KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 korrik 2019 Viti XVlll Numër 873 Çmimi 0,50
Murtaja e bardhë e ka përfshirë Malin e Zi ISSN 1800-5696
Nata evropiane hap siparin
Përkujtohet dhe nderohet figura e piktorit të madh, Gjelosh Gjokaj
PËRMBAJTJE
8
10 Zgjedhje e mirë në kohë të vështira
...përgjegjësi
12
18 A duhet vetëm kujtime e soditje?
Një thirrje nga shkrimtari i lartësive, Martin Camaj
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
PËRMBAJTJE
20
24 Pjesë e gjeneratës që krijuan standarde në gazetari
Projekti “Andrra n`beze” i Drita Llollës përzgjidhet për edicionin e shtatë të programit SOFA
26
30 Takimi me Miss-in…
Gatishmëri për eksportimin e produkteve bujqësore nga Malësia në Sarajevë KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 25 korrik 2019 Viti XVlll Numër 873 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Murtaja e bardhë e ka përfshirë Malin e Zi
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Nata evropiane hap siparin
Përkujtohet dhe nderohet figura e piktorit të madh, Gjelosh Gjokaj
hap siparin Nata evropiane
Gjelosh Gjokaj piktorit të madh, nderohet figura e Përkujtohet dhe
Malin e Zi përfshirë bardhë e ka Murtaja e
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Trajnim i përbashkët i policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës për parandalimin dhe goditjen e krimit
Shërbejmë përmes Miqësisë Plavë - Policia kufitare e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, kanë mbajtur një trajnim të përbashkët për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve të policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar. Sipas njoftimit të policisë së Shqipërisë, trajnimi është kryer në kuadër të masave të përbashkëta për rritjen e efikasitetit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, që mund të zhvillohet ndërmjet kufirit të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë trajnim. “Organizimi me iniciativë të IPA-s,
4
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Seksioni i Malit të Zi, me moton: ‘Servo per Amici - Shërbejmë përmes Miqësisë’. Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, prej datës 19-21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë - Guci), po zhvillohet një trajnim treditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet
veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare. Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA-s, seksioni i Shqipërisë. Organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre”, thuhet në njoftim. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Pak para dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj
Qeveria e Kosovës cakton ekipin për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së premtes vendimin për caktimin e ekipit për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi. Në postimin e tij në facebook, tashmë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka bërë publik këtë vendim. “Vendimi i parë i miratuar në Mbledhjen e sotme të Qeverisë ishte autorizimi për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Trupa
Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit. Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetet me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna”, ka
shkruar ai. Po të njëjtën ditë, në fund të mbledhjes së Qeverisë, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Ai i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë se jep dorëheqje të parevokueshme dhe se arsye e këtij vendimi është një thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë. (Kohapress)
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi demografik
Dr.Nail Draga
Murtaja e bardhë e ka përfshirë Malin e Zi
Të dhënat statistikore të publikuara kohë më parë nga MONSTAT-i, dëshmojnë se Malin e Zi e ka përfshirë murtaja e bardhë, pikërisht në 18 komuna, duke dëshmuar se trendi negativ në shtimin e popullsisë vazhdon, duke qenë dukuri shqetësuese për të tashmen dhe të ardhmen, që është dëshmi e statusit ekonomik dhe social të banorëve në periudhën postmoniste të tranzicionit demografik, çështje e cila deri më tash nuk është trajtuar nga ana e pushtetit qendror për të marrë masa preventive ndaj kësaj dukurie me pasoja të përgjithshme shoqërore E dhëna e publikuar nga Drejtoria e Statistikës MONSTAT-i se në 18 komuna në Mal të Zi, ka më shumë të vdekur se sa të lindur, dëshmon se dukuria e murtajës së bardhë është e pranishme. Fjala është për periudhën katërmujore të këtij viti, duke cekur se shtimi natyror i popullsisë është me minus 212 banorë, nga del se aq persona më shumë kanë vdekur, sesa kanë lindur. Nëse analizojmë shpërndarjen territoriale del se pjesa më e madhe e komunave të tilla janë në veri, ndërsa dukuria e tillë i ka përfshirë edhe tre komuna në regjionin bregdetar, ku përveç Herveg Novit e Tivarit bën pjesë edhe Ulqini.
6
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Sipas të dhënave nga MONSTAT-i del se në Mal të Zi nga janari deri në fund të prillit të këtij viti kanë lindur 2119 fëmijë, ndërsa në të njëjtën periudhë kanë vdekur 2331 qytetarë. Si më parë edhe tash vendin e parë të murtajës së bardhë e mban gjithnjë qyteti i Plevlës, sepse në atë qytet numri i të vdekurve është për 98 më i lartë se ai i të lindurve. Ndërsa qyteti me lindshmëri më të lartë është Podgorica, ku shtimi natyror është pozitiv sepse numri i të lindurve është më i lartë për 144 ndaj numrit të të vdekurve. Ndërsa në lidhje me shtimin natyror në nivel shtetëror për vitin e kaluar, në Mal të Zi kanë lindur 7260 fëmijë, ndërsa
kanë vdekur 6494 qytetarë, nga del se shtimi natyror ishte pozitiv për 766 qytetarë, duke qenë më ulëti në rritjen e numrit të banorëve në historinë e Malit të Zi. Se shtimi natyror i popullsisë në Mal të Zi është në rënie të vazhdueshme dëshmojnë të dhënat në vitet e fundit. Kështu, në vitin 2017 shtimi i popullsisë ishte 909 banorë, në vitin 2016:1.105, 2015:1.057, 2014:1.515, dhe 2013:1.558 banorë. Ndërsa nëse krahasojmë shtimin natyror nga viti 1991, që ishte 5.636 banorë, del se ishte shtatë herë më i lartë së vitin e kaluar, dëshmon së periudha e tranzicionit demografik vazhdon me trendin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
negativ, dukuri kjo e cila duhet të jetë alarmuese për të ardhmen e këtij vendi. Por, një trend i tillë për njohësit e rrethanave shoqërore në Mal të Zi, nuk paraqet ndonjë befasi por vazhdimësi e periudhës së mëparshme. Depresioni demografik Gjendja ekzistuese në Mal të Zi në saje të rritjes së mortalitetit vlerësohet si depresion demografik, ndërsa nëse kësaj kategorie i shtojmë edhe migrimin e popullsisë në drejtim të qendrave të tjera, si p.sh. Podgorica, apo emigrimin në botën e jashtme, del se kemi të bëjmë me një pasiguri psikologjike për të ardhmen e popullsisë në këtë vend. Të dhënat statistikore të prezantuara nga MONSTAT-i të cilat përpunohen sipas metodologjisë evropiane, dëshmojnë së popullsia në Mal të Zi ka hyrë në fazën e moshërimit, nga del se mosha mesatare e popullsisë është rreth 38 vjeçe, me trend për rritje të mëtutjeshme. Kësaj dukurie është duke i ndihmuar papunësia, migrimi i popullsisë së re dhe martesat e vonuara të të rinjve, duke ndikuar në rritjen e kategorisë së të moshuarve, të cilët i kanë mbetur besnik vendbanimeve të tyre. Regjioni verior drejt shpopullimit Të dhënat e publikuara dëshmojnë se gjendja më kritike është në 18 komuna, ndërsa në aspektin regjional, gjendja më e pavolitshme është në regjionin
verior, i cili është edhe më i pazhvilluari ekonomikisht. Nëse krahasojmë të dhënat nga regjistrimi i parë i popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore, del se rënie me të lartë demografike është shënuar në veriun e Malit të Zi, sepse në vitin 1948, në këtë regjion kanë jetuar 47.3% e popullsisë së përgjithshme të Malit të Zi ndërsa në vitin 2011 ishte 28.7%, e dhënë kjo e cila viteve të fundit vazhdon më rënie të vazhdueshme. Ndërsa nëse analizojmë aspektin territorial, del se mbi 50% e territorit të Malit të Zi, banohet nga më pak se një e treta e popullsisë së përgjithshme, duke marrë përmasat e shpopullimit demografik. Ndonëse qeveria ka treguar ndjeshmëri të paktën në aspektin mediatik për investime kapitale, madje duke i dhënë përparësi veriut, por siç duket të dhënat e tilla më tepër janë deklarative sesa praktike në lidhje me zhvillimin ekonomik të veriut, sepse migrimi i popullsisë vazhdon. Andaj, nevojitet një strategji e zhvillimit regjional me mbështetje financiare, që do të ishte në favor të popullsisë vendore për të qëndruar më tutje në vendbanimet e tyre, në të kundërtën migrimi në drejtim të Podgoricës, dhe bregdetit në jug do të vazhdojë të jetë dukuri normale. Shqiptarët të rrezikuar Përveç të dhënave të përgjithshme sipas komunave, nuk kemi të dhëna në aspektin nacional e as fetar, që janë të nevojshme për analiza demografike. Por, duke ditur strukturën nacionale të popullsisë sipas komunave, del qartë së kjo dukuri e ka përfshi edhe popullsinë shqiptare në këtë mjedis. Ndonëse është komuna me më tepër shqiptarë në Mal të Zi, një dukuri e tillë e ka përfshirë edhe komunën e Ulqinit, që është e vetmja në bregdet, duke stagnuar sa i përket shtimit të popullsisë, që shpjegohet me natalitetin e ulët dhe emigrimin e vazhdueshëm në botën e jashtme. Ndërsa për viset e tjera shqiptare pothuajse kemi shpopullim të plotë të vendbanimeve, ku më i theksuar është në krahinën e Krajës, sidomos në këto dy dekadat e fundit, ku në Anën e Sipërme, ku bën pjesë edhe Shestani, disa vendbanime janë pa banorë, e si të tillë i takojnë gjeografisë historike. Nga ana tjetër, Malësia është e njohur edhe me herët si krahina me emigrim konstant, nga del se malësorë ka disa herë më shumë në botën e jashtme(SHBA)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sesa në vetë Malësinë. Dukuria e tillë më herët ka përfshirë edhe Malësinë e Rozhajës dhe atë të Plavës e Gucisë, e cila këtu ka qenë e pranishme pothuajse tashmë një shekull, por këtu duhet shtuar edhe dukurinë e asimilimit të shqiptarëve në boshnjakë, çështje kjo e cila meriton një qasje të veçantë. Në saje të analizimit të të dhënave duke e ditur se shqiptarët në popullsinë e përgjithshme në Mal të Zi përbëjnë më pak se (5%), murtaja e bardhë ata i rrezikon më së shumti, përkatësisht rrezikon ekzistencën e tyre biologjike në këtë mjedis. Me një fjalë, shqiptarët janë duke përjetuar dy trende negative, e para, duke u zvogëluar numerikisht, dhe e dyta, duke u rrudhur në aspektin territorial, me pasoja të shumëfishta si asnjë popull tjetër në Mal të Zi. Mungojnë masat preventive Ndonëse një dukuri e tillë ka vite që është bërë pothuaj trend bashkëkohor, deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë ndonjë reagim nga strukturat qeveritare. Nga një qëndrim i tillë joserioz del se kemi të bëjmë me një çështje e cila iu është lënë familjeve si çështje e tyre autonome. Por, duke pasur parasysh rrethanat shoqërore, ekonomike e sociale të pavolitshme te pjesa më e madhe e popullsisë, formimi i familjeve të reja paraqet sfidë për çdo të ri. Në lidhje me diskursin demografik, deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se institucionet shtetërore kanë treguar ndonjë shqetësim për të dhënë propozime konkrete, siç do të ishin ofertat stimuluese ndaj çiftëve të reja, që do të ishte në favor të natalitetit dhe zvogëlimit të migrimit dhe emigrimit të popullsisë së re. Ndërsa pezullimi i vendimit të Kuvendit të Malit të Zi për mbështetje financiare në formë të pensioneve për gratë të cilat kanë lindur tre e më shumë fëmijë, është dëshmi e mosinteresimit për çështjet demografike, në këtë mjedis. Përfundimisht, murtaja e bardhë e cila ka përfshirë Malin e Zi në 18 komuna, me tendencë për të përfshirë edhe komunat e tjera, duhet të jetë shqetësim për strukturat qeveritare, andaj është koha që këtij problemi duhet qasur sa më parë, duke dëshmuar seriozitet profesional dhe qeveritar. Kjo çështje nuk duhet të jetë preokupim vetëm për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, por e tërë kabinetit qeveritar, duke marrë masa preventive, sa ende nuk është bërë vonë. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
DW
Zgjedhje e mirë në kohë të vështira
Deri në fund qe e paqartë nëse Ursula von der Leyen do të zgjidhej presidente e Komisionit të BE. Vendimtar ishte fjalimi i saj mjaft i mirë i aplikimit dhe mungesa e kandidatëve
Ines Pohl
Edhe në epokën e internetit ka momente, në të cilat fjala është vendimtare. Këtë e tregoi Ursula von der Leyen të martën e kaluar në Parlamentin Europian në Strazburg. Edhe pse në fakt nëpër parlamente “parlare”, fjala pra, do të duhej të ishte arti më i madh, shpesh ndodh, që vendimet dihen përpara se të jenë shkëmbyer argumentat. Kësaj here qe ndryshe: Ishte një ditë, në të cilën për kandidaten gjermane çdo gjë ishte e mundshme. Asaj i duhej të rezistonte në skenën e madhe e ndonjëherë irrituese të Parlamentit Europian. Ajo duhej të bënte për vete skeptikët, duhej të inkurajonte përkrahësit dhe me ofertat e duhura të ndryshonte kursin e kundërshtarëve. E po ashtu ajo duhej të kujdesej për një moment europian.
