Koha 850

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 850 Çmimi 0,50

Loja me Skënderbeun ISSN 1800-5696

Poçari dhe pazari në një tjetër shekull

Vendim i shumëpritur dhe i përshëndetur


PËRMBAJTJE

5

6 Populli i arsimuar nuk duron robërinë

Ada sërish për qiradhënie shumëvjeçare

10

12 Të shohësh vetëm yjet

Në rrezik edhe Ballkani Perëndimor

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019


PËRMBAJTJE

18

26 Dy monumente të harruara në Anë të Malit

Në pritje të institucionalizimit të bashkëpunimit

28

32 Tradita dhe trashëgimia që vazhdon

Boshatisja e fshatrave shqiptare KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 7 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 850 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Poçari dhe pazari në një tjetër shekull

Vendim i shumëpritur dhe i përshëndetur

tjetër shekull pazari në një Poçari dhe

përshëndetur shumëpritur dhe i Vendim i

Skënderbeun Loja me

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Loja me Skënderbeun

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e vendeve të rajonit themeluan Klubin e Podgoricës

Për prosperitet, marrëdhënie të mira dhe afirmim të vlerave evropiane Podgoricë - Klubi i Podgoricës, i cili mblodhi së bashku ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e vendeve të rajonit, u themelua të premten në Podgoricë. Anëtarë të Klubit të Podgoricës janë ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Sllovenisë dhe Serbisë. Siç thuhet në aktin themelues, Klubi i Podgoricës do t’i përkushtohet prosperitetit, marrëdhënieve të mira dhe afirmimit të vlerave evropiane në shtetet anëtare të këtij klubi si dhe rajonit të Evropës Juglindore. Përveç kësaj, theksi do të vihet në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Ish-presidenti malazez, Filip Vujanoviq, ka thënë se Klubi i Podgoricës nuk do të merret me historinë, por me të ardhmen. “U përcaktuam për këtë përbërje të shteteve, për shkak se BE-ja në dokumentin e saj strategjik të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor ka shënuar këto gjashtë shtete si partnerë, ndërsa Kroacia dhe Sllovenia tashmë janë në BE

4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

dhe ne besojmë se së bashku në bashkëpunim me to duhet të kemi një urë bashkëpunimi me BE-në dhe se ata duhet të jenë një lloj motori i veprimit tonë. Është e sigurt se takimin e radhës do ta kemi në Zagreb apo në Lubjanë, sa më parë, dhe se kjo do të mbahet para zgjedhjeve për Komisionin e BE-së për t’i bërë thirrje BE-së për të pranuar kandidaturën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për fillimin e negociatave”, ka thënë Vujanoviq. Ai ka komentuar edhe rreth procesit të bisedimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. “Ne e kuptojmë lodhjen e Evropës, por BE-ja gjithashtu duhet të kuptojë lodhjen e pritjes. Nëse presim shumë, shumë gjatë dhe panevojshëm, atëherë kjo nuk është një kompliment për BE-në dhe zgjerimin”, tha Vujanoviq. Zllatko Lagumxhija, ish-kryetar i Këshillit të Bosnjë e Hercegovinës, ka thënë se një nga idetë themelore të Klubit të Podgoricës do të jetë përpjekja për artikulimin e vizionit 2030, vizionin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore. “Ne jemi një tërësi logjike në përpjekje për të kërkuar një vizion të Ballkanit

Perëndimor deri në vitin 2030, por, nga ana tjetër, ajo duhet të përfshihet në vizionin e BE-së 2030. Prandaj, ne përpiqemi të ndikojmë për të krijuar një klimë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e BE-së është një rrugë dykahëshe, ku në qoftë se dështon njëri, nuk do të ketë sukses as tjetri dhe anasjelltas”, ka thënë ai. Në themelimin e Klubit të Podgoricës të pranishëm kanë qenë ishKryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ish-Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zllatko Lagumxhija, ish-Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe ai i Sllovenisë, Danillo Turk. Gjithashtu të pranishëm ishin ish-kryeministrat e Serbisë dhe Kroacisë, Mirko Cvetkoviq dhe Jadranka Kosor. Përveç themeluesve, anëtarë të Klubit të Podgoricës janë zgjedhur edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ish-Presidentin i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pastaj Milan Kuçan, ish-President i Sllovenisë, Stjepan Mesiq, ish-President i Kroacisë, Natasha Miçiq, ish-Presidente e Serbisë, Igor Llukshiq, ish-kryeministër i Malit të Zi, dhe Hari Kostov, ish-kryeministër i Maqedonisë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale ka vërtetuar Propozim Vendimin mbi planin e privatizimit për vitin 2019

Ada sërish për qiradhënie shumëvjeçare Podgoricë – Në mbledhjen e 15-të të Këshillit për Privatizim dhe Projekte Kapitale, të mbajtur të premten, të cilën e ka udhëhequr kryetari i Këshillit, kryeministri Dushko Markoviq, është vërtetuar Propozim Vendimi mbi planin e privatizimit për vitin 2019, i cili i është dërguar për miratim Qeverisë së Malit të Zi. Ndër lokalitetet turistike ose ndërmarrjet shoqërore që planifikohen të privatizohen në këtë vit është edhe Ada e Bunës, që funksionin në kuadër të NHT “Riviera e Ulqinit”. Sipas Propozim Vendimit, për Adën

parashikohet valorizimi turistik përmes modelit të dhënies shumëvjeçare me qira, nëpërmjet zhvillimit, ndërtimit, financimit dhe menaxhimit të këtij kompleksi turistik ekskluziv dhe ishulli. Ada e Bunës konsiderohet si një prej potencialeve turistike më të mëdha të Ulqinit, por edhe në tërë Malin e Zi, për privatizimin e së cilës deri tani kanë shprehur interesim kompani ndërkombëtare me renome. Përpos Adës, në planin e privatizimit përmes modelit të privatizimit në tender, qiradhënies shumëvjeçare

dhe shitjes së aksioneve në bursë, janë edhe disa lokalitete turistike dhe shoqëri aksionare. Në Propozim Vendimin mbi planin e privatizimit për vitin 2019 të Këshillit për Privatizim dhe Projekte Kapitale theksohet se qëllimi është shkalla më e lartë e rritjes ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e investimeve dhe eksportit dhe krijimi i bazës për të ardhura më të mëdha dhe rritjen e standardit jetësor të banorëve krahas rritjes së konkurrencës së ekonomisë së Malit të Zi. (Kohapress)

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Populli i arsimuar nuk duron robërinë Qani Osmani

Nëntori është muaji i festave kombëtare, muaj i rëndësishëm ku tradicionalisht promovohen vlerat e identitetit shqiptar. Pjesë e këtij promovimi ka qenë gjithmonë krenaria për prejardhjen dhe mbijetesën shekullore të një kombi autokton dhe të larmishëm, të një kombi që ka praktikuar disa religjione të ndryshme e megjithatë është bashkuar gjithnjë rreth një boshti të vetëm të identitetit kombëtar, i cili ka mbijetuar të gjitha ndasitë dhe të gjitha rreziqet e asimilimit. 28 Nëntori është padyshim data që i bashkon të gjithë shqiptarët në festën e Flamurit të përbashkët. Është data që shënon shumë momente të rëndësishme historike. Datë kur Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ngriti për herë të parë flamurin me të cilin sot e kësaj dite identifikohen shqiptarët kudo që janë, atë flamur që më vonë e ngriti Ismail Qemali në Vlorë për të shënuar krijimin e shtetit të pavarur shqiptar pas një pushtimi pesëqind-vjeçar nga Perandoria Osmane. Ngritja e atij flamuri shënon dy momente historike të rezistencës nga asimilimi. Momenti i parë është ai kur një djalë i

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

marrë peng nga Perandoria Osmane, i shndërruar në jeniçer, e rigjen identitetin e vetë dhe kthehet për të luftuar e për të mbajtur rezistencën e kombit të vetë por edhe të vlerave evropiane të asaj kohe, përballë një pushtuesi i cili ishte në rritje dhe ekspansion. Përtej rezistencës prej disa dekadash, sërish ky komb bie nën pushtimin e asaj fuqie që në atë kohë ishte në rritje e që pastaj për 500 vite me radhë ushtroi pushtetin dhe hegjemoninë e tij në vendet që Skënderbeu i kishte çliruar. Jo rastësisht kësaj figure historike i thuren lavdi edhe nga shkrimtarë evropianë dhe kujtimi i tij është skalitur në shumë qytete moderne evropiane. Momenti i dytë tregon përfundimin e kësaj hegjemonie 500-vjeçare dhe rivendosjen e vlerave kombëtare shqiptare tanimë në mënyrë institucionale, duke krijuar shtetin e parë shqiptar, shtet ky i cili sërish promovoi vlerat perëndimore, vlera të tolerancës dhe të zhvillimit karakteristik për shtetet moderne evropiane. Një pyetje me vend është si arriti që të ruhet ky identitet edhe përtej pushtimeve të ndryshme hegjemoniste?

Ajo që i ka bërë historikisht shqiptarët t’i mbijetojnë asimilimit ka qenë rezistenca ndaj pushtuesit përmes ruajtjes së vlerave tradicionale kombëtare. Por ajo që e bën një komb modern të mbijetojë është mundësimi i sundimit të së drejtës dhe ligjit. Pa këto vlera shtetet kthehen në shtete totalitare dhe hegjemoniste, të cilat e dëmtojnë pikërisht identitetin kombëtar të atyre popujve që jetojnë në atë shoqëri

Përgjigja është tek festa e cila festohet një javë para ditës së flamurit, dita kur në Kongresin e Manastirit përpilohet alfabeti i unifikuar i gjuhës shqipe. Kjo është festa e cila i solli të gjitha festat tjera, sepse vetëm përmes arsimimit si dhe punës së palodhshme intelektuale të rilindësve ishte e mundur të mbijetojë dhe të kultivohet ai identitet i cili u rezistoi shumë rreziqeve nga asimilimi. Që në momentin kur Naum Veqilharxhi e Konstandin Kristoforidhi krijuan alfabetet e para të gjuhës shqipe të cilat më vonë u unifikuan në Kongresin e Manastirit filloi rimëkëmbja institucionale e atij identiteti që për 500 vjet kishte mbijetuar falë traditës zakonore të familjes shqiptare. Krijimi i shkollës së parë në Korçë, datë të cilën po ashtu e festojmë si festë kombëtare më 7 Mars, mundësoi përhapjen e vlerave kombëtare përmes arsimimit në gjuhën shqipe. Këto tri festa janë esenca e identitetit mbarëshqiptar, data të lidhura njëra me tjetrën historikisht, data të cilat mbeten përgjithmonë në kujtesën kolektive të një kombi krenar për prejardhjen e vetë. Sot këto festa që sollën njëra- tjetrën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION festohen në shumë mënyra. Gjithnjë e më tepër në këto festa paraqiten vlerat moderne artistike të kombit shqiptar të cilat japin një kënaqësi të veçantë gjatë festimit. Por mbi të gjitha është e rëndësishme, që të mos harrohet asnjëherë fakti që pikërisht “arsimimi” na ka bërë të mundur mbijetesën si gjuhë dhe si komb, ai arsimimi të cilin sot nuk e marrim seriozisht, ai arsimim të cilin shpesh jemi në gjendje ta sakrifikojmë për gjëra më pak të rëndësishme duke harruar thënien shekullore të Naim Frashërit: “Vetëm popujt e arsimuar s’mund të jenë të robëruar”. Tani kur shikohen shkollat tona të të gjitha niveleve(cikleve), dhe kur merret parasysh kjo thënie e Naimit, shumë gjëra bëhen të qarta. Ne mund të bëjmë shumë më tepër për të pasur një arsimim kualitativ dhe jo vetëm formal. Ne mund të investojmë më tepër në dije dhe kulturë, ne mund ta marrim më seriozisht arsimin dhe të insistojmë në atë që nxënësit dhe studentët tanë të fitojnë dije të vërteta dhe jo fiktive, njohuri që do t’i bëjnë ata të aftë të maten me bashkëmoshatarët e tyre evropianë. Ne kemi dëshmuar historikisht se mund ta bëjmë këtë, në kohët kur shkollat tona kanë qenë të njohura

ndërkombëtarisht dhe kur nxënësit tanë vërtetë kanë garuar me nxënës nga e gjithë bota. Sot vështirë është të shihet një kualitet i tillë i arsimit dhe kjo gjë sikur neglizhohet ngapak nga e gjithë shoqëria shqiptare. Është e dhimbshme të neglizhohet arsimi nga vetë pjesëtarët e një kombi kaq krenar, është e dhimbshme që gjërat të mësohen shkel e shko dhe jo me thellësinë e duhur që një studim duhet ta ketë. Prandaj, duhet gjithmonë të kujtohemi, se festat tona që sollën të gjitha festat tjera, janë pikërisht ato që lidhen me arsimimin e një populli të sunduar me shekuj. Dhe momenti i dytë për të shprehur në mënyrë moderne patriotizmin është momenti i sundimit të së “drejtës”. Shqiptarët sot, në të gjitha shtetet ku ata jetojnë, kanë mundësinë dhe rastin të marrin pjesë në sundimin e së drejtës dhe të përhapin drejtësinë fundamentale, duke qenë prokurorë e gjyqtarë e duke e ndjekur pa mëshirë kriminalitetin. Ajo që i ka bërë historikisht shqiptarët t’i mbijetojnë asimilimit ka qenë rezistenca ndaj pushtuesit përmes rruajtjes së vlerave tradicionale kombëtare. Por ajo që e bën një komb modern të mbijetojë është mundësimi i sundimit të së drejtës dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ligjit. Pa këto vlera shtetet kthehen në shtete totalitare dhe hegjemoniste të cilat e dëmtojnë pikërisht identitetin kombëtar të atyre popujve që jetojnë në atë shoqëri. Në shtetet ku nuk ka sundim të ligjit nuk ka as edhe përparim ekonomik dhe nuk ka perspektivë për të rinjtë, të cilët të dëshpëruar e lëshojnë vendin dhe tani më vullnetarisht asimilohen dhe e mundësojnë realizimin e atij qëllimi të cilin pushtues të ndryshëm nuk kanë arritur ta realizojnë me forcë. Në këto kohëra moderne, për ta zhdukur një popull është shumë lehtë: shkatërro arsimin dhe sistemin e së drejtës dhe gjithçka tjetër do të vetëshkatrohet. Sepse një komb në një botë moderne nuk arrin të mbijetojë pa këto dy shtylla të rëndësishme, pa drejtësi dhe pa arsim. Prandaj, këto dy gjëra, duhet shikuar si vlera patriotike të të gjitha kombeve krenare që synojnë të mbijetojnë edhe kohën e modernizimit dhe jo vetëm të jenë të ngujuara në të kaluarën, në rezistencën historike ndaj së keqes dhe pushtuesit. Në mënyrë që kjo rezistencë të vazhdojë edhe në të ardhmen, duhet investuar më shumë dhe duhet trajtuar më seriozisht drejtësia dhe arsimi.

