Koha 855

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 mars 2019 Viti XVlll Numër 855 Çmimi 0,50

Diaspora vulosi fitoren në Malësi ISSN 1800-5696

Majë piramide

Shkollat shqipe në Mal të Zi, vatra të ruajtjes së identitetit kombëtar


PËRMBAJTJE

8

10 Marsi fitimtar në Malësi

Fitorja, fryt i bashkimit dhe i luftës për ruajtjen e identitetit kombëtar

12

14 Korrupsioni dhe pengesat në funksionimin e vlerave demokratike

“Malësia na bashkon” – gati dyfishoi votat

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019


PËRMBAJTJE

16

24 Deri kur duhet të heshtim?!

Ku është bota, ku jemi ne?

28

34 Nderim për legjendën e futbollit shqiptar

Një femër e rrallë në politikën tonë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 14 mars 2019 Viti XVlll Numër 855 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Diaspora vulosi fitoren në Malësi ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Majë piramide

Shkollat shqipe në Mal të Zi, vatra të ruajtjes së identitetit kombëtar

piramide Majë

identitetit kombëtar të ruajtjes së në Mal të Zi, vatra Shkollat shqipe

në Malësi fitoren vulosi Diaspora

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, në vizitë zyrtare në Malin e Zi

Partneriteti, garanci për stabilitetin dhe orientimin perëndimor të rajonit Podgoricë – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar të premten vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku është takuar me homologun e tij malazez, prof. dr. Srgjan Darmanoviq, krerët e shtetit të Malit të Zi dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Gjatë takimit me ministrin Darmanoviq është vlerësuar niveli shumë i mirë i bashkëpunimit politik, si dhe u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të mekanizmit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si projektet e përbashkëta ndërkufitare, masat për Zonën Ekonomike Rajonale, si dhe përfundimin e korridoreve infrastrukturore, të energjisë dhe infrastrukturës. “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore përbëjnë themelin e zhvillimit, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perën-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

dimor”, ka theksuar ministri Darmanoviq, duke shtuar se është shumë me rëndësi që të gjithë aktorët të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme me qëllim të ndërtimit të rajonit më të sigurt dhe më të prosperuar. “Partneriteti dhe bashkëpunimi me Malin e Zi janë një shembull inkurajues për rajonin e Ballkanit Perëndimor duke shënuar kështu edhe një garanci për stabilitetin dhe orientimin perëndimor të rajonit”, është shprehur Cakaj në fjalën e tij. Ai ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e faktorit politik shqiptar në Malin e Zi. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Mehmed Zenka, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, kryetari

i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Saubih Mehmeti, dhe kryetari i Lëvizjes “Perspektiva”, Amir Hollaj. Ndër të tjera, ministri në detyrë Cakaj duke iu referuar rezultatit të mirë të koalicionit “Malësia na bashkon” në zgjedhjet lokale për Komunën e re të Tuzit, ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që mbart unifikimi i mëtejshëm i mbarë spektrit politik shqiptar në Malin e Zi. Ai po ashtu ka nënvizuar rolin konstruktiv dhe aktiv të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi në proceset integruese euro-atlantike, tepër të rëndësishme si për vetë shqiptarët, ashtu edhe për të ardhmen e Malit të Zi. Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, ministri në detyrë Gent Cakaj ka zhvilluar takime edhe me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Evropian, (Kohapress) Aleksandar Drleviq.


NGJARJE JAVORE

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare

Forumi Shqiptar – “Malësia na bashkon” fitoi shumicën e mandateve Tuz – Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Tuzit, të enjten e kaluar ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve vendore në Tuz të cilat u mbajtën të dielën më 03 mars 2019. Sipas këtij komisioni, rezulton se Forumi Shqiptar – “Malësia na bashkon” ka fituar 3682 vota (16 mandate), Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 2490 vota (10 mandate), Partia Boshnjake, 961 vota (4 mandate), Social Demokratët, 369 vota (1 mandat), Demokratët, 235 vota (1 mandat) dhe Partia Socialiste Popullore, 86 vota (0) mandate. Kuota kualifikuese për emërimin e këshilltarëve është 235 vota. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 11.904 qytetarë, ndërsa kanë votuar 7898, nga të cilët 333 votuan përmes dërgimit të letrës, kurse lista të pavlefshme kane qenë 83. Në bazë të këtyre rezultateve del se askush nuk mund të formojë pushtetin në Komunën e Tuzit pa formimin e një koalicioni paszgjedhor, duke qenë se për formimin e pushtetit nevojitën

17 mandate nga 32 sa ka gjithsej kuvendi i Komunës së Tuzit. Se kush mund të jenë partnerët potencialë të Forumit Shqiptar për të bashkëqeverisur komunën më të re në Mal të Zi, Fadil Kajoshaj nga ky koalicion për gazetën “Koha Javore” thotë se koalicioni, Forumi Shqiptar – “Malësia na bashkon” ju ka dërguar shkresë për bashkëpunim paszgjedhor tri subjekteve politike: Socialdemokratëve, Demokratëve dhe Partisë Boshnjake. “Presim përgjigje nga këto subjekte politike dhe shpresojmë se së shpejti do të takohemi me secilën veçmas për të biseduar rreth bashkëpunimit eventual”, u shpreh Kajoshaj. Nga ana tjetër Shtjefën Camaj nga Demokratët i pyetur se me kë partia e tij do të shkonte në koalicion paszgjedhor, u shpreh se “Me PDS –në dhe satelitët e tij nuk do të bëjmë koalicion”, tha Camaj. Afati për caktimin e seancës konstitutive të kuvendit nga momenti i shpalljes zyrtare të rezultateve të zg-

jedhjeve është 15 ditë, ndërsa afati për mbajtje të seancës nga momenti i thirrjes është gjithashtu 15 ditë, përkatësisht 30 ditë gjithsej. Seancën konstitutive e thërret kryetari i deritanishëm i kuvendit të Komunës, Z. Fadil Kajoshaj kurse do ta drejtojë këshilltari më i vjetër. Në seancën e parë si pikë e parë dhe obligative është verifikimi i mandateve të këshilltarëve, ndërsa varësisht nga marrëveshjet eventuale në mes subjekteve politike, gjatë kësaj seance mund të emërohet edhe kryetari i kuvendit apo i Komunës. Këto janë zgjedhjet e para për komunë të plotë të Tuzit pas 62 – vitesh, pasi deri më tani ishte nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e kryeqytetit Podgoricë. Shndërrimi i statusit të kësaj komune nga Komunë në kuadër të kryeqytetit në një komunë të pavarur, ka qenë kërkesë konstante e të gjitha strukturave politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi. t. u.

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Diaspora vulosi fitoren në Malësi

jektivat e shqiptarëve, sepse aspiratat ishin për komunë të pavarur si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Pikërisht në këtë aspekt nuk ka munguar angazhimi i subjekteve politike shqiptare për avancimin e Malësisë Dr.Nail Draga në statusin e komunës së pavarur, si të tjerat në Mal të Zi, që më në fund u arrit kompromisi me pushtetin qendror dhe nga 1 shatori i vitit 2018 u Duke marrë parasysh faktin së bë realitet, por pritej që të shpalleshpushteti monist, kundër vullnetit të in zgjedhjet për të legjitimuar një shqiptarëve në vitin 1957 suprimoi status të tillë. Duke u bazuar në norkomunën e Tuzit në mënyrë arbitrare, mat ligjore, zgjedhjet u shpallën dhe duke ia bashkëngjitur atë komunës data e zgjedhjeve u caktua 3 marsi i së Podgoricës, me miratimin e plural- 2019-tës. izmit në vitin 1990, një ndër kërkesat e para të shqiptarëve ishte rikthimi i Koalicioni parazgjedhor saj, që do të ishte në favor të bara- Nga përvoja dhe zhgënjimi në zgzisë qytetare e nacionale në këtë jedhjet e kaluara, ndonëse ka pamjedis. Edhe pse një kërkesë e tillë sur animozitet ndërmjet subjekteve ishte e arsyeshme dhe e mbështetur politike në Malësi, e vetmja mundësi me shumë argumente, pushteti ishte për të arritur rezultat pozitiv në zgai që e pengonte realizimin praktik jedhjet lokale për Komunën e Tuzit të një ideje të tillë, nga del se ende ishte arritja e një koalicioni parazvazhdonte sindromi kundër kërke- gjedhor. Pikërisht në këtë aspekt i save të shqiptarëve edhe tash në plu- parapriu koalicioni ASH-LDSH, por ralizëm. Por, më në fund u bë një hap mungonte mbështetja nga UDSH, i vogël në administrimin e qeverisjes sepse fillimisht ishin deklaruar se do lokale, sepse nga vitit 2006 në këtë të dalin vetë në zgjedhje. Por, në saje aspekt kemi një ndryshim ligjor, duke të komunikimeve të ndërsjella, përformuar komunat urbane në kuadër fundimisht koalicionit në momentin të kryeqytetit(Podgoricës), ku bënte e fundit iu bashkëngjit edhe UDSH, pjesë edhe ajo e Tuzit për tërë terri- me emrin “Forumi Shqiptar”, që ishte torin e Malësisë. Por, një qasje e tillë një lajm pozitiv jo vetëm për Malësinë e decentralizimit territorial si komunë por edhe më gjerë. Arritja e një koaliurbane e më pas komunë në kuadër cioni të tillë pati jehonë pozitive dhe u të kryeqytetit, nuk i plotësonte ob- mbështet nga subjekte të ndryshme

6

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

Unifikimi i faktorit politik shqiptar në zgjedhjet lokale në Malësi si dhe fitorja e “Forumit Shqiptar” pa dyshim ka vulën e diasporës shqiptare e cila ka qenë vendimtare në këtë fitore historike, duke dëshmuar se angazhimi i përbashkët mbetet e vetmja zgjidhje sot dhe në të ardhmen për të arritur objektivat politike që janë në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi shqiptare e po ashtu edhe nga diaspora e Malësisë, kryesisht në SHBA. Rezultati arsyetoi unifikimin Dita e votimit më 3 mars ishte ditë historike për Malësinë, sepse për herë të parë pas 62 viteve votohej për komunë të pavarur, andaj nuk ishte befasi interesimi i madh i mediave nga hapësira shqiptare dhe më gjerë, duke qenë lajmi kryesor i ditës. Këtij konstatimi duhet shtuar edhe ardhjen e diasporës shqiptare nga Malësia për të marrë pjesë në votim, të cilët i dhanë një peshë të veçantë kombëtare duke mobilizuar votuesit për të dalë në zgjedhje, kryesisht mbështeten “Forumin Shqiptar”. Ishte kjo një sakrificë e tyre, duke udhëtuar me mijëra kilometra, për të mbështetur vendlindjen dhe identitetin kombëtar në këtë kohë të krizës morale. Në saje të informacioneve që disponojmë, fitohet përshtypja e përgjithshme se ishte një fushatë zgjedhore model, ku shqiptarët kanë dëshmuar kulturë qytetarie dhe kapacitet demokratik. Në regjistrin zgjedhor ishin 11904 votues, që kanë pasur mundësi të votojnë në 30 qendra votimi për të zgjedhur 32 këshilltarë, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 6 lista zgjedhore, e nga ato 5 parti politike(DPS,SD,SNP,BS,DCG) e 1 koalicion(Forumi Shqiptar). Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga KZK i Komunës se Tuzit del së në votim kanë marrë pjesë 7824

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION qytetarë apo 65.7%, ndërsa sipas subjekteve politike janë arritur këto rezultate: “Forumi Shqiptar”(ASHLDSH-UDSH) 3683 vota apo 16 mandate, DPS 2490 vota 10 mandate, BS 961 vota 4 mandate, SD 361 vota 1 mandat dhe DCG 235 vota dhe 1 mandat, ndërsa SNP 86 vota pa mandat. Nga të dhënat e mësipërme del se Koalicioni i partive shqiptare “Forumi Shqiptar” është fitues i zgjedhjeve, ndërsa për të marrë shumicën parlamentare i duhet vetëm 1 mandat të këshilltarit. Nga ana tjetër, humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte DPS, sepse humbi 4 këshilltarë nga zgjedhjet e fundit të vitit 2017, që sipas gjasave do të jetë në opozitë në pushtetin e ri lokal në Tuz.

me dekor me flamuj kombëtar dhe muzikë shqiptare. Ishte ky një festim i rrallë që i ka munguar Malësisë dhe të gjithë shqiptarëve, sepse u arrit ajo që është pritur vite me radhë. Ishte ky kremtimi i të gjithë shqiptarëve, e në veçanti i diasporës shqiptare e cila ka dhënë një shembull patriotizmi se si duhet vendlindja duke i venë vulën fitores së zgjedhjeve në Malësi. Ndërsa atyre që iu ka penguar kremtimi i fitores së shqiptarëve duhet thënë se ne shqiptarët do të festojmë përherë dhe nuk do t’i pyesim të tjerët se si të festojmë fitoret tona. Malësia model për zgjedhje parlamentare Nuk ka dilemë se fitorja e “Forumit Shqiptar” ka nxitur reagime të ndryshme në aspektin pozitiv, duke dëshmuar së bashkimi i subjekteve politike në një listë zgjedhore duhet të jetë model edhe për zgjedhjet e tjera në të ardhmen. Madje nga tash theksohet se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët duhet të dalin me një listë zgjedhore. Por, duke marrë parasysh raportet e disfavorshme ndërpartiake në saje të animozitetit të përfaqësuesve të subjekteve politike, mendoj se do të jetë vështirë për të gjetur një kompromis në këtë drejtim. Por, rezultatet e dy

Në zgjedhjet politike jo rrallë ndodhin momente të veçanta, e kjo ka të bëjë sidomos me rastin e numërimit të votave dhe ndarjes së mandateve. Madje nga përvoja e deritashme dihet se ka pasur jo vetëm numërime, por edhe rinumërime e madje edhe përsëritje të të votimeve që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Pikërisht, kësaj radhe në KZK në Tuz dy ditë pas zgjedhjeve ndodhi rinumërimi i votave, me të vetmin qellim për të vërtetuar votat për Demokratët e MZ, sepse ata ishin me mundësi reale për të humbur mandatin e këshilltarit, sepse në pikëpyetje ishte vetëm një votë. Por, edhe pse u bë rinumërimi nuk ndodhi një gjë e tillë, sepse 235 vota ishin në kufirin e 3%-shit dhe mandati për Demokratët e MZ ishte i vulosur. Por, po të ndodhte diçka e tillë atëherë DPS-i do të kishte një mandat me tepër, ku do të kishim një situatë aspak të përshtatshme, sepse “Forumi Shqiptar” në njërën anë do kishte 16 mandate e të gjithë të tjerët së bashku me DPS-in do kishin 16 mandate, që do të ishte moment i veçantë dhe i diskutueshëm për formimin e pushtetit lokal në Tuz.

