KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 prill 2019 Viti XVlll Numër 860 Çmimi 0,50
Kraja dhe politika shtetërore e Malit të Zi ISSN 1800-5696
Politizimi i arsimit, dukuri me pasoja të mëdha shoqërore
Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, pjesë e marrëdhënieve Shqipëri – Mali i Zi
PËRMBAJTJE
10
12 Islamofobia si konstrukt social
Në kërkim...
16
18 Fjala “faleminderit” është fryt i shpirtit të kultivuar me kujdes
Një monografi pansofike për Krajën
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
PËRMBAJTJE
24
26 Emërohet nënkryetari i Komunës, kryetarët dhe anëtarët e Këshillave Punuese të Kuvendit
Avancimi dhe thellimi i hulumtimeve të reja janë sfidë e Ballkanit Perëndimor
34
35 “Ulqini Open” mbetet turneu më i fuqishëm në rajon
Fituan 14 medalje dhe një trofe
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Letërsia shqipe Qençe nuk Podgoricë e enjte, 12 janar 2017 Viti XV Numër 747 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
Të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Mosbesimi ndaj pakicave
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
është letërsi e
jetohet ma fuqishme
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, qëndroi të premten në vizitë pune në Komunën e Ulqinit
Po realizohen me sukses hulumtimet arkeologjike dhe punimet e konservimit Ulqin – Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, ka qëndruar të premten në Ulqin, ku ka vizituar Citadelën në Kala, në të cilën kanë përfunduar punimet e konservimit, dhe është takuar me krerët e Komunës së Ulqinit. Ai ka deklaruar me këtë rast se Ulqini kultivon histori dhe traditë të gjatë dhe me vlerë, me potenciale të rëndishme në fushën e kulturës, duke filluar nga Qytetit i Vjetër deri te lokalitetet e jashtëzakonshme arkeologjike që mund të shfrytëzohen për qëllime kulturore. Në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtorët e tij është folur mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës, projektet që janë duke u realizuar, por edhe për aktivitetet e planifikuara në periudhën e ardhshme. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Kulturës theksohet se bashkëbiseduesit kanë konstatuar se janë duke u realizuar me sukses hulum-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
timet arkeologjike dhe punimet konservatore në lokalitetin e Kalasë së Ulqinit dhe Qytetin e Vjetër të Shasit, për të cilat Ministria e Kulturës ka planifikuar në vitin 2019 shumën prej 100 mijë euro. I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ulqinit, ministri Bogdanoviq ka vizituar Citadelën në Kalanë e Ulqinit, ku janë kryer punimet e konservimit nga Qendra për Konservim dhe Arkeologji e Malit të Zi. “Kam kënaqësi që sot kemi vizituar kryerjen e punimeve konservatore në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, gjegjësisht në Citadelë. Bëhet fjalë për një lokalitet tejet të rëndësishëm në të cilin ka ndodhur devastimi dhe rrënimi i disa shtresave arkitektonike. Kemi realizuar masat konservatore dhe e kemi sjellë lokalitetin në gjendje të qëndrueshme, ndërsa në fazën e ardhshme do të bëjmë trajtime konservatore në të gjitha sipërfaqet nga periudha antike, veneciane dhe turke”, ka theksuar ministri Bog-
danoviq. Në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit është konstatuar gatishmëria që në mënyrë intensive të vazhdohet me aktivitetet në lokalitetin e Qytetit të Vjetër të Shasit, si në pjesën e gërmimeve arkeologjike, ashtu edhe në zbatimin e masave të konservimit. Lidhur me këtë, ministri i Kulturës ka nënvizuar rëndësinë e këtij lokaliteti duke thënë se për gërmimet arkeologjike në këtë lokalitet, Ministria e Kulturës ka siguruar në vazhdimësi mjete financiare dhe se vetëm gjatë disa viteve të fundit ka ndarë shumën prej 400 mijë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ulqin. Në këtë takim është folur po ashtu edhe për nominimin e Kalasë së Ulqinit në listën e UNESCO-s duke pasur parasysh faktin se kjo e mirë kulturore gjendet në Listën tentativë, gjegjësisht në regjistrin e të mirave natyrore dhe kulturore që paraqesin prioritet shtetëror për t’u nominuar në i. k. periudhën e ardhshme.
NGJARJE JAVORE
Në vazhdimin e seancës së katërt të Kuvendit të Komunës së Gucisë
U miratua Llogaria përfundimtare e Buxhetit të komunës për vitin 2018 Guci - Në vazhdimin e punës së seancës, 27 këshilltarët e pranishëm, prej 30 sish sa numëron Kuvendi, shqyrtuan dhe miratuan tri pikat e mbetura të rendit të ditës prej gjithsej 23 sosh sa u miratuan në fillimin e punës së seancës. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, kronologjikisht prezantoi Raportin mbi punën e saj dhe të organeve të administratës lokale të Komunës së Gucisë për vitin 2018. Ajo ka thënë se Raporti i punës në mënyrë koncize, cilësore dhe gjithëpërfshirëse jep pasqyrën e aktiviteteve dhe punës si të kryetares së komunës, ashtu edhe të organeve të qeverisjes lokale. Sipas Çekiq, “raporti përmban informatat më relevante për punën e kryetares së Komunës së Gucisë dhe punën e organeve lokale të kësaj komune, të cilat përmes raporteve për punën e tyre kanë bërë një kryqëzim të detyrave, masave, investimeve dhe aktiviteteve të nevojshme të mëtutjeshme për avancimin e punës së administrimit lokal”. Ajo ka vijuar duke thënë se “përmes këtij raporti, në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse mund të shikohet funksionimi i administratës lokale në të gjitha segmentet e tij: Raporti përmban informata dhe të dhëna të bashkuara për punën e kryetares së komunës, detyrave të realizuara dhe aktiviteteve të organeve lokale në vitin 2018. Investimet e realizuara dhe të nisura që rrjedhin nga planet dhe dokumentet lokale strategjike dhe shtetërore”. Kryetarja Çekiq ka theksuar se puna e saj ka qenë e orientuar në realizimin e punëve në kuadër të funksionit normativ, ekzekutiv, mbikqyrës, organizativ dhe protokollar. Në kuadër të punëve normative, kryetarja e komunës në periudhën
raportuese e ka drejtuar dhe harmonizuar punën e organeve dhe shërbimeve për realizimin më efikas të funksionimit të tyre dhe ofrimit të shërbimeve publike më cilësore, për çka ka miratuar aktet e përshtatshme: vendime, udhëzime, rregullore, urdhra, aktvendime dhe përfundime në përputhje me nenin 86 të Statutit të Komunës së Gucisë. Ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në planifikimin dhe hartimin e vendimit për buxhetin e Komunës së Gucisë për vitin 2018, në shumë prej 1.199.550 euro. Ajo kronologjikisht ka elaboruar edhe për punën e organeve të qeverisjes lokale. Në debatin përkitazi me raportin e parashtruar, me diskutimet e veta kanë marrë pjesë këshilltarët: Shaban Prelvukaj (LDSH), Fahrudin Dervisheviq (PPG), Mihaillo Jovoviq (PPS), Ahmet Delanin (SD), Sherif Feratoviq (PDS), të cilët kanë dhënë vërejtje, kritika dhe sugjerime. Raporti është miratuar me 20 vota “për” dhe 7 “kundër”. Propozimin e vendimit për Llogarinë
përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2018 e ka argumentuar sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa Admir Mullamekiq, i cili ka konfirmuar se buxheti për vitin 2018 është planifikuar në shumë prej 1.199.550 eurosh. Të hyrat janë realizuar në shumë prej 925.945,33 euro ose 77,19%. Të hyrat janë planifikuar në përputhje me dinamikën e arkëtimit dhe planit të përcaktuar, ku prioritet u është dhënë detyrimeve në lidhje me punën e administratës lokale, kuvendit dhe përfituesve të tjerë, të cilët financohen drejtpërdrejt nga buxheti. Auditimi është kryer nga një kompani e pavarur e auditimit, shoqëria e auditimit dhe Sh.P.K. “Reviko” - Podgoricë. Në debatin për Llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin 2018, kanë marrë pjesë këshilltarët: Fahrudin Dervisheviq, Shaban Prelvukaj, Ahmet Delanin, Edin Mulliq, Dr. Ellvis Omeragiq dhe Sherif Feratoviq. Llogaria u miratua me 21 vota “për” dhe 6 “kundër”. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi social
Politizimi i arsimit, dukuri me pasoja të mëdha shoqërore Ndonëse jemi në pluralizëm të gjithë jemi dëshmitarë se centralizimi i pushtetit është identik si në kohën e monizmit, që dëshmohet me emërimin, përkatësisht me zgjedhjen e kuadrove udhëheqëse në institucionet e ndryshme shtetërore në arsim, që është në kundërshtim me normat demokratike sepse nuk zgjidhën kuadrot më të përgatitura dhe me autoritet shoqëror, por më të përshtatshmit e të dëgjueshmit, përkatësisht kandidatët nga partia në pushtet, dukuri kjo e cila ka marrë përmasa shqetësuese në të gjitha vendet e ish kampit socialis, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim! dimet e tilla kanë qenë të rralla, varësisht prej momentit dhe vendit, sepse pushteti preferon të degjueshmit dhe të përshtatshmit për të realizuar objekDr.Nail Draga tivat e veta. Edhe pse kërkohet paraqitja e një programi të punës për çdo konkurues, çdokush e di që është një obligim forEdhe pse në sajë të konkursit të shpal- mal, e jo se ai lexohet e analizohet, për lur çdo kush ka të drejtë të konkurojë të kriuar një mendim më të qartë për nëse i plotëson kushtet ligjore, jemi konkuruesin, sepse dominon referendëshmitarë se kjo e drejt për t’u zgjed- ca e përshtatshmërisë e sidomos ajo hur disa konkuruesve iu është mohu- e mbështetjes partiake. Edhe pse jemi ar, sepse nuk merren parasysh referen- në pluralizëm, që duhet të ishte një qacat profesionale e ato shoqërore, por sje tjetër nga ajo e monizmit, fatkeqësisht, në këtë aspekt, kemi rikthim pas, disa të tjera. Me një fjalë nuk është me rëndësi se që nuk është në favor të demokracisë çfarë nxënësi apo studenti ka qenë, funksionale dhe autoritetit profesional. por me rëndësi është të plotësojë kushtet elementare, përkatësisht të Injorohet mendimi i Këshillit ketë pesë vjet përvojë pune, e mbi të Kombëtar të Shqiptarëve gjitha të ketë mbeshtetje nga partia Ndonëse këshillat kombëtare të popunë pushtet, dhe çdo gjë është e kryer. jve pakicë në Mal të Zi, kanë filluar të Madje është e kotë që të konkurojnë funksionojnë nga viti 2008, duke qenë kandidatët e tjerë, sepse çdo gjë është risi në sistemin qeveritar, ata janë formale, sepse paraprakisht vendimi subjekte pa kompetenca, pothuaj në është marrë më herët. Edhe pse ka mënyrë identike sikurse organizatat pasur përjashtime në këtë aspekt, ven- nga shoqëria civile. Ndonëse sipas ligjit
6
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
e statutit kanë mundësi të japin mendimin e tyre për çështje të ndryshme, që kanë të bëjë me pjesëtarët e popujve pakicë, çdo gjë është formale sepse pothuaj në tërësi mendimet e tilla injorohen nga ekzekutivi shtetëror që kanë të bëjnë me pjesëtarët e popujve pakicë. Me këtë duhet të rast cekim çështjen e zgjedhjes së drejtorave të shkollave, ku me ligj është përcaktuar së duhet të merret edhe mendimi i Këshillave nacionale. Enkas për këtë çështje Këshillat nacionale kanë krijuar komisionin për arsim, i cili pasi ka marrë regjistrin e kandidatëve të cilët kanë konkuruar për drejtor, në takim të veçantë analizon dhe jep mendimin se cili kandidat i plotëson më së miri kërkesat dhe i cili duhet të zgjedhet për drejtor të shkollës. Dhe një mendim i tillë në formë të shkruar me arsyetim i dërgohet ministrit të Arsimit. Pra i dërgohet si mendim e jo për miratim definitiv, sepse fjalën e fundit e ka ministri. Por, edhe pse komisioni përkatës pranë Këshillit Nacional është kompetent, sepse i njohin kandidatët më mirë së
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION ministri i cili nuk i njeh fare, ministri nuk përfill mendimin e Komisionit, përkatësisht të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, dhe vendos sipas dëshirës së tij. Raste të tilla në KKSH ka pasur shumë, duke vënë në pikëpyetje bazueshmërinë e dhënies së një mendimi të tillë, pasi ai injorohet nga Ministri i Arsimit. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur për drejtor ka kandiduar vetëm një kandidat, që nuk ka paraqitur ndonjë problem të veçantë për emërtim në postin e drejtorit të shkollës, qoftë me mandat të plotë apo ushtrues detyre. Por, mendoj se, nëse vazhdon një qasje e tillë injoruese ndaj Këshillit edhe në të ardhmen, nuk ia vlen më për të vazhduar një veprim të tillë formal. Andaj i mbetet Këshillit për të marrë vendim për të njoftuar opinionin dhe themeluesin për refuzimin e dhëniës së mendimit përkatës, e po ashtu duhet inicuar në ndryshimet ligjore në lidhje me kompetencat e Këshillave kombëtare në rastin konkret në fushën e arsimit.
Identiteti arsimor kombëtar obligim i shkollave
Deri më tash nuk kemi pasur rast të degjojmë se drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kanë urdhëruar mësimdhënësit që me rastin e datave të shënuara kombëtare shqiptare të mbajnë orë përkatëse me nxënësit e tyre. Fjala është për datat dhe ngjarjet në nivel mbarëkombëtar. Kujtojmë me këtë rast vitin e kaluar jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit
Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, apo festen e përvitshme Ditës së Mësuesit-7 Marsi. Në lidhje me këto çështje do të ishte jo vetëm e dëshirueshme por obligative që Ministria e Arsimit të angazhohej për t’iu përkujtuar drejtorëve të shkollave më mësim në gjuhën shqipe, për tu angazhuar konkretisht në lidhje me datat përkatëse. Por, duke ditur qasjen e këtij institucioni ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare, atëherë një veprim i tillë iu mbetet drejtorëve të shkollave. Nuk ka dilemë se një moment i tillë dëshmon në mënyrë transparente identitetin kombëtar të vetëdrejtorëve të shkollave, çështje kjo e cila nuk duhet trajtuar si personale, por me qasje më të gjerë, sepse kemi të bëjmë me identitetin kombëtar të nxënësëve shqiptarë në përgjithësi. Edhe pse angazhimi i disa mesimdhënësve në këtë drejtim është për çdo respekt, ato janë raste të veçanta, për të mos thënë të izoluara, andaj mbetet obligim i stafit drejtues të shkollave që çështjet e tilla të jenë pjesë e programit vjetor të punës, sepse për vlerat dhe trashëgiminë tonë kombëtare nuk do të angazhohen të tjerët.