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Washington Post

A do të mund t’i mbijetojë euro krizës së ardhshme financiare “Me gjasë, do të kemi një recesion tjetër amerikan”- thotë Paterson, i cili ka shkruar raportin e Trustit Besemer. Atëherë do të shohim nëse qeveritë, bankat dhe bizneset e Evropës, do të mund të përballojnë presionet e krijuara nga borxhi i lartë dhe rritja e ulët ekonomike – dhe nëse euroja mund t’ia dalë sërish të mbijetojë

Robert Samuelson

Në ditëlindjen e saj të 20-të, më e mira që mund të thuhet për euron – monedhën evropiane të përdorur nga 19 vende – është se ajo ka mbijetuar. Dy dekada pas futjes në përdorim në vitin 1999, monedha e përbashkët evropiane nuk ka arritur qëllimet e saj kryesore: rritjen ekonomike dhe forcimin e mbështetjes publike për institucionet politike evropiane. Në shumë aspekte, ka ndodhur vetëm e kundërta. Ekonomia e eurozonës – të gjitha vendet që kanë adoptuar euron; Britania dhe disa të tjerë nuk pranuan të bëhen pjesë – mbeten prapa Shteteve të Bashkuara sa i përket rritjes ekonomike. Për vitin 2019, rritja parashikohet të jetë vetëm 1.6 për qind, krahasuar me 2.6 për qind për SHBA-në.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Më keq akoma, negociatat polemizuese mbi shpëtimin e anëtarëve më të dobët të eurozonës – Greqia, Spanja, Portugalia dhe Italia – kanë lënë një shije të hidhur. Vendet debitore, mendojnë se janë trajtuar keq nga vendet më të pasura kreditore, veçanërisht Gjermania. Ndërkohë, kreditorët nuk janë të kënaqur me detyrimin për të shpëtuar fqinjët e tyre më të varfër. Inatet mbeten. E gjithë kjo varet nga kriza e tanishme politike e Evropës, nga populizmi i saj në rritje, nga zemërimi i saj mbi emigracionin, dhe nga konflikti rreth daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Një tjetër krizë e euros – një skenar ky i mundshëm – do t’i përkeqësonte më tej gjërat. Italia duket veçanërisht e prekshme, me pak rritje ekonomike dhe borxhe qeveritare në rreth 130 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, vë në dukje Rebeka Paterson në një raport për “Bessemer Trust”, një kompani e shërbimeve financiare. Për avokatët e saj, joshja e euros ishte e thjeshtë. Eliminimi i moned-

have të veçanta të vendeve anëtare të BE-së, do të zvogëlonte shqetësimin mbi konvertimin e parave, do të nxiste norma të qëndrueshme të këmbimit, dhe do të stimulonte tregtinë. Rritja më e shpejtë ekonomike, do të justifikonte një kontroll më të centralizuar, pra një BE më të fuqishme Në fillim, gjërat shkuan mirë. Normat e interesit ranë ndjeshëm, veçanërisht për huamarrësit më të dobët. Në janarin e vitit 1999, normat e obligacioneve qeveritare 10-vjeçare italiane, qenë gati të njëjta me normat e obligacioneve të ngjashme gjermane, megjithëse ekonomia gjermane dhe shanset e rimbursimit, ishin shumë të të larta se sa ajo e Italisë. Në të kundërt, normat italiane të interesit ishin shumë më të larta përpara euros (hendeku midis normave gjermane dhe italiane, ishte 5 pikë për qindtë në fillim të vitit 1995). Vende të tjera debitore, u lehtësuan nga normat më të larta të interesit. Arsyetimi i dukshëm për normat më të ulëta ishte ky: Investitorët beso-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nin se disiplina e një monedhe të vetme, do të detyronte shumë vende më të varfëra të BE, të përmirësonin ekonomitë e tyre- dhe më pak optimistët – nëse kanë probleme, ata do të shpëtonin nga të tjerët. Pra, rreziku i kreditimit kishte rënë; dhe mund të huazohej më shumë. Rezultati nuk duhet të ketë habitur askënd. “Pati një bum të kredisë”thotë ekonomisti Adam Pozen i Institutit Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare. Bankat gjermane, franceze, holandeze dhe belge i huazonin para huamarrësve grekë, spanjollë, italianë dhe portugezë. Paratë blenë bonot greke dhe pasuritë e patundshme spanjolle. Të gjithë ishin të lumtur. Greqia, Spanja dhe debitorët e tjerë gëzonin kënaqësitë e parave të lehta. Gjermania dhe vendet e tjera kreditore, përfituan nga eksportet e mëdha që nga ana tjetër, financoheshin nga kreditë nga bankat e këtyre vendeve. Problemi ishte se kreditorët dhanë kredi me tepri, dhe debitorët morën më shumë borxhe sesa mund të kthenin. Recesioni i Madh, që preku Shtetet e Bashkuara në vitet 20072009, rezultoi fatal. Efektet e tij anësore, duke përfshirë një rënie të

madhe të tregtisë globale, dëmtuan shumë huamarrës dhe huadhënës evropianë. Disa huadhënës nuk kishin dëshirë, apo mundësi të ripërtërinin kreditë e tyre. Kishte “ndalesa të papritura”, siç e vë në dukje Pozen. Për të shmangur falimentin, huamarrësit u detyruan të marrin kredi nga qeveria (nga bankat qendrore dhe agjencitë ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar) ose të ulnin shpenzimet dhe të rrisnin taksat. Pikërisht këtu ndodhën edhe negociatat më të vështira, pasi huadhënësit dhe huamarrësit debatuan mbi kushtet. Një zgjidhje e mundshme, ishte që vendet debitore të braktisnin euron, dhe të ktheheshin tek monedhat e tyre kombëtare – dhe ta bënin këtë me normat konvertimi që favorizonin huamarrësit. Kjo nuk ndodhi, megjithëse ka pasur shumë spekulime se mund të ndodhte. Gati të gjithë u pajtuan se shpërbërja e euros do të kishte përfshirë çështje jashtëzakonisht të vështira ligjore, politike, operacionale dhe morale. Megjithatë, kjo ishte një mundësi. Nëse disa vende e kishin hedhur poshtë euron, çfarë do të kishte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ndodhur? Asgjë? A nuk po bëjnë po kështu shumë vende? Një recesion i thellë global? Asnjë nga këto nuk ndodhi, pjesërisht pasi askush nuk mund t’i përgjigjej me besim këtyre pyetjeve. Një tjetër arsye, është se euro mbetet popullore në union. Nga një studim, 74 për qind e përdoruesve të euros e mbështesin atë. Njerëzit favorizojnë euro, megjithëse jo masat e nevojshme për ta bërë atë funksionale. Në fund, Banka Qendrore Evropiane bleu bono me vlerë 2.6 trilionë euro (rreth 3 trilionë dollarë me kurset aktuale të këmbimit), për të mbështetur monedhën e përbashkët, pasi president i BQE-së, Mario Dragi, u zotua në mesin e vitit 2012, të bënte “çfarëdolloj gjëje që duhej”, për të shpëtuar euron. Historia vazhdon. “Me gjasë, do të kemi një recesion tjetër amerikan”- thotë Paterson, i cili ka shkruar raportin e Trustit Besemer. Atëherë do të shohim nëse qeveritë, bankat dhe bizneset e Evropës, do të mund të përballojnë presionet e krijuara nga borxhi i lartë, dhe rritja e ulët ekonomike – dhe nëse euroja mund t’ia dalë sërish të mbijetojë. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Kërcënimet ndaj sigurisë botërore

Në rrezik edhe Ballkani Perëndimor Zyrtarët më të lartë të zbulimit amerikan, përfshirë Drejtorin e FBI-së, Chris Wray dhe Drejtoreshën e CIA-s, Gina Haspel, paralajmëruan për kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ndaj sigurisë botërore, si pasojë e bashkëpunimit në rritje e sipër midis Kinës dhe Rusisë

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Ata paraqitën të martën raportin vjetor -- para Komisionit të Senatit për Zbulimin të Shteteve të Bashkuara – dhe për të dhënë dëshmi mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet bota këtë vit. Përveç dëshmive nga ai vetë dhe nga udhëheqësit më të lartë të Enteve të Zbulimit amerikan, Drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats, i dorëzoi Komisionit të Senatit raportin vjetor me vlerësimet e enteve amerikane të Zbulimit, për paralajmërimet ndaj kërcënimeve që i kanosen sigurisë kombëtare dhe botërore. Z. Coats shkruan në parathënien e raportit që i dorëzoi Senatit se, “Kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara do të shtohen dhe do të marrin forma të ndryshme gjatë këtij viti, shkaktuar pjesërisht nga

10

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

bashkëpunimi i ngushtë midis Kinës dhe Rusisë, ndërkohë që ato do të garojnë më intensivisht në nivel ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara dhe me aleatët dhe partnerët e tyre tradicionalë. Garat po ndodhin në të gjitha fushat, përfshirë konkurrencën për superioritet teknologjik dhe ushtarak, përfshirë gjithnjë e më shumë edhe vlerat, si pjesë e kësaj gare. Rusia dhe Kina po përpiqen të përcaktojnë dinamikat e sistemit ndërkombëtar dhe të sigurisë rajonale dhe të ushtrojnë njëkohësisht influencën e tyre politike dhe ekonomike në të gjitha rajonet e botës, e sidomos në rajonet gjeografike afër tyre”, thuhet në raportin e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar. Drejtori i Zbulimit Kombëtar. Z. Dan Coats u tha gjithashtu anëtarëve të Komisionit të Senatit se Rusia dhe Kina e ndoshta edhe vende të tjera do të përpiqen të përdorin mediat sociale dhe mjete të tjera, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020. Në raport theksohet fakti se “Kina dhe Rusia kanë lidhur një aleancë më të fortë se kurdoherë tjetër, ndoshta ç ‘prej viteve 1950-ave, duke nën-

vizuar se ka të ngjarë që këto lidhje të forcohen edhe më shumë gjatë këtij viti, sidomos kur përputhen disa prej interesave të tyre, në kundërshtim me vlerat demokratike perëndimore dhe të zbatimit të të drejtave bazë të njeriut.” Në parathënie të raportit mbi kërcënimet ndaj sigurisë botërore, dorëzuar të martën Senatit, nënvizohet gjithashtu se: “Ndërkohë që Kina dhe Rusia po përpiqen të shtrijnë influencën e tyre globale, ato njëherazi po shkelin edhe normat e sigurisë, të njohura dhe të pranuara tanimë ndërkombtarisht, duke shtuar në këtë mënyrë rrezikun për shpërthimin e konflikteve rajonale, sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Lindore”, theksohet në raport. Ekspertët e Zbulimit amerikan shprehin gjithashtu shqetësimin e tyre se kësaj atmosfere pasigurie për botën i kontribuon edhe fakti se aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara po kërkojnë një pavarësi gjithnjë e më të madhe nga Uashingtoni, në përgjigje të atyre që ata supozojnë se janë ndryshime në politikat amerikane të sigurisë dhe të tregtisë, ndërkohë që tregohen më të gatshëm se në të kaluarën që të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

