KOHA Javore Podgoricë e enjte, 30 maj 2019 Viti XVlll Numër 865 Çmimi 0,50
Injoranca politike ISSN 1800-5696
Mos të rrezikojmë kulturën shqiptare në Ulqin
Promovim i Medresesë dhe vlerave të saj
PËRMBAJTJE
8
10 Shqiptarët iu përgjigjen luftimeve me luftë
Kur flitet mbi kotësinë
12
18 Prezantohen dyzet punime artistike nga tridhjetë piktorë
A do ta çojnë zgjedhjet europiane Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
PËRMBAJTJE
20
22 Art në vetvete
Trashëgimia kulturore e Ulqinit dhe rrethinës
26
28 Kapidani i kapidanave - ushtar i detit
Xhavit Vogliqi, një jetë të tërë në shpinë të detit për ekzistencë KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 30 maj 2019 Viti XVlll Numër 865 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Mos të rrezikojmë kulturën shqiptare në Ulqin
Promovim i Medresesë dhe vlerave të saj
në Ulqin shqiptare kulturën rrezikojmë Mos të
të saj dhe vlerave Medresesë Promovim i
politike Injoranca
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Injoranca politike
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti në takim kryetarin e Këshillit për Kontrollin Civil të Punës së Policisë, Aleksandar Sasha Zekoviq
Theksohet nevoja e angazhimit të shqiptarëve në polici Tuz – Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit për Kontrollin Civil të Punës së Policisë, mr.sci. Aleksandar Sasha Zekoviq, njoftohet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Komunës së Tuzit. Në këtë takim është biseduar per sigurinë e qytetarëve të Tuzit, komunikimin dhe bashkëpunimin e komunës së Tuzit me Drejtorinë e policisë, respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të qytetarëve të Tuzit kur është fjala për sjelljen e policisë, zbatimin e kompetencave policore dhe për bashkëpunimin e mundshëm të Këshillit dhe komunës së Tuzit. “Bashkërisht është vlerësuar nevoja që të vazhdohet me aktivitete lidhur me pjesëmarrjen efikase të banorëve lokalë, në veçanti te shqiptarëve në përbërjen dhe punën e policisë e që është në pajtim me standardet
4
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
vendase dhe ato ndërkombëtare. Në këtë drejtim është theksuar nevoja në mbështetje të shkollimit në vazhdimësi të pjesëtarëve shqiptarë dhe pakicave të tjera të cilët janë të kualifikuar për punë në polici dhe për punët tjera të sigurisë”, thekson komunikata për opinion. Ndërkaq, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka vlerësuar rekomandimet e këtij këshilli që komuna e Tuzit të inkurajojë interesimin e të rinjve nga treva e Malësisë për arsimimin policor dhe punën në polici, përmes programit motivues të bursimit. Në të njëjtën kohë, nga ky këshill, kanë rikujtuar se shteti i Malit të Zi, ka siguruar masa të ndryshme të aksionit afirmativ për pjesëtarët e pakicave. “Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka theksuar raportin korrekt me udhëheqësit policorë, duke shtuar se qytetarët vlerësojnë sjelljen e pol-
icisë në qendrën urbane të komunës. Gjithashtu, është biseduar edhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të komunikimit ndërmjet banorëve lokalë dhe Drejtorisë së policisë, në veçanti, në zonat kufitare, në mënyrë që edhe atje të përmirësohet gjendja për rritjen e angazhimit në punën e policisë kufitare të banorëve shqipfolës”, thuhet në mes tjerash në këtë komunikatë. Të dyja palët kanë shprehur besimin se puna e shërbimit policor në Tuz do të rregullohet në pajtim me zgjidhjet e vlefshme për të gjitha komunat e pavarura në Mal të Zi. Këshilli për Kontrollin Civil të Punës së Policisë është forum i pavarur profesional i cili në emër të qytetarëve të Malit të Zi e në pajtim me Ligjin për punët e brendshme, përcjell dhe vlerëson zbatimin e kompetencave të policisë. t. u.
NGJARJE JAVORE
Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, u takua me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini
U trajtuan disa çështje të arsimit shqip në Malin e Zi Tiranë – Një delegacion i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, i kryesuar nga kryetari Faik Nika, ka zhvilluar të mërkurën e kaluar në Tiranë një takim pune me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini, dhe bashkëpunëtorët e saj. Në deklaratën për shtyp të KKSH-së thuhet se në këtë takim është biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin shqip në Mal të Zi. “Në mes tjerash u trajtuan këto tema:
shpërndarja e kuotave në universitetet publike për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, thjeshtëzimi i procedurave për aplikim në universitete për kandidatët nga trojet si: vula apostile, procedura e njësimit të diplomave të shkollës së mesme etj., çështja e pajisjes me leje qëndrimi për studentët nga Mali i Zi, nevoja për kuota të veçanta për studime të thelluara në institucionet publike (master, doktoraturë, specializime në lëminë e mjekësisë), përshpejtimi i procedur-
ave për nostrifikimin e diplomave të atyre që diplomohen në universitetet e Shqipërisë, shqyrtimi i mundësisë për asistencë me mjete mësimore e didaktike, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe etj.”, thekson deklarata për shtyp. Në takim gjithashtu ëshhtë theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer i KKSHsë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, e cila ka ndërmjetësuar për organizimin e këtij (Kohapress) takimi.
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Injoranca politike Qani Osmani
Që në fillim vlen të kujtojmë shprehjen që përdor populli “Injoranca është burimi i gjithë të këqijave”. S’ka dyshim se këtë thënie e ka vërtetuar praktika e jetës në ç’do periudhë kohore. Por mendoj se në ditët e sotme dukuria e injorancës te ne, për dimensionin që ka marrë dhe mënyrën se si reflektohet është bërë termi që po lakohet dhe komentohet më shumë. Pa dyshim, dukuritë e injorancës reflektohen te njerëzit e paformuar dhe të paarsimuar, pa nivel dhe pa kulturë. Nëse mbështetemi në mendimin e Benjamin Franklinit se “Demokracia dhe plus injoranca e popullit, është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë”, atëherë s’do mend se rehatia dhe mirëqenia e politikanëve sigurohet nga injoranca e disa turmave votuese. Ndër ne, kjo gjendje nuk është e sotme, por, kjo zgjat më shumë se dy dekada e gjysmë. Kjo gjendje zgjat kaq shumë, pasi një pjesë e elektoratit gjendet në injorancë të thellë, një pjesë nuk voton fare dhe një pjesë gjendet në mërgime të largëta.
6
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Partitë tona asnjëherë nuk humbin nga oponenti tjetër politik, por humbin nga vetvetja, pasi elektorati shqiptar i kësaj apo asaj partie ndjehet i dëshpëruar dhe i tradhtuar nga udhëheqja e tij partiake. Ai ndjehet jo i përfillur dhe i respektuar sa duhet në raport me sakrificat dhe mundin që ka dhënë elektorati për të ardhur ata në pushtet. Pastaj, këto politikanë edhe nuk dinë të kërkojnë falje për gabimet apo lëshimet e bëra gjatë udhëheqjes së tyre të keqe, që sadopak ta ngritin vullnetin e tyre të thyer
Edhe nga ata që votojnë dhe janë aktivë në jetën politike, nëse krijohet një subjekt i ri opozitar, apo një fraksion më largpamës brenda partisë, pushtetarët e asaj apo kësaj partie kanë plot mekanizma që t’i asgjësojnë ata nga jeta politike. Për këtë, mekanizmi më “famëkeq” është pjesa injorante e elektoratit, i cili ka lëpirë një kockë që ia ka hedhur pushteti dhe ai duke e mbrojtur kocin e vet, se po e lëpijnë edhe të tjerët është në gjendje që të kafshojë çdokënd që i del përpara politikës së padronit të vet. Në rrethanat tona, pjesa më e madhe e politikanëve tanë janë edhe të “pafajshëm” pasi rrjedhin nga rrethi shoqëror injorant, vetë janë injorantë, i marrin votat nga injorantët, veprojnë brenda një shoqërie injorantësh, zbaviten duke u treguar “përralla” injorantëve për “sukseset “e tyre mediokre, me të vetmin qëllim që t’i mbajnë nën sundim shtresat përparimtare dhe veçmas idealistët, të cilët edhe shpesh përfundojnë tragjikisht. Nga kjo që u tha më lartë shohim se faji është të elektorati!... Edhe sot nuk jemi në gjendje ta ndihmojmë dhe ta shpëtojmë vetveten, edhe pse politikat tona kundërmojnë erë të keqe nga të vjellat e politikanëve! Këtë e dinë edhe vetë politikanët tanë, por ata e kanë gjetur “ilaçin dezinfektues” kundër aromës kundërmuese të politikës së tyre
edhe atë me një fjali të vetme: “S’ka më të mirë! Të mirë a të këqij, populli na voton!”. Kësisoj, mendojnë ata, dhe “ashtu është” pasi ky “ilaç” u bën mirë turmave votuese injorante dhe përkrahësve të politikës manipuluese dhe të fëlliqur. Ashtu si në komunizëm, edhe pas tri dekadave në “demokraci” na përcjell i njëjti fat dhe sillemi me të njëjtin mentalitet. Sërish krijohen parulla të ngjashme, parulla të një mentaliteti të tejkaluar, që gjithmonë patën për qëllim hipnotizimin e elektoratit injorant, përmes të cilëve, politikanët e rrejshëm (rezilët e kohës moderne), jo vetëm që vinin në pushtet më lehtë, por, përmes tyre edhe shtypën njerëzit përparimtarë të një politike idealiste, duke krijuar klimën e fajit të pafaj. Përmes këtyre parullave dhe njerëzve me mendje të mashtruar edhe sot e kësaj dite vazhdon mashtrimi i keq dhe primitiv i elektoratit, vetëm e vetëm që të ruhet e paprekur epoka e hipokritëve, që, sipas Benjamin Franklinit, “dinakëritë dhe tradhtitë janë praktika të budallenjve, që nuk kanë mjaft tru për të qenë të ndershëm”. Kjo propagandë banale arsyetimet e tilla i bën përmes njerëzve të porositur, se gjoja ky veprim politik, kjo marrëveshje, ky konsensus , ky lëshim, apo ai tjetri veprim, bëhen për strategji më madhore të cilat i di partia, dhe se
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
nuk mundet çdokujt edhe t’i tregohet etj. Këto primitivizma politikë nuk janë asgjë tjetër veçse shpëlarje e trurit të popullatës për tradhtinë e radhës, pasi kësisoj ruhet vazhdimësia e politikanëve matrapazë dhe skajshmërisht të rrejshëm. Populli është i mirë dhe pikërisht për këtë edhe vuan me dekada, të cilën e dëshmon edhe thënia e Napolonit: “Bota vuan shumë, jo për shkak të dhunës së njerëzve të këqij, por për shkak të njerëzve të mirë”. Kjo ndodh pasi që gjatë fushatës elektorale partitë politike premtojnë gjithçka, pastaj premtimet i bëjnë me strategji të veçantë, duke u thirrur në patriotizëm, në Zot, në vende pune, në ndërtimin e rrugëve etj, dhe këtë, njerëzit e mirë e të paditur e besojnë lehtë dhe kështu i gëlltitin gënjeshtrat e matrapazëve. Ata u besojnë, pasi vetë ata nuk dinë të mashtrojnë dhe kësisoj i besojnë gënjeshtrës. I besojnë, pasi janë besimtarë të paditur, pa fajin e tyre. Ata nuk e dinë se patriotizmi verbal ka skaduar një shekull më parë, kurse sot bota e civilizuar kërkon patriotizëm praktik,
si në ekonomi, arsim, shëndetësi, teknologji moderne, në ekologji etj. Pra, kjo mirësi e popullit, apo mosdija e tij e thelluar e bënë popullin armik të vetvetes dhe këtë armiqësi e realizon përmes zgjedhësve të vet. Demokriti thoshte se, është “madhështia e shpirtit që duron me dinjitet padrejtësitë”. Këtë madhështi nuk e kuptojnë partitë tona, apo politikanët që gravitojnë nëpër parti të ndryshme, përkundrazi, ndjehen komodë për dhunën ekonomike dhe dhembjet shpirtërore që i servilin popullit, në vend që të jetojnë bashkërisht me hallet e popullit dhe të mjerët politikanë nuk e dinë se, siç thoshte Martin Luter King, “ne duhet të mësohemi të jetojmë së bashku si vëllezër, ose ne do të vdesim së bashku si budallenj”. Partitë tona asnjëherë nuk humbin nga oponenti tjetër politik, por humbin nga vetvetja, pasi elektorati shqiptar i kësaj apo asaj partie ndjehet i dëshpëruar dhe i tradhtuar nga udhëheqja e saj partiake. Ai ndjehet jo i përfillur dhe i respektuar sa duhet në raport me sakrificat dhe mundin që ka dhënë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
