Koha 859

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 prill 2019 Viti XVlll Numër 859 Çmimi 0,50

Malësia do të ndryshojë në aspektin zhvillimor ISSN 1800-5696

Ku po shkon Shqipëria?

Mangësi dhe të pavërteta në dy zëra nga Fjalori Enciklopedik i Kosovës


PËRMBAJTJE

6

12 Mëkat për qytetin tim

Çapuni këshilltari më aktiv, 13 këshilltarë asnjëherë nuk e kanë marrë fjalën

21

24 Dedë Gjon Luli dhe bashkëluftetarët e tij, emblema e vetëdijes kombëtare

Himni i komunikimit dhe i marrëdhënieve njerëzore

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019


PËRMBAJTJE

26

28 Me hapa të sigurt drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Ulqinit

Fitojnë vendin e tretë në nivel të shkollave të Ballkanit Perëndimor

32

34 Luajmë futboll për të njohur trojet tona

Nënkryetari i ri i Komunës do të zgjedhet nga radhët e shqiptarëve KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 11 prill 2019 Viti XVlll Numër 859 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Malësia do të ndryshojë në aspektin azhvillimor

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

m uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Mangësi dhe të pavërteta në dy zëra nga Fjalori Enciklopedik i Kosovës

Shqipëria? Ku po shkon

Kosovës Enciklopedik i zëra nga Fjalori pavërteta në dy Mangësi dhe të

zhvillimor aspektin ndryshojë në Malësia do të

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Ku po shkon Shqipëria?

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadorët e Kosovës dhe të Shqipërisë, Skeder Durmishi dhe Ridi Kurtezi vizituan Komunën e Tuzit

Gatishmëri për të ofruar ndihmë bashkëpunimi Tuz – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të kësaj ambasade, ka vizituar të mërkurën e kaluar, Komunën e Tuzit. Ai me këtë rast zyrtarëve të Komunës së Tuzit ju uroi punë të mbarë dhe të suksesshme në administrimin e Komunës më të re. Siç është njoftuar nga Komuna e Tuzit, në një atmosferë miqësore është biseduar për planet dhe sfidat e administratës më të re të Komunës së sapoformuar të Tuzit, duke lënë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

hapësirë për mundësi bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës në cilësinë e këshillimit reciprok. Në të njëjtën kohë, siç bëhet e ditur, kryetari i Komunës, Nikë Gjeloshaj, ka falënderuar ambasadorin e Kosovës për urimet e tij dhe për gatishmërinë e treguar për të kontribuar në aspektin zhvillimor, duke pohuar se “bashkëveprimi me përfaqësinë e Kosovës në Mal të Zi jo vetëm që është i mirëseardhur por dhe produktiv, në aspektin e marrjes së përvojës së duhur

në proceset e tranzicionit lokal”, ka theksuar Gjeloshaj – thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Komunës së Tuzit. Ndërkaq, një ditë më parë, këtë Komunë e vizitoi edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi, i cili gjithashtu ka treguar gatishmëri dhe vullnet për të kontribuar në vazhdimësinë e punës në proceset të cilat e presin Komunën më të re në Mal të Zi. t. u.


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, priti krerët e Komunës së Ulqinit

Avancimi i infrastrukturës krijon kushte për valorizimin e resurseve Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, kanë vlerësuar në takimin që kanë zhvilluar të enjten në Podgoricë se Qeveria e Malit të Zi është e fokusuar fuqimisht në zhvillimin e Ulqinit, ndërsa përmes avancimit të infrastrukturës së përgjithshme krijohen kushtet për valorizimin e resurseve të pasura natyrore. Përpos kryetarit Nrekiq, pjesë e delegacionit të Komunës së Ulqinit kanë qenë edhe kryetari i Kuvendit të Komunës, dr. Ilir Çapuni, dhe shefi i zyrës së kryetarit të Komunës, mr. Vaso Radoviq. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryeministrit të Malit të Zi thuhet se duke ua uruar Ditën e Komunës së Ulqinit qytetarëve dhe qeverisjes lokale, kryeministri Markoviq ka theksuar rëndësinë e raportit të përgjegjshëm ndaj parasë shtetërore dhe e ka përgëzuar pushtetin lokal në Ulqin

për rezultatet e arritura në planin e stabilizimit të financave publike. Ai ka deklaruar se është me rëndësi që projektet infrastrukturore të realizohen me dinamikë të kënaqshme dhe në mënyrë cilësore. Vëmendje e posaçme në këtë takim i është kushtuar investimeve në turizëm, me ç’rast të dyja palët kanë konstatuar nevojën e rritjes së kapaciteteve hotelierike të kategorisë së lartë. Në takim është folur edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet administrata lokale si dhe për mënyrat për tejka-

limin e tyre. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se në dy vitet e ardhshme pritet rritje e investimeve dhe zhvillim më dinamik i kësaj komune. Kryeministri Dushko Markoviq ka premtuar se Komuna e Ulqinit do të ketë mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi në të gjitha çështjet e rëndësishme dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët e saj. Takimi është zhvilluar në prag të shënimit të Ditës së Komunës së Ul(Kohapress) qinit.

Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi, Marija Vuçinoviq, qëndroi në vizitë pune në Komunën e Ulqinit

Dëmet nga zjarri dhe përmbytjet në vitin 2018 mbi 830 mijë euro Ulqin – Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi dhe kryetarja e Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare, Marija Vuçinoviq, ka qëndruar të mërkurën e kaluar në vizitë pune në Komunën e Ulqinit, ku ka biseduar me kryetarin e saj, Loro Nrekiq, dhe kryetarin e Kuvendit, dr. Ilir Çapuni. Nrekiq e ka njoftuar ministren Vuçinoviq me dëmet që kanë pësuar

familjet dhe pronarët e ullishtave, për shkak të përmbytjeve dhe zjarreve gjatë vitit të kaluar, si dhe me masat e ndërmarra nga Komuna e Ulqinit për tejkalimin e situatës. Sipas tij, dëmet nga përmbytjet llogariten në 30 mijë euro, kurse nga djegia e ullinjve mbi 800 mijë euro. Në takim është kërkuar që prodhuesit të jenë të njoftuar dhe të përgatiten për marrjen e masave paraprake në

rast të situatave të ngjashme. Në këtë kontekst, ministrja Vuçinoviq ka theksuar se Komuna e Ulqinit duhet të udhëhiqet nga përvoja e mirë e disa komunave tjera, të cilat nga buxheti kapital i tyre ndajnë mjete financiare për realizimin e masave parandaluese. Ministrja Marija Vuçinoviq së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit kanë vizituar disa amvisëri që janë pësuar dëme nga fatkeqësitë (Kohapress) elementare. E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

“Elegji” për Ulqinin

Mëkat për qyt Të shkruash me trishtim për qytetin ku të shkel këmba e ku merr frymë është aq e dhimbshme sa të duket sikur e persekuton imazhin e sfilitur të tokës ku jeton. Është mëkat për qytetin tim ta vështrosh si qytet kaosi

Qani Osmani

Pasi që ka kohë që banorët e këtij qyteti helmohen ngadalshëm, jo nga tymi i oxhaqeve të fabrikave, pasi që fabrika në këtë vend nuk ka, por, nga tymi i hedhurinave të djegura nga disa deponi të ashtuquajtura inerte apo të egra...Ka kohë që ky vend piktoresk, qytet bregdetar dhe turistik, i njohur për nga burimet e tij të shumta dhe të freskëta po venitet, në mungesë të ujit të pijshëm...Ka kohë që ky qytet nuk e ka spitalin, por ka një ambulancë në të cilën mund të hyjsh i sëmurë , ndërsa të dalësh edhe më i sëmurë sesa kur ke hyrë; kjo si rezultat i pritjes, neglizhencës të stafit mjekësor dhe i mungesës së kushteve elementare që duhet t’i ketë një ambulancë... Ka kohë që ky qytet është shndërruar në sipërfaqe çimentoje dhe asfalti, pa drurë dhe pa gjelbërime...Ka kohë që i ashtuquajturi “Plan Urbanistik”, në realitet po e pamundëson urbanizimin e këtij qyteti... Ka kohë që trafiku nëpër këtë qytet në mungesë të rrugëve të mirëfillta dhe vendparkimeve të mjaftueshme është shndërruar në ankth, si për banorët e tij, ashtu edhe për vizitorët... Ka kohë që kësaj qendre kulturore të shqiptarisë në Mal të Zi, po i mungon infrastruktura

6

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

themelore për zhvillimin dhe kultivimin e aktiviteteve kulturore, si dhe një bibliotekë e mirëfilltë...Ka kohë që ky qytet i të rinjve dhe studentëve po pret që të rinjtë ta luajnë rolin e tyre të mirëfilltë në shoqëri...Ka kohë që, në këtë qytet, gjithçka është në rënie, duke përfshirë këtu edhe vlerat dhe natalitetin, dhe se gjëja e vetme që po shënon rritje është numri i kafeneve, kazinove dhe bastoreve sportive...Ka kohë që fëmijët e këtij qyteti po presin me ëndje hapjen e një parku rekreativ, ku edhe ata do të mund të loznin dhe dëfreheshin sikurse bashkëmoshatarët e tyre nëpër qytetet e tjera...Ka kohë që popullata e këtij qyteti dhe e fshatrave përreth në mungesë perspektivash si pasojë e politikës të dështuar po e braktisë këtë vend si asnjëherë më parë, ndërsa , mërgimtarët, të cilët e gjallëronin këtë vend kohë pas kohe, tashmë kanë filluar t’i rrallojnë vizitat e tyre... Ka kohë që e ashtuquajtura ndërmarrje “Morsko dobro” (Të mirat detare) i ka detyruar shumë qytetarë ta ndjejnë veten si “qiraxhi” në tokat dhe shtëpitë e tyre... Ka kohë që shumë pronar të ullishtave në Valdanos presin që tu kthehet prona që të mund të kujdesen për ullirët dhe të vjelin frutat... Ka kohë që qytetarët e këtij qyteti të punësuar në ndërmarrjet publike dhe në administratën e Komunës i marrin rrogat me vonesë, jo vetëm me muaj, por, edhe me vite... Ka kohë që pushteti lokalë i kësaj komune i ka veshët e shurdhur dhe dyert e mbyllura për problemet, hallet dhe nevojat e qytetarëve...

Duke u nisur nga kjo që u tha më sipër, dhe shumëçka tjetër që nuk u përmend, madje, përkundër shumë epopeve dhe lirikave të lavdishme të cilat janë shkruar dhe kënduar deri tani për këtë qytet të lashtë dhe vital, si dhe duke marrë parasysh tentativat e vazhdueshme për “ngulfatjen” dhe “gjunjëzimin” e këtij qyteti në çdo aspekt, është koha që për Ulqinin të thuren “elegji”, në shenjë alarmi dhe kujdesi ndaj një gjendjeje të këtillë në të cilën është sjellë sot. E si të rrish i qetë e të mos shkruash “elegji” për këtë vend, i cili, nga një qytet rezistues të përmasave legjendare, është shndërruar në “viktimë” të ndotjes politike, sociale, ekonomike, kulturore dhe arsimore, para se të ngulfatet nga ndotësit kancerogjenë nga mbeturinat e qyteteve të tjera bregdetare, e cila për fqinjët e saj përreth prodhon sëmundje dhe vdekje, ndërsa, për ata “të largëtit”-të cilët, popullatës së këtij nënqielli ia dëshirojnë vdekjen po aq sa e duan jetën e vetë-prodhojnë përfitime dhe mirëqenie! Ky qytet, i cili deri dje mburrej me të kaluarën e tij të largët dhe të afërt, i njëjti, sot, e ka vështirë të “frymojë” lirshëm, si rezultat i planeve famëkeqe të “tregtarëve” të fateve njerëzore, në mesin e të cilëve ka edhe disa sish të gjakut dhe fisit, të cilët, në pamundësi që të konkurrojnë me ndonjë vlerë tjetër (që nuk e kanë), ata, në “pazarin e zi” të këtij nënqielli, kanë nxjerrë në ankand publik fatin dhe ekzistencën e popullit të tyre! Këta interesxhinj të paskrupullt dhe shushunjëza të sojit të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tetin tim vet, jo vetëm që po ndërtojnë mirëqenien e tyre mbi fatin dhe fatkeqësinë e mijëra njerëzve, por ata po shkatërrojnë edhe gjithçka tjetër përreth, duke mos lënë as gurë e drunj! Kur një qytet e lë pa ajër të pastër, pa ujë të pijshëm, pa drunj, pa kopshte, pa gjelbërime, pa trotuare, pa infrastrukturë themelore dhe pa perspektiva, si dhe në momentin kur popullatën e tij e shfrytëzon si “mish për top” si dhe për mitingje partiake, atëherë, një qytet i tillë shndërrohet në “fortesë të vetëmposhtur” dhe në “burg nën qiell të hapur” për banorët e saj. E, kur banorët e këtij qyteti i vendos para zgjedhjeve, ku secila prej tyre është më e hidhur se tjetra, një veprim i tillë konsiderohet dënim kolektiv dhe krim i pafalshëm. Për më tepër, kur këtij populli mundohesh t’ia kufizosh edhe të drejtën e ngritjes së zërit të protestës, duke

