatia e stanit. Edhe për këtë punë duhej mjeshtri e madhe. Ashtu siç ishin me emër qethtarët e mirë, ishin po ashtu të njohur edhe ata që “kashtonin” mirë. Nëse kjo punë improvizohej nga


KULTURE

izimi i jetës në dhe të Koshticës

njerëz jokompetentë, kjo çati mund të lëshonte edhe shiun. Në pjesën që nuk mbyllet me kashtën e duajve, në atë vertikale në formë trekëndëshi, hyn drita dhe po nga ajo pjesë del edhe tymi. Tëbanat më të vogla janë të ndërtuara me gardh në vend të murit. Në dy anët e gardhit kashtohet po ashtu me duaj thekre. Në vjeshtën e vonshme, kur thahet kullosa, dhentë dhe lopët e hanë kashtën dhe mbetet vetëm gardhi, që përbëhet nga hunjtë dhe thuprat, prandaj para se të dilet në stan, ky gardh duhet të kashtohet sërish. Nëse familja është shumë e madhe, përreth stanit ndërtoheshin kolibet, që ishin shumë të vogla dhe shërbenin vetëm për të fjetur. Kolibet e kanë formën e stanit me gardh. Këto “shtëpi” të pushimeve brenda kanë mjetet e domosdoshme për jetesë, që janë votra e zjarrit apo një stufë për ngrohje dhe “ krevatet” – shtretërit prej dërrasash me shkopinj ( këmbë) të ngulur në tokë. Orenditë janë trungje të prera drurësh dhe stola të sajuar me dërrasa. Në disa Tëbane nuk ka shtretër aspak, të gjithë flejnë bashkë të renditur njëri pas tjetrit. Pjesët e tjera të Tëbanat janë të ndryshme. Kjo është çështje organizimi dhe mundësish. Ujin e marrin prej një burimi aty pranë. Tëbana ka një përzierje mes aromës së bulmetit dhe asaj të malit -bjeshkës. Në bjeshkën e Koritës dhe të

Koshticës, në të shumtën e rasteve, në Tëbana dilej me tërë familjen, d.m.th., bëhej shpërngulja nga fshati. Kishte raste kur një pjesë e familjes dilte në stan, ndërsa pjesa tjetër jetonte në katund. Në Tëbane jetonin burrat, gratë dhe fëmijët. Ata e ruanin bagëtinë dhe e bënin bulmetin. Dhentë i ruanin barinjtë e bareshat ( çobanët e çobaneshat) të moshave të ndryshme. Bjeshkatarët qëndrojnë në Tëbane për një periudhë deri në gjashtë muaj , ose e thënë ndryshe, deri në momentin që prishet koha. Ka ndodhur , por janë raste të rralla, që ka rënë dëborë dhe bjeshkatarët i ka bllokuar në bjeshkë. Në ditët e sotme tufat kanë filluar të rrallohen, ndërsa barinjtë i kanë harruar zakonet e vjetra të fyellit .

Udhëtimi i bagëtisë për në bjeshkë

Barinjtë pasi dilte pranvera merrnin rrugën për një bjeshkë që zgjaste kryesisht një natë e një ditë. Karvani i gjatë me lopë, kuaj, dhen dhe qen rrugën e bënte ngadalë. Ata e planifikonin kohën për dalje në bjeshkë me qëllim që atje të krijohen kushtet për të vazhduar jetën e Tëbanave. Plani i udhëtimit përgatitej me kohë. Dihej se në cilin vend kur do të arrijnë për të mbërritur në vendin e caktuar me kohë. Tufa e dhenve ishte e vogël dhe e madhe. Tufë të vogla quheshin ato, numri i të cilave arrin deri në 300

