Koha 856

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 mars 2019 Viti XVlll Numër 856 Çmimi 0,50

Portret i një shteti ISSN 1800-5696

Si po investon Moska në përçarjen e shoqërisë shqiptare!

Cetina, qytet i themeluar nga nipi i Skënderbeut


PËRMBAJTJE

12

14 Rënie civilizimesh

Mbështetja e fortë Amerikano-Gjermane për NATO-n përballë kërcënimit Rus

16

20 Libër i tregimeve mahnitëse

Një eksperiencë e re dhe mjaft emocionuese

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019


PËRMBAJTJE

22

28 Ruajnë dhe afirmojnë vlerat e kulturës shpirtërore

Të ruhen dhe trashëgohen vlerat dhe traditat kombëtare

30

32 Edukimi i brezit të ri e bën të përjetshme punën e mësuesit

Programeret e reja që premtojnë në të ardhmen e afërt KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 21 mars 2019 Viti XVlll Numër 856 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e Portret i një shteti dëshir nhjëet ma o trit Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Si po investon Moska në përçarjen e shoqërisë shqiptare!

Cetina, qytet i themeluar nga nipi i Skënderbeut

shqiptare! e shoqërisë Moska në përçarjen Si po investon

Skënderbeut nga nipi i i themeluar Cetina, qytet

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Portret i një shteti

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Detarisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë biseduan për avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar

Kërkohen zgjidhje më efikase për procedurat ndërkufitare Podgoricë – Delegacionet e Ministrisë së Transportit dhe Detarisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë janë takuar në Podgoricë ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së ndërlidhjes (konektivitetit). Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Transportit dhe Detarisë së Malit të Zi theksohet se me vëmendje është shqyrtuar zbatimi i reformave të masave “të buta” nga pakoja 20162020, të cilat në kuadër të Planit të zbatimit të masave reformuese kanë të bëjnë me krijimin e sistemit efikas të transportit rrugor dhe hekurudhor në vendkalimet kufitare dhe shikimin e mundësisë së vendosjes së mekanizmave të “shërbimit me një ndalesë” në vendkalimet kufitare ndërmjet dy vendeve. Në këtë kontekst, anëtarët e grupit të sapoformuar ndërsektorial të punës të dy vendeve për çështjet e vendkalimeve kufitare kanë diskutuar për

4

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

zgjidhjet më efikase për avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe procedurave në vendkalimet e përbashkëta ekzistuese, Sukubinë-Muriqan dhe stacioonin e përbashkët hekurudhor në Tuz, por edhe mbi mundësitë e zbatimit të konceptit të “shërbimit me një ndalesë” në vendkalimet kufitare “Cem i Triepshit-Grabom” dhe “Hani i Hotit-Bozhaj”. Anëtarët e grupit të punës kanë shprehur qëllimin për shikimin e mundësisë së financimit të konceptit të “shërbimit me një ndalesë” nga mekanizmat financiare ekzistuese të Bashkimit Evropian. Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi është kryesuar në këtë takim

nga sekretarja e shtetit në Ministrinë e Detarisë dhe Komunikacionit, Angelina Zhivkoviq, ndërsa delegacioni i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga Eduard Ahmeti, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Me qëllim të vazhdimit të aktiviteteve për avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rritjen e nivelit të efikasitetit në këtë fushë, bashkëbiseduesit janë pajtuar që takimi i ardhshëm i grupit ndërsektorial të punës të mbahet në Tiranë në muajin prill. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vizitoi Komunën e Plavës

Qeveria e Malit të Zi ndihmon Komunën e Plavës Plavë – Qeveria e Malit të Zi nga buxheti shtetëror ka siguruar një milion euro më tepër për Komunën e Plavës për vitin 2019, ka deklaruar kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, në takimin me udhëheqësinë lokale të Plavës me rastin e vizitës që ia bëri kësaj komune të premten. “Kam ardhur në Plavë që t’i ndryshojmë gjërat në të mirë dhe që plavjanët t’i ndiejnë benefitet e politikës së Qeverisë në zhvillimin rajonal”, ka theksuar kryeministri Markoviq. Ai ka potencuar rëndësinë e stabilizimit të financave lokale publike, por edhe bujarinë e mbështetjes së Qeverisë si përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore, po ashtu edhe përmes investimeve nga buxheti kapital, i cili është më i madhi që nga përtërirja e pavarësisë së Malit të Zi. Kryeministri po ashtu ka deklaruar se veriu mund të presë benefite të rëndësishme edhe nga programi i qëndrueshmërisë ekonomike nga i cili mjetet do të shfrytëzohen për ndërtimin e infrastrukturës në komu-

nat në veri. Në takimin në fjalë është informuar se janë në vazhdë një vistër projektesh infrastrukturore me vlerë mbi 1.5 milion euro, ndërsa veçanërisht janë të rëndësishëm një milion euro projektet me vlerë të fushës së sportit për fëmijë e terrene sportive, si dhe të rikonstruksionit të godinës së shkollës në Vojno Sellë. Është vënë në dukje rëndësia e rrugëve: Plavë-Deçan, Plavë-Bogiqevicë, si dhe e aksit rrugor Podgoricë-Dinoshë-Cem i Trieshit, i cili do ta afrojë Plavën me pjesët qendrore dhe jugore të shtetit, vlera e të cilit është 11 milionë euro. Në prononcimin për media, kryeministri Dushko Markoviq ka deklaruar se me nikoqirët ka zhvilluar biseda mjaft të mira dhe konstruktive. Ai ka theksuar se me udhëheqësit e Komunës së Plavës është biseduar mbi të gjitha çështjet të cilat janë të rëndësishme për Plavën dhe qytetarët e saj, për zhvillimin e komunës, për cilësinë e jetesës së qytetarëve të komunës. Markoviq ka shtuar se do të punohet

në projektet kapitale infrastrukturore si dhe në projektet infrastrukturore komunale dhe shoqërore. “Njëkohësisht menjëherë do të vazhdojmë posa të krijohen kushtet e volitshme klimatike në rikonstruksionin e rrugës rajonale Plavë-Vojno Sellë-Guci. Ajo do të jetë rrugë moderne e komunikacionit, e besoj, vlerë e re për tërë trevën e në veçanti për të gjithë ata të cilët jetojnë në atë hapësirë. I kam njoftuar që së shpejti do të fillojmë me rikonstruksionin e rrugës Podgoricë-Dinoshë-Cem i Trieshit. Ajo është rrugë me vlerë prej 11 milionë eurosh, e cila po ashtu do të shkurtojë rrugën prej Plavës deri në Podgoricë përreth 120 km”, ka bërë të ditur kryeministri Markoviq. Në fund, ai ka njoftuar se Qeveria veç përmes ndryshimit të suazës legjislative, buxhetin e sivjetshëm të Komunës së Plavës e ka rritur për më se një milion euro. “Ky është motivim i madh. Kur t’i zgjidhim këto çështje të hapura nga periudha e kaluar, Plava do të ketë njësoj shanse të mira siç i kanë Podgorica, Tivati dhe çdo e dyta komunë. Kthehem nga Komuna e Plavës i mburrur me motivin dhe vullnetin e udhëheqësisë në krye të së cilës është z. Mirsad Bajraktareviq, që me këto çështje të merremi në mënyrë të përgjegjshme dhe përmbajtësore, duke mos nënçmuar asnjë problem, por duke besuar në mundësitë që ekzistojnë para nesh”, ka përfunduar Markoviq. Bashkëbiseduesit kanë konstatuar rëndësinë e rivitalizimit dhe mbrojtjes së Liqenit të Plavës, pa të cilin Plava nuk mund të zhvillohet dhe t’i shfrytëzojë potencialet e veta. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Portret i një shteti Drita Llolla

Gjeneza

Interesi për ta studiuar në tërësi kompleksitetin e identiteteve kulturore lindi me shfaqjen e komuniteteve transnacionale, ku multikulturalizmi ndikoi në nivel personal, në marrëdhëniet ndërpersonale, e rrjedhimisht kolektive, në perceptimin dhe reflektimin mbi identitetin; Kush jam/jemi dhe çfarë vlerash përfaqësoj/më? Shoqëria malazeze, që në kohërat e organizimit primitiv shoqëror, njihet me konceptin e identitetit të shtresëzuar. Mendohet se gjithçka filloi me mpleksjen midis fiseve të sllavëve të jugut dhe shqiptarëve. Gojëdhënat popullore sugjerojnë se disa fise malazeze janë produkte të degëzimit të vëllazërimeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Janë përshkruar lëvizjet e barinjve të Shqipërisë së Veriut dhe të Zetës gjatë gjithë Mesjetës, si rrjedhojë e të cilave u krijuan marrëdhënie fisnore që rrafshonin kufij fetarë dhe etnikë. Nga ky këndvështrim, me interes të veçantë është studimi i trashëgimisë kulturore për të kuptuar më mirë identitetin e shtresëzuar malazez. Ndërkaq, Ballkani njihet në histori si vend i shkëbimeve midis popujve, ku më tipiket ishin lidhjet mes familjeve princërore të periudhës së Mesjetës. Veçanërisht, bien në sy martesat e përfaqësuesve të tre brezave të familjes sundimtare të Zetës, Gjuragj, Stefan dhe Ivan Crnojeviqit, me të bijat e Zahariajve, Kastriotëve dhe Arianitëve. Historia e shenjtores Angjelinë, vajzës së fisnikut dhe prijësit shqiptar me kryeqendër në Kaninë, Gjergj Arianitit, e cila u martua me despotin serb, Stefan Brankoviqin, është një tjetër rast i cili dëshmon ndërthurjet dinastike në katër anët e horizontit

6

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

ballkanik, si dhe shtrirjen gjeografike, të gjithanshme të lidhjeve midis serbëve dhe shqiptarëve. Martesat politike kanë forcuar aleancën, e cila, supozohet se ka qenë kundërpërgjigje ndaj ndryshimit rrënjësor, kulturor që po i kanosej strukturës së rajonit me ardhjen e Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444, ku mori pjesë edhe Stefan Crnojeviqi, së bashku me djemtë e tij, Gjergjin dhe Gjonin (Ivani), mund të konsiderohet një ngjarje përbashkuese në luftën për liri. Mirëpo, diskursi mbizotërues i ligjërimit akademik dhe publik sot këmbëngul që të anashkalohet perspetiva historike e “fuzionimit” të serbëve dhe shqiptarëve, duke mos e përdorur si pikënisje për ta zbërthyer dhe shpjeguar identitetin e shtresëzuar malazez. Përkundrazi, “dikotomia institucionale malazeze është shfaqur në dy forma; përmes përpjekjes për t`i qëndruar pranë rrënjëve dhe vatrës serbe, ose e kundërta e saj, për

ta afirmuar shkencërisht identitetin njëmijë-vjeçar malazez”. (Vojvodiq, 2016) Në kundërshtim të dy hipotezave të mësipërme dhe qëndrimeve të konsumuara, vijon konstatimi se ”grupet etnike dhe kulturat nuk kanë qenë asnjëherë entitete me kohëzgjatje të pafundme kohore, as me një vetëpërcaktim të krijuar në mënyrë të pavarur nga kontaktet me jashtë.” (Doja, 2009:153) Rrjedhimisht, kuptimi i identitetit malazez si një produkt i shkallës më të lartë të ndërveprimit midis grupeve etinike nuk synon zhdukjen apo zhbërjen e tij, por përshkrimin e saktë të natyrës së tij. Ky aspekt përbën vlerën thelbësore të karakterit të depozituar të tij sot. Me qëllim portretizimin e saktë të Malit të Zi, e shikoj si një çështje me rëndësi të veçantë, risjelljen në vëmendjen publike dhe hapjen e diskutimit rreth këtij dimensioni historik, bazuar në vlerësimin mbi baza konkrete të historisë, marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërshekullore midis malazezëve dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në vështrimin e ontologjisë, realiteti është fenomen relativ. Në bazë të këtij konstatimi, themi që nuk ekziston një realitet i vetëm, por realitete të ndryshme që bashkëjetojnë. Nëse i qasemi me këtë frymë përshkrimit të identitetit malazez, duke u bazuar në analiza të mirëfillta të proceseve shoqërore, kohore dhe historike, arrijmë në përfundimin se identiteti malazez është një konstrukt i shtresëzuar apo një bashkësi e realiteteve që e përfaqësojnë. Ky konstatim sot përbën karakteristikën emblematike të Malit të Zi, multikulturalizmin, të faktuar në Kushtetutë, Konventat ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave

shqiptarëve. Në këtë mënyrë, kontribuojmë që trashëgimia historike e së kaluares të shndërrohet në një kapital të rëndësishëm të së tashmes. Për më tepër, të ndërgjegjësohesh rreth unitetit dinamik të Malit të Zi do të thotë t’ia pranosh karakterin sintetik të një qytetërimi europian.