8
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Feministe, humane dhe ekologjiste
Të gjitha këto i ka Ursula von der Leyen – edhe pse në fund ajo ia doli me një shumicë fare të dobët, vetëm me nëntë vota. Feministja e bindur u prezantua më humane dhe më ekologjiste nga sa do të preferonin shokët e saj të partisë konservatore – dhe ajo me vetëdije të plotë dhe sovranitet e luajti kartën e të qenit grua. Ndoshta ishte zgjedhja më e mirë e saj që ta mbante fjalimin në tri gjuhë. Frëngjisht për një BE me zelll të ri dhe pjesëmarrje të qytetarëve, anglisht për faktet dhe kërkesat e mprehta – për taksa më të larta për gjigandët e ekonomisë botërore, dhe për një barazi të vërtetë gjinore. Gjermanishten ajo e zgjodhi për mbylljen emocionale të fjalimit, gjatë të cilit politikania e lindur në Bruksel e shiti biografinë e saj si të kompozuar eks-
tra për një karrierë europiane.
Qartësisht zgjedhja e dytë
Nuk është sekret, që von der Leyen ishte zgjedhja e dytë për këtë post. Ajo e dinte, që i duhej të luftonte me rafinesë dhe një inskenim perfekt kundër këtij disavantazhi. Ajo mund t’i kishte humbur të gjitha. Por ajo surprizoi duke e kthyer këtë disavantazh në përparësi. Ajo u tregoi vendin anti-europianëve dhe atyre që largohen, duke iu kundërvënë me shpërfillje provokimeve të tyre. Këtë kurs ajo duhet të vazhdojë ta ndjekë qartë dhe me konseguencë duke e mbyllur krahun e djathtë. E gjithë kjo nuk mjafton për të garantuar një presidencë të suksesshme të Komisionit, por është të paktën një fillim i mirë dhe një ditë e mirë për Parlamentin Europian, që kishte një zgjedhje të vërtetë. Humbësit më të mëdhenj të kësaj
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dite votimi janë eurodeputetët socialdemokratë gjermanë. Duke i qëndruar besnikë parimit, ata deri në fund iu përmbajtën marrëveshjes, se vetëm një kandidat kryesor në zgjed-
hjet europiane duhet të bëhet president i Komisionit të BE-së. Që për këtë nuk u gjet shumica, kjo nuk luajti asnjë rol. Ata nuk morën parasysh as që BE-ja mund të zhytej në një krizë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të thellë, nëse von der Leyen nuk do të kishte fituar. Parlamenti e tha fjalën e vet. Ai vendosi me shumicë, që politika tekefundit është arti i së mundshmes. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
...përgjegjësi Dikur, shpesh edhe sot, ishte tmerrësisht e rrezikshme që njeriu mendimet e veta t’i shfaqte brenda rrezes së një teleskopi. Gjëja më e vogël që mund të shkaktonte ishte një qëndrim nervoz, një ankth i pavetëdijshëm, një zakon për të pëshpëritur me veten - që e bënte të dukej i çmendur - të kishte diçka për të fshehur, në çdo rast, të mbante një shprehje të pakënaqshme në fytyrë ... ishte një vepër e dënueshme
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Pavarësia nuk është fjalë boshe dhe as pavlerë. Njeriu lind i pambrojtur dhe i paaftë të mbrojë veten, fat i paracaktuar për të qenë i varur, për të mosnjohur kurrë pavarësi. Kështu, mbrojtja e jetës mund të thuhet se ka vlerë, por për cilin? Për atë qe merr përgjegjësinë ta mbrojë atë. Sepse si mund t’i kërkohet një tjetri të rrezikojë jetën e vet për të mbrojtur tënden? Gjëja më e frikshme është gjëja më
“ 10
e zakonshme. Besimi në dikë është çlirim nga përgjegjësia e vetes edhe kjo është kaq e zakonshme. Njeriu heq dorë nga pavarësia duke mos pranuar të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së vet. Karakteristika thelbësore e të gjitha qeverive, pavarësisht nga forma, është autoriteti, vendosur diku me respekt e diku me forcë, frikë e mashtrim. Qeveria është forcë e organizuar, jo domosdoshmërisht me ose pa forcë, për të sunduar e dominuar të tjerët. Hapi më i thjeshtë i një individi të guximshëm, thotë Solzhenicin, është që të mos marrë pjesë në gënjeshtër. Vetëm një fjalë në përkrahje të së vërtetës tejkalon gjithë botën. Dikur, shpesh edhe sot, ishte tmer-
rësisht e rrezikshme që njeriu mendimet e veta t’i shfaqte brenda rrezes së një teleskopi. Gjëja më e vogël që mund të shkaktonte ishte një qëndrim nervoz, një ankth i pavetëdijshëm, një zakon për të pëshpëritur me veten - që e bënte të dukej i çmendur - të kishte diçka për të fshehur, në çdo rast, të mbante një shprehje të pakënashme në fytyrë ... ishte një vepër e dënueshme. Imagjino të jetoje në objektivin e shikimit 24 orë, 7 ditë në javë, nën indoktrinim dhe kushtëzim nga autoriteti. Çlirimi nga një unazë e mbikëqyrësve institucionalë, nuk ka shpëtim, nuk ka afat, dhe asnjëherë nuk jepet falas. Tani pyesni: Sa të pavarur e të çliruar jemi?
Gjëja më e frikshme është gjēja më e zakonshme. Besimi në dikë është çlirim nga përgjegjësia e vetes edhe kjo është kaq e zakonshme. Njeriu heq dorë nga pavarësia duke mos pranuar të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së vet. Karakteristika thelbësore e të gjitha qeverive, pavarësisht nga forma, është autoriteti, vendosur diku me respekt e diku me forcë, frikë e mashtrim. Qeveria është forcë e organizuar, jo domosdoshmërisht me ose pa forcë, për të sunduar e dominuar të tjerët. Hapi më i thjeshtë i një individi të guximshëm, thotë Solzhenicin, është që të mos marrë pjesë në gënjeshtër. Vetëm një fjalë në përkrahje të së vërtetës tejkalon gjithë botën
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
“
Pavarësia nuk është fjalë boshe dhe as pavlerë. Njeriu lind i pambrojtur dhe i paaftë të mbrojë veten, fat i paracaktuar për të qenë i varur, për të mosnjohur kurrë pavarësi. Kështu, mbrojtja e jetës mund të thuhet se ka vlerë, por për cilin? Për atë qe merr përgjegjësinë ta mbrojë atë. Sepse si mund t’i kërkohet një tjetri të rrezikojë jetën e vet për të mbrojtur tënden?
Imagjino të jetoje në objektivin e shikimit 24 orë, 7 ditë në javë, nën indoktrinim dhe kushtëzim nga autoriteti. Çlirimi nga një unazë e mbikëqyrësve institucionalë, nuk ka shpëtim, nuk ka afat, dhe asnjëherë nuk jepet falas. Tani pyesni: Sa të pavarur e të çliruar jemi?
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Një thirrje nga shkr i lartësive, Martin C Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Shkrimtar dhe albanolog i njohur shqiptar në botën perëndimore, gjatë periudhës komuniste, Martin Camaj ishte edukuar në kolegjin e jezuitëve në Shkodër, ndërsa është arratisur në perëndim, në vitin 1956. Është doktoruar në Romë, ku ka bashkëpunuar ngushtë me Profesor Ernest Koliqin, në drejtimin e revistës së famshme “Shëjzat”, si dhe në veprimtari të tjera në fushën e albanologjisë dhe të letrave shqipe. Martin Camaj ka vazhduar të bashkëpunonte me “Shëjzat” edhe pas largimit të tij nga Roma për në Gjermani, ku ka punuar si profesor i albanologjisë në universitetin e Munichut deri që ndërroi jetë, në vitin 1992. Ernest Koliqi kishte shkruar se në veprat e tij, miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë për vite të tëra, Martin Camaj, për nga natyra ishte human dhe paqësor, duke e cilësuar atë si një njeri të letrave, i cili në veprat e tija, “Lëshon nji kushtrim jo luftarak, por paqësuer, plot shpirtbardhsi dhe flakë dashunije vëllaznore”, midis shqiptarëve, ndërsa ka cituar poetin: “Avitu, njeri! Afrohuni shqiptarë! Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë Si bima prej fare në pranverë”. Është kjo një thirrje që del nga zemra dhe nga shpirti paqësor dhe johakmarrës i poetit dhe shkrimtarit Martin Camaj, që duhej të rezononte edhe sot sidomos në këtë periudhë konfliktesh dhe mosmarrëveshjesh politike, personale dhe partiake që vazhdojnë
12
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
“
Ky muaj shënon përvjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe poetit të mërguar shqiptar, Martin Camajt, më 21 Korrik të vitit 1925, në Temal të Dukagjinit. Camaj ka ndërruar jetë në qytetin Munich të Gjermanisë, marsin e vitit 1992
të përçajnë dhe të ndajnë shoqërinë shqiptare dhe shqiptarët, në përgjithësi, për të cilën Camaj nuk do të ishte aspak i kënaqur. Është një thirrje kjo, e një shkrimtari e poeti shqiptar, i cili ndonëse, siç dihet, regjimi komunist ia “kishte mbyllur portën” -- ashtu siç shprehet Ismail Kadare për të -- ai prapëseprapë nuk mbante inat e hidhërim, por bënte thirrje për afrim midis shqiptarëve, madje edhe gjatë një periudhe urrejtjeje si ajo e komunizmit, kur në Shqipëri, vetëm të përmendje emrin e Martin Camajt ose të shkrimtarëve të tjerë si ai në mërgim, të priste qelia e burgut ose dënime të tjera të rënda. Megjithkëtë, ka shkruar Ismail Kadare, Camaj, “Nuk i lejoi vetes asnjëherë që, duke përfituar prej lirisë që i jepte mërgimi, të shkruante kundër si-vëllezërve të tij në Shqipëri. Ishte e vërtetë, se në kohën që ai kujtohej e bëhej merak për ta, ata nuk u kujtuan kurrë për të, por kjo nuk e shtyu asnjëherë (Martin Camajn) t’u mbante mëri për shpërfilljen apo harresën e tyre të gjatë. Ishte i ndjeshëm për gjendjen e tyre, për optimizmin e rremë e për ankthin e fshehur me kujdes midis festës po aq të rreme”, është shprehur Ismail Kadare, në vlerësimin e tij për Camajn. “Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha”, ka shkruar Kadare. Ai e ka quajtur
Martin Camajn, “Shkrimtari i Lartësive…që i ka strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi që iu siguronte pavarësinë. Ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën”. Fatkeqësisht, “katrahura shqiptare” të cilës i referohet Kadare -- sidomos në fushën politike -- është ndoshta më e theksuara sot se kurdoherë tjetër ç ‘prej kohës së komunizmit. Sot më shumë se kurrë, në këtë rrëmujë në të cilën ndodhet bota shqiptare, thirrja e këtij poeti për “Afrim të Shqiptarëve”, është tepër aktuale dhe ndoshta më e nevojshme se kurrë më parë, pasi – siç ka shkruar edhe miku i tij Ernest Koliqi—kjo thirrje e Camajt del me të vërtetë nga zemra e një, “Pjestari të një djelmënije të vrugosun në shpirt nga nji stuhi ngjarjesh tepër shqetsuese, të nji djelmënije që u randue me vuajtje të pameritueshme ç’se filloi me marrë mend”, dhe si i tillë, “Njohu mërgimin, fushat e përqendrimit, punën e përdhunëshme…”. Megjithë këto përvoja të këqija personale, Martin Camaj nuk shprehu kurrë urrejtje ndaj shqiptarëve, përfshirë regjimin komunist dhe ata të cilët i kishin mohuar të drejtën të jetonte dhe të punonte në Atdheun e tij të lindjes, për të cilin jetoi dhe punoi gjithë jetën në mërgim, gjithmonë i shtyrë nga dashuria dhe besnikëria ndaj vendit të origjinës të parëve të tij. Këto ndjenja mosurrejtjeje ndaj shqiptarit -- megjithë vuajtjet e tija dhe të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
