Koha 857

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 28 mars 2019 Viti XVlll Numër 857 Çmimi 0,50

Pluralizmi dhe gjeopolitika shqiptare e munguar ISSN 1800-5696

Publiku të mos informohet nga mediat anonime

Atmosferë piktoreske moderne


PËRMBAJTJE

10

12 Terroristët nuk kanë fe, e as kombësi

Qeverisje në shërbim të qytetarëve, e jo të pushtetarëve

14

16 Më pak gënjeshtra, të lutem!

Misioni fisnik në mbrojtjen e shqiptarëve

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019


PËRMBAJTJE

17

24 Shembull për kolegët në mbarë botën

Transkripte namatisjesh

26

30 Nikë Gjeloshaj kryetar i Komunës, Fadil Kajoshaj kryetar i Kuvendit

Trekëndshi në Mahallën e Re KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Podgoricë e enjte, 28 mars 2019 Viti XVlll Numër 857 Çmimi 0,50

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

Publiku të mos informohet nga mediat anonime

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Atmosferë piktoreske moderne

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Pluralizmi dhe gjeopolitika shqiptare e munguar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Miratohet vendimi për themelimin e ndërmarrjes për parking Ulqin - Në vazhdim të mbledhjes së parë të seancës së parë të rregullt, këshilltarët e parlamentit vendor të Ulqinit miratuan të hënën Propozim vendimin për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për themelimin e SHPK “Parking servisit”. Kundër këtij vendimi u deklarua vetëm këshilltari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Boro Bashoviq, i cili u shpreh se ky vendim u miratua në kundërshtim me ligjin. Edhe disa nga këshilltarët që votuan “për”, pranuan se kjo nuk është zgjidhje e mirë, duke vlerësuar se kryetarit të komunës me mbikëqyrjen e kësaj ndërmarrjeje të re i jepen shumë kompetenca. Disa këshilltarë vlerësuan se duhet të emërohet bordi i drejtorëve prej tre anëtarësh në këtë ndërmarrje, kurse pjesa tjetër kishin mendim të kundërt. Ata theksuan se gjatë procedurës

4

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

së themelimit të kësaj ndërmarrjeje, të gjitha kompetencat duhet t’i ketë kryetari i komunës, për arsye të, siç pohuan ata, përshpejtimit të regjistrimit të saj. Kryetari i komunës, Loro Nrekiqi, u shpreh se themelimi i kësaj ndërmarrjeje është shumë i nevojshëm për këtë komunë, pasi ajo ka problem të madh me parkimin e automjeteve, sidomos gjatë sezonit turistik. Ai nënvizoi se gjatë procedurës së regjistrimit të kësaj ndërmarrjeje, e cila do të duhej të fillojë punën në muajin maj, nuk ka ndërmend të bëhet autokrat dhe gjithçka të vendosë vetë, por këtë do ta bëjë në konsultim edhe me të tjerët. Kuvendi po ashtu miratoi Propozim vendimin për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nga Plani Detal Urbanistik “Ulqini- Qyteti” për lokalitetin Totoshi

-Dragoviq Bajram. Ndërkaq për dy propozim vendimet tjera për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nga Plani Detal Urbanistik “Ulqini-Qyteti” për lokalitetin Kodra 1 - Marnikoviq P. Hila, këshilltarët nuk e dhanë pëlqimin e vet. Të gjithë këshilltarët e pranishëm në këtë seancë pozitivisht u deklaruan për ndryshimet dhe plotësimet e programit të ngritjes së përmendores kushtuar heroit të madh legjendar dhe prijësit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Me këtë rast këshilltarët paraqiten dilemat e veta se si do të shkruhet mbishkrimi në bustin e heroit tonë kombëtar, meqë në aktvendimin paraprak që ka dhënë Ministria e Kulturës nuk ka figuruar emri Skënderbeu (Skenderbeg). Ndërkaq, siç deklaroi i bindur kryetari Nrekiq, në aktvendimin e fundit të Ministrisë së Kulturës thuhet se pas fjalës “Kastrioti” shtohet fjala “Skenderbeg”. “Në bustin e prijësit tonë kombëtar, të Ballkanit dhe të Evropës, i cili do të vendoset në Ulqin do të shkruhen dy mbishkrime. Në shqip: “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”, ndërsa në gjuhën malazeze: “Djerdj Kastriot Skenderbeg”, u shpreh Nrekiqi. Në vazhdim të seancës, e cila sërish u ndërpre, këshilltarët do të debatojnë për propozim vendimin për emërimin e Komisionit zgjedhor komunal, për emërimin e Këshillit të transmetuesit lokal publik Radio Televizioni Ulqini, për emërimin e bordit të drejtorëve të SHPK “Veprimtaritë Komunale”, “Ujësjellës-Kanalizimi” dhe Ndërmarjes për mbrojtjen e biodiversitetit, rritjen, gjuetinë e egërsirave dhe peGj. Gj. shkimin Ulqin.


NGJARJE JAVORE

Prezantohet projekti i bashkëpunimit tejkufitar të ndërmarrjeve komunale të Plavës dhe Gjakovës

Iniciativë e përbashkët për menaxhim më të mirë të mbeturinave Plavë – Në kuadër të Programit të bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi – Kosovë 2016-2020, të martën e kaluar, në sallën e vogël të restorantit “Abas”, jo larg Plavës, është mbajtur takimi prezantues i projektit të bashkëpunimit tejkufitar në mes të partnerëve: Sh.P.K. “Veprimtaritë Komunale” të Plavës dhe Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Çabrati” të Gjakovës. Menaxhuesi i Sh.P.K. “Veprimtaritë Komunale” të Plavës, Predrag Shqekiq, i ka njoftuar të pranishmit në mënyrë kronologjike me përmbajtjen dhe ecuritë e projektit në fjalë. Ai ka theksuar se projekti “Iniciativa e përbashkët tejkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave” mban shifrën CFCU – MNE – 070, që do ta realizojnë partnerët kontraktues – ndërmarrjet komunale nga Plava - Mali i Zi dhe Gjakova - Kosovë. Vlera e përgjithshme e projektit është 315.724,71 euro, nga të cilat granti i Bashkimit Evropian participon me 84,25%, respektivisht me 266.012,66 euro, kurse partnerët Mali i Zi dhe Kosova me 15,75% ose 49.711,95 euro. Menaxhuesi i projektit në fjalë nënvizoi se qëllimi i përgjithshëm i projektit është kontributi i mjedisit jetësor dhe zhvillimit ekonomik të trevave kufitare përmes menaxhimit efikas të mbeturinave. Partnerët gjatë realizimit të projektit do të zhvillojnë këto aktivitete: zhvillimi i sistemit primar të selektimit të mbeturinave në trevën ur-

bane të Komunës së Gjakovës, edukimi i banorëve në trevat urbane të komunave Plavë dhe Gjakovë, edukimi i të rinjve (fëmijëve) në institucionet parashkollore dhe në klasat e ulëta të shkollës fillore në komunat Gjakovë, Plavë, Guci, edukimi i të punësuarve në institucionet arsimore në tri komunat e përmendura, edukimi i të punësuarve në dy ndërmarrjet komunale, pjesëmarrja në punëtoritë edukativo-informative të gjithsej 1100 qytetarëve, sigurimi i numrit të sistemeve të volitshme për menaxhim me mbeturina në këtë lëmi, si dhe blerja e mjeteve mekanizuese dhe materialeve përcjellëse për punë. Koordinatorë kontaktues të partnerëve gjatë realizimit të projektit janë Bujar Hasangjekaj për Sh.P.K. “Veprimtaritë Komunale” – Plavë dhe Bujar Nura për KRM “Çabrati” - Gjakovë. Projektin që ka të bëjë me Sh.P.K. “Veprimtaritë Komunale” të Plavës e prezantoi drejtori Allen Pejçinoviq. Ai në fjalën e rastit përshëndeti të gjithë të pranishmit, në veçanti partnerin nga Gjakova – ekipin përfaqësues të KMR “Çabrati”, kryetarin e Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, përfaqësuesit e komunave Plavë, Guci e Petnjicë, ata të ndërmarrjeve komunale nga Gucia e Petnjica, të institucioneve arsimore në Plavë, të Qendrës për Kulturë dhe asaj për Punë Sociale, Organizatës Turistike etj. “Rëndësia e mjedisit jetësor tejkufitar bëhet gjithnjë më e madhe dhe më e

dukshme, posaçërisht duke pasur parasysh orientimin strategjik të qeverive të Mali të Zi dhe të Kosovës që t’i bashkohen hapësirës ekonomike evropiane dhe shteteve të BE-së. Zgjidhjet joadekuate të mbrojtjes së mjedisit jetësor, qeverisja joadekuate me resurse natyrore, si dhe faktori antropogjen kanë kontribuar që ekipi ynë projektues të njoftohet me problemet e bashkësive. Askush nuk është e as nuk mund të jetë krenar për gjendjen e vetëdijes ekologjike dhe mjedisit përgjatë ndryshimeve klimatike. Ne kemi rast të zgjidhim problemin shumë dekadash të ndotjes. Me këtë projekt do të realizohet edhe plani i menaxhimit të mbeturinave në periudhën kohore 20162020, të cilën Komuna e Plavës e ka miratuar në vitin 2016”, është shprehur Pejçinoviq. Homologu i tij nga Gjakova, kryeshefi ekzekutiv i KRM “Çabrati”, Berat Hadri, në fjalën e tij theksoi se është i bindur që projekti do të realizohet sipas planit të bashkëpunimit tejkufitar që ka Kosova. “Krijimi i infrastrukturës së nevojshme për procesin e riciklimit dhe seleksionimit të mbeturinave dhe edukimi i popullatës në lidhje me mbrojtjen e ambientit, rritja e fizibilitetit dhe punës ndërmjet ndërmarrjes publike të Plavës dhe asaj të Gjakovës, forcimit dhe partneritetit në mes të këtyre dy ndërmarrjeve bartëse të këtij projekti. Jam i bindur se ky projekt do të zhvillohet sipas planifikimit përmes bashkëpunimit ndërkombëtar që ka Kosova, konkretisht Ndërmarrja Komunale ‘Çabrati’ nga Gjakova me atë ‘Veprimtaritë Komunale’ nga Plava”, ka thënë ai. Përfaqësuesit e projektit nga Gjakova falënderuan nikoqirin nga Plava për mikpritjen dhe përkujdesjen e ofruar. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Portret i një shteti Drita Llolla

Realiteti multikulturor i Malit të Zi

Në hapësirën kohore gati njëqindvjeçare midis dy momenteve historike, vitit 1878, i cili shënon njohjen e parë të pavarësisë së Malit të Zi, si edhe viti 1997, të cilin do e quaja pikënisjen e rrugëtimit drejt shkëputjes nga bashkimi shtetëror me Serbinë dhe ndikimi politik serb, me qëllim rikthimin e pavarësisë, ndodh mbivendosja apo shtresëzimi i mëtejshëm i identitetit malazez. Produkt i kësaj periudhe është një strukturë e evoluar multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore. Identiteti kombëtar malazez për gati një shekull konsiderohet çështje kontroverse, veçanërisht në sytë e atyre që duan ta njejtësojnë me identitetin serb. Viti 1997 shënon vitin e rizgjimit të ndjeshmërisë së re kombëtare, shoqëruar me përgjegjësi specifike ndaj përbërjes së re multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale. 1997 Me shthurjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ-së) dhe shkëputjen e njëpasnjëshme të republikave gjatë fillimit të viteve ‘90, nis rreshtimi i përplasjeve ideologjike dhe sentimentale, me pasojë konflikte të vazhdueshme dhe të ashpra ndëretnike, sulm të forcave ushtarake dhe policore ndaj civilëve, si edhe tentativë për spastrim etnik. Ideali vëllazërim-bashkim, shumë i dashur për jugo-nostalgjikët, atëmot dhe sot, dergjej nën flakët e tërbimit ushtarak, komanduar nga Sllobodan Millosheviqi. Serbisë iu shembën planet për ndërtimin e një shteti unitar, në përbërje të ish-republikave të Jugosllavisë, i cili do të funksiononte nën komandën e Beogradit. Konflik-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

ti “naiv” i lindur fillimisht si pasojë e përplasjeve ideologjike, post-komuniste, u përshkallëzua në luftë të egër të ushtrisë ndaj civilëve, në Bosnjë dhe Hercegovinë e në Kroaci. Së shpejti, do të zbulohen planet për spastrimin etnik në Kosovë. Mali i Zi në këtë moment të historisë së përgjakshme të Ballkanit u gjend i rrethuar nga errësira e konflikteve ndëretnike dhe lufta civile. Ishte vendosmëria për t’i shkëputur lidhjet me politikën destruktive dhe represive serbe, si

edhe bindja ndaj frymës euro-atlantike, çfarë e shpëtoi vendin nga lufta e brendshme civile. Millo Gjukanoviq, atë kohë një politikan i ri, karizmatik, i dalluar për nga aftësitë oratorike dhe pragmatizmi që e karakterizon edhe sot, vendos shkëputjen e lidhjeve me politikën serbe, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të kthesës historike dhe figurën politike që ka shënuar historinë moderne të Malit të Zi. Populli malazez, dhe pse në heshtje, e ruante frymën perëndimore dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në vështrimin e ontologjisë, realiteti është fenomen relativ. Në bazë të këtij konstatimi, themi që nuk ekziston një realitet i vetëm, por realitete të ndryshme që bashkëjetojnë. Nëse i qasemi me këtë frymë përshkrimit të identitetit malazez, duke u bazuar në analiza të mirëfillta të proceseve shoqërore, kohore dhe historike, arrijmë në përfundimin se identiteti malazez është një konstrukt i shtresëzuar apo një bashkësi e realiteteve që e përfaqësojnë. Ky konstatim sot përbën karakteristikën emblematike të Malit të Zi, multikulturalizmin, të faktuar në Kushtetutë, Konventat ndërkombëtare të ratifikuara dhe ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave

dëshironte integrimet euro-atlantike. Këtë e konfirmoi në vitin 1997, duke mbështetur idetë e liderit të saj të ri, si edhe më vonë duke vendosur për ta vazhduar rrugën e pavarur, me anë të referendumit të zhvilluar në vitin 2006. Diplomacia e patriarkut të ri të Malit të Zi funksionoi dhe

bazohej te qasja e re që ai zgjodhi, për ta rizgjuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare, gjithnjë duke u treguar i kujdesshëm ndaj rolit specifik të pakicave në proceset shtetformuese. Si rrjedhojë, pavarësia e Malit të Zi do t’a pasuronte gjeopolitikën e rajonit me një realitet të ri, mirëpo procesi i brendshëm i vetëdijësimit kulturor të shoqërisë malazeze, në kuptimin e përqafimit të vlerave përendimore do të përbënte sfidën e radhës. Mendësia patriarkale, e përhapur gjerësisht në shoqërinë malazeze, nga njëra anë mund të konsiderohet rrethanë favorizuese për Gjukanoviqin, në mënyrën se si ndikoi në psikologjinë e masës, e dehur dhe e “mahnitur” me karizmën e tij të padiskutueshme. Mirëpo, nga ana tjetër, mendësia patriarkale do ta vështirësonte suksesin e përpjekjeve për ta reformuar vendin. Një malazez që është rritur me frymën patriarkale, e ka të vështirë t’i kuptojë në thelb vlerat perëndimore, si liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, shanset e barabarta, shtetin e së drejtës, barazinë gjinore, të drejtat e minoriteteve.

