Koha 862

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 maj 2019 Viti XVlll Numër 862 Çmimi 0,50

Lojë me fjalë ISSN 1800-5696

Roman mbi mungesën e dashurisë

Peshkimi në Valdanos


PËRMBAJTJE

6

10 Mali i Zi sipas traditës shqiptare

Mediat dhe demokracia në kohërat e përhapjes së informacionit fals

14

16 Hajredin Kovaçi, zë origjinal në radhët e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi

Orë letrare kushtuar Ditës Botërore të Librit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019


PËRMBAJTJE

18

20 Ideator dhe themelues i shqiptarizmës

Sfidë si për fëmijën, ashtu edhe për prindërit

26

28 Kënga popullore që është krijuar në Ulqin dhe rrethinë – cila është? KOHA Javore KOHA Javore

Simbol i këngës popullore burimore KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 9 maj 2019 Viti XVlll Numër 862 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Roman mbi mungesën e dashurisë

Peshkimi në Valdanos

dashurisë mungesën e Roman mbi

Valdanos Peshkimi në

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Lojë me fjalë

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Lojë me fjalë

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Zj. Judy Rising Reinke vizitoi Komunën e Tuzit

Gatishmëri për bashkëpunim dypalësh Tuz – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Znj. Judy Rising Reinke, e shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të kësaj ambasade, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Komunën e Tuzit, me ç’rast është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, nga kryetari i kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe nga nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj. Siç është njoftuar nga administrata lokale, kryetari Nikë Gjeloshaj, e ka informuar ambasadoren e SHBA - së me përbërjen e organeve në

4

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Komunën më të re në Mal të Zi, për mënyrën e funksionimit të organeve përkatëse dhe për planet në vazhdim. Në kumtesën për opinion të Komunës së Tuzit thuhet se kryetari Gjeloshaj ka shprehur kënaqësinë për traditën e raporteve të mira dypalëshe, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se një numër i madh i qytetarëve të Malësisë jetojnë në Amerikë. “Diaspora ka një rëndësi të veçantë për Malësinë, pasi ajo ka dhënë kontribut të paçmueshëm si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror. Pritet

që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë si dhe të realizohen shumë projekte të interesit të përbashkët”, thuhet në këtë kumtesë. Në të njëjtën kohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Zj. Judy Rising Reinke i uroi drejtuesit e rinj të Komunës, me shpresë që do të përballojnë me sukses sfidat që sjell udhëheqja e suksesshme, duke treguar gatishmërinë për bashkëpunim në projekte të kënaqshme dypalëshe. t. u.


NGJARJE JAVORE

Kuvendi i Komunës së Tuzit mbajti seancën e pestë parlamentare

Emërohet për nënkryetar të Komunës, Haris Ramoviq nga Partia Boshnjake Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit në seancën e pestë, ka miratuar me shumicë votash, tre pika të rendit të ditës, atë të Propozimit të Vendimit mbi kompensimin për pajisje të truallit ndërtimor, Propozimit të Vendimit mbi themelimin e Komisionit për hartimin e rregullores së kuvendit të Komunës së Tuzit dhe të Propozimit të Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në vendimin e kryetarit të Komunës së Tuzit mbi emërimin e nënkryetarit të Komunës. Në fillim të punës së kësaj seance, këshilltari i PDS-së, Nikollë Gegaj, ka fajësuar mazhorancën e cila sipas Tij, nuk po bashkëpunon me opozitën e kuvendit për vendime, ndërkohë që kryetari i kuvendit, Z. Fadil Kajoshaj iu përgjigj këshilltarit Gegaj duke i thënë se në vijim do të jetë praktikë e punës së tyre, që të bashkëkonsultohen me opozitën për çdo vendim. Ndërkohë, debati pozitë – opozitë ka zgjatur relativisht gjatë për çështjen që kishte të bënte me vendim mbi kompensimin për pajisje të truallit ndërtimor, për të cilën pikë, kryetari i Komunës, Z. Nikë Gje-

loshaj paraqiti amendamentin dhe arsyetueshmërinë për sjelljen e këtij vendimi, duke bërë të ditur se çmimi për metër katror për objekte që do të ndërtohen pas procesit të legalizimit, do të jenë 48 euro, përkatësisht 34 euro për objektet e banimit. Ndërkaq, kjo shifër u kundërshtua nga këshilltarët e PDS-së, duke thënë se ajo është e lartë dhe rëndon shumë mbi buxhetin e qytetarëve të Malësisë, por nga ana tjetër nga kryetari Gjeloshaj dhe nga këshilltarë të tjerë të Koalicionit Shqiptar, sqaruan se ky çmim sipas tyre, favorizon investitorët në ndërtimin e objekteve të tyre, duke treguar se brenda këtij çmimi, Komuna e Tuzit do të realizojë të gjitha shërbimet e tjera komunale si rrymën, ujin, etj. Në të njëjtën kohë, këshilltari i PDSsë, Halil Dukoviq, ka thënë se një vendim i tillë nuk është në pajtim me ligjin pasi sipas tij, nga çmimi paraprak që ishte 26 euro për metër katror, për ndryshim çmimi, do të duhet të organizohej debat publik dhe më pas ministria gjegjëse të jap pëlqimin. Në fjalën përfundimtare, kryetari Gje-

loshaj tha se çdo vendim është në përputhje me Ligjin dhe se ky vendim përfshin punimet për objektet që do të ndërtohen sot e tutje – pas procesit të legalizimit të objekteve që do të gjenden në zonat urbanistike. Kjo pikë e rendit të ditës në fund, u aprovua me njëzetë vota të Koalicionit Shqiptar dhe të Partisë Boshnjake, ndërsa kundër ishin këshilltarët e PDS-së. Për pikën e dytë të rendin të ditës, Propozimin e Vendimit mbi themelimin e Komisionit për hartimin e rregullores së kuvendit të Komunës së Tuzit është shprehur Gjergj Camaj, kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në kuvendin e Komunës së Tuzit i cili propozoi emrat e kryetarit dhe të anëtarëve të këtij këshilli i cili më pas me shumicë votash u miratua në kuvend. Ndërkaq, për pikën e tretë, atë të emërimit të nënkryetarit të Komunës së Tuzit, është deklaruar kryetari Nikë Gjeloshaj i cili duke shpalosur një karrierë të Tij të funksioneve publike dhe një biografi të Tij, propozoi që nënkryetar i Komunës së Tuzit të emërohet, Z. Haris Ramoviq nga Partia Boshnjake. Këtë vendim të Gjeloshajt e mbështetën me njëzetë vota pro, këshilltarët e Koalicionit Shqiptar dhe të Partisë Boshnjake, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e PDSsë. Ndërkohë, nënkryetari i sapoemëruar, Z. Haris Ramoviq, ka falënderuar të gjitha ata që ia besuan këtë funksion, duke u zotuar se gjatë mandatit të Tij do të punojë me gjithë forcën e Tij në favor të zhvillimit të tërësishëm të Malësisë. Me emërimin e Z. Ramoviq, Komuna e Tuzit tani ka dy nënkryetarë. t. u. E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Mediat dhe demok e përhapjes së info Kjo është tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit sivjet, që u shënua më 3 maj. Çdo vit, anembanë botës, kjo ditë i kushtohet lirisë së shtypit dhe parimeve bazë të saj. Është një ditë e shpallur si e tillë, në mbështetje të lirisë së shtypit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB) në vitin 1993

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

përgjithësi për të vlerësuar gjendjen e lirisë së shtypit në botë. 3 Maji, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-s, shërben gjithashtu si një kujtesë për qeveritë e ndryshme që të respektojnë lirinë

e shtypit, duke zbatuar angazhimet e tyre që kanë marrë përsipër, ndaj lirisë së medias në vendet e tyre, bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare që ato kanë nënshkruar. Por, kjo datë është gjithashtu edhe një ditë reflektimi edhe

OKB-ja ka mandatuar organizatën UNESCO që kjo datë të shënohet çdo vit, për t’i kujtuar mbarë botës se liria e shtypit është e pazëvendësueshme për demokracinë dhe për respektimin e të drejtave themelore të njeriut, pa dallim. Si një ent i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, organizata UNESCO, ka si mision të saj të veçantë, “Promovimin e përhapjes së lirisë së fjalës dhe ideve, nepëmjet fjalës së shkruar dhe imazheve, në mbështetje të medias së pavarur dhe të sigurisë fizike dhe profesionale të gazetarëve.” Kjo ditë shërben gjithashtu si një rast për të informuar qytetarët mbi shkeljet e lirisë së shtypit – duke u kujtuar atyre se në shumë vende të botës censurohen botimet, gjobiten dhe mbyllen gazetat e revistat, ndërkohë që gazetarët, redaktorët dhe botuesit e tyre sulmohen, kërcënohen, burgosen e madje edhe vriten, si përfundim i profesionit të tyre. Qëllimi i kësaj dite botërore, në mbrojtje të lirisë së shtypit, është edhe për të inkurajuar nisma të reja në mbështetje të lirisë së medias dhe në

6

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

kracia në kohërat ormacionit fals për vet gazetarët dhe profesionistë të tjerë të kësaj fushe, mbi çështje të lirisë së shtypit me të cilat përballen në kryerjen e detyrës së tyre, përfshirë ushtrimin e etikës profesionale të gazetarëve. Ndërsa, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay në mesazhin e saj me këtë rast e cilësoi lirinë e shtypit si gurthemelin e shoqërive demokratike. “Të gjitha shtetet, të gjitha kombet fuqizohen nga përhapja e lirë e informacionit, nga debati dhe shkëmbimi i lirë i opinioneve. Në një kohë mosbesimi dhe përpjekjesh për të sulmuar

shtypin dhe gazetarinë, është e domosdoshme që të garantojmë shprehjen e lirë të mendimeve, nëpërmjet shkëmbimit të lirë të ideve dhe informacionit, bazuar në të vërtetat”, është shprehur zyrtarja e lartë e UNESCO-s, në mesazhin që shpërndau në emër të entit që ajo udhëheq. Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, unë dua të kujtoj njërin prej dekanëve më të njohur të gazetarisë amerikane, të ndjerin Edward R. Murrow, një gazetar me integritet dhe influencë, i njohur jo vetëm në Amerikë, por anembanë botës, si mbrojtës i fakteve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe i të vërtetës në ushtrimin e gazetarisë. Për një kohë, ai ka kryesuar Entin Amerikan të Informacionit, (USIA) pjesë e të cilit ishte edhe Zëri i Amerikës (VOA), ku kam pasur nderin dhe privilegjin të punoja për 30 vjet. Fjalët dhe shkrimet e tija i konsideronim si udhëzuese dhe frymëzuese në punën tonë të përditshme: “Tradita amerikane dhe etika amerikane kërkojnë prej nesh që të jemi të drejtë dhe të themi të vërtetën. Por, arsyeja më kryesore për këtë, është se e vërteta është propaganda më e mirë dhe gënjeshtrat janë propaganda më e keqe”, është shprehur ai. “Që të të bindim të tjerët, ne duhet të jemi të besueshëm, e po të duam të jemi të besueshëm, atëherë duhet të themi e të shkruajmë të vërtetën”, ka thënë Edward Murrow, i cili gjithmonë insistonte se platforma e gazetarisë duhej të ishte, pa përjashtim dhe në të gjitha rrethanat, objektive dhe e paanshme. Në mesazhin e saj, Drejtoresha e UNESCO-s Audrey Azoulay, u bëri thirrje shteteve anëtare të organizatës që ajo kryeson si dhe shoqërisë civile dhe organizatave profesionale të medias, anembanë botës, që të festojnë lirinë e shtypit dhe të drejtën për të qenë të mirinformuar, pasi sipas saj, liria e shtypit dhe e vërteta e informacionit, janë jetike për zhvillimin normal të çdo shoqërie demokratike. “Ne nuk mund të trillojmë lajme të mira për të justifikuar praktikat e këqija (qeveritare)”. Edward R. Murrow “Një komb delesh do të ketë së shpejti një qeveri ujqërish”. Edward R. Murror “Asnjë udhëheqës autoritar nuk mund të terrorizojë një komb, por në qoftë se të gjithë jemi bashkëpunëtore të tij, atëherë një gjë e tillë është e mundur”. Edward R. Murrow E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Lojë me fjalë Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Kushdo që vallëzon duhet të jetë shumë i dehur ose i çmendur, thoshte Ciceroni. Vallëzimi, përveç

8

Karrigia Kurule i ngjan asaj otomane, por me këmbët prej fildishit në for çka merret si provë për origjinën e saj etruske. Ka të tjerë që thonë se kohë para romakëve nga faraonët e Egjiptit të lashtë. Sidoqoftë, në Karr kryetari, dhe nga “Kurule” rrjedh “Karrigia ku ulet kryetari” në lidhje me disa ceremoni, konsiderohej degradues nga romakët që nga periudha më e hershme.

