Koha 849

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 31 janar 2019 Viti XVlll Numër 849 Çmimi 0,50

Kuvendi mbarëkombëtar për ngjarjet jubilare ISSN 1800-5696

Servilizmi si dukuri e shoqërisë sonë

Arsye dhe instinkt


PËRMBAJTJE

8

14 Perspektiva nga Davosi është e zymtë

Punësimi i të rinjve shqiptarë, sfida e së ardhmes

16

18 Dhunimi dhe keqtrajtimi i femrave

Për Aleancën e NATO-s

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019


PËRMBAJTJE

20

22 Legjendat mes historisë dhe imagjinatës

Aktualisht është unifikuar ASH dhe LDSH, pritet vendimi i UDSH-së

24

28 Beni gjahtar

Kur ndjehesh mirë në të gjitha rolet KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 31 janar 2019 Viti XVlll Numër 849 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Kuvendi mbarëkombëtar për ngjarjet jubilare

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Servilizmi si dukuri e shoqërisë sonë

Arsye dhe instinkt

shoqërisë sonë si dukuri e Servilizmi

instinkt Arsye dhe

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

për ngjarjet jubilare

avoreHA mbarëkombëtar Kuvendi KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Mërgimtarët e Hotit të Kujit të Komunës së Plavës, ndihmojnë vendlindjen

Për shkollarët udhëtarë dhuratë minibusi Plavë – Se malli, nostalgjia dhe kujtesa për vendlindje është gjithnjë prezentë dhe e ngulitur në mendjen dhe ndërgjegjen e mërgimtarëve në Diasporë, kudo që janë, konkretisht e dëshmojnë në vepër mërgimtarët e Hotit të Kujit të Komunës së Plavës në SHBA, të cilët kohë më parë organizuan dhe përmbyllën një aksion vërtetë të suksesshëm dhe human. Për t’ua lehtësuar shkollimin vogëlushëve hotjanë, por edhe atyre të fshatrave të tjera në rrethinë, Zabel, Jasenicë, Vojno Sellë e Hakaj, ndërmorën fushatën e grumbullimit të parave (të hollave) për blerjen e minibusit për transportin e nxënësve udhëtarë që i ndjekin mësimet në shkollën fillore dhe atë të mesme në Plavë. Aksioni u zhvillua dhe u përmbyll me sukses, në të cilin, pos hotjanëve, morën pjesë edhe mërgimtarë të tjerë, me ç’rast u grumbullua sasi e konsiderueshme të hollash të cilat për dedikimin e caktuar u përcollën me realizim në vendlindje. Përfaqësuesi i autorizuar i tyre, bashkëvendësi Ibër Hoti, kreu amanetin e dhënë, duke blerë minibusin e markës “Ford

4

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Tranzit” me 17+1 ulëse, pesë vjet të vjetër, i cili kushtoi 14.110 euro, të cilin më 23 janar të këtij viti, në mënyrë solemne në pronësi për shërbim transporti të rreth 50 nxënësve udhëtar, ia dorëzoi Shkollës fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës, i cili sipas orarit do të udhëtojë tri herë në ditë në dy relacione: Plavë-Hot-Plavë dhe Plavë-Hakaj-Plavë. Në ceremoninë e aktit të dorëzim-pranimit të minibusit, në platoun e oborrit të shkollës në fjalë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të nxënësve, prindërve e mësimdhënësve në krye me drejtorin e shkollës mr. Igor Vukaniq, të cilit edhe iu dorëzuan çelësat dhe dokumentacioni përcjellës i automjetit, Ibër Hoti, në fjalën e rastit përzemërsisht falënderoi bashkëvendësit e bashkëkombësit mërgimtarë hotjanë, por edhe të tjerët që jetojnë dhe punojnë në SHBA, për donacionin human dhe me vlerë me të cilin në mënyrë fatlume është zgjidhur problemi i kamotshëm i transportit të rreth 50 nxënësve udhëtarë nga fshatrat e largëta dhe të larta kodrinore e ma-

lore: Hot, Zabel e Jasenicë në njërën anë dhe në Vojno Sellë e Hakaj në anën tjetër, të cilët i vijojnë mësimet në shkollën fillore dhe atë të mesme të përzier në Plavë. “Mërgimtarët tanë bashkëvendës, edhe pse larg vendlindjes, me kontributet e veta të vazhdueshme me vlerë dhe humane, në forma dhe mënyra të ndryshme, dëshmojnë se janë me ne edhe pranë nesh. Këtë më së miri dhe konkretisht e dëshmoi donacioni në të holla me të cilat është blerë minibusi për nxënësit udhëtarë i cili do të kontribuojë që ata në mësim do të arrijnë me kohë, e jo si më parë me vonesë, të lodhur, të lagur dhe të mërdhirë”, ka theksuar Z. Ibër Hoti. Në emër të mësimdhënësve shqiptarë, por edhe të tjerëve të shkollës fillore të Plavës, mirënjohje dhe falënderime të sinqerta donatorëve hotjanë dhe të tjerëve që kontribuuan në grumbullimin e të hollave për minibus, u shprehu mësimdhënësja e mësimit klasor në shkollën fillore të Plavës, zonja Verë Hakaj. Sh. Hasangjakaj


NGJARJE JAVORE

Krerët e Forcës së Re Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi priten kryetarin e Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami

Shkëmbim i përvojave me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve Ulqin/Podgoricë – Kryetari i Lëvizjes “Besa” në Maqedoni, e cila udhëhiqet nga Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie, Kastriot Rexhepi, janë pritur të hënën në zyrën e Forcës së Re Demokratike në Ulqin, nga krerët e kësaj partie. Në deklaratën për shtyp të Forcës, thuhet se temë e bisedimeve ishte situata politike në të dy vendet, me fokus të posacëm në pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve. Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka vlerësuar se shqiptarët në përgjithësi ballafaqohen me problematika të njëjta dhe shkëmbimi i përvojave në mes të subjekteve shqiptare mund të sjellë deri te marrëveshje më frytdhënëse. Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënje të mira me Lëvizjen “Besa”, me qëllim të avancimit më të mirë të të drejtave të shqiptarëve kudo që janë.

Cungu ka vlerësuar lart rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut lidhur me ngjarjet e fundit, ku pothuajse shqiptarët ishin kryesorë në marrjen e vendimeve për zgjidhjen e problemeve të kahmotshme ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, drejtuesit e Lëvizjes “Besa” janë pritur të hënën në Podgoricë edhe nga nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, njëherazi deputet i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”. Në deklaratën për shtyp thuhet se në bisedë të hapur dhe miqësore u bisedua lidhur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe në Mal të Zi. Nimanbegu e ka uruar kryetarin Kasami për të arriturat e fundit të shtetit Maqedonia e Veriut lidhur me ndryshimet kushtetuese, që mundësuan zgjidhjen e ngërçit disa dekadash në mes tyre dhe Greqisë fqinje.

Kjo zgjidhje e ngërçit, rreth emrit të Maqedonisë, është hap i rëndësishëm që mundëson integrimet e mëtutjeshme të Maqedonisë Veriore, fillimisht në NATO dhe hapjen e rrugës për integrim në Bashkimin Evropian. Mysafirët shprehen interesim lidhur me avancimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi, në veçanti pas hyrjes në NATO. Nënkryetari Nimanbegu i ka njoftuar bashkëbiseduesit lidhur me legjislativin zgjedhor në Mal të Zi dhe si pasojë e tij, pozitën jo të përshtatshme të shqiptarëve lidhur me përfaqësimin autentik të tyre në Parlamentin e Malit të Zi, që nga heqja e nën-njësisë së posaçme zgjedhore, si dhe me të arriturat politike të shqiptarëve në Mal të Zi kohëve të fundit, duke veçuar fitimin e statusit të plotë të komunës së Tuzit. (Kohapress)

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Tema dhe dilema

Kuvendi mbarëkombëtar për ngjarjet jubilare Pas dështimit të socializmit si ideologji dhe rend shoqëror në rrethana të reja shoqërore ka ardhur koha qe për çështjet mbarëkombëtare përfaqësuesit e shqiptarëve nga hapësira e tyre etnogjeografike të mblidhen së paku një herë në vit në Tiranë, për të trajtuar çështjet preokupuese kombëtare që janë në favor të avancimit të statusit politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor të popullit shqiptar në mjediset përkatëse. Një veprim i tillë do të dëshmonte se shqiptarët kanë strategjinë e tyre kombëtare, për të sotmen dhe të ardhmen kur janë në pyetje avancimi i çështjeve përkatëse konform standardeve demokratike evropiane, ndërsa data më e përshtatshme është 17 janari që përkon me ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu përfaqësuesit shqiptarë në takime të ndryshme të nivelit mbarëkombëtar.

Rasti i vetëm, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë Dr.Nail

Draga Në këtë aspekt deri më tash përjashtim bën vetëm shënimi i vitit jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte pikërisht data 17 Ndonëse po bëhen tri dekada nga janar 2012 që mblodhi në Tiranë rënia e sistemit monist, organizimet shqiptarët nga hapësira e tyre ete ndryshme në nivelin mbarëkombëtar nogjeografike në një takim solemn për shqiptarët në rrethana të reja në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, shoqërore janë për të dëshiruar. Jo me rastin e vitit jubilar të shënimit të se kanë munguar nismat e tilla, por 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë kanë qenë strukturat qeveritare ato së Shqipërisë. të cilat kanë pasur qasje subjektive, Dhe një datë e tillë nuk ishte e rastit, madje duke i injoruar kërkesat e tilla. sepse ajo përkonte me 544 vjetorin Nëse deri në vitin 1999 me rastin e e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj çlirimit të Kosovës, një hezitim i tillë Kastrioti-Skënderbeu, duke shprehur ka mundur edhe të arsyetohej, pas një simbolikë të unitetit të shqiptarëve këtij viti përgjegjësia bie kryekëput në hapësirën e tyre etnogjeografike. mbi qeveritarët në Tiranë, sepse është Organizatori, Kuvendi i Shqipërisë obligim moral i shtetit amë të mbledh ishte kujdesur që ky solemnitet të jetë

6

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

i nivelit më të lartë, që u dëshmua me dekorin e sallës së Kuvendit, ndërsa intonimi i Himnit Kombëtar bashkoi si asnjëherë deri më tash shqiptarët.

Të ftuar shqiptarët nga e tërë hapësira mbarëkombëtare

Dërgimi i ftesave deputetëve shqiptarë nga hapësira etnogjeografike shqiptare për të marrë pjesë në ketë takim solemn, paraqet një ngjarje të shënuar për popullin shqiptar në Siujdhesën Ilirike, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa fjalimet e tyre ishin në favor të jubileut kombëtar i cili është kremtuar kudo si në hapësirën etnogjeografike shqiptare po ashtu edhe në diasporë. Theksojmë me ketë rast shënimin e këtij jubileu në viset shqiptare në Mal të Zi, me përmasa të jashtëzakonshme si asnjëherë deri më tash, duke mbetur ngjarja më madhore kombëtare. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe sepse

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shqiptarët kudo që janë, kanë një gjuhë dhe një flamur!

Takimi qe duhet të bëhet tradicional

Ishte ky takimi i vetëm deri më tash, që është vlerësuar si shumë i qëlluar, duke qenë një sinjal për të tilla në të ardhmen. Por, jemi dëshmitarë se nga ai vit jubilar kanë kaluar shtatë vite dhe diçka e ngjashme nuk ka ndodhur më. Një veprim i tillë është për çdo kritikë për institucionet e shtetit amë-Shqipërisë, sepse takimet e tilla janë të nevojshme të mbahen më shpesh, sepse shqiptarët kanë se çka të diskutojnë dhe të angazhohen për avancimin e çështjeve të ndryshme që janë preokupuese për shqiptarët në ato mjedise ku jetojnë e veprojnë. Andaj është e nevojshme që përveç seancave solemne të kemi edhe seanca pune, sepse angazhimi në këtë drejtim duhet të jetë preokupim i të gjithë përfaqësuesve të institucioneve tona, sepse çështja kombëtare nuk është pronë e asnjë subjekti politik apo klaneve të ndryshme, por është e të gjithë neve. Pikërisht në këtë aspekt popujt e qytetëruar takimet e tilla i kanë të programuara, sepse në strategjinë e tyre kombëtare, janë të definuar qartë çështjet të cilat kërkojnë zgjidhje. Një konstatim i tillë vlen sidomos për ne shqiptarët, sepse jemi autokton në tokën tonë, por mjerisht të ndarë në

gjashtë shtete, duke mos anashkaluar edhe ata në diasporë. Pa nënçmuar atë çka është arritur deri më tash iu takon këtyre strukturave qeveritare, apo klasave politike në pushtet, të angazhohen maksimalisht përmes një strategjie kombëtare për avancimin e çështjeve prookupuese për shqiptarët në hapësirën e tyre mbarëkombëtare, sepse çdo brez ka vizionin e vet të veprimit për të tashmen dhe të ardhmen.