elektorati për të ardhur ata në pushtet. Pastaj, këta politikanë edhe nuk dinë të kërkojnë falje për gabimet apo lëshimet e bëra gjatë udhëheqjes së tyre të keqe, që sadopak ta ngritin vullnetin e tyre të thyer. Nuk e bëjnë këtë pasi janë të dobët dhe të zhytur thellë në korrupsion e snobizëm. Nuk veprojnë kësisoj, sepse nuk e dinë se falja është dhunti e madhe nga perëndia dhe është “cilësi e njerëzve të fuqishëm”, siç thoshte Gandi. Se a do të dijë elektorati shqiptar në përgjithësi ta tregojë forcën e vet para partive politike, tu kërkojë llogari për bëmat e tyre të pista, t’i ndëshkojë për vullnetin e tyre të ndërlidhur, mbetet të shohim. Por, siç duket, te ky elektorat ende nuk ka arritur të menduarit kolektiv, ende ata i lidhen njëmendësisë së liderit partiak politik të tyre, pavarësisht se janë në vazhdimësi dhe gjithmonë objekt i nëpërkëmbur i politikës. Por këtë gjykim kolektiv mbetet ta shohim në zgjedhjet që do të vinë, apo ndoshta ende nuk do të mundemi të largohemi lehtë nga shpirti robërues i njëmendësisë politike. E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
New York Times
Shqiptarët iu përgjigjen luftimeve me luftë Tre vite më vonë, kapitulli tjetër serb i spastrimit etnik filloi përsëri, kësaj here në një qoshe të Serbisë, të njohur si Kosova, shumica e së cilës banohet nga shqiptarët. Shqiptarët iu përgjigjën luftimeve me luftë, dhe përsëri Aleanca atlantike ishte thirrur që të intervenonte. Por diktatori serb, Sllobodan Miloseviq, vazhdoi me mizoritë e tij, pa marrë parasysh kërcënimet tona. Si komandant supreme i NATO-s në Evropë, unë isha përgjegjës për operacionin aty është vetëm justifikim për ta përdorur. Kjo është esenca e “guximit” që përshkruhet në këtë lutje, e që duhet të jetë pjesë e qëllimit të çdo lideri. Por ne si komb dhe si liderë, nuk e kemi treguar gjithmonë këtë lloj guxWesley Clark imi. Dy ngjarjet më të mëdha të karrierës sime e ilustrojnë atë se kur ne kemi vepruar mirë me vlerat e mendjeve tona, dhe kur nuk e kemi bërë Me kalimin e viteve, mijëra kadetë të këtë gjë. Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Më 6 prill, 1994, një aeroplan i cili duke më përfshirë edhe mua, kanë po mbante Juvenal Habyarimana memorizuar lutjen e kadetëve: “Na dhe Cyprien Ntaryamira, presidentët bëj neve që ta zgjedhim të drejtën e e fisit Hutu të Ruandës dhe Burunvështirë në vend se ta zgjedhim gabi- dit, u godit kur po kalonte në Kigali, min e lehtë” dhe lutja vazhdonte “ dhe kryeqytet i Ruandës. Vrasja e tyre nxiti kurrë të mos i përmbahemi gjysmë të një kampanjë të spastrimit etnik, pamvërtetës kur mund të triumfojë e vër- jet e së cilës do ta shokonin të gjithë teta e plotë. Na pajis neve me guxim botën. Gjatë fillimit të krizës, qeveria që lind nga besnikëria e çdo gjëje që amerikane shprehu shqetësimin e saj dhe i bëri thirrje autoriteteve Hutu në është fisnike dhe e vlefshme”. Lutjet e përshkruajnë vlerën e vepri- Ruandë që ta ndalonin gjenocidin. meve të mira, dhe se si autoriteti mor- Uashingtoni iu lut Organizatës së al është burimi më i thellë i fuqisë. Ka- Kombeve të Bashkuara që t’i shtojë detëve iu mësohet se vlera e vetme e trupat paqeruajtëse në Ruandë, dhe betimit është që të kërkojnë fuqi, që ta ndalojë kasaphanën. Por kjo vetëm
8
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
sa e zgjeroi problemin. Në atë kohë unë shërbeva si drejtor për planifikime strategjike dhe Politika të Përbashkëta. Si përgjigje të një kërkese të Madeleine Albright, atë kohë ishte ambasadorja e SHBA-së në OKB, stafi im dhe unë e miratuam një plan ushtarak për ta parandaluar gjenocidin në Ruandë. Por ishte e kotë. Një refren i njohur dëgjohej: “A me të vërtetë mendon se kongresi do t’i autorizojë 20.000 trupa dhe 2 miliardë dollarë në zemër të Afrikës?” Gjatë muajve në vijim, stafi im dhe shumë qeveri të tjera diskutonim për gjërat e tmerrshme dhe tmerrin që po ndodhte në Afrikë. Në momentet e hershme të krizës, SHBA-ja dështoi, edhe pse ishte fuqi e pakontestueshme në botë, dështoi që të merrte një vendim. Dhe si pasojë, rreth 800.000 burra, gra dhe fëmijë ishin vrarë në Ruandë në mënyrë të fshehtë. Dështimi amerikan ishte thellësisht i pagëlltitshëm. Në vitin 1994, kur lufta e ftohtë kishte mbaruar dhe Bashkimi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Sovjetik kishte përfunduar, demokracia ishte kthyer në Panama, Sadam Hussein ishte larguar nga Kuvajti, dhe tani, nën një president të ri, Presidentin Bill Clinton, ne ishim e vetmja superfuqi në botë. Dhe ne nuk e kishim fuqinë që t’i ndalim vrasjet masive në Ruandë? A nuk mund t’i ndalnim vrasjet përmes OKB-së? Madje edhe pa forcat tona të armatosura. Fakti që vetëm u ndiem keq për gjenocidin në Ruandë, nuk na bëri neve më të mençur. Ne nuk kishim vepruar në bazë të vlerave tona. Por shumë prej nesh u bënë të vendosur që të mos lejohet një gjë e tillë të ndodhë përsëri. Vitin tjetër, në mes të luftës së Bosnjës, ushtarët serbë të Bosnjës, e kishin rrethuar zonën e mbrojtur nga OKBA-ja, që ishte shpallur “zonë e sigurtë” dhe kishin vrarë 8.000 burra dhe djem myslimanë. OKB-ja i bëri thirrje NATO-s për një plan që i përgjigjet kësaj masakre, rivitalizimin e përpjekjeve diplomatike, të udhëhequra nga Richard Holbrooke, si asistent i sekretarit të jashtëm të SHBA-së, dhe t’i ndalojmë luftimet. Shumë shpejt, serbët sulmuan përsëri civilët boshnjakë, kësaj here me një sulm vdekjeprurës në një qendër tregtare, e cila ishte shumë e frekuentuar. Kësaj, NATO-ja iu përgjigj me fuqinë e saj ajrore. Tre vite të konfliktit në ish-Jugosllavinë kishin lënë më shumë se 100.000 të vdekur, rreth dy milionë të zhvendosur dhe e kishte kërcënuar paqen dhe stabilitetin në botën që kishte dalë nga Lufta e Ftohtë. Vendosmëria e presidentit Clinton për ta ndaluar luftën, e mbështetur edhe nga forcat ajrore dhe aftësia diplomatike, rezul-
toi me marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që e përfundoi luftën e Bosnjës. Vlerat tona ishin testuar, dhe lidershipi amerikan i dha fund luftës. “Kur mund ta bësh diferencën, ti duhet ta bësh atë” thoshte z.Clinton. Ne e kishim bërë, por para suksesit të marrëveshjes së Dejtonit, qëndronte dështimi në Ruandë. Unë i kisha parë gërmadhat e qytetit të Mostarit, dhe kisha dëgjuar se si liderët e Bosnjës përshkruanin torturat dhe përdhunimet të popullit të tyre. Ne e dinim se cilat do të ishin pasojat nëse do të dështonim të vepronim. Tre vite më vonë, kapitulli tjetër serb i spastrimit etnik filloi përsëri, kësaj here në një qoshe të Serbisë, të njohur si Kosova, shumica e së cilës banohet nga shqiptarët. Shqiptarët iu përgjigjën luftimeve me luftë, dhe përsëri Aleanca atlantike ishte thirrur që të intervenonte. Por diktatori serb, Sllobodan Milosevic, vazhdoi me mizoritë e tij, pa marrë parasysh kërcënimeve tona. Si komandant supreme i NATO-s në Evropë, unë isha përgjegjës për operacionin aty. Afër përfundimit të marsit, 1999, përpjekjet diplomatike të z.Holbrooke kishin dështuar. Bazuar në këshillat që ia dhamë ne, dhe bazuar në gjykimin e tij, sigurisht, presidenti Clinton urdhëroi sulmin ajror me datën 24 mars. Jo çdokush në Uashington e pa çështjen e Kosovës si emergjente. Ballkani ishte një problem në distancë, dhe disa politikanë mendonin se çfarë interesa do të kishte Amerika atje. Disa e vlerësuan marrëveshjen e Dejtonit si partizane, dhe jo amerikane, disa thonin se ishte arritje, disa nuk donin të kishin punë me Ballkanin.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Por përmirësimi i koalicionit të NATO-s dhe bashkëpunimi mes qeverive, u mbajt edhe pas kësaj. Pas 11 javëve të sulmeve intensive dhe diskutimeve në tokë – së bashku me një përpjekje ndërkombëtare diplomatike të organizuar nga SHBA-ja, Finlanda dhe Rusia – presidenti Millosheviq u tërhoq. Forcat serbe u larguan nga Kosova, dhe nën vëzhgimin e forcave paqeruajtëse të NATO-s, 1.4 milionë shqiptarë të zhvendosur, u kthyen në shtëpitë e tyre. Sot, Kosova është një shtet i pavarur. Një grup amerikanësh të cilët e përfunduan luftën dhe vranë disa persona, e bënë këtë për të mirë, për ta demonstruar autoritetin moral. Ne e ushtruam fuqinë tonë në mënyrë efektive. Kishte pasoja, sigurisht. Aksioni i udhëhequr nga amerikanët në Ballkan, pajisi Kinën dhe Rusinë me arsyetime për intervenime tjera ushtarake të tyre, dhe politikave të tyre shtypëse. Dhe Kosova, pas arritjes ë pavarësisë, ende përballet me armiqësi nga Serbia dhe miqtë e saj. Ndoshta ne do të mund të tregoheshim më largpamës dhe veprat tona të ishin më të efektshme. Por NATO dhe SHBA-ja e arritën qëllimin e tyre primar: ndalimin e spastrimit etnik. Dhe ne kishim sukses sepse në Ballkan, për dallim nga Ruanda, ne vepruam me “guximin që ka lindur nga besnikëria që është fisnike dhe e vlefshme”. Ky është burimi ynë i vërtetë i fuqisë. (Autori ishte Komandant Suprem i Forcave Ajrore të NATO-s gjatë luftës në Kosovë.) E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Kur flitet mbi kotësinë Udhëtimi nuk bën dëm, veçse në portofol. Dhe nëse keni fat të mirë për të qenë në gjendje të vizitoni shtëpinë e dikujt tjetër ku jeni mik i nderuar dhe ata duhet të bëjnë të gjithë punën e drejtimit të familjes, aq më mirë! Montaigne shkruan, se “kur u pyet se çfarë lloj vere preferonte, Diogjeni u përgjigj: “Verën e dikujt tjetër.” Natyrisht, udhëtimi është një përvojë e pasur. Dhe udhëtimi për hir të udhëtimit është i kënaqshëm. Montaigne gjithashtu shpreson të vdesë, larg shtëpisë. Vdekja është një gjë e vetmuar dhe të kesh njerëz përreth është vetëm një largim vëmendje nga ngjarja e madhe
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Eseja e Montaignes “On Vanity” është, siç Montaigne e përshkru-
“ 10
an, “një shoshë idesh”. Ai pranon se shpesh titujt e eseve të tij kanë shumë pak të bëjnë me përmbajtjen. Por ai e di se çfarë shkruan, është detyra e lexuesit për ta ndjekur: “është lexuesi i pavëmendshëm që humb subjektin, jo unë”. Vanity, si në “e padobishme, e pavlefshme, e kotë”, është indirekt tema e esesë. Montaigne përpiqet t’i japë
Montaigne pranon të jetë dembel, dhe mbi të gjitha dëshiron të jetë “indiferent.” Ai thotë se mund të jetojë i varur nga dikush për aq kohë sa të bëhet i lirë dhe pa detyrime. Ndonjëherë ai “ndien disa tundime të ambicieve , por i kundërshton ato dhe përfundimisht kjo ndjenjë i ikën. Ka shumë në këtë ese rreth shkrimit dhe arsyeve të Montaignes për të shkruar. Ai është mjaft nënvlerësues i vetes, gjë që të bën të qeshësh kur e lexon. Në fillim vëren, se “të shkruarit duket se është një nga simptomat e moshës së kaluar”, dhe shton se “hidhërimi i të mos-shkruarit vjen nga të gjithë ata që vuajnë nga thirrja për të shkruar dhe nuk shkruajnë
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
vlerë kotësisë, nëse ajo siguron kënaqësinë. Një pjesë e mirë e esesë ka të bëjë me udhëtimin për të lënë qytetin e lindjes. Ai e arsyeton largimin e tij nga akuzat e kota me përfitimet e panumërta që sjell udhëtimi. Ndryshimi është kënaqësi, plus kjo është një ikje nga punët e tij të përditshme Udhëtimi është gjithashtu një mënyrë për t’i shpëtuar një klime politike shfrenuese a shtypëse. Është gjithashtu një ikje e madhe nga gruaja e tij: “Gjithkush e di se duke parë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës nuk mund të ofrojë të njëjtën kënaqësi që jepet duke u larguar dhe duke u bashkuar” - me fjalë të tjera, mungesa e bën zemrën të rritet. Udhëtimi nuk bën dëm, veçse në portofol. Dhe nëse keni fat të mirë për të qenë në gjendje të vizitoni shtëpinë e dikujt tjetër ku jeni mik i nderuar dhe ata duhet të bëjnë të gjithë punën e drejtimit të familjes, aq më mirë! Montaigne shkruan, se “kur u pyet se çfarë lloj vere preferonte, Diogjeni u përgjigj:”Verën e dikujt tjetër.” Natyrisht, udhëtimi është një përvojë e pasur. Dhe udhëtimi për
