KOHA Javore Podgoricë e enjte, 6 qershor 2019 Viti XVlll Numër 866 Çmimi 0,50
Përgjegjësia politike e shumicës ndaj pakicës
ISSN 1800-5696
Të rritet kujdesi ndaj fëmijëve
Ars longa, vita brevis
PËRMBAJTJE
4
8 Politikanët të jenë faktor kyç në realizimin e interesave të komunitetit
Gjukanoviq: Çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është përfundimi i dialogut Serbi-Kosovë
10
12 Çimentimi i lidhjeve shekullore
Njeriu dhe lakuriqësia
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
PËRMBAJTJE
16
20 Sa të lumtur e të gëzuar, po aq edhe të përmalluar
Vlerë letrare për vlerat e identitetit kombëtar dhe qëndrimin aktual ndaj tyre
26
30 Futbollistët shqiptarë me fanella të ndryshme
Pinjollë që i qëndruan besnik gjuhës shqipe KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 6 qershor 2019 Viti XVlll Numër 866 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
Të rritet kujdesi ndaj fëmijëve
Ars longa, vita brevis
fëmijëve kujdesi ndaj Të rritet
vita brevis Ars longa,
avoreHAPërgjegjësia politike e KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
qyteti Shkodra,
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
Qëndrimi anticivilizues
i një politikani joshës për Përgjegjësia politike e krajanët krajanët shumicës ndaj pakicës joshës për më
Në udhëkryq
SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
shumicës ndaj pakicës
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Gjukanoviq: Çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është përfundimi i dialogut Serbi-Kosovë Forumi i nivelit të lartë për politikë dhe siguri “To be Secure” mblodhi të shtunën në Budva të Malit të Zi përfaqësues të vendeve të rajonit dhe BE-së, të cilët diskutuan çështje të rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u shpreh se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdoj në këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që ta mbështesim këtë dialog”, tha ai.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vuri në dukje se e ardhmja e rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën është në BE. “Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Marrëveshjes së Prespës, komunikimi mes shteteve siguron një rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Edhe pse BE po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën, megjithatë alternativa e vetme është e ardhmja në BE”- tha Thaçi Ndërkaq, duke folur për temat nacionaliste që po mbizotërojnë në rajon, presidenti Thaçi u shpreh i vendosur se deri sa BE po vonohet , mund të
ketë ide që nuk janë në frymën euroantlantike. “Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili flet me secilin dhe komunikojmë. Mundësitë për mbyllje të çështjeve të hapura ekzistojnë, por vetë BE duhet të jetë më e përgatitur për të na pranuar më shpejt. Mos të lejojmë që të shikohet me hezitim Ballkani Perëndimor. Sa më afër BE, të gjitha problemet mund t’i kalojmë. Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në të gjitha shtetet e rajonit “- tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. (VOA)
NGJARJE JAVORE
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, qëndroi për vizitë pune në Prishtinë
Qendra e komunitetit malazez, mesazh i fuqishëm i marrëdhënieve ndërshtetërore Prishtinë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka zhvilluar të mërkurën e kaluar një vizitë pune në Kosovë, ku ka marrë pjesë në hapjen e Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez në Prishtinë, është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të përfundimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila lidh Prishtinën me Shkupin. Duke hapur Qendrën për Zhvillim të komunitetit malazez në Prishtinë, së bashku me homologun e tij të Kosovës, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se kjo shtëpi tregon një mesazh të fortë për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Kam nder që të marrim pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për malazezët e Kosovës. Më vjen mirë që jeni në këtë prani të madhe që jep mesazhin e mirë për bashkëpunim mes dy shteteve dhe popujve. Qëllimi i kësaj qendre është i njohur dhe është urë lidhëse me vendin amë dhe kjo shërben për mirëmbajtjen e vlerave kombëtare”, tha ai, duke shtuar se kjo qendër është urë lidhëse për Kosovën dhe Malin e Zi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë me këtë rast se të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, janë në shtëpinë e tyre, edhe malazezët po ashtu dhe, Kosova do të jetë çdoherë shtëpia e të gjithëve që jetojnë këtu. Duke theksuar lidhjet që ka Kosova me Malin e Zi, ai ka kujtuar shkrimtarin e njohur Radovan Zogoviq, i cili lartësoi edhe vlerat e shqiptarëve, por edhe si traditë, ka qenë lartësimi i vlerave të ndërsjella si fqinj. “Historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit, por ajo që sot
mund ta konfirmojmë së bashku, sot jemi në dritë, paqe, jemi fqinj, por edhe aleatë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova dhe Mali i Zi do të jenë gjithmonë aleatë. Në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez kanë marrë pjesë udhëheqës politikë, në mesin e të cilëve edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe personalitete të shquara të dy vendeve, të cilët kanë vlerësuar lart rëndësinë e aktiviteteve që do të marrin zhvillim nga kjo qendër, si për afirmimin e pozitës së komunitetit malazez në Kosovë, ashtu edhe për
ndërtimin e mirëbesimit dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore midis vendeve dhe popujve në rajon. Më pas, gjatë takimit që kryeministri Markoviq ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë biseduar për të gjitha temat dypalëshe, duke besuar që marrëdhëniet Mali i Zi-Kosovë do të thellohen edhe më tutje për qëllimet e njëjta euroatlantike. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, e ka përfunduar vizitën e tij njëditore në Kosovë me pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së autostradës “Arbën Xhaferi”. (Kohapress)
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Përgjegjësia politike shumicës ndaj pakic Dr.Nail Draga
Mjediset multinacionale dhe multikulturore përkatësisht marrëdhëniet në mes popujve përkatës të shoqërive të tilla, vazhdimisht kanë qenë intriguese, sepse raportet shoqërore nuk janë vetëm çështje sistemore, por edhe parimore të respektimit të ndërsjellë. Nga përvoja e vendeve të ish- kampit socialist ka se çka të mësohet në këtë aspekt ku përjashtim nuk bën as Mali i Zi. Duke marrë parasysh faktin se Mali i Zi është mjedisi me multinacional në Evropën Juglindore, si i tillë mbetet për të realizuar në praktikë aktet ligjore vendore dhe standardet ndërkombëtare që janë në favor të barazisë nacionale e qytetare, duke eliminuar qasjen unitare dhe paragjykimet nga e kaluara moniste.
Standardet europiane obligim shtetëror
Ndonëse ne lidhje me mbrojtjen e qytetarëve të cilët këtu cilësohen si popuj pakicë apo pakica kombëtare, ekzistojnë obligime ligjore dhe kushtetuese kur pozita dhe statusi i tyre varet nga vetë pushteti, përkatësisht nga shumica e cila prezantohet përmes institucioneve qeveritare. Duke marrë parasysh faktin se pozita dhe statusi i popujve të tillë në monizëm nuk ishte në nivelin e dëshiruar, madje në shumë elemente edhe diskriminuese, ku shqiptarët e kanë përjetuar në mënyrë praktike, vazhdimisht ka mundësi të diskutohet dhe të merren masa për përmirësimin e një statusi të tillë, sidomos tash në pluralizëm. Në rrethana të reja në pluralizëm duhet bërë angazhim konkret
6
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
për të eliminuar pabarazinë praktike të trashëguar ,që nuk është në favor të barazisë qytetare dhe nacionale në Mal të Zi, si mjedis multinacional dhe multikulturor. Ndonëse një sintagmë e tillë paraqet obligim shtesë të institucioneve qeveritare për barazi në nivel shtetëror duke respektuar standardet demokratike evropiane, shumica parlamentare nuk ka treguar ndonjë interesim të veçantë që do të ishte në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të tyre shoqëror. Në lidhje me çështjet e tilla kohë pas kohe kemi informacione përkitazi me përfaqësimin e pjesëtarëve të popujve pakicë në institucionet shtetërore në nivel lokal dhe atë qendror, nga del se pjesëmarrja e tyre është nën nivelin e pjesëmarrjes në kuadrin e popullsisë së përgjithshme. Ndërsa në këtë kategori, sipas të dhënave zyrtare, përjashtim bëjnë vetëm malazezët, të cilët kudo janë të përfshirë më shumë sesa që bëjnë pjesë në strukturën e përgjithshme të popullsisë, nga del pabarazia praktike në fushën e punësimit në aspektin nacional.
Mohohen të drejtat e arritura
Nuk ka dilemë se mosrealizimi i të drejtave nacionale e qytetare të pjesëtarëve të atyre popujve që trajtohen si të tillë, mbetet përgjegjësi politike e shumicës ndaj pakicës. Ndërsa, janë te kota angazhimet për hartimin dhe miratimin e ligjeve të ndryshme që janë ne favor të barazisë nacionale dhe qytetare, nëse nuk funksionon shteti juridik, sepse kudo në botën e qytetëruar niveli demokratik i një shoqërie llogaritet në sajë të respektimit te pakicës nga ana e shumicës, përmes integrimit të tyre në shoqëri, duke ruajtur identitetin e tyre nacional dhe kulturor. Por, edhe pse jemi në pluralizëm, në Mal të Zi, kemi vazhdimësi te diskursit politik ndaj pjesëtarëve te popujve pakicë, pra një injorim i shumicës ndaj
pakicës, ku rast tipik për ne shqiptarët paraqet ligji zgjedhor i cili u ndryshua me votat e shumicës ortodokse(pozitë e opozitë)në vitin 2011, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura. Një veprim i tillë ishte i motivuar politikisht, sepse prania e katër deputetëve autentikë shqiptarë në atë mandat paraqiste rrezik për pushtetin në të ardhmen. Një veprim i tillë i shumicës ndaj pakicës duke iu imponuar ligjin zgjedhor, dëshmon se ndaj shqiptarëve vazhdon sindromi i mëhershëm kur është fjala për përfaqësimin e tyre autentik, sepse qëllimi i shumicës është që numri i deputetëve shqiptarë të jetë në minimum, pa peshë politike, e mundësisht sipas shijes, dhe me kostumin e pushtetit të shumicës parlamentare. Një veprim i tillë politik dëshmon qartë se këtu nuk respektohen parimet demokratike por interesat e pushtetit, sepse qëllimi arsyeton mjetin. Me këtë rast duhet cekur reagimet e ndryshme në lidhje me përdorimin e flamurit kombëtar të shqiptarëve nga vetë shqiptarët, qoftë në përdorim privat apo me rastin e fushatave zgjedhore, apo shënimit të festës shtetërore të Malit të Zi (Ulqin,Tuz), siç ishte rasti ditë më parë, çështje kjo e cila u politizua nga qarqet e caktuara në Mal të Zi, ku mediat e portalet e ndryshme malazeze ishin pjesë e këtij diskursi antishqiptar. Në vend që mediat e tilla të trajtojnë në mënyrë kritike mosharmonizimin e ligjeve me kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare, ata krijojnë huti tek opinioni me mentalitet hegjemonist që nuk është në favor të barazisë nacionale e qytetare në këtë mjedis multinacional.
Unitarizmi arsimor kundër barazisë nacionale
Arsimi në gjuhën shqipe paraqet çështjen themelore të identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis, dukuri e cila nuk është e kohës së re, por vazhdon
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ee cës nga koha e monizmit. Ndonëse në pluralizëm me të drejtë është pritur që të bëhen ndryshime pozitive jemi të zhgënjyer sepse nuk janë marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve. Fjala është për ndryshimet e nevojshme në planprogramet mësimore të lëndëve të identitetit kombëtar, për shkollën fillore dhe atë të mesme. Pasi për shkollat më mësim ne gjuhën shqipe hartohen programe mësimore unitare te cilat nuk marrin parasysh specifikat e veçanta të shqiptarëve, është e nevojshme qe të behën ndryshime strukturore lëndore që do të jenë pranueshme edhe për ne shqiptarët. Këto ndryshime duhet të behën duke angazhuar ekspertët e ndryshëm shqiptarë, por edhe të tjerë. Këtu kryesisht mendoj në lëndët e identitetit kombëtarë, siç janë: historia, kultura muzikore dhe kultura figurative. Nga ky grup i lëndëve përjashtim bën gjuha shqipe dhe letërsia e cila është sipas standardëve pedagogjike dhe e pranueshme në çdo aspekt. Po ashtu çështje në vete paraqesin edhe tekstet shkollore të cilat për nxënësit shqiptarë janë të imponuara dhe të dëmshme, sepse janë të përkthyera nga autorët sllavë, që nuk kanë të bëjë me trashëgiminë historike, kulturore e arsimore të shqiptarëve, ndaj janë të detyruar të mësojnë çdo gjë për të tjerët e aspak për vetën, duke rrezikuar identitetin kombëtar të nxënëseve shqiptarë.
