KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 prill 2019 Viti XVlll Numër 861 Çmimi 0,50
Gjenerata e re po humb interesin për librin tradicional ISSN 1800-5696
Shkrimi, pjesa reale e jetës së shkrimtarit
Rreth tridhjetë pilotë fluturuan në qiellin e Malësisë
PËRMBAJTJE
6
10 Politika e pakicave dhe integrimi në BE
Tragjeditë dhe ironia njerëzore!
12
16 Në partneritet të fortë
Punë e veprim
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
PËRMBAJTJE
18
24 Grimca jete siç i pashë unë
Tekstet e këngëve të mia kanë prekur zemrat e publikut të gjerë
30
35 Norvegjia fituese, Mali i Zi në vendin e katërt
Ambasador i turizmit tonë në Kroaci KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 25 prill 2019 Viti XVlll Numër 861 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Gjenerata e re po
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka r e humb interesin për mungu ë e librin tradicional ir dësh nhjëet ma o trit Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Shkrimi, pjesa reale e jetës së shkrimtarit
Rreth tridhjetë pilotë fluturuan në qiellin e Malësisë
shkrimtarit e jetës së pjesa reale Shkrimi,
Malësisë në qiellin e pilotë fluturuan Rreth tridhjetë
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
librin tradicional humb interesin për Gjenerata e re po
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Qendra Kulturore Ekonomike e Azerbejxhanit në Mal të Zi, vizituan Komunën e Gucisë
Bashkëpunim i ndërsjellë në fusha të ndryshme Guci – Përfaqësuesit e Qendrës Kulturore- Ekonomike të Azerbejxhanit në Mal të Zi, kryesuar nga drejtori i QKE-së Seyran Mirzazada, me bashkëpunëtorë qëndruan për një vizitë në Komunën e Gucisë. Mysafirët i pranoi dhe u dëshiroi mirëseardhje, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq me bashkëpunëtorë. Mbi kapacitetet zhvillimore të Komunës së Gucisë, mysafirët e nderuar i njoftoi kryetari i KK të Gucisë, Xhenadin Radonçiq. Duke elaboruar mbi potencialet natyrore dhe vlerat e Gucisë për institucionet e interesuara, ka vënë në dukje rolin dhe rëndësinë e Diasporës në zhvillimin e Gucisë, si dhe të dhënën se 70% e terrenit të Parkut Nacional “Prokletije (Bjeshkët e Nemuna)”, shtrihen në trevën e Komunës së Gucisë. Ai në vazhdim theksoi se turizmi, bujqësia
4
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
dhe resurset ujore paraqesin kapacitete të rëndësishme të cilat duhet zhvilluar në këtë trevë. Drejtori Seyran Mirzazade është interesuar për të gjitha format e mundshme të bashkëpunimit me Komunën e Gucisë, që nga bujqësia, turizmi, kapacitetet për strehim, deri te bashkëpunimi kulturor. Drejtori i Qendrës për Kulturë të Gucisë, Irfan Dervisheviq, nga dimensioni i kulturës, ka propozuar që të ndërmerren ca manifestime të rëndësishme për të njohur sa më mirë kulturën e Azerbejxhanit, e po ashtu edhe kulturën e Gucisë, zakonet, kostumet popullore, jetën e Gucisë dhe gucianëve, në mënyrë të denjë t’ia prezantojnë Azerbejxhanit. Pas vizitës njëditëshe Gucisë, mysafirët e respektuar të QKE të Azerbejxhanit vizituan Qendrën për Kulturë të Gucisë, ku patën rastin që
në mënyrë koncize dhe kronologjike të njihen me një pjesë të folklorit të begatë të Gucisë dhe trashëgimisë kulturore të saj. Me këtë rast mysafirëve u është prezantuar “Dhoma guciane”, në të cilën shikuan eksponate të shumnumërta nga jeta dhe e kaluara e paraardhësve tanë. Në kuadër të Qendrës për Kulturë, mysafirëve u janë treguar të gjitha përmbajtjet e saj, duke përfshirë edhe bibliotekën me kapacitetet e veta. Në ndarje, pas vizitës së bërë ca objekteve kulturore-historike, fetare dhe të tjera, me të cilat begaton Gucia, delegacioni i QKE të Azerbejxhanit, falënderoi nikoqirin e nderuar, për mikpritje të sinqertë dhe për bisedat konstruktive dhe përmbajtjesore të zhvilluara në fusha të ndryshme të jetës dhe punës të Gucisë dhe gucianëve në njërën anë dhe të AzerbeSh. H. jxhanit në anën tjetër.
NGJARJE JAVORE
Vizitat studimore të fëmijëve nga Ulqini “FËMIJËT e ULQINIT – promotorë të tolerancës” vizituan Muzeun Etnografik në Draginë, i cili funksionon në kuadër të Shoqatës “Shtëpia e Trashëgimisë”. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti patën rastin të njihen më për së afërmi me eksponatet e këtij muzeu, të cilat janë të rralla dhe me vlerë të madhe për historinë e trevës së Anës së Malit e më gjerë. Gjatë gjithë kësaj vizite nxënësit treguan interes duke pyetur për objekte të veçanta apo edhe për mënyrën e organizimit të jetës e të punës në të kaluarën e kësaj treve. Ata diskutuan edhe për ruajtjen dhe promovimin
e trashëgimisë kulturore, por edhe për nevojën e njohjes më të mirë të zonave rurale të komunës sonë nga të rinjtë e Qytetit. Në vazhdim të këtij programi, nxënësit nga Ulqini vizituan shkollën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë. Të shoqëruar nga drejtori i kësaj shkolle z. Beqir Berjashi si dhe nga bashkëmoshatarët e tyre vendas, mysafirët e rinj nga Ulqini patën mundësi të njihen me ambientet tepër komode të kësaj shkolle, me arritjet e shumta të nxënësve të këtushëm si në mësime ashtu edhe në aktivitetet jashtëshkollore, por edhe me sfidat me të cilat
ata ballafaqohen. Puna e palodhur e me shumë kreativitet e kolektivit të kësaj shkolle, vërehej në çdo pjesë të saj, duke filluar nga kabinetet e mësimit, ambientet sportive, hapësirat ndihmëse e deri tek biblioteka e pasur e shkollës dhe kopshti i vogël zoologjik. Vizita u realizua në kuadër të këtij projektit “Fëmijët e Ulqinit – promotorë të tolerancës dhe diversitetit”, të cilin e OJQ “Horizonti i Ri” e realizon në partneritet me Bibliotekën e Qytetit dhe Shkollën Fillore “Marrshall Tito”, mbështetur nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi.
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Politika e pakicave dhe integrimi në BE Kristjan Dukaj
Procesi i bisedimeve për integrimin e vendit në BE, sipas vlerësimeve të institucioneve relevante, është duke u zhvilluar sipas dinamikës së parashikuar e që paralajmëron rrugëtimin e suksesshëm në këtë proces. Por, pavarësisht nga mendimi pozitiv lidhur me rrjedhën e procesit integrues, ende mbetet shumë punë për t’u bërë në mënyrë që Mali i Zi sa më parë të jetë pjesë e bashkësisë së vendeve Evropiane. Angazhimi i deritashëm i shoqërisë malazeze dhe institucioneve të tij e kanë sjellë Malin e Zi në pozitën e liderit në rajon në procesin e e integrimeve. Andaj, është obligim parësor i institucioneve përkatëse që të shfrytëzojnë përparësitë e pozicionimit të këtillë dhe që në afatin sa më të shkurtër të bëhet anëtari i radhës i BE-së. Jo për shkak të dëshirës por si nevojë që sa më parë të përvetësojmë vlerat Evropiane të jetës: për punë, shkollim për shoqërinë e barazisë sociale me shanse dhe mundësi të barabarta. Në këtë kontekst, strategjia e politikës së pakicave, respektivisht, realizimi i të drejtave të pakicave, paraqet njërën
“ 6
nga urat kryesore në procesin e përgjithshëm të Integrimeve Evropiane. Jo rrallë, kjo problematikë shqyrtohet në nivelet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare. Me mbajtjen e tubimeve të tilla në këtë temë, dëshirohet, apriori, të sigurohet hapësirë më adekuate për realizimin e politikës së proklamuar siç qëndron edhe në aktin më të lartë juridik të vendit dhe aktet e tjera ndërkombëtare, konventat dhe marrëveshjet bilaterale. Është fakt se popujt pakicë i kanë dhënë përkrahje të parezervë procesit të integrimeve të bindur se suksesi i këtij i procesi kontribuon pozitës më kualitative të tyre në të gjitha nivelet. Të vetëdijshëm se pozita e pakicave në një vend në masë të madhe mund të jetë pengesë në procesin e negociatave, Mali i Zi ka harmonizuar legjislaturën nacionale me përvojat e ngjashme të vendeve të BE-së. Me Kushtetutën e Malit të Zi, si dhe me aktet dhe dispozitat e tjera ligjore, është përkufizuar korniza institucionale e politikës ndaj të drejtave të pakicave. Kushtetuta, si akti më i lartë juridik i vendit, paraqet bazën themelore në promovimin, përforcimin dhe avancimin në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pjesë e pandashme e të cilave janë edhe të drejtat e popujve pakicë. Me Kushtetutën e Malit të Zi, neni 6 garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si kategori të patjetërsueshme. Kurse, neni 7 ndalon diskriminimin mbi çfarëdo baze qoftë. Krahas
legjislaturës nacionale e cila garanton respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Mali i Zi, me dispozitat e nenit 9, të Kushtetutës, ka përcaktuar se “traktatet e ratifikuara ndërkombëtare dhe rregullat e miratuara të përgjithshme nga fusha e të drejtës ndërkombëtare janë pjesë përbërëse të rendit të brendshëm juridik dhe, si të tilla, kanë përparësi ndaj legjislaturës vendase dhe se zbatohen drejtpërdrejt në rastet kur raportet i rregullojnë ndryshe nga legjislatura e brendshme”. Në kuadër të të drejtave të veçanta të pakicave, konsiderohen edhe të drejtat shtesë të cilat popujve pakicë në Mal të Zi ua garanton Kushtetuta dhe dispozitat e parashikuara ligjore, qëllimi i të cilave është mbrojtja e identitetit të përgjithshëm nacional. Konform kësaj, në pjesën e dytë të Kushtetutës, me nenin 79, pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale, u garantohen të drejtat dhe liritë të cilat mund ti shfrytëzojnë individualisht ose në bashkësi me të tjerët, ku mes tjerash, duhet veçuar: -e drejta e përfaqësimit autentik në Parlamentin e Malit të Zi dhe në kuvendet e njësive të vetëqeverisjes lokale në të cilat përbëjnë përqindje të konsiderueshme të popullsisë, në pajtimin me parimet e aksionit afirmativ; - përfaqësimi proporcional në shërbimet publike, në organet e pushtetit qendror dhe në vetëqeverisjen lokale. Kuptohet se realizimi i normave të parashikuara duhet të jetë sfidë, në veçanti
Tentativat e deritashme që të kihet një pasqyrim më i qartë i situatës ekzistuese nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Andaj, siç është paralajmëruar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, (KKSH), puna në studimin e gjendjes aktuale në këtë fushë do të kontribuojë në procesin e avancimit të të drejtave të pakicave. Avancimi i gjendjes në këtë fushë, përveç integrimit të bashkësisë, s’ka dyshim, që edhe nëse nuk do të ndalojë, me siguri do të ngadalësojë largimin e kuadrove të rinj në botën e jashtme
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Kuptohet se realizimi i normave të parashikuara duhet të jetë sfidë, në veçanti, për ata që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë në zbatimin e tyre në punë dhe në veprimtari të përditshme e që, individin apo bashkësinë e bëjnë të sigurt, nëse jo edhe të kënaqur dhe kjo duhet të jetë qëllimi i pushtetit ekzekutiv të Malit të Zi në realizimin e strategjisë së politikës ndaj pakicave për ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës për zbatimin e tyre në punë dhe veprimtari të përditshme e që, individin apo bashkësinë e bëjnë të sigurt, nëse jo edhe të kënaqur dhe kjo duhet të jetë qëllimi i pushtetit ekzekutiv të Malit të Zi në realizimin e strategjisë së politikës ndaj pakicave. Duke folur me gjuhën e shifrave në mungesën e studimit dhe analizës së detajuar, nuk kemi të dhëna precize statistikore e që do të pasqyronin qartë gjendjen në fusha të ndryshme kur është fjala për realizimin e strategjisë së politikës ndaj pakicave, sepse në bazë të të dhënave parciale nuk mund të vërtetohen faktet për nivelin e arritur në këtë fushë. Andaj, aktivitetet në përpunimin e të dhënave në pasqyrimin e situatës ekzistuese duhet koordinuar mes ministrisë përkatëse dhe institucioneve të tjera të kyçura në këto projekte. Kur është fjala për pakicën nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi, sipas të dhënave në dispozicion, përfaqësimi i tyre në organet e legjislaturës publike nuk është në përpjesëtim me përqindjen prej 4.9% sa është
pjesëmarrja e tyre në numrin e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi. Edhe pse rezultatet e deritashme janë përpunuar kryesisht në mënyrë parciale dhe variojnë nga 1.5% deri në 2.8%, varësisht nga periudha dhe institucioni, që kanë punuar në grumbullimin e të dhënave, është e qartë se ajo ende nuk është në nivelin e duhur. Natyrisht se nuk është fjala për respektimin strikt të normave në përqindje por, duke marrë parasysh faktin se një numër i madh i të rinjve nga këto hapësira, vite me radhë është duke u shkolluar në qendra prestigjoze universitare në Mal të Zi dhe jashtë tij, duhet dhënë shansin kuadrove të reja të arsimuar, që me angazhimin e vet profesional të kontribuojnë në përvetësimin e standardeve demokratike, respektivisht ndërtimin e Malit të Zi si shtet të barazisë sociale. Tentativat e deritashme që të kihet një pasqyrim më i qartë i situatës ekzistuese nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Andaj, siç është paralajmëruar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, (KKSH), puna në studimin e gjendjes aktuale në këtë fushë do
