Koha 871

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 korrik 2019 Viti XVlll Numër 871 Çmimi 0,50

Plakja e popullsisë me pasoja jo vetëm demografike ISSN 1800-5696

Përsëri të fundit

Hana


PËRMBAJTJE

4

5 Janë realizuar projekte me vlerë për komunitetin

Njohje me pozitën dhe problemet e shqiptarëve në Malin e Zi

12

16 Histori e veçantë për rajonin e Krajës

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019


PËRMBAJTJE

18

26 Njohja me qytetërimet e huaja është ndjesi e papërshkrueshme

Thesari i kulturës materiale arkeologjike

28

34 Ambasadore të denja të politikës shqiptare në botë

Përkujtim i detarit legjendar

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 11 korrik 2019 Viti XVlll Numër 871 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

Plakja e popullsisë ëve ulqinaka me pasoja jo re mungu ë e vetëm demografike dëshir nhjëet ma trit-o Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Përsëri të fundit

Hana

fundit Përsëri të

Hana

vetëm demografike me pasoja jo Plakja e popullsisë

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Komuna e Tuzit publikon raportin e aktiviteteve gjatë 100 ditëve të qeverisjes

Janë realizuar projekte me vlerë për komunitetin Tuz - Komuna e Tuzit këto ditë numëron 100 ditë të qeverisjes duke njoftuar se sfidat ditore në vetëqeverisjen lokale janë të mëdha si dhe angazhimet për realizimin e planeve për të ardhmen. Nga kjo administrate kanë shpalosur një sërë aktivitetesh, planesh dhe projektesh të cilat janë realizuar, që janë në realizim e sipër dhe që do të realizohen në periudhën në vazhdim. “Brenda këtyre 100 ditëve kemi hartuar dhe prezantuar 6 projekte me rëndësi për zvhillimin e Komunës së Tuzit: Projekti për rindërtimin e parkut në qendër të Tuzit, tri projekte me rëndësi që i kemi paralajmëruar kohë më parë e këto janë: rrethrrotullimi tek Kisha Katolike në Tuz, Bulevardi Podgoricë-Tuz si dhe rruga Dinoshë- Cem i Trieshit me vlerë mbi 11 milionë euro, Hapja e kopshtit për fëmijë në Tuz, ku kontributi i Komunës në këtë projekt ka qenë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

mundësimi i ndërtimit të kopshtit në pronën e Komunës si dhe lirimi nga taksat komunale lokale, Përkrahja e KF “Deçiq” nga ana e Komunës së Tuzit dhe ndërtimi i shëtitores pranë hekurudhës, (nga Vulajt deri në Hakshabanaj)”, njoftojnë nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Komunës së Tuzit. Më tutje kanë njoftuar se janë në përfundim viaduktet në 2 lokacione, në Rakiq dhe Milesh si dhe janë mbajtur mbi 100 takime me qytetarë, janë zhvilluar tre shqyrtime publike, janë mbajtur gjashtë seanaca parlamentare, janë mbajtur mbi 20 vizita dhe takime zyrtare, janë realizuar pesë aktivitete, janë mbajtur dy orë qytetare dhe janë sjellë katërmbëdhjetë vendime. Kur është fjala për projektvendime të cilat janë në proces pune, nga Komuna e Tuzit rëndisin këto projekte: “Vendimi për themelimin e shërbimeve komunale; vendimi mbi mirëmajtjen e pastërtisë;

vendimi mbi rrugët komunale dhe të rrugëve të pakategorizuera; vendimi mbi tregjet, (tregu i gjelbërt) ; vendimi mbi furnizimin publik me ujë; vendimi mbi furnizimin me ujë në vendet rurale dhe vendet tjera; vendimi mbi shërbimet funerale dhe mirëmbajtjen e varrezave; vendimi mbi transportin e linjave për komunikacionin urban dhe atë rural si dhe rregullorja mbi sistematizimin e vendeve të punës të Komunës së Tuzit”, theksojnë ndër të tjera nga Komuna e Tuzit duke njoftuar paraprakisht se në seancat e ardhshme do të merrën vendime shumë të rëndësishme lidhur me tatimet, themelimin e shërbimeve komunale; mirëmabjtjen e pastërtisë; vendimi mbi transportin e linjave për komunikacionin urban dhe atë rural si dhe rregullorja mbi sistematizimin e vendeve të punës të Komunës së Tuzit. t. u.


NGJARJE JAVORE

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, u takua me Shefin e Delegacionit të BE-së në Podgoricë, Ambasadorin Aivo Orav

Njohje me pozitën dhe problemet e shqiptarëve në Malin e Zi Podgoricë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, së bashku me sekretarin Lindon Gjelaj dhe koordinatoren e zyrës së KKSH-së, Adriana Hoxha, zhvilluan të enjten takim pune në zyrën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, ku u pritën nga Ambasadori i BE-së, Aivo Orav. Në deklaratën për shtyp të KKSHsë thuhet se kryetari Nika prezantoi gjendjen aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi, sfidat me të cilat ballafaqohen ata dhe qëndrimet e këtij institucioni për të ardhmen. Ai shprehu shqetësimin për zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të shqiptarëve në Malin e Zi, si shkak i natalitetit të ulët dhe emigrimit të vazhdueshëm. Në takim është folur po ashtu edhe për rëndësinë e integrimit të

shqiptarëve në institucionet publike shtetërore në të gjitha nivelet, në bazë të proporcionit të tyre në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Malit të Zi; gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, problemet me planprogramet në lëndët që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, problemet me përkthimet e kurrikulës mësimore, toponimet dhe emrat e personazheve në ilustrime dhe shembujt e dhënë; gjendjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe toponimeve në gjuhën shqipe; çështjet e përdorimit të simboleve kombëtare dhe problemet me mospërputhjen e ligjeve; nevojën e konsultimit me përfaqësuesit shqiptarë në proceset e vendimmarrjes kur bëhet fjalë për planifikimin hapësinor, përdorimin e burimeve natyrore të zonave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi; kujdesin

për kulturën, trashëgiminë kulturore, vendet arkeologjike në zonat e banuara nga shqiptarët në Mal të Zi; situatën e mediave dhe informimit në gjuhën shqipe; situatën socio-ekonomike dhe infrastrukturore etj. Kryetari i KKSH-së ka potencuar rëndësinë e mundësive për bashkëpunim brenda institucioneve dhe vendosjen e një komunikimi të rregullt për shprehjen e shqetësimeve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi. Nga ana tjetër, Ambasadori Orav ka falënderuar përfaqësuesit e KKSHsë për vizitën Delegacionit të BE-së dhe për prezantimin e çështjeve. Ai gjithashtu ka nënvizuar rolin konstruktiv dhe rëndësinë e pakicave për integrimin e Malit të Zi në BE. (Kohapress) E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi demografik

Plakja e popullsisë me pasoja jo vetëm demografike

6

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Për Koha Javore:

Nail Draga

Duke marrë parasysh së po bëhën tre dekada kur shqiptarët filluan të emigrojnë në botën e jashtme, në sajë të të dhënave të publikuara nga studiues dhe subjekte të ndryshme, del së ky proces i përshpejtuar me vete sjellë edhe pasoja të cilat kanë filluar të paraqiten të popullsia e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një çështje shumëplanëshe e cila ka marrë përmasa shqetësuese, që na prezantohen së fundit përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN). Së dukuria e emigrimit ka ndikuar në rritjen e moshës mesatare të popullsisë në Shqipëri dëshmojnë të dhënat së në vitin 1989 mosha mesatare ishte 23 vjeç, ndërsa tredhjetë vite më vonë kjo shifër është shtuar me 12 vite duke arritur mesataren me 35.4 vjeç. Në pesë vitet e fundit popullatës 65-69 vjeç, i janë shtuar 27.648 vetë ndërsa popullata e të rinjve 15-19 vjeç është zvogëluar me 49.362 vetë. Në këtë periudhë kohore numri i njerëzve në moshë mbi 65 vjeç në Shqipëri është rritur me mbi 12%, që kemi të bëjmë me dukurinë e moshënimit demografik, që do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmën. Sipas FMN-së forca e punës në vend parashikohet të tkurret gjatë tre dekadave të ardhshme dhe të shtohet numri i pensionistëve. Një dukuri e tillë prezantohet përmes dy treguesve demografik: rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të popullsisë, përkatësisht emigrimi i trurit në botën e jashtme. Andaj mbetet që institucionet përkatëse të Qeverisë së Shqipërisë, çështjet e tilla ti trajtojnë profesionalisht, duke ofruar projekte dhe investime përkatëse duke stimuluar lindshmërinë dhe ofruar kushte optimale sociale për popullsinë e re në vendin e tyre.

Në sajë të raportit të publikuar kohë më parë nga FMN-ja, procesi i emigracionit po shfaqet me pasoja të mëdha më ç’ rast Shqipëria po plakët me një dinamikë të përshpejtuar me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën e këtij vendi Shpopullimi i fshatrave proces më pasoja shumëdimensionale

Dukuria e shpopullimit është kategori demografike e cila në aspektin gjeografik është e njohur në sajë të lëvizjeve migruese të popullsisë. Shpopullimi i popullsisë në vendbanimet e zonat përkatëse dallohet nga një vend në tjetrin, sepse në këtë aspekt kanë ndikuar faktorë dhe rrethana të ndryshme shoqërore dhe politike. Kështu në këtë aspekt deri në vitin 1990, në Shqipëri ekzistonte lëvizje e kontrolluar e popullsisë nga zonat rurale në ate urbane, e cila ishte minimale, sepse e tillë ishte politika e kohës së diktaturës. Një kufizim i tillë me rastin e rënies së sistemit socialist, ishte shkas që në rrethana të reja në shoqërinë pluraliste filloj migrimi i popullsisë nga zonat rurale në ato pranë urbane e urbane, e sidomos në botën e jashtme. Nga një dukuri e tillë Shqipëria u bë kampion pothuaj në tërë vendet e ish kampit socialist, sepse sipas të dhënave aproksimative nga viti 1991, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.5 milion qytetarë të saj, nga del së në botën e jashtmë është 1/3 e popullsisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër migrimi nga zonat rurale në pjesen veriore, lindore e jugore ka ndikuar që shumë fshatra të mbesin më numër simbolik të banorëve apo fare pa banorë. Një dukuri e tillë në aspektin demografik e ate sociologjik vlerësohet si trend bashkëkohor, sepse ajo është identike edhe në vendet tjera të ish kampit socialist si Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj., ku fshatra të tëra janë pa banorë, duke paraqitur një shpopullim të panjohur në kohën më të re, me pasoja të mëdha për të tashmën dhe të ardhmën e vendeve përkatëse.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në këtë aspekt nuk mungojnë të dhënat e mediave të ndryshme, duke paraqitur informacione shqetësuese, nga vet fakti se ka munguar përkujdesi shtetëror për t’iu siguruar kushte elementare popullsisë së vendbanimeve rurale, të cilët i ngjanë kohës së monizmit, por vetëm me një dallim se në atë kohë ka munguar prezantimi I gjendjes reale të vendbanimeve të tilla. Të dhënat se në zonat rurale ende mungon rruga, uji i pijshëm etj., janë dëshmi që nuk mund të pranohen në kohën e internetit, andaj duhen ndryshime në investimet infastrukturore dhe ato sociale, sepse ata janë baza e qendrimit të popullsisë në zonat e tilla, në të kundërtën do ta kemi fshatin në zonat pranë urbane apo në qendrat e tyre.

Nevojitet strategjia e zhvillimit kombëtar

Vetëm me strategji te zhvillimit ekonomik për investime kapitale, mund të ndalohet një trend i tillë, i cili është me efekte negative për të tashmën dhe të ardhmën.Në fshatrat me dukuri të shpopullimit, banorët ekzistues janë të moshuarit, sepse të rinjët ose janë vendosur në qytete apo në botën e jashtme. Në këtë aspekt nuk ekzistojnë të dhëna të sakta të publikuara, por në sajë të informacioneve që disponojmë, fshatra të tillë ka me dhjetëra, numër ky i cili është duke u rritur vazhdimisht, sidomos në zonat malore. Shqipëria i ka të gjitha parakushtet gjeografike e hapësinore për një zhvillim optimal, por duhet qasje serioze dhe profesionale për trajtimin e çështjeve të tilla, në favor të investimeve kapitale për zhvillim të përgjithshëm, sikurse veprohet kudo në vendet me pushtet të qendrueshëm e demokraci të konsoliduar. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Ballkani Perëndimor i padëshiruar apo pa vullnet? Zgjerimi i BE-së nuk është më ai që ka qenë dikur. Qëkur u bë e qartë, se Turqia me Erdoganin nuk është e mirëpritur, dhe se një integrim i Ukrainës në BE do të sillte tensione serioze me Rusinë, bisedimet e anëtarësimit po përqendrohen tek Ballkani Perëndimor

Ivaylo Ditchev

Disa politikanë kujtojnë fëmijët problematikë të BE, si Bullgarinë, Greqinë apo Rumaninë. Kurse populistët parimisht janë kundër anëtarësimeve në BE të vendeve me shumicë myslimane, si Kosova apo Bosnje-Hercegovina. Të tjerët kanë tendencën ta harrojnë Ballkanin Perëndimor. Krahas lodhjes me zgjerimin, mjaft e diskutuar këto vite është edhe pyetja: Sa seriozisht e ka vetë ky rajon me anëtarësimin në BE? Një shembull aktual nga marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes: Qeveria bullgare prezantohet me dëshirë si avokate e Ballkanit Perëndimor, por një incident i vogël bëri që kryeministri nacionalist i Bullgarisë të kërcënojë Maqedoninë e Veriut me veto kundër anëtarësimit në BE. Arsyeja: Shkupi nuk ishte i gatshëm të pranonte se revolucionari Goce Delçev ka qenë bullgar. Një komision i përbashkët i të dy vendeve do duhet ta zgjidhë këto grindje, por ky luan me kohën, dhe pas vitesh e vitesh pune, ka arritur të trajtojë historikisht vetëm

