Koha 868

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 20 qershor 2019 Viti XVlll Numër 868 Çmimi 0,50

Përtej emrit ISSN 1800-5696

Të punojmë bashkë për të ruajtur veten

Miratohet Statuti i Komunës së Tuzit


PËRMBAJTJE

4

6 Njohje me potencialet dhe planet zhvillimore

Besëlidhja për të shpëtuar kombin

14

16 Film dokumentar me një rrëfim të bukur poetik

Cunami Pellazgo-Ilir

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019


PËRMBAJTJE

18

19 Bjeshkët e Nemuna, Park kombëtar i përbashkët

Shpalosje e vlerave dhe potencialeve të Anës së Malit

20

26 Afaristi Pero Kolçaj ndihmon dy fëmijët jetimë

Të ardhurat investohen në mënyrë të pabarabartë në komuna

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 20 qershor 2019 Viti XVlll Numër 868 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Të punojmë bashkë për të ruajtur veten

Miratohet Statuti i Komunës së Tuzit

veten të ruajtur bashkë për Të punojmë

Tuzit Komunës së Statuti i Miratohet

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Përtej emrit

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Përtej emrit

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadorja e SHBA–së në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, qëndroi për vizitë në Ulqin

Njohje me potencialet dhe planet zhvillimore Ulqin – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka qëndruar gjatë javës së kaluar në vizitë zyrtare në Ulqin. Nga zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit kanë njoftuar se ambasadorja Reinke dhe shefi i seksionit politik pranë Ambasadës së SHBA-së, Luis Giter, janë pritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtorët e tij. Në deklaratën për shtyp thuhet se Ambasadorja Reinke është interesuar që të njihet më për së afërmi me planet zhvillimore të Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë. Ajo ka vlerësuar resurset e shumta dhe bukuritë mahnitëse të Ulqinit,

4

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

duke veçuar disa nga to me vlera të jashtëzakonshme. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka vlerësuar lart marrëdhënijet ndërmjet dy vendeve dhe rolin e SHBA-së në anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ai ka thënë se klima për investime dhe interesimi i të huajve për të investuar në Ulqin është gjithnjë e më i madh. Nrekiq ka nënvizuar edhe rolin e diasporës sonë në SHBA dhe ka kërkuar që investitorët amerikanë të jenë të pranishëm në projektet investuese në Ulqin. Nga ana e saj, Ambasadorja Reinke ka premtuar angazhimin dhe ndihmën e Ambasadës së SHBA-

së në këtë drejtim dhe në forcimin e marrëdhënieve gjithnjë e më të mëdha ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë. Gjatë vizitës së saj në Ulqin, Ambasadorja e SHBA-së ka takuar ndër të tjerë edhe drejtuesit dhe aktivistët e OJQ “Amaneti”. “Kemi qenë të befasuar pozitivisht kur para një muaji na kanë njoftuar që Ambasadorja e SHBA-së dëshiron të vizitojë organizatën tonë. Kjo është njohje e madhe për ne dhe motiv shtesë për veprimtarinë tonë të ardhshme”, kanë deklaruar nga kjo shoqatë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi mbajtën ligjëratë për promovimin e Ushtrisë së Malit të Zi

Të pranishmit u njoftuan mbi funksionimin e ushtrisë Tuz – Komunën e Tuzit e kanë vizituar përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi, e cila në bashkëpunim me Komunën e Tuzit ka organizuar një ligjëratë mbi promovimin e Ushtrisë së Malit të Zi dhe thirrjes ushtarake, njoftohet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Komunës së Tuzit. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gje-

loshaj, gjatë fjalës përshëndetëse, ka falënderuar Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi për këtë orë qytetare për banorët e Tuzit, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të mëtejshëm me Ministrinë përkatëse. Mbi këtë tematikë, sipas njoftimit, ka ligjëruar drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Mihajllo Volkov, i cili para të pranishmëve ka

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj gjatë fjalës përshëndetëse, ka falënderuar Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi për këtë ore qytetare për banorët e Tuzit, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të mëtejshëm me Ministrinë përkatëse paraqitur programin e funksionimit të Ushtrisë së Malit të Zi, duke ju bërë thirrje të gjithë të interesuarve, në veçanti maturantëve, që të njihen më gjerësisht me programet dhe mundësitë që ofron Ministria e Mbrot. u. jtjes e Malit të Zi.

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

8 QERSHORI – DITA E BESËS SË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Besëlidhja për të shpëtuar kombin Ishte 10 Qershori i vitit 1878 kur është mbajtur Kuvendi Kombëtar në Prizren, ku u përfaqësuan të gjitha krahinat e Atdheut, me qëllim, sipas fjalëve të Abdyl Frashrit, “Që t’u presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”, ka thënë ndër të tjera, Abdyl Frashëri

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Aty u vendos njëzëri themelimi i “Lidhjes Shqiptare”, si organizata e vetme kombëtare shqiptare, objektivi i të cilës do të ishte bashkimi i të gjithë shqiptarëve në luftën për të mbrojtur territoret autoktone shqiptare dhe për të siguruar të drejtat kombëtare të të gjithë Shqiptarëve. Një Komitet Qendror u krijua për të drejtuar Lidhjen e Prizrenit, ndërkohë që u morën vendime me rëndësi historike për Kombin dhe i cili do të ushtronte kontroll mbi të gjitha degët e tija. Ky Komitet, si institucioni përfaqësues më i lartë i Lidhjes së Prizrenit, kishte një përfaqësi mbarëkombëtare 47- antarëshe nga të gjitha trevat shqiptare. Qershori i vitit 1878 ishte muaji i Lidhjes së Prizrenit, por edhe i memorandumeve, peticioneve që hartuan shqiptarët në mbrojtje të të drejtave të tyre kombëtare dhe të tërësisë tokësore, por edhe i protestave të organizuara anembanë trojeve shqiptare. Në një memorandum të

6

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

datës 13 qershor, 1878, shkodranët i shkruajnë, ndër të tjera, kryeministrit britanik të asaj kohe, Lordit Beaconsfield: “... Ashtu si nuk jemi dhe nuk duam të jemi turq, po ashtu e kundërshtojmë me të gjitha forcat tona cilindo që do të dëshironte të na bënte sllavë, ose austriakë ose grekë... Ky karakter kombëtar që nuk është përgënjeshtruar kurrë dhe që ka luftuar ngadhënjimisht kundër egërsisë osmane për më shumë se katër shekuj, nuk mund dhe nuk duhet të zhduket tani në këtë shekull qytetërimi nga dora e aeropagut evropian...”. Nga protesta e 16 qershorit, 1878 në Shkodër, në një memorandum të nënshkruar nga 320 përfaqësues të popullsisë së rretheve të Tiranës, Durrësit, Krujës, Lezhës, Shkodrës, Ulqinit, Tivarit, Podgoricës e tjera, ndër të tjera thuhet: “Ne të nënshkruarit, në emër të të gjithë popullit, kemi nderin të shpallim se kombi shqiptar, qoftë mysliman, qoftë katolik, që ndryshon prej sllavëve... është njëzëri i vendosur të mbrojë Atdheun e vet kundër ndarjes së territorit që është projektuar, si një veprim që është në kundërshtim me historinë e tij, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij...” Ndërsa në memorandumin drejtuar ministrave të jashtëm të Fuqive të Mëdha, disa personalitete shqiptare që ndodheshin në Stamboll, shkru-

ajnë: “Duke i parashtruar Kongresit dëshirat e veta dhe duke iu lutur që t’i marrë ato parasysh, populli shqiptar proteston përball Evropës kundër aneksimit të cilësdo pjesë më të vogël të truallit të tij nga një komb tjetër dhe shpall se është gati të bëjë fli të gjitha fuqitë e veta jetësore dhe ushtarake për ta mbajtur këtë vendim suprem, të cilin e konsideron si një detyrë të shenjtë të diktuar nga e drejta e tij dhe nderi kombëtar...” Në letrën protestë kundër të popullsisë së sanxhakut të Prishtinës drejtuar Kongresit të Berlinit më 25 qershor 1878 kundër mizorive të kryera mbi popullsinë shqiptare prej ushtrive serbe, ruse, malazeze dhe bullgare, shkruhet: “..Po qe se do të ndodhte flijimi i kombit tonë dhe ky do bëhej viktimë e padrejtësive të lartpërmendura...ne do të vdesim me nder deri tek njeriu i fundit, që të mos jemi aspak viktima e këtij nënshtrimi...”. Ndërsa në letrën e dalur nga protesta kundër mizorive të kryera prej ushtrive ruse e bullgare, drejtuar Kongresit të Berlinit më 26 qershor 1878 nga popullsitë e rretheve të Dibrës, Matit, Gjakovës Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Pejës, Manastirit, Kërçovës, Vuçitërnit, Gjilanit, Mitrovicës, Sjenicës, Gucisë, Lumës, Prizrenit, e viseve të tjera, thuhet: “...askush nga ne nuk mund të nënshtrohet pa derd-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION hur gjakun deri te njeriu i fundit...”. Dhe në vendimin që mori Lidhja Shqiptare për Jugun në mbledhjen që u bë në Janinë me 24 korrik, 1878 për ti kërkuar qeverisë osmane bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm për të mbrojtur tokat shqiptare nga copëtimi, theksohet se, “Shqiptarët, të udhëhequr nga ndjenjat e natyrshme patriotike, e gjithë Toskëria dhe Gegëria, u betuan dhe lidhën besën me shkrim për të mbrojtur tokën e shenjtë të vendlindjes...”. (Citimet e mësipërme marrë nga libri “Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 18781881”, Kristo Frashëri). Në parathënien e librit të Krsito Frashërit, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, thuhet se, “Sipas traditës së lashtë shqiptare, sa herë që vendin e kërcënonte armiku i huaj, çdo krahinë mblidhte kuvendin e saj popullor dhe aty merrej vendimi për të rrëmbyer armët kundër agresorit të jashtëm. Pastaj njëri prej tyre i ftonte të gjitha krahinat e kërcënuara në një kuvend të jashtëzakonshëm ndërkrahinor. Secila krahinë dërgonte në këtë kuvend të madh përfaqësuesit e vet, të cilët, pasi pleqëronin çështjen që shqetësonte vendin dhe pasi miratonin vendimin për një rezistencë të përbashkët, formonin e një besëlidhjeje ndërkrahinore dhe zgjidhnin një kryesi për drejtimin e saj...Zotimi që merrnin pjesëmarrësit e besëlidhjes konsakrohej me besën tradicionale shqiptare. Kush e shkelte besën poshtërohej përballë shoqërisë dhe si i tillë dënohej moralisht...”. Ja ku jemi sot! Është qershori i vitit 2019, çereku i parë i shekullit 21. Shqipëria as Kombi shqiptar nuk përballen me ndonjë kërcënim të jashtëm serioz, por fatkeqësisht përballen me atë që At Gjergj Fishta e ka cilësuar dikur si rrezikun e përbrendshem. Burrat e Lidhjes së Prizrenit ishin më të përparuar dhe më patriotë se përfaqësuesit e sotëm të klasës politike shqiptare, megjithëse kushtet politike, ekonomike dhe shoqërore ishin shumë më të vështira për ta, në krahasim me gjendjen e sotme të shqiptarëve. Besëlidhja e tyre kundër armikut dhe sfidave të përbashkëta konsakrohej me besën shqiptare! Mjafton t’i hedhësh një sy medias shqiptare kudo, për të parë se ku e ka katandisur Kombin sot, kjo

