Koha 863

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 16 maj 2019 Viti XVlll Numër 863 Çmimi 0,50

Paradokse shqiptare! ISSN 1800-5696

Homeopati në politikë

Olsi Beçi, fotografi i suksesshëm që u bë kineast i madh


PËRMBAJTJE

12

14 Është koha për një mekanizëm të ri në Ballkan

Poeti i anës Bunës me sytë kah Rilindja

16

18 Pashko Vasa, një figurë e jashtëzakonshme në kulturën shqiptare

Fotografia si art, si medie dhe si filozofi

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019


PËRMBAJTJE

22

24 Pasqyrim i realitetit shqiptar për histori martesash

Shqiptarët, një model i mirëfilltë bashkëjetese

26

34 Fluturimi, pjesë e pandarë e jetës

Thirrje pushtetarëve që të mos lejojnë shkatërrimin e pjesëve më atraktive të Ulqinit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 16 maj 2019 Viti XVlll Numër 863 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Homeopati në politikë

Olsi Beçi, fotografi i suksesshëm që u bë kineast i madh

në politikë Homeopati

bë kineast i madh i suksesshëm që u Olsi Beçi, fotografi

shqiptare! Paradokse

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Paradokse shqiptare!

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, kërkon nga Qeveria e Malit të Zi

Të hapet vendkalimi kufitar në Çakorr Plavë – Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, kohë më parë, ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, ia ka përcjellur iniciativën për hapjen e vendkalimit kufitar në Çakorr, qëllimi i të cilit është avancimi i lidhjes sa më të mirë me Kosovën, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje të komunikacionit për zhvillim të mëtejmë të potencialeve ekonomiko-turistike, si dhe orientimin tradicional të banorëve kah ai kalim kufitar. Me hapjen e kalimit kufitar në Çakorr do të avancohet lidhshmëria komunikative e dy vendeve, do të forcohet

4

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik, do të lehtësohet udhëtimi i shtetasve të Malit të Zi dhe Kosovës, por edhe i turistëve të shumtë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Po ashtu, në bisedë me zyrtarët kosovarë qartë është dëshmuar gatishmëria e Kosovës për hapjen e këtij kalimi kufitar. “Lidhshmëria komunikative është njëra ndër parakushtet themelore infrastrukturore për valorizimin turistik dhe ekonomik të një treve. Pa rrugë të mira dhe vlerësim të madh ekonomik, mbeten të pashfrytëzuara. Komuna e Plavës përkundër pozitës së mirë gjeografike me të cilën kufizohet me dy shtete dhe ca komuna

të Malit të Zi, ka lidhje joadekuate të komunikacionit”, ka theksuar kryetari Bajraktareviq në shkresën e dërguar Qeverisë. Në të, në mes tjerash thuhet se prej Plavës deri në Pejë janë rreth 70 kilometra, kurse rrugës nëpër Rozhajë nëpërmjet vendkalimit kufitar “Kulla”, Peja dhe Plava janë në largësi prej rreth 130 kilometra. Për këtë qytetarët e rajonit të Plavës, me pa durim presin hapjen e aksit rrugor pas 20 vitesh, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje të komunikacionit për zhvillim të mëtejmë të potencialeve ekonomiko-turistike të kësaj ane, si dhe orientimin tradicional të banorëve plavjanë, por edhe të tjerë kah kalimi i sipërpërmendur. “Lidhja me Shqipërinë pa dyshim është avancuar me ndërtimin e aksit rrugor Guci-Shqipëri-Podgoricë dhe me hapjen e vendkalimit kufitar Gërnçar-Vërmosh, derisa lidhja me Kosovën mund të avancohet me vënien në funksion të plotë të aksit rrugor Murinë-Çakorr-Pejë, i cili para disa vitesh është rikonstruktuar nga ana e Drejtorisë për Komunikacion. Duke i pasur të gjitha këto parasysh, ju drejtohem me kërkesën që në të ardhmen të ndërmerrni aktivitetet e nevojshme në drejtim të hapjes së kalimit kufitar në Çakorr”, thuhet në shkresën e kryetarit të Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, dërguar Qeverisë së Malit të Zi. Shaban Hasangjekaj


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Republikës së Shqipërisë merr vendim për heqjen e detyrimit të pajisjes me leje pune për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Liberalizim i tregut të punës në Shqipëri për shqiptarët në rajon Tiranë - Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimi i pajisjes me leje pune dhe çertifikatë regjistrimi për punë për të gjithë shtetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook. Në këtë mënyrë edhe shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut bëhen pjesë e kësaj lehtësire për të konkurruar në tregun e punës

në Shqipëri, që më përpara e kanë gëzuar shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, Sipas ministrit Cakaj, ky vendim është pjesë përbërëse e përpjekjes së Qeverisë së Shqipërisë për liberalizimin e tregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi. “Pavarësisht se mund të duket një veprim pa ndikim të menjëhershëm apo tingëllon si nismë tërësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim. Ky vendim, ndërkaq, është vetëm pjesë e një pakoje më të gjerë masash që Shqipëria ka plan-

ifikuar për përafrimin e shqiptarëve në përgjithësi”, ka thënë Cakaj, duke paralajmëruar se së shpejti do të ketë vendime tjera të ngjashme. Ndërkaq, nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi kanë vlerësuar se ky vendim i Qeverisë së Shqipërisë vjen si rezultat i punës, përpjekjeve dhe bashkëpunimit të suksesshëm të faktorit shqiptar në Mal të Zi me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Kohapress) E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Paradokse shqiptare! Qani Osmani

Në këtë kohë dhe periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon populli shqiptar në përgjithësi, si dhe popullata shqiptare në Mal të Zi, ajo që bie në sy janë paradokset e shumta, të cilat vështirë të kuptohen dhe të arsyetohen si të tilla. Madje, të shumta janë pikëpyetjet dhe pikëçuditëset me të cilat ndeshet secili prej neve çdo ditë e më tepër, e të cilave jo vetëm që po dështojmë në vazhdimësi që t’u japim përgjigjen dhe shpjegimin e duhur, porse, të njëjtave, dalëngadalë kemi filluar edhe t’ju shmangemi, duke ia lënë fatin tonë stihisë!

6

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Pikëpyetjet dhe pikëçuditëset e këtilla janë të shumta...Andaj, le të ndalemi së bashku, qoftë edhe për një çast, dhe t’ia parashtrojmë disa prej tyre, para se gjithash vetvetes, edhe atë, në shërbim dhe funksion të së vërtetës së pamohueshme e cila tingëllon: “të kuptuarit e problemit është gjysma e zgjidhjes”. Në mesin e këtyre pikëpyetjeve të cilat imponohen natyrshëm dhe fuqishëm në biseda dhe diskutime të këtij lloji, dhe të cilat meritojnë një përsiatje dhe qasje më serioze, e mbi të gjitha, një përgjigje të sinqertë, sado e hidhur të jetë, janë çështjet që vijojnë: Paradoksale është se sot jetojmë në një kohë ku në emër të moralit flasin të pamoralshmit, ku të papunët e të varfrit mbushin kafeteritë, ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë, ku kemi shumë universitete e shumë pak dije, ku politikanët e korruptuar flasin kundër korrupsionit, ku shumica e politikanëve pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e

Jetojmë në një kohë ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit, ku në vend se politikanët të varen nga mediat dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediet varen nga politikanët dhe punojnë nën presionin e tyre, ku për t’u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike, ku shumica e politikanëve nuk flasin me gojë, por flasin me gishta zorit. Jetojmë në një kohë ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit, ku në vend se politikanët të varen nga mediat dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediet varen nga politikanët dhe punojnë nën presionin e tyre, ku për t’u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike, ku shumica e politikanëve nuk flasin me gojë, por flasin me gishta. Jetojmë në një kohë ku nuk pranojmë kritika, por veç rrafsh duam që të na e bëjnë, ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen, ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja, ama të gjithë vrapojnë pas parasë, ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në deficit, ndërsa injoranca dhe hipokrizia

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION kanë arritur kulmin. Paradoksale është se në shoqëritë shqiptare sot kemi shumë diploma pak-dituri, shumë ekspertë por edhe shumë probleme, shumë intelektualë por pak racionalitet, shumë mjekësi të zhvilluar por pak shëndet dhe shumë sëmundje. Kemi shtëpi të mëdha, por familje të vogla, shumë dhoma, por pak mysafirë, shtëpi luksoze por familje të shkatërruara, rrugë të gjera por orientim të humbur, mobile të mira por pak kënaqësi. Paradoks është se si gjendja e shqiptarëve, edhe pas tri dekadave-që nga erërat e para të demokratizimit shkon duke u bërë gjithnjë e më e vështirë. Si është e mundur që, sa ma shumë që politikanët tanë po e përsërisin refrenin e integrimit tonë në strukturat euro-atlantike, vendet tona aq më tepër shënojnë rënie në rang-listat botërore të cilat përshkruajnë nivelin e lirive dhe të mirëqenjes së përgjithshme, me ç’rast ato vazhdimisht po radhiten si të parat prej nga fundi; duke konkuruar në këtë mënyrë gjithnjë e më tepër me shtetet e Unionit Afrikan!? Në anën tjetër, edhe pas gjithë këtyre dështimeve të njëpasnjëshme, kjo popullatë ende vazhdon të votojë njerëz të dështuar dhe të korruptuar në të gjitha aspektet, mandat pas mandati?! A thua vallë, pse lejuam që këta politikanë t’i politizojnë dhe elektrizojnë aq shumë shoqëritë tona shqiptare, duke përçarë dhe armiqësuar edhe anëtarët e së njëjtës familje?! A thua vallë, pse po i amnistojmë nga përgjegjësia dhe obligimet liderët dhe deputetët tanë,

Paradoks është se si gjendja e shqiptarëve, edhe pas tri dekadave-që nga erërat e para të demokratizimit shkon duke u bërë gjithnjë e më e vështirë. Si është e mundur që, sa ma shumë që politikanët tanë po e përsërisin refrenin e integrimit tonë në strukturat euro-atlantike, vendet tona aq më tepër shënojnë rënie në rang-listat botërore të cilat përshkruajnë nivelin e lirive dhe të mirëqenies së përgjithshme, me ç ‘rast ato vazhdimisht po radhiten si të parat prej nga fundi; duke konkuruar në këtë mënyrë gjithnjë e më tepër me shtetet e Unionit Afrikan!?

të cilët paguhen nga taksat, me qëllim që të na përfaqësojnë neve dhe interesat tona në qarqet vendimmarrëse, ndërsa, në anën tjetër, ne vazhdojmë të kërkojmë dhe ëndërrojmë që faktori ndërkombëtar t’i zgjidh problemet dhe të “palarat” tona?! Si është e mundur që sheshet shqiptare të mbushen me numër më të madh njerëzish gjatë kampanjave zgjedhore, koncerteve apo evenimenteve sportive, ndërse ky numër të jetë dhjetëra herë më i vogël kur janë në pyetje çështjet jetike dhe interesat madhore?! Sa herë që ndodh ndonjë padrejtësi dhe sa herë që ushtrohet dhunë ndaj shqiptarët, faqet e rrjeteve sociale mbushen plotë e përplot me video, fotografi dhe simbolika patriotike, të cilat kulmojnë me “thirrje” dhe “kushtrim” për luftë, në momentin që, të njëjtët “patriot” ngurojnë dhe nuk marrin dot guximin që të protestojnë qoftë edhe para selive të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

partive të tyre politike; seli këto të cilat gjenden në mes të mëhallëve tona?! Deri kur do të vazhdojmë që këto halle dhe probleme tona t’i qajmë nëpër oda dhe kafene, ndërsa, në anën tjetër ngurrojmë që të ndërmarrim qoftë edhe një hap të vogël kah fillimi i zgjidhjes së këtyre problemeve, të cilat sa vijnë e na ngulfasin! Madje, deri kurë do ta lejmë fatin tonë dhe të fëmijëve tanë në duart e atyre të cilët çdo ditë e më tepër po tallen me fatin dhe inteligjencën tonë kolektive! Fundja, edhe çka tjetër duhet të ndodhë këtij populli, e që ta kuptojë se e ardhmja dhe perspektivat e tij janë të rrezikuara?! A thua vallë nuk na mjaftoi gjithë ky diletantizëm politik, mjerim ekonomik, korrupsion endemik dhe degjenerim sistematik, e që të gjithë të ngremë zërin kundër kësaj të keqeje, si dhe të ndërmarrim qëndrim konkret ndaj së njëjtës, nën maksimën “boll më”?!