Tregtia shihej me përbuzje dhe u lihej plebejve; patrikët e konsideronin veten të punësuar në mënyrë të përshtatshme vetëm kur hynin në luftë a ushtri, ose bujqësi e blegtori, “pecus”, gjedhët, që rrjedh nga pecunia, nga rrjedhin fjalët bagëti, para e pronë. Me përdorimin e patkuajve - këmbët e kuajve - lindi profesioni i fabrit ose i farkës a farkëtarit

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Mes romakëve, profesionet më të ndershme ishin bujqësia dhe lufta; kjo e fundit u mundësonte atyre që ta pushtonin tokën me shpatë, dhe bujqësia i mësonte që ta nënshtronin atë për qëllimet e tyre - punim, mbjellje e mbarështimit. Tregtia shihej me përbuzje dhe u lihej plebejve; patrikët e konsideronin veten të punësuar në mënyrë të përshtatshme vetëm kur hynin në luftë a ushtri, ose bujqësi e blegtori, “pecus”, gjedhët, që rrjedh nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rmën e këmbëve të elefantit toskanin, karrigia Kurule është përdorur shumë rigen Kurule ulej vetëm perandori ose

pecunia, nga rrjedhin fjalët bagëti, para e pronë. Me përdorimin e patkuajve - këmbët e kuajve - lindi profesioni i fabrit ose i farkës a farkëtarit. Karrigia Kurule thuhet se ishte importuar, me artikuj të tjerë të mobiljeve shtetërore, nga Etruria. Karrigia Kurule i ngjan asaj otomane, por me këmbët prej fildishit në formën e këmbëve të elefantit toskanin, çka merret si provë për origjinën e saj etruske. Ka të tjerë që thonë se kar-

Kushdo që vallëzon duhet të jetë shumë i dehur ose i çmendur, thoshte Ciceroni. Vallëzimi, përveç në lidhje me disa ceremoni, konsiderohej degradues nga romakët që nga periudha më e hershme. Mes romakëve, profesionet më të ndershme ishin bujqësia dhe lufta; kjo e fundit u mundësonte atyre që ta pushtonin tokën me shpatë, dhe bujqësia i mësonte që ta nënshtronin atë për qëllimet e tyre - punim, mbjellje e mbarështimit

rigia Kurule është përdorur shumë kohë para romakëve nga faraonët e Egjiptit të lashtë. Sidoqoftë, në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Karrigen Kurule ulej vetëm perandori ose kryetari, dhe nga “Kurule” rrjedh “Karrigia ku ulet kryetari”. E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

9


KULTURË

Mali i Zi sipas traditës shqiptare (Pashko Vasa, S KI C Ë H I STO R I KE M B I MALI N E Z I S I PAS TRAD ITAV E G OJ O R E S H QI PTAR E, Botoi: ALSAR, Tiranë, 2019)

Dr. Nail Draga

Në plejadën e personalitetëve të Rilindjës Kombëtare Shqiptare bën pjesë edhe Pashko Vasa, i cili u dal-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

lua me veprimtarinë e vet në favor të çështjes kombëtare. Në këtë aspekt bën pjesë edhe veprimtaria botuese e cila ishte dëshmi e ngritjes së ndërgjegjës kombëtare, që përkon më kohën e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Ai ishte personalitet shumëdimen-

sional, si publicist, poet, studiues i historisë kombëtare, i gjuhës, hartues i një alfabeti, një gramatike e një romani dhe poliglot sepse ishte njohës i shtatë gjuhëve të huaja. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi si zyrtar i administratës së Perandorisë Osmane, duke qenë përfundimisht guvernator


KULTURË

Librin “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare”, siç pohon vetë autori, mbështetet në traditat popullore shqiptare, sepse sipas tij, “malazezët dhe fqinjët e tyre shqiptarë nuk kanë mundur t’u përcjellin pasardhësve kujtimin e bëmave të tyre me ndonjë formë tjetër, përveç se nëpërmjet traditave gojore”

i Libanit, ku edhe vdiq në vitin 1892 në moshën 67- vjeçare. Vepra “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare”, është botuar frengjisht në vitin 1872 në Stamboll, në Shtypshkronjën “Lajmëtari i Orientit”, ndërsa kohë më parë në përkthim nga prof.Seit Mansaku është botuar në gjuhën shqipe nga Fondacioni ALSAR nga Tirana. Ndonëse studiues të ndryshëm kanë pasur njohuri për ekzisimin e një vepre të tillë, ajo për opinionin shqiptar ishte e panjohur, sepse ishte në gjuhën fërnge, ku si e tillë i bashkëngjitet botimit në shqip, duke ruajtur origjinalitetin e saj. Libri në fjalë si nga titulli dhe përmbajtja është intrigues dhe zgjon kureshtjen te lexuesi për nga forma e prezantimit dhe çështjet e trajtuara. Si të tillë duhet lexuar e analizuar në kontekstin e kohës, kur lënda është përgatitur për botim, që dëshmon qasjen e autorit për Principatën e Malit të Zi, në saje të të dhënave të disponueshme për periudhën përkatëse. Librin “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare”, siç pohon vetë autori, mbështetet në traditat popullore shqiptare, sepse sipas tij, “malazezët dhe fqinjët e tyre shqiptarë nuk kanë mundur t’u përcjellin pasardhësve kujtimin e bëmave të tyre me ndonjë formë tjetër, përveçse nëpërmjet traditave gojore”. Malazezët dhe shqiptarët, mendon ai, “nuk kanë marrë kurrë mundimin të regjistrojnë ndeshjet që kanë bërë midis tyre. Kohët qenë shumë të vështira për këta dy popuj luftëtarë e trima dhe nuk patën mundësi të shpëtonin nga harresa për një kohë të gjatë dramat politike në të cilat kanë qenë aktorë. Ata e shikonin lavdinë e tyre në grykat e pushkëve.” Pikërisht duke marrë parasysh këto të dhëna del se autori nuk ka pretenduar të bëjë në këtë libër një paraqitje të plotë të historisë së Principatës

së Malit të Zi, por synon të japë një skicë të thjeshtë të historisë së këtij vendi fqinj, duke shfrytëzuar traditat gojore të shqiptarëve: tregimet popullore, legjendat, këngët popullore të përcjellura gjatë shekujve. Në këtë punim autori fillimisht jep informacione për Principatën e Malit të Zi, territorin, popullsinë, aspektet sociale, duke filluar nga mesjeta e duke vazhduar më pas me qeverisjen nga peshkopët që ishin binom i pushtetit shpirtëror e atij laik. Po ashtu në libër ka informacione edhe për Bosnjën e sidomos Shkodrën, përkatësisht Shqipërinë veriore, duke shqyrtuar raportet e ndërsjella, qoftë në kohë paqeje apo edhe të luftimeve të ndryshme, që ishin rezultat i ambicieve hegjemoniste të qarqeve sunduese të kohës. Një çështje e tillë ka të bëjë sidomos më raportet malazezo-shqiptare kryesisht në zonat kufitare të këtyre entitetëve të cilat ishin edhe arena luftarake, të dëshmuara edhe në burimet historike. Nga të dhënat e tilla del se autori ka pasur informacione të mjaftueshme dhe si njohës i mirë i rrethanave shoqërore të kohës, prezanton pikëpamjet e tija, të cilat me pas janë bërë pjesë e diplomacisë ndërkombëtare të kohës, me interes të veçantë në këtë regjion gjeografik. Ndonëse në shikim të parë kemi të bëjmë me një libër të vogël për nga numri i faqeve, ai ka peshë të veçantë sepse është i pari në atë kohë, ku temë qendrore ka Principatën e Malit të Zi. Ndërsa i shkruar nga një shqiptar, dëshmon interesimin e autorit për Malin e Zi, i cili në atë kohë ishte një regjion gjysmë autonom në kuadër të Perandorisë Osmane. Këtë libër duhet lexuar në kontekstin e kohës e cila i takon kryesisht shek. XIX, andaj si i tillë duhet analizuar dhe komentuar. Të dhënat e tilla në përgjithësi janë sinteza të çështjeve dhe ngjarjeve në Principatën e Malit

të Zi, andaj në këtë kontekst duhet trajtuar edhe marrëdhëniet e malazezëve dhe shqiptarëve, si dy popuj fqinj, të cilët kanë pasur incidente e madje edhe konflikte luftarake, varësisht prej rrethanave të kohës në zonën kufitare e cila si e tillë u definua nga shek. XIX. Duke marrë parasysh kohën kur është përgatitur për botim ky libër, jemi dëshmitarë se për ca ngjarje të cilat në këtë botim i ceken Pashko Vasa mungojnë datat, përkatësisht vitet përkatëse, por sot kemi mundësi t’i përcaktojmë ato, sepse ekziston një faktografi e mjaftueshme historike. Andaj, në të ardhmen iu mbetet studiuesve të analizojnë të dhënat e tilla duke i plotësuar më shënime të nevojshme në mënyrë që ky botim të jetë me i kompletuar për opinionin e gjerë kulturor. Duke vlerësuar lart veprimtarinë e përgjithshme kombëtare e kulturore, nuk ka dilemë se Pashko Vasa ka mbetur në kujtesën kombëtare për dy momente interesante; e para ka të bëjë me pozitën e zyrtarit të Perandorisë Osmane, ku me ndërgjegje kombëtare shqiptare nuk ka pranuar të shkonte e të qeveriste krahinën e Kosovës, sepse po të shkonte atje, e ka thënë publikisht se “ai do të bëhëj tradhtar, sepse ose do të tradhtonte Perandorinë, ose do të tradhtonte vendin e tij”. Pra refuzoi ofertën e sulltanit, por pranoi të jetë guvernator në Liban. Ndërsa momenti i dytë ka të bëjë me poezinë e tij “O moj Shqypni”(1880), e cila më të drejtë është quajtur kushtrim kombëtar, që i bëhëj ndërgjegjes së shqiptarëve për shpëtimin e atdheut, ku vargjet “çoniu shqyptarë prej gjumit çoniu/ të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu / e mos shikoni kisha e xhamia/ se feja e shqiptarit ashtë shqiptaria”, kanë mbetur mesazh i përjetshëm kombëtar për të gjithë shqiptarët. Dhe në fund duhet falënderuar botuesin Fondacionin ALSAR nga Tirana për botimin e veprave të tilla nga fusha të ndryshme të albanologjisë. Urojmë që botime të tilla opinionit t’i dhurohen në të ardhmën, duke dëshmuar së ALSAR është duke kryer një mision sa aq edhe kulturor aq dhe kombëtar. (Fjala e mbajtur më rastin e përurimit të librit në Ulqin) E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

11


KULTURË

Vështrim mbi romanin “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” të Ridvan Dibrës

Roman mbi mungesën e dashurisë

Ky libër, në thelb pasqyron orvatjet e një individi për të qenë si të tjerët, pasqyron presionin e vazhdueshëm të shoqërisë për t’u përshtatur një sistemi të caktuar. Tregon se në përpjekjet e sforcuara dhe të imponuara nga jashtë, paguan një çmim dhe humb diçka përbrenda

Dr. Sabina Osmanoviq

Kanë kaluar diku gjashtë vite nga leximi i parë i monodramës “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”. Tani që lexova romanin, përpiqem të tërheq paralelet, duke patur në mendje fjalët e autorit se “romani është diçka tjetër”. Në fakt, ashtu edhe ishte. Ndërsa lexoj me vëmendje dhe mbaj shënime (siç ndodh rëndom), vërej që më ngjallë gati të njëjtat ndjesi me leximin e parë, përpiqem t’i krahasoj me ato të para gjashtë viteve, duke patur parasysh se ndjesitë e njeriut ndryshojnë nga koha dhe rrethanat nga të cilat provokohen. Kujtoj se mora ta lexoj me njëfarë ndrojtjeje, me frikën se mos më linte një shije të athët kjo monodramë, tanimë e konvertuar në roman, e shkruar nga një mashkull për një femër, për dashuritë e saj, për temën akoma tabu të virgjërisë, e për më tepër një femër me emrin Madalenë. Menjëherë asocoj me ref-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

erencën biblike dhe jam skeptike për rrjedhën e ngjarjeve. Romani me në qendër një narratore femër, ndahet në tri pjesë, për tri faza të ndryshme të jetës së protagonists: 15, 25 dhe 40 vjeçe. Në të tri këto faza trajtohen po të njëjtat problematika, por nga këndvështrime të ndryshme. Derisa lexoj, bindjet e mia të para vijnë e forcohen më shumë. Kuptoj që pas femrës qëndron një shoqëri e tërë, pas temës së virgjërisë - një problematikë dukshëm më e gjerë, ajo e krizës së identitetit. Si duhet të jetojë njeriu dhe si të gjejë vendin e vet në një shoqëri ku sistemi i vlerave është përmbysur? Ky libër, në thelb pasqyron orvatjet e një individi për të qenë si të tjerët, pasqyron presionin e vazhdueshëm të shoqërisë për t’u përshtatur një sistemi të caktuar. Tregon se në përpjekjet e sforcuara dhe të imponuara nga jashtë, paguan një çmim dhe humb diçka përbrenda. Madalena e ndjenë në palcë refuzimin e dhimbshëm, megjithatë ajo nuk kundërshton, nuk revoltohet, është pasive në reagimin e saj. Ajo mëson që vendin e ndjenjave t’ia lë arsyes së ftohtë, kundërshtimin e nxehtë ua lë veprimeve të përlloga-

ritura dhe kështu shndërrohet në një makineri mbijetese. Pra, Madalena teksa numëron arritjet e saj, në fund të librit, na mëson atë çfarë duket se është a priori në këtë libër - artin e pranimit, artin e të mbijetuarit në një botë ku, siç thuhet në libër, “koha, dëshira dhe vullneti janë gjërat që mungojnë”. Në këtë pikë mendoj për autorin, sa mirë ka arritur të depërtojë aq thellë në psikikën e femrës, dhe gjendem mes dilemës: këto rreshtat e ndërthurura me ironi të mprehtë, që vende-vende kalon në sarkazëm, t’i lexoj si homazh për këtë produkt të krijuar të shoqërisë, optimizmin artificial jo vetëm të femrës apo ndoshta si mllef kritik? Ky nuk është një libër për dashurinë, siç paralajmëron titulli, por krejt e kundërta. Tema e këtij libri është pikërisht mungesa e dashurisë dhe ajo se çfarë shkakton mungesa e saj në jetën e një individi. Në dy fazat e para të jetës, Madalena beson në “dashuri, në këtë mister që na trazon në trup e në shpirt”, ajo beson në “dashurinë me D të madhe” […] pret mbase një Godo që s’vjen asnjëherë. Në të 40-tat ose muzgun e saj, siç e quan autori, ky besim do