Ligj i veçantë arsimor për popujt pakicë
Për të tejkaluar gjendjen ekzistuese e cila është diskriminuese për shqiptarët në Mal të Zi, duhet të miratohet një ligj i veçantë që ka të bëjë enkas me çështjet e arsimimit të popujve pakicë, identik siç e ka momentalisht Kroacia, por me specifikat e këtij mjedisi, duke marrë parasysh se shqiptarët janë i vetmi popull me përkatësi etnike josllave
në këtë mjedis. Një ligj i tillë i hartuar nga ekspertet vendorë (shqiptarë dhe malazezë) dhe ndërkombëtar do të zgjidhte shumë dilema nga fusha e arsimit në gjuhën shqipe, duke eliminuar konceptin unitar arsimor sikurse në monizëm edhe tash në pluralizëm(!?). Në vendet demokratike multinacionale, çështjet e tilla trajtohen me seriozitet nga ana e pushtetit, ku merren parasysh kërkesat e pjesëtarëve të popujve pakicë, duke themeluar subjekte të veçanta arsimore. Në rastin tonë do të duhej të themelohet Qendra Arsimore në Gjuhën Shqipe, që do të ishte në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Një subjekt i tillë arsimor do te kishte ingerenca të plota për hartimin e programeve mësimore, teksteve shkollore, administratës pedagogjike etj., që do ishte ne favor te barazisë arsimore dhe të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi.
Këshillat kombëtare pa ingerenca
Ndonëse nga viti 2008 kemi një risi për sa iu përket popujve pakicë, sepse janë në funksion Këshillat kombëtare të popujve pakicë, në Mal të Zi, por fatkeqësisht nga ana përmbajtjesore ato janë pa ingerenca vendimmarrëse, sepse janë vetëm këshillëdhënëse. Dhe nga një qasje e tillë jovendimmarrëse ata nuk e kanë arsyetuar veten. Pikërisht duke marrë parasysh këtë çështje duhet iniciuar procedurën për ndryshimin ligjor, sepse si të tilla janë vetëm dekor qeveritar e asgjë më shumë. Raste për të dëshmuar këtë ka mjaft, ku më e veçantë është dhënia e mendimit për drejtoret e shkollave më mësim në gjuhën shqipe, që nuk përfillet nga ministri i Arsimit, sepse ai vendosë sipas shijes personale dhe përkatësisë partiake e jo sipas vlerave profesionale e shoqërore.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Qasje jo serioze e pushtetit
Ndonëse po bëhen tri dekada nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi, të përfaqësuesit qeveritar ekziston një retorikë e vazhdueshme e cila është utilitare sa i përket çështjeve të cilat kanë të bëjnë me pozitën e popujve pakicë. Dhe çështjet e tilla janë të pranishme sidomos gjatë fushatave zgjedhore, duke dhënë premtime të rastit, të cilat me vonë pothuaj harrohen tërësisht. Nuk ka dilemë së një qasje e tillë është bërë monotone sepse mungojnë veprimet konkrete, sepse, për ndryshime cilësore duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, i cili mungon në praktikë nga del se kemi qasje joserioze që nuk është në favor të demokratizimit sipas standardëve evropiane të mjediseve multinacionale e multikulturore.
Përgjegjësia e subjekteve politike nacionale
Po ashtu në lidhje me këto çështje nuk mund të amnistohen as subjektet politike nacionale të popujve pakicë, të cilët duhet të jenë këmbëngulës në realizimin e objektivave të avancimit të pozitës dhe statusit të popujve pakicë të cilët i përfaqësojnë. Pikërisht, pjesëmarrja e shqiptarëve në koalicionin qeveritar në nivel qendror ofron mundësi dhe përgjegjësi për realizimin e programeve partiake. Dhe fillimisht përgjegjësia fillon më përfaqësimin kadrovik në dikasterët përkatës, duke marrë parasysh përgatitjen profesionale, meritokracinë partiake dhe autoritetin shoqëror, duke qenë se ata funksionin duhet ta trajtojnë si mision politik e jo interesi personal apo interes të klaneve të ndryshme. Sepse çështja nacionale nuk është çështje personale apo partiake por çështje e të gjithëve, andaj angazhimi në këtë aspekt duhet të jetë mision i vazhdueshëm, sa politik, ashtu edhe personal dhe profesional. E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Politika dhe politkëbërja
Politikanët të jenë fa realizimin e interesav
Toni Ujkaj
Teksa lexojmë për partitë politike dhe politikëbërjen, vërejmë që në shumicën e vendeve demokratike të botës ekzistojnë parti politike ku në tërësi mbizotëron pluralizmi politik, por ka dhe shtete në të cilat qeveris një parti e vetme ose që ka monopolin e pushtetit. Shumë autorë- njohës të fushës, e konsiderojnë karakterin e partisë si një organizatë ideologjike, por nga ana tjetër, ka edhe të tillë që partitë politike i përkufizojnë si element kryesor për sigurimin dhe ushtrimin e pushtetit shtetëror. Politikologu gjerman, Hazbah, e konsideron partinë si “bashkim të personave me bindje dhe qëllime të njëjta politike që kanë për detyrë marrjen e pushtetit si mjet për realizimin e qëllimeve të veta”. Por cili është misioni i aktorëve poli-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
tikë, cilat janë detyrimet dhe përgjegjësitë që ata kanë derisa marrin përsipër të kyçen në politikëbërje dhe të jenë zëri i popullit? Për të qenë aktiv dhe frytdhënës në këtë fushë dominuese në shoqërinë e sotme moderne, duhet vepruar me shumë zell dhe përkushtim në këtë drejtim, me synim kyç, ndryshimet në shoqëri. Ata duhet të përdorin të gjithë intelektin e tyre për të punuar në avancimin e vendit të cilin e përfaqësojnë. Të merresh me politikë, siç e kanë përkufizuar edhe shumë profesionistë të fushës, duhet që të japësh një garanci se vërtetë do t’u qëndrosh besnikë të gjitha atyre premtimeve që gjatë fushatës elektorale u janë shpalosur votuesve nga platforma e tyre politike për të ushtruar pushtet. Përfaqësues i popullit nuk do të thotë
që para Tij të dukesh epror, superior dhe “i paprekshëm”, por përkundrazi, përfaqësuesit e popullit, të zgjedhur me votën e tyre të lirë, duhet të jenë solidar dhe të punojnë me dinjitet për popullin, të bashkëndajnë shqetësimet, të kenë përgjegjësi morale mbi të gjitha për t’i zgjidhur dhe realizuar në mënyrë konstante dhe permanente interesat e popullatës që përfaqësojnë. Por, fatkeqësisht në jetën e përditshme realiteti nuk korrespondon me këtë teori, me këtë parim, të cilit çdo politikbërës do të duhej t’i referohet për të qenë lidership i admiruar nga publiku dhe për të qenë i suksesshëm në karrierën politike, sepse në rast të kundërt ju ndodh befasia, zhgënjimi dhe ajo që njihet si “dështim politik”. Dhe jo rrallëherë kemi qenë dëshmi-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
aktor kyç në ve të komunitetit
Përfaqësues i popullit nuk do të thotë që para Tij të dukesh epror, superior dhe “i paprekshëm”, por përkundrazi, përfaqësuesit e popullit, të zgjedhur me votën e tyre të lirë, duhet të jenë solidar dhe të punojnë me dinjitet për popullin, të bashkëndajnë shqetësimet, të kenë përgjegjësi morale mbi të gjitha për t’i zgjidhur dhe realizuar në mënyrë konstante dhe permanente interesat e popullatës që përfaqësojnë tarë të këtij dështimi, ku shumë politikanë, madje me përvojë të gjatë në skenën politike nuk kanë arritur të përmbushin ato pritshmëritë e elektoratit e që për dështime të tilla, në vendet e emancipuara politikanët do të jepnin dorëheqje, si akt moral dhe përgjegjësie ndaj popullit që i ka votuar. Por, tek ne fatkeqësisht nuk ka ndodhur kurrë një veprim i tillë, ose të paktën asnjëherë s’kemi pasur raste kur politikanët kanë dhënë“dorëheqje të parevokushme”. Në përgjithësi, komuniteti që i voton përfaqësuesit e vet për të marrë pushtetin, kanë pritshmëri të shumta nga të zgjedhurit e tyre, duke i shikuar nganjëherë edhe si të vetmen shpresë dhe derë ku ata mund të trokasin për të realizuar nevojat që kanë. Shikuar në këtë prizëm, qytetarët rëndom nuk kanë ndonjë kërkesë e
cila mund të trajtohet si ekstreme, luksoze ose e paarritshme, por në tërësi adresohen me kërkesa të cilat sot janë elementare njerëzore pa të cilat një familje nuk mund të gëzojë një funksionim normal në jetën e përditshme. Megjithëkëtë, nuk janë të rralla rastet kur banorët iu drejtohen dikasterëve përkatës për të realizuar nevojat e tyre, ndërsa ato nuk përfillen, neglizhohen, përbuzen dhe nuk realizohen, duke marrë nga udhëheqësit e tyre justifikime nga më të ndryshmet, duke i lënë pezull me muaj të tërë, edhe kur bëhet fjalë për nevoja të vogla dhe elementare. Pavarësisht këtij qëndrimi, nga ana tjetër, populli përsëri joshet nga fjalimet retorike që praktikojnë politikanët në prag fushatash elektorale, duke arritur që me fjalimet e tyre të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
fitojnë votëbesimin, edhe pse premtimet mund të mos i kenë realizuar as përafërsisht në raport me nevojat e banorëve. Në këtë kuadër, përfaqësuesit politikë duhet të kthehen me sy nga populli që i ka votuar, të dëgjojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre, të bashkëndajnë problemet e përditshme me ta, sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të përmbushin me besnikëri dhe dinjitet përgjegjësitë morale që kanë ndaj votuesve. Të zgjedhurit e popullit nuk duhet të shërbejnë vetëm si dekor në skenën politike, vetëm sa për të siguruar postet e tyre për përfitime vetjake por ata duhet të jenë faktor kyç në realizimin e interesave të përgjithshme të komunitetit që përfaqësojnë duke ia shpërblyer kështu votuesit, votën që ia kanë dhënë për të qenë të zgjedhurit e tyre. E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Njeriu dhe lakuriqësia Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Njerëzimi degët që bashkët i Një brez
10
“
ka një prejardhje, si lindin nga trungu i përnjë peme, janë kombet. nuk është vazhdimësi.
Ai vetëm zhvillohet ndryshe nga paraardhësi, si pemë që shtohet a rritet nga dega në degë. Njeriu nuk mund të ekzistojë pa degën mëmë,
Njerëzimi ka një prejardhje, si degët që lindin nga trungu i përbashkët i një peme, janë kombet. Një brez nuk është vazhdimësi. Ai vetëm zhvillohet ndryshe nga paraardhësi, si pemë që shtohet a rritet nga dega në degë
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
as më i zgjuar nuk mund të bëhet, por vetëm zhvillohet, duke lëshuar hije, fruta e degë që ndjekin udhën e diellit lindje- perëndim, majtas e djathtas, a lart. Pema rritet e harbuar, zgjat rrënjë e lëshon degë, ashtu si nga një komb lindin, herët e vonë, kombe me emra të tjerë, ndërsa toka vazhdon të popullohet. Njeriu vjen në këtë botë i vetëm, i paveshur dhe nuk mund të ekzis-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Njeriu nuk mund të ekzistojë pa degën mëmë, as më i zgjuar nuk mund të bëhet, por vetëm zhvillohet, duke lëshuar hije, fruta e degë që ndjekin udhën e diellit lindje- perëndim, majtas e djathtas, a lart. Pema rritet e harbuar, zgjat rrënjë e lëshon degë, ashtu si nga një komb lindin, herët e vonë, kombe me emra të tjerë, ndërsa toka vazhdon të popullohet
“
tojë pa ndihmën e jashtme. Është mbulimi i lakuriqësisë që e bën atë të dallueshëm. Prej saj (paraqitjes së jashtme) lind rivaliteti dhe të gjitha zakonet e tjera. Kafsha lufton për ushqim, ndërsa njeriu për t’u dukur. Një pjesë të përfitimit që i sjell fitorja, ai e përdor për të fshehur arsyet e fillimit të luftës. Kështu lind propaganda e hipokrizia, dhe nevoja e veshjes me rroba, fasade a perde, për mbulimin e paturpësisë së trupit lakuriq.