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Spiked Review

Si ta luftojmë fashizmin e ri Racizmi sipas përkufizimit është përçarës në thelbin e tij, dhe përkrahësit e tij janë përgjithësisht të papërshtatshëm për të arsyetuar. Duke folur si dikush që është në favor të emigracionit, unë kam qenë shpesh i tronditur, kur kam zbuluar se ata që mbështesim argumentet e mi, hedhin poshtë shqetësimet e vlefshme të kundërshtarëve të tyre thjesht si “fashizëm”

Andrew Doyle

Rritja e së djathtës ekstreme, është diçka që duhet të shqetësojë çdo shoqëri të civilizuar. Edhe përpara aktit të tmerrshëm terrorist në Kristçërç të Zelandës së Re, ka pasur shenja se ekstremistët racistë po bëhen më shumë aktivë. Në Mbretërinë e Bashkuar, 4 nga 18 sulmet terroriste, të parandaluara nga agjencitë e inteligjencës që nga marsi i vitit 2017, kanë ardhur nga e djathta ekstreme. Megjithëse për fat të mirë, e djathta ekstreme është ende një dukuri periferike, është e kotë të mohohet fakti që ndikimi i këtyre grupeve po rritet vazhdimisht. Prandaj, është e trishtueshme kur debati mbi mënyrën se si duhet goditur më mirë kjo tendencë shqetësuese, reduktohet deri në shpërfilljen apo mohimin e fenomenit. Ai shihet shpesh si një “aksident për biznesin serioz të qeverisjes” (sa për të marrë hua frazën e Stefën Hauzer), ajo që është bërë e njohur si “lufta kulturore”, ka dalë në pah si pasojë e

8

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

rivendosjes së linjave tribale në politikë. Këtë javë, pamë Dejvid Lami të krahasonte Grupin Evropian të Kërkimit me partinë naziste, apo Kris Kejin të bënte thirrje për të mos lejuar pjesëmarrjen në debatet televizive të përfaqësuesve të UKIP, dhe partisë së sapokrijuar Brexit. Është e qartë se që të dy ata, nuk kanë një kuptim të qartë të asaj që është realisht “e djathta ekstreme, dhe strategjia e tyre shërben vetëm për të krijuar lloj pakënaqësie, mbi të cilën bazohet e djathta ekstreme. Debati mbi atë se kush e kishte fajin pas masakrës në Kristçërç, ishte i ngjashëm. Senatori australian Frejzër Ening, fajësoi emigracionin mysliman. Një student në qytetin e Nju Jorkut, i tha Çelsi Klintonit, se sulmi ishte nxitur nga “njerëz si ju”. Disa librari në Zelandën e Re, nuk pranuan të shesin librin e Xhordan Petersonit, “12 rregullat për jetën”, me supozimin se ai e kishte frymëzuar vrasësin. Megjithëse në një kohë emocionale, s’mund të ketë justifikime për përgjigje të tilla përçarëse. Menjëherë pas sulmit, kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern, bëri thirrje për një luftë të përbashkët globale kundër racizmit. Apeli është padyshim i lavdërueshëm, por qeveria e saj ka filluar të ushtrojë një censurë të madhe në in-

ternet, e cila shtrihet edhe tek debati mbi vrasjet. Kjo përbën një lehtësim për të djathtën ekstreme, e cila pa dyshim që do të shfrytëzojë ankesa legjitime të qytetarëve, që mendojnë se liritë e tyre janë duke u kufizuar. E djathta ekstreme – pa përkrahës të fjalës së lirë – është pra në gjendje të denoncojë taktikat gjithnjë e më censuruese të politikanëve, për t’u ekspozuar si martirë. Ata që po synojnë të ngushtojnë dritaren e shfaqjes së mendimeve të pranueshme, që kufizojnë lirinë e fjalës si një mjet për të parandaluar “normalizimin” dhe ”ligjshmërinë” e disa formave të diskursit, po bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Por natyra kulturore e kësaj lëvizje – me kombinimin e vetë-sigurisë së plotë, ngurrimit për të debatuar, dhe besimin në mesin e përkrahësve më të zëshëm, se ata përfaqësojnë më të diskriminuarit – nënkupton se vrulli që ka marrë sot e djathta ekstreme, do të jetë i vështirë që të frenohet. Ndoshta aspekti më i dëmshëm i aktivizimit të sotëm mbi drejtësinë sociale, është forma e militarizuar e politikës së identitetit, një veçori që e ka të përbashkët me të djathtën ekstreme. Në të dyja kampet, kemi parë promovimin e mentalitetit “Ne vs Ata”, i favorizuar gjithmonë përgjatë historisë nga ata që dëshirojnë t’i reduktojnë situatat komplekse në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

një slogan lehtësisht të përtypshim nga masat. Për më tepër, mbështetësit e teorisë së identitetit si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, i shohin qeniet njerëzore vetëm përmes prizmit të racës, gjinisë ose seksualitetit, dhe nuk llogarisin rëndësinë që ka në radhë të parë individi. Si të tillë, ata janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet e Martin Luter Kingut, që e vlerësoi përmbajtjen e karakterit, mbi ngjyrën e lëkurës së dikujt. Ndërsa retorika kolektiviste nga e djathta ekstremiste raciste, është mjaft e lehtë të hidhet poshtë, kjo bëhet shumë më e vështirë kur vjen nga ata që pretendojnë të çojnë përpara një agjendë progresive. Instink-

ti për të ndarë fajin me cilindo tjetër përveç autorit, është i kuptueshëm, por ai vjen realisht vetëm për të zbutur përgjegjësinë e tij. Të gjithë ne jemi të hapur ndaj bindjes dhe ndikimit, dhe efektet e propagandës janë të mirë-dokumentuara, por ne kemi gjithashtu një autonomi individuale, dhe duhet të mbajmë përgjegjësi për zgjedhjet tona. Është shumë e qartë, se ekstremizmi lulëzon në kultura të përçara. Racizmi është sipas përkufizimit përçarës në thelbin e tij, dhe përkrahësit e tij janë përgjithësisht të papërshtatshëm për të të arsyetuar. Duke folur si dikush që është në favor të emigracionit, unë kam qenë shpesh i tronditur, kur kam zbuluar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

se ata që mbështesim argumentet e mi, hedhin poshtë shqetësimet e vlefshme të kundërshtarëve të tyre thjesht si “fashizëm”. Kjo qasje, nuk ka të ngjarë të bindë askënd që të ndryshojë mendje. Ne kemi nevojë t’i qartësojmë këto terma. Pasi duke përdorur këtë taktikë të gabuar, aktivistët po funksionojnë si PR për të djathtën ekstreme, që është në gjendje të kërkojë një shkallë mbështetjeje shumë më të madhe, se sa duhej të kishte në realitet. Zgjidhja më e mirë për luftën kulturore, do të ishte dhënia fund e politikës së identitetit, dhe një konsensus jo-partiak mbi mos-cënueshmërinë e fjalës së lirë, në çdo demokraci të qytetëruar. E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Homeopati në politikë Që në lindje a rilindje, më 1912, Shqipëria doli një shtet i cunguar, zgjidhja më e mirë që Fuqitë e Mëdha ofruan. Nën ndikimin e Jugosllavisë, më 1941, Partia Komuniste u themelua, jo nga “200 petrita” por nga dy jugosllavë të dërguar në Tiranë për unifikimin e grupeve komuniste që ishin vazhdimisht në grindje. Pas lufte, jugosllavët vazhduan me interesat e tyre, duke ndërhyrë në çdo vendim të shtetit shqiptar. Pastaj filluan të vinin sovjetikët, më pas kinezët, por stalinizmi mbeti. Pas prishjes me ‘ta, Shqipëria u izolua, duke mbledhur rreth vetes të gjitha partitë e grupet renegate komuniste të botës - vendi u zhyt në errësirë, duke u bërë fanar i dritës së kuqe në brigjet e Adriatikut

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Gjatë gjithë historisë rreth 110 vjeçare të shtetit, shqiptarët rrallë e kanë vlerësuar pavarësinë e tyre. Dhe të mos e vlerësosh një

“ 10

gjë, është njësoj si ta injorosh, ta shkelësh, të mos e njohësh. Kjo është arsyeja që për çdo krizë a ngërç të brendshëm ata drejtohen

Shqiptarët kurrë s’kanë qenë të lirë - ndoshta sepse nuk e kuptojnë ose nuk e duan atë. Është karakteristikë e skllavërisë, si sëmundje morale, për të kërkuar lehtësimin e shtypjes, duke paraqitur një formë më të rëndë të së njëjtës sëmundje. Ky është, në fakt, parimi homeopatik, që aplikohet në politikë; kundërveprimi i ngjashëm, apo similia similibus, siç thonin romakët. Mbi këtë parim, që vetë shkenca e mjekësisë e ka hedhur poshtë, mbështetet sot politika shqiptare

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

tek të huajt dhe pranojnë çdo zgjidhje që u sugjerohet. Me përjashtim të kongresit të Manastirit, më 1908, për unifikimin e alfabetit, dhe të kongresit të Lushnjës, më 1920, për llojin e qeverisjes, të gjitha zgjidhjet e krizave të tjera mbajnë vulën e ndikimit të huaj. Që në lindje a rilindje, më 1912, Shqipëria doli një shtet i cunguar, zgjidhja më e mirë që fuqitë e mëdha ofruan. Nën ndikimin e Jugosllavisë, më 1941, Partia Komuniste u themelua, jo nga “200 petrita” por nga dy jugosllavë të dërguar në Tiranë për unifikimin e grupeve komuniste që ishin vazhdimisht në grindje. Pas lufte, jugosllavët vazhduan

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

me interesat e tyre duke ndërhyrë në çdo vendim të shtetit shqiptar. Pastaj filluan të vinin sovjetikët, më pas kinezët, por stalinizmi mbeti. Pas prishjes me ‘ta, Shqipëria u izolua, duke mbledhur rreth vetes të gjitha partitë e grupet renegate komuniste të botës - vendi u zhyt në errësirë, duke u bërë fanar i dritës së kuqe në brigjet e Adriatikut. Shqiptarët kurrë s’kanë qenë të lirë - ndoshta sepse nuk e kuptojnë ose nuk e duan atë. Është karakteristikë e skllavërisë, si sëmundje morale, për të kërkuar lehtësimin e shtypjes, duke paraqitur një formë më të rëndë të së njëjtës sëmundje. Ky është, në fakt, parimi homeopatik, që aplikohet në politikë;

Gjatë gjithë historisë rreth 110 vjeçare të shtetit, shqiptarët rrallë e kanë vlerësuar pavarësinë e tyre. Dhe të mos e vlerësosh një gjë, është njësoj si ta injorosh, ta shkelësh, të mos e njohësh. Kjo është arsyeja që për çdo krizë a ngërç të brendshëm ata drejtohen tek të huajt dhe pranojnë çdo zgjidhje që u sugjerohet. Me përjashtim të kongresit të Manastirit, më 1908, për unifikimin e alfabetit, dhe të kongresit të Lushnjës, më 1920, për llojin e qeverisjes, të gjitha zgjidhjet e krizave të tjera mbajnë vulën e ndikimit të huaj

kundërveprimi i ngjashëm, apo similia similibus, siç thonin romakët. Mbi këtë parim, që vetë shkenca

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e mjekësisë e ka hedhur poshtë, mbështetet sot politika shqiptare. E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Është koha për një mekanizëm të ri në Ballkan Integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat ekonomike, politike dhe të sigurisë perëndimore mbetet gjithnjë një objektiv i denjë dhe jetik për vendet e këtij rajoni

