KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 851 Çmimi 0,50
Liria e medias dhe pozita ekonomike e gazetarëve ISSN 1800-5696
Hipokritët politikë
Dua Lipa me dy çmime “Grammy”
PËRMBAJTJE
6
12 Përforcimi i aleancës perëndimore
Krenari pakokë
14
18 Fuqizim i OJQ-ve dhe mediave përmes rritjes së njohurive për financat publike
Radioja, faktor i rëndësishëm në shoqëri
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
PËRMBAJTJE
20
24 Arrita të zbuloj atë çfarë unë dua
Shkruaj për popullin tim të shumëvuajtur në hapësirën mbarëshqiptare
26
34 Interesimi për këtë sport gjithnjë në rritje
Poezi nga Ali Gjeçbritaj KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 14 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 851 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Hipokritët politikë
Dua Lipa me dy çmime “Grammy”
politikë Hipokritët
“Grammy” dy çmime Dua Lipa me
e gazetarëve pozita ekonomike Liria e medias dhe
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Liria e medias dhe pozita ekonomike e gazetarëve
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Sipas raportit periodik të Komisionit Evropian për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit për vitin 2018
Mali i Zi dhe Shqipëria me borxhin publik më të lartë në rajon Mali i Zi dhe Shqipëria u renditën nga Komisioni Evropian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi, transmeton Koha Net. Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi, i cili pritet të arrijë në 56.4 për qind në fund të vitit 2018, nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014. Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik
4
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë renditjen. Mali i Zi pritet të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBBsë. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që ka marrë Qeveria e Malit të Zi për ndërtimin e lotit të parë të autostradës Tivar-Boljare, që e lidh me Serbinë, me një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze. Ndërkohë borxhi i Shqipërisë vijon të jetë jo elastik ndaj zhvillimeve pozitive makroekonomike.
Ekonomia e Shqipërisë u rrit me ritmet më të larta në rajon me mbi 4% të PBB-së në fund të 9-mujorit, buxheti ka performuar me suficit primar, teksa borxhi publik është “gozhduar” rreth 70%. Pas shifrës zyrtare me 69.9% të PBB-së në të cilën pritet të mbyllet borxhi publik më 2018, realiteti mbi borxhin publik mbetet i trishtë për shkak të detyrimeve të prapambetura të paazhurnuara në borxh që ishin 24 miliardë lekë ose sa 1.5% e PBB-së. Në vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, të cilin FMN-ja e konsideron shqetësues: Maqedonia pret ta mbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2% të PBB-së, Bosnja me 35%. Turqia dhe Kosova paraqiten me borxhin më të ulët në raport me PBBnë. Edhe pse Turqia u përball me një krizë e cila zhvlerësoi lirën turke gati me një të tretën ndaj euros dhe dollarit për pak kohë, borxhi i vendit u rrit me vetëm 2% të PBB-së gjatë vitit 2018. Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik, i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e (Kohapress) PBB-së.
NGJARJE JAVORE
Mali i Zi dhe Kosova mbajnë konsultime politike për bashkëpunimin dypalësh
Vlerësohet përparimi në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve Podgoricë – Përfaqësues të ministrive të jashtme të Malit të Zi dhe Kosovës janë takuar në Podgoricë për të diskutuar mbi çështjet nga fusha e bashkëpunimit ekonomik e politik midis dy vendeve. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, thuhet se delegacioni i kësaj ministrie udhëhiqej nga drejtori i përgjithshëm Albert Prenkaj, kurse ai nga pala malazeze nga Ivan Lekoviq, drejtor i përgjithshëm i Bilaterales. Bëhet fjalë për takim të rregullt pune për konsultime politike dypalëshe, siç parashihet me marrëveshjen e për-
bashkët të dy ministrive respektive. Ndër temat e trajtuara në këtë takim ishin marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomik, vlerësimi i gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimi multilateral dhe rajonal. Gjatë këtij takimi është vlerësuar se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë shumë të mira dhe se, që nga konsulta e kaluar, kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të
drejtuesve më të lartë shtetërorë si dhe mbështetjes reciproke. Në të njëjtin takim është konfirmuar edhe gatishmëria dhe interesimi i ministrit të jashtëm të Malit të Zi, prof. dr. Srgjan Darmanoviq, për të zhvilluar vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë gjysmës së parë të muajit mars. Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës ishin edhe ambasadorët Skender Durmishi, Valdet Sadiku, Ariana Zherka, drejtori i Diplomacisë Ekonomike, Gyner Urea, dhe zyrtari i lartë i MPJ-së, Bekim Misini. (Kohapress)
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Riangazhimi i SHBA-ve në Evropën Qendrore
Përforcimi i aleancë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi se politika e jashtme amerikane, ndër të tjera, do t’i kushtohet këtë javë Evropës, më saktësisht disa vendeve ish-komuniste të Evropës Qendrore. Në njoftimin për mediat thuhet se Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Michael R. Pompeo do të vizitojë nga 11 deri me 15 shkurt, Budapestin, Bratisllavën, Varshavën (një ndalesë ku do t’i bashkohet edhe Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence), pastaj Brukselin dhe në fund të javës edhe Reikjavikun
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Njoftohet se me të arritur në Hungari, kryediplomati amerikan është takuar me Kryeministrin e atij vendi, Z. Orban, me Ministrin e jashtëm dhe me Ministrin e mbrojtjes, për të diskutuar për një numër çështjesh që prekin marrëdhëniet dypalëshe amerikano-hungareze, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, çështje të energjisë dhe të sigurisë, mbështetjen për Ukrainën dhe mënyrat për të kundërshtuar influencën ruse dhe kineze në rritje e sipër në rajon dhe për përforcimin e Aleancës perëndimore, ndërkohë që do të gjejë kohë të takohet edhe me udhëheqësit e shoqërisë civile të atij vendi. DASH thekson në njoftimin e tij mbi vizitën e kryediplomatit amerikan në Evropën Qendrore se pas Hungarisë, të martën Z. Pompeo do të ndalojë në Bratisllavë të Sllovakisë, ku ka në plan të takohet me Presidentin e atij vendi, Z. Kiska, me Kryeministrin, Z. Pellegrini dhe me Ministrin e jashtëm, Z. Lajcak, për bisedime mbi marrëdhëniet amerikano-sllovake të sigurisë si dhe çështje që kanë të bëjnë me rajonin e Evropës Qendrore në veçanti dhe subjektet rëndësishme botërore. Në Sllovaki, Sekretari Amerikan i Shtetit do
6
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
të vizitojë edhe Memorialin e Lirisë, ku më shumë se 400-veta kanë humbur jetën duke u përpjekur të largoheshin nga ish-Çekosllovakia komuniste për në Austrinë e lirë, duke filluar nga viti 1948 e deri në vitin 1989. Në këtë këndvështrim, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e atij vendi, zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë një bisedë me studentët sllovakë mbi trashëgiminë e lirisë dhe demokracisë perëndimore dhe për triumfin e saj mbi komunizmin, 30 vjet më parë. Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Varshavë, Z. Pompeo do të takohet me Ministrin e jashtëm, Z. Czaputowicz për të diskutuar çështje të sigurisë dhe të energjisë, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta midis Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë. Në Varshavë, së bashku me Zëvendëspresidentin amerikan, Z. Mike Pence - sipas njoftimit të DASH - Z. Pompeo do të marrë pjesë në konferencën e përbashkët në nivel ministror, të organizuar nga SHBA dhe Polonia, “Për Promovimin e paqes dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme”. Nga Varshava, Kryediplomati amerikan do të udhëtojë për në Bruksel, ku pritet të takohet me Ministren e Jashtme të Bashkimit Evropian, Zonjën Federica Mogherini për bisedime për bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, mbi një numër çështjesh, përfshirë gjendjen në Venezuelë, përforcimin e sigurisë në Evropë dhe për mënyrat për të përballuar kërcënimet nga Irani dhe Rusia.
Në kthim e sipër për në Uashington, Sekretari Amerikan i Shtetit do të ndalojë në Reykjavik të Islandës, ku pritet të takojë Kryeministrin e atij vendi, Z. Jakobsdottir dhe Ministrin e jashtëm, Z. Thordarson për bisedime, ndër të tjera, mbi çështje të sigurisë në Atlantikun verior. Në vigjilje të vizitës së Z. Pompeo në Evropë, nga zyra e zëdhënësit të DASH është shpërndarë për median
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ës perëndimore një dokument (Fact Sheet) në lidhje me vizitën e Kryediplomatit amerikan ku thuhet se, “Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për një aleancë të fortë, të bashkuar dhe të aftë, bazuar në mbrojtjen e përbashkët, në demokraci dhe në liritë themelore të njeriut”. Më tej theksohet se, “Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit shënon 30-vjetorin nga koha kur vendet e Evropës Qendrore shpartalluan perden e hekurt, duke rivendosur kështu lirinë dhe sovranitetin e tyre, ndërsa kanë zgjedhur, njëkohësisht, rrugën e demokracisë perëndimore, gjë që u ishte mohuar atyre për dekada të tëra dhe kanë përforcuar angazhimin e tyre ndaj këtyre vlerave, duke u bërë anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.” Ndërkohë që në dokumentin në fjalë të shpërndarë për median një ditë para se të arrinte në Evropë, Z. Pompeo – nënvizohet edhe njëherë angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni, ndërkohë që theksohet se, “Shtetet e