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
hir të udhëtimit është i kënaqshëm. Montaigne gjithashtu shpreson të vdesë, larg shtëpisë. Vdekja është një gjë e vetmuar dhe të kesh njerëz përreth është vetëm një largim vëmendje nga ngjarja e madhe. Plus duhet t’i ngushëlloni dhe t’u thoni atyre se gjithçka është e mrekullueshme. Përveç kësaj, Montaigne thotë se “vdekja nuk është një nga angazhimet tona shoqërore: vdekja është skenar vetëm me një karakter”. Montaigne pranon të jetë dembel, dhe mbi të gjitha dëshiron të jetë “indiferent.” Ai thotë se mund të jetojë i varur nga dikush për aq kohë sa të bëhet i lirë dhe pa detyrime. Ndonjëherë ai “ndien disa tundime të ambicieve , por i kundërshton ato dhe përfundimisht kjo ndjenjë i ikën. Ka shumë në këtë ese rreth shkrim-
it dhe arsyeve të Montaignes për të shkruar. Ai është mjaft nënvlerësues i vetes, gjë që të bën të qeshësh kur e lexon. Në fillim vëren, se “të shkruarit duket se është një nga simptomat e moshës së kaluar”, dhe shton se “hidhërimi i të mos-shkruarit vjen nga të gjithë ata që vuajnë nga thirrja për të shkruar dhe nuk shkruajnë. Secili prej nesh kontribuon në korruptimin e kohës: disa kontribuojnë me tradhtitë, të tjerët me padrejtësitë, mosbesimin, tiraninë, ata më të dobët si unë kontribuojnë në turbullirë, dhe kotësi”. Më tej në ese, Montaigne flet mbi sasinë e librave që janë botuar dhe pyet pse janë “librat më të këqij që hynë në listën e librave më të shitur?” Diçka që shumë lexues dhe shkrimtarë ende pyesin sot.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Secili prej nesh kontribuon në korruptimin e kohës: disa kontribuojnë me tradhtitë, të tjerët me padrejtësitë, mosbesimin, tiraninë, ata më të dobët si unë kontribuojnë në turbullirë, dhe kotësi”. Më tej në ese, Montaigne flet mbi sasinë e librave që janë botuar dhe pyet pse janë “librat më të këqij që hynë në listën e librave më të shitur?” Diçka që shumë lexues dhe shkrimtarë ende pyesin sot
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
DW
A do ta çojnë zgjedhjet europiane Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme Ines Pohl
Frika që ekzistonte ishte se partitë antieuropiane të krahut të djathtë do të fitonin në zgjedhjet europiane. Në Gjermani, Austri dhe Holandë, kjo nuk ndodhi. Ky është rezultati pozitiv i zgjedhjeve të fundjavës. Polarizimi midis nacionalistëve dhe pro-europianëve i motivoi me sa duket njerëzit, që të merrnin pjesë në votime dhe shumë vende kanë rapor-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin e BE flet për të ardhmen e pasigurt të qeverisë gjermane. Partitë pro-europiane morën shumicën e votave, por rënia e SPD mund të rrezikojë koalicionin qeverisës tuar për pjesëmarrje në votime më të madhe se zakonisht. Shumë më tepër votues të moshës nën 30 vjeçare, votuan kësaj herë në krahasim me herën e kaluar, është një tregues tjetër që thotë se njerëzit janë të interesuar në temën e Europës dhe në çështjen se si duam të bashkëjetojmë. Në këtë grupmoshë fituesit janë të Gjelbërit, të cilët ishin në gjendje të përvetësonin çështjen kyçe të së ar-
dhmes, mbrojtjen e klimës. Humbje për socialdemokratët e Gjermanisë Për socialdemokratët gjermanë, kjo e diel ka qenë shkatërrimtare. Partia më e vjetër demokratike gjermane ra nën nivelin europian, duke marrë nën 16 për qind të votave. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte: Në Bremen, një shtet federal gjerman ku socialdemokratët kanë kryesuar prej 73 vjetësh, u mba-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jtën të dielën edhe zgjedhjet lokale. Ato i fituan kristiandemokratët për herë të parë në histori. Kjo humbje e dyfishtë nuk do të mbesë pa pasoja. Humbjet tregojnë se partia ndodhet në gjendje të vështirë dhe se riorientimi i përgjithshëm është e vetmja rrugë për vazhdimësinë e saj dhe shansin për të pasur të ardhme. Zgjedhjet e parakohshme të mundshme
Në Bruksel do të flitet ditët e ardhshme se cilat parti do të marrin postet drejtuese. Në Gjermani ky diskutim do të jetë fundamental. Pyetja kryesore është: Sa kohë do të vazhdojë koalicioni qeverisës të torturojë veten dhe gjithë vendin? Duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të fundjavës është shumë e mundshme që pas 14 vjetësh, periudhës së Merkelit t’i vijë fundi prej part-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nerit në koalicion, socialdemokratëve. Nëse ndodh kjo, atëherë do të duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në fund të këtij viti. Ato do të jenë zgjedhje me shumë pyetje të hapura dhe me një gjë shumë të sigurt, se Angela Merkel nuk do të jetë më në gjendje të marrë sërish postin. DW (Autorja është kryeredaktore e DW) E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Mos të rrezikojmë kulturën shqiptare në Ulqin Po të analizojmë buxhetet vjetore të Komunës së Ulqinit për kulturën, në periudhën e tranzicionit , nga vitet 1990-të e këndej, prej kur timonin e drejtimit të komunës e kanë në duar shqiptarët, del se sektori (lexo kultura) vazhdon të mbetet në margjinat e politikave vendore e qendrore. Investimet e planifikuara buxhetore të komunës në fushën e kulturës përbëjnë një shumë të vogël dhe të parëndësishme në raport me prioritetet e tjera
Gjekë Gjonaj
Çdo investimi në fushën e kulturës, sado simbolik qoftë, siç është rasti i fundit i pastrimit të kino-sallës në qendër të Ulqinit i gëzohem. Jo pak. Por shumë, mbase kjo fushë gjithherë prej se mbaj mend unë nuk është trajtuar në nivelin e duhur nga ana e shtetit, as në kohën e monizmit, as në periudhën e pluralizmit. Buxhetet ( vlera e mjeteve) që kanë ndarë qeveritë e kaluara për kulturën në përgjithësi kanë qenë të pamjaftueshme. Brenda këtij mozaiku kulturor ka funksionuar dhe funksionon edhe kultura shqiptare. Po të analizojmë buxhetet vjetore të Komunës së Ulqinit për kulturën, në periudhën e tranzicionit , nga vitet 1990-të e këndej, prej kur timonin e drejtimit të komunës e kanë në duar shqiptarët, del se sektori (lexo kultura) vazhdon të mbetet në margjinat e politikave ven-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
dore e qendrore. Investimet e planifikuara buxhetore të komunës në fushën e kulturës përbëjnë një shumë të vogël dhe të parëndësishme në raport me prioritetet e tjera. Domethënë , në vazhdimësi, nga viti në vit, mungojnë investimet infrastrukturore në kulturë. Po ashtu edhe investimi në kapitalin njerëzor dhe në rritjen e cilësisë kulturore, pa të cilat nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm të kulturës. Kjo qasje nënçmuese ndaj kulturës shqiptare në veçanti dhe kulturës në përgjithësi në nivel të Komunës së Ulqinit nuk ka filluar të ndryshojë as në ditët e sotme. Me kaq pak mjete sa planifikohen dhe me këtë strategji ekzistuese jo të mirëfilltë është e pamundur që të dalim nga ky degradim total. Ndryshimi është i nevojshëm. I domosdoshëm. Pa humbur më shumë kohë duhet filluar sa më parë të heqim dorë nga politikat e deritashme të gabuara kulturore dhe të fillojmë me hartimin e një strategjie të re të qëndrueshme për zhvillimin e kulturës. Rikujtojmë se Ulqini ka qenë ndër qytetet e pakta në Mal të Zi që i hapi
rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes hapjes së kinemasë e cila u pagëzua me emrin “ Crvena zvezda “ ( Ylli i kuq), që do të kthehej në emblemën e qytetit dhe qytetarëve që do të kishin përmes saj lidhjen e parë me Perëndimin, përmes filmave të shfaqur në sallën e kësaj kinemaje nëntë dekada më parë . E ndërtuar me mjete të ish-Jugosllavisë, në objektin e sotshëm të “ Holegros” menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1947/1948 e deri në vitin 1984, është identifikuar si kinemaja e parë dhe e vetme në këtë qytet. Ajo asokohe preferohej të ishte epiqendër e çdo veprimtarie. Nga arenë e kulturës dhe sallë e projeksioneve të filmave kjo kinema në vitin 1984 u transformua (shndërrua) në Qendër Kulturore, në kuadër të së cilës përfshihen kino-salla, biblioteka dhe muzeu-galeria. Prej asaj kohë e deri në ditët e sotme në krye të këtij institucioni të vetëm të kulturës në Ulqin, sipas të dhënave që posedoj, kanë qenë Xhemal Ficiq, Radovan Gjurishiq, Sari Resulbegoviq, Aco Janinoviq, Fer-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
id Kurti, Muhamed Nika, Shaban Gjeka, Nail Draga, Astrit Salaj dhe Musa Hoxhiq. Domethënë gjatë 35 viteve të fundit përgjegjës kryesorë për kulturën në Ulqin kanë qenë 8 shqiptarë dhe dy malazezë. Menjëherë pas shembjes së sistemit komunist në Mal të Zi, në vend të rilindjes së kulturës shqiptare në Komunën e Ulqinit, ajo pësoi rënie e moszhvillim. Kështu filloi shkatërrimi i plotë i kino-sallës në zemër të Ulqinit, e cila sipas njohësve të mirë të kulturës në këtë qytet ka filluar të punojë
në vitin 1995 në objektin e dikurshëm të Centralit Elektrik. Ulqinakët e grupmoshave të mesme dhe më të vjetër e mbajnë mend si vend kulti. Nga ana tjetër, njëzet viteve të fundit në sytë e vendasve dhe të huajve ajo është pikë referimi për të keq. U ndërruan shumë pushtete e drejtorë për kulturë në Ulqin. Të gjithë premtuan pafund. Provuan të ndryshojnë diçka për të mirë. Por nuk arritën. Këtë nuk e them unë, por bashkëbiseduesit e mi, njerëzit e kulturës dhe dashamirët e shumtë të saj në Ulqin. Sipas tyre, që kultura shqiptare
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“ të frymojë” dhe të marrë “ shpirt” në këtë qytet duhet një politikbërje shumë më e ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi. Ajo që i duhet kulturës shqiptare në Ulqin është përkrahja financiare dhe institucionale së paku dhjetë fish më e madhe se tani, që të mos rrezikojmë identitetin kombëtar. Në shtetet e vogla siç është Mali i Zi dhe te kombet e vogla në numër, ajo që e mban gjallë kulturën ose aktivitetet kulturore është shteti. Dhe ajo që e mban gjallë shtetin ose identitetin kombëtar është kultura e mirëfilltë. E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u përurua libri „Medreseja – një dritare që hap dyer të universiteteve botërore“ i autorit Xhevahir Arifaj
Promovim i Medresesë dhe vlerave të saj Ulqin – Mexhlisi i Bashkësisë Islame – Ulqin dhe Biblioteka e Qytetit organizuan të enjten përurimin e librit „Medreseja – një dritare që hap dyer të universiteteve botërore” të autorit Xhevahir Arifaj. Kryeimami i Ulqinit, mr. Ali Bardhi, në fjalën e tij ka folur për historikun e sistemit arsimor islam dhe medresenë si institucion arsimor. Ai ka thënë se medresetë e para, të formës më të avancuar, kanë filluar në Bagdad, Kajro dhe në qytetet tjera. Ato janë themeluar me kontributin e vetë popullit. Në Perandorinë Osmane, deri në reformën arsimore të vitit 1845, sistemi arsimor nuk ka qenë i centralizuar. Me reformën arsimore të vitit 1869, medreseja, që në përkthim do të thotë shkollë, mbeti jashtë sistemit arsimor të Perandorisë Osmane. Bardhi ka sqaruar se kur flasim sot për medresenë, nuk duhet të kuptojmë medresenë klasike që ka ekzis-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
tuar para shekullit 19-të, sepse ato kanë qenë më të fokusuara dhe kanë nxjerrë klerikë fetarë ose punonjës për administratën e pushtetit. Ndërsa medresetë që ekzistojnë te ne, janë shkolla të modelit të idadisë. “Medresetë që hapen në vendet tona, hapen me modelin e shkollave të Idadisë. Shkolla idadi ka gjuhë të huaja, ka matematikën, ka fizikën, kiminë. Të gjitha ato lëndë që sot i ka programi mësimor i shkollave të medresesë”, ka thënë ai. Duke folur për librin e Arifajt, kryeimami i Ulqinit ka thënë se ai është një monografi e cila përshkruan ngjarjet më të rëndësishme që prej hapjes së Medresesë “Mehmed Fatih” në Milesh në vitin 2008 deri në ditët e sotme. “Prandaj mendoj se ky libër, përveç asaj se si është ndërtuar Medreseja, kush ka kontribuar etj., mbetet një dëshmi e gjallë për ne nesër”, ka theksuar ndër të tjera Bardhi.