arrijnë marrëveshje për partneritete dypalëshe ose shumëpalëshe. Ndër të tjera, ata paralajmërojnë se sistemi ndërkombëtar i pas Luftës së Dytë Botërore është gjithnjë e më shumë nën trysni -- përballë kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike, përhapjes së armëve bërthamore, garës në hapësirë dhe konflikteve rajonale. Raporti i agjencive amerikane të Zbulimit vë në dukje edhe kërcënime të tjera ndaj sigurisë botërore, duke përmendur terrorizmin si një kërcënim ndaj interesave amerikane dhe të aleatëve të Shteteve të Bashkuara anembanë botës. Imigrimi, sipas raporti, përbën gjithashtu një problem që nxit tensionet, jo vetëm midis disa shteteve por edhe në nivel global. Trazirat politike po shtohen në shumë rajone të botës ndërsa po zhbëhet qeverisja e mirë, nënvizojnë shefat e enteve të Zbulimit amerikan. Si një ndër problemet me të cilat përballet bota këtë vit, sipas raportit të agjencive amerikane të Zbulimit, është edhe rritja e nacionalizmit në Evropë, si një dukuri kjo që nxit tensione në kontinent dhe më gjerë. Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe zgjedhjet për Parlamentin evropian, në fund të muajit Maj, sipas raportit, do ta bëjnë të vështirë që Bashkimi Evropian dhe udhëheqësit e vendeve të ndryshme evropiane, të mund të përballen me përpjekjet në rritje

e sipër të Rusisë dhe Kinës, për t’i përçarë ata nga njëri tjetri dhe për t’i larguar nga Shtetet e Bashkuara. Raporti thekson se ka të ngjarë që Rusia dhe Kina të shtojnë përpjekjet e tyre për të rritur influencën e vet në Evropë në kurriz të interesave amerikane, duke përfituar në këtë mënyrë, jo vetëm nga problemet ekonomike në disa vende, por edhe nga mosmarrëveshjet transatlantike dhe nga rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin evropian në Maj, ndërsa pritet që parti të ndryshme nacionaliste evropiane të shënojnë fitore të dukshme në ato zgjedhje. Raporti përmend gjithashtu si faktor të pasigurisë edhe, “Ambiciet rajonale të Turqisë, mosbesimi i saj ndaj Shteteve të Bashkuara dhe autoritarizmi në rritje e sipër i udhëheqësve turq, po ndërlikojnë marrëdhëniet dypalëshe, ndërkohë që po e bëjnë Ankaranë më të gatshme dhe më të vullnetshme të sfidojë objektivat rajonale të Shteteve të Bashkuara.” Raporti i ekspertëve amerikanë të Zbulimit mbi kërcënimet, gjatë vitit 2019 ndaj sigurisë botërore, parashikon gjithashtu një të ardhme të zymtë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku thuhet se: “Pothuaj është e sigurt se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të mbetet i rrezikuar nga dhuna në nivel të ulët, ndërsa ka mundësi edhe për një konflikt të hapur ushtarak gjatë gjithë vitit 2019. Rusia do të përpiqet të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shfrytëzojë tensionet etnike të rajonit dhe njëkohësisht të përfitojë nga korrupsioni i lartë që ka pllakosur vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që t’i pengojë ato vende të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s”, thuhet në raport. Në këtë situatë të zymtë që parashikon raporti vjetor i enteve të Zbulimit amerikan për botën në përgjithësi dhe për Ballkanin Perëndimor në veçanti, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë qenë kurrë më në gjendje të dobët – të pakën këto 30-vjetë post-komunizëm – për të kundërshtuar influencat e huaja, sidomos influencat nga Rusia, Turqia e deri diku edhe Kina. Korrupsioni i lartë, gjendja e mjerueshme ekonomike dhe de-stabiliteti politik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, janë një pikë e dobët dhe përbëjnë një fushë të favorshme veprimi dhe shfrytëzimi – në mungesë të normalitetit politik dhe ekonomik shqiptar – për interesat antishqiptare të Rusisë, Serbisë, Turqisë, Greqisë, e të tjerëve. Siç mund të shihet edhe nga raporti amerikan mbi kërcënimet që i kanosen sigurisë botërore gjatë këtij viti, rreziqet janë të mëdha edhe ndaj fatit dhe interesave kombëtare dhe të sigurisë së shqiptarëve në trojet e veta. I takon kësaj klase politike që të ushtrojë maturi politike dhe diplomatike – por mbi të gjitha atdhedashuri -- në këtë botë të pasigurt dhe plot kërcënime, duke ndenjur larg interesave të huaja dhe provokimeve të tyre dhe të mos joshen me “miqësi” të rrejshme -- nga shtete që, historikisht, kurrë nuk ia kanë dashur të mirën shqiptarëve. Këto janë kohëra shqetësuese, për të mos thënë të rrezikshme, të cilat kanë nevojë për njerëz me mendje të ndritur dhe me me përvojë që ka Kombi. Rregulloni punët e shtëpisë, dhe ashtu siç jeni betuar, bëni detyrat që iu kanë besuar shqiptarët, para se të jetë vonë. Kujdes, se kjo nuk është koha as vendi për të eksperimentuar me politikën e jashtme dhe me diplomacinë e Kombit shqiptar, sidomos përballë kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj sigurisë botërore dhe rajonale, siç paralajmëruan edhe shefat e enteve të Zbulimit Amerikan, në dëshmitë e tyre këtë javë, para Komisionit të Zbulimit të Senatit të Shteteve të Bashkuara. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Të shohësh vetëm yjet Njeriu fshihet dhe hesht kur ka frikë, por mbulohet dhe pret që një ditë të dalë hapur, zbuluar, zbulues?! Por në fund të fundit, kjo nuk është fitorja e tyre, sepse fituesi nuk fiton nëse i mposhturi nuk e konsideron veten humbës. Njeriu është në pritje, është i papunë dhe mendja e papunë nuk e di se çfarë dëshiron. Mençuria e vet nuk mund ta ndihmojë, sepse ai nuk është në gjendje të marrë më të mirën nga të qenit i mençur

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington Nuk është e pazakontë që njeriu injorant e i korruptuar të ngarkojë të tjerët me faj për gabimet e veta, duke mos bërë atë që ata mendojnë se do të kishin bërë në rrethana të ngjashme. Dhe prej këndej nis sulmi. Por ka edhe forma të tjera persekutimi. Një prej tyre është lënia në heshtje, e cila

“ 12

përdoret kur përndjekësi vepron i fshehur në kushte të pafavorshme për të dalë hapur, veçanërisht në një shoqëri me demokraci të re ose gjoja të tillë, ku ‘ishët’ sa për të thënë, sepse në fakt ‘janë’, zënë vend a fshihen në sistemin e drejtësisë - gjyqsor, juridik - duke kaluar edhe të ashtuquajturin “vetting”. Kjo tregon se ata janë mbuluar. Njeriu fshihet dhe hesht kur ka frikë, por mbulohet dhe pret që një ditë të dalë hapur, zbuluar, zbulues?! Por në fund të fundit, kjo nuk është fitorja e tyre, sepse fituesi nuk fiton

nëse i mposhturi nuk e konsideron veten humbës. Njeriu është në pritje, është i papunë dhe mendja e papunë nuk e di se çfarë dëshiron. Mençuria e vet nuk mund ta ndihmojë, sepse ai nuk është në gjendje të marrë më të mirën nga të qenit i mençur. Qeveria është thjesht një turmë e organizuar prandaj duket si një trup i vetëm. Carl Gustav Jung, psiko-analisti, thoshte se rezistenca ndaj një turme të organizuar mund të bëhet vetëm nga një njeri, i cili gjithashtu është i organizuar në individualite-

Nuk është e pazakontë që njeriu injorant e i korruptuar të ngarkojë të tjerët me faj për gabimet e veta, duke mos bërë atë që ata mendojnë se do të kishin bërë në rrethana të ngjashme. Dhe prej këndej nis sulmi. Por ka edhe forma të tjera persekutimi. Një prej tyre është lënia në heshtje, e cila përdoret kur përndjekësi vepron i fshehur në kushte të pafavorshme për të dalë hapur, veçanërisht në një shoqëri me demokraci të re ose gjoja të tillë, ku ‘ishët’ sa për të thënë, sepse në fakt ‘janë’, zënë vend a fshihen në sistemin e drejtësisë - gjyqësor, juridik - duke kaluar edhe të ashtuquajturin “vetting”. Kjo tregon se ata janë mbuluar

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tin e tij si vetë turma. Por kjo rrallë ndodh, sepse ‘askush nuk ul kokën për të parë atë që është para këmbëve të tij; ne të gjithë shohim yjet’, shprehet poeti anglez Samuel Taylor Coleridge në “The Rime of the Ancient Mariner”, botuar në Londër më 1798.

Qeveria është thjesht një turmë e organizuar prandaj duket si një trup i vetëm. Carl Gustav Jung, psiko-analisti, thoshte se rezistenca ndaj një turme të organizuar mund të bëhet vetëm nga një njeri, i cili gjithashtu është i organizuar në individualitetin e tij si vetë turma. Por kjo rrallë ndodh, sepse ‘askush nuk ul kokën për të parë atë që është para këmbëve të tij; ne të gjithë shohim yjet’, shprehet poeti anglez Samuel Taylor Coleridge në “The Rime of the Ancient Mariner”, botuar në Londër më 1798

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

13


KULTURË

Ese

Poçari dhe pazari në është një rast i mirë për të mësuar duke tregtuar, secilën ditë, nga një emër të ri shteti. Kosova, sigurisht, për të nuk është shteti më i ri në botë. Atë ia ka mësuar e ëma ndër të parët. Bashkë me shqiponjën që hamendet se cilit Argëzon Sulejmani shtet duhet t’ia mëveshë. Kjo është e parëndësishme, është gazmore dhe le të vazhdojë të jetë kështu sa më gjatë. Pasi kemi hyrë në një nga megamarketët e shumtë, pushtohemi nga fla1. Fabula e Poçarit të Stambollit, poezisë mujt e vegjël dhe zhurma përcjellëse e së mirënjohur të Dritëro Agollit, thua- shopingut, ku mungojnë veç vuvuzelat jse ka hyrë në hojet e legjendave të të të rikthejnë plotësisht në botërorin e botës shqiptare. Ndjenja melankolike futbollit të vitit 2010. Nisë të shpjegoj e poçarit që nuk mërzitet nga thyerja që këta janë flamuj, përsëritëm flamuj, e një poçi të tregtuar, pasi ka dëgjuar blerësin të flasë (të fyejë) në gjuhën shqipe, është thënë bukur e ndjeshëm nëpër recitale, këngë e dokumentare të ndryshëm. Poçari që ligështohet e përgjërohet, në emër të Besës, për një sharje më shumë në gjuhën amtare, besoj vjen secilën herë e më prekës në shqisat që ndiejnë shqip. Sharjet, mallkimet, qortimet ose si do që do të mund t’i quanim shprehjet me përmbajtje të ngjashme, i bëhen relike një gjuhe që po heqë shpirt. Shkëputje: kalldrëmit të Tivarit të vjetër, një zonjë rreth të gjashtëdhjetave, e qorton mbesën e vogël bashkëshoqëruese me, të shitoftë zana. Vajza e vogël, që në shqip të rrudhë krahët e buzëqeshë, mërzitet e mrrolet pas qortimit të zonjës, çka lë të kuptohet mbi përdorimin e shpeshtë të asaj fraze nga gjyshja, siç për grahmat e fundit të shqipes në atë familje. Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi. 2. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e flamujzëve të origjinës poshtë secilit artikull ushqimor e joushqimor, dyqanet e marketet nëpër kryeqytet të japin ndjesinë e arenës olimpike apo sallës së eurosongut. Flamujz apo flamujth në të katër anët. Një vend ideal për të mbajtur një orë gjeografie filloristesh. Marr përsipër të luaj mësuesin përpara djalit tim trevjeçar. Ai njeh tanimë pak flamuj dhe ky

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

flamuj... Kujtohem ta thjeshtëzoj pak shumësin e ngatërruar me, flamurat. Mesazhi kaloi. Nxënësi përsëritë me zë, flamurat, flamurat, flamurat. Një njësh sa dera për mësuesin. Ecim tutje. Në sfond përcillemi nga fjala e mësipërme që përsëritet si refren repi e që më shtynë në kohë dhe më shfaqë nxënësin tim të dyzuar me një performues që të mërzitë së thëni, papuqe guqi, papuqe guqi... Urat-flamurat, urat-flamurat... Një nga punëtorët e vërenë hutinë tonë lodhëse dhe afrohet me mirësjellje me, si mund të ju ndihmoj. Unë nuk flas. Më vjen turp t’i them se çka po kërkoj. E di që do