klasë politike. Ku janë sot burrat e besëlidhjes dhe të besës shqiptare? Përballë këtij rreziku të brendshëm, udhëheqësit shqiptarë, në vend që të lidhin besëlidhje në emër të interesave madhore të Kombit për zgjidhjen e sfidave dhe të kundërshtimeve politike, i shkruajnë njëri tjetrit letra nga larg dhe trokasin dyerve të kancelarive evropiane -- jo për të mbrojtur interesat kombëtare kundër synimeve armiqësore të të huajve -por për tu ankuar kundër njëri tjetrit, para autoriteteve të jashtme. Në qoftë se qershori i vitit 1878 ishte muaji i shpresave për Kombin shqiptar, i besëlidhjes dhe i besës për të shpëtuar Kombin nga kërcënimet e armiqve të jashtëm, qershori i vitit 2019 -- ndonëse Kombi shqiptar nuk kërcënohet nga ndonjë armik i jashtëm -- pa dyshim është muaji dhe viti i zhgënjimeve politike e shoqërore, mos më keq, pasi rreziku është i brendshëm dhe i shkaktuar nga vetë klasa politike aktuale e shqiptarëve, vetëm e vetëm për hir të interesave të tyre personale e partiake. Zëri i burrave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bën sot jehonë, në këtë 141-vjetor të saj. U bën thirrje, në emër të karakterit kombëtar, që të dilni ngadhënjimtare nga ky kaos dhe egërsi politike në të cilën e keni hedhur vendin. Ashtu si në kohën e Lidhjes së Prizrenit, të “udhëhequr nga ndjenjat e natyrshme patriotike” të shqiptarëve dhe jo “në kundërsh-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tim me historinë e tij, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij...”. Besoj se duhet të jeni të vetëdijshëm se, në qoftë se me të vërtetë reflektoni mbi veprimet tuaja politike sot, ato janë në kundërshtim të plotë me historinë e Kombit shqiptar, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij kombëtare dhe politike. Në këtë përvjetor, burrat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bëjnë thirrje ju – klasës politike aktuale të shqiptarëve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë -- që të vendosni interesat e Kombit mbi të gjitha, të zgjidhni problemet tuaja politike bazuar në një besëlidhje të konsakruar me besën tradicionale shqiptare, ashtu siç bënë ata në kohën e tyre, me qëllim sipas Abdyl Frashrit, “Që t’u presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë” – “si një detyrë të shenjtë të diktuar nga e drejta e tij dhe nderi kombëtar...” Për ndryshe, jeni në udhën e gabuar dhe në kundërshtim të plotë me historinë e shqiptarëve, në përgjithësi, përfshirë angazhimet dhe zotimet e burrave të Lidhjes së Prizrenit, 141 vitë më parë. Si të tillë, në qoftë se vazhdoni në këtë rrugë, do të poshtëroheni politikisht dhe do të dënoheni moralisht –si politikanë individë dhe si grup politikanësh -- nga ky brez dhe nga brezat e ardhshëm të shqiptarëve. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Wired

Cili është morali i “Game of Thr Jacopo Di Miceli

Morali politik i serialit të famshëm “Game of Thrones”, përmblidhet në fatin tragjik të Daenerys Targaryen: ruhuni nga revolucionet, madje edhe nga ato që duken si më idealiste, pasi përmbajnë brenda vetes farat e terrorizmit totalitar; është më mirë të ndiqet një politikë e kujdesshme, e hapave të vegjël, të cilat nuk i frikësojnë të moderuarit. Kjo është ajo që duket se sugjerojnë skenaristët në fundin e lumtur të serialit, që me ekuivalenten fantazmagorike të Kongresit të Vjenës të vitit 1815, shënon një restaurim thelbësor të premisave me të cilat kishte nisur, me të vetmin ndryshim që institucioni i monarkisë, tani nuk është më dinastik por zgjedhor. Ky nuk është një lexim komod për ata – dhe mesa duket për shumicën – që kishin shpresuar në rrëzimin e sistemit feudal të kontinentit perëndimor. Por në retrospektivë, problemi më i dukshëm është se bëhet fjalë për një lloj morali shumë pak të guximshëm, në mos konservator dhe reaksionar. Sigurisht, do të ishte jorealiste të shihej një tranzicion i shpejtë, drejt një forme të sistemit presidencial me një të drejtë universale të votës, siç propozohet pa hezitim nga Sam Tarly: në Westeros nuk ekzistojnë thjesht kushtet, për diçka të ngjashme me demokracinë. Në mesin e popullit, për aq sa dimë

8

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

– dhe njohuritë tona mbi shtresat e ulëta janë shumë të dobëta, e gati gjithnjë të ndërlidhura me sfondin e luftërave mes familjeve të mëdha mbretërore – nuk gjallon as vetëdija se një e drejtë e tillë mund të fitohet. Më së pari, duhet të lindë një formë e Iluminizmit. E megjithatë, ishte legjitime të pritej një përparim më i madh politik, sesa ai që iu prezantua publikut. Në këtë kuptim, Daenerys përfaqësonte opsionin më realist të reformimit. Ajo kishte legjitimitetin tradicional, si vajza e e mbretit të fundit Targaryen, forcën e një ushtrie të fuqishme dhe të 3 dragonjve të mëdhenj, dhe mbi të gjitha legjitimitetin moral, që rrjedh nga veprimet konkrete, siç është çlirimi i skllevërve në Essos. Megjithëse i fokusuar shumë pak në film, horizonti politik i Khaleesit ishte më radikal: thyerja e cilkit të familjeve që për shekuj me radhë sundonin kontinentin, duke alternuar njëratjetrën, duke shtypur të gjithë ata që kishin nën vete, të pasur apo të varfër qofshin. Se sa do të ishte realizuar ky projekt, kjo është e paqartë. Edhe këshilltari i saj Tyrion, nuk shkon përtej aluzioneve të përgjithshme për krijimin e “një bote më të mirë”. Kufizimet e transpozimit televiziv? Ka mundësi. Një nga pyetjet që George RR Martin donte t’i bënte Tolkien, kishte të bënte me përmbajtjen praktike të ushtrimit të pushtetit:” Cila ishte politika fiskale e Aragorn? Të mbante një ushtri? Po çfarë bënte në kohën e përmbytjeve dhe zisë së bukës?”. Thelbi i historisë ndryshon në pasojat psikologjike dhe personale që shkakton pushteti. Pushteti e korrupton natyrën njerëzore: është ky mesazhi apolitik që na jep sezoni i fundit i ”Games of Thrones”. Dhe është një

mesazh i përsëritur herë pas here, kur Varys vlerëson ngurrimin e Jon Snow në komandën e ushtrisë, ose kur Tyrion i lutet Bran-it indiferent, për të pranuar për të mirën e përbashkët, rolin e sovranit të ri. Prandaj, nuk është për t’u habitur, që shikuesit, të mësuar me një seriail të bazuar në mendimin e Makiavelit në sezonet e para, janë të çorientuar dhe zhgënjyer, nga një finale e karakterizuar nga vlerësime të tilla moralistike. Dhe të metat e mëdha në narracion, janë pasoja e drejtpërdrejtë e kësaj. Për shembull, kujtoni kulminacionin dramatik të episodit të fundit, vrasjen e Daenerys, që përshkruhet sipas lig-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

politik rones”

jësive klasike të tiranisë. Megjithatë, skenari në të cilin lëviz Jon nuk është më i favorshmi: qyteti është gjysmë i shkatërruar dhe nën pushtimin e një ushtrie pushtuese, dhe aleati i tij i vetëm është ish-kalorësi i parë i mbretëreshës, tanimë i burgosur, dhe personi i ardhshëm që dënohet me vdekje. Një komplot i këtij niveli, do të kërkonte bashkëpunëtorë të tjerë shumë të vendosur, një projekt politik post-Daenerys, ose të paktën një plan arratie. Asnjë nga këto aspekte, nuk e shqetëson të manipulueshmin Jon. Sigurisht, që nuk do të ishte rasti i parë i një komploti kaotik. Bruti dhe Kasi, udhëheqësit e komplotit

Thelbi i historisë ndryshon në pasojat psikologjike dhe personale që shkakton pushteti. Pushteti e korrupton natyrën njerëzore: është ky mesazhi apolitik që na jep sezoni i fundit ”Games of Thrones”. Dhe është një mesazh i përsëritur herë pas here, kur Varys vlerëson ngurrimin e Jon Snow në komandën e ushtrisë, ose kur Tyrion i lutet Bran-it indiferent, për të pranuar për të mirën e përbashkët, rolin e sovranit të ri

të Ideve të Marsit, e vranë Çezarin duke mashtruar veten se njerëzit do t’i vlerësonin ata si çlirimtarë, dhe se rikthimi në formën më të pastër republikane të qeverisjes, ishte ende i mundur. Por përballë zemërimit popullor, ata u detyruan të arratiseshin nga Roma, dhe të ndjekur nga ushtritë e trashëgimtarëve të Çezarit, Antonit dhe Oktavianit, kryen vetëvrasje. Megjithatë, sado naivë që ishin, vrasësit e Çezarit të paktën e imagjinuan një alternativë. Jon-i jo. Kjo është arsyeja pse nuk ka asgjë të vërtetë politike në vrasjen që ai kryen. Është thjeshte një akt moral, i shkëputur nga konteksti politik, ashtu

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

edhe nga pasojat që ai vetë mund të vuajë. Dhe në fakt, Jon në dallim nga Daenerys, heroina e vërtetë politike, është një hero moral: ashtu si Ned Stark, nuk do që të ndërtojmë një botë të mirë, kërkon vetëm që i miri të jetë ai. Por, në qoftë se Ned, për shkak të karizmës së dobët politike, e humbi kokën, Jon përkundrazi mbijeton. Është e qartë, se në qoftë se mekanizmat Makiavelianë – dhe jo moralizues të sezoneve të para do të përdoreshin, një rast i tillë do të ishte përjashtuar. Çfarë do të ndodhte? Krimbi i Hirtë do të kishte ekzekutuar Jonin pas një gjyqi të shkurtër, ose mbase me shumë gjasa atë do të kishin vrarë Dothrakët. Në një fjalim të famshëm në episodin e gjashtë të sezonit të gjashtë, Daenerys i zgjodhi të gjithë Dothrakët si “kalorës të gjakut”, të cilët, në traditën e njerëzve që qëndrojnë mbi kuaj, janë 3 truproja që i kushtojnë jetën e tyre Khaleese-t, dhe që hakmerren në rastin e vdekjes së saj. Por, përse njerëz kaq jopaqësorë nuk ndërmarrin hakmarrjen e tyre? Këtu është një pyetje tjetër: pse ushtria e Khal-ezëve, më e forta në kontinent, vendos të largohet, për më tepër pas disa muajsh bashkëjetese paqësore me vrasësit e komandantit të saj? Historia na vjen sërish në ndihmë, për të theksuar pamundësinë politike. Ashtu si Daenerys, edhe Aleksandri i Madh vdiq papritur, pa trashëgimtarë dhe me një perandori të madhe mbi shpatulla. Por pas vdekjes së tij, maqedonasit nuk menduan as edhe për një moment të riktheheshin në atdhe, pas viteve të sakrificave nëpër luftëra. Gjeneralët e Aleksandërit, ndanë me forcë tokat e pushtuara, teksa seicili u përpoq të krijonte dinastinë e tij. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Përtej emrit Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Çdo gjuhë ka huazime, por për t’u konsideruar e lashtë ajo duhet të ruajë të paktën një simbol nga koha kur është folur për herë të

“ 10

Kontaktet mes shqipes dhe ndonjë prej gjuhëve të Afrikës janë të p afrikane drejt stepave të Azisë, dhe prej andej u shpërnda nëpër E parë. Njeriu kupton vërtet atë që flet kur hyn thellësisht në kuptimin e një fjale. Kjo shpesh quhet ‘etimologji’, që është studimi i ndjen-

jës së vërtetë të fjalës. Leonard Newmark, albanolog, thoshte se përemri i pacaktuar ‘njëri’ ‘gjithkush, dikush’, dallohet

Leonard Newmark, albanolog, thoshte se përemri i pacaktuar ‘njëri’ ‘gjithkush, dikush’, dallohet në mënyrë të qartë nga emri ‘njeri’. Por kjo nuk do të thotë se ‘njëri’ dhe ‘njeri’ nuk rrjedhin nga e njëjta fjalë, në fakt nga dy; sepse ishte numri ‘një’ që solli përemrin ‘njëri’ prej nga erdhi emri ‘njeri’. Mes etimologëve është rënë dakord se ‘njeri’ vjen nga shqipja e vjetër ‘njer’ Sinonimet në shqip për ‘njeri’ janë shpirt, qenie njerëzore, njerëzim. Në legjenda të ndryshme të origjinës ‘njeri’ do të thotë ‘udhëtar’. Ndërsa sipas një legjende afrikane, ‘Njeri’ është një prej heronjve të mitologjisë së krijimit të njerëzimit

