KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 dhjetor 2018 Viti XVll Numër 846 Çmimi 0,50
Ushtria e Kosovës dhe Donald Tramp ISSN 1800-5696
Skënderbeu në sytë e fëmijëve
Arkiv të dhënash dhe thesar i diturive albanologjike
PËRMBAJTJE
4
6 Angazhimi amerikan ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore
ASH DHE LDSH zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor
12
16 Kolë Maca, autor i fotove monumentale historike
Ndihmesa me rëndësi për eposin e heroit legjendar shqiptar
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
PËRMBAJTJE
20
22 Takim i ngrohtë me nxënës
10 filmat më të mirë të vitit 2018
24
26 Për protesta të tilla ka nevojë edhe vendi ynë
Haxhi Zekën e vrau shqiptari me paratë e Serbisë KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Letërsia shqipe Qençe nuk Podgoricë e enjte, 12 janar 2017 Viti XV Numër 747 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
Të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Mosbesimi ndaj pakicave
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
është letërsi e
jetohet ma fuqishme
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
ASH DHE LDSH zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor Në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare nënshkruan koalicion parazgjedhor. Në memorandumin për bashkëpunimin midis tyre theksohet nevoja e bashkëveprimit politik për një prezantim më të denjë ndaj sfidave kombëtare. “ Të bindur që spektri politik shqiptar në Mal të Zi ka nevojë për një bashkëpunim dhe bashkëveprim sa më të shpejtë, me qëllim të një prezantimi sa më të denjë të interesave kombëtare në skenën politike të Malit të Zi; Duke u nisur nga situata politike, aspak e favorshme, dhe nga marrëdhëniet e ftohta në mes partive politike shqiptare në Mal të Zi, bashkëpunimi i subjekteve nacionale dhe ndryshimi i qasjes së politikës nga ana e shqiptarëve në Mal të Zi, ky bashkëpunim paraqitet si i domosdoshëm;
4
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Pas përpjekjeve të shumta për të arritur deri te kjo, ku jo të gjithë kemi qenë gjithmonë në të njëjtin mendim për shumë çështje, sot më shumë se kurrë na duhet të gjejmë një mes të artë, që do te lartësonte dhe kthente besimin e qytetarëve te partitë politike shqiptare, besojmë se Koalicioni mes këtyre dy partive, me emër të propozuar-Forumi Shqiptar, do të unifikojë veprimtarinë politike shqiptare, së pari në Tuz, e pastaj edhe në nivel të shtetit të Malit të Zi, ku subjektet përbërëse ruajnë subjektivitetin e vet politik dhe strukturor, kurse FSH përcakton politikat dhe programin për rimëkëmbjen politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi, me një strategji të qartë afatgjatë. Programi do të prezantohet në nivelin lokal dhe atë shtetëror,” thuhet në memorandumin e bashkëpunimit FSH mbetet i hapur edhe për parti e subjekte të tjera, por në bazë të interesit të paraqitur fillimisht u da-
korduan që në këtë bashkëveprim të hyjnë Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare. Me formimin e FSH-së, kryesuesit dhe e gjithë struktura organizative do të bëjë përpjekjet maksimale për të afruar edhe subjektet e tjera shqiptare në përbërjen e këtij Forumi. Me këtë formë fillestare, FSH do të jetë faktor politik i përfaqësuar me 17 këshilltarë në komunat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, si dhe me funksionarë komunalë dhe shtetërorë. Programi politik i FSH do të jetë unifikim i programeve të partive nacionale, që janë pjesë e këtij Forumit, më një strategji afatgjate dhe objektiva të mirëpërcaktuara, që kanë qëllim zvogëlimin e numrit të subjekteve shqiptare në Mal të Zi. Me këtë Memorandum përcaktohet edhe struktura organizative e FSHsë.
NGJARJE JAVORE
Bashkëpunim i ndërsjellë ndërshtetëror në nivelin lokal
Komuna e Gucisë binjakëzohet me Bashkinë e Bronxit Në restorantin “Çakor”, në Bronx të Nju-Jorkut, më 10 dhjetor të këtij viti, në mënyrë solemne është nënshkruar Karta e binjakëzimit në mes të Komunës së Gucisë dhe Bashkisë së qytetit të Bronxit. Për Komunën e Gucisë, Kartën e binjakëzimit e ka nënshkruar kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, kurse për Bashkinë e Bronxit, kryebashkiaku i saj Ruben Diaz. Në ceremoninë e nënshkrimit të aktit të binjakëzimit ishin të pranishëm përfaqësuesit e Konsullatës së Përgjithshme të Malit të Zi në Nju-Jork, ambasadori Zhelko Stamatoviq dhe konsulli Amer Cikotiq, nismëtari i idesë së binjakëzimit, biznesmeni gucian në Nju-Jork, Ismet Shujak, pronar i restorantit “Çakor”, dhe një grup qytetarësh eminentë gucianë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Nju-Jork. Binjakëzimi në fjalë i Komunës së Gucisë është i dyti me radhë i nënshkruar këtë vit, pas atij të nënshkruar më 30 korrik të këtij viti në Guci, me Komunën e Pejës. Binjakëzimi i Komunës së Gucisë me
Bashkinë e Bronxit është frut i aktiviteteve të filluara vite më parë nga biznesmeni i mirënjohur gucian në Nju-Jork, Ismet Shujak, dhe të vazhduara më pas në manifestimin “Veče dijaspore 2017“ (Mbrëmja e Diasporës 2017), të cilën e ka organizuar Shoqata “EURO Gusinje”, e gjithë kjo nëpërmes të aktiviteteve diplomatike të Konsullatës së përgjithshme të Malit të Zi në Nju-Jork. Kryebashkiaku i Bronxit, Ruben Diaz, në fjalën përshëndetëse ka falënderuar të gjithë të pranishmit në akademinë solemne të nënshkrimit të binjakëzimit me Komunën e Gucisë, duke theksuar se ky akt pa dyshim do të kontribuojë në bashkëpunimin e ndërsjellë të palëve, në shkëmbimin dhe promovimin e ideve dhe përvojave gjithëpërfshirëse në sferën e kulturës, shkencës, sportit etj. Ndërkaq kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën e rastit ka falënderuar përzemërsisht homologun Diaz për mikpritje të sinqertë, e në veçanti për aktin madhor dhe me vlerë të binjakëzimit të nënshkru-
ar, duke i bërë atij ftesë që me stafin e vet menaxhues, por edhe me përfaqësues të tjerë, sa është e mundur më parë, ta vizitojë Gucinë dhe Malin e Zi, ftesë kjo të cilën ai e pranoi me plot dëshirë. Në këtë kontekst, theksojmë se Çekiq ka marrë pjesë në manifestimin edicionin e shtatë të manifestimit “Veče Dijaspore 2018“, të mbajtur më 4 dhjetor në Nju-Jork, të cilin e organizoi Shoqata “EURO Gusinje”, që njëherit ishte jubileu i shënimit të dhjetëvjetorit të punës së suksesshme të kësaj shoqate. Në këtë manifestim, bashkë me kryetaren Çekiq ishin të pranishëm edhe ministri i Punës dhe Përkujdesjes Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Kemal Purishiq, drejtori i Drejtorisë së Ujërave në Mal të Zi, Damir Gutiq, dhe konsulli i përgjithshëm i Malit të Zi në Nju-Jork, Amer Cikotiq.
Sh.Hasangjekaj
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Angazhimi amerika dhe stabilitetit në Ev Gjatë vizitës së tij në Shkup , Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, (DASH), John J. Sullivan deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të, “Angazhuara për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore”, duke theksuar se Maqedonia është një pjesë e rëndësishme e këtij angazhimi ndaj stabilitetit dhe paqes në atë rajon
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me vizitën e tij në Maqedoni, diplomati i lartë amerikan u shpreh se zhvilloi një vizitë të frytshme në atë vend, ku zhvilloi bisedime me disa zyrtarë të lartë të qeverisë së Shkupit, përfshirë Kryeministrin, Zoran Zaev dhe Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Zyrtari amerikan nënvizoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, e cila do të bëjë të mundur që Maqedonia të zërë vendin që i takon në Aleancën e Atlnatikut Verior, NATO dhe në anëtarësimin e saj eventual në Bashkimin Evropian: me emrin Republika Veriore e Maqedonisë. Është kjo një marrëveshje, shtoi ai, e cila kontribuon ndaj stabilitetit, sigurisë dhe begatisë rajonale. Ne e konsiderojmë Maqedoninë si një ndër vendet kryesore të rajonit, bazuar në angazhimin e saj për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim, është shprehur diplomati i lartë amerikan, John Sullivan. Ai pati fjalë lavdëruese për Kryeministrin Zaev dhe Ministrin e Jashtëm, Dimitrov si dhe për udhëheqësit dhe anëtarët e
6
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
guximshëm të parlamentit maqedonas, siç i quajti ai, të cilët tetorin që kaloi, me votën e tyre, hodhën hapat e nevojshëm drejt një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe më të sigurt për Maqedoninë dhe për të ardhmen e qytetarëve të saj. Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, John Sullivan u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit të atij vendi, ndërsa vazhdojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, që të lënë mënjanë interesat partiake dhe personale e të përqendrohen në realizimin e objektivave të përbashkëta strategjike për vendin e tyre. “Tjetër alternativë nuk ka”, ka theksuar ai. Por nënvizoi diplomati i lartë amerikan, “është gjithashtu kritike që Maqedonia të vazhdojë të përqendrohet në zbatimin e reformave kryesore në sistemin ligjor, promovimin dhe mbështetjen për pavarësinë e sistemit gjyqësor, përmirësimin e qeverisjes dhe të kapacitetit të institucioneve qeveritare, në shërbim të qytetarëve”, ka rekomanduar përfaqësuesi i lartë i DASH. Ai u ka thënë zyrtarëve më të lartë të Maqedonisë se Shtetet e Bashkuara ndajnë me ta angazhimin e tyre për paqe dhe siguri në rajon dhe në botë, ndërkohë që Uashingtoni pret që, në të ardhmen, të zhvillojë marrëdhënie edhe më të ngushta me Shkupin. Gjatë shkëmbimit të pyetje-përgjigjeve me gazetarët në Shkup, diplomati i lartë amerikan tha se marrëveshja e Prespës është një marrëveshje midis dy palëve