Dr. Behlul Kanaqi, zëvendës i Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi dhe mësimdhënës në Medresenë “Mehmed Fatih” në Milesh, ka thënë se në pamje të parë kemi të bëjmë me një libër modest, por “ky libër ka një rëndësi shumë të madhe qoftë për nga ana e përmbajtjes, qoftë për nga ana e mesazhit që përmban në vetvete”. Ai ka treguar se libri “Medreseja – një dritare që hap dyer të universiteteve botërore” ndahet në dy pjesë: në pjesën tekstuale dhe pjesën tjetër që përbëhet nga fotografitë. “Edhe pjesën tekstuale mund ta ndajmë në dy pjesë: është një pjesë në të cilën autori ndjek një metodologji të veten për të shprehur qëllimet, objektivat që ka Medreseja ‘Mehmed Fatih’, por që duhet të ketë edhe çdo shkollë tjetër fetare”, ka thënë ndër të tjera Kanaqi. Ai më tej ka thënë se në pjesën
KULTURË
tjetër tekstuale, autori e përshkruan Medresenë duke dhënë informacion në lidhje me stafin e saj, programin mësimor që zhvillohet në Medresenë “Mehmed Fatih”, si dhe të gjitha aktivitetet që zhvillohen në të. Sipas Kanaqit, qëllimi i këtij libri është promovimi i Medresesë. “Pra, autori mundohet që të na e prezantojë Medresenë ashtu siç është, por edhe me ato këshillat e veta, kuptohet”, është shprehur ai. Autori i librit, Xhevahir Arifaj, profesor në Medresenë “Mehmed Fatih”, ka treguar se si i ka lindur ideja për të shkruar librin. “Shpeshherë dëgjonim fjalë, intriga, thashetheme të ndryshme ndaj këtij institucioni. Pra, fjalë që nuk i përkasin këtij institucioni ose më ndryshe, përshkrimi i i këtij institucioni nga disa njerëz që e bënin atë prej këndit se si e shohin ata, jo nga këndi i realitetit që ekziston”, ka thënë ai. Arifaj ka theksuar se ai thjesht ka
vendosur të shkruaj atë që ndien në zemër dhe që ka përjetuar si pjesë e personelit mësimor të Medresesë “Mehmed Fatih”. “Mora inciativën që në pika të shkurtra, me kapacitetin tim që posedoj, të përshkruaj dhe t’i tregoj masës në përgjithësi se Medreseja nuk është fabrikë e cila fabrikon apo prodhon hoxhallarë, por është një institucion i cili i shkollon gjeneratat e reja duke i edukuar dhe në të njëjtën kohë edhe duke i mësuar në shkencat fetare dhe në shkencat e përgjithshme shoqërore dhe natyrore apo të tjerat me planprogram”, ka thënë ai. Duke folur për rolin që kanë luajtur medresetë dhe medresantët gjatë historisë në hapësirën shqiptare, Arifaj ka thënë se të njëjtin program e ndjekë edhe Medreseja “Mehmed Fatih” në Milesh. “Ky program është i Medresesë - të promovojë fenë, kombin e atdhenë.
T’i dimë vlerat, t’i kuptojmë vlerat. Pa i kuptuar vlerat, as nuk mund t’i vlerësosh ato”, është shprehur ai. Përurimi i librit është moderuar nga Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Ulqinit, e cila ka folur për rolin e institucionit që drejton në promovimin e librit si një prej mjeteve kryesore të përhapjes së dijes. Xhevahir Arifaj ka kryer shkollën fillore në Dinoshë, Medresenë “Alaudin” në Prishtinë dhe Fakultetin e Sheriatit (jurisprudencës islame) pranë Universitetit të Medines në Arabinë Saudite. Pas kthimit të vendlindje, filloi punën si imam në xhaminë në fshatin Milesh, ku vazhdon edhe sot. Krahas kësaj, ai është pjesë e stafit edukativo-arsimor në Medresenë “Mehmed Fatih” – Milesh. Në fund të përurimit, autori ka ndarë libra falas për të gjithë pjesëmarrësit. i. k. E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Në QKI “Malësia” u çel ekspozita kolektive e anëtarëve të Shoqatës së Krijuesve Artistikë të Malit të Zi
Prezantohen dyzet punime artistike nga tridhjetë piktorë
Tuz – Qendra kulturore-informative “Malësia”, ka organizuar ekspozitën kolektive të pikturave të anëtarëve të Shoqatës së Krijuesve Artistikë të Malit të Zi, në të cilën u shpalosën plot dyzet punime nga opusi i gjerë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
i krijimtarisë artistike të mbi tridhjetë piktorëve të kësaj shoqate. Në prani të një numri shumë të vogël të publikut pjesëmarrës, nga QKI “Malësia” kanë theksuar se krahas një numri të madh të ekspozitave të
piktorëve të njohur të organizuara nga ky institucion, edhe kjo ekspozitë ka për qëllim që në një vend, publikut vendas t’i prezantohet një krijimtari e pasur dhe e larmishme artistike e punimeve të piktorëve të njohur të Shoqatës së Krijuesve Artistikë të Malit. Ndërkohë, ekspozitën në fjalë e ka shpallur të hapur piktori, Todor Zhivaleviq Veliçki, i cili duke falënderuar të pranishmit në këtë ekspozitë ka folur për historikun e Shoqatës së Piktorëve të Malit të Zi, duke thënë se fillesat e punës së kësaj shoqate datojnë që nga viti 1974. “Kjo shoqatë e punëtorëve ashtu ta quaj, pas një kohe shumë të shkurtër, krijimtaria artistike dhe zëri i krijuesve të kësaj shoqate arriti të dëgjohej jo vetëm në vendin tonë, në rajon dhe në Evropë por deri në galeritë e Nju - Jorkut. Kjo shoqatë është zhvilluar ashtu sikurse është zhvilluar edhe shoqëria. Anëtarët e kësaj shoqate edhe pse të gjithë janë të moshuar, mbi gjashtëdhjetë vjeç, vazhdojnë të krijonë sikurse të ishin në vitet më të mira të jetës së tyre. Ata ende mësojnë se si të krijohet, sepse kur është fjala për krijimtarinë artistike, duhet të mësohet gjithë jetën për të qenë krijues”, ka thënë piktori, Todor Zhivaleviq Veliçki teksa e shpalli të hapur këtë ekspozitë. Piktori në fjalë, ka treguar se kudo që shoqata e tyre ka ekspozuar nëpër galeri dhe qendra kulturore, ju ka dhuruar atyre nga një pikturë. Kështu ndodhi edhe në këtë ekspozitë, ku QKI-së “Malësia” i dhuroi një pikturë të bukur nga koleksioni i pikturave të t. u. tyre.
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
PROCUREMENT AGENT •
BASIC FUNCTION OF THE POSITION
•
Position is responsible for the procurement of goods and services for all sections and agencies at post. Reviews requests for procurement, coordinates with requesting office to ensure requests are complete, determines the type of action necessary, and prioritizes requests as needed. Makes credit card purchases online and locally. Coordinates with budget and finance sections.
• •
QUALIFICATIONS REQUIRED
1. EDUCATION: Two years of collegiate or university studies is required. 2. EXPERIENCE: One year of experience in procurement is required. 3. LANGUAGE: Level 4 (fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must have a good knowledge of local market practices and of capability of local suppliers. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have valid driver’s license cat B. Must be familiar with internet search tools and on-line purchase practices. Must be able to use standard office equipment, including use of computers. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JUNE 10, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: Via mail:
podgoricajobs@state.gov American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Procurement Agent) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia
For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
19
ARSIM
Marrëdhënia mësues-nxënës
Art në vetvete Arlinda Sukaliqi
Të jesh mësues dhe të kuptosh peshën që mbart ky profesion është zanafilla e punës që të pret në vazhdim në këtë mision, sa të vështirë aq edhe human. Modeli i mësuesit është
20
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Mësuesi duhet të jetë gjithmonë i buzëqeshur, human, bujar e mbi të gjitha t’ua kujtojë se sa të rëndësishëm janë nxënësit për të. Nuk mund të japësh dije dhe të formosh njohuri pa edukuar shpirtin e nxënësve, pa u dhënë atyre dritën që kanë nevojë kyç për edukimin e nxënësve. Modeli i mësuesit është i rëndësishëm, paraqitja e tij e thjeshtë ndaj atyre më të shtrenjtëve, ndaj nxënësve, është i rëndësishëm, sido-
mos në fillimet e tyre të para. Ai duhet të jetë gjithmonë i buzëqeshur, human, bujar e mbi të gjitha t’ua kujtojë se sa të rëndësishëm janë nxënësit për të. Nuk mund të japësh dije dhe të
ARMIS
“ formosh njohuri pa edukuar shpirtin e nxënësve, pa u dhënë atyre dritën që kanë nevojë. T’i qëndrosh besnik deri në fund këtij profesioni është vërtet një mjeshtëri e madhe sepse mbart në vete një hierarki të vërtetë vlerash të një misioni të bukur, por aq dhe me ngarkesa në rrugëtimin e tij. Mos të harrojmë se vlera e shkollës dita-ditës po bie dhe mësuesi, figura e tij, po nënvlerësohet më shumë nga ana e prindërve sesa e nxënësve, sepse është më se e vërtetë që shkolla dhe mësimdhënësit me përkushtimin e tyre, cilësinë e mësimdhënies dhe vizionin e qartë që ka secila shkollë, po hedh poshtë çdo nënvlerësim të shkollës dhe po formon individë, qytetarë nëpërmjet dijeve, tolerancës, dialogut dhe marrëdhënies së shkëlqyeshme që tregon gjatë gjithë kohës, si me nxënës ashtu dhe me prindër. Janë shkolla dhe mësuesit ata që po
formojnë themele të forta e të shëndetshme në mendjen e nxënësve, po formojnë qytetarë të denjë të shoqërisë moderne, individë me virtyte dhe vlera njerëzore të larta dhe profesionistë të zotë. Për çdo mësues është e rëndësishme ta ndjejë sa më thellë në zemër misionin e tij sepse ai do të kuptojë se sa me vlerë dhe sa më e bukur është puna e tij sepse jo më kot nuk thuhet se mësuesi është shtylla e fortë ku mbështetet i gjithë procesi i edukimit të nxënësit. Pra, përkushtimi, pasioni i mësuesit duhet të jetë maksimal që nesër nxënësit e tij të jenë sfidues dhe të ecin përpara në jetë duke kaluar çdo pengesë. Mësuesi është dhe një lloj psikologu, i cili i pari ndeshet me problemet e nxënësit, sepse shpeshherë ndodh që shumë nxënës, të heshtur, të ndrydhur me probleme të veta, i drejtohen mësuesve për të gjetur një zgjidhje. Pra, përballja e parë është mësue-
Përkushtimi, pasioni i mësuesit duhet të jetë maksimal që nesër nxënësit e tij të jenë sfidues dhe të ecin përpara në jetë duke kaluar çdo pengesë
si dhe këshillat e tij hyjnë në punën edukative të përditshme të këtij misionari të madh të shoqërisë. Klima e mirë është po aq e rëndësishme që të ruhet një marrëdhënie e mirë me nxënësit, komunikimi dhe kuptimi me anë të shikimeve pa folur bën që mësuesi të jetë shërues shpirtëror dhe bën që marrëdhënia mësues-nxënës të kalojë në një marrëdhënie shoku ose në miqësi të mirë. Të rikujtojmë dhe një herë se ndikimi i shkollës në përparimin e nxënësve mund të arrihet në mënyra të shumta. E rëndësishme është që mësuesi të mos shihet si një kundërshtar, si një armik në sytë e nxënësve dhe besoni mbarëvajtja e nxënësve dhe përparimet e tyre do të jenë të dukshme. Unë besoj në fuqinë e edukimit, besoj në misionin e shenjtë të mësuesit, se shkolla është tempull i dijes dhe i edukimit në të cilin rrugëtojmë paralelisht, pa ngurruar se do të gabojmë ose do të humbin toruan. E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
21
KULTURË
Në takimin e pestë në kuadër të sezonit dimëror të diskutimeve “Kuvendim te Gazi”
Trashëgimia kultu e Ulqinit dhe rret
Të shtunën, më 25 maj 2019, u mbajt takimi i rregullt ”Kuvendim te Gazi”, ku këtë radhë tema ishte “Trashëgimia kulturore e Ulqinit dhe rrethinës”. Duke bërë një rikapitullim të definicionit “Trashëgimi kulturore”, në këtë mbrëmje u bisedua pothuaj për të gjitha fushat problematike, si për kulturën materiale (ndërtesat, monumentet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), pastaj për kulturën shpirtërore (folklori, tradita, gjuha etj.), gjithashtu u prek edhe
22
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
trashëgimia natyrore (peizazhet e rëndësishme kulturore dhe biodiversiteti). Nikoqiri Gazmend Çitaku, njëherit edhe moderator i mbrëmjes, një vërejtje dërgoi në adresë të strukturave lokale dhe të atyre shtetërore për mos angazhimin e mjaftueshëm për identifikimin, ruajtjen dhe valorizimin e këtyre të mirave kulturore-historike. Ai tha se kur botoi librin e parë “Fotoalbumi i Ulqinit”, i cili është një monografi foto-dokumentare, ku
kishte përfshirë fotografi, dokumente e dëshmi të ndryshme për detarinë e Ulqinit, mendonte se ky libër do të jetë një shtysë e mirë për iniciativën e themelimit të Muzeut Detar, por për fat të keq që nga viti 2002 e deri më sot askush nuk ndërmerr asnjë hap në këtë drejtim. Arkeologu Anton Lulgjuraj, duke u ndërlidhur në bisedë, foli për rëndësinë e hulumtimeve arkeologjike dhe për rajonin e Ulqinit si një vend shumë i pasur me site arke-
KULTURË
urore thinës
Nga ky takim doli propozimi që pushteti lokal, me rastin e planifikimit të buxhetit vjetor, të bëjë edhe planifikimin për ndarjen e mjeteve për trashëgimi kulturore si dhe sa më parë të themelohet Muzeu Detar i Ulqinit.
