KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 gusht 2019 Viti XVlll Numër 876 Çmimi 0,50
Informimi dhe etika e gazetarisë
ISSN 1800-5696
Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar
Vendkalimet e reja në favor të integrimit të zonës kufitare
PËRMBAJTJE
10
12 ...në gjunjë
Shqipëria rrezikon kryesimin në OSBE
14
16 Të ruhet veshja popullore dhe tradita e punimit
Kur politizohet arti!
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
PËRMBAJTJE
18
20 Realitet i fëlliqur nga një Galeri private
Rikthim i traditës shumëshekullore
22
26 Ikjet e rrezikshme matanë detit
Dëshmi për ngjarjen e Sutormanit KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padi kundër organizatorit të festivalit tradicional popullor “Logu i Tërgajës” në Cem të Malësisë, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion. “Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk mund të guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë. Më tej thuhet se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze. “Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjta për të gjithë”, përfundon kumtesa e
4
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Ministrisë së Kulturës. Ndaj paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe koalicioni që mban pushtetin në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar. “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, thuhet në reagimin e Nimanbegut. Nimanbegu ka shtuar se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare dhe do “të shohim mënyrën përshtatshme për kundër reagim”. Në këtë kuadër reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për vetë ministrin e kulturës dhe Qeverinë e Malit të Zi. “Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollosur veten”,thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar. Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës, Forumi Shqiptar vë në dukje se “është e nevojshme që në nivel
të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”. Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës “duhet ta dijë se shfaqja e flamurit në tubimin e lartpërmendur nuk është vetëm flamur i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu”. Ligji mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi parasheh gjobë për përdorimin e çdo flamuri kombëtar pa flamurin e shtetit të Malit të Zi. Kohëve të fundit është shënuar rasti i një qytetari në Ulqin, i cili u dënua për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptarë, ndërsa në Malësi një qytetar tjetër kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private. Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë dorëzuar përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin malazez, por në votimin e deputetëve ky propozim nuk mori shumicën e votave në parlament. (VOA)
NGJARJE JAVORE
Kuvendi i Komunës së Tuzit zhvilloi seancën e tetë të rregullt
Miratohet unanimisht ngritja e përmendores së Skënderbeut Tuz – Këshilltarët e kuvendit të Komunës së Tuzit, në seancën e tetë, me vota unanime kanë miratuar propozimin e vendimit mbi ngritjen e monumentit përkujtimor kushtuar heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriotit Skënderbeut” i cili është planifikuar të ngritet pranë Shkollës Fillore që mban të njëjtin emër në Triesh të Malësisë. Në fillim të kësaj seance, këshilltari i “Forumit Shqiptar” Nikollë Camaj, ka thënë se Skënderbeu është një figurë kombëtare që bashkon, pavarësisht përkatësive politike dhe sa herë që flitet për të, siç shprehet ai, dikush tenton që ta bëjë për vete, ta përvetësojë. “Kam një pyetje për ata që duan ta përvetësojnë heroin tonë, se sa përmendore i kanë ndërtuar atij nga Podgorica deri në Beograd dhe sa vepra letrare i kanë kushtuar këtij autori?, ndërsa dihet se në letërsinë shqipe ai është kënduar dhe stërkënduar në letërsinë popullore dhe artistike”, është shprehur Camaj. Ai ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi, duke u zotuar se busti i heroit
tonë kombëtar do të ngritet shumë shpejt edhe në qendër të Malësisë, në Tuz. Propozimin e vendimit mbi ngritjen e monumentit përkujtimor kushtuar Heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeut” e kanë mbështetur dhe votuar, edhe këshilltarë të PDSsë së opozitës. Në këtë propozim të vendimit thuhet se Monumentin përkujtimor e ngrit IP, Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa mjetet për ngritjen e monumentit përkujtimor do t’i sigurojë fondacioni “Trieshi” nga New York-u, Shtetet e bashkuara të Amerikës. Për mirëmbajtjen e monumentit përkujtimor është përgjegjës IP Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Në këtë dokument ndër të tjera thuhet se monumenti përkujtimorpërmendorja, do të punohet nga bronzi i shkrirë, në formë busti, me dimensione vijuese: lartësia 120 cm, gjerësia e gjoksit 45 cm dhe gjerësia e krahëve 80 cm. Dimensioni i piedestalit do të jetë: lartësia 140 cm,
gjerësia 80cm. Lartësia totale e bustit bashkë me piedestalin do të jetë 260 cm. Afati për finalizimin e punimeve në ngritjen e kësaj përmendoreje është parashikuar të jetë fundi i vitit 2019. Rikujtojmë se Kuvendi i Komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 18.07.2019, ka miratuar Programin për ndryshimin dhe plotësimin e programit të ngritjes së monumentit përkujtimor kushtuar heroit legjendar dhe strategut Gjegj Kastrioti- Skënderbeu. Ndër të tjera, gjatë kësaj seance është miratuar edhe propozimi i vendimit mbi planin strategjik për zhvillimin e Komunës së Tuzit, të cilin para këshilltarëve e paraqiti kryetari i Komunë, Nikë Gjeloshaj, i cili më vonë do të emërojë një trup punues që do të hartojë një plan zhvillimor të Komunës. Kjo pikë e rendit të ditës u miratua me vota të koalicionit qeverisës, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e opozitës, të Partisë Demokratike të Socialistëve. t. u.
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi sociopolitik
Vendkalimet e reja në të integrimit të zonës k Dr.Nail Draga
Sipas mediave, kohë më parë u bë e ditur se Komuna e Plavës ka paraqitur kërkesën në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e vendkalimit kufitar në Çakorr, qëllimi i të cilit është zhvillimi i lidhjes sa më të mirë me Kosovën, duke patur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje për zhvillim të mëtejshëm të potencialeve ekonomiko-turistike, si dhe orientimin tradicional të banorëve drejt këtij vendkalim kufitar. Me hapjen e kalimit kufitar në Çakorr, zyrtarët vendorë të Plavës mendojnë se do të krijoheshin lidhjet më të mira midis dy vendeve, do të forcohej bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik, do të lehtësohej udhëtimi i shtetasve të Malit të Zi dhe Kosovës, por edhe i turistëve të shumtë, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Lidhshmëria komunikative është njëra ndër parakushtet themelore infrastrukturore për vlerat turistike dhe ekonomike të një treve. Pa rrugë të mira dhe vlerësim të madh ekonomik, ato mbeten të pashfrytëzuara. Komuna e Plavës, përveç pozitës së mirë gjeografike, me të cilën kufizohet dy shtete dhe disa komuna të Malit të Zi, ka lidhje joadekuate të komunikacionit”, theksojnë zyrtarët e komunës në shkresën e dërguar qeverisë. Në shkresë, mes tjerash thuhet se prej Plavës deri në Pejë janë rreth 70 kilometra, kurse rrugës nëpër Rozhajë nëpërmjet vendkalimit kufitar “Kulla”, Peja dhe Plava janë në largësi prej rreth 130 kilometra. Zyrtarët e Plavës theksojnë se për këtë arsye qytetarët e tyre presin me padu-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
rim hapjen e aksit rrugor, veçanërisht duke patur parasysh rëndësinë e kësaj lidhjeje të komunikacionit për zhvillim të mëtejmë të mundësive ekonomiko-turistike të kësaj ane, si dhe orientimin tradicional të banorëve por edhe të mundësive tjera. Duke marrë parasysh se “lidhja me Shqipërinë pa dyshim është avancuar me ndërtimin e aksit rrugor Guci-Vermosh dhe me hapjen e vendkalimit kufitar Gërnçar-Vermosh, derisa lidhja me Kosovën mund të avancohet me vënien në funksion të plotë të aksit rrugor Murinë-Çakorr-Pejë, i cili para disa vitesh është rikonstruktuar nga ana e Drejtorisë për Komunikacion”, thuhet në mes tjerash në kërkesën e Komunës së Plavës drejtuar Qeverisë së Malit të Zi.
Vendkalime të reja jashtë atyre zyrtare
Qarkullimi i njerëzëve është nevojë elementare e lirisë në çdo vend ndërsa zonat kufitare në këtë aspekt janë të veçanta, sepse kanë pasur një të kaluar me probleme të mëdha kryesisht të aspektit politik e ekonomik, ku zonat e tilla ishin më të pazhvilluarat dhe pa perspektivë për të jetuar. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim zona kufitare Mali i Zi-Shqipëri, ku pasojat janë ende të pranishme, ku shqiptarët janë dëshmitarë okularë të vitëve të shkuara në kohën e monizmit. Por, në rrethana të reja duhet bërë përpjekje për të ndryshuar gjendjen ekzistuese ku qarkullimi i lirë përmes vendkalimeve të reja kufitare jashtë atyre zyrtare do të ishte në favor të popullsisë në të dy anët e kufirit. Pikërisht në këtë aspekt duhet cekur një marrëveshje pozitive që është arritur në gusht të vitit 2018 midis Malit të Zi dhe Serbisë për hapjen e 21 vendkalimeve të reja kufitare(VKK) jashtë atyre zyrtare, sepse aty ekziston nevoja e qarkullimit të popullsisë në zonën
kufitare në mes dy vendeve, duke respektuar nevojën e popullsisë lokale në komunat e zonës kufitare për kalim të lirë të kufirit, me qëllim të zhvillimit e të bashkëpunimit ekonomik, arsimor, shëndetësor, kulturor, social, sportiv etj. Në zonën kufitare në distancë prej 10 km nga kufiri, janë përfshirë 131 vendbanime në Mal të Zi e 113 në Serbi. Një marrëveshje e tillë është në harmoni me Udhëzimet e Bashkimit Europian (BE 1931/06) mbi qarkullimin ndërkufitar.Popullsia e zonës kufitare në të dy anët e kufirit është pajisur me Leje të kalimit ku është përcaktuar vendi se ku mund të kalojnë kufirin shtetëror. Me këtë rast duhet cekur së vendkalime të tilla ka pasur në mes dy luftërave botërore midis Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Shqipërisë, duke iu mundësuar qytetarëve të zonës kufitare qarkullim të lirë pa pengesa.E dhëna së nga liqeni i Shkodrës e deri të gryka e Bunës kanë qenë në funksion tetë VKK të tilla, dëshmon demokracinë e kohës, e cila pas Luftës së Dytë Botërore për shkaqe politiko-ideologjike një e drejtë e tillë iu mohua, që ishte fatale për shqiptarët në të dy anët e kufirit, me pasoja të mëdha që janë të pranishme deri në ditët tona.
Model edhe për vendet e tjera në rajon
Ndonëse nuk iu bë publicitet mediatik marrëveshja malazezo-serbe si e tillë mund të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon, madje një e tillë do të ishte e nevojshme të arrihet edhe në mes Malit të Zi, Kosovës e Shqipërisë. Pikërisht, duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve të zonës kufitare ku jetojnë shqiptarët në të dy anët e kufirit, si ma emergjente në këtë moment është hapja e VKK të reja jashtë atyre zyrtare në: 1.Qafë Vranicë-Plavë, që ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës. Pas përmirësimit të infra-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
favor kufitare strukturës rrugore, ky vendkalim do të bëjë të mundur lidhjen e të gjithë zonave të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës me Plavën dhe Gucinë. 2.Grabom – Cemi i Trieshit, ndonëse rruga në pjesën e Shqipërisë ka përfunduar dhe kemi një komunikim të vazhdueshëm në relacionin Guci-Tamarë-Shkodër ka mbetur pa u përfunduar pjesa në Malin e Zi, që lidh Grabomin me Podgoricën, ku sipas informatave qe kemi gjatë këtij viti do të fillojë ndërtimi i kësaj rruge si dhe VKK në Grabom që do të jetë në funksion të qytetarëve të Këlmendit e Malësisë si dhe të tjerëve qe do të frekuentojnë këtë krahinë. 3.Zogaj-Hutaj(Skje) që do të ishte në favor të krahinës së Krajës për lidhjen e saj me qytetin e Shkodrës, lidhje kjo e cila është ndërprerë në vitin 1948. Ndonëse në Shkodër më 1 korrik 2018 u mbajt mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi, njëra nga marrëveshjet e nënshkruara ishte ajo në lidhje me hapjen e këtij VKK, por ndonëse kemi të bëjmë me ndërtimin e një rruge me gjatësi 1.2km, në saje të informacioneve që kemi deri më tash nuk është punuar asgjë në këtë drejtim. Do të ishte kjo lidhja unazore e liqenit të Shkodrës nga ana juglindore e tij, ndërsa Kraja do të ishte 12 km larg Shkodrës, duke qenë pjesë e zonës gravituese të këtij qyteti. 4.Shënkoll-Pulaj, do të ishte rruga e vetme ujore me traget përmes lumit Buna, në mes dy vendëve e cila ka kohë që është e prezantuar në opinion si vazhdimësi e rrugës Shën Gjin-Velipojë-Shtoj-Ulqin. Në veçanti gjatë verës do të ishte një atraksion i veçantë turistik për tërë rajonin dhe më gjerë, derisa nuk të mos ndërtohet ura mbi Bunë e cila është ndër projektet e investimeve kapitale të Qeverisë së Shqipërisë. Hapja e VKK të tilla jozyrtare por edhe
të tjera që nuk u cekën më këtë rast, do të dëshmonte bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe prezantimin praktik të politikës së fqinjësisë së mirë në favor të integrimeve europriane, që është në favor të popullsisë së zonave kufitare si kudo në vendet me demokraci të konsoliduar.
mensionale, e sidomos për krahinën e Plavës dhe Gucisë. Nëse nuk do të ketë pengesa të tjera subjektive, dhe angazhim konkret në komunën e Plavës, sepse ata ende nuk punuan në këtë drejtim, mendoj se deri në fund të vitit 2020 kjo rrugë duhet të përfundohet.