ushtruar ndaj tyre trysni të ndryshme, frikësim, kushtëzime dhe shantazhe, atëherë ke të bësh me diktaturë “demokratike”. Përndryshe, si mund të arsyetohet numri aq i vogël i pjesëmarrësve në protestat e deritanishme, që kishin të bëjnë me devastimin dhe shkatërrimin e çdo të mire dhe bukurie që këtij nënqielli ia ka falur Zoti, numër ky i cili është disafish më i vogël se sa numri i personave që marrin pjesë nëpër mitingjet qendrore parazgjedhore të partive politike të këtushme?! Sidoqoftë, protestat të cilat i pamë kohëve të fundit, përreth numrit të kufizuar të pjesëmarrësve në to, kanë filluar t’i thyejnë muret e “kështjellës” së nënshtrimit dhe të nënçmimit, të ndërtuara nga ata, të cilët, karrierën dhe mirëqenien e tyre e realizuan duke shkelur mbi djersën e këtij populli. Madje, s’do mend se, për aq sa trashet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“zullumi” i parisë, po aq ngritët vetëdija e popullit. Vetëm përmes ngritjes së vetëdijes kolektive do të arrijmë që t’ia kthejmë lavdinë Ulqinit, si dhe t’ia kthejmë nderin dhe dinjitetin popullit tonë. Përndryshe, injoranca dhe nënshtrimi ka për të na ndjekur në çdo cep të jetës. Pra, ky është versioni i shkurtër i “epopesë” së vërtetë si dhe i realitetit të hidhur të këtij qyteti, i cili qëndroi krenar dhe kryelartë edhe në kohërat më të vështira të historisë së dhimbshme të këtij populli. Të vetmit që arritën t’u a ulin “kokën” dhe ta devalvojnë vlerën e tyre janë pikërisht ata që hyrën në këtë pushtet dhe qytet si ”çlirimtarë të hipur në kalë të bardhë”, e që për një kohë të shkurtër , u shndërruan në pashallarë të padrejtë dhe despot të pamëshirshëm ndaj popullit dhe vendit i cili i rriti, i ngriti, dhe i ngopi...!

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Ku po shkon S Elez Biberaj

Shoqëritë shqiptare vuajnë nga një polarizim i rrezikshëm politik, nga qeverisje të dobëta, korrupsion i përhapur thellë dhe mungesë e zërave të besueshëm për kompromis dhe moderim. Njëzet vjet pas çlirimit, Kosova ka arritur përparime të shumta, por mbetet një shtet i brishtë. Negociatat me Serbinë duket se dominojnë gjithshka në Prishtinë, duke e bërë të vështirë që udhëheqja të përqëndrohet seriozisht në çështjet e ngutshme të brendshme. Kohët e fundit, pozita e Kosovës është dëmtuar nga hapat e gabuar të Prishtinës dhe nga grindjet e shumta brenda udhëheqjes. Mungesa e konsensusit mbi çështjet themelore, si negociatat me Serbinë, kanë dëmtuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe kanë krijuar pakënaqësi mes mbështetësve më të fuqishëm të Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Këto dëme, që Kosova ia ka shkaktuar vetë vetes, janë rezultat i dështimit të aktorëve kryesorë për të bashkëpunuar në hartimin dhe

8

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

zbatimin e politikave të përbashkëta. Presidenti Hashim Thaçi dukej i bindur se mund të arrinte një marrëveshje me homologun e tij serb për një “korrigjim kufijsh,” në shkëmbim të njohjes së Kosovës nga Beogradi. Plani i tij ka hasur në kundërshtime të ashpëra, pasi ai nuk arriti të angazhojë aktorët e tjerë kryesorë, veçanërisht Kryeministrin Ramush Haradinaj, ose të sigurojë mbështetjen e publikut për shkëmbim territoresh. Kjo shkaktoi probleme serioze brenda elitës politike dhe ka dëmtuar pozitën e Kosovës në negociatat e ardhshme me Serbinë. Shprehja publike e mosmarrëveshjeve politike në Prishtinë për këtë çështje, u dha municion atyre që vënë në dyshim vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës – dhe kjo në një kohë ndryshimesh të rëndësishme në mjedisin politik ndërkombëtar, shumica në favor të Serbisë. Vazhdimi i ngërçit politik, marrëdhëniet jo-funksionale mes aktorëve kryesorë dhe paraliza e procesit vendim-marrës, mund të çojnë në një rënie të vazhdueshme të Kosovës si brenda edhe jashtë vendit. Udhëheqësit e Kosovës duhet të gjejnë mënyrat për të kapërcyer ndarjet politike dhe për të përcaktuar rrugën drejt së ardhmes. Do të bënin gabim të madh në se binin në vetë-kënaqësi dhe në se e marrin si të mirëqënë

angazhimin e Amerikës. Dhe shqiptaro-amerikanët nuk mund të mbyllin sytë ndaj veprimeve që mund të dëmtonin marrëdhëniet e veçanta me Shtetet e Bashkuara. Shqipëria, nga ana e saj, po përballet me problemet më serioze, që pas situatës shkatërrimtare të vitit 1997 – gjendja politike po përkeqësohet, vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar. Institucionet, që shërbejnë si themeli ku mbështet një proces vendim-marrës racional, gjithëpërfshirës dhe demokratik, janë të dobta. Polarizimi është tejet i thellë, mungon qendra politike, ç’ka e bën kompromisin shumë të vështirë. Shqipëria e gjen veten në pozitën e palakmueshme të të qënit një nga vendet më të varfëra dhe më të korruptuara të Evropës. Megjithëse Shqipëria ka patur mesatarisht një rritje vjetore prej 4 për qind të PBBsë, një e treta e popullsisë ende jeton në varfëri të skajshme, duke mbijetuar me më pak se një dollar në ditë. Shumë shqiptarë besojnë se sistemi i tanishëm funksionon kundër tyre. Ata kanë humbur shpresën dhe shohin pak mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit të tyre. Sipas sondazheve të fundit të firmës Gallup, rreth 60 për qind e shqiptarëve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shqipëria? dëshirojnë të emigrojnë. Që nga fillimi i viteve 1990, më shumë se një milion e gjysmë shqiptarë kanë emigruar, ku dominon grup-mosha 2040 vjeç. Popullsia e Shqipërisë sot vlerësohet të jetë 2.9 milion – e njëjtë si në vitin 1989 – dhe brenda tridhjetë viteve të ardhshme pritet të bjerë në 2.6 milion. Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë. Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë

deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve. Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.” Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpunimin mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre. Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme. Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

… Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore me të drejtë duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre kombëtare, politike, ekonomike dhe sociale në dekadat e fundit. Megjithatë, ky përparim po rrezikohet nga prirjet negative politike, shoqërore dhe ekonomike, të cilat dëmtojnë krijimin e një shoqërie të begatë dhe demokratike

përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave. (vazhdon) E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Mendësi Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

“ 10

Shqiptarët po rishkruajnë historinë e lashtë botërore. Ata kërkojnë një vend në qendër të saj dhe kundërshtojnë çdo tezë që nuk plotëson kushtet për ngopjen e tyre boshe, duke përcaktuar prejardhësit e tyre të parë nga dolën të gjitha kombet e tjerë në euro-azi

Kosova dhe Shqipëria janë si Gjermania me Austrinë, dy shtete, një gjuhë. Kosova me popullsi më të re në moshë, gjithmonë do ta shohë Shqipërinë me ambicie e dëshirë dhe një ditë do ta aneksojë, ashtu si më 1938 Hitleri aneksoi Austrinë për të krijuar bashkimin e kombit. Sa karikaturë do të dukej nëse historia përsëritej në këtë tabllo të pikturuar nga shqiptarë. Por një komb i ri po del a po shkëputet nga fara shqipe. Me mbështetje, Kosova po shkon drejt formimit të një kombi të ri, atij kosovar, i rrjedhur nga kombi shqiptar e i aneksuar dikur nga shteti serb. Me këtë lindje duhet edhe një histori e re që ndoshta do të ndikojë historinë e një kombi të ndarë mëdysh deri në shkërmoqje

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Kosova dhe Shqipëria janë si Gjermania me Austrinë, dy shtete, një gjuhë. Kosova me popullsi më të re në moshë, gjithmonë do ta shohë Shqipërinë me ambicie e dëshirë dhe një ditë do ta aneksojë, ashtu si më 1938 Hitleri aneksoi Austrinë për të krijuar bashkimin e kombit. Sa karikaturë do të dukej nëse historia përsëritej në këtë tabllo të pikturuar nga shqiptarë. Por një komb i ri po del a po shkëputet nga fara shqipe. Me mbështetje, Kosova po shkon drejt formimit të një kombi të ri, atij kosovar, i rrjedhur nga kombi shqiptar e i aneksuar dikur nga shteti serb. Me këtë lindje duhet edhe një histori e re që ndoshta do të ndikojë historinë e një kombi të ndarë mëdysh deri në shkërmoqje. Shqiptarët po rishkruajnë historinë e lashtë botërore. Ata kërkojnë një vend në qendër të saj dhe kundërshtojnë çdo tezë që nuk plotëson

kushtet për ngopjen e tyre boshe, duke përcaktuar prejardhësit e tyre të parë nga dolën të gjitha kombet e tjerë në euro-azi. Debate të ashpra janë ndezur mes akademikëve. Madje janë krijuar edhe akademi brenda Akademisë që kryejnë punë të ngjashme, por në drejtime të ndryshme për t’i lid-

hur shqiptarët me lashtësinë dhe famën që çdo komb e synon a e ka fituar. Shqiptarët, mos janë të pafat apo të paditur? Historia i ngjan një zyre kadastre ku Vendet kanë regjistruar trojet e tyre. Le të shihet historia me këtë sy dhe nuk do të mendohet për ta shkatërruar.

Debate të ashpra janë ndezur mes akademikëve. Madje janë krijuar edhe akademi brenda akademisë që kryejnë punë të ngjashme, por në drejtime të ndryshme për t’i lidhur shqiptarët me lashtësinë dhe famën që çdo komb e synon a e ka fituar. Shqiptarët, mos janë pafat apo të paditur? Historia i ngjan një zyre kadastre ku Vendet kanë regjistruar trojet e tyre. Le të shihet historia me këtë sy dhe nuk do të mendohet për ta shkatërruar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Më se e treta e këshilltarëve të Kuvendit të Ulqinit heshtën për 150 euro në muaj

Çapuni këshilltari më asnjëherë nuk e kanë i cili ka diskutuar 3 orë e 41 minutë. I dyti në këtë listë renditet këshilltari Haxhi Sulejmani, nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka diskutuar 1 orë e 44 minuta, ndërGjekë Gjonaj sa i treti është Borisllav Bashoviq, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, i cili ka diskutuar 1 orë e 11 minuta. Pasojnë këshillEvidenca mbi pjesëmarrjen dhe tarët: Sabri Salaj (Forca)- 1 orë e 3 punën e këshilltarëve në gjashtë minuta, Florim Pali (PD)- 1orë e 1 seancat e parlamentit vendor të minutë, Agron Mehmedi ( PD)- 45 Ulqinit, duke filluar nga data 11 minuta, Luigj Shkrela (PDS)-40 korrik e deri më 29 dhjetor të vitit minuta, Bojan Gjakonoviq (PDS)të kaluar, këshilltari bindshëm më 35 minuta, Dhavid Hoxhiq (SD)-27 aktiv ka qenë kryetari aktual i par- minuta, Naser Resulbegoviq(PSD) lamentit të Ulqinit Ilir Çapuni, nga – 24 minuta, Nazif Cungu (Forca) radhët e Forcës së Re Demokratike, -23 minuta, Artia Murati (Forca)-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