Mungon subjekti për veprimtari mbarëkombëtare

Në mungesë të një subjekti mbarëkombëtar që si veprimtari parësore do të kishte shënimin e përvjetorëve nga historia dhe kultura kombëtare, iniciativa e tillë iu mbetet Qeverive apo ministrive përkatëse si në Shqipëri apo Kosovë. Por, sa janë të përgjegjshëm individët e tillë të cilët mbulojnë ato poste, koha e deritashme dëshmon së mungon vetëdija dhe ndërgjegjja kombëtare për të iniciuar organizimin e përvjetorëve të ndryshëm me karakter mbarëkombëtar. E pse është e tillë shpjegohet shumë lehtë se me përjashtim të rasteve, të gjithë aty janë emëruar jo në saje të vlerave profesionale por të mbështetjes partiake, andaj veprimi dhe qëndrimi i tyre thënë më se buti lënë për të dëshiruar. Në vitin që e lamë pas kemi pasur katër jubile të karakterit mbarëkombëtar, si: 550-vjetori i vdekjes së Heroit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Alfabetit, dhe 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Nëse vitin 2018 Qeveria e Shqipërisë e shpalli “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu-2018” dhe u organizuan veprimtari të ndryshme shkencore, kulturore e artistike në tërë vendin që duhet përgëzuar, por duhet thënë se ka munguar iniciativa që diçka e tillë me regji të tyre të organizohej në viset shqiptare në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Me këtë rast theksoj në mënyrë të veçantë shqiptarët në Mal të Zi të cilët u angazhuan për shënimin e këtij jubileu me aq mundësi sa kishin, por ka munguar interesimi i shtetit amë, dobësi që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Ndërsa është për t’u çuditur se askush nga Kuvendi i Shqipërisë nuk u kujtua që në kalendarin vjetor të punës të vendoset për Kuvendin Mbarëkombëtar si obligim moral e kombëtar në këtë vit jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Por, si duket te deputetët dhe stafi udhëheqës i Kuvendit mungon reflektimi mbi ngjarjet kombëtare, sepse siç duket janë të zënë me obligime personale e partiake, duke harruar misionin e tyre si përfaqësues të popullit. Dhe nga një qasje e tillë joserioze dëshmon se deputetët shqiptarë janë me deficit të vlerave dhe të ndërgjegjes kombëtare, sepse mungon përkushtimi ndaj ngjarjeve madhore nga historia jonë kombëtare.

Punët tona nuk i kryejnë të tjerët

Ju pëlqen apo nuk iu pëlqen të tjerëve shqiptarët në jubiletë e ngjarjeve madhore të nivelit mbarëkombëtar duhet të jenë së bashku, duke i kremtuar ato ngjarje por edhe analizuar gjendjen aktuale të popullit shqiptar në hapësirën e tij etnogjeografike, duke sjellë përfundime dhe obligime për të tashmen dhe të ardhmen e tij. Në rrethana të reja shoqërore duhet eliminuar paragjykimet ideologjike të kohës moniste, sepse angazhimi konkret në avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptarëve është obligim moral, kombëtar dhe kushtetues i shtetit amë-Shqipërisë, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Perspektiva nga Davosi është e zymtë Ndonëse demokracitë perëndimore mund të jenë në krizë, Vladimir Putin i Rusisë dhe Recep Tayyip Erdogan i Turqisë mbajnë një pozitë shumë më të dobët sesa që shumica e njerëzve e kuptojnë. Ata gjithashtu, së bashku me princin e kurorës Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite, qëndruan në shtëpi 8

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Fareed Zakaria

Atmosfera në Forumin Ekonomik Botëror 2019 pasqyron pamjen globale ndoshta më shumë se në vitet e kaluara, dhe pamja nuk është shumë e bukur. Disponimi këtu është i nënshtruar, i kujdesshëm dhe shqetësues. Nuk flitet shumë për një ngadalësim global, por askush nuk është i sigurt as për një histori të rritjes. Nuk ka krizë të madhe politike globale, por njerëzit flasin në tone të shqetësuara për gjendjen e demokracisë, shoqëritë e hapura dhe rendin ndërkombëtar. Shtëpia e Bardhë anuloi udhëtimin e delegacionit zyrtar të SHBA-së në konferencën e këtij viti, një rritje e konfliktit të Presidentit Trump me Kongresin, duke ofruar një metaforë të përsosur për një këndvështrim më të gjerë: Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga bota. Ndërkohë, Evropa është e hutuar, e ndarë dhe e dëshpëruar. Nga tre udhëheqësit kryesorë të kontinentit, vetëm një, kancelarja gjermane Angela Merkel e Gjermanisë, u shfaq. Kryeministrja britanike Theresa May nuk mori pjesë për shkak të problemeve rreth Brexitit. Presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi të mos vinte, sepse ai përballet me protesta të vazhdueshme populiste nga e djathta dhe e majta. Në këtë mjedis ekziston një mungesë e madhe e udhëheqjes në Davosit nga mbrojtësit e zakonshëm të demokracisë liberale dhe sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Kina po luan një rol më të zhurmshëm Kjo nuk do të thotë se ndonjë udhëheqës i ri global ka hasur në boshllëk. Ndryshe nga disa spekulime, Kina po luan një rol më të zhurmshëm në forum sesa në të kaluarën. Ai dërgoi një burrështetas të respektuar, zëvendëspresidentin Wang Qishan, me një mesazh qetësues që ka për qëllim të sigurojë botën se Pekini kërkon zgjidhje “të favorshme” dhe bashkëpunim global. Kjo ndoshta pasqyron realitetin me të cilin – politikisht dhe ekonomikisht – Kina për-

ballet me sfidat e veta në vend, me ngadalësimin e rritjes dhe me presidentin Xi Jinping duke u përpjekur të forcojë kontrollin e tij mbi shoqërinë e madhe të Kinës. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, përballet me një luftë më të ashpër se sa pritej në zgjedhjet e ardhshme kombëtare, kështu që as ai nuk u shfaq. Nuk kemi as një agim të diktatorëve, pak prej tyre që u panë aty, ndoshta një reflektim i faktit se normat dhe forumet botërore si Davos ende nuk reklamojnë diktatorët. Ndonëse demokracitë perëndimore mund të jenë në krizë, Vladimir Putin i Rusisë dhe Recep Tayyip Erdogan i Turqisë mbajnë një pozitë shumë më të dobët sesa që shumica e njerëzve e kuptojnë. Ata gjithashtu, së bashku me princin e kurorës Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite, qëndruan në shtëpi. Jair Bolsonaro, presidenti i ri i Brazilit, mori pjesë dhe mbajti një fjalim shumë të pritur, por nuk ishte më i gjatë se gjashtë minuta – si dhe u prit me komente të përziera. Një fushë e optimizmit të qëndrueshëm midis të pranishmëve mbetet teknologjia. Ekzekutivët nga korporatat shumëkombëshe si Novartis dhe Cargill folën për mundësinë e ardhshme të madhe teknologjike – duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale për t’i bërë kompanitë e tyre shumë më efikase dhe produktive. Ky është një trend që ata e shohin si të paepur, duke i detyruar ata të përshtaten ose të shikojnë konkurrencën duke u rritur. Ekzekutivët dhe ekspertët parashikojnë gjithashtu që mund të rrezikohet një tjetër shtresë e punëve të zyrës – ato që përfshijnë aftësi analitike rutinë. Por drejtuesit ekzekutivë këtu shprehën optimizëm se të gjitha punët do të shkojnë mirë. Nëse Perëndimi është i ndarë, po kështu janë edhe rajonet e tjera Biznesmenët dhe shefat ekzekutivë janë më pesimistë rreth tregtisë. Ata shqetësohen se një luftë tregtare e SHBA-së mund të përhapet anembanë botës. Nëse kjo ndodh, duket

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

qartë se zgjerimi i madh i globalizimit ka mbaruar. Gjatë 15 vjetëve të fundit, nuk ka pasur lëvizje të rëndësishme përpara në tregti, por ka pasur shumë pengesa të vogla. Kjo ende nuk është përkthyer në proteksionizëm në shkallë të gjerë dhe në luftëra tarifore, por është një ngecje e re. Nëse Perëndimi është i ndarë, po kështu janë edhe rajonet e tjera. Pothuajse asnjë udhëheqës arab nuk u paraqit në takimin e Ligës Arabe të fundjavës në Bejrut, duke e ulur rëndësinë e samitit edhe më shumë sesa zakonisht. Amerika Latine tani është e ndarë në mes liderëve si Bolsonaro të krahut të djathtë dhe presidentit të ri majtist i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador. Udhëheqësit e disa vendeve më të vogla (ku asnjëri prej tyre nuk pranoi t’i përmendej emri) e përshkruan botën si të rraskapitur dhe pa ndonjë qëllim kolektiv, vetëm me zëra rreth interesit të ngushtë dhe konfliktit. “Kur amerikanët janë të angazhuar, ne kemi një ndjenjë të drejtimit”, një prej tyre më tha. “Ne mund të mos pajtohemi në disa pika, por të paktën ka një bisedë më të madhe, disa përpjekje në bashkëpunim. Tani e vetmja energji është negative – shqetësimet për tërheqjen, luftërat tregtare. Kjo nuk është një botë në të cilën është e lehtë për ne të ecim përpara. Të gjithë jemi të mbërthyer”. Kjo, atëherë, është bota post-amerikane. Jo një botë e karakterizuar nga dominimi kinez ose arroganca aziatike. Nuk është një botë tërësisht antiamerikane, por një në të cilën shumë dëshirojnë një prani më të madhe të SHBA-së. Një botë në të cilën vendet janë disi të pavarura, duke ndjekur interesat e tyre të ngushta dhe duke shpresuar që kuadri i rendit ndërkombëtar të mbetet i qëndrueshëm. Por, derisa askush nuk e mbështet në mënyrë aktive sistemin ndërkombëtar, mbetet pyetja e madhe: Në një botë pa udhëheqës, a do të dobësohet ky sistem me kalimin e kohës dhe përfundimisht do të shembet? E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Servilizmi si dukuri e shoqërisë sonë

Qani Osmani

Servilizmi është një dukuri që ka ekzistuar në të kaluarën dhe po përhapet gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë. Servilët janë njerëz të cilët për të gjetur një vend në një shoqëri të caktuar janë të gatshëm të ulen deri në pikën e fundit, duke mos pasur respekt as për veten, duke zhdukur çdo lloj mendimi të ndryshëm-nga ai i atyre që në një farë mënyre” adhurohet”, duke u kthyer kështu në “kukulla” me të cilët zbaviten të fuqishmit apo edhe të zgjuarit. Pra, servilët janë njerëz me karakter të ulët dhe vlera të vogla

10

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

njerëzore. Jeta e tyre e zbrazët shpirtërore dhe dobësimi i karakterit, normalisht që ata i largon nga rruga e drejtësisë dhe e ndershmërisë, sepse ata në këtë rrugëtim nuk hezitojnë të shkelin dhe shkatërrojnë në mënyrë të paskrupullt fatet individuale dhe familjare njerëzore të atyre që guxojnë t’u dalin përpara, me çka edhe marrin rrugën e gabuar të njerëzve të padrejtë dhe të pandershëm, të cilët njerëzimi dhe shoqëria pse jo edhe drejtësia e Zotit, herët apo vonë do t’i gjykojë për rrugën e zg-

jedhur. Fjala servil ka një origjinë nga shoqëria skllavopronare, kur skllavi trajtohej si kafshë që fliste. Në fakt për skllavopronarin, skllavi ishte një vegël e gjallë e punës, ishte rob, në kuptimin më të mirë të fjalës. Pa këta skllevër që i janë nënshtruar lehtësisht, pa këta robër apo puthador, nuk ka jetuar asnjë rend shoqëror, me gjasë nuk po mund të mbijetoi as shoqëria jonë në tranzicion. Është më se e sigurt se fjala skllav e antikës nuk është e barasvlershme me fjalën servil të kohës sonë. Pasi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Servilët si të tillë janë shumicë si votues individualë, ata edhe mund të fitojnë përkohësisht në zgjedhje, por fitorja e vërtetë normalisht se do të mungojë, sepse atyre nuk iu intereson të fitojë “E mira e përgjithshme”, por vetëm e “mira personale”, dhe me këtë zgjedhje ne si shoqëri dhe komb do të vazhdojmë të “Vendnumërojmë ”, duke u marrë me vetveten, pra me njëri-tjetrin individualisht, dhe duke mos pasur aspirata të bëjmë ndryshimin në rrafshin e përgjithshëm skllavi i antikës është ushqyer aq sa i është dashur skllavopronarit për t’ia krijuar mbivlerën, servili i sotëm paguhet goxha mirë, ndonëse tek ne edhe mund të ketë përjashtime. Po e them këtë, se edhe sot ka mjaftë skllevër modernë që krenohen duke lavdëruar deri në qiell sundimtarin e tij, edhe pse mund të mos e ketë ushqimin e nevojshëm për familjen e tij në sofrën e varfër. Sigurisht që, shoqëria edhe në antikitet, dhe edhe sot i ka dhe i ka pasur njerëzit e vet me integritet personal të lartë, që kanë dalë e dalin në ballë të furtunave. Kundrejt të tjerëve që vuajnë nga kompleksi i inferiotetit dhe parapëlqejnë që në jetë të depërtojnë me anë të lëvdatave dhe lajkave ndaj atyre prej të cilëve varen drejtpërdrejt, si në jetën e përditshme shoqërore ashtu edhe institucionale. Këto tipare krahasuese në këtë aspekt edhe e definojnë karakterin individual njerëzor, ndërmjet “atyre” që zgjedhin të avancojnë përpara pa u përkulur dhe krenarë drejt sfidave të jetës, e cila normalisht se i sprovon përditë me shumë pengesa, por që ia dalin vazhdimisht më të fortë dhe më të afërt ndaj Zotit dhe njerëzve të mirë dhe të ndershëm, dhe të “atyre” që e zgjedhin rrugën më të lehtë dhe më të shkurtër, të cilëve nuk u pengon edhe të përkulen, të servilen, pa kursyer lëvdata për shefat dhe padronët e tyre, sa herë që kjo t’u kërkohet, por që në fund përfundojnë të poshtëruar shpirtërisht, sepse kanë zgjedhur jetën më të lehtë dhe pa gjemba dhe që frikësohen nga pasiguria financiare dhe nga sprovat dhe sfidat e përditshme jetësore, që fundja edhe duhet ta forcojë karakterin individual të një personi. Në jetën e përditshme normalisht që secilit individi i ka ndodhur