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


KULTURË të venitej dhe ajo do shprehej si në vijim: “Tek ai besim që e kisha ruajtur si flakën brenda vetes. […] edhe pse, ndoshta flakën e zbehte qiriu. E megjithatë, qeshë përpjekur me të gjitha forcat e mia të ruaj atë flakë. Nga ngricat dhe erërat që frynin prej jashtë, nga cinizmi i të tjerëve. Pikërisht ajo flakë rrezikonte të fikej tashmë. Pikërisht ai besim filloi të lëkundej e të zbehej tek unë. […] Derisa do të ndodhte ajo që pritej të ndodhte. Flaka do të jepte shpirt. Do të shuhej përfundimisht brenda meje. Atëherë nisa ta shohë ndryshe botën. […] Arsyeshëm nisa t’i shoh gjërat.” I gjithë boshti i këtij libri, ashtu si vetë jeta, sillet rreth pyetjes se a mund të besojmë në vlera në një kohë kur

dominon antivlera, a mund të besojmë në dashuri edhe kur ajo mungon? Kjo temë është mbase kyçe në gjithë krijimtarinë e Dibrës, përpjekja për të besuar në dashuri, në formën e saj më të brishtë, më hyjnore, por që për karakteret e Dibrës ajo ngelet në flegrat e paarritshmërisë. Teksa e mbyll faqen e fundit të këtij libri, Madalena nuk më ngjall më frikë, as nuk më lë shije të athët siç kisha pandehur, përkundrazi më ngjall dhembshuri, është e prekshme, madje më e vërtetë se Madalenat që njoh. (Vështrimi është lexuar në Takimin letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra në Ulqin, më 20 prill 2019)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Romani me në qendër një narratore femër, ndahet në tri pjesë, për tri faza të ndryshme të jetës së protagonists: 15, 25 dhe 40 vjeçe. Në të tri këto faza trajtohen po të njëjtat problematika, por nga këndvështrime të ndryshme

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

13


KULTURË

Në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë

Orë letrare kushtua Ditës Botërore të Li Në këtë aktivitet kulturor, vërtet me vlerë, morën pjesë shkrimtarët: Ali Gjeçbritaj, Dimitrov Popoviq, Hajredin Kovaçi dhe Hasnije Kukaj – Gjonbalaj, të cilëve me leximin e ca poezive të veta iu bashkua edhe gazetari dhe publicisti Shaban Hasangjekaj Plavë – Të martën, më 23 prill, në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, u mbajt orë letrare, me të cilën Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” përmes Karvanit të shkrimtarëve vendas shënoi Ditën Botërore të Librit. Në këtë aktivitet kulturor, vërtet me vlerë, të cilin e organizoi kolektivi i nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë, të mbështetur dhe përkrahur nga stafi punëdrejtues i shkollës, morën pjesë shkrimtarët: Ali Gjeçbritaj, Dimitrov Popoviq, Hajredin Kovaçi dhe Hasnije Kukaj – Gjonbalaj, të cilëve me leximin e ca poezive të veta të botuara kohë më parë në revista të ndryshme të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, iu bashkua edhe gazetari dhe publicisti (autori i këtij artikulli) Shaban Hasangjekaj. Në një atmosferë mikpritëse dhe vërtet bujare, mysafirët dhe gjithë të pranishmit tjerë të tubuar në sallën e shkollës, i përshëndeti drejtori i shkollës, Mr. Igor Vukaniq, i cili në fjalën e rastit u shpreh: “Në radhë të parë dëshiroj mirëseardhje stafit të SHAI ‘Art Club’ dhe e falënderoj që me Karvanin e shkrimtarëve shqiptarë, mu sot, pikërisht më 23 prill, ka ardhur që bashkë me nxënës dhe mësimdhënës të shkollës sonë të shënojë Ditën Botërore të Librit”. Në emër të nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë të shkollës, mysafirëve të çmuar, mirëseardhje u dëshiroi mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Afërdita Lecaj, e cila në fjalën përshëndetëse theksoi: “Shkrimtarë të

14

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

nderuar, u jemi mirënjohës për gjithë kontributin që jepni për avancimin e shkollave në gjuhën shqipe, e njëherit ju falënderojmë që së bashku me ju sot shënojmë 23 prillin – Ditën Botërore të Librit përmes kësaj ore letrare”. Ndërkaq, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, i entuziazmuar me pjesëmarrje masive të nxënësve të shkollës, u shpreh: “Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, ju përshëndes të gjithëve në emër të SHAI ‘Art Club’. Falënderoj drejtorin e shkollës z. Igor Vukaniq dhe personelin mësimor që na kanë mikpritur sot. Në fakt, kjo orë letrare zhvillohet në kuadër të Karvanit të shkrimtarëve vendas. Ky është një projekt apo një aktivitet që ka disa vjet që e kemi filluar dhe ideja apo qëllimi i mbajtjes së tij është që ju nxënës të dashur të njiheni me krijimtarinë e autorëve shqiptarë në Mal të Zi. Pra, ju keni mundësi që t’i takoni ata drejtpërdrejt. Këtu me ne sot është Ali Gjeçbritaj, i cili është krijues, poet, por njëkohësisht është edhe mësimdhënës, Dimitrov Popoviq - krijues, shkrimtar, por është edhe redaktor i botimeve në Entin e Teksteve dhe Mjeteve Mësimore. Me ne është edhe Hajredin Kovaçi, poet nga Ulqini, si dhe mësimdhënësja juaj dhe krijuesja vendase, poetja të cilën ju e njihni, Hasnije Kukaj – Gjonbalaj”, theksoi Kallaba dhe më pas shtoi: “Përpos njohjes me krijimtarinë letrare të autorëve, qëllimi është që edhe t’ju nxisim, jo vetëm të lexoni libra, por edhe vetë të krijoni, sepse siç shihni, autorët me të cilët kemi ardhur

sot, disa kanë thinja dhe se dikush ata duhet t’i zëvendësojë, e ata që do t’i zëvendësojnë jeni ju. Andaj, ju lutem që kjo orë letrare që zhvillohet me rastin e 23 prillit – Ditës Botërore të Librit, dhe, pra, qëllimi është që t’ju nxisim që të lexoni sa më tepër dhe të duani librin, por njëkohësisht, pra, edhe të krijoni. Në emër të Shoqatës ‘Art Club’ dhe në emër të autorëve që janë të pranishëm edhe njëherë falënderoj drejtorin e shkollës dhe personelin mësimor që na kanë mundësuar që sot jemi këtu me ju, po ashtu falënderoj për mbështetjen edhe Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave që e ka mbështetur projektin”. Më pas, në sallën ku u mbajt manifestimi kulturor në fjalë, me vëmendje, kujdes dhe përkushtim u përcoll elaborimi konciz dhe përmbajtësor i drejtueses së programit – moderatores simpatike Flandra Brahaj, nxënëse e klasës së tetë, e cila e buzëqeshur dhe me zë të ëmbël u shpreh: “Përshëndetje mysafirë të nderuar. Kemi nderin që sot gjendeni këtu në mesin tonë duke na nderuar dhe respektuar shkollën tonë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Librit. Fakt është që libri ka qenë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjet efikas për ruajtjen e këtyre njohurive”. Moderatorja Brahaj në vazhdim shtoi: “Çdo nismë për të shkruar, promovuar apo botuar libra është në favor të pasurimit kulturor. Me rastin e kësaj dite u jemi shumë mirënjohës për vizitën në shkollën tonë të SHAI ‘Art Club’ që


KULTURË

ar ibrit zhvillohet me rastin e 23 prillit – Ditës Botërore të Librit, në kuadër të Karvanit të shkrimtarëve vendas, e që qëllimi i këtij takimi është njohja e nxënësve me krijimtarinë letrare të autorëve vendas. Njëherit u jemi falënderues edhe në emër të drejtorisë së shkollës dhe mësimdhënësve shqiptarë të saj”. “Këtë ditë do ta festojmë së bashku duke shprehur bindjen se arti dhe kultura janë urat më të mira të komunikimit në mes njerëzve. Gjuha universale e artit, pikturës, muzikës dhe poezisë, është mjeti më efektiv për të përcjellur imazhin e një populli. Këtë aktivitet përpos mysafirëve do ta begatojnë edhe nxënësit e shkollës sonë me disa poezi,

copëza (grimca) letrare të ikonave të fjalës së bukur shqipe”, përfundoi moderatorja Brahaj. Prezantimi i shkrimtarëve – poetëve të pranishëm në orën letrare Ali Gjeçbritaj, Dimitrov Popoviq, Hajredin Kovaçi, Hasnije Kukaj – Gjonbalaj dhe i gazetarit dhe publicistit Shaban Hasangjekaj, me nga dy e më shumë poezi nga opusi i gjerë dhe i begatë i krijimtarisë së tyre poetike, u përcoll me vëmendje dhe u përshëndet me duartrokitje të pandërprera frenetike. Poezitë e tyre ndër të pranishmit ngjallën emocione shpirtërore dhe vlerësime të larta krijuese. Prezantimi i nxënësve me lexime, recitime dhe recitale të vargjeve nga poezitë e krijuesve kryesisht nga treva e Plavë–Gucisë, por edhe të tjerëve nga Mali i Zi dhe më gjerë, begatuan për nga cilësia dhe përmbajtja orën letrare. Anekdotat, grimcat humoristike e fjalët e urta me të cilat u prezantuan nxënësit lanë mbresa ndër të pranishmit. Pyetjet konstruktive që ua bënë shkrimtarëve nxënësit në bisedat e zhvilluara me ta ishin vërtet impresive dhe të qëlluara. Në përfundim të orës së suksesshme

letrare, kryetari i Shoqatës “Art Club”, Ismet Kallaba, nikoqirit i shprehi falënderime të sinqerta për mikpritjen bujare, duke i dhuruar shkollës 40 kopje librash kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi të botuara kryesisht nga SHAI “Art Club”, me qëllim të pasurimit të bibliotekës së shkollës. Ca libra dhe një kopje të hartës së Malit të Zi të përkthyer në gjuhën shqipe, shkollës ia dhuroi shkrimtari dhe redaktori i botimeve të Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Malit të Zi, Dimitrov Popoviq, kurse shkrimtari dhe mësimdhënësi Ali Gjeçbritaj për bibliotekën e shkollës dhuroi kopjen e revistës “Valët”, të cilën një herë në vit e boton shkolla ku punon ai, e të cilën e redakton, si dhe një kopje të revistës “Gjon Buzuku” që botohet në Ulqin. Në ndarje, drejtori i shkollës, në zyrën e vet, mysafirët i ftoi në kafe, ftesë të cilën e pranuan me kënaqësi duke shprehur mirënjohje, respekt dhe falënderim të sinqertë duke u zotuar se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

SHAI “Art Club” dhe QKI “Malësia” organizuan mbrëmje autoriale me poetin Hajredin Kovaçi

Hajredin Kovaçi, zë origjinal në radhët e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi Tuz – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve – “Art Club” nga Ulqini, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, ka organizuar mbrëmje autoriale me poetin e njohur, Hajredin Kovaçi në QKI “Malësia” në Tuz, në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirësve të poezisë dhe të fjalës së shkruar, të personaliteteve kulturore, arsimore, politike, etj. Në fillim, dy nxënëset, Sara Beqoviq dhe Elizabeta Camaj kanë lexuar fragmente nga poezitë e poetit Hajredin Kovaçi, e më pas moderatori i mbrëmjes, Z. Mark Lucgjonaj ka thënë se sa herë mblidhemi që të flasim për librin, për poezinë dhe për artin e fjalës së shkruar bëjmë përpjekje për të shtuar një gurë të vogël në kulturën tonë letrare-artistike. “Çdo takim të kësaj natyre duhet ta përjetojmë jo vetëm si festë por edhe si mundësi që t’i shtojmë dhe ti kultivojmë këto takime. Jemi më se të nderuar që sonte na ka mbledhur poezia dhe një poet siç është Hajredin Kovaçi, biri i Ulqinit tonë të bukur e historik, Ulqinit që ka inspiruar shkrimtarë me peshë në letërsinë botërore. Por, duhet theksuar se bukurinë, historinë, traditën dhe nderin këtij qyteti ia kanë ruajtur dhe ia ruajnë pikërisht vendasit, ndër të cilët është edhe Hajredin Kovaçi i cili gjithë veprimtarinë Tij jetësore ia ka falur ruajtjes së Ulqinit, ruajtjes së identitetin kombëtar”, ka theksuar ndër të tjera, Lucgjonaj duke reflektuar frymëzimin e autorit për krijimtarinë poetike dhe për tematikat që ai tra-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

jton. Panelistët e kësaj mbrëmjeje letrare, Zotërinjtë, Ismet Kallaba dhe Argëzon Sulejmani, kanë shpalosur gjerësisht veprimtarinë e bujshme dhe të pasur letrare ndër vite të poetit të njohur Hajredin Kovaçi. Ata kanë treguar se e gjithë krijimtaria e autorit Kovaçi, konsiston në këmbënguljen, kurajën, guximin dhe vendosmërinë e autorit për të reaguar, për të kumbuar, për t’u kundërpërgjigjur e për të kritikuar dukuritë e ndryshme negative që ngjajnë në shoqërinë tonë, me synim për t’i ndryshuar për të mirë. Kovaçin e konsiderojnë si zë kritik kundrejt padrejtësive që vazhdojnë t’i bëhen popullit shqiptar në këto treva, duke mos heshtur dhe duke mos u dorëzuar asnjëherë përballë realitetit. Z. Ismet Kallaba, si bashkorganizator i këtij takimi kulturor ka falënderuar të gjithë të pranishmit e kësaj mbrëmje letrare, duke thënë se për takime të tilla letrare kanë nevojë trevat shqiptare në Mal të Zi, me synim për të integruar kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi. “Shqiptarët që jetojnë në trevat shqiptare të Malit të Zi të sotme si duket vuajnë nga sindroma e “Bajraktarizmit” dhe e vetëmjaftueshmërisë. Nuk ka sesi të shpjegohet ndryshe fakti i ex-komunikimit pothuajse në të gjitha fushat përfshirë artin, kulturën, letërsinë, shkencën, etj. Nëse kufijtë politikë na i kanë vendosur të tjerët, kufijtë kulturor i kemi vendosur vetë. Kemi krijuar mure ndarëse edhe brendapërbrenda vetë shqiptarëve në Malin e Zi. Para se të njihemi me

të tjerët apo nga të tjerët, ne kemi nevojë që të njihemi me njëri-tjetrin. Vet fakti që autori Hajredin Kovaçi, një poet i afirmuar tashmë, paraqitet për të parën herë në një mbrëmje autoriale apo në një përurim të librave të Tij këtu në Malësi, dëshmon për faktin se sa pak njihemi me njëritjetrin. Prandaj, këtë takim e vlerësoj shumë sepse në mes tjerash i shërben këtij qëllimi, integrimit kulturor të shqiptarëve në Malin e Zi”, ka thënë Kallaba i cili gjithashtu ka potencuar se poeti Hajredin Kovaçi është një zë origjinal në radhët e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi. “Kush e ka lexuar dhe e njeh poezinë e Tij e ka kuptuar se ajo është poezi e reagimit dhe e revoltës ndajë dukurive të përditshme shoqërore negative, padrejtësive ndajë popullit të Tij, etj”, u shpreh Kallaba. Ai ka treguar se SHAI “Art Club”, përpos që tubon krijues nga pothuajse të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi, me mundësitë e saj, përpiqet ta shtrijë veprimtarinë në të gjithë hapësirën ku jetojnë shqiptarët në këtë vend dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë, mjeku dhe shkrimtari, Argëzon Sylejmani, në vështrimin e Tij për krijimtarinë letrare të Hajredin Kovaçit të titulluar “Poeti i anës së Bunës me sytë kah lindja”, ka thënë se në fokos të poezisë së Kovaçit qëndron liria dhe të qenit i lirë. “Poezia e Hajredin Kovaçit ka motivacion qenjësor, lirinë, lirinë në të gjitha trajtat dhe sferat e saj, kështu poezinë e Kovaçit e karakterizon vargu i