– Greqisë dhe Maqedonisë – ndërsa theksoi kurajon e kryeministrave të dy vendeve për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. John Sullivan tha se marrëveshja në fjalë është thellësisht në interesin e të dy palëve dhe shtoi se, “Jemi dakord edhe me kolegët tanë grekë mbi rëndësinë e marrëveshjes së Prespës, për rëndësinë që ajo ka për të ardhmen e Greqisë”, ka thënë ai. “Marrëveshja, që ata kanë nënshkruar për të mirën e dy vendeve të tyre dhe për rajonin, është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara janë krenare që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
an ndaj sigurisë vropën Juglindore e mbështesin dhe kjo është pikërisht edhe arsyeja që unë jam sot këtu”, u ka thënë ai gazetarëve. Ndërsa pyetjes se nëse kritikat ndaj kësaj marrëveshjeje, sidomos ato që kanë ardhur nga Moska, e cila haptazi kundërshton këtë marrëveshje, diplomati amerikan John Sullivan u përgjigj se, Uashingtoni nuk e nxiti marrëveshjen – ishte krejtësisht midis dy palëve - midis Athinës dhe Shkupit, por “Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin qeverinë e Maqedonisë dhe popullin e Maqedonisë për atë që dëshirojnë vet, e që është anëtarësimi i vendit të tyre në NATO dhe në Bashkimin Evropian…pasi ata kanë vendosur se kjo gjë është në interesin më të mirë të vendit të tyre”. Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, John Sullivan siguroi Maqedoninë dhe shtetet e tjera të rajonit se përsa i përket influencës dhe ndërhyrjes së Rusisë, jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon se, “Ne do të mbështesim
edhe të tjerët të cilët janë të bashkuar për t’u ballafaquar dhe për të ekspozuar influencën qëllimkeqe të Rusisë, jo vetëm në Maqedoni por edhe në këtë rajon dhe në Evropë, ose kudo tjetër që Moska përpiqet të ushtrojë ndikim të dëmshëm, për të minuar proceset legjitime demokratike si dhe qeveritë që kanë marrë vendime në interes të popujve të vet, ashtu siç ka bërë me këtë rast Maqedonia. Ne do t’i mbështesim ato qeveri, ne do të kundërshtojmë ndikimet e rrezikshme ruse, duke bërë çdo gjë të mundur për t’i kundërshtuar dhe për t’i ekspozuar ato”, kudo qoftë. Ndërkaq, gjithashtu në një frymë angazhimi dhe mbështetjeje amerikane për rajonin, pikërisht për Kosovën, por edhe shqetësimi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, Shtëpia e Bardhë, në një letër që i dërgoi ditët e fundit Presidenti Tramp, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksohet partneriteti midis
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës: “Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën.” Presidenti Tramp, kërkon gjithashtu nga presidenti Thaçi dhe udhëheqësit e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të bashkohen dhe të bashkëpunojnë, “që të flasin me një zë”, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë. “Unë, iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund t’a vështirësojnë arritjen e marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi juaj të vazhdojë të zhvillohet”, ka shkruar Presidenti Tramp në letrën drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa ka shtuar se, “Ne jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme”, thuhet në letrën e Shtëpisë së Bardhë. Megjithë këtë letër të Shtëpisë së Bardhë, nuk besoj që Shtetet e Bashkuara të kenë marrë ende ndonjë qëndrim zyrtar në lidhje me bisedimet e tanishme ose në të ardhmen, për një marrëveshje “përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse”, midis Kosovës dhe Serbisë. Administrata e Presidentit Tramp, ashtu si dhe disa anëtarë të Kongresit Amerikan nuk kanë mbështetur natyrën ose modelin e ndonjë marrëveshjeje të mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, por janë shprehur në favor që të dy palëve t’u jepet hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të mbështetej si nga Republika e Kosovës ashtu dhe nga Serbia. E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
DW
Ushtria e Kosovës dhe Donald Tramp
Adelheid Feilcke
Ajo që tani po ndodh me Kosovën, po ndjek logjikën e rendit të ri botëror, të rendit botëror të Donald Trampit ose të Vladimir Putinit e jo logjikën e OKB-së apo të BE-së. Dhe kështu nuk është çudi që avokati më i rëndësishëm i kosovarëve është SHBA-ja, ndërsa Rusia mbështet qëndrimet e Serbisë. Rusia në anën e Serbisë, SHBA-ja si fuqia mbrojtëse e Kosovës. Këtu në periferi të Europës po piketohen sferat e interesit: Pasi Mali i Zi vitin e kaluar u anëtarësua në NATO, edhe Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit, mund t’i bashkohet së shpejti aleancës mbrojtëse perëndimore, ndërsa në Ballkan do të mbeten vetëm tre vende me përkatësi politike të pasqaruar: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Edhe pas vitesh dhe dekadash përpjekjesh diplomatike të përsëritu-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Ajo që në dukje është ashpërsim i konfliktit, në fakt shënon vetëm hap dhe Rusia po pozicionohen. BE-ja duhet të jetë më aktive ra, sidomos nga ana e BE-së, është arritur shumë pak në drejtim të ç tendosjes dhe nuk dihet se ç ‘drejtim po merr situata. Po në këtë linjë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë janë një simptomë e dobësisë së organizatave shumëpalëshe, sidomos të BE-së dhe të OKB-së. Në një përpjekje për të balancuar interesat kundërthënëse të anëtarëve të tyre, ata nuk janë në gjendje të japin deklarata të qarta. Vërtet që, të alarmuar me ngjarjet e javëve të fundit, të gjithë apelojnë për moderim, por këto apele nuk mbeten pa efekt.
Humbja e kredibilitetit të BE Sidomos BE-ja ka humbur jo vetëm simpatinë, por edhe autoritetin, sepse ajo nuk është në gjendje ta mbajë fjalën për perspektivën e anëtarësimit, pasi në radhët e BE-së
tendenca kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk po bie, por po rritet. Politikanët e Ballkanit Perëndimor kanë kohë që e kanë kuptuar këtë dhe po ndjekin agjendat e tyre: Këto kanë të bëjnë me ruajtjen e pushtetit personal dhe me interesat kombëtare në ekonomi dhe çështje të sigurisë. Bota e bukur e vlerave të një Europe të bashkuar e demokratike nuk ndodhet më në plan të parë. Dhe kështu krijohen hapësira veprimi që nuk kanë si synim parimor bashkëveprimin e ndërsjellët në rajon, por realizimin e interesave të veçanta - edhe duke vendosur kufizime, siç janë tarifat doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës. Ëndrra për t’i bashkuar të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një zonë ekonomike, duke evituar kështu konfliktet e shtetësisë tani për tani duket se
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
pin tjetër të shkëputjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia. SHBA-ja është venitur. Në vend të kësaj po shohim lojë me muskuj. Kundërshtarët kanë zënë pozicionet. E nga kjo përfitojnë të dyja palët. E parë nga perspektiva e tyre, deklaratat e presidentit të Serbisë dhe të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ishin tërësisht të suksesshme: Nga OKB-ja pati vetëm disa apele për moderim, por pa presion, pra, asgjë konkrete. Shumë më e rëndësishme: Të dy presidentët ishin në gjendje t’u tregonin njerëzve të tyre brenda vendit, se ata i përfaqësuan dhe i mbrojtën me dinjitet interesat e tyre para të gjithë botës. Kësisoj, tensionet aktuale po i forcojnë presidentët përkatës. Dhe po u vijnë në ndihmë atyre të shmangin vëmendjen nga problemet e shumta që kanë secili në vendin e vet.
Kosova - me një vetëdije të re
Themelimi i Ushtrisë së Kosovës vërtet që në radhë të parë është një akt simbolik. Por Kosova kështu na tregon qartazi se mund t’i referohet të drejtës së saj si shtet sovran dhe po paraqitet me një vetëdije të re. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjet pas luftës në Kosovë, njerëzit nuk duan më të jenë qytetarë të dorës së dytë, duke pasur përreth vende që janë anëtare në organizatat ndërkombëtare, e qytetarët e të cilëve gëzojnë lirinë e udhëtimit. BEja, nga ana tjetër, ende nuk po arrin të angazhohet në mënyrë aktive për Ballkanin Perëndimor dhe ta kuptojë atë si rajonin e shanseve. Vendet e saj ua refuzojnë kosovarëve të drejtën e udhëtimit pa viza, por nga ana tjetër kërkojnë heqjen e tarifave doganore. Kjo është e drejtë me logjik-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ën e Evropës, por jo me logjikën e “rendit të ri botëror”. Edhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës ka ngecur në vend. Prandaj Kosova kërkon nga SHBAja që ajo të përfshihet në dialog. E kjo nuk të habit! Tani u bë e njohur edhe letra që presidenti amerikan Donald Tramp i ka dërguar presidentit Thaçi, ku e fton atë dhe homologun e tij serb, Vuçiqin, në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar një “marrëveshje historike”. Kjo na kujton “Camp David”. Por ende nuk ka marrëveshje, e as një dialog konstruktiv. E përsa është kështu, Evropa ka shansin të ndërhyjë e të tregohet më e vendosur në përfaqësimin e interesave të saj dhe mos ta lërë këtë rajon të rëndësishëm e të lashtë të Evropës në mëshirën e fatit ose të fuqive të tjera me influencë. E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (2)
Kuvendi i Lezhës Qani Osmani
Skënderbeu i vetëdijshëm se gjithçka varej nga shpejtësia e veprimit dhe e vendosmërisë, për të ngritur në këmbë masat, për të zënë në befasi garnizonet armike në vend, për t’u marrë atyre kalatë, i nevojitej një pikëmbështetje e fuqishme e masës popullore nga të gjitha anët e vendit. Në këtë drejtim faktori vendimtar që e lehtësoi planin e Skënderbeut ishte përgjigjja që e gjeti që në hapat e parë ky veprim në tokat shqiptare. Mobilizimi masiv i forcave që filloi së pari në Dibër dhe vazhdoi në të gjithë vendin, ishte prova dhe sinjali se këtu ishte fjala për një veprim që u kthye brenda pak kohe në një kryengritje të përgjithshme. Në këtë veprim gjenin shprehje dhe aspirata të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare; fillimisht të masave fshatare mbi të cilat rëndonte prej kohësh pesha kryesore e sundimit të huaj, por edhe të asaj pjese të klasës feudale që ishte shpronësuar tani më apo ishte në rrezik të shpronësohej me zgjerimin e mëtejshëm të pushtetit Osman. Në fillim të kthimit, Skënderbeu zh-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