Njeriu vjen në këtë botë i vetëm, i paveshur dhe nuk mund të ekzistojë pa ndihmën e jashtme. Është mbulimi i lakuriqësisë që e bën atë të dallueshëm. Prej saj (paraqitjes së jashtme) lind rivaliteti dhe të gjitha zakonet e tjera. Kafsha lufton për ushqim, ndërsa njeriu për t’u dukur. Një pjesë të përfitimit që i sjell fitorja, ai e përdor për të fshehur arsyet e fillimit të luftës. Kështu lind propaganda e hipokrizia, dhe nevoja e veshjes me rroba, fasade a perde, për mbulimin e paturpësisë së trupit lakuriq
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Vatikani dhe Kosova dardane
Çimentimi i lidhjeve Marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kishës Katolike Shqiptare janë aq të vjetra sa është edhe vetë historia e Kishës Katolike Universale. Siç është shprehur vet Shën Pali: “Kështu, prej Jeruzalemit e deri në Iliri e kam kryer plotësisht detyrën time….”.
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Këto marrëdhënie, historikisht, kanë pasur të bëjnë në veçanti edhe me Dardaninë e vjetër, me Kishën e Dardanisë dhe me besimtarët e saj gjatë shekujve, pasi Dardania konsiderohej si një krahinë e veçantë kishtare dhe administrative, me qendër në Shkupin shqiptar -- sipas historianëve kishtarë të Dardanisë së vjetër, bazuar në dokumentet zyrtarë që pasqyrojnë komunikimet midis Vatikanit dhe ipeshkvijve katolikë dardane, gjatë një historie shumëshekullore, e deri në ditët e sotme. Në vazhdimësi të këtyre marrëdhënieve historike, ditët e fundit, u njoftuan dy lajme të mira nga Prishtina që të bëjnë optimist se e ardhmja e lidhjeve të Vatikanit me Republikën Dardane të Kosovës, me Kishën Katolike Shqiptare dhe me besimtarët e saj atje, do të jetë edhe më e ndritshme. Sipas një lajmi të botuar në revistën Drita, organ kulturoro-fetar i Kishës Katolike Shqiptare të Kosovës, Delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën, Imzot Jean-Marie Speich dhe Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, njoftuan nga Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë se më 9 dhe 10 qershor, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin do të vizitojë Republikën e Kosovës. Lajmi
12
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
tjetër me rëndësi është shpallja zyrtarisht e asaj që quhet Bula Papnore e që është një dokument apo dekret zyrtar publik i lëshuar nga Kuria Romake dhe i firmosur nga Papa, me anë të të cilit merren vendime të rëndësishme për Kishën. Vendimi me vlerë të veçantë dhe historik që bart ky dokument është se Rrethin Kishtar në Kosovë, aktualisht i njohur si Administratura Apostolike e Prizrenit, e ngrit në shkallën dhe dinjitetin e dioqezës, me emrin Dioqeza Prizren – Prishtinë dhe njëkohësisht emëron ipeshkvin e saj të parë, Shkëlqesinë e Tij, Imzot Dodë Gjergjin. “Ky nuk është thjesht një akt formal – juridik, edhe pse i nevojshëm. Unë nuk jam këtu për të kryer një procedurë, por për të përkujtuar diçka më të rëndësishme. Kjo Bulë na përkujton lidhjen e thellë mes kësaj kishe vendore dhe Papës…Ky dokument tregon konkretisht që Papa Françesku ka në zemër të mirën e çdo njërit prej jush si dhe rritjen tuaj shpirtërore. Tregon gjithashtu edhe kujdesin e Bariut të përgjithshëm, si dhe afërsinë e tij me gëzimet dhe vuajtjet tuaja”, është shprehur Delegati Apostolik për Kosovën, Imzot Jean-Marie Speich ndërsa njoftoi dekretin e ri për Dioqezën e re Prizren-Prishtinë, fundjavën që kaloi. “Ky akt i Kishës Universale, në krye me Papa Françeskun ndaj Kishës sonë në Kosovë, që ishte bërë me dije me anë të një shkrese të Kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, më 5 shtator 2018 dhe lexuar në Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, nga ish Del-
egati Apostolik për Kosovë, Mons. Juliusz Janusz, është akti më i rëndësishmi në pesë shekujt e fundit për Kishën Katolike në Kosovë, prandaj edhe historik, i cili do të shënohet në analet e historisë së krishterimit ndër ne”, shkruan Don Fatmir Koliqi, në revistën Drita. Njoftohet se Sekretari i Shtetit të Vatikanit, gjatë vizitës së tij në Kosovë, përveç takimeve që do ketë me komunitetin katolik të Kosovës, do të zhvillojë edhe takime të tjera. Është kjo një vizitë historike për shtetin e ri të Kosovës dhe për Kishën Katolike atje, pasi është hera e parë që një zyrtar i lartë i Vatikanit, në nivel
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e shekullore të Sekretarit të Shtetit, viziton Prishtinën. Revista katolike Drita e cilëson vizitën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Palodin si, “Një akt historik i këtyre viteve dhe muajve që kanë karakterizuar realitetin e raporteve të Kishës dhe të vendit tonë me Selinë e Shenjtë”. Pa dyshim se vizita e Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit Pietro Parolin në Kosovë, paraqet një rast të veçantë për komunitetin katolik të vendit, që sipas revistës Drita do të të jetë edhe “një inkurajim për Kishën lokale ‘të vogël’, për të ecur gjithmonë në rrugën e besimit e të dashurisë vëllazërore”, duke “kontribuar për të mirën e mbarë shoqërisë së vendit si dhe për t’u sjellë të gjithëve afërsinë, dashurinë dhe bekimin e Papë Françeskut.” Prandaj, komuniteti katolik i Kosovës e pret me gëzim e dashuri shtegtimin e Sekretarit të Selisë së Shenjtë, kardinalit Pietro Parolin, ndërsa vendi e pret me një interes të veçantë. S’ka dyshim se vizita e udhëheqësit të lartë të Vatikanit po tërheq një inter-
esim të veçantë, jo vetëm në radhët e besimtarëve katolikë në Kosovë, por edhe të mbarë vendit. Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, bëri një vizitë të papritur në selinë e dioqezës së Kosovës në Prishtinë me rastin e ngritjes së Kishës Katolike të Kosovës nga Administraturë Apostolike në nivel dioqeze dhe të emërimit të ipeshkvit dioqezian, imzot Dodë Gjergjit. Radio Vatikani njoftoi se gjatë takimit me udhëheqësit e Kishës Katolike në Kosovë, Presidenti Meta përshëndeti vendimin e Papës dhe të Selisë së Shenjtë, ndërsa vlerësoi përkujdesen e tij atëror për Kombin shqiptar. Këshilltari i Presidentit Meta për çështjet e rajonit dhe diasporën, Ambasadori Flamur Gashi u shpreh për Radio Vatikanin se qëllimi i vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë , Z. Ilir Meta në Prishtinë të hënën ishte për të, “Uruar përzemërsisht këtë vendim të Selisë së Shenjtë dhe të Papa Françeskut, si shenjë mirënjohjeje për të gjithë shqiptarët, që tregon se
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Selia e Shenjtë dha një përkujdesje të veçantë ndaj Kosovës dhe ndaj popullit tonë. Presidenti Meta vlerësoi lart gjithë përkujdesjen, që sidomos nën drejtimin e Papa Françeskut, Selia e Shenjtë, për Shqiptarët, të paharruara janë momentet e shenjtërimit të Nënë Terezës, emërimi i kardinalit shqiptar Ernest Troshanit, vizita e parë në Evropë që bëri Papa Francesku ishte në Shqipëri, lumturimi i martirëve shqiptarë, vizita në vendlindjen e Nënë Terezës në Shkup para disa kohësh e Papa Françeskut dhe së fundmi lajmi i gëzuar i krijimit të dioqezës së Kosovës dhe emërimi me kompetenca të plota i ipeshkvit por edhe vizita në qershor e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolini. Pra, Presidenti Meta ishte i entuziazmuar dhe tepër i gëzuar për këto që po ndodhin në raportet e shqiptarëve, në përgjithësi, me Selinë e Shenjtë nën drejtimin e Papa Franceskut”, tha për Radio Vatikanin në gjuhën shqip, Këshilltari i Presidentit Meta për çështjet e rajonit dhe për diasporën, Ambasadori Flamur Gashi. Vendimi i Papa Françeskut për të themeluar Dioqezën Prizren – Prishtinë, emërimi i Shkëlqesisë së Tij Imzot Dodë Gjergjin, si Ipeshkvin e saj të parë dhe vizita, muajin që vjen, me 9-10 qershor në Kosovë e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, janë në vetvete ngjarje me rëndësi në vazhdimësinë historike të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Vatikanit, në veçanti, dhe midis Vatikanit dhe Kombit Shqiptar në përgjithësi. Hapi i natyrshëm dhe i domosdoshëm tani, për çimentimin e këtyre lidhjeve shekullore, është pa dyshim ngjarje madhore përfundimtare që të gjithë shqiptarët kudo presim me padurim pa dallim feje a krahine në marrëdhëniet midis dy shteteve – njohja pra zyrtare diplomatike e Republikës së Kosovës nga ana e Vatikanit, si shtet i pavarur dhe sovran dhe shkëmbimi i ambasadorëve midis dy palëve. E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Gazetarët shqiptarë, lojtarë aktivë të politikës
Ndërtojnë “realitetet e rrejshme politike” Gazetaria shqipe është dogmatike. Gazetaria politike shqipe është e sëmurë. Ajo është e infektuar nga tregimet erotike dhe nga gazetaria sportive
Gëzim Mekuli
Gazetaria shqipe vuan nga cektësia dhe mungesa serioze e rëndësisë. Simptomat e kësaj gazetarie janë:
14
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
“mentaliteti i tufës”, “skandalet”, “konfliktet”, “ndërtimi i realiteteve” dhe mashtrimi kolektiv nga lajmi i kontrolluar. Si pasojë e këtij “komunikimi”, politika po zhvlerësohet. Sëmundja ka përfshirë dhe ka dëmtuar mbulimin e lajmeve dhe ka kaluar tek debatet televizive si dhe tek opinionistët/analistët politikë: Gazetaria e Tiranës dhe Prishtinës nuk i ka plotësuar kërkesat kryesore profesionale dhe nuk ka njohuri të mjaftueshme për të kuptuar rolin e
saj si aktor kritik politik e social. Thënë ndryshe: gazetarët shqiptarë janë një bandë amatorësh që, si lëmoshë, u është falë një pjesë e mirë e fuqisë politike – dhe kjo është serioze për hapësirën tonë publike. Po, e akuzoj gazetarinë shqipe sepse kjo po e shmang vëmendjen publike nga çështjet politike, duke e drejtuar vëmendjen “diku tjetër” e në personifikim të politikanëve. Mendoni se loja “miqësore” Shqipëri – Kosovë ishte e rastësishme në kohën dhe vendin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION ku zhvillohej? Besoni se sporti nuk po përdoret për krijim të një identiteti të ri, ideologjik, brenda shqiptarëve të Kosovës? Besoni akoma se “krizat” në partitë politike, veçanërisht në atë opozitare, janë të rastësishme? Besoni se “arrestimi” i politikanëve serbë ishte i paqëllimshëm? Po treni nga Beogradi me shkrime “Kosovo je Srbija”, mendoni se ishte i rastësishëm dhe i paorganizuar me pushtetarët e Kosovës? Mendoni se është e rastësishme bërja publike e përgjimeve telefonike të njerëzve kryesorë të politikës së Kosovës? Dyshoj! Përse tani ky shpërqendrim i opinionit nga çështja politike tek fokusimi në person: tek Xhavit Haliti, Adem Grabovci, tek Hashim Thaçi, tek Kadri Veseli e tek banditët e tjerë?! Është bërë zakon i gazetarëve shqiptarë, që sapo një politikan të jetë shprehur në publik, këta menjëherë fantazojnë një interpretim autoritativ të politikanit dhe pyesin se “çfarë po ndodh brenda kokës së tij” dhe se “çka në të vërtetë, është duke u përpjekur për të arritur ai”. Gazetarët zgjedhin këtë mënyrë për të folur rreth politikanëve, në vend se të flasin drejtpërdrejt me ta. Ata kapen më shumë për individët, intrigat
dhe lojërat, sesa me ndodhinë e me qytetarin: Shqiptarët janë, kryesisht, të preokupuar me çështjen, jo me lojën, jo me gjoksin e as me sytjenat e deputetes. Shikuesit televizivë duan të kenë politikanë të cilët paraqesin zgjidhjet e tyre politike, e jo grindjet dhe veçoritë e tyre personale. Kjo logjikë mediatike po sajon politikanët dhe po brumosë procesin e keq politik. Kjo gazetari e sëmurë po krijon edhe të menduarit tonë kolektiv. Fjala e tyre në publik është zhgënjyese dhe njerëzit janë më pak të angazhuar në politikë, sesa që ishte dashur të jetë. Këta, ndoshta, edhe e duan një situatë të re, ku: “Gazetaria dhe politika vendosin për ‘të bërë njëri-tjetrin të pastër e të mirë’”. Kjo është e keqe. Këtë përkeqje inteligjente kolektive e pashë dhe e përjetova sa isha në Kosovë, e në pushime në Shqipëri. Gazetarët shqiptarë duhet ta dinë se nuk janë spektatorë të lojës politike. Ata janë edhe lojtarë aktivë në skenën politike dhe, janë mu këta që po bashkëndihmojnë për të krijuar “realitetet e rrejshme politike”. Këta janë aktorë politikë. Vështrues janë më pak por, këta njëkohësisht po kontrollojnë edhe mediat e tyre. Si pasojë ne po bëhemi më budallenj
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
dhe më dekadentë. Për një debat më të mirë politik në Tiranë e Prishtinë do të duhej: 1. Shfuqizimi i diktaturës së opinionistëve/analistëve. Le të kemi më pak “gazetarë-specialistë”, të cilët do t’i tregonin popullit “të vërtetën”. 2. Hedhja në plehra e shumë udhëheqësve të emisioneve debatuese, që paguhen me mijëra euro nga grupet e ndryshme të interesit. 3. Bërja e disa lloje të programeve të lajmeve dhe të debateve. Të krijohet hapësirë dhe kohë për debatet me mundësi shpjegimi e argumentimi të mëtejshme publike për çështjet më komplekse kombëtare. 4. Ringritja e informimit publik si dhe bërja e disa programeve televizive, të cilat kanë të bëjnë për të gjitha çështjet politike – çfarë palët mendojnë rreth tyre, e jo për politikanët dhe lojërat në mes tyre. 5. Më shumë debat për media në media. Është koha e fundit që gazetarët të zgjasin mandatin e tyre për kritikën dhe të jenë kritikë për gazetarë të tjerë. Në fund fare, politikanët kurrë nuk do ta rimarrin fuqinë e tyre që e dorëzuan dhe, gazetarët kurrë nuk do ta pranojnë se ata kanë një rol djallëzor në politikë.