Foto: CENO

Një votë vendosi mandatin e këshilltarit

zgjedhjeve të fundit parlamentare duhet të jenë dëshmi e mjaftueshme, sepse duke dalë me disa lista zgjedhore, shqiptarët janë humbës, sepse në Kuvendin e Malit të Zi momentalisht janë të përfaqësuar vetëm me një deputet. Është e tepërt të thuhet se sa do të ishte ndikimi i shqiptarëve nëse do të ishin të pranishëm me 2 apo 3 deputetë që do ishin faktor kyç në procesin e avancimit të pozitës së shqiptarëve në këtë mjedis. Madje në këtë aspekt shembull tipik mund të na shërbejnë boshnjakët(BS) të cilët edhe pse janë të përfaqësuar vetëm me 2 deputetë jemi dëshmitarë se kanë realizuar objektivat e tyre në shumë aspekte. Duke marrë parasysh faktin se në Mal të Zi kemi një krizë politike e cila është duke u prezantuar përmes aferave koruptive në strukturat më të larta të pushtetit dhe se nga ana tjetër kemi protestat e qytetarëve dhe bojkotimin e parlamentit nga opozita, janë dëshmi të mjaftueshme se kjo krizë politike do të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pikërisht, gjendja aktuale dhe rezultati pozitiv në Malësi, duhet të jen motiv për unifikimin e subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kremtimi i fitores historike

Fitorja e shqiptarëve në kuadër të “Forumit shqiptar” u kremtua në një manifestim të veçantë në restorantin “Troja”, që ishte moment i veçantë emocional për këtë fitore historike, Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Jehona e zgjedhjeve lokale në Tuz Fitorja në zgjedhjet lokale në Tuz, erdhi pikërisht në mars, që për shqiptarët është muaj i veçantë e kuptimplotë. Rëndësia dhe pesha e këtij muaji për shqiptarët rritet edhe më shumë për këto ngjarje historike të cilat sollën erën (aromën) e lirisë së tyre kombëtare dhe shtetërore

Marsi fitimtar në Malësi Gjekë Gjonaj

Tre marsi i vitit 2019 do të mbetet i shënuar si një ditë feste jo vetëm për Malësinë, por edhe për të gjithë shqiptarët. Pse? Për faktin se atë ditë zgjedhësit e kësaj treve shqiptare, e njohur për historinë e saj të lavdishme, të larë me gjakun e bijave dhe bijëve të saj, me burrërinë e saj, me atdhedashurinë e saj, me nderin e saj, me dinjitetin e saj, me vizionin e saj dhe me shumë vlera të tjera njerëzore të saj, votuan shqip në zgjedhjet lokale për fitoren në Komunën e Tuzit. Votuan për njerëzit e vet të zemrës. Për përfaqësuesit e tyre politikë të bashkuar për herë të parë në jetën parlamentare politike në Mal të Zi rreth “ Forumit Shqiptar” në përbërje të të cilit lidhën “ Besën e Malësorit- (Shqiptarit) për fitore, në përbërjen: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Pas numërimit dhe rinumërimit të votave, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konfirmoi fitoren e Forumit Shqiptar me sloganin “ Malësia na Bashkon”, i cili në përbërjen e re të pushtetit vendor të Tuzit do të ketë 16 këshilltarë , pa të cilët nuk mund të formohet pushteti i ardhshëm në këtë komunë. Fitorja në zgjedhjet lokale në Tuz,

8

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

erdhi pikërisht në mars, që për shqiptarët është muaj i veçantë e kuptimplotë. Rëndësia dhe pesha e këtij muaji për shqiptarët rritet edhe më shumë për këto ngjarje historike të cilat sollën erën (aromën) e lirisë së tyre kombëtare dhe shtetërore: 1. Më 5 mars 1998, në sulmin triditësh të Ushtrisë Jugosllave dhe forcave policore, u vra komandanti legjendar, Adem Jashari, familja e tij dhe Jasharët e tjerë në Prekaz të Drenicës ( Kosovë). Sakrifica e tij heroike u bë simbol i pavarësisë së Kosovës. 2.Më 24 mars 1911 filloi Kryengritja e Malësisë së Madhe, e cila rezultoi me ngritjen e Flamurit Shqiptar në Deçiq, duke u bërë kështu krahina e parë shqiptare, e cila mbolli rrënjët e lirisë dhe Pavarësisë Kombëtare. 3. NATO-ja, më 24 mars 1999, nisi “Operacionin e Forcave Aleate” ndaj Jugosllavisë për t’i dhënë fund presionit dhe masakrave ndaj popullit shqiptar, me synimin “serbët jashtë, ndërmjetësuesit brenda, refugjatët të kthehen”. Atmosfera e festimit të fitores filloi në Tuz dy-tri orë pas mbylljes së kutive të votimit. Shqiptarët e veshur kuqezi gëzimin e tyre e shprehën në formën e vet. Përmes këngës dhe valëvitjes së Flamurit Kombëtar - simbolit të shenjtë të tyre. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se fitorja në Tuz, i ka prekur emocionet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Jehona e saj u përjetua pothuaj në të gjitha qytetet shqiptare jashtë shtetit, duke përfshirë

këtu edhe diasporën ( mërgatën ) shqiptare nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe Botës. Kjo fitore e shqiptarëve në Mal të Zi dëshmoi se bashkëpunimi dhe bashkimi sjell sukses. Si e tillë ajo tërhoqi vëmendjen edhe të Tiranës edhe të Prishtinës zyrtare. Gjithashtu edhe të shumë intelektualëve shqiptarë të nivelit më të lartë shkencor, te cilët në deklarimet e tyre publike u shprehën me krenari për” një fitore të madhe” të shqiptarëve në këto zgjedhje. Akademik Rexhep Qosja, duke komentuar zgjedhjet vendore në Tuz, është shprehur se ky vend duhet të jetë një mësim për politikanët në Shqipëri dhe Kosovë. “Malësia e Madhe u tregua e madhe me virtytet dhe vlerat e saj edhe kësaj here: u tregua e madhe me bashkimin e forcave politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Bashkimi e siguroi fitoren. Por me këtë Bashkim ajo u dha mësim edhe qytetarëve shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe”, shkroi Qosja ndër të tjera përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook. Edhe anëtari i Këshillit Bashkiak në qytetin e Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, me prejardhje nga fshati Reç i Ulqinit i cili ditën e zgjedhjeve deri vonë pasmesnate ishte i pranishëm në Tuz u shpreh shumë entuziast se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet nga shqiptarët. “Kurrë më i gëzueshëm dhe kurrë zemrën më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Foto: CENO

të plotë se kam pasur se sot. Është një energji. Është një entuziazëm që me të vërtetë populli shqiptar është bashkuar në Malësi, për të mirën e kombit tonë, dhe jo vetëm për një komunë. Sot nuk është në pyetje vetëm një komunë, por kombi jonë dhe de-

tyrimi e borxhi që kemi ”, i tha Gjonaj “ Zërit të Amerikës”. Së fundmi , por jo për nga rëndësia, fitorja e zgjedhjeve lokale në Malësi përcolli mesazhin e qartë të bashkimit të shqiptarëve dhe u vlerësua shpresëdhënëse për shqiptarët në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

rajon. Tani mbetet që këtë mrekulli të bukur të marsit ta ruajnë dhe valorizojnë subjektet politike shqiptare fitimtare në këtë garë zgjedhore në të mirë të mirëqenies së barabartë të të gjithë banorëve të komunës më të re në Mal të Zi. E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit

Fitorja, fryt i bashkimit dhe i luftës për ruajtjen e identitetit kombëtar

Fiqret Mujeziqi

Zgjedhjet në komunën e Tuzit duhet shikuar si vlerë e një shoqërie të avancuar, duke u shfaqur si një reprezentues i kulturës dhe i vlerave nacionale dhe universale kulturore dhe njëherit si një mjet për të arritur stabilitetin në aspektin politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Zgjedhjet e 3 marsit treguan se shqiptarët në Mal të Zi janë të interesuar për të ruajtur identitetin kombëtar edhe pse janë duke u ballafaquar me probleme të shumta social-ekonomike e sidomos me problemin e shpërnguljeve apo migrimit të popullsisë. Kjo fitore ishte si ilaç në këto plagë të hapura. Por çfarë mund të mësojmë nga këto zgjedhje? Së pari, fitorja është fryt i bashkimit dhe i mobilizimit të të gjithë spektrit politik shqiptar në Mal të Zi dhe diasporë. Ruajtja e identitetit kombëtar është detyrë, por edhe vlerë e shoqërive moderne. Të ashtuquajturat “partitë qytetare” nuk munden dhe nuk kanë fuqi që të përfaqësojnë të gjithë qytetarët dhe nevojat e tyre për zhvillim dhe emancipim, sidomos të komunitetit shqiptar. Përkundrazi, nga këta përfaqësues kemi një ndrydhje të ndjenjave kombëtare me pretekstin se mos po e teprojmë, mos po na marrin për të madhe etj. Së dyti, hyrja në koalicion me

10

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

Zgjedhjet e 3 marsit treguan se shqiptarët në Mal të Zi janë të interesuar për të ruajtur identitetin kombëtar edhe pse janë duke u ballafaquar me probleme të shumta social-ekonomike e sidomos me problemin e shpërnguljeve apo migrimit të popullsisë. Kjo fitore ishte si ilaç në këto plagë të hapura

pozitën, madje edhe anëtarësimi i drejtpërdrejtë në këto parti tregon se nuk ishte asnjëherë frytdhënës, sidomos për shqiptarët. Premtimet që bëheshin para zgjedhjeve, ngelnin vetëm premtime, duke mos u bërë kurrë realitet. Deri më sot nuk kemi asnjë projekt serioz i cili është realizuar nga qeveria malazeze për shkak të kontributit që kanë dhënë shqiptarët, ku përjashtim bëjnë përfitimet individuale. Ekzistenca e shumë partive shqiptare në Mal të Zi është vetëm një alibi për pushtetin e Podgoricës se shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat, kurse të drejtat themelore për të jetuar në trojet e veta të lirë dhe me dinjitet, nuk shihen askund. Pushteti malazias i ka trajtuar partitë shqiptare si lypsarë, thënë në mënyrë figurative se “nuk mund t’u japim të gjithë lypësve nga diçka”. Kjo qasje nuk është reale për një shtet që ka aspirata serioze për t’u bërë pjesë e BE-së, ku të drejtat kombëtare dhe individuale janë të paprekshme. Ruajtja e identitetit kombëtar është traditë. Për të ruajtur traditat shqiptare dhe për të mirën e popullit të vet shqiptarët luftuan në të gjitha kohërat. Dallimet fetare kurrë nuk ishin pengesë për të shprehur identitetin kombëtar. Në këto përpjekje dhe luftë për identitet kombëtar, lindi

