Koha 867

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 qershor 2019 Viti XVlll Numër 867 Çmimi 0,50

Dështime të dhimbshme të politikës shqiptare në Mal të Zi!

ISSN 1800-5696

Euroskeptikët dhe integrimi europian

Amerika na ka dhënë shumë, ia kemi borxh të veprojmë


PËRMBAJTJE

4

8 Dualitet

Kërkohet mbështetje më e madhe për shqiptarët në Malin e Zi

16

24 Mes natyrës mbresëlënëse dhe shijes së krapit

Dëshmi e gjurmëve ilire

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019


PËRMBAJTJE

26

28 Promovim i filantropisë dhe thirrje për solidaritet

Doajen i mjekësisë së Ulqinit

30

34 Fitorja e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Akademi solemne kushtuar mësuesit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 13 qershor 2019 Viti XVlll Numër 867 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Dështime të dhimbshme nuktë politikës shqiptare në jetohet ma Mal të Zi!

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ma uk Qençe n ISSN 1800-5696

Euroskeptikët dhe integrimi europian

1001 HALL EVE

europian dhe integrimi Euroskeptikët

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Amerika na ka dhënë shumë, ia kemi borxh të veprojmë

të veprojmë ia kemi borxh dhënë shumë, Amerika na ka

avoreHA KJO Mal të Zi! A avoreHshqiptare KJO në Podgoricë e enjte,

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Një delegacion i shqiptarëve në Malin e Zi zhvilloi në Prishtinë takime me përfaqësues të disa institucioneve të Republikës së Kosovës

Kërkohet mbështetje më e madhe për shqiptarët në Malin e Zi Një delegacion i përbërë nga përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Ministrisë së Arsimit zhvilluan të mërkurën e kaluar në Prishtinë takime zyrtare me përfaqësues të disa institucioneve të Republikës së Kosovës. Delegacioni përbëhej nga kryetari i KKSH-së, Faik Nika, sekretari i KKSH-së, Lindon Gjelaj, drejtori i Drejtorisë për Arsimin e Pakicave në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj, dhe anëtaret e KKSH-së, njëkohësisht të Komisionit për Arsim pranë këtij institucioni, Adriana Hoxha dhe Jeta Hasangjekaj. Në deklaratën për shtyp të KKSHsë thuhet se delegacioni zhvilloi fillimisht takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku u prit nga ministri Shyqiri Bytyqi me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për çështjen e kuotave në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi, veçimi i tyre në kolonë të veçantë,

4

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

rritja e numrit të kuotave, shqyrtimi i mundësisë për njohjen dhe ekuivalentimin e provimit të maturës shtetërore, nevojën e ndihmës me mjete mësimore, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe, nevojën e përshpejtimit të procedurave të njohjes së diplomave etj. Në vazhdim të vizitës së tyre, delegacioni i shqiptarëve në Mal të Zi është takuar me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku dhe bashkëpunëtorët e tij, ku është biseduar për mundësinë e furnizimit me literaturë në gjuhën shqipe për bibliotekat e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe po ashtu, furnizimi i bibliotekave të qyteteve të Ulqinit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë. Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin për hartimin e një bibliografie të veprave në gjuhën shqipe, të botuara në Mal të Zi. Takim i një rëndësie të veçantë është zhvilluar me zëvendësministren e

Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, në të cilin është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor më shqiptarët në Mal të Zi me qëllim promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Takimin përmbyllës delegacioni e zhvilloi në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku janë pritur nga rektori prof. dr. Marjan Dema me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për kuotat në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi, njohjen e provimit të maturës së kandidatëve nga Mali i Zi që i nënshtrohen provimit pranues, përshpejtimin e procedurave të njohjes së diplomave etj. Nga KKSH kanë thënë se organizimi i këtyre takimeve vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer institucional me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Komuna e Tuzit ka sjellur projektvendimin për bashkësitë lokale

Përcaktohen çështjet e funksionimit të bashkësive lokale Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit ka sjell projektvendimin për Bashkësitë Lokale të Komunës së Tuzit, dokument ky që është vënë në debat publik nga data 31 maj dhe do të zgjasë deri më 15 qershor, ndërsa shqyrtimi publik qendror është mbajtur më 10 qershor në Komunën e Tuzit, është njoftuar nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore. Në shqyrtimin publik qendror janë dhënë vërejtje, sugjerime dhe propozime të cilat më pas në formë të shkruar janë adresuar në zyrën e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale dhe Veprimtari Shoqërore. Sipas këtij projektvendimi rregullohen kushtet për themelimin, mënyra dhe procedurat e themelimit, punët, organet dhe procedura e emërimit të

tyre, organizimi dhe puna e organeve, mënyra e vendimmarrjes, mënyra e financimit dhe e çështjet e tjera të rëndësishme për punën e Bashkësive Lokale. “Bashkësitë Lokale themelohen me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe interesave të banorëve lokalë dhe janë pjesë përbërëse e sistemit të vetëqeverisjen lokale”, përkufizohet në këtë dokument. Ndër të tjera, në këtë projektvendim, është përcaktuar se qytetarët në Bashkësitë Lokale vendosin dhe marrin pjesë në vendimmarrje dhe në realizimin e nevojave të përbashkëta në fushën e rregullimit të vendbanimit, të banimit, të veprimtarive komunale, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, mbrojtjes shëndetësore, të kulturës dhe edukatës fizike, të informimit, të

mbrojtjes dhe të avancimit të mjedisit jetësor, të mbrojtjes së konsumatorit dhe të fushave të tjera jetësore dhe të veprimtarisë së banorëve në zonat përkatëse. Ndërkaq, siç përcakton ky projektvendim, qytetarët e bashkësive lokale i realizojnë vendimmarrjet me anë të përfaqësuesit të tyre në këshillin e Bashkësisë Lokale, në Asamblenë e Qytetarëve me anë të referendumit dhe të formave të tjera të deklarimit, në përputhje me statutin dhe me këtë vendim. Organet e bashkësive lokale janë Këshilli Bashkiak dhe Këshilli Mbikqyrës, ndërsa veprimtaria e organeve të bashkësive lokale është publike. t. u.

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dështime të dhimb politikës shqiptare

Është fakt i pamohueshëm se shqiptarët nuk arritën që t’i realizojnë as edhe të drejtat më elementare q bëtar, çështja e përdorimit dhe barazimit të gjuhës tonë amtare, çështja e qeverisjes së pushtetit vendo radhë. Këtë nuk ka propagandë që mund ta arsyetojë, ta fshijë dhe ta ndryshojë. Këto dështime nuk mu “dështime të dhembshme të politikës shqiptare në Mal të Zi”, për të cilat një ditë do të skuqemi të gjith

Qani Osmani

Thënia e famshme e Hegelit se “Çdo popull e ka demokracinë që e meriton”, është një e vërtetë e përgjithshme historike që është dëshmuar asokohe dhe po dëshmohet edhe në ditët e sotme. Një filozofi e tillë politike që në shikim të parë duket e thjeshtë, njëkosisht shpreh një mendim shumë të thellë në vetvete. Edhe ngjarjet e fundit në Mal të Zi, nëse reflektohen në këtë prizëm, dëshmojnë pikë për pikë këtë filozofi politike hegeliane. Në fakt, një popull që nuk proteston

6

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

dhe nuk ngre zërin për padrejtësitë dhe diskreminimin që i bëhet nga përfaqësuesit që i ka zgjedhur me vullnetin e vet, njëkosishtë dërgon mesazhin se pajtohet me këtë politikë arbitrare dhe hileqare, me çka e dëshmon edhe papjekurinë e vet politike, pasi që me vetë heshtjen e vet për disa dekada ka dhënë pëlqimin për situatën politike në të cilën sot gjendet. Fillimisht, nuk kam dashur personalisht ta pranoj realitetin e kësaj filozofie politike defetiste por edhe realiste si për vendin ashtu edhe për popullin t’im, dhe në vetvete e kam shtypur ndjenjën reale të pafajësisë për mosveprimin personal në drejtim të ndërgjegjësimit racionalist të nacionalpolitikës shqiptare, me shpresën se koha punon në favorin tonë dhe se gjërat do të vijnë vetvetiu në binarë të vet. Por ndjenja e fajësisë personale që më ma gërryen shpirtin çdo ditë dhe

proteston brenda meje, për shkak të heshtjes sonë kolektive intelektuale për realitetin që na rrethon, s’më lë të qetë dhe më bën nganjëherë që këtë dhimbje dhe ndjenjë ta ndaj me të tjerët, pavarësisht se nuk bën efektin e vet momental, por së paku e qetëson ndërgjegjen time, duke i thënë vetes se megjithatë bëra diçka dhe e thashë të vërtetën time, që kryesisht bie në veshë të shurdhër, si të politikës ashtu edhe në masën e gjerë popullore! Ashtu siç u mbajtën shqiptarët nga regjimi komunist nën ish-Jugosllavi, të frikësuar, dhe të mashtruar nga ideja e vëllazërim-bashkimit dhe barazia e rrejshme, ngjajshëm janë mbajtur edhe nga propaganda e regjimit postkomunist të tranzicionit demokratik, nga viti 1990 e deri më sot. Janë shpikur teori, janë zbatuar metoda nga më perfidet për heshtjen e kërkesave reale të shqiptarëve, duke ngritur heronj të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

bshme të në Mal të Zi!

që i përkasin identitetit, siç është çështja e përdorimit të flamurit komor ku shqiptarët përbëjnë shumicë e popullsisë për afro tri dekada me und të quhen përparim, zhvillim, ngritje, progres, por përkundrazi janë hë rrejshëm, superpatriotë e kryeheronj, të cilët në peshoren reale të historisë do të dalin qesharakë, antiheronj, matrapazë dhe mashtrues ordinerë, e bashkë me ata do të s’kuqemi edhe ne që heshtim, i miratojmë këto dështime dhe pajtohemi me këtë politikë të mrapshtë e cila do të na kushtojë shtrenjtë neve dhe gjeneratave pas nesh. Popujt që e duan lirinë, nuk bëjnë kompromise me të drejtat e veta të ligjshme. Ata nuk do të kishin pranuar me asnjë çmim këtë degradim, prapakthim, katandisje, regres, përçmim dhe përdhunim të vullnetit politik të keqpërdorur nga një grusht politikanësh mashtrues, të paaftë, interesxhi, të korruptuar, të etshëm për pushtet, që me kaq përulje i realizojnë agjendat e huaja në dëm të çështjes sonë kombëtare! Është fakt i pamohueshëm se shqiptarët nuk arritën që t’i realizojnë as të drejtat më elementare që i përkasin

identitetit, siç është çështja e përdorimit të flamurit kombëtar, çështja e përdorimit dhe barazimit të gjuhës tonë amtare, çështja e qeverisjes së pushtetit vendor ku shqiptarët janë shumicë e popullsisë për afro tri dekada me radhë, këtë nuk ka propagandë që mund ta arsyetojë, fshijë dhe ndryshojë. Këto dështime nuk mund të quhen përparim, zhvillim, ngritje, progres, përkundrazi janë “dështime të dhimbshme të politikës shqiptare në Mal të Zi”, për të cilat një ditë do të skuqemi të gjithë. Prandaj, është koha që të themi mjaft më me hatërbërje, heshtje, përçarje dhe kacafytje! Koha e re kërkon njerëz të rinj, vizion dhe ide të reja, strategji të re që do të sigurojë të ardhme më të mirë për popullin shqiptar në Mal të Zi, të cilit edhe sot i mungon barazia, liria, shteti i uzurpuar nga të tjerët dhe nga hipokritët e vet shqiptarë në politikë! Tani nuk është koha, e as rrethanat nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Koha e re kërkon njerëz të rinj, vizion dhe ide të reja, strategji të re që do të sigurojë të ardhme më të mirë për popullin shqiptar në Mal të Zi, të cilit edhe sot i mungon barazia, liria, shteti i uzurpuar nga të tjerët dhe nga hipokritët e vet shqiptarë në politikë!

na lejojnë, që të kërkohet llogari nga të tjerët, nga cilido politikan i derisotëm, por në rrugë demokratike duhet që këtyre politikanëve dhe kësaj politike t’u themi hapur LAMTUMIRË! T’u themi se nderin më të madh ndaj popullit shqiptar do ta bënin nëse qetësisht do të largohen nga skena politike. Populli shqiptar nuk ka nevojë as për kërkimfalje, as për arsyetime, e as për inate e hakmarje, por ka nevojë për realizimin me dinjitet dhe në rrugë demokratike të të drejtave të veta të nëpërkëmbura dhe të mohuara! Populli shqiptar në Mal të Zi nuk duhet të tolerojë që edhe më tej të qëndrojë në pushtet qendror dhe lokal kjo klasë politike e korruptuar, injorante, antikombëtare, që i varfëron përditë e më shumë dhe poshtëron shqiptarët, që i zbraz trojet etnike, që e përkrahë dhe forcon sundimin dhe diskriminimin e huaj mbi shqiptarët.

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Mendimet dhe ndjenjat lindin, me ose pa vullnetin tonë, dhe ne përdorim fjalë për t’i shprehur ato. Që në fillim të jetës së tij, njeriu pllakoset nga harresa. Ne jemi të lindur, por nuk e mbajmë mend atë. Foshnjërinë, gjithashtu. Fëmijërinë e herëshme e kujtojmë vetëm në fragmente; dhe jetojmë, duke humbur

8

Dualitet kuptimin e jetës. Sa e kotë është të mendosh se fjalët mund të depërtojnë misterin e qenies njerëzore; duke i përdorur, ato vetëm mund ta bëjnë më të dukshme injorancën tonë. A është lindja fillimi? Apo është vdekja përfundimi i qenies sonë? Trupi është prishës dhe shpirti është i pavdekshëm- me këto ide janë

Mendimet dhe ndjenjat lindin, me ose pa vullnetin tonë, dhe ne përdorim fjalë për t’i shprehur ato. Që në fillim të jetës së tij, njeriu pllakoset nga harresa. Ne jemi të lindur, por nuk e mbajmë mend atë. Foshnjërinë, gjithashtu. Fëmijërinë e herëshme e kujtojmë vetëm në fragmente; dhe jetojmë, duke humbur kuptimin e jetës. Sa e kotë është të mendosh se fjalët mund të depërtojnë misterin e qenies njerëzore; duke i përdorur, ato vetëm mund ta bëjnë më të dukshme injorancën tonë. A është lindja fillimi? Apo është vdekja përfundimi i qenies sonë?