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
Vlerë letrare për vlera kombëtar dhe qëndri (Anton Gjuravçaj, Nata në Sion, roman, Botimet Toena, Tiranë, 2016)
Nuk ka dyshim, me romanin “Nata në Sion” autori Anton Gjuravçaj ka siguruar vend të mirë dhe të qëndrueshëm në letërsinë shqiptare. Romani për nga tipologjia dhe duke përfillur kritere të tjera teoriko-letrare na jep të drejtën që ta konceptojmë si roman historik, mirëpo dramatizmi i ngjarjeve dhe tipizimi i thellë i personazheve, sidomos zbërthimi i ndjeshëm i shpirtit dhe i ndjesive të tyre, nganjëherë deri në dukurinë e katarzës, përsëri na jep të drejtë të konstatojmë se këtu kemi të bëjmë me një roman me temë historike me gërshetim të llojit psikologjik
Për Koha Javore:
Prof. Hajdin Morina Niveli artistik, përzgjedhja e formave të larta të gjuhës figurative këtu po ashtu ta krijojnë dhe ta përforcojnë bindjen se për shkak të talentit, të përkushtimit të madh krijues dhe të qëndrimit të autorit se vepra e mirë letrare nuk bëhet shpejt, autori nuk është ngutur të botojë, por është lodhur të shkruajë bukur, të shprehë përmes gjuhës figurative dhe elementeve të tjera të formave artistike atë që e ka munduar në shpirt, atë që e ka tunduar për një kohë të gjatë dhe këtij tundimi ai i hapi shteg të mirë për tek lexuesi, duke i siguruar veprës jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri në sistemin e vlerave të letërsisë. Sintagma sintaksore dhe stilistike “Nata në Sion” përbën një shenjë që ka shënjuar një etapë të gjatë dhe të mundimshme, disa shekuj me radhë, të historisë dhe të identitetit tonë kombëtar apo më mirë të themi të luftës shumë të mundimshme të popullit tonë për ta ruajtur integritetin e identitetit dhe të territorit historik, gjë që nuk ia doli për shkak të luftës shfarosëse, trysnisë së
16
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
gjatë dhe të egër të pushtimit otoman në Shqipëri, pushtim ky që nga shumë autorë, shkrimtarë e shkencëtarë figurativisht u konceptua si nata më e gjatë historike, natë shekullore, në të cilën kombi ynë humbi shumëçka nga pasuria kulturore dhe nga integriteti i tij evropian, duke mos mundur ta përjetonte Rilindjen evropiane sikur kombet e tjerë, duke qenë për afro pesë shekuj i shkëputur nga zhvillimet evropiane në kulturë, shkencë e qytetërim. Sintagma ose titulli “Nata në Sion” lexuesit aktiv dhe me shije artistike menjëherë ia kujton sintagmën ose titullin “Nata në Shqipëri” ose “Nata mbi Shqipëri”, por si duket autori Sionin e merr si shenjë gjuhësore që ia mundëson përqasjen e kohës së shkuar të robërisë me kohën e sotme, pra Sioni këtu na del edhe në kuptimin biblik, edhe në kuptimin metaforik si gjakim jetësor dhe krijues të autorit për bërjen e Sionit (Atdheut) i cili, sipas vendosjes së kësaj shenje në titull, ende nuk është bërë. Shqiptarët ende nuk e kanë Sionin e tyre, ashtu siç nuk e ka ende as njerëzimi Sionin biblik, qytetin e premtuar të një dashurie në shkallën e përsosjes së saj hyjnore, larg luftërave, larg pabarazisë dhe larg çdo mëkati tjetër. Të paktën, kështu mund ta lexojë dhe interpretojë lexuesi titullin e këtij romani, sepse lexuesi
sipas teorive moderne letrare mund ta plotësojë tekstin e autorit, mund të krijojë tekstin e vet nisur nga nënteksti dhe mesazhi që ai merr nga shtresat
KULTURË
at e identitetit imin aktual ndaj tyre e tekstit letrar dhe nga ideja e përgjithshme ideoartistike e veprës. pra shenja mund të lexohet edhe si lexim dhe si shpalosje artistike e kohës së sotme ku ndodhin disa zhvillime që kanë prirje të kundërt me mesazhin e veprës së Gjuravçajt, sepse titulli ashtu si dhe krejt teksti i këtij romani sfidon aktualitetin që shpesh nuk krijon kushte për realizimin e integritetit kombëtar dhe qytetar në hapësira të ndryshme të Ballkanit ku jetojnë shqiptarët. Romani ka në qendër të zhvillimit dhe realizimit të subjektit ngjarje historike e kulturore, situata të ndjeshme të zbërthimit psikologjik të vetëdijes së personazheve që kanë të bëjnë me identitetin tonë kombëtar, por edhe me trysninë e gjatë dhe vështirë të përballueshme të pushtuesve turq mbi
integritetin tonë shpirtëror dhe territorial. Në këtë kuadër autori në roman i jep hapësirë përpjekjes shekullore për të mbrojtur dhe kultivuar këto vlera të integritetit të identitetit tonë, por, duke qenë i detyrueshëm të pranojë faktografi historike, në shtresat e romanit ka futur edhe ngjarje, personazhe dhe situata të ndjeshme që lexuesin e njoftojnë për zhveshje ose humbje të pjesshme të disa prej këtyre vlerave të identitetit tonë kulturor e historik. se romani i tij kështu në këtë formë do të sigurojë kohë më të gjatë të leximit, të vlerësimit dhe të ballafaqimit me realizimet e sotme dhe të ardhshme, sepse autori po ashtu është i bindur se tashmë ka një lexues më të formuar në aspektin kombëtar dhe kulturor, tërësisht tjetër nga lexuesi i veprave letrare të Rilindjes Kombëtare, siç janë veprat e Naim Frashërit, Këtë përqasje të romanit “Nata në Sion shpreh gjakimin e autorit për njohjen e vetvetes sonë historike, kombëtare dhe qytetare si dhe shqetësimin e tij karshi qëndrimeve tona ndaj historisë, identitetit kombëtar dhe integritetit të këtij identiteti në kohën e sotme kur jo rrallë cenohet, nëpërkëmbet dhe përbuzet me anë të formave, tendencave, intrigave nga më të ndryshmet gjithkund në trojet ku jetojnë shqiptarët. Të maskuar në mënyra të ndryshme moderne, qoftë edhe nën petkun e ndihmës humanitare dhe të filantropisë grupe dhe qarqe të caktuara ngjizin dhe kultivojnë ide dhe forma kulturore të huaja dhe të dëmshme për integritetin e identitetit shqiptar. shenja kryesore të këtij identiteti si gjuha shqipe, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit ose figura emblematike si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza etj., nga këto shfaqje si duket është motivuar autori Gjuravçaj për të shkruar pa u ngutur romanin “Nata në Sion” të cilin me durimin, përkushtimin, talentin, përvojën dhe fantazinë e rrallë krijuese ka arritur ta bëjë monument artistik për
identitetin tonë kombëtar dhe ngushticat historike e ideologjike se Autori Gjuravçaj ka të përbashkët përgjegjësinë intelektuale, shqetësimin, tematikën krijuese dhe mesazhin ideoartistik me Naim Frashërin dhe Esad Mekulin, por, për dallim nga ta, ky nuk ka pasur nevojë të shkruajë romanin si një lloj komunikimi të drejtpërdrejtë me lexuesin përmes formave të letërsisë së angazhuar ose avangarde ku nganjëherë i kushtohet rëndësi efektit jashtëletrar sesa realizimit dhe përsosjes artistike dhe estetike, sado që koncepti letërsi e angazhuar dhe avangarde është një koncept i spektrit më të gjerë që përfshin autorë e vepra të shumta, disa edhe me vlera të larta estetike, të letërsisë evropiane sidomos të fillimit të shekullit XX, por edhe më vonë dhe ka elementet e veta dalluese dhe të ndikojnë përmes nivelit estetik që masat e qytetarëve të mos e shfrytëzojnë veprën e autorit si vegël për arritjen qëllimeve të tyre kur këto qëllime nuk përputhen me interesat e përgjithshme, me liritë dhe vlerat e pranueshme të qytetarisë demokratike. . Në saje të këtij përkushtimi krijues dhe të kujdesit ndaj gjuhës dhe materialit gjuhësor autori ka arritur që të prekë mirë në thellësi të shpirtit të lexuesit aktiv dhe të vëmendshëm autori Gjuravçaj arrin sidomos të zgjojë përmes monologëve dhe dialogëve të personazheve të ndryshme në roman dhe në këtë drejtim autori ka krijuar shtresa të një dramatizmi të rrallë, përmes analizës dhe sintezës mjeshtërore artistike të gjendjeve të tyre fizike e psikike dhe të ballafaqimit të tyre me vetveten, në momente të thella të një tundimi dhe katarze shpirtërore e cila jo rrallë shkakton frikë dhe pendim te personazhet për veprimet që kanë bërë ndaj vetes, familjes dhe të tjerëve duke iu nënshtruar asimilimit kombëtar ose duke vepruar për çështje të këtij asimilimi, joshur nga pozita zyrtare dhe përfitimet materiale. (vazhdon) E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Malësi pas gjashtë vitesh u kremtua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Të rritet kujdesi ndaj “Ndjej kënaqësi që ndodhem sot këtu në Tuz, në këtë manifestim i cili për herë të parë organizohet nga Komuna jonë, këtu ku mund të flitet shqip, ku mund të bashkohemi e të festojmë të gjithë së bashku pa dallim, me qëllim që një traditë dhe një komb të na bashkojë. Unë i sjell fëmijët e m’i në Malësi, sepse jam malësore, jam shqiptare dhe kënaqem kur jemi të gjithë së bashku dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë me festime”, u shpreh modelja e spikatur, Emina Çunmulaj Tuz – Në kremtimin e 1 qershorit në Tuz – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve u theksua nevoja e investimit dhe përkushtimit ndaj popullatës më të re, ndaj atyre që kanë më së tepërmi nevojë për të pasur një të ardhme më
18
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
të ndritur dhe një mirëqenie të gjithanshme. Gjatë solemnitetit i cili u zhvillua në mjediset e jashtme të Komunës së Tuzit me një pjesëmarrje masive të fëmijëve dhe prindërve, nga kjo ad-
ministratë u zotuan se do të angazhohen me përkushtim ndaj më të vegjëlve të trevës sonë, duke besuar që kremtime të tilla të bëhen tradicionale. “Ne si administratë jemi të vendosur që të rinjve dhe fëmijëve tonë t’u kri-
KULTURË
fëmijëve jojmë kushte të mira si për arsimim ashtu edhe për aktivitete të tjera të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre të gjithanshëm. Këta fëmijë që janë mbledhur sot këtu, nesër do të jenë ata që do të udhëheqin vendin dhe komunën tonë, andaj është detyrimi ynë i përbashkët që të ndikojmë sa më pozitivisht në formimin e tyre”, theksoi ndër të tjera, nënkryetari i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj, në hapje të këtij manifestimi. Ndërkohë, këtij aktiviteti kulturor ia shtoi madhështinë me praninë e saj modelja e njohur globalisht, Znj. Emina Çunmulaj e cila së bashku me dy vajzat e saj duke përshëndetur publikun, tha se ndjehet e kënaqur që edhe fëmijët e saj ndodhen në këtë
manifestim këtu në Malësi. “Ndjej kënaqësi që ndodhem sot në Tuz, në këtë manifestim ku për herë të parë organizohet nga Komuna jonë, këtu ku mund të flitet shqip, ku mund të bashkohemi të festojmë të gjithë së bashku pa dallim, me qëllim që një traditë dhe një komb të na bashkojë. Unë i sjell fëmijët e mi në Malësi sepse jam malësore, jam shqiptare dhe kënaqem kur jemi të gjithë së bashku dhe shpresoj se do të vazhdohet kështu me festime”, u shpreh modelja e spikatur, Emina Çunmulaj. Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve kanë marrë pjesë fëmijë nga institucionet arsimore në Malësi, pjesëtarë të shoqatave sportive, të SHKA-ve, të OJQ-ve, etj, duke
shpalosur para publikut një program të begatë me këngë, valle e recitime të ndryshme. Ajo çfarë u veçua në këtë manifestim, ishin punimet e ndryshme nga fëmijët me aftësi të kufizuara në Malësi, ndërsa mjetet financiare që u grumbulluan nga shitjet e punimeve aty, u destinuan për blerjen e materialeve për punë të fëmijëve të Organizatës Joqeveritare, “Fëmijët e Malit të Zi”. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u organizua nga Komuna e Tuzit, në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare, “Alb Progress”. Rikujtojmë se 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shënua sivjet në Tuz për herë të parë në formë të organizuar pas asaj të vitit 2013-të kur kjo datë ishte shënuar nga Organizata Joqeveritare “Koha Jonë”, ndërkohë që nga administrata lokale kjo datë është neglizhuar vite me radhë. t. u.