Bashkuara zotohen për një angazhim më të madh diplomatik, ushtarak, tregtar dhe kulturor me vendet e Evropës Qendrore, me qëllim për të forcuar lidhjet e këtij rajoni me Perëndimin, ndërsa ky rajon përballet me trysnitë që po ushtrojnë atje Rusia dhe Kina. Bazuar në vlerat tona të përbashkëta që ndajmë me njëri tjetrin, do të garojmë për një influencë pozitive për të siguruar për brezat e ardhshëm në një të ardhme demokratike, të begatë, dhe të sigurt”, thuhet në dokumentin në fjalë, që siç duket, në thelb, përshkruan objektivat e bisedimeve që do të zhvillojë Sekretari Amerikan i Shtetit në këto ish-vende komuniste gjatë vizitës së tij, këtë javë, në Evropën Qendrore. Në këtë 30-vjetor të shembjes së komunizmit në Evropë, dokumenti thekson se Shtetet e Bashkuara po riangazhohen për një aleancë transatlantike të fortë, të bashkuar dhe të aftë për t’u përballur me çdo sfidë, të bazuar në parimet e mbrojtjes së përbashkët, bazuar në demokraci dhe në liritë bazë të njeriut. Sipas këtij dokumenti, “Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj artikullit 5 të NATO-s është i çeliktë. Ne presim nga të gjithë aleatët që të investojnë mjaftueshëm për të plotësuar nevojat dhe përgjegjësitë për mbrojtje të vet dhe ndaj nevojave të aleancës NATO”, thuhet në njoftimin e DASH për media, ndërkohë që i bëhet thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë që të përmbushin detyrimet e tyre ndaj Aleancës. “Ne i trajtojmë aleatët tanë si aleatë dhe presim prej tyre që të mbajnë angazhimet e marra, si aleatë. Si anëtar të NATO-s dhe të OSBE-së, si dhe institucioneve të tjera transatlantike, qeveritë tona janë betuar se do të punojnë pa pushuar për të drejta dhe liritë e qytetarëve tanë. Vendet demokratike janë aleatët tanë më të fortë. Një shoqëri civile aktive si dhe një medie e lirë, janë gurthemelet e një demokracie pluraliste”, thuhet gjithashtu në njoftimin e DASH, shpërndarë për media, një ditë para së Sekretari Amerikan i Shtetit të fillonte të hënën vizitën e tij këtë javë në disa vende të Evropës Qendrore. Doku-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
menti përfundon me thirrjen për zgjerimin e bashkëpunimit drejt prosperitetit dhe lirive demokratike, ndërsa theksohet se, “Anembanë Evropës Qendrore kemi shtuar mbështetjen për luftën kundër korrupsionit, përfshirë bashkëpunimin dhe mbështetjen për gazetari investigative për të bërë hetime se ku bashkohen korrupsioni dhe të korruptuarit rajonalë me influencat ruse dhe kineze anembanë atij rajoni”, përfundon dokumenti i ashtuquajtur “Fact Sheet”, i DASH dhe i përhapur me rastin e vizitës disaditëshe të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Z. Mike Pompeo këtë javë në Evropën Qendrore. Ekspertët thonë se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit këtë javë në Evropën Qendrore në veçanti dhe në vendet ish-komuniste të Evropës në përgjithësi, po bëhet në përpjekje për të kapur kohën e humbur, gjë që sipas tyre kishte hapur dyert për përhapjen e influencave politike, diplomatike dhe ekonomike të Rusisë dhe Kinës në rajon. Ish-ambasadori amerikan në Poloni, Z. Daniel Fried citohet nga Zëri i Amerikës të ketë thënë se “angazhimi dhe interesimi amerikan për Evropën Qendrore kishte rënë pas zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në atë rajon”, ndërkohë që vëmendja e Uashingtonit ishte zhvendosur në Azi dhe në konfliktet e Lindjes së Mesme. “Shumë amerikanë mendonin se puna jonë kishte përfunduar në atë rajon, por nuk ishte ashtu”, është shprehur ish-ambasadori Fried, tani pranë Institutit Atlantic Council në Uashington, duke shtuar se ky është një proces që, sipas tij, kishte filluar me administratën e ish-Presidentit Barak Obama. Shpresojmë të mos jetë një përpjekje e vonuar nga ana e diplomacisë amerikane për të rikapur kohën dhe mundësitë e humbura, megjithëse për këtë kanë përgjegjësitë e veta edhe klasa e korruptuar politike e shumë vendeve ish-komuniste, që kanë krijuar një mjedis dhe atmosferë të volitshme për angazhimin e politikave dhe metodave korruptive ruso-kineze, anembanë rajonit. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
“Kathimerini”
Dy keqkuptime popullore rreth udhëheqësve dhe elitave Problemi nuk është elita. Problemi është që elitat të zgjidhen me meritë, të kenë një ndërgjegje shoqërore, t’i shërbejnë interesit publik dhe të veprojnë përmes kontrolleve dhe balancimeve demokratike
Goerge Pagoulatos
Dy keqkuptime popullore, po lulëzojnë sot në një Evropë të populizmit dhe pritshmërive të zvogëluara. Shumë njerëz, argumentojnë se problemi i Evropës është një problem i udhëheqjes së saj. Mungojnë burrat e shtetit me madhështinë e Helmut Kolit, Fransua Miteranit apo Zhak Delorit. Distanca historike ka prirjen të lartësojë dhe idealizojë udhëheqësit e dikurshëm. Në kohën e tyre, kritikët e denoncuan provincializmin e Kolit, analfabetizmin financiar të Miteranit dhe ndrojtjen e Delorit. Ky keqkuptim, shpërfill shkaqet themelore të problemit. Një bashkim më i thellë i Bashkimit Evropian me 28 anëtarë, është gjithashtu një union më i përçarë. Konsensusi i së kaluarës, është zëvendësuar nga mosmarrëveshjet e
8
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
zhurmshme të së tashmes. Qeverisja sot, është menaxhimi konstant i krizave, me kompromise të gjera dhe të dhembshme. Koll nuk do t’i kishte menaxhuar më mire krizat, sesa kancelarja gjermane aktuale Angela Merkel. Përqendrimi tek personalitetet, e pengon debatin që të përqendrohet aty ku duhet – në divergjencën e interesave kombëtare dhe pabarazisë në rritje – kur ajo që nevojitet, është një integrim më i madh, kompromise të guximshme, dhe zgjidhje të gjera në mbarë BE. Keqkuptimi i dytë, është edhe më i përhapur. Siç ka shkruar kohët e fundit Statis Kalivas në Kathimerini, “fatkeqësisht, narrativja e një elite të ç ‘armatosur dhe arrogante, dominon sot në Evropë, shpesh edhe brenda elitës, kryesisht për shkak të përtacisë intelektuale, dhe kjo çon në përdorimin e të gjitha llojeve të klisheve”. Klisheja e elitave të shkëputura nga pjesa tjetër e popullsisë, përveçse është populiste, është gjithashtu në një masë të konsiderueshme e pavërtetë. Asnjëherë më parë udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk kanë qenë aq të kujdesshëm ndaj perceptimit dhe humorit të opin-
ionit publik. Kurrë më parë, elitat e demokracive liberale perëndimore, nuk kanë qenë kaq të ekspozuara ndaj kritikave të ashpra, jo vetëm nga një mori mediash kritike, por nga miliona “snajperë” në internet dhe në media sociale. Shumë rrallë në të shkuarën, udhëheqësit janë detyruar të shfaqin ritualin e përulësisë si sot – një zhvillim i mirëpritur në vetvete. Presidenti francez Emanuel Makron nxitoi të bënte “mea culpa”-n e tij kur u përball me “Jelekët e Verdhë” – a e mban mend dikush Sharld De Golin, Valeri Zhiskar d’Estein apo Miteranin që të pranonin gabimet e tyre në këtë mënyrë? Udhëheqësit e vetëm, të cilëve u mungon përulësia, janë pikërisht ata që e kanë ndërtuar karrierën e tyre politike mbi refuzimin e elitave të establishmentit: Trumpët dhe Orbanët e kohës sonë. Izolimi i elitave? Tradicionalisht, udhëheqësit e kanë formësuar politikën e lartë në një rreth të ngushtë njerëzish. Lindon Xhonson, dërgoi miliona të rinj amerikanë në një luftë të papëlqyeshme nëpër xhunglat e Vietnamit – qindra mijëra u kthyen të pajetë, ose të gjymtuar për pjesën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tjetër të jetës. Sot, presidenti i SHBA Donald Trump e drejton politikën e sigurisë kombëtare nëpërmjet postimeve në Twitter, duke marrë ”like” (pëlqime), dhe duke hedhur në erë aleancat e vjetra prej disa dekadash, duke sfiduar opinionin e ekspertëve; i udhëhequr kryesisht nga instikti i tij politik, dhe nevoja për të ruajtur bazën e tij elektorale. Arsyeja shtetërore, politika me interes kombëtar, i ka hapur rrugën “zërit të popullit”, siç tregohet nga referendumi dramatik Brexit. Kjo vlen për qeveritë serioze, madje edhe kur ministri i Mbrojtjes nuk vishet në uniformë ushtarake, për të tërhequr të ashtuquajturën votë patriotike, si në rastin e Greqisë. Sot nuk ka politikanë që nuk konsultohen me sondazhet dhe grupet e interesit, përpara se të ndërmarrin një lëvizje të rëndësishme. Pyetja e shpeshtë që iu bëhet votuesve nëpër sondazhe – Cili prisni të fitojë – bëhet një profeci vetë-përmbushëse, ku votuesi i pavendosur thjesht shkon pas rrymës kryesore.
Ndikimi i sondazheve nuk çon gjithmonë në zgjidhje të dobishme kombëtare, por sot politikanët kanë më pak fuqi për t’i rezistuar tij. Nganjëherë elitat duhet të mbajnë një distancë të caktuar nga ndjenjat e opinionit publik. Lufta kundër ngrohjes globale, nuk do të kishte mundësi të bëhej një kauzë popullore, për aq kohë sa individët ishin të detyruar të shpërfillnin disa zakone të thjeshta pastërtie, dhe të paguanin kur ndotnin. Shkencëtarët e elitës i ranë zileve të alarmit, gazetarët e elitës e kapën narrativen, politikanët e elitës punuan së bashku dhe negociuan, dhe elita e lëvizjeve progresive, mjedisore, i mbështeti për t’i dhënë Marrëveshjen e Klimës së Parisit. Në të kundërt, Jelekët e Verdhë u rebeluan kundër rritjes së taksës mbi benzinën dhe naftën, duke u duartrokitur nga populistët në mbarë botën. Në Shtetet e Bashkuara, shoferët e SUV-së janë zemëruar me Trump dhe kompanitë e naftës, që mohojnë gjetjet e pakundërshtueshme të shkencës. Elitat e tjera liberale, i
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mbrojtën refugjatët nga zemërimi i verbër i “shumicave të rrezikuara” (Ivan Krastev). Ata vendosën mbrojtje kushtetuese kundër tiranisë së shumicës, dhe arbitraritetit të pushtetit të pakontrolluar. Minoritetet, të dobëtit, planeti, i detyrohen shumë elitave progresive dhe institucioneve liberale, të cilat nuk presin ndonjë mbështetje popullore për të vepruar. Natyrisht që ekzistojnë edhe elita arrogante, vetëshërbyese, dhe të shkëputura nga shoqëria. Por konflikti politik i ndërtuar mbi këtë premise, ushqen ”kanibalizmin politik”, dhe ndarjet e rreme të “elitës përkundrejt popullit”, prej nga ku përfitojnë demagogët. Prandaj, politika zvogëlohet në një konflikt primitiv, autoritar, në një konflikt me shumën zero të “ne kundrejt atyre”. Problemi nuk është elita. Problemi është që elitat të zgjidhen me meritë, të kenë një ndërgjegje shoqërore, t’i shërbejnë interesit publik, dhe të veprojnë përmes kontrolleve dhe balancimeve demokratike. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Hipokritët politikë
Qani Osmani
Thjeshtë, hipokrizia është shtirja e një njeriu që pandeh se zotëron cilësi, virtyte, besime, parime, mendime të kthjellëta, mandej shtiren se edhe janë të moralshëm, por që nuk i kanë asnjërën nga këto. Pra, personat e tillë me të drejtë i definojmë “dyfytyrësh”, edhe pse ky emërtim sigurisht është i butë për këta tipa njerëzish që në shoqërinë tonë nuk janë të paktë, madje tipat e tillë po shtohen përditë e më shumë. Këto karakteristika janë edhe pjesë e shumë politikanëve shqiptarë (respekt për përjashtimet pozitive) të
10
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
sotëm në Mal të Zi, të cilët për arsye vetjake, ndryshe flasin e ndryshe mendojnë, dhe veprojnë krejt ndryshe me atë çka flasin dhe mendojnë, gjithmonë kur është në pyetje pushteti dhe pasuria. Ky tip i politikanëve në rrugëtimin e pandershëm të luftës për pushtet shpreh patriotizmin e rrejshëm, religjionin, artin, sportin, madje edhe fuqinë financiare, shkollimin, instrumentalizon gjithçka të mundshme në përpjekjen e kapjes së pushtetit të ëndërruar, që ta zbatojë dhe ta konkretizojë këtë orvatje dyfytyrëshe për interesa personale, për pasurimin e paskrupullt dhe ambicien karrieriste të pangopur. Hipokriti i skenës tonë politike, ka maskuar tej mase veten, sa që e ka vendosur një pjesë të konsiderueshme të popullatës-elektoratit, në dilema, në huti dhe lajthitje. Kjo nga fakti se qytetarët shpeshherë nuk mund të dallo-