shprehja se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Lufta shpeshherë mund të përfundojë me një disfatë, ashtu siç ndodhi shpesh në historinë tonë, por të mos luftosh fare atëherë humbjen e ke të sigurt. Kjo fitore erdhi në kohën e shfaqjes së krizës së identitetit të shkaktuar përmes fraksioneve të shumta dhe të devijuara, të cilët identitetin kombëtar nuk e kanë prioritet. Shqiptarët janë popull më i vjetër autokton në Ballkan, të cilët kanë dhënë kontribut në formimin e shteteve fqinje dhe më gjerë, por sot duhet t’i kthehen vetvetes, sepse është proces nëpër të cilin kanë kaluar të gjithë popujt e civilizuar. Pa të drejta nacionale nuk ka emancipim, por vetëm asimilim. Zgjedhjet në Malësi dhe Tuz duhet të jenë mësim për shqiptarët e Plavës dhe Gucisë, Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës, se si duhet shkuar në zgjedhje. Kjo fitore erdhi në kohën kur në Mal të Zi shqiptarët ishin të përçarë në shumë parti, pa ndonjë qëllim dhe strategji të caktuar dhe joefikasitetit në qeverisje me komunën e Ulqinit. Ajo erdhi si shkak i bashkimit të faktorit shqiptar. Fitorja erdhi në kohën kur dëgjohen zëra për destabilizimin e Ballkanit dhe shtimin e ndikimit të vendeve me një demokraci të pakonsoliduar, sidomos ndikimi rus që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION është një pengesë dhe mund të ndikojnë në ngadalësimin e procesit të integrimeve euroatlantike, por edhe vë në dyshim vetë ekzistencën e disa shteteve ballkanike duke përfshirë edhe Malin e Zi. Në kohën kur paraqitet rreziku i shpërthimit të trazirave të ndryshme, spektri politik shqiptar duhet të jetë i bashkuar dhe në nivelin e qeverisjes lokale të punojë për të mirën e popullit të vet. Pushtetarët në Mal të Zi duhet të kuptojnë se me mohimin e të drejtave të shqiptarëve nuk mund të arrihet kurrgjë sepse kur një grup ndihet i kërcënuar, atëherë fillon të luftojë për njohje të identitetit. Fitorja në Tuz është një mësim për ata të cilët duan t’i japin karakter nacionalist kësaj ngjarjeje. Nuk është shovinizëm e aq më pak fashizëm kur shqiptari shprehet “o sa mirë me qenë shqiptar”. Cili është provokimi këtu: që për shqiptarin është gjë e mirë për të qenë shqiptar apo dëshira për të përdorur flamurin kombëtar?! Të gjithë duhet ta kenë parasysh se shqiptarët janë qenie me dinjitet, vetëdije dhe ndërgjegjësim kombëtar. Kombet fqinje, të cilët formuan shtetet e tyre nacionale para shqiptarëve, duke përfituar territore me popullsi të banuar nga shqiptarët (falë rrethanave politike dhe historike), e kanë të vështirë të pajtohen me faktin e barazisë nacionale të shqiptarëve me të tjerët. Flamuri kuq e zi nuk është vetëm flamur shtetëror i Shqipërisë, por është flamuri i Skënderbeut dhe i gjithë popullit shqiptar. Nëse Mali i Zi

kërkon një yll në flamurin e Kosovës, atëherë përse shqiptarët duhet të paragjykohen dhe gjobiten për flamurin e Skënderbeut, i cili është simbol i lirisë dhe rezistencës së një populli liridashës?! Unë jetoj në Gjermani dhe e dua këtë vend. Kjo nuk është merita ime, por e shtetit dhe e shoqërisë gjermane që më mundësojnë një jetë të lirë dhe dinjitoze. Me rëndësi të veçantë është të kuptohet edhe në trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët se të drejtat e veta mund t’i artikulojnë vetëm përmes partive shqiptare. Asnjë parti tjetër e huaj nuk mund t’i njohë më mirë shqiptarët se sa e njohin ata vetveten. Murtaja e migrimit i ka prekur të gjitha trevat shqiptare. Pushteti malazias nuk duhet ta margjinalizojë votën e shqiptarëve, por të merret me problemet esenciale që ka komuniteti dhe të interesohet se pse ikin shqiptarët nga Mali i Zi. Ndërsa vetë shqiptarët duhet t’i kthehen vetvetes, të mendojnë që të bashkohen në parti të përbashkët e cila para interesit personal do të vendoste interesin e përgjithshëm. Pa barazi nacionale nuk ka as barazi sociale! Shqiptarët kanë treguar në vepër se janë faktor stabiliteti në Ballkan. Pa faktorin shqiptar nuk do të kishte as Maqedoni, por as Mal të Zi. A nuk janë shqiptarët ata që kontribuan në stabilitetin e Maqedonisë, por edhe votuan referendumin për pavarësi të Malit të Zi?! Me ndihmën e shqiptarëve, Mali i Zi hyri në NATO dhe është duke

Pushtetarët në Mal të Zi duhet të kuptojnë se me mohimin e të drejtave të shqiptarëve nuk mund të arrihet kurrgjë sepse kur një grup ndjehet i kërcënuar, atëherë fillon të luftojë për njohje të identitetit

ecur tutje drejt integrimit në BE. Ky nuk është aspak ekzagjerim, sepse shqiptarët përkrahen çdo iniciativë pozitive, ndërsa anëtarësimin në BE e shikojnë si detyrë e përbashkët. Faktor destabilizues mund të jenë gjithë të tjerët, por jo shqiptarët! Ata nuk e meritojnë të jetojnë si qytetarë të rendit të dytë duke u frikësuar të flasin dhe të përdorin lirshëm gjuhën e tyre amtare. Dhe në fund, e vetmja kohë e çmuar që ekziston është - tani! Këta këshilltarë komunalë, të cilët sot fituan votën e popullit duhet të punojnë me dinjitet për atë popull. Kryetarit të komunës së Tuzit, që pritet të jetë Nikë Gjeloshaj, i uroj punë të mbarë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Tuzit, por edhe duke mos harruar se ai duhet të tregojë në vepër se është pasardhës i denjë i Dedë Gjo Lulit, Baca Kurtit, Çun Mulës, Ali Pashë Gucisë, Cafo Begut etj.

Foto: CENO

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

“Malësia na bashkon” gati i dyfishoi votat Në bazë të rezultateve të arritura, numrin më të madh të votave e fitoi Koalicioni “Forumi Shqiptar”, respektivisht 3.682.vota. Krahasuar me zgjedhjet vendore në vitin 2017, në të cilat të tri subjektet nacionale në përbërje të koalicionit shqiptar aktual, atëherë veçmas, kishin fituar 2.345 vota, respektivisht 1.337 vota më pak

Kristjan Dukaj

Rezultatet e zgjedhjeve vendore në Komunën e Tuzit, të mbajtura më 3 mars, tashmë janë publikuar edhe zyrtarisht nga Komisioni komunal i zgjedhjeve dhe dihet përfundimisht përbërja e Kuvendit të ardhshëm, për herë të parë, të komunës së plotë të Tuzit. Edhe pse fillimisht u kërkua rinumërimi i votave në të gjitha 30 qendrat e votimit në territorin e komunës, kjo nuk ndryshoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të komunikuar më parë nga shtabet elektorale të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Zgjedhësit deklaruan vullnetin e vet përmes votës së lirë duke mbështetur Koalicionin “Forumi Shqiptar” , i cili fitoi bindshëm numrin më të madh të mandateve në përbërjen e re të Kuvendit vendor. Paraqitur përmes shifrave, nga 11.904 votues të regjistruar me të drejtë vote, në zgjedhjet e 3 marsit, në qendra votimit dolën 7.825, ose 65.7% nga elektorati i

12

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

përgjithshëm. Krahasuar me numrin e atyre që kanë votuar ( 7.011) në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në këto zgjedhje dolën në vendvotime 814 votues më tepër, kështu që në të gjitha qendrat e votimit në territorin e Komunës, u shënua rritje e atyre që kryen obligimin qytetar për të votuar njërën nga listat zgjedhore. Në bazë të rezultateve të arritura, numrin më të madh të votave e fitoi Koalicioni “Forumi Shqiptar”, respektivisht 3.682.vota. Krahasuar me zgjedhjet vendore në vitin 2017, në të cilat të tri subjektet nacionale në përbërje të koalicionit shqiptar aktual, atëherë veçmas, kishin fituar 2.345 vota, respektivisht 1.337 vota më pak. Ndërkohë, Partia Boshnjake, po ashtu, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kësaj radhe shënoi rritje të dukshme të votave, duke fituar 4 mandate këshilltarësh. PDS, shënoi rënien më të madhe të numrit të votave, pasi nga 14 këshilltarët në përbërjen e kaluar të Kuvendit, kësaj radhe, fitoi 10 mandate.

Demokratët, po ashtu shënuan rënie me një mandat të fituar, nga dy mandate që kishte më parë, kurse Socialdemokratët, edhe pse shënuan rritje të ndjeshme të votave, fituan një mandat sikur në përbërjen e kaluar të Kuvendit. PSP, nuk arriti të fitojë numër të mjaftuar të votave për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Komunës. Dhjetë vendvotimet me numrin më të madh të atyre që votuan (2,185) në vitin 2017; Tuz, Dinoshë, Sukruq, Milesh, Nënhelm, Vuksanlekaj, Vrane - Vllanë, Triesh, Skorraq, Drume, në zgjedhjet e 3 marsit 2019, shënuan rritjen më të madhe krahasuar me zgjedhjet paraprake, respektivisht 3.401 votues. Përveç ardhjes së një numri të konsideruar të bashkëvendësve tonë nga mërgimi me të drejtë vote, dalja e përbashkët në zgjedhje e tri subjekteve nacionale shqiptare, ka kontribuar më së shumti në rritjen e numrit të votuesve për listën zgjedhore “Malësia na bashkon”. Më në fund, pas kërkesave të shum-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Foto: CENO

ta të elektoratit të këtushëm shqiptar për unifikimin e spektrit politik nacional, opinione dhe shkrime të panumërta, madje edhe nga autori i këtyre rreshtave ( “Bashkë drejt arritjeve të caktuara”, libri “ Dora e parë”, fq.67), u dëshmua se ky është opsioni fitues në variantin ekzistues. S’do mend se edhe zgjedhjet e fundit, do të analizohen nga opinionistë dhe protagonistë të shumtë në

veprimtarinë politike por, gjithsesi, mbetet e shënuar se apeli njëzëri i opinionit mbarëshqiptar, ka ndikuar në sensibilizimin e elektoratit vendas për një fitore bindëse në zgjedhjet e para vendore në komunën e pavarur të Tuzit. Njëkohësisht, duke filluar nga Komisioni komunal i zgjedhjeve dhe vetë subjektet pjesëmarrëse, është vlerësuar se i gjithë procesi zgjed-

hor është realizuar në një atmosferë mjaft demokratike të cilës, me siguri i ka kontribuar fushata mjaft e qetë, ndoshta si asnjëherë më parë. Urojmë që ngjashëm të vazhdojë edhe konstituimi i shumicës parlamentare, me formimin e një pushteti vendor të përgjegjshëm, transparent dhe me përkushtimin maksimal në të mirë të gjithë qytetarëve të Tuzit dhe të mbarë Malësisë.

Më në fund, pas kërkesave të shumta të elektoratit të këtushëm shqiptar për unifikimin e spektrit politik nacional, opinione dhe shkrime të panumërta, madje edhe nga autori i këtyre rreshtave (“Bashkë drejt arritjeve të caktuara”, libri “Dora e parë”, fq.67), u dëshmua se ky është opsioni fitues në variantin ekzistues. S’do mend se edhe zgjedhjet e fundit, do të analizohen nga opinionistë dhe protagonistë të shumtë në veprimtarinë politike por, gjithsesi, mbetet e shënuar se apeli njëzëri i opinionit mbarëshqiptar, ka ndikuar në sensibilizimin e elektoratit vendas për një fitore bindëse në zgjedhjet e para vendore në komunën e pavarur të Tuzit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Korrupsioni dhe pengesat në funksionimin e vlerave demokratike Korrupsioni është një dukuri negative, e cila pengon zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të një vendi. Kjo dukuri me të drejtë quhet “kancer i shoqërisë”, sepse një njeri i prekur nga kanceri e humb imunitetin, ndërsa një shtet me shkallë të lartë të korrupsionit humb besueshmërinë e qytetarëve

Qani Osmani

Korrupsioni është një fjalë shumëdimensionale, dhe për të janë dhënë shumë përkufizime. Një përkufizim më i thjeshtë do të ishte si “abuzim me pushtetin, që i është dhënë e besuar një personi, i cili këtë pushtet të besuar e përdor për përfitime personale, vetjake”. Çdokush që i shërben vetes në mënyrë imorale dhe joetike, është i korruptuar. Pra , korrupsionin mund ta definojmë si “sjellje e pandershme ose mashtruese nga ata që janë në pushtet, në mënyrë tipike që përfshin ryshfetin”. Korrupsioni është dukuri e vjetër sa edhe vetë civilizimi. Motivet dhe format e korrupsionit kanë pësuar ndryshime gjatë kohës, si në elementet materiale, psikike e morale, e po ashtu edhe në sofistikimin e mjeteve, mënyrave dhe metodave për realizimin e tij. Natyrisht, motivi më i theksuar dhe më i përhapur i korrupsionit konsiston në interes-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

in material. Motive të korrupsionit mund të jenë privilegje të ndryshme: fitimi i pozitës, i ndonjë titulli, shërbimi, përparësie, tenderi, konkursi, shpërblimi, reklame e të tjera, që në instancën e fundit përsëri të gjitha lidhen me interesin material. Përmasat e korrupsionit, me të gjitha format dhe motivet e tij, varen nga niveli i zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe demokratik të shoqërive (shteteve) e vendeve të caktuara. Në këtë rast duhet theksuar se nuk ka asnjë vend në botë ku korrupsioni është në nivelin zero. Mirëpo, në kohën tonë, ky fenomen negativ është përhapur shumë më tepër dhe ka marrë përmasa dhe dimensione brengosëse në vendet në tranzicion, siç është edhe Mali i Zi. Në këto shtete, që zakonisht janë të varfra, të pazhvilluara në të gjitha aspektet dhe me papunësi të madhe, me institucione të brishta dhe joefikase të pushtetit shtetëror, korrupsioni ka lëshuar rrënjë të thella dhe shtrihet në të gjitha sferat dhe segmentet e shoqërisë. Sipas analizave më të thella të insitucioneve ndërkombëtare, korrupsioni politik konsiderohet si forma më e rrezikshme, ngase prej tij gjenerojnë sisteme, nënsisteme dhe lloje të tjera