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
19
MOZAIK
Maturantët e Plavës shënuan mbrëmjen e maturës
Sa të lumtur e të gëzuar, po aq edhe të përmalluar Ndër shtatë paralelet me gjithsej 129 maturantë të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq”, në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme, janë edhe dy paralele me mësim në gjuhën shqipe: paralelja e drejtimit të gjimnazit me 15 nxënës – 11 vajza: Abetare Ulaj, Adelina Rugova, Arlinda Qarri, Diellza Balidemaj, Egzona Kukaj, Florida Vuçetaj, Gresa K. Dedushaj, Gresa S. Dedushaj, Gjonrgjina Shalanin, Mirjeta Ahmetaj e Valbona Hasangjekaj dhe katër djem: Ardit Çelaj, Artmir Balidemaj, Gramoz Rugova e Rrezon Kukaj me kujdestar klase Mushak Gjonbalaj dhe paralelja e degës së turizmit me 7 nxënës – 6 djem: Adem Ulaj, Arian Sinanoviq, Arlind Gjonbalaj, Fisnik Gjonbalaj, Kep Balidemaj e Pajtim Dedushaj dhe një vajzë, Amina Sinanoviq, me kujdestar klase Arton Sinanaj, të hënën e kaluar, më 27 maj, shënuan mbrëmjen e maturës. Që në orët e pasdites, para ndërtesës së shkollës, kur përfunduan maturën, u tubuan djem dhe vajza maturantë, të veshur me rroba kurrë më parë më të bukura, vajzat me fustane bashkëkohore dhe të modës, ngjyrash dhe dizajnesh të ndryshme, kurse djemtë me kostume të larmishme më moderne. Rrobat i kishin përgatitur më parë, falë mirësisë, mirëkuptimit dhe përkujdesjes së prindërve të tyre, të cilët nga buxheti familjar ua kishin siguruar, por edhe nga të afërmit e tjerë, për të shënuar dhe përjetuar në mënyrë sa më madhështore njërën ndër festat më të mëdha të jetës së tyre – mbrëmjen e maturës, mbrëmjen e lumturisë e gëzimit, po aq edhe të përmallimit. Ajo ishte mbrëmje, kur
20
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
ata njëri tjetrit me buzë në gaz, por edhe me lot në sy, i thanë lamtumirën e fundit pas shumë vitesh të kaluara bashkë, me disa nga katër, me ca tjerë nga nëntë, por edhe me disa nga trembëdhjetë vite shkollore, duke ndarë bashkë të mirën dhe të keqen, gëzimin e ndonjëherë edhe hidhërimin, lojën dhe piknikun, vizitat e ndërsjella, por edhe ekskursionet njëditore apo shumëditëshe, brenda komunës, jashtë saj dhe më gjerë. Edhe përkundër motit të lig të përcjellë me rrebeshe shiu, manifestimi i kësaj mbrëmjeje madhështore, filloi mu në vigjiljet e mbrëmjes së ditës së hënë, kur në praninë e disa qindra personave, prindërve, familjarëve të ngushtë, por edhe të tjerëve, të cilët kishin ardhur që gëzimin e harenë e mbrëmjes së maturës ta ndanin me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Drejtori i shkollës, Rifat Balliq, në hollin e katit përdhes të shkollës ku ishin të tubuar maturantët kureshtarë, në fjalën e vet të rastit, atyre me admirim, por edhe me dozë emocioni, u drejtua: “Kam kënaqësi, obligim dhe nder që t’u përshëndes në emër të kolektivit të shkollës, ku përfunduat maturën, por edhe në emër timin personal. Jam i sigurt se ju nga kjo shkollë do të bartni përplot përkujtime të bukura, por edhe dituri, të cilat do t’u ndihmojnë që të sigurt të hapëroni rrugëve jetësore, por edhe të pajiseni me njohuri të reja dhe të sendërtoni ardhmërinë tuaj të lumtur”, u shpreh ai dhe në vazhdim shtoi: “U drejtohem juve – mjekëve, inxhinierëve, juristëve, ekonomistëve, profesorëve, programerëve dhe specializantëve të profileve të reja të ardhshme, me të
cilët padyshim shkolla do të krenohet. Ajo që është në radhë, por edhe ajo në të cilën ne besojmë, është se ju do të vazhdoni zhvillimin dhe përsosjen tuaj personale intelektuale”. Drejtoi Balliq më pastaj vuri në dukje se këtë vit shkollor me sukses e kryejnë shkollimin e mesëm 129 nxënës, nga të cilët 113 klasën e katërt dhe 16 sish klasën e tretë. Shkolla është krenare me të gjithë maturantët, por në veçanti me 19 sish, të cilët janë bartës të diplomës “Lluça” (Pishtari). “Maturantë të dashur, prej sot ju presin nxitje e svida të reja dhe me këtë rast dua t’ju porosis se mu prej kësaj dite nxitoni e hapëroni rrugëve të reja deri diku të panjohura. Ekzistojnë gjëra për të cilat nuk kemi mundur t’u përgatisim, takimet me njerëz dhe ngjarje për të cilat nuk keni mundur të mësoni nga librat. Por, ajo që së bashku ia kemi dalë është se jeni bërë madhorë, njerëz të pjekur e të kalitur, të vetëdijshëm për rëndësinë e përgjegjësinë personale. Edhe njëherë me tërë zemër ua uroj mbrëmjen e maturës dhe ju dëshiroj çdo të mirë, shëndet dhe fat në jetë”, përfundoi drejtori Balliq. Më pastaj, vargëzimi i djemve dhe vashëzave maturantë, të shtatë paraleleve të kësaj shkolle, në çift, por edhe nga tre sish, pikënisje pati platoun e oborrit të shkollës, për të vazhduar pastaj parakalimin nëpër rrugën “Racina” të Plavës, të shtruar me shirit tapeti i kuq, gjithnjë deri në afërsi të Gjykatës së Plavës, të mbrojtur nga shiu me ombrella mbi kokë, duke u kthyer më pas sërish në oborrin e shkollës, për të vazhduar pastaj rrugëtimin me autobus
MOZAIK
për në Guci, ku po ashtu në vigjiljet e mbrëmjes defiluan nëpër sheshin e qytetit deri te godina e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në të cilën të gjithë maturantët e të dy paraleleve në gjuhën shqipe kishin kryer klasat e larta të shkollës fillore, por edhe një numër i konsiderueshëm maturantësh të paraleleve të tjera, po ashtu kishin përfunduar shkollimin fillor, për t’u kthyer pastaj sërish me autobus, maturantët e paraleleve me mësim në gjuhën malazeze në restorantin e motelit “Aqua”, që gjendet përballë Liqenit të Plavës, mu pranë rrugës rajonale Guci-Plavë, në fshatin Brezojevicë, jo larg Plavës, ndërsa ata të paraleleve në gjuhën shqipe, në restorantin e hotelit “River”, në lagjen Kukaj të fshatit Martinaj, në anën e djathtë të rrugës Guci-Plavë. Të shoqëruar nga shumë profesorë të vet, maturantët në të dy resto-
rantet e sipërpërmendura festuan deri në orët e hershme të ditës së nesërme. Maturantët, sa ishin të lumtur e të gëzuar, po aq ishin edhe të përmalluar. Të lumtur e gëzuar se po finalizonin punën e tyre dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë vjeçare të edukimit e arsimimit, e të përmalluar se po ndaheshin përgjithmonë si pjesëtarë të bashkësisë së klasës të cilës i takonin, të shoqërisë së ngushtë që kishin dhe shumëçka tjetër në këtë drejtim. Mirëpo, edhe përkundër gjithë kësaj, ata u zotuan se nuk do të jenë larg njëri-tjetrit, pa marrë parasysh se ku do vazhdojnë shkollimin e mëtejmë superior në universitetet e ndryshme të Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe gjetiu. Në lokalet e restoranteve “River” dhe “Aqua”, deri në orët e vona të natës, nuk pushuan tingujt e muzikës me të cilët u përcollën me vallet dhe këngët
e maturantëve të hareshëm dhe të disponuar, të cilët nuk hezituan për të ngritur edhe ndonjë gotë uiski, birre, vere dhe pijeve të tjera joalkoolike bashkë me profesorët e vet, të cilët i shoqëronin. Në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, maturantët shqiptarë u deklaruan se të gjithë do t’i vazhdojnë studimet, kryesisht në universitetet e Kosovës, por edhe të Shqipërisë, e ndoshta ndonjë nga ata edhe në ato të Maqedonisë së Veriut. Ndarja e maturantëve në fund, ishte momenti më i vështirë, përqafimet me lot ndër faqe, e ndonjëherë edhe me vaj, si dhe shtrëngimi i dorës lamtumirëse, ishin momente që për shumë kohë dhe mot ata nuk do t’i harrojnë dhe në përjetimet e tyre do të qëndrojnë të pashlyera. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
21
MOZAIK
Në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës
U dorëzuan diplomat “Lluça”
Plavë - Në lokalin e restorantit “Abas”, i cili gjendet në lagjen Rudo Pole të Plavës, të premten e kaluar është organizuar akademi solemne me rastin e dorëzimit të diplomës “Lluça” (Pishtari), gjysmëmaturantëve të Shkollës Fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës. Në praninë e prindërve të nxënësve bartës të shpërblimit, stafit punëdrejtues të shkollës, të një pjese të personelit mësimor edukativ dhe mysafirëve të tjerë, diplomat dhe dhuratat e rastit, gjysmëmaturantëve ua kanë dorëzuar drejtori i shkollës mr. Igor Vukaniq dhe nënkryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq. Duke i falënderuar gjysmëmaturantët për suksesin dhe sjelljen shembullore të shënuar gjatë gjithë shkollimit të tyre fillor nëntëvjeçar, drejtori i shkollës, në fjalën e rastit, ka vlerësuar se ky vit shkollor ka reflektuar me aktivitete të shumëllojshme gjithëpërfshirëse të mësimit dhe diturisë, rezultat i të cilave është e dhë-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