KULTURË

lirë apo vallëzimi i fjalëve siç thuhet në gjuhën poetike. Me një dominim apsolut, vargjet dhe krijimtaria e Kovaçit i përmbahen standardit të gjuhës shqipe që është pasuria më e lartë e pamatshme e kombit tonë. Veç kësaj, autorin e vret përdorimi i pakriter i termave të huaj dhe barbarizmave në gjuhën shqipe, dukuri kjo që ia zë kafshatën në fyt, jo diku kudo, por në kryeqendrën e shqiptarëve në Tiranë”, është shprehur ndër të tjera Sylejmani. Në përmbyllje të kësaj mbrëmjeje autoriale, poeti Hajredin Kovaçi duke falënderuar të gjithë të pranishmit, ka treguar për fillesat e Tij të krijimtarisë në poezi, qëkur ai ishte nxënës i shkollës së mesme. “Por prapëseprapë, nuk i kam thënë të gjitha, nuk i kam parë të gjitha dhe nuk e kam dhënë atë porosinë e fundit akoma. Unë shkruaj në rënd të parë atë që ndjejë nga zemra. Ndoshta kritika letrare poezinë time e ka quajtur si poezi të reagimit dhe të kritikës, por ç’ faj kam unë që sa herë që shkruaj diçka ja qëllojë. Faktikisht, pas disa vitesh del ashtu

siç kam thënë në poezi, por realiteti është i tillë, ashtu së paku e shohë unë. Poezia që unë botojë nuk përfshinë emra konkret, por ai që thellohet në poezi shumë lehtë mund të gjejë se ku godet poezia ime”, u shpreh ndër të tjera Kovaçi të cilin me shumë kënaqësi dhe vëmendje të posaçme e dëgjuan të pranishmit, i cili pas interpretimit të disa poezive ende të pabotuara të tij, u duartrokit fuqishëm. Kovaçi ka shprehur keqardhje që sot po shkruan shumëkush dhe pa asnjë kriter, gjë që sipas Tij është brengosëse sepse siç tha, jo çdokush mund të merret me krijimtarinë e poezisë e cila cilësohet nga kritika si zhanri më i vështirë i letërsisë. “Edhe për të shkruar duhet të ekzistojë një institucion që ta kontrollojë atë se çfarë botohet, sepse kohëve të fundit po shkuan gjithkush, sidomos nëpër portale. Do të ishte mirë që vlerat të kenë përparësi dhe të shpërblehet ata që bëjnë vërtetë letërsi të mirë dhe jo sipas miqësive, pa kritere të mirëfillta letrare”, ka porositur Kovaçi.

Hajredin Kovaçi ka linduar në Draginë të Ulqinit në vitin 1960. Në vitin 1979 regjistron Fakultetin Ekonomik në Prishtinë ku për shkak të trazirave të vitit ’81 arrestohet dhe burgoset për dy vjet radhazi. Është ndër themeluesit e subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe njëri ndër themeluesit SHAI – Art Club- Ulqin dhe Fondacionit “Studenti” që veprojnë në Komunën e Ulqinit. Me shkrime të poezisë është marrë që në rini, duke publikuar në revistat e kohës si: Fillimet, Zëri i Rinisë, Bota e Re, Fati e më vonë edhe të Lëmba, Alternativa, Koha Javore, etj. Kovaçi deri më tani ka botuar katër përmbledhje me poezi: “Ecje pambarim”, “Fundi është larg”, “Vrasja e frikës” dhe “Zhdukja e heshtur”. Me pasionin e Tij për kulturën, Hajredini së fundi ka hapur në fshatin e Tij të lindjes në Draginë, një muze etnografik të cilin vazhdimisht po e pasuron. t. u. E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

U përuruan veprat e Pashko Vasës “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqipta

Ideator dhe themelu “Me veprën e tij si historian e mendimtar, si shkrimtar e poet, promovues i palodhur dhe lartësues i vlerave historike, gjuhësore e kulturore të vendit të tij dhe si njeri i veprimit politik, ai u bë dhe mbeti njëri nga simbolet më të spikatura të identitetit kombëtar të shqiptarizmës, të bashkimit dhe të ndërgjegjësimit të popullit shqiptar pa dallim krahinor dhe fetar”, ka thënë prof. Dr. Seit Mansaku Ulqin - Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim “IDEA” nga Ulqini në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor, Kulturor, Humanitar “Alsar” – Tiranë organizuan të shtunën, më 27 prill, në hotelin “Mediteran”, përurimin e librave “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare” dhe “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët” të ideologut dhe veprimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasa. Këto dy libra janë botuar gjatë këtij viti nga Fondacioni “Alsar”. Libri “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare” është shqipëruar nga frëngjishtja, nga prof. Dr. Seit Mansaku, dhe krahas përkthimit në gjuhën shqipe jepet edhe versioni në gjuhën frënge. Ndërsa studimi historik “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët”, përkthyer nga frëngjishtja dhe me komentim të Mehdi Frashërit, është një botim anastatik i vitit 1935. Kryetari i Fondacionit “Alsar”, prof. Mehdi Gurra, ka folur për veprimtarinë e këtij fondacioni, të themeluar 13 vite më parë, duke thënë se janë përpjekur që me aktivitetet e tyre të jenë të pranishëm në të gjitha trevat shqiptare. Ai ka folur për tri shtyllat kryesore të punës së këtij fondacioni, që janë arsimi, kultura dhe fusha humanitare, duke u ndalur sidomos në politikën e veprimtarisë botuese. Gurra ka treguar se libri për Malin e Zi, i shkruar nga Pashko Vasa, është një dhuratë që atyre iu erdhi nga një

18

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

studiues gjerman, një albanolog, i cili ua dhuroi fotokopjen e kësaj vepre. “Dhe ne pastaj vendosëm bashkë me bordin për ta botuar atë në gjuhën shqipe. Sigurisht që, për të mos lënë vend për brezat që vijnë, por në veçanti për dashakeqësit e çështjeve historike, u munduam dhe mundohemi gjithmonë të jemi korrektë në botimet tona, duke vendosur edhe origjinalin brenda në vepër”, ka theksuar ai. Kryetari i Fondacionit “Alsar” ka thënë se vepra e Pashko Vasës duhet kuptuar në kontekstin kohor kur ajo është shkruar. “Koha kur është shkruar, momenti që ka kaluar Shqipëria, dhe në atë kohë kur për Shqipërinë nuk dinte askush se cila është dhe ku janë kufijtë e saj, atëherë është shkruar kjo me një nocion vërtet kombëtar, patriotik, atdhetar, nacionalist dhe të gjithë brezat duhet ta dinë, fëmijët tanë duhet ta dinë dhe ta njohin jetën dhe veprën e Pashko Vasës dhe të mos abuzohet që myslimanët nuk kanë punë me këtë çështje”, ka theksuar Gurra. Për prof. Dr. Seit Mensakun, këto botime janë shumë të rëndësishme për historinë e vendit dhe të kombit tonë sepse duke i përuruar ato, përkujtojmë me nderim të thellë autorin e tyre Pashko Vasa, njërin ndër personalitetet më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, njërin ndër ideatorët e shqiptarizmës dhe themelues i tij, dijetar, veprimtar aktiv dhe i palodhur i asaj epoke të lav-

dishme në fillimet dhe në kulmet e saj. “Me veprën e tij si historian e mendimtar, si shkrimtar e poet, promovues i palodhur dhe lartësues i vlerave historike, gjuhësore e kulturore të vendit të tij dhe si njeri i veprimit politik, ai u bë dhe mbeti njëri nga simbolet më të spikatura të identitetit kombëtar të shqiptarizmës, të bashkimit dhe të ndërgjegjësimit të popullit shqiptar pa dallim krahinor dhe fetar”, është shprehur ai. Mansaku ka shtuar se “me veprën dhe veprimin e tij politik, Pashko Vasa bëri të njohura vlerat më të mira identitare ndër shqiptarë edhe në botën e jashtme për t’i vënë ato në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare”. Duke folur për librin “E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët”, prof. Dr. Gazmend Shpuza ka thënë se me këtë ribotim, që vjen pas botimit të vitit 1987, Fondacioni “Alsar” ka dëshmuar një kurajo shkencore për t’u marrë shembull dhe na mundëson që të njihemi më për së afërmi me këtë vepër. Ai ka thënë se në këtë libër argumentohen gjerësisht ide dhe probleme kardinale të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të patrajtuara asokohe. “Vasa effendiu çon shumë më përpara sistematikisht idetë iluministe dhe ato ekonomiko-politike të Naum Veqilhardhit, Konstandin Kristoforidhit dhe Zef Jubanit. Me këtë vepër ai formulon, argumenton gjerësisht kërkesën për autonomi së


KULTURË

are” dhe “E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët”

ues i shqiptarizmës paku administrative të Shqipërisë, duke vënë kështu themelet e literaturës ideo-politike të Rilindjes dhe të mëpastajme”, është shprehur Shpuza. Ai ka thënë se Pashko Vasa “u shqua veçanërisht në vitet e Lidhjes së Prizrenit me përpjekjet këmbëngulëse për themelimin e saj, për drejtimin e drejtë të Lëvizjes dhe për argumentimin e synimeve të kësaj organizate si dhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare në arenën evropiane”. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi ka thënë se Pashko Vasa apo Vassa Efendiu, siç quhej në terminologjinë e administratës osmane, bashkë me një grusht tjetër patriotësh shqiptarë e kuptuan më së miri se cila qe emergjenca në të cilën jetonin. “Në vitet ’70, ’80 të shekullit të 19të, për fat të keq Shqipëria mbërrinte me një vonesë historike fatale do të thoja, në një kohë që kombi shqiptar nuk njihej nga kancelaritë e mëdha. Vendet fqinje ose popujt fqinjë – serbët, bullgarët, grekët, malazezët, kishin krijuar shtetet e tyre, por kishin krijuar edhe akademitë e tyre, ishin vende me akademi, të cilat botonin literaturë, botonin burime, libra historikë që pastaj përpunonin edhe mendimin evropian të kancelarive evropiane mbi gjendjen në Ballkan. Dhe kjo përbën një rrezik të madh, prandaj Vaso Pasha, ashtu si Sami Frashëri, Jani Vreto e plot patriotë të tjerë, detyrë parësore i përcaktuan vetes të bëjnë të njohur çështjen shqiptare në Evropë”, ka thënë ai. Xhufi ka theksuar se Pashko Vasa dhe shumë patriotë të tjerë e kanë bërë këtë duke udhëtuar nëpër kancelaritë evropiane, duke u improvizuar – pa qenë historianë duke u bërë historianë. “Vaso Pasha nuk ishte historian, por është një historian i shkëlqyer nëse lexon librat e tij. Ka studiuar dhe ka studiuar me këtë qëllim: të mbushë këtë boshllëk të madh që kishte në njohjen ndaj shqiptarëve dhe të sqaronte të huajt

se ç’janë shqiptarët, nga vijnë dhe ku janë, cilat janë tokat e tyre”, ka nënvizuar ai, duke shtuar se ky ka qenë një mision i jashtëzakonshëm. Dr. Nail Draga ka thënë se Pashko Vasa ishte personalitet shumëdimensional, pasi që ai ka qenë publicist, poet, studiues i historisë kombëtare, i gjuhës, studiues i një alfabeti të gjuhës shqipe, një gramatikë dhe një roman, por mbi të gjitha ai ishte një poliglot sepse ishte njohës i mirë i shtatë gjuhëve të huaja. Ai ka thënë se vepra “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare”, si nga titulli dhe përmbajtja, është intriguese dhe zgjon kureshtjen te lexuesi për nga forma e prezantimit dhe çështjet e trajtuara. “Si të tillë duhet lexuar dhe analizuar në kontekstin e kohës kur është

shkruar, kur lënda është përgatitur për botim që dëshmon qasjen e autorit për Principatën e Malit të Zi në saje të të dhënave të disponueshme për kohën përkatëse”, ka theksuar Draga. Sipas tij, “autori nuk ka pretenduar të bëjë në këtë libër një paraqitje të plotë të historisë së Principatës së Malit të Zi, por synon të japë një skicë të thjeshtë të historisë së këtij vendi fqinj duke shfrytëzuar traditat gojore të shqiptarëve, si tregimet popullore, legjendat, këngët popullore, të përcjellura gjatë shekujve”. Kjo ishte hera e parë që Fondacioni “Alsar” nga Tirana organizoi një veprimtari përuruese në Ulqin, me ç’rast ka ndarë falas për pjesëmarrësit dy botimet e promovuara dhe disa botime tjera. i. k.