KULTURË

ë një tjetër shekull qeshte me të madhe po t’i rrëfej se çka po kërkoj. Unë kërkoj shqiponjën. Që t’ia tregoj nxënësit tim. Që t’ia rrëfej e ta bëj të lumtur. Ai do brofte me: urra, që mbase nuk është ndonjë shprehje e kohës, kohës që ka mekanizuar e materializuar gjithçka, mbi kurrizin e njeriut. Vazhdoj endjen. Shqiponjën nuk e gjej dot. Tanimë kam bindjen që vet do brohoras po ta gjejë. Ndërkohë, në sfond vazhdon paprajshëm ura-flamura... 3. Në raftet e ftohta, atëherë kur shpresa dhe durimi kishin ngrirë, më zë

syri një flamurth që ishte ngjyer në të kuqe. Ishte zënë shtrembër, ashtu që në njërin kënd të jepte ndjesinë që po bie, kurse në kepin tjetër idenë se po ngrihej. Më saktësisht, ndodhej në zgrip. Ashtu siç të gjitha vlerat e njeriut që përfaqëson. Shqiponja, briti djali; shqiponja, shqiponja, shqiponja... Askush nuk qeshi, ndërsa mua mu kujtua një rast përqeshësh, këtu e shumë vite më parë. Atëherë kur lëvizja në vendlindjen time të gjymtuar kishte rinisur, falë hapjes së pikës kufitare në Muriqan, me ç’rast ndër të parat herë më kishte rënë në dorë një pasaportë shqiptare. Tek duhet ta

kisha shikuar me ëndje e kërshëri një dokument të tillë, me ëndje e kërshëri, ëndje e kërshëri, përsëritshëm e vazhdueshëm, përsëritshëm e teprueshëm, dëgjoj mes të qeshurash të zo’në e saj tek shprehet: epo, merre në shtëpi, të shkretën, kënaqu e, ma kthe kur të jesh ngirë. Tanimë, ura-flamura, kisha përshtypjen që ishte shndërruar në ojna-shqiponja, ojna-shqiponja, ojna-shqiponja... Përfaqësuese të vetme të atdheut tonë të amputuar ishin katër salsiçe të vogla të mbështjella pakujdesshëm me një qese plastike të mbyllët që të shtynte të mendoje se mos në ndonjë cep shënohej: dashuroni kujdesshëm, hiv po ju ndjekë. Sapo duhet t’i kem prekur me dorë, më qe afruar njëri nga punëtorët e marketit që të më këshillonte se, nëse i dua për fëmijët, mos t’i marrë. Bum! Salsiçet e shqiponjës të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. 4. E tepërt ta diskutosh me cilindo nga punonjësit çështjen: kremviçe apo salsiçe, salsiçe apo virshlla, virshëll apo vishkull. Nga të gjitha të përmendurat, fjalori i gjuhës shqipe njeh dhe sqaron vetëm termin e shtuar vishkull (thupër). Aty për aty m’u kujtua Poçari i Stambollit. Ndjesia që në të gjithë atë mejdan të shekullit të ri, atdheu jonë qëndronte poshtë një cope mishi të keq, të kallte datën më shumë se mall i poçarit. Djali që shërbente mërzitshëm prodhimet nëpër rafte e që i lexohej në sy perspektiva e poçarit, po ashtu të mbyste shpresën: në një ditë të bukur, kur atdheu i tij i lirë të liberalizohej vizash (sic.), ai do të realizonte ëndrrën e jetës diku larg këtij vendi, qoftë edhe në ndonjë cep bote ku fjala shqipe s’blihet as s’ndihet në pazar. Ky ishte epilogu i një ore gjeografie të sertë. Në fund, në vend të ziles, ra gongu. Të gjithë ishin përtokë, të rënë përtokë. Sfondin me togfjalësha naiv fëmijëror, tanimë e kishin pushtuar së pupthi ca nota lindore, të cilat shtonin tempon e konsumatorëve dhe diktonin një lumturi sui generis. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Ushqimi s’është çdo gjë që i duhet njeriut

Beso se s’do pendohesh

Shtjefën Ujkaj

Mendja e njeriut kërkon diçka më tepër se një copë buke, një copë mishi... Mendja përveç librave të ndryshëm nga autorë të ndryshëm, televizion e gazetë, sigurisht që don edhe një ushqim të trurit nga fjala e Zotit; nuk ka rendësi se ajo fjalë nëpërmjet cilit institucion del, nga Kisha apo Xhamia.. E rëndësishme është që ta pranojmë e ta marrim si të denjë, të praktikojmë ato rregulla që vetë Zoti i ka thënë,

16

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

në një mënyrë apo në një tjetër, t’i respektojmë gjithsecili për vetin, por të mundohemi t’ ja shpërndajmë edhe të afërmit që ndoshta ka devijuar aksidentalisht nga udha e drejtë... Shpeshherë jemi të lodhur fizikisht, e po ashtu kemi edhe lodhje psikike, ndoshta nga puna, nga një obligim i ditës, nga mospërfundimi i një plani e kështu me radhë.. Por jo vetëm kaq, shumë njerëz mërziten nga diçka

tjetër, si mungesat materiale të ndryshme, paraja, veshmbathja, makina, shtëpia e shumë të tjera... Të gjitha këto sende materiale nuk janë aq shumë të rëndësishme. Ato që duken më të rëndësishme janë: mungesa e një dashurie, ajo e një ngrohtësie familjare, mungesa shpirtërore, por shpeshherë edhe mungesa e shëndetit që është parësorja, e që të gjitha këto mund të vijnë nga abuzimi i fjalës së Zotit, nga mosbesimi tek

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Jeta është shumë e shkurtër për një njeri, por shumëçka mund të bëhet. Po të shfrytëzohet për të mirë, është gjëja më e bukur, asgjë më të bukur nuk ka. Po këtë jetë kush na e jep? Sigurisht që na e jep Perëndia, pra shohim se çdo gjë i përket Zotit, asgjë nuk është e jona, përveç një kalimi nëpër këtë udhë

Zoti e shpeshherë edhe fyerja e Zotit... Kur me të vërtetë e ndjen nevojën për Zotin është atëherë kur më së shumti ke nevojë për të, atëherë kur e sheh se je në një rrezik të madh dhe nuk sheh shpëtim.. Në këto raste asnjëri nuk thotë: Makinë më ndihmo, shtëpi e sende të tjera, të gjitha harrohen.. Çfarë të shkon menjëherë në mendje, Zot më ndihmo! E pra nga këtu shihet se duhet të jemi të lidhur gjatë

gjithë kohës me Perëndinë, të besojmë dhe të lumturohemi me diçka të tillë që ekziston. Po të bëjmë shprehi dhe ta kërkojmë Zotin vetëm kur të na duhet, nuk jemi të ndërgjegjshëm ndaj tij edhe mund të them se nuk e duam Atë. Ky është pastaj një interes që përdoret në rast nevoje.. Por atëherë mund të jetë shumë vonë. Jeta është shumë e shkurtër për një njeri, por shumëçka mund të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

bëhet.. Po të shfrytëzohet për të mirë është gjëja më e bukur, asgjë më të bukur nuk ka.. Po këtë jetë kush na e jep? Sigurisht që na e jep Perëndia, pra shohim se çdo gjë i përket Zotit, asgjë nuk është e jona përveç një kalimi nëpër këtë udhë.. Të jetojmë me nder, me shpresë për të mirën tonë e të njeriut tonë, e gjithë kjo mund të vijë nëse ndjekim hapa të drejtë, nëse dëgjojmë një zë e i cili është i vetëm.. Të dëgjojmë fjalën e Zotit. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Mërgimtarët dhe vendlindja

Në pritje të institucionalizimit të bashkëpunimit As që është iniciuar ndonjëherë formalisht, institucionalizimi i ndonjë strukture nga këto treva me qëllim bashkëpunimi me individët apo shoqatat ekzistuese në mesin e bashkëvendësve tonë në mërgim. Sidomos jo nga pushtetet vendore, ku njëra ndër obligimet parësore ka qenë dashtë të ishte hapja e zyrës për bashkëpunim me mërgimtarët tanë

Kristjan Dukaj

Emigrimi i bashkëvendësve tanë nga këto trevat është dukuri në vazhdimësi e cila nuk ka të ndalur tashmë një gjysmë shekulli të plotë. Gjurmët e kësaj dukurie, si pasojë e emigrimit

“ 18

masiv, janë aq të theksuara sa, pothuajse, sot kemi fshatra të boshatisura, madje edhe pa ndonjë banor, ose frymojnë nga banorë të moshuar, edhe ata, të rrallë. Edhe pse

mjaft shpesh është folur për ndalimin e valës së emigrimit, prapëseprapë, kjo nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar në zbutjen e kësaj dukurie. Ndërkohë, dashamirësia e mërgimtarëve

Dashamirësia e mërgimtarëve tanë është dëshmuar në vazhdimësi përmes kontributeve të panumërta në përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në vendlindje. Gjurmët e dashurisë së tyre ndaj tokës së të parëve shihen kudo, duke i dhënë pamje krejtësisht ndryshe shtëpive, rrugëve, shkollave e kështu me radhë. Ata, në shenjë dashurie ndaj tokës së të parëve nuk kanë kursyer asnjëherë djersën e vet për të ndihmuar të afërmit dhe bashkëvendësit në vendlindje. Ndërkohë, të gjitha subjektet relevante, sidomos ato politike nga këto hapësira, gjithnjë si njërën nga pikat e veprimtarisë së vet kanë theksuar bashkëpunimin me bashkëvendësit tonë që jetojnë në mërgim e që është mirëpritur jo vetëm nga ata por edhe nga banorët tanë në vendlindje

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tonë është dëshmuar në vazhdimësi përmes kontributeve të panumërta në përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në vendlindje. Gjurmët e dashurisë së tyre ndaj tokës së të parëve shihen kudo duke i dhënë pamje krejtësisht ndryshe shtëpive, rrugëve, shkollave e kështu me radhë. Ata, në shenjë dashurie ndaj tokës së të parëve nuk kanë kursyer asnjëherë djersën e vet për të ndihmuar të afërmit dhe bashkëvendësit në vendlindje. Ndërkohë, të gjitha subjektet relevante, sidomos ato politike nga këto hapësira, gjithnjë si njërën nga objektivet e veprimtarisë së vet kanë theksuar bashkëpunimin me bashkëvendësit tonë që jetojnë në mërgim, e që është mirëpritur jo vetëm nga ata por edhe nga banorët tanë në vendlindje. Por, parashtrohet pyetja sa është jetësuar ideja e tillë? Bazuar në përvojën e deritashme, vështirë se mund të jemi të kënaqur me zbatimin në praktikë të nismave të tilla. Këtë e dëshmon më së miri fakti se as që është iniciuar ndonjëherë formalisht, institucionalizimi i ndonjë strukture nga këto treva me qëllim bashkëpunimi me individët

apo shoqatat ekzistuese në mesin e bashkëvendësve tanë në mërgim. Sidomos jo nga pushtetet vendore, ku njëra ndër obligimet parësore është dashtë të jetë hapja e zyrës për bashkëpunim me mërgimtarët tonë. Do të ishte e tepërt të sqarohet domosdoshmëria e ekzistimit të një institucioni të tillë, në radhë në parë, për shkak të numrit aq të madh të bashkëvendësve tonë që kanë marrë rrugët e mërgimit dhe, njëkohësisht, investimeve të mëdha të mërgimtarëve tonë në vendlindje. Ata, janë në pritje të realizimit të lidhjeve të tilla me vendlindjen, sidomos me strukturat politike nacionale

të shqiptarëve nga këto treva, pasi që ato kanë gëzuar mbështetje të pareshtur të bashkëvendësve tanë që jetojnë në mërgim. Një institucion i tillë, do të ishte adresa e parë për një bashkëpunim të organizuar, madje edhe në hartimin e plan-projekteve zhvillimore për trevën e Malësisë, ku nuk do të mungonte kontributi i bashkëvendësve tanë në realizimin e projekteve konkrete në të mirë të banorëve të Malësisë. Kuptohet se bashkëpunimi i organizuar nënkupton edhe forma të tjera të shumta dhe të nevojshme në fusha të ndryshme dhe, gjithësesi, në të mirë afatgjatë.

Një institucion i tillë, do të ishte adresa e parë për një bashkëpunim të organizuar, madje edhe në hartimin e plan-projekteve zhvillimore për trevën e Malësisë, ku nuk do të mungonte kontributi i bashkëvendësve tanë në realizimin e projekteve konkrete në të mirë të banorëve të Malësisë. Kuptohet se bashkëpunimi i organizuar nënkupton edhe forma të tjera të shumta dhe të nevojshme në fusha të ndryshme dhe, gjithësesi, në të mirë afatgjatë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

19


KULTURË

Qasje intelektuale për aktualitetin shoqëror (Qani Osmani, V IZ I O N E-shoqërore, politike dhe fetare, Ulqin, 2018)

Edhe pse çdo ese paraqet pikëpamjet individuale të autorit, në saje të qasjes del se kemi të bëjmë me dukuri shoqërore të cilat janë me pasoja të përgjithshme për të sotmen dhe të ardhmen. Autori kritikon devijimet shoqërore, me të vetmin qëllim që ato nesër të mos bëhen shprehi, sepse si të tilla nuk na nderojnë si individë, popull apo shoqëri në përgjithësi