na se 25 nxënës – gjysmëmaturantë janë laureatë (bartës) të diplomës “Lluça” (Pishtari), se katër nxënës janë fitues të shpërblimit të Fondit për talentë, se nxënësja – gjysmëmaturante Adellisa Musiq, për herë të parë në historinë e punës së shkollës, ka botuar përmbledhjen me poezi “S razlogom...” (Me shkak...), kurse në dorëshkrim e ka librin e dytën, si dhe nxënësja Illma Toskiq ka zënë vendin e pestë në garat shtetërore në gjuhën angleze. Në fjalën e vet përshëndetëse, nënkryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, filloristëve gjysmëmturantë më të suksesshëm u ka dëshiruar shëndet, fat dhe sukses në vazhdimin e shkollimit të mëtejmë, duke theksuar se Plava gjithmonë ka qenë e njohur me persona dhe individë të jashtëzakonshëm, të cilët me përpjekjet dhe angazhimet e veta kanë arritur rezultate të konsiderueshme në lëmi të ndryshme, duke shpresuar dhe besuar se edhe kjo gjeneratë e
Laureatë të sivjetshëm të diplomës “Lluça” (Pishtari) janë 25 gjysmëmaturantë të kësaj shkolle. Ndërkaq, ndër tetë nxënësit gjysmëmaturantë të paraleles së vetme në gjuhën shqipe, nuk pati laureatë të diplomës në fjalë gjysmëmaturantëve do të jetë e njohur për sukseset që do t’i arrijë në vitet e ardhshme. Laureatë të sivjetshëm të diplomës “Lluça” (Pishtari) janë gjysmëmaturantët: Haris Purishiq, Hana Pallavrtiq, Hana Shahmanoviq, Xhellall Shaboviq, Hamza Jasaviq, Illma Toskiq, Adellisa Musiq, Dino Çelliq, Tarik Haxhimushoviq, Millunka Boshkoviq, Llejlla Srdanoviq, Esmir Jasaviq, Llarisa Kandiq, Sabrija Cirikoviq, Fikreta Krciq, Mina Bashiq, Amina Dreshkoviq, Melliha Rexhepagiq, Dina Rexhepagiq, Edber Çelliq, Armen Canoviq, Teodora Arsoviq, Enera Kandiq, Ana Rajkoviq dhe Ajlla Sharkinoviq. Theksojmë se ndër tetë nxënësit gjysmëmaturantë të paraleles së vetme në gjuhën shqipe, nuk pati laureatë të diplomës në fjalë. Për të gjithë të pranishmit shkolla, në restorantin “Abas”, organizoi koktej rasti. Shaban Hasangjekaj
FOTOGRAFIA E JAVËS
ALBERT CAMAJ LIQENI I SHKODËRS
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
Portret: Ruzhdi - Rudi Goga
Ars longa, vita Ismet Karamanaga
Të shkruash për Rudi Gogën, njeriu duhet ta njohë artin figurativ shumë më mirë se unë, mirëpo si kalali dhe shok i tij, po e lejoj veten që vetëm me pak rreshta ta kujtoj opinionin e gjerë për veprën e tij të madhe dhe për jetën e tij brenda mureve të Kalasë. Prandaj, për mua është një sfidë e madhe të shkruaj një portret të shkurtër të tij. Rudin e njoh që nga fëmijëria. Kemi shkuar së bashku në shkollën fillore në të njëjtën klasë dhe kemi pasur mësuesin dhe mësuesen, një çift të jashtëzakonshëm, ndër të parët në gjuhën shqipe te ne në Ulqin. Rudi, pa dyshim, si intelektual dhe piktor akademik, i takon së pari Kalasë dhe kalalinjve, pastaj edhe Ulqinit dhe më gjerë. Ne jemi krenarë që Rudi ka jetuar dhe vepruar në Kalanë tonë. Ata që e njohin artin, posaçërisht artin figurativ, më mirë dhe më thellë, ata që e kanë njohur edhe punën e këtij piktori akademik, janë më kompetentë dhe më së miri dinë ta vlerësojnë artin e Rudi Gogës, kurse neve shokëve për artin figurativ më së tepërmi na ka folur vetë Rudi. Rudi ka jetuar dhe ka vepruar në shtëpinë e tij në Kala, në shtëpinë e famshme të Hoxhë Bushatit. Mbi 60 vite, familja e të ndjerit Rexhep Goga, babai i tij, ka jetuar në Kala, ku të gjithë fëmijët e tij janë formuar, shkolluar dhe rritur. Jemi krenarë që një piktor i talentuar, i njohur anembanë tokave shqiptare, por edhe në Evropë, ka jetuar dhe vepruar në Kalanë tonë.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Ende edhe sot mbi derën e shtëpisë së të ndjerit Rudi Goga qëndron e shkruar thënia e tij e dashur “Ars longa, vita brevis” (Arti është jetëgjatë, jeta është e shkurtër). Çdo njeri, kalimtar dhe turist, i cili kalon rrugës ku gjendet shtëpia e tij, pavarësisht sa e njeh shtëpinë dhe artin, ndalon dhe me vëmendje e lexon shkrimin mbi derë. Për kalalinjtë dhe banorët e lindur në Kala, kjo shtëpi ka qenë gjithmonë e veçantë dhe interesante. Pamja e saj e dikurshme dhe shtëpia në përgjithësi ka pasur një histori të veçantë, sidomos për ata më të moshuarit dhe ata që e njohin, të cilëve iu kujtohet në formën origjinale, deri te tërmeti katastrofal i vitit 1979. Në vitin 1979, tërmeti katastrofal dhe shtëpia e të ndjerit Rexhep Goga është dëmtuar rëndë, por çka ishte më tragjike, si pasojë e tërmetit ka
humbur jetën edhe i biri i tij, Agron Goga. Mirëpo duhet të theksohet se pas tërmetit, shtëpinë në formën e sotme, me pak ndryshime, e ka ndërtuar plotësisht, pa ndihmën fizike të askujt, me një vullnet të paparë, tashmë i ndjeri Basri Goga, vëllai i tij. Secilin gur e ka përpunuar vetë dhe secilin e ka vendosur vetë në muret e saj. Rudi Goga ka qenë mjeshtër i grafikës, të cilën e ka ushtruar deri në perfeksionizëm. Ndërmjet shumë ekspozitave anembanë Malit të Zi, Shqipërisë dhe Evropës, Rudi ka bërë edhe një monografi të jashtëzakonshme, të botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në vitin 2014, e cila flet dhe shkruan qartë për jetën dhe artin e tij, punën e palodhur të këtij artisti, piktori akademik me përmasa kombëtare.
KULTURË
a brevis Në këtë monografi kushtuar jetës dhe punës së këtij piktori, mendime dhe vlerësime kanë dhënë piktorët dhe akademikët me grada të larta nga arti dhe kultura në përgjithësi, nga vendi dhe bota. Mua më ka mbetur vetëm ta publikoj në llogarinë time në facebook. Këtë e kam bërë dhe isha shumë i kënaqur që Rudi e pëlqej shkrimin tim modest, si dhe përzgjedhjen e pikturave, të them më mirë fotografive që i publikova aty. Rudi ka jetuar dhe vepruar në një ndër shtëpitë më karakteristike të Kalasë. Gjithmonë ka qenë i “butë dhe i mirë”, siç thotë populli ynë. Shkollën fillore e ka kryer në Ulqin, si edhe shkollën e mesme profesionale, kurse Akademinë e Arteve në Prishtinë, në klasën e akademikut Muslim Mulliqi. Më vonë shkon në Gjermani dhe në vitin 1982 në Düsseldorf i vazhdoi studimet pas diplomike, ku edhe i mbaron me sukses te prof. Josef Beys. Pas kthimit nga Gjermania, për tri vjet ka qenë i punësuar në Muzeun – Galerinë e Arteve në Ulqin. Pastaj është marrë me punë pedagogjike në shkollë, kurse pensionin e merituar nuk ka pasur shumë kohë ta shfrytëzojë. Zoti i Madh deshi ta marrë në një botë më të mirë sesa kjo. Ekspozitën e parë vetjake, të titulluar “Kulla e Ballshajve”, e ka hapur në Ulqin, në vitin 1978. Rudi ka marrë pjesë në mbi 150 ekspozita kolektive, në vend dhe jashtë vendit. Ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi, “Art Club”-it, Shoqatës “Kalaja” etj. Edhe disa të dhëna mbi jetën e këtij piktori akademik. Gjatë karrierës artistike, Goga numëron 40 ekspozita personale dhe 60 kolektive, jo vetëm brenda kufijve të Malit të Zi, në Ulqin e Tivar, por edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Nju-Jork, Maqedoni, Kosovë,
Shqipëri. Punimet e tij gjenden në galeri dhe koleksione private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë Goga numëron edhe disa çmime, mes të cilave në vitin 1991 Çmimin Vjetor të “Art Club”-it - Ulqin, në 1995 “Onufri ’95 - Tiranë, në 1998 Çmimin e SHJMZ - Podgoricë. E mërkura është një ditë kur kanë ndërruar jetë edhe Shekspiri dhe Servantesi, kështu që të mërkurën, më 3 maj 2017, në moshën 69-vjeçare ndërroi jetë edhe Rudi Goga. Nuk desha të bëj krahasime pasi që janë gjëra që nuk mund të krahasohen, por rastësisht ndodhi dhe më ra ndër mend. Rudi Goga ka qenë një njeri modest, i qetë dhe i mirë. Ai ishte edhe njëri nga themeluesit e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ku ka dhënë një kontribut të madh për avancimin e kësaj shoqate, të cilën unë e vlerësoj si Akademinë e Shkencave dhe Arteve të shqiptarëve në Mal të Zi. Rudi ishte një piktor akademik i talentuar, me grada të larta artistike, të fituara në Gjermani, ku ka studiuar dhe specializuar grafikën. Në grafikë, pa dyshim, Rudi Goga ka lënë gjurmë të pashlyera në artin tonë figurativ. Ekspozita të shumta flasin qartë për aktivitetin dhe veprat e këtij piktori. Rudi Goga ka një vend të veçantë në majën e piramidës së shumë piktorëve tanë me famë evropiane. Kritikët e artit e kanë vlerësuar shumë dhe ende e vlerësojnë veprën e tij, si piktor i zellshëm, i vyer, i talentuar dhe i respektuar në mesin e artistëve në përgjithësi. Pikturat dhe grafikat e tij të shumta, stolisin sot shtëpitë dhe galeritë anembanë vendit tonë, por edhe jashtë vendit, kudo ku ka shkelur këmba e tij. Bile edhe unë e kam një pikturë në shtëpinë time, një dhuratë nga ai, të cilën e ruaj me një dashuri të madhe.
