KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 qershor 2019 Viti XVlll Numër 869 Çmimi 0,50
Koha për reflektim ISSN 1800-5696
Lypja, mbijetesë apo biznes i pistë?
Të reflektosh për pikturat apo për refleksionet e piktorit?!
PËRMBAJTJE
5
10 Kriporja e Ulqinit shpallet park natyror
Pasuria dhe njohja
12
14 Tre vëllezërit Bytyçi, tragjedi e triumf për Kosovën
Në pritje të 30 qershorit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
PËRMBAJTJE
16
22 Komunikimi me të shkuarën dhe të tashmen
Mbi 100 artizanë i prezantuan punimet e veta
28
30 Stomatologu duarartë
Krijuesit shqiptarë nga Ulqini në Durrës KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 27 qershor 2019 Viti XVlll Numër 869 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Koha për reflektim
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lypja, mbijetesë apo biznes i pistë?
Të reflektosh për pikturat apo për refleksionet e piktorit?!
biznes i pistë? mbijetesë apo Lypja,
piktorit?! refleksionet e pikturat apo për Të reflektosh për
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
reflektim
avoreHA Koha për KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i KKSH – së, Faik Nika, vizitoi Komunën e Tuzit
Bashkëpunim për interesa të përbashkëta Tuz – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Z. Faik Nika, të hënën e kaluar zhvilloi dy vizita zyrtare. Nika fillimisht ka vizituar Komunën e Tuzit e më pas Ambasadën e Republikës së Turqisë në Mal të Zi. Në Komunën e Tuzit, Nika është pritur nga kryetari i Komunës dhe ai i kuvendit, Nikë Gjeloshaj dhe Fadil Kajoshaj, të cilët kanë diskutuar për funksionimin e Komunës së pavarur të Tuzit, për planet në të ardhmen, për situatën e shqiptarëve në trevën e Malësisë, për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme të komunës për përmirësimin e jetës së qytetarëve, etj. “Gjithashu theksova nevojën për respektimin e të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht për përdorimin e gjuhës në dokumente zyrtare të Komunës
dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare. Në vazhdim ne do të vazhdojmë bashkëpun imin për çështjet me interes të përbashkët, sidomos për intensifikimin e
aktiviteteve për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi”, ka theksuar kryetari i KKSH –së për këtë takim. t. u.
Vizita e kryetarit të KKSH – së në Ambasadën e Turqisë në Mal të Zi
Pajtim reciprok për të vazhduar komunikimet e bashkëpunimit Podgoricë – Në takim që kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Z. Faik Nika, zhvilloi me ambasadoren e Turqisë në Mal të Zi, Znj. Songul Ozan, u theksua nevoja e bashkëpunimit institucional ndërmjet KKSH –së dhe ambasadës në fjalë, për mundësinë e bashkëpunimit në përgatitjen e kuadrove shqiptare nga Mali i Zi në shtetin e Turqisë, në profile të ndryshme si: hotelieri, turizëm, bujqësi, blegëtori, industri ushqimore, etj. “Ne folëm edhe për mundësi bashkëpunimi në sferën e kulturës, me theks tek shoqëritë kulturore-artistike, folklori, teatri, artizanatet, për vizita të qytetarëve ku jetojnë shqip-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
tarët në Turqi, për rikonstruktimin e objekteve me rëndësi historike në shërbim të turizmit, etj. Ambasadorja Ozan, na falënderoi për këtë vizitë, duke u pajtuar se duhet vazhduar
komunikimet në dobi të të dy komuniteteve që përfaqësojmë”, është shprehur kryetari i KKSH – së, Faik Nika, për këtë takim. t. u.
NGJARJE JAVORE
Kriporja e Ulqinit shpallet park natyror Kuvendi Komunal i Ulqinit, të hënën shpalli Kriporen e njohur të këtij qyteti park natyror. Vendimi u mirëprit nga qytetarët, pasi me këtë vendim mbrohet tjetërsimi i kësaj hapësire të veçantë natyrore. Kriporja e Ulqinit cilësohet ndër ekosistemet më të njohura në Adriatik. Ajo është zona e parë me rëndësi ndërkombëtare për zogjtë në Mal të Zi, si dhe “Strehim Emerald” i Konventës së Berlinit. Kriporja pritet që së shpejti të bëhet pjesë e listës Ramsar, si kënetë me
rëndësi ndërkombëtare. Kriporja e Ulqinit e ngrit në vitin 1926 nga italianët dhe ka një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë që është lagunë dhe ndodhet në deltën e lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpendësh. Ujërat e ëmbla të lumit ndahen nga uji i kripur i detit Adriatik nëpërmjet kanaleve. Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse
ndërmarrja falimentoi. Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro. Çmimi i tokës u vendos 5 cent metri katror duke u cilësuar si aferë korruptive e politikës në Mal të Zi. Kriporja e Ulqinit është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe përmirësimin e kripores. Po ashtu Bashkimi Evropian ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Përgjegjësia politike e pakicës
Koha për reflektim
Ligji aktual për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve në Mal të Zi është shumë nën nivelin demokratik e përfaqësues të pakicave se para pavarësisë së shtetit malazez, madje është në kundërshtim me Konventën Kuadër dhe Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Popullit Pakicë në Mal të Zi dhe si i tillë është degradues
Hajrullah Hajdari
Shumica e shteteve kanë në përbërjen e popullsisë së tyre një apo më shumë grupe apo pjesëtarë të kombëve të tjera, të cilët karakterizohen me identitetin e tyre etnik, gjuhësor apo edhe fetar. Një analizë e bërë tregonte se vetëm 9.1% e shteteve kanë mundur të konsiderohen si “etnikkisht të pastra“; në 23.5% të tyre, grupi kryesor etnik përbënte vetëm 50-74% të popullsisë, ndërsa 29.5% grupi më i madh nuk kishte më tepër se gjysmën e popullsisë. Llogaritej se në 30.2% të shteteve, popullsinë e përbënin pesë ose më shumë grupe sinjifikante etnike, në të cilin grup, sipas kësaj përllogaritjeje, do të bënte pjesë edhe Mali i Zi. Respekti i ndërsjellë midis vetë pakicave dhe midis pakicave dhe popullit shumicë si dhe respekti për identitetin e secilit prej tyre (pakicë apo shumicë) paraqet cilësinë e shumëllojshmërisë multietnike dhe multikulturore të sho-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
qërisë globale. Në shtetet e demokracisë perëndimore, të formuara si shtete shumëkombëshe ose në principe etnike, popujt shumicë ose pakicë dhe pakicat që jetojnë aty, të vetëdijshëm për marrëdhëniet e ndërlikuara në mes shumicës dhe pakicës si dhe rrezikut që mund të rrjedhë nga ato marrëdhënie, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë lëshime dhe kompromise të ndërsjella duke arritur një model të caktuar të bashkekzistencës. Megjithatë, shumë herë, lëshimet dhe kompromiset as nga shumica dhe as nga pakica nuk kanë qenë të menjëhershme, të lehta apo krejtësisht të vullnetshme. Sidomos, kohëve të fundit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, lëshimet dhe kompromiset e tilla kanë ardhur si rezultat i presioneve nga të huajt, e shumë rrallë apo asnjëherë si rezultat i lëshimeve apo kompromiseve të tyre. Shqiptarët në Mal të Zi jetojnë dhe veprojnë në një territor homogjen si popullatë autoktone, që nga Kongresi i Berlinit, duke kaluar nëpër udhëkryqe të rrezikshme të rregullimeve të ndryshme shtetërore, Mbretërisë së Malit të Zi, Mbretërisë SKS, RSFJ-së, Bashkësisë Shtetërore Serbi-Mali i Zi dhe së fundi në shtetin e pavarur të Malit të Zi, i cili pa përkrahjen dhe kontributin e shqiptarëve vështirë se do të krijohej ndon-
jëherë. S’do mend se përkrahja e shqiptarëve për shtetin e pavarur të Malit të Zi ishte rrjedhojë e ngjarjeve dhe situatës politike në shtetet e ish-Jugosllavisë, e shprehur në dëshirën për t’u shkëputur njëherë e mirë nga kthetrat e vendit të kasapit të Ballkanit –Serbisë, që u solli aq shumë të këqija shqiptarëve kudo që jetonin, e sidomos dëshirë për të kontribuar pavarësisë së Kosovës, por edhe shpresë për një trajtim më të drejtë me qëllim të realizimit sa më shpejt të të drejtave politike të tyre. Shteti i Malit të Zi, si shtet shumënacional apo shumetnik, pa marrë parasysh modelin demokratik të rregullimit shtetëror apo përbërjes kombëtare apo etnike të popullatës, pretendon se është shtet i qytetarëve dhe se të drejtat e popujve pakicë duhet të rregullohen sipas diktatit të shumicës, gjithmonë duke aluduar në infrastrukturën ligjore në fuqi. Megjithatë, Mali i Zi duke respektuar detyrat dhe obligimet e përcaktuara në Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Nacionale (Mali i Zi është nënshkrues i kësaj konvente), ka nxjerrë Ligjin mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë, sipas të cilit popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera të pakicave nacionale dhe pjesëtarëve të tyre, krahas të drejtave të parapara me rregullat ndërkombëtare të pranuara në përgjithësi dhe kontratave ndërkombëtare të ratifikuara, u sigurohen të drejta të plota të cilat nuk mund të jenë më pak se të arriturat, në të njëjtat kushte dhe kanë si qëllim sigurimin e barazisë së tyre reale me shtetasit e tjerë (neni 5). Thënë ndryshe, ekziston pretendimi se Mali i Zi i ka krijuar kushtet themelore (së paku në letër) për pjesëmarrjen efikase të pjesëtarëve të pakicave nacionale në jetën kulturore, social-ekonomike dhe në punët publike, sidomos të atyre aspekteve që është interes i tyre, sigurisht duke pasur parasysh përfaqësimin proporcional në organet shtetërore dhe publike qoftë ajo edhe në formë e diskriminimit pozitiv. Pra, shumica i paska plotësuar obligimet ndaj pakicës. Prandaj, kësaj radhe dëshiroj që të fokusoj vëmendjen tonë vetëm në hapësirën kohore që nga pavarësia e Malit të Zi deri në ditët e tanishme. Po i përmendim vetëm disa. Përfaqësimi politik i qytetarëve, pra edhe i pakicave, arrihet në bazë të sistemit zgjedhor të lirë, transparent e demokratik. Siç është e njohur, ligji aktual për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION në Mal të Zi është shumë nën nivelin demokratik e përfaqësues të pakicave se para pavarësisë së shtetit malazez, madje është në kundërshtim me Konventën Kuadër dhe Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Popullit Pakicë në Mal të Zi dhe si i tillë është degradues. Punësimi i shqiptarëve në organet publike shtetërore akoma është shqetësues dhe as për së afërmi nuk i përgjigjet përfaqësimit proporcional. Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare nuk mundëson përdorimin e lirë në të gjitha nivelet, madje as në vendbanimet me shumicë të konsiderueshme, dhe nga ky aspekt nuk ka përmirësime, madje është nën nivelin e periudhës së Jugosllavisë së Titos. Përdorimi i gjuhëve të pakicave (lexo: gjuhës shqipe) është regresiv. Komunikimi i organeve lokale me ato qendrore bëhet vetëm në gjuhën malazeze, thirrjet dhe aktgjykimet në gjyqet komunale (ku popullsia shqiptare është shumicë) bëhen po ashtu vetëm në gjuhën malazeze, ani pse kjo çështje është në kundërshtim me infrastrukturën ligjore, ndërkombëtare dhe të brendshme, në fuqi. Plan-programet mësimore të gjuhës shqipe, historisë dhe lëndëve të shkathtësisë nuk kanë ndonjë përmirësim të dukshëm, ndërkaq informimi në gjuhën shqipe është vërtet diskriminues. Ajo çka është më shqetësuese për shqiptarët në Mal të Zi, është fakti se edhe pas 30 viteve demokraci e 13 viteve pavarësi, zhvillimi ekonomik i vendbanimeve shqiptare, përkundër resurseve të volitshme natyrore, ka stagnuar, mungojnë investimet kapitale e strategjike dhe si rrjedhojë është aktivizuar edhe më shumë boshatisja e vendbanimeve shqiptare. Brezi kufitar i të Mirave (të zezave) Detare ka mbetur i njëjti, si askund në bregdetin malazez, ani pse funksionin më të lartë drejtues në Ndërmarrjen Publike akoma e mbajnë partitë shqiptare në koalicion me qeverinë. Të ardhurat nga kjo zonë derdhen në buxhetin e shtetit e jo në buxhetin lokal. Edhe këto pak fakte të përmendura, nga njëra anë tregojnë qartë dekadencën e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, natyrisht në krahasim me kohën, ndërsa nga ana tjetër po ashtu tregojnë qartë (mos)përkujdesjen e shtetit malazez
ndaj shqiptarëve dhe vlerësimin e tyre për kontributin (për të mos thënë shërbimin) e shqiptarëve për pavarësinë e Malit të Zi. Por duhet theksuar se, tanimë, pushteti qendror nuk mund të jetë fajtor për (mos)realizimin e buxhetit, për (mos)investimet kapitale lokale, për kaosin në infrastrukturë (rrugë lokale, veprimtari komunale, komunikacion…) dhe kjo jo vetëm për faktin se pushtetmbajtësit lokalë dhe partitë politike shqiptare qeverisin në të gjitha nivelet bashkë, por edhe për faktin se ata janë përgjegjës ligjorë të funksionimit të pushtetit vendor, por edhe përgjegjës ndaj votuesve të tyre, të cilët i votuan për të (mos) lidhur koalicion me partinështet. S’ka dyshim se kjo gjendje është e lidhur ngusht, së pari me relacionet e partive politike shqiptare dhe liderëve të tyre në marrëdhënie në mes tyre dhe pastaj në marrëdhënie me pushtetin. Pushtetarët e Malit të Zi janë të vetëdijshem se përderisa në krahun e tyre kanë një apo më shumë parti politike të pakicave, para faktorit ndërkombëtar janë krejtësisht në rregull dhe kështu para tyre paraqiten se po ndërtojnë vërtet një shoqëri të hapur demokratike e bazuar në veprimin e së drejtës dhe institucioneve demokratike të cilat mundësojnë respektimin e standardeve më të mira në sferën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo alibi Malit të Zi i nevojitet tani më së tepërmi pasi gjendet në procesin e negociatave për hyrjen në BE. Për këtë arsye, këtë situatë subjektet politike shqiptare, pa marrë parasysh divergjencat, duhet ta shfrytëzojnë e të reflektojnë drejt e për interes të përgjithshëm e të lënë interesat individuale të tyre. Bashkëpunimi pa kushte, në fillim, i vetëm një partie politike shqiptare e tani pothuaj i të gjitha partive politike shqiptare, me pushtetin e Malit të Zi, nuk u solli ndonjë gjë të mirë shqiptarëve. Përkundrazi, të drejtat dhe liritë e popullsisë pakicë stagnuan. Prandaj është më se e nevojshme vënia në lëvizje e vetëdijes dhe ndërgjegjes, e politikës në përgjithësi e në veçanti e partive politike shqiptare në koalicion me shtetin dhe përfaqësuesve të tyre politikë, qoftë në parlament apo qeveri. Me urgjencë duhet të inicohet ngritja e institucionit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies së të zgjedhurve para votuesve të vet. Mbase kjo iniciativë duhet të përqafohet edhe nga vetë pushteti qendror pasi në këtë mënyrë do të fuqizonte përgjegjësinë e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