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ky është titulli i një artikulli botuar të hënën në revistën amerikane “National Interest” (Interesi Kombëtar), autorët e të cilit janë tre ekspertë të njohur amerikanë të politikës së jashtme me një përvojë të gjatë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ambasadori Frank Wisner, që është i njohur mirë për botën shqiptare dhe i cili gjatë karierës së tij diplomatike u ka shërbyer 8 presidentëve amerikanë, aktualisht punon si këshilltar i çështjeve ndërkombëtare pranë firmës Squire, Patton Boggs. Bashk-autori tjetër është Ambasadori Cameron Munter, Drejtori aktual i Institutit East-West në Nju Jork dhe ish-ambasador i Amerikës në Beograd. Bashk-autori i tretë i këtij artikulli është Marko Prelec, specialist i çështjeve të Evropës lindore dhe jugore dhe ekspert i shteteve të ish-Jugosllavisë. Revista amerikane “National Interest” – e cila del dy herë në muaj e që botohet nga “Center for National Interest” -e konsideron veten si një revistë që promovon një politikë të jashtme re-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

aliste, megjithëse në mbulimin e subjekteve nuk kufizohet krejtësisht, mbi politikën e jashtme. Në artikulllin e tyre, tre ekspertët e njohur amerikanë të çështjeve që kanë të bëjnë me politikat ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, shprehen se deri më tani Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të rregullojnë punët e Ballkanit Perëndimor, por pa sukses, ndërkohë që bëjnë thirrje për një mekanizëm të ri, duke thënë se ndaj këtij rajoni tani nevojitet, “Një politikë që pranon seriozitetin e problemeve, ndonëse do të marrë një kohë të gjatë si edhe burime të konsiderueshme, për t’i zgjidhur problemet e shumëta të rajonit.” Zotërinjtë Wisner, Munter dhe Prelec shkruajnë se në samitin e kohëve të fundit që u mbajt në Berlin, udhëheqësit e Francës dhe të Gjermanisë u bindën se duhet të përqendrohen mbi zgjidhjet reale të problemeve që kanë pllakosur vendet e Ballkanit Peërndimor. “Vizioni i ‘një Evrope të lirë, të tërë dhe në paqe’, nuk është realizuar ende në rajonin që tani e quajmë Ballkani Perëndimor.” Ndërsa ata thonë se gjëndja në “Bosnje, Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi është e qetë”, eskpertët në fjalë paralajmërojnë njëkohësisht, se kjo “është një qetësi e rrejshme”, duke u shprehur se, “Rajoni ka probleme të mëdha, të cilat mund të përhapen

në pjesë të tjera të Evropës dhe si rrjedhim të prekin edhe interesat dhe sigurinë edhe të Shteteve të Bashkuara.” Përveç problemeve me të cilat përballen vendet e këtij rajoni, përfshirë sipas tyre edhe korrupsionin e përhershëm, tre ekspertët amerikanë përmendin gjithashtu edhe influencën negative të Rusisë në rajon, si një prej problemeve me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata theksojnë se përpjekjet, në të kaluarën, për të zgjidhur problemet e këtij rajoni kanë dështuar për arsye të injorimit të problemeve reale dhe për shkak të përpjekjeve të ngutshme për të arritur shumë, brenda një kohe të shkurtër. “Për vite me radhë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar udhëheqësit vendorë që të largonin vëmendjen nga problemet më të mëdha të rajonit – gjë që shkaktoi konflikte serioze midis tyre – e të merreshin me aspektet teknike dhe politike të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. “Shpresohej”, shkruajnë tre ekspertët amerikanë të punëve ballkanike se, “në këtë mënyrë do të zbuteshin qëndrimet e palëve ndaj konflikteve më serioze midis tyre, duke bërë të mundur, eventualisht, zgjidhjen e tyre.” Ata janë të mendimit se, “Këto probleme nuk mund të zgjidhen shpejt dhe as nuk do të zhduken men-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

jëherë, megjithëse vendet e Ballkanit vazhdojnë përpjekjet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zgjidhja e këtyre problemeve kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe të durueshme, për një kohë të gjatë nga shumë persona, të udhëhequr nga aktorë vendas, me mbështetjen e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara”, shkruajnë zotërinjtë Frank Wisner, Cameron Munter dhe Marko Prelec, në revistën amerikane National Interest (Interesi Kombëtar) Ata bëjnë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për të gjetur zgjidhje të këtyre problemeve, por ata propozojnë që këto përpjekje duhet të bëhen larg kamerave të televizionit dhe pa pritshmëri joreale për suksesin e tyre. Ata i bëjnë thirrje gjithashtu Evropës se -- ndërsa vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të Ballkanit Perëndimor dhe për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO – Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë vendet e rajonit që të rivendosin lidhjet e tyre me pjesën tjetër të kontinentit.

Ata besojnë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat ekonomike, politike dhe të sigurisë perëndimore mbetet gjithnjë një objektiv i denjë dhe jetik për vendet e këtij rajoni. Por si ekspertë të punëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ata shkruajnë se integrimi i tyre nuk do të ndodhë shpejt, ndërkohë që duke u bazuar në përvojën e tyre prej dekadash në atë rajon, tre ekspertët amerikanë paralajmërojnë se integrimi në vetvete i këtyre vendeve, nuk do të zgjidhë problemet politike të rajonit. “NATO dhe Bashkimi Evropian mund të pranojnë në radhët e tyre vetëm shtete normale, në paqe me vetveten dhe me fqinjët e tyre…Askush nuk dëshiron një partner për të cilin rregullat e shtetit ligjor i konsiderojnë si tallje dhe fqinjët e të cilëve, për ta, janë armiq të përbetuar”, shkruajnë tre specialistët amerikanë. Ata i përfundojnë komentet e tyre mbi problemet dhe sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe politika dhe diplomacia perëndimore ndaj këtij rajoni, duke u

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shprehur se për zgjidhjen e sfidave në atë pjesë të Evropës nevojitet një nismë ose një mekanizëm i ri, “Nuk mjafton që për zgjidhjen e sfidave në Ballkanin Perëndimor, të varemi gjithnjë në proceset e deritanishme. Udhëheqësit evropianë bëjnë mirë që po angazhohen në këtë drejtim”, ndërkohë që në shkrimin e tyre, ata e porositin Washingtonin që, “Shtetet e Bashkuara, patjetër duhet që të mbështesin këto përpjekje”, duke thënë se, “Nuk ka më kohë për të humbur për Bosnjën, Kosovën, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit. Tani është koha e përshtatshme për udhëheqjen evropiane, që në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara – të rifokusohen mbi gjendjen në Ballkanin Perëndimor, duke i kushtuar -- jo vetëm rajonit dhe problemeve me të cilat përballet -- vëmendjen që meriton, por edhe interesave tona për një Evropë dhe Aleancë Perëndimore stabile dhe të begatë”, përfundojnë ata artikullin e tyre në revistën amerikane, “National Interest” (Interesi Kombëtar). E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

13


KULTURË

Vështrim mbi poezinë e Hajredin Kovaçit (1)

Poeti i anës Bunës m Argëzon Sulejmani

Nuk është aspak e thjeshtë të shkruash për poetin. Aq më e vështirë bëhet kur një si ai e ndërmerr një detyrë të tillë të rëndë. Për poetët nuk mund të flasësh pa qëndismë, pa matje të disahershme, pa muzikalitet, pa frymë. “Libri dhe letërsia është shpikja më e madhe e njeriut”, do të thoshte Hesse, kurse “poetët janë zëri më i artikuluar i një populli, i ndjenjave dhe i mendimeve të tij më të thella, i mundësive të tij shpirtërore dhe intelektuale”, do të plotësonte Qosja. Kam përshtypjen që poetët janë si vetë poezia, kulla që ndërtohen dhe bien prej një guri. Ajo, pra poezia, mund të lexohet me një frymë e shpejt dhe në secilën herë të vijë risishëm, të të lë pa frymë. Dhe, po ashtu si vetë poezia, ata, pra poetët, mund të thyhen, të zhbëhen lehtë, me t’iu hequr një fjalë, një zë a një shenjë pikësimi. Ashtu, dhe poeti i këtij vështrimi arsyeton, lutet, urdhëron ndër të tjera që të “mos ia hanë germat”. “Kurrë s’ngihesh he të plastë pika / Në bark plaç/ (...) Edhe germat do të m’i hash” (Poezia: Mos m’i ha germat) Për këtë arsye, vështrimi im mbi poezinë e Hajredin Kovaçit, do të bazohet në tre elemente të poezisë bashkëkohore në tërësi, kurse poezisë së autorit në fjalë në veçanti. Ata janë: fjala, poetika dhe ecja.

Fjala

Fjala si strukturë është një bashkërendim tingujsh. Tingujt më përpara se të fjalës janë të këngës. Aty, diku në mes, ndërmjet shqiptimit dhe këngëtimit, kam përshtypjen, zë vend poezia. Këtë

14

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Liria dhe fjala nuk janë veç preokupim poetik për Kovaçin. Ato janë qëllime dhe betime jetësore të të njëjtit. Veprimtaria e tij në drejtim të arritjes së këtyre qëllimeve është e pa çmim dhe jo çdoherë mirënjohëse. Përbetimi ndaj fjalës së thënë bukur, asaj të thënës në shqipen standarde mund ta penalizojë poetin, i cili poezinë e njeh sa vetë lirinë, i cili për poezinë jep po aq sa për vetë lirinë: tërë qenien, me pakusht lehtë mund ta vini re në poezinë e Hajredin Kovaçit, autorit, mbiemri i të cilit apriori të çon në botën e farkëtarëve, veçse në këtë rast i njëjti i ka vënë mbi supe vetes barrë më të rëndë dhe më të mprehtë se vetë metali dhe formatet e tij të farkuara - fjalën. Për peshën e saj, autori nuk i kursen cilësimet që njëherit janë vlerësime, duke i dhënë asaj atribute përrallore e hyjnore: (...) “u rrit fjala edhe më shumë / Ec e fute më, nga ka dale”(...) (Poezia: E fola një fjalë). Heshtja është ajo që e brengosë pa fund poetin. Edhe në këtë rast heshtja e fjalës ose mbytja e saj heshturazi. S’do mend që njeriu është natyrë poetike, kurse për poetin kjo qëndron në boshtin e jetësise së tij. Së këndejmi, hes-

htja është privim tejet i rëndë për qenien njerëzore dhe prirjen intelektuale të tij. Secili ka një fjalë për të thënë: njëri mund ta thotë, tjetri ta shkruajë, një i radhës ta çojë nëpër mend, tjetri ta marrë me mend, një ta buçasë, një i dytë ta thotë nëpër dhëmbë, e pa mbarim të tjerë që duan por s’dinë ose dinë por s’duan ta thonë. Është poeti, poeti është ai që, i shtyrë nga dhuntia qiellore dhe shqisa e mprehtë ndaj humanes e universales, ndërmerr t’u bëhet zë, rrokje, ton të gjitha brejtjeve e dëshirave të brendshme të një shoqërie, duke kërkuar me kohë e nëpër kohë trajtën më të qëlluar të secilës fjalë. (...) “frika ka frikë të ngre zërin / Ajo hesht, veç hesht”(...) (Poezia: Frika)


KULTURË

me sytë kah Rilindja (...) ”Zemër kemi e frikën në palcë / Të gjitha i kemi e në heshtje po zhdukemi.” (Poezia: Zhdukja e heshtur). Raporti i fjalës me heshtjen e brengosën në vazhdimësi poetin Kovaçi, i cili qoftë si emra apo mbiemra i vargëzon dominueshëm. Raport të njëjtë pothuajse, poeti i jep lirisë dhe frikës, përballje që në një mënyrë a tjetër ndikon dhe ndikohet edhe prej fjalës e heshtjes. (...) “Gabova që mendova se e vrava frikën / Sot më duhet t’ia filloj nga e para.” (Poezia: Vrasja e frikës) Poeti ka plotësisht të drejtë kur frikën e sorollatë në mes racionales e irracionales. Në këtë mënyrë tenton të poetizojë ankthin e vazhdueshëm të popullatës shqiptare, i cili kishte baza të qarta objektive. Mirëpo, në anën tjetër, synon ta trimërojë popullin e tij, kur sheh që tek i njëjti kjo frikë merre insinuata normative e të cilat e privojnë dhe do ta privonin funksionimin normal të cilës do shoqëri a grup social. (...) “ju që vidhni natën dhe ditën / Ndërgjegjen si e keni (...) Ju që (...) frikë nga e nesërmja keni / Ju asgjë nuk keni.” (Poezia: Frikë nga e nesërmja) E, nëse në përditshmëri frika është

plagë që mbyllet vonshëm, në dashuri ajo është vatër që digjet shpejt. Poeti me hove vetësigurie, që i ofron e jetuara dhe njohja e lexuesit të tij, i shkarkon peshat e mëdha edhe në vargje ku thelbi jo domosdoshmërisht është një brengë a gjendje. Ose, gjithçka kërkon ta ndërlidhë në suturën e vet për të formuar kurorë mbretërore. “Frikshëm rrëshqas mbi lëkurën tënde të djegur flakë/ (...) Me flokët e tu të gjatë thuri kurorë mbretërore.” (Poezia: Ringjallje) Nisur nga katër konceptet e përmendura deri më tani: heshtja, fjala, frika dhe liria, ndërlidhja e heshtjes me frikën poetin thellë e preokupon, kurse në dashuri po kaq rëndë e trazon. Njëjtë ngjan edhe tek ndërlidhja e fjalës dhe lirisë, si qëllim më vete për vetë autorin dhe gjithësinë e llojit të tij poetik, e që, në anën tjetër kthehet dita-ditës në dramë pa shije në terrenin publik. “Jeni bërë me fjalë / Por ju s’çani kokën për fjalë.” (Poezia: Karrieristët) Autori e ka të qartë kufirin e secilit nocion dhe çështje që vargëzon, megjithatë bredh me po këto koncepte nëpër sfera të ndryshme për të treguar elegancën dhe shtratin e gjerë të poezisë. Ja një valë përkufizimi: (...) “Liria s’është veç e imja / S’është

