Koha 848

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 janar 2019 Viti XVlll Numër 848 Çmimi 0,50

Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike

ISSN 1800-5696

Kërkohet integrim i mëtejshëm i shqiptarëve në Malin e Zi

Materniteti i Ulqinit, apel për angazhim forcave politike shqiptare


PËRMBAJTJE

10

14 Liria e fjalës dhe shpifjes

Shqiptarët nuk mësuan asgjë nga sjellja dhe kultura e Skënderbeut

16

18 Arsyeto përpara se të marrësh vendim

Contrecoup - Kundërgoditja

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019


PËRMBAJTJE

20

24 Kronisti i parë i detarisë dhe autori i parë letrar ulqinak

Personalitet me dinjitet profesional dhe kombëtar

26

28 Udhëtimi drejt civilizimeve

Roman i letërsisë universale KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 24 janar 2019 Viti XVlll Numër 848 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Materniteti i Ulqinit, apel për angazhim forcave politike shqiptare

Malin e Zi shqiptarëve në i mëtejshëm i Kërkohet integrim

politike shqiptare angazhim forcave Ulqinit, apel për Materniteti i

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Kërkohet integrim i mëtejshëm i shqiptarëve në Malin e Zi

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike nuk

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, qëndroi në vizitë dyditore në Malin e Zi

Kërkohet integrim i mëtejshëm i shqiptarëve në Malin e Zi Me ftesë të homologut të tij malazez, Millo Gjukanoviq, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, qëndroi në fillim të javës në vizitë dyditore në Malin e Zi, ku u takua me krerët më lartë shtetërorë, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe vizitoi disa objekte të trashëgi-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

misë historike, kulturore dhe fetare të shqiptarëve. Presidentët e dy vendeve kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimin për zgjidhjen me dialog të të gjitha çështjeve kontestuese në rajon.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se vizita e z. Meta është edhe një konfirmim i marrëdhënieve tejet shembullore ndërshtetërore dhe miqësore ndërmjet shteteve dhe popujve tanë. “Siç e dini, dy vendet tona nuk


NGJARJE JAVORE kanë vetëm marrëdhënie dypalëshe cilësore dhe bashkëpunim në kuadër të regjionit, por si anëtare të Aleancës NATO bashkëpunojnë shumë dhe me përgjegjësi i kryejnë obligimet e veta që burojnë nga anëtarësia në Aleancë”, është shprehur ai. Gjukanoviq ka thënë se vëmendje të posaçme i kanë kushtuar bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të regjionit, në interes të zgjidhjes së çështjeve të hapura, të cilat janë shumë të rëndësishme për përforcimin e stabilitetit, për zhvillimin dhe për perspektivën evropiane dhe evro-atlantike të regjionit ku jetojmë. “Në këtë kontekst, z. Meta dhe unë jemi pajtuar se dy vendet tona kanë interes të theksuar që të vazhdojë dhe të përfundojë me sukses dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe që epilogu i këtij dialogu duhet të jetë zgjidhja e qëndrueshme që në asnjë mënyrë nuk do të rrezikojë stabilitetin e regjionit tonë”, ka theksuar ai. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nënvizuar rëndësinë e projekteve rajonale dhe dypalëshe. “Autostrada Adriatiko-Joniane, po kështu projekti mjaft i rëndësishëm për lidhjen edhe të Malit të Zi përmes gazsjellësit që është duke përfunduar, pra të TAPit, janë dy projekte madhore të cilat së bashku me ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës dhe zonave rreth tij, të ujërave të tjera të përbashkëta, të Pikave të Kalimit Kufitar, ndërtimi i korridoreve rrugore, që i lidhin ato dhe shumë projekte të tjera ndërkufit-

are, si në kuadër të bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në kuadër të integrimit evropian, do të sjellin një mundësi të shkëlqyer për t’u dhënë zgjidhje pengesave, që ende hasin qytetarët në të dy anët e kufirit, si në jetën e tyre të përditshme, ashtu edhe në planin e shkëmbimeve të natyrshme njerëzore, kulturore, tregtare, ekonomike apo për të zgjidhur edhe problemet mjedisore, që janë aq të rëndësishme për dy vendet tona që kanë një potencial të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm e sidomos për zhvillimin e turizmit”, është shprehur ai. Sipas tij, një temë mjaft e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit ka të bëjë me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në Shqipëri.

“Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij evro-atlantik dhe në Bashkimin Evropian. Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë”, është shprehur Presidenti Meta. Ai ka thënë se është i lumtur që te Presidenti Gjukanoviq ka gjetur “mirëkuptim dhe angazhim për një përkujdesje edhe më të madhe ndaj të drejtave të shqiptarëve, për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, traditave dhe identitetit të tyre, për përfaqësimin më përfshirës në nivel qendror dhe lokal, për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të zonave ku ata jetojnë, për mbështetjen e një integrimi më të mirë të tyre këtu në Malin e Zi”. Gjatë vizitës së tij, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar të hënën edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, kryeministrin Dushko Markoviq, ka vizituar Muzeun Etnografik të Malësisë dhe ka biseduar me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malësi. Ndërkaq të martën, ai ka vizituar Argjipeshkvinë e Tivarit dhe Katedralën e Shën Pjetrit në Tivar, Kalanë e Ulqinit dhe është takuar me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve gjatë një dreke. (Kohapress) E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike Qani Osmani Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike është realitet në shumë vende të botës pa demokraci apo me demokraci të brishtë. Në këto vende religjioni shërben për të diskredituar kundërshtarin politik dhe njëherit për të mobilizuar masat e gjera popullore. Vite dhe dekada me radhë jemi dëshmitarë të luftërave të shumta në botë në “emër të Zotit tonë e kundër Zotit të tyre”, a Zoti është vetëm një!!! Te ne, akoma punët e religjioneve trajtohen si “tabu” dhe pak kush vendos të shkruajë, ndërkaq pasojat për çdo ditë janë më të mëdha. Mbasi që një kundërvlerë që nuk luftohet, në të ardhmen do tu mposhtet. Në parim çdo religjion duhet të prapagojë paqe, tolerancë, dashuri, bashkëjetesë dhe drejtësi. Por, vallë a e kemi këtë edhe ndër udhëheqësit

“ 6

tanë fetarë dhe politikë?! Keqpërdorimi i Zotit për qëllime politike është shndërruar në praktikë të re fetare. Religjionet tona vite me radhë janë shndërruar në përkrahës dhe përmbajtës të pushteteve të shëmtuara. Keqpërdorimi i feve në shoqërinë tonë është shndërruar në çështje rutinore, por edhe në mekanizëm për arsyetim të veprave të shëmtuara tek udhëheqësit politikë. Madje edhe si angazhim për dhënie dozë morali këtyre veprave të pamoralshme. Çdo ditë shohim liderë politikë që kanë nevojë që publikisht të tregojnë se janë fetarë të mirë, të moralshëm, të drejtë, humanë, kurse veprat flasin të kundërtën. Në fakt, i vetmi synim i tyre është që të maskojnë keqpërdorimet dhe pandershmërinë e tyre. Aq fetarë dhe kaq keqpërdorime

Në shtetin sekular, askush nga udhëheqësit nuk e ka të drejtën që publikisht të tregohet se i lutet Zotit. Ajo është çështje thjesht private. Lutja është lidhje e jonë e drejtpërsëdrejti vetëm me Zotin, përveç nëse ajo aktrohet. Madje, shumë politikanë veten sikur duan ta shohin para qytetarëve dhe votuesve të tyre si zëvendësim për Zotin

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

e kriminalitete në një shoqëri, është e pamundur të bashkëjetojnë. Në shtetet me model të shekullarizimit nënkuptojmë ndarjen e institucioneve fetare prej atyre shtetërore. Mirëpo, kjo absolutisht nuk do të thotë se dikush që merret me politikë të mos ketë bindje fetare, ose të mos jetë besimtar, ashtu siç nuk do të thotë se një prijës fetar të mos ketë një orientim të caktuar politik apo simpati për ndonjë subjekt politik. Por, në shoqërinë tonë është duke ndodhur diçka krejt tjetër. E ajo është “politizimi i religjionit dhe religjionizmi i politikës”, që është jashtë çdo logjike. Të gjithë ne jemi dëshmitarë se politikanët vazhdimisht shfrytëzojnë mediat e shkruara dhe ato elektronike të lëvdohen duke uruar festat fetare dhe duke promovuar objekte fetare si zëvendësim për bukën dhe jetesën e njerëzve dhe për mirëqenien e tyre. Nga ana tjetër, njerëzit sikur harrojnë se këta politikanë nuk i kanë zgjedhur për Priftërinj e Hoxhallarë, pasi të tillë kemi plotë, por për t’i zgjedhur problemet vitale të tyre, të cilat ua kanë premtuar gjatë fushatës parazgjedhore. Por, si duket, politikanëve këto veprime fetare u ndihmojnë që artifi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Keqpërdorimi i Zotit për qëllime politike është shndërruar në praktikë të re fetare. Religjionet tona vite me radhë janë shndërruar në përkrahës dhe përmbajtës të pushteteve të shëmtuara. Keqpërdorimi i feve në shoqërinë tonë është shndërruar në çështje rutinore, por edhe në mekanizëm për arsyetim të veprave të shëmtuara tek udhëheqësit politikë. Madje edhe si angazhim për dhënie dozë morali këtyre veprave të pamoralshme. Çdo ditë shohim liderë politikë që kanë nevojë që publikisht të tregojnë se janë fetarë të mirë, të moralshëm, të drejtë, human, kurse veprat flasin të kundërtën. Në fakt, i vetmi synim i tyre është që të maskojnë keqpërdorimet dhe pandershmërinë e tyre cialisht të prodhojnë moral, i cili është më se e sigurt se shumicës prej tyre edhe u mungon. Në shtetin sekular, askush nga udhëheqësit nuk e ka të drejtën që publikisht të tregohet se i lutet Zotit. Ajo është çështje thjesht private. Lutja është lidhje e jonë e drejtpërsëdrejti vetëm me Zotin, përveç nëse ajo aktrohet. Madje shumë politikanë veten sikur duan ta shohin para qytetarëve dhe votuesve të tyre si zëvendësim për Zotin. Në shoqëritë që ballafaqohen me kriza ekonomike, politike dhe shoqërore, njerëzit kanë nevojë për kolektivitet. Ata edhe pse politikës nuk i besojnë, megjithatë ata kanë nevojë dhe janë të detyruar t’i shkojnë pas saj, pasi politika sot kushtëzon jetesën. Ajo kushtëzon vendin e punës, kushtëzon karrierën, kushtëzon statusin shoqëror e publik. Njerëzit sot nuk besojnë se rruga më e mirë për të gjetur një vend pune dhe për të bërë karrierë është shkollimi cilësor dhe aftësimi profesional, por përfshirja në një parti politike, në një “bashkësi” në një “vëllazëri” të cilat si duket japin siguri sociale dhe garantojnë mbrojtje karshi të tjerëve dhe ligjit. Ndër popullin sikur është

krijuar njëfar aleance mes politikës të korruptuar, drejtësisë dhe shtetit në tërësi, e cila ka marrë trajtën e një sekti të rrezikshëm fetar ku të gjithë mbrojnë të gjithë. Ky “sekt” ka pushtuar dhe paralizuar çdo qelizë të shtetit dhe drejtësisë, duke deformuar të gjithë mekanizmin e tij. Madje, ka deformuar edhe sistemin e demokracisë si formë e ushtrimit të pushtetit. Nga ana tjetër, edhe shumë udhëheqës fetarë sikur preferojnë ta zëvendësojnë Zotin e vërtetë me do “zotëra” të kësaj bote. Shumë nga ata vazhdimisht janë të përafërt me pushtetin dhe bashkëjetojnë me krimin e organizuar. Shumë nga ata i përkulen pushtetarit me respekt dhe përshëndetje si “Zoti kryetar”, “Zoti ministër”...!!!.etj. Duke harruar se populli shqiptar me fjalën “Zot” kupton “krijuesin e vetëm të gjithësis” dhe me këtë bëjnë një shkelje të rëndë etike dhe morale sepse të Madhin Zot po e ofendojnë duke i shpikur e shpifur zotëra-njerëz. Kjo lenë përshtypjen se Ferri tani sikur duket i zbrazur pasi të gjithë demonat kanë ardhur këtu. Ata mirë e dinë se nuk mund të ketë fytyrë të bardhë pas xhamave të zeza të automjeteve dhe xhipeve luksozë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

me të cilën voziten shumë liderë fetarë. Por, siç thotë Mark Aureli-Aleksandri i Madh dhe shërbëtori i tij u bënë të barabartë pas vdekjes. Vdekja nivelizon shumë madhësi joreale. Por, para vdekjes duhet të mendojmë për atë se shumëçka duhet të jetë krejt ndryshe. Me qëllim që të gjithë të dukemi si njerëz. Modeli i shekullarizimit nuk nënkupton ndërprerje të çdo kontakti me pushtetin. Përkundrazi, bashkësitë fetare duhet të luftojnë për “moralin shoqëror”, por paraprakisht të njëjtin duhet vetë ta posedojnë. Nuk ka të bëjnë me Zotin antagonizmat me religjionet tjera, apo të njëjtat të mohohen apo të satanizohen. Nuk ka të bëjë me Zotin përkrahja e pushteteve jolegjitime, korruptive, diktatoriale, të cilat shkelin mbi bazat e moralit, mbi jetën dhe dinjitetin, mbi drejtësinë dhe të vërtetën. Nuk ka të bëj me Zotin heshtja, kur njerëz të pafajshëm burgosen, diskriminohen, diskreditohen. Nuk ka të bëjë me Zot kur shpërblehen hajna, kurse dënohen të ndershmit. Në botën normale, heshtja e predikuesve fetarë trajtohet si mëkat më i madh sesa veprat e zymta të udhëheqësve politikë. E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Një gjysmë Brexit Kim LaneScheppele