dele, ndërsa tufë të mëdha, ta zëmë ato deri në 1000 dele. Atyre u printe “ ugiçi”, i cili në qafë mbante “troken” – kambanën e dhenve. Bariu (çobani) i parë, ai kryesori quhet “bylikbash”, domethënë i parë i bylikut, (kjo fjalë si duket ka prejardhje turke dhe vjen nga bylik, byjyk – i madh) ose ai që e udhëheq tufën e madhe, ndërsa ndihmësi i tij quhet “jamak” (këtë fjalë e hasim në të gjitha vendbanimet shqiptare të Malësisë. Puna e parë që bëhej me të arritur të bjeshkatarëve, ishte shkarkimi i gomareve dhe kuajve të ngarkuar me ushqime e gjëra të tjera të nevojshme për jetesë, pastaj ndezja e zjarrit dhe mbushja e ujit . Ushqimi më i zakonshëm për këto kushte ishte “kaçamaku”, që përgatitej më lehtë. Nga bashkëbiseduesit e mi që e njohin mirë zanatin e ushqimeve tradicionale të blegtorisë, me të cilët biseduam, mësojmë se pasi ndizej zjarri në kusinë e varur në zinxhirë, të mbushur me ujë sipas masës, hidhej mielli prej misri, dhe ashtu në formë koni notonte në ujë që duhej të zihej dy orë. Pasi kalon kjo kohë ë nevojshme “kaçamaku” përzihej me një shkop dhe kështu hahej, shpeshherë duke e bërë përshesh me kos ose me tambël. Dikush prej familjes me ndihmësit e vet e kishte obligim të përkujdesej edhe për ushqimin e qenve, që bëhej më shpejt dhe pa ndonjë kujdes të madh etj. Ky udhëtim nga nisja deri në stan është gjithashtu ngjarje e rëndësishme me plot ceremoni që mund të llogaritet si veçori me interes për këtë veprimtari që e kemi objekt studimi, bashkë me gjuhën e përdorur. Barinjtë që kishin pak dhen nuk bënin jetë nomade, por e kalonin dimrin në shtëpi, edhe pse me vështirësi e pritnin pranverën. Në anën tjetër, barinjtë që kishin më tepër dhen, dimrin e kalonin në vende më të përshtatshme me pak ose pa borë. E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Portret: Haxhi Lajka

Mekanik me famë të madhe Sot në moshën 80-vjeçare, Haxhiu nuk punon më, por ende për çdo ditë shkon në servisin që quhet sipas mbiemrit të tyre “Lajka”, ku ka një zyrë të vogël, lexon gazetën dhe nganjëherë e hedh syrin dhe veshin në makina që mjeshtrat, si edhe i biri i tij Bajaziti i riparojnë Është vështirë të fillosh të shkruash për këtë familje të vjetër ulqinake me një pedigre të lartë e mos të të shkojë mendja te Hake Lajka, një zonjë “e rëndë” nga kjo familje, e cila me punën dhe veprën e saj, si një ndër avurdat më të para dhe më të njohura në Ulqin dhe rrethinën e tij, ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin dhe trashëgiminë tonë. Ajo është edhe personaliteti kryesor i legjendës për Kroin e Zanave, për të cilën kam shkruar në librin tim të parë “Kalaja - Legjendë dhe Art” në vitin 2006. Mirëpo, kjo familje gjithmonë në Ulqin ka gëzuar respekt të veçantë për shkak edhe të shumë personaliteteve të cilët ende edhe sot jetojnë dhe me punën e veprën e tyre, në disa lëmi, gjenden në majën e piramidës te ne. Në fokusin e interesimit tim është njëri ndër më të njohurit e kësaj familjeje, i cili gjithë jetën e tij ka punuar si mekanik. Fjala është për Haxhi Lajkën, i cili ende sot në moshën 80-vjeçare për çdo ditë shkon në servisin e tij që gjendet në rrugën e cila të çon për Kripore, të them më mirë Kriporen “e dikurshme”, e cila sot është totalisht e devastuar dhe e shkatërruar. Servisi quhet sipas mbiemrit të tyre “Lajka”, ku sot mund t’i riparoni automjetet tuaja, duke filluar nga ato më të thjeshtat e deri te Mercedesi dhe automjetet tjera moderne. Haxhiu nuk punon më, por për çdo ditë shkon në servis, ku ka një zyrë të vogël, lexon gazetën dhe nganjëherë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

e hedh syrin dhe veshin në makina të cilat mjeshtrat, si edhe i biri i tij Bajaziti i riparojnë. Ai i takon asaj plejade të mjeshtrave, makinistëve, të cilët nuk duhet të harrohen dhe duhet të nxirren nga harresa për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Fjala e shkruar mbetet dhe gjithmonë do të ketë studiues të cilët do të merren me trashëgiminë tonë, me qytetërimin tonë. Haxhiu ka punuar vite me radhë në

repartin e servisit të “Komunallnos” së dikurshme dhe zanatin e ka mësuar nga mjeshtri më i njohur në këto treva dhe më gjerë, Smail - Malo Malohoxha. Ky i fundit ka qenë mjeshtri kryesor në këtë servis pas kthimit nga navigimi dhe para se të shkojë në pensionin e merituar, në pyetjen e udhëheqjes komuniste të kësaj ndërmarrjeje: ”Mjeshtër Malo, na trego se cilin ta vendosim në vendin e shefit të servisit?”, i ndjeri Malo, menjëherë pa menduar shumë,


