KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 gusht 2019 Viti XVlll Numër 875 Çmimi 0,50
Muzika për mua është dashuri, është çdo gjë… ISSN 1800-5696
Letërsia mban gjallë frymën shqipe në Malin e Zi
Manifestim gjithëpërfshirës i vizioneve kombëtare
PËRMBAJTJE
6
8 Refleks i qëllimit
Kush do ta fitojë shekullin XXI?
14
16 Jetëshkrimi i një mësuesi
Dëshmi arkivore mbi pronat në zonën kufitare Shqipëri-Mali i Zi
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
PËRMBAJTJE
18
26 Monografi mbi shërbimin shëndetësor në Krajë
Arti si mision jetësor
28
31 Genci Nimanbegu, nderohet me çmimin e madh “Dardania”
U përurua biblioteka e Shtëpisë së Kulturës KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 8 gusht 2019 Viti XVlll Numër 875 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Letërsia mban gjallë frymën shqipe në Malin e Zi
Manifestim gjithëpërfshirës i vizioneve kombëtare
Malin e Zi shqipe në frymën mban gjallë Letërsia
vizioneve kombëtare gjithëpërfshirës i Manifestim
është çdo gjë… është dashuri, Muzika për mua
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Muzika për mua është dashuri, është çdo gjë…
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Organizata Turistike e Tuzit filloi veprimtarinë e saj
Mision kryesor nxitja, promovimi dhe zhvillimi i turizmit Tuz – Organizata Turistike e Tuzit e themeluar para pak kohësh ka filluar veprimtarinë e saj në nxitjen, promovimin dhe zhvillimin e turizmit në trevën e Malësisë e cila disponon potenciale natyrore, kulturore dhe historike. Drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit Leon Berishaj, në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, tregon për veprimtarinë e kësaj organizate dhe për rëndësinë që ajo ka për qytezën e Tuzit e cila tashmë ka një komunë të mëvetësishme. “Veprimtaria kryesore e Organizatës Turistike të Tuzit, pikësëpari është nxitja, zhvillimi dhe vlerësimi i të gjitha kushteve të cilat do të ndikojnë në një ofertë turistike të cilën do ta bëjë komuna e Tuzit. Kur bëhet fjalë për veprimtari konkrete, jemi duke marrë hapa të cilët në mënyrë strukturale do t’i japin një bazë funksionimi, jo vetëm të turizmit por çdo manifestimi, si kulturor, artistik dhe sportiv”, u shpreh Berishaj.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Ai bën të ditur se interesimi i turistëve për të vizituar trevën e Malësisë nuk mungon. Turistët sipas tij kanë një interesim më të madh për aktivitetet kulturore që do të zhvillohen në javët në vazhdim në trevën e Malësisë, por edhe për të vizituar lumin Cem që është lumi i vetëm në Malësi. “ Potencialet në Malësi nuk mungojnë, veçanërisht si kur bëhet fjalë për ato kulturore. Dua të cek disa festivale të cilat mbahen. Do të ripërsëriten disa manifestime kulturore tradicionale dhe ky është një rikthim i ofertës turistike i Komunës së Tuzit dhe i Organizatës Turistike. Pasi që jemi në stinën e verës, interesimi është jashtëzakonisht i madh për lumin Cem”, theksoi Berishaj. Drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit shprehet se treva e Malësisë me themelimin e kësaj organizate do të këtë përfitime të shumëfishta, duke qenë se deri më tani në këtë trevë është përmendur fare pak çështja e
turizmit. “Themelimi i Organizatës Turistike të Tuzit si një risi ka shumëçka pozitive, sepse në trevën tonë, shumë pak është cekur çështja e turizmit e cila ka ndikime pozitive pasi që në shtetin e Malit të Zi turizmi është zhvillimi kryesor i Malit të Zi dhe në këtë aspekt, Komuna e Tuzit do të përfitojë me siguri kanalizimin e të gjitha atyre vlerave të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e një komune në mënyrë normale”, u shpreh drejtori i OT-së së Tuzit, Leon Berishaj. Me themelimin e Organizatës Turistike të Tuzit, qyteza e Tuzit do të përfitojë në nxitjen, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e turizmit, pasi që deri më sot, në mungesë të një institucioni të tillë, mungonin edhe ofertat turistike për vizitorët eventualë që dëshirojnë ta vizitojnë trevën e Malësisë. t. u.
NGJARJE JAVORE
Kripores i duhen investimet fillestare Negociuesi me Bashkimin Evropian për kapitullin 27, Sasha Radulloviq deklaroi se me shpalljen e Kripores hapësirë të mbrojtur Mali i Zi pjesërisht e plotësoi një nga kriteret për mbylljen e këtij kapitulli për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Sipas fjalëve të tija, tani është me rëndësi të gjendet modeli për financimin e Kripores, njofton ul info.
“Skenari më optimal kërkon investimin fillestar me vlerë prej 10 milion eurosh dhe, për fat të keq, gjeneron humbjen operative prej një milion euro në vit. Të jemi të qartë, Kriporja është vend ushqyes shumë i rëndësishëm, e që ky ushqim të jetë i disponueshëm, ajo duhet të jetë në regjim aktiv, pompat duhet të punojnë dhe duhet të prodhohet lloji i caktuar i
kripës”, shpjegoi Radulloviq. Që të ketë shpend dhe kripë në Kripore, Qeveria shpreson që bashkë me partnerët evropian të gjejë zgjidhjen e qëndrueshme. “Kujdesi për shpendët evropian është pjesë e obligimit tonë evropian, por edhe pjesë e obligimit të partnerëve tanë evropian dhe ato po tregojnë mirëkuptim të madh për një qëndrim të tillë”, shtoi ai.
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Refleks i qëllimit Në Shqipëri, të gjithë ata që janë përballur me realitetin e errët të “diktaturës së proletariatit” mbetën të pafuqishëm, të ngrirë përballë pashmangshmërisë, fenomen që mjekët sot e quajnë kritik për të kuptuar dhe trajtuar qeniet njerëzore të traumatizuara e poshtëruara. Në fund të fundit, agonia e qenve në kafazet e tyre përgjatë lumit Neva mund të mos kenë qenë shumë ndryshe edhe nga ajo e fëmijëve, të cilët pengohen nga prindërit ose mësuesit e tyre dhe pastaj nga që nuk kanë ku të shkojnë, luftojnë brenda vetes me dy impulse të kundërta, për t’u nënshtruar ose për të ikur për t’i shpëtuar dhimbjes
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Shumë e njohin Ivan Pavlovin përmes eksperimentit të tij me qentë të cilët mësohem të hanë me orar të përcaktuar nga rënia e ziles. Por ekziston edhe një zbulim më pak i njohur, por po aq i rëndësishëm e me ndikim në psikoterapinë e sotme. Studimi “Refleksi i Qëllimit” zë fill në vitin
“ 6
1924. Shkrirja e akullit në Shën Petersburg gjatë pranverës së atij viti bëri që Lumi Neva të përmbyste bodrumin, ku Pavlovi kishte vendosur laboratorin e tij. Uji vërshoi në kafazet e qenve që ai i mbante për eksperimente. Qentë mbijetuan përmbytjen, por pasi uji u tërhoq ata mbetën të shokuar; një pjesë u çrregulluan në sjellje, të tjerë qëndronin shtrirë pa asnjë interes për çfarëdo që mund të ndodhte rreth tyre. Pavlovi e interpretoi këtë gjendje si shenja të frikës që qentë kishin provuar gjatë përmbytjes. Tani dihet se palëvizshmëria fizike dhe humbja e kuriozitetit janë gjithashtu tipike për njerëzit e traumatizuar. Disa prej qenve rrinin duke u dridhur
në cep të kafazeve të tyre, ndërsa të tjerë përuleshin e bindeshin kur dikush i godiste - përsëri, sjellje të njohura sot tek njerëzit e traumatizuar. Pavlov tregoi se pas ekspozimit ndaj stresit ekstrem, kafshët gjejnë një ekuilibër të ri të brendshëm. Qentë e traumatizuar vazhduan të veprojnë sikur të ishin në rrezik të madh, shumë kohë pasi ujërat e Nevës ishin qetësuar. Kur Pavlovi mori matjet për kontrollin e shëndetit të tyre, ai gjeti se zemra ishte bërë më e ndjeshme ndaj streseve të vogla dhe ia atribuoi këto ndryshime ekzistencës së dy impulseve të kundërta të qenieve në konflikt: gjatë përmbytjes qentë ishin imobilizuar fizikisht - të bllokuar në kafazet e tyre -
Por ekziston edhe një zbulim më pak i njohur, por po aq i rëndësishëm e me ndikim në psikoterapinë e sotme. Studimi “Refleksi i Qëllimit” zë fill në vitin 1924. Shkrirja e akullit në Shën Petersburg gjatë pranverës së atij viti bëri që Lumi Neva të përmbyste bodrumin, ku Pavlovi kishte vendosur laboratorin e tij. Uji vërshoi në kafazet e qenve që ai i mbante për eksperimente. Qentë mbijetuan përmbytjen, por pasi uji u tërhoq ata mbetën të shokuar; një pjesë u çrregulluan në sjellje, të tjerë qëndronin shtrirë pa asnjë interes për çfarëdo që mund të ndodhte rreth tyre. Pavlovi e interpretoi këtë gjendje si shenja të frikës që qentë kishin provuar gjatë përmbytjes. Tani dihet se palëvizshmëria fizike dhe humbja e kuriozitetit janë gjithashtu tipike për njerëzit e traumatizuar
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION ndërsa trupat e tyre ishin programuar të iknin me vrap kur ndodheshin përballë kërcënimit. Kjo rezultoi në përplasje midis dy proceseve të kundërta; ngacmimit dhe frenimit, vështirë për t’u akomoduar njëkohësisht...që shkakton prishje të ekuilibrit, kur organizmi nuk mund të bëjë asgjë për të ndikuar në të pashmangshmen.... Në Shqipëri, të gjithë ata që janë përballur me realitetin e errët të “diktaturës së proletariatit” mbetën të pafuqishëm, të ngrirë përballë pashmangshmërisë, fenomen që mjekët sot e quajnë kritik për të kuptuar dhe trajtuar qeniet njerëzore të traumatizuara e poshtëruara. Në fund të fundit, agonia e qenëve në kafazet e tyre përgjatë lumit Neva mund të mos kenë qenë shumë ndryshe edhe nga ajo e fëmijëve, të cilët pengohen nga prindërit ose mësuesit e tyre dhe pastaj nga që nuk kanë ku të shkojnë, luftojnë brenda vetes me dy impulse të kundërta, për t’u nënshtruar ose për të ikur për t’i shpëtuar dhimbjes.
“
Disa prej qenve rrinin duke u dridhur në cep të kafazeve të tyre, ndërsa të tjerë përuleshin e bindeshin kur dikush i godiste - përsëri, sjellje të njohura sot tek njerëzit e traumatizuar. Pavlov tregoi se pas ekspozimit ndaj stresit ekstrem, kafshët gjejnë një ekuilibër të ri të brendshëm. Qentë e traumatizuar vazhduan të veprojnë sikur të ishin në rrezik të madh, shumë kohë pasi ujërat e Nevës ishin qetësuar. Kur Pavlovi mori matjet për kontrollin e shëndetit të tyre, ai gjeti se zemra ishte bërë më e ndjeshme ndaj streseve të vogla dhe ia atribuoi këto ndryshime ekzistencës së dy impulseve të kundërta të qenieve në konflikt: gjatë përmbytjes qentë ishin imobilizuar fizikisht - të bllokuar në kafazet e tyre ndërsa trupat e tyre ishin programuar të iknin me vrap kur ndodheshin përballë kërcënimit. Kjo rezultoi në përplasje midis dy proceseve të kundërta; ngacmimit dhe frenimit, vështirë për t’u akomoduar njëkohësisht...që shkakton prishje të ekuilibrit, kur organizmi nuk mund të bëjë asgjë për të ndikuar në të pashmangshmen....
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate&BIRN
Kush do ta fitojë shekullin XXI?