jnë kush është i miri dhe kush i keqi. Fenomeni i hipokrizisë ka një trajtim serioz edhe në këndvështrimin religjioz –islam, sepse pasojat i ka tepër serioze. Në këtë drejtim le të shërbehemi me një thënieje të profetit Muhamed a.s, ku hipokritin e ka definuar në këtë mënyrë: “Kur flet gënjen, kur i besohet diçka nuk e mban premtimin, kur është në konflikt është i padrejtë, dhe kur premton nuk realizon”. Me shfaqjen e këtyre veseve hipokrite të lartpërmendura nga profeti, na vjen parasysh një tablo e gjërë e hipokritëve politikë, i cili është i shtrirë gati në të gjitha nivelet e burakracisë shtetërore, organizimeve dhe përplasjeve politike, në të kaluarën dhe të tashmen e skenës politike. Kemi një sëmundje të shpirtrave për t’u jetësuar dhe mbijetuar politikisht, që nga militantët e rëndomtë, e deri tek lidershipi, që është padyshim tipari i
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Hipokrizia është ves i njeriut të keq që hiqet sikur është i mirë, i dashur e i virtytshëm, por me qëllimin që t’i gënjejë të tjerët. Personat që kanë fjalë të mira, që mundohen disi të duken të sjellshëm, që në përgjithësi duken si të tillë, që nuk i përgjigjen asnjëherë të vërtetës dhe realitetit, por që për synim të vetëm e kanë t’i mashtrojnë të tjerët, nuk mund të kenë emër tjetër përveç “hipokrit”. përhapur i hipokrizisë politike. Hipokrizia e këtij lloji është reflektuese edhe në fusha të tjera shoqërore, deri në bërthamën e ngushtë familjare, në formësimin e instinktit të gënjeshtrës dhe manipulimit, e cila në vetvete domosdoshmërisht prodhon gjenerata hipokritësh të së ardhmes. Kjo më pastaj gjeneron shoqërinë e sëmurë morale, që e ka të vështirë të nxjerrë në masë të duhur politikanë të sinqertë, apo edhe profesionistë të fushave të ndryshme, madje e ka shumë të vështirë të nxjerrë edhe predikues e klerikë të sinqertë (pasi janë përgjegjës indirektë për heshtjen ndaj hipokrizive politike), të paktën të nxjerrë aq sa të mbisundojnë numerikisht mbi hipokrizinë e kolegëve të tyre. Në këtë logjikë, proklamimi i këtyre karakteristikave për bartësit e hipokrizisë, bëhen kalë beteje në fushata parazgjedhore, shndërrohet deklarativisht në parim fundamental për programe politike, e në fakt për qëllime të ngushta personale e klanore. Zhurma në fushata zgjedhore për drejtësi e sinqeritet premtimesh, sapo arrihet pushteti, fillon të zbehet dhe zhbëhet. Kalohet në shpërdorim detyre, shkelje drejtësie, sikur djalli pushton shpirtin, atë shpirtë aq të “pastër” para marrjes së pushtetit. Kalimi në hipokrizinë politike, shfaqet mjerisht në përmasa “tragjiko-komike”. Tragjike nga fakti se shumë prej propaganduesve të drejtësive sociale dhe politike, janë pikërisht shkaktarët e të kundërtës. Si pasojë e hipokrizisë së politikanëve shqiptarë, liderët dhe funksionarët e këtyre partive shkelën mbi dinjitetin shqiptar, historinë, moralin, traditën dhe vlerat tona kombëtare duke kontribuar në masë shumë të madhe edhe për boshatisjen e vendbanimeve shqiptare në Mal të Zi. Komike për syrin e vrojtuesve të vëmend-
shëm është, sepse si “zhonglerë” që janë, e bëjnë atë aq paturpshëm, drejtpërsëdrejti, thuajse nuk ekziston ndërgjegje qytetare e votuesve, para së cilëve vjen koha të japin edhe llogari. Megjithatë, këta hipokritë qëndrojnë gati të pashqetësuar, me bindje se ndoshta çdo herë do ta kalojnë lumin zgjedhor nëpërmjet urës së perfeksionuar të shantazhit, me instrumentalizmin e idealeve popullore. Si të tillë janë të qetë, duken të tillë, se edhe kur humbin zgjedhjet, gjithmonë gjejnë arsyetime hipokrite të dështimit, pa marrë përgjegjësi dhe pa bërë autokritikë të punëve që kanë shkaktuar ndëshkimin elektoral. Kur dihet që përgjegjësia, autokritika në demokraci është ndëshkim funksioni, strukture, shkarkime dhe spostime, për hipokritin nuk është demagogji për të vazhduar më tej me shkakun e humbjes. Për tri dekada në fushata zgjedhore valojnë flamujt e manipulimit mbi kokat e varfanjakëve, e të diskriminuarve dhe të shtypurve të të gjitha aspekteve sociale e politike. Janë flamujt e shkaktarëve të mjerimit, në pushtet dhe atyre që kërkojnë pushtetin, sepse brumi i politikanit tonë, në shumicë është zënë me farë të prishur. S’ka si të jetë ndryshe, i tillë është ngjitur që në gjirin familjar, shoqëror, në kundërshtim me vlerat etike morale që fisnikërojnë shpirtin për të zbatuar minimalisht drejtësinë dhe ligjin. Fakti që nga klasa politike shqiptare, kemi pasur politikanë që manifestonin fuqishëm aktivitete partiake me simbole të flamurit kombëtar, thërrisnin fuqishëm në patriotizëm të zjarrtë duke rrahur edhe gjoksin. Promovoheshin si personalitete të mëdha shqiptare nga mediat anekënd shqiptarisë, ndërkohë vepronin në rolin e mashës të përfaqë-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
simit politik (DPS), duke stopuar dhe sulmuar edhe gjërat më jetike të identitetit kombëtar dhe barazisë qytetare të shqiptareve etnikë në Mal të Zi. Krijonin përçarje dhe tradhti në trungun politik shqiptar, shkaktonin urrejtje në procese zgjedhore, zhvillonin fushata parazgjedhore duke kritikuar pushtetin dhe përfaqësimin politik (DPS), parti që ushtroi pushtetin qendror për tri dekada dhe me mbarimin e zgjedhjeve bënin pazar për t’u futur në qeveri pa vullnetin e elektoratit zgjedhor dhe në kurriz të të drejtave shqiptare, hipokrizi e të gjitha niveleve etj. Në shtetet demokratike dhe të mirëqenies sociale, hipokrizia e politikanit është më e rrezikshme prej të gjitha hipokrizive, ngase siç dihet, politika ka tagrin e levës shtetërore. Prandaj, në këtë brumë të politikës sonë që mjerisht në shumicë është nxënë me farën e mashtrimit, manipulimit, e humbjes së vlerave dhe dinjitetit të qenies njeri në radhë të parë. Interpretimet e shumë dijetarëve për vesin e hipokrizisë, korrespondojnë përputhshëm me një pjesë të konsiderueshme të klasës politike, nga e cila hipokrizi duhet të mbrohemi dhe ta luftojmë. Largimi dhe demaskimi i këtyre gënjeshtarëve, duhet të jetë obligim primar i gjithsecilit qytetar të ndershëm. Përfundimisht, mund të themi se reformimi i partive politike nga politikani lajkatar, nga lakmuesit e vazhdueshëm të pasurisë publike, të atyre që fjalën e dhënë popullatës, e kanë fjalë të shitur të interesit, përbën nevojë imediate ndryshimi. Që historia e padrejtësive-hipokrizive mos të na përsëritet, domosdo kërkon pamundësimin e rrugëtimit të mëtejshëm politik, të funksionarëve dhe politikanëve manipulues, hajdutë, qoftë brenda llojit apo të kundërshtarit. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Krenari pakokë
“
12
Ermal Meta, Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora e të tjerë janë bërë me famë në botë. Por pse Shqipëria duhet të krenohet? Është turp kombëtar kur vendi ku njeriu lind, që është vendi i vet, nuk krijon mundësi për të jetuar e realizuar shpresat
Qeveritë kanë ardhur e ikur sikur të ishin kuislingë ose grupe a familje mafioze qe kujdesen për llogaritë e veta, vrasin, burgosin, pushojnë nga puna vetëm se kreu është paguar më shumë nga një tjetër. Qeverisja duket prej hajdutësh, njerëz të intrigave, poshtërsive, servilizmash, apo thjesht të hurit e litarit. Dhe pastaj hedhim sytë përtej detit, gjejmë këtë-atë shqiptar të suksesshëm, mburremi dhe ushqejmë egon e sëmurë e krenarinë kur nuk kemi kokë
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Shqipërisë duhet t’i vijë turp nga vetja kur sheh njerëz me talente që braktisin vendin dhe e gjejnë veten në shoqëri që krijon mundësi. Ermal Meta, Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora e të tjerë janë bërë me famë në botë. Por pse Shqipëria duhet të krenohet? Është turp kombëtar kur vendi ku njeriu lind, që është vendi i vet, nuk krijon mundësi për të jetuar e realizuar shpresat. Shqipëria,
“
Shqipëria, shtet mbi 100- vjeçar merret ende me tranzicionin e pushtetit të vet, apo me pagesat me këste për ish të përndjekurit. Vendi duket sikur të ketë dalë nga një luftë civile, që thuhet se kurrë nuk ka pasur, ndërsa njerëzit ushqehen me urrejtje të trashëguar
shtet mbi 100- vjeçar merret ende me tranzicionin e pushtetit të vet, apo me pagesat me këste për ish të përndjekurit. Vendi duket sikur të ketë dalë nga një luftë civile, që thuhet se kurrë nuk ka pasur, ndërsa njerëzit ushqehen me urrejtje të trashëguar. Qeveritë kanë ardhur e ikur sikur të ishin kuislingë ose grupe a familje mafioze që kujdesen për llogaritë e veta, vra-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sin, burgosin, pushojnë nga puna vetëm se kreu është paguar më shumë nga një tjetër. Qeverisja duket prej hajdutësh, njerëz të intrigave, poshtërsive, servilizmash, apo thjesht të hurit e litarit. Dhe pastaj hedhim sytë përtej detit, gjejmë këtë-atë shqiptar të suksesshëm, mburremi dhe ushqejmë egon e sëmurë e krenarinë kur nuk kemi kokë.
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Radioja, faktor i rëndësishëm në shoqëri Esat Mehmeti
“Radioja ende mbetet medium që arrin audiencë më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur”, thuhet në deklaratën e UNESCO-s. Përgjithësisht, mendoj se media nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme sesa tani. Pa dyshim, Radioja është një ndër shtyllat kryesore të informimit të një shoqërie. Roli i saj çdo ditë e më shumë është faktor më me rëndësi në shoqëri. Radioja pasqyron çështjet sociale dhe ndikon në formimin e opinionit publik për imazhin në shoqëri. Radioja sot luan një rol shumë vendimtar në ndërtimin e binarëve të një shoqërie të mirëfilltë. Ajo bart në vete një ngarkesë të madhe sociale. Në një shoqëri jo fort të zhvilluar si e jona, radioja ka luajtur dhe gjithnjë luan rolin e madh në ndryshimin e mentaliteteve të vjetra sociale. Radioja ka ndihmuar të ecë përpara shoqërinë, ka sjellë modele të një jete bashkëkohore etj. Por, nga ana tjetër, mund të themi se sot, shoqëria jonë është ndoshta, më e lodhura në shkallë Evropiane nga politika. Këtu, faji pa dyshim bie edhe mbi mediat. Këtu, aktorët politikë kanë një rol aktiv dhe instrumentalizimi i tyre është i përher-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
13 shkurti është Dita Botërore e Radios. Kjo datë, ka vite që shënohet në shumë vende të botës. Me këtë rast, kujtoj fuqinë unike të radios sot, funksionin promovues, qasjen në informim dhe lirinë e shprehjes shëm. Në një shoqëri të politizuar si kjo, në mesin e të cilës ne jetojmë, është shumë vështirë të kemi radio me vlera cilësore.