villoi një veprimtari të gjerë, të palodhshme dhe vendimtare deri në skajet më të largëta të vendit. Brenda tre muajsh u çliruan dhe u morën kalatë e mëdha dhe u çlirua principata e Kastriotëve si dhe pjesa më e madhe e trevave shqiptare. Sa lartë e çmonte Skënderbeu gatishmërinë luftarake të kombit, tregojnë fjalët që ai tha, sipas Barletit, në çastet solemne kur në kështjellën e Krujës së çliruar më 28 Nëntor të vitit 1443, u ngrit përsëri Flamuri i Kastriotëve me shqiponjën e zezë dykrenore me fushë të kuqe, që u bë tani e tutje flamuri historik i luftërave për liri të popullit shqiptar: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj...armët nuk ua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo në kraharor, në ballë, në shpatë, në ushtat!”-u tha ai ushtarëve në takimin e parë me ta. Populli shqiptar i asaj kohe, duke nxjerrë mësime nga përvoja e dhjetëra viteve luftime e dështime në planin shqiptar, Skënderbeu u bë guri themeltar i gjithë veprimtarisë së tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak në vitet që do të pasojnë më vonë. I
vetëdijshëm se pa i kapërcyer pozitat e vjetruara politike të përçarjes së vendit në një varg zotërimesh të veçanta, pa krijuar një bazë politiko-ushtarake të organizuara e të qëndrueshme, pa i bashkërenditur veprimet e brendshme me lëvizjet antiosmane që organizoheshin në plan të jashtëm, lufta nuk do të kishte perspektivën e fitores. Pra, ishte meritë e madhe e Skënderbeut që u bë udhërrëfyesi dhe zbatuesi më i qartë, më i ndërgjegjshëm dhe më i vendosur i kësaj domosdoshmërie që impononte situata objektive e asaj kohe. Pas fitoreve të para të viteve 144344, filluan gjithnjë e më të të forta kundërgoditjet e ushtrive Osmane, të cilat niseshin nga bazat e tyre të mëdha në portet e trojeve shqiptare, në Manastir, Ohër, Kosturë e Shkup me forcat gjithnjë e më të mëdha, me ekspeditat të organizuara vit për vit me një rregullsi të paramenduar, në kohën e mbjelljeve e të korrave, për t’i shterur forcat njerëzore dhe mundësitë ekonomike të trojeve shqiptare. Si detyrë më urgjente,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Skënderbeu me autoritetin e vet që gëzonte si udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme dhe nismëtar i mbledhjes, si përfaqësues i njërës nga principatat më të mëdha e më të rëndësishme të vendit nga pikëpamja politike dhe ushtarako-ekonomike, mundi t’u imponohej sundimtarëve feudalë dhe përfaqësuesve të krahinave të vetëqeverisura për të kapërcyer divergjencat që kishin midis tyre. Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallën mbarëshqiptare që njihet në historinë tonë. Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe komandant i përgjithshëm i saj
ishte organizimi sa më efektiv i mbrojtjes së vendit, i shërbeu thirrja e Kuvendit të Lezhës më (2 mars të vitit 1444), dhe themelimi i Besëlidhjes të sundimtarëve shqiptarë si organ politik. Skënderbeu me autoritetin e vet që gëzonte si udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme dhe nismëtar i mbledhjes, si përfaqësues i njërës nga principatat më të mëdha e më të rëndësishme të vendit nga pikëpamja politike dhe ushtarako-ekonomike, mundi t’u imponohej sundimtarëve feudalë dhe përfaqësuesve të krahinave të vetëqeverisura për të kapërcyer divergjencat që kishin midis tyre. Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallën mbarëshqiptare që njihet në historinë tonë. Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe komandant i përgjithshëm i saj. Nën udhëheqjen e Skënderbeut, ushtria që ai e organizoi, kaliti e komandoi, u bë një armë e fuqishme tejet e shkathët për mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare për më se 25 vite mundën t’u bënin ballë vërshimeve të njëpasnjëshme, betejave masive,
bllokadave dhe rrethimeve që organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, i mbiquajtur “Pushtues i botës”, për të zhdukur këtë vatër qëndrese në brigjet lindore të Adriatikut, në një kohë kur vëmendja e Perandorisë Osmane ishte drejtuar parasë gjithash drejt Evropës së Mesme. Nën drejtimin e tij, Kuvendi i Lezhës u bë bërthama e parë efektive për njësimin politik e ushtarak të forcave të popullit shqiptar kundër pushtimit Osman. Kjo nuk ishte një dukuri e rastit. Më shpejt e më qartë se të gjithë bashkohësit, Skënderbeu e kuptoi dhe realizoi si një fakt të madh-pushtimin e huaj, kërcënimin e ardhur nga jashtë ai e shndërroi në një faktor përshpejtues për njësimin e bashkimin e principatave e resurseve të tyre në funksion të mbrojtjes së lirisë e pavarësisë së fituar. Një fenomen i ngjashëm u zhvillua në kushte të përafërta edhe në vendet fqinj si në Bosnje, Serbi, ndonëse në këto vende nuk mundi të sillte ato rrjedhime efektive që u shfaqën në trojet shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Skënderbeu duke shfrytëzuar veçoritë e terrenit shqiptar, luftën tradicionale e popullore dhe duke kombinuar si mjeshtër i artit luftarak me operacione të mëdha strategjiko –taktike dhe ndeshje frontale, kundërshtarin e lodhi me pusi e kurthe, alarme e shqetësime të vazhdueshme, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe e shkatërronte përfundimisht. Me këtë strategji të mbrojtjes aktive, me parimin “ mbrohu duke sulmuar”, ai arriti rezultate të shkëlqyera me një ushtri relativisht të vogël, duke vendosur në jetë parimin e tij, se kush nuk është në gjendje ta mund armikun me një ushtri prej 10-12 mijë ushtarësh, nuk do të mund ta bëjë këtë as edhe me një ushtri shumëfish më të madhe. Kjo ushtri bashkonte vrullin e një ushtrie popullore me përvojën e reparteve të zgjedhura, të specializuara për detyra të veçanta të një ushtrie të qëndrueshme, të rroguar, me komandantët e dalë nga radhët e kombit që u rritën e u kalitën bashkë me ushtrinë të udhëhequr nga Skënderbeu. (Fund) E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Ndihmesa me rëndë e heroit legjendar sh (Zymer Ujkan Neziri, Studime për folklorin, I I I: Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve, Prishtinë, 2018)
Prof. Dr. Zeqirja Neziri
Personalitet i çmuar i epikologjisë shqiptare
Zymer Ujkan Neziri i përket brezit të tretë të mbledhësve, botuesve e të studiuesve të Eposit Heroik Shqiptar. Në këtë fushë studimesh e kemi të pranishëm që prej katër dekadash. Ai me vite e dekada punoi pa ngurrim, duke mos kursyer sakrificat familjare në emër të mbledhjes dhe koleksionimit të saj. Prej fillimit të veprimtarisë akademike, varësisht prej rrethanave politike të Kosovës, nga viti 1971 ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Folklorit. Vëllimi i tretë, Studime për folklorin, III, Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve, me kënaqësi do të pritet nga lexuesit e studiuesit. Këtij vëllimi studimesh i paraprijnë dy vëllime të tjera: i pari (2006) dhe i dyti (2008), si dhe studimi monografik në fushën e studimit të figuracionit lirik, Poetika e krahasimit (2004), të botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Fushë e ngushtë dhe specialistike e studimeve të tij është këndimi epik shqiptar. Me të është marrë në vijimësi, që nga fillimet e karrierës së tij akademike. Ka bërë kërkime në gjithë truallin etnik shqiptar: Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, si dhe në Maqedoni e në trojet shqiptare të mbetura nën Serbi. Me fondin e mbledhur: 2 herë (1979-1988 dhe 2012-2017) me nga 15 vëllime ose mbi 200 mijë vargje konsiderohet midis mbledhësve më të suksesshëm të Eposit Heroik Shqiptar.
12
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Libri më i ri i studimeve të tij kap një hapësirë prej mbi 400 faqesh, ku përmblidhen 12 studime dhe tre referime me temë të përbashkët folklorin shqiptar. Shoqërohet me treguesin e emrave të njerëzve e personazheve, vendeve, si dhe treguesin e figurave mitike dhe fotodokumente. Krahas titullit në shqip është dhënë përkthimi i tij në anglisht. Nëntë studimet e para shoqërohen me shkurtore dhe me rezyme në anglisht. Në fund të çdo studimi jepet bibliografia përkatëse profesionale. Ndahet në dy pjesë: Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve është pjesa e parë dhe Ndihmesa për epikën historike dhe për folkloristikën është pjesa e dytë.
Sheshtimi vigjilent i prurjeve studimore
Në pjesën e parë janë përfshirë nëntë studime, që u kushtohen personaliteteve të ndryshme (vendas e të huaj), që janë marrë me mbledhjen dhe botimin e Eposit Heroik Shqiptar dhe dy punime u kushtohen çështjeve të veçanta të tij. Studimeve të këtij sythi i prin punimi “Studiuesit e huaj për Eposin e Kreshnikëve: Vuk Kara-xhiq”. Në të përflitet ndihmesa e Vuk Karaxhiqit dhënë afirmimit, në aspektin historik të këngës epike shqiptare, por edhe dëmit që Vuku i ka sjellë folkloristikës shqiptare me pikëpamjet e tij të shtrembëruara. Marrja e Zymerit me këtë çështje synon të ndriçojë tre aspekte që lidhen: (a) me këngët epike fragmentare; (b) me subjektet joshqiptare prej të cilëve është herrur lënda; dhe (c) dëmin që Vuk Karaxhiqi i ka sjellë epikës shqiptare,
gati për dy shekuj në vijim. Ky punim njëhe-razi dëshmon kohën e lindjes së kësaj pikëpamjeje që i mohonte shqiptarëve pavarësinë e krijimit të Eposit Heroik Shqiptar, e që lidhet me vitin 1830. Studimi i dytë me titull “Ndihmesa e Nikollë Ivanajt për mbledhjen dhe për botimin e Eposit të Kreshnikëve në krahinën e Trieshit të Malësisë së Madhe” i kushtohet rëndësisë së madhe historike të veprimtarisë së këtij mbledhësi të kësaj tradite shumë të pasur kombëtare shqiptare. Janë analizuar 11 këngë në dorëshkrim (2.000 vargje) të Nikollë Ivanajt. Theksi kryesor vihet në metodologjinë e punës. Në sheshtimin e lëndës së kontributit të Ivanajt në folkoristikën shqiptare, Zymeri ka shfrytëzuar edhe materialet e arkivuara, përkatësisht dorëshkrimet e Ivanajt që ruhen në Tiranë, në Arkivin e IAKSA.