8

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

periudhën e Mesjetës. Delçev lindi si bullgar etnik dhe ra si hero në përpjekjen për ngritjen e kombit maqedonas, por historia luan këtu një rol më të vogël. E çfarë mund të kthehet në pengesë në rrugën e integrimit? Jo tregtia, jo projektet ndërkufitare, jo investimet apo problemet e sigurisë, por pyetja, se kujt i përket një personalitet historik, megjithëse deri më sot nuk ka asnjë lidhje hekurudhore mes kryeqytetit bullgar e atij maqedonasverior, të cilat janë vetëm 245 kilometra larg. Në kohën e këtij skandali nacionalistët bullgarë kujtuan grekët heroikë, që me gjasë i mbrojtën interesat e tyre kombëtare, duke e detyruar Shkupin të ndryshojë emrin nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut për të mos pasur “pretendime” për antikitetin. Ky konflikt me karakter simbolik, që e frenoi ecjen përpara të ish-republikës jugosllave për 27 vjet, duket se ka krijuar një shembull në rajon. Kompromisi për çështjen e emrit i ka kushtuar partisë Syriza humbjen e shumicës. Në të ardhmen kjo çështje mund të fitojë një radikalizim të ri, nëse një qeveri e orientuar djathtas merr pushtetin. Diku tjetër problemet janë edhe më të mëdha. Përplasjet në Bosnje mes grupimeve etnike (boshnjakëve, kroatëve, serbëve, shën.red.) madje

edhe mësimi i lëndës së historisë është i ndryshëm në shkolla. Shembull tjetër janë bisedimet e vështira mes Kosovës dhe Serbisë, që vitin e kaluar sërish u bllokuan pas vrasjes së një politikani serb. Me gjithë respektin për veçanësitë kulturore, shtrohet pyetja, se si e përfytyrojnë vetë këto vende Bashkimin Europian, që fillimisht ishte një projekt i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndër-rajonal në shumë sektorë. Por në rajonin e Ballkanit është e kundërta: Elita lokale jo tërësisht legjitime e instrumentalizojnë integrimin në BE për të forcuar pushtetin e tyre. Rivaliteti mes elitave kompensonte mungesën e programeve dhe strategjive të pavarura politike. Në këtë traditë, integrimi në BE nuk fillon me bashkimin e qymyrit dhe çelikut, por përmes projekteve të imituara nga lart-poshtë, siç i kërkon Evropa. Lidershipi politik i secilit vend në Ballkan nuk ka interes të heqë dorë nga kufijtë kombëtarë, përkundrazi – shumica e sipërmarrjeve në rajon janë të varura nga mbështetja kombëtare dhe një lloj proteksionizmi i fshehtë. Në rajon ka kryesisht vetëm pak sipërmarrje lokale që janë aktive në të gjithë Ballkanin – dhe integrimi përmes Coca-Colës është të paktën një ndërmarrje me pikëpyetje. Duket një paradoks që shtetet e dikurshme komuniste, si Bullgaria dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Rumania u bënë anëtare të BE-së në vitin 2007, dhe jo vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që ishin shtetet pasuese të Jugosllavisë së pavarur nga blloqet. Një shpjegim për këtë mund të jetë që elitat bullgare dhe rumune me pak legjitimitet hynë në procesin e transformimit, por u duhej të përshtateshin – ato ishin mësuar me këtë përshtatje që në kohën e bllokut lindor. Kurse elitat nga shtetet pasuese të Jugosllavisë së dikurshme dukej sikur kishin më shumë vetëbesim dhe prestigj ndërkombëtar, por kjo çoi në luftëra. Jo simbolike, reale. Paradoksi që të përdoret integrimi në BE për të forcuar shtetet kombëtare jo të stabilizuara i shkon një nocioni etnik të kombit, shumë të përhapur në Evropën Juglindore. Dëbime dhe

përndjekje të grupimeve të tjera etnike, njëlloj si “pastrimet etnike” që u bënë shenja dalluese e Sllobodan Millosheviqit, ka pasur edhe në shtete të tjera të rajonit, duke filluar me luftërat çlirimtare, kur qindra mijëra turq u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Greqi e Bullgari. Fenomene të njëjta ka pasur edhe nga ata të ashtuquajtur si pala e mirë: kur kroatët “pastruan” rajonin e Krajnës me ndihmën amerikane. Edhe në Kosovë serbë etnikë lanë shtëpinë e tyre, para syve jo të vëmendshëm të BE-së. Le të kujtojmë edhe se çfarë ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore në Çekosllovaki dhe Poloni: miliona gjermanë etnikë iu dëbuan. Pasi shumica e hebrenjve në këto vende u vranë nga nazistët, historia e pasluftës e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

këtyre vendeve filloi me një homogjenitet të panatyrshëm. Reagimet e sotme histerike kundër refugjatëve mund të jenë edhe pasoja e ndjesisë së një etniciteti “të pastër”. Pas kësaj fshihet frika për projektin evropian, i cili i shuan vijat ndarëse etnike dhe atyre u duhet të pranojnë diversitetin e njerëzve. Shtetet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të ndjekin sërish rrugën e vjetër, pasi përkatësia etnike sjell pasione të forta dhe udhëheqës të fortë me tendenca autoritare. Që kjo të mos ndodhë, duhet të rigjallërohet sërish shpirti jugosllav i të qenit i hapur dhe diversitetit kulturor. Ose, pse jo? Utopia e pasluftës e një federate ballkanike që u shkatërrua shpejt nga Stalini. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Përsëri të fundit

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Nga mesi i viteve 400, Roma u pushtua nga barbarë dhe perandoria u shpërbë. Nga ky pështjellim i madh lindën grupet etnike. Ilirët, ish-pjesë e perandorisë romake, ishin të parët që e pësuan; ata u shpërndanë, disa me Lindjen e të tjerë me Perëndimin. Prej tyre lindën albanë, arbanë e shqiptarë. Shqiponja me dy koka që zgjodhën për flamur, simbolikisht, tregon se si etni ata ishin jo të bashkuar.

“ 10

Edhe anglezët, francezët e gjermanët dolën nga shpërbërja e perandorisë romake si grupe etnike dhe menjëherë do të hidheshin në sulm për të provuar se cili prej tyre ishte më i zoti se tjetri për kontrollin e Kontinentit. Gjatë shekujve, etnitë u transformuan në kombe dhe deri në vitin 1900, shumica e Evropës Perëndimore përbëhej nga shtete-kombe. Shqiptarët, prej rënies së Peran-

Nga mesi i viteve 400, Roma u pushtua nga barbarë dhe perandoria u shpërbë. Nga ky pështjellim i madh lindën grupet etnike. Ilirët, ish-pjesë e perandorisë romake, ishin të parët që e pësuan; ata u shpërndanë, disa me Lindjen e të tjerë me Perëndimin. Prej tyre lindën albanë, arbanë e shqiptarë. Shqiponja me dy koka që zgjodhën për flamur, simbolikisht, tregon se si etni ata ishin jo të bashkuar

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

dorisë romake deri në shpalljen e pavarësisë më 1912, cilësoheshin grup etnik në kuadër të perandorisë osmane. Pas humbjes në Luftën e Parë Botërore, perandoria austro-hungareze dhe ajo osmane u shpërbënë, dhe shumë kufij europianë u ripërcaktuan sipas parimit një kombnjë shtet. Nga kjo Shqipëria lindi, ndërsa shqiptarët në trojet e veta, jashtë kufijve, mbetën me statusin etni. Gjatë viteve 1930, socialistët nacionalistë gjermanë (Nazistët) dolën me parimin se të gjithë gjermanfolësit përbënin një komb dhe duhej të unifikoheshin në një shtet. Fuqitë e tjera europiane në heshtje e pranuan këtë ide dhe nuk u përpoqën ta ndalnin Gjermaninë nga marrja e Austrisë dhe pjesës gjermanfolëse të Çekosllovakisë. Por kjo heshtje morri fund kur gjermanët pushtuan Polon-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët, prej rënies së perandorisë romake deri në shpalljen e pavarësisë më 1912, cilësoheshin grup etnik në kuadër të Perandorisë osmane. Pas humbjes në Luftën e Parë Botërore, Perandoria austro-hungareze dhe ajo osmane u shpërbënë, dhe shumë kufij europianë u ripërcaktuan sipas parimit një komb-një shtet. Nga kjo Shqipëria lindi, ndërsa shqiptarët në trojet e veta, jashtë kufijve, mbetën me statusin etni

inë që nuk është vend gjermanishtfolës. Si rrjedhim, më 1939, Anglia dhe Franca u përpoqën ta ndalnin Gjermaninë. Parimin një komb - një shtet, Italia e Gjermania naziste e zbatuan edhe me rajonet shqiptare në Ballkan, duke i bashkuar në një shtet i cili dështoi me kapitullimin nazist. Një shtet, pasi themelohet, duhet të mbajë besnikërinë e qytetarëve të vet. Nacionalizmi zakonisht promovon ndjenjën e vetëdijes kombëtare, që lartëson një komb mbi gjithë të tjerët. Për shumë shtete, mediat masive janë mjetet më efektive të nxitjes së nacionalizmit. Sot vetëm disa shtete lejojnë masmediat të veprojnë të lira, pa ndërhyrje të qeverisë. Nacionalizmi mund të ketë ndikim negativ. Ndjenja e unitetit brenda një shteti-komb nganjëherë rritet përmes krijimit të imazhe negative të

Një shtet, pasi themelohet, duhet të mbajë besnikërinë e qytetarëve të vet. Nacionalizmi zakonisht promovon ndjenjën e vetëdijes kombëtare, që lartëson një komb mbi gjithë të tjerët. Për shumë shtete, mediat masive janë mjetet më efektive të nxitjes së nacionalizmit. Sot vetëm disa shtete lejojnë masmediat të veprojnë të lira, pa ndërhyrje të qeverisë

shteteve të tjera. Nacionalizmi është si një forcë centripetale, që tenton unifikimin e njerëzve dhe rritjen e mbështetjes për një shtet. (Fjala centripetal do të thotë “drejtuar drejt qendrës”. Është e kundërta e centrifugales, që do të thotë “përhapje nga qendra”.) Shqipëria komuniste, psh., zhvilloi një propagandë centripetale, duke u përpjekur me programet e Radios për të tërhequr rreth vetes besnikërinë e dëgjuesve shqiptarë dhe të gjithë botës në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përgjithësi. Sipas raporteve të ndryshme, shqiptarët mjaftohen sot me një shtyp vetëm pjesërisht të lirë dhe me një garë të papërfunduar, shpesh të lëne përgjysmë për Bashkim Europian. Kroacia aplikoi për anëtarësim në 2007 dhe u bashkua në 2013, duke e çuar anëtarësimin në 28 anëtarë. Turqia sot mbetet një vend kandidat. Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi janë në prag, duke lënë pas Shqipërinë dhe Kosovën shumë etnike. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet e 30 qers Ja erdhi dhe shkoi edhe 30-qershori i “votimeve” të Edi Ramës, sepse zgjedhje këto nuk mund të quhen, bazuar në asnjë standard ndërkombëtar. Gjatë viteve, nëpërmjet shkrimeve modeste, jam përpjekur të shpreh mendimet e mia modeste – për mirë e për keq -- mbi zhvillimet politike të këtyre 3-dekadave post-komunizëm në Shqipëri, në Kosovë dhe an e mbanë trojeve shqiptare

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Prandaj, kësaj radhe, nuk dua të përsëris zhgënjimet e mia të njohura në lidhje me klasën aktuale politike dhe mungesën e zhvillimeve të një demokracie të vërtetë në trojet tona të shumëvuajtura. Sepse po të bëja një gjë të tillë, do të mërzisja, jo vetëm lexuesin por edhe veten time. Prandaj, me këtë rast, dua të shpreh, shkurtimisht, zhgënjimin tim personal mbi votimet e fundit në Shqipëri – në përputhje, pak a shumë me reagimet e shprehura në media nga disa kolegë të mi të nderuar nga Amerika, si Profesor Sami Repishti, Profesor Nikolla Pano dhe Dejvid Filips. Në qoftë se këto fjalë të mia mund tu duken pakëz si të ashpra, u kërkoj falje, por dalin nga zemra e një shqiptaro-amerikani i cili e do kombin e vet, dhe i cili mendon dhe beson se Kombi shqiptar – pas njërës prej diktaturave më të egra komuniste në botë -- meriton shumë më mirë se kaq. Në të vërtetë unë jam i zhgënjyer edhe nga mosreagimet e diasporës e sidomos komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhje me gjendjen e krijuara në Shqipëri. U garantoj se po të ishte imponuar kjo gjendje sot nga të huajt – nga sllavi, greku, turku ose italiani – shqiptarët e Amerikës do t’i shikoje me pankarta në protesta para Kongresit të Shteteve të Bashkuara

12

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

dhe Shtëpisë së Bardhë. Por ç’të bëjmë tani, të protestojmë para botës, shqiptari kundër shqiptarit? Si mund të quhen zgjedhje, votimet me një pjesëmarrje prej më pak se 20% e shqiptarëve që kanë të drejtë vote, ndërkohë që në shumicën e rasteve, kandidatët socialistë ishin pa asnjë kundërshtar? Çfarë qeverie, kudo qoftë, do të ndihej krenare për organizimin e një spektakli të tillë të shëmtuar? Organizimi i tyre ishte i turpshëm dhe mbrojtja e atij procesi, nga nivelet më të larta të qeverisë dhe të partisë në pushtet, është një ofendim i inteligjencisë së shqiptarëve por edhe i ndërkombëtarëve, për të mos thënë poshtërsi për vetë procesin. Ky ishte një aksion i kotë politik, krejtësisht pa asnjë vlerë. Një humbje e madhe për qeverinë dhe kryeministrin e saj! As opozita të mos festojë, se nuk ishte fitore as për opozitën e bashkuar. Mos mendoni se shumicën e 80% të shqiptarëve që nuk votuan të dielën që kaloi, i keni me veten, sepse unë e di dhe ju e dini mirë se nuk janë as me ju. Duhet ta dini gjithashtu se populli shqiptar është lodhur me të gjithë ju. Fatkeqësisht, me këto votime, kjo klasë politike i mbetet besnike trashëgimisë së saj edhe pas 30-vjet post-komunizëm: e “fikur dhe e koritur”, para Kombit dhe para botës. Ç’të them për ndërkombëtarët dhe reagimin e tyre me këtë rast, përfshirë atë të OSBE/ODIHR-it? Unë dua të rrëfej se që nga viti 1989 e këtej, si pjesë e punës kam ndjekur me kujdes dhe për nga afër misionet e OSBE-së anembanë botës ish-ko-

