KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 korrik 2019 Viti XVlll Numër 870 Çmimi 0,50
Aty ku politika dirigjon kulturën ISSN 1800-5696
Gruaja që po sfidon Salvinin
Kur jeta i ngjet letërsisë
PËRMBAJTJE
4
10 Investim me vlerë për edukimin e gjeneratave
E ardhmja...
12
16 Kontribut dhe ndihmesë e jashtëzakonshme e kujtesës historike
Lumturia dhe përmbushja shpirtërore, gjëndet në thjeshtësinë tonë
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
PËRMBAJTJE
18
21 Kontribut për ndriçimin e së vërtetës
U shfaq premierë “E bukura dhe bisha”
24
34 Sporti mrekullibërës i shëndetit të njeriut
Shtegtimi Greça 2019 KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në kopshtin e fëmijëve në Tuz, përfunduan punimet
Investim me vlerë për edukimin e gjeneratave Tuz – Punimet në kopshtin e fëmijëve në Komunën e Tuzit, me vlerë prej 1,7 milion euro, kanë përfunduar në afatin e parashikuar, kurse nga 1 shtatori dyert e këtij kopshti do të jenë të hapura për më të vegjëlit, është njoftuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Komunës së Tuzit. Sipas këtij njoftimi, objektin në fjalë e kanë vizituar javën e kaluar, ministri i Arsimit, Damir Shehoviq me bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj dhe drejtori i Administratës së Punëve Publike, Reshad Nuhoxhiq. “Ministri Shehoviq theksoi se kop-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
shti në Tuz është ndërtuar në kuadër të projektit me Bankën për zhvillim të Këshillit të Evropës (CED), duke paralajmëruar edhe disa projekte me këtë bankë. Kryetari i Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj, potencoi marrëdhënien e mirë me Ministrinë e Arsimit, si dhe theksoi kontributin e Komunës e cila mundësoi ndërtimin e kopshtit në pronën e saj, me vlerë prej 400 mijë euro, si dhe lirimin nga takasat komunale lokale. Gjithashtu Komuna do të përfundojë të gjitha punimet në aksin rrugor përreth kopshtit”, thuhet në këtë njoftim.
Kryetari i Komunës së Tuzit ka thënë se Komuna do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit edhe për ndërtimin e shkollës në Dheun e Zi. “I jemi mirënjohës Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë së Malit të Zi për partneritet kur është fjala për projekte të tilla, në Komunën tonë” u shpreh Gjeloshaj”. Kopshti i Fëmijëve në Tuz ka një sipërfaqe prej 1 mijë e 399.45 metrash katrorë, i cili do të punojë në kuadër të Parashkollores Publike “Gjina Vrbica”. t. u.
NGJARJE JAVORE
Ministria e Arsimit mbështet financiarisht komunat Plavë dhe Guci
Investime të konsiderueshme në infrastrukturën e arsimit Plavë/Guci – Ministri i Arsimit në Qeverinë e Malit të Zi, Dr. Damir Shehoviq, i shoqëruar nga kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajrakatareviq dhe Nihad Canoviq, para pak ditësh ka inspektuar punët në ndërtimin e terreneve sportive dhe rregullimin e oborrit të Shkollës Fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës, me vlerë të përgjithshme prej mbi 250 mijë euro, si dhe ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore katërklasëshe në fshatin Vojno Sellë, në vlerë prej rreth 200 mijë euro. “Vlera e përgjithshme e investimeve në infrastrukturën e arsimit në komunat Plavë dhe Guci në dy vitet e fundit kap shumën prej më se një milion euro”, ka theksuar ministri Shehoviq. Ai në vazhdim ka shtuar se “punët në ndërtimin e dy terreneve sportive multifunksionale dhe ato në rregullimin e oborrit të shkollës fillore në Plavë, janë në fazën përfundimtare dhe pritet të kryhen plotësisht në dhjetë ditët në vijim”. Projekti nënkupton ndërtimin e dy terreneve të reja sportive me premisa më bashkëkohore, të përshtatshme për sporte të ndryshme ekipore, vendosjen e tribunave me kapacitet prej 200 vendesh (ulësesh), rregullimin e hapësirës me vegla për ushtrime në terren të hapur, si dhe ndërtimin dhe pajisjen e fushës së lojërave të fëmijëve. “Me rëndësi është e dhëna se çdo objekt ndërtohet sipas standardeve më bashkëkohore dhe me material mjaft cilësor, që është garanci se nxënësit e kësaj shkolle, por edhe të
gjithë plavjanët, do të kenë mundësi të merren me sport në ambient vërtet modern dhe të sigurt, që është me rëndësi të veçantë për këtë komunë”, ka theksuar ministri Damir Shehoviq. Lidhur me ndërtimin e objektit të shkollës në fshatin Vojno Sellë, ai ka deklaruar se punët e vrazhda janë kryer. “Pritet vendosja e orendive, pajisja me mobilje shkollore, si dhe rregullimi i oborrit të saj për hyrje në të, ashtu që të gjitha gjatë muajit të ardhshëm do të kryhen plotësisht. Shkolla në shtator do të regjistrojë nxënësit e parë nga ky fshat, por edhe nga ato në rrethinë, Hakaj dhe Budojevicë, të cilët në këtë vatër të diturisë do të kenë rastin t’i mësojnë shkronjat e para. Këtë ua kemi premtuar qytetarëve me rastin e vendosjes së gurthemelit të saj dhe atë po e plotësojmë”, ka konfirmuar ministri Shehoviq. Ai po ashtu ka bërë me dije se së shpejti pret fillimin e punëve në rikonstruksionin e sallës së sportit të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, në vlerë të përgjithshme prej 100 mijë euro. “Projekti nënkupton ndërrimin e parketit dhe ndërhyrjet tjera të nevojshme në sallë, e cila pastaj do të jetë e gatshme për zhvillimin e garave të ndryshme sportive më serioze dhe më të kërkuara. Ajo, besoj se do të paraqesë motiv dhe shtytje të të rinjve që të merren me aktivitete të ndryshme sportive, të cilat shumë herë deri më tani kanë dëshmuar se për ato vërtet kanë prirje dhe talent”, ka përkujtuar Shehoviq.
Ministri i Arsimit ka inspektuar po ashtu edhe punët në ndërtimin e terreneve sportive në Guci, vlera e përgjithshme e të cilave kap shumën prej më se 300 mijë euro, të cilat gjatë muajit në vijim do të përfundojnë. Fjala është për projektin që Ministria e Arsimit e realizon në bashkëpunim me Shoqatën “Fondacija Gusinje” me seli në Nju-Jork. “Investimet e tërësishme në infrastrukturën e arsimit në trevën e komunave Plavë dhe Guci, në dy vitet e fundit, kapin shumën prej më se një milion euro, e dhënë kjo që është dëshmia më e mirë e përkushtimit tonë të zhvillimit të kësaj treve”, ka përfunduar Shehoviq. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri
Aty ku politika d
Të rrallë janë njerëzit e pushtetit (e kam fjalën për pushtetarët shqiptarë) që u shkon ndërmend se shoqëria ka nevojë për teatër, për libra, për pikturë dhe për muzikë të mirë burimore. Ngado që të sillesh, vlon nga politika e cila ka rënë në nivel të vulgaritetit. Njerëzit i kanë lënë edhe pa atë nevojën fisnike për fjalën e bukur letrare, për të qenë pjesë e botës artistike, qoftë si lexues, dëgjues, spektatorë ose qoftë si krijues i vlerave
Qani Osmani
Jetojmë në një kohë të vështirë, e cila kulturën e ka mbështetur për muri, kur kultura është bërë prone e “estradës politike”. Të gjithë ne jemi dëshmitarë që kultura sot në shoqërinë tonë është skajshmërisht e politizuar. Është pothuajse e pamundur të shohim një manifestim kulturor ku në rreshta të parë nuk janë të ulur pushtetarë dhe politikanë. Është e pamundur të ndjekim një ngjarje kulturore dhe të mos vërejmë politikanë të cilët mundohen të përfitojnë pikë politike nëpërmjet kulturës. Të rrallë janë njerëzit e pushtetit (e kam fjalën për pushtetarët shqiptarë) që u shkon ndërmend se shoqëria ka nevojë për teatër, për libra, për pikturë dhe për muzikë të mirë burimore. Ngado që të sillesh vlon nga politika e cila ka rënë në nivel të vulgaritetit. Njerëzit i kanë lënë edhe pa atë nevojën fisnike për fjalën e bukur letrare, për të qenë pjesë e botës artistike, qoftë si lexues, dëgjues, spektatorë ose qoftë si krijues të vlerave. Si pasojë nuk ka mbështetje e as subvencionim të librit shqip, nuk mbështetet ndonjë projekt më serioz kulturor përveç nëse është fjala për ndonjë autor që edhe pse veten e quan intelektual, në fakt është servil dhe puthador i përbetuar i pushtetit dhe i
6
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
politikës. Ai publiku i dikurshëm që e mbushte sallën thuajse në çdo shfaqje ka mbetur thellë në zonën e kujtimeve njësoj si vitrinat e librave të dikurshme të Rilindjes në qytetet shqiptare në përgjithësi ku shumë njerëz “e shuanin etjen” e lexuesit me librin e mirë shqip. Piktorët, shkrimtarët e krijuesit muzikorë sot janë të detyruar dhe duhet të bëjnë punë të tjera për të mbijetuar, për ndryshim nga ajo kohë kur së paku ia dilnin të arnohen me punën që e bënin në fushën e krijimtarisë. Në kohën e diktaturës komuniste kur syri i kujdestarëve të kështjellës së kuqe
ishte i gjithëpranishëm, kishte botues shqiptarë të cilët nuk i ndalte kush. Këta botues nuk vareshin nga tregu, por i shfrytëzonin mjetet nga buxheti i shtetit e kështu realizonin plane ambicioze të botimeve të librave të autorëve klasikë dhe angazhoheshin mjaft që t’i afirmojë edhe krijuesit vendorë. Dhe natyrisht e mbi të gjitha, i plotësonin nevojat kulturore të njerëzve. Atëherë kujdestarët dhe rojet e pushtetit nuk ishin të interesuar aq shumë ta masivizonin politikën, sepse nuk fitonin shumë pikë sa merrnin gjetiu, siç ka qenë përgjimi dhe ndjekja e njerëzve nëpër kafene, nëpër ndeja, nëpër re-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dirigjon kulturën daksi të ndryshme dhe nëpër shkolla. Në këto mjedise ka qenë ambienti ku janë “krijuar” underground “tregimet” e përgjimeve të cilët një fjalë të nxjerrë nga konteksti i fjalisë e ngrinin në një kala shpifjesh e gënjeshtrash. Pra, këto personazhe të tragjikomedisë së madhe komuniste, që e kalonin jetën duke mbushur dosjet me akuza të rreme kundër njerëzve të vendosur, nuk i shihje në numër të madh nëpër shfaqjet kulturore. Nuk më kujtohet që këta ta zinin gjysmën e sallës në emër të ndonjë farë protokolli. Këto fytyra nuk i shihje as nëpër librari, e as nëpër ekspozita. Sot, fatkeqësisht edhe pas tre dekadave demokraci dhe kur duhet të jenë punët krejtësisht ndryshe e për së mbari, estrada e tashme politike i thellon dhe i “pasuron” metodat e mbrapshta të punës së estradës së atëhershme të diktaturës politike. Edhe sot estrada politike e injoron kulturën, artistët dhe krijuesit. As sot nuk jemi kursyer nga syri i përgjuesve dhe ka droje që të jenë më shumë se dikur. Nga kjo gjendje kemi ardhur në një situate ku kultura e ka humbur sensin
“
Në vend që intelektualët të ulen në rreshtat e parë dhe të përshëndeten konkretisht e veçanërisht, ata duhet të ulen në rreshtat e fundit dhe zakonisht përshëndeten me emërtimin “të tjerë”, kurse politikanët i ulin në rreshtat e parë edhe pse shumica prej tyre kurrë në jetën e tyre s’e kanë lexuar as edhe një libër dhe i përshëndesin me emra dhe mbiemra të përveçëm, njëherësh duke ia theksuar pozitat politike dhe funksionin në pushtet, madje aty-këtu ua japin edhe fjalën
e saj, e cila në vetvete nënkupton pavarësi, mendim kritik, dialog ose gjithë atë që është diametralisht ndryshe nga partia dhe politika. Në këto kushte që jemi fatkeqësisht, është thjesht e pamundur të kultivohet një skenë e pavarur kulturore. Në një tubim partiak apo politik nuk është e hijshme që në rreshtat e pare të ulen dhe të përshëndeten intelektualët e pavarur prej partive politike, ngaqë është tubim partiak politik dhe ata që duhet të ulen në rreshtat e parë dhe të përshëndeten si të veçantë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
