Koha 872

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 korrik 2019 Viti XVlll Numër 872 Çmimi 0,50

Intelektuali injorant ISSN 1800-5696

Atdhetarizëm ideal

Malësori, këngëtar i veçantë në skenën muzikore shqiptare


PËRMBAJTJE

5

8 KKSH: Vendim historik

Çfarë po e nxit populizmin?

12

14 Personalitet i madh i kulturës shqiptare

Një hap i vogël për njeriun, një hap gjigant për njerëzimin

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019


PËRMBAJTJE

18

24 Tregime me një qasje të veçantë narrative

Hapet rruga e rikonstruktuar që shpie kah Liqeni i Hridit

28

30 Të pakënaqur me realizimin e kërkesave braktisin seancën

Mundësi e mirë e realizimit të nevojave të fermerëve KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 18 korrik 2019 Viti XVlll Numër 872 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Intelektuali

ma injorant uk Qençe n ISSN 1800-5696

Atdhetarizëm ideal

1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ideal Atdhetarizëm

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

shqiptare skenën muzikore veçantë në këngëtar i Malësori,

injorant Intelektuali

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Malësori, këngëtar i veçantë në skenën muzikore shqiptare

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, hapi rrugën e rikonstruktuar Ulqin-Krythë

Përmirësim i jetës së qytetarëve dhe qasjes së turistëve Ulqin – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka hapur të hënën zyrtarisht aksin e rikonstruktuar rrugor Ulqin-Krythë, me gjatësi 13.5 kilometra, pjesë e rrugës ndërkombëtare që lidh qytetin e Ulqinit me vendkalimin kufitar Sukubinë-Muriqan. Pasi që ka vizituar rrugën e re, Markoviq ka thënë se me këtë rrugë me gjatësi prej 25 km, për rikonstruksionin e së cilës janë shpenzuar 12 milionë euro, Ulqini është lidhur me infrastrukturë rrugore cilësore me Shqipërinë, me ç’gjë është përmirësuar jeta e qytetarëve që jetojnë në këtë trevë dhe qasja e turistëve të cilët e vizitojnë Malin e Zi. “Kam parë se punimet janë kryer sipas të gjitha standardeve, me cilësinë më të lartë të mundshme. Dëshiroj që edhe me këtë rast, si edhe në rastet tjera, të përgëzoj Drejtorinë për Punët Publike dhe kryesin e puni-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

meve për punën e kryer në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka thënë ai. Kryeministri Markoviq ka thënë se në Mal të Zi për çdo ditë hapet një rrugë e re. “Malin e Zi e zhvillojmë në aspektin infrastrukturor, jo vetëm përmes rrugëve dhe infrastrukturës rrugore, por edhe me infrastrukturë energjitike dhe digjitale. Mali i Zi është sot vend në zhvillim, vend në të cilin hapen vende të reja pune, në të cilin është duke u ulur përqindja e papunësisë. Mali i Zi është vend që është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi, vend në të cilin shkallët e rritjes janë në nivelin më të lartë të rritjes evropiane”, ka thënë ndër të tjera ai. Rikonstruktimi i fazës së tretë të rrugës Sukubinë-Ulqin, nga Krytha deri në Ulqin, me gjatësi prej 13.5 km ka filluar në tetor të vitit 2017 dhe punimet janë kryer nga kompa-

nia “Met&Alu Plast” nga Danillovgradi. Afati për kryerjen e punimeve ka qenë 365 ditë pune, por ai është shtyrë për shkak të vonesës nga firma ndërtuese. Më herët, në fazën e parë është bërë rikonstruktimi i aksit rrugor Sukubinë deri në udhëkryqin që të çon për Ostros, me gjatësi 6.5 km, dhe në fazën e dytë, aksi rrugor nga udhëkryqi për Ostros deri në Krythë, me gjatësi 4.75 km. Në ceremoninë e përurimit të kryerjes së punimeve kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit, dr. Ilir Çapuni, drejtori i Drejtorisë për Komunikacion, Savo Paraça, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor në Ulqin etj. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ndan 25 mijë për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

KKSH: Vendim historik

Tiranë/Ulqin – Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në masën 25 000 euro, për mbështetjen e funksionimit të këtij këshilli dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të mbajtur më 10 korrik. Në vendim thuhet se kjo shumë do të ndahet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019, nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi vendimin e Qeverisë së Shqipërisë e kanë konsideruar si një tjetër lajm të mirë për shqiptarët në Malin e Zi dhe “vendim historik, i cili duhet përshëndetur, pasi është rasti i parë që Qeveria e Republikës së Shqipërisë jep mbështetje financiare për KKSH në Malin e Zi”. Në deklaratën për shtyp thuhet se ky është një vendim i mirëpritur që vjen si rezultat i bashkëpunimit intensiv

ndërmjet KKSH-së, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë dhe Qeverisë së Shqipërisë. “Këto mjete do të dedikohen për fuqizimin e aktiviteteve të Këshillit Kombëtar, vënien në funksion të zyrave koordinuese në Malësi dhe Plavë, me qëllim që të jemi sa më pranë qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi, një mundësi më shumë për të raportuar mbi shqetësimet e tyre në rastet e shkeljeve të të drejtave kombëtare, për nisma dhe iniciativa kërkimore për situatën aktuale të respektimit të të drejtave, në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi, për çështje të tilla si: arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi, e drejta e përfaqësimit dhe punësimit proporcional të shqiptarëve në institucionet publike, e drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, përdorimi i lirë i simboleve tona kombëtare, media dhe informimi në gjuhën shqipe, situata socio-ekonomike e shqiptarëve dhe investimet në infrastukturë etj.”, thekson deklarata. Nga KKSH kanë rikujtuar se për një kohë relativisht të shkurtër kemi

tre vendime shumë me rëndësi nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për shqiptarët në Malin e Zi, si vendimi për heqjen e nevojës për t’u pajisur me leje pune për shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, vendimi për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në qytetin e Ulqinit dhe vendimi i fundit, për mbështetje financiare të KKSH-së në Malin e Zi. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se në emër të këtij institucioni përfaqësues të shqiptarëve në Malin e Zi falënderon dhe i shpreh mirënjohjen më të thellë Kryeministrit Edi Rama, Ministrit Gent Cakaj, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, Ridi Kurtezi. Në të njëjtën mbledhje të Këshillit të Ministrave është vendosur po ashtu që shuma prej 25 mijë eurosh t’i ndahet Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, për vënien në funksion të Qendrës Kulturore (multifunksionale) të këtij këshilli në komunën e Bujanocit. (Kohapress) E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Intelektuali injorant Injoranca, hipokrizia, dhe naiviteti i pjesës dërrmuese të klasës intelektuale shqiptare shkojnë përtej imagjinatës. Mungesa e inteligjencës së lindur dhe mendimi kritik është një dukuri e përhapur tek intelektualët shqiptarë

Qani Osmani

Ne nuk kemi një klasë të mirëfillte intelektualësh që janë bërë të tillë përmes punës së palodhshme. Më së shumti ne kemi pasur individë të cilët e përfituan shkollimin nga lidhjet me

6

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

pushtetin dhe transferuan privilegjet e arsimimit tek pasardhësit e tyre! Prandaj edhe jetojmë në një kohë të pakohë, në një shtet pa shtet, në një shoqëri pa respekt, në një vend ku gjithçka e keqe po lulëzon dhe e mira, e ndershmja, njerëzorja, humania, patriotikja, po përbuzet e nëpërkëmbet nga të gjitha anët dhe me të gjitha mënyrat. Nuk ka ndërgjegje, nuk ka sinqeritet, nuk ka respekt, asgjë nuk ka vlerë, as edhe ajo që po e bëjmë me mund e me djersë, me sakrifica e me vullnet të madh nuk respektohet ngase është koha e maskave të

atyre që nata i gjen analfabetë e dita i zbardhë magjistra. doktorë shkencash, patriotë, atdhetarë, të vetëquajtur bashkërisht si intelektualë. Të jesh apo të mos jesh? Kjo është pyetja kyçe që më del përballë. Shpeshherë jemi dëshmitarë të sjelljeve të dobëta të “klasës së ngritur” apo të intelektualëve. Kjo kategori e njerëzve mbi vete ka shumë përgjegjësi të cilat duhet t’i mishërojë në forma dhe në nivele të ndryshme. Përderisa dikur i diplomuari dhe i shkolluari gëzonin një privilegj të veçantë në mesin e shoqërisë sonë (shumë nga këto

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION kanë keqpërdorur mos-vigjilencën e masës) e cila vuante për universitete, sot, kur këta i kemi me bollëk, vuajmë për edukim dhe shkollim të mirëfilltë dhe intelektual që ka të ngulitur thellë në mendjen e tij përgjegjësinë e të qenurit më i informuar ose më ditur se të tjerët. Pra, me të drejtë shumëkush nga ne njerëzit e rëndomtë kemi menduar se udhëheqësi, lideri, ministri, profesori, mjeku, arsimtari, etj. janë njerëz të “ngritur”, me të dalluar se të tjerët, të dëshmuar në profesionin e tyre, të ndershëm etj. pra të “zgjedhurit e popullit”. Ky është një gjykim i drejtë, sepse kështu duhet të jetë, kështu duhet të funksionojë! Por, de fakto gjendja është shumë dëshpëruese dhe degraduese. S’di nëse gabohem të them se edhe de jure situata është alarmante. Sistemi i kurdisur legjislativ dhe ndryshimet e plotësimet ligjore të mëvonshme janë bërë më tepër në favor të të regjurve, hajdutëve, kusarëve, bandave, interesave klanore etj. sesa në favor të nevojave reale të vendit dhe të qytetarëve. Dhe pikërisht kjo gjë është përgatitur dhe hartuar nga “intelektuali injorant” që na del përballë çdokënd dhe po na zë frymën sot si “politikan që gëzon funksion, si lider partiak, si analist politik, ekonomik”... etj. Shumë nga ata që dështuan (por xhepat i zmadhuan) në profesionin që ushtruan në të kalu-

arën, sot “shesin mend” nëpër mediat vendore dhe rajonale për interesa të caktuara. Kjo racë intelektualësh, ka bërë kërdinë në të gjitha nivelet e funksionimit të shoqërisë dhe shtetit. Nga kjo klasë intelektualësh injorantë sot si produkt kemi një “masë të hutuar” dhe një “rini që mendon vetëm për facebook”. Kjo mendësi e pacipë i shndërroi shkollat dhe universitetet në vende ku shfaqet moda, pallatet e kulturës në qendra të amoralitetit, shtëpitë e Zotit në qendra formalitetesh, spitalet në qendra biznesi, kafenetë në qendra debati, institucionet shtetërore në shtëpi të tyre... etj. Thënë pak më ndryshe, shfrenimi i intelektualit e shndërroi qenien njerëzore në mall tregtie, keqpërdori aftësitë dhe mirësjelljen e tij, përdhunoi vlerat që ai i çmon lart, e bëri atë të ndjehet i huaj në shtëpinë e tij, e largoi atë nga prona dhe atdheu i tij...Por, çështja që na bën të ndjehemi edhe më të trishtuar është këmbëngulja e kësaj klase intelektuale për të vazhduar me këtë mendësi! Sot, të paktë janë ata intelektualë që me shumë respekt e meritojnë këtë titull, por që janë të ndrydhur prej të lartpërmendurve, prej atyre që bajgën e reklamojnë si ëmbëlsirë e zërin e korbit e paraqesin si zë bilbili. Puthadorë sa të duash e pakurrizorë që as skraja e shiut nuk ua kalon, bile ua ka lakmi. Kjo që themi është shumë më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pak përballë atyre veprimeve të pista që po bëjnë. Eh, sa të çuditshëm janë disa “intelektualë”. Nëpër tavolinat e kafeneve të ndryshme nuk lanë pushtetarë dhe zyrtarë shqiptarë pa i sharë dhe ofenduar për keqpërdorimin e pushtetit dhe për qeverisjen e tyre të dobët! Nga ana tjetër, po këta persona që veten e quajnë “intelektualë” i shikon duke u fotografuar dhe duke i lavdëruar zyrtarët e njëjtë shqiptarë në rrjetin social fejsbuk. Çfarë dyfytyrësie dhe demagogjie?! A thua vallë pritet gjë nga këta “intelektualë” demagogë të etur për karrige?! Fatkeqësisht asgjë! Përpos ambicieve të tyre të sëmura! Shqiponja e kishte pyetur kërmillin se si arrite deri në maje? Ai ishte përgjigjur: DUKE U LIGAVITUR! Miq të dashur, nuk arrihet çdo gjë në jetë si puna e kërmillit. Për të arritur në piedestal dhe të lësh gjurmë të mira në jetë nevojitet: dituri, ndershmëri, dinjitet, guxim, dhe vizion! Kjo kategori e “intelektualëve” u përngjan plepave që rriten shumë lart dhe se rrënjë fare nuk kanë dhe kështu një erë sado e lehtë, i shkul nga toka. Këta intelektualë do të zhduken sikur ajo bora e pranverës. Dhe kjo shumë shpejt do të ndodhë. Vlerat nuk ka mundur t’i zhbëjë askush dhe as ju nuk do ta bëni këtë. Të jeni të bindur se fundi është i afërt, por turpi do t’u përcjellë gjatë tërë jetës.