PORTRET ka treguar me gisht: ”Veç ky djali, pa dyshim, mundet me më zëvendësu! Këtë veni.” Kështu edhe Haxhiu pas përvojës së madhe, duke punuar dhe mësuar nga mjeshtri Malo, fillon edhe vetë të mësojë edhe më shumë. Ai tërë jetën e tij ia ka kushtuar makinerisë, automjeteve dhe mekanikës. Bëhet mjeshtër i cili përmendet gjithmonë si një mekanik me famë të madhe. Nganjëherë, kur edhe elektronika me të cilën është i pajisur Servisi “Lajka” ka problem të identifikojë prishjen në makinë, Haxhiu del nga zyra, e dëgjon makinën dhe me veshin e tij e identifikon problemin. Është i rrallë dhe i veçantë. I biri i tij, Bajaziti, ka trashëguar nga Haxhiu shumë veti dhe ai pa dyshim me instrumente dhe pajisje elektronike moderne i riparon automjetet, por më duket se kur ndodh ndonjë prishje ku edhe elektronika “hesht”, ftohet Haxhiu, i cili përveç përvojës shumëvjeçare ka pasur dhe ende e ka dashurinë dhe ndjenjën për makineri dhe makina. Kështu që ai rrallë, të them më mirë kurrë, nuk gabon. Haxhiu është një njeri i qetë, modest, zotëron një inteligjencë të rrallë dhe ka një kujtesë të madhe. I kujtohen shumë shokë dhe miq me të cilët është shoqëruar në rini, por edhe më vonë. Shumë nga ata nuk jetojnë më, por

Haxhiu flet për të gjithë me një respekt dhe pietet të veçantë. Në veçanti i kujtohen shumë takime gjatë kohës së lirë dhe festave, ku një grup nga ata është dalluar. Ishte kjo një shoqëri kompakte, të them më mirë “boemët” e Ulqinit të asaj kohe, ku ka pasur humor, bejte dhe argëtim. Mund të them se këta njerëz duhet të përmenden dhe të mos harrohen. Për disa prej tyre kam shkruar edhe më parë në disa shkrime dhe në librat e mia, kurse disa dua t’i përmendi në këtë shkrim. Në këtë grup në veçanti janë dalluar Rasim Beci, Ismet Lamoja, Xhavit Ismailaga, Haxhi Lajka dhe disa të tjerë. Në veçanti dua të përmendë Bet Galanin, shoferin e autobusit të kuq, të vogël të “Komunallnos”, i cili ka pasur një humor të veçantë, specifik. Ka qenë humorist dhe bejtexhi. Për këtë dëshmojnë fjalët e një bejtexhiu të njohur ulqinak, i cili me një rast i ka thënë Betit: ”Hajde, hajde, Bet Galani, ftyrën e ke si kazani, edhe punt’ i ke si shejtani”. Këta kanë lënë shumë fjalë të urta, bejte dhe humor, i cili rrallë mund të përsëritet. Prandaj është mirë të shkruhet dhe të hulumtohet trashëgimia jonë e lavdishme. Si popull autokton në këto troje, kemi pasur humorin tonë, bejtet, muzikën dhe gjuhën tonë lokale ulqinake, e cila ende sot ka mbetur

I biri i tij, Bajaziti, ka trashëguar nga Haxhiu shumë veti dhe ai pa dyshim me instrumente dhe pajisje elektronike moderne i riparon automjetet, por më duket se kur ndodh ndonjë prishje ku edhe elektronika “hesht”, ftohet Haxhiu, i cili përveç përvojës shumëvjeçare ka pasur dhe ende e ka dashurinë dhe ndjenjën për makineri dhe makina. Kështu që ai rrallë, më mirë të them kurrë, nuk gabon

