KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 prill 2019 Viti XVlll Numër 858 Çmimi 0,50
Në Malësi veprimtaria e disa OJQ-ve lë për të dëshiruar ISSN 1800-5696
Punojmë për të mirën e vendlindjes
Një rrëfim në vete për Shqipërinë
PËRMBAJTJE
6
8 Zhgënjimi dhe dështimi i partive shqiptare
NATO në epokën e Putinit dhe Trumpit
10
14 Demokracia e vërtetë dhe e mira e shëndetit njerëzor
Natyrë njeriu
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
PËRMBAJTJE
16
18 Deti, baladat, gruaja, vuajtja
Përfaqësimi dhe sfidat e shqiptarëve për ndryshimin e situatës
26
28 Studim gjithëpërfshirës për trevën e Krajës
Dy çarshi të vjetra KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 4 prill 2019 Viti XVlll Numër 858 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në Malësi veprimtaria e disa OJQ-ve lë për të dëshiruar ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Punojmë për të mirën e vendlindjes
Një rrëfim në vete për Shqipërinë
vendlindjes të mirën e Punojmë për
Shqipërinë në vete për Një rrëfim
dëshiruar lë për të disa OJQ-ve veprimtaria e Në Malësi
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, Vesellko Grubishiq vizitoi Komunën e Tuzit
Mundësi bashkëpunimi dhe shkëmbim përvojash Tuz – Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, Z. Vesellko Grubishiq me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Tuzit. Ata janë pritur nga kryetari Nikë Gjeloshaj. Siç njoftohet në faqen e rrjetit social facebook të Komunës së Tuzit, ambasadori ka uruar dhe dëshiruar punë të mbarë në administrimin e komunës më të re. Ai ka shprehur interesim për plan-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
et dhe mundësitë e zhvillimit të Komunës më të re në Mal të Zi, i cili në mes tjerash – thuhet në njoftim – tregoi gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë dhe ndihmë në bazë të përvojave të komunave kroate dhe të Kroacisë në të gjitha proceset. Ndërkaq, siç njoftohet, të dyja palët janë pajtuar që të shikojnë bashkërisht bashkëpunimin me komunat kroate si dhe të shqyrtojnë mundësitë e
binjakëzimit me ndonjërën nga komunat kroate në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, është shprehur i kënaqur për takimin e zhvilluar i cili gjithashtu është treguar i gatshëm për bashkëpunim në të gjitha sferat. Kjo është vizita e parë dhe njëherësh ambasadori i parë i cili e vizitoi Komunën e Tuzit qëkur ajo fitoi statusin t. u. e komunës së pavarur.
NGJARJE JAVORE
Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës
U miratua buxheti i komunës për vitin 2019 Plavë – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Plavës, në seancën e parë të rregullt, të mbajtur të premten në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, para aprovimit të procesverbalit nga dy seancat paraprake dhe miratimit të rendit të ngjeshur dhe voluminoz të ditës prej 43 pikash, verifikuan mandatin e këshilltarit të ri, Zaim Sinanoviq, nga radhët e Alternativës Shqiptare, i cili sipas radhës në listën zgjedhore të këtij subjekti nacional politik, zëvendësoi kolegun, Ibër Hoti, i cili dha dorëheqje nga detyra e këshilltarit për shkak të ngarkesës me detyra dhe funksione të tjera. Theksojmë se pas miratimit të rendit të propozuar të ditës, pesë këshilltarë të Partisë Boshnjake prej gjithsej shtatë sish, që participojnë në qeverisjen lokale, braktisën punën e seancës, për shkak se, siç tha kolegu i tyre që mbeti në seancë Besim Musiq, të solidaritetit me pesë punëtorë të administratës lokale të larguar më parë nga puna, përndryshe, ithtarë të denjë të Partisë Boshnjake. Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së
Plavës, Mirsad Bajraktareviq, theksoi se në Komunën e Plavës, pa mëdyshje do të punohet sipas ligjit, pa marrë parasysh se për kë është fjala. “Sa u përket pesë punëtorëve të Komunës së Plavës që janë pushuar nga puna, me emër dhe mbiemër qëndroj pas asaj se kanë qenë të punësuar në organet e komunës në mënyrë joligjore, që për pasojë kanë veprën penale të cilën do ta vërtetojë aktgjykimi i Gjykatës Themelore, kundër personave të cilët vendimet e tilla të punësimit i kanë nënshkruar”, ka thënë kryetari Bajraktareviq. Pesë këshilltarët e PB-së të cilët e braktisën seancën, pas apelit dhe lutjeve të dy kolegëve të tyre, por edhe të ca këshilltarëve të tjerë në Kuvend, pas një ore u kthyen dhe vazhduan punën e seancës. Ndër 15 pikat e përmendura të rendit të ditës, prej gjithsej 43 sosh, veçojmë: miratimin e buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2019 me 23 “për” dhe 3 “kundër” të PSD-së, në shumë prej 3 800 000 euro, prej të cilave në buxhetin operativ 2 984 400 euro, në atë kapital 755.600 euro,
në rezervën e përgjithshme dhe në atë rrjedhëse të buxhetit nga 30.000 euro. Buxhetin e miratuar në fjalë, e argumentoi sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa Mirallem Feratoviq, kurse në debatin rreth tij morën pjesë: kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq e Nihad Canoviq, si dhe ca këshilltarë të partive të ndryshme që participojnë në Kuvend. Pas diskutimesh analitike dhe konstruktive të disa pjesëmarrësve, me 23 vota “për” dhe 3 “kundër” të këshilltarëve të PSD-së, u miratua plani i investimit i Komunës së Plavës për vitin 2019 në shumë prej 2 402 600 euro, të cilin e argumentoi u.d. së drejtorit për Zhvillim dhe Investime, Rusmir Bajraktareviq. Në seancë njëzëri u miratua raporti vjetor mbi punën e kryetarit të Komunës së Plavës, organeve dhe shërbimeve të administratës lokale për vitin 2018, të cilin e prezantoi dhe e argumentoi kryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq. Këshilltarët gjatë punës së seancës, e cila zgjati deri në orën 16.00, miratuan edhe 12 propozim- vendime të ndryshme, ndër të cilat veçojmë atë mbi zgjedhjen e Adill Milushit për sekretar të KK të Plavës, i cili këtë funksion deri tani e kreu si ushtrues i detyrës së sekretarit. Në seancën në fjalë nuk ishin të pranishëm: këshilltari i PPS-së, ai i Demokratëve të Malit të Zi dhe i grupit zgjedhor “Zgjedhim Plavën”, kurse këshilltari i Frontit Demokratik, që në fillim të punës së seancës e braktisi atë. Kryetarët e klubeve të këshilltarëve me kryetarin e Kuvendit të Komunës dhe sekretarin e tij, Shefket Jevriq dhe Adill Milushi, u morën vesh që seanca në fjalë të vazhdojë punën të premten, më 5 prill, në orën 14.00. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Zhgënjimi dhe dështimi i partive shqiptare Qani Osmani
Politika në parim është sistem i qeverisjes, qëllimi dhe funksioni i së cilës është mobilizimi i resurseve shoqërore dhe zotimi i tyre për arritjen e qëllimeve kolektive, pra, avancimin e pozitës shoqërore, dhe kjo nënkupton që është pjesë përbërëse dhe e pandashme e realitetit kohor dhe e faktorit njeri. Megjithatë, kjo paraqet formën e jashtme strukturore të ndërtimit dhe funksionimit të një shteti, ndërkaq kultura politike në rrafshin gjithëpërfshirës lirisht mund të themi se paraqet bërthamën e një shteti apo kombi, faktor ky që luan rol mjaft dominant në përcaktimin e zhvillimit politik, ekonomik e social të vendit... Kriza të vazhdueshme; zgjedhje të rregullta dhe të parakohshme; fushata dhe kampanja të hershme; premtime boshe; koalicione të reja dhe të vjetra; qeveri tenderokrate, dhe kthimi i filmit nga fillimi...Këto janë skenat kryesore të dramës tragjikomike e cila po luhet dhe rishfaqet për tri dekada në “teatrin” e quajtur Mal i Zi; me regjisorë, skenar, aktorë dhe përmbajtje të njëjtë! Madje, ajo që të habit edhe më tepër është fakti se një dramë e këtillë po ndiqet dhe duartrokitet nga i njëjti publik dhe të një-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
jtët spektatorë, të cilët përgjatë gjithë këtyre viteve po e ndjekin të njëjtën “shfaqje”, dhe se, për çdo skenar të saj paguajnë nga koha, djersa dhe perspektiva e tyre, duke sakrifikuar të tashmen dhe të ardhmen e tyre, vetëm e vetëm për të “ngopur” epshet e pangopura të një shtrese të retarduar të shoqërisë. Ky është realiteti dhe gjendja në të cilën janë katandisur qytetarët e Malit të Zi në përgjithësi, si dhe shqiptarët në veçanti. Përreth zhgënjimeve të njëpasnjëshme për gati tri dekada, ata vazhdojnë ta venë jetën e tyre si “bast” në duar të disa klaneve “biznesore-kriminele”, të cilat, për interesat e tyre personale, janë në gjendje të tregtojnë jo vetëm me interesat dhe fatin e popujve të cilët i përfaqësojnë, por praktika e tyre e deritanishme ka dëshmuar se apetitet e tyre karrieriste tejkalojnë çdo normë njerëzore dhe humane. Ne këtë kontekst, rasti i popullit shqiptarë është shumë më brengosës dhe tragjik . Kjo nga shkaku se, shqiptarët e këtij nënqielli, përveç që po i nënshtrohen një lufte dhe diskriminimi në të gjitha aspektet dhe sferat e jetës, ata, në të njëjtën kohë mbi “lëkurën” e vet përjetojnë nëpërkëmbje të skajshme të dinjitetit dhe vlerave, nëpërkëmbje kjo, e cila ushtrohet nga ana e të “zgjedhurve” të tyre. Kështu, përtej faktit që shqiptari sot po ndjehet si qytetar i rendit të dytë dhe qiraxhi në shtëpinë e vet; i varfëruar dhe “lypsar” ndaj arkës së buxhetit në të cilin participon; i zhveshur nga të drejtat elementare njerëzore, i rrahur, i arrestuar, i ar-
ratisur dhe i nënçmuar; atij sot po i nëpërkëmbet krenaria, nderi dhe inteligjenca kolektive, duke e shndërruar atë në pronë partiake dhe në makineri votuese, me qëllim të realizimit të disa interesave klanore. Një realitet i këtillë i hidhur nuk mungoi as në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale. Fushata parazgjedhore, si zakonisht, në mungesë të platformës së mirëfilltë politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore, u karakterizua nga “bajraktarizmi” dhe premtimet boshe. Përgjatë fushatës parazgjedhore, asgjë nuk u la pa u instrumentalizuar, duke filluar nga ajo më e shenjta-vlerat kombëtare dhe fetare, e deri tek ajo më e ndjeshmja, siç është gjaku i dëshmorëve të kombit. Mbase, nuk është hera e parë që këta diletantë politikë tallen dhe nëpërkëmbin vlerat kombëtare dhe hyjnitë! Së këndejmi, edhe pas mbarimit të odisesë zgjedhore, zhgënjimi ishte i pashmangshëm, dhe pikërisht atë, jo nga shkaku se elektorati priste realizimin e premtimeve të dhëna dhe të parealizuara disa herë me radhë, por ky zhgënjim erdhi si pasojë e talljes “ashiqare” me vetëdijen dhe inteligjencën e elektoratit shqiptar i cili i votoi, duke ndryshuar , fjalët dhe qëndrimet për 180 shkallë nga ato të para zgjedhjeve. Prandaj, ajo që më tepër të bën të zhgënjehesh në raste të këtilla, është pikërisht ajo që thotë populli. “Nuk hidhërohem se më gënjen, por hidhërohem kur mendon se po i besoj rrenës së tij”. Dështimi i radhës nuk konsiston në mosmarrjen e disa posteve të pre-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tenduara në nivel qendror e veçmas lokal (të cilat poste, edhe po t’i kishin marrë, asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ndodhte), porse, ky dështim ka të bëjë pikërisht me faktin se edhe pas tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi, gjendja dhe statusi politiko – juridik i shqiptarëve mbetet nën hijen e nepotizmit, korrupsionit, mini –tenderëve si dhe mega –skandaleve të disa individëve të pacipë, të cilët mbajnë peng një popullatë të tërë si dhe aspiratat e saj për mirëqenie dhe jetë dinjitoze. Andaj, duke marrë parasysh këtë zhgënjim dhe dështim të ri / të vjetër,
i cili po e përcjell popullin shqiptar me vite, dhe me qëllim të hapërimit në trend me kohën, ky popull duhet që sa më shpejt të zgjohet nga ky ankth që po e ngulfat të tashmen e tij si dhe duke filluar të mendojë dhe punojë për krijimin e një alternative të mirëfilltë, e cila do të jetë në nivel të sfidave me të cilat ballafaqohet si dhe idealeve të cilat i synon. Përndryshe, ky popull dhe kjo shoqëri nuk do të mund të amnistohet nga përgjegjësia historike përmes kritikave dhe pakënaqësive të cilat i shpreh gjatë bisedave të pasdarkes nëpër oda dhe kafene të tymosura, duke e ngul-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë veprime të këqija, por për shkak të atyre që vështrojnë pa thënë dhe pa vepruar gjë. - Albert Ajnshtajn
fatur në këtë mënyrë edhe më shumë veten.