muniste dhe kam pasur gjithmonë respektin më të madh për punën e tyre. Kam pas fatin madje të jem edhe disa herë anëtar i delegacioneve për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në vendet ish-komuniste, përfshirë edhe delegacionin e parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në zgjedhjet e para pluraliste në mars/prill 1991 në Shqipëri. Megjithëse me shumë të meta dhe mungesa serioze standardesh, me keqardhje më duhet të them se organizimi i atyre zgjedhjeve nga regjimi i Ramiz Alisë, pothuaj 30vjet më parë, i plotësonte më shumë standardet e zgjedhjeve të përcaktuara nga OSBE-ja, në krahasim me votimet e organizuara nga qeveria Rama të dielën që kaloi -- tre dekada pas shembjes së komunizmit. Prandaj, deklarata e delegacionit të OSBE-së të hënën që kaloi ishte zhgënjyese, në krahasim me ato që vërtetë duhej të thonin për votimet vendore në Shqipëri. Konstatuat se ishin të qeta! Është ky një prej standardeve, por të qeta ishin zgjedhjet edhe në kohën e komunizmit, por a mund të thoni se këto ishin të lira, të drejta dhe demokratike – standardet kryesore për cilësimin e zgjedhjeve në një vend që e quan veten demokratik dhe anëtar i NATO-s. Unë nuk dua t’u mësoj ju të nderuar Zonja e Zotëri, se cili duhej të kishte qenë raporti i juaj paraprak për këto zgjidhje, sepse ju jeni ekspertët ndërkombëtarë. Por dua tu pyes, në cilin vend tjetër të Evropës do e pranonin procesin e zhvillimit të votimeve si ky që u mbajt në Shqipëri fund javën që kaloi, me një pjesëmarrje më pak se 20% dhe në shumicën e rasteve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shorit në Shqipëri vetëm me paraqitjen e kandidatit të Partisë Socialiste – pa kundërshtar? Demokratike ishin këto? Unë si shtetas amerikan prej pothuaj gjysmë shekulli dhe si një shqiptaro-amerikan që, për arsye të ish-detyrës, kam pasur fatin të bashkëpunoj gjatë karrierës time me shumë diplomatë amerikanë, jo vetëm në Shqipëri por anembanë botës dhe për të cilët kamë zhvilluar dhe ruaj gjithnjë respektin më të madh për punën e tyre në rrethana shpesh të vështira – më habiti edhe reagimi i Ambasadës amerikane në Tiranë për këto votime, ashtu siç ka habitur edhe shumë shqiptaro-amerikanë me të cilët kam biseduar kohët e fundit, e të cilët janë shumë të shqetësuar me zhvillimet e fundit atje, e sidomos me reagimet/ mosreagimet ndërkombëtare ndaj atyre zhvillimeve. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, citon deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë, sipas të cilës, “Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave votimet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave”, thekson deklarata e cituar nga VOA shqip. “Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë”. Deklarata e Ambasadës dekodohet gjithashtu me OSBE/ODIHRin se, “Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve”, duhet të presin një institucion juridik që, sot për sot, nuk ekziston, “Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë se do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”, thuhet në atë deklaratë. Reagimet e ndërkombëtarëve ndaj

votimeve të së dielës në Shqipëri po konsiderohen nga shumë ekspertë brenda dhe jashtë Shqipërisë si mbështetje prej tyre e një procesi ilegal dhe jashtë standardeve ndërkombëtare. Një mik imi këtu në Amerikë më solli ndër mend kohën e fashizmit kur Italia dërgonte në Shqipëri njerëz gjysmakë, sidomos në fushën e mjekësisë, duke i arsyetuar si, “e buono per Albania”. A mendojnë ndërkombëtarët se qeveria që kanë shqiptarët, “e buono për Albania”, sepse kaq meritojnë shqiptarët? Pse deklaratat e juaja mbi aktualitetin politik nuk pasqyrojnë të vërtetën e zhvillimeve në atë vend, përfshirë korrupsionin në të gjitha nivelet? Thuajeni të vërteten! Kaq presin shqiptarët prej jush. Unë nuk e kuptoj se pse duhet të pritet dy muaj që OSBE/ODIHR të lëshojë një raport mbi këto votime, kur është tejet e qartë se çfarë ndodhi, jo vetëm në sytë e ndërkombëtarëve, por mbi të gjithë, populli shqiptar e sheh mirë se ç’po ndodhë në vendin e tyre dhe janë duke votuar me këmbë duke u larguar vazhdimisht nga trojet e veta mijëvjeçare. Në qoftë se ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë gjendjen, atëherë do i këshilloja që të pakën mos ta ndërlikojnë edhe më keq se ç ‘është, me deklaratat ose gjysmë deklaratat e tyre të cilat

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nuk pasqyrojnë realitetin e gjendjes në Shqipëri. Më mirë heshtni fare. Sepse në fund të fundit, është kjo një gjendje e krijuar nga vetë klasa aktuale politike dhe është detyrë dhe përgjegjësi morale dhe atdhetare e saj, që sa më shpejt – nëpërmjet dialogut politik dhe me pjesëmarrje të gjerë edhe të shoqërisë – të dalë nga ky qorrsokak politik, para se të bëhet vonë – me qëllim të mënjanimit të një fatkeqësie kombëtare, përballë të cilës gjendet sot Kombi Shqiptar – falë papërgjegjësisë së saj politike dhe kombëtare. Klasa politike shqiptare duhet që sa më shpejt të marrë përgjegjësitë e veta për gjendjen e krijuar në vend dhe ndërkombëtarët duhet gjithashtu të reflektojnë thellë për rolin e tyre gjatë këtyre dekadave – ashtu që i vetmi fitues të jetë Kombi Shqiptar në marrëdhënie të ngushta dhe të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët e tjerë atlantiko-veriorë. Koha është tani, jo nesër, jo pas-nesër, jo dy muaj pas sodit, në pritje të një raporti të OSBE-së, jo kur të krijohet ky ose ai ent juridik ose politik! Shqiptarët kanë pritur mjaft dhe janë të lodhur. Por shqiptarët presin një fillim të ri. Në qoftë se jeni shqiptarë, dialogu gjithëpërfshirës për një fillim të ri duhej të kishte filluar dje -- në interesin madhor të KOMBIT! E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Lugina e Preshevës n të Kosovës dhe në sh

Lugina e Preshevës, këtyre ditëve, është bërë një temë e nxehtë në Parlamentin e Kosovës dhe një dush jashtëzakonshme ka debatuar për çështjen e Luginës së Preshevës, mirëpo për shkak mungesës së kuo ndihmuar çështja shqiptare në Luginë, par përkundrazi ajo është komplikuar dhe dëmtuar njëkohësisht. Për Koha Javore:

Nexhmedin Saqipi Preshevë Nuk është hera e parë që Kuvendi republikan i Kosovë debaton për Luginën e Preshevës, ai ka debatuar dhe ka sjellë Rezolutë para 6 vjetësh, pikërisht në vitin 2013, me të cilën u hap një zyrë në Gjilan dhe asnjë nga pikat e saj nuk u realizuan për të mirën e bashkëkombësve të saj në Serbi, e aq më pak për shqiptarët që jetonin në Kosovë, në cilësinë e të të dëbuarve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Pavarësisht këtyre rezolutave për Luginën e Preshevës, çështja shqiptare e kësaj krahine vazhdon të përballet me problemë të shumta, qoftë në Serbi, qoftë në Kosovë. Me këto veprime, në njëfarë mënyre, lëre që nuk është

14

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Lëmosha

Nuk zgjidhet problem shqiptar në Serbi, me një ndihmë deri 500 mijë euro, siç u cek në Parlamentin e Kosovës, por me një angazhim më të fuqishëm në zgjidhjen e kauzës shqiptare në Serbi. Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për lëmoshë financiare dhe kërkesat e shqiptarëve të saj nuk drejtohen te faktorët relevantë shqiptarë Prishtinë e Tiranë, vetëm për të krijuar një Fond zhvillimor për Luginën në infrastrukturë dhe kulturë, por me një qasje profesionale dhe institucionalë të zgjidhjes së problemit shqiptar në Serbi. Ajo që ra në sy gjatë debatit të këtyre ditëve për Luginën e Preshevës, në Parlamentin e Kosovës, ishte mungesa e kuorumit të deputetëve si dhe mosprezenca e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, ashtu siç ishte dikur gjatë vitit 2013-të.

Ky veprim dhe kjo sjellje e deputetëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, përveç zhurmës politike dhe propagandës së Beogradit, nuk ka ofruar asgjë për shqiptarët e Luginës, në këto ditë të nxehta të vapës tropikale.

Ironizimi

Në të njëjtën ditë, kur debatohej çështja e Luginës së Preshevës në Parlamentin e Kosovës, shefi i Forumit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë erdhi për një vizitë në jug të vendit. Ai, si gjithherë, me fjalorin e tij cinik, ironizoi me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me theks të posaçëm rreth seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës, duke u shprehur: “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë përbërëse e Serbisë, këtë e kam thënë me miliona herë, ndërsa ata që nuk kanë çka të thonë flasin për shkëputje, bashkëngjitje, përfshirë edhe territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ndërsa sa

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

në agjendën politike hënjestër të Serbisë

h i ftohtë në Qeverinë e Serbisë. Institucioni më i lartë i pushtetit qendror në Kosovës, në një seancë të orumit, votimi i Rezolutës është zvarritur i përket ndihmës materiale, ai, tha se do të ishte falënderuese nëse ajo do t’i kontribuojë një mirëkuptimi ndërmjet qytetarëve të Prishtinës dhe qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe mjetet e paralajmëruara të shpenzohen për të mirën e qytetarëve të këtyre tri komunave. Forumi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është një miniqeveri për Luginën e Preshevës, një dorë e zgjatur e Beogradit për këto komuna, i cili tashme 19 vjet, nuk udhëhiqet nga shqiptarët edhe pse është formuar për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, të trashëguara në periudhat e regjimeve të ndryshme serbe. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, administrohen nga Serbia dhe ndihmohen nga buxhetet komunale, qeveria e Serbisë dhe Trupi Koordinues dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe liderët e saj institucionalë, kohëve të fundit, harxhojnë energji duke kërkuar ndihmë përmes një Fondi zhvillimor dhe ngatërrohen dhe përçahen se kush nga komunat do të përfitoj

më shumë nga këto donacioni.

Masat

Këta liderë institucionalë ngatërrohen për vezën dhe e lënë pulën të ikë. Apo, thënë më ndryshe për një konservë e japin mëzatin, të cilin e meritojnë ngase janë taksapagues në Serbi, i kryejnë detyrimet ndaj shtetit dhe Serbia është e detyruar t’i përmbushë obligimet ligjore e financiare ndaj qytetarëve shqiptarë. Por, duke parë veprimet e këtyre liderëve teksa angazhohen të përfitojnë si serbët në Kosovë, ajo me masa restriktive dhe represive i vë ata para një sikleti institucional. Shoqëria civile në Luginë të Preshevës me kohë i ka paralajmëruar këto dukuri, të cilat më shumë i sjellin dëm dhe kokëçarje, sesa kontribuojnë për zgjidhjen e drejtë, e të qëndrueshme dhe afatgjate të statusit të kësaj krahine të stërmbushur me probleme të shumta të natyrës politike dhe ekonomike.

Vullneti

gjatë vitit 1992 e kanë shprehur vullnetin politik përmes Referendumit me të drejtë bashkimi me Kosovën, pastaj e bënë një luftë çlirimtare gjatë vitit 2000-2001 dhe arritën një Marrëveshje paqësore që njihet si Marrëveshja e Konçulit dhe nxorën disa deklarata politike. Vullneti politik i shqiptarëve për ta zgjidhur çështjen e tyre kombëtare vazhdon. Në këtë drejtim Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është i vetmi i pazëvendësuari, gjatë kësaj historie, që çështjen e Luginës së Preshevës, po mundohet ta vë në binarë të drejtë e të duhur për ta çuar kauzën e saj përpara, përmes korrigjimit të kufijve me Serbinë, i cili duhet të kryhet si sot si nesër, sa më parë aq më mirë. (Autori është publicist dhe Koordinator i Shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës)

Shqiptarët e Luginës së Preshevës,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Histori e veçantë për rajonin e Krajës (Reflektim mbi librin: “Kraja-Monografi” të autorit Hajrudin S. Muja)

Për Koha Javore:

Hamid Alaj New York

Monografia përfshin një studim të gjerë shkencor, e cila trajton një çeshtje apo një temë të veçantë. Monografia mund të trajtojë tema të ndryshme, si bie fjala: monografi mbi jetën dhe veprimtarinë e një individi (shkrimtari, shkencëtari, humanisti, sportisti etj.), monografi gjuhësore, historike, mbi një trevë (studim gjithëpërfshirës) etj. Ne nuk do të fokusohemi në shumë tema të tilla, por kur bëjmë fjalë për një monografi të një treve, pikërisht do t’i themi dy fjalë për librin monografik “Kraja-Monografi” të autorit krajan, Hajrudin S. Muja. Rreth këtij libri është shkruar edhe më parë, madje edhe nga akademikë shkencorë. Mirëpo, kur e lexova këtë libër, mendova t’i them edhe unë dy fjalë, jo për të ju kundërvu atyre të cilët vulosën mendimet e tyre rreth kësaj monografie, por përkundrazi në cilësinë e ish-kryetarit dhe aktualisht arkatarit të Shoqatës “Kraja” në New York, duke pasur parasysh se financimin e botimit të kësaj monografie pikërisht e mundësoi po kjo shoqatë. Kur merr ta lexosh librin “Kraja-Monografi” të autorit Muja, të ballafaqohesh me një libër vuluminoz. Autori në fjalë është autor i shumë librave të tjerë, por libri që ne po flasim është një libër,për të cilin me plot mendjen mund të themi se ai ka bërë një punë të mrekullueshme me vjeljen e të dhënave për të plotësuar këtë monografi. Ndonëse libri në fjalë është një libër mjaft i vëllimshëm, autori Muja