Dr. Nail Draga

Pas miratimit te pluralizmit në Mal të Zi, për shqiptarët në këtë mjedis u hap mundësia e veprimtarisë botuese, ku pas një periudhe rreth tre dekadash janë arritur rezultate që janë vlerësuar nga opinioni i gjerë kulturor dhe shkencor. Në saje të titujve të veprave të botuara del se veprimtaria botuese ka qenë e zhanreve të ndryshme si shkencore, letrare, kulturore dhe publicistike. Kemi të bëjmë me një numër të konsideruar autorësh të cilët kanë bërë emër jo vetëm në rrafshin lokal por edhe atë mbarëkombëtar. Dimension i veçantë i kësaj veprimtarie botuese paraqet fusha e publicistikës ku deri më tash janë botuar libra me interes për opinionin shqiptar. Duhet thënë me këtë rast se në saje të gazetës,“ Koha Javore”, nga viti 2002, prej kur doli në qarkullim,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

një mundësi e tillë iu është ofruar të gjithë atyre që kanë potencial për t’u prezantuar me artikuj, komente e vështrime nga fahu i tyre profesional. Është pikërisht kjo periudhë kohore e mjaftueshme për të parë autorë të ndryshëm por edhe njëherit për të bërë një diferencim sa autorial por edhe profesional. Një analizë e tillë për këtë periudhë kohore na dëshmon për një numër të pakët autorësh të cilët në mënyrë konstante janë paraqitur në këtë medie dhe në medie të tjera të ngjajshme në hapësirën shqiptare mbarëkombëtare. Dhe një nder ta është sociologu Qani Osmani, i cili trajtimin e çështjeve të ndryshme shoqërore, e ka preokupim sa personal po aq edhe profesional. Pas librit të parë “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” tani opinionit i paraqitet me botimin më të ri, me titull ”Vizione, shoqërore, politike dhe fetare”. Libri është përmbledhje e artikujve, vështrimeve dhe opinioneve të cilat autori i ka botuar viteve të fundit në mediat shqipe të shkruara dhe online. Lënda e prezantuar trajtohet nga dimensioni shoqëror, politik dhe fetar. Në këtë perceptim janë edhe artikujt

e prezantuar me qasje jo vetëm sociologjike por edhe intelektuale. Në saje të temave të prezantuara, autori iu ka mundësuar lexuesve meditimin e tyre personal nga gama e gjerë e temave të trajtuara, të cilat janë preokupuese jo vetëm në momentin aktual për të gjithë ne. Si i tillë, ky botim ofron mundësi të një debati me lexuesit, dukuri e cila mungon në shoqërinë tonë pluraliste. Vetëm me qasje të tillë e pa paragjykime mund të tejkalohen deformimet shoqërore të cilat janë të pranishme në çdo pore të shoqërisë, me pasoja për të tashmen dhe të ardhmen. Pikërisht nga ky aspekt duhet përgëzuar autorin, sepse ai nuk është statik në analizën e dukurive të ndryshme shoqërore, por, përkundrazi, është kritik me qëllim që çështjet përkatëse të avancohen dhe të jenë të pranueshme për shtresat e gjera. Ai nuk vuan nga paragjykimet dhe qasjet lokaliste, përkundrazi çështjet i trajton edhe në dimensionin mbarëkombëtar. Por, po ashtu duhet cekur se ai është kundër politizimit të dukurive të ndryshme shoqërore, dukuri kjo e cila ka marrë përmasa shqetësuese. Autori çështjet i tra-


KULTURË

jton me një qëndrim intelektual duke i prezantuar ashtu siç janë dhe me vizionin për ndryshime cilësore. Ai është transparent dhe i drejtpërdrejtë dhe me bindjen se vetëm qasja intelektuale eliminon konformizmin dhe servilizmin, dukuri këto të njohura për shoqëritë në tranzicion. Madje këto dukuri nuk janë të panjohura edhe në hapësirën shqiptare, që dëshmohet bindshëm në qeverisjet lokale dhe ato shtetërore. Duke lexuar këtë botim, del qartë se vetëm intelektualët me kuptimin e plotë të fjalës, dhe individët e guximshëm, pa hipoteka nga e kaluara mund të kritikojnë deformimet shoqërore, duke ofruar ide për zgjidhje të çështjeve kontestuese. E them pa hezitim se artikujt e botuar në këtë libër janë ese të shkruara

me qasje profesionale për çështjet e trajtuara nga autori. Duke lexuar këto ese del qartë se kemi të bëjmë me preokupimin e autorit në momentin aktual, dhe si të tillë afrojnë mundësi për analiza dhe komente të ndryshme. Por, më duhet të them se analiza të tilla mund të bëjnë vetëm individët pa paragjykime të cilët duan dhe dëshirojnë të shpalosin të vërtetën në këtë kohë të krizës morale. Dhe është pikërisht kjo koha e tranzicionit e cila ka shpalosur në sipërfaqe antivlerat e mediokritetin, duke u bërë si dukuri normale në mjedisin tonë shoqëror. Është pikërisht kjo kohë kritike ku individët e ndryshëm të cilët nuk kanë shprehi leximi, janë në pozitë favorizuese, sepse duke qenë konformist me sjellje apo mediokër me

formim, i përballojnë më lehtë rrethanat e tilla shoqërore. Edhe pse çdo ese paraqet pikëpamjet individuale të autorit, në saje të qasjes del se kemi të bëjmë me dukuri shoqërore të cilat janë me pasoja të përgjithshme për të sotmen dhe të ardhmen. Autori kritikon devijimet shoqërore, me të vetmin qellim qe ato nesër të mos bëhen shprehi, sepse si të tilla nuk na nderojnë si individë, si popull apo shoqëri në përgjithësi. Në saje të temave të trajtuara ky libër ofron mesazhe të qarta për aktualitetin tonë jo vetëm në spektrin lokal por edhe atë mbarëkombëtar. Pikërisht në këtë dimension duhet lexuar dhe analizuar këtë botim, i cili paraqet një kontribut me vlerë për publicistikën në gjuhën shqipe. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

21


MOZAIK

Rreth nismës për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Ulqin

Loja me Skënderbeun Përpjekja për të hequr Skënderbeun nga emri i heroit tonë kombëtar, qoftë nga ata që e kanë inicuar, Komuna e Ulqinit apo Ministria e Kulturës, është një lojë për të shtrembëruar historinë. Skënderbeu nuk iu kishte borxh këtë lojë! 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut dhe shpallja e vitit 2018 si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shërbeu si nxitje për nisma të ndryshme në të gjithë botën shqiptare dhe në vendet tjera ku ata jetojnë, me qëllim të shënimit sa më madhështor të këtij jubileu të rëndësishëm për popullin shqiptar. Edhe në Ulqin, Viti i Skënderbeut është shënuar me disa aktivitete kulturore dhe shkencore. Kështu, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” shfaqi koreodramën “Kumt”, në kuadër të manifestimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi përurimin e disa librave të botuara për periudhën e Skënderbeut nga Akademia e Studimeve Albanologjike, është hapur një ekspozitë figurative e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Ulqinit me temë “Skënderbeu në sytë

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

e të rinjve” etj. Megjithatë, gjatë vitit 2018 është premtuar dhe shpresuar se edhe Ulqini, ky qytet me histori të lashtë, një bulevard i të cilit mban emrin e heroit tonë kombëtar, ashtu si dhe një shesh në Katërkollë, do t’u bashkëngjitet qyteteve që kanë shtatoren e Skënderbeut. Kërkesa për marrjen e pëlqimit për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i është dërguar Ministrisë së Kulturës më 11 maj 2018, nga kryetari i asaj kohe i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. Kjo ministri, me vendimin e datës 23 korrik 2018, të firmosur nga ministri Aleksandar Bogdanoviq, ka dhënë pëlqimin për Propozimin e programit për ngritjen e përmendores kushtuar heroit dhe udhëheqësit të madh legjendar Gjergj Kastrioti. Por siç shihet edhe nga vendimi, në të mungon emërtimi “Skënderbeu”. Në vendimin e saj, Ministria e Kulturës arsyeton se ka kërkuar nga Komuna e Ulqinit që kërkesa e parë dërguar nga Komuna e Ulqinit të harmonizo-

het me sugjerimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Kulturës, gjë që sipas saj është bërë nga Komuna e Ulqinit, në Propozimin e programit të rinovuar për ngritjen e përmendoreve, që mban datën 18 korrik 2018, kohë në të cilën në krye të Komunës së Ulqinit ka ardhur kryetari i tanishëm Loro Nrekiq. Në bazë të vendimit të Ministrisë së Kulturës, Kuvendi i Komunës së Ulqinit mund të miratojë Programin për ngritjen e përmendores së heroit dhe udhëheqësit legjendar Gjergj Kastriotit, “vetëm në kuadër të pëlqimit të dhënë”, është i detyruar që Ministrisë së Kulturës t’i dërgojë Propozimin e programit dhe për pëlqim Propozimin e vendimit për ngritjen e monumentit të heroit dhe udhëheqësit legjendar Gjergj Kastrioti. Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në mbledhjen e mbajtur më 30 tetor 2018, ka miratuar Programin e ngritjes së përmendores kushtuar heroit dhe udhëheqësit të madh legjendar Gjergj Kastriotit – Skënder-


MOZAIK

beut. Në program ndër të tjera thuhet edhe se monumentin kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do ta ndërtojë diaspora shqiptaro-malazeze, e bashkuar në Fondacionin “Simon Filipaj” nga SHBA, me organizimin e OJQ “Don Gjon Buzuku” dhe se do të vendoset në rrethrrotullimin e ri, përpara Komunës së Ulqinit. Po ashtu se mjetet financiare për ndërtmin e shtatores do t’i sigurojë Fondacioni “Simon Filipaj”, kurse bartës i aktivitetit për realizimin e këtij programi është Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me OJQ “Don Gjon Buzuku”. Afati për ndërtimin e monumentit është dhjetori 2018 (31 marsi 2019). Por Drejtoria për Punët e Inspeksionit, gjegjësisht Dega e Inspeksionit për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore dhe Trashëgimisë Kulturore me vendimin e datës 27 dhjetor 2018, ka urdhëruar Kuvendin e Komunës së Ulqinit, që në një afat prej 30 ditësh të nxjerrë Programin e ngritjes së

përmendoreve për territorin e Komunës së Ulqinit, në përputhje me Vendimin – pëlqimin e Ministrisë së Kulturës. Në arsyetimin e vendimit, i cili është nënshkruar nga inspektori I për trashëgiminë kulturore, mr. Veselin Krstiçeviq, theksohet se Kuvendi i Komunës së Ulqinit nuk e ka miratuar Programin për ngritjen e përmendoreve sipas vendimit – pëlqimit të Ministrisë së Kulturës duke qenë se në faqen e parë dhe të dytë të Progrramit, ka shtuar emërtimin “Skënderbeu”, dhe në këtë mënyrë e ka ndryshuar Propozimin e Programit për ngritjen e përmendoreve, për të cilin ka marrë pëlqim nga Ministria e Kulturës. Siç shihet nga komunikimi nëpërmjet shkresave, ngritja e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Ulqin është shndërruar tashmë në një betejë ligjore administrative ndërmjet inicuesit, propozuesit – Komunës së Ulqin, Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ministrisë së Kulturës dhe

Drejtorisë për Punët e Inspeksionit, gjegjësisht Degës së Inspeksionit për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore dhe Trashëgimisë Kulturore Pëlqimi i dhënë nga Ministria e Kulturës, për emrin Gjergj Kastrioti, në të cilin mungon Skënderbeu, në fakt është absurd sepse në asnjë vend nuk ekziston pa Skënderbeun, ndonëse Ministria e Kulturës i referohet kërkesës së Komunës së Ulqinit. Për më tepër, ka disa rrugë në qytete të ndryshme të cilat mbajnë vetëm emrin Skënderbeu, pa Gjergj Kastrioti. Në favor të kësaj është edhe fakti se bulevardi kryesore i qytetit në Ulqin quhet “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Përpjekja për të hequr Skënderbeun nga emri i heroit tonë kombëtar, qoftë nga ata që e kanë inicuar, Komuna e Ulqinit apo Ministria e Kulturës, është një lojë për të shtrembëruar historinë. Skënderbeu nuk iu kishte borxh këtë lojë!

I. Kallaba

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

23


MOZAIK

Nën sloganin “Malësia na Bashkon”, unifikohen partitë politike shqiptare në Malësi për zgjedhjet lokale të marsit

Vendim i shumëpritur dhe i përshëndetur Tuz – Partitë politike shqiptare të cilat veprojnë në Komunën e Tuzit pas një sërë negociatash të ndërsjella, arritën Memorandum Bashkëpunimi për të dalë në një listë të vetme të përbashkët në zgjedhjet lokale të 3 marsit. Më herët, marrëveshje kishin arritur Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, të cilët formuan koalicionin e quajtur “Forumi Shqiptar” dhe së fundmi këtij koalicioni iu bashkëngjit edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe kështu më në fund shqiptarët do të dalin së bashku në këto zgjedhje. Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, lideri i UDSH-së, Fadil Kajoshaj, tha se pas shumë takimeve në mes të spektrit politik shqiptar, arritën në konkluzionin që është më mirë që të dalin të gjithë së bashku në zgjedhje. “U bashkuam për shumë arsye. Partia jonë si parti nacionale ka pothuajse të njëjtin program, të njëjtat objektiva dhe pikësynime me partitë e tjera shqiptare që janë realizimi i të drejtave të shqiptarëve dhe arritja e tyre në standarde më të larta. Për t’u bashkuar kemi pasur sugjerime vite me radhë edhe nga Diaspora dhe në këtë kuadër e kemi parë shumë të arsyeshme dhe të logjikshme në veçanti tani kur janë votat e parë për komunë të plotë, që të dalim të bashkuar në zgjedhje. Sukses për ne përbën fakti që ne tani jemi të bashkuar në zgjedhje por unë besoj se do dalim forca kryesore politike në Komunë e Tuzit”, u shpreh Fadil Kajoshaj nga Unioni

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Demokratik i Shqiptarëve. Ndërkaq, në Memorandumin e bashkëpunimit në mes këtyre tre forcave politike shqiptare theksohet se shtysë kryesore për këtë akt të rëndësishëm ishte situata aktuale jo a favorshme në Malësi. “Nga marrëdhëniet e ftohta në mes të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, bashkëpunimi ndërmjet tyre dhe ndryshimi i qasjes së politikës nga ana e shqiptarëve në Mal të Zi, paraqitet si i domosdoshëm. Besojmë se koalicioni mes të gjitha partive politike shqiptare në Malësi, me sloganin Malësia na Bashkon do të rezultojë me fitoren e madhe të koalicionit tonë. Vlerësojmë se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe në komuna të tjera ku jetojnë shqiptarët si dhe në nivelin shtetëror”, thuhet

ndër të tjera në këtë Memorandum Bashkëpunimi. Me këtë memorandum gjithashtu janë përcaktuar edhe çështje të tjera, siç është ndarja e pushteti për një administrim eventual në Komunën e Tuzit. Arritja e unifikimit të spektrit politik shqiptar në vend është përshëndetur edhe nga zyrtarë të lartë shtetëror dhe nga përfaqësues të institucioneve të larta kombëtare si nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi, nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nga Ambasada e Kosovës në Mal të Zi, nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe nga zyrtarë të tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. t. u.