13 minuta. Nga shtatë minuta kanë diskutuar tre këshilltarë: Jasmina Hasa ( UDSH), Ardian Mavriq ( Forca) dhe Arjan Lamoviq (PDS). Këshilltari Marko Shkrela (PDS) ka diskutuar 6 minuta, kurse kolegia e tij e partisë Majlinda Kurti ka diskutuar 3 minuta. Sipas kësaj evidence zyrtare të Kuvendit rezulton se më shumë se e treta e këshilltarëve janë pasivë në ushtrimin e funksionit të tyre si këshilltarë në fjalimet e tyre në Kuvend. Nga 33 këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, gjatë periudhës së përmendur kohore , 13 prej tyre asnjëherë nuk kanë kërkuar fjalën, as nuk kanë mar-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Nga 33 këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, gjatë periudhës kohore 11 korrik - 29 dhjetor 2018, 13 prej tyre asnjëherë nuk kanë kërkuar fjalën as nuk kanë marrë pjesë në diskutime për temat që kanë të bëjnë me problemet e qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur

ë aktiv, 13 këshilltarë ë marrë fjalën rë pjesë në diskutime për temat që kanë të bëjnë me problemet e qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur. Këshilltarët “ memecë” , respektivisht që e kanë humbur motivin për të bërë pyetje dhe për të qenë aktivë, referuar listës së lartpërmendur zyrtare të Shërbimit të Kuvendit, janë Mella Milloviq (SD), Arsim Cuca (SD),Gazmond Kaleziq (UDSH), Dritan Alaj (UDSH), Muamer Rashçiq (PB), Gjylie Pelinku ( Forca ), Xhevdet Seferi ( Forca), Flutura Husiq (Forca), Eleonora Shata (PD), Aida Lleshi ( PD),Xhelal Dervishi ( PD), Majlinda Duraku ( PDS) dhe Haki Mavriq ( PDS).

Kur është fjala për partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Ulqinit , partia më aktive ka qenë Forca – 8 këshilltarë ( 5h e 27 minuta, pastaj Partia Demokratike e Socialistëve – 8 këshilltarë (3h e 55 minuta), Partia Demokratike-7 këshilltarë (3h e 37 minuta), Partia Socialdemokrate -3 këshilltarë (27 minuta), URA-2 këshilltarë (26 minuta), Unioni Demokratik i Shqiptarëve – 3 këshilltarë (7 minuta). Partia më pasive pas UDSH-së në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, është Partia Boshnjake e cila është e përfaqësuar me një këshilltar, i cili asnjëherë nuk e ka marrë fjalën në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kuvend. Edhe përkundër përpjekjes sonë që të mësojmë se cilat janë arsyet kryesore të pasivitetit ë këshilltareve, nuk arritëm të marrim përgjigje. Por, dihet se sigurimi i votave nga partia po ua mundëson disa këshilltarëve për të qenë pasivë. Vlen të përmendim se këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit vitin e kaluar kanë pasur të ardhura neto në shumë prej 150 euro në muaj , ndërsa nga fillimi i këtij viti me vendim të Kuvendit pagat u janë ngritur në 220 euro në muaj, të cilat rriten varësisht nga pjesëmarrja në këshillat (forumet) e Kuvendit. E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Paradokse të botimit enciklopedik të ASHAK-ut (1)

Mangësi dhe të pavë nga Fjalori Enciklop Në vitet e 80-ta të shekullit që shkoi, midis të tjerash, isha edhe bashkëpunëtor dhe anëtar i redaksive prestigjioze, përfshirë këtu edhe botimet enciklopedike të akademive JAZU-JLZ, EJ(4 E-HRV, f. XVIII; f.164;249), Zagreb, 1986. Atëbotë, porosia e bashkëpunëtorëve me përvojë më të madhe ishte kjo : “në punë të enciklopedisë nuk guxon të gabohet!”. Përgjegjësia ishte rigoroze ndaj gabimeve të pafalshme. Ndaj, për krijuesit dhe punëtorët e shkencës, veç akribisë, kjo porosi e tyre, për mua u bë aksiomë

Ruzhdi Ushaku

Në vitin që lëmë pas, doli në dritë Fjalori Enciklopedik i Kosovës në dy vëllime, siç thuhet në Parathënie, vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë. Nuk do mend se për një popull “të vonuar”, ky epitet dëgjohet shumë shpesh në realitetin e shoqërisë sonë, me një krenari “kush më i pari; i vetmi, i zoti etj.” Dhe kjo është e kuptueshme për një vepër të këtij lloji që, përveç angazhimit, mundit, përgjegjësive historike, institucionale, autoriale, redaktuese, kërkon edhe mjete të mëdha materiale-financiare. Që në fillim, kjo vepër iu nënshtrua kritikave më shumë se lëvdatave për të cilat ka dhe do të ketë vlerësime sot dhe nesër, sikur çdo veprim dhe punë që bën rrugën e vet. Duke mos dëshiruar të jap a priori vlerësime të përgjithshme, pa i lexuar të paktën temat profesionale të shkencave shoqërore, më imponohet një lexim selektiv për zërin ALBANIZMAT dhe

14

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

në vijim PORTRETIN individual. Këtë e kërkon arsyeja në raport a proporcion formal dhe substancial me disa portrete të ngjashme për nga tematika e filologjisë, përkatësisht gjuhësisë dhe letërsisë, të brezave pararendëse dhe të sotme që kanë lënë edhe gjurmë të konsiderueshme në këtë hapësirë përkatëse. Vetvetiu, hartimi i fjalorit të kësaj kategorie ka për kuptim një punë të vështirë me përgjegjësi të jashtëzakonshme, profesionale e morale të individëve dhe të institucioneve shoqërore-kombëtare. Një e mirë e parë e përgjithshme, pa marrë parasysh vlerësimet e pritura pozitive, por edhe të mangësive të mundshme, të dëmshme, historikisht të pafalshme, disi imponohet e thëna proverbiale gjithëpërfshirëse me porosi: kush gabon, mëson (errando discimus). Ma merr mendja se diçka e tillë nuk mund t’u falet atyre hartuesve që me ndjenjë dhe vetëdije djallëzore kapërcejnë, mbulojnë me heshtje të vërtetat historike, i pëlqeu apo jo kujdoqoftë që noton në këto ujëra jetësore të shkencave, arteve dhe aktiviteteve të tjera njerëzore. Një veprim i papëlqyeshëm i këtij lloji i ka kapluar anëtarët e redaksisë, duke rënë edhe në apati. Më pëlqeu Parathënia në përgjithësi.

Aty ceken edhe vështirësitë e natyrave të ndryshme, për të dhënat e përafërta, për lëshimet eventuale ose tërësisht të pasakta për shumë fusha. Mendoj se për secilën fushë përgjegjësinë e mbajnë autorët e profesioneve përkatëse, ku nënkuptohen ata të zërave të redaksive gjegjëse, prej Këshillit bashkërendues, Bordit, Redaksisë Qendrore e kështu radhazi. Megjithatë duhet bërë dallimi i atyre teknike (lapsuese) nga ato lëndore, këto të fundit të pafalshme. Personalisht gjithmonë u jam frikësuar shkrimeve shkencore në fazën e përgatitjes për shtyp, duke ngushëlluar veten me një errare humanum est, pra të gabosh është njerëzore. Andaj ASHAK ka kompetencë por edhe obligim t’i pranojë dhe t’i korrigjojë të gjitha vërejtjet e argumentuara, për hir të përgjegjësisë shkencore dhe të së vërtetës historike, imazhit institucional dhe nacional. Vërejtje të përgjithshme mund të ketë gjithmonë për persona që e kanë merituar e nuk figurojnë në këtë vepër , dhe ky është një problem thuaja botëror. Ndërkaq, zërat që zënë hapësira të kufizuara brenda faqes prej ¼ deri 2/3, varësisht nga tema apo merita individuale, zakonisht u rezervohen portreteve të personaliteteve, në përpjesëtim me rëndësinë sipas sasisë dhe cilësisë,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

vërteta në dy zëra pedik i Kosovës

apo “peshës specifike”, që është mjaft delikate. Përveç shkencave ekzakte, temat e të cilave vlerësohen si të thuash “me gramë dhe me centimetra”, shkencat shoqërore dhe portretet përkatëse paraqesin vështirësi në vlerësime dhe në rastin tonë, nuk është për t’u habitur që për një fjalë të vetme ALBANIZMA (v. I,f. 38/39, të jetë rezervuar një tekst solid prej gjysmë faqeje. Në zbulime filologjike-gjuhësore përmendet si anekdotë se ka raste kur janë dhënë tituj doktori apo akademiku, vetëm për zbërthimin e një fjalie, kurse më gjerë është dëshmuar me përvojë se një libër i vetëm gjuhësor (Ferdinand de Saussure), ka bërë kthesa në teori të re linguistike, me përmasa botërore, saqë nuk e kanë bërë me mijëra libra autorë apo vepra gjuhësore-letrare. Përgjithësisht, ashtu edhe në rastin konkret, krijohet një hapësirë komode për zërat në vështrim, përkatësisht, gjysmë faqeje për ALBANIZMAT dhe

minimumi me ¼ e faqes për PORTRET, prej maksimumit ¾, varësisht nga cilësia e jo sasia. Në këtë aspekt, shfaqet dukuria e hapësirës diskriminuese-paradoksale, ku shumë personalitete me përvojë dhe rezultate të lakmueshme bien në rang të personaliteteve të një brezi të ri apo mesatar, për çka do të binden lexuesit në çdo hap. Në raste të tilla, ku duhet të vihet në pah raporti sasi-cilësi, nuk duhet harruar se inovacionet, rezultatet e reja, duhet të zënë hapësirën e merituar, jo vetëm në punë të zërit të zgjedhur por edhe të vlerësimit objektiv. Në rastin konkret, shihet sheshazi shkelje e kritereve që vuajnë nga kompleksi i egoizmit, me komplekse të natyrave të ndryshme. Kësodore, qesin krye “qërime hesapesh”, me paragjykime, inate, smira, të mentalitetit tribal-shqiptar, që errësojnë arsyen e shëndoshë, forcën e argumentit, kriter-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

et objektive dhe të gjitha këto në dëm të të vërtetës kombëtare, ndërkombëtare, historike etj. Rrugët e formimit të kuadrit janë të ndryshme. Diku janë më të vështira e dinjitoze, diku shumë të lehta, falë përkatësisë politike, rajonale, klanore, ku ka raste të gënjeshtrave, falsifikimeve të CV, plagjiateve, të cilat i kam luftuar në kohën kur isha në pozitë mësimdhënësi universiteti me përgjegjësi profesionale dhe morale për t’i luftuar këto dukuri të shëmtuara. Dhe nuk mungonin obligimet për verifikime që sillnin rezultate, ku herë-herë kënaqesha me “fitoren e Pirruas”. Në raste konkrete jam krenar që kam demaskuar, jo deri në fund, intrigantët me veprime të ulëta që i sjellin dëme shoqërisë, kulturës dhe historisë sonë. Për diçka të tillë, me një rast tjetër, me argumente, të cilat duhet të jenë të publikuara, qoftë edhe në formë të memoareve me përgjegjësinë më të plotë. (vazhdon) E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi ekspozitën e piktorëve ulqinakë në Tiranë (2)

Një pikturë që nuk d në klishetë klasicist Kemi një pikturë që nuk dremit në klishetë klasiciste dhe veleritjen e konsumit estetik, por një përpjekje serioze për të kapur hapin e pikturës moderniste, ritmin e kohës, shijen e syrit të sofistikuar

Prof. Dr. Josif Papagjoni (vijon nga numri i kaluar) Te piktura e Gjergj Noc Martinit, stili surrealist bëhet tejet i dukshëm, përmes një tubimi gjësendesh dhe në midisin e të kuqes së ndezur, të zezës, blusë dhe spektrit të begatë kromatik që i shoqëron, befas ti shikon aty sy njerëzorë, një fytyrë të dyzuar. Forma kaotike dhe përgjakja e së kuqes, që mbulon përqasjen e imazhit qendror me shëmbëllimin human, të çon vetiu te një trazim shpirtëror i fshehur, te pështjellimi, vuajtja dhe tjetërsimi. Tablo, që ka një zgjidhje të bukur dhe ekspresive. Portreti i një vajze malësore me shami në kokë dhe flokët drudhka, ani pse afër tipologjisë figurative realiste, gjithsesi shkon më tutje, sidomos në mënyrën e trajtimit të hollë të fytyrës me pak ravijëzime, të flokëve dhe gjer tek ajo çka e mbështjell atë, qafën dhe pjesën e epërme të torsit të hajthëm. Më tutje, një portret i vendosur në një mjedis, ndoshta prej artisti a njeriu të librit, ku të bën përshtypje, si të thuash, “çrregullimi i rregulluar” i objekteve rrethuese dhe i njollave ngjyruese... Një nudo femre e vendosur mbi një kryq të zi, vetiu të çon te metafora e Krishtit dhe kryqëzimit të tij, çka duket edhe te stigma në këmbën e nxirë në fund të