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Çfarë po e nxit po

Kultura apo ekonomia? Kjo pyetje përbën pjesën më të madhe të debatit rreth populizmit bashkëkohor. Presidenca e Donald Trumpit, Brexit-i dhe rritja e partive politike të krahut të djathtë në Evropën kontinentale si rrjedhojë e përkeqësimit të vlerave midis konservatorëve socialë dhe liberalëve socialë, ku të parët kanë hedhur përkrahjen e tyre pas politikanëve ksenofobë, etno-nacionalistë dhe autoritarë? Apo ato pasqyrojnë ankthin dhe pasigurinë e shumë votuesve, të nxitur nga krizat financiare, masat shtrënguese dhe globalizimi?

avancuar nga kolegia ime e shkollës në Harvard Kennedy School Pippa Norris dhe Ronald Inglehart i Universitetit të Miçiganit. Në një libër të kohëve të fundit, ata argumentojnë Dani Rodrik se populizmi autoritar është pasojë e një zhvendosjeje afatgjatë të brezave në vlera. Duke qenë se brezat e rinj janë bërë Nga përgjigjja varen shumë gjëra. më të pasur, më të arsimuar dhe më Nëse populizmi autoritar i ka rrën- të sigurt, ata kanë adoptuar vlera jët në ekonomi, atëherë ilaçi i duhur “post-materialiste” që theksojnë laështë një populizëm i një lloji tjetër icizmin, autonominë personale dhe – që synon padrejtësitë ekonomike diversitetin në kurriz të religjionit, dhe përfshirjen, por pluralist në poli- strukturave tradicionale të familjes tikën e tij dhe jo domosdoshmërisht dhe konformitetit. Brezat e vjetër janë dëmtues ndaj demokracisë. Nëse bërë të tjetërsuar – duke u bërë këshai i ka rrënjët te kultura dhe vler- tu “të huaj në vendin e tyre”. Ndërsa at, megjithatë, ka më pak mundësi. tradicionalistët tani janë numerikisht Demokracia liberale mund të jetë e grupi më i vogël, ata votojnë në numdënuar nga dinamikat dhe kontradik- ra më të mëdhenj dhe janë politikisht më aktivë. tat e saj të brendshme. Disa versione të argumentit kulturor Will Wilkinson i Niskanen Center, mund të hidhen poshtë. Për shem- së fundmi bëri një argument të ngbull, shumë komentatorë në Shtetet jashëm, duke u përqendruar në rolin e Bashkuara janë përqendruar në e urbanizimit në veçanti. Wilkinson thirrjet e Trumpit ndaj racizmit. Por, argumenton se urbanizimi është një racizmi në një formë apo në një tjetër proces klasifikimi hapësinor që ndan ka qenë një tipar i qëndrueshëm i shoqërinë në kuptimin jo vetëm të shoqërisë amerikane dhe nuk mund fatit ekonomik, por edhe të vlerave të na tregojë se pse reagimi i Trumpit kulturore. Ai krijon fusha lulëzuese, ndaj tij ka rezultuar kaq popullor. Një multikulturore, me densitet të lartë, konstante nuk mund të shpjegojë një ku mbizotërojnë vlerat shoqërore liberale. Dhe ai lë pas zonat rurale dhe ndryshim. Shpjegimet e tjera janë më të sofis- qendrat më të vogla urbane që janë tikuara. Versioni më i plotë dhe am- gjithnjë e më uniforme në aspektin bicioz i argumentit kulturor është e konservatorizmit social dhe mos

8

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

pëlqyese ndaj diversitetit. Ky proces, për më tepër, është vetë-përforcues: suksesi ekonomik në qytetet e mëdha vërteton vlerat urbane, ndërsa vetë-përzgjedhja në emigracionin jashtë rajoneve të mbetura rrit akoma më tek polarizimin. Në Evropë dhe SHBA, zonat homogjene, shoqërore konservatore përbëjnë bazën e mbështetjes për populistët nativistë. Në anën tjetër të argumentit, ekonomistët kanë realizuar një sërë studimesh që lidhin mbështetjen politike për populistët me goditjet ekonomike. Në atë që ndoshta është më i famshmi mes tyre, David Autor, David Dorn, Gordon Hanson dhe Kaveh Majlesi – respektivisht nga MIT, Universiteti i Zyrihut, Universiteti i Kalifornisë në San Diego dhe Universiteti i Lundit – kanë treguar se votat për Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në të gjitha komunitetet amerikane ishin të lidhura fort me madhësinë e goditjeve tregtare armiqësore të Kinës. Pra, sa më e madhe të ishte humbja e vendeve të punës për shkak të rritjes së importeve nga Kina, aq më e lartë ishte mbështetja për Trumpin. Në të vërtetë, sipas Autor, Dorn, Hanson dhe Majles, shoku tregtar i Kinës mund të ketë qenë drejtpërdrejt përgjegjës për fitoren zgjedhore të Trump në vitin 2016. Vlerësimet e tyre tregojnë se nëse niveli

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

opulizmin? i importeve do të kishte qenë 50% më i ulët se norma aktuale gjatë periudhës 2002-2014 , një kandidat demokrat për president do të kishte fituar shtetet kritike të Miçiganit, Uiskonsin dhe Pensilvanisë, duke e bërë Hillari Klintonin fituese të zgjedhjeve. Studime të tjera empirike kanë prodhuar rezultate të ngjashme për Evropën Perëndimore. Përhapja më e madhe e importeve kineze është zbuluar se ka lidhje me mbështetjen për Brexit në Britani dhe rritjen e partive nacionaliste të ekstremit të djathtë në Evropën kontinentale. Masat shtrënguese dhe masat më të gjera të pasigurisë ekonomike kanë treguar se kanë luajtur një rol statistikisht të rëndësishëm. Dhe në Suedi, rritja e pasigurisë në tregun e punës është lidhur empirikisht me lindjen e demokratëve suedezë të ekstremit të djathtë. Argumentet kulturore dhe ekonomike mund të ngjajnë në tension – në mos

edhe jo konsistent – mes njëri-tjetrin. Por, duke lexuar me rreshtave, mund të dallojmë një lloj konvergjence. Për shkak se tendencat kulturore – të tilla si vlerat post-materialiste dhe ato të promovuara nga urbanizimi – janë me natyrë afatgjatë, ato nuk shpjegojnë plotësisht kohën e reagimit populist. (Norris dhe Inglehart parashtrojnë një pikë të rëndësishme ku grupet shoqërisht konservatore janë bërë pakicë, por kanë ende fuqi disproporcionale politike.) Dhe ata që mbrojnë përparësinë e shpjegimeve kulturore, në të vërtetë nuk eliminojnë mundësinë e rolit të tronditjeve ekonomike. Këto tronditje, pretendojnë ata, përkeqësuan akoma më keq ndasitë kulturore, duke u dhënë populistëve autoritarë shtysën që u nevojitej atyre. Për shembull, Norris dhe Inglehart argumentojnë se “kushtet ekonomike afatmesme dhe rritja në diversitetin shoqëror” përshpejtuan reagimin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kulturor dhe tregojnë në punën e tyre empirike se faktorët ekonomikë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen për partitë populiste. Në mënyrë të ngjashme, Eilkinson thekson se “ankthi racor” dhe “ankthi ekonomik” nuk janë hipoteza alternative, sepse tronditjet ekonomike kanë intensifikuar në masë të madhe renditjen kulturore të udhëhequr nga urbanizimi. Nga ana e tyre, deterministët ekonomikë duhet të pranojnë se faktorët si goditja tregtare e Kinës nuk ndodhin në vakum, por në kontekstin e ndasive shoqërore para-ekzistuese përgjatë linjave socio-kulturore. Në fund të fundit, analizimi i saktë i shkaqeve që qëndrojnë pas rritjes së populizmit autoritar mund të jetë më pak i rëndësishëm sesa mësimet e politikave që duhen nxjerrë prej tij. Këtu ka vend për pak debat. Mjetet shëruese ekonomike për pabarazinë dhe pasigurinë janë shumë të rëndësishme. Project Syndicate/ Në shqip nga: BIRN/

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Atdhetarizëm Përsëri politikanët kanë vendosur të luajnë kartën e zgjidhjes së krizës në minutën e fundit. Në gjithë këtë gjurulldi, janë turmat partiake të vetmet që besojnë se kjo është përplasje e vërtetë, dhe populli do të shërohet si me placebo, ndërsa koha dhe vëzhguesit mjaftohen me qëndrimin asnjanës

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

10

Çdo gjë është fallco; njeriu, jeta, tani edhe natyra nuk është vetja. Të gjitha janë ndryshe nga ç’ishin kur filluan, të gjitha bëjnë të kundërtën e asaj që duhej të bënin. Por devijimin më të madh e ka pësuar njeriu....njerëzimi, sepse ç’është populli, veçse një njeri i shumëzuar? Mendësia e njërit është e të gjithëve, dhe anasjelltas

Është kjo arsye që një udhëheqës tërheq rreth vetes simpatizantë të shumtë dhe janë këta të fundit që e shtynë udhëheqësin e tyre drejt çmendurisë a ndonjë realiteti tjetër

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Çdo gjë është fallco; njeriu, jeta, tani edhe natyra nuk është vetja. Të gjitha janë ndryshe nga ç ‘ishin kur filluan, të gjitha bëjnë të kundërtën e asaj që duhej të bënin. Por devijimin më të madh e ka pësuar njeriu.... njerëzimi, sepse ç ’është populli, veçse një njeri i shumëzuar? Mendë-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ideal

Shqiptarët jashtë në Diasporë janë ata që i ndjekin këto zhvillime me ankth; ky fakt i bën ata të shihen si idealistë me kuptimin e vërtetë të fjalës, pa interes personal a pasurie në atdheun e mbetur në duart e atyre që luajnë me ‘të derisa ta mbysin fare

sia e njërit është e të gjithëve, dhe anasjelltas. Është kjo arsye që një udhëheqës tërheq rreth vetes simpatizantë të shumtë dhe janë këta të fundit që e shtynë udhëheqësin e tyre drejt çmendurisë a ndonjë realiteti tjetër. Përsëri politikanët kanë vendo-

sur të luajnë kardën e zgjidhjes së krizës në minutën e fundit. Në gjithë këtë gjurulldi, janë turmat partiake të vetmet që besojnë se kjo është përplasje e vërtetë, dhe populli do të shërohet si me placebo, ndërsa koha dhe vëzhguesit mjaftohen me qëndrimin asnjanës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Shqiptarët jashtë në Diasporë janë ata që i ndjekin këto zhvillime me ankth; ky fakt i bën ata të shihen si idealistë me kuptimin e vërtetë të fjalës, pa interes personal a pasurie në atdheun e mbetur në duart e atyre që luajnë me ‘të derisa ta mbysin fare. E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

50-vjetori i zbritjes në hënë

Një hap i vogël për njeriun, një hap gjigant për njerëzimin

Enti Amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA, shënon 50-vjetorin e zbritjes historike në Hënë të anijes së hapësirës së lartë, Apollo 11, me një seri ekspozitash dhe programesh të ndryshme anembanë Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 16 -20 deri më Korrik

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ishte pikërisht 16 Korriku i vitit 1969, kur astronautët amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins filluan udhëtimin e tyre historik për