MALËSIA NA BASHKON


MOZAIK

Organizata Joqeveritare “Lëvizja për Zhvillimin e Tuzit” u themelua vitin e kaluar nga një grup të rinjsh entuziastë

Në fokus të aktiviteteve, humanizmi në shoqëri Tuz – Sektorit joqeveritar në Tuz i është shtuar së fundmi edhe një organizatë, përkatësisht OJQ “Lëvizja për Zhvillimin e Tuzit”, e cila vitin e kaluar u themelua nga një grup të rinjsh entuziastë. Kjo organizatë joqeveritare ka për qëllim nxitjen e sipërmarrjes, përmirësimin e statusit të të rinjve, zhvillimin e një shoqërie të civilizuar dhe vullnetarizmin, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe trashëgiminë kulturore. Drejtuesja e kësaj OJQ-je, Besnike Nikaj për gazetën “Koha Javore”, shprehet se ideja për themelimin e kësaj

organizate ka qenë spontane. Ajo së bashku me disa kolegë të saj duke vënë re se banorët e Malësisë kanë nevojë që të ndihmohen, arritën në konkluzionin se për të vepruar më frytshëm në këtë drejtim, duhet themeluar një organizatë të cilën e emërtuan OJQ “Lëvizja për Zhvillimin e Tuzit”. “Si organizatë e re, fillimisht kemi bërë prezantimin në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz në mënyrë që të rinjtë të njihen me objektivat e organizatës sonë, kurse më vonë, kemi zhvilluar dy aktivitete humanitare nëpërmjet të cilave kemi

Si organizatë e re, fillimisht kemi bërë prezantimin në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz në mënyrë që të rinjtë të njihen me objektivat e organizatës sonë, kurse më vonë kemi zhvilluar dy aktivitete humanitare nëpërmjet të cilave kemi ndihmuar disa familje në Malësi, duke i furnizuar me ushqim, me mjete higjienike dhe me të gjitha ato që duhet t’i ketë një familje për të jetuar një jetë normale”, shprehet drejtuesja e kësaj OJQ-je, Besnike Nikaj

Kjo organizatë joqeveritare ka për qëllim nxitjen e sipërmarrjes, përmirësimin e statusit të të rinjve, zhvillimin e një shoqërie të civilizuar dhe vullnetarizmin, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe trashëgiminë kulturore ndihmuar disa familje në Malësi duke i furnizuar me ushqim, me mjete higjienike dhe me të gjitha ato që duhet t’i ketë një familje për të jetuar një jetë normale”, shpehet drejtuesja e kësaj OJQ-je, Besnike Nikaj. Ajo thekson se kjo OJQ përbëhet aktualisht nga tetë anëtarë, tre prej të cilëve janë praktikantë dhe dy vullnetarë, të cilët që të gjithë janë aktivë në përmbushjen me sukses të misionit të organizatës. “Për të themeluar këtë OJQ na ka mbështetur Komuna e Tuzit, Parqet Nacionale me projektin “Ndalimi i peshkimit pa licencë në liqenin e Shkodrës si dhe studio “Lasso”. Gjatë kësaj kohe ne kemi bashkëpunuar edhe me Klubin e Vullnetarëve dhe Klubin e të Rinjve të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz dhe me OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, thekson drejtuesja e kësaj OJQ-je, Besnike Nikaj. Nga Organizata Joqeveritare “Lëvizja për Zhvillimin e Tuzit”, bëjnë të ditur se misioni i tyre humanitar do të vazhdojë edhe gjatë 2019-tës, ku këta të rinj dhe të reja do të angazhohen në aktivitete të ndryshme, për të cilat ka nevojë ky mjedis. “Gjatë këtij viti, ne kemi parashikuar që të hartojmë Rregulloren për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara por edhe disa aktivitete të tjera humanitare ku njëra ndër to mund të jetë, organizimi i një koncerti humanitar në bashkëpunim me QKI Malësia në Tuz, shfaqja e një drame me mesazhe motivuese, organizimi i ligjëratave që përcjellin mesazhe kundër dhunës dhe aktivitete të tjera”, përfundon Nikaj. t. u. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

25


KULTURË

Shkolla e Vjetër në Katërkollë dhe Ura e Vjetër e Klleznës

Dy monumente të harruara në Anë të Malit Shkolla e vjetër e Katërkollës

Gani Karamanaga

Shkolla e vjetër e Katërkollës

Shkolla e vjetër e Katërkollës u ndërtua në vitin 1933 dhe ka qenë e hapur deri në vitin 1972, derisa u ndërtua godina e re. Nëpër klasat e kësaj shkolle kanë kaluar shumë mësues të kësaj treve, por edhe jashtë Anës së Malit, të cilët ia ngritën vlerat e saj. Para se të hapet kjo shkollë, në Anë të Malit në kohën e Jugosllavisë së vjetër ka pasur disa shkolla që kanë punuar nëpër shtëpitë private ose ndonjë objekt tjetër, siç ishte mejtepi në fshatin Selitë, ku mësimet zhvilloheshin në gjuhën serbe, nga mësues të ardhur. Me hyrjen e Italisë, 1941-1944, në Anë të Malit, Ulqin, Krajë e vise tjera shqiptare, për herë të parë u hapën shkollat në gjuhën shqipe. Mësuesit e parë kanë qenë nga Shqipëria. Këtu po veçojmë një nga mësuesit e parë të kësaj shkolle, i cili ka qenë Prenk Jakova. Një njeri i cili bëri shumë për muzikën shqiptare. Shkolla e parë e Anës së Malit, që tani quhet nga banorët e këtyre anëve Shkolla e Vjetër, pa dyshim ishte një shkollë e cila ndriti mendjet dhe dinjitetin e popullit të kësaj treve. Një shkollë e cila dallohej nga mënyra e punës. Mësimet në këtë shkollë zhvilloheshin në atë mënyrë që nxënësit të mos shkonin në shtëpi pa kuptuar lëndët mësimore. Ora e mësimit në lëndën e fizikës, matematikës, bazave politeknike e shumë

26

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Disa emra të dalluar nga Shkolla e vjetër në Katërkollë

lëndëve të tjera, përveçqë shpjegoheshin në teori, shpjegoheshin edhe në mënyrë praktike, ku në parkun e shkollës ishin të instaluara nga vetë nxënësit, shumë vegla teknike të lëndëve të përmendura, që nxënësit të kuptonin mësimet më së miri. Nxënësit që mbaronin klasat në këtë shkollë, kur shkonin për të studiuar

më lart, ishin të dalluar çdokund tjetër sepse shkolla kishte një disiplinë dhe kriterium të rrallë. Shkolla fillore e Katërkollës ishte një vend mësimi, pune dhe argëtimi. Krahas punës mësimore, nxënësit i organizoi në grupe të ndryshme punuese, sportive dhe artistike, të cilët sipas vizionit dhe punës së dre-


KULTURË Jonuz Divani me një nxënëse

jtorit Junuz Divani bënë punë të madhe për rregullimin me plan të ambienteve të shkollës dhe oborrit të saj, plot lule e gjelbërim pishash të larta. Ngritën punishten e shkollës, barnatoren e shkollës, kooperativën e nxënësve, fushën sportive, kopështin e shkollës, i cili ishte kabinet natyror (me relievin e Anës së Malit dhe Ulqinit, me teoremën e Pitagorës, me pajisje për prodhimin e rrymës elektrike, me makinën e avullit, me pajisje për demonstrimin e shtypjes së ujit, me mullirin e thjeshtë, me basenin e peshqve, me shtëpiza me shpezë, lepuj, bletë, saksi me lule etj.). … Junuz Divani u lind më 15 gusht 1906 në Tivar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Ulqin, ndërsa normalen në Danillovgrad dhe në Dubrovnik. Kontributin më të madh e dha në shkollën fillore të Katërkollës, ku filloi punën më 5 shtator 1947. Mësimdhënësit dhe nxënësit e Anës së Malit, të udhëhequr nga veprimtari Junuz Divani, ia dolën që shkollën e tyre, pa kushte për punë, madje edhe pa dyer e dritare, ta shndërrojnë në shkollë model (sidomos në vitet 1955 – 1965). Për shkollën e Katërkollës folën dhe shkruan me admirim shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Junuz Divani ishte edhe në krye të fushatës për zhdukjen e analfabetizmit, u angazhua edhe për emancipimin e femrës në fshat, për vazhdimin e shkollimit të nxënësve anamalas. Në përgjithësi, shkollën fillore të Katërkollës e cilësuan edhe si “Meka e Re”, ndërsa drejtorin e saj, Junuz Divanin, e quajtën “Makarenko i Anës së Malit”. Andaj, Junuz Divani zë vend nderi në historinë e re të shkollës dhe arsimit shqip në Mal të Zi. Junuz Divani si pensionist jetonte në Ulqin dhe disa herë jemi takuar. Ka

pasur nevojë dhe për vizita te mjeku, kështu që vizitat ishin të shpeshta (edhe pse djali i tij, Ibrahim Divani, ishte mjek i njohur në Tivar dhe Ulqin në atë kohë). Propozoj që Shkolla e vjetër e Katërkollës të kthehet në pronësi të Bashkësisë Lokale ose të Qendrës për Kulturë. Të bëhet rikonstrukimi dhe kthimi në gjendje të mëparshme. Pse jo, muze i arsimit në Anë të Malit.

Ura e Klleznës

Ura e Vjetër në Kllezën është një urë prej guri e ndërtuar në vitin 1696 mbi Ura e vjetër e Klleznës

tin e ndërtimit të rrugës Ulqin-Krythë në vitin 1954, pranë kësaj ure është ndërtuar ura e re për qarkullimin e mjeteve të komunikacionit, dhe nga ajo kohë ura e vjetër humbi vlerat e mëparshme duke u bërë dytësore. Që nga ndërtimi i saj nuk është bërë ndonjë ndërhyrje apo restaurim i saj, ndërsa në vitin 1982 ajo pësoi goditje, sepse mbi urë, pasi u hoqën gurët, u vendosën tubacionet e ujësjellësit të Millës, duke krijuar kanalin përkatës. Por për fat të mirë ura nuk pësoi dëme të mëdha, edhe pse një gjë e tillë ka mundur të ndodhë. Ndërkaq sikur të kishte pasur trajtimin e monumentit të kulturës në Mal të Zi, një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.

Lufta e Klleznës për mbrojtjen e Ulqinit

përroin e Megjureçit, në Kllezën Nalt të Komunës së Ulqinit. Ajo ka këto dimensione: gjatësia 12 m, gjerësia 3.60 m, lartësia nga fundi i përroit 9.26 m dhe trashësia e gurëve te çelësi 80 cm. Thuhet se mjeshtri i cili e ka ndërtuar këtë urë ka qenë nga Dibra. Atij kjo punë i është ofruar nga klleznorët; ai ka thënë se gëlqerja e cila do të përdoret për ndërtim duhet të qëndrojë në gropë 15 vjet. Pas kësaj periudhe, mjeshtri dibran dhe një punëtor tjetër e kanë ndërtuar këtë urë. Pas kryerjes së punës, mjeshtri është vrarë dhe është varrosur në afërsi të xhamisë së Klleznës, ku edhe sot ekziston varri. Nëpër këtë urë kanë qarkulluar banorët e Klleznës, por edhe të tjerët të cilët kanë udhëtuar nga kjo anë për në Ulqin e gjetiu. Ndërsa, me ras-

Rreth 3 000 vetë që morën pjesë në mbrojtjen e Ulqinit, nën komandën e ulqinakëve Mehmet Becit e Mehmet Gjylit, si dhe Isuf Sokolit nga Shkodra, zunë pozitat kryesore në rrethinat e Ulqinit në fshatin Kllezën, ku edhe u zhvillua lufta (më 23 nëntor 1880) në afërsi të urës së vjetër. Megjithatë, forcat turke të cilat ishin shumë më të mëdha, pasi i thyen forcat ulqinake-shkodrane, nuk patën pengesa të tjera për të hyrë në Ulqin. Të gjitha pikat strategjike, duke përfshirë edhe lartësinë e Mozhurit, qenë të okupuara nga Dervish Pasha, i cili i informoi banorët e qytetit që Ulqini do t’i dorëzohet Malit të Zi. Dervish-Pasha, pra, hyri në qytet më 23 nëntor 1880, kur ulqinakëve të tubuar u është drejtuar me fjalët se dorëzimi është definitiv dhe se duhet t’i nënshtrohen këtij vendimi. Kështu, Ura e Vjetër e Klleznës është simboli i luftës dhe i rezistencës së popullit shqiptar, simbol i bashkimit për mbrojtjen e Ulqinit. Edhe në kohë të sotme, kur ne shqiptarët nuk na karakterizon ndonjë bashkëpunim i madh, duhet të përkujtojmë këto momente historike kur shqiptarët luftuan të bashkuar. Gjithashtu, ky monument meriton që të kujdesemi shumë më tepër se deri tani për monumentet e harruara. Propozoj që në afërsi të urës të ndërtohet përmendorja e tre luftëtarëve për mbrojtjen e Ulqinit: Mehmet Becit, Mehmet Gylit dhe Isuf Sokolit. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

