Koha 874

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 gusht 2019 Viti XVlll Numër 874 Çmimi 0,50

Njeriu në luftë me jetën ISSN 1800-5696

...Heronj e mite

Letërsia si pasion dhe identitet


PËRMBAJTJE

8

12 Harresa shekullore ndaj At Gjergj Fishtës

Departamenti i Shtetit braktis demokracinë në Shqipëri

14

16 Identiteti kulturor veror i Ulqinit

Britania e ngelur në mes të rrugës

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019


PËRMBAJTJE

20

22 Gjallërohet vendi me një dinamizëm ndryshe

Shkrimtari Ismail Kadare në garë mes nëntë finalistëve për ‘Nobelin Amerikan’

24

26 Mjek dhe humanist i rrallë

Kronikan i Kalasë së Ulqinit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millutin Simoviq vizitoi Komunën e Tuzit

Gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen Tuz – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Z. Millutin Simoviq me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Komunën e Tuzit, ku është pritur nga kryetari dhe nënkryetari i Komunës Nikë Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj dhe nga zyrtarët e tjerë të kësaj komune, Ismeta Gjoka dhe Elvisa Rexhematoviq. Nga Komuna e Tuzit është njoftuar se kryetari i Komunës së Tuzit. Z. Nikë Gjeloshaj, e ka falënderuar Qeverinë e Malit të Zi për kontributin e dhënë ndaj Komunës së Tuzit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e nënkryetarit Simoviq, se Ministria

4

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

do të marrë pjesë me gjysmën e fondeve të nevojshme për furnizimin me ujë në zonat rurale malore, për të cilat Komuna ndan mjete të konsiderueshme. “Aktet e tilla janë shenjë respekti nga ana e qeverisë, në përputhje me nevojat e kësaj zone me synim për të krijuar energji të re në Komunën e sapoformuar” – theksoi nënkryetari i Qeverisë Z. Simoviq. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për projekte të reja dhe njëkohësisht të dy palët shprehën kënaqësinë për përfundimin e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve në Tuz dhe ndërtimin e rrugës Dinoshë-Cem të Trieshit me

vlerë prej 9 milionë euro”, thuhet në njoftimin për opinion të Komunës së Tuzit. Sipas këtij njoftimi, Z. Gjeloshaj konstatoi se Komuna e ka falur truallin për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve si dhe e ka liruar atë nga taksat komunale. Gjithashtu ai njoftoi se deri në fund të muajit gusht do të asfaltohet rruga përreth kopshtit. Në fund të takimit u konfirmua partneriteti në mes Komunës së Tuzit dhe Ministrisë së Bujqësisë, që bashkërisht të ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe stimulimin e prodhuesve bujqësorë në komunën t. u. e Tuzit.


NGJARJE JAVORE

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi

Ylber Hysa, ambasador i ri Podgoricë – Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Mal të Zi do të jetë Ylber Hysa, i cili në këtë detyrë zëvendëson ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, i cili ka shërbyer për tri vite në këtë detyrë, që nga korriku i vitit 2016.

Hysa ka qenë deputet i partisë Ora në Kuvendin e Kosovës, në periudhën 2004-2007, pastaj pjesëtar i Grupit Negociator të Kosovës gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë, si dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, Më herët, gjatë viteve të ‘90-ta ka kontribuar në shoqërinë civile

dhe media. Karrierën diplomatike e ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni. Është autor i librit me ese historiografike “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”.

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Njeriu në luftë m Mund të jetojmë kohë gënjeshtrash, por ato mund të zëvendësohen me kohë në të cilat do shkëlqejë urtësia dhe drejtësia, mundë të ketë kohë hajdutësh e rrugaçësh, kohë përplot me shpifje dhe intriga, por edhe kohë njerëzish të ndershëm e fisnikë, kohë në të cilat rrëfehen përralla që të përgjumin dhe kohë në të cilat rrëfehen do përralla të tjera që shërbejnë për të zgjuar njerëzimin nga gjumi. Sidoqoftë, njerëzit janë përherë humbës në luftë me kohën e tyre

Qani Osmani

Jeta nuk është një rrjedhë me të cilën do të mund të notosh si të duash, ajo shumë herë mundohet të të fundos, por ti mblidh forcat dhe kujdesin se në cilën anë do mund të dalësh më shpejt në tokën e shpëtimit. Të jesh një peshk që shkon sipas rrjedhës së lumit është shumë lehtë, sepse s’ke nevojë të mësosh notin, ja lë veten rrymës. Por po të shkosh në drejtimin e kundërt të rrjedhës së lumit atëherë jo vetëm që ke mësuar notin, por përkundër pesh-

“ 6

qve tjerë ke marrë guximin dhe mundin që të sfidosh rrjedhën për hir të faktit se jo çdoherë rrjedha e lumit të çon aty ku duhet. Kohët mund të kenë ngjyrime të llojllojshme, mund të duken të bardha në shikim të parë e në fakt të mbulojnë njerëzimin me errësirë, mund të mbretëroj koha në të cilën mbytet arsyeja dhe koha në të cilën mençuria mbisundon, mund të jetohen kohë të ngjashme me këto që po i jetojmë e në të cilat nuk është aspak e rëndësishme oferta e vërtetë politike, kombëtare, intelektuale, mund të kemi kohë për vajtime por edhe kohë për këngë dhe gëzime, kohët mundë të prodhojnë njerëz si qenë por edhe njerëz si luanë, ka kohë për qyqarë dhe ka kohë për trima. Mund të jetojmë kohë gënjeshtrash por ato mund të zëvendësohen me kohë në

të cilat do shkëlqejë urtësia dhe drejtësia, mundë të ketë kohë hajdutësh e rrugaçësh, kohë përplot me shpifje dhe intriga por edhe kohë njerëzish të ndershëm e fisnikë, kohë në të cilat rrëfehen përralla që të përgjumin dhe kohë në të cilat rrëfehen do përralla të tjera që shërbejnë për të zgjuar njerëzimin nga gjumi. Sidoqoftë, njerëzit janë përherë humbës në luftë me kohën e tyre.

Sot, kur poshtërimi dhe intrigat janë bërë mënyrë e rëndomtë e komunikimit dhe shpeshherë armë e vetme për të luftuar jobashkëmendimtarët, kur edhe blasfemia po paraqitet si “liri e shprehjes”, më duket se sikur asnjëherë më parë jemi të detyruar të mbështetemi te njëri tjetri. Pse jo edhe të kërkojmë shpjegime e udhëzime në detin e pakufishëm të urtësisë në librat e shenjtë. Shembujt e shumtë të kontroversave në shoqërinë shqiptare dhe një listë e tërë e përplasjeve që po synojnë të shkaktojnë panik moral në mesin e popullatës, rrjedhimisht edhe në mesin e besimtarëve janë shenjë e qartë alarmi

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

me jetën Nëse shikoni rreth vehtes do shihni një luftë permanente për jetë, do shihni të fuqishmit që po rikthehen nga goditjet më të rënda dhe të dobëtit që kanë mbetur të plandosur nga një shuplakë. Por, meqë jeta është gjithfare, qëllon që të shihni edhe njerëz që bëjnë sikur janë të fuqishëm e në fakt janë të mjerë, mund të shihni edhe njerëz nga më të fuqishmit të cilët detyrohen të bëjnë të dobëtin në pritje që rrota e kohës dhe e jetës të ndalojë në vendin e duhur. Do shihni një ndërthurje të pashmangshme përpjekjesh për mbijetesë dhe do shihni nga njëra anë virtytet e njerëzisë, mirësinë dhe humanitetin që udhëheqin nëpër jetë, por nga ana tjetër do shihni ligësinë, poshtërsinë dhe intrigën si armë të vetme për t’u ngritur nga lumi! Po, do shihni njerëz që buzëgaz kalojnë nëpër shkurret gjembaçe të jetës dhe me buzëqeshje e shprehin fuqinë

e fisnikërisë së vizionit të tyre për jetën, por do shihni edhe plot fytyra të djallëzuara që synojnë madhështinë, por përfundojnë si lakejë dhe shërbëtorë të devotshëm të së keqes. Këta të grupit të dytë, do t’i dëgjoni shpeshherë edhe duke u thirrur në besimin te Zoti e duke mos u pyetur-Vallë, a ju beson Zoti atyre? Sot, kur poshtërimi dhe intrigat janë bërë mënyrë e rëndomtë e komunikimit dhe shpeshherë armë e vetme për të luftuar jobashkëmendimtarët, kur edhe blasfemia po paraqitet si “liri e shprehjes”, më duket se sikur asnjëherë më parë jemi të detyruar të mbështetemi te njëri tjetri. Pse jo edhe të kërkojmë shpjegime e udhëzime në detin e pakufishëm të urtësisë në librat e shenjtë. Shembujt e shumtë të kontroversave në shoqërinë shqiptare dhe një listë e tërë e përplasjeve që po synojnë të shkaktojnë panik moral në mesin e pop-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ullatës, rrjedhimisht edhe në mesin e besimtarëve janë shenjë e qartë alarmi. Nëse kërkon paqen e jetës e ke gabim, sepse ajo kurrë nuk ta jep atë, por nëse ti dëshiron t’i tregosh jetës se çka është paqja, lufto për atë derisa djersët e ballit të të thahen, kërko llogari prej saj, kërko llogari edhe nga vetja ngase është e vetmja mënyrë për të arritur synimet. Të arratisesh nuk është zgjidhje, mbase kjo është një ndër kënaqësitë që do t’ju falje armiqve të tu, por të krijosh bindjen përtej rrënjëve të shpirtit, duke e inspiruar unin tënd me fjalën UNË MUNDEM, është arma më e fortë për të rrëzuar kundërshtarët që pikërisht do t’i takosh gjatë rrugëtimit për aq kohë sa merr frymë për aq kohë sa tik-taket e zemrës të punojnë, për aq kohë sa gjaku në trupin tënd ende është në gjendje të qarkullojë. E kur këto të mos punojnë, atëherë dije se jeta nuk ekziston, por fillon etapa tjetër, fillon bota e amshimit atëherë vetëm një gjëje frikësoju, se a do mund të dalësh i pastër apo do jesh një nga banorët në ferrin e fundit që ashpër e përshkruan çdo libër i shenjtë.