8
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Joschka Fischer
Sipas këtij nocioni zhgënjyes, fitorja e Perëndimit në Luftën e Ftohtë – e fundit nga tre luftërat e mëdha të shekullit XX – kishte krijuar një rend global për të cilin nuk mund të kishte alternativa. Tani e tutje, u mendua, historia botërore do të vazhdonte para në mënyrë të qëndrueshme drejt universalizimit të demokracisë së stilit perëndimor dhe ekonomisë së tregut. Shekulli i ri do të ishte thjesht një vazhdim i një të mëparshmit, me një Perëndim triumfues që shtrinte sundimin e tij. Bota tani është më e mençur. Rrjeti i aleancave dhe institucioneve që ruajtën dominimin e Perëndimit po vërteton se është një produkt i shekullit XX, e ardhmja e tij tani është në dyshim. Rendi global po pëson një ndryshim thelbësor, pasi qendra e tij e gravitetit zhvendoset nga Atlantiku i Veriut në Paqësor dhe Azinë Lindore. Kina është në krye – ekonomikisht, teknologjikisht dhe politikisht – duke u bërë një fuqi botërore dhe sfiduesja e vetme e hegjemonit në detyrë, Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja po lodhet nga roli i saj si lider global. Ajo filloi të tërhiqej pas nën drejtimin e ish-presidentit Barack Obama, por nën udhëheqjen e Donald Trumpit, ajo ka përshpejtuar tërheqjen e saj në një mënyrë kaotike dhe të rrezikshme. Heqja dorë e Amerikës nga lidershipi përbën një kërcënim për vetë ekzistencën e Perëndimit transatlantik, i cili mbështetet në një themel vlerash politike të përbashkëta dhe institucionesh. Në mungesë të ndonjë alternative të arsyeshme, struktura po shkatërrohet. Rusia, ndërkohë, po përballet me të ardhmen duke parë të kaluarën e saj të shekullit XX. Ashtu si Bashkimi Sovjetik, ajo po i var të gjitha shpresat tek armët bërthamore. Megjithatë, në shekullin XXI, pushteti do të përcaktohet jo nga arsenali bërthamor i dikujt, por nga një spektër më i gjerë aftësish teknologjike bazuar te digjitalizimi. Ata që nuk janë në pararo-
Dy dekadat e para të shekullit XXI po fillojnë të hedhin një hije të gjatë mbi botën perëndimore. Kemi bërë rrugë të gjatë që nga fundi i shekullit, kur njerëzit kudo, por sidomos në Evropë, përqafuan me ngulm “fundin e historisë” jë të inteligjencës artificiale (AI) dhe Big Data do të bëhen në mënyrë të pashmangshme të varur, dhe si përfundim do të kontrollohen nga fuqitë e tjera. Të dhënat dhe sovraniteti teknologjik, dhe jo nga kokat e raketave bërthamore, do të përcaktojnë shpërndarjen globale të pushtetit dhe pasurisë në këtë shekull. Dhe në shoqëritë e hapura, të njëjtët faktorë do të vendosin gjithashtu të ardhmen e demokracisë. Sa i përket Evropës, Kontinenti i Vjetër hyri në shekullin e ri në një formë aspak optimale. Duke jetuar nën iluzionin komod pas-historik të paqes së përhershme, Bashkimi Evropian nuk arriti të përfundonte projektin e integrimit (edhe pse arriti të zgjerohej drejt Lindjes). Tërheqja e nënkuptuar e garancisë së sigurisë amerikane nën udhëheqjen e Trumpit e ka goditur Evropën si një rrufe në qiell të hapur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për revolucionin digjital. Faza e parë e digjitalizimit – platformat përballë konsumatorit – është udhëhequr pothuajse tërësisht nga SHBA-ja dhe Kina. Nuk ka firma konkurruese platformash evropiane dhe po ashtu asnjë kompani evropiane informatike që mund të konkurrojë me Silicon Valley apo Kinën. Çështja më e rëndësishme me të cilën përballet Komisioni i ri Evropian, është mungesa e sovranitetit digjital të Evropës. Komanda e Evropës për inteligjencën artificiale, Big Data dhe teknologjitë përkatëse do të përcaktojë konkurrencën e saj të përgjithshme në shekullin XXI. Por evropianët duhet të vendosin se kush do t’i zotërojë të dhënat e nevojshme për të arritur sovranitetin digjital dhe çfarë kushtesh duhet të qeverisin mbledhjen dhe përdorimin e tyre. Këto pyetje do të përcaktojnë fatin e demokracisë në Evropë dhe nëse e ardhmja e Kontinentit të Vjetër do të jetë një prosperitet apo do të pësojë rënie. Si të tilla, ato duhet të vendosen në nivel evropian, jo indi-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
vidualisht nga shtetet-kombe. Është po aq e rëndësishme që këto pyetje të marrin një përgjigje tani. Evropa duhet të vërë në punë “topin digjital” ose të shtypet nga ai. Në vitet në vijim, dizajni dhe prodhimi i automobilave, inxhinieria mekanike, mjekësia, mbrojtja, energjia elektrike dhe familjet private, të gjitha do të hyjnë në konfuzion nga teknologjitë digjitale. Të dhënat e prodhuara nga këta sektorë do të përpunohen kryesisht përmes RESË, që do të thotë se kontrolli i kësaj të fundit do të jetë jetik për fatet ekonomike dhe strategjike afatgjata të vendeve. Për të mbrojtur sovranitetin e saj digjital, Evropa do të duhet të bëjë investime masive në kapacitetin e “kompjuterëve cloud” dhe burimeve të tjera fizike që mbështesin revolucionin digjital. Evropa ka qenë shumë e ngadaltë dhe e pavendosur në këtë drejtim. Sfida e saj tani është të arrijë SHBA-në dhe Kinën, që të mos mbetet pas përgjithmonë. Evropianët nuk duhet të ushqejnë asnjë iluzion se sektori privat do të kujdeset vetë për gjërat. Disavantazhi konkurrues i Evropës kërkon një ndryshim thelbësor strategjie në nivelin më të lartë. Institucionet e BE-së do të duhet të udhëheqin në përcaktimin e rregulloreve dhe, së bashku me vendet anëtare, në sigurimin e financimit të nevojshëm. Por sigurimi i sovranitetit digjital të Evropës do të kërkojë një përpjekje shumë më të gjerë, që përfshin biznese, studiues dhe politikanë. Pas 50 – vjetorit të fundit të uljes së parë të njeriut në Hënë, ka pasur shumë diskutime në media për një fluturim të mundshëm të njeriut në Mars. Megjithatë, për Evropën, udhëtimi në hapësirë mund të presë. Prioriteti kryesor i saj duhet të jetë krijimi dhe mbrojtja e sovranitetit digjital, si edhe të bëjë çfarëdo është e nevojshme për të ndalur rënien e vet dhe për të mbrojtur demokracinë. Për më mirë ose për keq, shekulli i XXI tashmë po ecën mirë. E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Dita e Lutjeve dhe politikanët shqiptarë Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në botën ku jetoj unë dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë gjithë vitit shënohen ditë në kujtim ose kushtuar personave të dalluar të historisë amerikane, çështjeve dhe subjekteve të ndryshme të, llojllojme. Një prej tyre është edhe Dita e Lutjeve, një ditë kjo që shënohet çdo vit të ënjtën e parë të muajit Maj. Në këtë ditë, e cila e ka origjinën në vitin 1775, amerikanët inkurajohen të falënderojnë dhe t’i luten Zotit. Kongresi Kontinental Amerikan kishte caktuar një lutje të përditshme, ndërsa themeluesit e këtij kombi po përpiqeshin të themelonin një shtet të ri. Ç’prej asaj kohe, presidentët e ndryshëm gjatë historisë amerikane, u kanë kërkuar amerikanëve që t’i luten Zotit, sidomos në raste emergjente ose tregjedie kombëtare. Por ishte viti 1952, atëherë kur Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi ligjin për Ditën Kombëtare të Lutjeve, nënshkruar nga Presidenti i atëhershëm demokrat, Harry Truman. Ndërsa në vitin 1988 ka qenë presidenti republikan, Ronald Reagan, ai që ka nënshkruar një shtojcë ligjore, për të caktuar zyrtarisht të Ënjten e parë të muajit Maj, si Ditën Kombëtare të Lutjeve. Historikisht, çdo vit, presidentët e ndryshëm amerikanë kanë vazhduar këtë traditë duke shënuar Ditën Kombëtare të Lutjeve me një fjalim ose me ndonjë deklaratë të
10
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
posaçme, ndërkohë që shumë amerikanë të feve të ndryshme, zakonisht, marrin pjesë në ceremoni fetare, në qendrat e tyre fetare të preferuara. Në deklaratën e tij me rastin e Ditës Kombëtare të Lutjeve, Majin që kaloi në deklaratën e tij kushtuar kësaj dite, Presidenti Donald Trump u shpreh se, “Sot në këtë Ditë Kombëtare të Lutjeve, të bashkuar, falënderojmë të Madhin Zot për bekimet e mëdha që Ai i ka dhënë Kombit tonë, ndërkohë që kërkojmë edhe ndihmën e Tij të përherëshme. Ne gjithashtu pranojmë varësinë tonë në ndihmën dhe dashurinë e Zotit për të ndihmuar familjet, komunitetet dhe vendin tonë, për të na ruajtur nga e keqja dhe të fali begatinë dhe paqen…Sot lutemi gjithashtu që Perëndia të mbajë të fortë Atdheun tonë, të ruajë Forcat tona të Armatosura, ndërkohë që përballemi me sfida mbrenda dhe jashtë vendit. Kjo traditë Kombëtare e lutjeve ka ruajtur dhe ka fuqizuar besimin tonë në Zotin dhe do të vazhdojë të na ndihmojë edhe në kohërat më të mira si dhe në momentet më të vështira. Si Amerikanë që jemi, të mos harrojmë kurrë fquinë e lutjeve dhe madhështinë e Krijuesit tonë, ka thënë Presidenti amerikan, në deklaratën e tij me rastin e Ditës Kombëtare të Lutjeve, të ënjten e parë të Majit që kaloi. Përballë kësaj historie dhe kulture fetare amerikane është e vështirë të marrim me mend politikanët e sotëm shqiptarë anembanë trojeve –që përballë sfidave të mëdha me të cilët përballen sot shqiptarët -- që në ditë të mira e të vështira -- t’i drejtohen Zotit me lutjet e tyre për ndihmë dhe për bekim, për veten, për familjet e tyre e mbi të gjitha për Kombin e vet. Që të pakën njëherë në vit të tregojnë përvujtërinë e tyre duke iu
drejtuar Krijuesit për ndihmë dhe për bekim, siç ndodhë këtu në Amerikë me politikanët amerikanë, duke filluar nga Presidenti. Por duke shfletuar disa gazeta të vjetra të diasporës shqiptare të pas luftës, zbulova se -- në një kohë kur Enver Hoxha ndonëse mohonte ekzistencën e Zotit, ai njëkohësisht i kishte deklaruar luftë Perendisë duke shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë – diaspora anti-komuniste shqiptare në Romë kishte Lutjen e saj për Ditën e Pavarësisë Kombëtare të të gjithë Shqiptarëve, pa dallim, “Lutja e Shqiptarit për Ditën e Flamurit”. Nuk dihet autori i kësaj lutjeje që është botuar në gazetën e imigracionit politik shqiptar, “L’Albanie Libre” që botohej në Romë. Është botuar në gazetën, ”L’Albanie Libre” më 28 Nëntor, 1961. Është një lutje, që nuk i përket asnjë feje në veçanti, por është gjithëpërfshirse, pan-shqiptare, pa dallim feje, krahine e ideolgjie, drejtuar “Perendisë që është “Një për të gjithë Shqiptarët e mbarë njerëzimin”, sipas lutjes. Është një lutje drejtuar Zotit të Gjithëpushtetshëm, në atë periudhë historike, në kulmin e luftës së ftohtë. E përzgjodha këtë lutje për lexuesin për dy arsye. Një, sepse është një lutje gjithnjë aktuale edhe për gjendjen e sotme aktuale të shqiptarëve anembanë trojeve të veta, megjithëse është shkruar pothuajse 60vjet më parë. Arsyeja tjetër është për të treguar dallimet në pikëpamjet dhe në botëkuptimet e këtyre burrave emigrantë antikomunistë shqiptarë në krahasim me regjimin e Enver Hoxhës që i kishte dëbuar nga Atdheu i tyre dhe i cili kishte filluar procesin e të ashtuquajturit “revolucion kulturor” alla kinezçe në Shqipëri, duke zhdukur nga faqja e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Përballë kësaj historie dhe kulture fetare amerikane është e vështirë të marrim me mend politikanët e sotëm shqiptarë anembanë trojeve –që përballë sfidave të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët - që në ditë të mira e të vështira - t’i drejtohen Zotit me lutjet e tyre për ndihmë dhe për bekim, për veten, për familjet e tyre e mbi të gjitha për Kombin e vet
dheut çdo ndikim dhe paraqitje fetare , pasi kishte eliminuar ose burgosur një numër të madh të klerikëve shqiptarë. Një çmenduri vërtetë e një udhëheqësi të krisur dhe një tragjedi kombëtare! Pason teksti i plotë i “Lutjes së Shqiptarit në Ditën e Flamurit”, drejtuar Perendisë nga përfaqsues të emigracionit antikomunist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Është një lutje që i kërkon falje por edhe ndihmën e Perëndisë për “fajet e merituara” pasi duke “mohuar urdhërat Tua, u armiqësuam ndërmjet veti ne shqiptarët”, ndërkohë që na “mungojnë ndjenjat vëllazërore”, ndërsa “zemrat tona po kalben në urrejte, o Perendi”, duke i kërkuar Zotit të “përtërijë zjarrin e dashurisë që vëllazëron, po deshte me na shpëtuar” dhe kërkon Afshin shëlbues të vllaznisë Kombëtare” Vijon teksti i plotë i “Lutjes së Shqiptarit në Ditën e Flamurit”: “O Perendi, që je Një për të gjithë Shqiptarë e mbarë njerërzimin, Prire syrin Tëndë të mëshirshëm kah vuajtjet tona.
Lehtëso peshën e mjerimeve që rëndon tash qindra vjetësh mbi kurrizin e shpinës së kombit. Ndoshta jemi fajtorë para Teje e Ti kërkon pastrimin tone nepër pendesën e merituar të fajeve. Pra O Zot, mjaft jemi dërmuar e flijuar në rrokullim të motive, Por megjithëkëtë jemi gati t’i shlyejmë mëktatet me dënesë e lotë, Mjaft që përdëllesa e Jote ta ndrisë si rreze këndellëse fatin tonë të terratisur. Çdo Arbnorit, Ti i falë dy gisht nderë në shteg të ballit. Na u përpoqëm që dhuratën Tënde ta ruajmë nepër ndjekjen e gojdhanave stërgjyshore. Por tepër gjat errësira na ka mbuluar errërsira. Tepër shumë rrufe zharritëse shkrepën mbi ne, tepër armiq prap na ndrydhin jetën anë e kand. E jemi vetëm në këtë shekull, ku nuk punon e drejta dhe ku i shlyen gjurmët burrënisë. Duke mohuar urdhërimet Tua, u armiqësuam ndërmjet veti na Shqiptarët, kështuqë na mungon, në çaste ngushtice, ngushullimi i ndiesisë vëllëzërore. Ajli, zemërat tona u kalbën në resë e në urrejtje,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
o Perendi. Përtërije Ti zjarrin e dashurisë që vëllazëron, po deshte me na shpëtuar. Na jep në këtë ditë në të cilën kremtohen lidhjet e gjakut të përbashkët, afshin shëlbues të vëllazërisë kombëtare. Bën që loti e vuajtja të ringjallin ndiesinë vëllazërore. Ban që ndiesija vëllazërore të jetë krypa e bukës tonë të përditëshme, drita e fjalëve që na burojnë në buzën e rreshkur për krojet e humbura të atdheut, paalci I çdo veprimtarisë tone, flatra e deshirave flakruese kah ka ato agime të bardha që Ti o Drejtësi e pambarueme, sigurisht na ke ruajtur në fund të stinave të mjerimit. Na liro nga vneri i mënisë e i smirës dhe atëherë do të ngrehemi në dritën e kohërave të reja për tu nisur me bekimin Tëndë kah vallja e agimeve fatbardha që ngjallin pranverën mbi murana të Dëshmorëve të Lirisë, sjellin hare lumnuese në prak të kasollave sot të mbytura në vaj dhe zgjojmë hymne galdimi në gojë të breznive të njoma për më të madhin lavd të Flamurit, tekembramja ngallënjyes mbi çdo hije përdhunuese”. Në deklaratën e tij me rastin e Ditës Kombëtre të Lutjeve në vitin 2015 këtu në Shtetet e Bashkuara, ish-Presidenti Barack Obama, është shprehur se, “Kur lutemi, kujtohemi se nuk jemi vetëm – dhe se shpresa jonë është një shpresë e përbashkët. Lutja na kujton të ndajmë të mirën e të keqen me njëri tjetrin, na kujton gjithashtu se të gjithë jemi bij dhe bija të Perendisë….dhe se në periudha të vështira dhe përballë sfidave që shpesh duken të papërballueshme, lutjet janë një forcë e fuqishme për paqe, drejtësi dhe për një të ardhme më të mire dhe më të ndritur….” E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
11
KULTURË
U mbajt edicioni i 27-të i manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”
Letërsia mban gjallë frymën shqipe në Malin e Zi Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi më 29-31 korrik edicionin e 27-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit. Të ftuar të edicionit të sivjetshëm ishin shkrimtarët Sabri Hamiti (Akademik) nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të cilëve iu kushtuan mbrëmje autoriale. Po ashtu u hap ekspozita e piktorit vendas Bilal Nikeziqi dhe u bë përurimi i antologjisë “Nata e poetëve”, një përzgjedhje me poezi të poetëve pjesëmarrës në këtë manifestim ndër vite. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka folur për rolin e letërsisë dhe të shkrimtarit në shoqëri sot, duke bërë një paralele me të kaluarën. Ai ka thënë se roli i shkrimtarit në shoqëri sot nuk është më ai që ka qenë në të kaluarën. “Me zërin e arsyes, shkrimtarët e mëdhenj kanë orientuar opinionin dhe masat duke u bërë shpesh vetë kurban në emër të përparimit shoqëror. Por sot, dinjiteti i shkrimtarit është nëpërkëmbur sepse disa forma tjera më ‘tërheqëse’ për masat i kanë zënë vendin letërsisë”, ka theksuar Kallaba. Ai ka thënë se pavarësisht se shkrimi është punë sizifi që nuk mund të shpaguhet me asgjë, letërsia është dashuri dhe pasion që vazhdon të tërheqë shumë njerëz në sprovën e
12
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
tyre idealiste për t’i ndryshuar gjërat. Kryetari i SHAI “Art Club” ka thënë se letërsia është pjesë e identitetit të një populli. “Shumë popuj sot i njohim përmes shkrimtarëve që kanë dhënë. Kudo ku shkojnë, ata janë ambasadorë të vendeve dhe popujve të tyre”, është shprehur ai, duke shtuar se është vështirë të ruash identitetin tënd në një vend ku je pakicë, jo vetëm në numër, dhe se “letërsia është ndër ato forma artistike që mban gjallë frymën shqipe ndër shqiptarët në Malin e Zi”.
