Koha 847

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 17 janar 2019 Viti XVlll Numër 847 Çmimi 0,50

Refuzohen projekte me vlera shkencore ISSN 1800-5696

Intervistë me këngëtaren Desara Smakaj

“Enigma e Valdanosit“ me rrënjë të thella historike


PËRMBAJTJE

8

10 Paradokse të kohës

Administrata e Trump degradon misionin e BE-së në SHBA

12

18 Heshtja që flet është më se realitet

Masakra që ndryshoi politikën botërore ndaj Kosovës

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019


PËRMBAJTJE

23

26 Laureat mr. Haxhi Shabani

Kënga që shpalos një histori të trishtuar

28

30 Shembull i vlerave dhe mbartës i traditave ulqinake

Zërat e ngrohtë të fëmijëve krijuan atmosferë magjike në skenën e Ulqinit

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Scanned with CamScanner

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 17 janar 2019 Viti XVlll Numër 847 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka Refuzohen projekte re mungu ë e me vlera shkencore dëshir nhjëet ma trit-o Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Intervistë me këngëtaren Desara Smakaj

“Enigma e Valdanosit“ me rrënjë të thella historike

Desara Smakaj këngëtaren Intervistë me

historike rrënjë të thella Valdanosit“ me “Enigma e

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

me vlera shkencore Refuzohen projekte

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Shoqatat shqiptaroamerikane takohen me Eliot Engel Me datën 5 janar 2019,në një nga restorantet e qytetit të Bronxit u tubuan diku rreth 50 shoqata shqiptaro- amerikane që vinin nga: Nju Xhersi, Nju Jorku, Kenektikati, Çikago etj. Takimi ishte organizuar nga ansableisti zotëri Mark Gjonaj, për t’i uruar kongresmenin Eliot Engel, pozitën e re si kryetar i komitetit për politikën e jashtme të kongresit Amerikan. Pas urimeve, Kongrasmeni Eliot Engel,u njoftua nga anëtaret e shoqatave shqiptaro-amerikane për gjendjen e rëndë ekonomike dhe diskriminuese të shqiptarëve në trojet e tyre në Mal të Zi dhe atyre në Maqedoni. Për problemet e shqiptarëve në Mal të Zi foli asambleisti shqiptaro/amerikan zotëri Mark Gjonaj, i cili prezan-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

toi fakte, se si në mënyrë sistematike diskriminohen shqiptarët atje. Ai tha se shqiptarëve iu bëhen presione ekonomike për ta lëshuar vendin e tyre, iu konfiskohen pronat nga shteti, iu mbyllën hotelet ku si rezultat i kësaj kanë mbetur 400 veta pa punë, dënohen bizneset e tyre me dënime të larta, që i shtynë ato të falimentojnë, diskriminime nga më të ndryshmet, bile edhe nga të “Mirat Detare”. Shqiptarët nuk punësohen me qëllim në punët e shtetit edhe pse sipas përqindjes iu takon me ligje, e shumë punë të tjera. Shqiptarët sot janë në krizë të identitetit edhe më shumë se në shtetin komunist jugosllav. Ata janë në rrezik për t’u zhdukur nga ai vend. Në fakt, mund të themi se ekziston një eksod

i shqiptarëve nga Mali i Zi. Kurse nga shoqatat e shqiptarëve të Maqedonisë, kongresmeni Eliot Engel u njoftua edhe me diskriminimin e asaj pjese të shqiptarëve atje, ku u fol për problemet e marrëveshjes se Prespës, ku pala Maqedonase nuk respekton të drejtat e shqiptarëve atje, dhe se partitë shqiptare nuk çajnë kokën fare për të drejtat e atij populli. Ata kërkuan që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe se në dokumentet identifikuese, shqiptarëve t’u jepet e drejta të shkruhen shqiptarë dhe jo maqedonas, si dhe shumë probleme të tjera. Takimi u mbyll me premtime se së shpejti do të takohen përsëri brenda një periudhe kohore të shkurtër. H. Zeneli


NGJARJE JAVORE

Në seancën e katërt të Kuvendit të Komunës së Gucisë

U miratua buxheti i Komunës për vitin 2019 Guci – Kuvendi i Komunës së Gucisë, aktivitetin e punës së vet për vitin 2018, e finalizoi me seancën e katërt, të mbajtur më 28 dhjetor, për herë të parë në sallën moderne të kuvendit, të pajisur me mjete, orendi dhe pajisje digjitale elektronike më bashkëkohore për punë, e cila gjendet në katin e tretë të objektit të rikonstruktuar të Komunës së Gucisë, i cili solemnisht do të inaugurohet për punë nga mesi i këtij muaji. Me propozimin e këshilltarëve, Ruxhdija Radonçiq (Partia Boshnjake) dhe Asdren Çelaj (Lidhja Demokratike Shqiptare), kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, nga rendi i ditës tërhoqi pikat 5 e 6 të Propozimit të Planit Detaj Urbanistik për Komunën e Gucisë – Qendra dhe të PDU-së për Zonën ekonomike, me arsyetimin se për këto nuk është marrë pëlqimi nga Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Po ashtu, me kërkesë të këshilltarit të Partisë për Gucinë, Fahrudin Dervisheviq, është tërhequr edhe pika e 7 e Propozimit të vendimit për miratimin e programit për objektet e përkohshme në territorin e Komunës së Gucisë. Pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët me 25 vota “për” dhe 1 “të përmbajtur”, miratuan Statutin e Komunës së Gucisë, si dhe njëzëri Rregulloren e punës së Kuvendit të Komunës së Gucisë. Përkitazi me pikat e miratuara, pati vërejtje dhe sugjerime nga këshilltarët pjesëmarrës në debat. Më shumë vëmendje këshilltarët i

kushtuan Propozimit të buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2019. Sekretari për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Admir Mullamekiq, njoftoi se Buxheti i Komunës së Gucisë për vitin 2019 është projektuar në shumën prej 1.523.550 eurosh, prej së cilës për buxhetin operativ janë parashikuar1.128.650 euro, për atë kapital 367.900 euro, për rezervën e përhershme 17.000 euro dhe për rezervën rrjedhëse 10.000 euro. Këshilltari i LDSH-së, Shaban Prelvukaj, ka pyetur se çka ndolli me 30.000 euro të parashikuara qysh në janar të vitit 2015, për rikonstruktimin e urës së prishur mbi lumin Luça, në

rrugën lokale Martinaj-Vishnjevë. Këshilltari i PSD-së, dr. Ellvis Omeragiq, ka pohuar se ky buxhet është listë e dëshirave, ku thuhet dhe reflektohet se aty të gjitha janë shkruar bukur dhe në mënyrë pedante, mirëpo kur të hyhet në thellësi, asgjë nuk mund të shihet. Ai është përqendruar në 50.000 eurot të cilat Qeveria e Malit të Zi ia ka destinuar Komunës së Gucisë në emër të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i janarit të vitit 2018, duke pyetur se ku janë ato? Sekretari Mullamekiq i është përgjigjur se dëmet nga tërmeti do t’u paguhen të dëmtuarve “ndoshta në gjysmën e parë të janarit të vitit 2019”. Propozimi i buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2019 është miratuar me 19 vota “për” dhe 5 vota “kundër”. Planin e investimeve për vitin 2019, e ka argumentuar drejtori për investime në Komunën e Gucisë, Shemso Jaroviq, duke theksuar se ai është parashikuar në shumën prej 420.000 eurosh. Ai ka përmendur edhe projektet nga niveli shtetëror, duke thënë se ato nuk janë dëshira të shkreta muzikore, por realitet. Këshilltari i PG-së, Fahrudin Dervisheviq, kronologjikisht është përqendruar në paragrafët e planit të hartuar investues, kurse këshilltarët e LDSHsë, Antigona Kukaj e Shaban Prelvukaj dhe këshilltari i UDSH-së, Fadil Ulaj, kanë dhënë një vistër vërejtjesh dhe mangësish në planin investues, në të cilin janë anashkaluar investimet kapitale në infrastrukturën rrugore në vendbanimet me popullatë shqiptare: Vuthaj, Martinaj dhe në lagjen Kukaj të fshatit Krushevë. Në planin për investime, vërejtje dhe sugjerime kanë dhënë edhe këshilltarët: Ruzhdija Radonçiq (PB), Fahrudin Radonçiq, Edin Mulliq dhe dr. Rusmin Llalliçiq (PG). Plani i investimeve është miratuar me 19 vota “për” dhe 6 vota “kundër”. Në vazhdim të punës së seancës, me shumicën e votave ose njëzëri këshilltarët kanë miratuar edhe disa propozim vendime tjera.

Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dilemat tona

Fondi për Pakica refuzo vlera shkencore të auto Pas shpalljes së projekteve të mbështetura nga Fondi i Pakicave, në saje të konkursit nga dhjetori i vitit që shkoi, me keqardhje konstatojmë se vazhdon diskriminimi praktik ndaj projekteve të shqiptarëve me vlera shkencore, sepse ata nuk mund të vlerësohen nga individë të Komisionit përkatës që nuk e dinë gjuhën shqipe dhe nuk janë profesionistë të fushave përkatëse për të dhënë vlerësimin e merituar, andaj e vetmja mundësi mbetet që për shqiptarët të jetë një komision i veçantë me individë profesionistë në kuadër të Fondit të Pakicave apo të një modeli tjetër të pranueshëm për shqiptarët në këtë mjedis

Dështimi i Komisionit vlerësues Dr.Nail Draga

Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi (më tutje Fondi), në fund të vitit që shkoi (4-14 dhjetor 2018) shpalli konkursin për financim dhe bashkëfinancim të projekteve për vitin 2018. Dhe duke marrë parasysh kohën e kufizuar në bazë të propozimit nga Komisioni për vlerësimin e projekteve (më tutje Komisioni) nr.898/18 nga data 19.12.2018, u.d. së drejtorit të Fondit, ka marr Vendim për shpërndarjen e mjeteve për financimin e 98 projekteve. Nga informata e publikuar në sajtin e Fondit del se në konkurrim ishin gjithsej 235 projekte të ndryshme, nga individë, subjekte dhe OJQ të ndryshme. Në saje të informimit del se 98 projekte kanë fituar pikët e mjaftueshme për ndarje të mjeteve financiare, 46 projekte nuk kanë pasur pikët e mjaftueshme, ndërsa 89 të tjerë nuk i kanë plotësuar kushtet formale.

6

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Nëse analizojmë projektet e arritura në adresë të Fondit, që janë 235 sish, dëshmon se ka ekzistuar një interesim i madh, nga fakti se ishte konkursi i vetëm ne këtë vit. Po ashtu duhet cekur se Fondi ofron një mundësi optimale për të realizuar projekte të fushave të ndryshme, që kryesisht kanë të bëjnë me qytetarët që iu përkasin popujve pakicë në Mal të Zi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse mundësitë e tjera konkurse janë minimale apo shpërfillëse nga subjektet përkatëse qeveritare. Një konstatim i tillë vlen sidomos për ne shqiptarët, sepse projektet tona janë të veçanta për nga gjuha, përmbajtja dhe tematika e trajtuar. Por, risia e këtij konkursi ka të bëjë me të dhënën se për të parën herë është formuar Komisioni vlerësues, ku me kureshtje është pritur se si do të jetë qëndrimi i tyre në vlerësimin e projekteve konkurruese, duke marrë parasysh se në të kaluarën një obligim i tillë ishte për Këshillin drejtues të Fondit, i cili shumë herë ka qenë subjektiv në vlerësime, andaj ka pasur edhe pakënaqësi të pjesëmarrësve në konkurs.

Madje formimin e një Komisioni të tillë autori i këtij shkrimi ia rekomanduar me kohë ish drejtorit të Fondit të Pakicave (S.K.), sepse ai do të eliminonte dilemat dhe përgjegjësinë e anëtareve të Këshillit drejtues të cilët aty janë zgjedhur jo në saje të referencave profesionale, por të mbështetjes dhe përkatësisë politike. Por, shpallja publike e regjistrit të projekteve që janë mbështetur financiarisht (98) dhe eliminimi i të tjerëve me arsyetimin se nuk kanë pasur pikë të mjaftueshme (46), hap dilema të mëdha pikërisht në parimet dhe profesionalizmin e anëtarëve të Komisionit vlerësues. Madje, duke analizuar pikët e projekteve kaluese dhe të atyre jokaluese, del qartë se Komisioni vlerësues ka dështuar në misionin e tij, sepse nuk ka ekzistuar qasja profesionale, por ajo subjektive, e kjo ka të bëjë sidomos me projektet e autorëve shqiptarë.