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
New Statesman
NATO në epokën e Putinit dhe Trumpit Ndoshta sfida më e madhe e NATO-s në dekadën e saj të tetë nuk është frenimi i rusëve, por mbajtja e amerikanëve në gjirin e Aleancës
David Reynold
Më 4 prill 2019, NATO kremton ditëlindjen e saj të 70-të. Megjithatë, komandanti i saj i parë suprem, Duajt Ajzenhauer, shpresonte që aleanca të mos i kalonte vitet 1950. “Nëse për 10 vitet e ardhshme”- i tha një miku të tij në shkurtin e vitit 1951, “të gjitha trupat amerikane të stacionuara në Evropë për qëllimin e mbrojtjes së kombeve atje, nuk do të jenë rikthyer në SHBA, atëherë ky projekt do të ketë dështuar!”. Ajzenhauer këmbënguli se SHBA-ja “nuk mund të jetë një Romë moderne, që ruan i kufijtë me legjionet e saj”. Filozofia e tij ishte e ngjashme me atë të Pol Hofmanit, administratorit amerikan të Planit Marshall që thoshte: “Ta bëjmë Evropën të ecë me këmbët e saj!”. Pse atëherë, ka qenë kaq e vështirë që Evropa të qëndrojë mbi këmbët e veta? Dhe pse Amerika, ka zgjedhur të mbajë Evropën mbi shpinën e vet gjithë kësaj kohe? Me NATO-n tashmë në moshën e pensionit, vlen të gjurmohet evolucioni i aleancës
8
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
gjatë Luftës së Ftohtë, dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik. E gjitha nisi si një traktat, dhe jo si një aleancë. Ky dallim, shpesh i injoruar, është i rëndësishëm. Administrata Truman, shpresonte që ndihma e Planit Marshall, do të rikthente prosperitetin dhe vetëbesimin e Evropës Perëndimore përballë kërcënimit komunist, si nga Bashkimi Sovjetik, ashtu edhe nga partitë komuniste perëndimore, veçanërisht në Itali dhe Francë. Nënshkrimi i Traktatit të Atlantikut të Veriut, ishte në fakt një revolucion në politikën e jashtme të SHBA-së. Ajo reflektoi jo vetëm gjendjen alarmante të marrëdhënieve sovjetiko-amerikane në vitet 1948-1949, por edhe ndryshimin e mendësisë zyrtare amerikane. Kapitulimi i Francës dhe sulmi ndaj Pearl Harbor, i bindi politikëbërësit amerikanë, se në epokën e lindjes së fuqisë ajrore, Shtetet e Bashkuara nuk ishin më të sigurta pas barrierave të tyre tradicionale oqeanike, dhe më në veçanti, se ajo duhet të luante një rol aktiv në punët e Evropës. 12 nënshkruesit origjinalë – Amerika, Kanadaja dhe 10 shtete të Europës Perëndimore – ranë dakord ta trajtonin një sulm ndaj njërit anëtar, si një sulm mbi të gjithë: parimi i sigurisë kolektive, i mishëruar në nenin 5 të Traktatit. Por secilit shtet, iu lejua ta
“ndërmerrte një veprim të tillë, nëse e quan të nevojshme” respektimin e këtij detyrimi: pra nuk ishte një zotim automatik për të përdorur forcën. Ajo që ndihmoi për ta shndërruar Traktatin në një aleancë ushtarake, ishte Lufta e Koresë. Pushtimi i Koresë së Jugut nga Veriu në qershorin e vitit 1950, u njoh si diçka që Stalini duhet ta kishte autorizuar dhe mbështetur. Pati një frikë, se radhën mund ta kishte Evropa Perëndimore. Në atë kohë, SHBA-ja kishte në Evropë vetëm 2 divizione ushtarake. Pas një debati të madh politik gjatë dimrit të viteve 1950-51, Shtetet e Bashkuara vendosën të angazhojnë 4 divizione luftarake në Evropën Perëndimore, dhe të ngrenë një strukturë të përshtatshme komanduese nën një Komandant Suprem të Forcave Aleate të Europës – i cili do të ishte gjithmonë një amerikan. Në këmbim të këtij angazhimi të pashembullt, për paqen në Evropë dhe sigurinë e Evropës Perëndimore, administrata e Trumanit kërkoi që edhe aleatët të bënin diçka më shumë. Në veçanti, ajo kërkoi riarmatim të Gjermanisë Perëndimore, por kjo ishte një anatemë për francezet pas 3 luftërave të tmerrshme kundër gjermanëve në 80 vjet:1870, 1914 dhe 1939. Debati mbi këtë çështje u zvarrit për 4 vjet, dhe u dëshmua si një moment
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION vendimtar për marrëdhëniet transatlantike. Një mundësi ishte të zbatohej për mbrojtjen evropiane, logjika integruese e Planit Shuman të vitit 1950, që përfundimisht i hapi rrugën krijimit të Komunitetit të Qymyrit dhe Çelikut, dhe më pas Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC), që u krijua më 1958. Por e ideja një Komunitet Evropian të Mbrojtjes (EDC) u bllokua në vitin 1954 në Asamblenë Kombëtare të Francës, nga një aleancë mes Golistëve dhe komunistëve. Në fund, riarmatimi i Gjermanisë Perëndimore vazhdoi me kushtin që forcat e saj të armatosura, të ishin tërësisht të dedikuara për NATO-n, në një kohë që eliminoi të gjitha armët e saj atomike, biologjike dhe kimike. Republika Federale u pranua zyrtarisht në NATO në majin e vitit 1955. Sovjetikët u kundërpërgjigjën, duke formuar me satelitët e tyre Organizatën e Traktatit të Varshavës. Gjatë Luftës së Ftohtë, NATO përjetoi dy kriza të brendshme. E para u shkaktua nga presidenti francez Sharl de Gol. Me synimin për të rindërtuar madhështinë e vendit pas disfatës poshtëruese të vitit 1940, ai sfidoi dominimin amerikano-britanik të Aleancës, dhe kur u kritikua, e nxorri gradualisht Francën nga komanda ushtarake e NATO-s. Dhe pastaj në marsin e 1966-ës, De Gol i kërkoi presidentit amerikan Lindon Xhonson që deri në prillin e 1967-ës, të gjitha trupat amerikane dhe ato të NATO-s, duhej të tërhiqeshin nga Franca. NATO e përfundoi tërheqjen brenda vitit, duke zhvendosur selinë e saj nga Versaja në Mons të Belgjikës. Kriza e re e brendshme e aleancës, u përqendrua më shumë në Republikën Federale të Gjermanisë. Nga fundi i viteve 1970, udhëheqësit e NATO-s kishin frikë nga vendosja e raketave të reja sovjetike me rreze të ndërmjetme SS-20 në Evropën Lindore. Në kundërpërgjigje, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të vendosnin armë të reja të SHBA-së në Evropën Perëndimore. Vetëm 4 nga 12 anëtarët evropianë të aleancës, qenë të gatshme të pranonin raketat, kryesisht për shkak të protestave të brendshme. Opinioni gjerman ishte veçanërisht shumë i ndarë, dhe
presionet e rrëzuan qeverinë e koalicionit të kancelarit Helmut Shmidt, arkitekti kryesor europian i “politikës së strategjisë së dyfishtë”. U deshën dy liderë konservatorë të fortë – Helmut Kol në Gjermani dhe Margaret Theçër në Britani, që raketat të vendoseshin në këto 2 vende në vitin 1983. Zbatimi i suksesshëm i strategjisë së dyfishtë në fillim të viteve 1980, ndihmoi në ruajtjen e unitetit të NATO-s. Por, ç’mund të thuhet për prioritetin kryesor: frenimin e rusëve? Kur Pakti i Varshavës u shkatërrua, NATO foli për shndërrimin e vetvetes në më shumë se sa një “organizatë politike”. Deklarata e saj në Londër në korrikun e 1990, foli për ndërtimin e “partneriteteve të reja, me të gjitha kombet e Evropës”. Në atë pikë, nuk kishte një debat publik rreth zgjerimit të NATO-s, përtej marrëveshjes që ish-Gjermania Lindore do të bëhej pjesë e zonës së NATO-s, sapo të inkorporohej në Republikën Federale. Gjatë negociatave të vështira rreth bashkimit gjerman, Gorbaçovi nuk arriti të këmbëngulte për ndonjë angazhim të detyrueshëm, sipas të cilit NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes. Pas kolapsit sovjetik, kjo çështje u bë urgjente gjatë presidencës së Bill Klintonit në SHBA. Por prioriteti i Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit, ishte mbështetja e procesit të brishtë të reformave në Rusi, dhe ndihma për rizgjedhjen e Boris Jelcinit në vitin 1996. Akti balancues i Uashingtonit, u pasqyrua në ofertën e statusit të Partneritetit për Paqe për anëtarët aspirantë në vitin 1994, dhe krijimin e një Këshilli të Përhershëm të Përbashkët midis NATO-s dhe Rusisë në vitin 1997. Por pranimi i Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke në 50 vjetorin e NATO-s në prillin e 1999-ës, u perceptua në Moskë, si një sfidë ndaj statusit të Rusisë si një fuqi e madhe. Edhe më e urryer për Kremlinin, ishte pranimi i 7 shteteve të tjera të Europës Lindore në vitin 2004, përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – të cilat ishin aneksuar me forcë në BRSS prej vitit 1940 deri në 1991. Vladimir Putin – pasardhësi i Jelcinit që nga viti 2000 – nuk bëri asnjë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
protestë të zëshme, dhe Rusia vazhdoi të merrte pjesë në aktivitete të ndryshme partnere me NATO-n, të tilla si stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Në fakt, Putini po përpiqej të bashkëpunonte ngusht me Xhorxh Bushin në “Luftën kundër Terrorit”, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Ai shpresonte të rindërtonte statusin e fuqisë së Moskës, dhe të siguronte një dorë të lirë pranë lagjes ruse. Nga 60 vjetori i saj në vitin 2009, NATO duket se e kishte fituar Luftën e Ftohtë, pa gjetur një rol të ri për veten. Dhe në vitin 2019, shumë komentues po pyesin nëse Lufta e Ftohtë u mbyll realisht apo jo, duke pasur parasysh konfrontimin në rritje me Rusinë e Putinit pas pushtimit prej tij të Krimesë dhe pjesëve të Ukrainës (partner i NATO-s); përpjekjet e tij të vazhdueshme për të destabilizuar shtetet baltike; dhe përdorimin e gjerë të sulmeve kibernetike, për të minuar proceset demokratike. Putin do të testojë versionin e përditësuar të kontrollit të aleancës, por gjithashtu kërkon një kapacitet të dyfishtë për dialog – në mënyrë që të përfitojë nga fakti që shoqëria ruse, nëse jo politika e saj, ka ndryshuar rrënjësisht nga Glasnosti i Gorbaçovit. Por mbijetesa e epokës së Trump, mund të jetë edhe më sfiduese. Presidenti amerikan, ka folur në mënyrë të përsëritur për largimin nga aleanca, dhe ditëlindja e 70-të e NATO-s në Uashington në muajin prill, është reduktuar qëllimisht në një ngjarje të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare. Ndërkohë, thirrjet e nëntorit të vitit 2018 nga Emanuel Makron dhe Angela Merkel, për një ushtri evropiane si “një plotësues për NATO-n”, janë pa ndonjë domethënie. Ata nuk arrijnë të trajtojnë si çështjen bërthamore, ashtu edhe atë gjermane. Angazhimi i liderëve të NATO-s në vitin 2014, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes kombëtare në 2 për qind të PBB brenda një dekade, është arritur deri më tani nga vetëm 7 nga 29 vendet anëtare, me Gjermaninë që është një nga pengesat kryesore. Ndoshta sfida më e madhe e NATO-s në dekadën e saj të tetë nuk është frenimi i rusëve, por mbajtja e amerikanëve në gjirin e Aleancës. E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Natyrë njeriu
“ 10
Por mund të jetë edhe më të keq; njeriut mund t’i duhet të luftojë kur nuk ka asnjë shans për fitore, sepse, siç thotë Winston Churchill, është më mirë të vdesësh se sa të jetosh i robëruar, fenomen që njeriut i ndodh në çdo situatë, në çdo shoqëri, dhe jo vetëm nga i huaji
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Shkalla e lirisë është e lidhur me shkallën në të cilën njeriu u përgjigjet bindjeve të veta. Prapëseprapë, nëse njeriu nuk lufton për të drejtën a lirinë kur lehtë mund ta fitojë pa gjakderdhje, nëse nuk lufton kur fitorja është e sigurt dhe jo aq e kushtueshme, mund të vijë rasti kur do t’i duhet të përleshet me të gjitha shanset për të gjetur një rrugë të pasigurt për mbijetesë
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Ç ‘mund të thuhet për njeriun dhe natyrën e tij? Ai merr, grumbullon, shkatërron për ta bërë çdo gjë sipas natyrës së vet. Njerëzit flenë të qetë gjatë natës sepse të tjerët rrinë gati për të kryer veprime të dhunshme në emër të tyre, thotë George Orwell. Është e çuditshme, është për të qeshur dhe për të qarë, është paradoks që njeriut i duhet të luftojë për të jetuar në paqe. Njeriu i mirë nuk i mendon paraprakisht fjalët në se mund të tingëllojnë të sinqerta, dhe as hapat që hedh në se janë të vendosura - thjesht flet dhe bën atë që është e mirë, e drejtë. Është si ai që nuk ka nevojë të kujtojë se çka thënë më parë sepse gjithmonë thotë të njëjtën, të
“
vërtetën. Shkalla e lirisë është e lidhur me shkallën në të cilën njeriu i përgjigjet bindjeve të veta. Prapëseprapë, nëse njeriu nuk lufton për të drejtën a lirinë kur lehtë mund ta fitojë pa gjakderdhje, nëse nuk lufton kur fitorja është e sigurt dhe jo aq e kushtueshme, mund të vijë rasti kur do t’i duhet të përleshet me të gjitha shanset për të gjetur një rrugë të pasigurt për mbijetesë. Por mund të jetë edhe më të keq; njeriut mund t’i duhet të luftojë kur nuk ka asnjë shans për fitore, sepse, siç thotë Winston Churchill, është më mirë të vdesësh se sa të jetosh i robëruar, fenomen që njeriut i ndodh në çdo situatë, në çdo shoqëri, dhe jo vetëm nga i huaji.