Drejtorët e shkollave si ushtarë të partisë
Duke keqpërdorur papunësinë, si dhe pakënaqësinë e votuesve të ndryshëm, pushteti arrin për të manipuluar masat e tilla përmes premtimeve të ndryshme në fushatën parazgjedhore. Qëllimi final është përfitimi i votave, ndërsa a do të realizohen premtimet është çështje tjetër, sepse mandati zgjat katër vite, andaj edhe mundësitë janë relative. Dhe premtimet e tilla nuk janë risi, por dukuri e njohur gjatë tërë periudhës pluraliste, ku institucionet e arsimit nuk bëjnë përjashtim, duke marrë përmasat e politizmit, që nuk është në favor të edukimit dhe arsimit, por me pasoja shoqërore në mjedisin përkatës. Pikërisht në këtë aspekt si rast tipik kemi zgjedhjet lokale të mbajtura më 4 shkurti 2018 në Ulqin, ku drejtorët e shkollave premtuan vende pune në shkolla për kuadrot e papunë. Madje një veprim i tillë ishte rast i panjohur deri më tash në përmasa të tilla, athu që shkollat janë fabrika për punëtorë të profileve të ndryshme. Dhe nga premtimet e tilla nuk ka dilemë se u siguruan edhe vota të konsiderueshme, duke u dëshmuar në praktikë, se kemi të bë-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
jmë me ushtarë të partisë. Thënia e njohur vite me parë nga partia-shtet(DPS) “një i punësuar katër vota” ka mbetur gjithnjë aksiom e veprimit, sepse nuk zgjidhen mjete për arritur qellimin për pushtet! Dhe një veprim i tillë si duket ka të bëjë në mënyrë të veçantë me institucionet arsimore, sepse llogariten si bazë e votave të subjekteve politike. Mësimdhënësit dhe partitë politike Pa mohuar se është e drejtë e çdo individi të votojë apo të mbështesë, përkatësisht të jetë pjesë e një subjekti politik, kur kemi të bëjmë me aspektin profesional të personave përkatës duhet patjetër të bëhët një diferencim. Pikërisht këtu mendojmë enkas për profesionin e mësimdhënësit, e ate të shkollave me mësim në gjuhën shqipe. Andaj, në këtë kategori diferencimi është i qartë sepse misioni profesional i mësimdhënësit është arsimimi dhe edukimi. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se në këto vite të pluralizmit në spektrin politik kemi partitë nacionale dhe ato malazeze që vetëquhen si qytetare, ku aderon një numër i konsiderueshëm i punonjësëve të arsimit në shqip. Duke e marrë parasysh se profesioni i mësuesit është i veçantë madje lirisht mund të thuhet se më tepër është mision se sa profesion, jo vetëm angazhimi por edhe animi publik politik është kundër parimit të mësimdhënies, sepse iriton nxënësit dhe prindërit e tyre. Ndërsa angazhimi direkt për partitë malazeze, është jo vetëm iritues por edhe komprometues në aspektin profesional, duke u bërë shëmbëll negativ në institucionin ku punon, në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt duhet thënë publikisht se është për çdo kritikë angazhimi në partitë politike malazeze apo të ashtuquajtura qytetare e mësimdhënësëve shqiptar e kjo sidomos ka të bëjë me ato të lëndëve të identitetit kombëtar, siç janë gjuha shqipe, historia e kultura muzikore e ajo e artit. Edhe pse një veprim i tillë është personal, nuk ka dilemë se imazhi i këtyre mësimdhënësve te nxënësit dhe prindërit e tyre bie në nivelin më të ulët. Sepse mësimdhënësi i lëndëve të identitetit kombëtar duhet të jetë me dinjitet, me mision edukues, me vlera arsimore dhe kombëtare, pa qenë peng i politikës ditore dhe interesave personale. E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Ku po shkon S Elez Biberaj
Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.” Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se “korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.” Në këtë kontekst, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike vendosi në muajin shkurt (2019) të largohej nga parlamenti. Ky hap i paprecedentë e futi Shqipërinë në një gjendje tensionesh të shtuara, që rrezikon shpërthimin e dhunës, shkatërrimin e qeverisjes dhe shtyrjen e integrimit në BE. Rama nuk
8
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
i ka pranuar kërkesat e udhëheqësit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen dhe për të krijuar një qeveri teknike, duke i cilësuar ato si thjesht përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Megjithë urgjencën e situatës, Kryeministri nuk ka bërë përpjekje serioze për të hyrë në dialog me opozitën. Nuk ka dyshim që një numër i madh i ankesave të Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës janë të ligjshme. Por, duke u larguar nga parlamenti, deputetet e opozitës thjesht kanë braktisur përgjegjësitë e tyre ndaj elektoratit dhe ia kanë bërë më të lehtë Kryeministrit Rama të marrë masa më autoritare. Ndoshta Basha mund të kishte ndjekur një politikë të dyfishtë: të qëndronte në parlament duke kundërshtuar qeverisjen dhe pushtetin e Ramës, ndërsa në të njëjtën kohë të mobilizonte mbështetjen për protesta mbarëkombëtare, të hartonte një platformë alternative dhe të punonte për ta pozicionuar partinë e tij sa më mirë për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare. Ndërsa zgjedhjet në Shqipëri përgjithësisht kanë qenë problematike, ato ofrojnë mundësinë më të mirë dhe më realiste për opozitën që të vijë në pushtet. Basha e mori këtë vendim tejet të rëndësishëm pa zhvilluar një debat të vërtetë dhe të sinqertë rreth pasojave
dhe rreziqeve të mundshme të një kursi të tillë dhe pa ndonjë përpjekje serioze për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare. Pak anëtarë të Partisë Demokratike kishin kurajon dhe mundësinë për të vënë në dyshim argumentat e supozuar mbi të cilat u mor vendimi. Siç pritej, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën mbështetje për qeverinë dhe kritikuan opozitën. Ndërsa Basha ka qenë në gjendje të organizojë protesta të mëdha në Tiranë, nuk është e qartë se deri në çfarë mase mesazhi i opozitës është pranuar nga popullsia. Presioni publik nuk ka arritur përmasat e një mbështetjeje kritike nga masat, për ta detyruar Ramën të japë dorëheqjen, ose të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e tij. Shoqëria në përgjithësi duket e zhgënjyer dhe gjithnjë e më shumë e painteresuar për politikën dhe nuk ka dëshmuar gatishmëri të veprojë. Pavarësisht nga pakënaqësia në rritje me politikat e qeverisë, qytetarët kanë shfaqur pak entuziazëm për aktivizim shoqëror, ç’ka do të sillte ndryshimet e shumë-dëshiruara, me sa duket të bindur se nuk mund të ndikojnë mbi sistemin politik. Nuk është e qartë nëse Basha ka një strategji për të zgjeruar bazën e partisë dhe për të angazhuar shoqërinë civile, ç’ka do t’i ndihmonte opozitës të vazhdonte protestat dhe të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Shqipëria? bindte Ramën për kompromis. Ekziston një hendek i madh midis mjeteve në dispozicion dhe synimeve të Bashës. Mungesa e një strategjie dhe forca e pushtetit të Ramës mund të çojë në humbjen e mbështetjes për Bashën dhe copëzimin e bllokut opozitar. Rama duket se nuk është plotësisht i ndërgjegjshëm se sa të mëdha janë sfidat me të cilat ballafaqohet vendi i tij dhe po mban një qëndrim të pakompromis. Kritikat e komunitetit ndërkombëtar për vendimin e Bashës dhe ngurrimi për të shqyrtuar seriozisht politikat dhe veprimet e qeverisë, e kanë inkurajuar Ramën, duke i shtuar besimin në forcimin e kontrollit të pushtetit. Strategjia e tij ka qenë të pasqyrojë një ndjenjë normaliteti dhe të kalojë në ofensivë me tubimet e tij, duke shpresuar se me kalimin e kohës mbështetja për opozitën do të zbehet. Kjo është një politikë dritë-shkurtër. Sa më shumë të zgjatet kriza, aq më i madh është rreziku që Shqipëria të përballet me një situatë shpërthyese. Shqiptarët sot duken se e kanë humbur busullën dhe nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen. Ata kanë humbur besimin tek udhëheqësit e tyre dhe tek vetvetja. Shqiptarët do të pësojnë zbrapsje të tjera, në se nuk marrin vendime kritike dhe nuk hartojnë strategji, që jo vetëm do të ndryshonin kursin e tanishëm të ecjes mbrapsht, por do ta
vinin vendin e tyre në rrugë të qartë drejt demokratizimit. Gjatë krizave të kaluara udhëheqësit shqiptarë kanë arritur minutën e fundit dhe në mënyrë të papritur, marrëveshje sa për të kapërcyer situatën. Ndërsa ka një thyerje të thellë të besimit dhe komunikimit mes qeverisë dhe opozitës, kompromisi është ende i mundshëm për t’i dhënë fund ciklit të përshkallëëzimit, që është jetik për të ruajtur kohezionin shoqëror të kombit. Por kjo kërkon vullnet politik nga të dyja palët për të çtensionuar konfliktin dhe për t’u tërhequr nga kërkesat maksimale. Deri tani vullneti politik ka munguar dhe situata aktuale lehtësisht mund të shndërrohet në një ngërç të gjatë. Gjithsesi, nëse udhëheqësit shqiptarë nuk bëjnë përpjekje serioze për kompromis, Shqipëria mund të hyjë në një situatë pa rrugëdalje. Prova e pare do të jenë zgjedhjet vendore, të planifikuara për në qershor. Është në interesin e të dyja palëve që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Në se Basha i bojkoton zgjedhjet, opozita do t’u mohonte mbështetësve të saj të drejtën e përfaqësimit dhe do të rrezikonte të margjinalizohej gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër, do të ishte një politikë dritëshkurtër për Ramën të hynte në zgjedhje pa opozitën, ose të përpiqej të krijonte opozitën e tij për të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
zëvendësuar opozitën e vërtetë. Kriza e tanishme është shkaktuar nga vetë udhëheqësit shqiptarë. Ata mbajnë përgjegjësi para kombit për të gjetur rrugët për të ulur konfliktin dhe për të ndryshuar trajektoren e vendit para se Shqipëria të rrëshqasë në një krizë mbarë-kombëtare, me një potencial të madh të një konflikti civil. Kriza mund të zgjidhet me një marrëveshje për zgjedhjet vendore, e pasuar nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe një marrëveshje për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Është bërë e domosdoshme që ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të rishikohen me synimin për të forcuar institucionet e pavarura dhe për të fuqizuar parlamentin. Ligji i tanishëm elektoral, që ka çuar në krijimin e një distance të rrezikshme midis votuesve dhe përfaqësuesve të zgjedhur, duhet të ndryshohet. Ekziston një konsensus në rritje se Shqipëria duhet të kthehet në një sistem zgjedhir të përzier ose mazhoritar dhe të largohet nga sistemi i tanishëm proporcional. Por në fund të fundit, çdo marrëveshje, në mungesë të një ndryshimi tërrësor dhe reformave të vërteta e thelbësore, nuk do të çonte në një shkëputje të qartë dhe nuk do të rigjallëronte sistemin politik të vendit. Shqipëria ka nevojë urgjente për një rifillim, për një pakt kombëtar – një marrëveshje për synimet e përbashkëta kombëtare dhe për parimet e një qeverisjeje të mirë – që do të ribënte sistemin politik të vendit. Faza e ardhshme do të jetë përcaktuese në se Shqipëria do të shndërrohet në një demokraci të konsoliduar, ose në një sistem pro-autoritar, me drejtim një partiak. Elitat e tanishme, që kanë dominuar jetën politike të vendit që nga fillimi i viteve 1990, janë përgjegjëse pse Shqipëria ka mbetur pas. Politikanët e sotëm nuk mund te shikohen më si udhërrëfyes – atyre iu janë shtërruar idete. Ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më shumë dhe nuk mund të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime thelbësore. Le të shpresojmë që tre dekada pas përmbysjes së komunizmit, shoqëria shqiptare është në gjendje të prodhojë pishtarë të rinjë që do të zotërojnë aftësitë drejtuese që kërkon e ardhmja e kombit tone. (Autori është drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës) E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Islamofobia si kon Që prej ekzistimit të njerëzimit nuk ka të ndalur lufta mes të mirës dhe të keqes, mes drejtësisë dhe padrejtësisë dhe mes humanizmit dhe ligësisë, sepse kjo luftë vlerash është e inkorporuar në vetë qenien e njeriut si mishërim i së mirës Hyjnore përkundër së keqes djallëzore
Qani Osmani
Pikërisht falë këtyre vlerave Hyjnore, shoqëria myslimane, që nga ekzistimi i saj deri sot ka qenë imune sa i përket dhunës ndaj njerëzimit pavarësisht përkatësisë kombëtare dhe fetare. Por e kaluara është bërë pre e mbulimit të saj me pluhur historik me çka nëpërmjet pamjeve të turbullta të somes, myslimanët do të dukeshin si e kundërta e asaj që në të vërtetë kanë qenë, si njerëz të dhunshëm me një besim po ashtu të dhunshëm, duke “harruar” që dhuna gjatë gjithë historisë njerëzore u përshkruhet të gjithë popujve, feve, besimeve dhe sistemeve, e më së paku myslimanëve dhe Islamit. Edhe sot pas rastit të terrorizmit në Zelandën e Re, sërish u aktualizua nocioni i fobive, gjegjësisht i islamofobisë, i urrejtjes, averzionit ndaj islamit dhe myslimanëve, i sentimentit anti-islamik ose i racizmit anti-mysliman. Në fakt, islamofobia është një neologjizëm i shpikur në Britani të Madhe në vitin 1996 (megjithëse ka të atillë që pohojnë se rrënjët i ka në periudhën e kryqëzatave) që nënkupton “paragjykimet dhe antipatinë e thellë ndaj islamit dhe myslimanëve”, frikën dhe armiqësinë e pabazë dhe artificiale ndaj fesë islame, ndjen-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