16

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

tablosë. Po çfarë sakrifikohet pikërisht dhe cilët janë ekzekutorët? Besoj se është femra, diku e përgjakur nga dhuna, diku si e braktisur e diku si në mes të acarit dhe akullimit. Ekzekutori, siç të gjithë e dimë, jemi ne, është shoqëria mashkullore e ngurtë dhe e mbushur përplot paragjykime, që femrën e sheh ende si pjesë të erotizmit... Abstraksionizmi i Jozo Koçoviqit vjen falë një morie kuadratesh bardh e zi, që kërkojnë të flasin dhe që kanë brenda tyre një energji të ndrydhur. Po ç’janë këto pika mes kuadrateve, herë të vogla e të qarta e herë të zgjeruara dhe të mugëta, që diku-diku e mbushin në të përhime krejt kuadratin? Janë indekse e shpirtra njerëzorë apo diçka tjetër? Kjo na lihet ne që të vendosim, mes lojës, mendjes dhe fantazisë sonë. Një pështjellim figurash femërore nudo të kompozuara në dy rrafshe, lart-poshtë, të piktorit Naser Hasa, përpos çrregullimit, pështjellimit dhe një stërmundimi që buron syresh, çka më mbresoi mua, qenë loja me kokat e tri femrave sipër, ku edhe pse të kthyera përkundër nesh, mes flokëve të tyre ti dallon fytyra njerëzore - një dikotomi imazhesh dhe shëmbëlltyrash, ku vijon të shfaqet po ai eros a seksualitet i dhunshëm mashkullor që e shndërron femrën në objekt kënaqësie e situatë dëshpërimi. Përmes një shkarravitjeje vijëzimesh vijnë edhe të tjera figura femërore nudo, si të mbështjella nga pushteti i dhunës. Mbresëlënës është në syrin tim tabloja që konceptohet e gjitha në dyplanësi të shumëfishta. Një kokë e dyzuar, së paku në tri rrafshe: mashkull-femër,

lart-poshtë, në pamjen ballore dhe brenda po të njëjtit portret. Dhe mbi këtë kokë një shpend, sikur rri e ngroh vezët e pllenimit aty, në folezën e vet, ndërsa më sipër dy shpendë të tjerë: ai poshtë, i plotë në ngjyrë dhe imazh, ai sipër i ravijëzuar lehtësisht. S’ka dyshim se gjetja është e mprehtë, dhe shkurt mund ta emërtosh: Dyfytyrësia e qenies njerëzore, dyanësia, ndoshta çifti mashkull-femër në pakuptimësinë dhe vuajtjen e dyzimit dhe pamundësisë së komunikimit (fytyrat janë përherë të mbivendosura ose përkundër njëratjetrës). Imazhet që vijnë nga Mersiha Resulbegoviq Mavriq nuk njëjtësohen në fytyra njerëzore, janë peizazhe thuajse kozmike, përplasje njollash kromatike në një medium konfliktual, peizazhe qiellore e tokësore ku mes shkrepave dhe rrebeshit kozmik mund të shquash, ndoshta, tubime njerëzish të rrahur nga shqotat dhe pushteti i natyrës, i Zotit, apo i fatit. Një imazh fort i bukur, kredhur në blunë e spërndritur, në dy plane lart e poshtë, mes dy brigjesh e relievesh, që bashkohen në mes të ujërave. Përveç një qasjeje gati impresioniste, më bën përshtypje këtu posaçërisht humanizimi i natyrës, pasi malet që zbresin drejt limereve ujore ngjasojnë me nudo njerëzore, madje-madje nga e djathta spikama e kurmit të shtrirë të një femre është tejet e rrokshme. Pikërisht, ky humanizim i natyrës, ky sinkretizëm, flet për koncepte surrealiste e mitizuese, që i bën nder piktores dhe gjetjes së saj artistike. Edhe Edin Kapllani ndjek po këtë model


KULTURË

dremit te pikturimi duke e fshehur imazhin human në njolla të mëdha ngjyruese dhe ravijëzime si të çrregullta, por ku syri shquan brendavendosjen a brendashkrirjen e figurës humane. Kam idenë se piktori është një përdorues i mirë i ngjyrës, duke i mbivendosur ato në rrafshe të veçuara, jo të përziera dhe si të ndërfutura njëra përkundër tjetrës, por të ndara dhe si sipërfaqe të mëvetshme, sikurse e pashë edhe te tabloja me peshqit dhe mjedisin kromatik rrethues. Te piktura e Vahida Nimanbegut më grish enkas brusha e bukur ngjyrore, një ndezulli kromatike pa shumë kontraste, që edhe kur duket se ngjyrat përplasen, përkundrazi ato janë bukur mirë të vendosura e në një shkrirje të butë vetjakësisht, të ëmbla, gati dashurore, plot dritë dhe poezi. Sipërfaqe të

Të mrekullueshëm do ta quaja unë peizazhin e qytetit bregdetar dhe limanit, besoj i Ulqinit, ku shtëpitë që hijeshojnë sipër, barkat mbi syprinën ujore të rrahur nga drita dhe fantazmagoria e saj, dhe lart në vendin e diellit një lulëkuqe gjithë dritë, anash alga, agavie dhe bimë të bregdetit, skela dhe skica peshqish, e gjitha e mbytur në ngjyrën dhe dritën, që të rrëmben dhe të krijon një ndjenjë të bukur estetike, diçka si nga parajsa dhe mrekullia...

rrafshta si tapete, ku ti shquan edhe një imazh, si të thuash, naiv, të pafajshëm, kredhur në një çiltërsi fëmijërore që të çarmatos. Dhe, asohere, syri yt mbetet rob i ngjyrës dhe i lodrimit të saj përmbi retinë. Bilal Nikeziqi sjell përmes një imazhi thuajse apokaliptik subjektin e legjendës shqiptare e ballkanike të Kostandinit dhe Doruntinës, por me linja të thyera dhe një grafikë të bukur, ku kali shpesh të ngjan edhe si një barkë a kaike mes dallgëve e tërbimit të reve, duke sfiduar dhëmbëndërsyer që i dalin përballë, ndoshta kurthin e Zotit të vdekjes dhe të varrit. Të mrekullueshëm do ta quaja unë peizazhin e qytetit bregdetar dhe limanit, besoj i Ulqinit, ku shtëpitë që

hijeshojnë sipër, barkat mbi syprinën ujore të rrahur nga drita dhe fantazmagoria e saj, dhe lart në vendin e diellit një lulëkuqe gjithë dritë, anash alga, agavie dhe bimë të bregdetit, skela dhe skica peshqish, e gjitha e mbytur në ngjyrën dhe dritën, që të rrëmben dhe të krijon një ndjenjë të bukur estetike, diçka si nga parajsa dhe mrekullia... E pra, kemi një pikturë që nuk dremit në klishetë klasiciste dhe veleritjen e konsumit estetik, por një përpjekje serioze për të kapur hapin e pikturës moderniste, ritmin e kohës, shijen e syrit të sofistikuar. Me këmbë të mbarë në Tiranën tonë, miq!... (Fund) (Autori është kritik arti)

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

17


INTERVISTË

Intervistë me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj

Malësia do të ndryshojë në aspektin zhvillimor Koha Javore: Z. Gjeloshaj, para pak javësh u emëruat kryetar i parë i Komunës së Tuzit me status të pavarur pas më shumë se gjashtë dekadash. A mund të na thoni se çfarë fillimisht do të përbëjë prioritet në veprimtarinë Tuaj administrative si kryetar i ri i Komunës së Tuzit? N. Gjeloshaj: Në prioritetet tona, fillimisht do të jetë konstituimi i një administrate të mirëfilltë për të jetësuar funksionimin e duhur të vetëqeverisjes lokale. Formimi i sektorëve të duhur është i domosdoshëm në realizimin e kërkesave dhe interesave të qytetarëve në njërën anë, nga ana tjetër, ajo është e domosdoshme në funksionimin e drejtë të pushtetit vendor. Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe gjatë fushatës zgjedhore, bashkëpunimi me qytetarët do të jetë maksimal sepse, vetëm në atë mënyrë mund të zgjidhim të gjitha çështjet në interesin më të gjerë për banorët. Sa u përket projekteve infrastrukturore, do të krijojmë parakushtet duhura për realizimin e tyre, sidomos atyre më të rëndësishmet për qytetarët në këto treva. Koha Javore: Si e shikoni zhvillimin e trevës së Malësisë në mandatin Tuaj katërvjeçar, cilët sektorë i shikoni si më poten-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

cial dhe ku do të konsistojë angazhimi Juaj në këtë drejtim? N. Gjeloshaj: Zhvillimi i Malësisë është ajo për ç’ gjë edhe kemi fituar votën e zgjedhësve në zgjedhjet lokale dhe kjo do të jetë udhërrëfyesi në veprimtarinë tonë në krye të Komunës. Jam i sigurt se Malësia do të ndryshojë në aspektin zhvillimor, sepse ato janë edhe pritjet e qytetarëve. Do të angazhohemi maksimalisht në shfrytëzimin dhe zhvillimin e potencialeve ekzistuese në sektorët më të rëndësishëm zhvillimor; prodhimtaria bujqësore, potencialet turistike, resurset e shumta natyrore në pasurinë e ujërave, avancimi i potencialit kulturor dhe njerëzor aq i njohur në trevën e Malësisë. E gjithë kjo do të jetë preokupimi kryesor i administratës lokale e cila këtë do ta dëshmoj me punë konkrete në terren. Koha Javore: Z. Gjeloshaj, jo rallëherë e keni akuzuar qeverisjen e kaluar të kësaj komune për keq –qeverisje, për mosrealizim projektesh kapitale dhe për ngecje në zhvillimin e tërësishëm të Malësisë. Cili është vizioni Juaj në realizimin e projekteve kapitale të cilat ende nuk janë jetësur në këtë trevë dhe për përmirësimin e jetës së banorëve të Malësisë?

N. Gjeloshaj: Unë nuk kam akuzuar por, ashtu sikurse edhe banorët në këto treva kam vlerësuar realisht neglizhencën e qeverisjes së mëparshme e cila shihet qartë në çdo hap. Qytetarët e dinë fare mire cilat ishin premtimet e bartësve të pushtetit të kaluar vetëm për të fituar përkrahjen e zgjedhësve, kurse veprimet konkrete i dimë të gjithë sa ishin, por ne duke fituar përkrahjen e votuesve kemi projektet tona, për realizimin e të cilave do të angazhohemi me të gjitha forcat tona. Jemi të vetëdijshëm për nevojat e shumta të banorëve, sidomos në fushën e infrastrukturës ku gjithnjë janë paralajmëruar projekte të shumta, por që nuk është realizuar asnjë. Do të bëjmë çmos të krijojmë kushtet e duhura për prodhuesit tonë nga treva e Malësisë për ndërtimin sa më parë të tregut të gjelbër. Është e pafalshme që blegtorët tonë nuk mund të shesin qumështin dhe nënproduktet e tij brenda komunës së Tuzit, prandaj duhet të angazhohemi bashkërisht të sigurojmë kushtet e tilla për të gjithë ata, që prodhimet cilësore nga treva e Malësisë të shiten këtu dhe të përfitojnë vetë prodhuesit. Koha Javore: Bujqësia mbetet sektori parësor për ekonominë e qindra familjeve në Malësi, mirëpo fermerëve të trevës