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

marrë Pitagora, Sokrati dhe Platoni. Jeta në Tokë është vetëm një imitim i papërsosur i jetës ideale në qiell, thonin ata. Krijuesi, Zoti, Natyra, ose si të duash quaje, mund të shfaqet mes njerëzve vetëm nëpërmjet dijes dhe arsyes. Rasti i natyrës njerëzore, me një trup që prishet dhe një shpirt të padukshëm, e ka bërë të pamundur identifikimin e një kuptimi të vetëm të jetës. Aristoteli nuk shmang mundësinë e dualitetit, kur thotë se mendja është jomateriale dhe si e tillë, e pavdekshme. Ai argumenton se mendja nuk duket si organet e tjera të trupit, pasi i përmbledh të gjitha rolet, jo vetëm disa, siç bëjnë, për shembull, sytë që janë vetëm për të parë dhe veshët, vetëm për të dëgjuar. Pikëpamjet të tilla dualiste mbi jetën konsideroheshin të vërteta dhe deri vonë, mbizotëronin. Sot njerëzit mendojnë se Jeta, ose çfarëdo që e quajmë atë që jemi dhe ndjejmë, është gjë e pashp-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Pikëpamjet të tilla dualiste mbi jetën konsideroheshin të vërteta dhe deri vonë, mbizotëronin. Sot njerëzit mendojnë se Jeta, ose çfarëdo që e quajmë atë që jemi dhe ndjejmë, është gjë e pashpjegueshme. Mjegullimi në mendje na pengon të shohim mrekullinë e qenies sonë, dhe mahnitemi vetëm nga disa prej ndryshimeve të saj të përkohshme. Por ç’janë ndryshimet e perandorive, rrënojat e dinastive, dhe përmbysja e tiranive me idetë që i mbështetën ato, krahasuar me jetën? Çfarë është lindja dhe zhdukja e sistemeve politike, shoqërore e fetare në krahasim me jetën? Çfarë janë revolucionet në botën në të ciliën jetojmë dhe veprimet e elementëve që i përbëjnë, krahasuar me jetën? Çfarë është Universi i yjeve dhe dielleve, nga të cilat kjo tokë e banuar mbahet në ekuilibër, krahasuar me jetën? jegueshme. Mjegullimi në mendje na pengon të shohim mrekullinë e qenies sonë, dhe mahnitemi vetëm nga disa prej ndryshimeve të saj të përkohshme. Por ç’janë ndryshimet e perandorive, rrënojat e dinastive, dhe përmbysja e tiranive me idetë që i mbështetën ato, krahasuar me jetën? Çfarë është lindja dhe zhdukja e sistemeve politike, shoqërore e fetare në krahasim me jetën? Çfarë janë revolucionet në botën në të cilin jetojmë dhe veprimet e elementëve që i përbëjnë, krahasuar me jetën? Çfarë është Universi i yjeve dhe dielleve, nga të cilat kjo tokë e banuar mbahet në ekuilibër, krahasuar me jetën? Por jeta nuk admirohet,

Trupi është prishës dhe shpirti është i pavdekshëm- me këto ide janë marrë Pitagora, Sokrati dhe Platoni. Jeta në Tokë është vetëm një imitim i papërsosur i jetës ideale në qiell, thonin ata. Krijuesi, Zoti, Natyra, ose si të duash quaje, mund të shfaqet mes njerëzve vetëm nëpërmjet dijes dhe arsyes. Rasti i natyrës njerëzore, me një trup që prishet dhe një shpirt të padukshëm, e ka bërë të pamundur identifikimin e një kuptimi të vetëm të jetës

ndoshta sepse është aq e mrekullueshme. Dhe ndoshta është mirë që jemi të mbrojtur nga njohja e asaj që është njëkohësisht kaq e pade-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përtueshme, përndryshe do të na thithte, duke kapërcyer funksionet që i duhen për arritjen e qëllimit të saj.

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

“Veç se po, moj Zanë Shqyptare Krah më krah bashkë na tue këndue Ndërtue kemi nji pomedore, Rrfe as mot mos m’e dërmue” At Gjergj Fishta

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington DC, organizoi të martën mbrëma një mbrëmje artistike për të shënuar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Në nj njoftim të shkurtër në faqen e rrjetit social, Facebook njoftohet se, Mbrëmë, Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Uashington DC. Ambasada e Kosovës së bashku me “Washington Performing

Këndon lahu në Washingt Arts” shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastic, duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufinj, thuhet në njoftim. “Falënderoj në menyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autoktonë të lahutës”, shprehet ambasadroja e Republikës ës Kosovës në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Vlora Çitaku, duke e mbyllur komentin me fjalët, një “Mbrëmje fantastike”. Lahutari i njohur Vasel Shkreli, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (më duhet të rrëfej se jemi djelm axhash, kurshërinj të parë) i ka rënë dhe i ka kënduar lahutës tonë të lashtë mijëra vjeçare, qysh në vegjëli. Vaseli ka marrë pjesë në shumë

koncerte e festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe festivalet në Gjirokastër gjatë viteve. Pothuaj i vetmi lahutar këtu në Shtetet e Bashkuara që vazhdon t’i bier dhe t’i këndojë lahutës në koncerte dhe në raste të ndryshme ku kërkohet prania e tij. I këndon mallit për Atdheun, këndon për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të drejtave të Shqiptarëve ndër mote. Nëpërmjet lahutës, Vasel Shkreli kujton patriotët shqiptarë që dhanë jetën duke mbrojtur kufijtë e Kombit, por edhe vlerat kombëtare, nderin e burrëninë, ashtu si na e kishin lënë amanet të parët tanë. Për pothuaj 50-vjet në Amerikë, Vasel Shkreli nuk ka pushuar së reklamuari Lahutën tonë të lashtë, kryesisht

Ambasadorja e republikës së kosovës në Uashintgon duke përshëndetur audiencën e zgjedhur me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës

10

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

uta e Malësisë ton DC nëpër raste të organizuar nga komuniteti dhe audianca shqiptarësh. Ambasada e Republikës së Kosovës, pikërisht Ambasdorja Vlora Çitaku meriton të lavdërohet për këtë nismë, për organizimin e këtij koncerti dhe për ftesën që i ka bërë lahutarit Vasel Shkreli për të dalë para një audience kryesisht amerikane. Ishte një rast për të reklamuar një instrument tonin, aq të vjetër sa edhe ekszitenca jonë si Komb para botës amerikane – në një kohë kur Serbia ka bërë përpjkeje për ta përvehëtsuar lahutën si të sajën, duke përdorur UNESCO-n si një mjet plaçkitës të vlerave tona dhe të kulturës tonë. Fatkeqsisht, pushtimi i identitetit tonë kombëtar nga forcat armike shekullore po bëhet gjithnjë

e më kërcënues, nga vende dhe udhëheqës që duan të na ndryshojnë historinë dhe të na vjedhin identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe çdo gjë që është pjesë e atij identiteti, madje edhe lahutën tonë – një ndër visaret tona shpirtërore të racës sonë iliro-trake -- që e kemi trashëguar gjysh pas gjyshërit. I lumtë kryediplomates së Republikës së Kosovës, Vlora Çitakut për organizimin e këtij koncerti në kryeqytetin e botës në Uashington, me rastin e çlirimit të Kosovës dhe për pasqyrimin e lahutës tonë në atë koncert se bashku me tenorin e njohur Ramë Lahajn – një pasqyrim ky i shkëlqyeshëm i kulturës sonë të vjetër dhe asaj moderne. Fatkeqësisht, lahuta

Tenori Ramë Lahaj para një audience amerikane në Uashington

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe vlerat tona të vjetra që i përfaqëson lahuta, nuk mund të ruhen nga ne që kemi humbur rrugëve të botës, nëqoftse për to mungon respekti dhe mbështetja e atyre nga institucionet shtetërore dhe kombëtare në Shqipëri e në Kosovë si dhe an e mbanë trojeve autoktone shqiptare. Sidomos për lahutën, të cilën i madhi At Gjergj Fishta e përjetësoi me veprën e tij “Lahuta e Malcis”, e cila edhe sot duhet të lexohet si burim që lartëson moralin e humbur kombëtar, që shton shpresat për një të ardhme më të mirë dhe dashurinë për Atdheun – vlera këto të cilat do të jetojnë përderisa t’i këndohet lahutës së vjetër, megjithë përpjekjet e armiqve shekullorë për t’i vjedhur ato.

Lahutari Vasel Shkreli duke i kënduar lahutës të martën mbrëma në Uashington

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Euroskeptikët dhe integrimi europian Kristjan Dukaj

Euroskepticizmi (i njohur gjithashtu si skepticizëm në BE) shënon kritika ndaj Bashkimit Evropian (BE) dhe integrimit. Ajo gjithashtu mund të nënkuptojë kontradiktën dhe refuzimin e plotë të Bashkimit Evropian (anti EU). Burimet në të cilat bazohet euro-skepticizmi janë idetë që integ-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

rimi evropian dobëson sovranitetin kombëtar dhe shtetin kombëtar; se ekziston mungesa e demokracisë (mungesë demokratike) në Bashkimin Evropian; se BE është shumë burokratike për të nxitur nivel të lartë migrimi. Gjithashtu ata një vërejtje të madhe kanë për organizatat neoliberale, se ato pasurojnë elitat e biznesit në kurriz të klasës punëtore. Euroskepticizmi gjendet në partitë politike në të gjithë spektrin politik, si në të majtë dhe në të djathtë. Kohët e fundit, forcimi i partive populiste të krahut të djathtë në Evropë është thellësisht i lidhur me rritjen e

euro-skepticizmit në kontinent. Por, në fakt, kush janë euroskeptikët? -Në media ata shpesh paraqiten si kundërshtarët e asaj që vlerësohet si mbikombëtare , kundër koceptit tradicional të Evropës. Në fakt, ata që të tjerët i trajtojnë si eurospektik, të tillë janë vetë, dhe kemi pjesën tjetër që vetën e quajnë euroskeptik, por në fakt besojnë në vlerat e Bashkimit Evropian. Anketat e fundit të Eurobarometrit tregojnë se ndërsa dy të tretat e evropianëve besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësia në BE, shifra më e lartë ndër 35 vjet, vetëm

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Burimet në të cilat bazohet euro-skepticizmi janë idetë që integrimi evropian dobëson sovranitetin kombëtar dhe shtetin kombëtar; se ekziston mungesa e demokracisë (mungesë demokratike) në Bashkimin Evropian; se BE është shumë burokratike për të nxitur nivel të lartë migrimi

Nëse i referohemi situatës aktuale në Ballkan, mbi 60% e popullatës është pro anëtarësimit të shtetit të tyre në BE. Ndërsa në bazë të një ankete të zhvilluar kohëve të fundit në Mal të Zi, pothuajse që mbi 65% e qytetarëve janë të mendimit pozitiv se anëtarësimi në BE do të jetë në të mirë të vendit dhe të banorëve. Ajo që duhet potencuar është se në bazë të kësaj ankete, përkrahjen më të madhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian e japin pakicat

katër ndër 10 kanë një pikëpamje pozitive ose besim tek organizata. Nëse i referohemi situatës aktuale në Ballkan, mbi 60% e popullatës është pro anëtarësimit të shtetit të

tyre në BE. Ndërsa në bazë të një ankete të zhvilluar kohëve të fundit në Mal të Zi, pothuajse që mbi 65% e qytetarëve janë të mendimit pozitiv se anëtarësimi në BE do

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të jetë në të mirë të vendit dhe të banorëve. Ajo që duhet potencuar është se në bazë të kësaj ankete, përkrahjen më të madhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian e japin pakicat. Është më se normale që organizata dhe mendime të tilla do të ketë dhe do të ekzistojnë gjithherë, por angazhimi i BE në përmirësimin e gjendjes ekonomiko-shoqërore në çdo shtet është i pashmangshëm. Duhet potencuar që sidomos në shtetet e Ballkanit investimet nga ana e BE, janë shumë të mëdha, si në fushën ekonomisë, shkencës, kulturës etj. E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

13


KULTURË

Vlerë letrare për vlera kombëtar dhe qëndri (Anton Gjuravçaj, Nata në Sion, roman, Botimet Toena, Tiranë, 2016)

Nuk ka dyshim, me romanin “Nata në Sion” autori Anton Gjuravçaj ka siguruar vend të mirë dhe të qëndrueshëm në letërsinë shqiptare. Romani për nga tipologjia dhe duke përfillur kritere të tjera teoriko-letrare na jep të drejtën që ta konceptojmë si roman historik, mirëpo dramatizmi i ngjarjeve dhe tipizimi i thellë i personazheve, sidomos zbërthimi i ndjeshëm i shpirtit dhe i ndjesive të tyre, nganjëherë deri në dukurinë e katarzës, përsëri na jep të drejtë të konstatojmë se këtu kemi të bëjmë me një roman me temë historike me gërshetim të llojit psikologjik

Për Koha Javore:

Prof. Hajdin Morina

(vijon nga numri i kaluar) Pra, për dallim nga lexuesit e Naim Frashërit dhe të Esad Mekulit, lexuesi i autorit Gjuravçaj është më aktiv, më kreativ, më i preokupuar e më i shqetësuar për çështje të fateve të kombit dhe i përjeton më ndryshe ngjarjet e së kaluarës dhe vlerat që janë ndërtuar nëpër kohë, prandaj i kupton më mirë dhe jep shpjegim më objektiv për ngjarjet dhe situatat e tanishme që nganjëherë nuk zhvillohen në favor të kultivimit dhe të afirmimit të vlerave tona kombëtare. për ta filluar leximin e romanit që qysh në titull paralajmëron për një informacion të lartë artistik të nevojshëm sidomos në këtë kohë kur kanë vërshuar botime të shumta me vlera joserioze, të dyshimta, por edhe të promovuara me tamtame e poza jashtëletrare që nuk i bëjnë nder artit letrar, e romani i Gjuravçajt është vepër serioze e prozës së sotme shqipe,

14

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

sepse përmbush katërçipërisht kriteret e bërjes së veprës përmes formave të shprehjes me mjete të gjuhës figurative, me struktura të qarta dhe të nevojshme stilistike. Autori me mënyrën e vet të bërjes së arkitekturës së romanit, përmes stilit të tij individual të ndërtimit të mikrostrukturave brenda strukturës gjuhësore. Pra jo vetëm me anë të titullit, por edhe me parashtrimin e ngjarjes në fillim të romanit autori arrin të vendosë menjëherë shenja gjuhësore që japin atmosferën e pushtimit dhe sjellin kundërmimin që do të zgjasë me shekuj në trojet e Arbrit. Autori Gjuravçaj qysh në fillim të romanit lexuesit i bie në sy për stilin e tij vërtet origjinal e me ndërtime të goditura estetike. Edhe pse kjo vepër u takon formave narrative të letërsisë që i sigurojnë autorit mjaft hapësirë për të bërë përshkrime të ngjarjeve, të karaktereve dhe përqasje të ndryshme kohësh e karakteresh ose përshkrime të situatave të ndryshme që janë reflektim i formacionit të caktuar shoqëror, autori epizmin e kësaj vepre e ka ndërlidhur dhe shoqëruar edhe me pjesë të bukura e të ndjeshme lirike ku mbizotërojnë figura të goditura letrare si krahasimi, simboli, metafora, metonimia, epiteti etj. që jo vetëm përforcojnë stilin dhe shtresat stilistike të veprës, por edhe

lehtësojnë rrjedhën e leximit, të përjetimit dhe të kultivimit e të thellimit të ndjenjës estetike të lexuesit. Sidomos përmes figurës letrare të krahasimit autori arrin të krijojë skena të një lirizmi të thellë që reflekton jo vetëm individualitetin e stilit, por edhe idenë artistike ose mesazhin e veprës së vet. Kështu, pra duke përdorur krahasimin, përmes shpalosjes së kujtimeve të Dizdarit, pas pyetjes së Rashid Pashës dhe pakënaqësisë së tij që vendësit nuk janë nënshtruar ende, autori e krahason kulturën dhe fuqinë e shqiptarëve me një lumë të rrëmbyeshëm shekujve që nuk ndalet as nuk shkatërrohet me asgjë. Autori ka depërtuar dhe qëmtuar nëpër traditën tonë etnokulturore për të theksuar vlerat dhe besimet e moçme të historisë dhe të identitetit arbëror me të cilat kemi kontribuar dhe jemi vlerësuar në historinë e qytetërimit evropian. Përmes një fryme të veçantë krijuese dhe përmes shtresave të ndjeshme stilistike autori ka arritur t’i japë lexuesit përjetime të veçanta nga përshkrimet dhe zbërthimet e thella psikologjike të tri llojeve të personazheve që theksuam më lart.. Gjendje të këtilla shpirtërore autori realizon duke përdorur figura të goditura letrare si ironia, krahasimi, simboli, grotesku. Në funksion të këtyre realizimeve autori shfrytëzon edhe besëtytnitë, shenjat ose leximi i


KULTURË

at e identitetit imin aktual ndaj tyre të cilave ndikon në shqetësimet e personazheve dhe në frikën e tyre ndaj së ardhmes në robëri.. Atmosferën e dhimbjes nga zvetënimi dhe bjerrja e identitetit kombëtar e shtojnë ndërrimi i emrave shqiptarë me ata turq. Kështu emri Prentash bëhet Shefqet, Bardhyli Burhan, Gjeto Xhelal etj. Lexuesit gjatë do t’i mbetet në kujtesë një skenë e realizuar mjeshtërisht nga autori në të cilën është paraqitur Xhelali (Gjetoja) që po linte kasabanë dhe rruga e qiti nëpër fshatin e tij të lindjes ku pa shtëpinë e tij të shkatërruar. Gjendje dhe gjetje të ngjashme në roman jepen edhe përmes formave të tjera të shprehjes si figura e gurit të bluar (gjetje e goditur kjo për të portretizuar figurën e Gjetos së shkombëtarizuar), zana, gjarpri i shtëpisë, kryqi, ëndrra,

kalaja, varri etj. Sidomos figura e krahasimit, si arsyetim logjik i mjeshtërisë artistike, i jep mundësi lexuesit për të krahasuar shumëçka në roman: ngjarjet e historisë, sjelljet e personazheve, peizazhet e natyrës dhe shenja të tjera që janë komponentë të rëndësishëm të ndërthurjes së shtresave të ndryshme të romanit në strukturat dhe makrostrukturën e romanit. Rikthimi i herëpashershëm i ndjenjës kombëtare qoftë edhe përmes vegimit, ose ëndrrës, të këtij ballafaqimi shpirtëror jo të lehtë me vetveten, shkakton ankth dhe shfaqje të mundimshme shpirtërore te disa personazhe si Isa dhe gruaja e tij Filozofi i njohur francez Jean Paul Sartre (1905-1980) ka thënë se letërsia na hedh e na përfshin në beteja dhe të shkruarit është mënyrë për ta dashuru-

ar lirinë, kurse romani “Nata në Sion” i shkrimtarit Anton Gjuravçaj na bën të takohemi secili me vetveten, me të kaluarën dhe me të tashmen, qoftë edhe në formën e një katarze që na ka munguar e po na mungon, për të formuar qëndrime dhe raporte të qëndrueshme dhe objektive ndaj identitetit tonë kombëtar dhe historisë sonë në përgjithësi, ndaj vlerësimit dhe afirmimit të vlerave tona gjuhësore e kulturore si dhe ndaj shfaqjeve që shtrembërojnë ose mohojnë identitetin tonë historik e kombëtar, gjë që sjellin vështirësi serioze në rrugën e përparimit, të afirmimit dhe të integrimit të kombit shqiptar në struktura të qëndrueshme evropiane ku çmohet liria, diversiteti kulturor dhe përsoset prej dite në ditë standardi i qytetarisë demokratike. (Fund)

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

U përurua libri i Gazmend Çitakut “Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi”

Dëshmi e gjurmëve ilire

Ulqin – Në Muzeun e Ulqinit në Kala, të premten mbrëma është përuruar libri “Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi” i autorit Gazmend Çitaku. Në fjalën e tij, autori ka treguar se libri ka rrjedhur si rezultat i vizitave që ai bashkë me grupin hulumtues kanë bërë gjatë vitit 2018 në disa prej vendeve shumë të rëndësishme për historinë, kulturën dhe kujtesën mbarëkombëtare. “Të gjitha shëtitjet tona kanë qenë të qëllimshme. Ne jemi munduar që

16

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

t’i pushtojmë kështjellat kryesore ilire, të cilat gjenden në Malin e Zi”, është shprehur ai. Çitaku ka thënë se gjurmët ilire gjenden kudo në territorin e sotëm të Malit të Zi. “Për fat të keq, për shkak të pamundësive ndoshta, nuk bëhen as gërmime ose janë të pakëta”, ka thënë ndër të tjera ai. Libri është ndarë në dy pjesë: “Ilirët” dhe “Skënderbeu”. Në pjesën e parë përfshihen udhëpërshkrimet në pesë kështjellat ilire: Olcinium

(Ulqin), Bouthoe (Budva), Rhizon (Risani), Meteon dhe Doclea (Dukla), si dhe një artikull mbi perandorët romakë me prejardhje ilire. “Këto pesë janë kryesoret, më të mëdhatë. Secila është më e veçantë se shoqja”, ka thënë Çitaku. Ndërkaq pjesën e dytë të librit e përbëjnë udhëpërshkrimet nga Kepi i Rodonit, ku gjendet Kalaja e Skënderbeut, Ishullin Kom - ku ndodhet varri i Mara Kastriotit, motrës së Skënderbeut, dhe kryeqendra e Malit të Zi, Cetina, i themeluar nga


KULTURË

Ivan Cërnojeviqi, nip i Skënderbeut. Redaktori i librit, Sami Flamuri, i cili bashkë me autorin ka vizituar vendet dhe monumentet që janë pjesë e librit, duke iu drejtuar publikut ka thënë se kur ta marrin këtë libër, beson se edhe ata do të frymëzohen dhe do të ndërmarrin hapa për t’i vizituar ato. “Sepse vetëm tri kilometra nga Podgorica ndodhet një prej vendeve më të rëndësishme arkeologjike në Malin e Zi, që është Doklea, apo siç njihet Dukla, që është një

kryevepër”, ka thënë ai. Recensenti i librit, Jaho Kollari, i cili po ashtu ka folur në përurimin e librit, në recensionin e tij, të botuar në libër, thekson se “këto udhëpërshkrime, të rralla sa edhe të bukura, përshkohen nga faktet e dorës së parë të shkruar dhe të provuar nga autorë të ndryshëm që gjithsesi paraqesin një thesar të vyeshëm për studiuesit e ardhshëm”. Sipas tij, “rrallë e, mbase hiç, kemi pasur rast që kjo hapësirë e ngushtë e shtetit të sotëm malazez

“Të gjitha shëtitjet tona kanë qenë të qëllimshme. Ne jemi munduar që t’i pushtojmë kështjellat kryesore ilire, të cilat gjenden në Malin e Zi”, është shprehur autori, duke treguar se libri ka rrjedhur si rezultat i vizitave që ai bashkë me pjesëtarët e grupit hulumtues kanë bërë gjatë vitit 2018 në disa prej vendeve shumë të rëndësishme për historinë, kulturën dhe kujtesën mbarëkombëtare

të jetë krehur kaq hollë dhe shtjelluar kësisoj siç është këndvështrimi i Çitakut”. Libri është ilustruar me fotografi, të cilat janë realizuar nga Gëzim Mavriqi, Gazmend Çitaku dhe Sami Flamuri. Ai është botuar nga “Diti&Oli”, me mbështetjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi. Për të gjithë të pranishmit në përurim, autori ka ndarë libra falas. i. k. E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

17


PORTRET

Portret peshkatari-detari: Adem Dema

Arrestimi dhe burgosja e peshkatarëve në Bunë, më 1948 “Beogradi” - në ciklon

Hajro Ulqinaku

Adem Dema, i lindur më 1929, në Ulqin. - Kam qenë 12-13-vjeç kur kam nisë me shkue në gjonjë me peshkaxhitë e moçëm. - Më 1948 qe i burgosur në Shqipëri me dhjetë shokë peshkatarë. - Tallazet – sa një kala! - Kam gabu që s’kam majtë ditar vapori.

Peshkaxhi

Adem Dema e nis rrëfimin për veten që nga fëmijëria: “Kam qenë 1213-vjeç kur kam nisë me shkue në gjonjë me peshkaxhitë e moçëm. Sa herë e kemi gërgue tratkën në breg, në Zall, me Xhelo Harapin, pastë rahmet! Kam gjujtë nja tre vjet”.

Ushtar

“Mandej shkova ushtar. Tre vjet. Në Pola (Istria). Kam qenë “kormillar” (timonier)”.

I papunë

“Mas ushtrisë, më 1954, kam ba pauza. S’ka pasë punë. Jam sjellë kat nëpër Ulqin”.

Punësimi

“Mandej isht ‘osnivat’ (formuar) “Preko-okeanska” – Bar (Tivar). Më 1961 hyna aty në punë. Kam qenë në ‘Piva’, ‘Bar’, ‘Mojkovac’. Mandej i kanë ble vaporat ‘Beograd’ dhe ‘Danilovgrad’”.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

“Vapori ‘Beograd’ ka qenë prej 3000-vagonash. Jemi nisur nga Rijeka për në Tivar dhe kemi vazhduar për Selanik. Kemi ngarkuar llamarinë për vetura (prodhim i Vushtrrisë – Kosovë) dhe jemi nisur Bregut - Azurr, nëpër Gjibraltar, për në Montreal (Kanada). Na zuri furtuna. Tallazet – sa një kala! Llamarina rrëshqet dhe rrezikon ta shpërthejë vaporin! Çyloja (Shuqeri Beci) 24 orë e ka mbajtur timonin, sepse të gjithë marinarët i ka zënë deti. Çyli ndërmorri m’i lidhë llamarinat me pallamare, guzhma, cima, rrica, sajlla, që të mos luejnë vendit, të mos rrëshqasin, se ishte rrezik të shporonin vaporin kur luhatej, kthehej, batohej prej tallazeve të mëdha që i bijshin treso. E kthyem vaporin për 180 shkallë, u kthyem përmbrapa, që tallazet t’i binin nga mbrapa e t’i ikim furtunës. Bëjmë katër ditë rrugë mbrapa për Evropë. Pasi qetësohet deti, prapë nisemi Atlantikut për destinacion – Montreal (Kanada)!” “Kam punue me Halit Becin, Xhemal Idrizagën, Raif Trumën, Ibrahim Kaharin. Keno Nimanbegu ka qenë oficer i parë. Shumë burrë i mirë, zatni djalë!”