Aspekti fetar dhe gjuhësor

I gjendur në vijën ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes, në aspektin gjeografik, politik, fetar dhe atë kulturor, Ballkani ka qenë gjithmonë vatër e përplasjeve të forta ideologjike. Periudha e pushtimit osman ka shkaktuar ndryshimet më të thella shoqërore dhe kulturore në hapësirën e tij, të cilat diktuan ashpërsimin e strategjive të njejtësimit dhe të ruajtjes së kufijve etnikë. Tek serbët, koncepti i kombësisë vijon të jetë ngushtësisht i lidhur me fenë, kështu që, si sot edhe atëmot, “etnicizimi i fesë” për serbët ishte një mënyrë e përcaktimit të kufijve etnikë. Shoqëria bashkohej rreth një patriarku, pra organizohej dhe sillej rreth figurave atërore. Kjo ka ndikuar që përpjekja për ta orientuar vetëdijen shoqërore drejt funksionimit dhe veprimit brenda kornizave të një shteti ligjor të përballet me rezistencë të gjerë dhe ndodh pikërisht për shkak të rrënjëve gjerësisht të përhapura të moralit patriarkal. Mënyra e dyfishtë e ushtrimit të pushtetit mbizotëron kulturën politike, ku praktikat rënduese burokratike dhe arbitrariteti përdoren për t’i bllokuar efektivisht idetë at’sfiduese. Mirëpo, edhe pse i përshfaqur në forma të ndryshme, morali patriarkal është një karakteristikë e të gjithë popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Jetëgjatësia e tij nuk përbën çudi, pasi shoqëritë e organizuara sipas modelit patriarkal në momentin që privohen nga

prania e kryepushtetarit apo babait, shndërrohen në sisteme entropike në rrezik që t’i nënshtrohen kaosit. Falë historisë së pasur me konflikte, frika jonë nga rreziku i kaosit që do të prodhonte ndryshimi i status quo-së është kthyer në paranojë të përgjithshme. Për t’i shpëtuar kaosit, babai apo kryepushtetari, vepron në drejtim të “materies entropike”, për të vënë rregull dhe kanalizuar energjinë e cila, në fakt, prodhohet nga vetë ai. Ndryshe nga serbët, shqiptarët kanë përdorur një strategji tjetër në përcaktimin e kufijve etnikë. Shqiptarët njihen botërisht si populli i lashtë, ilir dhe i krishterë. Akademiku i shquar shqiptar Alban Doja i cili e ka studiuar në thellësi çështjen e përdorimit politik të fesë në rindërtimin e identiteve, nga ku është frymëzuar ky segment i këtij shkrimi, ndër të tjera shprehet në lidhje me rastin shqiptar se “me perandorinë bizantine ata hynë gjithnjë e më tepër në orbitën e krishterimit të Lindjes, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, si edhe për rrjedhojë arsyesh të ndryshme politike dhe historike, ia arritën t’a ruajnë prapavijën perëndimore.” Në vijim ai shpjegon se ky fenomen do të manifestohej më pas në momente të ndryshme përgjatë historisë, veçanërisht rreth çështjes së identitetit. Me evoluimin e strukturës fetare, shqiptarët refuzuan etnicizimin mbi bazën fetare, duke u shndërruar në të vetmin popull “transfetar” të Ballkanit. Identiteti i shqiptarëve u ndërtua kryesisht mbi bazën e gjuhës. Aq e fortë ka qenë kjo dukuri, sa u kthye në një ideologji të vërtetë, mbi themelet e së cilës u zhvillua lëvizja e Rilindjes Kombëtare të popillit shqiptar, nga mesi i shekullit XIX e deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Fryma rilindase mbështetej në shtyllat e autonomisë dhe Pavarë-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sisë, në ndjenjën e kombësisë, identitetit, individualitetit dhe tendencës për të kapërcyer prirjet e lokalizmit dhe të separatizmit patriarkal feudal. Prijësit e saj ishin elita intelektuale, e cila përpunoi dora-dorës idetë për të drejtat e kombit, të plotësuara me ato iluministe për kulturën dhe zhvillimin ekonomik. Nëse zhvendosim vëmendjen tek malazezët, vërejmë ngjashmëri në përpjekjet për t’a ruajtur frymën dhe “prapavijën perëndimore”, edhe pse në një kontekst të ndryshëm kohor dhe politik. Ajo që vlen të theksohet është se, nga aspekti gjuhësor, provat e leximit latin të periudhës së Duklës, të cilat ruhen ende sot dëshmojnë se në hapësirën që zë Mali i Zi sot janë përqafuar vlerat e qytetërimit latin. Alfabeti dhe leximi latin, në këtë rast, flet qartë rreth vendimit në gjenezë për të zgjedhur rrugën e përqafimit të vlerave perëndimore. Nga ana tjetër, dualiteti i identitetit malazez bën që shoqëria të përballet me sfida të tjera, ku kryeson përplasja e vazhdueshme me Kishën Ortodokse Serbe. Me anë të tendencës së vazhdueshme për të sulmuar dhe manipuluar politikisht çështjen identitare, si edhe duke shprehur qëndrime gjithnjë shpifëse ndaj proceseve integruese dhe modernizuese të Malit të Zi, Kisha Ortodokse Serbe dhe gjithçka që ajo përfaqëson sot janë kthyer në plagën kryesore të vendit. Kjo bën që morali patriarkal, sot për sot, të mbetet i pllakosur, si në strukturën familjare ashtu edhe në institucionet e shoqërisë malazeze, duke vështirësuar kornizat e brishta shtetërore dhe progresin e Malit të Zi. Margjinalizimi i Kishës Ortodokse Serbe dhe ndikimit të saj në shoqërinë malazeze përbën hapin fillestar, pozitiv drejt çrrënjosjes së paternalizmit dhe tendencave lindore në Mal të Zi. (vazhdon) E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Strategjia e re ruse

Si po investon Moska në përçarjen e shoqërisë shqiptare! Me “normalizimin” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si çmim tundues, aktorët perëndimorë mund të bien në një kurth të ndarjes së kufijve, pasojat e pamenduara të të cilit mund të jenë shumë më të gjera sesa ç’kanë kërkuar më të madh serb që do të përfshinte Malin e Zi, Kosovën, gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës dhe pjesë të Kroacisë. Ata nuk ishin kundër Janusz ndryshimit të kufijve të njësive të Bugajski mëparshme federale të Jugosllavisë për të forcuar aleatin e tyre kryesor në rajon. Kremlini gjithashtu llogariti që rregullimet e kufijve të Ballkanit Kur Uashingtoni i hapi dritën jeshile mund të përforconin planet e saj për mundësisë për shkëmbimin e tokave të ndarë republikat ish-Sovjetike dhe ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të zmadhuar Federatën Ruse. Moska u hodh të kapte mundësinë e Strategjia e re ndarëse e Rusisë në re për nxitjen e konfliktit. Ballkanin Perëndimor është shfaqur Për Uashingtonin, një shkëmbim i tani me disa qëllime të mbivendosumundshëm territorial ndërmjet Ser- ra. Objektivi i parë është krijimi i çarbisë dhe Kosovës mund të normal- jeve ndërmjet politikanëve shqiptarë izonte marrëdhëniet dypalëshe dhe dhe përçarja e shoqërive shqiptare do të ndihmonte në stabilizimin e në Kosovë, Maqedoni dhe në vetë rajonit më gjerë. Për Moskën, ndry- Shqipëri. Popullatat shqiptare nuk shimet e kufijve mund të shtonin një njihen vetëm për qëndrimin e vendodimension të ri në strategjinë e saj sur pro-amerikan, por janë gjithashtu për përçarje dhe pushtim. thellësisht rezistuese ndaj depërtimit Gjatë dezintegrimit të Jugosllavisë në politik dhe ekonomik të Rusisë. vitet 1990, zyrtarët rusë mbështetën Moska tani do të kërkojë të shfrytëzoplanet e Milosheviqit për një shtet jë çdo ndarje që mund të krijohet në

8

lidhje me ndryshimin e kufijve për të mbjellë dhe nxitur ndikimet e saj politike të korruptuara. Në Kosovë ka një ndarje në rritje ndërmjet atyre të cilët mbështesin dhe kundërshtojnë një transaksion që përfshin pjesë nga katër komunat veriore të Kosovës në këmbim të pjesëve nga tri komuna serbe në Luginën e Preshevës. Gjithashtu, çdo diskutim me dyer te mbyllura rreth kufijve në mënyrë të pashmangshme krijon thashetheme që mund të shfrytëzohen nga provokatorët për të ndezur mosmarrëveshjet politike. Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj në Kosovë kanë shprehur pozicione diametralisht të kundërta në lidhje me ndryshimin e kufijve. Ndërkohë që Haradinaj është vendosmërisht kundër, Thaçi ka qenë më mbështetës. Pasi u takua me Presidentin Putin, ai duket sikur beson që Rusia do ta njohë Kosovën dhe do ta lejojë të hyjë në

Strategjia e re ndarëse e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është shfaqur tani me disa qëllime të mbivendosura. Objektivi i parë është krijimi i çarjeve ndërmjet politikanëve shqiptarë dhe përçarja e shoqërive shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në vetë Shqipëri. Popullatat shqiptare nuk njihen vetëm për qëndrimin e vendosur pro-amerikan, por janë gjithashtu thellësisht rezistuese ndaj depërtimit politik dhe ekonomik të Rusisë

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Kombet e Bashkuara pasi të zbatohet një marrëveshje me Beogradin e cila do të përmbante rregullimet e kufijve. Ia vlen të përmendim që udhëheqësi i Rusisë rregullisht u pëshpëritë dezinformata udhëheqësve të huaj për të testuar reagimet e tyre dhe për të mbjellë ide që i përshtaten interesave të Kremlinit. Një qëllim i dytë i Kremlinit në Ballkan është përkeqësimi i ndarjeve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në mënyrë që as Serbia dhe as Kosova të mund të hyjnë në NATO apo BE. Mënyra më efektive për të mbyllur dyert e anëtarësimit është duke krijuar diversione që mbështesin konfliktet ndërshtetërore në mënyrë që palët e mosmarrëveshjeve të shihen si të papërshtatshëm për anëtarësim. Moska e di mirë që si nacionalistët serbë dhe ata shqiptarë do të hidheshin të kapnin mundësinë e shkëmbimeve territoriale dhe mund të nxiten të ndjekin pretendime irredentiste më ambicioze, siç është ndarja e Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi ose Maqedonisë. Është e paqartë nëse qeveria e Serbisë është plotësisht në dijeni të komploteve të Moskës apo po mashtrohet. Presidenti Vuçiq duhet të jetë i ndërgjegjshëm që Serbia mund të

Moska tani do të kërkojë të shfrytëzojë çdo ndarje që mund të krijohet në lidhje me ndryshimin e kufijve për të mbjellë dhe nxitur ndikimet e saj politike të korruptuara

hyjë në konflikte të zgjatura me fqinjët nëse punon ngusht me Rusinë. Qëllimi i deklaruar i Beogradit për lidhjen e një marrëveshjeje me Kosovën është që Serbia të hyjë më shpejt në BE. Po përse Kremlini duhet të ndihmojë Vuçiqin në përpjekjet e tij për anëtarësim në BE, të cilin është përpjekur të shuajë me dhunë në Ukrainë, Moldavi, Gjeorgji dhe kudo tjetër? Ndërkohë që zyrtarët rusë fusin pyka ndërmjet kryeqyteteve të rajonit, ata në të njëjtën kohë mund të ofrojnë zgjidhje rajonale dhe të futen vetë si ndërmjetës për të reduktuar rolin e NATO-s dhe BE-së. Duke pretenduar që ndihmon në zgjidhjen e konflikteve rajonale, Moska gjithashtu llogarit që mund të përfitojë avantazhe të tjera, qoftë në reduktimin e kundërshtimit të Perëndimit ndaj projekteve të saj të gazit në Evropë apo një status të veçantë me imunitet diplomatik për bazën e saj të inteligjencës në Serbinë jugore. Një motiv i tretë për mbështetjen e Rusisë për shkëmbimet e tokave

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

është krijimi i precedentëve të përdorshëm, veçanërisht për ndarjen nga ajo të Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe mundësisht të shteteve të tjerë. Rregullimet me forcë të kufijve nga Moska mund të përshkruhen si lëvizje legjitime që janë njësoj me mbështetjen e Perëndimit për homogjenizimin etnik në Ballkan. Kjo do të pakësonte thirrjet për sanksione dhe ndëshkime të tjera kundër Rusisë si pasojë e marrjes së territoreve të fqinjëve të saj. Në një botë ideale, një shkëmbim dypalësh i kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të rregullohej pa provokuar konflikte politike, mëri etnike apo pretendime irredentiste. Por kushtet në Ballkan dhe rajone të tjera ku Kremlini ka injektuar influencat e tij janë larg ideales. Me “normalizimin” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si çmim tundues, aktorët perëndimorë mund të bien në një kurth të ndarjes së kufijve, pasojat e pamenduara të të cilit mund të jenë shumë më të gjera sesa ç’kanë kërkuar.

E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Nepotizmi i instaluar në mendësinë politike shqiptare Në vendet demokratike nuk mund të ndodhë, që në institucionet shtetërore dhe lokale punësimin dhe emërtimin e funksionarëve në pozita udhëheqëse politike dhe ekonomike ta bëjnë pa konkurse publike, përmes të cilave bëhet favorizimi real i kuadrove sipas përvojës dhe aftësive të tyre profesionale, dhe jo sipas lidhjeve familjare, siç ka ndodhur dhe ende po ndodh në institucionet shtetërore dhe lokale, nisur nga emërtimet në postet më të larta shtetërore dhe deri në nivelet më të ultë pranë administratave komunale dhe ndërmarrjeve publike

Për Koha Javore:

Qani Osmani

Nepotizmi si dukuri në shoqërinë tonë e veçmas në kulturën tonë politike, është bërë pjesë e brendshme e zhvillimeve shoqërore e ekonomike, politike e institucionale. Madje, ai tashmë ka fituar një farë statusi zyrtar dhe shfaqet si përkrahje e favor mbi bazë familjare e miqësore (shoqërore), sidomos në politikë. Si term “nepotizmi” e ka origjinën nga italishtja “nipote” që do të thotë, nip, dhe filloi të përdorej në shekullin XV-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

XVI në përshkrimin e praktikave të emërimeve nga papët, sidomos të fëmijëve të tyre ilegjitimë (të pranuar si nipër!). Pra, favorizimi i të afërmve mbi bazën e lidhjeve familjare, thënë më saktë është nepotizëm, me të cilin nënkuptojmë punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre, që zakonisht merr formën apo emërtimin e tyre në poste të larta në institucione shtetërore dhe lokale. Ky do të ishte përkufizimi i thjeshtë i nepotizmit, i cili siç dihet, pas implementimit të sistemit pluralist në Mal të Zi, me shpejtësi të madhe u bë “kriteri” kryesor dhe favorizues për punësimin e njerëzve sipas lidhjeve familjare, kudo dhe në çdo mjedis të shoqërisë tonë.