ja këto që shkaktojnë diskriminimin e myslimanëve, përjashtimin e tyre nga proceset politiko-shoqërore, stereotipizimin e profilit të besimtarit islamik, duke e etiketuar si “reaksionar, radikal, fundamentalist dhe terrorist”, pra akuza për fajësi të tyre dhe krime të ndryshme, nga ato të urrejtjes deri te më të rëndat. Duhet theksuar se islamofobia nxitjet e para i merr me rënien e komunizmit, kur islami shpallet “fajtor i ri” dhe “armik i ri i vlerave perëndimore”, në veçanti me shkrimet e Fukuyamës dhe Huntingtonit, kurse bëhet përditshmëri pas rastit terroristë të 11 Shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Islamofobia si pikëpamje karakterizohet me bindjen se “shumica ose të gjithë myslimanët janë fanatikë fetarë, se kanë prirje të dhunshme ndaj jomyslimanëve, se refuzojnë konceptet si barazia, toleranca dhe demokracia”. Islamofobët frikohen se rregullat islamike mund t’ua ngushtojnë hapësirën jetike ose lirinë, sepse sipas tyre, “ligjet, tekstet e shenjta dhe praktikat moderne të islamit kërkojnë nënshtrim të kulturës, politikës dhe të të gjitha pasqyrimeve dhe institucioneve shoqërore ndaj parimeve fetare”. Sipas disa mendimtarëve, qarqet islamofobe e shohin islamin (1)- si fe që është inferiore ndaj Perëndimit, si botëkuptim irracional, arkaik, primitiv dhe seksist, (2)-si të ndarë prej “tjetrit”, si fe që nuk ka vlera të përbashkëta me kulturat e të tjerëve, (3)- si një tërësi monolite, statike dhe që nuk u përgjigjet ndryshimeve, (4)- si “fe” e dhunshme, agresive,
kërcënuese, mbështetëse e terrorizmit dhe e përfshirë në përplasjen e qytetërimeve, (5)- si ideologji politike që përdoret për synime politike dhe ushtarake. Islamofobët e shfrytëzojnë armiqësinë ndaj islamit për t’i arsyetuar praktikat diskriminuese ndaj këtij komuniteti dhe këtë armiqësi anti-myslimane e cilësojnë si të natyrshme dhe normale, sepse sipas tyre “islami nuk përputhet me vlerat evropiane judeo-krishtere”, sepse përmes imigrimit të vazhdueshëm, shkallës së lartë të natalitetit synon ta realizojë projektin e fshehtë dhe konspirativ: mbizotërimin e kontinentit evropian. Prandaj, shumë sociologë, filozofë, dhe politologë islamofobinë, e cila ka marrë përmasat e ksenofobisë, e shohin si sulmin më të madh ndaj paqes botërore, si formë të re të racizmit (Ban Ki Moon), si skllavëri bashkëkohore, si armë të re të diktaturës posmoderne, si formë më të vrazhdë të terrorizmit. Sipas të dhënave të vitit 2018, amerikanët i konsiderojnë besimtarët myslimanë si qytetarë të pamjaftueshëm amerikanë (salon.com), dy në pesë amerikanë besojnë se islami nuk është i përputhshëm me vlerat amerikane. Anketa e bërë në vitin 2017 nga Pew Research Center, tregon 75% të myslimanëve amerikanë pohojnë se islamofobi ka “me bollëk” në shoqërinë amerikane. Në Europë islamofobia si konstrukt social shfaqet në kontekstin e klimës së përgjithshme të mostolerancës ndaj emigrantëve dhe komuniteteve minoritare. Si formë më të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
nstrukt social
shpeshta të islamofobis janë letrat kërcënuese, sulmet verbale, sulmet ndaj pronës private të myslimanëve (shtëpi, restorante, mishtore hallall...), ndaj xhamive , varrezave të myslimanëve, sulmet ndaj grave me mbulesë, shkrimet dhe ilustrimet provokuese dhe fyese të ndjenjave fetare islame, si dhe diskriminimi gjatë punësimit etj. Raste dhe simbole të natyrës islamofoboke në Perëndim shohim edhe nëpër bluza si “Ndaloni islamizimin”, “Jam islamofob krenar”, “Digjeni xhaminë tuaj lokale”, nëpër pllakate shkruhen “Islami ideologji e terroristëve”, në rrjetet sociale “S’lejohet islami”, e të ngjashme. Urrejtje ndaj myslimanëve e gjejmë edhe nëpër filma, seriale si Citizen Khan, Homeland, American Sniper...Nathan Lean, përmes një vepre të tij tregon se islamofobia është një industri, mënyrat se si djathta prodhon urrejtje ndaj myslimanëve. Në këtë rast duhet përmendur edhe anën tjetër të medaljes, prirjet e fuqishme anti-islamofobike që dalin me parulla si “ Thuaj jo islamofobisë”, “Ndaloni
profilizimin e myslimanëve”, “Skam kohë për islamofobi”, etj. Fakti, që sot shumica perëndimorëve, nuk e kanë idenë rreth botës islame. Shumica e evropianëve kanë harruar se paraardhësit e tyre kolonizuan tokat islame dhe vranë miliona myslimanë. Nëse kjo merret parasysh, atëherë del se Perëndimi dhe evropianët perëndimorë janë dhunues dhe terroristë më të mëdhenj. E, kjo nga vet fakti se perëndimorët nuk e pushtuan botën për shkak se ideologjia dhe feja e tyre janë më të madhërishme, por nga shkaku se në mënyrë të pamëshirshme dhe të pashpirt aplikuan “fuqinë” mbi të tjerët. Pra, myslimanët nuk i masakruan 4 milionë njerëz gjatë luftërave të kryqëzatave, nuk vranë myslimanët mbi 50 milionë njerëz gjatë kohës së kolonializmit, feja islame dhe myslimanët nuk i filluan luftërat botërore që me vete morën 70 milionë jetë, nuk e krijuan myslimanët dhe Islami sistemin komunist që vrau miliona njerëz etj. Mirëpo, shërbimet anti-islame që për fat të keq burojnë nga shtetet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
bashkëkohore, nuk ndalen në tentimin e njollosjes së Islamit dhe myslimanëve, gjithnjë duke krijuar Përbindësh “Islam” (Al Kaeda, Isis, Shtetin Islamik), që tani ma kanë kaluar në haresë historike dhe ato sigurisht nesër do të zëvendësohen nga ndonjë Përbindësh tjetër, që shërbimet sekrete anti-islame veçse janë duke e gatuar ashtu si më parë në vendet myslimane, me çka edhe efekti është më i favorshëm, nëpërmjet të cilëve vazhdimisht synohet të krijohen dy elemente boshte të interesave anti-islame. E para-në njërën anë të krijohet një klimë e përshtatshme mediale për “rrezikun” e të qenunit mysliman në kohën dhe botën bashkëkohore, me çka do të pengohej integrimi i Islamit në Perëndim si pjesë përbërëse e vlerave bashkëkohore. Dhe e dyta-në anën tjetër synimi kryesor , mbajtja e shteteve myslimane në gjendje lufte, me çka pamundësohet ardhja në shprehje e vlerave universale dhe bashkëkohore të shoqërisë myslimane dhe besimit islam në shtetet e tyre. E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Në kërkim... Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Çfarë dimë nuk na kënaq, çfarë kemi nuk na mjafton. Duke menduar kështu, jemi gjithnjë në konflikt
12
“
Historia shkruhet nga fitimtari, ka thënë dikush. Por nuk ka fitimtar të përhershëm, prandaj historia rishkruhet sa herë fitimtarët ndërrohen. Fitimtarët nuk janë njësoj, ata gjasojnë vetëm nga emri, sepse fitimtari mund të jetë i mirë ose i keq me të tjerët që mendojnë po njësoj. Njerëzimi nuk ka histori, të paktën nuk ka histori të gjatë të doku-
mentuar. Historia që dimë është e ngritur mbi baza të panjohura, dhe kjo është arsyeja që me
Kur fitimtari është i mirë, historia shkruhet, me sa më pak gënjështra që të jetë e mundur; historianët e zgjedhin gënjeshtrën si alternativën e fundit. Kur fitimtari është i keq, gjithë lavdia i përket atij, histori më nuk ka, ka vetëm proces-verbale, vendime, dekrete, lartësim të sunduesit me tregime e përralla, sepse historianët kanë vetëm një alternativë; të shkruajnë gënjeshtrat që i citojnë a diktohen. Njerëzit e mirë gjithmonë kanë qenë pakicë dhe të këqinjtë të shumtë si kokrrat e rërës - mes fitimtarëve po ashtu - prandaj historia mbetet temë shumë e ngatërruar, sepse qëndron mbi themele të mbështetura asgjëkundi
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
‘të është mësuar të spekullohet. Historia shkruhet nga fitimtari, ka thënë dikush. Por nuk ka fitimtar të përherëshëm, prandaj historia rishkruhet sa herë fitimtarët ndërrohen. Fitimtarët nuk janë njësoj, ata gjasojnë vetëm nga emri, sepse fitimtari mund të jetë i mirë ose i keq. Kur fitimtari është i mirë, historia shkruhet, me sa më pak gënjështra që të jetë e mundur; historianët e zgjedhin gënjeshtrën si alternativën e fundit. Kur fitimtari është i keq, gjithë lavdia i përket atij, histori më nuk ka, ka vetëm proces-verbale, vendime, dekrete, lartësim të sunduesit me tregime e përralla,
“
Çfarë dimë nuk na kënaq, çfarë kemi nuk na mjafton. Duke menduar kështu, jemi gjithnjë në konflikt me të tjerët që mendojnë po njësoj. Njerëzimi nuk ka histori, të paktën nuk ka histori të gjatë të dokumentuar. Historia që dimë është e ngritur mbi baza të panjohura, dhe kjo është arsyeja që me ‘të është mësuar të spekullohet
sepse historianët kanë vetëm një alternativë; të shkruajnë gënjeshtrat që i citojnë a diktohen. Njerëzit e mirë gjithmonë kanë qenë pakicë dhe të këqinjtë të shumtë si kokrrat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e rërës - mes fitimtarëve po ashtu - prandaj historia mbetet temë shumë e ngatërruar, sepse qëndron mbi themele të mbështetura asgjëkundi. E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
13
KULTURË
Paradokse të botimit enciklopedik të ASHAK-ut (2)
Mangësi dhe të pavërt nga Fjalori Encikloped Në vitet e 80-ta të shekullit që shkoi, midis të tjerash, isha edhe bashkëpunëtor dhe anëtar i redaksive prestigjioze, përfshirë këtu edhe botimet enciklopedike të akademive JAZU-JLZ, EJ(4 E-HRV, f. XVIII; f.164;249), Zagreb, 1986. Atëbotë, porosia e bashkëpunëtorëve me përvojë më të madhe ishte kjo : “në punë të enciklopedisë nuk guxon të gabohet!”. Përgjegjësia ishte rigoroze ndaj gabimeve të pafalshme. Ndaj, për krijuesit dhe punëtorët e shkencës, veç akribisë, kjo porosi e tyre, për mua u bë aksiomë
Ruzhdi Ushaku
ALBANIZMAT(Fj. Enc.,I, f. 38/39) Me këtë rast jo të këndshëm, madje shumë të mundimshëm për moshën time, do i them disa fjalë për plagjiatin lidhur me zërin ALBANIZMAT të autorit, “Akademik Bardh Rugova”, i cili zë ka kaluar nëpër filtrin e të gjitha niveleve të redaksive përkatëse. Në një Simpozium të vitit 1973 në Prishtinë, organizuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dola me kumtesën “Albanizmat si nocion dhe term i ri në leksikologjinë shqiptare.” Kumtesa e përgatitur ishte rezultat i kërkimeve dhe studimeve të bëra në Paris. E them pa rezervë-ishte risi shkencore deri atëherë e pathënë. Kreu i Simpoziumit, i cili paraprakisht kishte rezerva të arsyeshme për këtë risi, kishte pyetur (sipas informatës së Prof. Masar Stavilecit-dorëzues i titullit të kumtesës): “Çka janë, more, këta albanizma?! Pas të cilës do të vijonte përgjigja e Prof. Masarit:”Profesor, kur ta lexoni do të shihni dhe gjykoni.” Dhe profesori ishte
14
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
korrekt dhe nuk e refuzoi a priori titullin e kumtesës (M.S.). Më vonë, me rastin e fillimit të Simpoziumit mbajtur në sallën e Dekanatit të Fakultetit Filozofik, profesorin e kisha përballë. Ai i pari e mori fjalën. Doli me kumtesën në dorëshkrim (shkruar me stilolaps) me titull “Albanizmat në Fjalorin etimologjik të Petar Skokut”. U befasova shumë! Nga ana tjetër edhe ndjeva një përkrahje indirekte të profesorit të nderuar, i cili e kishte pranuar studimin tim në minutat e fundit... Dhe studimi im “Albanizmat si nocion dhe term i ri në leksikologjinë shqiptare” u botua, i shoqëruar me një përmbledhje në gjuhën frënge, në revistën prestigjioze “Gjurmime albanologjike” - Seria e shkencave filologjike III-1973, f. 79-88 (botuar në vitin 1975). Ky botim imi, në mënyrë sporadike cilësohej si risimtari, të cilës ia kisha kushtuar një punë intensive gjatë një viti. Për çudi, në botimin e Revistës në fjalë, ku pritej kumtesa e profesorit të nderuar të cekur më lart, figuronte punimi “Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe në Kosovë”, f. 7-16, kurse kumtesa ime “Albanizmat si nocion dhe term i ri në leksikologjinë shqiptare“, f.79-88. Prej vitit 1981, kur pata botuar librin tim të parë Kërkime filologjike, punimi im për albanizmat, si i ribotuar brenda librit në fjalë, sikur u ringjall nga kritika e kohës në shkrimet e Qemal Mura-