12

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

në Hënë nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s, Kennedy, në shtetin Florida. Katër ditë më vonë, më 20 Korrik, ndërkohë që astronauti Collins

drejtonte në orbitën e Hënës anijen Apollo 11, dy kolegët e tij, astronautët Armstrong dhe Aldrin zbritën në sipërfaqen e Hënës me një pjesë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të vogël modulare të anijes së hapësirës së lartë të emërtuar, Shqiponja (“Eagle”), duke i treguar Amerikës dhe botës së, “Shqiponja kishte zbritur” në sipërfaqen e Hënës. Ishte kjo hera e parë në historinë e njerëzimit që këmba e njeriut kishte shkelur mbi sipërfaqen e Hënës. Astronauti, Neil Armstrong, i pari përfaqësues i njerëzimit që hodhi hapin e parë mbi Hënë, kishte deklaruar se misioni i tyre eksplorues në hapësirë, ndonëse mund të ishte, “Një hap i vogël për njeriun”, për nga rëndësia historike, shkencore dhe teknologjike, ai ishte i vetëdijshëm se suksesi i tyre përbënte edhe një “Hap gjigant për mbarë Njerëzimin”. Astronauti Armstrong konsideronte, pra ,se se zbritja në Hënë e astronautëve amerikanë, 50-vjet më parë, ndonëse ishte një nismë, ekskluzivisht, e paparë deri atëherë në historinë njerëzore, nuk ishte vetëm një hap i madh drejt eksplorimit të hapësirës së lartë nga Shtetet e Bashkuara, por si i tillë, duhej të konsiderohej edhe si një përfitim i madh për mbarë botën dhe për zhvillimet e ndryshme në shumë fusha të shkencës, teknologjisë dhe komunikimit. Astronauti Neil Armstrong ka ndërruar jetë në vitin 2012, në moshën 82-vjeçare, por dy kolegët e tij në këtë udhëtim historik në Hënë, Buzz Aldrin dhe Michael Collins, jetojnë ende dhe do të ribashkohen të hënën më 16 korrik për të kujtuar këtë përvjetor, në Qendrën e hapësirës së Lartë Kennedy në Florida – aty ku gjysmë shekulli më parë filloi misioni i tyre për të zbritur në Hënë. Enti amerikan i hapësirës së lartë, NASA, njofton se—ndër të tjera aktivitete anembanë vendit --përfshirë edhe ato që do mbahen në Washington -- dy astronautët e Anijes Apollo 11 do të kenë një konferencë me gazetarët e mbledhur aty për të kujtuar këtë përvjetor historik dhe pastaj do të vizitojnë Qendrën Kennedy, ku do të takohen me ish-drejtuesit e misionit të Apollo 11, si edhe me drejtuesit e misioneve aktuale ARTEMIS, pjesë këto të programit aktual amerikan të hapësirës “Nga Hëna në Mars”, për eksplorimin e mëtejshëm të hapësirës nga njerëzimi. Zbritjes aktuale në Hënë, Korrikun e vitit 1969, i kishte paraprirë një an-

gazhim kombëtar i ndërmarrë nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Kennedy – i cili në një atmosferë të asaj kohe të rivalitetit gjeopolitik midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Shteteve të Bashkuara –në një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi nevojat urgjente kombëtare kishte deklaruar mbi planin për zbritjen në Hënë se, “Unë besoj se kombi ynë duhet të angazhojë forcën dhe burimet financiare për të arritur, para mbarimit të kësaj dekade, zbritjen e astronautëve në Hënë dhe kthimin e tyre në tokë. Asnjë projekt tjetër i vetëm në këtë periudhë, nuk do të jetë më mbresëlënës për njerëzimin dhe as më i rëndësishëm për eksplorimet afatgjata të hapësirës së lartë, por edhe asnjë projekt tjetër nuk do të jetë më i shtrenjtë dhe më i vështirë për t’u realizuar”, kishte paralajmëruar ish-Presidenti John Kennedy, duke shtuar se “Në qoftë se e miratojmë dhe në qoftë se realizohet ky projekt, nuk është se vetëm një njeri do të shkojë në Hënë, por do të jetë i mbarë kombi që shkelë në Hënë, pasi nevojitet bashkëpunimi i të gjithë neve për të bërë të mundur një gjë të tillë”, kishte deklaruar John F. Kennedy, duke njoftuar zbritjen eventuale në Hënë nga ana e Shteteve të Bashkuara. Është e vërtetë se ishte Presidenti Kennedy, ai i cili ndërmori vendosmërisht angazhimin kombëtar – të cilin ai e kishte konsideruar si një urgjencë kombëtare -zbritjen e astronautëve në Hënë, por projekti për eksplorimin e hapësirës së lartë ka pasur mbështetjen e të pakën katër administratatave, republikane dhe demokrate, duke filluar nga Presidenti Eisenhower, si dhe nga Kongresi dhe populli amerikan në përgjithësi, gjatë më shumë se një dekade, vazhdimisht deri në arritjen e këtij objektivi, në Korrik të vitit 1969. Këtë mbështetje, si dhe krenarinë e amerikanëve për zbritjen në Hënë të astronautëve, e kishte shprehur edhe ish-presidenti Richard Nixon në një bisedë telefonike me anë të radio-transmetimeve nga Shtëpia e Bardhë me astronautët nga sipërfaqja e Hënës – një komunikim ky që ai e ka quajtur si telefonata më me rëndësi në historinë e njerëzimit --me astro-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nautët Armstrong, Aldrin dhe Collins. Nixoni është shprehur: “Më mungojnë fjalët që të shprehi krenarinë që të gjithë ne ndjejmë për punën tuaj. Për çdo amerikan, ky moment duhet të jetë momenti më krenar në jetën tonë. Por edhe popujt anembanë botës, jam i bindur, se bashkohen me amerikanët për të celebruar këtë arritje të mrekullueshme. Si përfundim i veprës suaj, qielli dhe hapësira e lartë tani janë pjesë e botës së njeriut në tokë. Kështu që, ndërkohë që flisni me ne nga anija e hapësirës së lartë në Hënë, na frymëzoni që të dyfishojmë përpjekjet tona këtu në tokë për sjellë paqe dhe mirëqenie në planetin tonë. Në këtë moment të papërshkrueshëm, të gjithë popujt e botës janë të bashkuar dhe ndajnë me ju krenarinë e tyre për suksesin tuaj…”, është shprehur ish-Presidenti Nixon. Ndërsa Astronauti Armstrong, duke e falënderuar Presidentin Nixon, ka shprehur ndjenjat e tij dhe të kolegëve duke thënë: “Është nder dhe privilegj i madh që gjendemi këtu (në Hënë), si përfaqësues jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të njerëzve paqedashës anembanë botës, të cilët janë të interesuar dhe kuriozë dhe që ndajnë me ne një vizion për të ardhmen”, ka thënë 50-vjet më parë astronauti Armstrong. Ndoshta pakkush prej nesh është i vetëdijshëm se ishte pikërisht zbritja në Hënë 50-vjet më parë dhe vizioni i këtyre astronautëve amerikanë dhe të tjerëve si ata që ka bërë të mundur sot të gjitha mënyrat e reja të komunikimit që përdoren sot anembanë botës, përfshirë përdorimin e satelitëve që bëjnë të mundur transmetimin brenda sekondash të fotografive, të zërit dhe të sinjaleve, nga një anë e globit në tjetrën. Kështu qe kur të telefononi të afërmit tuaj dhe të komunikoni me ta kudo në botë me anë të telefonit, facebook-ut, facetime ose mënyrave të tjera të komunikimit modern, kujtoni sot tre astronautët amerikanë – Armstrong Collins dhe Aldrin—në 50-vjetorin e zbritjes së tyre në Hënë, pasi ishte ai sukses fillestar që bën sot të mundur, për secilin prej nesh, komunikimin e lehtë me të gjithë botën. Ky është vetëm një përfitim nga shumë dobi të tjera që vinë nga eksplorimet e hapësirës së lartë, atëherë dhe sot. E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

13


KULTURË

Përvjetori i piktorit Gjelosh Gjokaj

Personalitet i madh i kulturës shqiptare Malësia e Madhe është njëra prej krahinave më të njohura shqiptare, pavarësisht se kjo tokë arbërore është e ndarë përgjysmë nga fuqitë e mëdha. Shtëpia ku ka lindur piktori i njohur shqiptar Gjelosh Gjokaj është njëra prej familjeve më fisnike të Malësisë. Ky pinjoll i Shtëpisë së Baca Kurtit, lindi në Grudë, por në rini të hershme Gjeloshi dhe e gjithë familja e Dakë Lekës u vendosën në një qyetet të vogël afër Novi Sadit në Vojvodinë Malësia e Madhe brenda dhe jashtë kufirit ka dhënë personalitete të mëdha të shkencave të ndryshme, por ka dhënë edhe tre yje ndërkombetare të artit: Lukë Kaçën, Gjelosh Gjokën dhe Angjelin Prelocaj. Emëri Gjelosh është shumë i njohur qysh në Malësi. Kush nuk ka dëgjuar për Gjelosh Frangun dhe Gjelosh Lulin e Hotit dhe për Gjelosh Gjokën e Kastratit. Që të tre ishin trima të përmendur dhe të pashëm. Ata ishin dijetarë e gojtarë dhe logjet e Shpellës së Frashnit, të Kronit të Traboinit, të Vitojës dhe Urës së Tërgajës nuk kishin hijeshinë dhe bukurinë pa pjesëmarrjen e tyre dhe të shumë trimave të njohur të kësaj treve. Për logjet e Malësisë ka shkruar edhe Ismail Kadare në veprën e tij “Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Nëmuna”. Arti dhe bukuria janë pjesa mbase më e rëndësishme e kësaj treve. Familja Gjokaj kishte dhënë edhe patriotë të dalluar që kishin dhënë jetën për çështjen kombëtare. Për atdhe dashuri dhe për gjuhë e traditë shqiptare ishte helmuar studenti i përmendur Dodë Pjetër Leka, djali i axhës së Gjelosh Gjokaj dhe mësuesi i njohur i Malësisë Prenkë

14

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Puli Gjokaj. Prenkë Pulin e kishin pushkatuar forcat jugosllave në kufi se gjoja kishte bërë përpjeke për t’u arratisur në Shqipëri. Gjelosh Gjokaj mësimet fillestare i vazhdoi në Vojvodinë. Por qysh në fëmijëri kishte dëshirë të bëhej piktor. Gjeloshi tregonte se qytetarët dhe fshatarët e atij vendi kishin filluar t’i blinin vizatimet e tij, jo me të holla por me grurë ose misër. Atëhërë tregonte Gjeloshi fillova ta kuptoj se një ditë mbase mund të jetoj me këtë profesion. Pas disa vjetësh kishte kaluar në Pejë, ngase atje ishte vëllau e tij Gjeto Leka, gazetarë dhe spiker shumë i njohur në Radio Prishtinë dhe më vonë i Televizionit të Kosovës. Pasi mbaroi shkollën e artit në Pejë me ndihmën e piktorit të madh të Kosovës Muslim Mulliqit ishte regjestruar në Akademinë e Arteve në Beograd. Pas studimeve të arteve në Beograd u kthye në Prishtinë dhe atje në bashkëpunim piktorët e Kosovës themeluan Shkollën e Lartë Pedagogjike të Artit dhe më vonë ata hapën edhe Akademnë e Arteve në kreqytetin e Kosovës. Për 6 vjet sa punoi në Kosovë krijoi vepra të mëdha të artit, sidomos të grafikës, sepse ky

ishte specializuar në këtë degë gjatë studimeve në Akademinë e Begradit. Gjelosh Gjokaj kishte bërë edhe koreografinë e filmit të njohur “Uka i Bjeshkëve të Nëmuna”. Gjatë periudhës që punoi në Kosovë hapi disa ekspozita. Populli shqiptar i Kosovës e ndihmoi dhe e nderoi dhe shumica e suksesve të mëpastajshme kishin lidhje me veprimtarinë e tij në Kosovë. Në kohën kur jetonte në Kosovë, kishte hapur ekspozita nëpër qytete të ndryshme të Jugosllavisë, në Itali dhe kishte marrë pjesë në Bienalen e Aleksandrisë. Ekspozitën e parë të Gjeloshit në Itali e kishte organizuar piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra. Gjelosh Gjokaj ishte larguar nga Prishtina për në Itali në dhjetor të vitit 1969. Ai kishte zënë vend në Romë dhe ishte pritur mirë aty nga Komuniteti shqiptar i atij qyteti, por mbështetjen më të madhe ia kishte dhënë Ernest Koliqi. Për 8 muaj sa jetova në periferi të Romës e kisha takuar çdo javë, bile kisha punuar për të dy muaj në Porto San Giorgio një qytet i vogël afër Ankonës. Në këtë qytet kishte bërë shumë kontrata për shitjen e grafikave të tij. Në Romë u shoqërua