ologjike të pahulumtuara apo shumë pak të hulumtuara. Dikur pishtar i këtyre hulumtimeve ishte Pavle Mijoviqi, i cili ka bërë mjaft punë në këtë drejtim, por sot kuadri nuk mungon, tha Lulgjuraj, duke theksuar se tashmë përveç tij në Ulqin janë edhe dy arkeologe të reja e që së bashku do të mund të bënin gërmime e hulumtime të ndryshme, por që e gjithë kjo mbetet peng e dëshirës së pushtetarëve, si lokalë ashtu edhe qendrorë. Shkrimtari Jaho Kollari foli për gjuhën me të cilën komunikojmë dhe rëndësinë e përdorimit të dialektit lokal, si në jetën e përditshme ashtu edhe në letërsinë e shkruar. Aktori Shefqet Luca evokoi kujtimet e tij nga vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar rreth formimit të SHKA “Zgjimi”, si dhe foli për peripecitë që ka pasur në formimin e trupës teatrore të fëmijëve të fshatit Sukubinë. Ai tha se me këta fëmijë në shekullin e kaluar ka marrë pjesë në shumë vende me shfaqje të ndryshme e që sot për fat të keq nuk funksionojnë më, madje sot e gjithë ditën në Ulqin ende nuk kemi teatër si institucion, edhe pse kemi aktorë, regjisorë si dhe koreografë të shkolluar. Ali Gjeçbritaj, publicist, tërhoqi vërejtjen në problematikën shumë të madhe të tjetërsimit apo përvetësimin të trashëgimisë kulturore, shpirtërore e historike, e cila në mënyrë të vazhdueshme po ndodh në Krajë. Së pari u fillua me kufizime të ndryshme e pastaj u vazhdua me përvetësimin e objekteve fetare të banorëve të kësaj ane nga pjesëtarë që historikisht kurrë nuk kanë banuar aty. Gjithashtu ublat si simbole të Krajës ka tendenca që edhe ato të
tjetërsohen, së pari me ndërrimin e emërtimeve e pastaj me forma tjera të restaurimeve të gabueshme si dhe me prezantimin e tyre në mënyrë të gabueshme jo-origjinale, siç tregojnë banorët vendas. Gjeçbritaj gjithashtu tregoi edhe për peripecitë e SHKA “Liria” dhe jetëgjatësinë e saj, të përndjekur nga sistemi monist i cili gjithmonë mundohej të shpikte armikun edhe aty ku nuk ishte. Koleksionisti Hajro Çaushi foli për mënyrën e ”helmimit” të tij në mbledhjen e artefakteve të ndryshme të trashëgimisë sonë kulturore. Ai tha se kjo ishte fare e rastësishme dhe se krejt ndodhi papritmas, një verë kur gjatë zhytjeve të tij që bënte në Gjirin e Valdanosit, hasi në diçka me ngjyrë të kuqe. U zhyt disa herë deri sa nxori një grykë me dorezë të një amfore antike. Ky pra ishte edhe ”helmi i parë” që kishte marrë atë ditë e që tani me pa durim pret verën që të bëjë zhytje tjera me shpresë se do të gjejë diçka në fundin e detit. Periudhën dimërore ai e shfrytëzon në ngjitjen e pjesëve, konservimin dhe restaurimin e qeramikave që ka nxjerrë nga fundi i detit e që sot në koleksionin privat ka disa shembuj kompletë të qeramikave të ndryshme. Xhenana Bibeziq, diplomate, kontributin e saj për trashëgiminë tonë kulturore e jep vazhdimisht, por që ajo konkrete dhe e prekshme se çka ka bërë me motrën e saj Adaletën, është botimi i librit ”Kuzhina tradicionale e gjyshes”, ku ka paraqitur receta të ushqimeve tradicionale ulqinake. Në këtë libër janë përfshirë mbi 130 lloje ushqimesh ulqinake, në mbi 300 faqe të përcjella me fotografi luksoze enkas të bëra për këtë libër. Sami Flamuri, bashkautor i librave
”E përjetshme është Shqipëria” dhe ”Koha e shegës”, foli për kultin e diellit dhe bërjen be në gur në këto anë. Pasi që jemi në muajin e Ramazanit, rikujtoi periudhën e kohës së para 40 vitesh se si ishte atmosfera atëherë e si është sot. Foli për festat pagane të cilat edhe sot gjenden në petkun e ndonjërës prej religjioneve kryesore e që shënohen nga të gjithë banorët e kësaj ane, pa dallim feje, si dhe evokoi Cuf Brahushin e ndjerë, i cili me rastin e Shën Gjergjit, shkonte rrugës me një shkop në dorë dhe recitonte këngën “Laxare Laxare”, e që ka lidhje me krishtërimin e hershëm, por njëherit Flamuri bën edhe lidhjen e mitit të Bashit të arit të Jasonit e Argonautëve me traditën e dyluftimit të deshëve që bëhet në Ulqin. Të pranishëm ishin edhe Mustafë Canka, gazetar, dhe Edon Çaushi, sportist. Duke ditur se Ulqini, por edhe rrethina e tij duke përfshirë Anën e Malit dhe Krajën, si vendbanime të lashta me një kulturë dhe histori që nga neoliti e këndej, paraqesin një perlë të veçantë në fushën e trashëgimisë kulturore duhet të ndërmerren hapa konkrete në çdo aspekt të trashëgimisë kulturore. Nga ky takim doli propozimi që pushteti lokal, me rastin e planifikimit të buxhetit vjetor, të bëjë edhe planifikimin për ndarjen e mjeteve për trashëgimi kulturore si dhe sa më parë të themelohet Muzeu Detar i Ulqinit. Me këtë takim, të pestin me radhë, u mbyll sezoni dimëror i diskutimeve ”Kuvendim te Gazi”, i cili do të rifillojë të shtunën e fundit të muajit tetor.
Gazmend Çitaku
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
Poezi Fiqret Mujeziqi
Ti ike mik pa paralajmërim
(Mikut tim Sadikut që u nda papritmas nga jeta) Ti ike pa paralajmërim Miku im Ike me puhinë e parë Pa vuajtje dhe ankime Gjelbërimin pa e parë E zemrat na i mbushe Hidhërim e mall Ti është dashur të na tregoje Se bashkë me erën do fluturoje Përgjithmonë në amshim Duhej të na thoje një fjalë Që t’a dinim se je nisur për udhëtim Pranvera erdhi Por pa ty jemi si një pikë loti Të lodhur në pikëllim Dhe vdekjen fajësojmë për rrëmbim Lamtumirë mik Dritaren e kujtimeve do e mbajmë hapur Bisedat e pakryera t’i vazhdojmë si dikur
Bisedë me nënloken
Alo, alo, si je nënloke, gjallë je? ... Po, po, edhe unë jam gjallë! Dritë t’u bëftë kjo natë e errët, Fytyra yte le të shkëlqejë, Shpirti yt mos të vuajë, Siç ka vuajtur ai përherë! Thonë se je ligur e je plakur, Vetëm ngrysesh, fillikat zgjohesh, Thonë se je thinjur e rrudhur, Vetë me veten shpesh bisedon, Asaj rrugës ti kur kalon, Ku prej dore gjithë më mbaje Dhe përherë në emër më thërrisje; Sepse ti kishe frikë nënëloke, se do më humbisje! Nga Rumia deri te maja e Cukalit, Fluturoje si Zanë e malit Dhe m‘pate ruajtur nënë, si sytë e ballit! Ti edhe sot jeton me merakun tim, por nuk rënkon E largësia mbi supet tua të kërrusura rëndon. Eh nënëloke, malli që kam për ty Më shpon si shigjetë, këtu në gji, S’kisha dashur asgjë tjetër, Veç ti dorën t’ma shtrëngosh
24
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Aty mbi kalldrëmin tonë të vjetër, Sa herë rrugën ta kalosh. Ka shumë kohë që ty s’tkam parë, Veç një shpresë ushqej në shpirt, Një dëshirë më mban në jetë: Sa më parë tek ti të vij Dhe t’i puthi ato dy sy! Si të vdes, pa të parë ty?! Po nënë, më ka plakur ky dheu i huaj! M’i ka qitur rrudhat në ballë E zemrën ma ka mbushur mall, Sa herë flasim „plas‘ t‘u kja“…! Ti nënëloke nga unë s’ke kërkesa, as dëshira Por në pranverë, kur kopshti ynë, Anembanë të vishet me blerim Telefoni në dorën tënde, sikur pyet: Kur do vish, djali im? Alo nënë, kot të thirra, kot fare! Mirë bëre, djali im, mirë - thua ti! Ti nënëloke prit në derë! Nëse s’vij edhe kësaj verë, Mos u lodh, mos u dëshpëro! Derën lëre gjysmë të hapur, S’e do vij në tjetrën verë! Kur të kthej nga ky mërgim, Dua të pushoj aty nën fik; E ti nënë,
KULTURË
Mos më zgjo aq herët në agim.
Ndërsa i miri, iku për lesh
Alo, alo… pip, pip, pip! E tani, natën e mirë, shëndet më paç, shëndet…!
Është tema e vjetër, fillim e mbarim S’ka të mbaruar, deri në amshim Në kokën tënde, në vendin tim
Poeti në agim
Me thellësitë blu, poeti flet syhapur ai zgjimin ëndërron prej yjeve zbret dhe përsëri në yje ngjitet nga ngjyra e ylberit balli i digjet poeti është shok poeti është mik mbi ta derdhet shi i ftohtë kozmik dhe kur ta shihni të kërrusur si plak duke medituar dielli pa ndritur yllin e mëngjesit është duke gëlltitur
Si mos më keq
Na ndanë në dy taborre, si për dreq: Njëri i mirë, tjetri i keq. I mirë ishte ai, që vetveten urrente I keqi, në kokë fshehtësinë ngërthente. Na shtinë të përleshemi deri në shkatërrim, Kush vesh s‘e mori, cili është i keq
I thatë dhe i njomë u dogjën për terr Nga purgatori, mbrapa në ferr Të mirin dhe të keqin, askush s’i gjet’ Dhe përfunduam, si mos më keq.