16

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

na paraqet me përpikmëri përmbajtjen, strukturën, argumentet, ngjarjet, intervistat e zhvilluara, biseda e shumë fakte të tjera, të grumbulluara që të gjitha në një “godinë” të quajtur “Kraja-Monografi”, e cili do t’u shërbejë gjeneratave të tëra që të njihen me shumëçka që ky libër përfshin në brendsinë e vet. Autori këtu përdor literaturë të autoreve të ndryshëm vendas e të huaj, madje me renome botërore, të cilët e citojnë Krajën në një aspekt apo tjetrin, si ata shqiptarë, Pollo, Bushati, Zamputi, Barleti, Çabej, Ajeti, Pulaha, Demiraj, Konica etj, ku në mesin e tyre edhe disa autorë bashkëvendas të Mujës nga treva e Krajës, të cilët i kanë kushtuar diçka trevës së vet, si bie fjala: Koliqi, Doda, Kraja (Musa), Dabaj, Gjeçbritaj, Hardolli, Hajdari, Alaj. Nga autorët sllavë bie në sy Joviqeviq, Mijoviq, Lukiq, Lazareviq, Jovoviq, Markoviq, e shumë të tjerë. Ndër autorët botërorë veçojmë shumë, por ne do t’i rendisim vetëm disa, si bie fjala Hescuard, Durham, Elsie, Bartl, Knight, Evans, Strangford etj., etj.. Pra, siç shihet, autori Muja përdori materiale nga shumë autorë, duke i ndërlidhur ngjarjet historike të një autori me tjetrin dhe në fund duke i krahasuar edhe me shumë gojëdhëna të përcjella deri në ditët e sodit. Muja në këtë libër nuk bëri hiç më tepër sesa aq, sa me kohë popullit të trevës së Krajës i ka munguar një monografi e tillë, për t’u njohur më detajisht me historinë e saj. Libri “Kraja-Monografi” lexohet me lehtësi, ku sa më thellë që hyn në brendinë e tij, zgjon kurreshtjen dhe një interesim të shum anshëm se me çfarë ngjarjesh do ballafaqohesh. Bukur mirë i ka renditur ato, që lexuesi të mos hamendet, por me padurim të presë së lexuari një ngjarje

dhe të kalojë tek tjetra. Autori Muja, të gjitha këto ngjarje, me një gërshetim stilesh letrare e dokumentare i ka ndërtuar të tëra në këtë “godinë” të quajtur “Kraja-Monografi”, duke i dhënë bashkëvendasve dhe bashkëkombasve të vet historinë e munguar të trevës së vet Krajës. Në këtë libër autori Muja, në mënyrë të veçantë, për objekt studimi merr parasysh dhe hedh në libër kronika të ndryshme të konsujve dhe udhëpërshkruesve evropianë, që në atë kohë vepronin në qytete të ndryshme, si në Shkodër, Durrës, Tivar, Cetnë etj., qendra me të cilat edhe Kraja kishte lidhje të ndryshme me to, si ekonomike, tregtare etj., ku me anë të shënimeve të tyre ndërlidh ngjarjet e ndryshme historike të trevës së Krajës, duke mënjanuar personazhe të imagjinuara. Pikërisht për shkak të veçantisë që ka ky libër, për objekt studimi apo prezantimi nuk e ka trevën e Krajës vetëm në një periudhë kohore, por e trajton në shumë periudha, madje që nga lashtësia, duke i ndërlidhur ngjarjet edhe me ditët e sodit. Kjo nuk do të thotë se është pak, sepse për një punë të tillë lypset kohë dhe vullnet, të cilën Hajudin S. Muja e realizoi me pasion të madh dhe nuk u ndal deri në ato çaste që libri i tij ra në dorë të lexuesit. Unë do të shtoja edhe diçka tjetër për veçantinë e këtij libri. Madje, veçantia kryesore e librit qëndron në pretendimin e autorit që ai me laps dhe me shkrimet e tija ka përcjellë shumë ngjarje për Krajën, që t’i prezantojë në mënyrë objektive ngjarjet historike për te. Ai i vetëdijshëm i përvishet punës si bleta e palodhshme, duke vjelë edhe të dhëna gojore për ngjarjet e kohës dhe duke i rreshtuar në brendinë e librit aty ku e lypë nevoja. Me vëmendje të vëçantë, Muja ato i


KULTURË

rendit njërën pas tjetrës, duke u thelluar me gjithë shpirt që çdo ngjarje të zërë vendin e merituar në këtë monografi, dhe e bën ate të zërë vendin e merituar në mesin e monografive të trevave shqiptare dhe më gjerë. Autori Muja bukur mirë i krahason ngjarjet historike për Krajën të dalura nga literatura e shfletuar me ato të nxjerra nga literatura gojore. Ai ka përdorur një literaturë të gjerë, për grumbullimin e lëndës përkatëse, për ngjarjet, për figurat historike të Krajës, pjesëmarrës në ngjarje të ndryshëme për çështjen e Krajës e më gjerë. Pra, të gjitha këto ngjarje historike të shtjelluara në librin “Kraja-Monografi” janë të dhëna të paarritshme deri më tani mbi trevën e Krajës. Kjo tufë ngjarjesh historike për Krajën paraqet histori të veçantë për këtë trevë, sigurisht se e padalur në dritë deri më tani. Libri është një dramë e treguar

me një stil të jashtëzakonshëm nga autori Muja. Ajo nuk është thjesht një përmbledhje ngjarjesh historike, por është më tepër se aq, ku me shumë fakte ndërlidhen me historinë e trevës dhe popullit të Krajës. Pothuaj se çdo temë e shtjelluar në këtë libër është e ilustruar me fotografi që ndërlidhen me ngjarje historike, me tradita, përsonalitete krajane e shumë të tjera që zënë vendin e merituar në faqet e kësaj monografie. Megjithëatë, përkundër asaj që libri shtjellon në brendinë e vet, për nga realiteti dhe volumi që ka, mumnd të ketë zëra që këtë libër ta shikojnë me xhelozi ose mos ta pëlqejnë atë, nëse nuk lidhen me librin dhe ngjarjet që paraqiten në te. Mirëpo, unë kam bindjen se edhe ata do ta mundin këtë xhelozi, ngase është e pamundur të mos e duash një libër të tillë që është i veçantë për trevën e Krajës.

I sigurt se ky libër i autorit Hajudin S. Muja është një pikënisje e mirë, mbështetje dhe referencë e nevojshme për studiuesit e ardhshëm të cilët duan të vazhdojnë të nxjerrin në dritë edhe më shumë ngjarje të çfarëdo qofshin ato mbi trevën e Krajës, edhe pse jam i bindur se autori Muja pothuaj se voli çdo nektar nevojshëm për ta ndërtuar këtë “godinë” kushtuar trevës së Krajës. Andaj, autorin Muja, ne të gjithë së bashkut duhet vlerësuar për punën, mundin, përpjekjet që pa i munguar as sakrifica dhe koha e ndarë për ta ndërtuar këtë “godinë” të quajtur “Kraja-Monografi”, duke na pajisur me të dhe duke i dhuruar lexuesit një libër të nevojshëm për ta njohur trevën e Krajës me të kaluarën e saj, ne së bashku me autorin duhet ndarë gëzimin për botimin e kësaj monografie. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

Thesari i kulturës materiale arkeolo Kulturën shpirtërore të një grupi etnik dhe të një populli e pasqyrojnë monumentet e kulturës materiale të lëvizshme dhe të pa lëvizshme

Ismet Hajrullahu

Veprimtaria e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve është kontribut i shumë brezave të arkeologëve, konservatorëve, restauratorëve dhe specialistëve të fushave të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Projekti i gjetjeve arkeologjike në IKMM që po zbatojmë si Institut i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve nga ekspertët e arkeologjisë ka për qëllim riparimin, vlerësimin dhe sistematizimin e inventarit të pasur arkeologjik sipas periudhave kohore. Gjatë periudhës së gjatë të punës së Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka realizuar jo vetëm zbulime, restaurime dhe konservime të kulturës materiale e shpirtërore të qytetërimeve të shkuara (vendbanime, kala, qytete, monumente, objekte banimi, objekte kulti etj.), por nëpërmjet shumë ekspeditave kërkimore, hulumtuese dhe konservuese forcoj edhe fizionominë si Institut i mirëfilltë kërkimor – hulumtues. Grumbullimi i inventarit arkeologjik të mbi gjashtë dekadave që posedon Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dëshmonë zhvillimin e grupeve të shoqërisë njerëzore që nga parahistoria e largët. Duke mos pas dëshmi të shkruara, mjer-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

isht shumëçka mbetet e errësuar nga bota parahistorike, por për fat të mirë të dhënat materiale arkeologjike janë ato që hapin mundësinë që të shohim botën e panjohur dhe të heshtur e që është shumë e largët nga kohërat tona. Monumentet arkeologjike natyrisht nuk kanë gojë për të folur por realisht dhe objektivisht flasin me gjuhën e fakteve dhe dëshmive të kohës, e të cilat janë burim i të dhënave të para studimore për përcaktimin e periudhave të caktuara historike. Elementi përbërës i një mjedisi shoqëror dhe natyror ku njeriu jeton, vepron dhe e zhvillon jetën e vet, padyshim është trashëgimia kulturore. Shoqëria dhe Njeriu i botës së civilizuar përherë ka qenë të interesuar që të njoh lashtësinë dhe të kaluarën e vet historike. Përpjekja e njeriut, kombeve, për t’i zbuluar rrënjët e veta, kulturën, artin, religjionin, traditën etj., janë dëshira dhe synime të arsyeshme, intensiteti i së cilës, me kalimin e shekujve ka ardhur duke u rritur. Njeriu jo vetëm se është i lidhur ngushtë me kulturën, artin dhe religjionin, por ai është qenie kulturore, gjegjësisht një qenie e kulturës, artit dhe religjionit. Instinkti i njeriut është që të zbukuroj dhe ta idealizoj jetën për t’i nxjerrë në pah anët e mira të jetës së tij, vlerat dhe krijimtarinë e vet artistike, estetike dhe religjioze si shprehje jetësore në përgjithësi. Prandaj për këtë kultura dhe qytetërimi njerëzor ekzistojnë që nga

ekzistenca e shoqërisë njerëzore. Kultura e lidh drejtpërdrejt ose tërthorazi përmbajtjen me formën, anën e brendshme me të jashtmen, të pa dukshmen me të dukshmen duke ngjiz antropologjinë kulturore, religjioze, gjuhësore, shoqërore, historike dhe filozofike. Kështu kultura në përgjithësi si proces shoqëror është dhe mbetët pasqyra më reale e një populli. Në kohën antike fiset dhe popujt e kulturave dhe të qytetërimeve të ndryshme, njerëzit e dalluar për nga mençuria, interesoheshin për prejardhjen e njeriut, gjenealogjinë e familjare, trungun e brezave të një fisi dhe të njëri – tjetrit. Njerëzit me ndihmën e kulturës materiale dhe shpirtërore ndajnë ndërmjet veti sjelljet e përbashkëta, mënyrën e të menduarit, të besuarit dhe të jetuarit. Tërë kjo ka lënë gjurmë të dukshme në formën e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore që nga lashtësia e largët parahistorike dhe gjatë gjithë shekujve me radhë deri sot e kësaj dite. Ritualet mortore, materiali i lëvizshëm arkeologjik dhe mbetjet antropologjike, mundësojnë të rikonstruohet dëshmia për ekzistencën e një qytetërimi të caktuar. Kulturën shpirtërore të një grupi etnik dhe të një populli e pasqyrojnë monumentet e kulturës materiale të lëvizshme dhe të pa lëvizshme. Si uji që pasqyron qiellin, edhe monumentet e kulturës në mënyrë të qartë e pasqyrojnë kulturën, artin, religjionin,


KULTURË

s ogjike mënyrën e jetës dhe të epokës së një shoqërie dhe kombi. Prandaj, lidhur me këtë natyrisht lind pyetja: Ç’është jeta dhe vlera e një monumenti të kulturës? Ç’është kultura dhe kundër kultura, vlerat kulturore të një shoqërie, e pa shkruara dhe e shkruara që flasin mbi të kaluarën e shoqërisë njerëzore? Trashëgimia kulturore materiale, e luajtshme dhe e paluajtshme, përfshijnë të gjitha objektet e ndërtuara gjatë periudhave parahistorike dhe historike. Në këtë veprimtari krijuese të veprave materiale, kulturore dhe religjioze bëjnë pjesë: mbetjet e vendbanimeve, qeramika, rrënojat objekteve të qyteteve të lashta dhe të kështjellave të vjetra, etj. Gjitha këto dëshmojnë elementin shqiptar si dhe traditën që i ka rrënjët e veta në popullsinë e vjetër Pellazge – Ilire – Shqiptare, që mbisundonte në Dardani që prej antikitetit. Në trashëgimin kulturore të botës shpirtërore bëjnë pjesë: gjuha, religjioni, doket, zakonet tradicionale, etj. Ndërsa kultura materiale në mënyrën e vet e përcjellë nga gjenerata në gjeneratë kulturën shpirtërore – ‘shpirtin’ e njeriut në shekuj që ka rëndësi dhe vlerë të veçantë historike dhe religjioze për të kaluarën dhe të ardhmen e një populli. Depërtimi i grupeve etnike dhe popujve me kulturë të ndryshme në trojet dardane qysh nga parahistoria, kaluan pikërisht përmes kësaj treve të pasur e pjellore, luginave

të bukura dhe rrugëve kryesore. Kur përmedim rrugët natyrisht duhet të theksojmë se ato çdoherë kanë patur rëndësi jetike për lëvizjen e njerëzve dhe për zhvillimin ekonomik dhe tregtarë të shoqërisë në përgjithësi. Rrugët jo vetëm që lidhin fshatrat me njëri – tjetrin, vendet rurale me qendrat urbane, por në kohën e sundimit të Perandorisë Romake ato kishin rëndësi të veçantë ushtarake dhe tregëtare. Për këtë romakët e lashtë e zhvilluan rrjetin e venbanimeve urbane dhe të rrugëve, të cilat lidheshin me sistemin rrugor të mbarë Perandorisë. Prandaj, edhe vendbanimet e asaj kohe në radhë të parë kanë qenë stacione – baza ushtarake siç ishte Ulpiana afër Prishtinës, qendra më e rëndësishme Dardane, e cila në shek. III dhe IV e arriti kulminacionin e zhvillimit dhe autorët antik me të drejtë e quajtën qytet madhështor – Urbus Splendidissima. Rruga kryesore e cila kalonte përmes Dardanisë antike ishte rruga Naissus – Lissus (Nish – Lezhë), njëra nga rrugët kryesore e provincës së Mezisë së Epërme (Moesia Superior) qe ishte themelua në vitin 44 para Krishtit. Si e tillë kjo rrugë është shënuar në të ashtuquajturen Tabula Peutingeriana – hartë me rrugë romake nga shek. IV dhe e kopjuar në shek. XIII. Dy nga rrugët kryesore të komunikimit dhe disa tjera sporadike u shfrytëzuan gjatë periudhave të gjata kohore. Kështu dy rrugët krye-

sore që lidhën tërë rajonin në kohën antike ishte rruga: Scupi – Vicianum – Vindenis – Ad Fines, ndërsa rruga tjetër përmes Lugut Drinit të Bardhë lidhi Rrafshin e Dukagjinit me rrugët e përmendura, me pjeset tjetra të atdheut të shqiptareve dhe bregdetin shqiptar. Shumë prej këtyre rrugëve ishin rrugë të dorës së dytë që lidhinin lokalitetet dhe rajonin e brendshëm. Lidhjet tjera rrugore ishin lidhjet përmes luginës së Sitnicës, Ibrit që lidhnin rrafshin e Kosovës me Moraven Perëndimore dhe me viset tjera veriore. Qeramika e stileve të ndryshme e zbuluar gjatë ekspeditave dhe të një pune të gjatë, e të grumbulluar por mjerisht e keq trajtuar dhe sistemuar në mënyrë jo profesionale në depotë e IKMM-së, ka qenë e pa trajtuar që nga paslufta e fundshekullit XX për Kosovën. Tani keto gjetje arkeologjike po trajtohen në mënyrë profesionale nga një ekip multidiciplinar si arkeologë, arkitekt, piktor, etnolog e profile tjera, gjë që ka nxjerrë në dritë një repertor faktesh dhe të dhëna arkeologjike e që argumetojnë vendodhjen dhe shtrirjen e saktë të lokaliteteve arkeologjike të periudhave të ndryshme parahistorike dhe historike në territorin e Republikës së Kosovës. (Autori është drejtor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve) E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në Plavë