Vështirësitë financiare me të cilat përballen mediat në përgjithësi, janë arsyet kryesore për cilësinë e tyre
Për të pasur një radio pro interesave të publikut dhe jo pro interesave personale të pushtetarëve, duhet që fillimisht të sigurohen të ardhura financiare, që do t’i bëjë ato të pavarura financiarisht nga sistemi politik. Jemi të vetëdijshëm se radioja nuk i bën njerëzit më të mençur, por as më të paditur, por mund t’i orientojë pozitivisht në sjelljet e tyre. Radioja sot, luan një rol të rëndësishëm në ndryshimin dhe përmirësimin e opinionit shoqëror në lidhje me imazhin e një individi, grupi, apo të shoqërisë në përgjithësi. Në këtë mënyrë, me një përkujdesje më të madhe, radioja mund të arrijnë të ndryshojë sjelljet, qëndrimet, normat dhe vlerat, që përcaktojnë dhe ndikojnë në shoqërinë tonë. Vetëm kështu, në rolin e tyre unik, radioja mund të përcjellë zhvillimet, ndryshimet dhe fenomenet më të reja në shoqëri, qoftë ato pozitive apo negative.
Qëllimi parësor i radios sot, është informim i mirë, i shpejtë dhe objektiv. Me informim të mirë, nënkuptojmë informimin e qytetarëve në mënyrë të saktë, të drejtë, objektiv dhe të paanshëm. Të jesh i mirinformuar do të thotë, të qëndrosh syhapur e vigjilent ndaj të gjitha ngjarjeve dhe zhvillimeve të rëndësishme rreth teje. Një radio që arrin të informojë mirë publikun e saj, gjithashtu, arrin të krijojë një shoqëri të përgatitur për të analizuar çdo veprim të zhvillimit në shoqëri. Gazetari i mi është sikur mjeku i mirë për pacientin, që kur e kontrollon, ia gjen sëmundjen dhe ia mjekon trupin. Andaj, edhe gazetari duhet të ketë një vizion të qartë, të përgjegjshëm dhe objektiv ndaj dukurive në përgjithësi. Por, në këtë hapësirë, ende ekziston nevoja për shumëllojshmërinë e temave që trajtohen në programet e radiove. Ka ende nevojë të bëhet më shumë për cilësinë e përfaqësimit të çështjeve, ngjarjeve ,dukurive dhe individëve. Ka nevojë për një reflektim të problemeve të barazisë gjinore. Ka nevojë për pasqyrimin e sukseseve, sado të vogla të jenë, por që mund të nxisin nisma dhe përpjekje që mund të krijojë mbështetje nga mbarë shoqëria. Radio sot, me një vizion modern
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe me një punë të palodhur, mund të bëjë edhe gjëra të mëdha. Andaj, është parimore që radio sot të punojë në çrrënjosjen e stereotipave, të shmangë fjalorin diskriminues dhe të afirmojë gjuhën e tolerancës. Është përgjegjësi e radios të inkurajojë dialogun dhe debatin, të avancojë krijimtarinë e shtresave dhe gjinive të ndryshme, të riafirmojë njohuritë e të rinjve, si dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Sot, shumë stacione radiofonike me mangësi teknike dhe profesionale nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen e duhur të publikut
Shtrohet pyetja : a është përmbajtja e radios në përgjithësi e kënaqshme për gjithë shoqërinë ? Besoj se jo. Mendoj se duhet angazhim edhe më i madh. Andaj, radio ka në dorë të luajë rolin historik. Përballë kësaj situate që reflektohet sot në radio, shoqëria jonë duhet të reflektojë të njëjtat karakteristika që pasqyrohen nga radiot e vendeve me zhvillim demokratik . Thënë shkurt, një vend pa gazetari të fortë dhe realiste, nuk mund të jetë vend me zhvillim të lartë demokratik. Kjo më së miri është dëshmuar në
disa vende të Europës, ku gazetaria dhe fjala e lirë zënë vend kyç në shoqëri . Mediat sot nuk janë vetëm ato tradicionale, si gazeta, radio dhe televizioni, por është shtuar numri i mediave që transmetohen përmes internetit apo mediave “online”. Viteve të fundit, falë zhvillimit teknologjik, sot kemi mundësi të shohim një shpërthim të mediave sociale. E vërtetë është se Interneti, teknologjia informative e ka transformuar radion, e ka lënë pak nën hije. Por, kjo shumëllojshmëri, është pjesë e rëndësishme dhe mendoj se sjell pasuri kulturore, shoqërore e historike. Qëllimi i këtij rrjeti të ri mediatik është shkëmbimi i eksperiencave profesionale. Mbledhja e informacioneve dhe shpërndarja e tyre me shpejtësi kudo në media, ofron mundësinë e komunikimit më të shpejtë e më objektiv. Ndërtimi i urave të reja të komunikimit, është shpresa për të ardhmen. Kështu jemi më afër njëri-tjetrit, jemi më afër ngjarjeve dhe zhvillimeve në përgjithësi. Mediat në përgjithësi, që përkrahin zhvillimin demokratik të një vendi, ndikojnë dukshëm që ai vend, gjithnjë e më shumë të bëhet pro-demokratik . Kontributi i secilit është sipas vlerës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
së vendit që ka. Radio Ulqini është një medie, pak specifike, medie që emiton programin në dy gjuhë ( gj. shqipe dhe gj.serbo-malazeze).Radio Ulqini, relativisht me një përvojë 32vjeçare, pa dashur të thellohemi në strukturën dhe problematikën financiare që po përballet sot kjo medie, megjithatë , është bartëse e një tradite të fortë shoqërore, që me programet e saj, gjatë luftës në Kosovë, ishte urë lidhëse mes fatit të shqiptarëve. Radio Ulqini nga themelimi e këndej ka qenë dhe është urë-lidhëse mes radiove si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar, dhe kjo u arrit falë zhvillimit teknologjik .Radio Ulqini, është një dritare që na lidhë me botën . Duhet theksuar se mediat në gjuhën shqipe, në Malin e Zi, kanë një përparim pozitiv, por është i pamjaftueshëm. Mali i Zi është mjedis multikulturor, por nuk ka modelin e vet të zhvillimit kulturor të mjaftueshëm si në vende të tjera demokratike dhe multikulturore. Me zhvillimin kulturor, me zhvillimin dhe demokratizimin e mediave, vetëm në këtë mënyrë do të kemi pluralizëm kulturor dhe demokratizimin e vendit në praktikë. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
15
MOZAIK
Publikohet raporti i tretë i Sindikatës së Medias, “Indikatorët e nivelit të lirisë së medias dhe të sigurisë së gazetarëve – Mali i Zi 2018”
Liria e medias dhe pozita ekonomike e gazetarëve ende në nivele të ulëta
Raporti i tretë i Sindikatës së Medias, “Indikatorët e nivelit të lirisë së medias dhe të sigurisë së gazetarëve – Mali i Zi 2018”, tregon se ndryshimet të cilat kanë ngjarë në skenën mediatike të Malit të Zi gjatë vitit të kaluar, nuk kanë ngritur lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.
16
“
Në këtë raport të cilin e ka publikuar Sindikata e Medias e Malit të Zi, ndër të tjera thuhet se puna e këtij raporti përshin kornizën ligjore, kushtet e punës në media dhe sigurinë e gazetarëve. Raporti në fjalë ka përfshirë edhe anketën me 136 gazetar/e, redaktor/e.
Opinionin që pozita ekonomike e gazetarëve është përkeqësuar – thekson raporti – e kanë dhënë më së shumti gazetarët e mediave private. Pothuajse 15 për qind e të anketuarve janë të detyruar që përveç gazetarisë, të ushtrojnë edhe ndonjë tjetër punë e cila paguhet.
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
“Më shumë se një e treta e gazetarëve të anketuar (35 për qind), merr rrogë mujore 400 deri në 500 euro, kurse çdo i treti gazetar, paguhet më pak se 400 euro. Çdo i pesti gazetar mund të lavdërohet me rrogë e cila është 500 deri në 600 euro, kurse gjithësejt 12.5 për qind e gazetarëve merr rrogë mujore e cila është më e lartë se 600 euro. Rrogat në media private janë më të larta sesa në ato që janë në pronësi shtetërore. Hulumtimet kanë treguar se redaktorët nuk kanë qenë të gatshëm të tregojnë për të ardhurat e tyre, se gazetarët paguhen nën 500 euro
MOZAIK
Më shumë se një e treta e gazetarëve të anketuar (35 për qind), merr rrogë mujore 400 deri në 500 euro, kurse çdo i treti gazetar, paguhet më pak se 400 euro. Çdo i pesti gazetar mund të lavdërohet me rrogë e cila është 500 deri në 600 euro, kurse gjithsej 12.5 për qind e gazetarëve merr rrogë mujore e cila është më e lartë se 600 euro. Rrogat në media private janë më të larta sesa në ato që janë në pronësi shtetërore. Hulumtimet kanë treguar se redaktorët nuk kanë qenë të gatshëm të tregojnë për të ardhurat e tyre se gazetarët paguhen nën 500 euro dhe se ekziston dallim i madh ndërmjet pagës së redaktorëve dhe gazetarëve çfarë ndikon në mesataren e rrogës në media dhe se ekziston dallim i madh ndërmjet pagës së redaktorëve dhe gazetarëve, çfarë ndikon në mesataren e rrogës në media”, është shprehur Bojana Llakoviq – Konatar”, bashkautore e këtij raporti. Në raport në mes tjerash gjithashtu theksohet se gjykuar në përgjigjet e të anketuarve, 60 për qind e tyre mendojnë se pozita ekonomike e gazetarëve është përkeqësuar shumë ose deri diku. Opinionin që pozita ekonomike e gazetarëve është përkeqësuar – thekson raporti – e kanë dhënë më së shumti gazetarët e mediave pri-
vate. Pothuajse 15 për qind e të anketuarve janë të detyruar që përveç gazetarisë, të ushtrojnë edhe ndonjë tjetër punë e cila paguhet. Ky raport i Sindikatës së Medias së Malit të Zi gjithashtu ka evidentuar hulumtimet që tregojë se ekziston ende ndikimi i hierarkisë, përkatësisht se ekzistojnë persona të cilët ndikojnë në punën e gazetarëve, por ndikim në punën e gazetarëve sipas raportit, kanë edhe menaxherët e mediave. Ky raport një pjesë të punës së tij ia ka kushtuar edhe sulmit ndaj gazetarëve dhe ndaj të punësuarve të
tjerë në media. “Nga fillimi i korrikut 2017 deri në fund të qershorit 2018, në Drejtorinë e Policisë së Malit të Zi janë evidentuar nëntë raste të cilat konsistojnë në sulmin ndaj gazetarëve/eve të punësuar në media dhe në pronësi të medias”, theksohet në këtë raport. Sindikata e Medias e Malit të Zi njoftoi se Raporti në fjalë është hartuar në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Qasje të Lirisë së Medias dhe të Sigurisë së t.u. Gazetarëve. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
17
MOZAIK
“Horizonti i Ri” organizoi seminarin e parë në kuadër të projektit “Paraja publike për të mirën publike”
Fuqizim i OJQ-ve dhe mediave përmes rritjes së njohurive për financat publike
18
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
MOZAIK
Ligjëruesi kryesor në këtë seminar, dr. Agron Ibrahimi, ekspert i financave publike dhe i çështjeve buxhetore, në prezantimin e tij ka trajtuar çështjet e konceptit të financave publike, strukturës së sektorit publik në Mal të Zi, strukturës së përgjithshme të të ardhurave dhe shpenzimeve, produktit të brendshëm bruto, parimeve kryesore buxhetore lidhur me buxhetin e shtetit, klasifikimit të buxhetit, ciklit të buxhetit, mënyrës së shpenzimit të buxhetit gjatë një viti, Ligjit për llogarinë përfundimtare, buxhetit në nivel lokal, buxhetit të ndërmarrjeve publike etj
Ulqin – Në kuadër të projektit “Paraja publike për të mirën publike”, i cili realizohet nga OJQ “Horizonti i Ri”, me partner kryesor Rrjetin për Afirmimin e Organizatave Joqeveritare nga Podgorica, të mërkurën e kaluar në hotelin “Dajti” në Ulqin është mbajtur seminari i parë me
temë “Financat publike si e mirë publike”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, pushtetit vendor etj. Koordinatori i projektit, njëherazi edhe kryetari i OJQ “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi, ka treguar për qëllimet e këtij projekti dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të tij. “Organizimi i këtij aktiviteti synon fuqizimin e OJQ-ve dhe mediave duke rritur njohuritë për financat publike, mbikëqyrjen e financave publike, pjesëmarrjen në proceset e krijimit të politikave publike, lehtësimin e diskutimit me aktorët politikë për një transparencë më të mirë në financat publike, inkurajimin e ekspertëve për të kryer hulumtime dhe studime për tema specifike të financave publike, krijimin e një platforme për bashkëpunim ndërmjet aktorëve të ndryshëm, për të krijuar politika të përgjegjshme dhe transparente në fushën e financave publike”, ka thënë ai. Në fjalën përshëndetëse, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, ka vlerësuar rolin e sektorit joqeveritar në Ulqin duke thënë se ai është shumë aktiv. “Është shumë me rëndësi puna e tyre sepse forcojnë punën tonë, sidomos në pasurimin e ofertës turistike të Ulqinit”, ka theksuar ndër të
tjera ajo. Ligjëruesi kryesor në këtë seminar, dr. Agron Ibrahimi, ekspert i financave publike dhe i çështjeve buxhetore, njëherazi sekretar për Ekonomi pranë Komunës së Ulqinit, në prezantimin e tij ka trajtuar çështjet e konceptit të financave publike, strukturës së sektorit publik në Mal të Zi, strukturës së përgjithshme të të ardhurave dhe shpenzimeve, produktit të brendshëm bruto, parimeve kryesore buxhetore lidhur me buxhetin e shtetit, klasifikimit të buxhetit, ciklit të buxhetit, mënyrës së shpenzimit të buxhetit gjatë një viti, Ligjit për llogarinë përfundimtare, buxhetit në nivel lokal, buxhetit të ndërmarrjeve publike etj., me fokus të posaçëm në Buxhetin e Malit të Zi, buxhetin e Komunës së Ulqinit dhe NP “Të Mirat Detare”. Më pas, ai është përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve të cilët kanë marrë pjesë aktive në debat. Projekti realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili zhvillohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit i. k. Evropian.