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Foreign Policy

Departamenti i Shte demokracinë në Sh

Vitet e fundit është shkruar shumë për përkeqësimin e nivelit të demokracisë në botë dhe fillesat e të ashtuquajturit ‘recesion demokratik’. Ndërhyrja ruse, ekspansionizmi Kinez, stanjacioni i Bashkimit Evropian dhe largimi i Shteteve të Bashkuara nga rendi botëror liberal që ajo vetë ndihmoi të ngrihej, janë të gjithë faktorë që janë përdorur për të shpjeguar këtë tendencë lehtësisht shpërthyese, pa ofruar një rrugëdalje. Shqipëria sot po përjeton një krizë kushtetuese që nga shkurti 2019. Agim Qeveria Socialiste në pushtet e Nesho Kryeministrit Edi Rama është njollosur nga një sërë përgjimesh të botuara në gazetën Gjermane “Bild”, që dëshmojnë blerje sistematike votash Por, ka edhe një tjetër faktor, delikat, dhe manipulim të zgjedhjeve të funnjësoj të rrezikshëm dhe të anash- dit parlamentare. Koalicioni opozitar kaluar, që gjithashtu kontribuon i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes në destabilitet dhe në tatëpjetën e Socialiste për Integrim, duke vënë në demokracisë sot. Ky faktor është kon- diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të fuzioni, specifikisht konfuzioni rreth fundit parlamentare të 2017-ës dhe diplomacisë së administratës Trump. duke protestuar kundër korrupsionKonsidero rastin e Shqipërisë. Ndë- it të përhapur në qeverisjen Rama, rhyrja e fundit e Departamentit të hoqën dorë nga mandatet e tyre Shtetit në zgjedhjet lokale ktheu një parlamentare, bojkotuan procesin konflikt minor politik në një situatë politik derisa Rama të dorëhiqej dhe

8

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

socialistët të krijonin një qeveri të re. Duke marrë parasysh përshkallëzimin e protestave dhe presionit popullor, Presidenti shqiptar Ilir Meta anuloi dhe rivendosi një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, duke ftuar si qeverinë ashtu edhe opozitën për negocimin e një zgjidhjeje për krizën. Por qeveria e drejtuar nga Rama insistoi me zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, duke orkestruar ato që vetë votuesit shqiptarë i përqeshën si ‘votime të stilit komunist pa mundësinë e zgjedhjes’. Socialistët në pushtet ishin kandidatët e vetëm në 35 nga 61 bashki, dhe në të tjerat u përballën më disa parti të vogla të majta dhe të qendrës së djathtë. Socialistët gjithashtu kanë iniciuar procesin e hetimit dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

etit braktis hqipëri shkarkimin e presidentit me pretendimin që ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën duke anuluar votimin. (Gjykata Kushtetuese nuk mund të përfshihet për arsye se gjyqtarët e saj po i nënshtrohen procesit të vettingut.) Të gjitha këto veprime rrezikojnë ta kthejnë vendin në një shtet një-partiak, ku të gjitha institucionet e pushtetit – kryetarët e bashkive dhe këshillat vendorë, parlamenti, këshilli i ministrave, prokurori i përgjithshëm, presidenca dhe gjykatat – kontrollohen nga një parti, dhe përfaqësuesit e më tepër se gjysmës së elektoratit protestojnë për një proces të rregullt. Është një situatë shpërthyese dhe e paqëndrueshme. Matthew Palmer, Zëvendësi Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, ndërhyri në një mjedis tashmë të tensionuar parazgjedhor duke e përkeqësuar situatën. Ndërhyrja e z. Palmer përmbante dy aspekte: 1. konsiderimi i opozitës përgjegjëse për çdo dhunë dhe 2. pranimi si të vlefshme i zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit të kryera nga shumica qeverisëse. Ndërsa mesazhi i parë është i kuptueshëm dhe i qartë, i dyti është në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike. Palmer, i dyzuar, argumentoi se zgjedhjet fillimisht duhet të zhvillohen (pa pasur parasysh rrezikun e krijimit të një shteti unitar pa kontrolle dhe balanca), dhe më pas do të ishte krijimi i Gjykatës Kushtetuese që do të vendoste mbi vlefshmërinë e këtij votimi. Ai gjithashtu vendosmërisht sugjeroi që Shtetet e Bashkuara do të shkëpusin lidhjet me çdo parti, mbështetësit e të cilës angazhohen në akte të dhunshme, pa vlerësuar thelbin e ankesave të opozitës e të qënit e margjinalizuar në procesin elektoral. Një nga parimet bazë të qeverisjes kërkon njohjen si legjitime

të institucioneve në mënyrë që ato të funksionojnë në mënyrën e duhur, pavarësisht nëse janë procese zgjedhore apo gjykata. Zoti Palmer, i sugjeroi Shqiptarëve që ta injorojnë këtë parim pa vlerësuar konsekuencat e rrezikshme. Deri në zgjedhjet e 30 qershorit, Shqipëria ishte një demokraci pa institucione funksionale që luftojnë për zgjedhje të drejta; që nga 1 korriku, falë rrugës së rrezikshme të ndërmarrë nga koalicioni Rama dhe ndërhyrjes së gabuar nga zoti Palmer, sot vendi nuk është as demokraci dhe as republikë. Votuesit shqiptarë më 30 qershor e injoruan si qeverinë Socialiste ashtu edhe ndërhyrjen e zotit Palmer, duke e abstenuar në heshtje procesin zgjedhor. Rezultati ishte një pjesëmarrje historikisht e ulët me më pak se 20 % të elektoratit. Në analizën e vet thumbuese, misioni vëzhgues ndërkombëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE/ODHIR), që vëzhgoi zgjedhjet lokale, arriti në përfundimin se ato u zhvilluan “pa marrë parasysh interesin e elektoratit”. E gjithë kjo ngre pyetje serioze për Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili ende përkrah qëndrimin që Shqiptarët të pranojnë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Mbi ç’bazë Shtetet e Bashkuara do t’i mohonin kërkesat për paanshmëri nga më shumë se gjysma e elektoratit, që ishte i pakënaqur nga ky proces zgjedhor? Pse të mos ndiqej rruga e kompromisit të ofruar nga Presidenti legjitim i Shqipërisë? Nuk ka një zgjidhje të qartë për qasjen e ndjekur nga Z. Palmer dhe kolegët e tij të Departamentit të Shtetit. Kjo çështje ngre disa pikëpyetje në një këndvështrim më të gjerë: • Kush kujdeset në Departa-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mentin e Shtetit ndërsa Sekretari Pompeo është i fokusuar me iniciativat kyçe të politikës së jashtme? • Kush po i drejton burokratët e Shteteve të Bashkuara që luajnë një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit të vendeve dhe rajoneve fragile në botë, dhe mbi bazën e cilave parime? Duket e qartë që mungesa e paprecedentë e konfirmimeve të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit po vuan pasojat. Diplomacia e z. Palmer duket se nuk reflekton doktrinën e deklaruar të administratës Trump në respekt të vetëvendosjes kombëtare (duke filluar me Amerika e Para). Por as nuk reflekton parimet e rendit liberal të ndjekura nga çdo president amerikan që nga George H. W. Bush: promovimi i demokracisë dhe ndërtimi i institucioneve si mjete për të legjitimuar dhe zhvilluar një rend global të bazuar në demokraci dhe tregjet e lira. Sot, qytetarët shqiptarë, nga më pro-amerikanët në botë, po vënë në pikëpyetje qëllimet dhe kompetencën e partnerit të tyre strategjik. Si shqiptar jam i shqetësuar nga ngërçi aktual në vendin tim dhe mundësia e një konflikti social. Si qytetar amerikan, jam i trazuar nga konfuzioni i shkaktuar nga diplomatët Amerikanë dhe rezultatet serioze të ndërhyrjes së tyre. Së fundmi, një politikë e jashtme që nuk reflekton as doktrinën e “realizmit parimor” të administratës, as parimet e demokracisë liberale, është në thelb e konfuzuar. Është gjithashtu vulnerabël ndaj nënvlerësimeve të neglizhuara që mund të rezultojnë në përkeqësimin e demokracisë dhe dobësimin e pozicionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është pikërisht çfarë vihet re në Shqipëri sot. *Agim Nesho, qytetar shqiptaro-amerikan, është diplomat, autor dhe analist politik. Ai ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm në Kombet e Bashkuara në vitet 19962005 dhe si Ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 2005-2006. Shkrimi është botuar në revistën Foreign Policy (Autori ishte ambasador i Shqipërisë në OKB dhe në SHBA) E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

...Heronj e mite Kështu duke personifikuar të gjitha fuqitë e natyrës, njerëzit me shumë imagjinatë dhe shumë dell poetik, shihnin një Hyjni në çdo pemë që rritej, në çdo rrymë që derdhej, apo në rrezet si trarë të ndritshëm të diellit dhe në rrezet e bardha të ftohta të hënës së argjendtë; për ‘ta i gjithë universi jetonte dhe zgjerohej, populluar nga mijëra forma hiri dhe bukurie

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Duke lexuar mitologjinë, atë klasike, njeriu njihet me karaktere a tipa të çuditshëm, si dhe me atë që në shikim të parë mund të duket konceptim i papërgjegjshëm, i gabuar i njeriut dhe fenomeneve. Mite janë krijuar me “gjigantë” të tmerrshëm që hedhin gurë, përçmojnë e shembin male dhe shkaktojnë dallgë e tërmete që gllabërojnë anije e ushtri të tëra; që megjithatë, mund të llogariten si dridhje të tmerrshme të natyrës që ishin në veprim, si sot,

“ 10

edhe atëherë, në ato kohë të lashta historike. Përsëri, fenomenet e përhershme të përditshme, rezultate të disa ligjeve të natyrës, janë aq të njohura sa nxisin vërejtje; por atëherë ishin çështje spekulimesh të shkaktuara nga frika dhe alarmimi. Për shembull, kur dëgjonin zhurmën e tmerrshme të bubullimës dhe shihnin rrufe të ndezura, të shoqëruara me re të zeza dhe rrëke shiu, njerëzit besonin se Perëndia ishte zemëruar dhe ata terrorizoheshin nga zemërimi i tij. Nëse deti i qetë bëhej befas me dallgë të larta që përplaseshin fuqishëm ndaj shkëmbinjve, ata drejtonin fytyrat drejt qiellit të nxirë

Mite janë krijuar me “gjigantë” të tmerrshëm që hedhin gurë, përçmojnë e shembin male dhe shkaktojnë dallgë e tërmete që gllabërojnë anije e ushtri të tëra; që megjithatë, mund të llogariten si dridhje të tmerrshme të natyrës që ishin në veprim, si sot, edhe atëherë, në ato kohë të lashta historike. Përsëri, fenomenet e përhershme të përditshme, rezultate të disa ligjeve të natyrës, janë aq të njohura sa nxisin vërejtje; por atëherë ishin çështje spekulimesh të shkaktuara nga frika dhe alarmimi

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

nga retë e shiu dhe pranonin çdo gabim që u shkonte në mendje se mund të kishin bërë. Kur herët shihnin qiellin me ngjyra të ndezura të ditës, mendonin se Perëndia e agimit, me gishtat e kuq, po tërhiqte velin e errët të natës, për të lejuar vëllanë, Perëndinë e diellit, të fillonte karrierën e tij të shkëlqyer... Kështu duke personifikuar të gjitha fuqitë e natyrës, njerëzit me shumë imagjinatë dhe shumë dell poetik, shihnin një Hyjni në çdo pemë që rritej, në çdo rrymë që derdhej, apo në rrezet si trarë të ndritshëm të diellit dhe në rrezet e bardha të ftohta të hënës së argjendtë; për ‘ta i gjithë universi jetonte dhe zgjerohej, populluar nga mijëra forma hiri dhe bukurie. Më e rëndësishmja mund të ketë qenë se këto Hyjni ndoshta ishin më shumë sesa krijime të thjeshta të një imagjinate aktive; mund të kenë qenë qenie njerëzore që u dalluan në jetën e tyre me përparësinë e tyre mbi të afërmit e tyre; kur vdiqën ata u ndanë nga njerëzit në mesin e të cilëve kishin jetuar dhe poetët prekën si me shkop magjik detajet e jetës, të cilat, herë prozaike, u regjistruan thjesht si bëma të shquara. Është shumë e mundshme që punët dhe emri i mirë i tyre u përkujtuan nga rapsodë, të cilët, duke udhëtu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ar nga një vend në tjetrin, me këngë e tregime, përhapën lavdinë e tyre; prandaj është jashtëzakonisht e vështirë, madje pothuajse e pamundur, të ndash faktet nga ekzagjerimet që kurrë nuk dështojnë të shoqërojnë traditat gojore rreth tyre.