e papërsëritshme, pavarësisht nga koha moderne, interneti dhe ndikimi i mjeteve të komunikimit masiv. Haxhiu, ende edhe sot është në gjendje psiko-fizike shumë të mirë. Ende i “grah” automobilit, është i respektuar nga familja e tij, është i kënaqur me punën, me të birin Bajazitin, të cilit ia ka “lënë” zanatin, nipat Adnanin dhe Kenanin të cilët studiojnë, por siç shihet edhe ata nuk munden pa servis, pavarësisht se përballë servisit, në anën tjetër, koha moderne dhe turizmi u garantojnë atyre dhe anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje edhe një të ardhme tjetër. Haxhi Lajka, po e përsëris edhe një herë, sot gëzon respekt të veçantë në të gjithë qytetin e Ulqinit dhe rrethinën e tij, por edhe më gjerë. Me shkrimin tim modest mbi Haxhi Lajkën, dëshiroj ta përkujtoj opinionin për këtë mjeshtër me nam, pasi që mendoj se ai dhe shumë të tjerë duhet t’i kujtojmë, t’i nxjerrim nga harresa dhe mos t’i harrojmë kurrë. Të gjithë ata janë pjesë e trashëgimisë sonë të lavdishme. Haxhi Lajkës i dëshiroj jetë të gjatë, të mirë dhe të shëndoshë. E meriton. I.Karamanaga E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

29


HISTORI

Skënderbeu në traditën popullore shqiptare në Malin e Zi (5)

Në shenjë zie për Skënderbeun

Lënda e ngjeshur folklorike dhe etnografike që iu kushtua figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut formoi një traditë të vlefshme që i përballoi kohës për gjashtë shekuj. Në krijimet dhe shënimet që e kanë burimin në Ulqin, në Anë të Malit, në Tivar, në Mërkot, në Krajë e Shestan, Malësi të Madhe, Plavë e Guci, që janë pjesë e kulturës popullore shqiptare, është skalitur për bukuri kjo figurë shqiptare me fuqi madhore. Ato ndriçojnë jetën dhe bëmat e tij, luftrat për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Lidhen me qytetet tona të njohura: Shasin, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Gjirokastrën etj

Dr. Ismail Doda

(vijon nga numri i kaluar) Jeta e këtij zulmëmadhi kaloi shpejt, pothuaj si një dallgë lumi që derdhet në det. Ai e përfundoi atë nga një vdekje natyrore [Shih G. Frances Chronikon Majus, ed. Bonnae 1838, Lib. IV. Kreu XXII, f. 438, në: Koço Bozhori, Lufta shqiptaro-turke etj., Tiranë 1967, f. 108. Cituar sipas K. Frashëri, GJKS, jv (e cit. në 7, 10, 22)], por ky lajm i rëndë dhe i papritur i trishtoi sidomos shqiptarët mbarë. Siç njofton M. Barleti [Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1967, f. 490 (më tej, HJVS)], “Skënderbeu u varros në qytetin e Lisus (Lezhë, vër. I. D.), në kishën më të madhe të Shën Nikollit. Ceremonia e varrimit të tij u përcoll me vaj nga të gjithë princat dhe kapedanët”. Vendin shqiptar e mbuloi zia mbarë:

30

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

“Qysh mbas vdekjes së Gjergjit, na e mbajmë polin e zi si shej jazit... (thotë Drane Shkreli prej Bregut të Bunës, lindur më 1897)”. Dr. Bahri Brisku, që e shënoi këtë të dhënë me vlerë etnografike dhe foklorike, shpjegon se pol-i është një lloj bohçeje leshi, të cilën e mbajnë vetëm gratë e Bregut të Bunës. Është një lloj bohçeje e vogël, e ngjyrosur me ngjyrë të zezë, e stolisur me disa të qëndisura folklorike në pjesën e sipërme. Vihet prapa, kurse përpara vihet bohçja tjetër më e madhe. Thonë se vetëm gratë e këtij vendi e mbajnë për jaz të Skënderbeut. Përveç Bregut të Bunës, polin e zi nuk e mbajnë në asnjë fshat të rrethit të Ulqinit (Shih, Gja Fet. 1/1971, f. 213). Qysh atëherë shestanasit qeleshen e kanë bajtë të mbështjellë me shpenë të zezë, kurse çakçirët me shirit të zi (Buzuku, 18/22 tetor 2005, Ulqin, f. 9).

Gjurmë në veshjen e femrave

Sipas asaj veshjeje, të cilën pas vdekjes së Skënderbeut (1468) e barti me vete në Itali fisi shqiptar, që në vendlindje bante flokët kaçurrel