rimtari Camaj familjes së tij nga komunizmi – Martin Camaj, prapëseprapë falënderon nuk ruante urrjejte as inat ndaj atij sistemi dhe njerëzve që e mbështetën atë regjim në pushtet për pothuaj gjysmë shekulli. Me shembjen e komunizmin në Shqipëri, ai kishte filluar komunikimin me vendlindjen e tij, përfshirë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Intelektualëve të pavarur shqiptarë , ku edhe u anëtarësuar e tij në radhët e kësaj organizatë e cila qe krijuar në vitin 1991, duke komentuar pranimin e tij në atë organizatë, duke thënë se, vlerësimi që i bërn atij me atë rast, “na afron”. Në një letër dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve të Pavarur Shqiptarë në vitin 1992, ai u ishte drejtuar atyre dhe “mbarë popullit shqiptar” me fjalët “të dashur miq e vëllazën shqiptarë”: “Të dashunve miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë popull shqiptar”, duke përcjellë përshëndetjet e tij, vetëm disa ditë para se të ndërronte jetë, mbarë popullit shqiptar me këto fjalë: “Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë”, ka shënuar Ardian Klosi në një shkrim, duke cituar letrën e Martin Camajt, dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve e Intelektualëve të pavarur të Shqipërisë, në vitin1992. Në këtë frymë vëllazërimi e afrimi me njëritjetrin, nëpërmjet veprave të tij, Martin Camaj u bën thirrje shqiptarëve për afrim, për pajtim e bashkim midis tyre, pa marrë parasysh dallimet politike -- jo se ai kishte frikë ndonjë njeri, se, siç ka shkruar Ernest Koliqi, gjithë jetën e tij, Martin Camaj, “Trimnisht ka përdorur penën, si të parët e tij dikur taganin dhe pushkën”. Por ai ka vlerësuar se nga thirrja e Martin Camaj, “Afrohuni Shqiptarë”, rrjedh, “Fisnikija e lashtë e malësorve, kalorsija e natyrshme që u pajisë atyre shpirtin, pikon papritmas edhe në vepër të këtij pinjolli të tyne, e i cili e di harresën në të cilën bota e huej dhe vendase i
la malet tona.” Si pinjoll i atyre maleve, shkruan Koliqi në parathënien e veprës së Camajt, “Djella”, Martin Camaj e kishte gjithmonë,“Parasyshë mospërfilljen e pavarëshme që shumica e qytetarëve ka dëftue për këta fatosa të lindun, e të cilët si kala e gjallë mbrojtën Kombin nga sulmet e sllavëve”. Ndonëse, Martin Camaj, sipas tij, “Nuk ishte i nxjerrë jashtë mureve, si Fishta, Konica, Koliqi, por kjo nuk e bënte më pak të ndërlikuar problemin e tij. Kishte qenë thjesht nënshtetas i atij vendi që quhej Shqipëri, por asnjëherë brenda kullës letrare të saj. Ka gjasë që për një kohë të gjatë, në nënvetëdijen e tij shestohej e paarritshmja: të bënte pjesë një ditë në atë fis apo në atë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
urdhër trillan”, ka shkruar ai. Fatkeqësisht, ashtu i pa dashur dhe i pakuptueshëm si në kohën e komunizmit – siç ishin edhe At Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Ernest Koliqi, ndër të tjerë të mëdhenj shkrimtarë të asaj gjenerate –Martin Camaj dhe miqtë e tij me të cilët punoi për pothuaj gjysmë shekulli duke e bërë të njohur Kombin Shqiptar, identitetin, kulturën dhe gjuhën e tij të vjetër në botën perëndimore – edhe me ndërrimin e epokës, 30-vjet post-komunizëm, mbeten pothuaj ashtu si në kohën e komunizmit --.të pa dashur dhe të pakuptueshëm! Ka ardhur koha që të përfillet thirrja e Martin Camajt: “AVITU NJERI! AFROHUNI SHQIPTARË”!
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
13
KULTURË
Në Ulqin u hap edicioni i 32-të i Festivalit “Skena Verore”
Nata evropiane h
Ulqin – Në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, të premten mbrëma u hap edicioni i 32-të i Festivalit “Skena Verore”, i cili organizohet nga Qendra për Kulturë Ulqin. Në fjalën e hapjes, drejtori i Qendrës për Kulturë, Musa Hoxha, ka thënë se edhe pse me mjete shumë modeste dhe shumë më pak nga komunat tjera bregdetare në Mal të Zi, kanë përgatitur një program të larmishëm dhe me përmbajtje të
14
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
ndryshme që do të zgjasë afër një muaj. “Përparësi u kemi dhënë artistëve të rinj nga qyteti ynë, nga qytetet tjera të Malit të Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe shteteve tjera, të cilët në këtë skenë kaq impozante do të shpalosin talentin e tyre. Nuk do të mungojnë ekspozitat, mbrëmjet letrare, produksionet filmike dhe përmbajtjet tjera muzikore”, ka theksuar ai.
Në emër të komunës së Ulqinit ka përshëndetur nënkryetarja Hadixha Gjoni, e cila e ka shpallur të hapur festivalin. Ajo ka thënë se “Skena Verore” është ngjarje kulturore që s’ka konkurrencë në qytet. “Besoj dhe jam e sigurt se edhe kjo ‘Skenë Verore’, jo që do të jetë si të tjerat, por ma merr mendja se me entuziazmin dhe përkushtimin e z. Hoxhiq, i cili e udhëheqë Qendrën
KULTURË
hap siparin
për Kulturë, që do të jetë edhe më në nivel, edhe më kualitative”, ka thënë ajo. Gjoni ka thënë se komuna e Ulqinit gjithmonë e ka sponsorizuar dhe i ka mbështetur ngjarjet e tilla. “Do të mbështesim ngjarjet që do të promovojnë në mënyrën më të mirë kulturën dhe të gjitha vlerat që ky qytet i vjetër ka”, është shprehur ajo. Festivali i sivjetshëm është hapur me koncertin “Nata evropiane”, ku kanë
performuar tenori i njohur Kastriot Tusha, dy tenorët e rinj Gerld Murrja dhe Enea Çerashi, sopranoja vendase Gjylie Pelingu, këngëtari i muzikës qytetare të Shqipërisë së Mesme, Medi Zena, nën shoqërimin e formacionit “Egnatia Ensemble” nga Elbasani, drejtuar nga violinisti i njohur Zeqir Sulkuqi. Tusha ka thënë se sa herë këndon në Ulqin, ka një kënaqësi shpirtërore “sepse publiku gjithmonë të pret siç
din ai të presë mysafirët, por aq më shumë artistët”. Në programin e natës së parë kanë qenë këngë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë tjera. Festivali “Skena Verore – Ulqini 2019” organizohet me mbështetjen e Komunës së Ulqinit, Ministrisë së Kulturës dhe Organizatës Turistike Ulqin. Ai do të zgjasë deri më 19 gusht. i. k. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
Në Tuz u organizua mbrëmja artistike, “Ngjarja e Dekadës” – ekspozitë retrospektive e pikturave
Përkujtohet dhe nde e piktorit të madh, G Tuz – Qendra Kulturore – Informative “Malësia”, në bashkëpunim me Fondacionin “Gjelosh Gjokaj”, kanë organizuar mbrëmjen artistike të quajtur, “Ngjarja e Dekadës”, gjatë së cilës u shpalosën dy aktivitete kulturore. Në fillim të kësaj mbrëmjeje, publiku i madh në numër kishte mundësinë që të shikojë nga afër ekspozitën retrospective të pikturave dhe grafikave të mjeshtrit të madh të artit pamor, Gjelosh Gjokaj, ndërsa një orë më vonë pubiku për herë të parë në Malësi kishte privilegjin që të argëtohej nga sopranoja e njohur, diva e muzikës klasike shqiptare me famë botërore, Znj. Inva Mula, e cila performoi live, e ndjekur në piano nga pianisti i njohur shqiptar, Z. Genc Tukiçi. Ekspozitën e pikturave dhe të grafikave nga koleksioni i pasur ar-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
tistik i trashëguar nga Gjelosh Gjokaj e ka hapur piktori i njohur, Leonardo Voci, i cili solli në kujtesë dhe bashkëndau me publikun histori nga raportet dhe bashkëpunimi shumëvjeçar artistik me Gjelosh Gjokajn që nga viti 1993 në Augsburg të Gjermanisë. Për piktorin Voci, Gjelosh Gjokaj ka qenë babai i tij shpirtëror dhe mësuesi, të cilit siç tha, ia dedikon çdo arritje në fushën e krijimtarisë artistike. “Gjelosh Gjokaj për mua mbetet një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë dhe baba i apstraksionizmit të artit shqiptar, njëri ndër themeluesit e grafikës së mirfilltë shqiptare, njëri ndër piktorët më karakteristikë dhe një njeri i cili e themeloi Akademinë e Arteve në Prishtinë. Njëri nga piktorët dhe grafikët më të njohur të modern-
izmit italian, Renato Gatuzo, të gjitha grafikat e tij i linte të shtypeshin në studion e profesor Gjelosh Gjokajt’, theksoi piktori Leonardo Voci. Ai shtoi se Gjelosh Gjokaj nga ana cilësore dhe nga ana e arritjes artistike të grafikës, pa humbur asnjëherë gjurmët e grafikës së parë fillestare, tregon një mjeshtri të jashtëzakonshme që posedonte maestro Gjeloshi, duke u bërë firma kryesore e artit nëpër galeritë më të njohura në Itali dhe Gjermani. Madhështinë kësaj mbëmjeje kulturore ia shtoi sopranoja e njohur e skenave gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare me zërin e saj kumbues dhe brilant, Znj. Inva Mula, e cila teksa u ngjit në skenë, ajo u mirëprit me padurim, me shumë kureshtje dhe entuziazëm nga i gjithë publiku i gjerë që kishte ardhur për ta ndjekur
KULTURË
e dhe grafikave të Gjelosh Gjokajt dhe koncerti i sopranos Inva Mula dhe pianistit, Genc Tukiçi
erohet figura Gjelosh Gjokaj nga afër këtë emer të madh të muzikës klasike, një eveniment që publiku në Malësia e përjetoi për herë të parë. Znj. Mula, teksa ekzekutoi disa këngë të njohura botërisht nga repertori i saj i pasur operistik internacioanal, mes të cilit edhe këngë të njohura shqiptare, ka përshëndetur publikun e pranishëm, duke thënë se ndjehet e emocionuar që ndodhet në Malësi e cila ka një histori të ndritur. Znj. Mula shprehu kënaqësi që Komuna e Tuzit tanimë është një komunë e cila administrohet nga shqiptarët, duke theksuar se ndjen kënaqësi të veçantë kur performon në një mbrëmje kushtuar një emri të madh të artit pamor, të ndjerit Gjelosh Gjokaj. Znj. Mula tërë kohën sa ka zgjatur koncerti është duartrokitur fuqishëm
nga publiku, duke u admiruar pafundësisht si asnjë artist më parë që ka performuar në këtë skenë. Nga ana tjetër, ishte pianisti i madh, Genc Tukiçi i cili me mjeshtrinë e tij të skalitur ndër vite dhe me profesioanlizëm të lartë, dhuroi çaste të këndshme dhe të paharrueshme nga repertori i tij operistik i muzikës klasike. Tukiçi teksa foli për mbresat e kësaj mbrëmjeje, shprehu një vlerësim të lartë për publikun në sallë, duke thënë se “më mirë se kështu, nuk mund të jetë”. Tukiçi tregoi se në kohën e fëmijërisë e imagjinonte përherë Malësinë me malësorë dhe malësore, me burra dhe burrëresha, duke i personifikuar ata si mikpritës të mëdhenj, me shpirt të madh e inteligjentë. “Këtë ëndërr të fëmijërisë ja ku e kam
sonte për së gjalli, këtu para meje”, theksoi Tukiçi. I pranishëm në mes të një numri të madh të figurave publike dhe kulturore nga vendi dhe jashtë, ishte edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, i cili tha se pas këtyre tingujve të të madhes Inva Mula, ndjehet i privilegjuar që të përshëndesë këtë manifestim, i cili e falënderoi Znj. Inva Mula, duke thënë se është nder për Tuzin i cili renditet në hartën e atyre qyteteve ku ajo ka performuar prej vitesh. Në fund të këtij manifestimi, ka përshëndetur, Tomë Gjokaj, (vëllai i të ndjerit, Gjelosh Gjokaj), i cili ka falënderuar, Zj. Inva Mula për praninë e saj në Tuz, duke bërë të ditur se nga tani e tutje ekziston edhe fondacioni i sapo themeluar, “Gjelosh t. u. Gjokaj”. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Vështrim
A duhet vetëm kujti Është interesante se autori në këtë libër nuk paraqitet si një shkrimtar, që duke e pasur materialin në dorë, të cilin e njeh mirë, me anë të fantazisë do të bënte diçka artistike, por ai më tepër është orientuar si një kronikan që tregon konkretisht pjesë nga jeta e banorëve të këtij qyteti të lashtë
Dimitrov Popoviq