KULTURË

me shumë piktorë të njohur italianë. Pas disa vitesh kaloi në Augsburg të Gjermanisë, afër Mynhenit, qytet shumë i njohur për arte. Në Augsburg dhe në qytete të tjera hapi ekspozita të sukseshme, bile edhe në Francë. Frymëzimet e krijimtarisë artistike i kishte fituar në vendlindjen e tij në Milesh. Në trojet labeate të Ilirisë, atje ku ishin përplasur qytetërimet e Perëndimit dhe të Lindjes. Pavarësisht se kishin qënë qytetërime pushtuese ato kishin lënë gjurmë të thella në vëndin tonë. Artistët shqiptarë kishin fuqi të mëdha për t’i lexuar ato simbole dhe gjurmë antike. Cemi dhe shkëmbet për reth këtij lumi legjendar kishin qënë frymëzim për Gjeloshin. Edhe kafshët e buta shtëpiake shihen kudo në vizatimet dhe grafikat e tij. Gratë me kovat e ujit në kokë dhe qëngjat e grigjës së vogël kishin qënë figurat e frymëzimit. Me

Gjelosh Gjokaj kam punuar e shoqëruar për katër vjet. Ai punonte natë e ditë. Ai thoshte:” Jetoj sepse krijoj”. Mund të qëndronte pranë një pikture javë të tëra. Për dashamirët e artit krijimtaria e tij prej më shumë se 3000 veprash artistike është pasuri e jashtzakonshme kulturore. Në vitin 1979 kishte hapur në New York një ekspozitë. Ai ishte mysafir në shtëpinë time për më shumë se një javë. Ekspozitën e tij e vizitoi një gazetare e njohur e artit e të përditshmes “The Neë York Timës”. Gjatë kësaj vizite Gjeloshi ishte takuar edhe me tregtarin e njohur italo-amerikan të artit Leo Castello. Shumica e veprave të Gjeloshit u shitën ato ditë në New York. U largua shumë i lumtur nga Amerika. Në vitin 1990 kam bërë me Gjelosh Gjokaj një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës. Ai e kishte edhe humorin e zhvilluar. Në Kohën kur jetonin në Vo-

jvodinë ata si zakonisht kishin festuar Pashkët. Për atë festë kishin shkuar në shtëpinë e tyre për darkë tre katër sërbo-malazezë. Nëna e Gjeloshit kishte vënë tepsinë me mish e oriz dhe i kishte dhënë njërit prej mysafirëve një lugë të madhe për të qitur mish e oriz në pjatën e tij, por sllavi i uritur kishte qitur aq shumë mish e oriz në pjatën e tij, saqë babai i tij Daku i kishte thënë:” Gjelosh hiqja shkjaut goruzhdën prej dore se na la pa darkë”. Muzeu i Dedë Gjo”Lulit në Hot, Muzeu Artistik i Gjelosh Gjokaj në Malësi dhe Muzeu I Shtjefën Ivezaj në Lekaj e pasurojnë historinë, artin dhe etnografinë në trojet tona. Veprat e tij artistike shkëlqejnë sot nëpër muzeume e galeri artistike në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë. Gj.Gjonlekaj E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Çdo njeri është yll “ për vete (Gani Karamanaga “Pazari i gjytetit”, botoi B KS H MZ, Ulqin 2019)

Nëse ndalemi pak për të krahasuar librat e dr. Karamanagës, do të shohim që stili i tij shkon duke u përmirësuar. Mirëpo, shkrimet e tij nuk kanë shumë nota artistiko-letrare. Ai qëndron përherë tek thjeshtësia, duke mos komplikuar shumë gjuhën shprehëse. Ruan shprehje popullore, njësi frazeologjike, fjalë arkaike e të huazuara, etj

Adriana Hoxha

“Kurrë mos u mundo me pyetjen: si të mbijetosh, por si të mos vdesësh pas të gjitha vdekjeve.” Thonë se njeriu pa njohuri rreth së kaluarës, origjinës dhe kulturës së vet është njëlloj si pema pa rrënjë. Po ashtu, thonë se kultura e një kombi fle në zemrat dhe në shpirtin e popullit të tij (Gandhi). Kështu, i pasionuar pas lashtësisë, jetës, ndodhive e bukurive të Ulqinit, dr. Gani Karamanaga pareshtur shkruan e shkruan, me qëllim që e shkuara jonë të mos tretet pa lënë gjurmë. Kur fillimisht u takova me shkrimet e dr. Karamanagës, pata ndjesinë se po flisja me të kaluarën. Kuptova që nëpër fletët e librit të tij nuk është Ulqini në të cilin bie e gdhihem çdo ditë. Sot shumë gjëra janë ndryshe. Ganiu në librin më të fundit “Pazari i Gjytetit” përqendrohet në kala, ku me shumë hollësi tregon dimensione muresh, shtëpish, flet për pamjen e dikurshme të Ulqinit që ai shumë mirë e kujton. Ndonjëherë duket e pamundur që pas kaq shumë vitesh njeriu të kujtojë aq shumë deta-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

je dhe në shikim të parë të krijohet përshtypja sikur të dhënat që tani na shpalosen, autori mund t’i ketë pasur të shenuara diku në ndonjë ditar. Ai flet me përpikmëri. Është i shkurtër në përpilimin e mendimeve dhe gjërat i thotë prerazi. Gjuha që ai përdor anon më shumë nga e folmja e qytetit, ndoshta me qëllimin që çdo pamje e çdo histori të gërshetohet edhe me gjuhën e folur, e cila i sjell edhe autenticitet veprës. Nëse ndalemi pak për të krahasuar librat e dr. Karamanagës, do të shohim që stili i tij shkon duke u përmirësuar. Mirëpo, shkrimet e tij nuk kanë shumë nota artistiko-letrare. Ai qëndron përherë tek thjeshtësia, duke mos komplikuar shumë gjuhën shprehëse. Ruan shprehje popullore, njësi frazeologjike, fjalë arkaike e të huazuara, etj. Copëzat e rrëfimeve të “Pazarit të Gjytetit” janë të tubuara në disa grupe të ndryshme si p.sh. Pazari i gjytetit, Kujtime, Kohëra të vështira, Mërgimi, Ulqini dhe Shkodra dhe e përfundon librin me Anekdota, Folklor dhe Lirikë. Pra, siç mund të vërehet, fillohet

me tema e trajtime më serioze dhe përfundohet me të qeshura e me lotë. Në librat e dr. Ganiut ndeshim një shumësi personazhesh, të cilët shtegtojnë nga një vepër në tjetrën. Ai më së shumti flet për familjarët e vet, të pranishëm në secilën vepër, pastaj kalon tek kushërinjtë, miqtë e shokët, kolegët, përfshinë pastaj edhe persona të tjerë të njohur, të cilët i ka takuar apo për të cilët ka dëgjuar nga të tjerët, por që sipas gjykimit të autorit, kanë rëndësi dhe bartin një vlerë, ndaj edhe meritojnë të përfshihen në vepër. Shtojmë se personazhet e Ganiut janë herë persona tashmë të ndjerë, e herë individë që akoma jetojnë. Thënë më shkoqur, Dr. Karamanaga shkruan për secilin dhe njerëzit tashmë e kanë kuptuar këtë. Mbase ka të tillë që marrin librin në duar plot kurreshtje, duke pritur se mos do të gjejnë në libër ndonjë rrëfenjë për familjarët a veten e tyre. Pse autori parreshtur këmbëngul dhe na flet për njerëz të thjeshtë? Ne shpesh gjatë jetës përhumbemi


KULTURË

duke i kushtuar rëndësi të tjerëve më shumë sesa vetes dhe harrojmë se jeta jonë ka po aq vlerë. Harrojmë që në rrethin tonë shoqëror, në gjirin familjar, madje edhe diku në një cep të botës, faniten e lulëzojnë histori jetësh drithëruese, të suksesshme, të bukura e të trishta. Mirëpo, secili është një pikë dritë, një pikë ndriçimi, një dije, secili e ka një vend, një mision, një arsye për të rendur në këtë botë. Secili ka vlerë! Ndaj, njerëzit e thjeshtë nuk janë më pak të rëndësishëm sesa ata që gjatë jetës së tyre u bënë të njohur, patën poste të mira, apo bënë ndonjë çudi tjetër. Njeriu, ashtu si edhe çdo send tjetër, ka një kohëzgjatje. Kështu ngadalë ndërrohen gjeneratat, duke humbur gjurmë sikur asnjëherë të mos kishin ekzistuar. Mirëpo, cfarë është ajo që quajmë harresë a vdekje dhe ku

kështu u tretka njeriu? Kur lexoj veprat e Karamanagës, kujtoj idenë e Danillo Kishit në veprën e tij “Enciklopedia e të vdekurve”, kur tenton të përmirësojë të padrejtën njerëzore dhe të gjithë krijesave të Zotit t’i japë vend të barabartë në përjetësi. Ndoshta me këtë ide udhëhiqet edhe autori ynë, ndoshta ai tenton t’i tregojë secilit se jeta e tij nuk ishte e kotë, se akoma ka njerëz që mbajnë shenim dhe vlerësojnë secilën jetë njeriu, secilën vuajtje, sepse “kurrë asgjë nuk përsëritet në historinë e qenies njerëzore, çdo gjë që në shikim të parë duket si njësoj, mezi është e ngjashme; çdo njeri është yll për vete, çdo gjë ndodh gjithmonë dhe kurrë, çdo gjë përsëritet pafund dhe papërsëritshëm.” Të duash dikë nuk do të thotë vetëm

të ushqesh shpirtin me dashuri të madhe. Të duash vërtetë dikë do të thotë të sakrifikosh, të bësh diçka për gjënë tënde të dashur. Ndaj ne mund të rrahim gjoksin sa të duam dhe të ulërasim se e duam Ulqinin, por çeshtja është më e komplikuar se kaq. Çfarë kemi bërë ne për dashurinë tonë, Ulqinin? Këtë dilemë dr. Karamanaga e ka zgjidhur. Ai Ulqinit është duke i dhuruar tërë kohën e mundshme, duke dhënë kontribut në ruajtjen e çdo gjëje autoktone ulqinake, nisur me ruajtjen e traditës, kulturës, zakoneve të vjetra, pasqyrimin e mënyrës së jetesës, ruajtjen e të folmes stërgjyshërore... Ndaj, ju lexues të vendosur që të shfletoni këtë libër, do gjeni në këta rreshta jetë, përjetime, histori dhe mos u çudisni kur në po këta rreshta të gjeni edhe veten tuaj. E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

17


MOZAIK

Në Komunën e Plavës

Hapet rruga e rikonstruktuar që shpie kah Liqeni i Hridit Plavë – Rikonstruksioni i rrugës malore që nga Plava shpie kah Liqeni i Hridit, me gjatësi prej 9.5 km, ka përfunduar para pak ditësh, kurse hapjen solemne të saj, të premten, e kanë bërë ministri i arsimit dr. Damir Shehoviq, i cili në emër të Qeverisë së Malit të Zi ka marrë pjesë në aktin solemn, kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, sekretari i OJQ “Prijatelji Plava” (Miqtë e Plavës), Haris Shahmanoviq, dhe përfaqësuesit e Diasporës. Ministri Shehoviq ka shprehur kënaqësinë që i është dhënë rasti të konfirmojë përfundimin e projektit të suksesshëm, siç është rruga që prej Plavës shpie kah Liqeni i Hridit, duke porositur të pranishmit se kur është fjala për aksione të tilla dhe të ngjashme të cilat kanë për qellim të mirën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve, Komuna e Plavës në Qeverinë e Malit të Zi gjithmonë do të ketë partner të sigurt, siç ka qenë edhe në këtë rast. Ai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të bëhet hapja e terreneve sportive te Shkolla Fillore “Hajro Shahmanoviq”, me vlerë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

mbi 250 mijë euro, kurse punët në rikonstruksionin e shkollës fillore katërklasëshe në fshatin Vojno Sellë të kësaj komune, me vlerë të përgjithshme 185 mijë euro, rrjedhin sipas planit, çka do të thotë se ajo do të jetë në funksion të plotë në muajin shtator, me çka Ministria e Arsimit dhe Qeveria në mënyrë konkrete i kontribuojnë jetesës më përmbajtësore dhe kualitative të njerëzve që jetojnë në këtë trevë. Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, ka shprehur kënaqësi të madhe që projekti i Organizatës Joqeveritare “Prijatelji Plava”, në bashkëpunim me Komunën e Plavës, ka përfunduar me sukses, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë që me forca të përbashkëta të administratës lokale, sektorit joqeveritar, Qeverisë së Malit të Zi dhe individëve, të cilët me donacione kanë ndihmuar realizimin e tij, dukshëm mund t’i kontribuojnë avancimit të cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve të Plavës. Ai ka shprehur besimin dhe shpresën se ky do të jetë vetëm i pari në vargun e projekteve që Ko-