Rruga Plavë- Deçan duhet të Nga Rozhaja në përshpejtohet Pejë për 18 minuta Si vazhdimësi logjike e rrugës Shkodër-Plavë, apo Podgoricë-Plavë, është rruga në drejtim të Kosovës. Nëse nga Plava në drejtim të Kosovës ekziston rruga tradicionale ajo përmes Çakorrit, ajo ka pasur tretman të kufizuar gjashtëmujor, sepse qarkullimi ishte i mundur vetëm gjatë verës, sepse dimrit kjo rrugë ishte e bllokuar. Andaj e vetmja linjë rrugore me Kosovën nga krahina e Plavë-Gucisë, është vetëm nga ana e Rozhajës në drejtim të Pejës apo të Mitrovicës. Por, pas çlirimit të Kosovës(1999), është prezantuar ideja e ndërtimit të rrugës në drejtimin Deçan-Plavë. Përfundimisht kjo rrugë me gjatësi 35km ka filluar së ndërtuari më 25 shtator 2014. Në kuadër të komunës së Deçanit nga kjo gjatësi rrugore janë 20 km ndërsa pjesa tjetër prej 15 km është në kuadër të komunës së Plavës. Ndonëse është parashikuar që kjo rrugë të ndërtohet ne tre faza dhe përfundimi është parashikuar të pëfundojë në vitin 2017, por ka kohë që punimet janë ndërprerë pjesërisht sepse pengesë paraqet Manastiri ortodoks i Deçanit, pa ndonjë arsyetim bindës për opinionin. Mendoj se një veprim i tillë është me prapavijë politike, për të penguar realizimin e një projekti të tillë infrastrukturor që është në favor të komunikimit të Deçanit me Plavën në aspektin e zhvillmit të përgjithshëm ekonomik e po ashtu bën bashkimin natyror të viseve shqiptare si asnjëherë më parë, duke qenë një arterie me vlera shumëdi-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Ndonëse ideja për mundësinë e lidhjes së Rozhajës me Pejën përmes tunelit ka ekzistuar edhe më parë, informata konkrete në këtë aspekt kemi nga maji i vitit 2008. Ishte pikërisht takimi I përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi dhe të Kosovës të cilët paralajmëruan një mundësi të tillë që do të ishte në favor të lidhjeve bashkëkohore rrugore në mes dy qyteteve. Një financim i tillë mund të realizohej nga buxheti i shteteve përkatëse por edhe nga fondet europiane. Në takim është cekur se duhet nisur procedura në lidhje me mbledhjen e dokumentacionit për hartimin e studimit të lokacionit ku do të definohen elementet teknike të projektit. Realizimi i një projekti të tillë do kishte benificione për Malin e Zi e në veçanti për qytetarët e Rozhajës dhe të Pejës. Rruga ekzistuese Rozhajë-Pejë është e gjatë 46.9km, ndërsa sipas llogaritjeve teknike nëse hapet tuneli me gjatësi 7,25 km kjo rrugë do të ishte e gjatë 23.5km, ku në Pejë do të arrihej me shpëjtësi prej 18 minutave. Një qarkullim i tillë do ta bënte Rozhajën si pjesë integrale të zonës gravituese të Pejës jo vetëm në aspektin tregtar, duke rikthyer kohërat e kaluara. Angazhimi konkret i qeverive të dy vendëve në realizimin e një projekti të tillë do të ishte në favor të integrimit të zonës kufitare, duke eliminuar spekulimet se kemi të bëjmë vetëm me deklarime të rastit sikurse në fushatat elektorale. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Informimi dhe etika e gazetarisë Qani Osmani
Etika duhet të jetë pika më e fortë e një gazetari, mirëpo ajo është komponenti që le shumë për të dëshiruar në kohën e sodit, duke filluar që nga informacioni bazë i cili pothuajse nuk jepet asnjëherë i saktë për një ngjarje të caktuar të ndodhur, deri te cënimi i të drejtave të njeriut nga vet gazetarët. Objektiv i medias dhe i gazetarëve duhet të jetë që t’i ofrojnë një shoqërie apo shteti informata, edukim, lajme dhe ngjarje cilësore. Këto informata duhet të jenë aktuale, të paraqiten në mënyrë objektive, profesionale dhe duke iu përmbajtur etikës gazetareske dhe duke respektuar të drejtat e të tjerëve. Qëllim tjetër është që informatat dhe lajmet t’i paraqiten në mënyrë të paanshme lexuesit, bartësit të jetës politike, institucionale, ekonomike, kulturore sportive etj, të trajtohen me respekt, në mënyrë të ndershme dhe të hapur. Aspekt tjetër i rëndësishëm është evitimi i konflikteve të interesit dhe bindjeve personale e politike gjatë
8
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
punës. Pra, pavarësia nga grupet e interesit dhe politika sikurse edhe përgjegjësia e fjalës publike janë çështje kyçe për një gazetari të avancuar, moderne dhe profesionale. Me zhvillimin e teknologjisë, gazetaria dhe mediat kanë fituar terrenin e merituar, duke iu dhënë hapësira të lundrojnë pa limit në galaktikën elektronike sociale. Një përparim galopant i saj ia ka mundësuar çdokujt të hapë një portal informativ dhe të shpërndajë lajme dhe informacione pa kaluar nëpër filtrat redaktorialë. Në rastet më të mira kjo është një e arritur e pakontestueshme. Tani lajmet nga çdo vend lexuesit e shikuesit mund t’i marrin në kohë reale. Bota siç thuhet është një fshat global të cilin mund t’a mbajnë në pëllëmbë nëpërmjet një aparati elektronik që mund të jetë telefoni celular, laptopi etj. Por, ana tjetër e medaljes është se ndryshimet e vazhdueshme të mediave në koherencë me zhvillimin teknologjik, në veçanti, kanë zbehur statusin e
gazetarit, rregullat e një gazetarie të mirëfilltë, etikën e medias dhe standardet gazetareske. Tanimë sektori i informacionit ka qasje të ndryshme të gjetjes së burimit, të bërjes së lajmit, përcjelljes së të njëjtit tek audienca dhe nga kjo lindin një duzinë pyetjesh dhe dilemash sa i përket etikës së gazetarisë dhe të drejtës së medias. Transformimi i teknologjisë ka rritur në mënyrë sasiore numrin e mediave, konkretisht portaleve, të cilët në shoqërinë shqiptare në përgjithësi janë të shumtë dhe te të cilët vërehet shkelja më e madhe e etikës së medias. Ndoshta konkurrenca jo e mirëfilltë apo nevoja për klikime shtynë personat që të vetëzotohen se janë gazetarë të aftë për të stërmbushur hapësirat e tyre mediatike me kronika të zeza, vrasje, burgosje apo fatkeqësi familjare, të cilat dukshëm janë marrë të gatshme nga një tjetër medium, lajme të ndryshme të parëndësishme që prekin privatësinë e personave publikë dhe të rëndomtë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Është për të ardhur keq se deri në çfarë mase ka bastarduar gazetaria e portaleve të ditëve të sodit. Gjithë respektin ndaj atyre gazetarëve dhe portaleve që me mund, nder e profesionalizëm e kryejnë detyrën e tyre për të informuar publikun. Por në kohë të fundit jemi dëshmitarë që në shoqërinë tonë po ndodh një fenomen i pa precedent, kur individë anonimë hapin portale dhe keqpërdorin në mënyrën më të paskrupullt të drejtën e tyre për të shprehur mendimin e tyre të lirë. Me emra të rrejshëm, përpiqen të plasojnë gënjeshtrat e tyre si të vërteta Është për të ardhur keq se deri në çfarë mase ka bastarduar gazetaria e portaleve të ditëve të sotme. Gjithë respektin ndaj atyre gazetarëve dhe portaleve që me mund, nder e profesionalizëm e kryejnë detyrën e tyre për të informuar publikun. Por kohëve të fundit jemi dëshmitarë që në shoqërinë tonë po ndodh një fenomen i pa precedencë, kur individë anonimë hapin portale dhe keqpërdorin në mënyrë më të paskrupullt të drejtën e tyre për të shprehur mendimin e tyre të lirë. Me emra të rrejshëm, përpiqen të plasojnë gënjeshtrat e tyre si të vërteta. Përpjekjet për të krijuar një opinion publik duke kritikuar e ofenduar ndonjë individ bazuar në të dhëna të rrejshme, është një vepër e dënueshme me ligj. E vetmja mënyrë për ti ikur përgjegjësisë që mbart fjala ofenduese e plasuar në opinion, është të mbulohet me një gënjeshtër tjetër më të madhe: të fshehësh emrin, që është një veprim qyqar. Një veprim që e bëjnë ata qyqarët që e
hedhin gurin dhe e fshehin dorën. Dikur këta “anonimusë” nuk kishin ku ti botonin shkrimet e tyre të sëmura, por tani kanë gjetur ilaçin në disa portale të dyshimta, që janë të gatshëm për pjesëmarrje në krim. Siç duket ia arrijnë qëllimit, mirëpo në të njëjtën kohë bëjnë shkelje të shumëfishta, duke shkelur të drejtën e mirë informimit, shkelin etikën gazetareske, shkelin të drejtën e privatësisë pa llogaritur statusin politik, social, gjinor etj. Shfaqja e identitetit të viktimave të natyrave të ndryshme të abuzimit cenon rëndë integritetin e personave dhe ndikon në vetizolimin apo stereotipet e publikut aq më tepër kur bëhet fjalë për një shoqëri që akoma i qëndron besnik fenomenit primitiv “më mirë një gënjeshtër e bukur sesa një e vërtetë e hidhur”. Në nenin 12 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (10 dhjetor 1948) thuhet shprehimisht: “Askush nuk mund të jetë objekt ndërhyrjesh arbitrare në jetën private, në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
familje, në banesën ose letërkëmbimin e tij, as objekt cenimesh të nderit dhe të reputacionit të tij...”. Përjashtim mund të bëhet vetëm në rastet kur publikimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me jetën private të dikujt është në interes të publikut. Një pasqyrim jo i drejtë, jo i saktë, jo profesional i ngjarjeve ditore krijon të ashtuquajturën zhurmë mediatike dhe një amulli në mendjet e lexuesve. Liria e medias është një e drejtë e pakontestueshme, e garantuar nga Kodi i Etikës së Gazetarisë, por duhet theksuar se ky Kod përfaqëson nivelet më të larta të kulturës dhe edukatës në shoqëritë demokratike. Në mungesë të një përfaqësimi të drejtë apo ndërgjegjësimit në drejtim të vlerave të lartëpërmendura publiku është ai që humb, lodhet, stresohet dhe stërngarkohet me informacione të pafiltruara nga këta pseudogazetarë jo të drejtë, jo kurajoz, jo zhbirues dhe jo të saktë. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
...në gjunjë Ky vend është Shqipëria sot, pjesë besnike e politikës së Turqisë neo-osmane në Evropë. Prandaj mos u çudisni kur lapidare si të dëshmorëve turq të 15 korrikut të mbijnë si këpurdha, toka shqiptare është pjellore për ‘to; dhe ka plot të tilla të mbetura bosh, thotë një kryetar bashkie; sot me para e nesër me tabore, Turqia ruan traditën, mbron kolonët osmanë që rriten si bari, ashtu si besimtarët mbushin bulevardin, shtrojnë qylymin e bien në gjunjë, ndërsa përpara qëndron hipur mbi kalë ai, i cili luftoi derisa vdiq kundër pushtuesve dhe këtij zakoni, dhe, të cilin vetëm gjoja e kanë shpallur hero kombëtar
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Nëse do të kishte drejtësi, për një njeri do të mjaftonte të ndërtonte ose blente një shtëpi dhe të paraqiste dokumentin e pronësisë për çdo rast. Por përderisa padrejtësia ekziston, kushdo që ndërton gjithashtu duhet të jetë në gjendje ta mbrojë atë, përndryshe e drejta është de fakto gabim; pretenduesi ka forcën në anën e tij; ai nuk njeh
10
“
të drejtë tjetër veç asaj në bazë të fuqisë së tij. Ky lloj sistem drejtësie ka kohë që në jetën shoqërore nuk ekziston as në praktikë e as në teori; por në jetën shqiptare vetëm teorikisht është hequr; në praktikë vazhdon të sundojë. Prona në Shqipëri kurrë nuk ka qenë e sigurt. Kjo është një arsye që shqiptari në vendin e tij bëhet i egër,
ndërsa jashtë në shoqëri tjetër, sillet ndryshe e respekton çdo rregull. 600 vjet më parë, Sulltani u hakmorr; banorët e Arbërisë kishin përmbysur planet e tij për të pushtuar gjithë Evropë. Pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, arbnorët u shpërndanë; migrime të mëdha ndodhën, disa u vranë e të tjerë u detyruan të shpërngulesh-
Nëse do të kishte drejtësi, për një njeri do të mjaftonte të ndërtonte ose blente një shtëpi dhe të paraqiste dokumentin e pronësisë për çdo rast. Por përderisa padrejtësia ekziston, kushdo që ndërton gjithashtu duhet të jetë në gjendje ta mbrojë atë, përndryshe e drejta është de fakto gabim; pretenduesi ka forcën në anën e tij; ai nuk njeh të drejtë tjetër veç asaj në bazë të fuqisë së tij. Ky lloj sistem drejtësie ka kohë që në jetën shoqërore nuk ekziston as në praktikë e as në teori; por në jetën shqiptare vetëm teorikisht është hequr; në praktikë vazhdon të sundojë
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
in nga vendbanimet e tyre; sulltani shkëmbeu popullsinë, duke sjellë banorë argatë nga Azia; në krye të zonave vuri pashallarë e oficerë të lartë për të shtruar në punë të ardhurit e rinj që mbushën vendin dhe ndryshuan emrin...e vendit, duke prerë lidhjen e fundit me traditën para osmane. Ky vend është Shqipëria sot, pjesë besnike e politikës së Turqisë neo-osmane në Evropë. Prandaj mos u çudisni kur lapidare si të dëshmorëve turq të 15 korrikut të mbijnë si këpurdha, toka shqiptare është pjellore për ‘to; dhe ka plot të tilla të mbetura bosh, thotë një kryetar bashkie; sot me para e nesër me tabore, Turqia ruan traditën, mbron kolonët osmanë që rriten si bari, ashtu si besimtarët mbushin bulevardin, shtrojnë qylymin e bien në gjunjë, ndërsa përpara qëndron hipur mbi kalë ai, i cili luftoi derisa vdiq kundër pushtuesve dhe këtij za-
“
Prona në Shqipëri kurrë nuk ka qenë e sigurt. Kjo është një arsye që shqiptari në vendin e tij bëhet i egër, ndërsa jashtë në shoqëri tjetër, sillet ndryshe e respekton çdo rregull. 600 vjet më parë, Sulltani u hakmorr; banorët e Arbërisë kishin përmbysur planet e tij për të pushtuar gjithë Evropën. Pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, arbnorët u shpërndanë; migrime të mëdha ndodhën, disa u vranë e të tjerë u detyruan të shpërnguleshin nga vendbanimet e tyre; sulltani shkëmbeu popullsinë, duke sjellë banorë argatë nga Azia; në krye të zonave vuri pashallarë e oficerë të lartë për të shtruar në punë të ardhurit e rinj që mbushën vendin dhe ndryshuan emrin...e vendit, duke prerë lidhjen e fundit me traditën para osmane
koni, dhe, të cilin vetëm gjoja e kanë shpallur hero kombëtar. Dhe sot, përsëri, si dikur nën diktat-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
urë, askush nuk flet, të gjithë bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë. Fundja është vendi i tyre. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Shqipëria rrezikon k Media të ndryshme njoftuan se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndërmjetësuar në dialogun politik me qëllim për të tejkaluar krizën që prej disa muajsh tani ka paralizuar Shqipërinë. Nuk është e qartë nëse palët shqiptare do të pranojnë një gjë të tillë, por cilado që do të jetë përgjigjja e tyre ndaj kësaj oferte nga OSBE-ja, mbetet për t’u parë se cili do të jetë përfundimi. Por ajo që mbetet e paqartë është fakti se cili do të jetë efekti i mos zgjidhjes së konflikteve të mbrendshme të klasës politike shqiptare me marrjen se Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, ashtu siç pritet, vitin që vjen