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

paimagjinueshme, prandaj mendja shkon thellë në kohërat më të lashta kur njeriu i parë migroi nga pyjet Evropë. Dhe fjala ‘njeri’ u trashëgua në gjuhën shqipe, pa humbur kuptimin, si simbol i lashtësisë së saj në mënyrë të qartë nga emri ‘njeri’. Por kjo nuk do të thotë se ‘njëri’ dhe ‘njeri’ nuk rrjedhin nga e njëjta fjalë, në fakt nga dy; sepse ishte numri ‘një’ që solli përemrin ‘njëri’ prej nga erdhi emri ‘njeri’. Mes etimologëve është rënë dakord se ‘njeri’ vjen nga shqipja e vjetër ‘njer’ Sinonimet në shqip për ‘njeri’ janë shpirt, qenie njerëzore, njerëzim. Në legjenda të ndryshme të origjinës ‘njeri’ do të thotë ‘udhëtar’. Ndërsa sipas një legjende afrikane, ‘Njeri’ është një prej heronjve të mitologjisë së krijimit të njerëzimit. Kontaktet mes shqipes dhe ndon-

Çdo gjuhë ka huazime, por për t’u konsideruar e lashtë ajo duhet të ruajë të paktën një simbol nga koha kur është folur për herë të parë. Njeriu kupton vërtet atë që flet kur hyn thellësisht në kuptimin e një fjale. Kjo shpesh quhet ‘etimologji’, që është studimi i ndjenjës së vërtetë të fjalës

jë prej gjuhëve të Afrikës janë të paimagjinueshme, prandaj mendja shkon thellë në kohërat më të lashta kur njeriu i parë migroi nga pyjet afrikane drejt stepave të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Azisë, dhe prej andej u shpërnda nëpër Evropë. Dhe fjala ‘njeri’ u trashëgua në gjuhën shqipe, pa humbur kuptimin, si simbol i lashtësisë së saj. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

11


KULTURË

U përurua filmi dokumentar-artistik “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët” i autorit dr. Haxhi Shaba

Të punojmë ba për të ruajtur v

Të premten mbrëma, në kompleksin “LAMIGA” në Krythë, është përuruar filmi dokumentar-artistik “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët”, i autorit dr. Haxhi Shabani. Siç kuptohet nga vetë titulli, filmi i kushtohet trevës së Anës së Malit, duke u përqendruar në historinë, trashëgiminë, lidhjet e kësaj treve me Ulqinin dhe Shkodrën, pasuritë e ndryshme, me idenë themelore për rikthimin e vëmendjes së faktorëve të ndryshëm ndaj Anës së Malit. Filmi është realizuar prej ekipit të përbërë nga dr. Haxhi Shabani, producent dhe skenarist, me regji të Arbër Gjonit, ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët Bashkim Alaj, Edina Mustafiq dhe Simon Shkreli. Filmi është xhiruar nga Selver Vukoviq, kurse montazhin e ka punuar Edin Alija. Autori i filmit, dr. Haxhi Shabani, ka treguar se ky projekt ka zgjatur relativisht shumë, rreth tre-katër vite, që nga skenari deri te realizimi dhe përurimi i tij. Ai ka thënë se ka pasur synim që ata njerëz të cilët kanë punuar në këtë film, të sjellin një prodhim, “që është një film dokumentar i luajtur, edhe me elemente artistike, që sjell vlerat kryesore të kësaj treve”. Shabani ka theksuar se ideja e tij themelore ka qenë që të krijojë një grup profesionistësh, të cilët do ta japin këtë trevë në shumanshmërinë e saj, duke shtuar se ka pasur nderin të punojë me një ekip profesionistësh të rinj. Sipas tij, mesazhi kryesor i filmit mbase është që “anamalasit dhe jo thjesht vetëm anamalasit, por shqiptarët në Malin e Zi në të gjitha trevat,

12

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

duhet të punojnë së bashku për të ruajtur veten, para së gjithash”. Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në mënyrë konkrete për realizimin e filmit. Regjisori i filmit, Arbër Gjoni, ka thënë se për të ka qenë kënaqësi shumë e veçantë puna në këtë film. “Është një prej punëve që e kam bërë me shumë kënaqësi ndër shumë punë tjera që kam punuar”, ka theksuar ai, duke shtuar se zakonisht për regjisorin flet puna, jo regjisori për punën. Edhe aktori Bashkim Alaj, i cili bash-

kë me Edina Mustafiqin luajnë rolet kryesore në film, ka thënë se ky dokumentar ka qenë i veçantë për të. “Jo vetëm se unë jam prej këtij vendi, jo vetëm se unë jam rritur, jam shkolluar dhe hapat e parë i kam bërë në këtë vend, mirëpo sa herë që gjatë periudhës që kam jetuar në Kosovë, me Arbrin kur kemi bërë bashkëpunime, gjithmonë me përfundimin e projekteve kemi diskutuar mundësinë me punuar një film, në Ulqin, Anë të Malit, kudoqoftë, vetëm me e pasur ne si shqiptarë këtu diçka tonën”, është shprehur ai.


KULTURË

ani

ashkë “ veten

Alaj ka thënë se i vjen mirë që dikur profesori i tij, Haxhi Shabani, i ka bërë bashkë të gjithë njerëzit që merren me këtë punë dhe kanë arritur të bëjnë një dokumentar artistik. “Kishe me thënë që është diçka e madhe për këtë vend. Është hera e parë që bëhet diçka e tillë”, është shprehur aktori. Edhe regjisorja Edina Mustafiq, e cila në film paraqitet në rolin e aktores, ka shprehur kënaqësi që është përzgjedhur të luajë në këtë film dhe për besimin që i është dhënë. “Ndoshta gjatë këtij rrugëtimi kam

Filmi është realizuar prej ekipit të përbërë nga dr. Haxhi Shabani, producent dhe skenarist, me regji të Arbër Gjonit, ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët Bashkim Alaj, Edina Mustafiq dhe Simon Shkreli. Filmi është xhiruar nga Selver Vukoviq, kurse montazhin e ka punuar Edin Alija

mësuar shumë, kam parë disa vende që ishin të fshehura dhe nuk i njihja. Por në fund të fundit, ajo çka është më e veçantë është se nga secili vend, nga një cep në tjetrin ku ne shkonim, mikpritja ishte e paparë. Kjo ndoshta është edhe ajo që na mbanë të gjithëve – ne jemi një dhe jemi krejt në shtëpinë e përbashkët”, ka thënë ajo. Në vështrimin e tij për filmin, kritiku Ali Salaj ka thënë se filmi dokumentaro-artistik “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët” është filmi i parë i punuar nga një kastë filmike profesioniste e

shqiptarëve në Malin e Zi. Ai ka thënë se në film narracioni realizohet përmes dialogut të aktorëve Bashkim Alaj dhe Edina Mustafiq. “Ky dialog është i gjallë, i thukët, nganjëherë i hareshëm dhe me një dozë humori duke krijuar një ndërveprim të duhur dramaturgjik”, është shprehur ai. Salaj ka thënë se “gati i gjithë filmi ndërtohet nën kolonën zanore të instrumentales ‘Shegë e amel, shegë e butë’, që i jep një ritëm të veçantë imazheve filmike”. Por përpos evidentimit të anëve pozitive të filmit, Salaj ka përmendur edhe disa mangësi që, sipas tij, “mund të largohen lehtë dhe të ruhet kompaktësia e filmit”. “Janë dy sekuenca ku i bëhet reklamë kompanive ‘LAMIGA’ dhe ‘Kurti’, e të cilat e prishin përmbajtjen dhe filmit i japin karakterin komercial. Nëse këto biznese e kanë mbështetur filmin, atëherë në titrat përmbyllëse të filmit mund të shënohen si donatorë ose si subjekte që ndihmuan filmin”, ka thënë ai. Salaj ka thënë se “po ashtu në film hasim kuadro njëplanëshe që zgjasin gati katër minuta gjë që nuk parapëlqehen në artin filmik, pasi shkaktojnë ngecje dhe ndikojnë në ritmin e filmit. Këto sekuenca duhet të ishin mbuluar me imazhe të ndryshme”. Në vijim, të pranishmit në numër të konsiderueshëm kanë ndjekur filmin. Filmi dokumentar-artistik “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët” është shfaqur në kuadër të natës së parë të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit” 2019. i. k. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

13


KULTURË

Cunami Pellazgo-Ilir (U D H ËTI M N Ë P Ë R KË S HTJ E LLAT I LI R E TË MALIT TË Z I, botoi Diti&Oli, Ulqin, 2019)

Puna e palodhshme e Gazmend Çitakut, këtij punëtori të vyer të palodhur dhe të përkushtuar, u kurorëzua me këtë libër të veçantë dhe shumë të rëndësishëm për kulturën tonë pankombëtare. Këto udhëpërshkrime, të rralla sa edhe të bukura, të ilustruara me fotografi autentike, s´do mend se kanë një vlerë të posaçme Jaho Kollari Si pjesa e parë e librit, sikur edhe e dyta, përshkohen nga faktet e dorës së parë të shkruara dhe të provuara nga autorë të ndryshëm që gjithsesi paraqesin një thesar të vyeshëm për studiuesit e ardhshëm. Rrallë e, mbase hiç, kemi pasur rast që kjo hapësirë e ngushtë e shtetit të sotëm malazez të jetë krehur kaq hollë dhe shtjelluar kësisoj siç është këndvështrimi i Çitakut. E gjithë kjo të cyt të mendosh nga vjen kultura e të jetuarit që sot është ajo më e avancuara e planetit, ajo perëndimore? Nuk është gjë e rastit, por as e tepërt të thuhej se e gjithë kjo që sot kemi (shoqëria e standardit të lartë) e ka zanafillën pikërisht nga kultura e vjetër pellazgo-ilire. Gjuha e tyre ishte shqipja dhe ajo, sipas shumë autorëve, quhej shqipe qysh se mbahej në mend. Kur thuhej “në mend”, mendohej kryekresë në mekanizmin e kësaj gjuhe (një gjuhë e rrallë me më se 366 fjalë njërrokëshe) të sajojë fjalë që, pa mëdyshje, qe pikënisje e të gjitha gjuhëve europiane që fliten sot! Është tashmë e njohur se thellësia dhe lartësira kanë aftësinë e ruajtjes dhe konservimit të thesareve të ndu-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

arnduartë. Gjersa thellësia e detit ka ruajtur gjallesa që ishte menduar se qëmoti qenë zhdukur, lartësia e Alpeve Shqiptare ruajti visarin më të vyeshëm te shqiptarët: gjuhën arkaike shqipe. Mbase do të vijë një kohë kur kësaj gjuhe t´i ndahej një vend i posaçëm në kulturën e gjithmbarshme botërore. Lufta e Trojës, edhe pse shkatërrimtare, solli atë Big Bang-un e parë nga ku u dynd valë e tërë qytetërimi, duke shfrytëzuar përvojën e krijimit, ruajtjes dhe zhvillimit të mëtejmë të aparatit të shtetit. Ai popull (trojanët dhe të tjerët përreth), ndonëse të një etnie, duke marrë botën në sy, arriti brezni pas breznie të sajojë kaq diversitet popujsh, kulturash dhe gjuhësh në këto troje (Kontinenti europian), që sot njihet si djepi i kombeve. Këtu nuk duhej lënë pas dore faktin që Konstandini i Madh, një shqiptar ky, bëri legalizimin e besimit të krishterë me të cilën sot me të madhe mburret bota perëndimore (por më tepër fqinjët tanë). Ironi e fatit që pikërisht kjo fé, si në jug, veri apo lindje, qe shkaktare të copëtohen territore etnike dhe shkombëtarizohen miliona shqiptarë. Hapësirat ballkanike, apo hapësirat e Gadishullit Ilirik (si ne shqiptarët me plot të drejtë ia kemi hatrin t´i quajmë), janë strumbullari, pra, i kulturës së perëndimit e cila më vonë, përmes

kolonizimit, u përhap anembanë rruzullit tokësor. Shtysa kryesore e cila bëri që raca europiane, pra, raca e bardhë njerëzore të zgjerojë hapësirën e jetesës ishin antagonizmat mes fiseve, sidomos pas kundërvajtjeve që bëheshin gjatë trazirave dhe luftës, sikur edhe grindja rreth ndarjes së pushtetit dhe pasurisë. Edhe para kësaj lufte ka pasur shpërthim parcial demografik, por pikërisht pasuria e madhe që në atë kohë kishte Troja, qe ajo diskrapanca që bëri që të nisë lufta. Dhe lufta, ndonëse shkakton hemorragji, ajo edhe këndell(!). Menjëherë në fillim të bëhej e qartë se ajo luftë (e Trojës, pra) nuk ishte një mit, pra, ajo nuk ishte një përrallë, në mos më tepër ajo qe një luftë qytetare në mes të një etnie me mënyra të ndryshme të botëkuptimit ekonomiko-shoqëror, pra, me diversitet në shpërndarjen e dijes, teknologjisë, pushtetit dhe pasurisë. Mbase kjo nuk është aq e rëndësishme sa fakti se humbësit e luftës, ndonëse hapësirës së mjaftë për të jetuar, i duhej të shporren që andej, prej nga edhe ia filloi cunami i ekspansionit. Çitaku në këtë libër, në pjesën që lidhej me epokën e Skënderbeut, bën një punë të mirë duke i vënë theks faktit se kombet krijohen në rrethana të posaçme hapësinore-kohore, sikur edhe ekonomiko-shoqërore dhe