“
Rudi Goga ishte një piktor akademik i talentuar, me grada të larta artistike, të fituara në Gjermani, ku ka studiuar dhe specializuar grafikën. Në grafikë, pa dyshim, Rudi Goga ka lënë gjurmë të pashlyera në artin tonë figurativ. Ekspozita të shumta flasin qartë për aktivitetin dhe veprat e këtij piktori. Ai ka një vend të veçantë në majën e piramidës së shumë piktorëve tanë me famë evropiane
Monografia kushtuar Gogës, e cila u përurua para dy vitesh, me rastin e shënimit të njëvjetorit të vdekjes së tij nga “Art Club”-i, me ç’rast u hap edhe ekspozita retrospektive, është një vepër monumentale e cila flet qartë për veprën e madhe të këtij piktori akademik të talentuar. Rudi Goga si njëri ndër banorët e Kalasë sonë, pa dyshim ka lënë një zbrazëti të madhe në Kala, por edhe në artin tonë në përgjithësi. Më 21 gusht 2018, në “Pallatin Venezia” në Kalanë e Ulqinit u organizua një mbrëmje homazh dhe ekspozitë retrospektive kushtuar piktorit akademik Rudi Goga, krijimtarisë së madhe artistike të këtij artisti me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Ishte ky një homazh madhështor, i organizuar deri në perfeksionizëm, brenda dhe jashtë mureve të “Pallatit Venezia”. Dua të shpreh në emrin tim, por edhe në emër të të gjithë kalalinjve një falënderim dhe respekt të veçantë për organizatorin, “Pallatin Venezia” dhe stafin e tij, piktoren Mersiha Resulbegu – Mavriq dhe të tjerët që kontribuan. E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
25
MOZAIK
Kush është Zef Gjeloshaj vs Zeli i Tom Hasit
Pinjollë që i qëndruan Rruga nga Podgorica për në Triesh kalon nëpër Qafë të Rozdecit. Kjo është qafa më e lartë në Malësinë tonë. Nga Qafa e Rozdecit shihet një pjesë e madhe e Trieshit, bile edhe Podgorica dhe fushat përreth. Nga ky pozicion gjeografik të bien në sy menjëherë Rudina dhe shtëpia e Tomë Hasit në rrëze të Sukës, që për mua ishte diçka e veçantë, sepse aty kishte lindur Kola i Tomë Hasit, njëri prej djemve më të mirë dhe më të pashëm të kësaj treve. Ishte djalë e yll drite. Pas shërbimit ushtarak ishte kthyer në vendlindje tek prindërit e tij Lula dhe Toma. Në atë kohë kthimi nga ushtria ishte gëzim i madh për familje, por në këtë rast ky gëzim nuk zgjati shumë, ngase gjatë një stuhie dhe breshëri e kishte qëlluar moti. Vdekja e tij kishte qenë lajmi më tragjik që kisha dëgjuar ndonjëherë në vendlindjen time. Kjo tragjedi kishte ndodhur në gusht të vitit 1963. Trieshi dhe krejt Malësia kishte marrë pjesë në atë mort të madh. U dëgjuan gjëmëtarë e vajtore si asnjë herë në Malësi. Një pjesë e madhe e popullit e kishte qajë me lot. Të pranishmit ishin kurioz se kush do të mbante fjalim në emër të kësaj familje tepër të pikëlluar? Pakkush mendonte se mund të fliste babai i tij Tomë Hasi që te gjithë e shihnin se ishte shumë i pikëlluar. Si sot më kujtohet momenti kur ky burrë i lodhur nga mosha me shkop të pleqërisë në dorë u ngrit në këmbë për të falënderuar Malësinë për pjesëmarrjen e madhe të popullit në varrimin e djalit të tij , i cili kujtohet edhe sot për oratorinë e tij klasike. Ndër të tjera kishte thënë:” “Ne ishim të lumtun që e kishim këtë djalë me të cilin jetuam 23 vjet. Deri sot me dashninë dhe respektin e tij, por sot e mbrapa do të jetojmë vetëm me kujtimet e tij”. Ai fjalim përmendet edhe sot e kësaj dite. Nga të parët e mi kisha dëgjuar fjalë të mira për këtë familje dhe isha kurioz për të mësuar edhe më shumë. Kështu para pak ditësh takova këtu në New York pinjollin e kësaj familje Zef Gjeloshaj, që në Triesh njihet me
26
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
emrin Zeli i Tomë Hasit. Biseduam shoqërisht për shumë çështje sidomos për Trieshin dhe Malësinë. Edhe pse i shtyrë në moshë ishte mirë nga shëndeti, por për mrekulli kujtesën e kishte të shkëlqyeshme. Pavarësisht pyetjeve të mia për veprimtarinë e tij shoqërore, ai ishte modestë dhe nuk kishte asnjë pretendim. Është njëri prej malësorëve më modest që kisha takuar ndonjëherë. Më tregoi disa gjëra personale, për të cilat nuk isha në dijeni. Nga mënyra e të folurit shihej se është shumë i edukuar dhe i arsimuar. Pas shkollimit në Tuz dhe në Podgoricë, Zef Gjeloshaj kishte vazhduar studimet e drejtësisë në Split të Kroacisë. Pasi kishte mbaruar studimet atje ishte kthyer në vendlindje dhe më vonë kishte dhënë provimet profesionale të punës në gjuhën shqipe dhe sërbo-kroate. Për më shumë se tri dekada kishte qenë këshilltar i Entit për Inkuadrim. Gjatë kohës që kishte punuar në këtë detyre Zef Gjeloshaj kishte ndihmuar qytetarët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti. Hyrja në punë të shtetit në atë kohë ishte tepër e rëndësishme, sepse ishte koha kur shqiptarët nuk kishin filluar emigrimin në vendet e
huaja. Zef Gjeloshaj si drejtor dhe këshilltar i lartë i asaj zyre kishte lidhje me ndërmarrjet më të mëdha të Podgoricës dhe qyteteve të tjera në atë republikë. Malësia dhe trevat e tjera shqiptare vuanin nga varfëria e madhe. Jetesa në ato kushte ishte shumë e vështirë dhe punësimi ishte i vetmi shpëtim për popullin tonë. Por çka e bënte Zefin edhe më të nderuar ishte dashuria dhe respekti për gjuhën shqipe, dhe për traditat e mira të popullit shqiptar. Ai e fliste gjuhën shqipe në zyrë dhe kudo, bile edhe në praninë e sërbo-malazezëve, edhe pse shumë herë ata e shikonin me përbuzje. Nëse ndonjë malësor fliste sërbisht Zefi e qortonte:” fol shqip nuk ka nevojë me fol serbisht”. Zef Gjeloshaj i kishte ndihmuar edhe ata që shkonin për të punuar në vendet e ndryshme të Evropës, pastaj ata që kishin kërkuar pensione dhe kompensime të ndryshme qeveritare. Jepte udhëzime edhe për sigurime shëndetësore. Këshillat e tij kishin rëndësi të madhe sepse pas përvojës shumëvjeçare kishte mësuar shumë nga sistemi. Zef Gjeloshaj në atë kohë luante rolin e avokatit të popullit. Në bashkëpunim më disa malësorë tjerë të Podgoricës kishte
MOZAIK
n besnik gjuhës shqipe kërkuar ndihmë për asfaltimin e rrugës së Trieshit, bile së bashku me Lucë Lucaj kishin udhëtuar në Amerikë në vitin 1986 për ngritjen e fondeve për asfaltimin e asaj rruge. Ato fonde ishin përdorur për elektrifikimin e një pjese të Trieshit. Zefi kishte punuar seriozisht për ndërtimin e infrastrukturës së Trieshit. Si nëpunës seroiz kishte lidhje me shumë zyra qeveritare të atij qyteti dhe lutjet e tij ishin marrë parasysh. Ai që e kishte ndihmuar Triershin shumë, tregon Zefi, ishte Milan Savi. Ky pinjoll i familjes fisnike të Hasa Nikë Gjeloshit dhe djemtë e bijat e tij i qëndruan besnikë gjuhës shqipe, sepse ata flisnin shqip në shtëpi në qytetet dhe në rrethet shoqërore, pavarësisht se ishin ofenduar disa herë për këto sjellje nga qarqe antishqiptare, bile edhe në shkollat e Podgoricës. Njëra prej bijave të Zefit tregon se gjatë orës së mësimit arsimtari kishte bërë pyetjen: “ Emri i të cilës kafshë fillon me germën (sh)? Një nxënës i mbrapshtë antishqiptar ishte përgjigjur: “sh-shiptari”. e bija e Zefit ishte ndierë shumë keq dhe e fyer edhe më shumë ngase arsimtari nuk kishte reaguar kundër atij nxënësi faqezi. Gjatë jetesës në Podgoricë e gjithë familja e tij kishte përjetuar momente të tilla. Zef Gjeloshaj kishte marrë pjesë në shumë pajtime në Malësi, bile pas rënies së diktaturës edhe në Shqipëri. Zefi kishte përfaqësuar Trieshin, ashtu siç e kishin përfaqësuar edhe të parët e tij. Kishte qenë shumë i suksesshëm këtu në Amerikë në fushatën për ndërtimin e FUNERALIT në Vuksanlekaj. Paraardhësit dhe pasardhësit e Tomë Hasit ishin kujdesur për pothuajse 250 vjet për varrin e Vuksan Gelës. Ky trim legjendar i Malësisë shumë herë ishte strehuar në Triesh, nga përndjekjet e ushtrisë turke, siç duket pjesën më të madhe e kishte kaluar tek të parët e tij. Për strehimin e Vuksan Gelës në shtëpinë e tyre Zefi nuk më tha asnjë fjalë ,ky është opinioni im. Zefi tha se aty afër tokës së tyre është një
gropë që i thonë “ Gropa e Nikë Vuksan Gelës”. Tomë Hasi dhe të parët e tij gjithmonë në Ditën e Shna Kryqit vendosnin mbi varrin e tij kryqin, sipas traditës fetare. Në kohën kur Turqia sundonte në Malësi, disa ushtarë turq u kishin hipur kuajve dhe kishin kërkuar të vizitonin varrin e Vuksan Gelës. Prijësi i Trieshit në atë kohë Dedë Lokja u kishte prirë drejtë Majës së Lëmueme ku pushonte në përjetësi Vuksan Gela. Por në rrugë e sipër i ishte kujtuar amaneti i Vuksan Gelës: “Dua të varrosem atje ku nuk mund të më shkelë këmba e kalit turk”. Pasi kishin kaluar gjysmën e rrugës Dedë Lokja u kishte thënë se ishte e pamundur dalja e tyre me kuaj në Maje të Lëmueme, ngase nuk kishte më rrugë kuajsh. Dhe siç duket ata ishin kthyer mbrapa. Lula, nëna e Zef Gjeloshaj, ishte e bija e Dok Gjeloshit të Trieshit i përmendur për bujari e mirësi. Dok Gjeloshi ishte fisnik legjendar. Kështu kishin qenë edhe djemtë dhe bijat e tij, dy prej të cilëve kishin emigruar në Amerikë 60 e sa vjet më parë. Për Lucë Dokën e Dokë Gjeloshit që njihej me emrin Lucë Lucaj kishim mësuar të gjithë, nga se kishte punuar tërë jetën për arsimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Do te ishte mirë sikur historianët malësorë dhe shqiptarë të bënin kërkime për të kaluarën e kësaj familje të mrekullueshme. T’i qëndrosh besnik kombit, gjuhës dhe fesë së parëve për 7 breza nuk është e lehtë. Nuk janë shumë familje shqiptare që t’u kenë qëndruar këtyre parimeve të larta kombëtare dhe njerëzore siç kanë qëndruar brezat e kësaj dinastie. Trimat e kësaj dere mund të krahasohen me burrat e derës së Gjon Marka Gjonit të Mirditës, të Çun Mulës së Hotit dhe Binak Alisë së Dukagjinit. Themelet e kësaj shtëpie zëmadhe i kishte vënë Mark Gjeloshi, babai i Marash Markut, kapedanit të Trieshit dhe njohësit të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe besnikut të armëve të Gjergj Kastriot Skenderbeut. Para tre muajsh Zef Gjeloshaj dhe zonja e
tij Vitorja e Kolë Marash Ucit kishin udhëtuar nga New Yorku në Malësi për të inkurajuar dhe uruar djalin e vëllait të vogël arsimtarit të mirënjohur Gjelosh Gjeloshaj për fitoren e tij në votimet e Malësisë dhe Tuzit. Zefi dhe zonja e tij kishin parandier këtë fitore. Kolë Miri i Hotit më ka pas thënë: “Askush nuk bahet burrë i mirë nëse nderon vetëm djemtë ose vajzat e veta”. Sikur të bëhej një anketë e opinionit publik në Malësi, kush është sot burri më i nderuar i atyre trojeve? Besoj se Zef Gjeloshaj do të zinte vendin e parë. S’ka dyshim se fitorja e Nikë Gjeloshaj ishte njëra prej ditëve më të lumtura të jetës së tij. Familjarët tregojnë se Nikë Gjeloshaj gëzon respekt dhe dashuri të madhe për axhën e tij, bile thonë se shumë karakteristika të mira kombëtare dhe shoqërore i kishte mësuar prej tij. Në vitin 2016 kjo familje u godit edhe nga një tragjedi tjetër, njësoj si ajo tragjedia e vitit 1963, pasi që nipi i Zefit dhe i Vitores, Viktor Vulaj kishte humbur jetën në mënyrë tragjike në moshën 20-vjecare. Ky nip i dashur i kësaj familje ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë. Ai kishte qenë nipi më i mirë i kësaj familje. Vdekja e tij i kishte qëlluar rëndë prindërit e Viktorit, por ndoshta edhe më shumë gjyshin dhe gjyshen Zefin e Vitoren. Kjo dhimbje tha Zefi po na rëndon shumë në pleqërinë tonë sepse nipi ynë ishte djalë i mrekullueshëm dhe student shembullor. Ky çift i moshuar gjysmën e kohës e kalon në Malësi dhe gjysmën tjetër në Amerikë, ngase familja e tyre është e ndarë përgjysmë mes Amerikës dhe Malësisë. Takimin me këtë burrë të vendlindjes sime e kujtoj përgjithmonë. Është njëri ndër malësorët shqiptarë më serioz dhe më të sinqertë që kam takuar ndonjë herë në jetën time. Më kujton personazhet historike të veprave poetike dhe letrare te gjuhës sonë, ku bëjnë pjesë “Lahuta e Malësisë” dhe shumë vepra të tjera. Gj. Gjonlekaj E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
27
MOZAIK
Takim letrar me shkrimtarin për fëmijë Hajro Ulqinaku në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë
Komunikim i drejtpërdrejtë i nxënësve me autorin Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të premten në Shkollën Fillore „Bedri Elezaga“ – Katërkollë u organizua takim letrar me Hajro Ulqinakun, njërin prej shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe për fëmijë. Nxënësit kanë paraqitur interesim të posaçëm për krijimtarinë e Ulqinakut. Në një bisedë të ngrohtë me nxënësit, shkrimtari është përgjigjur në pyetjet e tyre të shumta lidhur me atë se si është bërë shkrimtar, çfarë e nxitë që të shkruajë, rolin e vendlindjes dhe detit në krijimtarinë e tij, librin e tij më të mirë etj. Nxënësit kanë lexuar
28
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
edhe pjesë nga krijimtaria e tyre, të shkruara enkas me këtë rast. Në emër të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm i ka përshëndetur kryetari i saj, Ismet Kallaba, kurse shkrimtari Asllan Bisha, mik i shkrimtarit Ulqinaku, ka folur shkurtimisht për krijimtarinë e tij. Në fund të takimit letrar, shkrimtarët Ulqinaku dhe Bisha kanë dhuruar disa libra për nxënësit pjesëmarrës dhe bibliotekën e kësaj shkolle. Krahas nxënësve, në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i shkollës, Arsim Cuca, dhe një pjesë e personelit
Në një bisedë të ngrohtë me nxënësit, shkrimtari është përgjigjur në pyetjet e tyre të shumta lidhur me atë se si është bërë shkrimtar, çfarë e nxitë që të shkruajë, rolin e vendlindjes dhe detit në krijimtarinë e tij, librin e tij më të mirë etj mësimor të shkollës. Takimi letrar është organizuar nga SHAI “Art Club” në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”. Ai është përgatitur nga mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Zaime Çapriqi. Që prej disa vitesh, SHAI “Art Club” organizon takime letrare në shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi, që kanë për qëllim komunikimin e drejtpërdrejtë të nxënësve me vetë autorët dhe njohjen me krijimtarinë letrare të shkrimtarëve vendas. i. k.
