Koha 864

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 maj 2019 Viti XVlll Numër 864 Çmimi 0,50

Përballja me të shkuarën obligim i shteteve demokratike ISSN 1800-5696

Bashki e bakshish

Shqipëria ishte në një udhëkryq delikat


PËRMBAJTJE

12

16 U hap ekspozita “Varret princore në Mal të Zi”

Përmendore brezash

18

22 Aktori kosovar në serialin Netflix-it

Mjeshtre e madhe e kostumografisë kosovare

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019


PËRMBAJTJE

24

26 U hap ekspozita fotodokumentare mbi lejekalimet dypronësore

Mbrëmja më e bukur dhe më emocionuese e gjeneratave

28

35 25 medalje dhe tre trofe në turneun “Podgorica Open 2019”

Riaktualizohet pronësia e pushimores në Kamenovë, Kosova nuk heq dorë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, reagon pas bllokimit të xhirollogarisë së Komunës së Ulqinit nga “Rekreatursi” për shkak të rastit K1

Kërkohet reagimi i Qeverisë dhe i prokurorisë Podgoricë - Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, në Kuvendin e Malit të Zi, ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën shpalosi pakënaqësinë mbi gjendjen aktuale të rastit K1, i cili ka bllokuar xhirollogarinë e Komunës së Ulqinit. Nimanbegu tha se kompania “Rekreaturs” nga Budva, anëtare e grupit “Atlas”, para disa ditësh e ka bllokuar edhe zyrtarisht xhirollogarinë e komunës së Ulqinit, kur edhe ka filluar përmbarimi i dhunshëm i kërkesave të paditësit në vlerë diç më të lartë se 6 milionë euro, për rastin nga viti 1983, kur në bazë të Vendimit të Komitetit Republikan për Urbanizëm të Malit të Zi, është rrënuar lagjja turistike “K1” në Plazhin e Madh. “T’ua përkujtoj se firma ‘Rekreaturs’ nga Kosova, pra Bashkësia vetëqeverisëse e interesit për pushime dhe rekreacion të punëtorëve të Kosovës, është regjistruar në Mal të Zi me një procedurë problematike, pasi që regjistrimin e kanë bërë disa punëtorë të kësaj firme, të ikur në Mal të Zi më 1999, duke marrë vendimin për zhvendosjen e selisë së ndërmarrjes. Se i tërë rasti është e dyshimtë dhe i bërë me paramendim, flet edhe fakti se në vitin 2002 firmën e ka blerë ‘Atlas grupa’ për 60.000 euro, e që disa vjet më vonë, pranë Gjykatës Ekonomike, vetëm në bazë të një borxhi ka

4

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

kërkuar dëmshpërblimin prej 10,5 milionë euro, pikërisht për objektet që u kanë takuar Sindikatave të Kosovës. Ju përkujtoj se kjo ndërmarrje u bë pronare e ‘KAMENOVA-s’ për vetëm 60.000 euro. Dhe kjo tani vlen 14 milionë. Gjithashtu ‘Rekreaturs d.o.o. Budva’ është në proces me qytetarët e Budvës, ish-pronarët, dhe jemi në dijeni se edhe AKP (Agjencia për Privatizim e Kosovës) është duke u kyçur në procesin e ri pranë Gjykatës në Kotorr, ku AKP padit ‘Rekreatursin’ për prezantim të rrejshëm”, ka thënë Nimanbegu. Ai ka thënë se Rekreatursi edhe më tutje është në evidencë dhe se ekziston në Kosovë, “por këtë gjykatat tona, çuditërisht e anashkalojnë”. “Sigurisht që është ende kontestues vetë legjitimiteti i paditësit ‘Rekreaturs Budva’, dhe nuk ekziston asnjë aktvendim gjyqësor që mund të ma provojë të kundërtën dhe se nuk ka logjikë në Aktvendimin e gjyqit. Pra, mund ta them lirisht, se me vendimin e Gjyqit, dikush që është prezantuar rrejshëm është njohur si palë në procesin gjyqësor. Sot, pas plotfuqishmërisë së vendimit, shohim se këta aktorë ia kanë arritur qëllimit të vet, që në rrethana të dyshimta t’i fitojnë 6 milionë euro, dhe në këtë mënyrë ta vjedhin një buxhet të tërë vjetor të Komunës së Ulqinit dhe ta çojë komunën drejt bankrotit”, u shpreh më

tej nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu. Ai thotë se pasojat janë të paparashikueshme dhe shpreh irritim të madh ndaj këtij vendimi. Sipas tij, me këtë vendim komuna e Ulqinit do të jetë e bllokuar 10 deri në 11 muaj pasi që aq parashikohet se do të zgjasë “pagesa e dhunshme”. Nimanbegu ka ftuar Qeverinë dhe komunën e Ulqinit që ta zgjidhin së bashku këtë sfidë dhe në mbledhjen e parë të ardhshme të Qeverisë ta shqyrtojnë dhe ta gjejnë zgjidhjen për heqjen e bllokadës komunës së Ulqinit, “jo me prolongim të përmbarimit për një kohë të caktuar, por me një zgjidhje afatgjatë, qoftë me marrjen mbi vete të tërë borxhit nga ana e Malit të Zi, qoftë me gjetjen e zgjidhjes për shpagimin afatgjatë për shumën e caktuar në rastin gjyqësor”. Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, ky veprim është alarm për Qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, por edhe instancat tjera gjyqësore që të ulen dhe ta analizojnë këtë problematikë, në mënyrë që të gjejnë zgjedhje juridike me të cilën do të mbrohen institucionet lokale dhe shtetërore nga raste të tilla, si dhe qytetarët e të gjitha komunave tona, në mënyrë që çështjet jetike të mos rrezikohen. (Kohapress/Koha Net)


NGJARJE JAVORE

Rrugët dhe sheshet e qytetit Tutin në Sanxhak

Me emra shqiptarësh të shquar Rrugët dhe sheshet e qytetit Tutin në Sanxhak tashmë kanë marrë emra të shqiptarëve të shquar nga Kosova dhe Shqipëria. Për këtë në profilin e tij në Facobook, ka njoftuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA), Dr.Sulejman Ugljanin. Me këtë rast ata kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy partive, Vetëvendosjes dhe SDA-së. Kurti ka shkruar se e ka takuar liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Dr. Sulejman Ugljanin, kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak), i cili së fundmi me listën e quajtur “Vetëvendosje” i ka fituar

bindshëm zgjedhjet për Këshillin Nacional të Boshnjakëve në Serbi. Dr. Uglanini shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i partisë së tij, Ahmedin Shkrijel, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Mirza Hajdinoviq e Merfid Kamesniçanin. “Unë isha bashkë me kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hydajet Hyseni, si dhe nënkryetarin e komunës jugore të Mitrovicës, Faruk Mujka. Në takim mori pjesë edhe aktivisti i njohur për çështjen e Sanxhakut, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu. Ju falënderova Dr.Uglaninit për qëndrimin e tij ndaj Kosovës duke nënvizuar se zëri i Kosovës do të jetë gjithnjë e më i theksuar në avancimin

e pozitës së Sanxhakut. Dr. Uglanini ka mbaruar shkollën fillore në Mitrovicë, të mesmen në Prishtinë, kurse fakultetin dhe specializimin në Sarajevë. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit mes komunave të Kosovës, ku qeveris apo bashkëqeveris Lëvizja jonë, me komunat e Sanxhakut, per mundësinë e futjes së kuotave të regjistrimit të studentëve të Sanxhakut në universitetet publike të Kosovës, ekskursionet e nxënësve tanë në viset e Sanxhakut etj. Dr. Ugljanini më njoftoi se si në komunën e Tutinit në Sanxhak, rrugëve dhe shesheve u janë dhënë emrat e shqiptarëve të shquar si Nëna Tereze, Naim Frashëri, Shaban Polluzha, Nexhip Draga, Ferat Draga, Aqif Blyta, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Fehmi Agani etj. dhe se këta emra do të vendosen po ashtu në komunat tjera të Sanxhakut. Shpreha qëndrimin tonë se edhe në Kosovë duhen bërë emërtime me emrat e heronjve të Sanxhakut. Dr. Sulejman Uglaninin e ftova në manifestimin për 141 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e që atëbotë është mbështetur financiarisht nga Jusuf Pazari”, ka shkruar Kurti. (Koha Net)

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Përballja me të shkuarën obligim i shteteve demokratike Vetëm ato shtete të cilat Dr.Nail Draga

Miratimi i pluralizmit politik në Europën Juglindore, përkatësisht në vendet e ish kampit socialist filloi me shëmbjen e Murit të Berlinit(8 nëntor 1989), duke u legalizuar në vitin 1990, që ishte fitore për popujt e vendeve përkatëse. Ishte ky fillimi i një frymëmarrje të re, duke legalizuar fjalën e lirë e cila ishte e ndaluar për rreth pesë dekada. Me paraqitjen e subjekteve të ndryshme politike, skena politike tash njihte pozitën dhe opozitën si binome të çdo vendi me demokraci pluraliste. Mali i Zi me hipotekat e kaluara Ndonëse po behën tre dekada nga miratimi i pluralizmit, Mali i Zi ende është i mbyllur për të trajtuar çështjet nga e kaluara e kohës moniste, që ka të bëjë me dënimet ndaj qytetarëve për pikëpamjet e tyre politike të cilët pushteti i trajtonte si armiq të sistemit të kohës. Kemi të bëjmë me mungesën e guximit të pushtetit për t’u ballafaquar me të kaluarën, që është obligim moral

6

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

kanë hipotekat nga e kaluara kanë frikë të përballen me të shkuarën, sepse janë të vetëdijshëm për krimet e bëra nga strukturat qeveritare në kohën e monizmit, përkatësisht të diktaturës e cila ka lënë pasoja të mëdha tek qytetarët e vendeve të ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk bën përjashtim

për viktimat dhe trashëgimtarët e tyre. Në saje të të dhënave që disponojmë në lidhje me burgosjet e të inkriminuarve si mbështetës të Informbyrosë(1948), Mali i Zi në përqindje ka pasur numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Jugosllavi, të cilët kanë vuajtur dënimin në ujdhesën-burg në Goli Otok në Kroaci, ku janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe janë likuiduar si kundërshtarët e sistemit komunist. Deri më tash në Mal të Zi nuk është miratuar asnjë ligj i cili do të rehabilitonte apo ti kompensonte ish të burgosurit në Goli Otok apo anëtarët e familjeve të tyre, edhe pse disa herë Qeveria ka premtuar që këtë çështje do ta vendosë në agjendën e saj, që e obligon edhe Deklarata e miratuar në Kuvendin e Malit të Zi. Por, ndasitë politike në Mal të Zi nuk mund të jen arsyetim për mostrajtimin adekuat të pasojave të krimeve, të cilat në Mal të Zi, nuk janë vetëm nga

viti 1948, por duke filluar me marrjen e pushtetit nga komunistët nga viti 1944. Andaj, në rrethana të reja shoqërore në pluralizëm, është e nevojshme që institucionet përkatëse duhet të kujtojnë viktimat politike nga koha e sistemit komunist në Jugosllavi, sikurse veprohet në vendet demokratike, sepse kultura e kujtesës është ndjenjë e obligim qytetarie. Në këtë aspekt Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2006 ka miratuar Rezolutat e Këshillit të Europës: nr. 1096, nga viti 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe nr. 1481, nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. Po ashtu, Parlamenti europian ka miratuar rekomandimin ku theksohet që çdo vend duhet të përcaktojë kohën dhe mënyrën e shënimit të kujtimit ndaj viktimave të regjimeve totalitare, duke ia përshtatur historisë dhe traditës së tyre.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Por, me gjithë obligimet e detyrueshme, deri më tash në Mal të Zi kemi një heshtje në këtë drejtim, andaj edhe sot nuk ekziston një datë e cila do të shënohej si Dita e kujtesës së viktimave të komunizmit, sikurse kanë vepruar vendet e tjera nga ish kampi socialist.

Mungon vullneti politik i pushtetit

Është praktikë e obligueshme se në lidhje me trajtimin e çështjeve te ndryshme shoqërore fillimisht duhet të konsultohet baza ligjore për ngritje të procedurave përkatëse përmes projektligjeve dhe miratimit të tyre në kuvend, për avancimin e çështjeve përkatëse. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se për çështjet e tilla nuk mjafton inicimi nga një individ apo subjekte të ndryshme, por duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, përkatësisht i shumicës parlamentare. Por, duke marrë parasysh faktin se partia politike DPS, është vazhduese e të vetmes parti politike LKJ-së në monizëm, nisma është dashur të fillojë nga ajo. Sepse ajo përveç përvojës politike ka pasur obligim moral dhe shoqëror për të qenë shembull për të tjerët. Ndërsa fakti pse nuk kanë vepruar në mënyrë të tillë, shkaqet mund të jenë të ndryshme, ku më kryesorët mendoj se janë: a/ koha e shpejt e kalimit nga sistemi një monist në atë pluralist, b/ mbajtja e zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare(9.12.1990) në prag të fillimit të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, c/vazhdimësia e politikës proserbe e udhëheqjes malazeze deri në vitin 1997 dhe ç/ moskonsolidimi i Malit të Zi në aspektin politiko-shtetëror deri në Referendumin për pavarësi më 21 maj 2006. Por, nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006 dhe miratimi i Kushtetutës në vitin 2007 kanë ekzistuar mundësitë reale të punohet në miratimin e rezolutave përkatëse që do të ishte në favor të dënimit të krimeve të komunizmit, por ka munguar vullneti politik i subjekteve politike dhe e pushtetit në këtë drejtim.