Mbledhës, afirmues dhe studiues shembullor i këngës epike shqiptare
Studimi i tretë “Ndihmesa e Allbert Llordit (Albert Lord) për mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve: këngëtarë nga Shqipëria e Veriut” është më i madhi dhe shkencërisht më i ploti. Albert Lordi i përket brezit të dytë të mbledhësve të njohur të Eposit Heroik Shqiptar ndërmjet dy luftërave botërore. Veprimtarinë e tij Zymeri e ka konsultuar në Arkivin e Universitetit të Har-vardit. Punimi është shterues dhe mëton të japë ndihmesë në ndriçimin e dy çështjeve të rëndësishme të punës së Lordit: klasifikimin e lahutarëve dhe metodologjinë e punës me ta.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ësi për eposin hqiptar Në njësinë e parë të klasifikimit të lahutarëve vlerësohet puna prijatare e Lordit në klasifikimin e lahutarëve sipas: rajoneve etnogjeografike, mënyrës së përdorimit të instrumenteve, besimit fetar dhe moshës; si dhe të tipologjisë së repertorit të tyre sipas: madhësisë, llojeve të këngëve dhe punës me bashkëpunëtorët e tij në terren. Me këtë vëmendje të madhe që i kushtohet këtij studiuesi amerikan arsyetohet rëndësia e madhe dhe vendi i çmuar që duhet ta ketë ky mbledhës e studiues amerikan i këngëve të Eposit Heroik Shqiptar.
Punë me përmasa të mëdha në mbledhjen e Eposit të kreshnikëve
Pas Luftës së Dytë Botërore, krahas Zihni Sakos e Qemal Haxhihasanit, në Tiranë edhe në Prishtinë në mbledhjen e këngëve të Eposit Heroik Shqiptar u bë një punë e përmasave të mëdha. Midis mbledhësve të brezit të parë të kësaj tradite ndër shqiptarët e Kosovës dhe të atyre që kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar dallohen Zekeria Rexha e Anton Çetta. Studimi me titull “Ndihmesa e Zekerija Rexhës për poezinë tonë epike gojore” i kushtohet ndihmesës së çmuar të këtij studiuesi në mbledhjen e këngëve epike shqiptare në Kosovë. Vëmendja studimore përqendrohet në vlerësimin e metodologjisë së mbledhjes, sistemimit e përzgjedhjes së lëndës folklorike. Librin e tij Kangë
popullore shqiptare të Kosovë-Metohisë (të vitit 1951) e konsideron si modelin më të mirë, për kohën të përfaqësimit të folklorit, sidomos të epikës gojore shqiptare. Studimi “Ndihmesa e Anton Çettës për mbledhjen dhe për botimin e Eposit të Kreshnikëve” merret me vlerësimin e punës së palodhshme kërkimore në terren të Anton Çettës në fushën e mbledhjes së folklorit shqiptar. Analizohet veprimtaria e gjatë dhe e palodhshme e këtij personaliteti të shquar të etnokulturës e folkloristikës në vendin e punës, në IAP dhe veprimtarinë politike e shoqërore të Kosovës. Një vlerësim më vete i bëhet punës së Anton Çettës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në mbledhjen, përzgjedhjen dhe botimin e folklorit shqiptar. Këtë veprimtari të Anton Çettës e kufizon vetëm në fushën e këndimit epik duke e ndarë në dy faza: të mbledhjes e të depozitimit të lëndës në Arkivin e IAP-së (1954-1975); dhe të përzgjedhjes e të botimit të saj (1975-1995). Pasojnë dy studime kushtuar ndihmesës së dy personaliteteve të rëndësishme, Demush Shalës e Nimon Alimusajt, të cilët i përkasin brezit të dytë të mbledhësve, botuesve e studiuesve të epikës shqiptare të Kosovës. Në punimin “Ndihmesa e Demush Shalës për studimin e Eposit të Kreshnikëve” flitet mbi personalitetin e Demush Shalës si mbledhës, botues dhe studiues i pasio-nuar i folklorit shqiptar. Aty rrihen edhe çështje të Eposit Heroik Shqiptar, që prej tij kanë qenë objekt debatimi, si në libra, ashtu edhe në studime të veçanta. Një vëmendje e veçantë i kushtohet studimeve të Shalës në rrafshin krahasues shqiptar-sllav të epikës shqiptare. Punimi “Ndihmesa e Nimon Alimusajt për mbledhjen dhe për botimin e Eposit të Kreshnikëve në Rrafshin e Dukagjinit” ndriçon veprimtarinë e këtij mbledhësi duke nënvizuar se “falë punës së tij u bënë të pavdekshëm lahutarët e anës së sipërme të Rrafshit të Dukagjinit”. Vëllimin “Nga lahuta e Dukagjinit, këngë kreshnike dhe balada” të Alimusajt e konsideron të një rëndësie të veçantë. (Vijon) E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin u hap ekspozita me punimet e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Ulqinit
Skënderbeu në sytë e fëmijëve Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të enjten mbrëma është hapur ekspozita me titull “Skënderbeu në sytë e fëmijëve”, ku janë ekspozuar rreth 50 punime të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Ulqinit. Ekspozita është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Shoqata “Art Dulcinium”, në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës – Ulqin, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në emër të organizatorit, kryetari
14
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, duke rikujtuar se kjo shoqatë ka organizuar më herët një aktivitet tjetër me rastin e Vitit të Skënderbeut, ka treguar se dëshira e tyre ka qenë që të organizojnë një aktivitet edhe me fëmijët. Ai ka thënë se “qëllimi i kësaj ekspozite është që të nxisë fantazinë e fëmijëve për të parë se si e shohin dhe e imagjinojnë ata Skënderbeun”. Duke cituar Nënë Terezën, e cila është shprehur se: “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm
gjëra të vogla me dashuri të madhe”, Kallaba ka thënë se “edhe kjo ekspozitë është një kontribut i vogël, por i realizuar me dashuri të madhe, me dashurinë fëmijërore”. Piktorja Vahida Nimanbegu, njëherazi kryetare e Shoqatës “Art Dulcinium”, ka thënë se fëmijët me të vërtetë e kanë mirëpritur dhe e kanë punuar me vullnet temën e Skënderbeut. “E shoh që janë të inspiruar dhe të motivuar nga figura e Skënderbeut… Ka punime shumë të mira dhe shihet që me të vërtetë ka tal-
KULTURË
Sipas organizatorëve, qëllimi i ekspozitës së organizuar me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është që të nxisë fantazinë e fëmijëve për të parë se si e shohin dhe e imagjinojnë ata figurën e heroit tonë kombëtar ente”, ka thënë ajo, duke sqaruar se në kohën kur ka lindur Skënderbeu nuk ka ekzistuar fotoaparati dhe nuk kemi fotografi reale të heroit tonë, prandaj figura e tij ka ardhur nëpërmjet punimeve që fëmijët i kanë marrë nga librat etj. Ekspozita është realizuar me ndihmën e mësimdhënësve të artit figurativ në shkollat fillore dhe të mesme të Ulqinit. Njëri prej tyre, Allmedin Suka, ka shpjeguar se shumica e punimeve të prezantuara janë portrete, kurse teknikat e aplikuara janë të
ndryshme, si: lapsi, tushi, akuareli, ngjyrat e temperave etj. Ai ka thënë se përzgjedhja e punimeve për ekspozitën ka qenë e vështirë, por si rezultat i saj kanë dalë disa punime të mira. Nxënësja e Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim”, Gjovana Makoviq, punimi i së cilës është paraqitur në ekspozitë, ka folur mbi përvojën e saj. “Ndjehem krenare që punimi im është përzgjedhur për t’u prezantuar në ekspozitë. Teknika që kam përdorur është tempera. Nuk është e
rëndësishme se sa orë kam punuar që të bëj këtë punim të cilin ia kam kushtuar këtij personaliteti kaq të madh që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare dhe trevat tona. Jo vetëm njerëzit e moshuar, por të gjithë duhet të dimë se kush është Skënderbeu në të vërtetë”, është shprehur ajo. Ekspozita “Skënderbeu në sytë e fëmijëve” është realizuar me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.
(Kohapress)
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Mbi librin e ri “Pikëllim në një foto të vjetër” të studiuesit Qerim Vrioni
Kolë Maca, autor i monumentale histo Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Për shumë njerëz asgjë nuk është aq e padukshme sesa një e vërtetë. Edhe pse qëndron para syve, shtyhet nën hundë, ose kalon në grykë ata nuk e shohin, nuk e ndjejnë, nuk e shijojnë. Libri “Pikëllim në një foto të vjetër” përmban pikërisht thelbin e kësaj të vërtete. Autori Qerim Vrioni - kërkues i palodhur e këmbëngulës i arkivave të fotografisë - ia kushton këtë studim të mirëfilltë, fotografit Kolë Maca (1882-1945), veprimtaria e të cilit ka mbetur pak e njohur. Maca i përket viteve të trazuara kur ekzistenca e Shqipërisë ndodhej në balancë; kjo përbën domosdoshmëri që figura e Macës - këmbëngul Qerim Vrioni - duhet të rilindë, sepse mjaft ka mbetur e harruar. Kultura shqiptare është treguar e padrejtë me figurën e Kolë Macës, autor i shumë fotove monumentale
“
16
Autori Qerim Vrioni - kërkues i palodhur e këmbëngulës i arkivave të fotografisë - ia kushton këtë studim të mirëfilltë, fotografit Kolë Maca (1882-1945), veprimtaria e të cilit ka mbetur pak e njohur. Maca i përket viteve të trazuara kur ekzistenca e Shqipërisë ndodhej në balancë; kjo përbën domosdoshmëri që figura e Macës - këmbëngul Qerim Vrioni - duhet të rilindë, sepse mjaft ka mbetur e harruar historike, veçanërisht ato nga rrethimi i Shkodrës më 1913. E padrejtë, kultura shqiptare, ende e politizuar, është treguar edhe me shumë figura të tjera, të cilat, ngadalë apo me shpejtësinë e hapit të breshkës, kanë filluar të rehabilitohen, megjithëse jo të plota, siç është rasti i kohës së fundit me Mid’hat Frashërin, të cilin politika sot kërkon ta shfrytëzojë për shumë gjëra, por jo për atë që është më e rëndësishme, për meritat si Ati i nacionalizmit a patriotizmit shqiptar. Dihet se për 45 vjet fajin e kishte diktatura. Për këto 28 vjet pas diktat-
urës, faji ka mbetur jetim. E padukshmja është e pavlerësuar. Për mijëra vjet, urtësia transmetohet nga brezi nē brez pikërisht sepse ajo është e urtë, shpreson të zbulohet. Njerëzit sot gjithnjë e më pak lexojnë, si ata që vijnë në jetë, kalojnë në ‘të, por nuk e njohin, dhe ndahen prej saj të panxënë, trashëgimia e tyre vdes bashkë me ‘ta. “Lirova shumë skllevër, por mund të kisha liruar mijëra të tjerë, nëse e dinin se ishin skllevër”, shkruante në kujtimet e saj Harriet Tubman (1820-1913), e cila shpëtoi nga skllavëria qindra zezakë,
Kultura shqiptare është treguar e padrejtë me figurën e Kolë Macës, autor i shumë fotove monumentale historike, veçanërisht ato nga rrethimi i Shkodrës më 1913. E padrejtë, kultura shqiptare, ende e politizuar, është treguar edhe me shumë figura të tjera, të cilat, ngadalë apo me shpejtësinë e hapit të breshkës, kanë filluar të rehabilitohen, megjithëse jo të plota, siç është rasti i kohës së fundit me Mid’hat Frashërin, të cilin politika sot kërkon ta shfrytëzojë për shumë gjëra, por jo për atë që është më e rëndësishme, për meritat si Ati i nacionalizmit a patriotizmit shqiptar. Dihet se për 45 vjet fajin e kishte diktatura. Për këto 28 vjet pas diktaturës, faji ka mbetur jetim
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
“
fotove orike
KULTURË
“
Libri “Pikëllim në një foto të vjetër” (EMAL, Tiranë 2018), është i thjeshtë në vëllim (85 fq.), por i shkruar me finesë e imtësi që vetëm një studiues i mirëfilltë si Qerim Vrioni di të përcjellë. Libri, i ndarë në rreth 10 kapituj, me një album fotosh të Kolë Macës, dhe një bibliografi botimesh vendase e të huaja, përbën edhe një mësim të hollësishëm të historisë së luftës për mbrojtjen e Shkodrës nga sulmi i forcave malazeze në vitin 1913, e parë kjo qëndresë nëpërmjet syrit të fotografit Kolë Maca duke përdorur rrjetin e ashtuquajtur Hekurudha e Nëndheshme, gjatë Luftës Civile amerikane. Libri “Pikëllim në një foto të vjetër” (EMAL, Tiranë 2018), është i thjeshtë në vëllim (85 fq.), por i shkruar me finesë e imtësi që vetëm një studiues i mirëfilltë si Qerim Vrioni di të përcjellë. Libri, i ndarë në rreth 10 kapituj, me një album fotosh të Kolë Macës, dhe një bibliografi botimesh vendase e të huaja, përbën edhe një mësim të hollësishëm të historisë së luftës për mbrojtjen e Shkodrës nga sulmi i forcave malazeze në vitin 1913, e parë kjo qëndresë nëpërmjet syrit të fotografit Kolë Maca.
