KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 gusht 2019 Viti XVlll Numër 877 Çmimi 0,50
Kujt i pengon flamuri shqiptar?! ISSN 1800-5696
Dinjiteti përballë totalitarizmit
Kurorëzim i një projekti me peshë për Malësinë
PËRMBAJTJE
4
8 Shqiptarët në Malin e Zi faktor kyç
Lufta e fiseve
14
16 Vendlindjen në shpirt dhe zemër
Njëzet e pesë vjet aktive e lidhur me fatin e Malësisë
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
PËRMBAJTJE
20
24 “In/Exclusion”, motoja e festivalit të sivjetshëm
Patriot dhe figurë e ndritur historike e kombit shqiptar
26
32 Vendi i tretë në “Korçula Open”
Ngjarja më e rëndësishme kulturore e shkencore në hapësirat shqiptare KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 29 gusht 2019 Viti XVlll Numër 877 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Kujt i pengon ulqinaka re mungu ë e flamuri shqiptar?! ir dësh nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Dinjiteti përballë totalitarizmit
Kurorëzim i një projekti me peshë për Malësinë
totalitarizmit përballë Dinjiteti
Malësinë me peshë për një projekti Kurorëzim i
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
flamuri shqiptar?! Kujt i pengon
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Zyrtarë të Komunës së Tuzit u pritën në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Shqiptarët në Malin e Zi faktor kyç Tiranë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, ka pritur në takim javën e kaluar në Tiranë zyrtarë të Komunës së Tuzit, kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës, Nikë Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj, si dhe kryetarin e kuvendit, Fadil Kajoshaj. Zyrtarë të Komunës së Tuzit gjatë këtij takimi, duke falënderuar presidentin Meta për mikëpritje e tij, e kanë njoftuar atë për konstituimin e vetëqeverisjes lokale, për angazhimin, planet dhe për projektet
4
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
që i presin në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës, në të gjitha sferat. Nga ana tjetër, Presidenti Meta iu uroi suksese zyrtarëve të Komunës së Tuzit gjatë mandatit të tyre, duke theksuar se fitorja e subjekteve nacionale shqiptare, nuk është vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht një mundësi për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, nëpërmjet bashkëpunimit dhe bash-
këjetesës me malazezët dhe me të gjitha grupimet e tjera etnike. Ndërkaq, presidenti Meta në këtë takim ka vlerësuar si shëmbullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionale midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke shprehur bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro – atlantike dhe evropiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. t. u.
NGJARJE JAVORE
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane bën thirrje për përkrahjen e demokratit Joe Biden për president të SHBA-së
Krijohet platforma “Shqiptarët për Bidenin” Ish-Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po konsiderohet më i rëndësishmi për shqiptarët ndër kandidatët për president në SHBA. Biden, që është ndër shumë emrat e Partisë Demokratike në “luftën” për të fituar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, konsiderohet mik i madh i shqiptarëve. Lista Qytetare Shqiptaro-Amerikane në një njoftim të fundit ka bërë të ditur se ka hapur një platformë përkrahëse për Bidenin, duke treguar se ai ka
qenë zë i fuqishëm në përkrahje të ndërhyrjes amerikane në Kosovë, në përkrahje të lirisë për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Platforma përkrahëse për Bidenin titullohet “Shqiptarët për Bidenin” apo në anglisht “AlbaniansForBiden”. Kjo platformë është krijuar “për shkak të së kaluarës sonë me z. Biden dhe përkrahjes së tij për punën tonë si zë i vërtetë i kauzës kombëtare shqiptare në Amerikë, dhe jo për shkak të ndonjë partizanizmi politik”. Këtë platformë do ta udhëheqë profesori Faton Bislimi.
“Për mua është një përgjegjësi e madhe, përtej privilegjit dhe nderit që janë po ashtu pjesë e këtij angazhimi. Ajo që po bëjmë për z. Biden është vetëm shpërfaqje e mirënjohjes sonë për punën e tij të mëparshme në përkrahje të popullit të Kosovës dhe Kosovës në veçanti”, thotë Bislimi. Kjo organizatë thotë se drejtoresha për Koalicione Nacionale në ekipin e Bidenit për President, Vanesa Cardenas, e ka vlerësuar si “të mrekullueshme platformën në përkrahje të fushatës së Bidenit”. (Kohapress)
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Kujt i pengon flamuri shqiptar?! Ismet Kallaba
6
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Historikisht në Mal të Zi ka ekzistuar një urrejtje patologjike ndaj flamurit shqiptar dhe është bërë vazhdimisht përpjekje për të krijuar një dallim (ndarje) ndërmjet shqiptarëve që sot jetojnë në Malin e Zi dhe atyre në vende të tjera Nuk kalon një ose dy muaj që përdorimi i flamurit shqiptar, në mjediset private ose publike, të mos bëhet temë debati e politikës dhe mediave malazeze duke e konsideruar atë si rrezik për shtetin e Malit të Zi, tërësinë territoriale të tij dhe popujve që jetojnë në të. Rasti i fundit është ai i ndodhur me rastin e manifestimit “Logu i Tërgajës 2019”, me ç’rast Ministria e Kulturës paralajmëroi se do të ngrejë aktpadi ndaj organizatorëve të këtij manifestimi, me arsyetimin se nuk është përdorur edhe flamuri i Malit të Zi krahas atij të një shteti tjetër, domethënë të Shqipërisë. Në fakt, ekziston një keqinterpretim i qëllimshëm i organeve shtetërore të Malit të Zi të cilat flamurin kombëtar shqiptar e trajtojnë si simbol të një shteti tjetër, pavarësisht se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve si institucion përfaqësues i shqiptarëve është deklaruar zyrtarisht se flamuri kombëtar është simbol nacional i shqiptarëve në Malin e Zi. Në favor të këtij argumenti flet edhe fakti se pavarësisht se Kosova ka flamurin (simbolin) e vet shtetëror, flamuri kombëtar përfaqëson simbolin nacional të shqiptarëve të Kosovës. Historikisht në Mal të Zi ka ekzistuar një urrejtje patologjike ndaj flamurit shqiptar dhe është bërë vazhdimisht përpjekje për të krijuar një dallim (ndarje) ndërmjet shqiptarëve që sot jetojnë në Malin e Zi dhe atyre në vende të tjera. Kujtojmë se në vitet ’80 të shekullit të
“
kaluar, në kohën kur përdorimi i flamurit shqiptar ishte i ndaluar, ka pasur ide të nxitura nga pushteti malazez, por të përqafuara dhe të prezantuara edhe nga vetë përfaqësuesit politikë shqiptarë të kohës, që shqiptarët në Malin e Zi të përdorin një shenjë dalluese në flamurin shqiptar. Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit duke e pëçudnuar shqiponjën dykrenare me yllin e verdhë komunist. Por nëse përpjekjet e tilla mund t’i atribuohen monizmit dhe ideologjisë komuniste të kohës, një gjë e tillë në sistemin e sotëm gjoja demokratik, që propagandohet me të madhe nga pushteti në Mal të Zi, nuk mund të përligjet. Pushteti në Mal të Zi duhet ta ketë të qartë se flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare është simboli që i bashkon shqiptarët kudo që ata jetojnë. Pushteti malazez vazhdon t’i frikësojë shqiptarët me dënime me gjoba me shuma marramendëse për përdorimin e flamurit shqiptar, pa atë malazez, qoftë edhe në kulmet e shtëpive të tyre, me rastin e festës kombëtare, siç është Dita e Flamurit, manifestime të ndryshme etj. Përvoja na tregon se kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve, të gjitha forcat politike, qofshin ato promalazeze apo proserbe, janë unike kundër kërkesave të tyre. Shembulli më i mirë për këtë është mos aprovimi
Ekziston një keqinterpretim i qëllimshëm i organeve shtetërore të Malit të Zi të cilat flamurin kombëtar shqiptar e trajtojnë si simbol të një shteti tjetër, pavarësisht se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve si institucion përfaqësues i shqiptarëve është deklaruar zyrtarisht se flamuri kombëtar është simbol nacional i shqiptarëve në Malin e Zi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
i Propozim-ligjit mbi ndryshimet e Ligjit për rendin dhe qetësinë publike nga Kuvendi i Malit të Zi, në fund të vitit të kaluar, kur edhe ato forca politike që e kanë gojën plot demokraci dhe gjoja luftojnë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, votuan kundër. Më pas, sanksionimi përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit mbi simbolet shtetërore dhe Ditën e shtetësisë në Kuvendin e Malit të Zi, me ç’gjë sipas Qeverisë së Malit të Zi është bërë harmonizimi me Ligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe theksimin publik të simboleve nacionale, ka tkurrur hapësirën ligjore edhe ashtu të vogël të përdorimit të flamurit shqiptar. Në këtë amulli ligjore, policia dhe organet tjera shtetërore i kanë de facto duart e lira të keqpërdorin pozitën e tyre dhe në situatën e tanishme varet nga vullneti dhe dëshira e tyre nëse do të dënojnë apo jo dikë në rast të përdorimit të flamurit shqiptar. Janë me dhjetëra raste të shqiptarëve të dënuar për përdorimin e flamurit shqiptar. Ndaj këtyre rasteve, përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë dhe Kuvendin e Malit të Zi, partive politike shqiptare etj. kanë reaguar në përgjithësi nëpërmjet deklarateve për shtyp. Por a mjaftojnë ato?! Kujt duhet t’i besojnë shqiptarët nëse rastet e tilla të dënimit për përdorimin e flamurit shqiptar përsëriten kohë pas kohe?! Politika shqiptare në Mal të Zi duhet të ketë një vijë të kuqe dhe flamuri shqiptar është ajo vijë e kuqe nën të cilën çdo pjesëmarrje e partive shqiptare në pushtetin qendror bëhet e pakuptimtë. Nëse shteti i Malit të Zi nuk e nderon flamurin tonë kombëtar, atëherë nuk na respekton as ne si komb shqiptar, as si individë dhe qytetarë të tij. Logjika e shëndoshë nuk arrin të kuptojë se kë frikëson dhe kujt i pengon flamuri shqiptar?! E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Koha.net
Lufta e fiseve Veton Surroi
1.