pakicës ndaj shumicës si parakusht i realizimit të qëllimeve të veta. Për realizimin e këtyre parimeve, popullit shqiptar në Mal të Zi i mungon një stretegji e përbashkët politiko-ekonomike, zhvillimore, një plan veprues për të gjitha vendet e banuara me shqiptarë. Mu për këtë arsye duhet të inicohet që Këshilli Nacional i Shqiptarëve të jetë funksional dhe bartës i aktiviteteve të përmendura, ndërsa partitë politike shqiptare duhet të miratojnë një platformë të veprimit të përbashkët në marrëdhënie me popullin dhe shtetin. Koha është për reflektim, përndryshe qëndrimi në koalicion me partinë-shtet në të gjitha nivelet është kohë e humbur. Është koha që edhe pakica të marrë përgjegjësitë e veta, që të zgjedhurit e popullit shqiptar në organet ligjvënëse e ligjzbatuese të shqyrtojnë me seriozitet të plotë funksionimin e shtetit ligjor në marrëdhënie me shqiptarët dhe si rrjedhojë arsyeshmërinë e qëndrimit në ato organe. Fatkeqësia më e madhe është humbja e kohës. Nëse mbetet koha për më vonë, është vështirë për ta gjetur (Gazaliu). Pavendosmëria është një cilësi morale, kurse inati është sëmundje. Njeriu i pavendosur, në veprimet e veta ndikohet shumë nga të tjerët. Kjo cilësi bëhet shkak që detyrat tona ndaj vetes dhe ndaj atyre qe na besuan mandatin e përfaqësimit të mos kemi mundësi t’i kryejmë në rregull. Mundësitë e reflektimit janë të mëdha, natyrisht, nëse do të zbatohen premtimet, programet politike e mbi të gjitha normat ligjore. Njeriu kur mendon se do të përgjigjet për çdo veprim të tij, reflekton dhe vepron në të mirën e përgjithshme. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Lypja, mbijetesë apo biznes i pistë? Në Ulqin gjatë sezonit turistik kemi një invazion të lypësve komercialë. Siç po duket, ata zgjedhin rrugën më të lehtë për të fituar të mira materiale. Kjo situatë dhe gjendje të bën që edhe njeriu më altruist kur i sheh gjithë këta lypës mashtrues dhe “xhambas” e humb ndjenjën e ngushëllimit
Qani Osmani
Kur ekzistenca e njeriut është e rezikuar dhe kur nuk ka alternativë tjetër për të mbijetuar individi me ndërgjegje dhe ndjenjën e turprit mund ti nënshtrohet lypjes. Lypsarët janë bërë pamje thu-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
ajse të pashmangshme në shumicën e qyteteve europiane, ballkanike dhe te atyre në trojet shqiptare. Dhe derisa një pjesë e tyre mbijetojnë në këtë mënyrë, të tjerët prej lypjes kanë krijuar një biznes shumë fitimprurës. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se, a është lypja nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme pasqyrim i varfërisë, biznes i majmë kriminel apo realitet shoqëror? Si, përse dhe kush i organizon lypjet? Çka bëjnë insitucionet përkatëse në parandalimin e lypjes së organizuar të të miturve? Si të ndalohet kjo “punë” e
detyrueshme e fëmijve? Janë këto pyetje të cilave assesi nuk mund t’u jepet përgjigja. Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Fëmijve, shtetet nënshkruese e njohin të drejtën e fëmijve që të jenë të mbrojtur nga format e diskriminimit, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik, si dhe nga çfarëdolloj pune, potencialisht, të rrezikshme që mund ta dëmtojë edukimin dhe zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe social. Por, realiteti është krejtë ndryshe! Në rrugët e qyteteve ballkanike, sidomos
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
në ato të vendit tonë, posaçërisht gjatë verës, lypjen që e bëjnë fëmijët, zakonishtë ata të moshës së njomë, është shumë e theksuar. Është për t’u habitur se, vendet që më së tepërmi vërshohen nga viktimat e kurthit janë zakonisht zonat përreth udhëkryqeve, xhamive, kishave, spitaleve, varrezave, tregjeve etj. Sepse thjeshtë, janë vendet më të frekuentuara dhe për këtë vendosin “punëdhënësit” e këtyre “punëtorëve” të vegjël. Edhe pse duket e çuditshme. Lypja edhe në Perëndim është bërë një biznes i vërtetë. Individë të caktuar kanë fituar aq shumë saqë kanë ndërtuar shtëpi luksoze, ndërsa një numër jo i vogël kanë llogari bankare të konsiderueshme. Nuk më kujtohet tani, diku kam lexuar se në Nju Jork është themeluar një shkollë për lypje ku nxënësit mësojnë artin e të lypurit. Në Amerikë si lypsarë të popullarizuar njihen: Breadlin Charlie, Georg Gray, Robert Ingels, Rose Dym etj. Fitimi di-
tor i këtyre personave është më i lartë se paga mujore e shumë inxhiniereve, profesorëve, mjekëve apo ekspertëve të lëmive të ndryshme. Natyrishtë, shumica e lypsarëve gjenden në prag të ekzistencës financiare dhe morale, por ka edhe prej tyre që u lulëzon “tregtia”. Lypësit “komercial” nuk kanë ideale në jetën e tyre, përveç lypjes të organizuar pa pikë turpi. Në Ulqinë gjatë sezonit turistik kemi një “pyll” lypësish. Në çdo hap nga një lypës, i largohesh një lypësi, kur papritmas të afrohet tjetri. I gjejmë kudo, , në qendrën e qytetit, në restorane dhe kafiteri, te shetitorja, në plazh, etj. U imponohen qytetarëve dhe turistëve në mënyra më triviale duke i lodhur me vokabularin e tyre që i ngjanë një poezie elegjike. Pra, në Ulqinë gjatë sezonit turistik kemi një invazion të lypësve komercial. Siç po duket ato zgjedhin rrugën më të lehtë për të fituar të mira materiale. Kjo stuatë dhe gjendje të bënë që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
edhe njeriu më altruist kur i sheh gjithë ato lypës mashtrues dhe “xhambas” e humb ndjenjën e ngushëllimit. Për këto “lypsa” mashtrues që vijnë prej komunave tjera dyert duhet të jenë të mbyllura. Etika e jetës kërkon që të fshihet loti prej syrit të njeriut që vuan, por kjo nuk duhet të vlejë për lypësit e dyshimt që e “pushtojnë” Ulqinin. Goja dhe dora që e kanë bërë, shprehi lypjen asnjëherë nuk do të qetësohen. Nëse para këtijë fenomeni social jo të hijshëm i mbyllim sytë edhe ambienti në qytet do të jetë jo i hijshëm! U mora me këtë problematik dhe e shkrova këtë artikull, jo se dua t’i qortojë të varfrit-ngase ata vërtetë janë në gjendje shumë të vështirë dhe ndihma për ta është e padiskutueshme, ndërsa mënyra se si të bëhet kjo me siguri e dinë institucionet përkatëse që duhet ta dinë-por që të gjithë ne të bindemi se fjala “LYPJE” gjithnjë e më tepër po shndërohet në shkencë të pavarur, me rregullat e saj. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Pasuria dhe njohja Ngjarjet e sotme në Shqipëri rrjedhin nga sistemi i prishur që politikanët përpiqen ta reformojnë, ta ndreqin, kështu që njerëzit të mos dalin kurrë nga errësira e djallit dhe e mosdijes
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Çdo gjë ka një shpjegim. Origjina e një fenomeni, po të kërkohet, është brenda tij. Ngjarjet e sotme në Shqipëri rrjedhin nga sistemi i prishur që politikanët përpiqen ta reformojnë, ta ndreqin, kështu që
“ 10
njerëzit të mos dalin kurrë nga errësira e djallit dhe e mosdijes. Filozofë të antikitetit janë marrë me çështjen e besueshmërisë së dijes. Ata e shpjegonin origjinën dhe natyrën e botës nëpërmjet miteve.
Fenomene të tilla si rrufeja dhe tërmete ishin veprime që i atribiboheshin perëndive. Të tjerë që nuk u besonin perëndive kishin shpjegimet e veta. Për shembull, në lidhje me tërmetet ata argu-
Sipas filozofëve modernë, qytetërimi perëndimor filloi me Talesin. Pas tij, Sokrati mbështeti kërkimin e njohurive nëpërmjet arsyetimit. Ai thoshte se ka tre kategori të dijes; ndjesia, besimi dhe njohja. Kjo reflektohet në thënien e tij se besimi i mbështetur nga arsyetimi është njohuri. Platoni i besonte logjikës si mjet për të kërkuar të vërtetën. Dija varet nga mënyra me të cilën është fituar, thoshte ai. Nëse dija vjen nga përvoja, është e thjeshtuar; nëse vjen nga logjika, është e besueshme. Lidhur me njohuritë e përvojës, edhe Sokrati thoshte se njeriu me përvojë është e mundur të dijë diçka që të tjerët kurrë nuk do ta kishin mësuar. Ai e arsyeton këtë me idenë e rimishërimit, që shpirti ekziston dhe njohuria transferohet. Pra, se njerëzit kanë një pasuri të madhe edhe para se ta meritojnë atë
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION mentonin se Toka qëndronte mbi ujë dhe kur tronditej nga valët, shkaktonte tërmete. Madje disa mendonin se bota u krijua nga uji. Sipas filozofëve modernë, qytetërimi perëndimor filloi me Talesin. Pas tij, Sokrati mbështeti kërkimin e njohurive nëpërmjet arsyetimit. Ai thoshte se ka tre kategori të dijes; ndjesia, besimi dhe njohja. Kjo reflektohet në thënien e tij se besimi i mbështetur nga arsyetimi është njohuri. Platoni i besonte logjikës si mjet për të kërkuar të vërtetën. Dija varet nga mënyra me të cilën është fituar, thoshte ai. Nëse dija vjen nga përvoja, është e thjeshtuar; nëse vjen
“
Filozofë të antikitetit janë marrë me çështjen e besueshmërisë së dijes. Ata e shpjegonin origjinën dhe natyrën e botës nëpërmjet miteve. Fenomene të tilla si rrufeja dhe tërmete ishin veprime që i atribiboheshin perëndive. Të tjerë që nuk u besonin perëndive kishin shpjegimet e veta. Për shembull, në lidhje me tërmetet ata argumentonin se Toka qëndronte mbi ujë dhe kur tronditej nga valët, shkaktonte tërmete. Madje disa mendonin se bota u krijua nga uji
nga logjika, është e besueshme. Lidhur me njohuritë e përvojës, edhe Sokrati thoshte se njeriu me përvojë është e mundur të dijë diçka që të tjerët kurrë nuk do ta kishin më-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
suar. Ai e arsyeton këtë me idenë e rimishërimit, që shpirti ekziston dhe njohuria transferohet. Pra, se njerëzit kanë një pasuri të madhe edhe para se ta meritojnë atë.
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Në pritje të 30 qershorit Në vend që dita e zgjedhjeve të jetë sikur ditë feste, me plane dhe dëshira të reja për qytetarët falë pritjeve nga rezultati zgjedhor nga kandidatët e preferuar, në momentin aktual në Shqipëri, as që flitet për diçka të ngjashme! Pse kjo situatë e krijuar nga ata që duhet të bartin barrën më të madhe në avancimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare; nga ata, që do të duhej të krijojnë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, të rritjes së standardit jetësor të qytetarëve, të zvogëlimit në minimum të varfërisë për familje të shumta dhe që rinia shqiptare të ardhmen e vet ta ëndërroj në vendlindje e jo të jetë komuniteti me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë
Kristjan Dukaj
Sa më afër që është 30 qershori, opinioni mbarëshqiptarë, është gjithnjë e më i shqetësuar. Në vend që dita e zgjedhjeve të jetë sikur ditë feste, me plane dhe dëshira të reja
“ 12
për qytetarët falë pritjeve nga rezultati zgjedhor nga kandidatët e preferuar, në momentin aktual në Shqipëri, as që flitet për diçka të ngjashme! Pse kjo situatë e krijuar nga ata që
Mungesa e vullnetit për dialog, e cilës do palë qoftë, vështirë se mund të prodhojë rrugëzgjidhjen e duhur. Në veçanti në rrethanat e krijuara jo vetëm në prag të zgjedhjeve por për muaj të tërë. Të vetëdijshëm se gatishmëria për dialog, domosdo, mënjanon kërkesat maksimaliste, ka thelluar divergjencat ekzistuese në perceptimin e mundësive për zgjidhjen e problemit. Për aso lloj zgjidhje e cila 30 qershorin do ta shënonte si fitore të demokracisë dhe pjekurisë pluraliste të shoqërisë shqiptare
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
duhet të bartin barrën më të madhe në avancimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare; nga ata, që do të duhej të krijojnë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, të rritjes së standardit jetësor të qytetarëve, të zvogëlimit në minimum të varfërisë për familje të shumta dhe që rinia shqiptare të ardhmen e vet ta ëndërroj në vendlindje e jo të jetë komuniteti me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë. Ata, që besimin e fituar nga elektorati shqiptar, të njërës apo palës tjetër, po e përdorin për fjalorin kaq “premtues” në gjetjen e zgjidhjeve të duhura në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ata, që s’kanë përgjigje se çfarë do të sjellë 30 qershori Ata, që asnjëherë nuk pohojnë se, sido që të jetë, 30 qershori dhe gjithë ajo që i parapriu
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kësaj date, do të ketë pasoja afatgjatë për shoqërinë shqiptare, për ata që sinqerisht dëshiruan dhe besuan në përkushtimin e lidershipit politik shqiptarë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, duke përvetësuar vlerat e qytetarisë Evropiane. Ata, e dinë mirë se vetëm përkushtimi i tillë, duhet të jetë emëruesi i përbashkët i politikëbërësve në rrugëtimin e pa kompromis drejtë Integrimit të vendit në familjen Evropiane. Të dekretosh ose zhdekretosh, po, por çfarë sjell ajo? Ku është rrugëzgjidhja? Me ata të njëjtit që nuk iu kujtohet thënia e të madhit, S. Frojd:”Qytetërimi zuri
“
fill kur një person i zemëruar e hodhi fjalën në vend të gurit”! Kjo, do të bënte një 30 qershor festë, me besim të plotë se stina e verës do të jetë e bukur dhe e gjatë për mbarë shoqërinë shqiptare. Po sot, me një retorikë që nuk premton por, përkundrazi, thellon ndasitë dhe polarizon, sidomos, spektrin politik shqiptarë. Autoriteti i lartë nuk përkon vetëm me konstatimin e problemit por, mbi të gjitha, me dhënien e alternativave për zgjidhjen e tij, kuptohet duke kyçur të gjithë faktorët shoqëror në drejtim të zgjidhjes së mirëfilltë. Mungesa e vullnetit për dialog, e cilës do palë
qoftë, vështirë se mund të prodhojë rrugëzgjidhjen e duhur. Në veçanti në rrethanat e krijuara jo vetëm në prag të zgjedhjeve por për muaj të tërë. Të vetëdijshëm se gatishmëria për dialog, domosdo, mënjanon kërkesat maksimaliste, ka thelluar divergjencat ekzistuese në perceptimin e mundësive për zgjidhjen e problemit. Për aso lloj zgjidhje e cila 30 qershorin do ta shënonte si fitore të demokracisë dhe pjekurisë pluraliste të shoqërisë shqiptare. Kështu, ata që mbajnë përgjegjësinë, jo vetëm për rrjedhat aktuale, jo shumë larg “...do të hedhin fjalën në vend të gurit”!