Sistemi poetik i Sabri Hamitit
Mbrëmja e parë autoriale i është kushtuar poetit dhe studiuesit të letërsisë Sabri Hamiti. Në bisedë me moderatoren e mbrëmjes, studiuesen e letërsisë Liridona Sinishtaj, Hamiti ka treguar lidhjet e tij me Ulqinin, duke thënë se është një jetë e kaluar në Ulqin. Ai ka thënë se nuk e sheh të ndarë raportin ndërmjet tij si poet dhe profesor dhe se ato nuk e kanë penguar, por përkundrazi e kanë ndihmuar njëra-tjetrën. Sipas tij, “thelbi i artit është gjithmonë poezia” dhe se të gjitha format tjera letrare janë koncentrat i saj, rimarrje formale, konceptuale, grupim i tekstit artistik. “Unë shkruaj poezi, drama, shkruaj edhe prozë dhe studime letrare. Unë kujtoj që një esencialitet i poezisë
është kudo, pjesët tjera janë klasifikime të formave”, është shprehur Hamiti. Në pyetjen se çfarë vendi zë imazhi femëror në poezinë e tij, Hamiti ka thënë se ai është sigurisht ndër toposet qëndrore në poezinë e tij, por ndoshta edhe kryesori. Studiuesi i letërsisë, dr. Mark Marku, ka folur për përmbledhjen e fundit me poezi “Kukuta e Sokratit” në sistemin poetik të Sabri Hamitit. Duke iu referuar kritikur letrar dr. Ibrahim Rugova mbi sistemin poetik të Sabri Hamitit, Marku ka thënë se një poet krijon një sistem poetik të vetin vetëm kur ka një vetëdijësim estetik të lartë. “Me sistemin e vet, Hamiti synon të pajtojë thelbin e artit klasik me thelbin e artit modern, me simbolizmin e këndej”, ka thënë Marku. Ai ka bërë një analogji midis krijimtarisë së Ndre Mjedës, Lasgush Poradecit dhe Sabri Hamitit duke thënë se këta tre shkrimtarë kanë krijuar sistemin e vet poetik në letërsinë shqipe. “Realizimi i një sistemi poetik, rrallë herë ky i përbrendësuar në letërsinë shqipe, përveçse mendoj unë në rastin e Mjedës dhe Poradecit, është pa dyshim i lidhur me mënyrën se si e koncepton poezinë Sabri Hamiti”, ka thënë studiuesi i letërsisë. Vargje nga krijimtaria e Hamitit ka lexuar Simon Shkreli, aktor i Teatrit “Migjeni” – Shkodër.
KULTURË
Zhiti, shkrimtari i vuajtjes dhe i shpresës Mbrëmja e dytë autoriale i është kushtuar shkrimtarit Visar Zhiti, fitues i Çmimit “Dega e ullirit” për librin më të mirë për fëmijë “Të rritesh nga dashuria” në Panairin e Librit në Ulqin. Në bashkëbisedim me studiuesen e letërsisë Adriana Hoxha, ai ka folur për letërsinë e kujtesës dhe letërsinë e krijuar pas viteve ’90. Zhiti ka thënë se burgosja e tij për poezitë e shkruara ka bërë ndoshta që ai të ndërgjegjësohet më tepër që ta vazhdojë rrugën që kishte nisur dhe se tani ishte i dënuari i poezisë. Ai ka treguar për përvojën në burg, ku shkruante fshehurazi poezi. “Është një aventurë sa e tmerrshme, aq edhe e bukur, sepse këto poezi që shkruheshin, herë futeshin në kashtën e dyshekut të burgosurit, herë në opinga, në këpucë, herë nën tokë, herë ia jepnim dikujt që nuk e dinim se ku i kishte fshehur sepse po të kapeshim dënohej ndoshta më shumë ai që nuk kishte treguar”, ka thënë Zhiti. Sipas tij, duke shkruar në burg, ai kishte krijuar lirinë e tij. “Në fakt, kam zbuluar dhe formuluar më mirë më vonë, se qëllimi që unë shkoja në burg ishte tjetër gjë. Ndoshta dëshmia ishte e dyta. E para ishte që duke shkruar unë krijoja lirinë time. Në momentin që ti krijon, shkruan, nuk je më në burg. Ti ke krijuar atë që të kanë marrë lirinë. Në këtë çast mund të jesh i njëllojtë me këdo, edhe me atë që shkruante në studion e tij në Tiranë apo në studion e tij në Paris apo në Nju-Jork, apo
këtu në Ulqin. Pra, e shpika lirinë”, është shprehur Zhiti. Shkrimtari Ylljet Aliçka ka thënë se Zhiti është shkrimtari i dhembjes, i vuajtjes, por edhe i forcës së ringjalljes. “Vepra e Visar Zhitit, nëse do ta përmblidhja vërtet me një fjali, është se si në çdo vuajtje, në çdo errësirë, qoftë shpirtërore, qoftë fizike, njeriu ka forcë të mbijetojë dhe të japë atë dritën e shpresës”, është shprehur ai, duke shtuar se Visar Zhiti është një nga prijësit e letërsisë së postdiktaturës në Shqipëri që e ka ngritur letërsinë shqipe të pas komunizmit në nivel nga më të lartit krahas disa shkrimtarëve të tjerë. Aliçka ka thënë se Zhiti pati “fatin” të burgosej gjatë komunizmit dhe të vuaj për fjalën e lirë. “Visari e njohu vuajtjen dhe mund ta quash ndoshta shkrimtari i vuajtjes ose shkrimtari që diti ta kthejë vuajtjen në shpresë, në dashuri”, ka nënvizuar ai. Vargje nga krijimtaria e Zhitit ka lexuar Simon Shkreli, aktor i Teatrit “Migjeni” – Shkodër.
“Nata e poetëve”, një memorial letrar
Natën e tretë të manifestimit “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” 2019 është bërë përurimi i antologjisë “Nata e poetëve”, me poezi të poetëve pjesëmarrës në këtë manifestim ndër vite, përzgjedhjen e së cilës e ka bërë dr. Haxhi Shabani. Në vështrimin e tij mbi antologjinë “Nata e poetëve”, studiuesi i letërsisë Zija Vukaj nga Shkodra, ka thënë se ajo është në një farë kuptimi, voicesphera e disa zërave të përzgjedhur
poetikë. Ai ka thënë se duke lexuar këtë antologji, i ka bërë përshtypje pothuajse gjithçka. “Që nga vullneti për ta ngritur këtë memorial letrar, nga përzgjedhja e autorëve, nga larmia e individualiteteve, nga shumëllojshmëria tematike, nga variacionet stilistike, nga procedimet e ndryshme, nga origjinaliteti i përzgjedhjes së fuqisë transmetuese të verbit poetik ndër autorë të ndryshëm, si dhe nga bashkëjetesa brenda së njëjtës ‘çati’ letrare e krijuesve të brezave të ndryshëm, të stileve, mendësive, vendkohëve të ndryshme”, ka theksuar Vukaj. Studiuesi ka përmendur disa nga vlerat e saj. “Së pari, brenda saj janë përfshirë një pjesë shumë e mirë, madje më relevantja e autorëve të letërsisë bashkëkohore. Kjo letërsi ka filluar të plazmohet qysh në vitet ’70-të të shekullit të kaluar me emra të spikatur… Këta autorë kanë sjellë një formë modernizmi me frymë shqiptare në poezinë tonë. Dekada më vonë e deri në ditët e sotme poezia shqipe është populluar prej emrash të rinj, prej tematikash të reja, prej ritmesh e tonesh të ndryshme dhe procedimesh të larmishme artistike”, ka thënë Vukaj. Sipas tij, “një funksion i pazëvendësueshëm i kësaj antologjie dhe i librave të tjerë të ngjashëm me të, është zbulimi i zhvillimeve dhe i prirjeve të poezisë bashkëkohore. Të kuptuarit e asaj çfarë po ndodh në poezinë shqiptare, nëse vërtet po ndodh diçka që shpreh dinamikën e zhvillimit të këtij arti ndër kohëra moderne”. Përurimi është konceptuar në formë interaktive ku pjesëmarrësit kanë lexuar poezi nga antologjia. Përgjatë tri netëve, kanë shoqëruar me muzikë instrumentistët nga Shkodra, Anton Kaftalli në violinë dhe Ares Fani në kitarë. Edicioni i sivjetshëm i manifestimit letrar „Kalimera Poetike - Basri Çapriqi“ është mbajtur në kuadër të Festivalit „Skena Verore“ – Ulqin 2019 dhe është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Organizata Turistike – Ulqin, Qendra e Kulturës – Ulqin dhe disa donatorë tjerë. I. Kallaba E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
13
KULTURË
Dëshmi arkivore mb zonën kufitare Shqip (Hajrullah Hajdari, P R O NAT DYPALË S H E të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Botoi:Art Club, Ulqin, 2019)
Në këtë botim fillimisht autori trajton përcaktimin kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke filluar me Kongresin e Berlinit(1878) dhe më pas me Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1913), me ç’rast vise e vendbanime shqiptare iu dhuruan Malit të Zi. Vendimet e tilla absurde të Fuqive të Mëdha ndikuan që një numër i konsideruar i popullsisë së viseve shqiptare të mbesin jashtë shtetit amë-Shqipërisë. Një veprim i tillë ishte në kundërshtim flagrant me të drejtën etnike e historike të popullit shqiptar, ku padrejtësisht u vendos kundër vullnetit tyre. Dhe një veprim i tillë ndikoi që Shqipëria të kufizohet me popullin e vet, si asnjë shtet tjetër në Europë
Për Koha Javore:
Nail Draga
Pas dy botimëve të mëparshme “Shqiptarët në Malë të Zi nga Kongresi i Berlinit e deri në vitin 1941”(2016) dhe “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 e deri më 1915”(2018), ditë më parë Hajro Hajdari opinionit i prezantohet me botimin më të ri me titull “PRONAT DYPALËSHE të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi”, botuar nga Art Club-i, Ulqin, 2019. Nga vet titulli del se kemi të bëjmë me një temë interesante e cila deri më tash ka qenë pothuaj e panjohur për opinion e gjerë, andaj si e tillë është intriguese për lexuesit. Fjala është për pronat dypalëshe të qytetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në zonën kufitare në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Fillimisht autori trajton semantikën e terminolog-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
jisë juridike të pronave dypalëshe e cila është trajtuar pak në literaturën juridike, andaj ka mbetur në margjina të çështjeve të tilla duke dhënë informacione të mjaftueshme në aspektin terminologjik dhe atë juridik. Me themelimin e shteteve të pavaruara në shek.XIX, në Europën Juglindore, në opinion u paraqit edhe koncepti i zonave kufitare, ku përveç të ndonjë rasti të veçantë nuk ka qenë objekt i hulumtimeve dhe studimeve të ndryshme shkencore. Në këtë botim fillimisht autori trajton përcaktimin kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke filluar me Kongresin e Berlinit(1878) dhe më pas me Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1913), me ç’rast vise e vendbanime shqiptare iu dhuruan Malit të Zi. Vendimet e tilla absurde të Fuqive të Mëdha ndikuan që një numër i konsideruar i popullsisë e viseve shqiptare të mbesin jashtë shtetit amëShqipërisë. Një veprim i tillë ishte në kundërshtim flagrant me të drejtën etnike e historike të popullit shqiptar, ku padrejtësisht u vendos kundër vullnetit të tyre. Dhe një veprim i tillë, ndikoj që
Shqipëria të kufizohet me popullin e vet, si asnjë shtet tjetër në Europë. Në lidhje me këtë çështje autori ofron të dhëna me interes, në diakroni e sinkroni para Luftës së Parë Botërore, pas saj deri në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas përmbyllet me vitin 1948. Në periudhat në fjalë janë arritur marrëveshje në mes dy vendeve, ku si model pozitiv mund të shërbejë koha në mes dy luftërave botërore në mes Mbretërisë Jugosllave e asaj të Shqipërisë, ku janë miratuar marrëveshje të ndryshme të cilat ishin në favor të qarkullimit ndërkufitar të popullsisë në zonën kufitare e cila ishte kryesisht shqiptare. Fjala është për distancën 10km nga kufiri ku popullsia përkatëse në vendkalimet kufitare kalonte për të shkuar në treg, për punimin e tokave, bartjen e prodhimeve bujqësore, përdorimin e kullosave etj. Përveç vendkalimeve kufitare zyrtare kanë ekzistuar edhe vendkalime kufitare jozyrtare, që kanë të bëjnë me përdorimin sezonal, kryesisht të prodhimeve bujqësore. Kështu, nëse analizojmë vendkalimet e tilla të zonës kufitare nga liqeni i Shko-
KULTURË
bi pronat në përi-Mali i Zi drës e deri në Grykëderdhjen e Bunës, del se kanë ekzistuar 8 vendkalime të tilla, ku nga ato 4 ishin tokësore e 4 ujore. Një e dhënë e tillë dëshmon për demokracinë e ekzistuar praktike për qarkullimin ndërkufitar, e dhënë kjo e cila nuk ka ekzistuar nga viti 1948 e më pas, kur kjo zonë humbi përmbajtjen e saj, sepse kanë dominuar interesat ideologjike e jo ato kombëtare nga ana e shtetit amë-Shqipërisë, që ka pasur pasoja të mëdha për atë kohë, ku autori me të drejtë e quan “gjenocid social”. Për përgatitjen e këtij botimi autori përveç literaturës profesionale të cilën e ka konsultuar, në veçanti ka përdorur materialet arkivore nga Arkivi Qendror i Shqipërisë dhe Arkivi Shetëror i Malit të Zi, të cilat pas hulumtimit dhe përpunimit të tyre kanë ofruar të dhëna me interes, të cilat deri më tash kanë qenë të panjohura për opinionin e gjerë. Me interes janë prezantimi i materialeve të Komisioneve mikste shqiptaro-jugosllave për çështjet pronësore të cilat kanë qenë aktive deri në vitin 1948, duke përfunduar me vitin 1953. Po ashtu me vlerë të veçantë janë paraqitja e regjistrave të familjeve të shtetasve shqiptarë që kanë pronat në Jugosllavi, dhe e kundërta e shtetasve jugosllavë,