KULTURË shpesh nismëtar është një udhëheqës i vetëm. Kështu, këtu ngërthehet besimi ortodoks (që i takon serbëve sikundër edhe shqiptarëve), gjuha sllave dhe doket kanunore. E gjithë kjo u bë kultura e një etnosi që filloi të nxjerrë kokë në ato kohëra të turbullta. Autori i këtyre rreshtave është i pari që viziton vendet e ndryshme me vlera kulturore antike, ku natyrisht dominonte ajo ilire, duke e shpalosur në këtë tekst së bashku me fotografi autentike. Ç ‘kulturë na kanë sjellë popujt që je-

tojnë rreth e përqark? Asnjëfarë, do të thoja! Ata atë e kanë gjetur këtu, përfshirë edhe grekët! Pikërisht grekët në këtë mesele nxisin shumë interes; ata, jo vetëm thonë që Lufta e Trojës qe një mit, por janë popull që shtyllën kryesore mbështetëse e kanë fenë!? Popujt që kulturën e kanë të bazuar në përralla boshe(!) (në këtë rast, mite) dhe identitet kryesor e kanë besimin fetar, s´janë veçse kombe të rinj, makar historia i klasifikon si të tillë. Nëse këtu shtohej se gjuha e tyre

është vetëm një shqipe e bythëprapësuar dhe se, e ashtuquajtura Mitologjia Greke, me 12 Zota, ku pothuaj asnjë emër i tyre nuk mund të motivohej me gjuhën greke (vetëm me atë shqipe), tregon qartë sa e përdhosur sot e kësaj dite mbetej kultura e vjetër pellazgo-ilire, pra, ajo shqiptare. Por ç´faj kanë grekët kur priftërinjtë perëndimorë të shkencës si pikënisje të qytetërimit europian kanë marrë vetëm grekët dhe romakët duke mos u hëngër palla ç´ka ndodhur më parë!?

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Film dokumentar me një rrëfim të bukur poetik Ali Salaj

Filmi dokumentaro-artistik “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët” është filmi i parë i punuar nga një kastë filmike profesionale të shqiptarëve në Malin e Zi. Në këtë vepër kinematografike janë angazhuar regjisorë, producentë, operatorë dhe aktorë të shkolluar, të cilët filmin, teatrin dhe televizionin e kanë vok-

“ 16

Filmi dokumentaro-artistik” Ana e Malit, shtëpia e përbashkët” është një vepër cilësore në zhanrin e vet, kurse angazhimi i artistëve profesionalistë shënon një fillim të ri dhe të rëndësishëm të artit kinematografik te shqiptarët në Malin e Zi acion të tyre. Si i tillë, ky film provokon kërshërinë e kritikëve dhe kineastëve dhe besoj që do të mirëpritet edhe nga shikuesit e gjerë dhe nga adhuruesit e filmit. Filmi nis me kuadro nga droni ku shfaqen pamjet e bukura të Anës së Malit nga perspektiva e zogut, të përqendruar në liqenin dhe në qyte-

Në film narracioni realizohet përmes dialogut të aktorëve Bashkim Alaj dhe Edina Mustafiq. Ky dialog është i gjallë, i thukët e nganjëherë i hareshëm dhe me një dozë humori duke krijuar një ndërveprim të duhur dramaturgjik. Edhe aktori Simon Shkreli në rolin e Buzukut, që mendohet se ka vepruar nëpër trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, ka dhënë një realizim të bukur dhe emocionues në atmosferën e lashtësisë duke ia shtuar filmit dimensionin e duhur historik.

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

tin e Lashtë të Shasit, i cili është simbol identifikues i kësaj treve. Fotografia e Selver Vukoviqit është tejet kreative dhe me detajet e punuara me përkushtim. Kamera sugjeron atmosferën e caktuar të një rajoni të veçantë të shqiptarëve në Malin e Zi. Lëvizjet e kamerës janë të sinkronizuara dhe me një kompozicion të qartë dhe kuptimplote të kuadrit. Në film narracioni realizohet përmes dialogut të aktorëve Bashkim Alaj dhe Edina Mustafiq. Ky dialog është i gjallë, i thukët e nganjëherë i hareshëm dhe me një dozë humori duke krijuar një ndërveprim të duhur dramaturgjik. Edhe aktori Simon Shkreli në rolin e Buzukut, që mendohet se ka vepruar nëpër trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, ka dhënë një realizim të bukur dhe emocionues në atmosferën e lashtësisë, duke ia shtuar fil-


KULTURË

mit dimensionin e duhur historik. Në këtë kuadër regjisori i filmit, Arbër Gjoni, u përpoq që filmit ti japë frymën autoktone, duke krijuar një strukturë të qartë narrative ku së bashku me skenaristin krijojnë një rrëfim të lehtë e poetik me elemente dokumentare për një zonë karakteristike siç është Ana e Malit. Gati i gjithë filmi ndërtohet nën kolonën zanore të instrumentales “Shegë e amel, shegë e butë”, që u jep një ritëm të veçantë imazheve filmike. Filmi, sipas mendimit tim, ka edhe disa mangësi, të cilat mund të mënjanohen lehtë dhe të ruhet kompaktësia e filmit. Janë dy sekuenca ku i bëhet reklamë kompanive Lamiga dhe Kurti, e të cilat e prishin përmbajtjen dhe filmit i japin karakterin komercial. Nëse këto biznese e kanë mbështetur filmin, atëherë në titrat përmbyllëse të filmit mund të shëno-

Filmi, sipas mendimit tim, ka edhe disa mangësi, të cilat mund të mënjanohen lehtë dhe të ruhet kompaktësia e filmit. Janë dy sekuenca ku i bëhet reklamë kompanive Lamiga dhe Kurti, e të cilat e prishin përmbajtjen dhe filmit i japin karakterin komercial. Nëse këto biznese e kanë mbështetur filmin, atëherë në titrat përmbyllëse të filmit mund të shënohen si donatorë ose si subjekte që ndihmuan filmin

hen si donator ose si subjekte që ndihmuan filmin. Po ashtu në film hasim kuadro njëplanshe që zgjasin gati 4 minuta gjë që nuk parapëlqehen në artin filmik, pasi shkaktojnë ngecje dhe ndikojnë në ritmin e filmit. Këto sekuenca duhet të ishin mbuluar me imazhe të ndryshme. Dhe në fund, dëshmitarët dhe bashkëbiseduesit konkretë që flasin për historinë dhe kulturën e Anës së Malit

gabimisht radhiten si role episodike, ndërkohë që ata janë baza dokumentare e filmit dhe mbi rrëfimet e tyre ndërtohet struktura filmike. Sidoqoftë, filmi dokumentaro-artistik” Ana e Malit, shtëpia e përbashkët” është një vepër cilësore në zhanrin e vet, kurse angazhimi i artistëve profesionalistë shënon një fillim të ri dhe të rëndësishëm të artit kinematografik te shqiptarët në Malin e Zi. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

U mbajt edicioni i 16-të i manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”

Shpalosje e vlerave dhe potencialeve të Anës së Malit “Sot me mburrje mund të themi që ky është manifestimi i vetëm tradicional në Anë të Malit dhe ndër të pakëtit në Komunën e Ulqinit që mbahet në mënyrë të rregullt për çdo vit. 16 vite nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Janë 16 vite plot sakrificë të anëtarëve të Shoqatës ‘Ora’ dhe të bashkëpunëtorëve tanë, të cilët na janë gjetur pranë në rrugëtimin tonë”, ka theksuar kryetari i Shoqatës “Ora”, Dritan Kurti

Gjatë fundjavës, nga data 14-16 qershor, u mbajt edicioni i 16-të i manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili organizohet nga Organizata Joqeveritare “Ora”. Manifestimi është hapur të premten mbrëma në kompleksin “LAMIGA” në Krythë, ku në kuadër të ciklit “Ana e Malit nëpër vite” është shfaqur filmi dokumentar-artistik “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët”, me autor dr. Haxhi Shabanin. Kryetari i Shoqatës “Ora”, Dritan Kurti, në fjalën përshëndetëse ka folur për historikun dhe qëllimin e këtij manifestimi, si dhe synimet e tij. Ai ka thënë se kur e kanë filluar manifestimin në vitin 2004, e kanë nisur me idenë që ai të bëhet i përvitshëm. “Sot me mburrje mund të themi që

18

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

ky është manifestimi i vetëm tradicional në Anë të Malit dhe ndër të pakëtit në Komunën e Ulqinit që mbahet në mënyrë të rregullt për çdo vit. 16 vite nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Janë 16 vite plot sakrificë të anëtarëve të Shoqatës “Ora” dhe të bashkëpunëtorëve tanë, të cilët na janë gjetur pranë në rrugëtimin tonë”, ka theksuar ai. Kurti ka thënë se “qëllimi i këtij manifestimi është, në radhë të parë, të shpalosë vlerat dhe potencialet e trevës së Anës së Malit në të gjitha fushat e krijimtarisë”. Ai ka treguar se janë përpjekur që nga viti në vit të sjellin diçka të re dhe se në skenën e këtij manifestimi janë prezantuar autorë dhe grupe vendase dhe të tjerë nga shumë treva shqiptare, duke u munduar që përmes gërshetimit

dhe ballafaqimit të autoktones me kombëtaren, të reflektojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor, kombëtar etj. Ditën e dytë të manifestimit, në terrenet sportive te Restoranti “Shasi” janë mbajtur garat sportive, kurse ditën e tretë, në stadiumin e Shasit është mbajtur dita qendrore e manifestimit, ku është shfaqur një program kulturor-artistik, me pjesëmarrjen e SHKA “Agimi” nga Prizreni, grupit të SHKA “Jehona e Malësisë” nga Tetova”, Grupit “Marinarët” nga Ulqinit, këngëtarëve vendas etj. “Pranvera në Anë të Malit” është manifestimi i vetëm tradicional që organizohet në vazhdimësi në trevën e Anës së Malit që nga viti 2004. i. k.