Ata, që besimin e fituar nga elektorati shqiptar, të njërës apo palës tjetër, po e përdorin për fjalorin kaq “premtues” në gjetjen e zgjidhjeve të duhura në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ata, që s’kanë përgjigje se çfarë do të sjellë 30 qershori Ata, që asnjëherë nuk pohojnë se, sido që të jetë, 30 qershori dhe gjithë ajo që i parapriu kësaj date, do të ketë pasoja afatgjatë për shoqërinë shqiptare, për ata që sinqerisht dëshiruan dhe besuan në përkushtimin e lidershipit politik shqiptarë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, duke përvetësuar vlerat e qytetarisë Evropiane
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
“
Javore KOHA
13
KULTURË
Tre vëllezërit Bytyçi, tragjedi e triumf për Kosovën (me rastin e 20 vjetorit të rënies)
Gjekë Gjonlekaj
Ata u vranë në korrik të vitit 1999. Ylli ishte 25 vjeç, Agroni 23, ndërsa Mehmeti 21. Këto 3 varre të 3 martirëve të Kosovës janë sot varret më të nderuara shqiptaro-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Janë të veçanta sepse në gjithë historinë e luftërave të Amerikës vetëm një herë gjatë Luftës së Parë Botërore janë vrarë 3 vëllezër. Dhe për heroizmin dhe tragjedinë e tyre janë shkruar disa libra, bile në Hollywood janë bërë edhe filma për ta. Batalioni Atlantiku në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës për çdo vit në fillim të muajit mars, bëjnë nderimet e duhura duke vendosur kurorë lulesh mbi varret e tyre. Familja e vëllezërve Bytyçi gjithmonë është e pranishme në këtë ditë përkujtimore. Fusha e paradës dhe e betimit ushtarak prej ku janë nisur në luftë është afër atyre varrezave, jo më shumë se 15 minuta në këmbë. Më kujtohet si sot 11 prilli i vitit 1999 kur Ylli, Agroni dhe Mehmeti në uniformën e UÇK-së qëndronin pranë njëri-tjetërit si shqipe mali në radhët e Batalionit Atlantiku. Dita e nisjes së tyre për në Luftën e Kosovës kishte qënë data më historike dhe më tragjike e shqiptarëve të Amerikës. Themeluesit e këtij Batalioni më kishin autorizuar që të mbaja një fjalim anglisht për vajtjen e tyre në Luftën e Kosovës. Kur u ngjita lartë në foltore dhe shikova gjithëata djem të përgatitur për luftë, iu luta Zotit për kthimin e tyre shëndosh e mirë në Amerikë. Nuk ndodhi ashtu, sepse tre vëllezërit Bytyçi u vranë, tre të tjerë u plagosën rëndë, njëri pa këmbë e tjetri pa krah dhe një tjetër gati kishte mbetur pa njërin sy. Gazeta “The New York Times” e datës
14
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
12 prill 1999 në një shkrim shumë të gjatë për vajtjen e “Batalionit Atlantiku” në luftë e kishte shënuar edhe rastin e 3 vëllezërve. Bashkëluftëtarët e tyre tregojnë se ata kishin qënë shumë trima në Frontin e Pashtrikut. Pasi kishte marrë fund lufta ata kishin shkuar në shtëpinë e tyre në Prizren, ku ishin nëna,një vëlla dhe motra. Një familje rome e kishte ndihmuar familjen e tyre gjatë luftës. Pas luftës familja rome kishte kërkuar ndihmën e tyre për t’u larguar nga Prizreni ngase kishin frikë se mund t’u ndodhë ndonjë fatëkeqësi atje. Vëllezërit Bytyçi për t’ua kthyer me të mirë atë nder kishin marrë përsipër afrimin e tyre deri në kufirin e Sërbisë, por duke mos ditur terrenin, ata kishin hyrë gabimisht në territorin sërb dhe menjëherë ishin kapur nga forcat ushtarake serbe. Kjo ushtri barbare i kishte tortuaruar disa ditë, dhe pas atyre torturave të hatashme i kishte pushkatuar. Ashtu të vdekur, duarlidhur me hekura dhe me sy të mbyllur ishin dërguar në një kamp ushtarak vuajtjesh në Petrovo Sello afër kufirit të Hungarisë ku kishin hapur një varr masiv dhe në atë gropë të zezë serbe (serbian black hole) kishin hedhur edhe 74 shqiptarë të tjerë. Më 2 korrrik 2001,kongresmeni Joseph Dio Guardi kishte organizuar promovimin shumë të sukseshëm të librit “Waging Modern war” të gjeneralit Wesley Clark. Ushtari i Batalionit Atlantiku Ukë Lushi e kishte pyetur Gjeneralin Clarke nëse kishte ndonjë informatë për humbjen e tre vëllezërve Bytyçi. Gjenerali nuk ishte në dijeni për tragjedinë e tyre, por e kishte deklaruar publikisht atë ditë se do të bënte çka është e mundur për ta zbuluar të vërtetën. Një javë me pas, ishte njoftuar nga lajmet botërore se ata ishin gjetur në një varr masiv në Serbi. Zbulimi i tre vëllezërve Bytyçi ishte atë ditë lajmi kryesor ndërkombëtarë. Disa anëtarë të Batalionit Atlantiku kishin shkuar ashtu së bashku te shtëpia e Ahmet Bytyçit për t’ua dhënë atë kumt të zi. Ato ditë disa aktivistë të njohur shqiptaro-amërikanë kishin shkuar te shtëpia e tyre në Long
Island për të dhënë intervista në kanalet televizive amerikane dhe evropiane, pavarësisht se djemtë e tij ishin në gjëndje t’ua shpjegonin gazetarëve amerikanë tragjedinë e Agronit, Yllit dhe Mehmetit. Në atë kohë një pjesë e kësaj familje jetonte në Prizren. Ato ditë flitej shumë për varrimin e tyre. Disa kishin menduar se do të ishte mirë që varrimi i tyre të bëhej në Prizren, ngase ata kishin shkuar në luftë për lirinë e Kosovës. Disa të tjerë kishim menduar se Amerika është më e përshtatshme sepse ishin të lindur këtu. Mua personalisht më ishte ngulitur në kokë që ata duhet të varroseshin në New York, për arsye se ata ishin shtetas të këtij vendi dhe se Kosova pas luftës kishte varre në çdo kënd dhe se nderimi për vëllezërit Bytyçi mbase do të ishte më në nivel këtu në Amerikë. Nga ana tjetër, shqiptaro-amerikanët do të kishim në Amerikë një pjesë të tragjedisë dhe heroizmit të Kosovës. Ne mendonim se varrezat e tyre do të jenë një pikë bashkimi për shqiptarët kudo. Një ditë korriku u takova në Arthur Avenue me babain e tyre Ahmet Bytyçin. Qëndruam së bashku nja dy orë në kafenë Two Star (Dy Yje). Gjatë asaj bisede e pyeta Ahmetin se ku dëshironte të bëhëj varrimi i tyre? Ai tha se New Yorku ishte vendi më i përshtatshëm. Për qëndrimin dhe dëshirën e tij e njoftova menjëhërë Shefki Mexhuanin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e TMK”. Ai e pranoi seriozisht mendimin e Ahmetit dhe timin duke i bërë thirrje për bashkëpunim “Shoqatës Atlantiku” të cilën në atë kohë e drejtonte Arbër Muriqi ushtar i Batalionit Atlantiku. Ata thirrën një mbledhje ku kishin marrë pjesë një numër i madh i ushtarëve të këij Batalioni dhe disa miq të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në atë mbledhje mori pjesë edhe Ahmet Bytyçi. Të gjithë kishim menduar se shpënzimet për rivarrimin e tyre do ta bënte qeveria amerikane. Komisioni më autorizoi mua për të biseduar me zyrtarët e Departamentit të Shtetit. Drejtoresha e këtij Seksioni tha se nuk paguajnë asnjë dol-
KULTURË larë për kthimin e tyre në Amerikë, ngase ata kishin shkuar vullnetarë për lirinë e tokës së të parëve. Pavarësisht se ata ishin shtetas të lindur të këtij vendi nuk kishin shkuar në atë luftë të rekrutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe për këtë, Amerika nuk kishte asnjë përgjegjësi për rivarrimin e tyre në këtë vend. Ju duhet të paguani 15.000 dollarë për kalimin e trupave të tyre të vdekur nga Petrovo Sello në Prishtinë. Çeku duhet të jetë nga banka në emër të Departamentit të Shtetit. Në atë rast iu luta të më jepte një intervistë në radion e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në New York. Ajo e pranoi kërkesën time dhe i shpjegoi të gjitha. Pas këtij vendimi dy shoqatat e lartëpermendura grumbulluan fondet për rivarrimin në Amerikë. Shumicën e fondeve i kishte dhënë Batalionit Atlantiku dhe Miqtë e TMK-ës. Pastaj edhe disa individë kishin dhënë kontribute të dukshme. Duhet shënuar se një kontribut të dukshëm kishte dhënë Florim Krasniqi. Unë dhe Uran Rexhepi bëmë fushatën e ngritje së fondeve në New York, New Jersy dhe Connecticut. Edhe gjetja e varreve të përshtatshme ishte problem. Kërkuam në disa anë të këtij qyteti, bile kërkuam vënd edhe në varrezat ku gjëndeshin Mithat Frashëri dhe shumë shqiptarë të tjerë. Nuk ishte vend I përshtatshëm sepse ata nuk lejonin venndosjen e ndonjë guri të gdhendur mbi varrin e tyre. Ata lejonin vetëm në pllakë të vogël me emër e mbiemër dhe kurrgjë më shumë. Më në fund shkuam në varrezat pranë shtwpisë ku jetoj unë dhe aty gjetëm një vend të shkëlqyeshëm. Ato ishin varre të krishtera. I tregova Ahmet Bytyçit për karakterin fetar të këtyre varrezave. Ai tha se është në rregull kjo punë e mos e diskuto. Përgatitjet e cermonive në Kosovë i kishin bërë Shefki Mexhuani dhe Arbër Muriqi, në bashkëpunim më gjeneral Agim Çekun në Prishtinë. Një javë para nisjes kisha biseduar me abasadorin William Walker për pjesëmarrjen e tij në ceremonitë në Prishtinë. Ai e kishte pranuar kërkesën tonë. Grupi ynë i përbërë prej 18 vetash, që shumica ishin ushtarë të Batalionit Atlantiku. Me 27 shkurt të vitit 2002 arritëm në Prishtinë. Atje u pritëm me nderime nga zyrtarët amerikanë dhe shqiptarwë. Të nesërmen u zhvilluan ceremonitë mortore, duke filluar nga sheshi para Teatrit të Prishtinës, sepse aty ishin vendosur arkivolet e tyre. Në krye të radhës sonë ishin William Walker dhe Ahmet Bytyçi. Pas homazheve tre arkivo-
let e vendosura në 3 automjete kaluan nëpër Bulevardin Nënë Tereza dhe u vendosën në Sallën e Palestrave. Kjo sallë ishte mbushur plot, dhe në radhët e para ishin ulur personaliete të larta shqiptare dhe amerikane. Ishin të pranishëm edhe ushtarakë të lartë nga Bondsteel. Kishte edhe diplomatë amerikanë nga Prishtina dhe Shkupi. Ceremonia filloi me intonimin e himneve kombëtare shqiptar dhe amerikan. Aty folën Fatmir Limaj, William Walker, admiral Skënder Doçi, gjeneral Butka, Hysni Syla, Arbër Muriqi dhe i fundit fola unë. Mund të kenë folur edhe të tjerë por nuk më kujtohet emri i tyre. Fjalët e mia: “ SOT KEMI ARDHUR PËR TRAGJEDI, NESËR DO TË VIJMË PËR PAVARËSI DHE PASNESËR PËR BASHKIM KOMBËTAR GJITHËSHQIPTAR. U duartrokitëm shumë dhe për këto fjalë të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë. Ato ditë vizituam përfaqësinë amerikane. Grupin tonë e drejtoi William Walker dhe pritjen e bëri amabasadori John Menzis. U kthyem për në Shtetet e Bashkuara të gjithë së bashku. Në aeroportin Kennedy të New Yorkut kishin dalur për të na pritur shumë shqiptarë, bile kishte edhe disa kanale televizive amerikane. Të nesërmen ditën e diel u zhvillua ceremonia në Funeralin Faranga Bros të Bronxit, New York. Kur hyra brenda me një kurorë lulesh menjëhërë më ranë në sy 3 arkivole të vendosura paralel. U ndjeva shumë i tronditur shpirtërisht dhe më shkuan lotët për tragjedinë e tyre. Kurrë nuk kisha parë kaq arkivole në një funeral. Prindërit, vëllezërit, motra dhe kunatat qëndronin ashtu të pikëlluara thua se ishin ngurosur. Të nesërmen ditën e hënë më tre mars 2002 në Yonkers të New Yorkut në oborrin e Hotelit Royal Regency, prej ku edhe ishin nisur për në luftë u bënë nderimet e rastit. Ata kishin fjetur në këtë hotel dy net përpara se të niseshin në luftë. Varret ishin 15 minuta në këmbë nga oborri i atij hoteli.