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të kontribuojë në procesin e avancimit të të drejtave të pakicave. Avancimi i gjendjes në këtë fushë, përveç integrimit të bashkësisë, s’ka dyshim që, edhe nëse nuk do të ndalojë, me siguri do të ngadalësojë largimin e kuadrove të rinj në botën e jashtme. Njëkohësisht, Mali i Zi si demokraci në zhvillim, me integrimin maksimal të pakicave në sistemin e vlerave, do ta dëshmojë pozicionin e vendit lider në miratimin e parimeve të pranuara në rrafshin më të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ende nuk mund të lavdërohet me nivelin e arritur në zgjidhjen e çështjeve të shumta nga kjo fushë. Sa më shumë që të jenë popujt pakicë dhe bashkësitë e tjera të pakicave aktive dhe të integruara në bashkësinë e gjerë shoqërore, aq më parë do të krijohen kushtet për përparimin më të shpejtë dhe më të suksesshëm të gjithë shoqërisë në procesin e integrimeve drejt BE-së. (Autori është politolog, magjistër i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare)
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Libri tradicional dhe vlerat që ai reflekton në shoqëri
Gjenerata e re po humb interesin për librin tradicional Toni Ujkaj
Të lexosh një libër – roman, prozë, poezi apo çfarëdo zhanri tjetër të letërsisë, të jep ndjesinë e të qenit i lumtur, i kënaqur, pozitiv, optimist, entuziast, thënë ndryshe të ushqen çdo atom të trurit dhe të përmbush shpirtërisht. Të lexosh, të krijosh një kulturë konstante që leximi të të bëhet ves i mirë dhe rutinë e përditshme, është diçka që ka nevojë njeriu, sepse në këtë mënyrë ai është përherë i gatshëm të përballet me realitetin, disponon me një imagjinatë të mprehtë dhe di të gjykojë, të arsyetojë dhe të argumentojë mbi çështje të ndryshme që ngjajnë në shoqëri. Libri dhe vëmendja ndaj leximi duhet
8
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
të ishte pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë, e të përjavshmes tonë, dhe e përmuajshmes tonë, pasi që kështu ne i zgjerojmë horizontet tona të njohurive dhe mund të të depërtojmë përtej asaj kornizës së “injorancës” tonë të cilën shpeshherë mund të shpalosim edhe nëpërmjet prepotencës. Në përditshmëri jorrallëherë ndeshemi me raste ku një individ ose disa të tillë kanë tendencë që të “gjykojnë“ dhe të argumentojnë mbi një tematikë ose disa të tilla por nga ana tjetër, nuk ia kanë idenë fare se çfarë janë ato në të vërtetë. Ata pretendojnë të jenë shumëdimensional por përkudrazi tregohen shumë mendjengushtë, prapanikë dhe me
“
një vetëgjyqësi të gabuar ose të shtrembëruar. Të krijuarit e një kulture të gjerë të të lexuarit na sjell shumë përfitime. Libri e ndihmon unin tonë, qenien tonë në tërësi. Shumë libra të mirë kanë pasur aq shumë influencë saqë kanë ndryshuar kahjen e jetës së një individi. Pra, libri ka vlera multidimensionale, të pavdekshme dhe përherë në favor të çdo njeriu. Libri sjell vlera të pamohueshme dhe të pakompensueshme. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre mirësive dhe përfitimeve që na sjellë libri, viteve të fundit interesi për librin dhe për lexim është zbehur dhe ka humbur dukshëm dhe ky fenomen ka qenë në fokus të diskutimeve
Kjo neglizhencë ndaj librit tradicional më së miri vihet re në “frekuentimin” e të rinjve nëpër biblioteka shkollore, biblioteka të qytetit, nëpër promovime librash dhe panaire ku në të gjitha këto të lartpërmendura, nga viti në vit bie numri i të interesuarve, i vizitorëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Rinia duhet të mendojë, duhet të gjykojë më mirë që ta vlerësojë librin tradicional më shumë, të mos e braktisë atë, të mos devijojë nga vlerat e çmuara që çdo libër i bart me vete, por t’i rikthehen librit me pasion, dëshirë dhe dashamirësi dhe në këtë mënyrë do të bëhen promotor për të inkurajuar edhe të tjerët për të lexuar dhe kështu do të dëshmojnë qytetari dhe do ta respektojnë librin në mënyrë të duhur, ashtu siç ai vërtetë e meriton
dhe të debateve të shumë shkrimtarëve, poetëve, shtëpive botuese dhe të krijuesve në tërësi të cilët kanë arritur në konkluzionin se librin tradicional po e zavendëson gradualisht libri elektronik. Këto konkluzione konsistojnë në faktin se pikërisht gjenerata e re është ajo që duke qenë e ekspozuar ndaj një mori të pashtershme të informacioneve online, është e predestinuar ta konsumoj informacionin në formën elektronike dhe në këtë mënyrë shmang interesin për librin
tradicional. Kjo neglizhencë ndaj librit tradicional më së miri vihet re në “frekuentimin” e të rinjve nëpër biblioteka shkollore, biblioteka të qytetit, nëpër promovime librash dhe panaire ku në të gjitha këto të lartpërmendura, nga viti në vit bie numri i të interesuarve, i vizitorëve. Në këtë kuadër, është për të ardhur keq se si të rinjtë por dhe ata më të moshuarit për fat të keq, janë të prirë gjithnjë e më shumë që kohën e tyre ta shpenzojnë mbi të gjitha
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nëpër rrjetet sociale, por jo duke lexuar libra tradicionalë të cilët nuk mund t’i zëvendësojnë dot librat digjitalë dhe teknologjia gjithnjë në zhvillim e sipër. Një thënie e një shkrimtari të njohur i cili jep këtë këndvështrim për librin, duhet të jetë frymëzim për gjeneratën e re që ata të tregojnë interes më të madh për librin. “Fik televizionin dhe lexo një libër të mirë – atëherë do të bënim diçka substanciale për brezin e ardhshëm” – Gordon B. Hinckley. Në këtë prizëm, rinia duhet të mendojë, duhet të gjykojë më mirë që ta vlerësojë librin tradicional më shumë, të mos e braktisë atë, të mos devijojë nga vlerat e çmuara që çdo libër i bartë me vete, por t’i rikthehen librit me pasion, dëshirë dhe dashamirësi dhe në këtë mënyrë do të bëhen promotorë për të inkurajuar edhe të tjerët për të lexuar dhe kështu do të dëshmojnë qytetari dhe do ta respektojnë librin në mënyrë të duhur, ashtu siç ai vërtetë e meriton. E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Tragjeditë dhe iron Këto tragjedi njerëzore dhe vatra krize, çdo ditë e më tepër nxjerrin në pah fytyrën e shëmtuar të organizatave, shteteve, institucioneve, grupeve dhe individëve, të cilët preferojnë se promovojnë paqe, liri, demokraci, barazi, të drejta të njeriut, humanitet, solidaritet dhe prosperitet. Kështu, sa herë që bie një maskë nga maskat e shumta të këtyre qarqeve dhe personave hipokritë, të cilët, parullat e lartpërmendura i shfrytëzojnë si paravan për realizimin e interesave të tyre të pangopura si dhe qëllimeve të tyre djallëzore
Qani Osmani
Kohëve të fundit të shumta kanë qenë dhe janë fatkeqësitë, dhembjet, vuajtjet dhe brengat e njerëzve anëkend botës, ashtu siç janë të shumta vatrat dhe vendet e këtyre fatkeqësive, dhimbjeve, vuajtjeve dhe brengave. Iraku, Siria, Jemeni, Somalia, libia, Palestina, Nigeria, Sudani, Mijanmari, Afrika Qendrore, Afganistani, Mali, Kongo, Kashmiri etj. janë vetëm disa vende të tragjedisë njerëzore, si rezultat i luftërave dhe konflikteve të armatosura që janë dhe po zhvillo-
“ 10
hen në to, si rezultat i pasojave të tmershme të cilat i sjellin këto luftëra dhe konflikte. E nëse kësaj “harte tragjike” ia shtojmë vendet në të cilat njerëzimi vuan nga uria, etja, sëmundjet, epidemitë, diktatura, persekutimi, diskriminimi, eksploatimi etj. kjo “hartë” do të zgjerohet tejmase dhe do të përfshijë pjesën më të madhe të globit! Pra, edhe përballë të gjitha këtyre fatkeqësive dhe vuajtjeve njerëzore, opinioni i përgjithshëm botëror, qoftë ai i strukturuar apo i pastrukturuar, si asnjëherë më parë, qëndron heshtur dhe duarkryq, duke u bërë “imun” ndaj skenave dhe skenarëve të përgjakshëm, të cilat janë shndërruar në lajme të rëndomta të përditshmërisë së kësaj kohe të pakohë! Se sa imun jemi bërë ndaj tragjedive njerëzore që po ndodhin anekënd botës, tregon fakti se, vdekja apo
Kështu, përderisa në disa vende, qindra mijëra njerëz vdesin nga etja si rezultat i mungesës së ujit të pijshëm, mjetet globale të informimit zgjedhin për top-lajm të tyre misionin kozmik për zbulimin e ujit në planetin Mars! Në momentin që një populli të tërë po i kanoset vdekja nga “uria”, të njëjtat mjete të informimit, për kryelajm të tyre nxjerrin çështjen e obezitetit! Në kohën kur një popull i tërë vuan nga “epidemitë” dhe sëmundjet vdekjeprurëse, këto korporata mediatike “vajtojnë” lajmin e shkurorëzimit të ndonjë aktori
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
vrasja e disa dhjetëra fëmijve dhe civilëve të pafajshëm në vende të ndryshme gjithandej rruzullit tokësor, nuk po na krijon shumë përshtypje dhe nuk përbën lajm i cili meriton reagim, qoftë edhe në Facebook! Vetëm kur përmasat e tragjedisë dhe numri i viktimave arrin shifrën e qindra apo mijëra personave, si dhe vetëm kur një qyteti apo popullatë të tërë i kanoset zhdukja në masë, vetëm atëherë fillojmë të vërejmë reagime sporadike të përmasave të “llajkut”, si dhe shkëmbim të disa inserteve të përgjakura, duke menduar se me veprime të tilla kemi kryer obligimin tonë moral dhe njerëzor! Këta ngjarje në fjalë zhvillohen në përputhshmëri me skenarin e një drame të përgatitur dhe orkestruar mirëfilli, dramë kjo, e cila ka për qëllim dhe objektiv të vetëm ka shndërrimin e njerëzimit në kope të dëgjueshme dhe të nënshtruar ndaj disa individëve dhe grupeve klanore dhe mafioze. Këta individë dhe këto grupe, për hir të interesave të tyre sadiste, janë në gjendje të sakrifikojnë popuj të tërë, e të mos flasim për përbaltjen e vlerave njerëzore dhe humane. Kështu, popujt në fjalë që përfshihen nga këto tragjedi janë viktimë e drejtëpërdrejtë e këtij skenari ogurzi, ndërsa popujt e tjerë “të lirë” janë “viktima të makinerisë propagandistike të disa djajve” me fytyrë njeriu, të cilët aktrojnë rolin e “mbrojtësit” dhe “shpëtimtarit”, duke derdhur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
nia njerëzore! lotë krokodilit kundrejt gjahut të tyre. Kjo djallëzi ka arritur deri atë shkallë, saqë, ndaj tragjedive të këtilla imponohet terr informativ, me ç’rast, të njejtat nuk përbëjnë lajm. Vetëm nëse një vatër krize paraqet interes vital për njërën apo tjetrën palë, vetëm atëherë megafonët informativë të palës përkatëse, atë vatër e shndërrojnë në top-lajm, edhe atë , për një kohë të caktuar, e me të arritur qëllimin, i njëjti lajm, zhduket dhe harrohet! Madje, ajo që sa është ironike po aq është edhe tragjike, është fakti se , reagimet tona ndaj këtyre fatkeqësive janë shndërruar në reagime të varura nga qëndrimet dhe pozicionimet e po atyre qarqeve të cilat qëndrojnë pas tragjedive të këtilla. Kështu, këto qarqe jo vetëm që kanë arritur të na zhveshin nga ndjenjat e të qenurit njeri, duke e droguar ndërgjegjen tonë, por të njejtat na kanë shndërruar në “kukulla teatri”, kukulla këto të cilat lëvizin konform dëshirës dhe tekeve të atyre, në duart e të cilëve gjenden. Bile-bile, këto qarqe dhe qendra, na kanë hipnotizuar deri në atë shkallë, si dhe kanë arritur të na “kurdisin” vetëdijen tonë deri në atë masë, sa që, na kanë bërë pre të veprimeve të
kushtëzuara, me ç’rast ne reagojmë ndaj diçkahit vetëm kur na jepet sinjali i duhur! Sot, metoda më efikase e cila është shndërruar në strategji politike dhe informative, është “metoda e defokusimit të vëmendjes”, me ç’rast, për të mbuluar një turp apo skandal politik, ekonomik apo të çfarëdo natyre tjetër, krijohet, sajohet, dhe plasohet një lajm tjetër paralel, i cili shërben si gjeth fiku, për të mbuluar turpin dhe fytyrën e shëmtuar të “tregtarëve të fateve njerëzore”. Kështu, përderisa në disa vende, qindra mijëra njerëz vdesin nga etja si rezultat i mungesës së ujit të pijshëm, mjetet globale të informimit zgjedhin për top-lajm të tyre misionin kozmik për zbulimin e ujit në planetin Mars! Në momentin që një populli të tërë po i kanoset vdekja nga “uria”, të njejtat mjete të informimit, për kryelajm të tyre nxjerrin çështjen e obezitetit! Në kohën kur një popull i tërë vuan nga “epidemitë” dhe sëmundjet vdekjeprurëse, këto korporata mediatike “vajtojnë” lajmin e shkurorëzimit të ndonjë aktori! Në çastet kur, në një nga vatrat e luftërave bien qindra viktima, këta zëdhënës të turpit zgjedhin që të bisedojnë për ndonjë skandal sek-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sual, apo se në rastet më të mira, për ndënjë balenë e cila e ka humbur rrugën e saj dhe është bllokuar në ujërat e cekëta të ndonjë bregu detar! Këto tragjedi njerëzore dhe vatra krize, çdo ditë e më tepër nxjerin në pah fytyrën e shëmtuar të organizatave, shteteve, institucioneve, grupeve dhe individëve, të cilët preferojnë se promovojnë paqe, liri, demokraci, barazi, të drejta të njeriut, humanitet, solidaritet dhe prosperitet. Kështu, sa herë që bie një maskë nga maskat e shumta të këtyre qarqeve dhe personave hipokritë, të cilët, parullat e lartëpërmendura i shfrytëzojnë si paravan për realizimin e interesave të tyre të pangopura si dhe qëllimeve të tyre djallëzore. Për më tepër, këto vatra krize dhe këto tragjedi njerëzore, çdo ditë e më tepër nxjerrin në pah ndërgjegjen e venitur, indiferencën e turpshme, si dhe pakujdesinë, ironin dhe cinizmin e skajshëm të komunitetit njerëzor në përgjithësi, i cili në vend se të vetëdijësohet dhe të reagojë ndaj padrejtësive dhe dhunës që po ushtrohet ndaj vëllezërve të tyre në njerëzi, i njejti komunitet po vazhdon të jetojë në, iluzione, duke u shtirur sikurse nuk po ndodh asgjë. Në këtë mënyrë, dhe nën hijen e këtij paradoksi tragji-komik dhe ironiko-cinik, njerëzimi, çdo ditë e më tepër po fundoset thellë e më thellë në humnerën e tragjedisë së përbashkët njerëzore.