Është shumë e mundshme që punët dhe emri i mirë i tyre u përkujtuan nga rapsodë, të cilët, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin, me këngë e tregime, përhapën lavdinë e tyre; prandaj është jashtëzakonisht e vështirë, madje pothuajse e pamundur, të ndash faktet nga ekzagjerimet që kurrë nuk dështojnë të shoqërojnë traditat gojore rreth tyre.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Harresa shekullore ndaj At Gjergj Fishtës Ndërkohë që shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër është kthyer në muze, sot At Gjergj Fishta, jo vetëm që nuk ka një shtëpi të vogël muze, një përmendore në kryeqytetin e shqiptarëve në Tiranë, ose në vendlindjen e tij, por as një varr ku t’i pushojnë eshtrat e tij

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Kohët e fundit mora një mesazh nga një mik imi i cili ishte i zemëruar nga lajmet që kishte lexuar në median shqiptare se Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës kishin vendosur që të kthejnë në muze, shtëpitë e shkrimtarëve të njohur të Kombit shqiptar, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Miku im nuk ishte i zemëruar për vendimin që shtëpitë e tyre të kthehen në muze – pasi ai, ashtu siç mendoj edhe unë, këta shkrimtarë shqiptarë i kanë meritat e tyre dhe duhet të njihen për kontributet, madje edhe me një shtëpi muze. Por miku im e drejtonte zemërimin e tij tek ata që ai i quan, “bolshevikët modernë shqiptarë”, të cilët, sipas tij, mendojnë se periudha e artë e gjithë historisë – fillimi dhe mbarimi-- kulturës dhe gjuhës shqipe, është ajo e gjysmë shekulli nën komunizëm. Se vetëm shkrimtarët dhe historianët e kësaj periudhe, janë ata të cilët meritojnë të respektohen, të lexohen, të studiohen dhe të admirohen, t’u ndërtohen shtëpi muze dhe përmendore. Unë kam respektin më të madh për Ismail Kadarenë, si patriot dhe si shkrimtar – megjithëse nuk e konsideroj veten të aftë për të vlerësuar njerëz të mëdhenj si Z. Kadare, sepse njeriu duhet të jetë në nivelin

12

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

e njerëzve të tillë për të vlerësuar punën dhe veprat e tyre. Argumentet e mia dhe shumë të tjerëve si unë nuk janë me shkrimtarët e nivelit të Kadaresë, por me këtë klasë politike, të cilës duket se i ka mbetur ora në periudhën komuniste, përsa i përket ringjalljes së vlerave kombëtare të shkrimtarëve të mëdhenj të Kombit, si At Gjergj Fishta, të cilët megjithë kontributet e tyre të mëdha, në periudhën parakomuniste – regjimi i Enver Hoxhës i kishte shpallur “armiq të popullit”. Ndërkohë që shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër është kthyer në muze, sot At Gjergj Fishta, jo vetëm që nuk ka një shtëpi të vogël muze, një përmendore në kryeqytetin e shqiptarëve në Tiranë, ose në vendlindjen e tij, por as një varr ku ti pushojnë eshtrat e tij. Regjimi i Enver Hoxhës ia hodhi eshtrat në lumin Buna, me shpresë se ashtu do ta zhdukte përgjithmonë kujtesën e tij nga historia e Kombit shqiptar. Të njëjtën që mendojnë sot edhe udhëheqësit e “Rilindjes” të qeverisë shqiptare, se duke e lënë pas dore, duke mos e kujtuar atë dhe veprën e tij -- se me një qëndrim indiference ndaj tij – mendojnë se Gjergj Fishta do të harrohet nga brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Ky ishte edhe objektivi i regjimit të Enver Hoxhës dhe i bashkëpunëtoreve të tij sllavo-komunistë. U lumtë se po ua çoni amanetin në vend. Urime! Unë me disa të tjerë, modestësisht, jemi marrë me këtë subjekt për disa vite, por më kot. Ndoshta është në pyetje mosha, por gjithnjë e më tepër jam i bindur se nga ata, që miku im i

quan si, “bolshevikë të rilindjes”, nuk duhet të presim asgjë më shumë prej tyre në lidhje me Gjergj Fishtën, ose të tjerë si Fishta, pasi tashti jam i bindur se me mosveprimin e tyre e kanë bërë të qartë, se me Gjergj Fishtën nuk duan të merren. Shpresa ishte se pas 30-vjet post-komunizëm --të lirë nga imponimet e ideologjisë komuniste sllavo- aziatike, do të donim, që më në fund, të çmonin njerëzit e mëdhenj të Kombit, të mohuar dhe të deingruar për një kohë aq të gjatë nga komunizmi. Por që, një mohim i tillë zyrtar nga qeveritë shqiptare, ndaj një personi si At Gjergj Fishta, do të zgjaste edhe tre dekada pas shembjes së një regjimi, i cili ia treti edhe eshtrat e tij në lumë, nuk ma merrte mendja. Shpresoja se një brez i ri politikanësh shqiptarë, të lindur ose të rritur pas komunizmit – disa prej të cilëve pretendojnë se edhe janë edukuar në Perëndim – do të ishin më tolerantë, do silleshin ndryshe ndaj personaliteteve të njohura të historisë kombëtare të periudhës parakomuniste, si Gjergj Fishta. Fatkeqësisht, duket se edhe ky brez i politikanëve të rinj shqiptarë ka renë pre e influencës dhe mësimeve të një ideologjie bolshevike të ish-regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, se viti 1945 ishte fillimi i historisë së Kombit shqiptar dhe Enver Hoxha protagonisti i saj, i të gjitha kohërave. Nuk e dinë këta se pa At Gjergj Fishtën dhe bashkëpunëtorët e tij në Kongresin e Manastirit, ndoshta asnjë prej nesh nuk do të shkruanim shqip në alfabetin që ata na e lanë trashëgim.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Këta të realizmit socialist kanë më shumë të përbashkëta me vlerat komuniste të Enverit dhe asgjë të përbashkët nuk kanë me At Gjergj Fishtën, as me vlerat që përfaqëson Gjergj Fishta. Ka ardhur koha t’u themi -- më shumë nga dëshpërimi -mos u lodhni hiç shokë të “rilindjes”, se Gjergj Fishta mbijetoi gjysmë shekulli harresë zyrtare, pasi veprat e tija jetojnë në zemërat e Kombit shqiptar dhe nuk harrohen. Fishta nuk ka nevojën tuaj as për ndonjë monument as për ndonjë muze. Muze dhe monument i pavdekshëm janë veprat e tij, duke filluar nga eposi Kombëtar, Lahuta e Malcisë. Doni, s’doni, At Gjergj Fishta, përjetësoi me pendë të gjitha ato vlera, karakteristika dhe tradita që e bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët ata që që janë sot, dhe që kanë qenë gjatë gjithë historisë, krenarë për: “besë e burrëri, mikpritje e bujari”. Kam drojë se u nuk i kuptoni këto vlera, e si rrjedhim nuk kuptoni as Gjergj Fishtën. Me rastin e hapjes së Shtëpisë muze nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në fund të muajit maj, mos qofsha gabim, mori pjesë edhe vetë shkrimtari Ismail Kadare, i cili, me atë rast, tha ndër të tjera se, “Në radhë të parë, një shkrimtar nuk mund të kuptohet pa lexuesin e vet, pa gjuhën e vet, pa vendin e vet, pa kombin e vet, pa miqtë e tij dhe të kombit të tij. Ne kemi nevojë, e sidomos Shqipëria ka nevojë, për një afirmim pozitiv, për besim për të ardhmen e saj, ëndërron dhe bëhet gati për të hyrë në Evropë”. Më vjen keq, por me mentalitetin bolshevik të kësaj politike antifishtjane të këtyre 30-viteve të

fundit, Shqipëria nuk hyn në Evropë, madje nuk shkon as deri në Stambollë, por do të mbetet në “kënetën ballkanike”. Ku janë shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës dhe të letrave shqipe, në Shqipëri, në Kosovë dhe anembanë trojeve shqiptare që nuk e çoni zërin lartë në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe përfaqësuesve të tyre. Kuptohet se në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe të komunizmit jugosllav në Kosovë nuk kishit guxim të përmendnit emrin e Gjergj Fishtës se do e pësonit keq. Po sot, ku është solidarizimi me Fishtën. Pse nuk flisni? Kë kini frikë sot? Shyqyr që janë Françeskanët e Shkodrës që e ruajnë kujtimin e tij! Diçka nuk është në rregull me një Komb që mohon bij dhe bija të tij të nivelit të At Gjergj Fishtës! Është e qartë se “Rilindja” socialiste ka vendosur të vazhdojë ta lërë qëllimisht, në harresën pothuaj njëshekullore, At Gjergj Fishtën: pa lexues, pa gjuhë, pa vend, pa komb dhe pa miq, faktorë këta që sipas Kadaresë, një shkrimtar ka nevojë për to. Por, mbi të gjitha është i nevojshëm një “afirmim njohjeje të Kombit shqiptar” për të cilin Fishta punoi aq shumë, gjithë jetën e tij. Sot Fishta është i harruar, pa miq dhe i braktisur, i mohuar nga Kombi i vet, deri në banalitet. Sikur e kishte parashikuar fatin e tij pas vdekjes si dhe trajtimin kriminal ndaj kujtimit të tij nga regjimi enverist –por edhe indiferencën dhe arrogancën që do i ofronin bashkatdhetarët e tij pas shembjes së atij regjimi, në të ashtuquajturën demokraci shqiptare: Ndryshe nga këta që e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

gjykojnë dhe e dënojnë edhe sot në frymën më bolshevike që është e mundur, për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me qëllim për të “shue çdo mëni mizore për Shqiptari”, prapëseprapë Fishta i falë ata dhe është gati të bëhet fli: “Qe, mue tek më keni, merrni e m’bani fli Për Shqiptari, me shue çdo mëni mizore. Oh! Edhe pa mue Shqipnia kjoftë e rroftë, E nami i saj përjetë u trashigoftë!” Eshtë e qartë se klasa politike post-komuniste shqiptare ose siç e quan miku im në mesazhin e fundit, “bolshevikët e rilindjes” kanë vendosur me kohë që kujtimi i At Gjergj Fishtës të mos mbetet i gjallë ndër brezat e ardhëshëm të shqiptarëve. Kanë vendosur që vlerat dhe atdhedashuria e tij për vendin e vet, të mos jenë shembull për shqiptarët dhe që ata të mos ndjekin idealet e shenjta të At Gjergj Fishtës në mbrojtje të Atdheut dhe të interesave të Kombit, për të cilat ai luftoi dhe punoi gjithë jetën e tij. Por kot e kini, sepse ashtu siç kishte parashikuar trajtimin kriminel kundër tij nga bashkatdhetarët e vet për pothuaj një shekull, Fishta ka parashikuar gjithashtu se veprat dhe trashëgimia e vlerave të tij nuk do të vdesin kurrë për brezat e ardhshëm të shqiptarëve, pa marrë parasysh se ç’mendojnë kundërshtarët e tij të kaluar dhe të sotshëm: “Veçse po moj Zanë Shqyptare Krah m’krah bashkë na tue këndue Ndërtue kemi nji pomendore Rrfe as mot mos m’e dërmue” E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Johnson, BE dhe Ballkani

Britania e ngelur në mes të rrugës Kristjan Dukaj

Në vitin 1975, në Britaninë e madhe u mbajt një referendum për anëtarësimin e vendit të Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC), i njohur më vonë si BE-ja.