veç e jotja / Lirinë mos ma prekni” (Poezia: Liria) Tutje, një valë bredharake elegante: (...) “I paparë jam / Edhe kur jam i larë / Edhe kur jam i palarë” (Poezia: Jam i paparë) Liria dhe fjala nuk janë veç preokupim poetik për Kovaçin. Ato janë qëllime dhe betime jetësore të të njëjtit. Veprimtaria e tij në drejtim të arritjes së këtyre qëllimeve është e pa çmim dhe jo çdoherë mirënjohëse. Përbetimi ndaj fjalës së thënë bukur, asaj të thënës në shqipen standarde mund ta penalizojë poetin, i cili poezinë e njeh sa vetë lirinë, i cili për poezinë jep saç për vetë lirinë: tërë qenien, me pakusht. Burgosja e qenies, frymës dhe gjuhës mund të ndodhë, veçse asnjëherë për tërë jetë. Këtë më së miri mund të na dëshmojë vetë poeti, si i përndjekur e burgosur politik nga ata që i mbytë pesha e tokës së këtij gadishulli. Po i njëjti, do të mund të na flasë dhe flet; poeti flet përmes vargjeve të tij, se edhe kjo kohë e mjegullt për letërsinë e veçanërisht poezinë shqipe është jetëshkurtër e në fund do të ngadhënjejë e drejta fjalë e bukur shqipe. Me një dominim absolut, vargjet dhe krijimtaria e Kovaçit i përmbahen standardit të gjuhës shqipe që duhet thënë është pasuria më larg e pamatshme e kombit tonë. Veç kësaj, poetin e vret përdorimi pa kriter i termave të huaj e barbarizmave në gjuhën shqipe, dukuri që ia zë kafshatën në fyt, jo diku-kudo, por diku në kryeqendrën e shqiptarëve, në Tiranë. “Taliateli me panna dhe proshutë / Chilli con carne mish miser fasule / Salcë djegëse/ Eskalop marsala me verë të ëmbël / Fileto pule” (Poezia: Meny tiranase) (vazhdon) (Vështrimi është lexuar në mbrëmjen autoriale me poetin Hajredin Kovaçi në QKI “Malësia” – Tuz, më 29 prill 2019) E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi ekspozitën fotografike “Colours of Albania”

Fotografia si art, si medie dhe si filozofi Autorët e fotografive në fakt as që kanë pasur pretendime që fotografinë ta trajtojnë rreptësisht si medie tradicionale, por vetëm si sistem komunikimi të thjeshtë me qëllim që të mbartin mesazhin informativ dhe emotiv lidhur me bukuritë përrallore të Shqipërisë, qoftë si art, qoftë si medie e veçantë e kohës apo edhe si filozofi. Si art - me vlerat e larta artistike, si medie me rolin e jashtëzakonshëm informativ dhe si filozofi - me idenë e mençur hulumtuese, duke konstatuar se çdo fotografi është një simbol në vete dhe një ligjëratë e pathënë gjer më tani për Shqipërinë

Qazim Muja

Asgjë si objektivi fotografik, i udhëhequr nga intuita jonë e brendshme, nuk është në gjendje të fiksojë çudirat e natyrës në lëvizje të përhershme, në vijat e saj të ndërthurura si strukturë apo përmbajtje, në përplasjen apo bashkimin e dritës dhe hijes, në lojën e pafund të rrezeve, në papritshmëritë e perspektivës apo të sipërfaqeve. Që nga lindja e saj në vitin 1839 dhe deri më sot, fotografia e ka ndryshuar mënyrën në të cilën e shikojmë botën rreth nesh. Ka zbuluar gjëra që dikur ishin të fshehura dhe përgjithmonë ka dokumentuar ngjarje, ambiente dhe njerëz të rëndësishëm, por dhe

16

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

të thjeshtë, në mënyrë që mos të harrohen asnjëherë. Dhe edhe sot e kësaj dite, asgjë nuk ka ndryshuar nga roli i saj, përkundrazi ajo ka rritur famën duke u shndërruar në një medie dhe art të veçantë dhe të pazëvendësueshëm. Këtë e dokumenton edhe kjo ekspozitë fotografike, dalë nga një konkurs fotografie titulluar “Colours of Albania”, iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ku prezantohen punët e shumë autorëve, që në fakt as që kanë pasur pretendime që fotografinë ta trajtojnë rreptësisht si medie tradicionale, por vetëm si sistem komunikimi të thjeshtë me qëllim që të mbartin mesazhin informativ dhe emotiv lidhur me bukuritë përrallore të Shqipërisë, qoftë si art, qoftë si medie e veçantë e kohës apo edhe si filozofi. Si art - me vlerat e larta artistike, si medie - me rolin e jashtëzakonshëm informativ dhe si filozofi me idenë e mençur hulumtuese, duke konstatuar se çdo fotografi është një

simbol në vete dhe një ligjëratë e pathënë gjer më tani për Shqipërinë. Fotografitë e ekspozuara sipas konceptit të tyre largohen nga rregullat e kompozicionit klasik, sepse e thyejnë formën e mbyllur konceptuale, i shmangen çdo strukture hierarkike dhe atij narrativitetit klasik shkollor për t’iu liruar vendin ndërlidhjeve të kryqëzuara kuptimore, të lira, në të cilat rolin kryesor e ka momenti i fiksimit dhe e cila te shikuesi lë përshtypjen e një epifenomeni që përsiatë realitetin duke sjellë një material autentik, të gjallë, vizual me sensibilitet të veçantë për bukuritë e Shqipërisë. Duket qartë se vetë koncepti i konkursit ka pasur një diapazon të gjerë me në qendër - bukuritë e jetës apo joie de vivre, siç do të thoshte mjeshtri i madh francez i fotografisë Anri Kartje – Breson. Ky edhe është qëllimi i fotografisë. Ajo është një pikënisje, si mjet themelor me të cilin shënojmë, bëjmë skica, dokumentojmë hulumtimet tona të fenomeneve, të dukurive dhe


KULTURË

të situatave të ndryshme, zbulojmë, paraqesim dhe dokumentojmë idetë efemere, ngjarjet dhe veprimet e asaj mbretërie të dukshme apo të padukshme në ne dhe rreth nesh. Shqipëria ka me bollëk pasuri dhe bukuri natyrore nga të cilat të ndalet fryma. Viset përrallore, pranë detit, lumenjve dhe maleve dhe njerëzit në të dëshmojnë sa e bukur është ajo. Pikërisht, duke ruajtur këtë frymë, kjo ekspozitë e gjitha është një rrëfim në vete për Shqipërinë, për njerëzit, arkitekturën, traditën, historinë, dashurinë, për natyrën e saj, bregdetin, fushat, malet, gjethet, lulet, lëndinat, rudinat, shkëmbinjtë, ujëvarat, zogjtë, kuajt, sytë e fëmijëve që gjallojnë jetë... Pastaj gjejmë objekte kulti, kështjella, muze, shtëpi karakteristike, por edhe figura të njohura me flamurin kombëtar që kanë lëshuar rrënjë në ne si Marigonë e Skënderbe. Pesë nga këto fotografi janë vlerësuar me çmime, por sipas mendimit tim secila nga ato meriton një

Kjo ekspozitë e gjitha është një rrëfim në vete për Shqipërinë, për njerëzit, arkitekturën, traditën, historinë, dashurinë, për natyrën e saj, bregdetin, fushat, malet, gjethet, lulet, lëndinat, rudinat, shkëmbinjtë, ujëvarat, zogjtë, kuajt, sytë e fëmijëve që gjallojnë jetë...

çmim të parë për kontributin e tyre në rritjen e imazhit të jashtëzakonshëm për bukuritë e Shqipërisë.

Duket se në kohën kur për çdo ditë bëhen miliona fotografi, nuk është e nevojshme të frikësohemi për ekzistencën dhe të kuptuarit e fotografisë. Mirëpo, pikërisht në kohën e këtij hiperproduksionit, është e domosdoshme të caktohet dhe të ruhet sistemi i vlerave që do t’i lejojë opinionit të gjerë dhe atij profesional që në kontekstin përkatës të kuptojë dhe studiojë fotografinë në të gjitha mishërimet e saj. Një përkujdesje të tillë e dokumenton edhe kjo ekspozitë me përzgjedhjen shumë profesionale të prurjeve të shumta nga juria përkatëse. Prandaj më lejoni që në emrin tim dhe tuajin ta përgëzoj organizatorin, gjegjësisht ideatorin dhe të gjitha institucionet që kanë kontribuar për një ekspozitë të këtillë. (Vështrimi është lexuar në hapjen e ekspozitës fotografike “Colours of Albania” në Ulqin, më 28 mars 2019) E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

18

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019


KULTURË

Pashko Vasa, një figurë e jashtëzakonshme në kulturën shqiptare Shprehja e Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, ka kuptimin e unitetit kombëtar dhe të respektit ndër-religjioz, dhe aspak nuk ka të bëjë në kontekstin teologjik. I revoltuar me situatën e pafavorshme politike, të brendshme dhe atë ndërkombëtare, Vaso pashë Shkodrani ngre zërin kundër përçarjes

Senad Maku

Idetë e autorit Pashko Vasës në këto vepra janë shumë të rëndësishme për vetë peshën e jashtëzakonshme të figurës së tij. E çuditshme është se sa pak janë thelluar analistët letrarë dhe studiues në këto vepra të rëndësishme. Pashko Vasa ishte një ofiqar i Perandorisë Osmane; ndër të tjera kreu detyrën e guvernatorit të Libanit. Historianët e quajnë mendimtar i nacionalizmit shqiptar, ideolog i Rilindjes Kombëtare, ideolog i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas një jetëshkrimi të tij, ai ka marrë medalje të klasit të parë dhe nga Papa, mes shumë medaljeve të tjera për kontributin e dhënë. Vepra “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave gojore shqiptare” nuk është një punim i mirëfilltë historik, një paraqitje sistematike e ngjarjeve për principatën e vogël, sipas vetë autorit. Siç e thotë dhe titulli, bëhet

fjalë për një skicë të thjeshtë të mbështetur në traditat gojore shqiptare. “Nuk ka gjë më të vështirë,” shpjegon kështu Pashko Vasa, “se të shkruash historinë e Malit të Zi, prandaj dhe nuk kemi një pretendim të tillë.” shkruan ai. “Mungesa e kulturës intelektuale nuk u ka lejuar malazezëve, as fqinjëve të tyre, shqiptarëve,” vazhdon ai, “t’ua përcjellin pasardhësve kujtimet e bëmave të tyre me ndonjë formë tjetër, përveçse nëpërmjet traditave gojore.” Një “por” vjen më pas. “Por, në Shqipëri dhe në Mal të Zi,” nënvizon autori, “legjendat e ruajtura përmes këngëve popullore janë vështruar si dokumente historike, Kështu që ideja për t’i përdorur ato në një punim serioz nuk na është dukur aspak e çuditshme.” Gjithashtu, Pashko Vasa në veprat e tij, që është akoma më interesante si i përshkruan ky mendimtar atdhetar myslimanët shqiptarë dhe marrëdhëniet e tyre me të krishterët: “Muslimanët e Shqipërisë janë shqiptarë si dhe të krishterët; flasin po atë gjuhë, kanë po ato zakone, vazhdojnë po ato doke dhe po ato tradita. Në mes të atyre dhe të krishterëve kurrë s’ka pasur smirë të rrënjosur, as

dhe armiqësira shekullore. Ndryshimi i fesë kurrë s’ka qenë një shkak për t’i shtytur në një përçarje sistematike; muslimanët e të krishterët, me pak përjashtime, gjithmonë kanë jetuar në një shkallë barazije, që gëzojnë po ato të drejta dhe përmbushin ato detyra.” Po ashtu shprehja e Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, ka kuptimin e unitetit kombëtar dhe të respektit ndër-religjioz, dhe aspak nuk ka të bëjë në kontekstin teologjik. I revoltuar me situatën e pafavorshme politike, të brendshme dhe atë ndërkombëtare, Vaso pashë Shkodrani ngre zërin kundër përçarjes, gjë që e shohim në vargjet tjera të mëposhtëm: “Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra/ Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;/ Sa thonë kam fe sa thonë kam din;/ Njeni: “jam turk”, tjetri: “latin”/ Do thonë: “Jam grek”, “shkje” disa tjerë,/ Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!” Andaj veprat e Pashko Vasës, janë mjaft interesante pikërisht për këndvështrimin e tij. Lexuesit i mjafton pak kohë dhe pak vullnet për t’i lexuar. (Autori është kryetar i Institutit Idea) E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