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Punë e veprim Historia e artit dhe letërsisë në përgjithësi tregon se arritjet e mendjes fillimisht nuk priten mirë. Arsyeja është se ashtu si njeriu që priret të pëlqejë së pari ato gjëra që plotësojnë nevojat e çastit, edhe lexuesi vlerëson ato gjëra që plotësojnë shijet e kohës së tij
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Fama dhe nderi janë binjakë, si Kastori dhe Polluksi në mitologji, njëri i vdekshëm dhe tjetri jo. Ky është krahasimi që Arthur Shopenhauer i bën Famës dhe Nderit. Fama, në kuptimin e vërtet, është e pavdekshme, sepse ka edhe famë që nuk zgjat më shumë se 15 minuta. Nderi është vëllai që vdes. Nderi ka të bëjë thjesht me cilësi që
12
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
“
Ndryshimi kryesor midis tyre është se veprimi ikën, ndërsa puna mbetet. Ndikimi i veprimit, pavarësisht sa fisnik, zgjat shumë pak; por puna e një gjeniu është ndikim i gjallë, me përfitime e mirësi për brezat. Ajo që mbetet nga veprimi është kujtesa që me kalimin e kohës dobësohet e shtrembërohet - varet nga indiferenca e njerëzve - derisa në fund shuhet, nëse nuk ndërhynë historia, e cila e fosilizon për brezat që vijnë. Punët janë të pavdekshme në vetvete; në shkrime e libra mund të jetojnë përgjithmonë. Nga Aleksandri i Madh njerëzimi kujton emrin e tij, por Platoni, Aristoteli, Homeri e Horaci janë gjallë me librat e tyre
çdo njeri mund t’i ketë në rrethana të njëjta; Fama ka të tjera merita që nuk i ka çdo njeri. Nderi shtrihet aq sa nje-
riu di: Fama vrapon më tej dhe e bën njeriun të marrë çdo njohuri që ndesh udhës së tij. Kur njeriu udhëton, gjith-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
monë ka diçka për të treguar. Çdo njeri mund të thotë “jam i ndershëm”; por shumë pak mund të deklarojnë se janë të famshëm; Fama i takon vetëm njeriut me virtyt dhe që ka bërë diçka jo të zakonshme, një punë. Kështu për Famën ekzistojnë dy udhë të hapura. Për veprimin këshillohet zemra dhe guximi; për punën, mençuria dhe vullneti. Secila udhë ka parësitë dhe mbrapësitë e veta. Ndryshimi kryesor midis tyre është se veprimi ikën, ndërsa puna mbetet. Ndikimi i veprimit, pavarësisht sa fisnik, zgjat shumë pak; por puna e një gjeniu është ndikim i gjallë, me përfitime e mirësi për brezat. Ajo që mbetet nga veprimi është kujtesa që me kalimin e kohës dobësohet e shtrembërohet - varet nga indiferenca e njerëzve - derisa në fund
shuhet, nëse nuk ndërhynë historia, e cila e fosilizon për brezat që vijnë. Punët janë të pavdekshme në vetvete; në shkrime e libra mund të jetojnë përgjithmonë. Nga Aleksandri i Madh njerëzimi kujton emrin e tij, por Platoni, Aristoteli, Homeri e Horaci janë gjallë me librat e tyre. Të rrallë janë autorët që e shohin famën e tyre; sa më të rëndësishme të jenë veprat e tyre, aq më pak gjasa ka që të jenë të tilla. Seneka thoshte se fama ndjek meritën ashtu si trupi lëshon hijen e vet, herë përpara e herë mbrapa, herë të gjatë, herë të shkurtër. Historia e artit dhe letërsisë në përgjithësi tregon se arritjet e mendjes fillimisht nuk priten mirë. Arsyeja është se ashtu si njeriu që priret të pëlqejë së pari ato gjëra që plotësojnë nevo-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Nderi ka të bëjë thjesht me cilësi që çdo njeri mund t’i ketë në rrethana të njëjta; Fama ka të tjera merita që nuk i ka çdo njeri. Nderi shtrihet aq sa njeriu di: Fama vrapon më tej dhe e bën njeriun të marrë çdo njohuri që ndesh udhës së tij. Kur njeriu udhëton, gjithmonë ka diçka për të treguar
jat e çastit, edhe lexuesi vlerëson ato gjëra që plotësojnë shijet e kohës së tij. Kur John Milton (1608 – 1674) botoi poemen Lycidas, ishte bashkēkohēsi i tij Samuel Johnson, kritik i njohur, që e hodhi poshtë duke thënë se “fjalia është e ashpër, rimat e vargjeve janë të pasigurta dhe numrat janë të pakëndshëm” dhe u ankua se “në këtë poemë nuk ka asnjë natyrë, sepse nuk ka të vërtetë, nuk ka art, sepse nuk ka asgjë të re. Poema Lycidas që John Milton ia kushton mbretit Edward, sot cilësohet si kryevepra e parë dhe poema më e mirë e letërsisë angleze, ndërsa kritikët bashkëkohës të tij e hodhën poshtë. Kështu, kur një kokë dhe një libër përplasen, nuk është libri që tingēllon bosh, thotë Shopenhauer (1788 - 1860). E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
13
KULTURË
Paradokse të botimit enciklopedik të ASHAK-ut (3)
Mangësi dhe të pavërt nga Fjalori Encikloped Në vitet e 80-ta të shekullit që shkoi, midis të tjerash, isha edhe bashkëpunëtor dhe anëtar i redaksive prestigjioze, përfshirë këtu edhe botimet enciklopedike të akademive JAZU-JLZ, EJ(4 E-HRV, f. XVIII; f.164;249), Zagreb, 1986. Atëbotë, porosia e bashkëpunëtorëve me përvojë më të madhe ishte kjo : “në punë të enciklopedisë nuk guxon të gabohet!”. Përgjegjësia ishte rigoroze ndaj gabimeve të pafalshme. Ndaj, për krijuesit dhe punëtorët e shkencës, veç akribisë, kjo porosi e tyre, për mua u bë aksiomë
Ruzhdi Ushaku
ZËRI PËR PORTRETIN (Fjalori Enciklopedik II, f.1711) NË KONTEKSTIN KRAHASUES FORMAL dhe SUBSTANCIAL Autor Bahri Koskoviku Formati i zërave në këtë FJALOR, formalisht i plotëson normat dhe kriteret e përgjithshme prej minimumit me ¼ tën e faqes dhe maksimumi i 2/3 e faqes, është në proporcion të përgjithshëm me standarden formale. Ndërkaq, baraspesha lëndore duhet të jetë sa më koherente e mundshme me përmbajtjen dhe anasjelltas, duke mbajtur parasysh CV sasinë dhe cilësinë dhe moshën e personaliteteve në PORTRETE. Këto kritere imponohen me rastin e seleksionimit dhe klasifikimit, ku nuk mungojnë dukuritë e mundshme diskriminuese, kur personaliteti me përvojë më të gjatë, zë vend të ngushtë. Apo, anasjelltas, përkatësisht ata të moshës më të re plasohen ndonjëherë,
14
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
për shkaqe të ndryshme, në një piedestal më të lartë falë CV-së relative, ku shihet nevoja e modifikimeve, reduktimeve, ndërfutjeve, të të dhënave, në kuptim të korrigjimit, shkurtimit apo plotësimit të formatit tekstit të zërit të caktuar. Kjo është puna më e vështirë dhe më delikate, ku mund të ketë probleme për zgjedhjen e substancës në përputhje me vendin të cilin e meriton zëri i caktuar. Për ilustrim po nisem prej zërit tim i cili përfundon me librin e vitit 2010, dhe me këtë puna 7 vjeçare (duke pasur parasysh procesin e shtypjes së librit në 2018), ku nënkuptohen ngjarje të shënueshme, shumë relevante për jetën dhe veprimtarinë e personit të portretizuar: në rastin konkret, gjatë kësaj periudhe kam botuar tri vepra autoriale dhe përjetuar ngjarje jetësore kulminante, siç është titullit “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2015), dhe “Nderi i Kombit”(2017), e të mos të flasim për diç tjetër. Është e vërtetë se përgjithësisht, në shumë raste nuk përmenden shpërblimet apo dekoratat konkrete, por ka zëre ku përmenden dekorata të llojit “Nderi i Kombit.” Kështu, në rastin konkret, nëse mungon vëndi në tekst , e nuk ka mundësi zgjerimi, substanca modifikohet me prioritet, ose reduktohen titujt e librave apo veprave të botuara dhe shënohet numri,
me seleksionim përfundimtar deri më 2017. Përndryshe, formalisht, personi dhe ngjarjet mbeten enigmë nëse është i gjallë apo i vdekur personi i portretizuar. Në disa zëra janë shtuar të dhëna nga vitet e pastajme, pas 2010, deri më 2017, andaj në këtë kategori të tekstit më të ngushtë, minimum duhet të bëhen modifikime të domosdoshme edhe në krahasim me portrete të ngjashme. Në funksion krahasimi me kolegë të moshës sime ku, hapësira jonë është një e katërta e faqes, si për nga sasia e cilësia përballet me hapësirën e kolegut tim të respektuar të dyfishtë f. 1668/69. Në zërin tim gabimisht jepet e dhëna për “studimet për letërsisë“ (Sic!)me një lapsus të vogël sintaksor. Vijon një gabim, në shikim të parë i vogël, por në thelb i natyrës lëndore, ku duhet të figurojë sintagma “gjuhë dhe letërsi...”, përgjithësisht të kuptueshme, pasi gabime të këtij lloji duhet të merren parasysh për shkak të imazhit të botimit serioz dhe kritereve ndërkombëtare. Formati i tekstit prej ¼ ta e faqes janë degraduese dhe diskriminuese, në krahasim të një CV je dhe pune 50-60 vjeçare me afirmime të njohura dhe rezultate cilësore, nëse vendoset në të njëjtën kategori me personalitete të moshave 30 -50 vjeçare, për çka ka shumë dëshmi brenda këtij libri. Mun-
KULTURË
teta në dy zëra dik i Kosovës
gon fleksibiliteti i arsyeshëm dhe kujdesi për një punë shumë serioze, për çka lexuesi do të gjejë shembuj të tillë. Ndërkaq, nuk mund të tolerohen gabimet lëndore substanciale të cilat kanë për pasojë rrudhjen, përkatësisht fryrjen në përballje analoge me aforizmin “Shtrati i Prokrustit”, për të cilat janë përgjegjëse kryesisht redaksitë përkatëse të të gjitha niveleve, aq më parë kur bëhen diskriminime mbi bazat e të privilegjuarve, me të njohshëm, apo për inate apo motive të papranueshme për të vërtetën e vlerave, përkatësisht nënvlerave, të cilat mbushullojnë në këtë libër. Në rastin konkret, autori anonim, i quajtur Bahri Koskoviku, “një gjeni i vogël” apo mësuesi i tij i paidentifikuar, duke kapërcyer gradat, përkatësisht diplomat e mia prej akademiku të rangut evropian, në këtë rast citon veprat e mia të botuara deri në vitin 2010, ku jo rastësisht eliminohet vepra “Veprimtaria shkencore e Prof. dr. Ruzhdi Ushakut nga viti 2003 me 126 faqe (E konceptuar nga Prof. dr. Jup Kastrati, për traktatin “Histori e albanologjisë “ III.2, mbështetur në materialet arkivore të Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut), paraqet një paradoks morbid, që dëshmon qartë për marifetet e redaksive të amputimeve të qëllimta ad hominem: flet vetiu për punët e pandershme të papara të redaksisë së përmendur që e njollos një institucion siç është ASHAK. Ky kompromitim me autorë-redaktorë të
padenjë, plagjiatorë, falsifikatorë që e dëmtojnë imazhin dhe moralin përkatës, karshi shoqërive më të emancipuara përreth, habisin me shpërblimet joadekuate me tituj dhe të ardhura trefish më të mëdha të ASHAK-ut, në disproporcion me rezultate të reja në shkencë dhe në kulturë. Kjo antilogjikë dhe anomali primitive, e pashoqe dhe kompromituese, është problem i tjetërkujt, por paradoksi godet rëndë shtetin në të cilin po jetoj edhe unë, dhe mund të ndërlidhet me çdo qytetar të Kosovës. Viti 2010, si kufi i këtij “autori”, ku ndërpritet citimi i veprave, sikur i eklipson plot 7 vite (deri në vitin 2017), ku kanë mundur të bëhen plotësime, korrigjime të fundit, para se të fillojë viti i botimit 2018; 7 vite në kuadër të të cilave “autori” i zërit, nuk interesohet për këtë periudhë për të bërë modifikime të mundshme edhe në këtë format, me tri vepra të reja me peshë, duke mbyllur sytë, me zemër të plastë, duke gëlltitur faktin e tri veprave të reja që ka mundur të kompensonte numerikisht. Kulmi i marifeteve të tilla janë mirënjohjet e larta ndërkombëtare, e sidomos ato kombëtare, më të larta të mundshme si “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 2015 dhe atë “Nderi i Kombit” nga Presidenti Bujar Nishani” (viti 2017), Për rastin e parë kam informata të bazuara se ka pasur përpjekje të pjesëtarëve të Akademisë së Kosovës për ta penguar këtë mirënjohje. Kësaj radhe do t’i rezervoj të drejtat e mia për t’i bërë publike këto të dhëna me emër e mbiemër, por nuk do t’ harroj disa të supozuar që kanë pasur gisht të veçantë në këso marifetesh djallëzore. Për këtë tekst të Zërit, në aspektin krahasues, ka shumë shembuj diskriminimi për të cilat do të bindet çdo lexues sot dhe nesër, ku me kriteret e moshës, sasisë dhe cilësisë, afirmimit
të shkencës sonë në përmasa ballkanike, evropiane dhe më gjerë, ka pasur vend për formate më komode edhe për disa kolegë të mi nga departamentet e gjuhëve të huaja të cilët, në aspekte krahasuese në raport me gjuhë dhe kultura të huaja, kanë dhënë ndihmesa të dukshme. Për fat të keq, nga kjo mund të dalë përfundimi se Seksioni Gjuhë dhe Letërsi i ASHAK është pronë e patjetërsueshme e të quajturve albanistë apo albanologë. Mjerisht ata harrojnë se shumë të huaj kanë dhënë ndihmesa të cilat u mungojnë anëtarëve të këtij Seksioni, për të cilin ka çka shkruhet, kurse konkluzionet ia lëmë lexuesve. Atëherë nuk është çudi pse kemi ardhur në pozita që të bëjmë kombinime e modifikime degraduese, pasi që vendi më komod është rezervuar për elitën e ASHAK, kolegë dhe miq të akademikëve, mbi baza politike, klanore, rajonale, partiake, politike për të cilat ka fakte dhe dëshmi të shumta. Këta dhe modelet e tyre mbeten njollë e lektisjeve të këtilla! Lexuesi i vëmendshëm, nëse kërkon do të gjejë fakte ku te shumë portrete janë dhënë shënime deri në vitin 2017, janë përmendur mirënjohje dhe dekorata sipas kutit të caktuar, të paragjykuar, parakurdisur me qëllim dhe vetëdije të plotë, të llogaritur mirë dhe të ndier në shpirtin e pandërgjegjshëm. Çdo e keqe ka edhe ndonjë të mirë. Në rastin konkret, jam i lumtur që ende jam gjallë dhe relativisht mirë me shëndet. Në të kundërtën, këta dy zëra do të kishin mbetur kështu siç janë me gënjeshtra, falsifikime, makinacione të papranueshme në dëm të së vërtetës shkencore, historike e kombëtare. Jam i bindur se raste të ngjashme mund të gjenden në këtë botim formalisht prestigjioz, por dëshiroj sinqerisht të mos jetë kështu dhe ky rast imi të jetë i vetmuar, dhe të korrigjohet sa më parë. Lus të Madhin zot që të kem edhe pak jetë dhe fuqi krijuese, në kushte të vështira, për të parë dritë edhe 3 vepra sa më parë që të jetë e mundshme, për të mirën e përbashkët. U garantoj lexuesve të sotëm dhe të nesërm, për autenticitetin e këtij shkrimi. Pres gjykime dhe reagime të shëndosha, të argumentueshme apo të argumentuara, të opinionit shkencor-kulturor, dhe jam ende i gatshëm që të mbroj punën time të ndershme, sine ira et studio, gjithnjë për hir të së vërtetës dhe të të mirës së përbashkët. E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
LIDHJE TË NGUSHTA USHTARAKE MIDIS SHQIPËRISË DHE SHBA-se
Në partneritet të fortë Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Sipas burimit të Pentagonit, dy zyrtarët e lartë të mbrojtjes diskutuan mbi një sërë çështjesh në fushën e mbrojtjes, përfshirë kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në operacionet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në rajon, si dhe rolin e vazhdueshëm udhëheqës të Shqipërisë kundër aktiviteteve qëllimkëqja të Rusisë në rajonin e Ballkanit, u shprehën zyrtarët e Pentagonit. Dy zyrtarët e lartë amerikanë e shqiptarë të mbrojtjes ranë dakord gjithashtu mbi rëndësinë e ndarjes së përgjegjësive dhe obligimeve ndaj Aleancës ushtarake perëndimore, ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë për të arritur objektivin e shpenzimeve ushtarake prej të pakën 2 për qind të produktit të saj të brendshëm, në përputhje me marrëveshjen e vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e Aleancës së Atlantikut në Uells, në vitin 2014. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Menada Zaimi, e cila ndoqi takimin zyrtar në Pentagon, takimi midis Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë
16
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