Sfidat e reja për Malin e Zi

Ballkani Perëndimor po jeton sot një realitet të ri gjeopolitik, ku shumica e vendeve në rajon kanë zgjedhur integrimin në BE. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e qartësoi se cilat vende të rajonit do të jenë prijëse në rrugëtimin e integrimeve euro-atlantike. Ajo që duhet theksuar është se, tejkalimi i sfidave të reja për Malin e Zi nuk duhet të kthehet në një garë hapje-mbyllje kapitujsh, por duhet shfrytëzuar si një moment ku reflektohet mbi cilësinë e procesit të integrimit. Shoqëria malazeze ka ende rrugë të gjatë për të bërë në tejkalimin e vetvetes, për të vendosur bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ekonomik, politik dhe kulturor. Nëse rryma të ndryshme, herë pas here kanë dashur të ndikojnë në drejtimin gjeopolitik të vendit, duke e penguar në rrugën e zhvillimit, ky është momenti i duhur kur shoqëria malazeze duhet të reflektojë dhe të jetë e qartë rreth çështjes thelbësore – cilat vlera do të përfaqësojë në të ardhmen? Në kërkim të përgjigjes, duhet të kuptojmë se edhe në momente të vështira si ky, kur luhatjet në Perëndim po keqinterpretohen dhe po keqshfrytëzohen, format e mbrojtjes së interesave kombëtare të shoqërive perëndimore nuk kushtëzohen nga patriarkati. Patriotizmi i shoqërive perëndimore konsiston në mbrojtjen e institucioneve dhe ndarjen e fuqive mes tyre. Të jesh patriot do të thotë t’i përkushtosh me gjithë qenien tënde idesë së një vendi ku e drejta gjithmonë prevalon mbi patriarkun, ku të gjithë gëzojnë shanse të barabarta, vendi ku barazia gjinore dhe të drejtat e minoriteteve janë premisë e zhvillimeve demokratizuese, pluralizmi i mendimeve, qëndrimeve, botëkuptimeve, llojshmërisë e kulturave, perceptohen si vlera, dhe jo kërcënime, dhe të tilla mbrohen me ligj. Përbërja unike, multikulturore e shoqërisë malazeze përbën potencialin e saj më të madh dhe një kapital të rëndësishëm në hartën e gjerë europiane. Këtë duhet ta çmojë, pasi nuk janë kufijtë gjeografik ata që historikisht kanë ndarë Lindjen nga Perëndimi. Përpara se ta trajtojmë si çështje politike, integrimin e vlerave perëndimore duhet ta konsiderojmë si një proces të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm internacionalizimi të kulturës perëndimore. Pavarësisht trashëgimisë së trazuar historike, ne duhet të besojmë thellësisht se vlerat perëndimore janë shtrati ku do të ripërtërihet Mali i Zi. (fund) E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Dilemat tona

Pluralizmi dhe gjeop shqiptare e mungua Nuk zgjidhen problemet me takime të rastit por me angazhime të vazhdueshme dhe programe konkrete në sajë të strategjisë kombëtare për shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike, e cila deri më tash ka munguar nga shteti amë–Shqipëria, që paraqet dobësi institucionale nga ana e qeverive të ndryshme në kohën e pluralizmit, që nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse çështja kombëtare nuk është pronë e ndonjë partie politike apo klaneve të ndryshme por e të gjithë shqiptarëve në kohën e tashme dhe atyre që do të vijnë pas nesh ndryshme, madje duke u bërë shembull i bashkëpunimit dhe i fqinjësisë së mirë për regjionin dhe më gjerë. Por, deri më tash jemi dëshmitarë se në vizitat e rastit, një kujdes më Dr.Nail Draga i veçantë i është kushtuar drekave e darkave që janë pjesë e takimeve të tilla, sesa çështjeve të gjeopolitikës kombëtare. Nga një veprim i Nëse në kohën e monizmit interesimi tillë del qartë së ka munguar përkui shtetit amë-Shqipërisë për shqip- jdesja nga shteti amë sepse kanë tarët jashtë kufijve politikë të saj traj- munguar liderët me kapacitete komtohej si paternalizëm apo përzierje në bëtare, të cilët duhet të jenë bartës punët e brendshme të shtetit tjetër, të strategjisë kombëtare në lidhje me nga viti 1990, në saje të dështimit pozitën dhe statusin e shqiptarëve të ideologjisë komuniste, kjo çësht- në hapësirën e tyre etnogjeografike, je mori përmasa të tjera që janë në përkatësisht me kërkesat e tyre për favor të ruajtjes dhe zhvillimit të iden- barazi qytetare dhe nacionale në ato titetit kombëtar në hapësirën e tyre mjedise ku jetojnë dhe veprojnë. Ashtu sikurse në monizëm, edhe tash etnogjeografike. Por, pasi nga ai vit po bëhen rreth tri në pluralizëm shqiptarët në Mal të Zi dekada, është kohë e mjaftueshme janë lënë jashtë orbitës së përkujpër të analizuar se sa ishte përku- desjes kombëtare, sepse po të ishte jdesja nga shteti amë-Shqipëria që e kundërta, shumëçka do të ishte është obligim kushtetues, për bash- ndryshe. e institucioneve këkombësit e tyre, në rastin konkret Përfaqësuesit shtetërore me ndërgjegje kombëtare, për shqiptarët në Mal të Zi. në saje të kërkesave të shqiptarëve e kanë obligim moral dhe profesionPërkujdesja e al që të angazhohen konkretisht munguar nga shteti amë Ka vite që përfaqësues të Shqipërisë në favor të përmirësimit të gjendjes kanë kontakte me homologët e tyre ekzistuese. në Mal të Zi, duke krijuar marrëdhënie Pikërisht, për çështje të tilla organizopersonale por edhe në fusha të hen takime të niveleve të ndryshme

8

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

për shqyrtimin e kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi. Dhe për kërkesat e tilla enkas formohen grupe pune që i trajtojnë me kompetencë profesionale çështjet përkatëse, duke iu dhënë përparësi atyre të cilat janë emergjente për momentin. Në lidhje me çështjet e tilla, nuk duhet biseduar vetëm me spektrin politik, qoftë pozitë apo opozitë, por edhe me intelektualë, me persona nga bota akademike dhe gjithsesi me shoqërinë civile, për të pasur një informacion më të plotë. Vetëm në këtë formë të komunikimit, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore nga Shqipëria do të kishin një pamje reale jo vetëm të kërkesave por edhe të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve si popull autokton në Mal të Zi.

Vizitat e rastit sa për fotografi

Pikërisht në lidhje me këtë çështje, duhet theksuar vizitën zyrtare në Mal të Zi të Presidentit të Shqipërisë z.Ilir Meta, si dhe takimin me përfaqësuesit e KKSH në Mal të Zi, në Ulqin me 22 janar 2019. Në këtë takim diskutuesit prezantuan kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve në këtë mjedis, si në aspektin e përfaqësimit proporcional, punësimit, arsimit, kultures, ligjit zg-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

politika ar jedhor, emigrimit të shqiptarëve etj., duke dëshmuar me fakte pabarizinë praktike e cila vazhdon edhe tash në pluralizëm. Ne këtë aspekt për herë të parë nga stafi i Presidentit të Shqipërisë u evidentuan kërkesat në fjalë të cilat siç premtuan do të trajtohen për të gjetur zgjidhje në koordinim me palën malazeze. Pasi kërkesat e shqiptarëve janë optimale çdo vonesë në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet me asgjë, vetëm me mungesë të vullnetit politik të pushtetit, dukuri kjo e njohur për të gjithë ne në këtë mjedis. Ky takim ishte i veçantë deri më tash sepse asnjë përfaqësues i Shqipërisë më herët nuk ka organizuar një takim të nivelit të tillë me shqiptarët në këtë mjedis për të shpalosur kërkesat dhe problemet aktuale të cilat nuk janë të panjohura për opinionin shqiptar në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Por, duke marrë parasysh rrethanat shoqërore në vend, neglizhencën e trashëguar të pushtetit ndaj shqiptarëve, si dhe pasivitetin e subjekteve politike shqiptare, përvoja e deritashme na bën të jemi të rezervuar se mund të kemi ndryshime pozitive në këtë drejtim.

i Zi), duke qenë monitoruese e angazhimeve konkrete në Mal të Zi. Një veprim i tillë nuk duhet të jetë paragjykues, si në kohën e monizmit që trajtohej si paternalizëm, por angazhim konkret në avancimin e pozitës së shqiptarëve në këtë mjedis. Madje një veprim i tillë ka mbështetje në nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë, sepse shteti shqiptar e ka obligim të kujdesët për pjesën e popullit shqiptar jashtë kufijve politikë të Shqipërisë. Vetëm duke qenë aktive, ambasada përkatëse mund të ndikojë pozitivisht në avancimin e çështjeve preokupuese të shqiptarëve në këtë mjedis, që janë në favor të barazisë qytetare e nacionale. Pikërisht duke marrë parasysh se kërkesat e shqiptarëve në Mal të Zi, janë optimale, çdo qeveri demokratike do t’i pranonte ato dhe do të përcaktonte afatet kohore dhe bartësit për realizimin e tyre, sepse janë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të tyre në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor.

Për një rol aktiv të shtetit amë-Shqipërisë

Arsimimi pa identitet kombëtar

Nga ana tjetër, dua të ceki edhe një moment tjetër në lidhje me këtë çështje, e kjo ka të bëjë me rolin e Shqipërisë përmes ambasadës së tyre në Mal të Zi. Duke marrë parasysh faktin se jemi në pluralizëm dhe në rrethana të tjera shoqërore të bashkëpunimit dhe të integrimeve, ambasada si përfaqësuese diplomatike e shtetit amë-Shqipërisë duhet të luajë një rol aktiv në koordinimin e çështjeve preokupuese të shqiptarëve në Malit të Zi. Pra, duhet të luajë rolin e ndërmjetësit në mes dy vendeve (Shqipëri-Mali

Deri më tash të gjithë jemi dëshmitarë se në gjeopolitikën e munguar të shqiptarëve, ka më tepër deklarata të rastit, sesa veprime konkrete, si nga politika ashtu edhe nga institucionet kulturore, arsimore e shkencore. Në Mal të Zi në shkollat më mësim në gjuhën shqipe nxënësit shqiptarë mësojnë nga tekstet e autorëve sllavë të përkthyera në shqip, ku nuk mësojnë pothuaj asgjë për vetën por për të tjerët. Fjala është për tekstet e imponuara nga lëndët e identitetit kombëtar siç është lënda e historisë dhe ajo e kulturës muz-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ikore, për shkollën fillore dhe atë të mesme. Dhe, nga programe të tilla dhe tekste shkollore të përkthyera, nxënësi shqiptar është i programuar të asimilohet, përkatësisht të arsimohet pa identitet kombëtar, që është në kundërshtim flagrant me ligjet, kushtetutën dhe normat demokratike ndërkombëtare. Janë pikërisht këto çështje që duhet të jenë preokupuese për shtetin amë, që deri më tash fatkeqësisht nuk ka treguar interesimin e duhu, që nuk mund të arsyetohet më asgjë. Një konstatim i tillë dëshmohet nga mungesa e marrëveshjeve apo memorandumeve të nënshkruara në mes dy qeverive (Shqipëri-Mali i Zi), në fushën e arsimit dhe të kulturës. Nuk ka dilemë se marrëveshjet e tilla do të eliminonin padrejtësitë që janë të trashëguara nga koha e monizmit por edhe tash në pluralizëm(!?).