Refuzohet emërtimi i rrugës “Viktimat e komunizmit”

Ndonëse Këshilli për dhënien e propozimit të emrave të rrugëve, shesheve e institucioneve për komunën e Ulqinit kishte miratuar regjistrin përkatës, ishte obligim që në lidhje me këtë çështje të konsultohet dhe merret mendimi nga komisioni përkatës nga

Ministria e Kulturës së Malit të Zi. Nga takimi i mbajtur në Podgoricë, pasi u shqyrtuan propozimet tona në kuadër të regjistrit të përgjithshëm, në mënyrë kategorike u refuzua propozimi ynë që një rrugë në qytetin e Ulqinit të emërtohet me emrin Viktimat e komunizmit. Duke marrë parasysh faktin së ishte caktuar data e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Ulqinit, ku në rend të ditës ishte edhe miratimi i regjistrit me emërtimet përkatëse, në foltoren e kuvendit të Ulqinit më 20 korrik 2015, të pranishmëve iu sqarova procedurën e ndjekur deri më tash në bazë ligjore, dhe kam informuar se propozimi ynë nuk është mbështetur nga komisioni përkatës nga Ministria e Kulturës, ku në mënyrë identike ishte reagimi edhe nga këshilltarët nga Kuvendi i Ulqinit. Një veprim i tillë nga komisioni përkatës në kuadër të Ministrisë së Kulturës, si pjesë e Qeverisë shtetërore, nuk është për të çuditur, sepse në nivel shtetëror deri më tash nuk është marrë asnjë vendim përkatës, qoftë në formë rezolute apo ligji në lidhje me krimet e komunizmit. E pse nuk janë ndjekur shembujt nga vendet e ish kampit socialist edhe këtu në Mal të Zi, nuk është vështirë të kuptohet, sepse, këtu ende kemi të njëjtin mentalitet të pushtetit si në monizëm me disa ndryshime kozmetike si rezultat i pluralizmit politik, që paraqet rast unik në kohën postmoniste në Europën Juglindore. Por, duke marrë parasysh së në Mal të Zi ekziston emërtimi Sheshi i viktimave të Goli Otokut (Trg zrtava Golog Otoka) në Podgoricë, është paradoks që të mos miratohet edhe një rrugë apo shesh me emërtimin Viktimat e komunizmit, që do të ishte dëshmi e respektimit të viktimave që pësuan në kohën e monizmit(!).

Mungon ligji i lustracionit

Po ashtu në këtë aspekt ka qenë e udhës të miratohet në Kuvend edhe ligji i lustracionit, që do të ndikonte në pastrimin e skenës politike nga ata persona të cilët kanë qenë pjesë e strukturave qeveritare në nivel lokal e shtetëror, që kanë marrë pjesë në veprime diskriminuese ndaj qytetarëve për bindjet e tyre politike, që janë dënuar me burg. Një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet me asgjë, vetëm me frikën për pasojat e tyre dhe mbetjes jashtë skenës politike edhe në kohën e pluralizmit. Nuk ka dilemë së çdo veprim në këtë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

aspekt tash është i vonuar, por është i papranueshëm qëndrimi indiferent i subjekteve politike opozitare, të cilat është dashur që një çështje të tillë ta trajtojnë me përparësi vite me parë, duke marrë vendime ligjore, ku ballafaqimi me krimet nga e kaluara do të ishte në favor të pluralizmit sikurse në vendet me demokraci të konsoliduar.

Përgjegjësia e subjekteve politike shqiptare

Ndërsa në këtë aspekt nuk mund të amnistohen as subjektet politike shqiptare të cilat si pjesë e pushtetit qendror nga viti 1998, nuk kanë punuar asgjë, duke ditur se një numër i konsideruar i shqiptarëve në monizëm kanë pësuar për bindjet e tyre politike, duke pasur pasoja personale, familjare dhe shoqërore. Shqiptarët e kanë përjetuar në lekurën e tyre politikën diskriminuese nga viti 1944 e më pas, përmes dënimeve, vrasjeve dhe montimeve të proceseve gjyqësore të motivuara politikisht. Raste të tilla ka pasur si në Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Malësi e Plavë-Guci, ndërsa masakra e Tivarit me 1 prill 1945 ndaj kosovarëve në Monopolin e duhanit paraqet dosje të veçantë, e cila duhet të hulumtohet në të ardhmen. Në gamën e persekutimit të shqiptarëve në Mal të Zi rast tipik paraqet viti 1981, kur ka filluar fushata antishqiptare e organizuar nga pushteti i kohës, si shkas i demonstratave në Kosovë, duke dënuar, burgosur e larguar nga puna një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, që tërësisht ishte me motivacion politik dhe në shërbim të politikës serbomadhe, për të luftuar gjoja “nacionalizmin” shqiptar. Andaj, subjektet politike nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi e kanë pasur obligim që çështjet e tilla t’i i trajtojnë me strukturat qeveritare dhe forumet përkatëse ndërkombëtare, duke ofruar përfundime të pranueshme përmes institucionit të rehabilitimit moral dhe kompensimit material, sikurse kanë vepruar vendet demokratike. Por, nga pushteti aktual edhe tash në pluralizëm, ka munguar guximi për të kërkuar falje për krimet e bëra gjatë monizmit, që do të ishte gjest qytetarie për t’u ballafaquar më të kaluarën, por jemi dëshmitarë se ideologjia komuniste këtu është ngulitur thellë në vetëdijen e strukturave të pushtetit si në asnjë vend tjetër nga ish- kampi socialist, që meriton hulumtim të veçantë. (Maj 2019) E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi diktatorial i politikanëve shqiptarë Bernd Borchardt

Përmendja e parë e “hostis publicus”, armikut publik, i referohet perandorit Neron dhe u përdor nga Senati Romak kundër tij. Shekspiri e rimerr termin në fillim të shekullit XVII në dramën e tij që bën fjalë për fatin e gjeneralit romak Koriolanus, i cili luajti rol në historinë e hershme të Republikës Romake. Në dijeninë time – hera e parë që termi u përdor në kuptimin e sotëm, si armë në duart e demagogëve dhe diktatorëve, pjesë e pseudojustifikimeve të sundimit totalitar, ishte gjatë revolucionit francez. Në vitin 1792, Robespieri deklaroi se “qeveria revolucionare ka si detyrim ndaj qytetarëve të mirë të gjithë mbrojtjen e shtetit – ajo nuk u detyrohet asgjë armiqve të popullit, përveç vdekjes”. Ne të gjithë e dimë sa njerëz vdiqën në gijotinë gjatë rrjedhës së mëtejshme të revolucionit ose gjatë masakrave në Vendee dhe në shumë raste të tjera që lidhen me Regjimin e Terrorit, siç u quajt më vonë kjo periudhë e revolucionit francez. Në atë kohë, ishte zhvilluar një ideologji, e cila u përdor për të justifikuar këto mizori. Veçanërisht, idetë e

8

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Jean-Jacques Rousseau u përdorën si themel për idenë totalitare të një “vullneti të përgjithshëm”, që e lejon ligjvënësin të pretendojë se mishëron vullnetin e popullit dhe idenë, po aq totalitare, se ekziston një e vërtetë politike absolute dhe e përsosur që mund dhe duhet të përdoret për të riformatuar shoqërinë dhe që legjitimon ushtrimin e pakontrolluar të pushtetit. Kjo e lejoi Robespierin dhe dishepujt e tij të formonin diktaturën e parë totalitare në kohët moderne dhe të përpiqeshin për të formësuar një shoqëri të tërë sipas vizionit të tyre. Këtu nënkuptohej shfarosja fizike e “kundërrevolucionarëve” dhe gjithë atyre që konsideroheshin si të paintegrueshëm në shoqërinë e ardhshme të përsosur, pra “armiqve të popullit.” Nuk është çudi që Hitleri, Lenini, Mao dhe Pol Poti e admironin Robespierin dhe u bazuan në konceptin e tij për luftën kundër armiqve të deklaruar të popullit: Hitleri me hebrenjtë, Lenini me borgjezinë dhe menshevikët e kështu me radhë. Unë nuk e di nëse Enver Hoxha e përmendte Robespierin, por ai vepronte sipas mësimeve të tij. Të gjithë këta e bazonin legjitimitetin e pushtetit të tyre në një identifikim pothuajse mitik të udhëheqësit me njerëzit, në një udhëheqës/fyhrer, i cili mishëronte “vullnetin e përgjithshëm” të popullit dhe nuk kishte nevojë për ndonjë legjitimim tjetër të pushtetit – sigurisht jo e jo për një

Kur më ftuan në këtë debat për të folur sot këtu, mendova për konceptin e armikut të popullit dhe u përpoqa të bëja një kërkim se nga rridhte ky koncept, cila është historia e tij, cila është ideologjia pas tij dhe, veçanërisht sërish gjatë ditëve të fundit, mendova për hijet e tij të gjata

legjitimim aq të rëndomtë si ai që vjen nga kutia e votimit. Në fillim të shekullit XX, koncepti i armikut të popullit ishte futur tashmë edhe në art: shkrimtari norvegjez Henrik Ibsen shkroi dramën tejet të zymtë me të njëjtin titull, ku përshkruhej përdorimi i termit për të frikësuar, izoluar dhe përdorur mjete represive kundër atyre që mendojnë ndryshe. Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti. Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”. Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit. Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm

mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat. Por, ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri. Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet – janë përgjigjet e tij thelbësore. Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore. Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë. (Fjala e kryetarit të Prezencës së OSBE-së në konferencën ndërkombëtare shkencore, “Fytyra e armikut të popullit gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”, maj 2019) E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Bashki e bakshish Në Shqipëri, bakshishi shpesh kërkohet, por edhe ofrohet. Në vendet me korrupsion të përhapur, për shembull, një polic ose një punonjës migracioni ose doganier ose çdo lloj tjetër zyrtarit qeveritar mund ta shpëtojë qytetarin nga arrestimi i ligjshëm ose i paligjshëm, lëshimi i gjobës ose vendosja e një tatimi kundrejt një bakshishi, ryshfeti a pagese nëndorë. Arsyeja që dy fjalë kanë diçka të ngjashme është se ato ngjajnë; janë si dy vija paralele në dukje por nëse zgjaten, bashkohen

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Bashki e bakshish, kur përmend njërën të kujtohet tjetra, nuk janë e

“ 10

njëjta gjë; e para përfaqëson bashkim të zonave nën një administrim;

Bakshish, është fjalë persishte, e huazuar në osmanishte dhe e përhapur në të gjitha gjuhet dhe kulturat e Ballkanit. Në gjuhën shqipe, arabe, boshnjake, bullgare, indiane, maqedonase, rumune, ruse, serbe dhe turke, bakshish do të thotë “me dhënë diçka kundrejt diçkaje tjetër përtej çmimit të kërkuar; në greqisht, bakshish mund të nënkuptojë edhe dhuratë; në gjermanisht dhe frëngjisht është një ryshfet i vogël. Kur mitologu amerikan Joseph Campbell vizitoi për herë të parë Indinë në vitin 1954, ai u ndesh me një lypje të përhapur, që e quajti Kompleksi Bakshish

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

e dyta, korrupsion, vjedhje të hapur me detyrim ose me dashje të administratës ndaj qytetarëve dhe anasjelltas. Por në realitetin e sotëm bakshish-bashki, ngjasojnë, bashkohen, deri në sinonim, sa të bëjnë të mendosh se rrjedhin nga i njëjti burim. Bakshish, është fjalë persishte, e huazuar në osmanishte dhe e përhapur në të gjitha gjuhet dhe kulturat e Ballkanit. Në gjuhën shqipe, arabe, boshnjake, bullgare, indiane, maqedonase, rumune, ruse, serbe dhe turke, bakshish do të thotë “me dhënë diçka kundrejt diçkaje tjetër përtej çmimit të kërkuar; në greqisht, bakshish mund të nënkuptojë edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhuratë; në gjermanisht dhe frëngjisht është një ryshfet i vogël. Kur mitologu amerikan Joseph Campbell vizitoi për herë të parë Indinë në vitin 1954, ai u ndesh me një lypje të përhapur, që e quajti Kompleksi Bakshish. Leo Deuel, shkrimtar, e përshkruan bakshishin si “shpërblim të madh dhe ryshfet, të kërkuar me zor por gjithsesi në mënyrë të pranueshme, në këmbim të një shërbimi. Një ofertë për perënditë mund të konsiderohet bakshish. Gjithashtu, një person mund të kërkojë bakshish, por pa menduar se po lyp. Në Shqipëri, bakshishi shpesh kërko-

Bashki e bakshish, kur përmend njërën të kujtohet tjetra, nuk janë e njëjta gjë; e para përfaqëson bashkim të zonave nën një administrim; e dyta, korrupsion, vjedhje të hapur me detyrim ose me dashje të administratës ndaj qytetarëve dhe anasjelltas. Por në realitetin e sotëm bakshish-bashki, ngjasojnë, bashkohen, deri në sinonim, sa të bëjnë të mendosh se rrjedhin nga i njëjti burim

het, por edhe ofrohet. Në vendet me korrupsion të përhapur, për shembull, një polic ose një punonjës migracioni ose doganier ose çdo lloj tjetër zyrtarit qeveritar mund ta shpëtojë qytetarin nga arrestimi i ligjshëm ose i paligjshëm, lëshimi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

i gjobës ose vendosja e një tatimi kundrejt një bakshishi, ryshfeti a pagese nëndorë. Arsyeja që dy fjalë kanë diçka të ngjashme është se ato ngjajnë; janë si dy vija paralele në dukje por nëse zgjaten, bashkohen. E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

11


KULTURË

Me rastin e Natës së Muzeve, në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Muzeun e Ulqinit