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
U përurua libri “Përmbledhje vlerash njerëzore” i prof. Dr. Simë Gjon Dobrecit
Arkiv të dhënash d i diturive albanolo “Duke punuar shumë, me fort durim e zell, dr. Sima, ky njeri dhe mjek i rrallë, po ua lë trashëgim brezave një thesar vlerash njerëzore nga historia dhe kultura shqiptare”, është shprehur publicisti Gjekë Gjonaj Ulqin – Në sallën e mbushur plot të Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, të shtunën mbrëma është përuruar libri më i ri i prof. Dr. Simë Gjon Dobrecit “Përmbledhje vlerash njerëzore”. Libri është përmbledhje e artikujve të autorit dhe të tjerëve që kanë shkruar për të, kryesisht të botuar në revistën “Buzuku”, gazetën “Koha javore” dhe revistën “Dija”. Ai është i ndarë në dy kapituj: 1. Dromca për gjuhën shqipe, traditën dhe historinë; 2. Shkrime, polemika dhe vlerësime. Të gjithë folësit kanë vlerësuar kon-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
tributin dhe personalitetin e prof. Dr. Simë Gjon Dobrecit dhe librin, ku është pasqyruar një pjesë e punës së tij në fushën e publicistikës. Publicisti Gjekë Gjonaj ka thënë se njëri ndër kontributet më të spikatura të dr. Simë Gjon Dobrecit, përveç fushës së mjekësisë, është edhe edukimi i shqiptarëve nëpërmjet publicistikës së tij, sidomos përmes faqeve të revistës “Buzuku”. Ai ka thënë se sikur të mos kishte ekzistuar revista “Buzuku”, do të kishte munguar edhe libri “Përmbledhje vlerash njerëzore” dhe libri
që ka botuar më parë, “Krijime popullore shestanase”. Gjonaj ka theksuar se me një përkushtim të veçantë dhe qasje racionale, autori shpreh shqetësimet e kohës në të cilat shpalos dhimbjen dhe revoltën dhe rrjedhën e kohës e lidhë me synimet e atdhetarëve tanë më të shquar. “Duke punuar shumë, me fort durim e zell, dr. Sima, ky njeri dhe mjek i rrallë, po ua lë trashëgim brezave një thesar vlerash njerëzore nga historia dhe kultura shqiptare”, është shprehur ai.
KULTURË
dhe thesar ogjike Studiuesi dr. Nail Draga ka thënë se kemi të bëjmë me një libër të rrallë. Sipas tij, duke qenë themelues dhe kryeredaktor i revistës “Buzuku”, Dobreci opinionit i ka ofruar një arkiv të dhënash me qasje shumëdimensionale, që paraqesin një thesar të diturive albanologjike. “Në saje të hulumtimit disavjeçar, me plot pasion, për vendin e origjinës së tij, autori na ka ofruar të dhëna për Shestanin në veçanti e Krajën në përgjithësi, që do të mbesin si testament për brezat e ardhshëm”, ka thënë Draga. Ai ka vijuar duke thënë se dr. Simë Dobreci “me punën e tij profesionale, pasionin, qëndrimin parimor shoqëror, intelektual e atë kombëtar, do të mbesë shembull për kohën tonë dhe brezat që do të vijnë pas nesh”. Në vështrimin e tij, prim. Dr. Gani Karamanaga, kryetar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, ka veçuar tri periudha në jetën dhe veprimtarinë e prof. Dr. Simë Dobrecit. Sipas tij, periudha e parë ka të bëjë me kohën kur ai ishte student në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe më pas si mjeku i parë shqiptar në Ulqin, kur punonte në stacionin shëndetësor. Periudha e dytë ka të bëjë me shkuarjen e dr. Simë Dobrecit në Kosovë, e cila karakterizohet me ngritjen e tij profesionale në fushën akademike dhe shkencore, duke punuar si profesor në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës. Ndërkaq, periudha e tretë, që përkon me rikthimin e tij në vendlindje, sipas Karamanagës është periudha më e rëndësishme dhe më e frytshme në jetën e prof. Dr. Simë Dobrecit. “Pas pensionimit në vitin 1999, Sima kthehet krejtësisht në vend-
lindje. Me energji të madhe vazhdon punën si mjek në ordinancën e tij në Braticë. Por ardhja e Prof. Dr. Simë Dobrecit ringjalli dhe aktivizoi shumë aktivitete”, u shpreh ndër të tjera ai. Në emër të botuesit, Gazmend Çitaku, njëherazi edhe redaktor teknik i librit, ka zgjedhur për të lexuar disa thënie që kanë të bëjnë me librin dhe me personalitetin e dr. Simës. Ai ka thënë se vlerat universale a të përgjithshme njerëzore janë vlera që i takojnë gjithë shoqërisë, që lidhen me kulturën e traditën, historinë nga vijmë, por edhe të ndikuara nga vlerat globale të botës ku përfshihemi. “Lartësimi i një njeriu në vlerat njerëzore del në dukje me anë të thjeshtësisë tek ai; edhe thjeshtësia vetë del në dukje kur atë nuk munden ta ndryshojnë gjërat që shoqëria u jep vlerë, si posti, detyra, pasuria dhe dituria”, është shprehur Çitaku. Në fjalën e tij, autori i librit prof. Dr. Simë Gjon Dobreci ka falënderuar të gjithë folësit për vlerësimet, duke
Mirënjohje nga Biblioteka e Qytetit të Ulqinit Në fund të përurimit, udhëheqësja e Bibliotekës së Qytetit – Ulqin, Ardita Rama, në emër të këtij institucioni i ka ndarë mirënjohje prof. Dr. Simë Dobrecit me motivacionin “për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë dhe arsimit, si dhe për ruajtjen e vlerave të identitetit dhe kulturës sonë kombëtare përmes botimeve të shumta monografike thënë se e kanë lavdëruar, “më çuen dhe periodike”. në qiell e tash po frikohem me ra në tokë”.