Ka disa vite që e njoh doktor Karamanagën. I ndjeri mjeku ynë i paharruar Lukë Gjokaj, në një pasdite, kur po pinim kafen së bashku më tha: “Ti nuk ke pasur rastin akoma ta njohësh doktorin nga Ulqini, Gani Karamanagën... Ato fjalë që më the për dr. Simën i shkojnë fort për shtat edhe këtij. Dr. Lukës i kam besuar edhe symbyllazi, por ta them drejt, këtu kam ngecur. Dr. Gani më dukej shumë serioz dhe i ftohtë. Kushedi, ne të letërsisë i matim me një kut tjetër njerëzit. E kam njohur vonë. Jemi ndeshur njeri me tjetrin se atë e ka çuditur si mund ta di unë shqipen, kurse mua më ka habitur pse ai e njeh shqipen disi më ndrysh nga unë, e flet më vështirë se unë, disi ashtu siç nuk e flas as unë si duhet gjuhën malazeze. Por, nejse. Ganiu ka mbetur te nderet e tij, ndërsa unë endem duke rënë herë turrë e herë jaz, duke dhënë ndonjë mendim që herë më cekët e herë më thellë do të ndeshet me çfarë kam shkruar. Vitin e kaluar kam qenë i thirrur në promovimin e librit “Në derë të oborrit”. Kam shkuar pa e lexuar. Kam dëgjuar shumë për librin atë natë, më shumë i habitur, se sa i dija gjërat në kala e rreth saj. Më vinte shumë mirë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
se dikush shkruante për atë vend aq të bukur, për muret e bedenat, për rrugicat e portat, për ballinat e shtëpive, strehët dhe çatitë, deri edhe tek gurët që shtriheshin sokakëve. Interesant, flisnin gurët, flisnin lulet, flisnin dritaret. Flisnin me vete dhe për vete. I ngjanin detit dhe valëve që flisnin me bregun, me muret që ngrihen thik mbi përplasjet e tyre. Dhe më pëlqeu autori se i kish dhënë zë dhe figurë edhe sendeve pa shpirt dhe i kish bërë me gojë. Dhe m’u kujtua Servantesi. Sa interesant do të ish dukur Ulqini që ta bënte për vete?! Nga promovimi i kaluar kam mbajtur mend një fjalë që nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Kam lexuar jo pak për kështjellat. Mjafton romani “Kështjella” i Kadaresë dhe jam çuditur sesi quhen njerëzit që jetojnë në kala e brenda kalasë. Nuk e kam ndeshur as tek kalaja e Shkodrës emrin – kalali. Fort i bukur. Për kuriozitet ua kam thënë edhe të tjerëve, për dikë nuk ishte kurioze se e dinte, por kush e dëgjonte për herë të parë e miratonte me kënaqësi. Interesant, kjo fjalë nuk gjendet as në fjalorin e gjuhës shqipe. Por le të vijmë tek libri i ri “Pazari i gjytetit”. Pothuaj me të njëjtin stil shkrimi. Por tani personazhet për të cilët flitet nuk janë më gurët, as rrugicat e ballkonet, as portat me lule. Tani janë njerëzit, ata që i ka njohur dhe me të cilët është rritur, me të cilët ka kaluar fëmijërinë e bankat e shkollës, ka ndarë hallet e lojërat, dhe merret me jetën e tyre, me kujtimet që ka pasur me ta.
Dhe unë çuditem, si ka mundësi, ku e gjen gjithë atë kohë për t’u marrë me histori zhvillimi, me aktivitete që kanë ndodhur vite e vite më parë dhe pas të cilave fshihen ngjarje interesante që kanë lënë gjurmë të pashlyera jo vetëm në jetën e tij, por në të gjithë qytetin e moçëm. Marshuta e lëvizjes së personazheve të tij nga Ulqini është shumë e gjerë, ashtu siç kanë qenë lëvizjet e ulqinakëve gjatë historisë, ku janë mbjellë, nuk janë korrur, nga Rana e në Shkodër, në Evropë, Australi e Amerikë e anembanë botës deri në Afrikën e Jugut. Por gjithnjë kanë ëndërruar për t’u kthyer në gjirin e tij. Sa bukur dhe sa krenari. Dhe shkrimtari i përshkruan bukur, ashtu si e kanë pasur shpirtin, katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Një thirrje shumë e bukur dhe kuptimplote e intelektualit dinjitoz që e sheh kohën me sytë e dritës së humanizmit njerëzor. Flitet kështu për Branko Çilingirin dhe familjet e tjera ortodokse që kanë qenë të mirëpritura në çdo familje shqiptare. Shoqërimi nuk ka qenë vetëm te krerët e familjes por edhe në brezat që lindën më vonë, mes fëmijëve të tyre. Respekt i veçantë ruhet për familjen Beroviq, por edhe për familje të tjera. Ja sa bukur shprehet Mitar Mashanoviq “Për Fadil Elezagën kisha shkue edhe shumë më larg... ishte puntuer, por edhe burr i mirë, ai projektoi makinën për mbledhjen e ul linjve...”. Banorët e Ulqinit, i kam ndeshur me emërtime me mbiemrat me titujt e ofiqe si edhe në Shkodër. Nda-
KULTURË
ime e soditje? jshtimin pasha, begu, aga etj. që përdoren në shenjë ngritjeje e respekti, sa kjo u ka dhënë emrin edhe fiseve të tëra të familjeve me zë që përmenden si Nimanbegu, Karamanaga, Kapllan Begu, Idrizaga, Hasanaga, Hajdinaga etj. etj, ndoshta bazë e një studimi me vend mbi ndikimin e turqishtes në të folmen e popullsisë së kësaj treve. Është interesante se autori në këtë libër nuk paraqitet si një shkrimtar, që duke e pasur materialin në dorë, të cilin e njeh mirë, me anë të fantazisë do të bënte diçka artistike, por ai më tepër është orientuar si një kronikan që tregon konkretisht pjesë nga jeta e banorëve të këtij qyteti të lashtë. Mua, të them drejt, dhe kjo ndoshta sepse nuk e njoh jetën e Ulqinit, më ka befasuar një e folur e shqipes si një ishull më vete, ku ndikimi i gjuhës turke është shumë prezent. Jo vetëm siç e shpreha më lart me onomastikën dhe patronimet, por edhe në shprehjet e zakonshme, e vëren dallimin mes të folurës së qytetit me besim mysliman dhe anave të besimit katolik. Për shembull, biseda me dr. Simë Dobrecin etj. Por në këtë trevë ku ka dalë libri i parë i gjuhës shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut, si një shenjë drejt perëndimit, të cilit i takonte, e që zakonisht përmendet nga krijuesit e kësaj ane dhe me plot të drejtë, e këtu mungon. Ndoshta kjo e justifikon se sa më i madh ka qenë ndikimi osman në këtë qytet. Më ka bërë përshtypje shumë një fakt, kur një grua guximtare shkëputet nga turma e popullit dhe i del para Dervish Pashës duke i thënë: “Aman, more pashë, për hatër të zotit, mos na shtjer në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh se të na lësh nën shqa...” Përmes këtyre fjalëve, autori duhej të
shihte të dy anët, pasi një temë e tillë është diskutuar shumë kohët e fundit. Pushtuesi mbetet pushtues, si ai që ikte, si ai që vinte. Ismail Kadareja këtu ka bërë me dije se pushtimi osman që ishte në fund të sundimit pesë shekullor, nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët Sipas kësaj teorie “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik i madh, që ishte rreziku sllav”. Por kjo sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje dhe një doktrinë e sajuar. “Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane në Itali. Sllavët vetë ishin
për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve, atëherë nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane, pyet Kadareja. Kjo është e pabesueshme nga ana logjike, nga ana psikologjike. Për mua, thotë Ai, kjo e gjitha është groteske, e paimagjinueshme nga fillimi në fund” – shton Kadare. Këtu Dr. Ganiu, si një intelektual i vyer duhej të shprehte edhe mendimet e veta. Por sidoqoftë, autori kështu e ka menduar dhe konceptuar librin e tij “Pazari i qytetit”. Ai tashmë ka botuar shumë libra, dhe është bërë një emër i dëgjuar në krijimtarinë e ulqinakëve. Këto libra janë mirëpritur nga publiku dhe lexuesit e shumtë që ka Ulqini, një qytet që e do shumë arsimin dhe kulturën, jo vetëm të bijve e bijave të tij, por edhe atyre që vinë nga jashtë. Të gjithëve na vjen mirë kur na përmendet emri për mirë, aq më shumë kur dikujt i bie ndërmend të na bëjë pjesë të bisedave e kujtimeve dhe sidomos kur na bën edhe pjesëtarë të njerëzve që ka futur në librin e tij. Familjarët dhe banorët e tjerë ulqinakë, ata që janë gjallë dhe ata që e vazhdojnë trungun familjar do të gëzohen kur të shohin para syve si në ekran pjesë nga e kaluara e jetës së tyre ose prindërve e të afërmve të tyre.. Ndonjë do të çuditet se nuk e ka ditur, ndonjë do të gëzohet se mësoi diçka të re, por ndonjë edhe do të thotë: “Po pse nuk ka shkruar edhe për njerëzit e mi”? Personalisht më ka ardhur mirë dëshira e tij që unë të jap ndonjë mendim për këtë libër e të bëj edhe këtë recension, i cili ndoshta nuk i ka vlerat e duhura, sepse e njoh pak, shumë pak Ulqinin dhe njerëzit e tij, të cilët pas leximit të këtij libri, i dua dhe do t’i dua edhe më shumë. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
19
MOZAIK
Projekti “Andrra n`beze” i Drita Llollës përzgjidhet për edicionin e shtatë të programit SOFA Programi i trajnimit SOFA, i dedikuar për realizimin e projekteve inovative dhe promovimin e shpresave të reja në botën e filmit, në vendet ku skena e pavarur e filmit ende lufton për të ndërtuar një infrastrukturë funksionale, në edicionin e saj të shtatë përzgjodhi edhe një projekt nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për projektin e propozuar nga Drita Llolla, me emërtimin “Andrra n`beze”. Pas rikthimit në vendlindje, në vitin 2016, si edhe menjëherë pas themelimit të një agjencie për produksion filmik, Drita Llolla ka nisur iniciativën për hapjen e kinemasë së parë arthouse në Mal të Zi, pikërisht në Ulqin. “Andrra n`beze”, ndër të tjera, ka për qëllim rivendosjen e identitetit të qytetit të Ulqinit, si një vend multikulturor, multietnik dhe multikonfesional, si dhe të nxisë revitalizimin e Qendrës kulturore në qytetin më jugor bregdetar të Malit
“ 20
të Zi. Programi SOFA angazhohet në përzgjedhjen e projekteve më të mira, duke u fokusuar në vendet e Europës së Mesme dhe Lindore, Azisë Qendrore, republikat e Kavkazit, vendet e rajonit MENA, si dhe shtete si Gjermania, Greqia dhe Izraeli, duke mbështetur ata që promovojnë dhe mbështesin industrinë e filmit të këtyre rajoneve, produksionin dhe trashëgiminë kinematografike. Punëtoritë i përshtaten nevojave individuale të pjesëmarrësve dhe projekteve të tyre, si edhe me ndihmën e profesionistëve më të mirë të botës së filmit të njohur ndërkombëtarisht, SOFA nxit realizimin e projekteve ambicioze njëkohësisht duke ju dhënë shtysë profesionistëve të rinj me ndikim të rëndësishëm në të ardhmen, në zhvillimin e kësaj industrie. Përkrah projektit të Drita Llollës, për
Pas rikthimit në vendlindje, në vitin 2016, si edhe menjëherë pas themelimit të një agjencie për produksion filmik, Drita Llolla ka nisur iniciativën për hapjen e kinemasë së parë arthouse në Mal të Zi, pikërisht në Ulqin. “Andrra n`beze”, ndër të tjera, ka për qëllim rivendosjen e identitetit të qytetit të Ulqinit, si një vend multikulturor, multietnik dhe multikonfesional, si dhe të nxisë revitalizimin e Qendrës kulturore në qytetin më jugor bregdetar të Malit të Zi
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