Për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë në Bashkësinë Lokale “Dacaj”

Boshatisja e fshatra “Pjesa më e madhe e kërkesave, për fat të keq, nuk janë realizuar, prandaj kam shpresë se personi i cili do të më zëvendësojë do të ketë sukses të realizojë atë që ka mbetur dhe do të përmirësojë kushtet e jetesës e kërkesat e këtyre pak banorëve që tashmë mendojnë të jetojnë në këto vise të bukura të vendit tonë ku kemi jetuar me shekuj”, thotë kryetari i BL “Dacaj”, Hysen Daci, i cili tregon se gjatë mandatit katërvjeçar në krye të saj organeve komunale u janë dërguar 63 kërkesa. Në kuadër të Bashkësisë Lokale “Dacaj” përfshihen gjashtë fshatra ku jetojnë shqiptarët: Husaj, Bukel i Epërm, Bukel i Poshtëm, Peshkaj, Buxhov dhe fshati Dacaj. Fatkeqësisht, në tri dekadat e fundit, tri fshatra janë boshatisur tërësisht dhe kanë mbetur pa banorë, jo pse këto fshatra gjenden në një pozitë gjeografike të papërshtatshme për jetë, por kryesisht për shkak se vite me radhë nuk është investuar fare për përmirësimin e jetës dhe ndalimin e shpërnguljes së shqiptarëve të kësaj bashkësie lokale. Këto fshatra dhe populli që jeton në këto troje nuk ka qenë, nuk është, as nuk do të jetë pengesë e zhvillimit të banorëve shumicë të Rozhajës, por kjo është një pasuri që duhet të ruhet e jo të insistohet asimilimi, siç ka ndodhur vite me radhë e që fatkeqësisht po vazhdon edhe në vitet e fundit të demokracisë. Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në maj të vitit 2014, ku u bë ndërrimi i pushtetit, më 14 shtator 2014, nën udhëheqjen e sekretarit të Komunës së Rozhajës, Hamdo Shutkoviq, edhe në BL “Dacaj” u bë zgjedhja e kryesisë së re, pothuaj gati pas 50 viteve. Në krye të kësaj Bashkësie Lokale u zgjodh punëtori i vyer i arsimit të kësaj treve, aktivisti i dalluar, njëherit edhe kryetar i Degës së LD në MZ, z. Hysen Daci. Sipas fjalëve të tij, viti 2014 ka kaluar kryesisht me konstituimin, regjistrimin dhe dorëzimin e raport- kërkesave

28

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

për investimet dhe kërkesat kryesore për vitin 2015. Në kërkesat dhe shkrimet dërguar Komunës dhe organeve kompetente të Rozhajës, kërkesa e fundit nga ish udhëheqësi i kësaj bashkësie lokale ishte shkruar në vitin 1987. “Në muajin maj të vitit 2015, banorët e kësaj bashkësie lokale fituan 50 copë fidanë me kumbulla dhe molla për terrenet malore, në muajin qershor me kërkesën time, është punësuar i riu Valon Daci në Agjencinë Turistike të Komunës. Po në këtë muaj është bërë rregullimi i rrugëve me zhavorr

për fshatrat: Buxhov, Sholan-Ivovik dhe Bukel. Në tetor ishte parashikuar të bëhet investimi për rregullimin e ujëmbledhësit të fshatit Dacaj, por për shkak të pengesës së një pjese të banorëve të kësaj ane nuk është realizuar investimi i parashikuar. Në nëntor të këtij viti është rregulluar një pjesë e rrugës për në Bukel të Poshtëm dhe është bërë hapja e kanalit afër varrezave të fshatit Husaj. Në vitin 2016 është bërë shtrimi me zhavorr i rrugës që shkon për në Bukel të Epërm, disa kilometra për në Dacaj, deri te shtëpitë e Enver


MOZAIK

ave shqiptare Dacit dhe Vesel Dacit, si dhe rruga deri te Xhamia e fshatit. Pas marrëveshjes me banorët e fshatit Dacaj është bërë rregullimi i ujëmbledhësit, janë vendosur 400 metra tubacion për ujësjellës”, thotë Hysen Daci. Po këtë vit është punuar ura nga materiali i fortë mbi lumin e Husajve, e cila lidhë fshatrat Bukel i Epërm, Bukel i Poshtëm dhe bjeshkën e Hajlës. Kjo urë për shumë vite punohej prej druri dhe me reshjet e para të shirave vinte deri te vërshimi, e fshatrat izoloheshin nga bota. Viti 2017, gjithnjë sipas fjalëve të kryetarit të deritanishëm të BL “Dacaj”, Hysen Dacit, edhe pse në drejtim të organeve kompetente të Komunës së Rozhajës janë dërguar kërkesa e projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së banorëve, nuk është paraparë asnjë investim serioz në këtë bashkësi lokale. Në vitin 2018 pothuajse nuk është punuar fare, edhe përkundër kërkesave të shumta sepse gjatë këtij viti, sidomos gjatë muajve të verës, kanë rënë shira të mëdha që shkaktuan vërshime e prishje të shumë rrugëve,

Këto fshatra dhe populli që jeton në këto troje nuk kanë qenë, nuk janë, as nuk do të jenë pengesë e zhvillimit të banorëve shumicë të Rozhajës, por kjo është një pasuri që duhet të ruhet e jo të insistohet asimilimi, siç ka ndodhur vite me radhë e që fatkeqësisht po vazhdon edhe në vitet e fundit të demokracisë

veçmas në rrugën për fshatin Peshkaj e cila rrugë pothuajse është bërë e pakalueshme. Banorët e kësaj bashkësie lokale kanë kërkesa dhe nevoja jetike nga qeverisja lokale, si popullatë specifike me të cilën shumëkush nga popullata shumicë boshnjake krenohet me shqiptarët si fqinjë të mirë dhe që e kanë gojën plot “entuziazëm”. Por në qoftë se nuk dëshirojnë me të vërtetë të ndihmojnë emigrimin, shpërnguljen, asimilimin e shqiptarëve të kësaj ane, duhet të bëjnë investime dhe përkrahje konkrete në të gjitha sferat e jetës. “Punësimi i të rinjve”, thotë kryetari i BL-së, “bëhet vetëm atëherë kur ata bëhen pjesë e partive të tjera, nuk re-

spektohet fare përqindja proporcionale ku sipas regjistrimit të fundit të vitit 2011 jemi në vendin e dytë”. Përgjegjësi për këtë pozitë kaq të keqe dhe lënie pas dore të shqiptarëve të Malësisë së Rozhajës mbajnë shumica e popullit boshnjak, pa marrë parasysh ngjyrimet politiko-partiake. Infrastruktura rrugore, e vetmja Bashkësi Lokale në komunë pa asnjë metër asfalt, pos një kilometri rrugë që tani ka filluar të shkojë për bjeshkën e Shtedimit, e cila kalon nëpër fshatin Husaj, pa asnjë banor. Pasuritë e patundshme pyjore, të cilat dikur ishin pasuri e jona, koncesionarët jo vetëm që i shfrytëzojnë këto pasuri, por edhe i shkatërrojnë filizat e reja dhe rrugët në tërësi dhe në mënyrë të pakontrolluar po shkatërrohen. Ndërtesa e shkollës, e cila është i vetmi institucion edukativo-arsimor në gjuhën shqipe në Rozhajë, është në një gjendje joadekuate për zhvillimin normal të mësimit, pa ujë të pijshëm, pa klasa të mjaftueshme për zhvillimin e mësimit. Daci tregon se gjatë mandatit katërvjeçar në krye të BL “Dacaj”, organeve komunale u janë dërguar 63 kërkesa. “Pjesa më e madhe e kërkesave, për fat të keq, nuk është realizuar, prandaj kam shpresë se personi i cili do të më zëvendësojë do të ketë sukses të realizojë atë që ka mbetur dhe do të përmirësojë kushtet e jetesës e kërkesat e këtyre pak banorëve që tashmë mendojnë të jetojnë në këto vise të bukura të vendit tonë ku kemi jetuar me shekuj”, përfundon ai. Haxhi Lajçi E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Shoqata Shqiptaro/Amerikane “Ana Malit”-Nju Jork

Shoqata e parë e udhëhequr nga femrat anamalase Nuk mundemi të mos i përmendim këto femrat anamalëse të suksesshme, ku megjithëse kanë orarin e ngjeshur në ndërmarrjet ku ato menaxhojnë, ata kanë gjetur kohën që të shërbejnë edhe komunitetin tonë anamalas këtu në Nju Jork, pikërisht pra në Shoqatën Ana e Malit

Haxhi Zeneli

Po të kthehemi prapa 2-3 dekadave dhe të analizojmë, se ku qëndronte femra shqiptare në Amerikë, nuk kemi shumë për të folur, përveç se mund të themi se ajo ishte një punëtore mjaft solide e punëve të rëndomta të shtëpisë, por që shumica e tyre punonin edhe në turnin e natës për të mbajtur dhe shkolluar fëmijët e tyre. Këto gra dhe nëna luanin një rol të rëndësishëm në familje, dhe nuk thuhet më kot se ishin shtylla e familjes. Ato ishin të guximshme, këmbëngulëse, për t’i shkolluar fëmijët e tyre. Andaj kur sot jemi të tubuar këtu në mbledhjen e Shoqatës së Anas Malit, të ftuar nga kryetarja Emmi Salaj, na e përforcon atë që themi ne në këtë shkrim, sepse këto vajza dhe djem të rinj që shohim këtu janë produkti i së kaluarës të prindërve emigrantë që punuan shumë për t’i sjellë këto gjenerata këtu ku janë sot. Ato tani janë bërë konkurrentë në shumë kompani të njohura të biznesit, ku sot lirisht mund të themi se kemi profile

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

femrash që menaxhojnë me sukses ndërmarrje të fushave të ndryshme këtu në Sh.B.A. Nuk mundemi të mos i përmendim këto femrat anamalase të suksesshme, ku megjithëse kanë orarin e ngjeshur në ndërmarrjet ku ato menaxhojnë, ato kanë gjetur kohën që të shërbejnë edhe komunitetin tonë anamalas këtu në Nju Jork, pikërisht pra në Shoqatën Ana Malit. Një ndër këto është kryetarja e Shoqatës Emmie Salaj, që i takon rangut të grave të suksesshme me pozitë të lartë në lëmin e farmakologjisë të një kompanie të njohur në botën e kozmetikës e ashtuquajtur “Shiseido”. Pra siç cekëm më parë, Emmie ka gjetur kohë edhe pse me një orar shumë të ngjeshur nga jeta e saj, që t’i përgjigjet shoqatës Ana Malit për të dhënë kontributin e sajë si vullnetare, ku tash tre vite është kryetare e kësaj shoqate, e cila shprehet me këto fjalë: “Unë erdha në shoqatë për të dhënë kontributin tim dhe për të respektuar prindërit e mi që ata bënë çdo gjë për të na edukuar neve dhe tashti është radha ime për të ndihmuar të tjerët, për ato që unë di dhe mund të kontribuojë”, por edhe për t’u bërë shembull dhe një model për fëmijët e mi dhe gjeneratat e ardhshme që do të rritën këtu e në veçanti dua që fëmijët e mi të mburren me nënën e tyre, sepse kjo

është jeta, që ne të trashëgojmë virtytet më të mira nga vetja tek brezat e ardhshëm.” Nuk thuhet më kot: që gratë për t’u frymëzuar për të qenë të pavarura dhe të suksesshme, ato kërkojnë modele. Një femër tjetër që i rri përkrah Emmit, është edhe Majlinda Gjeloshi, e cila po ashtu i takon rangut të femrave të suksesshme që nuk heziton të japë kontributin e saj, edhe pse jeta e tyre është mjaft e zënë me shumë punë. Këto femra nuk janë të vetme, ato kanë tërhequr edhe të tjera femra të reja që ndihmojnë shoqatën, siç janë: Mina, Suada, Tana, Dritana, Antigona, Bajamja, Nailja etj. Me angazhimin e këtyre femrave, pikërisht me angazhimin e kryetares Emmie, kanë ngjallë një shpresë të jashtëzakonshme tek disa të rinj që kanë lindur dhe po rriten jashtë trojeve të baballarëve të tyre. Ata me një edukatë amerikane, kanë kuptuar mirë se sa rëndësi ka ruajtja e traditave kombëtare, për t’i përcjellë tek fëmijët e tyre. Kur jemi tek ruajtja e traditave kombëtare në një vend kaq të largët dhe multikulturor siç është Amerika, këto nëna shqiptaro/amerikane, kanë marrë seriozisht rolin e tyre në ruajtjen e traditave folklorike kombëtare shqiptare, që ta përcjellin tek brezat e ardhshëm. Ato në kuadër të shoqatës “Ana e