“Prej dje të gjithë në qytet po e kuptojnë se ka zgjedhje”, më tha një mik me jo pak përvojë në zhvillimet e njëzet vjetëve të kaluar në Kosovë. Në fakt , “të gjithë” e kishin gabim. Ajo çka ndodhi të hënën në Prishtinë nuk ishte hapja zyrtare e fushatës zgjedhore – vendi atë ditë ende kishte një Kuvend kushtimisht funksional (kushtimisht, ngase nuk u shqua me ndonjë aktivitet të madh, por ende ishte formalisht në punë). Ajo çka ndodhi ishte fillimi i një gare që duhet t’i bëjë formalitete dy zhvillime të muajit shtator/tetor: fushatën zgjedhore dhe vetë ditën e zgjedhjeve. Të hënën AAK dhe PSD nënshkruan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, me ç’gjë filloi gara e koalicioneve, e cila mund të përcaktojë në javët në vijim fituesin e zgjedhjeve ende pa u mbajtur fushata, e lëre më pa u dhënë vota. Për dallim prej shteteve të tjera, Kosova, me një interpretim të çuditshëm të Gjykatës së vet Kushtetuese, është vendi ku mandati për formimin e Qeverisë i jepet jo partisë, partive apo koalicionit të partive që pas zgjedhjeve dhe me konstituimin e Parlamentit mund të dëshmojnë arritjen e shumicës qeverisëse, por partive apo koalicioneve parazgjedhore që arrijnë numrin më të madh relativ të votave. Pra, prej të hënës “të gjithë në qytet” nuk po kuptojnë që ka zgjedhje, por se ka përpjekje për krijimin e aleancave (koalicioneve, listave të përbashkëta - sido që të quhen) poli-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
tike që duhet ta bindin elektoratin se kanë fuqi mbizotëruese. Pra, se numrat kumulativë (përmbledhës) që mund të krijojë koalicioni i tyre janë më të mëdhenj se numrat kumulativë të partive të tjera dhe rrjedhimisht garantues për marrjen e mandatit. Dhe marrja e mandatit, për dallim prej sistemeve demokratike ku duhet bërë përpjekje për krijimin e një shumice qeverisëse, në sistemin kosovar nënkupton marrjen e imponuar të shumicës. Kjo për faktin se Kushtetuta e vendit obligon që Qeveria të ketë detyrimisht ministra serbë dhe pjesëtarë të minoriteteve të tjera, rrjedhimisht, obligon minoritetet dhe “fituesin” e zgjedhjeve që të formojnë Qeverinë. 2.
Në momentin kur AAK dhe PSD nënshkruan koalicionin parazgjedhor, bënë atë që i karakterizon qeniet sociale që nga evoluimi i tyre paranjerëzor: u tubuan për luftë ekzistenciale. Pra, ashtu sikurse shtazët (përfshirë shtazën më të mençur, njeriun) krijojnë grupe dhe identitete (enkllava, fise, kombe) si instrumente vetëmbrojtjeje, pra ekzistence, ashtu këto dy parti politike nënshkruan marrëveshjen që të jenë një “fis” dhe që në luftën e ardhshme me “fiset” e tjera të tregojnë se kanë epërsi force. Ky është reagim parësor instinktiv dhe është i kuptueshëm pa u thelluar shumë, por vetëm duke i parë sondazhet e fundit. Ato tregojnë se katër parti shqiptare (VV, LDK, AAK dhe PDK) janë tubuar, dikush pak më lart e dikush pak më poshtë, por me dallim që gjithnjë është në margjina të gabimit, tek numri prej 20 për qind të përkrahjes. Në momentin kur cilado prej këtyre partive nënshkruan marrëveshje koalicioni, krijon avantazh ndaj partive të tjera. Loja është e thjeshtë dhe njihet prej kohës kur
njeriu ynë filloi të zbresë nga bjeshkët në rrafsh: tokën e rrafshit e zë ai që ka më së shumti burra, apo siç njihet në fjalorin e sotëm politik “meshqi”. Dhe anasjelltas, ai që nuk krijon epërsi numerike (që mbetet me më pak “meshqi”) është i hendikepuar që në fillim. Porosia e parë, që nga e hëna, është se partitë politike që garojnë vetëm e kanë të garantuar qëndrimin në opozitë. Kush do pushtet duhet të hyjë në koalicion. Pushtetin do ta fitojë koalicioni që krijohet me më së shumti numra (“meshqi”) , matur me disponimin e sondazheve të fundit. 3.
Porosia e dytë është se, meqë me rëndësi janë numrat (sa “meshqi” ke), nuk është edhe gjithaq me rëndësi se çfarë flet “fisi” politik. AAK dhe PSD nuk nënshkruan një program parimesh të argumentuara politike; nënshkruan një marrëveshje me të cilën i thanë njëri-tjetrit se si do të shpërndahen “meshqit” nëpër pozicione. Nënshkruan marrëveshjen se si do të bëhet shpërndarja e të dy palëve në listën zgjedhore, rrjedhimisht edhe në pushtet po të fitohet (dhe këtu termi “meshqit” është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Koalicionet parazgjedhore mund të përcaktojnë Qeverinë e re të Kosovës edhe para fushatës së zgjedhjeve: katër mësime për partitë politike, në veçanti për LDK-në e VV-në
vetëm për kolorit, sepse në listat zgjedhore janë detyrimisht edhe femrat). Në momentin e nënshkrimit nuk treguan se çka i lidh, pos lufta ekzistenciale për pushtet. Nuk patën rrëfim identitar; nuk treguan pse mu ky partner është i duhuri për të zgjeruar “fisin”, aq më tepër kur njëri partner deri dje e konsideronte tjetrin si formacion krimi, diçka që do të ishte krejt e papranueshme për identitetin e njërës palë. 4.
Dhe, porosia e tretë është se fushata zgjedhore nuk është me aq rëndësi. Në dhjetë ditë të fushatës zgjedhore, koalicionet dhe partitë nuk do të kenë shumë hapësirë për të ndryshuar mendimet e votuesve. Me sistemin që ka Kosova, gjëja më me rëndësi në fushatën zgjedhore është dëshmia se ke “meshqi” të mjaftueshëm, dhe përforcimi i kësaj dëshmie. Koalicioni për të cilin numrat kumulativë të sondazheve tregojnë se prin natën e dorëzimit të listave zgjedhore në KQZ, ka avantazhin jo vetëm të numrave, por edhe të percepsionit se do të jetë fitues, një magnet për votuesin e papërcaktuar.
Rrjedhimisht, zgjedhjet do të përcaktohen në masë të madhe me mesazhe të thjeshta para se të fillojë fushata zgjedhore. Sipas modelit të AAK-PSD-së, mesazhi i thjeshtë është ky: “Ne i kemi numrat dhe do të qeverisim pastër, sepse me ne nuk është PDK”. Ky mesazh mund të gjeneralizohet fare thjeshtë, për të gjitha koalicionet: “Ne i kemi numrat dhe do të qeverisim pastër, sepse me ne nuk është fisi tjetër”. 5.
Këtu vjen edhe porosia e katërt, dallimi mes Qeverisë së re dhe qeverisjes së re. Përjashtimi i një fisi (për shembull në këtë rast PDK) është ndihmesë e madhe në luftë për pastërti në pushtet, por nuk do të thotë ndryshim qeverisjeje. AAK ka dëshmuar kapacitet impresiv për keqpërdorim të parasë publike dhe ndarje feudale të kulaçit korruptues e nepotist, saqë as përjashtimi i një organizate si PDK, që merret edhe me aktivitete të një partie politike, nuk do të thotë garanci ndryshimi në thelbin e qeverisjes. E thelbi i qeverisjes në Kosovë është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
ai që në shkenca politike quhet ekstraktiv: pra në pushtet janë “fiset” politike të cilat nxjerrin përfitime për veten. Për të bërë ndryshim duhet një qeverisje e re, që në shkenca politike quhet inkluzive, pra që trajton interesat e të gjithë qytetarëve, jashtë fisit - qoftë familjar, regjional apo politik. Dhe, kjo porosi rri mjaft rëndë mbi supet e LDK-së dhe të VV-së. Gjatë një periudhe disamujore nga këto dy subjekte politike janë dhënë sinjale përafrimi për aq sa edhe të flitet për mundësinë e një liste zgjedhore. Që nga e hëna, po të aplikohen katër mësimet e dhëna nga AAK-PSD, e kanë edhe më të qartë pozicionin e tyre. Që të dy subjektet tanimë e kanë të qartë mësimin e parë se nëse dalin të vetme do të mbesin në opozitë. Që të dy subjektet po ashtu duhet të kenë tanimë të qartë se nuk është se do ta bindin ndokënd gjatë fushatës zgjedhore me analiza të thelluara sociale apo ekonomike. Në fakt, do ta bindin, paradoksalisht, me mësimin e dytë, e ai është se më shumë se rrëfimi që i përbashkon këto dy subjekte është fakti se ato po bashkohen për veprim për një qëllim, pra, se janë një “fis”. Këtu hyn sfida e njëkohësisht përparësia e këtyre dy subjekteve. Në që të dyja zhvillohet një debat intelektual (doktrinar, politik apo tjetër fare, por debat) mbi qeverisjen në Kosovë. Rrjedhimisht, sfida qëndron në faktin se mes tyre nuk mund të ketë bashkim të natyrës AAK-PSD (“bëjmë listë të përbashkët, pastaj shpjegojmë si do të qeverisim). Dhe, këtu është edhe përparësia: duke pasur narracion intelektual mbi natyrën e qeverisjes, ndoshta mund ta gjejnë narracionin e përbashkët, atë për ndryshimin e natyrës së qeverisjes në Kosovë dhe për instrumentet politike e ligjore që janë të nevojshme për këtë. Atëherë ndoshta mund të dëshmojnë se e kanë me gjithë mend për ndryshime. E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave
Dinjiteti përballë to 23 Gushti shënoi Ditën evropiane të kujtimit të viktimave të stalinizmit, komunizmit dhe nazizmit. Anembanë Evropës, 23 gushti kujtohet si një ditë simbolike kundër ekstremizmit, intolerancës dhe shtypjeve -- një ditë ndërkombëtare e përcaktuar si e tillë nga Parlamenti Evropian, më 2008/2009, me qëllim që në atë ditë të kujtohen viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, “me dinjitet dhe pa dallime”
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Siç dihet, kjo datë është zgjedhur për arsye historike pasi përkon me datën e nënshkrimit të Paktit të mos-agresionit – të quajtur Molotov-Ribbentrop, i vitit 1939 – midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, marrëveshje kjo e cila përmbante edhe një protokoll për ndarjen e sferve të influence midis --Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë, të disa vendeve evropiane, Rumanisë, Polonisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Finlandës. Ky traktat famëkeq midis dy ideologjive komuniste dhe nazizte të shekullit të kaluar, është cilësuar nga ish-presidenti i Paralamentit Evropian, Jerzy Buzek si “bashkpunimi midis dy formave më të këqia të totalitarizmit, që ka njohur historia e njerëzimit.” Dita Evropiane për Kujtimin e Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, e njohur gjithashtu në disa vende edhe si “Dita e shiritit të zi”, shënohet nga të gjitha entet e Bashkimit Evropian anembanë Evropës, përfshirë vendet ish-komuniste, me përjashtim të Shqipërisë. Këtë ditë e nderojnë dhe e kujtojnë edhe disa vende që
10
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
nuk kanë përjetuar as komunizmin as nazizmin, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Më 21 maj 2014, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar rezolutën në mbështetje të ditës kushtuar viktimave të regjimeve komuniste dhe naziste, “Për të kujtuar dhe për të mos harruar kurrë terrorin e ushtruar ndaj miliona qytetarëve të Evropës Lindore dhe Qendrore, për më shumë se 40-vjet, nepërmjet shtypjeve ushtarake, ekonomike dhe politike, duke përdorur ekzekutimet arbitrare, arrestimet në masë, deportimet, shtypjen e fjalës së lirë, konfiskimin e pronës private, si dhe shkatërrimin e identitetit kulturor dhe moral të kombeve…”, forma shtypëse këto që gjatë dekadave kanë “çuar në krime jashtëzakonisht të mëdha të bëra me paramendim kundër miliona njerëzve, duke shtypur në mënyrën më flagrante të drejtat e tyre bazë të njeriut, duke i ndarë ata nga bota demokrataike me një perde të hekurt dhe meMurin e Berlinit”, thuhet, ndër të tjera, në rezolutën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kushtuar Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit. Vitet e fundit, është bërë zakon që në këtë ditë, Shtëpia e Bardhë të lëshojë një deklaratë të veçantë në kujtim të Ditës Ndërkombëtare, kushtuar viktimave të komunizmit dhe nazizmit.