Koha e fundit për veprime konkrete

Andaj, duke mos nënçmuar momentet e fotografive të rastit të përfaqësuesve të ndryshëm të dy vendeve, kemi nevojë urgjente për veprime konkrete që janë në favor të mbrojtjes së identitetit kombëtar, sepse shqiptarët në Mal të Zi janë në pozitë të pavolitshme ekonomike, arsimore e kulturore, me pasoja për kohën tonë dhe të ardhmen. Është koha që përfundimisht shteti amë-Shqipëria të tregojë interesimin e duhur edhe për shqiptarët në Mal të Zi, me angazhime e projekte konkrete dhe modalitete të ndryshme, mbështetje kadrovike e pse jo edhe materiale, siç veprojnë kudo shtetet e konsoliduara me strategji kombëtare, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Terroristët nuk kanë fe, e as kombësi Ngjarja që ndodhi në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re, ishte realisht e frikshme dhe e trishtë, kur 28- vjeçari nga Australia, Brendon Tarrant, një terrorist i lëvizjes së supremacistëve të bardhë, i përgaditur me një arsenal të madhe të armëve të zjarrit, ashtu si në një videolojë në playstation, hyri në një xhami dhe ekzekutoi dhjetëra besimtarë

Qani Osmani

Ky terrorist zgjodhi të ndërmarë aktin makabër pikërisht ditën e premte, një ditë të shentë për besimtarët myslimanë, në një vend ku ndodheshin bashkë burra, gra dhe fëmijë, që kryenin lutjet e javës, i kërkonin falje Zotit për mëkatet e tyre, dhe lypnin mirësi nga Krijuesi i Gjithësisë. Dhe pikërisht në atë moment solemn, në jetën shpirtërore të një besimtari mysliman, goditi dora gjakftohtë e pabesisë, duke marrë jetën e mbi 50 besimtarëve, dhe plagosur rëndë dhjetra të tjerë. Për fat të keq, ngjarje të tilla i kemi parë shpesh vitet e fundit, dhe ku janë përfshirë gjithnjë e më shpesh besimtarët myslimanë. Në këtë rast duhet theksuar se tejet dramatike kanë qenë edhe sulmet e tjera terroriste, , ku janë përf-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

shirë besimtarë të feve të tjera. Janë ende të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve ngjarjet e Londrës, Parizit, Nicës, Barcelonës, Torontos, Berlinit, Ankaras apo Stokholmit. Por, sulmi i 15 marsit në Zelandën e Re , ishte i frikshëm edhe për disa elemente shtesë që autori i masakrës pretendon se e motivuan për të kryer aktin e tmershëm. Këto akte terroriste janë prodhim i polarizimit të skajshëm nëpër të cilin kalon bota sot. Ky polarizim nuk është asgjë e re, ekstreme të kundërta janë përplasur duke prodhuar dhunë me pasoja të jashtëzanshme, të cilat në fund kanë kushtuar jetë të pafajshme njerëzish, të cilët pa vullnetin e tyre janë përdorur mish për top. Dhe në fakt, ata njerëz të cilët kanë refuzuar të marrin anë, ata të cilët kanë kërkuar të qëndrojnë jashtë ekstremeve, kanë qenë viktimat të cilët kanë paguar më shtrenjtë marrëzitë e tyre. Bota sot përballet kryesisht me dy ekstreme të kundërta, të cilat në mënyrë pothuajse të përkryer ushqejnë njëra tjetrën. Kështu, në njerën anë dominon “ ekstremi i djathtë” i

cili në thelb ushqen antisemitizëm, etno-nacionalizëm, urrejtjen ndaj emigrantëve dhe urrejtjen ndaj islamit. Në anën tjetër janë ekstremistët “fundamentalistë fetarë” që përdorin dogmën e islamit dhe në thelb predikojnë një shoqëri të mbyllur, thellësisht konservatore dhe përjashtuese për çdo lloj forme tjetër të organizimit shoqëror, përfshirë këtu edhe shoqëritë demokratike. Që të dyja palët është fakt se nuk e kursejnë dhunën për të instaluar botëkuptimin e tyre mbi shoqëritë ku veprojnë ndërsa faturën e paguajnë fëmijë, gra, pleq e qytetarë të pafajshëm. Terroristi në fjalë, një ekstremist i djathtë, planifikoi në përsosmëri aktin e tijë dhe la përshtypjen se qëllimi i tijë kryesor, ashtu si në të gjitha aktet terroriste, nuk kanë qenë viktimat. Ai është kujdesur që kjo tragjedi makabre të nxisë dhe thellojë edhe më tepër ndarjet dhe urrejtjen mes ekstremeve dhe idealisht të rekrutojë për të dyja palët më tepër mbështetës. Për qëllimin e vet, terroristi tregon në manifeston e tij të publikuar para

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

aktit se ai ka përmbledhur të gjitha mendimet e tij raciste, anti-islamiste dhe kundër emigrantëve. Kjo është një taktikë e njohur e terroristëve të cilët përmes tragjedisë së jetëve të humbura duan t’i japin jehonë mesazheve dhe ideologjisë së tyre. E që rrjedhimisht prodhon narrativ për të dy ekstremet dhe nxit debatin “Ne-kundër-atyre”, taktikë propagandistike që përdoret kryesisht nga grupet radikale. Lajmi i keq është informatë më e mirë dhe për rrjedhojë kjo prodhon publicitet më të mirë, diçka për të cilën vuajnë grupet radikale siç ishte publikimi i videos makabre. Ashtu si ekzekutimet e ISIS-it, edhe kjo video duhet në njërën anë të inkurajojë dhe të nxisë “mburrje” dhe të rrisë “moralin”, ndërsa nga ana tjetër të nxisë urejtje dhe vullnetin apo dëshirën për hakmarrje, e cila nëse ndodh eventualisht, i shërben spirales së dhunës së vazhdueshme, por më së shumti i shërben arsyetimit të saj, pra arsyetimit të përdorimit të forcës dhe dhunës. Për terroristët nuk është i panjohur përdorimi i emrave nga periudha dhe vende të ndryshme. Pra, nuk është i panjohur përdorimi i figurave të ndryshme historike për të simbolizuar ideologjinë dhe për të frymëzuar ndjekës të rinj. Kështu figura e Hitlerit, Musolinit e të tjerëve të ngjashëm janë nxitës, frymëzues dhe rekrutues për radikalët neo-nazistë, ndërsa grupe të ndryshme përdorin figura të ndryshme për të

simbolizuar ideologjinë e tyre. Kësaj radhe, terroristi në fjalë që kreu aktin ishte kujdesur që të përfshijë sa më shumë emra, për të nxitur dhe më tepër ndarjet. Siç duket, ai ka analizuar me kujdes ideologjitë ekstremiste edhe në Ballkan. Pra, terroristi i supremacistëve të bardhë, përdori si bazë të “manifestit” të tij ekstremist, historinë e urrejtjes së egër dhe nacionalizmit të verbër në Ballkan dhe Evropë, që ka shkaktuar në të kaluarën aq shumë drama njerëzore. Ky terrorist, rrugës për në xhami , po dëgjonte në makinë një këngë nacionaliste sërbe kushtuar kriminelit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, njeriu i dënuar nga gjykata e Hagës si përgjegjësi kryesor për organizimin e masakrës së Srebrenicës në korrikun e vitit 1995, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe të rinj myslimanë të Bosnjës. Në këtë rast, duhe theksuar se të njejtat këngë nacionaliste shoqëronin Tigrat e Arkanit gjatë masakrave në Bosnjë dhe në Kosovë. Por, për ne shqiptarët edhe më e rëndë ishte njollosja e imazhit të heroit tonë kombëtar Skënderbeut, emrin e të cilit terroristi Australian e kishte shkruar në njërën nga armët me të cilat kreu krimin e tmershëm. Dhe jo rastësisht, kjo koeçidon me narrativin e ekstremistëve të dhunshëm fetarë islamistë, mbështetës të ISIS-it, të cilët e përdorin përbaltjen e figurës së tij, dhe në shumë raste edhe të Nënë Terezës, për të përçarë shqiptarët dhe për të avan-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

cuar agjendën e tyre në Ballkan. Të gjitha këto janë transmetuar në mediat shqiptare, thjesht si element ekzotikë, pa u shoqëruar me ndonjë reagim të fortë distancues. Për më tepër, në dallim nga ngjarjet e mëparshme të ngjashme, pra, munguan mesazhet e ngushëllimit dhe solidarizimit nga ana e zyrtarëve të shteteve shqiptare. Terrorizmi nuk ka ngjyrë , fe dhe as kombësi, dhe heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj kësaj masakre është një neglizhim i pavend, aq më tepër kur për këtë ngjarje reaguan shumë shpejt të gjithë udhëheqësit kryesorë të botës: Donald Trump, liderët e BE-së, Papa Françesku, Presidenti turk Erdogan dhe drejtues e tjerë të botës myslimane. Kombi shqiptar mburret me të drejtë me tolerancën dhe bashkëjetesën fetare. Ai mburret edhe me të shkuarën e tij, që nuk mund të lejohet kurrsesi të njëlloset nga ekstremistët e dhunshëm me karakter lindor apo perendimor. Përfundimisht mund të themi se terroristët nuk vuajnë për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm, për më tepër, jetët e humbura janë ushqim për ideologjinë e tyre. Ne duhet të dënojmë ashpër çdo lloj dhune në emër të një ideologjie, qoftë ajo fetare, etno-nacionaliste apo politike. Në mbyllje, lutja ime shkon për ata besimtarë që humbën jetën, për familjarët e tyre dhe për gjithë ata që kanë një sensibilizim të sinqertë mbi aktin barbar që ndodhi disa ditë më parë në Kristçërç të Zelandës së Re. E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Sfidat e kryetarit të ri të Komunës së Tuzit

Qeverisje në shërbim të qytetarëve, e jo të pushtetarëve Mënyra se si është konceptuar Tuzi deri më sot, vetëm të arnohet, respektivisht të kryhen shërbime elementare, mendojmë se ka kaluar ajo kohë. Domethënë, organizimi i deritashëm i qeverisjes vendore ka treguar se nuk ka ecje progresive të dëshirueshme dhe të pritshme nga secili banor i kësaj komune. Andaj, kryetari i ri i Komunës së Tuzit do të duhej të tregohej i matur, me durim dhe me përkushtim , por mbi të gjitha me përgjegjësi morale dhe politike në ushtrimin e detyrës në pajtueshmëri të plotë me kompetencat e veta ligjore. Dhe gjithë angazhimi dhe puna e tij të bëhet në mënyrë transparente, të kontrolluar dhe në bazë të rregullave në pajtim me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale

Gjekë Gjonaj

Tuzi -komuna më e re në Mal të Zi, nga e shtuna e kaluar, fitoi edhe kryetarin e ri Nikë Gjeloshaj, kandidat i dalë nga bashkimi i tri partive shqiptare. Emërimi i tij nga 21 këshilltarë , 16 nga radhët e Forumit Shqiptar, 4 nga radhët e Partisë Boshnjake dhe 1 nga radhët e Demokratëve , erdhi pas fitores historike të përbashkët të Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, me moton: “ Malësia na bashkon”. Gjeloshaj tanimë zyrtarisht është kryetari i parë shqiptar në Komunën e mëvetësishme të Tuzit, që ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për faktin se në qoftë se

12

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

komunën e drejtojnë qytetarë që nuk flasin shqip, atëherë ajo nuk është komunë shqiptare. Ardhja e tij në krye të kësaj komune është sfidë jo vetëm për kryetarin Gjeloshaj , por edhe për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, që do të ushtrojnë pushtetin e ardhshëm katërvjeçar. Edhe pritshmëritë e qytetarëve të Malësisë janë të mëdha, ndonëse shumica e tyre e kanë humbur shpresën, apo më mirë të themi janë skeptikë që Tuzi për një kohë të shkurtër mund të ndryshojë pamjen e sotme mjaft të zymtë, për të mos thënë gjendjen mjaft dëshpëruese ( shqetësuese). Njohësit e mirë të rrjedhave të këtushme politike dhe ekonomike janë të një mendjeje se Tuzi duhet transformuar krejtësisht. Dhe kjo është e mundshme. E kryetari i ri duhet ta pranojë këtë sfidë. Sepse, nëse dëshiron të jetë i suksesshëm (për çka nuk dyshoj), duhet të ndryshojë mënyrën e qeverisjes së Tuzit. Model i tij i ri duhet të jetë progresi, e jo

pushteti. Kjo sfidë e fuqishme dhe delikate ( e vështirë) për të gjithë shqiptarët mbështetet te vizioni për një të ardhme ku jeta të ketë vulën e dinjitetit personal dhe profesional, e krahasueshme me vlerat e jetës në komuna e shtete që e kanë konsoliduar dhe janë duke e zhvilluar këtë standard. Në këtë kuptim Tuzi ka nevojë për një qeverisje e cila fokusin e vetëm e ka në hapësirën e përbashkët të jetesës të të gjithë qytetarëve të tij. Qeverisja vendore ka të bëjë vetëm me probleme lokale, e cila në fokus ka vetëm problemet dhe nevojat ( hallet) e qytetarëve, që ata i shohin dhe i prekin çdo ditë, dhe këtu qëndron përparësia. E jo , siç jemi mësuar shpesh të dëgjojmë kryetarë komunash të cilët merren me çështje “ madhore”, me kryeministra të vendeve të rajonit, me çështje globale e çështje të partisë nga vjen. Bazuar në përvojën e komunave të tjera në Mal të Zi, Tuzi ka nevojë për një qeverisje pa pazare e ndasi poli-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION tike, dhe për një kulturë të re qeverisjeje. Tuzi ka nevojë për një kryetar që merret me probleme konkrete të qytetarëve të tij, me rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Kjo komunë, e cila për herë të parë në sistemin pluralist në Mal të Zi do të udhëhiqet ( drejtohet) nga shqiptarët, ka specifikat dhe problemet e veta. Ajo gjithashtu është njëra prej komunave në Mal të Zi ku banojnë qytetarët me nevoja e kërkesa të tyre. Parimi i programit qeverisës te kryetarit Gjeloshaj do të duhej të jetë ndryshimi i Tuzit dhe dhënia e identitetit, meqë Tuzi aktualisht nuk ka asgjë me të cilën mund të identifikohet. Misioni dhe vizioni i tij do të duhej të jetë që Tuzin ta shohë me infrastrukturë të zhvilluar, bujqësi intensive, mjedis të pastër dhe pasuri natyrore të menaxhuara mirë, turizëm të zhvilluar dhe tërheqës, me vende të reja të punës, dhe me ekonomi të

qëndrueshme. Mënyra se si është konceptuar Tuzi deri më sot, vetëm të arnohet, respektivisht të kryhen shërbime elementare, mendojmë se ka kaluar ajo kohë. Domethënë, organizimi i deritashëm i qeverisjes vendore ka treguar se nuk ka ecje progresive të dëshirueshme dhe të pritshme nga secili banor i kësaj komune. Andaj kryetari i ri i Komunës së Tuzit do të duhej të tregohej i matur, me durim dhe me përkushtim , por mbi të gjitha me përgjegjësi morale dhe politike në ushtrimin e detyrës në pajtueshmëri të plotë me kompetencat e veta ligjore. Dhe gjithë angazhimi dhe puna e tij të bëhet në mënyrë transparente, të kontrolluar dhe në bazë të rregullave në pajtim me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale. Bashkëpunimi në nivel vendor e qendror do të duhej të jetë baza e qeverisjes së kryetarit të ri, qasja e tij dhe themeli i kon-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ceptit të tij qeverisës për komunën, në mënyrë që të përfitojë qytetari e jo pushtetari. Pritshmëria e qytetarëve të Malësisë , përfshirë këtu edhe diasporën e saj, është që kryetari i ri Nikë Gjeloshaj të bëjë krejt çka është e mundur që shumica e tyre të jenë të kënaqur, t’u ndihmojë maksimalisht , që asgjë të mos jetë e fshehur dhe çdo vendim të jetë publik dhe sipas ligjit. Qytetarëve të kësaj komune u mbetet të shpresojnë në premtimet e kryetarit të ri se përparësia e politikës së tij është përparimi ekonomik dhe se për këtë ai ka bashkuar rreth vetes njerëz të shkolluar dhe të ditur. Në vend të përfundimit po e parafrazoj presidentin e 14-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Abraham Lincoln, i cili ka thënë se në qoftë se kam pasur sukses në karrierën time politike, është rezultat i asaj që jam munduar ta mbaj fjalën.