Timonieri

“Aty kam lundru nja 30 vjet. Pa pasë ndërpremje të stazhit. Kam qenë ‘kormilar’ (timonier), nja 10 vjet. Masandej kam qenë ‘vogja palube’ (udhëheqës i kuvertës). Timonieri vepron sipas urdhërave të oficerit të parë dhe të pilotit. Udhëheqësi i bordit i zbaton urdhrat e oficerit të ri; ka punë me marinarë; kujdeset për armizhime, pastrime, lyerje e punë të tjera në vapor”.

Kah (s’)kam qenë

“Kam qenë, nja 10 vjet kemi vozitë (lundruar): Evropa – Kuba. Në Kuba kemi qenë nëpër katunde ku prodhohet sheqeri. Aty janë kanale ku janë fabrikat e sheqerit, si p.sh., në Nova-Vita, Antila etj. Shpesh kemi lundruar nëpër Ishujt Kanare, e Kepin e Shpresës së Mirë, për të kaluar nëpër dete të qeta, të mos na kapë deti, tallazet, t’u ikim rreziqeve të deteve të trazuara. Kemi transportuar autobusë të rëndë. Ashtu nja 10 vjet. Kam qenë në Meksiko, në Novo-Rusinski (në Detin e Zi). Kemi çuar pambuk, e në Santos (Brazil) kemi ngakuar sheqer. Atë e kemi çuar në Keni, e aty kemi ngarkuar xehe për Evropë. Në Francë kemi ngarkuar transport gjeneral për Shangai (Kina). Kështu: Evopë - Afrikë - Amerikë, non-stop. Nga Dalasi (Amerikë) për në Novo-Rusinski, Riga në Jug e në Veri të Rusisë”.

Jeta e marinarit

“Është jetë e zorshme. Por kur del në tokë, i harron të tana furtunat. Edhe kur lundron 40 ditë, si për në Shangai (Kina), njeriu luan mendësh; mund të keqesh me shokë, prandaj duhet të kesh kujdes, të kesh durim e dashuri për shokët e tu. E kam lënë gruan 18 muaj vetëm, sepse ka qenë rasti që s’kanë pasë pare të ma paguajnë biletën për aeroplan, për të ardhur në Ulqin. Në vapor, i tëri ekuipazhi, kemi kaluar mirë. Edhe më vonë jemi shoqëruar dhe s’ ka pasë darsëm që s’e kemi thirrë shoku-shokun”.

Vendet - bota

“E bukur isht Kuba, Brazili, Ishujt Kanarine, Shangai. Por, vendi ma i bukur, e populli ma i butë, s’ka se


PORTRET

isht Spanja! Mos me t’u ba me u kthye në vapor!”

Pasardhësi

“Tash s’ka ma gjeneratë teme. Djali ka shku nja tre vjet në det, ai ka qenë edhe në Australi, par tesh jeton në Itali. S’ ka ma punë, se janë zhgatrru vaporat, s’ka ma kompani të Tivarit”.

Peshqit

“Si peshkaxhi kemi xanë peshq të mëdhenj: ame, hame, lojba, korba. Në vjeshtë kemi futë në cekëtina masat e peshkut, e kemi rrethue: majukë, vesharë, gushtakë, vjeshtakë, cumrra. Gjonjat kanë qenë të mëdha! Ashtu s’ka ma kurrë!”

Tratka

“Isht e gjatë: 35 m majtas – 35 m djathtas. Thesi: 120 me 10 m. Më 10 tetor e kemi pritë peshkun (gushtakun, vjeshtakun) në Bunë. Aty, në breg, në ksollë, kemi ndejtë nji muj dhe me 10 nanor jemi kthy me peshkun në Ulqin. Çfarë gjonje! Qefull! Levrek! Tash – s’ka ma peshk!”

Burgu në Shqipëri - 1948

Një ngjarje, të cilën kurrë s’e harron Adem Dema me nëntë shokët e tjerë të grupit të peshkimit, është arrestimi dhe burgosja në Shqipëri. Ademi tregon: “Nuk jam i sigurt, a ka qenë më 18 ose më 19 gusht të vitit 1948. (I njohur si viti i Informbirosë,

famkeq). Kemi dalë në gjonjë. Në fllugë kemi qenë dhetë vetë: Ilija Dragoviqi, “vogja grupe” (udhëheqës), Musa Kahari, Rashid Sylejmani, Dulo Muharremi, Cafo Zyberi, Velko Batriçeviqi, Muhamet – “Harapi” Nimanbegu, Nuho – Harapi - Shurdha, Avdo Shabani dhe unë, Adem Dema. Na kanë zënë në Franc-Jozef. Hamdi Dema dhe Emro Abazi na e kanë tërhequr vërejtjen të mos shkojmë në Franc-Jozef, sepse na xajnë ushtarët, kufitarët e Shipnisë, por na nuk ju kemi xanë besë, sepse kemi kujtue se ata po na rrejnë, të mos xamë më shumë peshk se ata. Kur ka nisë me ra dilli, me ra mramja, na e kemi pa peshkun dhe kemi dalë ta rrethojmë peshkun, mirëpo, na dalluen, të fshefun kanë qenë ushtarë dhe civilë të Shqipnisë. Na kanë dalë përpara me mashinka, na kanë urdhnue të mos luejmë, nëse do të lëvizim, na thanë, se do ta na vrisnin. Na nuk kemi luejtë vendit. Na detyruen tratkën dhe peshkun ta shtimë në fllugë. Ata kanë hy dy vetë ne fllugë, njini në bash, e tjetri në kiç. Me armë gati! Ilinë e kanë marrë peng me veti, bregut të detit. Na kanë urdhnue të rremojmë arraxha bregut të tyne dhe na kanë çue në Pulaj. Në Pulaj na e kanë marrë peshkun. Ka ardhë motorskafi, na ka lidhë fllugën mrapa dhe na kanë çue në Shinjin (Shëngjin). Në Shinjin kemi ndejtë 4-5 ditë. Na kanë ushqye me bukë e djathë dhe rrush. Mandej na kanë çue në

Lesh (Lezhë) dhe aty kemi ndejtë nja nji javë. Mandej na kanë çue në Shkodër, ke Shpija e Ulqinakut. Në secilin vend na kanë “sasllushatë” (marrë në pyetje): a jena spijuna, a e kemi qitë ndokend në Shqipni, se ishte koha e Informbirosë. Mandej na kanë qitë në gjygj dhe na kanë denue me nga 5 muej burg. Na kanë futë të tanëve në nji odë, në Shtëpinë e Ulqinakut, në Shkodër. Në burg kemi pasë nga gjysë qile bukë, për 24 sahat. Ata ju merrshin bukën hapslive, atyne ua sillshin të vetët, e këta të burgut, na i nepshin ne. Krye jave na kanë qitë në dill, perjashta, me marrë arje. Na kanë marrë në pytje secilin veç e veç. Na u kemi spjegue se kemi shkue në gjonjë, për peshkim, prej zorit. Mas pesë muejsh, masi nuk ishim fajtorë, na qitën me kamiona në Bozhaj. Në Bozhaj, pse ishim të unët, kemi hangër shega të egra dhe jemi sëmue. Në Titograd na kanë dhanë ndihmën mjekësore, sepse ishim fare të ligj, e të veshun keq e zbathë. Kur kemi ardhë në Ulqin, s’na kanë njoftë, se kemi qenë të ligj, e me tifus. Mue më kanë pasë ra edhe flokët. Atëherë i kam pasë 19 vjet. Kam qenë i fuqishëm e i shëndoshë, par kur jam kthye në shpi, kam qenë hafifue fare”. Mehmet Haxhibegu (1929) tregon se ky ka qenë me grup me Filip Batriçeviqin, Ili Rashon e të tjerë; një ditë më parë kanë dalë matanë kufirit, në territorin e Shqipërisë dhe kanë zënë 3 kuintalë korba. Grupi i dytë, thotë peshkatari i moçëm, kanë kujtue do të kenë fat si na, të zanë peshk, e të mos i zanë kufitarët. Por ata kanë ra në kurth. Fejzo Bushati (1938) tregon: “Në Franc-Jozef, peshku e ka gjetë rahatinë, ka qenë lehtë me e rrethue me tratkë e me e mbushë fllugën shpejt. I ka rrejtë peshku”.

Ka qenë kohë e keqe

Adem Dema, pas një gjysmë shekulli, rezonon me urti: “Gabimi jonë ka qenë pse kemi shkue me xanë peshk në territorin e huej. Ajo ka qenë – me vjedhë peshk, për m’i pasë rrogat ma të mëdha. S’ishtë dashtë me e ndigjue Ilinë, se ka qenë kohë e keqe. Ishte ajo kohë e egërsisë së komunizmit shqiptar”. E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë ekskluzive me asamblistin dhe veprimtarin e njohur, Mark Gjonaj

Amerika na ka dhënë shumë, ia kemi borxh të veprojmë K.Javore: Jeni shqiptari i parë që ka arritur nivelin më të lartë në jetën politike në SHBA, respektivisht në qytetin më të madh të botës, Nju Jorkun. Cili ishte motivi kryesor që t’i përkushtoheni veprimtarisë politike? M.Gjonaj: Është një fazë në jetën e personit kur i jepet mundësia për t’u marrë me politikë që vërtet njeriu bën sakrificë. Mirëpo ky vend, Amerika, ka krijuar kushtet që, jo vetëm për familjen time, por edhe për shumë shqiptarë e kombe të tjera, duke u dhënë mundësi të punojnë dhe të krijojnë një jetë më të mirë. Kështu, kur mu dha mundësia të merrem me politikë, iu përkushtova me qëllimin që t’i ndihmoj sadopak këtij vendi që na ka dhënë aq shumë. K.Javore: Ju, për një kohë relativisht të shkurtër të angazhimit politik si kuadër i Partisë Demokratike, keni arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar përkrahjen e votuesve për të fituar mandatin si asamblist bashkiak në qytetin e Nju Jorkut. Sipas mendimit tuaj, çfarë ishte vendimtare në rrugëtimin tuaj politik të deritashëm? M. Gjonaj: Secili shqiptar e ka një dhunti që të punojë shumë e kjo është, besoj, një gjë që njihet shumë jo vetëm këtu, në SHBA, që si pjesëtar të komunitetit shqiptar nuk i ikim punës. Sepse, përveç dëshirës që mund të kemi, duhet pasur edhe vullnetin që këtu e shohin dhe e vlerësojnë shumë. Në këtë vend e përkrahin njeriun që punon shumë, sepse vetëm kështu, ai krijon kushtet për një jetë më të mirë, jo vetëm për veten dhe familjen, por edhe për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. K.Javore: Ju jeni një shqiptaro-amerikan, me prejardhje nga fshati Reç,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

komuna e Ulqinit, i lindur në SHBA. Prindërit tuaj, emigruan në SHBA dhe tashmë, kini arritur të jeni emër i njohur i politikës amerikane. Cilat ishin vështirësitë kryesore me të cilat u përballët drejt suksesit në jetën politike? M. Gjonaj: Asnjëherë nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Në jetë çfarëdo pozite që të marrësh dikush nuk kënaqet. Mirëpo, njeriu duhet t’i shohë gjërat më mirë, të njohë historinë e njerëzve dhe mendoj se kjo është gjëja më e vështirë, pasi njeriu duhet të jetë shumë i përgatitur dhe i vetëdijshëm që sado që të punosh, dikush nuk do të jetë i kënaqur dhe nuk do të mund të plotësosh dëshirat e të gjithëve. Por, ajo që e theksoj gjithnjë është fakti se çdo individ e ka obligim të japie atë më të mirën në angazhimin e vet në të mirë të shoqërisë. Pavarësisht sakrificave dhe vështirësive të shumta në rrugën drejt qëllimeve të caktuara, sidomos në një vend siç është SHBAja, kur shoqëria të ofron mundësitë maksimale për t’u dëshmuar në të gjitha fushat e jetës. K.Javore: Komuniteti shqiptar në SHBA, ka një traditë të gjatë më tepër se një shekull por nuk arritën ndonjëherë më parë një angazhim të ngjashëm politik në atë vend. Sipas mendimit tuaj, ku qëndron shkaku i mosarritjeve të tilla? M.Gjonaj: Fillimisht, njerëzit kanë ardhur në këtë vend me qëllim për të punuar dhe të krijojnë një bazë të mirë materiale për veten dhe, shumica prej tyre, kanë menduar të kthehen nga kanë ardhur pasi të fitojnë dhe krijojnë një pasuri të caktuar. Ndërkohë, po ashtu, të vetëdijshëm për nevojat e familjeve në vendlindje e për detyrimet që i kemi për vendlindjen tonë, është dashur punë dhe përkushtim i madh, ashtu që nuk na është dhënë shan-

si që të merremi me politikë. Ne, kemi pasur vështirësi që të krijojmë kushtet e jetës, pra të sigurojmë ekzistencën dhe është dashtë të punojmë e veprojmë me ata që merren me politikë për të mirën tonë e për ato probleme që i kemi pasë. Po të mos ishte kjo, që komuniteti ynë të jetë aq i përkushtuar ndaj çështjeve të shumta me miqtë tonë, Kosova, vështirë se do të arrinte pavarësinë. Prandaj, unë sot, e kam të lehtë hyrjen në politikë pasi është krijuar një bazë e mirë për këtë veprimtari. Pra, duhet vlerësuar se ata që kanë filluar të parët angazhimet e tilla, e kishin shumë të vështirë dhe kanë vuajtur shumë, por ata e kanë shtruar dhe ndërtuar rrugën e sotme që unë të mund të përparoj në rrugëtimin politik. Shpresoj se gjeneratat e ardhshme do të jenë edhe më të angazhuar në jetën politike, sepse është koha e duhur për ne. Është vërtetë një histori që është ndërtuar me entuziazëm. E ardhmja do të jetë shumë më e mirë për komunitetin e shqiptarëve në Amerikë. Mirëpo, edhe ata do të kenë vështirësitë e veta dhe duhet të mos e humbasim veten, të mos harrojmë gjuhën, traditën dhe të gjitha ato që na bëjnë si një komb, që edhe, pse me vështirësi, të përparojmë gjithnjë. K.Javore: Fushata juaj parazgjedhore vlerësohet nga analistët e mirorganizuar dhe Ju, personalisht, shumë të afërt me elektoratin, me njerëzit në nevojë dhe afaristët me mundësi mesatare. A ishte kjo ndoshta vendimtare për të dalë fitues në një qytet të madh siç është Nju Jorku, me një konkurrencë aq të madhe në çdo fushë? M. Gjonaj: Ky është vullneti im që të punoj shumë, me të gjitha forcat e mia, pasi ne jemi komunitet që punojmë shumë dhe dëshirojmë që djersën e derdhur ta japim për të mirën e përg-