të korrupsionit. Korrupsioni paraqet shkelje flagrante të rendit kushtetues, që do të thotë shpërdorime me mjetet publike për hir të interesave të ngushta politike, kështu duke i goditur rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit. Sfida për parandalimin dhe pengimin e korrupsionit është një çështje relativisht e shtrirë në fusha të ndryshme shoqërore dhe e shpërndarë njëkohësisht në institucione publike. Efektet e korrupsionit janë nga më të ndryshmet, pasi një nga pengesat e një shoqërie apo shteti rrezikohen i integrimet evro-atlantike dhe pengohet i funksionimi i vlerave demokratike të sistemit juridiko-politik, dhe si pasojë e kësaj shfaqën rreziqet për zhvillimin normal të ekonomisë. Ndër masat e mundshme për parandalimin e korrupsionit mund të jenë pengimi sa më efikas i keqpërdorimit me pushtetin nga ana e subjekteve politike, ngritja e vetëdijes kolektive të personave që ushtrojnë detyra publike, transparenca dhe përgjegjësia e pushtetit në lidhje me dhënien e tenderëve dhe transparenca mbi investimet kapitale. Duhet të ekzistojë shteti i së drejtës, ai që e mbron të drejtën dhe ligjin, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION njëkohësisht të garantojë rrugën e cilësuar të suksesit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pavarësimin e organeve gjyqësore, depolitizimin e administratës shtetërore, prandaj që pushteti të mund të zhvillojë luftën ndaj kriminalitetit duhet të ketë shtrirje e zbatim të sundimit të së drejtës. Korrupsioni shfaqet si dukuri kur personi zyrtar ka ndikim apo është i implikuar plotësisht me pushtetin, ose ndryshe me sektorin publik dhe abuzon me detyrën publike, duke shpërdoruar me mjetet publike. Kjo dukuri e shëmtuar vret në mënyrë të tërthortë aparatin e shtetit, duke mos e lejuar të zhvillohet normalisht drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe stabile. Korrupsioni është mjeti kyç që ekonominë dhe tregun e vendit e dëmton në mënyrë të tërthortë. Kjo dukuri e kundërligjshme shfaqet ose realizohet nga persona publik të pandërgjegjshëm, që veprojnë jashtë ligjit. Demokracia e brishtë hedh pikëpamjen e mundshme se shtetet që zgjedhin si parakusht “demokratizimin” e institucioneve, konkretisht sjellin shpesh

paqartësi të shumta tek qytetarët dhe ndërkombëtarët, pasi në të shumtën e rasteve zyrtarët e lartë të partive politike nuk i deshifrojnë dhe as i justifikojnë shpenzimet reale gjatë fushatave elektorale, por gjithnjë i fshehin paratë e shpenzuara apo i paraqesin shpenzimet e tyre me shifra joreale. Korrupsioni është përgjegjëse e deficitit, pasi shpërdorimi me detyrën zyrtare sjellin këto paqartësi brenda shtetit, duke dëmtuar ekonominë dhe reformat e vendit. Agjencia shtetërore për anti-korrupsion duhet të funksionojë i pavarur nga organet shtetërore, dhe ndërkohë do të ishte e udhës që të kryejë vëzhgimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë në rast të implikimit të tyre në korrupsion, duke i ndjekur rekomandimet për parandalimin e saj në shkallë vendi. Sidomos, përgjatë kësaj edhe pushteti duhet të angazhohet për luftimin, reduktimin dhe parandalimin e korrupsionit në shkallë institucionale e më gjerë. Si zakonisht, në vendet me demokraci të brishtë, korrupsioni është gjithnjë e më shumë prezent dhe në rritje e sipër, pasi politikat dominuese të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pushtetit nuk e kanë si pikë prioritare parandalimin e korrupsionit, pasi vetë personat publikë që menaxhojnë institucionet në njëfarë mënyre duket se janë të përfshirë në këtë dukuri të kundërligjshme përmes tenderimit, nepotizmit, ryshfetit, mitos e kështu me radhë. Në sistemet demokratike që specifikohen nga shteti i së drejtës, institucionet konsiderohen si transparente dhe të përgjegjshme në kryerjen e veprimtarive publike. Ndërkaq, Agjencia shtetërore për pengimin e korrupsionit është mekanizmi i vetëm që angazhohet në mënyrë transparente dhe ligjore në pengimin e korrupsionit nga subjektet e ndryshme politike dhe personat zyrtarë që ushtrojnë veprimtari me interes të lartë publik. Mirëpo, duke u bazuar nga përvoja dhe realiteti politik në vendet me demokraci të brishtë në të shumtën e rasteve politika ruan ndikim ndaj kësaj Agjencie, që do të thotë se puna e kësaj Agjencie më së shpeshti varet nga politika, sesa nga pushteti i së drejtës. Pra, korrupsioni është forma më e keqe e mundshme që e vret në mënyrë të heshtur demokracinë.

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Deri kur duhet të heshtim?!

16

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Heshtja nuk është gjithmonë pajtueshmëri, është më tepër pajtim me të keqen. Heshtja është jo vetëm antivlerë, por qyqarllëk, është servilizëm. Andaj, reagimet dhe protestat janë dhe do mbesin përgjithmonë vlera të përgjithshme qytetare me të cilat tregojmë se nuk jemi indiferentë ndaj padrejtësisë, qoftë ajo politike, ekonomike, sociale, ekologjike, kulturore, arsimore etj

Esat Mehmeti

Shpesh nuk jam në njëmendje me thënien ‘’heshtja është flori’’, ose “ heshtja është pajtueshmëri”. Kështu që, aty ku është e drejta të flasësh, nuk ke pse të heshtësh. Megjithatë, shpeshherë, autoritetet shëndetësore pohojnë se; “ heshtja ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trurit”. Mirëpo, në këtë kohë që po jetojmë, nuk mundesh të jesh emocionalisht edhe aq indiferent, dhe padashje të shtyrë të përballesh me sfida të ndryshme. Andaj, ne duhet të flasim në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.Të ruajmë dhe mbrojmë interesat tona përmes fjalës së lirë. Si koncept, heshtja nuk flet, por dhe si rrjedhojë nuk ka edhe kuptim. Heshtja është një ndrydhje e shpirtit, sepse nga brenda të pëshpërit diçka !.Shpesh njerëzit nuk mund të kuptojnë heshtjen tënde, ndodh që edhe nuk e kuptojnë mesazhin e saj. Nganjëherë heshtja e ka filozofinë e vet, por nuk është gjithmonë zgjidhje e duhur, është vetëm tejkalim i problemeve pa zgjidhje !

Në fillim, politika shkëlqeu, por më vonë të gjitha premtimet u harruan

Dikur ishim me plot ëndrra. Shpresuam për një jetë më të lumtur, për një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë. Ndërsa sot me këtë politikë, që e ka katandisur vendin, po shuhet flaka e shpresës. Shikuar nga

një anë, ky vend asnjëherë s’ka qenë më i pasur se sot. Me njerëz të rinj, të përgatitur me vlera të larta intelektual e kulturore, të cilët, jo vetëm që janë krahu më i fortë, më vital i kombit, por janë pasuria më e madhe, janë e ardhmja jonë, janë forca e këtij vendi. Mirëpo, në anën tjetër, sot jemi më të varfër, ekonomikisht dhe shpirtërisht. Këtë plagë dukshëm po e ngacmon niveli i lartë i papunësisë, paperspektiva e të rinjve tanë, të cilëve u janë ndrydhë ndjenjat, iu është vrarë shpresa, andaj edhe ky vend heshtazi po boshatiset çdo ditë e më shumë. Shumë vendbanime janë zbrazur sa kurrë ndonjëherë, ndërsa të tjerat i pret i njëjti fat . Sot është shumë vështirë për ta gjetur një njeri i cili kurrë në jetën e tij nuk ka hasur në ndjesi të çuditshme dhe të pakëndshme dhe hesht...Andaj, heshtja është shndërruar në një lloj sëmundjeje, në një epidemi të llojit të vet, e cila na tregon se jemi shoqëri e paperspektivë që jetojmë në një atmosferë të çekuilibruar. Shkenca ka vërtetuar se sëmundja nuk mund të jetojë në një trup të shëndoshë, me atë që është në gjendje të shëndetshme emocionale. Por, shtrohet pyetja: si të rrish i qetë, kur në heshtje veprojnë mendime të ndryshme. Ato vijnë varg e vijë. Shpesh vërdallë me sillen në mendime gëzimet, fitoret e brishta, dështimet, hidhërimet, mallëngjimet e shumëçka tjetër. Shumë herë pyes vetën: ku humbën ëndrrat, idealet, shpresat, ku shkoi krenaria ?!… Çka u bë me këtë tranzicion të stërzgjatur, që vendin e ka katandisur ?!

Deri kur duhet të kafshojmë gjuhën?

Pse tregohemi të shurdhër dhe të verbër ?! Shtiremi sikur nuk dëgjojmë e nuk shohim mirë ! Jo, kjo është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

filozofia e heshtjes sonë. Ne heshtim për shumëçka. Heshtim për gjërat madhore, për atdheun, për gjuhën, kulturën, zakonet dhe traditën. Heshtim për simbolet kombëtare, për historinë, për figurat, ngjarjet dhe datat kombëtare, heshtim për identitetin tonë ! Heshtim për dukuritë dhe fenomenet negative, për padrejtësitë politike, për emigrimin e popullsisë, për shkatërrimin e resurseve natyrore. Heshtim për kushtet e jetesës, për standardin e ulët jetësor. Heshtim ndaj papunësisë, paperspektivës së të rinjve. Heshtim për ata të cilët me çelësin partiak, pa kurrfarë kontributi, vlere e merite kanë kapur majat e hierarkisë. Heshtim për pensionet e ulëta, për mospagesën e rregullt mujore, që me muaj të tëra i presin në heshtje. Heshtim ndaj taksave dhe borxheve të larta që çdo ditë po na zënë frymën. Heshtim ndaj shtrenjtimëve të artikujve ushqimore dhe asortimenteve të tjera të përditshme. Heshtim për ilaçet e shtrenjtë, për lojërat e fëmijëve që me përbuzje i vështrojnë prindërit, ngase s’mund t’i blejë ! Andaj, harruam shumëçka, e heshtim për gjithçka, me një fjalë, po pajtohemi me të keqen ! Vallë, deri kur do të heshtim ?!!! Deri kur do të kafshojmë gjuhën ?!!! Sa keq...,o Zot ! Heshtja nuk është gjithmonë pajtueshmëri, është më tepër pajtim me të keqen. Heshtja është jo vetëm antivlerë, por qyqarllëk, është servilizëm. Andaj, reagimet dhe protestat janë dhe do mbesin përgjithmonë vlera të përgjithshme qytetare me të cilat tregojmë se nuk jemi indiferent ndaj padrejtësisë, qoftë politike, ekonomike, sociale, ekologjike, kulturore, arsimore etj. Tani, pothuaj të gjithë po heshtim. Po heshtim për çdo gjë. Deri kur do të zgjas kjo heshtje, kjo anomali ? . Sa keq..., o Zot !. E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Majë piramide Pushteti i ngjan piramidës. Në majën e saj është vendosur një objekt me shumë vlerë. Për ta arritur atë, njeriu që ngjitet sakrifikon të mirën e emrit të tij dhe përlyen çdo gjë të vyer që ka në vetvete. Duke humbur sensin e drejtësisë dhe nderit, ai transformohet, apo ruan pamjen e jashtme ndërsa përbrenda sundohet nga natyra e kafshës

Astrit Lulushi

T’u kthehesh kujtimeve është si të vizitosh një dhomë muzeu. Pra edhe

“ 18

një herë në të kaluarës, kur njeriu jetonte për një copë bukë të ngjyer

Kujtesa mund të jetë më e dhimbshme nëse kujtohet e gjitha. Për t’u ngushëlluar ose nga bamirësia, njeriu i arsyeshëm këtë dhimbje mundohet ta shohë të pa-anëshme, megjithëse e di se vetëm e vërteta është e tillë. Kujtesa që përjeton nuk krijon hidhërim ose urrejtje. Tani, i ndodhur në kohë tjetër, ai ndjen mëshirë edhe pse humbësi ende nuk e kupton se ka dështuar, se koha e tij nuk kthehet prapë, se idetë e tij janë të rreme. Kur njeriu shpërfill çdo gjë që është moralisht e drejtë dhe e vërtetë ai synon fuqinë e pushtetin duke mos parë padrejtësitë ndaj të tjerëve, ndaj vendit, bëhet i pamoralshëm