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

110- vjetori i themelimit të gazetës Dielli

Misioni fisnik në mbrojtjen e shqiptarëve Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Dielli kishte filluar të botohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 15 Shkurt, 1909”, duke shënuar, këtë vit, 110-vjetorin e daljes në dritë të “Diellit” të Vatrës, përfaqësueses historike të komunitetit shqiptaro-amerikan, për më shumë se një shekull tani. Duhet shënuar fakti, se gazeta Dielli lindi 3 vjet para VATRËS dhe se Dielli para se të bëhej Organ i Federatës VATRA, ishte pronë e Shoqërisë Besa-Besën. Emrat e Fan Nolit, Faik Konicës, Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe organit të saj, “Dielli”, identifikohen me periudhën më të lumnueshme të historisë së tyre – një histori kjo që, sipas historianëve – përgjithmonë, do të mbetet si periudha që e bëri Shqipërinë. Kjo histori, në një mënyrë ose një tjetër – varësisht rrethanave dhe nevojave historike të periudhave të ndryshme -- është përsëritur dhe vazhdon edhe aktualisht. Disa historianë i kanë konsideruar veprat dhe rolin e Vatrës dhe të Diellit si të një qeverie shqiptare në mërgim, kur vihej në diskutim ekzistenca e shtetit shqiptar. Ky përvjetor i themelimit të Diellit shërben gjithashtu si një manifestim që brezat e rinj të shqiptaro-amerikanëve të vlerësojnë rolin historik të Vatrës dhe të Diellit në misionin e tyre fisnik për të mbrojtur të drejtat e

14

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

Shqipërisë, të Kosovsës dhe të shqiptarëve kudo me qëllimin e qartë për të mbështetur shqiptarët dhe të drejtat e tyre anembanë trojeve shqiptare. 110 vjet më parë, saktësisht, më 15 Shkurt, 1909, në Boston të Shteteve të Bashkuara doli numri i parë i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra -- gazeta më e vjetër që botohej në vazhdimësi. Në ‘të botohen artikujt dhe komente që pasqyrojnë pikëpamje të ndryshme dhe shërben si një thesar i veprimtarive më të dalluara të organizatës “Vatra” dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi. Dielli pasqyron rregullisht edhe ngjarjet aktuale anembanë trojeve shqiptare dhe boton opinione dhe analiza nga komentues të njohur nga trohet shqiptare si dhe nga diaspora shqiptaro-ameirkane. Është shkruar shumë dhe, jam i sigurt, se në këtë përvjetor, historianë, analistë dhe gazetarë, do të theksojnë rolin vendimtar që ka luajtur dhe vazhdon të luajë “Vatra” dhe organi i saj “Dielli” në historinë e shekullit të kaluar dhe të sotme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo, përfshirë kontributin e Diellit në fushën gazetaro-publicistike shqiptare. Gazeta “Dielli” ka shënuar edhe më herët përvjetorë të themelimit të saj, si zëdhënëse dhe burim lajmesh e “Vatrës” dhe e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ndër më të njohurit përvjetorë, janë 50-vjetori dhe 60-vjetori i themelimit të “Diellit”, shënuar nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe më gjerë. Në këtë traditë, edhe sivjet me rastin e 110-vjetorit të themelimit të kësaj gazete në zë dhe me traditë shekullore

për shqiptarët, Federata Vatra dhe vatranët, me ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, kanë në plan të festojnë këtë përvjetor të shënuar të fillimit të “Diellit” shqiptar, më shumë se një shekull më parë – me datën 6 Prill, 2019 në Manhattan të Nju Jorkut. Sipas burimeve të gazetës “Dielli”, në këtë ditë do të ketë dy veprimtari me rëndësi kushtuar 110-vjetorit të organit të Vatrës: Duke filluar nga ora 11:00 e mëngjesit, në hotelin e njohur 3 West Club në Manhattan do të mbahet Konferenca shkencore për këtë 110-vjetor, nën drejtimin e gazetarit Frank Shkreli, ish-Drejtor i Divisionit Evropian në Zërin e Amerikës dhe gazetares Rafaela Prifti. Seminarin do ta përshëndesë edhe Kryetari i Federatës Vatra, Z. Dritan Mishto. Ndërkaq, janë ftuar një numër ligjëruesish të dalluar të komunitetit dhe të tjerë për të marrë pjesë, me kumtesat e tyre: Prof Nikolla Pano, Dr. Elez Biberaj, Mr Grant Harris nga Libraria e Kongresit, Dr. Muharrem Dezhgiu, Amb. Mal Berisha, Anton Çefa, Dr. Arjeta Fërlushkaj, Idriz Lamaj, Loreta Loli, Agron Alibali, Rafaela Prifti dhe Dalip Greca. Njoftohet gjithashtu se, për të parën herë, Ilir Ikonomi do të sjellë intervistën me vlera historike të Faik Konicës në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, dhënë rrjetit të televizionit amerikan, NBC. Sipas programit paraprak Prof. Nikolla Pano do të paraqesë kumtesën e tij mbi “Rolin e “Diellit” në Ringjalljen Kombëtare dhe në Bashkësinë shqiptaro-amerikane gjatë viteve 1909-1924. Grant Harris do të flasë mbi gazetën Dielli në kuadër dhe nga perspektiva e shtypit evropiano-lindor në Amerikë nga vitet 1890 deri në vitin 1914.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Organi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Dielli është në prag të festimeve të organizuara me rastin e 110-vjetorit të themelimit të tij. Historia e Vatrës dhe organit të saj Dielli, është aq e gjatë dhe e larmishme sa edhe vet historia e shtetit modern shqiptar Dr. Elez Biberaj, Shef i Drejtorisë për Euro-Azinë në Zërin e Amerikës do të kujtojë një ish-redaktor të “Diellit” me temën: “Për bashkëpunimin me Diellin gjatë kohës kur redaktor i gazetës ishte Xhevat Kallajxhiu dhe disa komente për sfidat e shoqërisë shqiptare sot në Shqipëri dhe Kosovë”. Siç thamë më lart, Ilir Ikonomi do të sjellë intervistën e Faik Konicës me gazetarin e radios NBC, Hilmar Baukhage, transmetuar më 8 prill, 1939. Mal Berisha do të paraqesë temën: “Vatra –Qeveri në mërgim – Kontributi në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 dhe në atë të OKB-së në San Francisko, 1945. Prof. Muharrem Dezhgiu do flasë “Mbi Diellin në shekullin e dytë të tij”, ndërsa Anton Çefa paraqet referatin mbi ish-editorin

e Diellit për shumë vite: “Nacionalisti dhe demokrati i përkushtuar, Xhevat Kallajxhi.” Studiuesi Idriz Lamaj ka zgjedhur temën: “Publicistika antikomuniste shqiptare në mërgim dhe gazeta Dielli, duke përmendur gazetat Flamuri, L’Albanie Libre, Shqipëria, Bashkimi i Kombit dhe dhjetëra gazeta të tjera të Mërgatës, në polemika me Diellin. Dr. Arjeta Ferlushkaj do të sjellë për të pranishmit temën: “Në Brendësi të Diellit - Strukturimi i brendshëm i gazetës ndër vite”. Ndërsa, Agron Alibali dhe Loreta Loli do të eksplorojnë temën: “Faik Konica: Pak i njohur - Shkrime dhe studime nëpër faqet e Diellit - 1939 - 1942”. Gazetarja Rafaela Prifti do të sjellë kumtesën për një ish-redaktor të Diellit dhe ish sekretar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

i Vatrës, Profesor Peter Prifti. Ndërsa, Dalip Greca, Kryeredaktori aktual i gazetës Dielli përmbledh kumtesat, në këtë rast, me temën: Gazeta e Rilindjes Kombëtare – 110-vite histori, sfidat e mbijetesës, editorët, menaxherët, vlerat e risitë.” Veprimtaria tjetër e ditës --me rastin e shënimit të 110-vjetorit të gazetës Dielli, organit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra -- do të kulminojë me darkën solemne, me një pjesëmarrje të madhe, që sipas organizatorëve do të jetë një “darkë plot të papritura, tipike amerikane”, për të gjithë pjesëmarrësit. Darka solemne do të drejtohet nga gazetarja Marjana Bulku, me argëtimin nga Frederik Ndoci, Gëzim Nika dhe artistë të tjerë.

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Më pak gënjeshtra, të lutem!

Në një vend komunist, ku qeveria gënjen, njeriut i thuhet se nuk ke taksa fare, por çdo gjë e jotja është e imja; dhe njeriu bëhet krejtësisht i robëruar. Kësaj ideje i ka dalë boja e kuqe, duke u bërë rozë a socialiste

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Njerëzit, ndoshta, kot i bien në qafë socializmit e kapitalizmit. Sepse të dyja idetë kur bien në dorë të njeriut, deformohen, pavarësisht se njëra paraqitet më humane se tjetra. Në kapitalizëm, qeveria i thotë qytetarit: Pesë muaj në vit do të punosh për mua. Në socializëm, njeriut i duhet të punojë rreth 7 muaj për qeverinë dhe 5 muaj për veten. Këto të ardhura mbahen në formë taksash, dhe pak-a-shumë kaq i bie. Në një vend komunist, ku qeveria gënjen, njeriut i thuhet se nuk ke taksa fare, por çdo gjë e jotja është e imja; dhe njeriu bëhet krejtësisht i robëruar. Kësaj ideje i ka dalë boja e

16

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

Lufta për sundimin e njeriut tani bëhet vetëm midis socializmit dhe kapitalizmit, dhe njeriu nuk duhet të jetë matematikan për të llogaritur e zgjedhur, se fundja çdo gjë varet se sa para fiton për veten tënde dhe jo për qeverinë. Prandaj thonë se kapitalizmi është sot sistemi më i mirë i mundshëm, që ofron më shumë liri, më pak gënjeshtra dhe më pak taksa sesa socializmi

kuqe, duke u bërë rozë a socialiste. Lufta për sundimin e njeriut tani bëhet vetëm midis socializmit dhe kapitalizmit, dhe njeriu nuk duhet të jetë matematikan për të llogaritur e zgjedhur, se fundja çdo gjë varet

sesa para fiton për veten tënde dhe jo për qeverinë. Prandaj thonë se kapitalizmi është sot sistemi më i mirë i mundshëm, që ofron më shumë liri, më pak gënjeshtra dhe më pak taksa sesa socializmi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shembull për kolegët në mbarë botën

Të jesh nxënës i dalluar, student, punëtor mes kolegëve në punë apo qytetar i dalluar në mjedisin ku jeton, është privilegj i madh e po aq krenari në vazhdimin e karrierës, sidomos, për ata që janë duke vazhduar karrierën në çfarëdo fushe qoftë

Gjokë Dukaj

Por, çfarë ndjesie është për ata të cilët gëzojnë një privilegj të tillë në nivelin më të gjerë global. Këtyre ditëve, media të shumta prestigjioze botërore, njoftuan lajmin për mësuesin nga Kenia, i cili fitoi çmimin e parë si mësuesi më i mirë në botë. Mësuesi me emrin Peter Tabichi, pjesëtar i urdhrit françeskan, fitoi çmimin e parë (Global Teacher Prize) nga Fondacioni Varkey, në Dubai, dhe ajo që impresionoi opinionin mbarë botëror, siç njoftuan mediat, është përkushtimi i mësuesit Tabichi ndaj profesionit të mësimdhënësit, para së gjithash, përmes veprimtarisë humane. Shembulli i tij e dëshmon më së miri perceptimin human të këtij profesioni e që, s’do mend, do të ishte vendimtare për ti dhënë atij shpërblimin e parë. Ajo që kanë veçuar mediat, është humanizmi i këtij mësuesi kenian ndaj fëmijëve të varfër dhe atyre që s’kanë mundësi të blejnë libra dhe veshë mbathje në zona të varfra të këtij vendit për të cilët, mësuesi Tabichi, ndan pjesën më të madhe të pagës mujore, respektivisht 80% të saj. Çmimi botëror i cili kap shumën prej 1 milion dollarësh, konsiderohet nga mediat në nivelin e Çmimit Nobel, për këtë fushë aq të rëndësishme të zhvillimit njerëzor dhe të ardhmes së tij. Ajo që është po aq e rëndësishme për lexuesit shqiptarë, është emri i mësueses nga