Nepotizmi është një sistem i udhëheqjes, ku e mira gjithmonë i dhurohet një individi apo familjeje, një klani apo një grupi, ose një pjese të shoqërisë. Kjo dukuri ju mundëson udhëheqësve shtetërorë dhe vendorë që të lehtësojnë ngritjen e individëve, anëtarëve të familjes së tyre apo të rrethit të tyre, të shokëve të miqve në vendet me përfitime shtetërore, në dëm të meritokracisë apo interesit të përgjithshëm shoqëror. Nepotizmin mund ta vërejmë që nga marrja e një certifikatë të lindjes e deri te punët e mëdha, si punësimi dhe përfitimi përmes personave të afërm, miqve, shokëve dhe dashamirëve. Ndërkaq, refuzimi i kërkesës për punë të personave me vlera dhe cilësi të larta mbetet brengë kryesore për qytetarët dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

pengesë e zhvillimit të demokracisë dhe të mirëqenies ekonomike të qytetarëve. Në vendet demokratike nuk mund të ndodhë, që në institucionet shtetërore dhe lokale punësimin dhe emërtimin e funksionarëve në pozita udhëheqëse politike dhe ekonomike ta bëjnë pa konkurse publike, përmes të cilave bëhet favorizimi real i kuadrove sipas përvojës dhe aftësive të tyre profesionale, dhe jo sipas lidhjeve familjare, siç ka ndodhur dhe ende po ndodh në institucionet shtetërore dhe lokale, nisur nga emërtimet në postet më të larta shtetërore dhe deri në nivelet më të ulëta pranë administratave komunale dhe ndërmarrjeve publike. Prandaj, duke marrë parasysh shkeljet ligjore që janë bërë në aspektin e punësimit të njerëzve pa merita dhe pa përmbushjen e kritereve dhe kushteve të parashikuara me ligj, përkatësisht pa përmbushjen e kritereve konkurruese, nuk duhet të habitemi pse sot kemi një shoqëri të prapambetur ekonomikisht, me popullsi të varfër deri në ekstrem, rini të papunësuar, pse sot kemi një administratë të dobët shtetërore dhe komunale, pse sot në të gjitha organet dhe institucionet tona e kemi prezent në përmasa rrënuese dukurinë e nepotizmit, korrupsionit, hajnisë, keqpërdorimit e mjeteve dhe të mirave materiale shtetërore. Në këtë rast është shumë me rëndë-

Është shumë me rëndësi të theksojmë posaçërisht edhe dukurinë e “nepotizmit politik”, i cili po ashtu ka zënë rrënjë të thella në mentalitetin provincial lokalist dhe krahinor në shoqërinë tonë, i cili madje nuk ishte aspak më pak i dëmshëm se nepotizmi familjar. Ky lloj nepotizmi, ku lideri i partisë politike ka qenë dhe mbetet strumbullari kryesor rreth të cilit janë ngritur mite dhe programe politike kryekëput mbi bazat e nepotizmit dhe ideologjisë politike sipas përkatësisë rajonale, lokaliste dhe farefisnore të liderit

si të theksojmë posaçërisht edhe dukurinë e “nepotizmit politik”, i cili po ashtu ka zënë rrënjë të thella në mentalitetin provincial lokalist dhe krahinor në shoqërinë tonë, i cili madje nuk ishte aspak më pak i dëmshëm se nepotizmi familjar. Ky lloj nepotizmi, ku lideri i partisë politike ka qenë dhe mbetet strumbullari kryesor rreth të cilit janë ngritur mite dhe programe politike kryekëput mbi bazat e nepotizmit dhe ideologjisë politike sipas përkatësisë rajonale, lokaliste dhe farefisnore të liderit. Ky lloj nepotizmi ishte pa dyshim, thelbi i dështimit të shumë subjekteve politike, të cilat vazhdojnë të identifikohen me liderin dhe udhëheqësin partiak. Natyrisht, që politikanëve tanë duhet t’ua japim votat dhe mbështetjen sipas meritave dhe përvojave që kanë në jetën politike, e jo sipas nepotizmit politik, sepse

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

një “kriter” dhe logjikë të këtillë lokaliste në politikë nuk e praktikon asnjë shtet ligjor dhe demokratik. Ky fenomen përveç se është instaluar në mendësinë politike shqiptare, ka bërë pa dyshim që politika kombëtare e me këtë edhe statusi i shqiptarëve në shtetin e Malit të Zi të gjendet ende në fazën embrionale të saj. E gjithë kjo që trajtuam më lartë dëshmon shumë qartë për nivelin tragjikomik dhe shumë të ulët arsimor dhe profesional të të gjithë udhëheqësve politikë të deritanishëm, me përjashtime shumë të vogla. Prandaj, pa gjetjen dhe krijimin e liderëve partiakë të mirëfilltë politikë dhe kombëtarë, shqiptarët do të sharrojnë gjithnjë e më shumë në kaosin e nepotizmit dhe të prapambetjes ekonomike, politike dhe shoqërore. E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Mbështetja e fortë Amerikano-Gjermane për NATO-n përballë kërcënimit Rus Sipas një studimi të kohëve të fundit nga firma amerikane e sondazheve, Gallup, Inc., 52% e amerikanëve e konsiderojnë fuqinë ushtarake të Rusisë si një “kërcënim serioz” ndaj interesave jetike të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Rusia zë vendin e parë në listën e vendeve që amerikanët i konsiderojnë si “armiq kryesorë” të Shteteve të Bashkuara

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork I njëjti studim thekson, njëkohësisht, se 73% e amerikanëve kanë mendime jo të favorshme për Rusinë. Si përfundim, thuhet në raportin e entit Gallup, Rusia është tani vendi që shumica dërmuese e amerikanëve e konsiderojnë si vendin armik numër një të interesave amerikane. Sondazhi nënvizon se këto prirje në qëndrimin e amerikanëve ndaj Rusisë dhe politikave të saj, sidomos në fushën ndërkombëtare, janë vënë re edhe para se televizioni shtetëror rus identifikoi, kohët e fundit, instalimet ushtarake amerikane të cilat do të ishin objekt agresioni në rast të një sulmi të mundshëm bërthamor kundër tyre, nga ana e Rusisë. Nuk është për t’u habitur atëherë që në një atmosferë të tillë mosbesimi nga ana e amerikanëve ndaj Rusisë dhe qëllimeve të saj armiqësore kundër Shteteve të Bashkuara, që mbështetja për Aleancën e Atlantikut

12

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Verior, NATO është shumë e lartë në radhët e amerikanëve. Bazuar në një sondazh tjetër të firmës Gallup mbi mbështetjen që gëzon NATO-ja në Amerikë, 77% e amerikanëve mendojnë se NATO-ja duhet të vazhdojë të ekzistojë, ndërkohë që 66% e amerikanëve shprehin mbështetje edhe për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si një ent i nevojshëm ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve botërore, sipas të njëjtit sondazh. Dihet se Presidenti Trump kishte shprehur skepticizmin e tij për ndihmat amerikane për organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, gjatë fushatës për president dhe më vonë. Ai kishte vënë në dyshim edhe nevojën për ekzistencën e NATO-s, një qëndrim ky që në atë kohë u kritikua ashpër nga evropianët dhe nga Senati Amerikan. Por, ky sondazh i kohëve të fundit, tregon qartë gjithashtu se edhe shumica e amerikanëve mendojnë ndryshe nga Presidenti i tyre në lidhje me nevojën për ekzistencën e Aleancës më të fortë politiko-ushtarake që ka njohur ndonjëherë bota dhe e cila ka ruajtur paqen në Evropë për 70-vjet, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që pikëpamjet e Presidentit Trump ndaj NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara duket se

kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Ai nuk vë në pyetje më nevojën për ekzistencën e NATO-s dhe të OKBsë, por ngul këmbë që të gjitha vendet anëtare të kontribuojnë 2% për mbrojtjen e përbashkët siç është rasti i vendeve anëtare të NATO-s dhe që vendet anëtare të OKB-së të japin kontributin e tyre për të mbajtur gjallë këtë organizatë. Realiteti në detyrën e Presidentit për t’u përballur me zhvillimet e papritura në arenën ndërkombëtare, shpeshherë shkaktojnë që të hidhen poshtë perceptimet e vjetra dhe të ndryshojnë pikëpamjet edhe të një presidenti. Në një vend demokratik si Shtetet e Bashkuara është e pamundur që një president të ndjekë dhe të mbështesë qëndrime dhe politika -- qofshin të brendshme apo të jashtme – në kundërshtim me vullnetin e një shumice aq dërmuese të popullit amerikan, siç është sot mbështetja e shprehur prej 77% e amerikanëve për Aleancën e NATO-s. Sondazhi i firmës Gallup vë në dukje gjithashtu se mbështetja e amerikanëve për NATO-n është e fortë si në radhët e republikanëve ashtu edhe të demokratëve, por edhe në radhët e atyre që nuk bëjnë pjesë në këto dy parti. Studimi në fjalë thekson edhe mbështetjen e fortë të amerikan-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION ëve për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila sipas amerikanëve ajo luan gjithnjë një rol të dobishëm dhe të nevojshëm në botë. 86% e demokratëve amerikanë mbështesin OKB-në, duke shprehur mendimin se roli i organizatës ndërkombëtare është edhe sot i nevojshëm, ndërsa 66% e atyre që nuk i përkasin asnjë partie dhe 49% e republikanëve amerikanë mendojnë se OKB-ja luan ende një rol të rëndësishëm. Gallup vë në dukje se mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme për NATO-n dhe OKB-në, madje edhe në periudhën e platformës politike, “Amerika e para” e Presidentit Trump, amerikanët e të gjitha prirjeve politike vlerësojnë rolin që luajnë organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet bota. Ndërkaq, është matur mbështetja për NATO-n edhe në Gjermani. Më gjithë dallimet që ekzistojnë midis amerikanëve dhe gjermanëve mbi çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet dypalëshe, ata ndajnë mendime pothuaj të njëjta përsa i përket Aleancës NATO, si dhe Rusisë e Kinës, njoftojnë Qendra Amerikane Pju e sondazheve dhe enti gjerman Korber-Stiftung. Sip-

as këtij sondazhi, gjermanët ashtu si amerikanët mbështesin fuqishëm Aleancën e NATO-s. Si në Gjermani ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, sipas këtij sondazhi, mbështetja mbetet e lartë për NATO-n, madje edhe pas përplasjes midis Presidentit Trump dhe Kancelares gjermane Merkel, në lidhje me shpenzimet ushtarake dhe për influencën ruse, në takimin e Aleancës Perëndimore në Bruksel, korrikun që shkoi. Raporti i këtyre dy firmave të sondazheve -- njëra gjermane e tjetra amerikane – rithekson faktin se mendimet e amerikanëve dhe të gjermanëve ndaj Rusisë vazhdojnë të jenë jo të favorshme dhe se pikëpamjet pozitive ndaj Rusisë, janë në nivelin më të ulët në Gjermani dhe në SHBA ç ‘prej vitit 2011, kur anembanë Rusisë u mbajtën protestat popullore dhe pas akuzave për vjedhje të votave në zgjedhjet parlamentare të atij vendi, duke arritur një nivel edhe më të ulët në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska. Thirrjeve të Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake, Gjermania u është përgjigjur pozitivisht. Mediat gjermane kanë njoftuar muajin që kaloi se qeveria gjermane ka siguruar Organizatën e Traktatit të At-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

lantikut Verior se ka vendosur të rrisë gradualisht shpenzimet për mbrojtje, me gjithë ngadalësimin e pritshëm të rritjes ekonomike në Gjermani. Ashtu si edhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Gjermanisë që të shtojë shpenzimet ushtarake me 2% të të ardhurave kombëtare (GDP), në përputhje me objektivin e caktuar nga vendet anëtare të NATO-s, në vitin 2014. Pritet që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të realizojnë angazhimin e marrë përsipër që të rrisin, gradualisht, shpenzimet ushtarake me 2% deri në vitin 2024. Dje (të enjten), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg botoi Raportin vjetor të Aleancës politiko-ushtarake që ai drejton, një “Aleance moderne që u përgjigjet kërcënimeve të sotme ndaj sigurisë, që u adaptohet sfidave të reja dhe e cila investon për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në parathënien e raportit vjetor. Raporti shënon edhe 70-vjetorin e themelimit të NATO-s me një perspektivë historike të arritjeve dhe sukseseve të Aleancës ç’prej themelimit të saj në vitin 1949 e deri më sot, përfshirë anëtarësimin në NATO të ish-vendeve komuniste, dikur kundërshtare të saj.