“
Pentagoni njofton për takimin e ministrave të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Nën titullin “Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara ritheksojnë rëndësinë e marrëdhënieve” dypalëshe – dhe me foto nga pritja e Ministres së Mbrojtjes të Shqipërisë, Olta Xhacka në Pentagon nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan – jepet lajmi se dy ministrat biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes
Olta Xhaçka Sekretarit të Mbrojtjes në detyrë Patrick Shanahan, nxori në pah shqetësimin rreth ndikimit rus në rajon. Si përgjigje ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës, sekretari Shanahan tha se rreziku që paraqet Rusia në Ballkan është një nga arsyet kryesore të zhvillimit të këtij takimi. “Kjo është një nga arsyet kryesore pse po takohemi sot. Është rrezik dhe ndaj jemi partnerë të fortë”, tha zoti Shanahan për Zërin e Amerikës. Ky është një rast i miri që të
bisedojmë mbi mënyrat për të përmirësuar mundësitë dhe aftësitë tona ndaj disa kërcënimeve dhe të punojmë së bashku për të siguruar një të ardhme të fortë sigurie, është shprehur për median, zyrtari i lartë i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj të dytë gjatë këtij viti në Uashington foli, ndër të tjera, edhe për bazën e re të NATO-s në Kuçovë, duke e cilësuar si një zhvil-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
lim shumë të rëndësishëm për rajonin, që sipas saj, në vitet e fundit është bërë një pikë e nxehtë e rivaliteteve gjeopolitike dhe dëshmitar i një përpjekjeje shumë të bashkërenduar për të minuar sigurinë dhe stabilitetin, raporton Zëri i Amerikës. Ky vit shënon 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori më të vjetër marrëdhëniesh ushtarake, në periudhën post- komuniste të Shqipërisë. Ishte Tetori i vitit 1993 kur Uashingtoni nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar një marrëveshje të tillë deri më atëherë. Si diçka e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh marrëdhëniet ose mosekzistencën e marrëdhënieve deri atëherë midis Tiranës dhe Uashingtonit — në atë kohë, ky lajm bëri bujë duke u pasqyruar në organet më të njohura të shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Uashington Post. “Marrëveshja e parë e këtij lloji e Shteteve të Bashkuara me një shtet ish-komunist”, shkruante
David Binder në gazetën Nju Jork Tajms, “Është nënshkruar më 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin në Uashington dhe më 14 Tetor në Tiranë, është nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Safet Zhulali”, njoftonte gazeta e njohur amerikane. Në marrëveshjen ushtarake midis dy vendeve shprehej, “Gatishmëria e të dy palëve për të zgjeruar marrëdhëniet mbrojtëse dhe ushtarake midis dy vendeve.” Ndërsa pak më vonë, gazeta e kryeqytetit amerikan, Uashington Post i kishte cilësuar marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane – midis ushtrisë më të pasur dhe më të fuqishme në botë dhe një ushtrie të vogël e të varfër – si një “lidhje dashurie ushtarake”, (a military love affair), ndërkohë që citonte një oficer ushtarak amerikan, që ishte pyetur për zhvillimin e shpejtë të lidhjeve ushtarake me një vend ish-komunist, të ketë thënë se “Jemi prekur thellë nga ‘sindroma shqiptare’ – nga një dëshirë e madhe për t’i ndihmuar këta njerëz”, është shprehur oficeri i lartë amerikan. Uashington Post theksonte gatishmërinë e Shqipërisë për këto
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
marrëdhënie, duke shkruar se Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u kishte venë në dispozicion Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, përdorimin e të gjitha bazave ushtarake të Shqipërisë, duke thënë se, “Ne i mirëpresim Amerikanët. Ata janë çelësi i sigurisë sonë”, citonte gazeta e kryeqytetit amerikan, ish-Presidentin e Shqipërisë, Z. Sali Berisha. Pa marrë parasysh se cila parti ose kush e udhëheqës Shqipërinë në kohë të caktuara dhe me gjithë baticat dhe zbaticat në marrëdhëniet politiko-diplomatike midis dy vendeve gjatë dekadave të fundit, vizita e Ministres së Mbrojtjes e Shqipërisë të ënjten mbrëma në Pentagon, tregon se marrëdhëniet ushtarake midis Tiranës dhe Uashingtonit sa vinë e forcohen midis dy vendeve dhe popujve miq. Vizita e Zonjës Xhaçka është një shenjë tjetër se vazhdon ajo “Military Love affair” lidhja e dashurisë ushtarake midis dy vendeve dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s, si një shenjë e miqësisë së përhershme midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar. E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
17
INTERVISTË
Intervistë Ekskluzive me këngëtaren nga Vlora, Mariola Kaçani
Tekstet e këngëve të mia kanë prekur zemrat e publikut të gjerë K.Javore: Mariola, përshëndetje.. Ka disa vite që këndon dhe keni shumë sukses në këtë drejtim.. Ku qëndron sekreti i suksesit tënd? M.Kaçani: Është e vërtetë, u bënë mbi 10 vjet në skenë. Hmm, mendoj se çelësi i suksesit për çdo artist është impakti i parë që ka me publikun. Mendoj se nëse publikut i pëlqen që në daljen e parë, do të thotë se ecuria do të jetë e mirë, sigurisht duhet vokali në radhë të parë por edhe një punë dinjitoze që të vazhdosh të ta mbajtsh për vete këtë publik.
K.Javore: Si ndjehesh që punon me vëllain, po ashtu më thuaj cili filloi të këndojë i pari nga ju të dy? M.Kaçani: S’ ka kënaqësi më të madhe sesa kur këndoj bashkë me vëllain tim Jurgenin. Kur ndajmë së bashku suksesin, kur ndërtojmë një tjetër këngë së bashku etje etj. Unë kam kënduar më përpara se sa Jurgeni. Jurgeni është edhe më i vogël në moshë se unë. Por pak rëndësi ka kush ka dalë përpara. E rëndësishme është që publiku na do shumë së bashku dhe për këtë jam tepër krenare.
K.Javore: Në ditët e sotme a është vështirë të jesh këngëtarë/ e? M.Kaçani: Sigurisht. Sot është një treg që kushdo mund të bëjë një këngë, një video, por t’i rezistojë tregut është e vështirë pasi nuk mjafton një këngë, nuk mjafton një videoklip. Duhet një vokal që depërton te veshi i publikut si dhe një punë e madhe për të sjellë materiale muzikore sa më të pëlqyeshme për publikun e gjerë dhe që të rezistojnë gjatë.
K.Javore: Na fol pak për veten dhe karakteristikat e vetes tuaj? M.Kaçani: Në fakt është vështirë të flasësh për veten. Ndoshta do të ishte më mirë që këtë pyetje t’ia bëni vëllait tim Jurgenit (qesh), ose prindërve të mi.
K.Javore: Këngët tua arrijnë një audiencë shumë të gjerë.. Kjo varet, deri tek ajo se kënga është e qëlluar apo varet te personi, në këtë rast tek Ju ? M.Kaçani: Që një këngë të rezultojë e pëlqyer dhe të ketë audiencë të gjerë kanë të bëjnë shumë komponent. Sigurisht, së pari ka të bëjë shumë se kush e këndon por edhe ato apo ata që kanë kontribuar në realizimin e këngës. Në rastin tim, unë jam munduar të sjell krijime sa më afër publikut. Kam sjellë këngë për emigrimin që gjithsecili gjen veten, kam sjellë kolazhe për dasma që sigurisht këto janë tepër të preferuara etj. Por, fatmirësisht vokali im, së pari performanca dhe tekstet e këngëve të mia kanë prekur zemrat e publikut të gjerë.
K.Javore: Duke parë që ke një paraqitje goxha të bukur, a të ka shkuar ndër mënd ndonjëherë të merresh me modeling? M.Kaçani: (Qesh). Faleminderit për vlerësimin. Unë përpiqem gjithmonë të kujdesem për imazhin tim për të qenë gjithmonë sa më në formë. Sigurisht e bukura s’ka fund, por rëndësi ka të kurosh sa më shumë të mundesh imazhin tënd. Për model-
K.Javore: Çfarë planesh ke në prag të këtij sezoni veror? Po ashtu një përshëndetje për ata të cilët e lexojnë bisedën që bëmë ne së bashku? M.Kaçani: Planet për këtë sezon veror janë si gjithmonë.. Sjellja e këngëve dhe video- klipeve të reja së bashku me Jurgenin. Angazhimet që kemi, koncertet brenda dhe jashtë vendit, dasmat etje etj. Për publikun që do të lexojë këtë interv-
K.Javore: Kemi vërejtur që ke disa duete të mrekullueshme me këngëtarin Jurgen Kaçani. Jurgeni a është vëllai? M.Kaçani: (Qesh), po është e vërtetë... Unë dhe Jurgeni jemi motër e vëlla.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
ing nuk më ka shkuar ndonjëherë në mëndje, pasi mendoj që ka persona të tjerë që janë adapt për këtë punë.
INTERVISTË
Mariola është një vajzë nga Vlora. Ka disa vite që këndon, Ajo qëkur ishte fëmijë mori pjesë në festivale të ndryshme. Po ashtu është vlerësuar me çmime të ndryshme, një ndër to është edhe çmimi i parë në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Kështu, pas sukseseve të fëmijërisë vazhdoi me këngën e parë e që shënoi sukses tek Mariola. Ishte kënga “Ca në Vlorë, Ca në Tiranë”. Një tjetër këngë me sukses pas kësaj ishte kënga ”Jam Vlonjate”.. Ajo jo vetëm se këndon por ka ndjekur edhe studimet për Kanto në Liceun Artistik të Vlorës “Naim Frashëri”. Përveç kësaj, Mariola ka mbaruar edhe Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë, është aktore e diplomuar. Mariola ka shumë këngë të lezetshme dhe me një audiencë shumë të gjerë. Ndër të tjera ka shumë këngë me Jurgen Kaçanin e që është vëllai i saj, një ndër këngët e suksesshme të tyre është edhe kënga e “Kurbetit” istë u them që i falënderoj pa fund kudo qofshin ata që na përkrahin. Po ashtu ju them ta dëgjojnë sa më
shumë muzikën shqipe dhe sigurisht ta trashëgojnë atë brez pas brezi, pasi është një pasuri e çmuar e jona.
Faleminderit shumë edhe juve për intervistën. Suksese! Intervistoi: Shtjefën Ujkaj
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
19
KULTURË
Budva Ilire
“
Edhe pse Budva nuk ishte në agjendën e vizitave të grupit hulumtues ”Ilirët” gjatë përpilimit të skemës së qyteteve antike ilire në Mal të Zi, ky qytet vetvetiu imponohej si për nga madhështia ashtu edhe për nga historia. Budva është shumë afër Ulqinit kështu që gjithmonë lehej mënjanë si një destinacion i lehtë në të cilin do të mund të shkonim kur të donim
Gazmend Çitaku
Po kjo ishte një ide e gabuar sepse vendi duhej vizituar patjetër. Fundjavët kalonin e ne assesi të mblidheshim. Njëri punonte e tjetri kishte obligime familjare derisa të shtunën më 16 mars 2019 kur Gëzimi ishte i zënë me punë në Athinë, Samiu kishte obligime familjare, Indriti kishte një takim..., unë vendosa që Budvën ta preki vetë. Në vitin 2012 rrugicave të kështjellës së Budvës më shoqëroi miku im budvas Rade Mudriçi të cilin sërish e thirra të pimë nga një kafe dhe të më shoqërojë në eksplorimin tim. Ai sapo dëgjoi atë çka unë dëshiroja menjëherë është vënë në dispozicion të plotë. Budva ndodhet në vijën bregdetare të rrugës Cavtat – Shkodër apo siç quhej në antikitet – Via publica Epidaurus – Scodra dhe njëherit përmendet edhe në Tabula Peutinegeriana. Budva përmendet edhe te Plini Plaku i cili thotë Ab Epidauro sunt oppida civitum Romanorum Rhizinium, Acruium, Butuanum, Olcinium, quod antea Colchinium dictum est, a colchis conditium... (NH, 3, 143. Por, Budva përmendet edhe më herët, ajo është e lidhur me legjendën e ikjes së Kadmit dhe Harmonisë prej Tebës dhe me themelimin e këtij qyteti
20
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
nga ata. Në të vërtetë në këto territore ka jetuar fisi ilir i Enkelejve të cilët shtriheshin prej Epidaurusit (Cavtat, Kroaci) deri në Durrachium (Durrësi) dhe sipas një parashikimi që kishin marrë nga një hy, ata pranojnë Kadmin për udhëheqës me ç’rast ata do shkonin drejt fitoreve ndaj fiseve të tjera ilire rivale që i kishin në kufijtë e afërt. Kadmi vjen, ata e pranojnë si udhëheqës dhe pas fitoreve ai mbretëron ilirët bëhet edhe me djalë të cilit ia vë emrin Ilir, më vonë së bashku me Harmoninë shndërrohen në gjarpërinj dhe Zeusi ua jep të sundojnë nëntokën. Kadmi ishte djali i mbretit fenikas Agenorit. Atij Zeusi për grua ia jep Harmoninë, e cila ishte vajza e Afroditës dhe Arejit. Dasma e Kadmit dhe Harmonisë njihet edhe si dasma e vetme e një të vdekshmi në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë Hyjt e Olimpit. Në Tebë ata jetuan në harmoni ku edhe fituan pesë fëmijë, mirëpo më vonë në moshë të thyer u detyruan të vendosen në territorin e Enkelejve dhe themelojnë Budvën. Ardhjen e Kadmit dhe Harmonisë në tokën e ilirëve e përmendin shumë autorë si helenë ashtu edhe romakë si dhe tregohen versione të ndryshme të vendosjes dhe mbretërimit të tyre në tokën e enkelejve. Po ashtu në Budva gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një hoteli në vitin 1937/38 bëhet zbulimi i një dyshemeje me mozaik i cili i përkiste një Vile Urbane të shek. I-II e.re, ku për motiv kishte përbindëshin e detit (HIPPOKAMPOI), një delfin (që simbolizon Neptunin) si dhe kafshë të tjera, çka të shtyn të vish në përfundim se ka të bëjë me legjendën e themelimit të
Budvës nga Kadmi dhe Harmonia. Sipas stilit, formës, teknikës së punës dhe vjetërsisë ky mozaik hyn në grupin e mozaikëve më të vjetër dhe më të rëndësishëm të rajonit. Mirëpo, edhe pse i zhvendosur me qëllim të konservimit ai kurrë më nuk do të kthehet në vendin e vet. Duke i sjellë nëpër mëndje këto të dhëna, Budva u shfaq para meje dhe së bashku me mikun tim dhe djalin e tij dy- vjeçar, Stefanin, morëm menjëherë rrugën për në Muzeun arkeologjik. Sot Budva përveç se është metropole e turizmit dhe me një strukturë popullsie joshqiptare historia e saj që nga themelimi e deri në antikitetin e vonë është plotësisht ilire. Ky fakt ngadalë ka filluar edhe të pranohet edhe pse ngadalë dhe duke ngurruar, prapëseprapë vërehen ndryshimet. P.sh., në vitin 2012 kur vizitova Muzeun arkeologjik të Budvës mes të gjitha eksponateve askund nuk munda të vëreja se kishte të shënuar madje as edhe një fjalë e vetme për eksponate që kishin të bënin me ilirët dhe në vërejtjen time që së paku helmeta iliri duhej të ishte shënuar se është ilire, kustosja atëbotë nuk bëzani asgjë. Sot, pas shtatë vitesh jo vetëm helemta por edhe shumë eksponate të tjera kishin mbishkrime identifikuese që u përkisnin ilirëve. Kjo ma bëri qefin, edhe pse e di se nuk ka luajtur ndonjë rol vërejtja ime e para shtatë viteve, por e ndjej veten krenar që nuk e heshta një fakt që edhe ata e dinin por nuk e thoin. Kur jemi te eksponatet ilire, në Budvë janë gjetur disa helmeta ilire të ruajtura mirë, prej të cilave njëra është e ekspozuar në Muzeun e Beogradit, njëra në atë të Cetinës dhe një këtu në Muzeun e Budvës. Kjo helmetë i takon fundit të shek. V p.e.re dhe së bashku me shumë gjëra të tjera janë gjetur në Nekropolin e Budvës, e cila gjithashtu është zbuluar rastësisht gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e hotelit Avalla në vitin 1937/38. Kur përmendim këtë fakt duhet treguar një të vërtetë të hidhur se: Muzeu arkeologjik i Budvës në posedim nuk ka asgjë nga gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 1937/38 pasi që
KULTURË