të ballafaqohet me sprova të tilla, qoftë në vendin e punës dhe sidomos në politikë. Prandaj është bërë modë dhe si duket kështu ka qenë gjithmonë që, nga njëra anë, udhëheqësit e institucioneve dhe nga ana tjetër kryetarët e partive politike dhe oligarkët partiakë të parapëlqejnë dhe të afrojnë rreth vetes njerëz që dikur në ushtri me përbuzje i quanin “përfitues (grebatorë)”, apo që tash i quajmë “Puthadorë, Sahanlëpirës” dhe “Çantabajtës”, sepse kjo është për ta rruga më lehtë dhe pa gjemba dhe kthesa të rrezikshme në rrugëtimin, gjegjësisht në karrierën e tyre politike. Këtë e përfitojnë servilët me mjeshtri “përfituesi” të cilëve nuk u pengon të ndërrojnë fytyrën, të përflasin dhe shpifin për të tjerët, të rrezikojnë dhe të marrin në qafë ata që ua “turbullojnë ujin “dhe “ u prishin gjumin” shefave të tyre, dhe duke i lartësuar ata në piedestalin më të lartë të mundshëm, si njerëz të pamposhtur dhe të pazëvendësueshëm. Servilët si të tillë janë shumicë si votues individualë, ata edhe munden që përkohësisht të fitojnë në zgjedhje, por fitorja e vërtetë normalisht se do të mungojë, sepse atyre nuk iu intereson të fitojë “E mira e përgjithshme”, por vetëm e “mira personale”, dhe me këtë zgjedhje ne si shoqëri dhe komb do të vazhdojmë të “Vendnumërojmë”, duke u marrë me vetveten pra me njëri tjetrin individualisht, dhe duke mos pasur aspirata të bëjmë ndryshimin në rrafshin e përgjithshëm. Në një shoqëri nëse secili individ do ta bënte punën e vet me përkushtim dhe ndershmëri, atëherë nuk do të ekzistonte “e keqja”, dhe të gjithë do të ishin të lumtur me zgjedhjen e “rrugës së vërtetë”. Kësisoj nuk do të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mungonin as rezultatet dhe mirëqenia e përgjithshme shoqërore, por për ta bërë këtë luftë, normalisht se udhëheqësit do t’i përzgjidhnin “ushtarët e tyre më të mirë”, ashtu siç trajneri që i zgjedh lojtarët më të mirë për të korrur fitore në fushën sportive. Megjithatë, për ta bërë përzgjedhjen e duhur doemos se duhet ndryshuar kriteret dhe niveli i përgatitjes profesionale të pretendentëve për funksione publike, sepse servilistët nuk janë të mësuar me ballafaqimin me sprovat dhe sfidat jetësore, por vetëm me ikjen prej tyre dhe strehimin nën “ hijen e Ombrellës së sigurtë të pushtetit”. Konkluzivisht, po këta të njëjtët janë të prirur të nuhasin me kohë se “ombrella është shpuar dhe nuk i mbron më”, dhe të parët do të vërsulen me shigjetat e tyre të lajkave dhe lëvdatave për të gjetur vend ndër të parët në ombrellën e pushtetit të ri, dhe do t’i shërbejnë këtij me po aq devotshmëri dhe servilizëm, sepse për këtë janë tashmë të specializuar dhe të paarritshëm. Përfundimisht, pa marrë parasysh epilogun e palakmueshëm të atyre që kanë “integritet personal”, të atyre që zgjedhin të mos bëhen hyzmeqarë, por të ecin përpara me forcat e tyre, ata janë gjithmonë fitimtarë të padiskutueshëm në hapërimin e tyre gjegjësisht në fushëbetejën e jetës së përditshme, krenarë që e kanë zgjedhur rrugën e vërtetë të drejtësisë dhe për të bërë vepra të mira në jetë, edhe atëherë kur kjo u kthehet me të keq, sepse janë të vendosur dhe të palëkundur në besimin se rruga e drejtësisë është e shtruar me gjemba, por në fund shpërblehet, mbasi drejtësia vonon por nuk harron. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Arsye dhe instinkt Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Njeriu shkruan a vepron i shtyrë nga instinkti, sepse ngjarjet përjetohen

“ 12

edhe nga të tjerë, por instinktet i shtyjnë të bëjnë diçka tjetër. Instinktit i mungon arsyeja. Arsyeja, thotë shkrimtari Ernesto Sabato, është mjet i shpikur nga shoqëria për të frenuar anëtarët e saj për t’i kontrolluar më mirë ata. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, ndjenja, dhe jo arsyeja, është forca që e shtyn njeriun të veprojë. Arsyeja është si spiranca që anijen e mban në det, pa e lënë të lundrojë.

Por, nga ana tjetër, shoqëria mbështetet në diskutimin publik si një nga mjetet e domosdoshme për të arritur zgjidhje korrekte për problemet e saj. Historia mëson se përshtatja e marrëdhënieve nëpërmjet arsyes është e mundur vetëm kur ekziston liria për të folur. Kur njerëzit mund të komunikojnë lirisht mendimet dhe hallet e tyre - të vërteta ose të imagjinuara - pasionet e tyre bien, si baruti që humbet fuqinë kur

Historia mëson se përshtatja e marrëdhënieve nëpërmjet arsyes është e mundur vetëm kur ekziston liria për të folur. Kur njerëzit mund të komunikojnë lirisht mendimet dhe hallet e tyre - të vërteta ose të imagjinuara - pasionet e tyre bien, si baruti që humbet fuqinë kur shpërndahet dhe jo kur mbahet në fuçi

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Arsyeja, thotë shkrimtari Ernesto Sabato, është mjet i shpikur nga shoqëria për të frenuar anëtarët e saj për t’i kontrolluar më mirë ata. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, ndjenja, dhe jo arsyeja, është forca që e shtyn njeriun të veprojë. Arsyeja është si spiranca që anijen e mban në det, pa e lënë të lundrojë

shpërndahet dhe jo kur mbahet në fuçi. Të ndrydhur nga tmerret, pasionet sjellin të paimagjinueshmen, dhe në një moment papritur shpërthejnë dhe shkatërrojnë gjithçka. Le të jetë arsyeja të kundërshtohet me arsyen dhe argumenti me argument, dhe çdo qeveri do të jetë më e mirë, më e sigurt. Fjala është vetë qytetërimi. Fjala, madje edhe fjala më kundërthënëse, ruan kontaktin - është heshtja që izolon, thotë Thomas Mann.

Të ndrydhur nga tmerret, pasionet sjellin të paimagjinueshmen, dhe në një moment papritur shpërthejnë dhe shkatërrojnë gjithçka. Le të jetë arsyeja të kundërshtohet me arsyen dhe argumenti me argument, dhe çdo qeveri do të jetë më e mirë, më e sigurt. Fjala është vetë qytetërimi. Fjala, madje edhe fjala më kundërthënëse, ruan kontaktin - është heshtja që izolon, thotë Thomas Mann

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Punësimi i të rinjve shqiptarë, sfida e së ardhmes Duke shpresuar që në vitin 2019 bashkëpunimi i subjekteve nacionale dhe institucioneve përkatëse të jetë sa më i dobishëm për punësimin e të rinjve shqiptarë nga këto treva, do të ndërlidhem me thënien e famshme të ish presidentit amerikan, Barak Obama i cili thoshte: “Ne nuk e shohim të ardhmen si diçka që e kemi nën kontroll, por si diçka të cilën mund ta krijojmë me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive “

Kristjan Dukaj

“E vetmja mënyrë për të pasur një mik, është të jeni i tillë.. Ne nuk mund të sigurojmë një paqe të qëndrueshme nëse i afrohemi asaj me dyshim, me mosbesim apo frikë.” Kështu fliste presidenti i SHBA, F. Ruzvelt në vitin 1945. Kur flasim për situatën politike në vend,

“ 14

gjithherë mendojmë për atë që është në interesin e popullatës shqiptare, si pjesëtarë të këtij komuniteti dhe, në anën tjetër, i vetëdijshëm se kjo drejtpërdrejt, ka të bëjë me atë që janë pritjet nga politikëbërsit, ata që me veprimet ose mosveprimet e veta determinojnë reagimet e opinionit, respektivisht votuesve. Prandaj, pa u thelluar në atë se “ç ‘fare do të ishte sikur të ishte”, mendoj se sot, pas një çerekshekulli të sistemit pluralist në këto hapësira, pas atyre vështirësive fillestare në jetësimin e rrethanave të reja të një sistemi të ri, s’do mend se

tashmë ka ndryshuar mënyra e veprimit, në radhë të parë të strukturave politike partiake. Të adaptuarit në kushte dhe rrethana të reja; veprimtaria transparente, komunikimi i përditësuar me elektoratin, bashkëpunimi jo vetëm me strukturat formale të shoqërisë por edhe me individët e gatshëm të kontribuojnë me qëllim të harmonizimit të interesave të përgjithshme dhe mundësive reale të veprimit, e bëjnë veprimtarinë politike më pragmatike, duke e afruar drejt sovranit- votuesit. Nëse çdo mendim ndryshe drejt një qëllimi të caktuar, vlerësohet si diçka

Të adaptuarit në kushte dhe rrethana të reja; veprimtaria transparente, komunikimi i përditësuar me elektoratin, bashkëpunimi jo vetëm me strukturat formale të shoqërisë por edhe me individët e gatshëm të kontribuojnë me qëllim të harmonizimit të interesave të përgjithshme dhe mundësive reale të veprimit, e bëjnë veprimtarinë politike më pragmatike duke e afruar drejt sovranit- votuesit. Nëse çdo mendim ndryshe drejtë një qëllimi të caktuar, vlerësohet si diçka kundër ndonjë subjekti apo përfaqësuesi politik, kjo e dëshmon mungesën e gatishmërisë për bashkëveprim dhe besnikërinë ndaj vlerave të tejkaluara të politikëbërjes

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

kundër ndonjë subjekti apo përfaqësuesi politik, kjo e dëshmon mungesën e gatishmërisë për bashkëveprim dhe besnikërinë ndaj vlerave të tejkaluara të politikëbërjes. Të jemi objektivë! Brezi im ka lindur më vonë se ç’ ka filluar vetorganizimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi, në parti nacionale. Por, megjithatë njeriu si qenie politike, i përcjell rrjedhat në kohëra dhe periudha të ndryshme historike dhe politike, duke filluar nga literatura mësimore, disa nga vetinteresimi, por disa të tjerë nga rrethana të ndryshme; familjare, nga ambienti ku jetojnë mediat, e kështu me radhë. S’ka nevojë të diskutohet orientimi i partive nacionale shqiptare, pasi që ato me dokumentet e veta programore kanë orientimin e duhur dhe përafërsisht, të njëjtë, mos të themi identik. Duke shpresuar që në vitin 2019 bashkëpunimi i subjekteve nacionale

Të jemi objektivë! Brezi im ka lindur më vonë se ç’ ka filluar vetorganizimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi, në parti nacionale. Por, megjithatë, njeriu si qenie politike, i përcjell rrjedhat në kohëra dhe periudha të ndryshme historike dhe politike, duke filluar nga literatura mësimore, disa nga vetinteresimi, por disa të tjerë nga rrethana të ndryshme; familjare, nga ambienti ku jetojnë, mediat, e kështu me radhë. S’ka nevojë të diskutohet orientimi i partive nacionale shqiptare, pasi që ato me dokumentet e veta programore kanë orientimin e duhur dhe përafërsisht, të njëjtë, mos të themi identik

dhe institucioneve përkatëse të jetë sa më i dobishëm për punësimin e të rinjve shqiptarë nga këto treva, do të ndërlidhem me thënien e famshme të ish-Presidentit amerikan, Barak

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Obama, i cili thoshte: “Ne nuk e shohim të ardhmen si diçka që e kemi nën kontroll, por si diçka të cilën mund ta krijojmë me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive“.