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Do të jetë shumë e vështirë dhe do të kërkojë aftësi të jashtëzakonshe diplomatike për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë që të mbrojë dhe të arsyetojë, jo vetëm gjendjen konfliktuale politike që ka pllakosur vendin por edhe situatën dhe problemet e përgjithshme në Shqipëri, përfshirë ndër të tjera korrupsionin, lirinë e fjalës dhe të medias-- me objektivat të cilat Shqipëria ka ofruar--dhe për realizimin e të cilave është zotuar të punojë si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020. Se si do të pajtojë Shqipëria gjëndjen e krijuar në vend me standardet e OSBE-së dhe me prioritet që ka paraqitur Tirana për Kryesinë e saj në OSBE vitin që vjen, është e vështirë të parashikohet, me përjashtim të ndonjë mundësie ose më mirë të themi mrekullie, që në Shqipëri të tejkalohet ngërçi politik aktual. Shqipëria merr Kryesinë e OSBE-së nga Sllovakia më 1 Janar, 2020. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka premtuar se Shqipëria do të ofrojë një “Kryesi aktive, efektive dhe të fuqishme” në OSBE, në vitin
12
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
2020! Në fillim të korrikut, Ministri shqiptar paraqiti para Këshillit të Përherëshëm të OSBE-së në Vjenë disa prej prioriteve më të rëndësishme të vendit të tij, në kapacititetin e Kryetarit të OSBE-së për vitin 2020. Sipas portalit të Ministrisë së Jashtme shqiptare, Gent Cakaj është angazhuar se, thënë në mënyrë të përgjithshme, Kryesia Shqiptare për vitin 2020 do të përqendrohet në këto përparësi: “a) dimensionin politiko-ushtarak: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve në përgjithësi; vëmendje e veçantë do t’i kushtohet krizës në dhe përreth Ukrainës, trajtimi i mëtejmë i konfliktit në Nagorno-Karabakh, adresimit të pasojave të konfliktit në Gjeorgji dhe vazhdimit të Procesit të Negociimit për Transdniestrian; Fuqizimi i rolit të gruas në proceset e paqes, në kuadër të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; adresimi i rreziqeve transnacionale, nga lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm deri tek siguria kibernetike; lufta kundër të gjitha formave të trafikimit, veçanërisht trafikimit të qenieve njerëzore; b) dimensionin ekonomiko-mjedisor: Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale; stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore; c) dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore:
Promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së; afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Në fund, vlen të theksohet se rinia do të jetë prioriteti ndër-dimensional i Kryesisë Shqiptare dhe do të ketë rol qendror në angazhimet e saj”, është zotuar në emër të qeverisë së tij, Ministri Genc Cakaj. Janë objektiva me vend këto dhe në përputhje me objektivat dhe standardet ndërkombëtare, por jo gjithmonë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kryesimin në OSBE në përputhje me zbatimin e këtyre të drejtave mbrenda Shqipërisë. Jo më larg se dje ditën e mërkurë, në një kronikë të veçantë, Zëri i Amerikës njoftoi se në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) po kundërshtojnë me forcë projektin e qeverisë Rama për shpifjen, një projekt – plan që dhunon lirinë e fjalës, sipas ekspertëve vendorë dhe të huaj. Sipas Zërit të Amerikës, kritikat kryesore lidhen me atributet e reja të Autoritetit të mediave audiovizive, që merr rolin e gjykatës. Siç dihet, një ndër shtyllat kryesore të lirive bazë të njeriut që mbron dhe promovon OSBE-ja, është pikërisht liria e shtypit. Mbetet për t’u parë si do të mbrojë dhe të promovojë lirinë e shtypit Shqipëria, në kapacitetin e saj si kryetare e OSBE-së, ndërkohë që vet OSBE-ja dhe gazetarët shqiptarë shprehën shqetësimiet e tyre serioze me planet aktuale të qeverisë Rama – jo për të promovuar dhe për të mbrojtur lirinë e medias, që
është një ndër misionet prioritare të këtij enti ndërkombëtar --por për të forcuar edhe më shumë kontrollin e saj mbi të drejtën e ushtrimit të fjalës së lirë. Kjo është një sfidë e madhe për diplomatët shqiptarë, por jo e vetmja. Ministri Cakaj u zotua në Vjenë në fillim të Korrikut se ndër të tjera, Shqipëria si kryetare e OSBE-së, do të angazhohet edhe për “parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve”. Ai mori përsipër se do të “luftojë korrupsionin”, se do të angazhohet për “dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore”, për “promovimin e tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së” dhe “për afirmimin e universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”dhe se “Rinia do të jetë prioriteti ndër-dimensional i Kryesisë Shqiptare”, ka thekësuar kryediplomati shqiptar në Vjenë. Vlera dhe objektiva fisnike këto kur merren seriozisht! Pasi Shqipëria përballet me shumicën e këtyre sfidave në vendin e vet, ndërkohë që, fatkeqësisht, nuk
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ka treguar asnjë mundësi as vullnet për t’u marrë me këto probleme në nivel kombëtar, do të jetë e vështirë që Tirana zyrtare të bind vendet anëtare se Shqipëria do të ketë besueshmërinë e nevojshme për t’u marrë me zgjidhjen e këtyre sfidave në nivel ndërkombëtar të zonës së OSBE-së, për të ofruar zgjidhje të tyre, ndërkohë që nuk është e aftë të merret me to në shtëpi të vet. Për më tepër, sidomos kur nuk tregon asnjë vullnet të mirë e serioz për tu marrë me këto çështje, në radhë të parë. Zgjidhja e konflikteve do të jetë gjoja në krye të prioriteteve të Shqipërisë si kryetar e OSBE-së. Është konflikti i mbrendshëm dhe mungesa e tolerancës në Shqipëri që po pengon gjithçka, e dikush mund të pyes kur s’je për vedin si mund të jesh për të tjerët! Unë dëshiroj ta shoh Shqipërinë të parën kudo dhe kurdoherë, sidomos në fushën ndërkombëtare. Si rrjedhim, është kënaqësi për ta parë Shqipërinë si kryetare të OSBE-së. Shpresojmë që për arsye të konflikteve të brendshme dhe të problemeve të tjera me të cilat përballet sot Shqipëria, përfshirë lirinë e medias, korrupsionin dhe keq qeverisjen --Shqipërisë të mos i mohohet Kryesia e OSBE-së. Por, jam i sigurt se asaj do ti nevojiten aftësi të mëdha diplomatike të llojit të Kissingerit, për të bindë OSBE-në për seriozitetin dhe vullnetin e saj për t’u marrë me këto çështje, pikëspari në vendin e vet e pastaj edhe në vendet e OSBE-së. Ministri Cakaj ka siguruar Këshillin e Përherëshëm të OSBE-së në Vjenë se, “Demokracia e Shqipërisë është e aftë për t’u përballur me sfida të tilla”. Diplomacisë Shqiptare i uroj sukses drejt këtij qëllimi, por mbetet për tu parë në të ardhmen nëse Shqipëria do t’i ketë aftësitë diplomatike dhe besueshmërinë e nevoejshme të vendeve anëtare që të dalë me sukses për herë të parë, në krye të një detyre të lartë në nivel ndërkombëtar, siç është Kryesia e OSBE-së. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Kur politizohet arti! Në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Tradita”, pas një pune shembullore, lindën disa pakënaqësi apo ndoshta edhe xhelozi, dhe si shkak i gjithë kësaj nuk vonoi shumë që nga disa pseudo-artistë të lindin idetë e formimit të një shoqërie tjetër kulturore-artistike, nga disa “vullnetarë të tjerë”, ku thuhej se u përkrahën dhe u motivuan nga disa politikanë tanë të kohës, të cilët u premtuan atyre mbështetje financiare, duke harruar se ëndrra e pushtetit të tyre do t’u shuhet shumë shpejt. Dhe kështu ata u bënë rivalë të punës shembullore të Ansamblit “Tradita”, i cili në të vërtetë kishte hapur dyert për të gjithë artdashësit shqiptarë
Për Koha Javore:
Haxhi Zeneli
Shqiptarët nga treva e Anës së Malit - Ulqin janë munduar me shumë sakrificë t’i mbrojnë të drejtat e tyre kulturore dhe politike. Pas shkatërrimit të sistemit monist, shqiptarët formuan partinë e parë demokratike, rreth së cilës u mblodhën me një qëllim shumica e shqiptarëve të Malit të Zi. Pas disa kohëve u themeluan edhe parti të tjera, gjegjësisht ato formoheshin atëherë kur disa të mllefosur që nuk u përmbushnin dëshirat e tyre në partitë ku ishin, largoheshin nga ajo parti si të pakënaqur duke formuar partitë e tyre. Shkrimi nuk ka për qëllim të merret me partitë sepse ato tani janë temë e
14
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
konsumuar, por dua të bëj një krahasim se sa larg mund të shkojë interesi i individit apo i partisë, kur individë të cilët nuk kursejnë as komb dhe as kulturë për të arritur qëllimet e tyre individuale apo edhe partiake. Këta individë nga dëshpërimi i tyre për të ndenjur në fuqi, nuk lënë vend pa i “shti hundët”. Ata shkuan aq larg saqë politizuan edhe artin e trevave tona, e në veçanti atë të trevës së Anës së Malit. Para do vitesh, disa të rinj artdashës anamalas, me angazhimin e tyre vullnetar, formuan një shoqëri të shumëpritur kulturore-artistike, e quajtur “Tradita”. Pas një kohë të shkurtër “Tradita”, falë punës së tyre bëri histori për shqiptarët autoktonë në Malin e Zi si asnjëherë më parë. Këta artdashës, me punën e tyre arritën të shkojnë deri në majat e Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës. Por në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Tradita”, pas një pune shembullore, lindën disa pakënaqësi apo ndoshta edhe xhelozi, dhe si shkak i
gjithë kësaj nuk vonoi shumë që nga disa pseudo-artistë të lindin idetë e formimit të një shoqërie tjetër kulturore-artistike, nga disa “vullnetarë të tjerë”, ku thuhej se u përkrahën dhe u motivuan nga disa politikanë tanë të kohës, të cilët u premtuan atyre mbështetje financiare, duke harruar se ëndrra e pushtetit të tyre do t’u shuhet shumë shpejt. Dhe kështu ata u bënë rivalë të punës shembullore të Ansamblit “Tradita”, i cili në të vërtetë kishte hapur dyert për të gjithë artdashësit shqiptarë që kishin talent që të angazhohen brenda tij, por kjo nuk i ndaloi disa të tjerë që të formojnë një shoqëri kulturoreartistike të re, dhe pa u vonuar formuan Shoqërinë Kulturore-Artistike “Ana e Malit”. Në vend që të bëjnë një konsolidim dhe përforcim të “Traditës”, ata u shkapërderdhën, duke formuar të dytën shoqëri artistike dhe për këto ndarje kishte zëra në atë kohë që thonin “se sa më shumë shoqëri që formohen, aq më mirë”. Si ka mundësi të jetë mirë në një vend
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kaq të vogël siç është Ana e Malit, me një kulturë të njëjtë (traditë dhe folklor)?! Sipas përvojës së mëparshme, na del se një ditë të gjitha pushojnë së vepruari. Andaj kjo nuk ishte gjë tjetër përveçse një manipulim i radhës i disa individëve, e ku ta dimë ne se kush qëndronte në prapavijë, por një gjë dihet, se ata e politizuan artin. Ata jo që nuk ndihmuan, por heshtën atë të parën, pra “Traditën”, me formimin e së dytës, dhe në fund i heshtën të gjitha.
“
Sipas përvojës së mëparshme, na del se një ditë të gjitha pushojnë së vepruari. Andaj kjo nuk ishte gjë tjetër përveçse një manipulim i radhës i disa individëve, e ku ta dimë ne se kush qëndronte në prapavijë, por një gjë dihet, se ata e politizuan artin. Ata jo që nuk ndihmuan, por heshtën atë të parën, pra “Traditën”, me formimin e së dytës, dhe në fund i heshtën të gjitha
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
15
KULTURË
U hap ekspozita fotografike “Veshjet kombëtare” dhe u shfaq filmi dokumentar “Tradita shqiptare”
Të ruhet veshja popullore dhe tradita e punimit
“Është e rëndësishme dhe obligim i madh që kjo veshje dhe traditë të ruhet. Duhet të ruhen si veshje dhe si modele, por duhet të ruhet edhe puna apo mjeshtëria me të cilën janë punuar këto veshje sepse ne në Muze kemi mjaft eksponate, por në qoftë se humb mjeshtëria dhe forma se si janë punuar këto veshje, atëherë nuk e kemi bërë punën si duhet”, ka thënë udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi Ulqin – Në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, të mërkurën, më 7 gusht, u hap ekspozita fotografike “Veshjet kombëtare” e autorit Musa Hoxha dhe u shfaq filmi dokumentar “Tradita shqiptare” i autores Hatixhe Nelaj. Koreografi Musa Hoxha ka thënë se qëllimi i ekspozitës është që ta pasurojnë Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, që është një ambient i zbrazët dhe i ftohtë. “Dhe me çka ta pasurojmë më së miri, por me atë bukurinë tonë, me ato veshjet kombëtare që lirisht mund të them janë veshje të cilat nuk i ka çdo vend”, ka thënë ai. Hoxha ka theksuar se 11 fotografitë e veshjeve kombëtare që janë prezantuar në këtë ekspozitë, do të jenë të ekspozuara përherë në Galerinë e Qendrës për Kulturë. “Qëllimi i kësaj është që çdo fëmijë, çdo nxënës, çdo student, çdo artist, çdo qytetar i Ulqinit, çdo qytetar i Malit të Zi, çdo turist, të cilët vijnë në Qendrën për Kulturë, të kenë mundësi ta njohin edhe veshjen tonë kombëtare
16
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
dhe të njoftohen me këto veshje që të mos i harrojmë”, ka thënë ai. Ndërkaq, autorja e dokumentarit “Tradita shqiptare”, gazetarja Hatixhe Nelaj, njëherazi koordinatore e SOS Telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës – Ulqin, ka thënë se tema e dokumentarit lidhet me veshjet popullore të komunës së Ulqinit. Ajo ka thënë se “Komuna e Ulqinit është një trevë e cila vërtet është e pasur me veshje popullore, por për fat të keq këto veshje popullore dita-ditës janë në zhdukje e sipër”. Nelaj ka thënë se gratë që merren me punimin e veshjeve kombëtare, disa prej të cilave ishin të pranishme në shfaqjen e dokumentarit dhe janë protagoniste të tij, janë heroina. “Këto gra vërtet janë heroina. Ato na e ruajnë traditën, ato e ruajnë veshjen popullore dhe këto e meritojnë sonte një duartrokitje”, është shprehur ndër të tjera ajo, duke shtuar se shtëpitë dhe punishtet e këtyre grave janë një muze që të bëjnë për vete. Udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit,
Gazmend Kovaçi, ka folur për veçoritë dhe rëndësinë e veshjeve popullore të Ulqinit me rrethinë si dhe ruajtjen e traditës së punimit të tyre. Ai ka thënë se Ulqini ka një traditë të madhe të qytetërimit dhe jetës urbane, gjë që më së miri vërehet në pasurinë e veshjeve tradicionale të Ulqinit. “Pa dyshim, i gjithë regjioni i Ulqinit, duke përfshirë këtu edhe trevën e Krajës, trevën e Shestanit, trevën e Malësisë, pjesën e Zadrimës, Shkodrës, edhe veshjen tradicionale malazeze, e pasurojnë trevën tonë dhe ekspozitën e cila është bërë”, ka thënë Kovaçi. Sipas tij, është e rëndësishme dhe obligim i madh që kjo veshje dhe traditë të ruhet. “Duhet të ruhen si veshje dhe si modele, por duhet të ruhet edhe puna apo mjeshtëria me të cilën janë punuar këto veshje sepse ne në Muze kemi mjaft eksponate, por në qoftë se humb mjeshtëria dhe forma se si janë punuar këto veshje, atëherë nuk e kemi bërë punën si duhet”, ka thënë udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit.