tit (1982), i vlerësuar “me mbështetje teoriko-shkencore dhe si nevojë e dobishme dhe e pranueshme me dy vlera semantike, gjegjësisht dy nocione leksikologjike të shqipes” (Bota e re). Studiuesi Mehmet Halimi, ndër të tjera shkruan “(...) termi albanizëm për herë të parë në leksikologjinë shqiptare trajtohet dhe kodifikohet nga Ruzhdi Ushaku (...)i përdorur për dukuri të ngjashme gjuhësore ndër popuj e kultura të tjera gjuhësore”, duke shtuar se disa gjuhëtarëve në fillim iu duk i rëndomtë, por në përdorim të shkencës e gjuhësisë (Fjala 1982). Në fakt , me një vazhdimësi nga viti 1973 e këtej, Akademik Idriz Ajeti, në studime të tij gjuhësore e përdor këtë term-nocion “Albanizmat në Fjalorin e të folmeve serbe të Kosovë-Metohisë të Glisha Elezoviqit (Studimet gjuhësore I, Rilindja, 1982, f. 54); Në Studime gjuhësore IV (Rilindja 1989, f. 91)boton punimin “Rreth disa albanizmave në Fjalorin e Vuk Karaxhiqit, kurse në veprën “Studije iz istorije albanskog jezika”, knj 4, Prishtina 1982: “O nekim albanizmima u govoru plavsko –gusinjskih Muslimana”, f. 60). Në mënyrë sporadike, albanizmat i përdor edhe Ali Xhiku e ndonjë tjetër. Në zërin ALBANIZMAT të Fjalorit Enciklopedik, që kap një tekst rreth gjysmë faqeje, autori Bardh Rugova bën fjalë për albanizmat jo vetëm në
KULTURË
teta në dy zëra dik i Kosovës
gjuhësi por edhe më gjerë, me ndonjë shtrirje kuptimore të mëvonshme të cilën unë e kam paralajmëruar në botimin e parë (nga viti 1973, përkatësisht në botimin e dytë (nga viti 1981 e këtej). Në kohë të mëvona, e ndeshim në librin ALBANIZMAT të Sabri Hamitit (v. 2009), kurse në zërin në vështrim, lidhur me albanizmat ceken emrat Idriz Ajeti, Qemal Murati, Sabri Hamiti , Gani Bobi, Murat Blaku, Kreçmeri, Vasmeri, Sandfeldi, Majeri dhe ndonjë tjetër. Është për t’u çuditur pse mungon emri i Mehmet Halimit i cili këtu pati hak edhe të citohej me këtë rast. Për më tepër, Bardh Rugova merr guximin të të pohojë se “Për albanizmat nuk ka studime të shumta “(Sic!) nënkupton se ka pasur në dije apo dispozicion studimin tim ku, në tre rreshtat e parë të studimit e them këtë mendim të cilin Akademiku ynë e përvetëson si të vetin?! Shumica e emrave të përmendur më lart, të kombësisë shqiptare, faktikisht shuajnë etjen që ofrova me punimin tim shkencor, në fillim të viteve 70-ta, dhe 80-ta. Ndërkaq, studimi, përkatësisht emri im nuk përmendet kërkund në zërin për albanizmat?! Kështu Sabri Hamiti, ish student imi,
frymëzohet dhe shkruan veprën Albanizmat (v. 2009), duke pirë ujë nga gurra ime, ku kisha parashikuar shtrirjen e kuptimit të albanizmave në fushë të letërsisë së shkruar dhe asaj gojore, me elemente apo tema letrare, etnologjike, etnografike, historike, kombëtare. Dorën në zemër, Akademik Sabri Hamiti, me mjeshtëri dhe frymë moderne, merr ajkën që kam parapërgatitur në studimin tim për shtrirjet kuptimore të mundshme, dhe, askund nuk e përmend studimin apo emrin tim, të cilin mos e pastë lexuar në botimin e parë, e ka lexuar në librin tim ”Kërkime filologjike”, nga viti 1981, me kritika shumë pozitive në vitin 1982, siç u cek më lart (në revistat Fjala, Bota e re të Prishtinës). Autori i zërit në fjalë, që përmend Idriz Ajetin, Murat Blakun, Ivan Popoviqin dhe disa emra të huaj marrë nga studimi im dhe jashtë tij, e mbulon me heshtje neveritëse, dhe në thelb i bën dëm zërit në vështrim, përkatësisht komprometon institucionin ASHAK dhe degradon gradën e lartë prej Akademiku, duke tentuar pa u skuqur të injorojë apo të përbuzë emrin tim. Si ta quajmë këtë marifet, duke pasur
parasysh se gati të gjithë emrat e përmendur i kam njohur dhe më kanë njohur si kolegë, apo studentë të mi?!!! Një zë si albanizmat në këtë Fjalor më nderon, por jo në thelb, si i kopjuar, i eksploatuar apo i vjedhur, por ngushëllon me fatin tim që këtë marifet e gjeta për së gjalli. Përndryshe, të gjithë ata që e kanë bërë me qëllim, do mbeten njollë e zezë për informata të rreme, e qëllimkëqija. Pra, pikërisht këta që sot janë hiç më pak se akademikë, janë të njollosur me hajni, pandershmëri, plagjiate e falsifikate, që nuk i shërbejnë për nder historisë kombëtare as këtij botimi të ASHAK-ut. Në ndërkohë këtë studim nuk e ka përgënjeshtruar askush, por më ka rënë të lexoj aty këtu termin albanizëm, jo vetëm në shqipe (Ali Xhiku), por edhe në kontekstin e gjuhëve të huaja, sllave, turke etj. Paradoks i llojit të vet, kur në këtë zë përmendet në fillim Gani Bobi dhe Sabri Hamiti për albanizmat, por me kuptim etnografik, kurse më tej Idriz Ajeti, Murat Blaku, Ivan popoviq, Qemal Murati, ky i fundit përveç kritikës pozitive dhe konstruktive përdor edhe fjalën albanizim, me formë dhe kuptim tjetër, si duket të panjohur për autorin e zërit, por që nuk është relevant për albanizmat në vështrim. Ky gabim lëndor-material duhet të korrigjohet, dhe si për udhë të korrigjohet një gabim teknik Fasmeri(Sic!) për Vasmeri, për çka nuk jemi të kursyer të gjithë ne që merremi me punë të ngjashme. Në vazhdim përmenden fenomene të albanizmave të hetuara nga Sandfeldi, Kreçmeri, Jokli, por nuk e kam të njohur që dikush prej këtyre studiuesve të ketë përdorur termin në fjalë si rezultat i ndonjë studimi përkatës, aq më parë kur autori Rugova përmend edhe fjalën studime të cilat ai vetë ka mundur t’i shohë vetëm në ëndërr. Krijimet e fjalëve të reja shpesh mund të ndodhin spontanisht, edhe me zgjërime të tjera kuptimore, por studimi im i vlerësuar lart nga kritika dhe i pranuar pjesërisht me kuptim të kufizuar, hyri edhe në ndonjë fjalor të fjalëve të huaja, falë bazamentit gjuhësor të shqipes. Si bindës dhe me argumente të rrepta shkencore, edhe në aspektin krahasues, nuk mund të lëkundet në asnjë mënyrë, dhe meriton vlerësimin adekuat, falë të cilit, që në fillim, bëri rrugën e vet për të merituar zërin e veçantë. (vazhdon) E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
Një monografi pansofike për Krajën (Hajrudin S. Muja: KRAJA, Art Club, Ulqin, 2018)
Autori e trajton Krajën në tërësi, në caqet e saj gjeografikë, duke përfshirë të gjitha fshatrat e saj. Trajton vlera shpirtërore, foklorike, ngjarje historike, personalitete nga të gjitha trevat e Krajës, përreth saj dhe me rrënjë kranjane, pa marrë parasysh përkatësinë farefisnore, kombëtare, fetare, gjinore etj
Hajrullah Koliqi
Këto ditë më ra në dorë monografia “Kraja” e studiuesit të ri Hajrudin S. Muja, i cili ndonëse i ri, është autor edhe i nëntë veprave të tjera. Vepra në fjalë ka 448 faqe, formati A4. Jo vetëm për nga vëllimi, por para së gjithash, nga përmbajtja, kjo është një monument i mirëfilltë, një vepër pansofike e dinjitoze për Krajën e Shkodrës, të cilën edhe krajl Nikolla, para se ta pushtonte, e quante “Skadarska Krajina”.Kjo monografi shumëdimensionale ka këtë përmbajtje: Hyrje, Kraja në përshkrimet dokumentare, “Profecia” që parashikoi boshatisjen e Krajës, Krajanët e Zarës dhe përralla me turqit, Kronika e Kristo Pekiqit dhe mejtepet në Krajë, Kohët e ndryshimeve të mëdha, Në kujtimet e masakrës së Tivarit,
16
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
Krajani që këshilloi sulltanin, Liqeni i legjendave, “Qyteti” mbi varreza, Ngjarje dhe monumente, Kujtime të vjetra, Virtyte dhe vese, Këngët dhe Bibliografia. Të gjitha këto tema, emrëues të përbashkët kanë Krajën dhe kranjanët, aspekte të ndryshme të tyre, në rrafshih vertikal dhe në atë horizontal. Në Hyrje të kësaj monografie autori Hajrudin S. Muja, ndër të tjera, shkruan se “edhe e kaluara e Krajës, si pjesë e historive shqiptare, u mbush me mendime të gabuara e të pasakta, shpeshherë qëllimisht të trilluara e të shtrembëruara, të cilat me kohë hynë edhe në mendjet shqiptare dhe duke u përsëritur herë pas here u bënë të ‘vërteta historike’…” Fjala është për sllavizimin e mendësisë shqiptare nga shkolla dhe “shkenca” sebe-jugosllave. Autori në vijim parashtron pyetje-përgjigjen: “Nëse ata (serbo-jugollavët) qëllimisht na kanë gënjuer, gabuar e propaganduar për interesa të veta, në interes të kujt vazhdojmë të gabojmë ne duke përdorur ne versionet e tyre të historive?” Në këtë kuadër, autori ndër
të tjera, trajton çështjen e “themelimit të shkollës së parë në Krajë”. Zyrtarisht, thuhet dhe shkruhet se “shkolla e parë në Krajë u themelua në vitin 1929”. Po, kjo mund të jetë shkolla e parë serbe-jugosllave në Krajë, por jo edhe shkolla e parë e saj, sepse siç thekson me të drejtë autori, shkolla në Krajë ka pasë shumë kohë më parë, siç ishin shkollat fetare (mejtepet) dhe shkollat laike turke. Shkolla në Krajë kishte edhe në kohën e Austro-Hungarisë (Nemces). Absurdi i mendësisë së sllavizuar arrin kulmin kur dita e themelimit të shkollës së parë serbe në Krajë, është “zyrtarizuar” si Dita e Shkollës fillore “GJ. K. Skënderbeu” në Ostros. Kjo është njëra nga qasjet metodologjike të autorit, Hajrudin S. Muja, por gjithashtu, ai angazhohet për një argumentim logjik e të dokumentuar të së vërtetës historike. Autori nuk është fanatik i pikëpamjeve të tij, por është këmbëngulës kundër paragjykimeve të paargumetuara ose të qëllimshme. Ai ia doli me shumë sukses të qëmtojë, të grumbollojë dhe të sistematizojë një informacion
KULTURË
shumë të pasur për të gjitha temat që ngërthen kjo monografi. Natyrisht që mund të ketë individë që mendojnë ndryshe nga autori, por edhe të tillët padyshim kanë se çfarë të mësojë nga kjo vepër gjithpërfshirëse. Për grumbullimin dhe sistematizimin e këtij informacioni, ai bëri një punë të madhe, me përkushtim dhe me akribi për lakmi. Ky informacion dhe qasja ndaj tij e bëjnë monografinë më bindëse dhe më shkencore. Autori e trajton Krajën në tërësi, në
“
caqet e saj gjeografikë, duke përfshirë të gjitha fshatrat e saj. Trajton vlera shpirtërore, foklorike, ngjarje historike, personalitete nga të gjitha trevat e Krajës, përreth saj dhe me rrënjë kranjane, pa marrë para sysh përkatësinë farefisnore, kombëtare, fetare, gjinore etj. Monografia “Kraja” e autorit Hajrudin S. Muja shquhet edhe për njuhë të pasur, të rrjedhshme dhe të kuptueshme për të gjithë lexuesit e zakonshëm në gjuhën shqipe. Teksti
Monografia “Kraja” e autorit Hajrudin S. Muja shquhet edhe për gjuhë të pasur, të rrjedhshme dhe të kuptueshme për të gjithë lexuesit e zakonshëm në gjuhën shqipe. Teksti shoqërohet edhe me ilustrime interesante, shumë prej të cilave janë të rralla ose unikale. Edhe teknikisht kjo është një vepër model
shoqërohet edhe me ilustrime interesante, shumë prej të cilave janë të rralla ose unikale. Edhe teknikisht kjo është një vepër model. Domethënës është edhe fakti se autori i kësaj vepre është një krajan nga diaspora, i cili ndonëse larg nga vendlindja e tij preokupohet me të, me historinë, me traditat e të parëve të tij. Në këtë mënyrë ai shpreh dashurinë e tij për të vërtetën, për vendilindjen, kombin dhe atdheun e shqiptarëve. Kjo është një vepër që duhet ta ketë çdo familje kranjane e kundondodhur, si një testament për brezin tonë dhe për brezat që do vijnë. Studiuesin Hajrudin S. Muja e përgëzoj për punën shembullore që ka bërë dhe uroj që atë ta vazhdojë dhe të shkruaje edhe për aspekteve të tjera të vendlindjes sonë, të Krajës së Shkodrës, e cila me shpejtësi po shndërrohet vetëm në një shprehje gjeografike. E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Faleminderit
Fjala “faleminderit” shpirtit të kultivuar m Shtjefën Ujkaj
Fjala faleminderit nuk është detyrim, është thjesht shprehje respekti ndaj dikujt. Askush këtë fjalë nuk është në gjendje ta përdorë dhe nuk i vjen
18
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
në mendje ta shprehë nëse nuk është rritur në një rreth ku është përdorur fjala faleminderit. Fëmija flet dhe përsërit atë çfarë e dëgjon nga prindërit.. Kjo fjalë asgjë nuk kushton më tepër se fjalët e tjera, por mund të jetë shumë më e gëzuar se 1000 fjalë të tjera, kjo për vetë faktin se ai që e përdor ia di vlerën, jo vetëm asaj fjale, por ia di vlerën edhe jetës, familjes, shokut, fëmijës e kështu radhazi... Nëse ndokush të kryen një ve-
prim, nëse të ndihmon një diçka që nuk e ka pasur për detyrim, thjesht ka shprehur dëshirë. Po për këtë, mos me i thënë faleminderit!? Çfarë tregon? Mungesa e respektit ndaj atij personi që të nderoji, është neglizhencë totale ndaj tij dhe ndaj shërbimit të tij. Njeriu primitiv nuk di të sillet në mënyrë tjetër.. Gjatë marrëdhënieve të punës me njerëzit duhet të krijojmë kujdes, edhe atë herë kur fare nuk na pëlqen diçka, duhet të jemi të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
është fryt i me kujdes vëmendshëm dhe të shprehim respekt edhe ndaj atij që nuk ishte i përpiktë me ne.. Kur të sillemi në këtë mënyrë me personin tjetër do të fitojmë autoritet, kështu që edhe ai do të ndryshojë në marrëdhënie ndaj nesh... Pse shumë njerëz janë të suksesshëm, ndërkohë që të tjerët në të njëjtat rrethana nuk korrin sukses? Nga vetë fakti se dinë të jenë falënderues ndaj klientit-personitë, dinë t’ia shpërblejnë dhe dinë të sillen në mënyrë korrekte
Me hapa të vegjël vijnë gjërat e mëdha. Me një faleminderit mund të të lësh përshtypje të mirë, mund të tregosh që ia di vlerën gjërave, kështu mund të vish deri te ndonjë përfitim i papritur.