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Mbështetje e fortë nga Kongresi Amerikan

Për Aleancën e NATO-s Në vigjiljen e 70-vjetorit të themelimit të Aleancës së NATO-s, në Uashington u njoftua një mbështetje e fortë për këtë aleancë të njohur ushtarake. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara miratoi me vota dërmuese masa të reja mbështetjeje, të cilat sigurojnë që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Kjo masë erdhi në përgjigje të lajmeve në disa media amerikane se Presidenti Donald Trump mund të ketë biseduar me këshilltarët e tij mbi mundësinë e largimit të Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja. Kjo votë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vota që pritet për një projekt-legjislacion të ngjashëm edhe në Senatin amerikan, do ta bënte të pamundur largimin e Shteteve të Bashkuara nga Aleanca perëndimore, pa marrë parasysh se ç ‘mendon Presidenti Trump për këtë çështje. Kongresisti Xhimi Panetta, demokrat nga Kalifornia, i bëri thirrje Senatit që ashtu siç bëri edhe Dhoma e Përfaqësuesve, e Kongresit, të miratojë këtë projektligj, duke thënë se, “Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin dhe të mbrojnë vendosmërisht aleatët tanë, anembanë botës. “Sot, Dhoma e Përfaqësuesve ritheksoi përsëri angazhimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), si dhe përgjegjësinë tonë për të investuar në këtë shtyllë të paqes, të stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur Kongresisti Pannetta në njoftimin për media, autori kryesor i këtij legjislacioni dhe djali i

16

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ish-Drejtorit të CIA-s dhe ish Shefit të Personelit në Shtëpinë Bardhë, Z. Leon Panetta. “Të jesh anëtar i NATO-s nuk është sikur të jesh anëtar i një klubi pasanikësh. Ne i vlerësojmë aleatët tanë në NATO. NATO është organizata që na dallon ne nga Rusia. Ne kemi aleatë që qëndrojnë pranë nesh dhe me ne, Rusia nuk i ka”, ka thënë me këtë rast kongresisti demokrat i Kalifornisë për gazetën e forcave ushtarake amerikane, “Stars and Stripes”. Vota në Dhomën e Përfaqësuesve ishte dërmuese: 357 në favor të legjislacionit dhe 22 kundër. Sponsorizuesi kryesor i këtij legjislacioni, në mbështetje të NATO-s që u përkrah nga dy partitë kryesore në Kongres -demokratët dhe republikanët -- ishte Kongresisti demokrat nga Kalifornia, Xhimi Panetta, por u sponsorizua gjithashtu nga disa anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanë dhe demokratë. Njëri prej bashkë-sponsorizuesve ishte edhe miku i shqiptarëve, Kongresisti Elliot Engel, njëherazi edhe Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme të Kongresit amerikan. Z. Engel është shprehur me këtë rast se, “NATO-ja luan një rol kritik në sigurimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare. Në qoftë se ne largohemi nga aleatët tanë evropianë, siç duket se ka sugjeruar Presidenti Trump, ne jemi duke minuar vetë interesat tona kombëtare. Ky projektligj demonstron se Kongresi do të kundërshtojë përpjekjet e cilësdo qoftë Administratë që

mund të zhdukë rolin që luan Aleanca NATO”. Kjo votë e Kongresit është një provë e gjallë se si duhet të funksionojë e ashtuquajtura, “Checks and Balances” në sistemin kushtetues amerikan, kur njëra prej tri degëve të qeverisë, kontrollon tjetrën, kur secila prej tri degëve të qeverisë mund të kufizojë pushtetin e dy të tjerave. Qëllimi i baballarëve të këtij kombi ka qenë që asnjëra prej këtyre tri degëve të qeverisë të mos bëhet tepër e fuqishme, por të balancojnë pushtetin e njëra tjetrës Nismëtari i këtij projektligji, Kongresisti Panetta e cilësoi Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, si aleancën ushtarake më të vjetër dhe më të suksesshme në botë. Legjislacioni i Kongresit, i quajtur, “Akti Mbështetës për NATO-n”, hedh poshtë çdo përpjekje të Presidentit Trump për t’u tërhequr nga NATO-ja”, thuhet në njoftimin për media të Kongresistit Panetta, ndërkohë që projektligji mbështet përpjekjet e vendeve anëtare të NATO-s që të shpenzojnë të pakën 2% të ardhurave të përgjithshme kombëtare për mbrojtjen e përbashkët, ndërkohë që promovon gjithashtu edhe fondet për Nismën Evropiane (European Deterrence Initiative) kundër agresionit rus. Ndërsa njëri prej bashkautorëve të këtij legjislacioni, Kongresisti i Partisë Republikane, Don Baker i shtetit Nebraska, sipas njoftimit të Kongresit për media me këtë rast, është shprehur se, “Aleancat e Amerikës janë një burim fuqie dhe sigurimi për vendin tonë. Si një student i historisë, mund

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të them se aleancat tona ushtarake kanë ruajtur paqen dhe kanë promovuar begatinë ekonomike ç ‘prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Dhe si oficer ushtarak i karrierës dhe si ish-komandant i një baze ushtarake në Evropë, jam i bindur se aleancat mbeten edhe sot tepër kritike për operacionet ushtarake amerikane. Në krahasim me traktate të tjera ushtarake, Traktati i Organizatës së Atlantikut Verior qëndron si e vetmja dhe më e suksesshmja aleancë ushtarake në histori.” Kongresisti Baker shtoi se, “Në 70-vjetorin e themelimit të këtij traktati ushtarak historik, është e domosdoshme që Kongresi të shprehë mbështetjen e tij për Aleancën e NATO-s dhe t’ua bëjë të qartë, si aleatëve ashtu edhe kundërshtarëve tanë, se populli amerikan është absolutisht i vendosur të qëndrojë në NATO.” Largimi nga aleanca do të ishte një “gabim tragjik”, ka thënë kongresistja Chrissy Houlahan nga shteti Pensilvania, duke shtuar se nga një gjë e tillë vetëm “do të përfitonin Kina dhe Rusia, të cilat dëshirojnë të shohin një erozion të rolit të Shteteve të Bashkuara në botë.”. Ndërsa kongresisti demokrat nga shteti Nju Xhersi, Tom Malinowski,

u shpreh se ishin, “Shtetet e Bashkuara ato që themeluan NATO-n. Madje edhe në qoftë se se është vetëm një sugjerim që Shtetet e Bashkuara të largohen nga NATO-ja, kjo në vetvete, do të ishte një dhuratë e papërgjegjshme që u jepet armiqve tanë. Me miratimin e këtij legjislacioni, Kongresi u thotë aleatëve tanë se, në emër të një shumice dërmuese të amerikanëve – një gjë e tillë nuk do të ndodhë.” Një tjetër bashkautor i këtij legjislacioni, kongresisti republikan nga shteti Illionois, Adam Kinzinger tha se, “Mbrojta e demokracive të NATO-s, ashtu si edhe mbrojtja e sistemit tonë elektoral, është tepër me rëndësi për sigurimin tonë kombëtar si dhe për interesat tona globale. Legjislacioni, Akti për Mbështetjen e NATO-s”, nënvizon edhe njëherë misionin dhe angazhimin tonë ndaj këtij partneriteti të çmueshëm, ndërkohë që njëkohësisht na ndihmon ne dhe aleatët tanë që të marrim masa kundër agresionit dhe provokimeve të Rusisë”, është shprehur republikani Kinzinger.. Ky është zëri i vendosur dhe i patjetërsueshëm i përfaqësuesve të dy partive politike -- demokratë dhe republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara -- ky është zëri i pam-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

poshtur i popullit amerikan. Gazeta e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, Stars and Stripes shkruan se Aleanca e NATO-s gëzon një mbështetje të fortë në radhët e amerikanëve, ku 62% e tyre kanë një qëndrim të favorshëm ndaj aleancës perëndimore, megjithëse ç ‘prej shembjes së komunizmit, shpesh janë dëgjuar zëra këtu në Shtetet e Bashkuara që kanë venë në pikëpyetje nevojën për ekzistencën e NATO-s. Por, fatbardhësisht, duket se këta zëra janë shuar, kryesisht, falë ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë në vitin 2014 dhe përpjekjeve ruse për të futur hundët në sistemet elektorale në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të kontinentit evropian. Megjithëkëtë, planet janë në zhvillim e sipër për një takim të nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Uashington -- për të shënuar 70-vjetorin e saj aty ku edhe u themelua kjo aleancë më 4 prill, 1949, ndërkohë që parashikohet edhe një mbledhje e udhëheqësve të shteteve anëtare të NATO-s, nga fundi i këtij viti, për të shënuar këtë përvjetor të themelimit të organizatës më të fuqishme ushtarake që ka njohur ndonjëherë bota. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Femrat ende të pambrojtura në shoqëri

Dhunimi dhe keqtrajtimi i femrave Shtjefën Ujkaj

Shpeshherë dëgjojmë për keqpërdorimin e femrave, për nënvlerësimin dhe keqtrajtimin e tyre si gjini e pambrojtur.. Këtu hyjnë: përdhunime, dhunime e të tjera. Kjo ndodhë për arsye të ndryshme, qofshin ato ekonomike por edhe ato për epshe të meshkujve të pakulturuar e që u mbetet e vetmja mundësi si ta kenë një femër në dorën e tyre. Të gjithë e dimë që femra është gjinia ma e bukur, e po ashtu edhe

18

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

Ajo duhet të jetë e njëjtë në çdo aspekt, duhet të ketë të drejtat e në jetën private, duke i shkaktuar dhunë qoftë psikike, qoftë fizik me shumë vlerë, ngaqë secili në jetë vjen nga barku i saj... Është mëkat dhe shumë antinjerëzorë të dëgjojmë lajme dita ditës që femrat po përdhunohen, po keqpërdoren, po fitohet paraja më lehtë me to... Sigurisht që ndikon ekonomia, këtu shpeshherë gabojnë e mashtrohen edhe femrat e japin trupin duke i shkuar atij mendimi se trupi është i tyre dhe mund të bëjnë çfarë të donë me të. Por është gabim,

sepse nuk është e natyrshme dhe asnjë konfesion nuk e pranon këtë. Zoti çdonjërit i jep trupin për ta shfrytëzuar atë në mënyrën më të mirë të mundshme, asnjëherë për ta keqpërdor dhe të bëhen veprime që nuk i kanë hije një shpirt njeriu... Çdo gjë që bëhet me dhunë dhe me imponim nga dikush tjetër është shumë e pavlefshme dhe menjëherë pendohet njeriu për atë gjest, prandaj secili mashkull do ishte e bukur që të kujdeset për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e njëjta e të barabarta, e jo të shkelet, t’i bëhen të padrejta në punë, në shkollë, në rrugë, ke që është më e keqja kur përfundon edhe me përdhunim gjininë që është ende e pambrojtur në shoqëri. Po pse të vazhdojë të jetë e tillë? Ajo duhet të jetë e njëjtë në çdo aspekt, duhet të ketë të drejtat e njëjta e të barabarta, e jo të shkelet, t’i bëhen të padrejta në punë, në shkollë, në rrugë, në jetën private, duke i shkaktuar dhunë qoftë psikike, qoftë fizike që është më e keqja kur përfundon edhe me përdhunim. Pastaj nuk mbetet me kaq, ai që bën një gjë të tillë fton edhe

shokët e vet të bëjnë po të njëjtin veprim ndaj saj, sa gjynah edhe poshtëruese që është! Po të vazhdohet të “mbrohet” kështu, femra çdo herë do jetë e dhunuar dhe e shkelur padrejtësisht. Duke parë që këto gjeste dita-ditës janë duke u shtuar, nuk është për të heshtur. Duhet të bëhet diçka në këtë drejtim, të paktën në vendin tonë të hapet ndonjë organizatë joqeveritare që të merren më hollësisht me këto çështje, të punohet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

më shumë për edukimin moral, mos të shihet më femra vetëm si “makineri” seksi që i vjen nga jashtë me pa dëshirën e saj, shpesh duke ja imponuar dhe duke e kërcënuar me mënyra të ndryshme që janë banalitete. Përveç mashtrimeve të ndryshme që arrijnë t’i bëhen një femre, ajo shpeshherë merr vendime edhe nga frika se mos do i ndodhë diçka e keqe nëse nuk bën atë çfarë një arrogant ia ka imponuar. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

19


POLITIKË

Partitë politike shqiptare për zgjedhjet lokale në Tuz ende në negociata për një koalicion më të gje

Aktualisht është unifi LDSH, pritet vendimi Tuz – Zgjedhjet lokale në Tuz, do të mbahen më 3 mars të këtij viti dhe janë zgjedhjet e para si komunë e pavarur që prej viteve 90-ta, atëherë kur komunës së Tuzit i’u privua statusi i plotë të cilin ajo e gëzonte deri në ato vite. Partitë politike shqiptare në vend kur bëhet fjalë për unifikimit për të dalë në zgjedhje, deri më tani nuk arritën të unifikohen plotësisht. Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, kanë formuar koalicion parazgjedhor të cilin e kanë emërtuar “Forumi Shqiptar”, mirëpo Unioni Demokratik i Shqiptarëve ende nuk ka marrë një vendim definitiv, por është në negociata e sipër me “Forumin Shqiptar”, nëse do t’i bashkëngjitet ose jo këtij koalicioni. Këtë na e konfirmoi funksionari i UDSH-së, Fadil Kajoshaj. “Bisedimet me “Forumin Shqiptar” vazhdojnë ende por nuk kemi ndonjë vendim konkret. Shanset për t’u bashkuar në këtë koalicion ekzistojnë, por mbetet të presim për vendim definitiv që do të ndërmarrim”, u shpreh Kajoshaj. Nga Alternativa shqiptare bëjnë të ditur se kanë qenë gjithnjë të gatshëm për një koalicion sa më të gjerë me të gjitha subjektet politike shqiptare në të gjitha nivelet.