Refuzohen projekte me vlera shkencore

Në rastin konkret dua të theksoj projektin e H. Hajdarit “Pozita politike dhe kushtetuese-juridike e shqiptarëve në Mal të Zi në sistemin komunist të Jugosllavisë(1945-1990)“

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

on projekte me orëve shqiptarë i cili nga komisioni përkatës është vlerësuar me 46 pikë(!?), që kanë qenë të pamjaftueshme për t’u renditur në regjistrin e projekteve kaluese! Fjala është për një projekt hulumtues shkencor me një tematikë ekskluzive për shqiptarët në Mal të Zi, që autori ka punuar vite me radhë. Madje projekti në fjalë paraqet vazhdimësi logjike e botimit të mëparshëm të autorit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”, Botoi: Art Club, Ulqin, 2016. Po ashtu cekim edhe botimin ”Ulqini në dokumentet malazeze 1880-1915” Art Club, Ulqin, 2017, që është dëshmi transparente se H.Hajdari është hulumtues i devotshëm i arkivave dhe literaturës shkencore nga fusha e historisë, duke qenë referencë e obligueshme për të gjithë ata që do të merren në të ardhmen me studime për shqiptarët në Mal të Zi. Por edhe pse projekti i H.Hajdarit“Pozita politike dhe kushtetuese-juridike e shqipetarëve në Mal të Zi në sistemin komunist të Jugosllavisë(1945-1990)“ jo vetëm për nga titulli por edhe përmbajtja e tij ishte ndër projektet më të rëndësishëm në këtë konkurs, që e kemi cekur edhe në rekomandimin e shkruar enkas për këtë konkurrim, ai, nga komisioni “profesional” u vlerësua me 46 pikë, duke dëshmuar se ata nuk kanë

kapacitet profesional të vlerësojnë projekte hulumtuese që kanë të bëjnë në lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi gjatë kohës së monizmit(1945-1990). Kur kanë vepruar në këtë mënyrë ndaj një projekti kapital të nivelit të disertacionit të doktoraturës nuk kemi se si të mos dyshojmë në qasjen e qëllimshme subjektive të anëtarëve të Komisionit për të dhënë pikët e nevojshme për mbështetje financiare. Por, nëse vazhdon e njëjta qasje nga ana e Fondit si më parë edhe tash, atëherë do të ishte korrekte nga ana e tyre në shpalljen publike në konkurs të cekët se nuk është e dëshirueshme të konkurrohet me tema të tilla, madje duke cekur edhe autorët përkatës. Kjo sepse kush mund të garantojë se në konkursin vijues një projekt i tillë apo të tjerë të ngjashëm mund të fitojnë pikët e mjaftueshme për të marrë notën kaluese(!?) nga këta “profesionistë” të Komisionit. Edhe pse kemi menduar se forma e deritashme e vlerësimit do të ndryshojë dhe do të kemi një avancim në këtë aspekt, si duket jemi mashtruar sepse çdo gjë vazhdon si më parë, por me një kozmetikë tjetër, nga del se vazhdon animoziteti ndaj individëve të dëshmuar në aspektin profesional për mbështetje të projekteve të tyre. Një veprim i tillë skan-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

daloz do mbesë njollë e pashlyer për anëtarët e Komisionit në veçanti dhe Fondin në përgjithësi. Sepse nuk kemi si të gjykojmë ndryshe kur projekte me peshë të “vogël” të paktën sipas titujve, vlerësohen maksimalisht me pikë, ndërsa ata me vlera shkencore në saje të pikëve të pamjaftueshme eliminohen. Pasi jetojmë në një shoqëri të politizuar nuk përjashtohet edhe ndikimi politik ndaj anëtarëve të Komisionit vlerësues, atëherë del qartë se jemi larg mbështetjes së vlerave profesionale dhe shkencore.

Komision i veçantë për projekte të shqiptarëve

Përfundimisht, nëse do të vazhdohet me këtë qëndrim nga ana e Fondit edhe në të ardhmen, del qartë se kemi një diskriminim praktik për projektet e shqiptarëve, sepse ata nuk mund të vlerësohen nga individë të Komisionit që nuk e dinë gjuhën shqipe dhe nuk janë profesionistë të fushave përkatëse për të dhënë vlerësimin e merituar, andaj e vetmja mundësi mbetet që për shqiptarët duhet të formohet një Komision i veçantë me individë profesionistë në kuadër të Fondit të Pakicave apo të një modeli tjetër të pranueshëm për shqiptarët në këtë mjedis.

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

DW

Administrata e Trump degradon misionin e BE-së në SHBA Michael Knigge

Administrata e Trumpit, pa e njoftuar aspak më parë BE-në, ka degraduar statusin diplomatik të misionit të BE-së në Uashington nga statusi në nivel shteti në atë të një organizate ndërkombëtare. “Ne nuk e dimë saktësisht, kur është bërë kjo, sepse ata nuk na njoftuan”, thotë një zyrtar i BE-së që merret me çështjen për Deutsche Welle. “Mund të konfirmoj se kjo nuk është pritur mirë në Bruksel”, ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se çështja po diskutohet ende. Megjithatë, në dhjetor 2018 ka pasur bisedime mes BE dhe SHBA lidhur me këtë çështje, e përfaqësues të BE kanë konfirmuar ndërkohë, se ambasadori aktual i BE-së në Uashington, David O’Sullivan ka rimarrë rangun protokollar të mëparshëm, por diplomati i lartë i BE-së është deri në shkurt në këtë post. Misioni i BE-së ka bërë të ditur se ambasadori i BE-së në Uashington nuk është ftuar në disa evente vitin e

8

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Degradimi i misionit të BE-së duket se është në një linjë me atë që perceptohet gjerësisht, se administrata e Trumpit mban një qëndrim kundër BE-së. Trump ishte mbështetës entuziast i Brexit gjatë fushatës presidenciale dhe si president në mënyrë të përsëritur ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër Bashkimit Europian në çështje të mbrojtjes dhe tregtisë kaluar. Diplomatët besojnë se ky veprim diplomatik mund të jetë bërë në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit. Degradimi i misionit ra në sy ditën e funeralit të organizuar për presidentin e ndjerë George H.W.Bush më 5 dhjetor 2018. Ambasadorët i dhanë nderimin e fundit presidentit Bush dhe ambasadori i BE-së, David O’Sullivan është thirrur, jo sipas rangut që i japin vitet e shërbimit në diplomaci, por është thirrur i fundit, bëjnë të ditur zyrtarë të BE-së. David O’Sullivan ishte thirrur në raste të tilla në 20-të deri te 30-të të parët sipas renditjes së diplomatëve.

“Harruan të na njoftojnë”

Një diplomat në Uashington i një vendi anëtar të BE-së u shpreh kritik. “Kjo nuk është thjesht një çështje protokollare, por është diçka me një motiv shumë të qartë politik”, tha ky diplomat për DW, duke shtuar se shumica e vendeve anëtare e ndajnë

qëndrimin negativ për degradimin e misionit të BE-së. Pas zbulimit të kësaj lëvizjeje diplomatike jo në favor të BE-së, diplomatë të BE-së në Uashington iu drejtuan për sqarime Departamentit të Shtetit. “Ata na thanë, se kanë harruar të na njoftojnë dhe se ky është një vendim, që ata e kanë marrë, sepse me sa duket ajo që mendon kreu i protokollit është edhe gjëja e duhur që duhet bërë”, thotë një diplomat. Sipas tij nuk është tipike, që një administratë e re të lëvizë klasifikimet e protokollit, e është e pazakontë që ky degradim të bëhet pasi një administratë e re ka dy vjet në post. Po ashtu e pazakontë është që një mision diplomatik nuk informohet nga vendi mikpritës për një vendim të tillë në kohë dhe me shkrim. Zyrtarët e BE-së thanë se statusi i ambasadorit të BE-së në Uashington u ngrit në nivelin e një ambasadori shteti në shtator 2016 pas një procesi intensiv dhe të gjatë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

me Departamentin e Shtetit nën presidentin e atëhershëm, Barack Obama.

Qëndrim kundër BE

Degradimi i misionit të BE duket se është në një linjë me atë që percep-

tohet gjerësisht, se administrata e Trumpit mban një qëndrim kundër BE. Trump ishte mbështetës entuziast i Brexit gjatë fushatës presidenciale dhe si president në mënyrë të përsëritur ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër Bashkimit Europian

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në çështje të mbrojtjes dhe tregtisë. I pyetur për një koment, Departamenti i Shtetit nuk përgjigjet për çështjen, duke e lidhur atë me vështirësitë që ka shkaktuar bllokada aktuale e administratës Trump si pasojë e grindjeve për buxhetin. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Paradokse të kohës Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

10

Demokracia, psh., është konsideruar ndër sistemet më të mira, edhe gabon, kryen vetëvrasje, qeveria sa herë mbyllet a bllokohet, dobësohet, dënon veten, si nusja që tradhton burrin duke shkuar në shtrat me mullisin për inat të vjehrrës, apo si ‘kauboji’ i hutuar, i cili padashje plagos veten në këmbë. Përfundimisht janë njerëzit e thjeshtë, populli, që e pëson e vuan - Demokracia bazohet në popull, ushqehet prej tij, por jo që ta shtypë atë. Duket se Demokracia si ide rrëmbehet për t’u përdorur për qëllime të mbrapshta ose në formë shantazhi

Fallmerayer veproi në gjysmën e parë të shekullit XIX. Një nga teoritë që ai paraqiti dhe mbrojti me forcë të madhe ishte se kapja e Stambollit nga Rusia ishte e pashmangshme dhe kjo do të çonte në gllabërimin nga perandoria ruse të të gjithë gadishullit ballkanik; dhe se kjo perandori e zgjeruar do të përbënte një kërcënim të vazhdueshëm për kombet perëndimore, veçanërisht gjermanët. Asnjë nga këto parashikime nuk dolën të vërteta, por nuk mund të thuhet se ato nuk ndikuan. Bashkimi Sovjetik ndoqi të njëjtën strategji dhe atje ku nuk mundi të futej me armë, u përhap nëpërmjet ideologjisë

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Kur i referohesh të kaluarës, asgjë nuk duket më e përparuar në shoqëri sesa tradita, apo gjërat që kanë mbetur pas. Tradita gjithmonë ngre kokë, është e pavdekshme, herë tregohet e rreckosur, herë e veshur me tesha të reja shumëngjyrëshe të kohës - asnjëherë nuk del jashtë mode, nostalgjia për traditën nuk shuhet. Sistemet qeverisëse janë pak ndryshe, asnjëherë nuk janë në modë për shumë kohë. Demokracia, psh., është konsideruar ndër sistemet më të mira, edhe gabon, kryen vetëvrasje, qeveria sa herë mbyllet a

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Richard Wagner dhe Fallmerayer kanë qenë dy prej idhujve të Adolf Hitlerit, i cili ka ushqyer urrejtje deri patologjike për hebrenjtë, sllavët dhe grekët. Disa thonë se Hitleri, i njohur për krime e vrasje të shumta në Greqi, ishte mik i shqiptarëve - dhe ky është një tjetër paradoks. Të jesh grek, duhet të vritesh; të jesh shqiptar, po njësoj; të dy vriten në emër të njeri tjetrit. Hitleri i urrente grekët dhe nuk i shihte aspak si pasardhës të heronjve homerikë. Këtë ide ai e kishte krijuar duke lexuar Fallmerayerin, i cili shkruante se grekët e sotëm janë shqiptarë që kishin populluar trojet e mbetura bosh

bllokohet, dobësohet, dënon veten, si nusja që tradhton burrin duke shkuar në shtrat me mullisin për inat të vjehrrës, apo si ‘kauboji’ i hutuar, i cili padashje plagos veten në këmbë. Përfundimisht janë njerëzit e thjeshtë, populli, që e pëson e vuan Demokracia bazohet në popull, ushqehet prej tij, por jo që ta shtypë atë. Duket se Demokracia si ide rrëmbehet për t’u përdorur për qëllime të mbrapshta ose në formë shantazhi. Po ashtu dhuna është prodhim kombëtar, fillimisht nxitet, si koka kola, pije freskuese, dikur popullore, por sot e pakëshillueshme për shëndetin. Të arrish këto përfundime do të thotë se diçka ke mësuar nga jeta dhe se përtej saj nuk ka gjë tjetër. Jakob Philipp Fallmerayer njihet për shumë ide të cilat koha i ka hedhur

poshtë, por që nuk mbetën pa ndikuar shumë shkencëtarë të politikës. Nuk duhet harruar se Fallmerayer veproi në gjysmën e parë të shekullit XIX. Një nga teoritë që ai paraqiti dhe mbrojti me forcë të madhe ishte se kapja e Stambollit nga Rusia ishte e pashmangshme dhe kjo do të çonte në gllabërimin nga perandoria ruse të të gjithë gadishullit ballkanik; dhe se kjo perandori e zgjeruar do të përbënte një kërcënim të vazhdueshëm për kombet perëndimore, veçanërisht gjermanët. Asnjë nga këto parashikime nuk dolën të vërteta, por nuk mund të thuhet se ato nuk ndikuan. Bashkimi Sovjetik ndoqi të njëjtën strategji dhe atje ku nuk mundi të futej me armë, u përhap nëpërmjet ideologjisë. Richard Wagner dhe Fallmerayer

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kanë qenë dy prej idhujve të Adolf Hitlerit, i cili ka ushqyer urrejtje deri patologjike për hebrenjtë, sllavët dhe grekët. Disa thonë se Hitleri, i njohur për krime e vrasje të shumta në Greqi, ishte mik i shqiptarëve dhe ky është një tjetër paradoks. Të jesh grek, duhet të vritesh; të jesh shqiptar, po njësoj; të dy vriten në emër të njeri tjetrit. Hitleri i urrente grekët dhe nuk i shihte aspak si pasardhës të heronjve homerikë. Këtë ide ai e kishte krijuar duke lexuar Fallmerayerin, i cili shkruante se grekët e sotëm janë shqiptarë që kishin populluar trojet e mbetura bosh. Dhe shtrohet pyetja: Nëse Greqia ishte populluar nga shqiptarët, atëherë cilët urrente Hitleri, grekët apo shqiptaret, apo njëkohësisht të dy bashkë? E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Reflektim në 20-vjetorin e Masakrës në Reçak