qëllim që, brez pas brezi, të ruhet kujtimi i miliona viktimave të komunizmit dhe nazizmit, si rrjedhim i deportimeve në masë, vrasjeve dhe zhdukjeve pa shenjë, viktimave të kampeve të punës dhe kampeve të përqendrimit të këtyre regjimeve – ndërkohë që të njëjtën ditë të promovohen gjithashtu edhe vlerat demokratike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në kontinentin evropian por edhe në vendet individuale të kontinentit të vjetër. Fatkeqësisht, Shqipëria jonë, zyrtarisht, nuk e ka gjetur ende vullnetin politik, forcën morale as dinjitetin kombëtar për t’u bërë pjesë e Evropës, në këtë ditë të kujtimit të viktimave të komunizmit -- dhe për të treguar dinjitetin e saj përballë total-
Shënimi i Ditës së Kujtesës ka për Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
otalitarizmit itarizmit në përgjithësi, megjithëse politikanët e të gjitha ngjyrave dhe të partive kryesore politike shqiptare të këtyre 30-viteve post-komunizëm – bërtasin me të madhe, në përpjekje për të na bindur se ata i ndajnë vlerat me botën perëndimore. Por siç duket, Shqipëria zyrtare në këtë ditë, nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës -- pasi nuk ka asgjë të bëjë me pjesën tjetër të Evropës, e cila çdo vit, më 23 gusht kujton dhe nderon viktimat e komunizmit dhe të nazizmit -- ata burra dhe ato gra të guximshme të cilët me qëndrimet e tyre mbrojtën vlerat e përbashkëta të njerëzimit, në mbështetje të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit të tyre njerëzor. Por, fatbardhësisht, dita e 23 gushtit nuk do të kalojë krejtsisht në heshtje as në Shqipëri, falë punës së palodhëshme të Autoritetit për Hapjen e Dosjeve. Ashtu si në të kaluarën edhe sivjet, do të vazhdojë bojkotimi i kësaj dite nga autoritetet dhe entet më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar. Por, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, (AIDSSH), njofton në faqen e saj të internetit se ky ent – i cili në mendimin tim po bën një punë të mrekullueshme
megjithë kufizimet politike dhe financiare që i imponon legjislacioni shqiptar –njofton se në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, në disa qytete shqiptare po zhvillohen aktivitete përkujtimore të organizuara nga AIDSSH, në bashkëpunim me institucionet partnere, pushtetin lokal dhe komunitetin e të përndjekurve. Njoftohet se ceremoni përkujtimore do të zhvillohen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, Belsh, Tepelenë dhe Tiranë, duke dokumentuar historinë individuale dhe familjare të të internuarve në Tepelenë e po ashtu, vijimësinë e dënimeve shumëvjeçare në kampe apo vende të punës në Lushnjë e Belsh, thuhet në njoftimin e AIDSSH. 2019 – ta shënon 80-vjetorin e Paktit famëkeq Hitler-Stalin, nënshkruar më 23 gusht, 1939 -- një aleancë tiranike kjo që shkaktoi Luftën e dytë Botërore si dhe vujatjet dhe vdekjen e miliona njerëzve, anembanë Evropës dhe botës. Ishte ky një pakt djallëzor midis dy diktaturave më të egra në histori, të cilat, si pjesë të ideologjisë së tyre -- siç provoi edhe historia e shekullit të kaluar -- komunizmi dhe nazizmi kishin një kauzë të përbashkët krimesh kundër njerëzimit, duke ushtruar një terror të paparë mbi njerëzimin si dhe shkatërrimin e shumë kombeve, anembanë botës. Por qëllimi përfundimtar pan-evropian për shënimin e kësaj dite të Kujtesës një herë në vit, është që këto krime të mos qiten në harresë, ashtu që të mos përsëriten më në historinë e njeërzimit. Në deklaratën e Parlamentit Evropian të miratuar në shtator të vitit 2008, në kujtim të viktimave të komunizmit dhe nazizmit, thuhet se, “në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk skadon kurrë afati për dënimin e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit.”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Edhe Shqipëria duhet domosdoshmërisht të shënojë këtë ditë zyrtarisht, me akt të Kuvendit të Shqipërisë. Jo vetëm për të nderuar dhe kujtuar viktimat e totalitarizmit, por edhe për të nderuar të mbijetuarit e komunizmit, ish-të përndjekurit e sotëm të atij të regjimi, të cilët me frymë i shpëtuan atij sistemi, por që edhe 30 vjet pas shembjes së komunizmit, vazhdojnë të vuajnë pasojat e asaj tiranie, shpirtërisht, psikologjiisht dhe materialisht. Një përkujtim i tillë i viktimave të komunizmit është i nevojshëm gjithashtu për të treguar se vërtetë shqiptarët duan të ndajnë me të tjerët popuj vlerat e tyre në mbrojtje të jetës dhe të të drejtave universale të njeriut, duke shënuar këtë ditë me pjesën tjetër të Evropës dhe botës. Fatkeqësisht, shenjat nuk janë inkurajuese se Shqipëria ka në mend t’i bashkohet Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për të kujtuar viktimat e totalitarizmit, duke i kushtuar atyre një ditë në kalendarin e saj. Klasa politike shqiptare, fatkeqësisht, refuzon të shkëputet krejtësisht dhe as nuk është përballur me të kaluarën e saj totalitare dhe komuniste. Përkundrazi, ajo po përpiqet me fjalë dhe me vepra të ruaj e të mbrojë atë trashëgimi të hidhur kriminale për qëllime të veta të ngushta politike dhe ekonomike, në kurriz të një populli shumë të vuajtur, i cili vazhdon të vuajë gjithnjë pasojat e atij regjimi. Fati i keq për shqiptarët është se duket se kjo klasë politike, 30-vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit – me fjalë dhe me veprat e saja pa bujë të madhe – është përcaktuar se cilën rrugë do të ndjekë. Por gjithsesi, po e mbyll këtë shkrim modest me pyetjen që kam shpesh në të kaluarën post-komuniste në Shqipëri dhe anembanë trojeve shqiptare: Cilën rrugë do të ndjekë Kombi shqiptar sot dhe në të ardhmen? Rrugën e vlerave dhe të drejtave bazë universale të njeriut, të lirisë dhe demokracisë perëndimore, apo rrugën e një regjimi autoritar, të instaluar gjysmë shekulli më parë nga një ish-diktatori, pasojat e rënda të të cilit shihen ende anë e mbanë vendit? Ka ardhur koha që të tregoni dinjitet kombëtar përballë totalitarizmit! E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
...rruga jonë Nëse do të mund të zmadhonit dhe të ekzaminonit nga afër të gjitha ngjarjet në planetin tokë, do të mund të shihni Aleksandrin e Madh duke marë mësime nga Aristoteli, Leonardo da Vincin me penel në dorē duke pikturuar Mona Lisën, apo Tiranën nga një fushë e zbrazët në vendbanim të stërmbushur
Astrit Lulushi
A rrjedh koha? Nëse po, sa shpejt? Ndërsa sytë kalojnë nga fjala në fjalë nëpër faqen e një libri, askush nuk ka gjetur provë bindëse, brenda ligjeve të fizikës, që koha rrjedh. Edhe Ajnshtajni e thotë. Shkencëtarët e shpjegojnë rrjedhjen e kohës me ndarjen e bukës në feta; secila fetë paraqet hapësirë në një moment ose në perspektivë; nga e majta në të djathtë, e para është e shkuara, feta e fundit, e ardhmja, dhe
12
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
njeriu e fillon aty sepse jeta nis me imagjinatë. E gjithë buka plotëson një rajon hapësinor. Nëse imagjinohet që secila fetë përshkruan të gjithë hapësirën nga e kaluara e lashtë në të ardhmen e largët, buka do të përfshijë të gjithë universin gjatë gjithë kohës. Nëse do të mund të zmadhonit dhe të ekzaminonit nga afër të gjitha ngjarjet në planetin Tokë, do të mund të shihni Aleksandrin e Madh duke
marë mësime nga Aristoteli, Leonardo da Vinçin me penel në dorē duke pikturuar Mona Lisën, apo Tiranën nga një fushë e zbrazët në vendbanim të stërmbushur. Edhe historinë e Diellit dhe planetit Tokë, do ta shihnit, që nga lindja nga një re gazi deri në fundin e tyre kur dielli fryhet në një gjigant përvëlues; është gjithçka atje, si e shkruar, por jo të gjithë e shohin se koha rrjedh shpejt a ngadalë, pavarësisht nga ne.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
“
Shkencëtarët e shpjegojnë rrjedhjen e kohës me ndarjen e bukës në feta; secila fetë paraqet hapësirë në një moment ose në perspektivë; nga e majta në të djathtë, e para është e shkuara, feta e fundit, e ardhmja, dhe njeriu e fillon aty sepse jeta nis me imagjinatë. E gjithë buka plotëson një rajon hapësinor. Nëse imagjinohet që secila fetë përshkruan të gjithë hapësirën nga e kaluara e lashtë në të ardhmen e largët, buka do të përfshijë të gjithë universin gjatë gjithë kohës
Edhe historinë e Diellit dhe planetit Tokë, do ta shihnit, që nga lindja nga një re gazi deri në fundin e tyre kur dielli fryhet në një gjigant përvëlues; është gjithçka atje, si e shkruar, por jo të gjithë e shohin se koha rrjedh shpejt a ngadalë, pavarësisht nga ne
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
13
MOZAIK
Viti jubilar i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju-Jork
Njëzet e pesë vjet aktive e lidhur me fatin e Malësisë punë dhe angazhim konkret arritën ta themelojnë dhe ta vënë në binarë këtë fond humanitar. Natyrisht se kjo nuk mund të bëhej pa përkrahjen Gjekë e shumë mërgimtarëve të tjerë nga Gjonaj Malësia, ndaj edhe u jemi mirënjohës të gjithë atyre që derdhën mundin, djersën dhe sakrificën që ky fond të vihet në themele të forta dhe të luajë Malësorët në Shtete të Bashkuara rolin e tij humanitar, ashtu siç është të Amerikës, sikur të gjithë shqip- përcaktuar me statutin e vet. tarët që jetojnë dhe veprojnë jashtë Themelimi i këtij fondi u bë kështrojeve të tyre etnike, në vazhdimë- tu një vatër e ngrohtë humanizmi. si kanë mbajtur fuqishëm lidhjet me Për shumë vite ishte subjekti i parë vendlindjen e tyre. Pa ndihmën e me karakter humanitar i organizuar vazhdueshme të tyre Malësia nuk i shqiptarëve nga Mali i Zi në Njudo të ishte ajo që është sot, në as- Jork, i cili vazhdimisht ka ndihmuar pektin social , ekonomik, arsimor e pa ndërprerje vendlindjen në mënyra kulturor. Ndihmat e para financia- të ndryshme të veprimtarisë së vet, re nga radhët e komunitetit shqiptar aq sa kanë pasur mundësi, edhe pse, nga Mali i Zi në Amerikë filluan të siç thonë ata, ka merituar të ndihmogrumbullohen dhe të shpërndahen het më shumë. në mënyrë të organizuar në vitin Brenda njëzet e pesë viteve të ekzis1994, në Nju-Jork. Pikërisht atë vit timit të këtij fondi , tashmë Shoqanjë grup aktivistësh vullnetarë nga tës “ Malësia e Madhe”, e cila lindi të gjitha trevat e Malësisë, pa dallim para disa vitesh si rezultat i bashkimit krahine, përkatësie partiake e fetare, të dy shoqatave malësore “ Fondit në përbërje Tomë Nikë Camaj, Gjon Humanitar “ Malësia” dhe ShoqaGjeto Ivezaj, Leonard Gjon Berish- tës “ Dedë Gjo’ Luli” e drejtuan atë aj, Vasel Pjetër Ulaj, Lekë Gjelosh me sukses këta vullnetarë bamirës Gjolaj, Gjon Pashko Dedivanaj, Zef : Gjon Dedvukaj, Gjon Ivezaj, Lekë Gjekë Kalaj, Avdi Rrustem Nikaj, Gjolaj, Vasel Ulaj, Kolë Cacaj, LeonZeqir ( Zeko) Beqaj, Pashko Nikollë ard Berishaj, Mark Berishaj, Ejll BerNikprëlaj, Palokë Gjergj Vulaj, Mark ishaj dhe Nikollë Junçaj. Gjon Nucullaj, Palokë Gjergj Vulaj, Veprimtaria e kësaj shoqate është Zef Ujkë Lulgjuraj, Gjergj Nua Junçaj e bujshme. Ajo mund të shkruhet dhe Zef Lubo Gjokaj, themeluan vetëm në një monografi, për të cilën Fondin Humanitar “ Malësia”me seli themeluesit, drejtuesit dhe veprimnë Nju-Jork. Në Kuvendin e Parë tarët e saj duhet të mendojnë për Zgjedhor kryetar u zgjodh aktivis- të ardhmen. Prandaj unë me rastin ti dhe veprimtari Tomë Camaj. Fil- e këtij përvjetori dua t’ua sjell në limi ka qenë paksa i vështirë, por me vëmendje lexuesve me pak fjalë se