Trupat e tyre të pajetë i mbanin ushtarët e Batalionit Atlantiku.Tre arkivolet e tyre ishin vendosur mbi ato 3 varret dhe varrmihësit kishin përgatitur mekanikisht rënien e tyre ngadalë por të 3, ranë në varre përnjëherë. Ishte kjo një skenë tepër e trishtueshmë. Të gjithë ishim aty. Familja ishte më afër se të tjerët. Të gjithë po e shikonin nënën e tyre Bahrien. Kur ajo pa rënien e tyre në varre përnjëhërë ngriti duart lart dhe u dëgjuan fjalët e saj: “O Zot i Madh…..” Por para se të binin në varret e tyre muzikani i shkollës amerikane Anton Vulaj i ra borisë që i bien ushtarët amrikanë për të vdekurit e tyre para vorrimit. Në këtë ceremoni morën pjesë shumë shqiptarë nga Amerika. Mori pjesë edhe aktivisti Luigj Gjokaj me shokë nga Detroiti, bile ai kishte bërë fushatë për ngritjen e fondeve për këto shpënzime. Meriton të kujtohet edhe Imami i Patërsonit në New Jersey Muhamet Osmani për shërbimet e tij fetare. Ai në këtë ceremoni ishte treguar qytetar i vërtetë shqiptaro-amerikan. Ahmet Bytyçi dhe familja e tij ishin treguar shumë të ndershëm dhe fisnikë gjatë gjithë kohës së veprimit për rikthimin e djemve të tyre të vdekur në këtë vënd. Kjo familje bashkëpunoi në mënyrë të sinqetë me të gjithë. Në asnjë moment nuk treguan mburrje ose krenari për heroizmin e djemëve të tyre.Gjithëmonë ishin modest. Familja e Adem Jasharit në Kosovë dhe familja e Ahmet Bytyçit në Amerikë janë familjet më të nderuara në botën shqiptare. Ata janë modestë të ndershëm dhe të sjellshëm. Unë personalisht ruaj shumë kujtime të dhembshme nga kjo familje e lavdishme. Ylli, Agroni dhe Mehemti ishin heronj dhe martirë. Meriton nderime edhe vëllai i tyre Ilir Bytyçi i cili tash e sa vjet punon natë e ditë për të zbuluar të vërtetën për tragjedinë e vëllezërve të tij. Iliri me sjelljet e tij të shkëlqyeshme po nderon vëllezërit, familjen dhe kombin shqiptar. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
Komunikimi me të shkuarën dhe të tashmen
(Zuvdija Hoxhiq (Berisha), TË GJ ITH Ë TË M ITË, Botoi: Qendra për Ruajtjën dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Podgoricë, 2017)
Në opinionin e gjerë shoqëror, letrar dhe kulturor, Zuvdija Hoxhiqi është i njohur si shkrimtar, poet, publicist, artist dhe sportist, nga del se kemi të bëjmë me një personalitet shumëplanesh. Në botën letrare është i njohur me romanet: “Viti i Gucisë” dhe “Ylli i Davidit”, duke bërë emër në hapësirën letrare në gjuhën shqipe, malazeze dhe atë boshnjake, duke qenë edhe laureat i çmimeve të ndryshme
Nail Draga
Autori I këtij libri ka lindur në Guci, ku ka kryer shkollimin fillor për të vazhduar më pas në Pejë e Prishtinë, ndërsa prej vitesh jeton në Podgoricë, duke realizuar veprimtarinë krijuese e cila përmbajtjet i ka të ndërthurura me jetën e shqiptarëve, boshnjakëve e malazezëve, duke qenë i veçantë nga shkrimtarët e këtij rajoni. Vepra e tij më e re “Të gjithë të mitë” e botuar kohë më parë, përkthyer në gjuhën shqipe nga Dimitrov Popoviqi, paraqet autobiografinë e autorit, e cila më tepër është ese sesa roman klasik, duke sjellë si në botimet letrare tek ne. Nuk ka dilemë se libri autobiografik veçohet nga çdo libër tjetër, sepse aty kemi të bëjmë më të shkuarën e origjinës familjare dhe rrethanat shoqërore të kohës. Dhe në këtë aspekt
16
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
autori rrëfen udhëtimin dramatik të familjes së tij nga Kodralia e Deçanit në Kosovë e deri në ditët tona, duke ndërthurur protagonistët realë me imagjinatën e tij të pasur krijuese, me stilin e tij të veçantë, që lexuesi shqiptar i mban në mend kryesisht nga romanet “Viti i Gucisë” dhe “Ylli i Davidit”. Fillimisht duhet cekur se nuk kemi të bëjmë me një vepër letrare klasike, me një personazh parësor, por kundrazi me një mozaik të tillë ku autori i këtij botimi me mjeshtri prezanton rrëfimet përkatëse në planin historik, në një periudhë kohore rreth dy shekujve. Si i tillë, ai është konkret, duke filluar nga familja e tij e gjerë, ku imagjinata krijuese ofron një realitet të panjohur për të parin e familjes i cili sa ka qenë real aq ishte edhe mistik për autorin. Ja si i drejtohet autori lexuesit, që është fragment nga pjesa e pare e librit: “Gjyshi im është Cuf Berisha, bektashi, i biri i dervishit Ali, nipi i shehut Ramë, të birit të Riza Kodralisë, shehut të Teqës së Vogël, baba dervishit, emrin e të cilit mbaj – Zuvdi.
Pikërisht për shkak të kontekstit familjar, autori zgjodhi një lloj homazhi në formën e albumit, sepse vepra është e strukturuar në atë mënyrë. Nuk është e lehtë të kuptojmë shkallën në të cilën albumi fotografik ishte një shpikje simpatike dhe e dobishme. Dhe një gjenealogji të tillë familjare tenton ta prezantojë përmes albumit të fotografive të familjes, ku autori e përdor si pretekst për të zhvilluar rrëfimin sa personal aq edhe familjar. Fragmenti i shkëputur dëshmon qartë një rrëfim të tillë, ku: “Fotografía e Cuf Alisë nuk gjendet as në albume e askund tjetër. Zgjohem njëherë në mesnatë, kap një album dhe në “faqen e gjyshit ” filloj të pikturoj. Sikur rri përballë meje, e shoh mirë, vetëm sa nuk flasim. Deri në mëngjes kam mbaruar portretin. E lë albumin hapur. Axha Braho, duke parë fytyrën e gjyshit, zgjon dhe mbledh të gjithë njerëzit e shtëpisë. Unë shikoj nga anash dhe hesht. Të gjithë që e kanë njohur: babai, xhaxha-llarët, tezet, vëllezerit nuk besojnë në atë çfarë shohin.
KULTURË
Si të ishte i gjallë. Gjithçka njësoj: sytë, mjekra, kësula e dervishit, goja, vetëm sa nuk flet”. Vepra ”Të gjithë të mitë” e Zuvdija Hoxhiqit (Berisha), është autobiografi në të cilën autori trajton marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe, feve në kohë të ndryshme, duke ruajtur qendrimin, përkatësisht dinjitetin e tyre, në vendet përkatëse. Si autobiograf autori me pietet flet për paraardhësit e tij, dervishët e tarikatit të bektashive, duke ofruan të dhëna të cilat janë pjesë e trashëgimisë së tyre familjare dhe shpirtërore. Rrefimet e prezantuara i përkasin një areali të gjerë gjeografik, të kohës
së shkuar në diakroni e sinkroni, duke ofruar ngjarje e ndodhi të cilat janë dëshmi e rrethanave shoqërore të kohës. Autori ofron argumente të mjaftueshme me emra personash realë por edhe të imagjinuar nga dimensioni letrar, ku rrëfimet e prezantuara në shumë raste krijojnë dilema jo vetëm letrare. Autori edhe në këtë vepër dëshmon së është mjeshtër i shkrimit të rrefimit shumështresor, duke përdorur shprehje, terma e frazeologji të cilat janë në favor të sagës së trajtuar, e cila pranohet lehtë nga lexuesi. Sepse, autori së bashku me personazhet tjera krijojnë një harmoni konceptuale
e cila lexuesin e mban në kureshtje të vazhdueshme. Madje, këto ese, lirisht mund të konceptohen si tema të veçanta për realizime të tjera letrare e artistike, sepse janë nxitje për krijues të profileve të ndryshme. Dhe në fund duke e lexuar këtë vepër del qartë se kemi të bëjmë me një autor me një qasje specifike, sepse përveç imagjinatës krijuese ai ka njohuri enciklopedike, i cili me mjeshtri e prezanton mjedisin e vendlindjes në zemër të Bjeshkëve të Nemuna si të veçantë, por edhe në kontakt me të tjerët, por duke mbetur origjinal sikurse është natyra e vendlindjes së tij. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi organizoi ekspozitën fotografike, “Colours of
Pasqyrim i trashëgim jomateriale të atdheu “Colours of Albania” është një ekspozitë, e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jonë, të cilat tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi të cilat ia vlejnë t’ ia rrëfesh tjetrit. Fotografitë në vetvete janë rrëfenja të ngrira në kohë dhe një kujtesë nga kapja e një çasti të ikur përgjithmonë, diçka që kurrë nuk mund të përsëritësh dhe kjo është pikërisht ajo çfarë e bënë fotografinë një formë unike arti” - theksoi ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi Tuz – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, në bashkëpunim me QKI – “Malësia”, kanë organizuar të hënën mbrëma në hollin e QKI – Malësia, ekspozitën
18
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
fotografike “Colours of Albania”, në të cilën morën pjesë një publik i konsiderueshëm. Në emër të QKI “Malësia”, ka përshëndetur, Samir Beqaj, i cili ka
thënë se për institucion që përfaqëson është kënaqësi të jetë pjesë e fushatës mbarëkombëtare të promovimit të bukurive natyrore dhe të atraksioneve turistike të Shqipërisë.
KULTURË
Albania”
misë materiale dhe ut – Shqipërisë Shqipëria, sipas tij, ka një pasuri të çmuar të trashëgimisë kulturore dhe historike që rrallë ndonjë shtet mund të lavdërohet që i ka. Këtë ekspozitë e ka shpallur të hapur ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ridi Kurtezi, i cili duke falënderuar admiruesit e fotografisë, ka treguar për qëllimin e prezantimit të kësaj ekspozite. “Ekspozita “Colours of Albania” e cila organizohet çdo vit nga muaji maj deri në tetor, synon të sjell vëmendjen e publikut për trashëgiminë materiale dhe jomateriale të shqiptarëve, ruajtjen e tyre si pjesë e ruatjes së identitetit, njëkohësisht si vlerë të shtuar dhe evropiane. “Colours of Albania” është një ekspozitë
e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jonë, të cilat tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi të cilat ia vlejnë t’ ia rrëfesh tjetrit. Fotografitë në vetvete janë rrëfenja të ngrira në kohë dhe një kujtesë nga kapja e një çasti të ikur përgjithmonë, diçka që kurrë nuk mund ta përsëritësh dhe kjo është pikërisht ajo çfarë e bën fotografinë një formë unike arti. Veçantia e kësaj ekspozite qëndron te dëshira për të arritur jo vetëm një audiencë të gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të atdheut tonë – Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme”, është shprehur Kurtezi. Ai ka thënë se lidhjet e shqiptarëve
jashtë kufirit me Shqipërinë, janë lidhje që nuk mund të shkëputen kurrë, duke veçuar se këto lidhje kanë nevojë që njëkohësisht të ushqehen. “Për të forcuar më shumë këto ndërlidhje, përfitoj nga rasti për të ftuar të gjithë ju, veçanërisht të rinjtë, që përmes fotografive të bëhen pjesë e edicioneve të ardhshme të ekspozitave “Colours of Albania”, përfundoi ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, në hapje të kësaj ekspozite. Kjo është hera e parë që ekspozita “Colours of Albania” organizohet në Tuz, ndërsa në muajin mars është mbajtur edhe në qytetit e Ulqinit. t. u.