19


PORTRET

Olsi Beçi, fotografi i suksesshëm që u bë kineast i madh Një nga filmat e tij që bëri bujë në skenat botërore dhe festivalet ndërkombëtare është filmi “The Other Face” me regjisore Arsa Gashi. Filmi mori çmimin e skenarit të kinemasë botërore “World Cinema Screenwriting Award” në Festivalin e Filmit të Amsterdamit

Për Koha Javore:

Dr. Ermira Babamusta

Olsi Beçi është një nga personazhet e famshme të televizionit shqiptar, fama e të cilit ka shkuar përtej kufijve të Shqipërisë. Olsi ia ka dalë të fitojë një emër në Shqipëri si fotograf dhe kineast i talentuar. Para se të bëhej i njohur për publikun shqiptar në shkallë kombëtare nëpërmjet emisioneve të suksesshme të TV Klanit si “E Diela Shqiptare” dhe “Kënga Magjike”, Olsi Beçi e filloi karrierën e tij në Itali si fotograf para 10 vitesh. Pas rikthimit në Shqipëri, cilësohet si një nga fotografët më të mirë dhe avancon karrierën e tij në art dhe film duke bërë filma dokumentarë. Pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “E Diela Shqiptare” bashkë me gruan Ariola, bëhen dy personazhe shumë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar. Një nga filmat e tij që bëri bujë në skenat botërore dhe festivalet ndërkombëtare është filmi “The Other Face” me regjisore Arsa Gashi. Filmi mori çmimin e skenarit të kinemasë botërore “World Cinema Screenwrit-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

ing Award” në Festivalin e Filmit të Amsterdamit. Një tjetër film dokumentar po aq i suksesshëm i tij është “Childhood held hostage” (Fëmijëria e Mbajtur Peng) që u nominua për çmimet Kult dhe Doku Fest. Ndërsa në 2019 u vlerësua me çmimin “Ekselencë në film” dhe “Video më e Mirë” për Eko Movie 2019, për mbrojtjen e kauzës “Lumenjtë e pastër”. Pasi korri sukses me çmimet e para në festivalet kombëtare shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, Olsi Beçi debutoi me projekte ndërkombëtare në skenën botërore. Ia vlen për t’u përmendur video-projekti për Lonely Planet, një bashkëpunim me Leon Cika, për turizmin e huaj në rivierën shqiptare si dhe projekti kulturor për mbrojtjen e monumenteve të lashta bizantine në Shqipëri. Si dhe bashkëpunimet me UNICEF, Google, dhe NATO e bënë akoma edhe më të njohur. “Me Leonin kemi shumë vite që bashkëpunojmë në disa projekte mjaft të rëndësishme si për artin, kulturën dhe filmin shqiptar. Kemi marrë pjesë si juri në shumë aktivitete si edhe kemi konkuruar me punën tone artistike në disa galeri. Në veçanti projekti për Lonely Planet që kemi bërë së bashku ka qenë me shumë rëndësi për Shqipërinë sepse e caktoi vendin tonë si një ndër 10 desti-

nacionet botërore për t’u vizituar. Kjo ka ndihmuar në zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri duke i dhënë një imazh cilësor vendit para botës. Dhe me të vërtetë Shqipëria është një qendër kulturore turistike me një pasuri të madhe kulturore dhe historike. Ndjehem krenar që me projeket e mia si për Google dhe NATO kam përfaqësuar Shqipërinë në arenën botërore,” tha Olsi Beçi. Sot Olsi Beçi respektohet dhe adhurohet në Shqipëri por edhe në botë për fotografitë e tij mahnitëse dhe stilin e dokumentarit dhe videove të stilit film. Mënyra se si Olsi Beçi i tregon historitë përmes filmave dokumentarë është shumë unike. Ai din se si ta mbaj audiencën të mbërthyer në ekran në emocionet e personazheve, duke shpalosur teknikën dhe stilin e tij prapa kamerës. Olsi është një fotograf i preferuar për Vipat dhe celebritetet e njohura shqiptare si dhe është një filmbërës mjaft i talentuar. Është nominuar Videografi më i Mirë (Best Cinematographer nga VIP Magazine dhe Artisti i Vitit 2019 nga NY Elite Magazine. Po ashtu ka fituar çmimin Ekselencë në Kinemane dhe Televizionin Shqiptar (Excellence in Albanian Cinema and Television) nga Albanian Excellence, Arritje në Art nga Nato (Award for Art Achievement) si dhe arritje të shkëlqyer ar-


PORTRET

tistike dhe ekslenencë në art (Outstanding Artistic Achievement and Excellence in Arts) me rastin e ditës botërore të OKB-së të kreativitetit dhe inovimit. “Për vitin 2019 jam i angazhuar me disa projekte të rëndësishme në Europë dhe Amerikë. Jam i lumtur të

jem pjesë e jurisë Miss Universe Albania; fotograf dhe juri te Ekspozita ndërkombëtare e Gruas të Suksesit Shqiptar që do organizohet nga nga Albanian Excellence në qershor 2019. Si dhe do jem pjesë e ekipit prestigjioz si fotograf zyrtar i festivalit International Filmmaker Festival of

New York në maj 17-21, 2019. Po ashtu do jem pjesë sërish e projektit NATO Run kësaj rradhe në Budapest në tetor 2019 si fotograf/videograf dhe producent. Shpresoj që nëpërmjet artit tim të përcjell te publiku emocione të fuqishme, kënaqësi dhe mesazh inspirimi,” shtoi Olsi Beçi. E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

21


KINEMATOGRAFI

Në QKI “Malësia” u shfaq komedia më e kërkuar shqiptare “Dy gisht mjaltë”

Pasqyrim i realitetit shqiptar për histori martesash

Komedia “Dy gisht mjaltë”, nëpërmjet skenave komike, argëtuese, aventurave të nxehta, humorit, romancës, hidhërimit por dhe të peripecive të ndryshme, pasqyron realitetin shqiptar, dukuritë e pranishme ndër çifte në shoqërinë shqiptare, raportet vjehërr – nuse, ku siç edhe e tregon ky film, interesi, paraja, pasuria, xhelozia, egoizmi e shumë dukuri të tjera negative, dominojnë në përditshmërinë e të rinjve

Tuz – Në QKI “Malësia” në Tuz, të dielën në mbrëmje dhe të hënën në dy termine, është shfaqur komedia më e shikuar në kinematë shqiptare dhe më e dashur nga të rinjtë,“dy Gisht mjaltë”. Kjo komedi me regji të Ermal Mamaqit dhe të Emir Khalilzadeh ku në rolet kryesore interpretojnë personazhe të njohur të ekranit dhe të muzikës shqiptare, Ermal Mamaqi, Elvana Gjata, Marjana Kondi, Koço Devole, Ervin Doko, Megi Pojani,etj, është mirëpritur jashtëzakonisht mirë edhe në Tuz, ku për ta ndjekur atë kishte një publik

22

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

shumë të madh. Para shfaqjes ka përshëndetur Samir Beqaj, i cili ka thënë se kjo komedi paraqet një fillim të një periudhe të re për institucionin që përfaqëson, pas gati tridhjetepesë vjetësh nga mbyllja e kinemasë në Tuz. “Ne do të provojmë ta rikthejmë filmin në komunën tonë dhe shpresojmë se me ndihmën Tuaj dhe të institucioneve përkatëse dhe udhëheqjes së komunës së Tuzit do ta arrijmë këtë qëllim”, theksoi Beqaj, duke u zotuar se ky institucion do të vijojë me shfaqjen e

filmave në periudhën në vazhdim. Në të njëjtën kohë, në emër të menaxhmentit të kësaj komedie ka përshëndetur Ardit Saraçi, i cili ka shprehur kënaqësi që vizitoi Tuzin dhe që ky film zgjoi kaq shumë interesim edhe tek publiku në Malësi. “Filmi është më i ndjekuri në Tiranë, Prishtinë, në Shkup dhe tashmë është shfaqur edhe në Zvicër, ndërsa renditet në vendin e dytë për ndjekje atje. Ky është një nder i madh që një film shqiptar po bën xhiron jo vetëm në Shqipëri po edhe në Evropë”, u shpreh Saraçi. Komedia “Dy gisht mjaltë”, nëpërmjet skenave komike, argëtuese, aventurave të nxehta, humorit, romancës, hidhërimit por dhe të peripecive të ndryshme, pasqyron realitetin shqiptar, dukuritë e pranishme ndër çifte në shoqërinë shqiptare, raportet vjehërr – nuse, ku siç edhe e tregon ky film, interesi, paraja, pasuria, xhelozia, egoizmi e shumë dukuri të tjera negative, dominojnë në përditshmërinë e të rinjve. Filmi është fokusuar tek martesa, tek problemet që lindin gjatë një marrëdhënie, ndërhyrjet që u bëhen dy të rinjve gjatë martese, duke ju shkaktuar atyre probleme. Pra, një realitet që e hasim në masë të gjerë në shoqërinë shqiptare gjithandej. Filmi ka zgjatur përreth dy orësh dhe është hera e parë që shfaqet në Tuz. Premiera e filmit është shfaqur në muajin mars në Tiranë, kurse ka vazhduar rrugëtimin e shfaqjeve në të gjitha kinematë shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Shkup dhe tani në Zvicër. Nga data 23 maj, është njoftuar se do të shfaqet edhe në Gjermani dhe në Austri në të gjitha kinematë. t. u.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ADELLA NIKAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Ulqin u mbajt tubimi me temë “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”

Shqiptarët, një model i mirëfilltë bashkëjetese Ulqin – Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim “IDEA” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizuan të dielën në hotelin “Mediteran” tubimin me temë “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”. Ligjërues në këtë aktivitet ishin prijësit e komuniteteve fetare në Shkodër, të cilët për pjesëmarrësit sollën përvojën nga bashkëjetesa e tre komuniteteve fetare në këtë qytet dhe Shqipëri. Atë Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse – Shkodër, ka thënë se për të harmonia dhe bashkëjetesa fetare është diçka shpirtërore që e bën dita-ditës. “Ne jemi mësuar në qytetin e Shkodrës që ta përjetojmë çdo ditë dhe

24

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

pjesa më e mirë e këtij dialogu, bashkëdialogu, vjen nga zemra”, është shprehur ai. Petani ka treguar se ai vetë rrjedh nga një familje me baba ortodoks, me nënë myslimane dhe me grua katolike, duke pohuar se në familjen e tij ka shumë tolerancë. Duke folur për të kaluarën komuniste, famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër ka thënë se kjo ishte një periudhë bashkëvuajtjeje, që “nuk e përjetoi vetëm një komunitet fetar, por e përjetoi e gjithë shoqëria, të gjitha besimet e komuniteteve tona”. Petani ka thënë se prijësit tanë fetarë dhanë jetën ndër vite për këtë tolerancë fetare që ne kemi sot dhe se ai ndjehet i privilegjuar që është pjesë e

këtij sistemi shpirtëror vlerash. “Pra, atë çfarë njerëzit bënë më përpara, detyra jonë është ta mbajmë ndezur dhe t’ua japim të rinjve që kemi në vendin tonë”, ka nënvizuar ai. Imzot Angelo Massafra, argjipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka thënë se bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare i kanë rrënjët e thella ndër shqiptarët dhe shkodranët. Ai ka folur për të kaluarën e Shqipërisë duke thënë se të tre besimet fetare së bashku luftuan që Shqipëria të lindë në vitin 1912 për t’u shkëputur dhe bërë shtet i pavarur nga Perandoria Osmane. “Personalitete të mëdha shqiptare të këtyre viteve, që u përkasin të gjitha besimeve fetare, ishin të vetëdijshëm


KULTURË

për një ndryshim të tillë dhe në atë klimë u mbështetën pikërisht në këtë harmoni që i karakterizonte ata. Kjo ishte një vlerë shumë e rëndësishme për kombin”, është shprehur ai. Edhe Massafra ka folur për periudhën e komunizmit, duke thënë se “kërcënimi i regjimit komunist nuk i zhduku, përkundrazi i forcoi më tepër besimtarët brenda komuniteteve të tyre, por edhe shtoi respektin e ndërsjellë mes tyre”. Ai ka thënë se në fillimet e demokracisë, kleri dhe besimtarët e të gjitha komuniteteve fetare organizuan ceremonitë e para fetare duke hapur njëri pas tjetrit vendet e kultit. Argjipeshkvi i Shkodrës ka theksuar se “modeli shqiptar është një