14
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
kjo shoqatë për dy dekada e gjysmë ka qenë shumë aktive dhe gjithmonë e lidhur me fatin e Malësisë, duke punuar përherë për të mirën e saj , duke dhënë kontribut të pakursyer me ndihma financiare në përmirësimin e objekteve të ndryshme infrastrukturore, arsimore, kulturore, sportive e fetare. Veprimtarinë e saj e ka vazhduar me ndihma financiare familjeve në varfëri , të sëmurëve me sëmundje të rënda, personave me aftësi të kufizuara, nxënësve e studentëve në universitete shqiptare , për të vijuar më pas kontributin e saj edhe në organizimin politik, shoqëror e kulturor të Malësisë . Kjo shoqatë tashmë jo vetëm se është bërë një “ magje” dhe një dritare shprese për shumë nevojtarë të kësaj trevë të lashtë shqiptare , por njëkohësisht është bërë kontribuuse edhe për bashkimin e faktorit politik në Malësinë e Madhe. Përveç aktiviteteve dhe humanizmit, veprimtaria e saj në periudha të caktuara është shtrirë edhe në rrafshin mbarkombëtar, kur është fjala për çështjen kombëtare. Këtë e ka dëshmuar në disa raste , me pjesëmarrjen e disa aktivistëve të dalluar në protesta e demonstrata të organizuara para Kombeve të Bashkuara, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, në përpjekjen e saj për liri e pavarësi, dhe së fundmi në protesta në Uashington kundër , siç janë shprehur organizatorët, diskriminimit të shqiptarëve në Mal të Zi, sikurse edhe në ndihmesën e saj financiare Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vlen të përmen-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
MOZAIK
det se kryetari aktual i kësaj shoqate, Nikollë Junçaj, vullnetarisht ( e jo si antëar i shoqatës) para 20 vitesh la jetën e mirë dhe mundësitë e mëdha që i ofroi Amerika dhe u bë pjesë e UÇK-së në kuadër të Batalionit “ Atlantiku” , duke sakrifikuar gjithçka për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Madje, përveç Junçajt, në radhët e UÇK-së ishin edhe njëmbëdhjetë të rinj të tjerë shqiptaro-amerikanë në Nju – Jork e Detroit nga Malësia. Gjatë veprimtarisë së saj shoqata
është vizituar nga personalitete të jetës politike, kulturore e publike nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Duke shfletuar dokumentet arkivore të kësaj shoqate vërejmë se shuma e përgjithshme e mjeteve financiare dedikuar Malësisë arrin shifrën prej afro 2 milionë dollarë amerikanë. Në arkivin e saj , ndër të tjera, mund të shohim e të gjejmë aktivitete, organizime, manifestime, dhe gjithçka që japin vulën e një veprimtarie të mirëfilltë të një organizmi të mërgatës së
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Malësisë në Nju-Jork. Kryesia e Shoqatës “ Malësia e Madhe” tashmë është bërë një shembull i mirë për të gjithë shqiptarët se si duhet të punohet e ndihmohet vendlindja. Emri i kësaj shoqate, sidomos kontribuuesit e saj të përkushtuar ndër vite me mish e me shpirt, janë emra që po nguliten në kujtesën e malësorëve dhe të shqiptarëve si njerëz humanë e atdhetarë të cilët po lënë porosi dhe gjurmë të thella për brezat e ardhshëm. E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
15
MOZAIK Xhafer dhe Asllan Bisha (gusht 2019)
Muhamed Mujushi dhe Gani Karamanaga (korrik 2019)
Rrëfime të tre mërgimtarëve në Australi
Vendlindjen në shpirt dhe zemër Të gjithë mërgimtarët nga Australia kanë dashuri të madhe për Ulqinin. Vendlindjen e kanë çdo ditë në mendimet, bisedat, ëndrrat e tyre
Për Koha Javore:
Gani Karamanaga
Rrëfimi 1 - Ilmi Hasa
Isha në kafenenë “Piano“, në afërsi të Qendrës për Kulturë. Në një tavolinë ishte Ilmi Hasa me bashkëshorten Haxhiren. Pas u njoftuam, lëmë një takim te kafeneja e Xhemal Hasës në rrugën kryesore të Ulqinit. Ismet Hasa (1916-1999) u shpërngul nga Ulqini për të jetuar në Sarajevë, në vitin 1956. Një vit më vonë emigroi në Australi. Pas një kohe, në vitin 1956, e gjithë familja e tij shkon në Australi. Fillimisht kanë jetuar në shtëpinë e Ibrahim Karamanagës, pastaj në shtëpinë e tyre. Djali i tij, Ilmi Hasa, ka lindur në Ulqin, në vitin
16
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
1941. Pas Sarajevës, në Australi punon si punëtor i thjeshtë e mandej bojaxhi me babain i tij Ismetin. Në vitin 1966 martohet me Haxhire Suloviqin në Australi (po ashtu nga Krruçi i Ulqinit). Haxhire Hasa për Ibrahimin thotë: “Ka qenë i respektuar prej të gjithëve, e ka dashur shoqërinë, ka qenë i ‘shyretshëm’. Në një mbëledhje të familjes sonë ka këndue kangë italiane dhe shqipe… Jemi gëzue duke lujtur dhe kërcye…” Motra e Haxhires ka qenë e martuar për Zuhdi Mujushin. Ata kanë shkuar shpesh tek Ibrahimi dhe Tereza. Gjithashtu, edhe edhe motra tjetër e martuar për Kasem Gjinajn ka pasur miqësi me Ibrahimin në Australi. Tash Ilmi Ismet Hasa është përsëri në vendlindje. Të gjithë mërgimtarët nga Australia kanë dashuri të madhe për Ulqinin. Vendlindjen e kanë çdo ditë në mendimet, bisedat, ëndrrat e tyre. Shtëpinë e vjetër, babai i tij ia ka shitur vëllait Omer Hasës. Ilmiu tash
është te nipi Xhemali në Mahallë të Re. Mendon për të ardhur edhe vitin tjetër në Ulqin. Si kujtim ia dhurova librin tim “Në derë të oborrit” dhe e ftova në përurimin e librit më të ri “Pazari i Gjytetit”.
Rrëfimi 2 – Muhamed Mujushi
Familja e Jakup Mujushit ka jetuar fillimisht në shtëpinë e tyre, e cila ka qenë pas postës së vjetër (në atë vend më vonë ishte BANKOS-i, Banka e Kosovës). Për shkak të mospajtimit me regjimin e Jugosllavisë së parë, kaluan për të jetuar në Shkodër. Shtëpinë e tyre pushteti e nacionalizoi. Në atë shtëpi një kohë kanë jetuar disa “harapë” (zezakë) të Ulqinit. Daut Mujushi jetoi një kohë të gjatë në Shkodër dhe ka pasur dy vajza: Zylihanë, e martuar për Jusuf Cufo Lanicën, dhe Qotheren, e martuar në Krruç, te familja Luka. Djali i vogël Muhamedi ka lindur në Shko-
MOZAIK Gani Karamanaga dhe Ilmi Hasa (korrik 2019)
dër, në vitin 1944. Pas keqësimit të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, Dauti me familje kthehet në Ulqin, në fillim të vitit 1948. Pasi e kishin humbur shtëpinë, jetuan në shtëpinë - mektebin e vjetër në fund të lagjes Meterizi. Djali i madh Zuhdija ka lindur në vitin 1937. Në vitin 1965, ai emigroi në Australi. Atje filloi punë dhe stabilizohet. Daut Mujushi në vitin 1971, me të gjithë familjen, shkoi në Australi te djali i madh Zuhdiu. Me Muhamedin, disa vite kemi qenë së bashku në Shkollën fillore nën Kala. Unë isha më i vogli për nga mosha dhe kujtoj se ata më të mëdhenjtë, ku bënte pjesë edhe edhe Muhamedi, më mbrojshin, kurse unë i ndihmoja në mësime. Muhamedi tregon: “Kur mbërritëm në Australi, disa muaj kam punuar berber te një grek, e pas një kohe iu bashkangjita vëllaut Zuhdisë si bojaxhi, zanatin e mësova menjëherë. Pas një kohe të shkurtër, na vizitoi Ibrahim Karamanaga, i cili kishte dëgjue se kemi ardhur. Kemi pasur raporte të mira, kemi shkue edhe ardhur te njëri-tjetri. Ibrahimi ka pasur në Forthsajt shtëpi të bukur. Ka ardhur tek ne me Terezën, gruan e tij.” Gati tërë jetë Muhamedi e ka kaluar në mërgim duke punuar, rritur fëmijët, por mërgimtarët e kanë vendlindjen në shpirt dhe zemër më tepër se ne që jetojmë këtu. Ai, tash disa vitet e fundit vjen me bashkëshorten Serveten në qershor dhe qëndron në Shkodër dhe Ulqin deri në shtator, kur në Australi është dimër. Në një aksident trafiku, motra Qotherja me vajzën e saj 15-vjeçare humbën jetën. I sollën në Ulqin dhe u varrosën në Krruç. Muhamedi pushon pak duke pirë kafen në lokalin e Xhemal Hasës në Pazarin e Ulqinit dhe
vazhdon rrëfimin e tij: “Kam punuar shumë punë. Më tepër kam pas të ardhura prej ndërtimit të shtëpive, shitja e blerja bjen fitesën, njashtu si djemtë e tu. Ka pasur edhe punë me rrezik, isht lypur për të hypur në naltësi të madhe, me punue jashtë penxhereve. Por duke falenderue Allahun, kam pasur shëndetin e mirë dhe rriskun. Një djalë është në Kaliforni, tjetri në Melburn, si edhe vajza. Tash Servetja edhe unë jemi në pension. Kemi blerë një banesë në Ulqin dhe tjetrën do ta blejmë në Shkodër.” Pas pak kohe vazhdon: “Të gjithë na punojmë e jetojmë në mërgim, por mendjen e kemi këtu në Ulqin. Besim Resulaga ka qenë në Darvin, ku isht marr me peshkim. Me aeroplan na ka nisur peshkun i cili i përgjan levrekut tone, për mua dhe Ibrahim Karamanagën.” Muhamed Mujushi ka dy vendlindje në kujtimet dhe dashurinë e tij: Shkodrën ku lindi dhe Ulqinin, ku kaloi fëmijërinë. “Kushrini i babës Maliq Mujushi ka qenë detar në Durrës. Gjithmonë kur ka kalue me barkë afër Ulqinit i ka ra burisë. Ka ardhur në Shkodër për me e pa babën tim në vitin 1948. Në pllakën përkujtimore në Durrës janë emrat e detarëve të vjetër, ndërmjet tyre isht edhe i Maliq Mujzushit.” “Në vitin 2010, kur Ibrahimi ndërroi jetë, së shpejti jemi mbledhur të gjithë ulqinaktë dhe mandej e kanë çue për të ba procedurën e përgatitjes për transport në Mal të Zi. Ishte kërkesa e tij të kthehet në vendlindje, përgjithmonë.”