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me talenten e aktrimit Irsa Golemi
Arrita të zbuloj atë çfarë unë dua K.Javore: Irsa, Ti je një vajzë e re, nxënëse e shkollës së mesme pranë gjimnazit të Shkodrës. Shohim që je një talente e fushës së aktrimit dhe fillimet e tua i ke pasur pranë Qendrës Kulturore të fëmijëve në Shkodër. Më fol pak më gjerësisht për këtë fillim? I.Golemi: Çdo pasion vërehet më së pari nga familja. Edhe tek unë ndodhi e njëjta gjë, mamaja ime si mësuese letërsie, vuri re tek unë dëshirën për artin. Më pas, me angazhimet e shumta që në moshën tetë vjeçe në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, arrita të zbuloj atë çfarë unë dua në të vërtetë dhe të shpalos talentin tim në këtë fushë. Ndaj sa herë që prekja skenën, ndihesha e frymëzuar drejt rrugës së artit. K.Javore: Më thuaj pak a ishe pjesë e ndonjë konkursi apo aktiviteti kulturor që u zhvillua brenda apo jashtë qytetit ku ti banon? I.Golemi: Po kam qenë pjesë e shumë aktiviteteve dhe konkurseve të zhvilluara në Shkodër ku kam pasur fatin të prezantoj programe të ndryshme, ku më i rëndësishmi ishte “Mbrëmja për fëmijë e fundvitit”. Kam interpretuar çdo vit në teatrin “Migjeni” dhe në Bashkinë Shkodër në
20
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
kuadrin e përcjelljes së mesazheve të ndryshme sensibilizuese si: Arti kundër dhunës, kundër drogës dhe duhanit, Gruaja për gruan e të tjera. Gjithashtu kam performuar në drama të ndryshme të shkruara nga dramaturgë të njohur. Ndër më të rëndësishmet mund të veçoj dramat: “Mos harro kurrë se të dua” në rolin e vajzës jetime dhe “Pranvera nuk vritet” e prof. Fadil Krajës në rolin e vajzës së ngujuar. K.Javore: Sa e kënaqur je me këto pjesëmarrje, a u shpërbleve me çmime? I.Golemi: Jam shumë e kënaqur me këto pjesëmarrje, sepse e shoh që jam rritur artistikisht. Ndër çmimet më të rëndësishme mund të veçoj Konkursin e Fjalës Artistike ku në moshën dhjetë vjeçe dhe më pas në moshën katërmbëdhjetë vjeçe mora çmimin e parë. Por gjithashtu nuk mbeten pas dhe vlerësimet maksimale për rolet e luajtura ndër drama. K.Javore: Duke qenë se je në fillimet e Tua, cilat role të pëlqejnë më shumë t’ i luash, e që do të mundohesh t’ i ndjekësh gjatë gjithë rrugëtimit tënd? I.Golemi: Jam gjithnjë në konkurrencë me vetveten, duke u munduar të jap më të mirën sepse mendoj se
Irsa Golemi është një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçe nga Shkodra, Ajo është një talente e aktrimit dhe që e vogël është e fokusuar te kjo fushë e bukur. Ajo mori pjesë në aktivitete të ndryshme, e ndër më të rëndësishmet ishte “Mos harro kurrë se të dua”, ku luajti rolin e vajzës jetime, po ashtu “Pranvera nuk vritet”, në rolin e vajzës së ngujuar. Përveç në aktrim, Irsën e shohim edhe në rolin e gazetares, si korrespondente e emisionit “Troç” në RTSH dhe në përgatitje të një emisioni kulturor në Radio Shkodër. Ajo së fundmi është duke i përkushtuar kohë edhe muzikës sfida më e fortë që të bën të ecësh përpara është sfida me veten. Rolet që kam luajtur janë të shumta, por ato të cilat më përshtaten më së miri dhe që i kam më shumë përzemër janë rolet tragjike. Në këto role kam arritur gjithmonë të jap maksimumin tim dhe të bëj diferencën nga rolet e tjera të luajtura. K.Javore: Si ndjehesh kur ke të bësh me aktor që kanë eksperiencë dhe sa të mbështesin ata në planet e tua? I.Golemi: Kam pasur fatin të punoj me aktor profesionistë dhe jam falënderuese ndaj tyre pasi asnjëherë nuk janë kursyer të ndajnë profesionalizmin e tyre me mua. Kam gjetur gjithnjë mbështetjen dhe besimin e tyre jo vetëm në punën e palodhur, por edhe në marrjen e roleve protagoniste ndër drama. K.Javore: A ke ndonjë aktor të preferuar, apo nga kush motivohesh më shumë në këtë drejtim? I.Golemi: Që në moshë të vogël, mbështetja ime në anën artistike ka qenë aktorja e mirënjohur e teatrit, Rita Gjeka. Ajo më ka dhënë gjithmonë një shtyrje për në rrugën e artit. Më ka ndjekur në aktivitetet e mia dhe gjithnjë kam gjetur kurajo
kur shihja që ulej në karriget e para, duke më ndjekur me vëmendje. Por nuk mund të lë pa përmendur ikonën e dramaturgjisë, Tinka Kurtin, ku së fundmi jam ndjerë shumë e vlerësuar nga komplimentet e publikut teksa më quanin “Tinka e vogel”. K.Javore: Me që fillove e vogël me aktrimin, çfarë mendon, në të ardhmen a do e kesh aktrimin si diçka parësore? Apo do të vazhdosh me shkollën e lartë për ndonjë drejtim tjetër? I.Golemi: Unë jam vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe dhe si çdo bashkë-
moshatar i imi, mësimet dhe shkolla për mua janë parësore. Dëshirat dhe ëndrrat për një karrierë në botën e artit ndodhen brenda meje. Por a do të mbesë arti thjesht një ëndërr që do të më shoqërojë gjatë gjithë jetës, apo do të vazhdoj të jetë bashkudhëtarja ime, është një pikëpyetje që vetëm koha dhe puna mund t’ a tregojë. K.Javore: Çfarë je duke bërë aktualisht? I.Golemi: Aktualisht, në kuadër të festivalit të teatrove kanë nisur provat për një tragji-komedi të Stefan Çapalikut, ku këtë herë do të vij ndryshe; jo
në një rol dramatik, por në një rol komik.Për sa i përket anës gazetareske, që prej një viti jam korrespondente e emisionit “Troç” në RTSH. Ndërsa tani po përgatitem për emisionin tim kulturor në Radio Shkodra i cili do të transmetohet së shpejti. Aktrimi është pika ime e fortë, por nuk mund të lë pa përmendur edhe pasionin tim të radhës që është muzika. Momentalisht po ndjek kursin e kantos dhe të pianos, gjithnjë në kërkim të një formimi sa më të mirë dhe të përgjithshëm në fushën e artit. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
21
PANORAMË
Çmimi i madh muzikor
Dua Lipa me dy çmime “Grammy”
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime “Grammy”. Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit e ka shpallur atë fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Akademia e regjistrimeve
22
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
“Grammy”, përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Dua Lipa, Diplo dhe Mark Ronson kanë lënë prapa këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diawara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self. Por, bukuroshja jonë nuk u ndal me kaq, pasi ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë. Ky
është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare. Pak para se të paraqitej në tapetin e kuq të eventit, këngëtarja shqiptare është njoftuar se ka fituar këtë çmim, ndërsa gëzimin e ka ndarë me fansat përmes një videoje në rrjetin social Instagram. “Jeta është vërtetë e çmendur tani. Kaq krenare që kënga jonë fitoi çmimin ‘Grammy’. Shihemi së shpejti në tapetin e kuq”, ka shkruar Lipa në Instagram.