“Ne jemi mësuar në qytetin e Shkodrës që ta përjetojmë çdo ditë dhe pjesa më e mirë e këtij dialogu, bashkëdialogu, vjen nga zemra”, është shprehur Atë Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse – Shkodër

model i mirëfilltë bashkëjetese që mbështetet mbi katër vlera të popullit tonë shqiptar: besën, mikpritjen e bujarinë, trimërinë dhe familjen”. Sekretari i Këshillit të Myftinisë Shkodër, H. Fejzi Zaganjori, ka përshëndetur në emër të Myftiut të Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Sipas tij, njerëzit pavarësisht nga besimi, por duke pasur parasysh se toka është e njëjtë, gjaku i tyre ëhtë i njëjtë dhe janë krijuar prej të Madhit Zot që është një, duhet të jenë sikur shega, kokrrat e së cilët janë të ngjitura me njëra-tjetrën. Zaganjori ka thënë se gjithmonë kur flitet për harmoninë dhe tolerancën fetare duhet të kujtojmë tre klerikët e mëdhenj: Fan Nolin, Dom Ndre

Mjedën dhe Sheh Ahmed Shkodrën. Duke u drejtuar të pranishmëve, ai ka thënë se sjell mesazhin islam: “Paqe me të Madhin Zot, paqe me veten, paqe me të tjerët, paqe me universin, paqe paçi gjithmonë vëllezër dhe motra të Ulqinit”. Kumtesën e Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytarit, e ka lexuar teologu Lavdrim Hamja, sekretar i Myftinisë së Shkodrës. Në tubim morën pjesë ndër të tjerë edhe përfaqësues të jetës politike, pushtetit vendor, komuniteteve fetare etj. Ligjëruesit dhe pjesëmarrësit në tubim, të cilët e kanë marrë fjalën, kanë vlerësuar se takime të tilla ka nevojë të organizohen më shpesh në i. k. Ulqin. E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

25


MOZAIK

Tubim i qetë i qytetarëve kundër devastimit të Pyllit të Pishave

Thirrje pushtetarëve lejojnë shkatërrimin më atraktive të Ulqi Gjekë Gjonaj

Në organizim të Shoqatës “ Dr. Martin Schneider – Jacoby” më 7 maj 2019 , para ndërtesës së Komunës së Ulqinit, u organizua protesta e qetë me moton „Ulqini është shtëpia jonë“. Me këtë rast një numër i vogël qytetarësh guximtarë të kësaj komune shprehën pakënaqësinë e vet kundër shkatërrimit të hapësirave publike, respektivisht ndërtimeve të paligjshme që po bëhen në disa zona të Pyllit të Pishave, Ullishtës së Ulqinit, Port Milenës, Plazhit të Madh, Fushës së Ulqinit dhe lumit Buna. Kryetarja e Shoqatës „Dr. Martin Schneider – Jacob” , Zenepe Lika, ftoi organet kompetente që të veprojnë dhe të zbatojnë procedurat ligjore, me qëllim të mbrojtjes së hapësirës unike dhe ruajtjes së resurseve natyrore dhe shtetërore të Ulqinit. „Nëse vazhdon lejimi i heshtur i këtyre fenomeneve të dëmshme, do të shkatërrohet oferta turistike dhe do të rrezikohet mbijetesa e këtij qytetit dhe e qytetarëve të tij. Unë nuk dëshiroj të heshtë. Unë e ngrita zërin tim”, tha Lika . Ajo i njoftoi të pranishmit më kërkesat urgjente të cilat ia kanë dorëzuar kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqit. Nga

26

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

i pari i Ulqinit, ndër të tjera, kërkuan që sa më parë të hartohet Plani lokal aksional i biodiversitetit dhe hapësirave të gjelbra, që Sekretariati për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit të hartojë studimin për shpalljen e Pyllit të Pishave “ Përmendore e Natyrës”, të vendoset moratoriumi në ndërtim në të gjithë brezin e Pyllit të Pishave deri në Gjeranë, që komuna të procedojë padi penale ndaj të gjithë atyre që kanë shkaktuar dëme në të gjitha hapësirat publike në territorin e e saj, të mbrohet Ullishta dhe të fillojë ndryshimi dhe plotësimi i Planeve të detajuara urbanistike. U kërkua po ashtu që të gjitha organet vendore dhe shtetërore duhet të angazhohen

të bëjnë punën e tyre për të cilat qytetarët e Ulqinit i kanë zgjedhur dhe të fillojnë të respektojnë ligjin. Edhe këshilltarja e Partisë Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Eleonora Shata, ftoi funksionarët më të lartë shtetërorë që të reagojnë, duke thënë se këto ditë po betonohet edhe në Plazhin e Madh, në afërsi të plazhit Noki Biç. “ Ne nuk na duhen zyrtarë që vijnë nga Podgorica e të fotografohemi bashkë në prag të zgjedhjeve. Ne e kemi për nevojë të na mbrojnë hapësirat publike dhe të respektojnë ligjet që ata vetë i kanë miratuar. Kur ka ditur t’i mbrojë pronat tona mbreti Nikolla dhe shoku Tito , këtë do të dijë ta bëjnë edhe presidenti Gjukanoviq


MOZAIK

e që të mos n e pjesëve init dhe kryemistri Markoviq”, tha Shata. Tubimin e qetë të qytetarëve , nga zyrtarët e komunës, e mbështetën kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni dhe sekretari i Sekretariatit për Planifikimin e Hapësirës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Meto Milla. Kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, i pyetur nga mediat lokale dhe shtetërore se çfarë mendimi ka për atë çfarë u tha në këtë protestë ai përgëzoi organizatorët, për , siç theksoi ai, trimërinë për të mbrojtur ligjin dhe institucionet. Sipas Çapunit duhet të ekzistojë një angazhim më i madh edhe i Komunës në parandalimin e rasteve të tilla, kurse në rastin e Ulqinit nuk duhet të përjash-

tohet as vendosja e një moratoriumi në ndërtimin e objekteve, sidomos në zonat atraktive të qytetit. Ai shtoi se duhet edhe angazhimi më efektiv i policisë komunale dhe koordinimi i saj me organet kompetente. “ Na vijnë të tjerët dhe mësyjnë lokalitetet arkeologjike në Shas e Kala, e ne heshtim. Na vijnë të tjerët dhe mësyjnë hotelet dhe i rrënojnë, e ne heshtim. Na vijnë të tjerët dhe mësyjnë natyrën e urbanizmin, dhe ne heshtim. Këta që mësyjnë kanë një gjë të përbashkët : Ata sulmojnë ligjshmërinë dhe sfidojnë e sulmojnë organet e shtetit”, tha Çapuni, duke i ftuar protestuesit që këtë debat ta s’postojmë nga rruga në Kuvend aty ku e ka vendin sipas ligjit dhe rregul-

„Nëse vazhdon lejimi i heshtur i këtyre fenomeneve të dëmshme, do të shkatërrohet oferta turistike dhe do të rrezikohet mbijetesa e këtij qytetit dhe të qytetarëve të tij. Unë nuk dëshiroj të heshtë. Unë e ngrita zërin tim”, tha Lika.

lave të cilat ne sot i mbrojmë. Kundër ndërtimit pa leje u shpreh edhe sekretari i Sekretariatit për Planifikimin e Hapësirës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Meto Milla. “ Unë në mënyrë absolute jam kundër ndërtimit pa leje, por ekziston problemi pse vjen deri te ky ndërtim. Ka shumë arsye për këtë. Njëri nga ata është edhe mungesa e dokumentacionit planifikues, e cila natyrshëm e nxitë ndërtimin pa leje, sepse shikuar realisht ulqinakët në disa zona nuk kanë pasur asnjëherë mundësi të investojnë ose të ndërtojnë me leje ndonjë objekt. Për këtë arsye vijmë në këtë situatë , që jemi aktualisht. Ne me ligjin e ri nuk kemi të drejtë të sjellim dokumentacione të reja planifikuese, por këtë kompetencë tashmë e ka Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm.”, pohoi Milla. Ai shtoi me keqardhje se përveç Pyllit të Pishave ende nuk kanë dokumentacione planifikuese as Qyteti i Vjetër i Ulqinit ( Kalaja), as Valdanosi, as qendra e qytetit, as Plazhi i Madh, as Shitoji i Epërm , as Shtoji i Poshtëm , të cilat janë përfshirë me ndërtime pa leje . Sipas Millës, zgjidhja e vetme e këtij problemi serioz është që të gjitha komunave në Mal të Zi, përfshirë këtu edhe Ulqinin , duhet t’u kthehen kompetencat e mëparshme, dhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë duhet të gjendet një zgjidhje tjetër e përbashkët me ministrinë përkatëse. E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

27


MARKETING

JOB ANNOUNCEMENT FOR TEFL PROGRAM MANAGER LOCATION: WORK HOURS: POSITION: CLOSING DATE:

Based in Montenegro Full-time TEFL Program Manager May 20th, 2019

The TEFL Program Manager will work as part of a team with the Director of Programming and Training and the Program Managers for the Peace Corps Albania and Montenegro’s English Teaching (TEFL) Projects. The Program Manager will also work with the Program Managers for Community and Organization Development and Health Education, as well as other supporting program staff members. The TEFL Program Manager based in Montenegro reports to the Director of Programming and Training based in Tirana, Albania. DUTIES INCLUDE: • Developing and maintaining project plans in cooperation with appropriate Montenegrin organizations (ministries, schools and other organizations); • Identifying viable, effective sites for Peace Corps Volunteers by reaching out to appropriate Montenegrin agencies and organizations; • Monitoring and evaluating the implementation of individual Volunteer projects to ensure their quality and consistency with the project plans; • Designing and managing appropriate technical training to enhance the initial placement of Volunteers and the quality of their projects; • Supporting Volunteers at their sites; supporting the safety and security of Volunteers; and serving as a liaison between Peace Corps and ministries and agencies engaged in English teaching. EXPERIENCE REQUIREMENT AND QUALIFICATIONS: • University degree in a field of study relevant for projects in teaching English as a foreign language; • Experience of 4+ years of related work with relevant government agencies, not-for-profit organizations, or private businesses. • Experienced in training and using non-formal education techniques. • Speaks, reads, and writes Montenegrin and English with a high level of proficiency; (preferred high level of proficiency in Albanian both written and oral); • Possesses excellent computer skills including Microsoft Office. QUALITIES OF SUCCESSFUL CANDIDATES: • Possesses strong planning and organizational skills • Professional, ethical, and reliable • Excellent communication and inter-personal Skills; Flexible, resourceful, and creative ADDITIONAL REQUIREMENTS: • Candidate will need to pass a background/security clearance; • Candidate must maintain a current passport and be willing/able to travel in and out of Montenegro and Albania. TO APPLY FOR THIS JOB: Applications must be submitted to the Director of Management and Operations by COB May 20th, 2019 and will include: current resume or CV outlining related experience and qualifications; cover letter in English; three references; and, certificates/ documents demonstrating the candidate’s skills and abilities. Application packages can be submitted via email to ALInformation@peacecorps.gov; via mail to Peace Corps Albania, PO Box 8180, Tirana, Albania; or in person 9:00 A.M. to 5:00 P.M. Monday - Friday at Rr. Besnik Sykja, Nr. 2. Only applications from qualified applicants received by COB May 20th, 2019 will be considered. The Peace Corps is an Equal Opportunity Employer. For more information, please visit: http://peacecorps.gov/albania/contracts.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019


MOZAIK

Fondacioni Lukaj mbështet financiarisht studentët shqiptarë nga Mali i Zi RIT Kosovo (A.U.K), i njohur më herët edhe si Universiteti Amerikan në Kosovë, është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë, me ligjërata tërësisht në gjuhën angleze, i cili ofron diplomë Amerikane të akredituar dhe të njohur në gjithë botën falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Rochester Institute of Technology (RIT), New York. Studentët që përfundojnë studimet me sukses shpërblehen me diplomë Amerikane direkt nga RIT. Kjo është përparësia dhe veçantia e institucionit RIT Kosovo (A.U.K)! RIT Kosovo (A.U.K) ofron studime në një gamë orientimesh akademike si Ekonomi dhe Statistikë, Menaxhment dhe Ndërmarrësi, Dizajn Grafik dhe Multimedia, Ueb dhe Informatikë Mobile, Politika Publike dhe Qeverisje, Politika Energjetike, si dhe orientime të tjera (të ofruara përmes programit të shkëmbimit akademik jashtë vendit). Fondacioni Lukaj, me qëllim të aftësimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të kuadrove potencialë nga Mali i Zi, do të vazhdojë mbështetjen financiare dhe për vitin e ardhshëm akademik, duke mundësuar bursa të pjesshme për deri në pesëmbëdhjetë (15) studentë nga Mali i Zi të cilët planifikojnë të studiojnë në RIT Kosovo