muna e Plavës bashkë me sektorin joqeveritar, bashkësinë lokale dhe Diasporën e shumtë, në periudhën e ardhshme do t’i realizojë në qytetin e Plavës. Kryetari i Komunës ka përkujtuar se në Plavë momentalisht janë duke u realizuar punimet në sheshin e qytetit, në aksin rrugor Plavë-Vojno Sellë-Krushevë-Guci, në një pjesë të rrugës së Prnjavorit, si dhe në meremetimin e hapësirës së parregulluar të stivimit të hedhurinave të Komoraçë. “Nëse proceset e punës rrjedhin sipas planit, në kohë të afërt mund të pritet edhe rikonstruksioni i rrugës ‘Ribarska’, si dhe punët në pjesën e mbetur të rrugës rajonale Plavë-Vojno Sellë-Krushevë-Guci. Vlera e tërësishme e investimeve të përmendura, që i realizon Qeveria e Malit të Zi përmes Drejtorisë për Punë Publike në bashkëpunim me Komunën e Plavës, kapin shumën prej më se 6 milion euro”, ka përfunduar kryetari Bajraktareviq. Përfaqësuesi i OJQ “Prijatelji Plava”, Haris Shahmanoviq, ka falënderuar donatorët e shumtë të këtij projekti duke theksuar se pa mbështetje dhe përkrahje të njerëzve të mirë dhe bujarë, ky projekt vërtet i rëndësishëm nuk do të mund të përfundohej. Siç kanë premtuar në fillim të punës së vet, se transpariteti i funksionimit të punës do të jetë karakteristika kryesore e OJQ “Prijatelji Plava” dhe ka paralajmëruar se së shpejti opinionit të gjerë do t’i prezantojë rezultatet përfundimtare të aksionit, ku qartë do të reflektohet shuma e tërësishme e të hollave (parave) të mbledhura, emrat e të gjithë donatorëve si dhe çdo shpenzim i bërë. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

U finalizua rikonstruksioni i fazës së parë të punimeve në aksin rrugor, Tuz – Podgoricë

Faza e dytë pritet të përfundojë në muajin shtator

Tuz – Në aksin rrugor Tuz – Podgoricë javën e kaluar janë finalizuar punimet në rikonstruksionin e fazës së parë të kësaj rruge, përkatësisht pjesa nga Dheu i Zi deri tek godina e Komunës së Tuzit. Nga Komuna e Tuzit njoftuan se do të punohet edhe në rikonstruksionin e fazës së dytë, por faza e dytë do të përfundohet në muajin shtator, për

shkak të siç bëjnë të ditur, komplikimeve në kanalizim dhe në ndërprerje totale të komunikacionit. Nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Komunës së Tuzit, theksojnë se këto investime po kryhen pas një kërkese zyrtare që kryetari Gjeloshaj i ka dërguar ministrit të Komunikacionit dhe të Detarisë Z. Osman Nurkoviq dhe drejtorit të Drejtorisë

për Komunikacion, Z. Savo Paraça. Në fazën e dytë të punimeve, siç theksojnë nga administrata lokale, parashikohet rikonstruksioni total i rrugës automobilistike nga Komuna e Tuzit deri tek rreth-rrotullimi i ri pranë Kishës Katolike, që është planifikuar të ndërtohet gjatë këtij viti. t. u. E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

19


PORTRET

Kujtojmë se Malësori ka një veprimtari të gjatë dhe të suksesshme artistike në skenën muzikore. Gjatë karrierës së tij të gjatë muzikore, duke bashkëpunuar me artistët më në zë shqiptarë, krijoi dhjetëra këngë popullore ( balada fillimisht) me motive të ndryshme dashurie, sociale, kombëtare .... Është autor i disa albumeve e videoklipeve

Malësori, këngëtar i veçantë në skenën muzikore shqiptare 20

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019


PORTRET

Gjekë Gjonaj

Arti dhe kultura janë ato që ruajnë dhe mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar kudo që kemi lindur, kudo që shkojmë apo kudo jetojmë. Por , dashuria për një art, apo për një shërbim të tillë, kultivohet përmes vullnetit dhe talentit që posedon njeriu. Edhe këngëtari i mirënjohur nga Trieshi ( Malësi e Madhe) Malësori e kishte një ndjenjë të lidhur me dashurinë për këngën , e cila i lindi që në moshën e fëmijërisë, të cilën e vazhdon edhe sot me pasion e sukses. Dhe për të ndjekur këtë rrugë artistike ai nuk e kishte aspak të lehtë, madje shumë të vështirë. Sepse lindi në një mjedis joshqiptar, në Podgoricë, ku edhe përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm, në gjuhën joamtare serbo-kroate. Edhe pse gjatë kësaj faze të shkollimit nuk mësoi asgjë për kulturën dhe historinë e shqiptarëve, në shpirtin e tij të pastër si engjëll, e ndjente dashurinë për popullin e vet. Kërkimin e tij për vetveten, për rrënjët, e gjeti tek dajat, të fisit Gjonaj, në fshatin Rudinë , rrëzë malit të Qytezës, ku edhe fillon dashuria e tij e parë për muzikën, për veglat muzikore , për këngën shqipe dhe për vallet tona popullore, duke u përfshirë në SHKA “ Besa” , e cila ka qenë, është dhe shpresoj se do të mbetet institucioni më i lartë kulturor i Trieshit. Pikërisht ky ansambël folklorik, rëndësia e të cilit qëndron në ruajtjen, kultivimin, zhvillimin dhe afirmimin e vlerave të njëmendta të kulturës kombëtare , ishte ajo lule e bukur ku Malësori ( atëherë quhej Zvonko) nuhati dhe e mori nektarin e parë të muzikës shqipe , duke e mbushur atë me dashuri ndaj kulturës muzikore dhe vlerave kulturore , të cilat burojnë nga thesari popullor. “ Besa” i ofroi atij mundësinë që të shfaq talentin e tij në fillim si instrumentist, me çifteli e sharki, e më pas edhe si këngëtar. Këto vlera artistike që ruajnë identitetin kulturor të Trieshit dhe të trojeve të tjera shqiptare e

Pikërisht ky ansambël folklorik, rëndësia e të cilit qëndron në ruajtjen, kultivimin, zhvillimin dhe afirmimin e vlerave të njëmendta të kulturës kombëtare, ishte ajo lule e bukur ku Malësori ( atëherë quhej Zvonko) nuhati dhe e mori nektarin e parë të muzikës shqipe , duke e mbushur atë me dashuri ndaj kulturës muzikore dhe vlerave kulturore, të cilat burojnë nga thesari popullor.

mbushën atë gjithmonë me frymëzim dhe e shtynë në kërkime të reja drejt rrugëtimit muzikor. Në moshën e tij të pjekurisë , ky adhurues i kulturës shqiptare, bëri revolucionin e tij të parë. Ndërroi emrin e tij të pagëzimit, mbase, pasi u brumos me tharmin shqiptar, ishte i vetëdijshëm se nuk i përshtatet as përkatësisë së tij kombëtare, as formimit të tij njerëzor e shpirtëror. Nga dashuria dhe nostalgjia që kishte për Malësinë e munguar për shumë vite, zgjodhi emrin e sotëm shumë të bukur, me të cilin tashmë është bërë mjaft i njohur, por edhe i dashur për shumë artdashës në hapësirën mbarëshqiptare. Me shembullin e Malësorit krenohet e gjithë Malësia dhe më gjerë, për faktin se ka shumë pak të rinj shqiptarë si ky në Malin e Zi që e fitoi luftën e vështirë, gati të pamundur ndaj asimilimit të plotë. Dhe atë falë mbi të gjitha dashurisë së jashtëzakonisht të madhe që kishte për të ruajtur gjuhën, gjakun, kombin, kulturën, traditën dhe flamurin shqiptar. Populli ynë nuk thotë kot: “ Gjaku nuk bahet ujë”. Një këngëtar që iu bie disa veglave muzikore, siç ka pasur shansin Malësori , ka shumë më tepër mundësi që të ketë sukses në interpretimin e këngës, që nuk është aspak i lehtë, por kërkon shumë punë, përkushtim dhe vullnet. Në këtë rrugëtim muzikor ai zgjodhi Prishtinën, ku jeton tash 18 vite. Me vete nga Trieshi mori dashurinë për këngën dhe një pjesë të traditës shqiptare , të cilat dita-ditës iu thelluan në shpirt dhe u bënë pjesë ( moto) e jetës së tij. Kujtojmë se Malësori ka një veprimtari të gjatë dhe të suksesshme artistike në skenën muzikore. Gjatë karrierës së tij të gjatë muzikore, duke bashkëpunuar me artistët më në zë shqiptarë, krijoi dhjetra këngë popullore ( balada fillimisht) me motive të ndryshme, dashurie, sociale,

kombëtare .... Është autor i disa albumeve e videoklipeve. Veçmas u bë shumë i njohur tek shqiptarët me këngën “ Kthehu” në vitin 2003, një hit i vërtetë i kohës që vazhdon të jetojë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve që janë larguar nga vendlindja. Këndoi qindra këngë të Malësisë dhe të trevave të veriut shqiptar, të Malit të Zi, Kosovës , Maqedonisë, por edhe të krahinave të tjera etnike shqiptare, sikurse edhe në diasporë, në dasma e gëzime të tjera familjare. Kontribut të çmuar ka dhënë edhe në disa koncerte të mëdha kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heronjve shqiptarë si Adem Jashari, Zahir Pajaziti e luftëtarë të tjerë të njohur të UÇK-së . Malësori pati guximin që ndjenjat e krenarisë sonë kombëtare, të gëzimit e hidhërimit të popullit shqiptar , që janë pjesë të jetës, pa të cilat jeta nuk do të kishte kuptim , dhe emocionet e tij shpirtërore t’i ligjërojë ( t’i shpreh) përmes këngës, e cila është ajo që i trajton dhe i shëron plagët e saj. Kudo është mirëpritur dhe duartrokitur për zërin e tij të ëmbël , karakteristik, të veçantë dhe sjelljen e tij shembullore si artist i mirëfilltë, i cili di jo vetëm të kënaq publikun, por edhe ta respektojë atë. Kujtojmë se Malësori ka një veprimtari të gjatë dhe të suksesshme artistike në skenën muzikore. Ka bashkëpunuar me këngëtarët më në zë shqiptarë dhe ka shfaqur qindra koncerte në Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera . Kudo është mirëpritur dhe duartrokitur për zërin e tij të ëmbël , karakteristik, të veçantë dhe sjelljen e tij shembullore si artist i mirëfilltë, i cili di jo vetëm të kënaq publikun, por edhe ta respektojë atë. Vlen të përmendim se Malësori këto ditë publikoi edhe këngën e tij të re “ Llafe – llafe”, e cila pritet të jetë një freskim i këndshëm për adhuruesit e tij në këtë stinë përvëluese të verës. E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

21


PANORAMË

Aktori kosovar Flor e serialit “Gangs of Aktori tashmë i njohur kosovar Florist Bajgora i cili luajti një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat si: Kiem Holijand, The Remigrant, Far, Ajo, Babai, Kali, Shpata prej drurit, po vazhdon fuqishëm rrugën drejt aktrimit, por gjithmonë me synimin që talenti i tij të shihet në ekrane të

22

mëdha e të prezantohet në festivale të njohura botërore. Ai tashmë ka marrë vëmendjen e merituar dhe ofertat e reja nuk po mungojnë. Florist Bajgora përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur që është bërë pjesë e serialit “Gangs

of London”, një seri e ardhshme britaniko-amerikane e aksionit. Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është shtypur tastieri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të shikuara në të ardhmen e afërt. Aktorit kosovar Florist Bajgora ka

Aktori tashmë i njohur kosovar Florist Bajgora i cili numëron një numër të konsiderueshëm të roleve në filmat si: Kiem Holijand, The Remigrant, Far, Ajo, Babai, Kali, Shpata prej drurit, po vazhdon fuqishëm rrugën drejt aktrimit, por gjithmonë me synimin që talenti i tij të shihet në ekrane të mëdha e të prezantohet në festivale të njohura botërore

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019


PANORAMË

rist Bajgora pjesë f London” fituar një rol interesant në këtë serial, ku pritet të marrë vëmendjen e veçantë të shikuesve. ‘Gangs of London’, është vendosur në një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore të botës, i cili është copëtuar nga betejat e trazuara kundër bandave që e kontrollojnë atë, vakumi i krijuar nga kreu i një organizatë kriminale kërcënon paqen. Seria u krijua nga Gareth Evans dhe Matt Flannery, me Evansin në shumicën e episodeve përfshin skena komplekse koreografike të luftës, për të cilat edhe është bërë i njohur. Corin Hardy (The Monkey, The Halloë) do të marr rolin në tre nga dhjetë episodet, së bashku me regjisorin

francez Xavier Gens (Hitman, The Divide), i cili do t’i xhirojë dy episode. Ajo çka vlen të theksohet është fakti se në këtë serial pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe aktorë të ‘Peaky Blinders’ dhe prej serialit ‘Game of Thrones’ të cilët për momentin konsiderohen aktorët më të famshëm botërorë e përkrah të cilëve tashmë do të ketë rastin të luaj edhe aktori kosovar Florist Bajgora. Seria është një bashkëprodhim i HBO / Sky me Pulse Films dhe Sister Pictures dhe është (për një marrëveshje prej 250 milionë dollarësh) të vendosur për Cinemax dhe Sky Atlantic të HBO-së, që u raportua së pari në nëntor 2017.