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

thellë në frikën e persekutimit që ofronte diktatura e “proletarëve” të hipur në majën e piramidës. Kujtesa mund të jetë më e dhimbshme nëse kujtohet e gjitha. Për t’u ngushëlluar ose nga bamirësia, njeriu i arsyeshëm këtë dhimbje mundohet ta shohë të pa-anëshme, megjithëse e di se vetëm e vërteta është e tillë. Kujtesa që përjeton nuk krijon hidhërim ose urrejtje. Tani, i ndodhur në kohë tjetër, ai ndjen mëshirë edhe pse humbësi ende nuk e kupton se ka dështuar, se koha e tij nuk kthehet prapë, se idetë e tij janë të rreme. Kur njeriu shpërfill çdo gjë që është moralisht e drejtë dhe e vërtetë ai synon fuqinë e pushtetin duke mos parë padrejtësitë ndaj të tjerëve, ndaj vendit, bëhet i pamoralshëm.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Pushteti i ngjan piramidës Në majën e saj është vendosur një objekt me shumë vlerë. Për ta arritur atë, njeriu që ngjitet sakrifikon të mirën e emrit të tij dhe përlyen çdo gjë të vyer që ka në vetvete. Duke humbur sensin e drejtësisë dhe nderit, ai transformohet, apo ruan pamjen e jashtme ndërsa përbrenda sundohet nga natyra e kafshës. Nëse e shtrembëra mund të bëhet e drejtë për hir të postit, atëherë ç’mund të thuhet për të vërtetën nëse pushteti sundon me të gjitha gjërat e frikshme. Falë kësaj sjelljeje, personi në pushtet ka shumë armiq dhe miq të vërtetë, por vetëm shumë pak miq të devotshëm, thotë Jul Cezari në shënimet e tij. Dhe kush më mirë se ai do ta bënte këtë klasifikim? Sepse tirani meriton

Nëse e shtrembëra mund të bëhet e drejtë për hir të postit, atëherë ç’mund të thuhet për të vërtetën nëse pushteti sundon me të gjitha gjërat e frikshme. Falë kësaj sjelljeje, personi në pushtet ka shumë armiq dhe miq të vërtetë, por vetëm shumë pak miq të devotshëm, thotë Jul Cezari në shënimet e tij. Dhe kush më mirë se ai do ta bënte këtë klasifikim? Sepse tirani meriton vdekjen për atë që është krimi i tij më i madh, padrejtësia ndaj të tjerëve dhe pandershmëria ndaj vetes, dhe nuk duhet gjykuar për krimet e vogla që i bëjnë veprimet e neveritshme të dukshme, të lavdërueshme

vdekjen për atë që është krimi i tij më i madh, padrejtësia ndaj të tjerëve dhe pandershmëria ndaj vetes, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nuk duhet gjykuar për krimet e vogla që i bëjnë veprimet e neveritshme të dukshme, të lavdërueshme. E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

19


ARSIM

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shënoi Ditën e Mësuesit në SHF “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Triesh

Shkollat shqipe në Mal të Zi, vatra të ruajtjes së identitetit kombëtar “Ju bëni një punë të madhe për kultivimin e arsimimit shqip këtu në Mal të Zi, edhe përkundër rrethanave shpeshherë jo të favorshme, duke filluar nga mjetet mësimore, kushtet infrastrukturore, etj. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi të cilin aktualisht e drejtoj, do të jetë kurdoherë pranë jush për çdo kërkesë tuajën brenda mundësive që kemi si institucion. Unë si kryetar i KKSH–së, në bazë të kërkesave tuaja për zhvillimin normal të mësimit, do të përpiqem që t’i realizoj ato qoftë në Kosovë, Shqipëri apo në Mal të Zi, sepse shkollat shqipe në Mal të Zi janë vatra të ruajtjes së identitetit kombëtar në këto treva”, u shpreh kryetari i KKSH–së, Faik Nika Triesh – Shtatë marsi – Dita e Mësuesit, u kremtua anembanë trojeve shqiptare përmes aktiviteteve të ndryshme. Këtë datë të rëndësishme për arsimin shqip e shënoi edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, këtë vit në SHF nëntëvjeçare “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triesh, Në këtë manifestim kulturor ka qenë i pranishëm kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Z. Faik Nika, anëtari Agron Dushaj dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualeve “Art Club”, Z. Ismet Kallaba, të cilët me rastin e 7 – marsit i kanë dhuruar kësaj shkolle një fond të pasur me libra të ndryshëm të autorëve kryesisht shqiptarë. Fillimisht, ka përshëndetur drejtori

20

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

i SHF nëntëvjeçare “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triesh, Zef Gjuravçaj, i cili falënderoi kryetarin e KKSH-së dhe të “Art Club” – it, që përzgjodhën shkollën dhe stafin pedagogjik të shkollës që ai drejton për të shënuar Ditën e mësuesit dhe për donacionin e vlefshëm që i dhuruan kësaj shkolle. “Bashkëpunimi i shkollës sonë me Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve që nga konstituimi i tij e deri më sot dhe me SHAI “Art Club” –in, ka qenë intensiv, konstruktiv, frytdhënës dhe i dobishëm për përparimin e përgjithshëm të jetës shkollore, duke vlerësuar e çmuar shumë kontributin e këshillit në pajisje e literaturë nga gjuha amtare, në pasurimit e bibliotekës shkollore me literaturë

shkollore, publicistike e shkencore si dhe për avancimin e përgjithshëm të sistemit arsimor përmes komisionit për arsim dhe për shumë nisma dhe aktivitete të tjera që këshilli në vazhdimësi ka zhvilluar. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, me iniciativën e kryetarit të Art Club – it. Z. Z. Ismet Kallaba, në prill të 2016 –tës këtu në Triesh shënuam Ditën Botërore të Librit, ku u mbajt orë e madhe letrare me poetë e shkrimtarë shqiptar”, tha ndër të tjera Gjuravçaj. Ai theksoi se shkolla që drejton gjatë vitit të kaluar dhe në këtë vit, vazhdon shënimin e jubileve të rëndësishme si: 130 – vjetorin e punës së ekzistencës së këtij institucioni edukativo – arsimor, 100 – vjetorin e zhvillimit të mësimit shqip në këtë shkollë, 50


ARSIM

– vjetorin nga kur kjo shkollë mban emrin e heroit kombëtar “Gjergj Kastriotit – Skënderbeut” si dhe përkushtimi në vijim i shkollës që drejton për të vendosur bustin e heroit kombëtar në oborrin e shkollës me rastin e 550 – vjetorit të vdekjes së heroi. Gjuravçaj gjatë fjalës së tij ka potencuar edhe disa sfida me të cilat trupi arsimor ballafaqohet në procesin mësimor, veçanërisht gjatë stinës së dimrit për shkak të pozicionimit gjeografik në të cilën ndodhet ky institucion. “Megjithkëtë, kjo shkollë nga viti në vit shënon rezultate të mira si në procesin mësimor ashtu edhe në aktivitete shkollore. Si kolektiv arsimor, jemi të gatshëm dhe kemi vullnet e kapacitet për të vazhduar e realizuar misionin dhe vizionin e përparuar të kësaj zone të Malësisë”, tha Gjuravçaj”, duke shpalosur edhe një

historik të Ditës Kombëtare të Mësuesit. Ndërkohë, kryetari i KKSH – së, Z. Faik Nika, duke falënderuar drejtorin Gjuravçaj për mikëpritje, u është drejtuar mësimdhënësve të pranishëm duke i përgëzuar ata për sakrificën dhe përkushtimin e tyre të devotshëm që mësimi në gjuhën shqipe të vijoj edhe më tutje në këto treva. “Ju bëni një punë të madhe për kultivimin e arsimimit shqip këtu në Mal të Zi, edhe përkundër rrethanave shpeshherë jo të favorshme, duke filluar nga mjetet mësimore, kushtet infrastrukturore, etj. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi të cilin aktualisht e drejtoj, do të jetë kurdoherë pranë jush për çdo kërkesë tuajën brenda mundësive që kemi si institucion. Unë si kryetar i KKSH – së, në bazë të kërkesave tuaja për zhvillimin normal të mësimit, do të

përpiqem që t’i realizoj ato qoftë në Kosovë, Shqipëri apo në Mal të Zi, sepse shkollat shqipe në Mal të Zi janë vatra të ruajtjes së identitetit kombëtar në këto treva”, u shpreh kryetari i KKSH – së, Faik Nika, duke shtuar se institucioni që ai drejton ka si prioritet të posaçëm arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Në të njëjtën kohë, Z. Nika kësaj shkolle i ka dhuruar një portret të Mirash Ivanajt, ish – ministrit të arsimit në Shqipëri në kohën e Ahmet Zogut si dhe disa dhurata simbolike për drejtorin e shkollës dhe për personelin edukativo – arsimor. Në vijim ka pasur një program letrar – zbavitës me ç’ rast nxënës të kësaj shkolle të udhëhequr nga arsimtarët e tyre dhe në prani të prindërve, kënduan dhe recituan poezi të ndryshme kushtuar kësaj dite madhështore. t. u. E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

21


MOZAIK

Shkolla Fillore “Dacaj” kremtoi festat e 7 dhe 8 Marsit

Shfaqet program kulturor-zbavitës Drejtoria e Shkollës ka ndarë mirënjohje për nxënësit e dalluar në mësime dhe sjellje, mësimdhënësit e dalluar për këtë vit shkollor dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, i cili ishte mysafir nderi Rozhajë - Në kuadër të aktiviteteve të lira në Shkollën Fillore “Dacaj”, vatër e arsimit shqip në komunën e Rozhajës, u kremtuan 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe 8 Marsi - Dita e Gruas. Mysafir nderi për këto festa ishte Shkëlqesia e Tij Z. Skender Durmishi, Ambasador i Kosovës në Mal të Zi, i shoqëruar nga znj. Flora Durmishi. Fillimisht, drejtori i Shkollës, Haxhi Lajçi, i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit, duke e falënderuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me shqiptarët dhe ka nënvizuar mbështetjen morale që ai është duke i bërë shkollës shqipe në Dacaj. Pastaj i pari i kësaj shkolle ka kërkuar nga të gjithë pjesmarrësit që në këtë ditë të shënuar të arsimit shqip, pra 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, të nderojnë me një minutë heshtjeje të gjithë mësuesit që tashmë nuk janë në jetë. Më pas, ai ka uruar festat dhe ka nderuar me mirënjohje ambasadorin

22

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

Skender Durmishin. Moderatorja e kremtimit të festave të 7 dhe 8 Marsit, Gjylshahe Jakupi, ka falënderuar znj. Flora Durmishi për dhuratat, ndërsa pastaj ka ftuar ambasadorin që të marrë fjalën. Ambasadori Durmishi, duke ju drejtuar pjesëmarrësve, ndër të tjera ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit për punën e shkëlqyer që janë duke bërë në këtë shkollë, drejtorin për ftesën dhe për pritjen e ngrohtë, duke iu uruar punonjësve festat e 7 Marsit dhe 8 Marsit. Gjithashtu ka shprehur falënderim për ndarjen e mirënjohjes nga ana e shkollës, të cilën ka thënë se do ta veçojë dhe do ta ruajë si kujtim të përhershëm. Pastaj nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur para ambasadorit një program kulturor-zbavitës me recitime, këngë dhe valle të bukura. Në fund të programit festiv, drejtori i ka shpërblyer me mirënjohje nxënësit e dalluar në mësime dhe

sjellje. Mysafirët e nderuar, punonjësit dhe mësuesin veteran Sokol Daci, drejtori i ka ftuar në koktej në Restorantin “Wahells” me ç’rast femrave të kësaj shkolle u janë ndarë dhurata modeste me rastin e 8 Marsit. Njëkohësisht me mirënjohje janë shpërblyer mësimdhënësit e dalluar për këtë vit shkollor: Gjylshahe Jakupi, Shevqet Daci, Senada Pepiq dhe Antigona Daci. Mirënjohjet për punën vetëmohuese dhe fisnike të mësimdhënësve janë ndarë nga Ambasadori i Kosovës Skender Durmishi. E veçantë e kësaj dite të shënuar të arsimit shqip, 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, ishte dhurata speciale - punimi artistik i portretit të kolegut tonë Ali Daci, pikturuar nga kolegu ynë Sabahudin Honsiq, dhuratë të cilën drejtori së bashku me punonjësit e kishin përgatitur si surprizë. Aktivitetin e ka ndjekur Radio -TeleH. Lajçi vizioni i Rozhajës.