Masakra që ndrysho botërore ndaj Kosov Pasditën e 15 Janarit, 1999, Uashingtoni ishte paralizuar nga një furtunë e ftohtë me akull, ndërkohë që këshilltarët më të lartë të politikës së jashtme të Presidentit Bill Klinton po mblidheshin një nga një për një takim mbi gjendjen në Kosovë, në të ashtuquajtën “Situation Room”, dhoma e Shtëpisë së Bardhë ku diskutohen situatat më kritike dhe më të rëndësishme të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Kështu e fillonte kronikën gazeta Washington Post më 18 Prill, 1999 mbi takimin urgjent, ndërsa shënonte se në atë takim të nivelit të lartë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright – kishte bërë thirrje -- por pa sukses për momentin -- për një fushatë të fortë për të u shtuar presioni nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s ndaj Beogradit, për një ndërhyrje në Kosovë. Por në vend të një vendimi më të fortë siç kërkonte Zonja Albright, në atë takim të nivelit të lartë të këshilltarëve të Presidentit Klinton, u miratua një dokument sekret prej 13-faqesh, i quajtur “Strategjia mbi Kosovën”. Gazeta Washington Post shkruante me atë rast se Sekretarja Amerikane e Shtetit ishte e bindur se asnjë masë tjetër e përkohëshme kundër Serbisë nuk do të ndalonte shpërthimin e një lufte në Kosovë. Por, zyrtarët e lartë të politikës së jashtme amerikane, të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë atë ditë, nuk dinin ende se një ditë përpara, nja 6.000 kilometra përtej oqeanit, në një fshat të Kosovës i quajtur

12

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Reçak, forcat terroriste serbe kishin masakruar mbi 45 civilë, një masakër kjo që më në fund do të ndryshonte çdo gjë. Një ri-konstrukturim në atë kohë, nga gazeta Washington Post, i ngjarjeve në Washington dhe në Bruksel, kryeqendra e NATO-s, tregon se masakra serbe e civilëve të pafajshëm shqiptarë në Reçak, pati transformuar krejtësisht politikën e deri atëhershme të Perëndimit, e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Ballkanit Perëndimor - në një mënyrë që rrallëherë ndodhë që një ngjarje e vetme si kjo të ndryshonte politikat aq shpejt. Masakra në Reçak, shkruante Washington Post, bindi administratën amerikane dhe aleatët e saj në NATO se përpjekjet e deriatëhershme për të parandaluar një konflikt në Kosovë, kishin dështuar. Si përfundim, qëndrimet e Sekretares Albright për një politikë më të vendosur diplomatike dhe ushtarake kundër Serbisë u diskutuan në një mbledhje të thirrur më 19 Janar 1999 nga Këshilltari i Sigurimit Kombëtar, Sandy Berger. Dy ditë më vonë, raportonte Washington Post, Presidenti Klinton i paraqiti, planin e diskutuar në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministrit britanik, Tony Blair dhe kështu në fund të Janarit të vitit, 1999 u mor vendimi për ndërhyrjen e parë të NATO-s në konfliktin me pasoja më të rënda në Evropë, ç’prej Luftës së dytë Botërore.

Me 19 Janar, 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kishte dënuar ashpër masakrën ndaj shqiptarëve civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, në Reçak dhe me atë rast kritikoi ashpër Beogradin për shpalljen “persona non-grata”, Kryetarin e Misionit të OSBE-së në Prishtinë, Ambasadorin amerikan William Walker. Ishte pra, pikërisht Ambasadori William Walker, i cili me të shkuar në vendin e ngjarjes ku ishin hedhur kufomat në Reçak, një ditë pas masakrës, më 16 Janar – ai që njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe botën mbarë për krimet serbe kundër civilëve shqiptarë në Reçak. Ishte, vlerësimi i gjëndjes së përgjithshme shumë të rëndë në Kosovë dhe sido-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

oi politikën vës mos dëshmia e Ambasadorit Walker për masakrën që kishte parë me sytë e vet në Reçak, 20-vjet më parë, që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave terroriste policore dhe ushtarake serbe në Kosovë dhe anembanë Serbisë. Dëshmia e ambasadorit Walker për masakrën tragjike që kishte parë ai në Reçak, njëkohësisht tmerroi mbarë botën e qytetëruar dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë ndërkombëtare, sidomos asaj amerikane, se diçka duhej bërë dhe shumë shpejt, para se të bëhej tepër vonë, për të ndaluar masakrimin e popullit shqiptar në Kosovë, nga forcat kriminale të Millosheviqit. Ish- Drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori William Walker, në një intervistë për Zërin e Amerikës (VOA), në prag të 20-vjetorit të masakrës së Reçakut, u shpreh se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe, duke thënë se “Deri më sot, 20 vjet më pas, jam ende i bindur se vlerësimi që kam dhënë ishte i vërtetë”. Ndërkaq, në intervistën e tij me Zërin e Amerikës shqip, Ambasadori Walker,

ashtu si edhe në të kaluarën, komentoi duke kritikuar edhe situatën aktuale politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të “trazuar”. “Mendoj se situata është zhgënjyese, ka shumë korrupsion, shumë krim, shumë pasiguri për të ardhmen…një numër shumë i madh njerëzish në Kosovë sot janë mjaft të zhgënjyer me ecurinë e deritanishme”. Duke folur për situatën aktuale në Republikën e Kosovës, përfshirë bisedimet me Serbinë, Ambasadori Walker tha gjithashtu se i shikon “Idetë e reja në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si të pafavorshme për Prishtinën”. Ambasadori Walker, si mik i shqiptarëve dhe i Republikës së Kosovës që është, me rastin e 20-vjetorit të masakrës në Reçak, i këshillon udhëheqësit politikë të Kosovës, që në këtë proces të “normalizimit” të marrëdhënieve me Serbinë, “Të mos dëgjonin aq shumë sa kanë dëgjuar deri tani komunitetin ndërkombëtar dhe të dëgjojnë më shumë popullin në Kosovë”. Mesazhi i Ambasadorit Walker është që politikanët e Kosovës, të dëgjojnë më shumë njerëzit që i votojnë dhe që u mundësojnë atyre pozitat, detyrat dhe titujt e lartë, si dhe privilegjet që vijnë, si rezultat i posteve të tyre publike. Tre vjet më parë, 17-vjetorin e masakrës së Reçakut e kisha shënuar me këtë shkrim modest, duke thënë se duhet t’i ishim mirënjohës Ambasadorit Walker sepse nuk dihet si do të kishin rrjedhë punët në Kosovë në vitin 1999, po të kishte qenë në Prishtinë në atë kohë një përfaqësues jo amerikan, si kryetar i Misionit të OSBE-së. Kosova me të të drejtë e ka nderuar këtë hero të drejtësisë, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe mik i shqiptarëve, miqësi të cilën ai e dëshmon edhe tani pas 20 -vitesh, ndërkohë që nuk pushon së punuari për të mirën dhe mbarëvajtjen e Republikës së Kosovës. Por ambasadori Walker, siç është shprehur para dy

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ditësh edhe në intrevistën me VOA-n shqip, ai e di mirë, ashtu siç e dimë të gjithë, se megjithëse Kosova është e lirë, demokratike dhe e pavarur, e njohur nga mbi 100-vende të botës –ish-diplomati amerikan ishte shprehur edhe para tre vjetësh se– “Kosova është në rrugë të gabuar” dhe për këtë ai ka ngarkuar me faj klasën politike, e cila ka thënë para tre vjetësh në Prishtinë se “Është një prej problemeve më të mëdha me të cilat përballet sot Kosova”, dhe si e tillë shtoi ai, “kjo klasë politike nuk është e aftë të zgjidhë problemet me të cilat përballet Republika e Kosovës” dhe si përfundim, sugjeroi ai, në atë vend duhet të ketë një ndryshim brezash politikë të cilët të jenë të aftë për t’u përballur me sfidat e reja të Kosovës. Fatkeqësisht, këtij parashikimi të zymtë të Ambasadorit Walker, tre vjet më parë, iu bashkuan kohët e fundit edhe manovrat e papritura – të cilat po të mos ishin të rrezikshme do të ishin qesharake -- të politikës shqiptare në Tiranë, si rrjedhim i tentimit për ndryshime në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Unë e kam thënë edhe më përpara dhe sot jam dakord me Ambasadorin Walker i cili deklaroi për VOA-n se udhëheqsit politikë shqiptarë, për të mirën e popullit të vet, “Të mos dëgjojnë aq shumë sa kanë dëgjuar deri tani komunitetin ndërkombëtar dhe të dëgjojnë më shumë popullin në Kosovë”. Të kërkohen mendjet më të zgjuara dhe më me përvojë të botës shqiptare, por mbi të gjitha ato më atdhedashëse që mund të ekszitojnë, për t’u përballur me situatat aktuale më absurde politike anë e mbanë trojeve shqiptare. Pa një ndjenjë atdhedashurie të vërtetë kombëtare dhe pa një mjedis të domosdoshëm bashkëjetese politike dhe kombëtare – pa një diskurs politik të denjë për shekullin 21, në radhët e klasës politike të shqiptarëve kudo -- që do t’i jepte një hov të ri jetës kombëtare, politike dhe ekonomike të shqiptarëve, sot për sot –në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë dhe 30-vjet pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri --nuk mund të thuhet se “Bacë u kry”, jo vetëm në Kosovë, por askund tjetër anë e mbanë trojeve shqiptare. Busulla e historisë së kombit shqiptar po pret gjithnjë të kthehet në rrugën e duhur, drejt horizonteve të reja. Kjo mund të arrihet vetëm nga vetë shqiptarët. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Vit i krizës politike Në aspektin politik mund të thuhet pa hezitim se viti 2018 për shqiptarët nuk ishte i suksesshëm. Edhe në këtë fushë, u përsëritën problemet e vjetra në mes klasës sonë politike, të cilat tashmë janë të njohura dhe s’ka nevojë të theksohen nga viti në vit. Politika shqiptare vazhdon të merret më shumë me vetvete se sa do të arrijë të jetë e bashkuar në shumë kërkesa të shqiptarëve. Këtë ndasi e përçarje të faktorit politik shqiptar po ashtu vazhdon ta shfrytëzojë pushteti dhe opozita që të zbusin, respektivisht të mos realizojnë kërkesat e shqiptarëve

Gjekë Gjonaj

Shqiptarët në Malin e Zi, bashkë me qytetarët e tjerë e përcollën vitin 2018. Trevat etnike ku jetojnë ata, si në Ulqin, Tivar, Podgoricë, Malësi- Tuz , Plavë , Guci e Rozhajë, në vitin që lamë pas nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim pozitiv . Shqiptarët as në vitin e kaluar nuk arritën ndonjë sukses që meriton të shënohet e të vlerësohet, përveç themelimit të Komunës së Pavarur të Tuzit, si në planin ekonomik, politik, kulturor, ashtu edhe në fushën e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe të garantuara me Konventat Ndërkombëtare. Në vitin e krizës politike, të polarizimeve, arrestimeve për tentim te grushtshtetit, për krim të organizuar, vrasje të klaneve të ndryshme, protestave, ndarjeve, përçarjeve të mëdha të shoqërisë pozita e shqiptarëve në Mal të Zi si pakicë autoktone jo vetëm se nuk ishte e kënaqshme, por dhe për fat të keq vazhdon të jetë shqetësuese dhe e pazgjidhur.