janë politikanët që gëzojnë funksione si në partinë përkatëse ashtu edhe në pushtet. Megjithatë, kështu nuk po ndodh përgjatë “përurimit të librave”. Në vend që intelektualët të ulen në rreshtat e parë dhe të përshëndeten konkretisht e veçanërisht, ata duhet të ulen në rreshtat e fundit dhe zakonisht përshëndeten me emërtimin “të tjerë”, kurse politikanët i ulin në rreshtat e parë edhe pse shumica prej tyre kurrë në jetën e tyre s’e kanë lexuar as edhe një libër dhe i përshëndesin me emra dhe mbiemra të përveçëm, njëherësh duke ia theksuar pozitat politike dhe funksionin në pushtet, madje aty-këtu ua japin edhe fjalën. Këto dukuri janë të tmerrshme për shëndetin e mendimit të shëndoshë. Kjo sjellje është dëshpëruese për ata që duan ta ruajnë sovranitetin e plotë të mendimit. Kjo është e lemerishme për shpirtin e zhvillimit të një populli. Kjo është e turpshme për organizatorët e këtyre përurimeve, po ashtu edhe për autorët e librave, të cilët përmes nënçmimit të kolegëve të tyre, po e nënçmojnë rëndë vetveten. Përfundimisht duhet thënë se krijuesit letrarë, shkrimtarët, piktorët, skulptorët, krijuesit muzikorë (me përjashtim të estradës), sot kanë mbetur në mëshirën e papasigurisë, të tregut dhe të kësaj estrade politike, e cila i mjafton vetvetes dhe as që e ka ndërmend që të kërkojë zgjidhje për gjallërimin e kulturës, duke mbështetur dhe subvencionuar krijimin e vlerave kulturore. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Gruaja që po sfid “Unë kam vendosur të hyj në portin e Lampedusës. E di se çfarë rrezikoj, por 42 të mbijetuarit janë të rraskapitur dhe duhet t’i çoj në një vend të sigurt.” Këto fjalë të Carola Racketeit, i përhapi të mërkurën përmes Twitterit shoqata gjermane Sea-Watch, e ato ishin kulmimi i një lufte nervash, në të cilën ministri i Punëve të Brendshme i Italisë, djathtisti dhe shefi i Legas, Matteo Salvini, do ta quante 31-vjeçaren ndër të tjera edhe “shitmendëse” dhe kriminele. Që atëherë, gjermanja nga Saksonia e Ulët do bëhej e njohur anembanë botës Helena Kaschel për t’u trajtuar si “raste urgjente”. Aktualisht “Sea-Watch 3” ndodhet në afërsi të portit të Lampedusës. Cila është gruaja që u përfshi në Rackete nuk është kapitenia e parë luftën e rrezikshme me qeverinë itale një anije gjermane që fiton famë iane, si Davidi kundër Goliatit? ndërkombëtare. Një muaj më parë, Rackete prej vitit 2018 kapitene e Claus-Peter Reisch, i cili në korr- “Sea-Watch 3”; është prej katër ik 2018 me anijen “Lifeline” kishte vjetësh aktiviste e organizatës. nxjerrë nga ujërat e Mesdheut mbi Më parë kapitenia punonte si hu230 refugjatë, u dënua në Maltë lumtuese polare dhe detare në Instime një gjobë prej 10 mijë euro. Një tutin “Alfred Wegener” në Ormskrik tjetër gjermane nga qyteti i Bonit, të Anglisë. Ajo ka kryer një trajnim Pia Klemp, e cila me anijet “Luventa” si oficere detare dhe një master në dhe “Sea-Watch 3” u ka shpëtuar Menaxhim Konservimi në Universijetën mijëra njerëzve, është në pro- tetin “Edge Hill”. Ajo ka qenë edhe cedim penal në Itali dhe rrezikon të aktiviste e organizatës ambientaliste “Greenpeace”. dënohet me deri në 20 vjet burg. Sikurse Reisch dhe Klemp, edhe Imazhi që del nga raportimet e meRackete pritet të përballet tani me dias mbi të tregon se nuk kemi të ndjekje penale. Sepse, megjithëse bëjmë me një person që dëshiron qeveria e Romës ia kishte ndaluar të të perceptohet si kundërshtare perhynte në ujërat territoriale të Italisë, sonale e Salvinit. “Kundërshtari i tij “Sea-Watch 3” hyri pasi ishte vër- këtu është e gjithë shoqëria civile,” titur për dy javë rresht në Mesdhe. ka thënë kapitenja për agjencinë Tani pritet të dënohet me 50 mijë gjermane të lajmeve, DPA. Këtu janë euro gjobë, sipas një ligji të ri dhe në pyetje “të drejtat e njeriut”, ka të paditet si lehtësuese e imigrimit thënë Rackete. Ajo më tej ka thënë ilegal. Përveç kësaj, anija mund të se është përgjegjëse për të mbijetukonfiskohet, siç kërcënoi Salvini në arit, dhe se nuk mund ta përballojnë më gjendjen e këtushme. “Jeta e tyre Twitter. Të martën në mbrëmje, Gjykata Ev- është para çdo loje politike”, i tha ajo ropiane e të Drejtave të Njeriut në gazetës italiane, “La Repubblica”. Strasburg, e kishte refuzuar kërkesën Dëshira e saj për të ndihmuar njerëzit urgjente të ekuipazhit për të ankoru- në nevojë rezulton, siç thotë ajo, nga ar në Itali. Sipas Racketes, situata në rrethanat relativisht të privilegjuara bord ishte shumë dëshpëruese. Disa në të cilat jeton ajo. “Unë jam me imigrantë kishin dashur të hidhesh- lëkurë të bardhë, kam lindur në një in nga anija. Ndërkohë, dy prej tyre vend të pasur, kam pasaportën e ishin dërguar me shpejtësi në tokë duhur, më është lejuar të studioja në
8
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
tri universitete dhe e mora diplomën kur isha 23 vjeçe”, i ka thënë ajo gazetës “La Repubblica”. “Ndiej një detyrim moral për të ndihmuar ata njerëz që nuk kanë kushtet si të miat. Për angazhimin e saj, Rackete është lëvduar, por edhe është anatemuar si “kriminele” – jo vetëm nga Salvini. Ministri italian i Bujqësisë, Gian Marco Centinaio, e akuzoi atë se i trajtonte italianët si “idiotë katundi”. Derisa , për Salvnin, kapitenia gjermane është kriminele, për shumë të tjerë ajo është heroinë. Një demonstratë solidarizimi në Romë u mbajt më 29.06.2019 Udhëheqësja e partisë së krahut të djathtë, Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, kërkoi që “Sea-Watch 3” të “fundosej”. Për politikanët majtistë në Itali, nga ana tjetër, Rackete është një “grua e guximshme” dhe “shpresëdhënëse për një botë më njerëzore”. Përveç shumë politikanëve të majtë në Gjermani, ajo është mbështetur edhe nga prezantuesi i njohur televiziv gjerman, Jan Böhmermann, i cili po mbledh donacione për të përballuar shpenzimet e procesit gjyqësor. Deri të dielën në mbrëmje, ishin mbledhur 500 mijë euro. Megjithë vendosmërinë dhe inkurajimin që merr nga jashtë, Rackete e ndien qartë presionin mbi vete. Ajo tha se kishte qenë e detyruar ta bënte këtë veprim të saj. “Ne me të vërtetë u përpoqëm shumë dhe kërkuam një zgjidhje politike. Asgjë nuk ishte e mundur,” tha ajo në një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
don Salvinin
intervistë me “Jetzt”, revistën e re online e “Süddeutsche Zeitung”. Situata aktuale është “një ngarkesë e madhe”. Si ajo, ashtu edhe të tjerët në anije, janë të rraskapitur. “Të gjithë të mbijetuarit janë të traumatizuar dhe vështirë të parashikohet
se ç’do të ndodhë nëse situata del nga dora. Është tepër zhgënjyese që shteti italian nuk po bën asgjë.” Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e ka kritikuar Italinë për arrestimin e kapitenes. Në intervistën verore të kanalit të dytë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
publik gjerman, ZDF, ai tha se “Italia nuk është një shtet dosido. Është në mes të Bashkimit Evropian, është një shtet bashkëthemelues i BEsë. Prandaj ne nga një vend si Italia presim që ta trajtojë ndryshe një rast të tillë”, tha Steinmeier. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
E ardhmja...
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Vetmia është lloj izolimi...dhe mungesë miqsh. Është provuar se emocionet janë biologjikisht afatgjata, ndërsa mendimet, afatshkurtra. Edhe marrëdhëniet
“ 10
Mediat sociale kanë çuar gjithashtu në një rënie të komunikimit të drej Biseda ballë për ballë po i hap rrugën teksteve dhe mesazheve; njerëz duke u zëvendësuar me të njohur a miq në Facebook, që shkojnë në qind konceptit të miqësisë. E ardhme duket e errët, kur stimujt elektronikë do në punë zgjasin për aq kohë sa puna ekziston, sepse lidhjet profesionale motivohen thjesht nga një interes i përbashkët. Kur ky interes përfundon, për-
E ardhmja duket e errët, kur stimujt elektronikë do të zëvendësojnë gëzimet e kontaktit njerëzor, kur njeriut do t’i duket se mund të jetojë më mirë i vetmuar. Një efekt tjetër i mënyrës idealiste të jetës është tjetërsimi dhe mungesa e miqve; shkak kryesor i pakënaqësisë. Pavarësisht nga niveli në rritje i të ardhurave, niveli i lumturisë është në rënie, pasi njerëzit nuk janë të interesuar drejtpërdrejt në lumturi, por në arritjen e qëllimeve
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
fundojnë edhe marrëdhëniet. Statistika të tjera tregojnë se njerëzit pësojnë humbje në cilësinë dhe sasinë e miqve. Përparimi teknologjik gjithashtu është fajësuar për rënien e miqve. Orët e gjata të punës dhe komunikimi në internet i largojnë njerëzit nga komunikimi personal. Kjo vështirëson bërjen dhe mbajtjen e miqësive. Mediat sociale kanë çuar gjithashtu në një rënie të komunikimit të drejtpërdrejtë, duke e bërë më të vështirë vendosjen e lidhjeve emocionale. Biseda ballë për ballë po i hap rrugën teksteve dhe mesazheve; njerëzit madje preferojnë këto shkëmbime elektronike dhe më pak të folurit në telefon. Rrethet e miqve janë duke u
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jtpërdrejtë, duke e bërë më të vështirë vendosjen e lidhjeve emocionale. zit madje preferojnë këto shkëmbime elektronike dhe më pak të folurit në telefon. Rrethet e miqve janë dra e mijëra. Madje sugjerohet se njerëzimi mund të hyjë në një periudhë krize përsa i përket kuptimit të o të zëvendësojnë gëzimet e kontaktit njerëzor, kur njeriut do t’i duket se mund të jetojë më mirë i vetmuar zëvendësuar me të njohur a miq në Facebook, që shkojnë në qindra e mijëra. Madje sugjerohet se njerëzimi mund të hyjë në një periudhë krize përsa i përket kuptimit të konceptit të miqësisë. E ardhmja duket e errët, kur stimujt elektronikë do të zëvendësojnë gëzimet e kontaktit njerëzor, kur njeriut do t’i duket se mund të jetojë më mirë i vetmuar. Një efekt tjetër i mënyrës idealiste të jetës është tjetërsimi dhe mungesa e miqve; shkak kryesor i pakënaqësisë. Pavarësisht nga niveli në rritje i të ardhurave, niveli i lumturisë është në rënie, pasi njerëzit nuk janë të interesuar drejtpërdrejt në lumturi, por në arritjen e qëllimeve.
“
Vetmia është lloj izolimi...dhe mungesë miqsh. Është provuar se emocionet janë biologjikisht afatgjata, ndërsa mendimet, afatshkurtra. Edhe marrëdhëniet në punë zgjasin për aq kohë sa puna ekziston, sepse lidhjet profesionale motivohen thjesht nga një interes i përbashkët. Kur ky interes përfundon, përfundojnë kështu edhe marrëdhëniet. Statistika të tjera tregojnë se njerëzit pësojnë humbje në cilësinë dhe sasinë e miqve. Përparimi teknologjik gjithashtu është fajësuar për rënien e miqve. Orët e gjata të punës dhe komunikimi në internet i largojnë njerëzit nga komunikimi personal. Kjo vështirëson bërjen dhe mbajtjen e miqësive
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Lumturia dhe përmbushja shpirtërore, gjendet në thjeshtësinë tonë
Haxhi Zeneli
Sot jeta na është imponuar në atë mënyrë që qenia njerëzore mos të jenë shpirtërisht e plotësuar. Po kush na e bëri këtë neve? Po të ma kishte thënë dikush këtë para disa vitesh, ndoshta edhe nuk do isha në gjendje ta kuptoj, por siç duket, me kalimin e kohës njeriu mëson nga mosha dhe përvoja e jetës që ka kaluar. Andaj mund të themi se sot jeta na është imponuar në atë formë, që të mendojmë se nuk duhet te jemi të plotësuar, por në vazhdimësi të jemi në kërkim të lumturisë. Jemi një krijesë e çuditshme!!sa më shumë që kemi aq më shumë duam të kemi. Jemi të pangopur.