me përkatësi të kombësisë shqiptare në Shqipëri. Regjistri i tillë ka vlerë të veçantë jo vetëm sa i përkët pronësisë së tokave përkatëse, por edhe shpërndarjën territoriale të tyre nga Shtoji i Ulqinit në jug e deri në Guci e Plavë në veri përgjatë zonës kufitare në një gjatësi prej 172 km. Nga të dhënat e prezantuara del se më së shumti prona dypalëshe kanë shqiptarët nga Mali i Zi në Shqipëri, rreth 4000 ha, ndërsa më pak kanë shqiptarët nga Shqipëria në Mal të Zi, rreth 600 ha. Pasi nga viti 1948 u prishën marrëdhëniet në mes ish-Jugosllavisë e Shqipërisë për shkaqe ideologjike dhe politike, pasojat e para u hetuan në zonën kufitare, sepse u pengua qarkullimi i lirë përmes lejes së kufinit dhe shfrytëzimit të pronave dypalëshe, duke mbetur zona të izoluara, të rrezikshme dhe të papërspektivë. Madje pronat e tilla humben përmbajtjën e mëparshme sepse shumë prej tyre u shtetëzuan apo ju janë dhënë të tjerëve për shfrytëzim si kompensim për pronat e tyre në anën tjetër të kufirit. Kështu p.sh.në Anë të Malit, Krajë e gjetiu, pronat e tilla që ishin në shfrytëzim, njiheshin si “toka të Shqipnisë”, ku këtë tretman e vazhduan një
periudhë të caktuar kohore, ndërsa më vonë u regjistruan në kadastër si pronarë “legjitimë” të tyre, që ishte në kundërshtim flagrant ligjor, shtetëror dhe ndërkombëtar. Ndërsa pas vitit 1990, me miratimin e pluralizmit dhe qarkullimit të lirë të personave në mes dy vendeve, filloi interesimi për pronat legjitime në të dyja anët e kufirit. Në këtë aspekt ndonëse me një vonesë të konsideruar ekziston baza ligjore për të zhvilluar proceset e tilla gjyqësore, për t’ iu rikthyer pronat pronarëve legjitimë, por mungon marrëveshja shtetërore në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, që nuk mund të arsyetohet më asgjë, përveç me pakujdesi dhe joseriozitet profesional. Sepse pavarësisht rrethanave shoqërore, prona mbetët e shenjtë dhe si e tillë duhet t’ iu kthehet pronavëve legjitimë. Vetëm ne këtë formë të veprimit përmes gjykatave vendore, shtetëtore e madje deri tek ajo ndërkombëtare në Strasburg, do të eliminohej një padrejtësi e imponuar dekada më parë, që është në kundërshtim flagrant ndaj të drejtave legale e legjitime të qytetarëve të zonës kufitare. Andaj, duke uruar autorin, këtë botim e vlerësojmë në mënyrë të veçantë sepse është i pari me një përmbajtje të tillë, ku besoj se do të jetë një impuls pozitiv për hulumtues të tjerë që duan të merren me një çështje të tillë në zonën kufitare. Nuk ka dilemë se një çështje e tillë sa është profesionale është edhe kombëtare, sepse ka të bëjë me popullsinë shqiptare në zonën kufitare në të kaluarën e deri në ditët tona. Pikërisht duke marrë parasysh këtë çështje, duhet mbështetur të gjithë ata që do të angazhohen në studime e hulumtime të tilla në të ardhmen, duke mbetur si mision profesional dhe kombëtar, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. (Lexuar më rastin e përurimit në Ulqin, më 29.6.2019) E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
Jetëshkrimi i një mësuesi (V Ë S HTR I M P Ë R LI B R I N “U D H ËTI M N Ë KO H Ë” TË AUTO R IT ALI GJ E Ç B R ITAJ)
Në këtë vepër që mban vulën e një kohe të turbullt për arsimin dhe shkollën shqipe në trevat shqiptare në Mal të Zi, e në vendbanimet e Krajës në veçanti, si në një gjerdan me xhevahire të çmuara radhiten ngjarje dhe personalitete, veprimtari dhe ideale, qëllime dhe dëshira të shumta dhe të shumëllojshme, ashtu siç i ka ndjerë e përjetuar vetë autori i këtijë libri
Qani Osmani
Të rrallë janë njerëzit që tërë jetën ia kushtuan arsimit, që përveç gjurmëve në veprimtarinë edukativo-arsimore ndër breza, të kenë lënë edhe vepra të shkruara për punën e tyre, të bashkudhëtarëve në këtë mision të shenjtë, nxënësve të vet, e sidomos
“ 16
për ecejaket e arsimit në gjuhën amtare, në kohën dhe rrethanat kur kanë punuar e vepruar. Ali Gjeçbritaj është njëri ndër ata, që përkrah punës si mësues, pedagog, arsimtar dhe veprimtar, kurrë nuk e lëshoi pendën nga dora. Përveç veprave të shumta letrare dhe publicistike, ka lënë gjurmë të pashlyera edhe në historinë e arsimit shqip të trevës së Krajës dhe më gjërë, duke u lënë gjeneratave të reja një histori të shkruar për kohërat e bujshme të arsimit në gjuhën amtare në këto anë, veprimtarët e dalluar dhe problemet
e kohës kur punoi si mësues. Me punën e tij si edukator i shumë brezave, përmes veprimtarisë së gjerë kulturore dhe letrare, mësuesi i idealeve të mëdha Ali Gjeçbritaj ka dhënë shembullin më të mirë në rrethin ku jeton dhe punon, duke krijuar modelin si duhet të jetë mësuesi, arsimtari, pedagogu, profesori dhe në përgjithësi intelektuali shqiptar. Nevojat e popullatës në mesin e cilës jetoi dhe veproi autori i librit për të cilin bëhet fjalë në këtë vështrim, kanë qenë tepër specifike, të ndjeshme dhe të ngutshme, prandaj edhe de-
Në këtë libër, autori trajton një numër të madh temash, duke filluar me arsimin, për librat shkollorë, planet dhe programet, literaturën për një shkollë moderne dhe projektet serioze për reforma të nevojshme në arsim, edukimin e të rinjve, kulturën si dhe problemet jetësore dhe dukuritë e kësaj treve, siç janë emigrimi, papunësia, folklori, trashëgimia kulturore, ruajtja e identitetit kombëtar etj. Disa nga temat e trajtuara në këtë libër, lirisht mund të radhiten ndër perlat artistike moderne. Jo vetëm pse mund të zgjojnë emocione të veçanta tek lexuesit, por harmonia e krijuar mes formës dhe përmbajtjes së temave në këtë vepër nganjëherë të lënë pa frymë, sidomos në pjesët ku përshkruhen peripecitë e popullatës shqiptare të kësaj treve, e cila lufton me dallgët e egra të jetës, me fanatizmin dhe injorancën, vetëm për ta fituar lirinë e saj, dritën e jetës dhe emancipimit
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
“
KULTURË
tyra e mësuesit të këtyre trevave nuk ka qenë e zakonshme. Prej tij koha ka kërkuar të jetë mësues për gjithçka e kudo, në shkollë, në familje, në rrethin ku jeton e vepron, si dhe në mbarë shoqërinë, e cila kishte nevojë më tepër se për dije, më tepër se për shkollë dhe arsim, për emancipimin e përgjithshëm të saj, si nevojë dhe domosdoshmëri për shërimin e gjithë atyre plagëve shpirtërore dhe morale që u kishte lënë vragë ndër shekuj koha e sundimit nga të huajt. Nga temat që autori i trajton në këtë vepër, shihet qartë se gama e interesimeve të tij në jetë dhe punë nuk kanë qenë thjesht vetëm ushtrim i profesionit, por interesimi, preokupimi dhe angazhimi i pandalur për shtrirjen e ndikimit të vet, kudo ku populli dhe shoqëria pati më tepër nevojë. Në këtë vepër që mban vulën e një kohe të turbullt për arsimin dhe shkollën shqipe në trevat shqiptare në Mal të Zi, e në vendbanimete e Krajës në veçanti, si në një gjerdan me xhevahire të çmuara radhiten ngjarje dhe personalitete, veprimtari
dhe ideale, qëllime dhe dëshira të shumta dhe të shumëllojshme, ashtu siç i ka ndjerë e përjetuar vetë autori i këtijë libri. Libri “UDHËTIM NË KOHË” në pjesën më të madhe të tij mund të trajtohet edhe si autobiografi, por trajtimi i temave të cilat e preokupojnë autorin dhe të cilat i trajton me aq përkushtim dhe profesionalizëm, na japin të drejtën ta trajtojmë si një libër të madh të jetës, jo vetëm të autorit, por edhe të popullit mes të cilit janë zhvilluar këto ngjarje dhe kanë vepruar këto personalitete që përjetësohen nga autori i kësaj vepre. Në këtë libër, autori trajton një numër të madh temash, duke filluar me arsimin, për librat shkollore, planet dhe programet, literaturën për një shkollë moderne dhe projektet serioze për reforma të nevojshme në arsim, edukimin e të rinjve, kulturën si dhe problemet jetësore dhe dukuritë e kësaj treve siç janë emigrimi, papunësia, folklori, trashigimia kulturore, ruajtja e identitetit kombëtar etj. Disa nga temat e trajtuara në këtë libër, lirisht mund të radhiten ndër per-
lat artistike moderne. Jo vetëm pse mund të zgjojnë emocione të veçanta tek lexuesit, por harmonia e krijuar mes formës dhe përmbajtjes së temave në këtë vepër nganjëherë të lënë pa frymë, sidomos në pjesët ku përshkruhen peripecitë e popullatës shqiptare të kësaj treve, e cila lufton me dallgët e egra të jetës, me fanatizmin dhe injorancën, vetëm për ta fituar lirinë e saj, dritën e jetës dhe emancipimit. Kujtimet e autorit për veteranët e dalluar të arsimit, për nxënësit e tij të dashur, për zgjimin e dashurisë për librin, burimin më të madh të dijes dhe përparimit, po ashtu janë pjesë të cilat i japin këtij libri një peshë të veçantë, atë që mund ta ketë vetëm vepra e një autori i cili ka bashkëjetuar me librat, është edukuar dhe ka edukuar dhjetëra gjenerata me këto ideale. Kjo vepër, sa mund të jetë historike-pedagogjike, po aq është edhe letrare-artistike, ku temat e motivet e gërshetuara në një harmoni të natyrshme, veprës i japin një kuptim dhe dimension të veçantë. E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Shtëpinë e Kulturës në Ostros u përurua libri i dr. Ganimete Hoxhës “Shëndetësia në Krajë –
Monografi mbi shër shëndetësor në Kra Ostros – Salla e Shtëpisë së Kulturës në Ostros ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të pranishmit që morën pjesë të premten mbrëma në përurimin e librit “Shëndetësia në Krajë – Fillimet dhe zhvillimi” të autores Ganimete Hoxha. Libri është botuar ditë më parë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën malazeze, dhe është një monografi për shërbimin shëndetësor në Krajë, që nga fillimet e tij deri në ditët e sotme. Redaktori i librit Prof. Asoc. Dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente SHSKU në Prishtinë, ka vlerësuar se libri përbën një tekst shumë të dobishëm dhe një kryevepër për regjionin e Krajës. “Nuk është lehtë të mbledhësh fakte, ilustrime, të cilat kërkojnë angazhim dhe punë jashtë orarit të punës”, ka thënë ai, duke nënvizuar se përkundër kësaj, dr. Ganimetja ka gjetur kohë dhe ka arritur t’i mbledhë në këtë libër të gjithë mjekët dhe infermierët, të komunitetit shqiptar dhe malazez, të cilët kanë kontribuar në ofrimin e kujdesit emergjent mjekësor në trevën e Krajës. Lenjani ka thënë se me këtë libër ajo ka dhënë një shembull dhe leksion të mirë edhe për trevat tjera në Mal të Zi, por edhe në Kosovë, ku sipas tij, për shumicën e regjioneve nuk ka të dhëna të sakta se cilët janë ata kontribues në ofrimin e kujdesit emergjent mjekësor. Recensentja e librit Dr. Ana Kallamperoviq, specialiste e mjekësisë së përgjithshme, ka thënë se puna në zonën rurale të Krajës, ku dr. Ganimete Hoxha punon që 23 vite, nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë sfiduese dhe ka pasur përparësitë e veta.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
“Kur e them këtë, mendoj ndoshta edhe në përvojën personale, falë së cilës, më duket, nuk ka fshat as rrugë në komunën e Tivarit që nuk e kam njohur dhe kjo më pasuron në mënyrën e vet. Prandaj jam e sigurt se edhe Ganimetja pajtohet me këtë dhe krenohet sepse nuk ka fshat në Krajë që nuk e ka njohur, as shtëpi në Krajë ku nuk ka qenë”, ka thënë ajo në fjalën e saj. Kallamperoviq ka theksuar se puna e tillë e ka bërë më të fortë dr. Ganimete Hoxhën. “Kjo çelikosje dhe gjithanshmëria në organizimin e aktiviteteve kanë konfirmuar vlerat e dr. Ganimetes. Një pjesë të këtyre vlerave i ka paraqitur në këtë libër, i cili për brezat e rinj mund dhe duhet të jetë shembull – shembull për durimin, shembull për raportin ndaj punës, shembull i ambicies së shëndoshë”, ka thënë ajo. Recensenti tjetër i librit, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka nënvizuar se dr. Ganimete Hoxha i takon elitës së mjekëve të Ulqinit dhe Tivarit. Sipas tij, në Krajë kanë punuar shumë mjekë, “por asnjëri nuk ka lënë gjurmë aq të mëdha ashtu si doktoreshë Ganimetja”, e cila përpos punës si mjeke “ka gjetur kohë të marrë pjesë aktive në simpoziume, seminare, kongrese në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj”. Duke folur për librin, Karamanaga ka thënë se ai paraqet një kontribut për njerëzit e shëndetësisë që punën e tyre mos ta mbulojë terri i harresës. “Libri ‘Shëndetësia në Krajë’ është homazh për të gjithë punonjësit e shëndetësisë të cilët nuk jetojnë më, por që kanë mbetur në mendjen e të afërmve, kolegëve, pacientëve etj.”, ka theksuar ai. Poeti Agim Desku nga Peja ka folur për rrugëtimin e autores së librit, siç