KULTURË

Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi

Bjeshkët e Nemuna, Park kombëtar i përbashkët “Programi i ri për zhvillimin e turizmit në një nga zonat më të bukura të Alpeve Shqiptare, Bjeshkët e Nemuna, do të sjellë rritje të numrit të turistëve, si dhe mirëqenien e komuniteteve lokale që jetojnë në zonat malore”, ka theksuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, në aktivitetin ku është prezantuar ky program me bazë trashëgiminë e pasur kulturore. “Ne kemi filluar bisedimet me qeverinë e Kosovës dhe atë të Malit të Zi për të pasur mundësinë që ta kemi këtë zonë si park kombëtar të përbashkët. Ky park mund të jetë gjenezë e një turizmi të vërtetë për zonën e

Alpeve, mund të jetë një industri e re që nuk njeh kufij, që i bashkon interesat e tre institucioneve tona politikëbërëse të turizmit në një pikë të vetme - si ta promovojmë e ta bëjmë të arsyeshme për sa më shumë turistë”, ka theksuar Klosi. Ai ka thënë se kjo tashmë është një dëshirë e shprehur nga institucionet politikëbërëse. “Ne së bashku me Qeverinë e Kosovës kemi përcaktuar shpalljen e parkut natyror në të dyja anët e bjeshkëve, si park i mbrojtur natyror, për të pasur një zhvillim të kontrolluar brenda asaj zone”, ka deklaruar Klosi. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ka thënë se “me Qeverinë e Malit të Zi

kemi të njëjtat dakordësi sa i përket paraqitjes së një produkti të përbashkët, por ajo që na duhet është që ne të vendosim rregulla më të qenësishme për të mos prishur bukurinë dhe stabilitetin turistik të asaj zone”. Klosi ka theksuar se “i kemi të gjitha mundësitë që numri i turistëve që vizitojnë atë zonë, të shtohet me shumicë, kurse ndërtimi i aeroportit të Kukësit do ta afrojë zonën edhe me më shumë turist. Nga të tre anëtarët ka mundësi lidhjeje me to, po ashtu kemi të gjitha mundësitë të kemi një produkt që të ofrojë shumë biznese.” Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

19


MOZAIK

U prezantuan rezultatet e monitorimit të shpenzimeve të NP “Të Mirat Detare” për infrastrukturën në zonën e të mirave detare

Të ardhurat investohen në mënyrë të pabarabartë në komuna Ulqin – Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” dhe partnerët në projektin “Paraja publike për të mirën publike” kanë prezantuar të enjten në konferencën për shtyp, të mbajtur në hotelin “Nobel” në Ulqin, rezultatet e analizës së të dhënave të grumbulluara gjatë procesit të monitorimit të shpenzimeve të mjeteve buxhetore të Ndërmarrjes për menaxhimin e të Mirave Detare, në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare. Rezultatet janë publikuar në një broshurë të përgatitur në dy gjuhë, shqipe dhe malazeze, në të cilën në mënyrë analitike janë paraqitur shpenzimet e NP “Të Mirat Detare” përmes procedurave të prokurimit publik, me theks të veçantë në investimet në zonën e të mirave detare në territorin e Komunës së Ulqinit. Koordinatori i projektit, Nazif Veliqi, nga OJQ “Horizonti i Ri”, ka thënë se në këtë analizë është shumë e dukshme se të ardhurat nga taksa e shfrytëzimit të të mirave detare në territorin e Komunës së Ulqinit janë ndër më të lartat në Mal të Zi, ndërsa investimet në zonën detare, në territorin e kësaj komune, janë ndër më të ulëtat. “Kështu, si në vitin 2017, ashtu edhe në vitin 2018, pas Budvës NP ‘Të Mirat Detare’ më së shumti ka përfituar nga taksa për shfrytëzimin e të

20

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Koordinatori i projektit, Nazif Veliqi, nga OJQ “Horizonti i Ri”, ka thënë se në këtë analizë është shumë e dukshme se të ardhurat nga taksa e shfrytëzimit të të mirave detare në territorin e Komunës së Ulqinit janë ndër më të lartat në Mal të Zi, ndërsa investimet në zonën detare, në territorin e kësaj komune, janë ndër më të paktat

mirave detare nga Komuna e Ulqinit, ndërsa investimet në këtë zonë janë ndër më të paktat. Konkretisht, investimet në zonën bregdetare të territorit të Komunës sonë ishin 11 herë më të ulëta nga të ardhurat që kjo ndërmarrje vjel në territorin e Komunës së Ulqinit, në vitin 2017, dhe 15 herë më të ulëta në vitin 2018”, ka thënë ai. Duke pohuar se ata janë mbështetur në të dhënat dhe dokumentet zyrtare të NP “Të Mirat Detare”, Veliqi ka thënë se përkundër deklaratave të zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje se ata në vitin 2018 kanë investuar rreth 400 mijë euro në zonën e të mirave detare në Komunën e Ulqinit, nga të cilat 320 mijë euro i janë paguar Drejtorisë së Ujërave të Malit të Zi, si bartëse e punimeve për heqjen e inerteve nga shtrati i degës së djathtë të Lumit Buna, ky shpenzim nuk figuron në raportin e punës dhe financiar të NP “Të Mirat Detare”. Mustafa Canka nga OJQ “Ul Info”, partner në realizimin e projektit, ka thënë se kur bëhet fjalë për prokurimet publike të NP „Të Mirat Detare“, pothuajse gjysma e tyre realizohet përmes procedurave të prokurimeve me vlera të vogla, të cilat i karakterizon konkurrenca e kufizuar dhe liria e gjerë e veprimit. „Kjo ndërmarrje praktikon në masë të madhe marrëveshjen e drejtpërdrejtë, shumë më të gjerë sesa parashiko-

het me Rregulloren për përmbajtjen e akteve dhe formularëve për zbatimin e prokurimeve me vlera të vogla të Ministrisë së Financave“, ka thënë ai. Sipas Cankës, me qëllim të rritjes së efikasitetit për menaxhimin e financave në përmirësimin e infrastruk-


MOZAIK turës së zonës së të mirave detare, NP „Të Mirat Detare“ duhet „të vendosë një ekuilibër ndërmjet të ardhurave dhe investimeve në zonën e të mirave detare, me qëllim të zhvillimit të barabartë të zonës së të mirave, të planifikojë në mënyrë racionale prokurimet e veta, në periudhën e hershme të sezonit dhe pas sezonit, në mënyrë që zona e të mirave detare të jetë e gatshme për sezonin turistik dhe që prokurimet të mos vonojnë, si dhe të zvogëlojë përdorimin e procedurave të prokurimeve me vlera të vogla dhe të rrisë përdorimin e procedurave të hapura të prokurimeve publike“. Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, ka vlerësuar se çështja e të mirave detare është një temë e dhimbshme për Ulqinit, që nga dita e formimit të NP “Të Mirat Detare” e deri më sot, për shumë arsye. “E para ka të bëjë me territorin që menaxhojnë ‘Të Mirat Detare’ në Komunën e Ulqinit. E dyta, është më e dhimbshme, e ajo ka të bëjë me të ardhurat që vilen nga ky territor dhe cili është investimi që kthehet në këtë komunë”, është shprehur ajo. Gjoni ka thënë se problemi i komunikimit të qeverisjeve vendore me NP

“Të Mirat Detare” është më kompleks sesa që shprehet përmes të dhënave financiare ose investimeve direkte. “Nëpërmjet disa analizave, ne kemi konstatuar në nivel të qeverisjes vendore dhe kjo është thënë disa herë, se raporti i tyre nuk është i ndershëm dhe korrekt as kur bëhet fjalë për qiramarrësit, sidomos kur bëhet fjalë për plazhet, thjesht për faktin sepse këta njerëz paguajnë shuma mjaft të larta për qiranë, ndërsa kur është fjala për investime në këto lokalitete, zgjidhja e problemeve infrastrukturore që ata kanë që të kryejnë në mënyrë cilësore veprimtarinë e tyre, në komunikim me ta, të gjithë konsiderojnë se në këtë drejtim është investuar shumë pak”, ka thënë ndër të tjera nënkryetarja e Komunës së Ulqinit. Për qëllimin e projektit dhe realizimin e tij kanë folur Almedina Doda dhe Nermina Çaushi nga “Horizonti i Ri”. Ato kanë treguar se projekti ka filluar të realizohet në fillim të këtij viti dhe ai në mënyrë specifike tentoi të nxisë pjesëmarrjen më të madhe të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në rritjen e përgjegjshmërisë së shpenzimeve të parave publike në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike në zonën e të

mirave detare, e cila normalisht duhet t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Në kuadër të projektit janë organizuar edhe dy trajnime njëditore me qëllim forcimin e kapaciteteve të OJQ-ve lokale në fushën e financave publike. “Gjatë këtyre sesioneve, pjesëmarrësit kanë marrë informacionet dhe njohuritë e reja për mundësitë e kontrollit të shpenzimit të parasë publike, sistemin e parasë publike në Mal të Zi, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sistemit të procedurave të realizimit të prokurimeve publike në Mal të Zi, me një theks të veçantë për NP ‘Të Mirat Detare’”, ka thënë Çaushi. Me botimin e publikimit dhe konferencën për shtyp në të cilën janë prezantuar rezultatet e monitorimit, ka përfunduar projekti “Paraja publike për të mirën publike”, i cili është realizuar në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQtë partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili zbatohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. i. k.

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

21


MOZAIK

Kuvendi i Komunës së Tuzit mbajti seancën e gjashtë

Miratohet Statuti i Komunës së Tuzit Me Statut të Komunës së Tuzit, sipas Nenit 1 të Dispozitave të përgjithshme, rregullohen të drejtat dhe obligimet e Komunës së Tuzit, mënyra e realizimit të tyre, punët dhe mënyra e vendimmarrjes së banorëve të Komunës së Tuzit, mënyra dhe kushtet për kryerjen e punës së tyre, organizimi dhe mënyra e punës së administratës së Komunës së Tuzit, mënyra e nxjerrjes së rregulloreve, mënyra e delegimit të punëve të caktuara në Komunë, mënyra e sigurimit të transparencës në punët e Komunës së Tuzit dhe e pjesëmarrjes së qytetarëve në punët e Komunës së Tuzit, financimi i Komunës së Tuzit, forma dhe përmbajtja e simboleve të Komunës së Tuzit, festa e Komunës së Tuzit, krijimi dhe funksionimi i bashkësisë lokale dhe formave të tjera të vetëqeverisjes lokale, kushtet për ngritjen e iniciativës qytetare dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e vetëqeverisjes lokale në Komunën e Tuzit Tuz – Në seancën e gjashtë të kuvendit të Komunës së Tuzit, këshilltarët me shumicë votash të koalicionit qeverisës, ASH-së, LDSH-së, UDSH-së, PB-së dhe të Demokratëve të Malit të Zi, kanë miratuar propozimin e Statutit të Komunës së Tuzit, njëherësh dokumentin më të rëndësishëm juridik për funksionimin e veprimtarisë së këtij institucioni, kurse kundër ka qenë këshilltari i Partisë Social-demokrate dhe të përmbajtur, kanë qenë këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve. Në fillim të seancës, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjergj Camaj, prezantoi dokumentin e statutit të Komunës, duke shpalosur dispozitat e përgjithshme të këtij akti administrativ. Ai ka thënë se dokumenti në fjalë, nuk është libër i shenjtë por që sipas tij, mund të vihet në shqyrtim për plotësime apo ndryshime eventuale. Ndërkohë, kryetari i Komisionit për hartimin e dokument-statutit të Ko-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

munës së Tuzit, Halil Dukoviq, ka ngrehur dy pyetje, duke shprehur pakënaqësi kur është fjala për simbolet e Komunës së Tuzit dhe për Ditën e Komunës së Tuzit e cila me këtë statut, është propozuar që të jetë 1 Shtatori dhe jo më 15 –dhjetori siç ka qenë deri më tani. Për aktin më të rëndësishëm juridik të Komunës (statutin), vërejtje dhe pakënaqësi kanë shprehur edhe këshilltarë të tjerë të PDS-së opozitare. Këshilltari, Mirza Pepiq, ka thënë se 15 – Dhjetori –Dita e Komunës së Tuzit siç është kremtuar deri më tani, përkujton një histori të lavdishme për Tuzin, ndërsa ndryshimi i kësaj date, sipas tij, do ta linte në harresë këtë pjesë të historisë. Nga ana tjetër, Gjergj Camaj ka treguar se data 1 shtator si Dita e Komunës së Tuzit e cila është propozuar në dokumentin e Statutit të Komunës, korrespondon me faktin se pikërisht më 1 shtator 2018, Komuna e Tuzit fitoi statusin e Komunës së Pavarur. Camaj apeloi që këtë do-

kument ta votojnë njëzëri të gjithë këshilltarët. Debati për propozimin e statutit të Komunës në mes të këshilltarëve të mazhorancës dhe opozitës ka zgjatur relativisht shumë. Këshilltari i koalicionit “Forumi Shqiptar”, Nikollë Camaj, duke u shprehur për simbolin e ri të Komunës së Tuzit, ka thënë se ky simbol për të cilin do të punojnë në vazhdim, duhet të jetë një simbol që flet më shumë për Malësinë në shumë dimensione. Ai ka thënë se vendosja e datës së 1 shtatorit si kremtimi i Ditës së Komunës së Tuzit, është një datë ideale, sepse siç tha ai, 15 – dhjetori për Malësinë nuk rezulton me asnjë lloj çlirimi. Për Camajn, në Malësi ndodhin çudira, kur janë në pyetje emërtimet të cilat ende vazhdojnë të mbeten aktuale dhe si të tilla nuk festohen më nga askush. Ai është shprehur se emrat e institucioneve arsimore si Gjimnazi, “25 Maji”, SHF “29 – Nëntori” në Dinoshë