MOZAIK

Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros

Shënoi 90-vjetorin e punës

Festimi nisi me garat sportive organizuar nga seksionet sportive të shkollës, për të vazhduar me orën letrare të Grupit letrar “Buzuku” të shkollës, kur dhe u bë përurimi i numrit 21 të revistës së shkollës “Valët”. Në Shtëpinë e Kulturës në Ostros, për dashamirët e artit skenik seksioni i dramës shfaqi dramën “Për gjithë jetën“ të dramaturgut Fadil Kraja. Pas shfaqjes dhe në mbrëmjen koktej, aktorët nga qyteti i Shkodrës, Agron Dizdari dhe Nikolin Fërketa, thanë vargje të poetëve shqiptarë dhe grimca humoristike e barcoleta Ostros - Të premten, më 8 mars, nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e Krajës shënuan 10 marsin Ditës e shkollës. Është kjo ditëlindja e nëntëdhjetë e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, i këtij tempulli të diturisë në Krajë, i vetmi institucion edukativo- arsimor në komunën e Tivarit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Kësaj radhe manifiestimi me rastin e festave të marsit, 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, 8 Marsit - Ditës së Gruas dhe 10 marsit - Ditës së shkollës u festuan në një ditë. Festimi nisi me garat sportive organizuar nga seksionet sportive të shkollës në mesditë, për të vazhduar me orën letrare të Grupit letrar “Buzuku” të shkollës, kur dhe u bë përurimi i numrit 21 të revistës së shkollës “Valët”, faqet e së cilës i kanë mbushur me krijime letrare dhe

figurative nxënësit e shkollës. Dashamirët e fjalës së shkruar patën rastin të dëgjojnë punimet më të mira në poezi dhe prozë të krijuesve të rinj. Në të njëtën kohë të marrin edhe nga një kopje të revistës falas. Pas këtij aktiviteti, në Shtëpinë e Kulturës në Ostros, në praninë e shikuesve të shumtë, për dashamirët e artit skenik seksioni i dramës shfaqi dramën “Për gjithë jetën“ të dramaturgut Fadil Kraja. Përndryshe është kjo e gjashtëmbëdhjeta pjesë teatrale që me nxënësit e shkollës vë në skenë profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe Aishe Gjeçbritaj. Loja e aktorëve të rinj u pëlqye nga të pranishmit dhe u duartrokit gjatë nga publiku artdashës. Në fund të shfaqjes, aktori nga Shkodra Agron Dizdari recitoi poezi të zgjedhura nga rilindasit tanë Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni etj. Që

manifestimi të jetë edhe më gazmor u përkujdes humoristi nga Shkodra, Nikolin Fërketa. Në koktejin e shtruar në fund të manifestimit, ku përveç anëtarëve të kolektivit të shkollës, veteranëve të arsimit-pensionistët dhe të tjerët, përshëndeti drejtori i Shkollës, Beqir Berjashi, i cili tha: “Festuam 90-vjetorin e shkollës tonë, ndryshe nga herët tjera. Kësaj radhe ishin rrethanat të cilat na diktuan një gjë të tillë edhe pse është përvjetor solemn – 90-vjetori i shkollës në Krajë”. Lidhur me historinë e arsimit në Krajë, ai tha se “nuk është e thënë se në Krajë nuk ka patur edhe para vitit 1929 shkolla, përkundrazi, por deri sot kjo është festë zyrtare e shkollës”. Edhe në mbrëmjen koktej, aktorët nga qyteti i Shkodrës thanë vargje të poetëve shqiptarë dhe grimca humoristike e barcoleta. Ali Gjeçbritaj E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

23


MOZAIK

Ku është bota, ku jemi ne? Senaida Ismailaga

Gjithçka filloi nga një djalë Ilon Musk , i lindur në Pretoria të Afrikës së Jugut, më 28 qershor 1971, të cilit gjithmonë i kanë interesuar kompjuterët dhe shkenca fantastike. Duke kaluar ditë të tëra pranë kompjuterit kur ishte 12 vjeç, nisi të shkruajë dhe të programojë lojën e tij Blaster, të cilën pastaj e shiti. Aty edhe filloi interesimi i tij për teknologji dhe biznes. Pas shkollimit të mesëm, studioi ekonominë dhe fizikën dhe pasi që u diplomua, regjistroi doktoraturën për energjinë fizike në Standford. Mirëpo shumë shpejt e kuptoi që interneti ofron një mundësi më të mirë për te se fizika. Kështu la doktoraturën dhe themeloi kompaninë e tij të parë Zip2 të cilën pas pak vitesh e shiti për disa miliona dollarë. Atë vit bashkëthemeloi kompaninë X.COM për shërbimet onlajn në financa dhe pagesa. Kjo kompani në kryqëzim me një kompani tjetër u shndërrua në kompaninë Pay Pal siç njihet edhe sot. Në vitin 2002 Ebay e bleu PayPal-in për një vlerë marramendëse prej 1,5 miliardë dollarë, nga e cila Ilonit i takuan 180 milionë, dhe që atëherë fillon edhe historia e tij. Shumë të tjerë do t’i kishin investuar këto para në ndonjë biznes të sigurt apo do e kishin kaluar jetën duke i shpenzuar. Mirëpo Iloni kishte vizione për të ardhmen e njerëzimit. Në vitin 2002 Musk themeloi kompaninë e tij Space X me qëllimin e ndërtimit të anijeve për udhëtime komerciale në hapësirë dhe me një mision eventual të konolizimit të Marsit. Në vitin 2008 raketa e tij Falkon1 u

24

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

bë raketa e parë në pronë private e cila u lansua në hapësirë.Në vitin 2017 Space X arriti të rinisë lansimin e raketës pasi që ajo tashmë kishte qenë më heret në hapësirë. Ky ishte një sukses i madh sepse të gjithë raketat para kësaj nuk ishin të ndërtuara ashtu që të mund të përdoren përsëri dhe kjo normalisht ndikoi në uljen e çmimit të udhëtimit në hapësirë. Ndërkohë SpaceX nënshkroi kontratën me NASA me vlerë prej 2,6 miliardë dollar për transportin e ngarkesave dhe astronautëve në Mars. Në dekadën e arrdhshme Ilon planifikon të fillojë me kolonizimin e Marsit. Mision i pamundur do të mendoni ju dhe shumë të tjerë ishin skeptik për vizionet e Muskut, por deri tani ai e ka dëshmuar se për te asgjë nuk është e pamundur. Në vitin 2003 Musk themeloi kompaninë TESLA me synim në prodhimin e makinave të përballueshme elektrike e cila mori emrin e shkencëtarit dhe shpikësit Nikola Tesla. Në vitin 2017 vuri në shitje makinën MODEL 3, e cila nuk shkakton ndotjen e ajrit dhe për tani është makina më e shitur në Amerikë. Me një mbushje elektrike makina mund të kalojë distancën prej 350 km. Po ashtu kjo kompani bëri instalimin e 10.000 karikuesëve elektrikë në mbarë botën ku makina mund të mbushet me energji elektrike. Përdorimi i automjeteve elektrike është në rritje në gjithë Europën si edhe në mbarë botën. Mirëpo sfida do të jetë përmbushja e kërkesës për energji sidomos kur mundësohet nga burimet e energjisë së ripërtërishme. Kyoto protokoli i cili u miratua në qytetin Kjoto të Japonisë në dhjetor të vitit 1997 me qëllim që shtetet e industrializuara të zvogëlojnë emitimin e gazrave serë që është shkaku

kryesor i ndotjes së ajrit dhe ngrohjes globale, nuk pati shumë sukses. Deri në vitin 2008 është nënshkruar nga 182 shtete. Protokolli ka hyrë në fuqi në vitin 2005 kur u nënshkrua nga Rusia. SHBA dhe disa shtete të tjerë nuk e pranuan ratifikimin e protokolit Kyoto. Organizata Greenpeace mendon se detyrimet që rrjedhin nga protokoli i Kyotos janë shumë modeste dhe me to nuk do të arrihet një efekt konkret. Në lidhje me këtë vlen të përmendim që në vitin 2017 në Adelaid të Australisë së Jugut kompania TESLA ka instaluar baterinë më të madhe në botë (nga litij-ioni) të kapacitetit 129 MW për akumulimin e energjisë elektrike e cila do të prodhohet nga parku i gjeneratorëve të erës në pronësi të kompanisë Franceze Neoens Hornsdale. Profesori Ian Lowe nga univerziteti Griffith mendon që arritja e një çmimi të lirë të akumulimit të energjisë së rinovueshme ishte pengesa kryesore në rrugën drejt prodhimit të energjisë elektrike tërësisht nga energjia e rinovueshme si nga ajo e erës dhe nga ajo solare. Paramendoni një botë ku energjia elektrike nuk do të prodhohet nga qymyri, nafta apo lëndet djegëse por nga energjia e diellit. Në fakt kjo nuk është shumë larg nga realiteti por sidoqoftë nuk është aspak objektiv i lehtë për t’u realizuar. Panelet solare janë pajisjet më premtuese të energjisë të qëndrueshme të së arrdhmes dhe ato tani po i shohim edhe në jetën e përditshme. Shkencëtarët mendojnë që sikur të përfshijmë ¼ e sipëtfaqes së shkretëtirës së Saharës me panele solare dhe gjeneratorë të erës, atëherë do të prodhojmë një energji të mjaftueshme për furnizimin


MOZAIK

Ditëve të fundit jemi duke u bërë të vetëdijshëm që njerëzimit po i afrohet një revolucion më i ri teknologjik i cili do të ndryshojë botën tërësisht dhe do të bëjë një ndikim të rrënjësishëm në rrugën dhe evolucionin e njerëzimit drejt të ardhmes. Ku do të jenë shqiptarët në këtë pjesë të historisë, është një pyetje 7,5 milionë dollarëshe, të cilën do të na e tregojë koha dhe historia

e tërë botës me energji elektrike gjatë viteve. Dr. Kyoung Lee nga universiteti Illinois mendon se një numër i madh i këtyre panelave në Shkretëtirën e Saharës mund të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e klimës në shkretëtirë. Ai mendon se ngjyra e zbehtë e shkretëtirës reflekton rrezet e diellit mbrapa në atmosferë kurse me montimin e paneleve solare reflektimi i rrezeve të diellit do të redukohet duke apsorbuar më teper energjinë diellore çka do të ndikojë në rritjen e temperaturës së tokës dhe kjo do të shkaktojë përzierjen e ajrit të nxehtë nga toka me ajrin e ftohtë sipër dhe me procesin e kondezimit do të formohen rreshjet. Kjo do ta shndërronte Saharanë nga një shkretëtirë në një savanë apo

edhe më shumë në një kopsht botanik. Problem tjetër paraqet transporti i rrymës elektrike sepse transporti në distanca të mëdha si psh. nga Sahara nëpër oqean drejt kontinentit të Amerikës apo Azisë do ta bënte projektin financiarisht të papërballueshëm. Prandaj më e logjikshme është transporti më i afërt: në Afrikë dhe në Europë. Shtetet Europiane në një kofinancim ndoshta mund të finansojnë një projekt të tillë, mirëpo shumë shtete Afrikane nuk kanë mundësinë. Poashtu është problem edhe fakti që Sahara është pronë e shumë shteteve në Afrikë, ku vlejnë ligje dhe regulacione të ndryshme. Kështu që realizimi i një projekti të tillë do të kërkojë një vullnet dhe një bashkëpunim më të

madh ndërmjet partnerëve sa i përket financimit, pronës, legjislativës etj. Në fushën e transportit Musk në vitin 2013 nisi një projekt për transport Hyperloop që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Koha do të tregojë se sa do të ndikojë sistemi hyperloop në shoqëri dhe transport? Ky transport i ri i të ardhmes arrihet me lëshimin e kapsulave me shpejtësi më të madhe se 1000 km/h brenda një tubi të boshatisur dhe të veshur me panele diellore. Një kapsulë do të mund të transportojë në të njëjtën kohë persona dhe mallra. Deri tash janë firmosur 6 marrëveshje nga të cilat një në Kaliforni dhe një tjetër në Sllovaki. (vazhdon) E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

25


HISTORI

100-vjetori i masakrës serbo-malazeze (2)

Islamizimi i shqip pati si rrjedhojë p të shumëfishta Islamizimi i popullatës nënkuptonte nënshtrimin e plotë të tyre nën qeverisjen turke. Tjetërsimi i dokeve dhe zakoneve, i rregullimit shoqëror, i veshjes, ndryshimi i arkitekturës, i emrave, riteve fetare shkollimit dhe përpjeka për tjetërsimin e nacionalitetit. Të gjitha këto kishin si qëllim kthimin e rugovasve nga mentaliteti perëndimor, në atë islamik lindor

Dom Nikë Ukgjini

Islamizimi i rugovasve, si sprovë e patriotizmit

Pushteti turk, për ta mbajtur nën zaptim popullatën e nënshtruar, pos dhunës së ushtruar në forma të ndryshme, nga likuidimi fizik deri te varfëria ekonomike, jeta sociale e politike, ndalimit të shkollimit në gjuhen shqipe, pushteti ka arritur ta kthejë popullatën nga besimi katolik në besimin islam. Imzot Pjetër Karaxhiqi kishte njoftuar më dt. 24. IV, të vitit 1722, se në Pejë, turqit e kishin shndërruar në objekt publik Kishën e Shën Katarinës dhe kambanarin në kullë sahati për qytetin. Për peshën e rëndë ngarkuar rugovasve, flet Arqipeshkvi i Shkupit, Mati Mazreku,(1758-1807) në relacionin e tij të vitit 1764, ku flet për jetën