Nëse Skocia dhe Irlanda Veriore rrinë në BE, siç dëshironin votuesit atje, do të hapej dera për një marrëveshje më të mirë për të gjithë. Kur të gjitha zgjidhjet janë të këqija, është koha për të riformuluar problemin. A është ende e mundur të respektohet referendumi fillestar i Brexit pa kaluar vijat e kuqe të BE-së? Po – përmes një gjysmë-Brexit. Mbretëria e Bashkuar është e ndarë në katër vende, dy prej të cilave kanë votuar që të rrinë dhe dy prej të cilave kanë votuar të largohen. Qeveria britanike mund t’i nderojë këto vendime dhe të lejojë Skocinë dhe Irlandën e Veriut të qëndrojnë në BE si shteti pasues i Britanisë së Madhe, duke lejuar Anglinë dhe Uellsin (nëse ende e dëshiron) të dalin. Gjysmë-Brexit nuk nënkupton ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar. Përkundrazi: gjysmë-Brexit mund të jetë mënyra e vetme për të mbajtur Mbretërinë e Bashkuar të bashkuar. Nëse Mbretëria e Bashkuar tërheq Skocinë dhe Irlandën e Veriut jashtë BE-së, shanset për një shpërbërje të Mbretërisë së Bashkuar janë shumë më të larta. Por nëse Skocia dhe Irlanda Veriore qëndrojnë në BE, atëherë Anglia dhe Uellsi do të kishin më shumë fleksibilitet për të negociuar një marrëveshje më të mirë. Shtetet e treta – domethënë

8

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

shtetet jashtë BE-së – nuk mund të zgjedhin se cilat pjesë të BE-së duan dhe dhe cilat jo. Por pjesët e shteteve anëtare të BE-së që mund të jenë jashtë BE-së, munden. Të paktën 35 vende dhe territore tashmë kanë marrëveshje të veçanta me BE-në, të cilat përfshijnë, për shembull, lëvizjen e lirë të mallrave në BE pa pasur edhe lëvizjen e lirë të shtetasve të BE. Ose marrëveshjet që përfshijnë diçka të përafërt me tregtinë e lirë pa juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED). Etj., etj., etj. Kombinimet e privilegjeve të të qenit brenda BE-së me pavarësinë e të qenit jashtë saj janë pothuajse të pafundme. Dhe ato tashmë ekzistojnë. Ekziston vetëm një kleçkë: territoret që mund të zgjedhin atë që duan nga BE-ja në këto mënyra, duhet të mbeten të lidhura me kushtetutë me një shtet anëtar të BE-së. Nga “rajonet e largëta” (nëntë prej tyre), te “territoret e huaja” (25 prej tyre), te marrëveshjet e posaçme me BE-në nga ana e rajoneve të veçanta (një gjysmë duzinë apo më shumë); territore të largëta ose jo kanë pasur marrëveshje të posaçme me BE-në përmes shteteve anëtare të tyre. Nuk duhet të shkojmë larg për të parë se si ka ndodhur kjo. Ishulli i Manit ka

tregti të lirë me BE-në për produktet bujqësore dhe të fabrikuara, por nuk është i nënshtruar ndaj ligjeve të BEsë në ndonjë mënyrë. Guernsey ka tregti të lirë të mallrave në përgjithësi, por asnjë shtetas i BE-së nuk ka të drejta të lëvizjes së lirë në Guernsey. Në fakt, grupi i modeleve që mund të përdoren për një marrëveshje të veçantë për Anglinë dhe Uellsin është pothuajse e pafundme. Por pasja e këtyre opsioneve kërkon që një pjesë e Britanisë së Madhe të qëndrojë në BE. Si do të ishte e mundur kjo? Pyetjet e së drejtës së BE-së janë relativisht të lehta, ndërsa barra e rëndë, ligjërisht, bie në ligjin kushtetues të Mbretërisë së Bashkuar. GJED-ja sapo ka konstatuar se Britania e Madhe mund ta ndalojë nenin 50 në mënyrë të njëanshme. Duke bërë këtë, Britania e Madhe mund t’i çojë negociatat e saj me BE-në në një drejtim tjetër. Natyrisht, BE-ja nuk do ta toleronte një proces të hapur të Brexit që do shkaktonte dëme në planifikimin afatgjatë. BE-së do t’i duhet të dijë së shpejti se si të llogarisë Mbretërinë e Bashkuar në ciklin e zgjedhjeve parlamentare në 2019 dhe në ciklin e ri të buxhetit menjëherë pas kësaj. Nëse, megjithatë, Britania e Madhe do të shpallë se Skocia dhe Irlanda e Veriut

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Me një gjysmë-Brexit, Britania e Madhe mund të nderonte referendumin dhe të lejonte çdo pjesë të Britanisë së Madhe të merrte atë për të cilën votoi. Gjysmë-Brexit gjithashtu do t’i jepte BE-së një mënyrë të hijshme për t’i siguruar një marrëveshje më të mirë Anglisë dhe Uellsit. A nuk është gjysmë-Brexit, atëherë, rruga më pak e keqe për të ecur përpara?

qëndrojnë në BE, ndërsa Anglia dhe Uellsi largohen, atëherë numri i deputetëve që Mbretëria e Bashkuar duhet të zgjedhë në parlamentin e ri evropian do ndjekë një formulë. E njëjta gjë dhe me kontributin buxhetor. Me këto përshtatje, BE-ja mund të ecë përpara dhe të planifikojë të ardhmen e saj. Pasi të vendoseshin parametrat e Britanisë së Madhe në Evropë, BE-ja mund të fillojë negociatat me Anglinë dhe Uellsin për një marrëdhënie të re afatgjatë. Kuadri i BE-së për territoret e veçanta nuk ka afate drakoniane – në kontrast me afatet e shkurtra të nenit 50. Pyetjet më të vështira për tranzicionin bien mbi ligjin kushtetues të Mbretërisë së Bashkuar. Parlamenti i Uestminsterit do t’u duhet t’i japë katër kombeve fuqinë për të bërë marrëveshje ndërkombëtare në emër të vet, në mënyrë që secili të mund të mbetet anëtar (ose jo) i BE-së veç e veç. Të gjitha fushat që mbulohen nga ligji i BE-së do të duhej të transferoheshin nga Uestminster në të katër vendet në mënyrë që ata të mund të siguronin harmonizimin e ligjeve të tyre me ligjin e BE-së (ose jo). Sidoqoftë, në kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar, të katër kombet nuk janë të barabarta: Anglia do të duhej të siguronte parlamen-

tin e vet për të marrë transferimin e pushtetit. Kjo ide ka qenë e përfolur më parë, kështu që tashmë planet janë në dispozicion. Në fakt, krijimi i një parlamenti anglez do të sillte vetëqeverisjen në shtëpi në mënyrë edhe më dramatike sesa e premtuan propaganduesit e Brexit. Përtej kësaj, ka pikëpyetje edhe rreth mënyrës së organizimit të kufijve për çfarëdo që nuk do të lëvizte lirisht midis BE-së dhe pjesës së Britanisë së Madhe që largohet. Për të kontrolluar fluksin e njerëzve, Anglia dhe Uellsi mund të kërkojnë leje qëndrimi dhe leje pune për të huajt që jetojnë dhe punojnë në territorin e saj, ndërsa pjesa e MB-së që mbetet në BE do të lejonte lëvizjen e lirë. Korporatat në Mbretërinë e Bashkuar që dëshirojnë përfitimet e statusit të BE-së mund të ri-inkorporoheshin në Skoci duke mbajtur zyrat e tyre të tanishme në Londër – dhe duke kërkuar një taksë të arsyeshme të ri-inkorporimit do të përmirësonte buxhetin e Skocisë. Në një gjysmë-Brexit, Anglia dhe Uellsi mund të jenë në gjendje të negociojnë lëvizjen e lirë të eksporteve sipas marrëveshjeve të ngjashme me ato të Ishujve të Kanalit. Nëse BE-ja nuk do të ishte e gatshme të shkonte aq larg, marrëveshjet për lëvizjen e mallrave do të mund të zhvendose-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shin të paktën nga kufiri i tensionuar ndërkombëtar mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës deri në kufijtë më pak të tensionuar midis Anglisë dhe Uellsit dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Pa afatin e ngutshëm të marsit të nenit 50, këto pyetje mund të zgjidhen në kohën e tyre. Ndoshta Irlanda e Veriut mund të formojë një qeveri deri atëherë. Nëse Anglia dhe Uellsi një ditë do të dëshirojnë të kthehen në BE pas gjysmë-brexit, rihyrja do të ishte më e lehtë se në qoftë se e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të largohej. Një votë unanime e Këshillit Evropian është e mjaftueshme për të rihyrë. Në procesin e rihyrjes, Anglia dhe Uellsi nuk do të humbnin të gjitha marrëveshjet e tyre të veçanta, sepse MB-ja e mbetur në BE do t’i ruante ato. Me një gjysmë-Brexit, Britania e Madhe mund të nderonte referendumin dhe të lejonte çdo pjesë të Britanisë së Madhe të merrte atë për të cilën votoi. Gjysmë-Brexit gjithashtu do t’i jepte BE-së një mënyrë të hijshme për t’i siguruar një marrëveshje më të mirë Anglisë dhe Uellsit. A nuk është gjysmë-Brexit, atëherë, rruga më pak e keqe për të ecur përpara? (Autorja është profesoreshë e sociologjisë dhe e punëve ndërkombëtare në Universitetin Princeton) E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Refleksione nga shënimi i Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Shqiptarët nuk mësuan as sjellja dhe kultura e Skënd Në sjelljen dhe kulturën shqiptare të komunikimit, bashkëpunimit, tolerancës etj. nuk ndryshoi asgjë. Tashmë për të gjithë kudo është e njohur lufta jo gjer në skaj, por përtej skajit, e forcave politike shqiptare edhe për çështje me interes kombëtar e të pushtetit

Zyhni Beqiraj

Viti që lamë pas ishte një vit i veçantë. Në kuadrin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, qeveria shqiptare me një vendim të veçantë të saj, e shpalli vitin 2018, si Vitin e Skënderbeut. Për të realizuar objektivat, veprimtaritë e gjithçka tjetër të planifikuar, u ngrit edhe Komisioni i Posaçëm Shtetëror me kryetar, Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama. Pa dyshim udhëheqja nga

“ 10

mendimi se do të përjetonim ngjarje e zhvillime me interes kombëtar, ishte jo vetëm e mirëpritur, por përbënte një ngjarje të shënuar, dhuronte krenari. Kudo në trojet shqiptare, brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë si shteti amë, në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, pse jo edhe në diasporë, jehona e këtij vendimi pati ndikimet e veta. Kudo u programuan angazhime, veprimtari, për përcjelljen e këtij Viti e që do t’i bënin jehonë. E veçanta ishte se ky Vit i Skënderbeut përmbante edhe festa të tjera kombëtare, jubileun e Lidhjes së Prizrenit, konkretisht 140-vjetorin e themelimit saj, jubileun e Kongresit të Manastirit, 110-vjetorin e Kongresit të Njehsimit të Gjuhës Shqipe, si dhe tradicionalisht si çdo vit, Festën e Shpalljes së Pavarësisë, apo siç