12
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Perse jemi krijuar kështu egocentrikë, prodhojmë, krijojmë, japim, marrim por edhe shkatërrojmë? Ku qëndron problemi ynë? çfarë na shtyn neve? Së pari, qenia jonë. Për ta kuptuar këtë duhet të është e vetëdijshëm që ekzistojmë, dhe se për të ekzistuar njeriut i nevojiten sende, dhe këto sende ai i krijon duke menduar se është i përjetshëm, dike harruar se ka një vdekje, dhe kjo është ajo që njeriun e shtyn në jetë. Pra është shpresa për të pasur, për
“
t’u zhvilluar, për të krijuar familje. Shenjat e pakënaqësisë mund t’i shohim te shumë njerëz, p.sh. përse ne shkojmë për të blerë gjëra që ndoshta në gardërobën tonë i kemi shumë të tjera, bile edhe të pa përdorura, dhe përsëri ne i blejmë! Çka do të thotë, se ne nuk jemi të kënaqur me ato që kemi duke menduar se do të jetojmë gjatë. Kjo është një “kurth”. Sot e gjithë bota e civilizuar është e bazuar në këtë koncept, dhe kjo e shkatërron njeriun nga brendë-
Akumulimi i gjërave materiale në këtë botë, nuk është asgjë tjetër përveçse një frikë, dhe në këtë mënyrë mundohemi që me anën materiale të bëhemi dikush që nuk jemi, artificialë, por në të vërtetë brenda nesh ne e kuptojmë se jemi të zbrazët sepse këto nuk na bëjnë të lumtur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Jeta është gjëja më e bukur që na është dhuruar, ajo duhet të festohet, ky është çelësi i jetës, ne këtu jemi vetëm një herë, prandaj duhet ta festojmë atë që na është dhënë mundësia për të jetuar, dhe mos ta kalojmë të palumtur, sepse s’ka kuptim një jetë e tillë
sia, dhe e izolon, ajo është sikur droga, që sa më shumë ta marrësh, aq më shumë e do. Shohim se ka humbur ndërgjegjësimi ngase njeriu harron se nuk merr asgjë me vete!. Akumulimi i gjërave materiale në këtë botë, nuk është asgjë tjetër përveç se një frikë, dhe në këtë mënyrë mundohemi që me anën materiale të bëhemi dikush që nuk jemi, artificialë, por në të vërtetë brenda nesh ne e kuptojmë se jemi të zbrazët sepse këto nuk na bëjnë të lumtur, por mundohemi që të identifikohemi me materialin që kemi grumbulluar, sepse ashtu na ka drejtuar jeta. Në të vërtetë mundohemi të ndahemi nga vdekja si një fenomen natyror, që ne na duket shumë e frikshme, sepse ashtu na është shpjeguar, se në “botën tjetër” do t’i paguajmë ato “të këqijat”, do shkojmë në ferr, edhe
pse tanë jetën tonë e kalojmë duke u lutur Zotit për gabimet të cilat nuk janë tonat, por është mangësia e krijuesit, dhe në momentin që nuk na plotësohet lutja, ne përsëri nuk jemi më të lumtur. Në jetë duhet të mësojmë dy gjëra me rëndësi! Ditën që kemi lindur, dhe ditën që kemi kuptuar përse jemi këtu, çfarë është misioni ynë këtu? Kur t’i kuptojmë këto, ajo pastaj përcillet me lumturin e qenies tonë, dhe do kuptojmë se çfarë është edhe lumturia, e cila nuk kërkon shumë gjëra materiale, ajo kërkon gjëra të thjeshta, të cilat mund të ndodhin në çdo moment, si për shembull: kur jemi me njerëzit që na bëjnë të lumtur, kur jemi në vende që ndihemi mirë etj. etj. Lumturia dhe përmbushja e shpirtit gjendet në thjeshtësinë, dhe se duhet kuptuar se pasuria nuk të bën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të lumtur. Sot, po ta marrim dhe të analizojmë se njerëzit më të pasur janë më të depresionuar se ata që janë më të varfër, kurse i varfëri bëhet i palumtur kurë ai i lakmon atij që ka, dhe donë ta arrijnë atë, dhe nga kjo e paarritur e bënë atë të pa lumtur. Thjesht, duhet të kuptojmë një gjë, se të lumturit nuk impresionohen nga ata që grahin vetura të mira, posedojnë gjëra dhe materiale të shtrenjta, shtëpi luksoze etj, por ata vazhdojnë të jenë të lumtur me atë që kanë vetë, dhe ashtu vazhdojnë jetën e tyre pa e kthyer kokën anash. Jeta është gjëja më e bukur që na është dhuruar, ajo duhet të festohet, ky është çelësi i jetës, ne këtu jemi vetëm një herë, prandaj duhet ta festojmë faktin që na është dhënë mundësia për të jetuar, dhe mos ta kalojmë të palumtur, sepse s’ka kuptim një jetë e tillë. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
13
KULTURË
Kur jeta i ngjet let - Vëzhgime rreth librit “Në Safari” të shkrimtarit Asllan Bisha-
Në librin “Në Safari”, Asllani m’u portretizua si një krijues i çiltër, fjalëkursyer, me impresione të mbledhura nga jeta e tij dhe e dashamirësve, duke brumësuar me to ngjarje dhe fenomene, si shembull i një jete plot peripeci, vuajtje, përmes dashurisë e dhimbjes Vladimir Muça
Pas shndrimit të sistemeve shoqërore, bashkëpunimi me komunitetin e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi ka njohur një zhvillim të dukshëm produktiv mes krijuesve. Mbrëmja autoriale e zhvilluar në Ulqin, mbi krijimtarinë e Nikolla Spatharit, ishte një nismë e mirë bashkëpunimi kulturor. Në vijimësi u pasua me botimet kritike të miat, mbi romanin “Passio” të Anton Goxhajt, botuar në të gjitha mediat e shkruara. Botimi nën kujdesin e Dimitrov Popoviçit të poezive të Nikolla Spatharit dhe Agim Bajramit, përkthyer në gjuhën malazeze nga Smajl Smaka, ishte tjetër ngjarje që u pasua nga botimi në shqip e në gjuhën malazeze i vëllimit special me poezi të Esad Mekulit nga akademik dr. Zyhdija Hoxhiq. Në këtë bashkëpunim kulturor shkrimor nga kjo bashkësi krijuesish, shkrimtarë, publiçistë shumë të përkushtuar, unë do të veçoj prozatorin e thjeshtë, por shumë përthithës, si të vërtetat e tij jetësore, Asllan Bishën, si një kontribues në letërsinë për të rritur dhe për fëmijë me shtatëmbëdhjetë produkte shkrimore. Në librin “Në Safari”, Asllani m’u portretizua si një krijues i çiltër, fjalëkursyer, me impresione të mbledhura nga jeta e tij dhe e dashamirsve, duke brumësuar me to ngjarje dhe fenomene, si shembull i një jete plot peripeci, vuajtje, përmes dashurisë e dhimbjes. Në tregimet “ Kur këndon qerleku “,”
14
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Kapidani”, “ Gjahtari “, “ Në Safari” si dhe në dy novelat, autori ngërthen e kërkon të shkoqisë një lidhje, mes një vikame të një dashurie dhe rrymimit jetësor të Barbanës, gjurmërimit honeve të jetës, të absurdit ndasor, diku mes një irealiteti të dytësuar në nacionalitetet, trajtuar bukur në nocionet e një rrisku filozofik të jetesës, ndarë nga klani i sistemeve shtetare. Autori në rrëfimtarinë e tij paksa të fragmentarizuar, na tejçon me udhёtimin e tij letrar, në gjeografi të paramenduara me novelën “ Dashuri pranë Barbanës”, por dhe në fikshën në novelën “Skënderi”, ku shtjellohen fatet njerëzore në çaste më kulminante të jetës, të dashurive dhe lidhjeve në krijimin e familjeve, përmes problemeve fondamentale shoqërore. Me sharm artistik, autori evidenton parantezat shtetërore dhe të emigracionit të kamufluar nën petkun e problematikave të lidhjeve si rastësore në jetën e personazheve. Në nëntekst, buçet thirrma e autorit përmes njё dufi etnik, ku ndoshta, ndoshta, në botë jemi e vetmja etni që vuajmë ndarjen fisnore, shoqërore, me një agresivitet e përçudnim denigrues në tërë kufirin tokësor të shtetit amë, me të njejtën etni. Në novelën “Skënderi”, autori na sjell si një kujtesë historike e cila s’ na u nda ndër shekuj, plagën shoqërore të kurbetit ku: “ fati na mori rininë e gati gjithë jetën në Gjermani”, definon me dhimbje personazhi, “ por: kujtimet e gjithçka më mbetën këtu.” Duke lexuar këto pasazhe të dhimbshme m’u rikujtua një poezi e imja e vogël:
Prindërit po i harrojmë që të gjallë/ Veç kur ikin i qajmë me oi, oi!/ E çfarë vlere ka ai lot/ Që hiqet faqeve zvarrë,/ Kur ata vdesin në vetmi.” Edhe në këtë kontekst, në dialogun ndërmjet Skënderit dhe personazhit autor, do thoja, jepet opsioni i një jete të shëndoshë tradicionale, i një familje dhe asaj të agravuar në absurdin e një jete pa principet bazë të shoqërisë. Në kontravers, bazuar në didaktikën e familjes tradicionale shqiptare, me nostalgji, Skënderi mëton: “ Ju jetoni gati të lirë, pa shumë obligime, jeta tradicionale është e sigurtë, ka rregulla.” Gjithçka, vjen në këtë novelë në kontekstin shqiptar, sot ku familja si bërthama e shoqërisë po përjeton “ Stinën e divorceve “ siç e ka definuar bukur dhe në romanin e tij, shkrimtari Skënder Temali. Shkrimtari Asllan Bisha, duke krijuar raporte estetikisht e stilistikisht harmonike, në dy novelat, vjen para lexuesit me personalitetin e tij krijues, me një motivim bio- shqiptar, duke e marrë lëndën, karakteret, nga më të ndryshmet, duke na dhënë siç na mëson Maksim Gorki, jo një fotografim por një prototip të shumë e shumë karaktereve, të kthyera në art. Në dy novelat, autori e ka realizuar gjithçka me gjykim dhe finesё, nё rifinitura, pёrmes gjuhёs dhe figurave artistike, sidomos pёrdorimit nё funksion tё plotё tё paralelizmit figurativ, simboleve, parabolave, tё cilёt pёrkojnё me botёn shpirtёrore tё personazheve nё substanca tё ndryshme kohore. Hijeshinё rrёfimtarisё ia jep dhe parzmi i gjuhёs krahinore si dhe ekstraktet e trashёgimisё folklorike. Por nё rate tё
KULTURË
tërsisë
tilla unё mendoj se duhet patur shumё kujdes nё shpjegimin e kёtyre pёrbёrsёve rrёfimorё nё fund tё faqes, pasi libri shkruhet pёr tё gjitha shtresat shqipfolёse. Libri pasi botohet ёshtё pronё e ulqinakut, dibranit, elbasanasit, korçarit, labit, çamit. Miqёsisht, nё tё mirё tё punёs krijuese, kam pretendimin pёr punёn e pamjaftueshme nё korrektimin letrar, apo pёrdorimin pёr tё parin, shtyllёn e familjes “Plak”. Ky emёrtim vjen me nota pexhorative zhvlerёsuese nё marёdhёniet familjare. “Plak” nuk i themi asnjё tё njohuri, por i themi “xhaxhi”, “ gjysh”, “ baba”. Por nё tёrёsi tregimet ë novelat ë librit “Nё Safari” lexohen me njё fry-
“
Shkrimtari Asllan Bisha, duke krijuar raporte estetikisht e stilistikisht harmonike, në dy novelat, vjen para lexuesit me personalitetin e tij krijues, me një motivim bio- shqiptar, duke e marrë lëndën, karakteret, nga më të ndryshmet, duke na dhënë siç na mëson Maksim Gorki, jo një fotografim por një prototip të shumë e shumë karaktereve, të kthyera në art
mё, qoftё pёr rrjedhshmёrinё fonetike tё tё shkruarit, por edhe vendosjes me inteligjencё nё vende, vende tё fragmenteve jetёsore tё personazhitautor, tё cilat hera- herёs tё flasin nё fikshёn, nё njё integrim dhe mister, e cila tё bёn t’i mos shqitesh librit, gjersa gjykimit t’ i gjesh “ fillin e kallamit.” Nё ndryshim nga novelat, tregimet kanё nё mikroklimёn e rrёfimtarisё aersolin e bejteve, tregimeve popullore, ku historitё njerёzore tё para e tё gjurmuara shpirtёrisht gjatё jetёs nga autori, janё majaja me tё cilёn ёshtё gatuar brumi i tregimtarisё. Novelat kanё njё status mё ekselent. Ato pёrcjellin tek lexuesi jetё mё tё plotё njerёzore, mardhёnie universale shoqёrore, ndёrthurur me parabola e
simbolika, metafora shumёfunksionale, tё cilat i hapin lexuesit shtigje pёr meditime. Pasi mbaron sё lexuari librin “Nё Safari” tё Asllan Bishёs, nё titrat e mendjes, tё shfaqet koncepti tipik i Dostojevskit: “ Nuk ka asgjё mё fantastike, se realiteti.” Dhe kur rikujton vitet e mprapshta tё ndasive para viteve ’90 mё vjen nё mendje njё sentencё filozofike e Borghesit ku thotё: “ tashmё nuk i ngjet letёrsia jetёs, por jeta i ngjet letёrsisё.” Ndaj sa herё qё kujtoj proza tё kёsaj kategorie , jeta e etnisё shqiptare pёrtej kufirit nё Tuz, Ulqin, Rozhajё, Buzё Barbanёs, mё pёrqaset jo vetёm si njё libёr i shkruar si njё roman, novelё, pse jo dhe mё gjёrё. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u bë përurimi i librit “Eksodi ’99 – Dëbimi me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova” “Jemi munduar që për çdo vit ta përkujtojmë këtë tragjedi me qëllim që të mos harrohet e kaluara. Thuhet se një popull i cili e harron të kaluarën e vet, detyrohet ta përsërisë. Ne dëshirojmë që shqiptarët më kurrë të mos e përsërisin këtë tragjedi, këtë eksod biblik që iu ka ndodhur”, ka thënë prof. Ulqin – Pas Prishtinës, Ulqini është shqiptarë që t’i lëshojnë shtëpitë dhe Dr. Ali Topalli, kryetar i OJQ qyteti i dytë ku u bë përurimi i librit banesat e tyre”, ka thënë ai. “Eksodi ’99 – Dëbimi me dhunë i Topalli ka thënë se me qëllim që të “Eksodi ‘99”.