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

19


MOZAIK

Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë

Sfidë si për fëmijë ashtu edhe për pri Nuk janë të pakta edhe rastet kur prindërit i frikësojnë fëmijët duke u thënë se shkuarja në shkollë do të thotë se askush më nuk do t’i plotësojë dëshirat e teket tuaja, askush nuk do të tolerojë më sjelljet tuaja të pahijshme, gjëra që normalisht krijojnë një konfuzion në kokën e fëmijës dhe ai nuk shpreh dëshirë për të shkuar në shkollë, gjë që do të vështirësojë punën e prindërit, mësuesit dhe tërë stafit të shkollës

Arlinda Sukaliqi

Ka filluar periudha e regjistrimeve të nxënësve në klasën e parë dhe për shkollë po përgatiten edhe nxënësit fillestarë, por bashkë me ta edhe prindërit e tyre. Regjistrimi në shkollë paraqitet si një dukuri dhe ndodhi e re në etapën e fëmijëve, e shpeshherë përjetohet me shumë emocione edhe nga ana e prindërve, jo vetëm nga fëmijët fillestarë. Po si t’ia bëjmë që kjo ngjarje të kalohet me sa më pak emocione, stres e me shumë kënaqësi? Para nesh ndodhet e tërë periudha e verës për ta përgatitur sa më shumë fëmijën për shkuarjen në klasë të parë. Janë prindërit që këtë situatë e vështirësojnë, e marrin me shumë shqetësim duke konkluduar me trishtim shpeshherë se shkuarja e fëmijës në klasë të parë do të thotë fundi i një fëmijërie pa brenga, fillim i pjekurisë, obligime të mëdha dhe shqetësime

20

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

të reja. Nuk janë të pakta edhe rastet kur prindërit i frikësojnë fëmijët duke u thënë se shkuarja në shkollë do të thotë se askush më nuk do t’i plotësojë dëshirat e teket tuaja, askush nuk do të tolerojë më sjelljet tuaja të pahijshme, gjëra që normalisht krijojnë një konfuzion në kokën e fëmijës dhe ai nuk shpreh dëshirë për të shkuar në shkollë, gjë që do të vështirësojë punën e prindërit, mësuesit dhe tërë stafit të shkollës. Do të jenë normale situatat që do të ndikojnë në jetën familjare të fëmijës kur ai do të shkojë në shkollë, sepse do të ndodhin disa ndryshime kyçe në jetën e tij: do të ketë obligime të reja, detyra të reja, detyrime të reja, por do të jenë në të mirë të fëmijës dhe tërë familjes. Për këtë arsye është mirë që fëmija të mos ndjej penikun dhe frikën që krijojnë prindërit para se ai të fillojë shkollën, por t’i nxisë duke u thënë se shkolla është diçka e bukur që do të sjellë përparime e gjëra interesante në jetën e tij. Nëse prindi krijon një ide pozitive për shkollën dhe e bindë fëmijën që në shkollë do të krijojë miqësi të reja, do të mësojë gjëra të reja, është më se e sigurt se ai fëmi-

jë do të adaptohet shumë lehtë në shkollë dhe rezultatet e mira nuk do të mungojnë, dhe fëmija do t’i pranojë me lehtësi obligimet që ka shkolla. Që fillimi i shkollës të jetë sa më i lehtë dhe më i dashur, është mirë që fëmijës t’i lexoni libra të paktën 15 minuta në ditë, sepse në atë mënyrë ai mëson të jetë i dëgjueshëm, të ketë përqendrim të dëgjojë kur dikush flet ose lexon, zhvillon kreativitetin, të gjitha virtytet dhe shkathtësitë që do t’i duhen në vazhdim në shkollë. Ja një listë e disa gjërave që duhet të dijë fëmija para se të fillojë shkollën në mënyrë që ai të mos hasë vështirësi në fillim: - të dijë të thotë emrin dhe mbiemrin e plotë të tij - të dijë të thotë vendbanimin ose adresën ku jeton - të dijë të lidhë lidhëzat e këpucëve, të veshë vetë xhaketën - të dijë të ushqehet vetë - të dijë t’i vendosë vetë gjërat në çantë - të dijë të njohë rrugën që shpie nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Është e rëndësishme të bëni një plan të të ushqyerit, sepse shkuarja në shkollë paraqet një risi të re edhe në ushqyerjen e fëmijës. Ajo s’do të


MOZAIK

ën, indërit jetë më e njëjtë siç ka qenë gjatë kohës kur fëmija ka qenë në shtëpi. Do të ketë ndryshime në ngrënien e mëngjesit, do të hahet më herët, duhet të ketë me vete ushqimin që do të hajë në shkollë. Merruni vesh për cilësinë e ushqimit pasi shumica e fëmijëve në shkollë ushqehen me ushqime jo të shëndetshme. Ju mundohuni të jetë diçka me vitamina dhe jo shumë e rëndë për organizmin e fëmijës, që do t’i japë energjinë e duhur që i duhet gjatë kohës që do jetë në shkollë. Problemi tjetër që i shqetëson prindërit kur fëmija i tyre fillon të shkojë në shkollë është dhe shkuarja në tualet, sepse pa marrë parasysh

Luani me kukulla duke marrë rolin e mësueses, shoqes ose shokut të ri që do të takoni në shkollë, krijoni situata që rikujtojnë shkollën. Zhvilloni biseda të përditshme që kanë të bëjnë me shkollën sepse ashtu fëmija shkuarjen në shkollë do ta marrë si diçka me të cilën njihet, si diçka që do ta plotësojë dhe do t’i sjellë kënaqësi, lojë, argëtim, dije të reja dhe vizione të reja

kushtet higjienike në shkollë, që shpeshherë janë në nivel të mirë, tualeti në shkollë ndryshon shumë nga ai që është mësuar fëmija në shtëpi, prandaj është mirë që të mësohet më herët se si duhet ta shfrytëzojë tualetin në shkollë, të pajiset me pajisjet e duhura nëse shkolla nuk i posedon, të dijë të sillet mirë dhe t’i tregohet se atë tualet nuk do ta përdorë vetëm ai, por të gjithë nxënësit e shkollës etj. Vizatimi për fëmijë gjithmonë paraqet një lloj argëtimi, prandaj kërkoni nga fëmijët tuaj të vizatojnë veten dhe si e sheh ai ose ajo veten në shkollë, sepse në atë mënyrë do të kuptojë dhe do të shihni qëndrimin që fëmija ka ndaj shkollës.

Luani me kukulla duke marrë rolin e mësueses, shoqes ose shokut të ri që do të takoni në shkollë, krijoni situata që rikujtojnë shkollën. Zhvilloni biseda të përditshme që kanë të bëjnë me shkollën sepse ashtu fëmija shkuarjen në shkollë do ta marrë si diçka me të cilën njihet, si diçka që do ta plotësojë dhe do t’i sjellë kënaqësi, lojë, argëtim, dije të reja dhe vizione të reja. Një vizitë e hershme në shkollë, para se ai të hyjë në klasë të parë, do të ishte më se e nevojshme sepse ai do njohë nga afër çdo gjë që do ta rrethojë në të ardhmen e tij dhe do të ketë një ide paraprake se çfarë do ta presë në shtator.

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

21


MOZAIK

OJQ Djeca Crne Gore – Fëmijët e Malit të Zi, organizoi seminar dyditor

Promovim i të drejtave të fëmijëve Tuz – Në kuadër të projektit „Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të fëmijve dhe të rinjve me invaliditet, pa diskriminim”, me datë 25 prill 2019, u organizua seminari dyditor i cili kishte për qëllim që të njoftojë të pranishmit me legjislativën ekzistuese në Mal të Zi sa i përket mosdiskriminimit të personave me invaliditet dhe nevojën që praktika e implementimit të këtyre strategjive dhe ligjeve të jetë më efektive. Drejtoresha e OJQ “Djeca Crne Gore” – Fëmijët e Malit të Zi, Sabra Deceviq tekst i tha gazetës “Koha Javore” se ky seminar është duke u realizuar edhe në disa qytete të tjera të Malit të Zi si në Ulqin, Herceg Novi, Podgoricë, Bijello Pole dhe Plevla. “Përveç seminareve, OJQ, Fëmijët e

22

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Malit të Zi nga Tuzi e cila është duke e realizuar këtë projekt në 6 qytete në Mal të Zi, me këtë projekt do të rrisë bashkëpunimin me pesë shoqata të tjera të prindërve, të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja ndryshe, por edhe me gjashtë shkolla të mesme dhe gjashtë shkolla fillore ku do të realizohen punëtori të ndryshme me fëmijë dhe të rinj. Në këtë mënyrë do të ndikojnë në vetëdijësimin e tyre mbi problemet me të cilët moshatarët e tyre me nevoja të ndryshme ballafaqohen dhe si mund të zvogëlojmë diskriminimin e tyre”, theksoi Deceviq. Në këto dy seminare të organizuara, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme: Përfaqësues nga Komuna e Tuzit, Qendra për Punë

Sociale, Enti për Punësim, Shkolla fillore, përfaqësues të shoqatave joqeveritare, etj. Por, në seminare ishin të pranishëm edhe vetë personat me invaliditet dhe prindërit e fëmijëve me nevoja ndryshe, të cilët nga këndvështrimi i tyre shpalosën disa shembuj për raste diskriminuese në Mal të Zi sa i përket realizimit të të drejtave të personave me invaliditet. Sipas kësaj OJQ-je, të gjitha këto raste do të përfshihen në një Raport të cilin OJQ – Fëmijët e Malit të Zi”, është duke e përgatitur dhe të cilin do ta promovojë në fund të projektit. Projekti financohet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave ndërsa do të zgjasë deri në fund të vitit 2019. t. u.


MOZAIK

Bashkëpunimit tejkufitar Guci-Sjenicë

Në sallën e kongreseve të hotelit “Borovi” në Sjenicë të Serbisë, të mërkurën, më 24 prill, është zhvilluar stërvitja “Menaxhimi me projektin e bashkëpunimit tejkufitar Guci-Sjenicë”. Stërvitja është organizuar në kuadër të projektit “BinS”, të cilin Komuna e Gucisë e realizon me Ndërmarrjen Publike Komunale “Vrela” të Komunës së Sjenicës. Gjatë stërvitjes është prezantuar pakoja për implementimin e projek-

tit tejkufitar, i cili zgjat 18 muaj dhe zyrtarisht ka filluar më 30 dhjetor 2018. Janë parashtruar furnizimet të cilat gjithsesi duhet realizuar, ndërsa ekipet për realizimin e projektit janë njoftuar më pas me detyrimet që duhet të zbatohen në mënyrë që projekti të realizohet me sukses. Stërvitjen e ka mbajtur “Teach Team” nga Instituti i Ballkanit Perëndimor në Beograd. Në të kanë marrë pjesë nga tetë përfaqësues nga Komuna e Gucisë dhe NPK “Vrela” nga Sjeni-

ca, prej të cilëve 40 për qind femra. Gjatë stërvitjes janë harmonizuar edhe ca detyrime të caktuara të të dy partnerëve për të qenë projekti i dukshëm dhe që të plotësohen të gjithë indikatorët e nevojshëm. Nga Komuna e Gucisë, në stërvitje kanë marrë pjesë kryetarja e komunës, Anella Çekiq, nënkryetari i komunës mr. Huso Brdakiq, i cili njëherit është bashkëpunëtor në këtë projekt, drejtori i SHPK “Veprimtaritë Komunale” Guci, Demir Bajroviq, projekt menaxheri për Komunën e Gucisë, Radulle Bojoviq, tre këshillëdhënësit e Sekretariatit për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa: Ferka Jaroviq, Jeta Hasangjekaj e Semih Rexhepagiq dhe referenti Irfan Hasangjekiq. Në takim, partnerët janë pajtuar që konferenca për shtyp për fillimin e realizimit të projektit të mbahet në Guci, më 9 maj, mu në Ditën e Evropës, e pastaj, në fazën e parë të shpallet tenderi për furnizimin me pajisje – me laptop llogaritës, kamion për hedhurina dhe material tjetër të domosdoshëm, të cilat Gucia dhe Sjenica do t’i kenë për sezonin turistik veror, ndërsa në fazën e dytë, furnizimi me kontejnerë, shporta, vegla për kompostim, organizim të punëtorive edukative, botime të publikimeve etj., të gjitha me qëllim të zbatimit të suksesshëm të këtij proSh. Hasangjekaj jekti tejkufitar.