Edhe në Ulqin shqiptarët nuk i shpëtuan sindromit të përçarjes apo mungesës së unitetit. Si për ironi, dorëzuan pushtetin e drejtimit të Komunës së Ulqinit, pra postin e kryetarit të Komunës përfaqësuesit të PDS-së, edhe pse po të bashkoheshin, forcat politike nacionale përbëjnë mbi 70 për qind të pushtetit. Humbi tradita shqiptare e krijuar nga Cafo Beg Ulqini, që mban titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, që mbajti postin e kryetarit të Komunës për mbi 20 vite radhazi (1921-1945), si dhe tradita e vendosur kur Komunën e Ulqinit nga periudha e vendosjes së pluralizmit e drejtojnë përfaqësuesit e forcave politike shqiptare

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

emërtohet ndryshe, Dita e Flamurit, më 28 Nëntor, pa folur për festa të tjera. Një gjetje e bukur, madje dhe me shumë mundësi që shqiptarët kudo ku jetojnë në trojet e tyre etnike apo edhe në emigracion, jo vetëm të festonin, por dhe të shpalosnin e të tregonin vlerat e tyre, veç të tjerash, si komb i civilizuar dhe evropian të ndjeheshin krenarë. Emblema apo stema e punuar me kujdes, e vendosur në flamuj dhe kudo, deri te logoja në shkresat zyrtare, ishte po kaq mbresëlënëse e që ngjallte krenari. Si unë, besoj edhe shumë të tjerë shqiptarë kanë pritur që përkujtimi dhe festimet gjatë këtij viti të orientoheshin edhe në dy drejtime. E para, në studimet dhe përcaktimin e saktë dhe të plotë të origjinës së tij, për shkak të abuzimeve të kohëve të fundit; dhe në përhapjen e mjegullës në lidhje me përpjekjet e shëmtuara të disa individëve apo institucioneve të huaja për ta paraqitur atë si një mit, duke ia hequr aureolën e Heroit Kombëtar, luftëtarit dhe komandantit të ushtrisë shqiptare për 25 vjet, njëherësh edhe si kalorës i kristianizmit, që mbrojti Evropën nga pushtimi otoman. E dyta, duke evokuar ato vlera që mishërohen në tërë personalitetin e tij si prijës e komandant, si njeriu që i bashkoi shqiptarët e mbrojti trojet arbërore nga pushtimi otoman, a do të kishim të paktën këtë vit fillimin e një ndryshimi apo sjelljeje tjetër të faktorit politiko-shoqëror e kulturor shqiptar etj., në dobi të çështjeve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

sgjë nga derbeut me interes kombëtar? Pra, a do të bëhej figura e Skënderbeut simbol shpirtëror bashkimi e kohezioni? Kudo janë zhvilluar shumë veprimtari. Por me gjithë përpjekjet e bëra në festimet e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, gjer edhe në një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, ku u morën një sërë vendimesh të rëndësishme, si dhe vizitat e Presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta në Rozhajë të Malit të Zi dhe në Manastir (Maqedoni), si dhe ndonjë ngjarje tjetër, atmosfera që përcolli ky vit ishte diskrete. Në sjelljen dhe kulturën shqiptare të komunikimit, bashkëpunimit, tolerancës etj. nuk ndryshoi asgjë. Tashmë për të gjithë kudo është e njohur lufta jo gjer në skaj, por përtej skajit, e forcave politike shqiptare edhe për çështje me interes kombëtar e pushtetar. Sjellja, mentaliteti dhe kultura, të cilat vijnë që nga koha e Skënderbeut, nuk mësuan asgjë. Madje në Shqipëri, veç të tjerash, si çdo vit edhe sivjet, Festën e Flamurit më 28 Nëntor, forcat politike e festuan të ndara veç e veç. Data 28 Nëntor, që Skënderbeu ngriti Flamurin e tij në Krujë, që përkon më 28 Nëntorin e Shpalljes së Pavarësisë, nuk i bashkoi dot të gjithë. Si për ironi, edhe viti u mbyll pa thënë asnjë fjalë, disi në heshtje, me ngjarje që tronditën e që shprehen apo shfaqën kriza si: ndryshimi i qeverisë, greva e tejzgjatur e studentëve, dekretimi i z. Edi Rama si ministër i Jashtëm si krizë institucionesh, apo dhe arrestimi i Klement Balilit, “Eskobarit të Ballkanit”, vetëm pas vetëdorëzimit të tij. Si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Diasporë edhe në Malin e Zi shqiptarët festuan. Me një veprimtari “Performancë” shumë të bukur të realizuar në Kalanë e Ulqinit, u hap

Si për ironi, edhe viti u mbyll pa thënë asnjë fjalë, disi në heshtje, me ngjarje që tronditën e që shprehën apo shfaqën kriza si: ndryshimi i qeverisë, greva e tejzgjatur e studentëve, dekretimi i z. Edi Rama si ministër i Jashtëm si krizë institucionesh, apo dhe arrestimi i Klement Balilit, “Eskobarit të Ballkanit”, vetëm pas vetëdorëzimit të tij

sipari i i zbatimit të programit të veprimtarive në Vitin e Skënderbeut. Angazhimet dhe vendim-marrja për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Tuz, vendosja e statujës së tij në qendrën e Ulqinit, ishin vendime madhore nderimi në kujtim të figurës së Skënderbeut. Por jo vetëm kaq. Organizimi i një sërë veprimtarive promovuese me krijimtari të krijuesve shqiptarë në Malin e Zi, promovime librash, ekspozita etj., pasuan njëra-tjetrën, plotësuan apo ishin veprimtaritë që evokuan figurën e Skënderbeut dhe epokën e tij. Në përpjekje e debate dhe me forumet proserbe, si “Fronti Demokratik”, të mbështetura nga Akademia Serbe, u zhvillua edhe debati mbi origjinën e Skënderbeut. Nuk do të mbetej pas edhe festimi në kuadër të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, me veprimtaritë e zhvilluara sipas programit të KKSH dhe konkretisht, më 22 nëntor në Guci me manifestimin kulturor, 24 nëntor me festimet në Rozhajë, ku ishte i ftuar edhe Presidenti z. Ilir Meta, më 25 nëntor Maratona e Pavarësisë Ulqin-Shkodër, 27 nëntor, me koncertin festiv në Tuz dhe si dhe më 28 nëntor në Ulqin me Ekspozitën dhe shfaqjen e koreodramës “Kumt” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”. Por edhe në Ulqin shqiptarët nuk i shpëtuan sindromit të përçarjes apo mungesës së unitetit. Si për ironi, dorëzuan pushtetin e drejtimit të Komunës së Ulqinit, pra postin e kryetarit të Komunës përfaqësuesit të PDS-së, edhe pse, po të bashkoheshin, forcat politike nacionale përbëjnë mbi 70 për qind të pushtetit. Humbi tradita shqiptare e krijuar nga Cafo Beg Ulqini, që mban titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, që mbajti postin e kryetarit të Komunës për mbi 20 vite

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

radhazi (1921-1945), si dhe tradita e vendosur kur Komunën e Ulqinit nga periudha e vendosjes së pluralizmit e drejtojnë përfaqësuesit e forcave politike shqiptare. Madje si për ironi, në Ulqin më 28 Nëntor nuk pati atmosferë festive në mjediset jashtë dhe në rrugët e qytetit, pasi vetëm një Flamur Kombëtar Shqiptar, që ishte ngritur në godinën e Komunës, nuk krijonte atmosferë festive. Gjithashtu, sjellja e paprecedent e policit që ndaloi ulqinakun sepse lëvizte me Flamur Kombëtar, si dhe mosreagimi publik i faktorit politik shqiptar dhe drejtuesve të Komunës, përjashtuar z. Genci Nimanbegu dhe z. Faik Nika, nuk i bëri mirë festës. Inferioriteti në sjellje ndaj një nëpunësi malazez, qoftë edhe polic ky, i cili nuk respekton në ditën e shenjtë kombëtare flamurin e një vendi anëtar të NATO-s, kur edhe vetë Mali Zi tashmë është pjesë e kësaj strukture falë votës së shqiptarëve, që përfaqësohen nga ai Flamur Kombëtar, nuk nderon askënd. Shqiptarët në Malin e Zi kërkojnë mbrojtjen nga Shteti Amë për të drejtat e tyre. Deklaratat se “Jemi krenarë për përkushtimin e shqiptarëve në Malin e Zi për anëtarësimet euroatlantike” të z. Ilir Meta në takimin me z. Gjukanoviq, nuk e plotëson as nuk e kompenson mungesën qoftë edhe të një telegrami urimi për Festën e Flamurit nga Shqipëria. Gjithsesi, ulqinakët dhe shqiptarët në Malin e Zi, siç kanë treguar gjithmonë, tashmë edhe në kuadrin e 575-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, do të dinë ta gjejnë rrugën e bashkimit në mbrojtje të të drejtave të tyre, si të drejta me interes kombëtar, siç ishte rasti i mospranimit të shkëmbimit të territoreve në Valdanos me ato të një firme në Nikshiq. (Autori është kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” – Durrës) E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

30-vjetori i vizitës së parë të dr. Ibrahim Rugovës në Uashington

Zë që fliste për të dr Ishte një zë që fliste për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre, për liri dhe demokraci për popullin e vet dhe si asnjë përfaqësues tjetër i Kombit shqiptar, siç ka thënë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton, Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare në një mënyrë të kuptueshme - nga pikëpamja historike dhe njerëzore, sidomos për të huajt

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Disa ditë pas përfundimit të seminarit në Universitetin e njohur Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjëll Sedaj erdhën me një mik timin, Zotin Simon Simolacaj të më vizitonin në Uashington. Në atë kohë, unë punoja si Këshilltar i Programeve radiofonike drejtuar botës komuniste në Drejtorinë Evropiane të Zërit të Amerikës. Në atë kohë, unë nuk i njihja dhe as nuk dija shumë as për Dr. Rugovën as për Dr. Sedajn, përveç faktit se ishin dy intelektualë të dalluar nga Kosova, të ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork për të folur me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit. Por e mirëprita vizitën e tyre pasi, pa dyshim, ishte një privilegj për të pasur në shtëpinë tonë dy mysafirë të tillë, të nderuar. Për më tepër, vizita e tyre bëri të mundur për të biseduar me dy intelektualë të kalibrit të tyre, mbi gjendjen e atëhershme në Kosovë, pasi megjithëse punoja në qendër të informatcionit dhe lajmeve ndërkombëtare, lajmet nga Kosova ishin të pakta dhe ato që na vinin në redaksi ishin pothuaj, pa përjashtim, të ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila

12

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

ia paraqiste botës çështjen shqiptare në Kosovë si donte vetë dhe bota fatkeqësisht e besonte. Zëri i shqiptarëve në Kosovë nuk dëgjohej dhe bota e jashtme nuk ishte aspak në dijeni të vuajtjeve e torturave që diktatura serbe bënte mbi popullsinë shqiptare në atë krahinë. Ishte jetike që të krijohej një kundër-balancë, por edhe të zbuloheshin shpifjet e Beogradit dhe të njoftohej bota, e sidomos Uashingtoni rreth instalimit të një regjimi diktatorial dhe terrorist, policor e ushtarak serb në Kosovë, që si objektiv kryesor kishte zbatimin e planit për shfarosjen e shqiptarëve nga Dardania antike. Kanë kaluar 30-vjet, por me kënaqësi e kujtoj këtë vizitë dhe bisedat e paharrueshme me miqtë nga Kosova, të cilët megjithëse nuk i kisha njohur më parë, na shkoi biseda si është më mirë dhe sikur të kishim qenë miq të vjetër, megjithëse isha pak më i ri nga mosha. Pa ditur se si do shkonin punët në Kosovë dhe për atë vetë si person dhe politikan i ardhshëm i Kosovës, pasi në atë kohë ishte vetëm Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, më kujtohet se shqetësimi i tij kryesor ishte nevoja për sensibilizimin e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, në përgjithësi, por sidomos në Uashington. Si studiues i mirë i historisë dhe si atdhetar i vërtetë që ishte - ai i dallonte mirë miqtë nga armiqtë e Kombit shqiptar. Megjithse ishte vizita e parë e tij në Uashington dhe në Shtetet e Bashkuara, Dr. Rugova ishte bindur në mendjen e tij se Kosova dhe shqiptarët - në Shtetet e Bashkuara dhe