MOZAIK
Okulistët nga Tivari dhe Podgorica kontrolluan shikimin e nxënësve të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Ostros
Një gjest human “Shumica e nxënësve të vizituar e kanë shikimin e kthjelltë, shikojnë mirë, kanë shikim të mprehtë dhe kanë sy të shëndetshëm. Vetëm dy nxënës kanë dioptri, por janë në përcjellje të vazhdueshme të mjekut specialist. Falënderojmë shumë dr. Ganimete Hoxhën, mjeken e ambulancës në Krajë, e cila me kohë e ka hetuar këtë defekt dhe i ka udhëzuar te specialisti, si dhe prindërit të cilët e kanë mbështetur. Jam shumë e kënaqur me këtë aksion shumë të rëndësishëm“, u shpreh dr. Natasha Jovoviq Klubet Okuliste të Malit të Zi, LC “Bar Antibaris” dhe LC “Podgorica Host”, të enjten, më 23 maj 2019, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Të parit në rend të parë” (“Sightfirst”), të cilën tash njëzet e nëntë vjet e realizon “Lions Club Host” (LCI), vizituan Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros. Me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit dhe Entit për Shkolla, në shkollën e Krajës specialistja oftalmologë dr. Natasha Gjakonoviq - Jovoviq bëri kontrollin falas të syve, shikimin, fortësinë i të parit, matjen e dioptrisë etj. të 17 nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e katërt në shkollën amë në Ostros. “Shumica e nxënësve të vizituar e kanë shikimin e kthjelltë, shikojnë mirë,
kanë shikim të mprehtë dhe kanë sy të shëndetshëm. Vetëm dy nxënës kanë dioptri, por janë në përcjellje të vazhdueshme të mjekut specialist. Falënderojmë shumë dr. Ganimete Hoxhën, mjeken e ambulancës në Krajë, e cila me kohë e ka hetuar këtë defekt dhe i ka udhëzuar te specialisti, si dhe prindërit të cilët e kanë mbështetur. Jam shumë e kënaqur me këtë aksion shumë të rëndësishëm“, u shpreh dr. Jovoviq. Drejtori i Shkollës, Beqir Berjashi, në emër të kolektivit, nxënësve të shkollës dhe në cilësinë e udhëheqësit të institucionit, falënderoi oftamologët për vizitën që i bënë shkollës duke theksuar se “ky është një gjest shumë human dhe i lartë duke shpresuar se aksione
të tilla do të ndërmerren edhe në të ardhmen”. “Me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes LC ‘Podgorica Host’, kemi vazhduar fushatën ‘Shikimi në rend të parë’, të cilën e kemi nisur më 21 shkurt në shkollën e Gjuraçit. Dëshirojmë që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ky aksion të bëhet tradicional dhe nga Tivari të shtrihet edhe në komunat tjera në Mal të Zi, me të njëjtin qëllim, para së gjithash që të jetë parandalues”, u shpreh Radomir Petriq, kryetar i LC “Bar Antibaris”. Me të në këtë fushatë të pranishëm ishin edhe nënkryetarët e Klubit, dr. Valentina Kaliniq dhe Muharem Muratoviq. A. Gjeçbritaj
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
29
SPORT
Në prag të ndeshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës
Futbollistët shq me fanella të n Gjekë Gjonaj
Nesër mbrëma në stadiumin e “ Buduqnostit” në Podgoricë do të luhet ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për grupin “A” eliminator të “Euro 2020” . Paralajmërimi i mëhershëm se futbollistët e përfaqësueses së Kosovës do të përballen pikërisht me Malin e Zi për shqiptarët e këtushëm ishte një lajm dyfish i gëzuar dhe i këndshëm. Së
30
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
pari për faktin që Kosovës për herë të parë i jepet rasti që të marrë pjesë në një kompeticion kaq prestigjioz të futbollit. Dhe, së dyti për mundësinë e shumëpritur që u jepet shqiptarëve të Malit të Zi që në Podgoricë të shikojnë këtë ndeshje. Megjithatë, si çdo dëshirë tjetër, as kjo nuk do të jetë plotësisht e realizueshme, por vetëm pjesërisht. Edhe pse pritej që stadiumi të jetë i stërmbushur me malazezë, shqiptarë, por edhe me serbë, boshnjakë e qytetarë të tjerë që jetojnë në Mal të Zi , kjo ndeshje do të luhet pa praninë e shikueseve, pasi UEFA i dënoi malazezët për shkak brohoritjeve raciste në ndeshjen e fundit në Podgoricë ndaj An-
glisë. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe ai i Malit të Zi Lubisha Tumbakoviq kanë publikuar listën me 25 futbollistët e ftuar për këtë ndeshje. Duke e shikuar listën e Kombëtares së Kosovës dhe të Malit të Zi vërejmë se shqiptarët që do të zbresin në fushë do të luajnë me fanella të ndryshme. Kështu futbollisti i njohur me origjinë nga Gjilani, Fatos Beqiraj , në përballjen e drejtpërdrejtë kundër skuadrës së origjinës, nuk do të veshë fanellën e “dardanëve” por të Malit të Zi, për të cilin ka luajtur para pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Ndryshe nga Beqiraj portieri shqiptar nga Mali i Zi, Arijanet Muriqi,
SPORT
qiptarë ndryshme që luan për Manchester City, i cili më parë ka përfaqësuar Malin e Zi me të cilin ka luajtur dy ndeshje për grupmoshat U-21, tani ka përzgjedhur Kosovën . Të dy futbollistët shqiptarë me fanella të ndryshme janë kritikuar nga vendi i origjinës. Beqiraj pse nuk luan me Kosovën, por ka përzgjedhur Malin e Zi, kurse Muriqi pse nuk luan për përfaqësuesen e Malit të Zi. Zgjedhja e tyre është diçka personale dhe duhet respektuar. Ata janë lojtarë profesionistë . Probleme me lojtarët që luajnë për kombëtaret e huaja dhe jo për vendin e origjinës i kanë të përditshme edhe shtetet e tjera evropiane dhe botërore. Pra, ky fenomen nuk u ndodh vetëm shqip-
tarëve, por edhe kombeve të tjera. Ka kohë që kombëtaret e futbollit, ashtu si dhe shumë institucione të tjera, janë prekur nga sëmundja e globalizmit. Futbolli i sotëm nuk është më i mbyllur brenda kornizave nacionale. Tash një lojtar mund të konsiderohet italian, gjerman apo ndonjë tjetër, mjaft që të këtë dëshirë të luajë për atë vend, t’i japin pasaportën dhe të plotësojë nja dy kushte të FIFA-s. Kjo është arsyeja që shpesh me përfaqësueset e ish-Bashkimit Sovjetik gjen ndonjë lojtar brazilian apo me Maltën një sulmues afrikan. Kjo është arsyeja që fjala vjen Xhaka, Shaqiri, Berhami, Xhemajli e plot të tjerë luajnë me Zvicrën. Ata kanë respektuar një vend
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe i Malit të Zi Lubisha Tumbakoviq kanë publikuar listën me 25 futbollistët e ftuar për këtë ndeshje. Duke e shikuar listën e Kombëtares së Kosovës dhe të Malit të Zi, vërejmë se shqiptarët që do të zbresin në fushë do të luajnë me fanella të ndryshme ku janë formuar si futbollistë, por dhe si njerëz. Pos kësaj kanë respektuar këshillat e agjentëve të tyre, të cilët e shohin futbollin si industri dhe u mbushin shqipeve llogaritë bankare . Anglia apo “ Tre luanët” janë liderë të këtij grupi me gjashtë pikë, pas dy fitoreve në po aq ndeshje, dhe ndiqet nga Bullgaria që ka dy pikë në po aq ndeshje. Kosova renditet e treta me një pikë pas barazimit 1:1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë debutuese në një fushatë kualifikuese për Kampionat Evropian. Grupin e mbyllin Mali i Zi në vendin e katërt me një pikë pas dy ndeshjeve dhe Republika e Çekisë pa pikë, e cila, si Kosova, ka zhvilluar vetëm një ndeshje. E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
31
SPORT
Në turneun ndërkombëtar të futbollit për të rinj “Montenegro Cup – Budva 2019”
KF “America” nga Malësia fitoi vendin e tretë
Budvë – Klubi futbollistik “America” i themeluar në vitin 2015 në Malësi, mori pjesë në turneun ndërkombëtar të “Montenegro Cup – Budva 2019”me dy ekipe të gjeneratës 2010, 2011 i cili u mbajt nga data 24- 27 maj 2019, ku arriti të fitojë vendin e tretë. Edhe pse një klub i themeluar vetëm para katër vitesh dhe duke marrë pjesë për të parën herë në një turne ndërkombëtar, sportistët e tij korrën sukses duke arritur të kualifikohen në çerekfinale. Në lidhje me pjesëmarrjen në këtë turne, trajneri i klubit, Leon Dukaj,
32
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
këtë sukses të klubit e konsideron si historik jo vetëm për klubin që drejton por edhe për Malësinë. “Sepse klubi ynë në këtë turne arriti të fitoj vendin e tretë. Në fazën e grupeve KF “America”, u rendit në vendin e dytë me shtatë pikë, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale. Në këtë garë, KF “America” u përballë me KF “Rad” nga Beogradi, ku arriti ta mposhtë atë me rezultatin 2-1, pas gjuajtjes së penalltive. Në garën për finale, KF “America” u mposht nga KF “Stari Aerodrom” nga Podgorica, ku faktori kyç për humbje ishte lodhja fizike e ekipit tonë”, thekson
për gazetën “Koha Javore”, trajneri i klubit, Leon Dukaj. Ai tregon se për kualifikimin e KF “America” në Vendin e Tretë, sportistët u përballën me KF “Akademia” nga Ulqini duke e mposhtur atë me rezultatin 3-1, duke fituar kështu një medalje dhe një kup. Në turneun ndërkombëtar të futbollit për të rinj, “Montenegro Cup Budva2019”, morën pjesë mbi pesëdhjetë ekipe të futbollit nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Rusia, Hungaria dhe Çekia. t. u.
MARKETING
Urime Bajramin
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
33
MARKETING
Gëzuar Fitër Bajramin
Urime Bajramin 34
Javore KOHA
E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
MARKETING
Gëzuar Bajramin Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave
Urime Bajramin
KOMUNA E TUZIT
URIME FITËR BAJRAMIN E ENJTE, 6 QERSHOR 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 6 qershor 2019
Viti XVlll Numër 866 Çmimi 0,50
ke e Përgjegjësia politi icës k shumicës ndaj pa
ISSN 1800-5696
Të rritet kujdesi ndaj fëmijëve
Ars longa, vita brevis