Kontribut dhe ndihmesë e jashtëzakonshme e kujtesës historike
popullatës shqiptare nga Kosova”. Libri është botuar në fillim të këtij viti nga Organizata Joqeveritare “Eksodi ‘99” nga Mitrovica. Ai është përmbledhje e akteve nga konferenca shkencore e organizuar nga kjo shoqatë, më 14 prill 2014 në Mitrovicë, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga Kosova. Por përpos trajtesave shkencore, në libër kanë zënë vend edhe kujtimet e vetë atyre që e kanë përjetuar eksodin biblik, reportazhe, fotografi dokumentare etj. Në fjalën e tij, kryetari i OJQ “Eksodi ‘99” dhe redaktori i librit, prof. Dr. Ali Topalli, si përjetues i eksodit të vitit 1999, ka rrëfyer momentet e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga Mitrovica. Ai ka treguar se kur ka filluar lufta në Drenicë, pothuajse krejt popullata e kësaj krahine, e më pas edhe nga Vushtrria dhe Shala e Bajgorës, rreth 100 mijë banorë, u strehuan në Mitrovicë. Por sipas Topallit, eksodi më i tmerrshëm ishte pikërisht nga Mitrovica me rrethinë. “Më 15 prill të vitit 1999, në orën 5.00 të mëngjesit, forcat policore, ushtarake dhe sidomos ato paramilitare, u vërsulën në popullatën shqiptare që ishin grumbulluar në pjesën jugore të qytetit, sikur bishat e egra, dhe ua dhanë pesë minuta kohë banorëve
16
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
fusin frikë dhe tmerr te qytetarët dhe që menjëherë t’i lëshojnë shtëpitë dhe banesat e tyre, forcat serbe natën ndërmjet 14 dhe 15 prillit, në Lagjen e Kovaçëve pushkatuan 20 shqiptarë, në Lagjen e Boshnjakëve 11 shqiptarë dhe dhjetë të tjerë i kanë pushktatuar në pika të ndryshme të qytetit të Mitrovicës. Si pasojë e vrasjeve dhe dhunës, Topalli ka thënë se 80 për qind e popullatës shqiptare të Mitrovicës u detyruan të largohen nga ky qytet dhe përmes Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, duke kaluar rreth 200 km në këmbë, pa ushqim, veshmbathje dhe ujë, të kalojnë në Shqipëri. “Gjatë këtij udhëtimi, ne kemi përjetuar tmerre të ndryshme, duke filluar nga ofendimet në baza nacionale, rrahje, mos të flasim për plaçkitje. Ka pasur vrasje rrugës, sidomos ka pasur dhunime të grave shqiptare. Ka qenë diçka e tmerrshme”, ka rrëfyer prof. Dr. Ali Topalli përjetimet nga eksodi biblik i vitit 1999. Ai ka folur edhe për punën e organizatës që ai drejton në ndriçimin, dokumentimin dhe përkujtimin e eksodit. “Jemi munduar që për çdo vit ta përkujtojmë këtë tragjedi me qëllim që të mos harrohet e kaluara. Thuhet se një popull i cili e harron të kaluarën e vet, detyrohet ta përsërisë. Ne dëshirojmë që shqiptarët më kurrë të
mos e përsërisin këtë tragjedi, këtë eksod biblik që iu ka ndodhur”, ka thënë Topalli. Sekretari i OJQ “Eksodi ‘99”, Haki Shyti, ka lexuar për të pranishmit një fragment nga recensioni i prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi mbi librin, duke e vlerësuar atë, “një kontribut dhe ndihmesë e jashtëzakonshme e kujtesës historike”. Në punimin e tij, të titulluar “Të përndjekurit nga Kosova gjatë luftës 19981999, të vendosur në Anë të Malit – Ulqin”, i cili është pjesë e librit “Eksodi ’99 – Dëbimi me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova”, Hajredin Kovaçi bën fjalë për të dëbuarit e strehuar në trevën e Anës së Malit dhe përkujdesjen ndaj tyre. Ai ka thënë se të përndjekurit nga Kosova ishin të vendosur pothuaj në të gjitha fshatrat e Anës së Malit. “Sipas evidencës së Zyrës së LD në MZ-së në Katërkollë, koordinatorit Hajredin Kovaçi, në Anë të Malit kanë gjetur strehim mbi 130 familje kosovare me mbi 1200 anëtarë, prej tyre rreth 300 fëmijë. Kishte nga të gjitha qytetet e Kosovës...”, ka thënë Kovaçi, duke sqaruar se ka mundësi që të ketë pasur edhe të tjerë të strehuar në Anë të Malit, por duke qenë se nuk janë lajmëruar, për ta nuk ka evidencë të saktë.
KULTURË
Me këtë rast, ai ka lexuar edhe dy poezi autoriale me temë refugjatët. Përpos përurimit të librit, me këtë aktivitet është shënuar edhe 20-vjetori i përndjekjes masive të shqiptarëve nga vatrat e tyre në Kosovë. Skender Hoxha, kryetar i Komunës së Ulqinit në kohën e luftës së Kosovës, ka evokuar kujtime nga kjo kohë dhe pritja e strehimi i të përndjekurve nga Kosova. Ai ka thënë se kur kanë mbërritur të dëbuarit e parë nga Kosova në Ulqin, në vitin 1998, ka përjetuar rrëqethje sepse ka qenë diçka e zorshme me të cilën është dashur të përballen. “Jemi munduar që me të gjitha mundësitë tona dhe dijen tonë t’ua zvogëlojmë vështirësitë që kanë pasur në atë kohë”, ka thënë Hoxha. Ai ka theksuar se hapi i parë që kanë bërë ka qenë hapja e dyerve të Komunës dhe sallës së Kuvendit, ku janë strehuar përkohësisht në fillim
ata që nuk kanë pasur ku të vendosen. Ish-kryetari Hoxha ka treguar në mënyrë të detajuar se si Komuna e Ulqinit e ka menaxhuar këtë krizë humanitare, në bashkëpunim edhe me institucionet qeveritare, organizatat e huaja, qytetarët e Ulqinit, bizneset private etj. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, ka përshëndetur konsulli Kadri Balaj. Ai ka shprehur falënderim të veçantë për qytetin e Ulqinit, “për pritjen e popullatës shqiptare nga Kosova në ditët më të vështira të saj, pasi që e dimë se eksodi i vitit ’98-’99 ishte tentativa e fundit e Millosheviqit, e Serbisë së atëhershme, që në Kosovë të krijojë një tokë të shkretë”. Balaj ka thënë se “duke iu falënderuar sidomos NATO-s, SHBA-së dhe luftës sonë çlirimtare, Kosova sot është e pavarur, po zhvillohet si shtet
dhe bashkë edhe me Shqipërinë, sigurisht që janë dy forca që do t’i ndihmojnë vazhdimisht edhe shqiptarët që jetojnë jashtë këtyre dy shteteve”. Në emër të organizatorit ka përshëndetur kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, i cili ndër të tjera ka thënë se “është nder dhe kënaqësi për Ulqinin, si një qytet që e ka përjetuar shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Kosova dhe ku janë strehuar disa dhjetëra mijëra të përndjekur gjatë luftës së vitit 1998-1999, të jetë qyteti i dytë ku po bëhet përurimi i këtij libri”. Përurimi i librit “Eksodi ’99 – Dëbimi me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova” është organizuar nga SHAI “Art Club” dhe Organizata Joqeveritare “Eksodi ‘99” nga Mitrovica, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytei. k. tit - Ulqin. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
U përurua libri “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” i autorit Hajrullah Hajdari
Kontribut për ndriçimin e së vërtetës “Libri shënon një kontribut të rëndësishëm në studimet dedikuar problematikës me natyrë historiko-juridike që lidhet me trevat shqiptare në përgjithësi e veçmas me shqiptarët që banojnë brenda kufijve shtetërorë të Malit të Zi”, ka thënë prof. Dr. Ferit Duka Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin përurimin e librit “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” të autorit Hajrullah Hajdari. Libri, i cili është botuar para disa ditësh nga SHAI “Art Club”, është rezultat i kërkimeve të autorit në arkivat e disa institucioneve shtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai trajton një nga problemet e krijuara si rezultat i copëtimit të padrejtë të trevave shqiptare nga vendimet e Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më vonë edhe të marrëdhënieve armiqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si pasojë e të cilave shumë familje shqiptare që disponin pronë të paluajtshme në zonën kufitare apo në brendësi të territorit të dy shteteve, u dëmtuan ekonomikisht dhe në forma tjera. Në vështrimin e tij, redaktori i librit, dr. Ismail Doda, ka thënë se “falë aftësive prej juristi me përvojë, prirjeve për t’u marrë me histori, hulumtimeve të bëra për një kohë të gjatë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
nëpër biblioteka dhe arkiva, (autori) e hartoi me shumë sukses këtë monografi”. Ai ka theksuar se në aspektin metodologjik ky libër i plotëson të gjitha kriteret shkencore. Doda ka folur edhe për strukturimin e librit sipas kapitujve. “Monografia u shkrua me një stil të rrjedhshëm. Përmban shprehje të bukura dhe emërtime që e pasurojnë fjalorin në rrafshin e pronave. Ajo do t’u shërbejë si literaturë studiuesve të kësaj lëme. Hapen shtigje të reja. Pronarët mund të gjejnë shumë të dhëna. E drejta e tyre është shkelur për më se një shekull nga të dy shtetet në mungesë të një konvente të përbashkët për garantimin dhe rregullimin e saj”, ka thënë ndër të tjera ai. Recensenti i librit, prof. Dr. Ferit Duka, ka thënë se libri “Pronat dypalëshe në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” shënon një kontribut të rëndësishëm në studimet dedikuar problematikës me natyrë historiko-juridike që lidhet me trevat shqiptare në përgjithësi e veçmas me shqiptarët që banojnë brenda kufijve shtetërorë të Malit të Zi.
“Mendoj se punimi që po shqyrtojmë është interesant dhe me vlera jo vetëm pse përmbajtja e tij lidhet me një tematikë shumë specifike, të trajtuar pak ose aspak në studimet e derisotme, por edhe sepse Hajrullah Hajdari, i njohur mirë tashmë si studiues i historisë së shqiptarëve në Mal të Zi dhe autor i disa librave mjaft të vyer, përmes një rrëfimi historik tërheqës, analizave e vështrimeve serioze bazuar në të dhëna e fakte relevante dhe gjithashtu, përmes një metodologjie të qëlluar, ka arritur të na japë një vepër shumë të dobishme për cilindo që kërkon të njihet me këtë aspekt të historisë sonë kombëtare”, është shprehur ai. Prof. Duka i ka cilësuar me vlerë të veçantë përfundimet e autorit në këtë libër duke thënë se “ato nuk janë thjesht deduksione të nxjerra nga shqyrtimi shkencor i çështjeve që lidhen me aspektet historike, politike e juridike të kuptimit e të zhvillimit të pronësisë dhe më specifikisht, me ‘tokat dypalëshe’”. “Ato janë në të njëjtën kohë edhe vërejtje e qëndrime plotësisht të justifikuara të Hajdarit ndaj padrejtësive të historisë ndaj popullit shqiptar,
KULTURË janë vërejtje dhe qëndrime kritike për shkaktarët e kësaj gjendjeje të papranueshme, janë gjithashtu apel për drejtuesit shtetërorë shqiptarë dhe malazezë që një ditë e më parë të gjejnë zgjidhje adekuate politike e juridike me qëllim që të minimizohen efektet negative që ka sjellë e kaluara historike për popullsinë shqiptare të zonës kufitare”, ka thënë ai. Studiuesi dr. Nail Draga ka thënë se nga vetë titulli del se kemi të bëjmë me një temë interesante e cila deri më tash ka qenë pothuaj e panjohur për opinionin e gjerë, andaj si e tillë është intriguese për lexuesin. Sipas tij, me interes janë prezantimi i materialeve të komisioneve mikste shqiptaro-jugosllave për çështjet pronësore. “Po ashtu me vlerë të veçantë janë paraqitja e regjistrit të familjeve të shtetasve shqiptarë që kanë pronat në ish-Jugosllavi dhe e kundërta, të shtetasve jugosllavë me përkatësi të kombësisë shqiptare në Shqipëri. Regjistri i tillë ka vlerë të veçantë jo vetëm sa i përket pronësisë së tokave përkatëse, por edhe shpërndarja territoriale e tyre, nga Shtoji i Ulqinit në jug e deri në Guci e Plavë në veri, gjatë tërë zonës kufitare në gjatësi prej 176 km.”, ka thënë Draga. Duke iu referuar të dhënave të autorit në libër, Draga ka thënë se “nga
të dhënat e prezantuara del se më shumë prona dypalëshe kanë shqiptarët nga Mali i Zi në Shqipëri, rreth 4000 hektarë, ndërsa më pak kanë shqiptarët nga Shqipëria në Mal të Zi, rreth 600 hektarë”. Autori i librit, Hajrullah Hajdari, ka thënë se duke qenë se i përket trevës së Krajës, një zone kufitare që është prekur më së shumti nga problemi i pronave dypalëshe, qëllimi i tij ka qenë që të hedhë dritë mbi të vërtetën për këtë problematikë. Ai ka thënë se me mbylljen e kufirit ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për banorët që kishin prona në anën tjetër të kufirit u krijua një situatë shumë e vështirë ekonomike, që ai e ka quajtur gjenocid social. Hajdari ka sjellë si shembull trevën e Krajës, duke thënë se pothuajse nuk kishte familje krajane e cila nuk kishte pronë në Shkodër dhe rrethinat e saj, ku prodhonin misrin, grurin etj., duke krijuar të ardhura, sepse në Krajë këto drithëra prodhoheshin shumë pak. Për ta ilustruar këtë, Hajdari ka përmendur faktin se “vetëm prej katër fshatrave: Kështenjë, Bobosht, Ostros, Martiq, 145 familje kanë pasur toka andej, 145 familje kanë jetuar kryesisht nga të ardhurat që kanë krijuar atje”.
Ndonëse ka thënë se nuk akuzon askënd, megjithatë sipas tij, barra më e madhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pra të drejtës së pronave dypalëshe, i ka takuar shtetit shqiptar duke qenë se pikërisht popullata shqiptare, ndonëse kanë jetuar në Mal të Zi, është prekur më tepër nga kjo. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se kjo shoqatë ka ndërtuar një bashkëpunim të frytshëm me autorin Hajrullah Hajdari, i cili vazhdon të na befasojë për të mirë me botimet e tij. Ai ka thënë se “ky libër përbën një kontribut të çmuar në trajtimin dhe ndriçimin e një prej çështjeve dhe plagëve të shqiptarëve, siç janë pronat e mbetura në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar”. Më tej, ai ka theksuar se libri është një sintezë e qasjes teorike dhe punës kërkimore të autorit në arkivat e ndryshme, duke shpjeguar edhe kontekstin historik dhe politik të objektit të studimit. “Pronat dypalëshe në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” është libri i tretë i studiuesit Hajrullah Hajdari, i cili më parë ka botuar librat “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”, i botuar në vitin 2016, dhe “Ulqini në dokumentet malazeze (1880-1915)”, i i.k. botuar në vitin 2018.