U hap ekspozita “Varret princore në Mal të Zi”

“Shpresojmë që në të ardhmen të ketë gërmime dhe këto tuma që i kemi në territorin e Ulqinit, edhe të gërmohen, sepse shumica prej tyre për fatin e keq gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore apo edhe më vonë, janë plaçkitur. Por shpresoj të kemi fatin që ndonjë prej tyre që nuk është plaçkitur të gërmohet, të hulumtohet dhe ky material t’i takojë Muzeut të Ulqinit”, ka thënë arkeologu Anton Lulgjuraj Ulqin – Në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Muzeun e Ulqinit, të dielën mbrëma është hapur ekspozita “Varret princore në Mal të Zi 3500-2500 p.e.s.”. Ekspozita është organizuar nga Muzeu i Ulqinit me rastin e Natës së Muzeve, të cilin ky institucion e shënon me veprimtari të ndryshme që nga viti 2016. Udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, në fjalën përshëndetëse, ka folur mbi historikun e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, duke thënë se 18 maji - Dita Ndërkombëtare e Muzeve, shënohet që në vitin 1977. Ai ka treguar se tema e sivjetshme që e ka caktuar Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) ka të bëjë me muzetë si qendra kulturore dhe e ardhmja e traditës. Kovaçi ka thënë se në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve mbahet edhe Nata e Muzeut, e cila ka për qëllim që vizitorëve t’u mundësojë vizitën e muzeve jashtë orarit standard. “Në Natën e Muzeve, muzetë punojnë deri në orët e vona të natës dhe kombinohet me aktivitete të ndryshme në

12

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

mënyrë që gjatë gjithë natës vizitorët të kenë mundësi të vizitojnë muzeun në një periudhë që është pak jo e zakontë, për t’u kthyer autoriteti i muzeut në shoqëri dhe për t’u bërë sa më atraktivë për vizitorët”, ka theksuar ai. Udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit ka thënë se ekspozita “Varret princore në Mal të Zi 3500-2500 p.e.s.” organizohet falë bashkëpunimit me Muzeun e Podgoricës. Ai ka falënderuar për këtë arkeologun Anton Lulgjuraj, kustos i Muzeut të Ulqinit, i cili në bashkëpunim me Muzeun e Podgoricës e ka mundësuar që kjo ekspozitë të hapet edhe për vizitorët e Muzeut të Ulqinit. Arkeologu Anton Lulgjuraj ka treguar se si ka rrjedhur ideja që ekspozitën e Muzeut të Podgoricës, e cila ka shëtitur në disa qytete të Malit të Zi, ta sjellin në Ulqin, me qëllim që “edhe njerëzit e interesuar për kulturën dhe për arkeologjinë, të kenë mundësi në Ulqin ta shohin ekspozitën”. Ai ka thënë se kjo ekspozitë ka filluar me konferencën shkencore që është mbajtur sivjet në Podgoricë, ku temë kryesore kanë qenë tumat në Ballkanin Perëndimor ose tumat ilire, pjesë e kulturës ilire.

Lulgjuraj ka sqaruar se në këtë ekspozitë janë prezantuar gjashtë lokalitete, “ndër më të njohurat në Mal të Zi, dhe janë quajtur princore duke u bazuar në pasuritë që janë gjetur në varret e tyre”. Ai ka folur për origjinën e tumave, si kodërvarre ose vend varresh ku janë varrosur në parahistori jo vetëm popujt ilirë, por edhe popujt tjerë të Evropës, por që “në Ballkanin Perëndimor ose në zonën tonë të Ballkanit janë të lidhur ngusht me popullsinë ilire”. Në vijim të fjalës së tij, Lulgjuraj ka thënë se për fat të keq, një pjesë e mirë e tumave në territorin e Komunës së Ulqinit janë shkatërruar, duke bërë apel që të hulumtohet të paktën ndonjë prej tyre. “Shpresojmë që të ketë gërmime në të ardhmen dhe këto tuma që i kemi në territorin e Ulqinit, edhe të gërmohen, sepse shumica prej tyre për fatin e keq gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore apo edhe më vonë, janë plaçkitur. Por shpresoj të kemi fatin që ndonjë prej tyre që nuk është plaçkitur të gërmohet, të hulumtohet dhe ky material t’i takojë Muzeut të Ulqinit”, ka thënë ai.


KULTURË

Ish udhëheqësja e Muzeut të Ulqinit, arkeologia Mileva Nikolaidis, ka nënvizuar po ashtu se Ulqini është i pasur me tuma, ku ka 40 lokalitete të njohura, që duhet sa më parë të hulumtohen. “Ulqini është i pasur me tuma ilire parahistorike, qoftë nga guri apo nga dheu”, ka thënë ajo, duke shprehur bindjen se në to ka plot materiale dhe

objekte arkeologjike, që do ta pasuronin Muzeun e Ulqinit. Dita Ndërkombëtare e Muzeut – 18 maji shënohet që nga viti 1977, nën patronatin e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeut (ICOM), me qëllim të afirmimit të muzeut dhe theksimit të rolit të tyre në promovimin e diversitetit kulturor dhe dialogut ndërkulturor.

Ndërkaq Nata e Muzeut është manifestim që organizohet nga viti 2005 me nismën e Drejtorisë Franceze të Muzeut, nën patronatin e Këshillit të Evropës dhe Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve, të shtunën më të afërt të 18 majit, kur është Dita Ndërkombëtare e Muzeut. i. k. E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

13


KULTURË

Vështrim mbi poezinë e Hajredin Kovaçit (2)

Poetika e përndjekje Poezia e Kovaçit mund të merret si kumt përndjekjeje i një populli që nuk kërkon asgjë më shumë në këtë gadishull veçse të jetë i lirë dhe t’u ofrojë të tjerëve pakt me lirinë. Përndjekja, sikurse ecja, janë procese të vazhdueshme që vrasin më shumë se plumbat, që tmerrojnë më shumë se linçimet e burgosjet, që përlodhin më tepër se cilado metodë persekutuese. Përndjekja është kryefjala e fshehur e ecjes pa mbarim, e largimeve demokratike, e ndjekjeve kafkiane, e përfaqësimit të kapërdirë. Ecja pa mbarim është hapërim sinkron i poetit me ritmin e popullit që i përket, është një ecje që s’ka nisur as me poetin e as me përmbledhjen në fjalë dhe për më keq është një ecje që vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe lë të kuptohet që përpara se të përhumben rrugët mund të çoroditen hapat. shtëpie kurorë, Kovaçi për shumë arsye do të mbërrinte në kohën e sfumimit të jetës dhe vlerave të saj. Kështu, përmbledhja e parë e autorit do të botohej në fund të shekullit XX, kurse poezitë e përmbledhjes, thuajse të gjitha, pikojnë Argëzon Sulejmani kohë, qëllim e stil rilindjeje. Hamendësimi se ç’do të ngjante sikur andej Bune e asaj periudhe të kishte në kohë edhe një poet më shumë, tanimë mund të shërbejë veç si metaforë. (vijon nga numri i kaluar) Rregullorja e takimeve që kush i fundit erdhi, i fundit do të shkojë, ka kapur rasPoetika Poeti Hajredin Kovaçi, si frymë, moshë tin për zbatim. Thuajse të gjithë poetët e dhe qasje i takon periudhës së shkrim- Rilindjes e kanë përmbyllur krijimtarinë e tarëve të “Rilindjes” së Prishtinës, të vet letrare, kurse Hajredini jeton kulmin cilët arritën që ngulfatjen prej zisë ta e jetësisë dhe krijimtarisë së tij. Secili kthenin në frymë të letërsisë. Në këtë takim me të, pse jo, le të na shërbejë si mes, pa dyshim, bëjnë shenjë poetët e mësim dhe vërejtje ndaj nesh dhe auasaj kohe të cilët më drejtpërdrejt dhe torit. Ndaj nesh, në kuptimin e takimeve rrufeshëm shpërndanë një tjetër dimen- më të shpeshta letrare me autorë të asaj sion të protestës e rezistencës. Podrim- gjenerate, takime që do të shërbenin të ja, Çapriqi, Shkreli etj. përbënin plejadën njiheshim më për së afërmi me letërsinë e shquarsisë së penave të asaj kohe. Për dhe veprimtarinë e një kohe, meqë poeti jetën dhe veprën e secilit prej tyre, koha Kovaçi ka pasur njohje të afërta e ordo fliste në veten e parë atëherë, kurse ganizative me thuajse të gjithë poetët e më pastaj po ajo kohë do të emërtohej asaj kohe. Ndaj poetit Kovaçi, në kuptinga emrat e tyre. Hajredin Kovaçi ndjek min e kultivimit të një memorie të shkrurrugën e shtruar mirë nga të lartpërmen- ar kolektive që do të përfshinte biseda, durit, jo vetëm si jetëshkrim e shqetësim, analiza e sugjerime nga shkrimtarët dhe intelektualët e po të njëjtës periudhë. por edhe në guxim e stil. Për dallim nga secili poet i Rilindjes që Nisur nga çka u tha më lart, poeti Kovaçi do të vinte në kohën e ndritjes së kësaj iu takon dy periudhave nëpër të cilat

14

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

letërsia shqipe ka hapëruar pak me vonesë: modernes dhe postmodernes. Botimi i parë i përmbushë kriteret e poezisë moderne që në letërsinë shqipe për shtrat ka dekadat tetë e nëntë të shekullit 20. Kurse, botimet e tjera, veçanërisht i treti dhe i katërti, shënojnë trajektore postmoderne të një autori bashkëkohor. Sado e vështirë dhe e komplikuar që në plan të parë mund të duket kjo, kam përshtypjen që Kovaçi me mjeshtëri ka arritur t’i gërshetojë të dy trendët, duke ia ruajtur karakterin vetes dhe atyre. Mendoj që ngjarjet do të mund të rridhnin krejt ndryshe sikur botimi i parë i Kovaçit të vinte së paku në vitin 1990 e jo në të 2000-tin vit të erës së re, sikurse për mua do të ishte motiv shtesë e dobiprurës leximi i po këtij botimi viteve 2000 dhe jo tek këtyre muajve të 2019-ës. Po ashtu, krejt ndryshe do të rridhnin ngjarjet për shqiptarët në Malin e Zi, sikur angazhimet publike e politike të ishin sadopak poetike, sikurse dihet se si përfunduan ngjarjet në Prishtinë, viteve kur rrëfimet e betimet iu besoheshin letrarëve e intelektualëve. Poezia e Hajredin Kovaçit ka motivacion qenësor lirinë. Lirinë në të gjitha trajtat dhe sferat e saj. Kështu që, këtë poezi e karakterizon vargu i lirë, thënë me gjuhë poetike vallëzimi i fjalëve. Në të shumtën e rasteve dominon kuptimësia e trev-


KULTURË

es së një populli argëshit, çka i jep poezisë së autorit një origjinalitet në të shkruarit e lirikës shqipe, e cila për kohë të gjatë është dominuar ekskluzivisht nga vargjet çifte. “Ka vite që nuk fle / Zgjomëni / Nëse gjumi më zë.” (Poezia: Unë s’fle) “Je njeri apo mos je dreq / Ti që gjithnjë humb / Pse ke qejf të bësh keq.” (Poezia: Humbësi) Poezia e të njëjtit autor nuk preokupohet me rimën e lirikës tradicionale, megjithatë ajo përmban një muzikalitet të vazhdueshëm, ku rrjedha spontanisht i ndërlidhë dhe shënon rimat. “Sonte dua të ha diçka / Po i mprehi dhëmbët / Nga t’ia filloj / Kush qelbet më shumë / Koka apo këmbët?” (Poezia: Kush qelbet më shumë) Përsëritja e kryefjalës ose e fjalës kyçe vihet re në disa prej poezive, element ky dallues i poezisë moderne. “Pi, pi, pi gjak gjakpirës / Derisa të pëlcasësh Gjak të prishur / Gjak të keq / Ik, ik, ik / S’ke se ç’pin tek unë / Gjaku m’u bë ujë.” (Poezia: Shushunja) Në pjesën më të madhe të secilës përmbledhje kemi të bëjmë me një poezi refleksive, që përçon mesazhe në vazhdimësi, kurse në pjesën më të mirë të tyre mesazhi kryesor ruhet për vargun ose strukturën përmbyllëse të poezisë. “S’është përgjithmonë / Një ditë do të mbarojë.” (Poezia: S’është përgjithmonë) “Sa do dëshiroja të dija / Se si kafshët na quajnë ne.” (Poezia: Ne dhe kafshët) “Liria është diçka më shumë / Përndryshe, është veç fjalë.” (Poezia: Liria) Thënë edhe nëpër tjerë rreshta, lirika moderne e Kovaçit në bazë ka lirinë, lirinë si vlerë humane por edhe lirinë si vlerë artistike. Për këtë, ai nuk trembet të ndjehet i lirë, ta demonstrojë lirinë, në kufi të hollë me anakroniken, letërsinë popullore, në kufi të brendshëm me erosin, historinë e profecinë. “Me kalin tënd / Kalova lumin / He ta dhjefsha kalin.” (Poezia: Mosmirënjohje) “T’u shoftë fara, farë e keqe / Na mbyte, na trete.” (Poezia: Shfryrje) “Po edhe Ne do ta ngrijmë Flamurin / Kur të na thinjet mjekra.” (Poezia: Dita e

Flamurit) Tutje, poeti përkujdeset që t’u japë nuanca poetike ngjarjeve e figurave historike, duke vënë një hark të çmuar në urën që ndërlidhë letrarizmin me historizmin e që do të duhej të ishte qëllim më vete për të gjithë arteret dhe botuesit në shqip të këtij fillimshekulli. Autori me shije patriotike e poetike shënon shumë prej datave e ngjarjeve historike, me kujdes të shtuar që vargu të mos zhytet në -izmat e përkohshëm; në anën tjetër, po me kaq delikatesë trajton dhe shënon emra dhe erëra të letërsisë e veprimtarisë kombëtare me gjetje simbolike që i ruhen melankolisë. Kjo tregon vazhdueshëm që e merr përgjegjësinë e punës dhe angazhimit të tij dhe, me vetëdije të plotë i bëhet rob asaj, në favor të së mirës së përgjithshme, barazisë sociale, lirisë së gjithmbarshme.