Rrëfimi 3 - Xhafer Bisha
Xhafer Bisha ka lindur në Lisën, në afërsi të lumit Buna. Në vitin 1980 emigroi në Australi. Xhaferi e fillon bisedën:
“Ishte koha pas tërmetit, i cili e goditi Ulqinin dhe vendet tjera bregdetare të Malit të Zi. Vendosa që të shkoj përjashta për një jetë më të mirë. Nuk kam mësue shumë në shkollë. Menjëherë gjeta punë si magacioner në Spitalin e Melburnit.” Pas një kohe të shkurtër e vizitoi Ibrahim Karamanaga. Ai ka pasur mirëkuptim për të gjithë shqiptarët që kanë ardhur për herë të parë në Australi. Ibrahimi i tha: “Për çdo gja mundesh me mu lajmërue.” Xhaferi e vizitoi Ibrahimin gjatë sëmundjes së tij në vitin 2010. “Kur Ibrahimi ka ndërrue jetë, unë isha në pushim në Bali në Indonezi”, kujton Xhaferi. Në vërejtjen time se Ibrahimi e ka folur shqipen me dialektin e Shqipërisë së Jugut, Xhaferi shprehet: “Ibrahimi gjatë qëndrimit tij në Itali prej vitit 1948-1951, ka pasur shumë kontakte me shqiptartë prej Jugut të Shqipërisë”. Xhaferi tregon se në fillim ulqinakët në Australi janë takuar më tepër. Thotë se me Ibrahimin kanë pasur miqësi të madhe Ismet Mollabeqiri dhe dhëndri i tij, Irfan Hoxha. “Nuk ka shumë shqiptarë të shkolluar në Australi. Po i përmend dy mjekë të njohur: Dr. Salën prej Shqipnisë së Jugut dhe Dr. Hodo Haxhimolla. Ky punon në spitalin e Sidnejit, por vjen shpesh në seminare edhe në Spitalin e Melburnit”. Xhafer Bisha vjen çdo vit në Ulqin. Është i lidhur me vendlindjen. Këtë dashuri e kanë edhe fëmijët e tij. Dy vajzat janë martuar në Australi për njerëzit tanë, kurse djali është 29 vjeç dhe ka ardhur me të kësaj radhe në Ulqin. Përmend se Kasem Gjini dhe Muharrem Zeneli janë angazhuar shumë për shqiptarët në Australi. Në pyetjen time lidhur me krahasimin e jetës këtu edhe në Australi, Xhaferi thotë: “Ndërmjet tjerave, ligji në Australi është për të gjithë njisej”. “Unë shkova në Australi për një kohë të shkurtë, por mbeta gjatë atje. Nuk e di, është e mundshme se do të kthehem dikur”, e mbaron bisedën Xhafer Bisha, mërgimtari ynë në Australi.
(Pjesë nga libri në dorëshkrim kushtuar mërgimtarëve “Mullini i erës”) E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit u bë zbulimi i shtatores së heroit tonë kombëtar
Kurorëzim i një proj kulturore dhe histor Hot – Në Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit në fshatin Bardhaj të Hotit, u bë zbulimi i shtatores së heroit tonë kombëtar, një vepër skulpturore e ndërtuar nga skulptori i njohur shqiptar, Pjerin Kolnikaj si dhe u bë përurimi i punimeve më të reja, vendosja e 6 medaljoneve nga bronzi kushtuar familjarëve të tjerë të heroit kombëtar të cilët vdiqën heroikisht për mëvetësimin e atdheut të tyre. Jetēsimin e kësaj vepre e cila lartēson figurën e heroit tonë kombëtar, që pasqyron meritat dhe kontributin e tij heroik në rrafshin gjithkombëtar, e mundësuan bashkatdhetarët malësorë me banim në Shtete të Bashkuara të Amerikës, në bashkëveprim me disa aktivistë në vendlindje- Malësi. Në prani të një numri të madh të publikut vendas dhe të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga diaspora shqiptare, në mes tē cilëve edhe figura politike dhe personalitete të shquara të shkencës dhe të kulturës kombëtare, moderatorja e këtij evenimenti kulturor-historik, Besjana Mehmeti, ka treguar pēr figurën shumëdimensionale të heroit tonē kombëtar, për veprimtarinë e tij fisnike dhe heroike tē skalitur tashmë prej më shumë se një shekulli në historinë tonë kombëtare. Fillimisht, flamurin kombëtar në shtizë e ka ngritur lart, pasardhësi i familjes së bajraktarëve të Malësisë, Z.Smail Cunmulaj. Ndërkohë, njëri ndër iniciatorët e organizimit të këtij manifestimi kulturor-historik, Gjokë Gojçaj, ka shpalosur më në detaje idenë, qëllimin, nevojën dhe rëndësinë e
18
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
ndërmarrjes së kësaj iniciative dhe të jetësimit të kësaj vepre të rëndësishme për Shtëpinë Muze të Dedë Gjon Lulit. “Kjo shtëpi muze e punuar prej një dekadë e gjysmë ka mbetur që atëherë pa ndonjë ndërhyrje tjetër në kompletimin e saj. Këtë vit u bashkuam një grup bashkëmërgimtarësh, duke e parë të arsyeshme që punojmë diçka dhe ta kompletojmë këtë shtëpi në njëfarë shkalle dhe në masën sa të jetë e mundur. Kjo shtëpi ka qenë një rrënojë dhe ne e kemi ngritur këtë shtëpi për ta venë në funksion të kulturës sonë, të vizitorëve dhe të gjithë atyre që kanë mundësi ta shohin, pasi që jemi një krahinë e cila ka histori, ka kulturë
dhe di t’i çmojë vlerat e të bijve të vet dhe të historisë së saj”, theksoi Gojçaj. Ai shtoi se kjo vepër ka ardhur si rezultat i një angazhimi të madh të diasporës, si kur është fjala për fazën e parë ashtu edhe në këtë të dytën, duke thënë se si pjesë kryesore të kësaj veprimtarie kanë bërë jetësimin e ngritjes së shtatores m’u në oborrin e shtëpisë muze të heroit kombëtar, Dedë Gjon Lulit. Në të njëjtën kohë, njëri ndër organizatorët e këtij manifestimi, Pal Dreshaj, shprehet se për çdo projekt që realizohet në Malësi, barrën kryesore e mbajnë mërgimtarët tonë, me iniciativa dhe me mjete financiare. “Kështu lindi dhe iniciativa që të
KULTURË
jekti me peshë rike për Malësinë
kompletohet shtëpia muze e Dedë Gjon Lulit, për të cilën para 15 – vitesh, filluan vetëm punimet për shtëpinë muze, kurse sot, me përurimin e shtatores dhe të punimeve të tjera që janë kryer për të fisnikëruar shtëpinë muze, kurorëzohet një projekt që ne trashëgimtarët, pasardhësit dhe bashkëvendësit e Dedës ia kishin borxh vite me radhe. Impakti i mërgimtarëve është shumë i madh, sepse atje janë grumbulluar donacionet dhe ka lindur ideja”, u shpreh Dreshaj, duke thënë se ju ka mbetur pa përfunduar një aneks, (sallë multimediale), i cili do të shfrytëzohet për orë historike, letrare, për filma dokumentarë, etj. Ndërkaq, për akademikun, prof. Dr.
Anton Berishaj, një iniciativë e tillë, ndonëse e vonuar, është një nismë e qëlluar për arsye se siç tha, me Dedë Gjon Lulin krenohet jo vetëm Malësia por e gjithë shqiptaria. “Ai është heroi gjithëkombëtar dhe ne nuk mundemi që ta përvetësojmë që të jetë vetëm i Hotit apo i Malësisë. Mendoj që është një nismë e mbarë, por ka edhe gjera të tjera që do të duhej të punoheshin, si rruga deri te kjo shtëpi, përkujdesja ndaj kësaj shtëpie muze, madje nën përkujdesjen institucionale që të mos mbesë në duart dhe në vullnetin e disa vullnetmirëve. Meqenëse edhe pushteti në Tuz është në gjendje t’i artikuloj problemet dhe nevojat e Malësisë, do të ishte mirë që së paku të kon-
taktojë organet përkatëse që kjo shtëpi muze të mund të jetë në duar të sigurta”, u shpreh Berishaj. Ndërkohë, kurora lulesh pranë bustitit të sapozbuluar të heroit tonë kombëtar, Dedë Gjon Lulit kanë vendosur një delegacion i përbërë nga personalitete nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa shtatoren e inaguruar e zbuluan Pal Dreshaj dhe Vat Marashi Dedvukaj. Të pranishmit në këtë aktivitet kulturor-historik me disa këngë dhe valle folklorike i kanë argëtuar Shoqëria Kulturore- Artistike, “Dedë Gjon Luli” dhe Asambli “ Shqiponja” si dhe dy këngëtarët nga Deçani dhe Maqedonia e Veriut, Shkodran Tolaj t. u. dhe Besiana Mehmeti. E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
19
KULTURË
Edicioni i pestë i Festivalit të Filmit “Seanema” do të mbahet në Ulqin, më 18-22 shtator
“In/Exclusion”, motoja e festivalit të sivjetshëm Gjatë edicionit të pestë të festivalit do të shfaqen rreth dyzet filma artistikë, me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, si edhe filma dokumentarë. Në dy kategoritë kryesore konkurruese të festivalit do të jenë prodhimet më të fundit nga Mali i Zi, rajoni dhe Evropa.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
KULTURË
Ulqin - Nga data 18-22 shtator, në Ulqin do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Filmit “Seanema”, i cili organizohet nga Organizata Joqeveritare “Unë veproj” (iACT). Motoja e festivalit të këtij viti është “In/Exclusion”. Në deklaratën për shtyp të Organizatës “Unë veproj” thuhet se gjatë edicionit të pestë të festivalit do të shfaqen rreth dyzet filma artistikë, me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, si edhe filma dokumentarë. Në dy kategoritë kryesore konkurruese të festivalit do të jenë prodhimet më të fundit nga Mali i Zi, rajoni dhe Evropa, që shoqërohen me programin special të filmave artistikë dhe dokumentarë, në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Mal të Zi dhe EU Info Centre, si edhe përzgjedhja e filmave të shkurtër në garë për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit (programi Short Matters!).