(A.U.K). Në total, fondet e vëna në dispozicion nga Fondacioni Lukaj për studentët e kualifikuar për këtë vit tejkalojnë 50.000€, ndërsa për të konkurruar për to gjithashtu kualifikohen dhe studentët të cilët jetojnë jashtë vendit por janë me origjinë nga Mali i Zi. Kualifikimi për bursë bëhet sipas kritereve të paracaktuara nga RIT Kosovo (A.U.K) të cilat nuk parashohin limitime lidhur me numrin e bursave të ofruara për studentë, megjithatë, kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi mund të aplikojnë gjithashtu për fondet e familjes Lukaj. Përfituesit e këtyre bursave nuk janë të kushtëzuar lidhur me atë se ku mund të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale apo atë akademike pas përfundimit të studimeve. Procesi i pranimit në RIT Kosovo (A.U.K) është i njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht vendit të origjinës apo faktorëve të tjerë. Gjersa këto bursa kanë për qëllim të targetojnë studentët shqiptarë nga Mali i Zi, RIT Kosovo (A.U.K) mbështetet në parimet e jodiskriminimit dhe është e hapur për të gjithë komunitetet nga e mbarë bota. Me këtë rast, duke inkurajuar studentët që të vazhdojnë ndjekjen e programeve akademike për zhvillimin e plotë të potencialit të tyre, z. Richard Lukaj u shpreh se “edukimi është

e vetmja rrugë drejt zhvillimit personal, lirisë nga rrethanat ekzistuese dhe respektit e statusit më të avancuar në botë. Gjithashtu, vetëm përmes edukimit ne mund të zhvillojmë gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve të cilët mund të bëjnë ndryshime reale për të gjithë Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, duke u mundësuar atyre që të drejtojnë vendin drejt rrugëve inspiruese për tërheqjen e kapitalit, zhvillimin e talenteve dhe krijimin e mundësive për rritje ekonomike”. Fondet e sipërcekura janë donacion nga familja Lukaj për RIT Kosovo (A.U.K), andaj si të tilla ato administrohen nga vetë institucioni i RIT Kosovo (A.U.K). Në këtë mënyrë, inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar nga Ulqini që të vizitojnë ueb faqen e RIT Kosovo (A.U.K) për regjistrim duke ndjekur lidhjen https://kosovo. rit.edu/prospective-students/freshmen-application.html, ku më pas do të kontaktoheni nga zyrtaret e institucionit për t’u njoftuar më hollësisht lidhur me hapat e mëtutjeshëm për t’u ndjekur. Ju lutemi që për pyetje të tjera lidhur me programet e ofruara si dhe procedurat për regjistrim dhe aplikim për bursë, ndër të tjera, të dërgoni email tek admissions@ auk.org. E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Ambasadorja e Republikës së Turqisë, vizitoi Komunën e Tuzit

Vullnet për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe Tuz – Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan, e shoqëruar nga bashkëpunëtorë/e të saj ka vizituar Komunën e Tuzit. Ajo gjatë kësaj vizite është pritur nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj dhe nga zyrtarë të tjerë të kësaj komune. Siç është njoftuar nga Komuna e

Tuzit, vizita e ambasadores Ozan ishte miqësore, ku të dyja palët janë shprehur të kënaqura me bashkëpunimin e deritanishëm, duke treguar gatishmëri të ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme në mes dy vendeve mike. Ndërkaq, ambasadorja Ozan ka përgëzuar pushtetin e sapozgjedhur

në Komunën e Tuzit, posaçërisht, ka vënë theksin në vlerat tradicionale të harmonisë ndërnacionale dhe ndërfetare, të kultivuara ndër shekuj në këto hapësira. Kjo është hera e parë që ambasadorja e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Znj. Songul Ozan viziton Komunën t. u. e pavarur të Tuzit.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu vizitoi Komunën e Tuzit

Cungu: I gatshëm të ndihmoj Komunën e Tuzit Tuz – Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Z. Nazif Cungu vizitoi Komunën e Tuzit, ku është pritur nga kryetari Nikë Gjeloshaj me bashkëpunëtorët e Tij. Në njoftimin për opinion të Komunës së Tuzit thuhet se Z. Cungu ka uruar udhëheqjen e re të kësaj komune, duke shpresuar se ajo do të vazhdojë të veprojë në të mirë të përgjithshme të të gjithë qytetarëve të Malësisë. Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Z. Nazif Cungu ka shprehur gatishmërinë e Tij që me përvojat e tij nga Komuna e Ulqinit të ofrojë ndihmë për punën sa më të suksesshme në Komunën më të re në

30

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Mal të Zi, atë të Tuzit. Të dyja palët në këtë takim kanë vlerësuar nevojën e komunikimeve sa

më të shpeshta ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Komunës së Tuzit por t. u. edhe me komunat e tjera.


MOZAIK

Me mjetet e Qeverisë së Malit të Zi

Po rikonstruktohet rruga rajonale Plavë – Vojno Sellë – Krushevë – Guci

Plavë – Vazhdimi i punimeve në fazën e parë të rikonstruksionit të rrugës rajonale Plavë – Vojno Sellë – Krushevë – Guci, ka filluar më 6 maj të këtij viti, kurse në vazhdë është tenderi për zgjedhjen e kryesit të punimeve në pjesën e mbetur të rrugës prej Plavës deri në Guci, në vlerë prej 4 milionë eurosh. Këto të dhëna janë komunikuar në takimin e mbajtur kohë më parë të nënkryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, dhe drejtorit të Drejtorisë për ndërtim, Rusmir Bajraktareviq, me përfaqësuesit e Drejtorisë për Punë Publike dhe realizuesit të punëve, firmës “Toshkoviq” nga

Podgorica. Duke theksuar rëndësinë e fillimit të punëve në fillim të muajit maj, për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të sezonit ndërtimor në veri të shtetit, nënkryetari Canoviq ka shprehur kënaqësi të veçantë për tenderin e shpallur për zgjedhjen e realizuesit të punëve për rikonstruksionin e tërë aksit rrugor me gjatësi 10 km. Nënkryetari Canoviq ka theksuar se pranë kësaj rruge graviton një numër i konsiderueshëm amvisërish të Plavës dhe Gucisë dhe se përfundimisht përmes realizimit të investimit do të përmirësohen kushtet për zhvillim të aktiviteteve ekonomike dhe

turistike të banorëve lokalë të këtij rajoni. Në fazën e parë, në gjatësi prej 1.2 km, është paraparë ndërtimi i dy korsive të rrugës, trotuari dhe ndriçimi publik. Punimet kryhen nga firma “Toshkoviq” nga Podgorica, ndërsa procesi i tenderit për zgjedhjen e realizuesit të punëve në pjesën e mbetur të rrugës prej Plavës deri në Guci do të zgjasë deri në fund të majit. Vlera e tërësishme e investimit të cilin e realizon Qeveria e Malit të Zi, përmes Drejtorisë për Punë Publike, në bashkëpunim me komunat e Plavës dhe Gucisë, është mbi 4.8 Sh. Hasangjekaj milionë euro.

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

IN MEMORIAM

Ejll Zagreda, aktivist i madh e i palodhur i çështjes shqiptare Më 1 maj 2019, në New York të SHBA-së, ndërroi jetë një burrë fisnik, besnik, human e atdhetar Ejll Zagreda në moshën 94 vjeçare nga fshati Reç i Komunës së Ulqinit. Ky aktivist i palodhur e shumë i respektuar në komunitetin shqiptaro-amerikan, dhe jo vetëm, gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua me dinjitet familjes, vendlindjes dhe kombit të tij shqiptar të dashur. Ejlli jetoi me dinjitet jetën e tij në vendlindje dhe në mërgim, duke i nxitur dhe fëmijët e tij të bënin të njëjtën gjë. Ai me cilësitë e tij që zotëronte është një shembull që të frymëzon për të bërë vetëm gjëra dhe punë të mira.. Si i tillë, do të mbetet në kujtesën time e të shokëve dhe miqve të tjerë. Motoja e tij e jetës ka qenë puna me ndershmëri në të mirë të gjithë komunitetit pa dallim. Një burrë zotëri, me ia pasur lakmi. I dashur. I hareshëm e miqësor me të gjithë. Rrugëtimin e tij të jetës e vijoi me nder, bujari, traditë dhe mikpritje sipas zakoneve e traditave shqiptare. Ishte dëshmitar i shumë hidhërimeve, gëzimeve e ngjarjeve si në vendlindjen ku jetoi një pjesë të jetës ashtu edhe brenda komunitetit shqiptaro –amerikan në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Karakteristikë e tij është se gjithnjë ka qenë i dalluar për bujari e bamirësi të shprehur në çdo rast, që njerëzit i kanë kërkuar ndihmë, mikpritje me zemër të pastër shqiptari për të gjithë miqtë, dashamirësit dhe bujtësit e rastit, që kanë qëndruar në shtëpinë e tij. Ejlli qysh i ri në Reç sikurse kujtojnë shumë miq e shokë të tij, ka pasur për zemër ndjenjat e zjarrta atdhetare. Në takimet e shpeshta të përbashkëta më fliste me pasion dhe respekt për historinë e lavdishme të burrave shquar të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Malësisë dhe trevave tjera shqiptare , heroizmin e tyre ndër shekuj, dëshirat e zjarrta për liri dhe pavarësi. Ai si aktivist i madh e i palodhur i çështjes shqiptare, mori pjesë aktive në shumë demonstrata antikomuniste, që organizoheshin para OKB-së dhe shtëpisë së Bardhë në Washington, D.C. Po ashtu ai mori pjesë në demonstrata për çështjen e Kosovës, kundër regjimit serb. Sa shumë e gëzoi Pavarësia e Kosovës. - Ai që nuk i përket kombit dhe atdheut nuk i përket askujt, më thoshte disa herë . Një Meritë e madhe e Ejllit është edhe formimi kombëtar i nipit të tij Mark Gjonaj, i cili sot konsiderohet ndër shqiptaro-amerikanët më të nderuar. Këtë rrugë atdhetarie e vazhdon me shumë dashuri edhe djali i tij Kolë Zagreda. Falë bujarisë së madhe në shpirt Ejll Zagreda ka kontribuar shumë në ndihma financiare dhe materiale, për të rindërtuar kisha, xhami, rrugë e objekte tjera të infrastrukturës, për të ngritur buste e përmendore figurave të shquara shqiptare, për të ndihmuar refugjatët kosovarë në kohën e gjenocidit serb në Kosovë, sikurse dhe shumë ndihma të tjera humanitare jo vetëm në Komunën e Ulqinit, por edhe në Malësi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e SHBA. Angazhimi i tij ishte i pranishëm kudo që ai gjendej, ai kontribuoi gjithnjë nën frymën e tolerancës, mirëkuptimit e dashurisë në mes njerëzve. Zemra e tij ishte e hapur për të gjithë, sikurse edhe shtëpia e tij ishte gjithmonë e hapur dhe e mbushur plot me miq. Ai ishte një burrë model , një burrë që dinte të vinte të tjerët para vetes. I papërkulur edhe në momente të vështira. Ai ishte dhe mbetet njeriu i vullnetit të mirë, i sukseseve të mira i dashu-

risë për njerëzimin, për shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedo0nisë, Luginës së Preshevës e Arbëreshët e Italisë dhe të tjerët kudo që ndodhen. Thoshte: I dua shqiptarët , mos më akuzoni pse i dua. Ai e deshti vendlindjen, punoi për të dhe ia fali të gjitha ato që kishte. Nderimi qe iu bë mikut tim të shtrenjtë dhe familjes së tij në funeralin Faranga Bros në Nju-Jork, ditën e shtunë, më 4 maj, nga një numër i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe amerikanëve, në mesin e të cilëve edhe personalitete të larta politike shqiptare dhe amerikane flasin më së miri për vlerat e tij, që familjarët e tij , fëmijët, nipat, mbesat, dhe ne të gjithëve na bëjnë krenarë. Në këtë ceremoni mortore, në të cilën në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan, për jetën dhe veprimtarinë e tij, foli Gjekë Gjonlekaj, u dallua në mënyrë të veçantë pjesëmarrja e Batalionit “ Atlantiku”. Ejll Zagreda për mua ishte një prind i dytë, një njëri i fjalës, i besës. Unë gjithmonë do ta kujtoj si vëlla për të vetmuarit, si përkrahje për të pamundurit dhe si një shpresë për të dëshpëruarit. Do ta mbaj mend si një njeri të rrallë. Si një njeri të qeshur e plot jetë. Si një njëri zemër mirë, që ishte rritur në vuajtje, por që vuajtjet kurrë si duronte. Si një bir shqiptar që diti të ruaj dhe të promovojë vlerat e vërteta të traditës së bijve shqiptarë , i cili do të jetë frymëzim jo vetëm për fëmijët dhe të afërmit e tij, por edhe një shembull i mirë për të ardhmen.Si një shqiptar të ndershëm e fisnik, me virtyte të larta njerëzore e formim të pastër kombëtar. I lehtë të qoftë dheu i vendlindjes që aq shumë e deshti dhe që gjithçka ia fali me besnikëri dhe fisnikëri! Gj. Gjonaj