26

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

e vështirë të popullatës dhe ku për shkak të jetës së rrezikshme, asnjë meshtar nuk dëshiron për të shërbyer në këtë famulli për shkak të kërcënimeve turke. Në relacionet e mëvonshme, flitet mbi një kalim më të intensifikuar të katolikëve të Plavës dhe fshatrave përreth në islam. Shkodrani dom Gjon Logoreci (1751 -1780), në relacionin e tij për Rugovën, më 12 qershor 1760, dërguar arqipeshkvit të Shkupit, Mati Mazrekut (17581807), në mes tjerash, thotë se në Rugovë numri i katolikëve është duke u zvogëluar çdo ditë, diçka pak katolikë ka në Peshter, Guci dhe Plavë, të cilët relatori nuk mund t’i vizitojë për shkak të turqve. Pesë vite më vonë, në këtë vend malor të lënë pas dore, do të vijë misionari i ri, bursisti më i parë i Propaganda Fides, Dom Pal Zogaj, (Shogani) nga Brija, Gjakovë, si famullitar i Rugovës nga viti 1765-1769, dhe hartues i një gramatike shqipe të pabotuar. Ai në relacionin e tij të dt. 20. VIII, 1767, shkruan se në Rugovë kanë mbetur vetëm 12 shtëpi kato-

like, pjesa tjetër janë katolikë të fshehur (laramanë) dhe se Rugova është e copëtuar në tre principata: Arbëri, Mali i Zi dhe Serbi. Në relacionin e tij të disa viteve më parë (1765), Zogaj ishte shprehur se në Rugovën e administruar nga pashai i Pejës ka pasur 10 fshatra me afro 300 besimtarë katolikë, të cilët kanë marrë pjesë në sakramende të shenjta, dhe ku janë përjashtuar ata me emra turq, gjegjësisht laramanë të cilët ishin në shërbim të pashait të Pejës. Për arsye të kushteve jashtëzakonisht të vështira dhe kthimit në islam, ai e lëshon famullinë e Rugovës dhe shkon në Srem të Sllavonisë, në Nikinci, Hrtkovac për t’u shërbyer kelmendasve të shpërngulur atje. Për fenomenin e laramanizmit në Rugovë, flet eprori i Misionit të Kastratit, Atë Bonaventura i cili shprehet se në vitin 1779, në Rugovë nuk ka më katolikë publikisht. Në Rugovë, ku pos fisit më të vjetër të Kelmendit në gjirin e saj kishte dhe nga fisi i Shkrelit, Kastratit e Shalës. Studiuesi serb Teodor Stankoviq, në një shkrim të vitit 1910, shprehet se,


HISTORI

ptarëve pasoja në Rugovë ka rreth 800 shtëpi, sa kishte shënuar edhe Don Pal Zogaj, dhe se islamizimi i familjeve të fundit duhet të ketë ndodhur në vitin 1840,

të ndikuara nga mulla Sylë Rugova. Islamizimi i popullatës, nënkuptonte nënshtrimin e plotë të tyre nën qeverisjen turke. Tjetërsimi i dokeve dhe zakoneve, i rregullimit shoqëror, i veshjes, ndryshimi i arkitekturës, i emrave, riteve fetare shkollimit dhe përpjeka për tjetërsimin e nacionalitetit. Të gjitha këto kishin si qëllim kthimin e rugovasve nga mentaliteti perëndimor, në atë islamik lindor. Kuptohet se rugovasit pos pranimit të islamit, falë traditës atdhetare të trashëguar brez pas brezi, nuk pranuan të jenë të nënshtruarit e Stambollit, por krah për krah me krahinat e tjera, luftuan vazhdimisht për çlirimin e trojeve shqiptare nga hordhitë turke. Kalimi në besimin islam i shqiptarëve pati si rrjedhojë pasoja të shumëfishta në jetën politike, ekonomike, shoqërore, fetare dhe

kulturore të popullit shqiptar. Islamizimi nuk ndodhi me popujt ortodoks edhe pse gjendeshin në frontin e parë, për shkak të marrëveshjes dypalëshe, nënshkruar në mes Perandorisë Osmane e Patriarkut Genadin , të nënshkruar në vitin 1453, në Kostandinopojë. Bota perëndimore shqiptarët nuk i pranonte si komb në vete, por sipas prezantimit të bërë nga Perandoria Osmane, ku shqiptarët e islamizuar i identifikonin si turq, ata ortodoks si Grekë dhe katolikët si Latinë. Rezultati kryesor i këtij procesi ishte fakti se, në fushën politike, Fuqitë e Mëdha, duke na konsideruar 70 % në masë të islamizuar, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, dhe Konferencën e Londrës 1913, pa skrupull ua shpërndanë fqinjëve trojet shqiptare. (vijon)

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

27


PORTRET

Portret: Hatixhe (Bakalli) Gjoni

Një femër e rrallë në politikën tonë Hatixhe Bakalli Gjoni është një femër e rrallë në politikën tonë pasi që të rralla ishin ato femra, të cilat në mënyrë të barabartë me meshkujt e kanë ngritur zërin për avancimin e popullit tonë shqiptar në fillimet e tranzicionit, në vitet e para ‘90 të shekullit të kaluar

Ismet Karamanaga “E fortë si guri” thotë një thënie popullore tek ne në Ulqin, por e suksesshme dhe me fat, në politikë dhe në fushën për emancipimin e grave, në veçanti të popullatës sonë autoktone. Edhe unë si kalali, gjithmonë kam pasur dëshirë që një kalaleshë me një pedigre të veçantë, ta shoh edhe më lart në politikë dhe në shoqëri në përgjithësi. Më në fund, zonja Gjoni edhe ka arritur të jetë në majën e piramidës duke qenë për vite me radhë në hierarkinë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, të cilit i ka mbetur besnike që nga fillimi i themelimit, por po ashtu edhe nënkryetare që disa vite e Komunës së Ulqinit. Jam më se i bindur që këto pozita ajo i ka merituar. Zonja Hatixhe Bakalli Gjoni është një femër e rrallë në politikën tonë, pasi që të rralla ishin ato femra, të cilat në mënyrë të barabartë me meshkujt e kanë ngritur zërin për avancimin e popullit tonë shqiptar në fillimet e tranzicionit, në vitet e para ‘90 të shekullit të kaluar. Ajo është mbi 25 vite e pranishme

28

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

në politikë, por edhe në shoqërinë civile, ku ka dhënë dhe ende jep një kontribut të madh në emancipimin e gruas shqiptare tek ne. Më kujtohen paraqitjet e para të kësaj zonje me një pedigre të veçantë, e cila me hapa gjigante në ato kohë të vështira të ndryshimeve në shoqëri dhe në politikë, ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e partisë politike të parë nacionale shqiptare në Mal të Zi. Ishte një ndër femrat e para nga qyteti ynë, e cila ngriti zërin lart për të drejtat tona kombëtare, por edhe për emancipimin e femrës shqiptare e cila me dekada dhe shekuj ishte në errësirë. Së bashku me të ndjerin Fuad Nimanin, Mehmet Bardhin, Bajram Rexhën dhe të tjerë pati guxim të dalë në skenën e politikës, pas rënies së komunizmit. Prandaj edhe them se është e rrallë. Në kujtesë të veçantë të paharruar, më ka mbetur një tubim ku isha edhe unë i pranishëm, në sallën e sportit të Shkollës Fillore “Marshall Tito” në Ulqin, ku ajo ndër të parët shfaqet në politikë me rastin e themelimit të partisë së parë shqiptare. Ishte në binë në radhët e para, së bashku me të tjerët të cilët kanë pasur kurajo të dalin e të flasin pa frikë, me një entuziazëm të madh për të drejtat tona kombëtare. Ishte ky një vizion i rrallë, i fortë, i cili më vonë u tregua i suksesshëm, në veçanti për një femër në ato kohë të vështira, një vizion për

qytetin dhe për popullatën tonë autoktone, një aktivitet inspiruas i lëvizjes sonë kombëtare. Nuk ka qenë e lehtë të dalësh dhe të kërkosh të drejtat tona, të kërkosh atë çka të takon, ta prekësh çështjen shqiptare, ta nxjerrësh nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë, në veçanti në shtetin ku jemi trajtuar dhe ende trajtohemi pakicë. Pra, në ato kushte të vështira, kjo zonjë ishte ndër të parët në radhët e para, ndërmjet meshkujsh. Gjëra të cilat duhet të përmenden, t’i kujtojmë dhe të mos i harrojmë. Këto janë fakte që nuk mund t’i mohojë askush. Prandaj nuk është rastësi që ajo shumë herë është në poste të larta në hierarkinë e partisë, por edhe të pushtetit vendor. Është e pranishme në manifestime të ndryshme, të cilat i organizon pushteti vendor. Zonja Gjoni tash është në postin e nënkryetares së Komunës, por nuk jam fare i sigurt se ajo nuk meriton edhe më shumë, edhe më tepër. E njoh shumë mirë. Ndaj saj dhe ndaj familjes së saj kam një respekt të veçantë, jo vetëm që ajo është me origjinë nga Kalaja e Ulqinit, nga një fis me gjene “të forta” dhe me një pedigre të veçantë, të trashëguar nga familja Bakalli. Babai i saj, i ndjeri Shyqyri Bakalli, ka qenë një kohë të gjatë në krye të Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe ai me autoritetin e tij


PORTRET pa dyshim ka dhënë një kontribut të madh në kohët e vështira të komunizmit, për hapjen dhe forcimin e fesë islame në këto treva. Ai ka mbajtur lart flamurin e fesë islame në kohën e komunizmit, ka qenë trim, guximtar, me një autoritet të madh, ka folur pa frikë dhe ka bërë shumë për emancipimin e islamit burimor në këto treva. Ndërmjet shumë aktiviteteve, ai ka dhënë një kontribut të madh për botimin e “Mevlydit” në gjuhën shqipe, por edhe për shumë aktivitete që kanë lënë gjurmë te Bashkësia Islame në Malin e Zi. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që zonja Hatixhe ka qenë dhe është trimëreshë, që është e shprehur, gjithmonë aktive dhe e rrallë. E njoh edhe nga turizmi, ku ka punuar si nëpunëse në sektorin e kontabilitetit në hotelin “Lido”, në Plazhin e Madh. Ajo është një zonjë dhe një nënë e dalluar. Së bashku me bashkëshortin e saj Kasemin, një intelektual të spikatur, i cili para pak kohësh ka

Nuk ka qenë lehtë të dalësh dhe të kërkosh të drejtat tona, të kërkosh atë çka të takon, ta prekësh çështjen shqiptare, ta nxjerrësh nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë, në veçanti në shtetin ku jemi trajtuar dhe ende trajtohemi pakicë

ndërruar jetë, ka edukuar dy djem të arsimuar në institucionet më të larta tek ne. Bile njëri, të cilin e njoh më mirë, Edini, i cili ka trashëguar gjenin e fortë të gjyshit të tij, të ndjerit Shyqyri Bakalli, është imam i dalluar i cili jeton dhe predikon islamin në Amerikë, duke dhënë kështu një kontribut të madh që mërgimtarët tanë të trashëgojnë gjurmët e të parëve të tyre. Kam pasur rast ta takoj gjatë vizitës sime në Nju-Jork, në Amerikë. Tek unë ka lënë mbresa të bukura dhe të forta si një intelektual dhe si një imam i rrallë, pavarësisht se kemi biseduar shumë shkurt. Sipas mendimit tim

modest, këtë imam të dalluar Perëndia e ka bërë dhe i ka dhënë rolin e një engjëlli mes njerëzve. Prandaj, një nënë e tillë së bashku me tashmë të ndjerin Kasem Gjonin, kanë pasur një vizion të qartë për edukimin e fëmijëve të vet. Kështu që nuk është për t’u çuditur që djemtë e këtij çifti janë kaq të arsimuar dhe të dalluar. Kështu respekti im është edhe më i madh, të them më mirë i veçantë dhe i posaçëm për këtë familje të vjetër ulqinake. Nuk mund të mohohet që zonja Hatixhe Bakalli - Gjoni edhe sot gëzon një respekt në tërë popullatën tonë.

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në Plavë, në mënyrë simbolike u shënua 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Manifestim i shpalosjes së virtyteve të arsimit shqip

Plavë – Manifestimi i shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, për komunat Plavë e Guci, këtë vit u mbajt në Plavë, pikërisht në sallën e madhe të Qendrës së kulturës “Husein Bashiq”, në të cilën ishin tubuar një numër i konsiderueshëm prindërish, nxënësish, mësimdhënësish dhe personalitetesh të jetës dhe veprimtarive kulturore, arsimore, shkencore, sportive dhe fetare nga komunat e Plavës dhe Gucisë. Bartës të manifestimit të sivjetmë i cili për nga përmbajtja dhe cilësia e programit enkas të përgatitur, ishin nxënësit shqiptarë të Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, në krye me mësimdhënësen Shqipe Kukaj, në bashkëpunim me ata të Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë, të udhëhequr nga mësimdhënëset Sevdije Kukaj dhe Arbenita Vukaj.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