Këtë vit, festivali do të organizojë një program edukativ për nxënës të shkollave të mesme me mbështetjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Qendrës Kinematografike të Malit të Zi. Seanema Film Festival është një festival unik në Mal të Zi që prezanton konceptin e “artit për ndryshime shoqërore”, një ndërthurje e kinemasë dhe aktivizmit. Ideja që qëndron pas festivalit është stimulimi i rigjenerimit urban përmes zhvillimit të kritereve të reja estetike si dhe përhapja në mënyrë të njëtrajtshme e kulturës filmike nëpërmjet zhvillimit të audiencës në qytetet periferike të Malit të Zi. Ky festival nxit shkëmbimin ndërkulturor, duke mundësuar një hapësirë të re, fizike dhe mediatike, për hapjen e dialogut mbi tema shoqërore që janë aktuale për Malin e Zi dhe më gjerë. Çdo edicion ka një përmbajtje tem-
atike specifike. Kuadri tematik i edicionit të pestë të Seanema përqendrohet në grupet e margjinalizuara shoqërore, gratë, të rinjtë, personat LGBTIQ, grupet etnike dhe racore, personat me aftësi të kufizuara, si dhe ata që gjenden në “kryqëzim” të identiteteve. Përmes programit të kuruar filmik dhe aktiviteteve shoqëruese, “Seanema” në edicionin e tij të pestë mban një qëndrim kritik ndaj fenomeneve që bien në kundërshtim me vlerat demokratike. Ai kontribuon në afirmimin e multikulturalizmit në Mal të Zi, pikërisht përmes promovimit të qëndrimit jodiskriminues ndaj identitetit. Ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit diskutimet e hapura me publikun do të zënë hapësirë të veçantë gjatë festivalit.
(Kohapress)
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
21
MOZAIK
Komuna e Tuzit siguron libra falas për nxënësit fillestarë
Shpërndarja e librave në fillim të shtatorit Tuz – Komuna e Tuzit para pak kohësh ka njoftuar se këtë vit do të sigurojë librat falas për të gjithë nxënësit e klasës së parë për vitin shkollor 2019/ 20. “Kompletet e librave nxënësve
22
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
fillestarë do t’u shpërndahen në fillim të shtatorit, kur edhe fillon shkolla. Ne, në këtë mënyrë dëshirojmë që fillestarëve tonë t’ju urojmë fillimin e mbarë të shkollimit, duke u dëshiruar shumë suksese”, thuhet në njoftimin
për opinion të Komunës së Tuzit. Kjo është hera e parë që Komuna e Tuzit siguron falas kompletin e librave për nxënësit fillestarë. t. u.
FOTOGRAFIA E JAVËS
ALBERT CAMAJ VITOJË 2019
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
23
PORTRET
Portret: Jakup Ferri (1)
Patriot dhe figurë e ndritur historike e kombit shqiptar Shaban Hasangjekaj
“Historia e kombit shqiptar është e lashtë dhe e lavdishme. Kjo histori është përplot figura të ndritshme, të cilat kanë dhënë çdo gjë për ideal të vetëm të shenjtë: lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Në mesin e këtyre patriotëve të mëdhenj të kombit, vend të veçantë zë edhe patrioti, ideatori dhe komandanti i shquar ushtarak shqiptar, Jakup Ferri, nga Plava. Edhe pse kjo figurë e ndritur historike ka rënë në harresë, dua të them se Jakup Ferri nuk mund assesi të harrohet, sepse veprat e tij janë të shumta dhe të paharrueshme, jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për armiqtë e përbetuar të kombit tonë, sidomos për malazezët dhe osmanët. Të bëmat e tij janë tipike, për një hero dhe një figurë historike, të cilin duhet vlerësuar për veprat dhe kontributin e tij të paçmueshëm”. Janë këto fjalë me të cilat në mënyrë dinjitoze është shprehur publicisti dhe veprimtari shqiptar, Hamit Shala, në shkrimin e tij të publikuar në faqen e vet në Facebook. Ai në vazhdim të shkrimit kushtuar jetës dhe veprimtarisë së patriotit dhe komandantit legjendar shqiptar, Jakup Ferrit, lexuesit, por edhe opinionin e gjerë i njofton se përmes tij, bile së paku do të njihen me këtë
24
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
figurë të jashtëzakonshme shqiptare, duke nënvizuar faktin se “për veprat, jetën dhe kontributin e tij atdhetar dhe ushtarak, ka dokumente edhe në gjuhën italiane, të cilat janë të arkivuara, e mirë të siguruara nga ana e autoriteteve italiane. Dokumentimi i jetës së Jakup Ferrit në arkivat italiane, e bën këtë figurë historike madhore dhe meritore për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar, pra dëshmojnë që kemi të bëjmë me një figurë që ka merita të pamohueshme, respektivisht, me një figurë që nuk ka lënë hapësirë e mundësi që të vihet në dyshim prejardhja e tij dhe qëllimet që kishte ai”. Në bazë të disa të dhënave nga dokumentet që ruhen të arkivat italiane, por edhe sipas dëshmive dhe thënieve të bashkëkohanikëve të patriotit në fjalë, thuhet se familja Ferri i takon fisit Kuçi, kurse rrjedh nga Luhari i Malësisë së Shkodrës, prej nga kishte dalë i pari i familjes, Gjergj Prentashi me një vëlla, dhe ishin vendosur në Podgoricë. Ndërkaq, pas një kohe, prej Podgorice, Gjergj Prentashi me familje kishte kaluar të jetojë në Plavë, ku sipas gjasave, nën ndikimin e Perandorisë Osmane, nën sundimin e së cilës ishte Shqipëria, të cilës asokohe i përkiste edhe Plava, ishte konvertuar në fenë islame. Sipas trungut familjar, Gjergj Prentashi e kishte djalë Shabanin. Shabani i kishte dy djem: Halilin dhe Durin. Duri po ashtu kishte dy djem: Ferrin (Ferr Durin, babai i Jakupit) dhe Hajron, prej të cilëve rrjedh familja Ferri nga Plava. Nga burimet e dokumenteve arkivore
rrjedh se Jakup Ferri, i biri i Ferr Durit, u lind në vitin 1832 në Plavë, në veri të Alpeve Shqiptare (Bjeshkëve të Nemuna), buzë Liqenit të Plavës, prej të cilit buron lumi Lim, që në atë kohë ishte pjesë e Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane. Plava asokohe, për shkak të pozitës gjeografike dhe rëndësisë strategjike, njihej si “Mburojë e Rrafshit të Dukagjinit”, e madje edhe e tërë Shqipërisë.
PORTRET
Jakup Ferri, që nga rinia e hershme, dallohej për shkathtësi, forcë fizike e bukuri, por edhe për atdhedashuri, burrëri, zemërgjerësi, drejtësi, sinqeritet e shkathtësi në përdorimin e armëve. Trimërinë thuhet se e kishte trashëguar nga e ëma, Zylë Rexha, e njohur në tërë Malësinë si grua trimëreshë, e cila kishte bartur kobure në brez, madje në një rast, kishte vrarë dy bejlerë, duke i mbrojtur vajzat plavjane nga ngacmimet e tyre. Në aspektin fizik, Jakup Ferri ishte i gjatë, me mustaqe të zeza, hundë shkabë e shikim të mprehtë
Thuhet se Jakup Ferri, që nga rinia e hershme, dallohej për shkathtësi, forcë fizike e bukuri, por edhe për atdhedashuri, burrëri, zemërgjerësi, drejtësi, sinqeritet e shkathtësi në përdorimin e armëve. Trimërinë, thuhet se e kishte trashëguar nga e ëma, Zylë Rexha, e njohur në tërë Malësinë si grua trimëreshë, e cila kishte bartur kobure në brez, madje në një rast, kishte vrarë dy bejlerë, duke i mbrojtur vajzat plavjane nga
ngacmimet e tyre. Në aspektin fizik, Jakup Ferri ishte i gjatë, me mustaqe të zeza, hundë shkabë, e shikim të mprehtë. Jakup Ferri kishte tre vëllezër: Zeqën, i cili kishte qenë mjeshtër i dueleve dhe kishte vrarë ca malazezë në duele ballë për ballë dhe ishte vrarë në betejën e Moraçës në vitin 1876, Shaqirin, i cili ishte vrarë në një nga betejat e shumta kundër malazezëve, dhe Beqirin, i cili kishte rënë në Luftën e Nokshiqit. Në moshën 25-vjeçare, Jakup Ferri ishte martuar me Pembën, kushërirën e Ali Pashë Gucisë, me të cilën i kishin lindur tetë fëmijë: pesë djem (Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani dhe Emini) dhe tri vajza (Kusha Bardhokja dhe Zadeja). Jakup Ferri e kishte filluar veprimtarinë patriotike e ushtarake kundër malazezëve e turqve, në vitet e pesëdhjeta të shekullit XIX, që pasuan pas reformave të Tanzimatit, kishte marrë pjesë në shumë beteja, ndërsa në vitet e shtatëdhjeta, ishte bërë njëri nga trimat më të shquar të Malësisë së Plavës e Gucisë, dhe kishte marrë pjesë në kuvende burrash. Kulla e Ferrajve ishte bërë qendër e kuvendeve, ku vinin burra, jo vetëm nga Plava e Guca, por edhe nga Kosova e trojet tjera shqiptare. Në këtë kohë, Jakupi ishte njohurr me Sylejman Vokshin, Haxhi Zekën, Ali Ibër Nezën e shumë prijës të tjerë të popullatës shqiptare. Në vitin 1875, në disa vende të Ballkanit, ishin bërë kryengritje kundër Perandorisë Osmane, e po në këtë kohë edhe në Mirditë e Dukagjin
ishte ngritur popullsia. Në vitin 1876, Serbia e Mali i Zi i kishin shpallur luftë Turqisë, por meqë u thyen në vitin 1877, edhe Rusia i shpalli luftë Turqisë, e cila humbi luftën dhe si pasojë nënshkroi paqe në Shën Stefan më 1878. Sipas Traktatit të Shën Stefanit, Mali i Zi, Serbia e Rumania, ishin bërë shtete të pavarura, Bullgaria e kishte fituar autonominë, ndërsa Shqipëria kishte mbetur nën Turqi, e madje disa pjesë të saj, iu kishin dhënë Bullgarisë (Kumanova, Kaçaniku, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Pogradeci e Korça); Serbisë (një pjesë e Sanxhakut të Prishtinës deri në afërsi të Gjilanit e Mitrovicës) dhe Malit të Zi (Plava, Gucia, Vermoshi, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kraja, Ana e Malit, Tivari e Ulqini), gjë me të cilën shqiptarët nuk u pajtuan dhe u bënë rezistencë të armatosur, sipas vendimeve të “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”, e cila më 10 qershor 1878 (tri ditë para mbajtjes së Kongresit të Berlinit), formoi “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, me kërkesë njohjen e kombit shqiptar me një gjuhë dhe një kryeqendër. Një ndër pjesëmarrësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte Jakup Ferri, bashkë me Abdyl Frashërin, Iliaz Pashë Dibrën, Ymer Prizrenin e shumë prijës të tjerë shqiptarë. Në Kongresin e Berlinit, Fuqitë e Mëdha: Gjermania, Austro-Hungaria, Franca, Italia e Rusia, kishin vendosur ta rishikojnë Traktatin e Shën Stefanit, t’i copëtojnë tokat shqiptare dhe t’ua ndajnë ato Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë e Greqisë. Vendimet e padrejta të Traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit kishin tronditur mbarë shqiptarinë. Gjatë verës së vitit 1878, të gjithë shqiptarët ishin ngritur në mbrojtje të trojeve të veta, kundër vendimeve të Sulltanit e të Fuqive të Mëdha. Pikat kryesore të mbrojtjes i kishin organizuar Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri në Plavë e Guci, me ndihmën e vullnetarëve nga Peja, Gjakova, Tropoja e viset tjera shqiptare. (vijon)