deri në krahë, një stërgjysh i tij Tedori (jetoi rreth vitit 1319) e mori nofkën “Chiscetisi (vuol di trezze)”. Pikërisht atë veshje të lashtë popullore shqiptare [Krahaso, Tomaschek, Die Thraker 1, 116, Hirt. Indogermanen 2, 461 e 723; Weigand, Zeitsch. Roman. Phl. 29 (1905), 377. Cituar sipas M. Šufflay, Povijest sjevernih Arbanasa (Sociološka študija), në: Arhiv za arbanašku starinu, jezik i etnologiju, knjiga II, Sv. II (1924), Beograd 1925, f. 208, shën. 3)] që mund të shihej deri më 1860 te kelmendasit në Srem (fshati Nikinci) [Aty luhej pa përcjelljen e ndonjë instrumenti, vetëm nën melodinë e këngës, në të cilën përmendeshin trimëritë e të parëve, posaçërisht të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (Shih dr. S. K. Popovič, Arnauti u Sremu (Sipas Danilo Kordinlesit) Cituar sipas Frok Zeqiq, Shqiptarët Kelmendas në Hrtkovc e Nikinc (137-1997), Zajednica Albanaca u Republici Hrvatskoj, Zagreb 1998, Shtypi: Šolta d.o. Zagreb, f. 152], tani e zhdukur fare (Frok Zefia, Shqiptarët Kelmendas, e cituar më sipër, f. 145) e përqafoi edhe fisi serb [Mërkotin me


HISTORI prejardhje serbe, përkatësisht malazeze e paraqet Luka Vujoviqi (Luka Vujović); Markovićki dijalekat, SDZ, knj. XIII, Beograd 1969, f. 82, kurse tash vonë me kombësi malazeze i paraqet Etem Peroçeviqi (Etem Peročević), në Školstvo u Mrkojevićima 1885-2000, Pečurice, Osnovna škola „Mrkojevići“, 2000 (Bar: Fair Print), f. 13] i mërkotasve (Mrkojevići) flokëgjatë: Li Mirchoe, de Marchois, por Marchoi, ose Marcovich [(1409-1449, Ljubic, Listina 6, 22 e 9, 290 Guistiniani (1553), te Ljubiqi, Commisioni 2, 229, Matkovic, Starine 10 (1878), 251; Ruvarac, Prosvjeta 2 (Cetinje 1893) 312 e 367. Cituar sipas M. Šufflay, Povijest II/2 (e cit. në 35), f. 280, shën. 2)], përkatësisht krahinës së Markajve (Markoviqët), që ashtu si Pashtroviqët, Piperët, Gjurashët (Cërnojeviqët) etj. njihet si shqiptare [Shih, SHPSH, I (e cit. në 11), f. 208]. Pamal’ok, NeMal’ok – Malok (shqip “mal’” dhe sufiksi “-ok”) ose “malësor”, që ia kanë dhënë vetes shqiptarët e Veriut (M. Šufflay, Povijest, në Arhiv II/2, f. 200, shën. 3). Veshja që vazhdojnë ta bëjnë femrat e kësaj krahine, me dukuri bilinguizmi dhe emërtimin shqiptar, që është bërë modë deri te boshnjakët dhe sipas saj shtëpia e herceg Sandalit (1435) e mori nofkën “Kosaca” për nga nuanca e bardhë e ngjyrës, sidomos e këmishës dhe degërmies, është mjaft e afërt me atë të Krajës dhe të Shestanit, që lidhen me kohën skënderbejane. Veshja e bukur e Krajës dhe e Shestanit [Drita Halimi – Statovci, Disa veshje shqiptare në Mal të Zi, “Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji”, 25-1995, Prishtinë 1996, ff. 68-81], tërheqëse dhe karakteristike me ngjyrën e vet të bardhë, siç u tha edhe më parë, të cilën edhe në ditë zie ashtu e mbajnë, mendohet se është tipike me atë të Donikë (Andronika) Kastriotit, të shoqes së Skënderbeut, bijës së Gjergj Arianitit: “Petkat e grave tona krajane, me bojë t’bardhë e me kerrsheta (=gërshetë) në krye, si na thotë gojëdhëna se s’kena kurrnjifarë dokumenti është visha e t’shoqes Skenderbegut; sikurse janë gratë me t’bardha: Kranja e Shestani, por ma fort Shestani qi ka at’kershet: Ajo (e ka fjalën për Donika Kastriotin, vër. I. D.) është vishë kshtu me petka t’bardha; e thonë se petkat e t’shoqes t’Skënderbeut i ka tash vishe e jonë. Është