INTERVISTË sot janë duke u shkolluar në profile të ndryshme, duke u dëshmuar kështu gjithnjë e më shumë me aftësitë e veta, pastaj në shërbimet e policisë, në ushtri e kështu me radhë. Po ashtu, shumë nga ata janë të angazhuar në degë të shumta të Qeverisë dhe, me punën e vet, japin një kontribut të mrekullueshëm si profesionistë të dalluar në sfera të ndryshme. Politika është vetëm njëra prej mënyrave për të kontribuar, për t’ia kthyer borxhin vendit për të gjitha të mirat që të ka mundësuar. Por, në anën tjetër, kemi shumë mjekë të njohur që bëjnë punë të jashtëzakonshme, pastaj profesione dhe zanate të shumta të vlerësuara lart në këtë vend. Shpeshherë e kam thënë që nuk është e gjitha ajo sa pallate kemi ndërtuar, sa tokë apo pasuri do të trashëgojnë fëmijët tanë. Besoj se njëra ndër pyetjet kryesore në fazën e fundit të jetës për secilin është “ a jam duke lënë vendin më mirë se e kam gjetur, ose çfarë kam bërë si individ për ta lënë më mirë”?

jithshme, e jo për interesa personale. Në anën tjetër, ne jetojmë në një vend siç është Nju Jorku, ku jetojnë kombe të ndryshme nga të katër anët e botës, por të gjithëve na bashkon një gjë shumë e rëndësishme, e kjo është se ky është një vend që të mundëson të përparosh dhe ky është sekreti i Amerikës, për secilin popull që vijnë nga vende të ndryshme të botës, me kultura të ndryshme, me gjuhë dhe tradita të ndryshme e që këtu i bashkon vetëm një gjuhë. Kështu, të gjithë ata kanë traditat e veta dhe historinë e vet, por kjo nuk e pengon asnjërin në vullnetin e vet për të punuar dhe krijuar në frymën e demokracisë Amerikane. K.Javore: Ju quajnë “Zëri i shqiptarëve”, jo vetëm në Nju Jork, por në mbarë SHBA. Kjo me siguri ju motivon në angazhime maksimale në jetën politike amerikane. Cila është domethënia për komunitetin shqiptar atje që të kenë përfaqësues shqiptar në nivelet vendimmarrëse në vendin ku jetojnë dhe punojnë? M.Gjonaj: Unë jam krenar për popullin tim, për komunitetin tim që më kanë përkrahur në të gjitha mënyrat dhe të gjitha fazat e angazhimit tim. Është nder për mua që e flas gjuhën

e shqiptarëve dhe që sot, nëpër korridoret e Qeverisë, nuk më thërrasin me emër por më thonë ky shqiptari! Kjo është krenari për mua dhe për popullin tonë të cilin e njohin për nga vendi që vjen, por që na njohin si popull edhe në vendin e tyre. Kjo është kënaqësia më e madhe për mua dhe popullin tonë, i bindur se në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe kështu të kontribuojmë edhe më tepër, jo vetëm për vete, por edhe për Amerikën, për të ardhmen e saj. K.Javore: Ju disa herë kini pohuar se me angazhimin tuaj politik, dëshironi që t’ia ktheni borxhin SHBA-ve, për të gjitha mirësitë që ia ka mundësuar familjes tuaj dhe mbarë komunitetit shqiptar, duke u dhënë mundësi drejt synimeve në punë, shkollë dhe të gjitha veprimtarive jetësore. Sa ju ndihmon angazhimi politik në këtë drejtim? M.Gjonaj: Borxhi mund të kthehet në mënyra të shumta, duke qenë i suksesshëm në veprimtari dhe angazhime të ndryshme, në biznese të ndryshme që kontribuojnë në ekonominë e vendit. Politika e përgjithshme në këtë vend jep mundësi të shumta për të gjithë, ashtu që shqiptarë të shumtë

K.Javore: Ju, edhe pse i lindur në SHBA, i keni mbetur besnik traditës kulturore –shpirtërore, respektivisht virtyteve kombëtare. Sa ju ka ndihmuar komunikimi në shqip me komunitetin shqiptar për të fituar mbështetjen e elektoratit dhe, njëkohësisht, sa e ndihmon kjo komunitetin shqiptar për të qenë maksimalisht të kyçur në rrjedhat politike ku jetojnë? M. Gjonaj: Unë, kisha pas shumë dëshirë që ta flas gjuhën shqipe më pastër dhe më mirë. Por këto janë meritat e prindërve të mi që të vazhdojmë traditë, pastaj e gjyshërve të mi që na kanë ruajtur gjuhën, sepse atë e kam folur para se kam filluar të flas gjuhën angleze. Kur kam filluar shkollën, e kisha të vështirë të flas anglisht, sepse deri atëherë isha mësuar të flas vetëm shqip, që ishte gjuha jonë në shtëpi. Kjo më ka ndihmuar në ruajtjen e gjuhës për ç ‘gjë ndihem shumë mirë dhe më duhet të falënderoj prindërit e mi që na kanë mësuar të ruajmë gjuhën tonë të bukur. Andaj, shfrytëzoj këtë rast të veçoj si shumë të rëndësishme për mua, ruajtjen e gjuhës për gjeneratat e ardhshme për ç’ gjë kemi hapur një shkollë të financuar nga Qeveria, për nxënësit dhe mësuesit dhe që gjysma e lëndëve mësohen në gjuhën shqipe, kurse gjysma tjetër E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

21


INTERVISTË në anglisht. Kështu, ky vend na krijon mundësitë që të mos harrojmë gjuhën tonë, traditën dhe kulturën tonë, edhe pse jetojmë larg vendlindjes. K.Javore: Jeni në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha nivelet e politikës mbarëshqiptare, e cila përballet me sfida të shumta në jetësimin e synimeve nga më të ndryshmet për një jetë më të mirë kudo që jetojnë shqiptarët. Mjaft shpesh ndodhë që mungesa e bashkëpunimit mes elitave politike shqiptare të reflektojë pasoja të ndryshme. Çfarë është opinioni juaj nga këndvështrimi i një veprimtari politik nga vendi më demokratik i botës? M.Gjonaj: Kisha pasur dëshirë që liderët tanë, të gjithë ata që janë në pozitë politike dhe partiake, të punojnë bashkërisht për çështje të shumta me interesin më të gjerë kombëtar, që të dalin me një zë sa i përket të ardhmes tonë dhe nevojave tona si një komb. Le të shërbehen me përvojën nga e kaluara historike, duke parë se gjithherë kur shqiptarët janë bashkuar, kanë arritur shumë. Kështu u arrit pavarësia e Kosovës, pastaj siç ndodhi para disa muajsh me bashkimin e shqiptarëve në komunën e Tuzit, ku falë punës së përbashkët fituan një rezultat të dëshiruar në zgjedhjet lokale atje. Kemi nevojë të lëmë anash politikën e interesave personale të individëve, interesat partiake, të fushatave dhe të veprohet në të mirë dhe interes të qytetarëve dhe të kombit në përgjithësi. K.Javore: Komuniteti shqiptaro – amerikan, është i organizuar në shoqata dhe fondacione të shumta, me qëllim të ruajtjes dhe afirmimit të traditës kombëtare në vendet ku jetojnë. Sa është e vështirë veprimtaria e këtillë e organizuar nga mërgimtarët tanë në SHBA? M.Gjonaj: Unë i përkrahi shumë dhe jam i kënaqur me ekzistimin e shoqatave dhe organizatave të ndryshme dhe dëshiroj të shtohet numri i tyre pasi secila prej tyre ka një vlerë të veçantë, pasi ato përfaqësojnë një vend, një katund, një lagje, një veprim apo një nevojë. Organizatat e tilla punojnë me shumë përkushtim dhe sakrifikojnë shumë në angazhime dhe projekte të përbashkëta, në vështirësi dhe nevoja të ndryshme, gjithherë të vetëdijshëm për obligimet ndaj vendlindjes. Kjo e dëshmon më së miri se me arritjen e

22

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

bashkëkombësve tanë fillimisht në SHBA, gjithherë sadopak që kanë fituar e kanë ndarë me familjet dhe të afërmit e tyre. Kuptohet, se ata asnjëherë nuk kanë harruar vendlindjen, duke mos kursyer djersën e vet për të ndihmuar në çdo nevojë atje sepse ne që jetojmë larg, kurrë s’mund ti kthejmë shpinën tokës së të parëve tonë. Ne, nuk guxojmë të harrojmë vuajtjet e të parëve tonë për të na lënë në trashëgimi traditën e pasur për të cilën jemi krenar kudo që jetojmë. K.Javore: Ju, e kini vizituar shumë herë vendlindjen dhe pothuajse të gjitha trevat shqiptare shumë prej të cilave , sidomos fshatrat tona janë, pothuajse, të boshatisura nga pasojat e emigrimit të banorëve. Cili do të ishte mesazhi juaj për brezat e rinj nga këto treva? M.Gjonaj: E di se është e zorshme ta them, sidomos, të rinjve tanë atje që është një fazë jo mjaft e qartë për të parë të ardhmen tonë. Të rinjtë, që jetojnë në atë vend dëshirojnë të përparojnë, duke krijuar kushte më të mira për veten, për familjen, njëjtë sikur edhe prindërit e tyre që dëshirojnë për fëmijët e vet në atë vend, duke u përballur me vështirësi të natyrave të ndryshme. Në ato troje të vuajtura nga armiq të ndryshëm nëpër shekuj por që i mbijetuan të gjitha. E kam thënë shpesh kur e mendoj se çfarë vuajtjesh kam edhe unë për vendlindje, për tokën e të parëve dhe mendoj që është fat që, unë, jam sot në Amerikë ku i kam të gjitha mundësitë për të punuar dhe për të vazhduar përpara. Mjaft shpesh e mendoj, sikur të jetoja në vendlindjen tonë, çka kisha pritur dhe kërkuar unë nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë. Prandaj, këtë borxh e kemi dhe secili ai që nuk mund të kthehet, me një vepër apo me një detyrë, por gjatë gjithë jetës duhet me veprua në përkrahje të popullit tonë në vendlindje. Mesazhi do të ishte; mos u mërzitni dhe mos të humbet shpresa për të ardhmen, sepse do të vijnë ditë edhe më të mira, sepse askurrë më mirë nuk e kemi pasur se sot në të gjitha mënyrat . K.Javore: Përveç angazhimit profesional dhe atij politik, Ju, mes tjerash, jeni një filantrop i përkushtuar, i angazhuar në shoqata dhe fondacione të njohura. Nuk ju mungon vullneti por as energjia të kontribuoni edhe në këtë drejtim. Si

ia arrini fushëveprimit në drejtime të shumta dhe mjaft sfiduese, që kërkojnë mjete të konsiderueshme, por mbi të gjitha, sakrifica të shumta dhe kohë të mjaftueshme? M.Gjonaj: Kjo është karakteristikë e shqiptarëve që me të vërtetë punojmë fort e të vazhdojmë, nuk i ikim punës kurrë edhe puna është e lezetshme, sidomos kur ajo jep frytin e dëshiruar dhe më mirë është të lodhesh sesa të mërzitesh. Falënderoj Zotin, familjen e komunitetin, që më kanë dhënë mundësinë me punua shumë për këtë vend e për popullin tim. Unë, jam i kënaqur dhe nuk guxoj me u ankua, andaj më mirë të lodhem se të mërzitem. K.Javore: Demokracia amerikane është e njohur në mbështetje të projekteve të suksesshme, njëri prej të cilëve jeni edhe Ju. Kjo është inkurajuese për të vazhduar me plane të reja drejtë synimeve të caktuara. A mund të na flisni cilat janë planet tuaja në të ardhmen? M.Gjonaj: Ky komunitet ka nevojë për të formuar një bazë për gjeneratat e ardhshme dhe kemi nevojë të fokusohemi në ruajtjen dhe kultivimin e traditës, në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës tonë. Është shembull i mirë hapja e shkollës e cila do të ndihmojë në ruajtjen e gjuhës. Diçka e ngjashme do të ndodhë me qendrën e komunitetit e cila do të tubojë organizata të ndryshme, ku secila do të ketë degën dhe detyrën e vet, por së bashku, do të krijojnë mundësinë për një qendër të përbashkët, ku mes tjerash, do të krijojmë kushtet që të plotësojmë nevojat edhe për të moshuarit, pra për moshën e tretë. Po ashtu, në këtë qendër të rinjtë do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme dhe të njihen me njëri- tjetrin. Kështu, do të investojmë në gjeneratat e ardhshme, sepse, kur e shikojmë sa e thjesht është jeta në një kopsht që i tubon fëmijët shqiptarë prej moshës më të vogël dhe ata kurrë s’do ta harrojnë që kanë ndenjur dhe janë rritur me shqiptarë. Në këtë mënyrë do të ruajnë vlerat e trashëguara, kulturën, traditën, do të ruajnë gjuhën dhe kështu do të jenë krenarë se kush jemi. Duke vepruar në këtë mënyrë, do të jemi më të fortë për veten dhe do të kemi më shumë influencë për të ndihmuar trojet tona në vendlindjen tonë. Intervistoi: Dijana Gj. Dukaj