14

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Shqiptarët , pra, në mjaft aspekte kanë mbetur me halle e shqetësime të vjetra. Ata kanë shumë probleme të pazgjidhura. Statusi i tyre politik dhe socio-ekonomik nuk po përmirësohet në masën e duhur. Andaj shqiptarët me të drejtë shprehen të pakënaqur me të arriturat e tyre në vitin e kaluar. Domethënë viti 2018 për shqiptarët pothuaj nuk solli diçka të kënaqshme në aspektin zhvillimor. Kanë munguar investimet e reja. Madje edhe ato të premtuara në fillim të vitit nga klasa

politike. Shumë pak për të mirë ka ndryshuar. Shumëçka për të keq ka mbetur pa u realizuar, si rritja e papunësisë së popullatës shqiptare, varfëria, migrimi dhe emigrimi, zvogëlimi i numrit të nxënësve në shkollat e qytetit dhe nëpër fshatra, rrugët e paasfaltuara lokale, mungesa e ujësjellësit në shumë lagje, zona fushore e malore, mungesa e qarkullimit te transportit ndërurban, mungesa e pjesshme e energjisë elektrike, mosfunksionimi si duhet i sistemit të kanalizimeve gjatë shirave e proble-

Viti 2018 për shqiptarët pothuaj nuk solli diçka të kënaqshme në aspektin zhvillimor. Kanë munguar investimet e reja. Madje edhe ato të premtuara në fillim të vitit nga klasa politike. Shumë pak për të mirë ka ndryshuar. Shumëçka për të keq ka mbetur pa u realizuar, si rritja e papunësisë së popullatës shqiptare, varfëria, migrimi dhe emigrimi, zvogëlimi i numrit të nxënësve në shkollat e qytetit dhe nëpër fshatra, rrugët e paasfaltuara lokale, mungesa e ujësjellësit në shumë lagje, zona fushore e malore, mungesa e qarkullimit te transportit ndër urban, mungesa e pjesshme e energjisë elektrike, mosfunksionimi si duhet i sistemit të kanalizimeve gjatë shirave e problemeve që i rëndojnë me vite qytetarët shqiptarë dhe të tjerët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION meve që i rëndojnë me vite qytetarët shqiptarë dhe të tjerët. Në aspektin politik mund të thuhet pa hezitim se viti 2018 për shqiptarët nuk ishte i suksesshëm. Edhe në këtë fushë, u përsëritën problemet e vjetra në mes klasës sonë politikë të cilat tashmë janë të njohura dhe s’ka nevojë të theksohen nga viti në vit. Politika shqiptare vazhdon të merret më shumë me vetvete sesa të arrijë të jetë e bashkuar në shumë kërkesa të shqiptarëve. Këtë ndasi e përçarje të faktorit politik shqiptar po ashtu vazhdon ta shfrytëzoje pushteti dhe opozita që të zbusin, respektivisht të mos realizojë kërkesat e shqiptareve. Shqiptarët në Malin e Zi në vitin 2019 trashëguan shumë probleme të pazg-

jidhura. Po përmendim decentralizimin e pushtetit në shumë fusha, veçmas në arsim, Ligjin zgjedhor me të cilin shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit 2016 kanë arritur të marrin vetëm një deputet, Ligjin mbi përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, kthimin e pronave shqiptare, asimilimin, shpërnguljen e shqiptarëve, punësimet proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore, shkollimin në gjuhën amtare në nivelin universitar, investimet e qëndrueshme në trevat ku jetojnë shqiptarët etj. Prandaj viti 2019-të është një mundësi e re, një shpresë e re për të bërë gjërat e duhura në drejtim të përmirësimit të jetës së shqiptarëve dhe të popujve të tjerë në këtë shtet multietnik. Është koha që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pushtetarët dhe i gjithë spektri politik të jenë më afër qytetarëve të vet dhe të sjellin ndryshime pozitive në jetën e tyre. Shqiptarët , megjithatë, shpresojnë se ky vit që erdhi do të jetë vit i shërimit të plagëve të vjetra të vitit që sapo e përcollëm dhe të sjellë më shumë mirëqenie ekonomike, më shumë punë, më shumë të drejta, më shumë dialog konstruktiv, më shume vullnet e guxim që të vejmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim që ta bëjmë Malin e Zi vend të mundësive dhe të drejtave të barabarta, ku mund të jetojnë të gjithë qytetarët e tij pa dallim kombi, kombësie e religjioni, gjuhe, a përkatësie tjetër.

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Urimi për Vitin e Ri?!

Dëshirat vs realiteti

Do të kisha dashur t’ju uroja që ky vit të ketë më pak padrejtësi, më pak varfëri, më pak shtypje, diskriminim e izolim. Pse jo, të kishim përparim e zhvillim, solidaritet e drejtësi, barazi e demokraci njësoj si vendet e zhvilluara të cilat i marrim për shembull. Mirëpo, edhe ju ashtu si unë, e dini se krejt këto nuk arrihen me urata, por me punë të pandalshme dhe të lodhshme

“urime” nënkupton që problemet dhe paqartësitë e 2018 i kemi tejkaluar, që uroj për punën e mirë që e kemi Qani mbaruar si shoqëri, që kemi tejkaluar Osmani dilemat dhe paqartësitë dhe që këtë Vit të Ri e nisim të pastër dhe me fuqi të rinovuar. Gjë që nuk e kemi bërë, sepse 2019 e nisim me problemet e Të dashur miq ! vjetra. Kam vështirësi dhe dilema që ta gjej Urimin nuk mund ta vazhdoj as me mënyrën e duhur për ta nisur urimin dëshirën për më shumë “para”, për këtë Vit të Ri. A duhet nisur me sepse gjatë vitit që kaloi nuk u ndër“Gëzuar” apo me “Urime”..., teksa i morën politikat e duhura ekonomike drejtohesh një audience më të gjerë, që do të na përmirësonin mirëqeanonime, me të cilën një kohë të nien ekonomike qytetare dhe shogjatë ke ndarë mendime dhe opin- qërore. Rritja ekonomike ishte gati ione lidhur me çështje reale dhe të e parëndësishme, aq më shumë kur prekshme të jetës shoqërore dhe kemi parasysh faktin që inflacioni i politike, bëhet akoma më e vështirë. çmimeve dhe kërkesat e shtetit e Duke përdorur fjalën “Gëzuar” uron anuluan veprimin e kësaj rritjeje në që gëzimi që ke ndarë vitin e shkuar ekonominë e vendit. Investimet e me shkrimet e tua të vazhdojë më tut- huaja direkte nuk erdhën në trojet je edhe në 2019. Por realiteti është ku jetojnë shqiptarët, falë politikës se gëzimi nuk ka qenë pjesë e jetës plaçkitëse dhe diskriminuese ndaj sonë shoqërore në 2018 që sapo shqiptarëve që ushtron më se çermbaroi, as edhe e shkrimeve të mia. ek shekulli përfaqësimi politik krimNjë vit i vështirë, kontravers, me dile- inel që udhëheq shtetin. Si pasojë ma të shumta, me paqartësi akoma e kësaj politike qendrore, por edhe më të mëdha. lokale, sot kemi realitetin e dhimbPor a mund të them “Urime” duke shëm që vendbanimet shqiptare po pasur parasysh realitetin? As kjo nuk boshatisen. mund të jetë fjalë e cila do të përf- Jam në dilemë dhe nuk di si mund të shinte atë që dëshiroj të na presë uroj “shëndet” më të mirë, kur negnë vitin që sapo ka nisur. Të thuash lizhenca e shtetit ndaj shëndetit të

16

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

qytetarëve të vet është e frikshme, gati konspirative. Po flas për kualitetin në rënie të shërbimeve mjekësore, për mungesën e ilaçeve dhe vaksinave nëpër spitalet dhe barnatoret publike, për kushtet e vështira në të cilat punojnë mjekët tanë, për Fondin Shëndetësor të bankrotuar.

Të thuash “urime” nënkupton që problemet dhe paqartësitë e 2018-s i kemi tejkaluar, që uroj për punën e mirë që e kemi mbaruar si shoqëri, që i kemi tejkaluar dilemat dhe paqartësitë dhe që këtë Vit të Ri e nisim të pastër dhe me fuqi të rinovuar. Gjë që nuk e kemi bërë sepse 2019-n e nisim me problemet e vjetra

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Mund të gënjej nëse ju uroj një të ardhme më të mirë, sepse sistemi “arsimor”, mekanizmi që duhet të vejë në lëvizje ardhmërinë tonë, është shkatërruar moti dhe megjithë reformat dhe tentativat për ta rregulluar dhe përmirësuar, shteti e ka shkatërruar akoma më shumë. Shkollimi sot tek ne i përmbahet premisës: politikë e kuantitet, e jo kualitet! E dëmshme kjo për një shoqëri. Prandaj sot kemi shumë diploma mirëpo pak dituri, kemi shumë doktorë shkencash dhe ekspertë, por edhe shumë probleme. Mund të dëshiroj më shumë “qetësi”, më pak turbulli sociale dhe politike. Por vështirë se mund të ndodhë kjo, teksa e kemi parasysh faktin që revolucioni politik dhe ndryshimi i cili duhet të ndodhë për të arritur për-

parimin dhe qetësinë është i pakoncipueshëm të ndodhë në një periudhë aq të shkurtër kohore sa siguron një vit. Ndërrim politikash dhe qeverish, zgjedhje të parakohshme, dhe të gjitha turbullitë që vijnë dorë për dore me këto ndryshime. Sidomos kur kam parasysh që jo vetëm populli ka humbur besimin në forcat politike të vendit, por edhe vetë partitë politike nuk po tregojnë energji dhe vlerat që priten të vijnë prej tyre për të stabilizuar vendin. E vetmja dëshirë që më mbetet ka të bëjë me atë që të uroj për më shumë “mençuri, dashuri” dhe “fat”. Duke pasur parasysh faktin se këto janë të vetmet atribute në të cilat shteti nuk ka vënë dorën e vet të dëmshme, por që varen nga ne si individë. Do të ki-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sha dashur t’ju uroja që ky vit të ketë më pak padrejtësi, më pak varfëri, më pak shtypje, diskriminim e izolim. Pse jo, të kishim përparim e zhvillim, solidaritet e drejtësi, barazi e demokraci njësoj si vendet e zhvilluara të cilat i marrim për shembull. Mirëpo, edhe ju ashtu si unë, e dini se krejt këto nuk arrihen me urata, por me punë të pandalshme dhe të lodhshme. Sa më të mëdha të jenë përmasat e këtij angazhimi, aq më shpejt do të përparojë shoqëria e kombi ynë. Le të shpresojmë, pra, se 2019-ta do të jetë vit i angazhimit e i punës së mirë, që t’i vëmë më në fund fre punëve të këqija. Atëherë nuk më mbetet tjetër veçse t’ju uroj një individualizëm produktiv dhe të suksesshëm në vitin 2019. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

Dy fjalë për librin “Heshtja që flet” të autorit Ali Gjeçbritaj

“Heshtja që flet”, më se realitet E gjithë kjo brengë, kjo heshtje e ky realitet që autori Ali Gjeçbritaj na përshkruan në librin me poezi, të titulluar “Heshtja që flet”, janë mesazhe të rrepta për të rinjtë që të mos e braktisin vendin e tyre (Krajën). Pra, e gjithë kjo është heshtja që autorin e shtyn të shkruajë për të sepse: “ku mbizotëron heshtja, aty mbizotëron edhe brenga”

“ 18

Hamid Alaj Që kur lexova në rrjetet sociale se Nju Jork doli nga shtypi libri “Heshtja që flet” i autorit Ali Gjeçbritaj, ish mësimdhënësit tim, isha shumë kurioz se ku ta gjeja dhe si mund të më bie në dorë, së pakut sa për ta lexuar, Brendia e librit është sepse vetë titulli i librit nuk më hiqej mendja dhe kisha bindjen se shumë e lidhur me nga këtë libër duhej ta lexoja sa më parë. Krajën dhe vendlindje Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe më lase autori i librit ma kishte rue autorit, i cili e sheh jmëruan ajtur një kopje dhe do të ma dërgonte dhe e shpreh shumë sa më parë që të jetë e mundur. Nuk shumë kohë dhe libri më ra në mirë heshtjen që mbi- shkoi dorë. Vërtetë u gëzova, sepse thashë zotëron aty, që po se “gjysma e punës u krye”, kurse puna e plotë do të kryhet në përfunzbrazet ai vend nga dim të këtij shkrimi. e lexuar librin “Heshtja që flet”, të rinjtë dhe po mar- Duke të autorit Ali Gjeçbritaj, nga një poezi rin rrugën e mërgimit, tek tjetra, kuptohej qartë se autorin vërtet e brengoste një “heshtje” që e rrugë pa kthim shtyri atë të grumbullojë dhe të boto-

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

jë këtë libër me plot “heshtje”. Brendia e librit është shumë e lidhur me Krajën dhe vendlindje e autorit, i cili e sheh dhe e shpreh shumë mirë heshtjen që mbizotëron aty, që po zbrazet ai vend nga të rinjtë dhe po marrin rrugën e mërgimit, rrugë pa kthim. Në poezitë e autorit Ali Gjeçbritaj trajtohen tema të ndryshme në formë të heshtjes që vërtetë e brengosin më shumë se të tjerët vetë autorin i cili me anë të fjalës në poezi e shpreh gjithë atë brengë, dhe duket se ashtu edhe lirohet nga ajo që sheh seç po ndodhë në vendlindjen e tij-Krajën. Që nga vetë titulli i librit, lexuesi do të ketë parasysh se në brendinë e tij do të hasë diçka interesante. Mirëpo, ajo që e bën lexuesin më kurioz që ta lexojë dhe analizojë poezitë e librit në fjalë është se askënd nuk do ta bëjë ky libër më të “heshtur” se vetë au-