Ç ‘mund të thuhet për njeriun dhe natyrën e tij? Ai merr, grumbullon, shkatërron për ta bërë çdo gjë sipas natyrës së vet. Njerëzit flenë të qetë gjatë natës sepse të tjerët rrinë gati për të kryer veprime të dhunshme në emër të tyre, thotë George Orwell. Është e çuditshme, është për të qeshur dhe për të qarë, është paradoks që njeriut i duhet të luftojë për të jetuar në paqe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Sektori joqeveritar dhe roli i tij në shoqëri tejet i rëndësishëm
Në Malësi veprimtaria OJQ-ve lë për të dësh jen e proceseve demokratike të një shoqërie, i cili hulumton, vëzhgon, mbikëqyr dhe në fund përpiqet në mënyrën më të mirë të mundshme Toni t’i japë zgjidhje problemeve të Ujkaj ndryshme me të cilat ballafaqohet një komunitet i tërë. Në të gjitha vendet e emancipuara të cilat kanë një shoqëri të zhvilluar Ekzistenca dhe veprimtaria e sek- demokratike, roli i sektorit joqevertorit joqeveritar të një vendi janë itar konsiderohet si tejet i rëndëtejet të rëndësishme për mbarëvajt- sishëm dhe jetik, sepse, një konting-
“ 12
Për dallim nga Ulqini, në Malësi situata qëndron ndryshe. Ky sektor është fare pak aktiv (me disa përjashtime të vogla) për të mos thënë pasiv dhe inekzistent. Fillimisht kur disa OJQ u themeluan këtu, veprimtaria dhe misioni i tyre të cilin e promovuan u duk mjaft pozitiv dhe shpresëdhënës, mirëpo pa kaluar shumë kohë, veprimtaria e tyre u zbeh dukshëm për t’u shndërruar sot në një sektor shumë pasiv në këtë vend
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
jent i tërë i njerëzve të profesioneve të ndryshme të kyçur në rrjetin e këtij sektori, ndërmarrin dhe trajtojnë me shumë kujdes, vëmendje dhe seriozitet dukuri të ndryshme të cilat ngjajnë në shoqëri. Në këtë mënyrë nëpërmjet takimeve dhe forumeve të ndryshme, diskutojnë e shkëmbejnë mendime, ide dhe përvoja, për t’i zgjidhur dhe trajtuar në mënyrë të duhur dhe në favor të shoqërisë. Nëse i referohemi sektorit joqeveritar të shqiptarëve në Mal të Zi, menjëherë të bie në sy aktiviteti i OJQ- ve në qytetin e Ulqinit, veprimtaria e të cilave në kontinuitet është mjaft evidente dhe aktive që duhet përshëndetur dhe përgëzuar në çdo kohë. Për dallim nga Ulqini, në Malësi situata qëndron ndryshe. Ky sektor është fare pak aktiv (me disa përjashtime të vogla), për të mos thënë pasiv dhe inekzistent. Fillimisht kur disa OJQ u themeluan këtu, vep-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
a e disa hiruar rimtaria dhe misioni i tyre të cilin e promovuan u duk mjaft pozitiv dhe shpresëdhënës, mirëpo pa kaluar shumë kohë, veprimtaria e tyre u zbeh dukshëm për t’u shndërruar sot në një sektor shumë pasiv në këtë vend. Këto OJQ në kohën e themelimit të tyre kishin një vizion i cili ishte për t’u vlerësuar, që konsistonte në ide dhe plane për të promovuar dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve në këtë trevë, etj, por sot fatkeqësisht veprimtaria e tyre ka ngecur dhe nuk duket asgjëkundi. Nëse i hedhim një sy aktiviteteve të sektorit joqeveritar nëpër vendet e tjera të zhvilluara si Ulqinit, Shkodrës, Tiranës, etj, fare lehtë konstatohet se rrjeti i OJQ- ve atje është shumë domethënëse dhe me ndikim në shoqëri, ndërsa në vendin tonë është shumë minimal për të mos thënë i padukshëm.
“
Është koha që sektori joqeveritar në Malësi të shkëputet nga ky pasivitet që e ka kapluar, të bëhet promotor i nismave konkrete, të krijojë një bashkëpunim konstruktiv me Komunën e Tuzit dhe me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare për të shkëmbyer ide dhe përvoja, për të vepruar me përkushtim dhe seriozitet në shoqëri e për të pasur një influencë më të gjerë në të gjitha fushat e jetës
Këto OJQ, nisur nga veprimtaria e tyre periodike dhe jo konstante, shpeshherë janë konsideruar si organizata të cilat i shërbejnë vetëm një grupacioni të ngushtë interesi, duke mos pasur ndonjë ndikim dhe rol të theksuar ndaj interesave të përgjithshme të banorëve të komunitetit. Ky mosaktivizim në kontinuitet i sektorit joqeveritar në Malësi, mund të lidhet ngusht me mungesën e mjeteve financiare nga donatorë dhe nga administrata lokale e cila ka për obligim që të mbështesë, ta zgjerojë dhe ta zhvillojë rolin e këtij sektori në shoqëri, duke i mbështetur materialisht për ta realizuar me sukses misionin e tyre për të cilin janë krijuar. Duhet potencuar se falë ekzistencës së atyre OJQ – ve të cilat janë aktive në shoqëri, mund të evidentohen shumë dukuri negative dhe abuzime të ndryshme të cilat prekin dhe godasin direkt ose indirekt një shoqëri
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të tërë, pasi që keqadministrimi i një institucioni qendror ose lokal mund të gjallërojë si pasojë e mosfunksionimit efikas të sektorit joqeveritar në një komunitet. Është koha që sektori joqeveritar në Malësi të shkëputet nga ky pasivitet që e ka kapluar, të bëhet promotor i nismave konkrete, të krijojë një bashkëpunim konstruktiv me Komunën e Tuzit dhe me organizata të tjera kombëtarë dhe ndërkombëtare për të shkëmbyer ide dhe përvoja, për të vepruar me përkushtim dhe seriozitet në shoqëri e për të pasur një influencë dhe vendimmarrje më të gjerë në të gjitha fushat e jetës. Përfshirja e të rinjve dhe të rejave për të trajtuar çështje të ndryshme të shoqërisë, do të ishte shumë i domosdoshëm dhe do të ndikonte pozitivisht në ndërtimin e një shoqërie të emancipuar dhe me potencial të duhur të avancimit të tërësishëm. E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Rreth një studimi të institucioneve amerikane
Demokracia e vërtet e mira e shëndetit n Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork
14
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Me fjalë të tjera, demokracia ka shumë të meta dhe probleme, por të gjitha format e tjera të qeverisjes kanë më shumë probleme dhe të meta, në krahasim me sistemin demokratik, ashtu siç është provuar gjatë historisë së njerëzimit.
Natyrisht se Demokracia e vërtetë nënkupton, ndër të tjera, zgjedhje të lira e të ndershme. Për mua dhe për shumicën e njerëzve, natyrisht, bazuar në përvojën time, demokracia -- pa marrë parasysh se çfarë ka thënë Winston Churchilli për ‘të, si një sistem poli-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
të dhe njerëzor “ tik qeverisjeje, më gjithë të metat dhe sfidat e saj -- është forma më e mirë e qeverisjes. Është sistemi qeverisës më i mirë nga disa pikëpamje, por sidomos përsa i përket respektit që ky sistem ka për të drejtat bazë të njeriut, siç është, ndër të tjera, liria e fjalës dhe liria e fesë, por edhe nga këndvështrimi i zhvillimit në fushën ekonomike dhe zhvillimit, përgjithësisht, në të gjitha fushat e tjera të aktivitetit shoqëror. Demokracia e vërtetë, në parim, i ofron çdo individi, të drejta dhe përgjegjësi si dhe mundësi të barabarta për të përparuar në një shoqëri të lirë e demokratike. Demokracia garanton lirinë për secilin individ për të ndjekur lumturinë duke u aktivizuar në çfarëdo veprimtarie që i pëlqen, pa ndonjë detyrim nga askush. Në thelb të demokracisë është garancia e të drejtave dhe përgjegjësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Për më tepër, në një qeverisje demokratike, degët e qeverisë janë të hartuara në atë mënyrë që të kontrollojnë njëra tjetrën dhe të shërbejnë si forca balancuese ndaj njëra tjetrës, me qëllim për të minimizuar abuzimet me pushtetin politik publik. Të gjitha këto janë disa të drejta dhe privilegje që një qeverisje demokratike u ofron qytetarëve të saj. Por, kujt ia kishte marrë mendja se Demokracia, si sistem politik qeverisës është i lidhur ngushtë edhe me shëndetin tonë. Lindë pyetja pra nëse demokracia, si një sistem politik qeverisës – në krahasim me sisteme të tjera politike -- ka ndonjë përfitim edhe për shëndetin tonë, përveç disa prej përfitimeve politiko-shoqërore që përmenda më lart. A është demokracia e mirë për shëndetin e njeriut? Disa shkencëtarë dhe hulumtues thonë se po. Sipas një studimi të bërë nga hulumtues në tri institucione amerikane: Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme, Fakulteti
Winston Churchilli ka thënë se, “Askush nuk pretendon se demokracia është një sistem qeverisës i përsosur ose i përkryer. Në të vërtetë, është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, me përjashtim të formave të tjera të qeverisjes që janë provuar, nga koha në kohë.”