Drejtueset e programit – moderatoret, Abetare Ulaj dhe Gresa S. Dedushaj, maturante të Gjimnazit në SHMP “Beqo Bashiq”, përshëndetën gjithë të pranishmit, kurse mësuesve të pranishëm, por edhe gjithë të tjerëve ua uruan festën, e pastaj në mënyrë kronologjike evokuan dhe shpalosën të dhëna me fjalë dhe shifra mbi rrjedhat e historikut të bujshëm të arsimit shqip në trojet mbarëshqiptare. “Jemi mbledhur sot këtu, të festojmë këtë 7 Mars, për të shënuar plot 132 vite nga hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, pikërisht më 7 mars të vitit 1887. Përvjetori i mësonjëtores së parë shqipe simbolizon rilindjen e madhe të shqiptarëve, luftën e tyre për dinjitet kombëtar, për liri dhe progres. 7 marsi është ditë e bekuar historike e popullit shqiptar, ditë madhështore që përkujton, por edhe shpalos e reflekton realizmin e ëndrrës shekullore, kur në Korçën legjendare dhe historike, mu në vigjilje të pranverës së lulëzuar u çel shkolla e parë shqipe si vatër edukativo- arsimore me rëndësi dhe karakter historik. 7 marsi është ditë kujtimi, por edhe reflektimi, ditë kur përkujtojmë të kaluarën e arsimit shqip. Është moment gëzimi kur të gjithë duhet të festojmë, por edhe të flasim hapur për problemet dhe sfidat me të cilat përballet arsimi shqip në komunat Plavë e Guci, por edhe në Mal të Zi”, u shprehën moderatoret simpatike, të cilat evokimet i përmbyllën me konstatimet: “Falë punës

së palodhur të armatës së madhe të mësuesve që shërbejnë në vite, shpirtit dhe ndjenjës arsimdashëse të gjithë shqiptarëve, sot kemi një arsim të konsoliduar. Arsimi fillor 9-të vjeçar dhe i mesmi 3- dhe 4- vjeçar, janë shtritë ane kënd trojeve shqiptare, pra edhe në komunat e Plavës dhe Gucisë. Arsimi i lartë po ashtu po ecën dhe forcohet çdo vit e më tepër. Shqiptarët e etur për dije kanë shumëfishuar numrin e universiteteve shtetërore dhe private brenda një kohe shumë të shkurtër. Edhe shqiptarët e trevës së Plavës dhe Gucisë kanë një përqindje të lartë të arsimimit, madje të nivelit universitar. Breza me radhë vazhdojnë studimet shqip në universitetet e qendrave të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe në ato të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”. Manifestimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, u përcoll edhe me program të begatë dhe të larmishëm kulturor, artistik e muzikor, me këngë, valle, recitime e recitale të përgatitura, përformuara, shfaqura e interpretuara nga nxënësit e shkollave të sipërpërmendura. Me recitime dhe recitale u dalluan: Enola Balidemaj, Ejona Kukaj, Dita Balidemaj, Gjorgjina Shala, Florent Dedushaj, Gresa K. Dedushaj, Diellza Balidemaj dhe Adelina Rugova, kurse me interpretim këngësh Agnesa Hasangjekaj, Zana Rugova dhe Man Gjonbalaj. Manifestimi filloi me vallen dyshe dhe u përmbyll me atë festive. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

„Horizonti i Ri“ organizoi seminarin e dytë në kuadër të projektit „Paraja publike për të mirën publike“

Shoqëria civile dhe media për kontrollin e prokurimit publik Qëllimi i trajnimit ishte që të nxisë dhe të fuqizojë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias për të shfrytëzuar më shumë informacionin në dispozicion lidhur me prokurimet publike dhe për të lidhur informacionet nga burime të ndryshme Ulqin - Të shtunën, më 2 mars, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi seminarin me titull “Shoqëria civile dhe media për kontrollin e prokurimit publik – burimet kryesore të informacionit”. Qëllimi i trajnimit ishte që të nxisë dhe të fuqizojë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias për të shfrytëzuar më shumë informacionin në dispozicion lidhur me prokurimet publike dhe për të lidhur informacionet nga burime të ndryshme. Gjatë këtij sesioni pjesëmarrësit u njohën me bazat e prokurimit publik

si dhe me fazat e veçanta në ciklin e prokurimit publik. Përmes ushtrimeve praktike dhe punës në grup, pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë dhe praktikojnë metodat e hulumtimit të prokurimeve publike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua të dhënave që mund të merren në lidhje me prokurimet publike të NP “Të Mirat Detare” si dhe metodologjisë se si mund të gjendet ky informacion. Moderatore dhe ligjëruese e këtij seminari ishte Ana Gjurniq, hulumtuese e prokurimeve publike në

Institutin Alternativa (Podgoricë). Ky aktivitet është pjesë e projektit „Paraja publike për të mirën publike“ i cili realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. (Kohapress) E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” nderon drejtoreshën ekzekutive të OJQ “Unë veproj”, Drita Llolla, me Çmimin e vitit

Femër që po shkatërron stereotipet gjinore në Ulqin „Drita shpejt kuptoi rëndësinë e avokimit në një mjedis të ashpër. Me këmbënguljen dhe forcën e saj, ajo po shkatërron të gjitha stereotipet gjinore në Ulqin dhe për këtë, ne duam të pranojmë përpjekjet e saj këtu sot. Megjithëse ajo nuk është në gjendje të jetë këtu me ne, kam kënaqësinë të zbuloj vendimin tonë për t‘i njohur përpjekjet e saj si laureate e Çmimit ‚Ana e Malit‘ për vitin 2019“, u shpreh kryetarja e Shoqatës „Ana e Malit“, Emmie Salaj Nju-Jork - Shoqata Shqiptaro-Amerikane „Ana e Malit“ në Nju-Jork mblodhi të shtunën mbrëma qindra gra nga diaspora shqiptare në SHBA për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me slloganin „Gratë në të bardha“. Ato u mblodhën me qëllimin që të festojnë arritjet e deritanishme të grave shqiptare të komunitetit shqiptar në avancimin e të drejtave të tyre sociale, ekonomike, kulturore dhe politike. Kryetarja e Shoqatës „Ana e Malit“, Emmie Salaj, në hapjen e mbrëmjes u shpreh se ndjehet e frymëzuar nga gratë shqiptare dhe çdo ditë e impresionuar me potencialin e tyre. Ndër të tjera, ajo u shpreh se kur gratë mbështesin njëra-tjetrën, atëherë ndodhin gjëra të pabesueshme. Gjatë mbrëmjes u prezantua Çmimi „Ana e Malit“, i cili këtë vit iu dha drejtoreshës ekzekutive të OJQ „Unë veproj“, Drita Llolla. „Sot shoqata dëshiron ta nderojë Drita Llollën. Një grua e re e pabesueshme, që kisha kënaqësinë e

32

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

takimit kohët e fundit. Drita shpejt kuptoi rëndësinë e avokimit në një mjedis të ashpër. Me këmbënguljen dhe forcën e saj, ajo po shkatërron të gjitha stereotipet gjinore në Ulqin dhe për këtë, ne duam të pranojmë përpjekjet e saj këtu sot. Megjithëse ajo nuk është në gjendje të jetë këtu me ne, kam kënaqësinë të zbuloj vendimin tonë për t‘i njohur përpjekjet e saj si laureate e Çmimit ‚Ana e Malit‘ për vitin 2019“, u shpreh kryetarja e Shoqatës „Ana e Malit“, Emmie Salaj. Ndërkaq, drejtoresha e OJQ „Unë veproj“, Drita Llolla, e cila nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së Çmimit, nëpërmjet profilit të saj në facebook, ka falënderuar Shoqatën Shqiptaro-Amerikane „Ana e Malit“ për njohjen e përpjekjeve të saj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke thënë se ndjehet dyfish e nderuar të marrë mirënjohjen në një ditë kaq të rëndësishme. „Para dy vitesh, kur vendosa të kthehem në vendlindje, kisha një mision dhe në mendje një ide të qartë. Asnjëherë nuk kam menduar ose besuar

që, vetëm sepse kam lindur e tillë, si një grua, nuk duhet, nuk guxoj apo nuk kam aftësinë e një burri të aspiroj, të udhëheq apo të qëndroj në ballë të ndryshimit. Si një pakicë brenda një pakice, një shqiptare në Mal të Zi dhe një grua, nuk është aspak e lehtë t’i sfidosh stereotipet, t’i mposhtësh të gjitha pengesat, dhe të bësh akoma më shumë. Pasi ata që janë rritur me frymën patriarkale, e kanë të vështirë t’i pranojnë vlerat perëndimore, si liria, barazia dhe drejtësia. Por, përpara se ta trajtojmë si çështje politike integrimin e vlerave perëndimore, për ne ai mbetet një proces i dhimbshëm por i domosdoshëm, transformimi dhe përvetësimi kulturor. Pikërisht kjo është arsyeja përse zgjodha me OJQ ‘Unë veproj‘ të udhëheq rrugën e ndryshimit përmes kulturës. Sepse, pavarësisht të kaluarës sonë të vështirë, besoj thellësisht se kultura do të jetë shtrati i transformimit dhe zhvillimit tonë, për një të ardhme më të mirë dhe të begatë“, ka shkruar ajo. (Kohapress)


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

GUARD • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The position provides security for U.S. Government facilities, employees and family members.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: One year experience in the military, police, security or related field involving observation/surveillance skills and techniques. 3. LANGUAGE: Level 2 (limited knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 3 (good working knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must be familiar with procedures for conducting and reporting possible hostile surveillance and capability. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must be able to work independently and adapt to changing circumstances. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MARCH 21, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/

An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

33


SPORT

Në Ulqin u mbajt Turneu ndërkombëtar i gazetarëve sportivë në futboll të vogël “Pano 10”

Nderim për legjendën e futbollit shqiptar Në turne kanë marrë pjesë tetë ekipe, ndërsa fitues i edicionit të sitvjetshëm është shpallur ekipi i Radio Televizionit Shqiptar, i cili në finale ka fituar ndaj Ulqinit. Përpos këtyre dy ekipeve, në turne kanë marrë pjesë edhe ekipet e Radio Kosovës, RTSH Sport, ABC News, Klan Maqedonisë, Deutche Welles dhe Shkodrës. Me këtë edicion ka përfunduar edhe turneu, i cili gjatë dhjetë viteve ka shëtitur në treva të ndryshme shqiptare Ulqin – Edicioni i dhjetë i Turneut ndërkombëtar të gazetarëve sportivë në futboll të vogël “Pano”, në nderim të legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, është mbajtur në Ulqin, më 8-9 mars. Në turne kanë marrë pjesë tetë ekipe, ndërsa fitues i edicionit të sitvjetshëm është shpallur ekipi i Radio Televizionit Shqiptar, i cili në finale ka fituar ndaj Ulqinit. Përpos këtyre dy ekipeve, në turne kanë marrë pjesë edhe ekipet e Radio Kosovës, RTSH Sport, ABC News, Klan Maqedonisë, Deutche Welles dhe Shkodrës. Organizatori i këtij turneu, gazetari i njohur sportiv Dëfrim Methasani, ka

34

Javore KOHA

E ENJTE, 14 MARS 2019

rrëfyer idenë për organizimin e turneut dhe rrugëtimin e tij nëpër vite, duke nderuar më së miri “legjendën dhe figurën më të madhe të futbollit shqiptar, Panajot Pano”. Ai ka treguar se ky edicion i dhjetë jubile është i fundit, e që përkon me 80-vjetorin e lindjes së Panajot Panos. Presidenti i edicionit të sivjetshëm të këtij turneu, Gëzim Hajdinaga, ka shprehur kënaqësi që pas Tetovës, ku është mbajtur edicioni paraprak, stafeta e turneut i ka kaluar Ulqinit. “Jam i nderuar personalisht, jemi të nderuar si qytet, sepse mbyllja e këtij turneu kaq me vlerë bëhet në Ulqin,

qytetin e traditës dhe mikpritjes. Jemi të privilegjuar që jemi pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme”, ka thënë ai. I pranishëm në turne ishte edhe djali i Panajot Panos, Ledio Pano, po ashtu një ish-futbollist i njohur. Në ceremoninë përmbyllëse janë ndarë kupa, medalje, mirënjohje dhe dhurata të ndryshme për fituesit, pjesëmarrësit dhe kontribuesit ndër vite, nga organizatori dhe sponsorët. Me këtë edicion ka përfunduar edhe turneu, i cili gjatë dhjetë viteve të kaluara ka shëtitur në treva të ndryshme shqiptare. i. k.


SPORT

KT “Ulqini” fiton trofeun e radhës në Turneun ndërkombëtar “Bosna Open 2019”

Vendi i parë në renditjen e përgjithshme në forma “Ulqini” ka marrë pjesë me 20 garues dhe ka fituar gjithsej 24 medalje, prej të cilave 11 medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe tetë medalje të bronzta. Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar një trofe tjetër në Turneun ndërkombëtar “Bosna Open 2019”, që u mbajt të shtunën në Visoko të Bosnjës e Herecegovinës. Në deklaratën për shtyp thuhet se garuesit e këtij klubi kanë zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave duke fituar kupën për vendin e parë.

“Ulqini” ka marrë pjesë me 20 garues dhe ka fituar gjithsej 24 medalje, prej të cilave 11 medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe tetë medalje të bronzta. Në disiplinën e formave, medalje të arta kanë fituar Sumeja Bisha, Medina Kanaqeviq, Fiona Kraja, Amrudin Hoxha, Vesa Dervishi, Hana Tivari, Arta Ismailaga dhe Enes Dushku, medalje të argjendta Bledar Kasmi dhe Dion Mustafa, kurse medalje të bronzta Enis Kurti, Sara Dervishi, Amell Nuti dhe Harun Dervishi. Në disiplinën e ndeshjeve, medalje të arta kanë fituar Sara Kraja, Mervana

Muçaj dhe Enis Kurti, medalje të argjendta Harun Dervishi, Enes Dushku dhe Amella Nuti, ndërsa medalje të bronzta Abdullah Dervishi, Bledar Kasmi, Arta Ismailaga dhe Merisa Malokraja. Në turne kanë marrë pjesë 430 garues nga 35 klube të vendeve të rajonit. Drejtuesit e KT “Ulqini” kanë falënderuar prindërit e nxënësve për përkrahjen e tyre dhe sponsorët “Mastering” dhe “Llolla Dent” për mbulimin e shpenzimeve të transportit. (Kohapress)

E ENJTE, 14 MARS 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 14 mars 2019

Viti XVlll Numër 855 Çmimi 0,50

Diaspora vulosi fitoren në Malësi ISSN 1800-5696

Majë piramide

Shkollat shqipe në Mal të Zi, vat të ruajtjes së identitetit komb


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.