edicionin e shtatë të SOFA-s janë përzgjedhur pesë autorë dhe projektet e tyre në zhvillim, përkatësisht si vijon: - Bionaut Kids - Platforma VOD që ofron filma të animuar për fëmijë dhe prindër në Çeki dhe Sllovaki, e para e këtij lloji në atë rajon. Për realizimin e projektit është i ngarkuar Premisl Martinek, i cili sjell shumë vite përvojë në distribucion dhe marketing në fushën e filmit. - Forumi për Horizontet e Reja, është projekti i ekspertes gjeorgjiane, të njohur në fushën e promocionit dhe organizimit të eventeve, Medea Sharikadze. Ky projekt përbëhet nga një ngjarje interdisciplinare që do të zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit CineDOC, në Tbilisi, Gjeorgji në vitin 2021., ku ekspertë nga fusha të ndryshme do të diskutojnë mbi temën “Kur e tashmja përballet me të ardhmen”. - Viki Antanopulu është e njohur për angazhimin e saj të fuqishëm në mbështetje të regjisorëve të rij, në projektet e tyre të para në Greqi dhe Gjeorgji, ka punuar për studio të njohura filmike në Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shquhet me eksperiencë në drejtimin e organizatave jo-qeveritare. Për edicionin e shtatë të SOFA-s, ajo ka propozuar projektin Attis - Bold Film Sales, një kompani shitjesh e stilit boutique që synon tregun ndërkombëtar. - Artisti multimedial, Pavel Praila nga Republika e Moldavisë, synon zhvillimin e sektorit audio-vizual të Mol-
MOZAIK
davisë, duke nxitur Festivalin e parë ndërkombëtar për filmat e dasmave. Krahas sektorit të bujqësisë dhe prodhimit të verës, martesat përbëjnë aktualisht biznesin më fitimprurës në Moldavi. Irena Gruca-Rozbicka, themeluesja e revistës polake FilmPRO, do të paraqesë platformën e suksesshme gjermane për profesionistët e filmit, Crew United në Poloni, dhe për herë të parë do të mundësojë një platformë virtuale për industrinë e filmit, e cila sa vjen duke u zhvilluar
në Poloni, e cila synon të rrjetëzojë të gjithë seksionet e përfshirë në procesin e krijimit të filmit. Punëtoritë SOFA që do të zhvillohen në kuadër të edicionit 2019/20, do të realizohen në tre faza: 18 - 23 gusht 2019 në Varshavë (Poloni) 25 - 30 prill 2020 në Tbilisi (Gjeorgji) 15 - 19 shtator 2020 në Vilnius (Lituani) SOFA – Shkolla për avancimin e filmit është një projekt i përbash-
kët i organizatës Filmplus gUG (Keln) dhe Institutit për ndryshime demokratike (Tbilisi), i cili financohet nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë dhe programi Europa Kreative e Bashkimit Europian. Punëtorinë që zhvillohet në Poloni mbështeten nga Insituti i filmit në Poloni dhe Fondacioni për bashkëpunimin polako-gjerman, si edhe Mazovia, Komisioni i filmit në Varshavë. Punëtorinë në Lituani dhe mbështet nga Qendra kinematografike e Lituanisë. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
21
KULTURË
“Rutinë”, filmi i radhës nga Kosova në Festivalin e Sarajevës “Rutinë”, filmi i radhës nga Kosova në Festivalin e Sarajevës “Rutinë” i Bekim Gurit është vepra e radhës kinematografike që është në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Kësisoj u bashkohet edhe filmave të tjerë nga Kosova e me regjisorë nga vendi e Shqipëria, që garojnë në ngjarjen më prestigjioze rajonale të filmit. Më herët qe konfirmuar se filmi dokumentar “Në mes” i Samir Karahodës garon në këtë festival ashtu sikurse edhe “Jama” i Alban Ukajt, “The Van” i Erenik Beqirit
22
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
nga Shqipëria dhe “Derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas, financuar edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëproduksion midis Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Edicioni i 25-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë mbahet prej 16 deri më 23 gusht. Për filmin 11-minutësh, “Rutinë” (Routine), regjisori Guri për tetë vjet, prej 2009-s deri më 2018, natën e vitit të ri ka shkuar nga Gjermania në Kosovë për të takuar Albanin, një fëmijë të pastrehë, për
të sjellë një pjesë nga realiteti i tij i dhimbshëm në një film. Premierë kombëtare qe shfaqur vitin e kaluar në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër në “DokuFest”, ku kishte marrë Çmimin e distribuimit dhe Çmimin special në kategorinë kombëtare. Në “Sarajevo Film Festival” ky film është në kategorinë “Filmat e Shkurtër Evropian”. Sivjet Festivali i Filmit i Sarajevës për herë të parë është kualifikuar për “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër.
MOZAIK
Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të komunës së Plavës
U miratua Llogaria përfundimtare e buxhetit të komunës për vitin 2018 Plavë – Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës për këtë vit, të mbajtur në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, të martën e kaluar, më 16 korrik, këshilltarët e pranishëm (20 sish prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi), para miratimit njëzëri të procesverbalit nga seanca e kaluar, me ca vërejtje dhe rendit të ditës prej 14 pikash të plotësuar edhe me katër pika të reja, verifikuan mandatin e këshilltarit të ri, dr. Allmir Aksalliq, nga radhët e Socialdemokratëve të Malit të Zi – Ivan Brajoviq, dega në Plavë, i cili zëvendësoi këshilltarin e deritashëm të këtij subjekti politik, Admir Llalliq. Ky i fundit dha dorëheqje për shkak të përballjes me çështjen e konfliktit të interesit, si dhe në propozim të këshilltarit të Partisë Boshnjake, Besim Musiq, që qeveria lokale e Plavës materialisht ta ndihmojë qytetarin Avdia – Avdo Vuçetoviq, të cilit më 14 korrik në fshatin Zabel iu dogj shtëpia dhe një shumë e konsiderueshme të hollash që gjendeshin në të, këshilltarët e pranishëm u pajtuan që me mëditjet e veta të kësaj seance ta ndihmojnë qytetarin e dëmtuar. Sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Feratoviq, duke argumentuar llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës së Plavës për vitin 2018 me raportin e revizorit të pavarur Racio-Mont, theksoi se ai kap shumën prej 3 963 009.25 euro ose 101.62 për qind në krahasim me atë të planifikuar në fillim të vitit, në shumë prej 3.9 milionë euro. Në diskutimin e vet rreth llogarisë përfundimtare, këshilltari i PSD-së, Izet Haxhimushoviq (kryetar i KK-së në mandatin e kaluar), ka perceptuar se vërejtjet e revizorit Revika në vitet e mëhershme, kanë qenë të ngjashme, andaj i vjen mirë se kanë qenë vetëm ca sosh, por që megjithatë komisioni revizor shtetëror kur do ta kryejë detyrën e vet, do të tregojë gjendjen e drejtë – reale. Në debatim mbi llogarinë përfundimtare kanë marrë pjesë edhe dy këshilltarët e Partisë Boshnjake, Besim Musiq dhe
Safet Kojiq, të cilët kanë parashtruar qëndrimet e veta. Llogaria përfundimtare është miratuar njëzëri nga njëzet këshilltarët e pranishëm. Propozimi i vendimit mbi lartësinë dhe mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së kontributeve anëtarësuese Organizatës Turistike të Plavës, që e paguajnë personat juridikë e fizikë dhe ndërmarrësit të cilët në territorin e Komunës së Plavës kanë selitë e veta apo njësinë organizative, gjegjësisht shoqërinë e cila kryen veprimtarinë turistike-hoteliere ose të lidhur drejtpërdrejt me turizëm, ka zgjuar interesim te këshilltarët, të cilin e ka argumentuar sekretari Mirallem Feratoviq. Në diskutime janë kyçur këshilltarët Safet Kojiq (PB) dhe Izet Haxhimushoviq (PSD). Po ashtu, propozimi i vendimit me të cilin përcaktohen kriteret, mënyra dhe veprimi i ndarjes së mjeteve të buxhetit të komunës së Plavës, të dedikuara për përkrahjen e ndërmarrësisë së grave, ka zgjuar interesim të dukshëm ndër të pranishmit, me ç’rast me diskutimet e veta përmbajtësore kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq, dhe këshilltarët Jasmina Cikotiq (PB), Sanija Srdanoviq (SD) dhe Izet Haxhimushoviq (PSD). Në pikën e rendit të ditës, propozimi i vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi përcaktimin e interesit publik për shpronësimin e patundshmërive për rikonstruksionin e rrugës rajonale Plavë–Vojno Sellë–Krushevë–Guci, sekretari për Punë të Përgjithshme dhe Veprimtari Shoqërore, Mirallem Metjahiq, në argumentimin e tij ka konfirmuar se ajo ndryshohet në mënyrën që neni 1, paragrafi 1, pas pikës 38, shtohen ato prej 39 dhe radhazi deri në 186, në të cilën me diskutimet e veta janë kyçur kryetari i komunës, Mirsad Bajraktareviq, sekretari i Kuvendit të komunës, Adill Milushi, dhe këshilltari i PSD-së, Izet Haxhimushoviq. Edhe pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me propozim vendimet mbi shitjen e tokës ndërtimore personave fizikë,
në hapësirat e të cilave gjenden ndërtesat familjare që ata i kanë në pronësi të përhershme, kanë zgjuar vëmendje te këshilltarët të cilët kanë dhënë mendime dhe sugjerime të ndryshme. Këshilltarët, nga posti i kryetarit të Këshillit për fushën e veprimtarisë banesore – komunale, mbrojtjen e mjedisit jetësor, ekonomi, zhvillim dhe financa, në propozim të kryetares për zgjedhje dhe emërime, Sanija Srdanoviq, shkarkuan z. Admir Llalliq dhe në vend të tij emëruan dr. Allmir Aksalliq, kurse për anëtar të Këshillit drejtues të Qendrës Ditore “Lipa”, emëruan Ellzana Rexhematoviqin. Materialet e tri pikave të rendit të ditës: Raporti mbi punën e SHPK “Veprimtaritë komunale” Plavë për vitin 2018 me raportin financiar, Informatën mbi mënyrën dhe problemet rreth deponimit të hedhurinave komunale në territorin e Komunës së Plavës dhe Programin e punës së SHPK-së “Veprimtaritë komunale”, në mënyrë koncize dhe analitike i paraqiti dhe i argumentoi ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv, Allen Pejçinoviq. Këshilltarët në seancë janë njoftuar edhe me informatën mbi punën e Qendrës për Punë Sociale për komunat Plavë dhe Guci për vitin 2018, të cilin e prezantoi drejtoresha e këtij institucioni publik, Branka Gjukiq. Vendimi mbi pjesëmarrjen e komunës së Plavës në ndërtimin e objektit të dedikuar për përtëritjen e shërbimit të strehimit të personave të moshuar – Shtëpia e Pleqve në Komunën e Plavës dhe Rishqyrtimi i vendimit mbi ndërtimin e minihidrocentralit në lumin Gjuriçka Rijeka, që janë dy nga katër pikat plotësuese të rendit të ditës, këshilltarët të cilët rreth tyre u kyçën në debat, dhanë mendime, sugjerime e këshillime, por edhe kritika dhe vërejtje organeve relevante të administratës lokale. Të gjitha pikat e rendit të ditës, këshilltarët e pranishëm në këtë seancë i miratuan njëzëri. Në fund theksojmë se në punën e kësaj seance munguan këshilltarët e partive politike në opozitë: të koalicionit FB – PPS, të Demokratëve të Malit të Zi, të grupit të qytetarëve “Zgjedhim Plavën” dhe dy prej gjithsej tre sish të Partisë Socialdemokratike. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
23
IN MEMORIAM
Përkujtimore për publicistin e gazetarin Islam Pali
Pjesë e gjeneratës që krijuan standarde në gazetari Islam Pali u takon atyre kuadrove të gazetarisë në gjuhën shqipe në Malin e Zi të cilët qysh gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të shkuar krijuan standarde në gazetari të cilat duhej ndjekur, duke punuar në një medie të folur atëkohë me dëgjueshmëri të konsiderueshme siç ishte Programi në gjuhën shqipe, fillimisht në Radio Titograd, e më vonë në Radion e Malit të Zi. Kjo gjeneratë ishte e përbërë nga Basri Çapriqi, Muhamet Nika, Isalm Pali e Sabri Halili, të cilët së bashku me Ali Salajn dhe Ali Cenajn, ndonjë vit më të moshuar, të gjithë me kontribute në gazetari e publicistikë apo edhe në shkrimtari e studime, krijuan nivele jo vetëm në gazetarinë në gjuhën shqipe në Malin e Zi, por edhe në Kosovë e më gjerë.