çdo gjë është tjetërsuar dhe dërguar në muzetë e rajonit e më gjerë si dhe shumë nga ato gjenden në koleksionet private. Sot të gjitha eksponatet që gjenden në këtë muze janë të hulumtimeve të pas Luftës së II Botërore. Nekropoli e Budvës përbëhet prej dy shtresave: asaj ilire-helene shek. V-I p.e.re dhe iliro-romake shek. I-VI e.re. Vlen të theksohet se në periudhën helenistike varret kanë qenë në formë drejtkëndëshi të shënjuara me një stelë të hollë mbi tokë, duke treguar se dikush është i varrosur aty. Gjetjet e qeramikës, armëve dhe stolive të floririt tregojnë statusin, profesionin, gjendjen materiale të të ndjerit që ishte varrosur. E që nekropoli e Budvës ka qenë shumë e pasur me këso eksponate, si kuriozitet duhet përmendur se nga kjo nekropole vetëm në muzeun e Beogradit gjenden më shumë se 300 eksponate qeramike të periudhës helenistike. Në kuadër të kësaj nekropole identifikohet edhe ajo e periudhës romake e që ka qenë gati dy metra mbi atë më të vjetrën të periudhës helenistike. Kjo periudhë karakterizohet me një lloj të ri të varrimit. Tani të ndjerët digjeshin ose ashtu vendoseshin në tokë ose në urnat e gurit të cilat pastaj gjithashtu u shënonin me stela të ndryshme. Po ashtu edhe në këtë periudhë lehtë mund të bëhet identifikimi i statusit dhe rangu i të ndjerit që ka pasur në shoqëri në bazë të gjetjeve të materialit arkeologjik. Për dallim nga periudha helenistike kjo romake karakterizohet me gjetje të enëve të qelqit në numër më të madh e që gjetjet e qelqit nga nekropoli e Budvës këtë muze e vendosin në rangun e muzeve më të pasur me enët e qelqit. P.sh., mes morisë së enëve të qelqit të formave dhe madhësive të ndryshme, dallojmë edhe ngjyra nga më të ndryshmet si dhe paraardhësit e qelqit të njohur murano e që këtu janë sjellë nga punëtoritë e Italisë së jugut por edhe nga lindja. Me një fjalë mund të themi se përmes nekropolës së Budvës më së miri pasqyrohet kalimi prej kohës së vjetër në atë të re. Kjo nekropolë padyshim se ka sjell shumë dëshmi për mënyrën e jetës,
kulturës, dhe statusit të atyre njerëzve në shoqërinë e atëhershme. Në vitin 2017 shkova në Durrës së bashku me mikun korçar poetin Arjan Kallço, një mik i përbashkët durrësak, Ardi Omeri, na tregoi vendin se ku ndodhej një kryqëzim i rrugës së famshme Via Egntia si dhe Portikun ku fillonte kjo rrugë dhe padyshim mbresat ishin të papërshkrueshme por që diçka të tillë të përafërt hasim edhe në Budvë. Në të vërtetë në Muzeun arkeologjik në katin përdhes, një metër e gjysmë nën nivelin e platosë së kështjellës dhe gjysmë metre nën nivelin e detit gjendet edhe dyshemeja me gurë të mëdhenj e të kuq të vendosur në mënyrë të rregullt që qartë tregojnë rrugën e kalldramuar e që çojnë në drejtim të Portikut të Budvës të cilin budvasit e quanin Pilon e që në të vërtetë është porta hyrëse në qytetin ilir të Budvës antike dhe daton nga shek. VI p.e.re. Kjo portë është e gjërë 2,7m dhe sot gjendet brenda një lokali afarist. Thuhet se Portikun e Budvës e përmend edhe Sofokliu në shkrimet e tija historike kurse edhe kjo rastësisht është zbuluar pas tërmetit të vitit 1979 gjatë punimeve për rregullimin e infrastrukturës së qytetit të vjetër. Kustosja e muzeut me plot lavd flet për portikun e Budës duke e cilësuar si zbulim epokal dhe thotë se është i ndërtuar në stilin e gurëve ciklopik e që i gjason Portikut të Luanit nga Mikena. Pyetjes time se kjo mënyrë e ndërtimit a gjendet më ndonjë vend tjetër ajo pa një pa dy përmend Ulqinin dhe Risanin të cilët janë qytete tipike ilire dhe poashtu muri ciklopik është identifikues për periudhën kohore kur janë themeluar këto qytete d.m.th., shek. VI p.e.re. Duke u përshëndetur me kustosen e muzeut, unë dhe miku budvas, u nisëm kah gjurmët e tjera ilire të Budvës. Në afërsie pra të kështjellës gjendet nekropoli ilire që daton që nga shek. V p.e.re. Sot në këtë kompleks përveç vendeve të varreve dominon edhe një gurë varri 1 metër i lartë në të cilin në të dy anët janë të gdhendura kurora me gjethe e lule të cilat rrinë varur nga dy koka dashi. Në lindje të nekropolës, shumë afër është zbuluar një furrë e cila si duket ka shërbyer për ngrohjen e vilës urbane ku është gjetur mozaiku me motivin e përbindëshit. Me dëshirë që të shohim sa më shumë, shpejt e shpejt miku më drejtoj drejt altarit të gurit në formë katrore në të cilën qartë shihet shkrimi Vinicia Pavlina i cili
daton prej shek. I-II dhe shërbente për të bërë therore për hyun lokal të asaj periudhe. Interesante të përmendet është edhe ora solare e cila daton nga shek. I-II dhe sot ruhet në Muzeun arkeologjik. Se madhësia e qytetit antik të Budvës do duhej të ishte e përmasave të kështjellës së sotme të shtyn të konkludosh edhe porta shumë e vjetër e mbyllur me gurë dhe që ndodhet mu pranë portës kryesore hyrëse të kështjellës së Budvës. Duke ecur e duke diskutuar për gjurmët ilire miku im më ftoi që të vizitojmë edhe fshatin e tij të origjinës e i cili është gjysmë ore larg Budvës e që ai di vendndodhjen e disa tumulave ilire. Unë normalisht pranoj dhe befas gjendemi pranë bazilikës së shek. V-VI e që në muzeun arkeologjik më parë kishim parë enën e gurit të gdhendur me lule të bukura e që ka shërbyer për pagëzim. Në këtë bazilikë gjatë gërmimeve kanë hasur në dysheme me mbetjet e një mozaiku (afro 30m2) me elemente florale dhe të shpendëve e për mozaikun miku im më tregon se është i punuar sipas një teknike që quhet opus tessellatum të kombinuar me gur, xhame mozaiku, gurë mermeri e që të gjithë, sipas tij, janë marrë nga plazhi afër Budvës. Miku im e dinte se periudha që më interesonte për momentin ishte vetëm periudha ilire deri në antikën e vonë pra deri në shek. VI të erës së re e që gjërat kryesore të kësaj periudhe i kishim vizituar ai insistonte që së bashku të shkonim në kishën e Tre shenjtëve, sepse kishte diçka të tregonte. Themelet e kësaj kishe ishin hedhur në vitin 1805 dhe ishte përfunduar më 1807. Ajo që miku dëshironte ta ndante me mua ishte e ashtuquajtura Dyert e bukura e që ishte e veçantë sepse ishte e punuar nga drugdhendës nga Shqipëria dhe se këto dyer datojnë nga shek. XVII dhe se janë sjellë si peshqesh me rastin e hapjes së kishës!? Habia ime ishte se si dyert ishin mbi 100 vjet të vjetra në momentin kur ishin sjellë aty dhe kjo hapte dyshime për prurjen e tyre në formë dhurate. Dyshimet e mia nuk i bëra publike por shijova mjeshtrinë e punës së drugdhendësve tanë. Dolëm nga aty dhe vajtëm të shijojm nga një kafe nën rrezet e ngrohta të diellit i cili nën shushurimën e detit të kthente në antikitet dhe të shtynte të meditoje për shumë gjëra. Duke përshëndetur mikun u nisa për në Ulqin me qëllim që sa më parë të hedhi në letër impresionet e rrugës së sotme. E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
21
KULTURË
Në Ulqin u mbajt takimi letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra
Shkrimi, pjesa reale e jetës së shkrimtarit “Ato minuta, ato orë, ato javë, ato muaj kur unë shkruaj është jeta ime reale, jeta ime e vërtetë. Në një kuptim është moment i bekuar. Është një akt që më shkëputë nga jeta e përditshme, nga materializmi në kulm që e kemi edhe ne shkodranët, edhe ulqinakët... Jeta është edhe diçka tjetër përveç lekut. Në një kuptim është një periudhë e shenjtë, një jetë e dytë... Pra, akti i shkrimit më shkëputë nga banaliteti i përditshëm”, është shprehur ai Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizuan të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin takimin letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra, në qendër të të cilit ishte romani i tij i fundit “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”. Shkrimtari nga Shkodra ka folur për shumë çështje që lidhen me procesin e shkrimit dhe krijimtarinë e tij. Ai ka thënë se procesin e shkrimit e përjeton si një festë dhe kjo është pjesa e jetës së tij reale. “Ato minuta, ato orë, ato javë, ato muaj kur unë shkruaj është jeta ime reale, jeta ime e vërtetë. Në një kuptim është moment i bekuar. Është një akt që më shkëputë nga jeta e përditshme, nga materializmi në kulm që e kemi edhe ne shkodranët, edhe ulqinakët... Jeta është edhe diçka tjetër përveç lekut. Në një kuptim është një periudhë e shenjtë, një jetë e dytë... Pra, akti i shkrimit më shkëputë nga banaliteti i përditshëm”, është shprehur ai. Duke folur për raportin e tij ndaj lexuesit, Dibra ka thënë se ai e respek-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
ton lexuesin dhe këtë e dëshmojnë qoftë takimet letrare me lexuesit, siç është edhe ky në Ulqin, por edhe fakti që shpeshherë u përgjigjet letrave dhe sugjerimeve të ndryshme të lexuesve. “Është një pozicion që teoricienët e quajnë pozicion kameleon ose pozicion i shkrimtarit postmodern. Pra, të ketë një natyrë edhe elitare, por njëkohësisht të respektojë edhe lexuesin, të mos e shkëpusë nga vëmendja”, është shprehur ai, duke vlerësuar se “është pozicion i rrezikshëm”. Në pyetjen e udhëheqëses së takimit, dr. Sabina Osmanoviq, se si arrin të depërtojë në psiqikën e femrës duke pasur parasysh romanin “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, Dibra ka thënë se një shkrimtar përveç elementit mashkullor ka përbrenda edhe femrën. “Çdo njeri e ka të dyzuar atë, siç e ka edhe femra pjesën mashkullore. Si duket e kam ngacmuar atë pjesë, por edhe kontaktet e vazhdueshme me mikesha, fakti që jam pedagog, në një moshë të caktuar më ka ndihmuar ta zotëroj psikologjinë. Pastaj intuita e shkrimtarit nganjëherë është e
pagabueshme, por edhe përvojat e bashkëshortes sime në punën me moshën e adoleshencës sidomos. Të gjithë këto faktorë bashkë kanë qenë ndihmë për ta dhënë këtë psikologji”, ka theksuar shkrimtari. Në vështrimin e tij për dy romanet e Ridvan Dibrës, “Legjenda e vetmisë” dhe “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, studiuesi dr. Haxhi Shabani ka thënë se Ridvan Dibra është një shkrimtar që di të shkruaj dhe se këtë po e dëshmon gjithnjë e më shumë, gjatë 30 viteve të fundit, qysh kur u paraqit në skenën letrare. Ai ka thënë se “Dibra është një nga xhevahirët e rrallë në letërsinë shqipe” dhe se lexuesi mund të bindet për këtë duke lexuar këto dy romane të tij. Duke bërë një krahasim ndërmjet këtyre dy romaneve të shkrimtarit Ridvan Dibra, studiuesi Shabani ka thënë se “nëse në romanin ‘Legjenda e vetmisë’ kemi trajtimin e vetmisë së një djali, në veprën ‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’ më shumë se trajtimi i dashurive të saj, del vetmia e një femre brenda mjerimit të mendësisë njerëzore”.
KULTURË
Dr. Sabina Osmanoviq ka thënë se romani “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” nuk është një libër për dashurinë, siç mund të paralajmërojë titulli, por krejt e kundërta. “Tema e këtij libri është pikërisht mungesa e dashurisë dhe atë se çfarë shkakton mungesa e saj në jetën e një individi”, është shprehur ajo. Sipas saj, duke lexuar këtë libër kupton se pas femrës qëndron një shoqëri e tërë, pas temës së virgjërisë një problematikë dukshëm më e gjerë, ajo e krizës së identitetit. “Ky libër, në thelb, pasqyron orvatjet e një individi për të qenë si të tjerët, pasqyron presionin e vazhdueshëm të shoqërisë për t’u përshatur një sistemi të caktuar. Tregon se në përpjekjet e sforcuara dhe të
imponuara nga jashtë, paguan një çmim dhe humb diçka përbrenda”, ka thënë studiuesja. Drejtoresha e botimeve në Shtëpinë Botuese “Onufri”, Violeta Murati, ka përkujtuar se kjo shtëpi botuese në muajin nëntor ka sjellë për lexuesin tetë shkrimtarë bashkëkohorë shqiptarë, siç është shprehur ajo, “me një sakrificë dhe një sakrilegj njëkohësisht, për vëmendjen e pakët që ka libri dhe aq më tepër shkrimtari”. Murati ka thënë po ashtu se “Shtëpia Botuese ‘Onufri’ ka në strategjinë e saj ose në politikën e saj në fushën e letërsisë të bëjë një investim dhe një kontribut të jashtëzakonshëm sa i takon letërsisë shqipe”, ku shkrimtari Ridvan Dibra zë një vend të posaçëm. Në fjalën përshëndetëse në emër të
organizatorit të takimit letrar, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se në kuadër të veprimtarisë së vet, KKSH ka edhe promovimin e kulturës, artit dhe lidhjes ndërkulturore të shqiptarëve gjithandej në rajon. “Edhe kjo mbrëmje, ky takim letrar me autorin, ka për qëllim promovimin e artit të shqiptarëve, bashkëpunimin kulturor ndërmjet shqiptarëve që fatkeqësisht edhe pse me mundësi të mëdha komunikimi dhe lëvizjeje, njihemi shumë pak”, ka thënë ai, duke shtuar se “siç duket, kufijtë e vendosur politikisht e faktikisht nga Fuqitë e Mëdha ndërmjet shqiptarëve në Ballkan, me kalimin e kohës kanë krijuar edhe barriera dhe kufij psikologjikë”. Gjatë takimit, shkrimtari është përgjigjur edhe në pyetjet e publikut. i. k. E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
Ese
Grimca jete siç i pashë unë Fiqret Mujeziqi
(Ulqin-Tiranë, gusht 2011) Gusht i vitit 2011. Në Ulqin bën shumë vapë. Zakonisht çdo mëngjes kafenë e pi në një nga lokalet e njohura ku shpesh takohemi me miq dhe shokë. Sot, para se të hyja në lokal kërkova të blej një gazetë. Në një kiosk gazetash pyeta për gazetën që del në gjuhën shqipe ”Koha javore”, por shitësja s’e gjente dot! Dikur e gjeti nën grumbullin e disa gazetave të tjera të ilustruara. - E paske fshehur, - i them me shaka. Ajo më vështroi sikur donte të më maste me sy dhe vazhdoi: - Jo, jo, por pak lexohet këtu, hahaha… – ia dha një të qeshure që s’përmbahej dot. -Në Ulqin vetëm pare, pare, pare duan. S’do kush të lexojë! - dhe vazhdonte të qeshej me të madhe. Fillova edhe vetë të qeshë, por përbrenda ndjeva një zbrazëti që nuk e shpjegoja dot. Pagova dhe fillova të largohesha. Shitësja sillej sikur kishte zbuluar diçka të madhe: -E thashë mirë unë, këtu vetëm pare a keni, sa i marrë je, kush lexon gja në Ulqin! - më thoshte derisa largohesha dhe e qeshura e saj s’kishte të ndalur. Hyra në kafene ku më priste një shok dhe porosita kafenë e parë. Vështrova anash dhe pashë se disa e shoqëronin kafenë me një gotë raki. Kafeneja ishte e stërmbushur dhe flitej
24
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
me zë të lartë. - Këta të shtyjnë të urresh vetveten, - shkëputa një fjali nga tavolina përballë. - Merre një raki, më tha shoku që ishte në tavolinë me mua. Qëkur jetoj në Perëndim, e kam harruar këtë sjellje. Në Gjermani rakia pihet pasi të kemi ngrënë, për të tretur ushqimin, kurse në Ballkan para, pra, për të hapur oreksin. Mu kujtua një proverb gjerman: “Andere Länder, andere Sitten!“ (Vende të tjera, sjellje të tjera) Fillova të mendoj se mos kemi ne ndonjë proverb tonin dhe u kujtova për atë: ”Si të jetë vendi, bëhet kuvendi”, që më së shumti i përgjigjej situatës dhe porosita një raki rrushi. Kamerieri më vështronte me admirim. - Si paske harruar zakonet, vjen shpesh në vendlindje, - foli shoku dhe ishte ky një konstatim i tij sesa interesim dhe vazhdoi:
- A të shkojmë në Tiranë sot, është një ditë e bukur? - Po, nëse ti i grahë makinës. Rruga për në kufi të Sukubinës është shumë e dobët dhe nuk ngjan fare me një trasë ndërkombëtare, ndërsa lëvizjet e automjeteve janë shtuar, ndërsa radha e makinave në vendkalimin kufitar Sukubinë-Muriqan është e gjatë. Dola nga makina për të ecur këmbë derisa makinën e drejtonte shoku im i cili ma bëri me dorë, sikur donte të më thoshte “ik ti”, sepse ai ishte i mësuar me këtë situatë. - Bën shumë vapë sot, - tha njëri nga udhëtarët që po ashtu ishte duke ecur në këmbë dhe pa pritur përgjigjen time shtoi: -Nga Kosova jeni? -Jo, jam nga këtu, por jetoj jashtë vendit, - thashë. -Pashë targat e huaja, prandaj. -E di, me targa të Gjermanisë janë zakonisht kosovarë.