Ecja...

“Të gjithë e matnin kohën me orë / Kur unë e matja me hap / Duke numëruar / Gjithë ditën ecja (...) Me fije shkrepëse të djegura / Shkruaja poezi / Dhe me to pastaj bëra Kullën e Ajfellit” (...) (Poezia: Dhoma numër pesë) Përmbledhja “Ecje pa mbarim” ka vlera të veçanta letrare e historike, risi të çmueshme të poezisë moderne shqipe, dokumentime poetike të përndjekjes së një etnie, antologjizëm të një populli që ecë pa mbarim. Ecja si proces, që me pambarimsinë merr atribute të një dukurie natyrore, të një procesi të përshtatur tokësor, është vlerë e popujve që ecin por nuk ikin, që lëvizin por nuk treten, që heshtën por frymojnë, që nuk ndalen por lëshojnë rrënjë. “Çdo hap më tutje një shekull më parë / Çdo gurë në kalldrëm një shkronjë në letër (...) Me duar gërmoj dheun e lashtë / Terrakota fibula kulturë ilire.” (Poezia: Ecje) “Ecje pa mbarim” është ditar i përndjekjes së shqipes e shqiptarëve nga një mendësi nëpërkëmbëse e fqinjëve dhe gjuhësive të tyre në përgjithësi, kurse ndaj shqiptarëve në Malin e Zi në veçanti. “Fjalët ia këpusin në fyt / Malit dhe Fus-

hës / Uji rrjedh ngadalë e pa zhurmë / E quajnë të rëndë si vaj.” (Poezia: Anës Bunës) Poezia e Kovaçit mund të merret si kumt përndjekjeje i një populli që nuk kërkon asgjë më shumë në këtë gadishull veçse të jetë i lirë dhe t’u ofrojë të tjerëve pakt me lirinë. Përndjekja, sikurse ecja, janë procese të vazhdueshme që vrasin më shumë se plumbat, që tmerrojnë më shumë se linçimet e burgosjet, që përlodhin më tepër se cilado metodë persekutuese. Përndjekja është kryefjala e fshehur e ecjes pa mbarim, e largimeve demokratike, e ndjekjeve kafkiane, e përfaqësimit të kapërdirë. Ecja pa mbarim është hapërim sinkron i poetit me ritmin e popullit që i përket, është një ecje që s’ka nisur as me poetin e as me përmbledhjen në fjalë dhe për më keq është një ecje që vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe lë të kuptohet që përpara se të përhumben rrugët mund të çoroditen hapat. “U lodhëm duke punuar / U rraskapitëm duke përzier dhe / Duke çelë gropa për të mbjellë fatin / Fatin e zi si të ullirit.” (Poezia: Fati i zi) E gjithë kjo nuk është fatale vetëm për gjymtyrët, kjo do ta zhbënte vetë ecjen, por Mbinjeriu migjenian ose Gjithëdijësia s’ka për ta lejuar kurrë një gjë të tillë. Poetin nuk e lodhë ecja, sepse ecja është jetë; nuk e lodhin torturat, sepse ato bëjnë kohë dhe nuk e përhumb ngarendja, sepse aty gjen shpresë. Poetët e dinë që kur nata përputhë çdo cep, drita është afër, dita sa nuk ka dalë. Për të marrë pak frymë, duke mos e ndaluar ecjen, për të shpirë gjymtyrët pa e humbur kullën, për ta afruar hijen pa iu shmangur diellit, këtë analizë po e përmbyllë me ditën idilike të poetit: “Është një ditë e gjatë një vit / Është një vit i gjatë një shekull (...) Është një lumë pa mbarim / Me rrjedhë pa kthim / Është një burim (...) Është një ditë plot diell / Është një vit plot verë.” (Fund) (Vështrimi është lexuar në mbrëmjen autoriale me poetin Hajredin Kovaçi në QKI “Malësia” – Tuz, më 29 prill 2019) E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi librin “Përmbledhje vlerash njerëzore” të prof. dr. Simë Gjon Dobrecit

Përmendore brezash

Me veprën “Përmbledhje vlerash njerëzore” prof. dr. Simë Dobreci, veç kontributit shkencor e kulturor, i ngriti edhe një përmendore intelektuale brezave të shkuar të të parëve, vetes së tij, brezit tonë dhe atyre që do vijnë

nike. Kjo, ndër të tjera, më nxiti që edhe unë të marr pjesë në këtë promovim dhe t’i them disa fjalë për auHajrullah torin dhe për veprën e tij. Koliqi Profesor Simë Dobreci është me origjinë nga Dobreci i Ljares, që gjendet pikërisht pranë Rumisë së shenjtë, tani e dhunuar dhe e sllavizuar. Fillet Me prof. dr. Simë Dobrecin dhe me gjenealogjike të lokalitetit të Dobrecit përmbajtjen e veprës së tij “Përm- dëshmohen nga shekulli XIII, nga bledhje vlerash njerëzore” (2018), të koha e inaugurimit të kontëve fisnikë cilën po e promovojmë sot, më lidhin të Ljares. Studiuesit dëshmojnë se rrënjët e përbashkëta, Mali i Krajës, edhe Gjon Buzuku ishte nga këto zona e Nënrumisë dhe trevat përreth treva dhe, natyrisht, ishte edhe bari saj, atje në një cep të Shqipërisë et- shpirtëror i stërgjyshërve të tij shes-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

tanas. Në Ljare qëndroi për një kohë edhe selia e Argjipeshkvisë së Tivarit. Nga këto anë e kishte prejardhjen edhe ilirologu i shquar, akademiku Aleksandër Stipçeviq. Në vitin 1941 një delegacion (burra e gra) nga Shestani shkuan për t’u takuar me Mustafa Krujën, asokohe kryeministër i Shqipërisë, me kërkesën që edhe Shestani t’i bashkohej Shqipërisë, sepse është trevë shqiptare etj. Po në Ljare dhe në fshatrat e tjerë të Shestanit ende mbijeton një kostum i veçantë grash, që sipas studiuesve, është shumë i hershëm. I ka rezistu-


KULTURË

ar kohës dhe ka mbijetuar edhe diftongu buzukian “uo” i shqipes, siç dëshmojnë edhe këto vargje të një kënge popullore: “Mrikalemë shoqeja jonë/ Hajde shoqe t’shkojmë per lule/ Besa shoqe fort po dou/ Fort po duo, fort po druo/ Fort po druo Dardhajmelin.” Gjithashtu, në këto treva është ruajtur dhe përdoret edhe aktualisht imperfekti sigmatik karakteristik për dialektin jugor të shqipes, të cilin e provojnë edhe këto vargje: “Larg ma livdonjin nji vashë/ Ma livdonjin besë s’e xuna/ Der’sa rashë e vashën pashë.” Shestani dhe Kraja në tërësi, është një trevë krajatash dhe e thatë, pa ujë të gjallë, e për pasojë edhe trevë ublash e saranxhash, disa prej të cilave janë edhe disashekullore dhe me emër, si ubla e Krajës, ubla e kushtit në Ljare, ubla e Lens Pinçanjore, ublat e Prençit Palit, ubla e madhe në Kështenjë, ublat e Trilerave etj. Mbijetoi edhe banieri ogurbardhë, një flamur me prejardhje pagane, i stolisur me gjethe të njomë dhe me lule (kavili e devesili) etj. Pra, fjala është për një rezervat të veçantë historik, kulturor, etnografik, gjuhësor e folklorik shqiptar, me rrënjë të thella në lashtësi, por që aktualisht është në prag të degjenerimit tragjik dhe të asgjësimit përfundimtar. Pikërisht në këtë rezervat dhe në këto rrethana profesori dhe doktori i

nderuar, Simë Gjon Dobreci, qëmtoi, mblodhi, sistematizoi dhe publikoi materialin e rrezikuar, kryesisht në revistën emblematike “Buziku”, ndërsa tani në librin që po promovojmë. Vlerat e gjetjet e rralla, me interes të veçantë,autori i sistematizoi kryesisht në kapitullin e parë të librit, të nëntitulluar me modesti karakteristike për autorin “Dromca për gjuhën shqipe, traditën dhe historinë”. Emëruesi i përbashkët i të gjitha “dromcave” (88 sosh në këtë kapitull), nga koha pagane deri në kohën tonë, të mbledhura dhe publikuara nga Simë Dobreci, janë atdhedashuria dhe humanizmi pa kushte. Kjo dëshmon edhe një herë vlerësimin tim të mëparshëm se “Simë Dobreci është një maje mali e lartë, e bardhë si bora e Rumisë. Trashëgoi dhe kultivoi, gjatë gjithë jetës, dashuri të veçantë për vendin dhe kombin e vet.” I shqetësuar për gjendjen e mjerë të shqiptarëve të tjetërsuar në Shestanin e tij dhe në treva përreth, prof. dr. Simë Dobreci me gjithë dufin e shpirtit, apelon në të folmen shestanase, të cilën e respekton dhe e dashuron aq shumë: “O burra e burrnesha, thone t’vërtetën qi jini shqyptar. Folne dhe duene gjuhën e nanës tuej, gjuhën shqype qi jav lanë t’partë; gjuhën qi ata e ruejten me qina e mija vjet; ta hupni atë gjuhë isht mkat i madh. Kur neroni gjuhën e vet, ju neroni t’partë e vet dhe vetveten, rranxën dhe fisin e vet. Atëherë edhe tjerët kanë me ju nerue dhe kini me mujtë me kërkue t’drejtat e veta, t’drejtat njerzore qi ju takojnë.” Kur i lexojmë këto rreshta dhe shkrimet e tjera në këtë vepër na kujtojnë shqetësimin e pararendësit të letrave shqipe, Gjon Buzukut, shekuj më parë, kur me “Mesharin” e përkthyer nga ai, synonte “me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ndiglonjinë”, ose të Naum Veqilharxhit, apostullit të parë të Rilindjes Kombëtare, kur përpiqej që nipin e tij të helenizuar ta bindë se edhe shqiptarët janë një komb me gjuhë, histori dhe me traditë të veçantë. Prof. Simë Dobreci është njeri fjalëpak. Nuk e ka shprehi, as nuk ka kohë të flasë për punën dhe veten e tij. Por, për Doktorin dhe veprën e tij

flasin e shkruajnë të tjerët, me respekt e me admirim, për të cilën gjë dëshmojë edhe shkrimet, vlerësimet, letrat etj. në kapitullin e dytë të këtij libri, me nëntitull “Shkrime, polemika dhe vlerësime”, si dhe recensionet e kësaj vepre, të shkruara nga studiuesit tanë të njohur, dr. Rrustem Berisha dhe prof. dr. Jahja Drançolli. Me këtë rast unë do të veçoja edhe faktin se studiuesi kranjan Ali Gjeçbritaj, në veprën e tij “Shkolla në Krajë” (2013), Simë Dobrecin e vendosë në kuadër të “kranjanëve, intelektualëve që lanë gjurmë të pashlyer në jetën arsimore, kulturore, shkencore dhe shoqërore.” Po, Simë Dobreci me veprën dhe personalitetin e tij, e nderon Krajën, Ulqinin e Tivarin. Personaliteti, vepra, fjala e sjellja e tij edukojnë dhe frymëzojnë. Simë Dobreci ka kohë që i ka kaluar caqet lokale e rajonale. Si profesor universitar, mjek dermatolog, studiues i pasionuar dhe personalitet fisnik e me emër të mirë, ai gëzon respekt të veçantë dhe vlerësohet kudo ku ka shqiptarë dhe më gjerë. Për këtë dëshmojnë edhe mirënjohjet e dekoratat e shumta të tij, kulmuar me “Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në shërbimin civil” (2016), nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit” (2017), nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Me veprën “Përmbledhje vlerash njerëzore” prof. dr. Simë Dobreci, veç konstributit shkencor e kulturor, i ngriti edhe një përmendore intelektuale brezave të shkuar të të parëve, vetes së tij, brezit tonë dhe atyre që do vijnë. Ju lumtë, Profesor! Në fund, por jo për nga rëndësia, unë do të doja të përshëndes edhe zonjën Lule Dobreci, bashkëshorten e Profesorit tonë, e cila ishte dhe është krahu i djathtë dhe i fortë i tij. Ajo lindi, rriti dhe edukoi katër sokola shqiptarë shestanas, të cilët, gjithashtu, i përshëndes dhe uroj si mëmetërit tanë: “Me jetë kjoshi!”, kudo që jeni, dhe “Kjoshi t’bardhë!”. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Prishtinë, më 13 maj 2019) E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

Samka Ferri, prezantim i denjë i një artisteje të suksesshme

Mjeshtre e madhe e kostumografisë kosovare

Kostumografja e mirënjohur nga Kosova, me prejardhje nga familja legjendare e patriotit kombëtar shqiptar nga krahina e Plavë-Gucisë, Jakup Ferri, vërtet është mjeshtre e kostumografisë kosovare dhe më gjerë. Për 41 vite të punës së palodhshme, ajo ka realizuar 183 kostumografi për shfaqje teatrale, dhjetë sosh për filma të metrazhit të gjatë, dhjetëra për filma të metrazhit të shkurtër, si dhe me dhjetëra të tjera për shfaqje të baletit në Kosovës dhe jashtë saj