është shprehur ai, “nga dërrasat e Teatrit ‘Osman R. Gashi’ të Klinës deri te doktoresha e Krajës”. Ai ka treguar se dr. Ganimete Hoxha si nxënëse kishte pasion recitimin dhe aktrimin, ku u shqua në role të ndryshme dhe fitoi disa çmime të para në garat e recituesve. “Ia vlen ta rikujtoj bashkëvendasen time, znj. Ganimete Hoxha, me të cilën shkelëm për herë të parë në dërrasat e Teatrit, dikur Shtëpisë së Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’, ndërsa sot Teatri ‘Osman R. Gashi’, ku krahas aktrimit këtu, edhe luanim në dramat e Gjimnazit ‘Luigj Gurakuqi’ në Klinë, ku i vijonim mësimet si nxënës të rregullt. Ganimetja ishte shumë e dashur për ansamblin ku vepronim, mirëpo edhe më e dashur për publikun kur dilte në skenë me aktruar, sepse zëri i saj tani kishte arritur të kumbonte sikur këmbanat thirrëse të ndonjë alarmi. Kjo aktore ishte shndërruar në artiste të mirëfilltë sepse rolet që iu besoheshin, i luante shpirtërisht, andaj dhe duartrokitjet e publikut ishin të përziera me lotët që rridhnin nëpër faqet e tyre”, ka thënë Desku, duke treguar se në vitin 1970-1971 Ganimete Gashi – Hoxha zuri vendin e parë në recitime në Ferizaj dhe të dytin në garat republikane në Velika Pllanë – Serbi, bashkë me Osman R. Gashin, ku ishte anëtare e SHKA “Jehona e Dukagjinit”. Autorja e librit dr. Ganimete Hoxha nuk e ka fshehur gëzimin dhe emocionet duke thënë se është kënaqësi që sheh një numër kaq të madh njerëzish në përurimin e librit të saj. Ajo ka treguar se në punën e saj si mjeke, por edhe gjatë shkrimit të librit, ka pasur përkrahjen e bashkëshortit të saj, “i cili në çdo moment kur e lija librin, më thonte: vazhdo-
KULTURË
Fillimet dhe zhvillimi”
rbimin ajë
je se mundesh, vazhdoje se e bën, vazhdoje se ke aftësi”. Hoxha ka thënë se të punosh në fshat me të vërtetë nuk është e lehtë. “Të punosh në fshat duhet të kalitesh profesionin tënd, duhet të jesh e guximshme, duhet të gjykosh drejt sa me më vendosmëri për arsye se je e vetmja. Prandaj duhet mund dhe sakrificë”, ka thënë ajo. Dr. Ganimetja ka thënë se njëri prej qëllimeve të shkrimit të librit është se ka dashur “t’i përshkruaj të gjithë ata punëtorë shëndetësorë që sot nuk janë gjallë, por kontributi i tyre
“
Redaktori i librit Prof. Asoc. Dr. Basri Lenjani ka vlerësuar se ai përbën një tekst shumë të dobishëm dhe një kryevepër për regjionin e Krajës. Ai ka thënë se me këtë libër autorja ka dhënë një shembull dhe leksion të mirë për shumicën e regjioneve ku nuk ka të dhëna të sakta se cilët janë kontribuesit në ofrimin e kujdesit emergjent mjekësor
do të mbetet thellë në memoriet tona. Ata punuan në kushte shumë të vështira, u përballën me stuhi, me vështirësi terreni, me vapë dhe me borë, me rrugë të pakalueshme dhe të gjithë u bënë profesionistë shumë të dalluar”. Në emër të botuesit, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ndërsa në emër të Shtëpisë së Shëndetit – Tivar, mr. Borisllav Llalleviq, drejtor i këtij institucioni, i cili është edhe sponsori kryesor i librit. Gjatë përurimit, i cili është moderuar
nga Ali Gjeçbritaj, mjekja e re Jasmina Gjençiqi ka lexuar një fragment nga libri, kurse dr. Zylfije Gjoni – Duraku e ka përgëzuar autoren për librin. Në fund të përurimit, autorja ka ndarë libra falas për të gjithë të pranishmit. Dr. Ganimete Hoxha është specialiste e mjekësisë së përgjithshme dhe punon mjeke në Stacionin Shëndetësor në Ostros. Ky është libri i saj i parë. Përurimi i librit u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve i. k. “Art Club”. E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë ekskluzive me pianistin e njohur shqiptaro-francez, Genc Tukiçi
Muzika për mua ësh dashuri, është çdo g Genc Tukiçi është një këngëtar, pianist dhe kompozitor i njohur shqiptaro- francez në rrafshin gjithëkombëtar dhe ndërkombëtar. Talentin për arrin muzikor e shfaqi që në ditën e fëmijërisë atëherë kur ndiqte mësimet në Operën e Tiranës dhe shumë shpejt emri i tij u bë i njohur brenda Shqipërisë dhe nëpër vende më të mëdha evropiane. Ndër vite për veprimtarinë e tij të suksesshme artistike ka performuar në sallat më të njohura të koncerteve evropiane dhe botërore. Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Koha Javore”, Tukiçi flet për dashurinë që ka ndaj muzikës si dhe për verpimtarinë e tij të pasur artistike gjatë viteve, për projektet e tij artistike aktuaale dhe për planet, koncertet që do të zhvillojë në muajin shtator në një turne në SHBA dhe Kanada. Jeton dhe vepron në Francë Koha Javore: Z. Tukiçi, emri Juaj lakohet nëpër sallat më prestigjioze të vendeve që kanë një traditë të muzikës së mirëfilltë, (muzikës klasike), si në Ballkan, Evropë, SHBA dhe gjetiu. A mund të na thoni kur e filluat rrugëtimin tuaj në artin muzikor (në cilin vit) dhe çfarë ju nxiti që t’ i hyni këtij profesioni? G. Tukiçi: Unë kam filluar të studioj muzikën që në moshën pesëvjeçare, si një ushqim i domosdoshëm, kurse për t’i hyrë këtij profesioni, unë isha i inspiruar në familje, nga babai im, Ibrahim Tukiçi dhe vëllai, David Tukiçi. Koha Javore: Cilat kanë qenë performancat tuaja të cilat mbase kanë qenë vendimtare për suksesin që arritët, duke i tejkaluar suazat e nivelit kombëtar ku u afirmuat si pianist me përmasa ndërkombëtare? G. Tukiçi: Rrugëtimi i një pianisti është shumë i gjatë, por kjo e dhënë më kthen në origjinë, kur si fëmijë kam luajtur në Operën e Tiranës. Aty filloi gjithçka..! Koha Javore: Z. Tukiçi, karrierrën Tuaj artistike e ndërtuat jashtë vendlindjes (Shqipërisë),
20
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
përse u larguat nga atdheu? G. Tukiçi: Unë nga atdheu – Shqipëria jam larg vetëm fizikishit, sepse shpirtin e kam gjithmonë shqiptar dhe karrierra është kudo e rëndësishme. Ajo nuk ka kufij, brenda apo jashtë… Koha Javore: Si këngëtar, kompozitor dhe pianist i njohur u nderuar ndër vite me shumë çmime prestigjioze. Cilat janë disa nga çmimet që ju i vlerësoni më shumë dhe ç’ rëndësi kanë ato për Ju? G. Tukiçi: Po e vërtetë. Jam nderuar me disa çmime prestigjioze, por çmimi më i bukur është ai që publiku më jep, sa herë që unë performojë, për mua është një shkëmbim emocional i jashtëzakonshëm. Koha Javore: Gjatë kësaj periudhe ishit pjesë e evenimenteve muzikore me renome evropiane dhe botërore. Cili është definicioni i formulës së suksesit që veprimtaria juaj artistike të lartësohet përkrah pianistëve më të spikatur? G. Tukiçi: Unë nuk e ndjek suksesin. Ai, ( suksesi) vjen kur jep shpirtin për të tjerët , pa pretendimin me qenë
superior ndaj një pinisti tjetër, por me pretendimin modest për të qenë më i mirë se vetëvetja… Koha Javore: Cilat kanë qenë bashkëpunimet tuaja më të frytshme, qoftë me artistë shqiptarë apo të huaj? G. Tukiçi: Bashkëpunimet e mia me artistë janë të pafundme, por do të veçoja bashkëpunimin me David Tukiçin dhe me Inva Mulën, si bashkëpunime të jashtëzakonshme. Koha Javore: Si e shikoni sot muzikën klasike në Shqipëri dhe Kosovë, sa ka avancuar ajo dhe sa japin mundësi vendet e Ballkanit që të ndërtohet një karrierrë e sukseshme në këtë art? G. Tukiçi: Nuk e njoh mirë krijimtarinë muzikore aktuale, ndërsa njoh instrumentistë dhe këngëtarë të kalibrit botëror. Kur don që të bësh diçka me shpirt, e bën kudo... Koha Javore: Cfarë është muzika për ju dhe cilat vepra u impresionojnë më shumë teksa luani në piano? G. Tukiçi: Muzika për mua është dashuri, është çdo gjë… Dhe më im-
INTERVISTË
htë gjë… presionon çdo muzikë që luaj, përdryshe nuk do të luaja… Koha Javore: Cili ka qenë momenti juaj më i bukur dhe më mbresëlënës i cili ju ka bërë të ndjeheni krenar për arritjet tuaja në muzikën klasike? G. Tukiçi: Momentin më të bukur do ta veçoja atë kur unë e shoqeroja në piano babain tim Ibrahim Tukiçin. Këtë moment e ëndërroja që në fëmijëri. Ai ishte në gjigant. Koha Javore: Sa mendoni se është e popullarizuar muzika që ju krijoni dhe e kultivoni? G. Tukiçi: Nuk jam preokupuar që ta popullarizoj muzikën time, ajo bëhet vetvetiu përgjatë aktivitetit koncertal....E ndjej veten shumë të ri në zanat, për momentin dëshiroj të luaj sa më shumë … Më vonë ndoshta, do t’i dedikohem difuzimit të muzikës që bëj. Koha Javore: Prej shumë vitesh jetoni dhe veproni në Francë. Po me Shqipërinë çfarë lidhjesh keni? G. Tukiçi: Unë dhe Shqipëria jemi një, kudo që jam… Koha Javore: Para pak ditësh ishit i pranishëm në Tuz, në koncertin kushtuar piktorit të madh, Gjelosh Gjokaj, ndërsa disa muaj më heret edhe në qytetin e Ulqinit. Cilat janë përshtypjet tuaja nga këto dy vende të cilat e mirëpritën me shumë entuziazëm performancën tuaj? G. Tukiçi: Në Ulqin dhe në Tuz publiku na hapi shpirtin dhe zemrën.... Isha fatlum të performoja në evenimentin kushtuar një piktori të madh si Gjelosh Gjokaj. Janë momente të paharruara dhe emocione shumë të
veçanta.
ikës.
Koha Javore: Me cfarë projektesh dhe angazhimesh po merreni aktualisht si pianist dhe cilat janë planet më të afërta? G. Tukiçi: Unë shkruaj muzikë, do të marr pjesë në miksfestival në Korçë, në festivalin e Ohrit dhe ne festivalin e mikut Florian Vlashi në Durrës...Në shtator kam nderin të jem pranë dy artistevë të medhenj, Inva Mula dhe Olen Çezari për një turne në Canada dhe në Shtete të Bashkuara të Amer-
Koha Javore: Z. Tukiçi, ishte kënaqësi të zhvillonim bashkë këtë intervistë. Faleminderit për kohën që rezervuat për lexuesit e gazetës “Koha Javore” dhe suksese të mëtejshme në karrierrën Tuaj të ndritur artistike! G. Tukiçi: I falenderoj nga zemra lexuesit e gazetës “Koha Javore” si dhe Toni Ujkajn, gazetar profesionist, elegant dhe zotëri… Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
21
PANORAMË
“Sunny Hill Festival” Prishtina që po dëgj
Jo pak të rinj shihen nëpër rrugët e Prishtinës me shiritat ngjyrë rozë në kyçet e duarve. Ata janë të parët që japin imazhin e “Sunny Hill Festivalit”. Me rënien e muzgut, shpeshtohen, tek ia mësyjnë edhe në këmbë rrugës “Nazim Gafurri”, që çon drejt parkut të “Gërmisë”. Aty, që në hyrje janë mijëra veta që presin jo perëndimin e diellit, por shfaqjen e yjeve të muzikës. Një “pelegrinazh” i tillë ka nisur qysh të premten, me edicionin e dytë të festivalit. Paraditen e asaj dite në skenën e parkut që shtrihet në 41 hektarë, ajo po bënte provat e fundit krejt
22
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
e qetë dhe pa sforcime. E veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër të bardhë, 26-vjeçar-
“
ja nga Tennessee po këndonte këngën e Led Zeppelinit, “Black Dog” dhe hitin e saj më të ri, “The
“E nderuar që do të luaj sonte në ‘Sunny Hill Festival’ dhe do të marr pjesë në një party me mikeshën time, Dua Lipa. Përpara Kosovë!”, kishte shkruar Cyrus në “Instagram” pak orë para se të ngjitej në skenë. Cyrus ka pushtuar titujt e medieve botërore me performancën e saj në Prishtinë, pasi që e njëjta pritej të merrte pjesë edhe në 50-vjetorin e Festivalit të Woodstockut, por që ishte anuluar ditë më parë
PANORAMË
”, zëri nga johet në botë
Most”. Gati 12 orë më vonë, dhjetë minuta pas mesnatës, paraqitja impresive e saj ka qenë momenti kulmor i natës së parë të “Sunny Hillit”. Ashtu sikur hiti i saj “Wrecking ball” i realizuar gjashtë vjet më parë, e gjithë paraqitja e saj me një repertor prej 13 këngësh për thuajse dyzet minuta u shoqëruame këndimin e përbashkët të publikut që dinte përmendsh të gjitha tekstet e këngëtares amerikane. Një atmosferë e tillë s’ka munguar as në natën e dytë me rap-artistin shqiptaro-amerikan Gashi. Cyrus energjike, “E nderuar që do
të luaj sonte në ‘Sunny Hill Festival’ dhe do të marr pjesë në një party me mikeshën time, Dua Lipa. Përpara Kosovë!”, kishte shkruar Cyrus në “Instagram” pak orë para se të ngjitej në skenë. Cyrus ka pushtuar titujt e medieve botërore me performancën e saj në Prishtinë, pasi që e njëjta pritej të merrte pjesë edhe në 50-vjetorin e Festivalit të Woodstockut, por që ishte anuluar ditë më parë. Një moment i veçantë, që ka ndezur publikun në “Gërmi”, ishte interpretimi i hitit ikonik të Dolly Partonit “Jolene”, të cilën këngë Cyrus
e kishte interpretuar edhe sivjet në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Grammy” në Staples Center. “Më duket që jam e para artiste ndërkombëtare që vij këtu. Njerëzit këtu janë të mrekullueshëm. Ne kemi një gjë të përbashkët: të gjithë e duam muzikën”, i është drejtuar Cyrus publikut. Ka kënduar edhe hitet e tjera të saj si “We Can’t Stop”, “Party in the U.S.A”, “Nothing breaks like a heart” dhe “Can’t Be Tamed”. Publiku ia ka dëshmuar se ka pasur të drejtë se “të gjithë e duan muzikën”...