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
19
KULTURË
Në QKI “Malësia” u prezantua shfaqja teatrore, “Fabrika e kukullave” Tuz – Në Qendrën Kulturore – Informative, “Malësia”, është prezantuar shfaqja, “Fabrika e kukullave”, produksion i “Euro Ballkan Institute” dhe koproduksion i Teatrit “Dodona” në Prishtinë, të autorit Mentor Haliti, me regjisor Naser Shatrolli dhe e interpretuar nga aktorët, Butrint Lumi, në personazhin, “shef i fabrikës - Buxha”, Rina Krasniqi në personazhin e “Shilarës” dhe Edlir Gashi, në personazhin e “Blirit”. Në prani të një numri të vogël të të pranishmëve, shfaqja dhuroi emocione dhe çaste të këndshme, duke u ekzekutuar mjeshtërisht dhe me profesionalizëm të lartë nga aktorët në skenë. Ngjarja trajton një tematikë për të rinj, ku kemi një njeri i cili ka ndërtuar një fabrikë të cilën e përfaqësojnë njerëz të politikës, të cilët nuk u japin hapësirë të rinjve për të punuar dhe nga ana tjetër, në këtë fabrikë ka një menaxhere të fabrikës të cilën shefi i fabrikës gjatë gjithë kohës e gënjen për çdo gjë. Dhe një djalë të ri i cili përfaqëson shumë të rinj, jo vetëm të Kosovës por dhe të trevave të tjera shqiptare, të cilët sot mbarojnë shkolla dhe nuk e gjejnë vetën në tregun punës. Aktori i kësaj shfaqjeje, Butrint Lumi, në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, shprehet se nga kjo situatë kemi një keqtrajtim që i është bërë këtij djali të ri, në rastin konkret nga shefi i fabrikës, këtij punëtori i cili kërkon vetëm një vend pune. “Kjo shfaqje përcjell një mesazh që kjo kastë politikanësh të cilët nuk po punojnë në dobi të komunitetit,
20
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Politika që po dëmton fatin e të rinjve shqiptarë
duhet të tërhiqet nga politika, për t’i hapur rrugë të rinjve tonë, të shkolluar, profesionistë dhe të zotët për të kontribuar në shoqëri. Sepse, ne, ende kemi politikanë të cilët nuk janë duke menduar për të rinjtë e vendit të vet, se si t’ ju sigurojnë punë, këtyre të rinjve që kanë energji dhe ide të reja për të ndryshuar këtë sistem burokratik që është duke e dëmtuar rin-
inë, sidomos rininë shqiptare, të cilët si pasojë e kësaj, po e braktisin vendin çdo ditë e më shumë, të rinj nga të gjitha trevat shqiptare”, u shpreh, aktori, Butrint Lumi. Premiera e shfaqjes “Fabrika e kukullave”, është dhënë në teatrin “Dodona” në Prishtinë në muajin prill. Kjo është hera e parë që shfaqet në Tuz. t. u.
KULTURË
Në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin
U shfaq premierë “E bukura dhe bisha” “Provat nga dita në ditë kishin sukses, ku duhet përmendur përkushtimi serioz i grupit të aktorëve, vullneti dhe dëshira e tyre që kjo shfaqje të përfundojë më së miri dhe qytetit tonë t’i shtohet Teatri i të rinjve”, thotë regjisorja Edina Mustafiq Ulqin – Përralla e njohur “E bukura dhe bisha” ka ardhur në formën e shfaqjes premierë të mërkurën mbrëma, nën regjinë e regjisores së re, Edina Mustafiq, e cila ka bërë edhe përshtatjen e tekstit dhe përzgjedhjen e muzikës. Shfaqja është mirëpritur nga fëmijët dhe prindërit e tyre, të cilët kanë mbushur sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Vetë regjisorja nuk i ka fshehur emocionet pas suksesit të shfaqjes. Ajo ka thënë se pas diplomimit ka vendosur që hapi i parë i punës së saj të jetë përgatitja e shfaqjeve me fëmijët dhe të rinjtë e Ulqinit. Mustafiq ka treguar se teatri për fëmijë që ajo drejton ka filluar punë
në muajin shkurt, ku fëmijët janë të ndarë në tre grupe: të rinjtë dhe të vegjëlit, në dy gjuhë: shqipe dhe malazeze. Sipas saj, përgatitja e shfaqjes “E bukura dhe bisha”, me grupin e të rinjve, ka zgjatur dy muaj, duke përfshirë provat intensive dhe realizimin e skenografisë dhe kostumeve. “Provat nga dita në ditë kishin sukses, ku duhet përmendur përkushtimi serioz i grupit të aktorëve, vullneti dhe dëshira e tyre që kjo shfaqje të përfundojë më së miri dhe qytetit tonë t’i shtohet Teatri i të rinjve”, thekson Mustafiq. Aktorët e rinj i kanë përballuar me mjaft sukses rolet e tyre në këtë shfaqje duke dëshmuar se Ulqini ka
mjaft talentë në fushën e teatrit. Rolet kryesore në këtë shfaqje luhen nga Arbër Seferi, Anesa Veliq, Diandra Koçan, Altiona Pnishi, Endrit Seferi dhe Sadedin Nika. Skenografia dhe kostumografia janë realizuar nga Jetmira Hoxha, kurse ndriçimi nga Musa Hoxha. Ndërkohë regjisorja Edina Mustafiq paralajmëron se së shpejti do të vënë në skenë edhe dy premiera të tjera me grupin e fëmijëve: shfaqjen “Ëndrra e Sarës” në gjuhën shqipe dhe “Sofijin san” në gjuhën malazeze. Shfaqja “E bukura dhe bisha” është organizuar nga Teatri i Qendrës së Kulturës – Ulqin në bashkëpunim i. k. me Teatrin “Teuta”. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
21
MOZAIK
Në kuadër të realizimit të projektit “BinS”, pjesë e bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi-Serbi
Nënshkruhet kontrata për blerjen e kamionit transportues të hedhurinave
Guci – Në kuadër të realizimit të projektit “BinS”, në bashkëpunimin tejkufitar Mali i Zi-Serbi, të premten e kaluar, në zyrën e kryetares së Komunës së Gucisë, kryetarja Anella Çekiq ka nënshkruar kontratën me drejtorin ekzekutiv të Kompanisë “Meritum Plus” nga Beogradi për blerjen e kamionit transportues të hedhurinave, në kuadër të Projektit ndërkufitar “Menaxhimi i qëndrueshëm me hedhurina – BinS”, të cilin Komuna e Gucisë e realizon me Ndërmarrjen Publike Komunale “Vrela” nga Sjenica, si pjesë e programit IPA II Serbi-Mali i Zi 2014-2020, i cili zyrtarisht ka filluar më 30 dhjetor 2018, kurse realizimi do të zgjasë 18 muaj. Pas zbatimit të procedurës tenderuese për blerjen e kamionit në fjalë, e
22
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
cila ka zgjatur 30 ditë, oferta e Kompanisë “Meritum Plus” ka qenë më e volitshme, andaj Komuna e Gucisë nga ajo do ta blejë kamionin e markës BMC 415, i prodhuar në vitin 2019, me kapacitet 6 metër kub, me çmim prej 63.950 euro, të cilin Komuna e Gucisë do t’ia japë në shfrytëzim Ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale” SHPK. Afati për dorëzimin e kamionit të sipërpërmendur është 45 ditë pune. Të pranishëm me rastin e nënshkrimit të kontratës kanë qenë anëtarët e ekipit të projektit: nënkryetari i Komunës së Gucisë, Mr. Huso Brdakiq, menaxhuesi i projektit, Radulle Bojoviq, dhe këshillëdhënësi në Sekretariatin për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Semih Rexhepagiq. Po ashtu ka përfunduar edhe pro-
cedura tenderuese për sigurimin e materialit promotiv në kuadër të këtij projekti të bashkëpunimit ndërkufitar, për të cilin është zgjedhur firma “Merkator International” nga Bijello Pola, e cila ka paraqitur ofertën më të volitshme në shumë prej 2.647 euro dhe nënshkrimi i kësaj kontrate do të bëhet në fillim të javës së ardhshme. Me marrjen e kamionit transportues të hedhurinave, të cilin ua siguroi për shfrytëzim Komuna e Gucisë, ShPK “Veprimtaritë komunale” në Guci, me kamionin ekzistues transportues të hedhurinave të markës “Volvo”, do ta fuqizojë auto-parkun e vet duke bërë të mundur transportimin e rregullt dhe me kohë në destinacionin e caktuar, në mënyrë që Gucia të jetë njëra prej komunave më të pastra në Mal të Sh. Hasangjekaj Zi.
KULTURË
Botime të reja
Literaturë e mirëfilltë gastronomike (Zef Kovaçi, Bazat e gastronomisë me receta ndërkombëtare, Botoi: Universiteti për Biznes dhe Teknologji (U BT) & Shoqata “Don Gjon Buzuku”, Prishtinë – Ulqin, 2019) Ditë më parë doli nga shtypi libri i autorit Zef Kovaçi “Bazat e gastronomisë me receta ndërkombëtare”. Kemi të bëjmë me një botim ekskluziv, voluminoz dhe me përgatitje luksoze dhe, si literaturë, shumë të rrallë dhe të munguar shqiptare. Kjo monografi e gastronomisë është botuar në formatin A4, është shumë voluminoz dhe ka gjithsej 624 faqe, me ilustrime të shumta. Lënda është përmbledhur në 24 kapituj të veçantë. Libri është botuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) – Prishtinë dhe Shoqata “Don Gjon Buzuku” – Ulqin.
Materiali i librit trajton njohuri bazë të gastronomisë ndërkombëtare, të lidhur ngusht me të ushqyerit, njohuri bazë për kuzhinierët e mirëfilltë dhe nxënësit e studentët e degës së gastronomisë, për të cilët duhet të jetë literaturë e domosdoshme. Aty përfshihen njohuri bazë për përgatitjen e recetave të ndryshme ndërkombëtare, pajisjet me të cilat manipulohet në kuzhinat bashkëkohore, higjienën dhe pastërtinë në kuzhinieri e deri te përgatitja dhe mënyra e shërbimit të ushqimit. Me nivel të lartë dhe profesional janë trajtuar sidomos përgatitja e recetave ndërkombëtare duke i përshkruar të
gjitha fazat në mënyrë të detajuar. Autori ka shfrytëzuar një literaturë të gjerë për hartimin e materialit, përfshirë këtu përvojën e tij prej shefi, me dekada të tëra në fushën e gastronomisë. Në impresumin e monografisë, si recensentë janë nënshkruar Prof. ass. Dr. Namik Durmishi, Prof. ass. Dr. Gafur Xhabiri, Prof. ass. Dr. Ismail Ferati. “Kjo monografi pasqyron jetën time profesionale e cila mund të shërbejë si udhëzim për të gjithë ata të rinj që gastronominë e kanë si synim profesional”, thuhet në mesazhin e autorit (Kohapress) Zef Kovaçi. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
Shtegtimi Greç 2018-ta shënoi një vit të jashtëzakonshëm për grupin tonë ulqinak të quajtur ”Ilirët”. Ne përveç që vizituam, pushtuam dhe hulumtuam disa nga vendet kyçe për historinë tonë kombëtare e që ndodhen në Mal të Zi, në fund të gjitha këto përjetime i kurorëzuam me botimin e një libri superluksoz të tipit katalog-monografi me dëshmi dhe fotografi ekskluzive të quajtur ”Udhëtim nëpër kështjellat ilire në Mal të Zi”. Kësaj radhe, konkretisht më 22 qershor 2019, iu bashkuam grupit të bjeshkatarëve Labeatët nga Tuzi me qëllim që së bashku me ta të përshkojmë rrugën malore Koritë (MNE) – Greçë (AL) e që ata e orgaizojnë për çdo vit në shenjë të përkujtimit të Kuvendit të Greçës mbajtur më 1911. Po çka është Kuvendi i Greçës? Me një kërkim të shpejtë në internet ”Wikipedia” thotë: Memorandumi i Greçës ose ”Libri i kuq” ka qenë një memorandum prej 12 kërkesash për vendosjen e një vilajeti shqiptar autonom përbrenda Perandorisë Osmane. Memorandumi u shkrua bashkarisht nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Prijësit e kryengritjes së 1911 në Malësi të Madhe u tubuan në pllajën e Greçës për një kuvend, i cili u mbajt nga 11 deri më 23 qershor 1911. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Është e shkruar shqip dhe frëngjisht dhe nënshkruar nga të gjithë krerët veriorë. Pasi pimë kafetë e mëngjesit të cilat na i përgatiti nënë Naxhia, në ora 5:15 lamë Ulqinin dhe morëm rrugën për në Tuz. Edhe pse herët, rrugës kuvendonim për rëndësinë e ngjarjes e cila kishte ndodhur 108 vite më parë. Kur arritëm në Tuz, temperatura tregonte 27ºC. Parkuam në oborrin e shkollës së mesme dhe për çudi ishim të parët që kishim mbërritë edhe pse ora tregonte 6:35 dhe koha e nisjes për shtegëtim ishte parashiku në ora
24
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
7. Pas 5 minutash erdhi arkeologu ynë ulqinak, Anton Lulgjuraj, e pas tij edhe dy zonja të reja të cilat njëra jetonte në Suedi e tjetra në SHBA. Organizatorët si duket vononin! Këtë kohë e shfrytëzuam që të njoftohemi dhe ngadalë filluan edhe të tjetrët të tubohen dhe më në fund u nisëm për në pikën e nisjes së shtegëtimit. Filluam të gjarpërojmë rrugëve të Tuzit, dolëm jashtë dhe pas nja 30 min arritëm në vendin e quajtur Luqt e Koritës (1833 m) ku edhe ishte vendi prej nga do të niseshim këmbë. Shpejt u tubuam të gjithë dhe grupi prej 40 vetësh u nis për në Greçë. Mosha ishte nga më të ndryshmet prej 18-70 vjeç, ngadalë por me hapa të sigurt dolëm nga rruga malore dhe filluam të ecim shtigjeve që vetëm vendasit dhe bjeshkatarët i dinin. Organizatorët mundoheshin që sa më shumë të rrëfejnë për vendin,
ngjarjen apo për atë çka shihnim por i nxehti veç kishte filluar dhe temperatura tanimë kishte kaluar 30º C e me këtë edhe koncentrimi i shtegtareve nuk ishte në nivelin e duhur. Pas një ecje bukur të mirë arritëm në një vend që vendasit e quanin Gropa e Arushes, aty edhe bëmë pushimin e parë si dhe u njoftuam me hyjneshën e hënës, gjuetisë dhe kafshëve të egra Dianën por që unë pëlqeja ta quaja “Hajdi” i Alpeve shqiptare. Mblodhëm forcat dhe u nisëm serish. Tani na priste shtegu zbritës nëpër pyllin me ahishte shumëshekullore. Sapo u futëm brenda pyllit ndjenja ishte shumë e veçantë. Drunjtë e ahut të bardhë ishin aq të lartë sa që nuk shihej qielli. Filluam të zbresim teposhtë dhe gjethet nën këmbët tona bënin që ”të fitonim skija” ku edhe disa nga ne edhe u rrëzuan. Por, rënia ishte shumë e butë sepse kishte mbi 20cm gjethe.