“ 14

Rezultati i votimit ishte rreth 67% në favor të anëtarësimit të vendit në EEC (BE). Disa dekada më vonë, elektorati i UK

Ballkani në tërësi lakmon të bëhet pjesë e BE-së, duke shpresuar në një të ardhme më të mirë. Kërkimet e fundit tregojnë që mbi 60% e banorëve të shteteve të Ballkanit, përkrahin fuqishëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke e parë si të vetmen zgjidhje për një jetë sociale më të mirë. Vlerat e anëtarësimit padyshim që janë të mëdha dhe të lakmueshme, si dhe rritja e standardit të jetesës janë pika kryesore të shteteve për anëtarësim. Se çfarë do të ndodhë me Ballkanin, është një udhëkryq që për momentin nuk po merr kahje, edhe pse shtetet e Ballkanit mundohen të punojnë në avancim duke ju përshtatur asaj që BE kërkon

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

(shkurt për ‘United Kingdom’) përsëri adresoi çështjen më 23 qershor 2016, në një referendum mbi anëtarësimin e vendit. Ky referendum u organizua nga Parlamenti, i cili miratoi Aktin rreth Referendumit të Bashkimit Evropian 2015. Rezultati i këtij referendumi të mbajtur në qershor të vitit 2016 ishte 51.9% në mbështetje të daljes nga Bashkimi (17,410,742 vota) dhe 48.1% (16,141,241 vota) që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Britania e ngelur në mes të rrugës me “brexit”-in e saj ku votuesit i thanë ”po” (52%) që në vitn 2016 por që u ngatërruan hesapet politike me mossuksesin e tanishëm të ish kryeministres Theresa May. Në këtë mënyrë erdhe deri tek mundësia e hapjes së rrugës së shefit të konservatorëve që ta zëvendësojë bashkëpartiaken në Downing Street 10. Ditë më parë, Boris Johnson, prem-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Sido që të jetë, Britania është tejet e sigurt se do të tërhiqet nga BE-ja dhe profecitë se kjo do të sjellë dëme të pamatura për palën britanike janë thjesht folklor politik pa ndonjë mbështetje të mirëfilltë në analiza ekonomike nga të dy anët e koncepteve në fjalë. Britania me krahët e saj mbulon një pjesë të madhe të botës kryesisht ish kolonitë (53 shtete Commonwealth) nuk lënë aspak dyshim se BE ka nevojë për Britaninë e jo e kundërta. Praktikisht në Europë është edhe Gjermania ajo që mund të largohet pa pasur humbje serioze ekonomik edhe së fundmi, janë edhe shtetet skandinave që nuk do të shqetësoheshin shumë nga ndonjë “exit” eventual toi, apo më saktë, u zotua se me 31 tetor do të largohet nge BE-ja pa asnjë akord. Natyrisht kjo nuk merret aq seriozisht nga disa qarqe dhe personalitete politike të cilët e konsiderojnë Johnson-in si njeri i fjalës “së lehtë”, joserioz por dhe si politikan që shumë shpesh thotë të pavërteta. Sido që të jetë, Britania është tejet e sigurt se do të tërhiqet nga BE-ja dhe profecitë se kjo do të sjellë dëme të pamatura për palën britanike janë thjesht folklor politik pa ndonjë mbështetje të mirëfilltë në analiza ekonomike nga të dy anët e koncepteve në fjalë. Britania e cila me krahët e saj mbulon një pjesë të madhe të botës, kryesisht ish kolonitë (53 shtete Commonwealth), nuk lë aspak dyshim se BE ka nevojë për Britaninë e jo e kundërta. Praktikisht, në Europë është edhe Gjermania ajo që mund të largohet pa pasur humbje se-

rioze ekonomike edhe së fundmi, janë edhe shtetet skandinave që nuk do të shqetësoheshin shumë me ndonjë “exit” eventual. Është më se evidente se BE-ja çalon në këto dhjetë vitet e fundit. Disa arsye shkaktuan dobësimin politik dhe ekonomik të saj. Europa nuk diti t’i trajtojë me arshin të njëjtë kandidatët për bashkëngjitje. Me pasaportë politike e jo me mundësi demokratike e ekonomike, vrapoi të pranojë shtetet e Lindjes, shih këtu edhe Greqinë, e cila më shumë kishte prirje për puçe ushtarake se për një pushtet demokratik. Shtetet e lindjes u pranuan vetëm për t’ia shkëputur Rusisë satelitët e kohës komuniste, duke parë këtu një dobësim ekonomik e ushtarak të një superfuqie të cilës ia kishin frigën. Politika e këtillë e zgjerimit të BE-së, solli fuqizimin e “euro skeptikëve” dhe nuk është e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pa themel, dukuria e largimit të disa shteteve por edhe forcimi i kundërshtimit për bashkëngjitje (psh: Zvicra). Në fund, janë shtetet me zhvillim të dobët ato që lusin “Bashkimin”. Ballkani në tërësi lakmon të bëhet pjesë e BE-së duke shpresuar në një të ardhme më të mirë. Kërkimet e fundit tregojnë që mbi 60% e banorëve të shteteve të Ballkanit, përkrahin fuqishëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke e parë si të vetmen zgjidhje për një jetë sociale më të mirë. Vlerat e anëtarësimit padyshim që janë të mëdha dhe të lakmueshme, si dhe rritja e standardit të jetesës janë pika kryesore të shteteve për anëtarësim. Se çfarë do të ndodhë me Ballkanin, është një udhëkryq që për momentin nuk po merr kahje, edhe pse shtetet e Ballkanit mundohen të punojnë në avancim duke ju përshtatur asaj që BE kërkon. E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

15


KULTURË

Në Ulqin u mbajt edicioni i 19-të i Panairit të Librit

Identiteti kulturor ve Ulqin – Nga data 26-31 korrik, në shëtitoren në Ranë të Ulqinit u mbajt edicioni i 19-të i Panairit të Librit, i cili u organizua nga Organizata Turistike e Ulqinit, Instituti i Librit dhe i Promocionit - Tiranë, dhe Qendra për Kulturë – Ulqin, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit. Sipas organizatorëve, në Panair kanë marrë pjesë 50 botues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Në ceremoninë e hapjes së Panairit, të premten mbrëma, kanë marrë pjesë ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, ministri i Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Ata së bashku me kryetarin e

16

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, dhe drejtoreshën e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi, kanë hapur edicionin e panairit të sivjetshëm. Në fjalën e tij, ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, ka thënë se “historia na tregon se libri ka qenë gjithmonë medie përmes së cilës qenia kulturore e një populli është hapur për dialog me kulturat e ndryshme, gjë që mbase është parakushti më i rëndësishëm për regjistrimin e kulturave autentike në korpusin e vlerave universale shpirtërore dhe kulturore”. Sipas ministrit të Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, të organizosh gati për dy dekada Panairin e Librit në Ulqin do të thotë që ta

ndërtosh identitetin kulturor veror të këtij qyteti i cili paraqet frymëzim për artistët. “Ky është Ballkani pa kufij ose Ballkani evropian, që e ëndërrojmë. Nëse na ndanë gjeografia dhe historia, është kultura ajo që i kapërcen kufijtë, sepse gjuha e kulturës është përtej dallimeve gjeografike, politike, etnike e religjioze”, ka thënë Ismaili në fjalimin e tij. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se është shumë mirë që organizatorët ia kanë dalë që për dy dekada të mbajnë gjallë një aktivitet me kaq shumë vlera. “Dhe ne administratorët publikë besoj, jemi këtu për të mbështetur, për të qenë pjesë e përpjekjes tuaj. Por pa dyshim, të gjitha duartrokitjet u takojnë organizatorëve, atyre


KULTURË

Çmimet “Liburnia” dhe “Dega e ullirit” shkrimtarëve Mehmet Kraja dhe Visar Zhiti

eror i Ulqinit njerëzve që arrijnë të bëjnë bashkë një komunitet kaq të madh dhe kaq mendimtar si komuniteti i shkrimtarëve, të cilët për ditë prodhojnë”, është shprehur ai. Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se ky aktivitet, që i shërben zhvillimit të turizmit kulturor, dëshmon se krahas plazheve, detit dhe arkeologjisë, Ulqini çdo vit kthehet në qendër letrare rajonale dhe ndërkombëtare. “Panairi i Librit është kthyer në një institucion të rëndësishëm të shkëmbimit të autorëve të letërsisë dhe historive të përbashkëta”, ka theksuar ai. Irena Toçi, drejtoreshë e Institutit të Librit dhe Promocionit - Tiranë, ka nënvizuar se Panairi i Ulqinit është njëri ndër tre panairet më të rëndë-

sishme të librit që zhvillohen në botën shqiptare në rajon. “I pari vjen ai i Tiranës, i dyti ai i Prishtinës, i treti ky i Ulqinit”, ka thënë ajo, duke shtuar se “në stendat e këtij panairi janë të ekspozuara librat e 50 botuesve më të mëdhenj të rajonit, sidomos të atyre shqiptarë sepse ata janë më të interesuar që të vijnë në Ulqin, mbase, por nuk mungojnë këtu botuesit nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia së Veriut”. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka thënë se ndien kënaqësi të veçantë që edhe këtë vit “vazhdojmë traditën e shkëlqyeshme që të takohemi, të nderojmë librin dhe të bisedojmë për librin”. “Jam i lumtur që libri me energjinë e tij magjike, edhe këtë korrik në Ranën

Në ditën e dytë të Panairit, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, është zhvilluar takimi me shkrimtarët mysafirë Fatos Kongoli dhe Balsha Brkoviq. Për krijimtarinë e Kongolit ka folur Irena Toçi, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese “Toena”, dhe studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, ndërsa për krijimtarinë e Brkoviqit përkthyesi dhe kritiku Nikollë Berishaj. Po këtë mbrëmje është organizuar ceremonia e ndarjes së dy çmimeve letrare, që sivjet janë dhënë për të parën herë. Juria e përbërë nga Akademiku Ali Aliu, studiuesi i letërsisë Behar Gjoka dhe gazetari, njëherazi kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, Çmimin “Liburnia” për veprën më të mirë në prozë mes dy panaireve dhe të ekspozuar në këtë Panair ia kanë ndarë shkrimtarit Mehmet Kraja për romanin “Prishtina”, kurse Çmimin “Dega e ullirit” për veprën më të mirë për fëmijë botuar mes dy panaireve dhe të ekspozuar në këtë Panair shkrimtarit Visar Zhiti për librin “Të rritesh nga dashuria”. Dy çmimet janë dorëzuar nga kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili. tonë tubon një numër të madh të turistëve tanë të dashur lexues, për të cilët leximi është nevojë e përditshme dhe në ditët e pushimit në det”, ka thënë ai. Panairi i Librit në Ulqin vlerësohet si një ndër ngjarjet më të mëdha kulturore gjatë verës në qytetin e Ulqinit, i cili i shërben turizmit kulturor dhe i. k. afron njerëzit dhe kulturat. E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

Letërsia si pasion Me zërin e arsyes, shkrimtarët e mëdhenj kanë orientuar opinionin dhe masat duke u bërë shpesh vetë kurban në emër të përparimit shoqëror. Por sot, dinjiteti i shkrimtarit është nëpërkëmbur sepse disa forma tjera më “tërheqëse” për masat i kanë zënë vendin letërsisë

Ismet Kallaba

Në kohën e krizës së shoqërisë, sidomos të asaj shqiptare, kur materialja dominon ndaj shpirtërores, antivlerat mbi vlerat etj., është shumë e vështirë të merresh e për më tepër të jetosh nga disa profesione siç është ai i shkrimtarit. Roli i shkrimtarit në shoqëri sot nuk është më ai që ka qenë në të kaluarën. Me zërin e arsyes, shkrimtarët e mëdhenj kanë orientuar opinionin dhe masat duke u bërë shpesh vetë kurban në emër të përparimit shoqëror. Por sot, dinjiteti i shkrimtarit është nëpërkëmbur sepse disa forma tjera më “tërheqëse” për masat i kanë zënë vendin letërsisë. Shkrimi është punë sizifi që nuk mund të shpaguhet me asgjë. Megjithatë, letërsia është dashuri dhe pasion që vazhdon të tërheqë shumë njerëz në sprovën e tyre idealiste për t’i ndryshuar gjërat. Është pretencioze të mendosh se shkrim-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019