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
Në Vuthaj u mbajt manifestimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”
Manifestim gjithëpër i vizioneve kombëta Vuthaj – Në Vuthaj të Komunës së Gucisë, të enjten, më 1 gusht, u mbajt manifestimi tradicional mbarëkombëtar “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2019”, i 22-ti me radhë. Dita me mot të bukur ka mundësuar që në nënqiellin e hapur, skaj bregut të djathtë të lumit Gërla, përballë Alpeve Shqiptare, të tubohen disa mijëra qytetarë nga Vuthajt, Gucia e Plava me rrethinë, Malësia e Madhe, Ulqini, Tivari e Rozhaja, nga viset e ndryshme të Kosovës e Shqipërisë, nga Maqedonia e Veriut etj., si dhe shumë bashkëvendas në Diasporë, të cilët pushimet verore kanë ardhur t’i kalojnë në vendlindje. Ata përjetuan çaste të këndshme pushimi dhe argëtimi në programin e begatë të gërshetuar me pika të larmishme artistike, muzikore dhe sportive, në kuadër të së cilit këtë vit u mbajt edhe Festivali Folklorik Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, i katërti me radhë, me kohëzgjatje njëditore, që ka filluar në orët e mesditës dhe ka vazhduar deri në orët e para të mbrëmjes, në atmosferë vërtet solemne dhe festive. Me sloganin “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2019”, nën valëvitjen e flamujve kuq e zi me shkabën dykrenare, manifestimin e kanë hapur dy anëtaret e Këshillit organizativ të Shoqatës “Alpet Shqiptare”, vashëzat simpatike Arbërore dhe Rilinda Gjonbalaj, të cilat kanë udhëhequr programin, kanë performuar në programin e SHKA “Maja e Karajfilit”, anëtare të së cilës janë, dhe kanë përshëndetur mysafirët e pranishëm nga trojet shqiptare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Sanxhaku i Pazarit të Ri (Novi Pazarit) dhe Mali i Zi, ndër të cilët kanë veçuar: kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, këshilltarin e Presidentit
24
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
të Republikës së Shqipërisë, Flamur Gashi, këshilltarin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Ismail Syla, veprimtarin për çështje kombëtare dhe ish të burgosurin politik, Bajrush Xhemajli, vëllain e dy dëshmorëve të rënë në Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësin e UÇK-së, Fadil Fazliu, ministrin e Arsimit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi dhe deputetin e vetëm të partive shqiptare, Genci Nimanbegu, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësuesin e boshnjakëve nga Sanxhaku, Sulejman Uglanin, dhe shumë personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore, shoqërore, shkencore, fetare dhe sportive, si dhe të gjithë të pranishmit tjerë. Veprimtari i njohur nga Vuthajt, Tahir Gjonbalaj, e shpalli të hapur manifestimin, dhe në emër të organizatorit të tij, në fjalën e rastit, i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të pranishëm nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora, e në veçanti, mirëseardhje të sinqertë dhe të përzemërt i uroi kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, si dhe të pranishmëve të tjerë, duke përkujtuar se ky manifestim organizohet që nga viti 1997. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur se është i lumtur që ndodhet në Plavë dhe Guci. “Faleminderit shumë shqiptarë kudo që jeni. Gjithmonë bëhuni bashkë. Kemi qenë bashkë edhe kur ka qenë më së rëndi e vështiri, edhe në 81-tën edhe në 89-tën, 91-tën edhe 97-tën, 98-tën e 99-tën. Falënderoj të gjithë shqiptarët në Mal të Zi për sakrificën,
për dëshmorët, heronjtë të cilët i kanë dhënë për lirinë dhe shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Falënderoj Diasporën për përkrahjen që i kanë dhënë pa rezervë dhe fuqishëm luftës sonë të shenjtë, UÇK-së dhe shtetit tonë. Falënderoj çdo familje në Mal të Zi kudo që janë, për ndihmesën që u kanë dhënë vëllezërve tuaj gjatë viteve 1998-1999 si refugjatë. Shteti i Kosovës, Republika e Kosovës, është edhe shtet i juaji, shtet i shqiptarëve, është shtet i tolerancës, është shtet i paqes. Do të japë vlerë për shërbimin dhe respektin e përkujdesjen tuaj. Ne jemi të gatshëm të marrim secili përgjegjësinë e cila na takon si shtet për bashkombasit tonë shqiptarë në Republikën e Malit të Zi”, është shprehur ai. Në vazhdim Veseli ka përkujtuar se “librat për shkolla, për edukim dhe integrim janë dëshmi e kontributit tonë për avancimin e arsimit shqip në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Ne kërkojmë që edhe më shumë shqiptarët në Mal të Zi, në shtetin e tyre, të integrohen në institucionet shtetërore. Keni mundësi, por edhe hapësirë që përmes potencialeve tuaja të jashtëzakonshme të integroheni edhe në ndërmarrësi. Ne do të
KULTURË
rfshirës “ are bëjmë çdo gjë që është e mundur që t’i çajmë këto male të larta, të cilat na ndajnë, që Plavën e Gucinë, në mënyrë të veçantë, shqiptarët e Malit të Zi t’i bëjmë më afër Kosovës. Ne do të hapim tunelin, në qoftë se Qeveria e Malit të Zi e bën pjesën e vet, u japim fjalën si Qeveri e Republikës së Kosovës”. Me fjalë rasti, të pranishmit i përshëndetën edhe: këshilltari i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Flamur Gashi, këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Ismail Syla, veprimtari për çështje kombëtare dhe i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli, ministri i Arsimit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, dhe përfaqësuesi i boshnjakëve nga Sanxhaku, Sylejman Uglanin, i cili prononcimin e vet e bëri në gjuhën shqipe. Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Ismail Syla, në fjalën e vet të rastit, të pranishmit i njoftoi se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në bazë të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore, ka marrë vendimin që Shoqata “Alpet Shqiptare”, si organizuese e këtij
Në kuadër të manifestimit të sivjetmë është mbajtur edhe Festivali Folklorik Shqiptar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, në të cilin programet e veta, të gërshetuara me këngë dhe valle burimore e autoktone të vendeve që i përfaqësojnë, në garë kanë marrë pjesë: Grupi polifonik muzikor “Himara” nga Shqipëria, SHKA “Koha” nga Dinosha, SHKA nikoqire “Maja e Karajfilit”, SHKA “Drita e Derventit” nga Saraji i Shkupit, dhe SHKA “Jehona e Kelmendit” nga Malësia e Madhe
manifestimi, të dekorohet me medaljen presidenciale më të lartë në fushën e kulturës “Medalja Presidenciale e Meritave”, të cilën kryeparlamentari Veseli ia dorëzoi përfaqësuesit të shoqatës në fjalë. Këshilli organizativ i Shoqatës “Alpet Shqiptare” me dekoratën “Krenaria e Alpeve Shqiptare” nderoi kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e BDI-së së Maqdonisë së Veriut, Ali Ahmeti, veprimtarin për çështje kombëtare, Fadil Fazliu, dhe këshilltarin e Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Flamur Gashi. Presidenti i Unionit Artistik të Shqiptarëve, Azgan Haklaj, i ndau dekoratën me titull “Misionare e kombit” SHKA “Maja e Karajfilit”, për kontributin e dhënë në përgatitjen dhe organizimin e këtij manifestimi, e cila iu dorëzua kryetarit të kësaj SHKA-je, Gani Kukaj. Në kuadër të manifestimit të sivjetmë është mbajtur edhe Festivali Folklorik Shqiptar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, në të cilin programet e veta, të gërshetuara me këngë dhe valle burimore e autoktone të vendeve që i përfaqësojnë, në garë kanë marrë pjesë: Grupi polifonik muzikor “Himara” nga Shqipëria, SHKA “Koha” nga Dinosha, SHKA nikoqire “Maja e Karajfilit”, SHKA “Drita e Derventit” nga Saraji i Shkupit, dhe SHKA “Jehona e Kelmendit” nga Malësia e Madhe, prezantimin e të cilave i përcolli dhe i vlerësoi juria tre anëtarëshe: Azgan Haklaj, mjeshtër i madh dhe president i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar, Dilaver Kryeziu, profesor e koreograf, dhe Mirjeta Gjonbalaj, aktiviste e SHKA “Maja e Karajfilit”. Juria ndau këto çmime:
Këngëtari më i mirë i festivalit u shpall Luigj Gjergaj nga SHKA “Jehona e Kelmendit”, Valltari më i mirë i festivalit u shpall Jusuf Neziri nga SHKA “Drita e Derventit” - Saraj (Shkup), Veshja më autentike dhe paraqitja më artistike u shpall ajo e Grupit Polifonik “Himara” nga Shqipëria, Ansambli më i mirë i Festivalit u shpall “Koha” nga Dinosha, dhe Çmini Special i Festivalit iu nda SHKA “Drita e Derventit” - Saraj (Shkup). Të pranishmit në manifestim, me performancat nga repertori i begatë i tyre muzikor i argëtuan edhe këngëtarët e mirënjohur: Marije Lajçaj e Shtjefen Ujkaj dhe rapsodi Gjon Frroku. Manifestimin e kanë bërë madhështor edhe pikat e programit sportiv, në disiplina të ndryshme garuese, ku janë kyçur shumë të rinj, ndër të cilët janë veçuar: Hedhja e gjyles nga krahu, ku vendin e parë ndër 10 garues e zuri fituesi i vitit të kaluar, i riu nga Vuthajt, Besfort Dedushaj, të cilit i është ndarë kupa dhe shpërblimi prej 50 eurosh; vrapimi i kuajve, ku këtë vit pa konkurrencë në cak arriti i pari kali i vetëm në vrapim, kali i të riut nga Bijello Pola, Suad Hot, të cilin e vrapoi ish-pronari i tij, i riu nga Hoti i Plavës, Rusmir Hysenaj, të cilit iu nda kupa dhe 100 euro; si dhe finalja e turneut në futboll të vogël, ku me rezultat 2:1 ngadhënjeu ekipi “Malësori” ndaj ekipit “Selca”, të cilit i takoi kupa dhe shpërblimi në të holla. Sponsor të këtij manifestimi, pos Shoqatës “Alpet Shqiptare”, janë edhe ca vendas nga Diaspora, të cilët shprehën gatishmërinë për mbështetjen dhe përkrahjen e këtij manifestimi me vizione përmbajtësore, vërtet madhështor me vlerë të lartë kombëtare. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi përmbledhjen me poezi “Vrapo pas diellit” të Kaltrina Hotit
Arti si mision jetësor
(Kaltrina Hoti, ”Vrapo pas diellit”, poezi, “Toena”, Tiranë, 2019)
Binak Ulaj
Kaltrina Hotin, autoren e librit “Vrapo pas dellit”, të cilin po e përurojmë sot, për herë të parë e kam takuar para dy muajsh. Ishte e interesuar mos rastësisht kam lexuar, apo e kam hasur emrin e gjyshit të saj, Shar Ibrës Haxhaj, në ndonjë dokument me emrat e mijëra e mijëra luftëtarëve shqiptarë, të cilët i kishte burgosur OZNA famëkeqe e Beogradit, menjëherë pas ripushtimit të gati gjysmës së trojeve shqiptare, që nga viti 1944 e më pas, dhe i kishte dërguar në kampin famëkeq të Goli Otokut dhe në burgje tjera, ku kishin vdekur nga torturat, sëmundjet, plakja e përshpejtuar, pa i njoftuar të afërmit asnjëherë se ku e kanë varrin. Gjatë bisedës, Kaltrina do të më tregojë se ajo, përfundimisht, kishte vendosur të kthehej nga SHBA-të dhe të jetojë në atdhe, jo në Prishtinë ku ishte rritur e shkolluar, por në vatrën stërgjyshore, në Hotin historik, me qëllim që t’i kushtohet artit, kryesisht atij figurativ, por edhe artit letrar, si plotësim i amanetit të të parëve të këtij trualli, gjë që më kishte befasuar këndshëm. Me atë rast nuk kishte si të mos vlerësoja se një vendim dhe mision të tillë e marrin vetëm ata që dashurinë për artin e bartin me vete ngado që shkojnë, ata që kanë besim në dhuntitë
26
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
e veta krijuese, ata që artin e kanë në shpirt dhe jetojnë për të bërë art. Këtë bindje do të ma forcojë edhe më vlerësimi që i ishte bërë ekspozitës së pikturave të saj në Prishtinë, të hapur kohë më parë, por edhe leximi i librit “Vrapo pas diellit”, botuar nga Shtëpia Botuese prestigjioze “Toena” e Tiranës, të cilin ma kishte dhuruar me përkushtim. Për këto arsye, por edhe i gëzuar nga fakti se krijuesve të artit nga ky truall po i shtohet edhe një emër i ri premtues, kishte bërë ta ndieja si obligim moral, por dhe nder ta përgatisja këtë fjalë rasti, në shenjë përkrahjeje e miqësie të pakushtëzuar. Libri “Vrapo pas diellit” hapet me dy poezi, që janë si prolog. Poezia e parë me titull “Gjyshit tim”, i kushtohet Shar Ibrës, gjyshit të autores, si përfaqësues i breznive të së shkuarës, që kanë mbijetuar falë rezistencës së vazhdueshme dhe mposhtjes së frikës ndaj dhunëtarëve të lirisë, që autorja e thotë bukur me një shprehje aforistike: Atëherë kur frika vdes Guximi mbijeton Poezia e dytë me titull “Vrapo pas diellit”, i kushtohet Shar Ibrës së Hotit, por tani atij të sotëm, si trashëgimtar e vazhdues i breznive. Vetë titulli “Vrapo pas diellit” është një metaforë e bukur poetike. Dielli, të cilin e gjejmë të vizatuar që nga kohët e lashta në shpella e më pas të gdhendur në djepat e foshnjave e gjetiu, simbolizon dritën, jetën, energjinë e pashtershme... Kjo poezi na del si testament drejtuar njeriut të kohës sonë, por edhe atij të kohës së ardhshme. Këtu folja vrapo nënkupton jo nxitimin, por ecjen drejt lir-
isë, pa u ndalur, sepse liria nuk është diç e dhënë njëherë e përgjithmonë. Pjesa tjetër e poezive është e ndarë në tri cikle, të titulluara “Dashuria fjalë që nuk thuhet”, “Mollë e kuqe” dhe “Jam zog i lirë”. Këto poezi kanë tema e motive të frymëzuara nga përjetimet e sprovat e autores gjatë rrugëtimit të saj në jetë. Poezitë e ciklit të parë, që numerikisht janë më të shumta, i kushtohen dashurisë, kësaj ndjenje të përjetshme që ka lënë mbresa të thella edhe në shpirtin e autores. Me një gjuhë të bukur poetike autorja shpalos shpirtin e saj të dashuruar: Dua të shndërrohem në pikë shiu, Që të zhdukem në lëkurën tënde E pastaj të ringjallem në avullin e frymës, Në buzët e tua të mbetem përgjithmonë. Duke njohur mirë teknikën e artit figurativ, Kaltrina Hoti me kombinimin e vargjeve të përzgjedhura krijon tablo të bukura poetike: Nëpër net pa ëndrra Simfonia e zogjve Ngushëllohem, Në faqen time shkruaj mallin, Në frymë kërkoj qetësinë Hap dritaren Që era e malit të gjejë prehje Në mallin tim. Subjekti lirik e do jetën, ndaj gjakon një dashuri të sinqertë, që i jep kuptim jetës dhe e përplotëson atë, por mbetja pezull e saj, e shqetëson deri në mohim: Ç’rëndësi ka dashuria, Kur urrejtja rrjedh nga ajo? Autorja nuk bie shpirtërisht nga zhgënjimet që pëson, por si njeri me përvojë jetësore gjykon zgjuar, e dëgjon zërin e mendjes e jo të zemrës, e bindur se
KULTURË kishte jetuar në kohë gënjeshtrash e, në kohë të tilla, fjala mbetet vetëm fjalë, ndaj kuptimin e humbë edhe fjala dashuri: Ikja e errësirës Më kujton kush jam, Shpirti i rrethuar me re të bardha Pëshpëritë... Dashuria Fjalë që nuk thuhet. Poezitë e këtij libri nuk janë shpërthim i ndjenjave të një çasti të përjetuar aty për aty, nuk janë shprehje e ndjenjave të moshës së vrullit rinor, por ndjenja të rimenduara e të analizuara thellë prej nga autorja nxjerr mësimin e jetës se e vetmja rrugë është t’i kthehet vetvetes, si mesazh drejtuar edhe lexuesit, gjë që dëshmon për pjekurinë e mendimit dhe të frymëzimit poetik: Një ditë do ta kuptosh, Të duhet vetja dhe askush tjetër, Mos u frikëso të jesh ti... Cikli i dytë titullohet “Mollë e kuqe”. Tematika e poezive të këtij cikli është e lidhur me dukuri dhe fenomene të jetës sonë shoqërore, me shpërnguljen dhe pasojat e saj, me tjetërsimin e individit, por edhe të kolektivit, dhe me çështje të lidhura pandashëm nga jeta personale e autores. Me këtë rast do të flas shkurtimisht për temën e mërgimit dhe atë të tjetërsimit (Jam i bindur se ndaj gëzimin me ju që këto ditë do të fillojë xhirimi i filmit “The Stroke” që ka për temë mërgimin, i regjisorit të njohur Isa Qosja, emër ky i njohur edhe në kinematografinë botërore). Siç dihet, përpara banorët e trojeve shqiptare etnike dhe historike, të okupuara dhe të riokupuara, janë shpërngulur për të shpëtuar kryet, janë shpërngulur nga dhuna e represioni, por sot migrimi, veçmas i të rinjve, ka marrë përmasa shqetësuese sa rrezikon forcën biologjike të qenies sonë kombëtare, mjerisht në të dy krahët e atdheut. Kjo dukuri është preokupim mendor dhe shpirtëror i poetes Kaltrina Hoti. Molla, siç dihet, është simboli më i përhapur në të gjitha kulturat, pra edhe në artin tonë letrar e figurativ, por edhe në kulturën tonë popullore. Le të kujtojmë me këtë rast vënien e mollës në maje të shtizës së bajrakut kur merrej nusja. Molla simbolizon shëndetin, dashurinë, bukurinë... Por vënia e titullit “Mollë e kuqe” poezive që i kushtohet dashurisë ndaj atdheut, mërgimit, tjetërsimit të individit e kolektivit, s’ka si të mos na i përkujtojë dy fshatra që kanë po këtë emër - njëri që shënon kufirin