KULTURË
ça 2019 Grupi gjarpëronte nëpër ahishtën shekullore dhe gjëja e parë që të shkonte ndërmend ishin skenat e filmit ”Games of Throne”. Lodhja bënte të veten, bukuria joshëse e pyllit ku siç thonin vendasit jetojnë Zanat nuk të lente të qetë, aparatet fotografike punonin pandërprerë. Arritëm në një vend që quhej ”Dbani i Ujkajve”. Aty dalloheshin gërmadhat e tëbanat dhe në një distancë prej 20m një rrugicë e ngushtë nja 1m në të dy anët me gurë. Ishte kjo shenja e kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Një rrip i hollë toke prej 1m dhe i gjatë disa dhjetëra metra simbolizonte kufirin mes këtyre dy shteteve. Ne e kaluam dhe u nisëm drejt cakut, pra, për në Pllajën e Greçës. Kur dolëm nga pylli para nesh u shfaq një livadh i gjerë ku bari ishte përmbi brez. Shtegtarëve vetëm koka u shihej dhe ndjenja të kaloje nëpër një vend të tillë të zg-
jonte kureshtje se çka fshihej aty, por dëshira që të arrijmë sa më parë në cak ishte më e madhe. Tani veç kishte filluar ngjitja graduale. E para ishte një kodër e cila duhej pushtuar dhe pas saj edhe një tjetër prej nga shihej pllaja dhe ahu shekullor. Temperatura kishte mbërritur në 35º C, por duke ditë se caku ishte shumë afër na bënte që t’u japim këmbëve edhe më shumë. Shtegtarëve tanimë u printe Hajdi e cila edhe më parë kishte përshkuar rrugën e njëjtë. Më në fund arritëm dhe u futëm nën hijen e kurorës së ahut shekullor. Ahut që dinte të gjithë atë që ishte biseduar e çka kishte ngjarë në këtë vend në vitin 1911. Ahu dinte argumentet që kishin shpalosur Luigj Gurakuqi para krerëve malësorë. Ai dinte atë çka kishin thënë burrat e dheut si Dedë Gjon Luli, Sokol Baci, Mehmet Shpendi, Dodë Prëçi etj.,
dhe besën që ia kishin dhënë njëri tjetrit me aktin e firmosjes së Memorandumit. I shtrirë nën kurorën e ahut dhe duke kujtuar trimat e këtij kuvendi, arkeologu ynë Antoni, si i palodhur që është, ftoi shtegtarët që të ngjiten edhe 50m më lartë sepse atje gjendej Kroi i Krerëve e që ishte një burim uji shumë i ftohtë që me plot të drejtë e meritonte thënien ”me t’i mpi dhëmbët”. Lart u ngjitëm unë, Samiu dhe Gëzimi por edhe të tjerë nga grupi. Pamja mahnitëse që shtrihej përgjatë Kanjonit të Lumit Cem nuk mundet të përshkruhet. Kjo bukuri natyrore duhej përjetuar dhe kur u ngjitëm majë një shkëmbi prej të cilit nuk shihej fundi i greminës, nëpër mendje më kaloi fati i Memlit nga ”Gremina e dashurisë”. Filluam të bëjmë fotografi, përqafonim kurorat e Alpeve shqiptare, preknim majat e maleve tona kreshnike, na freskonte aroma e Bjeshkëve të Nemuna. Unë fillova të mbledh disa lloje të luleve që t’i kem në herbariumin tim dhe njëherit m’u kujtua edhe Antonio Baldaci dhe libri i tij “Itinerari Albanesi” në të cilin përshkruan me shumë hollësi për shumëllojshmërinë e bimëve që gjeti këtu. Shënuam përvjetorin e Kuvendit të Greçës, bëmë fotografitë e përbashkëta dhe të relaksuar por plot përshtypje të mira u nisëm mbrapsht prej nga kishim ardhur. U ulëm pllajës teposhtë dhe ndaluam të mahnitemi nga ballkonet natyrore të Kanjonit të Cemit. Pamja më mahnitëse ishte nga ballkoni ku gjendej Pisha flamur, një lloj pishe që çuditërisht ishte ngjitur për shkëmbi, kurse trungu dhe kurora i rrinin pezull përmbi kanjon. Ishte i madh diku mbi 30m dhe një trung të gjerë afro 2m. Pamja nga ai vend ishte sa mahnitës aq edhe e frikshme. Ata më guximtarët uleshin pak më poshtë dhe bënin fotografi mahnitëse, kurse të tjerët vështronin nga një largësi e sigurt. Në gjysmën e rrugës së kthimit organizuam gara, u ngjitëm kodrës dhe tanimë çdonjëri kishte vetëm një qëllim: Të mbërrijnë në vendin ku kishim makinat. Kur mbërritëm pushuam pak dhe u përshëndetëm njëri me tjetrin, secili u nisëm në shtëpi me përshtypjet më pozitive nga një ditë me shumë adrenaline dhe kujtime të bukura. Teksti dhe fotografitë: Gazmend Çitaku
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
25
KULTURË
Për herë të dytë po mbahet Shkolla verore e gjuhës angleze në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” - Shtoj
Mësim aktiv i gjuhës angleze Shkolla verore e gjuhës angleze do të zgjasë dy javë, ku aty do të mësohet jo vetëm gjuha angleze, por secila punë e bërë brenda këtyre dy javëve me profesorët nga Miçigani do të realizohet dhe finalizohet me projekte të ndryshme të cilat do të prezantohen në ditën finale, në programin festiv, me ç’rast nxënësit e secilit grup do të prezantojnë në forma të ndryshme punën dyjavore në këtë shkollë verore
“
Shkolla verore e gjuhës angleze ka filluar më 24 qershor dhe do të zgjasë deri më 4 korrik. Pjesëmarrës në këtë shkollë verore janë 14 profesorë nga Universiteti i Miçiganit. Këtë shkollë po e ndjekin afër 100 nxënës, ku shumica janë nga Shkolla “Marko Nuculloviq”, por ka nxënës edhe nga shkollat tjera fillore të komunës së Ulqinit
Për të dytën herë me radhë, shkolla fatlume në të cilen po zhvillohet Shkolla verore e gjuhës angleze është pikërisht Shkolla Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj. E gjithë kjo po ndodh si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të vitit të kaluar, kur pikërisht u mbajt për herë të parë shkolla verore e gjuhës angleze. Si duket, të dyja palët u ndanë të kënaqura, pra si shkolla ashtu dhe mësimdhënëset nga Universiteti i Miçiganit, prandaj vendosen që të vijnë për herë të dytë në Shkollën “Marko Nuculloviq” për të organizuar shkollën verore të gjuhës angleze, si një risi për qytetin e Ulqinit. Shkolla verore e gjuhës angleze ka filluar më 24 qershor dhe do të zgjasë deri më 4 korrik, ku pjesëmarrës
26
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
në këtë shkollë verore jane 14 profesorë nga Universiteti i Miçiganit. Këtë shkollë po e ndjekin afer 100 nxënës, ku shumica janë nga Shkolla “Marko Nuculloviq”, por ka nxënës edhe nga shkollat tjera fillore të komunës së Ulqinit. Udhëheqesja e profesorëve nga Miçigani, Susan Tomash, u shpreh në ditët e para të mbajtjes së kësaj shkolle se gjithçka po shkon si duhet dhe se janë kthyer përsëri në këtë shkollë si rezultat i suksesit të vitit të kaluar. Programi i vitit të kaluar rezultoi i suksesshëm, prandaj ajo me një grup të ri profesorësh nga Miçigani morën vendimin që të mbajnë për herë të dytë shkollën verore, por tani me një grup të ri të mësimdhënësve ameri-
kanë, të cilët shprehën dëshirën dhe me padurim pritën të njohin nga afër shkollën, qytetin tonë dhe Malin e Zi në përgjithësi, e njëkohësisht të praktikojnë gjuhën angleze, që është një ndër qëllimet bazë të këtij projekti. Ajo çfarë do të kenë në shërbim nxënësit, por dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe nxënës tjerë pjesëmarrës në këtë projekt, është mësimi aktiv i gjuhës angleze, d.m.th. jo vetem të mësohet gramatika, por edhe të folurit e përditshëm me qëllim që të realizojnë projekte të ndryshme e të komunikojnë lirshëm. Karakteristikë e kësaj metodologjie të mësimdhënies, e ashtuquajtur Project Based Learning, është që t’i nxisë nxënësit të mësojnë dhe zbatojnë njohuritë dhe aftësitë përmes përvojës së të angazhuarit. Kjo metodologji paraqet mundësi për një mësim më të thellë në kontekst dhe për zhvillimin e aftësive të rëndësishme të lidhura me gatishmërinë për universitet dhe karrierë profesionale. Duhet theksuar se ky projekt nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen e koordinatores së këtij projekti, profesoreshës së gjuhës angleze pranë
KULTURË
kësaj shkolle, Silvia Marnikoviqit, e cila ishte ideatorja kryesore e këtij projekti dhe vitin që lamë pas. Sipas saj, kjo shkollë verore për nxënësit dhe mësimdhënësit e Ulqinit do të thotë shumë sepse ju ndihmon në avancimin e gjuhës angleze dhe përfitimet janë të shumta, si për nxënës ashtu dhe për grupin e të rriturve që po ndjekin këtë shkollë verore, sepse në klasë flitet 100 për qind anglisht dhe si plus të veçantë ajo thekson se në shkollat në Mal të Zi mësohet anglishtja britanike, ndërsa mësimdhënëset e shkollës verore flasin gjuhën angleze të Amerikës. Bashkëpunimi mes Shkollës “Marko Nuculloviq” dhe Universitetit të Miçiganit erdhi sepse Silvia Marnikoviq shkoi para dy viteve për të kryer studimet master dhe aty lindi bashkëpunimi i suksesshëm dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi për herë të dytë në Ulqin po mbahet shkolla verore e gjuhës angleze, si risi e madhe për qytetin tonë të vogël. E mira e këtij projekti është se pro-
fesorët e Miçiganit përfituan nga kjo shkollë verore sepse u avancuan dhe zhvilluan aftësitë pedagogjike për të dhënë mësim në shkolla ku gjuha angleze nuk është gjuhë amtare, gjë që do t’u shërbejë për të dhënë mësim në shkolla ku ka nxënës të emigrantëve. Me fjalë të tjera, përfitimi i dy palëve është më se i suksesshëm dhe për secilën palë kjo shkollë është një përvoje e re jetësore. Përveç punës në shkollë, jemi munduar që profesorët nga SHBA t’i njoftojmë me kuturën, traditën dhe historinë e Ulqinit. Shkolla verore e gjuhës angleze do të zgjasë dy javë, ku aty do të mësohet jo vetëm gjuha angleze, por secila punë e bërë brenda këtyre dy javëve me profesorët nga Miçigani do të realizohet dhe finalizohet me projekte të ndryshme të cilat do të prezantohen në ditën finale, në programin festiv, me ç’rast nxënësit e secilit grup do të prezantojnë në forma të ndryshme punën dyjavore në këtë shkollë verore.
Me 4 korrik, që është dita e fundit e shkollës verore, do të bëhet ndarja e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit në këtë shkollë verore dhe do të prezantohet një program i begatshëm kulturor me recitime, valle e pjesë teatrale, të realizuara të gjitha në gjuhën angleze. Pjesëmarrës në këtë program solemn do jenë të ftuar prindërit e nxënësve pjesëmarrës, arsimtarët e Shkollës “Marko Nuculloviq”, përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga Ulqinit që do ndjekin më afër punën e bërë brenda dy javëve në këtë shkollë verore. Shkolla “Marko Nuculloviq” ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Eastern Michigan University që të bashkëpunojë në projekte edukative të këtij lloji. Shpresojmë që shkolla jonë të vazhdojë këtë traditë të bukur dyvjeçare dhe veprimtari të tilla të realizohen në të gjitha shkollat fillore në Ulqin. Arlinda Sukaliqi E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
27
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
ADMINISTRATIVE ASSITANT (HEALTH UNIT/CLO)
TEMPORARY REPLACEMENT FOR EMPLOYEE ON MATERNITY LEAVE • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Serves as the receptionist and administrative assistant for the Embassy Health Unit (HU). Schedules patient appointments, and organizes HU schedules. Manages medical records and other administrative work. Provides financial and travel assistance to the Health Unit. Provides various administrative support to the Community Liaison Office (CLO).