E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Rënie civilizimesh Qeverisja nga elita oligarkësh është një recetë për rënie qytetërimesh. Pasuria dhe pabarazia politike mund të jenë nxitësit qendrorë të shpërbërjes sociale, ashtu si edhe oligarkia dhe centralizimi i pushtetit. Kjo jo vetëm që shkakton shqetësime sociale, por pengon aftësinë e një shoqërie për t’iu përgjigjur problemeve ekonomike

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington

“ 14

Rënia e qytetërimeve ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e historianëve. Arnold Toynbee (1889 – 1975) në librin e tij “A Study of History” trajton rreth 30 qytetërime që njerëzimi ka kaluar. Sipas tij, në shumicën e rasteve qytetërimet kanë qenë vetë përgjegjëse për rënien e tyre. Vetë-shkatërrimi është natyrë e njeriut. Sidoqoftë, rrënimi i qytetërimeve është ndihmuar edhe nga

faktorë të ndryshëm të jashtëm. Perandoria Romake, për shembull, ishte viktimë e zgjerimit të tepruar dhe e udhëheqjes së dobët. Por ajo gjithashtu u gjunjëzua kur u dynd nga visigotë dhe vandalë nga viti 410 deri më 455. Rënia është shpesh e shpejtë dhe madhështia nuk shërben si vaksinë për të siguruar imunitet. Në vitet 390, Perandoria Romake mbulonte një

Rënia mund të vijë pavarësisht nga shkalla e lartë e zhvillimi. Qytetërimi i sotëm, për shembull, mund të jetë më i avancuar, por kjo nuk e mbron nga kërcënimet që kanë hasur qytetërimet e kaluara. Aftësitë teknologjike sjellin edhe sfida

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION sipërfaqe prej 1.9 milionë kilometra katrorë dhe vetëm 5 vjet më pas, ajo shtrihej vetëm në 770.000 kilometra katrorë. Prej vitit 476, sipërfaqja që zinte ishte zero. Rënia mund të përkufizohet si pakësim i shpejtë i numrit të popullsisë dhe humbje e identitetit. Shërbimet publike rrënohen dhe çrregullimi vjen ndërsa qeveria humbet monopolin. Rënia mund të vijë pavarësisht nga shkalla e lartë e zhvillimi. Qytetërimi i sotëm, për shembull, mund të jetë më i avancuar, por kjo nuk e mbron nga kërcënimet që kanë hasur qytetërimet e kaluara. Aftësitë teknologjike sjellin edhe sfida. Ndërsa nuk ekziston një teori e vetme e pranuar përse bien qytetërimet, historianët propozojnë shpjegime të ndryshme, duke përfshirë ndryshimet klimatike. Rënia e Anasazit, Mayas dhe shumë qytetërimeve të tjera kanë përkuar të gjithë me ndryshime klimatike të papritura, zakonisht thatësira. Rënia mund të ndodhë kur shoqëritë tejkalojnë kapacitetin e mjedisit të tyre. Kolapsi ekologjik vjen nga shpyllëzimi i

Perandoria Romake, për shembull, ishte viktimë e zgjerimit të tepruar dhe e udhëheqjes së dobët. Por ajo gjithashtu u gjunjëzua kur u dynd nga visigotë dhe vandalë nga viti 410 deri më 455. Rënia është shpesh e shpejtë dhe madhështia nuk shërben si vaksinë për të siguruar imunitet. Në vitet 390, Perandoria Romake mbulonte një sipërfaqe prej 1.9 milionë kilometra katrorë dhe vetëm 5 vjet më pas, ajo shtrihej vetëm në 770.000 kilometra katrorë. Prej vitit 476, sipërfaqja që zinte ishte zero

tepruar, ndotja e ujit, degradimi i tokës dhe humbja e biodiversitetit. Qeverisja nga elita oligarkësh është një recetë për rënie qytetërimesh. Pasuria dhe pabarazia politike mund të jenë nxitësit qendrorë të shpërbërjes sociale, ashtu si edhe oligarkia dhe centralizimi i pushtetit. Kjo jo vetëm që shkakton shqetësime sociale, por pengon aftësinë e një shoqërie për t’iu përgjigjur problemeve ekonomike. Historiani Joseph Tainter është i men-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dimit se shoqëritë në fund rrënohen nën peshën e kompleksitetit dhe burokracisë së tyre të akumuluar. “Katër kalorësit” që shënojnë fundin e qytetërimit janë lufta, fatkeqësitë natyrore, uria dhe sëmundjet epidemike. Një shpjegim përfundimtar përse qytetërimet bien, nuk ka. Por dihet se njeriu rrëzohet nëse ecën sy mbyllur, dhe është i dënuar nëse nuk e përfill të kaluarën.

E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Teatri i Kukullave nga Tirana në Ulqin

Një eksperiencë e re dhe mjaft emocionuese Gjekë Gjonaj

Fëmijët e vegjël të qytetit të Ulqinit shumë kohë do ta mbajnë mend mbrëmjen e 11 marsit të këtij viti. Pikërisht atë mbrëmje të bukur salla e Qendrës Kulturore të Ulqinit u mbush pothuaj plot e përplot me fëmijë të vegjël. Ata ishin aq të lumtur , saqë vrap njëri pas tjetrit nxitonin për t’u ulur nëpër karriget e sallës së QK-së. Bashkëbisedonin me njëri tjetrin. Qeshnin dhe prisnin me padurim që shfaqja “ Dasma Shqiptare” të fillonte. Kjo shfaqje, e cila erdhi për publikun e vogël si muzikal nën regjinë e Paolo Comentale dhe nën interpretimin e shkëlqyeshëm të Shegushe Bebetit, Jorida Marsit dhe Elidon Alikës, i lumturoi këta spektatorë të vegjël, por të çiltër. Teatri i Kukullave nga Tirana bëri

16

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Prurjet e këtilla skenike në Ulqin janë shumë të rëndësishme, të dobishme dhe të domosdoshme, nëse dëshirojmë që brezin e ri ta edukojmë në një frymë të re artistike. Sepse pikërisht kukullat e kanë magjinë e vet që ta krijon në momentin që ti e shikon apo në momentin kur ti e prekë dhe behet më e prekshme dhe më e gjallë. Magjia e teatrit u jep mundësi fëmijëve që për një çast të largohen nga ekrani i televizorit, telefonit, tabletet dhe të shkëputen nga interneti

bashkë prindërit dhe fëmijët e këtij qyteti. Ishte kjo një shfaqje që kishte munguar prej vitesh në këtë qytet. Një eksperiencë e re, e bukur dhe sigurisht mjaft emocionuese. Një eksperiencë e papërjetuar më parë, e veçantë për mënyrën e realizimit , ndërsa shihje fëmijë që gëzojnë dhe shoqërojnë me kureshtje gjithë shfaqjen. Pavarësisht se zhurma ishte e pranishme në sallë, ndërsa u afroheshe për t’i pyetur ata nuk nguronin të tregonin kënaqësitë e tyre, që kishin ardhur në këtë shfaqje. Kishte edhe nga ata të cilët ishin të shoqëruar nga prindërit apo familjarët e tyre, por të gjithë ishin njësoj, të lumtur. Edhe pse ndoshta ky publik i vogël por i mrekullueshëm i fëmijëve mund

të mos ketë parë ndonjëherë më parë teatër kukullash në një sallë teatri dëshmoi se e do këtë gjë. Fëmijët sa kohë që zgjati shfaqja jetuan me artin dhe kulturën. Arritën ta përjetojnë, ndiejnë e shijojnë atë. Të njihen me muzikën, elementet muzikorë. Morën emocione nëpërmjet artistëve të mrekullueshëm në skenë, e jo nëpërmjet teknologjisë. Fëmijët vërtet u kënaqën shumë. E duartrokitën shfaqjen. Ata jo vetëm se përfituan nga rasti që t’i shohin kukullat drejtpërdrejt, por duke parë elementet e futura në këtë shfaqje të kërcimit folklorik tradicional shqiptar , ishte një mënyrë shumë e mirë për të mësuar se cilat janë këngët shqiptare, vallet shqiptare, kostumet shqiptare dhe trevat shqiptare. Kjo


KULTURË

ishte edhe një risi e kësaj shfaqje e cila shpresoj se do të zgjojë interesim po kaq të madh edhe në qytete të tjera. Dhe vërtet, është e pabesueshme mjeshtëria me të cilën aktorët e Tiranës atë mbrëmje i dhanë jetë kësaj shfaqje, duke u futur në depërtimin e imagjinatës dhe vëmendjes së fëmijëve parashkollorë e të nivelit fillorist. Prurjet e këtilla skenike në Ulqin janë shumë të rëndësishme, të dobishme dhe të domosdoshme, nëse dëshirojmë që brezin e ri ta edukojmë në një frymë të re artistike. Sepse pikërisht kukullat e kanë magjinë e vet që ta krijon në momentin që ti e shikon apo në momentin kur ti e prekë dhe behet më e prekshme dhe më e gjallë. Magjia e teatrit u jep mundë-

si fëmijëve që për një çast të largohen nga ekrani i televizorit, telefonit, tabletet dhe të shkëputen nga interneti. T’i shohin kukullat drejtpërdrejt ( live) në skenë. T’i prekin ato. Të kënaqen me personazhet dhe t’i shijojnë nga afër. Thuhet se teatri me kukulla ka lindur që në prehistori kur njerëzit e shpellave arritën të vërenin një fenomen që i mahniti dhe i bëri kureshtarë; atë të shfaqjes së hijeve në mure. Kështu filluan të krijonin forma të ndryshme me anë të duarve dhe lindën në këtë mënyrë shfaqjet e para me kukulla. Kukullat janë pjesë e historisë dhe jetës sonë të përditshme. Në forma të ndryshme ato arrijnë të joshin mosha të ndryshme, ndërkohë që përfaqësojnë zakone dhe tradita të

vlefshme e edukative. Janë zbavitëse dhe magjepsëse. Fëmijët arrijnë të besojnë dhe po ashtu të gjejnë veten te kukullat. Ata arrijnë të futen dhe të eksplorojnë një botë kreative që kukullat i krijojnë. Rëndësia e shfaqjeve të këtilla konsiston edhe në faktin se edukimi i fëmijëve përmes teatrit të kukullave u mundëson atyre të marrin porosinë shumë më direkt se sa përmes televizorit. Prandaj pa tjetër dhe pa hezitim duhet mbështetur nismëtarët e këtij bashkëpunimit të parë premtues mes Teatrit të Kukullave nga Tirana dhe Qendrës Kulturore të Ulqinit . Kjo rrugë e filluar bashkëpunimi hap shtigje që në të ardhmen të sjellin në Ulqin edhe shfaqje të tjera të bukura me kukulla. E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

Kur ambiciet e të rinjve bëhen peng e elitave politike Senaida Ismailaga

Dubai është gati për të testuar trenin e parë supersonik i cili do të jetë më i shpejtë se një avion dhe do të lidhë dy qytetet më të rëndësishme të Emiratëve, Dubain dhe Abu Dabin për vetëm 12 minuta, distancë kjo prej 150 km e cila deri tani është kaluar me makinë për një orë e 50 minuta. Po ashtu vlen të cekim që në Dubai është një risi përdorimi i Dronit Taxi fluturues i cili mund të autopilotohet dhe monitorohet nga qendra e komandës, por edhe nga vetë piloti. Në vitin 2016 në përpjekje të vazhdueshme për të promovuar energjinë e rinovueshme dhe produktet për një konsum më të gjërë, ai bleu kompanin SolarCity e cila synon rritjen e efiçiencës së energjisë në qytete. Një ndër produktet që prodhon kjo kompani janë edhe tjegullat solare për pullazet e shtëpijave. Ky pullaz nuk ndryshon shumë nga ai klasik dhe njëkohësisht prodhon rrymë. Musk poashtu planifikon që t’i fali botës një internet falas duke lansuar në orbitën e tokës mbi 4000 satelita duke përfshirë kështu tërë botën me një internet super të shpejtë. Duhet të përmendim edhe veprimtarinë deri tani më interesante të Ilon Musk e cila për shumë njerëz do të duket si fanta shkencë. Me vitin 2016 Iloni themeloi kompaninë e tij Neuralink me synim të konektojë ,,wireles” kompjuterin me trunin e njeriut.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Neuralink ka angazhuar ekspertë në fushën e nanoteknologjisë dhe sistemeve mikroelektromekanike duke synuar që në të ardhmen të lidhë trurin e njeriut me inteligjencën e makinës nëpërmjet pajisjeve të madhësisë sa një mikron (që është një e mijta pjesë e milimetrit) që do të jenë revolucionar në krahasim me çipat elektronikë të sotëm, gjë që do të lehtësojë implantimin e neuroelinkëve në trunin e njeriut. Të marrim si shembull: me këtë sistem në një të ardhme do të jetë e mundur që njeriu me mendimet e tij të kontrollojë dhe të vë në punë një robot në Hënë apo Mars. Ekspertët mendojnë gjithashtu, se në të ardhmen ky sistem do të mundësojë një komunikim telepatik ndërmjet njerëzve. Musk mendon se krijimi i një interfejsi tru-makinë do të jetë vendimtare për njerëzimin që të jetë konkurrent me robotët e së ardhmes (inteligjenca artificiale – roboti Sofia, lexo për te në internet) përndryshe IA (inteligjenca artificiale) do të jetë një inteligjencë shumë më e lartë se ajo e njeriut, dhe kjo do t’i bëjë njerëzit të manipulushëm dhe të padobishëm. Musk është duke i donuar miliona dollarë institutit Future of Life i cili po punon në përpilimin e programit i cili do sigurojë që Inteligjenca artificiale të mos dalë kurrë jashtë kontrollit të njeriut. Një hap në krijimin e njeriut – makinë ka filluar edhe me montimin e çipave në dorë, apo një mikroçip nën lëkurë të gishtit tregues të njeriut. Pikësynimi është që në një të arrdhme këto mikroçipa të përmbajnë të dhëna për llogaritë tona bankare, patentën e makinës, letërnjohtimin etj. Dhe pagesat do të bëhen nëpërmjet skanimit të të dhënave nga mikroçipi në dorë. Kushedi mbase në një të arrdhme edhe vetë shkëmbimi i parave do të