KULTURË - Jam Olsi nga Burreli dhe jetoj në Itali me familje. Kam gruan dhe dy fëmijë, - vazhdoi të rrëfehej tjetri me shpejtësi. - Si kaloni andej? - pyeta në vazhdim. - Çka të thotë vëllai, unë ika viteve të nëntëdhjeta pasi kisha kryer për inxhinier dhe tani punoj në një firmë ndërtimi dhe kalojmë një jetë solide. Me dy rroga mund të bëhet një jetë normale. - Këtu më thonë që fitoj pak, ç ‘bën me aq pak lekë ti si inxhinier, me thonë! - Pse, këtu më shumë fitojnë? - Jo, s’bëhet fjalë, por llogaritjet bëhen ndryshe! Qeshëm të dy. -E po jemi popull idealist. Më kujtohet, me shembjen e komunizmit kishte dalë një fshatar duke prerë një plep pranë rrugës dhe në pyetjen e reporteres së televizionit se pse po e bënte këtë, ai u përgjigj se tani erdhi demokracia. Burrin e botës tërë jetën plepi e kishte penguar, por s’kishte guxuar për ta prerë! Ka edhe më keq, disa të tjerë ia nxjerrin hakun komunizmit duke vjedhur dhe shkatërruar çdo gjë! - Demokracia ishte një fjalë magjike që do t’i zgjidhte të gjitha problemet. - Por një shtresë i zgjodhi të gjitha problemet, por shtresa e mesme vdiq. Ka vetëm dy shtresa: të pasurit dhe të varfrit, - tha Olsi. Të gjitha ndërmarrjet prodhuese u mbyllën ose falimentuan. Kalimi i pronës shtetërore në atë private është bërë me shpejtësi, por me pak drejtë-
si. Korrupsioni dhe kriminaliteti janë pjesë përbërëse e jetës. Punëtorët mbetën pa punë. Ata pak njerëz që kanë një punë trajtohen si skllevër, pa sigurim shëndetësor dhe pensional dhe me një pagë minimale. - E di ti që është një katund ku policia e shtetit nuk guxon të hyjë fare? - Nuk duan, mbase, - thashë unë. - Ose ashtu. - Të kujtohet, ai udhëheqësi që tregonte një letër dhe thoshte se është një “blank check” nga Amerika për të rrëzuar komunizmin? - Po, por nuk e di çka është bërë me “blank check”, - tha Olsi. Në kufi ishte një tollovi e vërtetë. Një zonjë e veshur me stil, po diskutonte me një polic të doganës: - Më lejoni të kaloj se kam një takim të rëndësishëm në Tiranë, - lutej gruaja, kurse polici indiferent i përgjigjej: - Zonjë, kemi një kontroll nga BE-ja për kufirin. Më beso, jam njëzet vite polic unë, di ç’bëj! -E di, e di, që ti je njëzet vite prapa, thoshte gruaja e mllefosur, por na lini të kalojmë, aman. -U hap sporteli, - tha dikush! U ndamë me Olsin duke i dëshiruar njëri-tjetrit një ditë të mirë duke shpresuar se do ta kalojmë kufirin më në fund. Kaluam në anën tjetër. Lani, shoku im që e njihte mirë, terrenin filloi ta shkelte gazin. - Pak më ngadalë, - thashë si nëpër dhëmbë. - E ka ba gjermani këtë makinë! - E ka ba gjermani, por e grahë Lani, - ia ktheva unë. - Jam shofer i mirë, konstatimin tënd po e marr me sportivitet, - tha Lani dhe më shtyri të qeshi. Në rrugën për Tiranë tejkalimi i automjeteve bëhej jashtë çdo rregulli, shpeshherë bëheshin nga tri makina pranë njëra-tjetrës si të ishte një autostradë me tri udhë. - Ruana Zot! Isha i lumtur që në timon ishte Lani dhe jo unë. - Ku janë policia rrugore që lejojnë një komunikacion të tillë? - pyeta unë. - Janë policë të butë,demokracie! tha Lani. Në Tiranë mbërritëm me kohë edhe pse patëm vonesa udhës. Vapë bënte edhe më shumë se në Ulqin. Tirana nuk ngjan me një metropol, por më tepër me një njeri të uritur që
nuk i pritet të përpijë kafshatën. Kudo shëtitësja nëpër rrugë kishte lypësar. Para një muri të shtrembër, që thanë se ishte ish-Ambasada Sovjetike, e cila u kishte hëngër kokën shumë intelektualëve shqiptarë me pretekstin se kishin hedhur bombë, ndalova para një shitësi të cigareve: - Si ia kaloni? - pyeta sa për të hapur bisedë. Ai më vështroi me inat dhe nuk u përgjigj fare. Bile iku nga unë dy-tre hapa. - Zot, sa e urrej këtë gjuhë, - foli si me vete, por ashtu që ta dëgjoja edhe unë. - Edhe ky i yni si i juaji, - fliste me mua, por sikur fliste me vete. - Por s’ka gjë, borgjez janë këta, borgjezia atë punë ka: të shtyp! Kush ishte ky shitës cigaresh? Ndonjë profesor i papunë, ekonomist, jurist… dreqi vetë! Kush ishte i imi dhe kush i tij, për çfarë borgjezie po fliste?! S’kuptoja gjë fare, por ndjeva një keqardhje për këtë njeri që me sa dukej më urrente. Sikur flisnim dy gjuhë të ndryshme. Sikur na ndante një det. Zot! Desha t’i afrohem, t’i kërkoj falje, por s’dija për çfarë t’i thosha të më falë. T’i them se nuk jam borgjez?! T’i them se u linda në një shtet ku flitet një gjuhë tjetër?! T’i them se ika më pas në një shtet tjetër për “bukën e gojës”, edhe pse kisha dëshirë të qëndroja dhe ku përsëri flitet një gjuhë tjetër?! Rrugës duke u kthyer, nuk folëm asnjë fjalë me shokun. Siç duket, i kishim mbaruar fjalët dhe secili jetonte me botën e vet të emocioneve. Ajo “Zot, sa e urrej këtë gjuhë”, që tha shitësi i cigareve nuk më ikte nga mendja. Cilën gjuhë? Pse po urren, ç’të kanë bërë?! Po gjuha, çfarë të paska bërë? Po unë, po ti, po borgjezia, po plepi… Ah, s’gjeja dot një sqarim racional! Pasi që shpenzuam tërë kohën në Tiranë, vendosëm të kthehemi për Ulqin, sa ishte ende dritë. Më kishte marrë gjumi në makinë dhe nuk e kisha parë karvanin e ciganëvelypsarë, që Lani tha se kishte qenë i gjatë dhe mezi e kishte kaluar. Po ashtu, më tregoi që pata folur në gjumë, por tha se kisha thënë diçka gjermanisht dhe s’kishte kuptuar gjë. Veç një fjalë i kishte mbetur në mend - “warum” (pse) dhe më pyeti për kuptimin e saj. E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
25
MOZAIK
Nikollë Junçaj, kryetar i ri i Shoqatës “ Malësia e Madhe” në Nju-Jork
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës “ Malësia e Madhe” në Nju-Jork, të mbajtur ditë më parë u bë zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj shoqatë. Nikollë Junçaj u zgjodh kryetar i ri me shumicë votash. Nënkryetarë u zgjodhën Senad Lulanaj dhe Vasel Ulaj, sekretar Fikret Çelaj , ndërsa arkatar Mark Berishaj. Nikollë Junçaj është një personalitet i njohur dhe shumë i nderuar në mesin e komunitetit shqiptarë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, dhe më gjerë. I lindur , i edukuar e i rritur në një familje të varfër, ku kultivohej ndjenja e atdhedashurisë , tek Nikolla u rrënjosën vetitë e tij të karakterit të fort burrëror, bindjet e tij të pathyeshme dhe shpirti i tij fisnik e luftarak, për zgjidhjen e drejtë të kauzës shqiptare. Ky intelektual nga fshati Drume i malit të Hotit të Malësisë së Madhe, prej se ishte student në Prishtinë, ku edhe u diplomua për
26
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, u bë pjesë e aktivizmit studentor të asaj periudhë në Kosovë, me vetëdijen se çfarë po humbisnin dhe me vullnetin për t’i ndaluar ato procese të dëmshme për studentin në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi. Sikur të gjithë studentët u përballë me etiketime, që kryesisht përfshinin akuza, për ndikime apo ngjyrime partiake të këtyre aktiviteteve. Për arsye ekonomike dhe politike u detyrua ta lëshojë vendlindjen , të marrë rrugën e lartë të mërgimit dhe të shpërngulet në SHBA në vitin 1993. Mobilizimi dhe pjesëmarrja e tij në protestat demonstratat e studentëve , padyshim ndikuan që të marrë azil politik në Nju-Jork. Pas njohjes së statusit të azilantit , Nikollë Junçaj, krahas punës së përditshme mjaft të mundishme , duke punuar të shumtën e kohën në dy ndërrime, nuk hoqi dorë nga lufta e tij për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike. Ai
i përvishet veprimtarisë atdhetare me tërë potencialin intelektual. Mori pjesë pothuaj në të gjitha demonstrata e kremte kombëtare. Ishte kryetar i suksesshëm i Shoqatës “ Dedë Gjo’ Luli” . Me formimin e Fondit së pari të 3 përqindëshit të Qeverisë së Kosovës e më vonë të Fondit të UCK -së ‘Vendlindja Thërret” Junçaj iu përgjigj me demonstrata të shpeshtuara dhe me mjete financiare. Më vonë kur u formua Batalioni i Atlantikut vullnetarisht vajti ( shkoi) në frontin e Koshares për t’i ndihmuar djemtë më të mirë të kombit shqiptar që kishin kapur armët për të çliruar Kosovën, për të sjellë lirinë dhe pavarësinë e popullit të saj. Si luftëtar ( ushtar) Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i qëndroi besnik betimit. Kjo tregon shpirtin dhe idealin e tij për bashkimin kombëtar drejtë të cilit punoi, luftoi dhe veproi. G. Gjonaj
FOTOGRAFIA E JAVËS
BERNARD HASANAJ “FREE FLYING“ NË MALËSI
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
27
MOZAIK
Kraja dhe politika shtetërore e Malit të Zi (1)
“Kudo ndërtohet nga diçka, në Krajë asgjë” Para 60 viteve, zyrtarët e komunës së atëhershme të Virpazarit theksuan faktorin politik si të rëndësishëm për zhvillimin e pakicës shqiptare në këto treva, po sot? Është evidente se politika sot ka arritur vetëm një qëllim, ndoshta për politikën primare, madhore - boshatisjen e këtij vendi që dikur ishte shumë i rëndësishëm për Shkodrën, Cërmnicën, Malin e Zi, po për të njëjtat favore
Hajrullah Hajdari
(vijon nga numri i kaluar) Mirëpo Shqipëria, pas daljes së Informbirosë, ndaj një numri të konsideruar të kranjanëve ia ka arritur të realizojë qëllimet e veta. Këtë qëllim e ka arritur falë një numri të madh të kranjanëve që banojnë në Shkodër dhe rrethinën e saj. Sa për ilustrim po përmendim faktin se kanë pasur sukses të bëjnë për vete edhe ish-kryetarin e komunës, Isa Ardoliqin, i cili njëkohësisht ka qenë edhe deputet popullor, nëpërmjet të cilit kanë realizuar politikën dhe ndikimin e tyre. Karakteristikë për këtë zonë është se rinia shumë vështirë ndahet nga shtëpia e vet dhe pakkush vazhdon shkollimin apo mësimin e ndonjë zanati. Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe kulturor, nga çlirimi gjer më sot, në këtë terren është bërë shumë pak. Në anën tjetër shqiptarët, në Shkodër dhe rrethinë, në afërsi të kufirit që shihet nga territori ynë, me shpejtësi kanë punuar në ngritjen e disa objekteve, siç janë: elektrifikimi i fshatrave, ndërtesa të ndryshme (shkolla, shtëpi kulture, fabrika, kooperativa bujqësore, ndërtesa ekonomike me mbishkrime të
28
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
ndriçuara), kanale të sistemit të meliorizimit përgjatë basenit të Liqenit të Shkodrës etj. Është e pamohueshme se këto objekte për ekonominë e Shqipërisë janë me rëndësi ekonomike, por një pjesë e tyre janë ndërtuar për qëllime propagandistike pasi disa janë joekonomike, si p.sh. termocentralet. Mirëpo shqiptarët, për të krijuar pakënaqësi në pjesët tona ku jetojnë pakicat, janë të gatshëm të sakrifikojnë humbje të tilla Duhet pranuar se në trevën e Krajës, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe kulturor deri tani nuk është bërë sa duhet, edhe pse mundësitë kanë qenë të mëdha, dhe ky është një lëshim i madh. Në këtë terren ekziston një kooperativë bujqësore e cila për çdo vit ballafaqohet me probleme të mëdha në organizimin e grumbullimit të prodhimeve bujqësore dhe furnizimin e popullsisë me mjete të ndryshme dhe materiale reprodukuese. Kooperativa edhe sot, për transportin e mallrave dhe furnizimin, është e orientuar në Liqenin e Shkodrës, i cili për shkak të motit dhe mjeteve primitive, shpeshherë gjatë vitit ndërpritet. Përveç asaj, kooperativa është e vendosur në hapësira shumë të papërshtatshme në të cilat nuk janë plotësuar as kushtet më themelore tekniko-sanitare. Kushtet natyrore dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të këtij territori janë shumë të volitshme. Bujqësia dhe peshkimi janë degët kryesore
ekonomike. Kranjanët janë prodhues shumë të mirë të duhanit. Prodhojnë në vit rreth 100 tonë duhan të cilësisë së shkëlqyeshme, prej të cilit rreth 90 për qind shkon për eksport. Konfiguracioni malor i këtij terreni nuk lejon që të krijohen komplekse të mëdha për përdorimin e makinerisë për të cilën do kulturë të prodhimtarisë bujqësore, kështu që as në perspektivë nuk mund të llogaritet në realizimin e sektorit shoqëror-socialist. Zhvillimin e bujqësisë në këtë rreth duhet kërkuar, gjegjësisht zbatuar, nëpërmjet kooperativës bujqësore duke organizuar forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet kooperativës dhe prodhuesve bujqësorë. Kjo gjendje mundëson që ky rajon, në aspektin e propagandës shqiptare dhe sigurisë së vendit, të mbetet edhe më tutje vend i rrezikshëm. Për të arritur një shkallë të caktuar të zhvillimit dhe për të mundësuar lëvizjen e mëtejshme të të gjitha forcave dhe faktorëve brenda këtij rajoni, duhet që më parë të krijohen kushtet e nevojshme, gjegjësisht të sigurohen elementet më themelore për zhvillimin e mëtejshëm ekonomiko-kulturor. Lidhur më këtë, do të ishte e nevojshme të ndërmerren këto masa: a) Të ndërtohet rruga automobilistike, e gjatë 4 km, nga Ostrosi deri në Sjerç dhe kështu të lidhet qendra e ardhshme e Krajës me Liqenin e Shkodrës, e cila do të mundësonte kalimin e kooperativës bujqësore nga Sjerçi në Ostros.