KULTURË

dhe identitet tari mund të ndryshojë botën, por siç thoshte Dostojevski, letërsia mund të ndryshojë njeriun. Letërsia është pjesë e identitetit të një populli. Shumë popuj sot i njohim përmes shkrimtarëve që kanë dhënë. Kudo ku shkojnë, ata janë ambasadorë të vendeve dhe popujve të tyre. Aq më tepër është e vështirë të ruash identitetin tënd në një vend ku je pakicë, jo vetëm në numër, dhe letërsia është ndër ato forma artistike që mban gjallë frymën shqipe ndër shqiptarët në Malin e Zi. “Kalimera Poetike” nisi si dëshirë e një grupi të njerëzve të artit dhe kulturës për të bërë diçka ndryshe dhe për ta përfshirë edhe Ulqinin në mesin e qendrave kulturore të hapësirës mbarëshqiptare. E personifikuar tashmë me emrin e poetit dhe studiuesit të ndjerë Basri Çapriqi, edhe pas 26 vitesh ajo zhvillohet me

Letërsia është pjesë e identitetit të një populli. Shumë popuj sot i njohim përmes shkrimtarëve që kanë dhënë. Kudo ku shkojnë, ata janë ambasadorë të vendeve dhe popujve të tyre. Aq më tepër është e vështirë të ruash identitetin tënd në një vend ku je pakicë, jo vetëm në numër, dhe letërsia është ndër ato forma artistike që mban gjallë frymën shqipe ndër shqiptarët në Malin e Zi

po të njëjtin pasion të fillimit, duke ruajtuar identitetin shqiptar në këto treva. Në kohën kur edhe vetë shkrimtarët ngurrojnë të shkojnë në manifestime dhe festivale të ndryshme letrare, “Kalimera Poetike” vijon të tubojë ajkën e letërsisë shqipe dhe të letërsive tjera. Dy shkrimtarët e ftuar siv-

jet, Sabri Hamiti dhe Visar Zhiti, me plot gojë i takojnë atij soji që përpos krijimtarisë letrare brilante, secili në mënyrën e vet, në momentet vendimtare janë vendosur në krahun e popullit të tyre të përvuajtur. (Fjala e mbajtur në hapjen e manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” 2019)

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

19


KULTURË

Shkrimtari Ismail Kadare në garë mes nëntë finalistëve për ‘Nobelin Amerikan’ Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është përzgjedhur, si një nga nëntë finalistët e çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt. Për organizatorët, ky prezantim i finalistëve ndërkombëtarë vërteton edhe një herë se letërsia e shkëlqyer nuk njeh kufij

Valeria Dedaj

Letërsia botërore prezanton nëntë finalistët për Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt 2020. Mes

“ 20

tyre një nga finalistët e përzgjedhur është edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare me romanin “Prilli i thyer”. Neustadt është një nga çmimet e pakta ndërkombëtare në të cilat poetët, romancierët, skenaristët dhe dramaturgët janë të pranishëm. Finalistët janë: Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo

Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara). Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar. Novelat e tij të

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar. Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”. Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019


KULTURË

para të mëdha janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”. Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më

pas i “Princit të Asturias” (2009) etj. Romani përfaqësues në çmimin “Neustadt” është “Prill i thyer”. “Është emocionuese që një grup i tillë me famë i shkrimtarëve të konkurrojnë për Çmimin Neustadt”, është shprehur Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv i Letërsisë Botërore. Organizatorët e konsiderojnë letërsinë një zë të fuqishëm, që na mëson për botën përtej vetes. Prandaj, ky prezantim i finalistëve ndërkombëtarë vërteton edhe një herë se

letërsia e shkëlqyer nuk njeh kufij. Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet që nga viti 2003. Ndahet nga Universiteti i Oklahomës. Përpos që është krahasuar me “Nobel”-in për letërsi, duke u quajtur “Nobeli Amerikan” disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti etj. Fituesi do të shpallet më 16 tetor në Festën e Neustadt Litit 2019. E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

21


MOZAIK

Stina e verës mbledh në vendlindje bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të globit

Gjallërohet vendi me një dinamizëm ndryshe

Bashkatdhetarët tonë që jetojnë dhe veprojnë prej shumë dekadash larg vendlindjes kanë një mall dhe një nostalgji për vendin ku lindën dhe nga ku e kanë origjinën. Ata vazhdojnë ta duan dhe ta kujtojnë vendlindjen e tyre dhe këtë e dëshmon edhe fakti se pothuajse në çdo eveniment kulturor, fetar etj, janë të pranishëm, madje ka nga ata të cilët e ndihmojnë financiarisht organizimin e aktiviteteve gjatës stinës së verës, sado të rralla që ato janë Stina e verës si rëndom është periudha ku në vendlindje shtohet më së shumti numri i vizitorëve/turistëve, të cilët vijnë për të vizituar familjen, të afërmit dhe miqtë e tyre, duke qëndruar së bashku me ta për disa javë ose muaj, varësisht nga koha që ata kanë në dispozicion për këtë kohë pushimi vjetor. Ngado që të shkosh, si në Ulqin, Shkodër por edhe në Tuz, vëren menjëherë shtim të popullsisë, qarkullim të shtuar dhe lëvizje më shumë dhe ky fluks i jep gjallëri dhe jetë kësaj qyteze edhe më shumë, duke të dhënë përshtypjen se ndodhesh në një vend tjetër, me një dendësi më të lart demografike. Në këtë stine vape, si vendasit ashtu edhe bashkatdhetarët tonë të cilët jetojnë nëpër vise të kontinenteve të ndryshme, kanë mundësi që ta takojnë njëri- tjetrin, të shkëmbejnë biseda reciproke nga përvojat e tyre

22

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

të përditshme nga vendet përkatëse. Bashkatdhetarët tonë që jetojnë dhe veprojnë prej shumë dekadash larg vendlindjes kanë një mall dhe një nostalgji për vendin ku lindën dhe nga ku e kanë origjinën. Ata vazhdojnë ta duan vendlindjen e tyre dhe këtë e dëshmon edhe fakti se pothuajse në çdo eveniment kulturor, fetar etj, janë të pranishëm, madje ka nga ata të cilët e ndihmojnë financiarisht organizimin e aktiviteteve gjatës stinës së verës, sado të rralla që ato janë. Diaspora malësore/shqiptare, kudo që është rezidente nëpër shtete të huaja, ajo përherë ka ditur të përkujdeset për vendlindjen, jo vetëm deklarativisht, por edhe me vepra, duke investuar në raste dhe momente të shumta, kurdoherë që vendlindja ka pasur nevojë për mbështetjen e tyre. Bashkatdhetarët tonë në diasporë

vazhdojnë ende ta kujtojnë, ta duan dhe ta ndihmojnë vendlindjen dhe ajo që duhet më së shumti për t’u vlerësuar është se ata pothuajse një herë në vit, në kontinuitet e vizitojnë vendlindjen e tyre, veçanërisht gjatë stinës së verës kur është edhe fluksi më i madh i vizitorëve dhe i turistëve nga diaspora shqiptare ngado që ajo graviton. Ky akt është për t’u përshëndetur dhe për t’u vlerësuar, akt i cili nuk zbehet nga bashkatdhetarët tonë sot e disa dekada me radhë, por është një traditë e cila vazhdon çdo vit dhe ardhja e tyre këtu e bën Malësinë më të bukur, më gjallëruese dhe më të këndshme për aq javë ose muaj sa kjo gjallëri dhe ky dinamizëm jete është i pranishëm falë turistëve. Dhashtë zoti që dashuria për Malësinë/vendlindjen të mos zbehet asnjëherë, por përkundrazi, të shtohet edhe më shumë, të rritet numri i


MOZAIK

vizitorëve, veçanërisht i gjeneratës së re, i atyre që kanë lindur, rritur dhe janë shkolluar në diasporë, që të vijnë të njihen më shumë dhe nga afër

me vendlindjen e tyre, me Malësinë e bukur e cila bart me vete vlera kulturore dhe historike të trashëguara ndër shekuj, sepse vetëm kështu

mund të ruhen dhe të fuqizohen lidhjet me vendlindjen. t. u. E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi librin e Gani Karamanagës “Pazari i Gjytetit”

Kronikan i Kalasë së Ulqinit Ganiu shkruan me dashuri dhe mburrje për kalalinjtë që e lanë Kalanë, por kurrë nuk u ndanë prej saj. Është kjo dashuri e sinqertë, për të kaluarën, për historinë e qytetit, ku gjeti strehim edhe Servantesi, por edhe Sabataj Cevi, reformatori i Talmudit, i cili në mbrëmje i lutej Zotit para yllit të Davidit, ku edhe sot është dëshmi simboli në kullën e lartë tyre dhe zemra u mbeti në Ulqin. Ganiu shkruan me dashuri dhe mburrje për kalalinjtë që e lanë Kalanë, por kurrë nuk u ndanë prej saj. Është kjo dashuri e sinAsllan Bisha qertë, për të kaluarën, për historinë e qytetit, ku gjeti strehim edhe Servantesi, por edhe Sabataj Cevi, reformatori i TalmuAutori i librit “Pazari i Gjytet- dit, i cili në mbrëmje i lutej Zotit it” është kronikani i qytetit të para yllit të Davidit, ku edhe sot lashtë - Ulkut, Olciniumit, Ulkin- është dëshmi simboli në kullën e imiut, Ulqinit, Ylkinit, për të cilin lartë. kanë shkruar edhe të tjerët. Evlia Ganiu shkruan për Tempullin e Çelebiu shkroi për pasurinë, be- Sakrificës që i takon kohës së gatinë e qytetit, por për shpirtin, paganizmit, ku sakrifikohej njepër njerëzit e Kalasë shkroi Gani riu për të mirën e shoqërisë. Aty Karamanga, i cili hartoi një libër doktori ka zbritur dhe luajtur me shokë, por tani s’din ta gjejë as të veçantë “Pazari i Gjytetit”. Në damarët e doktorit rrjedh vetë këtë tempull. Si kronikan, ai gjak i shkrimtarit. Ai me një stil shkruan për shumë personalitete të veçantë, të qartë, me një të të Kalasë, për moshatarin Gani folme popullore, shkruan për Vogliqin. Ai shkroi për doket njerëzit e Kalasë e të tjerët, për dhe zakonet, fejesat, martesat. gëzimet, hidhërimet për të mba- Shkroi me dashuri sepse e don jtur gjallë jetën. Flet për mergim- qytetin e lindjes dhe kujtimet, tarët të cilët s’e harruan kurrë Ul- ngjarjet dhe mbresat më të mira qinin, dashurinë për qytetin. Ata i hodhi në letër me dashuri në kaluan dete, oqeane, por shpirti i librin “Pazari i Gjytetit”.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Ai me një stil të veçantë, të qartë, me një të folme popullore, shkruan për njerëzit e Kalasë e të tjerët, për gëzimet, hidhërimet për të mbajtur gjallë jetën. Flet për mergimtarët të cilët s’e harruan kurrë Ulqinin, dashurinë për qytetin. Ata kaluan dete, oqeane, por shpirti i tyre dhe zemra u mbeti në Ulqin


IN MEMORIAM

IN MEMORIAM: Islam Pali

Punoi me përkushtim në afirmimin e gazetarisë shqipe në Mal të Zi Njeriu, në jetën e përditshme përballet me situata të ndryshme, mjaft shpesh edhe të padëshirueshme, por që domosdo, janë pjesë e pandashme e jetës. Njëjtë edhe në kuadër të profesionit cilido qoftë ai. Në veçanti në profesionin e gazetarisë, pasi njerëzit e kësaj fushe, në punën e vet të përditshme, takojnë e njohin persona nga fusha të shumta, të profileve dhe niveleve të ndryshme por që, në njëfarë mënyrë, janë pjesë e të përditshmes të secilit profesionit të kësaj fushe. Por, ajo që është edhe më mbresëlënëse në rrugëtimin gazetaresk, janë kolegët e shumtë me të cilët ndan detyra dhe obligime të përditshme, përvoja dhe kujtime të shumta nga ky profesion i vështirë e po aq sfidues, sidomos në këto kushtet tona. Andaj, kolegët e tillë janë pjesë e të përditshmes së njerëzve të medias dhe përvojën e tillë nuk e zbehë koha. Sidomos, në çastet e hidhura kur ndonjëri nga ata ndahet nga jeta, por që me punën dhe kontributin e vet në këto hapësira, ka lënë gjurmë të pashlyera. E fillova kështu këtë shkrim modest, si homazh për kolegun, tashmë i nd-

jeri, Islam Pali, i cili para disa ditësh, u varros në vendlindjen e tij, në Krythë, të Ulqinit. Kujtimet, sidomos ato të bukurat, nuk lidhen ngusht me kohën. Ato lindin dhe jetojnë përtej kohës, sidomos, asaj të përbashkët. Njerëzit e mediave kanë fatin t’i njohin përmes punës së tyre, në media dhe veprimtari të tjera, t’i njohësh para se t’i takosh. Ashtu, ishte rasti edhe me, tashmë, të ndjerin Pali, të cilin, para se të ishim kolegë në të njëjtën redaksi, më parë e njoha përmes zërit të butë, të dashur dhe radiofonik, në valët e Radio Titogradit të atëhershëm ( sot Radio e Malit të Zi), në redaksinë shqipe, ku punoi nga viti