KULTURË

torin. Pra, realiteti i brendisë së librit është se ai shihet që në titullin e librit. Autori Ali Gjeçbritaj me poezitë që ka renditur në librin e tij e sheh se heshtja në realitet mbizotëron në çdo anë, në çdo realitet të mëparshëm. Ai e sheh heshtjen gjithandej, e sheh se vërtetë ajo fle në thellësinë e vet, ku autori i kushton apo e citon mbase në çdo poezi apo në brendi të çdo poezie. Heshtja e autorit është bërë realitet, sepse ai këtë heshtje nuk e ka përjetuar kurrë më parë. Po ku fle heshtja që autori Ali Gjeçbritaj na e paraqet në librin e tij “Heshtja që flet”. Ai e sheh dhe lexuesit ia tregon përmes poezisë se vërtetë kjo heshtje është e pranishme gjithandej, si në rrugë, në liqen, mal, shkollë, mëhallë, në ullishtë, e fshatra të tëra, etj., ku shumë heshtje të tjera i dalin autorit përpara vetes, të cilat vetë flasin edhe sikur të mos ishin qëndisur ashtu siç i ka qëndisur autori Ali në poezitë e veta,

në vëllimin poetik të titulluar “Heshtja që flet”. Këtu ai qëndisi vargjet e guximit dhe dashurisë, ku bukur mirë ndërtoi dhe dha mesazhe aq fuqizuese dhe aq të meritueshme për brezin e ri, që edhe ato të mos i brengosë kjo heshtje që e brengos vetë autorin e këtyre vargjeve. Autori pranon se e kaluara ka qenë me dhembje dhe sakrifica, por ai nuk e mohon se edhe e tashmja është një hipokrizi. Ai na paraqet heshtjen gjithkund. Bile e brengos ajo heshtje, ku e sheh se ajo mbizotëron edhe në liqenin ku ai kalonte shpesh ditët e rinisë dhe tani e sheh ashtu të heshtur, ku thotë se në ujdhesat e liqenit “korbat kanë foletë, mbjellin errësirë”. Në librin “Heshtja që flet” të autorit Ali Gjeçbritaj, shihet qartë se ai në ciklin e zgjedhur të poezive, ka cituar fusha të ndryshme, ku mbizotëron heshtja, duke i vënë në dukje ato me të cilat njeriu ballafaqohet më së

shumti në jetën e përditshme. Mirëpo, për autorin këto dukuri janë bërë përditshmëri. Ai këtu paraqitet si një luftëtar shumë i fuqishëm, ku me anë të ngritjes së zërit të tij përmes poezisë mundohet ta mundë këtë heshtje përmes shprehjes së fjalës në poezi dhe artit të tij poetik. Në këtë vëllim poetik autori Gjeçbritaj gjithashtu shpreh eksperiencën e jetës dhe sfidat e saj ku do të gjejmë mjaft sekuenca jetësore, ku vetë i ka përjetuar, disa të cilat i ka lënë pas (kaluar) e disa po i përjeton. E gjithë kjo brengë, kjo heshtje e ky realitet që autori Ali Gjeçbritaj na përshkruan në librin me poezi të titulluar “Heshtja që flet”, janë mesazhe të rrepta për të rinjtë që mos ta braktisin vendin e tyre (Krajën). Pra, e gjithë kjo është heshtja që autorin e shtynë të shkruaj për te sepse “ku mbizotëron heshtja, aty mbizotëron edhe brenga”. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me këngëtaren Desara Smakaj

Muzika dashuri shpirtërore

20

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Desara është një vajzë 19 vjeçe nga Lezha. Ajo shumë e vogël ka filluar të këndojë dhe është e dashuruar me muzikën. Ajo përveç se këndon e studion edhe pedagogjinë muzikore. Desara shprehet se është me fat që e ka këtë dhunti dhe thotë se muzika është një qetësi shpirtërore për të


INTERVISTË

K.Javore: Desara, ti je një talente e artit dhe e fokusuar tek muzika. Ka disa kohë që merresh me muzikën dhe ke një zë shumë të ëmbël. Si ndjehesh për këtë dhunti që të është dhuruar? D.Smakaj: Jam me fat që e kam këtë dhunti, ma ka dhuruar Zoti. Është një dhuratë e madhe, duke ditur që muzika është dashuri dhe qetësi për të gjithë njerëzit, gjithashtu edhe për mua. K.Javore: Këtë pasion e ke vetëm ti në familje, apo e trashëgon? D.Smakaj: Në fakt është çudi kur ju tregoj edhe njerëzve që më pyesin, që nuk kam dikë nga familja që këndon, as nga babi dhe as nga mami, përveç të vjetërve që dikur kanë kënduar të gjithë. K.Javore: Si e re që je, a ke marrë pjesë në ndonjë festival muzikor? D.Smakaj: Po, marr pjesë vazhdimisht edhe pse ndoshta nuk kam ndonjë projekt të ri të gatshëm, mundohem që të paktën të jem aktive nëpër koncertet që më ftojnë. K.Javore: Ndërkohë që merresh

me muzikën, u ke hyrë edhe studimeve për pedagogji muzikore.. Pse pikërisht këtë universitet? D.Smakaj: Kam vazhduar universitetin e arteve për pedagogji muzikore, duke qenë se kam mbaruar edhe licun artistik në Shkodër dhe jam fokusuar vetëm tek fusha e muzikës. K.Javore: Çfarë zhanri të pëlqen më shumë që të këndosh dhe pse? D.Smakaj: Fillimisht kam vazhduar me muzikë moderne por, gjatë rrugës fillova të dashurohem dhe me muzikën popullore, duke mos lenë pas edhe atë të lehtë. Kjo vjen edhe nga nxitja e familjes por edhe e të tjerëve, duke ma vënë në dije që më rri shumë. K.Javore: Çfarë mendon për muzikën shqipe që këngëtarët me famë e bëjnë sot? D.Smakaj: Ka shumë këngëtarë që bëjnë muzikë shumë të mirë dhe meritojnë famën që kanë, vullnetin dhe pozitivitetin që ne të rinjtë sot motivohemi nga ata. Për shembull, mua që nga fillimet e mija si këngëtare më pëlqen Dafina Zeqiri, ndoshta nuk jam në stilin e saj, por motivohem nga ajo.

K.Javore: Sa të rinjve u propozon një gjë të tillë që të merren me muzikën? D.Smakaj: Është pak e vështirë të merresh me muzikë sepse ndoshta Zoti të ka dhuruar talentin, por mundësitë janë të pakta për të realizuar atë ëndërr. Megjithatë nëse e do vërtetë atë, duhet të luftosh shumë dhe e arrin. K.Javore: Ke disa këngë të lezetshme dashurie. Këto këngë ia dedikon dikujt apo janë thjesht frymëzime të çastit? D.Smakaj: Pyetje e shumëthënë, në fakt duke qenë se dhe jo e rritur në moshë nuk kisha diçka që unë e rekomandoja, ja kam lënë në dorë frymëzimit të tekstshkruesit. K.Javore: Kur mund të presim një këngë të re nga ty? D.Smakaj: Duke qenë se jam edhe në shkollë, ajo do shumë përkushtim. Edhe pse u bë pak kohë që nuk ka diçka të re nga unë, s’ do të thotë që s’ do ketë, tani kam një projekt duke e punuar se kur do dalë nuk e kam bërë në plan akoma, sepse jam e angazhuar. Për më tepër do të informoheni. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

21


PANORAMË

Këngëtarja Ava Max

Kam lindur në SHBA, por jam 100 për qind shqiptare Këngëtarja amerikane me prindër nga Shqipëria, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, e cila vazhdon të jetë prej disa javësh në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Evropën dhe po ngjitet me shpejtësi në top- listën amerikane me hitin e saj “Sweet But Psycho”, në një intervistë për mediat londineze tregon udhëtimin e saj drejt suksesit. “Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke

22

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara, ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shitën shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit, i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weekend etj., i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore”, shprehet Ava Max për mediat ndërkombëtare. Më tej gjatë këtij rrëfimi, 24-vjeçar-

ja deklaron se edhe pse ka lindur në Shtetet e Bashkuara, ajo është krenare për origjinën e saj. “Jam 100 për qind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Është me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar”, shprehet këngëtarja shqiptare me famë botërore.


KULTURË

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ndau Çmimin Tradicional për të arritura në art, kulturë dhe shkencë

Laureat mr. Haxhi Shabani Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi 28-vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast ka ndarë Çmimin Tradicional për arritje të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë dhe art. Pasi që ka analizuar rezultatet e arritura në fusha të ndryshme nga krijuesit dhe studiuesit shqiptarë në Malin e Zi, gjatë periudhës kohore 2016-2018, juria në përbërje: Ali Salaj, Cani Lazoja dhe dr. Nexhad Avdiu, ka vendosur që Çmimi Tradiconal i “Art Club”-it t’i jepet studiuesit të gjuhës, krijuesit letrar, gazetarit dhe mësimdhënësit Mr. Haxhi Shabani, me motivacion “Për punën e çmuar në fushën e studimeve sociolinguistike dhe të dygjuhësisë, duke i kontribuar hulumtimit dhe studimit gjuhësor të shqiptarëve në Malin e

Zi, si dhe për estetizimin e poezisë, të cilën e ngriti në një kod të veçantë poetik duke ndikuar në komunikimin bashkëkohor te lexuesit”. Çmimi i SHAI “Art Club” është themeluar në vitin 1991 si Shpërblim Vjetor, kurse që nga viti 2009 jepet për çdo tre vjet. Këtë Çmim deri tani e kanë fituar: Rudi Goga, Dom Simon Filipaj, Basri Çapriqi, Asllan Bisha dhe redaksia e revistës “Fati”, Këshilli i Simpoziumit “Meshari i Gjon Buzukut – monument i kulturës shqiptare 1555-1995”, Ali Salaj, Nail Draga, Riza Rexha, Emin Halili, Cafo Boga, Bajram Rexha, Ruzhdi Ushaku, Gjelosh Gjokaj, Hajro Ulqinaku, Mehmet Kraja, Fiqiri Hasanaga (pas vdekjes), Simë Dobreci, Hajrullah Koliqi dhe Haxhi Shabani. “Art Club”-i është subjekti i vetëm ndër shqiptarët në Mal të Zi, i cili ndan Çmim për kri-

juesit shqiptarë. Krahas ndarjes së Çmimit Tradicional është prezantuar edhe veprimtaria e gjithanshme e Shoqatës “Art Club” gjatë vitit 2018, që konsiston në disa fusha: veprimtarinë botuese, manifestimet dhe takimet letrare, përurimet e librave, shënimin e përvjetorëve dhe të ngjarjeve të ndryshme, organizimin e ekspozitave, debateve publike etj. Është vlerësuar vazhdimësia e punës së suksesshme e “Art Club”-it në ruajtjen dhe afirmimin e kulturës shqiptare në Malin e Zi. SHAI “Art Club” është themeluar më 28 dhjetor 1990 nga një grup i dalluar i krijuesve të Ulqinit dhe përbën njërën prej organizatave joqeveritare më të vjetra jo vetëm në komunën e Ulqinit dhe ndër shqiptarët në Mal të Zi, por edhe në tërë Malin e Zi. i. k. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

80-vjetorin e lindjes, Ruzhdi Ushaku e shënon me vepër të re

“Enigma e Valdanos rrënjë të thella histo Ali Llunji

Autori i librit më të ri “Enigma e Valdanosit”, prof. dr. Ruzhdi Ushaku, ka mote që la gjurmë të pashlyeshme në letrat shqipe dhe në gjuhë të tjera, gjithnjë duke i ndriçuar, studiuar e hulumtuar me akribi të veçantë. Krahas aktivitetit pedagogjik, me punë krijuese dhe me hulumtime shkencore nisi të merrej që në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar. Kemi pasur nderin dhe respektin e veçantë që Basri Ҫapriqi (tash i ndjerë) dhe autori i këtyre rreshtave në cilësinë e (redaktorit dhe recensentit) në librin e sipërshënuar të japim vrojtimet më meritore. Rruga jetësore dhe ajo e shkollimit të autorit Ushaku

“ 24

Kemi shumë prova, shumë shkrime e kritika të shëndosha, ku prof. dr. Ruzhdi Ushaku veçohet si krijues guximtar, që u del përballë sfidave dhe me to hyn thellësisht në esencën e problemit që trajton. Shumë shpesh, plotësisht i bindur në fushat që kërkon, jo vetëm që u vë dorë, por edhe i ndriçon me gjuhën e argumentit shkencor

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

i ka specifikat e veta. Pas Normales Shqipe të Prishtinës e gjejmë student në Sarajevë. Ishte absolvent i romanistikës dhe kryetar i Klubit të Romanistëve kur edhe merr rrugën e Parisit, vazhdon e kryen shkallën e pestë të studimeve moderne frënge dhe laurohet me “Diplôme Supėrieur d’ Etudes Franҫaises Modernes”. Me të ardhur në Kosovë bëhet profesor në Gjimnazin e Gjilanit. Me kohë në Prishtinë ushtron detyrën e bashkëpunëtorit profesional në Bashkësinë Krahinore të Kulturës, asistent në Seksionin e Historisë së kulturës kombëtare pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, bashkëpunëtor i jashtëm i Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku ligjëron gjuhën latine. Magjistron në Seksionin e Romanistikës pranë Fakultetit të Filologjisë në Beograd. Në Beograd mbron me sukses të lartë edhe disertacionin e doktoratës. Në zgjedhjen e tij profesor inordinar, mendim pozitiv lëshon edhe njëri ndër anëtarët e rëndësishëm të komisionit, prof. dr. Idriz Ajeti. Nga viti 1980 e deri në pensionim ka ushtruar detyra shumë të rëndësishme shkencore dhe pedagogjike. Ishte edhe kryetar i Këshillit Mësimor Shkencor të Universitetit të Prishtinës, mentor për temat e magjistraturës dhe disertacione të doktoratës. Mbajti ligjërata për studentë të shkallës III në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Prej vitit 1973 e këndej ishte i ftuar për të mbajtur ligjërata shkencore edhe jashtë Kosovës: në Francë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Duke e vlerësuar intelektual dhe shkencëtar të formatit evropian, prof. dr. Ruzhdi Ushaku ftohet disa herë në Paris për të mbajtur ligjërata. Më 2001 mori pjesë në Konferencën e historisë dhe të filologjisë shqiptare në Ecole des Hautes Etudes ­Sorbonne. Ky autor i palodhur deri më tani i dhuroi shkencës sonë kombëtare dymbëdhjetë vepra dhe qindra artikuj cilësorë, qoftë nga fusha e albanistikës, qoftë

nga hulumtimet me vlera të pamohueshme shkencore. Energjia pozitive e punës shkencore të tij u kurorëzua me pranim anëtar akademik aktiv në Akademinë Evropiane të Arteve në Leuze të Belgjikës, kur edhe nderohet me “Le Diplôme de Plaque d’Hommeur” të Rendit evropian të Arteve. Për kontributin në shumë fusha të dijes albanologjike - veprimtarisë hulumtuese, studimore, shkencore dhe kombëtare, laureohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me titullin “Nderi i Akademisë”, ndërsa nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me titullin “Nderi i Kombit”. Prof. dr. Ruzhdi Ushaku dallon nga studiuesit e tjerë. Nuk mbetet i ngujuar vetëm në arkiva dhe në kabinete. Hovi krijues e liron nga mbërthimet brenda katër mureve, duke i dhënë krah e fuqi të hulumtojë shkrepave e maleve, buzë lumenjve e liqeneve, brigjeve e gjireve detare. Si të tillë, na lejohet ta emërtojmë edhe reporter hulumtues-shkencor. Dhe, qe, fakti: për hulumtime që bëri e gjejmë në Anë të Malit (Anamal), në Malin e Sumës – në Shasin Mesjetar, në Krajë - në Shestan, në hapësirat rreth qytetit të tij të lindjes – Ulqin – Kalasë mijëvjeçare të tij, në Adën e Krruçit, Gurin e Gjeranës, në Bunë… dhe që andej zbret në Valdanos.