Ai ka falënderuar po ashtu edhe recensentët e librit nga Prishtina, Prof. Dr. Jahja Drançolli dhe Dr. Rrustem Berisha, si dhe të pranishmit në përurimin e librit. Gjatë përurimit, moderatorja Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Ulqinit, ka lexuar telegramin e urimit të Gjokë Dabajt, mbesa e prof. Dobrecit, Zana Dobreci, ka recituar një poezi të Ali Gjeçbritajt kushtuar Simë Dobrecit, si dhe kanë luajtur pjesë muzikore në fizarmonikë Jozo Jakoviq, mësimdhënës në Shkollën e Muzikës në Ulqin, dhe Simon Simonoviq, nxënës i kësaj shkolle. Në fund të përurimit, autori ka ndarë libra falas për të gjithë të pranishmit. Përurimi i librit është organizuar nga Biblioteka e Qytetit – Ulqin, Libraria “Arti”, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. i. k. E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Shkollën Fillore “Marshall Tito” u përurua përmbledhja me tregime për fëmijë “Delfini në Barbanë” e shkrimtarit Asllan Bisha
Takim i ngrohtë me nxënës
Në bisedë me nxënësit, autori ka folur mbi krijimtarinë e tij letrare. Ai ka treguar se vendlindja e tij, lumi Buna, deti, peshkimi, ngjarjet reale të përjetuara në jetën e përditshme etj. i shërbejnë si lëndë e parë dhe frymëzim për veprat e tij. Nxënësit kanë ndjekur me vëmendje dhe kureshtje fjalën e shkrimtarit, të cilit i kanë parashtruar edhe pyetje duke e bërë takimin më të ngrohtë Ulqin - Shkrimtari Asllan Bisha ka zgjedhur Shkollën Fillore “Marshall Tito” në Ulqin për të bërë të premten përurimin e librit të tij të fundit, përmbledhjes me tregime për fëmijë “Delfini në Barbanë”, që është botuar gjatë këtij viti nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Në bisedë me nxënësit në sallën e bibliotekës së kësaj shkolle, autori ka folur mbi librin “Delfini në Barbanë”
20
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
dhe në përgjithësi mbi krijimtarinë e tij letrare. Ai ka treguar se vendlindja e tij, lumi Buna, deti, peshkimi, ngjarjet reale të përjetuara në jetën e përditshme etj. i shërbejnë si lëndë e parë dhe frymëzim për veprat e tij. Nxënësit kanë ndjekur me vëmendje dhe kureshtje fjalën e shkrimtarit, të cilit i kanë parashtruar edhe pyetje, duke e bërë takimin më të ngrohtë. Kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se ky takim ka për qëllim që nxënësit të njihen me
shkrimtarët vendas dhe letërsinë shqipe që krijohet në Mal të Zi, të komunikojnë drejtpërdrejt me autorin etj., por nga ana tjetër edhe që të nxisë dhe të kultivojë te nxënësit sa më shumë dashurinë për krijimtarinë letrare. Ai ka folur po ashtu mbi rëndësinë e librit për nxënësit në kohën e mbizotërimit të teknologjisë së re të informacionit si dhe ka bërë një prezantim të shoqatës që drejton, e cila tubon numrin më të madh të krijuesve
MOZAIK shqiptarë në Malin e Zi dhe është botuesi më i madh ndër shqiptarët. Në fjalën e tij, Gazmend Çitaku ka thënë se Asllan Bisha është shkrimtar që zë një vend të shquar në kulturën kombëtare shqiptare. “Veçanërisht ai së bashku me shkrimtarin për fëmijë, Hajro Ulqinakun, janë dy shtyllat kryesore të letërsisë shqipe për fëmijë që krijohet nga shqiptarët në Mal të Zi”, ka theksuar ai. Duke nënvizuar se veprat e Bishës nuk janë rastësisht lektyrë shkollore
për nxënësit shqiptarë, Çitaku ka thënë se kjo ndodh sepse “brezi i ri përmes shkrimeve të Asllan Bishës krijon afërsinë me vendlindjen e vet, njofton botën bimore e shtazore që e rrethon e që Asllani me shumë mjeshtri ia shpalos lexuesit”. Për ta ilustruar më mirë këtë për nxënësit, ai ka lexuar një fragment nga libri. “Delfini në Barbanë” është libri i katërt për fëmijë i shkrimtarit Asllan Bisha. Ai përmban dhjetë tregime, që janë vazhdimësi e tregimeve që lidhen me fëmijërinë e autorit dhe ngjarjet në lu-
min Bunë dhe grykëderdhjen e saj në det. Tregimet janë ngjarje të vërteta, të përjetuara nga autori, rrëfime nga fëmijëria, me përmbajtje të veçantë dhe të stilizuara artistikisht. Tregimet janë shkruar në mënyrë mjeshtërore, me plot të papritura që përjetohen në peshkim. Përurimi është organizuar nga drejtoria dhe personeli mësimor i Shkollës Fillore “Marshall Tito” në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. (Kohapress)
Në edicionin e 13-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë në Ulqin
Anabella Rudoviq rrëmben Çmimin e Parë Çmimin e Parë të Festivalit e ka fituar kënga “Ulqini jonë”, e interpretuar nga Anabella Rudoviq, me tekst të Semiha Nimanbegut, me muzikë dhe orkestrim të Imi Nimanbegut. Kjo këngë ka rrëmbyer edhe numrin më të madh të votave të publikut. Çmimin e Dytë e ka fituar Albiona Katana, me këngën “Shoqja Melisa”, kurse Çmimin e Tretë Sara Suliq, me këngën “Pinoku” Ulqin – Për dy net me radhë, të shtunën dhe të dielën mbrëma, në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin është mbajtur edicioni i 13-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë. Gjatë dy netëve të kësaj feste të fëmijëve dhe prindërve të tyre, janë interpretuar gjithsej 25 këngë, të kënduara kryesisht nga pjesëmarrës nga Ulqini. Çmimin e Parë të Festivalit e ka fituar kënga “Ulqini jonë”, e interpretuar nga Anabella Rudoviq, me tekst të Semiha Nimanbegut, me muzikë dhe orkestrim të Imi Nimanbegut. Kjo këngë ka rrëmbyer edhe numrin më të madh të votave të publikut, duke fituar Çmimin e publikut. Çmimin e Dytë e ka fituar Albiona Katana, me këngën “Shoqja Melisa”, kurse Çmimin e Tretë Sara Suliq, me këngën “Pinoku”. Çmimi Special “Fiqiri Hasanaga” i ka takuar Xhenis Maniqit me këngën “Forca ime”, Çmimi për tekstin më
të mirë Arjana Llunjit, me këngën “Dallëndyshe”, kurse Çmimi për aranzhimin më të mirë këngës “Barbika”, me orkestrim të Islam Axhemoviqit, e kënduar nga Aurora Axhemoviq. Këngët janë vlerësuar nga juria e përbërë nga violinisti Ramazan Peku, pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë, dirigjentja Xheneta Shaçiq nga Shkolla e Muzikës në Ulqin dhe Valbona Hoxha, mësimdhënëse e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Programi është moderuar nga regjisorja Edina Mustafiq dhe gazetarja Stanka Vukçeviq, me ndihmën e vogëlusheve Nejra Murati dhe Tamara Zhivkoviq. Organizatori i Festivalit ka ndarë mirënjohje dhe fletëfalënderime për disa individë dhe institucione që kanë kontribuar në realizimin e edicionit të sivjetshëm, por edhe të edicioneve të mëparshme të këtij festvali. Festivali i Këngës për Fëmijë është organizuar nga Qendra e Kulturës –
Ulqin, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit, Organizatës Turistike të Ulqinit dhe Hotelit “Llolla”. Festivali i Këngës për Fëmijë vlerësohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë në Ulqin dhe në përgjithësi te shqiptarët në i. k. Malin e Zi.
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
10 filmat më të mirë BBC ka përzgjedhur dhjetë filmat më të mirë të realizuar gjatë vitit 2018. Mes tyre spikasin “A Quiet Place” (“Një vend i qetë”), “Cold War” (“Lufta e ftohtë”) dhe “Leave no trace” (“Mos lër gjurmë”) loninë e viteve të 50-ta, kur Viktori rekruton këngëtarë dhe muzikantë për një ansambël të mbështetur nga qeveria. Lidhja e tyre plot pasion i vë përballë “Perdes së Hekurt”, por sa më shumë që kënaqen në koncerte, ata kërkojnë më tepër.
“If Beale Street could talk” (“Sikur rruga ‘Beale’ të mund të fliste”)
“A Quiet Place” (“Një vend i qetë”)
Me skenar dhe regji të John Krasinskit, i cili edhe luan në film me gruan e tij, Emily Blunt, filmi “A Quiet Place” është një film horror që ia torturon nervat shikuesit. Përbindëshat jashtëtokësorë e kanë zhdukur pjesën më të madhe të njerëzimit. Ata janë të verbër, prandaj i kapin viktimat vetëm përmes zërit. Kjo i detyron protagonistët e filmit që të komunikojnë vetëm me gjuhën e shenjave dhe të ecin zbathur. Edhe një qeshje me zë apo një gotë e rrëzuar mund ta shkaktojë vdekjen e tyre.
Personazhet e këtij filmi janë rrëmbyes të fëmijëve, mashtrues dhe shumëçka tjetër. Filmi është një dramë socio-politike dhe ka fituar çmimin “Palma e Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë. Në të paraqiten tri gjenerata të një familjeje, të cilët janë shumë të sjellshëm. Aktorët paraqiten si role të nevojshme, madje edhe heroike. “Cold War” (“Lufta e
ftohtë”)
“Shoplifters” (“Hajdutët e shitoreve”)
Filmi paraqet jetën e një çifti të ri, të cilët përballen me varfërinë, dhunën policore dhe racizmin institucional. Ai është si një baladë që e vlerëson lart shërimin e dashurisë që shfaqet nga dy protagonistët, anëtarët e familjeve të tyre dhe miqtë. Në film nuk i kushtohet shumë rëndësi radhitjes së ngjyrave dhe zërit, duke e bërë atë një film si një ëndërr të pakrahasueshme.
“The Favourite” (“E parapëlqyera”)
Në këtë film paraqitet dashuria mes dy personave të cilët nuk mund të jetojnë së bashku por të cilët nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Viktori dhe Zula takohen në Po-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Në këtë film paraqitet një dramë historike e jetës së shtresës mbretërore të anglezëve. Filmi pasqyron periudhën e shekullit të tetëmbëdhjetë, kur Mbretëresha mbështetet shumë në shoqen e saj më të mirë, Sarën, për të biseduar për aristokratët. Në momentin kur në pallat futet kushëri-
PANORAMË
ë të vitit 2018 “First Man” (“Njeriu i parë”)
Në këtë film tregohet se sa
ra e Sarës, gjërat marrin një rrjedhë tjetër. Protagonistet e këtij filmi e meritojnë të jenë në mesin e fituesve të çmimeve.
“Spider-Man: Into the Spider-Verse” (Spajdermeni: Brenda vargut të merimangave”)
Filmi i dytë i Chloe Zhaos në rolin e skenaristit është një film bashkëkohor “Western”, në të cilin paraqitet një kalorës i ri i rodeos, i cili goditet në kokë nga kali. Ai e di se rikthimi në rodeo do t’ia rrezikojë jetën. Lëndimi i shokut të tij është edhe më i rëndë, por ai nuk mund ta paramendojë veten duke bërë gjëra të tjera. Filmi është një dramë e vlerësuar, ndërsa në të ka ndikim përvoja e protagonistëve. Shumica prej tyre në film luajnë role që lidhen me jetën e tyre private.
“Leave no trace” (“Mos lër gjurmë”) Filmi është kryevepër që kombinon lëvizjet digjitale dhe ato mekanike. Në aspektin e prerjeve dhe stilit të ilustrimeve, filmi i ngjan më tepër një libri komik sesa një filmi me superheronj. Krijuesit e Spajdermenit, Stan Lee dhe Steve Ditko, kanë vdekur gjatë këtij viti, ndërsa ky film është respekti më i mirë për ta.
“The Rider” (“Kalorësi”)
stresuese ka qenë puna e astronautëve në vitet e gjashtëdhjeta. Në këtë profesion pasqyrohet trimëria e tyre për t’u vendosur në njërën prej mjeteve më të rrezikshme dhe më të papërshtatshme të transportit në historinë e njerëzimit. Modestia e Armstrongut dhe përballja e tij me tragjedinë personale i japin ngarkesë emocionale filmit. “Sweet Country” (“Vendi i
dashur”)
Skena e filmit është e paraqitur në Australinë e viteve të njëzeta të shekullit të kaluar. Heroi i filmit e vret dhunuesin e gruas së vet në vetëmbrojtje dhe pastaj arratiset nëpër shkretëtirë. Ndjekja e tij paraqitet me skena të mrekullueshme arti. Filmi trajton temat e asimilimit, skllavërisë, fesë, ushtrisë dhe sundimit të ligjit. Ky film po vlerësohet si njëri ndër filmat më të mirë për historinë e Australisë, shkruan BBC.