më verior të trojeve shqiptare e që gjendet në Nish, dhe tjetri që shënon kufirin më jugor, që tani gjendet në Greqi, por me emër tjetër. Ndonëse poezitë e këtij cikli nuk i kushtohen tkurrjes gjeografike të atdheut, ato bëjnë aluzion te tkurrja numerike e, me këtë, edhe biologjike e shqiptarëve. Kjo tkurrje është pasojë e mërgimit, e tjetërsimit të individit, por edhe të kolektivit, dhe e humbjes së identitet kombëtar. Dëshmitare e drejtpërdrejtë e këtyre rrjedhave, autorja me një gjuhë të çiltër flet për pasojat që sjell mërgimi, përkatësisht tjetërsimi i bashkatdhetarit mërgimtar, i cili më në fund lë vetëm hijen në mërgim: Atdheut i themi Atje Ngulimeve të reja U themi atdhe, Derisa bredhim metropoleve Lëmë pas Vetëm hijen. E brengosur për pasojat e tilla, autorja, ngjashëm me poetët tanë të Rilindjes Kombëtare dhe të periudhave të mëvonshme, shpërthen plot shqetësim: O ku jeni burra? Pas jush gjithë këto vite E mbajtëm peshën e këmbës së huaj, A thua I shitëm gurët me emrat tanë. Tjetërsimi, humbja e identitetit kombëtar, nuk ndodh vetëm në mërgim, ka ndodhur edhe brenda atdheut, kryesisht për t’i shpëtuar dhunës së institucionalizuar shtetërore. Të përmendim me këtë rast malazezizimin, boshnjakizimin dhe turqizimin e shqiptarëve. Por, sot po ndodhë një tjetërsim i veçantë, një metamorfozë, siç do ta quante Kafka. Dihet si na është imponuar myslimanizmi, por duke e praktikuar për një periudhë të gjatë kohore, kemi krijuar një identitet tonin fetar mysliman. Ndaj bindja, sjellja, gjuha dhe veshja sipas një tradite të huaj, krijon një kontrast me përbërjen etnike të atdheut tonë. Një dukuri e tillë, që si duket s’ka të ndalur, bën që poetja të shpërthejë me një sarkazëm të papërmbajtur: Ti, Që mbulohesh me petkun e katilit, Na flet me gjuhën e arabit, Përshëndet në gjuhën sllave Mos ma trazo agimin e diellit, Dua të zgjohem me këngën e bilbilit, Jo me krrokamat e tua neveritëse Pranë pragut tim fluturon shqiponja. Vargu i fundit i kësaj poezie shpërfaqë përbërjen etnike të mjedisit të heroit lir-
ik. Ndër poezitë më të bukura të këtij libri është poezia “Vaji i babit”, kushtuar vdekjes së parakohshme të babait të autores. Është kjo një poezi ku toka, që simbolizon atdheun, i drejtohet birit të saj për të cilin vajton ngase s’mund ta zgjojë: Toka të kishte puthur, Vajtonte për ty, Para kohe të mbështolli me rrënjët e saj, Frymën e fundit në ëndërr ta shndërroi, Fli foshnja ime! Të gjeta! Por nuk mund të të zgjoj. Siç e ceka më lart, cikli i tretë titullohet “Zog i lirë”. Tani subjekti lirik, i kthyer në atdhe, ndonëse me plagë në trup dhe shpirt, ndihet si zog i lirë për të vazhduar rrugëtimin jetësor: Në sytë e mi edhe një pikturë Ka mbetur e pa pikturuar Jam zog i lirë në qiellin tim. Janë këto vargje që shprehin gëzimin e autores për kthimin në atdhe, si ngadhënjim ndaj së shkuarës, shprehin vetëbesimin dhe optimizmin e saj për të vazhduar jetën. Libri “Vrapo pas diellit” është një jetëshkrim poetik i autores. Shumica e poezive janë të shkurtra, por me përmbajtje aforistike dhe ide që nxisin lexuesin të mendojë e përsiatë për kuptimin e tyre. Figuracionin poetik të librit “Vrapo pas diellit” e përbëjnë metaforat e bukura, poetike, si: u mësova të qaj pa lot, terri i dhembjes, vendnumëroj zhgënjimin, qielli u zemërua, aty zgjohet dielli, kohë e çmendur, natë e verbër, pastaj simbolet dielli, toka, drita, terri, rrënja. Autorja e këtij libri nuk preokupohet me skemat e teorive letrare, ndaj përvojën e gjatë në artin e pikturës e bartë edhe në poezi. Njësoj si në pikturë ku me një vijë apo pikë të bërë me penel, piktorja e përplotëson përmbajtjen, ashtu vepron edhe në poezi, të cilave, me një varg të ri, apo thyerje të ritmit, i shndërron në mozaik të bukur letrar, karakteristikë kjo e poezive të saj. Me këtë autorja dëshmon se është në rrugën e duhur drejt krijimit të identitet të vet të veçantë edhe në artin letrar. Ndaj, autores së librit ”Vrapo pas diellit” i urojmë shëndet të plotë, sukses në përmbushjen e misionit të saj artistik, me dëshirë që të na dhurojë edhe vepra tjera edhe më të bukura të artit figurativ dhe atij poetik. (Fjala e rastit në përurimin e librit “Vrapo pas Diellit” dhe të Bibliotekës së Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, më 31 gusht 2019) E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
27
MOZAIK
Në fshatin Vuthaj të Gucisë
U përurua biblioteka e Shtëpisë së Kulturës “Vuthajt e kanë merituar t’u krijohet Shtëpia e Kulturës dhe të hapet biblioteka, edhe me të kaluarën e tyre, me historinë e tyre. Ne kemi pak libra për Vuthajt, shpresojmë se do të shkruhen, por Vuthajt kanë një histori të jashtëzakonshme”, ka thënë ndër të tjera Akademiku Rexhep Qosja. Vuthaj – E mërkura, dita e fundit e muajit korrik, për Vuthajt, gjegjësisht për vuthjanët dhe vuthjanet, por edhe për të tjerët, ishte ditë diç më e veçantë prej ditëve të tjera. Pikërisht, në këtë ditë të bukur me diell, në lokalet e Shtëpisë së Kulturës u organizua akademi solemne kushtuar përurimit të bibliotekës së saj, ku ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm banorësh vuthjanë vendorë, por edhe shumë të tjerë nga Diaspora, qytetarë nga vendbanimet me popullatë shqiptare të komunave Plavë e Guci, si dhe shumë mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria. Veprimtari i mirënjohur vuthjan i çështjes kombëtare, prof. Binak Ulaj, i njoftoi të pranishmit me konceptin e akademisë solemne të përurimit të bibliotekës së fshatit në Shtëpinë e Kulturës. Në fjalën e tij, ai ka thënë se është kënaqësi që jemi bashkë sot këtu dhe që ndajmë gëzimin me ju në këtë manifestim kushtuar përurimit të bibliotekës të Shtëpisë së Kulturës. “Këtë manifestim e madhëron edhe pjesëmarrja e profesorit, akademikut
28
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
tonë të njohur Rexhep Qosjes, vepra jetësore e të cilit është udhërrëfyese për të gjithë ne dhe të gjithë ata të cilët e duan atdheun e lirë dhe të përparuar. Me ne janë edhe vëllezërit e tij, profesori Halil Qosja dhe regjisori i mirënjohur dhe i famshëm shqiptar, Isa Qosja. Këtu na nderojnë edhe vëllezërit Bojaj, na nderon Fatmir Arifi, e në mënyrë të veçantë na nderon edhe babai i dy dëshmorëve të lirisë së paplotësuar, Arbnorit dhe Astritit, Avni Dehari, që vjen nga Kumanova”, është shprehur Ulaj. Ai i ka njoftuar të pranishmit se janë lajmëruar plot njerëz që do të dhurojnë libra dhe se ajo do të begatohet. “Tani për tani, kemi mbledhur vetëm pak, por shpresoj se do mblidhen se ka vullnetarë që do japin shumë. Do të caktohet një orar, një herë në 2-3 javë, kur të interesuarit do të vijnë të marrin libra dhe t’i kthejnë ato që i kanë marrë”, ka theksuar Ulaj. Pas aktit solemn të prerjes së shiritit të hapjes së bibliotekës, akademiku Rexhep Qosja, në fjalën e rastit u shpreh se ne sot këtu përurojmë bibliotekën e
Shtëpisë së Kulturës së Vuthajve, bibliotekën e Vuthajve. “Ky është një manifestim i rëndësishëm dhe të gjithë ata që kanë ardhur sot këtu e kanë treguar një cilësi, një përkushtim të rëndësishëm, një përkushtim ndaj kulturës, Shtëpisë së Kulturës, një përkushtim të rëndësishëm ndaj bibliotekës. Bibliotekat dhe ato që janë në to librat, përfaqësojnë institucion shumë të rëndësishëm në krejt botën. Bota ka përparuar, ka ardhur ku është sot, në saje të bibliotekave dhe librave. Njerëzit para 3000 vjetësh, 2500 vjetësh, 2000 vjetësh, 1000 vjetësh, kanë shkruar në materiale të ndryshme për të bërë libra, për të bërë nesër biblioteka prej atyre librave, kanë shkruar në tulla të dheut, kanë shkruar në lëkura, kanë shkruar në dhe, kanë shkruar në lëvore të drurit, kanë shkruar në brirët e shtazëve të mëdha, dikur edhe në papirus, ku krejt s’kanë shkruar njerëzit për të bërë libra. E pse libra? Se në ato libra ata kanë paraqitë ato çka kanë menduar, çka kanë dëshiruar, çka kanë menduar se u shërbejnë edhe të tjerëve, dhe ngadalë
MOZAIK
prej atyre lëndëve të papërshtatshme për biblioteka, por janë bërë edhe ato biblioteka. Është krijuar fondi i madh, i jashtëzakonshëm i dijes së njerëzimit. Përmes librit, përmes bibliotekës, njerëzit janë mësuar ta kuptojnë botën, ta kuptojnë njëri-tjetrin, ta kuptojnë atë krijesën që i themi njeri, për të cilin thuhet se është krijesë shumë e dhimbshme dhe shumë e dhunshme, pra krijesë që ndien dhimbje, por krijesë që din edhe të ushtrojë dhunë. Përmes librit të bibliotekës njerëzit kanë njohur njëri-tjetrin, kanë njohur popujt e ndryshëm, kontinentet e ndryshme dhe libri i ka mësuar njerëzit ta duan njëri-tjetrin, i ka mësuar popujt t’i duan popujt tjerë. Dhe kështu libri është bërë pasuria më e madhe e njerëzimit, të cilit i detyrohet i gjithë zhvillimi njerëzimit”, ka thënë ai. Akademiku Rexhep Qosja ka thënë në vazhdim se Vuthajt mund të mos jenë katund i madh, megjithëse në do përpjesëtime gjeografike është katund bukur i madh, që i ka tri pjesë, tri mëhalla të mëdha. Duke folur për ndryshimet që kanë ndodhur në botën dhe shoqërinë e sotme, Qosja ka thënë se Vuthajt janë një prej atyre vendeve ku janë ruajtur më së shumti virtytet e kohës së shkuar. “Pos kësaj, Vuthajt e kanë merituar t’u krijohet Shtëpia e Kulturës dhe të hapet biblioteka, edhe me të kaluarën e tyre, me historinë e tyre. Ne kemi pak libra për Vuthajt, shpresojmë se do të shkruhen, por Vuthajt kanë një histori të jashtëzakonshme. Ju mund ta dini shumica prej jush se çfarë ka bërë lugina e Plavës e Gucisë, e në atë luginë, në mënyrë të veçantë, Vuthajt, në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Kudo në botën shqiptare bëheshin përpjekje për kri-
jimin e shtetit shqiptar dhe ato përpjekje kishin një karakter lokal në Kosovë, në pjesë të Shqipërisë gjeografike sot, në pjesë të ndryshme. Myzeqeja, Malësia, Zadrima, Shqipëria e Jugut, krejt lëvizjet kishin karakter pak a shumë lokal. Në Plavë e Guci për herë të parë shqiptarët do të marrin pjesë në përpjekjet e tyre për të krijuar liri e pavarësi, do të marrin pjesë shqiptarët prej shumë anëve, domethënë Plava e Gucia, aty edhe Vuthajt luajnë rol unifikues. Nuk është e rastit se prej luginës së Plavës e Gucisë ka dalë figura e dytë me rëndësi politike kombëtare, Ali Pashë Gucia, i cili ishte një kohë figura e dytë e Lidhjes së Prizrenit. Jo rastësisht, pra, historia e Vuthajve është një histori e shkëlqyeshme, e cila shpresoj unë do të ndriçohet më shumë tash e tutje. Edhe një arsye e tretë pse Vuthajt e meritojnë bibliotekën që bëhet një prej fshatrave të rralla me bibliotekë, është edhe e sotmja e Vuthajve. Vuthajt sot i kanë shtuar me banorët e vet dy qytete të mëdha, domethënë për shqiptarë. Njëri është për krejt botën i madh, Nju-Jorku, ka shumë shqiptarë atje, shumë vuthjanë, dhe Prishtina, një me Tiranën, kryeqendër kulturore, politike e shqiptarëve. Por, vuthajnët janë shquar edhe me shkollimin e tyre. Është i madh numri i vuthjanëve në NjuJork, në Kosovë, sidomos në Prishtinë, dhe në Evropë, i vuthjanëve që kanë një rol të veçantë kulturor aty ku jetojnë ata”, ka thënë akademiku. Ai më tej ka shtuar se Vuthajt janë një katund shembullor, me të kaluarën e vet, me historinë e vet, me adetet e zakonet e veta, me virtytet e veta, dhe me të sotmen e tyre, ku biblioteka bëhet një simbol, edhe Shtëpia e Kulturës,
e këtyre arritjeve të vuthjanëve, të cilët e kanë merituar më herët, por populli thotë ‘Kurrë nuk është vonë’. Në kuadër të akademisë solemne u bë edhe përurimi i veprave letrare të tre autorëve: Avni Deharit, Ramiz Lushajt dhe Kaltrina Hotit. Moderatorja e programit të përurimit, Arbenita Vukaj, përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi përkitazi me përurimin e veprave letrare. Për veprën Avni Deharit – Trilogjinë “Gjergjat në drita përkrenaresh”, vepër e përbërë nga tri libra: “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e lirisë”, përjetimet dhe vlerësimet e veta në mënyrë koncize dhe analitike i shpalosi Fatmir Arifi, kurse një fragment nga libri “Udhëkryqi” lexoi nxënësi Ormir Ulaj. Për veprën “Për ty Plavë e Guci” të autorit Ramiz Lushaj, me përkushtim dhe dinjitet foli kryetari i Shoqatës së shkritarëve shqiptarë, Reshat Sahitaj, kurse për përmbledhjen me poezi “Vrapo pas diellit” të autores Kaltrina Hoti, shikimet dhe vizionet e veta i reflektoi profesori i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Binak Ulaj, kurse një poezi nga kjo përmbledhje e lexoi nxënësja Fjerza Çelaj. Moderatorja e programit, Arbenita Vukaj, të pranishmit i njoftoi se është miratuar vendimi që 31 korriku të jetë ditë tradicionale kur në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj do të bëhet përurimi i veprave letrare të krijuesve vendas, por edhe të krijuesve të tjerë letrarë shqiptarë nga të gjitha trojet ku ata jetojnë dhe veprojnë. Për mysafirët u organizua drekë solemne në restorantin “Grla-Hartini” në afërsi të ujëvarës së fshatit. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
29
KULTURË
Në Galerinë “Kulla e Ballshajve” në Kalanë e Ulqinit
Ekspozitë e piktorit Bilal Nikeziqi Natën e tretë të manifestimit “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” 2019, në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit u hap ekspozita individuale e piktorit vendas Bilal Nikeziqi. Piktorja Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka thënë në hapje të ekspozitës se Nikeziqi është një piktor që ka krijuar stilin e tij të veçantë pasi që veprat e tij mund t’i dallosh lehtë. “Ajo çfarë është me rëndësi për një artist, profesor Bilali e ka arritur, që të jetë i veçantë. Sapo të hyni në një hapësirë me shumë punime, do të thoni menjëherë se këto janë pun-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
imet e profesor Bilalit”, ka theksuar Nimanbegu. Ajo ka thënë se Nikeziqi frymëzim kryesor e ka Ulqinin, barkën, Kalanë, kalimerën, peshkun etj., që i paraqet me emocione dhe në mënyrë sensibile. “Ngjyrat edhe pse janë të kaltra, prapëseprapë janë të nxehta. Dominojnë ngjyra e kaltër, ndoshta edhe nuancat e ndryshme, por prapëseprapë punimet e profesorit janë të nxehta. Peizazhi është përjetimi specifik, profesori e paraqet mënyrën e tij të veçantë, jo vetëm si fotografi, si një përshkrim të thjeshtë, por e
paraqet me emocione, me vizionin, me mënyrën se si e përjeton dhe si e mendon ai”, është shprehur ajo. Sa i përket veprave që temë kanë femrën, Nimanbegu ka thënë se ky është një cikël që zgjat bukur shumë te ky piktor, ku gruaja paraqitet me elementet e saj të veçanta, frymëzuese. Vetë piktori Bilal Nikeziqi, në fjalën e tij, ka falënderuar të pranishmit, duke thënë se është ndjenjë e posaçme të ekspozosh në vendin e vet. Ai ka përkujtuar se herën e fundit në Ulqin ka hapur ekspozitë personale i.k. në vitin 2001.