1987 deri në vitin 2005. Edhe pse, jo plot njëzet vite si anëtar i kësaj redaksie me traditën më të gjatë në gjuhën shqipe në fushën e mediave, në Mal të Zi, atij i mjaftuan të dëshmojë njohuritë e veta në këtë profesion, përkushtimin dhe dashurinë ndaj fjalës së thënë publikisht, i vetëdijshëm për jetëgjatësinë e fjalës, sidomos në traditën tonë të lashtë. I prirë në ruajtjen e virtyteve dhe vlerave të profesionit, pikësëpari, mbi bazat etike, asgjë s’mund ta ndryshonte botëkuptimin e tij të këtillë në punën e përditshme të gazetarit, por edhe në sjelljen e tij si koleg, mik e bashkëpunëtor i sinqertë. Edhe pse, më pas emigroi në SHBA, Pali, asnjëherë nuk i harroi kolegët e redaksisë dhe me bashkëpunëtorët e vet ndante së bashku çaste dhe situata të ndryshme, gëzimi apo hidhërimi, qoftë edhe me ndonjë fjalë dashamirësie, ashtu siç dinte ai. Kontributi i tij në afirmimin e gazetarisë shqip në Mal të Zi dhe në jetën kulturore të qytetit të tij të lindjes në përgjithësi, vazhdojnë përjetësisht si gjurmë e pashlyer nga njeriu që e deshi shumë këtë profesion, fjalën e lirë dhe veprimin e pakursyer në të mirë të njeriut dhe të shoqërisë në përgjithësi. Gj. Dukaj E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

25


PORTRET

Portret: Dr. Ahmet Maraj

Mjek dhe humanist i rrallë Rrjeti social “Facebook” më përkujtoi sot për një shkrim modest që ia kam kushtuar mjekut internist, dr. Ahmet Maraj. Këtë shkrim po e përsëris, pasi që për një njeri të tillë, për një specialist në lëminë e kardiologjisë, siç është dr. Ahmet Maraj, duhet të shkruhet gjithmonë. Atë e kam shkruar para disa viteve, mirëpo në jetën dhe punën e tij nuk ka ndryshime, përveçqë tani ka një përvojë edhe më të madhe. Ia vlen që të shkruhet për të pasi që dr. Ahmeti është njëri ndër kardiologët më të mirë në Malin e Zi dhe pa dyshim gjithmonë meriton të përmendet e të kujtohet. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm, mjek i cili e ushtron detyrën e tij deri në perfeksionizëm, një njeri i sinqertë, modest dhe një mjek në të cilin pacientët nga tërë viset e Malit të Zi dhe nga diaspora, kanë besim të madh. Dr. Ahmet Maraj ende punon dhe, të them më mirë, këshillon dhe shëron në ordinancën e tij, e cila gjendet në shtëpinë e tij në qendër të Ulqinit. Ka kohë që e kam shkruar një shkrim të shkurtër edhe në gjuhën malazeze, për shkak të opinionit më të gjerë, pasi që dr. Maraj ka pacientë nga të gjitha viset e Malit të Zi. Mirëpo, dëshiroj që në librin tim më të ri t’ia shkruaj edhe një herë një portret dr. Ahmetit, i cili sipas mendimit tim, pa dyshim meriton shumë më tepër. Ai është një njeri i rrallë, i papërtueshëm, një njeri i qetë, modest dhe çka është për të theksuar, një ndër specialistët më të mirë të kardiologjisë tek ne. Unë nuk jam kompe-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Ordinanca e tij është gjithmonë e hapur për çdo pacient dhe asnjëherë nuk mund të ndodhë që ai mos t’ju pranojë. Pavarësisht kohës, natën apo ditën, “trokitni” në derën e ordinancës së tij. Gjithmonë ju pret me një buzëqeshje, me fjalët më të mira dhe më të ëmbla, duke iu dhënë gjithmonë shpresën. Kështu shprehet dhe kështu edhe vepron ky njeri, ky mjek dhe humanist i rrallë

tent të vlerësoj gjëra të tilla, mirëpo, ky është edhe mendimi i atyre që ditë për ditë qëndrojnë pranë ordinancës së tij. Gjithashtu, edhe shumë të tjerë, mjekë e specialistë të kësaj lëmie, ndajnë po këto vlerësime për dr. Ahmetin. Prandaj, edhe unë mora guxim të shkruaj një shkrim modest për këtë humanist kaq të vyeshëm, të mirë dhe të njohur në tërë Malin e Zi dhe më gjerë. Dr. Ahmet Maraj edhe në shkollën e mesme në Ulqin, më vonë edhe në Universitetin e Prishtinës, ku i ka përfunduar studimet për mjekësi, duke vazhduar pastaj specializimin në Zagreb të Kroacisë dhe kardiologjinë në Beograd, gjithmonë e ka ruajtur thjeshtësinë, ka qenë dhe ka mbetur i mirë, i vyeshëm dhe i qeshur. Ai ka një sjellje të jashtëzakonshme dhe një durim të pafund me të gjithë pacientët. Kur njeriu e analizon këtë trekëndësh duke filluar nga Prishtina për në Zagreb dhe Beograd, vëren se sa shumë kjo hapësirë ka ndikuar në zhvillimin e personalitetit të tij. Këto ambiente të ndryshme kanë bërë dhe kanë formuar një mjek dhe specialist kaq të mirë, një humanist të gjithanshëm, në veçanti në këtë lëmi. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që dr. Ahmet Maraj gëzon kaq respekt të madh nga të gjithë pacientët nga Ulqini, diaspora dhe nga i gjithë Mali i Zi. Dr. Ahmeti është një kozmopolit i rrallë në kuptimin e plotë të fjalës. Ordinanca e tij është gjithmonë e hapur për çdo pacient dhe asnjëherë nuk mund të ndodhë që ai mos t’ju pranojë, pavarësisht kohës, natën

apo ditën, “trokitni” në derën e ordinancës së tij. Gjithmonë ju pret me një buzëqeshje, me fjalët më të mira dhe më të ëmbla, duke iu dhënë gjithmonë shpresën. Kështu shprehet dhe kështu edhe vepron ky njeri, ky mjek dhe humanist i rrallë. Mbi 30 vite dr. Ahmeti ushtron, mjekon dhe shëron me sukses të madh në ordinancën e tij. Në ordinancën e tij, e cila gjendet në katin e parë të shtëpisë së tij, në qendër të qytetit, sundon rregulli, disiplina dhe një atmosferë e cila ju jep shpresë. Duke filluar prej infermieres e deri te dr. Ahmeti, çdokush, secili pacient, ka një trajtim të veçantë, pa dallime. Ordinanca e tij është e pajisur me të gjitha mjetet më moderne dhe më të mira për diagnostifikimin dhe shërimin e secilit. Ajo është një klinikë e vogël në zemrën e qytetit tonë të bukur. Më kujtohet një sekuencë nga një takim me të, shumë vite më parë, në ordinancën e tij. Ishte viti 1996 kur unë kam punuar në turizëm gjatë sezonit turistik, si menaxher në kompleksin “Palata Venezia” dhe “Rezidenca e Balshajve” në Kala. Në ato kohë të tranzicionit, në ordinancën e mjekut në fjalë ka pasur vizita të mysafirëve nga i gjithë rajoni. Në veçanti më ka mbetur në kujtesë vizita e një kardiologu me famë botërore, dr. Dodiq nga Beogradi dhe disa të njohurve të tjerë nga Novi Sadi, të cilët kanë kaluar pushimet te ne. Ishte kjo një periudhë kur te ne, në veçanti në apartamentet e kategorisë së lartë, ka pasur shumë mysafirë nga


PORTRET

Ukraina, Rusia dhe nga vendet tjera, të cilët kanë pasur mundësi t’i kalojnë pushimet këtu pas ndryshimeve politike në vendet e tyre. Me një përvojë nga koha e artë e turizmit tonë deri në vitet 90 të shekullit të kaluar, kur unë kam punuar si përfaqësues i “Kompasit” nga Lubjana dhe lidhjet me agjensi të njohura nga ajo kohë, të cilat nuk i kam ndërprerë kurrë, së bashku me Marko Boroviqin dhe me Gani Resulbegun, pronarin e këtyre apartamenteve, kemi bërë një reklamë të fortë në këto mjedise. Gjithashtu, kemi pasur edhe disa grupe nga spitalet nga Beogradi dhe Novi Sadi, ku kanë punuar specialistët me famë botërore. Në mes tyre ishte edhe drejtori i spitalit nga Banjica e Beogradit, si edhe kardiologu i njohur dr. Dodiq, i cili në atë kohë ishte ligjërues në Universitetin e Milanos dhe shpeshherë edhe në Universitetin në Tokio. T’i kalosh pushimet brenda mureve të Kalasë, në një vend sa romantik aq edhe relaksues për sy dhe për trup, në orët e mbrëmjes kemi pasur biseda interesante nga kultura, historia dhe tradita e popullit tonë, në veçanti me dr. Dodiqin. Shpeshherë i kemi shëtitur edhe me barkë, kështu që

ata kanë marrë nga Ulqini mbresa të bukura dhe të mira. Dr. Ahmetin e kam njohur edhe si nxënës nga shkolla e mesme, kështu që më ka shkuar ndër mend që ta njoh me dr. Dodiqin, thënë më saktë, t’i tregoj atij specialisti me famë botërore që edhe ne kemi njerëz të cilët janë në rrugë që të bëhen të suksesshëm në lëminë e kardiologjisë. Kështu që disa ditë para se të përfundojë pushimin e tij, ia solla dr. Dodiqin në ordinancë dr. Ahmetit, midis të tjerash edhe me qëllim që t’ia rris “rejtingun” edhe më shumë. Pas një bisede dhe vizite të shkurtër, ky kardiolog me famë botërore i tha haptas doktorit tonë se po të ishte dr. Ahmeti në ndonjë klinikë më të madhe dhe më të njohur, do t’u bënte një specialist me famë të madhe. Më ka mbetur edhe një fjali ndër mend, që e theksoi dr. Dodiqi: “Jam i befasuar që dr. Ahmeti e ka ordinancën e pajisur njësoj si në Beograd dhe është mirë që keni njeri dhe mjek të tillë.” Këto fjalë nuk i kam harruar kurrë. Unë nuk jam kompetent të vlerësoj qëndrime nga mjekësia, pasi që ne te mjeku shkojmë kur kemi nevojë, ndonjëherë edhe vetëm të na kon-