MOZAIK

Malit” formuan grupin e valltarëve nga të rinjtë dhe të rejat e bashkëvendëseve, nën udhëheqjen e koreografes Angjelina Nikës, që për disa herë shndritën me vallet e tyre në disa shfaqje dhe festivale shqiptare

të mbajtur këtu në Nju Jork. Andaj mund të mburremi, sepse ishte diçka që i mungonte kësaj shoqate vite më parë dhe i jemi mirënjohës Emmit, Majlindës dhe kontribuueseve të tjera, për këtë arritje. Pra, ishin këto

femra dhe nëna që kuptuan mjaft mirë dhe drejt fuqinë e artit popullor, se kjo është mënyra më e fuqishme që të ruhen traditat e artit popullor të paraardhësve të tyre edhe pse jetojmë larg vendlindjes. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

31


PORTRET

Portret: Mahmut - Dudo Tivari

Tradita dhe trashëgimia që vazhdon “Gjithmonë ne flasim me krenari për të parët tanë, të cilët kanë qenë detarë dhe lundrues më të mirë se ne, në kushte shumë më të vështira se sot. Të gjithë detarët dhe kapedanët nga fisi ynë kanë një vend të veçantë në detarinë ulqinake, në veçanti numri një i familjes sonë Adem Tivari I, ndërtuesi dhe pronari i barkave dhe anijeve më të njohura tek ne në Ulqin”, thotë ai

Ismet Karamanaga Mahmut - Dudo Tivari është një kapedan i ri, por me nam dhe me një përvojë të madhe. “Gjaku nuk është ujë” thotë një thënie popullore tek ne në Ulqin, pasi që ai ka trashëguar gjenet e forta të familjes detare Tivari nga Ulqini. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që edhe Dudi, siç e quajmë ne, është ashtu siç janë apo kanë qenë të gjithë detarët dhe kapedanët nga ky fis i njohur nga Rana. Të shkruash për detarët nga ky fis është gjithmonë një sfidë e madhe, por edhe frymëzim i madh. Këtu është e nevojshme të përkujtohet opinioni i gjerë për vendimet e “Kongresit të Belinit” në vitin 1878 për dhurimin Malit të Zi, apo “pazarllëkun” e bërë mbi dhe për trojet tona shqiptare. Këto vendime kanë shkaktuar shpërnguljen e 413 familjeve nga Ulqini dhe rrethina, por edhe shumë nga Tivari, i

32

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

cili pati të njëjtin fat. Kështu edhe familja e njohur e Adem Tivarit I, nga Kalaja e Tivarit, u nis për në mërgim, në drejtim të Durrësit, ndoshta edhe më gjatë deri në Stamboll, ashtu siç ndodhi me shumë të tjerë. Mirëpo, për fat të madh, Adem Tivari I e hodhi spirancën në gjirin e Ulqint, doli në Ranë dhe fati i qytetit tonë të bukur, vendosi së bashku me vëllezërit e tij dhe me insistimin e të parëve ulqinakë, ndërmjet të cilëve ishte edhe gjyshi im Mulla Ismail Karamanaga, të qëndrojnë këtu dhe të mos largohen. Hapi shkuerinë, kantierin e parë në Ranë, filloi ndërtimin e anijeve dhe barkave duke u bërë ndërtuesi i parë me një famë të madhe, kurse vëllezërit dhe më vonë edhe pasardhësit e tij u bënë kapedanë me nam. Kjo traditë ende vazhdon pandërprerje që nga ajo kohë e deri sot. Në fokusin e interesimit tim është Mahmut - Dudo Tivari, njëri ndër kapedanët me nam nga kjo familje. Dudi, siç e quajmë ne që e njohim më mirë që nga fëmijëria, është ende i ri, në moshë kur mund të japë maksimumin si kapedan dhe komandant i anijeve të mëdha tejoqeanike.

Ai është modest dhe i qetë, siç thotë populli ynë, dhe duke biseduar me të nuk mund t’i shmangeni ndjenjës se si ai reagon në det, në anije të mëdha tejoqeanike, si një komandant dhe kapedan i shkolluar i ekuipazhit ndërkombëtar nën flamurin e shtetit izraelit, për të cilën kompani lundroi shumë vite. Vështirë të paramendosh një njeri relativisht të ri, i cili në moshën 33-vjeçare bëhet kapedan dhe komandant në një anije tejoqeanike të madhe, ku duhet të keni dije dhe autoritet të veçantë. Prandaj është për t’u çuditur duke folur me të sepse nga ai keni çfarë të dëgjoni dhe të mësoni. Nuk flet shumë, por flet me fakte për gjërat që i ka përjetuar në det. Flet për vendet dhe shtetet që i ka vizituar gjatë lundrimeve të shumta, për ekuipazhin në bordin e anijeve, për portet e mëdha, anijet me të cilat ka lundruar apo lundron. Kapedan Mahmut - Dudo Tivari që nga viti 1981 e deri më sot lundron për një kompani nga Izraeli. “Në det jam i vendosur, kam krijuar autoritet te kompania e cila më angazhon dhe për të cilën vite me radhë punoj dhe lundroj. Nuk kam probleme me gjuhën, sepse përveç gjuhës an-


PORTRET gleze flas edhe gjuhën hebreje, çka është një përparësi e madhe nëse doni të lundroni për shtetin e Izraelit. Asnjëherë nuk kam pasur probleme, pavarësisht nga nacionalitetet të cilat i kam në ekuipazhin tim”, shprehet ai. Dudi më tregon edhe për fillimin e navigimit pas përfundimit të shkollimit në Akademinë e detarisë. “Kam filluar si kadet në vitin 1977, në anijen më të bukur të asaj kohe ‘Dalmacija’ të kompanisë ‘Jadrolinija’ si oficer. Ishte kjo një eksperiencë e madhe dhe shumë e bukur për mua. Kam mësuar shumë, në veçanti më vonë në anijen ‘Iliria’, gjithashtu si oficer, pas përfundimit të Akademisë së Detarisë në vitin 1981 dhe dhënies së provimit për kapedan në vitin 1984, në lundrimin e saj prej Rijekës deri në Dubrovnik, Tivar, Korfuz dhe Igumenicë. Isha vetëm 24- vjeçar”, rrëfen ai. Ishte kjo koha e artë e turizmit tonë, kur shumë mysafirë nga vendet e huaja, në veçanti nga Gjermania, kanë ardhur deri në Tivar për t’i kaluar pushimet në Ulqin, në hotelet dhe shtëpitë tona. “Mbresa të bukura, të paharrueshme për mua i cili shumë i ri si oficer i bordit shpeshherë me lot në sy kam kaluar pranë qytetit tonë të bukur. Gjithmonë kam pasur mall për Ulqinin, për vendlindjen time, për qytetin më të bukur në botë”, kujton Dudi. Në vitin 1993 barkohet si Kapedan në anijen e kompanisë nga Haifa - Izrael, e cila quhet “Oferbrothers”, për të cilën lundron edhe sot. Ai thotë se ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me ta dhe është më se i sigurt se deri në fund të lundrimit të tij do t’i qëndrojë besnik kësaj kompanie. “Deti, anijet, lundrimi dhe navigimi, siç themi ne detarët, janë pa dyshim pjesa më e rëndësishme në jetën time. Natyrisht, familja ime, bashkëshortja Elvira dhe djemtë, janë në vendin e parë. Për ata lundroj, për t’u siguruar një jetë dhe të ardhme më të mirë”, thotë Tivari. “Kam katër djem, të cilët pak e shumë i edukon pjesa më e mirë në jetën time Elvira, e cila gjithashtu vjen nga një familje detare ulqinake nga Kalaja me famë të madhe, Uruçi. Ajo është shtylla e shtëpisë sonë, e cila ka një durim të pafund për punën time dhe mungesat e shpeshta që janë normale për një detar, për punën dhe lundrimin tim në det dhe anije. Mendoj se djemtë i kam orientuar ashtu siç kemi pasur dëshirë, por edhe sipas dëshirës dhe

talentit që kanë treguar”, vazhdon rrëfimin e tij Dudi. Djali i tij i madh, Ammari, studion në Fakultetin e Ndërtimtarisë së anijeve në Stamboll, i dyti Ademi studion Nautikën në Kotorr, i treti, Burhanundini, studion në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Prishtinë, kurse i katërti, Nuradini, është nxënës në Gjimnazin e Ulqinit. “Kështu, edhe nga ana ime tradita dhe trashëgimia e familjes së madhe detare Tivari nga Ulqini, do të vazhdohet, për këtë nuk ka dyshim”, thotë Dudi. Ai ka shumë informata për të parët e tij, në përgjithësi për familjen Tivari, duke filluar nga ai më i njohuri (Ademi Tivari I), ndërtuesi dhe pronari i anijeve, deri te kapedani më i njohur nga kjo familje, axha Burhanudin Tivari, i cili u ka hapur shumë ulqinakëve rrugën e detarisë dhe ishte kapedani i parë i shkolluar në Malin e Zi, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Këtu duhet të përmendet edhe Ismet Tivari, i cili ishte i njohur si Kapo di Makina në Rijekë të Kroacisë. Këta dy, si dhe babai i tij Vehbiu - Bushi, janë nipat e të famshmit Jenuz Divanit. Natyrisht, Dudi flet me nostalgji, pietet dhe dhembje të madhe për të ndjerin Ademin, vëllain e tij i cili ka qenë kapedan i njohur dhe ka vdekur në vitin 1995. “Gjithmonë ne flasim me krenari për të parët tanë, të cilët kanë qenë de-

tarë dhe lundrues më të mirë se ne, në kushte shumë më të vështira se sot. Të gjithë detarët dhe kapedanët nga fisi ynë kanë një vend të veçantë në detarinë ulqinake, në veçanti numri një i familjes sonë Adem Tivari I, ndërtuesi dhe pronari i barkave dhe anijeve më të njohura tek ne në Ulqin”, thotë ai. Mirëpo, thotë Dudi, ata kurrë nuk harrojnë dhe janë krenarë edhe për trashëgiminë nga ana e gjyshes, nëna e babait të tij, e cila ishte motra e Jenuz Divanit, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetet e Ulqinit dhe Tivarit, por sidomos në rrethinën e Ulqinit. “Asnjëherë nuk e harrojmë se jemi nipat e kësaj figure markante, njërit prej pishtarëve të arsimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe në Malin e Zi”, thotë Dudi. Si autor i këtij teksti, pajtohem me Dudin se Jenuz Divanit, punës dhe veprës së madhe të këtij njeriu të jashtëzakonshëm për edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe i kemi borxh të gjithë ne prej Shtegvashës deri në Kala. Dhe në fund, Mahmut - Dudo Tivarit i dëshiroj det të qetë, lundrime të suksesshme dhe kthim në vendlindje përgjithmonë te familja e tij, në shtëpinë e tij të bukur me pamje në det, apo siç thekson poeti i madh gjerman F. Shiler, “deri te horizonti i largët, atje ku puthet qielli me detin”. E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

SECURITY INVESTIGATOR • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Performs personal background or special investigations assigned by the Regional Security Officer. Assists the Regional Security Officer in maintaining liaison with police and security officials.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: University degree in Law, Forensics, Police or Military is required. 2. EXPERIENCE: At least three years of progressively responsible experience in investigative work with a military, police, or private security organization is required. 3. LANGUAGE: Level 3 (good working knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/ Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must have knowledge of the principles and techniques of investigating. Must possess a detailed understanding of U.S. and Montenegrin Criminal Codes and Codes of Criminal Procedures. 5. SKILLS AND ABILITIES: Driving license type B is required. Firearms license is required. Must have excellent computer abilities. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: FEBRUARY 15, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Security Investigator) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHKURT 2019


SPORT

Dy garues të KT “Ulqini” morën pjesë në Kupën Evropiane të Presidentit, për fëmijë dhe kadetë, në Shtutgart të Gjermanisë

Sara Kraja shpallet kampione Gjatë fundjavës, më 2 dhe 3 shkurt, në Shtutgart të Gjermanisë është mbajtur Kupa Evropiane e Presidentit për kategorinë e fëmijëve dhe kadetëve, ku kanë marrë pjesë 1500 garues, në mesin e të cilëve edhe dy garues të Klubit të Taekwondosë “Ulqini”, Bledar Kasmi dhe Sara Kraja. Kjo e fundit ka arritur që të shpallet kampione e Kupës Evropiane të Presidentit pasi që ka fituar tri

ndeshje, kundër garueseve të Gjermanisë, Britanisë dhe në finale kundër asaj të Greqisë. Sipas deklaratës për shtyp të KT “Ulqini”, garuesi tjetër i këtij klubi, Bledar Kasmi, e ka fituar ndeshjen e parë kundër garuesit nga Moldavia, por është ndaluar në ndeshjen e dytë nga garuesi rus. Në këtë mënyrë, KT “Ulqini” e ka filluar me sukses sezonin e garave në (Kohapress) vitin 2019.

Sara Kraja ka arritur që të shpallet kampione e Kupës Evropiane të Presidentit pasi që ka fituar tri ndeshje, kundër garueseve të Gjermanisë, Britanisë dhe në finale kundër asaj të Greqisë. Garuesi tjetër i këtij klubi, Bledar Kasmi, e ka fituar ndeshjen e parë kundër garuesit nga Moldavia, por është ndaluar në ndeshjen e dytë nga garuesi rus

E ENJTE, 7 SHKURT 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 7 shkurt 2019

Viti XVlll Numër 850 Çmimi 0,50

Loja me Skënderbeun ISSN 1800-5696

Poçari dhe pazari në një tjetër shekull

Vendim i shumëpritur dhe përshëndetur


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.