MOZAIK

Në Shkollën Fillore “Xhafer Nikoçeviq” - Guci, gjysmëmaturantëve u dorëzuan diplomat “Lluça”

Mirënjohje adekuate për rezultat të lartë në mësim

Guci – Dita e hënë (3 qeshori), në Shkollën Fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë, ishte ditë më e veçantë se ditët tjera të vitit shkollor. Atë ditë, në sallën e mësimdhënësve të kësaj shkolle ishin tubuar gjysmëmaturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit, drejtori i shkollës dhe personalitete të tjera të shkollës, për të marrë pjesë në akademinë solemne, me rastin e dorëzimit të diplomës “Lluça” (Pishtari) për rezultatet e larta që ata kanë arritur në procesin mësimor edukativ gjatë shkollimit fillor nëntëvjeçar në këtë shkollë dhe në paralelet e saj katërklasëshe në fshatrat periferike. Nga 32 gjysmëmaturantët e dy paraleleve mësimore të klasës së nëntë, (një në gjuhën malazeze me 20 nxënës dhe një në gjuhën shqipe me 12 nxënës), katër prej tyre (të gjitha vashëza), kanë treguar sukses të shkëlqyer nga të gjitha lëndët mësimore dhe sjellje shembullore në të gjitha klasët e shkollimit fillor nëntëv-

jeçar, të cilave u janë dorëzuar diplomat “Lluça” (Pishtari). Për suksesin e arritur mësimor, me vendimin e kolektivit të mësimdhënësve të Shkollës, gjysmëmaturantët janë shpërblyer me nga një kopje të librit “Neko zove” (Dikush thërret) të shkrimtarit të mirënjohur gucian, akademikut Zuvdija Hoxhiq. Drejtori i shkollës, Sherif Feratoviq, i cili ua ka dorëzuar diplomat gjysmëmaturantëve, në fjalën përshëndetëse ka thënë se: “Dita e dorëzimit të diplomave ‘Lluça’ për nxënëset të cilat me suksesin dhe sjelljet e veta kanë merituar të bartin epitetin e nxënësve më të mirë të gjeneratës, për shkollën është solemniteti më i rëndësishëm gjatë vitit”. Ai në vazhdim ka theksuar se si shkollë u janë mirënjohës këtyre nxënësve. “Andaj me këtë rast, në emër të kolektivit të shkollës dhe në emrin tim personal, i falënderoj për kontributin e dhënë në të gjitha aktivitetet e tyre, si dhe për suksesin e shkëlqyer dhe

sjelljen shembullore të arritur gjatë tërë shkollimit fillor në këtë shkollë”, është shprehur drejtori Feratoviq. Dorëzimi i diplomave “Lluça” është shënuar në mënyrë solemne. Prindërit ishin të lumtur e krenarë kur përjetonin momentin e dorëzimit të këtij vlerësimi të lartë për suksesin e arritur në mësim. Ata përzemërsisht falënderuan kolektivin e mësimdhënësve në krye me drejtorin Feratoviq, për kontributin e dhënë në avancimin dhe ngritjen e tyre mësimore – edukative në shkallë më të lartë. Laureatë të diplomës “Lluça” (Pishtari) janë gjysmëmaturantet: Bleona Qosaj e Delfina Kukaj, nga paraleleja e klasës së nëntë me mësim në gjuhën shqipe, dhe Amina Dervisheviq e Erna Emini, nga paraleleja e klasës së nëntë me mësim në gjuhën malazeze. Për të gjithë të pranishmit, shkolla, në sallën ku u bë dorëzimi i diplomave, organizoi koktej rasti. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Reportazh nga Parku Nacional -Liqeni i Shkodrës

Mes natyrës mbresëlënëse dhe shijes së krapit Gjekë Gjonaj

Zonat e mbrojtura nuk janë të rëndësishme vetëm për shkak të bukurisë unike natyrore dhe biodiversitetit, por janë shumë të rëndësishme edhe për shkak të përfitimeve me të cilat kontribuojnë për tërë shoqërinë. Ushqimi dhe shëndeti janë tema gjithnjë e më të rëndësishme të vendeve evropiane, të cilat theksojnë rëndësinë e prodhimeve vendore, integrimin e natyrës, njerëzve dhe gastronomisë. Edhe pse Mali i Zi ende nuk është pjesë e familjes evropiane viteve të fundit ka filluar të organizojë ngjarje e aktivitete të ndryshme në zonat e mbrojtura. I këtillë ishte edhe manifestimi i pestë me radhë, “ Ditët e Krapit” i cili u organizua më 2 qershor ( e diel) në Parkun Nacional - Liqeni i Shkodrës në lokalitetin Plavnicë, 20 kilometra larg Podgoricës. Në këtë ditë bashkë me kolegun Marash Dedvukaj dhe profesorin e nderuar në pension Gjergj Camaj shkuam për ta vizituar këtë bukuri të rrallë natyrore dhe për t’u çlodhur nën hijet e freskëta të pyllit pranë liqenit dhe në ajër të pastër. Natyra ka qenë bujare në këtë zonë dhe ajo që i bën më shumë përshtypje vizitorit, kryesisht atyre që vijnë për herë të parë në këtë vend është pikërisht harmonia e elementëve të natyrës. Liqeni, mali dhe qielli ndërlidhen natyrshëm me njeritjetrin dhe kjo harmoni e qetësi për-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

cillet edhe tek vizitorët e turistët që vijnë në këtë zonë. Siç dukej kishin diçka të na thonin: Diç mes përshëndetjes, premtimit, kërkesës dhe lamtumirës. Sikur donin të na thonin: “Ju i patë bukuritë tona, tashti mos i harroni, mos i lejoni të shkatërrohen!” Atë ditë ishte festë lokale me përmasa rajonale në Liqenin e Shkodrës. Dita e krapit dhe produkteve tradicionale lokale mblodhi qytetarët, por edhe të tjerë admirues të liqenit, natyrës dhe gastronomisë. Ka pesë vite që organizohet ky manifestim i bukur dhe interesimi rritet çdo ditë e më tepër, veçanërisht nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë që ofron ky udhëtim. Çdo gjë ishte në rregull. Ditë e bukur. Shumë vizitorë të kënaqur. Familjarë. Të rinj e të reja. Çifte të bukura. Fëmijë të buzëqeshur. Dikush me makinë. Dikush me biçikleta, e dikush me këmbë kishte ardhur këtë fundjavë. Të gjithë për pak harruan celularët e tyre dhe rrjetet sociale. Ata ia shtuan gjallërinë kësaj natyre që ngjan si një pikturë e gjallë ku koha ka ndalur që nga koha kur ekziston. Vetëm njeriu dhe natyra në paqen me njëri –tjetrin. Qielli blu i zbukuruar me pak re të bardha aty-këtu. Së bashku me gjelbërimin e lëndinave dhe freskun e liqenit të thellë të kujtojnë ato pikturat impresioniste të piktorëve të mëdhenj shqiptarë e botërorë. Freskia e ujit dhe dallgët e lehta të liqenit blu të largojnë me mijëra kilometra nga qendra e zhurmshme e qendrës së qytetit. Udhëtimi me traget apo me ndonjë barkë më të vogël ofron kënaqësi të papërshkruar, ndërsa atraksion në vete janë edhe grykat e disa

lumenjve që derdhen në liqen. Organizatorët e këtij manifestimi, Komuna e Golubovcit në kuadër të Podgoricës , Organizata Turistike e Podgoricës dhe Ndërmarrja Publike Parqet Nacionale të Malit të Zi –Parku Nacional Liqeni i Shkodrës, kishin organizuar shumë stende, në të cilat vizitorët patën mundësinë të kënaqen në degustimin e ushqimeve të ndryshme nga krapi, të përgatitura në mënyrë tradicionale, në prush dhe në gazoil , si dhe të specialiteteve të tjera specifike të kësaj zone. Nga gastronomia unike e kësaj zonë që, përveç krapit, e provuam patjetër ishte supa ( çorba) e mrekullueshme e peshkut, e cila edhe pse e përgatitur me shumicë u mbarua për më pak se një orë. Aq e shijshme ishte. Këtu e kemi ngrënë peshkun e liqenit, i cili e ka një shije të jashtëzakonshme, e që nuk e kemi shijuar askund tjetër. Vera, birra , ushqimi organik e lloj-lloj ëmbëlsirash të përgatitura me mjeshtëri e kujdes nga banorët e zonës ishin tepër të shijshme. E themi me bindje të plotë, se shëtitjen gjysmë ditore në këtë zonë nuk do ta ndërrojmë as me vendet dhe hotelet më luksoze në botë. Qëndrimi në këtë ambient është një aventurë e papërshkrueshme. Një vend i mrekullueshëm për qëndrim ditor dhe freskim. Për të përballuar tensionin e javës së ardhshme. Për t’u larguar nga e përditshmja e mërzitshme dhe larg kafeneve. Ai i cili vetëm një herë vjen në Liqenin e Shkodrës dhe e viziton Kompleksin e Plavnicës nuk do t’i ëndërrojë më vendet e largëta ekzotike , sepse


KULTURË

gjithçka që duhet parë e gjen këtu. Ne nuk gabuam që atë fundjavë zgjodhëm të jemi pranë liqenit, në natyrë, duke ngrënë, duke pirë, duke u argëtuar me muzikë, duke u shoqëruar e bashkëbiseduar miqësisht me njerëz të gëzuar e të qeshur të kombeve dhe kombësive të ndryshme me të cilët, pa u marrë me politikë që po na e rëndon jetën, shijuam së bashku çaste të këndshme dhe momente mbresëlënëse. Kam përshtypjen se aktivitetet e këtil-

la të cilat kanë qëllim parësor promovimin e vlerave kulturore, mjedisore , tradicionale dhe potencialeve turistike të kësaj zone janë momente rigjetjeje, ballafaqimi dhe bisedimi. Janë momente për të transmetuar gjithë përkujdesin, dashurinë, ëndrrat. Janë çastet, - thoshte poeti i madh shqiptar, adhurues i liqenit dhe natyrës, së Prespës Lasgush Poradeci, - kur takohemi me gjithësinë, sepse e gjithë gjithësia është shpirt e dashuri.”“Do vemi posi sot/N’atë

kodrinë/Ku ngopet zemra plot/Me dashurinë/Dhe zbritmë e bëmë fli/Të madhen shije/Nektar e Ambrozi./Prej gjithësije. (Lasgush Poradeci). Prandaj kush nuk ka bërë plan një shëtitje në natyrë, buzë liqenit, një parku apo pranë bregdetit ta bëjë që tani. Dielli , thonë meteorologët , do të shkëlqejë edhe të shtunën, të dielën dhe temperaturat e larta do të jenë mjaft komode për një fundjavë qetësuese që t’ju ushqejë me më shumë energji pozitive. E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

25


MOZAIK

Shoqata joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi” organizoi mbrëmjen e donacioneve

Promovim i filantrop dhe thirrje për solid Tuz – Me sloganin “Bota ime”, OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, ka organizuar natën e donacioneve e cila u është kushtuar fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara që trajnohen në këtë qendër gjysmëditore, duke shpalosur një ekspozitë të punimeve figurative dhe të disa punimeve të tjera, kreativitet i fëmijëve të kësaj shoqate. Në prani të nxënësve të kësaj qendre, të prindërve të tyre, të përfaqësuesve nga Komuna e Tuzit dhe të QKI – së, “Malësia” ku edhe u mbajt ky aktivitet, fillimisht ka përshëndetur nxënësi i Shkollës së Muzikës në Tuz, paralele e Shkollës “Vasa Paviq” nga Podgorica, Gabriel Gojçaj, i cili ka luajtur pjesë muzikore në piano, duke u duartrokitur për këtë ekzekutim të këndshëm. Nga shoqata në fjalë kanë njoftuar se kjo mbrëmje e grumbullimit të mjeteve financiare kishte për qëllim që të mundësojë punësimin e një lo-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

gopedi me mësim në gjuhën shqipe që do të merrej me trajnimin e personave me aftësi të kufizuara të OJQ – së, “Fëmijët e Malit të Zi”. Ata kanë treguar se këtë mbrëmje bamirësie e kanë mbështetur Komuna e Tuzit dhe Qendra Kulturore – Informative “Malësia”. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, i pranishëm në këtë veprimtari, ka vlerësuar se puna e kësaj shoqate e tejkalon misionin e një OJQ-je, duke thënë se rezultatet konkrete në përditshmërinë e punës së saj e dëshmojnë këtë fakt. “Unë si kryetar i Komunës, si prind dhe si bashkëqytetar, kësaj OJQ-je, do t’i jap mbështetje maksimale që të vazhdojë aktivitetin e saj në mënyrë që në këtë sferën më të ndjeshme të shoqërisë që janë fëmijët me aftësi të kufizuara, t’i ndihmojmë që ata të integrohen në shoqëri, sepse jemi të vetëdijshëm që në shoqëritë tona që kanë qenë patriarkale, ekziston një

nevojë e madhe e promovimit të kësaj qendre dhe të vlerave të saj. Duhet ti inkurajojmë të gjithë ata prindër që fëmijët e tyre t’i integrojnë në shoqëri, pasi që nevojitet një gjë e tillë. Me integrimin e tyre përmes kësaj qendre do t’ ju jepet hapësirë dhe mundësi e re për t’u integruar më lehtë në shoqëri”, është shprehur Gjeloshaj, duke treguar se Komuna që ai drejton në hartimin e projektbuxhetit të këtij viti si Komunë e pavaruar, do të sigurojë mjete të posaçme financiare për këtë shoqatë joqeveritare. Ndërkohë, organizimi i mbrëmjes së donacioneve të kësaj shoqate është gërshetuar edhe me disa pikë muzikore ku nxënës të Shkollës së Muzikës në Tuz, paralele e Shkollës “Vasa Paviq” nga Podgorica, kanë luajtur pjesë të ndryshme në instrumentet: piano, klarinetë dhe violinë. Në të njëjtën kohë, në emër të QKI – së,“Malësia”, ka përshëndetur, Znj. Ajlla Turuskoviq e cila ka vlerësuar or-


MOZAIK

pisë daritet ganizimet e tilla, duke bërë thirrje që solidariteti ndaj këtyre personave me aftësi të kufizuara të rritet. Ndërkaq, drejtoresha e Shoqatës Joqeveritare, “Fëmijët e Malit të Zi”, Znj. Sabra Deceviq ka paraqitur një historik të shoqatës që nga koha e themelimit e deri më sot, duke treguar për veprimtarinë edukative në këtë qendër. “Ky është viti i tretë radhazi që po organizojmë ekspozita të tilla, por sonte kemi organizuar edhe natën e donacionave e cila ka për qëllim që të promovojë shërbimet falas që i ofrojmë në këtë qendër dhe gjithashtu të sigurojmë një shërbim falas që na ka munguar deri tani, angazhimin e një logopedi në gjuhën shqipe. Shpresoj se me këto mjete që po grumbullojmë sonte, do të mund të realizojmë edhe këtë shërbim, të kyçim një person i cili do të punojë me këta fëmijë të cilëve u nevojitet ky shërbim falas”, theksoi ndër të tjera Deceviq.