“Rrezet e para”- përmbledhja me poezi e nxënëses, Merita Dukaj Këtyre ditëve, në botimin e shtëpisë botuese “Fiorentia”, nga Shkodra, doli nga shtypi përmbledhja me poezi “Rrezet e para”, të autores së re nga Malësia, Merita Dukaj, me recensionin e publicistit dhe krijuesit të njohur, Zef Përgega. Përmbledhja përmban rreth 30 poezi me vargje të zgjedhura, kryesisht nga bankat e shkollës fillore, si dhe disa tekste të publikuara më parë në revista të ndryshme. Merita është nxënëse e klasës së IX në shkollën fillore “Mahmut Lekiq”, në Tuz. Nga klasa e parë është nxënëse me

sukses shembullor. Që nga bankat e shkollës ka filluar interesimi për krijimtari dhe ka publikuar vargje dhe punime të tjera në revista dhe tekste të ndryshme. Përveç mësimeve të rregullta është adhuruese e leximit të veprave të shumta e, po ashtu, e do shumë poezinë. Ka shkruar shumë vargje nga mosha e fëmijërisë dhe nga faza e deritashme e shkollimit. E do shumë gjuhën angleze dhe atë spanjolle dhe mendon të vazhdojë mësimin në gjimnazin e përgjithshëm. (Kohapress) E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Prozë për fëmijë

Peshkimi në V Për Koha Javore:

Asllan Bisha

Moti i mirë me jug të bardhë i asaj pasditeje premtonte argëtim të këndshëm dhe peshkim të mbarë në Gjirin e Valdanosit. Gjyshi kishte përgatitur çdo gjë për peshkim, derisa nipi dhe mbesa kishin qenë në shkollë. Atyre orët mësimore u dukeshin të gjata. Dhe pasi drekuan, nipi dhe mbesa me nxitim i thanë gjyshit se janë gati për t’u nisur në peshkim. Në Liman lundra përkundej ngadalë nga era e maestralit. Hynë në lundër. Afërdita në bash të lundrës vështronte kaltërinë e pafund të Adriatikut. Në qiell nga jugu dukeshin disa shtëllunga reshë si jele kali. Beni u ul pranë gjyshit në kiç. Bashi çante ujin buzë bregut, dhe pas njëzet minutash arritën te Shpella e Pëllumbit në Valdanos. Gjyshi e hodhi spirancën. Duke lëshuar rrjetën, gjyshit i ndihmoi Beni, por edhe Afërdita. Pas rrjetave rremoj Beni, ndërsa gjyshi hidhte parangallat. Në secilin kishte vendosur karrem mish peshku dhe në disa karkaleca deti dhe kallamar. “A do t’i kapë levreku i madh parangallat?”, pyeti Beni. “Tonjat që kanë karkalec deti sulmohen më shumë nga levreku, por edhe koca.” Në ujë, në gji, por edhe mbi malin e Mavrianit dielli digjte si furrë. Mbi gjirin e Valdanosit dëgjohej aroma e sherbelës. Të nxehtit kishte bërë punën e vet. Gjethet e shkurreve dukeshin të zverdhura. Guri dhe toka e thatë ishin të etshme për ujë, për shiun që kishte harruar të lagë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

gjirin e Valdanosit. Afërdita vështronte peshqit që dilnin gati në syprinë. Beni bëhej gati për t’u larë. “A mund të lahem?”, e pyeti Beni gjyshin. “Mund të lahesh, por afër lundrës. Këtu ka thellësi të mëdha. Këtu nuk jemi në cekëtinën e Plazhit të Vogël, por në Valdanos”, i tha gjyshi. Beni u hodh në ujë pranë gjyshit. Afërdita u hutua kur pa jo larg tyre kurrizin e zi të peshkut të madh. Mezi foli, iu mor goja, dhe bërtiti me të madhe: “Peshkaqeni, peshkaqeni! Dilni jashtë!” Dridhej nga frika për vëllain dhe gjyshin. Beni mendoi për një çast se motra donte ta frikësonte, bërtiste me zë që dridhej dhe ishte i frikshëm. “Në lundër!”, u dëgjua urdhri i prerë i gjyshit. I ndihmoi Benit të kërcejë në lundër e edhe ai u ngjit në lundër. Tani të dy ishin jashtë rreziku. “S’ka çka na bën peshkaqeni.” “Afërdita na shpëtoi”, foli me seriozitet Beni dhe iu drejtua gjyshit. “Ajo ishte e mençur. Ndenji në bash dhe kundroi detin, hapësirën rreth nesh”. “Ajo e hetoi peshkaqenin tinëzar që sillej jo larg nesh”, foli gjyshi dhe vazhdoi. “Ne patëm fat. Jo larg nesh vërdallë rrinte delfini. Ai e vërejti se peshkaqeni bëhet gati për aksion. Peshkaqeni i frikësohet atij, feçkës së tij të fortë që i sulet peshkaqenit pa mëshirë dhe me trimëri. Delfini është më i mençur se peshkaqeni”. Delfini iu afrua barkës, doli mbi ujë dhe kërcente, gëzohej. Afërdita dhe Beni u frikësuan. Gjyshi duartrokiti. Motër e vëlla nuk kuptonin asgjë. “Jam i gëzuar. Pranë nesh është delfini. Ai hidhet mbi ujë, na jep sinjal. Thotë se nuk duhet të frikësohe-

mi”, tha gjyshi. “Ai paralajmëron se peshkaqeni s’ka çka ju bën. Jam unë, miku juaj. Bile edhe mund të laheni. Sa keq nuk kemi peshk për t’i dhënë, për ta falënderuar.” “Ke të drejtë Beni”, foli gjyshi. “Ai na ndihmon pa interes. Është i mençur dhe mik i njeriut.” Nja dyqind metra larg rrinte pa lëvizur peshkaqeni dinak. Përcillte çdo lëvizje të tyre. Gjyshi çoi spirancën. Delfini iu sul peshkaqenit, i cili për ca çaste mendoi se diçka e gjallë po ecte me shpejtësi. Dhe një duel u pa në ujë. Delfini i ra në ?! peshkaqenit. Stërkala e ujit u ngrit përpjetë. Peshkaqeni i frikësuar mori arratinë. Iku si një qen i keq, me bisht ndër shalë. Mori thellësinë. Nuk dukej askund. Delfini iu afrua lundrës dhe i përcillte. Herë pas here dilte mbi ujë. Gjyshi e ndezi motorin dhe lundrën e drejtoi drejt bregut. Delfini vinte pranë tyre, dilte nganjëherë nga uji, sikur donte të thoshte: “Mos u frikësoni, jam unë pranë jush.” Kur iu afruan molit të Ulqinit dhe cekëtina hetohej, delfini u hodh lart mbi ujë disa herë. Ata rrihnin shuplakë në shenjë falënderimi për të. Beni, Afërdita dhe gjyshi i bënin me dorë, e përshëndetnin mikun e njeriut. Bashi preku murin e molit. Afërdita dhe Beni dolën në tokë. Valët lazdrake rrihnin muret e molit. Barka lëvizte ngadalë, lëkundej. Litari në kalu dhe balujt i mbronin korbat e lundrës. Ata nxitonin shkallinave të Kalasë. Mbrëmja po puthte ujërat e detit dhe Kalanë plakë. Yjet dolën në qiell. Fanari herë ndizej e herë fikej. Gjyshi u tregoi ngjarjen në gjirin e Valdanosit. Të gjithë ishin të lumtur. “Nuk merren fëmijët në peshkim”, mërmëriste gjyshja dhe e qortonte gjyshin, i cili ishte i lidhur me detin si thoi me mishin.


KULTURË

Valdanos

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

25


PORTRET

Portret: Shaban Gjeka

Simbol i këngës popullore burimore Pavarësisht nga koha moderne dhe kërkesat e publikut në dasma, Shaban Gjeka i ka mbetur gjithmonë besnik interpretimit klasik dhe kurrë nuk ka rënë nën ndikimin e rrymave të tjera moderne. Ai i takon grupit të këngëtarëve dhe ahengxhinjve të kohës klasike të muzikës sonë, kështu që stilin e tij dhe frymën burimore të kësaj muzike nuk e ka lënë kurrë pas dore, duke e bërë këtë muzikë të pavdekshme dhe të pazëvendësueshme

Ismet Karamanaga Si të fillosh të shkruash për këtë artist të lindur, për interpretimin e muzikës popullore, për muzikën me të cilën jemi rritur ne, e të mos gabosh pasi që unë jam një laik i cili veç di ta dëgjojë mirë? Si ta përshkruash zërin e tij të ëmbël, qëndrimin, kulturën muzikore, këngët që të gjithë ne i këndojmë në vete? Po e filloj me një citim nga një shkrim i shkurtër i imi kushtuar këtij artisti në vitin 2015: “Shaban Gjeka është këngëtar, aktor dhe autor i muzikës burimore popullore ulqinako-shkodrane. Kjo figurë markante e folklorit tonë, mbi katër dekada qëndron si bastion i muzikës sonë popullore, dhe pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në folklorin dhe muzikën popullore anembanë botës shqiptare. Ende edhe sot zëri i tij dëgjohet në radio, televizione, koncerte. Shabani tashmë është bërë klasik i muzikës dhe për të edhe ‘Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës’, me motiva-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

cion: ‘Për kontribut si përfaqësues tipik në interprentimin dhe afirmimin e këngës tradicionale popullore ulqinako-shkodrane.” Ulqini dhe udhëheqësit tanë janë kujtuar në prill të këtij viti (06. 04. 2019), me rastin e kremtimit të Ditës së Ulqinit, të mendojnë pak edhe për Shaban Gjekën, kur në përgjithësi dekorohen apo lavdërohen nxënësit, policët, sportistët më të dalluar. Ajo shprehja e shkruar në një pllakë në Kala “Nemo profeta in Patria sua est” është shpesh aktuale te ne. Ai ka mbetur klasiku i muzikës sonë popullore, duke ditur që sot është koha kur dëgjohet një muzikë tjetër popullore, një muzikë e përpunuar, të cilën veshi i shumë prej nesh nuk e njeh, pavarësisht që ende quhet “popullore”. Shpesh dëgjoj termin “performancë”, e cila me siguri e ka vlerën artistike, por unë dhe shumë adhurues të muzikës popullore burimore, nuk e kuptojmë fare. Natyrisht, unë nuk jam kompetent të jap vlerësime artistike të kualifikuara, kështu që unë shpreh vetëm mendimet e mia, për çfarë kam plotësisht të drejtë. Kështu që fillimi i tekstit kushtuar Shaban Gjekës, më duket se është përshkrimi im modest më i mirë kushtuar kësaj figure markante të muzikës sonë popullore, të asaj muzike burimore që ende dëg-

johet te ne. Më në fund, siç shihet, edhe Shkodra si djepi i kulturës, në veçanti i muzikës popullore, ku janë dalluar këngëtarët dhe artistët popullorë, siç ishin: Bik Ndoja, Xhevdet Hafizi, Shyqyri Alushi, Naile Hoxha, Luçije Miloti dhe shumë të tjerë, e ka vlerësuar lart kontributin e Shaban Gjekës dhe e ka dekoruar me këtë “Mirënjohje” në vitin 2015. Prandaj Shkodra vlerëson lart interpretimin dhe këngën burimore popullore, e cila ka lindur në këtë qytet të bukur. Këtë këngë dhe muzikë, të cilën e kemi edhe ne ulqinakët në zemër dhe në shpirt, e ruan Shaban Gjeka, dhe ai pa dyshim vazhdon traditën e interpretimit të kësaj muzike duke e trashëguar nga artistët e mëdhenj me përmasa kombëtare. Edhe ne në Ulqin e kemi ruajtur nga ahengxhinjtë tanë popullorë të mëparshëm, në dasma, fejesa, synetllëqe, në shfaqje folkloristike, në veçanti në kohën e Rexhep Abazit, ku ka marrë pjesë edhe Shaban Gjeka, të them më mirë në kohën e artë të turizmit tonë, deri në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Mirëpo Shaban Gjeka është ai i cili pavarësisht nga koha moderne dhe nga kërkesat e publikut në dasma, gjithmonë i ka mbetur besnik interpretimit klasik dhe kurrë nuk ka rënë nën ndikimin


PORTRET

“ e rrymave të tjera moderne. Ai i takon grupit të këngëtarëve dhe ahengxhinjve të kohës klasike të muzikës sonë, kështu që stilin e tij dhe frymën burimore të kësaj muzike nuk e ka lënë kurrë pas dore, duke e bërë këtë muzikë të pavdekshme dhe të pazëvendësueshme. Shabani ka lindur në një familje ku është jetuar si ndër shumë familjet tjera të asaj kohe, relativisht në kushte më të vështira sesa sot. Ishte kjo një familje me shumë fëmijë, por përparimtare, kështu që prindërit e tij kanë dhënë një kontribut të madh për t’i shkolluar dhe edukuar. Shabani, por edhe vëllezërit e tij, kanë fituar një arsim dhe edukim të mirë, dhe të gjithë ata janë të suksesshëm në lëmitë e tyre. Shabani është bërë mësimdhënës në shkollë dhe kontributi i tij në arsimimin dhe edukimin e të rinjve pa dyshim është i madh. Një kohë të gjatë, fëmijëve dhe brezave të reja Shaban Gjeka iu ka mbetur në kujtesë edhe më vonë. Shumë nga ata edhe sot e përmendin Shabanin, i cili me autoritetin e tij ka mbetur i paharruar. Më vonë, Shaban Gjeka është marrë pak edhe me politikë dhe njëra ndër partitë fituese, duke vlerësuar lart punën e tij në kulturë, e caktuan në postin e drejtorit të Qendrës për Kulturë, ku Shabani ka dhënë një kontribut modest. Mirëpo, duke e ditur se mundësitë financiare të këtij institucioni nuk kanë lejuar përmirësime të mëdha, pavarësisht nga vullneti, aftësia dhe talenti i drejtorit të këtij institucioni, as Shaban Gjeka dhe askush tjetër nuk ka mundur dhe nuk mund të bëjë ndonjë gjë të madhe. Derisa ishte drejtor i këtij institucioni, me Shaban Gjekën kam pasur relacione të mira. Dua të theksoj se një herë ishim të ftuar në një emision

radiofonik në orët e natës së bashku në Podgoricë. Në mua dhe autoren e këtij emisioni, Shaban Gjeka ka lënë mbresa të mira dhe të paharruarra, duke e informuar publikun e radios anembanë botës më biografinë e tij, muzikën e tij dhe me sukseset e mëdha të karrierës së tij, si i ri por edhe më vonë, në festivale të këngës popullore, duke filluar prej Vrnjaçka Banjës, ku ka fituar vendin e parë në Jugosllavinë e madhe e deri në Amerikë. Kemi mbetur të mrekulluar nga biseda e tij, gjuha e pastër malazeze dhe shumë gjëra nga jeta e këtij artisti. Po i rikthehem edhe një herë Dekoratës, politikanëve dhe udhëheqësve të qytetit tonë të bukur, që sivjet gjatë shënimit të Ditës së Ulqinit u kujtuan ta dekorojnë Shaban Gjekën me një Dekoratë, me motivacion: “për interpretimin e valles dhe këngës ulqinake“. Sipas meje, kjo dekoratë është ndarë pak me vonesë pasi që ai është afër gjysmë shekulli në skenë dhe kjo dekoratë është dashur t’i jepet shumë më parë, bile në një seancë të veçantë kushtuar këtij artisti të madh të muzikës dhe folklorit tonë. Shaban Gjeka ka merita të mëdha dhe kontributi i tij në interpretimin dhe ruajtjen e këngës dhe folklorit burimor tonë në botë ka qenë dhe është shumë i madh. Së bashku me të ndjerin Rexhep Abazin, kanë stolisur skenat në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë. “Dasma ulqinake”, ku ndërmjet shumë të tjerëve ka marrë pjesë me këngët dhe interpretimin e tij me zërin e fuqishëm edhe Shaban Geka, ka mbetur një sinonim dhe simbol, një kujtim edhe për Rexhep Abazin, si një ndër valltarët më të mirë të cilët i ka pasur qyteti ynë. Shaban Gjeka, së bashku me të nd-