U mbajt Kampionati Evropian në Fly Fishing “Fly Fishing është shumë më tepër sesa peshkimi me mizë artificiale mashtruese. Të jesh bashkë shtatë ditë me peshkatarët nga tërë Evropa, është qëllimi ynë më i rëndësishëm”, ka thënë Paul Vekemans nga FIPS MOUCHA në hapje të edicionit të 25-të Kampionatit Plavë – Në organizim të përfaqësuesve të FIPS MOUCHA dhe Lidhjes së Organizatave të Peshkimit Sportiv të Malit të Zi, të hënën e kaluar, më 1 korrik, në Qendrën për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, është hapur Kampionati Evropian në Fly Fishing (peshkim me miza mashtruese artificiale). Para aktit të hapjes, kanë parakaluar pjesëtarët e të gjitha përfaqësueseve nga më se 20 shtete, të cilat marrin pjesë në kampionat. Në ceremoninë solemne të hapjes, kryetari i Lidhjes së Organizatave Sportive të Peshkimit të Malit të Zi, Omar Bashiq, në fjalën e rastit, në emër të lidhjes FIPS MOUCHA, ka falënderuar për besimin e treguar në mënyrë që kjo organizatë, bashkë me klubet e peshkimit nga Plava, Andrijevica dhe Berani, të organizojë njërën prej ngjarjeve më të mëdha për Malin e Zi. “Ju falënderojmë që i jeni përgjigjur

20

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

ftesës sonë duke treguar interesimin tuaj për vendin tonë përmes mbështetjes dhe përkrahjes që të zgjerojmë dhe hijeshojmë këtë ngjarje madhështore. Ngjarja është mjaft e rëndësishme për vendin tonë, për qytetet tona, por edhe për ujërat tona. Falënderojmë edhe të gjitha administratat lokale: të Plavës, Gucisë, Andrijevicës dhe Beranit, si dhe ministritë: të Bujqësisë, Sportit, Punës dhe Mirëqenies Sociale, sponsorëve tjerë dhe të gjitha qytetarëve”, ka theksuar ai. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, pjesëmarrësve në Kampionat u ka uruar dhe dëshiruar fillim të suksesshëm të Kampionatit, kohë të bukur dhe që të ngadhënjejë më i miri. Në emër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të pranishmëve u është drejtuar drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për Peshkim,

Sllavica Pavlloviq, e cila ka deklaruar se kjo është vërtet ngjarje madhore për vendin tonë. “Ju ftoj që edhe pas kësaj gare, të vizitoni vendin tonë, t’i sillni miqtë tuaj që edhe ata të ndjejnë dhe shijojnë bukuritë magjepse të Malit të Zi”, është shprehur ajo. Në fund të tubimit solemn, në emër të FIPS MOUCHA, është drejtuar Paul Vekemans, i cili ka falënderuar komitetin organizativ për përpjekjet që kanë bërë gjatë tërë vitit për të përgatitur sa më mirë këtë ngjarje madhore dhe me vlerë. “Fly Fishing është shumë më tepër sesa peshkimi me mizë artificiale mashtruese. Të jesh bashkë shtatë ditë me peshkatarët nga tërë Evropa, është qëllimi ynë më i rëndësishëm”, ka thënë ai, duke e shpallur zyrtarisht të hapur edicionin e 25-të FIPS MOUCHA – Kampionatin Evropian Fly Fishing. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Shoqata Civile, “Qendra për Arsimimin Qytetar”, shpreh shqetësimin për diplomat “Pishtar”

“Pishtarët” nuk mund t’i mbulojnë mangësitë në dituri dhe arsimim Testi PISA është projekt i Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik në të cilin marrin pjesë afro 100 shtete. Testi PISA ofron informacione mbi sistemet arsimore dhe bën krahasimin e nxënësve nga një numër i madh i shteteve. Në testin PISA, testohet të lexuarit, njohuritë nga lënda e matematikës dhe nga shkencat natyrore Shoqata Civile, “Qendra për Arsimimin Qytetar”, ka shprehur shqetësimin për faktin se numri i diplomave, “Luča”- “Pishtar”, gjithnjë në rritje, nuk është në përputhje me rezultatet të cilat i fitojnë nxënësit në Mal të Zi gjatë testit PISA, çfarë sipas kësaj shoqate, sjellë në pikëpyetje edhe besueshmërinë e tyre. Nga kjo shoqatë vënë në dukje se në të kaluarën, konkretisht në vitit 2015, gjatë testimit PISA, Mali i Zi ka qenë në pozicionin e 59 nga 70 vende , kur është fjala për shkencën, në pozicionin e 53 nga 70-të kur bëhet fjalë për lexim dhe në pozicionin e 52-të nga 70 në lëndën e matematikës. “Mali i Zi është ndër vendet më të dobëta të kategorizimit të shteteve, nën 450 pikë. Domethënë, kategoria e mesme është, ndërmjet 450 deri në 500, kurse më të mirët janë në mbi 500 pikë. Inflacioni i dallueshmërisë në sistemin arsimor në Malin e Zi, ëshë një problem disavjeçar dhe si i tillë paraqet pasoja për faktin se vlerësimi i prindërve dhe presioni prindëror ndaj stafit mësimdhënës e kanë dëmtuar vlerësimin e nxënësve

i cili duhet të jetë i bazuar mbi njohuritë. Mesatarisht, në pesë vitet e fundit shkollore, në shkollat fillore në Podgoricë dhe në Tuz, mbi 15% e nxënësve, ose 1.844, kanë qenë “Pishtar”, krahas të cilave jorrallëherë ka edhe klasë ku shumica janë “Pishtarë”, njoftojnë nga kjo shoqatë. Nga të dhënat të cilat kjo shoqatë civile i ka evidentuar, rezulton se situatë e njëjtë është edhe në shkollat e mesme, ku në pesë vitet e fundit në Gjimazet, në Podgoricë dhe në Tuz por dhe në shkollat e mesme profesionale, ka, 1.159 nxënës, “Pishtar”, përkatësisht 10.93 përqind. “Shoqata për Arsimimin Qytetar”, apelon tek kompetentët në sistemin arsimor që të analizojnë me kujdes disbalancin ndërmjet numrit të “pishtarëve” dhe të mënyrave relevante të vlerësimit të njohurive të nxënësve, ndër të cilat është më

i rëndësishmi testi PISA. Ne si shoqëri nuk do të fitojmë asgjë nëse këto probleme do t’i vendosim nën tapet ose nëse ato do t’i fshehim me çmimet “Pishtar”, theksojnë nga kjo shoqatë civile. Testi PISA është projekt i Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik në të cilin marrin pjesë afro 100 shtete. Testi PISA ofron informacione mbi sistemet arsimore dhe bën krahasimin e nxënësve nga një numër i madh i shteteve. Në testin PISA, testohet të lexuarit, njohuritë nga lënda e matematikës dhe nga Shkencat t. u. Natyrore. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

21


PANORAMË

Në muajin gusht, në Fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë

Fillon xhirimi i “The Stroke”, filmit më të ri të regjisorit Isa Qosja Ajo çka e bën më të veçantë filmin në fjalë është se për herë të parë trajtohet vendlindja e regjisorit Isa Qosja dhe po ashtu trajtohet një plagë e madhe e atij vendi, emigrimi gjigand i shqiptarëve Guci – Regjisori i famshëm dhe i mirënjohur shqiptar, Isa Qosja, në muajin gusht të këtij viti do të fillojë xhirimin e filmit më të ri, në vendlindjen e tij Vuthaj të Komunës së Gucisë. Filmi trajton plagën e vendlindjes në mërgim. Filmi “The Stroke” do të realizohet në bashkëpunim midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili ka marrë mbështetje materiale prej 80 mijë eurosh nga “Euroimages”. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka thënë se e kanë hapur rrugën drejt realizimit. “Filmi ‘The Stroke’, me skenar dhe regji nga Isa Qosja, mbështetet materialisht edhe nga ‘Euroimag-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

es’ me 80 mijë euro. Ky film është bashkëprodhimi i parë zyrtar në mes të Republikës së Kosovës, asaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai njëherit ishte një ndër 23 projektet që fituan në mesin e 65 aplikuesve”, ka konfirmuar producenti Kajtazi. Ajo çka e bën më të veçantë filmin në fjalë është se për herë të parë trajtohet vendlindja e regjisorit Isa Qosja dhe po ashtu trajtohet një plagë e madhe e atij vendi, emigrimi gjigand i shqiptarëve. “Dua të shpreh qëndrimin tim për filmin ‘The Stroke’, jo vetëm për faktin që ndryshon nga filmat e mi të mëhershëm ‘Kukumi’, ‘Tri dritare dhe një varje’, etj., por edhe për faktin që pas shumë vitesh kthehem në vendlindje, në Vuthaj të Komunës së Gucisë në Mal të Zi, për ta realizuar këtë projekt. Inspirimi im nuk është vetëm vendi ku kam lindur, por janë njerëzit, ndodhitë dhe shkretëtira që kanë ata brenda shpirtit. Janë familjet e ndara në dysh: të vjetrit që jetojnë aty dhe të rinjtë që kanë emigruar në Amerikë. Kështu ngadalë dhe heshturazi shuhen familjet, qytetëzat, fshatrat. Jam i bindur që kjo temë do të komunikojë emocionalisht me shumë njerëz që e njohin dhe e dinë shijen e hidhur të emigracionit”, është shprehur në një deklaratë më herët regjisori Isa Qosja. Ekipi i këtij filmi është përzgjedhur me një specifikalitet të jashtëzakonshëm nga ana e regjisorit, i cili nuk ka ha-

pur audicion, por i ka menduar mirë aktorët të cilët mund të gërshetojnë rolin e personazheve të portretizuar në skenar. Në rolin kryesor është Arta Dobroshi, aktorja kosovare e cila bëri bujë të madhe në Hollywood, Mirush Kabashi, Arben Bajraktaraj, Shkumbin Istrefi dhe aktorë të tjerë, të cilët përmbajnë pas vetes një bagazh të madh në kinematografi. Ndërsa, sa i përket ekipit realizues, regjisori Isa Qosja përsëri do të bashkëpunojë me kameramanin turk Gokhan Tiryaki, i cili është emër i njohur për artin botëror, puna e të cilit është shpërblyer edhe me çmime të shumta. Isa Qosja është figurë e rëndësishme në kinematografinë shqiptare, e sidomos në atë të Kosovës, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, duke e prezantuar Kosovën në festivale prestigjoze dhe duke u shpërblyer me çmime të ndryshme. Disa nga filmat e Isa Qosjes, të cilët bëjnë jehonë në gjithë botën janë: “Tri dritare dhe një varje” (2014), “Proka” (1985), “Rojet e mjegullës” (1988) dhe “Kukumi” (2005). Filmi “The Stroke” është prodhim i 4mm produksion dhe është mbështetur nga Qendrat kinematografike: të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe nga Fondi për kulturë i Këshillit Evropian “Euroimages”. Shaban Hasangjekaj


FOTOGRAFIA E JAVËS

ADELA NIKAJ REFLEKTIM

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Letërsi

Hana

Asllan Bisha

1 Maji i shtatë pas Luftës II Botërore ishte një ditë e jashtëzakonshme në qytetin e Spalatos. Plagët e luftës pothuajse ishin shëruar. Manifestimi i paraparë kishte një qëllim për të ringjallur shpresat se sistemi i ri shoqëror ishte vetëm për të mirën e popullatës, sepse lindte diçka e re, e drejtë, e mirë dhe e paparë deri tani. Hapat e para ishin dëshmuar. Qyteti ishte ringjallur. Ekipi i futbollit të qytetit ishte përtërirë. Sporti nisi të marrë vendin e duhur. Garat nga tradita e detarisë morën hov. Në veçanti, garat zhviholleshin në Rivë. Aty ishin masovike dhe qytetarët ishin mësuar me spektakle në Rivë. Këtu fillonte çdo gjë, s’kushtonte para. Garat në anije, ato të shpejtësisë së ngjitjes në direkë të veloreve e të anijeve, ishin tradicinale. Atë vit të 1 Majit, në garë morën pjesë edhe marinarët e flotës luftarake, tregtare, por edhe të asaj civile të qytetit. Sipas traditës, zgjidhej marinari më i mirë, më i shkathët, që ngjitej në direkun e anijes. Më i shkathti, më i miri, dekorohej me Kurorën e Dafinës, lari që i vendosej

24

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

në kokë fituesit. Shpërblehej me tri rroga të marinarit të flotës dhe i jepej Kurora e Dafinës nga vajza bukuroshe, missi i qytetit. Ajo zgjidhej po atë ditë, në molin e qytetit, pas garave të dafinës. Bukuroshen e zgjdhte juria e përzier me anëtarë të ndryshëm. Dhe njëri nga anëtarët e jurisë ishte edhe fituesi i çmimit të kurorës së dafinës, si oficerë të flotës tregtare, ushtarake dhe shumicën e përbënin anëtarët e jurisë nga komuna e Spalatos. Manifestimi nisi me këngë revolucionare, që në fillim i këndoi kori ushtarak, me një këngë për Titon. Ata vazduan këngë dalmatine, me melos dhe temperament jugor. I këndohej traditës, detit dhe dashurisë. Buçiste, shpërthente kënga dhe merrte detin. Në Rivë kishte plot gjallëri, bukuri rinore. Dhe në veçanti dalloheshin femrat, zonjat e Spalatos, por edhe të rejat e qytetit, të veshura me shije. Dhe i gjithë moli, riva, të dukej se bënte gara dhe sfilatë mode. Shkëlqente riva nga bukuria dhe dridhej Marjani nga temperamenti dalmatin. Të pranishmit mezi prisnin garën e “Kurorës së Dafinës”, traditë e lashtë detare.