Artistja e mirënjohur kosovare, Samka Ferri, është ndër femrat e para shqiptare profesioniste në fushën e kostumografisë. U lind në Pejë, në vitin 1953. Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet e rregullta i përfundoi në Universitetin e Zagrebit (VSTO), në vitin 1976. Me origjinë është nga krahina e Plavë-Gucisë dhe është njëra nga pinjollët e denja të familjes legjendare të Plavë-Gucisë, familjes së patriotit të shquar kombëtar, Jakup Ferrit, dhe motër e prof. dr. Naser Ferrit. Një vit pas përfundimit të fakultetit, në vitin 1977, punësohet si kostumografe profesioniste në Televizionin e Prishtinës (TVP), ku punon deri në vitin 1990, kur punëtorët shqiptarë nga ky institucion dëbohen me dhunë nga forcat policore të regjimit serb. Samka Ferri, gjatë periudhës kohore sa ishte punonjëse – kostumografe e TVP-së, punoi kostumografinë, pothuajse për të gjitha projektet televizive, nga të cilat, për nga suksesi veçohen projektet vijuese dramaturgjike: “Epoka para gjyqit”, në regji të

18

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Ekrem Kryeziut; “Rropullari”, në regji të Sefo B. Krasniqit; “Fluturimi i Micakut”, në regji të Emin Halilit; “Kopshti i pleqërisë”, në regji të Skënder Nimanit; “Skerco”, në regji të Muharrem Qenës; dhe të tjera. Në TVP ajo po ashtu realizoi kostumografinë e serialeve televizive: “Atë e bir në Qetë”, në regji të Bashkim Mulës; “Fidani”, në regji të Sadedin Prekazit dhe shumë të tjera. Ka realizuar po ashtu kostumografinë e programeve të vitit të ri, si dhe të spektakleve dhe emisioneve në raste të ndryshme. Me punën e vet të palodhshme, Samka Ferri po ashtu me shumë sukses ka punuar kostumografinë edhe për një sërë projektesh filmike të metrazhit të gjatë. Në filmin “Kur pranvera vonohet”, në regji të Ekrem Kryeziut, ishte asistente e kostumografes Violetë Zariqi – Xhaferi, kurse si kostumografe punoi në filmat: “Tre vetë kapërcejnë malin”, në regji të Besim Sahatçiut; “Lepuri me pesë këmbë”, në regji të Samil Imerit dhe Mehdi Popajt; “Anatema”, në regji të Agim Sopit (filmi është nominuar, pos çmimeve të tjera edhe për kostumografi

më të mirë në Festivalin e Filmit në Tiranë, në vitin 2006); “Agnus Dei”, po ashtu në regji të Agim Sopit (filmi deri tani ka fituar rreth 100 çmime të festivaleve ndërkombëtare nga të cilat shumica janë çmime të para). Aktivitetin e vet si kostumografe profesioniste, Samka Ferri e ka shprehur duke punuar kostume edhe për filma të metrazhit të shkurtër: “Veç kuq” dhe “Privat number”, të dy në regji të Durim Kryeziut; “Mrs Un”, në regji të Dhimitër Ismailit; “Përjetësisht fëmijë”, në regji të Lorena Sopit, dhe për shumë filma të tjerë. Kontributi vërtet i suksesshëm dhe dinjitoz i kostumografes Samka Ferri, është reflektuar edhe në punën e saj si mysafire në teatrot e ndryshme, ku me sukses veçohen kostumografitë e shfaqjeve: “Zhorzh Danden”, në regji të Muharrem Qenës; dhe “Idem u lov” (Shkoj në gjah), në regji të Alleksandar Kovaçeviqit; “Dinjitet”, në regji të Agim Selimit; në Teatrin e Pejës kostumografinë për shfaqjen “Romeo dhe Zhuljeta”, në regji të Toni Grady dhe Margaret Higgins në teatrin e Gjilanit. Në Teatrin e Ferizajit ka punuar kostumografitë për shfaqjet: “Llamba magjike e Aladinit”, në regji të Meli Qenës; “S’mund të paguajmë! S’do të paguajmë!”, në regji të Zana Hoxha – Krasniqit; “Atentatorët”, në regji të Agim Selimit; “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, në regji të Kushtrim Bekteshit. Në Teatrin e Tetovës ka realizuar kostumet për shfaqjen “Dëshmitari”, në regji të Selami Tarakut. Në teatrin laborator


KULTURË

“Loja” ka realizuar kostumografinë për shfaqjen “Këmisha e gjakut”, në regji të Besim Lumit. Në Teatrin e Prizrenit me shumë sukses ka punuar kostumografitë për shumë shfaqje nga të cilat veçohen: “Pushkët e zonjës Karar”, në regji të Luljeta Çekut; “Babai im e donte Adolfin”, në regji të Agim Sopit; “Dosja K”, në regji të Ilirjana Arifit; “Darka publike”, në regji të Agim Selimit; “Një jetë në teatër”, në regji të Afrim Kasapollit; “Trenat”, në regji të Haqif Mulliqit; “Shtëpi kullë”, në regji të Sokol Plakollit; “Shërbëtori i dy zotërinjëve”, në regji të Kushtrim Bekteshit; “Mbledhje në parlament”, në regji të Kaltrina Balajt; “Art i komedisë”, në regji të Kastriot Cipit; “Të drejtat”, në regji të Mahir Musliut; “Armiku i popullit”, në regji të Fatos Berishës; “Ata që ikin”, në regji të Kushtrim Bekteshit. Në Teatrin e Shkodrës realizoi kostumet për shfaqjen “Tartufi”, në regji të Kushtrim Bekteshit. Me kontributin e vet dinjitoz dhe gjithëpërfshirës, Samka Ferri me sukses i realizoi edhe kukullat, të cilat i punoi për shfaqjen e kukullave për fëmijë “Minuku lozonjar”, në regji të Meli Qenës. Në Teatrin e Kukullave “Dodona”, ku punoi kostumografinë për shfaqjen “Borgjezi fisnik”, në regji të Luan Dakës; “Ditë vere” dhe “Fustani pika-pika”, në regji të Meli Qenës; “Idioti”, në regji të Enver Petrovcit; “Më fol për dashuri”, në regji të Kreshnik Osmanit; “Dardana pas bunarit” dhe “Kohë pa ngjarje”, në regji të Ilirjana Arifit (u shfaqën si premierë në etno teatër në Kukavicë). Në kuadër të veprimtarisë së Samka Ferrit, në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, ku ka qenë e punësuar si kostumografe e përhershme, ka punuar më shumë se 160 kostumografi të zhanreve të ndryshme, nga të cilat veçohen kostumografitë e shfaqjeve në vijim: “Beselam, pse më flijojnë”, në regji të Sefo B. Krasniqit; “Plaga e shëruar”, në regji të R. Radojkoviqit; “Fjala prej gurit”, në regji të Luan Dakës; “Nastasia Fillipovna”, në regji të Selami Tarakut; “Venedikasja”, në regji të Faruk Begollit; “Garderobisti”, në regji të Selami Tarakut; “Dema dhe Toreadorët”, në regji të Asllan Hasajt; “Personi i dyshimtë”, në regji të Vellimir Mitroviqit; “Këngëtarja tullace”,

në regji të Ivan Kllemencit; “Mërgimtarët”, në regji të Xhevat Qorrajt; “Kur lindë partia”, në regji të Luan Dakës; “Koprraci”, në regji të Asllan Hasajt; “Babai”, në regji të Selami Tarakut; “Servisi i shpirtit”, në regji të Xhevat Qorrajt; “Xhaxha Vanja”, në regji të Agim Selimit; “Ushtari mburracak”, në regji të Asllan Hasajt; “Lamenti”, në regji të Selman Jusufit; “Fluturimi mbi folenë e qyqes”, në regji të Ilir Bokshit; “Ëndrra e qenit”, në regji të Isa Qosjes; Shfaqja e fundit”, në regji të Fadil Hysajt; “Ti mos u përziej”, në regji të Adem Mikullovcit, e shumë e shumë të tjera. Përpos këtyre, Samka Ferri punoi me shumë sukses edhe kostumografitë për trupën e baletit në bashkëpunim me koreografë me famë ndërkombëtare dhe botërore, ndër të cilët veçojmë: “Balloja e diplomës” me koreograf Ilir Kernin, “Fluturimi drejt dritës” me koreograf Sylvia Tomova, “Aty ku drita bie” me koreograf Antonio Pio Fini, dhe me ca të tjerë. Samka Ferri, pos realizimit të kostumografive të projekteve të përmendura, ka marrë pjesë edhe nëpër ekspozita kolektive të arteve aplikative, me ç ‘rast në ekspozitën pranverore për të rinj në vitin 1989 fitoi Çmimin e parë për punimin me titull “Intermezzo” (Kukullat prej harrni). Për punën e suksesshme si kostumografe, Samka Ferri u shpërblye me çmimin për kostumografi më të mirë në takimet “Joakim Vujiq”, për kostumet e shfaqjes “Revizori”, në

Festivalin e Teatrove në Prishtinë, për kostumografi të shfaqjeve “Fluturimi mbi folenë e qyqes”, “Shfaqja e fundit”, çmimë për kostumografi më të mirë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, për kostumet e shfaqjes “Shërbëtori i dy zotërinjve”, në regji të Kushtrim Bekteshit, plaketa për kontributin e dhënë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mirënjohja e Teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”, për kontributin e dhënë në fushën e Teatrit të kukullave. Po ashtu është dekoruar me mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimin e kostumografisë për veprimtarinë e teatrove nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, si dhe me mirënjohjen e çmuar kolegiale nga kolegët e saj, nga trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në fund, pa ngurrim dhe me plot gojë konfirmojmë se kostumografja e mirënjohur nga Kosova me prejardhje nga familja legjendare e patriotit kombëtar shqiptar nga krahina e Plavë-Gucisë, Jakup Ferri, vërtet është mjeshtre e kostumografisë kosovare dhe më gjerë. Për 41 vite të punës së palodhshme, ajo ka realizuar 183 kostumografi për shfaqje teatrale, dhjetë sosh për filma të metrazhit të gjatë, dhjetëra për filma të metrazhit të shkurtër, si dhe me dhjetëra të tjera për shfaqje të baletit në Kosovës dhe jashtë saj. Që nga viti 1977, Samka Ferri jeton dhe punon në Prishtinë. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë E K S K L U Z IV E me gazetarin e njohur, Blendi Fevziu

Shqipëria ishte në një udhëkryq delikat Blendi Fevziu është një gazetar i njohur shqiptar, me një karrierë të gjatë të veprimtarisë së tij në median e shkruar dhe në atë audio-vizive në Shqipëri. Fevziu prej njëzetedy vitesh drejton emision “Opinion’ i cili ka një shikueshmëri nga një audiencë e gjerë në të gjitha trevat shqipfolëse brenda dhe jashtë kufijve. Z. Fevziu në këtë intervistë dhënë gazetës “Koha Javore”, flet për çështje dhe përvoja të shumta në fushën e gazetarisë në kohë trazirash në Shqipëri, për pozitën e mediave në këtë vend por dhe për veprimtarinë e tij në fushën e letërsisë Koha Javore: Z. Fevziu, një gazetar eminent, i konsideruar edhe si ikonë e gazetarisë shqiptare me një karrierë të gjatë dhe të ndritur në median shqiptare. A mund të na thoni se si e gjetët median në Shqipëri në fillim të veprimtarisë Tuaj gazetareske? B. Fevziu: Isha student i letërsisë dhe në atë kohë, gazetaria gjithnjë furnizohej nga letërsia. Nuk kishte fakultet gazetarie. Nisa të angazhohesha me faqen letrare të Gazetës “Studenti” së bashku me Ben Blushin e më vonë edhe me Andi Bushatin. Më 1990, pas lëvizjes studentore të dhjetorit, kur kërkohej ngritja e një gazete opozitare nuk kishte shumë gazetarë që t’i bashkoheshin. Kështu që Preç Zogaj që po merrej me krijimin e saj më thirri mua dhe më pas, unë mora edhe Ben Blushin dhe Armand Shkullakun. Shkrimi im i parë në një gazetë të madhe ishte për 4 ditët e lëvizjes së studentëve dhe ky ishte një fat i madh. Më 1997, kur isha vetëm 28 vjeç nisa emisionin “E diela debat” në RTSH që është paraardhësi i “Opinion” dhe ka ndalur që atëherë. Koha Javore: Nga viti ’91, keni qenë bashkëthemelues i gazetës “Rilindja Demokratike”,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

një media që ka bërë revolucion në pavarësinë e shtypit në Shqipëri e më pas kryeredaktor i disa mediave të njohura në tregun mediatik në Shqipëri, si “Koha Jone”, “Aleanca”, “Indipendent” etj. Sa ka qenë sfiduese për Ju që të jeni drejtues i organeve të shtypit në ato kohë trazirash në Shqipëri? B. Fevziu: Më shumë sesa sfidë ka qenë një lloj eksperience që nuk ndodh gjithnjë dhe që nuk ka fatin ta provojë gjithkush. Jo për shkak të aftësive, por për shkak të rrethanave. Rrëzimi i komunizmit kishte marrë me vete shumë gazetarë që nuk deshën të angazhohen me shtypin e ri. Në vend të tyre erdhën studentë ose të sapodiplomuar që u bënë drejtues shtypi në moshën 23 - 24 vjeçare. Dhe që më shumë se sa dinin se si bëhet shtypi, mësuam duke e bërë atë. Koha Javore: Z. Fevziu, falë profesionalizmit dhe punës Tuaj serioze e të zellshme në fushën e gazetarisë dhe të publicistikës, nga viti 1997 startuat me emisionin “Opinion” në Tv Klan, një emision sot nga më të ndjekurit nga audienca mbarëshqiptare. Cilat ishin synimet Tuaja në

jetësimin e këtij emisioni dhe sa e ka përmbushur ky emision

deri më sot pritshmërinë Tuaj? B. Fevziu: Emisioni ka nisur më 31 Gusht 1997. Ky është viti i 22. E kam thënë edhe herë tjetër, nuk e kam nisur as me projekt konkret dhe as me idenë se ku do të shkoja. Më lindi ideja në një moment që Shqipëria ishte në një udhëkryq delikat dhe kur përplasjet e 1997-ës mund të ktheheshin shumë kollaj në konflikt civil. Atëherë ideja ishte që palët t’ ia thoshin njëri tjetrit në sy idetë e tyre. Por funksionoi dhe për fat vijon ende. Koha Javore: Z. Fevziu, jeni koshient që sot media dhe politika kanë një raport të ngushtë dhe me një varësi nga njëratjetra? Cili është mendimi Juaj për këtë dukuri, sa është sot