Kujtojmë që Bajgora në vitin 2017 ishte në mesin e talenteve në ‘Sarajevo Film Festival’. Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2018, filmi “Kiem Holijand”, me regji të Sarah Veltmeyer nga Holanda, aty ku luan edhe Florist Bajgora, u shpërblye me “Ariun e Kristaltë” në Berlinale”. Po këtë vit, po i njëjti film u shfaq në Palm Springs International ShortFest, duke bërë që ekrani i këtij festivali prestigjioz të mbërthehet nga aktorët shqiptar, ku përkrah Floristin luan edhe vëllai i tij Andi Bajgora. “Gangs of London” pritet të jetë një sukses i madh për Bajgorën e ndoshta edhe një fillim i ri drejt një suksesi të ëndërruar nga secili aktor. E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Tregime me një qasje të veçantë narrative (”Nga Ditari”, Tanja Sekuliq, botoi Diti&Oli, Ulqin, 2019) Të mërkurën më 10 korrik 2019 në hapsirat e Muzeut arkeologjik në Ulqin u bë përurimi i librit me titull “Nga ditari” (Iz dnevnika) i autores Tanja Sekuliq nga Tivari, përkthimin e të cilit në gjuhën shqipe e ka bërë Gazmend Çitaku, lekturën dhe redakturën Liridona Sinishtaj-Doçe, kurse është botuar nga SHB Dili&Oli nga Ulqini. Duke shpallur të hapur mbrëmjen letrare, udhëheqësi i Muzeut arkeologjik z. Gazmend Kovaçi tha se me këtë mbrëmje letrare praktikisht po i paraprijmë aktiviteteve kulturore që do të ndodhin në ditët në vijim në kuadër të Skenës verore 2019 dhe të pranishmëve u prezantoi autoren e librit si dhe përkthyesin të cilët në formën e bashkëbisedimit u munduan që të pranishmëve t’u përafrojnë librin sa më shumë. Tanja Sekuliq ka lindur në Nikshiq. Në Tivar ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme kurse Fakultetin e detarisë në Kotor. Studimet e sllavistikës i mbaroi në Sorbonë, Francë ku edhe magjistroi. Disa vite punon Angli, Francë si dhe në Argjentinë me komunitetin malazez atje, por që duke pasur pasion udhëtimet bën që nuk mund të rrijë shumë në një vend përveç qytetit të saj, Tivarit. Tanja i takon brezit të prozaistëve bashkëkohorë malazez të cilët çdo ditë kanë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

filluar të pozicionohen më mirë në letërsi në përgjithësi. Përkthyesi i librit Gazmend Çitaku mes tjerash tha: ”Tanja kultivon tregimin e shkurtër dhe mjeshtëria e saj vërehet në gërshetimin e diksionit dhe reales. Sipas stilit të narracionit karakterizohet me sinqeritet brutal të cilin nuk mundohet ta zbusë me lule letrare por atë që do, e thotë troç dhe pa pardon. Leximi i tregimeve të saj të bëjnë të reflektosh në mënyra të ndryshme dhe ne fund të çdonjërës përjetohen emocione të ndryshme si gëzim, hidhërim, dashuri, urrejtje, pafajësi, dlirësi, por edhe habi e krenari. Ky libër në origjinalin e botuar në gjuhën malazeze përmban 27 tregime por që për gjuhën shqipe janë përkthyer dhe përshtatur 15 prej tyre. Në këtë përzgjedhje janë përfshirë tregime të dhembshme dashurie, përjetime fëmijërore në fshat te gjyshja e gjyshi, jeta tragjike e disa prej shokëve të rinisë, të gjitha këto të shkruara me një gjuhë të mprehtë letrare dhe përcjellë me lokalizme nga gjuha e vjetër malazeze. Autorja e librit duke qenë njëkohësisht edhe piktore, bën që personazhet e saj të jenë shumë të afërt dhe realë nga jeta jonë e përditshme. Që nga tregimi i parë e deri në atë të fundit, edhe pse të ndryshme si për nga

tema dhe forma, personazhi i vajzës së quajtur Vanja, që paraqitet pothuaj në të gjitha tregimet, lexuesit i krijohet përshtypja se është duke lexuar një roman e jo tregime të ndara, çka tregon edhe njëherë aftësinë e narracionit letrar të autores”. Në këtë mbrëmje letrare, e cila për hir të autores u zhvillua në mënyrë interaktive në të dy gjuhët u lexuan fragmente nga libri vetëm në gjuhën shqipe. Përshtypja e fituar nga leximi i fragmenteve, mysafiri i mbrëmjes letrare, Agim Desku nga Peja tha se edhe pse nuk e ka lexuar librin, nga fragmentet e dëgjuara krijoi përshtypjen se tregimet janë të shkruara në formën e prozës poetike e që këtë gjë e çmon tek autorja e librit. Po ashtu, Fatmire Duraku, botuese dhe shkrimtare nga Prishtina, duke përgëzuar autoren njëkohësisht lavdëroi edhe punën e bërë nga ana e përkthyesit i cili, sipas vlerësimit të saj, ia kishte arritur që librin ta sjellë shumë lirshëm dhe me një gjuhë shqipe shumë të mirë dhe të kapshme. Po ashtu, autoren dhe përkthyesin i përgëzuan edhe poeti Ali Gjeçbritaj, e reja Rina Kovaçi si dhe të pranishëm të tjerë. E gjithë mbrëmja ishte e konceptuar asisoji që duke bashkëbiseduar me autoren dhe duke shpalosur pjesë nga jeta reale dhe ajo letrare e librit


KULTURË

bëri që të pranishmit të jenë shumë të afërt me autoren, duke mos hezituar që të parashtrojnë pyetje si dhe të japin mendimet e tyre për tema të

caktuara. Një afërsi e tillë me autoren e librit bëri që të gjithë të ndjehen të relaksuar dhe krijuan përshtypje se njiheshin prej kohësh.

Në fund të mbrëmjes të pranishmit patën mundësinë që të blejnë librin me nënshkrimin e autores. (Kohapress) E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

25


MOZAIK

Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, vizitoi Komunën e Tuzit

Gatishmëri bashkëpunimi reciprok Tuz – Kryetari i kuvendit i Republikës së Maqedonisë Veriore, Z, Talat Xhaferi me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar të premten e kaluar Komunën e Tuzit, me ç’ rast është pritur nga kryetari i Komunës dhe i Kuvendit, Nikë Gjeloshaj dhe Fadil Kajoshaj si dhe nga zyrtarë të tjerë të administratës lokale. Në një deklaratë për shtyp të Ko-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

munës së Tuzit, thuhet se në këtë takim, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Z. Talat Xhaferi e uroi udhëheqësinë e re të Komunës së Tuzit, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim ndërmjet komunave të të dyja shteteve. “Gjithashtu u diskutua edhe për proceset integruese të dy shteteve në NATO. Kryetari i Komunës së Tuzit,

Z. Nikë Gjeloshaj, e falënderoi Xhaferin për këtë vizitë, duke u treguar i hapur për bashkëpunim në projekte të rëndësishme në të mirë të të dyja vendeve”, theksohet në deklaratën për shtyp të Komunës së Tuzit. Kjo është hera e parë që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e viziton Komunën e pavarur të Tuzit. t. u.


MOZAIK

Kryetarët e komunave të Deçanit, Junikut dhe Rahovecit në vizitë zyrtare Komunës së Plavës

Prioritet ndërtimi i rrugës Plavë-Deçan Plavë – Me ndërtimin e rrugës PlavëDeçan do të krijohen parakushtet për forcimin dhe zhvillimin e aktiviteteve tregtare e turistike, por edhe i të gjitha të tjerave ekonomike, në mes të Plavës dhe komunave të Kosovës, është konkluduar në takimin e punës së përfaqësuesve të Komunës së Plavës me kryetarët e tri komunave të Kosovës: Deçanit, Junikut dhe Rahovecit, të cilët kanë qëndruar të martën, më 9 korrik 2019, në vizitë zyrtare Komunës së Plavës. Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, u ka uruar dhe dëshiruar mirëseardhje kolegëve nga Kosova, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e plotë në realizimin e projektit të ndërtimit të aksit rrugor PlavëDeçan, i cili për shkak të rëndësisë së vet për banorët lokalë dhe për zhvillimin e trevës sonë, bën pjesë në

projektet prioritare infrastrukturore. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar bashkëbiseduesit me dinamikën e punëve në territorin e Kosovës, si dhe me planet për ndërtimin e aksit të sipërpërmendur rrugor. Gjatë takimit, posaçërisht ka theksuar domosdoshmërinë e harmonizimit të dokumentacionit projektues, në bazë të të cilit do të kryhen punët për të pasur përfundimisht pikën e përbashkët të bashkimit. Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se është e domosdoshme të zbatojnë aktivitetet koordinuese të përbashkëta edhe ndaj qeverive të dy shteteve për t’i përshpejtuar proceset dhe për të treguar vendosmëri dhe përkushtim në realizimin e projektit të përmendur. Në takimin zyrtar dypalësh kanë

marrë pjesë kryetari dhe nënkryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq e Nihad Canoviq, nënkryetari i Kuvendit të Komunës, Shefket Jevriq, kryeadministratori Ervin Kandiq dhe këshilltari në Sekretariatin për Punë të Përgjithshme dhe Veprimtari Shoqërore, Ibër Hoti, nga ana e Komunës së Plavës, kurse komunat e Deçanit, Junikut dhe Rahovecit i kanë përfaqësuar kryetarët e tyre, Bashkim Ramosaj, Agron Kuçi dhe Smajl Latifi. Mysafirët e lartë nga tri komunat e përmendura të Kosovës kanë falënderuar përfaqësuesit e komunës nikoqire për mikpritjen, kujdesin dhe respektin e treguar, duke shprehur dëshirën që edhe në të ardhmen të ketë sa më shpesh takime të tilla në të dyja anët e kufirit – Kosovës dhe Malit të Zi. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

27


MOZAIK

Pas shumë dekadash, në Malësi themelohet Kooperativa Bujqësore

Mundësi e mirë e të nevojave të fe

Tuz – Për herë të parë në Malësi, me iniciativë të Komunës së Tuzit, përkatësisht të Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe në bashkëveprim me fermerë të zonës së Malësisë, është themeluar Kooperativa Bujqësore e Malësisë, një kërkesë dhe nevojë e kahmotshme e prodhuesve

28

bujqësore në këtë trevë. Në lidhje me jetësimin e kësaj kooperative e cila tanimë do t‘u mundësojë atyre që t’a plasojnë më lehtë prodhimtarinë në tregjet e jashtme, në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, Ismeta Gjoka nga Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, shprehet se për

Këtë kooperativë bujqësore e përbëjnë kryesisht fermerë të mëdhenj nga Malësia, produktiviteti i cilëve ka vite që njihet jo vetëm në Malësi por edhe jashtë, në mes të cilëve ka edhe fermerë të cilët kanë thyer rekorde për prodhimtarinë e tyre në nivel shtetëror

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

themelimin e kësaj kooperative për fermerët në Malësi ka ndihmuar Komuna e Tuzit nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme deri në formalizimin e saj që ajo të marrë statusin juridik. Në lidhje me plasimin e produkteve bujqësore nga Malësia nëpër tregje të jashtme, Gjoka vë në dukje se aktualisht janë në negociata e sipër me disa sipërmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, përkatësisht nga Sarajeva, të cilët siç tha, janë të interesuar që të grumbullojnë prodhimet bujqësore të fermerëve nga Malësia. “Ne i presim që ata të vijnë këto ditë në Komunën tonë dhe në këtë mënyrë do t’i njoftojmë për prodhim-