në Uashingtonin zyrtar, do të gjenin mikun dhe përkrahësin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç ka ndodhur ç’prej përkrahjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Presidenti Udrou Uilson e këtej. Në mendimin tim, vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës në Nju Jork dhe në Uashington – sigurisht pa e ditur as ai vetë këtë gjë në atë kohë -- mund të konsiderohet si fillimi i diplomacisë moderne të Kosoves, ose si fillimi i ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës. Koha e tregoi se Dr. Rugova u kthye në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i frymëzuar dhe me një ndjenjë misioni personal, megjithëse disa kritikë e ndoshta edhe disa miq të tij mund të thonë se i hyri kësaj fushe, me një mungesë dëshire për t’u marrë me politikë. Historia e mëvonshme tregoi se megjithë të metat që mund të kishte si njeri dhe si udhëheqës, që kundërshtarët e tij, pa hezitim ia vënin në dukje vazhdimisht, jo vetëm Kosova, por i mbarë Kombi shqiptar tashti kishte një zëdhënës ndryshe dhe si asnjëherë më parë. Sidomos Kosova, megjithëse në rrethana shumë të vështira, tashti kishte një zë të urtë që dëgjohej dhe respektohej nga të gjithë bashkëbiseduesit e tij ndërkombëtarë. Ishte një zë që fliste për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre, për liri dhe demokraci për popullin e vet dhe si asnjë përfaqësues tjetër i Kombit shqiptar, siç ka thënë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton, Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare në një mënyrë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rejtat e shqiptarëve

të kuptueshme -- nga pikëpamja historike dhe njerëzore, sidomos për të huajt. Si askush tjetër – para tij ose pas tij -- Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të Kombit shqiptar dhe bota filloi ta dëgjonte dhe më në fund filloi të interesohej për tragjedinë dhe krimet që regjimi kriminal i Serbisë po bënte në Kosovë, me qëllim zhdukjen e racës shqiptare nga trojet e veta mijëvjeçare. Në këtë 30-vjetor të vizitës së tij të parë në Uashington, desha vetëm të shënoj dhe të ndaj me miqtë e mi disa mbresa, shkurtimisht -- por për mua të paharrueshme -- nga vizita dy-tri ditëshe e Dr. Rugovës në shtëpinë tonë në Uashington më 1989 dhe arsyet se pse jam përpjekur ta përkrahi

gjatë viteve. Ajo vizitë nuk më harrohet mua as familjes time dhe njohja ime me të, gjatë asaj vizite, çoi në një miqësi shumëvjeçare, derisa ai ndërroi jetë -- dritë i bëftë shpirti. Respekti im për Dr. Rugovën e ka zanafillën, pikërisht, në atë vizitë, pasi përshtypjet e mia të para dhe respekti për ketë udhëheqës të madh të Kombit shqiptar, sa ka ardhur e rritur gjatë viteve. Për mua, arsyeja për këtë është se, si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar që unë kam njohur, Presidenti Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar. Si asnjë tjetër udhëheqës, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar për t’u radhitur ndershmërisht në radhën e kombeve të përparuara të Perën-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit drejt kësaj rruge e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës -- drejt rrugës së bashkimit dhe integrimit të Kombit shqiptar me vendet perëndimore. E respektova për bindjen e tij se komunizmi ishte rreziku dhe fatkeqësia më e madhe që i kishte ndodhur kombit shqiptar në shekullin e 20-ët dhe për faktin se besonte që kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e ekzistencës së tij mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindësve të vërtetë. Ibrahim Rugova nuk mburrej me retorikë të zbrazët, por me ide e vizione të qarta për një të ardhme më të mirë të kombit të vet, duke i dhënë kështu një emër të nderuar dhe të respektuar gjakut shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare. E respektova Dr. Rugovën sepse ai nuk ishte i frymëzuar nga ideologjia komuniste – as në mendime as në veprime -- si shumë nga ata të brezit te tij që ishin rritur e shkolluar në atë sistem ideologjik të huaj. Përkundrazi, Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar. Ai ishte i vetëdijshëm se, natyrisht që, trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohën e vet për t’u përdor në mbrojtje të interesave të Kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur nderin emrit shqiptar -- një mesazh ky shumë përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm për kohën e sotme sidomos për politikanët e sotëm anembanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kjo është edhe njëra nga trashëgimitë e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 30-vjetorit të vizitës së tij të parë në Uashington dhe në 13-vjetorin e kalimit të tij në përjetësi. Për këto ai gëzon respektin tim! E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Liria e fjalës dhe shpifjes

Kufizimi i lirisë së shprehjes godet dyfish lirinë intelektuale, sepse kushdo që privon të drejtën për të shprehur një pikëpamje ndryshe, njëkohësisht u privon të tjerëve të drejtën për ta dëgjuar atë. Në një shoqëri të tillë, vetëm hapja e buzëve është krim. Kush nuk e di, të pyesin atë që e di, nëse citojmë Osman Gazepin

Astrit Lulushi

“ 14

Liria e fjalës është e gjitha. Fjala e lirë është vetë jeta, është gjallëria e një shoqërie. Çfarë është liria e shprehjes? - Pa lirinë për të fyer, ajo pushon së ekzistuari, thotë Salman Rushdi, duke u dalë në mbrojtje romaneve të veta

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Flitet për ligje kundër shpifjes për t’u mbrojtur nga sulmet e fjalës; palët ndërrojnë vendet në bankën e të akuzuarve dhe saga vazhdon - pozita dhe opozita bëjnë lojën e njëratjetrës. Nëse ka diçka në këtë botë që nuk mund t’i qëndrojë diskutimit, le të shkërmoqet e bëhet pluhur, thoshte Wendell Phillips (1811-1884), i cili sakrifikoi karrierën dhe reputacionin e tij duke dalë kundër skllavërisë para luftës civile amerikane. Kufizimi i lirisë së shprehjes godet dyfish lirinë intelektuale, sepse kushdo që privon të drejtën për të shprehur një pikëpamje ndryshe, njëkohësisht u privon të tjerëve të drejtën për ta dëgjuar atë. Në një shoqëri të tillë, vetëm hapja

e buzëve është krim. Kush nuk e di, të pyesin atë që e di, nëse citojmë Osman Gazepin. Liria e fjalës është e gjitha. Fjala e lirë është vetë jeta, është gjallëria e një shoqërie. Çfarë është liria e shprehjes? - Pa lirinë për të fyer, ajo pushon së ekzistuari, thotë Salman Rushdi, duke u dalë në mbrojtje romaneve të veta. E keqja është lehtësia me të cilën disa njerëz duke mos thënë se nuk u pëlqen diçka e thënë, i kërkojnë qeverisë ta ndalojë atë. Kur i hyn kësaj rruge, mos prit që liria të mbijetojë shumë kohë, shkruan Quintus Ennius që jetoi rreth viteve 239 -169 p.e.s), i cilësuar si ati i poezisë romake. Pa marrë parasysh se çfarë do të thu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ash, fjala duhet të dalë nga goja e lirë dhe e paautorizuar. Një shoqëri që nuk guxon të mbrojë anëtarin e saj në shprehjen e lirë të mendimeve të tij, pavarësisht se sa e rreme apo e urryer, është vetëm një bandë skllevërish.

E keqja është lehtësia me të cilën disa njerëz duke mos thënë se nuk u pëlqen diçka e thënë, i kërkojnë qeverisë ta ndalojë atë. Kur i hyn kësaj rruge, mos prit që liria të mbijetojë shumë kohë, shkruan Quintus Ennius që jetoi rreth viteve 239 -169 p.e.s), i cilësuar si ati i poezisë romake. Pa marrë parasysh se çfarë do të thuash, fjala duhet të dalë nga goja e lirë dhe e paautorizuar. Një shoqëri që nuk guxon të mbrojë anëtarin e saj në shprehjen e lirë të mendimeve të tij, pavarësisht se sa e rreme apo e urryer, është vetëm një bandë skllevërish

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Rrjetet sociale dhe bluarja e tyre

Contrecoup - Ku Argëzon Sulejmani

1. Java që shkoi në Kosovë, ndër të tjera, u shënua dhe nga filmimi i rënkimit të një personi të moshës së tretë të korridoreve të Qendrës Klinike Universitare, përkatësisht Qendrës Emergjente. Lajmi që u përhap me shpejtësi virusale ishte se, i moshuari për orë të tëra kishte lënguar para pretorëve të qendrës urgjente, pa arritur të marrë as përkujdesjen minimale mjekësore. Një person në mezomoshë kishte filmuar dhe përshkruar gjithçka sipas këndvështrimit të tij, që me pak fjalë mund të thuhej: plaku ishte dënuar të vuajë korridoreve spitalore, para hundës së personelit mjekësor të lig. Kaq mjaftoi dhe rrjetet e portalet (anti) sociale nisën të bluajnë rëndë e trashë. Ishte natë, pastaj mesnatë, shtoji kësaj dimrin e ngricat dhe sheh se si kompletohet në tërësi një ambient përrallorë thashethemesh që përmbushë shpirtrat (lexo: mendjet) e ngushta, aty ku pak më tutje vlon pa prá gjygymi i çajit si lebetitjet e vrerosura në drejtim të mjekëve e personelit mjekësor. Mallkohen, çnderohen e kërcënohen fund e krye dhe prapë nisin nga e para, me fyerje sa folkloriste aq anakronike. Iu lakohen nënat, bashkëshortët, iu nëmen fëmijët, iu përulet karakteri një herë, dy herë, pa mbarim herë... Ndonjëri që provon të thotë se, mbase duhet pritur të zbardhë drita që të dalë në shesh e vërteta, pa e mbaruar të thënën, i sulen mallkimet, fyerjet e kërcënimet me pretekstin që dhe ai është i lig si ata, domethënë si mjekët. Nënat dhe fëmijët e rojtarëve të jetëve tona lakohen rrugaçërisht, si të mos mjaftonte

16

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

ndjenja e mysafirësisë që ata e ndjejnë në shtëpitë e tyre, shkaku i orëve të panumërta në shërbim. Por, edhe pas shërbimit e kudo që të ndodhet, para mjekut gjithnjë ulet këmbëkryq sëmundja, gjë që nuk ndodh në asnjë profesion tjetër. Thashethemet janë si serialet, që mund edhe të mos jenë turke, ku shikuesi do të donte që të mos mbaronin kurrë, anipse fundin e di nga fillimi. Por, ja që, me ose pa dëshirën tonë, sërish zbardhë drita, mbyllet një seri dhe e vërteta del në shesh. Në rastin në fjalë, e vërteta mësohet të jetë krejt ndryshe nga se u fol e u shkrua me orë e frymë të tëra. I moshuari kishte marrë në kohë shërbimin mjekësor, bilës bëhej fjalë për vizitë të detajuar mjekësore, ku përfshihet vizita, diagnostika, konsulencat e trajtimi. E gjithë ajo re barcore e zezë e një nate më parë, e mbushur me të nëma e sharje, kishte dalë e shterpë para rrezes së diellit. Të gjitha moduset e ndërtuara të thashethemeve, të gjitha gjetjet më banale të përçmimeve e kërcënimeve kishin shkuar huq, ose më saktë i ngjanin pështymës ose urinës së gjuajtur përpjetë. Mjekët dhe personeli mjekësor, në fund, ishin të vetmit që mbetën të pastër nga loja me lloçin që kishte nisur dimërorçe një natë më parë. Kërkimfalja tek fjala s’ka kuptim. Sepse, fjala është më e rëndë se shpata, domethënë më e rëndë se bomba atomike, përshtatur në kohë. 2. Contrecoup është nocion francez që në shqipërim të parë mund të përkthehet si kundërgoditja/e. Përdoret për të shpjeguar dëmtimet mekanike në mjekësi, ku pjesa e dëmtuar është tehu i pjesës së goditur. Më shpesh vihet re tek goditjet e pjesës së përparme të kokës, kryesisht ballit e, që për pasojë kanë dëmtimet, kryesisht hemoragjike, të pjesës së pasme mbizverkore të kokës. Haset më së tepërmi tek dëmtimet në komunikacion, por edhe tek sportet luftarake si boks e karate. Pa hyrë në

procesin e detajuar patognomatik të fenomenit, qëllimi i përmendjes së këtij nocioni, ka të bëjë me rastin e lartëpërshkruar, ku tjetërkush goditet e tjetërkush realisht është i pësuari. Veçse, nga rasti i thashethemnajës me të moshuarin e shumë të tjera si këto, vështirë të gjendet balli. Balli që simbolizon krenarinë. Krenarinë e përhumbur dhe përligjur që nuk ka të bëjë veç me vjedhje e kriminalitet, por edhe me mashtrim, shpifje e dyfytyrësi. Krenarinë e shkelmuar jo veç në jetë publike e politikë, por akoma më keq, në shoqëri, shkollë e familje. 3. Tregimi i kompletuar tregoi që bëhej fjalë për një të moshuar vetmitar nga Mitrovica që jetonte në varfëri. I moshuari, në orët e natës, kishte kërkuar dhe marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Prishtinës. Pas vizitës, në mungesë familjari (thekso: familjari) dhe mundësie për transport, ishte vërtitur me orë të tëra nëpër ulëset e pritores së emergjencës. Një person, që nga ngjyra e zërit del të jetë mashkull i moshës së mesme, ka vënë re e më pas ka filmuar përpëlitjet e plakut që, më shumë se nga dhembjet e sëmundja, duket të jenë nga lodhja, uria e etja. Filmuesi nuk ka gjetur kohë ta pyesë personazhin në fjalë për brengën, por ka ndezur kamerën dhe filmimin e ka shoqëruar edhe me komentet e tij banale. Qëllimi i goditjes ishte manteli i bardhë, mjeku, i cili thuhet që duhet të jetë i mëveshur deri në ngulfatje me humanitet. Mbase, kjo logjikë e arsyeton bankierin, i cili s’ka pse të jetë human, ai duhet të jetë një derr i pangopshëm që ha pa prá, që na e shkurton e cungon ymrin, përkitazi natyrës së mëveshur të tij. Contrecoup ose kundërgoditja u mor, përkitazi shpjegimit të mësipërm, matanë shënjestrës. Mjeku e banakieri, jo domosdoshmërisht duhet të jenë humanë e derra, por njeriu duhet të jetë pikësëpari njeri e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

undërgoditja

derri pikësëpari derrkuc. Në mjekun e në gjithsecilin prej nesh duhet të jetojë pikësëpari njeriu, human’ ja siç parapëlqejmë të themi. Në rastin e përshkruar, do të ishte e metë e riparueshme mungesa e humanes në mjekun përkatës. Do të ishte goditje, goditje jo e lehtë, por vetëm kaq. Ndërkohë që kundërgoditja tregon më të keqen, më të shëmtuarën, më të ligën; mungesën e humanes në shoqëri e familje. I moshuari në fjalë