bëhet me ndërrimin e informatave nga mikroçipat në gishtin tregues. Në Zvicër është risi avancimi drejt një shoqërie pa para apo kartele bankare, dhe ka vite që ka përqafuar arritjetet më të reja teknologjike. E gjithë kjo duket tërheqëse. Mirëpo shumë mendimtarë janë skeptikë dhe kundër interferencës njeri- teknologji, për shkak që ajo është një e panjohur që nuk dihet se ku do të na çojë. Koha do të na tregojë se a ishin në të drejtë skeptikët apo optimistët, le t’ia lëmë këtë ekspertëve në përfundim. Pra, e gjitha filloi nga një i ri vizionar i cili po revolucionarizon botën. Shumë të rinj shqiptarë po ashtu si Musk janë ambiciozë dhe të përkushtuar mësimit, mirëpo pas përfundimit të shkollimeve ëndrrat e tyre ngadalë shuhen dhe tërë ai potencial po shkon dëm. Thuhet se kush punon për një të tashme ndikon dhe punon për një të ardhme, mirëpo e tashmja nuk është shumë premtuese. Gjeneratat e reja janë bërë peng i elitave politike mes të cilëve po sundon nepotizmi familjar dhe politik. Korrupsioni po shkatërron vendet e punës dhe po pengon zhvillimin. Perspektiva e vetme e shumë të rinjve është punësimi në organet e administratës lokale dhe asaj shtetërore ku tani numri i punëtorëve është i kufizuar. Të rinjtë po bëhen gjithnjë e më indiferentë ndaj këtyre dukurive shoqërore. Shumë të rinj po i vonojnë vendimet e vështira të jetës duke qëndruar në të ashtëquajtur zonën konforte e gjirit familjar, disa perspektivë të vetme e shohin emigrimin në Evropë apo Amerikë dhe kjo po bëhet dukuri jo vetëm tek shqiptarët, por në të gjithë gadishullin Ballkanik. Edhe pse janë përpiluar programet për të rnjitë, ato nuk janë të përfshirë


KULTURË

Shumë të rinj shqiptarë po ashtu si Musk janë ambiciozë dhe të përkushtuar mësimit, mirëpo pas përfundimit të shkollimeve ëndrrat e tyre ngadalë shuhen dhe tërë ai potencial po shkon dëm

aty, thjeshtë po mungon individualizmi dhe iniciativa për vetëpunësim. Të gjejmë vetëm një fajtor për këtë situatë pa perspektivë nuk ka kuptim, sepse duhet të pranojmë që e tërë shoqëria ka dështuar. Në situatë edhe më pak të volitshme janë shqiptarët pakicë në shtetet e Gadishullit Ballkanik të cilët përveç realitetit të vështirë ekonomik në këto shtete duhet të bëjnë edhe një përpjekje më shumë për të arritur të drejtat e tyre si popull autokton në trojet e veta. Shqiptarët duhet të ndihmohen më shumë nga shteti amë, si dhe të ndërtojnë urë lidhëse me diasporën

shqiptare dhe të jenë shembuj jo vetëm për vete, por edhe të tjerët. E kaluara nuk mund të zhbëhet, normalisht nuk duhet harruar, por nuk duhet të jetë një pengesë që popujt tanë në Ballkan të jenë jo kundërshtarë por aleat për ndërtimin e një shoqërie dhe një të arrdhmje më të mirë për gjeneratat që po rriten. A do të jenë fëmijët dhe nipat tanë në të arrdhmen pjesë e këtij revolucioni teknologjik, duke marrë fatin e tyre në duart e veta, varet nga vetë shoqëria e cila duhet të jetë më e vetëdijshme dhe më vigjilente, por më tepër nga politikanët dhe liderët tanë shqiptarë, por edhe atyre Ballkanikë, Europianë

dhe Botërorë të cilët duhen të punojnë drejt një të arrdhme ku do të mbizotrojnë marrëdhanie më të drejta ekonomike ndërkombëtare dhe drejt një shoqërie të së arrdhmes ku do të mbizotërojë ligji, demokracia e drejta sociale dhe në përgjithësi të drejtat e njeriut nga deklarata universale e miratuar nga Kombet e Bashkuara. Zoti nuk e krijoj të keqen. Siç është i ftohti mungesë e nxehtësisë dhe errësira mungesë e dritës ashtu edhe e keqja vjen kur njeriu nuk e ka dashurinë e zotit prezent në zemrën e tij. (fund) E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

19


BISEDË

Bisedë me Mark D. Vickers, ish-Atasheu Britanik I Mbrojtjes në Tiranë

Libër i tregimeve mahnitëse Koha Jvaore: Si lindi ideja për të shkruar këtë libër për motorat Victory? Mark D. Vickers: Në vitin 1998, kushdo që dëshironte të blinte një motor Amerikan, nuk kishte pothuajse asnjë alternativë tjetër ndaj Harley-Davidson. Më pas, më 1 korrik 1998 Polaris (i njohur për snowmobiles, ndër të tjera) zbuloi një motor të ri amerikan duke përdorur emrin e markës “Victory” (Fitore). Këta motorë amerikanë zhvilluan së shpejti një ndjekje shumë të madhe dhe entuziastë që rezultoi në krijimin e Klubit Motoristik Victory. Në vitin 2011, Polaris bleu markën e njohur indiane të motoçikletave. Pastaj, një ditë janari 2017, entuziastët e Victory u tronditën të zgjoheshin me lajmin se Polaris ndërpreu prodhimin e motorëve të tyre të dashurë. Gjatë jetës 18-vjeçare të motorëve Victory, ata ishin bërë shumë të dashur me një ndjekje jashtëzakonisht entuziaste, dhe me krenari fitoi 25 çmimet më të larta të industrisë motorstike. Koha Javore: Libri nuk flet vetëm për historinë e Victory, por shkon edhe më tej. Mund të na tregoni për konceptimin fillestar të librit? Mark D. Vickers: Po, disa pronarë filluan të shesin motorët e tyre dhe ishte e qartë se Klubi Motoristik i Victory, i cili e kishte mbështetur markën kaq fort dhe kishte ndihmuar në pjesën kryesore të zhvillimit dhe

20

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Mark D. Vickers ka shërbyer si oficer i Ushtrisë Britanike dhe ka jetuar në shtete të ndryshme nëpër botë si Hong Kong, Gjermani, Nepal, Shqipëri si dhe në vendlindjen e tij në Angli. Lejtnant-Kolonel Mark D. Vickers është ish-Atasheu Britanik i Mbrojtjes në Tiranë. Pas daljes në pension në 2012, jeton me gruan e tij, Estella në Taivan. Ka shkruar në shumë revista dhe gazeta për tema të ndryshme rreth Shqipërisë. Dhe në 2019 ka botuar librin e tij të parë me titull “Victory – Motorcycle Tales From Around the World” (Victory – Tregime për motorë nga bota) Një pasion tjetër i z. Mark D. Vickers është arti dhe ka mbajtur 8 ekspozita individuale me pikturat e tij deri tani. Ai është në bordin e drejtorëve të klubit motoristik “Victory Motorcycle Club” si dhe historiani zyrtar i tyre. Momentalisht z. Mark D. Vickers është duke shkruar librin e tij të dytë me tregime nga Shqipëria “Tales from Albania”.

suksesit të Victory, do të përballej me disa sfida dhe ndryshime të mëdha. Por kishte disa njerëz të përkushtuar që u zotuan se nuk do t’i shisnin kurrë motorët e tyre të dashur. Me sa më shumë njerëz që fola, aq më shumë mësova për aventurat e mahnitshme dhe kënaqësinë e madhe që motorët sjellin në jetën e njerëzve. Pra, ideja ime origjinale ishte të shkruaja një libër me dy pjesë. Pjesa e parë me të vërtetë do ishte një histori e markës Victory dhe pjesa e dytë do të ishte histori nga entuziastë të këtij lloj motori nga mbarë bota. Por Polaris nuk iu përgjigj korrespondencës sime, dhe më pas zbulova se dy ekspertë që kishin punuar për Victory po prodhonin një histori të vetë markës. Sapo kisha shpenzuar qindra dollarë për blerjen e materialeve kërkimore, por e dija se këta dy ekspertë do të kishin akses shumë më të madh në regjistrat dhe fotografitë origjinale sesa unë, dhe në çdo rast po bëhesha gjithnjë e më shumë i mahnitur nga tregimet që dëgjova nga entuziastë kudo në mbarë botën ku ishin shitur motorët Victory. Prandaj unë ndryshova taktikën time dhe vendosa të përqendrohem vetëm në këto histori individuale. Koha Javore: Mund të na jepni disa nuanca nga këto histori individuale të përfshira në librin tuaj? Mark D. Vickers: Disa nga historitë janë nga pronarë të cilët më treguan për udhëtimet e tyre me motor në

rrugë-udhëtimet e tyre në SHBA. Shumica e tyre janë më shumë për vendet ku kanë vizituar, njerëzit që takuan, ku kanë qëndruar, madje edhe kushtet e rrugëve dhe të motit. Tregime të tjera janë mjaft të pabesueshme. Një i tillë ka të bëjë me një djalë që udhëtoi me motor nga Nju Jorku në Argjentinë dhe ai tregon, në formatin ditar, udhëtimin e tij dhe njerëzit që takoi gjatë rrugës dhe përvojën e tij në vendet që kaloi. Një tjetër shkoi nga Florida në Alaska duke përshkuar distanca të mëdha çdo ditë, dhe një tjetër është nga një djalë britanik i cili u bashkua me një grup që dërgoi Mbretëria e Bashkuar deri në shkretëtirën e Saharasë. Një djalë në Indonezi po merrte trajtime të krimoterapisë, kur gruaja e tij i bleu atij një motor Victory (paparë) ndoshta kjo ishte për ta inkurajuar atë gjatë trajtimit që po merrte. Sigurisht pas fitores së tij personale ai mblodhi një grup miqsh për një udhëtim rrugor rreth Sumatrës. Një tjetër djalë kishte një problem të keq me alkoolin, dhe vetëm kur mori motoçikletën e tij të parë ai arriti të hiqte dorë nga zakoni - thjesht nuk mund të shijonte biçikletën e tij ndryshe! Një zonjë tregon se si gjithmonë kishte mungesë besimi në vetvete, dhe ishte përmes udhëtimeve sfiduese në rrugë kur ajo mori motorin e saj që zhvilloi një guxim të tillë të admirueshëm sot. Një tjetër zonjë tregon se si ishte përfshirë në një aksident të keq


BISEDË

shumë vite më parë, që tërësisht ia hoqi çdo dëshirë për të ngarë motorë. Dhe vetëm disa vite më vonë, ajo i rikthehet pasionit dhe bëhet e famshme në garat suedeze. Koha Javore: Me çfarë projektesh të tjera po merreni? Çfarë tjetër mund të presim nga ju? Mark D. Vickers: Unë vazhdoj të pikturoj dhe të bëj ekspozita sa herë

që mundem. Por në vitin 2018 jam përqendruar në një seri pikturash nga një pelegrinazh budist në Szechuan të Kinës. Unë vazhdoj të mendoj se do ta përfundoj serinë, por pastaj mendoj “vetëm një më shumë”. Mendoj se kam dhjetë piktura të përfunduara deri tani. Aktualisht unë jam shumë entuziast për këtë libër, pasi kultura shqiptare mbetet e dashur për zemrën time.

Vitin e kaluar isha i sigurt se do shkoja në Shqipëri por nuk arrita. Kjo do të kishte qenë koha e përsosur për ta përfunduar librin. Me përfundimin e librit Victory do t’i rinisem këtij projekti. Ndoshta më duhet të vizitoj Shqipërinë përsëri para se të eci më tutje me shkrimin e tregimeve shqiptare. |Bisedoi: Ermira. Babamusta E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

21


KULTURË

Qendra për Fëmijë nga Tirana “ACA” prezantoi “Dasmën Shqiptare”

Të ruhen dhe trashëgohen vlerat dhe traditat kombëtare Tuz – Qendra për Fëmijë nga Tirana “ACA” – (Albania Community Asist), ka shfaqur në QKI “Malësia” në Tuz, “Dasmën Shqiptare” , interpretuar nga aktorët: Shegushe Bebeti, Jorida Marsi dhe Fation Sulstarova dhe me regji të Paolo Comentale, një shfaqje që zgjoi interesim të madh nga më të vegjlit të cilët e mbushën sallën për ta ndjekur me shumë kureshtje dhe entuziazëm. “Dasma Shqiptare”, është një shfaqje që iu dedikohet popullatës më të re e cila përmes lojës me kukulla të veshura me kostume popullore tradicionale, me pak fjalë dhe me shumë muzikë popullore shqiptare nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pasqyron

22

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Ne duam që të përçojmë te fëmijët traditat tona, zakonet e kulturën tonë popullore, muzikën e kostumet, që ata të njihen sa më mirë dhe të mos i humbasim këto vlera të trashëguara në shekuj, sepse mendoj që fëmijët kanë nevojë që ta marrin mesazhin direkt, jo nëpërmjet televizionit dhe rrjeteve sociale në të cilat janë të kyçur gjatë gjithë kohës”, u shpreh aktorja Shegushe Bebeti

dasmën e Princeshës Teutë, ku të ftuar janë personazhe të Teatrit të Kukullave që gjatë rrugës hasin në peripeci të veta, megjithatë në fund arrijnë të gjithë që të shkojnë në dasmë dhe shfaqja mbyllet me një dasmë shumë të bukur dhe madhështore shqiptare. Aktorja e Qendrës për Fëmijë nga

Tirana “ACA”, Shegushe Bebeti për gazetën “Koha Javore” shprehet se arsyeja e vënies në skenë të kësaj shfaqje për fëmijë është që traditat e lashta tradicionale kombëtare të mos harrohen, por të ruhen dhe të përcillen tek gjenerata më e re. “Ne duam që të përçojmë te fëmijët traditat tona, zakonet e kulturën tonë popullore, muzikën e kostumet, që ata të njihen sa më mirë dhe të mos i humbasim këto vlera të trashëguara në shekuj, sepse mendoj që fëmijët kanë nevojë që ta marrin mesazhin direkt, jo nëpërmjet televizionit dhe rrjeteve sociale në të cilat janë të kyçur gjatë gjithë kohës”, u shpreh aktorja Shegushe Bebeti. Premiera e shfaqjes “Dasma Shqiptare” është dhënë në 2017 – tën në Tiranë, ndërsa përgjatë kësaj kohe ka rrugëtuar nëpër shumë treva shqiptare dhe jashtë, ndërsa pritet të shfaqet edhe në një Festival Botëror pasi interesimi për të njohur kulturën dhe traditën shqiptare është i lartë. Kjo është hera e parë që është shfaqur në Tuz kurse më parë gjatë javës është prezantuar në Qendrën e t. u. Kulturës në Ulqin.