Gjenerata e papërsëritshme
Gazetari e publicisti Islam Pali ishte pjesë e një gjenerate të cilët brenda një viti regjistruan Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës së bashku me Basri Çapriqin, Muhamet Nikën dhe Sabri Halilin. Nuk ka ndonjë rast tjetër të njohur që brenda një gjenerate që kishin kryer Gjimnazin e Ulqinit të regjistroheshin për një vit në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe 4 të rinj, aq më parë kur në atë kohë ata që niseshin kësaj rruge nga regjimin i atëhershëm konsideroheshin armiq potencialë. Por, djemtë e atëhershëm ishin të edukuar në frymën e atdhetarizmit dhe dëshirës për të njohur gjuhën, kulturën e letërsinë kombëtare, duke iu falënderuar para së gjithash, profesorit e atdhetarit të shquar, mësimdhënës në këtë
24
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
shkollë, Bajram Rexhës, por edhe mësimdhënësve të tjerë të Gjimnazit të Ulqinit. Gjatë studimeve ata ishin pothuajse vazhdimisht bashkë. Padyshim i pari i grupit ishte Basriu me fillimet e tij serioze në poezi qysh si student. Muhamedi ishte më shpërthyesi për padrejtësitë që u bëheshin studentëve. Kurse Islami ishte edhe i matur, por dhe serioz. Ndërsa Sabriu i cili edhe pse nuk kishte dëshirë të shfaqej, kishte një mprehtësi të lindur. Para tyre ndonjë gjeneratë ishin Ali Cenaj dhe Ali Salaj, të cilët secili në mënyrën e vet si në qëndrimet personale ndaj gjërave, por edhe në studime ishin të veçantë. Të gjithë ata do të përfundojnë studimet me sukses të plotë në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës, të njohur për mësimdhënës të shquar sidomos në fushë të letërsisë dhe gjuhës shqipe.. Të gjithë ata kishin krijuar një nivel të lakmueshëm dije e kulture nga fushat përkatëse gjatë studimeve, prandaj ishin të gatshëm për të bërë hapa seriozë dhe për të krijuar nivele në punët me të cilat do të merreshin. Shumica e tyre me ndonjë përjashtim, do të punësohen në mediat në gjuhën shqipe në Malin e Zi, përkatësisht në redaksitë në gjuhën shqipe.
Studimet, puna, ikja..
Islam Pali pas një pritjeje relativisht të gjatë do të fillojë punën në Redaksinë Shqipe të Radio Titogradit që më vonë do të quhet Radio e Malit të Zi. Ai së bashku me redaktorin e atëhershëm të këtij programi, gazetarin e më vonë shkrimtarin Fran Camaj e ndonjë tjetër, krijojnë një nivel pune
për lakmi. Islami, gazetari i matur por edhe me iniciativë, nuk kishte pothuajse asnjë njeri që ishte i dalluar të cilin nuk e intervistoi në komunën e Ulqinit, pasi në redaksi ishte i ngarkuar të punojë në këtë hapësirë. Sidomos i bënte me dëshirë kronikat e bisedat me krijues të fushave të ndryshme. Në anën tjetër gjatë punës së tij ai kishte një afërsi edhe me kolegët e tij. Këtë e dëshmojnë edhe kolegët që punojnë tash në Redaksinë Shqipe të Radios së Malit të Zi. Një ndihmesë që duhet përmendur është edhe ajo që Isalmi dha në shoqatën e Art Club-it, duke botuar shkrimet e tij në revistën “Fati”, por edhe duke ndihmuar me punët teknike dhe organizative në këtë shoqatë. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij së bashku me familjen Isami i kaloi në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku duket se nuk u përshtat tërësisht, prandaj vazhdimisht planifikonte të kthehej në Ulqin. Ai ndërtoi një shtëpi të bukur në Ulqin dhe kur kishte planifikuar të kthehej, u sëmur... Unë me Islamin kishim pasur faza që shoqëroheshim dendur. Para së gjithash ishte një njeri i mirë, pastaj koleg bashkëpunues dhe profesionist. Kur kisha nisur punën time në Televizionin e Malit të Zi, para 21-vjetëve dhe ai ishte në Radion e Malit të Zi, puna na bashkoi edhe më shumë. Por, ai më vonë mori rrugën e Amerikës, të cilën edhe unë po e provoj. Kur para një muaji kisha mbërritur në Njo Jork, e dija se Islami është i shtrirë në një spital. Për çdo ditë mendoja të shkoj që ta vizitoj, por prapë nuk shkova... Psehi është pak i ndërlikuar, por edhe i
IN MEMORIAM thjeshtë. Nuk doja të shihja Islamin e shtirë në shtrat që edhe fjala i dilte me vështirësi... Doja atë Islamin që fliste me zë të lartë, atë Islamin që kur ecje me të, vështirë mund ta ndiqje se ecte shpejt, doja atë Islamin që donte të kthehej në Ulqin, në Anë të Malit... Por, ai i tillë nuk ishte më... Mua tashmë dhe të gjithë ata që e njohën, do t’na mbesin kujtimet për Islamin plot jetë e energji, për kolegun dhe njeriun e mirë. Kurse ata që la pas: djalin Lanin e vajzën Arbanën-të shkolluar, të kulturuar e të urtë si dhe bashkëshorten Melihanëpunëtore dhe e përkushtuar për familjen kanë pse të jenë krenarë pse kishin një baba dhe bashkëshort që kishte vlera. Pushofsh në paqe koleg dhe mik! Haxhi Shabani / Nju Jork
Islam Pali (1959-2019) Më 19 korrik 2019, në moshën 60-vjeçare ndërroi jetë në Nju-Jork të SHBA-ve gazetari i njohur Islam Pali. Islam Pali u lind në Krythë të Anës së Malit, në vitin 1959. Shkollën fillore e kreu në Krythë dhe Katërkollë, kurse shkollën e mesme në Ulqin. Studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik - Dega Letërsi dhe gjuhë shqipe. Pas përfundimit të fakultetit, një kohë të gjatë punoi në redaksinë shqipe në Radion e Malit të Zi në Podgoricë. Gjatë kohës që ka punuar në radio, në atë kohë mjeti më i shpejtë i informimit, Islami është angazhuar dhe e ka praktikuar gazetarinë e pavar-
ur dhe profesionale. Ka praktikuar shkrimet informative (radiokronikën, radioreportazhin), por edhe llojet analitike (artikullin problemor, analizën, komentin publicistik etj.). Islami ishte edhe ndër themeluesit e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, si dhe ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë në Mal të Zi. Kontributi i tij në gazetari te shqiptarët në Mal të Zi është i madh dhe do të kujtohet gjatë. Para disa vitesh emigroi në SHBA. I dashuruar në profesionin që ka ushtruar, deri vonë është marrë me shkrime gazetareske dhe jo vetëm, të
cilët i ka botuar në gazetën “Koha javore”. Me vendlindjen ka qenë i lidhur jashtëzakonisht shumë. Derisa nuk i është rënduar shëndeti, çdo vit ka ardhur për pushime në vendlindjen e tij. Vdekja e gazetarit të njohur Islam Pali i ka pikëlluar të gjithë ata që e kanë njohur. Të gjithë ata që e kanë njohur do ta ndjejnë mungesën e tij, e në veçanti, bashkëshortja Milihaja, vajza Arbana dhe djali Lanushi. Varrimi i të ndjerit Islam Pali u bë në vendlindjen e tij, në Krythë, të mërkurën, më 24 korrik 2019. Sabri Halili E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
25
MOZAIK
Përfaqësues dhe afaristë të njohur të Komunës Qendër të Sarajevës vizituan Komunën e Tuzit dh
Gatishmëri për eksporti bujqësore nga Malësia n Tuz – Kryetari i Komunës Qendër të Sarajevës, prof. Dr. Nexhat Ajnaxhiq, së bashku me zyrtarë të tjerë dhe me disa afaristë të njohur dhe të suksesshëm të kësaj komune, vizituan Komunën e Tuzit, ku u pritën nga nënkryetari i komunës, Haris Ramoviq, nga këshilltarja e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Tuzit, Ismeta Gjoka dhe nga disa fermerë të mëdhenj të trevës së Malësisë. Vizita konsistoi në vendosjen e komunikimeve dhe të bashkëpunimeve në mes të dy komunave, kur bëhet fjalë për prodhimtarinë dhe shitjen e produkteve bujqërore, përkatësisht u konfirmua gatishmëria për grumbullimin e produkteve bujqësore të trevës së Malësisë nga Komuna Qendër e Sarajevës nga afaristët e tyre të njohur, me reputacion dhe me traditë shumëvjeçare në fushën e biznesit.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Fillimisht, nga Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Tuzit, ka përshëndetur Ismeta Gjoka, e cila duke iu referuar takimeve të mëparshme, iu ka rikujtuar mysafirëve nga Sarajeva se prodhimtaria bujqësore e Malësisë ka kualitet të lartë dhe se në këtë trevë prodhohen të gjitha kulturat. “Për këtë arsye, unë mendoj që ne duhet të krijojmë lidhje për të vazhduar atje ku dikur kemi ndalur, ose thënë më mirë, ta tejkalojmë atë që ka qenë negative dhe të fillojmë rishtazi”, ka thënë Gjoka. Në të njëjtën kohë, ka përshëndetur kryetari i Komunës Qendër të Sarajevës, Z. Nexhat Ajnaxhiq, i cili tha se është kënaqësi që ndodhet sërish në Tuz, pas një ndërprerjeje komunikimesh, duke shpresuar se tani e tutje do të vendosen lidhje më të fuqishme, veçanërisht në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe të mar-
rëdhënieve bilaterale. “Ne tashmë me Komunën e Tuzit kemi pasur disa kontakte dhe ne jemi të gatshëm që të bëjmë një lidhje të fortë, ta binjakëzojmë Komunën tuaj me Komunën Qendër të Sarajevës. Unë këtu kam ardhur me njerëz të cilët në sferën e biznesit janë kredibilë, të konfirmuar tashmë, kreativë dhe me ndikim të madh, njerëz të cilët kanë një zinxhir të tyre të biznesit duke filuar nga biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh. Ne nga të dyja palët, përfaqësues të Komunës së Tuzit dhe të Komunës Qendër të Sarajevës, jemi të interesuar që të krijojmë lidhje në të gjitha fushat e mundshme, duke filluar nga bujqësia, ekonomija, shkenca dhe nga të gjitha format e tjera të bashkëpunimit të cilat kanë perspektivë për të dyja komunat”, theksoi kryetari i Komunës Qendër të Sarajevës, Dr. Nexhat Ajnaxhiq.