është lënë vetmitar, jeton rëndë e keq. Në momentin kur nuk ka mundësi për t’u kthyer në shtëpi, personat që e rrethojnë nuk i dalin në ndihmë, për më keq, njëri nga ata e filmon dhe e denigron për motive të ulëta. Një shoqëri e tërë merr të bëjë gjyqin, duke u thirrur në paragjykimet e mendjeve të veta të ngushta e të papërdorura. Në fund, kur mjekët del të jenë korrekt (lexo: human), mësohet e vërteta më e dhimbshme e kësaj

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kohe që, shoqëria dhe familja jonë ka humbur toruan dhe thelbin, ka humbur njerëzoren (lexo: humanen). Kësaj, nuk ka Ferid Murat t’i gjejë pilulë. Quae nocent, saepe docent! Gjithë këtë, uroj ta filmojnë në mendjet e tyre fëmijët tanë që po rriten, në mënyrë që të marrin mësimin e duhur. Ata, sado pak njerëzi e maturi të kenë, nuk e besoj se do ia tregojnë kujt këtë marre të madhe që na ka mbuluar ball e fytyrë. E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Njeriu dhe sjelljet e tij në një shoqëri të qytetëruar

Arsyeto përpara se të marrësh vendim Por pse shpeshherë të ndodhim shumë gjëra të padëshiruara nga njeriu, që ndoshta edhe robotët të cilët i krijon vetë dora e njeriut do të çuditeshin me veprime që bën ai. Në të shumtën e rasteve, njeriu e vlerëson veten më shumë sesa e vlerësojnë të tjerët, pastaj përdor dhunën, forcën fizike, pushtetin dhe gënjeshtrën për të dalë fitimtar i asaj

Shtjefën Ujkaj

Të gjithë e dimë që njeriu është i veçuar nga çdo gjallesë tjetër në këtë botë. Ai çdo gjë ka në përgjegjësi, qoftë shtetin, qoftë një kompani, një robot, një kafshë e kështu me radhë. Duke parë që njeriu është mbreti i

“ 18

çdo gjëje në tokë, është shumë gjest i keq që të keqpërdoret ky status, dhe që vetë njeriu të kalojë në ndonjë diçka dytësore që në të shumtën e rasteve mund të quhet edhe kafshë. Jetojmë në kohë të vështira, por jo vetëm tani por edhe më përpara kanë ndodhur veprime që nuk i kanë hije një njeriu, qofshin vjedhje, dhunime, përdhunime e deri tek vrasjet e njëri-tjetrit, që është diçka antinjerëzore, dhe është një diçka që nuk ishte dashur të ndodhë mes njerëzve. Të gjitha këto ndodhin, janë të pranishme te të gjithë njerëzit, e jo vetëm te populli ynë. Çdo gjë e

Po të kishim të gjithë një sjellje ta quajmë qytetare, po të mos përdornim banalitete, asnjëherë nuk do vinte deri te diçka e keqe.. Përdorimi i forcës fizike, përdorimi i një sjelljeje banale në vend të dijes dhe mendjes normale, të çon në situata të vështira që mund të quhen antiqytetare dhe me zero vlera në një shoqëri. Për fatin e keq, këta lloj njerëzish dita ditës janë duke u shtuar, për vetë faktin se rriten me një kulturë të tillë, dhe mendojnë se kështu është suksesi dhe çdo gjë tjetër është gabim

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

krijuar nga natyra e shfrytëzon njeriu, pastaj çdo send tjetër që është krijuar në tokë është e bërë me duart e njeriut, si: automjeti, celulari, shtëpia, ndërmarrja e të tjera. Pra, njeriu qenka i rëndësishëm, e duhet të dallohet nga speciet e tjera që jetojnë mbi tokë. Por, pse ndodhin shpeshherë shumë gjëra të padëshiruara nga njeriu, që ndoshta edhe robotët të cilët i krijon vetë dora e njeriut do të çuditeshin me veprime që bënë ai. Në të shumtën e rasteve, njeriu e vlerëson veten më shumë sesa e vlerësojnë të tjerët, pastaj përdor dhunën, forcën fizike, pushtetin dhe gënjeshtrën për të dalë fitimtar i asaj. Por a është kjo një zgjedhje? Natyrisht se nuk është një zgjedhje e as një akt i mirë për tu vlerësuar. Është një gabim që njeriun e çon drejt të keqes, e bën njeri pa ndjenja, e bën një “pushtues” që të diskriminojë një familje, një grup, një shoqëri. Çdonjëri e ka lirinë për të jetuar i qetë, për të jetuar dhe krijuar synimet e veta personale.. Po pse një “kafshë” të del para dhe të bëhet pengesë. Ndoshta se nuk e ka fatin tënd, ndoshta se ai nuk i ka tiparet e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tua, ndoshta se të ka marrë inat dhe do që të shohë të vdekur? Kështu fillohet një konflikt, pastaj si i vjen fundi një konflikti? Çdoherë me një tmerr, me një plagosje, me një vrasje. Ai që i bën këto të padrejta, ai që përdor këto fuqi është gjynah edhe të quhet njeri. Po të kishim të gjithë një sjellje ta quajmë qytetare, po të mos përdornim banalitete, asnjëherë nuk do vinte deri te diçka e keqe.. Përdorimi

i forcës fizike, përdorimi i një sjelljeje banale në vend të dijes dhe mendjes normale, të çon në situata të vështira që mund të quhen antiqytetare dhe me zero vlera në një shoqëri. Për fatin e keq, këta lloj njerëzish dita ditës janë duke u shtuar, për vetë faktin se rriten me një kulturë të tillë, dhe mendojnë se kështu është suksesi dhe çdo gjë tjetër është gabim. Një gjë e tillë shumë pak arsyetohet. Njeriu po të arsyetojë më shumë, po

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të rrinte duke menduar pak, se si dhe çfarë mund të bëjë mirë për veten e për shoqërinë, atëherë do të ishte një vendim i mirë dhe natyrisht që do të vinte deri tek suksesi i asaj çfarë ai ka menduar.. Kështu do i vinte fundi çdo të keqeje dhe çdo padrejtësie që i bëhet njëri-tjetrit. Para shumë e shumë vjetësh, filozofi i madh Kanti thoshte,“ Kur çdo njeri të bëhet i arsyeshëm, atëherë shoqëria do të bëhet normale”. E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

19


KULTURË

Personalitet me dinjitet profesional dhe kombëtar (Simë Gjon Dobreci, PËRMBLEDHJE VLERASH NJERËZORE, Botoi:Diti-Oli, Ulqin, 2018)

Në saje të hulumtimit disavjeçar me plot pasion për vendin e origjinës së tij autori Simë Dobreci na ka ofruar të dhëna për Shestanin, në veçanti për Krajën në përgjithësi, që do mbesin si testament për brezat e ardhshëm

Nail Draga

Në botën kulturore, shoqërore dhe profesionale, janë të rrallë personat të cilët janë bërë shëmbull për mjedisin ku kanë jetuar dhe punuar. Angazhimi profesional dhe qëndrimi intelektual ndaj dukurive të ndryshme shoqërore mbetet dukuri me qasje të veçantë vetëm për personat me dinjitet shoqëror dhe kombëtar. Dhe një epitet të tillë e gëzon një personalitet i rrallë i mjedisit tonë, e ky është Nderi i Kombit, dr.Simë Dobreci. Ditë më parë doli nga shtypi libri më i ri i dr.Simë Dobrecit, Përmbledhje vlerash njerëzore, botuar nga Diti-Oli, duke i ofruar opinionit të gjerë një botim interesant me një gamë të gjerë informacionesh. Libri në fjalë në saje të lëndës së prezantuar është i rrallë, sepse paraqet një përmbledhje punimesh të autorit por edhe të autorëve të tjerë për atë. Artikujt e tillë janë botuar më parë në revistën BUZUKU, Koha Javore si dhe në revistën DIJA.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Libri është i ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë ka të bëjë me publikimet që kanë për temë gjuhën shqipe, traditën dhe historinë e popullit shqiptar që jetojnë në territorin e sotëm të Malit të Zi. Ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë kryesisht me shkrime, polemika dhe vlerësime për aktivitetet e ndryshme kulturore dhe shkencore të autorit. Duke qenë themelues dhe kryeredaktor i revistës BUZUKU,nga viti 2001 e deri më tash, opinionit i ka ofruar një arkiv të dhënash me qasje shumëdimensionale, që paraqesin një thesar të diturive albanologjike. Në sajë të hulumtimit disavjeçarë me plot pasion për vendin e origjinës së tij, autori na ka ofruar të dhëna për Shestanin në veçanti, e Krajën në përgjithësi, që do mbesin si testament për brezat e ardhshëm. Nga gama e gjerë e artikujve dhe rrëfimeve të publikuara, varësisht prej interesimit të lexuesve të ndryshëm mund të zgjidhen pjesë apo informata të cilat kanë qenë të panjohura për opinionin e gjerë. Në këtë aspekt personalisht dua të veçoj dokumentin për popullsinë shqiptare katolike të Braticës në vitin 1944, punuar nga dom A.Tokiqi, pastaj me mjaft interes janë të dhënat për popullsinë e Pinçit në vitet 1945-

1950 dhe 2008, ku për një periudhë prej gjashtë dekadash popullsia e këtij fshati nën Rumi nga 174 banorë në vitin 2008 bie në 18 banorë, ndërsa tash kanë mbetur rreth dhjetë banorë, nga del se kemi një shpopullim të plotë që ka të bëjë me Anën e Sipërme të Krajës ku bën pjesë zona e Shestanit. Me mjaft interes janë edhe toponimet e Braticës dhe të Pinçit e sidomos regjistri dhe emrat e luftëtarëve në Luftën e Dytë Botërore nga Bashkësia lokale e Braticës. I tërë angazhimi i dr.Simë Dobrecit në këtë mision sa informativ, është edhe kombëtar, duke dëshmuar identitetin e shqiptar të personave përkatës në këto vendbanime, të cilëve administrata e kohës i ka paraqitur me përkatësi kombëtare sllave. Në libër prezantohen çështje të kohërave të kaluara, por edhe të ditëve tona që janë intriguese për lexuesit. Dhe të gjitha janë shënuar me plot saktësi në gjuhën lokale të të folmes së Shestanit, me qëllim që të ruhet autentiteti i të folmes lokale në gjuhën shqipe. Me një veprim të tillë dr.Simë Dobreci si rrallë kush ruan kujtimet dhe ka nostalgji për vendin e origjinës së vet, i cili fatkeqësisht e ka përfshirë fenomeni shpopullimit demografik, ku si i tillë, do të mbesë në kujtesë të gjeografisë historike.