MOZAIK

e realizimit ermerëve tarinë bujqësore këtu në Malësi. Unë mendoj se formimi i Kooperativës bujqësore në Malësi, do të ndikojë pozitivisht dhe do t’u ndihmojë dukshëm fermerëve për shitjen e produkteve të tyre. Para pak kohe zhvilluam një takim në Drejtorinë për Sigurinë Ushqimore, gjatë të cilit i njoftuam për planet tona të kooperativës bujqësore. Nga ana tjetër, ata shprehën gatishmëri që procedura e eksportimit të mallrave të prodhuesve të kryhet sa më shpejt, sa herë që këta fermerë do të kenë nevojë t’i eksportojnë produktet e tyre jashtë shtetit”, u shpreh Gjoka. Ajo theksoi se edhe në vazhdim, Sek-

retariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Komunës së Tuzit do të përpiqet maksimalisht që të ndihmojë në gjallërimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë në trevën e Malësisë, një veprimtari që është parësore për qindra familje në këtë trevë. Ajo shtoi se themelimi i Kooperativës bujqësore në Malësi do të ndihmojë dukshëm edhe në realizimin e planeve të tjera, si për investimet kapitale në bujqësi në trevën e Malësisë, jetësimi i të cilave ka qenë i pamundur në mungesë të një kooperative bujqësore. Këtë kooperativë bujqësore e përbëjnë kryesisht fermerë të mëdhenj

nga Malësia, produktiviteti i cilëve ka vite që njihet jo vetëm në Malësi por edhe jashtë, në mes të cilëve ka edhe fermerë të cilët kanë thyer rekorde për prodhimtarinë e tyre në nivel shtetëror. Fermerët e zonës së Malësisë janë përballur vite me radhë me problemeve të natyrave të ndryshme në sferën e bujqësisë, në mes të cilave edhe ai i plasimit të produkteve në treg, qoftë në atë të brendshëm apo të jashtëm dhe për të zgjidhur këtë problematikë jo të vogël dhe me qëllim që fermerët t’i realizojnë synimet e tyre, formimi i një Kooperative bujqësore ka qenë i t. u. domosdoshëm.

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Këshilltarët e LDSH-së në Kuvendin e Komunës së Gucisë

Të pakënaqur me realizimin e kërkesave braktisin seancën Guci – Në seancën e dytë të rregullt, të mbajtur të premten në sallën për seanca dhe tubime të godinës së re të komunës, prej dhjetë pikave të propozuara të rendit të ditës, këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan tetë, kurse dy sosh që kanë të bëjnë me propozim vendimet për taksat administrative lokale dhe mbi taksat komunale lokale, propozuesi – sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Admir Mullamekiq, i ka tërhequr për shkaqe teknike, siç arsyetoi ai. Pas miratimit të procesverbalit nga seanca e kaluar dhe një minutë heshtjeje në shenjë nderimi dhe respekti ndaj viktimave të Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë, në propozim të këshilltarit Fahrudin Dervisheviq, në paraqitjen procedurale, këshilltari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Asdren Çelaj, shprehi pakënaqësinë, mllefin dhe indinjatën e thellë në përmbajtjen e propozuar të rendit të ditës së seancës, duke theksuar se në seancën e kaluar të Kuvendit me shumicë votash është miratuar propozim vendimi i këtij subjekti që për seancën e radhës, kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, të emërojë kandidatin për nënkryetar të dytë të Komunës së Gucisë nga radhët e popullatës shqiptare, por siç shihet në përmbajtjen e rendit të ditës së kësaj seance nuk gjendet për shqyrtim dhe miratim propozim vendimi në fjalë. Ai ka thënë se po paraqet fakte, sipas tij të pakontestueshme, për pa-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

drejtësitë ndaj popullatës shqiptare. “Që në fillim theksoj se kjo Qeveri nuk dëshiron të ketë nënkryetar shqiptar, edhe përkundër faktit se në seancën e kaluar është votuar me shumicë votash propozimi i Kuvendit që sot të emërohet një nënkryetar nga kryetarja e komunës, i cili do të ishte nga radhët e popullit shqiptar, por, fatkeqësisht, një gjë e tillë nuk ndodhi. Askush, përveç jush, nuk e din arsyen e vërtetë pse shqiptarët nuk mund të gjenden në pozitat udhëheqëse në këtë komunë. Po ashtu po e përmendi rastin se nuk e mbrojtët popullin nga predikuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Martinaj, edhe përkundër paralajmërimit se më 12 maj do të fillojnë punimet e kishës sllave në tokë të uzurpuar në Martinaj. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, një apo dy ditë përpara i drejtohen popullit shqiptar në Martinaj se më 12 maj nuk do të ketë kurrfarë punimesh aty dhe nuk do të vijë askush nga Kisha serbe, por, atë ditë (më 12 maj), predikuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Martinaj e provokuan popullin e tubuar, të cilët e mbronin tokën e vet. Përfaqësuesi i kishës thoshte se një ditë këtu do të është edhe Berani dhe se do të ndryshohet edhe struktura nacionale e popullatës. Pra, është i pashpjegueshëm fakti se askush nga pjesëtarët e komunës nuk shkoi atje me pa se çka po ndodhë, duke e lënë popullin e vetmuar, pa kurrfarë mbrojtjeje dhe kujdesi”. Të mllefosur dhe revoltuar, për këto

dhe ca padrejtësi të tjera të kërkuara, por të parealizuara, nga qeverisja lokale, këshilltari Çelaj njoftoi se tre këshilltarët e pranishëm të LDSH-së (prej gjithsej katër sish) do ta braktisin punën e seancës deri në plotësimin e të drejtave të tyre të kërkuara, çka edhe bënë. Pas miratimit njëzëri të rendit të ditës, këshilltarët e pranishëm (21 sish), vëmendje të posaçme i kushtuan propozimit të vendimit për programin


MOZAIK

e objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Gucisë, të cilin e argumentoi sekretarja për Planifikim të Hapësirës, Pasuri dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, Havaja Prelvukaj, rreth të cilit mendimet, vështrimet dhe sugjerimet e veta i dhanë këshilltarët Fahrudin Dervisheviq, Ferka Jaroviq, Ruzhdija Radonçiq, Mihaillo Jovoviq dhe Fadil Ulaj. Në këtë drejtim, në deklaratën e këshilltarit të Partisë Socialiste Popullore, Mihaillo Jovoviq, se në fshatin Martinaj në gjysmën e parë të shekullit të kaluar më se gjysma e popullatës ka qenë e fesë ortodokse, se në këtë vendbanim kanë ekzistuar varrezat ortodokse dhe kisha e cila është rrënuar në vitin 1939, këshilltari i koalicionit UDSH-Aleanca Shqiptare, Fadil Ulaj, u kundërpërgjigj: “Lidhur me diskutimin e fundit të Mihaillit, përkitazi me kishën në Martinaj, unë nuk pajtohem me diskutimin e tij, me faktin se kisha në Martinaj ka qenë një kishë e përkohshme në pronën e shqiptarëve, dhe se ajo nuk mund të krahasohet me xhaminë në fshatin Nokshiq, siç e bën këshilltari Jovoviq, kur dihet se fshati në fjalë ka qenë thuajse gati etnikisht shqiptar

dhe se për fat të keq sot atje asnjë oxhak shqiptar nuk tymon. Aty kanë lindur figura të shquara të tëra, të cilat kanë bërë emër, jo vetëm tek ne, por shumë më gjerë. Përmendim emrin e të madhit Esad Mekuli. Ne s’kemi asgjë kundër kishës, e as ndërtimit të kishës në fshatin Martinaj, sikurse aty të kishte banorë sllavë. Nuk është e vërtetë se më se gjysma e fshatit Martinaj ka qenë e banuar me banorë ortodoksë serbë, por e dini mirë edhe ju të gjithë se si kanë ardhur ata. Aty është sjellë një numër shumë i vogël i banorëve të përkohshëm serbë, kështu që këto përpjekje që bëhen sot për t’u ndërtuar një objekt i Kishës Ortodokse Serbe në Martinaj, është një provokim i rëndë që nuk është as në interesin e shqiptarëve, e as në interesin e të tjerëve, për shkak se kjo më shumë bën përleshje dhe përçarje ndërnacionale që do të ndikonin në minimin e situatës në mes të nacionalitetit shqiptar dhe atij ortodoks serb në përgjithësi. Nuk është mirë sot, në shekullin XXI, të bëjnë këso provokimesh nëpër mjediset tona, andaj nuk do ta përkrahim dhe kurrsesi nuk do ta lejojmë të ndodhë një gjë e tillë”. Këshilltarët në seancën e dytë të këtij

viti shqyrtuan dhe kryesisht njëzëri miratuan të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës, në debatimin e të cilave morën pjesë nga ca këshilltarë të pozitës dhe opozitës, por në të gjitha këshilltari i pavarur, Fahrudin Dervisheviq. Këshilltarët shqyrtuan, trajtuan dhe miratuan propozim vendimet: Mbi kriteret, mënyrën dhe procedurën e alokimit të fondeve për përkrahjen e ndërmarrësisë së grave, për përdorimin e fondeve të rezervës buxhetore rrjedhëse dhe të përkohshme, për programin e objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Gucisë, për luftimin dhe vlerësimin e dëmeve fushore në territorin e Komunës së Gucisë, për mënyrën e grumbullimit dhe grumbullimit të veçantë të mbeturinave për përpunim në territorin e Komunës së Gucisë dhe për shpronësimin e patundshmërisë në KK të Gucisë, si dhe informatën mbi financimit e shoqërive sportive në territorin e Komunës së Gucisë për vitin 2018. Në fund, këshilltarët i parashtruan edhe disa pyetje qeverisjes lokale, për të cilat kërkuan përgjigje me Sh. Hasangjekaj shkrim.

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

31


RAJON

Në përvjetorin e 24-të të viktimave të Srebrenicës

Gjenocidi, fjala e mohuar në Serbi

Në qoftë se në Serbi doni të mohoni gjenocidin në Kongo, do të bënit vepër penale dhe do të mund të përfundonit në burg. Por, asgjë, ndoshta edhe më pak se kjo, nuk do t’ju ndodhë në rast se mohoni gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe nën komandën e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kanë vrarë më shumë se tetë mijë boshnjakë Në ditën kur në Qendrën Komemorative në Potoçari janë varrosur edhe 33 viktima të gjenocidit, nga ana e partive politike në pushtet, në Beograd, janë dëgjuar sërish porosi që miratojnë dhe ofendojnë viktimat, që përjashtojnë përgjegjësinë, si dhe porosi, të cilat po përsëriten tash e disa vite pa ndonjë pasojë, në ditën kur shënohet 11 korriku, përvjetori i Masakrës së Srebrenicës. Deputeti i Partisë Progresiste Serbe, Vladimir Gjukanoviq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thotë se “nuk do të distancohet” nga urimi për “ditën e çlirimit të Srebrenicës” dhe falënderimi për “gjeneralin Ratko Mlladiq, për realizimin brilant të operacionit ushtarak ‘Krivaja 95’”, të cilat i kishte shënuar në faqen e tij në rrjetin social Twitter. Partia Progresiste Serbe, në krye të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

së cilës është kryetari i shtetit, Aleksandar Vuçiq, nuk është distancuar nga kjo paraqitje e deputetit të tij. Ndonëse, mohimi i gjenocidit në Srebrenicë nuk është vepër penale në Serbi, nga Prokuroria nuk ka asnjë përgjigje lidhur me pyetjen e Radios Evropa e Lirë, se a do të mund të ngritet proces ndaj deputetit Gjukanoviq, për shkak të gjuhës së urrejtjes. “Kjo nuk është hera e parë që shprehet gjuha e urrejtjes, sidomos para dhe gjatë 11 korrikut. Megjithatë, sa kam unë njohuri, organet shtetërore nuk kanë reaguar asnjëherë dhe nuk e kanë sanksionuar askënd”, thotë Ivana Zhaniq nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Srebrenica, gjatë ditës kur është shënuar përvjetori i gjenocidit, ka qenë temë edhe në Kuvendin e Ser-

bisë, prej nga edhe i dënuari si kriminel lufte, deputeti dhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të mbledhë të dhënat që“t’i tregojë opinionit botëror që në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocidi” dhe se e gjithë kjo është “mashtrim”. Në të njëjtën ditë, ministri për Teknologji dhe Zhvillim i Qeverisë së Serbisë, Nenad Popoviq, ka porositur që “për shkak të vënies së kushteve të reja dhe poshtëruese, me të cilat kërkohet që Serbia të pranojë gjenocidin e rrejshëm në Srebrenicë, në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt BE-së, është e domosdoshme që të rishqyrtohet procesi i mëtutjeshëm i integrimeve evropiane me qëllim që të mbrohen interesat kombëtare të Serbisë dhe popullit serb”. Duke reaguar ndaj deklaratës së am-


RAJON

basadorit të Gjermanisë në Beograd , Thomas Schieb, i cili ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka theksuar që “nuk pranon që ambasadori i Gjermanisë t’u flasë serbëve se çfarë të mendojnë dhe të bëjnë, e në veçanti që t’u flasë se çka është gjenocidi”.