KULTURË

sit“ me orike Në një dokumentar televiziv, në RTK, me plot të drejtë, punën e tij të palodhshme e kemi çmuar -hulumtues i zellshëm shkencor, dijetar shqiptar i niveleve të larta evropiane, sintaksolog të shquar, me dije romanistike dhe albanologjike. Dr. Ushaku dallon me risi shkencore në fushën e filologjisë komparative, të leksikologjisë e në onomastikë. Deri sot ndriçoi edhe tema të paprekura me motive mitologjike, etnolinguistike dhe folklorike. Ato janë ngushtësisht të lidhura me detin e për detin, për detarinë e peshkatarinë, që prekin xhindin e floçkën, përrallat e këngët popullore shqiptare të Ulqinit. Në fushën e etimologjisë, me studimet për Bindin - Zotin ilir të ujërave si “pandam të Neptunit romak dhe Poseidonit grek”, dhe atë “Mbi një antroponim më të hershëm të shqipes të vitit 1188”, radhitet menjëherë pas shkencëtarit të madh, Prof. dr. Eqrem Çabej. Disi na shkon natyrshëm mendimi i studiuesit, apo të na lejohet ta quajmë intelektual ulqindashës, dr. Moikom Zeqo, i cili shkencëtarin Ushaku e çmon “dijetar sinkretik dhe mjeshtër sinkronik e diakronik, krahasimtar, filolog race, i dashuruar me arkeologjinë, kronikat, mitologjinë ilire, antikitetin, mesjetën, koreografinë, muzikën, skulpturën, grafikën, folklorin, për të prerë, skali-

Në gjurmimet e tij është gjetur “çelësi” për enigmën e Valdanosit, në të vërtetë merr guxim të zbërthejë enigmën e misterit për njerëzit e gjallë apo edhe misteriozë të këtij lokaliteti historik tur, një profil të përveçëm të një antropologjie kulturore të Ulqinit historik”. Kemi shumë prova, shumë shkrime e kritika të shëndosha, ku prof. dr. Ruzhdi Ushaku veçohet si krijues guximtar, që u del përballë sfidave dhe me to hyn thellësisht në esencën e problemit që trajton. Shumë shpesh, plotësisht i bindur në fushat që kërkon, jo vetëm që u vë dorë, por edhe i ndriçon me gjuhën e argumentit shkencor. Kështu ndodh edhe në veprën që kemi në vështrim. Tek toponimi Valdanos, autori gjakon të zbulojë dhe të ndriçojë, kuptohet shkencërisht, enigmatiken dhe misteriozen. Kjo që themi është një risi e jona, të na lejohet ta quajmë edhe studiues i rrallë shqiptar i enigmatizmit. Po çfarë bën me atë misteriozen – atë grua me veshje të rrallë e me pamje përrallore? Mendojmë se arrin të ravizojë seriozisht shestaneshën tonë të Valdanosit, e cila si një nimfë sillet lugjeve, zabeleve, brigjeve dhe ullishtave natën për hënë, freskon fytyrën e saj magjike me ujin e “Kroit të Zanave”. E me kë ta ravizojë? Me shtatoren e “Gruas ilire nga Demali.” Kjo është nga ana e Tij plotësisht e qëlluar dhe natyrisht edhe e argumentuar. Edhe këtu ka për tematikë të ngjeshur, veç kostumit piktoresk e magjik të shestaneshës, që sot shihet në Krajë, në rrethinat e Tivarit ku jetojnë, në tregun e Ulqinit dhe fshatin Braticë, edhe hapësirën e Valdanosit të thurur në legjenda dhe në gojëdhëna. Këto të fundit sikur i laton me një stil të hollë, të lehtë dhe të kuptueshëm që u ngjasojnë prozave të rralla me përplot përjetime të kapërthyera e mbuluara me vello trishtimi, ankthi e rrëqethjeje. Elementit të frikës që sjell nata në vetmi i bën ballë, koshient se çdo drithërimë është e kaluar. Në gjurmimet e tij është gjetur “çelësi” për enigmën e Valdanosit, në të vërtetë merr guxim të zbërthejë enigmën e misterit për njerëzit e gjallë

apo edhe misteriozë të këtij lokaliteti historik. Proza, ta quajmë shkencore e tij, e stolisur me gojëdhëna e legjenda për personazhe misterioze, si thotë autori në një vend, “me rrënjë të thella historike”, e shoqëruar me plot përjetime, vërtet e bëjnë Valdanosin, dashur, pa dashur, edhe një enigmë të kohës që po e jetojmë. Me një krah realiteti, me tjetrin imagjinata shumë e bujshme, mjeshtërisht e thurur, e bëjnë këtë vepër tërheqëse për lexuesin. Diapazoni i dijes me argumente shkencore të tij na duket se shkon për krah me gjetjet e lashtësisë së qytetit të Ulqinit. Thuaja shkon për krah gurëve ilirë të zbuluar në themelet e Kalasë së vjetër të Ulqinit. E përse dija e dr. Ushakut të mos konsiderohet një themel i qëndrueshëm shkencor për këtë lokalitet historik, aty ku edhe sot ndeshim me sy bedenin ilir. Po në këtë krah të kërkohen përsiatjet prozaike të rralla të tij për Valdanosin. Ndaj edhe i mbetet lexuesit të thellohet në pjesët kryesore prozaike të ngjeshura me përplot ngjarje e përjetime trishtuese e dramatike. Që atje do të vërejë synimet e shkrimtarit kah burojnë e rrjedhin mendimet për Valdanosin – që dalin nga një nuse. Nga Gjiri i një nuseje, shkrimtari na e nxjerr Valdanosin identik me një lug të përgjakur nga krimi, që u bë “Lugu i Xhemiles”. Që këndej merr rrjedhë, si thotë shkrimtari, “Gjiri i Nausit” në “Valin e Nausit” në “Val da Nusi” në Val da Nuz. Nga ky përshkrim prozaik shtrohet edhe pyetja jonë: A është Valdanosi enigmë apo njëmendësi? Një dihet! Valdanosi sot është gji madhështor. Dikur në ujërat e tij kanë ndodhur ngjarje interesante detare. Libri, që po e sheh dritën, mendojmë ne, e ka edhe vlerën e vet të pakontestueshme - të lartë. Autorit prof. dr. Ruzhdi Ushaku i dëshirojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë shkencore. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

25


KULTURË

Kënga që shpalos një histori të trishtuar Haxhi Zeneli

“Çanakala mrenda, prej Stambollit, O lumja nana ku po t’çonë, karshi dushmanit, Vaj për djelmt e ri! Çanakala mrenda, topi po gjëmon, O aty ku bjen gjylja, uji po gufon, Haj, Mustafa Pasha! Çanakala mrenda, na u’ba terr e zi, T’vramit e t’varruemit, nën çadra tuj shti, Vaj për djelmt e ri! Çanakala për mrenda, me bunar n’midis, Mos e pini ujtë o vllazën, se e’kanë zehertisë, Vaj për djelmt e ri.”

26

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Kjo është një këngë që po ta dëgjosh me vëmendje të dhemb shpirti, e cila i kushtohet luftës së Çanakalas, por si ngjarje shqiptarët këtë histori nuk e kanë trajtuar shumë, duke qëndruar disi të distancuar. Beteja e Çanakalas ishte një nga betejat më të përgjakshme të luftës së Parë Botërore. Në këtë luftë Mustafa Qemalit, pas disa intervenimeve ishte caktuar si komandant i divizionit të 19-të të armatës së Turqisë që përbëhej nga një pjesë e madhe e shqiptarëve të Rumelisë. Kjo luftë filloi më 24 prill dhe zgjati deri në dhjetor 1915 kurse trupat e fundit anglez nga kampi Hillas janë tërhequr më 8 janar 1916.Ishte një luftë e tmerrshme, që mori shumë jeta shqiptarësh. Sipas disa të dhënave historike, aty kanë mbetur rreth 25

mijë shqiptarë, nga 35mijë sa morën pjesë. Lufta bëhej kundër aleancës së“Antantes”,ku merrnin pjesë Anglia, Franca, Australia, Zelanda e Re, Haiti etj.).Thuhet se në këtë rajon gjendet edhe Troja legjendare, aty ku edhe Aleksandri i madh u nis drejtë pushtimit të tokave të reja. Andaj ne si shqiptarë asnjëherë nuk na është dhënë një sqarim rreth kësaj lufte! Pikërisht përse shkuan shqiptarët atje në atë luftë? .Shumica mendojnë se shkuarja e shqiptarëve në atë luftë ishte e kotë. Duke parë Çajupi shqiptarët se si luftonin për të tjerët thoshte: “O shqiptarë të gjorë, ç’ju ka marrë koka erë, derdhni gjakun për të tjerë”. Nga disa shkrime të disa historianëve, kuptova se ekziston një hipotezë ndoshta edhe bindëse për këtë ngjarje, ku thuhet


KULTURË

se pas kapitullimit të Perandorisë Osmane, greko/serbo/malazezët u vërsulën mbi territoret shqiptare për ti copëtuar me ndihmën e fuqive të mëdha, ku edhe ia arritën qëllimit. Serbia filloi masakra kundër shqiptarëve të Kosovës, ku vrau diku rreth 120-150 mijë shqiptarë dhe një pjesë të madhe të tyre i dëboi për në Turqi me pretekstin se ata ishin turq. Ishte viti 1912 kur Austro- Hungaria i shpalli luftë Serbisë dhe pas kësaj situate të vështirë, shqiptaret për t’ju shmangur kësaj lufte u dyndën drejt Turqisë që nga tetori i vitit 1912 deri ne fund te vitit 1915 diku rreth gjysmë milioni shqiptar shpërngulen atje. Kur filloi Lufta e Parë Botërore, Serbia me dhunë mobilizoi shqip-

tarët për t’i dërguar në ballë të luftës kundër Austro Hungarisë dhe Gjermanisë. Andaj shqiptarët e mobilizuar, të cilët nuk kishin shumë zgjedhje, shkuan në luftën e Çanakalas!?ose te luftonin për serbët kundër Austro- Hungarisë dhe Gjermanisë!?,kur dihet se këto shtete ishin në aleancë me Turqinë për t’u mbrojtur nga shtetet te “Antantës”. Kështu, që shqiptarët siç duket zgjodhën të shkonin në mbrojtjen e Çanakalas. Dhe nga kjo luftë e përgjakshme ka pasur humbje të mëdha nga të dyja palët. Shifrat janë të ndryshme, ndoshta edhe të ekzagjeruar ku në një raport shkruan se humbën jetën 253 mijë ushtarë nga ana e Antantës, kurse 250 mijë nga ana e ushtria Osmane. Kurse në një dokumentar të BBC thuhet se

nga koalicioni i Antantës janë vrarë dhe plagosur:141.113, kurse në anën e Turqisë 195.000. Sido që të jetë, aty mbetën 25mijë djem të rinj shqiptarë, nga 35mijë që morën pjesë. Andaj viteve të fundit historianët turq theksojnë se tashti po mësohet një histori e saktë për shqiptarët, ku deri para dy dekadave ka munguar. Shqiptarët dhanë një kontribut të madh në formimin e shtetit modern turk. Edhe për luftën e Çanakalas nëse shkoni aty do shikoni epitafet që tregojnë saktësisht për shqiptarët dhe qytetet se nga ata vinin ata. Andaj mund të themi se Turqia po ta kishte humbur këtë betejë ajo nuk do të ekzistonte sot si shtet, do e kishin ndarë në disa pjesë aleatët anglezë, francezë, grekë etj. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

Festivali i Këngës për Fëmijë “Fest 13”

Zërat e ngrohtë të fëmijëve krijuan atmosferë magjike në skenën e Ulqinit Organizatorët e festivalit ia dolën të mbyllin me sukses këtë ngjarje të madhe kulturore, mes tingujve magjikë të fëmijëve, të cilët kanë ditur shumë mirë të mbajnë mbi vete një histori të jashtëzakonshme. Në dy netët e festivalit, shumica e këngëve u përcollën me koreografi Më 22 dhe 23 dhjetor 2018, në Qendrën e Kulturës në Ulqin, ka përfunduar Festivali i Këngës për Fëmijë “ Fest 13”, duke kurorëzuar edhe fituesit. Në natën finale janë dhënë çmimet nga juria dhe çmimet e publikut. I krijuar para 13 vitesh, ky festival mbetet një nga traditat më të bukura muzikore që ky qytet e ruajti me dashuri të veçantë. Kjo ngjarje më e madhe muzikore nuk u ka munguar asnjë vit fëmijëve, duke sjellë krijimet më të mira të autorëve të njohur të muzikës dhe teksteve të këngëve, duke zbuluar talente të reja. Përveç pasurimit të jetës kulturore të fëmijëve, të fondit të këngëve për këtë grupmoshë, festivali ka shërbyer e vijon të japë kontribut të rëndësishëm