KULTURË

Nga lënda e prezantuar në këtë botim del qartë shqetësimi i vazhdueshëm i autorit për të kaluarën dhe të tashmen e popullsisë shqiptare të Shestanit, në veçanti humbjen e identitetit gjuhësor dhe kombëtar në saje të politikës asimiluese malazeze nga shek.XIX e deri në ditët tona. Nga një politikë e tillë asimiluese në shënjestër ishte edhe dr.Simë Dobreci, ku nga gazeta “Politika” e Beogradit është cilësuar si malazezi cili u konvertua në shqiptar, që dëshmohet me fotokopjen e artikullit nga gazeta në këtë botim. Dhe një qëndrim i tillë antishqiptar nga kjo gazetë nuk ishte rastësi, sepse popullsia shqiptare e Shestanit vazhdimisht është trajtuar si sllave nga politika shtetërore, sepse identiteti shqiptar i kësaj pop-

ullsie për ata ishte i papranueshëm. Në këtë aspekt kemi të dhëna me interes në këtë botim me dëshmi autentike, dukuri kjo e cila ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos për shestanasit e vendosur në Tivar e gjetiu në Mal të Zi. Por, rasti i arbëreshëve të Zarës është një dëshmi sfiduese ndaj asimilimit dhe origjinës së tyre shqiptare, edhe pse të shpërngulur tre shekuj më parë nga Shestani, Ljarja e Brisku, që nuk mund të thuhet për shestanasit e ditëve tona të cilët po tjetërsohen kombëtarisht. Shumë emocionuese në këtë botim është një letër dërguar vite më parë dr.Simë Dobrecit, përkatësisht revistës BUZUKU, nga një arbëresh i lindur në Nju Jork nga prindërit ar-

bëreshë nga Zara e Kroacisë, nga të cilët ka trashëguar origjinën dhe të folmen arbnisht, i cili dëshmon krenarinë e origjinës së tij shqiptare, duke qenë model për kohën tonë, për të gjithë shqiptarët kudo që janë në vend dhe në diasporë. Duke analizuar veprimtarinë e tërësishme të dr.Simë Dobrecit, del qartë se ai mbetet një shkollë e madhe për të mësuar dashurinë për njerëzit, vendlindjen, popullin e vet si dhe vlerat e trashëgimisë etnokulturore. Dhe në fund e them pa hezitim se dr. Simë Dobreci me punën e tij profesionale, pasionin, qëndrimin parimor shoqëror, intelektual e atë kombëtar, do të mbesë shembull për kohën tonë dhe brezat që do të vijnë pas nesh. E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

21


PANORAMË

Ermonela Jaho thellësisht prekëse me “La traviata” në Londër Kanë kaluar 25 vjet prej se u pa produksioni i parë i Richard Eyre, i operës “La traviata”. Me rikthimet që qysh atëherë i janë bërë të paktën për çdo vit, shpeshherë me kastë të dyshes (sikur kjo), opera ka sfiduar këngëtare të shumta në rolin kryesor dhe e ka sfiduar secilin ta bëjë rolin në të veten. Një vizitore e rregullt ka qenë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila duket sikur ndihet në shtëpi në secilin produksion të Eyre. Ajo për të

22

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

parën herë e këndoi këtë rol para 10 vjetësh, përkrah me Jonas Kaufmann dhe Dmitri Hvorostovsky, dhe u ka dhënë hir inskenimeve të bukura të këtij roli disa herë qysh atëherë. Është lehtë të shihet pse ajo ka pranuar ftesa të vazhdueshme. Sikurse Marietta Poccolmini, Violetta e parë e “London Royal Opera House” dhe për shkak të popullaritetit të hershëm të operës, ajo mund të përshkruhet si “e këndshme, energjike, e imët”.

Në rastin e Jahos, duhet shtuar edhe brishtësia, për shkak të butësisë dhe zërit që e definojnë performancën e saj. Megjithëse ka shkuar në limitet e saj në përmbushjen e frazave më të mëdha, Jaho jep gjithçka që ka, sidomos një diversitet të jashtëzakonshëm në të kënduarit e butë, intim, të ndjeshëm, ëndërrimtar, intensiv dhe si rezultat një portretizim thellësisht prekës. Pjesa tjetër e kastës është zgjedhur mirë për t’iu përshtatur nivelit të saj.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ KANJONI I CEMIT

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Botime të reja

Kronisti i parë i d autori i parë letra

Hajro Ulqinaku me këtë vepër historike, monumentale, ndërmjet tjerave e vërteton veten si autor i cili bëri shumë për vendlindjen, me aspekt të veçantë për detarinë ulqinake (Hajro Ulqinaku, “Barka pa vela në furtunë (Teufik L. Shurdha), B KS H MZ, Ulqin, 2018)

Gani Karamanaga Në Prishtinë, në fund të vitit 2018 doli nga shtypi libri i ri i autorit Hajro Ulqinaku “Barka pa vela në furtunë (Teufik L. Shurdha)” Teufik L. Shurdha e ka shkruar autobiografinë e vet, me makinë dhe një me dorëshkrim. Ka ruajtur një thesar historik, detar ulqinak, familjar dhe personal, artikuj për detarinë, shkrime origjinale të karakterit letrar, dokumente dhe fotografi të cilat me xhelozi i ruan i biri, Kujtimi. “Dhe një ditë Kujtimi dhe zonja e tij, na i dorëzuan me shumë konsideratë.” (autori Hajro Ulqinaku). Monografia „Barka pa vela në furtunë“ e autorit Hajro Ulqinaku më nxiti që edhe unë të shkruaj diçka për Teufik Shurdhën (1920-1993). Ulqini dikur ka qenë një ndër qendrat detare të Adriatikut. Në detarinë ulqinake vend të posaçëm zë edhe Selim Shurdha, gjyshi i Teufikut, i cili me anijen legjendare „Gloria“ lundroi nëpër tërë Detin Mesdhe, prej Ulqinit, Durrësit, Vlorës, brigjeve të Italisë veriore dhe jugore, deri në Maltë,

24

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Libi, Tarabullus (Tripoli), Skenderie (Aleksandri), Izmir dhe Stamboll... Teufik Shurdha është shembull se si intelektual mund të jetë edhe ai pa shkollim të lartë. Duke punuar si financier në hotelin „Jadran“, në kohë të lira bashkëbiseduesi i tij ishte edhe Ludvigu, rojtar, por edhe një ndër simbolet e këtij objekti turistik. Duke shëtitur nëpër siujdhesën „Suka“, shikimi e mendimet kapërcenin kohërat e kaluara, lundronte në imagjinatë në vendet dhe stuhitë, nëpër të cilat kalonte gjyshi i tij Selim Shurdha me anijen „Gloria“. Babai i tij nuk kishte dëshirë që i biri të bëhet detar dhe ëndrra e tij u plotësua. Por, siç thuhet: „Gjaku nuk isht ujë“. Teufiku detin e ka pasur në gjak dhe në zemër. Teufik Shurdha nuk e përuli kokën edhe në kohërat e vështira të vitit 1948. Ai nuk u pajtua me të gjitha qëndrimet e pushtetit, i cili pranonte vetëm mendimet e veprimet e veta. Për disa gjëra Teufiku i ka pasur mendimet e veta, por edhe ka vuajtur. Ishin vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX. Pas proceseve demokratike në Shqipëri u përmirësuan marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve fqinje. Ulqini edhe Shkodra i ripërtërinë shkuarjet e ardhjet. Në Ulqin pas disa dekadave erdhi Limone Raboshta me djalin Bashkimin dhe nipin Arbenin. Ajo ishte vajza e tretë e Mine Meçobegut, e cila

ka jetuar deri në vitin 1956. Në shtëpinë e Mine Meçobegut një kohë ka banuar edhe Teufik Shurdha. Pastaj aty është ndërtuar rruga e re e cila e prishi shtëpinë e saj. Por, pas këtyre kohërave pronësia e Mine Meçobegut „kaloi“ te komshinjtë. Dhe kështu, prona të cilën e kemi blerë prej Limone Raboshtës dhe motrave të saj ishte lëndë në procesin gjyqësor. Teufik Shurdha pranoi të jetë dëshmitar se ka banuar në këtë shtëpi, me të cilën vërtetohet se ajo ishte pronësia e Mine Meçobegut. Kjo ishte koha e shoqërimit tim me Teufikun. Ishte i moshuar, por edhe i sëmurë, shpeshherë ka ardhur për vizitë me bashkëshorten Belkizen. Çdo takim me të ishte kënaqësi, mësoja diçka të re prej tij. I qetë, me ngadalësi dhe autoritet tregonte për të kaluarën, Ulqinin dhe ulqinakët, mallin për det dhe vendlindje. Në ato vite Teufik Shurdha ndërroi jetë. Nuk e kam ditur se ai ishte edhe krijues. Kjo gjë ka qenë sekreti i tij. Për krijimtarinë e Teufik Shurdhës më vonë do të dëgjojë Hajro Pufja Ulqinaku... Recensenti Jaho Kollari shkruan: “Derisa në librin për kapidanin Selim Shurdha, madhërova Hajro Ulqinakun për punën e palodhshme, gati 20-vjeçare që bëri, për ngritjen e disa figurave të historisë së detarisë dhe të lundrimit ulqinak, në këtë


KULTURË

detarisë dhe ar ulqinak libër, krahas punës së mirë që bëri Ulqinaku, më duhet të madhëroj një tjetër figurë, e cila është e lidhur me artin dhe kulturën, jo vetëm ulqinake, por të thuaj me plot gojë, dhe kronistin e shquar ulqinak, Teufik Shurdha. Ky njeri madhor ndan, për fat të bjerrë, fatin e shumë njerëzve të ndritur;

të bëhej i njohur (gati një çerek shekulli) pas vdekjes, pra duhej vdekur që të bëhesh i njohur”. Dr. Ruzhdi Hasanaga (1938), shkruan për Teufikun: “Burgu më i keq ishte burgu Goli Otok - një ishull i egër në Dalmaci - Kroaci. Edhe Teufikun, UDB-a, Policia Sekrete, e bur-

gosi. Për torturat dhe mundimet që i ka përjetuar në Goli Otok, Teufiku nuk ka biseduar kurrë, sa kam unë në dijeni !” Afërdita Shurdha - Beqiri, vajza e Teufikut thotë: „Baba ka lexuar shumë, shkrimtarë botërorë dhe filozofi. Ka punuar mjaft. E ka dashur shumë peshkimin me grepa. Shpesh është shoqëruar në gjueti me Asllan Bishën, shkrimtarin e Ulqinit. Të jesh vajza e Teufik L. Shurdhes është një krenari e madhe...“ Botimin e librit e financuan fëmijët e Teufik L. Shurdhës. Konsulentë është Afërdita Shurdha - Beqiri, recensent Jaho Kollari. Botues “Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi”. Në vend të përfundimit: në bazë të këtyre dorëshkrimeve, që datë kanë vitin 1952, Teufik L. Shurdha del kronisti i parë i detarisë dhe autori i parë letrar ulqinak. Dhe në fund, Hajro Ulqinaku me këtë vepër historike, monumentale, ndërmjet tjerave e vërteton veten si autor i cili bëri shumë për vendlindjen, me aspekt të veçantë për detarinë ulqinake.