INTERVISTË

deri më sot nuk u janë realizuar pritshmëritë dhe kërkesat e tyre në këtë sferë. Çfarë do të të jetë angazhimi Juaj në zhvillimin e kësaj sfere? N. Gjeloshaj: Prodhimtaria bujqësore vazhdon të jetë në prioritetet zhvillimore, aq më tepër pasi ky nënqiell është i dhënë për këtë lloj veprimtarie, me prodhime cilësore aq të nevojshme dhe të kërkuara në kohën e sotme. Ne do të angazhohemi mak-

simalisht që të përkrahim fermerët tonë, t’i ndihmojmë ata në prodhimtari sa më të madhe në të mirë të dyanshme. Si gjithkund në botën e qytetëruar, prodhuesit duhet të gëzojnë kujdesin më të madh, jo vetëm të institucioneve përkatëse por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Do të tentojmë të krijojmë fonde të mjaftueshme për të stimuluar prodhuesit e rinj që të vazhdojnë këtë veprimtari dhe të shfrytëzojnë potencialin ekzistues

natyror në territorin e komunës së Tuzit. Në këtë mënyrë do të kontribuojmë dukshëm edhe në zhvillimin e përgjithshëm në trevën e Malësisë. Koha Javore: Infrastruktura rrugore përgjatë Malësisë nuk është në gjendje të kënaqshme. Si do të veproni që banorët të kenë një infrastrukturë me parametra të duhur bashkëkohor? >>> E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

19


INTERVISTË

>>> N. Gjeloshaj: Infrastruktura rrugore, jo vetëm se është nevojë dhe kërkesë për banorët e këtushëm, por ajo është edhe kërkesë e kohës. Siç e dimë të gjithë, është shumëfishuar numri i shfrytëzuesve të makinave dhe kjo vetvetiu kërkon krijimin e kushteve optimale për një trafik sa më të sigurt në rrugët tona dhe kudo. Pothuajse të gjitha drejtimet rrugore në trevën e Malësisë janë ndërtuar kaherë dhe është domosdoshme rindërtimi dhe mirëmbajtja e tyre maksimale. Duhet shkarkuar qendrën e Tuzit nga tollovia në komunikacion pasi që atëria kryesore nëpër qendër të Tuzit është tej ngarkuar nga numri i madh i makinave e që vetvetiu, imponon nevojën e ndërtimit të rrugës tërthore si ide e kamotshme për zgjidhjen e këtij problemit. Pastaj, ndërtimi i bulevardit që lidh Tuzin me Podgoricën. Kuptohet se aty ku do të veprojmë me kujdesin më të madh është që të krijojmë kushte sa më të mira për lidhje rrugore me zonat rurale në trevën e Malësisë. Koha Javore: Cilat janë hapat që do të ndërmerrni në sektrorin e arsimit, kulturës, informimit, turizmit dhe të sportit në këtë trevë? N. Gjeloshaj: Ne i kemi përfshirë të gjitha veprimtaritë shoqërore me plan-programin tonë pasi nevojat vërtet janë të mëdha por gjithnjë duke pas parasysh kompetencat tona si vetëqeverisje lokale. Dihet se arsimi është në përgjegjësi të ministrisë përkatëse, por ne do të insistojmë në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat tona. Ne do të stimulojmë nxënësit dhe studentët më të mirë, do të ndihmojmë materialisht të gjithë ata që kanë sukses të dalluar në drejtime të ndryshme dhe do t’u kushtojmë kujdesin e duhur gjeneratave të gjysmë maturantëve dhe maturantëve në komunën e Tuzit. Jeta kulturore meriton përkrahjen më të madhe se në periudhën e kaluar dhe do të mbështesim punën e SHKA-ve të cilat vite dhe dekada me radhë janë bartësit kryesor të aktiviteteve kulturore në këto treva. QKI “Malësia”, do ta shndërrojmë vërtet në tempull të përmbajtjeve të larmishme kulturore.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Komuna gjithashtu ka nevojë për informim të mirëfilltë për banorët dhe duhet vepruar në themelimin dhe avancimin e punës së mediave profesionale dhe në shërbim të gjithë qytetarëve, duke vendosur lidhje partneriteti mes bartësve të pushtetit vendor dhe qytetarëve në komunën tonë. Turizmi duhet të jetë njëri ndër prioritetet zhvillimore duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese që sjellin dobi të shumëfishtë për banorët dhe për vetë komunën në përgjithësi. Talentet e shumtë në fusha të ndryshme të sportit meritojnë kujdesin më të madh të shoqërisë, sidomos përmes formimit dhe përkrahjes së klubeve sportive për të avancuar talentet e rinj. Koha Javore: Çfarë do të jetë impenjimi Juaj për zhvillimin e zonave rurale anembanë Malësisë për t’ua lehtësuar kushtet e jetesës banorëve atje? N. Gjeloshaj: Zonat rurale në Komunën e Tuzit janë lënë pas dore dekada me radhë dhe si rrjedhojë pasojat janë të rënda për banorët e atjeshëm, sidomos në aspektin demografik pasi fshatra të tëra pothuajse janë zbrazur plotësisht. Fillimisht, duhet rikthyer shpresën për të vazhduar jetën në fshatrat tona. Në këtë drejtim do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me banorët e atjeshëm për të përmirësuar infrastrukturën, atë rrugore dhe të furnizimit me ujë të pijshëm dhe do të insistojmë nga institucionet përkatëse në nivelin më të lartë për të përkrahur projektet dhe idetë në shfrytëzimin e kushteve ekzistuese, sidomos në avancimin e bujqësisë dhe blegtorisë, të bletarisë, grumbullimin e bimëve mjekësore dhe ruajtjen e eko-sistemit të njohur në zonat përreth. Koha Javore: Njëri ndër projektet kapitale të trevës së Malësisë por që ende nuk është realizuar plotësisht mbetet aksi rrugor që çon në fshatin Triesh, veçanërisht pjesa nga fshati Delaj për në Poprat që është dhe aksi më i rënduar për qarkullim. Cila do të jetë qasja Juaj për ta finalizuar këtë projekt jetik për banorët e kësaj zone?

N. Gjeloshaj: Ne e kemi përkrahur këtë projekt që nga fillimi, pasi ai ishte vullnet dhe vepër e bashkëvendësve tonë që jetojnë në mërgim. Në këtë drejtim është bërë punë e madhe pasi përmes këtij projekti është lehtësuar lidhja e këtyre fshatrave me Tuzin dhe qendrat tjera. Për fat të keq ky projekt nuk është realizuar ende, por do të angazhohemi maksimalisht që kjo të realizohet sa më parë. Do të insistojmë nga institucionet përkatëse, ashtu siç kanë paralajmëruar më parë në nivelin më të lartë, që të sigurohen mjetet e nevojshme për realizimin e tërësishëm të projektit. Aq më parë, pasi veprimtaria kaq humane e mërgimtarëve tonë për të lidhur në këtë mënyrë edhe zonat më të largëta me qendrat urbane, meriton angazhimin e të gjitha institucioneve të këtushme në finalizimin e kësaj pune. Koha Javore: Përveç bashkëpunimit të paralajmëruar që do të keni me të gjitha Komunat në Mal të Zi dhe me ato shqiptare në rajon, keni potencuar edhe bashkëpunimin me diasporën në SHBA. Cili është plani i këtij bashkëpunimi? N. Gjeloshaj: Bashkëpunimi me komunat tjera dhe institucione të shumta është i domosdoshëm për një komunikim të mirëfilltë dhe, në anën tjetër, për të afirmuar vetëqeverisjen e plotë lokale të Tuzit si komunë e re. Fushëveprimi i këtij bashkëpunimi do të jetë i gjithanshëm, në veçanti me bashkëvendësit tonë në mërgim, me ata të cilët nuk janë kursyer asnjëherë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në trevën e Malësisë. Në këtë drejtim do të krijojmë parakushtet për bashkëpunimin institucional me mërgimtarët tonë të cilët edhe krahas halleve të shumta në mërgim, veprojnë përmes shoqatave dhe asociacioneve në kultivimin dhe afirmimin e vlerave të trashëguara nga vendlindja. Prandaj, e kemi obligim që në këtë mënyrë të dëshmojmë përkujdesjen më të lartë ndaj diasporës sonë kudo dhe bashkërisht të veprojmë në realizimin e projekteve të shumta nga fusha të ndryshme, sidomos të atyre zhvillimore. Aq më parë pasi tashmë jemi komunë e plotë dhe nuk ka kurrfarë arsyeje të ngecim në këtë drejtim. Intervistoi: Toni Ujkaj


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq monodrama “Johan Padan dhe Amerikat” e autorit Dario Fo

Himni i komunikimit dhe i marrëdhënieve njerëzore Tuz – Në QKI “Malësia” në Tuz këtë të diel është shfaqur monodrama “Johan Padan dhe Amerikat” e autorit Dario Fo, me regji të Milto Kutalit dhe interpretuar nga aktori i njohur, Arben Derhemi. Në prani të një numri të vogël të artdashësve, kjo monodramë u mirëprit jashtëzakonisht mirë, pasi që aktori Arben Derhemi aktronte aq mjeshtërisht dhe me profesionalizëm duke pasqyruar njërën ndër veprat më përfaqësuese të nobelistit Dario Fo, madje është ajo që i dha çmimin “Nobel” – Johan Padan në zbulim të Amerikave. Regjisori i kësaj shfaqje në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, këtë vepër e quan himni i komunikimit njerëzor dhe e vendosjes së marrëdhënieve njerëzore. “Unë mendoj që kjo vepër i shkon shumë përshtat realitetit tonë, re-

alitetit të Ballkanit ku padyshim bëhet thirrje për klimën e lirisë, klimën e dashurisë, klimën e marrëdhënieve ndër – njerëzore e sidomos vendosjen e urës së komunikimit. Sepse duhet të zgjidhim çdo gjë nëpërmjet komunikimit, logjikës së shëndoshë dhe arsyes dhe jo vetëgjyqësisë. Pra, jo nëpërmjet kanuneve që kanë një pjesë që ne duhet ta largojmë. Sigurisht që një njeri nuk është se gëzon një status shumë pozitiv siç është vetë Johan Padani që kur shkon në botën indigjene pikërisht atje ku ky mendon që janë njerëzit primitivë, arrin që nëpërmjet komunikimit të gjejë dhe shpëtimin e tij dhe të fillojë të vendos urat e komunikimit”, u shpreh regjisori, Milto Kutali. Ai thotë që kjo është një thirrje ndaj botës së sotme të civilizuar, të ashtuquajtur të qytetëruar që përkundrazi edhe sot e kësaj dite nuk ven-

dos urën e komunikimit por vendos egërsinë, vendos dhunën dhe i ngrenë armët kundër njëri – tjetrit. “Edhe sot vriten njerëz të pafajshëm dhe unë mendoj që kjo është domethënia më e madhe e kësaj vepre, prandaj mendoj që e meritoi Çmimin “Nobel” – Johan Padan dhe Amerikat”, thekson regjisori. Kjo monodramë rrugëtimin e shfaqjeve e ka filluar me premierën në Tiranë në vitin 2013, duke vazhduar më pas të prezantohet mbi njëqind herë nëpër të gjithë cepat e Shqipërisë, ndërsa sipas regjisorit, kjo shfaqje duke u admiruar nga publiku do të vazhdojë turneun e prezantimit nëpër të gjitha trevat shqiptare dhe nëpër botë. Kjo është hera e parë që kjo monodramë shfaqet në Tuz. t. u. E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

21


BISEDË

Bisedë me këngëtaren nga Kosova, Teuta Thaçi

Jo çdo herë talenti vlerësohet aq sa duhet

22

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019


BISEDË

Teuta është një këngëtare nga Prishtina. Ajo ka disa kohë që merret me muzikën dhe këndon nëpër ahengje, gëzime të ndryshme familjare. Teuta së fundi kishte mbrëmje edhe në Tuz, ku shprehet se ishte e mirëpritur nga Malësorët

K.Javore: Teuta, Ju jeni një këngëtare nga Kosova. Sa vite ka që merreni me muzikë dhe si ishin këto vite për ty? T.Thaçi: Të them të drejtën, me muzikë kam filluar të merrem që nga shkolla fillore, por dua të them se koha kur iu përkushtova më shumë muzikës filloj që dymbëdhjetë vite më parë, atëherë kur fillova të marr pjesë në ahengje të ndryshme, në dasma, nëpër programe të fund vitit e kështu me radhë. Dua të them se këto vite për mua ishin të bukura dhe me plot aktivitete.

mysafire në Malësi me rastin zgjedhjeve të 3 marsit, e po ashtu kishe mbrëmje në Tuz. Si të pritën Malësorët dhe si u ndjeve në një vend me pakicë shqiptarësh, por me një zemërgjerësi të madhe? T.Thaçi: Isha në Tuz më 3 mars, nuk mund t’a përshkruaj atë mikpritje e atë kënaqësi. Për mua ishte një krenari të marr pjesë në një vend me shqiptarë pakicë, por vërtet me një zemër të madhe. Këtu shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj nga zemra për pritjen që më bënë.