Ai gëzon një respekt të madh tek e gjithë popullata. Shumë mendime dhe diagnoza të tij i kanë vërtetuar klinikat më të njohura në vend dhe jashtë vendit. Pa dyshim që ky njeri i rrallë “Betimin e Hipokratit” e ka të lindur në zemrën e madhe të tij, për çdo pacient, njeri, pa dallim feje, kombi dhe race. Jam krenar që e njoh

trollojë tensionin e gjakut, mirëpo, unë përcolla vlerësimin e një specialisti, i cili është ndër të parët në këtë lëmi. Te dr. Ahmet Maraj shkoj nganjëherë për këshillim. Në fillim të vitit nuk harroj kurrë që t’ia sjell kalendarin vjetor të Shoqatës “Kalaja”, i cili për çdo vit gjendet në ordinancën e tij. Në fund, pas një kontrolli dhe konsultimi të shkurtër me këtë specialist, është mirë kur dëgjoni fjalët e tij të ëmbla ”mirë je, nuk ke askurgja”. Dhe në fund të këtij shkrimi modest kushtuar mjekut Ahmet Maraj, një mendim i përgjithshëm nga shumë kolegë të tij, pacientë nga vendi, rajoni e diaspora, i cili mund të përmblidhet në një fjali: “Shyqyr Zotit që kemi një mjek siç është dr. Ahmeti”. Ai gëzon një respekt të madh tek e gjithë popullata. Shumë mendime dhe diagnoza të tij i kanë vërtetuar dhe i vërtetojnë klinikat më të njohura në vend dhe jashtë vendit. Pa dyshim që ky njeri i rrallë “Betimin e Hipokratit” e ka të lindur në zemrën e madhe të tij, për çdo pacient, për çdo njeri, pa dallim feje, kombi dhe race. Jam krenar që e njoh. Ismet Karamanaga E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

27


RAJONI

Armatosja e Serbisë nga Rusia

Krijon shqetësime n “Serbia u kthye në Rusinë e Vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin. Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse (edhe pse në këto lëvizje aferat korruptive janë enorme) ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës”, ka thënë Burim Ramadani, zëvendësministër në detyrë i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës Kontigjenti i armatimit që Serbia ka pranuar ditë më parë nga Rusia, nuk ka mbetur pa u komentuar në Kosovë. Burim Ramadani, zëvendësministër në detyrë i Mbrojtjes, që njëherësh mban edhe postin e Koordinatorit Nacional për Integrimin dhe Anëtarësimin e Kosovës në NATO, e ka komentuar këtë si kthim të Serbisë në Rusi të Vogël, duke e shprehur si shqetësim për gjithë rajonin “Serbia u kthye në Rusinë e Vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin. Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse (edhe pse në këto lëvizje aferat korruptive janë enorme) ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës”, ka thënë ai. Ai ka thënë tutje në një prononcim në profilin social Facebook, se “duhet të jetë e qartë se paqja e përhershme në Ballkan arrihet kur secili shtet i rajonit anëtarësohet në NATO dhe asnjë shtet në Ballkan nuk shërben si Rusi e Vogël”. “Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale. Unë besoj në politikën e zgjerimit të NATO-s, sipas Nenit të 10 të Paktit Veri-Atlantik. Kështu, Kosova mund të jetë shteti i 31-të i NATO-s. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë fuqishëm në sigurinë rajonale”, ka thënë më tej ai. Nga ana tjetër, ish-ushtaraku Enver

28

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Dugolli, aktualisht anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shtruar pyetjen “Pse po armatoset Serbia?”. Përgjigjen e gjatë e ka dhënë vetë, po në profilin e tij në Facebook. Ka thënë aty se “Serbia po armatoset çdo ditë e më shumë me armë dhe mjete tejet moderne luftarake të cilat herë i merr dhuratë nga Rusia e herë i blenë po ashtu nga Rusia”. “Madje përkundër kundërshtimeve nga NATO, Serbia nuk po ndalet. Presidenti Vuçiq deklaroi se këto armë dhe pajisje të rënda (të gjitha sulmuese), po ju dashkan Serbisë që të mbrohet?! Vallë, nga kush qenka i kërcënuar ky shtet? Ajo çka dihet dhe shihet është se Serbia jo vetëm që nuk është e kërcënuar nga askush, por është e përkëdhelur. Serbia nuk u dënua për gjithë ato luftra që zhvilloi në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundmi në Kosovë e cila kishte kryer gjenocid dhe krime makabre, sidomos në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë”, ka shkruar Dugolli. Sipas tij, armatosja e vazhdueshme e saj ka vetëm një qëllim. “Rikthimin e territoreve të humbura të cilat edhe sot e kësaj dite i konsideron të sajat duke i vendosur edhe në Kushtetutë, si rasti i Kosovës”, ka thënë Dugolli. Ai ka thënë se nuk është e vështirë të kuptohen qëllimet e Serbisë. Është shprehur kritik me atë që po bën Kosova, bashkë me Shqipërinë. “Por a jemi ne në nivelin e duhur të përgjegjësive? Pa asnjë mëdyshje e

them se JO! Në vend që të ndërtojmë politika të mirëfillta të mbrojtjes së integruar me Shqipërinë dhe vendet mike, ne improvizojmë situata triumfaliste duke u vetëmjaftuar me ato tri ligje të miratuara në Parlamentin e Kosovës që i japin kompetenca FSKsë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Kjo klasë politike e dështuar po harron se nuk janë ligjet dhe improvizimet që mbrojnë vendin nga rreziqet dhe


RAJONI

në Kosovë agresioni eventual. Është aftësia dhe përgatitja, armatimi dhe pajisjet ato që garantojnë një gjë të tillë”, ka thënë Dugolli. “Në këtë drejtim, tani gati po bëhen një vit që kur u bë ndryshimi i misionit dhe lëre që nuk ka lëvizje në drejtim të blerjes së armëve dhe pajisjeve të nevojshme për mbrojtje, por ka një vend numërim absurd edhe në funksionalizimin e strukturës së re organizative ushtarake e civile. E gjitha kjo po ndodh sepse nuk ka vullnet për ndërtimin e një ushtrie të mirëfilltë, por ka interesa të ngushta për të rehatuar dhe kontrolluar pozicione të rëndësishme ushtarake e civile në FSK dhe Ministri të Mbrojtjes. Derisa ne merremi me gjëra kaq banale dhe jo me ato çka presin qytetarët dhe shteti, Serbisë po ia lehtësojmë bukur shumë këtë garë të armatimit për ‘mbrojtje’ siç po e quan Vuçiq”, ka shtuar më pas Dugolli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kazermën ushtarake të Nishit “Mija Stanimiroviq”, ka prezantuar 10 automjete të blinduara BRDM 2, të ardhura nga Federata Ruse, dhe ka thënë se këto janë dhurata nga Rusia, për çka ka falënderuar presidentit rus, Vladimir Putin. “Nuk kemi plane pushtimi, por vetëm si të mbrojmë në mënyrën më të mirë vendin tonë”, ka thënë Vuçiq, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”. Bashkë me Vuçiqin ishin edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, sikurse edhe ambasadori i ri rus në Serbi, Aleksandar Bocan -Harçenko, të cilit Vuçiqi i tha: “Falënderojeni presidentin (Vladimir) Putin dhe ministrin (Sergei) Shoigu”. Ai tha se për këto automjete, Serbia s’ka paguar asnjë dinar dhe se bëhet fjalë për dhuratë. “Po vijnë edhe ato për të cilat kemi

paguar, katër (helikopterë të mëdhenj) MI-35 dhe tre (helikopterë) MI-17, shtatë helikopterë, ndërsa po vijnë edhe dhuratat”, shtoi ai. “Pritet të vijnë edhe 10 tanke dhe këto kanë ardhur edhe përkundër kundërshtimit të NATO-s”, shtoi ai. Vuçiqi nuk ka dashur të flasë rreth mënyrës se si kanë arritur automjetet nga Rusia, pasi Rumania dhe Bullgaria, si anëtare të NATO-s, nuk kanë lejuar që ato të transportoheshin përmes territoreve të tyre. “Nuk do të doja të flisja, duke respektuar një të drejtë publike ndërkombëtare dhe detyrimet kontraktuale me Federatën Ruse, por ia dolëm që t’i sjellim automjetet në territorin e Serbisë”, ka thënë presidenti serb Vuçiq. Ambasadori rus në Beograd, Bocan - Harçenko, ka thënë se Rusia është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim ushtarako-teknik me Serbinë.

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

U inaugurua solemnisht kompleksi i terreneve sportive të Shkollës Fillore “Hajro Shahmanoviq” Plavë – Jvën e kaluar solemnisht u inaugurua kompleksi i terreneve sportive, moderne dhe bashkëkohore në ish hapësirën e poligonit sportiv të Shkollës fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës. Në praninë e një numri shumë të madh të qytetarëve nga Plava me rrethinë, personaliteteve të shquara të jetës politike- shoqërore kulturore, shkencore, fetare dhe sportive, nga treva e komunës dhe më gjerë, si dhe të përfaqësuesve të Komunës së Plavës, në krye me kryetarin, Mirsad Bajraktareviq, kompleksin e terreneve sportive në fjalë e shpallën të hapur, Ministri i arsimit, Dr. Damir Shehoviq, kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, dhe drejtori i Shkollës fillore, Mr. Igor Vukaniq, duke prerë bashkarisht shiritin e kuq të objektit. Në fjalën përshëndetëse ministri i arsimit në Qeverinë e Malit të Zi, dr. Damir Shehoviq theksoi rëndësinë e hapjes së terreneve sportive të Shkollës fillore ‘Hajro Shahmanoviq’,

30

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

në të cilat janë investuar rreth 250 mijë euro dhe të cilat janë ndër më bashkëkohoret në Malin e Zi. Në manifestimin solemn është theksuar se me rëndësi është që investimet në arsim nxisin shprehi të shëndosha dhe fusin dinamikë në jetën e kësaj treve. “Terrenet e shkollës fillore ‘Hajro Shahmanoviq’ i këemi ndërtuar me qëllim të ndihmës së krijimit të shprehive të mira. Shkollës, e cila gjeneratave të nxënësve të vet, mu në këtë vend do t’u jep drejtimet për zhvillim të shëndoshë psikologjik. Për rekreues, të jetë vend ku përpos shoqërimit të mësojnë veten që të jenë fizikisht aktiv dhe të gjithanshëm si në fitore, ashtu edhe në humbje. E atyre të cilët nesër do të merren me sport, të jetë bazë nga e cila do të arrijnë suksese të mëdha”, ka thënë ai. Pikëpamjet e veta ndaj përmbajtjeve të reja në Shkollën fillore “Hajro Shahmanoviq”, në gjuhën malazeze dhe atë shqipe, i kanë dhënë edhe

dy nxënëset e klasës së nëntë të shkollës fillore, Llejlla Srdanoviq dhe Dorentina Hakaj. “Për ne dhe për gjithë rininë tonë, ky është moment i madh. Moshanikët tanë nga qytetet e tjera tregon se çfarë përmbajtjesh kanë dhe si e shfrytëzojnë kohën e vet. Tani edhe ne mund të themi se kemi diçka më të bukur dhe më moderne që në të ardhmen do të mundësojë që edhe qyteti ynë të krenohet me futbollistë, basketbollistë, hendbollistë dhe sportistë të tjerë”, janë shprehur ato. Në akademinë solemne, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, i cili në deklaratën për media, ka deklaruar se investimi në objektet sportive sot të inauguruara, janë me vlerë të paçmuar për Plavën, duke konstatuar se fjala është për njërin ndër terrenet sportive shkollore më moderne në Mal të Zi. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

“DokuFesti” sjell arritjet kulmore të botës kinematografike Se “DokuFesti” tashmë është destinacion i filmbërësve botërorë, dëshmia e radhës është edhe edicioni i 18-të. Prej të premtes Prizreni do të shndërrohet në kryeqendër të filmit, përderisa aty do të jenë edhe filma emrash të njohur, fitues çmimesh, si ai “Oscar”. Do të sjellë arritjet kulmore të kinematografisë, por misioni nuk përfundon me kaq. Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentar, sivjet synon të depërtojë edhe në lagjet periferike të qytetit dhe ka një arsye

për këtë. Mbi 280 filma dokumentarë, si dhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtër dhe të kinemasë eksperimentale, që vijnë nga 40 shtete të ndryshme, do të jenë pjesë e programeve garuese dhe atyre speciale. Do të ketë edhe punëtori, program të muzikës, panele dhe masterklase të ndryshme. Detaje si këto janë dhënë të hënën në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë. Aty është folur edhe për temën e sivjetme – e vërteta. Në

një vit dhe në një botë të dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të gjithë. Kjo do të arrihet përmes një programi të filmave radikalë, dhe me një numër folësish që do të diskutojnë nocionin e së vërtetës, si në kinema ashtu edhe në botë dhe përmes një programi të ekspozitave, ligjëratave nga artistë të ndryshëm, punëtori, si dhe performancave muzikore.