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: College or University studies - at least two years of full-time post-secondary studies is required. 2. EXPERIENCE: Must have at least three years of administrative experience with international organizations, local non-governmental organizations, diplomatic missions or other similar organizations. 3. LANGUAGE: Level 4 (fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must be familiar with basic business, office and medical administrative procedures. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have working knowledge of computers and standard office programs. Must be able to search and find information and resources on the internet. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JULY 8, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Administrative Assistant (Health Unit/CLO)) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces open positions for
Laborer / Escort
(WAE – when actually employed, ESTIMATED AT 10hrs/week, THREE POSITIONS) • BASIC FUNCTION OF THE POSITION
The incumbent serves as a laborer performing manual labor at the Embassy as required and Escort of the contractors in the residences and office building, as required. The worker must have the ability to drive government-owned vehicles including a utility van, ability to use tools and equipment such as a hand truck and dolly.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of elementary school is required. 2. EXPERIENCE: One year of manual labor or warehousing experience is required. 3. LANGUAGE: Level 1 (basic) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 3 (good working knowledge) speaking/Reading/ Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must have knowledge of warehousing, and how to lift heavy objects by hand, hand truck and dolly. Ability to move furniture and equipment carefully to prevent damage. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have the ability to lift heavy objects by hand, hand truck, or dolly (20kg). Category B Driver’s license required. Must have had driver’s license for a minimum of five years CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JULY 17, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Laborer/Escort) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
29
PORTRET
AHMET - BETO KASHOXHA
Përkujtim i detarit legjendar - një roman social, detar e aventuristik I lindur në Ulqin, më 1929. * Çka di? Sa di? Do të shkrujsh nji roman. Par s’kam shkru vet gja. * Kemi qillu njërëz pa shkollë. * I kam 100 vjet, mas jetës që kam ba. * Unë jam i kënaqun me jetën e detarit. * Në Adë – Parajsa. * Qaje, Zot, Adën! Me Beto Kashoxhën kam ndejtur, lundruar e biseduar shumë herë. Kemi biseduar me raki rrushi në Kafehanen e peshkaxhive. Kemi biseduar ndërsa e ka gërryer makarazin nga kalluma e timoni, e ka kallafatuar fllugën në Jalli. Më ka vozitur bregut për në Krruç e Valdanos. Kemi lundruar deri në Puntë të Gjeranave - Portomilenë, Zall e Grykë të Bunës. Ai ka shumë përjetime. Është një roman social e aventuristik detar. Gjyshi dhe Baba - Gjyshi im isht thirrë BETO Kashoxha. Ka lindë, jetu dhe vdekë në Ulqin, njiktu në Ranë. S’e di asnji datë, sepse unë s’ kam qenë i lindun. Ai ka vdekë i ri. Edhe ai, çka duket, ka qenë detar. Baba - Kasymi – ka qenë gjemxhi Të tanë kanë qenë gjemxhi, sepse zanat jetër s’ ka pasë. Ka qenë peshkaxhi. Edhe ai e ka nxjerrë bukën prej detit. Flluga - qiraxhi - Baba e ka pasë ble një fllugë të vjetër në Budve; e ka meremetu dhe
30
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
me te ka punu. Ka bajtë zhur, ranë, dru, gëlqere. Të gjitha i ka bartë për popull dhe për “Galebin”, atëherë isht gaditë hoteli. (Duhet të ketë qenë viti 1935). Ka qenë, siç i kanë thanë – qiraxhi. Ka lundru me vel, se flluga ka qenë me nji dyrek, nja 50-kintalësh (tonësh); ka bartë tre kubikë zhur, ose 10 m kubikë dru. Ka lundru edhe me rrema, vetëm me dy rrema të mëdhenj, nja 6 m të gjatë. Me ta ka rremu, baba dhe shoku i tij Halil Quku, pastë rahmet dhe, më vonë, edhe Dul Bazi. Kanë punu me hava, tue lutë Zotin me fry nji pikë erë, për me mujtë me kapë bregun, Bunën, me lundru me vel, sepse rremimi ka qenë i zorshëm. Ai ka punu, nafaka, deri kur ka nisë me u gaditë porti i Tivart. (Ka qenë viti 1952). Babës ia kanë lypë fllugën dhe sondimi i parë është nisë me fllugën tonë. Tash na vjen keq kur në Monografinë e Portit nuk figuron emni i babës dhe fllugës tonë, që ia kemi sondu temelet skeles. Kur bajnë solemnitete, as që na thërrasin. Beti (Betoja) - Kur u plakë baba, nja dy-tri vjet unë kam punu në sondim. Puna ka qenë shumë e randë. Nga Volujica me fllugë kemi ngarku gurë. Barka ka xanë tre kubikë gurë. I kemi ba nga pesë turra në ditë, kemi bartë nja 15 kubikë gurë dhe i kemi shkarku në fund të molit. Ka qenë punë shumë e randë krahu. I vështirë ka qenë ndërtimi i skeles, portit të Tivarit. Aty, ashtu, me punë Sizifi, kemi punu nja dy vjet të mira. Në Tivar flluga pati një rrezik. Ka qenë nji furtunë. Flluga isht përplasë për shkaminj, isht damtu mjaft edhe, ashtu, baba e ka pru në Ulqin dhe e ka qitë në tokë. S’ka qenë ma i zoti m’i
gaditë, ashtu, i çartun qefi, e ka marrë sharrën dhe sakicën dhe e ka ba copë e grimë, e ka ba dru e dërrasa për votër. Tregimi i parë Koha e italianëve. Më 1941-’43 italianët ishin në Kepin e Sukës, në “Jadran”. Dojshin me dezertua, e dijshin se do të kapitullojshin. Më kërkuen m’i qitë me fllugë nja 10-15 milje në det, demek se atje do t’i marrin italianët. Ata na premtuan se do të na e pagojshin me arin që e kishin zinxhirë në qafë e duar. Unë, adoleshent, u nisa për në Shinjin, ku gjuante peshk baba me shokë; atje në breg të Matës, peshkonin. Rrijshin tanë kohën kur gjuhet peshk. Jetojsha vetëm me gjyshen (pastë rahmet), i thashë se më ka marrë malli për babën. U nisa me caruqe, bana tanë ditën rrugë, bregut të detit. Bunën e kalova në not, me një dorë, tue i majtë teshat mi kry. Aty, afër Shinjinit, ndigjoj se më thërret dikush, nga larg, prej një kodre dhe me vrap më vjen e më del përpara nji burrë; ishte çoban dhish. Ai më ndali të mos ecsha ma andej, sepse bregu ishte i minuem. Ai ma shpëtoi jetën. Më qiti nëpër një rrugë dhish, nëpër një puntë, si ajo e Gjeranave. Kur dola maje kodre i dallova shtëpitë e Shinjinit (një grumbull i vogël shtëpish ishte qyteti). Zbrita andej poshtë kodre, dola në qytezë. Hasa peshkaxhitë tue lujtë arrash. Baba ishte në nji mejhane. U habit shumë kur më pa. I kallxova pse erdha. Më tha se s’ ishte punë për mua; unë hala isha fëmijë. Aty mbeta nja 20 ditë. U ndihmova peshkaxhive me e qitë peshkun në pazar, në Lezhë. Bante nja 2-3 sahat rrugë me kalë, nëpër pyll, e çojshim peshkun me e shitë. Na ecshim në kambë, sepse kolt ishin me kosha të ngarkum me peshk, ndërsa kur ktheheshim – u hypshim kolëve. (Në Ulqin është kthyer detit me peshkatarët, me rrema, me grupin e babës). Tregimi i dytë Mandej u tërhoqën italianët. Në Ulqin hynë partizanët, e morën Ulqinin. U desht të tërhiqej policia shqiptare prej këtu, sepse ikën italianët. Gaspri ishte komandant i policisë. Ai mori leje për me dalë në Shqipni. Sheqer Dermoja (pastë rahmet), ishte
PORTRET nja 40-vjeç, shumë më i moçëm se unë. Na e kishim fllugën. Duhej me e qitë në Pulaj nji familje. Jemi nisë me vel, me maistro, për Bunë. Ke Guri i Gjeranës ka shti dikush në ne, plumat na kanë ra pranë barke. Jemi largu tokës. Kemi hy në Bunë. Në Pulaj doli familja. Aty kemi fjetë në barkë, të nesërmen i kemi çue velat, nëpër Bunë kemi ardhë në Ulqin. Ke Guri i Gjeranës shofim nji fllugë me katër rrema, ata ishin pesë vetë në fllugë. E shlova velin. Era sikur donte me bashtisë (me ra). Dola në Zall, se po niste maistrali, e do të më kthente mrapa. Ata me fllugë ishin ndalë në Gur të Gjeranës. Vijnë dhe e ndajnë Sheqerin, bisedojnë diçka tinës meje dhe, e marrin me vete në fllugë të tyne. Në atë fllugë ishin nja tre malazez dhe dy shqiptarë, peshkaxhi. Mbeta vetëm aty në Zall. Nji malsor më thotë: “Ik se në Ulqin kanë hy gjermanët”, sa s’t’ka kapë era. Por, prapë vijnë ata njerëzit e panjoftun me fllugë dhe më thonë t’i tërheq me fllugën teme, me vel. Kthehemi në Bunë tue i tërheqë pas me vel. Në Bunë – zbresin dy lundra, plot me gjermanë të armatosun. I përshëndesim (nga friga), na përshëndesin (s’na ndalin). Dolëm në Pulje. Plot gjermanë. Aty gjermanët na dhanë ushqim: zerde e sheqer. Kemi hangër si të shterrun, se s’ka pasë ushqim. Të nesërmen s’na lanë me shku askund, sepse (gjermanëve) u duhej flluga jeme. Edhe do të tjera ishin aty në breg të lumit Buna, në Pulaj. Nji gjerman, polak, dinte me folë nashke. Kërkojnë, dojshin me dalë në Adë, me kapë donji bagëti; i vritshin me automatikë, dhe mue më duhej m’i qitë andej-këndej Bunës, disa herë. Aty jam ushqyer si ushtarët. Pas nja 25 ditësh, kërkoj të më lanë të shkoj në shtëpi, por nuk ma lëshojshin fllugën. I rashë nji majeres me nji gur, që të bajë ujë. Mbas dy sahatësh u mbush me ujë. Ajo s’mundej m’u përdorë ma dhe, mbas dy-tri ditësh, më lëshuen të kthehem në Ulqin. Na i dhanë lejet me shkue dhe, me nji kamion gjerman, na qitën në Shkodër. Prej aty, me autobus, na futën me zor në të, edhe erdhëm në Sukubinë, në Ulqin. U kthyem: unë, Sheqer Dermoja, Qiro Zyberi, Cafo Ishmaku e do tjerë. Pas Lufte - Më 1945, kemi vazhdu punën si
qiraxhi, me dru e zhurë. Në atë kohë, krypa isht ngarku këtu, në zavalle të Ulqinit. Kamioni isht nalë në mole të parë, prej moles isht ngarku flluga; me fllugë isht bajtë në anije, e cila ka qendru në hekur (s’ka pasë skele, mole, për m’u gastu). Kjo punë ka zgjatë 2-3 vjet. Mandej ishtë ba ura – molja me shina dhe barkat janë avitë, gastue dhe ngarkue aty. Nëpër tokë, në fllugë i kanë bajtë thasët hamallat (gjypt), e prej flluge në anijen në spirancë e kanë bartë peshkaxhitë, sepse atyne s’u ka pengue deti, tallazet, s’i ka turbullue deti. Me babën, me barkën, ka punue Dul Bazi, e kur ka mungue baba, unë e kam zavendësue. Hekurudhat - 1947: në Shamac- Sarajevo, kam qenë dy muej. 1948: në Nikshiq - Titograd, po ashtu kam punue dy muej. Nga puna e randë e krahut, kam fitue brukun dhe kam qenë në spital në Titograd edhe më kanë ba operacion. Jam dobësu shumë, prandaj më kanë mbajtë në brigadë nja dy javë, që të vij nga shëndeti, të mos tremen në shpi (kur të kthehem), se sa jam dobësue. Flluga e dytë - Më 1948, kur u ktheva nga aksioni punues, baba e kishte ble edhe një fllugë, më të vogël se atë që e kemi pasë dhe u bamë me dy flluga. Me atë fllugë, baba më gjeti punë, të shetis detit (me fllugë me një vel) mysafirët e hotelit “Galeb”, sindikalistët e atëhershëm. Unë lundrojsha jashtë, larg bregut, nja nji milje dhe i kthejsha në tokë, i qitsha në breg. Kjo ishte puna ime e parë si marinar – detar. Ushtria - Më 1949 kam shkue në ushtri. 36 muaj, rrumbullak, e kam ba ushtrinë. Aty ma kanë nxjerrë tamlin e nanës. Pas shërbimit ushtarak, më 1952, kam shikue punë, me Frano Dediqin (teneqexhi), me te kam ba dyzen. Flluga e madhe - Më 1953 e meremetoi baba fllugën e madhe dhe, meqë u martue për herë të dytë dhe u banë edhe fëmijë të tjerë, duhej me punue për kafshatën e gojës, për ekzistencë. Vazhdova të punoj me zhur, dru. Punë e vështirë, e krahut, e zorshme.
Qaza - kompanjoni Meqë bisedojmë në oborrin e kafes të Boros, aty nën hardhi, korzos kalon Qazim Quku, ai djaloshi korpulent, i martuar katër herë, i biri i Halilit, atij detari div, njësoj si shoku i peshkimit, Emro Abazi, paçin rahmet. Ishin peshkaxhi legjenda. Qaza ishte kompanjon i Betos. Tregon: - Kemi shku (në Kamizhë, kah Tivari), me levant, për m’u kthye me maistro (me erën e detit, që ta kenë më lehtë lundrimin). Kemi ngarkue me vardabande (it. guardabanda – ruajtës i anëve), me dërrasa qi vehen anash fllugës, me ngarkue sa ma shumë zhur, sa s’ na kapërdinte maistroja. Tregon tutje: - Ka pasë raste me e hedhë zhurin e tepërt në det, që mos të na mbushet flluga me tallaze e të mas kapërdihemi. Mbetëm pa flluga - Baba u plak, flluga u vjetrue, siç kam kallxue, e shkatërroi, por edhe e vogla u kalb. Mbetëm pa flluga. S’kemi pasë ma flluga. Puna në Kooperativë - Kur u hap Shtoji, si tokë buke, u formua kooperativa bujqësore “Napredak”. Unë kam punu nja dy vjet, tue bartë nga Buna e Ada dru për furrën e bukës, pastaj bostanin e prodhimet e tjera bujqësore. Unë me dy shokë (ata kanë ngarkue e shkarkue), unë kam bartë e lundrue me barkën e “Napredakut”; kam punue: si marinar, motoristo, timonier etj., vetëm. Ka qenë një lloj leuti nja 7-8-tonësh. Rroga ishte e vogël; fëmijë shumë në shpi; m’u desht ta la atë punë. Hajro Ulqinaku E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
31
MOZAIK
Me rastin e 125-vjetorit të lindjes së Tomë Hasit Gjeloshaj (1894 – 1983)
Plaku i urtë e fjalëpakë i Trieshit Këto ditë mendja më shkon te fëmijëria dhe rinia ime në vendlindje, kur mblidheshin burrat e Trieshit dhe bisedonin, tregonin histori e ngjarje të ndryshme, pleqëronin, punonin së bashku, shoqëroheshin me njëritjetrin sikur të ishin familjarë , por edhe argëtoheshin me shaka, mahi e batuta. Në këto takime burrash shfaqej dhe pasqyrohej urtia popullore e pleqnarëve, të cilët me fjalët e tyre të drejta , të buta dhe të argumentuara shpeshherë hapnin dyert e mbyllura dhe thyenin të fortin.