Shkodra, Liljana Luani, e cila pas 38 viteve punë në këtë profesion, fitoi Çmimin Kombëtar “Mësuesja e Vitit 2018” në Shqipëri. Ajo, është shembull unik i mësimdhënies, e cila i është përkushtuar fëmijëve të cilët nuk mund të vijojnë mësimin nga pasojat e gjakmarrjes. Kjo dukuri, mes tjerash, ka shkaktuar ngujimin e fëmijëve të shumtë të cilët janë të detyruar të ndërpresin shkollimin ose të mos e fillojnë fare atë. Shembulli i mësueses Luani, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në opinionin shqiptar, ka bërë që ajo të radhitet në mesin e 50 mësuesve më të mirë në botë. Rastet e këtilla meritojnë të jenë temë e përditshme në mediat vendore dhe më gjerë dhe, në këtë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mënyrë, të shërbejnë si shembull për të gjithë ata që i janë kushtuar profesionit të mësimdhënësit. Aq më parë, pasi gjeneratat e sotme përballen me sfida të shumta të cilave roli i mësimdhënësit mund t’u japë rrugëzgjidhjen e duhur. Mirënjohjet dhe çmimet e këtilla në nivelin kombëtar dhe atë botëror, meritojnë vlerësimin nga shoqëria të misionit të shenjtë të mësimdhënësit, por edhe përkujton sakrificat me të cilat përballet rrugëtimi me përkushtim në këtë profesion, pavarësisht rrethanave dhe kushteve të krijuara, në çdo kohë dhe vend, për ti dhënë brezave kahjen e duhur drejt të ardhmes më të ndritur të shoqërisë në përgjithësi. E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Lajmet e rrejshme në kryefaqet e mediave (portaleve) online

Publiku të mos informohet nga mediat anonime Toni Ujkaj

Lajmet e rreme ose siç njihen me termin ndërkombëtar “Fake news” janë ato lloj informacionesh që i raportohen masës jo për t’i informuar me objektivitet, atribuim burimesh dhe provash faktike por si objektiv parësor të tyre e kanë sensacionalizmin te publiku, me qëllim për të arritur një përfitim të caktuar. Në jetën e përditshme, jo rrallëherë jemi të ekspozuar ndaj lajmeve të ndryshme të cilat përmbajnë tituj dhe përmbajtje sensacionale, por në thelb janë të pandershme, duke mos respektuar parimet dhe etiken profesionale të profesionit, shpeshherë lajme të fabrikuara të cilat nuk mbështeten në fakte. Lajme të tilla më së shumti hasim tek mediat online (portalet) dhe jo te mediat serioze të cilat si mision të tyre primar e kanë informimin e publikut në mënyrë të denjë, me një qasje të ndershme dhe profesionale ndaj pasqyrimit dhe raportimit të ngjarjeve, me objektivitet dhe qasje të balancuar, të cilat zbatojnë standardet dhe parimet profesionale sipas ligjeve të vendit përkatës dhe të medias, por edhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të informimit. Në epokën e sotme të zhvillimit të

18

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

hovshëm të teknologjisë dixhitale, për fat të keq çdokush është bërë “ gazetar - reporter“ të cilët kanë krijuar një mori të pafund të mediave online (portaleve) të cilave u mbetet anonime edhe adresa edhe drejtuesi i rrjetit dhe si të tillë ata janë të predestinuar dhe e kanë praktikë të përditshme pune fabrikimin e lloj – lloj lajmi për ndodhi të ndryshme jetësore, kryesisht të karakterit negative, duke cënuar kështu çdo kriter etik dhe profesional dhe duke e zbehur dhe njollosur edhe statusin e gazetarëve të ndershëm dhe profesionistë që punojnë aq me dinjitet dhe përkushtim ndaj publikut dhe pozicionit që mbulojnë. Këto lloj mediash përhapin propaganda të ndryshme, shpifje, shantazhe, akuza të paverifikueshme. Këto në shumicën e rasteve krijohen për interesa të individëve dhe grupimeve të ndryshme të interesit, më së shumti nga politikanë të suksesshëm apo të dështuar, të cilët duke mos gjetur hapësirë në media serioze për të promovuar demagogjinë e tyre të

pandryshuar politike, i përdorin portalet si “armë” të tyre për të komprometuar rivalët e tyre politikë e në favor të vetes. Lajmet e rreme ose “Fake news” i raportojnë ato “media” të cilat nuk njihen si kredibile dhe me reputacion, të cilat nuk preokupohen dhe impenjohen për verifikimin e burimit të lajmit, për objektivitetin e saktësinë dhe ato shpeshherë janë lajme tendencioze për të diskredituar, denigruar dhe për të dëmtuar skajshmërisht imazhin e një individi të caktuar ose të një grupi individësh që veprojnë në shoqëri. Portalet ose siç disa analistë i kanë etiketuar së fundi si “porthale” të cilat nuk kanë si synim informimin e mirëfilltë, janë lehtësisht të identifikueshme pothuajse edhe nga një lexues i rëndomtë, sepse brenda lajmit që ato plasojnë në tregun mediatik ka elementë që potencojnë favorizimin dhe mbështetjen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi të një individi ose një grupi interesi të caktuar të fushës së politikës, ekonomisë, etj. Një raportim i tillë menjëherë bën të

Në epokën e sotme të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë dixhitale, për fat të keq çdokush është bërë “ gazetar - reporter“ të cilët kanë krijuar një mori të pafund të mediave online (portaleve) të cilave u mbetet anonime edhe adresa edhe drejtuesi i rrjetit dhe si të tillë ata janë të predestinuar dhe e kanë praktikë të përditshme pune fabrikimin e lloj – lloj lajmi për ndodhi të ndryshme jetësore

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Lajmet e rreme ose “Fake news” i raportojnë ato “media” të cilat nuk njihen si kredibile dhe me reputacion, që nuk preokupohen dhe impenjohen për verifikimin e burimit të lajmit, për objektivitetin e saktësinë dhe ato shpeshherë janë lajme tendencioze për të diskredituar, denigruar dhe për të dëmtuar skajshmërisht imazhin e një individi të caktuar ose të një grupi individësh që veprojnë në shoqëri mendosh dhe logjikisht të besosh se këto lloj mediash online i kanë themeluar dhe i financojnë pikërisht këto grupe interesi për qëllime dhe përfitime të tyre të shumëfishta. Lajmet e rreme hidhen në treg për të arritur profite të ndryshme politike, ekonomike, për qëllime të sigurisë dhe për interesa të tjera, mirëpo është e rëndësishme që masa të përzgjedhë dhe të gjykojë se cilat makineri të shpërndarjes së informacionit kanë krijuar besueshmëri dhe reputacion në pasqyrimin dhe raportimin e ngjarjeve të përditshme, të informohen pikërisht nga këto media dhe të shmangen nga portalet dhe adresat e rrejshme të rrjeteve të ndryshme sociale të cilat i kanë venë vetes si mision “informimin e masës“ për ngjarjet e ditës. Këto lloj adresash “informative” jo vetëm që ndodhen vite dritë larg informimit të mirëfilltë, etik dhe profe-

sional por si rrjedhojë sjellin dëme kolosale në një sërë sferash shoqërore dhe kjo vjen si pasojë e dezinformimit që disa media e manipulojnë dhe e tjetërsojnë një ngjarje (histori) e cila botërisht njihet si e vërtetë. Analistët e medias kanë potencuar se mediat të cilat prodhojnë dhe publikojnë lajme të rreme do të duhej të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen, veçanërisht kur ato transmetojnë lajme të cilat nxisin urrejtje, diskriminim apo çfarëdolloj dukurie negative dhe ato të cilat merren me jetën private të individit me përjashtim të atyre që mbajnë statusin (VIP). Nga viti 2016 e këndej, termi “Fake News” apo (lajme të rreme) është në fokus të mediave serioze dhe të gazetarëve të cilët i konsiderojë lajmet e rreme një kërcënim serioz për gazetarinë e mirëfilltë duke arritur në konkluzionin se ato më shumë shkaktojnë dëme dhe prodhojnë antivlera

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sesa sjellin dobi për masën e gjerë. Prodhimi dhe publikimi i lajmeve të rreme duke mos iu përmbajtur asnjë kriteri profesional, nuk është produkt i gazetarëve profesionistë dhe të përgjegjshëm por, përkundazi është “produkt” i gazetarëve të papërgjegjshëm e të pakualifikuar të cilët duke qenë të tillë janë të prirë të shkelin çdo normë të kodit etik profesional e të profesionit që ushtrojnë. Shikuar në këtë prizëm publiku i cili është i ekspozuar më shumë se kurrë përballë një lumi të pashtershëm të informacioneve, duhet të di të gjykojë në përzgjedhjen e mediave nga të cilat e thithin informacion, të shikohet se cili portal e ka dhënë, a është mjaft i besueshëm për publikun, kush e ka shkruar lajmin që raportohet, etj dhe në këtë mënyrë ata do të shmangin atë huti dhe dilemë të të informuarit saktë, ndershmërisht dhe me objektivitet. E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

19


KULTURË

Në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë u hap ekspozita e piktorëve ulqinakë

Atmosferë piktoreske moderne

Tiranë – Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, të premten mbrëma është hapur ekspozita e piktorëve ulqinakë. Me punimet e tyre në këtë ekspozitë, të organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Organizata Turistike e Ulqinit, janë prezantuar piktorët Bilal Nikeziqi, Edin Kapllani, Vahida Nimanbegu, Naser Hasa, Mersiha Resulbegoviq - Mavriq,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

Jozo Koçoviq dhe dy piktorët e ndjerë Rudi Goga dhe Gjergj Noc Martini. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, ka thënë se deri tani nuk kemi parë një ekspozitë të mirëfilltë të artit ulqinak në Tiranë dhe se ky është rast i mirë për t’u njohur me të. Ai ka thënë se ndonëse me profesion është historian, është befasuar me veprat e piktorëve ulqinakë.

“Fillimisht mendova se do të ketë një art patriotik, një art i cili nuk është se pasqyron drejtpërdrejt ndonjëherë edhe pritshmëritë tona. Por në të vërtetë, ashtu siç shikoni, nëpërmjet këtyre ngjyrave, këtyre imazheve, na ka ardhur këtu jehona e detit, qyteti i lashtë i Ulqinit”, është shprehur ndër të tjera ai. Drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi, ka thënë se përmes kësaj ekspozite njohim më


KULTURË

“Ajo çfarë mund të fiksojë një piktor nga Ulqini janë qyteti bregdetar me një histori të lashtë, kështjella, tërbimi dhe puthja e valëve mbi shkëmbinj, blerimi i butë dhe lulnajën këndellëse sipër tij, traditat e rrepta shqiptare, baladat dhe gjithë antropologjia e tij e përvijuar në përshtresime kulturore shekullore. Këto piktura janë të punuara mirë dhe me detaje”, është shprehur kritiku i artit, prof. dr. Josif Papagjoni mirë njëri-tjetrin dhe artin tonë. “Shijojeni këtë kontakt, këtë takim të sotëm me këta artistë të cilët për fat i kemi midis nesh, që me punët e tyre, por edhe ata vetë të njohim njëri-tjetrin dhe të respektojmë njëri-tjetrin dhe artin tonë”, ka theksuar ajo. Artisti dhe kritiku i artit, dr. Abaz Hado, është shprehur i gëzuar me mundësinë e krijuar për të kuptuar dhe konsumuar produktin artistik që krijohet në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, duke nënvizuar se më përpara “kemi punuar pa ditur se ç’bëhet me njëri-tjetrin, pa ditur se ky është një produkt i përbashkët mbarëkombëtar”. Ai ka thënë se është shumë i kën-

aqur me nivelin e artit të sjellë nga piktorët ulqinakë, duke vlerësuar se ata vijnë me një vokacion tjetër. “Është një art që ne e kemi tashmë, por kjo vjen si një shkollë tjetër. Vokacioni është vërtet unik në ato vepra që kanë sjellë artistët nga Ulqini”, ka thënë Hado. Kritiku i artit, prof. dr. Josif Papagjoni, është shprehur se piktorët nga Ulqini nuk sjellin vetëm dritën e këtij qyteti, por edhe një atmosferë moderne piktoreske. “Ajo çfarë mund të fiksojë një piktor nga Ulqini janë: qyteti bregdetar me një histori të lashtë, kështjella, tërbimi dhe puthja e valëve mbi shkëmbinj, blerimi i butë dhe lulnajën këndellëse sipër tij, traditat e

rrepta shqiptare, baladat dhe gjithë antropologjinë e tij të përvijuar në përshtresime kulturore shekullore. Këto piktura janë të punuara mirë dhe me detaje”, është shprehur ai. Në emër të piktorëve nga Ulqini, të pranishmëve iu është drejtuar piktori Naser Hasa, duke i ftuar ata që të shijojnë veprat e paraqitura në ekspozitë. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin edhe disa figura politike, si nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, deputeti Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, zëvendës ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Artemis Dralo, shumë personalitete shqiptare të artit dhe kulturës, por edhe disa artdashës nga Ulqini. Ekspozita e piktorëve ulqinakë në sallën e madhe për ekspozita të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 mars. Pas kësaj është planifikuar që piktorët nga Ulqini të çelin një ekspozitë të përbashkët i. k. edhe në Prishtinë.