“ 20

Bashkëpunimi me ata që u angazhuan dhe kontribuan për komunë të plotë është i natyrshëm dhe ka qenë gjëja më e lehtë. Me këtë vendim, ne mendojmë se i kemi dhënë Malësisë një mundësi të re që komunën në të ardhmen ta administrojnë strukturat që e duan Malësinë, strukturat që dinë dhe që janë angazhuar për komunë të plotë dhe jo ata që kanë bërë çfarë ka qenë e mundur që ne të mbetemi pa statusin e komunës së plotë”, u shpreh Nikollë Camaj duke shprehur bindjen se pas këtyre zgjedhjeve komuna e Tuzit do të administrohet nga shqiptarët

“Kësaj radhe kemi iniciuar bisedimet në kohë për t’u përgatitur sa më mirë për zgjedhjet lokale, për herë të parë si komunë e plotë. Jemi të bindur se kjo është mënyra më e sigurte për një fitore bindëse në zgjedhje. Kemi biseduar edhe me përfaqësues të UDSH-së duke shpresuar në gatishmërinë e tyre për një koalicion sa më të gjerë parazgjedhor. Ne jemi angazhuar maksimalisht që Tuzi të bëhet komunë e plotë për të siguruan kështu të ardhme më të mirë për banorët”, u shpreh ndër të tjera për gazetën “Koha Javore”, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nikë Gjeloshaj. Ndërkaq, Partia Demokratike e Social-

Në zgjedhje do të garojmë të vetëm ashtu sikurse kemi dalë në zgjedhje të 2017-tës. Kur është fjala për një koalicioni të mundshëm pas zgjedhor do të shohim se me kë do të kishim mundur ta formojmë atë. Për PDS-në janë të mirëseardhur të gjitha ato forca politike që kanë dëshirë të na bashkëngjitën, duke u bazuar gjithmonë se cilat do jenë kushtet e tyre”, theksoi funksionari i PDS-së Halil Dukoviq

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

istëve në zgjedhjet lokale do të dalë e vetme. Këtë vendim për gazetën tonë e konfirmoi funksionari i kësaj partie, njëherësh shefi i klubit të këshilltarëve të PDS-së në Tuz, Halil Dukoviq. “Në zgjedhje do të garojmë të vetëm ashtu sikurse kemi dalë në zgjedhje të 2017-tës. Kur është fjala për një koalicioni të mundshëm pas zgjedhor do të shohim se me kë do të kishim mundur ta formojmë atë. Për PDS-në janë të mirëseardhur të gjitha ato forca politike që kanë dëshirë të na bashkëngjitën, duke u bazuar gjithmonë se cilat do jenë kushtet e tyre”, theksoi Dukoviq. Ndërsa, lideri LDSH-së, Nikollë Camaj sqaron se pse partia që drejton iu bashkëngjit Alternativës Shqiptare për të formuar kështu një koalicion para zgjedhor e po ashtu tregon pritshmëritë e këtij koalicioni në zgjedhjet e 3 marsit. “Faktikisht nuk kemi pasur rrugë tjetër përveç bashkëpunimit në këto zgjedhje, meqënëse u realizua ajo që ishte pritshmëria e të gjitha partive shqiptare. Bashkëpunimi me ata që u angazhuan dhe kontribuan për komunë


POLITIKË

erë eventual

fikuar ASH dhe i i UDSH-së

të plotë është i natyrshëm dhe ka qenë gjeja më e lehtë. Me këtë vendim, ne mendojnë se i

kemi dhënë Malësisë një mundësi të re që komunën në të ardhmen ta administrojnë strukturat që e duan

Kësaj radhe kemi iniciuar bisedimet në kohë për t’u përgatitur sa më mirë për zgjedhjet lokale, për herë të parë si komunë e plotë. Jemi të bindur se kjo është mënyra më e sigurte për një fitore bindëse në zgjedhje. Kemi biseduar edhe me përfaqësues të UDSH-së duke shpresuar në gatishmërinë e tyre për një koalicion sa më të gjerë parazgjedhor. Ne jemi angazhuar maksimalisht që Tuzi të bëhet komunë e plotë për të siguruan kështu të ardhme më të mirë për banorët”, u shpreh ndër të tjera për gazetën “Koha Javore”, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nikë Gjeloshaj

Malësinë, strukturat që dinë dhe që janë angazhuar për komunë të plotë dhe jo ata që kanë bërë çfarë ka qenë e mundur që ne të mbetemi pa statusin e komunës së plotë”, u shpreh Camaj duke shprehur bindjen se pas këtyre zgjedhjeve komuna e Tuzit do të administrohet nga shqiptarët. Ndërkaq, Shtjefën Camaj këshilltar nga i “Demokrate” në kuvendin e Komunës së Tuzit tha se partia e tij nuk ka ndërmarrë ende ndonjë vendim definitiv se si do të paraqitet në këto zgjedhje. “Kemi zhvilluar takime dhe bisedime me partinë qytetare “URA”, por që ende nuk kemi vendosur përfundimisht. Sidoqoftë Demokratët janë të gatshëm të dalin vetëm ashtu sikurse vepruan edhe në zgjedhje të 2017-tës ku arritëm një rezultat shumë të mirë me dy mandate. Ne presim që edhe në zgjedhjet e 3 marsit do të arrijmë një rezultat të mirë me së paku 3 mandate”, u shpreh Camaj. Përveç partive politike të cilat aktualisht e përbëjnë kuvendin e Komunës së Tuzit, jozyrtarisht mësohet se në zgjedhje të 3 marsi në këtë komunë do të garojnë edhe Partia Socialiste Popullore, Partia Liberale dhe Lëvizja t.u. Qytetare URA. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

21


KULTURË

Takimi i parë në kuadër të sezonit dimëror të diskutimeve “Kuvendim te Gazi”

Legjendat mes historisë dhe imagjinatës Ulqin – Legjendat kanë qenë temë e takimit të parë në kuadër të sezonit dimëror të diskutimeve “Kuvendim te Gazi”, i konceptuar si vend ku do të bisedohet për tema të ndryshme. Organizatori Gazmend Çitaku, në atelienë e të cilit është mbajtur takimi, ka treguar se ideja është që të shkëmbejnë mendimet, por edhe shqetësimet e tyre. Ai ka thënë se temat mund të jenë të ndryshme dhe se për këtë do të vendoset bashkërisht. “Kam menduar që një herë në muaj, me tema të ndryshme, të mblidhen njerëzit e profileve të ndryshme, mbase të sillet dikush të bëjë edhe

22

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

mbrëmje letrare këtu ose prezantim autori. Në të ardhmen ndoshta do të hapet edhe ndonjë ekspozitë e pikturave”, ka theksuar ai. Çitaku ka treguar se e kanë filluar me temën “Legjendat mes historisë dhe imagjinatës” pasi që ka menduar se legjendat janë një temë pak më e afërt për të gjithë dhe se të gjithë mund të kontribuojnë me mendimet e tyre. Mr. Haxhi Shabani, gjuhëtar, poet dhe studiues i letërsisë, ka thënë se kemi të bëjmë me një temë e cila neve na risjell më mirë ballafaqimet edhe midis një iluzioni. Sipas tij, shpeshherë lexuesi që

është në nivelet e para të formimit të tij, e pyet shkrimtarin nëse ka qenë e vërtetë apo jo ajo që ka thënë në një vepër të caktuar. “Shpeshherë kemi një ndërthurje ndërmjet jetës dhe letërsisë. Për letërsinë nuk është e rëndësishme a ka qenë e vërtetë apo jo. Për gojëdhënën, legjendën, s’është e rëndësishme, flas si syzhe, por a është e besueshme te lexuesi a s’është. Kjo është magjia e tërë letërsisë, e tërë artit”, ka thënë Shabani. Arkeologu Anton Lulgjuraj ka thënë se disa legjenda që sot ekzistojnë tek ne e kanë burimin te kulturat


KULTURË

Çitaku ka treguar se e kanë filluar me temën “Legjendat mes historisë dhe imagjinatës” pasi që ka menduar se legjendat janë një temë pak më e afërt për të gjithë dhe se të gjithë mund të kontribuojnë me mendimet e tyre tjera, prandaj duhet të kihet parasysh edhe aspekti kulturor i tyre. “Çdo etnos ka pasur njëfarë legjende, që është bazuar në njëfarë kulture të mëhershme”, ka nënvizuar ai. Mësimdhënësi dhe poeti Ali Gjeçbritaj ka treguar për prejardhhen e disa legjendave që ekzistojnë në trevën e Krajës dhe të Anës së Malit, siç janë ajo për Gurin e Divit, Shtegun e Vashës, Ublën e Krajës etj. Ndërkaq, Luljeta Avdiu – Cura, mësimdhënëse e gjuhës angleze, ka treguar se e nxitur nga tema e këtij takimi, iu ka dhënë një detyrë nxënësve me temë “Pyete gjyshin” dhe ata kanë sjellë nga një tregim,

këngë popullore të vjetër, legjendë etj. “Këto janë gjëra të bukura, interesante etj., që edhe brezi ynë i ka kultivuar deri diku. Pyetja është se çfarë jemi duke bërë ne sot që brezat e ardhshëm t’i përkujtojnë këto gjëra? A do të dinë t’i nderojnë figurat që kanë dhënë kontribut?”, është shprehur ndër të tjera ajo. Poeti Hajredin Kovaçi ka vlerësuar se këto takime janë të mira sepse dëgjojnë nga njëri-tjetri për ndonjë legjendë nga zonat prej nga vijnë apo për ndonjë gojëdhënë që nuk e kanë dëgjuar apo që nuk ke rast për ta lexuar sepse nuk janë të shkruara.

“Jemi shumë të varfër nga aspekti letrar i shkrimit të këtyre legjendave. Përkundrazi, jemi shumë të pasur me legjenda, gojëdhëna, kusari etj.”, ka thënë ai. Në diskutim kanë marrë pjesë edhe pjesëmarrës të tjerë të takimit, të cilët kanë folur mbi aspekte të ndryshme të legjendave, krijimeve popullore etj. Ata kanë treguar legjenda të ndryshme që lidhen me trevën e Ulqinit dhe rrethinën e tij, por edhe në përgjithësi te shqiptarët. Takimi i radhës do të mbahet të shtunën e fundit të muajit shkurt, ku do të diskutohet për një temë tjetër. i. k. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Simon Shkreli - aktori i parë i diplomuar shqiptar nga Mali i Zi

Kur ndjehesh mirë Gazmend Çitaku

Biseda me Simoni, si të thuash është një sfidë e veçantë jo vetëm për mua por edhe për ata që merren me gazetari. Simoni është një djalë i cili për të jetuar aktron dhe dokumenton. Kur themi kështu, që në fillim duhet sqaruar se Simoni është aktor profesionist i Teatrit ”Migjeni “ne Shkodër andaj edhe u shprehëm ashtu, kurse për faktin se dokumenton ai jo vetëm se vë vulë roleve në teatër por me punën shtesë që bën për të mbijetuar në këto kohë të vështira ai bën edhe punën e gazetarit për televizion lokal të Shkodrës si dhe raporton për dy televizione tjera kombëtare. Ka lindur në Amull të Ulqinit, siç thotë ai 3 ditë para se të ndodhte tërmeti famëkeq i vitit 1979. Amulli është një vend piktoresk që ndodhet në një trekëndësh interesant, 2 km prej Lumi Buna, (1km) Liqeni i Shasit dhe 11km vi ajrore nga Deti Adriatik. Fëmijëria kryesisht i ka qenë shumë e lumtur pasi që atëbotë fshati gumëzhonte nga zhurma e fëmijëve dhe lojërat që bënin ata. Simoni kujton vitin 1985-86 kur ishte asfaltuar rruga që kalonte përmes fshatit të tij dhe lidhte një fshat më të largët që atëherë si fëmijë loznin se kush do të durojë më shumë të nxehtit e asfaltit e më këtë edhe kujt do t’i nxiheshin më shumë këmbët. Një lojë jo shumë e këndshme, madje nga këndvështrimi i sotëm, pak bizar, por që kjo fëmijët i bënte të lumtur, pasi që ishin tërë kohën në natyrë dhe thithnin ajrin e pastër me kripë që u vinte nga deti. Për të shkuar në shkollë i është dashtë që të udhëtojë këmbë edhe nga disa kilometra

24

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

pastaj duke u rritur, kilometrat vetëm shtoheshin pasi që shkolla ishte larg vendit ku jetonte. Kujton fëmijërinë e hershme, shumë fëmijë në lagje, plot lojëra, gëzime... kurse sot, kur viziton vendlindjen trishtohet nga dyert e mbyllura të shtëpive, e vrasin oxhakët e shuar, i dhemb shpirti se nuk dëgjon zhurmën e dikurshme që bënin fëmijët. Cest la vie. Shkëndijat e para të aktrimit lindin që në shkollën fillore, kur si nxënës deklamonte para nxënësve me rastin e ditës së shkollës. Pastaj, fare i ri në moshë, zonja Leze Lazari nga Ulqini e angazhon që të luajë rolin e të verbrit në shfaqjen e organizuar për festën e Kërshëndellave, e pas këtij roli pasojnë edhe deklamime të tjera me rastin e festave të ndryshme, deri sa njëherë në një përurimi libri ku Simoni ishte edhe prezantues por edhe deklamonte poezi, atij i afrohet regjisori ulqinak Emin Halili dhe e fton që të bëhet pjesë e shfaqjes së tij ”Ora Bizare” të shkruar nga Basri Çapriqi. Kjo shfaqe kishte ftesë nga Festivali i Teatrove Alternative në Kajro e që aktorët kryesorë që ishin Blerim Gjoci, Anisa Ismaili dhe Dardane Bacaj, për shkak të dokumentacionit nuk mund të udhëtonin, atëherë aty Simoni fiton edhe shtysën më të madhe për aktrim pasi që i ishte besuar roli kryesor.