Pol-i është një lloj bohçeje leshi, të cilën e mbajnë vetëm gratë e Bregut të Bunës. Është një lloj bohçeje e vogël, e ngjyrosur me ngjyrë të zezë, e stolisur me disa të qëndisura folklorike në pjesën e sipërme. Vihet prapa, kurse përpara vihet bohçja tjetër më e madhe. Thonë se vetëm gratë e këtij vendi e mbajnë për jaz të Skënderbeut. Përveç Bregut të Bunës, polin e zi nuk e mbajnë në asnjë fshat të rrethit të Ulqinit

ajo vishë. Kështu na tregonjin t’moçmit tonë: gjyshat, babat, e atane...” [Informatë gojore që na dha para mikrofonit më 24. 12. 1979 në Ljare, Mark Nik Junkaj (23. 03. 1908-1981) me të shoqen Lenën, e lindur më 21. 01. 1917 në Dedaj, Shestan]. Këtë të dhënë të rrallë, që për herë të parë e takoj dhe publikoj, me peshë jashtëzakonisht të madhe shkencore, duhet ndriçuar. Atë e volëm nga familja Junkaj, nga Ljarja e Krajës, me prejardhje, traditë të lashtë dhe përvojë në ruajtjen e kujtesës popullore, e cila nga mesjeta mban titullin e kontit të Ljares e të bujarisë, titull i parë në tërë krahinën e Krajës, që aty nga viti 1290 Junkut ia dha Helena, mbretëresha e Serbisë, Duklës, Shqiptarisë [Nga biseda që bëmë me të më 24. 12. 1979 në Ljare, që e kemi në bobinë magnetofoni në arkivin personal; Shih edhe Hajrullah Koliqi, Kraja e Shkodrës, “Art Club”, Ulqin, 2001, f. 59], përkatësisht e misëve dhe të Ilirikëvet, siç thotë Marin Barleti [Historia e jetës dhe e vepravet të Skënderbeut (cit. në 33), f. 158: “… mbretëresha Helenë prej Frëngjie, grua fort besimtare, bashkëshorta e mbretit të misëve dhe të Ilirikëvet Simeon Nemanja”] bashkë

me stemën – mëzatin, që sot është e vetmja familje e cila gëzon titullin e kontit në mbarë hapësirën shqiptare. Lënda e ngjeshur folklorike dhe etnografike që iu kushtua figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut formoi një traditë të vlefshme që i përballoi kohës për gjashtë shekuj. Në krijimet dhe shënimet që e kanë burimin në Ulqin, në Anë të Malit, në Tivar, në Mërkot, në Krajë e Shestan, Malësi të Madhe, Plavë e Guci, që janë pjesë e kulturës popullore shqiptare, është skalitur për bukuri kjo figurë shqiptare me fuqi madhore. Ato ndriçojnë jetën dhe bëmat e tij, luftrat për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Lidhen me qytetet tona të njohura: Shasin, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Gjirokastrën etj. Janë të gërshetuara me një stil të rrjedhshëm dhe me shprehje artistike. Në brendi ngërthejnë mjaft dëshmi të burimit tregimtar, të cilat në shumicën e rasteve përkojnë me të dhëna historike dhe etnografike. Si të tilla kanë edhe vlera njohëse. Në saje të tyre populli ynë, i pushtuar dhe i paarsimuar, sidomos në të kaluarën, e mbajti gjallë emrin e Skënderbeut, që iu tingëllonte aq ëmbël, në kujtesën e vet. (Fund)

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

KOHA Javore

31


ARSIM

Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” - Shtoj

Suksese dhe arr

Mësimdhënësja e kësaj shkolle, Arlinda Sukaliq, profesoreshë e mësimit klasor, dhe nxënësit Nora Selça euro nga Fondi për talentë, i krijuar nga Ministria e Arsimit të Malit të Zi për shpërblimin e nxënësve dh

“ 32

Një bashkëpunim i mirëfilltë dhe shumë i suksesshëm u bë jo shumë kohë më parë me Konsullatën e Britanisë së Madhe, ku Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” ishte përzgjedhur nga ana e tyre për t’i dhuruar disa mikro çipa, e bashkë me këtë të realizohet edhe një trajnim se si të përdoren këto mikro çipa nga mësimdhënësit, të cilët patën fatin që të ndjekin një seminar katërditor.