MOZAIK

apo SHF “Jedinstvo” në Hot, janë të imponuara nga të tjerët, sepse sipas tij, shqiptarët në këtë trevë, datat e tilla nuk i kanë konsideruar si të tyre dhe se ka ardhur koha që të mendohet dhe të veprohet në këtë drejtim, për të bërë ndryshimet e duhura. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj ka thënë se pavarësisht ndryshimit të datës së kremtimit të Ditës së Komunës së Tuzit, Çmimi tradicional “15 Dhjetori” do të vazhdojë të jepet ashtu sikurse ka qenë praktikë e deritanishme edhe e pushtetit të kaluar në këtë komunë. Në seancën e gjashtë të Komunës

së Tuzit, është miratuar njëzëri edhe propozimvendimi mbi emërimin e një anëtari të Bordit Mbikqyrës të Organizatës Turistike të Tuzit. Me Statut të Komunës së Tuzit, sipas nenit 1 të Dispozitave të përgjithshme të këtij statuti, rregullohen të drejtat dhe obligimet e Komunës së Tuzit, mënyra e realizimit të tyre, punët dhe mënyra e vendimmarrjes së banorëve të Komunës së Tuzit, mënyra dhe kushtet për kryerjen e punës së tyre, organizimi dhe mënyra e punës së administratës së Komunës së Tuzit, mënyra e nxjerrjes së rregulloreve, mënyra e delegimit

të punëve të caktuara më Komunë, mënyra e sigurimit të transparencës në punët e Komunës së Tuzit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në punët e Komunës së Tuzit, financimi i Komunës së Tuzit, forma dhe përmbajtja e simboleve të Komunës së Tuzit, festa e Komunës së Tuzit, krijimi dhe funksionimi i bashkësisë lokale dhe formave të tjera të vetëqeverisjes lokale, kushtet për ngritjen e iniciativës qytetare dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e vetëqeverisjes lokale në Komunën e Tuzit. t. u. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Poezi Anton Gjuravçaj Dikur dhe sot

Dikur njerëzit me vlera dilnin para kombit kryqit sot disa tjerë gjakshterur fshihen pas tyre /duan komb shëlbues dhe psikiatër njëherë / prej ekzistimit të botës budallenjtë e matrapazët kanë përqafuar formën kurse të mençurit dhe përparimtarët esencën thelbin... /kush në këtë shekull ka fytyrë të gënjej veten dhe tjetrin/ e çfarë nuk duron ky komb.... duan të harrojnë kush janë / bëje Zot ëndërr/ me çdo kusht kërkojnë t’i vendosin në kalendarin e ditës për së gjalli /mund edhe të jenë martirë të vetvetes/ edhe djalli bën “vepra të mira” /duke trumbetuar në katër anë..../ qeni më i keq sa për sy e faqe e lehë “ me tërbim “ ujkun kur është largët dikur janë munduar të na blejnë armiqtë sot “ miqtë” “tonët” vetblerja... / si kalë mallkimi/ tragjikomedi xhepi nuk ka shkallë e qyqarëve ua merr mendtë

Javore KOHA

sot mundohen t’i bëjnë gomar ditët vitet shekujt t’i ngarkojnë me dëshira ... iluzione natë e ditë varur në akrepat e orës për të fshehur çalimin dikur as gjakthartët nuk janë fshehur nën fundin e gruas për gjëra të “mëdha”...

Koha

kur zbutet koha gjithçka që del në sipërfaqe mundohet ta bëje botën si strofullin e vet

Komedi ferri

Çka nëse shpirtrat e këqij e lakuriqët e natës keq ngatërrohen një ditë kush do të bëjë be për strofullin e gjarprit e kë për mungesë gurit të varrit do ta trajtojnë si zog qyqe

Krimbi në rrënjë

Mundohej të mbetej i gjelbër të qëndroj drejtë çdo stine t’i bëhej koc në fyt e tradhtuan frutat prej helmi

dikur

24

nuk janë mburrë me zemërligësi shpirti i keq se ka humbur natën për të “shkelur keq “ në ditë në çdo festë shekujt i kanë pasur në valle

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019


KULTURË

dhe brirët në vend gjymtyrëve si ndihmuan as sytë që në atë ujëvare të çmendur lotët e derdhura i pinin përsëri

Marshimi i ...

Mos dhashë Zoti të zgjohemi keq një ditë njerëzit me maska me ngjyra prej më të ndryshmeve të jenë zëvendësuar me sakatë dhe pjesërisht.... do të ishte tepër edhe një stinë e sëmur në bebëzën e shpresës lëmosh e zezë agim i vet vjedhur lojë kukafshehtas me shpirtin e keq

Miqësia e armiqësisë Ne syrin e shqipes

nuk sheh plagë as frikë vetëm artin e fluturimit në erë dhe mprehtësinë e derës së parajsit në syrin e miut rriten plehrat bebëzat e stërmbushura me frikë dhe uri avullohen në biruca përplot mëkate kush mund të gjejë këtu miqësi kur fati është i paracaktuar jo me sqep as me kthetra por me horizont...

Shpirti i keq

zog i verbër është shpirti i keq kalë i hijeve nëpër stacionet e natës lyp ndjenjat vetëm zëri i shtjerr ka mbetur

dhe fryma e varrit e ka lënë formë e ikur ferri gjurmë e leckosur pa largësi e afërsi çmendet për një djersë jete për një rrufe shpirtshitur as i fikur as i ndezur në etjen e përjetshme për paqe pa fund e fillim njeh mallkimin me emër

Trinia nuk blihet

Shpirti ashti rrënja gjithë ata që u zotuan të vendosin kambanën e vet në kambanarë përfunduan me një zile të vogël rreth qafe E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

25


SOCIALE

Filantropia në Malësi në fokus të njerëzve humanë dhe zemërgjerë

Afaristi Pero Kolçaj ndihmon dy fëmijët jetimë Filantropia më shumë sesa akt moral dhe njerëzor, është akt solidariteti. Njerëzit të cilët ju vijnë në ndihmë të tjerëve në nevojë, padyshim që duhet të jenë njerëz sensibilë, me kurajë dhe me pasion të madh për të përmirësuar dhe ndryshuar jetën e atyre që kanë nevojë. Në Malësi nga viti në vit, dukuria e bamirësisë është e pranishme nga njerëz humanë dhe zemërgjerë, si nga vendi ashtu edhe nga diaspora shqiptare, kudo që ajo graviton nëpër botë Filantropia është vlerësuar përherë si njëra nga virtytet më të larta morale dhe njerëzore që mund ta personifikojë një njeri apo një grup shoqëror. Fenomeni i filantropisë ka qenë i pranishëm prej kohëve të lashta në Malësi, i cili gjithashtu vazhdon edhe sot herë pas here. Nuk kanë qenë të rralla rastet e bamirësisë në Malësi, përkundrazi kanë qenë mjaft të shpeshta dhe këto padyshim janë realizuar falë iniciativave frytdhënëse të njerëzve vullnetmirë, zemërgjerë dhe humanë, të cilët kanë ditur të gjykojnë dhe të vlerësojnë më së miri sfidat me të cilat përballen shumë familje këtu. Filantropia më shumë sesa akt moral dhe njerëzor, është akt solidariteti. Njerëzit të cilët ju vijnë në ndihmë të tjerëve në nevojë, padyshim që duhet të jenë njerëz sensibilë, me kurajë dhe me pasion të madh për të përmirësuar dhe ndryshuar jetën e atyre që kanë nevojë. Në Malësi nga viti në vit, dukuria e bamirësisë është e pranishme nga njerëz humanë dhe zemërgjerë, si nga vendi ashtu edhe nga diaspora shqiptare, kudo që ajo graviton nëpër

26

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Pero Kolçaj

botë. Së fundi, një akt i filantropisë u shënua në fshatin e Malit të Kakarriqit, në Komunën e Podgoricës, ku familja e Nikollë Marashajt, përkatësisht pasardhësit e kryefamiljarit të ndjerë, u bënë me shtëpi të re e cila ishte më tepër se e domosdoshme për ta, duke qenë se më parë jetonin në kushte jo të favorshme për mirëqenien e tyre.

Ky akt human dhe bamirës u realizua falë angazhimit dhe ndihmës së aktivistit të palodhur dhe humanist, afaristit nga Malësia Z. Pero Kolçaj, i cili nga themeli deri në fund, ia ndërtoi kësaj familje shtëpinë falas me të gjitha kushtet bashkëkohore, për t’ua lehtësuar atyre kështu hallet e jetës, e cila shpeshherë di të jetë e pamëshirshme. Në ditën e inaugurimit të kësaj


SOCIALE

Dedë Marashaj

shtëpie, përveç anëtarëve të familjes që iu ndërtua shtëpia e re, të pranishëm kanë qenë edhe bashkëvendës dhe të afërm të familjes në fjalë, të cilët që të gjithë shprehën gëzim dhe e vlerësuan tejmase këtë gjest human dhe njerëzor që Z. Kolçaj e bëri për këtë familje në prag të festës së Shën Antonit. Iniciatori dhe ai që realizoi të gjithë punën për ndërtimin e kësaj shtëpie moderne, Pero Kolçaj ka treguar se qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë që t’i gëzojë dy fëmijët jetimë të cilët kanë mbetur para një viti pa babanë. “Dua të falëndëroj të gjithë skuadrën time të punëtorëve të cilët kanë punuar këtu, përkatësisht të “Koja Company”-s, të cilët kanë punuar me shumë përkushtim në realizimin e këtij projekti jo të madh në dukje, por me vullnet dhe dëshirë të madhe për ta realizuar” është shprehur ndër të tjera Kolçaj, duke i uruar kësaj familjeje që ta gëzojnë shtëpinë e re me shëndet dhe të gjitha të mirat. Kolçaj gjithashtu ka fëlënderuar dhe disa bashkëvendës të tij nga SHBAja të cilët siç tha, e kanë ndihmuar me një sasi të hollash familjen në fjalë. “Nuk është turp që të ndihmohen

dy jetimë, sepse këta të dy sikur të ishin të zotët, do të fitonin vetë. Por dhashtë Zoti që këta të rriten dhe të lënë pasardhës me djem dhe me vajza”, ka theksua Kolçaj. Nga ana tjetër, për një pjesë të mobilimit të kësaj shtëpie të sapondërtuar, premtime ka dhënë nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, i cili duke vlerësuar rastet e tilla të bamirësisë si model i cili duhet ndjekur nga të tjerët, ka thënë se Komuna e Tuzit do ta ndihmojë këtë familje me disa mobilje (pajisje elektro-shtëpiake). Realizimin e projektit në fjalë e ka vlerësuar jashtëzakonisht edhe Dedë

Marashaj, i cili në emër të familjes në fjalë, e ka falënderuar shumë iniciatorin dhe investitorin për jetësimin e kësaj vepre humane dhe njerëzore, Z. Pero Kolçaj. Këtë akt human bamirësie e kanë përshëndetur edhe bashkëvendës të tjerë të pranishëm në inaugurimin e shtëpisë së re, ndër ta edhe i moshuari, Nikollë Lucë Gorvokaj, i cili theksoi se nuk është rasti i parë që Z. Kolçaj ndihmon familjet në nevojë, përkundrazi ai tha se ai ka ndihmuar shumë familje në Malësi të cilët kanë qenë në nevojë. t. u. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