28

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

në zbulimin e talenteve të rinj, si dhe në edukimin e shijeve e kulturimin e fëmijëve. Përveç zbulimit të talenteve të reja dhe pasurimit të jetës kulturore të qytetit, zërat e ngrohtë të fëmijëve në këtë festival krijuan një atmosferë vërtet magjike. Kështu ishte më 21 dhe 22 dhjetor 2018 në skenën e bukur të Qendrës për Kulturë ku do të ngjiten të këndojnë e të garojnë bashkë 25 artistë të vegjël nga Ulqini, Rozhaja, Kosova dhe Durrësi, të cilët dhuruan mjaft emocione për publikun, i cili shoqëroi me duartrokitje çdo interpretim të fëmijëve. Edhe pse me shumë vështirësi , ky edicion shkoi ashtu siç duhej të ishte. Organizatorët e festivalit ia dolën të mbyl-

lin me sukses këtë ngjarje të madhe kulturore, mes tingujve magjikë të fëmijëve, të cilët kanë ditur shumë mirë të mbajnë mbi vete një histori të jashtëzakonshme. Në dy netët e festivalit, shumica e këngëve u përcollën me koreografi. Morën pjesë edhe Shkolla e Ulët e Muzikës, Shkolla “Mareshali Tito” e “Boshko Strugar” dhe Shoqata e Vallëzimit “Porta di Danza”. Cilësia e krijimeve ishte në nivel më të lartë artistik sesa e festivaleve në zë të mëparshëm, falë kompozitorëve nga Ulqini, të cilët dukshëm kontribuuan në këtë drejtim, duke i dhënë jehonë notave muzikore të këngëtarëve të vegjël. Veç kësaj spektakli shërbeu edhe si një mundësi e mirë ku gjeneratat e reja


MOZAIK

shpalosën prirjet dhe talentin e tyre artistik në fushën e këndimit dhe në fushën të aktrimit. Vlen të thuhet se festivalet e këngës

për fëmijë në Ulqin krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme, sepse u rrit edhe interesi i kompozitorëve profesionistë për këtë

këngë. U rrit edhe llojshmëria e këngës, duke filluar nga ajo e destinuar për vogëlushët, deri tek fëmijët më të rritur. Gj.Gjonaj E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Nderim dhe homazh për Kap. Ahmet Sulejman Kapidanin, komandantin e parë të Flotës Luftarak

Shembull i vlerave dhe mbartës i traditave ulqinake Zyhni Beqiraj

Në një ceremoni festive, u përkujtua 93-vjetori i krijimit të Flotës (Marinës) Luftarake Detare Shqiptare. Gjatë zhvillimit të saj u evidentua zhvillimi, forcimi e konsolidimi i saj në periudha të ndryshme të historisë së saj, kontributet e detarëve, efektivat komandantë, oficerë, nënoficerë e marinarë, mbi të gjitha, roli i FLD-së në mbrojtje të kufijve tonë detarë, gjer sot si forcë luftarake detare, si dhe transformimi i saj si pjesë e rëndësishme e Forcave Detare të NATO-s. Por në këtë përvjetor të krijimit të saj, nuk mund të rrimë pa kujtuar Ko-

30

mandantin e Parë të saj, Kap. Ahmet Sulejman Kapidani, që në themelim të saj në kohën e mbretit Ahmet Zogu i Parë. Nuk është detyra ime që të flas për punën dhe kontributin e tij si Komandanti i Parë i FLD Shqiptare, i asaj flote të vogël me një numër të vogël mjetesh, por edhe tonazhit të tyre. Por cilado që të ishte Flota Luftarake Detare, madhësia e saj, detyrat që realizonte, Kap. Ahmet Kapidani është Komandanti i Parë i saj. Ndaj unë do të flas për të si detar ulqinak. Cili ishte Ahmet Kapidani? Si vjen ai nëpërmjet kujtimeve të atyre që e kanë njohur dhe kanë punuar me të? Kap. Ahmet Kapidani u lind në qytetin e Ulqinit. Ishte i pari detar ulqinak që mbërriti në qytetin e Durrësit, pasi Ulqini, sipas vendimit verbal të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, do t’i kalonte Malit të Zi. Ai ishte detari dhe kapidani i sprovuar, që do të bëhej pritësi, mbështetësi, mësuesi

Ai ishte detari dhe kapidani i sprovuar, që do të bëhej pritësi, mbështetësi, mësuesi dhe kapidani i parë për familjet ulqinake dhe për detarët ulqinakë në Durrës. I lindur dhe rritur në Ulqin, ai arriti që të realizojë ëndrrat e tij, duke u bërë një vazhdues i denjë i traditës ulqinake të detarisë

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

dhe kapidani i parë për familjet ulqinake dhe për detarët ulqinakë në Durrës. I lindur dhe rritur në Ulqin, ai arriti që të realizojë ëndrrat e tij, duke u bërë një vazhdues i denjë i traditës ulqinake të detarisë. Me shpirtin e paepur dhe trimërinë e pashoqe për të përballuar vështirësitë që sjell jeta e puna në det, ai shkallë-shkallë falë aftësive të tij, që në moshë fare të re bëhet edhe kapidan anijeje, siç thonë në Ulqin. Kap. Ahmet (Met) Kapidani arrin që të drejtojë edhe anijen “Anjezi Pema”, pronë e tij, me kapacitet 700 tonelata dhe me një ekuipazh prej 12 anëtarësh, që për kohën ishin të konsiderueshme. Kap. Ahmet Kapidani ishte detari që më shumë se kushdo, zbatonte thënien e urtë ulqinake se: “Në det duhen njëqind urti dhe më pas një trimni”. Me aftësinë dhe përvojën e tij, ai ishte në gjendje të siguronte gjithmonë udhëtime në det jashtë rreziqeve ekstreme. Si detar i zoti ulqinak, ai kishte njohuri të plota edhe se si duhej vendosur ngarkesa në anije në varësi nga lloji i saj, çka përbën një nga detyrat kryesore për të realizuar një udhëtim të suksesshëm, larg çdo rreziku. Kap. Meti ishte njohës shumë i mirë i teorisë së navigimit falë aftësive dhe të përvojës së tij si detar ulqinak. Ishin karakteristika të tij: zbatimi me përpikmëri i kërkesave të kodit të navigimit në varësi të distancave të lundrimit, relievit të bregut dhe fundit të detit, ngarkesës së anijes dhe llojit të saj, respektimit rigoroz të kursit të lundrimit, marrja në konsideratë gjithmonë e valëzimit të detit, erërave që fryjnë dhe drejtimit të tyre. Edhe pse njohja e të gjitha këtyre, krijojnë premisa që lundrimi në det të shkojë pa probleme, për Kapidanin, po kaq rëndësi kishte përqendrimi gjatë lundrimit, vlerësimi i çdo situate, e cila mund ta rrezikojë lundrimin. Ai ishte gjithnjë këshillues. Ja si i sjellin në kujtimet e tyre detarët ulqinakë, thëniet e Kap. Ahmet Kapidanit: “Lundrimi në det gjithmonë të mëson”, thonte Kap. Meti, “pasi sidomos në kohë fortunalesh me det të trazuar dhe me dallgë të mëdha, asnjëherë nuk je në të njejtën situatë. E rëndësishme është”, vazhdonte ai,


MOZAIK

ke Detare Shqiptare Ai ishte detari dhe kapidani që ndërmorri dhe realizoi një sërë lundrimesh me detyra patriotike para Luftës së Parë Botërore, duke patur në krah edhe patriotë të tjerë ulqinakë, si Hysen Fani, për grumbullimin e armëve gjatë lëvizjeve patriotike të viteve 1910-1911. Ai kontribuoi në ngritjen e Flamurit më 26 Nëntor 1912, si dhe në ngjarjet e pas Luftës së Parë Botërore, gjatë Kongresit të Lushnjes, në interes të çështjeve kombëtare e të Shtetit Shqiptar “të kombinosh përvojën tënde me vlerësimin e gjendjes në të cilën ndodhesh dhe të marrësh vendimin e duhur e në kohë pa mëdyshje, pasi kapidani i mirë njihet në kohë të keqe dhe me det”. Me nostalgjinë për kapidanin e tyre, ata vazhdonin duke thënë: “Kapidan Meti dinte gjithmonë në kohë të keqe dhe det me dallgë se, kur anija duhej të çante dallgën me bash, apo se kur anija duke lundruar, duhej të përkëdhelte dallgën duke e marrë me të mirë atë”. Në detyrën e kapidanit të anijes që në moshë fare të re, gjatë lundrimeve që kreu, ai preku brigjet e Kroacisë, Italisë, Greqisë dhe ato siciliane. Duke lundruar përgjatë Detit Mesdhe, ai preku brigjet dhe portet në Marok, Portugali, si dhe lundroi përgjatë ngushticës së Gjibraltarit. Ai, jo vetëm që i kishte përvojën dhe aftësitë, por ishte edhe i etur për të mësuar në përdorimin e mjeteve dhe veglave aq të domosdoshme e që ndihmojnë detarin gjatë lundrimeve, siç është përdorimi i sekstantit. Kësisoj, ndonëse i rrahur nga erërat, dallgët e shqotat në det, ai ishte një njeri me zemër të madhe, i pakufishëm në vlera dhe urtësi, i mençur në vendim-marrje dhe në trimëri, madhështor në qëndrim dhe drejtimin e anijeve, i rreptë dhe tallaz në shpirt po aq sa dallgët dhe deti i egërsuar mbi të cilin lundronte, i dhëmshur dhe shpirtgjerë pafund si vetë deti i pa anë. Këto ishin disa nga vlerat e Kap. Met Kapidanit. Ai ishte detari dhe kapidani që ndërmorri dhe realizoi një sërë lundrimesh me detyra patriotike para Luftës së

prillit 1939. Ai ishte ulqinaku i parë, detari e kapidani që vuri këmbën në Durrës, që e ndërtoi jetën e tij dhe për familjen, duke qenë një shembull i vlerave dhe mbartës i traditave dhe kontributeve ulqinake. Si qytetar i Durrësit për të gjitha kontributet e dhëna si detar, kapidan, patriot, pse jo edhe si bamirës, Bashkia e Qytetit Durrës e ka nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “ Për kontributin e madh që ka dhënë për Pavarësinë e Shqipërisë nga pushtuesit osmanë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në qytetin e Durrësit më 26 Nëntor 1912”. Gjithashtu, po me vendim të Bashkisë Durrës, njëra nga rrugët e qytetit mban emrin: Rruga “Kap. Ahmet KapiParë Botërore, duke patur në krah dani”. Scanned with CamScanner edhe patriotë të tjerë ulqinakë, si Hy- Për Kap. Ahmet Sulejman Kapidanin, sen Fani, për grumbullimin e armëve qytetarin durrsak, të lindur, rritur e gjatë lëvizjeve patriotike të viteve burrëruar në Ulqin dhe me kontribute 1910-1911. Ai kontribuoi në ngrit- në qytetin e Durrësit, në 93-vjetorin e jen e Flamurit më 26 nëntor 1912, si themelimit të Flotës (Marinës) Luftardhe në ngjarjet e pas Luftës së Parë ake Detare Shqiptare, shkon edhe Botërore, gjatë Kongresit të Lush- nderimi e homazhi si Komandanti i njes, në interes të çështjeve kom- Parë i saj. bëtare e të Shtetit Shqiptar. Ndaj për Flota Luftarake e Marinës Detare të gjitha kontributet, vlerat, aftësitë është krijuar më 25 dhjetor 1925, kur si detar e kapidan, me krijimin e Ko- nga Italia erdhën dy anije: “Shqipëria” mandës së Flotës (Marinës) Luftar- dhe “Skanderbeg” me tonazh 190 ake Detare, ai emërohet nga Ahmet tonë secila. Ndërsa me dekret të Zogu si Komandant i saj. Mbretit Ahmet Zogu i Parë, që mban Ai kreu një sërë detyrash. Në këtë datën 26 qershor 1928, është krijuar detyrë ai pati në krah edhe detarë të Komanda e FLD-së si edhe është tjerë ulqinakë, si Heroi i Popullit Mujo bërë emërimi i komandantit të saj të Ulqinaku, asokohe nënoficer i FLD- parë, Kap. Ahmet Sulejman Kapidani. së, Abdulla Uruçi, bashkëluftëtar i (Autori është kryetar i Shoqatës Mujo Ulqinakut në rezistencën e 7 Kulturore “Ulqini” – Durrës) E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Agjencioni Turk “TIKA”