K.Javore: Kosova është vendi i njohur nga ku kanë dalë dhe dalin artistë të mëdhenj, talentë të jashtëzakonshëm. Sa e vështirë është për një këngëtarë të depërtojë në treg në këtë vend? T.Thaçi: Po, vërtetë se Kosova ka shumë talentë-artistë, por për fat të keq në ditët e sotme artist bëhet ai që ka një ekonomi të mirë dhe jo ai që ka një talent. Për fat te keq, shumë pak vlerësohet dhuntia. Këtu qëndron edhe vështirësia që disa nuk kanë kushte të depërtojnë, por që në thelb janë shumë talentë.

K.Javore: Keni një zë shumë të ëmbël dhe të dashur. A ka ndonjë formulë se si zëri i një këngëtari të mbahet në formë? T.Thaçi: Unë mendoj që nuk ka as edhe një formulë për zërin. Thjesht, atë ta dhuron Zoti dhe çdonjëri duhet të jetë falënderues për këtë gjë të çmuar.

K.Javore:

Vërejtëm

ishe

K.Javore: Cili zhanër i muzikës të pëlqen më shumë dhe pse? T.Thaçi: Personalisht, të gjitha zhanret më pëlqejnë e po ashtu dëgjoj muzikë të llojllojshme, por muzika popullore më tërheq dhe më pëlqen më shumë, dhe pikërisht unë këtë zhanër edhe e këndoj.

K.Javore: Me kë bashkëpunon më së shumti, kush përkujdeset për këngët dhe video-klipet e tua? T.Thaçi: Kam punuar me shumë bashkëpunëtorë, të gjithë kanë qenë të mrekullueshëm edhe janë përkujdesur për projektet e mia, mirëpo tani së fundmi ata me të cilët po bashkëpunoj janë: Kreshnik Avdiu edhe Ardian Kastratin. Kurse për video-klipet e mia përkujdeset studioja Gmusic. K.Javore: Sa rëndësi i përkushton pamjes përpara se del në skenë? T.Thaçi: Po ne femrat në përgjithësi i kushtojmë shumë rëndësi kësaj pjese, pamja është diçka që edhe duhet t’ i përkushtohet vëmendje. K.Javore: Cilat janë planet e tua për këtë vit? T.Thaçi: Kam plane të ndryshme për këtë vit, projekte te reja. Por dua të ceki projektin që në ditë të shpejta do të lansohet, është një këngë baladë e titulluar “Fjalë”, pra e punuar nga bashkëpunëtorët e lartpërmendur. Ajo do të publikohet shumë shpejt dhe shpresoj të ju pëlqejë. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit në Bardhaj të Hotit u shënua 108-vjetori i Kryengritjes së Malësisë

Dedë Gjon Luli dhe bashkëluftëtarët e tij, emblema e vetëdijes kombëtare

Të pranishmit kanë ndjekur programin ku nxënësit kanë lexuar punimet e tyre, kanë recituar poezi dhe kanë kënduar këngë me çifteli dhe lahutë kushtuar Kryengritjes së Malësisë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Grupin “Historianët e rinj” dhe Grupin Letrar “Jehona” të Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz, shënuan të shtunën me një aktivitet përkujtimor 108-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit në Bardhaj të Hotit. Në prani të disa dhjetëra të pranishmëve, manifestimi ka filluar me intonimin e himnit kombëtar. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se Kryengritja e Malësisë e vitit 1911

24

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

“është krenaria e mbarë kombit shqiptar, për vetëdijen e lartë kombëtare, për atdhedashuri e pavarësi nga pushtuesi dhe simbol i sakrificës deri në vetëmohim për pavarësi”. Ai ka theksuar se prijësi i kësaj kryengritjeje “Dedë Gjon Luli dhe atdhetarët e bashkëluftetarët e tij janë pa dyshim emblema e vetëdijes kombëtare”. Duke folur për rolin e KKSH-së, Nika ka thënë se në programin e vet të punës ky institucion përfaqësues i shqiptarëve ka shënimin dhe promovimin e datave me rëndësi historike

për popullin shqiptar, ku Kryengritja e Malësisë është pa dyshim ndër ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të kaluar. Ai ka thënë po ashtu se KKSH do të angazhohet që datat me rëndësi historike për popullin shqiptar, siç është Kryengritja e Malësisë, “të përfshihen në programet dhe tekstet shkollore të lëndës së historisë, për t’u mësuar nga nxënësit shqiptarë dhe ata që duan ta njohin historinë e shqiptarëve”. Në emër të organizatorit kanë përshëndetur edhe profesori i historisë Mark Junçaj, udhëheqës i Grupit “Historianët e rinj”, dhe profesori i Gjuhës shqipe dhe letërsisë Sehad Lulanaj, udhëheqës i Grupit Letrar “Jehona”, kurse në emër të mysafirëve nga Kosova shkrimtari dhe publicisti Prend Buzhala. Të pranishmit kanë ndjekur më pas programin ku nxënësit kanë lexuar punimet e tyre, kanë recituar poezi dhe kanë kënduar këngë me çifteli dhe lahutë kushtuar Kryengritjes së Malësisë. Ndër të pranishmit ishin edhe disa mysafirë nga Kosova, në mesin e të cilëve nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, dhe kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të i. k. Kosovës, dr. Ukë Berisha.


KULTURË

Malësia përkujtoi Kryengritjen e Malësisë të vitit 1911

SHKA “Dedë Gjon Luli” shfaqi film dokumentar kushtuar 6 prillit

Tuz – 108 – vjetori i Kryengritjes së Malësisë u kremtua nga Shoqata Kulturore – Artistike “Dedë Gjon Luli” e cila për të kremtuar denjësisht këtë datë të shënuar në analet e historisë së Malësisë dhe të shqiptarizmit, shfaqi premierën e filmit të shkurtër dokumentar i cili pasqyronte ngjarje nga periudha e kryengritjes së Malësisë, luftën antiosmane me prijësin legjendar, Dedë Gjon Lulin. Fillimisht është intonuar himni kombëtar, ndërsa për ta nderuar këtë datë të rëndësishme historike, në sallën e QKI “Malësia” në Tuz ishte i pranishëm një publik i madh, në mes të cilëve ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, përfaqësues të partive politike shqiptare në vend, klerikë dhe personalitete të fushave të ndryshme. Nga shoqata kulturore – artistike “Dedë Gjon Luli”, bënë të ditur që ky film dokumentar ka për qëllim që gjeneratës së re t’ ua sjellë në kujtesë këtë datë historike, duke shprehur kështu respekt dhe mirënjohje për të

gjithë ata që kontribuan për çlirimin kombëtar. “Ky film dokumentar është realizuar në Kullën e Dedë Gjon Lulit, si një simbolikë për ta nderuar këtë figurë kombëtare dhe vendin i cili tashmë është shndërruar në tempullin e qëndresës. 100 vjet më parë, malësorët në krye me atdhetarin Dedë Gjon Luli ngritën flamurin kuq e zi në Bratilën legjendare dhe shpallën Kryengritjen e Malësisë”, u shpreh moderatori i mbrëmjes, Fran Dedvukaj. Ndërkohë, fjalën përshëndetëse në këtë tubim e mori profesor Rexhep Abazi nga Medvegja i cili duke përgëzuar organizatorët për kremtimin e kësaj ngjarje, ka thënë se kjo është ditë e veçantë për të gjitha trojet shqiptare si dhe për Medvegjën, Preshevën, Bujanovcin dhe ka rëndësi të njëjtë në tërësi. “Sepse tani kombi shqiptar merr frymë si një organizëm i tërësishëm. Uroj që kjo festë të përjetohet nga shpirti për arsye se gjaku i heronjve, i gjeneralit Dedë Gjon Luli dhe i shokëve

të tij, djemëve të tij, miqëve të tij u derdh për të gjitha trojet shqiptare. Ata vendosën një themel të fortë që kombi shqiptar në një ditë jo dhe aq të largët të frymojë si një tërësi kombëtare”, ka theksuar Abazi. Në të njëjtën kohë, pronari i muzeut etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj i ka ndarë një mirënjohje shoqatës “Dedë Gjon Luli”. Në vijim të këtij manifestimi pasoi një program kulturor – artistik të cilin e shpalosën dy shoqatat kulturore – artistike “Rapsha” dhe “Dedë Gjon Luli”. Më herët gjatë ditës, kjo datë historike u shënua nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe nga grupet letrare të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, “Historianët e Rinj” dhe “Jehona” si dhe nga Lidhja Demokratike Shqiptare, të cilës iu bashkëngjitën një numër i konsiderueshëm i banorëve të Malësisë të cilët vizituan Bratilën, aty ku pikërisht u ngrit flamuri i kombëtar në vitin 1911. t. u. E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

25


MOZAIK

Nxënëset e Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” – Shtoj mahnitin në Samitin Digjital në Beograd

Fitojnë vendin e tr shkollave të Ballk Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme digjitale në rajon, që tubon rreth 3000 pjesëmarrës, dhe të fitosh vendin e tretë si një shkollë e cila edhe pse me numër të vogël të nxënësve po korr suksese kohëve të fundit, hedh poshtë çdo paragjykim se nga shkollat e vogla nuk dalin garues dhe fitues të mëdhenj Në garat rajonale në programim, gjegjësisht në programim të mikrobitit, e cila është mbajtur në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Beograd, më 4 prill 2019, nxënëset e Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” nga Shtoji - Irena Selçanin, Nora Selçanin dhe Anabella Rudoviq u shpërblyen me vendin e tretë. Nga kjo garë dolën fitimtare nxënëset tona të cilat u përgatitën me një përkushtim maksimal nga men-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

tori, arsimtari i informatikës Alfred Marnikoviq, i cili ishte një mbështetës i fortë i vajzave në të gjitha aspektet. Meritë të veçantë pati pa dyshim Ambasada e Britanisë së Madhe, diplomatët e të cilës mbështetën që nga zanafilla këtë projekt, sepse ishin ata që i dhuruan në shtator disa mikrobita shkollës sonë, me të cilat vajzat me arsimtarin e informatikës përgatitën projektin në fjalë, me të cilin nuk u kthyen duarbosh nga Beo-

gradi, ku konkurrenca mes shkollave nga mbarë Ballkani ishte shumë e madhe. Projekti me të cilin morën pjesë vajzat quhej Parkingu i mençur, i cili përfshin zbulimin e hapësirave të lira në parking. Ndezja e llambave në një nga mikrobitët tregon se hapësira e parkingut është e zënë dhe numri tjetër në mikrobit tregon se edhe sa vende të lira kanë mbetur në parking. Prandaj me të drejtë mund të themi se përfshirja e mikrobitave në jetën


MOZAIK

retë në nivel të kanit Perëndimor e nxënësve në shkolla është një risi, prezanton një koncept të ri komunikimi me botën e digjitalizuar në të cilën çdo ditë po futemi më shumë dhe më shpejt sesa po e paramendojmë. Në këtë organizim madhështor morën pjesë dhe drejtori i Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq”, Dul Asllani, dhe ministri i Arsimit Damir Shehoviq, i cili deklaroi se digjitalizimi nuk është një konkurrencë e keqe që po i kanoset arsimit, por ai është risi me të cilën duhet të ecim hap pas hapi. Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme digjitale në rajon që tubon rreth 3000 pjesëmarrës dhe të fitosh vendin e tretë si një shkollë e cila edhe pse me numër të vogël të nxënësve po korr suksese kohëve të fundit, hedh poshtë çdo paragjykim se nga shkollat e vogla nuk dalin

garues dhe fitues të mëdhenj. Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” është dëshmitare me fitore të shumta, medalje të arta, vende të para me radhë të tëra dhe kjo hedh poshtë çdo gjë të thënë më lart dhe tregon qartë se nuk është e saktë sepse kur ka shpirt garues, nxënës dhe arsimtarë të palodhur dhe me ide brilante përparimtare, e pamundura bëhet e mundur. Shkrimi digjital, dhe digjitalizimi në përgjithësi është vetëm një tregues tjetër që ne nuk po bëjmë një gabim që po e fusim shumë e më shumë gati në çdo lëndë mësimore shkrimin digjital, sepse digjitalizimi sjell një qasje krejtësisht të re në arsimim dhe nuk është aspak një gabim i radhës, por një metodë e re e të nxënit. Nga projekti që sollën vajzat, kjo gjë shihet qartë se ajo që thamë më lart është më se e saktë.