PANORAMË
Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys. Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF, ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në
SHBA në vitin e kaluar. Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shawn Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair. Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili, duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre
ka qenë edhe versioni britanik i “Vogue”. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës. Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në fillimet e saj, ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të tjera. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
U përuruan librat “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990”, “Bijtë e shqipes” dhe “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve” të autorit Gjekë Gjonaj
Shkruaj për popullin tim të shumëvuajtur në hapësirën mbarëshqiptare “Kjo krestomaci historiko-publicistike e autorit Gjekë Gjonaj meriton një lëvdatë të shumëfishtë, si për mjeshtërinë e jashtëzakonshme shkrimore, po ashtu edhe për kontributin e rëndësishëm në lëmin e historiografisë dhe publicistikës shqiptare, sepse me trajtimin jetëshkrimor të figurave të rëndësishme historike, atdhetare, kulturore, shkencore trajton njëkohësisht një pjesë të rëndësishme të rrjedhave historike, kulturore, shkencore e humane edhe në kontekstin e asaj pjese të kombit në gjirin e të cilit lindën dhe u rritën personazhet e trajtuara nga ky autor, duke vërtetuar bindshëm atë moton e tij ‘Nënat i bëjnë burrat, burrat i bëjnë veprat!’”, ka thënë Qazim Muja në vështrimin e tij për librin “Bijtë e shqipes” Ulqin – Në prani të një numri të madh të publikut, të shtunën mbrëma, në mjediset e Qendrës Tregtare “Cungu” u bë përurimi i librave “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990”, “Bijtë e shqipes” dhe “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve” të autorit Gjekë Gjonaj. Të gjithë folësit kanë vlerësuar librat dhe kontributin e këtij gazetari, publicisti dhe studiuesi të apasionuar. Redaktori i librit “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e monizmit (1946-1990)”, Ali Salaj, ka thënë se ai paraqet një qasje dokumentare dhe arkivore për një periudhë të rëndësishme historike. “Autori Gjonaj me këto hulumtime hap shtigje për një qasje të përgjithshme të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi, duke përfshirë këtu përfaqësuesit politikë, të cilët edhe pse nuk u zgjodhën në
24
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
mënyrë demokratike, megjithatë janë tregues të mekanizmave të sistemit me të cilat u munduan të animohen pakicat në këtë vend”, u shpreh ai. Salaj ka thënë se “autori përmbledh dokumente, fakte biografike, dëshmi, përshkrime dhe shumë çështje tjera që e bëjnë më të besueshëm këtë libër, por që pasqyrojnë edhe përfaqësimin kompleks të shqiptarëve gjatë këtij harku kohor”. Në vështrimin e tij, kritiku Qazim Muja e ka cilësuar librin “Bijtë e shqipes” një krestomaci historiko-publicistike në të cilën autori “me një intuitë dhe mprehtësi të pakontestueshme, ia ka dalë të depërtojë në jetën e atyre figurave, të atyre personaliteteve që i ka lindur historia, nganjëherë heroizmi, por nganjëherë edhe tragjizmi dhe mentaliteti që ka formësuar fatet në jetëshkrimet e tyre, të ndërtuar nga dashuria për atdheun dhe për popullin e vet, herë-
herë duke marrë edhe rolin e prijësve kalorsiakë, që pa dyshim bëhen pjesë e historisë, pjesë e kulturës së popullit tonë”. Sipas tij, ky libër “meriton një lëvdatë të shumëfishtë, si për mjeshtërinë e jashtëzakonshme shkrimore, po ashtu edhe për kontributin e rëndësishëm në lëmin e historiografisë dhe publicistikës shqiptare, sepse me trajtimin jetëshkrimor të figurave të rëndësishme historike, atdhetare, kulturore, shkencore trajton njëkohësisht një pjesë të rëndësishme të rrjedhave historike, kulturore, shkencore e humane edhe në kontekstin e asaj pjese të kombit në gjirin e të cilit lindën dhe u rritën personazhet e trajtuara nga ky autor, duke vërtetuar bindshëm atë moton e tij ‘Nënat i bëjnë burrat, burrat i bëjnë veprat!’” Për librin “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve”, i cili është përmbledhje e vështrimeve dhe re-
KULTURË censioneve të autorit, të publikuara në periudhën kohore 2000-2013, ka folur Ismet Kallaba, i cili ka thënë se përzgjedhja e veprave dhe e autorëve në këtë libër është bërë me qëllimin e qartë – në mbrojtje të identitetit kombëtar të shqiptarëve, “Vështrimet dhe recensionet janë shkruar me dashuri dhe i karakterizon fryma pozitive dhe afirmative. Autori nuk mëton të bëjë një analizë të thelluar të veprave që trajton, por qëllimi i tij është që t’ia prezantojë ato lexuesit të gjerë. Në këtë mënyrë, ai vlerëson kontributin e këtyre autorëve për identitetin e shqiptarëve”, është shprehur ai. Më tej, Kallaba ka thënë se “studiuesit që autori ka përfshirë në këtë libër i kanë shërbyer fort me studimet e tyre brumosjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve, por sakaq edhe Gjekë Gjonaj përmes paraqitjes së këtyre veprave opinionit të gjerë, ka bërë një punë të vyer në promovimin e tyre”. Dr. Ilir Çapuni ka folur për njohjen e parë me Gjekë Gjonajn, në vitin 1993, kur ai si gazetar i emisionit “Kronika e javës” në Televizionin e Malit të Zi e kishte intervistuar si nxënës në Shkollën e Mesme të Ulqinit. Ai ka thënë se “po të mos kishte qenë ky autor, akti heroik i Palokë Pjetër Gjonit e Ymer Fasllisë, apo bujaria e Gjon Pjetër Hirit e Tringës, figurat e ndritura si Lirije Elezaga - Buzuku e shumë të
tjerëvë do të na i kishte përpirë ndërrimi i gjeneratave dhe shterpësia jonë. Se gati i harruam delegatët apo deputetët tanë. Bamirësit tanë. Mësuesit e shumë kënd tjetër”. Çapuni ka theksuar se “në tërë këto vepra, kamera dhe reflektori janë drejtuar në shtyllat mbajtëse dhe jo në dekor. Ka edhe shumë sosh që nuk janë trajtuar, por autori këtë lëshim dhe këtë mospërfillje nuk e bën nga qëndrimi apo bindjet e veta, por thjesht sepse nuk i ka rënë radha”. Në fjalën e tij përshëndetëse, autori Gjekë Gjonaj ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen në përurimin e librave dhe ata që e kanë mbështetur në rrugën e krijimtarisë së tij publicistike. “E them me gjithë zemër se pjesëmarrja juaj në këtë mbrëmje më nderon dhe më rritë tej mase emrin tim. Rrallëherë e kam ndier veten më të përmbushur me dashuri e respekt njerëzor se sonte, i rrethuar me kaq miq të sinqertë e të shtrenjtë, pa të cilët do të isha shumëherë më i varfër shpirtërisht. Për mua dhe familjen time, kjo mbrëmje është jo thjesht e madhështisë sime, por është mbrëmje e miqësisë dhe afrimit në mes meje e juve, e respektit për njëri-tjetrin, pa dallime krahinore e të tjera”, është shprehur ai, duke shtuar se “mbase kultura, letërsia, arti, muzika, kënga, sporti e kanë këtë mision”.
Gjonaj ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur që përmes shkrimit ka mundësinë t’i bëj krenarë adhuruesit, shokët dhe miqtë e tij. “Këtë mund ta bëj vetëm përmes të shkruarit, që unë e kam më shumë pasion, dëshirë e nevojë sesa profesion. Ata që mund të kenë ndjekur shkrimet e mia, kanë vënë re se unë shkruaj për popullin tim të shumëvuajtur në hapësirën mbarëshqiptare”, ka thënë ai. Me këtë rast, janë lexuar edhe mesazhet e urimit që i kanë mbërritur autorit nga disa miq me rastin e përurimit të librave. Gjekë Gjonaj është autor i shtatë librave. Përpos tri librave që janë përuruar, ai ka botuar më herët librat: “Prekë Cali, piramidë e kufijve të Shqipërisë” (monografi), “Njëmendësi shqiptare“ (35 intervista me personalitete të shquara), “Gjurmëve të kohës” (përmbledhje shkrimesh publicistike) dhe ”Shqipet e maleve” (Jeta e shqiptarëve në zonat malore në Malin e Zi). Përurimi është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, kurse librat janë botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në fund të përurimit, autori ka ndarë libra falas për të pranishmit. i. k.
Foto: S. Vukoviq
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
25
KULTURË
Poezi Ali Gjeçbritaj
26
Im atë
Sofra
Im atë ka lindur atë mot kur u çua flamuri Jetoi nën ngjyrat e shumë flamujve që u valëvitën në truallin e tij për më se një shekull. Im atë ndërroi jetë atë mot kur flamuri valëviti në Kosovën e lirë. Im atë lindi me flamuj në shtiza ngritur gjithandej Me Ismailin lundroi detit të trazuar Me Isën rrugëtoi në baltrat e kësaj toke Por nuk u vonua në kohë. Im atë e donte Shkupin, qytetin e mureve kala Manastirin e Abetares e mbajti gjallë në anën e majtë të kraharorit Im atë e donte Rozafën, piu gji nga balada e murosjes Mbi njëzet e pesë shekuj më tha kemi thurë rrathë ari Në bedenat e qytetit flori Ulqin. Im atë nuk iku nga kjo botë Pa u ngritur flamuri në Prekaz, në Kullën e Jasharajve. Kur u largua në amshim Përshëndeti me dorë si nëna në Urën e Fshejtë shpirt mbushur Iku në përjetësi nga kjo botë me zemër plot.
Na mblodhi tok në kohë dhe në vakte Na rriti, na dha forcë Na burrëroi. Sa bukë, kripë e zemër kanë shtruar motet Vetëm sofra jonë e di Mos t’i shkelim thërmiat e bukës Sofra do na mallkojë.
Javore KOHA
Më shikoni Pse më shikoni ashtu?! Duket se keni kapur Buzëqeshje të rastësishme Ajo nuk u përket juve Buzëqeshjet e mia janë përjetësi. Sytë e mi
KULTURË
Sytë e mi
Gurët e qytetit të vjetër
Siç duket nuk u interesojnë Të bëhen me rreth të zi Ju i doni të përvuajtur Siç kanë qenë dikur Jo, sot ata shndrijnë në hijeshi Nuk thonë kot Burrit era e duhanit Gruas era e bakamit Kanë hijeshi.
Në rrugicat kalldrëme të qytetit të vjetër gurë të latuar, japin gërhamën e fundit të mureve kala. Gjuha ilirishte fshehur në bedena tinëzisht flet me orën e malit me rreth të bardhë si bora në kokë. O Zot, mallkoje djallin lugatin që vjell zjarr e dogji flamurin tonë. Gjuhë e zanave të Rumisë në Gurin e Divit vigan gdhendur në shkëmb. Gjallë në portën e qytetit në heshtje jeton gjuha e Ilirisë në çdo gur të qytetit tim ajo pret mysafirë.
Burrëria Trimëria frut Bujaria virtyt Kur flet burrëria Mundet lakmia.
Urrejtje Thonë se vdekja është ligj i natyrës Kërkoj ndjesë Më falni mua Unë e urrej natyrën.
(Poezi nga përmbledhja në dorëshkrim “Gurët e truallit tim”)
Javore KOHA
27
HISTORI
Nga e kaluara e Ulqinit
Kulla e Beqir begut, Pallati “Venezia” dhe Tabja Gani Karamanaga Duke përgatitur monografinë “Monumentet”, nga Cetina kërkova listën e monumenteve të qytetit të Ulqinit, që janë nën mbrojtjen e tyre. Në Kala, përveç tjerave ishte edhe “Shtëpia e Beqir begut”. Mendova shumë, por nuk e kam ditur se cila është kjo shtëpi. Arkitektja Suada Ismajlaga, konsulente dhe redaktore e këtij libri, më tha: “Po e pyesim hankon time, Seidën”. Sipas Seide Zejnelaga - Ismajlaga (1934), “Kulla e Beqir begut ka qenë shtëpia ku ka jetuar deri në tërmetin e 15 prillit 1979 familja e Çilingirëve. Në oborrin e vogël para kullës ka qenë një gur prej të cilit Beqir begu ka hypur në kalë...” Janar. Ditë dimri me diell në Ulqin. Rana është lagjja më e ngrohtë. Në kafenenë “Riva”, jashtë në tarracë, ishte i ulur Hysein Xhemal Kapllanbegu (1929). E shoqëronte i biri i tij, Iliri. Pasi i përshëndeta, e pyeta për Beqir begun. Hyseini (Ceni) tha: “Baba jem Xhemali e ka pasur Beqir begun kushëri. Ky ka pasur një vajzë, Sabrijen (ka qenë e martuar për
28
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Ali-Lito begun në Lima), dhe djalin, Myrto begun. Myrto begu shkon prej Ulqinit në Lezhë dhe Tiranë. Beqir begu ka pasur në atë kohë nëntë barka të siguruara përmes ‘Lojd’-it. Vëllai i Beqir begut ka pasur dy vajza: Dysen, e martuar te Elez Elezaga, dhe Gonxhen, e martuar në familjen Milla. Jam në dijeni se për pasuninë e Beqir begut munden me u gjetur dokumentat në Arkivin Shtetëror në Cetinë. Vorri i Beqir begut është në Meteriz. Kam dëgjue se motra e Beqir begut ka qenë e martuar në Nimanbeg të Kalasë dhe për këtë arsye vorrin e Beqir begut në Meteriz e ka ruajtur haxhi Niman Nimanbegu. Në gurin e vorrit shkruan: Këtu pushon Beqir begu, i biri i Kapllan begut. Shkruje edhe ti lirisht: Beqir begu ka qenë prej familjes tonë Kapllanbegu.” ... Familja Çilingiri vjen për të jetuar në këtë shtëpi diku në pjesën e dytë të shekullit XX. Më vonë, pas nacionalizimit në vitin 1956, shtëpia e Beqir begut bëhet pronë e tyre. Mandej, tërmeti e dëmtoi shumë tërë kompleksin e këtyre shtëpive dhe familja Çilingiri zhvendoset të jetojë në shtëpinë e re në Pinjesh. Pas vitit 1980 u bë rikonstruktimi dhe ndërtimi i kompleksit hotelerik “Pallati
Tabja ishte vend karakteristik në pjesën jugperëndimore të Kalasë. Në këtë formë funksionoi deri në tërmetin e 15 prillit 1979. Pastaj ndryshoi çdo gjë. Shtëpia ku ka jetuar familja ortodokse e Çilingirëve u rrënua. Pas revitalizimit, në atë vend u ndërtua kompleksi hotelerik „Pallata Venezia“ dhe Tabja humbi pamjen si dhe funksionimin e dikurshëm Venezia”. Pas privatizimit, tërë kompleksin hotelerik “Pallati Venezia” e bleu Gani Resulbegu.