Mjekësor i Universitetit Stanford, nga Instituti Amerikan për Vlerësimin e Shëndetit – dhe nga Universiteti Bilkent i Turqisë. Në studimin që kanë botuar kohët e fundit në revistën prestigjoze dhe ndër më të vjetrat mjekësore, Lancet – me zyra në Nju Jork, Londër dhe Pekin -- thuhet se demokracia e vërtetë ka lidhje të ngushtë dhe pozitive me shëndetin e njerëzve. Studimi përfshin të dhënat nga 170 vende të botës me të ardhura të ulëta dhe mesatare, bazuar në informacionin politik, ekonomik dhe shëndetësor, duke filluar nga viti 1970 e deri në vitin 2016. Në bazë të këtij studimi, të botuar ditët e fundit, qeverisja demokratike dhe institucionet e saj, duket se ndikojnë më shumë në shëndetin e individëve. “Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë të lidhura ngushtë me shëndetin e njerëzve”, u shpreh Thomas Bollyky, Drejtori i programit shëndetësor botëror pranë Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet e Jashtme, i cili edhe kryesoi këtë studim të katër institucioneve të lartpërmendura. Ata zbuluan se jetëgjatësia e njerëzve është rritur më shpejt në vendet që kanë kaluar në demokraci, duke filluar nga viti 1970 e deri në vitin 2015, në krahasim me vendet që nuk kanë pasur këtë tranzicion demokratik. Gjatë kësaj periudhe, vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare në vendet demokratike, janë pakësuar me 25 %, sipas studimit. Rritja e shpenzimeve buxhetore për programet që promovojnë institucionet transparente dhe proceset demokratike mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit për qytetarët dhe në rritjen e investimeve në fushën e përkujdesjes shëndetësore të një cilësie të mirë, thuhet në këtë studim. Përpiluesit e këtij studimi thonë se shoqëritë e lira arrijnë përfundime më të mira dhe suksese në fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, jo
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sepse janë më të pasura, por për arsye të presioneve publike që ushtrojnë votuesit ndaj qeveritarëve, për të kërkuar të drejtat e tyre. Si rrjedhojë, “Pa një trysni të fortë nga votuesit”, për themelimin e institucioneve demokratike që promovojnë përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët, “Sunduesit autokratikë kanë më pak arsye që të financojnë programe për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit ose sëmundjeve të tjera kronike, në krahasim me udhëheqësit e vendeve demokratike”, shprehet Thomas Bollyky, Drejtori i programit shëndetësor botëror pranë Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet e Jashtme dhe njëri prej përpiluesve të këtij studimi. Në thelb, pra, dhe pa u futur në shifra dhe statistika shkencore, ky studim arrin në përfundimin se Demokracia e vërtetë është e mirë për zemrën, për shëndetin në përgjithësi, si dhe për jetëgjatësinë e njerëzve në moshë të rritur. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit të popullsisë, siç duket si rrjedhojë e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së qeverisë ndaj votuesve... Ka më të ngjarë që vendet demokratike të shënojnë përparime të dukshme në fushën e shëndetësisë, në krahasim me vendet autokratike”, thekson raporti, në një kohë kur demokracia po sfidohet kudo, ndërkohë që po shtohen edhe prirjet autokratike anembanë botës. Sidoqoftë, ky studim, i pari i përmasave të këtij lloji për nga numri i vendeve që përfshihen dhe për nga periudha që mbulon, arrijnë në përfundimin se liria politike, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe proceset demokratike, në përgjithësi, të pakën kur është fjala për shëndetin e njerëzve, përbëjnë qeverisjen afatgjatë më të mirë, për të gjithë. Pa demokraci të vërtetë nuk ka shtet, por nuk ka as shëndet, sipas këtij studimi. Ja pra, edhe një arsye tjetër pse Demokracia nuk pret! E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët në administratën publike
Përfaqësimi dhe sfidat e shqiptarëve për ndryshimin e situatës Përfaqësimi i shqiptarëve në organet e administratës publike, është një nga sfidat më të rëndësishme për shqiptarët në Malin e Zi, në këtë kuadër edhe për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve si institucion përfaqësues
Faik Nika
I. PËRFAQËSIMI I PAKICËS SHQIPTARE NË ORGANET E ADMINISTRATËS PUBLIKE
Mbase nga konferenca nuk do të mësojmë shumë më tepër nga çfarë dimë për përfaqësimin e shqiptarëve në organet e administratës publike, për shkak të mungesës së të dhënave precize nga të gjitha institucionet publike në Malin e Zi, mirëpo kjo konferencë do të ndikojë gjithsesi në ndërgjegjësimin dhe promovimin e kësaj problematike, në zgjimin e interesit për tu marrë me këtë çështje me seriozitetin më të madh. Për të pasur një pasqyrë më të saktë për atë që po flasim sot, fillimisht duhet theksuar se sipas të dhënave zyrtare nga cenzusi i vitit 2011, përqindja e shqiptarëve në Malin e Zi është 4.91% nga numri i përgjithshëm i popullatës ose përkthyer në numra, 30439 shqiptarë. Nga ana tjetër është argumentuar
16
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
katërçipërisht se shqiptarët në Malin e Zi janë faktor shtetformues, faktor stabiliteti, kanë dhënë dhe japin kontribut të çmuar në demokratizimin e Malit të Zi, në proceset e integrimeve Evro-Atlantike, në zhvillimin ekonomik të vendit, në aspektin profesional e kadrovik etj. Prandaj një ndër kërkesat e shqiptarëve në Malin e Zi, është që të jenë të integruar plotësisht në të gjitha organet e administratës publike në Malin e Zi, në proporcion me numrin e popullatës shqiptare që jeton në këtë shtet. Shqiptarët në Mal të Zi duan që përfaqësimi të jetë jo sipërfaqësor sa për të pasqyruar disa të dhënat statistikore, por të jetë thelbësor dhe cilësor në të gjitha organet e administratës publike. Nga praktikat e deritanishme është vërejtur se angazhimi i shqiptareve në organet e ndryshme të administratës është bërë si rezultat i marrë veshjeve politike e jo si rezultat i vullnetit apo strategjisë së qeverisë për avancimin e përfaqësimit proporcional të pakicës shqiptare në institucionet publike. Këshilli Kombëtar është i bindur se ndër pjesëtarët e popullatës shqiptare në Malin e Zi, kemi mjaftueshëm burime njerëzorë të përgatitur profesionalisht në lëmi të ndryshme, të cilët do të mund të
mbulonin dikastere të ndryshme të administratës publike. Mali i Zi si shtet multi-etnik duhet ta dëshmojë me vepra konkrete se është i gatshëm t’u ju japë të gjithëve shanse të barabarta për angazhim në administratën publike, sigurisht bazuar në përformancën profesionale dhe duke respektuar edhe përfaqësimin proporcional të pakicave etnike. Përkatësia etnike shqiptare nuk duhet të jetë pengesë për mospranimin në një pozicion të caktuar në administratën publike, siç edhe kemi pasur raste, të cilat janë kaluar në heshtje. Hezitimi i deklarimit, fshehja e përkatësisë etnike në momentet anketimit nga disa të punësuar në administratën publike në institucione të ndryshme, apo mosdeklarimi i përkatësisë etnike në momentet e aplikimit për punë, është një fenomen shqetësues i cili vjen si rezultat i bindjeve ose frikës se mund t’u rrezikohet vendi i punës apo mund të mos pranohen në punë në momentin e aplikimit. Mendojmë se ky fenomen mund të ketë qenë njëri nga shkaqet që ka ndikuar në asimilim gradual të shqiptarëve në Mal të Zi. Për ilustrim mund të përmendim disa raste të shqiptarëve në Komunën e Ulqinit,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION konkretisht të vendbanimit Braticë, një pjesë e të cilëve me origjinë nga Shestani- zonë në afërsi të Krajës ose me shqiptarët e Rozhajës, Plavës, Gucisë dhe Malësisë të punësuar në organe të ndryshme të administratës publike të cilët nuk kanë dëshirë të deklarohen për përkatësin e tyre etnike ose deklarohen si pjesëtar të një etnie më dominante në Mal të Zi, si malazezë, myslimanë, ose boshnjakë. Edhe pse nuk kemi të dhëna të sakta të publikuara kohën e fundit jemi të bindur se përfaqësimi i shqiptarëve në organet e administratës publike, nuk është as i përafërt në raport me numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Malin e Zi dhe po ashtu jemi të bindur se përkatësia etnike shqiptare është ende barrierë për angazhim apo emërim në pozicione drejtuese në organet e administratës publike në Malin e Zi.
II. GJENDJA AKTUALE
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, siç e theksova më lart nuk posedon të dhëna të sakta, të azhurnuara së fundmi për përfaqësimin e pakicës shqiptare në organet e administratës publike. Megjithatë kjo duhet të jetë një ndër çështjet prioritare të punës së Këshillit Kombëtar, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera në Malin e Zi, kam parasysh këtu Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Entin për Kuadro të Malit të Zi, me të cilët Këshillat Kombëtare e kanë të nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, me të cilin parashikohet sigurimi i të dhënave për përfaqësimin e pakicave kombëtare në institucionet e administratës publike në Malin e Zi. Në mungesë të të dhënave zyrtare, për secilin nga organet e administratës publike në Malin e Zi, jemi detyruar të përdorim të dhëna parciale të publikuara ndër vite për disa nga institucionet publike si enti për statistika dhe Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave apo nga organizatat joqeveritare. Megjithatë, Këshilli Kombëtar për ilustrim, është munduar të sigurojë të dhëna nga burime të tjera alternative. Në një publikim të viti 2010 i punuar nga organizatat joqeveritare, si: “Inicijativa mladih za ljudska prava”, (Iniciativa për të drejtat e njeriut) në bashkëpunim me “Fondacija-Institut za otvoreno drustvo-Predstavnistvo Crna Gora”, (Fondacionin- Instituti për Shoqëri të Hapur-Përfaqësia në mal të Zi) “ të dhënat
këto të siguruara nga Enti për Kuadro i Malit të Zi” vetëm për disa nga institucionet publike, ka rezultuar se të punësuar shqiptar në organet e administratës publike kanë qenë 1.55%. Të dhënat e publikuara në vitin 2011, ka rezultuar se shqiptarët janë të përfaqësuar në organet e administratës publike me 2,80 % (nuk kemi informacion nëse në këto të dhëna a janë përfshirë edhe të punësuarit në sistemin arsimor) Ndërsa në raportin nga mbledhja e Qeverisë në vitin 2015, ka rezultuar se numri i shqiptarëve të punësuar në organet e administratës publike është 2,51%, pra ka një rënie të lehtë në vend që të avancohet. Në publikimin e bërë nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në qershor të vitit 2016, për përkatësinë etnike të të punësuarve në Policinë e shtetit përqindja e shqiptarëve të punësuar në këtë organ publik rezulton të jetë 1,33% ose thënë me numra nga 3377 që kanë deklaruar përkatësin etnike, 45 prej tyre janë deklaruar shqiptarë. Jemi të bindur se ka raste që në ministri të ndryshme, apo në institucione të larta shtetërore nuk kanë të angazhuar asnjë shqiptar, aq më pak në pozita drejtuese. Kemi parasysh këtu për shembull: Ministrinë e Kulturës, nëse e bëjmë një kërkim të shpejtë në web faqen e ministrisë, të të punësuarve në pozicionet drejtuese vërejmë se nuk ka asnjë shqiptar, e kur e dimë faktin se një pjesë e mirë trashëgimisë kulturore në Mal të Zi ndodhet pikërisht në zonat e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, të mos flasim për bibliotekat në gjuhën shqipe, botimet, aktivitetet e ndryshme kulturore që realizohen në këto zona të banuara me shqiptarë. Situatë e njëjtë mundë të jetë edhe në ministri të tjera Për shembull, në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Financave, Komunikacionit, apo në institucione të rëndësishme publike si: Këshilli për Privatizime dhe Projekte Kapitale, Akademia e Policisë ( në të cilën për herë të parë janë regjistruar 3 studentë shqiptarë në vitin 2015) , Këshillin e Lartë të Drejtësisë ( 1 anëtar që nga viti 2016), në Këshillin Kombëtar për Arsim (1 shqiptar i propozuar nga ???? etj. Gjithsesi për të hequr çdo alibi apo dyshim, duhet një projekt konkret për sigurimin e të dhënave të sakta për strukturën etnike të të punësuarave në të gjitha organet e administratës publike në Malin e Zi, për të pasur një pasqyrë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
saktë të gjendjes aktuale. Për ilustrim, Këshilli Kombëtar është interesuar të sigurojë të dhëna për situatën e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike në nivel lokal të Komunës së Plavës dhe kanë rezultuar si vijon. Duhet theksuar se përqindja e shqiptarëve në Komunën e Plavës është 9.5%, pas shpalljes së Gucisë si Komunë në vete. Siç e shihni, situata paraqitet shqetësuese.