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

21


PANORAMË

Regjisorja arbëreshe sjell një film për rrënjët e saj shqiptare

Regjisorja arbëreshe Francesca Olivieri do të sjellë në kinematë e jugut të Italisë një film me titullin “Arbëria”. Në këtë film flitet për origjinën e saj dhe regjisorja tregon për lidhjet e hershme që ajo ka me Shqipërinë, e sesi stërgjyshërit e paraardhësit i kanë ardhur nga ajo që dikur quhej Arbëri, e sot Shqipëri. Filmi është një dedikim për komunitetin arbëresh, i cili jeton në disa fshatra të bukur dhe të vegjël të Kalabrisë dhe Basilikatës. Ky film do të paraqitet në disa kinema në qytetet italiane, duke pasur mbështetje nga produksioni filmik “Lucana Film e Calabria”, ndërsa si aktore kryesore do të jetë po një kalabreze, e mirënjohura Katerina Misasi. Regjizorja, nëpërmjet personazhit kryesor në film, Aidas, familja e të cilës ka origjinën në qytetin e vogël të Santa Caterina Albanese, tregon temën e zbulimit të origjinës së saj dhe lidhjeve të ngushta me ‘tokën amë”, Arbërinë ose Shqipërinë e sotme. Gjithçka i dedikohet arbëreshëve, një komunitet në Italinë e Jugut.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Vështrim

Transkripte na (Namatisje - Refleksione të autores Manjola Busulla Jorbus)

Rrjedha dokumentare e rrëfimeve, gjuha e pasur dhe shtjellimi shkollor krijon një ambient të afërt e miqësor me lexuesin, ambient që të jep kohën tënde të mendimit, dialogimit dhe përfundimit

Argëzon Sulejmani

Deri tek një përshtypje e tillë, që më pas mund të zë vend dhe në krye të vështrimit, arrihet me të lexuar temat e para të autores Gladiola Busulla, të tubuara nën titullin “Namatisje -Refleksione”. Leximi i mëtutjeshëm i refleksioneve veçse e përforcon më tej këtë ide, që me të përfunduar dhe faqet e fundit del të jetë konstatim i qëlluar. Rrjedha dokumentare e rrëfimeve, gjuha e pasur dhe shtjellimi shkollor krijon një ambient të afërt e miqësor me lexuesin, ambient që të jep kohën tënde të mendimit, dialogimit dhe përfundimit. Për korrektësi, duhet të theksoj që me, dhe për autoren Busulla nuk kisha kontaktuar e as dëgjuar më përpara. Kjo ishte sfidë më vete, sfidë e autorëve të rinj, autorëve të panjohur që paragjykohen, cenohen e përjashtohen. Ndjenja që i jep secilit lexues të emancipuar gjetja e një krijuesi me peshë, për më shumë në gjuhën e kulturën amtare, është ngazëlluese. Ashtu do të mund të shënohej dhe takimi im me Gladiolën, që më pas do merrja vesh të kishte lidhje të ngushtë me Ulqinin e këtyre brezave. Në botimin e fundit, rrëfimi i autores është i ndarë strukturalisht në ese që e bëjnë më të lehtë leximin dhe namatisjen, por që asnjëherë nuk e

24

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

humbin shiritin e hollë intelektual e letrar që i ndërlidhë organikisht titujt e nëntitujt e botimit. Vepra, si e tillë mund të analizohet veç si tërësi, kurse mund të lexohet pjesë-pjesë dhe nëpër kënde çlodhëse. Thënë më troç, është një prej atyre botimeve që mund të të shoqërojnë ditëve të

verës, kurse me patjetër të të trazojnë netët dimërore. Qasja ndaj çështjeve të caktuara, që duhet thënë që janë të shumta e të larmishme, si dhe gjuha e ndërtimi i secilës përqasje vijnë tek lexuesi fort natyrshëm, çka të jep të drejtë t’i vlerësosh si transkripte të vlefshme


KULTURË

amatisjesh të një takimi miqësor me përmbajtje të çmuar deri në paharrim. Problematikat që ndërmerr t’i trajtojë autorja janë komplekse e të rënda, kurse shtjellimi dhe analiza e tyre vijnë të afërta dhe të rrjedhshme sa që të krijojnë ndjenjën e një “deja vu”-je që të konsolidon. Në globalizmin e këtyre kohëve thuhet gjithçka përditë, çështja është si të gjendet një mundësi që ditët të shënohen, temat të mos harrohen e idetë të bëjnë vend në memorie. Pikërisht këtë autorja arrin ta bëjë mjeshtërisht në botimin me ese. Shtuar kësaj, njohuritë e shumta profesionale e enciklopedike që gërshetohen natyrshëm

në secilën temë, libri në fjalë merr dimensione vërtetë të çmuara për botët e lexuesve, krijuesve e studiuesve të pothuajse secilës lëmi. Laramania që krijojnë nëntitujt e veprës përbën pikë lidhëse me gati secilën veprimtari të përditshme shoqërore. Temat sociale që e dominojnë frekuencën e librit, pastaj ato letrare, pedagogjike, gazetareske e deri estetike e mjekësore që përbëjnë hallkat ndërlidhëse të rrëfimit, krijojnë një mozaik plot ngjyra të zbehta ballë dritës e rrezeve që jep informacioni, shkenca, narracioni dhe perspektiva e autores. Përdorimi i disa internacionalizimeve që ditë e përditë po e dominojnë shqipen dhe

Autorja tregon karakter të fortë në shumicën e temave dhe analizave që bën. Titujt dhe çështjet që ndërmerr t’i trajtojë kërkojnë njohje, botëkuptim dhe guxim, të cilat autorja me elegancë i përmbushë

letërsinë tonë është i moderuar dhe nuk e dëmton pamjen e plotë të veprës. Autorja tregon karakter të fortë në shumicën e temave dhe analizave që bën. Titujt dhe çështjet që ndërmerr t’i trajtojë kërkojnë njohje, botëkuptim dhe guxim, të cilat autorja me elegancë i përmbushë. Krijohet bindja që temat fluskojnë në një format rrethor, ku në qendër dhe me shkronja të mëdha qëndron “statusi social”; ai i njeriut të kohës sonë, qytetarit, intelektualit, nënës, mësueses, letrarit... “Statusi social i intelektualit sot përfaqësohet nga manipuluesit e trurit, rrufjanët politikë, artistët mediokër, oportunistet apo sahanlëpirësit mediatikë - të cilët për të realizuar synimet e tyre shkelin mbi gjithçka.” (shënim i autores). Për fund, mendoj që botimi i Gladiola Jorbus Namatisje - Refleksione përbën një vlerë të çmuar në eseistiken e gjuhës dhe gjeografisë shqipe, me theks të veçantë për publicistikën dhe median e shkruar në gjuhën tonë. Padyshim dhe në shumë raste, si shembuj të mirë mund të shërbejnë “Refleksionet” e Gladiolës që vijnë si titra çlodhës, të saktë e analitikë, të një filmi që nuk do ta shohësh veç një herë. E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

25


HISTORI

Nga historia jonë

Trekëndshi në Mahallën e Re Gani Karamanaga Pjesa qendrore e Mahallës së Re ka formën e trekëndshit. Në rast se ecim prej unazës së re me ullinj rrugës sipër mbërrijmë te Xhamia e Lamit, mandej ulemi poshtë përsëri për të dalë në rrugën krysore, vazhdojmë përpjetë deri tek unaza e re... Në Trekëndësh kanë banuar familjet: Milla, Gorana, Cungu, Mavriqi, Zejnelaga, Kasmi, Hoxha, Mollabeqiri, Dollaku, Hajdinaga. Gjithashtu edhe Xhemal Kapllanbegu e ka pasur shtëpinë në Mahallë të Re, e cila është djegur në dekadën e pestë të shekullit XX. Mandej ata kaluan për të jetuar në Kala. Në bombardimin e Ulqinit në vitin 1943, familja Zejnelaga humbi dy djem. Prej Kalaje me Gjylije Zejnelagën disa herë kam qenë në bahçen e tyre në Mahallë të Re. Në anën prej Pazarit ka qenë mulliri i drithrave. Në vazhdimësi, më vonë, edhe punëtoria e sipërmarrjes “Komunalno”. Në Trekëndësh Ali Kasmi ka pasur mullirin e vajit. Kemi qenë fëmijë kur me gomar i çonim ullinjtë në këtë mulli. Më kujtohet: gurët e mullirit i sillte kali. Prej familjes Hoxha ka mbetur vajza e Shyqyri Hoxhës, të tjerët prej kësaj familjeje kanë kaluar për të jetuar në lagje tjera.

Familja Gorana

Në pjesën qendrore të Trekëndshit janë shtëpitë e familjes Gorana. Më përpara ka qenë kompleks i shtëpive ndërmjet dy rrugëve. Shtëpitë tjera të kësaj familjeje kanë ndërruar pronar. Sot aty janë shtëpitë e djemve

26

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

të Muharrem dhe Qamil Goranës, si dhe shtëpia e Hafize Gorana Nimanbegut. Shemsi dhe Muradije Pulti e ndërtuan shtëpinë e vjetër të nënës së Muradijes. Në vitin 1990, vajza ime Naimja u martua për Mustafë Qazim Goranën. Qamil Nimanbegu (1908-1992) më tha: “Familja Gorana është ndër ma të njohurat në Ulqin, dikur kanë pasur 12 duganjë... “Ne kemi ardhur prej Gorane. Në Ulqin jemi tash 12 brez... Në Goranë kemi pasur mbiemrin Andriqi.”(thoshte Qazim Rexhep Gorana 1929-2014). Shefika Gorana Pelinku thotë: “Shtëpia jonë ishte kulla më e madhe në Mahallën e Re. Prej katit të fundit kemi pa detin.” ... Duke filluar prej vëllezërve të Latifit (1865-1943) dhe Jusuf-Cufo Goranës duhet të përmendet se ky i pari ishte në atë kohë tregtar i njohur në Ulqin dhe në krejt Malin e Zi, por edhe më gjerë. Një ditë isha për të falur namazin e drekës në Xhaminë e Mezgjahut. Ky objekt fetar e ka ruajtur pamjen e dikurshme. Së bashku me Meqemen e Vjetër, Beledien dhe Sahat Kullën, janë dëshmi e sundimit turk në këto treva. Agjencia TIKA nga Turqia është duke renovuar dhe ndihmon në ruajtjen e ambientit të dikurshëm. Pas namazit takova Latif-Avdo (Hamid) Goranën (1947), i cili më tregoi disa gjëra për familjen e tij. Ai është jurist i njohur, funksionar i dikurshëm në pushtetin lokal të Ulqinit, më vonë afarist i njohur. Dy herë edhe në krye të Bashkësisë Islame të Ulqinit. Për gjyshin e tij Latif Goranën thotë: “Ka qenë importues dhe eksportues i madh në atë kohë. Ka bashkëpunuar edhe me djalin e mbretit Nikolla. Te mbreti i Malit të Zi i ka pasur gjith-

monë dyert e hapura... Ka bashkëpunuar me Bosnjë-Hercegovinën, Venedikun, Austrinë. Në një udhëtim në Bosnje, Latifi ishte me shokun e tij, Sulejman Tivarin. Thonë se edhe kënga e njohur boshnjake është kushtuar ulqinakëve të dalluar: „Put, putuje Latifa aga, Sa jaranom Sulejmanom... Zar ti nije žao Banja Luke...“ Latifi si njohës i gjuhës gjermane solli nga Austria një mësimdhënës të kësaj gjuhe. Gjithashtu edhe një mësuese të fizharmonikës për ta mësuar vajzën e tij Gjylijen. Rexhepi, i biri i Latifit, solli radion e parë në Ulqin. Në një periudhë jete Latif Gorana, pas disa problemeve fiananciare u largua nga vendlindja. Në Ulqin për familjen e tij kujdeset vëllau Jusufi-Cufi, i cili nuk ka pasur fëmijë. Fillimisht shkon në Shkup dhe mandej në Prizren, ku do të qëndrojë deri në fund të jetës. Atje ka luftuar kundër fashistëve. Nga gjermanët dënohet me vdekje. Është dekoruar pas vdekjes me Mirënjohjen përkujtimore për luftën kundër fashizmit. Latif Gorana ka pasur tre djem: Rexhepin, Hamidin edhe Rafon.

Rafo Latif Gorana (1916-1944)

Dallohet si atdhetar, figurë e shquar. Ka qenë piloti i parë shqiptar në ish-Jugosllavi. Kam dëgjuar: me avion ka kaluar nën Urën e Vjetër në Mostar. Viti 1944. Pas çlirimit të Ulqinit kthehet në vendlindje. Prej shokëve të tij malazias kërkon që të vendoset edhe flamuri shqiptar së bashku me atë të Jugosllavisë, me arsyetim se kemi luftuar së bashku për çlirimin e Ulqinit. Por, ata nuk u pajtuan me mendimin e Rafos. Pas kësaj, ai e ngriti flamurin shqiptar. E kanë përcjellur dhe natën, pasi kthehet në shtëpi, menjëherë burgoset dhe jeta e tij


HISTORI mbaron në moshën 28-vjeçare në mënyrë tragjike, te Çinari i vjetër, në rrugën e cila shkon prej Limanit për Malin e Bardhë...“ Pas proceseve të demokratizimit në Shqipëri, isha për herë të parë në Shkodër. Pata kënaqësi dhe privilegj të isha mysafir i Agim Rafo Goranës, profesorit të njohur në Shkodër dhe mandej në Tiranë. ... Vëllezërit Hamid dhe Rexhep Gorana vazhduan traditën tregtare të babait të tyre. Në pronën e tyre (te Gjimanzi dhe stacioni i sotëm i autobusave), bahçja e tyre ka qenë e njohur me lloje të pemëve autoktone, por edhe me ato të rralla. Aty mësuesit i çonin fëmijët për të mësuar lëndën e botanikës. Edhe sot në arën e Mustafë Qazim Goranës gjendet shtëpiza speciale - depoja për rujatjen e barutit me të cilin ka pasur të drejtë për të tregtuar. ... Kujtimet e mia janë të lidhura me tre djemtë e Rexhep Latif Goranës. Shaban Rexhep Gorana ( 19222004) ishte djali i parë i Rexhepit, profesor i fizkulturës në shkollën tonë. Gjithmonë i disponuar, korrekt, edukator i mirë. Pas pensionit emigroi familjarisht në Australi, ku ishte familja Haxhimolla, prej së cilës ishte bashkëshortja e tij. Disa herë ka ar-

dhur në vendlindje. Djali i tij Ethemi (1954) është duke ndërtuar shtëpi të madhe monumentale prej gurit në arën e tyre në Totosh. Qazim Rexhep Gorana (19292014) ishte përparimtar, agronom i bujqësisë i cili një kohë të gjatë punoi në Kooperativën bujqësore të Katërkollës, ku ngriti këtë veprimtari dhe u bë i njohur në tërë rajonin dhe më gjerë.