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018


ARSIM

ritje të reja

anin, Anabella Gazivoda dhe Milivoje Pajoviq, u shpërblyen me nga 1000 he arsimtarëve më të mirë. Sukseset e Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj nuk kanë të sosur dhe po vijojnë të rriten çdo ditë, gjë që nuk përbën më diçka për çfarë duhet të çuditemi. Edhe pse kjo shkollë numëron një numër jo të madh të nxënësve, kjo nuk ndikon në sukseset e arritura të saj. Por fatmirësisht ky fenomen po ndryshon dhe nga viti në vit po vjen duke u rritur numri i nxënësve, përmirësimi i kushteve e me këtë edhe korrja e sukseseve po shtohet shumë. Për momentin kjo shkollë numëron 92 nxënës, në të dyja gjuhët. Për të gjithë ne, nuk janë të panjohura arritjet dhe sukseset që vazhdimisht po arrihen, si nga ana e nxënësve, për dhe e mësimdhënësve, por në vazhdim do t’i shpalosim ato më të fundit. Nuk mund të lihet pa përmendur, pa dyshim, bashkëpunimi i mirëfilltë e shumë i suksesshëm që u bë jo shumë kohë më parë me Konsullatën e Britanisë së Madhe, ku Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” ishte përzgjedhur nga ana e tyre për t’i dhuruar disa mikro çipa e bashkë me këtë të realizohet edhe një trajnim se si të përdoren këto mikro çipa nga mësimdhënësit, të cilët patën fatin që të ndjekin një seminar katërditor. Në këtë trajnim, të titulluar “Shkolla e shekullit të 21-të”, dhjetë mësimdhënës të Shkollës “Marko Nuculloviq” patën kënaqësinë të mësojnë më shumë se si t’i aplikojnë metodat e reja në mësim, sidomos në lëndën e informatikës, dhe e kaluan me sukses këtë trajnim. Qëllimi i këtij projekti ishte që lëndës së informatikës t’i jepet më shumë rëndësi në shkollat fillore dhe aplikimi i

bazave të programimit të jetë më i pranishëm te nxënësit e shkollës fillore. Duhet theksuar se Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” ishte fatlume që u përfshi më e para nga shkollat në gjuhën shqipe në këtë projekt madhështor, të organizuar nga Konsullata Britanike. Në kuadër të këtij programi, ishte detyrë edhe organizimi dhe formimi i klubit të programerëve të rinj, ku do të përfshihen nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Me këtë nxënësit do të përgatiten për tregun e punës, sepse program-

imi sot është një profesion shumë i kërkuar. Përveç bashkëpunimit të lartpërmendur, nuk mund të lëmë pa përmendur shpërblimet që fituan mësimdhënësja e kësaj shkolle, Arlinda Sukaliq, profesoreshë e mësimit klasor, dhe nxënësit Nora Selçanin, Anabella Gazivoda dhe Milivoje Pajoviq, të cilët u shpërblyen me nga 1000 euro nga Fondi për talente, i krijuar nga Ministria e Arsimit të Malit të Zi për shpërblimin e nxënësve dhe arsimtarëve më të mirë. Të shpërblyerit në fjalë u zgjodhën ndër 100 më të mirët në mesin e të gjitha shkollave në Malin e Zi, për arritjet dhe sukseset në lëmi të ndryshme. Në një të ardhme shumë të afërt pritet përsëri bashkëpunim me Universitetin e Miçiganit nga SHBA-ja, ku pritet të realizohen projekte të reja vitin që vjen. Duhet theksuar se nxënësit e Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” janë fitues të medaljeve të arta, të argjendta dhe të bronzta në nivele shtetërore në atletikë, art figurativ, recitime etj. Shumë shpejt nxënësit do të marrin pjesë në shumë gara të kategorive të ndryshme, për të cilat presim të kthehen fitimtarë. Arlinda Sukaliqi

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

U shënua Dita e Shkollës Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë

Institucion me përvojë të gjatë pune edukativoarsimore Plavë – Shkolla fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, në përbërje të së cilës punojnë edhe gjashtë paralele të shpërndara katërklasëshe dhe pesëklasëshe në fshatrat periferike: Brezojevicë, Bogajiq, Meteh, Jara, Vojno Sellë dhe Hot, këto ditë, shënoi solemnisht 106 vjetorin e punës së vet. Drejtori i kësaj vatre edukativo- arsimore Mr. Igor Vukaniq, duke folur mbi historikun e gjatë dhe të bujshëm të aktivitetit të saj, vuri në dukje mes të tjerash se ajo ka filluar punën para 106 vjetësh, pikërisht në vitin 1912, në kohën kur në këtë anë popullata është ballafaquar me probleme të shumta të natyrave të ndryshme, të cilat dukshëm janë reflektuar në punën e rëndë të këtij institucioni të posathemeluar, duke shtuar në vazhdim se ajo në punën e vet të mëtejme ka përjetuar batica dhe zbatica të cilat ku më shumë e ku më pak janë tejkaluar me sukses dhe tani