INTERVISTË

media në Shqipëri e lirë dhe e pavarur në përmbushjen e misionit të saj? B. Fevziu: Ky është një debat jo vetëm shqiptar, por edhe global. Unë këtë e konsideroj dimension individual të çdo gazetari, që do të ruajë një lloj pavarësie apo do të bëhet palë, me apo pa qëllim. Gjithçka varet nga individi. Plus që këtu ka shumë keqkuptime. Ndaj besoj se ky debat në një moment që mediat janë pasuruar me rrjetet sociale, nuk vlen më. Koha Javore: Z. Fevziu, sipas mendimit Tuaj, çfarë i mungon sot gazetarisë shqiptare, a mendoni se mediat po prodhojnë gazetari të mirëfilltë apo janë të predestinuara gjithnjë e më shumë drejt sensacionalizmit,

veçanërisht portalet të cilat nuk po preokupohen për objektivitetin dhe profesionalizmin? B. Fevziu: Më shumë se sa një fazë problematik0e unë e shoh një fazë kaotike. Do kalojë me siguri. Aq më tepër që vetë media me zhvillimin e teknologjisë është në një fazë ndryshimesh të shpejta dhe të përditshme edhe vetë. Koha Javore: Z. Fevziu, krahas gazetarisë dhe publicistikës, keni një karrierë të ndritur edhe në fushën e krijimtarisë letrare, ku nga viti 1992 e deri në vitin 2016, jeni autor i plot trembëdhjetë veprave letrare voluminoze, të rëndësishme për letërsinë shqiptare. Cila është formula e suksesit Tuaj edhe në lëmin e

letërsisë? B. Fevziu: Fjala sukses është pretendim i madh, por besoj që është një pasioni për të shkruar që më ka lindur që fëmijë, qëkur mësova të shkruaj dhe që vijon ende. Koha Javore: Cilat janë planet Tuaja më të afërta në sferën e gazetarisë dhe të krijimtarisë letrare? B. Fevziu: Kam në proces botimi dy libra. Një për Luftën e Kosovës më 1997 – 1999, ku analizohet veçanërisht roli i Hashim Thaçit. Tjetri, një libër miks mes letërsisë, historisë dhe reportazhit për stërgjyshen dhe plakat që kanë shënjuar fëmijërinë time. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

21


PANORAMË

Aktori kosovar në serialin Netflix-it

t Këto ditë kanë përfunduar xhirimet e sezonit të parë të serialit filmik „SKYLINE“, serial origjinal i realizuar drejtpërdrejt nga Netflix-i amerikan, në bashkëpunim me produksionet gjermane Komplizen Film dhe StickUp Filmproduktion Me sloganin “Frankfurt, Mainhatten, Crack City” po drejton Netflix, serinë më të re “Skylines”. Në këtë serial luan edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi i cili është shprehur të ndihet mirë për këtë sukses. “Gëzohem të jem pjesë e këtij seriali të prodhuar nga Netflix-i amerikan, ishte kënaqësi dhe eksperiencë e madhe për mua të punoj me regjisorë dhe aktorë të mirënjohur gjerman dhe të tjerë. Është hera e parë që unë luaj për Netflix, në këtë serial unë kam njërin nga rolet bartëse episodike që quhet Juli, ndërsa luaj në gjuhën gjermane”, ka thënë Rexhepi. Mediat gjermane dhe faqja zyrtare e Netflix kanë bërë të ditur se ngjarja zhvillohet në Frankfurt dhe Berlin.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Ky serial gjermano-amerikan është filmuar kryesisht në qendër të qytetit të Frankfurtit, në Rhein-Main por edhe në Berlin, në hotelet më të mëdha, në ndërtesat më të larta por edhe në diskotekat më të mëdha në Frankfurt. Ekipi i Netflix ka xhiruar gjithsejtë 66 ditë me radhë në këto qytete gjermane. “Skylines” bënë fjalë për botën e muzikës, për hip-hopin, krimin e organizuar dhe financat në Skyline-t e Frankfurtit… Skenari është shkruar nga Dennis Schanz, Oliver Karan, Ole Lohmann ndërsa regjinë e bëjnë regjisorët e mirënjohur Max Erlenwein ( Kinofilmi “Stereo” ) dhe Soleen Yusef. Rolet kryesore i luajnë aktorët e mirënjohur si: Richy Müller, Peri Baumeister, Edin Hasanoviq, Murathan Muslu, Kim Riedle, Anna Herrmann etj. Data e shfaqjes së parë nuk është publikuar ende. Sipas informacionit nga Frankfurter Rundschau, shfaqja e serialit është planifikuar në vjeshtën e 2019-ës.


FOTOGRAFIA E JAVËS

SAMIRA GJOKAJ LIQENI I SHKODËRS

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

23


MOZAIK

Maturantët në Malësi vazhdojnë traditën e organizimit të mbrëmjes së maturës

Mbrëmja më e bukur dhe më emocionuese e gjeneratave Mbrëmja e maturës është njëra nga ditët, datat dhe ngjarjet më të veçanta, më të rëndësishme e më të bukura të jetës, një mbrëmje emocionale e sensacionale por edhe mallëngjyese për gjenerata të tëra të maturantëve.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Një numër i madh i të rinjve dhe të rejave, janë ballafaquar me sfida të shumta gjatë ditëve të shkollimit të mesëm, me situata të këndshme por ndonjëherë edhe të pakëndshme, ashtu siç vetë këtë periudhë kohore e

karakterizojnë rrethanat e ndryshme. Me të ndjekur shkollimin e mesëm, ata janë ndeshur me një mjedis të ri, me sfida të reja dhe deri atëherë të panjohura për ta. Por, gradualisht me kalimin e ditëve, muajve dhe viteve të

Foto: BENI


MOZAIK

Maturantët edhe sivjet kremtuan mbrëmjen e maturës, ditën më të bukur dhe më domethënëse të tyre, në një atmosferë të gëzueshme, hareje dhe lumturie, ku nuk munguan as çastet e mallëngjimit dhe emocionet të cilat u shoqëruan me ndonjë pikë loti nga qindra të rinj dhe të reja të cilët teksa defilonin rikujtonin ngjarjet e “pafund” të cilat i kaluan gjatë ditëve të tyre të shkollës së mesme

të shoqëruarit së bashku, një rreth vicioz dhe i ngushtë miqësor krijohet mes tyre, duke u familjarizuar me njëri-tjetrin, për të qenë të pandarë ndërsa ky hark kohor kur njeriu kalon nga faza e adoleshencës në atë të pjekurisë është konsideruar si faza më e bukur e jetës. Në Malësi ndër vite, këtë kremtim të mbrëmjes së maturës e kanë organizuar gjenerata të tëra të cilat në formë të organizuar e kanë festuar këtë ditë, duke defiluar nëpër rrugën kryesore të qytezës së Tuzit për të bashkëndarë edhe publikisht fundin e shkollimit të mesëm. Pjesa solemne e defileut të të gjitha

gjeneratave nga viti në vit është mirëpritur dhe ndjekur me interesim të lartë nga një publik i gjerë i banorëve të kësaj treve të cilët i kanë ndjekur, fotografuar dhe duartrokitur ngrohtësisht të gjitha çiftet parakaluese të maturantëve dhe të profesorëve të cilët në të tilla raste duken më mirë se kurrë, me kostume të reja dhe të përzgjedhura dhe me fustane të stilizuara dhe shumëngjyrëshe.

Në Malësi kjo traditë vijon edhe sot

Maturantët edhe sivjet kremtuan mbrëmjen e maturës, ditën më të

bukur dhe më domethënëse të tyre, në një atmosferë të gëzueshme, hareje dhe lumturie ku nuk munguan as çastet e mallëngjimit dhe emocionet të cilat u shoqëruan me ndonjë pikë loti nga qindra të rinj dhe të reja të cilët teksa defilonin, rikujtonin ngjarjet e “pafund” të cilat i kaluan gjatë ditëve të tyre të shkollës së mesme. Qindra maturantë të cilëve u parapriu drejtoresha dhe kujdestarët përkatës, u ndoqën me shumë admirim dhe kureshtje nga publiku i madh në numër i cili kishte pushtuar të dyja anët e rrugës kryesore të qendrës së qytezës së Tuzit. Gjenerata e sivjetme ashtu sikurse edhe viteve të shkuara e vazhdoi festën e madhe në restorantin “Troja”, aty ku të gjithë së bashku darkuan, pinë dhe vallëzuan me njëri- tjetrin deri në orët e para të mëngjesit, për t’u përshëndetur dhe përqafuar ngrohtësisht në fund, pasi secilin pas kësaj mbrëmjeje pret e një ditë e re, një sfidë e re, plane dhe vizione të reja, për të vazhduar më tutje rrugën e emancipimit, atë të shkollimit superior. t. u.

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

25


KULTURË

Në kuadër të manifestimit “Java e Arkivit të Malit të Zi”, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin

Ekspozita fotodokumentare mbi lejekalimet dypronësore Drejtori i Arkivit Shtetëror të Malit të Zi, Sasha Tomanoviq, theksoi se kjo ekspozitë përmban 83 dokumente dhe 54 fotografi, ndërsa kryeshefja e Arkivit të Ulqinit, Lilana Bullatoviq, u shpreh e kënaqur që pikërisht asaj dhe bashkëpunëtorëve të saj iu dha mundësia që kjo ekspozitë, e ruajtur në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë tash 90 vite, të publikohet për herë të parë Ulqin – Të mërkurën, më 15 maj, në Galerinë e Qendrës së Kulturës të Ulqinit u hap ekspozita fotodokumentare “Zyra Doganore e Rendit të Dytë Tivar - dokumentacioni për lejekalimet dypronësore nga viti 1928” (pjesa e dytë). Autore e kësaj ekspozite është kryeshefja e Arkivit të Ulqinit, Lilana Bullatoviq me bashkëpunëtorët e saj, Snezhana Nishaviq, Adem Mehmeti dhe Xhenana Axhemoviq. Ekspozitën e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, i cili falënderoi punonjësit e Arkivit të

26

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Ulqinit dhe të Cetinës në përkushtimin e tyre që pas gati një shekulli bënë të mundur publikimin e kësaj ekspozite e cila me fotografi e dokumente dëshmon mënyrën e kalimit të kufirit të banorëve të Krajës dhe Anës së Malit në kufi me Shqipërinë, në kohën e Mbretërisë së Malit të Zi dhe Mbretërisë së Shqipërisë. Lilana Bullatoviq, në fjalën e saj të rastit, u shpreh e kënaqur që pikërisht asaj dhe bashkëpunëtorëve të saj iu dha mundësia që kjo ekspozitë, e ruajtur në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë tash 90 vite, të publikohet për herë të parë.

Drejtori i Arkivit Shtetëror të Malit të Zi, Sasha Tomanoviq, theksoi se kjo ekspozitë përmban 83 dokumente dhe 54 fotografi. “Në lëndën e fondit arkivor të Cetinës ‘Dogana e Rendit të Dytë Tivar’ ndodhet dokumentacioni i cili u ka shërbyer banorëve të atëhershëm të zonave kufitare për kalimin e kufirit shtetëror të Mbretërisë së Malit të Zi dhe Mbretërisë së Shqipërisë”, tha ndër të tjera ai. Ekspozita u realizua në kuadër të manifestimit “Java e Arkivit të Malit të Zi” dhe qëndroi e hapur deri ditën e Gj. Gjonaj premte.