SPORT

Në Ulqin u mbajt turneu dyditor në pingpong “Trofeu i Ulqinit 2019”

Morën pjesë 150 pingpongistë nga vendet e rajonit Ulqin – Klubi i Pingpongut “Valdanos” dhe Lidhja e Pingpongut të Malit të Zi organizuan gjatë fundjavës në Ulqin edicionin e tretë të turneut në pingpong “Trofeu i Ulqinit 2019”, në të cilin morën pjesë rreth 150 pingpongistë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Rusia. Në një konkurrencë të fortë, ku janë zhvilluar ndeshje mjaft cilësore, pingpongistët kanë garuar në katër kategori: kadetë, juniorë, seniorë dhe veteranë. Në kategorinë e kadetëve, vendin e parë e ka fituar Andrej Millosheviq, vendin e dytë Jaksha Krivokapiq, kurse vendin e tretë Çedomir Stavljeniq. Ndërkaq në kategorinë e kadeteve, më e mira ka qenë Martina Ostojiq, vendin e dytë e ka fituar Shega Hashani, kurse vendin e tretë Andreja Bajoviq. Në kategorinë e juniorëve ka fituar Kreshnik Mahmuti, i ndjekur nga Millosh Radoviq dhe Sulejman Carkini. Për femra, në këtë kategori, vendin e

Në një konkurrencë të fortë, ku janë zhvilluar ndeshje mjaft cilësore, pingpongistët kanë garuar në katër kategori: kadetë, juniorë, seniorë dhe veteranë

parë e ka fituar Shega Hashani, vendin e dytë Jerina Rexhepi dhe vendin e tretë Katarina Franeta nga Klubi i Pingpongut “Valdanos”. Në këtë klub vlerësojnë se vendi i tretë i fituar nga pingpongistja e tyre e re përbën sukses të madh për ta. Fitues në kategorinë e seniorëve ka qenë Filip Radulloviq, vendin e dytë e ka fituar Bojan Cuboviq, kurse vendin e tretë Fatih Karabaxhaku. Linda Zeqiri ka fituar në kategorinë e senioreve, vendin e dytë e ka zënë Andreja Bajoviq, kurse vendin e tretë

Jerina Rexhepi. Veterani më i mirë në këtë turne dyditor ka qenë Ivica Stankoviq, pas të cilit është renditur Nahidin Mujelinoviq, dhe në vendin e tretë Eroll Boshnjaku. Kryetari i Klubit të Pingpongut “Valdanos”, Remzi Pulti, thotë se çdo gjë ka qenë në nivel dhe se nga të gjithë pjesëmarrësit dhe referët kanë marrë vlerësime pozitive. “Kemi shumë vlerësime pozitive nga referët profesionistë, dy prej të cilëve kanë marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Rusi dhe do të bëjnë përpjekje që në të ardhmen në Ulqin të organizojmë gara regjionale ose ndonjë kampionat ballkanik”, shprehet Pulti, duke shtuar se pingpongistët në profilet e tyre në rrjetet sociale kanë vlerësuar edhe mikpritjen ulqinake. Mbajtjen e turneut “Trofeu i Ulqinit 2019” e kanë mbështetur Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Malit të i. k. Zi.

E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

33


MARKETING

Fahrudin Gjokaj është një pilot profesionist dhe i licencuar në fluturimin e lirë me vela apo siç njihet ndërkombëtarisht me termin “Paragliding”. Gjokaj falë pasionit, kurajës dhe adrenalinës gjithnjë në rritje për fluturim të lirë, filloi ta ushtrojë atë prej një viti e gjysmë për tu bërë sot pjesë e pandarë e përditshmërisë së Tij. Ai Paraglidingun e konsideron si pjesë të jetës, duke e shikuar me një admirim të jashtëzakonshëm, fluturimi i lirë e plotëson atë në të gjitha aspektet. Ai gjatë kësaj interviste për gazetën “Koha Javore”, pasqyron dukuri të ndryshme të cilat e karakterizojnë këtë sport ajror në tërësi

Intervistë me pilotin e fluturimit të lirë me vela, Fahrudin Gjokaj

Fluturimi, pjesë e pandarë e jetës

34

Javore KOHA

E ENJTE, 16 MAJ 2019


INTERVISTË Koha Javore: Çfarë të nxiti që t’i hysh fluturimit të lirë dhe çfarë është Paraglidingu për ty? F.Gjokaj: Të fluturoj në hapësirë të kaltër e të pafund, të shikojë Botën nga lart, nga perspektiva e Shqiponjës, për mua ka qenë vetëm një ëndërr. Pasi u njoftova se ekzistojnë shkollat në Rajon në të cilat mund ta ushtrosh fluturimin e lirë me vela, mora guximin që t’i hyjë kësaj sfide. Paraglidingu për mua është ushqim i syve dhe i shpirtit, është frymëzim dhe ndjenjë lirie, por të gjitha këtyre ju shtohet intensiteti kur shkarkohet masa e adrenalinës në trup. Koha Javore: Çfarë përshtypjes ke nga fluturimi i parë dhe ku qëndron e bukura e fluturimit? F.Gjokaj: Pas përfundimit të provimeve me shkrim, një kohë, së bashku me instruktorin profesionist ushtrova ngritjen dhe mbajtjen e velit mbi vete, kështu erdhi koha edhe për fluturimin tim të parë. Një nga pilotët e tjerë të cilët vëzhgonin përgatitjen për fluturimin tim më tha: “pas këtij fluturimi asgjë nuk do të jetë më sikurse ka qenë”, për momentin nuk ia vura vëmendjen. Duke vrapuar, ngrita velin mbi kokë dhe u shkëputa nga toka. Qëndrimi në ajër në lartësinë afro 400 metra dhe shikimi poshtë, herën e parë shkarkon masë të madhe të adrenalinës në trup, janë emocione aq të forta saqë është vështirë të gjejë fjalë që t’i përshkruaj. Tani më kujtohen fjalët e kolegut sepse pas fluturimit të parë, fluturimi bëhet pjesë e pandarë e jetës. Koha Javore: Ju jeni profesionist i kualifikuar dhe i licencuar për Paragliding, por edhe përkundër kësaj, a Ju ndodh që të keni frikë nga lartësia gjatë fluturimi ? F.Gjokaj: Njeriu nuk është i krijuar për të qëndruar lart në ajër, prandaj frika nga lartësia është normale, por pas një përvoje syri mësohet në lartësi, përvoja fitohet dhe frika zhduket, prandaj të qëndrosh në lartësi ndjen vetëm kënaqësi. Koha Javore: Çfarë e bën një fluturues të tillë të kompletuar për t’u marrë me Paragliding? F. Gjokaj: Pas shkollimit në shkol-

la të licencuara të cilat për fat të keq nuk i kemi këtu në Mal të Zi por vetëm në rajon, merr një diplomë të cilën e paraqet në Agjencinë për Aviacionin Civil, ku më pas jep provimet me shkrim dhe bën praktikën. Kur bëhet fjalë për pajisjet për fluturim nevojiten: sistemi i cili në vete ka parashutën për raste emergjente, veli i cili zgjidhet varësisht nga pesha dhe shkalla e përvojës së pilotit, instrumentet që tregojnë lartësinë, shpejtësinë, përkrenarja, këpucët speciale me qafë dhe dorashkat. Koha Javore: Cilët janë faktorët të cilët mund të ndikojnë negativisht që një fluturim të rrezikohet dhe a është respektimi i parimeve meteorologjike kusht për një fluturim të sigurt dhe pa pasoja? F.Gjokaj: Faktori kryesor është respektimi i parimeve meteorologjike, pra ekzistojnë rregullat që duhen respektuar nëse do që fluturimi të jetë pothuajse absolutisht i sigurt, por edhe këto si të gjitha të tjerat, piloti profesionist i mëson dhe i ushtron në stërvitje. Koha Javore: Në cilat zona fluturoni më së shumti, cilat janë lokalitetet që ju i keni pikasur dhe i frekuentoni për fluturime? F.Gjokaj: Deri më tani kam fluturuar në Malësi, Podgoricë, Nikshiq, Budvë, Tivar dhe në gjashtë lokalitetet Zllatiborit në Serbi. Në të ardhmen planifikoj që të fluturoj në Shqipëri e më pas dëshirat janë të shumta. Koha Javore: Sa kohë mund të zgjasë një fluturim dhe cila është lartësia më e madhe që ju lejohet që ta ngjitni? F.Gjokaj: Gjatësia e fluturimit varet nga kushtet atmosferike. Nëse duam ta marrim për bazë erën dhe të bëjmë fluturimin pranë malit, atëherë për të qëndruar gjatë në ajër, forca e erës na nevojitet 4-8 mps ku mund të fluturohet derisa intensiteti i erës dobësohet, kjo nganjëherë mund të zgjasë gjatë tërë ditës. Nëse për bazë fluturimi duam t’i kemi kolonët termike, atëherë lartësia mbidetare që mund të arrijmë është mbi shtresën e oksigjenit, mirëpo ne nuk ngjitemi mbi 3500-4000 metra,

sepse atëherë pakësohet oksigjeni dhe nuk duam të rrezikojmë. Sa i përket distancës, ajo varet nga kolonat termike, me 1km lartësi me erë 0mps kalojmë përafërsisht 8km gjatësi, do të thotë kolona termike është “pikë karburanti” i pilotit të fluturimit të lirë, mund të kalohen me qindra kilometra. Koha Javore: Në Malësi jeni vetëm dy persona që merreni me Paragliding, a mendoni se ky sport i ri jo vetëm tek ne por dhe më gjerë do të duhej të zhvillohej më shumë dhe si mund të realizohet avancimi i Tij? F.Gjokaj: Po e vërtetë, tani për tani në Malësi jemi vetëm unë dhe Arben Gjurashaj që merremi me Paragliding. Në Mal të Zi nuk ka shkolla të licencuara për stërvitje dhe ky fakt vështirëson avancimin e këtij sporti, kurse në Botë ky sport është shumë më i zhvilluar dhe ka një histori të suksesshme. Koha Javore: Sa ka Malësia pika të përshtatshme për fluturimin e lirë me vela? F.Gjokaj: Kemi Deçiqin i cili është sikurse ta kishte krijuar perëndia për këtë sport ajror. Pra, në pjesën jugore të Deçiqit ne mund të fluturojmë në erë të juglindjes, jugut, jugperëndimit dhe perëndimit, fakt i cili e bën Bratilën poligon ideal për Paragliding, kurse panorama të cilën e kemi kur ngjitemi në ajër është mahnitëse. Koha Javore: Sa ua sugjeroni të rinjve që të merren me paraglaiding? F.Gjokaj: Ata të cilët duan ta ndjejnë lirinë dhe lumturinë me plot mushkëri, ta ndjejnë adrenalinën e cila nuk mungon kurrë, të cilët duan t’i shikojnë bukuritë dhe natyrën nga një perspektivë e Shqiponjës, le ta provojë këtë sfidë, mirëpo ta marrin me seriozitet, sepse që të kontrollosh masën e shkarkimit të adrenalinës në trup, nuk mjafton vetëm talenti dhe pasioni sepse mbi të gjitha duhet një ekuilibër mendor dhe trupor, pra duhet të vëzhgohen nga syri i profesionistit dhe nga njëri nivel në tjetrin arrihet deri tek përvoja, pastaj të fluturosh bëhet aq e lehtë sikur të ngasësh një biçikletë. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 16 MAJ 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 16 maj 2019

Viti XVlll Numër 863 Çmimi 0,50

Paradokse shqiptare! ISSN 1800-5696

Homeopati në politikë

Olsi Beçi, fotogra i suksesshëm që bë kineast i mad


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.