me ata... Por, qoftë edhe për shërbimin më të vogël, për hapje të një dere, nëpër vende të zhvilluara të shprehin një falënderim dhe të japin një buzëqeshje në fytyrë, ndërkohë që shpeshherë në vendet tona të Ballkanit për të njëjtin shërbim të shikojnë me nerva, duke të mos u falënderuar dhe duke të lënë përshtypje sikur ishe i detyruar ta bëje atë veprim.. Me hapa të vegjël vijnë gjërat e mëdha.. Me një faleminderit mund
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të të lësh përshtypje të mirë, mund të tregosh që ia di vlerën gjërave, kështu mund të vish deri te ndonjë përfitim i papritur.. Për fjalën Faleminderit, shkrimtari dhe poeti Samuel Johnson, që jetoi nga viti 1709-1784, ka thënë: Faleminderit është fryt i shpirtit të kultivuar me kujdes.. Disa shekuj nga ajo kohë, por për të ishte diçka e madhe kjo fjalë, ndërkohë që tek ne as shekulli 21 akoma nuk e ka sjellë këtë fjalë kaq të zgjuar.. E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi
Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, pjesë e marrëdhënieve Shqipëri – Mali i Zi Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi gjatë kësaj intervistë për gazetën “Koha Javore”, flet për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe që kanë krijuar prej vitesh Shqipëria dhe Mali i Zi, duke theksuar se dy shtetet fqinje kanë kapacitet dhe mundësi për rritje bashkëpunimi në fushën e tregtisë, infrastrukturës, turizmit, bujqësisë, energjisë, mjedisit, etj. Kur bëhet fjalë për avancimin e statusit të shqiptarëve në Malin e Zi, ambasadori Kurtezi theksoi se teza që ka të bëjë me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre, është dhe do të jetë pjesë e pandarë e agjendës së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, Shqipëri – Mali i Zi Koha Javore: Z. Ambasador Kurtezi, shkëlqesia Juaj, vitin e kaluar pasi përfunduat detyrën e Ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, u emëruat Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, rezident. A mund të na thoni si i vlerësoni marrëdhëniet dypalëshe në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë? Ridi Kurtezi: Unë fillimisht dua t’ju falënderoj për këtë mundësi që më jepet dhe për këtë hapësirë që me krijoni në median tuaj dhe këtu gjej rastin t’ju shpreh vlerësim dhe mirënjohje për angazhimin dhe kontributin Tuaj në pasqyrimin cilësor që i bëni lajmit dhe aktualitetit në vend. Siç ju dhe e përmendni, unë kam vetëm disa muaj në këtë detyrë dhe vij në Podgoricë pas më shumë se 20 viteve karrierë në shërbimin e jashtëm dhe në disa misione diplomatike, ku veçoj atë në Austri, Katar dhe Spanjë. Duke marrë në konsideratë të gjitha këto misione, dëshiroj te theksoj se misioni im në Podgoricë mbart një rëndësi dhe prioritet të veçantë, kjo
20
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
për faktin se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Malit të Zi, janë marrëdhënie shumë të mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit, të cilat si të tilla shërbejnë si një shembull i fqinjësisë së mirë në rajonin tonë. Rajoni ynë ka ofruar historikisht shumë probleme dhe mosmarrëveshje, ndaj dhe aktualiteti pozitiv dhe miqësor i këtyre marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Malit te Zi është një premisë e mirë për të gjithë Ballkanin. Kjo tendencë pozitive është rezultat i një vullneti politik të dyanshëm, që sheh tek fqinji partnerin, kontribuuesin në arritjen e qëllimit të përbashkët për stabilitet dhe përparim, zhvillim e mirëqenie. Zgjedhja pa dilemë për të qenë pjesë e botës dhe vlerave evropiane dhe perëndimore, e lehtëson dhe e nxit bashkëpunimin dypalësh si dhe e orienton në qëllim dhe e pasuron në mjete dhe mënyra. Koha Javore: Ku konsiston bashkëpunimi Juaj ndërfqinjësor dhe në cilat sfera vihet theksi i intensifikimit të mundshëm të marrëdhënieve Tuaja? Ridi Kurtezi: Ndërmjet dy vendeve tona ka një dialog politik në nivelet më të larta. Treguesi më sinjifikant i
nivelit të marrëdhënieve është mbajtja e takimeve ndërmjet dy qeverive të cilat përbëjnë një mekanizëm shumë të rëndësishëm të këtij dialogu dhe bashkëveprimi dypalësh, që pritet të ndikojë në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve. Veç kësaj kemi një kuadër të konsoliduar ligjor, i cili e institucionalizon bashkëpunimin në fushat respektive. Në këtë kontekst, krahas pasurimit të kësaj baze ligjore rëndësi të dorës së parë merr zbatimi i marrëveshjeve të arritura. Fakti që gëzojmë marrëdhënie shumë të mira, nuk do të thotë që s’kemi ç’të përmirësojmë. Përkundrazi, mirëkuptimi që kemi duhet të shërbejë për të nxitur, rritur e forcuar më tej bashkëpunimin e deritanishëm. Nuk ka asnjë çështje që e pengon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, por në të kundërt ka vullnet të përbashkët për t’i intensifikuar marrëdhëniet dhe bërë ato më produktive. Si përfaqësuesi i shtetit shqiptar këtu, unë jam shumë i fokusuar në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis te dyja vendeve. Nuk mundemi të shpjegojmë dhe as të justifikojmë faktin që rezultatet e bashkëpunimit ekonomik kane mbetur mbrapa nivelit
INTERVISTË te bashkëpunimit politik. Mendoj se kemi mundësi dhe kapacitetet për të rritur bashkëpunimin në fushën e tregtisë, infrastrukturës, turizmit, bujqësisë, energjisë, mjedisit, etj. Në këtë kontekst, shumë i rëndësishëm do të jetë aspekti ndërkufitar i këtij bashkëpunimi, si një bashkëpunim me përfitim të drejtpërdrejtë për komunitetet kufitare, dhe që mbështetet e financohet fort edhe nga fondet e Bashkimit Evropian. Koha Javore: Z. ambasador, a mund të na potenconi disa nga projektet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Mali i Zi dhe perspektivën e tyre? Ridi Kurtezi: Takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri-Mali i Zi i zhvilluar më 3 korrik 2018 në Shkodër, ka qene një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të marrëdhënieve tona shumëdimensionale. Përmes këtij mekanizmi efikas jemi të vendosur për të rritur e thelluar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Shkëmbimet aktuale tregtare nuk përkojnë me marrëdhëniet shumë të mira politike ndaj dhe kërkojnë një shtysë të fuqishme përmes bashkëpunimit dhe ndërveprimit të dhomave të tregtisë dhe institucioneve të linjës. Në fushën e bujqësisë palët po punojnë për nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi në fushën e zhvillimit rural i cili do të nxisë ndërveprimin midis bizneseve bujqësore dhe shkëmbimit të përvojave më të mira në fushën e agroturizmit në zonat rurale. Në fushën e turizmit dhe mjedisit po punojmë për nënshkrimin e një protokolli mbi zhvillimin e turizmit ekologjik e kulturor, menaxhimin e mbetjeve, ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e integruar të zonës bregdetare, menaxhimin e burimeve pyjore, etj. Në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar, Shqipëria dhe Mali i Zi po i japin rëndësi të dorës së parë përmirësimit të konektivitetit në funksion të thellimit të integrimit rajonal dhe evropian. Jemi të fokusuar në ndërhyrjet infrastrukturore ndërkufitare lokale që lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve përtej kufijve, si dhe mundësojnë mjedise mbështetëse për biznesin ndërkufitar. Në këtë kuadër dëshiroj të nën-
vizoj se po punojmë për avancimin e disa projekteve ndërkufitare te tilla si vënia në funksion e Pikës se Kalimit Kufitar Zogaj –Skje dhe fillimi i bisedimeve për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar Pulaj – Shën Nikolla. Koha Javore: Mali i Zi dhe Shqipëria përherë janë deklaruar për raporte të shkëlqyera dypalëshe dhe kanë qenë mbështetëse reciproke për realizimin e shumë çështjeve të rëndësishme. Si e vlerësoni anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën Veri –Atlantike të NATO –s? Ridi Kurtezi: Pranimi i Malit te Zi si anëtari i 29 i NATO-s, i shërben jo vetëm forcimit dhe mbrojtjes së vetë Aleancës, por edhe mjedisit të sigurisë në rajonin tonë. Përmes politikës së dyerve të hapura dhe përfshirjes së Malit të Zi, Aleanca riafirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, çka në vetvete bën thirrje për vazhdimin aktiv te angazhimit serioz të NATO-s në rajon. Më duhet të sjell në vëmendjen tuaj se Shqipëria ka qenë një nga vendet promotore dhe mbështetëse të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe një nga vendet e para e cila ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në Aleancë. Në këtë kuadër Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vende partnere të ngushta në NATO dhe me vullnet të plotë dhe të shprehur, për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes misioneve ushtarake të Aleancës në zonat në konflikt. Koha Javore: Si e shikoni pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi dhe sa jeni të gatshëm që t’i mbështesni institucionalisht në realizimin e të drejtave të tyre deri më tani të papërmbushura? Ridi Kurtezi: Çfarëdo vlerësimi për marrëdhëniet dypalëshe, do të ishte i paplotë pa një element thelbësor të marrëdhënieve dypalëshe ndërshtetërore, që është pakica shqiptare në Mal të Zi. Ekzistenca e saj, roli dhe kontributi që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur në zhvillimet në vend, veçanërisht në çështjen e pavarësimit dhe të orientimit proevropian e properëndimor, u ka dhënë dhe u jep atyre një dimension shtesë, i ka
plotësuar e pasuruar ato. Vëmendja dhe kujdesi për mirëqenien e kësaj pakicë, në planin më të gjerë të respektimit dhe garantimit të të drejtave të saj, është padyshim një dimension i përhershëm, shumë i rëndësishëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërshtetëror Shqipëri-Mali i Zi. Si një vend anëtar i NATO-s dhe në proces negocimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Mali i Zi ka një kuadër ligjor që respekton standardet evropiane lidhur me të drejtat e pakicave. Natyrisht kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhen përmirësime dhe plotësime me norma e ligje të reja, por mendoj se e rëndësishme aktualisht është vëmendja për shkallën dhe cilësinë e zbatimit të këtij kuadri ligjor. E kam thënë dhe vazhdoj ta përsëris se një e drejtë është e siguruar, vetëm kur bëhet pjesë e përditshmërisë institucionale dhe jetësore të përfaqësuesve të pakicës, e prekshme dhe e arritshme. Nga ana tjetër, jam i mendimit se element i vlerësimit të pozitës së një pakice, është edhe shkalla e mundësisë që i ofrohet për përfshirje, dialog, për komunikim dhe për shprehje të shqetësimeve. Kur këto nuk mohohen, jam i mendimit se gjithnjë është e mundur që të gjendet mënyra për adresimin e çdo shqetësimi apo problematike që ngrihet nga pakica, pra edhe nga ajo shqiptare këtu. Jam i mendimit se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, mund të përparojë vetëm nëpërmjet përfshirjes, konstruktivitetit, dialogut serioz politik e institucional dhe ndërveprimit të brendshëm. Dua t’ju garantoj se teza që ka të bëjë me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre, është dhe do të jetë pjesë e pandarë e agjendës së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Mal i Zi. Koha Javore: Z. ambasador, Ju falënderoj për këtë intervistë dhe Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në misionin Tuaj diplomatik këtu në Mal të Zi! Ridi Kurtezi: Faleminderit dhe dëshiroj të shpreh kënaqësinë e veçantë për këtë intervistë. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
21
MOZAIK
Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” organizoi panairin e artizanëve rajonalë në Ditën e Komunës së Ulqinit
Ekspozohen një larmi punimesh artizanale dhe ushqimesh tradicionale Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” në Ditën e Komunës së Ulqinit, ka zhvilluar në plazhin e vogël të Ranës, panairin e rajonal me pjesëmarrje të artizanëve nga të gjitha trevat shqipfolëse si nga Vlora, Gjirokastra, Tirana, Kruja, Lezha por edhe të artizanëve nga Maqedonia, Serbia dhe nga Mali i Zi. Në këtë panair i cili tashmë mbahet tradicionalisht në Ulqin me rastin e Ditës së Komunës, u paraqitën një mori punimesh artizanale nëpërmjet të cilave ekspozohen punimet e ndryshme artizanale dhe produktet ushqimore tradicionale të trevave përkatëse. Siç shprehet për gazetën “Koha Javore” kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”, Ramiz Hajdari, interesimi për këtë panair ka qenë i lartë, gjë që e dëshmoi më së
22
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
miri edhe numri i vizitorëve. “Në stendat e artizanëve pjesëmarrës gjendeshin gjithfarë punimesh si: punime delikate të gurit natyral me forma dhe skulptura të arrira nga artizanë serbë, punime qilimash të punuara me shumë mjeshtri nga duart e artizanëve nga Shkodra me rrethinë, ku spikasin të gjitha elementet etnografike të cilat na përfaqësojnë si: flamuri kombëtar dhe punime e dekore nga jeta e përditshme. Në këtë panair, nuk munguan as punimet e guacave dhe punime në dru nga artizanë vljonjatë të sjella në forma artistike, ndërkohë që artizanët nga Kruaja sollën punime të veglave muzikore”, shprehet Hajdari. Ky panair ekspozoi për vizitorët një larmi punimesh të gjësendeve të ndryshme të cilat njerëzit i përdorin në jetën e përditshme, duke prom-
ovuar kështu jetën kulturore dhe turistike të qytetit të Ulqinit në prag të çeljes së sezonit veror. Kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”, Ramiz Hajdari paralajmëron se kjo shoqatë panairin e radhës do ta organizojë më 30 prill 2019 në Ulqin, me rastin e çeljes së sezonit veror në këtë qytet i cili do të zgjas deri më datë 3 maj 2019. Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” ka organizuar brenda pesë vitesh mbi 40 panaire në rajon dhe Ballkan si dhe ka qenë bashkëorganizatore e mbi 60 panaireve me karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Punimet e kësaj shoqate veçohen në çdo panair brenda dhe jashtë vendit. t. u.