Ai ka mbetur klasiku i muzikës sonë popullore, duke ditur që sot është koha kur dëgjohet një muzikë tjetër popullore, një muzikë e përpunuar, të cilën veshi i shumë prej neve nuk e njeh, pavarësisht që ende quhet “popullore”

jerin Rexhep Agën, kanë bërë që ky folklor dhe kjo muzikë të mbesin të pavdekshme. Ende edhe sot në moshën 70-vjeçare, Shaban Gjeka ka mbetur i pashëm dhe i bukur. Ka një të ecur karakteristik, i cili gjithmonë të përkujton në këtë këngëtar, në një artist të lindur dhe mua më duket që shpirti i tij do të mbetet gjithmonë i ri. Meritat e këtij artisti gjatë festave, dasmave, festave familjare, pjesëmarrja e tij në festivale dhe koncerte anembanë botës, në emisione në radio dhe TV janë të panumërta. Shaban Gjeka do të mbetet gjithmonë simbol i këngës popullore burimore i qytetit tonë, pavarësisht nga ndryshimet e muzikës së të rinjve, kohës moderne. Kjo enciklopedi e pashterrshme e këngës dhe folklorit tonë tashmë është bërë klasik i muzikës, ashtu siç kanë mbetur Bitëlsat e muzikës moderne apo Bethoveni i muzikës klasike. Këtë rrugë, këtë klasikë në qiellin e muzikës sonë burimore popullore e ka trasuar edhe muzika dhe interpretimi i këngës sonë popullore ulqinake në krye me Shaban Gjekën si sinonim i kësaj muzike dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Prandaj është mirë që edhe gjeneratat e sotme, të cilat sot dëgjojnë një muzikë tjetër “moderne”, të njihen me këta njerëz të cilët e kanë shënuar shekullin e kaluar. Këtu bën pjesë edhe Shaban Gjeka, pavarësisht se ai ende është i pranishëm në muzikën tonë popullore, emri i tij meriton të shkruhet me shkronja të arta në enciklopedinë e muzikës dhe artit tonë. Ai pa dyshim është në majën e kësaj piramide. E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

Kuvendim te Gazi 4

Kënga popullore që në Ulqin dhe rrethin Gazmend Çitaku

Më 27 prill 2019 në kuadër të aktivitetit ”Kuvendimi te Gazi” u zhvillua takimi i katërt me radhë ku për temë kishte këngën popullore e cila është krijuar në Ulqin dhe rrethinë. Me këtë rast u diskutua për atë se cilat janë këngët e krijuara në Ulqin dhe rrethinë? A janë ato ulqinake apo shkodrane? Për të diskutuar për këtë temë të ftuar ishin: këngëtari ulqinak Shaban Gjeka i cili ka një karrierë shumë të suksesshme mbi pesëdhjetë vjeçare, Shemso Hasanaga anëtar i Kllapës së Ulqinit i cili poashtu kultivon këngën popullore ulqinake më shumë se gjysmë shekulli, këngëtari i brezit të mesëm Nexhat Kaleziqi si dhe Suat Mehmeti e Hysen Icko Hasanaga të cilët këngët e vjetra sot i interpretojnë në frymën etno-jazz. Në Kuvendim gjithashtu morën pjesë edhe Munib Abazi, Hydi Kotorri, Ali Gjeçbritaj, Mustafë Canka, Shefqet Luca, Sami Flamuri, Anton Lulgjuraj, Shemsije dhe Arield Shaba, Ilmira Lika, Gazmend Kovaçi, Bashkim Truma dhe nikoqiri Gazmend Çitaku. Çitaku duke përshëndetur të pranishmit bën një rekapitullim të shkurtër të asaj se si ka gjallëruar kënga popullore para 100 vitesh e më shumë. Duke ditë se atëherë ska pas as televizion e as radio sa ishte e përhapur ajo atëherë, cilat ishin grupet e para të ahengxhinjve në Ulqin e Shkodër, çka do të thotë fjala aheng, kush ishin dhe me se merreshin ata që na i lanë këngët e bukura popullore. Muzikologët thonë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

se ahengu shkodran numëron 700 krijime (Kabil Bushati), i ndjeri Mark Kaftalli 1000, ndërsa Isa Alibali evidenton 330, por që duhet të hulumtohet se personazhet e këngëve a janë ulqinakë apo shkodranë e me këtë edhe autorësia e këngës mund të dalë se a është ulqinake apo shkodrane. Duke njohur lidhjen shumë të fortë mes Shkodrës e Ulqinit deri në vitin 1945 dhe duke u nisur nga thënia popullore: ”Ulqini e Shkodra – një qytet me dy lagje” ose ”Ulqini porti i Shkodrës kurse Shkodra pazari i Ulqinit” arrijmë në përfundim se lidhja mes dy qyteteve ishte shumë e madhe dhe për lidhjet familjare mes dy qyteteve lirisht mund të themi se deri më 1945 s’kishte familje ulqinake që nuk ka pasur dikën në Shkodër dhe anasjelltas. Shaban Gjeka duke u ndërlidhë me temën jep të dhënat se si ka filluar ai të merret me këngën popullore dhe tregon se cilat ishin grupet e para të ahengxhinjve në Ulqin. Ai përmend grupin ”Hamujt” të cilët dikur aq u kishte dalë nami sa që jo vetëm në Ulqin por edhe në Shkodër bënin aheng. Ata sipas profesioneve ishin berberë, mjekë popullorë etj., por mbi të gjitha ishin bejtexhi, muzikantë dhe këngëtarë të shkëlqyer. Kur e përmendim Shaban Gjekën atëherë asocimi për te menjëherë të çon te kënga ”Tuj u njit Bunës përpjetë” dhe me këtë rast Shabani tregon se këtë këngë e kishte incizuar në Radio-Televizionin e Prishtinës në fillim të viteve të 70-ta e së bashku me të edhe shumë këngë të tjera ulqinake e shkodrane por mbi të gjitha popullore. Shemso Hasanaga tregoi se si i vogël i kujtohen ahengjet që organizonte familja e tij mbrëmjeve dimërore, atëherë kur netët ishin më të gjata dhe se aty ka pasur edhe kontaktin e tij të parë me këngët e moçme popullore. Kujton me shumë mallë Fiqri Hasanagën i cili

përveç se kultivonte dhe ruante këngën popullore qytetare ai edhe kishte formuar Kllapën e Ulqinit, me të cilën kllapë edhe kishin nxjerrë nga harresa shumë këngë të vjetra. Nexhat Kaleziqi tregoi për mënyrën e sotme të të bërit muzikë apo aheng nëpër dasmat tona. Sot për fat të keq, thotë Nexhati, janë këngë ku mbizotëron vetëm ritmi i instrumentit elektronik dhe se rinia e sodit nuk i këndon e as nuk i kërkon këngët e ahengut të vjetër popullor. Suat Mehmeti, i cili me grupin e tij muzikor ”Djemtë e Ulqinit” kanë risjellë këngët e vjetra ulqinake në ritmin etno-jazz, thotë se publiku nëpër Evropë i pret shumë mirë dhe se mbrëmjet koncertore të organizuara jashtë shtetit janë shumë të mirëpritura, kurse ndodh qe shpesh të bëjnë muzikë edhe nëpër dasmat ulqinake dhe se atëherë mundohet që t’i përmbahet një lloj ritmi që zhvillohet në dasmë, duke ngritur ritmin ngadalë dhe duke iu përshtat dinamikës së dasmës por që repertori nuk është sikurse ai që interpreton jashtë shtetit, por i përshtatur vendit ku bëhet ahengu. Kënga popullore nga Ana e Malit dhe si u risjell me shumë sukses kënga e gjergjefit na tregoi Shefqet Luca i cili shpjegoi se si u mblodh e iu përshtat kohës së sodit kjo këngë shumë e vjetër fillin e së cilës nuk ia di. Kjo këngë në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 2015 u vlerësua me çmimin e parë “Kënga origjinale”. Munib Abazi foli për familjen e tij dhe rolin e babait të tij të ndjerë Rexhep Abazit në ruajtjen dhe kultivimin e folklorit, me theks të veçantë në këngën dhe vallen popullore. Munibi tërheq vërejtjen për mosangazhimit tonë në mbledhjen, evidentimin dhe ruajtjen e këtyre vlerave në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u lëmë diçka si trashëgim.


MOZAIK

ë është krijuar në – cila është?

Duke marrë fjalën, Sami Flamuri sjell pjesë nga libri i tij Koha e shegës, me ç’rast lexon një fragment që ka të bëjë me praninë e disa ritmeve të muzikës afrikane në atë ulqinake e kësisoji duke na përafruar më shumë me melodinë dhe vargjet e valles së mirënjohur ”Dum sharaveli” që luhet e këndohet vetëm në Ulqin. U diskutua edhe për shumë gjëra të tjera nga fusha e muzikologjisë duke bërë krahasime, zbërthimin e këngëve të vjetra, u fol edhe për mbledhësit e parë të këngëve popullore të këtyre anëve e që ishin Bahri Brisku, Ismail Doda, Shaban Osmanaj, Simon Filipaj, Sali Doçiqi etj., por që ata vetëm i kanë

shënuar, duke mos hyrë më gjatë në thelbin se kush ishte i pari që i ka qitë ato këngë apo kush ishte ai gjeni popullor apo ai grup që i dha vijën muzikore. Andaj të gjithë të pranishmit njëzëri u pajtuan që sa më parë duhet ndërmarrë hapa për evidenitimin, shënimin dhe publikimin e një libri me të gjitha këngët puro ulqinake dhe të rrethinës së tij e që në numër nuk janë të pakta. Duke përkrahur takimin Kuvendim te Gazi, aktivistja Luljeta Cura dha iniciativën për shënimin e karrierës mbi 50- vjeçare të Shaban Gjekës me një koncert recital. Për këtë iniciativë ajo deklarohet kështu: ” Këngëtari vendas Shaban Gjekaj meriton të nderohet nga

ne bashkëvendësit e tij me një mbrëmje të veçantë. Së bashku me institucionet përkatëse dhe njerëzit artdashës këtë mbrëmje do ta bëjmë realitet. Duke nderuar personat që prezantuan artistikisht qytetin tonë, nderojmë vetveten.” Me këtë rast të përcjellë nën tingujt e kitarës së Hyse Icko Hasanagës të gjithë së bashku kënduan këngët ulqinake si: O Tahir a po vjen o me gju, Dum Sharaveli, Tuj u njit Bunes përpjetë, O ti det o ujë i njelmët (këtë këngë për herë të parë e ka kënduar Sulejman (Mano) Peshku nga Kalaja e Ulqinit), Ulqinaku në derë t’duganjës etj., si dhe u lexuan këngë të vjetra ulqinake shkëputur nga libri i Bahri Briskut. E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Fukaranë nuk e do askush Gani Karamanaga

Rrëfimi 1.

A. H. ka qenë një grua e sëmurë dhe e vetmuar. Shumë herët ndahet nga burri dhe jeton me nënën dhe djalin e sëmurë. Ka qenë pacient i përditshëm në Shtëpinë e Shëndetit. Ua ka “mërzitur” të gjithëve. Jam munduar ta vizitoj gjithmonë mirë dhe me tolerancë, edhe për shkak se ka qenë e afërme e babait tim. Njëherë, Xhemal Elezaga më tha: “Kisha me të lutë që A.H. ta shikojsh mirë, të kujdesohesh për te.” U përgjigja: “Xhemal, unë mundohem që ta shikoj mirë, por a e di se prej mjekëve atë e pranon vetëm dr. Suada (Lamoja Qeraniq) edhe unë.” Xhemali vazhdoi: “E di, por kur je tu’ ecë rrugës dhe të ofrohet nji i vorfun, shikon si të largohesh, ose menon inshalla se ka me mu. Në të kundërtën, kur në rrugën tande gjindet ndonji person me peshë, shikon që ti afrohesh, të flasesh

30

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019

me të. Duhet të munohemi që edhe i vorfuni të ketë kujdesin tonë”. Xhemali ka pasur të drejtë.

Rrëfimi 2.