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
19
KULTURË
Mbi krijimtarinë figurative të piktorit Qazim Muja
Të reflektosh për pikturat apo për refleksionet e piktorit?! Nikollë Berishaj
Që nga vetë titulli i kësaj ekspozite të artistit multidisiplinar, që po na paraqitet sot si piktor, autori na thërret të mendojmë, ta thellojmë mendimin dhe meditimin tonë diku ndërmjet figurave dhe ngjyrave të tij që na i shpalosë. Të reflektojmë për pikturat, apo të reflektojmë për refleksionet e tij?! E quajta artist multidisiplinar, pasi autorin e sotëm e njohim edhe si kritik të artit, disenjator, por edhe si përkthyes të merituar. Ndoshta pikërisht unë do të mund të flisja më shumë për Qazim Mujën si përkthyes (lexo si bashkëvuajtës i vetmisë që e zgjedhim ne vetë për ta kryer misionin e urës ndërmjet gjuhëve, kombeve, kulturave) por, ndoshta edhe pikërisht për këtë arsye pretendoj se mund ta kuptoj më mirë edhe vetë artin (lexo shpirtin) e tij. Në rrugëtimin e vet për ta gjetur shprehjen dhe stilin vetjak, artisti shpesh gjendet në, nuk do të thosha në qorrsokak, por më parë në ballafaqim me dyshimet e veta. E dyshimet e artistit gjithmonë sjellin risi. Të kuj-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
“
Duke i vrojtuar këto katërkëndësha që dominojnë, në moment do të mendonim se liria e tij ka marrë krahë, por fill pas këtij mendimi të parë na shtrohet pyetja: a janë katërkëndëshit e kudo pranishëm të Qazimit thjesht figura gjeometrike, apo fshehin diç më shumë?! Dhe ja, na imponohet simbolika, që nuk mund të definohet me përkufizimet e thjeshta të prekshme gjeometrike, që i mëson secili nxënës, por na futë më thellë, na futë në filozofinë e simbolikës së numrit katër (katër brinjëve dhe katër këndeve), simbolikës së ngjyrave që përdor. Pra, edhe në sinergjinë ndërmjet formës dhe ngjyrës
tojmë se në disa nga ekspozitat përpara, Qazim Muja ishte i ngërthyer me figurat mitologjike iliro-greke, apo më mirë me rrënjët e veta të thella, me unin e ndërdijes së vet. Dhe, edhe aty ishte i kapshëm për ne që e përcillnim artin e tij. Ishte i kapshëm për kritikën profesionale të artit, që nuk kurseu fjalët për ta shprehur admirimin ndaj shprehjes së tij me brushën mbi panel. Po në këtë ekspozitë, a është autori ende i ngërthyer, apo është (ç)liruar nga kthetrat e së kaluarës? Në njërën anë, duke i vrojtuar këto katërkëndësha që dominojnë, në moment do të mendonim se liria e tij ka marrë krahë, por fill pas këtij mendimi të parë na shtrohet pyetja: a janë katërkëndëshit
e kudo pranishëm të Qazimit thjesht figura gjeometrike, apo fshehin diç më shumë?! Dhe ja, na imponohet simbolika, që nuk mund të definohet me përkufizimet e thjeshta të prekshme gjeometrike, që i mëson secili nxënës, por na futë më thellë, na futë në filozofinë e simbolikës së numrit katër (katër brinjëve dhe katër këndeve), simbolikës së ngjyrave që përdor. Pra, edhe në sinergjinë ndërmjet formës dhe ngjyrës. Dhe pyetja e menjëhershme: a është ngjyra ajo që e përcakton formën dominuese, apo anasjelltas?, na çon deri te katër elementet që përbëjnë gjithësinë: ujin, ajrin, zjarrin dhe tokën – detin, qiellin, diellin dhe kalanë e tij të Ulqinit. Të gjitha këto elemente janë
KULTURË ato që nuk mund t’i anashkalojë asnjë piktor, pra as Qazimi, kur është aq i lidhur me vendlindjen, me fëmijërinë e vet, që volens nolens lë gjurma të pashlyeshme në krijimin tonë si njerëz – dhe në krijimin artistik në këtë rast. Dhe papritmas një simbolikë tjetër, përsëri e numrit katër, katër dimensionet e gjithësisë. Ndonëse në pikturë shpesh flasim më së shumti për tredimensionalitetin e saj, këtu na paraqitet edhe dimensioni i katërt. Përpos tre dimensioneve që paraqesin rrafshin (lexo pëlhurën mbi të cilën herë me qetësi, e herë me vrull, gati me nervozizëm artistik lëshohet piktori), pikturat në këtë ekspozitë provojnë, madje për mua mjaft me sukses, ta mishërojnë dimensionin e katërt – kohën. Kohën si prerje e tërthortë e këtyre tre dimensioneve (gjerësisë, gjatësisë dhe thellësisë) dhe varësisht nga pika e vështrimit të na japë një skanim të zhvillimit. Kohën si refleksion të pashmangshëm, që varësisht prej vrojtuesve jep një vizion të ndryshëm. Sikur më shtyn të flas për dimensionin e katërt në pikturat e Qazim Mujës çështja e dritës, që duket se ajo, drita pra, ndriçon pikëvështrimet e mia në kohë. Ajo shpërthen qoftë nëpër “dritare”, me një spektër ngjyre prej të verdhës e deri në të kuqërremtën, qoftë edhe si reflektim nga sipërfaqja e kaltër (sipas meje, e detit të gjithëpranishëm) me atë të kaltrën e çelur, duke i dhënë gjallërinë e nevojshme pikturës. Qazimi luan me dritën nëpërmes ngjyrave, në reflektime (jo refleksione!) që paraqiten në pikturë duke na ofruar gjithnjë dritëhijet, që aq natyrshëm na imponohen. Dyert vende-vende të hapura na fto-
“
Ndonëse në pikturë shpesh flasim më së shumti për tredimensionalitetin e saj, këtu na paraqitet edhe dimensioni i katërt. Përpos tre dimensioneve që paraqesin rrafshin, pikturat në këtë ekspozitë provojnë, madje për mua mjaft me sukses, ta mishërojnë dimensionin e katërt – kohën. Kohën si prerje e tërthortë e këtyre tre dimensioneve (gjerësisë, gjatësisë dhe thellësisë) dhe varësisht nga pika e vështrimit të na japë një skanim të zhvillimit. Kohën si refleksion të pashmangshëm, që varësisht prej vrojtuesve jep një vizion të ndryshëm
jnë të hyjmë brenda, të hulumtojmë për atë që na pret, atë që, nëse nuk mund ta shohim, së paku mund ta paramendojmë, ndërsa ato të mbyllurat, sikur fshehin intimitetin e vetë autorit. Fshehin shpirtin e tij, që në një masë të duhur na shpaloset me figura, ngjyra e dritë në pëlhurat e tij. Them në masë të duhur, e jo plotësisht, ngase një pjesë e tij gjithmonë ruhet për “projekte” të reja. Dhe rrugicat... që me ngjyrë të veçuar ndajnë subtërësitë e kompozicionit, që ftojnë, grishin, thërrasin... për një reflektim të mundshëm për jetën, që diku larg ndërpritet, duke kaluar në një ngjyrë tjetër, në një formë tjetër, në një përmbajtje tjetër. A nuk janë të gjitha këto elemente që dimensionin e katërt të gjithësisë – kohën e fusin në pikturë? Para se ta përmbyll këtë vështrim modest, më imponohet një anekdotë e krijuesit të kubizmit, Pablo Picasos. Një gazetare e njohur angleze që kishte ardhur ta intervistojë atë, e zhgënjyer nga veprat e tij (të cilat nuk po i kuptonte), e pyeti: A edhe ky është art? Mjeshtri i madh iu përgjigj: Zonjë, megjithëse unë nuk e kuptoj
anglishten, kjo assesi nuk do të thotë se anglishtja nuk ekziston. Që në fillim të këtij vështrimi thashë se titulli i ekspozitës “Refleksione” më shtyri të meditoj. Ky është vetëm një refleksion imi i çastit. Bukuria e artit qëndron aty që në një moment tjetër, ndoshta do të reflektoja ndryshe. Se a do ta marrë autori këtë refleksion timin si pjesë të refleksioneve të tij, mbetet çështje e tij, ndërsa si të gjitha veprat e artit, jam i bindur se ato mbesin të autorit vetëm deri në moment kur i sheh, i lexon, i interpreton dikush tjetër. Pra, pikturat ishin të Qazimit vetëm deri në momentin kur i punonte ato (kuptohet, autorësia nuk mund kurrë t’i mohohet), por sot ato janë tonat, janë pjesë përbërëse e një kulture të përgjithshme të secilit prej nesh, që varësisht nga afiniteti apo dhe efekti që na lënë, do të qëndrojmë më gjatë a më shkurt para akëcilës prej tyre. Jo më kot latinët e vjetër e kishin thënien “Vita brevis, ars longa...” (Vështrimi është lexuar në hapjen e ekspozitës figurative “Refleksione” të piktorit Qazim Muja në QKI “Malësia” – Tuz, më 20 qershor 2019)
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
21
MOZAIK
Në Ulqin u mbajt Panairi i Artizanatit, Agrobiznesit dhe Arteve Vizive “Globus Art 2019” “Në këtë panair prezantohen të gjitha profilet e artizanatit, arteve vizive dhe shumë produkte që prodhohen në mënyrë tradicionale”, shprehet organizatori i Panairit, Ramiz Hajdari. Sipas tij, fakti që panairi i sivjetshëm mbahet në këtë periudhë, pra në fillim të verës, ndoshta është më mirë sepse është shumë i vizituar
Mbi 100 artizanë i prezantuan punimet e veta Ulqin – Për dy ditë rresht gjatë fundjavës, Ulqini ishte mikpritës i artizanëve në Panairin e organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”. Më shumë se 100 artizanë nga vendet e rajonit i kanë prezantuar punimet e tyre në shëtitoren në Ranë të Ulqinit, në Panairin e Artizanatit, Agrobiznesit dhe Arteve Vizive “Globus Art 2019”. Kryetari i Shoqatës “Globus Art”, Ramiz Hajdari, tregon se ky panair, i cili është dashur të mbahet në hapjen e sezonit turistik, por që është shtyrë për shkak të motit të paqëndrueshëm, vjen menjëherë pas Panairit “Ditët e qershisë” në Mostar, ku shoqata që ai drejton ishte bashkorganizatore. Por sipas tij, fakti që panairi i sivjetshëm mbahet në këtë periudhë, pra në fillim të verës, ndoshta është më mirë sepse është shumë i vizituar. “Në këtë panair prezantohen të gjitha profilet e artizanatit, arteve vizive dhe shumë produkte që prodhohen në mënyrë tradicionale”, shprehet ai.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Edhe artizanët pjesëmarrës në Panair janë shprehur të kënaqur me organizimin dhe mikpritjen në Ulqin. Artizania nga Gjirokastra, Enkeleda Myrtaj, fituese e Çmimit të Parë në edicionin e 17-të të Panairit “Ditët e qershisë” në Mostar, për mozaikun e punuar me gurë natyrorë të pjesës qendrore të qytetit të saj të lindjes, tregon se kjo është hera e dytë që merr pjesë në Panairin në Ulqin. “Është shumë bukur, ka goxha prurje, ka goxha vizitorë. Edhe pjesëmarrës ka nga të gjitha zonat, nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe vendet e rajonit”, ka thënë ajo. Në Panair ajo ka ekspozuar edhe punimin e saj të fundit, mozaikun me të cilin ka fituar Çmimin e Parë në Mostar, për të cilin thotë se i janë dashur gjashtë muaj për ta punuar. “Më ka pëlqyer që ta bëj këtë mozaik. Është punuar me gurë natyrorë. Është një punë shumë e imtësishme. Janë gurë të gjetur në natyrë, me përmasa të mëdha, dhe pastaj nëpërmjet punës marrin forma dhe dimensione të tyre për të krijuar tamam
mozaikun”, thotë ajo. Eneida Çobani, koordinatore e projekteve në Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë, ka sjellë në këtë panair një grup të artizanëve nga Pogradeci. Ajo tregon se funksioni i agjencisë shtetërore që përfaqëson, e cila është në varësi të Ministrisë së Financave, është nxitja e biznesit social. Çobani vlerëson pjesëmarrjen në Panair si dobiprurëse “pasi të gjithë artizanët pjesëmarrës nga Shqipëria kanë ngelur shumë të kënaqur duke filluar që nga pjesa e promovimit dhe pjesa e mbështetjes dhe shitjes së tyre”. Dragana Stojanoviq, artizane nga Uzhica e Serbisë, merr tashmë për të dhjetën herë pjesë në panairet e artizanateve në Ulqin dhe përshtypjet e saj janë tejet pozitive. “Para së gjithash më pëlqen sepse interesimi është shumë i madh i turistëve për punimet tradicionale unike, nga të gjithë ne ekspozuesit nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria”, shprehet ajo. Panairi i Artizanatit, Agrobiznesit dhe Arteve Vizive “Globus Art 2019” u organizua me mbështetjen e Komunës së Ulqinit, Organizatës Turistike të Ulqinit dhe disa donatorëve të tjerë. i. k.
MOZAIK
Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi u takuan me anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës
Nevoja e bashkëpunimit dhe transmetimit të përvojave më të mira Ulqin - Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, së bashku me sekretarin Lindon Gjelaj, dhe anëtarin Ilir Llazorja, përfaqësues i KKSH-së në Drejtorinë për Diasporë të Malit të Zi, pritën në Ulqin delegacionin e Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi i këtij Këshilli, Zhivojin Qirkoviq. Në deklaratën për shtyp të KKSHsë theksohet se në takim u diskutua për përvojat dhe të drejtat e pakicave nacionale në Kosovë dhe Mal të Zi, për funksionimin e këshillave të pakicave, për kompetencat e
këshillave, për çështjet e përfaqësimit proporcional në institucione, përdorimin e gjuhëve të pakicave
në institucione, informimin dhe mediat në gjuhët e pakicave, arsimimin në gjuhët e pakicave dhe çështje të tjera me interes për komunitetet e të dy vendeve respektive. U theksua nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përpjekjet e vazhdueshme për transmetimin e përvojave më të mira kur është fjala për përmirësimin e kuadrit ligjor për të drejtat e pakicave në të dy vendet respektive. Këshilli Konsultativ për Komunitete vepron nën autoritetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe në të përfaqësohen të gjitha komunitetet në Kosovë. (Kohapress)
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
‘‘SHAI “Art CLUB” dhe QKI “Malësia”, organizuan ekspozitën individuale të piktorit të njohur nga
Artist multidisiplina dhe përkthyes i mirë Tuz – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” – Ulqin, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore – Informative “Malësia” në Tuz, kanë organizuar ekspozitën figurative “Refleksione”, të piktorit të njohur nga Ulqini, Qazim Muja. Në këtë ekspozitë individuale ku u shpalos një koleksion artistik prej 25 pikturash, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i artdashësve nga Malësia, i personaliteteve politike, kulturore dhe i fushave të tjera, të cilët kishin rastin të njihen më nga afër me kreativitetin shumëdimensional artistik të mjeshtrit të artit pamor, Qazim Muja. Për krijimtarinë artistike të piktorit, Qazim Muja, me një vështrim është paraqitur, kritiku, Nikollë Berishaj, i cili ka thënë se Qazim Muja është një artist multidisiplinar i cili na thërret që të mendojmë, të thellojmë mendimin dhe meditimin tonë, diku ndërmjet figurave dhe ngjyrave të Tij që na i shpalos. “Të reflektojmë për pikturat apo të reflektojmë për refleksionet e tij. E quajta artistin multidisiplinar pasi autorin e njohim edhe si kritik të artit edhe si disenjator por edhe si përkthyes të mirëfilltë dhe të merituar. Në rrugëtimin e vet për të gjetur shprehjen dhe stilin vetjak, artisti shpesh gjendet, nuk do të thosha në qorrsokak, por më parë në ballafaqim me dyshimet e veta e dyshimet e artistit gjithmonë sjellin risi”, ka thënë ndër të tjera Berishaj, duke shpalosur vështrimin e tij më të detajuar mbi kreativitetin shumëdimensional të piktorit Qazim Muja. Ndërkohë, në këtë ekspozitë ka përshëndetur edhe piktori e autori i kësaj ekspozite, Qazim Muja, i cili ka falënderuar organizatorët për këtë ekspozitë dhe të gjithë të pranishmit, duke thënë se ndjehet i nderuar dhe i respektuar që publiku i pranishëm e
24
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
vlerësoi në këtë mënyrë veprimtarinë e tij artistike. “Jam shumë i privilegjuar që gjendem në Malësinë me tradita të jashtëzakonshme. Malësia, përveç tjerash bart me vete edhe traditën për artin pamor të personifikuar përmes një emri të madh të artit shqiptar, maestros, Gjelosh Gjokaj, i cili së bashku me kolegët e tij si: Mulliqi, Nimani, Xhafa, etj, i vunë themelet shkollës së artit pamor modern shqiptar në përgjithësi. Lum si Ju që mbani një thesar kaq të çmuar – veprën e Gjelosh Gjokajt në pronësinë Tuaj këtu në Malësi dhe
lum si ne që trashëguam një vlerë kaq të madhe të artit në veçanti, por edhe të kulturës shqiptare në përgjithësi”, u shpreh autori i kësaj ekspozite, piktori, Qazim Muja. Ai ka treguar se kjo ekspozitë njëkohësisht është edhe një homazh për mjeshtrin e madh, mikun e tij, piktorin me famë botërore, Gjelosh Gjokaj. Ndërkaq, ekspozitën në fjalë e ka shpallur të hapur ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skender Durmishi, i cili ka falënderuar autorin dhe organizatorët për këtë ekspozitë të këndshme, duke uruar
KULTURË
Ulqini, Qazim Muja
ar, disenjator rëfilltë që aktivitete të tilla, të mbahen sa më shpesh. Qazim Muja u lind në vitin 1953 në Ftjan të Krajës. Ka studiuar letërsinë jugosllave dhe gjuhën serbo-kroate. Krahas kësaj, ka mësuar pikturën në atelienë e piktorit të mirënjohur, akademikut Muslim Mulliqi. Në skenën e artit pamor gjendet që dyzet vjet, kur në faqet e gazetave të atëhershme: “Zëri i rinisë”, “Rilindja”, “Fjala” dhe “Bota e Re”, vazhdimisht ishte i pranishëm me punimet e tij. Qazim Muja merret me shkrimet nga lëmi i estetikës së artit dhe letërsisë.