Vjeshtë
Vjeshta zbret në qytet dhe sjell aromën e mollës dhe ftonit unë me shokë në një kafene të plakur nga vera ziejmë e përziejmë pekmez akulli zhytemi thellë në ndërgjegjen e vejushave gjithnjë në kërkim të hijes së humbur duke ruajtur paqen në shpellën e arushave
Udhës për gjah
Përgjatë rrugëve dëgjoj ulërimën e të mbjellave në tokat djerr
që hapin gojën si plaka pa dhëmbë për të përqeshur shtëpitë e zbrazura xhaketa të verbra në mullarët pa sanë marrin flakë nga dielli i zbehtë zemra rreh pa asnjë pikë gjak ndërsa lakmia del herët për gjah
Vera e kuqe e thatë Kam një brengë se fëmija i palindur kurrë s’do të rritet s’do të dehemi verë poezi dashuri s’kemi për të shkuar larg që të shohim si dielli perëndon s’do e prishim rendin dhe qetësinë dhe asnjëherë s’do të marrim lagështi do të zhdukemi nga vera e kuqe e thatë E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
25
KULTURË
Portret detari
Xhavit Vogliqi, një jetë të tërë në shpinë të detit për ekzistencë Gani Vogliqi, detar, tash punëtor hotelier, autor i librit të parë në shqip për hotelerinë dhe shërbimin, tregon për të parët e vet. Për traditën detare, tregon: - Gjyshi, Latif Vogli, ka qenë detar. Kur ka qenë Austro-Hungaria (Lufta e Parë Botërore), prej Zelenike ka ikur në Budapest (Hungari) dhe atje ka vdekur. Duket se ka vdekur diku pas Luftës së Dytë Botërore. Unë kam shkuar bashkë me babën, 2 – 3 herë, por varrin nuk ia kemi gjetur. Detari ulqinak humbi pa nam e pa nishan, jo në det, por në rrafshinën e hunëve! Asnjë dokument s’iu ruajt. Po s’i ruajte dokumentet, ti s’ke ruajtur historinë tënde. - Të gjithë kanë qenë në det. Edhe axha Cufo (Jusuf Vogliqi), por vetëm baba im, Qazimi, nuk ka qenë detar, sepse daja nuk e ka lënë. Jusuf – Cufo Vogliqi. Ishte detar vjetër, makinist, por s’iu ruajt as matrikulla. Në të sigurisht ka shkruar se, me ulqinakët e tjerë, ka punuar në jahtin “Nimet Allah” të mbretit të Misirit, Farukut, si dhe evidenca të tjera të lundrimeve bregore e të gjata nëpër Adriatik e Mesdhe. S’ janë vetëm këto gjurmë të humbura në det e në tokë. I ruhet një fotografi në kornizë. Ka lindur në Ulqin më 1896. Vdes më 1969. La pas katër djem: Ismetin, Omerin, Ibrahimin (Himi) dhe Xhavitin. Ismeti qe peshkaxhi (peshkatar), aq kohë sa punoi Ndërmarrja e peshkimit “Bojana” në Ulqin. Omeri, po ashtu qe peshkatar, por kur u shua Ndërmarrja, shkoi në det si marinar, lundroi shkurt. Ibrahimi (Himi) - lundroi deri në pensionim XHAVIT VOGLIQI I lindur në Ulqin, më 1944. Para nja 50 vjetësh: Një vocërrak nga ranishta e vëren se një barkë po i avitet bregut dhe se së shpejti do të ndalet në mol. Vogëlushi vrapon që ta presë pandullën dhe ta lidhë pallamarin për kalu. Ashtu bënte çdo ditë, sepse e donte fort detin dhe barkat. Tash, nja 50 vjet më vonë: Një burrë i pjekur e shtyn karrocën me rrjeta. Shkon çdo mbrëmje dhe i lëshon kah Krruçi, që në mëngjes t’i nxjerrë, herë me peshk, e herë pa gjë. Ashtu bën se duhet të ekzistojë edhe detari. Ai fëmijë, ky burrë është Xhavit Vogliqi. Jeta e këtij detari nuk dallon fort nga jeta e detarëve të tjerë ulqinakë. Si
26
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
e mbaron tetëvjeçaren kërkon punë, shikon të barkohet. Ka punuar me Halit Selitën (Sulejmani), me Rexhep Becin, me trabakullat e tyre, dy-tre vagonësh. - Kemi ngarku bastan në Bunë, prej Pataraku, Shëngjergji, në Shtoj; e kemi çu në Bokë dhe Dubronik, në Gruzhë, - kallëzon duke u kujtuar fillimeve të punëve të marinarit. - Punë pa stazh (përvojë) pune; nji vijaxho–dy, sa ka pasë punë. Je varë nga bujku, nëse ka pasë bostan, ose dru për transportim! E fillon punën në “Ribarsko preduzeqe - Budva”. - Kemi shku nja 10-15 ulqinakë. Ka qenë viti 1962. Nuk ka peshkuar më shumë se një vit, sepse shkon në ushtri. Pas ushtrie punësohet në “Dalmatinska
KULTURË
plovidba – Vela-Luka”, “Otok” Korçula. Në “Vela-Luka” ka punuar nja 10 e më shumë vjet. Ka punuar edhe në barka të huaja, prej vitit 1969 deri më 1975, së pari barkohet në vaporin “Contea” të Famagustës - Qipro. Ashtu lundron nja 30 vjet, deri më 1998. Matrikulla e parë. Në këtë librezë të maritimit (lundrimit) profesional figuron numri 392, lëshuar në Tivar, më 3 gusht 1961. Në shënimin për nacionalitetin, i shkruan – “shiptar”. Hera e parë që e hasim të jetë shkruar se ndonjëri marinar është shqiptar. Në faqen 4, kualifikimi në marinën tregtare, i shkruan: timonier, sipas autorizimit nga Kapitaneria e portit të Tivarit, dt. 10.6.1974. Në faqet vijuese janë vizat e pakufishme, për të gjitha kontinentet, që nga data 29 mars 1968, por që, më 04 mars 1974 i anulohet, sepse e hap librezën e re dhe i vazhdohet aty. Lexojmë barkimet, lundrimet, zbarkimet që nga faqja 30. Në Fint (ku gjendet ky port?), ditën 27.IV.1962, si marinar, barkohet në “Strazha”, motovelore, lundrim i shkurtër bregor, kapiteni Halit Sulejmani dhe zbarkohet në Ulqin, më 8.VI.1962, pas një muaj e 11 ditë lundrimi. Në Budva, më 23.III.1963, barkohet në “Shkombra”, vapor të cilin e drejton Musa Kahari, kapidan. Pas 5 muaj dhe 5 ditë lundrimi, më 28.VIII.1963, zbarkohet në portin e nisjes. Në Ulqin, më 16.VIII.1963, barkohet në “Mladi
sokol”, m/v e Kotorrit, kapiten edhe një ulqinak i tretë, Rexhep Beci, duke lundruar brigjeve dhe zbarkon pas një muaji e një dite, në Ulqin. Në Metkoviqi, më 21.IV.1966, barkohet në “Vrutak”, vapor tregtar i Podgorës dhe, pasi punon 4 muaj e 26 ditë, zbarkon në Dugi-Rat. Me ndërmarrjen nga Podgora punon edhe në vaporin “Ulcinj”, vetëm një muaj dhe tri ditë, duke u barkuar dhe zbarkuar në Makarska (31.8.1966 – 2.10.1966). Punësohet në ndërmarrjen e Tivarit dhe, si marinar, më 21.VI.1968, në Tivar, barkohet në “Carevac”, anije peshkimi, në lundrimin e vogël bregor. Në Herceg-Novi zbarkon pas një muaji e 12 ditë peshkimi. Në Tivar, më 13.VIII.1968, barkohet në “Ivangrad”, vapor, dhe zbarkon pas vetëm 18 ditë pune. Punësohet në kompaninë “Dalmaplov” - Vela-Luka, më 8.III.1969 barkohet në “Koromanço”, vapor bartës dhe lundron: 9 muaj dhe 23 ditë, duke u zbarkuar në Metkoviq. Vazhdon me vaporët e Dubrovnikut, në Split, më 24.01.1970, barkohet në Vela-Luka dhe zbarkohet në Rjeka më 14.5.1970. Në Tivar, më 22.5.1970, barkohet në “Oshjal” dhe zbarkohet në Ploçe pas një muaji e 10 ditësh. Në Metkoviq, barkohet më 7.9.1970 dhe po në këtë liman zbarkohet, pas një muaji e 16 ditë pune në vaporin “Uvala”. Në vaporin “Oshjak” punon vetëm një muaj, zbarkohet në Rijeka, më 3.11.1970. Në këtë port të madh (Rijeka), më 16.XII.1970, barkohet në “Marko Toshilo”, vapor tregtar, i lundrimeve të gjata bregore, dhe zbarkohet në Tivar, pas 3 muaj e 12 ditë pune. Në Zara barkohet, më 12.IV.1971 dhe po në Zara zbarohet nga “Tamnava”, pas 25 ditë argatie prej marinari. Duke u barkuar në Zarë, më 06.5.1971, në “Privala” të Dubrovnikut shërben një vit të plotë. Punësimin në anijet e jashtme e nis më 23.4.1973, nga Anzia, në vaporin “Kontea”, të portit Capriota – Famagusta dhe zbarkohet pas një muaji e 3 ditësh, në Catania. Këtu mbyllet matrikulla e parë. Matrikulla e dytë. E ka signaturën 392/II, lëshuar nga Kapitaneria e Tivarit, më 6.01.1975. Në fq. 4 kualifikimi i shkruan - “kormilar” (timonier). Pasojnë vizat e pakufishme. Duke u barkuar diku në det (?), më 24.01.1975, nis punën e timonierit në “Oshjak” (vapor tregtar) të Du-
brovnikut dhe zbarkon në Vela-Luka, më 16.6.1975. Në Rijeka, më 01.10.1975, barkohet në “Hum”, i regjistruar në Panama (shkaku i embargos) dhe lundron vijat e gjata - tre muaj, duke u zbarkuar në Vela-Luka. Në Dugi-Rat, më 06 janar 1976, barkohet në “Privala” të Dubrovnikut, por zbarkohet po atë muaj (më 19 janar 1976) në Vela-Luka. Në Korçula, po atë ditë (më 19 janar 1976) barkohet në “Uvala” (të Dubrovnikut) dhe zbarkohet në Metkoviqi, më 29.5.1976. Në Zelenika, më 27.I.1977, barkohet në “Berane” të Tivarit, por po të njëjtën ditë - del nga vapori (?!). Në Rijeka, më 01.02.1977, barkohet në vaporin “Ulcinj” dhe kthehet po në atë port, pas tre muaj lundrimi të gjatë. Nga ky port niset dhe kthehet duke punuar timonier për shtatë muaj e sa në “Sutomore” të Tivarit, vapor tregtar, në viaxho të gjata (05.9.1978 – 24.4.1979). Në Tivar (më 29.6.1979) barkohet në “Bar” dhe zbarkohet në Rijeka më 17.10.1979. Në Kiel (ku bie?), më 09.XI.1979, është timonier në “Danilovgrad”, të Tivarit , duke u zbarkuar në Tunis, më 27.3.1980. Edhe një lundrim përjashta dhe i fundit. Në Santander (Spanjë), më 14 tetor 1997, barkohet në “Nipe”, të La-Vallettës (Malta), tipi i vaporit – bulkarier (mallra derdhës, bereqete), dhe përfundon me lundrime, duke u barkuar në Pasajes (Spanjë), më 15.5.1998. Si të gjithë detarët, edhe Xhaviti ka pasur taravajë jete. I kujtohet, kur i ka vdekur babai, ka qenë në vapor të La-Vallettës së Maltës. Nuk ka qenë në varrim të babës, por ka ardhur në Ulqin tek pas 5-6 muajsh, sepse ka lundruar për Kuba dhe kapiteni s’e ka lejuar ta lerë punën. Më 1998 Xhaviti punësohet në hotelin “Galeb”. E lakmon punën në tokë, por pendohet që s’ka vazhduar lundrimet. - Kush po e di sesi po rrjedhin punët! - thotë i zhgënjyer. Hoteli është mbyllur. Punë s’ka. Rogë s’ka. Gjuan peshk. - Rri se pa rrimë! “Passa tempo”! – thotë italiani. Kalo kohë, sot për nesër! Por, si të jetojë detari - pa det, pa barka?
Hajro Ulqinaku
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
27
KULTURË
Mbi librin e Hajro Ulqinakut “Kapidan Xhela (Selim Shurdha)”
Kapidani i kapidanave ushtar i detit Gani Karamanaga Këto ditë në Prishtinë doli nga shtypi libri i ri i Hajro Ulqinakut “Kapidan Xhela (Selim Shurdha)”, botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi
dhe Shtëpia Botuese “Rozafa” nga Prishtina. Në hyrje të librit, në vend të përkushtimit thuhet: Me admirim dhe krenari Trimit të detit Kapidanit të së famshmës GLORIA Selim Shurdhës. “Kapidan Xhela” është libri i parë për një kapedan ulqinak. Kjo vepër është përgatitur me vite nga autori dhe është botuar falë vajzave dhe djemve të të ndjerit Teufik Shurdha.