KULTURË Në fjalën e saj, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, ka thënë se femrat i kanë meritat më të mëdha për ruajtjen e trashëgimisë së veshjeve kombëtare, bukurinë e të cilave ne sot i shijojmë. “Femra ka qenë ajo e cila me pasion i ka ruajtur, i ka kultivuar dhe së cilës sot duhet t’i themi një falënderim të madh, jo veç kur janë këto veshje në pyetje, por kur është kuzhina tradicionale, ritet tona të cilat janë kultivuar brenda familjeve”, ka theksuar ajo. Gjoni ka përkujtuar se kemi jetuar në një periudhë kur nuk ka qenë lehtë të ruhet identiteti kombëtar, fetar etj.. “Mirëpo shumë rrallë janë bërë dasmat, shumë rrallë janë bërë solemnitetet, ku femrat nuk janë veshur me teshat kombëtare dhe ashtu i kanë promovuar sepse përndryshe kishin mbetur ose në muzeume, ose si pjesë e grupeve folklorike”, ka thënë ajo. Ekspozita “Veshjet kombëtare”, realizimin e së cilës e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, dhe filmi dokumentar “Tradita shqiptare”, i realizuar me mbështetjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, u organizuan në kuadër të programit të Festivalit “Skena Verore – Ulqini 2019”. i. k.
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Realitet i fëlliqur nga nj Ballsha Brkoviq fillimisht u provua në fushën e poezisë, ku i bëri vend vetes duke paralajmëruar se kemi të bëjmë me një risi në poezinë malaziase, që edhe ashtu kishte mbetur në kthetrat e epikës së madhërisë nacionale
Nikollë Berishaj
Vitet e thyerjeve në shoqërinë malaziase janë të shumta dhe jo të rralla, por për çudi, disi nuk kanë lënë gjurmë të thella letrare, që do të shkaktonin një katarzë aq të duhur në vetëdijen dhe ndërdijen e këtij kombi. Sikur vetëdija kombëtare malaziase e ngjeshur në elitën shkrimtare i kishte vënë vetes një mision »për të ardhmen«, që të ndikonte në imazhin e bukur të kombit të tyre. Dhe kjo nuk do të ishte problematike, sikur inteligjenca malaziase të bënte herë pas here një rishikim të thelluar të domosdoshëm të rezultateve të këtij veprimi. Kështu malaziasit në letërsinë e vet tentonin që në çdo mënyrë t’u shmangeshin dritëhijeve që domosdoshmërish lënë vragë në shtresat kohore të vetëdijes nacionale, e që për pasojë kanë pasur një dikotomi dhe përçarje në vetë identitetin e tyre. Disi, edhe ato prova dhe sprova që herë pas here, ndoshta edhe pas dekadash të tëra provojnë të ngritin kokën shpesh mënjanohen, anashkalohen plotësisht apo edhe fshikullohen ashpër. Një shkak i fuqishëm për këtë na paraqitet mu para një shekulli, kur Mali i Zi e humbi qenien e tij shtetërore (me Kuvendin e Podgoricës, 1918) dhe në aspektin gjeografik u bë pjesë e shtetit të “vëllait të madh” – Serbisë, gjegjësisht e Mbretërisë SKS, pastaj e Jugosllavisë komuniste ..., ndërsa në aspektin nacional malazezët përjetuan një çarje si me thikë, që prodhoi identitet bipolar (shpesh skizofrenik) malazias-malazias
18
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
dhe malazias-serb. Pastaj më 1941, 1945, për të lënë plagë të madhe më 1948 dhe zhgënjimin më të madh në vitin 1989, kur pas rënies së murit të Berlinit të gjithë popujt evropianë të kampit komunist dëshironin lirinë dhe demokratizimin e pushtetit, malaziasit u renditën në anën e kasapit të Ballkanit, që shkaktoi terrorin dhe gjenocidin më të madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Të mësuar me tematikat kryesisht »epike« të letërsisë malaziase, para së gjithash nga shkrimtarë dhe poetë malazias (që mësoheshin në librat shkollorë, e që shumë autorë mohonin qenien e vet si malazias), çarja e viteve të nëntëdhjeta e rreshtoi këtë letërsi në anën e propagandës serbomadhe. Në një atmosferë të tillë ngriti kokë një pjesë e vogël e inteligjencisë malaziase, që, sot shihet mirë, e ruajti dinjitetin e kombit për një të ardhme të afërt. Në grupin e këtyre intelektualëve, emri i një djaloshi atëbotë njëzetepesëvjeçar, i posa diplomuar në universitetin e Beogradit, redaktor i shtojcës së kulturës në revistën Liberal, shkëlqeu me idetë e veta antimilitariste dhe pacifiste. Ballsha Brkoviq, i lindur më 1966 në familjen e shkrimtarit dhe intelektualit malazias Jevrem Brkoviqit, me të gjithë forcën e vet intelektuale iu kundërvu mendësisë së kohës, shpesh duke u bërë edhe objekt i sulmeve dhe kërcënimeve nga më të egrat të bashkëkombësve të tij në anën e “drejtë” të historisë – anën e luftës. I lindur dhe i rritur në Podgoricë - kryeqytetin e Malit të Zi, që nuk ishte bërë askurrë temë e shkrimeve letrare, në qytetin universitar ku, që nga krijimi i universitetit e deri sot nuk ndodhi as demonstrata më e vogël studentore, në kryeqytetin ku dihej përkatësia fisnore e secilit, kryeqytetin që rriste intelektualë puritanë që ruanin me zellin më të
madh pastërtinë e idesë komuniste, u shfaq si emër që me shkrimet e tij tejkalonte kohën dhe kufijtë dhe që çmohej më shumë gjithkund në trevat sllavishtfolëse se ndër më të afërmit e tij. Ballsha Brkoviq fillimisht u provua në fushën e poezisë, ku i bëri vend vetes duke paralajmëruar se kemi të bëjmë me një risi në poezinë malaziase, që edhe ashtu kishte mbetur në kthetrat e epikës së madhërisë nacionale. Në fakt, duke provuar t’i afrohen, por më së shpeshti pa sukses, atij që me të drejtë mund të quhet baba i poezisë malaziase – Njegoshit. Deri më tani ai ka publikuar këto përmbledhje të poezisë: - Kuajt që hanë pjeshkat, KOnji koji jedu breskve, Bg, 1985, Filipi me ngjyrë argjendi, Filip boje srebra, Pg, 1991, Kepi i Shën Marisë, Rt Svete Marije, Zg. 1993, Contrapposto, CT 1988, Dyzimi, Pg 2001 dhe Stadiumi i zi, Pg, 2017 Por nëse i analizojmë mendimet e tij të shprehura në shkrimet publicistike dhe kolumnat e shpeshta ku shprehej kundër marrëzisë që e kishte kapluar tërë opinionin serb dhe malazias, pritej se Ballsha në vazhdim të komunikimit të tij me lexuesin do të vazhdojë me prozë. Dhe ashtu ndodhi. Me romanin e tij të parë, Galeria private, Zg. 2002, që lexuesit shqiptarë mund ta kishin në dorë në përkthimin tim, por me një titull krejtësisht tjetër “Asgjë nuk është ajo që duket se është” Shtëpia botuese Camaj-Pipa, Shkodër 2007, (e për vet titullin në shqip do të flas më vonë), Ballsha shkaktoi një tërmet të vërtetë në shoqërinë malaziase. Podgoricën, “qytetin e zbrazët, pa përcaktime specifike, qytetin anonim e të pashpresë, të pa kolorit deri në mosekzistencë,” siç shprehet shkrimtari serb Teofil Pançiq, që nuk kishte bërë emër në kulturë-mitologjinë e ish shte-
KULTURË
jë Galeri private
tit të përbashkët, pasi aty nuk ndodhte gjë, e futi për herë të parë si lokalitet letrar ku zhvillohej edhe një jetë tjetër, e jo vetëm ajo që dëshironte ta paraqiste klasa e etabluar. E bëri “vend ngjarjeje letrare” me ndodhitë e “cikotiqëve” podgoriçanë për të cilët ishte balsfemi të shkruhej. Ndërmjet pasqyrës së idealizuar të jetës së Podgoricës (që ishte vetëm për përdorim të jashtëm) dhe imazhit real me të gjitha dritëhijet e saj, Ballsha nuk ngurroi, zgjodhi të shkruajë për atë anën e errët të vendlindjes së vet. Ai nuk heziton ta përshkruajë një gjeneratë të elitës së tranzicionit që i kishte marrë frenat e shoqërisë në dorë dhe që pa kurrfarë kriteresh morale e etike jetonte një jetë të shfrenuar. Dhe pikërisht ky diskontinuitet nga shoqëria patriarkale bëhet material letrar. Që në “tregimin e parë”, Aroma ruse Ballsha fshikullon aty ku shoqëria malaziase e kohës nuk ishte e gatshme ta pranonte. Që këtu bën dy demistifikime, për kohën heretike: demistifikimin e pansllavizmit rus dhe atë të juntës së Beogradit. Që në fillim ai e njofton lexuesin me qëndrimet e tij pacifiste, që aspak nuk përputhen me idenë udhëheqëse të kohës në rrethin e tij. Të kujtojmë se për qëndrime që kundërshtonin shtjellën e “mendësisë” luftënxitëse, babait të tij Jevremit iu desh që të braktiste atdheun dhe të jetonte te “armiqtë” e përbetuar, në Shqipëri, Slloveni dhe Kroaci më se tetë vjet. Me narracionin e tij elegant, përplot eskurse të shkurtra ai krijon një mozaik të qytetit në kohë dhe të kohës në qytet. I vetëdijshëm për mungesën e prezencës letrare të jetës së qytetit të tij, ai nuk heziton që këtë mozaik ta mishërojë me debate filozofike, në vend të de-
bateve gjithkund të pranishme të përçarjeve të reja bardhë-zi, që ishin vetëm vazhdimësi e përçarjeve të vjetra malaziase në bjellashë e zelenashë, partizanë-çetnikë. Si fil rouge i romanit na paraqitet kritika e ashpër e shoqërisë malaziase në njërën anë, dhe homazhi i të qenit të një Podgorice tjetër për të cilën ai lufton me të gjitha fuqitë. Një Podgorice, të cilën beson se nuk e ka kapluar banaliteti i frikshëm i kohës. Në plejadën e ngjarjeve dhe personazheve autori përshkruan një shoqëri të njohur, ku edhe përkundër mesazhit hyrës se “Asnjë figurë letrare nuk është njeri”, pa mundim të madh mund të njohim njerëz realë që e përcaktonin kohën, që nga rrethi i tij familjar e deri te strukturat e larta shtetërore e intelektuale dhe të “undergraundit”. Ky fakticitet i përshkruar shumë realisht, aspak nuk e humb vlerën e letrarësisë në tekstin e romanit. Përkundër, xhointët e shpeshtë që dredhen tejet natyrshëm, “origjinalet e kopjeve” të pikturave të emrave të “mëdhenj” inekzistentë botërorë që Baki me vëllain e vet piktor Kuzmën ua shet njerëzve të “elitës” dhe të nëntokës me çmime të larta, mishërohen aq mjeshtërisht në kontekstualitetin e rromanit. Romani Galeria private, bashkë me romanet që pasuan: Paranoja në Podgoricë, Plazhi i Imelde Markosit dhe Bandini bar, paraqesin “Kuartetin e Podgoricës”, ku siç e cek me plot të drejtë studiuesja Bozhena Jelushiq, Podgorica nuk është vetëm qyteti ku zhvillohet ngjarja, por ajo është edhe personazhi kryesor i romaneve. Jo vetëm Podgorica, thotë ajo, këtu ka edhe shumë personazhe të tjera, në mes të cilëve është edhe Budva, Ulqini, Virpazari...” Romani Galeria private është “një klithmë e Ballsha Brkoviqit, klithmë mbi njerëzit e rinj të ngopur me patriotizmin e rremë dhe me sistemin, që i ha fëmijët e vet” , shprehet Bozhidar Proroçiqi. Është klithma që e bëri Brkoviqin laureat të çmimit Miroslavljevo jevangjelje (Ungjilli sipas Mirosllavit) për romanin më të mirë në Serbi dhe Mal të Zi, 2001
– 2003, sepse: në të autori merret me paragjykimet e veta (të kombit të vet), sepse shkruan për realitetin “e frikshëm dhe të ndryrë – pra të pa anashkalueshëm”, sepse, koha për të cilën shkruan “është ferr, e të jesh korrespondent nga ferri është privilegji më i madh për shkrimtarin”, sepse “gjithmonë është më ndershëm të jesh me të përndjekurit, se me përndjekësit”. Sepse është aq subversiv, ngase shkruhet në kohën kur të gjitha strategjitë subversive ishin bërë të parrezikshme, e koncepti i kryengritjes ishte në krizë, shprehet autori në një intervistë.