Ambasadorja e SHBA-së, Xhudi Raizing Rajnke, vizitoi Komunën e Plavës

Bashkëpunim i ndërsjellë

Plavë – Udhëheqësia e Komunës së Plavës, të hënën më 10 qershor, ka pritur në një takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Xhudi Raizing Rajnke, e cila me bashkëpunëtorët e vet ka qëndruar në vizitë zyrtare njëditore në Komunën e Plavës. Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, ka shprehur kënaqësi me rastin e vizitës së ambasadores së nderuar të SHBA-së, të cilën e ka njoftuar me aktivitetet që i kryen admin-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

istrata lokale, me qëllim të avancimit sa më kualitativ të jetesës në Plavë, posaçërisht duke u përqendruar në investimet kapitale, realizimi i të cilave është planifikuar për këtë vit. Duke theksuar numrin e konsiderueshëm të Diasporës nga këto treva në SHBA, nënkryetari i komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit cilësor me Ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi, me qëllim të prezantimit të potencialeve turistike dhe ekonomike investi-

torëve të interesuar amerikanë. Ambasadorja Rajnke ka falënderuar udhëheqësinë e Komunës së Plavës për mikpritjen e përzemërt, duke shtuar se plani i saj gjatë mandatit të vet është që sa më detajisht të njoftohet me rastet në çdo pjesë të Malit të Zi, në mënyrë që edhe më fuqishëm t’i forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe në perspektivë të thellojë bashkëpunimin ekonomik në mes të dy shteteve. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Ambasadorja e SHBA-së në Malin e Zi, Xhudi Raizing Rajnke, në vizitë dyditëshe Komunës së Gucisë

Vizitë me agjendë shumëpërfshirëse Guci – Pas vizitës zyrtare që i bëri Komunës së Plavës, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Xhudi Raizing Rajnke, qëndroi javën e kaluar me bashkëpunëtorët e vet në vizitë dyditëshe në Komunën e Gucisë. Ditën e parë të vizitës, të martën, më 11 qershor, e shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe nënkryetari i kësaj komune Mr. Huso Brdakiq, ka vizituar Parkun Kombëtar “Prokletije (Bjeshkët e Nemuna)”, respektivisht luginën Grebajë, me ç’rast në piknikun e shkurtër është njoftuar me potencialet e bukurive natyrore të kësaj lugine vërtet atraktive dhe piktoreske. Ditën e dytë të vizitës, Ambasadorja Rajnke, në takimin në zyrën e kryetares së Komunës së Gucisë, ka biseduar me kryetaren Anella Çekiq dhe me bashkëpunëtorët e saj, nënkryetarin Mr.

Huso Brdakiq dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës, Xhenadin Radonçiq. Me këtë rast, kryetarja Çekiq ka theksuar se ndjen kënaqësi që ka rastin të gostisë ambasadoren e nderuar të SHBA-ve, zonjën Rajnke dhe bashkëpunëtorët e saj, të cilëve pastaj ua ka prezantuar potencialet me të cilat disponon Komuna e Gucisë, ka paraqitur projektet aktuale, duke theksuar se beson që kjo vizitë do të ketë rezultate të konsiderueshme për realizimin sa më të mirë të bashkëpunimit, andaj pret përkrahjen dhe mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi. Nënkryetari i komunës, Mr. Huso Brdakiq, ka përkujtuar se Komuna e Gucisë shpreh dëshirën që me Ambasadën e SHBA-së të hapin Këndin Amerikan në Guci, në mënyrë që përveç Podgoricës, Cetinës dhe Plevlës të ketë atë, kurse administrata lokale do të sigurojë hapësirën për funksionimin e saj.

Me hapjen e Këndit Amerikan, të rinjve do t’u ofrohet mundësia që më detajisht të njoftohen dhe të dinë për kulturën e SHBA-ve, e po ashtu ai do të ishte vend i mirë për organizimin dhe prezantimin e programeve të caktuara, që i realizon Ambasada e SHBA-së. Në fund të vizitës së punës, Ambasadorja Rajnke me bashkëpunëtorë ka vizituar edhe etno-dhomën, gjegjësisht dhomën e Gucisë, ku ka pasur rast të njoftohet me kulturën dhe traditën e kësaj treve, si dhe gjatë kësaj vizite të shkurtër t’i shohë produktet artizanale të kësaj ane, të cilat ia ka prezantuar Ifeta Rashiq. Ambasadorja Rajnke me bashkëpunëtorët e vet, në fund të vizitës dyditëshe Komunës së Gucisë, ka vizituar Krojet e Ali Pashë Gucisë, ku është takuar me ca përfaqësues të Fondacionit “Gusinje” me seli në Nju-Jork. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Koja e zbrazur me gjashtë përmendore Jemi popull romantik. Ne viteve të fundit më shumë jemi orientuar të ndërtojmë shtatore, sesa të të ndërtojmë fabrika, të hapim vende të reja pune, të ndalojmë emigrimin e të rinjve tanë dhe të ndërtojmë një Malësi me mundësi të reja për të gjithë pa dallime dhe gjithandej pa diskriminime. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore na duhen ne shqiptarëve që të ndjehemi ashtu si ne mendojmë që duhet të ndjehem?

Gjekë Gjonaj

Gjëja e parë që i bie në sy mysafirit apo kalimtarit të rastit në Kojë, vendbanim me popullatë shqiptare 15 kilometra larg Podgoricës, përveç natyrës së mrekullueshme dhe shtëpive përdhese të punuara prej guri, tashmë të zbrazura, janë përmendoret – shtatoret e personaliteteve të njohura historike të trevës dhe të figurave të shquara fetare. Ditën e festës fisnore të kësaj krahinë shqiptare, Sh’na Nout, më 13 qershor 2019, u zbulua shtatorja e këtij shenjtori, donacion i dy mërgimtarëve kojas në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Kolë dhe Tomë Ivanaj. Prej asaj dite Koja bëhet apo pasurohet edhe me një shtatore tjetër, duke e çuar numrin e tyre në gjashtë sosh. Kojasit në mërgim përmendoren në Kojë ua ngritën shtatë dëshmorëve të tyre, Dok Krcajt, Cak Ivanajt, Kolë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Marashajt, Gjeto Kolçajt, Tomë Ivanajt, Gjeto Ivanajt dhe Marash Gjokajt, të cilët dhanë jetën për trojet arbërore në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911, në Deçiq. Fshatin Kojë e zbukurojnë edhe shtatorja e Nënë Terezës, Prëtash Zekës Ulaj, Prëtash Shabës Gorvokaj dhe priftit Mark Bakoçaj ( Gjeloshaj) . - Si të duket Koja? Ke shëtitur shumë treva shqiptare dhe ke parë edhe vende të tjera, i them unë një intelektuali të mirënjohur dhe të respektuar nga Malësia, i cili kishte ardhur atë ditë në manifestimin “ Logu i festës së Sh’na Nout”, organizuar nga shoqata “ Koja” me veprim në SHBA. - Krahinë e bukur shqiptare. Me histori të lavdishme. E njohur me burra të shquar, luftëtarë, atdhetarë, besnikë, fisnikë , mikpritës e të ndershëm. Mbrojtës të flaktë të trojeve arbërore, nëpër furtuna e regjime të ndryshme të kohës. Ruajtës fanatikë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe vlerave kombëtare shqiptare. Por, trevë e pazhvilluar ekono-

mikisht. Pa infrastrukturë të domosdoshme. Pa rrugë të asfaltuar plotësisht nga rruga kryesore për në Ubla, deri në qendër të fshatit. Pa ujësjellës të përfunduar. Pa shkollë katërklasëshe ku dikur mësimi zhvillohej në gjuhën serbokroate-malazeze e gjuhën shqipe. Pa shitore me artikuj ushqimorë. Pa linjë autobusi. Pa ambulancë. Pa shitore me artikuj ushqimorë. Me përkujdesje të vështirësuar shëndetësore. E zbrazur, domethënë e vetmuar, më përgjigjet ai. - Po. Këtu për shembull në vitin 1971, kanë jetuar 81 familje me 536 banorë. Në atë kohë fshati gjallëronte nga njerëzit. Shkolla katërklasëshe zhurmonte nga nxënësit. Prindërit kënaqeshin me fëmijët. Gjyshërit dhe gjyshet me nipat e mbesat. Barinjtë dhe bareshat shoqëroheshin me njëri –tjetrin me grigjën e tyre të dhënëve, larg fshatit në bjeshkët e larta të Koritës dhe Koshticës deri tek liqeni i Rikavecit, ku i kishin dhe vazhdojnë t’i kenë tëbanat ( dbanet) e tyre. Të rinjtë e të rejat e fshatit argëtoheshin duke luajtur lojëra të ndryshme popullore, duke kërcyer valle, e duke kënduar


MOZAIK

shqip nën tinguj e fyellit , zypares, çiftelisë e lahutës. Arat , tashmë djerrina, ishin të mbushura plot me produkte vendore, misër, thekër, patate, lakra, qepë e të tjera që kultivoheshin me kujdes nga duart e vyera të banorëve të këtushëm, që janë shëmbëlltyrë për gjeneratat e ardhshme. Nga ana tjetër sot , siç më informuan, në Kojë gjatë gjithë vitit jetojnë vetëm gjashtë familje, dhe se dy prej këtyre familjarëve veç kanë marrë vizën e mërgimtarit në Amerikë të cilët dhe së shpejti do ta lëshojnë vendlindjen e vet, i them unë. - Koja legjendare po zbrazet. Po boshatiset gjithnjë e më shumë, ndërsa numri i përmendoreve po shtohet, ma ktheu ai . - Ashtu është. Koja u mbush me përmendore! Fund e krye shtatore. Ne

shqiptarët ( malësorët) ende jetojmë me patriotizëm, ia ktheva unë. - Po zotëri ne kemi luftuar, kemi derdhur gjak për këto troje dhe duhet t’i jetësojmë në vepër që më të mos harrohen kurrë, m’u përgjigj. Pas kësaj bisede të shkurtër miqësore, nën flladin e freskët të lisave para Kishës së Sh’na Nout, atë ditë përvëluese qershori, u dakorduam se tendenca e shtimit të përmendoreve nuk është e pranishme vetëm në Kojë, por edhe në trevat e tjera të Malësisë, Kosovës e Shqipërisë. Jemi popull romantik. Ne viteve të fundit më shumë jemi orientuar të ndërtojmë shtatore, sesa të të ndërtojmë fabrika, të hapim vende të reja pune, të ndalojmë emigrimin e të rinjve tanë dhe të ndërtojmë një Malësi me mundësi të reja për

të gjithë pa dallime dhe gjithandej pa diskriminime. Kur do të tejkalohet kjo krizë e identitetit? Edhe sa përmendore na duhen ne shqiptarëve që të ndjehemi ashtu si ne mendojmë që duhet të ndjehem? Nëse vazhdojmë që në çdo cep të Malësisë të ndërtojmë nga disa shtatore, pllaka përkujtimore e të ngjashme, Malësia do të shndërrohet në trevë ku përmendoret kanë prioritet para qytetarëve të cilët jetojnë në këtë krahinë dhe kontribuojnë nëpërmjet taksave në mbarëvajtjen e saj. Vallë, mos ka ardhur koha të mendojmë se mos e kemi tepruar pakëz me këto përmendore, të cilat me siguri kanë një kosto të lartë financiare, derisa rinia po ikën çdo ditë për shkak të papunësisë dhe moszhvillimit ekonomik të Malësisë. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Jeton Idriz Dedushaj (30.04.1975 - 05.06.1999) (1)

Ëndrra për lirinë dhe çlirimin e Atdheut Kjo rrugë jetësore e tij, nuk ishte e rastit. Jetoni ishte i lindur në një trevë që ka një histori të ndritshme të rezistencës së paepur shekullore për mbijetesë dhe të luftrave për liri dhe ishte rritur me rrëfimet për trimërinë e burrave dhe burrëreshave të kësaj ane... Të gjitha këto rrëfime do të bëhen shkollë e jetës për Jetonin

Për Koha Javore:

Binak Ulaj

Para se të filloja të shkruaja disa fragmente të shkurtra nga jetëshkrimi i Jeton I. Dedushajt, të vetmit dëshmor të Luftës së UÇK-së nga Vuthajt e Plavës e Gucisë, por jo edhe të vetmit luftëtar, ashtu siç do të më tregojnë prindërit e tij, babai Idrizi, nëna Bjeshka dhe i vëllai, Kastrioti, më ishte kujtuar një fragment i poezisë së poetit të njohur, me prejardhje nga po kjo trevë, nga Nokshiqi historik, Qerim Ujkani: “Ardhacakë të përçudshëm në tokën time Historinë nisen edhe Nuk bëjnë histori lufte njëherë nga fillimi Bëjnë histori krimi...” Këtë histori krimi, regjimi serb e kishte filluar që në vitin 1877/1878 dhe rifilluar, si sa e sa herë më parë, edhe në fund të viteve të tetëdhjeta