Ambasadorët dhe organizatat joqeveritare, nderime për viktimat

Pikërisht ambasadorët e Gjermanisë, SHBA-së, Norvegjisë, Italisë dhe Australisë në Beograd, kanë qëndruar pranë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe personaliteteve publike, të cilët të enjten, në parkun para objektit të Presidencës së Serbisë, kanë ndezur qirinj për viktimat e gjenocidit. Qetësinë e thyenin thirrjet ofenduese të një grupi të njerëzve, të cilët përpara parkut u mblodhën të veshur me fanella me simbole nacionaliste dhe me figurën e Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë dhe për krimet tjera. Policia i ka penguar ata që t’iu afrohen pjesëmarrësve, por në vazhdim, kanë ndërhyrë gjatë zhvillimit të shfaqjes “Srebrenica. Kur ne të vrarët ngritemi”, në objektin e Universitetit “Themelet e Kolaracit”. Pas përplasjeve verbale me regjisorin Zlatko Pakoviq dhe aktorët, policia i ka nxjerrë ata jashtë objektit. Historiani, Milovan Pisar, vlerëson që qasja e strukturës në pushtet ndaj gjenocidit, i ka dhënë legjitimitet grupeve, të cilat e kanë ndërprerë shfaqjen e Pakoviqit. “Kjo është klima që është krijuar gjatë viteve të fundit dhe është shumë më e keqe nëse këtë e bëjnë përfaqësuesit e partisë në pushtet, sepse është Qeveria ajo që, siç duket, nuk dëshiron të përballet me të gjitha konkluzat që janë sjellë, jo vetëm lidhur me Srebrenicën, por në përgjithësi për luftën në Bosnjë. Kështu që, është reale që gjëra të tilla të priten edhe më shpesh”, theksoi Pisar.

njeh raste në të cilat porositë e këtilla janë sanksionuar, në disa rrethana ka ndodhur e kundërta. Kur në vitin 2015, në tribunën e partisë në pushtet (Partisë Progresiste Serbe) kishte folur Veselin Shljivançanin, i dënuar për krime të luftës në Vukovar, një grup i aktivistëve të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që e kishte kundërshtuar promovimin e kriminelëve të luftës, ishin sulmuar fizikisht dhe më pas edhe ishin dënuar për shkak të thyerjes së rendit dhe qetësisë publike. “Me këtë vendim të gjykatës, jo vetëm që janë dënuar aktivistët për të drejta të njeriut, por në hapësirën publike ishte dërguar edhe porosia që dhuna është e pranueshme, ndërkaq që madhështimi i kriminelëve të luftës nuk do të dënohet në asnjë mënyrë në këtë shoqëri”, thotë Jasmina Lazoviq, e cila ka qenë në mesin e aktivistëve, të cilët e kanë kundërshtuar paraqitjen e Shljivançaninit për të mbajtur fjalim në tribunë.

Kongo e ndaluar, Srebrenica e lejuar

Në qoftë se në Serbi doni të mohoni gjenocidin në Kongo, do të bënit vepër penale dhe do të mund të përfundonit në burg. Por, asgjë, ndoshta edhe më pak se kjo, nuk do t’ju ndodhë në rast se mohoni gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe nën komandën e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kanë vrarë më shumë se tetë mijë boshnjakë.

Ndryshimet që janë sjellë në Ligjin Penal të Serbisë, në vitin 2016, thonë që mund të dënohet ai që publikisht miraton ose mohon ekzistencën e gjenocidit ose e zvogëlon rëndësinë e tij, përveç në rastet kur gjenocidi është i vërtetuar në aktvendimet e gjykatave në Serbi ose në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, gjë që përjashton aktvendimet e Tribunalit të Hagës. “Pra, mund të mohohet gjenocidi, i cili është bërë në Srebrenicë, por nuk guxon të mohohet gjenocidi që është bërë në Kongo. Në fakt, kjo është qasja e autoriteteve tona dhe shoqërisë sonë në raport me vendimet e Tribunalit të Hagës dhe gjenocidin që është bërë më 1995 në Srebrenicë. Po të ekzistonte vullneti, që njëmend t’i dilet përballë mohimit dhe ri-interpretimit të fakteve që janë vërtetuar në vendimet e Tribunalit të Hagës, ka qenë rast i mirë kur kanë ndodhur ndryshimet e Kodit Penal, por kjo nuk ka ndodhur”, thotë Ivana Zhaniq nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Për çdo vit, në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë organizatat joqeveritare në Serbi mbesin pa përgjigje në kërkesat e tyre që shteti i Serbisë të respektojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare, provat e vërtetuara gjyqësore, që ta pranojë gjenocidin dhe që mohimi i tij të kualifikohet si vepër penale, si dhe që 11 korriku të shpallet në Serbi si Ditë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. (Europa e Lirë)

Dënimet për shkak të kundërshtimit të madhështimit të kriminelëve

Përderisa praktika gjyqësore nuk E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

33


MARKETING

Vacancy Announcement Position Title: Period of Performance: Classification: Location of Job: Vacancy Opening Date: Vacancy End Date:

Montenegrin Langauge Consultant Intermittent Part time – Micro Service Contract Work remotely from Montenegro July 10th, 2019 July 26th, 2019

Position Summary: Under the supervision of the Director of Programing and Training and the Language and Cross Culture Coordinator of Peace Corps Albania and Montenegro, the Montenegrin Language Consultant will develop a variety of support mechanisms which will be availbale to Language and Cross Culture Facilitators related to teaching Montenegrin and Albanian Language to Peace Corps Volunteers. This position will help design language learning materials for Peace Corps Volunteers who will be serving in Montenegro beginning in April 2020. Major Duties and Responsibilites:  Develop language learning materials and other material needs of the Language and Cross Culture in the content area.  Develop creative and engaging training materials for an adult learning audience.  Develop and formalize a robust quality assurance review process of all existing language materials.  Work in conjunction with the Language and Cross Cultural Coordinator to create Instructional materials, etc. Required Qualifications  University degree in Education, English, or Montenegrin.  Experience teaching English or Montenegrin.  Experience in curriculum development.  Knowledgeable and experienced in applying adult learning principles  Comprehensive knowledge of current instructional theories and principles applicable to both online and instructor-led learning programs.  Knowledgeable in functional and formal Montenegrin.  Demonstrate knowledge of national standards and trends concerning instructional methods, resources, and strategies.  Advanced computer experience and proficiency in Microsoft Office and Windows.  Ability to work remotely in a cross cultural setting with strong communication skills. Strong organizational and time management skills.  Oral and written fluency in both English and Montenegrin. Preferred Qualification  Preference will be given to candidates with significant number of years in teaching experience, curricula design and other relevant certificates and qualifications.  Experience in teaching on communicative approach.  Experience teaching Montenegrin as a second language.  Strong service attitude and personal integrity. TO APPLY FOR THIS JOB: Applications must be submitted to DMO by July 26th, 2019 and will include: current resume or CV outlining related experience and qualifications; cover letter in English; three references; and, certificates/documents demonstrating the candidate’s skills and abilities. Application packages can be submitted via email to AL-Information@peacecorps.gov ; via mail to Peace Corps Albania, PO Box 8180, Tirana, Albania; or in person 9:00 A.M. to 5:00 P.M. Monday - Friday at Rr. Besnik Sykja, Nr. 2. Only applications from qualified applicants received by COB July 26th, 2019 will be considered. The Peace Corps is an Equal Opportunity Employer. For more information, please visit: https://www.peacecorps.gov/albania/contracts/

34

Javore KOHA

E ENJTE, 18 KORRIK 2019


SPORT

Futbollistja Kosovare Asllani fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror të futbollit për femra “Franca 2019”

Pritet si heroinë në Suedi Futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, ka një pikëpamje krejtësisht tjetër prej trajnerit të Anglisë, Phil Neville, që ndeshjen për vendin e tretë në botërorin e femrave “Francë 2019” e quajti të pakuptimtë. Në fakt, Asllani ka plotësisht të drejtë për këtë dhe me mendimin e saj pajtohen edhe suedezët. Kur ekipi i Suedisë u kthye në shtëpi pas fitores ndaj Anglisë që i siguroi medaljen e bronztë, u prit nga 30 mijë tifozë në Gothenburg, shkruan The Guardian. Asllani ishte figurë kyçe e Suedisë në këtë botëror. “Ishte një shenjë se kombi u ndie krenar me suksesin tone”, thotë Asllani, që në dyja ndeshjet e para të Botërorit shënoi nga një gol kundër Kilit e Anglisë. Pritja erdhi si një befasi e këndshme për ekipin që u eliminua në gjysmëfinale të Botërorit. Asllani thotë se askush brenda ekipit nuk e ka pasur idenë për një pritje të tillë. “Kur pamë 30 mijë njerëz që po

na prisnin sikur heroina, aty e kuptuam se në Botëror e kemi pasur përkrahjen e gjithë shtetit. Kështu që, medalja e bronztë nuk është vetëm për lojtaret, por për gjithë Suedinë. Shpresoj që me këtë sukses t’i motivojmë gjeneratat e reja dhe të jemi shembull i vërtetë në sport”, është shprehur Asllani. Edhe pse e vlerëson si sukses të madh medaljen e bronztë, Asllani pranon se Suedia shumë lehtë ka mundur të luajë edhe në finalen e këtij botërori, të cilin e fitoi SHBA-ja. Në gjysmëfinale Suedia u eliminua nga Holanda pas vazhdimeve. “Kemi mundur ta fitojmë këtë ndeshje, por fati nuk ishte në anën tonë, pasi qëlluam disa herë shtyllën. Nuk jemi larg Holandës dhe përfundimisht mund të matemi me këtë ekip. Më duhet të pranoj se kam ëndërruar të luajmë në finale, por edhe medalja e bronztë është një sukses i madh. Kjo vetëm na motivon për suksese në botërorin e ardhshëm dhe Lojërat Olimpike. Besoj fuqishëm që

në Tokio do të rrëmbejmë medalje”, është shprehur Asllani. Mentaliteti fitues i Asllanit ka bërë që ajo të habitet me përgjigjen e trajnerit të Anglisë, Neville, që ndeshjen për medaljen e bronztë e quajti të pakuptimtë. Ajo thotë se Suedia ishte futur maksimalisht e motivuar për këtë ndeshje, pasi dëshironte që nga kjo ngjarje e madhe e futbollit të kthehej me medalje. “Çdo ndeshje në Botëror është e rëndësishme, kështu që u befasova nga fjalët e trajnerit Neville. Nëse do ta kishim humbur ndeshjen për vendin e tretë nga Anglia, do të isha shumë e zhgënjyer. Medalja është rezultat i punës dhe lojës së mirë që e kemi treguar në Botëror dhe për këtë jam shumë krenare”, ka thënë Asllani. “Me këtë sukses dëshmuam se jemi ekip i fortë, i cili ka dëshirë të luajë futboll ofensiv”. Ajo më herët ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2012 dhe 2016, duke fituar medaljen e argjendtë. Futbollistja me prejardhje nga Kosova prej vitit 2017 është pjesë e Linkopingsit, kurse karrierë ka bërë edhe te Manchester City, PSG-ja, Kristianstadsi e Chicago Red Stars. “Ky është suksesi më i madh që e kemi arritur në Botëror, i cili ka bërë që të kemi një pritje madhështore në vendin tonë. Jam shumë e lumtur që pas medaljes së argjendtë që e fitova në Lojërat Olimpike para tre vjetësh, tani kam edhe një të bronztë nga një ngjarje tjetër e madhe e futbollit të femrave”, është shprehur Asllani.

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 18 korrik 2019

Viti XVlll Numër 872 Çmimi 0,50

Intelektuali injorant ISSN 1800-5696

Atdhetarizëm ideal

Malësori, këngëtar i veçantë në skenën muzikore shqiptare


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.