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

25


KULTURË

“Prishtina” e Mehmet Krajës

Roman i letërsisë universale

26

Rikujtojmë se Kraja deri më tani ka trembëdhjetë romane të botuara, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe pesë libra nga fusha e publicistikës. Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019


KULTURË

Romani “Prishtina”, i botuar nga shtëpia botuese “Onufri” u promovua në panairin e fundit te librit në Tiranë. Autori Kraja e nis romanin me rrëfimin për kthimin e tij në Prishtinë më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Përshkrimi që Kraja i bën kthimit në shtëpi, në kryeqytetin e çliruar kosovar vijon me 18 muaj ecejake që shtrihen në 335 faqe të librit. Liria si koncept në

Prishtinën e çliruar vjen ndryshe nga romancieri me përvojë Kraja. Përshkrimi që i bën asaj teksa rrugëton nëpër rrugicat e lagjet e Prishtinës së lirë është unik sepse Kraja flet për njerëzit e Prishtinës, njerëzit si ai, që këtë liri e kishin pritur për një kohë shumë të gjatë, por ambientimi dhe pranimi i këtij realiteti të ri del si çështje në vete. Shkrimtari Zija Çela në promovimin e këtij romani u shpreh se ky

Çela vëren se Kraja nuk merr mbi vete vetëm përgjegjësinë për ato çka thuhen në roman, por edhe si personalitet, duke u identifikuar me protagonistin e romanit. Dhe kjo e bën një nga shembujt e rrallë të letërsisë sonë. Ai e krahason realitetin e përshkruar në roman si ajo vatra e mbuluar në hi, por që poshtë fsheh gaca zjarri që të përvëlojnë duart

Shkrimtari Zija Çela në promovimin e këtij romani u shpreh se ky roman vjen nga vetë zemra e letërsisë kombëtare, por edhe letërsisë universale, vlera e së cilës është e gjithëkohëshme. Ai e quajti roman të guximshëm, duke nisur së pari që nga titulli: “Prishtina”, që të duket sikur do të ofrojë një guidë turistike nëpër qytet

roman vjen nga vetë zemra e letërsisë kombëtare, por edhe letërsisë universale, vlera e së cilës është e gjithëkohëshme. Ai e quajti roman të guximshëm, duke nisur së pari që nga titulli: “Prishtina”, që të duket sikur do të ofrojë një guidë turistike nëpër qytet. Dhe jo se kjo nuk ndodh, sepse nuk mungojnë rrugët e Prishtinës, ndërtesat me gjithë historitë e tyre para e paslufte, as monumente kulture, por më së shumti aty gjen “urbanistikën” apo strukturën letrare. Çela vëren se Kraja nuk merr mbi vete vetëm përgjegjësinë për ato çka thuhen në roman, por edhe si personalitet, duke u identifikuar me protagonistin e romanit. Dhe kjo e bën një nga shembujt e rrallë të letërsisë sonë. Ai e krahason realitetin e përshkruar në roman si ajo vatra e mbuluar në hi, por që poshtë fsheh gaca zjarri që të përvëlojnë duart. E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

Shkencëtarët dhe shkalla civilizuese që sot po rrezikohet

Udhëtimi drejt civilizimeve

Haxhi Zeneli

Kur flasim për civilizimet e njerëzimit, nga disa mendohet se kemi avancuar shumë. Por në rrafshin shkencor nuk mendohet kështu. Përkundrazi, ne ende jemi në shkallën e civilizimit më të rrezikshëm të njerëzimit që ka ekzistuar më parë, dhe ai është: shkalla zero, ku ky civilizim në kushtet normale kalon me avancimin dhe

28

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

intelektin e qenies njerëzore tek civilizimi i shkallës së parë. Kështu shprehen profesorët e Universitetit të Nju -Jorkut, fizikanët e njohur, Michio Kaku dhe Lawrence Krauss në ligjëratat që i mbajnë në katedrat e tyre. Thuhet se një qytetërim i shkallës zero, sapo ka filluar të prekë burimet planetare, siç është: energjia diellore, fuqia gjeotermale dhe energjia e erës. Pjesa më e madhe e prodhimit të energjisë është ende e bazuar në burimet e lëndëve djegëse, si për shembull, nafta, qymyri dhe gazrat natyrorë, që për këto burime ende bëhen luftërat pushtuese. Dhe sipas kësaj, nëse ne e llogarisim se sa larg jemi nga tipi një(1) i civilizimit? përgjigja do

të ishte se jemi diku rreth një shekulli. Larg andaj si do të dimë se kemi arritur tek shkalla e civilizimit një(1)?. Sipas kalkulimeve të shkencëtarëve, mendohet se kjo mund të konstatohet atëherë kur ne do të marrim energjinë planetare, ku do mundemi të parashikojmë me shumë saktësi klimën, vullkanet dhe tërmetet, madje edhe t’i kontrollojmë ato, duke përdorur efekte të fatkeqësive të shkaktuara artificialisht. Shkencëtarët pohohojnë se tani njerëzimi gjendet në kohën më të rrezikshme, sepse njerëzimi është ende primitiv dhe i egër. Ne ende kemi rreth nesh laicizmin, idenë fundamentaliste që na rrethon, dhe krahas këtyre koncepteve primitive ne posedojmë


MOZAIK

Nga shkencëtarët pohohet se tani njerëzimi gjendet në kohën më të rrezikshme, sepse njerëzimi është ende primitiv dhe i egër. Ne ende kemi rreth nesh laicizmin, idenë fundamentaliste që na rrethon, dhe krahas këtyre koncepteve primitive ne posedojmë armët më të rrezikshme siç janë ato bërthamore dhe biologjike që mund të na fshijnë nga faqja e dheut tërë racën njerëzore

armët më të rrezikshme, siç janë ato nukleare dhe biologjike që mund të na fshijnë nga faqja e dheut tërë racën njerëzore. Kur flasim për llojet dhe sinjalet që paraqiten në udhën drejt civilizimit të tipit një(1),mund të konstatojmë disa nga këto që ne kemi filluar t’i shijojmë dhe t’i shohim në kohën tonë. Për shembull: interneti, sistemi telefonik planetar, komunikimi i globalizuar me gjuhën angleze, ekonomia e bashkuar siç është Unioni Europian etj, që janë si indikatorë drejt civilizimit 1(një). Por, në anën tjetër, si kundërshtim i gjithë këtyre që përmendëm më lart apo opozitë të tyre kemi, terrorizmin i cili është reaksion ndaj civilizimit të tipit një(1). Terroristët nuk dinë

ta kuptojnë se çfarë thotë bota e civilizuar dhe nuk duan të dëgjojnë sepse ata janë kundër ndryshimeve, ata nuk duan zbulimet shkencore, parapëlqejnë një botë tjetër dhe këtë ata mundohen t’ua imponojnë të tjerëve. Këtë e kanë shprehur publikisht disa herë, se ata nuk duan shkencën, tolerancën, kulturën multietnike, artin, moderimin, shkurt nuk duan të marshojnë drejt civilizimit të tipit një(1). Ata duan të qëndrojnë aty ku mund të manipulojnë me popullin sipas interesave të tyre. Nëse dalim fitimtarë nga kjo gjendje, atëherë me radhë vjen Civilizimi i Tipit (2),i cili merret me shfrytëzimin e fuqisë diellore, përmes sferave të ashtuquajtura “Dyson”, dhe duke kolonizuar ose

eksploruar të gjithë planetet brenda Sistemit Diellor. Kurse Tipi 3(tre) i civilizimit, përfshin galaktikat dhe shfrytëzimin fuqive te galaktikave. Astrofizicientët teorizojnë se kjo mund të bëhet duke shfrytëzuar faktin se vrimat e zeza në të ardhmen mund të përdoren si burim energjie. Mbasi kemi një rrugë të gjatë deri atje, shtrohet pyetja: se kush do fitojë?. Këtë nuk mund ta dimë (thonë shkencëtarët),por shpresojmë që së paku të arrijmë tek tipi një(1),nëse shpëtojmë nga shkatërrimi i qenies tonë, ku si problem kyç qëndron edhe egoizmi, dhe nëse arrijmë të zhdukim atë, atëherë udhëtimi ynë drejt civilizimeve të tjera do bëhet më i mundur. E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Kryeshefja e Maternitetit të Ulqinit, dr. Zylfije Gjoni – Duraku, jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në këtë institucion shëndetësor për shkak të mungesës së sallës së operacionit

Kërkohet angazhim i forcave politike shqiptare Kryeshefja e Maternitetit të Ulqinit thotë se krahas kontributit, entuziazmit dhe përkushtimit të të gjithë stafit mjekësor gjatë këtyre 13 viteve, janë angazhuar për kompletimin e maternitetit, por nuk kanë arritur të ndikojnë te Ministria e Shëndetësisë që të marrin leje për sallën e operacionit Ulqin – Kryeshefja e Maternitetit të Ulqinit, dr. Zylfije Gjoni – Duraku, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka njoftuar për gjendjen e vështirë në këtë institucion për shkak të mungesës së sallës së operacionit dhe transfuzionit të gjakut. Ajo njëkohësisht u është drejtuar përfaqësuesve shqiptarë të të gjitha institucioneve, përfshirë Komunën e Ulqinit, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, partive politike shqiptare që “të mos i mbyllin sytë nga ky realitet, por të reagojnë dhe të bëhen një zë i fortë në kërkesën e kompletimit të maternitetit,derisa nuk është vonë”. Duraku thotë se ka vite që ka kërkuar nga strukturat udhëheqëse, “me bise-

30

da direkte në tubime të ndryshme, përmes shkrimeve, që udhëheqësit tanë të luftojnë politikisht për ta ruajtur këtë maternitet”. Sipas saj, “materniteti i pakompletuar nuk mund të ketë jetë të gjatë dhe nuk është për t’u çuditur që një ditë t’i vendoset çelësi”. “Jemi të vetëdijshëm se materniteti ka një hendikep të madh - mungesën e sallës së operacionit dhe të transfuzionit të gjakut. Gjithë ekipi mjekësor ka bërë të pamundurën, kemi marrë mbi supe përgjegjësi më shumë se duhet dhe kemi përjetuar gëzime të mëdha, por edhe strese të mëdha. Me ndërgjegje të plotë mund të them se ne mjekët kemi lënë një pjesë të shëndetit e të jetës sonë aty, vetëm e vetëm që fëmijët tanë të lindin në Ulqin e të jenë banorë të Ulqinit”,

“Andaj nëse vjen deri te mbyllja, nuk marrim përgjegjësi sepse përgjegjësia bie mbi ata që me votat e popullit janë në vendet kyçe, ku mund të angazhohen edhe për këtë çështje tejet vitale për mbarë Komunën e Ulqinit”, shprehet Duraku

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

shprehet kryeshefja e Maternitetit të Ulqinit. Ajo ka përkujtuar se “Materniteti i Ulqinit funksionon tash 13 vite dhe ka qenë shembull për punën e suksesshme, falë angazhimit maksimal të mjekëve gjinekologë, shumë të përgjegjshëm, pediatrave dhe mamive, si dhe të gjithë personelit shëndetësor”. Deri tani, në këtë maternitet kanë lindur gjithsej 1 520 fëmijë, por viteve të fundit ka rënë në mënyrë të ndjeshme numri i lindjeve. Duraku e arsyeton këtë me faktin se gjeneratat e reja janë më të informuara se çfarë do të thotë kryerja e lindjes pa sallën e operacionit për ç’gjë frikohen se mund të ndodhin komplikime gjatë lindjes. “Komplikimet ndodhin kudo, në spitale e klinika, por ndryshimi është se ata kanë mundësi ta zgjidhin komplikimin pasi posedojnë sallat e operacionit dhe të gjitha kushtet tjera të nevojshme për lindje me sukses”, thekson ajo. Kryeshefja e Maternitetit të Ulqinit thotë se krahas kontributit, entuzi-


MOZAIK

azmit dhe përkushtimit të të gjithë stafit mjekësor gjatë këtyre 13 viteve, janë angazhuar për kompletimin e maternitetit, por nuk kanë arritur të ndikojnë te Ministria e Shëndetësisë që të marrin leje për sallën e operacionit. “Andaj nëse vjen deri te mbyllja, nuk marrim përgjegjësi sepse përgjegjësia bie mbi ata që me votat e popullit janë në vendet kyçe, ku mund të angazhohen edhe për këtë çështje tejet vitale për mbarë Komunën e Ulqinit”, shprehet Duraku. Ajo ka bërë të ditur se kanë urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që në maternitetin e Ulqinit të lindin vetëm rastet urgjente, të cilat nuk mund të

mbërrijnë deri në Spitalin e Tivarit, gjë që sipas saj, ka ndikuar në rënien drastike të lindjeve. Duraku ka bërë thirrje që të shfrytëzohet kjo kohë kur Mali i Zi është në procesin e bisedimeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ligjet e të cilit nuk lejojnë funksionimin e materniteteve pa salla të operacionit. “Është momenti i fundit ku duhet të angazhohen të gjithë për të realizuar këtë projekt. Përndryshe, Maternitetit të Ulqinit i kërcënohet rreziku që të mbyllet”, ka theksuar ajo. Kryeshefja e Maternitetit të Ulqinit ka bërë të ditur se ekzistojnë donatorë të gatshëm për pajisjen e sallës së operacionit.

“Dispora është e gatshme të kontribuojë në realizimin e këtij projekti shumë me vlerë për Komunën e Ulqinit”, ka thënë Duraku, duke shtuar se “nëse nuk veprojmë, historia do të na gjykojë”. Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral ndaj vetvetes, mjekëve dhe mamive të Maternitetit, por edhe ndaj të gjitha grave të Ulqinit që të njoftojë opinionin mbi gjendjen aktuale në këtë institucion shëndetësor. Materniteti në Ulqin ka qenë njëra prej kërkesave të forcave politike shqiptare dhe hapja e tij, më 5 shkurt 2005, është konsideruar si arritje në realizimin e të drejtave të shqiptarëve (Kohapress) në Malin e Zi.