Tabja
Disa pjesë të bedenave ishin vendet ku kanë dalë qytetarët për të kaluar kohën, duke shikuar detin, Ranën. Sipas Fjalorit të orientalizmave në gjuhën shqipe, të autorit Tahir Dizdari, “Tabja është vend i forcuem përkohësisht, fortifikatë e vogël, llogore e veçueme, meteris, gollur-it, trincea, bastione”. Mundet që Tabja dikur ishte vendi me top për të mbrojtur Kalanë, por ajo që më kujtohet mua dhe më të moshuarve është se në Tabje është dalë për të shikuar, përcjellur ardhjen dhe shkuarjen e anijeve, për të kaluar kohën, biseduar. Vizituesit ishin të moshuarit, gratë, më së shumti ato në moshë. Tabja ishte vend karakteristik në pjesën jugperëndimore të Kalasë. Në këtë formë funksionoi deri në tërmetin e 15 prillit 1979. Pastaj ndryshoi çdo gjë. Shtëpia ku ka jetuar familja ortodokse e Çilingirëve u rrënua. Pas rivitalizimit, në atë vend u ndërtua kompleksi hotelerik „Pallata Venezia“ dhe Tabja humbi pamjen si dhe funksionimin e dikurshëm. Pronari i sotëm i Pallatit “Venezia”,
HISTORI Pallati “Venezia” para tërmetit të vitit 1979
Kulla e rindërtuar e Beqir begut
Kulla e Beqir begut - Pallati „Venezia“ sot
Guri prej të cilit ka hypur në kalë Beqir begu Guri prej të cilit ka hypur në kalë Beqir begu
Gani Resulbegu thotë: “Tabja është e hapur për të gjithë!” Kanë ndryshuar kohërat si edhe qytetarët e Kalasë... Anijet e mëdha, por edhe ato më të vogla nuk vijnë më në Molin e Ulqinit. Rana është njësoj ose më e vizituar se përpara. Por edhe gratë dhe të moshuarit e Kalasë nuk dalin më në Tabje. Objektet e mbrojtura me ligj në Ulqin Shtëpia e Beqir-begut në Kala Kisha e Shën.Nikollës (nën Malin e Bardhë) Xhamia e Namazgjahut Krruçi Muzeu “Kisha–Xhamia” (Kala) Xhamia e Pashës me hamam Shtëpia e Pashës Kisha e Shën.Nikollës (nën Kala)
Sahat Kulla Qyteti i Vjetër i Shasit Kalaja e Ulqinit Tavani i punuar me dru në shtëpinë e të ndjerit Gjuro Gjurishiq Shtëpia e revolucionarit Nikollë Gj. Gjakonoviq (Meteriz)
Pllaka përkujtimore e luftëtarëve për çlirimin e Ulqinit (Mali i Bardhë) Pllaka përkujtimore e shtatë luftëtarëve të LNÇ-së (Katërkollë) Peshkimi me kalimera. (Burimi: Drejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore – Cetinë) E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
29
PORTRET
Martin Prëtashi Camaj (1926-2012)
Gjithmonë në shërb dhe interesave të po Gjekë Gjonaj
Ekziston një shprehje shumë e vjetër në Malësi e cila thotë se është vështirë të jesh i biri i s’mirit. Natyrisht se po. Pasardhësit e një prindi zë madh me autoritet të theksuar ndër malet tona vërtet e kanë pasur shumë të vështirë të vazhdojnë të ruajnë gjithë ato vlera të trashëguara njerëzore dhe veti pozitive të të atit. Këtë fakt e ka provuar në qenien (lëkurën) e tij edhe protagonisti i këtij shkrimi, Martin Prëtashi Camaj, nga fshati Sukruq, me origjinë nga Spija e Hotit të Malësisë së Madhe. Ishte djali i parë i burrit famëmadh të Hotit Prëtash Nikë Zekës, i njohur për veprat e tij të mëdha në të gjitha trevat shqiptare brenda e jashtë kufirit me shtetin amë Shqipërinë dhe më gjerë. Martin Prëtashi u rrit dhe u edukua në frymën e bamirësisë, në kushte shumë të mira ekonomike, meqë familja e Zekajve shquhej ndër familjet ekonomikisht më të pasura të malësisë sonë.
Formimi i tij burrëror
Martin Prëtashi , duke ndjekur shkollën e urtisë popullore, këshillat dhe edukatën e babait të tij model , që në moshë të re u formua dhe u kalit në një burrë besnik, fisnik e të ndershëm, një bamirës e aktivist aktiv e i palodhur. Ata që e kanë njohur mirë Martinin thonë se u dallua për urti dhe për mirësjellje. Vetë jeta dhe puna e shkolloi dhe e aftësoi si kryefamiljar të zotë, të suksesshëm e të mirë dhe e aftësoi si
30
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
drejtues i mirë i punëve të bujqësisë. Ishte njeri i thjeshtë. I dashur e komunikativ me të gjithë. I ndershëm, besnik, i shoqërueshëm, por i rreptë në momente kur i rrezikohej e drejta e tij dhe i cënohej integriteti i familjes së tij. Punën e bënte të pastër dhe nga familja kërkonte të respektohet e veprohet në mbështetje të traditës së trashëguar nga fisi i tyre, për rregull e disiplinë. Ishte i respektuar nga të gjithë, por edhe i çmonte dhe respektonte njerëzit që e meritonin këtë nder. Edukatën e mori nga i ati, Prëtash Nikë Zeka i cili ishte shumë i disiplinuar dhe i pakompromis në rregull e disipline, i respektueshëm të në zbatimin e mësimeve dhe urdhrave që jepte për familjen.Unë, autori i këtyre radhëve, kam ndejt shumë herë me të në shtëpinë tonë dhe në shtëpinë e tij, sepse kishim miqësi familjare më shumë se një gjysmë shekulli. Sa herë që delte te miqtë në Triesh takohej e përshëndetej me trieshjanë. I pyeste për shëndetin dhe familjet e tyre. Ishte i dashur e i komunikueshëm me njerëz. Tregonte mirësjellje dhe respekt për të gjithë. Me një fjalë, ishte njeri i mirë, fisnik e zemërbardhë. Këto e virtyte tjera e bënë atë të dashur e të respektuar jo vetëm në Triesh, por edhe në Hot, Grudë e Kojë.
Njeri human me zemër të madhe
Martin Prëtashi ka mbetur në kujtesën e malësorëve si njeri human, që kishte zemrën e madhe. E njohin, sepse aty ku patën nevojë për ndihmë, ai nuk kurseu. U ka ndihmuar njerëzve të varfër dhe të tjerëve që kanë pasur nevojë, me ndihma nga më të ndryshmet. Nuk ka kursyer asgjë për vendlindjen e tij dhe banorët e saj. Ai e kishte “ pasuri” për t’ua transmetuar apo dhuruar të
tjerëve ndihmën që e kërkonin. Në çdo hall e vështirësi ai u gjendej pranë bashkëfshatarëve të tij dhe të tjerëve që ia mësynin shtëpisë së tij. Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i nxë të gjithë. Një zemër e tillë, kudo që të ndodhet mendon si t’u falë gëzim dhe lumturi të tjerëve, thoshte shpeshherë Martini shpirtmirë.
Aktivist i palodhur shoqëror
Në punë e sipër Martin Prëtashi u dallua edhe për aftësi organizative-drejtuese, për sensin praktik të organizimit të punës dhe për komunikimin e ngrohtë me njerëzit. Ai shumë herët fitoi respektin e fshatarëve dhe tri herë u zgjodh kryetar i Bashkësisë Lokale të Sukruqit, të cilën detyrë e kreu me sukses. Falë aftësive të tij organizative e drejtuese dhe autoritetit që gëzonte në komunitet e shoqëri, si dhe vullnetit të tij në punë për të transformuar fshatin e tij të lindjes arriti të inicojë dhe të përfundojë disa objekte jetike infrastrukturore. Në mandatin e tij si kryetar i bashkësisë lokale, bashkë me aktivistët e tjerë të fshatit organizoi dhe arriti të riparojë e të modernizojë disa kilometra rrugë lokale, të sigurojë trollin dhe të fillojë ndërtimin e Shtëpisë së kulturës, të riparojë rrjetin elektrik dhe të rikonstruktojë objektin e shkollës katërklasëshe në qendër të fshatit. Të gjitha këto e aktivitete tjera infrastrukturore jo vetëm se e ndryshuan pamjen e këtij fshati në afërsi të Tuzit, por edhe e përmirësuan mënyrën e jetesës.
46.000 marka për asfaltimin e rrugës për në fshatin Vuksanlekaj
Në vitet e asfaltimit të kësaj rruge lokale në fshatin Vuksanlekaj, e cila shpie deri tek varrezat e përbashkë-
PORTRET
bim të vendlindjes opullit
ta familjare, kisha shkruar një shkrim për gazetën “ Polis”. Me këtë rast, mes tjerash, theksova : “ Nuk janë të rrallë njerëzit solidarë dhe nismëtarë të cilët në këtë kohë të rëndë të ballafaqimit me krizën ekonomike i dalin zot familjes së vet, por edhe fshatit dhe popullit . I tillë është edhe Martin Prëtashi Camaj nga fshati Sukruq. Ky 71 vjeçar, jo vetëm sivjet është dalluar për nisje të aksioneve të infrastrukturës në fshat dhe më larg, duke e hapur kuletën i pari dhe duke u bërë shembull për të tjerët. Ai bashkë me familjen e tij shpenzoi 46..000 marka të atëhershme për asfaltimin e kësaj rrugë në gjatësi prej afro 500 metra e cila nga rruga ndërkombëtare për në Bozhaj shpie deri tek varrezat e përbashkëta familjare”.
Misioni i tij paqësor
Krahas punës së tij të devotshme për gjithë jetën në shumë fronte është i njohur edhe për kontributin e tij paqësor, si anëtar i Këshillit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave. Ai bashkë me shumë bashkëvep-
rimtarë të tjerë për shumë vite ka marrë pjesë në kuvendet e pajtimit të shqiptarëve – malësorëve. Martin Prëtashi sikur pjesëmarrësit e tjerë në këto kuvende të pajtimit ku gjente shprehje dialogu (komunikimi) i përsosur, urtësia dhe zotësia e pleqve, respektivisht fjala e matur me peshën e mençurisë, ishte aktor real i cili mishërohej me përjetimin e aktit të pajtimit. Suksesin e këtij fenomeni të huazuar të shqiptarëve i cili vjen fjalë pas fjale më së miri e përshkroi poeti ynë Azem Shkreli përmes vargjeve: “Njeriu ngrihet si bima, rritet bindshëm nga toka, shtrin dorën e pajtimit”.