Esetë dhe vështrimet e tij i ka përmbledhur në librin “Lexim në art”. Deri më tani ka realizuar rreth njëzet ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në mbi tridhjetë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në qendrat më të mëdha kulturore në hapësirën ballkanike dhe në vendlindjen e tij. Lëvron gjininë e pikturës me teknikat kryesisht në vajë dhe akrilikë apo edhe me teknika të kombinuara në pelhurë dhe karton. Në lëmin e përkthimeve letrare deri më tani ka përkthyer mbi 120 autorë shqiptarë dhe të rajonit, duke prezantuar poez-
inë shqiptare, tregimin shqiptar, romanin shqiptar dhe kritikën shqiptare, krahas letërsive të tjera ballkanike në antologji dhe botime të ndryshme si dhe në revista letrare më prestigjioze në rajon. Është njëri ndër themeluesit dhe ka qenë kryetar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Qazim Muja është bashkëpunëtor i jashtëm i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Duklës. Jeton dhe vepron në Ulqin si artist i lirë. Kjo është hera e parë që piktori, Qazim Muja paraqitet me një ekspozitë t. u. individuale në Tuz.
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
25
PORTRET
Shotë (Sherif) Muji Gjokaj
Fatlum që iu dha rasti t’i ndihmojë e strehojë shqiptarët Gjekë Gjonaj
Këtë burrë, 86 vjeç, por vital për moshën , e takova për herë të parë para pak ditësh në Hotelin “ Liria” në Tuz, ku kishte ardhur për pushime. Atë mëngjes qershori me diell ai ishte ulur nën hijen e një lisi në tarracën e hotelit bashkë me disa njerëz. Sapo u njoftua për interesimin tim menjëherë m’u bashkangjitë. U përshëndetëm në këmbë dhe pastaj u ulë përballë meje. - Ju jeni Sherif Muji Gjokaj, apo jo? , e pyeta . - Sipas dokumentave po. Por mua nuk më njeh kush në Malësi me këtë emër. Të gjithë malësorët më njohin emrin Shotë Muji, e jo Sherif. Kështu më thërrasin mua dhe kështu ma shkruej edhe ti emrin tim, m’u përgjig ai, duke më njoftuar se emrin Shotë ia ka dhënë një kushëri i tij i besimit katolik. Nga biseda me këtë burrë të ndershëm të fisit të njohur Gjokaj mësova se ka lindur në vitin 1933 në fshatin Milesh afër Tuzit dhe se është i biri i Muj Muratit dhe Tixhe Alisë (nipes së Çun Mules, bajraktarit të Hotit). U edukua në një familje të mirënjohur atdhetare dhe fisnike, në kushte pak më të nira ekonomike se familjet e tjera në fshatin e tij të lindjes, meqë familja e tij për atë kohë konsiderohej ndër më të pasurat në Grudë. Familja e tij mbante deri në 800 dele, e bagëti tjera të trasha. Përveç blektorisë veprimtari tjetër ekonomike e kësaj familje ishte bujqësia. Për të mbajtur ekonominë e tyre shtëpiake u duheshin punëtorë krahu. Andaj edhe Shotës, që në fëmijëri, ia besojnë detyrën (profesionin) e bariut.Shota ka shumë rrëfime e kujtime
26
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
nga dalja dhe qëndrimi me grigjën e tij në bjeshkën e Komit, Rikavecit, Skrobotushës, Gërnçarit, Gucisë e deri në bjeshkën e Bjeliqit, në Vuthaj. Për ato ishin ditë të bukura e kujtime të paharrueshme .
Ne jemi shqiptarë, e asgjë tjetër
Unë nuk kam takuar shqiptarë që të flasë me kaq mburrje për origjinën e të parëve të tij si Shotë Mujin. Ai pohon Ky malësor i ndershëm tjotë me krenari se prindërit tanë na kanë edukuar në frymën e dashurisë dhe respektit ndaj vëllezërve tanë të besimit katolikë, por edhe të tjerëve. “ Në shtëpinë tonë kurrën e kurrës nuk është përdorur fjala myslinan e katolik. Vetëm shqiptar, e asgjë tjetër. Vëllezërit e mi janë vetëm shqiptarët. Të tjerët i respektoj dhe i nderoj. Unë edhe pse jam i besimit mysliman turqit nuk janë të afërmit e mi. Ata për mua kanë qenë okupatorë. Familja jonë kemi pasur një standard pak më të mirë se bashkëfshatarët tanë në Milesh. Por, askush prej nesh nuk ka shkuar në qabe. Ne e kemi qaben këtu nëse duam të jemi burra të mirë e bamirës,” thotë Shota.
Zemër hapur e mikpritës për çdo mysafirë
Familja e Muj dhe Mehmet Muratit shquhen në Malësi për mikërpitje, për besë, për burrëri e për shqiptari . Për kët familje zë madhe bujaria shqiptare ka qenë në krye të vendit. Në vend të parë. Familjarët e tyre gjithmonë e kanë ndier veten krenar të prisnin miq. Ata përherë e kishin në mendje, në zemër dhe në shpirt thënien e vjetër të shqiptarëve se “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Në këtë familje të shquar edhe për bamirësi kurrë nuk kanë munguar miqtë. Shtëpia e tyre gjatë gjithë vitit ka qenë përplotë e mbushur me mysafirë. ” Nuk mbaj mend më shumë se një natë në vjet, thotë Shota, që shtëpia jonë të mos ketë pasur miq e mysafirë. Ne jemi munduar që mysafirin ta presim sa më mirë që mundemi. T’i ofrojmë me zemër
atë çfarë kemi. T’i krijojmë një atmosferë të këndshme e të ngrohtë. Ta afrojmë me buzëshje, që ta ndiej veten sikur në shtëpinë e vet, e jo si mysafirë”, shprehet Shota. Ai këtë traditë të mrekullueshme të familjarëve dhe të parëve të tij e ka vazhduar larg vendlindjes në Beograd, ku për më se katër dekada ka jetuar atje. Shtëpia e tij, më kanë thënë shumë malësorë nga Hoti, Gruda Trieshi e Koja , ka qenë ditë e natë e hapur për të gjithë ata që kanë pasur nevojë në kryeqytetin e –ish Jugosllavisë, në Beograd. Dhe nevojat e shqiptarëve ( malësorëve) nuk kanë qenë të pakta. Përkundrazi. Dikush shkonte në Beograd për t’u shëruar. Dikush për të tregëtuar. Dikush për viza e nevoja të tjera t. Të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmën e Shotë Mujit në Beograd janë kthyer të kënaqur dhe nuk ia harrojnë kurrë ndihmesën e madhe dhe mikëpritjen njerëzore të tij dhe te bashkëshortes së tij Marta Radulloviq nga Komani, tashmë të ndjerë. Shotë Muji dhe bashkëshortja e tij shumë bujare Marta e mikëpritëse nuk kanë hezituar asnjëherë që jo vetëm t’u kryejnë malësorëve të njohur e të panjohur nevojat e tyre shëndetësore e ekonomike, por edhe t’i kthejnë për psuhim, për ushqim e për bujtje në banesën e vet. Kështu banesa e tyre gjatë gjithmonë, deri para dy vitesh me ndarjen nga jeta e bashkëshortes së tij, ishte shtëpi e ngrohtë për qindra malësorë. Dhe, kur Shota ( infermier medicinal në RTG ) në Spitalin e Ortopedisë në Beograd , nuk
PORTRET kishte kohë të dilte në stacionin e autobusëve në Beograd për t’i pritur miqtë nga Malësia, por edhe jashtë saj, e çonte bashkëshorten. Në mungesë të telefonave celularë dhe mosnjohjes së myasafirëve shpesh herë u thoshte atyre që në kokë të vinin faculetën e kuqe, si shenjë identifikuese të malësorëve. Dhe kështu e dinin se cili është mysafiri i tyre.
Të pa ndarë me vëllezërit e besimit katolikë
Kjo familje të gjitha festat, kremtet dhe hidhërimet familjare i kanë kremtuar së bashku me vëllezërit e tyre të besimit katolikë . Feja për këtë familje gjithmonë ka qenë shqiptaria, m’u ashtu siç thoshte Vaso Pash Shkodrani “ Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Shota më fletë me dashuri e repsket për vëllezërit e tij të gjakut, siç shprehet ai, për të parët e vet të fisit Lulgjuraj. “Ata ( Lulgjurajt), sikur t’i kishim pasur vëllezer të një nëne, nuk kanë mundur të na duan më shumë seç na kanë dashtë.Edhe ne ata, gjithashtu . Në festa, lindje, dasma, e morte kemi qëndruar bashkë pranë dhe me njëri tjetrin Në çdo rast kushërinjt tanë të besimit katolikë kanë qenë shërbyesit (hysmeqarët) tanë kryesor. Ata për shembull me rastin e festës së Bajramit kujdeseshin për prerjen, rjepjen dhe pjekjen e kurbanëve. Harmonia jonë ndër fetare dhe atmosfera e ngrohtë e vëllazërore mes nesh ishte kënaqësia jonë më e madhe. Aq kënaqeshim, luanim, këndonim, vallëzonim, qeshnim, bënim shaka me njëri-tjetrin sa që mezi prisnim festën tjetër për të festuar e argëtuar se bashku” , thotë Shota.
Bekimi i bukës për Bajram
Bashkëbiseduesi im më tregon me thjeshtësi se në shtepinë e tyre festa e Bajramit gjithmonë është festuar me shumë mysafirë të besimit katolikë. Veçon rastin kur në Ditën e Bajramit kanë pritur 75 mysafirë, prej të cilëve 99% kanë qenë katolikë. “ Kur erdhi koha e shtrimit të soferës pas mesdite vëllai im Ahmeti e fton fratin e Hotit, patër Kolën, të bekojë bukën, sipas tradites së fesë se krishterë. Patër Kola ngritet në këmbë. Merrë gotën e rakisë së rrushit . Me fjalë të bukura e të zgjedhura ,siç dinë priftërinjtë, uron festën dhe bekon bukën. Kur ulet frati Ahmeti e pyet: - Me leje zotni patër mos ke harrua diçka pa thanë ?
- Po, çka nuk kam thanë e asht dasht me thanë? i përgjigjet, patër Kola. - Me ner e kjoft luvdua Krishti, ia ktheu Ahmeti. Të gjithë mysafirët e ngazëlluzar u çuan në këmbë dhe me të shtëna të shumta armësh (revolesh) e mirëpritën përgjigjen e vëllait tim. Po përmend edhe një rast tjetër të vëllait tjetër të Shotës , Iso Mujit cili dëshmon për harmoninë ndër fetare që ka kultivuar kjo familje prej se ka kaluar në besimin islam. Është koha kur në varrezat e Tojeqit në fshatin Dinoshë planifikohej të ndërtohet lteri i Kishës. Një gjë e tillë, nuk u prit mirë nga disa dinoshianë të besimit myslimanë. Madje disa nga ata edhe e kundërshtuan.Siç më kanë treguar disa dinoshianë dhe truieshjanë të vjetër , në momentin kur atmosfera filloi pak të përkeqësohet mes vëllezërve të një gjaku, katolikëve e myslimanëve, Iso Muji ngritet në këmbë. Çon dorën dhe me zë të lartë i drejtolet masës me këto fjalë: “Vëllazën të dashtun. Ne as sot, as nesër dhe askurrë nuk duhet të ndalojmë që këtu në Tojeq të ndërtohet lteri i kishës. Sepse, shikoni, atje e kam varrin e katragjyshit tim”. Këto fjalë të Iso Mujit atë ditë ishin vendimtare në këtë tubim dhe të gjithë u pajtuan për ndërtimin e lterit, i cili ekziston edhe sot bashkë me kishën në varrezat e Tojeqit.
Mehmet Murati paguan tatimet për krejt Grudën
Familjarët e Shotë Mujit kanë një histori interesante dhe të veçantë. Ajo meriton të ndriçohet e të shkruhet, jo për lavdinë e tyre, por të brezave që vijnë. Se sa bamirëse ka qenë kjo familje dëshmon edhe shembulli fisnik i Mehmet Muratit, për pagimin e tatimeve për krejt Grudën., në vitin 1932 ose 1933. Mehmeti në atë kohë , siç pohon, nipi i tij Shota, ishte kryetar i srezit të Podgoricës. “Ai kur u njoftua se shteti kishte filluar aksionin per pagimin e tatimeve në Grudë dhe se kishte filluar t’u marrë grudasve bagëtinë në emër të borxhit u brengosë shumë. Pasi është konsultuar me të villain Muj Muratin , e kishte vendosur që ai vetë ta shlyej të gjithë borxhin e Grudës . Dhe kështu vëllezërit bamirës shesin 300 dele dhe me ato para Mehmeti paguan tatimet për krejt Grudën”, rrëfen Shota. Edhe pse prej atëherë kanë kaluar shume vite shembulli i rrallë e human i Mehmet Muratit për pagimin e tatimeve të gjithë grudasve nuk është har-
ruar deri në ditët e sotme, dhe besoj se s’do të harrohet kurrë. Veprat e këtilla njerëzore si këto do të përcillen brez pas brezi, pasi janë të përjetshme për çdo popull, pra edhe për shqiptarë.