Dafi nga Rana e Ulqinit ishte i vetmi shqiptar i cili merrte pjesë në garë. Ai ishte përzgjedhur sepse kishte treguar shkathtësi, shpejtësi për t’u ngjitur në direk për të vendosur flamurin. Në mesin e garuesve ishte i shtati në rend. Ai si shqarth, si rrufe, ngriti flamurin në direk. Duartrokitjet s’pushuan. Dafi, Dafi, Dafi! Bravo Dafi. Kjo përsëritej pasi garuesit nuk arrinin shpejtësinë e tij. Spikeri kumtoi me zë të lartë: Marinari Dafi më i shpejti deri tani! I vjen radha garuesit tjetër nga anija tregtare e qytetit. Vetëm ky mund ta mundë detar Dafin nga anija 52. Apo anija tregtare “Spalato 1”? Gara ka arritur kulmin. Kush do ta fitojë? - Marinar Dafi, - buçiste Riva nga zëri i marinarëve. - Presim garuesin e fundit. Ai doli para direkut. Heshtje. Referi numëronte: njëëëë, dyyyy, treeee. Tash! Heshtja ishte e madhe. Flamuri u vendos në direk. Referi e këqyri orën. U konsultua me anëtarët e tjerë të jurisë. Iu dha me shkrim rezultati referit për spikerin. Ai e hapi zarfin, e këqyri mirë dhe iu


KULTURË drejtua masës. U ndal dhe dikur tha: - “Kurorën e Dafinës” e fitoi më i shpejti në ngritjen e flamurit, për 20 sekonda, Dafiiiiiii.., marinar i anijes. Buçiste zëri i spikerit të radios. - Dafiii në binë. Në binë për të marrë “Kurorën e Dafinës”. Dafi s’u besonte veshëve të tij. Ishte hutuar, s’u besonte veshëve se e kishte fituar garën. U gjend në duar të marinarëve të anijes. Kishte arritur rezultatin më të mirë. Për pak çaste do të shpallej fituesi i kurorës, të cilën ia dorëzon bukuroshja e qytetit. Miss-i, vajza topolake e cila shkëlqen si dielli i pasditës në rivë. - E ftojmë miss-in e Spalatos t’ia dorëzojë “Kurorën e Dafinës” marinarit të anijes 52. Ajo me hapa të sigurt dhe plot elegancë u ngjit në binë, i vuri kurorën në kokë dhe e puthi. Marinarët dhe turma bërtisnin, brohorisnin: “Puthe, puthe, puthe edhe një herë”. Dafi ishte stepur dhe habitur para bukuroshes së qytetit. Ajo zbriti nga bina, duke u duartrokitur, kurse një meso burrë u ngjit në binë, i uroj fitoren Dafit dhe i dorëzoi zarfin me para. Fituesi ishte emocionuar. S‘besote se në qytetin e detarisë tradicionale, të bukurisë, të këngës dalmatine, mori shpërblim e parë, një zarf me para. Një bukuroshe me sy ngjyrë blu i dhuroi shpërblimin e “Dafinës”. Sikur ta shihte në gjë të tillë në ëndërr, do t’i dukej e pabesueshme. Kjo ishte zhgjëndërr… Në mesin e tyre erdhi edhe bukuroshja Hana. Ajo ishte tronditur nga adhurimi i shokëve për detarin, i cili i pëlqeu pa masë ngase ishte i qetë, i përmbajtur. Nuk u ngjasonte djemve dalmatinë me shumë temperament e lavdëçi. “Ky qenka i veçantë”, dhe zemra i theri nga sharmi, vetëpërmbajtja e fituesit. Iu afrua dhe si e turpëruar, e pyeti: - Prej nga je? Dafi u dridh i tëri nga bukuroshja e cila kishte qëndruar me shokët e tij aty pranë. Bukuroshja miss ishte pëzgjedhur nga juria e qytetit. Dikur e mori vetë dhe guximin e saj, shprehu adhurimin e saj sikur të mos ishte misi i qytetit. Dafi i befasuar, foli ngadalë, por bindshëm. - Jam nga Ulqini.

Bukuroshja kureshtare pyeti: Po ku gjendet ky vendbanim?! - Në jug të Adriatikut, në Mal të Zi, në kufi me Shqipërinë. Bukuroshja e shtriu dorën. U skuq si gaforre e ujit, një ngjyrë e bukur flakëroi në fytyrën e saj. Dridhej dhe nuk mund të ndahej nga marinarët e flotës ushtarake. Djalit të cilit nuk ia mbajti mend as emrin, por i vuri në kokë kurorën e dafinës, prej të cilit duhej të largohej. Ajo nuk gjente force, as guxim, për të ikur për ta lënë me shokë. Deshi të largohej, por as emrin s’ia mbajti mend. Dhe e skuqur, me respekt tha: - Shihemi sonte në Rivë. Jam me shoqe nga ora 20. - Mirë Hana. Falemnderit. Dhe ajo mori turmën, kurse fituesi mbeti në mesin e shokëve si një hero. Ata e këqyrnin më ndryshe se përpara. Hynë në kafe. Mbërriti trajneri, oficeri me gradën nënkolonel. Ishte i lumtur me fitoren dhe i tha: - Na nderove Dafi. Jam i lumtur me ty. Ai me shokët e tij kishin zënë tavolinën e madhe. Në krye u ul ushtaraku. Por, kur të gjithë u ulën, oficieri i lëshoi vendin Dafit. Ai nuk pranoi, prandaj i tha të ulet pranë tij, i rrahu krahët. - Ti na nderove. Ulu në krye të vendit. Njëzet ditë pushim. Je i kënaqur? - Jam shumë i kënaqur!, - i merrej goja Dafit. - Ju keni meritë për suksesin tim, - i tha atij. - Pa ju s’do të kisha sukses. Dhe gotat u cakrruan. Të gjithë u ngritën në këmbë. Uruan Dafin dhe oficerin e lartë. Dafi skuqej, ishte i lumtur. Nga lumturia i rrëshqitnin lotët në faqe. Shoku i tij, Toni nga Tivari, tha se Dafi është me fat, me meritë e fitoi garën, por edhe miss-in. Oficeri luante buzët dhe tundte kokën. S’u besonte fjalëve. Missi ka lënë takim me Dafin? Me “shampionin”? Ajo i ka propozuar e para. - Ashtu, ajo më propozoi, - foli Dafi i lumtur si fëmijë. Oficeri ishte i gëzuar, por i befasuar s’po u besonte veshëve dhe fjalëve të shokëve të tij. “Ky nuk gënjen”, por habitej se një vajzë që u zgjodh miss, një dalmatine ka lënë takim me Dafin marinar. - Bravo Dafi. Nuk vlen ajo fyerja e grave vendase kur shajnë gratë në Rivë njëra-tjetrën. Të q... gomari!

Tjetra i përgjigjet me sharje: - Ty të q... marinari. Të gjithë qeshnin. - Ky është fitues i Kurorës. Këtu e duan sportin, detarinë, - tha oficeri, ndërsa gotat cakërronin, tringëllonin. Nga ansh filluan të dërgojnë pije për “shampionin” e direkut, për detarin e zhdërvjelltë, Dafin. - Kamerier!, thirri oficieri prerë. - Paguaj! Të gjitha, përveç ato që na i dërguan. Luti çfarë pijnë. - Jo, paguaj unë!, - tha Dafi me vendosmëri. “Unë. Unë”. - Ruaji paratë për sonte, me missin!, qeshi oficieri. U ngrit, përshëndeti, e përqafoi në ndarje Defin dhe buzëgaz theksoi: - Mos e korit Ulqinin. Je pirat dhe nuk frikësohej as nga Miss-i. U kthye në kazermë. Dafin e pritën si hero. Urime dhe përqafime. Dafi ishte i trazuar, i emocionuar. I dukej se po përjetonte një ëndërr. Diçka që s’kishte arritur as ta imagjinojë. I dukej përrallë. Dhe kur këtë endërrallë e përjetonte, i foli vetes: “Mos u nxito, të jesh i kujdesshëm, nuk bën ta ngresh kokën lart, ti je bir i peshkatarit. Fama vjen thonë shpejt, por din të rrëshqasë nga dora si ngjala e Bunës. Në letrat tuaja, në biografi, shkruan çdo detaj. Mirë që nuk ka biografi të keqe. Babai im ka qenë peshkatar, ka punuar me nder dhe për nder”. Dhe ashtu në mendime, u shtri në shtrat. Zarfin e vuri në këmishë. S’i dihet kurrë, duhet siguri. “Do të shkoj në postë për t’i deponuar. Janë shumë para. Ato janë të nevojshme. Unë jam në ushtri pa asnjë monedhë, nuk është mirë. Më duhet edhe tani të shpenzoj me masë paratë. Tri rroga më dalin edhe për të blerë rrobat, por edhe mbesin për shtëpi. Rrobat do t’i zgjedh bashkë me Hanën. Miss-i ka shije. Është qytetare. Vajzat e Adriatikut, të Spalatos, kanë shije dhe bukuri. Janë të veçanta”. Hartonte plane Dafi, ndërsa gjumi dikur i kishte mbyllur qepallat. Lodhjen s’e kishte ndjerë shumë. Kishte pasur ushtrime të vështira, por me to kishte arritur kurorën dhe suksesin. Dafi ishte bërë hero i ditës. I kishin mbetur edhe shtatë muaj shërbim në marine. Gjumi i doli nga syri… (Fragment nga romani në dorëshkrim ,,Dafi dhe Hana”) E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

25


PORTRET

Edin Krniq nga Tuzi eksplorues në plot 120 shtete të Botës

Njohja me qytetërimet e huaja është ndjesi e papërshkrueshme Edin Krniq nga qyteza e Tuzit është njeriu që deri më sot ka vizituar plot 120 shtete të Botës. Pasioni për të eksploruar, për të vizituar dhe për t’u njohur me një diversitet kombësish dhe kulturash të ndryshme botërore, e nxitën atë që të udhëtojë qëkur ishte i ri, 18 vjeçar. Udhëtimi i tij i parë ka qenë ai në Rio De Janeiro në vitin 2004, ku mori pjesë në karnavalin e tyre të njohur atje. Më pas vazhdoi në Kuba dhe në Tajlandë, duke filluar që të njihet gradualisht me kultura të reja, gjë që deri më atëherë nuk e kishte përjetuar kurrë. Ai në një prononcim për gazetën “Koha Javore” flet për eksperienca të ndryshme gjatë udhëtimeve të tij ndër vite, për kulturën e popujve të ndryshëm dhe për bukuritë natyrore dhe infrastrukturore të qyteteve më të bukura. Ai tregon se për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës motivohet nga vet jeta, që siç thotë ai, është e shkurtër dhe duhet shijuar maksimalisht dhe sipas tij janë pikërisht udhëtimet ato që mbeten kujtime dhe eksperienca të përjetshme të cilat askush nuk mund të t’i marrë. “Unë gjatë udhëtimeve dhe vizitave të mia shoqërohem me njerëz modest. Nuk më tërheqin vëmendjen bukuritë dhe insfrastruktura arkitektonike e qyteteve të botës, ato mrekullitë që njihen globalisht, por janë pikërisht njerëzit ata të cilët më motivojnë. Ata janë për mua më të rëndësishmit, sepse në atë mënyrë unë njihem me një diversitet kulturash, kombësish dhe traditash, duke u shoqëruar me ta dhe duke u përshatur me të gjithë sikurse të isha vendas i tyre dhe jo vizitor. Këtu veçanërisht më frymëzon Azia, Afrika dhe pjesa qendrore e Amerikës, zonat ku nuk janë ende mjaftueshëm të hulumtuara”, shprehet Krniq.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Ai deri më sot ka vizituar pothuajse të gjitha vendet e Evropës, ku i kanë mbetur vetëm Irlanda dhe Lihtenshtajni pa vizituar, gjithsejtë ka qenë në 120 shtete të Botës. “Një eksperiencë e veçantë është kur shkoj në Palestinë, ku i tëri përpiqem që të përshtatem me popullatën vendase atje, të mbrohem nga rreziqet sikurse mbrohen edhe vet palestinezët ndaj ushtrisë izraelite, veçanërisht kur shkoj nëpër parqet kombëtare atje ku ndodhem në mes kafshëve të egra, ku përgatitem për të qenë vigjilentë ndaj sulmit eventual të tyre, pra gjatë udhëtimeve të mia unë jam një “palestinez”, tregon Krniq. Për të komunikimi në gjuhë të vendase të cilët i viziton nuk përbën barrierë, sepse siç tregon, ai di të komunikojë në shtatë gjuhë të botës dhe kështu, gjendet shumë mirë me popujt e kulturave dhe të kombësive të ndryshme të botës, duke e ndihmuar në një masë të madhe edhe përdorimi i mimikës së fytyrës dhe gjestikulacionit. Krniq tregon se nga gjithë vendet dhe kombësitë që deri më sot i ka vizituar, njerëzit më të lumtur dhe më të gëzueshëm i përshkruan ata të fiseve afrikane, duke treguar se ka qëndruar në shtatë fise të vendeve afrikane por edhe të vendeve të Afganistanit dhe të Iranit, duke thënë se njerëzit atje janë të qetë, të butë, të pashëm dhe zemërgjerë. Dhe ajo që të mahnit më shumë në mesin e këtyre popujve sipas Tij, është pikërisht bukuria e femrave atje, bukuri të cilën ai e përshkruan si të jashtëzakonshme. Nëse do që të shikosh atë bukurinë e vërtetë natyrore dhe hyjnore – thotë ai – , atëherë atë e has tek persianët e vjetër. “Të qëndruarit në mesin e këtyre fiseve atje, edhe mua si njeri më kanë

ndryshuar dukshëm. Kurse sa i takon kulturave dhe diçka që është bukuria e botës, aty do të veçoja tre shtete të cilat janë dukshëm dhe me qindra vite para të gjithëve me çdo gjë që i karakterizon: Irani, Japonia dhe të dyja Koretë, Veriore dhe Jugore. Këto vende kanë tradita të lashta dhe kulturë të vjetër. Popujt e këtyre shteteve janë shumë më të avancuar se vendet evropiane se vendet në të cilat ne jetojmë. Ata janë të zhvilluar dhe kanë evoluar shumë më para se vendet e tjera, sidomos teksa shikon dhe përjeton trashëgiminë e tyre kulturore dhe historike, tempujt e tyre, pavarësisht nëse i përkasin budizmit apo islamizimit, pra këto mrekulli janë diçka që janë me mijëra vjet para kontinentit evropian dhe para civilizimeve të sotme. Aty pasqyrohet një kulturë mijëvjeçare e njerëzve, një kulture e cila nuk ka ndryshuar as sot por që vazhdon të trashëgohet si e njëjtë nga brezi në brez. Sepse sot, jo më kot thonë: “kultura persiane ose japoneze”, shprehet Krniq. Padyshim që për këtë “pafundësi” udhëtimesh nëpër kontinente të ndryshme të botës, përveç optimizmit dhe kurajës, nevojiten edhe mjete financiare për t’i realizuar ato. Krniq për këtë pjesë tregon se askush nuk e mbështet në udhëtimet e tija, përveç kur bëhet fjalë për marrje vizash në vende ku ka vështirësi dhe komplikime për t’u pajisur me një vizë turistike si për Afganistan, Turkmenistan, Korenë Veriore, etj. Në raste të tillë siç shprehet, e ndihmon dhe e ndërmjetëson Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Ai thotë se gjatë qëndrimit në vende të ndryshme të botës nuk i frekuenton hotelet që kanë kosto të majme financiare, por zgjedh që të akomodohet nëpër shtëpi private ose