III. SFIDAT
Duhet ta pranojmë se është një ndër sfidat kryesore dhe më elementare e subjekteve që përfaqësojnë shqiptarët në Malin e Zi, që të punojnë për angazhimin dhe përfaqësimin e tyre në organet e administratës publike në përpjesëtim me numrin e popullatës, por gjithashtu është obligim edhe i Qeverisë së Malit të Zi si shtet multietnik që të angazhohet për harmonizimin e përfaqësimit të shqiptarëve në organet e administratës publike. VI. Çfarë duhet bërë në të ardhmen? Në përgjithësi, duhen vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat institucionalë që gjendja të ndryshojë në mënyrë thelbësore. Fillimisht duhet përcaktimit përmes ligjit që organet publike të jenë të detyruara të sigurojnë të dhëna të sakta, në mënyrë periodike (1 apo 3 vjeçare) për strukturën e të punësuarve sipas përkatësisë nacionale. Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në bashkëpunim me Entin për Kuadro të Malit të Zi dhe Këshillat Kombëtare në kuadër të memorandumit të nisin sa më parë një projekt të përbashkët për sigurimin e të dhënave për strukturën e të punësuarve sipas përkatësisë nacionale në të gjitha institucionet publike në Mal të Zi. Të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare për përfaqësimin e pakicave në organet e administratës publike. Koordinimi ndërinstitucional brenda Malit të Zi edhe nën monitorimin e institucioneve ndërkombëtare që në një afat të caktuar kohor disavjeçar, të marrin obligim dhe përgjegjësi të gjitha institucioneve publike për ndryshimin e situatës dhe përafrimin e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në organet e administratës publike. (Autori është kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi) E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Mbi ekspozitën e piktorëve ulqinakë në Tiranë (1)
Deti, baladat, gruaja, vuajtja Në të tërën e vet, piktorët që vijnë nga Ulqini gërshetojnë në krijimet e tyre, së paku dy rrafshe integrale: traditën e pikturës figurative dhe realiste, sidomos e zhvilluar në Shqipëri, dhe traditën e pikturës jofigurative, abstrakte, sidomos e zhvilluar në Kosovë, (kujtojmë Muslim Mulliqin, Gjelosh Gjokajn, Rexhep Ferrin, Tahir Emrën, Nebih Muriqin, Xhevdet Xhafën etj.), me mbishtresime simbolesh e metaforash, me përthyerje dhe shenja piktoreske surrealiste, ku amalgohen imazhe, shenja dhe simbole që kalojnë gjer në hermetizëm
Prof. Dr. Josif Papagjoni Po, çfarë mund të fiksojë një piktor nga Ulqini, qyteti bregdetar me një histori të lashtë, me kështjellën, tërbimin dhe puthjen e valëve mbi shkëmbinj, blerimin e butë dhe lulnajën këndellëse sipër tij, shiritin e përhimë të plazheve dhe brigjet që puqen mbi syprinë të ujit, traditat e rrepta shqiptare, baladat dhe gjithë antropologjinë e tij, përvijuar nëpër shtresime kulturore shekullore. Më tutje, përhirimin e figurës së brishtë e delikate të femrës, të së dashurës, motrës a gruas sonë që kemi bri krahut, ende nën vuajtjen e pamerituar të traditave të ngurta, britmën e mirësisë dhe shenjtërimin të një religjioni pajtues, mandej dyfytyrësia e qenies njerëzore, tjetërsimi që na lodhë, qeliza a kromozomi mashkull-femër në pakuptimësinë, konfliktin dhe vuajtjen e dyzimit, me pamundësinë sfilitëse të komunikimit. Deti s’mund t’i ikë assesi syrit të një piktori ulqinak. Deti është brenda tij. Unë e di
18
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
këtë, sepse jam vetë njeri i ardhur nga një qytet deti, Saranda, poshtë në jug. E pra, Ulqini në veri dhe Saranda në jug, a s’është një simbiozë që e mban detin dhe bukurinë në gji? A s’është krejt Shqipëria jonë kështu?! Prandaj, pata kaq shumë interes të shihja përthyerjet shpirtërore dhe imazhet e sjella prej piktorëve ulqinakë: Bilal Nikeziq, Edin Kapllani, Gjergj Noc Martini, Jozo Koçoviq, Mersiha ResulbegoviqMavriq, Naser Hasa, Rudi Goga dhe Vahida Nimanbegu. Në të tërën e vet, piktorët që vijnë nga Ulqini gërshetojnë në krijimet e tyre, së paku dy rrafshe integrale: traditën e pikturës figurative dhe realiste, sidomos e zhvilluar në Shqipëri, dhe traditën e pikturës jofigurative, abstrakte, sidomos e zhvilluar në Kosovë, (kujtojmë Muslim Mulliqin, Gjelosh Gjokajn, Rexhep Ferrin, Tahir Emrën, Nebih Muriqin, Xhevdet Xhafën etj.), me mbishtresime simbolesh e metaforash, me përthyerje dhe shenja piktoreske surrealiste, ku amalgohen imazhe, shenja dhe simbole që kalojnë gjer në hermetizëm. Tjetra, që nuk mund të anashkalohet assesi, është larushia stilistike, teknikat përplotësuese, ku gjithkush ka një zë të vetin. Nimanbegu spikat për dekorativitetin dhe brushën e trashë, por elegante në harmoninë e ngjyrave; Nikeziqi
për sipërfaqet e rrafshta e të lëmuara; Mersiha Mavriq për ngjyra të mugëta, por me intensitet të lartë; Edin Kapllani për teknikën e mbivendosjes mbi telajo të kartonëve e sendeve të tjera, që bëhen pjesë e tablosë, ku gjithkund figura e peshqve është bartëse e poetikës bregdetare të qytetit. Rudi Goga spikat me përthyerje poetikash figurative; Naser Hasa me aplikimin e një flu-je, që krijon mister, heshtje dhe paqësim. Tri figurina, doemos brenda shformimit që ndjek piktura moderniste, dy të parat me shëmbëlltyra, ku përngjasimi human është më i rrokshëm, ndërsa e treta, të jep mbresën e një shpendi, ndoshta të shqiponjës, simbolit kombëtar. Ja, këto janë njësitë kompozicionale të tablosë së Rudi Gogës, në një blu të errët me nuancat e saj gjer tek e bardha. Satira gërryen e thumbon pikërisht në pjesën ballore të saj, që s’është veçse një WC e thyer, diçka që të kujton pikturën e njohur të De Shampit. Konotacioni është i lexueshëm saora: një shoqëri konfliktuale, e zvetënuar, që e ka kthyer idealin kombëtar në një banjë jashtëqitjesh, madje edhe kjo e thyer... Diku në një tablo të bërë më 1983, piktori na jep një shenjë fjalësore: Shaman. Dhe mendja nis e bredh te këta njerëz të shenjtë, te misioni i tyre në kuptimin e marrëdhënies mistike e transhenden-
KULTURË tale mes botës dhe qiellit, njeriut dhe Perëndisë si fuqi eskatologjike. Porse, figura e këtij Shamani nuk është aspak njeriu i çuditshëm që rrezaton fuqinë mistike e hyjnore prej Shamani. Përkundrazi, është një njeri i zhveshur, thuajse i rëndomtë, i dobët, që e lidh me paradigmën biblike të “Bariut të grigjës njerëzore”, pikërisht ai shkopi i gjatë prej çobani, të cilin nëse dëshiron mund ta dekodosh edhe si një spektër a shkopin e Moisiut, dhe i vendosur në një sfond të kaltër me disa rrathë, që mund t’i marrësh si shtjella galaktikash, ti vjen pak nga pak tek ideja e shenjtërimit dhe e mbinjerëzores, që përfaqëson ky njeri me pushtet mbi shpir-
trat, ndonëse trupdobët... Te tabloja “Simfonia e detit”, parimi mitologjik me sinkretizmin e vet të çon te përbrendësimi i figurës njerëzore mes ujërash të shqetësuara, ku spikat një portret njeriu rrethuar nga vegime trupash dhe eshtrash, fytyrë e përvuajtur që shkrihet dhe identifikohet me të kaltrën e detit, njëherit sa në syprinën aq edhe në thellësinë e tij. Tashmë, si qenie e përvijuar mbi lëkurë e në mish-kockë, që bëhet shpirti i tij, shenja e tij, paradigma e tij, ashtu si motit, Poseidoni i famshëm pellazgo-grek, përshfaqej si Hyji i ujërave, deteve dhe oqeaneve. (vazhdon) (Autori është kritik arti)
“
Kemi një pikturë që nuk dremit në klishetë klasiciste dhe veleritjen e konsumit estetik, por një përpjekje serioze për të kapur hapin e pikturës moderniste, ritmin e kohës, shijen e syrit të sofistikuar
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me kryetarin e Shoqatës “Malësia e Madhe” në Michigen, Ruzhdi Gjokaj
Punojmë për të mirën e vendlindjes Koha javore: I nderuar z. Gjokaj, sinqerisht i gëzohem takimit me Ju këtu në Tuz, ku erdhët nga Detroiti para zgjedhjeve lokale në Tuz. Cili është qëllimi i kësaj vizitë vendlindjes Tuaj të dashur, të cilën nuk e harroni kurrë dhe përherë e mbani në zemër? R. Gjokaj: Së pari faleminderit për përkushtimin tuaj dhe kohën që më keni kushtuar mua si kryetar i Shoqatës “ Malësia e Madhe” në Michigen. Përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë lexuesit tuaj kudo që gjinden të ndarë nëpër botë dhe në vendlindje. Një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata votues që kësaj herë votuan për vendlindjen e vet, për komunën e pavarur të Tuzit e cila gjatë katër vitet e ardhshme do të drejtohet me sa di unë për herë të parë nga përfaqësuesit e subjekteve politike nacionale shqiptare dhe do të ketë administratë shqiptare. Të kthehem në pyetjen tuaj konkrete. Në Malësi kam ardhur më 26 shkurt dhe menjëherë kam filluar punën me qëllim që të ndihmoj sa më shumë jo vetëm unë por të gjithë ata që kanë ardhur nga diaspora me shpenzime vetanake që të sensibilizojmë qytetarët e Malësisë që të votojnë në numër sa më të madh partitë politike shqiptare. Bashkë me mërgimtarët e tjerë nga Malësia morëm pjesë aktive në promovime partiake anembanë Malësisë, duke shlyer kështu një borxh të madh që kemi ndaj vendlindjes. Dhe na gëzon fakti se i gjithë mundi dhe përpjekjet tona të përbashkëta u kurorëzuan me fitore, gjë e cila na ka kënaqur dhe lumturuar shumë. Koha javore: Në zgjedhjet e para në Komunën e Pavarur të Tuzit Forumi Shqiptar “ Malësia na Bashkon” fitoi shumicën
20
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
e mandateve. Si e komentoni këtë fitore e cila nga shqiptarët u vlerësua si historike? R. Gjokaj: Vërtetë fitore historike dhe mburremi për këtë. Sepse i kemi treguar botës shqiptare se si punohet për të mirën e vendlindjes. Se si bashkohet rreth një qëllimi madhor e të përbashkët një grup i vogël i popullit që e quajmë veten Malësorë, që në thelb jemi një dhe gjithçka kemi të përbashkët, duke u nisur nga gjaku, gjuha, kultura, territori dhe gjithçka tjetër që e karakterizon një vëllazëri ( popull). Jeta jonë është e përbashkët, pavarësisht se ne mund të besojmë shpirtërisht çfarëdo ndjejmë e dëshirojmë . Në këtë pikëpamje ne asnjëherë nuk duhet të dyshojmë. Është bërë punë shumë e mirë me bashkimin e partive shqiptare të cilat pothuajse kanë të njëjtën platformë politike për krejt Malësinë dhe unë nuk e shoh të arsyeshme pse ato të mos bashkohen dhe të veprojnë së bashku. Dua të veçoj rininë tonë të shkëlqyeshme, nga të gjitha trevat e Malësisë , e cila personalisht më ka motivuar të bëj edhe më shumë, madje shumë herë edhe ka ndikuar emocionalisht në mua. Ndjehem krenar që kemi një rini kaq të edukuar, kaq të emancipuar, kaq të arsimuar dhe kaq adhurues të vendlindjes së tyre. Kjo kënaqësi nuk mund të shprehet me fjalë. Ajo vetëm mund të përjetohet. Po ashtu shpreh respektin dhe mirënjohjen time edhe për Forumin Shqiptar “ Malësia na Bashkon “, i cili gjithsesi meriton çdo lëvdatë edhe në nivel kombëtar për punën e bërë. Nga udhëheqësit dhe i gjithë ekipi i këtij forumi mund të nxjerrin mësim edhe të tjerët se si duhet vendlindja dhe vendi ku jetojmë. Slogani im ishte “Vetëm së bashku fitojmë”. Dhe vërtetë kështu ndodhi. Fitoi e gjithë Malësia.
Koha javore: Vazhdimisht mërgimtarët nga Malësia, Ju personalisht dhe shoqata që e drejtoni me sukses, e kanë mbështetur themelimin e Komunës së Pavarur të Tuzit. Dhe, kjo ëndërr e malësorëve tashmë është realitet. A mendoni se në të ardhmen kjo komunë do të përmbushë më mirë funksionin e vet në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të saj? R. Gjokaj: Po. Fatmirësisht ëndrra jonë tashmë u bë realitet. Për këtë gjithë kohën kemi punuar intensivisht ne në diasporë me të gjitha mjetet demokratike , duke kontaktuar senatorë dhe kongresmenë të shteteve ku jetojmë, por edhe me protesta para Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadës së Malit te Zi në Uashington. Domethënë, kemi shprehur pakënaqësinë tonë se me të vërtetë statusi i mëparshëm i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka zgjatur shumë, pa nevojë. Sepse , sipas mendimit tonë, si e tillë nuk do të mund të ishte në funksion të plotë të nevojave të qytetarëve të saj. Personalisht mendoj se ky ishte një gabim shumë i madh i atyre që e mbajtën peng Malësinë gjithë këto vite. Këtë e dëshmon moszhvillimi i Malësisë gjatë viteve, ku nuk është punuar asgjë përveç se, para fushatave zgjedhore, janë mbushur gropa me asfalt, duke promovuar kështu vetveten partitë në pushtet. Dhe këtë kësaj herë e kuptuan mirë qytetarët e Malësisë, të cilët i ndëshkuan ata me votën e tyre. Ne mërgimtarët pushtetin e ri do ta përcjellim nga larg , por nuk do të përzihemi në punën e tij , sepse e vlerësojmë se nuk do të ishte mirë. Dëshirojmë me gjithë zemër që ky pushtet gjatë katër viteve të ardhshme të tregojë aftësi në të gjitha fushat e vetëqeverisjes lokale.
INTERVISTË valin Mbarëkombëtar Folklorik në Vitojë , i cili meriton çdo lëvdatë dhe ka një jehonë shumë të madhe. Nga ana tjetër ka edhe dukuri negative. Si për shembull disa këngëtarë të cilët me këngët e veta orientale apo forma të tjera të këndimit po e bastardojnë gjuhën shqipe për fat të keq.