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në Plavë u shënua Dita e Komunës

Rezultate ambicioze në të gjitha veprimtaritë e punës Plavë – Të premten e kaluar, më 26 korrik, në Plavë, në mënyrë solemne është shënuar Dita e Komunës. Me këtë rast u mbajt një seancës solemne, me çrast kryetari i KK të Plavës, Shefket Jevriq, të pranishmit i ka njoftuar se Plava Ditën e Komunës e shënon dhe kremton sipas vendimit të Kuvendit të saj të datës 10 korrik 2009, kur është konfirmuar termini i ditës së manifestimit – e premtja e fundit e muajit korrik, e cila është në harmoni të plotë me politikën moderne të qyteteve evropiane. Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, në fjalën përshëndetëse të rastit, është shprehur për rivendosjen e strukturave të reja të pushtetit pas zgjedhjeve lokale në

32

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

maj të vitit 2018 dhe për organizimin dhe punën e Administratës lokale, dhe një vistër aktesh, vendimesh, planesh dhe dokumentesh të rëndësishme për punën e Komunës së Plavës. Në planin e bashkëpunimit me organet shtetërore, Komuna e Plavës në periudhën e kaluar ka ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e komunikimit të mirë me Qeverinë, ministritë dhe organet e tjera shtetërore. Po ashtu komuna ka realizuar kontakte të shumta me përfaqësuesit diplomatikë, të cilët veprojnë në territorin e Malit të Zi dhe atë me shtetet të cilat kanë përfaqësues të vet në bazë rezidente. Në kuadër të avancimit të mar-

rëdhënieve të mira me fqinjët, si dhe të bashkëpunimit tejkufitar midis Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, Komuna e Plavës ka mbajtur shumë takime me përfaqësuesit më të lartë të komunave Junik dhe Deçan dhe me ata të ca komunave nga treva e Shqipërisë. Kryetari Bajraktareviq ka përmendur se në periudhën e ardhshme pret përkrahje të madhe nga Qeveria e Malit të Zi nga Komisioni Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, por edhe nga Diaspora që të shprehin gatishmëri dhe interesim për investimin e kapitalit. Në kremten e shënimit të Ditës së Komunës së Plavës, është shfaqur filmi dokumentar “Čarolija prijateljstva briše granice“ (Magjia e miqësisë, fshin kufijtë”, i përgatitur me nxënësit e klasës së tretë të shkollës fillore në Plavë. Pjesë e manifestimit solemn ka qenë edhe përformanca e një operete në piano të pianistit shumë të ri, por të talentuar, Sergej Arsenijeviq, si dhe programi muzikor, kur anëtarët e SHKA “Pllavsko Jezero” nga Plava, të veshur me rroba tradicionale kombëtare shqiptare, boshnjake e malazeze, kanë lozur ca valle autoktone burimore të vendit. Mesazhe urimi Komunës së Plavës u kanë dërguar: Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeparlamentari, Ivan Brajoviq, kryetari i Qeverisë, Dushko Markoviq, institucione publike dhe private, si dhe personalitete të jetës kulturore e politiko shoqërore e artistike nga Komuna dhe Mali i Zi. Sh. H.


MOZAIK

Inaugurohet ujësjellësi në Kojë të Malësisë

Investim me vlerë për banorët e zonës Kojë – Në fshatin Kojë të Malësisë u lëshua në funksion ujësjellësi i këtij fshati me vlerë prej 140 mijë eurosh. Në inaugurimin e këtij investimi me vlerë për familjet që jetojnë në këtë fshat kanë qenë të pranishëm, nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millutin Simoviq, njëherësh ministër i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune, afaristi Pero Kolçaj si dhe banorë të kësaj zone. Kryetari i komunës së Tuzit, Nikë

Gjeloshaj, duke u shprehur i kënaqur me realizimin e këtij projekti, paralajmëroi se aktivitete të ngjashme në përmirësimin e infrastrukturës në trevat tona do të vazhdohën edhe në të ardhmen. “Zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë në zonat malore është vetëm vazhdimësi e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të lehtësimit të jetës së banorëve në këto hapësira, është konstatuar gjatë këtij aktiviteti”. Ndërkaq, nënkryetari i Qeverisë, Millutin Simoviq, pohoi se Qeveria e

Malit të Zi do të vazhdojë të përkrahë realizimin e projekteve të këtilla në këto treva dhe njëkohësisht premtoi se do të angazhohet në përfundimin e rrugës së Kojës. Kryebashkiaku Vukoviq tha se duhet ta dëshmojmë që linja administrative në mes Komunës së Tuzit dhe asaj të Podgoricës nuk është kufi i ndarjes, por i bashkimit. “Fakti që aktualisht na ndan vija administrative, nuk do të thotë asgjë, sepse shumë gjëra na bashkojnë dhe mendoj se pikërisht ujësjellësi i sapondërtuar simbolizon miqësinë tonë dhe të shoqërisë sonë në përgjithësi” u shpreh Vukoviq. Rikujtojmë se ky nuk është investimi i vetëm në fshatin e Kojës, pasi më herët janë kryer edhe investime të tjera, siç është ndriçimi publik dhe shtrimi me pllaka i truallit tek permëndorja e 7 heronjve të Kojës, me një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë, investim që është kryer nga buxheti vetjak i bashkatdhetarëve të tyre në SHBA, me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi. t. u. E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

33


MARKETING

JOB ANNOUNCEMENT FOR DRIVER / GENERAL SERVICES ASSISTANT LOCATION: CLASSIFICATION: POSITION: CLOSING DATE:

Based in Podgorica, Montenegro Part-time, Service Contract Drivers / General Services Assistants Monday, August 12th, 2019

This position reports directly to the Director of Management and Operation’s (DMO) and receives guidance and instructions from the General Services Manager (GSM) for the US Peace Corps Albania and Montenegro. DUTIES INCLUDE: • Ensures vehicle operations and maintenance in compliance to: 1) US government policies and regulations; 2) Peace Corps Vehicle policy and guidelines; 3) Montenegrin and Albanian driving laws. • Provides support to the GSM in performing housing safety assessments for Peace Corps Volunteers, and conducting market basket research. Supports the GSM in completing other various tasks. • Provides logistical support to the Program Manager to successfully meet operational needs. • Participates in assuring the safety and security of Peace Corps Volunteers and Trainees. EXPERIENCE REQUIREMENT AND QUALIFICATIONS: • High school Diploma • A valid Montenegrin Category B driver’s license. • Minimum 3 years of professional driving experience is required, preferred experience driving for international organizations. • Knowledge of local and international routes required to travel both in Montenegro and Albania. Knowledgeable of locations of businesses, schools, government offices, etc., in Podgorica and in other parts of the country preferred. • Basic knowledge of Speaking/Reading/Writing English • Fluent knowledge of Montenegrin language is required. • Knowledge of basic automotive mechanics is preferred (to be able to note and describe irregularities to mechanics, and address emergency situations). • Ability to work a regular Monday-Friday schedule with occasional evening and weekend hours. Available to respond to emergencies at late hours in the evening or early mornings. QUALITIES OF SUCCESSFUL CANDIDATES: • Professional, ethical, and reliable. • Excellent communication and inter-personal skills. ADDITIONAL REQUIREMENTS: • Candidate will need to pass a background/security clearance; • Candidate must maintain a current passport and be willing/able to travel in and out of Montenegro and Albania. TO APPLY FOR THIS JOB: Applications must be submitted to DMO by COB Monday, August 12th, 201 9and will include: current resume or CV outlining related experience and qualifications; cover letter in English; three references; and, certificates/ documents demonstrating the candidate’s skills and abilities (including scanned copy of Driver’s License. Application packages can be submitted via email to AL-Information@peacecorps.gov ; via mail to Peace Corps Albania, PO Box 8180, Tirana, Albania; or in person 9:00 A.M. to 5:00 P.M. Monday - Friday at Rr. Besnik Sykja, Nr. 2. Only applications from qualified applicants received by COB Monday, August 12th, 2019 will be considered. The Peace Corps is an Equal Opportunity Employer. For more information, please visit: https://www.peace-

corps.gov/albania/contracts/

34

Javore KOHA

E ENJTE, 1 GUSHT 2019


MARKETING

JOB vacancy announcement / Peace Corps Back-UP Medical Provider LOCATION: Based in Podgorica, Montenegro CLASSIFICATION: Personal Services Contractor (PSC) POSITION: Back-Up Peace Corps Medical Provider (Less than Half Time) OPENING DATE:

July 30th, 2019

CLOSING DATE: Monday, August 12th, 2019

The United States Peace Corps seeks a Medical Doctor, Nurse Practitioner or Physician Assistant to serve as a contracted Peace Corps Back-up Medical Provider who will provide clinical care for Peace Corps Volunteers and Trainees when the full-time PCMO is not available and assist the PCMO during busy times. The back-up medical provider shall provide direct patient care, referrals to outside medical consultants or facilities, i.e. hospital or emergency department, depending on the specific in-country arrangements, and assist with administrative duties and health education when indicated. The back-up provider shall be available around-the-clock by telephone or be present in the Health Unit. He/she may also be required to provide consultative or prescriptive services to RN PCMOs. Written documentation that describes the consultation with a Trainee or Volunteer, care and treatment prescribed/ provided, and diagnoses must be provided to the Health Unit. Qualifications and Evaluation Criteria Candidates must meet all Requirements. Candidates will be further evaluated on exceeding the minimum requirements, as well as additional qualifications presented. Requirements • Current medical license to practice. • At least 3 years of experience in a professional practice, hospital or clinic setting. • Ability to communicate effectively in oral and written English. • Ability to communicate effectively in oral and written Montenegrin. • Experience in managing mental health issues including counseling of patients. • Working knowledge of Microsoft Word, Excel, Access, and Outlook. • Ability to work effectively as part of an intercultural team. • Ability to work with minimal supervision. • Valid passport. • Ability to maintain clearance background certification by the U.S. Embassy in Montenegro. Compensation The Peace Corps is an equal opportunity employer and it is the policy of the Peace Corps to provide equal opportunity in employment to all persons, to prohibit discrimination because of race, color, religion, sex, national origin, age, disability, or veteran status. It is the policy of Peace Corps Albania and Montenegro to pay wages similar to those paid by other local employers for similar work. TO APPLY FOR THIS JOB: Applicants must submit their application documentation to the Director of Management and Operations by COB August 12th, 2019 to AL-Information@peacecorps.gov. All submitted applications will include:

• A motivation letter, current resume, at least 3 references form current or previous employer, diploma or degree from a professional school, and a scanned copy of an active license appropriate to the scope of the practice. • Please ensure to provide an English translated version of all documents that will be submitted that are in Montenegrin.

Only applications from qualified applicants received on or before August 12th, 2019 will be considered. Only qualified candidates will be contacted. For more information, please visit: https://www.peacecorps.gov/albania/contracts/ . The Peace Corps is an Equal Opportunity Employer. For more information, please visit: https://www.peacecorps. gov/albania/contracts/ .

E ENJTE, 1 GUSHT 2019

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.