34

Javore KOHA

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

ajo është njëra ndër shkollat më të mëdha në Mal të Zi për nga numri i nxënësve dhe i punëtorëve. Gjatë elaborimit për punën shumëvjeçare edukativo- arsimore, drejtori Igor Vukaniq theksoi se shkolla ka shënuar rezultate të konsiderueshme, dhe se aktivitetin e gjithanshëm të punës së nxënësve, mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë e dëshmojnë, konkretizojnë dhe reflektojnë diplomat, plaketat, mirënjohjet dhe llojet e tjera të shpërblimeve dhe dhuratave me të cilat janë të stolisura vitrinat dhe ballinat e kthinave dhe lokaleve të cilat janë fruta të sukseseve të shënuara gjatë pjesëmarrjes në gara të ndryshme të diturisë, ndërsa për rezultatet e arritura në punën edukativo- arsimore, ajo është nderuar me mirënjohjet më të larta të nivelit komunal, rajonal, republikan e madje edhe federativ në ish Jugosllavi. Në shkollën amë, mësimi i reformuar zhvillohet në dy ndërrime (turne) në

ca kabinete, punëtori dhe lokale të tjera të pajisura me pajisje standarde bashkëkohore për punë. Shkolla ka bibliotekën e pasur me mbi 12.000 kopje librash, titujsh të ndryshëm dhe literaturë tjetër të begatë me broshura, gazeta e revista, të cilat shfrytëzohen në punën e procesit edukativo- arsimor nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Për transportimin e nxënësve nga fshatrat periferike për në shkollë, Ministria e Arsimit shkollës i ka siguruar kombibusin, i cili çdo ditë pune qarkullon në tri drejtime. Drejtori Vukaniq në fund të elaborimit ka nënvizuar se falë donacioneve, ndihmës, përkrahjes dhe angazhimit të Ministrisë së Arsimit si dhe të institucioneve dhe organizatave të tjera humanitare vendore dhe ndërkombëtare viteve të fundit infrastruktura e tërësishme e shkollës ka përjetuar renesancë të plotë dhe janë krijuar vërtetë kushte të volitshme për zhvillimin dhe mbajtjen normale të procesit mësimor dhe aktiviteteve të tjera të punës. Përvjetori i Ditës së Shkollës fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës është manifestuar edhe me një program të begatë dhe të larmishëm kulturor, artistik dhe muzikor, të performuar nga ana e nxënësve në skenën e sallës së Qendrës për kulturë, i cili u përcoll dhe u përshëndet me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Në Turneun Ndërkombëtar të Taekwondosë “Sarajevo Open 2018”

Dy trofe dhe 28 medalje për “Ulqinin”

KT “Ulqini” ka fituar trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, si dhe trofeun për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për kategorinë e kadetëve të rinj. Garuesit e tij kanë fituar 11 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe dhjetë medalje të bronzta Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar dy trofe dhe 28 medalje në Turneun Ndërkombëtar “Sarajevo Open 2018”, i cili është mbajtur gjatë fundjavës në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës. Në deklaratën për shtyp të këtij klubi thuhet se “Ulqini” është përfaqësuar me 26 garues në këtë turne ku kanë marrë pjesë rreth 700 garues të 61 klubeve nga shtatë shtete. Ai ka fituar trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, si dhe trofeun për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për kategorinë e kadetëve

të rinj. Garuesit e “Ulqini”-t kanë fituar 11 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe dhjetë medalje të bronzta. Në disiplinën e formave, medalje të arta kanë fituar Sumeja Bisha, Dion Mustafa, Amell Nuti, Xheneta Kanaqeviq, Medina Kanaqeviq dhe Ardit Dervishi, medalje të argjendta Amra Dushku, Arta Ismailaga, Edina Kraja, Enes Dushku dhe Amrudin Hoxha, ndërsa medalje të bronzta Sara Kraja, Hana Tivari, Bledar Kasmi, Mehrudin Muçaj, Vesa Dervishi dhe Hadi Resulbegu.

Në disiplinën e ndeshjeve, me medalje të arta janë kurorëzuar Amella Nuti, Merisa Malokraja, Sara Kraja, Arta Ismailaga dhe Mersida Demiri, me medalje të argjendta Mervana Muçaj dhe Enis Kurti, kurse me medalje të bronzta Abdullah Dervishi, Besart Kuqi, Amar Bakalli dhe Bledar Kasmi. Drejtuesit e KT “Ulqini” kanë falënderuar prindërit e garuesve për përkrahjen e tyre si dhe të gjithë sponsorët që ua lehtësuan udhëtimin në këtë aktivitet sportiv.

(Kohapress)

E ENJTE, 20 DHJETOR 2018

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.