Anija “Gloria”
28
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
“Kapidan Xhela” është libri i parë për një kapedan ulqinak. Kjo vepër është përgatitur me vite nga autori dhe është botuar falë vajzave dhe djemve të të ndjerit Teufik Shurdha
Sa i takon prejardhjes së familjes Shurdha, ata fillmisht kanë qenë të vendosur në Shkodër, prej nga kanë rënë në Ulqin, janë ngritur në Gjerana, te vendi që sot quhet Kroni i Shurdhajve, por i thonë edhe Kroni i Kanjushës. Te Vau Dejës në Shqipëri është ishulli Shurdhah. Ekziston mundësia se fisi Shurdha, i cili jeton në Ulqin dhe Shkodër, është prej këtu (Ruzhdi Hasanaga). Kështu, njëkohësisht, autori tregon edhe për lidhjet dhe afërsinë e dy
KULTURË
qyteteve - Shkodrës dhe Ulqinit. Emri më madhor i detarisë, tregtisë, lundrimit, pa dyshim është Selim Shurdha. Detarët, kapedanët ulqinakë, edhe kur kanë lundruar me barka me vela (motovelore), si “Gloria” e “Hulukija”, kanë dalë nga Deti Mesdhe nëpër Gjibraltar, kanë lundruar nëpër Oqeanin Atlantik, nën Tokën e Zjarrtë dhe kanë kapërcyer edhe nëpër Trekëndëshin e Bermudeve, në lindje, në mes të dy Amerikave. Edhe kapidani i kapidanave, Selim Shurdha, ka lundruar nëpër Trekëndëshin e Bermudeve, për ç’gjë ka dëshmuar gjemxhiu i ndjerë, Himo Karamanaga, kujtimet e të cilit i ka shënuar Bahri Brisku në punimin e doktoratës. Historiani i detarisë së Ulqinit, Enver Kalamishi, nën fotografinë (pikturën) e “Gloria”-s shkruan se është motovelore. Duke shkruar për kapedanin e anijes “Gloria”, Selim Shurdhën ai thekson: “Para më shumë se një shekulli hyri në limanin e Ulqinit kapidani Selim Shurdha me veloren e tij ‘Gloria’... Ishte ngjarje e rëndësishme. Nga velorja zbarkuan disa fëmijë zezakë. Kur ka hyrë Mali i Zi në Ulqin, “Gloria” ka hyrë në liman me flamurin turk, ndërsa anijet tjera e kanë pranuar flamurin malazez... ‘Gloria’ në garat e para të anijeve
të transportit me të njëjtën ngarkesë dhe fuqi bartëse - pati zënë vendin e parë në garat Aleksandri-Trieste, duke lënë prapa të gjitha anijet evropiane, pjesëmarrëse në garë: italiane, greke, spanjolle. Anija e dytë pas “Gloria”-s ulqinake, arriti në cak pas 36 orësh”. Hajro Ulqinaku e jep hollësisht portretin e Selim Shurdhës, por shkruan edhe për djemtë e tij, posaçarisht për Shabanin, i cili ishte gjithashtu kapedan i madh. Ai vdiq i ri në moshën 40-vjeçare. Gjithashtu tregon për Teufik Shaban Shurdhën, i cili ishte ndër intelektualët e parë në Ulqin. Më përpara është botuar libri i Teufikut “Barka pa vela në furtunë”, e përgatitur nga Hajro Ulqinaku. Autori me respekt i përmendën edhe autorët ulqinakë, të cilët kanë shkruar për detarinë: Bahri Brisku, Maksud Haxhibrahimi, Gani dhe Ismet Karamanaga, Ruzhdi Hasanaga, Sari Resulbegu. Për aftësinë dhe përkushtimin e kapedan Selim Shurdhës tregon edhe ky tekst: “Në librin ‘Detaria e Ulqinit dhe familja Peku”, për kapidan Selim Shurdhën shkruan edhe kjo gojëdhënë: “Sipas Smail Malahoxhës, kapidan Selimi, me rastin e shpurjes së barkës, u fut nën ujë duke marrë frymë me një zorrë, e mbylli vrimën e madhe me postaçi dhe dyll etj. Kështu e shpëtoi anijen nga fundosja.” Në vazhdim, autori jep emrat e disa anijeve më të rëndësishme të pronarëve ulqinakë. “Postiq”, barka më e madhe ulqinake dhe shqiptare e vëllezërve Jakup, Reshit, Maliq dhe Hysein Nimanbegu nga Kalaja. Brigantina “Mashallah Muradije”, me komandant Mahmud Tivarin. Skunda “Al Katerina”. Kapidan i saj ishte Hysein Begu, kurse pas vdekjes së tij, djali i tij Meço Begu. Nava “Kavall Medina”. Komandant i saj ishte Nel Duli. Barka “Bestia”. Kësaj barke nuk i dihet përkatësia kombëtare. Dihet se e ka fundosur një ciklon. Anëtarët e ekuipazhit kanë dalë me një sandall dhe janë larguar duke e përshëndetur barkën me dorë. Kapedani ka mbetur në barkë, sepse, sipas traditës, kapedani e lëshon anijen i fundit. “Hulusije” - navë me tre direkë, e pronarit Bet Shurdha.
“Amalia” – skundë, me kapedan Tahir Shurdhën. “Elbasan” - trabakullë. Ishte në pronësi të Selim Shurdhës. Në kapitullin “Kapidani në këngë popullore”, autori jep disa këngë historike. Këngëtari popullor i emërtoi disa nga luftëtarët, ndër ta edhe Selim Shurdhën, ushtarë të detit: “Njaj Haxhija i Mehmet Becit, Me Ymerin e Kalavrezit, Selim Shurdha - ushtar i detit, Gut Haziri e Malush Fici, Me se tjerë Ali Baliqi, Trima të njoftën në atë qytet, Thanë se pushka nuk i vret, As tagani nuk i pret.” Mandej: Dervish Pasha në Kala të Ulqinit, Kanga e Kapidanit Jaho Kollari Bukë me shtatë kore, Hajredin Kovaçi Unaza e kapidanit Arian Leka Kapedan Jovan Nikolaidis Kapiten... Autori në kapitullin “Harapët e Ulqinit” përshkruan ardhjen e harapëve-zezakëve të Ulqinit. Shumica e tyre i takonin familjes Shurdha. Në veçanti jep portretin e fotografit të famshëm Riza Shurdha, i cili ishte një ndër emblemat e Ulqinit. Në pjesën “Detarë dhe ngjarje”, autori shkruan për: Kusari Likacen Lazoja, Kapidan Met Sylejmani, Nolli në Detin e Jonit. Hajro Ulqinaku propozon: “Që të vendoset në Ulqin shtatorja, busti ose përmendorja e kapidan Selim Shurdhës, Ulqini duhet të ketë edhe rrugë me emrin e tij, Të krenohet Ulqini me kapidanin e kapidanave, Ulqini të ketë edhe Muzeun e Detarisë. Duhet...” E vlerësoj këtë vepër të Hajro Ulqinakut si një ndër më të sukseshmet të këtij autori. Ai i nxorri nga harresa disa emra të rëndësishëm për detarinë e dikurshme të famshme ulqinake. Hajro Ulqinaku zë vendin e parë sa i takon historikut dhe krijimtarisë për detarinë dhe peshkatarinë ulqinake. Në fund: pulëbardhat janë shpirtrat e detarëve që nuk u kthyen në limanin e vendlindjes... E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
29
MOZAIK
Themelohet Organizata Turistike e Tuzit
Emërohen organet, Bordi Drejtues dhe Bordi Mbikëqyrës Tuz – Në mbledhjen konstitutive të kuvendit të Organizatës Turistike të Tuzit, u emëruan organet e kësaj organizate, Bordi Drjetues dhe Bordi Mbikëqyrës, është njoftuar nga Komuna e Tuzit. Në këtë seancë janë miratuar edhe aktet themelore të Organizatës Turistike, Statuti dhe Rregullorja e Kuvendit të OT-së së Tuzit. “Në këtë mënyrë, plotësohen kushtet
30
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
për funksionimin e kësaj organizate me rëndësi të veçantë në promovimin e potencialeve turistike të Malësisë brenda dhe jashtë saj. Me forminin e OT-së së Tuzi, Komuna e Tuzit si institucion është më e plotë në funksion të nevojave më të gjera për qytetarët”, theksohet në njoftimin për opinion të Komunës së Tuzit. Siç thuhet në njoftim, përveç të deleguarve të kuvendit të Tuzit, në kuven-
din themelues morën pjesë edhe disa afaristë dhe përfaqësues nga shërbimet e hotelierisë dhe restorantëve nga treva e Komunës së Tuzit. “Punën e Kuvendit sipas detyrës, e kryesoi kryetari i komunës Nikë Gjeloshaj i cili njëkohësisht u zgjodh edhe si përfaqësues i OTT-së në Organizatën Nacionale Turistike të Malit të Zi”, thuhet në këtë njoftim. t. u.
MOZAIK
U mbajt tubimi i dytë paqësor i qytetarëve për mbrojtjen e pyllit të pishave në Ulqin
Komuna e Ulqinit, bashkëpjesëmarrëse e devastimit të resurseve të saj Ulqin – Disa dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten para godinës së Komunës së Ulqinit me moton “Ulqini është shtëpia jonë” për mbrojtjen e pyllit të pishave. Njëra ndër organizatoret e tubimit, Zenepa Lika, aktiviste dhe kryetare e Shoqatës “Dr. Martin Schneider- Jacoby”, ka thënë se Komuna e Ulqinit i ka injoruar kërkesat e tyre dhe nuk janë përgjigjur në shkresën me 11 kërkesa që i kanë dërguar asaj pas protestës së parë, të mbajtur më 7 maj të këtij viti. “Dhe për këtë arsye jemi këtu, që të shprehim pakënaqësinë tonë për shkak të mosrespektimit të kërkesave të qytetarëve, të dorëzuara me rastin e tubimit të parë paqësor”, ka thënë ajo, duke treguar se njëra prej kërkesave ka qenë që për shkak të lëshimit të organeve komunale, në një afat prej dhjetë ditësh, Komuna e Ulqini të sanojë të gjithë hapësirën, që nënkupton mbjelljen e pishës mesdhetare dhe gjelbërimit tjetër, si dhe të mbikqyrë dhe të kujdeset për fidanet e reja të mbjella në këtë lokalitet. Lika ka thënë se duke mos i respektuar këto kërkesa, Komuna e Ulqinit ka dëshmuar se nuk e dëgjon zërin e qytetarëve dhe se kërkesat e tyre nuk merren seriozisht. “Me këtë mosrespekt, Komuna ka treguar se është bashkëpjesëmarrëse e devastimit të resurseve të saj më atraktive dhe më të çmueshme”, ka theksuar ajo. Më tej, Lika ka thënë se duke qenë se Komuna nuk është në gjendje të ruajë hapësirën e saj, “ne qytetarët e Ulqinit kërkojmë nga ajo që të na mundësojë dhe t’i sigurojë të gjitha lejet e nevojshme në mënyrë që vetë t’i mbjellim fidanet e pishave në parcelën e devastuar dhe këtë hapësirë me vlerë ta
mbrojmë nga shkatërrimi i mëtejshëm dhe ndërrimi i destinacionit”. Ajo ka thënë se kërkojnë që “e tërë hapësira, zona e pyllit të pishave, të përjashtohet nga të gjitha planet, që urgjentisht të shpallet moratorium në ndërtim në tërë zonën e pyllit të pishave, të fillojë procesi i hartimit të studimit të mbrojtjes dhe që ky lokalitet të shpallet monument i natyrës”. Aktivisti i shoqërisë civile, Xhemal Peroviq, njëherazi drejtor i “MogUl”-it, ka thënë se vetëm Ulqini dhe qytetarët e tij mund ta shpëtojnë vetveten dhe se nuk kanë çfarë presin prej të tjerëve. “Nuk kemi më me pritur prej askujt, as prej atyre për të cilët kemi votuar, as prej atyre të cilët janë nëpër këto shtëpitë tjera, siç është prokuroria, gjyqi, policia, që duhet të zbatojnë ligjin”, është shprehur ai, duke përmendur shumë raste korruptive që kanë ndodhur në këtë qytet, siç janë Valdanosi, Kriporja e Ulqinit, pushimorja K1 etj. Peroviq ka theksuar se nuk kemi nevojë të gjejmë fajtorin dhe të urrejmë dikë që vjen nga jashtë për të ndërtuar në komunën e Ulqinit pasi që, sipas tij, fajtorët ndodhen në Komunën e Ulqinit, sepse sikur ata “të zbatonin ligjin, ne
nuk do të kishim nevojë të urrenim askënd. Sepse neve na duhet shteti shteti juridik, neve na duhet respektimi i ligjit”. Ai ka kritikuar edhe indiferencën e qytetarëve duke thënë se nuk mjafton vetëm të flitet nëpër kafene apo të komentohet në facebook, por duhet të jenë të pranishëm në aktivitete të tilla si ky tubim paqësor. Eleonora Shata, njëra prej organizatoreve të tubimit dhe këshilltare e Partisë Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, ka thënë se tubimi nuk ka karakter politik dhe se ata janë tubuar për të shprehur dashurinë për vendin e tyre. “Ne kemi ardhur të tregojmë se sa të rëndësishme janë pishat për ne”, është shprehur ndër të tjera ajo. Shata ka thënë se i vetmi qëllim është kthimi i pishave në vendin e tyre. “Ne kërkojmë t’i mbjellim pishat aty ku kanë qenë, ashtu siç kanë qenë”, ka thënë ajo. Shata ka kërkuar nga qytetarët e pranishëm që të mbajnë një minutë heshtjeje për masakrën që është kryer ndaj natyrës së Komunës së Ulqinit, duke thënë se çdo ulli i djegur dhe çdo pishë e prerë meriton respekt dhe një minutë heshtjeje. Qytetarëve të pranishëm në tubim u janë drejtuar edhe Xhelal Hoxhiqi nga OJQ “Hapi i gjelbër” dhe Bekim Basha. Ky është tubimi i dytë që u organizua si reagim ndaj prerjes së pishave dhe devastimit të terrenit në zonën e pyllit të pishave në Pinjesh, njërën prej pjesëve më të bukura të Ulqinit. i. k.