Nxënëset duke marrë pjesë në këtë garë me këtë lloj projekti thyen stereotipin se gjinia femërore nuk mund të marrë pjesë në projekte të tilla dhe se këto zanate e profesione, pra programimi, është profesion i cili mund të përfaqësohet vetëm nga gjinia mashkullore. Vajzat me këtë rast treguan se janë programuese të shkëlqyera, kanë shpirt garues dhe janë luftarake të vërteta. Jemi shumë krenarë për vajzat që përfaqësuan në mënyrë dinjitoze shkollën tonë së pari, Komunën e Ulqinit dhe Malin e Zi, dhe shpresojmë që në vazhdim të sjellin suksese dhe arritje të reja, ndërsa ne të mundohemi të krijojmë ambient të përshtatshëm që potencialet e tyre të zhvillohen maksimalisht. Arlinda Sukaliqi

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

U shënua Dita e Ulqinit

Me hapa të sigurt drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Ulqinit Në Qendrën Kulturore të Ulqinit, më 6 prill, me intonimin tradicional të himnit të Malit të Zi, u mbajt Kuvendi solemn i Komunës së Ulqinit. Në shënimin e kësaj feste të qytetarëve të këtij qyteti ishin të pranishëm nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, ministri për të Drejtat e Njeriut, kryetarët e kuvendeve dhe komunave të qyteteve mike dhe qyteteve të rajonit, përfaqësuesit e institucioneve të tjera, si dhe miq të tjerë të nderuar mes të cilëve edhe ambasadorët e vendeve mike të

28

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

akredituar në Mal të Zi. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, në fjalën e tij të rastit , edhe përkundër problemeve të dukshme të koalicionit qeverisës, u shpreh optimist se Ulqini është në rrugë të mbarë të zhvillimit . “ Gjatë periudhës së shkuar jemi përballur me shumë vështirësi dhe sfida, por me ardhjen në pushtet të koalicionit aktual , marshojnë me hapa të sigurt drejt zhvillimit të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit.

Kemi arritur që brenda një kohe relativisht të shkurtër bashkërisht të arritjmë që të konsolidojmë financat, të vendosim rregull dhe të shlyejmë obligime e borxhe të shumta. Kemi shlyer të gjitha pagat e prapambetura të punëtorëve të Komunës së Ulqinit, obligimet kreditore, një pjesë të mirë të tatimeve mbi pagat dhe borxhe të tjera të shumta ndaj subjekteve të ndryshme”, theksoi Nrekiqi. Ai me kënaqësi konstatoi se punimet në asfaltimin e aksit rrugor Ulqin- Krythë janë në fazën përfun-


MOZAIK

Siparin e aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit e hapi më 5 prill Konferenca e XI-të Shkencore Ndërkombëtare „Përgjegjësitë e shteteve amë në funksion të ndihmës për ruajtjen dhe avancimin e kulturës, gjuhës dhe letërsisë” , organizuar nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvilim dimtare, projekt ky i cili realizohet me mbështetjen financiare të Qeverisë së Malit të Zi. Ai nënvizoi se janë kryer me sukses procedurat e tenderit për realizimin e projektit për ndërtimin e kanalizimit për katër lagje urbane dhe ndërurbane në shumë prej 25 milionë euro. Paralajmëroi edhe realizimin e parkut ujor si dhe të projekteve të reja në fushën e turizmit, siç janë hoteli “ Lido” dhe ujdhesa Ada e Bunës , të cilat, siç tha ai, do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës. Nrekiqi pohoi se për realizimin e të gjitha projekteve të lartpërmendura pret

mbështetjen e plotë të Qeverisë së Malit të Zi. Ai shtoi se në takimin e fundit me Kryeministrin Dushko Markoviq është arritur marrëveshja e përkrahjes së qeverisë për ndërtimin e Bulevardit “ Nëna Tereze” dhe bashkimin e tij me Bulevardin “ Teuta”.

Nuk ka vend për mburrje

Për dallim nga Nrekiqi , kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni ishte shumë më vetëkritik. “Fatkeqësisht, sot teksa festojmë këtë ditë dhe kujtojmë traditën tonë të vjetër, na thyen zemrën fakti që anije kemi pak, marinë dhe port nuk kemi, kurse në ullishtën e vjetër po na bëhen ndërtime dhe se 18000 rrënjë ullinj mijëvjeçarë në Valdanos i kemi që 40 vjet të robëruar. Ulqinakët e kanë zakon të zemërohen, por nuk e kanë zakon të qajnë. Ullinj të tjerë kemi mbjellë për gjeneratat e reja, por nuk e kemi harruar as Valdanosin, as limanin, as Shasin, as Shtegvashën e Krruçin dhe asnjë cep të Komunës së Ulqinit. I kemi në zemër dhe mendje dhe i kemi në fushëveprimin tonë. Në vitin që shkoi kemi pasur probleme. Na u dogjën ullinjtë në Bashbylyk. Edhe me investime në infrastrukturë jemi marrë më pak, kurse situata e ndërmarrjeve tona publike dhe institucioneve tona publike nuk është përmirësuar. Mirëpo, kemi korrur disa suksese, por nuk është bukur për t’u mburrur”, theksoi Çapuni dhe shtoi

se Ulqini ka mbijetuar për plot 2500, vjet sepse ka një qenie vitale si ulliri i cili përherë qet filiza të reja.

Aktivitete të shumta kulturore, shkencore dhe sportive

Siparin e aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit e hapi më 5 prill Konferenca e XI-të Shkencore Ndërkombëtare „Përgjegjësitë e shteteve amë në funksion të ndihmës për ruajtjen dhe avancimin e kulturës, gjuhës dhe letërsisë” , organizuar nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvilim. U mbajt Turneu Mbarëkombëtar në futboll për grupmoshat U-15, ku përveç Ulqinit u përfshinë të gjitha trojet shqiptare, duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Arbëreshët e Zarës, për herë të parë. Në shëtitoren e Plazhit të Vogël u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Artizanëve , në Shkollën e Muzikës është shfaqur koncert, kurse në Qendrën Kulturore është hapur ekspozita e piktorit akademik Gjergj Noc Martini dhe u mbajt “Nata e veteranëve të folklorit të Ulqinit”. Nuk munguan as aktivitetet sportive, si manifestimi “ Me biçikleta në Shkodër”. Ndërkaq segmenti i fundit i programit të shënimit të Ditës së Ulqinit do të jetë Turneu i 17- të Ndërkombëtar i Karatesë, i cili është planifikuar të mbahet më 14 prill. Gj.Gjonaj

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

“Horizonti i Ri” po realizon projektin “Ndërtimi i paqes – prioritet i komunitetit tim”

Nxënësit e shkollave të mesme ndjekin Shkollën e ndërtimit të paqes Qëllimi kryesor i këtij projektit është të fuqizojë dialogun ndërkulturor dhe të promovojë paqen dhe mirëkuptimin midis të rinjve në Ulqin dhe më gjerë. Programi ndiqet nga të rinjtë e moshës 16-19 vjeç, respektivisht nga nxënësit e shkollave të mesme në Ulqin, të cilët kanë shprehur interes që të njohin dhe të përforcojnë rolin e vet në shoqëri e veçanërisht në proceset e ndërtimit të paqes Ulqin - Organizata e shoqërisë civile “Horizonti i Ri”, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe Bibliotekën e Qytetit, po realizojnë projektin me titull “Ndërtimi i paqes – prioritet i komunitetit tim”. Nga “Horizonti i Ri” kanë bërë të ditur se qëllimi kryesor i këtij projektit është të fuqizojë dialogun ndërkulturor dhe të promovojë paqen dhe mirëkuptimin midis të rinjve në Ulqin dhe më gjerë. Programi ndiqet nga të rinjtë e moshës 16-19 vjeç, respektivisht nga nxënësit e shkollave të mesme në Ulqin, të cilët kanë shprehur interes që të njohin dhe të përforcojnë rolin e vet në shoqëri e veçanërisht në proceset e ndërtimit të paqes.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Aktiviteti kryesor i këtij projekti është “Shkolla e ndërtimit të paqes”, një program i veçantë i edukimit joformal, i cili organizohet në Këndin për të Rinj, në Bibliotekën e Qytetit. Ky program do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë kompetenca në të kuptuarit dhe zgjidhjen e konflikteve, nxitjen e njohjes reciproke, ballafaqimin me të kaluarën, ndërtimin e paqes, çështjet e identitetit, format e paragjykimeve, dhunës e të diskriminimit, por edhe të planifikojnë aksione për avancimin e zhvillimit të komunitetit lokal. Përveç këtij programi, të rinjtë do të marrin pjesë edhe në vizita studimore në lokalitete të ndryshme të Malit të Zi; në institucione publike, arsimore, kulturore e fetare si dhe do të vizitojnë

objekte të trashëgimisë kulturore. Më pas, pjesëmarrësit e projektit do të angazhohen në përgatitjen e një materiali të shkurtër filmik, përmes të cilit do të promovojnë paqen, tolerancën dhe dialogun ndërkulturor. Kurse në fund të projektit, liderët rinorë do të organizojnë edhe një konferencë për media në të cilën do të shpalosin njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë këtij angazhimi, por edhe do të përçojnë mesazhe për politikëbërësit lokalë mbi nevojën e angazhimit më të madh në aktivitetet e ndërtimit të paqes në komunitetin lokal. Projekti mbështetet nga Qendra për Komunikimin Rinor nga Banja Lluka, përmes fondeve të Bashkimit Evropi(Kohapress) an.


MOZAIK

Në Ulqin u mbajt Konferenca XI shkencore ndërkombëtare me temë “Strategjia për zhvillim ekonomik lokal të komunave në vendet e Ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit”

Të nxitet bashkëpunimi midis politikëbërësve dhe hulumtuesve shkencorë

Ulqin – Instituti për Kërkim Shkencor dhe Zhvillim në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike Ulqin, si dhe në partneritet me disa institucione tjera arsimore dhe kërkimore nga rajoni dhe bota, organizuan të premten në Ulqin Konferencën XI shkencore ndërkombëtare me temë “Strategjia për zhvillim ekonomik lokal të komunave në vendet e Ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit” si dhe Konferencën III shkencore ndërkufitare me temë “Përgjegjësitë e shteteve amë në funksion të ndihmës për ruajtjen dhe avancimin e kulturës, gjuhës dhe letërsisë”. Sipas organizatorit, në konferencë kanë marrë pjesë studiues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Hungaria, Turqia, Bullgaria etj. Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Institutit për Kërkim Shkencor dhe Zhvillim, prof. Dr. Elez Osmanoviq ka nënvizuar objektivat e konferencës. “Konferenca pretendon të bashkojë shkencëtarë, akademikë, ekspertë të fushës së zhvillimit ekonomik lokal me qëllim të zgjerimit të njohjeve specifike dhe të përgjithshme duke shkëmbyer ide dhe mendime për rolin e shkencës në zhvillimin lokal të ven-

deve të rajonit”, është shprehur ai. Një qëllim tjetër i konferencës, sipas tij, është që “të nxisë bashkëpunimin midis politikëbërësve dhe hulumtuesve në mënyrë që të përmirësohen kapacitetet në ndërtimin e strategjive të zhvillimit ekonomik lokal”. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës, ai ka thënë se ata duhet ta shohin këtë aktivitet “si një mundësi për të mësuar diçka të re dhe si një platformë për të forcuar bashkëpunimin, si në nivel lokal, shtetëror dhe për institucionin që përfaqësoni”. Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë ndër të tjera se kjo komunë “gjithmonë ka qenë e hapur dhe fuqimisht i ka dhënë përkrahje si investimeve të huaja duke ndërtuar dhe ofruar lehtësime investitorëve seriozë në komunën tonë, por edhe aktive duke ndërtuar një klimë të përshtatshme për tregti të lirë e veçanërisht kundrejt shteteve me të cilët kufizohemi”. Ai ka shprehur kënaqësi që në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit dhe më gjerë të cilët pikësynim kanë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, kapitali

njerëzor është një element bazë për rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe të shpejtë. “Posaçërisht kapitali njerëzor është i rëndësishëm për vendet në tranzicion siç jemi ne pasi që këto vende janë duke i reformuar ekonomitë e tyre drejt ekonomive të tregut”, ka thënë ai, duke shtuar se mbajtjen e kësaj konference e sheh si pjesë e investimit në arsim dhe shkencë. Sipas Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. i Rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, rezultati kryesor i konferencës është se i ndihmon pjesëmarrësit të bëjnë kërkime shkencore për të gjetur ide të reja për hulumtim shkencor dhe aplikimin e tyre në jetën e përditshme ekonomike. “Kjo konferencë do të ndikojë edhe në rritjen e nivelit akademik dhe shkencor, si dhe do të krijojë urë bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe hulumtuesve në të ardhmen, ku dija dhe kërkimi shkencor janë në fushën e zhvillimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike, arsimore dhe kulturore në të ardhmen”, ka theksuar ai. Konferenca shkencore u organizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Komunës së Ulqinit. i. k. E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Nga seanca e katërt e Kuvendit të Komunës së Gucisë