Urojmë dhe shpresojmë të jenë të suksesshëm në shërbim të të gjithë qytetarëve të Malësisë. Por edhe të kenë kujdes nga opozita, e cila nuk flenë. Koha javore: Si mërgimtar i cili vazhdimisht e viziton Malësinë çfarë ndryshimesh pozitive infrastrukturore ka përjetuar kjo trevë e lavdishme shqiptare në periudhën e tranzicionit? R. Gjokaj: Shumë pyetje e vështirë për t’u përgjigjur. Sepse sido që të përgjigjem, dikush do të preket. Çdo gjë që është ndërtuar në Malësi deri më tani është ndërtuar edhe me kontributin e diasporës. Pa djersën tonë asgjë nuk është punuar në Malësi. Kush i ndërtoi rrugët, asfaltin? Ne të gjithë së bashku, e jo komunat e shteti vetëm. Pse t’i japim dikujt tjetër kredi për këtë përveç se prenë shiritin e kuq, hëngrën e pinë dhe u kthyen duke na thënë : “Faleminderit në pritje, na thirrni përsëri”. Kur është fjala për elektrifikimin ai është bërë për interesin e kompanisë elektrike. Pse t’i falënderojmë ne ata për atë që na i dhamë paratë tona dhe ata tani marrin paratë nga investimet tona. Domethënë edhe kështu na kanë shfrytëzuar. Vallë, a mos duhet falënderuar për ndërtimin e Qendrës Kulturore, e cila është ndërtuar me djersën e diasporës. Thënë shkurt, puna e deritashme e institucioneve komunale dhe shtetërore sa i përket investimeve në Malësi nuk meriton notë kaluese. Ndoshta jam pak i ashpër në vlerësimet e mia, por i këtillë jam unë, konkret, i sinqertë dhe
transparent. Koha javore: Në aspektin e zhvillimeve negative, në aspektin e ruajtjes së trashëgimisë dhe identitetit të banorëve të Malësisë, a ju vret syrin ndonjë dukuri shqetësuese? R. Gjokaj: Syrin ma vret shumëçka në Malësi. Për t’i thënë të gjitha do më duhej një gazetë e tërë, apo një gjysmë libri. Jam shumë i brengosur dhe i shqetësuar për faktin se Malësia nuk ka asnjë muze , përveç disa muzeve të vogla individuale, të cilat janë lënë në mëshirën e fatit dhe në përkujdesjen e pronarëve të harruar nga institucionet vendore e qendrore. Për mua kjo është dukuri negative me pasoja të mëdha, sepse jo më kot thuhet nëse dëshiron të shkatërrosh një popull, shkatërroja kulturën dhe historinë, e pastaj të tjerat shkatërrohen vetë. Koha javore: Po nga tradita kulturore dhe artistike , sipas mendimit tuaj, çfarë kanë ruajtur, çfarë kanë deformuar apo kanë humbur malësorët? R. Gjokaj: Me largimin e popullatës së Malësisë (pothuajse gati 3/4 janë në mërgim dhe një pjesë e tyre kurrmë nuk do të kthehen në vendlindje) zvogëlohet mundësia e ruajtjes së traditës. Kjo na dëmton të gjithëve si komb. Këtu në Malësi ekzistojnë shoqëritë kulturore - artistike që mundohen me fanatizëm të ruajnë atë që trashëguam. Vërej se suksesi nuk mungon. Veçoj me këtë rast Festi-
Koha javore: Të flasim pak edhe për Shoqatën ” Malësia e Madhe” në Detroit, anëtar dhe kontribuues i të cilit jeni qysh nga themelimi, kurse tani jeni edhe kryetar i saj. Na tregoni për kontributet kryesore të shoqatës për vendlindjen ? R. Gjokaj: Së pari jam shumë krenar që përfaqësoj shoqatën më të fuqishme në diasporë., gjë të cilën e kemi dëshmuar tash 17 vite. Malësorët kanë punuar dhe punojnë ditë e natë. Ne jemi të angazhuar në të gjitha sferat e jetesë Kemi ndihmuar shumë individë të sëmurë., studentë, politikanë. E duam me gjithë zemër e shpirt vendlindjen. Nuk kursehemi ta ndihmojmë atë në çdo aspekt e moment të nevojshëm. Bëjmë aq sa mundemi. Të gjithë jemi vullnetarë. Punojmë pa kurrfarë kompensimi. Donacionet që ne i fitojmë shkojnë të plota. Domethënë secili dollar që bashkojmë e japim dhuratë aty ku është nevoja e Malësoreve dhe Malësisë. Çdo donacion yni është transparent. Secili njeri ( donator) ka të drejtë të dijë se ku shkojnë donacionet e tyre. Asgjë nuk e bëjmë fshehurazi. E gjithë puna jonë është e hapur. Kështu na pëlqen të veprojmë. Për 17 vjet shoqata jonë ka grumbulluar afro 1.3 milionë dollarë dhe të gjitha janë dhënë në Malësi , në Shqipëri dhe në Kosovë… Unë nuk di ndonjë shoqatë tjetër me popullatë kaq të gogël e me zemër kaq të madhe se sa shoqatën tonë. Dua të theksoj se kjo shoqatë ka pritur politikanë të shquar, duke u nisur nga presidentët shqiptarë të Kosovës , dhe politikanë të Malësisë. Kemi mbajtur simpoziume me karakter kombëtar dhe kemi organizuar disa aktivitete tjera të rëndësishme. Pra, mundohemi të jemi aktivë, të bëjmë sa më pak gabime, ndonëse kush punon patjetër edhe gabon. Intervistoi: Gjekë Gjonaj E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
21
MOZAIK
Në Ulqin u mbajt konferenca “Përfaqësimi i pakicës shqiptare në organet e administratës - gjen
Përmirësim i dukshë nuk ka vend për vet Në organizim të OJQ Qendra Rajonale për Art, Kulturë dhe Media – ELITA PLUS në Ulqin u organizua konferenca “Përfaqësimi i pakicës shqiptare në organet e administratës – gjendja aktuale dhe sfidat”. Zyrtarë të institucioneve shtetërore dhe atyre lokale, përfaqësues të Këshillit Kombëtar, Qendrës për Marrëdhënie Etnike nga Beogradi, Drejtorisë së kuadrove në Mal të Zi dhe OJQ “ Unë veproj” me fakte dhe argument iu qasën kësaj
22
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
temë mjaft të rëndësishme nga këndvështrime të ndryshme. Ministri i pakicave në Mal të Zi Mehmet Zenka u shpreh se viteve të fundit është bërë përparim i dukshëm sa i përket përfaqësimit të pakicave shqiptare në organet e administratës shtetërore, megjithatë siç vlerësoi ai, nuk ka vend për vetëkaqësi. “ Aktualisht në secilën ministri kemi shqiptarë të punësuar, përveç se në atë të sportit. Por edhe aty së shpejti do të punëso-
het një shqiptar,” theksoi Zenka, duke shtuar se ky përparim është rezultat i shumë faktorëve, duke filluar nga ai politikë dhe shumë të tjerë. Drejtori i Qendrës për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd, Dushan Janjiq tha se Mali i Zi që nga viti 1997 ka qenë gjithmonë vendtakimi të gjithë popujve të Ballkanit pa asnjë pengesë. Ambasadori Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi
MOZAIK
ndja aktuale dhe sfidat”
ëm, por ende tëkënaqësi u shpreh se tematika e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore është një çështje shumë me rëndësi sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët në Mal të Zi. Ai siguroi se Qeveria e Shqipërisë do të jetë gjithmonë mbështetëse në çështjen e integrimit të shqiptarëve në Mal të Zi. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve , Faik Nika nënvizoi se edhe pse nuk kemi të dhëna të sakta të publikuara kohën e fundit, jemi
të bindur se përfaqësimi i shqiptarëve në organet e administratës publike, nuk është as i përafërt në raport me numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Malin e Zi. Nika po ashtu u shpreh i bindur se përkatësia etnike shqiptare është ende barrierë për angazhim apo emërim në pozicione drejtuese në organet e administratës publike në Malin e Zi. Drejtoresha ekzekuzive e OJQ “ Unë veproj” Drita Llolla m duke u
bazuar në të dhënat statistikore të publikuara pohoi se struktura etnike e të punësuarve në administratën publike nuk pasqyron përbërjen reale etnike të shoqërisë malazeze. “Duhen marrur masat e duhura për rritjen e përfaqësimit të pakicës shqiptare, për të arritur kushtin minimal të përfaqësimit të përpjesshëm, me mënyra të cilat nuk bien ndesh me standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, (GJ. Gj.) theksoi Llolla. E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin u hap ekspozita fotografike “Colours of Albania”
Një rrëfim në vete
“’Colours of Albania’ është një ekspozitë e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jonë, që tregon se ne kemi vlera, tradita, natyrë, gjeografi, të cilat vlen t’ia rrëfesh tjetrit”, ka thënë në hapje të ekspozitës Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ridi Kurtezi Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të enjten mbrëma është hapur ekspozita fotografike “Colours of Albania”, në të cilën janë prezantuar 30 fotografitë më të mira nga konkursi fotografik në mediat sociale i vitit të kaluar, të cilin Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë e organizon që prej pesë vitesh Ekspozita është hapur nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, Ridi Kurtezi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka treguar se kjo është hera e parë që kjo ambasadë organizon këtë ekspozitë fotografike
24
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
në Mal të Zi dhe qëllimi i saj është promovimi i Shqipërisë nëpërmjet publikimit të imazheve. “’Colours of Albania’ është një ekspozitë e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jonë, që tregon se ne kemi vlera, tradita, natyrë, gjeografi, të cilat vlen t’ia rrëfesh tjetrit”, është shprehur ai. Kurtezi ka theksuar se veçantia e kësaj ekspozite qëndron te dëshira për të arritur jo vetëm tek një audiencë e gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të atdheut tonë – Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme.
“Jemi të vetëdijshëm që imazhi i Shqipërisë sonë në botë kërkon përmirësime, por jo për hir të një bojatisjeje sipërfaqësore, por sepse Shqipëria jonë ka pësuar ndryshime rrënjësore në 25-30 vitet e fundit”, është shprehur Ambasadori i Shqipërisë. Për idenë, konceptin dhe qëllimin e fushatës mbarëkombëtare dhe konkursit fotografik në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ka folur Andris Stastoli, drejtor i Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës
KULTURË
e për Shqipërinë së Shqipërisë. Ai ka thënë se konkursi “Colours of Albania 2018”, i cili organizohet cdo vit nga muaji maj deri në tetor, synon të sjellë në vëmendjen e publikut vendas dhe të huaj, trashëgiminë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e tyre si pjesë e ruajtjes së identitetit e njëkohësisht si vlerë e shtuar për kontinentin. “’Colours of Albania’ synon të sjellë, nëpërmjet fotove që çdo individ bën kur viziton, udhëton apo ndalet nëpër Shqipëri, dimensione të ndryshme të shoqërisë shqiptare si: bashkëjetesa fetare, qendrat urbane dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet e peizazhet e paprekura. Përmes fotografisë së publikut në vëmendje janë sjellë transformimet në qendrat e mëdha urbane si dhe eko-turizmi nëpër fshatra që një pjesë e madhe e po këtij publiku më parë nuk e dinin ku gjendeshin”, ka thënë ai. Duke folur për vlerat e fotografive
të ekspozuara, kritiku i artit Qazim Muja ka thënë se ato “sipas konceptit të tyre largohen nga rregullat e kompozicionit klasik, sepse e thyejnë formën e mbyllur konceptuale, i shmangen çdo strukture hierarkike dhe atij narrativitetit klasik shkollor për t’iu liruar vendin ndërlidhjeve të kryqëzuara kuptimore, të lira, në të cilat rolin kryesor e ka momenti i fiksimit dhe e cila te shikuesi lë përshtypjen e një epifenomeni që përsiatë realitetin duke sjellë një material autentik, të gjallë, vizual me sensibilitet të veçantë për bukuritë e Shqipërisë”. Sipas tij, “kjo ekspozitë e gjitha është një rrëfim në vete për Shqipërinë, për njerëzit, arkitekturën, traditën, historinë, dashurinë, për natyrën e saj, bregdetin, fushat, malet, gjethet, lulet, lëndinat, rudinat, shkëmbinjtë, ujëvarat, zogjtë, kuajt, sytë e fëmijëve që gjallojnë jetë... Pastaj gjejmë objekte kulti, kështjella, muze, shtëpi
karakteristike, por edhe figura të njohura me flamurin kombëtar që kanë lëshuar rrënjë në ne si Marigonë e Skënderbe”. Ai ka thënë se ndonëse pesë nga këto fotografi janë vlerësuar me çmime, sipas mendimit të tij, “secila nga ato meriton një çmim të parë për kontributin e tyre në rritjen e imazhit të jashtëzakonshëm për bukuritë e Shqipërisë”. Ekspozita fotografike “Colours of Albania” është organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Qendrën e Kulturës – Ulqin, me mbështetjen e “Harmonia Hotels Group”, Organizatës Turistike Ulqin dhe L&G Design. i. k. Foto: S. Vukoviq V. Prenkoçaj
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
25
TRASHËGIMI
Gjakova dhe Ulqini
Dy çarshi të vjetra Gani Karamanaga
Mezgjahu i Vjetër - Çarshia në Ulqin
Me zhvillimin e Ulqinit jashtë mureve të Kalasë formohet qendra e re e qytetit - Mezgjahu i Vjetër. Në atë kohë ndërtohet Xhamia e Mezgjahut, Sahat Kulla, Beledia. Pazari – çarshia mbushet me dyqane karakteristike. Ndërtohet edhe kroi nën nivelin e rrugës. Të gjitha këto objekte kanë pasur vulën e arkitekturës së vjetër otomane. Nën Xhaminë e Mezgjahut kanë qenë dyqanet e Mezgjahut. Pas vitit 1945 ato nacionalizohen. Janë përdoruar si kafene, shitore ,e më vonë aty ishte furra private e bukës. Deri në dekadën e gjashtë të shekullit XX. aty ishte edhe stacioni i autobusëve Pas demokratizimit, dyqanet e mezgjahut i kthehen Bashkësisë Islame të Ulqinit. Por në sajë të pakujdesisë së pushtetit vendor, dyqanet në pazarin - Çarshinë e Vjetër ndryshojnë, ndërtimi u bë me materiale të tjera edhe pamja e dikurshme ndryshoi. Kanë mbetur si dikur vetëm: Xhamia me Mezgjahun e Vjetër, Beledia (e rrënuar) dhe Kulla e Sahatit. Jam në dijeni se parashihet rindërtimi me enterier të vjetër i shtëpisë së kadisë.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Kur krahasohet Çarshia e Madhe në Gjakovë me Pazarin e Vjetër - Çarshinë në Ulqin mund të konstatohet se Çarshia e Madhe në Gjakovë e ka ruajtur plotësisht ambientin e vjetër, të mëparshëm, kurse Ulqini është kujdesur shumë pak për Pazarin - Çarshinë e Vjetër Kroi në Pazarin - Mezgjahun e Vjetër
Në mes të Pazarit - Çarshisë të Vjetër, nën nivelin e rrugës djathtas është kroi i ndërtuar në shekullin XVIII. Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX, duke e rindërtuar rrugën e “mbyllën”. Para dhjetë viteve, pushteti vendor e rindërtoi përsëri. Mendoj se emërtimi në pllakë “Kroni me shkalla” nuk është i qëlluar. Më mirë është të quhet “Kroni në Pazarin - Mezgjahun e Vjetër”.