Ajo ka vënë në dukje se shoqata që ajo drejton është themeluar në vitin 2009, kurse në Tuz është hapur që nga viti 2016-të, me ndihmën e Ministrisë së Financave të Malit të Zi dhe të Komunës së Tuzit, atëherë, Komunës Urbane. “Në këtë qendër kemi afro dhjetë fëmijë të cilët vijnë çdo ditë, ku ju ofrojmë shërbime individuale por edhe në grup, ku si rezultat i këtyre të fundit, kemi sonte edhe këto punime që shikoni. Në këtë qendër, përpos fëmijëve me aftësi të kufizuara, vijnë edhe fëmijë që kanë vështirësi në mësim. Ne punojmë në atë drejtim që fëmijët të shoqërohen dhe mbështetja ndaj këtyre fëmijëve të rritet dhe të gëzojnë një përkujdesje të veçantë”, u shpreh Sabra Deceviq, drejtoreshë e qendrës. Në këtë organizim janë ndarë edhe çertifikata për nxënësit (autorët) e punimeve të cilat janë ekspozuar. Organizimi i natës së donacioneve

në Tuz, sipas organizatorëve, ka si objektiv promovimin e filantropisë dhe kyçjen e institucioneve publike, bizneseve dhe njerëzve humanë nga Malësia që së bashku të fuqizojnë veprimtarinë e kësaj shoqate, në mbështetje të këtyre personave që ata sa më mirë të integrohen në shoqëri dhe të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët. Realizimi i veprimtarisë së OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” është zhvilluar në kuadër të projektit “Akademia për Qëndrueshmëri” që realizohet në kuadër të projektit rajonal – “Kyçu dhe ndiko” – zhvillimi i filantropisë për shoqatat civile më të fuqizuara të cilin e implementon Rjeti i Fondacioneve i Evropës juglindore me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Fondit Ballkanik për Demokraci. Në Malin e Zi, projektin e realizon Fondi për Qytetari Vepruese “Fakt”. t. u. E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

27


IN MEMORIAM

Dr. Rexhep (Mustafë) Spuzha (1947-2019)

Doajen i mjekësisë së Ulqinit Më 7 qershor, papritmas ndërroi jetë Dr. Rexhep Spuzha, mjek pediatër i dalluar. Lajmi u përhap shpejt në tërë qytetin e Ulqinit. Njerëzit nuk mund të besonin se po largohet mjeku i tyre, qytetar i nderuar dhe i respektuar. ... Ai u lind më 1947 në Ulqin. Shkollën e mesme për infermieri e mbaroi në Cetinë (1965). Ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe i ka mbaruar studimet më 1970. Nga viti 1972 ka punuar si mjek i praktikës së përgjithshme në ambulancat: Ulqin, Katërkollë, Ostros dhe Sutomore. Në periudhën nga viti 1973 deri 1975 ka qenë shef i Shërbimit të mjekësisë së përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Nga viti 1975 punoi në repartin për fëmijë në Spitalin Rajonal në Tivar dhe në atë repart ka filluar specializimin në fushën e pediatrisë. Specializimin e ka vazhduar në Institutin për Mbrojtjen Shëndetësore të nënës dhe fëmijës në Beograd, të cilin e ka mbaruar në vitin 1979. Ka punuar pandërprerë si mjek pediatër në repartin e fëmijëve në Spitalin e Tivarit deri në pension. Ishte nxënës i pediatrit të famshëm Prim. Dr. Vrshka.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

... Dr. Rexhep Spuzha gjithmonë ka qenë në disponim për të vizituar fëmijët në Ulqin. Edhe në ditët e pensionit ishte shpresa e prindërve për një kujdes dhe kontroll të mirë të fëmijëve të tyre. Një natë përpara vdekjes, dy herë e vizitoi fëmijën e sëmurë. Në orët e para të ditës së premte, erdhi një nënë me fëmijën për vizitë te dr. Rexhepi. Bashkëshortja Drita i tha: “Më vjen keq, por doktori sot është shumë i sëmurë...” Pas dy orëve, Dr. Rexhep Spuzha ndërroi jetë. ... Mjek i mirë, i përkushtuar ndaj betimit të Hipokratit, asnjëherë nuk i ka thënë jo askujt. I dashuruar në vendlindje. Ka dhënë kontribut të veçantë në formimin e opinionit për rindërtimin e Xhamisë së Detarëve në Ranë. ... Vdekja e Dr. Rexhepit është humbje për familjarët e tij, por edhe për të gjithë qytetin e Ulqinit si dhe vendet ku ai ka punuar gjatë shërbimit mjekësor për më tepër se 45 vjetë. Dr. Rexhep Spuzha ishte njeri i fjalës, këmbëngulës, asnjëherë nuk ia uli kokën askujt.

Nuk ka dashur funksione, vetëm i ka interesuar mjekësia. ... Dr. Rexhep Spuzha është ndër doajenët e mjekëve të Ulqinit. Ai me shokun e tij, Xhaudet Haxhibrahimin, gjatë muajve tjerë, përveç verës, rrinë në kafenenë “Bojana”, në Ranë. Ndonjëherë iu bashkëngjitem edhe unë. Ai shprehet: “Dy muajt e verës shkojmë e rrimë dhe pimë kafe në Valdanos. Verës nuk vijmë në Ranë” (fragment nga libri “Pazari i gjytetit”). ... Do të më lejohet të shpreh emocionet e mia. Me Rexhepin kemi qenë së bashku në Shkollën për Infermieri në Cetinë, mandej në studimet për mjekësi në Beograd dhe tërë këto vite duke punuar në Ulqin dhe Tivar. Rexhepin e kam pasur më tepër se koleg, shok prej fëmijërie deri në ditët e sotme. Edhe largimi i tij në ditën e xhumasë e vërteton faktin se do ta gjejë rrugën e parajsës-xhehnetit. Ngushëllime dhe respekt të gjithë familjarëve të dr. Rexhepit. Dr. Rexhep Spuzha i takon elitës së mjekëve të Tivarit dhe Ulqinit. Prim. Dr. Gani Karamanaga


MOZAIK

Shoqata Joqeveritare “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit”

Shënoi Ditën Botërore të luftës kundër duhanit Nga kjo shoqatë, duke iu referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë theksuar se si pasojë e duhanpirjes, si forma më e rëndë e sëmundjes së varësisë, vetëm gjatë vitit të kaluar nëpër Botë kanë vdekur afro 6. 5 milion njerëz, kurse në Mal të Zi, mbi 1500 Tuz – Shoqata Joqeveritare, “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit”, Komuna e Tuzit dhe QKI “Malësia”, në prag të fundvitit shkollor, kanë organizuar ekspozitën e punimeve më të mira figurative të nxënësve të shkollave fillore në Mal të Zi, në temën: “Rreziqet që sjell duhanpirja për shëndetin”, kanë njoftuar nga kjo shoqatë. Duke iu referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ata kanë theksuar se si pasojë e duhanpirjes, si forma më e rëndë e sëmundjes së varësisë, vetëm gjatë vitit të kaluar nëpër Botë kanë vdekur afro 6. 5 milionë njerëz, kurse

në Mal të Zi, mbi 1500. “Ky numër fatkeqësisht do të rritet në vitet e ardhshme dhe kjo e ardhme sigurisht do të jenë deri në vitin 2030, si tek ne ashtu edhe në Botë. Prandaj, ky numër do të arrijë shifrën e mbi 1.6 miliards të personave që konsumojnë duhanin, derisa numri i të vdekurve në nivel vjetor do të tejkalojë shifrën e 9 milionëve. Tematika e konkursit tradicional për punimet figurative ka qenë: “Një Jo e madhe për duhanin, duhanpirjen dhe sëmundjet e mushkërive”, kurse asyeja për hapjen e këtij konkursi ka qenë, shënimi i Ditës Botërore të luftës

kundër duhanit”, njoftojnë nga kjo shoqatë. Sipas tyre, në këtë konkurs, i cili ka qenë i organizuar për nxënësit e shkolla fillore nga nga klasa e katërt deri në të nëntën nga i gjithë Mali i Zi, ka mbërritur një numër i madh i punimeve figurative nga shumë shkolla fillore nga Mali i Zi dhe nga pothuajse çdo qytet, punime të cilat kanë qenë të teknikave të ndryshme. Ekspozita me njëqind punimet figurative më të mira, është hapur në hollin e QKI “Malësia” e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të kësaj jave. t. u.

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

29


KULTURË

Në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë

Akademi solemne kushtuar mësuesit Këshilli nismëtar i Shtëpisë së Kulturës në Nju-Jork, në shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë mësuesit që dhanë kontributin e vet mësimor edukativ në Vuthaj, vendosi t’i përkujtojë ata përmes një akademie solemne. Vuthaj – Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë është vendbanim me popullatë tërësisht shqiptare. Është fshat piktoresk me pozitë kodrinore, me bukuri të rralla natyrore (kanione, ujëvara, shpella etj.), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizituesve nga komuna dhe më gjerë. Mysafirët, me rastin e vizitës së bërë fshatit fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me një trevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, e të cilat rrallëkund mund t’i hasim, si Ujëvara Gërla, Syri i kaltër (i Skavkaçit), Lugina e Ropojanit, Bjeshka e Bjeliçit, Krojet e Ali Pashë Gucisë etj. Në të kaluarën jo shumë të largët, Vuthajt ishin njëri ndër fshatrat më të mëdhenj në trevën e Komunës së atëhershme të Plavës. Asaj kohe numëronte mbi 200 familje me mbi 1200 banorë. Mirëpo, për fat të keq, migrimi i hovshëm i banorëve të tij e bëri të veten. Dita-ditës, fshati u boshatis me të madhe. Destinacionet dhe orientimet e vuthjanëve ishin, por edhe më tutje janë, kryesisht në SHBA, por edhe ato të Evropës dhe kontinenteve të tjera. Por edhe përkundër kësaj, vuthjanët ndjejnë mallëngjim, respekt dhe dashuri për vendlindjen e vet, të cilën e kanë në zemër dhe e duan “me mish e shpirt”, siç thonë ata. Këtë e dëshmojnë godinat e reja të shtëpive familjare, por edhe objekteve të tjera kulturore, shoqërore dhe turistike, si dhe vizitat e tyre të vazhdueshme që i bëjnë vendlindjes.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Mu pranë godinës së shkollës fillore katërklasëshe, riparimi i së cilës u bë vitin e kaluar me investimin e Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, gjendet objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili para disa vitesh nga pesha e rëndë e borës pësoi dëmtime të mëdha, plotësisht u thye dhe u shkatërrua çatia, e po ashtu dëme të mëdha pësuan edhe hapësirat e lokaleve të saj shfrytëzuese duke u shndërruar në një gërmadhë. Gjendja e tillë e tij u ra në sy dhe u ngulit në mendjen e vuthjanëve vendas, por edhe të atyre në Diasporë, duke i nxitur dhe motivuar që sa më shpejt të ndërmarrin nismën dhe t’i përvishen punës në rikonstruksionin e saj. Nismën e

parë në këtë drejtim të parët e ndërmorën vuthjanët mërgimtarë në NjuJork, të cilët para dy vitesh formuan këshillin “nismëtar” 11 anëtarësh, hartuan projektin, mblodhën mjetet e destinuara dhe angazhuan kryesinë e punëve ndërtimore. Në këtë drejtim gjetën përkrahje edhe prej vuthjanëve vendas dhe të tjerë në Evropë e gjetiu. Punët vajtën mbarë dhe përurimi solemn i objektit u bë më 2 gusht 2017. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë që ka luajtur Shkolla fillore katërklasëshe në këtë fshat në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave, të cilët në të i kanë marrë hapat e parë të dritës dhe