Nënkryetari i ri i Ko zgjedhet nga radhë Guci – Në seancën e katërt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të premten e kaluar, para miratimit të procesverbalit nga seanca e mëparshme dhe miratimit të rendit të ditës, këshilltarët verifikuan mandatin e këshilltarit të ri Ahmet Delanin, nga radhët e Socialdemokratëve të Malit të Zi “Ivan Brajoviq”, i cili sipas radhës në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, zëvendësoi kolegun Irfan Dervisheviq. Ky i fundit dha dorëheqje nga detyra e këshilltarit për shkak se ushtron funksionin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës për Kulturë në Guci. Propozimi i rendit të ditës prej 23 pikave, të cilin e parashtroi kryetari i Kuvendit Xhenadin Radonçiq, pësoi ndryshime dhe plotësime. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, propozoi që nga ren-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

di i ditës të tërhiqet pika e 13-të – Programi për objektet e përkohshme dhe në vend të saj të futet dhënia me qira për shërbim e lokaleve në pronësi të Komunës së Gucisë. Sekretarja për planifikim hapësinor, pasuri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, Havaja Prelvukaj, propozoi të tërhiqet pika e 6-të – Propozimi i vendimit mbi procedurën për dhënie në shfrytëzim të lokaleve në pronësi të komunës për organizatat joqeveritare pa kompensim, kurse sekretari për administrim të përgjithshëm dhe veprimtari shoqërore, Shefkija Bektesheviq, propozoi të tërhiqet nga rendi i ditës pika e 16-të – Propozimi i vendimit për kompensimin e pajisjes së tokës ndërtimore komunale. Propozimet në fjalë u miratuan me shumicë votash. Këshilltari i Lidhjes Demokratike

Shqiptare, Asdren Çelaj, kërkoi që në rend të ditës të futet pika e re – Përfundimi (konkluzioni) i miratuar në një seancë të mëparshme që nënkryetarin e ri (të dytë) të Komunës së Gucisë, kryetarja Anella Çekiq ta propozojë nga radhët e popullatës shqiptare të kësaj komune. Lidhur me këtë, kryetarja Çekiq u deklarua se nuk është kundër nëse Kuvendi e mbështetë. Pas konsultimit të përfaqësuesve të klubeve të këshilltarëve që participojnë në kuvend, në pushimin ca minutash dhe më pas të deklarimit të tyre në seancë, Ibrahim Omeragiq (PDS), Fahrudin Dervisheviq (PPG), Dr. Elvis Omeragiq (PSD) dhe Shaban Prelvukaj (LDSH), me 26 vota “PËR” dhe 1 “KUNDËR”, u miratua konkluzioni i nxjerrë më parë që kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, pas mar-


MOZAIK

omunës do të ët e shqiptarëve rëveshjes dhe konsultimit me përfaqësuesit e subjekteve politike kombëtare shqiptare që participojnë në Kuvend, nënkryetar të ri të Komunës së Gucisë të propozojë kandidatin nga radhët e popullatës shqiptare të kësaj komune. Gjatë aktivitetit intensiv të punës rreth tetë orëshe, prej gjithsej 22 pikave të rendit të ditës të miratuara njëzëri, këshilltarët ia dolën t’i shqyrtojnë dhe miratojnë 20 sosh. Në seancë, vëmendje dhe trajtim të dukshëm këshilltarët u kushtuan dy informatave që ishin edhe dy pikat e para të rendit të ditës – Informatës së Shtëpisë së Shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” - Plavë mbi realizimin e mbrojtjes shëndetësore në Guci për vitin 2018, të cilin e parashtroi dhe e argumentoi drejtori i saj Dr. Omer Shahmanoviq, dhe Informatës mbi

gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Gucisë për vitin 2018, mbi të cilën në mënyrë analitike argumentoi shefi i seksionit të sigurisë Plavë, Xhemall Shabotiq. Informata e parë, sidomos, ndër këshilltarët, zgjoi interesim të veçantë në të cilin me vërejtje, kritika, sugjerime, por edhe lëvdata për punën e këtij institucioni shëndetësor u kyçën këshilltarët Mihaillo Jovoviq (PPS), Adell Damjanoviq (PDS), Fahrudin Dervisheviq (PPG), Sherif Feratoviq (PDS), Dr. Ellvis Omeragiq (PSD) dhe Antigona Kukaj (LDSH), kurse në informatën e dytë, mendimet dhe sugjerimet e veta i reflektuan: sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa Admir Mullamekiq dhe këshilltarët Sherif Feratoviq (PDS) dhe Shaban Prelvukaj (LDSH). Në vazhdimin e punës së seancës,

këshilltarët shqyrtuan 17 propozimvendime mbi punën e organeve relevante të Komunës së Gucisë dhe të institucioneve publike që funksionojnë në kuadër të saj, të cilat i prezantuan, arsyetuan dhe argumentuan hartuesit dhe përpunuesit e tyre, të cilat u miratuan me shumicë votash dhe njëzëri. Theksojmë se këshilltari më i zëshëm në këtë seancë ishte ai i Partisë për Gucinë në qeverisje, Fahrudin Dervisheviq, i cili me diskutimet e veta kritike dhe lavdëruese mori pjesë pothuajse në të gjitha pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan në seancë. Kryetari i Kuvendit të Komunës, Xhenadin Radonçiq, e ndërpreu punën e seancës në orën 18.00 dhe vazhdimin e saj e paralajmëroi për të shtunën, më 13 prill. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

33


SPORT

Në Ulqin u mbajt edicioni i 15-të i Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për grupmoshën U-15

Luajmë futboll për të njohur trojet tona Fitues i edicionit të sivjetshëm është shpallur ekipi i Pejës, vendin e dytë e ka zënë Durrësi, kurse të tretin Tetova. Ulqini është renditur në vendin e katërt, Arbanasi (Arbëreshët e Zarës) në vendin e pestë dhe Tërnoci (Bujanoci) në vendin e gjashtë. Lojtari më i mirë i Turneut është shpallur Gëzim Velaj, golshënuesi më i mirë Rinor Jahmurataj (Pejë), portieri më i mirë Altin Mustafi (Tërnoc) dhe ekipi fair play Arbanasi Ulqin – Me moton “Luajmë futboll për të njohur trojet tona”, të premten dhe të shtunën në Ulqin është mbajtur edicioni i 15-të jubilar i Turneut Mbarëkombëtar në Futboll për grupmoshën U-15, ku kanë marrë pjesë gjashtë ekipe që përfaqësojnë treva të ndryshme shqiptare. Përpos Ulqinit, në turne kanë marrë pjesë edhe ekipet nga Durrësi, Peja, Tetova, Tërnoci (Bujanoci) dhe për të parën herë në këtë turne, një ekip i Arbëreshëve të Zarës. Turneun e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, kurse koordinatori i turneut të sivjetshëm Hajrullah Hajdari ka thënë në ceremoninë e hapjes se Ulqini ka nderin të jetë organizator i edicionit jubilar, ndërsa këtë aktivitet

34

Javore KOHA

E ENJTE, 11 PRILL 2019

e bën më madhështor pjesëmarrja e arbëreshëve të Zarës. Në emër të ekipeve pjesëmarrëse, të pranishmit i ka përshëndetur Naim Kërçuku nga Durrësi, ideator i këtij turneu. Fitues i edicionit të sivjetshëm është shpallur ekipi i Pejës, vendin e dytë e ka zënë Durrësi, kurse të tretin Tetova. Ulqini është renditur në vendin e katërt, Arbanasi (Arbëreshët e Zarës) në vendin e pestë dhe Tërnoci (Bujanoci) në vendin e gjashtë. Lojtari më i mirë i Turneut është shpallur Gëzim Velaj, golshënuesi më i mirë Rinor Jahmurataj (Pejë), portieri më i mirë Altin Mustafi (Tërnoc) dhe ekipi fair play Arbanasi. Turneu ka përfunduar me mbrëmjen solemne, të mbajtur në Hotelin

“Llolla”, ku organizatori dhe ekipet pjesëmarrëse kanë ndarë çertifikata mirënjohjeje dhe dhurata për institucionet, subjektet afariste, individët etj. që kanë kontribuar për organizimin e turneut, si dhe për vetë pjesëmarrësit. Përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse janë shprehur të kënaqur me organizimin duke e lavdëruar Ulqinin, i cili është dëshmuar nikoqir i mirë. Turneu i këtij viti është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit. Pas Ulqinit, stafetën për organizimin e edicionit të ardhshëm të Turneut Mbarëkombëtar e ka marrë Durrësi. i.k.


SPORT

Tjetër sukses i Klubit të Taekwondosë “Ulqini” në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe juniorë

Fitojnë dy trofe dhe 35 medalje KT “Ulqini” është shpallur kampion shtetëror në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave dhe në disiplinën e ndeshjeve – kategoria e pionierëve Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një tjetër sukses gjatë fundjavës së kaluar, në Kampionatin e Malit të Zi për pionierë dhe juniorë, në të dyja disiplinat – forma dhe ndeshje. Garuesit e këtij klubi kanë fituar gjithsej 35 medalje, prej të cilave 24 medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta. Ata kanë fituar po ashtu edhe dy trofe duke u shpallur kampion shtetëror në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave dhe në disiplinën e ndeshjeve – kategoria e pionierëve. Në disiplinën e formave, medalje të arta fituan nëntë garues (Nehrudina Muçoviq, Hava Malokraja, Ardit Kanaqi, Sara Dervishi, Enes Dushku,

Arta Ismailaga, Fiona Kraja, Amrudin Hoxhiq dhe Sumeja Bisha), kurse medalje të argjendta katër garues (Bledar Kasmi, Emina Llolloviq, Amin Nimanbegu dhe Sara Kraja). Kampionë të Malit të Zi në këtë disiplinë u shpallën edhe dy ekipe – ai i djemve, i përbërë nga Amara Bakalli, Enes Dushku dhe Bledar Kasmi, si dhe ekipi i vajzave, i përbërë nga Sara Kraja, Sara Dervishi dhe Arta Ismailaga. Në kategorinë e çifteve, kampionë të Malit të Zi u shpallën dyshet Sumeja Bisha - Amrudin Hoxha dhe Enes Dushku - Arta Ismailaga, medalje të argjendtë fitoi dyshja Sara Kraja - Bledar Kasmi, ndërsa medalje të bronztë dyshja Sara Dervishi - Amar

Bakalli. Ndërkaq në disiplinën e ndeshjeve, kategoria e pionierëve, kampionë të Malit të Zi u shpallën plot 11 garues (Emina Llolloviq, Arta Ismaiaga, Amella Nuti, Mersida Demiri, Sara Kraja, Harun Dervishi, Bledar Kasmi, Enes Dushku, Tristan Leon Tivari, Eldar Muçaj dhe Sumeja Bisha), nënkampion Abdullah Dervishi, kurse medalje të bronzta fituan Hakush Fici, Ismet Tivari, Daris Xhurretoviq dhe Amar Bakalli. Nga KT “Ulqini” kanë njoftuar se garuesit më të suksesshëm në këtë kampionat ishin Arta Ismailaga dhe Enes Dushku, të cilët fituan nga katër medalje të arta, si dhe Bledar Kasmi. (Kohapress)

E ENJTE, 11 PRILL 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 11 prill 2019

Viti XVlll Numër 859 Çmimi 0,50

Malësia do të ndryshojë në aspektin zhvillimor ISSN 1800-5696

Ku po shkon Shqipëria?

Mangësi dhe të pavërteta në dy zëra nga Fjalori Enciklopedik i Kosovës


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.