Si dhe pse mbreti Zog u fali jetën tre shqiptarëve Mehmet Murati kishte miqësi të ngushtë me shumë personalitete të njohura politike të asaj kohë. Ndër ta edhe me mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Sipas rrëfimit të Shotë Mujit diku rreth vitit 1931,Gjyqi Ushtarak i mbretit Zog në qytetin e Shkodrës kishte dënuar me vdekje ( varje në litar) tre shqiptarë, Bajram Dinoshën, Gjergj Pllumin e Shalës dhe një prift ( gjygjevit) nga Shkodra, emri i të cilit nuk i kujtohet. “ Axha im Mehmet Murati, kur e dëgjoi këtë lajm të hidhur, dy ditë para ekzekutimit të këtij vendimi gjyqësor, i dërgon porosi Ahmet Zogut përmes një të besuari të tij që mos të kryhet ekzekutimi i Bajram Dinoshës, para se ai ( Mehmeti) të takohet me lartmadhërinë e tij. Në ditën e ekzekutimit Muj Murati i shoqëruar me bajraktarin e Grudës Zef Martinin, të veshur me petkun kombëtar, xhamadan ari, çakshirë, këpucë lëkure e plisë të bardhë, mbërrijnë në pallatin e mbretit Zog në Tiranë. Aty i pret adjutanti i mbretit. I shoqëron dhe i përcjellë brenda në zyrë. Përqafohen miqësisht me mbretin. Ulen dhe fillojnë bisedën. Me këtë rast mbreti fton nën e tij me këto fjalë: “ Nënë, eja të të njoftojë me dy malësorë! Se ti më ke thënë se asnjë nënë nuk ka lindur djalë të bukur e të hijeshëm sikur ti. Kur i pa nëna e Zogut i përgjigjet të birit:” Edhe nëna tjera paskan lindur djem të hijshëm ( të pashëm) e jo vetëm unë. Vërtetë të dy qenkan burra të hijshëm, pikë sokolash . Me pas kënaqësi me i shikua”. I kënaqur me përgjigjen e nënës dhe në respekt të madh ndaj mysafirëve mbreti Zog u drejtohet atyre me këto fjalë: - Pak është për dy burra të shquar si ju të falë vetëm jetën e një njeriu. Ju meritoni më shumë se kaq. Falë u qoftë jeta e të tre shqiptarëve të dënuar , Bajram Dinoshës, Gjergj Pllumit dhe priftit të Shkodrës”. Vepra të këtilla si kjo për kohën e sotme duken si të pabesueshme, por janë të vërteta. Me shembuj të tillë duhet të krenohemi si komb dhe këto vlera universale duhet kultivuar edhe në të ardhmen. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
27
MOZAIK
Krijuesit shqiptarë nga Ulqini në Durrës Më 15 qershor të këtij viti, në Pallatin e Kulturës në Durrës, u mbajt manifestimi letrar i organizuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi (BKSHMZ), me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit. Fjalën përshëndetëse e mbajti zotëri Nikolla Spathari, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve nga Durrësi, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të krijueseve shqiptarë dhe paraqiti nismën për binjakëzimin me BKSHMZ. Në këtë manifestim u promovua libri i Zuvdi Hoxhiqit ”Të gjithë të mitë” ,të cilin stusiuesi Nail Draga e paraqiti si një libër autobiografik, në të cilin autori trajton marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe feve në kohëra të ndryshme, duke ruajtur qëndrimin, përkatësisht dinjitetin e tyre, në vendet përkatëse. Si autobiografi, autori flet për paraardhësit e tij dervishë të tarikatit të bektashinjëve, duke ofruan të dhëna të cilat janë pjesë e trashëgimisë së tyre familjare dhe shpirtërore. Ndërkaq, Meçan Hoxha foli për librin „Etnia dhe hapësira“ të dr. Nail Dragës ku midis tjerash tha se „Nё libёr trajtohen probleme demografike, gjeografike, historike, politiko-ekonomike e sociale tё viseve shqiptare.“ Për librin ‘’Në Safari’’ të shkrimtarit
28
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Asllan Bisha, në Durrës foli shkrimtari dhe kritiku letrar Vladimir Muça, i cili e vlerësoi veprimtarinë e Bishës, duke thënë: -“Në krijimtarinë e këtij autori dallohen raportet stilistike harmonike, me në motivim bio shqiptar. Duke e marrë dhe trajtuar lëndën dhe shtjelluar karaktere të ndryshme, siç thotë Maksim Gorki, duke na dhënë jo vetëm një fotografim, por një prototip të shumë karaktereve, të kthyera në art. Fragmente nga romani i Edita Nimanbegut i lexoi krijuesi nga Durrësi Agim Bajrami, i cili e vlerësoi lartë kët vepër letrare, duke e krahasuar me romanin e Zuvdija Hoxhiqit. Ai lexoi disa fragmente nga libri, duke u fokusar në kohën e kaluar, dy gjeneratat e grave në roman, bombardimin e Ulqinit në vitin 1943 dhe pasojat që solli ai. -“Ndodhi e gjithë kjo gjatë Luftës së Dytë Botërore kur më o7.11. 1943, u bombardua dhe lëndua një lagje, duke lënë viktima e pasoja të përjetshme....Qielli u mbush me re të zymta nga tymi i madh. Dielli humbi fare nën errësirën e reve të shkaktuara nga shpërthimi.Ajo ditë e kobshme, për një moment i lëndoi shumë zemra e prishi shumë shtëpi duke i ndryshuar shumë familje që u gjenden aty.” Gani Karamanaga ishte i prezantuar
me librin “Në derë të oborrit”, për të cilin recensionin e bëri Naim Krçuku. Ndër të tjera ai tha: -”Kam qenë disa herë në Kalanë shumëshekullore të Ulqinit, por me këtë libër, i cili përmbahet prej nëntë kapitujve, përjetimet e mia janë ndryshe. Me mjeshtri dhe dashuri janë të përshkruara ngjarjet, jetesa, detaria dhe anegdotat në Kalanë e vjetër. Hajro Ulqinaku ishte prezent me librin më të ri: ”Kapidan Xhela” (Selim Shurdha). Referues ishte krijuesi nga Durrësi Rifat Plaku, i cili në vlerësimin e tij e theksoi rolin e detarisë së Ulqinit dhe ndërlidhjet e Durrësit dhe Ulqinit. Ai ndërmjet të tjerave tha: “Hajro Ulqinaku përshkruan historikun e detarisë së famshme ulqinake, flet për kapidanin e madh Selim Shurdha dhe kështu zënjëvend të posaçëm në krijamtarinë për detari dhe peshkatari , jo vetëm në Ulqin dhe Mal të Zi, por edhe në të gjithë vendet shqipfolëse’’. Të pranishmit i përshëndeti edhe akademiku Zuvdija Hoxhiq - Berisha. Ai ndër të tjera tha: “ Me kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në këtë manifestim letrar madhështor. Duke Ju përshëndetur dua të them se më vjen shumë mirë që gjendem sot në Durrës ndërmjet Jush, adhuruesit e kulturës dhe letërg.k. sisë.”
MOZAIK
Në Prishtinë u mbajt Konferencë shkencore ndërkombëtare
Kosova - 20 vjet liri dhe perpjekje Më rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në organizim të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, me datën 10 qershor 2019, u mbajt Konferenca shkencore
“Kosova 20 vjetë liri dhe përpjekje”. Në Konferencë kanë marrë pjesë studiues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, SHBA, Britania e Madhe etj. të cilët kanë prezantuar 39 kumtesa nga profile të ndryshme shkencore. Nga Mali i Zi i vetmi i ftuar ishte
dr.Nail Draga i cili është prezantuar me kumtesen ”Refugjatët nga Kosova në Mal të Zi (1998-1999) dëshmi e gjenocidit të politiklës serbe “. Sipas organizatorëve 39 kumtesat e prezantuara do të botohën në një (Kohapress) botim të veçantë. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
29
PORTRET
Portret: Dr. Vehbi Çoba
Stomatologu duarartë Nëse doni t’i keni dhëmbët më të shëndoshë, më të bardhë dhe nëse doni ta keni një buzëqeshje më të bukur, vizitoni ordinancën stomatologjike dr. Vehbi Çoba
Ismet Karamanaga Shpeshherë kam shkruar për njerëz të cilët, sipas mendimit tim modest, meritojnë t’i nxjerrim nga harresa, por edhe për ata të cilët ende jetojnë dhe meritojnë derisa janë në këtë botë, t’i kujtojmë dhe mos t’i harrojmë. Portrete të intelektualëve me shkalla të larta shkencore, portrete të detarëve dhe kapedanëve, kanë pasur një vend të veçantë në sferën e interesimit tim. Gjithashtu në librat e mi, një vend të veçantë kanë edhe artistët në lëmi të ndryshme, si zejtarët, punëtorët turistikë dhe shumë të tjerë, të cilët pa dyshim janë trashëgimia jonë. Prandaj, shkrimet e mia modeste kushtuar personaliteteve, të cilët sipas mendimit tim duhet mos t’i harrojmë, kanë vendin dhe peshën e vet dhe të gjithë ata gjithmonë në libra dhe në shkrimet e mia janë të barabartë. Në fokusin e interesimit tim është një dentist, të them më mirë një artist në këtë lëmi. Fjala është për dr. Vehbi Çoba, i cili përveç punës në profesionin e tij të ushtruar deri në perfeksionizëm, ka edhe një hobi të veçantë, muzikën. Kështu që të shkruash për të është një sfidë e madhe.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Natyrisht, sa i përket shëndetit, dhëmbët dhe goja, përveçse kanë një rëndësi të madhe në jetën tonë, ato kanë edhe një rol të veçantë në identitetin, kulturën e personalitetin e të gjithë neve. Prandaj, të gjithë ne pak e shumë gjithmonë i kemi ndër mend, duke filluar nga koha kur dhëmbët fillojnë të formohen te ne si fëmijë e deri kur kemi nevojë t’i ndërrojmë, t’i shërojmë, apo në pleqëri t’i vendosim komplet nga porcelani. Kështu që shkrimin tim kushtuar këtij artisti të gojës dhe të dhembëve tonë, dr. Vehbi Çobës, po e filloj me një fjali në formë poetike, të cilën pa dyshim ky njeri e meriton. Nëse doni t’i keni dhëmbët më të shëndoshë, më të bardhë dhe nëse doni ta keni një buzëqeshje më të bukur, vizitoni ordinancën stomatologjike dr. Vehbi Çoba. Vehbiu është një njeri i thjeshtë, modest, por i vyeshëm dhe i papritueshëm. Ai është një virtuoz në lëminë e tij, një njeri i rrallë, i jashtëzakonshëm, i cili gjithmonë në ordinancën e cila gjendet në shtëpinë tij, i ka dyert e hapura. Pavarësisht se Vehbiu nuk punon më shumë aktivisht, ordinanca e tij për miq dhe ata të cilët urgjentisht kanë nevojë, gjithmonë është e hapur. Ordinanca është e pajisur me mjetet më moderne dhe më efikase për shërimin, por edhe për estetikën e dhëmbëve, të them më mirë, buzëqeshjes suaj.
Ajo gjendet në shtëpinë e tij në lagjen Gjerana, në rrugën e cila të çon për në Plazhin e Madh. Ai ka qenë njëri ndër studentët më të mirë dhe më të dalluar të stomatologjisë të Universitetit të Novi Sadit, kurse specializimin e kirurgjisë (maxilofaciale dhe ordonant i specializuar) i ka kryer në Beograd dhe në Gjermani. Vehbiu është një njeri me kulturë të gjerë, lexon, studion dhe hulumton. Ai ka potencial, mençuri dhe dijeni për punën të cilën e bën për çdo ditë, me vullnet, por edhe forcë psiko-fizike për t’u marrë me sfida të tilla, me sfida tek shërimi i gojës dhe dhëmbëve, më në fund edhe tek estetika, nga e cila të gjithë ne pak e shumë “vuajmë”. Më duket se asgjë nuk mund ta lodhi, pavarësisht nga “tufat” e pacientëve të cilët me durim presin duart e arta të këtij stomatologu, të them më mirë mjeshtrit me nam në këtë profesion. Është mirë që në qytetin tonë të bukur jeton, punon dhe vepron një njeri i tillë, siç është dr. Vehbiu. Është mirë që nuk është larguar nga vendlindja pavarësisht nga ofertat e shumta që i ka pasur për të vazhduar dhe ushtruar talentin në mjekimin e dhëmbëve dhe gojës, ndoshta edhe për një emancipim ose praktikë dhe emër më të madh dhe më të fortë, sesa që e ka arritur apo ka mundur ta arrijë këtu. Vehbiu ka shumë pacientë nga Amerika dhe nga shtetet tjera të Perëndimit, të cilët gjatë pushimeve vijnë
PORTRET
“ enkas për të shëruar dhe rregulluar dhëmbët te ky virtuoz. Ai është një njeri modest dhe “i qetë”, siç është dhe shpesh përmendet në Ulqin një thënie popullore, dhe mua më duket se ai asnjëherë nuk din ta ngrejë zërin. Gjithmonë dhe gjithçka e merr me të qeshur. Pak e njoh, por edhe kaq mjafton t’i shkruaj dhe t’ia dedikoj disa fjali modeste, të cilat pa dyshim ai i meriton, si njeri dhe si personalitet. Gjithmonë, kurdoherë kur kam pasur nevojë, dera e ordinancës së tij hapet, të them më mirë e shtëpisë së tij është dhe ka qenë e hapur për ndihmë. Mirëpo, Vehbiu është shumë më tepër se një dentist i dalluar. Ai është një artist, një njohës dhe aktor i muz-
ikës i cili me një pasion të madh ruan dhe e kultivon muzikën burimore popullore te ne. Dr. Vehbiun shpesh e kam takuar më parë edhe në Kalanë tonë të Ulqinit, në “Pazarin e Gjytetit”, si protagonist në “Skenën Verore.“ Këto takime kanë lënë tek unë mbresa të veçanta, duke parë Vehbiun me kitarë në dorë, duke u përgatitur së bashku me grupin “Burimi” për të dalë në skenë, në kuadër të “Skenës Verore”. Ishin këto ndjenja të veçanta brenda mureve të Kalasë sonë, në sheshin më të bukur në Mesdhe. Me të vërtetë mbresa të veçanta te dëgjuesit duke e parë Vehbiun me kitarë në dorë, i cili këndon dhe luan, çka pa dyshim është për t’u përmendur, lavdëruar dhe shënuar.