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në Guci u shënua Dita e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”
Vatër me përvojë të gjatë pune mësimore – edukative Në Gucinë piktoreske, të premten e kaluar, në mënyrë solemne u shënua Dita e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në përbërje të së cilës punojnë edhe katër paralele të ndara katër klasëshe, në: Vuthaj, Krushevë, Vishnjevë dhe Martinaj. Në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Guci, u tubuan mësimdhënësit, ish-punëtorët e saj në pension, prindërit e nxënësve, familjarët e revolucionarit Xhafer Nikoçeviq, përfaqësuesit e strukturave të ndryshme shoqërore, politike, institucioneve, ndërmarrjeve publike e private nga Komuna e Gucisë e më gjerë, nga Diaspora dhe mysafirë nga institucionet edukativo-arsimore nga komunat veriore të Malit të Zi, por edhe të resorëve relevantë të Ministrisë së Arsimit, për të shënuar sa më solemnisht jubileun e rëndësishëm dhe madhështor –
32
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
155-vjetorin e punës së frytshme në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të vogëlushëve kureshtarë, të kësaj treve. Manifestimi ka filluar në orët e hershme të paradites me vendosjen e buqetave të luleve në bustin përkujtimor të Xhafer Nikoçeviqit, emrin e të cilit që më se 55 vite me mburrje dhe krenari e mban shkolla, për të vazhduar pastaj me programin e begatë dhe të larmishëm me shpalosje e reflektim të historikut të bujshëm e të gjatë të punës së saj, prej më se një shekulli e gjysmë, me fjalë rasti e përshëndetëse të mysafirëve si dhe me performanca kulturore, artistike e muzikore të përgatitura nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, i cili zgjati rreth dy orë. Pas intonimit të himnit të Malit të Zi nga kori i shkollës, nën udhëheqjen e profesorit të muzikës, Allen Çekiq, udhëheqëset e programit – moderatoret Amina Dervisheviq dhe Bleona Qosaj, nxënëse të klasës së nëntë, me zë të ëmbël hapen programin e akademisë solemne. Më pas, drejtori i shkollës Sherif Feratoviq, në fjalën e rastit, ju uroj mirëseardhje mysafirëve. “Me plot kënaqësi të gjithëve me radhë ju përshëndes përzemërsisht. Me këtë rast në fillim dua të përshëndes kryetaren e Komunës së Gucisë, znj. Anella Çekiq, kryetarin e Kuvendit të Komunës, Xhenadin Radonçiq. Ku gjendemi ne sot dikur ka qenë qendra e botës Gucia, kështu në romanet e veta, është shprehur shkrimtari dhe
romancieri i mirënjohur gucian, akademiku Zuvdija Hoxhiq, i cili është këtu me ne, të cilin përzemërsisht e përshëndes. Në mënyrë të veçantë i jam mirënjohës ministrit të arsimit Damir Shehoviq, për mesazhin urues për Ditën e shkollës”. Në vazhdim, drejtori Feratoviq përshëndeti drejtorin e Entit për Shkolla në Mal të Zi, Reshad Sijariq, me bashkëpunëtorët e vet, përfaqësuesin e Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Dimitrov Popoviq, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Plavës, Shefket Jevriq, kryetarin e Komunës së Petnicës me bashkëpunëtorë, Samir Agoviq. Përshëndetje e veçantë për familjen e revolucionarit Xhafer Nikoçeviq, emrin e të cilit e mban shkolla, përshëndetje drejtoreshës së Kopshtit të Fëmijëve në Plavë, Minella Markishiq, dhe drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Plavë, Murinë, Andrijevicë, Beran, Petnicë e Rozhajë, përshëndetje për kryeshefin e seksionit të Policisë në Plavë, Xhemall Shabotiq, për drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Plavë dhe për mjeken e stacionit shëndetësor në Guci, dr. Harisa Llalliçiq, për përfaqësuesit e Fondacionit “Gusinje” dhe atyre të “Euro Gusinje”, për biznesmenin e mirënjohur kosovar nga Martinajt e Komunës së Gucisë, përndryshe donatorin tonë, Hysni Prelvukaj, i cili edhe pse i ftuar nuk pati mundësi të jetë këtu sot me ne, përshëndetje e veçantë për futbollistin e famshëm gucian, Xhemo Radonçiq, i cili është sot këtu me ne, e që ka lënë gjurmë të pashlyera në analet e futbollit
MOZAIK
botëror me suksesin të cilin e ka arritur prej Gucisë e Beogradit deri në Korenë e Jugut dhe Japoni, përshëndetje drejtorëve të institucioneve publike dhe ndërmarrjeve të cilat veprojnë në territorin e Komunës së Gucisë, përshëndetje për ish drejtorët e shkollës të cilët në mandate paraprake kanë dhënë kontributet e veta në punën e suksesshme të shkollës: Çedo Vukoviq, Mustafa Sharkinoviq, Hakija – Kiro Nikoçeviq dhe Osman Damjanoviq, për përfaqësuesit e Këshillit të shkollës dhe Këshillit të prindërve, për ata të “Rotari Klubit”, për donatorët tanë të respektuar, për kolegët e nderuar në pension, përshëndetje dhe respekt për prindërit të cilët vazhdimisht dhe pa ngurrim bashkëpunojnë me shkollën, për qytetarët e nderuar dhe për përfaqësuesit e mediave. Drejtori Feratoviq në fund njoftoi se në Akademinë solemne të shkollës janë të pranishëm edhe grupi gjashtë anëtarësh muzikor “D-Mol”, në mesin e të cilëve është edhe biri i tij, Rizo, të cilët Malin e Zi e përfaqësuan në garën muzikore Euro Song, të mbajtur në gjysmën e majit në Tel Aviv të Izraelit. Elaborimin mbi historikun e begatë të kësaj vatre mësimore edukative, drejtori Feratoviq e filloi me recitimin e ca vargjeve nga poezitë e poetëve të njohur, duke vazhduar pastaj kronologjikisht me aktivitetin e bujshëm të punës së saj që nga themelimi. “Këtë vit shkolla jonë shënon 155 vjet të punës dhe ekzistimit të saj. Me rëndësi është të theksohet se misionin e vet edukativo-arsimor e ka filluar në vitin e largët 1864 me mësuesin e
parë Mato Shijakoviq në gjuhën serbe. Sot shënojmë më se një shekull e gjysmë ekzistimi dhe lirisht mund të thuhet jubile me shumë respekt. Si rrallë shkolla të tjera, shkolla jonë ka qëndruar stoike edhe në kohëra më të vështira dhe ka arritur të ruajë qëndresën, harmoninë dhe tolerancën në mes të njerëzve të të gjitha konfesioneve dhe kombeve e kombësive që edukoheshin dhe arsimoheshin në të”. Ai më pas tha se përpos punës edukativo-arsimore, shkolla ka pasur edhe rol dhe ndikim të dukshëm në shoqëri, jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në lëmitë tjera të jetës dhe punës shoqërore. “Pas Luftës së Dytë Botërore bëhet shkollë fillore shtatëvjeçare, kurse në vitin 1951 shndërrohet në shkollë tetëvjeçare. Prej vitit 1963, me propozim të Organizatës Komunale të Lidhjes së Luftetarëve të Plavës, shkolla mban emrin e revolucionarit – luftëtarit të shquar dhe mirënjohur gucian, Xhafer Nikoçeviq, i cili flijoi jetën për liri”. Duke përmendur rezultatet e konsiderueshme që ka shënuar kjo vatër mësimore edukative, drejtori Feratoviq theksoi se: “Në mesin e shumë mirënjohjeve, shpërblimeve, nderimeve dhe dhuratave që i janë ndarë shkollës, veçohen: Dhurata më e lartë shtetërore për arsim dhe shkencë ‘Oktoih’, me të cilën ajo është nderuar me rastin e shënimit të 110-vjetorit të themelimit të saj në vitin 1974, Plaketa federative me rreze të argjendta, në vitin 1975, dhe Plaketa e artë në vitin 2002, të cilën ia ka ndarë redaksia e Revistës pedagogjiko-arsimore
‘Prosvjetni rad’ nga Podgorica, si dhe disa dhjetëra mirënjohje, falënderime, diploma dhe plaketa që i fituan nxënësit gjatë pjesëmarrjeve në garat e ndryshme të diturisë, në nivelet komunale, rajonale dhe shtetërore, me të cilat janë të stolisura ballinat e mureve të kabineteve dhe korridoreve të shkollës”. Sipas drejtorit Feratoviq, përkundër baticave dhe zbaticave të shumta që shkolla ka përjetuar në punën e vet, ajo vazhdimisht ka qenë vatër prej nga kanë dalë personalitete dhe fytyra markante të opuseve të ndryshme shkencore, kulturore, artistike e sportive, të njohur anekënd planetit tonë. Prej vitit 2006 shkolla e Gucisë punon si shkollë e reformuar nëntëvjeçare. Në akademinë solemne, të pranishmit në emër të Komunës së Gucisë i ka përshëndetur kryetarja Anella Çekiq, në emër të Ministrisë së Arsimit, drejtori i Entit për Shkolla në Mal të Zi, Reshad Sijariq, në emër të qytetarëve të Gucisë dhe atyre në Diasporë, akademiku Zuvdija Hoxhiq, dhe në emër të mysafirëve, kryetari i Komunës së Petnicës, Samir Agoviq. Akademia solemne e shënimit të jubileut të shkollës së Gucisë u përcoll edhe me program të begatë, të gërshetuar me këngë e valle autoktone burimore, të cilat u performuan, interpretuan dhe ekzekutuan nga nxënësit e tri kombësive: shqiptare, boshnjake dhe malazeze, të veshur në rrobat e tyre tradicionale kombëtare, të cilave u paraprinë performancat e dy prezantimeve muzikore të grupit “D-mol”. I tërë programi u përcoll me interesim shumë të madh dhe u përshëndet me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit. Interesim të jashtëzakonshëm zgjuan, sidomos, skicat, grimcat humoristike e dramatike, si dhe akrobacionet e gjimnastikëve të shkathtë, të shfaqura dhe ekzekutuara nga nxënësit në gjuhën shqipe dhe malazeze. Pas përfundimit të programit, në orët e pasdites, për mysafirët dhe të pranishmit e tjerë, shkolla organizoi koktej dhe drekë solemne, në restorantin e hotelit “ADA”, në afërsi të qytetit, ku pjesëmarrësit e akademisë solemne me përformanca nga repertoari i begatë muzikor i argëtoi këngëtari i mirënjohur i estradës muzikore, Beki Bekiq, me një kolege të vet, i lindur në Guci, ku dhe kreu arsimimin fillor në shkollën e këtushme fillore.
Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
33
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
GUARD •
BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Performs guard service to safeguard American Embassy property and personnel. Recognizes emergencies, unusual incidents, and developing problems. Checks ID cards, screens visitors and vehicles, and controls parking around Embassy building. Maintains log books and security equipment at various posts. May be required to work at other locations. 1. 2. 3. 4. 5.
• QUALIFICATIONS REQUIRED EDUCATION: Completion of secondary school is required. EXPERIENCE: One year of experience in a security related field is required. LANGUAGE: Level 2 (limited knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. KNOWLEDGE: Must have knowledge of basic security principles. SKILLS AND ABILITIES: Must have valid driver’s license cat B. Must be able to work 12-hour day or night shifts, weekends and holidays. Must be physically fit. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: June 7, 2019
HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: Via mail:
podgoricajobs@state.gov American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia
For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/
An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 30 MAJ 2019
SPORT
KT “Ulqini” mori pjesë në turnetë “Children&Cadet Select 2019” në Tiranë dhe “Karlovac Open 2019” në Kroaci
Vazhdimësi e sukseseve Në turneun në Tiranë, KT “Ulqini” është përfaqësuar nga gjashtë garues, të cilët kanë fituar pesë medalje të arta dhe një medalje të argjendtë, duke zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Ndërsa në turneun në Karllovac, KT “Ulqinin” e kanë përfaqësuar gjashtë garuese, të cilat kanë fituar një medalje të artë, dy medalje të argjendta dhe tri medalje të bronzta Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka njoftuar se gjatë fundjavës garuesit e tij kanë marrë pjesë në dy aktivitete sportive – turneun “Chldren&Cadet Select 2019”, i cili është mbajtur të shtunën në Tiranë, dhe turneun ndërkombëtar “Karlovac Open 2019” në Kroaci, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 700 garues nga 12 shtete. Në turneun në Tiranë, KT “Ulqini” është përfaqësuar nga gjashtë
garues, të cilët kanë fituar pesë medalje të arta dhe një medalje të argjendtë, duke zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Medalje të arta kanë fituar Enis Kurti, Bledar Kasmi, Amar Bakalli, Arta Ismailaga dhe Amella Nuti, kurse medalje të argjendtë Enes Dushku. Në turneun në Karllovac, KT “Ulqinin” e kanë përfaqësuar gjashtë garuese, të cilat kanë fituar një medalje të
artë, dy medalje të argjendta dhe tri medalje të bronzta. Medalje të artë ka fituar Sara Kraja, kurse në disiplinën e formave medalje të argjendta fituan Hana Tivari dhe Sumeja Bisha, ndërkaq medalje të bronzta Medina Kanaqeviq, Amra Dushku dhe Vesa Dervishi. (Kohapress) E ENJTE, 30 MAJ 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 30 maj 2019
Viti XVlll Numër 865 Çmimi 0,50
Injoranca politike ISSN 1800-5696
Mos të rrezikojmë kulturën shqiptare në Ulqin
Promovim i Medresesë dhe vlerave të saj