Regjisorja e filmit, Debra Granik, kthehet në triumfin e saj me një dramë të matur dhe pa kompromise. Në të paraqitet një veteran lufte i cili jeton thellë në një zonë malore. Filmi është plot skena incidentesh, por sërish duket i ngrohtë. Vajza e veteranit e kupton se mënyra e mbijetesës së babait të saj nuk mund të jetë edhe mënyra e saj. E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
23
HISTORI
Haxhi Zekën e vrau shqiptari me paratë e Serbisë Haxhi Zekë Byberi i njohur në histori si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës në Lidhje, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës. Ai lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës. Familja e tij u shpërngul në Pejë. Ata ishin pronarë tokash dhe Haxhiu ishte tejet karizmatik. Zeka ishte ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e vilajeteve shqiptare dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të tyre. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Si komandant ushtarak, mori pjesë në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës e Gucisë kundër
24
Javore KOHA
forcave të Malit të Zi. Komandonte fuqinë e Pejës, ku pranë tij u shqua Çelë Shabani; Haxhiu me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjatë gjithë dimrit. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së komanduar nga Dervish Pasha. Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893 Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër padrejtësive ekonomike e politike të perandorisë. Pasi autoritetet e shuan me njësi ushtarake kryengritjen, Haxhi Zeka kërkoi që të dorëzohej vetëm tek sulltani; në dhjetor 1893 u dërgua i shoqëruar në Stamboll, ku u prit miqësisht nga Sulltani. Atje kaloi dy vite mërgim “vullnetar” dhe u kthye më 15 tetor 1895, i pritur me nderime të mëdha nga bashkatdhetarët e tij në Shkup dhe Pejë. Sipas disa burimeve, Haxhi Zeka me pasues të tij shkoi të shërbente në Luftën Greko-Osmane.
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
HISTORI
Më 1897 kryesoi një kryengritje që nisi në Kosovë. Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit, të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës, ku u mblodhën 450-500 vetë dhe u themelua Lidhja e Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj, dhe përfaqësonte programin autonomist të Komitetit të Stambollit. Shumë qytete shqiptare shprehën solidaritet ndaj këtij organizimi. Në prill-maj 1899 organizoi të parat komitete luftëtarësh të përgatitur në
përballimin e grupeve revolucionare bullgare. Këto komitete u përgatitën më pas për kryengritje kundër Perandorisë, por u shtruan nga Porta e Lartë. Vijoi të mbante takime në pjesën veriore të vilajetit të Kosovës, në synim për t’i bashkuar shqiptarët kundër osmanëve dhe fqinjëve. Në shkurt të 1901 në cilësinë e kryetarit të Lidhjes, organizoi një tubim te Tyrbja e Sulltan Muratit në Fushë Kosovë, ku u shpreh për shqetësimet e tij për viset shqiptare; duke u bërë kësodore gjithnjë e më shumë armiku kryesor i ambicieve serbe.
Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviq, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zajmin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zajmin që ta vriste Haxhi Zekën. Kjo ndodhi më 21 shkurt 1902 në pazarin e Pejës. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë së Sulltan Mehmed Fatih në Pejë. Vrasja e tij bëri të binte intensiteti i kryengritjeve shqiptare që kishin shpërthyer në krejt vilajetin e Kosovës. Dorasi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes.
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
25
MOZAIK
Halli i jelek- verdhëve në Francë
Për protesta të til nevojë edhe vend
Shtjefën Ujkaj
Në kohë të fundit kemi pasur rastin të ndjekim hallin e të quajturve jelek-verdhëve në Francë. Ata dolën dhe dalin në protesta nga vetë fakti i ngritjes së çmimeve, qofshin të derivateve, por edhe të produkteve të tjera. Të lartpërmendurit dolën nëpër rrugët e Parisit, me pankarta të ndryshme nëpër duar, por edhe me sende të tjera të forta, me të cilët goditen ndërtesa e institucione, duke thyer e po ashtu edhe
26
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Këta janë shumë më të zhvilluar se vendi ynë, pagat e një punëtori janë produkteve të ndryshme. Nuk duan ta lejojnë këtë, sepse nuk duan të v
duke shkatërruar e djegur. Duke shndërruar rrugët e qytetit në një pasqyrë jashtëzakonisht të shëmtuar, por që ishte një reagim i mirë, e me plot të drejtë. Këta mund t’i ndryshojnë dhe po i ndryshojnë rregullat e ligjet e parashikuara nga organet qeveritare. Franca është shumë më e zhvilluar se vendi ynë, pagat e një punëtori janë shumë e shumë më të larta se në vendin tonë, por megjithatë s’ mund të përballojnë ngritjen e
çmimeve në artikuj të ndryshëm. Nuk duan ta lejojnë këtë, sepse nuk duan të vuajnë pasoja të panevojshme. Po vendi, ynë si i përballon të gjitha këto të padrejtësi? Sikur një gjë e tillë apo protesta të tilla, të mbaheshin edhe në vendin tonë, natyrisht që do kishte qenë një supervendim nga banorët e Malit të Zi. Këta po kalojnë nëpër vështirësi të ndryshme, po kapërdijnë çdo
MOZAIK
lla ka di ynë
ë shumë e shumë më të larta se në vendin tonë, por prapë s’ mund të përballojnë ngritjen e çmimeve të vuajnë pasoja të panevojshme. Po vendi ynë si i përballon të gjitha këto të padrejta?
vendim që po ju bëhet nga qeveria dhe nga organet që udhëheqin me decenie. Ngrihen taksa, e askush nuk bën zë, ngrihet çmimi i bukës, i ujit, askush nuk ngre zërin. Çmimi i derivateve shkon duke u rritur, e që nuk përdoret për luks, është një nevojë për gjithsecilin njeri, por përsëri askush nuk bën zë... Çfarë është më e keqja, të gjithë me njëri- tjetrin e ankojnë këtë
fakt, të gjithë flasin në heshtje, por asnjë nuk del përpara mediave, askush s’ merr mundin të dalë në protestë, të marshojë rrugëve të qytetit. Pse? Vetëm se kanë frikë, vetëm se kanë frikë se do të kenë pasoja nga më të ndryshmet.. E këtu hyjnë kërcënime të ndryshme, deri tek ato me vende të punës. Por, kështu do të vuajnë çdoherë, kështu do e kenë edhe për një kohë të gjatë nëse nuk marrin
mundin për të bërë diçka në këtë drejtim. Të gjitha vendet e civilizuara, kur shohin që u kanoset rreziku, mundohen ta parandalojnë, bëjnë të pamundurën vetëm që mos t’ u shkelen të drejtat. Duhet të ngihet zëri, duhet të ndërmerret diçka për ndryshimin e gjendjes skandaloze të vendit tonë. Mos të durohet çdo gjë, sepse organet qeverisëse pastaj ju marrin edhe me tallje.. E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
11 rrenat më absurde gazetarit të “Der Spi Në marsin e vitit 2017, revista gjermane “Der Spiegel” botoi një shkrim me titullin “Në një qytet të vogël”. Raportohej nga Fergus Falls, qytezë në Minnesota, që supozohej se ishte tipike për nga fryma e sojit të votuesve që e bën Donald Trampin president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkrimi ishte shkruar nga redaktori i “Der Spiegel-it”, Claas Relotius, i cili supozohej se kishte kaluar një muaj për të raportuar nga kjo qytezë. Dy banorë të Fergus Fallsit, Michelle Anderson dhe Jake Krohn, e lexojnë shkrimin një javë pas botimit – kanë deklaruar ata në një shkrim të publikuar online pas shpërthimit të skandalit, ka shkruar gazeta “Koha Ditore” në numrin e djeshëm. Sipas Andersonit dhe Krohnit, shkrimi menjëherë shkaktoi dyshime në mesin e tyre. Në fillim menduan se mund të ketë pasur ndonjë problem me përkthimin; sepse shkrimi nuk ishte botuar në “Spiegel International”, version anglisht i revistës në internet, por e përdorën Googlin për ta përkthyer nga gjermanishtja në anglisht. Por dyshimet nuk po u davariteshin edhe pasi kishin siguruar një version të përkthimit profesional dhe kështu vendosën që të faktonin e verifikonin pretendimet e shkrimit të Relotiusit. Të mërkurën, pasi “Der Spiegel” zbuloi publikisht se Claas Relotius kishte kaluar vite me radhë duke shkruar paragrafë të paverifikuar, kishte sajuar citate dhe kishte shpikur ske-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
na në shkrimet e tij, Andersoni dhe Krohni e botuan shkrimin e tyre me titullin, “Gazetari i ‘Der Spiegel-it’ u kurthua në qytezën e vogël”. Në shkrim, autorët theksojnë se ata kishin kaluar një vit e gjysmë duke u marrë me shkrimin e Relotiusit. Dhe Krohni do të shkruante më vonë në llogarinë e saj në Twitter: “Të mbushurit mend vetvetiu, ne do të donim të ishim shprehur më zëshëm paraprakisht. Por a do të na besonte ndokush?”
Andersoni dhe Krohni kufizuan veten në nxjerrjen e “vetëm 11 rrenave më absurde”. “Der Spiegel” ka vendosur t’i botojë të njëmbëdhjetat, megjithëse ende nuk ia ka dalë të verifikojë edhe vetë me stafin e revistës. “Der Spiegel” tashmë ka dërguar një raport në Fergus Falls për të parë raportimin e Relotiusit dhe për të krijuar një pasqyrë reale nga terreni pas fabrikimeve të konfirmuara. Dhe këto janë “11 rrenat më absurde” që i kanë verifikuar Anderson dhe Krohn.
Përfundimi
Dragoi i përgjumur
Dhe përfundimi i tyre ishte ky: “Në 7.300 fjalë, ai shkroi me korrektësi për popullsinë dhe temperaturën mesatare vjetore të qytetit dhe disa gjëra të tjera elementare, si puna e emrave të bizneseve dhe figurave publike, gjëra që do t’i nxirrte edhe një fëmijë me kërkime në Google. Pjesa tjetër është fiksion i pastër (madje edhe shifra e pasaktë se 70.4 për qind e banorëve kishin mbështetur Trampin, kur në fakt shifra ishte 62.5 për qind), që shtron pyetjen se pse ‘Der Spiegel’ kishte investuar në udhëtimin prej tri javësh të Relotiusit në Shtetet e Bashkuara, dhe se a do të duhej që gazeta të kërkonte kthimin e parave, dhe çfarë thyerje institucionale çoi drejt verifikimit të fakteve të ekipit të gazetës, duke zbuluar këtë skandal”. Relotius kishte portretizuar qytezën si një vend të zi e terr, si vend rural dhe duke bërë kështu, kishte krijuar paragjykime të shëmtuara dhe dashakeqe. Raportimi kishte aq shumë rrena saqë
Relotius e kishte përshkruar qytezën si një vend të shtrirë në një pyll të errët që dukej sikur të kishte jetuar një dragua në të. Në hyrje të qytezës kishte një shenjë në të cilën shkruante: “Mirë se vini në Fergus Falls, shtëpi, për dreq, e njerëzve të mirë”. Anderson dhe Krohn shkruajnë se qyteti shtrihej në stepa dhe se shenja shkruante vetëm “Mirë se vini në Fergus Falls”.