Dhe disa fjalë për përkthimin e romanit
Dua të cekë se në kohën e përkthimit të romanit Galeria private merresha edhe me një përkthim shumë sfidues, me “Prillin e thyer” të Ismail Kadaresë. Ismaili ikte në të kaluarën dhe kacafytej me gjakmarrjen, Ballsha shkruante për kohën që e jetonte dhe jetonte edhe me elitën e nëntokës. Dy tema antipode, dy stile të ndryshme për një përkthyes, që dëshironte që konceptin e organizimit fisnor dhe hakmarrjen, të shkruar mjeshtërisht nga Kadareja, t’ua servonte sllovenëve, që nuk e kishin pjesë as të historisë, as të kulturës së vet, ndërsa në anën tjetër, lirinë e të shprehurit, qoftë edhe me fjalë tejet banale të një undergroundi t’ua servonte shqiptarëve, për të cilët ende ishte blasfemi edhe sharja më naive e shprehur në letërsi – që sipas kritereve dominuese duhej ta ruante pastërtinë deri në puritanizëm. I gjetur ndërmjet këtyre dy sfidave, përkthyesit i duhet të mos ndërhyjë me stilin e vet, por t’i jetë sa më besnik stilit të autorit. Fatkeqësisht, në përkthimet tona (në shqip), tek disa shtëpi botuese është tepër evident stili i korrektorit letrar, e lërë më përkthyesit. Dhe një çështje tjetër, për mua aspak e vogël. Përkthimi i titullit (apo titulli në përkthim!). Si autor e di se për zgjedhjen e titullit për librat e mi autorialë kam shpenzuar kohë dhe kam menduar shumë. E di se nuk është veçanti vetëm e jona, se botuesi ka të drejtë t’ia ndryshojë titullin romanit, por si përkthyes jam ithtar i asaj që të mbetet titulli i zgjedhur nga autori. E kush di më mirë se autori se cili titull e përmbledh më së miri tërë materien e romanit. Edhe sot jam i bindur se titulli Galeria private (siç është në origjinal) do të ishte shumë më i fuqishëm se titulli i zgjedhur nga botuesi. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Tërgajë – Cem, u mbajt “Logu i Tërgajës 2019”
Rikthim i traditës shumëshekullore Në një natyrë piktoreske, përbri ujit të freskët dhe të kristaltë të lumit Cem, pas njëzet vitesh të plota, u organizua logu tradicional i Tërgajës, në vendit ku vite me radhë me rastin e 15 – gushtit, ditës së Zojës së Madhe, (Zojës së Grudës) u tubuan me mijëra veta nga të gjitha trevat e Malësisë dhe nga diaspora shqiptare, për të biseduar me njëri – tjetrin dhe për t’u argëtuar. Riorganizimin e logut të sivjetshëm pas dy dekadash të plota e mundësuan vëllazëria Berishaj me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në
20
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
bashkorganizim me SHKA “Koha” nga Dinosha. Në këtë manifestim i cili sipas organizatorëve do të bëhet sërish i përvitshëm, të pranishëm ishin një numër shumë i madh i publikut të ardhur nga të gjitha viset e Malësisë, nga Ulqini, Kraja, por edhe mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe bashkëatdhetarë nga vende të ndryshme të Evropës, SHBA-së dhe gjetiu si dhe figura të njohur publike dhe politike. Sipas organizatorëve të këtij manifestimi të prononcuar për gazetën “Koha Javore”, rikthimi i organizimit të
këtij logu ka si synim parësor, ruajtjen e dokeve, zakoneve dhe të traditës kulturore dhe shpirtërore të trevës së Malësisë, kultivimin dhe afirmimin e vlerave etno- kulturore, si dhe bashkimin e popullit të Malësisë, pavarësisht se cilit konfesion apo orientim politik i takon. “E kemi pasur përherë si ide për ta rikthyer këtë log dhe tani vendosem ne fisi i Berishajve që pas 20 – vjetësh, ta rikthejmë logun e Tërgajës, ashtu siç ka qenë dikur një traditë e mrekullueshme dhe qindravjeçare e cila nuk filloi nga ne por nga paraardhësit
MOZAIK
tonë të cilët në ato kohëra nuk kishin shumë mundësi, kurse ne sot i kemi të gjitha mundësitë dhe kështu do ta bëjmë tani e tutje tradicionale dhe të përvitshëm. Qëllimi i rikthimit të logut është bashkimi i malësorëve, pa marrë parasysh cilës fe i takon dhe cilit orientim politik, pra që Malësia të jetë e bashkuar si gjithmonë”, u shpreh Ëjllo Berishaj, organizator. Ndërkaq, Sylejman Beqaj, kryetar i SHKA “Koha” dhe bashkorganizator i këtij evenimenti tregon se organizimet e tilla e hijeshojnë këtë vend, janë të qëlluara dhe të mirëpritura
kurdoherë. “Synimi ynë është që nëpërmjet këtij riorganizimi, t’ i rikthejmë disa tradita të vjetra të cilat ishin lënë pasdore e të cilat kanë vlera të çmuara dhe në këtë mënyrë do t’i ringjallim ato, do t’i ruajmë dhe do ti kultivojmë. Ky log bashkon dhe afron popullin tonë në Malësi i cili ka mundësi që të njihet më mirë me njëri – tjetrin ”, u shpreh Beqaj. Në këtë manifestim kulturor – tradicional ku morën pjesë shoqata kulturore – artistike nga Malësia dhe nga Shkodra si dhe rapsodët, Fran
Kodra dhe Ndue Shytani, u shpalos një program i pasur me këngë dhe valle burimore të trevës së Malësisë i gërshetuar edhe me këngë nga eposi i kreshnikëve dhe me humor. Në fund këtij programi folklorik, i ftuar nga organizatorët ka qenë, këngëtari i njohur nga Kosova, Z. Ilir Shaqiri cili duke u mirëpritur ngrohtësisht, i argëtoi të pranishmit me disa këngë nga repertori i tij i pasur muzikor. Në fund, për të gjithë të pranishmit është shtruar një koktej. t.u. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
21
KULTURË
U shfaq premiera e filmit dokumentar “Sutormani ‘91” të autorit Hajredin Zeneli
Dëshmi për ngjarjen e Sutormanit Në këtë film të shkurtër dokumentar-artistik, autori si dëshmitar i kësaj ngjarjeje pasi që ka qenë edhe vetë rezervist, pasqyron nga këndvështrimi i tij ngjarjet dramatike dhe ankthin e korrikut 1991 në malin e Sutormanit mbi Tivar, kur më shumë se 650 të rinj shqiptarë nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja etj. refuzuan mobilizimin nga ish Armata Popullore e Jugosllavisë për të marrë pjesë në luftrat vëllavrasëse në trevat e ndryshme në ish-Jugosllavi Katërkollë - Në sallën e kinemasë në Katërkollë, të premten mbrëma, më 9 gusht, u shfaq premiera e filmit dokumentar “Sutormani ‘91” të autorit Hajredin Zeneli. Në këtë film të shkurtër dokumentar-artistik, autori si dëshmitar i kësaj ngjarjeje pasi që ka qenë edhe vetë rezervist, pasqyron nga këndvështrimi i tij ngjarjet dramatike dhe ankthin e korrikut 1991 në malin e Sutormanit mbi Tivar, kur më shumë se 650 të rinj shqiptarë nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja etj. refuzuan mobilizimin nga ish Armata Popullore e Jugosllavisë për të marrë pjesë në luftrat vëllavrasëse në trevat e ndryshme në ish-Jugosllavi. Në fjalën e tij, autori Hajredin Zeneli ka thënë se filmi është një dëshmi e tij për këtë ngjarje, të cilën nuk ka mundur ta harrojë. “Më ka lindur si ide dhe besoj se ka dalë diçka. Sido që të jetë, dikujt do t’i shërbejë më vonë”, është shprehur ai, duke i ftuar të tjerët, profesionistë, regjisorë etj. që të bëjnë edhe film artistik për këtë ngjarje. Aktori Shefqet Luca, i cili luan në disa skena artistike në film, ka treguar se
22
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
ideja për realizimin e dokumentarit për Sutormanin ka lindur para katër viteve, kur ai së bashku me autorin e dokumentarit, shokun e tij Hajredin Zeneli, ishin duke ndenjur dhe folur për tema të ndryshme jetësore, përfshirë edhe mërgimin. Ai ka përshkruar me detaje bisedën e tij me autorin e filmit, shkuarjen në Sutorman për të parë vendin ku në vitin 1991 rezervistët shqiptarë ishin të grumbulluar dhe të rrethuar nga ushtria e atëhershme jugosllave. “Në film është paraqitur trimëria shqiptare, shoqëria pa interes, dashuria vëllazërore dhe në veçanti prindërore, dashuria e bashkëjetuesit tënd, pra e atij që e kalon jetën me të dhe në veçati dashuria dhe trimëria e nënës shqiptare”, ka thënë Luca. Para shfaqjes së filmit, dëshmi mbi ngjarjet e Sutormanit kanë rrëfyer Haxhi Sulejmani, rezervist në Sutorman, dhe Ethem Mehani, familjar i njërit prej rezervistëve. Sulejmani ka thënë se pakkush e din se si ka ndodhur, si është bërë tubimi dhe bashkimi i rezervistëve dhe i popullatës, nënave dhe baballarëve.
“Aty ka qenë një skenar që unë e kam në mendje gjithmonë. Ka qenë duke u përsëritur Masakra e dytë e Tivarit”, është shprehur ai. Sulejmani me krenari ka pohuar se ka qenë pjesë e grupit që janë përpjekur të ruajnë kompaktësinë dhe të tregohen të fortë sepse nuk ka qenë lehtë t’i kundërvihen një armate me traditë, siç ishte APJ, duke pasur parasysh forcën e saj. “Por nënat, baballarët, të gjithë që ishin me ne, kanë ardhur me ne, kanë fjetur me ne dy-tri net, dhe në asnjë moment nuk janë dorëzuar”, ka thënë ai, duke falënderuar disa oficerë shqiptarë në rezervë, të cilët i kanë njoftuar mbi planet e ushtrisë. Ndërkaq Ethem Mehani, një prej familjarëve pjesëmarrës të tubuar për demobilizimin dhe lirimin e të rinjve shqiptarë në Sutorman, e ka quajtur ngjarjen në Sutorman një fitore të shqiptarëve dhe ditëlindje të dytë për të gjithë rezervistët shqiptarë dhe familjet e tyre. “Kjo ishte një fitore e madhe, e panjohur ndonjëherë deri më tani e popullit tonë shqiptar në këto troje dhe më gjerë, në këto kushte dhe rre-
KULTURË thana lufte të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme, fitore e cila u arrit në mënyrë dinjitoze, me paqe, mençuri dhe maturi”, është shprehur ai. Duke kujtuar ato ditë të nxehta të korrikut të vitit 1991 në Sutorman, Mehani ka thënë se shqiptarët penguan APJ-në në realizimin e projektit të saj falë pjesëmarrjes masive, “ku morën pjesë pleq, plaka, burra, gra, bile edhe fëmijë në djep vinin të mbështesnin dhe të kërkonin kthimin nga kjo ushtri të baballarëve të tyre, të cilët erdhën të mbështesin të gjithë të afërmit në Sutorman radhazi disa ditë të nxehta të korrikut të vitit 1991 derisa kërkesa e këtyre prindërve u realizua, derisa komanda supreme e Ministrisë së Mbrojtjes së RSFJ-së aprovoi vendimin që të
bëhet diferencimi që kush dëshiron mund të shkojë në luftë dhe kush nuk dëshiron mund të lirohet nga obligimi i prezencës në përbërjen rezervë të Ushtrisë Jugosllave”. Në emër të organizatorit, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi. Ai e ka përgëzuar autorin e dokumentarit për guximin për të trajtuar një ngjarje që për shumë vite ka qëndruar në heshtje. “Hajredin Zeneli i pari ka marrë guximin që të bëjë një dokumentar, i cili i ka mangësitë e veta, nuk do t’u pëlqejë të gjithëve, por gjithsesi është më mirë sesa të mos ishte bërë fare”, ka thënë ndër të tjera Kovaçi. “Sutormani ‘91” është filmi i parë mbi këtë ngjarje të ndodhur në korrik
të vitit 1991, i cili zgjoi interesimin e publikut, një pjesë e të cilëve të ardhur për pushime nga diaspora. Teksti i filmit është shkruar nga Xheladin Zeneli, folës është gazetari Simon Shkreli. Autori i dokumentarit Hajredin Zeneli rrëfen për përjetimet e tij në Sutorman, ndërsa në skenat artistike në film përpos aktorit Shefqet Luca, luajnë edhe aktori Bashkim Alaj dhe Zyra Mehani. Filmi është realizuar me mbështetjen e Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Ky ishte aktiviteti i parë kulturor që pas shumë viteve organizohet në sallën e kinemasë në Katërkollë, të lënë pas dore, dikur vend i pothuajse të gjitha veprimtarive kulturore që mbaheshin në trevën e Anës së Malit. i. k.
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
23
KULTURË
U përurua libri i Xheladin Zenelit “Shqiptarët në Mal të Zi – popull i rrezikuar”
Ndërgjegjësim i çështjes shqiptare në Mal të Zi “Ashtu si dhe libri im i parë, edhe ky libër ka për qëllim ndërgjegjësimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, çështje kjo e cila sipas mendimit tim, gjithnjë kërkon një vëmendje të veçantë nga faktorët relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe një përkujdesje me vepra konkrete nga ana e shtetit tonë amë për këtë pjesë të popullit të vet që jeton jashtë kufirit administrativ të Shqipërisë londineze”, ka thënë autori Ulqin – Në sallën e hotelit “Mediteran”, të hënën, më 12 gusht, u bë përurimi i librit “Shqiptarët në Mal të Zi – popull i rrezikuar” të autorit Xheladin Zeneli, i cili është botuar në fillim të muajit gusht nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Libri është përmbledhje e vështrimeve, opinioneve, fjalimeve, kumtesave, intervistave, reagimeve etj. të autorit për shqiptarët në Malin e Zi dhe pozitën e tyre, rolin e diasporës në zgjidhjen e çështjes shqiptare, që janë botuar në media të ndryshme në gjuhën shqipe, në periudhën kohore 2012-2019. Redaktori i librit, dr. Nail Draga, ka thënë se Zeneli paraqet një rast specifik sepse pavarësisht se jeton dhe vepron në SHBA, është vazhdimisht i pranishëm me shkrime dhe artikuj për mjedisin e vendlindjes, kryesisht për shqiptarët në Malin e Zi. “Ndonëse i larguar nga vendlindja, ai nuk ka qenë statist sepse interesimi i autorit për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi ka vazhduar edhe në Amerikë, përkatësisht në Nju-Jork, në mjedisin e ri ku është vendosur në fund të vitit 1991”, ka
24
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
theksuar ai. Sipas Dragës, në shkrimet e tij autori shpreh preokupimin e vazhdueshëm për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. “Qasja e autorit është shumëdimensionale sepse vetëm si e tillë mund të trajtohet çështja shqiptare në Mal të Zi edhe në kohën e pluralizmit. Pa mohuar të arriturat, të cilat janë pothuaj kozmetike, autori trajton identitetin e shqiptarëve në aspektin arsimor, kulturor, informativ e atë politik”, është shprehur ai. Recensenti i librit, Robert Camaj, ka thënë se guximi i autorit, i cili duket pak i vrazhdë në vlerësimin dhe mendimin e vet, “duket sikur anashkalon detajet dhe arsyet reale për të cilat rrjedhin ngjarjet dhe siç vë re unë, bën sikur të gjitha arsyet janë të qarta, se veprohet kësisoji sepse jemi të korruptuar, çorientuar, pa vetëdije sociale, kombëtare, qytetare, urbane, evropiane si dhe pa vetëdije për nevojën që të vetëdijësohemi”. Ai ka thënë se për autorin është brengosëse “spektri i ndarë shqiptar, mohimi i realitetit për nevojën dhe gjetja e pretekstit për mosbash-
këpunim, jazi që kalojnë rrymat kur shkojnë drejt çarjes deri në momentin e afrimit përsëri”. Sipas Camajt, autori Zeneli alarmohet kur shqiptarët bëhen pjesë e pushtetit, por jo edhe e ndarjes së tij, kur defilojnë pranë kabinetit kryeministror, por nuk marrin përgjegjësinë për zgjedhjen e tyre. “Zvarritja e procesit, intimidimi i individëve, demotivimi kolektiv, banalizimi i kërkesave janë mënyra e veprimit që ushtrohet konstant mbi faktorin dhe popullin shqiptar në Mal të Zi”, ka thënë ndër të tjera ai. Për lektoren e librit, Nepe Peraj, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, libri është një klithmë e autorit drejtuar shqiptarëve për t’u bashkuar. “Ajo që mua më ka rënë në sy, faktikisht është një klithmë e autorit në përgjithësi dhe të gjithë shqiptarëve këtu që jetojnë, por edhe në përgjithësi në të gjitha trevat shqiptare, është klithja që ne të jemi të bashkuar”, ka thënë ajo. Peraj ka thënë se kur autori nuk e sheh këtë bashkim, por përçarjen faktike, “kërkon nga politikanët shqip-
KULTURË
tarë që ta lëshojnë politikën dhe t’ua lënë atyre që e meritojnë, brezit të ri”. Në fjalën e tij, autori i librit Xheladin Zeneli ka thënë se gjithnjë është munduar që përmes vështrimit dhe mendimit kritik t’u qaset problemeve që i shqetësojnë sot shqiptarët në Mal të Zi, duke shfrytëzuar edhe të dhënat zyrtare dhe jozyrtare. Ai ka thënë se ashtu si dhe libri i tij i parë, “edhe ky libër ka për qëllim ndërgjegjësimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, çështje kjo e cila sipas mendimit tim, gjithnjë kërkon një vëmendje të veçantë nga faktorët relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe një përkujdesje me vepra konkrete nga ana e shtetit tonë
amë për këtë pjesë të popullit të vet që jeton jashtë kufirit administrativ të Shqipërisë londineze”. Sipas Zenelit, përkundër disa arritjeve, “shqiptarët në Mal të Zi, si popull autokton, janë gjithnjë të rrezikuar në aspektin kombëtar” dhe kjo dukuri shqetësuese është tema kryesore e këtij libri. Autori ka thënë se “është nevojë dhe domosdoshmëri e kohës që në suaza të ushtrimit të së drejtës së vet kushtetuese, dy qeveritë e shteteve tona, përmes një strategjie kombëtare, të angazhohen drejtpërdrejt në përkujdesjen e bashkëkombasve të vet” dhe se “çdo fuqi e jona njerëzore, intelektuale, ekonomike
dhe politike duhet të shfrytëzohet vetëm për një qëllim: ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e gjuhës, identitetit dhe qenies së etnisë shqiptare në përgjithësi, në trevat shqiptare në Mal të Zi”. Gjatë përurimit, moderatori Shefqet Luca ka lexuar disa fragmente nga libri. Në fund të përurimit, të organizuar nga SHAI “Art Club”, autori ka ndarë libra falas për të gjithë të pranishmit. “Shqiptarët në Mal të Zi – popull i rrezikuar” është libri i dytë i Xheladin Zenelit, pas librit të tij “Diaspora dhe vendlindja”, i botuar në vitin 2012. i. k. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
25
KULTURË
Përkujtim i emigrantit detar: Januz Vukaj (1929-2019)
Ikjet e rrezikshme matanë detit “Ç’ është ky lloj socializmi në të cilin njeriun duhet ta mbash me zinxhirë? Ç’ është ky regjim i vërtetë, kjo lloj parajse? Të gjithë e duan parajsën, por ajo nuk mund të jetë e tillë, përderisa njerëzit duan të arratisen prej saj, kurse dera është mbyllur”. (Nikita Hrushov) llanë (dhënë) ma shumë punë, punë që s’mujsha m‘i ba unë si fëmijë.