MOZAIK
Genci Nimanbegu nderohet me çmimin e madh “Dardania”
Pas “Takimit të Tiranës” (4 mars 2019) e ”Takimit të Gjakovës” (26 prill 2019), “Gazeta e Alpeve” organizoi edhe “Takimin në Plavë-Guci”, te Bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019, ku merrnin pjesë gazetarë e publicistë, studiues, poetë e shkrimtarë, veprimtarë atdhetarë, politik e kulturor, personalitete të fushave të ndryshme shqiptare nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku Shqiptar, nga diasporat shqiptare në Amerikë, Europë, etj Ramiz Lushaj Nderonin me mirëseardhjen e tyre ambasador Flamur Gashi–këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Shqipërisë; dr. Islam Lauka–ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pedagog, analist, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike; Nikollë Camaj në Tuz–kryetar i LDSH, veprimtar politik, arsimor e kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi; Azgan Haklaj–Mjeshtër i Madh–President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Ali Daci–themelues e drejtues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve” në Rrozhajë dhe zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun; Zek Nokshiqi– zv/president i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”; Skënder Thaçi–koordinatori kryesor i Shoqatës Bamirëse “Albania-Austria Partnerschaft”; Adem Lushaj– drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan; aktori e regjisori Gjon Nikolla – Mjeshtër i Madh, etj.
Fjalën Përshendetëse e mbajti Hasan Selimi, antar i Bordit Drejtues të “Gazeta e Alpeve”, publicist, poet, shkrimtar, studiues, teolog, “Ambasador i Paqes”, anëtar i akademive-ASHSHA të Neë Yorkut dhe AMSH në Tiranë. Në këtë “Takim i Plavë-Gucisë” u ndanë dhe mirënjohje të ndryshme. Me Çmimin e Madh “DARDANIA” u vlerësua z. Genci NIMANBEGUNënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, me këtë motivacion: “Për angazhimet e arritjet me veprimtari të vazhdueshme e të shumanshme në pasqyrimin e ngritjen e çështjeve e problematikave shqiptare deri në institucionet më të larta shtetërore në Malin e Zi dhe ndihmesat për zgjidhjen e tyre; për kontributete mediatike me artikuj, intervista, komente, etj. për historinë, politikën, kulturën, aktualitete e ardhmëritë shqiptare në Malin e Zi si në Botimet Tropoja dhe gazeta, revista e televizione shqiptare e të huaja”. Gazeta e Alpeve” me Cmimin e Madh “Dardania” ka nderuar dhe ambasador dr. Islam Lauka, diplomat karriere, analist, pedagog, antar Bordi i
Gazetës (në Takimin e Gjakovës); z. Skënder Përpepaj nga Tropoja– drejtor i kësaj gazete, veprimtar atdhetar e kulturor, biznesmen humanist në Londër, sipërmarrës i nismave të veçanta e të rëndësishme (në Takimin e Tiranës). Çmimi i Madh “Dardania” iu dorëzua nga ambasadori Flamur Gashi– Këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. “Gazeta e Alpeve” është pjesë e “Botimet Tropoja” dhe e Portalit Kombëtar Limit.al, është gazetë rajonale ndërballkanike në hapësirat alpine në Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak, me tematika e shtrirje etno-historike-gjeografike përgjatë brigjeve të Valbonës, Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit. “Takimi i Plavë-Gucisë” u ndoq nga media kombëtare e ndërkombëtare si “Zëri i Amerikës” (VOA), Radio Televizioni Shqiptar” (RTSH), Portali Kombëtar “Limit.al, Gazeta Bota Sot, portalet VOAL në Zvicër, BotaPress në Prishtinë, Plava e Gucia Sot në Amerikë, etj. E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
31
MARKETING
JOB ANNOUNCEMENT FOR DRIVER / GENERAL SERVICES ASSISTANT LOCATION: CLASSIFICATION: POSITION: CLOSING DATE:
Based in Podgorica, Montenegro Part-time, Service Contract Drivers / General Services Assistants Monday, August 12th, 2019
This position reports directly to the Director of Management and Operation’s (DMO) and receives guidance and instructions from the General Services Manager (GSM) for the US Peace Corps Albania and Montenegro. DUTIES INCLUDE: • Ensures vehicle operations and maintenance in compliance to: 1) US government policies and regulations; 2) Peace Corps Vehicle policy and guidelines; 3) Montenegrin and Albanian driving laws. • Provides support to the GSM in performing housing safety assessments for Peace Corps Volunteers, and conducting market basket research. Supports the GSM in completing other various tasks. • Provides logistical support to the Program Manager to successfully meet operational needs. • Participates in assuring the safety and security of Peace Corps Volunteers and Trainees. EXPERIENCE REQUIREMENT AND QUALIFICATIONS: • High school Diploma • A valid Montenegrin Category B driver’s license. • Minimum 3 years of professional driving experience is required, preferred experience driving for international organizations. • Knowledge of local and international routes required to travel both in Montenegro and Albania. Knowledgeable of locations of businesses, schools, government offices, etc., in Podgorica and in other parts of the country preferred. • Basic knowledge of Speaking/Reading/Writing English • Fluent knowledge of Montenegrin language is required. • Knowledge of basic automotive mechanics is preferred (to be able to note and describe irregularities to mechanics, and address emergency situations). • Ability to work a regular Monday-Friday schedule with occasional evening and weekend hours. Available to respond to emergencies at late hours in the evening or early mornings. QUALITIES OF SUCCESSFUL CANDIDATES: • Professional, ethical, and reliable. • Excellent communication and inter-personal skills. ADDITIONAL REQUIREMENTS: • Candidate will need to pass a background/security clearance; • Candidate must maintain a current passport and be willing/able to travel in and out of Montenegro and Albania. TO APPLY FOR THIS JOB: Applications must be submitted to DMO by COB Monday, August 12th, 201 9and will include: current resume or CV outlining related experience and qualifications; cover letter in English; three references; and, certificates/ documents demonstrating the candidate’s skills and abilities (including scanned copy of Driver’s License. Application packages can be submitted via email to AL-Information@peacecorps.gov ; via mail to Peace Corps Albania, PO Box 8180, Tirana, Albania; or in person 9:00 A.M. to 5:00 P.M. Monday - Friday at Rr. Besnik Sykja, Nr. 2. Only applications from qualified applicants received by COB Monday, August 12th, 2019 will be considered. The Peace Corps is an Equal Opportunity Employer. For more information, please visit: https://www.peace-
corps.gov/albania/contracts/
32
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
MARKETING
JOB vacancy announcement / Peace Corps Back-UP Medical Provider LOCATION: Based in Podgorica, Montenegro CLASSIFICATION: Personal Services Contractor (PSC) POSITION: Back-Up Peace Corps Medical Provider (Less than Half Time) OPENING DATE:
July 30th, 2019
CLOSING DATE: Monday, August 12th, 2019
The United States Peace Corps seeks a Medical Doctor, Nurse Practitioner or Physician Assistant to serve as a contracted Peace Corps Back-up Medical Provider who will provide clinical care for Peace Corps Volunteers and Trainees when the full-time PCMO is not available and assist the PCMO during busy times. The back-up medical provider shall provide direct patient care, referrals to outside medical consultants or facilities, i.e. hospital or emergency department, depending on the specific in-country arrangements, and assist with administrative duties and health education when indicated. The back-up provider shall be available around-the-clock by telephone or be present in the Health Unit. He/she may also be required to provide consultative or prescriptive services to RN PCMOs. Written documentation that describes the consultation with a Trainee or Volunteer, care and treatment prescribed/ provided, and diagnoses must be provided to the Health Unit. Qualifications and Evaluation Criteria Candidates must meet all Requirements. Candidates will be further evaluated on exceeding the minimum requirements, as well as additional qualifications presented. Requirements • Current medical license to practice. • At least 3 years of experience in a professional practice, hospital or clinic setting. • Ability to communicate effectively in oral and written English. • Ability to communicate effectively in oral and written Montenegrin. • Experience in managing mental health issues including counseling of patients. • Working knowledge of Microsoft Word, Excel, Access, and Outlook. • Ability to work effectively as part of an intercultural team. • Ability to work with minimal supervision. • Valid passport. • Ability to maintain clearance background certification by the U.S. Embassy in Montenegro. Compensation The Peace Corps is an equal opportunity employer and it is the policy of the Peace Corps to provide equal opportunity in employment to all persons, to prohibit discrimination because of race, color, religion, sex, national origin, age, disability, or veteran status. It is the policy of Peace Corps Albania and Montenegro to pay wages similar to those paid by other local employers for similar work. TO APPLY FOR THIS JOB: Applicants must submit their application documentation to the Director of Management and Operations by COB August 12th, 2019 to AL-Information@peacecorps.gov. All submitted applications will include:
• A motivation letter, current resume, at least 3 references form current or previous employer, diploma or degree from a professional school, and a scanned copy of an active license appropriate to the scope of the practice. • Please ensure to provide an English translated version of all documents that will be submitted that are in Montenegrin.
Only applications from qualified applicants received on or before August 12th, 2019 will be considered. Only qualified candidates will be contacted. For more information, please visit: https://www.peacecorps.gov/albania/contracts/ . The Peace Corps is an Equal Opportunity Employer. For more information, please visit: https://www.peacecorps. gov/albania/contracts/ .
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
33
MOZAIK
Asistenca për më të vegjlit, risi e Komunës së Tuzit
Gjeloshaj: Çdo lindje e re do të shpërblehet me 200 euro Tuz – Asistenca për më të vegjlit është një risi të cilën ditëve të fundi e ka ndërmarrë Komuna e Tuzit. Këtë vendim e ka bërë të ditur kreu i Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj, i cili ka thënë se çdo lindje e re në trevën e Malësisë,
34
Javore KOHA
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
do të shpërblehet me të ardhura monetare me prej vlerë, 200 eurosh. “Mbështetja për qytetarët tonë në të gjitha lëmi, është dhe do të mbetet objektivi kryesor i vetëqeverisjes lokale. Një nga aktivitetet tona, që mund ta
cilësojmë si risi është mbështetja për fëmijët e posalidur. Andaj çdo lindje e re në komunën tonë do të shpërblehet me vlerë prej 200 eurosh”, ka deklaruar Gjeloshaj në një kumtesë për opinion. t. u.
SPORT
Feronikeli zyrtarizon trajnerin malazez Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin malazez Dejan Vukiçeviç. Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnost/ Podgorica, Mogren/ Budva, Partizan/ Beograd, Sevila/Spanjë, Larnaca/ Qipro etj.
Vukiçeviç ka qenë poashtu trajner i shumë skuadrave të njohura si Zeta/ Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/ Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.
Gjatë karrierës së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupës me ekipe të ndryshme. Vukiçeviç ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.
E ENJTE, 8 GUSHT 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 8 gusht 2019
Viti XVlll Numër 875 Çmimi 0,50
Muzika për mua është dashuri, është çdo gjë… ISSN 1800-5696
Letërsia mban gjallë frymën shqipe në Malin e Zi
Manifestim gjithëpërfshirës vizioneve kombë