Fitues i Medaljes për Merita të Popullit
Për meritat e tij shoqërore, Martin Prëtashi është shpërblyer nga Kryesia e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë me Medaljen për Merita të Popullit me Kurorë të Argjendtë. Me modestinë që e karakterizon dhe edukatën që ka marrë në familje ai më thoshte se kurrë nuk
ka punuar vetëm për t’u afirmuar në mënyra të ndryshme. Angazhimi i tij shumëvjeçar ka qenë i lidhur ngushtë me interesat e përgjithshme të popullit, andaj me meritë ai vlerësohet nga të gjitha grupmoshat e popullatës së fshatit e më gjerë.
Në vend të përfundimit
Këtë traditë të shkëlqyer të familjes së Martin Prëtashit Camaj tani e vazhdon djali i tij i madh Zefi me familjen e tij, i cili i ka mbetur besnik shtëpisë mikëpritëse të Prëtash Nikë Zekës dhe trojeve të të parëve të vet. Zefi e deshti më shumë vendlindjen se sa Perëndimin e Amerikën. Ai një pjesë të kapitalit, përveçse në fshatin e tij të lindjes, e ka investuar në qendër të Tuzit. Sot njihet, respektohet dhe krenohet kur i thonë: I biri i Martin Prëtashit dhe i nipi i Prëtash Nikë Zekës, dy malësorëve të ndershëm dhe të vlerësuar shumë nga komuniteti shqiptar, emri , vepra dhe kujtimi i të cilëve do të jetojnë, do të nderohen e do të respektohen brez pas brezi. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në hapësirat e Qendrës së Kulturës në Ulqin
Filloi punën Teatri për fëmijë Ulqin – Në hapësirat e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të dielën filloi punën Teatri për fëmijë i grupmoshave të ndryshme. Kjo nismë u jetësua falë bashkëpunimit të Teatrit “Teuta”, të cilin e drejton Munib Abazi, dhe Qendrës së Kulturës - Ulqin. Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Qendrës së Kulturës, Musa Hoxha, u uroi mirësëardhje të gjithë fëmijëve duke u dëshiruar që me aktivitetin e ri kulturor të kënaqen sa më shumë e gjithashtu kënaqësinë e tyre t’ua transmetojnë edhe të tjerëve sepse me shfaqjet që do të realizojnë shumë shpejt do të dalin para publikut. Munib Abazi u tha fëmijëve të pranishëm se ky ishte vendimi më i mirë i tyre dhe se hapat që do hedhin në skenë do t’i mbajnë mend gjithë jetën.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Ai gjithashtu të pranishmit i njoftoi edhe me sakrificën e deritanishme të aktorit Shefqet Luca si dhe iniciativën e tij të para 25 viteve që të themelonte trupën teatrore të fëmijëve, gjë që sot edhe po realizohet falë bashkëpunimit të Teatrit “Teuta” dhe Qendrës së Kulturës e që me fëmijët më së shumti do të punojnë regjisorja Edina Mustafiqi dhe aktori Bashkim Alaj. Me këtë rast, regjisorja Edina Mustafiqi bëri me dije se janë paraqitur afër 30 fëmijë të moshave të ndryshme dhe për këte gjë u formuan tre grupe aktorësh të ardhshëm: dy në gjuhën shqipe dhe një në atë malazeze. Provat do të mbahen tri herë në javë dhe shfaqja e parë do të jetë një përrallë të cilën e din dhe e don çdo fëmijë. Duke shpresuar se
“
Kjo nismë u jetësua falë bashkëpunimit të Teatrit “Teuta” dhe Qendrës së Kulturës – Ulqin, ndërsa me fëmijët do të punojnë regjisorja Edina Mustafiqi dhe aktori Bashkim Alaj
me ndarjen e roleve çdo gjë do të eci sa më mirë, ajo i porositi fëmijët që të jenë sa më të rregullt në prova sepse teatri është punë në grup dhe aktorët mbështeten te njëri-tjetri. ”Në fund një ëndërr po bëhet realitet. Roli i shfaqjeve teatrale për fëmijë, ndër të tjera, është t’u zhvillojë atyre imagjinatën dhe krijimtarinë. E ardhmja është në duart e këtyre fëmijëve të cilët në një të ardhme të afërt do të dalin përpara publikut me shfaqje e ne si prindër, por edhe si bashkëqytetarë do të krenohemi me ta”, tha Luljeta Avdiu – Cura, e cila së bashku me Shefqet Lucën përshëndetën iniciatorët në emër të prindërve të fëmijëve, kurse aktorëve të rinj u dëshiruan suksese dhe sa më shumë role teatrale. (Kohapress)
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
SECURITY INVESTIGATOR • BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Performs personal background or special investigations assigned by the Regional Security Officer. Assists the Regional Security Officer in maintaining liaison with police and security officials.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: University degree in Law, Forensics, Police or Military is required. 2. EXPERIENCE: At least three years of progressively responsible experience in investigative work with a military, police, or private security organization is required. 3. LANGUAGE: Level 3 (good working knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/ Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must have knowledge of the principles and techniques of investigating. Must possess a detailed understanding of U.S. and Montenegrin Criminal Codes and Codes of Criminal Procedures. 5. SKILLS AND ABILITIES: Driving license type B is required. Firearms license is required. Must have excellent computer abilities. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: FEBRUARY 15, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Security Investigator) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
33
SPORT
Në palestrën e fittnesit të femrave në Malësi
Interesimi për këtë sport gjithnjë në rritje Interesimi i femrave është shumë i madh kur bëhet fjalë për ushtrime në grup por edhe për trajnimet individuale. Ushtrimet zhvillohen 6 herë në javë të ndara në dy lloje, njëra nga ato e ka ritmin pak më të lehtë, ndërsa tjetra është shumë intensive dhe aty mund të ushtrojnë vetëm femrat që kanë më shumë kondicion, dhe që nuk mungojnë në ushtrime”, shprehet Linda Dushaj, instruktore e aerobisë Të ushtrosh sportin në cilëndo disiplinë të tij, padyshim që është shprehi pozitive që duhet përshëndetur, pasi që ai ka përfitim të shumëfishtë në trupin e njeriut dhe ky fakt dihet tashmë gjerësisht nga shkenca e mjekësisë por edhe nga profesionistë të fushës sportive. Njëra ndër disiplinat që arriti të bëhet e njohur në fushën sportive, është aerobia, një disiplinë sportive që lindi në vitet e 80 -ta, por ajo sot ka arritur të ushtrohet në një masë të gjerë anembanë globit, duke qenë se të rinjtë dhe të rejat ia dinë vlerën këtij sporti që në fakt, nëpërmjet ushtrimeve gjimnastikore, arrin të mbajë në formë të gjithë trupin e njeriut. Ky lloj sporti fatmirësisht që njëmbëdhjetë vjet po ushtrohet edhe në Malësi, falë aktivistes dhe instruktores së aerobisë, Linda Dushaj, e cila me këtë lloj sporti filloi të merret që nga mosha 12- vjeçare, atëherë kur ajo ushtronte në disiplinën e taekwondosë, nga ku më vonë u inspi-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 14 SHKURT 2019
rua që të merrej edhe me aerobi. Ajo për gazetën “Koha Javore” tregon se si u inkurajua për të hapur palestrën e parë të aerobisë në Malësi për femra, projekt të cilin e realizoi në vitin 2008, kurse sot falë punës dhe përkushtimit të saj profesional, kjo palestër vazhdon të jetë funksionale, duke ngritur gjithnjë reputacionin e këtij lloj sporti dhe kushtet në të cilat ushtrohet ky sport në Malësi. “Në moshën 12- vjeçare fillova të ushtroj taekwondo. Prej moshës 15vjeçare trajneri im Nikollë Gegaj filloi të më tregojë për fitness. Mirëpo, në atë kohë vetëdija e femrave për sport dhe rekreacion ishte minimale. Nuk besova se ajo gjendje do të ndryshojë ndonjëherë, por falë trajnerit tim i cili nuk ndaloi së binduri se situata këtu me kalimin e viteve do të përmirësohet dhe se sportistët jemi ata të cilët duhet të kontribuojmë në ketë drejtim, unë mendova më seriozisht për këtë sport. Vitet kaluan, u bëra studente dhe nga obligimet studentore
nuk arrija të merrja pjesë në gara si më parë, por trajneri më bindi të punoj më shumë në këtë drejtim dhe kështu mora licencën për instruktore të fitnessit”, thekson Dushaj. Ajo tregon se para një dekade kur arriti ta hapë palestrën e parë për femra në Malësi, numri i frekuentuesve ishte teje i ulët, ndërsa me kalimin e viteve falë interesimit për këtë sport, numri u rrit dukshëm për të numëruar sot plot 70 femra në këtë palestër. “ Interesimi i femrave është shumë i madh kur bëhet fjalë për ushtrime në grup por edhe për trajnimet individuale. Ushtrimet zhvillohen 6 herë në javë, të ndara në dy lloje, njëra nga ato e ka ritmin pak më të lehtë, ndërsa tjetra është shumë intensive dhe aty mund të ushtrojnë vetëm femrat që kanë më shumë kondicion dhe që nuk mungojnë në ushtrime”, shprehet Linda Dushaj, instruktore e aerobisë. Ajo thotë se të merresh me palestër njeriu nuk përfiton vetëm nga pamja e jashtme fizike, por ka përfitime të
SPORT
shumta edhe psikike. “Kur fillova të punoj si trajnere, synimi im ishte që femrat ta kuptojnë se ushtrimet kanë të bëjnë shumë me shëndetin fizik dhe psikik. Vite me radhë u deshën për ta arritur këtë mentalitet dhe sot mund të them se femrat kanë arritur të kuptojnë se gjendja fizike është krejt e lidhur me atë shëndetësore dhe psikike. E dimë se aktiviteti fizik largon shumë sëmundje, por është mirë kur njeriu bindet se për një orë ushtrime në ditë, energjia pozitive mbizotëron në trupin tonë. Vetëbesimi rritet dhe ndjehemi shumë më të
kënaqur”, thotë Dushaj. Në rast se një femër dëshiron të fillojë të merret me këtë sport – thotë ajo – paraprakisht ato duhet të konsultohen me instruktoren e cila në bazë të gjendjes së tyre shëndetësore do të përcaktojë se cilat ushtrime mund t’i ndjekë. “Çdo organizëm është i ndryshëm dhe nuk mundet që domosdoshmërish t’i përballojë ushtrimet njëjtë, mirëpo meqenëse bëhet fjalë për rekreacion dhe jo për sport profesional, atëherë edhe mjekët ua propozojnë që të jenë sa më aktive
për t’i shmangur problemet shëndetësore”, sqaron Dushaj. Ajo thotë se ndjehet shumë krenare kur shikon se Malësia sot ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për interesimin e femrave ndaj aktivitetit fizik. “Atyre që ushtrojnë dua t’u them se jam në dispozicion për çdo gjë që u nevojitet lidhur me fitness, ndërsa të tjerave u kisha propozuar që të aktivizohen, sepse vetëm në këtë mënyrë do të binden se vërtetë në një trup të shëndetshëm mbizotëron mendja e shëndetshme”, porosit Dushaj. t. u. E ENJTE, 14 SHKURT 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 14 shkurt 2019
Viti XVlll Numër 851 Çmimi 0,50
Liria e medias dhe pozita ekonomike e gazetarëve ISSN 1800-5696
Hipokritët politikë
Dua Lipa me dy çmime “Grammy”