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Solemnisht në Guci

U inaugurua objekti i qendrës administrative të komunës Guci – 16 janari për qytetarët e Gucisë me rrethinë, ishte vërtetë ditë e veçantë që do të shënohet me shkronja të arta në historikun e saj, ditë, kur në mënyrë solemne në praninë e disa qindra qytetarëve të komunave Guci e Plavë dhe më gjerë, por edhe të një numri të konsiderueshëm mysafirësh dhe personalitetesh të larta e të shquara të veprimtarive shoqërore, kulturore, shkencore, sportive e fetare, vendore e shtetërore, si dhe përfaqësues të diasporës, u inaugurua objekti i ri i Qendrës Administrative të Komunës. Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili këtë ditë ishte në vizitë njëditëshe pune Komunës së Gucisë, me ç ‘rast në takimin që pati me udhëheqësit e Administratës lokale, bisedoi mbi çështjet vitale, që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës, pastaj pati nderin që bashkë me kryetaren e Komunës, Anella Çekiq, ta presë shiritin e përurimit dhe solemnisht ta shpallin të hapur për punë këtë objekt vërtetë të rëndësishëm dhe madhështor. Me këtë akt, objekti, ndërtimi i të cilit ka filluar që nga viti 2009, definitivisht është vënë në funksion të Administratës lokale në Guci. Pas intonimit të himnit të shtetit të Malit të Zi, kryetarja e Komunës së Gucisë, zonjusha Anella Çekiq, duke përshëndetur gjithë të pranishmit në gjuhën malazeze dhe atë shqipe, e në veçanti kryeministrin Dushko Markoviq me bashkëpunëtorë, ministreshën e Administratës publike, Suzana Pribilloviq, ambasadorin e Kroacisë në Mal të Zi, Vesellko Grubishiq, koordinatorin e Agjencionit turk TIKA në Mal të Zi, kryetarët e komunave dhe kuvendeve të komunave në rrethinë, kryebashkiakun e Pod-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

goricës, dr. Ivan Vukoviq, kryetarin e komunës së binjakëzuar të Pejës, Gazmend Muhaxherin me bashkëpunëtorë, sekretarin e përgjithshëm të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Skender Sharkinoviq, kryetarin e Shoqatës së Lidhjes së Luftëtareve të LNÇ-së në Mal të Zi, Zuvdija Hoxhiq, përfaqësuesit e Diasporës, dhe shumë të pranishëm të tjerë, ka shprehur kënaqësi të jashtëzakonshme me aktin madhor të hapjes së Qendrës Administrative të Komunës së Gucisë. “Ky objekt do të mundësojë që organet e Administratës lokale, në mënyrë edhe më kualitative dhe efikase ta kryejnë punën e vet, në kënaqësi të të gjithë qytetarëve. Jam e sigurt se kjo ndërtesë do të jetë qendër e ndodhive e cila do të fusë frymë të re në jetën shoqërore të çarshisë së Gucisë. Kjo ndërtesë, e cila ka rreth 1.130 metra katrorë, në të cilën janë deponuar rreth 1 milion e 200 mijë euro, sipas madhësisë dhe bukurisë, gjithsesi do të paraqesë njërin prej simboleve të komunës sonë, e padyshim sipas të cilit do të rinjohët në të ardhmen Gucia. Përfundimi i kësaj ndërtese paraqet fillimin e ciklit të ndërtimit dhe përfundimit të të gjitha objekteve tjera infrastrukturore në Komunën tonë, duke u falënderuar të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar që projektet në Guci të realizohen”, ka theksuar kryetarja e komunës, Anella Çekiq. Në fjalën e rastit, Kryeministri Dushko Markoviq, ka konfirmuar se fjala është

për objektin e bukur dhe funksional për vendosjen dhe punën e administratës lokale, por edhe për shërbime kualitative të qytetarëve të Gucisë. “Njëkohësisht, sot kemi biseduar edhe për të gjitha ato që kemi bërë në vitin 2018, si nga buxheti i Administratës lokale, po ashtu edhe nga buxheti kapital, dhe jemi dakorduar se nga ato janë bërë mjaft dhe se janë krijuar supozimet që edhe më tutje veprohet me punë në avancimin e infrastrukturës komunale, shoqërore, etj. në Komunën e Gucisë. Qeveria për vitin 2019, ka rritur buxhetin kapital për Komunën e Gucisë në shumë prej 1 milion e 300 eurosh, përmes ligjit të ri mbi financimin e administratave lokal. Kemi rritur dukshëm të hyrat Komunës së Gucisë sipas shumë parametrash e bazash, e në këtë drejtim dua të them se tani vijmë në terrenin e implementimit të ambicieve tona zhvillimore në Guci, e gjithsesi, edhe në tërë Malin e Zi. Ky është rast që t’i shprehi falënderimin Diasporës së vyeshme e të suksesshme guciane, para së gjitha Fondacionit “Gusnije” në Nju Jork, me të cilët kam pasur biseda, t’iu falënderoj në donacionin dhe punimin e projektit, por edhe për financimin e këtij objekti, në shumë prej rreth 80 mijë dollarësh”, ka theksuar Kryeministri Markoviq. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me


MOZAIK vërejtjet e tij dedikuar punës së Administratës lokale të Gucisë, në takimin me Diasporën guciane në Nju Jork në fundvitin e kaluar është përgjigjur: “Kur në Nju Jork kam folur për punën e kësaj Administrate lokale, vërejtja ime ka qenë e përqendruar pothuajse gati në të gjitha administratat lokale të shtetit, por edhe në Administratën qendrore. Kam thënë se Qeveria ndanë shumë të madhe mjetesh për investimet kapitale. Buxheti i sivjetmë kapital është 330 milionë euro, që do të thotë se ka të holla të bollshme për tërë administratën e Malit të Zi. Administrata, edhe lokale, edhe shtetërore, duhet të sigurojnë që ato të holla me kohë t’i shpenzojnë në harmoni me kontratat e nënshkruara dhe të krijohet vlerë e re të cilën qytetarët duhet, jo vetëm

ta shohin, por edhe të kënaqen me të. Për këtë, unë nuk lavdëroj, por kritikoj që t’i motivoj për të qenë sa më efikas”. Kryeministri Markoviq, në prononcimin për media, ka theksuar edhe faktin se si Qeveria ,duke mbështetur projektin në Guci, ka aktivizuar rikonstruksionin e rrugës prej Podgoricës, nëpër Dinoshë, deri në Cem të Trieshit, në vlerë prej rreth 11 milionë eurosh. Ai ka saktësuar që tenderi përfundon në fund të janarit dhe beson se atëherë do të fitohet dhe angazhohet edhe realizuesi i punëve me të cilin do të nënshkruhet kontrata, ashtu që Gucia me realizimin e atij projekti do të jetë më afër Podgoricës për rreth 130 kilometra, ose rreth tri herë më shkurtër në krahasim me atë të tashmen prej rreth 200 ki-

lometrash. “Konsideroj që në atë projekt do të punohet së paku 2 vjet, sepse terreni është i vështirë, është i nevojshëm shpronësimi, por do të kryhet në harmoni me planin e konceptuar. Nga Gucia kthehem në Podgoricë me bindje se këtu kemi një ekip të motivuar i cili është i përgatitur dhe i gatshëm të punojë në zgjidhjen dhe realizimin e të gjitha çështjeve zhvillimore dhe në krijimin e supozimit për jetë më të mirë”, ka pohuar Kryeministri Markoviq. Në fund të akademisë solemne, të gjithë të pranishmit kanë vizituar hapësirat e lokaleve dhe kthinave në tri katet e objektit, për të cilët komuna ka përgatitur dhe servuar koktej modest rasti. Sh. Hasangjekaj

Përfaqësuesit e Komunës së Gucisë nënshkruan në Beograd

Kontratën me vlerë për projektin “bins” në bashkëpunimin përtejkufitar Në sektorin për kontraktim dhe financa të Programit nga mjetet e Bashkimit Evropian (CFCU), i cili i takon Ministrisë së Financave të Qeverisë së Republikës së Serbisë, i ngarkuar për kontraktimin e projekteve sipas ftesës së bashkëpunimit përtejkufitar Serbia – Mali i Zi, 2014-2020 (IPA II), në Beograd, të premten, është nënshkruar kontrata me vlerë 232.568,14 euro për projektin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave “Bringing In Sustainable Waste Management (BinS)”. Qëllimi specifik 2.2 Protection of nature resorces, të cilin e ka fituar Komuna e Gucisë, bashkë me partnerin përtejkufitar – Ndërmarrjen komunale publike (NKP) “Verla” nga Sjenica. Në harmoni me projektin mbi menaxhimin e qëndrueshëm me mbeturina

“BinS”, i cili ka fituar dritën jeshile nga sektori i sipërpërmendur dhe Unioni Evropian për Komunën e Gucisë janë destinuar 116.284.07 euro, e po aq mjete edhe për NKP “Vrela” të Sjenicës. Në këtë projekt, Komuna e Gucisë është bartës i tij (aplikues kryesor), kurse NKP “Vrela” aplikuese. Me mjetet buxhetore të projektit, është paraparë blerja e kamionëve për

Ndërmarrjen komunale, e kontejnerëve, e kovave, e almiseve për kompostim, për organizim të punëtorive edukative, për fushata, për hartim të publikimeve, etj. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës në Beograd, në emër të Komunës së Gucisë kanë qenë të pranishëm kryetarja e komunës, Anella Çekiq, nënkryetari i komunës, mr. Huso Brdakiq, dhe këshillëdhënësi në Sekretariatin për ekonomi, zhvillim dhe financa, Semih Rexhepagiq, të cilët prej fillimit kanë qenë të kyçur (përfshirë) në negociata dhe koncipim të detyrës së këtij projekti renovues mbi menaxhimin e qëndrueshëm me mbeturina “Bringing In Sustainable Waste Management (BinS)”, i cili financohet nga Sh. H. mjetet e Unionit Evropian. E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

33


MOZAIK

Lidhja Demokratike në Mal të Zi mbajti Kuvendin zgjedhor

Saubih Mehmeti kryetar i ri

Ulqin – Lidhja Demokratike në Mal të Zi mbajti të shtunën në restorantin “Kallaba” në Ulqin Kuvendin e Tetë (zgjedhor), ku kryetar i ri me vota unanime u zgjodh Saubih Mehmeti, sekretar i deritashëm i kësaj partie politike. Në deklaratën për shtyp thuhet se Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re të LD në MZ-së, organin më të lartë në mes dy kuvendeve. “Me këtë rast, anëtarët dhe delegatët e Kuvendit falënderuan kryetarin e

34

Javore KOHA

E ENJTE, 24 JANAR 2019

deritashëm të LD në MZ-së, z. Mehmet Bardhi, për punën e tij parimore politike, atdhetare e demokratike dhe Kuvendi e zgjodhi ‘Kryetar Nderi të përhershëm’”, thekson deklarata për shtyp. Gjatë punës, pas diskutimeve të anëtarëve dhe delegatëve, Kuvendi miratoi Raportin e punës, të paraqitur nga kryetari Mehmet Bardhi, si dhe miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të LD në MZ-së. Po ashtu Kuvendi dha sugjerime dhe

propozime konkrete për Platformën dhe orientimet politike për angazhimet dhe punën në të ardhmen. LD në MZ është partia e parë politike shqiptare në Malin e Zi dhe njëra ndër partitë e para në trojet shqiptare, e formuar më 9 shtator 1990, në Tuz të Malësisë, simotër e LDK-së e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Që prej themelimit e deri tani, ajo është drejtuar nga Mehmet Bardhi. (Kohapress)


SPORT

Sipas ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana

Kosova ka arritur më shumë se Shqipëria për 80 vite Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana, në një intervistë për RTV “Dukagjini” ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës ka ndikuar në dobësimin e Kombëtares shqiptare në futboll. Cana ka thënë se trajneri Kristiano Panuçi e ka marrë Kombëtaren në një pozitë të vështirë, por gjykimi ndaj tij do të bëhet në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian. “Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropi-

an”, ka thënë ai. Ish-kapiteni i Kombëtares ka thurur lavde për përfaqësuesen e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova ka kryesuar grupin në Ligën e Kombeve me plot meritë. “Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar”, është shprehur ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare. Cana ka thënë ndër të tjera se Kosova ka arritur aq sa Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80

vite. “Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite”, deklaroi ndër të tjera Lorik Cana. Kujtojmë se Kosova ka zënë vendin e parë në Grupin e tretë të Ligës D, duke u kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve, ndërsa në sezonin tjetër do të luajë në Ligën C. Në gjysmëfinale, ajo do të luajë me Maqedoninë në mars të këtij viti. Nëse e mposhtë Maqedoninë, Kosova luan në finale me fituesin e duelit Gjeorgji - Bjellorusi për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian 2020.

E ENJTE, 24 JANAR 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 24 janar 2019

Viti XVlll Numër 848 Çmimi 0,50

Keqpërdorimi i religjionit për nevoja politike

ISSN 1800-5696

Kërkohet integrim i mëtejshëm i shqiptarëve në Malin e Zi

Materniteti i Ulqinit, apel për angazhim forcav politike shqiptar


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.