KULTURË

Në kuadër të projektit “Fëmijët e Ulqinit – Promotorë të tolerancës së diversitetit”

U hap ekspozita figurative “Qyteti im – qyteti i tolerancës” Ulqin - Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” javën që shkoi organizoi ekspozitën figurative me titull “Qyteti im – qyteti i tolerancës”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fëmijët e Ulqinit – Promotorë të tolerancës së diversitetit”, i realizuar në partneritet me Bibliotekën e Qytetit dhe Shkollën Fillore “Marshall Tito”, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi. Në këtë aktivitet morën pjesë pothuajse të gjitha shkollat fillore të komunës së Ulqinit si dhe Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Ostros. Qëllimi kryesor i kësaj ek-

spozite ishte që përmes punimeve kreative të nxënësve, të përhapë mesazhe të solidaritetit, tolerancës, respektit për dallimet, dialogut dhe jodhunës në komunitetin lokal. Vlerë e veçantë e kësaj ekspozite ishin punimet e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët u shpërblyen me mirënjohje të veçanta në fushën e artit figurativ. Në hapjen e ekspozitës foli nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, udhëheqësja e Bibliotekës së Qytetit, Ardita Rama, ndihmësdrejtori i Shkollës Fillore “Marshall Tito”, Gjuro Daboviq, psikologia e shkollës

Ardita Kovaçi dhe drejtori ekzekutiv i OJQ “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi. Nga OJQ “Horizonti i Ri” kanë bërë të ditur se kjo ekspozitë shënoi njëherazi edhe aktivitetin përmbyllës të këtij projekti, i cili në fokusin kryesor kishte edukimin dhe trajnimin e nxënësve për tolerancë dhe jodhunë. Këtë program e kanë ndjekur 23 nxënës të Shkollës Fillore “Marshall Tito”, në periudhën shkurt-maj të këtij viti, të cilëve me këtë rast iu ndanë diploma për njohuritë dhe shkathtësitë e fituara. (Kohapress) E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

“Vijesti”, Podgoricë

Riaktualizohet pronë pushimores në Kam Kosova nuk heq dor Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk do të lejojë që drejtoria e likuidimit e Bankës “Atllas” të shesë aksionet në firmën Rekreaturs, që është vlerësuar me 14 milionë euro, duke pasur parasysh se në Gjykatën Themelore të Kotorrit ka një kontest me qëllim të vërtetimit të të drejtës pronësore ndaj kësaj firme të dikurshme të Kosovës, shkruan gazeta “Vjesti” e Podgoricës. Banka “Atllas” në likuidim është në pronësi të biznesmenit nga fletarresti i Interpolit, Dushan Knezheviqit . Gazeta “Vjesti” thekson se në AKP i është thënë se para gjykatës në Kotorr janë mbajtur dy shqyrtime përgatitore, ndërsa shtojnë se nuk janë të informuar për situatën aktuale në lidhje me Bankën “Atllas” dhe për shitjen eventuale të aksioneve në firmën “Rekreaturs”. AKP ka për qëllim të dëshmojë se firma “Rekreaturs” nga Prishtina është pronari i vërtetë i 33 mijë metrave katrore të plazhit buzë detit në Kamenovë, ku dikur ishte e ndërtuar pushimorja e punëtorëve të Kosovës, dhe jo firma me të njëjtin emër me seli në Budva. Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ia kanë konfirmuar se nuk do të heqin dorë që të dëshmojnë se bëhet fjalë për mashtrim dhe se “Rekreaturs” Budva nuk është trashëgimtari i vërtetë i të drejtës në pronë. “Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave tona dhe në lidhje me “Rekreatursin”, AKP-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale-juridike të parapara me ligjet në fuqi në Republikën e Malit të Zi dhe pas hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve do të ndërmarrë hapa , në kuadër të mundësive të veta, për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave pronësore”,

28

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

kanë bërë të ditur në AKP. Ata kanë dorëzuar dokumentacionin komplet me kronologjinë e zhvillimeve, se në ç’mënyrë katër punëtorë të dikurshëm të “Rekreatursit” selinë e firmës e kanë zhvendosur nga Prishtina në Budvë. Më herët gazetës “Vijesti” nga AKP-ja i është thënë se nuk kanë dijeni se në ç’mënyrë është bërë transformimi nga NSH “Rekreaturs” në Budva dhe grupit “Atllas” nga Podgorica. Banka “Atllas” ka 18,4 milionë euro aksione në kompani të ndryshme në kuadër të grupit “Atllas”, të cilat drejtoria e likuidimit do të përpiqet t’i kthejë në para.

Pjesa më e vlefshme prej 99, 7 për qind në firmën “Rekreaturs” vlerësohet në 14 milionë euro. Banka “Atllas” është bërë pronare e kësaj pjese pas marrëveshjes nga viti 2017 me firmën “Atllas” Invest nga Podgorica dhe VB Holding nga Qiproja, të cilat duke bartur këtë pjesë kanë paguar një varg kredish. Ndër borxhet e fshira atëherë ishte edhe borxhi i presidentit të shtetit Millo Gjukanoviqit sipas kartelës rivolving në shumë 16,7 mijë euro. “Rekreaturs” është firmë e dikurshme sindikale nga Prishtina që kishte pushimoren në Kamenovë dhe që planifikonte ndërtimi edhe të një tjetre në Ulqin.


MOZAIK

ësia e menovë, rë Në rrethana të pasqaruara gjatë luftës më 1999 firma është zhvendosur në Budva, kurse grupi “Atllas” e ka blerë për 60 mijë euro në vitit 2002. Drejtoria e likuidimit e Bankës “Atllas” së shpejti duhet të shpallë shitjen e patundshmërive të bankës “Atllas” të vlerësuara 40 milionë euro, si dhe të aksioneve në një varg firmash me vlerë 18 milionë eurosh. Pjesa e plazhit, ku dikur ndodhej pushimorja e Kosovës, siç vihet në dukje në evidencën kadastrale të Drejtorisë për patundshmëri, në pjesën më të madhe është regjistruar në emër të firmës “Rekreaturs” të Budvës, ndërsa bash-

“Rekreaturs” është firmë e dikurshme sindikale nga Prishtina që kishte pushimoren në Kamenovë dhe që planifikonte ndërtimi edhe të një tjetre në Ulqin. Në rrethana të pasqaruara gjatë luftës më 1999 firma është zhvendosur në Budva, kurse grupi “Atllas” e ka blerë për 60 mijë euro në vitit 2002

këshfrytëzues në një pjesë të vogël janë Banka në falimentim e Kosovës, si dhe firma “Kozhar SOUR Trgovina”. Që të dyja e kanë selinë në Prishtinë. Pushimorja ka vite që është jashtë funksionit, kanë mbetur vetëm barakat e kalbura të papërdorshme, ndërsa në këtë plazh nuk ka filluar ndërtimi i vendbanimit turistik luksoz, siç parashihej me dokumentet e planit. Në Kamenovë ishte paraparë vendbanim turistik Ministria Shtetërore e Zhvillimit më 2014 ia kishte dhënë firmës “Rekreaturs” kushtet teknike urbanistike për plazhin e Kamenovës, që asokohe ishte dokumenti i parë në procedurë i marrjes së lejes ndërtimore. Me dokumentin planifikues, të miratuar nga Qeveria, në ambientet e plazhit të Kamenovës parashihet ndërtimi i vendbanimit turistik me pesë yje. Vendbanimi lidh hotelin, dy hotelet kondo si dhe 14 vila. “Rekreaturs” deri më tash nuk ka bërë

kërkesë për leje ndërtimore. Në grupin “Atllas” disa herë kanë theksuar se ligjërisht janë bërë pronarë të tokës së kompleksit tokësor. Kohë më para ata i kanë prezantuar “Vijestit” edhe planet për këtë pjesë atraktive të bregdetit të Budvës. Investimi kap vlerën e 88 milionë eurove. Sipas Projektit Investues, parashihet që përveç ndërtimit të kompleksit hotelier rezidencial të bëhet edhe zgjerimi i plazhit, si dhe funksionalizimi i pjesës gurore të bregdetit, si dhe ndërtimi i objekteve të përkohshme sportive rekreative dhe i përmbajtjeve argëtuese. Anasit kërkojnë kthimin e pronës Tregimi për Kamenovën ka nisur qysh më 1957-shin e largët, kur Këshilli i Rrethit të Cetinjës kishte kryer eksproprijimin e 15 mijë metrave kub të banorëve vendës. Pushimorja është ngritur nga fundi i viteve të ‘50-ta të shekullit të kaluar, për nevojat e punëtorëve të Kosovës, në mënyrë që më 1989 “Rekreaturs” të regjistronte edhe 12 mijë metra katrorë shtesë, pra përkatësisht 33 mijë metra katrorë, në të cilat shtrihet prapavija e plazhit. Drama e vërtetë nis pas zhvillimeve luftarake në Kosovë, kur më 1999 në pushimoren e punëtorëve gati të rrënuar vendosen refugjatë nga Kosova. Disa punëtorë të “Rekreatursit” nga Prishtina e zhvendosin selinë e firmës në Budva, ndërsa kompleksin atraktiv e regjistrojnë në këtë firmë, që ndërkohë futet në privatizim. Kamenovën e kërkojnë edhe vendësit, të cilët pohojnë se atyre u është rrëmbyer toka, dhe se tani kërkojnë t’u kthehet. Vendësit e Kamenovës dhe të Shën Stefanit tash disa dekada zhvillojnë kontest gjyqësor për kthimin e tokës së stërgjyshore, që u është rrëmbyer në ranishtën e Kamenovës, siç shprehet “Vijesti”. Gjykata Themelore në Kotorr qysh para 15 vjetësh ka ndërmarrë një masë të përkohshme për ndalimin e shitjes, disponimit dhe të ngarkimit me tokën. E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

29


RAJONI & BOTA

The Guardian

A është John Bolton njeriu më i rrezikshëm në botë? Ben Armbruster

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Donald Trump, John Bolton dëshiron që SHBA-ja të shkojë në luftë me Iranin. Ne e dimë se ai (Bolton) ka dy dekada që po e përsëritë këtë. Dhe çdo gjë që administrata Trump e ka bërë mbi politikat me Iranin, duhet të analizohet që nga ardhja e John Bolton në detyrën e personit kryesor për këshilla të politikave të jashtme, pra në prill të vitit 2018, dhe ne duhet ta shikojmë nga kjo perspektivë, duke përfshirë veprimet alarmuese të ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme, këto dy javët e fundit. Vetëm një muaj pasi u punësua nga Trump, Bolton ia dha shtysën kryesore Trumpit, shtytjen që kishte nevojë, pra largimin nga marrëveshja nukleare me Iranin, e cila në atë kohë ishte (dhe ende është) e suksesshme për ta bllokuar programin nuklear iranian. Plani i Aksionit të Përbashkët Gjithëpërfshirës, ose ndryshe i njohur si marrëveshja e Iranit, ishte pengesa më e madhe e Boltonit për të hyrë në luftë me regjimin, për shkak se ky i fundit ia eliminoi pretekstet se lufta e Irakut ishte e dobishme.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

SHBA-ja është afër një lufte me Iranin, dhe ndoshta më afër se asnjëherë më parë. Dhe Bolton është njeriu që duhet fajësuar më së shumti

Qëkur se u largua nga marrëveshja, administrata Trump ka pretenduar se përmes një “fushate maksimale” të presionit ndaj Iranit, do të arrinte një “marrëveshje më të mirë” që në mënyrë magjike e kthen Iranin në një demokraci “Jeffersoniane”, e cila i përkulet çdo dëshire amerikane. Por kjo gjithmonë ka qenë e menduar si një argument i besimit të keq, që do ta ndërronte qëllimin aktual (ndryshimin e regjimit) dhe do të sillte hapa të tjerë, të cilat mund të ishin heqja e sanksioneve, zbutja e retorikës dhe kontrollimi i ushtrisë – POR ndodhën gjëra të cila e kanë shtyrë më afër luftën mes SHBA- së dhe Iranit, dhe ndoshta më afër se asnjëherë më parë. Dhe Bolton nuk shqetësohet për manipulimet e mundshme, ose nuk shqetësohet aspak për asgjë, madje duke i injoruar këshillat nga inteligjenca, gjë të cilën po vazhdon ta bëjë. Në deklaratën e tij 10 ditë para se të deklaronte se kanë dërguar anijet luftarake në Lindjen e Mesme, Bolton

citohet të ketë thënë “një numër të telasheve dhe indikacioneve që janë paralajmërim për eskalim” nga Irani, për ta justifikuar veprimin që ushtria e SHBA- së do ta bënte. Por burime të ndryshme thonë se Bolton i injoroi këshillat e inteligjencës amerikane, duke e karakterizuar çështjen si “më shqetësuese sesa në fakt është”. Madje edhe një gjeneral britanik, i cili vepron në atë rajon, tha këtë javë se nuk ka evidencë të rritjes së kërcënimeve nga Irani. Çka është edhe më shqetësuese, është fakti se Bolton e di se çfarë është duke bërë. Ai është “një burokrat sezonal i cili ka aftësi që t’ia imponojë të tjerëve mendimet e tij” – dhe ka një kohë të gjatë që i shfrytëzon këto aftësi për ta ndryshuar diplomacinë amerikane dhe të punojë drejt prishjes së marrëveshjes për kontrollin e armëve. Si një zyrtar i lartë në administratën e George W Bush, ai pati një rol kryesor në shkatërrimin e një Marrëveshje Kornizë, e cila vinte nga administrate Clinton, dhe ishte për ngrirjen e programit nuklear të Koresë Veriore. Ai tha se “ ndihej si një fëmijë në ditën e Krishtlindjeve” pasi që ishte


RAJONI & BOTA

ai që orkestroi daljen nga marrëveshja e vitit 2002, në të cilën SHBA-ja largohej nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale. Dhe tani si një zyrtar i lartë në administratën Trump, ai nxiti SHBA-në që të largohet nga marrëveshja nukleare me Iranin, në të cilën në fakt ishte edhe Rusia. Ndërkohë që mbetet e paqartë se sa shumë rol ka pasur ai në negociatat e Trumpit me Kim Jon-Unin vitin e kaluar, ai bëri publikisht thirrje që i ashtuquajturi “Modeli i Libisë” të jetë i njëjtë edhe në Korenë Veriore. Vetëm disa muaj përpara se ai të jetë pjesë e administratës, ai tentoi që ta krijonte një lëndë ligjore që do ta lejonte SHBA’në të përfshihej në luftë me