FOTOGRAFIA E JAVËS

HYSEJN (CENO) PALAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Cetina, qytet i themeluar nga nipi i Skënderbeut Grupi ILIRËT nga Ulqini (Samiu, Gazi, Gëzimi dhe Indriti) pas periudhës dimërore brofi në këmbë duke i rizgjuar aktivitetet e veta, kësaj radhe me një rrugëtim të ri. Fillimi i muajit të tretë të vitit bën që natyra të zgjohej, dita të zgjatej, ndaj më 9 mars 2019 në ora 12 (ashtu siç i rreh nami i përtacisë shtetasit e Malit të Zi) morëm rrugën e Cetinës, dikur kryeqendër administrative, kurse sot më shumë qendër kulturore, historike dhe shpirtërore e Malit të Zi

Gazmend Çitaku

Në Ulqin dita e shtunë ishte me diell dhe mbase kjo qe shtytja më e madhe që bëri që organizimi të përshpejtohej dhe të mblidhemi në shtëpinë e Naxhies (nënës së Samiu). Aty që të katërt u takuam dhe nga ku iu drejtuam kryeqendrës shpirtërore të Malit të Zi. Po, pse vallë u zgjodh ky destinacion, çfarë e bën Cetinën aq atraktive për ne, a ka atje gjurmë shqiptare? Të gjitha këtyre pyetjeve duhej gjetur përgjigje. Duke qeshur e luajtur, fillova të këndoj një këngë, të cilën pak e përshtata: ... ”o Ulqin, kur ta ktheva shpinën, lash diell e gjeta dimër”... Të gjithë filluan të qeshin ngaqë panë se dielli i ngrohtë i Ulqinit, me t’u afruar Cetinës, u bë një mjegull e dendur, andaj u desh që veturën ta ngasim shumë ngadalë dhe me kujdes. Pas pothuaj 2 orë udhëtimi arritëm në

24

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

Cetinë, vendin të cilin në vitin 1482 e kishte themeluar Ivan Crnojeviqi. Ky, i gjendur përballë presionit të Republikës së Venedikut dhe ekspanzionit të Perandorisë Osmane, detyrohet të braktisë kështjellën e vet në Zhabjak për t´u vendosur së pari në Obod e pastaj definitivisht zë vend në një rrafëshirë (sot Fusha e Ceninës), ku më parë ngrit një kështjellë e pastaj edhe Manastirin e Cetinës. Por kush na ishte Ivan Crnojeviqi? Ivani qe i biri i Stefan Crnojeviqit (apo si ka qejf ta quaj miku im Samiu, Shtjefën Gjuraziut) dhe i motrës së Skënderbeut, Mara Kastriotit. Shumë studjues Crnojeviqët mundohen t´i nxjerrin si vllehë mbase shqiptarë mirëpo, duke njohur rrethinën ku kanë jetuar dhe vepruar si dhe miqësinë dhe bashkëpunimin e madh që kanë pasur me Skënderbeun e Lekë Dukagjinin, shumë lehtë mund të vihej në përfundim se ata s’ishin tjetër veç shqiptarë. Ivani, nipi i Skënderbeut, sundoi prej vitit 1465-1490, i cili për grua kishte vajzën e Gjergj Aranitit dhe veten e quante Zotërues të Zetës, mirëpo më shumë njihet si themelues i Malit të Zi të sotëm (Stara Crna Gora). Diçka që mendoj se ia vlen të përmendej lidhur me Crnojeviqët, apo thënë shqip Gju-

razinjët, është edhe ajo se djali i Ivanit, Gjurgje është themelues i shtypshkronjës së parë të këtyre anëve. Më 1499 përfundimisht Crnojeviqët zbresin nga skena historike dhe për një periudhë kohore 200 vjeçare, të shtrirë mes Lumit Crnojeviq dhe Grykës së Kotorrit, stagnon si shtet (Mali i Zi) dhe në histori kjo familje fare nuk përmendet. Të ndodhur para Muzeut Historik, u bindëm se ndërtesa ishte mjaft e madhe dhe se do të kemi çfarë të shohim! Sami Flamuri dha idenë që së pari t´i bëjmë vizitë Muzeut Etnografik sepse, sipas asaj që kohë më parë ishte biseduar në “Kuvendim te Gazi”, atje sigurisht se do të dominojnë veshjet shqiptare pasi, vetëm në Ulqin dallojmë 6 veshje të tilla, duke mos ia shtuar edhe ato të viseve të tjera shqiptare, çfarë mund të nxjerrë në përfundim që ky është një muze shqiptar!? Njëzëri u miratua propozimi çka bëri të vazhdohej rruga për 300 metra, aq sa ishte larg Muzeu Etnografik. Bileta hyrëse ishte 2 €. Mbasi shikuam shpejt e shpejt gjërat e ekspozuara në katin përdhes, i cili ishte shumë i pasur për nga eksponatet, u ngjitëm në katin e parë. Aty në të vërtetë kishim çfarë të shohim;


KULTURË veshja ulqinake majtas ndërkaq, në të djathtë renditeshin veshjet e femrës bregasore, e malësores me xhubletë dhe shestaneshës. Kishim dëgjuar se kohë më parë ishte i ekspozuar edhe modeli i fundit i Tallaganit ulqinak, por askund s´e gjetëm. Pyetëm kustosen e muzeut se ku ndodhet, e cila na shpjegoi se Tallagani ulqinak kishte qenë i ekspozuar në kuadër të ekspozitës tematike që pati marrë fund para ca kohësh dhe se tani ishin të ekspozuara artefaktet e ekspozitës së përhershme. Zhgënjimi ynë u vërejt menjëherë, fytyrat na u vrenjten sepse kjo (gjetja e Tallaganit ulqinak) kishte qenë shtysa kryesore që iu drejtuam Cetinës. Por, ç’të bësh, edhe pse nuk e pamë Tallaganin, u kënaqëm me pushkën, Arnautkën e punuar filigran diku në një punëtori armësh në Shkodër. Dolëm nga Muzeu Etnografik me përshtypje pozitive ndonëse pak të turbullta, sepse nuk e gjetëm atë që në të vërtetë kërkonim. Pas pak u nisëm drejt pikës së dytë të eksplorimit, në drejtim të Muzeut Historik, një godinë mbresëlënëse. Hyrja atje qe 3 €. Ekspozita fillonte me periudhën parahistorike, e cila ishte shumë e pasur sepse në Mal të Zi ndodhen disa lokalitete të kohës së neolitit, vazhdonte

pastaj me periudhën antike, mesjetare dhe në fund me kohën e re. Në këtë muze secila periudhë ishte shumë mirë e pasqyruar, por kureshtjen më tepër na e zgjoi vendi ku ishte e ekspozuar maska dhe gjërat personale të Pashait shqiptar të Shkodrës, Kara Mahmut Pashë Bushatit. Mahmut Pashai, djali i dytë i Mehmet Pashë Bushatliut, udhëhoqi Pashallëkun e Shkodrës prej vitit 1778 deri më 1796. Sipas Noel Malcolmit, Mahmut Pashë Bushatliu, fatkeqësisht, nuk gëzoi vëmendjen e studiuesve perëndimorë ashtu siç pati fatin bashkëkohësi i tij, Ali Pashë Tepelena. Kara Mahmut Pasha ndërmori disa operacione luftarake kundër Malit të Zi, me ç´rast disa herë shkatërroi ca vende. Ky në Cetinë njihet si ndërtues i shtatë puseve të ujit, të cilët edhe sot njihen si Puset e Mahmut Pashës. I joshur me lajkat e Austrisë dhe premtimet se do të shpallet Mbret i shqiptarëve, njëherë rebelohet kundër Perandorisë Osmane, por pastaj pendohet. Në operacionin ndëshkimor ndaj Malit të Zi më 1796, edhe pse me ushtri mirë të armatosur dhe numër të mjaftueshëm ushtarësh, Pashai shqiptar pëson disfatën e parë në Betejën e Martiniqit, me ç´rast plagoset. Pas disa muajsh rikuperimi,

Përmendorja e Ivan Crnojeviqit, themelues i Cetinës (Mali i Zi), djali i Mara Kastriotit, nipi i Skënderbeut

Maska e Mahmut Pashë Bushatit, ndodhet në Muzeun historik të Cetinës

Tallagani Ulqinak, kopja e fundit gjendet në magazinën e Muzeut etnografik të Cetinës

Veshje e femres ulqinake në muzeun etnografik të Cetinës

Kara Mahmut Pashë Bushatliu niset sërish drejt Cetinës dhe, në të arrirë në fshatin Kruse, sulmohet nga ushtarët malazezë ku i shpartallohet ushtria dhe ai vritet. Si trofe lufte ia marrin armët, ia presin kokën, të cilën e ruajnë në Manastirin e Cetinës. Maska e punuar sipas fytyrës së tij, armët dhe disa gjësende të tjera të Pashait, gjenden sot në këtë muze që po vizitojmë. Cetina ka qenë stacion edhe i ”Mbretëreshës së Malësorëve”, Edit Darham. Prej aty, ajo për herë të parë del në Shkodër ku, si thotë, është mahnitur me këtë vend shumë të gjallë me njerëz që punonin e gjallëronin e jo që rrinin nëpër kafenetë duke pirë duhan, siç ishte rasti me Cetinën! Në periudha të ndryshme kohore në Cetinë ka punuar si fotograf mbretëror Pjetër Marubi dhe, më vonë, edhe Kel (Kodheli) Marubi. Dyqanet kryesore tregtare në këtë vend dikur i kanë mbajtur shqiptarët, kurse sot pothuaj çdo gjë në këtë vend është ndalur; koha thua ka ngecur në vend dhe nuk lëviz. Rrugët janë gati bosh, edhe pse shteti mundohet të investojë. Erdhëm të gjejmë gjurmë shqiptare në Cetinë dhe gjetëm vendin që themelet ia hodhi nipi i Skënderbeut, Ivani. Studiuesit përplasen me mendime rreth prejardhjes së tij (vllahe a shqiptare). Erdhëm e gjetëm shëmbëlltyrën e fytyrës në një maskë të zezë të Pashait shqiptar, Kara Mahmut Bushatit, gjetëm puset me emrin e këtij Pashai, që ua ndërtoi qytetarëve të Cetinës , të cilët atëbotë ia paguanin tatimet. Erdhëm e gjetëm veshjet kombëtare shqiptare, në numër më të madh se veshjet e të gjitha nacionaliteteve të tjera që jetojnë në Mal të Zi! Gjetëm dhe pamë edhe shumë harta të vjetra që tregonin sa kishte qenë Mali i Zi dikur, gjetëm edhe gjurmë të tjera tërthore shqiptare, që bëhej përpjekje të relativizohen apo anashkalohen. Duke përfunduar ditën e vizitës në Cetinë, drejtuam veturën drejt Ulqinit-floririt. Kaluam sërish nëpër mjegullën e dendur dhe, pak para perëndimit të diellit, para neve u shfaq deti i pafund dhe dielli i ngrohtë, i cili kishte filluar të shuhej në ujin e paskajshëm. Atëherë, pothuajse njëkohësisht, na u bë e qartë përse Mali i Zi qëllimin jetësor në histori e ka pasur zgjerimin në drejtim të detit për të dalë nga ato shkrepa të zymta. E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

25


HISTORI

100-vjetori i masakrës serbo-malazeze (3)

Shqiptaret në përballje me Kishën Ortodokse nacionaliste serbo-malazeze Kisha Ortodokse Serbe si Kishë nacionale, ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me pushtetin e popullit serb. Dëshmia më e mirë rreth këtij argumenti, është libri i Mihajlo I. Popoviq, “Roli Historik i Kishës Serbe në ruajtjen e nacionalitetit dhe formimin e shtetit”, Beograd, 1933, si dhe shumë botime të tjera