Ikja në Shqipëri - në këmbë Hajro Ulqinaku
Kurbeti, mërgimi, emigrimet - janë pjesë e historisë shqiptare. Edhe të sotmes. Ulqinakët e lënë vendlindjen, ikën pas pushtimit osman, pas Kongresit të Berlinit, por ikën edhe në periudhën e “ndërtimit socialist”. Të rinjtë e Ulqinit koptisën detin, dolën në Itali, për të marrë Amerikën, Austra-linë, Evropën, vendet e ëndërruara. Të rrezikshme kanë qenë ato arratisje, emigrime, imigrime… Januz Vukaj, (Krruç, 09.12.1929) kujtohet si sot.
Fëmijë jetim – bari në Krruç
E përvuajtur ishte fëmijëria e Januz Vukajt në Krruç. - Nënën s’e kam njohur, as që ia di fytyrën, as që kam ndonjë fotografi të saj. Edhe babai më ka lënë 8-vjeç. Në Krruç, ke Cufi i Hysës, kam rujt ellat (edhat), 45 – 50 ella, nëpër pyll. Te axha, Malushi, elle (edhe) aty e kam rujt’ bagtin’. Manej ke Caf Canka (kushëri prej babe), në Ulqin, bari i deleve, nëpër Ullishtë e Livadhet e Ujit. Kam fjet me dele, nëpër livadhe, në tokë. M’ ka marrë me t’ keq, m’ ka
26
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Në Pranverën e vitit të Luftës II Botërore, më 1941, kur s’ka pasur kufij (ka qenë Italia), Januz Vukaj, si fëmijë 12-vjeçar, i paprindër, rrogëtar i munduar, ikën për në Shqipëri, për të dalë në Shkodër, ku e kishte motrën Buden, e martuar për Tafil Pufen. I kujtohet i gjithë ai rrugëtim bregut të Bunës, nëpër Anë të Malit, deri te Çinari i Taphanës. Aty (në Shkodër), qëndroi nja dy vjet.
14-vjeçar - partizan
- Me shkodranët, vet i treti, dolëm në mal. Na e mushën mendjen ma të moçmit, m’i ra gjermanit. Nja dy vjet kemi qenë në malin e Kakarriqit. Kam shërbyer në Ushtrinë Shqiptare, më 1947. Me të mbaruar të Luftës, u ktheva në Shkodër, nga Durrësi, në këmbë, sepse nuk ka pasë komunikacion, asfarë mjeti të transportit.
Më 1948 – në Ulqin
- Në kambë kam arllë (ardhur) edhe nga Shkodra në Ulqin. Januz Vukaj në Ulqin, si i ri, ka punuar punë me motorë (zanat që e ka mësuar në Ushtri), pastaj në Podgoricë. Në Ulqin, prej vitit 1953 deri më 1957, punon në “Naftë”. Ishte shef i motoristëve, kishte rrogë të mirë, kallëzon.
Ikja e dështuar për në Itali, më 1956 Januzi kujtohet: - Cufo Vukaj, i vëllai, Ilaz Dragovoja, Amer Aloja, Çedo Dediqi dhe Rexhep Haxhimolla (ka vdekur në Australi, të bijtë i kanë mbetur në mërgim), të parët të rinj të pakënaqur me socializmin provojnë të ikin, por hetohen, ndalen dhe burgosen; që prapë të arratisen, të kaptisin Adriatikun e tërbuar. Edhe Januzi bën tre muaj burg, në Tivar, pse u ka dhënë dy bidona me naftë për fllugën, që të dalin matanë Detit Adriatik. - Kërsto Buriqi m’ ka rrafë, pse s’kam dashtë me kallxu. Januzin e qesin prej pune, mbetet i papunë, e i ri. Kjo ikje dështoi. Spiunët e kishin informuar shpejt e mirë UDB-ën.
Ikja e rrezikshme, në vitin 1957
Nëpër Ulqin flitej se një grup i madh i të rinjve do të ikë në Itali. Por: kush, kur, nga, askush s’e dinte. Ikja ishte e organizuar shumë mirë dhe në fshehtësi të plotë. Januz Vukaj kujtohet: - Një vit e më tepër isha pa punë. Me Muho Stankën e bleva fllugën e “Sollanës” (Kripores), për gjysë. Me të kemi bajt zhur prej Kamine, por s’ lënte Ushtria. UDB-a ma ka marrë lejen, mos me e vozitë unë barkën teme!
KULTURË
16 vetë vendosën dhe ikën me vel e me rrema, të tjerët – rrah Emigranti – kapiten jahti për pajolla, i ka xanë deti. Rankoja Januz Vukaj, në Paris merr leje për matanë detit Radhitur sipas moshës, ishin: Ranko Stojoviq, 45-vjeçar, elektricist, Sulejman - Man Lati, Muho Stanka (Stankoviqi), Çobo Deda (Dediqi), Cufo Vukaj (Vukoviqi), Januz Vukaj (Vukoviqi), Ali (Cufo) Pufja, Rexhep Stankaj, Vehbi Stankaj, Zyber Stankaj, Jagoshi, nga Zeta, Mishko Matoviqi, Marko Bevenja, Nikë Nila (i Stjepës), fare i ri, Ismet Hidri, 16-vjeç, më i riu, dhe Rade Pushiq, hercegovas.
Domethënë: kanë qenë të të gjitha kombeve dhe feve, pa dallim; domethënë: kanë ikur të të gjitha moshave: burra, të rinj e adoleshentë dhe të papunët. - Rankoja ka qenë në punë; në punë ka qenë Çoba; ndoshta nja katër vetë kanë qenë në punë, të tjerët: të rinj – pa punë. Ikja u ba mas Puntës Trashë, në Mendër, më 22.6.1957. - Në orën 9 (mbrëmje) e kena shlu tokën. Flluga ka qenë nja 8 m e gjatë dhe nja 2.5 m e gjanë. Ka xanë 4 kubikë zhurë. Me busull (e kemi gozhdu), me motorr, jemi nisë drejt Italisë. Dolëm në Monopoli, nja 40 km para Barit. Para bregut, pak rrugë, na kanë gërgu da peshkaxhi italianë. Kemi lundru 48 orë. Vetëm Aliu, Muhoja, Januzi dhe Mishkoja, kemi navigu,
kërkonte të kthehemi. Në midis të detit na u fik, u çart motorri. Kemi ecë me vel dhe me rrema. Kemi qenë të armatosun “deri në llamë” (dhëmbë), kemi pasë bomba angleze, dinamita, livore, mauzere. Nëse do të na ndiqte ushtria e milicia, e kemi vendosë të mos dorëzohemi, të vritemi me ta e të ikim matanë. Pa dalë në bregun italian, bombat, dinamitat i kemi gjujtë në det. Ikja ka qenë e fshehtë, s’e kanë qëllu se kush dhe nga do të ikë. Shkaku i ikjes ka qenë: ekonomik dhe politik. Kam qenë pa punë, e Kërsto Buriqi më ka kërku të bahem agjent i UDB-ës, nëse du me punu, me shpijunu shokët. Në Itali, na kanë shpërda: në Monopoli, Bari, Napoli, nëpër llogore. Në Llatina kam ndenjë nji vjet. Nga Llatina ika me vëllanë (Cufon) dhe me nji slloven (emnin e kishte Gjorgje), kemi ikë me tren, mandej në kambë nëpër Alpe, nëpër bregun mediteran, deri në Francë, në vendin Menton. Nga Mentoni dolëm në Nicë, prej aty, me autobus – në Paris. Disa ndërruan mendjen dhe u kthyen: Man Lati, më i moçmi, Jagoshi nga Zeta, Nika dhe Ismeti. Më vonë, Ismeti prapë ka ikur në Amerikë dhe ende jeton etje, vjen çdo verë në Ulqin. Të tjerët: sekush kanë tretë në Amerikë, Kanada, Australi. Ali Pufes as që ia di kush në Ulqin vorrin se ku e ka.