Një grua rome, rreth 40-vjeçare, ishte shumë e sëmurë. Si shumë të tjerë nga populli i saj, jetën e kishte shumë të vështirë, shpeshherë edhe ka lypur. Në qendrën tonë e kemi diagnostikuar me pneumoni të dyanshme. Në Repartin e Hematologjisë në Podgoricë diagnostikuan edhe leukeminë. Kur iu keqësua gjendja e drejtova në spital. Me ambulancë mbërriti në spital, por mjeku në njësinë e pranimit e ktheu mbrapa. Erdhi përsëri tek unë. Isha i befasuar dhe pak i revoltuar me sjelljen e këtij mjeku. E shfrytëzova autoritetin tim si drejtor dhe e kontaktova drejtorin e spitalit. Ai më shumë korrektësi më tha që ta dërgoj përsëri të sëmurën në spital. Pas dy muajve ishim në një takim

mjekësor në Budvë. Në kohën e pushimit ndërmjet ligjëratave mu afrua një mjek i ri dhe më pyeti pse kam intervenuar te drejtori i tij për pacienten e lartpërmendur. U përgjigja shkurt se ajo ka qenë shumë e sëmurë, njëkohësisht edhe e varfër. Ai nuk ishte i atij mendimi. U largua pa përshëndetje. Para disa ditëve, në një takim tjetër mjekësor mjeku ishte i pranishëm, por nuk m’u afrua.

Rrëfimi 3.

Viti 2010. Në kabinetin tim hyri një i sëmurë, afërsisht dyzetvjeçar. Ishte i zemëruar, i padurueshëm. Në pyetjen time tha: -“ Jam shumë i lig, më dhembin kambët, me zor ec, më nevojitet të bëj skanerin në Podgoricë, më kanë thanë se duhet me pritë shumë.“ E shënova emrin dhe numrin e telefonit.


MOZAIK

Kaluan dy ditë. E kisha harruar këtë ngjarje. Duke shfletuar notesin gjeta emrin e të sëmurit prej këmbëve - lëvizjeve të dëmtuara. Menjëherë telefonova në radiologjinë - repartin për skaner në Podgoricë. Pasi u paraqita, infermieres, e cila lajmërohej në telefon, i thashë: -“Motër, bëhet fjalë për një të sëmurë rëndë, është i varfër, të varfërinë nuk e do askush”. Infermierja u ndie pak e prekur dhe u përgjigj: -“Unë nuk jam prej atyre, pritni pak.” Pas disa minutave më telefonoi: -“ Pacienti mund të vijë pasnesër, t’i lajmërohet infermieres Branka.” E telefonova pacientin E.: -“ Mundesh me shkua në Podgoricë pasnesër për skaner.” E kishte humbur shpresën. E u përgjigj: -“ Do të shkoj, faleminderit” Epilog: Deri sa isha drejtor i Shtëpisë së

Shëndetit e kam përcjellë gjendjen shëndetësore të pacientit E., i cili pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale i është bërë amputimi i të dyja këmbëve që nga pjesa e nëngjurit. Sot ecën me shkopinj.

Rrëfimi 4.

Disa ditë më parë, në Varrezat e Sallakut në kodrën e Pinjeshit. Pamje e bukur nga deti. Deti ishte pak i trazuar. Ishim në përcjelljen në banesën e fundit të Basri Rexhep Gogës ( 67 vjeçar). Ai ka qenë djali i Rexhep Gogës, i cili ishte kopshtar i njohur në Ulqin. I ndjeri Basri ishte vëllai i piktorit Ruzhdi Rudi Goga. Basriu ose Baki siç e kanë quajtur, ka jetuar i vetëm në Kala (në kullën e mëparshme të hoxhë Musa Bushatit). Ka pasur jetë të vështirë, ndonjëherë ka dalë deri te vetëshërbimi i madh (“Vraçari” i dikurshëm, sot “IDEA”). Verës ka nxjerrë disa piktura për

shitje (nuk e di a ka pasur ndonjë blerës). Nuk i ka penguar askujt, ishte i qetë, nuk e di nga se ka jetuar, a ka pasur për të ngrënë..? Nalt, në Pinjesh ishin më të afërmit, prej kalalive vëllai im Ismeti dhe unë. Hoxhallarët e përfunduan ceremoninë fetare. Edhe te Xhamia e Lamit në Mëhallë të Re ku falet xhenazja ishin pak njerëz. Shtroj pyetjen? Ku ishin kalalitë? Në Kala Basriu me familje jetoi gati gjashtëdhjetë vjet, ku ishin shokët e miqtë e Rudi Gogës, ku ishin piktorët e punëtorët e kulturës? Në fund: Gjithkush donë me qenë i ri, i bukur, i pasur, por fukaranë nuk e donë askush!

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në kërkim të burrit më të vjetër në Malësi rruga më çoi në shtëpinë e Llesh Camajt, në fshatin Sukruq, jo larg Tuzit. Portreti i këtij malësori autodidakt, të ndershëm, fisnik e punëtor është interesant. Nga biseda me të mësuam se është burri më i vjetër jo vetëm në Hot, por edhe në Malësinë e Mbishkodrës. Moshatarët e tij, thotë ai, i kanë vdekur para pak vitesh, dhe nuk kujtohet të ketë ndonjë tjetër më të moshuar se ai. Edhe pse është në prag të 100 vjetorit të lindjes i frikësohet “ exhelit” ( vdekjes) 32

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019


MOZAIK

Llesh (Prelë) Camaj, burri 99 vjeçar nga fshati Spi i Hotit

Gati një shekull jetë lumturie Jetën e kaloi në lumturi të plotë. Në harmoni e marrëveshje me bashkëshorten Drane me të cilën tashmë ka mbushur 71 vite martesë. Nga kjo martesë çifti ka pasur gjashtë fëmijë , një djalë dhe pesë vajza, prej të cilëve më i moshuari është djali Nreka 69 vjeç, i cili familjarisht përkujdeset për të. Lleshi ka 19 nipa e mbesa dhe 45 stërnipa e stërmbesa

Llesh Prëla gjithmonë ka qenë i shëndetshëm. Shëndet të mirë gëzon edhe sot. Edhe pse pak muaj e ndajnë nga 100 vite mbi supe Lleshi nuk i reflekton ato. Me pak vështirësi në të ecur, por ai asnjëherë nuk është mbyllur në shtëpi. Me aq sa mundet jeta e tij është aktive me punë të vogla rreth e rrotull shtëpisë. Deri para pesë vitesh, kur e ka thyer këmbën mbi gju, ka kositur. Gjithnjë është i fortë, vital dhe optimist. Ndonëse i është dobësuar shikimi e dëgjimi, nuk e pengon atë që të ecën vetë në këmbë dhe të komunikojë me familjarë, miq e dashamirë. Ka një kujtesë të jashtëzakonshme. Ngjarjet e ndodhitë i tregon duke mos harruar asnjë detaj. Veshet, mbathet dhe ushqehet pa ndihmën e askujt. Megjithatë ka filluar ta ndjejë pleqërinë. “Tash kam fillua me e nie pleqninë. Se deri tash s’e kam nije”, thotë Lleshi. Jeta fillimisht në fshatin Spi dhe më vonë në Sukruq e ka “ përplasur” nëpër sfida. Punoi shumë pa reshtur punë të ndryshme gati plot një shekull. Ka punuar shumë edhe në të ftohtë. Por asnjëherë nuk është sëmurë, me përjashtim të ndonjë

gripi të rrallë, kur edhe e ka vizituar mjekun. Vetëm një herë në jetën e tij mban mend të jetë shtruar në spital, kur , siç e përmendëm më parë, e ka thyer këmbën, e cila tashmë është shëruar krejtësisht. Jetëgjatësinë e tij 99-vjeçari ia dedikon stilit të jetesës dhe ushqimit të rregullt. Recetat e kësaj jetëgjatësie janë përdorimi i ushqimeve tërësisht organike dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme. Jeta e tij ka funksionuar me disiplinë dhe orar të caktuar. Është ushqyer me produkte organike vendore. Me bulmete. Nga produktet e qumështit më së shumti e ka preferuar kosin. Nuk e ka pirë duhanin, as alkoolin, përvese nga një gotë raki ose verë në ditë që e ka pjekur ( nxjerrë) ai vetë. Nuk di se çka është stresi e nervozi. E karakterizon qetësia dhe durimi. Nuk lavdërohet për ndihmat që u ka bërë njerëzve. Veprat e tij të mira nuk ka dëshiruar kurrë t’i bëjë publike. “Sado që kam bërë mirë, kam bërë pak”, shprehet me modesti Lleshi. Gjithmonë ka ditur të mposhtë çdo fenomen negativ që e dëmton shën-

detin. Veç kësaj ka kaluar një jetë pothuaj perfektë. Nuk përjetoi asnjë sëmundje në familje. Asnjë trazirë. Asnjë shqetësim të theksuar. Asnjë tragjedi. Por, i mbushur me gëzim familjar. Me dashuri. Me respekt. Me mirënjohje. Me përkujdesje . Jetën e kaloi në lumturi të plotë. Në harmoni e marrëveshje me bashkëshorten Drane me të cilën tashmë ka mbushur 71 vite martesë. Nga kjo martesë çifti ka pasur gjashtë fëmijë , një djalë dhe pesë vajza, prej të cilëve më i moshuari është djali Nreka 69 vjeç, i cili familjarisht përkujdeset për të. Lleshi ka 19 nipa e mbesa dhe 45 stërnipa e stërmbesa. Të gjithë e duan. E respektojnë dhe e afrojnë më të moshuarin e familjes së tyre, bacin Llesh, siç e quajnë jo vetëm familjarët por edhe të tjerët. Urojmë që në përvjetorin e 100-të të tij, fëmijët , nipërit, mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat të organizojnë një festë ditëlindjeje të mrekullueshme. Të kremtojmë të gjithë së bashku pranë tryezës së rrethuar edhe nga miqtë dhe dashamirët e tij të tjerë me tortën me mbishkrimin : “Gëzuar 1oo vjetorin Gj. Gjonaj e lindjes Llesh!” E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

33


MARKETING

JOB ANNOUNCEMENT FOR TEFL PROGRAM MANAGER LOCATION: WORK HOURS: POSITION: CLOSING DATE:

Based in Montenegro Full-time TEFL Program Manager May 20th, 2019

The TEFL Program Manager will work as part of a team with the Director of Programming and Training and the Program Managers for the Peace Corps Albania and Montenegro’s English Teaching (TEFL) Projects. The Program Manager will also work with the Program Managers for Community and Organization Development and Health Education, as well as other supporting program staff members. The TEFL Program Manager based in Montenegro reports to the Director of Programming and Training based in Tirana, Albania. DUTIES INCLUDE: • Developing and maintaining project plans in cooperation with appropriate Montenegrin organizations (ministries, schools and other organizations); • Identifying viable, effective sites for Peace Corps Volunteers by reaching out to appropriate Montenegrin agencies and organizations; • Monitoring and evaluating the implementation of individual Volunteer projects to ensure their quality and consistency with the project plans; • Designing and managing appropriate technical training to enhance the initial placement of Volunteers and the quality of their projects; • Supporting Volunteers at their sites; supporting the safety and security of Volunteers; and serving as a liaison between Peace Corps and ministries and agencies engaged in English teaching. EXPERIENCE REQUIREMENT AND QUALIFICATIONS: • University degree in a field of study relevant for projects in teaching English as a foreign language; • Experience of 4+ years of related work with relevant government agencies, not-for-profit organizations, or private businesses. • Experienced in training and using non-formal education techniques. • Speaks, reads, and writes Montenegrin and English with a high level of proficiency; (preferred high level of proficiency in Albanian both written and oral); • Possesses excellent computer skills including Microsoft Office. QUALITIES OF SUCCESSFUL CANDIDATES: • Possesses strong planning and organizational skills • Professional, ethical, and reliable • Excellent communication and inter-personal Skills; Flexible, resourceful, and creative ADDITIONAL REQUIREMENTS: • Candidate will need to pass a background/security clearance; • Candidate must maintain a current passport and be willing/able to travel in and out of Montenegro and Albania. TO APPLY FOR THIS JOB: Applications must be submitted to the Director of Management and Operations by COB May 20th, 2019 and will include: current resume or CV outlining related experience and qualifications; cover letter in English; three references; and, certificates/ documents demonstrating the candidate’s skills and abilities. Application packages can be submitted via email to ALInformation@peacecorps.gov; via mail to Peace Corps Albania, PO Box 8180, Tirana, Albania; or in person 9:00 A.M. to 5:00 P.M. Monday - Friday at Rr. Besnik Sykja, Nr. 2. Only applications from qualified applicants received by COB May 20th, 2019 will be considered. The Peace Corps is an Equal Opportunity Employer. For more information, please visit: http://peacecorps.gov/albania/contracts.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 9 MAJ 2019


SPORT

Në turneun ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë “Top Tirana Open 2019”

“Ulqini” fitoi 23 medalje dhe një trofe Fundjava e kaluar ka qenë një tjetër fundjavë e suksesshme për Klubin e Taekwondosë “Ulqini” dhe garuesit e tij pasi që kanë fituar 23 medalje dhe një trofe në Turneun ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë “Top Tirana Open 2019”, i cili është mbajtur të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë. Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar tetë medalje të arta, shtatë medal-

je të argjendta dhe tetë medalje të bronzta, si dhe trofeun për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në kategorinë e fëmijëve. Medalje të arta kanë fituar Harun Dervishi, Sumeja Bisha, Enes Dushku, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Besart Kuqi, Merisa Malokraja dhe Mervana Muçaj, medalje të argjendta Amar Bakalli, Medina Kanaqeviq, Hava Malokraja, Ensar Ravja, Tristan Leon

Tivari, Bledar Kasmi dhe Blendisa Xhurreta, kurse medalje të bronzta Ismet Tivari, Amell Nuti, Amella Nuti, Enis Kurti, Albjon Hykaj, Hakush Fici, Amra Dushku dhe Mersida Demiri. Sipas deklaratës për shtyp të KT “Ulqini”, në turne kanë marrë pjesë gjithsej 420 garues të 35 ekipeve nga shtatë vende, kurse “Ulqini” është paraqitur me 25 garues dhe dy (Kohapress) referë.

E ENJTE, 9 MAJ 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 9 maj 2019

Viti XVlll Numër 862 Çmimi 0,50

Lojë me fjalë ISSN 1800-5696

Roman mbi mungesën e dashurisë

Peshkimi në Valdanos


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.