MOZAIK
he fermerët e zonës së Malësisë
imin e produkteve në Sarajevë Ndërkohë, fermeri nga Malësia, Smail Çunmulaj, njëherësh anëtar i Bordit Drejtues të Agrokooperativës së saporformuar Bujëqësore, shpalosi përballë biznesmenëve nga Sarajeva një imazh dhe një emër që ka krijuar zona e Malësisë prej shumë vitesh, edhe në ish-Jugosllavi për prodhimtarinë bujqësore në shumë kultura edhe pse atëherë siç tha, është kultivuar në kushte më primitive krahasuar me kushtet e sotme në këtë sferë. “Jam i kënaqur që do të kemi mundësi të lidhemi me komunën tuaj nëpërmjet interesit të përbashkët që të mund t’i plasojmë produktet tona në tregun tuaj. Për kushtet e prodhimtarisë dhe për kualitetin që fermerët e Malësisë ofrojnë, do të keni mundësi që sot të vizitoni serat dhe sipërfaqet e të mbjellave, kështu që është një mundësi e mirë që të vendosim ura komunikimi dhe bash-
këpunimi”, u shpreh Çunmulaj. Fermerët e të dyja palëve zhvilluan një dialog konstruktiv ku në mënyrë reciproke prezantuan veten në fushën e biznesit, duke treguar interes dhe gatishmëri për të bashkëpunuar reciprokisht në sferën e biznesit në vazhdim. Në të njëjtën kohë, fermeri, Zef Dedvukaj, ka treguar se në kaluarën, ku pothuajse 80 përqind e banorëve të trevës së Malësisë janë marrë me bujqësi, ka qenë pikërisht Bosnja dhe Hercegovina qendra e shitjes së produkteve të tyre, por edhe Kroacia. Ai ka thënë se përherë kanë bashkëpunuar me Bosnjën, duke shprehur kënaqësi që sërish po vendosin ura bashkëpunimi me këtë shtet. “Duke mos pasur se ku t’i shesim produktet tona, shpeshherë ato na janë kalbur nëpër ara dhe kemi qenë të detyruar t’i hedhim. Në këtë as-
pekt, ne jemi detyruar të themelojmë kooperativën bujqësore për arsye të shitjes së prodhimtarisë tonë dhe për t’i hapur perspektivë edhe gjeneratës së re e cila merret me këtë veprimtari. Ne jemi të gatshëm që të punojmë dhe të bashkëpunojmë me ju, që të krijojmë një plan-program për prodhimtarinë e vitit 2020”, u shpreh Dedvukaj. Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Kooperativës Bujqësore të Malësisë, Pashko Dedvukaj, iu ka prezantuar biznesmenëve nga Sarajeva një listë të kulturave të prodhimtarisë bujqësore që kultivohet në zonën e Malësisë. Ndërkaq, përfaqësues të komunës Qendër të Sarajevës dhe biznesmenët e pranishëm, shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe për grumbullimin e produkteve bujqësore të fermerëve nga treva e t. u. Malësisë. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
27
KULTURË
Panairi
Ftesë
Ulqini
19
Ceremonia e çeljes
e premte - 26 korrik - ora 20:00 nËn kUJdesIn e
i Librit
26 - 31 korrik
Ju ftojmë të merrni pjesë në “Panairin e 19-të të Librit “Ulqini 2019” 26 - 31 korrik
PLAZHI I VOGËL
(pranë lokalit Hollegro)
OrGAnIZOJnË
QËndrA PËr kULTUrË ULQIn
Nesër mbrëma në shëtitoren në Ranë të Ulqinit
Çel siparin edicioni i 19-të i Panairit të Librit Sivjet për të parën herë do të ndahen dy çmime letrare që do të synohet të kthehen në traditë. Çmimi “Liburnia”, me të cilin do të vlerësohet libri më i mirë në prozë, dhe Çmimi “Dega e ullirit”, me të cilin do të vlerësohet libri i më i mirë për fëmijë, të ekspozuar në stendat e këtij panairi Ulqin – Në shëtitoren në Ranë, nesër mbrëma çel siparin edicioni i 19-të i Panairit të Librit në Ulqin, i cili do të mbahet nga data 26-31 korrik 2019. Panairi organizohet nga Instituti i Librit dhe i Promocionit – Tiranë, Organizata Turistike e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë - Ulqin, nën kujdesin e Komunës së Ulqinit. Të ftuar janë shkrimtarët Fatos Kongoli nga Shqipëria dhe Balsha Brkoviq nga Mali i Zi, përurimi i krijimtarisë
28
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
së të cilëve do të bëhet në natën e dytë të Panairit. Nga organizatori është paralajmëruar se në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, dhe disa ministra të tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sivjet për të parën herë do të ndahen dy çmime letrare që, sipas organizatorëve, do të synohet të kthehen në traditë. Çmimi “Liburnia”, me të
cilin do të vlerësohet libri më i mirë në prozë, dhe Çmimi “Dega e ullirit”, me të cilin do të vlerësohet libri i më i mirë për fëmijë, të ekspozuar në stendat e këtij panairi. Sipas organizatorëve, në edicionin e sivjetshëm do të jenë të pranishëm një numër më i madh i botuesve. Panairi i Librit në Ulqin ka filluar në vitin 2001 dhe që prej atëhetë mbahet për çdo vit. (Kohapress)
KULTURË
Edicioni i 27-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”
Më 29-31 korrik Ulqin - Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 29-31 korrik 2019, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 27-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Sabri Hamiti (Akademik) nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Po ashtu do të bëhet përu-
rimi i Antologjisë “Nata e poetëve”, përzgjedhje me poezi të poetëve pjesëmarrës në manifestimin “Kalimerën Poetike”, dhe do të hapet ekspozita personale e piktorit Bilal Nikeziqi. “Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe tubon emrat më të njohur të letërsisë shqipe dhe letërsive të vendeve të tjera nga rajoni dhe bota. Ajo vlerësohet si ng-
jarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim i shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. Që prej vitit të kaluar, “Kalimera Poetike” ka marrë emrin e poetit të nd(Kohapress) jerë Basri Çapriqi,
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
29
KULTURË
Letërsi
Takimi me Miss-in… Asllan Bisha
“Duhet të jem i qetë, i përmbajtur në takim me miss-in. S’bën të ngutem. Hana do të analizojë çdo sjellje në takimin e parë. Unë që dy vite nuk kam pasur rast të pi kafe me asnjë femër. Jam si ai zagari që nuk ka qenë dy vite në gjah. Ka humbur instinktin. Nëse jam i padurueshëm, i nxituar, do ta humbas miss-in që ka sharm dhe bukuri. Të gjithë në Ulqin do të habiten se si peshkatari nga Rana ka gjetur një vajzë bukuroshe që është miss. Atë s’e them se nuk besojnë”. Një ndjesi e çuditshme e durimit, e fitores, sikur i jepte guxim dhe kurajo. “Sot është dita ime e lumtur. Unë do të qetësohem. S’fjeta, por për takim në mbrëmje jam i përgatitur”. Ashtu i shtrirë, s’e merrte gjumi. Mezi i hapi sytë. Shikoi orën. Deri në takim kishte edhe një orë e gjysmë. “Kam kohë. Unë do të dal nja pesëmbëdhjetë minuta më parë. Do ta pres Hanën. Po, nëse ajo nuk del? Besoj se ajo del. Vetë më propozoj takim. Takimi im i parë. I veçantë. Unë pres missin e qytetit. Edhe unë fituesi i kurorës”. I theri zemra. “Po sikur unë s’i pëlqej”, mendonte ato çaste. Lau fytyrën, i hodhi parfum më shumë se duhej. I hekurosi rrobat, bile edhe faculetën. Përgatitej. Dridhej. “E kam humbur instiktin për t’u afruar vajzave. Dhe asgjë s’po marr vesh”, fliste dhe s’kuptonte se si Hana, missi,e zgjodhi atë. “Unë më i miri në garë, por ajo u zg-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
jodh miss, bukuroshe e Spalatos. Ndoshta është penduar dhe ashtu pa menduar fare la takim, kureshtje e femrës. Po qe se del Hana, duhet të jemi të kujdesshëm, t’i zgjedh fjalët, gjuhën e di mirë, por nuk kam fjalor”, fliste Dafi me unin e tij të ngatërruar. Dhe ashtu shikoi orën, kishte edhe një orë deri në takim. Toni, tivarasi, hyri në dhomë. U gëzua kur e pa. “Ende s’je bërë gati?”, qeshi ai. “Frikohej nga missi! Ti je fitues i kurorës. Ti je shampion”, i jepte kurajo shokut të tij. “S’besoj se ajo del në takim”. Dhe ashtu e lanë kazermën. Dafi fluturonte nga gëzimi dhe nga kureshtja. “Po sikur dal me shoqe, missi nuk është vetëm”, foli Toni. “Do të ishte mrekulli për mua, do të isha më i sigurt. Ti je njeriu më i afërt imi”. Dhe ashtu mbërritën nja një çerek ore para në takim. Dhe befas, missi me shoqe u gjendën para tyre. Dafit gati iu ngatërrua goja, sikur iu ndal, u skuq dhe mezi përmbahej. Hana buzëqeshi ëmbël dhe e prezantoi shoqen e saj. Toni shtriu dorën pa frikë. “Çfarë plani keni?”, pyeti Hana. “Ju e njhni qytetin më mirë se ne. Edhe pse gati u bëra i juaji, po bëhen dy vite e tre muaj në Spalato”. “Qenke në mbarim të shërbimit”, foli e gëzuar Hana. “Po shoku yt?”, pyeti ajo. “Ai është nga Tivari. Jemi afër. Ai është qe një vit e gjysmë këtu”, iu përgjigj Dafi. “S’kam qenë kurrë në Mal të Zi. Keni det?”, pyeti ajo me një naivitet të pabesueshëm, sikur u skuq sepse pyetja ishte e papërcaktuar. Marija, shoqja e saj, qeshi. Janë në jug
të Adriatikut, në kufi me Shqipërinë. Dafi u befasua me përcaktimin e saj, me precizitetin gjeografik të shoqes së Hanës. Mendoi, u ndal në ato çaste. “Zoti i ka dhënë Hanës bukurinë, mirëpo shoqes mençurinë. Zoti nuk t’i jep të gjitha”, foli me unin e tij. “Ndoshta më mirë, unë jam peshkatar, s’e kam dashur shumë shkollën”. Marija vazhdoi: “Axha im ka qenë ushtar në kufi. Na ka folur fjalë të mira për njerëzit atje. Ju flisni shqip, një gjuhë që s’përngjet fare me gjuhën tonë”. “Po, ashtu është, në kufi shumica janë shqiptarë, por në qytetin tim në Tivar flasim sllavisht, një të folme gati si kroatisht”, foli Toni. Dhe ashtu arritën në restorant. U ulën. Djemtë ua mbajtën karrigat vajzave. Ato u rehatuan. Dafi ngriti dollinë, e cakërroi me Hanën, pastaj me Marijen dhe shokun e tij, duke e ndërprerë bisedën për kombe dhe gjuhë. “Do të ishte më mirë sikur axha yt të mos kishte qenë në Ulqin, në kufi”, mendonte Dafi. Dhe e këqyri drejt në sy Hanën. Ajo buzëqeshi ëmbël, ashtu e gëzuar dhe e lumtur. Marija vijoi: “Ju të dy keni arsye të jeni të gëzuar. Ti fitove ‘Kurorën e dafinës”, kurse shoqja Miss e Spalatos, dy gjëra që çmohen dhe nderohen shumë në qytetin tonë. Le t’i festojmë”. Ngriten dolli. “Bëje o Zot që sonte dy të dekoruarit të jenë të lumtur. Të fryjë erë dhe anijen e lumturisë ta dërgojë në jug të Adriatikut”. Hana skuqej si gaforre, ndërsa Dafit iu skuqen faqet si mollë, zemra iu dridh. Shikimet iu puthiten, duart e tyre u bashkuan. Dafi i shtrëngoi, ashtu padashur, dorën e saj të butë.
KULTURË
Dhe s’kishte më forcë shpirtërore ta largojë nga vajza. “Ju falemnderit”, tha Hana e skuqur si shegë e vendlindjes, “por qoftë kjo natë e paharruar edhe për studenten e medicinës dhe marinarin nga Tivari, për Tonin, që duket se është si djalë i Spalatos”. Toni, i befasuar dhe i turpëruar, por i vendosur, pyeti se në cilin vit ishte. “Në vitin e pestë. Medicina është e vështirë, posaçërisht anatomia. Një shoku im bëri gosti kur e dha provimin herën e tretë. U deh aq shumë dhe brohoriste: unë jam doktor, e dhashë anatominë”. “Ju ku keni studiur?”, pyeti Marija. “Në Sarajevë. Fakultetin e bujqësisë. Mora bursë nga Ministria. S’është fakultet i lehtë, por s’kemi pasur probleme me provime si kishin kolegët tanë në mjekësi”. Dhe ndeja ishte e këndshme, akrepat e orës kishin ecur shpejt. “Unë duhet të shkoj nesër në punë”, tha qetë Hana. “Unë nuk kreva fakultet, jam tregtare”, i tha Tonit.
“Shumë mirë”, foli qetë shoku im, ndërsa Dafi u gëzua ngase ai e kishte mbaruar vetëm 7-vjeçaren. Kishte qenë i detyruar të punojë. Kishte ushtruar profesionin e babait, peshkatar dhe dinte të lëshojë rrjetat edhe në thellësi dhe cektinë të Ranës në Ulqin. Me anije me rrema kishte shkuar me të atin që fëmijë. I ati i vdiq i ri, prnadaj u detyrua të jetë zot i shtëpisë. Nëna s’e donte fare profesionin e peshkatarit për djalin e vetëm, por s’kishte mundësi tjetër. Djali i saj. Peshkatar. Kamerieri ia ndërpreu mendimin, kurse missi i tha qetë: “Unë do të paguaj, unë të thirra. Unë jam e lumtur, fitova shpërblimin e missit dhe punoj. Ti je ushtar.” “Unë u shpërbleva sot”, foli me vendosmëri Dafi. Kamerieri i mori paratë nga Dafi. Atij ia ktheu kusurin. Dafi e qerasi. Buzëqeshte kamerieri dhe ishte rast i rrallë që marinari t’i japë bakshish. Me përzemërsi i përshëndeti. “Urdhëroni prapë tek ne”.