Shfaqa ishte shumë e suksesshme dhe edhe pse Simoni tashmë kishte regjistruar në Prishtinë Fakultetin Juridik, ai në vend që të ndjek ligjëratat në amfiteatrot e juridikut ai më shumë kohë kalon mes Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Teatrin Dodona. Dëshira për aktrim nuk e linte të qetë, kurse bashkëvendësi i tij Shefqet Luca vetëm sa i ndihmonte zjarrit të aktrimit duke e nxitur Simonin që të regjistronte Akademinë e arteve. Në Teatrin Dodona njofton Adhurim Demin i cili e udhëzon se si të përgatitet për provimin pranues, kurse Azem Bujupi për dy muaj rresht i ndihmon në përgatitje dhe në fund Simoni ia arrin qëllimit, jo vetëm të regjistrohet por edhe të bëhet aktori i parë i diplomuar shqiptar që vinte nga Mali i Zi. Simoni si anekdotë e tregon rastin e babait të vet i cili vjen pandehur në Prishtinë dhe duke dashtë që ta befasojë djalin e vet shkon në Fakultetin juridik dhe e kërkon Simonin. Por, Simoni atje nuk ishte. Kot hapte dyert e sallave dhe amfiteatrove, studentët nuk e njihnin, madje as referenti nuk kishte informata për ndonjë student me atë emër e mbiemër derisa dikush nga studentët që kishin studiuar së bashku në vitin e parë i tregon se Simonin mundet me e gjet në Akademinë e Arteve. Kështu në vend se


KULTURË

ë në të gjitha rolet ta befasojë Simonin, babai i tij Gjoka mbeti vetë i habitur sepse djali ishte ç ‘regjistruar nga juridiku dhe kishte regjistruar aktrimin. Simoni është aktor që ka dalë nga gjenerata e parë e klasës së Ilire Vincës e që mbikqyrej nga aktori ynë i madh, Faruk Begolli. Pra, me një fjalë Simoni deri sot mbi shpatulla ka një eksperiencë afro 20 vjeçare të aktrimit mirëpo po ta pyesësh se cili rol i ka fjetur më së miri ai ta kthen me shumë sportivitet: Aktrimi është si puna e xhaketës, njëra të rri mirë e tjetra ngushtë, andaj edhe nuk mund të veçoj asnjë pasiqë ndjehem mirë në të gjitha rolet. Mirëpo, shfaqa e fundit ”Jugori” në regji të Dino Mustafiqit disi e ka shtyrë të reflektojë më thellë, pasiqë aty shumë lehtë e gjen veten gjithkush dhe se fare mirë e di atë ndjenjën e të qenurit pakicë, e aqë më shumë ”pakicë, brenda pakice” siç shprehet Simoni në prezantimin e rolit të kësaj shfaqe. Fjalë miradije ka për kolegun Fatmir Spahiun të cilin e çmon shumë edhe si profesionist por edhe si njeri, gjithashtu përshtypje të njëjta ka edhe për Ilire Vincën me të cilët edhe dëshiron të bashkëpunojë në ndonjë projekt teatral. Më së miri ndjehet në dërrasat e teatrit, andaj edhe pse ka pasur disa role në filma ai prapëseprapë teatrin e do më

shumë pasi që filmi për te është më i ftohtë. Për kolegët e vet që kanë luajtur në shfaqe teatrale thotë: Të gjithë janë aktorë të mëdhenj. A e di pse? Sepse janë aktorë. Në rolin që i besohet shumë lehtë mishërohet, me ndihmën e regjisorit zbërthehet personazhi dhe futet në karakterin e tij por jashtë skene gjithmonë mbetet Simoni që njohim nga jeta reale. Materialin e shfaqjes lehtë e mban në mend por thotë se kryesorja është që ta kapësh rolin sepse atëherë me ndihmën e kolegëve çdo gjë është shumë e lehtë dhe rrjedh natyrshëm. Kujton rastin kur një herë gjatë një shfaqjeje në Korçë padashur kolegu kishte ngatërruar tekstin dhe shfaqjen e kishte çuar në fund. Normalisht, thotë Simoni, ne natyrshëm ishim përshtatur rrethanave të reja dhe bëmë që publiku mos të hetojë asgjë. Janë pra këto gjëra që ndodhin pasi që presioni është i madh sepse çdo gjë ndodh aty për aty dhe në fund kur bie perdja Simoni ka vetëm një gjë që i shkon në mend: A thua i meritova duartrokitjet e publikut. Edhe pse që në vitin 2004 diplomon aktrimin dhe gjithashtu ishte edhe shqiptari i parë nga Mali i Zi që merr diplomën e aktorit, ai kur kthehet në Ulqin nuk kishte vend pune për të. Pengesat burokratike e bëjnë që Si-

moni të kërkojë alternativë dhe atë e gjen në Shkodër. Së pari punësohet si folës i lajmeve në TV Rozafa e pastaj edhe bën punën e gazetarit por gjithnjë duke qenë edhe bashkëpunëtor i jashtëm i Teatrit ”Migjeni”. Kur e pyeta Simonin se sikur të xhirohej ndonjë film për jetën e tij, cilin aktor do e shihte në rolin e tij, ai vetëm qeshet dhe thotë se do të tregojë një moment nga jeta studentore: Ndodhte nganjëherë mbrëmjeve kur ktheheshim vonë në banesë, e unë banoja në një ndërtesë në qendër të Prishtinës, në lagjen Zahir Pajaziti, në katin e pestë, gjithmonë i binim zileve dhe deri sa mbërrinim te dera jonë në katin e pestë dëgjonim se si hapeshin dyert. Këtë veprim kurrë nuk e kemi bërë duke zbritur shkallëve por gjithmonë duke u ngjitur. Simoni deri më sot ka 14 role teatrale dhe ka luajtur në 5 filma. Është i punësuar në Teatrin Migjeni kurse me punën e dytë të gazetarit i ndihmon buxhetit familjar. Është një prind shembullor dhe baba i përkushtuar i dy fëmijëve të cilët e bëjnë të lumtur dhe i japin energji pozitive. Ulqinin e do sa edhe Shkodrën e Amullin edhe pse nganjëherë ndjehet pak i harruar nga bashkëvendësit, sepse siç arsyetohet është dashtë që të kalojnë 20 vjet e të marrë ftesë nga Ulqini që të interpretojë në Skenën Verore Ulqini 2018. Pra, pas 20 vitesh duhet të kujtohet dikush që edhe Ulqini ka një aktor të diplomuar dhe se e meriton të angazhohet në një veprimtari kulturore këtu. Intervistën e vet Simoni e mbyll me një porosi: Aktrimi është profesioni më i bukuri dhe më i poshtri në botë. Studioni dhe kërkoni suksesin, sepse do vijë. Mos mendoni se do bëni para me këtë profesion, përveç satisfaksionit shpirtëror mos prisni më shumë. E atëherë i keni arritur të gjitha se s’ka gjë më të shtrenjtë në botë se sa kur salla ngrihet në këmbë duke të duartrokitur. Po të mos harroj, rralloni përdorimin e teknologjisë, e shtoni shfletimin e librave. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

25


KULTURË

Manifesti i intelektualëve të 21 vendeve të botës

Europa po shpërbëhet

“Vlerat intelektuale në Europë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, thonë disa nga intelektualët më të spikatur nga 21 vende të botës, përfshirë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, teksa Britania po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it e nacionalistët duket se do të marrin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Bëhet fjalë për një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh e fituesish të çmimit Nobel. Ata kanë nënshkruar një manifest, të botuar në shumë gazeta, përfshi “The Guard-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

ian”, ku ngrenë alarmin se ideja e Europës po shpërbëhet para syve të tyre. “Duhet të veprojmë tani, ose Europa do të zhduket nën dallgët e popullizmit”, thotë shkrimi. “Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”. Ata shkruajnë se është për të ardhur keq që Europa u braktis nga ishulli përtej Kanalit, duke iu referuar Brexit-it, që e ka sjellë marrëdhënien e BE-së me Anglinë në pikën më të ulët në historinë e pas-Luftës së

Dytë Botërore. Intelektualët vlerësojnë se “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar popullizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatkeqet që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Gëtes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe antisemitizmin; një katastrofë”. “Europa është braktisur nga përtej Kanalit e përtej Atlantikut, nga dy aleatët më të mëdhenj që në të shkuarën e kanë shpëtuar kontinentin dy herë nga vetëvrasja; e kanë


KULTURË

“Duhet të veprojmë tani, ose Europa do të zhduket nën dallgët e popullizmit”, thotë shkrimi. “Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”

lënë të cenueshme ndaj manipulimeve që sa vijnë e bëhen më haptazi nga ideatori i tyre në Kremlin. Europa, si ide, vullneti dhe ajo çfarë përfaqëson, po shpërbëhet para syve tanë”, shkruan në tekst. Lista e plotë e firmëtarëve: Vassilis Alexakis, Svetlana Alexievitch, Anne Applebaum, Ismail Kadare, Jens Christian Grøndahl, David Grossman, Agnès Heller, Elfriede Jelinek, György Konrád, Milan Kundera, Bernard-Henri Lévy, António Lobo Antunes, Claudio Magris, Ian McEwan, Herta Müller, Lyudmila Ulitskaya, Orhan Pamuk, Rob Riemen, Salman

“Europa është braktisur nga përtej Kanalit e përtej Atlantikut, nga dy aleatët më të mëdhenj që në të shkuarën e kanë shpëtuar kontinentin dy herë nga vetëvrasja; e kanë lënë të cenueshme ndaj manipulimeve që sa vijnë e bëhen më haptazi nga ideatori i tyre në Kremlin. Europa, si ide, vullneti dhe ajo çfarë përfaqëson, po shpërbëhet para syve tanë”, shkruan në tekst

Rushdie, Fernando Savater, Roberto Saviano, Eugenio Scalfari, Simon Schama, Peter Schneider, Abdulah

Sidran, Leïla Slimani, Colm Tóibín, Mario Vargas Llosa, Adam Michnik and Adam Zagajewski. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

27


KULTURË

Letërsi

Beni gjahtar Asllan Bisha

Beni e shoqëronte gjyshin. Ai priste mysafirë, shokët e tij gjahtarë. Nuk i ndahej. Gjyshi e porositi nipin e tij që t’i dëgjojë rrëfimet e tyre. Mos të flasë, bile sa më pak. “E mbaj fjalën. Nuk jam djalë i keq”. “Ashtu, të pastë gjyshi”, i tha duke i lëmuar flokët nipit që kishte lëshuar shtat. Dhe pa vonuar shumë, ata erdhën, u tubuan. Gjyshi u shtroi meze, verë dhe raki. U cakërruan gotat. Dhe bisedat gjahtarçe shpërthyen. Beni dëgjonte, habitej nga ngjarjet dhe rrëfimet e gjahtarëve. Disa ngjarje ishin të frikshme. Benit më shmë i pëlqyen tregimet e gjahtarit plak me shpendë, me pata. Beni s’do të ndahej nga gjahtarët, por e ftuan shokët të luajë futboll. Kur u kthye pas lojës, erdhi në dhomën e pritjes, por gjahtarët ishin shpërndarë. “Do të vijnë përsëri”, i tha gjyshi. “Unë do të rri me ty, do të shoqëroj”,

28

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

fliste Beni. “Ata të kanë lavdëruar. Je dukur si gjahtar i vërtetë”. “Po, edhe unë do të bëhem gjahtar, do ta vras dhelprën dinake që na i hanë pulat. Do të shkoj në gjah sa të fillojë pushimi dimëror”. “Kujdes notat, po mbaron gjysmëvjetori i parë”, e porositi gjyshi. “Do të jem shumë i mirë. E kam përmirësuar notën në matematikë”. “Të lumtë, Beni. Në gjysmëvjetorin e dytë do të jesh i shkëlqyeshëm”. “Po gjysh, do të mësoj më shumë”. Gjyshi u bë gati për gjah. Gjahtarët kishin lënë takim për të gjuajtur dhelpra, të cilat dy javët e fundit kishin rrëmbyer shumë pula në katund. Gjysmëvjetori mbaroi. Nxënësve ua ndanë librezat. Po atë ditë filloi një i ftohtë i madh. Gjyshi tregonte s’e nuk e mbante mend një dimër kaq të ashpër. Ai nisi me hej të ngrirë me akull të trashë. Përroi i katundit u mbush me

fëmijë që rrëshqitnin mbi akull. Beni, i nxitur nga tregimet e gjahtarëve dhe dëshira për t’u bërë gjahtar, mori rrugën e kripores dhe shkoi në kënetë. Frynte erë e ftohtë, çdo gjë ishte e ngrirë, e bardhë dhe e kristalizuar. Beni ishte veshur si eskim. Bardhësia e borës, por edhe dëshira e kishte mashtruar. Ishte bërë trim. Kishte marrë një rrugë të gjatë. Dhe sa iu afrua livadhit, te Pusi i Pelës, dëgjoi gagarisjen e patave. “Ah, sikur të kisha çiftën e gjyshit! Pse jam kaq i vogël?! Të gjithë do të habiteshin kur të më shihnin me gjah. Unë s’do të vrisja shumë, por sa për të pasur për ushqim”. Dhe ashtu ecte përpara. Iu afrua patave. Ato u frikësuan. Dëgjohej thirrja e patanit për të fluturuar, por nuk lëviznin fare. Këmbët e tyre i kishte ngrirë akulli. Të dukej se gagarisja e tyre do të shkrinte akullin, por asnjë lëvizje. Vetëm krahët e tyre rrapallitnin,


KULTURË

preknin akullin. Por patat nuk shkëputeshin dot nga akulli. “O Zot, jam në ëndërr”, fliste Beni me unin e tij. Era vërshëllente si e marrë. Ishte i lumtur. E kapi patanin qafëgjatë, theu akullin. E lidhi patanin për rrip. Ai kundërshtonte, nuk ndalej, i hapte krahët, por ishte zënë në grackë. Filloi t’i kapë patat me radhë. Ato të frikësuara bënin ga-ga-ga dhe ishin gati të marrin fluturim. Beni, i rrethuar nga patat dhe gagarisja e tyre, u ngrit nga toka. Patani i priu tufës prej 15 patash. “Mos u ngut patan!”, i tha me zë të ashpër. “Jo nga deti, por drejt shtëpisë sime. Ti moj qafgjate nuk bindesh!”, i tha patës e cila donte të ndërrojë drejtimin. Ajo s’bindej. Mori thikën dhe ia preu qafën. Tufa u frikësua, u bë e dëgjueshme. Patani printe dhe ishte bërë zap. Pas një çerek ore fluturimi

të ankthshëm, Beni i solli patat afër shtëpisë. Gagarisja e tyre shtohej. Bënin përpjekje dy pata të tjera që të fluturonin më lart. Beni ua preu kokën patave të padëgjueshme. Patani e kuptoi mikun e tij dhe iu bind urdhrave. “Ngadalë, ngadalë, miku im. Unë nuk të bëj asnjë të keqe. Unë të shpëtova, ti më shpëto”. Dhe patani gagarisi me të madhe, me zërin e tij qortues. Patat u ulën në livadh para shtëpisë. Tufa nuk dorëzohej, sikur donte të fluturojë. Por gjyshi doli nga shtëpia. S’u besonte syve. “O Zot, ti më munde nipi im! Mrekulli! As në ëndërr nuk ndodh diçka e tillë!” Iu afrua tufës, e cila desh të marrë qiellin. Gjyshi tri patave ua përdrodhi qafën. “Mjaft, mjaft gjysh. Nuk mund të ngrihen më në qiell”, fliste Beni si gjahtar i vërtetë. Gjyshi s’po u besonte syve. Fërkonte ballin. Ishte kjo një mrekulli, befasi.