Donacion me vlerë Komunës së Gucisë Guci – Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Gucisë, në vigjiljet e vitit të ri 2019, i është dorëzuar donacioni me vlerë në formë të pajisjes zjarrfikëse, për 11 zjarrfikës, me të gjitha materialet e domosdoshme dhe pajisjet plotësuese, në vlerë prej 40 mijë eurosh. Donacionin e ka destinuar Agjencioni Turk “TIKA” të cilin e ka dorëzuar koordinatori i agjencionit në fjalë Z. Enver Resolugulari. Në dorëzimpranimin solemn kanë qenë të pranishëm kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, nënkryetari i Komunës mr. Huso Brdakiq, kryetari i Kuvendit të Komunës, Xhenadin Radonçiq, si dhe drejtorët dhe sekretarët e shërbimeve dhe organeve

32

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019

të Administratës lokale. Ky donacion, padyshim do t’i kontribuojë pajisjes më të mirë të vetëshërbimit, kurse koordinatori REsolugulari, në fjalën e rastit, ka përkujtuar se ky nuk është projekti i parë të cilin kjo organizatë turke do t’ia sigurojë Komunës së Gucisë. Bashkëpunimi me “TIKËN” ka filluar në vitin 2017, kur kryetarja e komunës, Anella Çekiq, dhe nënkryetari, mr. Huso Brdakiq, kanë vizituar selinë “TIKA” për Mal të Zi në Podgoricë, kur dhe janë dakorduar ca gjëra me vlerë për Gucinë, ndër të cilat edhe pajisja për shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit. Koordinatori Resolugulari, ka premtuar se “TIKA” do t’i sigurojë edhe stër-

vitjet për dy zjarrfikës shpëtimtar nga Gucia në Republikën e Turqisë ose në rajon, në mënyrë që sa më mirë t’i përvetësojnë provokimet (nxitjet), të cilat mund t’i presin në punën e tyre të përditshme me të cilën merren. Ai po ashtu ka premtuar se “TIKA” do të ndihmojë në blerjen e qelqorëve për prodhime bujqësore. Kryetarja e komunës, Anella Çekiq, në fjalën përshëndetëse dhe mikpritëse, ka falënderuar për donacionin vërtetë me vlerë duke shprehur kënaqësinë që “TIKA” ka njohur Komunën e Gucisë si partner me të cilën përmes detyrave projektuese me sukses dhe në kënaqësi të të gjithëve mund të bashkëpunojë. Shaban Hasangjekaj


MOZAIK

Në seancën e pestë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës

Qendra për Kulturë emërtohet me emrin e shkrimtarit Husein Bashiq Plavë – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Plavës, në seancën e pestë të rregullt, të mbajtur më 27 dhjetor, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë, pas verifikimit të mandatit të këshilltarit të ri, Xhevdet Muminoviq (Socialdemokratët e Malit të Zi), i cili zëvendësoi kolegun mr. Igor Vukaniq për shkak të konfliktit të interesit, dhe miratimit të procesverbalit nga seanca e mëparshme, propozimin e rendit të ditës prej 11 pikash, e plotësuan edhe me tri pika të reja. Por, para miratimit të rendit të ditës të plotësuar, këshilltari i PPS-së, Radojko Dashiq, pati reagim ndaj pikës e gjashtë të rendit të ditës, e cila parasheh që Qendra për Kulturë e Plavës të emërtohet me emrin e

shkrimtarit të mirënjohur plavjan, Husein Bashiq. Ai propozoi që Qendra për Kulturë në Plavë të emërtohet me emrin e shkrimtarit të njohur malazias, Dushan Kostiq, i cili, siç theksoi ai, pjesën më të madhe të opusit të tij letrar ia ka kushtuar Plavës. Propozimin në fjalë e ka arsyetuar me të dhënën se bashkëkombësit e tij janë kundër emërtimit të Qendrës për Kulturë me emrin e shkrimtarit Husein Bashiq, me arsyetimin se Bashiq personalisht e ka përdhosur përkujtimoren e martirëve të rënë në fshatin Velikë, më 28 korrik 1944, në mënyrën që nga përmendorja e tyre janë mënjanuar vargjet e poetit serb Jovan Jovanoviq Zmaj dhe në vend të tyre ka vendosur vargjet e veta të paskrupullta për atë akt, për të cilat sa ishte gjallë nuk u ka kërkuar falje familjeve të martirëve të rënë. Këshilltari i PDS-së, dr. Sabahudin Pupoviq ka theksuar se ka shumë shkrimtarë nga Komuna e Plavës dhe më gjerë që meritojnë që me emrin e tyre të emërtohet Qendra për Kulturë në Plavë, por propozimi që Qendra në Plavë të mbajë emrin e shkrimtarit Husein Bashiq është me vend dhe i pakontestueshëm. Këshilltari i Partisë Boshnjake, Mirza Medunjanin, ka konfirmuar se nuk ka për qëllim të flasë se kush ka qenë Husein Bashiq, sepse këtë të gjithë e dinë, por se e ka detyrim për shkak të opinionit publik të theksojë se pikërisht Partia Boshnjake në mars të vitit 2016 ka filluar iniciativën që Qendra për Kulturë në Plavë të emërtohet me emrin e tij. Pas miratimit të rendit të ditës, argumentimit të sekretarit të Administratës Lokale dhe Veprimtarisë Shoqërore, Mirallem Metjahiq, propozimi që Qendra për Kulturë në Plavë të

emërtohet me emrin e shkrimtarit plavjan Husein Bashiq, është miratuar më 24 vota “për”, 2 “kundër” dhe 1 “i përmbajtur”. Për këtë propozim vendim më parë, Qeveria ka dhënë pëlqimin, kurse Ministria e Kulturës së Malit të Zi ka nxjerrë vendimin. Këshilltarët po ashtu, me 25 vota “për”, 1 “kundër” dhe 1 “i përmbajtur” kanë miratuar rebalancin e Buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2018, në shumën prej 3 900 000 eurosh, prej të cilave, në buxhetin operativ janë planifikuar 2.830.400 euro, në buxhetin kapital 904.600 euro, në rezervën e përhershme buxhetore140.000 euro dhe në rezervën rrjedhëse 25.000 euro. Duke argumentuar buxhetin, sekretari për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Mirallem Feratoviq, ka përkujtuar se buxheti ka qenë i përcaktuar në shumën prej 3.315.000 euro, por për shkak të të hyrave dhe të dalave është bërë rebalanci në shumën prej 3.900.000 eurosh, që për 585.000 euro është më i madh. Vërejtje dhe sugjerime ndaj buxhetit të ribalancuar kanë dhënë këshilltarët: dr. Sabahudin Pupoviq (PDS), Izet Haxhimushoviq (PSD), dhe Ibër Hoti (Alternativa Shqiptare). Këshilltarët po ashtu, kryesisht, pa pjesëmarrje në diskutim, njëzëri apo me shumicë votash kanë miratuar edhe Propozim vendimin mbi financimin e përkohshëm të Komunës së Plavës për periudhën janar-mars 2019 dhe disa propozim vendime tjera. Në fund theksojmë se në vigjilje të Vitit të Ri, më 31 dhjetor, Kuvendi i Komunës së Plavës ka mbajtur seancën e dytë të jashtëzakonshme për vitin 2018, në të cilën ka shqyrtuar dy pika të rendit të ditës. Propozimi i vendimit mbi miratimin e Planit të Detajuar Urbanistik “Pllavsko Jezero – Faza I”, është miratuar me 25 vota “për”, 2 “kundër” dhe 1 “i përmbajtur”, kurse Propozimi i vendimit mbi nxjerrjen e PDU-së “Përnjavor – Faza I”, është miratuar me shumicë votash, me kusht që Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Kuvendit gjatë ditës ia dërgon pëlqimin për miratim, nëse jo, pika tërhiqet nga rendi Shaban Hasangjekaj i ditës. E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

33


MARKETING

ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE MËSIMORE PODGORICË, Novaka Millosheva 36

Në bazë të nenit 4, pika 2, dhe nenit 6 të Rregullores mbi procedurën e sigurimit, vlerësimit dhe miratimit e të përgatitjes së teksteve dhe mjeteve mësimore / “Gaz. zyrtare e RMZ”, nr. 31/2004, 38 /2005, 22/2007 dhe „Gaz. zyrtare MZ“ nr. 84/2009 dhe 23/2012/, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore (në tekstin e mëtejmë: Botuesi) shpall

KONKURSIN për sigurimin e dorëshkrimeve në gjuhën shqipe për shkollën fillore 1. Letërsia për klasën e parë (leximi letrar dhe manuali i mësuesit) 2. Letërsia për klasën e dytë (leximi letrar, fletorja e punës dhe manuali i mësuesit) 3. Letërsia për klasën e tretë (leximi letrar, fletorja e punës dhe manuali i mësuesit) 4. Letërsia për klasën e katërt (leximi letrar, ditari i leximeve dhe manuali i mësuesit) 5. Letërsia për klasën e pestë (leximi letrar, ditari i leximeve dhe manuali i mësuesit) 6. Letërsia për klasën e gjashtë (leximi letrar, ditari i leximeve dhe manuali i mësuesit) 7. Letërsia për klasën e shtatë (leximi letrar, ditari i leximeve dhe manuali i mësuesit) 8. Letërsia për klasën e tetë (leximi letrar, ditari i leximeve dhe manuali i mësuesit) 9. Letërsia për klasën e nëntë (leximi letrar, ditari i leximeve dhe manuali i mësuesit) KUSHTET E KONKURSIT: 1. Në konkursin për sigurimin e dorëshkrimeve të teksteve mësimore (në tekstin e mëtejshëm: Konkurs) mund të marrin pjesë shtetasit e Malit të Zi si dhe shtetasit e huaj, në qoftë se janë në ekip (grup pune) me shtetasit e Malit të Zi. 2. Ekipi i punës duhet të ketë më së paku dy anëtarë, nga të cilët njëri duhet të jetë punonjës shkencor, kurse tjetri praktikant në fushën përkatëse. 3. Në Konkurs nuk mund të marrin pjesë persona që janë të punësuar tek Botuesi, as edhe persona që marrin pjesë në organet kompetente që miratojnë tekstet. 4. Dorëshkrimet duhet të jenë sipas Programit të ri arsimor për lëndët dhe klasat e caktuara, (Programet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arsimit në korrik 2017) si edhe sipas standardeve për punimin e teksteve dhe mjeteve mësimore.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 17 JANAR 2019


MARKETING

5. Të gjitha dorëshkrimet nga 1. deri 9 duhet të përmbajnë detyrimisht: - përmbajtjen komplete të Tekstit mësimor/Leximit letrar, fletores së punës/ditarit të leximeve dhe manualit të mësuesit (titujt e kapitujve, nëntitujt... ) dhe - 100 % të dorëshkrimit. Shënim: Në qoftë se në dorëshkrim gjenden vepra të mbrojtura të autorit ose pjesë të tyre, autorët e teksteve janë të detyruar të sigurojnë dakortësinë (në formë të shkruar) nga subjektet e të drejtave për botim. 6. Dorëshkrimi dorëzohet në 6 (gjashtë) ekzemplarë të shtypur. 7. Dorëshkrimet nënshkruhen me shifër dora vetë, nga më së paku 2 (dy) fjalë të shkruara qartë. Autorësia vërtetohet me kopjen identike të dorëshkrimit dhe të nënshkrimit të shifrës, në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve të Konkursit. Afati i deshifrimit të dorëshkrimit vazhdon nga dita e shpalljes së rezultateve të Konkursit. Nëse deshifrimi nuk kryhet në afatin e caktuar, humbet e drejta e fituar në Konkurs. 8. Afati i dorëzimit të dorëshkrimeve nga 1. deri 9 është 27 maj 2019, deri në ora 15:00 në hapësirat e Entit. Dorëshkrimet që do të dorëzohen pas mbylljes së Konkursit, nuk do të shqyrtohen. 9. Mbi rezultatet e Konkursit, Botuesi do të njoftojë pjesëmarrësit në afatin prej 60 ditësh nga mbyllja e Konkursit, përmes mjeteve të informimit, në të cilat është shpallur konkursi. 10. Pjesëmarrësit e konkursit, rezultatet e të cilëve do të jenë të pranuara, i japin Botuesit të drejtën ekskluzive të botimit të dorëshkrimit dhe përkthimin në alfabetin e Brajit, gjithnjë deri sa të ekzistojë një nevojë e tillë. 11. Autorët janë të detyruar që dorëshkrimet me të cilat marrin pjesë në konkurs t’i paraqesin në gjuhën standarde shqipe. 12. Autorët, dorëshkrimet e të cilëve pranohen në këtë konkurs, do të lidhin me Botuesin kontratën, me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet mes palëve, sipas dispozitave të Rregullores mbi honorarët, shpërblimet dhe kompensimet e autorëve nga Botuesi. 13. Dorëshkrimet që nuk plotësojnë kushtet e Konkursit, nuk do të shqyrtohen.

Programet mësimore (faqja ueb e Entit të shkollimit në Mal të Zi), Standardi për tekstet dhe mjetet mësimore; Udhëzimi për punimin e konceptit të tekstit mësimor dhe Udhëzimi për dërgimin e teksteve dhe materialit grafik janë në faqen e uebit të Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore, Podgoricë (www. zuns.me). Informatat në lidhje me Konkursin mund të merren me telefon në numrat: 020/210-185 dhe 020/230-413.

E ENJTE, 17 JANAR 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 17 janar 2019

Viti XVlll Numër 847 Çmimi 0,50

te Refuzohen projek re me vlera shkenigmcaoe ISSN 1800-5696

Intervistë me këngëtaren Desara Smakaj

“En Valdanosit“ me rrënjë të thella historike


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.