Anekdotë „Druga komanda” (Komandë tjetër)

Më 5 tetor 2000, martesa e djalit tim Skenderit. Pasi u nisën krushqit për nuse, në shtëpinë tonë mbetëm Fitnetja dhe unë, dhe ata të moshuarit. Dasmorët i përcolli „muzika rezervë“ - një muzikant me dajre dhe një me harmonikë. Orkestra kryesore, në krye më këngëtarin e njohur Gëzim Salaj, mbeti në shtëpi. Duke pritur ardhjen e nuses, orkestra vazhdoi këngët dhe u bë një aheng dhe dyzen i madh. Në oborrin tonë ishin: Xhavid Ismajlaga, Shefki Nimanbegu, Qazim Gorana... Propozova që të ndërrohet diçka në oborr... Në atë moment erdhi Fitnetja dhe pyeti se çka po bëhet. Pas përgjigjes time, ajo tha: “Le të rrinjë ashtu si isht deri tash!” Qazim Gorana (babai i dhëndrit Mustafës), vërejti: „Druga komanda!“

(Komandë tjetër). Qamil Rexhep Gorana (1930-2009) ishte profesor i muzikës, muzikolog i shkolluar, energjik, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në ruajtjen e folklorit të Ulqinit si dhe në edukimin e shumë gjeneratave. ... Trekëndshi në përgjithësi ka ndryshuar më tepër në rrugën kryesore ku dyqanet dhe shtëpitë kanë humbur pamjen orientale, rindërtimi është bërë me materiale të reja. Pushteti vendor, por edhe vetë pronarët nuk e kanë ruajtur ambientin e dikurshëm. Edhe në brendësi të Trekëndshit shtëpitë janë rindërtuar me materiale të sotme. Por prapë shumica e familjeve që kanë jetuar përpara edhe sot janë aty. Pas tërmetit në vitin 1979, shtëpitë projektuese nga Shkupi, Sarajeva dhe Titogradi hartuan Projektin për rindërtimin e Trekëndshit. Është dashur të rindërtohet me materiale të dikurshme, të bëhet ruajtja e monumenteve dhe ambientit oriental (p.sh. siç është Bashçarshia në Sarajevë, Çarshia e Vjetër në Gjakovë, Shadërvani në Prizren), por më së pari nga pushteti vendor dhe institucionet tjera pati rezistencë. (Nga libri në dorëshkrim “Monumentet”)

Djemtë e Latif Goranës: Hamidi, Rexhepi, Rafoja

Latif Gorana (1865-1943)

Eskadrila ku ishte pilot edhe Rafo Latif Gorana

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

27


KULTURË

Poezi Ali Gjeçbritaj

Në gurë varresh nuk fle vdekja Kam pirë ujë në kroin e kalasë Rozafa na dha gji e fortësi guri Besën e lidhëm si Konstantini do gjejmë e sjellim Doruntinën shenjën në llanë të Aga Ymerit me nishan besnikërie. Në fortesa mure guri të gjendur gjaku ynë, fuqi hyjnore. Në gurë varresh nuk flen vdekja Ata janë udhërrëfim rrugëtimi Për amshim. Në kalanë e Beratit vëllezërit U dashuruan në Zanën Shpata e Tomorrit e topuzi i Shpiragut Përloten bukurinë. Osumin e shndërruan në lot zanash Rrjedha e tij gdhendi gurin mali i tregoi Diellit gropat Brinjët e shpatit të copëtuar vija-vija loti është më i fortë se guri këtë nuk e dija.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

Toka thërret bijtë e vet

Pse?

Erdhën I dhanë frymë I dhanë jetë I dhanë shpresë. Toka thërret Bekon gurin Bekon drurin Nuk mallkon. Erdhën Çuan muret Shtruan kalldrëme Lidhën brigje Ndërtuan ura. Toka bekon Bimën e vet I dhanë shpresë I dhanë jetë. Pëllumbat e bardhë Me degë ulliri në gojë Thurën kurorë. Toka thërret bijtë e vet Erdhën në moment Hodhën farën. Bima kokën nxori mbi tokë Thirrja nuk shkoi kot.

Ti që më hyre Në pjesën e qenies sime E unë asnjëherë s’u zemërova Pse më thua tash që s’më ke vëlla?!

Motet Vijnë e shkojnë në ne lanë gjurmë Rrudha e qime të bardha motet ikin mbi supet e udhëtarëve ikin.


Vdiq një ëndërr

Pasqyra

Unë

Vdesin lulet në errësirën e lotit qetësinë ndjek nata qëndroj i lodhur pranë ullirit me dëshira të kryqëzuara zbukuroj mëkatet e vërshimeve pranverore hapat në barka të shpuara ranë viktimë e kësaj nate dhembje erdhe sonte e lagur dëshirë, mos më jep t’i shtrohem lotit ma mbështill zemrën me gur argjendi bien hijet, vashat, qyteti fundosen dëshirat gjethet vyshken në thellësi vdiq një ëndë

Shikimet e gërshetuara E thyen pasqyrën e ajo prapë ngjitet në shikime.

Diku i humbur në mendime, blej qeshjet e botës dhe në një vend nën qiell kërkoj të strehohem. Mbeshtetem në hapësirë Ëdrroj në kohë Në tavan Mendimet e mia Thurin rrjetë merimange. Unë jam ai Që ende kërkoj gabimet Në Teoremën e Pitagorës Dhe mallkoj ngjyrën e syve Të një bukurosheje Unë e di që sonte Hëna fle në dhomën time.

Ishulli i shpresës

Në këtë ishull ëndrra është shpresë krijohet mozaik. Ky ishull është bujtinë për udhëtarin e vonuar e qielli i hapur është strehë. Këtu në mbrëmje lind dashuria për ëndrrat e bukura për hijet magjepse për mallin e jetës së pashuar. Këtu mbyllet në thellësi rreth bushtit magjik hareja. Këtu në gjumë me shpresë për të nesërmen udhëtari i vonuar e kalon natën.

Ubla e krajës Si nuse e stolisur Edhe sot ti je Prite e nise me shekuj Motet nuk të plakën Gjithmonë e re Mbete e jona Etje duke shuar.

Thinjat Nëse dikush pyet Pse njerëzia kanë Në kokë qime të bardha Thuani se ato nuk janë lule varri Por shenja pjekurie.

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Kuvendi i Komunës së pavarur të Tuzit në dy seancave të ndara, emëroi kryetarin e kuvendit dhe

Nikë Gjeloshaj krye Fadil Kajoshaj krye “Për dallim nga ata që premtuan fushë me lule dhe pothuajse asgjë nuk realizuan, programin tonë politik e kemi të mbështetur në suaza reale dhe do të përpiqemi që maksimalisht ta realizojmë në mandatin katërvjeçar. Angazhimi ynë parësor do të jetë që komuna të jetë servis për të gjithë qytetarët, për nevojat e tyre të përditshme, duke koordinuar pandalur me të gjitha bashkësitë lokale. Parësore për ne do të jetë institucionalizimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe në organet e Komunës sikurse e parashikon Kushtetuta, ligjet dhe konventat ndërkombëtare” – theksoi kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj Tuz – Në seancën konstitutive të kuvendit të Komunës së Tuzit, në të cilën janë verifikuar mandatet e këshilltarëve të fituar në zgjedhjet lokale të 3 marsit, Z. Fadil Kajoshaj është emëruar kryetari i kuvendit komunal në mandatin katërvjeçar. Këtë seancë e drejtoi këshilltari më i vjetër, Z. Gjergj Camaj nga Forumi Shqiptar, i cili ka paraqitur përpara këshilltarëve raportin e rezultateve përfundimtare të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Tuzit, në bazë të të cilit, Partia Demokratike e Socialistëve – Millo Gjukanoviq ka fituar 10 mandate, Aleksa Beçiq – Demokratët –Fitore dhe jo përçarje 1 mandat, Socialdemokratët – Ivan Brajoviq – Me besnikëri për Tuzin 1 mandat, Forumi Shqiptar – Malësia na Bashkon 16 mandate dhe Partia Boshnjake 4 mandate. Ndërkohë, bartësi i listës së Forumit Shqiptar në zgjedhjet e 3 marsit, Nikë Gjeloshaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar këtë forum për të udhëhequr Komunën në katër vitet e ardhshme, duke thënë se kjo është një ditë historike për Malësinë, i cili njëkohësisht falënderoi këshilltarin e Demokratëve, Shtjefën Camaj që i dha mbështetje këtij forumi për të for-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

muar koalicionin qeverisës. Në të njëjtën kohë, Shtjefën Camaj e ka quajtur këtë seancë si të veçantë duke thënë se sot janë vendosur themelet e Komunës së plotë dhe pushtetit të ri në këtë komunë. “Qytetarët këtë radhë zgjodhën që të kenë një pushtet të ri dhe pa PDSnë, pa ata të cilët gjatë qeverisjes së Komunës urbane dhe së fundmi të Komunës në kuadër të kryeqytetit nuk e merituan me asgjë që të jenë në pushtet. PDS-ja në zgjedhje të 3 marsit dukshëm pësoi humbje politike me 4 këshilltarë më pak sesa që kishin në zgjedhjet e kaluara. Se pse këta zotërinj janë në opozitë, vlen të ceket fakti i premtimeve të parealizuara dekada me radhë të cilat janë sjellë nëpër programet e tyre parazgjedhore, por asnjë projekt i tillë nuk është realizuar” u shpreh ndër të tjera Camaj, duke thënë se si pjesë e koalicionit qeverisës, do të jenë faktor korrektues, pa kushte dhe pa u kyçur në poste udhëheqëse. Në këtë seancë, fitoren e Forumit Shqiptar e kanë përshëndetur edhe këshilltarët e opozitës (PDS) duke thënë se të gjithë së bashku duhet të veprojmë në një frymë konstruktive për të mirën e Malësisë.

Gjatë seancës konstitutive të kuvendit të Komunës së Tuzit, e cila për herë të parë fitoi statusin e Komunës së pavarur pas 62 – vitesh, për Kajoshajn votuan 19 këshilltarë pro të forumit shqiptar, Demokratëve dhe të Partisë Boshnjake, funksion të cilin e udhëhoqi edhe në dy mandate të mëparshme. Kryetari i ri i kuvendit, Z. Fadil Kajoshaj ka shprehur mirënjohje dhe falënderim ndaj të gjithë votuesve që e emëruan për këtë funksion, duke u zotuar se veprimtarinë gjatë mandatit të tij do ta ushtrojë në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe statutin e Komunës së pavarur të Tuzit. Seanca e dytë e kuvendit, Nikë Gjeloshaj u emërua kryetar i Komunës së Tuzit Në seancën e dytë të kuvendit të Komunës së Tuzit në rënd të ditës ka qenë emërimi i kryetarit të ri të kësaj komune në mandatin katërvjeçar. Për t’i paraprirë procedurës së votimit për emërimin e kryetarit të ri, në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryetari i deritanishëm Z. Abedin Axhoviq ka dhënë dorëheqje nga ky funksion. Në emër të Forumit Shqiptar, propozimin e kandidatit për kryetar të


MOZAIK

e të Komunës

etar i Komunës, etar i Kuvendit

Komunës së Tuzit e ka paraqitur Enis Gjokaj, i cili njëkohësisht shpalosi një biografi të kandidatit të propozuar, Z. Nikë Gjeloshajt. Ndërkohë, me 21 votë për të Forumit Shqiptar, Demokratëve dhe të Partisë Boshnjake, Z. Nikë Gjeloshaj u emërua zyrtarisht kryetar i parë i Komunës së pavarur të Tuzit në mandatin katërvjeçar. Kryetari i sapoemëruar, Z. Nikë Gjeloshaj, duke falënderuar votuesit shqiptarë dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre që ai të emërohet në këtë post, tha se para vetes ka shumë sfida, duke u zotuar se do të veprojë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj treve me vizion dhe projekte konkrete. “Në cilësinë e kryetarit të parë të Komunës së pavarur të Tuzit në këtë rast historik, personalisht ndjehem i lumtur dhe i privilegjuar nga fakti se që nga ditët studentore së bashku me shokët e mi kam qenë pjesë e angazhimeve duke mbështetur me kapacitetin tonë të gjithë ata që luftuan që Malësia të fitojë Komunën e pavarur. Ky moment është një sfidë e re dhe një përgjegjësi e madhe, sepse fatkeqësisht treva jonë është lënë pas dore për shumë

arsye që ne i kemi potencuar gjatë gjithë fushatës. Jemi të vetëdijshëm se qytetarët presin shumë nga ne, sepse, pothuajse në çdo aspekt jemi anashkaluar duke nisur nga punësimet, idetë dhe investimet”, theksoi Gjeloshaj. Ai tha se problemet që janë grumbulluar dekada me radhë nuk mund të zgjidhen për një vit, por me angazhim, vullnet dhe punë do të duhen disa vite që të ndjehet përmirësimi i duhur në të gjitha zonat e trevës së Malësisë. “Për dallim nga ata që premtuan fushë me lule dhe pothuajse asgjë nuk realizuan, programin tonë politik e kemi të mbështetur në suaza reale dhe do të përpiqemi që maksimalisht ta realizojmë në mandatin katërvjeçar. Angazhimi ynë primar do të jetë që komuna të bëhet servis për të gjithë qytetarët, për nevojat e tyre të përditshme, duke koordinuar pandalur me të gjitha bashkësitë lokale. Primare për ne do të jetë institucionalizimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe në organet e Komunës sikurse e parashikon Kushtetuta, ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Tërheqja e investitorëve përmes partneritetit publik është një objektiv yni që besojmë se shumë shpejt do ta fillojmë për ndërtimin e tregut të gjelbër si dhe

shumë projekte të tjera që janë lënë në harresë”, u shpreh Gjeloshaj. Kryetari i ri tha se në vazhdim do të themelojnë drejtorinë e posaçme pranë kësaj komune e cila do të merret me zhvillim dhe ndërtim por dhe Zyrën e Diasporës, që ka si synim regjistrimin e mërgimtarëve kudo që ata ndodhen nëpër botë por edhe institucionalizimin e projekteve që ata do të realizojnë për të mirën e Malësisë. “Ne do të krijojmë raporte dhe bashkëpunim me të gjitha komunat në Mal të Zi, posaçërisht me Komunën e Ulqinit dhe me komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët. Në saje të komunikimeve që kemi, do të fillojmë bashkëpunimin me komunat shqiptare në rajon si dhe me të gjitha komunat e shteteve fqinje për projekte dhe investime të caktuara, duke shfrytëzuar përvojat e shteteve të perëndimit me IPA projektet”, është shprehur në mes tjerash Gjeloshaj, duke u zotuar se kultura, arsimi, historia dhe ruajtja e identitetit do të jenë njëra nga shtyllat kryesore të qeverisjes katërvjeçare. Kjo është hera e parë që përfaqësues të subjekteve politike shqiptare do të udhëheqin komunën e Tuzit me status t. u. të pavarur që nga viti 1957. E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