Vehbiu ka një veti që i bashkon njerëzit dhe popujt, e cila nuk ka kufij, e që është dashuria për muzikën dhe artin. Vehbiu është një njeri i pasionuar dhe i talentuar për këngën dhe muzikën burimore qytetare, në veçanti atë folkloristike
Vehbiu, pra, ka një veti që i bashkon njerëzit dhe popujt, e cila nuk ka kufij, e që është dashuria për muzikën dhe artin. Vehbiu është një njeri i pasionuar dhe i talentuar për këngën dhe muzikën burimore qytetare, në veçanti atë folkloristike. Prandaj një njeri të tillë mund ta takoni në shtëpinë e tij në Gjerana, një personalitet i kompletuar, por modest dhe i thjeshtë, i cili me një buzëqeshje iu bën që mos t’i frikësoheni makinave, rrymës dhe dhimbjeve. Dhe në fund të këtij shkrimi modest, jam më se i sigurt që Vehbiut i takon një falënderim i veçantë edhe nga të gjithë ata mërgimtarë nga Amerika, Gjermania, por edhe nga qyteti ynë tek të cilët dr. Vehbiu gëzon një autoritet të madh. E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
31
MOZAIK
Jeton Idriz Dedushaj (30.04.1975 - 05.06.1999) (2)
Ëndrra e lënë përgjysmë
Shpirt luftaraku që ishte, Jetoni nuk mund të përmbahej pa u pozicionuar në vijat e para të frontit prej nga do ta merrte në shenjë më qartë armikun. Kështu ishte pozicionuar dhe kishte luftuar edhe më 5 qershor 1999, në fshatin Shqiponjë, ish-Dashinoc të Deçanit, por një predhë kobzezë e hedhur nga pozicionet e armikut, do t’ia lë ëndrrën përgjysmë. Vetëm pak ditë para se të mbaronte lufta, kishte rënë heroikisht në fushëbetejë. Të njëjtën ditë, bashkëluftëtarët e tij do ta varrosin me nderime të rastit, në fshatin Maznik
Për Koha Javore:
Binak Ulaj
(vijon nga numri i kaluar) Dhe, pa kaluar shumë kohë nga Epopeja e Prekazit, më 5, 6 e 7 mars 1998, e cila lartësoi historinë tonë të rezistencës e luftës për liri, mijëra djemve e vashave që do t’u bashkohen radhëve të UÇK-së, do t’u bashkohet edhe Jetoni. Më 5 maj 1998 e kishte veshur uniformën e UÇK-së, i kishte ngjeshur armët e lirisë, duke e ndier veten për herë të parë të lumtur e të lirë. Stërvitjet ushtarake i kishte bërë në Gllogjanin historik, në vatrën qëndrestare të historisë sonë më të re, ndërsa si luftëtar i denjë i UÇK-së do të kalitet në zjarrin e luftës në Loxhë, Gllogjan, Maznik, Pozhar, Lumbardh, Shqiponjë. Nga beteja në betejë, ai do të dallohet si ushtar trim i Brigadës 131 “Jusuf Gërval-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
la”, të cilën e udhëhiqte komandanti Ramush Haradinaj. Shpirt luftaraku që ishte, Jetoni nuk mund të përmbahej pa u pozicionuar në vijat e para të frontit prej nga do ta merrte në shenjë më qartë armikun. Kështu ishte pozicionuar dhe kishte luftuar edhe më 5 qershor 1999, në fshatin Shqiponjë, ish-Dashinoc të Deçanit, por një predhë kobzezë e hedhur nga pozicionet e armikut, do t’ia lë ëndrrën përgjysmë. Vetëm pak ditë para se të mbaronte lufta, kishte rënë heroikisht në fushëbetejë. Të njëjtën ditë, bashkëluftëtarët e tij do ta varrosin me nderime të rastit, në fshatin Maznik. “Edhe përpara fliste me shokë për luftën. E lëvdonte shumë komandantin, Ramushin, dhe thoshte se s’ka asi trimi, se do të bëhet ushtar i tij”, vazhdon të tregojë babai Idrizi. “Përpiqesha t’ia ndërroja mendjen duke i thënë se ishte i ri, se s’kishte përvojë, por kur e pashë se s’e kishte ndërmend të më dëgjojë, i thashë se nëse nga çdo familje shkon nga një anëtar, na do të shkojmë dy”. E,
Jetoni, i ishte përgjigjur prerazi se babai duhej të mbetej të kujdesej për familjen, se vëllai ishte i vogël e motra ende e re, se s’duhej ta linte familjen të binte në dorë të shkieve, se ja çka po bëjnë... Babait, Idrizit, s’i kishte mbetur tjetër përveçse të pajtohej duke i thënë: “Si ta ketë shkrue Zoti!” Një ditë, duke buzëqeshur, i kishte thënë nënës t’ia përgatiste rrobat se “Djali po të shkon në luftë”. Zemra e nënës s’kishte duruar, kishte shpërthyer në lot. Kur i kishte thënë se së shpejti do të bëhet mirë, se do ta martonin me vajzën, e cila e donte aq shumë, Jetoni i ishte përgjigjur se do të martohej vetëm pasi të çlirohet Kosova. Ashtu duke treguar si për diç që kishte ndodhur pak çaste më parë, sytë i mbushen lot, por kur Kastrioti, tani djali i vetëm i saj, ia përkujton amanetin e Jetonit, duke i përbirë lotët, vazhdon të tregojë: “Gjatë gjithë kohës nuk isha e qetë. Ishte fort i mirë e thojsha: A thua ma pshton Zoti, se njerëzit e mirë vriten në luftë. Tutesha se diçka më thojke
MOZAIK
“
përmrena se Jetoni..., por meniherë merresha me ndoni punë dhe i çojsha metë gjeti”. Të nesërmen kur ishte nisur Jetoni, ishte nisur edhe ajo pas tij. Pas disa hapash, Jetoni e kishte ndalur duke i thënë të kthehej menjëherë, përndryshe do t’i jepte fund jetës aty për aty. Ja ku po më presin shokët, e mos më korit - i kishte thënë prerazi. “Kur ma ka kthye shpinën, s’di sa kohë kam met si e pa krye, tue kqyrë mos po e shoh edhe ni herë, por s’e pash’ ma kurrë. As në rivarrim s’kam guxue me shkue...”
Para se të shkonte në luftë, ndërhyn Kastrioti, Jetoni me shokë kishin menduar ta nisnin luftën aty, në lagjen e tyre, t’ua zinin pritën policëve serbë që patrullonin, por u kishte ardhur urdhri të mos vepronin ashtu për shkak se lagjja kishte shumë banorë e policia do të hakmerrej keq. Kastrioti tregon se në luftën e UÇKsë kanë marrë pjesë edhe dy vëllezër të nuses së tij - Mahiri, tani dëshmor, dhe Visari, luftëtari më i ri në luftën e Loxhës. Lajmin e hidhur për rënien e Jetonit e kishin marrë në Shkodër, tregon
Tani trupi i Jetonit pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan. Aty është rivarrosur me pëlqimin e prindërve dhe të familjes, më 24 gusht 1999
babai Idrizi, duke shtuar se kurrë në jetë nuk e kishte ndier vetën më ngusht, por gruaja i kishte dhënë zemër, e kishte forcuar. “Duhej të qëndrojshim e të mos koriteshim se aty kishte shumë të përzanë nga Kosova, disa prej të cilëve i kishin humbë të afërmit e shumë prej tyne nuk dishin gjë për fatin e familjarëve. Përveç kësaj ishim të vendosun në ni dhomë të përshtatun të Kombinatit të duhanit bashkë edhe me një familje tjetër. Ato ditë jem kenë as në tokë, as në qell. Prej mërzie s’dishim çka me ba, po njeri s’po diqte prej mërzie”. Fjalët e mia duket se ua zbusnin sadopak dhembjen, ndonëse isha i sigurt se plagët e dhembjes i shëron vetëm dheu. Tani trupi i Jetonit pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan. Aty është rivarrosur me pëlqimin e prindërve dhe të familjes, më 24 gusht 1999. “Vendosëm të rivarroset aty ku i ka shokët”, tregon babai Idrizi. “E kam nie vetën disi të letuem kur kam pa se nuk iu kishte prishur fare trupi. Thojshe se dje ka hi n’dhé”, shton ai. Duke dëgjuar rrëfimet për jetën dhe veprën e heroit të vetëm nga Vuthajt, sytë më shkojnë te dekoratat, medaljet dhe mirënjohjet e shumta që stolisin dhomën ku gjendeshim, si: Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” - për trimëri në luftë, Dekorata “Shkëlzen Haradinaj”... Tani portreti i heroit Jeton Dedushaj e zbukuron edhe Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, ku është krahas portreteve të personaliteteve historike, të pushkës dhe të pendës, të Ali pashë Gucisë, Jakup Ferit, Josip Relës, Esad Mekulit, Rexhep Qosjes e shumë emërndriturve tjerë të Plavës e Gucisë, vënë me rastin e shënimit të njëzetvjetorit të pavdekësisë. (Fund) E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë u ndanë diplomat “Lluça” (Pishtari)
Vlerësime të merituara për rezultatet në mësim Plavë – Në dallim prej viteve të kaluara shkollore kur ceremoniali i ndarjes së diplomave “Lluça” (Pishtari), maturantëve të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës është organizuar dhe mbajtur në sallën e Qendrës Mësimore të kësaj shkolle, këtë vit shkollor me rastin e këtij akti madhështor, shkolla ka organizuar akademi solemne në lokalin e Restorantit “Abas”, i cili gjendet në lagjen Rudo Pole të Plavës. Kështu, të mërkurën më 19 qershor, në lokalin e sipërpërmendur janë tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit, stafi punëdrejtues i shkollës, kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq me bashkëpunëtorë dhe personalitete të tjera të shquara nga Plava dhe më gjerë, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomës “Lluça” (Pishtari), për rezul-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
tatet madhore në mësim që ata kanë shënuar gjatë tri dhe katër viteve në këtë shkollë. Nga 129 maturantët e shtatë paraleleve mësimore, dy prej të cilave me 22 sish me mësim në gjuhën shqipe, 19 maturantë gjatë shkollimit nëntëvjeçar fillor dhe tre e katër vjeçar të mesëm, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembllore, tetë prej të cilëve notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera, të cilëve u është ndarë diploma “Lluça 1”, kurse 11 të tjerëve të cilët kanë pasur sukses të shkëlqyer, por jo në të gjitha lëndët mësimore, u janë ndarë diplomat “Lluça 2”. Për suksesin e arritur mësimor, me vendimin e kolektivit – të mësimdhënësve të shkollës, maturantët janë shpërblyer me nga një libër. Drejtori i Shkollës, Rifat Balliq, i cili ua ka dorëzuar diplomat maturantëve,
pasi ka përshëndetur gjithë të pranishmit, e në veçanti kryetarin e Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, me bashkëpunëtorë, ka thënë se “Dita e dorëzimit të diplomave ‘Lluça’ për nxënësit të cilët me suksesin dhe sjelljet e veta kanë merituar të bartin epitetin e nxënësve më të mirë të gjeneratës, për shkollën është solemniteti më i rëndësishëm gjatë vitit”. Drejtori Balliq, në vazhdim është shprehur se “Ne si shkollë u jemi mirënjohës këtyre nxënësve, të cilët para katër vitesh kanë trokitur në dyert e kësaj shkolle, e sot mu atyre u dorëzojmë diplomat ‘Lluça’. Ata me punën, entuziazmin, vullnetin dhe qëndrimin e tyre korrekt, këtë shkollë e kanë ngritur në nivel mjaft të rëndësishëm në aspektin e cilësisë dhe çdo vit ajo shënon rezultate të cilat janë për çdo respekt”. Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, në fjalën e vet përshëndetëse, maturantëve të suksesshëm, laureatëve të diplomës “Lluça” (Pishatri) u ka dëshiruar fat, shëndet dhe sukses në vazhdimin e shkollimit të mëtejmë universitar, duke konfirmuar se Plava gjithmonë ka qenë e njohur me persona dhe individë të jashtëzakonshëm, të cilët me përpjekjet dhe angazhimet e veta kanë arritur rezultate të konsiderueshme në lëmi të ndryshme, duke shpresuar e besuar se edhe kjo gjeneratë e maturantëve do të jetë e njohur për suksese që do t’i arrijë në të ardhmen. Kryetari Bajraktareviq u ka bërë apel maturantëve të mësojnë
MOZAIK se vetëm puna dhe dituria janë çelës i suksesit. Dorëzimi i diplomave “Lluça” (Pishtari) është shënuar në mënyrë solemne. Në fytyrat e të gjithë të pranishmëve vërehej gëzimi, mburrja, krenaria dhe lumturia. Prindërit ishin të lumtur dhe krenarë kur përjetonin momentin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje të lartë për suksesin e arritur në mësim. Ata falënderuan përzemërsisht kolektivin e mësimdhënësve në krye me drejtorin Balliq, për kontributin e dhënë në avancimin dhe ngritjen e tyre edukativo-arsimore në nivel më të lartë. Laureatë ë diplomës “Lluça 1” (Pishtari) janë: Dimo Leshnjanin, Ana Vuçetiq, Mejrem Rexhiq, Egzona Kukaj, Gresa S. Dedushaj, Enes Markishiq, Xhenan
Bashiq dhe Edis Markishiq, kurse laureatë të diplomës “Lluça 2” (Pishtari) janë: Adellisa Canoviq, Llemana Srdanoviq, Arifa Kallajxhiq, Alldin Rexhematoviq, Arijeta Lluceviq, Hillda Mulliq, Hana Radonçiq, Emir Markishiq, Arlinda Qarri, Mirjeta Ahmetaj dhe Ernesa Purishiq. Kolektivi i mësimdhënësve të shkollës për nxënës të gjeneratës për këtë vit shkollor me mësim në gjuhën malazeze në drejtimin e gjimnazit shpalli maturantin Dino Leshnjanin, kurse në drejtimin profesional – teknik shëndetësor, maturantët: Xhenan Bashiq dhe Edis Markishiq, nxënës i gjeneratës me mësim në gjuhën shqipe u shpall maturantja Gresa S. Dedushaj. Të gjithë nxënësve të gjeneratës shkolla ua
ndau certifikatën përkatëse dhe nergut i shpërbleu edhe me nga një libër. Të gjithë maturantët, laureatë të diplomës “Lluça” (Pishtari) të kësaj shkolle u deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në fakultete të ndryshme të universiteteve të Malit të Zi, por edhe në ato të shteteve në rajon. Katër nxënëset shqiptare, laureatë të diplomës “Lluça 1 dhe 2”: Gresa S. Dedushaj, Arlinda Qarri, Mirjeta Ahmetaj dhe Egzona Kukaj, deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në fakultete të universiteteve të Kosovës. Për të gjithë të pranishmit, shkolla në restorantin “Abas”, ku u bë dorëzimi i diplomave “Lluça” (Pishtari), organizoi koktej. Shaban Hasangjekaj
Me mjetet e Qeverisë së Malit të Zi
Do të ndërtohet sheshi në Plavë Plavë – Qeveria e Malit të Zi, nga buxheti i vet kapital për këtë vit, ka destinuar rreth 500 000 euro për ndërtimin e sheshit në Plavë. Në këtë drejtim, Drejtoria për Punë Publike ka nënshkruar kontratën me Ndërmarrjen “LD Gradnja” SHPK nga Nikshiqi për ndërtimin e sheshit në rrugën qendrore “Racina” në Plavë, vlera e së cilës është 500 000 euro. Afati për përfundimin e punëve është 120 ditë prej ditës së fillimit të punimeve. Sheshi, punët në ndërtimin e të cilit kanë filluar me nënshkrimin e kontratës, do të ndërtohet në pjesën e oborrit të shkollës fillore dhe asaj të mesme, me sipërfaqe prej afro 4 000 metra katrorë. Projekti ndërtimor bazohet në rregullimin modern të sipërfaqeve publike të qytetit, por njëkohësisht duke ruajtur edhe elementet e tradicionales. Në projekt është planifikuar mbajtja e gjelbërimit të shëndoshë me dekorim të lartë, kurse gjelbërimi që do
të zhvendoset gjatë ndërtimit, do të zëvendësohet me mbëltime të reja. Platoja e sheshit përmban zonën për manifestime në formë të amfiteatrit, stendat, zonën e këmbësorëve dhe atë të lojërave të fëmijëve. Për shtrim me pllaka është paraparë guri natyror i rezistueshëm ndaj grisjeve, goditjeve dhe temperaturave të
ulëta. Ndërtimi i sheshit në Plavë pa dyshim që do të kontribuojë dukshëm në avancimin gjithëpërfshirës të jetës së popullatës vendase, por edhe të turistëve, plavjanëve në diasporë dhe shumë të tjerëve që e vizitojnë këtë vend. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 27 QERSHOR 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 27 qershor
2019 Viti XVlll Numër 869 Çmimi
0,50
Koha për reflektim ISSN 1800-5696
Lypja, mbijetesë apo biznes i pistë?
Të reflektosh për pikturat apo për refleksionet e piktorit?!