Nipi ishte bërë gjahtar pa pushkë. “Ti je gjahtari më i madh që kam takuar në jetën time”, fliste gjyshi dhe mburrej para fqinjve. Patat gagarisnin. Patani e vështronte me dhemshuri dhe qante. “Mos u brengos miku im. Do të liroj. Ty, gruan tënde, vajzat dhe patat tjera. Ka mjaft gjah për mua dhe fqinjtë e mi”. I puthi qafen patanit. Tufa e patave pas tij morën qiellin. Gagarisjet e tyre ishin falënderim për Benin. Ai kishte përjetuar një aventurë gjahtarësh. Gjyshi përdridhte mustakun. Gjyshja ishte e lumtur për nipin e saj, e puthte pandërprerë. “Ky është gjahtari më i mirë në botë”, gëzohej ajo. “Në gjah duhet edhe fat”, fliste gjyshi. Beni përcillte patat që fluturuan andej Barbanës. Ishte i lumtur, gjahtari më i lumtur në botë. Dimri i parë dhe pushimet e gjysmëvjetorit i sollën një përjetim të rrallë. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Rexhë Meta, vuthjani i diplomuar në Kembrixh, që vuajti tri diktatura Historia e djalit vuthjan në Kembrixh, pikëtakimi me amerikanen e shquar. Vuajtjet në tri diktatura; u dëbua nga gjenocidi serb nga vendlindja; u internua në kampin e përqëndrimit fashist në Itali dhe më pas, në burgjet komuniste

Luljeta Progni

Kishte çaste kur dukej se fati i ndriçonte, kur dukej se midis errësirës ku e kishte përplasë fati, një shkëndijë shprese do t’i ndriçonte të ardhmen… pati çaste kur në rrugën e tij, gjeti njerëz që e deshën, por fatit tragjik nuk do të mund t’i shpëtonte kurrsesi. E tillë është jeta e Rexhë Metës, djalit të talentuar Vuthjan që mbeti jetim pa nënë, pa babë, por në rrugën e tij ndeshi amerikanen e shquar Rose Wilder Lanë, e cila do të bëhej nëna e tij. Është shqiptari i parë që jetoi madhështinë e studentit të shkëlqyer në një prej universiteteve më të famshme në botë, e atje, la gjurmën e tij përjetë, duke u përshirë në librin e artë të Kembrixhit. Rexhë Meta është njeriu që do të provonte kampet fashiste të përqendrimit dhe në fund, ato më të tmerrshmet, burgjet komuniste për 27 vjet. Rexhë Meta është njeriu që vuajti ashpër tri diktaturat

30

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

e tmerrshme të shekullit që shkoi, gjenocidin serb, kampet e përqendrimit fashist dhe burgjet komuniste. Rozë Wilder Lane është shkrimtarja e famshme amerikane që ka shkruar “Majat e Shalës”. Erdhi në Shqipëri në vitin 1921, me mision humanitar. Ishte ngarkuar nga Kryqi i Kuq Amerikan për vëzhgimin e veprimtarisë së këtij misioni në Evropë e Azi, pas Luftës së Parë Botërore. Rosë Wilder Lane ishte në Shqipëri në atë kohë, për të ndihmuar refugjatët nga Kosova dhe troje të tjera shqiptare, që ishin larguar nga dhuna e represioni serb dhe për këtë arsye, gjendeshin si refugjatë në Shqipëri. Rozë Wilder Lane drejtonte në atë kohë organizatën e quajtur “Komiteti për mbrojtjen e Kosovës”. Në këtë kohë, shkrimtarja e shquar amerikane udhëtoi drejt veriut të Shqipërisë, në zonat më të thella, në luginën e Shalës në Dukagjin, me qëllim për të hapur një rrjet shkollash atje. Rozë u shoqërua në atë udhëtim, nga një djalë i ri që quhej Rexhë Meta. Ai ishte nga Mali i Zi, nga krahina e Vuthajve dhe kishte ardhur në Shkodër, si pjesë e atyre shqiptarëve që u dëbuan nga serbët. Pas pak kohësh në Shkodër, Rexha kishte humbur të dy prindërit, duke mbetur jetim. Në këtë moment, ishte marrë në mbrojtjen e Kryqit të

Kuq Amerikan. Në grupin e fëmijëve refugjatë, Rexha dallonte për aftësitë e tij për arsimin dhe kryesisht mësimin e gjuhës angleze. Për shkak se dinte gjuhën angleze, ai u bë shoqërues i Rozë Wilder Lanë në udhëtimin e saj të famshëm në zonën e Dukagjinit, prej nga do të vinte edhe vepra e saj e famshme, “Majat e Shalës”. Gjatë udhëtimit, Rexha e kishte shpëtuar shpesh Rozën nga rreziqe të ndryshme që vinin në ato zona aq të ashpra të veriut të Shqipërisë. Një prej tyre ishte momenti delikat, kur Roza kishte rrezikuar të binte në një greminë dhe guximi i të riut Rexhë e shpëtoi shkrimtaren. Prej këtij momenti, Roza u ndje shumë borxhli për të riun përkthyes që e shoqëronte. Ajo i ofroi një shumë parash si shpërblim për shpëtimin e jetës, por Rexha e refuzoi menjëherë duke i thënë: “Ti vetëm shkruaj për Shqipërinë”. Roza ishte mahnitur nga sjellja e djalit të ri, që veç të tjerash, ishte shumë i varfër, por e refuzoi shumën e parave nga amerikania. Kaluan pak kohë dhe Roza vendosi ta adoptojë të riun fisnik. Nisi menjëherë shkollimin e Rexhës, duke e regjistruar fillimisht në shkollën teknike Harry Fultz. Pas rezultateve të shkëlqyera në Harry Fultz, Rexha nisi studimet në universitetin e Kembrixhit. Në vitin 1937,


MOZAIK

Rexha përfundoi studimet me rezultate të shkëlqyera, atje mbrojti edhe gradën doktoraturë në ekonomi. Rexha përfundoi gjithë ciklin e studimve me medalje të artë dhe për këtë arsye, emri i tij është edhe sot në librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit. Në kohën kur Rexha po përfundonte studimet në Kembrixh, nëna e tij që e kishte birësuar, Roze Wild Lane, vendosi të jetojë në Shqipëri përfundimisht. Rozë ndërtoi në Tiranë dy shtëpi, një për vete dhe një për Rexhën dhe familjen e tij, kohë kur Rexha po ndërtonte familje, pasi ishte martuar me Përtefe Lekën. Pas martesës, Rexha dhe Përtefja lindën vajzën e parë, e cila u pagëzua me emrin Bora Rose dhe emri u vendos nga prindërit e saj, me qëllim që të kujtonte gjithmonë gjyshen amerikane. Internimi në kampin e përqëndrimit në Itali Pikërisht në vitet 1939, kur Rexha ishte sistemuar me familjen dhe bashkë me të, ishte edhe e ëma Rozë Wild Lane, Rexha internohet në Itali si antifashist. Në vitin 1940, internohet në kampet e përqendrimit në Itali bashkë me familjen, ku qëndroi deri në kapitullimin e Italisë, 1943. Sapo ishte kthyer në Shqipëri, Rexha angazhohet në

Mbledhjen Themeluese të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, si delegat i Maleve të Kosovës, siç quhej Plava e Gucia. Ai u angazhua në hartimin e Statutit dhe të Programit të kësaj organizate. 27 vitet në burgjet komuniste Këtu nis kalvari i gjatë i vuajtjeve të Rexhë Metës, i cili nuk mund të shpëtohej më nga e ëma e tij Rosë Wild Lane. Rexhë Meta ishte në listën e atyre personaliteteve që regjimi komunist i kishte piketuar për t’i zhdukur. Rexha shquhej në atë kohë, si intelektual dhe patriot i zëshëm për bashkimin e tokave shqiptare. Kjo është edhe një ndër arsyet pse ishte piketuar për t’u asgjësuar, edhe për shkak të ndërhyrjes së serbëve, që e donin atë të vdekur. Rexha u arrestua në fillim të vitit 1945 dhe u dënua me vdekje. Menjëherë pas vendimit të komunistëve, për ta shpallur armik të popullit dhe për ta asgjësuar, e ëma Rose Wild Lanë u angazhua me urgjencë dhe me ndërhyrjen e autoriteteve angleze dhe amerikane, ia doli t’i shpëtoje jetën Rexhës. Regjimi pranoi të heqë dënimin me vdekje dhe vendosi dënimin me 27 vjet burg. Roza i vazhdoi përpjekjet për ta liruar, por ishte e pamundur. Rosë Wilder Lanë i shkroi një letër Bess Tru-

man, bashkëshortes së presidentit amerikan të asaj kohe, ku i kërkonte ndihmë për lirimin nga burgu të birit të saj, Rexhë Meta. Rosë Wilder Lanë nuk pushoi përpjekjet e saj përmes institucioneve të larta shtetërore amerikane, por beteja ishte shumë e vështirë. Erdhi një moment, kur familja e Rexhës e këshilloi shkrimtaren të tërhiqej nga përpjekjet e saj për ta liruar Rxhën, sepse sa më shumë ajo përpiqej, aq më shumë komunistet e shtonin presionin dhe torturat ndaj tij e familjarëve të tij. Përtefe Leka, ishte bashkëshortja e Rexhës, me të cilën Rosë po mbante kontaktet në mënyrë të fshehtë. Gjatë kësaj kohe, Përtefe Lekës i kishin pushkatuar si antikomunist, të vëllain, Bardhosh Danin. Këto informacione që Rosës i vinin nga Përtefja, e tmerruan shkrimtaren amerikane dhe për këtë arsye, ajo kërkoi ndihmën e miqve të saj të Kryqit të Kuq Evropian, që të mund të shpëtonin Rexhën dhe familjen e tij. Përpjekjet e Rose dhe miqve të saj nuk e mundësuan lirimin e Rexhës, i cili kreu 27 vjet në burgjet komuniste. Në vitin 1968, kur Rose ishte e sëmurë dhe e kishte kuptuar se ishte në ditët e fundit të jetës, një ndër amanetet që ajo i la birit të saj të dytë të adoptuar në SHBA, Roger Mac Bride, ishte porosia që ai të mos i ndalte kurrë përpjekjet për t’u lidhur me vëllain e tij në Shqipëri, Rexhë Meta. Rose Wilder Lane ndërroi jetë në vitin 1968. Ndërkohë, Rexha vazhdonte dënimin në burgjet komuniste. Pasi i përfundoi vitet e burgut, Rexha u kthye pranë familjes. Punoi për disa kohë si roje, në një ndërmarrje në Shkodër. Ndërroi jetë në vitin 1984. Në vitin 1991, i biri i dytë i birësuar i Rose Wilder Lane, Roger Mac Bride, mundi të lidhej me vajzën e Rexhë Metës, Bora Rose. Ajo kishte shkuar në Itali si refugjate në vitin 1991, atje ku e gjeti Roger dhe e mori me vete bashkë me familjen e saj, duke e vendosur në Florida, atje ku jeton edhe sot. Rrëfimet janë marrë nga libri “Saga e dhimbjes” me autore Fatbardha Saraçin. Historia e Rexhës është mbështetur në letrën dëshmi, që bashkëshortja e Rexhë Metës, Përtefe Leka, i ka dhënë autores së librit. MAPO. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

31


MJEKËSI

Gripi dhe simpto Gripi është sëmundje akute, infektive e cila përhapet së shpejti dhe mundet të paraqitet në formë: epidemie- paraqitja e sëmundjes në një rajon ose shtet nga një burim i infeksionit. Kjo sëmundje mundet të përhapet edhe në tërë botën edhe atëherë kjo gjë quhet pandemi