banim dhe për punë. Punësohet me vëllanë (Cufon), në “Citroën”. E merr azilin dhe nënshtetësinë franceze. Më 1964, punësohet shofer në një kompani private, te një çift bashkëshorësh jahudi David (me prejar-dhje rumune) dhe Mari (polake) Mendelovici. Në pallatin e tij, Januzi ka shërbyer dhe jetuar me të shoqen. E thrrnin me emër francez – ‘Zhan’. Pronari kishte një enotekë (bodrum pijesh) me verëra të rralla dhe më cilësoret, të vjetra edhe nga 70 vjet. Januzi ka drejtuar edhe jatin e pronarit, pra ishte: pilot - kapiten jahti. Ashtu ka shërbyer, ka punuar 33 - 34 vjet, deri në pensionim, në vitin 1994. Të vinte në vendlindje, s’i lejohej. I lejohet hyrja në ish-Jugosllavi tek në vitin 1970 dhe e merr edhe pasaportën. Januz Vukaj dëshironte të ndërtonte shtëpinë në Krruç, aty ku lindi dhe e kaloi fëmijë-rinë, por ndodhi tërmeti katastrofal i prillit 1979 dhe, e ndërron mendjen. E blen shtëpinë në Tivar Nalt, në lagjen Bërbot, ku jeton edhe sot. Janë kujtime të trishta vitet e ikjeve të rrezik-shme, por janë të bukura kujtimet e lundrimeve me jahte. I kujtohet me kënaqësi San-Tropezi, lundrimet dhe ndejat me njerëzit e famshëm të filmit e të muzikës: Sharl Aznavur, Enriko Matias, Zhan Pol Belmondo, Brizhit Bardo e shumë e shumë të tjerë. Bile, kallëzon duke qeshur, se qentë e BeBe-së seks-bombë ia kanë hëngër qenin e tij. “Se la vi”! – thotë frëngu. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
27
MOZAIK
Aksi rrugor që çon drejt fshatrave të Trieshit mbetet ende i papërfunduar
Banorët e fshatit P apel për rikonstruksi Segmenti rrugor automobilistik kilometri i shtatë – Fundna – Triesh, vazhdon të mbetet ende një projekt i papërfunduar dhe si i tillë shkakton mjaft vështirësi për kalimtarët, duke qenë se në ato pjesë ku ende nuk është asfaltuar, rruga është e amortizuar dhe e pushtuar nga gropat. Teksa përshkon rrugës së re të zgjeruar para tre vitesh dhe të asfaltuar para 1 viti e gjysmë, me të hyrë në fshatin Delaj, për të vazhduar më pas drejt fshatrave Bëkaj dhe Poprat, hasim në një rrugë e cila është në gjendje tepër të mjeruar, një rrugë e pushtuar nga të katër anët me gropa dhe një rrugë me një asfalt të copëzuar e të shkatërruar ku, duke iu shmangur një grope, bie në një tjetër. Kjo rrugë aktualisht të kthen në një periudhë të një shekulli më mbrapa, rrugë e cila është pothuajse e pakalueshme. Kjo pjesë rruge e cila nga fshati Delaj deri në Poprat ka afro katër kilometra, përbën problem të theksuar për të gjithë ata që e përshkojnë këtë rrugë, e në veçanti për banorët e fshatit Poprat të cilët detyrohet që nëpërmjet kësaj rruge të kalojnë çdo ditë. Banorët e kësaj zone disa herë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me këtë aks rrugor i cili jo vetëm që është lënë përgjysmë dhe nuk është përfunduar, por madje është kthyer në gjendje shumë më të rënde sesa që kishte qenë përpara se të fillonin punimet në zgjerimin e saj. Mirëpo, kërkesat, ankesat dhe shqetësimet e tyre si duket deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhët, ndërsa rruga vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje alarmante dhe të mjeruar. Teksa edhe unë si bashkëvendës dhe si ish – banor i këtij fshati, përshkova nëpërmjet kësaj rruge, për të vizituar vendlindjen, takova disa
28
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
banorë të kësaj zone, në afërsi të Popratit, aty ku edhe paraqitet pjesa më e vështirë rrugore, të cilët po bisedonin për këtë rrugë, duke shprehur shqetësimet dhe brengosjen e tyre për gjendjen në të cilët rruga ndodhet. I ndodhur në mesin e tyre në një ekspeditë njëditore, disa prej tyre shprehen vullnetin që të bashkëndajnë shqetësimet e tyre me opinionin, duke bërë thirrje për ndihmë, që organet kompetente të zgjojnë interesim për të vënë dorë në këtë rrugë të lënë përgjysmë. Ata nuk po kërkonin ndonjë luks ose diçka ekstreme dhe që është e paarritshme, por vetëm një kërkesë që sot në këtë shekull konsiderohet kusht elementar njerëzor për të funksionuar në mënyrë të duhur. Njëri ndër banorët e fshatit Poprat, Gjekë Ujkaj, për gazetën “Koha Javore” shprehet se kalimi nëpër këtë rrugë është jashtëzakonisht i vështirë dhe me pasoja të dukshme për automjete të cilat kjo rrugë po i dëmton dita – ditës. “E kemi shumë të vështirë të kalojmë nëpër këtë rrugë, sidomos gjatë stinës së dimrit kur këtu mban një dimër i acartë me reshje të dendura të borës, me temperatura të ulëta dhe të acarta. Pjesa nga Bekajt në hyrje të fshatit Poprat në rrënxa siç e quajnë vendasit, ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe për të mundësuar një kalim sado të vështirë, kemi ndërmarrë një aksion nga buxheti ynë vetjakë, ku kemi hedhur zhavorr, jemi angazhuar fizikisht, duke rrafshuar dhe mbushur gropat, me qëllim që t’ ia mundësojmë vetës në një farë mënyre kalimin nëpër këtë rrugë, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë, pasi që me të ardhur stina e dimrit, rruga sërish shndërrohet në një gjendje
tepër të mjeruar”, shpehet Ujkaj. Ai tregon se gjendja është lënë në atë gjendje saqë edhe tanket do të mund të shkatërroheshin në këtë rrugë që nuk ngjason në një rrugë automobilistike dhe një rrugë të një vendi i cili aspiron çdo ditë që të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane, duke bërë apel që t’ ju vihet në ndihmë për të rikonstruktuar këtë rrugë të lënë prej kohësh në mëshirë të fatit. “Ne kërkojmë ndihmë nga Komuna e Tuzit dhe nga kryeqyteti Podgoricë të na ndihmojë që ta rikonstruktojnë të paktën këtë pjesë rrugore nga fshati Delaj deri në Poprat, sepse e kemi tepër të nevojshme që të vihet dorë në këtë rrugë dhe shpresoj që do të na përfillet kërkesat tona, sepse ne
MOZAIK
Poprat bëjnë ionin e rrugës jemi lënë në mëshirë të fatit si mos më keq, sikur të ishim qytetarë të rendit të dytë apo të tretë dhe jo të barabartë me të gjithë të tjerët”, theksoi Ujkaj. Shqetësime për këtë aks rrugor shprehin edhe banorë të tjerë të këtij fshati të cilët gjithashtu bëjnë apel për ndihmë që kjo nevojë e domosdoshme të realizohet sa më parë, që të ndërtohet rruga dhe në këtë mënyrë t’i rikthehet bukuria kësaj pjese të natyrës së virgjër me një ajër të pastër dhe panoramë tërheqëse që ka, sidomos gjatë stinës së verës. Gjergj Lekoçaj, banorë i fshatit Poprat, tregon se nevoja për asfaltimin dhe rikonstruktimin e rrugës nga fshati Delaj deri në Poprat është më se i domosdoshëm, duke thënë se ka
kohë që kjo rrugë është lënë pas dore dhe se askujt nuk po i intereson më që ta përmirësojë. “Ne nga diaspora e cila ka qenë një kontribuuese e madhe për zgjerimin e kësaj rruge nuk mund të presim që akoma të na ndihmojë, por presim që shteti të aktivizohet, sepse mendojmë që është koha që të zgjohet dhe t’i kthej sytë nga ne, të marrë masat e nevojshme, nëse trajtohemi si banorë të barabartë me të tjerët”, shprehet Lekoçaj. Ai më tutje bëri të ditur se kalimin nëpër këtë rrugë e vështirëson dukshëm stina e dimrit e cila për banorët e zonës përbën problem të shtuar. “Kur nuk ekziston asfaltimi dihet se kalimi është tepër i vështirë në çdo aspekt, edhe për qarkullim edhe për
pastrim të borës. Unë kam qenë iniciues i ndërmarrjes së një aksioni për përmirësimin e rrugës, ku jemi përfshirë në punë fizike me gjithë forcën tonë, të gjithë bashkëfshatarët. Por kjo nuk është zgjidhje, por jemi detyruar të ndërhyjmë nga halli që na ka kapluar. Andaj bëjmë apel për ndihmë sepse vërtetë është koha që dikush të na vijë në ndihmë”, u shpreh Lekoçaj. Rikujtojmë se me iniciativë dhe fonde të vetë bashkëvendësve tonë në SHBA, punimet për zgjerimin e kësaj rruge filluan në vitin 2016, kurse një vit më vonë, qeveria e Malit të Zi duke parë që me fonde vetjake po kryhet një punë kolosale e cila kap vlerën e afro 1 milion dollarësh amerikanë, më në fund, siguroi mjetet financiare për asfaltimin e 12 kilometrave nga 15 sa kishte premtuar fillimisht, të cilat ishin të pamjaftueshme për ta përfunduar këtë aks rrugor plotësisht. Ka pasur premtime edhe për vendosjen e sinjalistikës rrugore vertikale konkretisht gjatë muajit tetor të vitit 2017, teksa inspektimet në këtë segment rrugor i vëzhgoi, aso kohe kryebashkiak i Podgoricës Z. Sllavollub Stijepoviq, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh dhe nënkryetar i Qeverisë së Malit Zi, Millutin Simoviq, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Putevi”, Violeta Klikovac, drejtori i Ndërmarrjes publike “Vodovod i Kanalizacija”, Vlladan Vuçeliq, kryetari i komunës së Tuzit në kudër të kryeqytetit, Z. Abedin Axhoviq si dhe përfaqësues të Ushtrisë së Malit të Zi, etj, të cilët qenë zotuar se do të punojnë në favor të banorëve. Kjo rrugë edhe sot pas pothuajse dy vitesh asfaltim të pjesshëm, mbetet në një gjendje të disfavorshme për të gjithë ata drejtues mjetesh të cilët e përshkojnë këtë segment rrugor çdo ditë, por dhe për ata vizitorë të huaj që kalojnë këtë rrugë periodikisht. Por, për fat të keq, nga atëherë kaloi një kohë goxha e gjatë ndërsa rruga vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje siç ishte - e papërfunduarpa sinjalistikë rrugore vertikale e horizontale dhe jashtë çdo standardi, kurse banorët e fshatrave përkatës vazhdojnë të shpresojnë se kjo rrugë t. u. do të përfundohet. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
29
MOZAIK
Panairi i produkteve vendore “Fair Fest – Ulqin 2019”
Gratë prodhuese promovuan produktet vendore autentike Gjatë tri ditëve të Panairit, prodhueset vendore ekspozuan produktet e tyre të larmishme, ku vend të posaçëm kishin ullinjtë dhe vaji i ullirit, reçelet dhe kompotet e ndryshme, perimet dhe produktet nga to, lëngjet nga frutat karakteristike të zonës së Ulqinit, mjalti dhe prodhimet e qumështit etj. Të gjithë vizitorët kishin rast që të provojnë dhe të blejnë produkte vendore
Ulqin – Gjatë fundjavës, nga data 16 deri më 18 gusht, në shëtitoren në Ranë të Ulqinit u organizua Panairi i produkteve vendore “Fair Fest – Ulqin 2019”, i cili kishte për qëllim të promovojë produktet vendore autentike që u ekspozuan nga gratë prodhuese të Ulqinit me rrethinë. Gjatë tri ditëve të Panairit, prodhueset vendore ekspozuan produktet e tyre të larmishme, ku vend të posaçëm kishin ullinjtë dhe vaji i ullirit, reçelet dhe kompotet e ndryshme, perimet dhe produktet nga to, lëngjet nga frutat karakteristike të zonës së Ulqinit, mjalti dhe prodhimet e
30
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
qumështit etj. Të gjithë vizitorët kishin rast që të provojnë dhe të blejnë produkte vendore. Panairi është hapur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili në fjalën e tij përshëndetëse shpalosi rëndësinë e organizimeve të tilla jo vetëm për promovimin e produkteve vendore, por edhe rëndësinë që ka për nxitjen e ekomomisë lokale, duke theksuar stimulimin e punësimit dhe vetëpunësimit, veçanërisht të grave nga amvisëritë rurale, gjë që është e lidhur direkt me mirëqenien e komunitetit lokal. Në ceremoninë e hapjes kanë folur
edhe Zana Sarvan nga Organizata Turistike e Ulqinit, Almir Çaushi nga Sekretariati i Përbashkët Teknik për bashkëpunim ndërkufitar dhe Armend Milla, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për përcjelljen e rrjedhave turistike dhe qarkullimit turistik në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Me këtë rast, për të ftuarit dhe të gjithë të pranishmit është shfaqur një program kulturor-artistik dhe është përgatitur kokteji me specialitete tradicionale vendore. Panairi i produkteve vendore “Fair Fest – Ulqin 2019” u organizua në kuadër të projektit “The feminine side of quality”, i cili realizohet nga Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “MogUL”, Qendrën e UET-it nga Tirana dhe Bashkinë e Miridtës, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri, IPA 2014-2020. Projekti mbështetet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi. (Kohapress)
MOZAIK
U mbajt manifestimi “Ditët e bamjes 2019”
Ushqimet vendore, pjesë e produktit turistik Ulqin – Për të dytin vit me radhë, të dielën dhe të hënën mbrëma, në sheshin Servantes, pjesë e kompleksit hotelierik Pallati “Venezia” në Kalanë e Ulqinit, u mbajt manifestimi “Ditët e bamjes 2019”. Manifestimi u organizua nga Pallati “Venezia” në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit dhe tërhoqi një numër të madh vizitorësh, turistë dhe qytetarë të Ulqinit, të cilët përpos shijimit të specialiteteve nga bamja u argëtuan edhe me programin artistik. Në emër të organizatorit, Pallatit “Venezia”, Mersiha Mavriq, udhëheqëse e programit, ka thënë se edhe këtë vit në këtë manifestim “na janë bashkëngjitur gratë e vyeshme të qytetit tonë, të cilat na kanë mbështetur duke i përgatitur bamjet sipas recetës së vet”. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë në fjalën përshëndetëse se bamjet duhet të jenë pjesë e menusë së çdo restoranti dhe hoteli në Ulqin. “Bamja është një bimë shumë shëruese dhe shumë atraktive për njeriun. Ajo gjithmonë duhet të jetë në menunë kryesore të hoteleve në Ulqin sepse është ushqim tradicional”, ka thënë ai. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka shprehur kënaqësi që ky manifestim tashmë po bëhet tradicional dhe që, siç ka thënë ai, “po festojmë ditën e kësaj
bime çudibërëse, një prej bimëve më të shëndetshme e cila dita-ditës po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar”. Duke u drejtuar të pranishmëve, ai ka thënë se dëshiron që ata të kënaqen “me shijen dhe bukurinë e bamjes, t’ia rekomandoni atë miqve dhe të njohurve tuaj, dhe që edhe vitin e ardhshëm të tubohemi në të njëjtin vend, për të njëjtin qëllim”. Kuzhinieri nga Ulqini, Nijazi Resulbegoviqi, ka folur për historikun, vlerat dhe vetitë ushqyese të bamjes. Ai ka thënë se bamjen e kanë njohur popujt e vjetër të Lindjes së lashtë dhe se në këto treva, ajo ka ardhur nga Orienti. Resulbegoviq ka pohuar se bamja kërkon kujdes gjatë përgatitjes dhe se duhet të zihet ngadalë. “Bamja konsiderohet gjellë shumë e pasur sepse është e pasuruar me vitamina dhe ka veti shëruese. Bamja është gjellë me të cilën mund të pritni çdo mysafir. Kjo bimë është vërtet e magjishme. Pra, nuk është me rëndësi se si do ta përgatisim sepse kjo bimë është e shëndoshë sido që të përgatitet”, ka thënë ai. Kryetari i Shoqatës së shefave të kuzhinave në Mal të Zi, Vuksan-Vuko Mitroviq, i pranishëm në këtë manifestim, ka thënë se çdo ushqim nga bamja është i mirë. Ai ka paralajmëruar se bamja si gjellë do të jetë pjesë përbërëse e botimit të dytë të librit “Ukusi Crne Gore” (Shijet e Malit të Zi).