PORTRET

aty ku do të paguajë më pak. I pyetur nëse nga të gjitha këto vizita e ka vënë ndonjëherë jetën në rrezik, Krniq pohoi se ka pasur shumë raste kur ka qenë i rrezikuar dhe që i është dashur të jetë maksimalisht vigjilent për të mos rënë viktimë e sulmeve dhe situatave të ndryshme kanosëse dhe kërcënuese. Rasti i fundit sipas tij ka qenë ai në Afganistan, në qytetin Mazare Sharif para pak javësh, kur Krniq tregon se ka qenë dëshmitar okular i një sulmi terrorist i shpërthimit të një bombe, i ndodhur vetëm 300 metra nga shpërthimi, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë disa civilë dhe pjesëtarë të Forcave Ushtarake të Afganistanit. Për Kërniqin ky ka qenë rasti më i rrezikshëm nga i cili i ka parë dhe përjetuar vetë sulmet terroriste dhe kufomat e masakruara në mënyrën më mizerabël. Ndër vendet më të rrezikshme për të vizituar si turist, Krniq potencon edhe Kolumbinë, për shkak të sulmeve të shpeshta me armë të ftohta që mund të të ndodhin për një shumë të vogël parash, sulme për të vjedhur dhe rrëmbyer çanta, zinxhirë, orë, byzylykë, etj,. “Në raste të tilla duhet të jesh i kujdesshëm dhe e vetmja mënyrë për t’iu shmangur këtyre sulmeve është që të vishesh modest sikur ata dhe jo me rroba të shtrenjta. Rrezik paraqesin edhe vizitat në Brazil kur hynë në rrugica dhe sheshe të dyshimta për shkak të prezencës së klaneve kriminale të drogës. Pra Amerika Qendrore dhe Jugore janë shumë të rrezikshme, por

nëse je i kujdesshëm, këto probleme tejkalohen. Unë përherë di të shmangem nga këto kurthe të rrezikshme”, shprehet Krniq. Sipas Krniqit, qyteti më i bukur ose apsolut më i bukur në planet mbetet qyteti Kyoto në Japoni, me të gjitha bukuritë natyrore, të arkitekturës së qytetit dhe me gjithë ato zakone dhe tradita të lashta që edhe sot e kësaj dite – shprehet ai – veçohen dhe janë para civilimeve të tjera. Për Krniq, eksperienca më e bukur dhe më mbresëlënse e gjithë udhëtimeve të deri sotshme është vizita dhe qëndrimi në fiset Afrikane, sepse siç rrëfen, atje përjeton dhe zbulon diçka që askurrë në jetë nuk i kishte shkuar ndërmënd dhe as se kishte imagjinuar se do ta përjetonte. “Janë momente që askund të botë nuk mund t’i hasësh, njerëzit, mikëpritja e tyre, mirësia e tyre por edhe të të shoqëruarit dhe të qenit në mesin e një numri të madh të kafshëve të ndryshme, të bëjnë të ndjehesh mirë dhe krejt ndryshe. Kam pasur rast madje të vizitojë një fis i cili është shquar për njerëz kanibal, por unë kam shkuar aty pa asnjë frikë, kam qëndruar në mesin e tyre dhe kam qenë shumë i mirëpritur, kam ngrenë e kam fjetur në mesin e tyre dhe nëse shoqërohesh me ta, ushqehesh me ta siç ata ushqehen nga ato pjatat e palara, atëherë ata të respektojnë dhe të vlerësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, sikurse të ishe pjesëtar i popullatës së tyre”, tregon Krniq. Gjatë gjithë këtyre udhëtimeve

të shumta nëpër qytetet evropiane dhe botërore ka arritur të mësojë, të zbulojë dhe të përjetojë shumëçka që në mesin tonë nuk mund ta hasësh: si bukuritë natyrore, bukuritë infrastrukturore të ndërtimit të qyteteve, pallateve, rrugëve, institucioneve kulturore dhe historike, tempujt e ndryshëm, monumentet e trashëgimisë kulturore, lumenjtë, liqenet, detet, etj. “Kam mësuar shumë se si të mbrohem dhe të jem vigjilent ndaj rreziqeve në jetë, ndaj rreziqeve kriminale, sepse jam ndodhur përballë situatave të ndryshme të cilat do të më mbesin të freskëta përgjithmonë në kujtesën time. Me kanë lënë përshtypje pozitive dhe mahnitëse disa fise afrikane për raportin e tyre me natyrën dhe kafshët, dashuria e tyre dhe kujdesi ndaj natyrës por edhe ndaj kafshëve. Vizitat e fundit të Krniq dhe ato të cilat ai i konsideron si më të bukurat në jetën e tij, me përjetime të fenomeneve të cilat kanë qenë të paimagjinueshme për të, janë vizitat në një sërë qytetesh të njohura. Qëndrimi në Rusinë e bukur siç e potencon, veçanërisht përshkimi i hekurudhës trans-siberike, me një gjatësi prej dhjetë mijë e tre kilometrash, pastaj vizita në disa qytete të Rusisë dhe tek Liqeni i Bajkalit, liqeni më i thellë në botë, (1620 m) dhe i dyti për nga sipërfaqja në Azi, 31 mijë e 500 km 2 dhe 670 kilometra i gjatë. “Aty jetojnë popujt Samani, njerëz të para kristianizmit, islamizmit, budizmit, etj. Atje janë popujt totem , mongolët dhe shumë fise të tjera të stërlashta. Pastaj kam qenë në Butan ku janë njerëzit më të lumtur dhe më të qetë në Botë, në malin e Himalajës, (Everest), në Tibet me njerëz mikpritës dhe më të veçantë të botës, Kazakstan, Kirgistan, Uzbekistan, Taxhikistan, Afganistan dhe në Iran”, shpret Krniq. Ai thotë se nuk do të ndalet së udhëtuari, sepse udhëtimi për të është qetësi dhe dashuri shpirtërore, duke pasur në vazhdimësi si objektiv dhe dëshirë të madhe që t’i vizitojë të gjitha shtetet e Botës, edhe ato të 77-të të mbeturat. Krniq nuk e përjashtoi si mundësi që të nxjerrë në dritë ndonjë vepër letrare nga materialet e shumta që ka në dorëshkrim dhe nga fotot dhe videot nga këto t. u. udhëpërshkrime. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

27


PORTRET

AHMET - BETO KASHOXHA

Përkujtim i detarit legjendar Në “Dunav”

1500-tonësh, në atë barkë m’u dha detyra e noshtromos, e unë isha i ri, nja 25-vjeç.

Ikin të rinjtë

Ka pasë gjonja të mira përpara. Ishtë xanë peshk i madh. Kemi pasë nga 2-3 kintalë peshk të thamë e të krypun në shpi. Qefull. Putarga! Putargat i hajshim si rragaça. Kemi pasë për me shitë e për m’u ushqye në dimën, kur çon det e ka furtuna dhe s’xehet peshk.

(Vijon nga numri i kaluar) - Nji mik, kapidan, më bind të shkoj në Beograd, në Danub, të punoj në “Dunav”. Atje më morën në punë. Miku në Beograd, ishte ulqinak, quhej Gjurashkoviq Rade, i cili ishte kapidan i anijeve të lundrimeve lumore në “Dunav”. Aty mbeta, punova, nja trekatër muej. Ishte kohë e papunësisë së madhe në Ulqin. Të rinjtë ikshin klandestinë në Itali. Pastaj, nëpër llogore emigrantësh, në mënyra të ndryshme – për në Amerikë, Kanada, Australi. Betoja thotë: - Unë nuk ika në Itali, edhe pse më kanë pritë ke Krruçi njizet shokë. Ata e kaptisën Adriatikun, dolën në Bari, Latina (llogor) Itali. Pastaj tretën nëpër botë. Ali Pufja s’u kthye më në Ulqin, as si xhenaze.

Në “Kralevica”

- Betoja vazhdon të tregojë përpjekjet për të gjetur punë. Në “Kralevica” - Rijeka u ndërtue nji anije e madhe. Asaj pune ia pashë hajrin. Dola në det. E pashë gjysën e botës. Ashtu lundrova nja 10 vjet të mira, të bukura. Po, po, ka pasë edhe aventura detare, por punë ka qenë lundrimi. E kemi nxjerrë bukën prej detit, tanë jetën. Në Kralevicë kam hy për të parën herë në vapor dhe e kam kapë detin. Më kanë ba “vogja stroja” (udhëheqës i makinës) dhe askush (në vapor) s’e ka ditë se kush çka isht me kombësi. Në “Kralevica” u aftësova për makina, të cilat nuk i kasha njohur. Kur u krye barka, emnin e kishte “Kolubara”, ishe

28

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Peshku i thamë

....................

Miku im, Beto Kas-hoxha, detar i moçëm (1929), pale për të satën herë, më shpjegon: - Para Lufte (II Botërore), isht xanë shumë qefull, gushtak, vjeshtuk, me kintalë. Qefulli, femna, ka peshu edhe më se dy qile dhe kanë qitë putarga të mdhaja. Putagrat i krypshim, e baba, Kasymi, pastë rahmet, më thonte: “Krype, krype, se n’ dimën kemi m’ i krypë edhe nji herë mirë!” I qitsha mjeft krypë dhe s’e kuptojsha ku e ka baba. Putargat i varshim në shkap, në vargu, mi votër në akshihane dhe i thajshim në tym. I hajsha putargat si me qenë galeta e rragaça. Bukë kishte pak, par me putaga t’ thame e mushshim zorrën, barkun. Kush ha bukë kur ka putarga?! Kur vinte dimni, kur malazezt e kishin Bozhiqin, vijshin pi maleve dhe blejshin putagat e thame, për festë. Ja shitshim. Atëherë e kam kuptu çka thonte baba. Bajshim pare t’ mira. Tesh ma putargat nuk thahen. Ulqinakët putargat i fërgojnë ose i qesin me peshk në kapama. Ç’ është havjari nga qefulli?! S’ ka specialitet më të mirë se putarga!

..................................

Lundrimi i parë

- Dolëm përjashta dhe ashtu nisi lundrimi i parë imi. Viaxhoja i parë ishte në Ploçe. Të gjithë ishim të rinj; një ekuipazh prej 22-vetësh dhe, kryesisht, të papërvojë. Në Ploçe ngarkuem dërrasa dhe u drejtuem për Skenderie (Aleksandri – Egjipt). Deri në cak kemi ba 3-4 ditë e net lundrim. Aleksandria isht vendi më i bukur në Mesdhe. Kultura ka dalë prej aty. Çka kam pa aty, s’ mund të përshkruhet, e as të harrohet. Kam ba 400 km nëpër Sahara, me beduina; jam kthye bregut të Nilit. E kam parë muzeun e Kajros. Është shumë i pasun. Histori e njerëzimit. Në Stamboll, në Aja-Sofia kam qenë dy-tri herë. Në Akropol të Athinës – dy-tri herë. Në Pompej, në Napoli, ku e ka mbulue llava, kam qenë. Deri atëherë s’kam qenë kurkund dhe mue më dukej se kisha hy në nji jetë të mrekullisë mbi tokë.

Lundrimet varg e vi

- Mandej kanë nisë lundrimet varg. Bante vaki që, nga Mesdheu ku hajshim banane, të lundrojshim në Veriun e akullt, në Rusi dhe të gjejshim borë dhe acar. Në Detin e Zi isha në Odesa, një vend i njohur në Botë. Si detarë të rinj, s’kemi shku nëpër muze, por prej barke drejt në kafehane. Të papërjetuar. Të papërjetuar e bota atraktive, tërheqëse. S’ kishim faj.

“Morava”

- Pas “Kolubarës”, nja dy vjet, kam dalë në “Mlava”, po dy vjet, mandej kam dalë në “Morava” që ishte nja 5000-tonësh dhe kemi navigue nëpër Atllantik. Kam lundrue nja shtatë vjet të plota dhe kam pa vende e shtete dhe kam njohur njerëz, popuj. Kam qenë në shumë, shumë vende. Në Mediteran s’ ka shtet që s’ kam qenë. Kam qenë edhe në Detin e Zi; në Detin e Kuq, në të gjitha vendet; në Oqeanin Indian, në Xhibuti. Interesante ka qenë Evropa Perëndmore: Spanja, Franca, Anglia. Kemi ditë të dalim në Atlantik; në Arhangjelsk, në Murmansk. Kam kalue Evropën, Afrikën, Azinë. Sa mija milje janë, sa kam kalue, nuk e di. E kam marrë harmonikën dhe kitarën në barkë. Kabinën time në barkë e quanin “muziçki kabinet” (kabineti muzikor). Kemi ba heng në barkë. Kemi


PORTRET festue ditëlindje e festa.

Fejesa – martesa

- Kur u ktheva nga lundrimi, më 1962/3, erdha në pushim në shtëpi, në Ulqin. Shokët më bënë të fejohem dhe, në pije, e dhashë fjalën. Lundrova edhe nji vit, bana tri turra në Rusi, bartnim hekur dhe – u ktheva prapë në Ulqin, detyrë – me u marue. U martova. Ditën e martesës sime edhe ra shi. E mora gruen 15 vjet më të re. Me të kam tre fëmijë: dy djelm dhe një vajzë. Djelmtë nuk merren me detari, ata merren me turizëm. Për martesë kisha pesë muej pushim. Me të kryer të pushimit, “Jugoslovensko reçno brodarstvo” nga Beogradi, më çojnë telegram dhe më thërrasin të shkoj në punë, në vapor, me navigue, por nusja më pengon të kthehem në anije.

Punësimi në Ulqin

- E refuzova atë ftesë dhe u punësova në “Jadran”, në mirëmbajtje të hotelit. Punova aty vetëm nji vit. Agjencia turistike “Putnik” e blen një barkë turistike. Më thërrasin dhe më ofrojnë punën e motoristos. Me atë barkë, nja tri sezona, kemi vozitë, kemi ba turne turistike për Budvë, Bokë të Kotorrit. Medet për atë kohë! Ka qenë kohë e artë turistike, por kaloi shpejt, e qe shkurt. Edhe në atë anije e mbajta harmonikën, e u bajsha aheng gjermanëve; ata baheshin në qef, pijshin dhe i lejshin markat. Pas tre vjetëve, atë barkë e çuen në Liqenin e Shkodrës, në Virpazar, e me të edhe unë.

“Ulcinium”

- Ndërmarrja hoteliere e Ulqinit e blen një barkë turistike me emrin “Ulcinium” dhe më marrin në punë. Edhe aty lundrova brigjeve tona dy vjet. Isha motoristo. Barka ka mbartur edhe 150 njerëz, turistë. Pas nji fjalosjeje me kapidanin, në hidhërim, m’u desh ta la atë punë, pas dy vjetësh pune. Në punë kërkojsha rregull dhe përgjegjësi. Ai ishte faji im.

Gliseri

- Viti 1967. Për ish-Jugosllavi, për Mal të Zi, erdhën 4 hidroglisera. Njini i takoi Ulqinit. U punësova aty, në mesin e shumë kandidatëve. M’u banë tre fëmijë, e rroga ishte e vogël. Si pilot i gliserit e kisha rrogën mjaft të mirë. Atë anije të vogël e të shpejtë e vozita nja dy vjet.