Kush është Tomë Hasi?
Kur flasim për burrërinë, mençurinë dhe thjeshtësinë e bashkëvendësve të mi ( trieshjanëve) mendja më shkon tek Tomë Hasi Gjeloshaj, plaku i urtë e fjalëpakë. Ai më nuk është në këtë jetë , por pas veti la shumë fjalë të mira, të urta, të cilat shpresoj se do të jetojnë përjetësisht në mesin e popullatës shqiptare, dhe do të përsëriten brez pas brezi. Po të ishte gjallë, do të kishte 125 vjet. Dhe, ja, ne e kujtojmë me respekt. Lindi më 10 prill 1894, në fshatin Rudinë , në Triesh. Ishte djali i tretë i Hasan Nikës dhe Gjuke Hases Lucaj nga Koja. Ishte vëlla i tre vëllezërve, Zefit, Lukës dhe Pjetrit. Kishte një motër, Mrikën. Familja e tij kishte një ekonomi pjesërisht të qëndrueshme. Merrej me blegtori. U rrit në kushte të vështira, sikur bashkëmoshatarët dhe bashkëkohësit e tij, në një vend shkëmbor siç është Trieshi, ku duhej punuar shumë për të siguruar, siç thotë populli ynë, kafshatën e gojës . U edukua dhe u formua në një familje të njohur me histori të lavdishme, të cilën e përcollën tragjedi e trazira të shumta.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Martesa me shkuesi, e jo me dashuri
Tomë Hasi u martua në moshën 36 vjeçare me Lulë Doken Lucaj. Jo me dashuri, por me shkuesi. Nuk e dëgjoi zemrën e tij. As të prindërve. Shokun e tij të jetës ia zgjodhi Nikë Zeka Gjeloshaj, një burrë i dalluar në Malësi. Nikë Zeka ishte shok dhe mik i ngushtë me Dokë Gjeloshin. Nika një ditë vendosi të shkojë në shtëpinë e Dokës për t’ia kërkuar vajzën e tij Lulën, që të martohet me kushëririn e vet Tomën. Në fillim të bisedës, sipas traditës e zakoneve të vendit, Nika e lavdëron Tomë Hasin aq shumë sa që Dokë Gjeloshi ndër të tjera kthehet e i thotë butësisht e miqësisht ”Nikë nuk po të dves ( pyes) a ka Suka dru, por a ka Toma tru ( mend) . Për pasuri ç’i ( që) ka mali i Sukës e di” . Nika megjithatë nuk e pati tepër të vështirë të bind mikun e tij për t’u bërë miq me Tomë Hasin. Doka pranoi. Dha fjalën e miqësisië. E Toma këtë lajm e pranoi me gëzim edhe pse nuk e njihte nusen e tij të ardhshme, Lulën 18 vjeçe. Pasi qëndruan të fejuar një kohë ( nuk e di saktë se sa) u martuan. Jetuan në shtëpi-kasollë, si të gjithë trieshjanët e tjerë të asaj kohë të pa kohë, në harmoni të plotë, duke e respektuar njëri-tjetrin. Së bashku lindën gjashtë fëmijë, tre djem ( Zefi, Kola e Gjeloshi) dhe tri vajza ( Mrija , Filja dhe Pashka). Ata deri në vitin 1945 jetuan në fshatin Rudinë , në Mërda. Më pas u transferuan në Sukë. Atje, në afërsi të varrit të Vuksan Gelës, para tyre jetonte vetëm familja e Gjeto Gjekës Arapaj.
Zemrat e thyera
Jeta martesore e Tomës dhe Lulës
nuk kaloi pa shqetësime e lotë. Lumturia dhe kënaqësia u ndërprenë, kur u vdes vajza Pashka në moshën njëvjeçare. Që atëherë Tomës dhe Lulës u thehet zemra prindërore. Por kjo familje përjetoi tragjedinë më të madhe dhe më të vështirë me rastin e vdekjes së papritur të djalit të tyre Kolës, 23 vjeç. Vdekjen e tij, vetëm tre muaj pasi u kthye nga shërbimi ushtarak, e shkaktoi rrufeja pas një bubullime të trishtuar. Kola nga kjo goditje e fuqishme u shtri për tokë. Në atë moment, siç më kanë thënë trieshjanët e vjetër, kallet një pjesë e kulmit të shtëpisë - kasolles ku jetonin. Plaku 67 vjeçar përballet me vështirësi të pa para ndonjëherë më parë. Menjëherë, pa humbur kohë, si në kushtrim, e kthen në anën tjetër trupin e djalit tashmë të shtrirë për tokë , pa shenja jete, pasi mendohej se kjo është ndihma e vetme e parë që mund t’i jepej njeriut në raste të këtilla. Më pastaj, merr kofën me ujë dhe provon të fikë flakën e zjarrit. Ndërkohë djali i tij, Kola, që konsiderohej ndër djemtë më të bukurë dhe më në zë të Trieshit për vepra të mira njerëzore, ndërroi jetë. Në ditën e varrimit pikëllim, lotë, e vaj. Qanin të gjithë. Pleq e të rinj. I madh e i vogël. Gra e fëmijë, Djem e vajza nga e gjithë Malësia. Por. jo edhe nëna dhe babai i tij. Ata qëndruan të fortë. Zemra u ishte bërë gurë graniti. Në mbarim të ceremonisë së varrimit, Toma mori guximin e u ngritë në këmbë për të falënderuar popullin e pranishëm. Qetësi, për një çast. Të gjithë heshtën. Kishin dëshirë të dëgjonin plakun e urtë të maleve, burrin e burrave.
Fjala e tij me peshë
Nuk e teproi me dëshpërimin për humbjen jashtëzako0nisht të madhe e të pazëvendësueshme. Përkundrazi, i habiti të gjithë me fjalët:” Zoti na e ka falë. Tash 23 vjet kemi ba qef me të. Sot na e ka marrë dhe tash e mbrapa do të jetojmë vetëm me kujtimet e tij”. Këto fjalë të tij me peshë edhe sot fliten ndër malësorë. Shpresoj edhe nesër. Janë pothuaj profetike. Njerëzit fisnikë e të mençur, si Tomë
MOZAIK
Hasi me shokë, nuk e teprojnë me dëshpërim për diçka të humbur, pasi nuk e dinë me siguri nëse ajo që u ka humbur ishte e hajrit apo e sherrit. Ata nuk e teprojnë as me gëzim për mirësitë, duke e falënderuar Zotin në çdo gjendje. Njerëz të tillë gëzohen me masë dhe hidhërohen me masë. Njeriu s’ka pse të ngazëllehet për fatin e tij të mirë, pasi kjo mund të jetë pikënisja e vuajtjeve dhe e kundërta. Njeri i lumtur është ai që arrin ta vërë në praktikë konceptin e të qenurit i kënaqur me caktimin e Zotit. Këta janë njerëzit e vetëm të lumtur.
Pleqnar në pajtime të ndryshe
Përveç sa thamë, Tomë Hasi u dallua edhe në një aspekt tjetër, në pajtime të ndryshme, si mes të personave të padrejtë dhe atyre të drejtë, në çështjet pronësore, në ngatërresa, në rrahje dhe në pajtimin e gjaqeve jo vetëm në Triesh, por edhe në Hot, Grudë e Kojë. Kjo sepse fjala e tij kishte peshë, qëndrimet e tij ishin të drejta, të paanshme dhe të argumentuara. Prandaj, jo rastësisht, ai ishte zgjedhur plak i katundit. “Pleqëria nuk bëhet me fjalë, ajo bëhet me
zemër sikur në shtëpinë tënde”, ishin pëshpëritjet e këtij njeriu të urtë. Krenaria e fisit dhe farefisit Kontributi i tij në këtë rrafsh ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i vlerësuar. Ai për këtë dhe shumë punë e vepra të mira e fisnike që ka bërë meriton një mirënjohje të thellë nga brezat e rinj. Nga ana tjetër, familjarët, fisi e far e fisi duhet të krenohen me këtë burrë të urtë e të ndershëm. Gj. Gjonaj
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
33
SPORT
Çiklizmi, sport i admiruar dhe i popullarizuar anekënd globit
Sporti mrekullibërës i shëndetit të njeriut
Toni Ujkaj
Çiklizmi si sport aerobik dhe rekreacioni, është konsideruar prej shumë vitesh si njëri ndër sportet më të mira dhe më dobiprurëse për sa i përket shëndetit të njeriut, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shëndetin psikologjik apo për atë fizik, pra është sporti më i shëndetshëm në
34
“
të gjithë aspektet. Ky lloj sporti është i dashur dhe i praktikuar nga mijëra dhe miliona njerëz të të gjitha moshave përgjatë gjithë globit. Referuar informacioneve të cilat e pasqyrojnë rëndësinë e këtij sporti, çiklizmi ka filluar të praktikohet andej nga gjys-
Në vendin tonë, ndonëse në mungesë të infrastrukturës për çiklizëm krahasuar me vendet e zhvilluara, interesimi për këtë disiplinë sportive sa vjen e shtohet nga dita në ditë, pothuajse nga të gjitha moshat: nga fëmijët, nga të rinjtë e deri tek më të moshuarit. Si duket, këta adhurues dhe praktikantë të përditshëm të çiklizmit janë vetëdijesuar për të mirat që sjell ky lloj sporti për shëndetin e njeriut, andaj gradualisht kanë filluar të ndjekin stilet e shëndetshme të jetesës së vendeve të zhvilluara dhe me një traditë të gjatë në fushën e çiklizmit
Javore KOHA
E ENJTE, 4 KORRIK 2019
ma e dytë e shek. XIX, atëherë kur filluan edhe turet e para të çiklizmit dhe garat e ndryshme nëpër kontinentin amerikanë dhe në Evropë. Për vendet e qytetëruara evropiane dhe botërore, siç e vërejmë, çiklizmi ka një traditë të lashtë që vazhdon edhe sot të vlerësohet dhe të praktikohet me shumë pasion dhe admirim, si nga garues profesionistë, ashtu edhe nga njerëz të rëndomtë. Referuar vendeve të zhvilluara, simpatia për këtë lloj sporti nuk është zbehur, por përkundrazi është rritur dukshëm dhe për këtë fakt padyshim duhet të jetë krijuar edhe falë infrastrukturës ideale dhe të zhvilluar për këtë sport, pasi çdo dukuri që admirohet në masë të gjerë dhe që popullarizohet me hov të shpejtë, rezulton falë investimeve që kryhen. Në vendin tonë, ndonëse në mungesë të infrastrukturës për çiklizëm krahasuar me vendet e zhvilluara, interesimi për këtë disiplinë sportive
SPORT
sa vjen e shtohet nga dita në ditë, pothuajse nga të gjitha moshat: nga fëmijët, nga të rinjtë e deri tek më të moshuarit. Si duket, këta adhurues dhe praktikantë të përditshëm të çiklizmit janë vetëdijesuar për të mirat që sjell ky lloj sporti për shëndetin e njeriut, andaj gradualisht kanë filluar të ndjekin stilet e shëndetshme të jetesës së vendeve të zhvilluara dhe me një traditë të gjatë në fushën e çiklizmit. Në këto ditë vape me temperatura ekstremisht të larta për këtë periudhë kohore, ngasësit e biçikletës shtohen nga dita në ditë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, ku pothuajse nuk ka rrugë apo lagje të qytetit/qytezës të mos takosh biçiklistë të cilët për disa minuta ose për disa orë, qëndrojnë mbi biçikletë për të hequr stresin e ditës, për t’u zbavitur, për t’u argëtuar por dhe për t’ u freskuar sadopak në
“
Referuar motos: “Jeta me dy rrota”, studiuesit e shumtë, sportistë apo mjekë, vazhdojnë të pohojnë se pikërisht ngasja e biçikletës është sporti më i fuqishëm kur bëhet fjalë për parandalimin e shumë sëmundjeve, madje edhe të atyre më të rënda dhe më fatale për jetën e njeriut
orët e pasditës, duke mos lënë pasdore as përfitimet shëndetësore, sidomos për dobitë që çiklizmi i sjell sistemit kardiovaskular. Rëndësia e çiklizmit nga shumë profesionist të fushës por edhe nga shkenca e mjekësisë, në mes tjerash është përkufizuar me moto të ndryshme si: “Çiklizmi – jeta në dy rrota”, “çiklizmi – mjet transporti dhe mik i mjedisit”, etj. Referuar motos: “Jeta me dy rrota”, studiuesit e shumtë, sportistë apo mjekë, vazhdojnë të pohojnë se pikërisht ngasja e biçikletës është sporti më i fuqishëm kur bëhet fjalë për paran-
dalimin e shumë sëmundjeve, madje edhe të atyre më të rënda dhe më fatale për jetën e njeriut. Prandaj, nëse tashmë jeni vetëdijësuar për të mirat e pafundme që sjell ky lloj sporti, do të ishte mirë që të gjithë që kanë vullnet dhe dëshirë për të pasur një jetë më të lumtur dhe të shëndetshme, të fillojnë të merren me çiklizëm, sepse nuk kërkon shumë kosto financiare. Në këtë mënyrë do të jeni më vitalë si njerëz, do të dukeni më mirë e më pozitivë, më efikas në familje dhe në punë, por dhe do të evitoni stilet e pashëndetshme të të jetuarit. E ENJTE, 4 KORRIK 2019
Javore KOHA
35