“Po. Do të vijmë”, tha qetë e duke buzëqeshur dëgjonte Hanën, së cilës i shndriste fytyra si hanë mbi valët e detit. Ajo i mori dorën Dafit. Gishtërinjtë e tyre shtrëngoheshin, kurse Toni dhe Marija ecnin pas tyre. “Do të kishte qenë më mirë sikur të dilja vetë me missin”, mendonte Dafi. Vajzat i përcollën deri afër kazermës. Ishte ora 23.00. Para ndarjes, foli Hana: “Kur mund të dilni në qytet? Kur jeni të lirë?” “Nëse ju vini, na kërkoni dhe thoni se keni ardhur në vizitë, është çdo gjë në rregull dhe na lëshojnë”. “Unë nesër s’jam e lirë”, shtoi Marija me keqardhje. “Pasnesër?”, tha Toni. “Je e lirë?” “Po, e lirë jam”. I hodhi sytë nga Hana, e cila u pajtua dhe e gëzuar shtoi. “Do të vijmë t’ju kërkojmë. Në orën 3 pasdite. Na prisni”… (Fragment nga romani në dorëshkrim ,,Dafi dhe Hana”) E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në seancën e shtatë të kuvendit të Komunës së Tuzit, miratohet buxheti i Komunës për vitin 201
Këshilltarët debatu plot 39 pika të ren
Qëllimi kryesor i politikës buxhetore është sigurimi i sistemit të qëndrueshëm të financave publike ku n hen mjetet për investime kapitale. Kur është fjala për kolonën e të ardhurave, objektivat e parashikua personale nëpërmjet përfshirjes më të gjerë të tatimpaguesve. Sa u përket shpenzimeve, objektivat jan të planifikuara kapitale Tuz – Në seancën e VII- të të kuvendit të Komunës së Tuzit, këshilltarët me shumicë votash kanë miratuar propozimin e vendimit mbi buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2019, i cili është përcaktuar në shumën, 1.680.300,00€, të sistematizuara në mjetet për shpenzimet operative, në shumën prej 1.211.800,00€ dhe në mjetet për shpenzimet kapitale në shumën prej 468.500,00€. Shpenzimet operative përfshijnë të ardhurat bruto të të punësuarve, të ardhurat e tjera personale, shpenzimet për material, shpenzimet për shërbime, për mirëmbajtjen vijuese, shpenzimet e tjera dhe transfertat e institucioneve për sport, transfertat e partive politike, transfertat për
32
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
organizata joqeveritare dhe shoqata, transfertat për ndihmat sociale, transfertat për individë, transfertat e për institucione dhe transfertat e tjera. Sipas këtij propozim-vendimi, shpenzimet kapitale planifikohen për këto destinime: Për infrastrukturën lokale, 283.500,00 euro, për pajisje, 90.000,00 euro, për mirëmbajtjen investuese 5.000,00, euro, për UE – IPA projektet, 90.000,00 euro, gjithsejtë, 468.500,00 euro. Në këtë propozim vendim përcaktohet se të ardhurat – tranfertat nga Buxheti i Malit të Zi, (financimi fillestar), janë planifikuar në shumën prej 500.000,00 €, dhe se realizimi i të njëjtit paraqet plotësimin
e kushteve të përshkruara në përputhje me Ligjin mbi financimin e vetëqeverisjes lokale. “Me nenin 67, paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, është përshkruar që mjetet për financimin fillestar në fazën e parë të vitit fiskal, që nga formimi, sigurohen në buxhetin e shtetit nga mjetet e rezervës rrjedhëse buxhetore në shumën deri në 3% të rezervës rrjedhëse buxhetore. Të ardhurat – transfertat nga Buxheti i Kryeqytetit planifikohen në shumën 594.300,00 €, të përcaktuara me marrëveshjen midis Komunës së Tuzit dhe Kryeqytetit në bazë të nenit 45, paragrafi 5, të Ligjit mbi Kryeqytetin. Të ardhurat – donacionet janë planifikuar në shumën prej 90.000,00€”, thek-
MOZAIK
19
uan dhe miratuan ndit të ditës
nga të ardhurat e përfituara do të mbulohen të gjitha shpenzimet vijuese, pagesat si dhe do të siguroara, me buxhetin janë: rritja e pagesës së të gjitha llojeve të të ardhurave lokale; rritja e të ardhurave në: racionalizimi i të gjitha llojeve të konsumimit; pagesa e rregullt e detyrimeve; realizimi i projekteve
sohet në këtë dokument. Në këtë propozim - vendim të buxhetit për vitin 2019, theksohet se vendimi mbi Buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2019, është punuar në bazë të strategjisë fiskale të Qeverisë së Malit të Zi, për periudhën 2018 - 2021, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Financave të Malit të Zi, të kërkesave të njësive konsumuese si dhe të parashikimeve reale të të ardhurave dhe shpenzimeve. “Qëllimi kryesor i politikës buxhetore është sigurimi i sistemit të qëndrueshëm të financave publike ku nga të ardhurat e përfituara do të mbulohen të gjitha shpenzimet vijuese, pagesat si dhe do të sigurohen mjetet për investime kapitale.
Kur është fjala për kolonën e të ardhurave, objektivat e parashikuara, me buxhetin janë: rritja e pagesës së të gjitha llojeve të të ardhurave lokale; rritja e të ardhurave personale nëpërmjet përfshirjes më të gjerë të tatimpaguesve. Sa u përket shpenzimeve, objektivat janë: racionalizimi i të gjitha llojeve të konsumimit; pagesa e rregullt e detyrimeve; realizimi i projekteve të planifikuara kapitale”, thuhet në këtë propozim vendim. Në seancën e VII-të të kuvendit të Komunës së Tuzit janë miratuar me shumicë votash edhe 39 pika të tjera të rëndësishme dhe të domosdoshme për vazhdimin dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë administrative të Komunës së Tuzit. t. u.
Emërohet struktura e re administruese e KF “Deçiq”, Pal Dreshaj në krye të klubit Ndër një mori propim - vendimesh të miratura në seancën e shtatë të kuvendit të Komunës së Tuzit, është emëruar edhe përbërja e re e kuvendit të Klubit Futbollistik të Deçiqit, i përbërë nga gjashtë anëtarë: kryetar i klubit u emërua, z. Pal Dreshaj, ndërsa Leon Dukaj u emërua kryetar i kuvendit të klubit. Në të njëjtën kohë është miratuar edhe statuti i klubit dhe është emëruar Këshulli Drejtues të cilin e përbëjnë: Pal Dreshaj, Mark Camaj, Ferid Kociq, Demir Krkanoviq t. u. dhe Albino Camaj. E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Plavë
Filluan punët në ndërtimin e sheshit të qytetit Plavë – “Banorët e Plavës definitivisht do të jenë më të pasur edhe me një objekt infrastrukturor i cili dukshëm do të ndryshojë pamjen e qendrës komunale dhe do të bëhet sinonim i tubimeve dhe përbashkësisë”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, me rastin e fillimit të punëve në ndërtimin e sheshit në lagjen Racina. Vlera e tërësishme e investimit të projektit është 500 mijë euro. Kryetari Bajraktareviq ka shprehur bindjen se punimet që do të zhvillohen do të jenë të cilësisë së lartë dhe do të zhvillohen me dinamikë të planifikuar, për çka beson se gjatë disa muajve të ardhshëm mund të presë përfundimin e këtij investimi të rëndësishëm kapital për Komunën e Plavës. Ai po ashtu ka shprehur kënaqësinë për faktin se banorët lokalë do të fitojnë përbërjen e re infrastrukturale, zonën për pikniqe, si dhe hapësirën për shoqërim dhe tubim, duke shpresuar se sheshi në Racinë do të bëhet epiqendër e ngjarjeve të rëndësishme turistike, kulturore dhe shoqërore. “Presim që sheshi i qytetit si hapë-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
sirë e përbashkët dhe projekt infrastrukturor, i cili paraqet interes të përbashkët të të gjithë plavjanëve dhe plavjaneve, në masë të madhe do t’i lidhë qytetarët tanë dhe do të nxisë aktivitetin dhe bashkëpunimin me administratën lokale, e të gjitha me qëllim të përmirësimit të kushteve gjithëpërfshirëse të jetës në Plavë, për çka ne si administratë lokale plotësisht jemi të përkushtuar. Besoj se këtë qytetarët tonë do ta çmojnë dhe njohin”, ka thënë Bajraktareviq. Kryetari i komunës së Plavës, veçanërisht ka shprehur kënaqësi me dinamikën momentale të realizimit të investimeve kapitale në territorin e Plavës, duke theksuar se momentalisht pos sheshit të qytetit, punët janë duke u kryer edhe në aksin rrugor rajonal Plavë-Vojno Sellë-Krushevë-Guci, në pjesën e rrugës së Prnjavorit, meremetimit të lokalitetit të parregulluar për stivimin e hedhurinave në Komoraçë, si dhe shtrimin e rrugës që shpie në liqenin e Hridit, të cilin e realizoi OJQ “Prijatelji Plava”, me mbështetjen e komunës së Plavës, hapja solemne e së cilës u bë para pak ditësh. Nëse procedurat rrjedhin me plan,
në kohë të afërt mund të pritet edhe rikonstruksioni i rrugës “Ribarska”, si dhe punët në pjesën e mbetur të rrugës rajonale Plavë-Vojno Sellë-Krushevë-Guci. “Vlera e tërësishme e investimeve të sipërpërmendura, që i realizon Qeveria e Malit të Zi përmes Drejtorisë për Punë Publike, në bashkëpunim me komunën e Plavës, kap shumën mbi 6 milionë euro. Pos kësaj, Ministria e Arsimit është duke i përfunduar punët në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore katërklasëshe në fshatin Vojno Sellë dhe terreneve sportive të Shkollës Fillore ‘Hajro Shahmanoviq’ në Plavë. Me realizimin e të gjitha këtyre projekteve, do të ngritet cilësia e infrastrukturës së tërësishme në nivel më të lartë sesa ka qenë deri më tani”, ka konfirmuar kryetari Bajraktareviq. Ai ka thënë se “Qeveria e Malit të Zi në vazhdimësi ofron mbështetje të plotë dhe se jam i bindur që bashkëpunimi i mirëfilltë i cili rezulton me punë të pandërprerë në zhvillimin e komunës së Plavës do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”. Shaban Hasangjekaj
MOZAIK
Për përfundimin e punëve në objektin e tregut në Guci
Qeveria ndau shumë të konsiderueshme mjetesh Guci – Qeveria e Malit të Zi ka siguruar mjete shtesë për realizimin e punëve në ndërtimin e objektit të tregut të qytetit në Guci, nga buxheti i vet kapital. Drejtoria e Punëve Publike me SHPK “Eurozoks” nga Danillovgradi ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punëve në ndërtimin e objektit të ri të tregut të qytetit në Guci. Investimi në kuadër të fazës së dytë të punëve kap shumën prej afër 480 mijë euro, ndërsa afati i përfundimit të punëve është 120 ditë prej ditës së fillimit të
punimeve. Në realizimin e këtij projekti, gucianët do të fitojnë objekt të përgatitur bashkëkohor me sipërfaqe shfrytëzuese prej 763 metrash katrorë, i cili do t’i plotësojë të gjitha standardet teknologjike dhe sanitare. Në të janë të planifikuara tregu i gjelbër dhe i prodhimeve qumështore, kaldaja, lokalet e posaçme për persona invalidorë, si dhe lokali për shërbimin komunal për mbrojtje dhe shpëtim. Me fazën e parë, e cila ka përfunduar kah fundi i vitit të kaluar, kanë përfun-
duar punët e vrazhda ndërtimore dhe mbulesa e çatisë, derisa me fazën përfundimtare të ndërtimit, janë të parapara të gjitha punët tjera me qëllim të inaugurimit të objektit. Objekti i ri i tregut në Guci gjendet në afërsi të godinës së kopshtit të fëmijëve, mu në bregun e djathtë të lumit Grnçar. Me inaugurimin e këtij objekti të rëndësishëm infrastrukturor do të zgjidhet problemi i kahmotshëm i tregut në këtë qytet. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 25 KORRIK 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 25 korrik 2019
Viti XVlll Numër 873 Çmimi 0,50
Murtaja e bardhë e ka përfshirë Malin e Zi ISSN 1800-5696
Nata evropiane hap siparin
Përkujtohet dhe nderohet figura piktorit të madh Gjelosh Gjokaj