Për sekretarin shtetëror në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Damir Davidoviq, turizmi modern bazohet në përvoja dhe se turistët që vijnë në Mal të Zi nuk janë të interesuar vetëm për diellin, detin dhe bukuritë natyrore, por edhe për përvoja të tjera. “Njëri prej elementeve kryesore që i motivon njerëzit të vijnë në Mal të Zi dhe në çfarëdo destinacioni është ushqimi. Ata nuk vijnë te ne të provojnë atë që e kanë në vendin e tyre. Ata vijnë të provojnë atë çfarë është vërtet autentike dhe çfarë është e jona. Dhe kjo është ajo çfarë ne duhet t’u ofrojmë në periudhën e ardhshme”, ka thënë ai. Davidoviq ka vlerësuar se manifestimi kushtuar bamjes është një iniciativë fantastike dhe se “promovimi i ushqimeve të Malit të Zi sigurisht që do të bëhet pjesë përbërëse e produktit turistik të Malit të Zi në periudhën e ardhshme”. Në natën e parë të manifestimit, të pranishmit i kanë argëtuar kitaristi dhe këngëtari i mirënjohur nga hapësira e ish-Jugosllavisë, Sllobodan Kovaçeviq, nën shoqërimin e violinistit Kastriot Marku, kurse natën e dytë Marijana Zllopasha nga Herceg Novi. Edicioni i sivjetshëm i manifestimit “Ditët e bamjes” tregoi se Ulqini ka nevojë për manifestime të këtij lloji kushtuar një produkti ushqimor autentik, që begatojnë ofertën e tij i. k. turistike. E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
31
MOZAIK
Manifestimi tradicional “Ditët e boronicës”
Shpalosje e aktivitet Në kuadër të programit “Vera kulturore e Plavës 2019”, është mbajtur manifestimi tradicional me program të larmishëm, “Ditët e boronicës”. Për 20 ditë sa ka zgjatur manifestimi i sivjetmë jubilar, prej 6 deri më 31 korrik, është zhvilluar aktivitet i dendur nga fushat, zhanret dhe opuset e ndryshme të veprimtarëve nga Komuna e Plavës, nga Mali i Zi dhe më gjerë. Paralajmërimi i sivjetmë i manifestimit “Ditët e boronicës”, është bërë në tri qytete të Malit të Zi: në Bijello Pole (në pjesën veriore), më 6 korrik, në Podgoricë (në pjesën qendrore), më 7 korrik, dhe në Tivar (në pjesën bregdetare), më 9 korrik, me ç’rast karvani prezantues i boronicës nga Komuna e Plavës, është pritur dhe përshëndetur me respekt, nderime dhe vlerësime të larta nga popullata e tri qyteteve në fjalë, ndër të cilët ka zgjuar interesim shumë të madh. Edhe këtë vit, manifestimi i cili ishte jubilar – u shënua 20 vjetori i veprimtarisë së tij, ka tubuar një numër të konsiderueshëm vizitorësh e pjesëmarrësish nga Plava me rrethinë, nga viset e tjera të Malit të Zi dhe bashkëvendës nga Diaspora, të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në vendlindjet e veta. Parakalimi i karvanit të pjesëmarrësve në orët e hershme të mbrëmjes së 26 korrikut – ditës së 15-të me radhë të manifestimit, ka filluar para Qendrës për kulturë “Husein Bashiq”, rrugës që shpie në sheshin e Plavës, të shoqëruar nga anëtarët e SHKA “Pllavsko Jezero”, nga Plava, të veshur me kostume kombëtare boshnjake, shqiptare e malazeze, ishte uverturë dhe paralajmërim i hapjes solemne të manifestimit, ku ishin tubuar qindra qytetarë, për të ndjekur programin e begatë dhe të larmishëm. Pas fjalës përshëndetëse të moderatorit të programit manifestues, Alija – Alo Rexhematoviq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq”, Vlladimir – Vllado Knezheviq, në fjalën e rastit, duke
32
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
elaboruar mbi rëndësinë dhe vlerën e manifestimit, theksoi se “Ditët e boronicës, sipas rëndësisë, karakterit dhe përmbajtjeve të shumëllojshme, paraqesin njërin ndër manifestimet më të rëndësishme, jo vetëm në Veri të Malit të Zi, por edhe më gjerë. Për 20 vjet të ekzistimit, manifestimi është bërë i mirënjohur në rrethinë dhe më gjerë. ‘Ditët e boronicës’ kanë mbirë nga populli dhe me popull jetojnë, që të mos harrohen adetet, zakonet, kultura, ushqimi dhe vlerat tradicionale të kësaj ane. Në territorin e Komunës së Plavës, gjenden sipërfaqet më të mëdha të plantacioneve natyrore të boronicës së pyllit, jo vetëm në ish Jugosllavi, por edhe në Ballkan. Me 500 deri në 600 mijë tonë boronicë të vjelur dhe grumbulluar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, Komuna e Plavës ka qenë kampione në Ballkan, kurse treg i shitblerjes së boronicës kanë qenë tri kooperativat bujqësore në Plavë, Guci dhe Murinë. Aso kohe, bashkësitë familjare, nga vjelja dhe shitja e boronicës kanë siguruar kushtet jetësore dhe kanë shkolluar fëmijët. Mirëpo, për fat të keq, më vonë kanë ardhur shpërnguljet masive të popullatës së kësaj ane në botën e jashtme, shkak ky që ka ndikuar në zbehjen e madhe, e madje edhe në shuarjen e këtij lloji të produktivitetit familjar”. Drejtori Knezheviq, pastaj ka ftuar përfaqësusuesin e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, sekretarin shtetëror të ministrisë në fjalë, zotin Gjuro Zhugiq, për fjalë rasti dhe për ta hapur solemnisht manifestimin jubilar. Duke u drejtuar të pranishmëve, zoti Zhugiq u shpreh: “Jemi për të 20tën herë me radhë në Plavë, me rastin e manifestimit të Ditës së boronicës, bimës e cila është e njohur si simbol në Veriun e Malit të Zi, e posaçërisht në Plavë. Mirëpo, Plava nuk është e njohur vetëm sipas boronicës, por edhe sipas historisë dhe traditës së gjatë dhe të bujshme të saj, e po ashtu, edhe sipas bukurive natyrore dhe të një numri të madh qytetarësh plavjanë që jetojnë dhe punojnë në
botën e jashtme, e të cilët gjithmonë me kënaqësi, herë pas here i kthehen Plavës dhe liqenit të saj. Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural e ka njohur dhe vlerësuar rëndësinë e këtij manifestimi, manifestim ky me të cilin avancohet bujqësia, e njëherit ndikon edhe në zhvillimin e trevave rurale, pasuron prodhimtarinë bujqësore, andaj mu për këtë, çdo vit atë e mbështesin dhe e përkrahin, si financiarisht, e po ashtu prodhuesve bujqësor u ofrojmë ndihmë administrative dhe çdo lloj ndihme tjetre të nevojshme”. Në fund, zotëriu Zhugiq, manifestimin e shpalli të hapur. Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, pas përshënde-
MOZAIK
teve kulturore
tjes që ua ka bërë të pranishmëve, në mënyrë kronologjike, koncize, analitike dhe përmbajtësore, ata i ka njoftuar me planet, programet dhe projektet që qeverisja lokale e Plavës i ka realizuar dhe është në fazën e realizimit, në ndërtimin e infrastrukturës së gjithëmbarshme lokale, gjatë periudhës rreth njëvjeçare që prej kohës kur janë në pushtet. Në programin kulturor-artistik dhe muzikor, të ditës së hapjes solemne të manifestimit, i cili ka zgjatur deri në orët e hershme të ditës së nesërme, të pranishmit e shumë numërt në skenën e improvizuar, në platoun e Qendrës për kulturë “Husein Bashiq”, të Plavës, i ka argëtuar pop-
rok grupi muzikor “Crvena Jabuka” (Molla e Kuqe), i formuar para afro 35 vjetësh në Sarajevë, por që momentalisht vepron në Zagreb, përformanca disaorëshe e të cilit janë përcjellë dhe përshëndetur me ovacione dhe duartrokitje të pandërprera frenetike. Gjatë 20 ditëve, sa ka zgjatur manifestimi “Ditët e boronicës”, në objektet kulturore të qendrave vendore: në godinën e Qendrës për kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, dhe në atë të Shtëpisë së kulturës “Millia M. Millapiq”, në Murinë, por edhe në nënqiellin e hapur është zhvilluar aktivitet i dendur, i begatë dhe i larmishëm me program gjithëpërfshirës e përmbajtësor, nga opuset, zhanret dhe sferat e ndryshme ndër të cilat veçojmë: Rivistën e folklorit nga vendet fqinje; Mrëmjen e sevdahut nga Rozhaja; Koncertin e tamburistëve të pjesëmarrësve në festivalin e Bijello Poles; Koncertin e pop-rok grupit muzikor “Crvena Jabuka”; Prezantimin e disahershëm të SHKA-së nikoqire “Pllavsko Jezero”; Ekspozitën e pikturave të piktorit akademik plavjan, prej para pak ditësh të ndjerë, Ibrahim Ibro Rekoviq, në galerinë e Qendrës për kulturë në Plavë; Ekspozitën e piktorëve vendlindas në Shtëpinë e kulturës në Murinë; Paraqitjet teatrale dhe filmat e vizatuar për fëmijë; Panairin e prodhimeve bujqësore dhe artizanale, në të cilin prodhimet e veta i kanë ekspozuar ca individë dhe kompani bujqësore nga Plava e Gucia, por edhe nga komunat në rrethinë; përurimin e tri librave të autorëve: Senada Gjesheviq, Miomir Marosh dhe Halil R. Markishiq; Lojërat e ndryshme sportive: hudhja e gurit nga krahu, tërheqja e litarit, futbolli i femrave, prezantimi i xhudistëve dhe karatistëve, ekspozita e pikturave dhe magjitë e magjistrarit të mirënjohur plavjan Rasim Muminoviq në galerinë dhe platoun e Qendrës për kulturë, i cili jeton dhe vepron në SHBA; tryezën e rrumbullakët – Gjithçka mbi boronivën; Raftingun memorial “Allem Sharkinoviq” në lumin Luça; Simultankën në shah
të mjeshtrit të madh Ivanoviq; Kërcimin nga ura e Nokshiqit në ujin e lumit Lim dhe shumë e shumë aktivitete të tjera në të cilat janë kyçur shumë personalitete moshash të ndryshme nga Komuna e Plavës dhe jashtë saj. Edhe këtë vit, manifestimi “Ditët e boronicës – Plava 2019”, është mbajtur nën patronatin e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural të Malit të Zi dhe në organizim të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq” dhe Komunës së Plavës, i sponzoruar dhe i përkrahur nga një numër i madh ministrishë, institucionesh, organizatash dhe kompanish nga Plava dhe Mali i Zi. Në ditën e fundit të manifestimit, në orët e hershme të mbrëmjes, me program të begatë muzikor, të pranishmit e tubuar në platoun para Qendrës për kulturë i kanë argëtuar anëtarët e SHKA “Pllavsko Jezero”, të veshur me kostume kombëtare boshnjake, shqiptare dhe malazeze, si dhe magjistari plavjan me vendqëndrim në Nju Jork, Rasim Muminoviq, me magjitë e veta vërtetë interesante dhe tërheqëse. Ata po ashtu patën rast të njihen me eksponate tradicionale etno-kulturore të vendit të prezantuara në “Dhomën e Plavës”, si dhe të degustojnë ushqime, lëngje dhe ëmbëlsira vendore. Moderatori i programit manifestues, Alija – Alo Rexhematoviq, ka njoftuar se edhe këtë vit, në mungesë të mejteve financiare mungon ndarja tradicionale e çmimeve të pjesëmarrësve më të suksesshëm të manifestimit, pos shpalljes së bukuroshes (misit) të manifestimit, epitet ky që i ka takuar vashëzës nga Plava – Almina Jasaviq, vjelëses më të shpejtë të boronicës, vashëzës nga Vojno Sella, Erna Markishiq, dhe vjelësen më të re në moshë, vashëzës nga Plava – Viktorija Llazoviq, të cilave drejtori i Qendrës për kulturë, Vlladimir Knezheviq solemnisht ua ndau plaketat përkatëse. Manifestimin e sivjetmë e shpalli të mbyllur drejtori i Qendrës për kulturë, Vlladimir Knezheviq, i cili në fund theksoi se prej ditës së nesërme fillojnë përgatitjet për manifestimin e vitit të ardhshëm “Ditët e boronicës – Plava 2020”. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
33
MOZAIK
Fondacioni nga Gjekë Gjonlekaj shpërblen nxënësit me sukses më të mirë
Shpërblehen 14 nxënës në shkollën “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” Triesh Gjonlekaj edhe sivjet i shpërbleu nxënësit me sukses më të mirë, të Shkollës Fillore “Gjergj KastriotiSkënderbeu” Triesh. Ky fondacion u formua para pesëmbëdhjetë vitesh e që nga ajo kohë asnjëherë nuk u ndal donacioni për fëmijët e kësaj shkolle. Gjonlekajt asnjëherë nuk e harruan Trieshin, përndryshe vendlindjen e tyre, e mund të them se në këtë aspekt për ndihmën e vogëlushëve veçohen nga bashkatdhetarët e tjerë. Fëmijët kanë nevojë për motivim, kanë nevojë për vullnet, edhe këtu në këtë shkollë çdo herë është gjetur kjo, falë këtyre vëllezërve nga SHBAja, edhe unë në atë kohë kur isha nxënës i kësaj shkolle e kam gjetur personalisht të njëjtën ndihmë dhe të njëjtin vullnet po nga këta vëllezër zemër bardhë. Në Shtëpinë e kulturës “BESA”
34
Javore KOHA
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Triesh, me datë 28.07.2019 u shpërblyen me të holla katërmbëdhjetë nxënës: 1. Valentina Caceviq, mori 40 dollarë, klasa e parë. 2. Viktor Nikollaj, mori 40 dollarë, klasa e parë. 3. Nikela Prenkoçaj, mori 60 dollarë, klasa e dytë. 4. Jozef Gjokaj, mori 60 dollarë, këlasa e dytë. 5. Nikolla Lucaj, mori 80 dollarë, klasa e tretë. 6. Albina Berisha, mori 80 dollarë, klasa e tretë. 7. Violeta Ivanoviq, mori 100 dollarë, klasa e katërt. 8. Suzana Lucaj, mori 120 dollarë, klasa e pestë. 9. Ardijana Caceviq, mori 120 dollarë, klasa e pestë. 10. Driton Lulgjuraj mori 120 dollarë,
klasa e pestë. 11. Anabella Kolçeviq, mori 140 dollarë, klasa e gjashtë. 12. Robert Nikollaj mori160 dollarë, klasa e shtatë. 13. Antoneta Kolçeviq mori 200 dollarë, klasa e tetë. 14. Teuta Nikollaj mori 250 dollarë, klasa e nëntë. Këtë shkollë, që mban emrin e Heroit tonë kombëtar, këtë vit po e gëzon fakti që në oborrin e saj po vendoset edhe busti i “Gjergj Kastriotit”, i këtij njeriu të madh për të gjithë shqiptarizmin. Me këtë gjest të bukur shpresoj dhe besoj që edhe më shumë do t’i rriten vlerat këtij objekti, gjithashtu edhe do të shtohet dëshira për ndihmë dhe për vizita në këtë shkollë që nxori shumë e shumë figura të shquara në fusha të ndryshme. Shtjefën Ujkaj
MOZAIK
Në ndërtimin e rrugës Dinoshë – Cem i Trieshit vazhdojnë punimet
Investim me vlerë dhe i shumëpritur Dinoshë – Para pak javësh kanë filluar punimet në ndërtimin e aksit rrugor Dinoshë – Cemi i Trieshit, me gjatësi 17.3 kilometra, i parashikuar të zgjerohet nga 2.5 metra sa është tani në 6.10 metra, rrugë kjo e cila do të lidh Plavë – Gucinë me kryeqytetin Podgoricë nëpërmjet Shqipërisë, përkatësisht nga Dinosha nëpërmjet luginës së lumit Cem. Qeveria e Malit të Zi gjatë muajit shkurt të këtij viti e dha pëlqimin e saj
që të nis rikonstruksioni i rrugës Dinoshë – Cem i Trieshit. Ky aks rrugor kap vlerën e 11 milionë eurove, kurse punimet po i kryen sipërmarrja “Tehno put MNE”, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është një vit. Ky aks rrugor do të reduktojë dukshëm distancën rrugore nga Podgorica dhe Tuzi drejt Plavës dhe Gucisë, gjegjësisht do të jetë më së afërmi nëse do të përshkohet përmes
kësaj rruge drejt destinacioneve në fjalë. Rikujtojmë se para disa vitesh është ndërtuar pika e re e përbashkët e kalimit kufitar, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, nëpërmjet së cilës do kalojnë kalimtarët nga aksi rrugor Dinoshë – Cem i Trieshit, kurse qeveria shqiptare para katër vitesh i ka finalizuar punimet në rrugën që çon deri në kufi me Malin e Zi, në Cem të t. u. Trieshit.
E ENJTE, 22 GUSHT 2019
Javore KOHA
35