MOZAIK
Në vazhdimin e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës
U shtjelluan tema të larmishme Plavë – Në vazhdimin e punës së seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, e cila u mbajt të premten, ku ishin të pranishëm 22 këshilltarë prej gjithsej 30 sish sa numëron kuvendi, për rreth shtatë orë këshilltarët ia dolën të shqyrtojnë dhe miratojnë materiale të temave të larmishme të 28 pikave të mbetura të rendit të ditës. Seanca kishte filluar punë më 29 mars në sallën e Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, me ç’rast u shqyrtuan dhe u miratuan 15 pika të rendit të ditës prej gjithsej 43 sosh, dhe është dashur të vazhdojë më 5 prill, por siç deklaroi kryetari i KK-së së Plavës, Shefket Jevriq, për shkaqe objektive është shtyrë të mbahet një javë më vonë. Hartuesit dhe përpunuesit relevantë të organeve të komunës dhe të institucioneve publike që veprojnë në kuadër të komunës, por edhe jashtë saj, i kanë prezantuar, argumentuar dhe arsyetuar materialet e rendit të ditës, ndërsa në shqyrtimin e tyre me diskutime mori pjesë një numër i konsiderueshëm i këshilltarëve të pozitës dhe opozitës. Në këtë drejtim, këshilltari më aktiv dhe më produktiv pa dyshim ishte Izet Haxhimushoviq, këshilltar i Partisë Socialdemokrate në opozitë, përndryshe kryetar i Kuvendit të Komunës në mandatin e kaluar, i cili me diskutimet e veta reale dhe konstruktive pothuajse në 2/3 e pikave të shqyrtuara të rendit të ditës dha kontribut vërtet të dukshëm në punën e seancës. Gjatë punës intensive të seancës, këshilltarët ia dolën të shqyrtojnë dhe me shumicë votash apo njëzëri të miratojnë 12 propozim vendime të ndryshme të organeve të komunës dhe të institucioneve publike në kuadër të komunës dhe jashtë saj, ndër të cilat veçojmë: Propozimin e
vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe veprimin e ndarjes së mjeteve organizatave qeveritare, atë mbi financimin e sportit, mbi lartësinë e pjesës pronësore të Komunës së Plavës në Klubin Futbollistik “Jezero” të Plavës, propozim vendim ky që këshilltarët në diskutimet e veta i kushtuan kujdes të veçantë duke dhënë mendime, këshilla dhe sugjerime - Mirza Medunjanin dhe Besim Musiq (PB) dhe Izet Haxhimushoviq (PSD), në argumentimin e nënkryetarit të Komunës së Plavës Nihad Canoviq (SD). Ndër këshilltarët interes dhe përkushtim ngjalli edhe propozimi i vendimit mbi të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve të cilin e argumentoi sekretari për Administrim të Përgjithshëm dhe Veprimtari Shoqërore, Mirallem Metjahiq, në shqyrtimin e të cilit morën pjesë në debat këshilltarët: Safet Kojiq (PB) dhe Izet Haxhimushoviq (PSD), pastaj propozimi i vendimit mbi përcaktimin e kompensimit mujor për qiranë e lokaleve për punë të klubeve të këshilltarëve, propozim vendimin mbi kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të ujërave për ujitje në trevën e Komunës së Plavës, atë mbi ndryshimin e emërtimit të Qendrës për Kulturë në IP QK “Husein Bashiq” - Plavë, si dhe atë mbi kompensimin për pajisje komunale të tokës për ndërtim. Këshilltarët në punën e seancës shtjelluan dhe miratuan edhe pesë
raporte dhe tri plane dhe programe pune: Raportin mbi gjendjen e rregullimit të hapësirës për vitin 2018, raportin mbi punën e shërbimit për punët kuvendore për 2018, raportin mbi punën e Qendrës për kulturë, Plavë për 2018 dhe planin e programin e saj të punës për 2019, atë mbi punën e Qendrës Ditore “Lipa” - Plavë për vitin 2018 dhe planin e programin e saj të punës për 2019, dhe raportin mbi punën e Organizatës Turistike të Plavës për 2018 dhe të planit e programit të saj për 2019. Këshilltarët u dhanë vërejtje publike Sh.P.K. “Veprimtaritë Komunale” - Plavë dhe Qendrës për Punë Sociale - Plavë, për mos dërgimin e raporteve të punës për 2018 dhe të planeve e programeve të punës për 2019 organeve relevante të komunës për shqyrtim në seancë të Kuvendit. Në seancë këshilltarët njëzëri miratuan pëlqimin në vendimin mbi formimin e Bashkësisë së re lokale Meeh në kuadër të Komunës së Plavës. Kah fundi i punës së vazhdimit të seancës në fjalë, këshilltarët u njoftuan edhe me disa informata. Theksojmë se as në vazhdimin e punës së kësaj seance nuk morën pjesë dy këshilltarë të Koalicionit në pozitë FD-PPS, këshilltari i Demokratëve të Malit të Zi dhe ai i Grupit të zgjedhësve “Zgjedhim Plavën”. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
23
SHKENCË
Në Ulqin u mbajt Forumi “Shkenca dhe Inovacioni - Vizioni 2030”
Avancimi dhe thellim reja janë sfidë e Ball
Në Organizim të Klubit të Podgoricës dhe Ministrisë së Shkencës së Malit të Zi , të martën e kaluar në obj 2030”. Në këtë forum morën pjesë ish - presidentët e shteteve të Ballkanit, mes të cilëve edhe ai M të komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, procesit të Brukselit, organizata Evropiane për Kërkime Bër Vujanoviq: Hulumtimet e reja rajonal dhe ndërkombëtar, veçmas të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda duke theksuar nevojën e rajonit për Bregu në fjalën e saj theksoi se për promovojnë dialogun Konferencën e hapi ish-presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i Klubit të Podgoricës Filip Vujanoviq, i cili nënvizoi se Klubi i Podgoricës është sui generis iniciativë rajonale kushtuar prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe afirmimit të tij në bashkësinë ndërkombëtare. “ Nisma është sui generis sespe anëtarë të saj janë ish - presidentët e shteteve dhe qeverive të cilët me përvojën e tyre dhe vullnetin e mirë e realizojnë misionin e Klubit. Në këtë mision anëtarët e Klubit nga Kroacia dhe Sllovenia janë konjektim dhe urë drejt Bashkimit Evropian. Misioni i Klubit të Podgoricës është promovimi i marrëdhënieve të reja në Ballkanin Perëndimor përmes hulumtimeve të reja të cilat merren me të tashmen dhe të ardhmen. Kërkimet dhe hulumtimet e reja promovojnë dialogun dhe marrëveshjen për favor bashkëpunimit më të mirë dhe partneritetit në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Vujanoviq.
Damjanoviq: Çelësi i suksesit qëndron në gjetjen e rrugës së përbashkët
Në emër të Ministrisë së Shkencës të Malit të Zi të pranishmëve iu drejtua ministrja Sanja Damjanoviq. Ajo pohoi se procesi i integrimeve në hapësirën hulumtuese evropiane dhe në Unionin e inovacioneve i sjell Ballkanit Perëndimor sfida dhe mundësi të reja, të cilat më së miri mund të realizohen përmes bashkëpunimit
24
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
mbështetje të fortë nga ana e akterëve kryesorë nga Bashkimi Evropian dhe organizatat e institucionet e tjera. “ Çelësi i suksesit qëndron në gjetjen e rrugës së përbashkët drejt ekonomisë së bazuar në dije. Për këtë arsye jam e bindur se mund të arrijmë më shumë dhe më mirë dhe në këtë mënyrë të bëhemi partnerë të barabartë me kolegët tanë evropianë”, konkludoi Damjanoviq.
Bregu: Pa edukim nuk mund të kapim rrugën e zhvillimit Sekretarja e përgjithshme e Këshillit
të qenë pjesë e vendeve më të zhvilluara ne duhet te kemi vëmendje më të madhe për sa i përket zhvillimit të shkencës dhe të teknologjisë. Sipas Bregut “ sistemet tona të edukimit në të gjitha ekonomitë e rajonit nuk janë sisteme te cilat propagandojnë apo mbështesin aftësinë apo talentin, por janë në përgjithësi të bazuara në lexim dhe në memorizim. “Në rast se ne nuk investojmë edhe për të ndryshuar sistemin universitar, duke u dhënë më shumë peshë diplomave dhe studentëve që duan të studiojnë për shkencë, për matematikë, për te-
SHKENCË
mi i hulumtimeve të lkanit Perëndimor
bjektet e Kompanisë Karisma Hotels & Resorts në Ulqin u mbajt Forumi “ Shkenca dhe Inovacioni- Vizioni Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe i Shqipërisë Alfred Moisiu , si edhe përfaqësues rthamore ( CERN) dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu knologji, për ato që sot janë tendenca të mbarë botës do ta kemi shumë të vështirë për të kapur rrugën e zhvillimit që kanë jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian por edhe më gjerë”, u shpreh Bregu. Ekspertët e institucioneve kërkimore nga Bashkimi Evropian dhe rajoni në sesionin e paraditës dhe pasditës shkëmbyen qëndrimet dhe shqyrtuan vizionet e ardhshme të përbashkëta të forcimit të gjurmimeve dhe kërkimeve në rajon vlerësuan se e ardhmja e Ballkanit në fushën e shkencës dhe teknologjisë është në proceset integruese të Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit
e Institutit Evropian për Inovacione dhe Teknologji, dhe Komisioni Evropian , të vetëdijshëm për të kaluarën e përbashkët , por edhe për të ardhmen e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor, theksuan nevojën e vënies në funksion të resurseve njerëzore me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit dhe inovacioneve në këto shtete. Konferenca mbylli punimet me përfundimin se me vënien në lëvizje të proceseve të bashkëpunimit mes bashkësisë akademike dhe atyre që sjellin vendime politike do të mund të realizohem reformat sistemore të cilat do të rezultojnë me zvogëlimin e dyndjes (shpërnguljes) së talentëve me qëllim të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Sejdiu: Inovacionet janë të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm human
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Seidiu deklaroi pas sesionit të parë të konferencës për “ Koha javore se kjo është një nismë e mirë e Klubit të Podgoricës në bashkëpunim
me Ministrinë e Shkencave të Malit të Zi që të japë një kontribut të drejtpërdrejt në drejtim të thellimit të punës institucionale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të institucioneve të shkencës, kulturës dhe institucioneve të tjera për të avancuar proceset posaçërisht ne drejtim të hulumtimeve të reja në drejtim të inovacioneve që janë të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm human. “Andaj mendoj se kjo pjesë e debatit të parë është në këtë kuadër. Pikëpamjet prezantuan në ishin një ndihmesë për të gjithë dhe kjo niset ,sipas meje, me një punë sistemore, me politika të mira prej edukimit elementar deri në atë universitar dhe me hulumtime të thella në nivel të Ballkanit Perëndimor apo të vendeve të Evropës Juglindore, të cilat janë pjesë e sfidave që ka mileniumi. Prandaj ne jemi pjesë e një mozaiku të përgjithshëm në te cilin ne duhet te nxitojmë dhe te kryejmë borxhet tona ndaj gjeneratave tona që vijnë. “ tha Seidiu Gj. Gjonaj
E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
25
MOZAIK
Kuvendi i Komunës së Tuzit zhvilloi seancën e katërt parlamentare
Emërohet nënkryetari i Komunës, kryetarët dhe anëtarët e Këshillave Punuese të Kuvendit
Tuz – Në seancën e katërt të kuvendit të Komunës së Tuzit është emëruar me vota unanime, Këshilli për Zgjedhje dhe Emërime në krye të të cilit u emërua Gjergj Camaj nga Forumi Shqiptar, kurse anëtarë të tij u emëruan: Vasel Berishaj, Mevludin Dizdareviq, Simon Ivezaj dhe Esmina Orahovac. Ky këshill në bazë të rregullores së kuvendit emëron/i më pas të gjitha Këshillat Punuese të kuvendit të Komunës së Tuzit. Në këtë seancë, unanimisht u emëruan kryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Statut dhe Akte, të Këshillit të Organizatës Turistike të Tuzit, të Këshillit për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, të Këshillit për Veprimtari Shoqërore,
26
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkombëtar, të Këshillit për Planifikim dhe Rregullim Hapësinor, Veprimtari Komunale, Banim, Trafik, Mbrojtje dhe Mjedisit Jetësor, si dhe është miratuar vendimi mbi emërimin e këshilltarëve që marrin pjesë në Lidhjen e martesave. Ndërkaq, gjatë emërimit të kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave të punës së kuvendit të Komunës së Tuzit, nga PDS-ja opozitare kanë shprehur pakënaqësi me numrin e vogël të përfaqësuesve të tyre të emëruar në këto komisione. Si pikë shtesë e rendit të ditës është aprovuar pika e propozuar nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, që kishte të bënte
me propozimin e anëtarësimit të Komunës së Tuzit në Bashkësinë e Komunave të Malit të Zi e cila po ashtu është aprovuar njëzëri.