32

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

dhe në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur Kuvendi i Serbisë do ta suprimojë atë gjysmë autonomie çfarë e kishte Kosova, ndonëse ky institucion serb nuk ia kishte dhënë atë, kur do t‘ua marrë të drejtën shqiptarëve t’i drejtojnë institucionet politike, kulturore dhe të qeverisin me resurset e veta ekonomike, me ç’rast do t’i largojë të gjithë të punësuarit shqiptarë nga puna, me përjashtim të ndonjë kombthyeri, veprim ky që rrezikonte ekzistencën e tyre dhe të familjeve të tyre, kur i kishte përzënë nxënësit dhe studentët shqiptarë nga shkollat dhe fakultetet, për arsye se s’kishin pranuar të mësonin “se shqiptarët kanë zbritur nga mali, se janë ardhacakë në Kosovë”, tezë serbe e gati dy shekujve më parë, por e përsëritur edhe sot e kësaj dite nga krerë shtetërorë serbë, ndaj kishte helmuar mijëra nxënës shqiptarë, duke synuar kështu, jo vetëm zhbërjen e identitetit kombëtar të shkollës shqipe dhe serbizimin e saj, por edhe t’i detyronte të rinjtë shqiptarë të hiqnin dorë nga shkollimi dhe ta braktisnin vendin. Edhe atëherë kur shqiptarët e kishin organizuar mësimin e pavarur shqip

duke i shndërruar shtëpitë në shkolla, policia serbe, sipas instruksioneve të marra nga Beogradi, do t’i përndjekë, ndalojë e torturojë nxënësit dhe studentët shqiptarë, kudo që arrinte. Këto krime, që ishin bërë të përditshme dhe gjithnjë e më të rënda, të riut vuthjan, Jeton Dedushajt, do t’ia shtojnë urrejtjen ndaj robërisë dhe do t’ia rrënjosin në mendje mësimin e përsëritur aq herë në histori se “liria nuk dhurohet, por fitohet”, e kishin bërë të kuptojë se çlirimi i Kosovës nuk arrihej me fjalë, se rruga paqësore që propagandohej nga qarqe të caktuara shqiptare, ishte rrugë e nënshtrimit të plotë, nënshtrimit të turpshëm. Ndaj, ëndërr e tij e madhe do të bëhet liria dhe çlirimi i atdheut. *** “Jetonin ma ka falë Zoti natën e Ni Majit 1975. Gzimin për lindjen e tij s’di ta thom me fjalë, por jam gëzue edhe për atë se ditëlindja e tij përputhej me këtë festë që e festojnë krejt populli. Para tij i kam pas tri vajza, dy prej të cilave më patën dekë pas lindjes. Për këtë, djalit ia qitëm emnin Jeton. Me jetue, m’u rritë... Tanë katuni është gzue për lindjen e tij. Si thmi ishte i shnoshë dhe shumë


MOZAIK

i gjallë, tanë e dojshin dhe kënaqeshin me lazdrimet e tij”, fillon të tregojë nënë Bjeshka. Atëbotë, askujt s’i kishte vajtur mendja se rruga që do të zgjedhë Jetoni kur do të rritej, sakrifica sublime e tij, do ta përjetësojnë emrin dhe kujtimin e ndritshëm për të. Kjo rrugë jetësore e tij, nuk ishte e rastit. Jetoni ishte i lindur në një trevë që ka një histori të ndritshme të rezistencës së paepur shekullore për mbijetesë dhe të luftrave për liri dhe ishte rritur me rrëfimet për trimërinë e burrave dhe burrëreshave të kësaj

ane e, veçmas, për trimërinë e Bajram Musës Dedushaj, i cili kishte marrë pjesë në betejën e Nokshiqit 1879/18 80, njërës ndër betejat më të ndritshme për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, me rrëfimet për krimet e ushtrisë e xhandarmërisë serbe e malazeze, për ekzekutimin, në mes të fshatit Vuthaj, të Çung Tahirit e Isuf Zymerit Dedushaj, në qershor të vitit 1951, të cilët më parë kishin pranuar të vdisnin si burrat se sa t’i tradhtonin miqtë e shtëpisë, me rrëfimet e trimit rugovas, Haxhi Cukës, për torturimin e të burgo-

surve shqiptarë në burgjet serbe, që i kishte përjetuar edhe vetë Haxhiu. Të gjitha këto rrëfime do të bëhen shkollë e jetës për Jetonin. Ndaj që si i ri, kur ndodhte t’ia shihte revolen ndokujt që s’e njihte, dyshonte mos është spiun dhe thoshte se do ta vriste kur të rritej, tregon babai Idrizi. I rritur në një frymë të tillë, dhuna që kishte përjetuar edhe vetë drejtpërsëdrejti, do t’i japë fund pritjes së mëtejme të tij për t’iu bashkuar luftëtarëve të lirisë. “Një ditë, derisa kthehej nga shkolla së bashku me një shok të vetin, të dy nxënës të Gjimnazit ‘Bedri Pejani’ të Pejës, i ndalë patrulla e policisë. Pasi kishin parë se me vete kanë libra dhe fletore, i kishin kontrolluar duke i provokuar dhe pyetur se ku i vijojnë mësimet, si i kanë emrat mësimdhënësit e tyre... Përgjigjja e tyre se nuk po kuptonin çka po i pyesnin, ngase nuk dinin serbisht, i kishte revoltuar keq policët, të cilët kishin filluar t’i godisnin me shpulla, grushta. Duke parë se edhe më tej nuk flisnin dhe s’jepeshin, ua kishin shqyer librat dhe copat e fletëve ua kishin futur në gojë duke i urdhëruar t’i gëlltisnin. Goditjet me shpulla e grushta, Jetoni dhe shoku i tij i kishin përballuar disi, por futjen e fletëve të librit në gojë e kishin përjetuar si fyerje dhe poshtërim të rëndë edhe të shkollës, edhe të mësimdhënësve... E si mund të gëlltiteshin librat?”, do ta përsëriste shpesh Jetoni. Me siguri se ky rast ia kishte përkujtuar emrat e martirëve të shkollës e librit shqip, Petro Nini Luarasin, Papa Kristo Negovanin, Shtjefen Gjeçovin... Që nga ajo ditë, Jetoni kishte ndryshuar. Çdoherë kur i vinin shokët në shtëpi, flasin për sjelljen e policisë serbe, për dhunën që ushtronte ndaj popullsisë, flisnin se gjendja e tillë nuk mund të durohej, se i gjithë populli do të duhej t’i bashkohej UÇKsë, se edhe ata po e prisnin rastin të shkojnë në luftë, t’u bashkoheshin djemve dhe vashave shqiptare që, si pararojë e zgjuar e Atdheut, me kohë ishin përgatitur dhe kishin formuar UÇK-në, me të vetmin qëllim – sendërtimin e idealit të shumë brezave të atdhetarëve, çlirimin dhe bashkimin e atdheut. (vijon) E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

33


KULTURË

Në QKI “Malësia” u shfaq drama “Maskuar” e autorit, Ilan Hatsor

Pasqyrim i luftës guerile midis palestinezëve dhe izraelitëve Ngjarja ndodh në fshatin palestinez në bregun perëndimor në vitin 1990. Flitet për tre vëllezër të bllokuar në këtë luftë që, pas vdekjes së vëllait të tyre shtatëvjeçar, luftojnë për jetë dhe vdekje për shkakë të mashtrimeve dhe tradhëtive Tuz – Në kuadër të manifestimit “Vera kulturore e Podgoricës”, në QKI “Malësia” është shfaqur të shtunën mbrëma, drama “Maskuar” e autorit, dramaturgut, Ilan Hatsor, me regji të Aldi Hystoçit, Klajd Zeqajt dhe Anri Celibashit, ndërsa është interpretuar nga aktorët e Teatrit Eksperimantal të Tiranës, Ismail Shino, Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka. Në prani të një numri të konsiderueshëm të të pranishmëve, kjo dramë

34

Javore KOHA

E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

është admiruar dhe është ndjekur me mjaftë interes, duke i duartrikutur aktorët në fjalë për ekzekutimin e tyre mjeshtëror dhe profesional. Në konspektin e kësaj shfaqjeje, thuhet se kjo dramë trajton luftën guerile midis palestinezëve dhe izraelitëve, rreth interesave në konflikt që zavendësojnë dashurinë familjare. “Ngjarja ndodh në fshatin palestinez në bregun perëndimor në vitin 1990. Flitet për tre vëllezër të bllokuar në

këtë luftë që, pas vdekjes së vëllait të tyre shtatëvjeçar, luftojnë për jetë dhe vdekje për shkakë të mashtrimeve dhe tradhëtive”, theksohet në konspektin e kësaj vepre teatrore. Premiera e dramës “Maskuar” është shfaqur në Teatrin Eksperimental të Tiranës, në tetor të vitit të kaluar, për të vazhduar më pas shfaqjet edhe në disa qytete të Shqipërisë. Kjo është hera e parë që u shfaq në t. u. Tuz.


SPORT

Në Ulqin u mbajt turneu në sportin olimpik të taekwondosë “1-st Ulqin Trophy”

Bashkëpunim i klubeve të rajonit Në turne morën pjesë 420 garues të 36 klubeve nga pesë vende: Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi Ulqin – Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tij, Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka organizuar të dielën, më 9 qershor, turneun ndërkombëtar në taekwondo “1-st Ulqin Trophy”. Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 420 garues të 36 klubeve nga pesë vende: Shqipëria,

Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi. Sipas organizatorit, turneu ka përfunduar me sukses. “Qëllimi ishte bashkëpunimi me klubet e rajonit, shkëmbimi i përvojave të ndryshme, shoqërimi ndërmjet garuesve, forcimi i karakterit sportiv etj.”, thuhet në deklaratën për shtyp.

Turneun e ka hapur kryetari i Komunës së Ulqnit, Loro Nrekiq, i cili i ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka premtuar përkrahje të KT “Ulqini” në të ardhmen. Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe të gjithë sponsorët që përkrahën këtë (Kohapress) aktivitet sportiv.

U mbajt manifestimi “Ditët e Shën Ndout 2019”

Veprimtari sportive, kulturore dhe edukative Me rastin e 10 – vjetorit të veprimtarisë së Don Gabrielit në Kishën Katolike Braticë dhe Kullomzë (Ulqin), është zhvilluar manifestimi tradicional “Ditët e Shën Ndout 2019”. Janë mbajtur veprimtari sportive, kulturore dhe edukative. Këtë vit risi e këtij manifestimi ishte turneu në një sport të veçantë -hokej në parket. Garuan 4 ekipe nga Ulqini dhe Koniku i Podgoricës. Në një atmosferë vëllazërore fitues i kësaj garë doli ekipi me më shumë eksperiencë nga Koniku. Ky sport u

prit mirë nga fëmijët dhe rinia e Ulqinit. Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte turneu në futboll të vogël për shkollat e futbollit të gjeneratës 2008/9. Në këtë turne morën pjesë 6 ekipe, nga 6 shkolla me afro 100 sportistë . Vendin e parë e zuri Shkolla e Futbollit “Koci” nga Kosova, e cila në ndeshjen finale mundi Shkollën e Futbollit “Malësia” nga Tuzi. Interesim të madh zgjoi edhe koncerti në sheshin e qytezës, duke vijuar më pas me koncertin e Ansamblit

“Shqiponja” nga Malësia. Po ashtu nuk mungoi as sofra “Shën Ndout” në Braticë. Aty në fillim u celebrua Mesha Shenjte, për të vazhduar me kuzhinë tradicionale shestanase me ushqime shtëpie. Kisha Katolike edhe sivjet , për të dhjetin vit radhazi, dha kontributin e vet në organizimin e dhurimit të gjakut. Është ky një projekt fisnik meqë gjaku i dhuruar atë ditë u është dedikuar njerëzve në nevojë që e kanë jetën në rrezik. Gj.Gjonaj E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 20 qershor

2019 Viti XVlll Numër 868 Çmimi

0,50

Përtej emrit ISSN 1800-5696

Të punojmë bashkë për të ruajtur veten

Miratohet Statuti i Komunës së Tuzit


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.