MOZAIK
b) Të vazhdohet dhe të mbarohet rruga automobilistike Ostros – Katërkollë, e gjatë rreth 75 km, e kështu të lidhen të gjithë fshatrat me bregdetin tonë, gjegjësisht me pakicën shqiptare në Katërkollë dhe Ulqin. Për ndërtimin e objekteve nën “a“ dhe “b“ duhet të sigurohen mjetet financiare në shumën prej 60,000,000 dinarë. Në këtë shumë nuk duhet llogaritur mjetet që do të formohen e angazhohen nga vetëkontributi dhe të ardhurat e tjera lokale, të cilat po ashtu janë të nevojshme, sepse me shumën e theksuar nuk mund të përfundohen objektet e lartpërmendura, të cilat kalojnë nëpër terren të vështirë. Elektrifikimi i këtij terreni është një ndër masat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomiko-kulturor të kësaj krahine. Lidhur me këtë, ky Këshill ka punuar programin e investimit për elektrifikimin e këtij rajoni nga Virpazari deri në kufi me Shqipërinë – Skje. Sipas këtij projekti, nevojiten 60.000.000 dinarë Me qëllim të eleminimit të anafalbetizmit dhe ngritjes kulturore-arsimore të popullatës së kësaj ane është e nevojshme të ndërtohen pesë objekte për shkollat fillore dhe një objekt për shkollën tetëvjeçare. Kjo për arsye se hapësirat e deritanishme të shkollave fillore në asnjë aspekt nuk i plotësojnë kushtet për zhvillimin normal të mësimit, pasi ato janë të vendosura në shtëpi private, të errëta e pa ndriçim. Në territorin e kësaj krahine sot, në shkollat fillore dhe tetëvjeçare, vijojnë mësimin mbi 700 fëmijë. Për ndërtimin e këtyre objekteve është e nevojshme që përveç të ardhurave lokale dhe të ardhurave të tjera, të sigurohen edhe 45.000.000 dinarë. Me këto mjete do të ndërtoheshin pesë shkolla fillore dhe një shkollë tetëvjeçare me hapësirat më themelore për zhvillimin normal të mësimit. I gjithë ky terren paraqet një tërësi gjeomorfologjike të varfër me burime të ujit. Vetëm në një vend gjendet një burim i cili do të mund të çohet poshtë deri në qendrën e ardhshme të Krajës.
Për pjesën tjetër të këtij terreni është e nevojshme të ndërtohen cisterna të betonit të cilat do të mbusheshin me shi dhe uji do të përdorej si për të pirë njerëzit, ashtu dhe për bagëtinë. Për këtë qëllim duhet të sigurohen 35.000.000 dinarë. Më parë kemi cekur se në këtë territor jetojnë më shumë se 5.500 banorë, të cilët për shkak të jetës primitive dhe ushqimit rregullisht janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme ngjitëse dhe për këtë arsye është detyrë urgjente që në qendër të kësaj krahine të ndërtohet një stacion shëndetësor – ambulant, e cila do të zgjidhte disa raste të veçanta dhe urgjente në lëmin e higjienës dhe shëndetësisë. Për këtë qëllim duhet të sigurohen 10.000.000 dinarë. Me qëllim të sigurimit të kuadrit të nevojshëm dhe profesional, dhe shuarjes së analfabetizmit në këtë rajon, është e nevojshme të ndërtohet objekti i banimit për kuadrot më të nevojshme të cilët do të punonin në shkollën tetëvjeçare, në ambulancë dhe në institucione të tjera. Për këtë qëllim duhet të ndërtohen rreth 15 banesa, të cilat kushtojnë nga 2.500.000 dinarë, gjithsej rreth 36.000.000 dinarë. Për mbi 1.100 të rinj e të reja të kësaj treve nuk ekzistojnë as kushtet më themelore për zbavitje dhe kulturë, kështu që ata janë lënë vetë të organizojnë ndonjë gëzim dhe ato në kuadër të dasmave, sipas zakoneve të prapambetura të tyre, pastaj me rastin e kryerjes së riteve fetare, festave të Bajramit etj. Për shkak të kësaj gjendjeje nuk ekziston mundësia e organizimit të jetës kulturore-zbavitëse dhe ngritjes kulturore në përgjithësi, si të gjeneratës së tashme, ashtu edhe për gjeneratat e ardhshme. Për këtë arsye është e nevojshme të ngritët një shtëpi kulture në kuadër të së cilës do të ndërtohej edhe një sallë filmi. Për këtë qëllim do të duhej të siguroheshin 15.000.000 dinarë. Shuma e përgjithshme për realizimin e
masave më të nevojshme për krijimin e kushteve themelore për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij rajoni është 255.000.000 dinarë. Theksojmë se pa realizimin e këtyre investimeve nuk do të kemi mundësi që në asnjë mënyrë të zgjidhim problemet e ardhshme themelore, meqenëse objektet e përmendura janë çelës i zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj ane. Ndërtimi i këtyre objekteve, në radhë të parë, do të ketë karakterin e zgjidhjes së nevojave kulturore dhe gjendjes së përgjithshme politike në këtë terren,... dhe për këtë arsye u drejtohemi që këto investime të kryhen nga mjetet buxhetore.” Nëse vështrojmë në retrospektivë, jo vetëm karakterin e kësaj shkrese, gjendjen faktike, dje dhe sot e kësaj dite, në të gjitha lëmit e jetës në Krajë do të nxjerrim vetëm një përfundim, të hidhur sigurisht. Plot 60 vite kanë kaluar nga kjo kërkesë, ndërkaq kushtet për të vazhduar jetën normale, jo vetëm kulturore në Krajë, jo që nuk u përmirësuan, por ato u përkeqësuan edhe më shumë, zhvillim ekonomik nuk ka ngase nuk ekziston asnjë repart apo fabrikë siç ishte dikur së paku, ajo kooperativë bujqësore. 60 vite kaluan nga ajo shkresë e Krajës, ndërsa edhe sot i mungon burimi i jetës, i mungon uji, i mungojnë njerëzit, ajo po boshatiset, perspektiva e zhvillimit ka vdekur. Para 60 viteve zyrtarët e komunës së atëhershme të Virpazarit e theksuan faktorin politik si të rëndësishëm për zhvillimin e pakicës shqiptare në këto treva, po sot? Është evidente se politika sot ka arritur vetëm një qëllim, ndoshta për politikën primare, madhore - boshatisjen e këtij vendi që dikur ishte shumë i rëndësishëm për Shkodrën (Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, i kishte liruar kranjanët nga taksat e doganat e prodhimeve që i çonin në tregun e Shkodrës), Cërmnicën, Malin e Zi, po për të njëjtat favore. Ata 1.100, e sot shumë më shumë, të rinj e të reja, tani janë fuqi punëtore, inteligjencë, kontribuues të arsimit e kulturës pothuajse në çdo kontinent. Ata kudo brohorisin: jemi kranjanë, jemi shqiptarë, por në Krajë nuk dëgjohet më ajo që cekej në shkresën e përmendur se “kudo ndërtohet diçka, në Krajë asgjë”. Mbase s’ka mbetur kush të kërkojë, kurse politika bën punën e vet. (Fund) E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
29
MOZAIK
Portret: Ruzhdi Milla, një mërgimtar në Shibenik
Ambasador i turizm Ismet Karamanaga
Ruzhdi Milla është një gastronom i rrallë, i cili mbi gjysmë shekulli ka punuar dhe jetuar në Shibenik, ku është inkuadruar në shoqërinë kroate, por duke mos e harruar vendlindjen, rrënjët në Mëhallën e Re, shokët, Ulqinin. Gjenet e forta të kësaj familjeje ende vazhdojnë të trashëgohen tek të afërmit e tij, i biri Samiri i cili është gazetar, dhe tek e bija Hamidja, profesoreshë e gjuhës kroate, kurse zonja e tij Branka, sipas Ruzhdiut, “ka qenë dhe është shtylla e shtëpisë dhe e familjes sime”. “Më ka përkrahur gjithmonë dhe jam krenar që kam një bashkëjetesë të mire. Edhe tash në pensionin e parakohshëm kam një jetë të mire, të bukur. Më së tepërmi kohën e kaloj në Ulqin, kurse shpesh udhëtoj edhe për në Shibenik, takoj shokët dhe miqtë të cilët i kam atje”. Është e nevojshme t’i shkruaj disa rreshta edhe për fillimet e Ruzhdiut në hoteleri dhe në gastronomi. Si të gjithë hotelierët e kohës së artë të turizmit tonë, edhe Ruzhdiu ka filluar si ri në hotelet më të njohura të asaj kohe te ne. “Gjenerata ime ishte aktive, ku veçoj z. Gani Vogliqi”, tregon ai i cili gjithashtu ishte ambasador i turizmit dhe i gastronomisë sonë në Kosovë, në Prishtinë, një kohë të gjatë për afër tri dekada. “Kemi pasur mësues të mirë dhe kemi vazhduar të punojmë dhe të vazhdojmë traditën e atyre mjeshtreve të hotelerisë më të njohur tek ne dhe në Malin e Zi”, thekson Ruzhdiu. “Unë kam filluar në hotelin ‘Jadran’, i cili nuk ekziston më”, kujton ai.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Ky hotel pësoi dëmtime të mëdha nga tërmeti i vitit 1979 dhe për këtë është dashur të ndërtohet përsëri, i ri dhe më i bukur. Mirëpo ndërtimi i tij ende është në planet dhe ëndrrat tona, kurse hotelet e tjera i ka shkatërruar dora e njeriut, do të thosha kanë pasur pasoja të “tërmetit” e tranzicionit, flet Ruzhdiu me dhembje të madhe, duke iu kujtuar “Galebi”, vilat e tij, “Lidoja” por edhe objektet tjera hotelierike. Të gjithë ne flasim me nostalgji të madhe dhe të pafundme për shkatërrimin dhe rënien e turizmit tonë të dikurshëm, aq të fuqishëm, në të cilin edhe Ruzhdiu si hotelier i ri ka dhënë një kontribut modest. Pas shkollimit në Ulqin, ai filloi të punojë dhe të mësojë në mesin e atyre të cilët kanë mbajtur flamurin e gastronomisë dhe hotelerisë te ne: Qazim Quku, Xhemal Lanica, Bim Kahari, Ismail Bushati dhe të tjerë, për të cilët ai gjithmonë ka pasur dhe ruan kujtimet dhe fjalët më të bukura. “Nga këto kam mësuar shumë”, kujton Ruzhdiu kur bisedon për të kaluarën dhe turizmin tonë të atyre kohëve. “Ata nuk jetojnë më, por i kujtoj dhe u jam mirënjohës të gjithëve. Inshallah shpirtrat e tyre janë në Xhehnet”. Mirëpo, fati deshi që pas shkollimit të shkojë në Shibenik në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, ku siç rrëfen ai, ka gjetur një mjedis i cili e ka pranuar mirë, ku pastaj edhe ka krijuar familjen dhe natyrisht, ka fituar një përvojë të madhe. Përveç punës së tij në hoteleri, Ruzhdiu ka punuar shumë për ngritjen e imazhit të popullit tonë dhe të qytetit tonë, në veçanti gjatë dhe pas luftërave të tmerrshme në ish-Jugosllavi, që e kanë shkatërruar një vend aq të bukur dhe të madh. Me punën e tij, Ruzhdiu ka arritur respekt të veçantë në Shibenik, kështu që fjalët e bukura për qytetin tonë kanë ndikuar që shumë nga ata të bëjnë udhëtime të organizuara për në
“
Ruzhdiu është një promotor i qytetit dhe turizmit të Ulqinit, Malit të Zi dhe Shqipërisë në Kroaci, bile tash kur është në pension edhe më shumë. Dëshmi janë grupet e mysafirëve nga Shibeniku dhe rrethina e tij, të cilët për çdo vit na vizitojnë dhe jam më se i bindur që nga ne ndahen me mbresa të bukura dhe të mira
Mal të Zi, Shqipëri. Unë do të thoja se puna e tij ishte shumë e madhe. Fillimet dhe ardhja e mysafirëve nga Shibeniku disa herë më parë kanë bërë që të përmirësohet imazhi në Kroaci për popullin tonë, për qytetin e Ulqinit, Malin e Zi dhe Shqipërinë në përgjithësi. Kështu që edhe kësaj radhe, në fillim të prillit, si edhe disa herë më parë, ai ka organizuar ekskursionin e qytetarëve nga Shibeniku dhe rrethina nëpër Mal të Zi, në Ulqin dhe në Shqipëri. Gjatë vizitës treditore, në Ulqin janë akomoduar në hotelin “Continental” në Ranë. Unë isha i ftuar të jem shoqërues nëpër Shqipëri, në Tiranë, Shkodër. Ditën e fundit, edhe nëpër Ulqin dhe në Kalanë e tij, ku mysafirët nga Kroacia u mahnitën me historinë, kulturën, monumentet, xhamitë dhe me trashëgiminë tonë 2500 vjeçare. Përpos shumë fotografive, ka pasur shumë pyetje interesante, në veçanti gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri.