Dom Nikë Ukgjini

Kisha Ortodokse Serbe si Kishë nacionale, ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me pushtetin e popullit serb. Dëshmia më e mirë rreth këtij argumenti, është libri i Mihajlo I. Popoviq, “Roli Historik i Kishës Serbe në ruajtjen e nacionalitetit dhe formimin e shtetit”, Beograd, 1933, si dhe shumë botime të tjera. Autonominë e vet, Kisha Ortodokse Serbe e fitoi në kohën e lulëzimit të shtetit serb, në vitin 1219, me ndërmarrjen më së shumti të të birit të Stefan Nemanjës, Shën Savës me qendër në Rash-Novi Pazar dhe më vonë Zhiqa. Tek në kohën e sundimit të mbretit Stefan Dushanit pushtues, (1331-1355), i cili e kishte shpallur veten mbret të serbëve, grekëve dhe mbarë Rumelisë, qendra e Arqidioqezës Ortodokse serbe, në vitin 1346, nga Zhiqa kishte kaluar në Pejë, duke e ngritur atë në rangun e Patriarshisë. Pas pushtimeve turke, roli i saj qe ndërprerë në vitin 1459, duke iu bashkëngjitur arqidioqezës

26

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

së Ohrit, për t’u ripërtërirë për shkak të rrethanave politike në vitin 1557, në cilësinë e prijësit fetar dhe civil të popullit serb në të gjitha territoret të cilat ata i kishin pushtuar, madje deri në Hungari. Pasi juridiksioni i Papës nuk varej nga sulltani, Patriarku i Pejës orvatej që të gjithë sllavët e krishterë të fesë sllavoortodokse dhe shqiptarët në Perandorinë Turke, t’i përfshinte nën juridiksionin e vet. Duke gjetur mbështetje te turqit, kleri sllavoortodoks i bëri përdhunë edhe katolikët që t’u paguajnë taksa edhe patriarkaleve vendore. Qendra kryesore e propagandës sllavoortodokse për Shqipërinë veriore ishte Patrikana e Pejës, kurse për Shqipërinë e mesme dhe atë jugore, ishin Arqidioqeza e Ohrit dhe Janinës. Patrikana e Pejës, duke qenë vazhdimisht nën trysninë e Perandorisë së Austrisë, në vitin1788, disa mendojnë edhe më parë në vitin 1776, zyrtarisht përsëri u suprimua, duke i kaluar kompetencat në Patriarkanën e Kostandinopojës, dhe si metropoli pushteti kishte kaluar në Sremski Karlovac dhe nga viti 1879 në Beograd. Peja tashmë kishte rënë në rangun e një Eparkie (dioqeze) ortodokse serbe e lidhur me metropolinë e Cetinës, duke ruajtur njëherë dhe rolin e manastirit. Eparkia (dioqeza) ortodokse e Pejës , së bashku me Eparkinë e Prizren-

it e të Shkupit, të cilat funksiononin brenda Vilajetit të Kosovës, të lidhura ngushtë me Metropolinë ortodokse të Cetinës, të nxitura nga politikat greke e serbo-malazeze, kanë qenë vazhdimisht aktive në përkrahjen e politikës së kohës për copëzimin e trojeve shqiptare, si në Konferencën e Berlinit 1878, po ashtu në atë të Londrës, në vitin 1913, kur flitej për mundësinë e shqyrtimit të ndërrimit të kufijve territorialë në Ballkan. Për këtë arsye edhe në të kaluarën ka pasur vazhdimisht fërkime në mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse si dhe për shkaqe të koncepteve të kundërta dogmatike fetare, politike e nacionale. Këto kundërshtime kuptohen qartë nga mëkëmbësi i Arqipeshkvisë së Shkupit, Dom Gjon Logoreci me banim në Pejë, në relacioni e tij të 12. Shkurtit 1760, i cili konstaton se Patrikana e Pejës, duke bërë pazare me Stambollin, është duke punuar në dëm të shqiptarëve katolikë. Ajo, vazhdon Logoreci, ka një urrejtje më të madhe ndaj katolikëve sesa ndaj turqve. Po kështu, Logoreci edhe në letrën e datës 25 qershor 1775, shpreh ankesat e veta për patriarkun e Pejës. Po të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe Kryeipeshkvi i Shkupit, Imzot Mati Mazreku, më 20 gusht, 1774, i cili duke u ankuar te Propa-


HISTORI

ganda Fide në Romë, për Kishën Ortodokse serbe, thotë se ai nuk mund t’i këtë dy zotëri mbi kokë : turkun dhe Patriarkun e Pejës ! Mazreku në një relacion tjetër më 20. II. 1779, dërguar Propaganda Fides, shkruan për kërcënimet dhe presionet që vazhdimisht i bën Patriarku i Pejës ndaj katolikëve, duke tentuar që ata t’i përfitojë me forcë për vete. Më 5 mars, 1790, Mazreku, në një letër zyrtare, shprehet se pas këtij presioni nga Kisha Ortodokse dhe kërcënimeve për ta likuiduar atë, qëndron politika serbo-greke dhe ajo ruse. Janë shënuar edhe raste të tjera të kësaj natyre. Kisha Ortodokse serbo-malazeze po të njëjtën politikë, madje edhe më radikale, e ka ndjekur edhe në vitet 1910 e në vazhdim. Kjo u tregua qartë me rastin vizitës së Sulltan Mehmetit V, në Prishtinë, më 15 qershor 1911, ku u prit nga një masë e madhe serbësh, e kori i seminarit të Kishës ortodokse serbe i këndoi atij këngë turke, ndërsa në anën tjetër shqiptarët e kishin bojkotuar këtë pritje. Serbia në prag të mbajtjes së Konferencës së Londrës, dhjetor, 1912gusht 1913, kërkonte gjithë trevën e Kosovës, tokat shqiptare që sot ndodhen në Maqedoni dhe viset e tjera të Shqipërisë së Veriut si dhe daljen nëpërmjet Mirditës për në det në Durrës. Mali i Zi ishte për anek-

simin e Shkodrës deri në lumin Mat dhe Greqia pretendonte pjesët e jugut të Shqipërisë. Për ta vendosur Konferencën e Londrës, e cila po zhvillonte bisedimet për rishqyrtimin e kufijve, para faktit të kryer, Serbia e Mali Zi, nën pretekstin për një luftë kundër turqve, dhe kundërshtimit të politikës Austro-hungareze në Ballkan, filloi shtetrrethimin ndaj Shqipërisë dhe pastrimin etnik të popullatës nga trojet shqiptare të mbetura jashtë nga Konferenca e mëparshme e Berlinit. Me këtë rast, nga Serbia e Mali i Zi, e ndihmuar nga Kisha Ortodokse serbe, u ndoq politika gjenocidale dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjë që ndikuan që trojet shqiptare të pushtuara të shkatërroheshin pothuajse tërësisht. Arsyeja imediate e të gjitha masave barbare të kryera nga serbet e malazezët ndaj shqiptarëve , ishte ndërrimi i strukturës etnike të popullatës, si dhe përforcimi i veprimtarisë diplomatike të Qeverisë serbe dhe asaj malazeze që pretendonin se kishin të drejtë t’i përfshinin këto troje të pushtuara në shtete të tyre. Po pretendimet e tyre a ishin të drejta, për pushtimin e Kosovës dhe trojet në Maqedoni? Dokumentet historike të huaja, na flasin se para ardhjes së osmanëve, trevat tona u pushtuan nga venecianët e serbët, grekët, bullgarët, dhe pastaj në shek.. XV, u

pushtuan nga turqit osmanli. Ndërsa para Luftërave Ballkanike, statistikat përsëri flasin në favorin tonë. Do marrim si shembull vetëm gjendjen e popullatës në Pejë. Statistika turke e vitit 1908-1909, tregon se në Pejë kishte 72.5% shqiptarë dhe serbë vetëm 19%. Ndërsa ajo Austro-Hungareze, e vitit 1916, evidenton se në Pejë kishte 83.1 % shqiptarë, dhe vetëm 11. 9,% serbë. Po e njëjta situatë përsëritet edhe në qytetet e tjera. Në momentet kur Turqia ishte duke u shporrur nga Ballkani, në prill të vitit 1912, kishin shpërthyer kryengritjet shqiptare në rrethina të Gjakovës e Pejës. Sipas konsullit të Francës në Shkup, kryengritje më 3 gusht 1912 kishin shpërthyer edhe në Prishtinë, Prizren, Shkup. Më 13 tetor, edhe Serbia me aleatët e saj, Bullgarinë, Greqinë e Malin e Zi, i kishte shpallë luftë Turqisë, duke hyre në Kosovë dhe në territorin e Shqipërisë për kthimin e Serbisë së vjetër. Krajl Nikolla, në gusht, 1912, erdhi dhe i përtëriu lidhjet e tij të mëparshme me fiset shqiptare katolike në Veri të Shqipërisë , me qellim të pushtimit të Shkodrës. Mali i Zi, me këtë rast, për t’u mjegulluar mendjen Malësorëve të Veriut dhe për t’i bindur se do luftonte për çlirimin e Veriut nga Turqit, më 8 tetor 1912, i shpalli zyrtarisht luftë Turqisë.

E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

27


KULTURË

Kontributi i shoqatave kulturore – artistike të një kombi

Ruajnë dhe afirmojnë vlerat e kulturës shpirtërore

Shoqatat kulturore – artistike të shqiptarëve në Mal të Zi si në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Tuz, etj, vazhd të kulturës shpirtërore kombëtare edhe gjeneratës së re. Ky është një virtyt i shkëlqyer, pasi në këtë m

Toni Ujkaj

Në ruajtjen, kultivimin, prezantimin dhe afirmimin e vlerave të një kombi, një kontribut të rëndësishëm dhe të

28

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

vyer e japin edhe shoqatat kulturore – artistike të një vendi të cilat veprojnë me përkushtim dhe devotshmëri për ruajtjen e gjuhës, traditave, dokeve, zakoneve dhe identitetit në tërësi të një etnie. Ndonëse të shkëputur administrativisht nga shteti amë – Shqipëria, shqiptarët në Mal të Zi janë shquar si njerëz që duan t’i afirmojnë vlerat e kombit të tyre, që të ruajnë gjuhën dhe vlerat e lashta etnografike. Në trojet shqiptare në Mal të Zi para më shumë se gjysmë shekulli, sho-

qata të shumta kulturore – artistike kanë kultivuar dhe ruajtur vlerat etnokulturore dhe kulturën shpirtërore të zonave përkatëse, duke kontribuar kështu që ato të mos harrohen apo të shuhen. Këta aktivistë dhe njerëz të etur për ruajtjen e këtij thesari të pasur kulturor, kanë bërë shumë për ruajtjen e gjuhës dhe të identitetit kombëtar shqiptar në Mal të Zi. Me sukseset që këto shoqata korrën ndër vite falë punës, mundit dhe sakrificës, i kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët në


KULTURË

dojnë edhe sot këtë traditë të lashtë, dhe si të tilla, ato janë shumë aktive duke ia përcjellur këtë pasuri mënyrë vazhdohet të afirmohen këto vlera etnokulturore në këto treva Mal të Zi, por jo vetëm. Këta folkloristë dhe artistë, kanë rezultuar me suksese të larta edhe përballë shoqatave kulturore – artistike të shteteve me një traditë të gjatë në fushën e etnokulturës, të cilat e kanë çmuar dhe vlerësuar veprimtarinë kulturore – artistike të shqiptarëve jashtë trojeve etnike, përmes formave të ndryshme. Shoqatat kulturore – artistike të shqiptarëve në Mal të Zi si në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Tuz, etj, vazhdojnë edhe sot këtë traditë të lashtë,

dhe si të tilla, ato janë shumë aktive, duke ia përcjellë këtë pasuri të kulturës shpirtërore kombëtare edhe gjeneratës së re. Ky është një virtyt i shkëlqyer pasi në këtë mënyrë vazhdohet të ruhen dhe të afirmohen këto vlera etnokulturore në këto treva. Shoqatat kulturore – artistike në vend, për të realizuar veprimtaritë dhe misionin e tyre shpeshherë ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme, sidomos të asaj financiare, por ato edhe përkundër kësaj falë optimizmit, kurajës, devotshmërisë

dhe atdhedashurisë, nuk ndalen së vepruari. Përkundrazi, ato vazhdojnë të kontribuojnë fuqishëm dhe pareshtur në ruajtjen, kultivimin, afirmimin dhe prezantimin e vlerave të çmuara të popullatës autoktone shqiptare në Mal të Zi përballë kombeve të tjera. Në këtë prizëm, duhen përgëzuar dhe mbështetur fuqishëm të gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër japin kontribut të çmuar për thesarin kulturor të kombit, duke treguar kështu vlerësim dhe vëmendje për vlerat e pasura të kombit të cilit i përkasin. E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Nxënëset e Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj zunë vendin e dytë në garat e programim

Programeret e reja që premtojnë në të ardhmen e afërt Nuk janë të panjohura sukseset që po korrin nxënësit, mësimdhënësit dhe në tërësi Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj si institucion arsimor kohëve të fundit. I tillë është edhe suksesi i radhës që ndodhi pak ditë më parë, ku Irena Selçanin, Nora Selçanin dhe Anabella Rudoviq, nxënëse të kësaj shkolle zunë vendin e dytë në garat e programit në Microbit, të organizuara nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. Ekipi i përbërë nga këto tri nxënëse

30

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

dhe profesori i informatikës Alfred Marnikoviq, i cili i përgatiti me përkushtim ato, morën pjesë në konkurrencë me dhjetë shkolla të tjera nga mbarë Mali i Zi, duke u shpërblyer me Çmimin e Dytë në mesin e të gjitha shkollave pjesëmarrëse. Si dhuratë për punën e suksesshme shkollës iu dhurua një lap top. Nxënëset u prezantuan me projektin me titull “Parkingu i mençur”, një projekt me tematikë të spikatur për qytetin tonë, i cili ka një rëndësi të veçantë pasi përmes tij nxënëset u

munduan të paraqesin një model se si Komuna e Ulqinit mund të zgjidhë problemin e mungesës së vendparkimeve. Programimi në Microbit po realizohet në kuadër të projektit “Shkolla e shekullit 21”, ku jo shumë kohë më parë Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” ishte një ndër shkollat më fatlume e cila u përfshi në këtë projekt si një ndër shkollat më të para në Mal të Zi dhe disa nga mësimdhënësit e kësaj shkolle u trajnuan, ndërsa nxënësit fituan disa microbi-


MOZAIK

mit në Microbit

“ ta, të cilët nuk ngurruan t’i vënë në përdorim dhe të realizojnë projekte. Si fryt i shfrytëzimit të tyre, nxënëset tona korrën suksesin e lartpërmendur. Nga kjo ngjarje të gjithë duhet të motivohen dhe të marrin shkas që nesër edhe shkollat dhe nxënësit e tjerë të nxiten të jenë vetë iniciatorë për realizimin e projekteve të tilla sepse nxënës të tillë na duhen ku nga shkolla nuk do të dalin jo vetëm të informuar, por edhe me ide të reja.