Gani Karamanaga Gripi shfaqet për çdo vit në këtë kohë në mënyrë masive. Në tërë botën sëmundëshmëria është 3 milion njerëz. Në botë vdesin 250 deri 500 mijë njerëz. Nga Instituti për shëndetin publik të Malit të Zi gjatë vitit 2018/2019. Në Europë , po edhe në Mal të Zi është dominues virusi i gripit të tipi A. Në shumicën e rasteve gripi është sëmundje e lehtë, por atëherë kur komplikohet mundet me qenë edhe vdekjeprurës. Edhe në regjionin e Ulqinit ka pasur raste me vdekje në vitet 2009, 2019, 2011 dhe 2015. Rasti i parë nga viti 2009 mbërriti në Spitalin special për sëmundjet e mushkërive në Brezovik, por pas një kohe të shkurtë mbaroji fatalisht. Shoku im, drejtori i këtij institucioni Prim.Dr. Radovan Mijanoviq më tha: “ Gripi i cili komplikohet me pneumoni agresive-masive mund të jetë shumë i rrezikshëm si në këtë rast..” Etiologjia Shkaktar i gripit është virusi i gripit. Imunobiologjikisht dallohen tre tipe: “A”, “B”, “C”, të cilët janë të pavarur njëri nga tjetri. Karakteristikë e tyre është që nuk ekziston imuniteti (mbrojtja) ndaj tyre. Te të sëmurit, virusi gjendet në mukozën e organeve respiratorë të sipërme, por jo në gjakun e pacientit. Në ambientin e

32

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019

jashtëm depërtojnë me kollitje dhe nëpërmjet ajrit. Këto makromolekula quhen pikëzat e Flüge-ut, sipas shkencëtarit gjerman. Flüge. Tipi “A “ është më agresiv. Përhapja e sëmundjes Gripi përhapet në mënyrë ajrore, përmes makromolekulave dhe së shpejti mund të infektojnë shumë njerëz. Kjo është mënyra direkte, kurse ajo indirekte e zhvillimit të përhapjes është shumë më e rrallë për arsye se virusi shumë dobët qëndron në ambientin e jashtëm. Gripi sulmon më së shumti organet e sipërme respiratore (të frymëmarrjes) dhe nganjëherë edhe mukozën e syve. Patogjeneza Dallohen disa faza. Faza e parë virusogjene e cila dominon në fillim të sëmundjes. Faza e dytë – bakterike – e cila manifestohet më vonë, pas efekteve të viruseve në mukozën respiratore ( dëmtime, erozi dhe nekrozë). Inkubacion: është periudha prej momentit të hyrjes, së shkaktarit ( viruseve) në organizimin e njeriut e deri te paraqitja e sëmundjes. Tek gripi inkubacioni është shumë i shkurtë 1-2 ditë. Pandemia e parë (epidemi me përmasa të mëdha gjeografike) ka qenë me 1918-1919 me emrin “Gripi spanjollë”. Atëherë kanë vdekur në tërë botën rreth 20 milionë njerëz. Në vitet 1956-1957 prej Hong Kongut është përhapur “ Gripi i Azisë” me mortalitet (vdekshmëri) të madhe. Epidemitë e gripit shfaqen në cikle: tipi “A” është prezent çdo 2-4 vite,

kurse tipi “B” çdo 4-6 vite. Në kushtet bashkëkohore kur jeta është shumë e shpejtë dhe komunikimi ndërmjet qeverive dhe kontinenteve zhvillohet në mënyrë intensive, përhapja e gripit është shumë e shpejtë dhe atëherë kemi epidemi edhe pandemi. Shfaqja klinike Gripi fillon menjëherë me temperaturë të lartë, me dobësi të madhe të gjithë trupit, me ethe. Mukoza e syve është e skuqur, gjithashtu hundët dhe mukoza e tyre e skuqur me sekrecion të madh, tonsilët ( bajamet) janë të zmadhuara dhe të skuqura ( hiperemia). Mund të ketë edhe gjakderdhje prej hundëve. Sipas afiniteteve të virusit mund të kemi edhe manifestime klinike nga zemra: ndryshimi i ritmit (tahikardia), më radhë bradikardia (shpejtimi ose ngadalësimi i punës së zemrës). Dallohen disa lloje klinike të gripit: -gripi me simptome prej organeve të tretjes –digjestive (humbja e oreksit, vjellja e ushqimit, diarreja –barkëqitja, temperaturë e lartë ) -gripi me simptome nervore: temperaturë, simptomat respiratorë ,dhimbje e madhe e kokës, dhimbje si dhe dobësi në lëvizjet e qafës ,ndryshime psikike... -gripi shumë i shpejtë :kur shenjat e sëmundjes janë shumë të manifestuara e të paraqitura ,dhe me komplikacione të llojllojshme dhe mundet në mënyrë fundrojante (shumë të shpejtë dhe të rëndë) të zhvillohen simptomat dhe mbarimi fatal (vdekja). Diagnoza është shumë e lehtë kur kemi epideminë e përhapur. Ne klinikat infektive diagnoza vërteto-


MJEKËSI

omat e tij

het në mënyrën e izolimit të virusit si edhe me reaksionin e fiksimit(lidhjes) të komplementit. Komplikacionet Shfaqen për arsye të një infeksioni viroz, vazhdon edhe në mënyrë sekondare ajo bakterike si Otitis media dhe sinusitisi (sëmundja e veshëve dhe sinusëve – hapësirave të eshtrave të kokës). Pneumonitë (kallja e mushkërive)lajmërohet në dy mënyra: -pneumoni gripoze, e shkaktuar prej virusit të gripit me temperaturë e lartë, tahikardi, frymëmarrje të vështirësuar e ndryshim të ngjyrës së buzëve dhe gishtave. -pneumonia postgripoze ose bakterike: Paraqitet pas një kohe dhe ka pamjen klinike si pneumonia e shkaktuar prej pneumokokut. Në kushtet bashkëkohore këto komplikacione sot janë me te rralla. Por, kur lajmërohen mund të jenë me simptome shumë të rënda dhe të mbarojnë fatalisht. Kjo gjë ndodhë për arsye se këto komplikacione janë më së shumti të të moshuarit si edhe të ato më sëmundje kronike të përhëreshme., gjithashtu edhe te fëmijtë deri në moshën pesëvjeçare. Komplikacionë i rëndë është edhe

SDRA ( Sindromi Distres Respirator Akut ) i cili ishte vdekeprues te fëmijtë e vegjël në Spitalin rajonal të Tivarit dhe në Institutin për sëmundjet e fëmijve në Podgoricë gjatë janarit 2019. Terapia dhe prevenca Kur është në pyetje gripi dhe komplikacionet u mundshme duhet të kemi parasysh se deri tani nuk ekziston terapi specifike kundër viruseve të gripit. Te rastet pa komplikime përdoret: aspirina, pije të ngrohta, lëngje, vitaminat si dhe terapia simptomatike: antitusika (kundër kollitjes). Terapia antimikrobike (antibiotikë) përdorohet gjithmonë kur kemi evidencën prezencën e komplikacionevë të lartpërmendura. Mund të jepen në mënyrë orale (gojë) si ampicilina, amoksicilina, cefallosporinët e gjeneratës së dytë, kinolonët etj. Duhet theksuar se pneumonia gripoze ose bakterike ka trajtim të posaçëm. Këto pacientë shërohen në spital. Normalisht trajtohen me terapinë antimikrobike sipas antibiogramit dhe në mënyrë plotësuese me infuzione, terapi për zbritjen e temperaturës, terapi kardiovaskulare, terapi për përmirësimin e frymëmarrjes etj.

Vaksina Vaksina mundet të merret gjatë tërë sezones të paraqitjes , por më së miri është të merret një muaj para fillimit të gripit, për arsye se për zhvillimin e imunitetit duhet të kaloj 2-3 javë prej vaksinimit. Vaksina përmban antigjenët specifike prej viruseve të cilët kanë shkaktuar epideminë dhe është mënyrë e preventimit efikas kundër gripit. E indikuar është te të moshuarit mbi 65 vjet, te të sëmurit prej sëmundjeve kronike siç janë: sëmundja e sheqerit, sëmundjet e zemrës-kardiake, sëmundjet kronike të organeve të frymëmarrjes (sëmundja kronike obstruktive e mushkërive), gjithashtu mund të vaksinohen edhe personat të cilët jetojnë në mënyrë kolektive si edhe në vende më kushte jete të vështira. Vaksinimi bëhet në Shtëpitë e Shëndetit, në repartin përkatës(shërbimi higjienoepidemiologjik-reparti për vaksinim).Vaksina mund të jepet edhe fëmijëve si edhe grave shtatzëna pas muajit të tretë të shtatzënisë. Kontraindikacionet e vaksinës: sëmundjet akute më temperaturë të lartë, gjendjet tjera me temperaturë . alergjia, te pacientet më sëmundje malinje, kur janë në trajtim me krimoterapi dhe radioterapi. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

33


MOZAIK

Shoqata “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku ndihmoi njëzet studentë

Kontribut i çmuar p superior të gjenerat Këtë vit ne kishim mbi 160 aplikantë për bursë, mirëpo vetëm njëzet arritëm t’i bursojmë. Në konkurs ekziston një afat kohor, mirëpo këtë afat shumica nga ata nuk e respektojnë dhe dokumentacionin e nevojshëm e dërgojnë jashtë këtij afati dhe si rjedhojë, aplikimi i tyre nuk shqyrtohet, andaj apeloj tek të gjithë studentët që të kenë kujdes gjatë aplikimit”, u shpreh kryetari i kësaj shoqate Ëjllo Berishaj

34

Javore KOHA

E ENJTE, 31 JANAR 2019


MOZAIK

ër shkollimin tave të reja

Tuz – Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, duke vijuar traditën gati tridhjetëvjeçare të humanizmit ndaj vendlindjes, ka shpërblyer njëzet studentë nga Malësia për vitin akademik 2019. Gjatë ceremonisë së ndarjes së bursave e cila u mbajt në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, kanë përshëndetur Ëjllo Berishaj, kryetar i kësaj shoqate dhe Kristjan Dukaj. Dukaj ndër të tjera ka potencuar misionin human dhe të shenjtë të kësaj shoqate ndër vite, duke thënë se përmes mbështetjes së vazhdueshme, kjo shoqatë inkurajoi qindra të rinj dhe të reja që të vazhdojnë shkollimin e lartë për t’u bërë kështu profesionistë në fusha të ndryshme të shoqërisë. Ndërkohë, kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, Ëjllo Berishaj duke përgëzuar studentët fitues të bursës së sivjetshme si dhe donorët e kësaj shoqate për kontributin që dhanë, ai shpalosi edhe një historik të kësaj shoqate nga themelimi e deri në ditët e sotme dhe veprimtarinë e gjerë humane që ka dhënë për vendlindjen në sektorë të ndryshëm.

“Këtë vit e kemi pak të kufizuar numrin e studentëve që përfituan bursë duke pasur parasysh se Malësia ka nevoja të tjera edhe më të mëdha sikurse kishte dje ose që do të ketë nesër. Këtë vit ne kishim mbi 160 aplikantë për bursë, mirëpo vetëm njëzetë arritëm t’i bursojmë. Në konkurs ekziston një afat kohor, mirëpo këtë afat shumica nga ata nuk e respektojnë dhe dokumentacionin e nevojshëm e dërgojnë jashtë këtij afati dhe si rjedhojë, aplikimi i tyre nuk shqyrtohet, andaj apeloj tek të gjithë studentët që të kenë kujdes gjatë aplikimit”, u shpreh kryetari i kësaj shoqate, Ëjllo Berishaj. Ai gjatë këtij takimi me studentët, theksoi edhe disa vërejtje kundrejt tyre kur bëhet fjalë për mbiemrat e sllavizuar me (iq dhe viq) të cilët siç tha ai, mbi 90 studentë aplikues i mbajnë. Berishaj ka bërë apel që ata të mbajnë mbiemra shqip, për të ruajtur identitetin kombëtar në këtë trevë. Në të njëjtën kohë, studentët e pranishëm i ka përshëndetur gazetari Senad Gilaj por dhe ish- bursist i kësaj shoqate gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar i cili falënderoi

pamasë këtë shoqatë bamirëse, duke vlerësuar lartë kontributin e paçmuar që ajo dha për shkollimin e gjeneratave të tëra të studentëve malësorë. “Ky moment më përkujton vitin 1994 kur fillova studimet dhe i vazhdova me ndihmën tuaj financiare. Vitet kaluan kurse ju vazhduat të njëjtin misioin, inkurajimin dhe mbështetjen e studentëve malësorë, për të ardhmen e Malësisë. Desha të dëshmojë se unë isha brezi i parë që përfitova bursën nga ju para njëzetegjashtë viteve, kurse sot përjetova që edhe fëmija im të shpërblehet me bursë nga shoqata juaj. Të nderuar përfaqësues të shoqatës “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, falë jush sot, brezi i dytë i studentëve shqiptarë gëzon mbështetjen tuaj për të vazhduar njëjtë në ndërtimin e ardhmërisë së Malësisë”, tha Gilaj, duke inkurajuar studentët që të vazhdojnë fuqishëm rrugëtimin e shkollimit të tyre për të kontribuar frytshëm në vendlindje. Përfituesit e bursave të sivjetshme studimet i vazhdonin nëpër degë të ndryshme të universiteteve vendore dhe rajonale, mirëpo dominonte t. u. dega e mjekësisë. E ENJTE, 31 JANAR 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 31 janar 2019

Viti XVlll Numër 849 Çmimi 0,50

Kuvendi mbarëkombëtar re për ngjarjet jubila ISSN 1800-5696

Servilizmi si dukuri e shoqërisë sonë

Arsye dhe instinkt


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.