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
25
KULTURË
Në Prishtinë po mbahet Seminari i 38-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Ngjarja më e rëndës kulturore e shkenco hapësirat shqiptare “Janë 45 vjet kur ka filluar organizimi i këtij aktiviteti mbase më i rëndësishmi në fushën e albanologjisë. Edhe këtë vit seminari ka arritur të mbledhë dashamirës të shumtë të gjuhës, letërsisë, kulturës e historisë nga gjithë bota, duke vazhduar kështu të jetë ngjarja më e rëndësishme kulturore e shkencore në hapësirat shqiptare”, ka thënë drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi
Me një minutë heshtje në nderim të Akademikut Idriz Ajetit, njërit prej themeluesve të seminarit, të hënën, më 19 gusht, ka nisur në Prishtinë edicioni i 38-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të sivjetmë të seminarit është mbajtur në Bibliotekën Universitare, në prani të personaliteteve shkencore albanologjike dhe qindra seminaristëve nga vendet e huaja. Dekania e Fakultetit të Filologjisë,
Lindita Rugova, ka potencuar me këtë rast se seminari është aktiviteti më cilësor dhe më me vlerë për albanologjinë. “Sesionet shkencore, referimet, tryezat shkencore, ligjëratat e veçanta dhe kurset e gjuhës shqipe, dhe
KULTURË
sishme ore në aktivitetet kulturore argëtuese janë shtyllat themelore të seminarit”, ka thënë ajo. Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka thënë se organizatorët duhet të mbajnë aktivitete nga ky seminar edhe në Shqipëri, me qëllim që ky aktivitet të jetë sa më mbarëkombëtar. “Do të kërkoja nga drejtuesit e Fakultetit Filologjik të UP-së dhe atyre të Fakultetit Filologji Histori të UT-së që seminari të ketë një lëvizshmëri më të madhe, ku një prej sesioneve shkencore të zhvillohet në Tiranë”, ka potencuar ai. Rektori Koni po ashtu ka kërkuar nga dy fakultetet që të themelojnë një revistë të përbashkët me kode ndërkombëtare që, siç ka thënë ai, studimet e prezantuara në seminar të kenë një ndikim sa më ndërkombëtar. Seminari i 38-të është hapur nga drejtori i këtij seminari, Shkumbin Munishi, i cili gjatë fjalës së tij ka thënë se ky seminar është edhe një hallkë tjetër në zinxhirin e një tradite albanologjike të nisur këtu e dyzet e pesë vjet më parë. “Janë 45 vjet kur ka filluar organizimi i këtij aktiviteti mbase më i rëndësishmi në fushën e albanologjisë. Edhe këtë vit seminari ka arritur të mbledhë dashamirës të shumtë të gjuhës, letërsisë, kulturës e historisë nga gjithë bota, duke vazhduar kështu të jetë ngjarja më e rëndësishme kulturore e shkencore në hapësirat shqiptare”, ka thënë ai. Seminari ka mbledhur në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të
ndryshme. Sipas drejtorit të Seminarit, Shkumbin Munishi, interesimi i studentëve për të mësuar gjuhën shqipe është i madh. Ai thotë se një numër i konsiderueshëm studiuesish po marrin pjesë në sesionet dhe tryezat shkencore. “Kemi pasur një numër të konsiderueshëm të seminaristëve. Kanë ardhur aty rreth 90 seminaristë nga vendet e ndryshme të botës. Kemi seminaristë nga Rusia, Turqia, Gjermania, Egjipti, Kroacia dhe Serbia. Në përgjithësi vazhdojmë të kemi interesim të vazhdueshëm për pjesëmarrje në seminar. Ndërkaq sa i përket risive, seminari vazhdon që të zhvillojë aktivitetet edhe didaktike në kuptim të kurseve të gjuhës që mbahen, por njëkohësisht edhe aktiviteteve shkencore. Çdo vit në kuadër të aktiviteteve të reja kemi prurje të reja studimore nga fusha e gjuhës dhe e letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë ai. Në kuadër të aktiviteteve shkencore, Munishi thotë se po mbahen edhe ligjërata e tryeza të ndryshme nga profesorë të ndryshëm e po ashtu edhe referime shkencore. “Tema në sesionin shkencor në fushën e gjuhësisë është ‘Struktura e shqipes aktuale’, në letërsi ‘Si ëndërrohet në letërsinë shqipe’ dhe në sesionin e kulturës ‘Rrjetet sociale politike dhe jetike’”, ka thënë ai. Munishi thotë se ky seminar po mbështetet edhe nga Fakulteti i Filologjisë në Tiranë. Madje thotë se disa nga sesionet pritet që në të ar-
dhmen të mbahen edhe në kryeqytetin shqiptar. “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare organizohet me bashkëkryesi që është në kuadër të Fakultetit Filologjik të Tiranës. Në hapje rektori i Universitetit të Tiranës ka dhënë një ide që sesionet e caktuara t’i marrin edhe në Tiranë dhe natyrisht ne i mirëpresim të gjitha idetë dhe këto ide do t’i diskutojmë bashkërisht me kolegët tanë nga Tirana dhe sigurt që do të marrim vendime të përbashkëta”, përfundoi ai. Në këtë aktivitet që do të përfundojë nesër, janë zhvilluar referime shkencore, sesione shkencore, sesione të doktorantëve dhe ligjërata dhe tryeza për studies. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (në atë kohë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ai organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e shtatë sesione. Në vitet 1995 e 1996, sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
27
REPORTAZH
Marrëveshja e Prespës
A i ka zgjidhur tensi Greqisë dhe Maqedo Rajoni grek Halkidiki është një parajsë për pushuesit - edhe për ata nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë atmosfera mbetet e turbullt edhe pas zgjidhjes së konfliktit për emrin. Njerëzit mundohen ta shmangin këtë temë Për qytezën Neos Marmaras në rajonin verior turistik të Greqisë, Halkidiki, tani është piku i sezonit. Plazhi është përgjatë gjithë ditës i mbushur me pushues. Në mbrëmje pronarët e restoranteve dhe bareve gëzohen për frekuentimin e dendur prej klientëve. Tre gadishujt në veri të Egjeut ndodhen fare pranë kufirit me vendin fqinj të Ballkanit. Ndaj krahas turistëve gjermanë, anglezë e francezë vijnë këtu edhe shumë pushues nga Bullgaria, Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Ndonëse grindja për emrin midis Shkupit e Athinës është zgjidhur tani me emërtimin e ri Maqedonia e Veriut, Marrëveshja e Prespës nuk ka mundur t’i zgjidhë të gjitha tensionet kulturore mes njerëzve. Pikërisht në rajonin verior të Greqisë, Makedonia, has në pakënaqësinë e banorëve, të cilët shprehin indinjatë dhe nuk kanë mirëkuptim, që është pranuar që vendi fqinj të mbajë emrin e njëjtë me rajonin e tyre. “Unë nuk dua të prezantohem me emër. As nuk kam për të thënë ndonjë gjë të mirë”, paralajmëron pronari i një restoranti. “A e sheh këtë fotografi?”, pyet ai dhe tregon një fotografi të vjetër të një burri në kostum tradicional maqedonas. “Unë e njoh historinë time dhe e kam të provuar atë me fakte”, shpjegon gastronomi. Ai e konsideron si një provokim kur njerëzit nga vendi fqinj, Maqedonia e Veriut, vijnë në lokalin e tij e krenohen si maqedonas.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Marrëdhënie të vështira në rajon
Por ai në fakt nuk ka asgjë kundër njerëzve në Ballkan. Pikërisht me serbët, që përbëjnë një pjesë të madhe të turistëve në Neos Marmaras, ai ka raporte të mira. Por kjo pasqyrohet në historinë e të dy vendeve. Ndryshe nga Shkupi, Athinën e Beogradin e lidhin aleanca miqësie. Greqia nuk e ka njohur Kosovën dhe gjatë luftrave në ish-Jugosllavi ka qenë qartazi në anën e Serbisë. Këtë e vërtetojnë dokumenta e fotografi, madje edhe që grekët kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës. Mediet greke kanë raportuar gjerësisht për këtë. Historia e rajonit është e vështirë. E pikërisht grindja për emrin prek një pikë delikate të botëkuptimit grek për historinë. “Unë kam punonjës nga Bullgaria e Shqipëria. Madje nëna e njërit prej të punësuarve tek unë vjen nga Shkupi”, shpjegon pronari i restorantit dhe i shmanget përdorimit të emrit Maqedonia e Veriut. Në Maqedoninë e Veriut e ndaluar Dielli i Verginës, simboli i Maqedonisë antike - një metodë, një lloj rezistence greke që shpreh moton, se Maqedonia jemi ne. Marrëveshja e Prespës duhej të zgjidhte tensionet mes dy vendeve. Në aspektin politik duket se është arritur kjo. Madje edhe kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pavarësisht fjalëve kërcënuese gjatë luftës elektorale, duket se do t’i përmbahet
marrëveshjes.
Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës Maqedonia e Veriut ndërkohë duhet të kalojë në një radhë të ndërlikuar procesesh, për t’i përmbushur kushtet e kompromisit për emrin. Që prej disa javësh ky vend zyrtarisht nuk lejohet më të përdorë “Verginën-Diell”, diellin e verdhë në sfondin blu, që përdoret si flamur edhe në veri të Greqisë e varet nëpër ballkonet e shtëpive. Jo rrallë në shtëpi, ku banojnë nacionalistët. Greqia i sheh me dyshim përparimet. Shumë njerëz ndihen të ofenduar, kur shikojnë makina, në të cilat përdoret iniciali “MK”, që ende nuk është
REPORTAZH
ionet kulturore mes onisë së Veriut?