Ivan Ivanaj, nënkryetar i Komunës së Tuzit
Në seancën e katërt të kuvendit të Komunës së Tuzit, është emëruar për nënkryetar të Komunës së Tuzit në mandatin katërvjeçar, Ivan Ivanaj nga Forumi Shqiptar. Për Ivanajn votuan këshilltarët e këtij forumi, Demokratët dhe të Partisë Boshnjake kurse të përmbajtur ishin Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Social Demokrate. Kandidatin në fjalë e propozoi kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, i
MOZAIK
cili shpalosi një biografi të kandidatit të propozuar. Gjeloshaj duke bërë të ditur se Komuna e Tuzit do të ketë dy nënkryetarë, theksoi se shumë shpejt do të emërohet edhe nënkryetari i dytë, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur në këtë seancë. Nga ana tjetër, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, ka falënderuar të gjitha ata që e kanë mbështetur për t’u emëruar në këtë post, duke u zotuar se funksionin e tij do ta ushtrojë me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
Partia Boshnjake zyrtarisht pjesë e bashkëqeverisjes me Forumin Shqiptar dhe Demokratët
Këshilltarët e Partisë Boshnjake pas përfundimit të një takimi paraprak që kanë zhvilluar me përfaqësues të Forumit Shqiptar, para fillimit të kësaj seance, u zhvendosën në krahun e djathtë të shumicës qeverisëse, duke iu bashkëngjitur kështu edhe zyrtarisht koalicionit qeverisës të Forumit Shqiptar dhe të Demokratëve të Malit të Zi, për të qeverisur së bashku në mandatin katërvjeçar të veprimtarisë administrative të kësaj komune. Ndërkaq, opozitë në kuvendin e Komunës së Tuzit është Partia Demokratike e Socialistëve me 10 këshilltarë dhe Partia Social Demokrate me 1 këshilltar. t. u. E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
27
FEJTON
Kraja dhe politika shtetërore e Malit të Zi (1)
“Kudo ndërtohet nga diçka, në Krajë asgjë” Kranjanët, të bashkuar në komunën e Cërmnicës me qendër në Virpazar, nuk mund të pritnin një prosperitet ekonomik më të mirë, ndonëse propaganda komuniste e kohës proklamonte një zhvillim të shpejtë ekonomik të këtij vendi. Ndërkaq, sigurisht, aspekti politik prevaloi mbi aspektin ekonomik në këtë ndarje të re territoriale, pra bashkëngjitjen e Krajës komunës së Crmnicës
Hajrullah Hajdari
Me ndarjen e re territoriale në Mal të Zi, në vitin 1957, komuna e Krajës ishte suprimuar dhe i ishte bashkëngjitur komunës së Virpazarit, përkundër faktit se para se të themelohej komuna e Krajës, ajo i takonte Ulqinit dhe vepronte si nënprefekturë e kësaj komune dhe nga territori i asaj komune nuk kishte më shumë se 7 km. Ndërkaq, pika më e afërme e komunës së Virpazarit ishte jo më pak se 25 km, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër Kraja ishte e populluar 100 për qind me shqiptarë dhe e natyrshme do të ishte që pas suprimimit të komunës, Kraja t’i bashkëngjitet Ulqinit, po ashtu me popullsi shumicë shqiptare. Sidoqoftë, Kraja iu bashkëngjit komunës së Virpazarit, komunë me popullsi malazeze, deri atëherë shumë pak e njohur dhe e frekuentuar nga kranjanët. Nga aspekti ekonomik, bashkimi i këtyre dy komunave ishte krejtësisht i pajustifikuar dhe joprofitabil ngase fuqia ekonomike e Cërmnicës ishte edhe më e vogël se ajo e Krajës. Za-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
tën Cërmnica çdoherë Krajën e ka quajtur “Debela Krajina” (Kraja e majme) në kuptimin “Kraja e pasur” dhe çdoherë pasuria e saj ka qenë synim i plaçkitjeve. Nisur nga ky realitet kranjanët, të bashkuar në komunën e Cërmnicës me qendër në Virpazar, nuk mund të pritnin një prosperitet ekonomik më të mirë, ndonëse propaganda komuniste e kohës proklamonte një zhvillim të shpejtë ekonomik të këtij vendi. Ndërkaq, sigurisht, aspekti politik prevaloi mbi aspektin ekonomik në këtë ndarje të re territoriale, pra bashkëngjitjen e Krajës komunës së Crmnicës. Kraja ishte shkëputur nga trungu amë, Shqipëria, vite më parë. Ajo kufizohej me popullin e vet, me vëllezërit e tyre dhe malazezët e dinin se lidhjet familjare dhe pasuria e tyre që kishin mbetur në anën tjetër të kufirit nuk harrohen lehtë. Mënyra më e mirë për të shuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare të një populli është shkëputja e komunikimit me popullin e vet, arsimimi dhe komunikimi zyrtar në gjuhën joamtare, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, instalimi dhe veprimi i pushtetit në formën dhe mënyrën më pak të kuptueshme për popullin pakicë, i cili kështu mbjell frikën dhe shton respektin e sforcuar duke rrugëtuar drejt harresës së përkatësisë se identitetit të vet. Ajo që e priste Krajën, në komunën e Vir-
pazarit, ishte administrata, gjyqësia e ekzekutivi, pra komunikimi në gjuhën malazeze, shkollimi në disa fshatra po ashtu në gjuhën malazeze, por një zhvillim i mirëfilltë dhe i barabartë ekonomik nuk mund të pritej. Pushteti i Malit të Zi me kohë i kishte programuar veprimet që duhej ndërmarrë në territoret e bashkëngjitura të komunës së Virpazarit. Nëpërmjet njerëzve të instaluar në pushtetin lokal të KPV të Krajës, të cilët u shërbenin më shumë pushtetarëve se fshatarëve të tyre, kjo si pasojë e respektit të sforcuar që ceka më lart, por edhe për interesa personale, politika dhe pushteti i Malit të Zi, me parullën e barazisë politike të të gjithë popujve, tentonte të tërhiqte vëmendjen nga e kaluara e tyre kulturoro-historike, nga përkatësia e tyre kombëtare, me fjalë të tjera mundohej të përfitonte besimin e kranjanëve për lojalitet dhe bashkëpunim. Por për zhvillim ekonomik, për përmirësimin e kushteve të jetës, për kulturë e arsim të mirëfilltë nuk flitej edhe aq shumë. Megjithatë kranjanët dalëngadalë po i kuptonin marifetet politike të servuara. Kështu, disa nga ata nxënës që ishin regjistruar në shkollat e mesme në gjuhën malazeze, sidomos ata në Normalen e Nikshiqit, u çregjistruan dhe vazhduan shkollimin në gjuhën shqipe në Kosovë e cila u bë udhërrëfim dhe burim i dijes dhe i arsimimit jo vetëm
FEJTON
të kranjanëve, por e të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo, natyrisht, nuk i pëlqente pushtetit dhe politikës shtetërore të Malit të Zi. Mbase e dinin se arsimimi në gjuhën amtare është bazë e zhvillimit dhe prosperitetit të një populli, bazë e zhvillimit të ndjenjës kombëtare, bazë edhe për një zhvillim të mirëfilltë ekonomik të një populli në përgjithësi e në veçanti të popujve pakicë. Pushtetarët e komunës së Virpazarit i kishin hetuar të gjitha këto, ndaj dëshironin që përveçse me veprime politike në Krajë të nxisin edhe një zhvillim ekonomik që do të ndikonte në vendosjen e besimit më të madh ndaj shtetit të Malit të Zi. Për të kuptuar të gjithë esencën e veprimit politik dhe ekonomik të pushtetit malazez në Krajë, më poshtë po paraqes një dokument arkivor që flet për Krajën, tema dhe brendësia e të cilit është ose mund të jetë aktual edhe sot e kësaj dite, pasi shumë nga problemet dhe brengosjet e atëhershme janë të pazgjidhura sot e kësaj dite, janë të paarritura, janë aktuale. Kryetari i Këshilli Popullor të Komunës së Virpazarit, Gjuro Radoviq, me shkresën nr. 04-2609/1-59, të datës 17 korrik 1959, i drejtohet Këshillit Ekzekutiv të Republikës Popullore të Malit të Zi – Sekretariatit për punë financiare, në të cilën përshkruan pozitën gjeografike dhe gjeomorfologjike të Krajës dhe analizon gjendjen ekonomike dhe kulturore të këtij territori të banuar krejtësisht me popullsi shqiptare, kryesisht të konfesionit mysliman. Ai thekson se Këshilli ka mbërritur në përfundimin se gjendja është e pakënaqshme në
çdo aspekt dhe meqenëse kjo krahinë gjendet në kufi me Shqipërinë, propozon që të ndërmerren disa masa në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet. Në shkresë theksohet: “Ky territor përbëhet nga 35 fshatra dhe mahalla, dhe numëron 5.500 banorë të pakicës kombëtare shqiptare... Qendra e Krajës – Ostrosi, nga Virpazari është afër 35 km, ndërsa nga Shkodra (Shqipëri) vetëm 16 kilometra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, lëvizja NÇL në Krajë nuk ka qenë aspak e zhvilluar. Ata kanë qenë indifirentë ndaj të gjitha ngjarjeve të zhvilluara atëherë, por indiferentizmi i tyre më shumë ka ndihmuar armikun sesa levizjen tonë çlirimtare... Propaganda shqiptare, para dhe gjatë luftës, ka punuar në drejtim që ky territor t’i bashkohet Shqipërisë dhe në këtë ka gjetur mbështetje të mirë ngase kranjanët në aspektin ekonomiko-social janë të lidhur me Shkodrën, meqenëse atje kanë tokat e tyre, miqtë, kushërinjtë dhe ajo ka qenë qendra në të cilën kryesisht kanë realizuar të gjitha prodhimet e veta, kanë zhvilluar marrëdhëniet tjera tregtare. Një numër i madh i kranjanëve është shpërngulur në Shkodër, kështu që pushteti shqiptar këtë propogandë e ka zhvilluar kryesisht nëpërmes tyre, duke u shërbyer me faktin se banorët e këtyre krahinave janë të demoralizuar. Menjëherë pas çlirimit të Krajës, pushteti ynë, në këtë drejtim, ka hasur në disa vështirësi. Ka ndodhur që gjatë fjalimeve apo manifestimeve të dëgjohet “Duam Shkodrën”, “kudo
ndërtohet nga diçka, te na asgjë” dhe haptas kërkojnë bashkimin me Shqipërinë. Në ditët e para pas çlirimit, një numër i madh i kranjanëve, në mënyrë që t’i shmangen shkuarjes në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë, kanë ikur në Shkodër, ndërsa një numër janë fshehur në pyll. Udhëheqja e sotme e pushtetit dhe e politikës shqiptare ecën në të njëjtën vijë. Ata haptas shprehin pretendimet e tyre ndaj Kosmetit dhe vendeve tjera të banuara me shqiptarë duke i thirrur në luftë kundër regjimit të sotëm jugosllav. Shërbimi i fshehtë shqiptar zakonisht u ofrohet personave të pakicave, në baza nacionale, si atyre të cilët gjendet tek ata si dezertor, ashtu edhe atyre që i gjejnë në territoret tona. Tek ata haptazi shtrijnë urrejtjen ndaj malazezëve, serbëve etj. Kjo politikë e cila zbatohet që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ka pasur dhe ka ndikim të kranjanët. Ata ndjehen shqiptarë dhe e simpatizojnë Shqipërinë si të tillë, edhe pse sot konkretisht në regjimin e atjeshëm nuk shohin asnjë zgjidhje. Në favor të kësaj gjendjeje shkon edhe fakti se ajo masë përgjithësisht është me kulturë të prapambetur dhe jo mjaftueshëm e arsimuar. Nga ai terren nuk ka asnjë udhëheqës të rritur në atë mjedis i cili do të kishte munduar t’i shpjegojë ndryshimet shoqërore në vendin tonë. Ata janë njerëz gjysmë analfabetë, me kuptime të vjetra dhe të prapambetura, të cilët duke i falenderuar prapambetjës së tyre, nuk mund të shkëputen nga ato kuptime. Kur bëhet fjalë për kranjanët, duhet të kemi parasysh se ata janë të gatshëm të strehojnë çdokënd i cili fshihet nga pushteti, pa marrë parasysh arsyen e fshehjes dhe qëndrimin politik të tyre, nëse ka të bëjë me mikun e tyre. Ky fakt shqiptarëve, pas daljes se rezolutës se Informbirosë, u ka ndihmuar në shumëçka. Rezoluta e Informbirosë e vitit 1948, u ka interesuar kranjanëve vetë për arsye se ua ka kufizuar shkuarjen përtej kufirit për të punuar tokat e tyre në anën e Shqipërisë, nga të cilat kanë pasur fitime të mëdha, madje ndaj asaj politikisht kanë qenë indiferentë. Nga numri i përgjithshëm i popullsisë, vetëm 4-5 sish janë burgosur për shkak të Informbirosë. (vazhdon) E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
29