MOZAIK
mit tonë në Kroaci
Mirëpo, meritat kryesore i takojnë Ruzhdi Millës, iniciatorit të kësaj vizite. Duke marrë shkas nga kjo, edhe dua t’i shkruaj disa fjali në gjuhën tonë të bukur shqipe, duke theksuar se sa shumë ka punuar ky njeri modest për ngritjen e turizmit dhe imazhit tonë në Shibenik dhe në Kroaci, gjithmonë duke mos e anashkaluar ndikimin e të birit të tij Samirit si gazetar, dhe të bijës së tij si profesoreshë e gjuhës në Kroaci. Siç shihet, gjithmonë është treguar, në veçanti vitet e fundit, edhe si “ambasador” i turizmit tonë në Shibenik. Mirëpo, Ulqinin, vendlindjen e tij, nuk e ka harruar kurrë. E don Ulqinin, është një mërgimtar i cili gjithmonë pushimet dhe festat i ka kaluar në Ulqin, kurse tash kur është në pension shumë kohë kalon në shtëpinë e tij, duke mos e lënë pas dore Shibenikun. E don peshkun dhe peshkimin, Ranën, barkat, sanallat, detin. Këto i ka pasur edhe në Shibenik ku më se gjysmë shekulli ka lënë gjurmë
të pashlyera. Puna e tij vërehet kudo, saqë i gjithë qyteti i Shibenikut e njeh dhe e nderon. Prandaj nuk është për t’u çuditur pse edhe populli, shoqëria në Shibenik dëgjon fjalët e bukura për qytetin tonë, kështu që me iniciativën e tij edhe është organizuar edhe kjo vizitë tek ne, e cila tashmë është bërë tradicionale. Dua të theksoj gjithashtu se dy vite më parë, në organizimin e këtij entuziasti, në Ulqin, Shas dhe Shqipëri kanë qenë absolventët e Fakultetit të Arkitekturës nga Shibeniku. Ruzhdiu është një promotor i qytetit dhe turizmit të Ulqinit, Malit të Zi dhe Shqipërisë në Kroaci, bile tash kur është në pension edhe më shumë. Dëshmi janë grupet e mysafirëve nga Shibeniku dhe rrethina të cilët për çdo vit na vizitojnë dhe jam më se i bindur që nga ne ndahen me mbresa të bukura dhe të mira. Unë kam pasur nder t’i shoqëroj dhe t’ua prezantoj një pjesë të kulturës, mentalitetit, historisë, traditës së
popullit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Edhe një grup i pensionistëve që ishin tani në prill, jam i bindur se ata tashmë kanë fituar përshtypje të tjera duke parë një bashkëjetesë të mirë ndërmjet konfesioneve, nacionaliteteve të ndryshme në Mal të Zi dhe Shqipëri. Në veçanti, kjo vlen për Shqipërinë duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur pas tranzicionit në infrastrukturë, objekte hotelierike, Tiranë, Shkodër, vendet turistike etj. Edhe prezantimi im, pa dyshim, ka bërë që të fitojnë informacione tjera, reale dhe të vërteta. Dhe në fund, një falënderim i madh për z. Ruzhdi Milla, për fjalët e tij të bukura për popullin tonë, për qytetin tonë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Ndikimi i tij në Shibenik të Kroacisë për organizimin e qindrave turistëve, për përmirësimin e imazhit tonë në përgjithësi, ka qenë dhe është pa dyshim një nismë frytet dhe rezultatet e së cilës shihen për çdo ditë. E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
31
SPORT
Në Malësi u zhvillua gara sportive në Paragliding sport – fluturimi i lirë me vela, “Kupa e Deçiqit
Rreth tridhjetë pilotë fluturuan në qiellin e Malësisë Tuz – Një grup pilotësh të pasionuar dhe me kurajë, kanë organizuar këtë të shtunë në Tuz një garë të sportit ajror “Free Flying” ose fluturim i lirë me vela siç njihet në gjuhën shqipe në kategorin e disciplinës së aterrimit në precizion. Ky lloj sporti i cili bënë pjesë në sportet ekstreme, këtu tek ne por dhe në tërësi është një sport relativisht i ri, mirëpo falë disa pilotëve që e admirojnë dhe janë të mbushur
32
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
përplotë stimulim për këtë lloj sporti, edhe tek ne në Malësi po fillon të njihet gradualisht. Në vendin tonë deri më tani si pikë e përshtatshme dhe e piketuar për fluturim të pilotëve të fluturimit të lirë po frekuentohet ajo në Malin e Bratilës, nga ku është pikënisja e këtyre pilotëve të cilët më pas kanë një fushëpamje shumë atraktive dhe mahnitëse nga lart, ku nga disa qindra metra lartësi, vëzhgojnë malin,
fushën e territorit të Malësisë dhe liqenin e Shkodrës. Në garën e së shtunës e cila është bashkorganizuar nga Asociacioni Paragliding i Malit të Zi dhe nga pilotët profesionistë nga Malësia, Arben Gjurashaj dhe Fahrudin Gjokaj, kanë marrë pjesë afro tridhjetë pilotë nga vendi por edhe nga rajoni. Në një ditë me diell e cila favorizoi pilotët pjesëmarrës në këtë garë, fluturimi i lirë me vela kishte push-
SPORT
t – 2019“ tuar qiellin e një pjesë të Malësisë, ku banorët për herë të parë në këtë vend, patën rastin ta shikojnë dhe ta përjetojnë nga afër fluturimin e pilotëve në numër kaq të madh. Arben Gjurashaj një pilot profesionist i cili ishte edhe drejtor i organizimit të këtij evenimenti sportiv, në një prononcim për gazetën “Koha Javore” thotë se ky lloj sporti në Mal të Zi nuk është shumë i njohur dhe i zhvilluar, duke qenë se bënë pjesë në sportet ajërore më të reja. “Këtu në Mal të Zi kemi gjithsej afro tridhjetë pilotë, njëzetë prej të cilëve në kontinuitet janë aktivë duke marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme të kësaj natyre”, shprehet Gjurashaj. Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin që pilotët nga Mali i Zi kanë me shoqatat e tjera rajonale të Paraglidingut, Gjurashaj thotë se bashkëpunimi më i madh mes tyre dhe shoqatave rajonale është atëherë kur organizohen gara të tilla siç ishte kjo në
Malësi në disiplinën e quajtuar “Precizion”. “Disa herë kemi marrë pjesë nëpër gara në Shqipëri, Kosovë dhe në shtete të tjera rajonale. Sot ishte po ashtu një garë rajonale ku po marrin pjesë kryesisht pilotë nga Mali i Zi po edhe nga jashtë”, përfundon Gjurashaj. Në të njëjtën kohë, Fahrudin Gjokaj, një pilot profesionist dhe i licencuar për këtë lloj sporti por edhe i pasionuar e entuziastë i kësaj disipline sportive, duke u prononcuar për “Koha Javore”, thotë se me promovimin që i bëjnë këtij sporti të ri në Malësi, synojnë që ta nxisin turizmin në Komunën e Tuzit, duke qenë se mali i Deçiqit (Bratilës) është një poligon shumë i ideal për këtë sport ajror. “Ne jemi duke e promovuar këtë lloj sporti në Malësi nëpërmjet të cilit kemi si objektiv që ta nxisim fushën e turizmit në këtë trevë, thekson
Gjokaj. Ai vë në dukje se interesimi i të rinjve për këtë lloj sporti është duke u ngritur dhe gjithnjë gjenerata e re po e pëlqen këtë sport ajror ekstrem. “Ne po e potencojmë këtë disiplinë sportive me synim që interesimi për paragliding sport të rritet gjithnjë e më shumë. Vërtetë se është një sport i ri ajror, por ne jemi duke kontribuar në atë drejtim që ky sport edhe tek ne të popullarizohet”, tha Gjokaj. Gara e së shtunës në Malësi ka zgjatur pothuajse gjatë gjithë ditës ndërsa në orët e mbrëmjes janë shpallur edhe fituesit e kësaj gare si dhe janë ndarë çmimet përkatëse të cilat paraprakisht janë përcaktuar dhe vlerësuar nga gjyqtarët me përvojë dhe nga juria e garës. Kjo është hera e parë që në Malësi organizohet një eveniment i tillë sportiv, i fluturimit të lirë me vela. t. u. Foto: Bernard Hasanaj
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
33
MOZAIK
Me rastin e Ditës Botërore të Librit
Orë letrare në Shkollën Fillore “Dacaj” Rozhajë - Dita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autoriale është 23 prilli. Kjo datë simbolike për të gjithë letërsinë botërore është kremtuar të hënën, me një orë letrare të organizuar në Shkollën Fillore “Dacaj“ të Rozhajës nga personeli mësimor i kësaj shkolle, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” të Ulqinit, në kuadër të Karvanit të shkrimtarëve vendas. Pikërisht më 23 prill 1616 është ndarë nga kjo botë Shekspiri në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. Në këtë manifestim kushtuar librit kanë marrë pjesë shkrimtarët Dimitrov Popoviq, Ali Gjeçbritaj, Hajredin Kovaçi dhe arsimtarja e gjuhës zyrtare joamtare Muratka Nurkoviq. Nxënësit e Shkollës Fillore ”Dacaj“ kanë marrë fjalën të parët duke përshëndetur mysafirët, shkrimtarët, të cilëve u printe veprimtari i palodhur Ismet Kallaba, njëherit edhe drejtues i Shoqatës “Art Club“ nga Ulqini. Moderatori i manifestimit, nxënësi i klasës së tetë, Ermir Lajçi, fillimisht ka përshëndetur mysafirët duke vazhduar me leximin e biografisë së shkrimtarit dhe veprimtarit Dimitrov Popoviq. Ai pastaj ua dha fjalën nxënësve të kësaj shkolle që të lexojnë biografitë e shkrimtarëve tjerë pjesëmarrës: Ali
34
Javore KOHA
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Gjeçbritaj, Hajredin Kovaçi dhe Muratka Nurkoviq. Para shkrimtarëve, nxënësit e kësaj shkolle kanë recituar vjersha për librin, rëndësinë e leximit të librave si dhe kanë përgatitur inserte nga interneti për librin duke përzgjedhur thëniet e disa mendimtarëve të shquar botërorë kushtuar librit. Pjesën e dytë të programit kulturor–zbavitës e udhëhoqi arsimtari i gjuhës shqipe, veprimtari i mirënjohur Ali Daci, i cili ia dha fjalën të parit të shkollës, drejtorit Haxi Lajçi, i cili ndër të tjera tha: “Sot kudo dëgjojmë të flitet se libri është në një krizë të përkohshme sepse sfidohet nga interneti. Unë mendoj se nuk është ashtu sepse libri ka qenë, është dhe do të jetë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e njohurive në letër”. Ai ka theksuar më tej se çdo nismë për promovimin e librave, siç është edhe kjo sot që po organizojmë, është një ndër faktorët kryesorë kulturorë. “I arsimuari ndryshon aq shumë nga i paarsimuari, si i gjalli nga i vdekuri. Sot, për fat të keq, ka shumë intelektualë të shkolluar, por pak të arsimuar. Njerëzit e kohës sonë do të
Në këtë manifestim kushtuar librit kanë marrë pjesë shkrimtarët Dimitrov Popoviq, Ali Gjeçbritaj, Hajredin Kovaçi dhe Muratka Nurkoviq, arsimtare e gjuhës zyrtare joamtare paguajnë më shumë për t’u argëtuar sesa për t’u arsimuar. Mësimi përfundon në klasë, arsimi në shtëpi dhe në bibliotekë”, është shprehur Lajçi. Pastaj shkrimtarët para nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të kësaj shkolle janë paraqitur me disa krijime të tyre dhe recitime artistike. Me këtë rast, SHAI “Art Club” ka dhuruar një kontingjent të botimeve të veta dhe të autorëve të tjerë për bibliotekën e Shkollës Fillore “Dacaj”, si pjesë e aksionit për pasurimin e fondit të librave të shkollave në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Disa libra për bibliotekën e kësaj shkolle ka dhuruar në emër të Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, redaktori i botimeve në gjuhën shqipe pranë këtij institucioni, Dimitrov Popoviq. Në fund të takimit, pas disa pyetjeve drejtuar shkrimtarëve nga ana e nxënësve, drejtori i Shkollës ka ndarë mirënjohje për shkrimtarët mysafirë, për punën dhe veprimtarinë e vazhdueshme në avancimin e kulturës. Aktiviteti është realizuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, përfaqësuesit e të cilit kanë marrë pjesë në orën letrare. H. Lajçi
SPORT
Përfundoi Turneu i Tenisit Fed Cup 2019 në Ulqin
Norvegjia fituese, Mali i Zi në vendin e katërt Përfaqësueset e kombëtares së Malit të Zi për femra, Vlladica Babiq, Divna Ratkoviq dhe Anja Drashkoviq zunë vendin e katërt në renditjen përfundimtare. në Turneun Ndërkombëtar të Tenisit “ Fed Cup 2019”, i cili u mbajt nga data 17-20 prill në terrenet e Klubit të Tenisit “ Bellavye” në Plazhin e Madh në Ulqin. Në ndeshjen për vendin e tretë “ të kuqet” humbën nga tenistet e Irlandës me rezultat 2:1. Në ndeshjen e parë Shined Lohan mundi me rezultat të thellë në dy sete Divna Ratkoviq 6: 1, 6:1. Mali i Zi barazoi rezultatin përmes Vlladica Babiq, e cila triumfoi ndaj Juliana Karton në dy sete, me rezultat 6:4 dhe 6:0, ndërsa fitoren Irlandës ia sollën në dubël Lohan - Dilon, të cilat fituan Vlladica Babiq dhe Divna Ratkoviq në tri sete, me 6:4, 3:6 dhe 6:3. Kështu kombëtarja e i Malit të Zi , edhe përkundër ambicieve që kishte, nuk arriti të kualifikohet në një rang më të lartë. Këtë sukses e arriti skuadra e Egjiptit, e cila u shpall fituese e turneut
duke mundur ekipin e Norvegjisë në një lojë pothuajse të barabartë deri në fund. Ndeshja e çifteve ishte vendimtare , pasi që në single të dy skuadrat kishin nga një fitore, dhe pikërisht ishte ajo që ia solli fitoren e madhe skuadrës Egjiptiane, 2:1. Egjipti, si fituese e këtij turneu prej vitit të ardhshëm do të marrë pjesë në grupin II Euro/Afrikan, kurse ekipet e tjera do ta kenë mundësinë që vitin e ardhshëm të garojnë në të njëjtin grup. Ditën e dytë Mali i Zi ka humbur nga Norvegjia me rezultatin 3-0 në ndeshjen vendimtare për finale. Në këtë turne morën pjesë shtatë shtete: Mali i Zi, Irlanda, Kenia, Egjipti, Maroko, Norvegjia dhe Jermenia Aleksandar Sekuliq, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Tenisit të Malit të Zi u shpreh se Mali i Zi e Ulqini në veçanti duhet të ndihen krenarë që një turne i tillë mbahet pikërisht këtu. Edhe trajneri i reprezentacionit të Malit të Zi , Millosh Karaxhiq këtë garë e vlerësoi si një ngjarje të madhe për Malin e Zi. Kryetari i Federatës së Tenisit të Malit
të Zi Dimitrije Rashoviq, në mbyllje të këtij turneu shprehu kënaqësinë e tij për organizimin, siç theksoi ai të shkëlqyer. “Ço gjë shkoi mirë. Organizimi ishte në nivel, sikurse edhe cilësia e lojërave të treguara”, tha Rashoviq. Duhet të shtojmë se në këtë turne morën pjesë shtatë shtete: Mali i Zi, Irlanda, Kenia, Egjipti, Maroko, Norvegjia dhe Jemenia. Përveç karakterit promovues, mbajtja e këtij turneu ndërkombëtar të nivelit kaq të lartë në Ulqin kishte edhe karakter turistik , meqë organizimet e deritashme të pesta me radhë të Dejvis Kupës kanë qenë paralajmërim i hapjes së sezonit turistik në Ulqin dhe promovim i bukur i vlerave turistike të këtij qyteti. Meritë për organizimin e shkëlqyer dhe mbajtjen e këtij turne kanë gjithsesi Federata Botërore e Tenisit, Federata e Tenisit të Malit të Zi dhe Klubi i Tenisit” Belvi” , i cili tashmë në botën e tenisit është dëshmuar si nikoqir i mirë e i suksesshëm. Gj.Gjonaj
E ENJTE, 25 PRILL 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 25 prill 2019
Viti XVlll Numër 861 Çmimi 0,50
Gjenerata e re po humb interesin pë librin tradicional ISSN 1800-5696
Shkrimi, pjesa reale e jetës së shkrimtarit
Rreth tridhjetë pilotë fluturuan në qiellin e Malësisë