Pazari i Vjetër në Gjakovë - Çarshia e Madhe
Pazari i vjetër në Gjakovë është më i vjetri në Kosovë, i njohur edhe si Çarshia e Madhe. Në Mahallën e Hadumit, lagjen historike ku ajo ndodhet, gjithashtu gjendet edhe xhamia më e vjetër e qytetit, Xhamia e Hadumit, e cila daton nga shekulli XV. Pazari i vjetër është zemra e ekonomisë në Gjakovë, në qytetin e tregtisë dhe të mallrave, i cili i shërbeu fshatrave përreth komunës së Gjakovës, zonës së Junikut dhe zonës malore të Gjakovës (Malësia e Gjakovës) në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë. Pazari është i lidhur me qendrën e qytetit, vetëm pesë minuta larg, nëpërmjet Urës së Islam Be-
gut. Mbulon një sipërfaqe prej rreth 35.000 metra katrorë dhe gjatësia e rrugës së tij kryesore është 1 km, me rreth 500 dyqane të vendosura përgjatë tij. Këtu, megjithatë, ka ende xhami aktive, disa turbe dhe një Kullë Sahati. Çarshia e Madhe është djegur tërësisht disa herë, si në luftën e fundit 1999 të shekullit të kaluar, nga pushtuesi serb. Si çdo herë tjetër, ajo u rindërtua, edhe me ndihmën e donacioneve, por kryesore ishte ndjenja dhe dëshira e zejtarëve autoktonë të Gjakovës që ajo të ringjallet.
Historia
Pazari i Madh i Gjakovës u shfaq me paraqitjen e mjeshtreve të parë të prodhimeve artizanale të përpunimit. Ai u ngrit atëherë kur Gjakova mori statusin e qytetit të vogël, kur në vitin 1594/1595 Selman Hadim Aga dhuroi disa objekte publike, të cilat i kishte ndërtuar në institucionet fetare Xhamia e Hadumit (një shkollë fillore fetare), një bibliotekë, një muvakit-hane, “një ndërtesë për matjen e kohës dhe përcaktimin e kalendarit”, një banjë publike (hamam), një han dhe disa dyqane. Evlia Çelebiu, i cili e vizitoi Gjakovën në vitin 1662 shkroi: “Gjakova ka dy
TRASHËGIMI Kroni në Pazarin - Mezgjahun e Vjetër në Ulqin
Mezgjahu i Vjetër
Mezgjahu i Vjetër - Ulqin
Pazari i Vjetër në Gjakovë (sot)
Pazari i Vjetër në Gjakovë (viti 1957)
mijë shtëpi të zbukuruara, të vendosura në një fushë të gjerë. Ka dy xhami të bukura, xhami pa një minare (“mesjide”). Ka një banjë të bukur publike (hamam) që kënaq zemrën tënde dhe rreth treqind dyqane me një mijë lloje zanate…” Në Pazarin e Madh ka një numër të madh dyqanesh, në të cilat janë zhvilluar pothuajse të gjitha llojet e tregjeve me qëllim përmbushjen e të gjitha nevojave të popullsisë së rajonit të Gjakovës dhe të eksportit, si ato të përpunuesve të metaleve, për-
punuesve të lëkurës, përpunuesve të tekstilit, leshit të bardhë, prodhuesit e qilimave etj. … Mbërritëm në Gjakovë në orët e pasdites. Te qendra dredhuam poshtë deri te Çarshia e Madhe. Hoteli i ri, por i ndërtuar me material prej guri dhe druri përcillte ambientin e vjetër. Kalldrëmi i dikurshëm, dyqanet e mëparshme, ambienti i ruajtur, historia e kthyer nga harresa… Përjetohet lashtësia, kujdesi, mos-harresa. Mbetëm të fascinuar, përjetuam
kënaqësi dhe çaste të bukura. Në mbrëmje, në afërsi të hotelit, një kat nën tokë ishte lokali me muzikë. Këndonte një çift nga Shqipëria. Të gjithë kanë pasur respekt të posaçëm për ne ulqinakët. Në fund, kur krahasohet Çarshia e Madhe në Gjakovë me Pazarin e Vjetër - Çarshinë në Ulqin mund të konstatohet se Çarshia e Madhe në Gjakovë e ka ruajtur plotësisht ambientin e vjetër, të mëparshëm, kurse Ulqini është kujdesur fare pak për Pazarin - Çarshinë e Vjetër. E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
27
MOZAIK
Botime të reja
Studim gjithëpërfshirës për trevën e Krajës (Hajrudin S. Muja, Kraja – monografi, Art Club, Ulqin, 2018) Pas disa librave të cilat trajtojnë tema dhe çështje të ndryshme që lidhen drejtpërdrejt apo tërthorazi me shqiptarët, studiuesi i njohur në botën shkencore shqiptare, Hajrudin S. Muja, i cili jeton në SHBA, vjen me një botim të ri kushtuar vendlindjes së tij, Krajës. Libri është botuar ditë më parë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen financiare të Shoqatës “Kraja” – NjuJork, dhe vjen si një dhuratë e autorit për vendlindjen dhe bashkëvendësit e tij. Monografia është një studim gjithëpërfshirës dhe ndër studimet më serioze për trevën e Krajës, i cili e trajton atë në aspektin shumëdimensional, duke filluar që nga periudha e antikitetit e deri në ditët e sotme. Ajo që e karakterizon këtë studim
28
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
faktografik dhe dokumentar është mbështetja në burime të shumta dhe të ndryshme, jo vetëm shqiptare, por edhe malazeze, osmane, angleze etj. Metodologjia e studimit dhe aparati kërkimor që përdor autori, i japin këtij botimi karakter të mirëfilltë shkencor. Në Hyrje të monografisë, autori sqaron se ai nuk është historian dhe nuk po bën histori. “Unë thjesht po seleksionoj dhe po përmbledh shënimet që kam koleksionuar për një kohë të gjatë nga literatura e lexuar ose nga tregimet e të moshuarve për t’i radhitur në një monografi për Krajën. Natyrisht është një përpjekje modeste për të bërë atë që duhet të kishin bërë gjeneratat e mëparshme, të cilët mund të kishin koleksionuar më shumë rrëfime nga të moshuarit e tyre, por gjeneratave të ardhshme nuk do t’u mbetet asgjë sepse
rrëfimet e pashkruara vdesin bashkë me atë që i ka në mendje”. Monografia është botim voluminoz dhe përbëhet nga rreth 450 faqe të formatit A4. Ajo është botim luksoz me lidhje të fortë. Redaktor i monografisë është Arian Koçi, kurse redaktor teknik Qazim Muja. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Hajrudin S. Muja ka botuar më herët librat: “Një zë nga mërgimi”, “Ulqini dhe Tivari ndërmjet krishtërimit dhe islamit”, “Lufta e Kosovës në shtypin amerikan”, “Në fenë e të parëve”, “Kisha e sherrit”, “Një histori e humbur I – Evropa dhe Islami”, “Një histori e humbur II – Qytetërimi”, “Një histori e humbur III – Letërsia” dhe “Një histori e humbur IV – Mbretëria e vdekjes”. i. k.
MOZAIK
Migrimi i popullsisë dhe boshatisja e fshatrave shqiptare në komunën e Rozhajës
Fshati Peshkaj thërret banorët që e braktisën
Në rrugën malore të parregulluar e cila të çon në fshatin Peshkaj, nëpër të cilën mund të udhëtohet vetëm me traktor ose në këmbë, shkohet me shumë vështirësi. Në këtë fshat tani në stinën e pranverës shohim vetëm shtëpi të braktisura, kurse qetësinë e fshatit e prishin gurgullima e lumit dhe cicërima e zogjve, të cilët i thërrasin banorët Disa fshatra të Malësisë së Rozhajës, të banuara me shqiptarë, tash disa vjet janë të boshatisura dhe në to stina e pranverës vjen ndryshe nga fshatrat tjera të komunës së Rozhajës. Kësaj radhe lexuesit po i njohim me fshatin Peshkaj, një fshat i vogël me pak shtëpi, i cili ndodhet vetëm 5 kilometra larg nga qyteti i Rozhajës. Ndonëse vend i braktisur, natyra të mahnitë me madhështinë dhe bukurinë e saj magjepse, malet e livadhet e bukura lënë gjurmë në mendjen e secilit vizitor. Në rrugën malore të parregulluar e cila të çon në fshatin Peshkaj, nëpër të cilën mund të udhëtohet vetëm me
traktor ose në këmbë, shkohet me shumë vështirësi. Në këtë fshat tani në stinën e pranverës shohim vetëm shtëpi të braktisura, kurse qetësinë e fshatit e prishin gurgullima e lumit dhe cicërima e zogjve, të cilët i thërrasin banorët... Shumë shtëpi janë të dëmtuara nga koha. Pra, shkaku kryesor i shpërnguljes dhe i kthimit eventual të këtyre banorëve ishte dhe vazhdon të mbetet infrastruktura rrugore, punësimi, shkollimi e një mori faktorësh tjerë. Gatishmëria nga ana e Komunës dhe e shtetit për të investuar në këtë fshat të bukur për të përmirësuar kushtet e jetës mbetet shumë e vogël.
Ky fshat, edhe më parë, nuk kishte shumë banorë. Dikur kishte familjarë të tri vëllazërive, ndër të cilët ishin: Vukel, Dacaj dhe Lajçi. Dikur këta banorë, edhe pse të tri fiseve, kishin një dashuri fqinjësore vëllazërore që kryesisht dhe bashkarisht merreshin me përpunimin e drurit dhe mbarështimin e bagëtisë, deleve, lopëve e kuajve si dhe me bujqësi. Tani ky fshat ka vetëm dy-tri shtëpi, banorët e të cilave verojnë vetëm dy deri tre muaj gjatë tërë vitit. Banorët të cilët nuk patën fatin dhe mundësinë t’i qëndrojnë besnik vendlindjës, migruan në Rozhajë, Pejë, Shkup, Turqi e nëpër shumë vende tjera të botës. Mbetem me shpresë për një të ardhme ndryshe sepse ka familjarë të këtij fshati që janë të gatshëm të kthehen në vendin e të parëve sepse asnjëri prej këtyre banorëve nuk i kanë shitur tokat dhe pasuritë e vogla pyjore, sepse pyjet u janë marrë në kohën e reformës agrare. Një shpresë për të ardhmen e këtyre banorëve është restitucioni (kthimi i pasurive pyjore) për të cilat prona kanë dokumentacione (tapi) valide që dikur para ardhjes së komunizmit ishin në pronësinë e tyre private, pasuri që janë shumë të mëdha dhe shumë me vlerë për jetën e këtyre banorëve shqiptarë. H. Lajçi E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
29
RAJON
Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut po përballet me vështirësitë e para
Shkupi i kërkon ndihmë Prishtinës dhe Tiranës Deri në konsolidimin e organeve që do të angazhohen për përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në institucionet e Maqedonisë së Veriut, përkthimet do të bëhen nga ana e administratorëve shqiptarë të cilët nuk janë përkthyes profesioniste, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ai duke u arsyetuar rreth gabimeve të shumta gjatë përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe nga ana e institucioneve shtetërore, ka thënë se
30
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
periudha tranzitore do të shfrytëzohet për ngritjen e kapaciteteve me kuadër profesional që do të bëjnë përkthimet. “Mos të harrojmë se kemi një periudhe parapërgatitore prej gjashtë muajve për të krijuar kapacitete brenda institucioneve për implementimin e Ligjit për gjuhët. Por, ajo që është bërë brenda dy muajve të parë sa ka hyrë në fuqi ligji është për t’u përgëzuar”, ka thënë Osmani, duke bërë të ditur se do të kërkohet ndihmë edhe nga
Shqipëria dhe veçanërisht nga Kosova, si vend ku funksionon, siç tha, me sukses dygjuhësia gjatë komunikimit të institucioneve me qytetarët. “Do të duhet të krijojmë komunikime për shkak se edhe Kosova është specifike sa i përket dygjuhësisë dhe mund të na ndihmojë shumë në aspektin e përgatitjes së formatit të dokumenteve si dhe angazhimin e përkthyesve. Në këtë drejtim edhe Shqipëria si shtet mund të na ndihmojë në aspektin e shërbimeve
RAJON
Problemi me shfaqjen e shumë gabimeve në mbishkrimet e institucioneve u shfaq menjëherë pasi në fuqi hyri Ligji për përdorimin e gjuhëve me ç’rast krijohet një shtrirje më e gjerë e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e shtetit profesionale sa i përket aspektit gjuhësor, kështu që nuk do të lëmë hapësirë pa shfrytëzuar për ta vënë në jetë sa më parë me kapacitet të plotë këtë ligj”, ka thënë Osmani. Ndërkaq, Ylber Sela, i cili drejton Agjencinë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin Zyrtar të gjuhës shqipe, ka bërë të ditur se konkursi për punësimin e kuadrit të ri në dikasterin që ai drejton do të hapet menjëherë sapo të ketë përfunduar procesi për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.