MARKETING Mali i zi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave Nr: 147/19 Podgoricë, 11.04.2019. Në bazë të nenit 36, paragrafi 9 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (»Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi«, nr. 31/06, 51/06 dhe 38/07 dhe »Gazeta Zyrtare e Malit të Zi«, nr. 2/11 dhe 31/17), lidhur me Vendimin mbi themelimin e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave („Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.13/08, 64/11,068/17), sipas dispozitave të Rregullores për metodin e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18), Komiteti drejtues i Fondit, në përputhshmëri me Vendimin e sjellur në seancen e mbajtur me 11.04.2019. shpall Thirrje publike për shpërndarjen e I (parë) të mjeteve për financimin e projekteve për përkrahje të aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, për vitin 2019 Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave të Malit të Zi (në tekstin e mëtejshëm: Fondi) do të financoj dhe bashkëfinancoj, në vitin 2019, projektet e rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të pjesëtarëve të popujve pakicë si dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare, që realizohen në Mal të Zi. Shpërndarja e mjeteve nga Thirrja publike zhvillohet në bazë të kritereve: 1. ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, fetar, gjuhësor dhe etnik të popullit minoritar ose të komunitetit kombëtar minoritar; 2. pajtueshmëria e projektit me dokumentet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi; 3. kontributi në bashkëpunim ndërkulturor dhe në zvogëlim të distancës etnike; 4. promovimi i frymës së tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe respektit e mirëkuptimit të ndërsjelltë; 5. transparenca dhe mundësia e kontrollimit të realizimit të projektit; dhe 6. kapacitetet profesionale dhe teknike të aplikuesit. Të drejtë të marrin pjesë kanë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizik, aktivitetet e të cilëve janë të drejtuara drejtë mbrojtjes dhe zhvillimit të veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të popujve pakivë si dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare si dhe pjesëtarëve të tyre, në fushen e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. Të drejtë të marrin pjesë në thirrje publike nuk kanë këshillet e popujve pakicë dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare. Në thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve, nuk mund të marrin pjesë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizik të cilëve, gjatë vitit kalendarik, me vendim të Fondit, u janë financuar dy projekte, ose një projekt me shumën e 5% të fondit total të mjeteve të përcaktuara për financimin e projekteve për përkrahjen e aktivitetve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e pakicave. Projekti dorëzohet në formularin e duhur, të përcaktuar sipas Rregullores për metodin e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18) që përmban: - emërtimin » FONDI PËR MBROJTJEN DHE REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE« dhe »Formularin e projektit që dorëzohet në thirrjen publike për ndarjen e mjeteve finaciare për mbështetjen e aktiviteteve të përmendura në nenin 36j të Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e pakicave,« të dhënat mbi aplikuesin e projektit, të dhënat mbi fushat e veprimtarisë së aplikuesit të projektit, të dhënat mbi projektin, të dhënat mbi partnerin nëse aplikohet në partneritet, vendin dhe datën e plotësimit të të dhënave mbi partnerin, vendin për vulë, emrin dhe nënshkrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar partnerin, gjegjësisht, emrin dhe nënshrimin e personit fizik që është partner në projekt, të dhënat mbi mjetet financiare të nevojshme për realizimin e projektit, vendin dhe datën e dorëzimit të projektit, vendin për vulë, emrin dhe nënshrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar aplikuesin e projektit dhe një listë dokumentash që i bashkëngjitet këtij projekti, si edhe një shënim se projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e përshkruar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga kjo thirrje, nuk do të konsiderohen. Formulari është i disponueshem në web faqen e Fondit www.fzm.me Dokumentacioni i kërkuar: Formulari i lartëpërmëndur duhet të shoqërohet me dokumentacion, si më poshtë vijon: - një raport i hollësishëm për mjetet e shpenzuara në vitin e kaluar, bashkë me një kopje të faturave, kontratave dhe deklaratave nga bankat ku janë paguar, me pasqyrim tabelor të mjeteve të shpenzuara për vitin e kaluar dhe me sqarime, me planin e mediave, me materiale promovuese dhe botime të tjera, gjegjësisht, një deklaratë të verifikuar se aplikanti nuk ka përdorur mjetet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave (në tekstin e mëtejshëm: Fondi), në vitin e kaluar; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet për shumën e kërkuar nuk i ka marrë nga donatorët tjerë; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që informacionet e dhëna në propozimin e projektit janë të sakta; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet e marra në bazë të thirrjes publike nuk do të përdoren për të mbuluar humbjet e detyrimeve të tjera; - deklarata e verifikuar e partnerit, për pranimin e pjesëmarrjes në projekt në shumën e mjeteve të treguara në
30
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
MARKETING projekt, nëse projekti dorëzohet në partneritet;
- deklarata e verifikuar e aplikuesit, se projekti që ai dorëzon nuk do të ketë përdorim komercial ose fitimprurës;
- deklarata e verifikuar e aplikuesit, me të cilën konfirmohet se qëllimi i projektit nuk do të jetë krijimi i një organizatë apo shoqate;
- deklarata e verifikuar e aplikuesit, si vërtetim që mjetet e kërkuara nuk kanë për qëllim financimin e aktiviteteve zgjedhore, domethënë financimin e partisë politike;
- CD me propozimin e projektit dhe me mjetet e nevojshme për realizimin e projektit në formën e përshkruar në format dokumenti Word.
Përveç dokumentacionit të referuar, aplikuesi i projektit i cili është: 1) subjekt juridik ose organizatë joqeveritare duhet të dorëzojë edhe: - një kopje të regjistrimit pranë autoritetit kompetent; - një kopje të aktit themelues; - një kopje të Statutit; - deklaratën e aplikuesit të vërtetuar se personi i autorizuar ose anëtarët e autoritetit drejtues të aplikuesit nuk janë në të njëjtën kohë anëtarët e komisionit të Fondit, të komitetit drejtues të Fondit, drejtori, të punësuarit apo vullnetarët e Fondit; - vërtetimin e dorëzimit të raportit financiar për vitin e kaluar (dëshmi e paraqitjes së pasqyrave financiare, formulari IOPPD të nënshkruar nga Administrata Tatimore dhe një llogaritje nga banka ku pagesat e taksave dhe kontributeve janë të regjistruara); 2) personi fizik gjithashtu dorëzon: - një kopje të biografisë - (CV-së), me theks të veçantë mbi përvojën e mëparshme në realizimin e projekteve në fushat e ruajtjes dhe zhvillimit të veçorive kombëtare dhe etnike të popujve pakicë dhe komuniteteve të pakicave të tjera kombëtare dhe pjesëtarëve të tyre në fushën e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar; - të paktën dy rekomandime ose garanci nga organizata ose institucione, fusha e veprimtarisë së të cilave është objekti i thirrjes publike, duke konfirmuar që aplikuesi i projektit e ka kapacitetin për të realizar projekt; - një kopje të biografisë - (CV-së) e personit përgjegjës për zbatimin e projektit. Vërejtje: Dokumenacioni që nënkupton vërtetim duhet të vërtetohet tek organet kompetente (Gjykata themelore, organi i qeverisjes lokale me juridiksion mbi punët e vërtetimit apo notari). Projektet që janë lajmëruar në thirrje publike do ti vlerësoj Komisioni për vlerësimin e projekteve sipas kritereve të përcaktuara në nenin 4 dhe 9 të Rregullores për metodin e vlerësimit të projekteve që financohen nga mjetet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.64/18), në formularin që është pjesë përbërës i Rregullores, që përmban: emërtimin “FORMULARI PËR VLERËSIMIN E PROJEKTEVE” dhe “Komisioni për vlerësimin e projekteve”, emërtimin dhe vitin e publikimit të thirrjes publike, emrin e projektit, emrin dhe mbiemrin e aplikuesit, vendin për futjen e pikëve në bazë të çdo kriterit individual, gjegjësisht kriteret dhe shpjegimet për pikët e fituara, numrin e përgjithshëm të pikëve sipas të gjitha kritereve, vendin për futjen e komenteve të pikëve të dhëna, vendin dhe datën e plotësimit të formularit dhe nënshkrimin e anëtarit të Komisionit, dhe që është i publikuar në web faqen e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut www.fzm.me. Afati i aplikimit në Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve fillon me 12.04.2019, përmbyllur me 13.05.2019. Vendimi për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave do të publikohet në web faqen e Fondit www.fzm.me, dhe së paku në një media, me seli në Mal të Zi. Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe vërifikuar, me dokumentacion të duhur, sjellet në dy kopje në formë të shtypur, një kopije në formë elektronike që është e detyrueshme (Microsoft Office Word dhe mënyrë elektronike DVD/CD) dhe në formë identike me kopjen e shtypur, në zarf të mbyllur, në adresen Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, Rr. Slobode, nr.85, Podgorica, me shkrim: MOS TË HAPET – për Thirrje publike për shpërndarjen e I (parë) të mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave, për vitin 2019. Vërejtje: Projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e përshkruar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, gjegjësisht, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga ky konkurs, nuk do të konsiderohen.
Kontakt tel.+382 20 664 362
Presidenti i Komitetit drejtues Sabrija Vulliq
E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
31
MARKETING
Komuna e Tuzit
Gëzuar dhe me shëndet
Pashkët
Unioni Demokratik i Shqiptarëve
Gëzuar dhe për shumë mot
Pashkët
32
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
MARKETING
Gëzu ar Pash kët
Urojmë për t o m ë m u sh Pashkët
E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
33
SPORT
KT “Ulqini” mori pjesë në Turneun ndërkombëtar “Shabac Open 2019” “Ulqini” është përfaqësuar nga njëzet garues, të cilët kanë fituar nëntë medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta, si dhe një trofe për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme
Fituan 14 medalje dhe një trofe
Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka njoftuar se të dielën garuesit e tij kanë marrë pjesë në Turneun ndërkombëtar “Shabac Open 2019” në Serbi, ku kanë fituar 14 medalje dhe një trofe. “Ulqini” është përfaqësuar nga njëzet garues, të cilët kanë fituar nëntë medalje të arta, tri medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta, si
34
Javore KOHA
E ENJTE, 18 PRILL 2019
dhe një trofe për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Kështu, në disiplinën e formave, medalje të arta fituan Hana Tivari, Dion Mustafa, Vesa Dervishi, Amell Nuti dhe në kategorinë çift Amra Dushku - Dion Mustafa, medalje të argjendta Amra Dushku dhe Sumeja Bisha, kurse medalje të bronztë Medina Kanaqi.
Në disiplinën e ndeshjeve, medalje të arta fituan Sara Kraja, Besart Kuqi, Enes Dushku dhe Mervana Muçaj, medalje të argjendtë Mersida Demiri dhe medalje të bronztë Bledar Kasmi. Sipas organizatorit, në turne kanë marrë pjesë 700 garues dhe 65 klube nga 13 shtete. (Kohapress)
SPORT
U mbajt Turneu XVII Ndërkombëtar “Ulqini Open 2019”
“Ulqini Open” mbetet turneu më i fuqishëm në rajon
Ulqin – Klubi i Karatesë “Ulqini” dhe Federata e Karatesë së Malit të Zi, nën patronatin e Komunës së Ulqinit, organizuan të dielën në sallën e Shkollës Fillore “Marshall Tito” në Ulqin Turneun XVII Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2019”. Turneu u organizua me rastin e Ditës së Ulqinit dhe në të morën pjesë 979 garues dhe 66 klube të karatesë, nga tetë shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Norvegjia dhe Mali i Zi. Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Bar” nga Tivari, vendi i dytë KK “Iskra” nga Danillovgradi dhe vendi i tretë “Omladinski Karate Klub Mawashi 2015” nga Tivati, të cilët u shpërblyen me kupa dhe të holla. Garuesja më e mirë e Turneut u shpall Milla Markoviq nga KK “Buduqnost” nga Podgorica, ndërsa garuesi më i mirë Matija Bojiq nga KK “Ulqini”, të cilët u shpërblyen me nga një kupë dhe të holla. Sipas organizatorit, pjesëmarrja e garuesve më të mirë nga klubet pjesëmarrëse bëri që konkurrenca të jetë shumë e madhe. Nga KK “Ulqini” kanë bërë të ditur se janë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e klubeve duke bërë që ky të jetë njëri ndër turnetë më masovikë dhe më cilësorë në vend dhe rajon. Gjatë hapjes solemne të Turneut, e morën fjalën dhe iu nda nga një mirënjohje nga KK “Ulqini” në shenjë të bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar, kryetarit të Federatës së Karatesë të Malit të Zi, Ivan Krstajiq, kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Kras-
niqi, kryetarit të Federatës Shqiptare të Karatesë, Luftar Kurti, kryetarit të Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Alim Hajredini. Mirënjohje iu nda edhe sekretarit të Sekretariatit për Financa dhe Buxhet të Komunës së Ulqinit, Sead Osmanoviqit, për përkrahje dhe bashkëpunim, Shkollës Fillore “Marshall Tito” dhe Televizionit “Teuta”, i cili ishte sponsor mediatik i Turneut, si dhe klubeve dhe trajnerëve për bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Në deklaratën për shtyp të KK “Ulqinit” theksohet se kryesia e këtij klubi falënderoi të gjithë sponsorët, mediat, portalet e ndryshme që e përkrahën klubin gjatë sezonit 2018/19 dhe iu ndau nga një mirënjohje në shenjë bashkëpunimi. Falënderim i veçantë i takon Komunës së Ulqinit, së cilës iu dorëzua një plaketë për përkrahje dhe bashkëpunim, të cilën e pranoi kryetari i
Turneu u organizua me rastin e Ditës së Ulqinit dhe në të morën pjesë 979 garues dhe 66 klube të karatesë, nga tetë shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Norvegjia dhe Mali i Zi
Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, bashkorganizator i garës, i cili pasi i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, i falënderoi për praninë dhe i uroi sukses dhe qëndrim të këndshëm në Ulqin, e shpalli të hapur Turneun XVII Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2019”. Garuesit e KK “Ulqini”, për shkak se ishin organizatorë të Turneut, nuk konkurruan për shpërblime e as për radhitje në renditjen e përgjithshme, edhe pse ishin të dytë në renditjen e përgjithshme. Udhëheqësia e KK “Ulqini” falënderon të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë turne tradicional, sepse me këtë ata e madhështuan festimin e Ditës së Ulqinit. Sipas saj, pjesëmarrja masovike është dëshmi e miqësisë dhe e bashkëpunimit të mirë të KK “Ulqini” me klube në vend dhe jashtë vendit. (Kohapress) E ENJTE, 18 PRILL 2019
Javore KOHA
35