Nxënëset Irena Selçanin, Nora Selçanin dhe Anabella Rudoviq u prezantuan me projektin me titull “Parkingu i mençur”, një projekt me tematikë të spikatur për qytetin tonë, i cili ka një rëndësi të veçantë pasi përmes tij nxënëset u munduan të paraqesin një model se si Komuna e Ulqinit mund të zgjidhë problemin e mungesës së vendparkimeve

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, duhet të cekim se ekipi i nxënëseve do të marrë pjesë në garat regjionale që do të organizohen në Beograd, krahas shkollës që fitoi vendin e parë në këto gara. Nuk vihet në dyshim se konkurrenca dhe përgjegjësia do të jetë shumë më e madhe, por ne jemi shumë të sigurt se nxënëset tona nga Ulqini do ta përfaqësojnë denjësisht shkollën tonë, qytetin e Ulqinit dhe gjithë Malin e Zi. Një gjë është e sigurt, se siç duket

një epokë e re po ndodh në shkollat tona dhe me këtë do të avancohen lëndët programore - informatika me teknikën, ku nxënësit do të zhvillojnë mendimin kritik dhe shkrimi digjital shumë shpejt do të zë vend në shumicën e lëndëve në shkollë. Me këtë konkludojmë se përdorimi i drejtë i teknologjisë shpie në rezultate të lakmueshme dhe nxënësit tonë si duket po bëhen shpikës të vegjël, ku nesër mund të arrijnë atë që dikur konsiderohej e pamundur. Arlinda Sukaliqi E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Roli dhe puna e mësuesit në shkollat shqipe

Edukimi i brezit të ri e bën të përjetshme punën e mësuesit Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë e një punëtori apo e një nëpunësi, punë e një zejtari, por është punë që kërkon para së të gjithash, ideal. Sepse ai ka në duart e veta forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë, ka në duar dhe duhet të edukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendësojë të vjetrën

Haxhi Lajçi

Pak ditë më parë u shënua 7 Marsi - Dita e Mësuesit, në të gjitha institucionet shkollore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, si këtu në Mal të Zi, po ashtu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore, diasporën në mbarë Evropën, SHBA etj., vende kudo që mësohet shkrimi e leximi i gjuhës sonë të bukur shqipe. Profesioni i mësuesit është mjaft i mirë, por edhe shumë i vështirë. Kjo thënie kaq kuptimplote, edhe aq e thellë, mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve që këtë profesion e konsiderojnë si të tillë: të mirë, të vështirë dhe shumë me përgjegjësi. Që të edukosh të tjerët duhet të jesh vetë i edukuar, që të ndikosh drejtë te brezi i ri, duhet të jesh shembull i mirë. Mësuesit me punën, shembullin dhe sjelljen e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në trajtimin e personalitetit të brezit

32

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

të ri, prandaj ata duhet të jenë të sinqertë, të drejtë, të ngritur dhe të arsimuar në shkallë të duhur, të kenë pikëpamje të drejta dhe të qarta, kulturë të gjerë shkencore, të luftojnë primitivizmin dhe të kontribuojnë në ngritjen arsimore e kulturore. Mësuesja/mësuesi si edukator i gjeneratës së re, të cilit i është besuar kjo detyrë shumë e rëndësishme, duhet të jetë shembull për nga cilësitë e karakteri, ndër të cilat në radhë të parë duhet të numërojmë modestinë, si virtyt shumë i lartë i njeriut. Ky profesion, profesioni i mësuesit, edukatorit, është i rëndësishëm sepse mësuesi i mëson dhe i edukon lulet më të bukura-të vegjlit dhe të rinjtë, brezin e ardhshëm. Mësuesja/mësuesi duhet të arsimo-

jë dhe edukojë brezin e ri, ta pajisë me tërë atë që do t’i kontribuojë zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë. Nisur nga kjo duhet thënë se para mësuesit-mësimdhënësit, edukatorit dhe profesorit shtrohen detyra të rëndësishme. Mësuesja/mësuesi jo vetëm që është transmetues i shkencës dhe i kulturës, i traditës dhe i historisë njerëzore, por edhe i vlerave materiale e morale. Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë e një punëtori apo e një nëpunësi, punë e një zejtari, por është punë që kërkon para së të gjithash, ideal. Sepse ai ka në duart e veta forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë, ka në duar dhe duhet të edukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendësojë të vjetrën.

Të gjithë mësuesit e mirë njëkohësisht kanë qenë njerëz me ideale dhe e kanë dashur arsimin dhe punën edukative, kanë dhënë gjithë mundin për arsimin dhe edukimin e drejtë dhe me empati ndaj secilit fëmijë të gjeneratave të reja. Mësuesja/mësuesi i vyeshëm edhe nëse nuk ka lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat e rinj, me masat e gjera popullore


MOZAIK

Në duart e mësuesve nuk do të jenë vetëm punëtorët dhe ekspertët e ardhshëm të veprimtarive të ndryshme, por do të jenë edhe shkencëtarët, edhe letrarët, edhe piktorët dhe skulptorët e shumë e shumë talentë të tjerë të profileve dhe profesioneve të ndryshme. Prandaj, punë dhe detyrë parësore e mësuesit është që këta talentë t’i zbulojë dhe t’u japë mundësi për zhvillim të plotë. Mësuesja/mësuesi duhet të punojë jo vetëm për aftësimin intelektual të nxënësve, por edhe për aftësimin e përgjithshëm, për zgjerimin e kulturës në të gjitha fushat, t’i aftësojë për të kuptuar dhe për ta adhururuar artin sepse atë (artin) mund ta kuptojnë vetëm njerëzit e ngritur në këtë pikëpamje. Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhënia e mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj. Do të mbështetet në synimet dhe idealet e zhvillimit shoqëror duke mbjellë kështu farën e ardhmërisë më të mirë dhe më të lumtur. Dihet mirëfilli se të gjithë mësuesit e mirë njëkohësisht kanë qenë njerëz me ideale dhe e kanë dashur arsimin dhe punën edukative, kanë dhënë gjithë mundin për arsimin dhe edukimin e drejtë dhe me empati ndaj secilit fëmijë të gjeneratave të reja.

Mësuesja/mësuesi i vyeshëm edhe nëse nuk ka lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat e rinj, me masat e gjera popullore. Mësuesja/mësuesi i mirë gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet njeriu më i afërt i masave popullore. Edukimi i atij brezi të ri do të bëjë punën e mësuesit të përjetshme. Sado e vogël dhe e thjeshtë të duket kjo punë e mësuesit, ajo shkruhet në analet e shkollës. Mësuesi atë nuk e shkruan vetëm me laps, por me punë dhe me mund. Pikërisht për këtë arsye mund të them se puna e mësuesve gjatë jetës do të mbështetet në ideal dhe pasion për përparim kombëtar.

Disa nga vështirësitë e mësueseve dhe mësuesve të sotëm

Pos shkollës, në çdo shtëpi, banesë, familje e kudo, shumë shpesh flitet për mësueset dhe mësuesit të cilët i mësojnë fëmijët në shkolla. Kjo formë e ”evaluimit (vetëvlerësimit)” të punës së mësuesve bëhet në çdo vend e çdokund ku është vendi, por shpeshherë edhe ku nuk është vendi! E dimë faktin se mësuesi dhe mësuesja nguliten thellë në kujtimet e çdo njeriu gjatë gjithë jetës. Megjithatë, puna e mësueseve dhe

mësuesve në ditët e sotme ka lloj– lloj stresesh (shqetësimesh), prandaj deklaratat e shpeshta të tyre janë: - Na është mohuar e drejta e dinjitetit! - Të drejtat e prindërve sot janë më të mëdha se tonat! - Prindërit çdo ditë jo vetëm se kritikojnë, por shpeshherë edhe sulmojnë, kërcënojnë! - Nxënësit çdo ditë thirren në të drejtat e tyre, që normalisht u takojnë, por harrojnë obligimet dhe detyrimet e veta! - Këshilltarët (mbikqyrësit) e arsimit janë më shumë kritikues sesa ata të cilët ndihmojnë –këshillojnë! - Mësueset dhe mësuesit gjatë kryerjes së punës së përditshme kanë strese nga udhëheqësit e shkollave, mbikqyrësit–këshilltarët, prindërit dhe shpeshherë edhe nga nxënësit! - Mësuesit, pos punës së rregullt me plan-program shkollor, janë të detyruar të raportojnë për suksesin dhe punën me nxënës në çdo periudhë të klasifikimit (me shkrim dhe elektronik), raport rreth edukimit dhe përparimit profesional të vazhdueshëm në seminare (trajnime) dhe aktivitete tjera të shumta! Puna e mësueseve dhe mësuesve mbetet punë e artë, e vështirë dhe e përgjegjshme përgjithmonë. E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

33


MOZAIK

Kuvendi i Komunës së Ulqinit filloi të hënën seancën e parë të rregullt për vitin 2019

Ndërpriten punimet

Ulqin - Kuvendi i Komunës së Ulqinit i ndërpreu ditën e hënë punimet e seancës së parë të rregullt. Kjo ndodhi diçka më shumë se dy orë pasi filloi mbledhja, kur duhej të diskutohej për Propozim vendimin për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për themelimin e SHPK “Parking servisi”. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, pikërisht atëherë u shpreh se seanca e sotme ndërpritet për shkak se, siç theksoi ai, janë të nevojshme konsultimet sht-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 21 MARS 2019

esë rreth kësaj pike të rendit të ditës. Paraprakisht u miratuan katër pika të rendit të ditës. Këshilltarët pa diskutim miratuan Programin e punës së Komunës së Ulqinit për vitin 2019. Mbështetjen e këshilltarëve e mori Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për furnizim publik me ujë, Propozim vendimi për masat stimuluese për zhvillimin e bujqësisë, sikurse edhe Propozim vendimi për barazi gjinore. Kryetari Çapuni për këtë seancë

kishte planifikuar në rendin e ditës 29 pika. Por me kërkesë të kryetarit të komunës, Loro Nrekiq, në rendin e ditës u shtuan edhe tri pika të tjera, mes të cilave edhe ndryshimet dhe plotësimet e Programit për ngritjen e përmendores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Ulqin. Për vazhdimin e seancës është thënë se këshilltarët do të njoftohen me kohë. Gj. Gjonaj


SPORT

KT “Ulqini” fitoi 11 medalje në turneun ndërkombëtar “Zrenjanin Open 2019”

Bledar Kasmi, garuesi më i suksesshëm i turneut “Ulqini” mori pjesë me 12 garues, të cilët u kurorëzuan me pesë medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe tri medalje të bronzta. Ai fitoi edhe trofeun për vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave. Në turne morën pjesë 640 garues të 65 klubeve nga 11 shtete Fundjava e kaluar ishte e suksesshme për Klubin e Taekwondosë “Ulqini”, garuesit e të cilit fituan 11 medalje dhe një trofe në Turneun ndërkombëtar “Zrenjanin Open 2019”, i cili u mbajt të shtunën në këtë qytet. “Ulqini” mori pjesë me 12 garues, të cilët u kurorëzuan me pesë medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe tri medalje të bronzta. Medalje të arta fituan Sara Kraja, Ble-

dar Kasmi, Medina Kanaqeviq, Amra Dushku dhe Hana Tivari, medalje të argjendta Arta Ismailaga, Dion Mustafa dhe Vesa Dervishi, kurse medalje të bronzta Sumeja Bisha, Enis Kurti dhe Amella Nuti. Garuesi i këtij klubi, Bledar Kasmi, u shpall garuesi më i suksesshëm i turneut. KT “Ulqini” fitoi edhe trofeun për vendin e tretë në renditjen e përg-

jithshme në disiplinën e formave. Në turne morën pjesë 640 garues të 65 klubeve nga 11 shtete të ndryshme. Përmes një deklarate për shtyp, drejtuesit e KT “Ulqini” kanë falënderuar sponsorët për mbështetjen financiare për pjesëmarrje në këtë aktivitet dhe prindërit për përkushtimin ndaj garuesve të tyre. (Kohapress)

E ENJTE, 21 MARS 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 21 mars 2019

Viti XVlll Numër 856 Çmimi 0,50

Portret i një shtet ISSN 1800-5696

Si po investon Moska në përçarjen e shoqërisë shqiptare!

Cetina, qytet i themeluar nga nipi i Skënderbeut


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.