Administratori i qytetit të virgjër
Në shkrimin e Relotiusit, thuhej se administratori i qytetit, 27-vjeçari Andrew Bremseth, asnjëherë në jetë nuk kishte pasur të dashur dhe se gjithnjë bartte një pistoletë të kalibrit prej nëntë milimetrash të tipit “Beretta”. Madje shkruante se admironte filozofët francezë të shekullit tetëmbëdhjetë. Dhe asnjë prej këtyre nuk ishin të vërteta.
MOZAIK
e të iegel-it” Qyteti i obsesionuar me “American Sniper”
Relotius shkruante se kinemaja e Ferguss Fallsit ende po emetonin filmin e luftës, “American Sniper” dy vjet pas premierës së tij. “Kjo anekdotë që mbështeste shkrimin e ekzagjeruar të Relotiusitut për një qytet të vogël, të dhënë pas armëve, ishte më së lehti që të verifikohej dhe vazhdon të jetë diçka e çuditshme, apo një rrenë e rëndomtë që e sajon ai”, shkruajnë Anderson dhe Krohn, duke bërë të ditur se kanë folur me menaxherin e kinemasë së qytetit, i cili u kishte treguar se filmi ishte shfaqur rreth një muaj në fillim të fitit 2015.
Anderson dhe Krohn kanë vërtetuar se sëmundja ishte sajuar, ndërkaq djali i Maria Rodriguezit e kishte emrin Pablo, e jo Israel. Dhe se Maria nuk ishte pronare, por shërbëtore restoranti. Relotius kishte fotografuar djaloshin, por asnjëherë nuk kishte folur me të.
Bowl” prej restorantit “Unionin Pizza”. Kjo superndeshje e famshme në Amerikë zhvillohet të dielave, derisa restoranti i cituar nuk punon fare të dielave, faktojnë Anderson dhe Krohn. Administratori u ka thënë atyre se nuk shikonte fare këtë ndeshje.
Pamja nga “Viking Cafeé”
“Mbrëmja Perëndimore” ku nuk ftohej askush
Gazetari i “Der Spiegel” shkruante se prej “Viking Cafeé” shihej miniera e qymyrit. Megjithatë, ndërtesa e kafesë nuk ka pothuajse fare dritare, kanë vënë në pah Anderson e Krohn dhe se miniera e qymyrit ndodhej rreth tri kilometra larg dhe prapa një kodre që ia zë pamjen.
Neil, minatori që nuk ekziston Rrenat për bibliotekën Neil Becker, një 57-vjeçar që punon në një minierë qymyri, përmendet në shkrim, madje edhe i botohet një fotografi. “Të gjithë e njohim atë njeri”, shkruajnë Anderson dhe Krohn. “Ka vetëm një dhe ai është Doug Becker, i cili punon në UPS dhe drejtoi qendrën e fitnesit të Fergus Fallsit për vite me radhë”.
Në shkrimin e Relotiusit, administratori i qytetit përshkruhej si një njeri që ofronte kurse për “iPad” . Ai shkruante se seria më e preferuar e tij ishte “Games of Thrones”. Dhe këto përshkrime ishin të sajuara, shkruajnë Anderson dhe Krohn.
Siguria e shkollës së mesme
Në raportimin e Relotiusit thuhet se
Rrena për Marinë dhe Izraelin shkolla e mesme kishte derë me xha“Maria Rodriguez, nënë dhe pronare restoranti nga Meksika, e cila ka ardhur në SHBA para disa vitesh, gjithashtu e sheh Trampin si shpëtimtar”, shkruante Relotius. Në shkrimin e tij, ajo vuante prej problemeve me veshkë dhe se shërimi po i kushtonte shtrenjtë. Dhe kishte një djalë me emrin Izrael, të cilin po ia ngacmonin në shkollë.
ma të blinduar dhe se kishte një skaner armësh. Në realitet shkolla ka dy palë dyer të hyrjes dhe natyrisht se vërtetohet se shkolla nuk kishte dyer të blinduara dhe skaner armësh.
Supersekreti i birrarisë
Relotius shkruante se si administratori i qytetit shikonte ndeshjen e “Super
Relotius ka një përshkrim për një ndejë verore ku krejt banorët e qytetit vishen me stil të kaubojve. Dhe se aty ndizeshin skarat dhe bëhej qejf i madh rreth zjarrit. “Na duket qesharake, për të mos thënë edhe frymëzuese për një ngjarje të tillë në të ardhmen”, shkruajnë faktuesit.
Udhëtimi i shkollës së mesme për në Nju Jork
Relotius pretendonte se nxënësit lokalë të shkollës së mesme kishin bërë një udhëtim në qytetin njujorkez dhe kishin qëndruar në ndërtesën e famshme private të Trampit. Anderson dhe Krohn nuk i kanë dalë të sigurojnë asnjë dëshmi për këto pretendime. Sikurse nuk janë gjetur as emrat e nxënësve që u referohet Relotius. Për fillim, “Der Spiegel” ka nisur me verifikimin e fakteve të shkrimeve të Relotiusit dhe të dhënat e para tregojnë se faktet e Andersonit dhe Krohnit janë të qëndrueshme. Shkrimet e Relotiusit nuk do të hiqen nga versioni online i gazetës derisa të mos verifikohen të gjitha të dhënat. E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Ushqimet tradicionale të Trieshit (3)
Sofra (sinia) bujare Të gjitha ushqimet tradicionale në Triesh serviren në sini (sofër) , e cila ka pasur edhe rregullat e veta strikte. Sofra trieshjane bujare shtrihej për nder të mysafirëve. Në krye të sofrës, në ballë të oxhakut, ulej i zoti i shtëpisë ( kryefamiljari). Në anën e majtë të tij rrinte mysafiri më i vjetër, atij që i takonte sipas bajrakut e krahinës, në anën e djathtë Në të djathtë tjetri mysafir sipas radhës dhe kështu njëri andej tjetri këndej, kurse në fund uleshin familjarët nëse kishin vend. Kryefamiljari u drejtohej : Mirë se keni ardhë dhe mirë se ju ka pru Zoti! Mysafiri më i vjetër ia kthente: Mirë se ju gjetëm! I zoti i shtëpisë nuk ngritej ( çohej) nga sofra pa u ngritur edhe mysafiri i fundit. Ndërsa e zonja e shtëpisë gjithmonë qëndron në këmbë për t’u shërbyer miqve. Ajo
30
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
shërbente me dorë të djathtë dhe me dorën e majtë tek zemra, gjithmonë me respekt e përkulje.
Përfundim
Kuzhina tradicionale trieshjane është shumë e vjetër sa edhe vetë banorët e kësaj treve të lashtë. Të gjitha këto produkte ushqimore që i kam renditur më sipër janë kultivuar dhe përgatitur me shumë mjeshtri e kujdes nga gratë dhe burrat e vyer trieshjanë. Edhe gjeneratat e ardhshme të trieshjanëve dhe trieshjaneve do të ishte dhe me shumë interes që t’ë ruajnë me fanatizëm traditën e tyre kulinare shumë të pasur me gatime të shëndetshme dhe të shijshme. Disa nga këto gatime tradicionale kanë edhe vlera shëruese. Përveç kësaj, ushqimi ynë tradicional është
pjesë e kulturës dhe traditës sonë dhe paraqet një thesar të çmuar të trashëgimisë shpirtërore të popullit. Nuk duhet të pretendojmë kurrsesi se mysafirët ( të huajt) vijnë në Triesh për të provuar ushqimet tona tradicionale, por mund të themi se është një nga gjërat që i bën të “ dashurohen” në shikim të parë me Trieshin. Mbi të gjitha atyre u bën përshtypje mikpritja, si një nga vlerat e rralla të popullit. Duhet theksuar po ashtu se në kulturën tradicionale trieshjane, ushqimit i është kushtuar gjithmonë një rëndësi e veçantë . Për ta gatimet janë pjesë e historisë së tyre mijëvjeçare dhe për këtë ata ndihen krenarë. Përgatiti:Gj.Gjonaj
MOZAIK
Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës”
“Ktheju Tokës” ishte kënga fituese e festivalit të 57-të në RTSH. Kënga e Jonida Maliqit rrëmbeu çmimin e parë. Në vendin e dytë u rendit Lidia Lufi, ndërsa në të tretin Eranda Libohova. Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin që këtë vit do të zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit. Në faqen e Eurovizion thuhet se Shqipëria është vendi i parë që paraqet këngën për në Eurovizion. Kënga ka si temë kryesore emigrimin.
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga letra që Presidenti i Akademisë, Akademik Dragan K. Vukçeviq, i ka dërguar shkrimtarit.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor, 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Jam i sigurt se me au-
toritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, shkruan presidenti i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, akademiku Dragan K. Vukçeviq.
MOZAIK
Dafina Halili, fituese e çmimit “Rexhai Surroi” për gazetari Gazetarja me prejardhje nga Ulqini, Dafina Halili është fituese e sivjetme e çmimit “Rexhai Surroi” për gazetari, me storjen: “Të marrësh udhën e gjatë drejt drejtësisë”, të publikuar në revistën K2.0. “Të marrësh udhën e gjatë drejt dre-
jtësisë” ose “I mbijetuari i krimeve të luftës në Kosovë kërkon drejtësi në gjykatat serbe”, është një temë aq e ndjeshme, aq edhe plagë e pashëruar e shumë të mbijetuarve të tragjedive nga vitet e ’90-ta në Kosovë, një dramë njerëzore që nuk e lë askënd
indiferent”, thuhet në arsyetimin e jurisë për këtë çmim. Në vitin 2017, fituese e çmimit “Rexhai Surroi” ishte gazetarja e Kohës Ditore, Saranda Ramaj, me serinë e shkrimeve: “Sekseri që merr para për mbylljen e hetimeve”. E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
33
MARKETING
34
Javore KOHA
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
MARKETING
E ENJTE, 27 DHJETOR 2018
Javore KOHA
35