31


KULTURË

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi Ditën Botërore të Poezisë në Muzeun Etnografik në Draginë

Debat mbi poezinë

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka shënuar të enjten, më 21 mars, Ditën Botërore të Poezisë në Muzeun Etnografik në Draginë. Në këtë takim të krijuesve, anëtarëve dhe miqve të Shoqatës “Art Club”, ku si temë debati kishte “Pse shkruaj (nuk shkruaj) poezi?”, u fol për problemet e poezisë sot, leximit dhe receptimit të saj. Krijuesit folën për raportin e tyre me poezinë, si e sho-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

Në këtë takim të krijuesve, anëtarëve dhe miqve të Shoqatës “Art Club”, ku si temë debati kishte “Pse shkruaj (nuk shkruaj) poezi?”, u fol për problemet e poezisë sot, leximit dhe receptimit të saj. Krijuesit folën për raportin e tyre me poezinë, si e shohin dhe e vlerësojnë atë, treguan për përvojat e tyre në shkrimin e saj. Një pjesë e pjesëmarrësve lexuan poezi nga krijimtaria e tyre

hin dhe e vlerësojnë atë, treguan për përvojat e tyre në shkrimin e saj. Një pjesë e pjesëmarrësve lexuan poezi nga krijimtaria e tyre. Pjesëmarrës të takimit ishin edhe anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, kryetari Zija Vukaj, shkrimtari Skender Temali, poetja Mimoza Rexhvelaj dhe drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti” - Shkodër, Gjovalin Çuni. Në fund të takimit, pjesëmarrësit

shijuan ushqimet e përgatitura nga familja e pronarit të Muzeut Etnografik - Draginë, Hajredin Kovaçi, si dëshmi e kuzhinës tradicionale dhe mikpritjes anamalase. Ky është viti i dytë që SHAI “Art Club” organizon shënimin e Ditës Botërore të Poezisë në bashkëpunim me Muzeun Etnografik në Draginë, duke ndërthurur artin e fjalës me etnografinë dhe traditën. i. k.


KULTURË

Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u organizua mbrëmje letrare me autoren Gladiola Busulla (Jorbus)

Në poezi dua të jem e vërtetë Ulqin - Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, organizuan të shtunën mbrëmjen letrare “Pranverë poetike me Gladiolë”, me autoren Gladiola Busulla (Jorbus). Në bashkëbisedim me moderatoren e mbrëmjes, udhëheqësen e Bibliotekës, Ardita Rama, shkrimtarja nga Durrësi ka folur për prejardhjen e të parëve të saj dhe lidhjen e saj të ngushtë me Ulqinin. Ajo ka thënë se për të Ulqini është qyteti prej nga vjen dhe se është rritur që e vogël duke u ushqyer me dashurinë për Ulqinin, dashurinë për vlerat e tij dhe njerëzit që ajo ka në këtë qytet. “Ulqinakët janë njerëz me integritet të cilët kontributin e tyre, vlerat, traditat e tyre ditën aq bukur t’i ndërtonin edhe në qytetin e Durrësit, sepse gjyshi im bashkë me shumë të tjerë kanë ndërtuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e flotës detare. Kështu që është një vlerë që nuk i mohohet dot qytetit të Ulqinit. Përderisa është një komunitet shumë i vlerësuar dhe i respektuar, do të thotë që këto vlera që ne i kemi marrë prej këtu, i kemi reflektuar edhe andej ku kemi shkuar dhe kemi krijuar ngulimet e reja. Kështu që

duhet të jemi krenarë dhe pse jo, ta promovojmë herë pas here origjinën, traditën, dhe t’ia ngjizim brezit të ri”, është shprehur Busulla. Ajo ka treguar se ka filluar të shkruaj shumë e vogël, ndërsa përmbledhjen e parë me poezi e ka botuar në moshën 24 vjeçe. Shkrimtarja ka folur për temat e saj të preferuara dhe frymëzimin poetik. “Në poezi ose në art, unë dua të jem e vërtetë. Nuk dua të shtirem dhe ta them fjalën ashtu siç vjen, por ta them bukur. Jam shumë fanatike e shqipes standarde, të asaj shqipes së shkruar bukur, të shkruar pastër, kthjellët, e cila do të dijë të prekë zemrat e të gjithëve sepse pak a shumë arti bashkon”, ka thënë autorja. Vetë Busulla ka lexuar poezi nga krijimtaria e saj, sikurse edhe moderatorja e takimit dhe disa pjesëmarrës nga publiku, duke u bërë pjesë aktive e mbrëmjes. Në emër të organizatorit, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kurse poeti dr. Argëzon Sulejmani ka paraqitur një vështrim mbi librin “Namatisje – Refleksione”. Ai ka thënë se në këtë libër, “qasja ndaj çështjeve të caktuara, që duhet thënë

“Në poezi ose në art, unë dua të jem e vërtetë. Nuk dua të shtirem dhe ta them fjalën ashtu siç vjen, por ta them bukur. Jam shumë fanatike e shqipes standarde, të asaj shqipes së shkruar bukur, të shkruar pastër, kthjellët, e cila do të dijë të prekë zemrat e të gjithëve sepse pak a shumë arti bashkon”, ka thënë Busulla se janë të shumta e të larmishme, si dhe gjuha e ndërtimi i secilës përqasje vijnë te lexuesi fort natyrshëm, çka të jep të drejtë t’i vlerësosh si transkripte të vlerave të një takimi miqësor me përmbajtje të çmuar deri në paharrim”. Sulejmani ka thënë se “problematikat që ndërmerr t’i trajtojë autorja janë komplekse e të rënda, kurse shtjellimi dhe analiza e tyre vijnë të afërta dhe të rrjedhshme saqë të krijojnë ndjenjën e një ‘déjà vu’-je që të konsolidon”. Bukurinë këtij aktiviteti ia ka shtuar këngëtari Suad Mehmeti dhe bendi “Djemtë e Ulqinit”, të cilët kanë kënduar disa këngë dhe e kanë shoqëruar autoren gjatë leximit të poezive. Gladiola Busulla (Jorbus) është autore e përmbledhjeve me poezi “Dëshirë përsosmërie” dhe “Inanna”, si dhe e librit me ese “Namatisje – Refleksione”. Është fituese e disa çmimeve letrare për poezi dhe është përfshirë në disa antologji poetike. Takimi letrar është organizuar me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i. k. E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

33


MOZAIK

U mbajt Kuvendi i katërt zgjedhor i Degës së Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Guci

Enver Dedushaj, kryetar i ri Guci – Në sallën për seanca, takime e tubime në ndërtesën e re të Komunës së Gucisë, të mërkurën, më 13 mars, është mbajtur Kuvendi i katërt zgjedhor i Unionit Demokratik të Shqiptarëve – Dega në Guci, në të cilin ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm anëtarësh të këtij subjekti politik shqiptar. Pas fjalës përshëndetëse, kryetari i deritashëm Fadil Ulaj e shpalli të hapur punën të Kuvendit, dhe të pranishmit i njoftoi me rendin e ditës. Pas miratimit njëzëri të Rregullores së punës së Kuvendit dhe caktimit të procesmbajtësit, kryetari Ulaj lexoi raportin e punës së degës në Guci, në mes të dy kuvendeve. Në raportin e punës, ndër të tjera thuhet se “Dega e UDSH-së në Guci gjatë gjithë veprimtarisë së vet ka luajtur rol të rëndësishëm në sferën politike, duke mbajtur qëndrim dhe drejtim në ruajtjen e identitetit qytetar në përgjithësi dhe në mbrojtjen e elementit shqiptar në veçanti, me gjithë mënyrën e veprimit dhe komunikimit që ka mbajtur me subjektet të tjera, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve, të cilat nuk kanë qenë të vogla para nesh, qoftë rreth punësimeve apo zhvillimeve nëpër mjediset shqiptare”. Ulaj ka nënvizuar se ndërmjet dy kuvendeve të Degës së UDSH-së në Guci

34

Javore KOHA

E ENJTE, 28 MARS 2019

kanë ndodhur disa ndryshime në jetën politike e shoqërore të Plavës dhe Gucisë, siç është iniciativa për themelimin e Komunës së Gucisë nga ana e Bashkësisë lokale të saj, pastaj edhe vendimi për mbajtjen e referendumit për kthimin e statusit të komunës, “për të cilin ne kemi qenë të vetmit kundër”. Në raportin e parashtruar përkitazi me punën e UDSH-së ndërmjet dy kuvendeve, Ulaj ka shpalosur, trajtuar e reflektuar edhe një vistër veprimtarish dhe aktivitetesh të dukshme, por edhe të suksesshme. Më pas, Kuvendi zgjodhi kryesinë e re të Degës së UDSH-së në Guci, të përbërë prej 11 anëtarësh: Dardan Qosaj, Andi Prelvukaj, Arbenita Vukaj, Jeton Gjonbalaj, Sefë Dedushaj, Metush Kukaj, Enver Dedushaj, Dardan Vuçetaj, Musa Goçaj, Naim Gjonbalaj dhe Fadil Ulaj. Kryetar të ri në mandatin katërvjeçar, Kuvendi njëzëri zgjodhi aktivistin dhe veprimtarin nga Vuthajt, juristin e diplomuar dhe sekretarin e KK të Gucisë, Enver Dedushaj. Në fjalën falënderuese për besimin e dhënë, por edhe në deklaratën për “Koha javore”, kryetari i ri Enver Dedushaj, deklaroi: “Ky post nuk jep ndonjë privilegj, përpos angazhim gati vullnetar me probleme të cilat i dimë, me pengesa shumë, me probleme shqip-

tare të pazgjidhura në shumë aspekte, por kryesisht në aspektin e punësimit, të rinisë, të shqiptarëve në organe të shtetit, ku pothuajse aty fare nuk marrin pjesë. Si kryetar apo individ nuk mund të çoj shumë peshë, sepse për sistemin demokratik luajnë rol numrat që flasin më shumë sesa dikush është i zoti apo jo. Për këtë nevojitet ndihmë dhe përkrahje e të gjithë juve. Angazhimi im, duke mos kursyer asgjë, do të jetë vazhdimisht në favor dhe ndërgjegjen time për ta bërë më të mirën e mundshme. Shfrytëzoj rastin që në emrin tim, por edhe tuajin, të falënderoj kryetarin e deritashëm për punën e jashtëzakonshme e të pakursyer për të mirat dhe për avancimin e tërësishëm të UDSH-së, i cili në mënyrë dinjitoze ka trajtuar dhe shtjelluar nevojat dhe hallet e shqiptarëve edhe në Guci edhe në Plavë, por edhe në nivel shtetëror përmes përfaqësuesve tanë, ministrit apo deputetëve”. Kryesia e Kuvendit të UDSH-së, në restorantin e Hotelit “Rosi” në Guci, përgatiti koktej dhe darkë solemne për pjesëmarrësit e Kuvendit, ku ishin të pranishëm edhe kryetarja e komunës dhe kryetari i KK të komunës së Gucisë, Anella Çekiq dhe Xhenadin Radonçiq, si dhe disa udhëheqës dhe përfaqësues të subjekteve politike që veprojnë në Komunën e Gucisë. Shaban Hasangjekaj


SPORT

Ministria e Sportit dhe të Rinjve ndau bursat për sportistët më të suksesshëm në vitin 2018

Përfitues dy garuese të KT “Ulqini” Ministria e Sportit dhe të Rinjve ka ndarë bursat për sportistët të cilët e kanë mbyllur vitin 2018 me rezultate dhe sukses të lartë. Nga Klubi i Taekwondosë “Ulqini” kanë bërë të ditur se në mesin e përfituesve janë edhe dy garuese të këtij klubi, Medina Kanaqeviq dhe Sumeja Bisha, të cilat në bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit 2018 kanë fituar bursën për vitin 2019. Medina Kanaqeviq ka marrë pjesë në 16 aktivitete sportive në vitin 2018,

në kategorinë e ndeshjeve dhe formave, në disiplinën individuale dhe ekipore. Ajo vitin e kaluar e mbylli me 17 medalje të fituara - 14 medalje të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë. Është kampione e Malit të Zi në të dyja disiplinat dhe zuri vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik. Nga Federata e Taekwondosë së Malit të Zi është shpallur seniorja më e suksesshme e vitit. Sumeja Bisha gjithashtu pati një paraqitje të shkëlqyeshme gjatë vitit

Në mesin e përfituesve janë edhe dy garuese të këtij klubi, Medina Kanaqeviq dhe Sumeja Bisha, të cilat në bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit 2018 kanë fituar bursën për vitin 2019 2018. Ajo mori pjesë po ashtu në 16 aktivitete sportive, në disiplinën e formave, kategoria individuale dhe ekipore. Bisha është kampione e Malit të Zi dhe kampione e Ballkanit, ku zuri vendin e parë në Rumani në muajin shtator. Gjatë vitit 2018, ajo arriti të fitojë 16 medalje - 12 medalje të arta dhe katër të argjendta. Federata e Taekwondosë së Malit të Zi e ka shpallur Sportistja më e sukseshme e vitit 2018. (Kohapress)

E ENJTE, 28 MARS 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 28 mars 2019

Viti XVlll Numër 857 Çmimi 0,50

Pluralizmi dhe gjeopolitika shqiptare e munguar ISSN 1800-5696

Publiku të mos informohet nga mediat anonime

Atmosferë piktoreske moderne


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.