Në Adë - Parajsa

- Punova sa u çel Ada. Vozita glisera. Ada është plazh i nudistëve, i njohur. Si Mauriciusi! Kujdesesha për tre hidroglisera. Ka qenë bukë e mirë. Kam vozitë funksionarë, Xhavit Nimanin e shumë të tjerë. E kam pasë punën e mirë, me glisera, afër bregut, afër familjes. Aty në Adë, kam punue nja 2-3 vjet në trap. Ka qenë punë e randë. Ada! Isht diçka që s’ ka në tokë. Parajsë! Aty ka pasë: lepuj, fazana, zogj; aty isht ruajtur natyra. Tash s’ ka ma Adë! Ada u ba plazh nudistësh nga Gjermania, Franca, Italia e bota. Aty, në atë plazh, verës vinin edhe 2000 turistë, në një sezonë. Është derdhur devizë e madhe. Adën e prishi javashllëku, gjuetarët e pandërgjegjshëm. Ura që e lidhi Adën me tokë e prishi Adën. Gjermanët kanë pa në Shtoj: bagëti, atraksione; kalimin nëpër degën e Bunës me trap. Si u ba rruga e komunikacionit, asfalti, e prishi ekzotikën. Ndodhën edhe luftat. Edhe e hangri dreqi fare! Kjo kohë e luftës së pamend e prishi totalisht. Gjynahi i Zotit! Qaje, Zot, Adën! Në Adë – deri në pension – nja 25 vjet të bukura.

Pensionimi

- Kam dalë në pension më 1988/89. Para se dola në pension, e bana nji fllugë, puna e gjenit, vetë e godita, nja 20% të punëve. Në pension vetëm kam gjuejt peshk. Ia kam pa hajrin peshkut. Kështu vazhdoj edhe sot. Herë i leshoj rrjetat, herë dal e pendulloj me blinkera, si sot.

Mikrotoponime

(Me fllugë, me motor që m’i dridh hundët, shkojmë në Valdanos. Vozit arraxha. Ekzotikë e rrallë. Kalojmë (m’i thotë emrat): - Kalaja, - Në të Metës, - Limani i Madh, - Bashbylyku (Zavallja e Bashbylykut). – Lugu i Xhemiles (ajo legjenda, perlë, aq e bukur shqipe), - Lama e Kaurrit (nga E Kaurrit?), - Punta e Trashë (Mali i Trashë), - Shpella e Pllumave (Kush i vrau pëllumbat?), - Shpella e Ujkut, - Punta e Mavrijanit (e Maurve), - Zavallja e Krruçit, - Kepi i Krruçit, Ada e Krruçit, - Punta Valdanosit, - Kroni i Zanave. Po sa mikrotoponime të bukura, autoktone! Kur shkojmë kah Krruçi, mbi Valadanos – një re e hollë - fjollë, çohet kah qielli.

Kur e marrim rrugën e kthimit për në Ulqin, tash një mjegull, sikur nga baladat shqiptare, e ka mbuluar malin, Mavrijanin. Përhapet mbi Kala. O Zot, çfarë parathënie ka?! Mjegulla i pjek fiqtë, thonë. Jo, por i çart. Kthehemi për në Ranë. Beti e ka marrë jashtë bregut. Pendullon, por – gja s’ luen. As një gof. S’ ka peshk. E vranë peshkun.

I kënaqur me jetë

- Jam rritë me zor, por jam i kënaqun nga jeta. Gjatë lundrimeve kena ra shumë herë në furtuna. Në Biskaj kapidani e ka ndërru vijën për nja 100 mile dhe, na kapi se na kapi cikloni. Por shpëtuem, falë vaporit të madh. Valla, s’ kisha shku prapë në det. Isht punë e zorshme. Edhe djelmve ua kam prishë qejfin, dëshirën, të mos dalin në det. Derisa zonja e shtëpisë, zonja Dete, kthehet nga pazari e ngarkuar me kaçile e strajca me rrush, për tryezë dhe për të bërë shurup, shpejt na shërben më të gjitha të mirat të cilat i ka falë Zoti; ne i shikojmë albumet dhe i zgjedhim fotografitë e lundrimeve. Unë e shënova gati çdo gjë që më diktoi marinari, por romanin, siç më tha në fillim të bisedës, s’e shkrojta. Sepse, të shkruaja roman, ai duhej të më rrëfente edhe për ato aventurat e ndaluara detare. Ato i ruajti sekret. Të mos e merrte vesh zonja Dete, sigurisht! Pastaj, në fillim, Betoja më tha se i ka hiç më pak se 100 vjet! Por si mund ta ketë një shekull e të jetë aq djalosh? Megjithatë, Betoja është një roman social, por detar - aventuristik. Hajro Ulqinaku E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Mitropolia Ortodokse Malazeze-Bregdetare mbajti liturgji në fushën e sportit në Shas

Provokon sërish Ortodokse Serbe

Nën masa të rrepta sigurie, një grup i vogël i besimtarëve ortodoksë kanë marrë pjesë të dielën në liturgjinë në Shas, të organizuar nga Mitropolia Ortodokse Malazeze-Bregdetare me rastin e festës së Shën Gjonit. Disa dhjetëra besimtarë ortodoksë nga Ulqini, por edhe qytete tjera të Malit të Zi, kanë marrë pjesë në liturgjinë e mbajtur në fushën e sportit, poshtë lokalitetit arkeologjik. Drejtoria e Policisë e ka refuzuar kërkesën e Mitropolisë Malazeze-Bregdetare për mbajtjen e litugjisë në rrënojat e Kishës së Shën Gjonit në Qytetin e Vjetër të Shasit, me arsyetimin se në këtë lokalitet arkeologjik janë duke u kryer punime konservimi nga Qendra për Kon-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

servim dhe Arkeologji e Malit të Zi, dhe se deri në përfundim të tyre ai është i mbyllur për çfarëdo lloj aktiviteti. Liturgjia është udhëhequr nga peshkopi i Tivarit, Sllobodan Zekoviq, i cili ka thënë mes tjerash se për të dytin vit me radhë, kjo festë e tyre është e zvetënuar sepse, sipas tij, “është shfaqur një grup i njerëzve të cilët për turpin e tyre përpiqen të ndalojnë që në këtë vend të shenjtë të tubohen të krishterët ortodoksë, që t’i luten Krishtit”. Ai ka theksuar se ata janë tubuar edhe më herët në këtë vend dhe se në të kaluarën nuk kanë pasur kurrfarë mosmarrëveshjeje, e lëre më konflikti, me popullatën vendase.

I gjithë aktiviteti ka kaluar pa incidente për shkak të masave paraprake të ndërmarra nga policia, kurse banorëve vendas nuk u është lejuar afrimi në vendin ku është mbajtur aktiviteti. Madje, gjatë kohës së mbajtjes së liturgjisë, policia ka bllokuar edhe rrugën kryesore për Shas, në pjesën hyrëse në Qytetin e Vjetër të Shasit, duke e zhvendosur komunikacionin në rrugën ndihmëse. Të gjitha partitë politike shqiptare kanë reaguar ndaj veprimeve të Mitropolisë Malazeze-Bregdetare, duke vlerësuar se kemi të bëjmë me një provokim të radhës ndaj shqiptarëve që jetojnë në trevat e tyre autoktone në Mal të Zi. Koalicioni udhëheqës në Komunën e


MOZAIK

Kisha e Ulqinit, i përbërë nga partitë shqiptare, Partia Demokratike e Socialistëve dhe Socialdemokratët, në mbledhjen e mbajtur më 2 korrik, kishte kërkuar që të mos lejohet mbajtja e liturgjisë duke konsideruar se qëllimi i Kishës Ortodoksë Serbe për të mbajtur liturgji në Lokalitetin Arkeologjik të Shasit, të banuar tërësisht me popullsi jo ortodokse, është i padëshirueshëm dhe iritues për banorët e Anës së Malit dhe Ulqinit. Por më pas, në një takim që përfaqësuesit e Metropolisë kanë pasur me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, kishin rënë dakort që liturgjia të mbahej në fushën sportive, poshtë lokalitetit arkeologjik. Megjithëse ishte paralajmëruar ard-

KKSH kërkon marrjen e masave nga Qeveria e Malit të Zi hja e Mitropolitit Amfilohije Radoviq, ai sivjet nuk ka marrë pjesë në liturgji. Vitin e kaluar, banorët e Anës së Malit u konfliktuan me policinë dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe pasi që ishin përpjekur për të ndaluar kalimin për mbajtjen e liturgjisë nga Mitropoliti Radoviq. Ndërkaq, banorët shqiptarë mendojnë se edhe në këtë rast, ashtu si edhe më herët me rastin e vendosjes së objektit të metaltë të kishës në malin e Rumisë, përpjekjes për ndërtimin e kishës në fshatin Martinaj të Gucisë, pastaj mbajtjes së liturgjive në vendbanimet shqiptare, kemi të bëjmë me vazhdimin e politikës dhe provokimeve të Kishës Ortodokse i. k. Serbe.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, disa ditë përpara mbajtjes së liturgjisë, i është drejtuar me shkresë kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, nga i cili ka kërkuar marrjen e masave paraprake. “Në shkresën drejtuar kryeministrit, KKSH ka shprehur shqetësimet, qëndrimet dhe reagimin e popullit shqiptar në Malin e Zi lidhur me provokimet e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Malin e Zi, trashëgimisë kulturore dhe siteve arkeologjike”, thekson ndër të tjera deklarata për shtyp. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

31


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

CUSTOMER SERVICE CENTER CLERK • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Serves as the lead representative for the Customer Service Centre, providing customer service and guidance on a number of essential management services and procedures.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Two years of college or university studies required. 2. EXPERIENCE: A minimum of two years of administrative experience is required. 3. LANGUAGE: Level 4 (fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: General administrative and office procedures. General knowledge of trade skills, building and grounds maintenance operations and terminology. Knowledge of travel arranger procedures. 5. SKILLS AND ABILITIES: Excellent computer skills. Must have excellent people skills to work tactfully with customers as well as outside contractors, vendors and maintenance staff. Good interpersonal and communication skills are required. Must have problem solving approach and focus on the quick resolution of customer issues. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JULY 17, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Customer Service Centre Clerk) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

MAINTENANCE FOREMAN • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

As a working supervisor, directs a multi-trade work force of 4 maintenance technicians in performing preventative maintenance and repair work on structures and associated equipment of office buildings, residential quarters, and other government-owned or leased buildings, 4 custodial staff in performing regular cleaning duties and occasional and scheduled duties, and personally performs highly skilled full journeyman level work in a trade. Receives assignments in the form of work orders or from GSO/FM and assigns tasks to subordinates.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary schooling is required; completion of vocational training or apprenticeship recognized as producing a journeyman mechanic is required. 2. EXPERIENCE: Two years of journeyman mechanic experience (any trade) and one year of working supervisor experience is required. 3. LANGUAGE: Level 3 (good working knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Considerable knowledge of: facilities maintenance; price trends and grades of quality of materials and equipment; hazard and safety precautions and procedures common to facilities maintenance and repair activities; the practices, methods, materials and tools used in modern equipment and facilities maintenance. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must be able to use all tools of the trade; local driver’s license, class B license is required. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JULY 19, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Maintenance Foreman) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

33


SPORT

Lojërat Evropiane në kryeqytetin bjellorus, Minsk

Ambasadore të denja të politikës shqiptare në botë Gjekë Gjonaj

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Duka janë heroinat e Kosovës në sportin e xhudos. Ato me prezantimin në mënyrën më të mirë të mundshme në Lojërat Evropiane “ Minks 2019” , të cilat u mbajtën në Bjellorusi lartësuan jo vetëm Kosovën, por edhe krejt shqiptarinë. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme dhe ndjesi e mrekullueshme të shohësh përmes ekranit televiziv meçet e këtyre xhudistëve të shkëlqyeshme , të cilat i mbushën shqiptarët me emocione të papërshkrueshme dhe me krenari se janë

34

Javore KOHA

E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Këtyre tri trimëreshave të Kosovës në sportin e xhudos u takon merit pione fuqiplota në sport, është vazhdimësi e arritjeve në vitin 2018 k shqiptar. Këto tri sportiste të talentuara kosovare në këtë garë europiane, ku morën pjesë 50 shtete të botës, i sollën Kosovës tri medalje. Majlinda u stolis me medaljen e artë në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë pas triumfit në finale kundër xhudistes ruse, Natalia Kuziutina. Fitorja e Malinda Kelmendit, bëri që flamuri i Kosovës të ngitet në piedestalin më të lartë. Rrugëtimi i saj drejt medaljes së artë, pas operimit të suksesshëm në shpinë, nuk ishte i lehtë. Megjithatë, në çdo luftë ka qenë e hatashme dhe

nuk kurseu rivalet. Me një teknikë të përsosur mposhti një nga një rivalet. Përballjen e parë e kaloi pa luftë. Në fazën e 1/8 xhudistja pejane e mundi zviceranen Fabienne Kocher në “Golden Score”. Pas këtij triumfi në çerekfinale e mposhti me ippon polaken Karolina Pienkowska. Më vështirë e kishte në gjysmëfinale, kur meçi me francezen Amandine Buchard u vendos vetëm në “Golden Score”. Për pejanen, medalja e argjendtë nuk ishte e mjaftueshme. Majlinda tregoi fuqinë e saj në finale, ku arriti të sigurojë medaljen e artë.


SPORT

ta e madhe historike se ato e bënë Kosovën superfuqi sportive. Ky sukses i xhudistëve kosovare, kamkur e rikthyen Kosovën në toplajm të mediave ndërkombëtare , duke shënuar histori dhe rekorde të reja Ajo më parë e kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Ishte kampione e botës në xhudo në vitet 2013 dhe 2014, teksa në vitet 2014 dhe 2016 ishte kampione evropiane. Edhe dy superyjet e tjera që përfaqësuan Kosovën në Lojërat Evropiane të këtij viti në sportin e xhudos, Nora Gjakova ( e argjendtë) deri në - 57 kilogramë dhe Loriana Duka ( e bronztë) , -78 kilogramë bashkë me trajnerin e tyre të famshëm e të madh Driton Kuka, e renditen Kosovën në vendin e pestë, duke

lënë pas shumë shtete të botës që njihen për fuqi e reputacion të madh politik, ushtarak, ekonomik e sportiv në rang global. Para Kosovës, u renditën vetëm Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjeorgjia Këtyre tri trimëreshave të Kosovës në sportin e xhudos u takon merita e madhe historike se ato e bënë Kosovën superfuqi sportive. Ky sukses i xhudistëve kosovare, kampione fuqiplota në sport, është vazhdimësi e arritjeve në vitin 2018 kur e rikthyen Kosovën në toplajm të mediave ndërkombëtare , duke shënuar histori

dhe rekorde të reja. Me sukseset e Majlindës, Norës dhe Lorianës mburret çdo shqiptar në rruzullin tokësor. Këto ambasadore të denja të politikës shqiptare në botë e nderuan Kosovën para miliona shikuesve anekënd botës si askush tjetër. Ato personifikojnë historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Suksesi i tyre historik është krenaria e Kosovës dhe e çdo shqiptari. Ato janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët dhe të gjithë të rinjtë shqiptarë. E ENJTE, 11 KORRIK 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 11 korrik 2019

Viti XVlll Numër 871 Çmimi 0,50

ë Plakja e popullsis me pasoja jo e vetëm demografik ISSN 1800-5696

Përsëri të fundit

Hana


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.