Penjanin. Dhe nëse mendoni se atij i interesojnë pasojat e një lufte me Korenë Veriore, e keni gabim. Bolton ishte tërësisht i paprekur nga një prezantim i cili ndodhi në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së presidentit Bush, ku edhe në atë prezantim tregoheshin pasojat e një lufte të mundshme. “Unë nuk dua luftë. Unë bëj politika” kishte thënë atëherë. Deri tani, Bolton ka qenë i suksesshëm për ta lëvizur SHBA-në drejtë dëshirave të tij ndaj Iranit, duke e detyruar Pentagonin që të dërgojë 120.000 trupa amerikane në rajon, për të konfrontuar Iranin nëse ka ndonjë indikacion. Ka shen-

ja shpresëdhënëse se ne mund t’i shmangemi luftës, ndërkohë që zyrtarët e SHBA-së dhe aleatët tanë të Evropës, duken të alarmuar për atë që po e bën Bolton. Madje po ngritët alarmi se administrata Trump po i shtrembëron fjalët e inteligjencës amerikane sa i përket Iranit. Por shihet, se Bolton tani po ngutet, dhe me sa duket është i vetëdijshëm se koha e Trumpit në zyrë mund të jetë e limituar. Pyetja në fund është, nëse presidenti mund t’ i qëndrojë instinkteve personale dhe t’i shmanget konfliktit ushtarak, ose të pranojë një njeri në ring i cili po e grushton atë në një qoshe, duke mos i lënë zgjidhje tjetër, veçse një lufte me Iranin. E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

31


KULTURË

Në Tiranë u mbajt Kuvendi ndërkombëtar Në organizim të Qendrës Kombëtare “Rrënjët tona” dhe disa subjekteve të tjera kulturore në Muzeun Historik në Tiranë nga data 9-12 maj 2019 u mbajt Kuvendi Ndërkombëtar me temë: ”Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe etnokulturore e shqiptarëve përmes mijëvjeçarëve”. Kuvendi punimet i zhvilloj i ndarë në tre seksione: Historiografi, Gjuhësi e Etnokulturë. Në Kuvend kanë

32

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

marrë pjesë studiues të profileve të ndryshme shkencore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe vende të tjera. Nga Mali i Zi me kumtesat janë paraqitur: dr.Ismail Doda “Mejdani si stretegji lufte për mbrojtjen e kufirit dhe brezit kufitar”, dr.Nail Draga”Masakra e TIvarit dhe rishkrimi i historisë”, Hajro Hajdari “Pronat private shqiptare në të dy anët e kufirit” dhe Sami Flamuri “Var-

ri i Mara Kastriotit dhe shqiptarët në mesjetë“. Sipas organizatorëve qellimi i këtij tubimi shkencor ndërkombëtar ishte, rritja e vetëdijës së shqiptarëve mbi rëndësinë e njohjes së lidhjeve të historisë së tyre me kulturat e antikitetit, ndërsa kumtesat e prezantura do të botohen në një botim të veçantë. (Kohapress)


MOZAIK

OJQ “Amaneti” organizoi iftar në shëtitoren në Ranë të Ulqinit

Ramazani si simbol i bamirësisë Ulqin – Organizata Joqeveritare “Amaneti”, e themeluar para pak kohe, ka organizuar të shtunën mbrëma iftar në mjedis të hapur, në shëtitoren në Ranë – Ulqin. Në sofrën e iftarit, të organizuar me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, me moton “Ramazani si një simbol i bamirësisë”, kanë marrë pjesë disa qindra vetë. Në emër të organizatorit, Nevryz Shaptafi, ka thënë në fjalën përshëndetëse se janë krenarë sepse përreth sofrës së iftarit janë mbledhur të gjithë njerëzit, pa dallim feje, kombi e statusi. “Jemi krenarë sepse qytetarët e Ulqinit kanë treguar nivel të lartë të humanizmit, të kulturës e të solidaritetit. Ky iftar mundësohett nga populli i Ulqinit për të gjithë qytetarët. Jemi krenarë sepse sofrën e iftarit, e cila simbolizon mirënjohje e falënderim, dashuri e respekt, e kemi të mbushur me të gjitha të mirat, të cilat janë ndihma nga qytetarët, afaristët dhe nga gratë duararta të qytetit tonë”, është shprehur ai. Shaptafi ka thënë se përpos dimensionit fetar, iftari ka edhe dimensionin emotiv sepse në iftar ne ndajmë ndjenjën me atë kategori me të

cilën duhet të kujdesemi gjatë gjithë vitit dhe mësojmë se sa më lehtë përballohen sfidat kur jemi të bashkuar. “Gëzimi nuk është gëzim kur nuk kemi me kë ta ndajmë, por as pikëllimi nuk është pikëllim kur kemi me kë ta ndajmë. Të gjithë ne kemi nevojë që me agjërim dhe adhurim të arrijmë paqen me Zotin, lumturinë me veten, dashurinë me njerëzit dhe ndihmën me nevojtarët”, ka theksuar ai. Në iftar kanë marrë pjesë ndër të tjerë edhe kryetarët e Komunës së Ulqinit dhe Komunës së Tuzit, përfaqësues të korit diplomatik, komuniteteve fetare, partive politike, pushtetit lokal etj. Duke i përshëndetur të pranishmit, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se Ramazani është muaji i agjërimit, “një muaj i cili na afron sepse duhet të çelim zemrën me njëri-tjetrin, të afrohemi më afër në mënyrë që kjo të rezultojë me një mirësi, zemërgjerësi, pritje më të mirë”. Ai ka thënë se si kryetar i Komunës së Ulqinit është i kënaqur kur i sheh të bashkuar në një vend të gjithë pjesëtarët e konfesioneve të

ndryshme, qofshin ata të fesë islame, katolike apo ortodokse. “Të gjithë së bashku kemi hangër nga një kafshatë sonte në këtë tryezë, e cila është aq e gjatë dhe do të jetë edhe më e gjatë vitet që vijon”, ka theksuar Nrekiq. Edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka shprehur kënaqësi për praninë në iftar, duke thënë se ai përcjell mesazhe bashkimi për të gjithë njerëzit, siç i takon Ulqinit dhe shqiptarëve në përgjithësi. “Ne edhe në festa, edhe në të gjitha jemi bashkë me të gjithë ata që jetojmë përditë me ta, pa dallime, dhe në këtë mënyrë tregojmë edhe atë traditën tonë me të cilën jemi shumë krenarë sepse dallimet tona vetëm na bashkojnë”, ka thënë ai, duke u uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar, si dhe festën e ardhshme të Bajramit. Iftari është organizuar me mbështetjen e disa donatorëve dhe qytetarëve të Ulqinit. Kjo është hera e parë që në Ulqin shtrohet iftar i përbashkët në një mjedis të hapur, ndërsa nga organizatori kanë thënë se do të përpiqen që ai në të ardhmen të bëhet tradicional. i. k.

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

33


MOZAIK

Meremetimi i rrugës Krythë - Millë në Anë të Malit

Me vetëkontribut financiar dhe donacione të diasporës përmirësojnë infrastrukturën rrugore Asfaltimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e rrugëve lokale do të duhej të jenë prioritare për pushtetarët e secilës komunë, pra edhe asaj të Ulqinit. Mirëpo, ata edhe përkundër premtimeve tëvazhdueshme disavjecare , nuk arritën të realizojnë shumë projekte me rëndësi në sferën e infrastrukturës. Mosrealizimi i tyre krijoi shumëprobleme dhe shkaktoi pakënaqësi veçmas tek banorët e zonave rurale, siç është rasti edhe me banorët e Millës, Bojkut, Kosiqit e fshatrave përreth tyre. Rrugët e këtushme lokale janë asfaltuar para afro tri dekadash e gjysmë, të cilat me kalimin e kohës në mungesë të mirëmbajtjes si duhet ndërkohë janë amortizuar aq shumë sa që tani paraqesin vështirësi kalimi për automjete. Nismëtari i parë dhe kreysor për meremetimin e rrugës KrythëMillë, në gjatësi prej 3550 metra e cila fillon nga shkolla e Krythës e deri tek shkolla e Millës ështëaktivisti entuziast Samir Veliqi. Ai pohon se kostoja e saj është 130.000 euro dhe shton se 1200 metra të kësaj rruge lidhin fshatrat Millë, Kosiq, Bojk, Bushanë, fundi i Millës, Lulaj, e Kosiqi poshtë, ndërsa 2350 metra të tjera lidhin fshatin e Millës. “Falë vetëkontributeve vullnetare të banorëve të këtushëm ka filluar etapa e parë e meremetimit të rrugës, gjegjësisht etapa e zgjerimit

34

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MAJ 2019

dhe pëgatitjes për fazën përfundimtare të asfaltimit të këtij aksi rrugor. I gjithë ky projekt do të realizohet dhe vetëfinancohet nga vetë banorët që jetojnë në fshat, në qytetin e Ulqinit e vendeve të tjera, sikurse edhe nga donacionet e bashkëvendasve tanë në diasporë. Falë ndihmës jashtëzakonist të madhe të tyre ne së shpejti do ta bëjmë ëndrrën realitet e do ta gezojmë brez pas brezi këtë rrugë”, thotë me kënaqësi Veliqi. Kësaj nisme iu bashkëngjitën edhe banorët e fshatit Bojk dhe Kosiq, të cilët i madh e i vogël pa hezitim iu përgjigjën thirrjes sëbashkëfshatarit të tyre Azmir Jahjës me disa shokë të tij , që në mënyrë vullnetare të fillojnë aksionin e përbashkët në pastrimin e kanaleve të ujit , në zgjerimin e disa kthesave të rrezikshme dhe në zgjerimin e tetë urave. Sipas fjalëve tëJahjas, bojkanjorët e mirëpritën këtë nismë dhe pothuajse të gjithë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes që të kontriuojnë nëmënyrë vullnetare edhe në grumbullimin e të hollave. Pothuaj në çdo aksion që kemi organizuar deri më tani kanë marrë pjesë 30-4o veta, gjë që tregon për mbështetjen e parezervë të të gjithë banorëve të Bojkut, thekson Jahja. Edhe aktivisti i palodhur i Bojkut Beqir Bejta shprehet krenar për vetëkontributin financiar që kanë dhënë dhe po japin dita –ditës

njerëzit vullnetmirë, duke përfshirë këtu edhe diasporën anamalase, e cila edhe kësaj here si shumë herë të tjera po e dëshmon kujtesën dhe dashurinë për vendlindjen e tyre dhe të baballarëve të tyre, për t’i ndihmuar edhe me donacione bashkatdhetarët e vet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. “ Diaspora e Anës së Malit edhe kësaj here si shumëherë të tjera po na përkrah masovikisht. Ajo për një kohë rekord arriti të grumbullojë një shumë të konsiderueshme të hollash, për ç’gjë u jemi mirënjohës. Vlen të theksoj se ditë më parë Komuna e Ulqinit ka hapur tenderin për asfaltimin e një pjese kritike të rrugës së Bojkut në gjatësi prej 400 metrash, e cila do të na ndihmojë shumë. Me modernizimin e rrugës banorëve të fshatit Bojk do t’u ringjallet shpresa për një jetë më të mirë. Do t’u lehtesojë dukshëm jetën e përditshme.Po,ashtu do të ndikojë edhe ne zbutjen emigrimit nga kjo trevë, thotë Bejta Ky kontribut rezulton po kaq vital edhe për zhvillimin e qëndrue-shëm afatgjatë të fshatrave të lartpërmendura në Anë të Malit, kërkesat e të cilave me vite të tëra binin në vesh të shurdhër të të zgjedhurve të tyre në Kuvendin Komunal të Ulqinit. Gj. Gjonaj


SPORT

Fundjavë e suksesshme për Klubin e Taekwondosë “Ulqini”

25 medalje dhe tre trofe në turneun “Podgorica Open 2019” Garuesit e “Ulqini”-t kanë fituar 25 medalje, prej të cilave tetë medalje të arta, 11 medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta. Në turne kanë marrë pjesë rreth 300 garues të 30 klubeve nga gjashtë vende. Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka pasur një fundjavë tjetër të suksesshme. Garuesit e këtij klubi kanë fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme në turneun ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë “Podgorica Open 2019”, i cili është mbajtur të shtunën në Podgoricë. Ata kanë fituar 25 medalje, prej të cilave tetë medalje të arta, 11 medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta. Medalje të arta kanë fituar Merisa

Malokraja, Amra Dushku, Sumeja Bisha, Albjon Hykaj, Bledar Kasmi, Besart Kuqi, Amella Nuti dhe Sara Kraja, medalje të argjendta Enis Kurti, Maida Nimani, Ardit Dervishi, Medina Kanaqi, Hakush Fici, Harun Dervishi, Hava Malokraja, Enes Dushku, Mehrudin Muça, Mersida Demiri dhe Vesa Dervishi, ndërsa medalje të bronzta Amell Nuti, Daris Xhurreta, Blendisa Xhurreta, Amar Bakalli, Abdullah Dervishi dhe Arta Ismailaga. Garuesi më i suksesshëm ishte Bledar Kasmi me tri fitore, kurse në

radhën e femrave Amella Nuti po ashtu me tri fitore. Përpos trofeut për vendin e parë në renditjen e përgjithshme, KT “Ulqini” ka fituar edhe dy trofe të tjerë: për vendin e parë ekipore në kategorinë e fëmijëve dhe për vendin e tretë ekipore në kategorinë e kadetëve. Nga KT “Ulqini” kanë njoftuar se ata janë përfaqësuar me 30 garues në këtë turne, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 300 garues të 30 klubeve nga gjashtë vende. (Kohapress)

E ENJTE, 23 MAJ 2019

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.