KULTURË

dijes, prej nga kanë dalë më vonë intelektualë të shquar e mirënjohur të profileve të ndryshme kulturore, shoqërore, artistike, shkencore, sportive etj., të cilëve shkronjat e para ua kanë mësuar një plejadë e tërë mësuesish vendorë dhe të jashtëm, Këshilli nismëtar i Shtëpisë së Kulturës në Nju-Jork, në shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë mësuesit që dhanë kontributin e vet mësimor edukativ në Vuthaj, vendosi t’i përkujtojë ata përmes një akademie solemne. Kështu në marrëveshje, mbështetje dhe përkrahje të tyre, të shtunën, më 8 qershor, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës u mbajt akademia solemne me moton “T’i nderojmë mësuesit”, qëllimi i së cilës ishte përkujtimi dhe falënderimi i mësuesve për kontributin e tyre prej fillimit të punës së kësaj vatre arsimore e deri më tani, por në radhë të parë vendosja e fotoportreteve të tyre (23 mësuesve) në ballinat e mureve të dy lokaleve të bibliotekës në katin e parë të Shtëpisë së Kulturës. Moti i bukur me diell mundësoi që në sallën e këtij objekti kulturor të tubohen personalitete të ndryshme: mësues, arsimtarë, nxënës, studentë,

bashkëvendës, familjarë trashëgimtarë të mësuesve që nuk janë më në jetë, mysafirë dhe të tjerë, për të shënuar sa më mirë akademinë solemne kushtuar mësuesve të kësaj shkolle. Moderatorja e programit manifestues, vashëza simpatike, Eliza Kukaj, me zë të ngrohtë përshëndeti gjithë të pranishmit, e në veçanti mysafirët të cilëve u dëshiroi mirëseardhje, duke i njoftuar pastaj me rrjedhat e tij. Përfaqësuesi i programit të manifestimit, prof. Fadil Ulaj, në fjalën e vet të rastit u shpreh: “Të nderuar të pranishëm, nxënës, mësues, studentë, arsimtarë, bashkëvendës, mysafirë dhe gjithë të tjerë, ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve dhe mirë se keni ardhur në Vuthaj, në këtë manifestim kulturor me moton ‘T’i nderojmë mësuesit’ – vendosjen e foto-portreteve të mësuesve në ballinat e mureve të lokaleve të bibliotekës së këtij objekti (të 23 sish) që nga hapja e shkollës së parë shqipe e deri më tani. Jemi tubuar në vendin e penës e të diturisë për të nderuar ata që ndezën fanarët e parë për të ndritur mendjen dhe shpirtin e shumë gjeneratave”. Në vazhdim, Ulaj tha se “me këtë rast

përshëndes kontributin e Diasporës tonë, sidomos të atyre në SHBA, për rikonstruksionin e kësaj Shtëpie kulture ku ndodhemi sot, dhe që nuk është objekt i vetëm, por janë edhe disa të tjera në Plavë e Guci, e në veçanti mbështetjen dhe përkrahjen e Këshillit nismëtar të Shtëpisë së këtushme të Kulturës, me seli në Nju-Jork. Për ta nderuar gjithmonë mësuesin e parë të Vuthajve, foto-portreti i Josip Relës qëndron i vendosur në ballinën e murit të kësaj salle ku jemi, përkrah figurave më të shquara kulturore dhe luftarake të Plavë-Gucisë: akademik Rexhep Qosja, Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri dhe dëshmori më i ri nga Vuthajt, Jeton Dedushaj”. Të pranishmit i përshëndeti edhe prof. Hasnije Kukaj - Gjonbalaj, e cila në mënyrë koncize dhe kronologjike i njoftoi me historikun e bujshëm të arsimimit shqip të vuthjanëve dhe Vuthajve në përgjithësi. Akademia solemne u shënua edhe me program të begatë dhe të larmishëm kulturor e artistik, me recitime, recitale, këngë dhe valle, të cilat i performuan nxënësit dhe valltarët e SHKA “Maja e Karajfilit” dhe të shkollës së Gucisë. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Dita e Rumisë 2019

Vazhdim i traditës shumëshekullore dh dashurisë ndaj Rum Shoqata e Bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini ditën e diel organizoi edicionin e sivjetëm të manifestimit tradicional gjithëpopullor ”Dita

“ 32

e Rumnisë 2019”. Ky udhëtim sivjet është zhvilluar nga një shtegtim, nga fshati Brisk, prej ku në ora 6-të të mëngjesit, 40-50 bjeshkatarë,

adhurues të natyrës, traditës, historisë, kulturës dhe bjeshkatarisë etj., u ngjitën në malin e Rumisë. Atje u takuan me afro 20 kolegë

Kryetari i shoqatës Fatmir Markashi thotë se masivizimi sivjet nuk ishte në nivelin e viteve të mëparshme . ” Numri i bjeshkatarëve që dolën sivjet në malin Rumi ishte më i vogël, pasi edhe temperatura e ajrit atë ditë po thuaj ishte ekstreme dhe bjeshkatarëve u shkaktoi vështirësi si asnjë herë më parë gjatë viteve të kaluara. Me këtë rast u zhvilluan garat popullore sportive tradicionale, në katër disiplina: hedhjen e gurit, kërcim nga vendi , qitjen me pushkë ajrore dhe tërheqjen e litarit. Në hedhjen e gurit vendin e parë e mori Hasim Shurna nga Prishtina, më së largëti nga vendi kërceu Ardit Astafa, qitësi më i suksesshëm me pushkë ajrore u shpall Medin Tagani, kurse ekipi veteran me kapitenin Riza Gjelloviq ishte fitues në tërheqjen e litarit

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019


MOZAIK

Ky manifestim, shton Markashi , ia arriti qëllimit, ruajtjen dhe përtëritjen e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majën e malit të Rumisë, i cili konsiderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Rëndësi e posaçme e këtij manifestimi është edhe njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane, shoqërimi i bjeshkatarëve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre

he misë kampistë të cilët kishin dalë një natë më parë dhe kishin fjetur atje. Kryetari i shoqatës Fatmir Markashi thotë se masivizimi sivjet nuk ishte në nivelin e viteve të mëparshme . ” Numri i bjeshkatarëve që dolën sivjet në malin Rumi ishte më i vogël, pasi edhe temperatura e ajrit atë ditë pothuaj ishte ekstreme dhe bjeshkatarëve u shkaktoi vështirësi si asnjë herë më parë gjatë viteve të kaluara. Me këtë rast u zhvilluan garat popullore sportive tradicionale, në katër disiplina: hedhjen e gurit, kërcim nga vendi , qitjen me pushkë ajrore dhe tërheqjen e litarit. Në hedhjen e gurit vendin e parë e mori Hasim Shurna nga Prishtina, më së largëti nga vendi kërceu Ardit Astafa, qitësi më i suksesshëm

me pushkë ajrore u shpall Medin Tagani, kurse ekipi veteran me kapitenin Riza Gjelloviq ishte fitues në tërheqjen e litarit. Në këtë manifestim në mënyrë të organizuar munguan mysafirët e disa edicioneve të mëparshme, si grupi i bjeshkatarëvee nga Shkodra, Prishtina dhe Tetova”, thotë Markashi. Megjithatë, ky manifestim, shton Markashi , ia arriti qëllimit, ruajtjen dhe përtëritjen e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majën e malit të Rumisë, i cili konsiderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Rëndësi e posaçme e këtij manifestimi është edhe njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane, shoqërimi i bjeshkatarëve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet

tyre. Sipas fjalëve të kryetarit të shoqatës Fatmir Markashit, grupi i tij i bjeshkatarëve javën e ardhshme do të jenë mysafirë në manifestimin që do të fillojë në Kojë dhe do të përfundojë në malin historik të Greçës ( në Triesh) , të cilin e organizon Shoqata “ Labeatët” nga Malësia. Një javë më pas do të marrin pjesë në manifestimin “ Ditët e Lubotenit” në Kaçanik, të Kosovës. Markashi me këtë rast falënderon të gjithë sponsorët dhe donatorët e këtij manifestimi, duke filluar nga sipërmarrësit privatë, Komunën e Ulqinit, Ndërmarrjen për Veprimtari Komunale e të tjerët. Gj.Gonaj E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

33


SPORT

Kosova shkruan historinë në Bullgari

Fitorja e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian Pas dy barazimeve të arritura në fushën e vet ndaj Bullgarisë (2:2) dhe në fushën kundërshtare të premten mbrëma ndaj Malit të Zi në Podgoricë (1:1), përkundër epërsisë në lojën e treguar, Kosovës më në fund i ka buzëqeshur fati të hënën mbrëma në kryeqytetin bullgar Sofje, duke shënuar fitore historike ndaj Bullgarisë, të parën në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Rusi 2020”. Kosova e ka fituar me përmbysje ndeshjen në stadiumin “Vasil Levski”. “Dardanët” kanë mundur Bullgarinë 3:2 në Sofje, me golin e shënuar krejt në fundin e ndeshjes. Në pjesën e parë, Milot Rashica shënoi në minutën e 14-të, por bullgarët e barazuan rezultatin në fundin e pjesës së parë.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Në pjesën e dytë, Bullgaria e përmbysi rezultatin duke shënuar golin e epërsisë, për 2:1, por Kosova barazoi shpejt me Vedat Muriqin. Heroi i ekipit të trajnerit zvicerian Bernard Challandes në këtë takim ishte zëvendësuesi Elbasan Rashani, që shënoi krejt në fund, në minutat shtesë të ndeshjes, për 3:2. Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në ndeshje të vlefshme për kualifikim në një kampionat evropian.

Challandes: Në Sofje sikur të luanim në shtëpi

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka lavdëruar ekipin e tij për fitoren 2 me 3 ndaj Bullgarisë në sekondat e fundit në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020”.

Ai ka thënë se lojtarët me sulmet e pareshtura më në fund u shpërblyen dhe ka thënë se kjo fitore erdhi pas dy barazimeve të pamerituara ndaj Bullgarisë në Prishtinë e Malit të Zi. “Është fitorja e parë në kualifikime. Jam i lumtur për fitoren. Ekipi meritoi fitoren. Ishim të zhgënjyer në ndeshjen e parë në Prishtinë. Ishim të zhgënjyer edhe në Mal të Zi, por tani jemi shpërblyer për punën dhe mentalitetin sulmues. Në kohën sa ishim 2 me 2, nuk mund ta kontrolloja ekipin. Shkonin vazhdimisht përpara dhe në fund morën shpërblimin e merituar. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Kanë bërë lojë shumë të mirë”, ka thënë Challandes. Ai ka thënë se është i mahnitur me kombëtaren duke marrë parasysh


SPORT

UEFA komenton fitoren spektakolare të Kosovës Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka komentuar fitoren spektakolare të Kosovës në sekondat e fundit ndaj Bullgarisë, në eliminatoret për Euro 2020. “Kosova ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe është vetëm një pikë prapa Anglisë (që ka një ndeshje më pak) dhe kundërshtarit tjetër Çekisë. Teksa Kosova është pa humbje në 14 ndeshje, Bullgaria ka shtatë ndeshje pa fitore dhe vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA.

moshën mesatare tejet të re. Ka thënë se kjo është shenjë shumë e mirë për të ardhmen e Kosovës. Për përkrahjen e tifozëve ka thënë se ishte tejet e rëndësishme. Sipas tij, Kosova në Sofje luajti sikur të ishte në shtëpi. “Sot nuk luajtëm si mysafir. Në Prishtinë normalisht është tjetër ndjenjë, por pati shumë edhe këtu”, ka thënë ai. Në fund Challandes ka treguar se u ka thënë lojtarëve që “ju nuk jeni lojtarë të zakonshëm sikur të tjerët”. “U kam folur për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vjet. U kam thënë lojtarëve se ju nuk mund të jeni lojtarë si të tjerët duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të shkuara në Kosovë. Ata sot ishin

të mrekullueshëm. Luajtën qartë për Kosovë”, është shprehur Challandes. Challandes ka theksuar se Kosova ndaj Bullgarisë luajti pa “Ronaldon” e vet, Arbër Zenelin.

Rashica ia dedikon fitoren të gjithë kosovarëve dhe lojtarëve të lënduar

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ia ka dedikuar fitoren ndaj Bullgarisë në eliminatoret për Euro 2020, të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe lojtarëve të cilët munguan të hënën për shkak të lëndimeve. Rashica shënoi golin e parë dhe asistoi në të fundit, në fitoren 2 me 3 në Sofje. Pas takimit ka thënë se është tejet i lumtur që më në fund u shpërblye

loja e mirë e Kosovës. “Pas gjithë atyre ndeshjeve të mira që bëmë e që ishim të pafat, më në fund u shpërblyem. Goli në minutat e fundit e bëri edhe më të veçantë këtë natë. Faleminderit gjithë tifozët. Kjo fitore shkon për krejt Kosovën. Besoj se kemi një të ardhme shumë të mirë dhe po luajmë futboll jashtëzakonisht të mirë e shpresoj të arrijmë atë që po e shpresojmë. Golin ia kam dedikuar jo veç Arbrit, por edhe Hekuranit, Valonit, Herolindit e të gjithë atyre që s’janë”, ka thënë ai. Pas tri ndeshjeve të luajtura, Kosova ka grumbulluar 5 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë në grupin A të kualifikimeve për “Euro 2020”, pas Anglisë dhe Çekisë. (Kohapress) E ENJTE, 13 QERSHOR 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 13 qershor

2019 Viti XVlll Numër 867 Çmimi

0,50

Dështime të dhimbshme të politikës shqiptare në Mal të Zi!

ISSN 1800-5696

Euroskeptikët dhe integrimi europian

Amerika na ka dhënë shumë, ia kemi borxh të veprojmë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.