“
Situata është e nderë. Frikë e indinjatë e karakterizojnë klimën në Neos Marmaras, kur bëhet fjalë për turistët nga Maqedonia e Veriut. Jo të gjithë janë të distancuar. Shumë maqedonas thonë se kanë pasur fërkime edhe me pushues grekë. Në një bar në plazh fjalëkalimi për internet është: “Macedonia is Greek”. Një provokim i hapur
zëvendësuar me “NMK”. Edhe për turistët që prej vitesh vijnë në Halkidiki nga Maqedonia e Veriut këto ndryshime lidhen me shumë telashe. Dokumenta të reja identifikimi, patenta të reja shoferi, targa të reja makine. Një gazetare maqedonase,që kalon pushimet në Neos Marmaras, thotë se kryeministri Zoran Zaev i korrigjon kolegët e tij kur ata përdorin emrin e vjetër të Maqedonisë. Maqedonia duket se e ka marrë seriozisht marrëveshjen. Maqedonasit që kthehen në shtëpi me makina shohin në rrugët e Greqisë ende tabelat që japin drejtimin Shkup, por jo Maqedonia e Veriut.
Pragmatizëm dhe indinjatë e heshtur Në Neos Marmaras në përgjithësi palët i shmangen njëra-tjetrës. “Ne diskriminohemi, por në fakt as nuk kemi kontakt me grekët”, thotë një pushuese, e cila ka vite që vjen në Halkidiki. Ajo i preferon plazhet këtu dhe ka qenë në vende të ndryshme të këtij rajoni. Ka ardhur këtu për të pushuar e jo për t’u konfrontuar për politikën. Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe shumica e pronarëve të lokaleve dhe hoteleve. “Me klientët që paguajnë unë nuk flas për politikë”, thotë njëri prej tyre në një
bar në plazh. Por as nuk dua të jap intervista me emër. “Unë kam mendimin tim, por nuk dua të më klasifikojnë në asnjë drejtim”, thotë një tjetër pronar lokali. Ai nuk do t’i shqetësojë klientët e tij. Njëkohësisht ai druan të pozicionohet, sepse mund të indinjojë të tjerë gastronomë, që janë nacionalistë të dekalruar. Situata është e nderë. Frikë e indinjatë e karakterizojnë klimën në Neos Marmaras, kur bëhet fjalë për turistët nga Maqedonia e Veriut. Jo të gjithë janë të distancuar. Shumë maqedonas thonë se kanë pasur fërkime edhe me pushues grekë. Në një bar në plazh password-i për internet është: “Macedonia is Greek”. Një provokim i hapur.
Maqedonasit sjellin para
“Të tilla raste nuk pasqyrojnë shumicën e sipërmarrësve në Halkidiki, të cilët i presin në mënyrë profesionale dhe me respekt klientët nga Maqedonia e Veriut ashtu si të gjithë të tjerët”, thotë Grigoris Tasiou nga shoqata rajonale e turizmit. Në muajt e verës, nga qershori deri në shtator, e vizitojnë rreth 150.000 pushues nga Maqedonia e Veriut Halkidikin. “Kjo do të thotë, që ky është për ne një treg i rëndësishëm.” Por pikëtakime mes dy popujve nuk ka vetëm në turizëm. Shumë maqedonas studiojnë në Greqi. Tregtia midis dy vendeve është në bum. Qysh përpara Marrëveshejs së Prespës ka pasur sipërmarrje të mëdha greke të vendosura në Maqedoninë e Veriut. E ky biznes u sjell atyre para. Por pikërisht në Greqi nuk preferojnë të flasin lidhur me këto fakte. Ndërkohë që pikërisht ndërgjegjësimi për elementë të tillë mund të bënte që të dyja palët të përfitojnë nga njëra-tjetra duke i dhënë një drejtim të ri grindjes së vazhdueshme për emrin. (Deutsche Welle) E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
29
RAJON
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekretoi datën e zgjedhjeve parlamentare
Zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor
Prishtinë – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit, do të mbahen më 6 tetor. Vendimi për datën e mbajtjes së zgjedhjeve është marrë të hënën nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Në vendim thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese
30
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 6 tetor 2019”. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve
për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet mё tej nё vendimin, tё cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi. Pak orë para marrjes së vendimit, Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës sё gjashtë tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Shpërndarja e Kuvendit ndodhi
RAJON
pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt më shumë se një muaj më parë nga posti i kryeministrit, pasi u ftua nga Gjykata Speciale për Krime Lufte, në cilësinë e të dyshuarit. Pa u shpallur zyrtarisht data e zgjedhjeve të parakohshme, subjektet politike kanë nisur bisedimet për krijimin e koalicioneve paraz-
gjedhore. Deri tani janë lidhur dy koalicione: ai ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e drejtuar nga Ramush Haradinaj, dhe Partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga Shpend Ahmeti, dhe tjetri ndërmjet Nismës Socialdemokrate, të drejtuar nga Fatmir Limaj, dhe Aleancës Kosova e Re të biznesmenit Behxhet
Pacolli. Ndërkohë edhe partitë tjera janë duke zhvilluar bisedime për koalicione parazgjedhore.
(Kohapress)
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
31
MOZAIK
Festa e Plisit të Bardhë në malin Dajt në Tiranë
Mblodhi shqiptarët e të gjitha viseve etnike
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” mblodhi shqiptarët e viseve etnike për të shënuar për të 16 herë me radhë Festën e Plisit të Bardhë, ikonën e veshjes sonë kombëtare, si dhe për ta zhvilluar garën poetike të rreth 60 krijuesve, kushtuar Homerit shqiptar At’ Gjergj Fishta
32
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
MOZAIK
E diela e 25 gushtit të këtij viti, në Malin e Dajtit mbi Tiranë, Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, të cilën e drejton Agron Isa Gjedia, mblodhi shqiptarët e viseve etnike për të shënuar për të 16 herë me radhë Festën e Plisit të Bardhë, ikonën e veshjes sonë kombëtare, si dhe për ta zhvilluar garën poetike të rreth 60 krijuesve, kushtuar Homerit shqiptar At’ Gjergj Fishta. Festa e Plisit të Bardhë e zhvilluar në një ambient pitoresk mbi Malin e Dajtit, prej nga Tirana shihej si në pëllëmbë të dorës, gumëzhinte me këngë, recitime e valle me motive të ndryshme tropojane, hasjane, gjakovare e preshevare. Vargjet e “Lahutës së Malcis’” së Fishtës, të recituara nga legjenda e aktrimit shqiptar Çun Lajçi, mbushën me shpirt zemrat e zhuritura të qindra shqiptarëve nga hapësirat mbarëkombëtare, që kishin ardhur me kënaqësinë më të madhe në Festën e Plisit të Bardhë. Këtë festë madhështore të kombit shqiptar e përshëndetën përfaqësues të ndryshëm të shoqatave atdhetare, që po i japin mbështetje Shoqatës “Bytyçi” dhe kryetarit të
“
Vargjet e “Lahutës së Malcis’” së Fishtës, të recituara nga legjenda e aktrimit shqiptar Çun Lajçi, mbushën me shpirt zemrat e zhuritura të qindra shqiptarëve nga hapësirat mbarëkombëtare, që kishin ardhur me kënaqësinë më të madhe në Festën e Plisit të Bardhë
saj, Agron Isa Gjedia, e në mesin e tyre ishin edhe ato si Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nga Presheva, të drejtuar nga prof. Xhemaledin Salihu dhe Shoqata për Kulturë “Pellazgët” nga Tetova, me kryetarin Dr. sc. Shefki Selami, një njohës i mirë i fiseve dhe toponomistikës shqiptare. Pjesa e dytë e programit të Festës së Plisit të Bardhë u zhvillua në Restorantin e Parkut të Dajtit, me poezitë garuese kushtuar Homerit shqiptar At’ Gjergj Fishta. Në një ambient solemn të mbushur plot me adhurues të fjalës së bukur artistike, ndoqën me vëmendje vargjet e dhjetëra poetëve nga mbarë trevat kombëtare kushtuar At’ Gjergj Fishtës. Juria profesionale e konkursit letrar mbarëkombëtar “Ndue Bytyçi”, e përbërë nga Agim Doçi (kryetar
jurie), Albi Lushi e Zyra Ahmeti nga Shqipëria, Fatmir Halimi nga Kosova, Ali Daci nga Mali i Zi dhe Sevdail Hyseni nga Lugina e Preshevës, zgjodhën nga kjo garë poetike fituesit e pesë çmimeve letrare dhe një për inkurajim. Nga 58 konkurruesit e garës poetike nga juria u zgjodhën: Preng Cub Lleshi, Lekë Gjoni, Namik Selmani, Leonora Bruçaj nga Shqipëria dhe Musa Jupolli nga Kosova. Manifestimi mbarëkombëtar për nder të Festës së Plisit të Bardhë u mbyll me një drekë solemne me pjesëmarrësit e kësaj veprimtarie të lartë kulturore, me shpërndarjen e mirënjohjeve dhe të shoqëruar me këngëtaret mirditase: Mrikë Trumshi e Arinda Gjonaj e këngëtarë të tjerë të mirënjohur të estradës shqiptare. Sevdail Hyseni E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
33
MARKETING
34
Javore KOHA
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
SPORT
Ekipi i Taekvondosë “Ulqini” e filloi mbarë sezonin e dytë të garave
Vendi i tretë në “Korçula Open” Garuesit e këtij klubi kanë fituar vendin e tretë në renditjen e përgjithshme duke u kurorëzuar me trofeun e 17-të për këtë vit. KT “Ulqini” ka fituar gjithsej dhjetë medalje, prej të cilave pesë madalje të arta, një medalje të argjendtë dhe katër medalje të bronzta Ekipi i Taekvondosë “Ulqini” e ka filluar mbarë sezonin e dytë të garave të këtij viti. Garuesit e këtij klubi kanë fituar vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në turneun ndërkombëtar “Korçula Open 2019”, i cili gjatë fundjavës është mbajtur në këtë ishull të Kroacisë, duke u kurorëzuar me trofeun e 17-të për këtë vit. KT “Ulqini” ka fituar gjithsej dhjetë medalje, prej të cilave pesë madalje
të arta, një medalje të argjendtë dhe katër medalje të bronzta. Në kategorinë individuale, medalje të arta kanë fituar Enes Dushku, Dion Mustafa, Sumeja Bisha, Medina Kanaqeviq dhe Hana Tivari, medalje të argjendtë Amra Dushku dhe medalje të bronzta Sara Dervishi dhe Vesa Dervishi. Ndërkaq në kategorinë çift, medalje të bronzta kanë fituar dyshja Sumeja Bisha/Dion Mustafa.
Nga ky klub kanë njoftuar se në këtë turne ndërkombëtar kanë marrë pjesë gjithsej afër 400 garues nga tetë vende, ndërsa Ekipi i Taekvondosë “Ulqini” është përfaqësuar me tetë garues. Drejtuesit e Ekipit të Taekvondosë “Ulqini” kanë falënderuar të gjithë sponsorët për arritjen e këtij suksesi. (Kohapress)
E ENJTE, 29 GUSHT 2019
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 29 gusht 2019
Viti XVlll Numër 877 Çmimi 0,50
Kujt i pengon flamuri shqiptar? ISSN 1800-5696
Dinjiteti përballë totalitarizmit
Kurorëzim i një projekti me peshë për Malësinë