“Të gjitha kërkesat që vijnë nga institucionet e ndryshme të shtetit u jemi përgjigjur në gatishmëri të plotë”, ka thënë Sela. Ndërkaq, sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkoski, ka sqaruar se me qëllim që të fillojë zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, një pjesë e administratorëve shqiptarë të angazhuar në sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të kalojnë në Agjencinë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Bëhet fjalë për persona që tashmë kanë një lloj përvoje në angazhimin në administratën e shtetit dhe vlerësojmë se kapacitetet e tyre do të kontribuojnë në këtë agjenci”, tha Dragi Rashkovski. Ndryshe problem me shfaqjen e shumë gabimeve në mbishkrimet e institucioneve u shfaq menjëherë pasi në fuqi hyri Ligji për përdorimin e gjuhëve, me ç ‘rast krijohet një shtrirje më e gjerë e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe (REL) në institucionet e shtetit. E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
31
MARKETING
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17), duke vepruar konform nenit 19, pikat 5 dhe 13 të Statutit dhe konform Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për Përgatitjen e Propozimeve të Logos (shenjës dalluese) së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, shpall:
KONKURS PËR PUNIMIN E LOGOS SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE I
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit e as persona të cilët Komisioni i ka angazhuar në punën e vet. II
Propozimi për zgjedhjen ideore të logos të Këshillit, në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17) duhet t’i përshtatet karakteristikave historike, kulturore, natyrore dhe karakteristikave të tjera të popullit shqiptar dhe nuk mund të jetë në të njëjtën formë apo në formë të modifikuar me simbolet e një partie politike, ndërmarrjeje afariste, institucioni, personi tjetër juridik ose organizate në vend apo jashtë. III
Kriteret e përgjithshme për hartimin e zgjedhjes ideore të logos dhe flamurit: 1. Logoja (shenja dalluese) duhet të jetë i punuar në përputhje me praktikën e zakonshme heraldike dhe të korrespondojë me përmbajtjen e përcaktuar në pikën II të konkursit; 2. Numri, renditja dhe përmbajtja e fushave në aktvendimin e propozuar të logos duhet të jetë e përshtatshme sipas praktikës heraldike; 3. Logoja duhet të bëhet në dy variante: a) themelore (e ashtuquajtur logo e vogël); b) e zgjeruar, gjegjësisht zyrtare (e ashtuquajtur logo e mesme); 4. Logoja e zgjeruar - zyrtare duhet të ketë mbishkrimin me tekstin në shkrimin latin Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në gjuhën shqipe, gjuhën malazeze (Nacionalni savjet Albanaca) dhe angleze (Albanian National Council); 5. Trajta dhe forma e logos duhet të mundësojë teknikën e printimit në disa ngjyra, përfshirë edhe bardhë e zi dhe që logoja, si simbol, të mund të përdoret për punimin e pllakave, diplomave, shenjave, njohjeve publike, suvenireve dhe ngjashëm. IV
Kushtet e veçanta lidhur me prezantimin dhe pajisjet e zgjedhjes grafik të propozuar: 1. Vizatimi me të cilin përfaqësohet propozimi duhet të bëhet me ngjyra dhe të dorëzohet në fletë të veçantë të formatit A4 së bashku me variantin bardhë e zi të të njëjtit propozim; 2. Në fletë të veçantë të formatit A4, duhet të jepen shembuj të detajuar me aplikimin e stemës së propozuar në memorandum, zarf postar dhe kartëvizitë; 3. Secila prej fletëve të lartpërmendura që përmban propozimet, duhet të shënohet veçmas me një kod dhe një numër;
32
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
MARKETING
4. Përveç dorëzimit të vizatimeve në letër, propozimi paraqitet edhe në formë elektronike si grafikë vektoriale e ruajtur në CD duke iu përmbajtur rregullit të dorëzimit me kod, si më lart. 5. Bashkëlidhur, në një fletë të veçantë duhet të sqaroni shkurtimisht idenë dhe simbolikën e punimit (logos) tuaj. V Paraqitja e punimeve konkurruese, zgjedhja e tyre dhe shpërblimet konkurruese: 1. Punimet e konkursit dorëzohen në zyrë të Këshillit Kombëtar çdo ditë pune ose përmes postës në pako (zarf A4) ME KOD, më së largëti deri në ora 16:00 të ditës së fundit të konkursit, në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu pa nr., 85 360 Ulqin, Mali i Zi, drejtuar Komisionit për Përgatitjen e Propozimeve të Simboleve, me mbishkrim “KONKURSI PËR LOGON - MOS E HAP”. 2. Me punim, në zarf të veçantë të mbyllur është e nevojshme të dorëzohen edhe të dhënat personale të pjesëmarrësve (emri dhe mbiemri, adresa e banimit dhe numri i telefonit), si dhe deklarata e shkruar e autorit që nëse shpallet fitues, e drejta e autorit transferohet automatikisht tek shpallësi i konkursit, gjegjësisht tek Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe se propozimi i ofruar është krijim personal i autorit. 3. Konkursi hapet më datë 04.04.2019 dhe zgjat 30 ditë nga dita e publikimit të tij. 4. Me përfundim të konkursit, komisioni do të vlerësojë në mënyrë profesionale të gjitha punimet e arritura dhe do të bëjë përzgjedhjen e tyre brenda 15 ditëve dhe për këtë do të informojë pjesëmarrësit e shpërblyer si dhe publikun përmes mediumeve publike (sajtit) me njoftim me shkrim. 5. Tri zgjedhjet ideore më të suksesshme shpërblehen dhe shpërblimet përfshijnë kompensimin për punë, mjetet materialet e investuara dhe transferimin e të drejtës së autorit shpallësit të konkursit. 6. Komisioni mban të drejtën që të kërkojë përmirësime të vogla eventuale të punimit fitues. Shpërblimet janë si në vijim: Shpërblimi I 500,00 euro Shpërblimi II 200,00 euro Shpërblimi III 200,00 euro VI KUSHTET E KONKURSIT: 1. Çdo pjesëmarrës i konkursit mund të marrë pjesë me më së shumti tre punime, por çdo punim duhet t’i dorëzohet Komisionit si dërgesë (punim) e veçantë, me kod të veçantë dhe përmbajtje të kërkuar; 2. Punimet, të cilat në adresën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të mbërrijnë pas skadimit të afatit prej 30 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, nuk do të shqyrtohen. 3. Punimet, të cilat nuk janë dorëzuar në pajtueshmëri me kërkesat dhe rregullat e cekura më lart, nuk do të konsiderohen dhe kjo do të konstatohet zyrtarisht në procesverbal gjatë vlerësimit. Adresa e e-mailit: knsh@t-com.me; kksh.mn@gmail.com Kontakt personi: - Adriana Hoxha - Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, tel: 030 401-302 Komisioni për Përgatitjen e Propozimeve të Simboleve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
33
MOZAIK
Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq u takua me përfaqësues të Komunës së Tuzit dhe atë të Gollubovcit
Ndihmë për fermerët e prekur nga fatkeqësitë natyrore
Tuz/Gollubovc – Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq, ka zhvilluar vizitë pune në Komunën e Tuzit me ç’ rast është takuar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshajn, këshilltaren për bujqësi Ismeta Gjokaj dhe me u.d. të sekretarit për Punë, Bujqësi dhe Mirëqënie Sociale, Esmin Beqaj. Siç është njoftuar nga kabineti i ministres pa portofol, Marija Vuçinoviq, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Vukota Stanishiq, udhëheqës
34
Javore KOHA
E ENJTE, 4 PRILL 2019
i sektorit për Punë Këshillimore në Prodhimtarinë Bimore në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i cili të pranishmëve iu ka paraqitur mënyrën e subvencionimit të cilin Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ofron për prodhuesit bujqësorë. Ministrja Vuçinoviq ka ofruar ndihmë për fermerët të cilët kanë pësuar dëme për shkak të fatkeqësive natyrore. Ajo i ka njoftuar udhëheqësit e dy komunave me punën e komisionit të
cilin e drejton. Gjatë kësaj vizite, është evidentuar numri i kërkesave dhe është përcaktuar metoda e pagesës për aplikantët. Pas këtij takimi, ministrja së bashku me zyrtarë nga Komuna e Tuzit, ka vizituar disa nga fermerët e zonës së Malësisë dhe të Zetës, pronarë të serave të cilët kanë qenë më të prekurit nga fatkeqësitë natyrore. Më herët ministrja ka zhvilluar vizitë edhe në Komunën e Gollubovcit. t. u.
SPORT
Të dielën në Podgoricë është mbajtur Kampionati i Malit të Zi në taekwondo për kadetë dhe seniorë
KT “Ulqini”, kampion në disiplinën e formave
“Ulqini” ka marrë pjesë me 21 garues duke arritur të fitojë gjithsej 28 medalje, prej të cilave dhjetë medalje të arta, tetë medalje të argjendta, dhjetë medalje të bronzta dhe trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në forma
nga ky klub u shpallën pesë kampionë shtetërorë, dy ekipe kampionë dhe një kampion në çift. Kështu, kampionë të Malit të Zi në gara individuale u shpallën Hana Tivari, Dion Mustafa, Hadi Resulbegoviq, Amra Dushku dhe Medina Kanaqeviq, nënkampionë Vesa Dervishi, Amell Nuti dhe Merisa Malokraja, kurse medalje të bronzta fituan Mehrudin Muçoviq, Maida Nimani, Ardit Dervishi dhe Armin Kanaqi. Në garat ekipore, kampionë të Malit të Zi u shpallën ekipi i vajzave, i përbërë nga Amra Dushku, Vesa Dervishi dhe Hana Tivari, si dhe ekipi i djemve në
përbërje Ardit Dervishi, Dion Mustafa dhe Hadi Resulbegoviq. Në kategorinë e çifteve, kampion i Malit të Zi u shpall dyshja Amra Dushku dhe Dion Mustafa, nënkampion Vesa Dervishi dhe Ardit Dervishi, ndërsa medalje të bronztë fituan Hana Tivari - Hadi Resulbegoviq. Në disiplinën e ndeshjeve, medalje të arta fituan Merisa Malokraja dhe Mervana Muçaj, medalje të argjendta Ensar Ravja, Enis Kurtoviq, Amell Nuti dhe Medina Kanaqeviq, kurse medalje të bronzta Hadi Resulbegu, Isuf Gjençiq, Senaid Paleviq, Albjon Hykaj (Kohapress) dhe Amra Dushku.
Klubi i Taekwondosë “Ulqini” është shpallur kampion i Malit të Zi në disiplinën e formave, në Kampionatin shtetëror për kadetë dhe seniorë, për të dyja disiplinat – forma dhe ndeshje, i cili është mbajtur të dielën në Podgoricë. “Ulqini” ka marrë pjesë me 21 garues në këtë kampionat, duke arritur të fitojë gjithsej 28 medalje, prej të cilave dhjetë medalje të arta, tetë medalje të argjendta, dhjetë medalje të bronzta dhe trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në forma. Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se në disiplinën e formave
E ENJTE, 4 PRILL 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 4 prill 2019
Viti XVlll Numër 858 Çmimi 0,50
Në Malësi veprimtaria e disa OJQ-ve lë për të dëshiruar ISSN 1800-5696
Punojmë për të mirën e vendlindjes
Një rrëfim në vete për Shqipërinë